WONDERS ( editimi i dytë)

Page 1

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Revista WONDERS by Isa tk+ Ky është numri i dytë i revistës WONDERS by isatk+. Në këtë revistë do të gjeni:

1. Një natë më pizhama. -Si të organizojmë një natë me pizhama? -Mënyra më e mirë për tu kujdesur për higjenën tonë. -Si të kujdesemi, mbrojmë dhe zbardhim dhembët tanë? 2. Udhëtim në ishujt Maldives. -Vendet më të spikatura të ishujve Maldives. -Ku lokalizohen dhe sa të pëlqyera janë nga pushuesit. -Peizazhe të mrekkullueshme. /Foto/ -Ja se si nis një ditë nën petkun e parajsës në tokë. (Ese: Elisa Bela) 3. Si të zgjedhim veshjen e duhur? -Si të sistemojmë dhe palosim rrobat tona. -Veshjet e sezonit vjeshtë - dimër për fëmijët. -Cila është ngjyra më e spikatur e këtij sezoni? 4. Vendet më të bukura për eksplorim. -Ishujt Grek, një mrekulli e vertetë. /Foto/ -Kuba & Karaibet. /Foto/ -Los Angelez & Hollywood. /Foto/ -Ujvara e Niagarës dhe Fushat e Francës. /Foto/ 5. Showbiz & Lifestyle - Surprizat që sjell Apple këtë vit janë ... - Xhaguari kundër krokodilit. - “Tarzani” Katy Perry. - Jennifer Lopez : “ Familja, gjëja më e shtrenjtë për mua”. - Të rinjtë injorojnë paralajmërimet për duhanin! - Ndiqni Live në iPhoneAlbania Eventin Apple të 10 Shtatorit, nga ora 18:30

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Kjo revistë i oftohet vetëm fansave të Isa tk+ falas, pa asnjë llojë pagese!

Bashkpunuan:Izabela Iza & Blingee © Isa tk+ 2013 E drejta e botimit:blingeeal@yahoo.com Bashkpunoni dhe ju me revistën tonë duke na kontaktuar me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff Doni edhe ju te bëheni pjesë e kopertinës sonë? Si fillim gjeni një foto që të plotësoj kushtet më poshtë: 1. Fotoja të jetë e qartë, e pastër dhe pa efekte shtesë. 2. Duhet që një pjesë të krahut të djathtë të jetë e lirë dhe ju të qëndroni më shumë nga e djathta e fotos 3. Fotoja duhet të jetë drejtë dhe e gjatë horizontalisht, jo e gjërë vertikalisht. Nëse përmbushni këto kushte atëherë na kontaktoni me mesazhe në www.isaal.tk ose në facebookun personal www.fb.com/isatk.staff.

WONDERS Çudituni me ne! by isa tk+

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Një natë me pizhama

-Si të organizojmë një natë me pizhama? -Mënyra më e mirë për tu kujdesur për higjenën tonë. -Si të kujdesemi, mbrojmë dhe zbardhim dhembët tanë?

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Si të organizojmë një natë me pizhama? Hapi i parë: Çfarë është një natë me pizhama? Nata me pizhama është një event i vogël mes shoqesh. Të gjitha shoqet lënë një datë të caktuar, mblidhen sëbashku tek një shtëpi e tyre dhe gjat gjithë natës tregojnë hitori të frikshme. Hapi i dytë: Çfarë masash duhet të marrim për organizim? Fillimisht një natë me pizhama behet me 3-6 shoqe. Së pari, të gjithë pjesëmarësit duhet të marrin leje nga prindërt dhe nëse ata prnojne jeni të lirë të shkoni. Para se të niseni, sigurohuni të merrni një elektrik dore, batanije dhe jastëk. Hapi i tretë: Çfarë funksioni ka elektriku i dorës? Kur bëni një natë me pizhama, të gjitha dritat duhen të jenë të fikura. Personi që do të filloj të tregojë historinë e frikshme duket të hapi elektrikun dhe ta drejtojë këtët të funit poisht mjekrës duke e ndezur. Më pas dirta do të bjeri në fytyrë dhe do mbledhja do të bëhet më imprsionuese dhe e frikshme. Hapi i katërt: Përdorni muzike ankthi dhe stresi. Për ta bërë këtë mbremje dhe më të frikshme, duhet që gjatë tregimit të historisë të kete një muzike ankthi dhe gjithmonë të përdorini imagjinatë dhe përfytyroni skenat që po ju tregon shoqa.

