WONDERS ( editimi i parë)

Page 1

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Revista WONDERS by Isa tk+ Ky është numri i parë i revistës WONDERS by isatk+. Në këtë revistë do të gjeni:

1. Gati për në shkollë -Veshjet e stinës për vajzat -Veshjet e stinës për meshkujt -Uniformat shkollore vjeshtë-dimër -Si të përgatitemi për ditën e parë të shkollës? 2. Showbiz & lifestile -Ku balena të mbin përpara syve -Duel mes një kanguri dhe një qeni -Macja më e dashur në botë - Lady Gaga si asnjëherë tjetër /Foto/ 3. Krijime nga fansat -Isa tk+ (Lala Peci) -Shtatori (Aldina Abazi) -Vendi im (Aldina Abazi) -Ariu i uritur (Aldina Abazi) -Filloj shkolla (Aldina Abazi) -Dy prinder te vertete (Aldina Abazi) -Çakmaku (Aldina Abazi) -Pushimet e Çufos (Aldina Abazi)Awards 2013 4. Awards 2013 -Foto 5. Receta Gatimi -Filetë pule me domate të thata dhe parmigiano. ( Marrë nga Revista Shije) -Penne Bolognese te pjekura në furrë. -Penne me spinaq dhe djathë . -Ravioli me ricotta, kungull dhe preshë. -Role me perime zgare. -Sallatë me kunguj, mozzarella dhe nenexhik. -Sallatë me patate dhe qepë të kuqe 6. Eliza Bela “Jam e përkushtuar pas shkollës”. - Ja se si është rutina ime e shkollës.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Kjo revistë i oftohet vetëm fansave të Isa tk+ falas, pa asnjë llojë pagese!

Bashkpunuan: Aldina Abazi, You Live Once, Izabela Iza etj. © Isa tk+ 2013 E drejta e botimit:blingeeal@yahoo.com Bashkpunoni dhe ju me revistën tonë duke na kontaktuar me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff Doni edhe ju te bëheni pjesë e kopertinës sonë? Si fillim gjeni një foto që të plotësoj kushtet më poshtë: 1. Fotoja të jetë e qartë, e pastër dhe pa efekte shtesë. 2. Duhet që një pjesë të krahut të djathtë të jetë e lirë dhe ju të qëndroni më shumë nga e djathta e fotos 3. Fotoja duhet të jetë drejtë dhe e gjatë horizontalisht, jo e gjërë vertikalisht. Nëse përmbushni këto kushte atëherë na kontaktoni me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff.

WONDERS Çudituni me ne! by isa tk+

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Si të përgatitemi për ditën e parë të shkollës?

Hapi i parë: Blini mjetet e posatëshme për shkollë duke vënë në krye: 10 fletore matematike dhe 10 fletore shkrimi, 5 lapsa, 5 stilolapsa blu dhe 5 të kuq, një pako me ngjyra, dhe bojra dhjami. Blini mashka të bardha për kulisjet, që librat dhe fletoret të duken të pastër dhe të rregullt. Mos harroni etiketat! Për një pamje të bukur, blijini ato me ngjyrë blu ose të zezë. Hapi i dytë: Zgjidhni robat e duhura për ditën e parë të shkollës. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Zakoni ka bërë që shumica prej nesh të vesh roba të veçanta për këtë ditë të gëzueshme. Fëmijët që do të ulen për herë të parë në bankat e shkollës kanë një veshjë të thjeshtë dhe tepër të bukur për këtë dite. Ata më të riturit veshin rroba “ekstravagante”, shumëngjyrëshe që të bihen sa mëshumë në sy tek mësuesit dhe shokët e tyre. Disa të tjerë vishen modern dhe vajzat mbajnë në duar nga një buqetë me lule për t’ia dhuruar mësueses/it të tyre. (Kjo ndodh zakonisht nga klasa e parë tek kalsa e 4-rt.) Hapi i tretë: Vini alarmin për tu zgjuar dhe pregatitur në kohë. Shumica prej nesh, ditën e parë të shkollës e kanë me qëjf dhe ngrihen që herët në mëngjes ,por ka edhe nga ata gjumashër që do të donin të rrinin përgjithmonë në shtratin e tyre dhe të flinin gjum. Nga ana tjeter, prindërit mund të mos iu zgjojnë në kohë, duke ditur që janë mësuar me rutinën e përditëshme. Që kjo të mos i ndodh asnjerit, në ju sugjerojmë që të vini alarmin tek koka e krevatit dhe të mos nevrikoseni kur ai të bjere.

Hapi i katërt (i fundit): Përgatitni çantën e shpinës një ditë para ditës së parë të shkollës. Dikush e mendon si humbje kohe, por nuk është e tillë. Disa prej jush, nga entuziazmi i shumtë për fillimin e shkollës, i bëjnë gati gjërat, disa ditë përpara dhe kjo është gjë e mirë. Përpiqui që çantën ta rregulloni një ditë përpara dhe në mëngjes, thjesht të kryeni nevojat personale dhe ti hipni autobusit për në shkollë. Tregohuni entuzjast me shokët shoqet sepse fillimi i mbarë ësht gjysma e punës. Mos all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


harroni të përshëndeteni me mësuesit, të qendroni gjithmonë të gëzuar dhe mbi të gjitha, të keni mendjen në mësim!

Ju urojmë një vit të mbarë shkollor!

Kur një balenë të mbin përpara

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Showbiz & Lifestyle

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ku balena të mbin përpara syve!

Dy turistë amerikanë mbetëm të befasuar, nga një e papritur e paimagjinueshme që u ndodhi ndërsa ishin duke lundruar me një kanoe, në plazhin e Montereit, në Kaliforni.

