rev 11

Page 1

Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Organ i aktivistëve dhe intelektualëve shqiptarë demokristianë në Vjenë BULETIN INFORMATIV

Nr. 11-dhjetor 2012

del një herë në 3 muaj

‘‘Dielli i shqiptarëve lind në perëndim’’ (Faik Konica)

DIELLI DEMOKRISTIAN

1


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

FJALA E REDAKSISË

Përmbajtja:

Të nderuar lexues,

Kemi kënaqësinë e veçantë t’ju përcjellim numrin e njëmbëdhjetë të revistës sonë dhe tuaj ‘‘Dielli Demokristian’’-Vjenë. Përgjatë më shumë se dy viteve të kaluara ju kemi informuar për aktivitetet e zhvilluara në javët dhe muajt që po lemë pas. Poashtu me përkushtim vullnetar po bëjmë të mundur edhe vazhdimin e botimit edhe të një versioni të shkurtër edhe në gjuhën gjermane. Në ndërkohë, këshilli redaktues i revistës ‘‘Dielli Demokristian’’ ka vënë në funksion edhe web-faqen në internet: www.diellidemokristian.eu. Për më tepër, që nga fillim i këtij viti është kemi hapur një faqe për komunikim me ju në platformën e rrjetit social ‘‘Facebook’’. Pra, ju mirëpresim! Revista ‘‘Dielli Demokristian’’ në Vjenë kësaj radhe sjell shkrime nga bashkëpunëtorët nga Austria, Shqipëria, Kosova, Gjermania, Zvicra, Rumania, SHBA, Anglia dhe Australia. Poashtu do të keni mundësi të lexoni edhe për ngjarjet që u zhvilluan në Vjenë, Linc, Salzburg, Wiener Neustadt, Grac, e qytete të tjera në Austri. Vlen të veçohet ora letrare e bashkëorganizuar nga Shoqata Kulturore ‘‘Aleksandër Moisiu’’-Vjenë dhe Shoqata ‘‘Lëvizja e Gruas Shqiptare’’ në Linc si dhe përmbyllja me sukses e kampionatit të tretë të Ligës Shqiptare të Futbollit në Austri (LSHFA). Poashtu do t’ju njohim edhe me sukseset e klubit të parë shqiptar në futboll të madh, i cili që nga muaji gusht ka filluar të garojë në ligën austriake. Klubi quhet SV Albania. Në ndërkohë, në fillim të dhjetorit është iniciuar dhe po diskutohet ideja e themelimit të klubit të debatit ‘‘Forumi’’ si një mekanizimi konkret i cili do të adresojë sfidat me të cilat ballafaqohet komuniteti shqiptar në Austri, si dhe do të dalë me propozime konkrete për përmirësimin e gjendjes aktuale. Pjesëmarrës pritet të jenë 20-25 persona të përzgjedhur dhe të dëshmuar si aktivistë dhe bartës të proceseve shoqërore dhe integruese në Vjenë dhe më gjerë. Për më tepër lidhur me konkretizimin e kësaj nisme do të ju informojmë në numrin tonë të ardhshëm. Edhe në këtë edicion do të mund të lexoni analiza që merren me zhvillimet politike, ekonomike dhe shoqërore në hapësirat shqiptare. Numri i njohjeve të Kosovës ka shkuar në 97. Shqipëria festoi në mënyrë madhështore 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Me këtë rast urojmë të gjithë shqiptarët kudo në botë-gëzuar 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Për më shumë lidhur me ne dhe temat që kemi ngritur edhe më tutje ju mund të na shkruani në adresën elektronike:dielli.demokristian@gmail.com. Numri i radhës i revistës në formë elektronike ’’Dielli Demokristian’’ do të dalë në mars të vitit 2013. Këshilli redaktues falenderon të gjithë ata që ndihmuan në realizimin dhe botimin e kësaj reviste periodike, e sidomos ata që dërguan shkrimet e tyre, si dhe mbështetësit tanë moral. Si dhe deri më tani, edhe ky numër është përpiluar, dizajnuar dhe botuar në saje të punës dhe angazhimit vullnetar të aktivistëve tanë, pa asnjë kompensim financiar, dhe si i tillë do shpërndahet në mijëra adresa elektronike të lexuesve në të katër anët e botës. Lexim të këndshëm!

Këshilli redaktues:

Bashkëpunëtorë të jashtëm:

Kristina Pjetri, studente Mark Gjuraj, aktivist Vilson Kola, student Lush Neziri, aktivist Mark Marku, student

Hazir Mehmeti Anita Marku Agron Shala Lush Culaj Edvana Gjashta

Valentina Pjetri Majlinda Zenelaj Agim Deda Xhenc Bezhi Zef Ndrecaj

2

Nëna e gjithë botës-Nënë Tereza

Përmbajtja: AKTUALITETE Orë letrare në Linc Gjuha element i rëndësishëm Fillon mësimi i gjuhës shqipe Femra dhe politika Falenderim Kryeministri Berisha respekton Nolin

3 4 5 6 7 8

FEJTON Reflektim me rastin e 100 vjetorit

9

INFO Nga bota Nga Austria Nga Kosova

10 11 14

OPINIONE Fjala jonë Letër nga Diaspora

15 16

INTERVISTA Fatime Blakaj Nikollë Gjini

17 19

HISTORI Prejardhja e kombi shqiptar Roli i kishës në shpalljen e pavarësisë Vjena, vendqëndrimi i H. Prishtinës Faktorët që ndikuan në ... Trajtimi i vrasjes së Gjeçovit Shqiptarët e Austrialisë Pranvera e Demokracisë Treva e Lugut të Drinit Eposi i Kreshnikëve

20 21 23 24 25 26 27 28 29

KULTURË Piktura ‘‘Motra Tone’’ Antologjia ‘‘Zjarri i Shenjtë’’ ‘‘COGITO, ERGO SUM!’’ Faqja poetike

30 31 32 33

SPORT U themelua SV Albania Lojtari i FC Zürich, Burim Kukeli LSHFA Klubi i futbollit Lahuta e Malësisë Shpëtim Shala fiton edhe një meç Turneu i shahut në Vjenë

36 36 37 38 38 38


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Aktualitete

Orë letrare në Linc 29 shtator 2012: -Në Sallën e bukur “Volkshaus Franckviertel” të qytetit të Linc-it, u zhvillua një mbrëmje e pasur kulturore-letrare nën bashkëorganizimin e njërës nga shoqatat më aktive në këtë rajon, asaj “Lëvizja e Gruas Shqiptare” dhe shoqatës kulturore “Aleksandër Moisiu” nga Vjena. Në këtë manifestim ishin prezent edhe përfaqësuesit diplomatikë nga Ambasada e Shqipërisë dhe Ambasada e Kosovës në Austri. Fillimisht të pranishmit në këtë mbrëmje i përshëndeten moderatorët Alvana Simbrunner dhe Edona Ramadani, të cilat bënë edhe hapjen dhe prezantimin e programit. Në

emër të bashkorganizatorëve përshëndetën Edvana Gjashta nga ‘‘Lëvizja e Gruas Shqiptare’’ në Linc dhe Besim Xhelili nga Shoqata kulturore ‘‘Aleksandër Moisiu’’ i cili u bëri thirrje krijuesve nga Austria që të promovojnë punimet, veprat e tyre nga arti dhe letërsia edhe përmes shoqatës kulturore ”Aleksandër Moisiu”. Historikun e këtyre shoqatave e lexuan Alvana Simbrunner dhe mësuesi, publicisti dhe gazetari Hazir Mehmeti.

Në këtë manifestim u hap edhe një ekspozitë me pikturat e piktorëve mërgimtarë nga Linci, Qemajl Bekani dhe Gazmend Freitag.

Në emër të Ambasadës së Shqipërisë një fjalë rasti e mbajti Egin Ceka, këshilltar, ndërsa nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri foli Zv. Konsulli, Isa Kosumi. Përgjatë orës letrare poezitë e tyre i lexuan Besim Xhelili (‘‘Dhembja e lamtumirës’’, kushtuar Ali Podrimjes dhe ’’Atdheu im i dashur’’), Anton Marku (‘‘Ashpërsi Alpesh’’ dhe ‘‘Ushtari i Panjohur’’), Ragip Dragusha (‘‘Zana e Malit’’ dhe ‘‘Brenga’’), Dan Kosumi (‘‘Bisedë me të shtrenjtën nënë’’ dhe ‘‘Mirë se erdhe Doruntinë’’), Edona Ramadani (‘‘Atje larg’’ dhe ‘‘Kërkonte’’) si dhe Zaim Toska (‘‘Mërgimtarët’’). Me këtë rast vlen të përmendet interpretimi emocional i poetit shkodran, Ragip Dragusha. Një tekst interesant u lexua nga publicisti dhe gazetari Ramiz Selimi “Dërgimi i fëmijëve në mësimin plotësues pengon asimilimin”. Me pas edhe Hazir Mehmeti lexoi fragmente nga tregimi i tij “ Në roje të bustit”.

3

Në program kishte edhe pika muzikore nën interpretimin e të riut të talentuar Rei Morina. Në fund, për të pranishmit u dhuruan libra me poezi, përderisa programi u rmbyll me një koktej të ofruar nga ‘‘Lëvizja e Gruas Shqiptare’’ në Linc.


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Edvana Gjashta, Kryetare e Shoqatës ‘‘Lëvizja e Gruas Shqiptare’’ në Linc Elvana Gjashta lindi në Tiranë me 19 korrik 1974. Shkollimin e përfundoi në qytetin e lindjen. Në vitit 2000 vjen në Austri. Që prej vitit 2008 punon në bashkinë e qytetit të Lincit në zyrën e emigracionit. Në të njëjtën kohë është e angazhuar dhe si përkthyese në shumë institucione vendase.

Gjuha element i rëndësishëm drejt integrimit Për më shumë se një vit m’u dha mundësia dhe besimi për të drejtuar një kurs të gjuhës gjermane në qytetin Hartkirchen që ndodhet rreth 30 kilometra larg qytetit të Linc-it ku unë banoj. Nëpërmjet Institutit Pedagogjik Interkulturor me qendër në Linc, si dhe bashkisë përkatëse u zbatua ky projekt mësimdhënës për gra me preardhje të huaj, në këtë rast nga Kosova, që ato të mësojnë gjermanisht dhe të përvetësojnë këtë gjuhë sa më mirë çfarë dhe ju lehtëson rrugën drejt integrimit.

Gjatë orëve të mësimit të gjuhës gjermane kishte hapësirën edhe këndi ndërkulturor që pasurohej me shumëllojshmërinë e temave që ne i diskutonim çdo herë, si p.sh. arsimi, puna, edukimi, si dhe fëmijët në sistemin shkollor, problemet dhe pengesat që u krijoheshin gjatë jetës të përditshme në kontakt me administratën lokale. Çdo herë ky kurs bëhej akoma edhe më i larmishëm me temat e reja që ne i identifikonim. Një nga çështjet kryesore që ne kemi elaboruar ishte edhe qëndrimi i përhershëm në Austri, si dhe tema e azilkërkuesve që qëndrojnë në Austri. Praktika ime në këtë fushë ku unë punoj çdo ditë pranë zyrës së emigracionit në bashkinë e Linc-it i qetësonte sadopak këto gra në këtë aspekt shumë të rëndësishëm të jetës së tyre. Në një

hapësirë kohe të shkurtër u krijua një besim midis pjesëmarrëseve në kurs edhe mua si drejtuese e këtij aktiviteti. Besimi që u krijua dhe përparimi i tyre që çdo javë kishte ndryshime thelbësore lehtësonte punën time dhe po ashtu frutet ishin të kënaqshme. Çdo javë ne mësonim nga njëra-tjetra dhe raporti ynë sa vinte e forcohej çdo herë e më shumë. Ky relacion u krijua kryesisht në bazë të respektit reciprok nga të dyja palët. Pasi kaluan disa muaj ato gra të traumatizuara nga lufta që kishin përjetuar në Kosovë e ndjenin të nevojshme të flisnin për ato momente tragjike në jetën e tyre që kishte lenë gjurmë të thella. Në një nga klasat e shkollës tetë vjeçare një herë në javë, përveç mësimit të gjuhës gjermane e rëndësishme ishte edhe transmetimi i informacioneve dhe përpunimi i aspekteve të vështira të jetës që kishin lënë mbrapa në Kosovë.

Për mua ishte e lehtë që të kuptoja se çfarë kishin kaluar këto gra, sepse në kohën e luftës së Kosovës unë kam punuar pranë Kryqit të Kuq në Tiranë ku kemi ndihmuar shumë familje të prekuara nga lufta. Po ashtu edhe njohuritë që i kam përvetësuar akoma më mirë gjatë studimeve të mia në drejtimin e punës sociale e bënin akoma më të lehtë punën time. Po ashtu në kontekstin këshillues e trasformonin këtë hapësirë në një hapësirë emocionuese që sadopak ua lehtësonte dhimbjen.

4

Ato mendonin se ato plagë të hapura gjatë luftës ishin shëruar me kalimin e kohës dhe një rol të madh kishte luajtur bashkimi me pjestarët e tjerë të familjes. Atyre u kishte munguar aq shumë kjo mënyrë për të folur sa në fund të kursit ndiheshin të lehtësuara. Gjatë bisedave tona koha e mësimdhënies mbaronte shumë shpejt, por ne vazhdonim të qëndronim në ato tavolina e karrige të vogla deri sa të përfundonim bashkëbisedimin.

Të gjitha këto aspekte që u përmendën më lartë sensibilizojnë dhe forcojnë këto gra drejt integrimit me një punë të palodhshme nga ana e tyre si dhe për një pjesëmarrje të plotë në shoqëri. Për mua ishte një përvojë e veçantë me plot momente të vështira, por të paharueshme. Ato gra më besuan që të isha pjesë e jetës së tyre të mbushura me probleme, gëzime e hidhërime, si dhe më lejuan mua t’u ndihmoja si nga ana profesionale ashtu dhe nga ajo personale që kam fitur në këto vite të jetës sime në Austri. Emancipimi, si dhe integrimi i pjesëmarrësve në këtë kurs kishte një rëndësi të posaçme për mua dhe për institutin. Duke e përfunduar këtë shkrim mund të them se kjo ishte një eksperiencë e paharrueshme dhe i falenderoj përzemërsisht institutin edhe pjesëmarrëset në këtë kurs, që e bënë të mundur zhvillimin e tij.


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Dr. Ina Arapi, Vjenë

Në Vjenë fillon mësimi i gjuhës shqipe në gjimnaze Viti shkollor 2012-2013 solli një sukses të ri për komunitetin shqiptar në Vjenë: fillimin e mësimit të gjuhës shqipe edhe për nxënësit e gjimnazeve. Ky mësim ka kohë që ka filluar për shumë gjuhë të tjera, të cilave këtë vit iu bashkangjit edhe shqipja. Ishte një kënaqësi e madhe për mua që Seksioni i Arsimit i Qytetit të Vjenës (Stadtschulrat für Wien) iu përgjigj menjëherë dhe me shumë dashamirësi lutjes dhe kërkesës sime të shprehur për herë të parë nëntorin e kaluar për të filluar mësimin e gjuhës shqipe edhe në gjimnaze. Pas kësaj u morën masat e duhura për përurimin e kësaj nisme në muajin që sapo lamë pas.

në gjimnazet e Prishtinës dhe Tiranës. Ata kanë nevojë për një mësim gjithëpërfshirës, i cili t’u sigurojë atyre njohuri të përgjitshme dhe solide për hapësirën shqiptare në përputhje me moshën dhe përgatitjen e marrë në shkollën austriake dhe këtë brenda kohës së caktuar, që është vetëm dy orë në javë. Megjithatë, vëmendje kryesore do t’i kushtohet mësimit të gjuhës letrare shqipe duke u plotësuar kjo edhe me njohuri për historinë dhe kulturën shqiptare në përgjithësi. Mësimdhënësia synon që përveç elementeve të veçanta të gramatikës shqipe t’i pajisë nxënësit edhe me njohuri të përgjithshme gramatikore, të cilat shërbejnë si bazë edhe për mësimin e gjuhëve të tjera evropiane, duke qenë se në kohën tonë mësimi i gjuhëve të huaja përbën një prioritet të rangut të parë dhe ka rëndësi të jashtëzakonshme.

Janë formuar deri tani dy grupe me rreth 30 nxënës shumë të mirë dhe shumë të interesuar: një grup përfshin më të vegjëlit, ndërsa tjetri të rriturit. Mësimi zhvillohet një herë në javë, të enjten e të premten, dhe zgjat dy orë për secilin grup. Shkolla ku zhvillohet mësimi ndodhet në qendër afër Parkut të Qytetit (Stadtpark) në adresën Stubenbastei 6-8 dhe mund të arrihet shumë shpejt me linjën nr. 3 të metrosë. Kjo është një ndihmë e madhe për të gjithë.

Duke përfunduar kam dëshirë t’iu përmend edhe njëherë arsyet se pse është i nevojshëm përvetësimi i gjuhës amtare: sepse kështu merremi vesh më mirë me prindërit dhe të afërmit, shokët dhe shoqet; zhvillohemi më mirë nga ana emocionale; mund të shërbejmë si urë lidhëse midis vendit ku jetojmë, Austrisë, dhe Shqipërisë ose Kosovës dhe mund ta shfrytëzojmë në të ardhmen në profesionin tonë. Përveç këtyre duhet të kemi parasysh se çdo gjuhë e re sot është një pasuri e çmuar që na ndihmon edhe në përvetësimin e gjuhëve të tjera. Një njeri që zotëron siç duhet gjuhën amtare, e ka më të lehtë të mësojë gjuhë të tjera.