Hapi i fundit: Shihni një film, hani kokoshka dhe luani me jastëk. Në momentin e agimit, të tu shlodhur dhe ndjerë më mirë shikoni një film të bukur dhe relaksues ndërkohë që hani kokoshka me sheqer. Pasi filmi të ketë mbaruar, bejini gati jastëkët tuaj me pupla dhe gjuani njëri tjetrin deri sa të gjithë të jenë përtokë.Mëpas shtrihini dhe flini gjum dhe zgjohuni në kohën e drekës :)

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Mënyra më e mirë për kujdesjen e higjenëns tonë. Në çfarë mënyre të kujdesemi për higjenën tonë? Një nga gjërat më të rëndësishme për këdo, është të mbaj një higjenë perfekte. Poshtë do t’iu tregojmë disa hapa se si mund të mbani një higjenë të përsosur çdo ditë. Hapi i parë : Shmangni vendet e pista. Një nga hapat kryesorë është të shmangim vendet ku dominojnë mushkonjat dhe mbeturinat. Nësë në ambientet e klasës suaj ka shumë mushkonja, atëherë do të thotë që duhet të kujdeseni më shumë për ambientin ku jetoni. Sigurohuni që ambienti (në këtë rast klasa) të këtë dyshemenë e pastër dhe vini lekë për të blerë një aromativues. Bankat duhet të jenë të pastra dhe po ashtu dhe karriget. Hapi i dytë : Të mbajmë gjithmonë kartopeceta. Kartopecetat nuk na nevojiten vetëm për të pastruar hundët ose vetëm kur jemi me grip. Mjafton një çarje në këmbë dhe të gjitha mikrobet deportojnë brenda trupit. Nëse ju ndosh diçka e tillë, hapni menjëherë pakon, merrni kartopëcëtën dhe mbulojeni plagën. Hapi i pestë : Përdorni antidjersën. Të gjithë e dimë që në moshën e pubertitetit fillonë që djersa të mbajë ere, dhe ky nuk është faji juaj. Nëse ju nuk përkujdeseni për veten tuaj atëhërë askush nuk do t’iu pranojë në shoqeri. Përpara se të niseni nga shtëpia, hidhni në trup një deodorant.