Ndërsa po shijonin këtë aktivitet sportiv, në një ditë të bukur me diell, një balenë 15 metra e gjatë u ngrit nga uji në një distancë prej vetëm pak metrash përpara tyre.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Në fillim të befasuar, turistët u treguan të shpejtë për të mos humbur këtë ngjarje të rrallë, të regjistruar në kamerën që kishin me vete. Gjithashtu, i rrallë ishte jo vetëm filmimi i këtij kontakti të afërt me balenën, por edhe vendndodhja e saj kaq pranë bregut kalifornian.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Duel mes një kanguri dhe një qeni. Jo më kot kangurët quhen ndryshe si “boksierët perfektë”. Një video që qarkullon në internet tregohet “dyluftimi” i pazakontë mes një qeni dhe një kanguri që po “bënte banjo në një pellg me ujë”. Qeni, u quajtur Max afrohet ngadalë tek tek kanguri, fillimisht duke dashur të luajë me të, por shpejt kanguri duke menduar se po kërcënohej vendoset në pozicion mbrojtës. Për pak sekonda Max e sheh veten nën ujë dhe pasi i shpëton mbytjes herën e parë, afrohet sërish. Sërish kanguri e zhyt atë nën ujë, dhe sërish Max arrin të dalë në sipërfaqe, ndërsa “kolegu i tij”, një tjetër qen i bardhë, nuk guxon ta mbështesë në duelin kundër kangurit. Filmimi është realizuar nga një amator gjueti në një nga pyjet e Australisë. Fatmirësisht, në fund të duelit as kanguri dhe asnjëri prej qenve nuk u lënduan.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Macja më e dashur në botë

Macet njihen si kafshë lozonjare dhe shpesh të zotëve u duhet të përballen me kërkesat tekanjoze të felinëve për t’u përkëdhelur. Një rast i tillë është video e postuar në internet nga një vajzë ruse ku tregohet sjellja aspak e zakontë e maces së saj që kërkon…një puthje. Macja këmbëngul duke e ngacmuar vajzën në fytyrë disa herë kur sheh që ajo “nuk ia var”, ndërsa në fund merr atë që kërkoi…puthjen. Video është e postuar në Youtube me titullin “Më puth!”. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Lady Gaga si asnjëherë tjetër.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


WONDERS KRIJIME NGA FANSAT

by isa tk+

-Isa tk+ (Lala Peci) -Shtatori (Aldina Abazi) -Vendi im (Aldina Abazi) -Ariu i uritur (Aldina Abazi) -Filloj shkolla (Aldina Abazi) -Dy prinder te vertete (Aldina Abazi) -Çakmaku (Aldina Abazi) -Pushimet e Çufos (Aldina Abazi)

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Isa tk+ Faqja ma e mira Isa tk plus po nuk more pjese, je thjesht nje minus. Faqa me aktive dhe plot gjalleri beji Like mos perto, se s'te vrt njeri :P Hy ne boten magjike dhe bej konkurse plot Argetohu, zbavitu dhe qesh me ne me lot :PP |Lala Peci.

Shtatori Shtatori Ne shtator me molle na eshte mbushur shporta Dhe te shkolla ime qenka hapur porta. Zemren ti shtator Ma mbush me gezim Malli me ka marre fort per msusin tim. Mbaruam pushimin shkolla na pret prap Eni shoket e mi ne te shkojm me vrap. Te shkojm pa pertes dhe me plot gezim se vetem ne shkoll ne fitojm mesim.! |Aldina Abazi

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Vendi im Une sot po rritem i lire ne vendin tim Per kohen e luftes me tregoj gjyshi im.! Me tha te mesoj dhe me uroj shendet Rritu nipi i gjyshit se tani ke shtet.! Me rrefej si vuajti ne burgjet e serbis Qe neve te na vije kjo dite e liris.! Me tha se pa gjak s'fitohet liria Nga zemra urime te gjithve pavaresia..! |Aldina Abazi

Ariu i Uritur Nje ari i uritur Nga gjumi ishte zgjuar Doli ne pyll Mjalte per te kerkuar Nuk eci shume Dhe ja nje hoje U aferua ta marr Por aty ishte blete zoja Posa Ariu i uritur Zgjati doren Bleta e vogel Menjeher e kafshoi all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Uau Uau Ariu bertet ZEEEZEEEEZE Bleta e vogel qesh |Aldina Abazi

Filloj shkolla Erdhi shtatori O femije Mbushet shkolla per bukuri Rruget ngjallen ato qeshin te pa shfrytezuara ato ishin Tani femijet po shkojn ne shkoll Po lozin e vrapojne ulen e pushojn O shtator une te kam shume mik Se me thret ne loj,se me thrret ne mesim Na sjell shume loje te pemve ti Molle dardhe fton e rrush ne hardhi. Te faleminderit qe erdhe e aspak s’vonove Sepse 2 shtatorin e shkruar kam ne fletore |Aldina Abazi