Problem është mungesë e teksteve të përshtatshme, të cilat do të lehtësonin shumë punën e mësimdhënësit, por tani për tani nuk ekzistojnë ende të tilla. Megjithëse Ministria Austriake e Arsimit ka tekste të gjuhës shqipe që kanë ardhur nga Tirana, ata nuk janë të përshtatshëm, për shkak se nxënësit e këtushëm nuk mund të zhvillojnë kurse të rregullta dhe të veçanta për gjuhën, letërsinë, historinë shqiptare tij, siç zhvillohen zakonisht

5


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Kristina Pjetri, studente në shkallën e tretë-master në Universitetin e Vjenës

Femra dhe politika Femra është ajo që ka me shumicë dashurinë dhe urrejtjen. Por, femra është edhe ajo që ka çelësin për t’i hapur portat e lumturisë. Femrat shqiptare dita-ditës po dalin nga ajo ‘‘guacka’’ apo ndrydhja që kanë pasur gjatë gjithë kohës, historikisht.

mprehtë. Andaj lëreni ta gëzojë këtë botë në të cilën ajo mund të udhëheqë, t’i shprehë aftësitë dhe vlerat e saj ashtu si ajo e meriton. Edhe Anne Stevens, docente e studimeve europiane në Universitetin e Birmingemit dhe autore e librit “Gratë, pushteti dhe politika”, tregon se nga studimet e shumta në Amerikë dhe Europë del se femrat e jetojnë politikën me më shumë përgjegjësi dhe me më pak konfliktualitet.

Do të isha e lumtur sikur të shihja një numër edhe më të madh të femrave tona në ulëset e parlamentit. Sa mirë do të ishte sikur aty të ishin të përafërt numrat e femrave dhe meshkujve. Rritja e numrit të femrave në politikë do të ulte abuzimet që bëhen mbi gjininë femërore, dmth ato do të mbronin vetveten. Një femër në politikë do të thotë një politikë më e mirë, më e qetë dhe gjithmonë e përkushtuar për një të ardhme më të mirë. Përfshirja më e madhe e tyre në jetën shoqërore është tregues i një shoqërie të emancipuar.

E shkrova këtë artikull duke u nisur nga fakti se femrat tona të cilat kanë qenë dhe janë të inkuadruara në politikë sot në shumicën e rasteve kanë pasur shumë sukses. Një shembull konkret është edhe Zonja e Parë e Shtetit.

Prania e femrës në politikë jo vetëm që do të ndikojë në uljen e tensioneve, por do të rrisë edhe përgjegjshmërinë dhe do të ketë efekte pozitive në luftimin e korrupsionit. Përfshirja e femrave është shumë e rëndësishme në çdo fushë të jetës.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Sidoqoftë, nuk mendoj se një femër në politikë duhet të jetë aty për shkak të një statistike të vendosur nga burrat, por për shkak të aftësive dhe vlerave të saj. Mendoj se hapësira që ju duhet lënë femrave duhet të jetë më dashamirëse, si dhe që ato të kenë më shumë besim për punën e tyre në mënyrë që mos të ndihen të sulmuara në thelbin e qenies së tyre. Femra është e bukur në zemër, ka shpirtin e fortë dhe mendjen e

Mbes me shpresë që në të ardhmen të kemi sa më shumë femra në institucionet shtetërore në mënyrë që t’i tregojmë edhe ne potencialet tona intelektuale.

6


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan Ndrecë Përlleshi Ndrecë Përllleshi është nga Fshati Doblibarë, komuna e Gjakovës. Për momentin punon mësimdhënës i historisë në QAKP “Gjon N.Kazazi’’ në Gjakovë. Është anëtar i Kuvendit Komunal të Gjakovës nga PSHDK-ja, njëherit shef i grupit politik.

Falenderimi shkojë në vend amaneti i tyre për të cilin u flijuan. Sakrifica e tyre ishte të shohin një Shqipëri të pavarur, si motër e vendeve të tjera ballkanike. Jo me fjalë por me vepra. Të tregojmë që këto dy shtete shqiptare që i kemi sot, dimë t’i qeverisim dhe t’i udhëheqim sipas parimeve të demokracisë evropiane. Shpresojmë se patriotët tanë do të na falin gabimet tona për mos kujtesën ndaj tyre duke e ditur se pas 100 vjetëve edhe ata që vijnë pas nesh do të veprojnë njëjtë, apo edhe më keq, si ajo thënia e babës ndaj djalit kur dëshiron me e humb: “qom ma larg biro se këtu e kam humbur baben tem”. Nuk na falet harresa ndaj miqve që na ndihmuan në momentet më të vështira, na shtrinë dorën dhe na dolën zot në forume ndërkombëtare për të na krijuar një shtet me emrin Shqipëri. Dhe kjo në kohën kur pjesa më e madhe e këtij populli nuk e dinte se çfarë kombi ishte, identifikoheshin me fe si “turq”, “latin” ose “grek”. Dhe ky shtet i përgjysmuar nuk do të krijohej vetëm me forcat tona e pa ndihmën e miqve. Skeptikët do të thonë se ata e bënë këtë për interesa të tyre, për mos të lejuar Rusinë me dalë në det. E vërteta është se miqët neve na ndihmuan, na bën Shtet të Pavarur, i cili do të jetë emblema e shqiptarizmit.

Në vigjilje të festave njerëzit reflektojnë mbi të kaluarën duke falënderuar paraardhësit e tyre, miqtë e dashamirët për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar. Edhe kombet më të reja, siç janë amerikanët (është fjala për SHBA) duke respektuar traditën dhe historinë e tyre kombëtare, e kanë të enjten e 4të të muajit nëntor festë të Falënderimit (Thanksgiving). Për ne Falënderimi më i madh duhet t`i drejtohet Zotit, i cili i këtij populli i dhuroj një vend të bukur, me tokë, male e dete, klimë e ambient të mahnitshëm. E jo vetëm kaq, por edhe për dorën e tij që nuk e largoj nga ky popull, por e mbrojti për mos u asimiluar e shkrirë nga popujt e fuqishëm që i kishte përrreth. Të kthehemi të populli ynë shqiptar. Jemi në prag të këtij përvjetori që shumë kanë ëndërruar për ta kremtuar, disa edhe për të pritur ndonjë falënderim nga populli. Si gjithmonë ne fajet nuk i pranojmë, se “fajtor’’ është ai tjetri, sepse unë nuk isha në pushtet, apo e kundërta, se ata të opozitës po bojkotojnë, dhe fundi dikush feston në Tiranë e dikush në Vlorë. Përkujtimet e njerëzve që kanë dhënë, dikush më shumë e dikush më pak, bëhen sipas simpatisë krahinore apo prirjeve partiake. Sa burra të kësaj toke luftuan, dhanë jetën e familjet e tyre, sakrifikuan çdo gjë që kishin vetëm për të parë Shtetin Shqiptar. Është e pamundur që të falënderohen të gjithë. Numri i tyre është shumë i madh. Por falënderimi më i madh për ta do të ishte që të

Ndër aleatët tanë të asaj kohe dallohet një shtet që na mbrojti me aq këmbëngulësi. Bëhet fjalë për Perandorinë Austro-Hungareze, ndihmën e së cilës nuk duhet harruar, por kujtuar brez pas brezi. Në qoftë se harresa nuk është sëmundje, atëherë është afër saj, se pas 100 vjetëve mund të ndodhë të harrojmë për t’i falënderuar edhe miqtë e sotëm amerikanë për Pavarësinë e Kosovës.

7


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Laura Rushani, Bukuresht

Kryeministri Berisha nderon në Bukuresht Fan Nolin dhe Pavarësinë e Shqipërisë Rumania është vendi që ka frymëzuar rilindësit shqiptarë, kurse Bukureshti është një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit për krijimin e shtetit shqiptar. Është qyteti prej nga patriotët shqiptarë u nisën për në Vlorë, për të ngritur flamurin e pavarësisë Si një nga dashamirët e panumërta të shpirtit shqiptar, kam nderin këtë lajm të bukur t’ia transmetoj opinionit shqiptar mendimet briliante që i shprehën autoritetet rumune dhe Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me rastin e shpalimit të një pllake memoriale në ish-kishën shqiptare të Bukureshtit (Shën Nikolla/ Mbë një Ditë). Fillimisht dua të them se këtë manifestim historik e nderuan me pjesëmarrjen e tyre ish-presidentët e Rumanisë, Ion Iliescu, Emil Constantinescu dhe kryetari i Bashkisë së Bukureshtit, Sorin Oprescu. Prezentë ishin edhe veteranë të komunitetit shqiptar (Dr. Xhelku Maksuti, Mircea Istrate, Hashim Memishi i një familjeje të madhe patriotike shqiptare që erdhi nga Sllatina e largët Oltenisë, Costel Polena, Costin Cristescu), albanologu Grigore Brënkuhs, filoshqiptarë me origjinë nga Braila, miq të mëdhenj të Shqipërisë, si Tiberius Puiu, Gheorghe Bucura, massmedia rumune dhe një publik i panumërt. Evenimenti (në kishën ‘‘Sf. Nicolae-Dintr-o zi”) qe organizuar në shenjë respekti ndaj një kleriku të famshëm shqiptar, me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Idenë e fisnikërimit të kësaj kishe me një pllakë përkujtimore e lansuan për herë të parë Dr. Xhelku Maksuti dhe Baki Ymeri (prill 2012), ndërsa iniciativën për konkretizimin e kësaj ideje e realizoi ambasada shqiptare në bashkëveprim me autoritetet e Bukureshtit. Para publikut dhe kamerave televizive në kishë, u potencua se Fan S. Noli që ka qenë Kryeministër i Shqipërisë (qershor-dhjetor 1924), është shquar si luftëtar i flaktë për autoqefalinë e Kishës Ortodokse Shqiptare. Në ceremoni, qenë prezentë akademikë, njerëz të kulturës, personalitete të jetës politike dhe përfaqësies të trupës diplomatike në Bukuresht. “Pllaka memoriale, e shpaluar me 18 tetor 2012 fisnikëron këtë hapësirë të shenjtë të shpirtit të krishterë dhe jam krenar se kjo gjë ndodh në qytetin që e adiministroj”, theksoi fillimisht, kryetari i Bashkisë, Sorin Oprescu. Sipas tij, “Miqtë tanë shqiptarë, do ta kremtojnë së shpejti njëqindvjetorin e independencës, rast me të cilin, kemi nderin që sot të përkujtojmë evenimentet dhe personalitetet e të shkuarës sonë të përbashkët. Janë një shumicë faktesh dhe ngjarjesh në historinë e përbujshme të Ballkanit, që kanë prurë afrimin e popujve tanë. Jam i nderuar dhe prekur shpirtërisht, kur kujtoj se hymni shqiptar është kënduar për herë të parë në Bukuresht, në vitin 1907, sipas vargjeve të poetit shqiptar Asdreni, me nota muzikore konform këngës “Mbi flamurin tonë është shkruar

8

bashkim” (Pe al nostru steag e scris unire), të kompozitorit rumun Ciprian Porumbescu”, deklaroi Sorin Oprescu. Për rëndësinë e këtij evenimenti u lexua edhe një mesazh impresionues i Kryepatriarkut të Rumanisë, Daniel. Në fjalën e tij tij, Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, nënvizoi faktin se Bukureshti ka luajtur një rol të rëndësishëm në organizimin e përçapjeve të para për krijimin e shtetit të pavarur shqiptar. “Shprehim sot, mirënjohje ndaj Rumanisë, vendi i parë që e njohu independencën e shtetit shqiptar. Vlerësoj këtë ceremoni si shprehje e relacioneve të motshme të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Rumanisë dhe Shqipërisë, ndërmjet shqiptarëve dhe rumunëve. Ceremonia e sotme është një dëshmi e gjallë marrëdhënieve të shkëlqyera ndërmjet dy vendeve, dhe një inspirim për të shpënë më tej këto relacione. Rumania është vendi që ka frymëzuar rilindësit shqiptarë, kurse Bukureshti është një nga qendrat më të rëndësishme të organizimit për krijimin e shtetit shqiptar, është qyteti prej nga patriotët shqiptarë u nisën për në Vlorë, për të ngritur flamurin e pavarësisë”, theksoi Berisha. Ceremonia respektive u organizua në saje të bashkëveprimit ndërmjet Ambasadës së Shqipërisë dhe Bashkisë së Bukureshtit.


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Fejton aktual Shkruan: Mirash Ndrejaj, Kryetari i BD të PSHDK në Zvicër

Reflektim në prag të manifestimit kombëtar-100 vjet pavarësi të shtetit shqiptar Blendi Fevziu në librin e tij të fundit do të shkruante .. ‘‘në konferencën e Ambasadorëve shqiptarët përfaqësoheshin nga gjashtë delegacione dhe nga dy qeveri’’. Shikuar në retrospektivë, nga këndi i një mërgimtari, është thjesht një thënie që përmbledh një mozaik të tërë ngjarjesh në këto 100 vite. Ky përfaqësim ‘‘unik’’ u bë sinonim i të gjitha momenteve të rëndësishme dhe zhvillimeve historike në të gjitha trojet shqiptare, për të reflektuar energji negative edhe në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës. Jubileu i madh dhe i një rëndësie krejt të veçantë tani gjendet kudo në sfond, në mjetet e informimit, në gojën e publicistit e shkrimtarit, gazetarit e politikanit, atdhetarit e pseudoatdhetarit, studentit e nxënësit, punëtorit e mërgimtarit.

dedikuar për të pasuruar të pasurit, me një shëndetësi të dhimbshme, me një sistem arsimor që le shumë për të dëshiruar, me një parlament të shndërruar në arenë dyluftimesh mes agjentëve dhe ish-agjentëve që vështirë definohen. Mërgimtarët nuk duan të shohin një Iliridë të udhëhequr nga një grup politikanësh tërësisht të armiqësuar mes veti që më shumë shpenzojnë energji për të luftuar njëri-tjetrin se sa për të luftuar për të drejtat e pjesëtarëve të kombit vet, fare të papërgjegjshëm dhe tërësisht të paaftë për të orientuar drejt interesin e bashkëkombësve të tyre. Mërgimtarët nuk duan të shohin elitat politike shqiptar në tokat tona në Mal të Zi dhe në Preshevë-Medvegjë-Bujanovc të ndarë e të coptuar, të pa denjë për të udhëhequr dhe aq më pak të gatshëm për tu unifikuar për hir të interesit të përgjithshëm.

Shikuar nga lart, gjithçka duket të jetë në funksion të festës më të madhe për popullin shqiptar në njëqind vitet e fundit. Por, pikërisht këtu lind pyetja që vështirë t’i gjendet përgjigje. Sa jemi në gjendje ne si komb që të reflektojmë në këtë jubile? Sa jemi të gatshëm që të përballemi me të bërat dhe të pabërat tona? Sa jemi në gjendje që për fajet tona të përgjigjemi vetë duke hequr dorë nga tradita e pështirë se na ndau Evropa, se na tradhtoi Evropa se …?. A jemi në gjendje që të shtjellojmë një tezë që në dukje është mjaft e vështirë, por që në realitet duket të jetë vendimtare për të ndryshuar qasjen tonë si komb në raport me zhvillimet mes dy civilizimeve në shkallë globi? Pra, ku është zëri i arsyes? Ku janë mendjet e ndritura të kombit?

Kam bindjen se në imagjinatën time janë krijuar tri perceptime krejt të ndryshme rreth dhe për Atdheun: Një Atdhe është ai i cili është pronë e klasës politike, e pushtetarëve dhe e klaneve përreth tyre. Një atdhe është ai i popullit dhe i atyre që jetojnë në varfëri-deri në varfri të skajshme, dhe një atdhe është atdheu i mërgimtarëve që po vështron thjeshtë indiferent. Ky i fundit duket të jetë i pafuqishëm ngase është i kontrolluar mirë nga atdheu i klasës politike. Shpresoja se në këtë jubile ajka e kombit do të bashkohej njëzëri dhe do të korrigjonte bile një pjesë të mirë të asaj që quhet e vërtetë historike: pushtuesit do t’i emëronte me emrin e vërtet PUSHTUES ose poshtërues e jo bashkëjetues. Diku në një gazetë lexova se në Shqipëri ende ka shkollë që mban emrin e Haxhi Qamilit. Kemi plot raste ku ente të ndryshme dhe objekte me rëndësi ende mbajnë emër të x-sulltanëve. Mendova se në këtë jubile do të dëshmonim para vetes e para botës se në vërtet jemi popull i lashtë dhe me tradita të lashta, por që fatkeqësisht nën sundimin e të huajve pjesërisht u tjetërsuam. Fundi i fundit, i lirë dhe i pavarur je vetëm atëherë kur ke arritur të largosh jo vetëm ushtrinë dhe aparatin represiv shtetëror të pushtuesit, por më shumë dhe mbi të gjitha bëhesh i lirë dhe i pavarur atëherë kur ke arritur të çrrënjosësh traditën, doket, zakonet dhe veset që pushtuesi me dinakëri dhe për llogari të veten ka rrënjosur thellë në palcën tënde si komb. Gjithsesi ne duhet të festojmë dhe krenohemi me të arriturat e këtyre 100 viteve, qofshin ato edhe si meritë e ndryshimeve rutinore të konstelacioneve të fuqive të mëdha. Por ende ka hapësirë për të bërë më shumë, sidomos kur të kemi parasysh mundësitë dhe kohën që po ecën pa e shfrytëzuar për të mirë.