Hapi i fundit: Lani dhembët, sytë dhe duart. Ky hap është një ndër më kryesorët dhe të rëndësishmit. Larja e dhëmbëve dhet bërë rregullisht 3 herë në ditë. Nësë ju nuk i lani, mishi juaj do të filloj t’iu dëmtohet , infektohet dhe sa herë ti lani, do t’iu dalë gjak,dhe dhembët të zënë cipa të bardha, prandaj evitojeni këtë. Mos harroni të lani sytë dhe kryesore duart sepse ato përmbajnë shumë papastërti dhe në qoftë se nuk përkujdeseni do të filloni të sëmureni. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Si të mbrojmë dhe zbardhim dhembët? Në çfarë mënyre të kujdesemi për dhembët tanë? Një nga gjërat më të rëndësishme për këdo, është edhe mbajtja perfekte e higjenës kundrejt dhëmbëve. Poshtë do t’iu tregojmë disa hapa se si mund të mbroni, përkujdeseni dhe zbardhni dhembët tuaj. Hapi i parë : Lajini dhembët 3 herë në ditë me lëvizje rretulluese. Një nga hapat kryesorë është që t’i lani dhembët siç duhet. Disa prej jush i lajnë dhembët me lëizje nga lart poshtë, gjë e cila dëmton mishrat. Të tjerë i lajnë nga majtas djathtas ose anasjelltas, gjë e cila dëmton vetë kockat e dhembëve duke e grryer ato. Mënyra më e mirë dhe e rekomanduar nga mjekët është t’i lani me lëvizje rrotulluese. Hapi i dytë: Zgjidhni një furçë ideale për gojën tuaj. Furça, është gjëja e fundit që të gjithë fëmijëve do tìi shkonte ndër mend për përkujdesje. Shumica nga ju zgjedhin furça që janë me figura të animuara por kjo nuk është idealja. Furçat nuk kanë përse të duken bukur kur ato mund të të bëjnë të ndihesh mirë gjat kohës së larjes. Zgjidhni një furçë të vogël dhe të butë. Butësia e saj d t’iu bëj që ti lani shpesh herë, dhe si kur të harroni edhe është e rekomanduar nga mjekët për mishrat e infektuar siç e përmendëm në artikullin më lart. Mos harroni që duhet t’i fërkoni dhembët mirë e mirë përgjat 5 mintutave. Hapi i tretë: Bëni kontoll tek mjeku cdo tre muaj. Në Shqipëri kjo fazë është pothuajse zero e ekzekutuar nga klientët. Seicili nga ju duhet të bëj një kontoll të dhembëve cdo tre muaj, sidomos ju që jeni në mosh të vogël. Kontrolli ndihmon për mosçrregullimin e dhembëvë dhe për mirëmbajtje më të mirë. Hapi i fundit: Si ti zbardhni dhembët tuaj në një mënyrë të shpejt.N Hidhni në një gotë të vogël një lugë kafeje me ujë dhe përzijeni me sodë buke. Pas përzjerrjes aplikojeni tek dhëmbët tuaj dhe aplikoheni për pesë minuta me lëvizje rrotulluese. Dhembët tuaj do të shkëlqejnë. (Kujdes, kjo metodë duhet aplikuar një herë në javë) all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


-Vendet më të spikatura të ishujve Maldives. -Ku lokalizohen dhe sa të pëlqyera janë nga pushuesit. -Peizazhe të mrekkullueshme. /Foto/ -Ja se si nis një ditë nën petkun e parajsës në tokë.

Udhëtim në Maldives

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Vendet më të spikatura në Maldives

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Maldives është një nga shtetet më të bukura të botës. Është një “botë” shumë ngjyrëshe, me reliev të mrekullueshëm natyror. Është si një copë e vogël e marrë nga parasa për këtë botë të madhe. Maldives është i famshëm për ishujt ë tij të pafundëm dhe relaksin që të ofron bukuria dhe pastërtia e ujit. Maldives është i përbërë nga 1190 ishuj shumëngjyrësh. Ishujt kanë masa të ndryshme, disa janë të mëdha dhe disa të vegjël. Ka plotë resorte madhështore që të lënë një eksperiencë dhe përvojë mbreslënëse. Vendet më të spikatura dhe të vizituara janë ishujt Male, Seenus, Atoll, Naifaru dhe Thinadhoo. Poshtë janë disa foto të shkrepura që i përkasin ketyrë të fundit.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Sa të pëlqyer janë Maldivet nga pushuesit?