Dy prinder te vertete Siç i kam përherë Diellin edhe hënën Ashtu i kam në jetë Mësuesen edhe nënën Dashuri dhe respekt U fali për jetë Të mos harrohen kurrë Që më sollën në jetë.... |Aldina Abazi all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Çakmaku Canten ne shpine, shpaten ngjeshur ne brez, nje ushtar ecte rruges se madhe: nje , dy!nje!dy! Kishte qene ne lufte dhe tani kthehej ne shtepi. Udhes takoi nje magjistare plake. Oh ajo ishte e shemtuar, buza poshtme i varej mbi kraharor! -Mirembrema, ushtar!-tha ajo,-sa shpate te bukur qe paske! Sa e madhe qenka canta jote! Ti me dukesh ushtar i vertete; keshtu qe po te jap para sa te duash. -Faleminderit, o plake!-u pergjigj ushtari. -E shikon ate pemen e madhe? – vazhdoi magjistarja duke i treguar me gisht nje peme aty prane;-ajo eshte krej bosh perbrenda; hip siper , do shohesh nje vrime te madhe ; nga kjo vrime rreshqet gjer ne fund te pemes. Po ta lidh trupin me nje litar , qe kur te me therresesh , te te ngre perseri. -C’do te bej ne fund te pemes?-pyeti ushtari. -Do kerkosh para. Sapo te arrish ne fund te pemes, do te gjendesh ne nje korridor te madh te ndricuar mire pasi atje ka mbi 100 llamba. Do te shohesh tre porta, mund t’i hapesh, celesat jane bravat. Po hyre ne dhomen e pare, do te shohesh , ne mes te dyshemese, nje arke te madhe me nje qen persiper. Syte e ketij qeni jane aq te medhenj sa nje filxhan caji, po ti mos u habit. Po te jap mesallen time me kuti te kaltra. Ti do ta shtrosh ate ne dysheme:ec me guxim drejt qenit, kape , vere ne mesallen time; hape arken dhe merr aty sa grosh te duash. Te gjitha jane prej bakri; ne te pelqen me shume argjendi, hyr ne dhomen e dyte. Atje eshte ulur nje qen qe i ka syte me te medhenj sa nje gur mulliri: mos u habit, vere ne mesallen time dhe merr argjend sa te kesh qejf. Ne qofte se te pelqen floriri me shume edhe mund te kesh sa te duash, per kete mjaftonte hysh ne dhomen e trete. Mirepo qeni qe eshte ulur ne arke i ka syte me te medhenj sa nje kulle e madhe e rrumbullaket. Besome, nje qen i forte. Sidoqofte,ti mos u habit: vere mesallen time, ai nuk do te te beje asnje te keqe dhe merr nga arka sa flori te duash. -S’me duket aspak keq,-tha ushtari; po ti cfare do qe te te jap, o magjistare plake? Mendoj se edhe ti duhet te kesh pjesen tende. -Jo, une nuk dua asnje grosh; vetem te me sjellesh cakmakun e vjeter qe e ka lene atje gjyshja ime kur ishte per vizite heren e fundit. -Mire. Shkoma litarin rreth trupit. -Na, na edhe mesallen time me kuti te kaltra. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ushtari hipi ne peme, rreshqiti nga vrima poshte dhe u gjend ashtu sic kishte thene magjistarja, ne nje korridor te madh, te ndricuar nga njeqind llamba. Hapi porten e pare! Uf! Qeni qendronte I ulur dhe ia nguli syte e tij te medhenj sa filxhanet e cajit. -Ti je nje djale I mbare, I tha ushtari duke e kapur ; e vuri ne mesallen e magjistares dhe mori aq grosh bakri sa I nxune xhepat. Pastaj e mbylli arken, e vuri perseri qenin persiper dhe iku ne dhome tjeter.Si qe e mundur! Atje qendronte qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje gur mulliri. -Ki kujdes e mos m’I ngul syte aq shume –tha ushtari, -se do te te prishen. Pastaj e vuri qenin ne mesallen e magjistares. Por kur pa gjithe ato te holla argjendi ne arke, I hodhi poshte ato prej bakri dhe ngjeshi mire me argjend xhepat dhe cantet e tij. Pastaj, hyri ne dhomen e trete. Oh! C’tmerr!Qeni i kishte syte me te vertete te medhenj sa nje kulle e rrumbullaket; ata I verviteshin ne koke porsi rrota. -Mirembrema!-tha ushtari duke nderuar ushtarakisht, se ne jeten e tij nuk kishte pare kurre nje qen te tille. Por, mbasi e veshtroi pak, mendoi me vete:”Mjaft!” E uli poshte qenin dhe hapi arken. Zot i madh! Sa flori qe kish! Sa per te blere gjithe qytetin e Kopenhages, gjithe derrat prej sheqeri te tregetareve te embelsirave, gjithe ushtaret prej plumbi, gjithe kamxhiket dhe kuajt, gjithe lodrat e botes; verte, kish shume flori. Ushtari I flaku monedhat e argjendta qe kish ne xhepat dhe ne cante dhe I zevendesoi me flori. I mbushi kaq shume xhepat, thesin, kapelen, madje edhe cizmet, sa mezi ecte. Ish apo s’ish I pasur! E vuri qenin mbi arke, mbylli porten dhe nepermjet vrimes se pemes thirri: -Tashti , me ngri lart o nene. -E ke cakmakun ?- pyeti ajo. -Oh jo vertet! E harrova fare. U kthye mbrapsht dhe e solli. Atehere magjistarja e ngriti lart dhe ai u gjend perseri ne rruge te madhe me xhepat, canten , cizmet dhe kapelen plot me florinj. -C’do ta besh kete cakmak ?-pyeti ushtari. -S’te hyn ne pune ty. Ti more parate; me jep cakmakun tani. -Gjepura! Me thuaj ne cast se c’do ta besh , ndryshe hoqa shpaten dhe ta preva koken. -Jo!-u pergjigj magjistarja. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ushtari ja preu koken.Magjistarja u shtri sa gjate gjere kurse ai mblodhi parate ne mesalle, I ngarkoi ne kurriz, vuri cakmakun ne xhep dhe shkoi ne qytet. Ishte nje qytet shume I bukur dhe ai hyri ne hanin me ne ze. Kerkoi dhomen me te mire dhe gjellet me te shijshme. Ishte pasanik I madh! Sherbetori qe duhej t’i pastronte cizmet u cudit qe nje zoteri aq I pasur, kishte cizme aq te vjetra. Por ushtari nuk kish pasur kohe qe te blinte te reja; vetem te nesermen gjeti cizme te bukura dhe rroba me vertete elegante. Ushtari na u be zoteri I shquar. Ia treguan nje nga nje te gjithe gjerat e bukura ne qytet, I folen per mbretin edhe te bijen e tij, princeshen shume te bukur. -Si te bej qe ta shoh? –pyeti ushtari. -Eshte shume e veshtire!- u pergjigjen qe te gjithe- Ajo banon ne nje pallat te madh prej bakri, te rrethuar nga mure dhe kulla. Vec mbretit, asnjeri tjeter nuk mund te shkoje tek ajo: sepse nje falltar nje here pati treguar qe nje dite ajo do te martohet me nje ushtar te thjeshte, gje qe mbreti s’i pelqente aspak. -Megjithekete, une deshiroj ta shoh,-mendoi ushtari.Por ai nuk mund te siguronte dot lejen. Nderkaq ai kalonte nje jete te gezuar, shkonte ne shfaqje, shetiste me karroce ne kopshtin e mbretit edhe u jepte shume lemoshe te varferve. Nga jeta e tij ai e dinte se sa e veshtire ishte te mos kishe asnje grosh ne xhep. Tani ai ishte I pasur, kishte rroba te bukura edhe bashke me keto miq, te cilet I thoshin se ishte nje njeri elegant, nje burre fisnik. Ushtarit I pelqenin shume keto levdata. Cdo dite harxhonte para, por kurre nuk merrte. Me ne fund nuk I mbeten vecse dy grosh. Iu desh ta linte, dhomen e bukur ku banonte dhe te zinte ne vend te saj nje zgaver te vogel nen cati. Ketu detyrohej ti lustronte vete cizmet, ti arnonte me gjilpere te trashe dhe asnje nga miqte e tij nuk I vinte ta shihte:kishte shume shkalle per tu ngjitur. Nje mbremje te erret, s’kish te blinte as edhe nje qiri, ui kujtua menjehere se I kishte mbetur nje cope qiri. Mori cakmakun, qe ia kishte marre shtriges plake, dhe copen e qiririt; por ne castin kur guri I cakmakut, shkrepen shkendijat, befas u hap porta dhe para tij u gjend qeni qe I kishte syte te medhenj sa nje filxhan caji: -O zot im, c’urdheroni?-I tha qeni. C’eshte keshtu?- tha me ze te larte ushtari.-Cakmak I cuditshem! Keshtu pra, do te kem cfare te dua?Shpejt! Me sill para! Hop! Kafsha iku! Hop! U kthye perseri duke mbajtur ne goje nje thes te madh me te holla. Ushtari e dinte tashti te zoteronte nje cakmak me vlere. Po ta shkrepte nje here, vinte qeni I arkes me para bakri; dy here, qeni I all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