Çfarë ndodhi me të vërtetë në këto 100 vite është e pa mundur të zbërthehet nëse nuk shtjellohet me sinqeritet dhe me profesionalizëm teza që qarkullon e druajtur në mes intelektualëve të sinqertë, se në kohën kur fuqitë e mëdha po vendosnin për fatin e Shqipërisë, ende bëhej fjalë për një krahinë deri atëherë turke, ngase marrëdhëniet e elitës udhëheqëse shqiptare ishin aq të ndërlidhura me pushtuesin sa që nuk ishte e lehtë të shkëputen. Prandaj edhe pavarësia e Shqipërisë ndodhi me aq vonesë krahasuar me fqinjët e saj. Mërgimtarët nuk duan të shohin një Shqipëri që tash e më shumë se dy dekada nuk është në gjendje të përmbyllë fazën e tranzicionit. Formalisht i shpallur si shtet demokratik por që realisht vazhdon të drejtohet me forma komuniste. Mërgimtarët nuk duan të shohin një Kosovë me një korrupsion të përmasave të tmerrshme, me një sistem gjyqësor tejet të brishtë, me një polici të politizuar, me një varfëri të skajshme, me një proces privatizimi të

9


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Info: Bota 14 shtator 2012: Mark Gjonaj fiton zgjedhjet për në asamblenë e shtetit të New York Shqiptarët treguan se janë të gatshëm të ‘‘udhëheqin’’ shtetin më të fuqishëm të SHBA-New York. Mark Gjonaj ka fituar zgjedhjet për në asamblenë e shtetit të Nju Jorkut. Gjonaj ka fituar 1 915 vota, ndërsa kundërshtari i tij Naomi Riviera ka fituar 1 789 vota. Shqiptarët e New York bëjnë kështu histori-i pari shqiptar i Amerikës që zgjidhet në një post kaq të lartë shtetëror. Kjo ishte një nga dhuratat më të bukura për kombin tonë në këtë 100 vjetor të pavarësisë se Shqipërisë. Sukseset e shqiptarëve të Amerikës janë të mahnitshme në të gjitha fushat e jetës. Tani rradha i mbetet Ken Biberajt në zgjedhjet e 2013 për këshillin e bashkisë së qytetit të New York.

27 tetor 2012: Në Gjermani mbahet takimi letrar ‘‘Homazh për Ali Podrimjen’’ Lidhja e Shkrimtarëve, Artistëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Gjermani dhe Shoqata Kulturore ‘‘Atdheu’’ më 27 tetor 2012 organizuan në Augsburg të Gjermanisë një takim letrar të quajtur ‘‘Homazh për Ali Podrimjen’’. Aty u mblodhën shkrimtarë, poetë dhe krijues nga të gjitha trevat etnike shqiptare që vinin nga vendbanime të ndryshme të Evropës dhe Amerikës. Në një ambient të këndshëm u lexuan poezi të ndryshme kushtuar poetit të ndjerë Ali Podrimja. Ndër mysafirët vlen të veçohen Rita Saliu nga SHBA si dhe Besim Xhelili, Ragip Dragusha dhe Ramadan Kosumi nga Shoqata Kulturore ‘‘Aleksandër Moisiu’’ nga Vjena e Austrisë. Ishte ky një rast i mirë për krijuesit shqiptarë që të njihen, takohen dhe shkëmbejnë mes tyre përvoja dhe ide lidhur me artin dhe letërsinë.

26 tetor 2012: Në Lozanë, bizneset zvicerane ftohen të investojnë në Kosovë Në vazhdën e promovimit të Kosovës në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përkatësisht Agjencia për Promovimin e Investimeve në Kosovë në bashkëpunim me Odën Tregtare të Zvicrës, Nismën Ekonomike për Kosovë (ECIKS) me seli në Vjenë dhe Ambasadën e Kosovës në Zvicër organizuan konferencën “Investimet dhe Mundësitë Tregtare në Kosovë” e cila u mbajt në Lozanë të Zvicrës. Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Mimoza Kusari–Lila tregoi se Kosova po lëviz drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, ndërsa Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, prezantoi projektet e privatizimit dhe potencialin e investimeve në sektorin minerar, energjetik si dhe në sektorin e telekomunikacionit

27 tetor 2012: Budapesti bëhet me sheshin “Nënë Tereza” Emri i Nënës Terezë i është vënë edhe një sheshi, kësaj radhe në kryeqytetin hungarez. Bashkë me emërtimin e sheshit, në distriktin XII të Budapestit është vënë edhe një shtatore e saj. Zbulimin e kanë bërë bashkë, zonja e parë e Hungarisë Anita Herczegh dhe Liri Berisha, bashkëshorte e kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, njëherësh themeluese e fondacionit kulturor “Nënë Tereza”. Liri Berisha ka sjell para të pranishmëve momente të rëndësishme të marrëdhënies së Nënë Terezës me Shqipërinë, të cilin pavarësisht qëndrimit të diktaturës komuniste, nuk e harroi dhe as nuk e braktisi asnjëherë. Ceremonia u përshëndet edhe nga Nunci Apostolik i Vatikanit, i cili bëri një përshkrim të jetës së Nënë Terezës, si dhe nderoi figurën e humanistes për veprën e saj.

10


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Blic Info nga Austria 1 shtator 2012: Linci ofron trajnime për infermieret nga Kosova Me ftesë të organizatës ‘‘Volkshilfe’’ nga Linc-i, dy infermiere nga rajoni Therandës (Suharekë) qëndruan 14 ditë në Austri të Epërme. Dy motrat infermiere Arijeta Gashi (28) dhe Mimoza Bajraktari (32) punojnë në Spitalin e Therandës, por edhe më shumë dëshirë ato vizitojnë pas orarit njerëz të dergjur në shtëpitë e tyre, njerëz me sëmundje të ndryshme. “Ne me organizatën tonë “Caritas Kosova” ndihmojmë shumë persona në komunën tonë dhe rrethinë. Me përkujdesje mobile, apo përkujdesje shtëpiake siç e njohim ne kemi filluar në vitin e kaluar, duke ju falënderuar donacioneve nga komuna dhe financimeve tjera nga organizata të Bashkimit Evropian kemi arrit të përkujdesemi për një numër të madh të personave në nevojë.”, treguan infermieret kosovare me krenari.

10 shtator 2012: Skulptori Destan Gashi merr pjesë në simpoziumin më të madh të artit që mbahet në Evropë Destan Gashi ka prejardhje nga Rahoveci. Ai ka diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura në Bruksel, fillimisht në pikturë më 1978 dhe më vonë ka vazhduar studimet në degën e skulpturës. Prej vitit 1987 jeton dhe krijon si skulptor i pavarur në Vjenë të Austrisë. Skulptori kosovar Destan Gashi është i vetmi shqiptar i cili mori pjesë në simpoziumin më të madh të artit që mbahet në Evropë. “Atelier at the Danube” është titulli i evenimentit artistik, i cili në edicionin e shtatë ka grumbulluar artistë nga 17 vende të botës. Në kuadër të simpoziumit, Gashi realizoi skulpturën e radhës. Me të përfunduar garën në “Atelier at the Danube”, ai hapi ekspozitë në galerinë “Johann Gassner Haus” në Vjenë, në të cilën krahas skulpturave u ekspozuan edhe fotografi nga Kosova dhe Shqipëria.

15 shtator 2012: Shoqata ‘‘2 korriku’’ nga Wiener Neustadt merr pjesë në manifestimin ‘‘Dita e Kombeve’’ Shoqata kulturore-sportive ‘‘2 Korriku’’ me seli në qytetin Wiener Neustadt afër Vjenës mori pjesë në një manifestim ndërkombëtar të organizuar nga bashkia e qytetit. Me këtë rast u prezantuan vlerat më të mira të kombit shqiptar, ndërsa pati edhe valle dhe pika muzikore nga të rinjtë tanë. Veshjet kombëtare shqiptare ishin atraksion i vërtetë e kësaj ngjarje, ndërsa nuk munguan as mikëpritja dhe gatimet e kuzhinës sonë të pasur. Kryebashkiaku i Wiener Neustadt vlerësoi punën që po bën kjo shoqatë duke e dalluar atë për të mirë në mesin e shumë organizatave tjera që zbatojnë projekte të ndryshme në këtë pjesë të Austrisë. Kohëve të fundit shoqata kulturore ‘‘2 korriku’’ është bërë bartëse e kulturës shqiptare në Austri.

7 tetor 2012: Në Grac zbulohet busti i Nënë Terezes Në kuadër të njëqindvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë në Grac të Austrisë u bë vendosja e përhershme e bustit të Nënës Tereze. Në një hapësirë të mjaftueshme, pranë një rruge të frekuentuar mirë dhe një kopshti fëmijësh, mu pranë rrugës shtoi shtatin shqiptarja dhe fituesja e çmimit Nobel sikur të thoshte “urdhëroni edhe unë jam shqiptar/e” dhe dukej si të kishte pushtuar gjithë atë shesh. Gjatë vrojtimit përrreth shtatores, pak më tutje, bie në sy një tabelë ku shkruante qartë dhe dukshëm “Vendi i virtyteve njerëzore’’ emër i dhënë vendit ku qëndron shtatorja e Nënës Tereze. Nga ana tjetër edhe në çerdhen e fëmijëve që është fare pranë ishte shkruar një thënie e saj ‘‘Fëmijët kurrë s’mund të jenë mjaft-Fëmijët janë jeta e Zotit’’, duke përmbushur kështu një porosi të saj që kishte pikërisht për fëmijët.

11


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

18 tetor 2012: Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli falënderon Parlamentin e Austrisë Kryetarja e Kuvendit ishte e ftuar e posaçme në ceremoninë zyrtare të çeljes së Ditëve “Shqipëria 100 vite Pavarësi; Marëdhëniet shqiptaroaustriake.” Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe Erhard Busek, ish zëvendëskryeministër i Austrisë si dhe deputetë, ambasadorë dhe personalitete nga fusha të ndryshme. Me këtë rast, Kryetarja e Kuvendit shprehu mirënjohje të thellë për kontributin e pazëvendësueshëm që Austria ka dhënë në shpalljen e pavarësisë dhe ngritjen e shtetit shqiptar. Kryetarja e Kuvendit falenderoi Parlamenti Austriak dhe Kryetaren e tij Barbara Prammer për miratimin që ata dhanë për sjelljen në Shqipëri të përkrenares dhe shpatës së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu, të cilat ruhen në Muzeun e Vjenës.

30 tetor 2012: u mbajt konferenca ‘‘100 vjet të shtetit shqiptar’’ Në Akademinë Ushtarake më të vjetër në botë ‘‘Maria Tereza“ në Wiener Neustadt, afër Vjenës, u organizua një konferencë me rastin e një shekulli të pavarësisë së Shqipërisë. Salla ishte e mbushur me mysafirë, dashamirë të Shqipërisë. Në mesin e tyre ishte organizatori kryesor Erhard Busek, përfaqësues i IDM. Prezent ishin edhe Ministri i ITIK Genc Pollo, Neritan Ceka, deputet në parlamentin shqiptar, që kishin ardhur enkas për këtë mbrëmje. Mysafirë tjerë panleistë ishin edhe Oliver Schmidt, historian dhe Fate Velaj, kryetar i organizatës ,,Weltoffen-forumi i artistëve ndërkombëtarë’’ me seli në Vjenë. Ky manifestim u përcoll me shumë vëmendje nga pjesëmarrësit nga Shqipëria. Kosova dhe Austria.

3 dhe 4 nëntor 2012: Kryetari i Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës, Adem Demaçi vizitoi Austrinë Në kuadër të shënimin të njëqindvjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, në Vjenë u mbajt një orë letrare nga krijimtaria e veprimtarit të çështjes kombëtare dhe shkrimtarit Adem Demaçi, njëherë kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovë. Prezent ishin shkrimtarë austriakë e shqiptarë, intelektualë e studentë të shumtë. Adem Demaçi është dhe do të mbetet simboli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Krahas gjendjes së rëndë në burg ai kurrë nuk e ndërpreu krijimtarinë letrare. ‘‘Jam i lumtur që sot para nesh gjendet vepra e përbërë nga dhjetë libra të botuar me përkrahjen e qeverisë së Kosovës” tha mes tjerash Demaçi. Të nesërmen ai mori pjesë në manifestimin madhështor të organizuar nga shoqata kulturore-sportive ‘‘Afrim Zhitia’’.

13 nëntor 2012: Promovohet romani i Beqë Cufaj ‘‘project@party’’ Shkrimtari, gazetari dhe publicisti kosovar i cili ka vite që jeton në Gjermani, Beqë Cufaj promovoi në Vjenë romanin e dytë të tij me titull “projekt@party”-versioni në gjuhën gjermane. Ky libër ka në epiqendër të rrëfimit profesorin, një idealist gjerman, i cili vjen në Kosovë për të kontribuar në zhvillimin e këtij vendi në fushën e arsimit e edukimit. Ai nuk gjen një administratë ideale të ndërkombëtarëve në Kosovë, siç mund ta kishte paramenduar, ngase bashkëpunëtorët e tij më me qejf preferojnë të zdërhallen kafeneve të Prishtinës, duke bërë për çdo natë “party” (ahengje) për projekte ende të pafilluara, madje as të shkruara në letër, sesa të bëjnë diçka për të mirën e njerëzve të një vendi të shkatërruar nga lufta vite më parë.

12


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

14 nëntor 2012: Aktivistët e MKSHA1 mbajnë manifestim përshëndetës për nder të Don Pren Kolës Me një manifestim modest aktivistët e MKSHA mirëpritën për një vizitë Don Pren Kolën, udhëheqës i këtij misioni me seli në Vjenë përgjatë viteve 2008-2012. Me këtë rast u tha se Don Pren Kola u përket atyre klerikëve të cilët gjithmonë ishin të përkushtuar për komb, atdhe dhe fe. Për katër vite shërbimi në kryeqytetin e Austrisë ai arriti që të inciojë dhe zbatojë projekte të ndryshme, duke bërë që komuniteti shqiptar në këtë shtet të ndihet më i integruar në jetën shoqërore. Ka disa muaj që Don Preni është transferuar si udhëheqës shpirtëror i Misionit Katolik Shqiptar në Arau (Zvicër). Me një fjalë rasti përshëndeti edhe meshtari i ri i MKSHA Don Nikson Shabani, të cilit pjesëmarrësit i dëshiruan mirëseardhje në Vjenë.

14 nëntor 2012: Hapet ekspozita e artistit sllovak Andrej Ban me fotografi nga Kosova Në Institutin Sllovak në Vjenë, Andrej Ban njëri ndër artistët, gazetarët dhe autorët më të mirë të Sllovakisë në fushën e fotografisë dokumentare hapi një ekspozitë personale me temë nga jeta e pasluftës në Kosovë. Me këtë rast u prezantuan fotografi fascinuese të realizuara përgjatë viteve 19992000 të cilat janë publikuar në gazetat me renome botërore, si në ‘‘The Newsweek’’, ‘‘The Guardian’’, ‘‘Libértation’’, ‘‘Der Spiegel’’, etj. Në hapje të këtij aktiviteti kulturor morën pjesë një numër i madh i adhuruesve të artit, diplomatë, gazetarë dhe studentë. Kjo ekspozitë zgjoi kurreshtjen e mediave austriake të cilat raportuan për suksesin e këtij autori dhe si vlerësuan lartë fotografitë e përzgjedhur. Ky ishte edhe një projekt i cili pasqyronte realitetin e para një dekade në Kosovë.

19 nëntor 2012: piktori Sislej Xhafa prezantohet në Vjenë Një karrocë dore, disa drita bredhi dhe një artist mund të mos asociojnë me kujtimet dhe të ardhmen, por Sislej Xhafa ka përdorur këto objekte për të krijuar një vepër me të cilën shtron një pyetje që tenton të hedhë dritë mbi “parashikimin e kujtimeve’’. Pra, “Predicting Memories” titullohet ekspozita në të cilën Xhafa ishte njëri nga shumë artistët botërorë të artit bashkëkohor të cilët u bënë bashkë për të hedhur dritë mbi relacionin mes kujtimeve dhe parashikimeve për të ardhmen. Kjo ekspozitë u organizua në kuadër të “Javës së Artit në Vjenë” dhe u mbajt në në Galerinë “Former KK Telegraph Office”. Përpos tij pjesë e kësaj ekspozite ishte edhe një artiste kosovare që jeton në Gjermani, Jehona Shaqiri-Petritz.

nëntor-dhjetor 2012: Koncerte për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë Si dhe viteve të tjera, edhe këtë vit shoqata të ndryshme shqiptare në Austri kishin përgaditur programe të larmishme festive për të shënuar 28 nëntorin-ditën e Flamurit Kombëtar dhe 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë aspekt duhet veçuar shoqatat ‘‘17 shkurti’’ nga Badeni, ‘‘2 korriku’’ nga Wiener Neustadt, shoqatën e miqësisë austriakoshqiptare ‘‘Alexander Moissi’’ nga Salzburgu, ‘‘Kosova’’ nga Radstadt, ‘‘Bashkimi’’ nga Graci, ’’Dardania’’ nga Linci, por dhe shoqata të tjera në Sankt Pölten, Insbruck, etj. Edhe këtë herë entuziastët e tyre kishin përgaditur programe të larmishëm me recitime, këngë dhe valle me motive nga të gjitha trojet etnike shqiptare. 1

Misioni Katolik Shqiptar në Austri (www.misioni.at)

13


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Blic Info nga Kosova 12-16 shtator 2012: Në Vushtri u mbajt Festivali Rinor i Komunave të Kosovës Të rinjtë, vullentarët dhe punëtorët rinorë të komunave të Kosovës patën mundësi që të shoqërohen, argëtohen, promovohen dhe të shkëmbejnë përvojat e tyre të mira për punën me të rinjë dhe aktivitetet e ndryshme. Të ftuar të veçantë nga bota artistike ishin: B.B Poqi, Rina Bilurdagu-fituese e ‘‘Voice of Albania’’, Valon Shehu-fitues i shumë çmimeve nëpër festivale, ‘‘Funcy Guru’’ Band, ‘‘Purple LEAF’’ e shumë artistë të tjerë. Në këtë festival performuan një numër i madh i të rinjve të talentuar nga komunat e Kosovës në zhanre të ndryshme artistike dhe me pjesë të tjera rekreative. Ishte ky një ndër aktivitetet më të vizitura në qytetin e Vushtrrisë të cilit ja kishin msyrë shumë të rinjë nga të gjitha anët e Kosovës.