Maldivet janë ishuj shumë të frekuentuar nga pushuesit. Turizmi llogaritet për 28% të PBB-së dhe më shumë se 60% e Maldiveve 'faturave të këmbimit valutor. Mbi 90% e tatimit të ardhurave të qeverisë vjen nga detyrimet e importit dhe taksat e lidhura me turizmin.Zhvillimi i turizmit të nxitur rritjen e përgjithshme të ekonomisë së vendit. Është krijuar punësim direkt dhe indirekt dhe mundësitë e gjenerimit të ardhurave në industri të tjera të ngjashme. Vendpushimet e para turistike u hap në vitin 1972 me BANDOS ishull turistik dhe Kurumba Fshati, i cili transformoi ekonominë Maldive. Sipas Ministrisë së Turizmit, shfaqja e turizmit në vitin 1972 e transformoi ekonominë, duke lëvizur me shpejtësi nga vartësia mbi peshkimin me turizmin. Në vetëm tre dhe një gjysmë dekada, industria u bë burimi kryesor i të ardhurave. Vizitorët në Maldive nuk kanë nevojë të aplikojnë për një para-ardhjen e vizave, pa marrë parasysh vendin e tyre të origjinës, me kusht që ata të kenë një pasaportë të vlefshme, prova e udhëtimit tutje, dhe paratë që të jetë vetëmjaftueshme, ndërsa në vend.Shumica e vizitorëve të arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar Mashkull, mbi Hulhulé Island, në afërsi të kryeqytetit mashkull.Aeroporti është shërbyer nga fluturime në Indi, Sri Lanka, Doha, Dubai, Singapor, Stamboll, dhe aeroportet e mëdha në Azinë Jug-lindore, si dhe kartave nga Evropa. Gan Aeroporti, në Atoll jugore të Addu, gjithashtu shërben për një fluturim ndërkombëtar ndaj Milanit disa herë në javë. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Peizazhe tĂŤ mrekkullueshme

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ja se si është një ditë në Maldive (Eliza Bela) Siç është konsideruar prej të gjithëve, ishujt Maldive janë si një pjesë e ''Puzzle-it'' të tokës ose e thene ndryshe, si ''Qershia mbi tortë''. Të gjithe i kemi parë fotot e publikuara në Internet të ciftit më të famshëm shqipëtar Miriam Cani edhe Alban Skenderaj, të cilët ishin 1 prej 7 të përzgjedhurve për të kryer këtë udhetim magjik. Duke marrë parasysh eksperiencen e tyre, ata dukeshin se kishin perjetuar një muaj mjalti përrallor. “Si te nisesh diten në Maldive?” një pyetje që ska përgjigje, sepse në një vend të tillë siç është ky, suprizat vijnë natyrshëm. Një mengjës i sevirur në shtratin tuaj... Imagjinoni vheten të rrethuar nga një atmosfere përrallore nën pamjen e diritares, ku nën jush shtrihen mijëra ishuj. Ky vërtet është një problem! Nuk zgjedh dot se në cilin prej tyre, ose në cilin prej deteve të shkosh dhe të “lundrosh” drejt parajsës në tokë.!! Ne këtë e quajmë ''Nje problem luksi''. Është shumë e veshtirë të gjesh një plazh te normal atje. Kjo gje as që ekziston. Mund të zgjedhësh një prej mijëra ishujsh, thjesht mos e vrisni mendjen. Pamja e mrekullueshme që ishulli ofron, do të përkujdeste për ju ne vecanti. Si thoni që, pas një dite të mbushur plot e për plot, t’iu vije një drekë romantike në tryezen tuaj të bukës. Ja pra, kamarieri erdhi. Çfare doni te porositni, apo t’iu japim ne një menidm? Atehërë, ja çfarë mendojmë ne. Një prej pjatave më të pëlqyera është peshku i fresket i gatuar me specialitet nga mjeshtrat e kuzhines në Maldive, pasi është nje ishull ne fund te fundit! Per ata që nuk e preferojne peshkun, mos u merakosni sepse do ketë sallatra, mish dhe jo vetem! Pasi kalon periudha e drekës, situata sa vjen e bëhet më romantike. Një zhythe nen ujë dhe një takim me delfinët e zones nuk do të ishte keq për mendimin tim. Epo mirë, edhe këtë punë e bëmë dhe jam gati për të parë perendimin me të mrekullueshëm që do të më zene sytë. Bëhuni gati edhe ju. Një ngjyre e kuqe e thellë e perqafon detin në kohen kur dielli lëshon rrezet e tij të fundit, duke ia dhuruar të gjitha detit. Një pamje vërtet frymezuese! Uluni në reren e bardhë edhe merrni nje gote vere të kuqe.Nëse personi i zemres tuaj ndodhet aty,kapjani doren edhe shijojeni këtë moment. Atehere cfare prisni?Të gjithe do të vizitojnë Maldivet vitin tjeter dhe do të mbetet një eksperiencë e pabesueshme. (Une ende jam duke pritur takimin me delfinët.). E pra miq, ky ishte një udhëtim nën petkun e parajsës në tokë. Shpresoj të dëgjohemi sërisht me aventura të reja. Unë mezi po pres. Shihemiii!! :) all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Si të zgjedhim veshjen e duhur? -Si të sistemojmë dhe palosim rrobat tona. -Veshjet e sezonit vjeshtë - dimër për fëmijët. - Cila është ngjyra më e spikatur e këtij sezoni? -Këpucë, atlete apo sandale? -Xhupat. Cilin nga ta të zgjedhim?