arkes me para te argjendta,; tri here, ai qe ruante floririn. Pa humbur kohe, u kthye ne dhomen e tij te bukur dhe veshi prape rrobat e bukura; kur te shohesh iu versulen miqte; e donin shume tani! Nje dite ushtari mendoi:”Pune e cuditshme kjo qe te mos shohesh princeshen!Te gjithe jane ne nje mendje se ajo eshte e perkryer nga bukuria; Por kujt I sherben bukuria ne nje keshtjelle prej bakri qe ka gjithe ato kulla? S’do te kete per mua valle menyre qe ta shoh?Ku e kam cakmakun?” E shkrepi: Fap! I doli perpara qeni me sy sa nje filxhan caji. -E di qe eshte mesi nates,-I tha ushtari,-po megjitheate une dua ta shoh princeshen, qofte edhe nje minute. Qeni u largua vetetimthi dhe, para se ushtari te arrinte te mendonte per ae, ai u kthye me gjithe princeshen, qe ish shtire ne shpinen e tij dhe po flinte. Dukej aq e bukursa , me te pare, e merrje me mend qe ishte nje princeshe. Ushtari nuk u permbajt dhe e puthi, se ishte nje ushtar I vertete. Pastaj, qeni e ktheu princeshen ne vendin ku e kishte marre. Te nesermen, kur ishte duke pire caj me mbretin dhe mbretereshen, princesha u tregoi atyre qe kishte pare naten nje enderr te cuditshme me nje qen dhe nje ushtar. I kishte hipur qenit si kale dhe ushtari e kishte puthur. -Nje histori shume e bukur,- tha mbreteresha. Megjithekete, naten e neserme, ngarkuan njeren nga zonjat e oborrit, nje plake, te rrinte roje prane shtratit te princeshes, per te pare nese ishte vertet enderr. Ushtarit I kishte hipur ne koke ta shihte perseri princeshen e bukur. Qeni erdhi prape naten, e mori dhe iku me te katra. Po zonja e oborrit mbathi pale cizme qe s’futnin uje, dhe shpejt, pas tyre. Kur pa shtepine ku hyri qeni, tha me vete:” Tashti e di adresen” dhe me nje cope shkumes beri nje kryq te madh ne porte. Pastaj u kthye te flinte. Mbas pak erdhi edhe qeni me princeshen. Por kur vuri re ne porte kishte nje kryq te bardhe, qeni mori gjithashtu nje cope shkumes dhe beri kryqe ne te gjithe portat e qytetit. U tregua me te vertete mendjeholle: si do ta gjente dot porten perseri zonja oborrit? Te nesermen ne mengjes, qysh heret, mbreti , mbreteresha, zonja e oborrit dhe te gjithe oborrtaret shkuan te shihnin ku kishte qene princesha. -Ja ketu!-tha mbreti kur pa te paren porte te shenuar me kryq.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


-Jo, jo, eshte, atje I dashur,-u pergjigj mbreteresha, kur pa se edhe porta e dyte ishte shenuar gjithashtu me nje kryq. -Ja edhe nje! Ja edhe nje!- thane te gjithe me rradhe, kur pane kryqe ne te gjithe portat Atehere kuptuan se ishte e kote te kerkoje me tutje. Por mbreteresha ishte nje grua me mend qe nuk dinte vetem te shetiste me karroce. Mori gersheret e sasj te arta, preu nje cope mendafsh dhe beri nje xhep te vogel te bukur. E mbushi ate plot me miell, ia qepi princeshes ne kurriz, dhe I beri xhepit nje vrime te vogel. Ne kete menyre mielli do te binte gjate gjithe rruges nga do te kalonte princesha. Naten qeni erdhi perseri, e mori princeshen ne kurriz dhe ia shpuri ushtarit, qe e dashuronte aq fort sa donte te ishte princ ta merrte per grua. Mielli u derdh pa pushim qe nga pallati deri te dritarja e ushtarit, por qeni s’e vuri re aspak.Te nesermen mbreti dhe mbreteresha meduan me lehtesi ku kishte shkuar e bija e tyre. Ushtarin e kapen dhe e futen ne burg. Uf! Sa e erret dhe e merzitshme ishte qelia e tij. Pastaj erdhen I thane:- Neser do te varesh!- Ky ishte nje lajm I keq, dhe per me teper cakmakun e kishte harruar ne han. Diten tjeter, nepermjet hekurave te dritares, ai pa popullin qe dilte turma-turma nga qyteti per te pare kur te varej. Ai degjoi daullet dhe pa ushtaret qe ecnin pas tyre. TE gjithe njerezit vraponi: nje djalosh kepucar, me mesalle dhe pantofla, rendte aq shpejt, sa nje nga pantoflat e tij I doli nga kemba dhe u perplas pikerisht kunder murit mbrapa te cilit ushtari ishte ulur e shikonte nepermjet hekurave. -Ej! Kepucar, mos u ngut kaq,-I thirri ushtari,- pa mua s’behet gje. Po degjo ketu. Po shkove me vrap gjer te hani ku kam banuar dhe te me sjellesh cakmakun tim, do te te jap dy gorsh. Vec mos e merr me nge! Djaloshi kepucar, qe desh te fitonte dy grosh, u nis fluturimthi te kerkonte cakmaku, ia solli ushtarit dhe … tashti mbani vesh e degjoni cfare ndodhi. Jashte qytetit kishin ngritur nje trekendesh te madh, qe e rrethonin ushtaret dhe mijera mijera njerez. Mbreti dhe mbreteresha ishin ulur ne nje fron shume te bukur; perkarshi, gjykatesi dhe gjithe keshilltaret. Kish kohe qe ushtari ishte ngjitur mbi shkalle dhe perpak do t’i hidhnin litarin ne gryke, kerkoi leje te shprehte deshiren e tij te fundit. Sipas tij, kete te mire duhej ti benin cdo krimineli qe do te ekzekutonin. Tha se kish shume qejf te ndizte nje llulle duhan, fundja do te ish hera fundit qe ai do te pinte duhan ne kete bote. Mbreti nuk deshi t’ia kundershtonte deshiren. Atehere, ushtari mori cakmakun e shkrepi;nje, dy, tre! Pernjeheresh, u duken te tre qente: ai me syte e