22 shtator 2012: Në Stubëll të Epërme (Viti) nënshkruhet Pakti i Bashkimit u mbahen ‘‘Takimet e Dom Mikelit’’ Nuk shuhen përpjekjet për bashkimin e trojeve shqiptare. Në kishën e fshatit Stubëll, përfaqësues të familjeve Jashari, Ramadani e Rugova, përfaqësues të trevave shqiptare si dhe Albin Kurti, kreu i Vetëvendosjes, nënshkruan paktin e bashkimit me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ipeshkvi Dodë Gjergji, bekoi dhe flamurin kuqezi. Më pas u mbajt ora e madhe letrare ku 40 poetë dhe poetesha lexuan poezitë e tyre. Më i miri i tyre u shpallë Mëhill Velaj me poezinë “Jam Marathonomaku yt” që u kurorëzua me çmimin Agim Ramadani. ‘‘Takimet e Dom Mikelit’’ janë një manifestim i rregullt kulturor që mbahet për të 23 herë në këto treva. Këtë vit ai u shqua për masovitetin dhe shumëllojshmërinë e programit të ofruar.

1 tetor 2012: Prof. Dr. Kolë Krasniqi zgjidhet Dekan i Fakultetit Universitar “Haxhi Zeka” të Pejës Universiteti Prishtinës si institucioni më i lartë arsimor në Kosovë po vazhdon hapjen e universiteteve edhe në qytetet tjera të Kosovës. Këtë vit kjo ndodhi në Pejë. Me këtë rast Dekan i Fakultetit Universitar “Haxhi Zeka” të Pejës u zgjodh Prof. Dr. Kolë Krasniqi i cili përfundoi studimet e e magjistraturës në shkencat juridiko-penale në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 1998 morri titullin doktor i shkencave juridike në Universitetin e Vjenës, ku për një kohë ishte i angazhuar në institucione të ndryshme austriake. Në vitin 1996, në gjuhën shqipe dhe gjermane botoi librin me titull ‘‘Roli i fesë në ruajtjen e identitetit dhe harmonisë kombëtare te shqiptarët’’. Që nga viti 2005 ishte profesor i rregullt e më vonë edhe Dekan në Kolegjin Universitar ‘‘FAMA’’ në Prishtinë.

27 nëntor 2012: Filharmonia e Vjenës mbajti koncert në Gjakovë për 100 vjetorin e pavarësisë Në një ngjarje të rrallë kulturore për rajonin, anëtarë të Filarmonisë së Vjenës interpretuan në Gjakovë për nder të 100-vjetorit të Pavarësise së Shqipërisë. 15 anëtarë të Filharmonisë së Vjenës, mes tyre dhe violinisti shqiptar nga Gjakova, Shkelzen Doli interpretuan si pikë të parë të koncertit himnin kombetar. Nuk munguan as duartrokitjet e publikut, madje duke ndjekur ritmin gjatë interpretimit të marshit të Radetzky-t vepër kjo e kompozitorit gjerman Johan Strauss e luajtur në koncertin tradicional të çdo fundviti nga Filharmonia e Vjenës. Në një qytet ku vlerësohet kaq shumë muzika klasike, pjesët e luajtura kanë kënaqur edhe politikanë dhe përfaqësues të ambasadave të huaja në Kosovë. Kjo ngjarje u organizua në patronatin e Kryetarit të Komunës së Gjakovës, Dr. Pal Lekaj.

14


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

OPINIONE: Fjala jonë Dasmat dhe vdekjet në diasporë Jetojmë në Austri, në një vend me stabilitet politik, të zhvilluar ekonomikisht dhe me një mirëqenie të lartë. Autoritetet vendase mbështesin kultivimin e traditës dhe kulturës së emigrantëve dhe nuk ndërhyjnë në jetën e komuniteteve të ndryshme që bashkëkzistojnë këtu. Shqiptaret përbëjnë njërin nga grupet më të mëdha në këtë vend. Pjesa më e madhe e tyre është ende ngushtë e lidhur me vendlindjen e tyre dhe këtë lidhje e përcjell brez pas brezi. Por viteve të fundit edhe në Austri ka filluar të vërehet një fenomen i ri:-Bëhet fjalë për zhvillimin e ceremonive të martesave dhe varrimeve të mërgimtarëve shqiptarë në Austri. Pra, jo në atdhe. Dasmat Në të ashtuquajturin ‘‘sezonin e martesave’’, e kjo ishte zakonisht koha përgjatë muajve të verës, në Kosove organizohen ceremonitë tradicionale. Kjo ndodhte kështu në rastet kur edhe nusja edhe dhëndri ishin shqiptarë nga Austria, por dhe atëherë kur njëri prej tyre ishte nga ’’kurbeti’’. Pra bëheshin bashkë familjet e çiftit të ri dhe gëzonin me muzikë dhe valle bashkë me më të afërmit e tyre. Në këtë mënyre u jepej rasti edhe miqve dhe dashamirëve të dy familjeve të uronin dhe përgëzonin fillimin e një kapitulli të ri në jetë. Kjo ngjarje shfrytëzohej edhe për çmallje dhe njohje të reja. Por, ja që vetëm në këtë vit në Austri u organizuan disa dasma në të cilat që të dy të rinjtë ishin shqiptarë. Për atmosferë u përkujdesën këngëtarët dhe ‘‘këngëtarët’’ e diasporës. Me pak përjashtime ‘‘tallvaja’’-pra bastardhimi dhe nënçmimi më i madh i kulturës shqipe ishte

elementi më i kërkuar nga dasmorët. Në raste të tjera, ky ‘‘emancipim’’ kishte kaluar përmasat e normales dhe muzika lëshohej nga DJ, në gjuhën angleze apo gjermane, por jo dhe në gjuhën tonë. Në dasmat e llojit të parë së paku vendosej një flamur kombëtar apo ai shtetëror i Kosovës. Por në to, si në ‘‘vaktin e turkut’’, gratë uleshin veç e burrat veç. Si në kohën e primitivizmit masiv. Këtu në Vjenë-Metropolen e Evropës. Në ‘‘tollovitë’’ e llojit të dytë simbole kombëtare nuk kishte fare. Ama hiq, hiq, ndërsa shumica prej mysafirëve ishte më shumë i/zhveshur se sa i/e veshur. Gjysmëstriptiz.

Ceremonitë mortore Vdekja është një fenomen i natyrshëm. Nuk dihet se ku dhe si vdes njeriu. Në traditën shqiptare ka shumë raste kur personat që gjendeshin para këtij akti të fundit lenin amanet që eshtrat e tyre të barten dhe prehen në viset etnike shqiptare në Ballkan. Zakonisht në fshatin apo qytetin lindjes. Por, duke u ‘‘modernizuar’’ më shumë se sa kjo kërkohet, disa familje shqiptare në Austri kanë filluar që më të dashurit e tyre t’i varrosin këtu. Argumenti i tyre kryesor është se pjesa më e madhe e familjeve të ngushta të atyre që largohen nga kjo jetë tashmë është me qëndrim në Austri, dhe se për ta do të ishte më lehtë që në përkujtim t’i vizitojnë varret e tyre dhe hedhin lule mbi to. Ca gjejnë arsyetim vështirësitë në kompletimin e dokumentacionit për bartjen e arkivolit e ca në lartësinë e shpenzimeve financiare. Pjesa më e madhe e tyre as nuk hapin të pame, e tash është zbuluar dhe në modë ka hyrë edhe shprehja e ngushëllimit me një ‘‘LIKE’’ në facebook. Por duket se ata harrojnë një fakt tjetër: edhe i sapo-vdekuri mund të ketë pasur prindër, vëllezër dhe motra të cilët kanë jetuar dhe janë varrosur ‘‘atje poshtë’’-në tokën e tyre. Vetëm aty trupi do të pushtonte i qetë. Për shumë persona kjo do të ishte dhe dëshira e fundit, ndërsa argumenti i largësisë dhe distancës me viset shqiptare nuk është aspak bindës. A mund të shpallet e vdekur e kaluara? Njerëzit tanë që fillimisht në mërgim kanë ardhur për të qëndruar vetëm për disa vite, dhe pastaj kjo periudhë është zgjatur më tepër sa ata kanë menduar, e meritojnë që së paku të vdekur të kthehen në shtëpi. Kjo do të ishte më e pakta që ne u kemi borxh atyre. Në të njëjtën kohë ne e kemi për obligim që të mendojmë edhe për vete dhe për fëmijët tanë se çfarë zakoni po u lëmë trashëgim. Për fat të keq, debati mes nesh në këtë teme më shumë është duke i ngjarë cirkusit se sa diskursit. Respekti për doket dhe zakonet ka më shumë rëndësi përmbajtjesore se sa simbolike. Liria i është dhënë njeriut që ta përdorë gjer në fund. Qofte për të mirë apo për të keq. Kjo është e vërteta që duhet thënë që nga fillimi. Pra, le të ndryshojmë metodologjinë e të menduarit dhe vepruarit dhe jo principet tona të mira.

15


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

OPINIONE: Fjala jonë Letër nga diaspora

Gjeneratat që nuk po kuptohen Miku im! Në Vjenë koha ka filluar të ftohet dhe bora e parë tashmë ka mbuluar rrugët. Javëve të fundit po e ndjej veten si një biçikletë me katër rrotë e cila për nga madhësia tenton t’i përngjajë një automjeti mesatar. Në vend parkingje zë po aq hapësirë. Por, as përafërsisht nuk po arrij të jam i shpejtë sa ato ‘‘kutia me motor’’. Është koncept i njohur se, sipas nevojës, diku duhet ndërtuar ura e diku tunele. Edhe pa pasur ndonjë njohuri për hipnozën, lakmia ndaj parasë dhe të mirave materiale po arrin të na bëj për vete dhe vendosë në gjumë. Jam i bindur se nuk mjafton të thuash se je besimtar i mirë e të mos shkosh kurrë në kishë as në xhami. Se je prind i mirë e të mos dish se në cilën klasë i ke fëmijët. Se je bashkëshort i mirë e të mos ja dish gruas datën e lindjes. Nuk janë të rralla rastet kur në Austri takohen dy të rinj shqiptarë dhe mes vete flasin gjermanisht. Edhe pse e dinë që asnjëri prej tyre nuk janë as gjermanë e as austriakë, Hans-a as Fritz-a. Shtyhen se cili prej tyre e di më mirë gjuhën e huaj e më pak gjuhën e nënës që i ka sjellë në jetë. Përndryshe, në një hulumtim të bërë kohëve të fundit me nxënësit shqiptarë që vijojnë mësimin plotësues në gjuhën shqipe në Austri, pak a shumë rezultoi se në 83% të familjeve të tyre në vitrina nuk ka as dhe një libër të vetëm në gjuhën shqipe. Vetëm në 17% të tyre fëmijët tanë kanë parë se prindërit e tyre, kohë pas kohe, e më së shpeshti ‘‘një herë në motmot’’, kanë sjellë në shtëpi një gazetë apo libër në gjuhën e tyre amtare. Kjo është e tmerrshme! Për më tepër, e pafalshme! E di se tek ti në Prishtinë zakonisht orari i punës fillon me një pauzë, se ka shumë pa-punëtorë të punësuar dhe se ndodhë që edhe dembelia të shpërblehet. Por së paku atje lexohet pak më shumë. Apo po gabohem? Të rinjtë tanë në Evropë kanë filluar shumë shpejt të përqafojnë vlerat e civilizimit, i cili në fokus ka individin dhe egon e tij. Kjo është e mirë. Por, e keqja qëndron në faktin se edhe anti-vlerave po u bëjnë vend. Në të vërtetë, këto të dytat po i pranojnë edhe më shumë. Edhe më fort. Në këtë kuadër, numri i lidhjeve mes të rinjve shqiptarë dhe të huajve është duke u rritur në mënyrë të përshpejtuar. Nuk është rastësi të takosh shqiptar të veshur me bluzë ku bie në sy shqipoja e zezë dy-krenare në mes e për dore të ketë një vajzë marokene, induse, rumune apo moldave. Ka dhe të tillë që në qafë bartin zinxhirë të rëndë me kryqa, unaza apo rruza, ndërsa nuk e dinë as dhe një uratë apo lutje. Në anën tjetër, prindërit tanë të moshuar kanë mbetur as andej e as këndej. As në Kosovë e as në Austri. Këtu nuk po mund të përshtaten me dinamikën e zhvillimeve dhe ‘‘sistemin’’, ndërkaq atje ‘‘në rrafsh’’ nuk po i mirëpresin si dikur. Në kohën kur po këta kishin ardhur për herë të parë në perëndim për të bërë punët më të rënda fizike, edhe pse të martuar, kryesisht kishin ardhur ‘‘solo’’-pra vetëm. Në atdhe kishin lënë bashkëshortet dhe kalamajtë. Kështu që fëmijët u rritën, u fejuan dhe martuan pa pasur që të dy prindërit afër. Jetim me prindër gjallë. Në ato vite edhe kursimet që kjo pjesë e mërgimtarëve tanë arrinte të mblidhte ishin më të mëdha. Për këtë arsye edhe familjarët i gëzoheshin ardhjes së ‘‘ftyrave të tyre’’ pasi që ato sillnin edhe mijëra franga, marka apo shilingë. Këto shuma parash pastaj përdoreshin për

16

të blerë ndonjë copë tokë, truall apo mal. Shpesh dhe për të blerë ndonjë veturë luksoze që ‘‘bacat’’ apo thënë më ndryshe parazitët në Kosovë të mos ‘‘ecnin n’këmbë’’. Në 15 vitet e fundit pothuajse të gjithë mërgimtarët e gjeneratës së parë dhe të dytë morën me vete familjet e ngushta-bashkëshortet dhe fëmijët. Prindërit i mori rrallë kush. Apo pothuajse askush. Kjo për pasojë pati faktin se kursimet u zvogëluan shumë dhe më nuk kishte ‘‘deviza me grusht e me thes’’ për pjesën tjetër të familjeve në Kosovë. Të gjitha këto kanë bërë që tani në Kosovë mërgimtarët e moshave të shtyra nuk janë më aq të dëshiruar. Shumë prej tyre nuk mund të llogarisin se do të dalë dikush nga të afërmit me automjet për t’i pritur në aeroportin e Prishtinës apo aty ku i lë autobusi i vijës AustriKosovë. Tash ata kanë mbetur ‘‘n’këmbë’’. Në botë nuk mund të ketë një udhëkryq në të cilin të gjitha rrugët janë me përparësi kalimi. Po të ishte kështu kjo do të thoshte kaos dhe anarki. Por, edhe këtu ka dhe duhet të ketë rregulla. Është e vërtetë se jo të gjithë shqiptarët dinë të qëllojnë në shenjë, por që të gjithë pretendojnë se dinë të ja ‘‘rrudhin’’ gishtin. Miku im! Shpresoj të kesh kaluar mirë festat e nëntorit. Më vjen mirë që në Prishtinë torta kësaj radhe nuk ishte aq e madhe sa në Tiranë. Përndryshe do të rrezikoja të shihja në ‘‘youtube’’ turma të paorientuara njerëzish me kova në duar duke mbledhur, në mënyrën më të pakulturuar të mundshme, ‘‘copëzat’’ që u takonin.


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Intervistë me Fatime Blakaj Zonja Fatime Blakaj lindi në vitin 1959 në Skenderaj të Kosovës. Nga intervista me zonjën Fatime u informuam shumë nga jeta e saj, jo pak e vështirë. Fillimet e para të arsimit i mori nga shumë i dashuri babai i saj, i cili me një përkushtim te jashtëzakonshëm i mësoi asaj shkronjat e para si dhe leximin e gjuhës amtare. Ishte babai i saj që i rrënjosi rëndësinë e të lexuarit dhe dashurinë ndaj njerëzve. Ishte ai që i mësoi se çfarë ishte fjala Humanizëm. Nëna dhe pesë motrat ishin anëtarët tjerë të familjes, pasi babai i la në një moshë fare të vogël. Ishte nëna ajo që do merrte drejtimin e shtëpisë dhe përgjegjësinë për rritjen e gjashtë vajzave. Një grua e fortë me sedër e kurajë të jashtëzakonshme. ‘‘Ajo që mbaj mend’’, rrëfen zonja Fatime për gazetën tonë, ‘‘ishte përpjekja e palodhur e nënës, puna e madhe dhe e rëndë që ajo bënte për të ushqyer, rritur dhe edukuar në mënyrë dinjitoze fëmijët’’. Me pas zj. Fatime tregon për jetën e saj:-”U bëra nënë në një moshë shumë të re. Në vitin 1991 erdha në Austri bashkë me fëmijët për tu bashkuar me burrin i cili punonte prej vitesh këtu”.