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Si tĂŤ sistemojmĂŤ dhe palosim rrobat tona.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Si të sistemojmë dhe palosim rrobat tona. Le të fillojmë me disa hapa të thjeshta!

Epo mirë, të rregullosh rrobat e tua është një prej gjerave që i specifikon edhe i vecon vajzat nga djemtë. Sigurisht që, nuk mund ti kerkosh një djali të rregulloje rrobat e tij pasi perfundimi dihet kuptueshëm. Ndryshe ndodh me vajzat, pasi të gjithë e dine që ato piqen. Sistemimi edhe higjena vetjake është një prej gjerave që vihet më shume re tek ne (vajzat).Që në momentin e parë që hapim dollapin e një vajze, gjëja që na bie më shumë në sy është rregulli! Epo mirë, rregullimi i dollapit ka të beje edhe me pasionin e gjithëseicilit prej nesh, prandaj duhet të jemi sa më shumë kreativ në çdo aspekt. Kjo fillon që nga kombinimi i ngjyrave me njera - tjetren si p.sh ngjyrën e kuqe mund ta vendosësh pranë të verdhes, te verdhen prane të gjelbres edhe këtë të fundit pranë ngjyrës bojëqielli. Kjo funksionon nëse ju jeni tip i ngjyrave të harmonizuara, ndërsa per kontrast me ngjyrën e garderopës më mirë është të vini të zezën, të kuqen dhe blunë afër njera tjetrës. Asnjeherë mos bëni gabim të vendosni rrobat e stines së dimrit sëbashku me ato të stinës së verës. Ky është një prej gabimeve më të mëdha që shpesh pengon pamjen e një dollapi të rregullt edhe të paster. Kushtojini shumë rendësi dhe mënyrës së palosjes së rrobave. Nëse këto të fundit i nuk i palosni dhe i vendosni të çrregullta, dollapi juj do të duket sikur veshjet tuaja kanë organizuar “një luftë të tretë botërore”. Nëse ju posejdoni një garderopë të madhe, duhet patjetër që të ketë vend edhe për këpucet, te cilat janë shumë të rendësishme për pamjen e një mashkulli apo femre. Asnjëherë mos ngatëroni atletet dhe sandalet sëbashku. Këpucët me takë vendosini në rafte të caktuara dhe kombinoni ngjyrat me njëra-tjetrën. Sandalet ndajini sipas madhësisë dhe materialit. Mos harroni të vendosni dhe atletet! Për ti gjetur siç duhet, vendosini llojet e dimrit nën rrobat e kësaj stine dhe kështu veproni me të gjitha atletet dhe këpucët që poseidoni.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për fëmijë.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për vajza

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për vajza all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për vajza all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për vajza all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për vajza all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për djem

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për djem all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për djem all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Veshjet e sezonit vjeshtë -dimër për djem all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Cila është ngjyra e këtij sezoni?

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Cila është ngjyra e këtij sezoni? Le të fillojmë...