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


medhenj sa nje filxhan, tjetri qe I kish te medhenj sa nje gur mulliri dhe ai I trei me ata syte e tmerrshme sa nje kulle e rrumbullakte. -Me ndihmoni se do te me varin!-tha ushtari Atehere qente u versulen mbi gjykatesit dhe mbi keshilltaret, I rrembyen, njerin nga kembet, tjetrin nga hunda dhe I flaken aq lart ne ajer, sa kur rane ne toke u bene cope –cope. -Nuk dua te me hedhin‌-tha mbreti; por qeni me I madh e rrembeu tok me mbretereshendhe I flaku si te tjeret. Ushtaret u frikesuan dhe ne popull u degjuan thirrjeshtar I vogel ti do te jesh mbreti yne dhe do te martohesh me princeshen e bukur! E vune ushtarin ne karrocen e mbretit; te tre qente vallezonin dhe therrisninrra! Femijet vershellenin neper gishterinjte dhe ushtaret paraqitnin per nder armet. Princesha doli nga pallati I bakert dhe u be mbretereshe. Per kete ajo ishte shume e kenaqur. Dasma vazhdoi tete dite; ishin ftuar dhe te tre qente. Ne tryeze, ata hapen syte me shume se c’i kishin.

Pushimet e Cufos Si u be Cufo kujdestar! Mjalte kullokan fiqte o Tipi! Mjalte vellacko, mjalte, po..ohhh - renoi ai me te madhe dhe rrasi duart ne xhepin e majte te pantallonave te shkurtra ngjyre pjepri. Mbaje veten, je goxha djale, fundja nuk jane liko, fiq jane. Por nuk ke faj more buckan se ti e ke zemren mu ne mes te stomakut dhe gjithe diten te gudulis. Papritur Tipi verejti i hutuar Cufon. Iu be vertet sikur zemra i kishte rreshqitur ne stomak dhe po i tretej si kasate. Tipi u gelltit ne te thate dhe ndjhu gjuhen ti ngjitej pas qiellze. Cufo nuk shqeteshej fare pr gjendjen e shokut. Duke ecur anes kopshtit, Cufo ndaloi e kepute nje trendafil te kuq e ter kujdes futi nocken mes petaleve. Ka ere te mire? - e pyeti Tipi Cufon. C'me ve ne mundim, provoje vete- ia priti Cufo. Keputja e luleve ndalohet - ia ktheu Tipi duke levizir duart neper xhepa sikur te kerkonte dicka. Ndalohen vetem per arinjte qe nuk kane hunde te ndiejne aromat. foli Cufo.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Papritur te gardhi i kopshtit u duk Zebo rojtari. Cufo beri sikur nuk e pa dhe nisi te kendonte. Sec ke dale ne dere Me qeron nje ftua Gjysmen haje vete Gjysmen ma jep mua. Ejani tju qeras me fiq - tha Zeboja, - Sot do bej vjeljen e pare e dua ta nis me ju! Nuk kemi kohe- tha Cufo Epo udhe e mbare - tha ZEbo. Tipi keputi nje trendafil e qe te mos fliste, mbushi gojen me petale trendafili. Pak me tutje iu hoth Cufos. C'qe kjo gjeme qe na bere? Si me le pa fiq? Ja qe e kam gojen pa frena - Tha Cufo Shoket vazhduan rrugen drejt shkolles RRezet e Arta. Mbledhja kishte filluar Futu Cufo - tha Tipi. Ku? Ne kavanoz! Ne mbledhje o, ku? Nuk e sheh qe ka filluar, e per kete fajin e ke ti. - tha Cufo. Uff ..plasa PLac! Ste rrihet eee? Cfare ke qe shfryn ashtu?- Tha Cufo. Me vjen inat qe ti nuk dole gje? - tha Tipi E perse nuk dola gje? Po ja as kujdestar per shkumsat nuk u bere! Doemos - tha Cufo - Kur kam shoke si ty, te pagthendur te paedukuar e qe ne vend te fletlvderimeve mer titullin "vjshtuk" Ti ke fat se kot nuk thone ..nga lulja e bukur pi uje dhe qypi. Fjala qyp ia ndezi gjakun Tipit. Leri ato se nuk te shkojne tek une; puna eshte se, po te ishe ti ne mbledhje do te dije ti mbroje ngjyrat e mia, me .... Petulla, - ia pat Cufoja. Me gjak mor tuaf. Keshtu dhe une do ti beja gjysem i gezuar pushimet me ju. Nena do te qetesohej. Ah,kjo aritmetika! Kush ta kete shpikur valle? Me siguri ndonje zevzek.... E e ashtu thua ti por mesuese Mjelma do beje si te jete me mire per ty. Tipi i dha nje te duartrokitur te madhe, Cufo iu afria qe te ndalonte por se si u pengua e ra siper Tipit.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ne kete gjendje i gjeti, Puledetja, pastruesja e shkoles, qe kishte veshur ne koke nje shami me pika dhe ishte mbeshtetur pas fsheses. Cben ashtu more Cufo?? - pyeti ajo e habitur. Po i mesoj Tipit mundje sambo - ia ktheu fap e fap Cufo Midis atyre qe ishin nisur te kerkonin Gagane ishte dhe patoku Pep. qe mbahej si patoku me i zgjuar i gjithe fisit te patave.. Pepi kerkonte buze pyllit. Ai donte ta gjente me cdo kusht Gagane i pari.. Ne nje kthese te pyllit i doli perpara nje alamet qeni qe lehte sikur tia kishin mare shpretken..Pepi u zbardh si shkumesh.. Nga frika iu be sikur i rane puplat. Nje gjinkalli qe kendonte mbi nje peme i beri nje pyetje me pak spec djeges: Si e ndien veten? Si veze e qeruar - ia ktheu Pepi. He, mos u frikeso - i tha gjinkalla...