Humanistja që ndihmon shërimin e fëmijëve shqiptarë Kur e filluat dhe si erdhët në idenë të jepnit ndihmën tuaj në Shoqatën ”Allianz für Kinder”? Ka qenë fare rastësi! Dëgjova që ishte një organizatë austriake që sillte dhe kuronte fëmijët shqiptarë nga Shqipëria në Austri. Ishte pranverë e vitit 1993. U interesova dhe fillova të kujdesem për herë të parë për fëmijët shqiptarë. Mbaj mend akoma emrin e fëmijës së parë për të cilin jam kujdesur. Fjordi quhej dhe ai i dha edhe kthesën jetës sime. Ai sot është 24 vjeç dhe është vetë baba i dy fëmijëve. Ju jeni vetë nënë e tre fëmijëve të cilët i keni rritur me dashuri e përkushtim të madh. Ju ishit nënë e mirë. A ka ndikuar kjo në rrugën tuaj në ndihmë të fëmijëve? Patjetër që po! Me këtë rast dua t’u kërkoj ndjesë fëmijëve të mi, pasi dashurinë që me parë jua dedikoja vetëm atyre, tani e ndaja edhe me fëmijë që vinin këtu, e që ishin të vetëm pa prindër. Por isha edhe e lumtur pasi nuk me thërrisnin vetëm fëmijët e mi nënë, por kjo fjalë dilte edhe nga goja e fëmijëve për të cilët kujdesesha dhe kjo ishte një kënaqësi e jashtëzakonshme. Kur dhe si erdhi ideja e kësaj organizate? Sa është përafërsisht numri i fëmijëve që janë sjellë e kuruar në Austri? Ideja e krijimit të kësaj organizate, ashtu siç kam dëgjuar nga kolegët e mi erdhi krejt rastësisht. Në një dasmë ku martohej një çift austriak, ishin të ftuar Dr. Christof Jungwirth dhe Dr. Michael Schodermayr i cili sot është drejtori i kësaj shoqate. Çifti i cili martohej ju kishte kërkuar dasmorëve që në vend të dhuratave që sjellin për dasmë, të sillnin para pasi ato donin t’i dhuronin për një qëllim të mirë. Në këtë vit në televizionet austriake flitej për Shqipërinë dhe problemet e saj sociale e politike. Dy mjekët menduan që ishte rasti më i mirë të organizonin një shoqatë për të ndihmuar fëmijët në Shqipëri. Që nga viti 1991 e deri tani janë sjellë mbi 1 500 fëmijë. Më shumë se gjysma e tyre nga Shqipëria e pjesa tjetër nga Kosova, Afganistani, Angola, etj. A ka pasur momente në punën tuaj kur jeni ndjerë e lodhur dhe i keni thënë vetes mjaft-nuk mundem më ?

Fëmijët janë engjëjt e mi. Kurrë nuk mendoj se do të ndjehem e lodhur nga ta, edhe pse unë nuk jam më në moshën që isha kur e kam filluar ketë punë. Ata janë e do të mbeten forca, energjia, kënaqësia e punës dhe e jetës time. Megjithatë ka pasur raste kur prindërit e fëmijëve më kanë shqetësuar shpesh, edhe pse e kuptoj shumë mirë shqetësimin e tyre, pasi jam vetë nënë. Por në anën tjetër mendoj se prindërit duhet të jenë të lumtur që kursehen nga ato që përjetoj unë. Lot, dhembje, klithma lufte për jetë. Prandaj nga këtu ju bëjë një apel:Të dashura nëna e baballarë, na lini të bëjmë punën tonë që ju vetë na keni besuar dhe ne ju sigurojmë si shoqatë se do të bëjmë të pamundurën që fëmijët tuaj të kthehen të shëruar pranë jush. Çfarë kënaqësie ju ka dhënë kjo punë humane që ju bëni dhe cilat kanë qenë çastet me të bukura e më të trishtuara të punës suaj? Falënderoj Zotin që momentet e bukura kanë qenë më të shumta se ato të trishtueshmet. Një ndër kënaqësitë me të mëdha është ai moment kur unë hyj në dhomat e fëmijëve për të parë se si shkon gjendja e tyre e sytë e tyre hapen nga gëzimi dhe lumturia. I zgjasin krahët e më shtrëngojnë aq fort sikur nuk duan të shkëputën më nga unë. Kjo është një ndjenjë e papërshkrueshme! Por ka pasur edhe momente shumë të vështira. Nuk do të mund të harroj kurrë rastin e vajzës 15 vjeçare nga Mirdita, Blerina Dodaj, e cila luftoi me jetën e saj për pesë muaj rresht. Gjendja e saj ishte shumë e rëndë. Falë shoqatës ju mundësua babait të saj, Zef Dodaj të vinte në Austri dhe t’i qëndroj pranë një muaj. Pasi e pa se gjendja e se bijës ishte shumë e rëndë, porosia e fundit e Zefit, që me la para se të ikte ishte që të ja sillnin vajzën në shtëpi të veshur nuse dhe në qafë ta kishte një kryq sipas fesë që i përkiste. Dhimbja e këtyre fjalëve ishte e madhe. Ishte një obligim që ta kryeja këtë amanet. Ajo që më bënë të vuaj është fakti që më mungoi forca për të shkuar e për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Për të ngushëlluar nga afër familjen e saj. Rasti i dytë i trishtueshëm që s’do mund ta harroj është ai i Alketa Gërxhaliut nga Kosova, e cila nuk arriti ta përballonte operacionin. Këto janë momente ku mendon se shpirti të thehet nga dhimbja, por edhe që të jep forcë të ndihmoj fëmijët e tjerë që të mos kenë fatin e këtyre dy vajzave.

17


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

A janë shqiptarët që jetojnë në Austri një ndihmë dhe mbështetje për ju? Çfarë mund të na thoni për këtë aspekt? Jam e lumtur që mu dha mundësia të falënderoj familjet kosovare, e të gjitha ato familje tjera nga treva të ndryshme, për ndihmën dhe përkrahjen e pakursyer që i kanë dhënë fëmijëve tanë dhe neve si shoqatë. Pa ndihmën e tyre të pakursyer do kishte qenë shumë e vështirë rrjedha e punës tonë. Të përmend emra janë shumë. Ata njerëz që hapën zemrën dhe dyert për fëmijët tanë. Patjetër se çdo njëri prej tyre e gjen veten në fjalët e mia. Me keqardhje dua të theksoj që familjet shqiptare të ardhura nga Shqipëria janë paksa të rezervuara dhe ende hezitojnë të bëjnë atë që duhet të bënin. Nëse do ju jepej edhe njëherë një mundësi e dytë me përvojën, përkushtimin si nënë dhe si aktiviste e palodhur në shoqata humanitare çfarë do kishit dëshirë të bënit për të realizuar një ëndërr që ka mbetur e mbyllur në kujtesën tuaj? Mundësia e dytë them se më është dhënë dhe se e kam realizuar. Kjo ka qenë gjithmonë ëndrra ime. Gjatë fluturimeve në Shqipëri unë ëndërroja, njëkohësisht shpresoja, që ndonjëherë do të bëhej i mundur fluturimi drejt Kosovës. Kur e kam filluar punën time kur erdha në Austri jam kujdesur për një fëmijë pesë vjeçar. Pastaj fillova angazhimin si vullnetare në shoqatën “Allianz für Kinder”, ku punova për tetë vite si përkthyese dhe përcjellëse e fëmijëve. Më pas erdhën pritjet me orë të tëra nëpër spitale, deri në mbarim të operacioneve. Nga natyra jam njeri i hapur. Për mua nuk kanë rëndësi nga vijnë njerëzit, çfarë feje apo kombësie kanë. Mua më bën të lumtur fakti që arrij sado pak me ndihmën time t’i bëjë të lumtur këta njerëz, e sidomos fëmijët. Sa për ëndrrën e parealizuar në sirtar që ndoshta shumë prej nesh e kanë, ajo ka kohë që është bërë realitet. Kam pasur edhe periudha të vështira në jetën time. E një nder këto ka qenë divorci. Kjo kohë ishte shumë e vështirë. Nuk mendoja gjë tjetër vetëm dëshiroja të ikja diku larg, të kujdesesha për njerëzit që kishin nevojë për mua. Mendimin dhe dëshirën për tu larguar sa më larg ma bllokuan fëmijët shqiptarë. Por, u mendova gjatë, i thashë vetes: -Fëmijët e vendit tim kanë shumë nevojë e për mua dhe unë dua të kujdesem për ta. Ka vite që punoj për këtë, ndërsa që nga viti 2004 u bë mundësimi i ardhjes së fëmijës së parë nga Kosova për shërim në Austri. Emri juaj është i njohur në të gjithë trevat shqiptare, po ashtu edhe në Austri. Si ndjeheni ju si grua, si nënë, pasi jo shumë gra bëjnë atë që bëni ju. Ҫfarë do donit të ju transmetonit grave e vajzave shqiptare që nuk janë edhe aq aktive në jetën shoqërore ku ato jetojnë? Gruaja si qenie është shumë e brishtë. Ajo ka nevojë për mbështetje për të ecur e përballuar me sfidat që i sjell jeta. Nuk duhet të ngurrojnë. Duuhet të flasin, të hapen, të kërkojnë ndihmë. Jeta është dhuratë e Zotit dhe

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

jetohet vetëm njëherë. Në diasporë ndjehet një boshllëk intelektual dhe beteja vazhdon për fuqizimin e rolit të gruas. Gjitha gratë e vajzat të cilat kanë mundësi të shkollohen le ta bëjnë këtë. Ju jeni anëtare nderi e shoqatave artistike e kulturore me veprimtari në Austri. Çfarë ndjenje ju jep kjo dhe si ndiheni kur shumë shqiptarë ju prezantojnë me emrin ‘‘Nënë Tereza’’ e dytë? Është e vërtetë që jam anëtare nderi e shumë shoqatave shqiptare, por edhe ato Austriake. Jam anëtare nderi në Këshillin për Integrim në Steyr (Caritas dhe Volkshilfe). Kjo me jep një nder e kënaqësi të jashtëzakonshme. Por, kënaqësia dhe lumturia më e madhe është kur bashkatdhetarët e mi më emërojnë anëtare nderi. Po ndalem te ajo që shqiptarët me thërrasin ‘‘Nënë Tereza’’ e dytë, kjo më lumturon tej mase, me jep krahë dhe forcë për faktin që Nënë Tereza ka qenë dhe mbetet idhulli im. S’mund t’i harroj fjalët e një prindi, kur me tha: ”Zonja Fatime, fotot e Nënës Terezë ka kohë që i kemi zëvendësuar me ato tuat”! Ndërkohë prindi merrte djalin e tij ta shëruar në krahë. Këto fjalë do mbeten të paharruara në kujtesën time. Ç’plane dhe objektiva keni për të ardhmen dhe si mendoni t’i realizoni ato? Planet dhe synimet e mija janë të punoj, e të luftoj me të gjitha mundësitë përkundër pengesave që për momentin që vijnë nga Ministria e Shëndetësisë në Kosovë që puna jonë të vazhdojë. Nuk mund të them se në interes të kujt është kjo, por ju lutem njerëzve përgjegjës në Kosovë të bëjnë thirrje e të ndikojnë në Ministrinë e Shëndetësisë që të na ndihmojnë në punën tonë të mëtejshme. I falënderoj nga zemra të gjithë ata që kontribuuan, si ata që na ndihmuan me të holla, ashtu edhe ata që hapen shtëpitë e tyre për këta fëmijë, duke shpëtuar shumë jetë të reja. Duke parë nevojën dhe kërkesën e vazhdueshme të pacientëve nga viset shqiptare, ju bëjë apel bashkatdhetarëve dhe kompanive shqiptare që të kontribuojnë e të hapin zemrat e tyre për këta fëmijë në nevojë. Meqenëse mu dha mundësia për të intervistuar ketë grua të mrekullueshme, doja të cekja edhe unë për lexuesit e ‘‘Diellit Demokristian’’ dy fjalë: Në vitin 2001 kisha edhe unë probleme me djalin tim dhe falë zonjës Fatime mu mundësua ardhja e djalit dhe shërimi i plotë i tij këtu. Më pas e njoha atë edhe personalisht. Nëse do ta përshkruaja nënë Fatimen siç e quajnë fëmijët do thoja vetëm kaq: -Nëse ka ndonjë temë ku nënë Fatimja flet e nuk di të ndalet ato janë sigurisht fëmijët. E kur flet për to portat e kujtesës hapen e ajo flet me një rrjedhshmëri për to duke kujtuar çdo gjë në detaje. E të mos harrojmë që numri i fëmijëve e kalon shifrën 1 000. E dashur, tolerante, e palodhur, e thjeshtë me një pasion të jashtëzakonshëm për jetën e punën bamirëse ajo është idhulli të cilën e dua dhe e çmoj pafundësisht. Jeta e puna e saj nuk mund të përshkruhet në rreshta. As në mënyrë sistematike apo komplekse. Duhet të jetë e thjeshtë të kuptohet lehtë nga njerëzit. Por thjeshtësisë së saj i shtohet egërsia për të cilën ajo lufton e punon për lirinë e pavarësinë e saj personale. I urojmë zonjës Fatime Blakaj kësaj gruaje, nënë e palodhur, jetë të gjatë e suksese në punën e saj fisnike.

Intervistoi: Majlinda Zenelaj

18


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Intervistë me këngetarin e mirënjohur në Austri, Nikollë Gjini

I nderuari Nikollë, kur keni filluar të merreni me muzikën dhe këngën? Kënga është bërë pjesë e jetës sime. Kam filluar të këndoj që në moshë të re, atëherë kur isha shtatë apo tetë vjeqar. Që nga ajo kohë jam munduar të jem sa më afër muzikës së mirëfilltë shqipe. Cila ishte dalja juaj e parë në skenë? Para publikut fillimisht u paraqita si nxënës i shkollës fillore, në koncertet që organizonim në atë periudhë, e që për motiv kishin kërkesën e pashuar për liri të popullit shqiptar. Po ashtu do doja të theksoj se kam qenë, dhe kushtimisht ende jam, anëtar i shoqërisë kulturo-artistike ‘‘Agimi’’ nga Prizreni. Aty nisa dhe aktivizimin e parë profesional në kuptimin e plotë të fjalës, fillimisht si anëtar i korit. Me këtë rast, vlen të potencohet se një ndër themeluesit e kësaj shoqërie me traditë kombëtare dhe e cila vazhdon të kultivojë muzikën e vjetër qytetare ishte i madhi Anton Çetta. Cilin lloj të muzikës e kultivoni ju dhe cili zhanër ju ‘‘fle’’ më shumë në zemër? Ndjehem shumë mirë në folkor, ndërsa pëlqej po ashtu edhe muzikën popullore. Sa kohë keni që jetoni në Austri dhe sa jeni integruar në shoqërinë vendase? Ka shtatë vite që jetoj dhe veproj në Graz. Fëmijët vijonë shkollimin, ndërsa unë përpiqem që të kem sa më shumë kontakte me qytetarë austriakë. Cili është mendimi juaj për këngëtarët shqiptarë në diasporë? Mendoj se në perëndim kemi mjaft këngëtarë të mirë. Për fat të keq, ata nuk po gjejnë hapësirën që meritojnë me talentin e tyre. Kjo dhe për shkak se publiku ende nuk po arrin të dallojë vlerën nga antivlera. Në të shumtën e rasteve, lloji i muzikës që po kërkohet nga audienca nuk përfaqëson stilin dhe melosin e muzikës shqiptare. Unë kam kontakte me disa nga kultivuesit e muzikës shqipe, sidomos në Austri, dhe mendoj se këtu, deri në një masë, ende po ruhet respekti për këngën tradicionale burimore shqipe. Sa janë tekstet të rëndësishme për kompletimin e një kënge të mirë? Teksi është ajri pa të cilin nuk jetohet. Ai është edhe shpirti i këngës. Unë personalisht jam munduar që të shkruaj disa tekste këngësh apo të bëj përshtatjen (adaptimin) e teksteve të vjetra, si ‘‘Këngë për Shaban Demen’’, ‘‘'Martirët e Karadakut’’ (përpunim), etj.