Mesa duket kthehet më shumë se kurrë me të gjithë bukurinë, ngjyra e zezë. Një ngjyre dominuese në cdo gjë, ose pothuaj, tendencat e reja për këtë vit vjeshte/dimer 2012-13. Ne fakt , kjo ngjyre, eshte zgjedhur nga shume stiliste me famë Internacionale, për koleksionet e tyre. Gjithashtu gjejmë dhe ngjyra të tjera si e verdha mustardë, ngjyra e portokalltë, ngjyra e kuqe dhe nuk kishte si te mungonte bluja elektrike. Ngjyra qe vijne nga tonalitetet pastel, qe do te thote shume te ndezura, deri tek natyra e vdekur. Por eshte perdorimi qe ben diferencen, ne fakt, stilist si Missoni, qe ka perzier ngjyrat e tokes ne sfumaturat e tyre me te ndryshme me tonalitet portokalli, stil komplet i ndryshem nga ai i perdorur nga Blumarine, qe ka perdorur shume outfit xixellues si e verdha, e kuqja, turkeze, e portokallta me disa prova te vogla te arta dhe te argjendta. E verdha e mustardes, mesa duket eshte preferuar me shume nga Moschino, ne linjen e tij Cheap&shic, nga Chloe dhe nga Valentino qe sigurisht, nuk i ka rezistuar ngjyres se tij te preferuar, te kuqes. Kane preferuar edhe ngjyren jeshile...ngjyre shume trendy dhe shik, mbi te gjitha ne vitet e fundit, e cila eshte spikasur me te gjitha nuancat e saj. Per kete arsye, Ermano Scervino, ne koleksionin e tij te ri prej nje amazone moderne ka propozuar kete ngjyre ne te gjitha tonalitetet e saj, duke i bashkangjitur me te kaften, te bardhen, te zezen por edhe me stampen animalier, kjo e fundit eshte vleresuar shume keto vitet e fundit nga publiku femeror. Me pak fjale nje game e gjere zgjedhjesh, per kete sezon qe edhe pse e karakterizuar nga i ftohti me siguri mund te afirmojme se ngjyrat nuk jane te tilla, perkundrazi mund te jene te ngrohta dhe te gjalla.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Vendet më të bukura për eksplorim.

-Ishujt Grek. Një mrekulli e vertetë. /Foto/ -Kuba & Karaibet. /Foto/ -Los Angeles & Hollywood. /Foto/ -Ujvara e Niagarës dhe Fushat e Francës. /Foto/

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Kuba & Karaibe

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Los Angelez & Hollywood

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ujvara e Niagarës dhe Fushat e Francës

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Me nisjen e vjeshtës të gjithë të apasionuarit e teknologjisë kanë kthyer sytë nga Apple. Kompania amerikane ka paralajmëruar hedhjen në treg të dy produkteve të saj të reja, iPhone 5S dhe versioni “low-cost”, iPhone 5C. Nisur nga cmimet e kripura të produkteve Apple shumë presin me padurim versionin me cmim të lirë, iPhone 5C të cilin “Molla” pritet ta prezantojë më datë 10 shtator. Por ka edhe më. Sipas forumeve teknologjike në internet, “Apple” po punon për iPhablet, një “shartesë” mes iPhone dhe tabletit iPad. Produkti i ri do të kryejë njëkohësisht edhe funksionet e celularit inteligjent, ashtu edhe funksionet e një tableti me ekran 6 polësh. Për momentin nuk ka asnjë konfirmim nga Apple nëse vërtet po punohet për këtë produkt, megjithatë zërat këmbëngulin se ky produkt do të hidhet në treg me shumë gjasa pranverën e 2014-ës. Ndërkohë, pas konfirmimit në tregjet perëndimore, Apple është në kërkim të tregjeve të reja dhe një ndër ta është ai kinez. Produktet e kompanisë kanë akses të kufizuar në vendin e madh aziatik, por synon që këtë ta ndryshojë duke nënshkruar një marrëveshje me “China Mobile”, kompania më e madhe e telefonisë celulare në Kinë, që mund t’i sigurojë Apple akses në një treg prej 700 mln dollarësh në vit. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Xhaguari kundër krokodilit Fotot e një xhaguari që i afrohet tinëz tinëz një krokodili dhe e sulmon kanë bërë xhiron e botës përmes internetit.