- ti e di ate fjalen e urte si thote: Qeni qe leh nuk te ha.. Une e di, po a e di qeni se! - tha Pepi Gjinkalla qeshi. Qeni si duket u merzit dhe iku. Pak minuta tek dentisti Tak...tak...tak.. Hyr! Dera u hap dhe dentisti, nje goxha ari pa fytyren e nje derrkuci. Jemi dy. Te dy hyni! Cufos iu tha peshtyma "Mos kujton ky qe une kam dhemballe per te hequr!" Derrkucit iu mbat fryma nga frika. Dera u hap me shume dhe brenda hyne Cufo bashke me Tipin. Miredita - pershendeten shoket. Mire se erdhet. Ulu! - i tha dendisti Cufos duke i treguar poltronen . Ulu, mos ia prish xhaxhit - i tha Tipi aq i qete, sikur te kishte ardhur per Cufon e jo per veten, por shoku e mori veten. Doktor, Tipit i dhemb dhemballa, ka gjithe naten pa fjetur. Epo ulu ti Tipi atehere. Mua nuk me dhemb me .. Uluuuuuuuuuu...- i foli dentisti Ha shume embelsira ai - tha Cufo Le te haje - tha doktori, - por pas te ngrenit duhet te lani dhembet, madje mire eshte te hani dhe nje kokerr molle. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Per molle, une ha nje koshe - tha Tipi Nje kokerr, te thashe, e shumta dy- tha dentisti serish. Po ti i lan dhembet? - e pyeti dentisti Cufon Te dielave - foli Tipi. Te lutem doktor, une pergjigjem vete. Sigurisht qe i laj ... O doktor, fillove ti me mua .. - u hodh Tipi Mbarova . - tha doktori. Sa lehte, cu djersita hot. Cufo hiqe dhe nje ti qe ta kesh kujtim nga pushimet. Me mire e ndajme pergjysme kujtimin tend - tha Cufo Doktori qeshi dhe shoket u larguan pa harruar te pershendeteshin me te. Ardhja e Cirkut. Gezimi i kapisteve te vegjel ishte i madh. Do te vinin artitet e cirkut e do luanin per ta..Ne rrobat e artisteve dukej sikur kishin celur lulet e molleve, sheges, qershise . Mes te lumturuarve ishin dhe dy shoket tane, Cofo dhe Tipi. Cirku do te fillonte se shpejti. Cufo porositi Lepurushin qe ti zinte dy vende ne radhen e dyte.. Per nje Lepur kjo sishte e lehte por ai i zuri vendet ne saja te autoritetit qe kishin vete Cufo dhe TIpi mes kampiste.. rruges Cufo me Tipin takuan Kukuvajten Kuku, qe ishte me te vertete kuku. Ajo fshiu me nje shami te mendafshe xhamat e syzave dhe me pas u tha shokeve "pritni" me nje ze vajtues por aq te larte sikur po u fliste yjeve dhe jo nje derrkuci e nje ariu vjeshtak me pantallona te shkurtra bluxhins. Cili eshte me i bute se ju? - pyeti kukuvajka. Te dy te eger jemi? - ia ktheu Cufo. Ti je ai zevzeku qe ke mbetur per vjesht- vazhdoi kukuja. Une qe mos qofsha, - tha Tipi. Ke mesuar gje? - vazhdoi kukuvajka. Shume - nderhyri Cufo per te ndihmuar Tipin. Nuk te pyeta ty- foli kukuja serish. Po ky kujdeset per mua, shoqja kukuvajke. E ka caktuar mesuesja, foli si i qare Tipi. Degjo, ke mesuar? all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Shume - uleriti Tipi. Kush ben pjese ne familjen e kompozitoreve? - beri pa te keq pyetjen kukuvajka. Po tipi nuk ka mbetur ne muzike.- shtoi Cufo. Fol tipi fol.. - u hodh kukuja. E mo fol, Cme rri ashtu, Ti i ke mesuar keto qe kur te kendonte arushi baba. Edhe atehere e kam pasur nje ngaterrese, - tha Tipi duke vajtuar. Nje dite babai i thoshte nenes te me kendonte nje nena nana qe te pushja se qari.Nena ia kthende "Tunde ca se jam e zene, fundja pergjysme e kemi" Dhe babai i pergjigjej qe nga dera "Une ika, gjysmen time lere te qaje. Keshtu qe ajo gjysma qe qante me ngaterron gjithmon. Cufoja e pa ne fytyre Tipin sikur kerkonte ti gjente gjysmen qaramane,po vuri re qe e kishte gjithe fytyren njelloj dhe tha me vete..prinderit e paskan lene Tipin te qaje komplet. Kukuvajka u duk sikur vuri buzen ne gaz,por u vrenjt menjehere. Mos e zgjat se kam pune, pergjigju. Kjo nuk e ha fare shakane, mendoi Cufo - Duhet e jete e rrezikshme Tipi nderkohe fshiu ballin nga ca buleza djerse dhe ia nisi: - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese gjyshi,gjyshja dhe sa femije te kene sepse sic dihet perberja e femijeve eshte e ndryshme. Kukuvajka shqeu syte nga pergjigja e Tipit saqe Cufo nderi duart se mos i binin pertoke. Smarke vesh fare, - tha Kukuja, - Ne familjen e kompozitoreve bejne pjese Luleshtrydhja,luledielli, kamomili etj. Pse dhe keto dine ti bjen pjanos? - pyeti TIpi. Jo, legenit,- ia ktheu e xhindosur kukuvajka. Dhe vazhdoj te pyeste. PO krimbat nga e kane prejardhjen? Nga plehu - iu pergjigj Tipi fet e fet. Ti qenke tape fare, - shpertheu kukuvajka

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


WONDERS Awards 2013

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+

by isa tk


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


WONDERS Receta Gatimi

by isa tk

Filetë pule me domate të thata dhe parmigiano. -Penne Bolognese te pjekura në furrë. -Penne me spinaq dhe djathë . -Ravioli me ricotta, kungull dhe preshë. -Role me perime zgare. -Sallatë me kunguj, mozzarella dhe nenexhik. -Sallatë me patate dhe qepë të kuqe