Sa keni qenë të angazhuar në aktivitetet muzikore që organizojnë shoqëritë e ndryshme shqiptare në Austri? Në këtë kontekst mendoj se kam qenë mjaft aktiv, sidomos në kuadër të manifestimeve të organizuar nga shoqatat ‘‘12 qershori’’ në Vjenë, ‘‘2 korriku’’ në Wiener Neustadt, Liga Shqiptare e Futbollit në Austri, klubet e futbollit ‘‘Vllaznimi’’ dhe ‘‘Lahuta e Malësisë’’ nga Vjena, etj. Po ashtu kam marrë pjesë si këngëtar edhe në mbrëmje të ndryshme rinore si dhe gazmende familjare në pothuajse të gjitha qytetet e Austrisë. Cilat janë planet tuaja për të ardhmen? Pres që së shpejti të jem në gjendje të inçizoj një këngë popullore me motive patriotike të cilës planifikoj të ja bashkangjes edhe një video klip. Cila do të ishte porosia juaj për lexuesit e revistës ‘‘Dielli Demokristian’’? Së pari urime të gjithëve 100 vjetorin e Pavaresisë së Shqiperisë. Njëherit ju dëshiroj shëndet, fat dhe suksese në jetë të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë. Intervistoi: Mark Marku 26.10.2012

19


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Histori Shkruan: Brahim Avdyli, Zvicër Autori u lind me 5 shtator 1960 në fshatin Morinë të Gjakovës. Fakultetin Filologjik e kreu në Universitetin e Prishtinësdrejtimi letërsi dhe gjuhë shqipe. Pastaj përfundoi kursin pasuniversitar në akademinë diplomatike shqiptare në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe diplomacisë. Më vonë përmbyll edhe studimet postdiplomike në Universitetin e Strugës, gjegjësisht në fakultetin e shkencave politike, me ç`rast mbrojti temën e magjistraturës në lëminë e mërgatës shqiptare të Zvicrës. Ka botuar shumë shkrime, artikuj dhe analiza. Gjatë viteve 1990-1995 ka udhëhequr revistën ’’Qëndresa’’ në Zvicër. Poezia e tij është përkthyer në italisht, gjermanisht, rumanisht, anglisht. etj. Ai është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve t ë Kosovës, i Autorëve të Zvicrës (AdS), i Shoqatës së Krijuesve Shqiptarë të Zvicrës dhe i Lidhjes Ndërkombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë.

Prejardhja e kombit shqiptar dhe armiqtë shekullorë (pjesa e parë) Shqiptarët janë një popull shumë i vjetër dhe i veçantë në Evropë dhe në Ballkan, me një autoktoni të përhershme në këto troje Peter Ralph dhe Graham Coop, nga Universiteti i Kalifornisë, lidhur me prejardhjen gjenetike të popujve, kanë konstatuar se shqiptarët janë populli më autokton në Ballkan, që nuk kanë asnjë lidhje me sllavët, por që kanë disa ngjashmëri me helenët-grekët e vjetër. Shqiptarët, përgjatë shekujve kanë ruajtur homogjenitetin, ndërsa për shkak të zhvendosjeve, migrimeve e martesave, të dhënat gjenetike tregojnë se popujt e Evropës, kush më shumë e kush më pak, të gjithë janë kushërinj të tyre. Shumica e popujve në kontinentin e vjetër janë paraardhës të njëjtë apo të ngjashëm. Popullsia parahelene, autoktone e Greqisë, ishin pellazgët. Shqiptari ka plotësisht të drejtë të ndihet kryelartë që është trashëgimtar i denjë i genit dhe i gjuhës së pellazgëve pjellëbardhë, i stërgjyshërve të tij më të lashtë.2 Ata janë stërnipërit më autentikë të pellazgëve, të dardanëve dhe ilirëve të vjetër. Pellazgoiliro-shqiptarët e ruajtën me mija vjet të papërlyer genin e vet me bukuri të virtytshme. Kombi shqiptar e ka prejardhjen e lashtë prej pellazgëve hyjnorë, që nga gjenealogjia e botës. Pellazgët antikë nga epoka klasike e deri në epokën helene i përfshin në katër degët e tyre: ilirët (duke i përfshirë aty edhe dardanët), thrakët, epirotët dhe maqedonët.3 Sami Frashëri thoshte se shkronjat e para u sollën nga Kadmi, që ishte alfabeti i tij, alfabeti fenikas4, të cilit më vonë, sikuse flasin mjaft shkencëtare grekë dhe të botës, të vjetërit grekë ia shtuan zanoret. Gjuha nuk mund të shkruhej pa zanore. Dhe, askush nuk ia vënë gishtin kokës për ta gjetur të vërtetën. Me bashtingëllore, pa zanore, nuk funksionon asnjë gjuhë. Prof. Dr. Luftalla Peza dhe Mag. sc. Liljana Peza, në shkrimin e tyre "Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë", thonë se "alfabeti pellazg i kishte të dyja, zanorat

dhe bashkëtigëlloret"5. Mbishkrimet e lashta pellazge dhe etruske kanë ndër të tjera shumë ngashmëri të madhe me gjuhën e sotme shqipe, e jo greke, siç thuhet sot, sepse ajo nuk mund t`i deshifronte këto shkrime, p.sh. Stelën e Lemnosit, në Kretë6. Pellazgët e vjetër dhe etruskët kishin ngashmëri në të gjitha senset, pra në gjuhë: të dy palët (pellazgët dhe etrusket) kanë përdorur formën bustrofedike të shkrimit, nga e djathta në të majtë7. Gjuha e sotme që e flasim ne, gjuha shqipe, është gjuha e vjetër pellazge, është gjuha e parë në botë, më e vjetër se ‘‘grekët’’ dhe ‘‘greqishtja’’, të ardhur këtu për ta zhdukur kombin e vjetër, që diti ta ruaj të folurën e pëllazgëve deri në ditët tona, dhe është e përbërë nga tosket (etrusket) dhe gegët (malësorët). Një metodë tjetër, mbi sistemin e gjeneve, HLA-në, ka evidentuar trungjet e përbashëta dhe degëzimet e veçanta të gjuhëve indo-evropiane. Ajo ka vërtetuar se gjuha shqipe është një degë e veçantë në trungun e gjuhëve indo-evropiane dhe dokumentohet uniteti gjenetik i kombit shqiptar kudo që jeton, midis gegëve dhe toskëve. Përkundër sistemit të gjeneve, HLA-në, medoda e biologjisë molekulare, na dërgon në shqyrtimin e historisë së vërtetë të pellazgëve të lashtë parahistorik dhe lidhjen e tyre direkte me shqiptarët e sotëm.8 Pas antikitetitit të hershëm u krijuan shumë popuj apo kombe nga populli apo fisi më i madh i pellazgëve: ilirë, epirot, helenë, maqedonë, thrakas, hitit, etj. Në Mesjetë, pas antikitetit të vonshëm, nga gjiri i fiseve të kombit të madh pellazgo-ilir u krijuan shtete kombëtare, të cilat gradualisht e muarën emrin më të njohur të fiseve prej nga rrjedhnin apo të rajoneve natyrore ku jetonin. (vijon) 5

Sotir Lashova, „Pellazgët / Stërgjyshërit e Kombit Shqiptar“, Tiranë 2007, faqe 29. 3 Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët, Greqia e vjetër apo zgjidhja e një enigme", Plejada, Tiranë 2008, faqe 203. 4 Shiko artikullin te www.pashtriku.org, prej Sami Frashërit, "Grekëria ishte vendi i stërgjyshërvet tanë ilirëvet", apo librin e Aref Mathieu, "Mikenët-Pellazgët...", faqe 419-426. 2

Dr. Luftulla Peza dhe M. Liljana Peza, "Pellazgët e shpikën shkrimin dhe alfabetin e parë në botë", atikull në www.pashtriku.org. 6 shiko librin e Nermin Vlora Falaskit, "Pellazgët, ilirët, etruskët dhe shqiptarë-/Qytetërimet e lashta mesdhe-tare", Faik Konica, Prishtinë 2004. 7 shiko shkrimin e Prof. Dr. L. P. dhe M. L. P, në shkrimin e cituar, www.pashtriku.org. 8 shiko shkrimin e Prof. Genc Sulçebes, "Fakte gjenetike që hedhin në dritë mbi lashtësinë autoktone të popullit shqiptar", www.pashtriku.org.

20


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Don Pren Kola Lindi më 8 shtator 1966 në fshatin Bec, komuna e Gjakovës, Kosovë. Shërbeu si kapelan në famullinë e Velezhës, Novo Sellës dhe si famullitar në Doblibare Komuna e Gjakovës si dhe në Zllakuçan, Komuna e Klinës. Tanimë shërben në Misionin Katolik Shqiptar në Zvicër (Arau), ndërsa përgjatë viteve 2008 deri në korrik 2012 ka udhëhequr Misionin Katolik Shqiptar në Austri me seli në Vjenë. Deri tani ka botuar libra autorialë, përkthime dhe artikuj shkencorë me karakter teologjik, meditativ dhe poetik në shtëpitë botuese “Drita” dhe “Fjala Hyjnore” dhe në të tjera.

Roli i Kishës Katolike në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë Biel, 21 tetor 2012 Në 100- vjetorin e mëvetësisë së kombit tonë që po kremtojmë sivjet, të kemi edhe një gëzim shtesë, që edhe Kosova tashmë ka fituar pavarësinë dhe po rritet në drejtim të familjes së madhe evropiane, por krahas që të dyave, populli ynë gjatë këtij qindvjeqari ruajti tolerancën dhe harmoninë fetare, mirëkuptimin dhe respektin e ndërsjellë. Fenomeni i tolerancës ndërfetare karakterizon tash e sa shekuj shqiptarët. Toleranca, gjykuar sipas fjalës latine, është njëfarë durimi, por harmonia fetare në popullin tonë ishte shumë më tepër se sa durim, ishte respektim, nderim dhe mirëkuptim. Argumentin për një sjellje të tillë e gjejmë, me të drejtë, tek ndenja e thellë kombëtare, tek ruajtja e traditave dhe e kulturёs sё lashtё nga vetё populli, tё pёrcjellja nga brezi nё brez. Pa dyshim, ndjenja kombëtare e ruajtur me zili, mishërimi me traditën, vetëdija prejardhjes sё njёjtё etnike dhe gjuhёs sё pёrbashkёt bëri që të krijohet edhe shteti i ri shqiptar, dhe, toleranca fetare qe bёrë njё nga shtyllat mё tё rёndёsishme mbështetёse. Prandaj me plotë gojën mund të themi që feja, besimi në Zotin ishte qenësore në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Ne duhet ta deklarojmë të gjithë, që nuk e duam një Shqipëri as një Kosovë pa Zotin. Theksimi i paraqitjes së përqindjes së madhe islame asohere në qarqet politike ballkanike dhe evropiane, i pati dhënë karakter mysliman kombit tonë dhe qe shfrytёzuar, sidomos nga vendet fqinje, pёr ta instrumentalizuar opinionin

publik evropian, pёr tё realizuar qёllimet e tyre ndaj Shqipёrsё. Por dihet mirëfilli që qarqet kishtare katolike zyrtarisht, si dhe individë të shumë të priftërisë katolike dhe besimtarë të saj laikë, më gjallërisht, si ishin Fisha, Nikollë Kaçorri, Vinçens Prenushi, Ndre Mjeda dhe Luigj Gurakiqi, u vunë gjithmonë në dobi të gjetjes së rrugёs mё tё mirё pёr tё kapёrcyer hendekun e thellё qё qёndronte midis kёtyre besimeve, pёr tё mbrojtur dhe ruajtur ekzistencёn si popull dhe si komb, pikёrisht nё krijimin e konceptit tё tolerancёs fetare, i cili do tё bёhej pjesё e rёndёsishme e identitetit tё popullit tonë. Kisha katolike nuk qe kurrë në mëdyshje kur ishte në pyetje kombi dhe populli. Përkundër demografisë fetare, por edhe dezorientimeve që ndodhnin shpesh nën trysninë otomane në një pjesë të popullsinë, gjithmonë ishte e vetëdijshme që populli ynë duhet të jetë një komb, duhet ta ketë pavarësinë dhe sikurse thoshte Gjergj Fishta në ‘‘Lahutën e Malcisë’’, të ngritet Shqipnia zonjë në vete. Duke filluar prej salvimit të Imzot Pjetër Bogdanit, të cilit turqit ia zhvarrosen eshtrat dhe i hodhën nëpër rrugët e Prishtinës, e deri tek vetëflijimi i At Anton Harapit, nuk ka ngjarje në historinë e kombit tonë ku kleri katolik shqiptar të mos ketë luajtur një rol shumë të rëndësishëm për çështjen kombëtare, qoftë me organizmin e shkollave e të qendrave kulturore për popullin shqiptar, por edhe duke e mbështetur drejpërdrejt luftën e popullit në qytete e malësi. E gjithë kjo kishte qëllimin e mbrojtjes së identitetit dhe të qenësisë kombëtare; ata ishin drejtuesit kryesorë të Kongresit të Manastirit 1908 për Alfabetin e gjuhës shqipe, ashtu edhe drejtues të delegacioneve përfaqësuse të popullit shqiptar në konferencat ndërkombetare (Fishta dhe Prenushi) dhe pranë kancelarive evropiane, atje ku vendosej fati i popullit dhe i trojeve shqiptare; kisha katolike ka qenë dhe është mbështetës i popullit shqiptar edhe sot në mbrojte të demokracisë, dhe ishte kundërshtarja e flaktë e diktaturës komuniste nga e cila pësoi shumë. Në gjysmën e dytë të shek. XIX roli i klerit katolik u rrit aq shumë, qoftë me zgjimin e vetëdijës kombëtare, ashtu edhe në mbrojtjen e integritetit prej lakmisë së fqinjëve duke luajtur një rol të dorës së parë kudo. Në fillim të shek. XX, kur tashmë çështja kombëtare ishte shtruar dramatikisht: ose çlirim prej zgjedhës turke e mëvetësi, ose Shqipëria do të coptohej, në të vërtetë do të sakatohej në mes shovinistëve serbo-grekë, kleri katolik nuk e humbi besimin, po mblodhën grusht rreth vetes gjithmonë atdhetarët dhe bashkëpunuan me të gjitha rajonet anekënd Shqipërisë që të rritet vetëdija kombëtare e të shtohet gatishmëria e mbrojtes së atdheut. Dihet mirëfilli detyra parësore e nje institucioni fetar, ajo është rritja e popullit ne fe, në shprese dhe dashuri, është kultivimi i dinjitetit njerëzor, por Kisha shqiptare e pati më vështirë se të gjitha kishat e tjera. Ajo, sikurse bëjnë të ditur shkrime dhe relacione të shumta të klerit shqiptarë në mes vete, ishte e bindur, që tash për tash vetëm me kryengritje dhe armë nuk arrihet qëllimi. Më shumë se kryengritjet e armatosura që, gjithësesi, nuk munguan kurrë, pesë shekuj robëri e kishin mpirë a topitur ndërgjegjën kombëtare, prandaj zgjimi i saj, mendonte Kisha, do të mund të bëhej vetëm

21


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nëpërmjet diturisë. Dëshmi e këtij kontributi të madh që dha Kisha është letërsia, shkollat dhe mësonjëtoret e shumta, të vogla e të mëdha, që nxiten vetëdijen kombëtare dhe u bënë lëvëzësi, motori që përfundimisht, bashkë me qendresën në fronte sollën pavarësinë. Kush nuk do ta kujtojë veprën ‘‘Lahuta e Malcisë’’, e cila për gjithsecilin shqiptar asokohe ishte melhem i shërimit të vetëdijes së topitur kombëtare, dhe kjo vepër aq shumë historike dhe patriotike, është edhe sot ilaç për të gjithë shqiptarët që u zbehet ndjenja kombëtare. Shqiptari katolik më i spikatur në çështjen e pavarësisë, dhe jo vetëm të Shqipërisë me kufinjtë e atëhershëm politik, por në çështjen e pavarësisë së shqiptarëve në përgjithësi, pra të trojeve të natyshme shqiptare, të trojeve të banuara me shqiptarë, qe Dom Nikollë Kaçorri. Ky rrezikzi, mbi të cilin ranë shumë ndeshtrasha dhe stuhi, ky shqiptar i kulluar u bë shkëmbi, burr i lartë i shtetit, u bë një ndër viganët, autorët dhe themeltarët kryesor të shtetit të parë shqiptar nga Skenderbeu e këndej. Lindi në vitin 1868 në KrejëLurë, në një fis laramanësh. Ndërmjet këtyre dy datave, një jetë tejet e begatë me ngjarje, gjithnjë e lidhur ngushtë me fatet e Shqipërisë. Biri i një gruaje myslimane shqiptare u bë bir i Kishës katolike. (Pra nëna e tij qe myslimane dhe babai katolik, ngjarje e shpeshtë në këtë zonë të Lurës) Nisi shkollimin në seminarin papnuer të jezuitëve në Shkodër, për t’i plotësuar këndimet në Universitetin Urbanian, në Romë. U kthye në atdhe prift (1890), për të nisur misionin në Kishën e Shën Luçisë, në Durrës (1894), ku shërbeu 24 vjet si famullitar. Krahas veprimtarisë meshtarake, u vu në shërbim të çështjes atdhetare, për një Shqipëri të pavarur. Frymëzoi Kryengritjen e Kurbinit (1905-1907); mori pjesë në Kongresin e Alfabetit të

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shqipes në Manastir (14 nëntor 1908); në Kongresin Kombëtar të Elbasanit për shkollën shqipe (1909); themeloi Klubin patriotik të Durrësit (18 qershor 1910), u arrestua, provoi shijen e hidhur të burgjeve turke, doli nga burgu për të frymëzuar kryengritje të reja, drejt lirisë (1911-1912). Më 28 nëntor 1912 ishte në Vlorë, protagonist i shpalljes së pavarësisë dhe i ngritjes së Flamurit Kombëtar. Dhe ishte në Vlorë edhe më 4 dhjetor 1912, kur Kuvendi zgjodhi kabinetin e parë qeveritar të Shqipërisë së lirë: Ismail Qemali, Kryetar i qeverisë dhe Ministër i Punëve të Jashtme; Dom Nikollë Kaçorri, Nënkryetar; ndërsa kuvendi përsëri arsimin ia besoi një patrioti që ishte rrit e brumosur në qarqet e kishës katolike, Luigj Gurakuqit, ministër i Arsimit.

