Ky studim është kryer në kuadër të projektit “Duke synuar kushte të drejta pune: Shqyrtimi i të
ardhmes së gazetarëve të rinj dhe atyre të ardhshëm (Reaching for fair labour conditions: Gazing at
the future of Young and Prospective Journalists)”, një iniciativë e mbështetur nga Bashkimi Evropian
përmes Instituti Shqiptar i Medias dhe Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ), e cila synon
rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe garantimin e të drejtave të profesionistëve të rinj të medias dhe
studentëve të gazetarisë dhe komunikimit, në fushën e marrëdhënieve të punës dhe internship-it.
Studimi në fjalë paraqet një panoramë të situatës dhe sfidave që hasin studentët dhe gazetarët e
rinj. Kjo u arrit përmes një sondazhi kombëtar dhe një sërë intervistash me aktorët kryesorë të
sektorit të medias që përfshin:
• 492 studentë të gazetarisë/komunikimit nga katër rrethe të Shqipërisë: Tiranë, Durrës, Elbasan
dhe Shkodër;
• 49 gazetarë profesionistë;
• 16 menaxherë/themelues të mediave përfshirë: televizione, gazeta dh