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+

-


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Filetë pule me domate të thata dhe parmigiano Përbërësit: 1 filxhan çaji domate të thata ½ filxhan çaji erëza të freskëta (majdanos, qepë të egra, borzilok, nenexhik) 1 ½ filxhan çaji bukë e thërmuar 25 gr parmigiano e grirë 4 fileta pule pa lëkurë, të prera në feta të përshtatshme 100 gr rukola 1 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë gjelle uthull vere të kuqe kripë piper i bluar në moment rreth 20 gr parmigiano e prerë në feta Përgatitja I kalojmë domatet e thata dhe erëzat në blender. Shtojmë thërrimet e bukës, djathin dhe i përziejmë mirë. Fërkojmë filetat me këtë përzierie dhe i vendosim në një tepsi. I pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 15 minuta. I kthejmë dhe i pjekim për rreth 5 minuta të tjera. Përziejmë vajin me uthullën dhe pak kripë. Shtojmë rukolën dhe përziejmë mirë. Vendosim filetat e pulës në një pjatë dhe i shërbejmë të shoqëruara me sallatën që përgatitëm.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ravioli me ricotta, kungull dhe preshë Përbërësit: 25 gr gjalpë 1 presh i vogël i prerë në feta të holla 1 filxhan çaji kungull i grirë ½ arrë moskat e grirë 250 gr ricotta 2 vezë të rrahura lehtë 250 gr petë të freskëta për lasagna 2 lugë gjelle bajame të prera në feta, të thekura 2 lugë gjelle majdanos i grirë vaj ulliri ekstra i virgjër kripë piper i bluar në moment Përgatitja: Skuqim preshët në gjalpë, në zjarr të ulët deri sa të zbuten. Shtojmë kungullin dhe arrën moskat. Gatuajmë duke përzierë deri sa të zbutet kungulli. E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet. Shtojmë rikotën, vezët dhe përziejmë deri sa të unifikohen materialet. Rregullojmë shijen për kripë. I presim petët në forma katrore ose të rrumbullakëta sipas dëshirës. Vëmë pak nga përzieria që përgatitëm në qendër të një pete. I lyejmë buzët me pak ujë dhe mbulojmë me petën tjetër. I shtypim buzët me gishta që të ngjiten duke u kujdesur që të mos lëmë hapësira boshe midis tyre. E përsërisim procedurën deri sa të mbarojnë petët dhe të kemi përdorur gjithë harxhin. I gatuajmë raviolit në ujë me kripë deri sa të dalin në sipërfaqe. I shpërndajmë nëpër pjata dhe i spërkasim me vaj ulliri dhe majdanos të freskët.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Sallatë me kunguj, mozzarella dhe nenexhik Përbërësit: 6 kunguj të mesëm, të prerë në feta të holla për së gjati vaj ulliri 3 topa mozzarella, mundësisht me qumësht buallice, të copëtuara me dorë 3 lugë gjelle fara pishe të pjekura lëkura e grirë e 1 limoni kripë Për salcën: 6 lugë gjelle vaj ulliri lëngu i 2 limonave 1 lugë çaji mjaltë 1 spec djegës i grirë gjethet e një tufe nenexhik kripë Përgatitja: Përziejmë mirë gjithë elementët e salcës ne një tas. I spërkasim fetat e kungullit me kripë dhe vaj ulliri. I pjekim në zgarë në për rreth 2 minuta nga secila anë. Shpërndajmë nëpër pjata fetat e kungujve, mozzarellën, farat e pishës, lëkurën e grirë të limonit dhe gjethet e nenexhikut. I spërkasim sallatat me salcën që përgatitëm dhe i shërbejmë menjëherë

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Penne Bolognese te pjekura në furrë Përbërësit: 500 gr mish i grirë i përzierë, viçi dhe gici 1 qepë e grirë 3 thelpinj hudhra të grira 2 lugë gjelle rigon i freskët 2 karrota të grira 400 gr domate konservë 2 lugë gjelle salcë domate 500 gr penne 20 gr gjalpë rreth 150 gr mozzarella e grirë 100 gr parmigiano e grirë kripë piper i bluar në moment Përgatitja: Skuqim qepën në vaj ulliri deri sa të fillojë të marrë ngjyrë. Shtojmë hudhrën, karrotën dhe mishin e grirë. Gatuajmë duke përzierë vazhdimisht deri sa të reduktohet plotësisht lëngu që do të lëshojë mishi dhe të fillojë të ngjisë në fundin e tenxheres. Shtojmë domatet, kripë, salcën e domates dhe ujë deri sa të mbulohet. Gatuajmë në zjarr të ulët për 2-3 orë. Ziejmë pennet në ujë me kripë sipas udhëzimeve të amballazhit. I kullojmë dhe i përziejmë me salcën që përgatitëm, gjalpin, piper dhe parmigiano. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja. I hedhim pennet në një tepsi të përshtatshme dhe i spërkasim me mozzarella. I pjekim në furrë për rreth 20 minuta në 180 gradë.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Penne me spinaq dhe djathë Përbërësit: 500 gr penne 2 preshë të prerë hollë (vetëm pjesa e bardhë) 85 gr gjalpë 85 gr miell ½ lugë gjelle mustardë (nëse dëshirojmë) ½ kokërr arrë moskat, e grirë 1 lt qumësht dhe pak për hollim 350 gr djathë guda ose cheddar, i grirë 85 gr arra të thërmuara 400 gr spinaq Rreth 100 gr buke e thërmuar mirë. Kripë Përgatitja: Ziejmë pennet bashkë me preshët në ujë me kripë për rreth 10 minuta 2 minuta para fundit shtojmë dhe spinaqin. I kullojmë. Ndërkohë shkrijmë gjalpin në një tigan dhe skuqim lehtë në të miellin (s’duhet ta lejojmë miellin të marrë ngjyrë). Shtojmë gradualisht 1 lt qumësht duke përzierë vazhdimisht që të mos krijojë kokrriza. Shtojmë mustardën (nëse dëshirojmë) dhe vazhdojmë të gatuajmë deri sat ë marrë valë dhe të bëhet pak viskoze. ShtojmË arrën moskat, 2/3 e djathit dhe kripë. Përziejmë dhe rregullojmë shijen për kripë pot ë jetë nevoja. Përziejmë bukën e thërmuar me pjesën tjetër të djathit dhe arrat. Hedhimm pennet në tiganin me salcë dhe përziejmë mirë. Mund të duhet të shtojmë dhe pjesën e ngelur të qumështit për tu holluar pak salca. Hedhim në një tepsi të madhe të lyer me gjalpë, ose në 2-3 më të vogla. Spërkasim me bukën e thërmuar dhe pjekim në furrë në 180 gradë për rreth 40 minuta.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Role me perime zgare Përbërësit: 2 filxhanë çaji miell 7 gr maja e thatë ½ lugë çaji sheqer ½ lugë çaji kripë 125 gr parmigiano e grirë ¾ filxhanë çaji ujë I vakët 1 lugë çaji vaj ulliri 100 gr pancetë e prerë hollë 250 gr ricotta 1 lugë gjelle borzilok 1 filxhan çaji mozzarella e grirë 1 ½ filxhan çaji perime të pjekura në zgarë dhe të prera në copa të vogla (kungull, parëllxhane, spec I kuq dhe I verdhë) Përgatitja: Përziejmë miellin me kripën, sheqerin, majanë dhe gjysmën e parmigianos. Shtojmë ujin, vajin dhe e punojmë deri sa të formohet një brum i butë. Nëse është e nevojshme shtojmë dhe pak ujë. E punojmë për rreth 5 minuta deri sa të kemi një brum elastik. E hapim brumin në një petë me përmasa 30x40 cm. E spërkasim me parmigiano dhe shtrojmë sipër saj pancetën. Përziejmë rikotën me peston dhe e shpërndajmë sipër pancetës. Sipër ricottës shpërndajmë perimet e zgarës. Spërkasim me mozzarella dhe e mbledhim role. E presim në feta të cilat i vendosim në tepsi dhe i pjekim në furrë në 200 gradë për rreth 15 minuta.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Sallatë me patate dhe qepë të kuqe Përbërësit: 750 gr patate të reja, të vogla 2 lugë gjelle vaj ulliri 4 lugë gjelle verë e bardhë 1 qepë e vogël e prerë në feta 3 lugë gjelle gjethe majdanosi kripë piper i bluar në moment Përgatitja: I ziejmë patatet në ujë me kripë për rreth 20 minuta ose deri sa të bëhen. I kullojmë dhe i hedhim në një tigan mbi zjarr të fortë. I shtypim lehtë me një pirun por jo që të shpërbëhen. Shtojmë verën e bardhë dhe gatuajmë për rreth 2 minuta ose deri sa të shterojë pothuajse e gjithë vera. Shtojmë vajin e ullirit, qepën, majdanosin, piperin dhe përziejmë mirë. Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Sangria me verë të bardhë Përbërësit: 1 shishe verë e bardhë 2 pjeshkë mesatare 1 teke vodka limoni rreth 3.3 lt lemon soda ½ filxhan çaji qershi pa bërthamë 6 qershi me gjithë bisht Përgatitja: Presim pjeshkët në copa të fogla dhe I hedhim në një tas bashkë me qershitë. Shtojmë verë në tas deri sa të mbulohen frutat. Shtojmë vodka dhe e lëmë të rrijë në frigorifer për rreth 2 orë. Hedhim në një kanë verën me fruta, pjesën tjetër të verës dhe lemon sodën. Përziejmë lehtë, e hedhim nëpër gota dhe e shërbejmë të dekoruar me qershi.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