Don Nikollë Kaçorri në Vjenë (në mes) si pjestar i delegacionit shqiptar

Emri i Dom Nikollë Kaçorrit qe ndaluar të përmendej për më shumë se 50 vjet në Shqipërinë komuniste, aq më tepër edhe qe shlyer nga lista e të nënshkruarëve të Deklaratës së Pavarësisë. Ky vdiq në Vjenë më 1 qershor 1917 e u përcoll me një Meshë mortore kremtuar në Kishën e Shën Maria Treu, në Vjenë. Për 94 vjet atdheu i vet nuk e përmendi më. Në vitin 2011, kur unë vetë isha në shërbim dhe studime postdimplomike në Vjenë, po në këtë qytet, në Zentralfriedhof (në varrezat qendrore), ia gjeta varrin e tij (n. 19, grupi 84, rreshti 32, të) dhe më 1 shkurt 2011 ia barta eshtrat në Shqipëri, dhe tashmë pushon në kishën e Durrësit dhe nga amshimi gëzohet dhe galdon, që populli i vet, ende edhe sot në harmoni fetare po kremton anekënd botës përvjetorin e 100-të të pavarësisë. Dhe së bashku me të gjithë shqiptarët, që janë gjallë ose të vdekur i gëzohet pa masë edhe pavarësisë së Kosovës. Aarau/Biel, Don Pren Kola 21 tetor 2012

22


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Hazir Mehmeti, mësues dhe gazetar në Vjenë

Vjena, vendqëndrimi e veprimi i Hasan Prishtinës (pjesa e parë) Hasan Prishtina, Njeriu që dha gjithçka për shtetin e vet, shtet që e vrau tradhtisht. ...tribun kombëtar... truri i lëvizjes kombëtare... apostull i shenjtë në shkollimin kombëtar, njeriu më i ndaluar e anatemuar nga regjimet pushtuese, diktatoriale, njeriu ndaj të cilit kemi detyrim në vënien e figurës së tij aty ku duhet- në vendin e heronjve të historisë së ndritshme kombëtare Pa dyshim, njëra nga figurat më të ndritura të historisë sonë kombëtare është Hasan Prishtina. Njëkohësisht njëra nga figurat më të anatemuara, krahas At Gjergj Fishtës, si nga regjimi komunist në Shqipëri, po ashtu në territoret etnike shqiptare të pushtuara nga sllavët e grekët. Derisa pushtuesit ia kishin frikën idealeve të tij për liri e bashkim kombëtar, komunistët në Shqipëri nuk donin të dëgjonin për ide të bashkimit dhe lirisë për çka kishte punuar deri në vdekje Hasan Prishtina. Në Kosovë, në vitet 70-ta filloi një fazë shprehje e trimëruar pas disa ndërrimeve në aparatin e shtetit pushtues. Kjo u reflektua edhe në rikujtimin e figurave patriotike shqiptare edhe pse vazhdonte gjenocidi e shtypja e egër nga regjimi sllav mbi popullin shqiptar. Filloi të shkruhej më guximshëm nga disa intelektualë të kohës, edhe pse ata shpesh e paguanin me burgime të rënda, deri në burgun mё famëkeq tё quajtur Goli-Otok, një ishull ky në det, i zotëruar vetëm nga gjarpërinjtë e nga hije figura njerëzish. Ndërkaq, në shtetin amë, Hasan Prishtina, ideatori, luftëtari e organizatori i kryengritjes për liri e pavarësi vazhdon akoma të trajtohet nga fryma e vjetër komuniste e antishkencore. Aq më keq, tani kur po tё shënojmë 100-vjetorin e Pavarësisë, për çka Hasan Prishtina ishte njeriu më meritor. Akoma në tekstet, rrethet kulturore, shkencore, historike nuk u shkrua dhe dënua ashtu si

duhet akti tradhtar i vrasjes së tij, i dënimit të tij me vdekje nga shteti amë i asaj kohe, për të cilin Hasani dha çdo gjë. Derisa shtetet: Bullgaria, Serbia e Turqia e dënuan me vdekje kolosin e lëvizjes kombëtare, shteti shqiptar e dënoi disa herë me vdekje dhe tradhtisht e vrau, pas shpine, ashtu qysh nuk vret shqiptari. Kjo tradhti kombëtare ishte tragjike për kombin ndërsa fitore e madhe e qarqeve armike sllavo-greke. Historia e jonë e fillim shekullit të njëzet ndryshe do të dukej pa Hasan Prishtinën, trurin e lëvizjes kombëtare shqiptare të kohës. Ai ishte largpamës me veprimet e tij. Kryengritjen politike e ideore e filloi në parlamentin turk, duke u kacafytur haptas me deputetët armiq, guximshëm tregoi hapur se: ‘‘Do ngjitem në Drenicë dhe do mbathë opingat e luftës deri në lirinë dhe bashkimin e trevave shqiptare’’. Çka edhe do të ndodhë. Nga presioni i Hasan Prishtinës, në Parlamentin Turk, si deputet që ishte, për lirinë e përdorimit të alfabetit shqip, me 2 gusht 1911 Parlamenti Turk do të detyrohet ta njoh përdorimin e alfabetit shqip në shkollat private në Shqipëri. Nga ky hap do vije hapi tjetër, po në të njëjtin vit, i deklarimit të vet qytetarëve shqiptarë, se në cilin alfabet dëshironin të mësonin. Hasan Prishtina, krahas përgatitjes për kryengritjen gjithëkombëtare për Pavarësinë e Shqipërisë mori iniciativën në Stamboll të themelohet komisioni në Klubin Qendror për mbledhjen e kontributeve të duhura për mbajtjen e Normales së Elbasanit. Ky Tempull i Diturisë ishte më i dashuri dhe i shenjtë për Hasan Prishtinën. Për mirëvajtjen e tij shkriu tërë pasurinë e vet dhe ai filloi punën në mars të vitit 1912. Vjena, veprimtaria e Hasan Prishtinës Vjena, qendër jo vetëm në kuptimin gjeografik e Evropës por edhe politike e ushtarake do tё jetë vendi ku Hasan Prishtina do qëndroi herë pas herë me ndërprerje, duke filluar nga prilli i vitit 1913, kur lirohet nga burgu i Kalemegdanit në Beograd. Ai e donte jetën aktive në shërbim të çështjes kombëtare, për çka territori i Austro-Hungarisë ishte më i volitshëm se sa vendlindja e pushtuar nga ushtritë armike serbe, bullgare e malazeze. Vjena ishte në atë kohë qendër e refugjatëve politikë shqiptarë të cilët kishin themeluar grupin politik në Vjenë me emrin ‘‘Indipendent”, me të cilët Hasan Prishtina do të bie në kontakt. (vijon)

23


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Vilhelme Vranari Haxhiraj, Vlorë Vilhelme Vranari (Haxhiraj) u lind më 8 dhjetor 1944 në Kaninë të Vlorës. Pas rënies së diktaturës komuniste, rinisi punë në arsim. Kjo i dha mundësinë të shpalos talentin e saj në letërsi. Tashmë njihet si poete, romanciere, autore e prozës sè shkurtër dhe publiciste. Në 14 vite ka botuar 27 vepra letrare. Presin botimin roman, përrallë, ese -publicistikë, prozë e shkurtër, poezi, skenare për fëmijë dhe 3 përkthime nga gjuha italiane. Gjinia letrare, ku autorja ndihet më mirë, është romani. Aktualisht është kryeredaktore e gazetës “Kanina”.

Faktorët që kanë ndikuar në cungimin dhe tjetërsimin e historisë së Shqipërisë (pjesa e tretë) Si çdo komb, edhe Shqipëria ka historinë e saj. Sipas mjaft autorëve të huaj ajo është një nga kombet më të lashtë të Evropës, një vend parahistorik. Për të dalë në një përfundim të tillë duhet të njihet koha e popullimit të Ballkanit jo vetëm nga Pellazgët e më pas iliro-trakët, por edhe koha e vendosjes së fiseve të tjera në Evropën jugëlindore. Për ta vërtetuar këtë, (kur flasim për Shqipërinë) nevojiten dokumenta të kulturës materiale, të shkruara, qendra dhe vlera materiale arkeologjike që nga lashtësia dhe deri në ditët tona, të cilat për fat ekzistojnë, por nuk janë shkruar. Ka pasur libra historike relativisht të kohëve të vona, por jo një histori e plotë e shkruar Fiksacioni i disa qarqeve greke për Greqinë e Madhe, me idetë e Vorio Epirit që synojnë aneksimin Shqipërisë së jugut, është teori e pangopjes gllabëruese të shovinizmit grek. Këto akte dhune dhe denigrimi të qarqeve të caktuara brenda dhe jashtë kufijëve, do t'i krahasoja me krimet që bëjnë manjakët e pangopur me viktima, që shndërrohen në vrasës serial. Krim nuk është vetëm kur vret, por edhe kur i mohon të drejtat, liritë, e kërcënon me shekuj dhe i prishë qetësinë, jo një njeriu por një kombi të tërë. Kjo ide lindi pas fitores së Pavarësisë së Greqisë, në çerekun e parë të shek të XIXtë, kur heronjtë shqiptarë luftuan dhe dhanë jetën për çlirimin e saj. Kurse tani Greqia i ka përvetësuar e i quan bijtë e saj, gjë që shërben si një dëshmi më shumë, se toka që i lindi e i rriti këta heronjë (Çamëria apo Thesprotia ilire) është tokë e Greqisë. Toleranca e tepëruar e gjithë politikës shqiptare pas viteve 90 ia ka zgjatur krahët, i ka joshur mendimin dhelparak dhe ia ka shtuar oreksin shovinizmit grek. Dhe kjo mori hov qysh kur erdhi Janullatosi në Shqipëri gjoja për të ndihmuar kishën ortodokse shqiptare. Ndërkohë ne kishim Kishën Autoqefale të ngritur nga Imzot Fan Noli. Kleriku grek Janullatos (që gjithçka mund të jetë por përfaqësues i Zotit, nuk është kurrë,) erdhi me synime të tjera politike, dashakeqe ndaj Shqipërisë, gjë që ka qenë fatale për fatet e kombit sepse ndërhyrja e tij ka ndikuar për keq në problemet e marrëdhënieve Shqipëri-Greqi. Nën ndikimin e tij janë hapur shkolla greke, madje edhe Univeresitet në mes të Tiranës. Është faji i tij që po abuzohet me varrezat shqiptare në Përmet dhe Korçë, duke i çvarrosur eshtrat e shqiptarëve dhe duke i emërtuar greke. Natyrisht mund të jetë tek-tuk ndonjë varr, ku prehen eshtrat e ndonjë ushtari grek, por jo aq sa pretendon kisha greke. Janullatosi me eprorët e tij kërkojnë të bindin opinionin se këto toka ku janë varrezat e ushtarëve grekë, shërbejnë si identitet i tokës “greke” dhe sipas tyre “padrejtësisht” i takojnë Shqipërisë. A mund t'i hiqet “Qendrës Kulturore së Përmetit” emri i emblemës së shqiptarizmit, i Rilindasve tanë , vëllezërve Frashëri dhe të shndërrohet në kishë ?! Ku

shkoi kultura shqiptare? Përse zëvendësohet me një institucion fetar grek? Pa qëllim është edhe kjo? E njëjta gjë po ndodh me Himarën. Jo vetëm se flamuri grek është ngritur padrejtësisht në krahinën autoktone shqiptare të Himarës disa herë në këto vite tranzicioni, por e keqja qëndron tek ata himarjotë që e kanë origjinën nga Kurveleshi, nga Mirëdita apo Kruja e Rrafshi i Dukagjinit dhe thonë se janë me origjinë nga Greqia. Për këtë dëshmojnë emrat mbiemrat dhe toponimet shqiptare, që nuk i lidh asgjë me etnitetin grek. Është për të ardhur keq se sa kalon Qafën e Llogarait celularët në greqisht të urojnë mirëseardhjen në tokën greke. Tabelat i kanë vendosur në gjuhën greke. Televizionet dhe radiot buçasin në greqisht, duke i habitur shqiptarët me gene pellazgo-ilir si dhe turistët që pyesin veten të çuditur : “Ku jemi kështu, në Shqipëri apo Greqi ?!” Si mund të ndryshojë kufiri detar në jugë të Shqipërisë, vetëm se kërkon Greqia, e cila cënon jo vetëm kufirin me Shqipërinë por edhe me Italinë. Duke ia rrëmbyer detin Shqipërisë e ka më të thjeshtë për shtrirjen e saj në jugun autokton shqiptar. Synimet e tyre grabitqare vihen re edhe me një fakt tjetër: Me ç'të drejtë parlamentarë e qeveritarë të shtetit grek gjenden në Himarë sa herë përgatitet enkas ose i dalë rastësisht ndonjë incident apo në kohë zgjedhjesh dhe çuditërisht janë në krye të elektoratit. Pse jo edhe në krye të demonstrimeve të himariotëve duke valëvitur flamurin grek. Si kufitarë që jemi, është mirë të ruajmë dhe respektojmë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë pa prekur integritetin e asnjërës palë. Këto janë fakte që filluan me teorinë e “Vorio Epirit” pas Pavarësisë së Greqisë, problem që edhe sot vazhdon të jetë akut. Mes të tjerash ata vazhdojnë të hedhin helm me teorinë e Vorio-Epirit, duke thënë: “Që në kohët pre-historike, Epiri ka qenë i bashkuar, i pandarë deri në vitin 1914 kur fuqitë e mëdha krijuan Shqipërinë duke i aneksuar edhe këtë provincë të Greqisë.”... “Epiri, me qendrën kulturale të tij Dodona, më i vjetri dhe më i respektueshmi orakull nga të gjithë orakujt grekë, shtrihet nga gjiri i Ambrakisë deri në lumin Jenusos(Shkumbin).” (lecture of Vasilios Kyranis, Harvard University -1981). (vijon)

24


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Skruan: Prof. Dr. Lush Culaj-Instituti Albanologjik në Prishtinë

Trajtimi i vrasjes së Gjeçovit në Parlamentin Shqiptar (pjesa e tretë) Parlamenti shqiptar tërheq vërejtjen mbi plojat mizore dhe dhunimet kundër shqiptarëve të Kosovës me kërkesë pranë Qeverisë së Beogradit që t’i ndërpresë këto mizori. Edhe vrasja e atdhetarit Shtjefën Gjeçovi u diskutua nga Parlamenti shqiptar në mbledhjen e njëmbëdhjetë më 11 nëntor 1929 nën kryesinë e Kryetarit të Parlamentit, Pandeli Evangjeli ... në vijim deputeti Kolë Mjeda shprehu mendimin se At Shtjefni kishte punuar në favor të vjeljes së folklorit shqiptar dhe se ishte zbatues i ligjeve, i ndërgjegjes dhe i ndjenjave kombëtare. Gjeçovi për t’i studiuar doket e kosovarëve, në shkurt të vitit 1926, e pa të arsyeshme të shkonte në Kosovë. Pikërisht në atë periudhë kohore, sipas deputetit Mjeda, shteti jugosllav intervenoi pranë Vatikanit që meshtarët katolikë të jenë të krahinave vendëse dhe selia e shenjtë, në bazë të kësaj kërkese, e dërgoi Gjeçovin në Kosovë, por ai u vra barbarisht, vrasje që nuk do ta bënte asnjë popull i civilizuar. Në fund deputeti Mjeda kërkoi shpjegime të duhura nga ministri i Punëve të Jashtme rreth kësaj ngjarjeje tragjike. Pas zotit Mjeda fjalën e mori deputeti Jashar Erebara, i cili fillimisht u shpreh se serbët nuk dëshirojnë të dëgjojnë për elementin shqiptar. Veprat e Jugosllavisë nuk janë shembull miqësie. Në vijim zoti Erebara paraqiti mjaft të dhëna faktike mbi mizoritë serbe në Kosovë. Në fund të fjalës së tij zoti Erebara shpreh mendimin se për fat të keq, serbët nuk duan ta kuptojnë se shqiptarët nuk paraqesin pengesë për ta, por, megjithatë, ata dëshirojnë zhdukjen e të gjithë elementit shqiptar në Jugosllavi. Në vijim deputeti Xhafer Ypi shprehu mendimin se vrasja e Gjeçovit theri zemrat e të gjithë atdhetarëve shqiptarë, duke apeluar që të ngrhet zëri nga Parlamenti dhe të informohet e tërë bota që shqiptarëve në Jugosllavi u mungon e drejta mbi