Felini ecën drejt zvarranikut dhe kur ndodhet prapa tij e kafshon në kokë. Pavarësisht tentativave të këtij të fundit për të shpëtuar, beteja mes dy predatorëve mbyllet në favor të të parit. Foto me një duel të tillë, mes dy kategorive të ndryshme kafshësh janë të rralla. Nëpër forume, ato të rastit konkret nga disa janë pëlqyer ndërsa nga të tjerë janë konsideruar si shumë të dhunshme. Shihni fotot më poshtë!

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


“Tarzani” Katy Perry Dy vitet e fundit kanë qenë të vështirë emocionalisht për Katy Perry, që prej ndarjes me ish-bashkëshortin Russell Brand. Megjithatë, duket se 28-vjeçarja është rikthyer fuqishëm në skenën muzikore, me videoklipin e këngës së saj të fundit “Roar” (“Hungërrij”). Një videoklip tejet i veçantë ai i këngëtares, konceptuar në natyrën e egër, me kafshë ekzkotike dhe shumë ngjyra, e bën Katyn të marrë pamjen e “Tarzanit”, në filmat e famshëm të heroit të jetës në xhungël. Për më shumë shihni fotot më poshtë!

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Jennifer Lopez : “Familja, gjëja më e shtrenjtë për mua” Këngëtarja Jennifer Lopez edhe pse aktualisht është tepër e angazhuar me karrieren e saj artistike ka gjetur kohe edhe për familjen. Ylli i “Dance Again” ka kaluar nje pasdite ne shoqerine e balerinit Casper Smart dhe femijeve, vajzes Emme dhe djalit Max. Per nje rast te tille J. Lo ka zgjedhur nje Tshirt ne te cilen eshte stampuar fotografia e Marylin Monroe si edhe nje pale atlete te markes Giuseppe Zanotti, te cilat mesohet te kene kushtuar 975 dollare. Kengetarja per “Daily Mail” ka thene se familja eshte gjeja me e rednesishme, ndaj koha per te kaluar me pjesetaret e saj nuk duhet te mungoje asnjehere. Me heret ne nje interviste te dhene per revisten “Cosmopolitan” ajo ka thene “Para se te sillja ne jete 2 binjaket e mi, kisha vetem nje frike. Me trembte vetem karriera ime muzikore si do te vijonte ajo. Edhe pse une kisha shitur rreth 70 milione disqe, ndieja sikur nuk po e beja mire punen time”. “Gjate kohes qe isha e martuar me Marc Antony-n ka vijuar rrefimin Lopez, ai me ndihmoi qe ta kaloja shume mire kete situate. Ai me thoshte shume shpesh “ti mban shume ngarkese dhe brengosesh per gjerat qe nuk shkojne mire ne karrieren tende. Leri gjerat te shkojne sipas rrjedhes se tyre dhe mos ji e pasigurte, pasi ti ke potencial dhe ben mire cdo gje”. Fale tij une u rrita hap pas hapi dhe kuptova se gjithcka kam arritur e kam merituar, pasi kam punuar jashtezakonisht shume." Ndersa tani kenegtarja duket te kete vetem frike nga familja. Ajo ka zbuluar disa detaje rreth jetes ne cift me balerinin Smart. ‘Per mua eshte shume e rendesishme qe te rrish me njeriun e duhur e te pershkosh rrugen e jetes duke pare te njejta qellime tek njeri-tjetri per mbarevajtjen e nje familjeje. Une kam standarde shume te larta dhe kam kerkesat e mia per menyren se si dua te me trajtojne. Nuk jam duke folur per gjera materiale, e ka mbyllur rrefimin e saj Lopez, por po flas per gjera te titlla si besimi dhe dashuria, te cilat pa diskutim jane thelbesoret ne nje lidhje. Kujdesem qe gjerat te shkojne mire ne familje”. all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Të rinjtë injorojnë paralajmërimër për duhanin! Lajmërimet apo imazhet ndërgjegjësuese për dëmet që shkakton duhanpirja nuk kanë pothuajse asnjë efekt midis konsumatorëve të rinj, sugjeroi një studim i publikuar në Britaninë e Madhe. Në Mbretërinë e Bashkuar, që prej vitit 2008, në paketa janë bashkangjitur imazhe të degjenerimeve të organeve që shkaktohen nga sëmundje të ndryshme të lidhura drejtpërsëdrejti me duhanin. Megjithatë, një studim i Universiteti të Stirlingut, i cili përfshiu 2 800 adoleshentë, tregoi se imazhet nuk kanë asnjë efekt në ndalimin e duhanpirësve të moshës 11-16 vjeç. Midis të anketuarve, një në dhjetë ishte një duhanpirës, ndërsa pjesa tjetër duhanpirës jo të zakonshëm ose jo duhanpirës. Krahasuar me periudhën përpara futjes së këtyre imazheve, duhanpirësit e anketuar ishin në të njëjtën mesatare kombëtare për nivelin e lënies së cigares pas një periudhe të caktuar. Efekti i vendosjes së këtyre imazheve, ndonëse tepër i kufizuar, shprehej vetëm tek dy kategoritë e tjera, përdoruesit jo të zakonshëm dhe jo duhanpirësit, që ndiheshin pjesërisht të frenuar prej këtyre imazheve. Ndonëse një studim i përqendruar në Britaninë e Madhe, rezultatet e tij duken se përfaqësojnë një trend global, pasi edhe në shumë vende të tjera nuk është vënë re ndonjë efekt i dukshëm në rënien e konsumit. Paradoksalisht, më shumë se sa ndërgjegjësimi i efekteve të dëmshme për shëndetin, më i efektshëm ka rezultuar pothuajse kudo shtrenjtimi i çmimeve për cigaret.