WONDERS Eliza Bela

by isa tk

-

“Ja se si është rutina ime e shkollës.”

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Kjo është një intervistë e shkurtër nga Eliza Bela e cila titullohet “Ja se si është rutina ime e shkollës”. -Cili është pasioni juaj më i madh? -Pasioni im më i madh ështe shkolla edhe gjithnje ajo do të jete per mua. Kjo e fundit është si një rrugë e jetes që më pas të nxjerr në nje rruge të drejtë. Gjithnjë duhet të përpiqesh që të marresh atë që do. Epo mirë unë kam qënë një shembull i asaj vajze që gjithnjë shkon në shkollë e pergatit. Në deftesen time nuk ka asnje nëntë . Une hidhem ne klasë e shtatë këtë vit edhe besoj që edhe për kete vit nëntat të mos jenë pjesë e deftesës time. I urroj suksese te gjitheve! -Po sa i përket pengesave. a ke watur të tilla? Normal që edhe pengesa kam hasur në kete rrugëtim, por në përgjithesi i kam kaluar ato me shumë lehtesi. -A ke patur zenka gjatë periushës shkollore? -Zënkat, hahaha po sigurisht, zënka ka, por jam perpjekur që ti kalojë shpejt. -Cilët janë ata miq që të kanë ndjekur në këtë “rrugëtim”? Miqtë e mi janë , le të thuash miqtë që do të ngelen në memorien time shum gjatë. Ata kanë qenë atje për çdo problem që kam pasur edhe më kanë ndihmuar me shumë gjera të cilat dita ditës mi kane lehtesuar edhe më shumë. -A ke pasur një mardhenie të këndëshme me mësuesit? Marredhenia ime me mësuesit është nje marredhenie perfekte mesues-nxenes, sepse kur ke notat e mira edhe sjelljen ... nuk kam pse të zgjatem shumë më kupton. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


-Cila është shoqa që ti ke më shumë përzemër”? Një ndër shoqet e mia më të mira është Rita. Ajo me ka ndihmuar te kaloje cdo pengesë në jëtën që jam duke jetuar, pavarësisht se jam tek të trembëdhjetat. Por unë më tepër jam tip që raportet me shoqerinë i mbaj te pergjithshme dhe nuk vecojë asnjë. Rita duhet të veçuar në këtë rast sepse është shoqe që vërtet ia vlen :). Nëqoftë se je duke e lexuar këtë intervitë, të përshëndes dhe të puth fort :*. -A ke për të shtuar ndonjëgjë tjetër. Për të shtuar jo, por dua të them dhe dy fjalë para se ta mbarojmë intervitën bashkë. Si fillim, përshëndes të gjithë stafin tuaj që punon kaq shumë për të arritur vlera që jo të gjitha faqet do ti fitonin. Kjo falë Administratorti #Blingee dhe Menaxheres që përpiqet të sjellë risti A.GJ. Së dyti do të doja t’iu falenderoja që më dhatë mundësinë të “botoja” këtë artikull në revistën tuaj mahnitëse ashtu siç ka dhe emrin. E treta, i ftoj tëgjithë miqtë e mi, fansat, dhe të afërmit të axhornohen dhe të marrin pjësë në këtë revitë duke dhënë dhe ata kontributin e tyre qoftë informacione apo intervistë si kjo e imja. Dhe së fundi një falenderim gjigand i shkon faqes më të mirë shqipërtare rreth Isa tk+, faqes suaj. Ju ftoj të gjithve ju ta pëlqeni atë duke klikuar tek www.isaal.tk. Kaq kisha për t’iu rrëfyer. Vazhdoni kështu! Unë jam duke pritur dhe numrat e tjerë të kësaj reviste. Ju dua pa masë. Miqësisht dhe Respektivisht Eliza Bela.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Faleminderit që na ndoqët! Ju fotj të prisni dhe revistat e tjera dhe të klikoni në faqen tonë www.isaal.tk. Paçi fat! all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.