Manual për gazetarët - Citizens Stories
Manuali i shkurtër për gazetarët me temë “Të Raportosh mbi Aftësinë e Kufizuar”, është realizuar në të "Citizens Stories", një platformë e gazetarisë vizuale që trajton në mënyrë të thelluar dhe të bazuar në të dhëna çështje që lidhen me të drejtat e njeriut; me mbështetjen financiare të Programit të Granteve të Vogla të Komisionit për Demokraci të Ambasadës së SH.B.A në Tiranë.
Ky publikim i nisur nga gjetje praktike gjatë punës për realizimit e ciklit të video-dokumentarëve "Mundësi për të Gjithë", vendos përballë fakteve reale disa prej miteve të pavërteta që media përdor në raportimin mbi aftësinë e kufizuar. Në brendësi të manualit gjendet një listë parimesh etike ku gazetarët mund të mbështeten gjatë raportimit për PAK, sugjerime për tema të patrajtuara dhe një listë burimesh informacioni që përditësohet vazhdimisht.