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Ndiqni Live në iPhoneAlbania Eventin e Apple Mungon me të vërtetë pak nga eventi Apple që do të mbahet më 10 Shtator, ku do të prezantohet iPhone 5S, iPhone 5C dhe me shumë mundësi do të lëshohet edhe iOS 7, plus ndonjë surprizë tjetër. Si zakonisht, mund të ndiqni të gjithë eventin në gjuhën shqipe në iPhoneAlbania, nëpërmjet LiveBlog ku do të sjellim në kohë reale me foto dhe përshkrim të hollësishëm, çdo gjë që do të prezantohet gjatë këtij eventi. Paralelisht, ose menjëherë pas përfundimit të eventit do të publikojmë në faqen tonë artikuj më të detajuar rreth produkteve dhe shërbimeve të reja që do të prezantohen nga Apple. Ja edhe programi jonë për ditën e Martë, 10 Shtator: - Ora 18:30: Përgatitja për eventin, me testimet e para dhe disa informacione; - Ora 19:00: Fillimi i eventit (çdo informacion me foto dhe përshkrim); - Në përdundim të eventit: Do të publikojmë artikuj më të detajuar të produkteve të reja që janë prezantuar direkt në blogun tonë, nga ku mund të komentoni dhe të jepni vlerësimin tuaj. Mund ta ndiqni këtë event edhe në Facebook dhe Twitter. Ju presim të jeni të shumtë, si gjithmonë!

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Faleminderit që na ndoqët! Ju fotj të prisni dhe revistat e tjera dhe të klikoni në faqen tonë www.isaal.tk. Paçi fat!

all rights reserved by #Blingee @ Isa tk+


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.