jetën, mbi pasurinë, mbi nderin dhe këtyre shtypjeve t’u jepet fund. Në përfundim të diskutimit të tij, Xhafer Ypi propozoi që të bëhen dy apele pranë Lidhjes së Kombeve, e cila ishte mbrojtëse e të drejtave të pakicave dhe parlamenteve të qeverive pjesëtare të Lidhjes së Kombeve. Rauf Fico, ministër i Punëve të Jashtme, i cili e mori fjalën në vijim, i paraqiti të dhënat që i kishte dikasteri i tij lidhur me vrasjen e At Gjeçovit. Sipas dëshmive të ministrit të Jashtëm, me t’u informuar për këtë lajm tragjik iu urdhërua Legatës shqiptare në Beograd që t’i paraqesin demarshet e duhura pranë Qeverisë jugosllave, gjë që ajo e bëri dy herë. Zoti Fico, gjithashtu, informoi se Qeveria jugosllave përmes ministrit të Punëve të Jashtme i është përgjigjur Legatës shqiptare se ishin marrë të gjitha masat e duhura që autorët e krimit të zbuloheshin dhe kishin marrë obligim që me të përfunduar të kësaj çështjeje ta informonin Legatën shqiptare në Beograd. Pas ministrit të Jashtëm fjalën e mori përsëri deputeti Mboria, i cili u propozoi parlamentarëve që të bënin pesë minuta pushim heshtje në kujtim të shpirtit të At Shtjefën Gjeçovit. Propozimi i deputetit Mboria u pranua, kurse pas rihapjes së mbledhjes nga kryetari i Parlamentit fjalën e mori sërish deputeti Kolë Mjeda, i cili, duke e falënderuar ministrin e Jashtëm për shpjegimet e kënaqshme, shprehu besimin në masat qe do t’i merrte Qeveria shqiptare në mënyrë që të evitoheshin rastet e tilla. Në fund e mori fjalën deputeti Bahri Begolli, për të cilin shpjegimet e ministrit të Jashtëm nuk ishin të kënaqshme. Ai, si përfaqësues i popullit, e veçanërisht si përfaqësues i Kosovës, kërkoi nga Qeveria që të merreshin masa shumë energjike, jo vetëm për At shtjefën Gjeçovin, por edhe për të gjithë vëllezërit shqiptarë që jetojnë në Jugosllavi, duke shprehur mendimin se Jugosllavia duhet ta ketë të qartë se edhe miza është e vogël, por e turbullon stomakun. Me diskutimin e deputetit Bahri Begolli mori fund kjo çështje. Duke u nisur nga maksima se shteti i dobët nuk mund të udhëheqë politikë të fuqishme, protestat qeveritare shqiptare mbetën në nivelin e gjykimeve. Shteti shqiptar, në mungesë të forcës reale kërcënuese, për t’i mbrojtur vëllezërit në ish-Jugosllavi i qasej së paku përkrahjes morale dhe përpjekjeve diplomatike përmes Lidhjes së Kombeve dhe Ambasadës shqiptare në Beograd.Deputetët shqiptarë, shumica e të cilëve ishin të shkolluar në vendet e Evropës Perëndimore dhe disa nga ata madje ishin intelektualë në kuptimin e mirëfilltë të kësaj fjale, ishin të vetëdijshëm për përgjegjësitë historike para popullit dhe atdheut, andaj në seancat e tyre parlamentare këmbëngulnin që shqyrtimi i secilit problem të bëhej nga këndvështrimi i interesave të Shqipërisë dhe të shqiptarëve, pavarësisht nga forca reale që kishin ky Parlament dhe shteti shqiptar përgjithësisht në jetësimin dhe zgjidhjen e problemeve kombëtare. Megjithatë, diskutimet në Parlamentin shqiptar lidhur me vrasjen e atdhetarit Shtjefën Gjeçovi duhet çmuar për shprehjen e dhimbjes vëllazërore. Parlamentarët shqiptarë e nderuan për së vdekuri Gjeçovin dhe veprën e tij dhe me qëndrimin e matur e të drejtë kombëtar për rrethanat, të paktën, u munduan të merrnin pjesë në dhembjen e vëllezërve të tyre. (fund)

25


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Prof. Dr. Riza Sadiku, Këshilltar në Muzeun e Kosovës

Kontributi i shqiptarëve të Austrialisë, respektivisht i Ballit Kombëtar në afirmimin e Shqipërisë Etnike (pjesa e tretë) ... Siç kemi theksuar më parë, simpatizantët e Ballit Kombëtar, në fillim edhe pse u vendosën në Perth të Australisë, duke themeluar edhe Komitetin e Parë të Ballit Kombëtar, numri i madh i tyre nuk qëndrojë gjatë në këtë qytet, për arsyje se në te, nuk ka qenë e zhvilluar industria dhe nuk kanë mund të punësohen, andaj kanë filluar të shpërngulen në qytete tjera të Australisë9. Pas shpërnguljes të disa aktivistëve të Ballit Kombëtar nga Perthi në Melburn, me iniciativën e Said Demnerit10,ka fund i vitit 1951 u themelua Këshilli Drejtues i Ballit Kombëtar, kurse më 28 Nëntor, me rastin e shënimit të Ditës së Flamurit në këtë qytet u zgjodhë Komiteti i ri Ballit Kombëtar me përbërje: Hysni Cico11, Kryetar, Halil Balla12, Sekretar, Said Demneri, arkatar, kurse anëtar u zgjodhën: Muharem Sovjani, Kajo Tresova dhe Xhevdet Dosti13.

fjalë, Sekretar i Komitetit është zgjedhur: Z. Ndoc Simon Kalaja, kurse anëtar: Orhan Backa, Pal Dobrec, Refat Hyseni dhe Petrit Kello. 15

Një grup veprimtarësh të dalluar të mërgatës shqiptare në Australi të cilit morën pjesë, në mesin e më se 200 pjesëmarrësve, në shënimin e Ditës së Flamurit, organizuar nga Shoqata Shqiptare në Brisbane. Në foto nga e majta në te djathët janë: Petrit Kello, Doktor Zikri Palushi, Rexhep Mehmeti, Refat Hyseni, Avdyl Isaj dhe Haki Braho (28 nëntor 2009, Brisbane, Australi)

Në bazë të shënimeve që posedojmë nga veprimtari i dalluar i Ballit Kombëtar në Australi, z. Petrit Kello, rizgjedhjet në Melburn të Australisë, të Komitetit të Ballit Kombëtar janë mbajtur edhe në vitet 1954, 1956 dhe 1958. Në rizgjedhjet e Komitetit Krahinor të Ballit Kombëtar të vitit 1958, për Sekretar zgjidhet Bilal Kalaja, arkëtar Xhevdet Dosti, anëtar Celnik Doko, Qerim Zyka etj. 14Duhet theksuar, se zgjedhjet e Ballit Kombëtar nëpër qytete të ndryshme të Australisë, janë mbajtur rregullisht në mënyrë demokratike, si në në Sydey, Mareba, Brisbane e tjera qytete. Në këtë kontekst vlenë të përmendet se i pari Komitet Krahinor në Brisbane është mbajtur në vjeshtën e tretë të vitit 1969, në shtëpinë e Pjetër Kalasë, në të cilën kanë marrë pjesë këto antarë të Ballit Kombëtar: Pjetër Kalaja, Tefik Turani, Hamdi Konodi, Kole Kalaja, Mark Kalaja, Hajridin Pepi, Orhan File Baçka, Petrit Kello, Zef Kalaja, Abedin Hyseni, Pal Drobec, Refat Hysen Kamenica, Rapush Abedin Sadikaj, Ndoc Kalaja, Muar Halilaj, Hysni Rushiti, Isai Pepij, etj. Nga mbledhja në

Nga Komiteti i lartëcekur i Ballit Kombëtar, një numër i anëtarëve si: Refat Hysen Kamenica, Kol Leka, Petrit Kello e disa tjerë, janë dalluar për ka veprimtaria e tyre kombëtare, duke dhënë kontribute të veçanta si për afirmimin e çështjes kombëtare në administratën australiane, ashtu edhe në senzibilizimin e çështjes mbarë kombëtare, në veçanti të Kosovës, përmes protestave dhe demonstrative të organizuara në disa qytete të Australisë, me të cilat raste i kanë përkrahur kërkesat e demonstrative të vitit 1968 të organizuar në Prishtinë dhe Tetovë, kërkesat e demonstratave të vitit 1981, si dhe duke dhënë kontribute të veçanta financiare, në të gjitha fushat e kombëtarizmës shqiptare. Vlenë të theksohet, se me konsolidimin e rradhëve të Ballit Kombëtar në Australi, formimit të Komiteteve në disa qytete, klubeve, shoqatave të ndryshme, ato filluan veprimtarinë e tyre kombëtare përmes organizimit të manifestmeve të ndryshme. Në këtë kontekst rëndësi të veçantë i kanë dhënë shënimit të Ditës së Flamurit, të cilën ngjarje e kanë shënuar në mënyrë të veçantë, duke e bërë festë tradicionale, e cila Ditë që simbolizon Pavarësinë, shënohet edhe sot nga mërgata e Australisë.

9

Petrit Kello, e-mail dërguar më 3 maj 2009, Brisbane Australi, dq.4 Said Demneri, është shkolluar në Tiranë, veprimtar i dalluar i rinisë së Ballit Kombëtar, organizator i disa demonstratave, kryetar i Rinisë së Ballit Kombëtar në Tiranë. Në Australi është shpërngulur në vitin 1949. Shënimet i dha Petrit Kello me e-mail, 3 maj 2009, fq. 4. 11 Hysni Cico, anëtar i flakët i Ballit Kombëtar, luftëtar i shkëlqyer kundër forcave pushtuese dhe atyre komuniste. Dy herë është plagosur nga forcat komuniste. Në Australi është shpërngulur në vitin 1949. Informatat i dha Petrit Kello. 12 Halil Balla, është shkolluar në Tiranë, ushtar besnik i Ballit Kombëtar, krah i djathtë i Said Demnerit. Në Australi është shpërngulur në vitin 1949. Informatat i dha Petrit Kello, 2009, Brisbane. 13 Po aty 14 Petrit Kello, informatë e dërguar me e-mail, 4 maj 2009, Brisbane. 10

(vijon) 15

26

Petrit Kello, po aty


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Pjeter Logoreci, Vjenë

Pranvera e Demokracisë (pjesa e dytë) Në përkujtim të grevës kombëtare të urisë të përndjekurve politik në Tiranë më 1991

Në paraditen e 20 shtatorit të vitit 1991 i gjithë grupi udhëtoi drejt Tiranës dhe ju bashkua pjesës tjetër të njerëzve të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit. Emocionet ishin të papërshkrueshme në takimet në mes të bashkëvuajtësve. Kujtime të vështira e të paharrueshme për ditët e lëna pas, por që lanë plagë të pashërueshme në fizikun e psikikën e tyre. Shtërngime duarsh, përqafime, kujtime nga më të ndryshmet, atmosferë e dhimbshme, por edhe kënaqësi miqësore. Mandej pasoi ndarja nga familjarët dhe mbyllja në sallë. Të paharruara do të më mbesin çastet e betimit solemn për ta quar grevën deri në fund me çdo lloj çmimi. Edhe me jetë. Me shpejtësi u zgjodh një komitet drejtues i grevës që do merrej me përkujdesjen shëndetsore të pjesëmarrësve që do kishin nevojë si dhe për kontaktet me mediat.

Pesë kërkesat tona ishin nga më të thjeshtat dhe krejt njërzore, për një jetë normale e integrim: 1. Pafajësia, 2. Çdëmtimi material në bazë të normave ndërkombëtare, 3. Strehimi, 4. Punësimi brenda e jashtë vendit 5. Shkollimi...

Situata politike në vend ishte shumë e vështirë dhe delikate. Qeveria e Stabilitetit e drejtuar nga Ylli Bufi nuk arrinte të kontrollonte situatën ku mbizotëronin lëvizjet për demokratizimin e vendit. Greva e mitingjet e një pas njëshme që shprehnin pakënaqësinë popullore shtoheshin çdo ditë. Presidenti komunist Ramiz Alia dhe kasta e vjetër që e rrethonte ishin të padëshirueshëm për njerzit. Të gjitha këto sollën një zemërim popullor që lexohej në sytë e çdo njeriu e që u shpreh me mirënjohje e përkrahje edhe për ne grevistët e urisë të ngujuar për të drejtat legjitime të mohuara.

Peticioni me këto kërkesa ju drejtua Presidentit të Republikës, Parlamentit dhe Qeverisë. Të shumta ishin shoqatat, sindikatat, partitë politike e gazetat që i përkrahën këto kërkesa dhe këtë lëvizje. Me kalimin e ditëve lëvizja jonë kaloj kufijtë e atdheut dhe pati reagime edhe nga shtypi ndërkombëtar dhe përfaqësitë e huaja në vend. Çdo ditë shtohej numri i gazetarëve perëndimor që kishin dëshirë të pasqyronin vuajtjet e mjerimin nga regjimi komunist dhe vullnetin e madh për liri e demokraci të popullit shqiptar.

90 persona të ardhur nga të gjitha anët e vendit, që ishin shtresa më e vuajtur e kombit, ishin gati të vetëflijoheshin për të kërkuar realizimin e të drejtave të tyre themelore e të mohuara nga diktatura. Ish të burgosur e të internuar. Dikush që përfaqësonte vëllain e pushkatuar, një tjetër babain e vdekur në burg e që nuk i dihej varri, një tjetër familjen..... Ishin rreth 2000 vjet burg në atë sallë sporti, që gjatë ditës, me ecëjaket e grevistëve të kujtonte oborrin e burgut famëkeq të Spaçit.

Më kujtohet një ndodhi e pazakontë me një grup gazetarësh e kameramanësh gjermanë të cilët në ditën e 5-të të grevës intervistuan shumë ish-të burgosur dhe dëgjuan histori nga më absurdet për nga mohimi i të drejtave njerzore. Gjatë bisedës me njërin nga kolegët, i cili po tregonte për torturat çnjerëzore në qelitë e burgut të Burrelit, njërit prej kameramanëve i ra kamera nga dora dhe i asfiksuar ra përtokë, pa ndjenja. (vijon)

Këta njerëz ishin me mosha të ndryshme, me prejardhje të ndryshme familjare, por të burgosun nga i njëjti ligj famëkeq, ai i agjitacionit e propagandës.

27


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Përmblodhi: Zef Ndrecaj, Schlladming/Austri

Treva e Lugut të Drinit të Bardhë dhe shkolla shqipe (pjesa e tretë) Rruga për hapjen e shkollës shqipe në historinë Lugdrinase dhe atë shqiptare ishte aq e vështirë por edhe krenare dhe tejet e guximshme Zllakuqani si qendër e Lugut të Drinit jo vetëm që nuk u mposht për asnjë moment por ai edhe triumfoi sepse guximi dhe tradita për shkollim ishte kalitur gjatë kohëve të errëta të historisë. Këtu ky mjedis për dhjetë vite me radhë, mu në mes të fshatit, do ta mbajë shkollën e mesme “Luigj Gurakuqi” nga Klina pasi në Klinë nga pushtuesi serb në mënyrë arbitrare edhe ishte mbyllur.

Këtë atdhetarët e mëparshëm e kishin lënë traditë. Traditë se si duhej të ruhej dinjiteti. Me sukses Zllakuqani dhe Lugu i Drinit do të dijë t’i mbrojë bijtë e vet edhe gjatë luftës. Që nga ditët e para më se 30 bijë më të mirë të tij do të jenë në ballë të UÇK-së që do të marrin pjesë në të gjitha betejat, në Pashtrik, Koshare e Likovc, por edhe në aksione për bartjen e armëve.

Hapja e kësaj shkolle tani në qendër të Zllakuqanit, në shtëpinë private të Pashk Pernokës nuk ishte rastësi, por as risi sepse ishte ky pjesëtari i familjes së Zef Cub Pernokës nxënës i Atë Shtjefen Gjeçovit dhe mësues i pastajmë i vet shkollës. Etja për dije tani ishte kalitur në gjak në tërë mjedisin, por në veçanti në familjen e tij.

Kisha dhe regjioni ju doli zemër hapur të përndjekurve që vinin nga Mitrovica dhe gjetiu. Kështu do të strehoheshin në kishë më se 2 000 persona. Do të ndahej së bashku jo vetëm buka por edhe fati. Tërë ajo tragjedi lufte rrethinën e Zlllakuqanit e nxori faqe bardhë, sepse pos në kishë, e tërë rrethina kishte hapur dyert dhe zemrën të përndjekurve. Numri i tyre në regjionin tonë kalonte 30 mijë. Për fat të keq, Zllakuqani dhe rrethina ka edhe të rënët dhe heronjtë e tij. Në qendër të fshatit sot qëndron lapidari i dëshmorit Kolë Mirdita, i cili këtij rrethi i jep nder dhe krenari.

Fshati Zllakuqan për dhjetë vite me radhë do ta mbaj ketë shkollë në mesin e tij duke e ndihmuar atë moralisht dhe materialisht dhe nuk kurseu asgjë pa llogaritur në rrezikun që mund t’i kanosej

Por, mbi çdo lindje, mbi çdo vdekje është një gjak që kjo trevë e quan etni. E quan Shqiptari. (fund)

nga regjimi serb i kohës. Kështu devotshmëria e trashëguar e Lugut të Drinit dhe pishtarit të mësimit Zef Cub Pernoka tani u bë realitet dhe amaneti i Atë Gjeçovit në ketë mjedis u realizua në përpikëri. Këtu do të gravitonin të gjithë nxënësit nga të gjitha rajonet e mëparshme të Klinës dhe mësonjëtorja e dikurshme e Atë Gjeçovit tani shndërrohej në një vatër apo kështjellë, dhe këso kështjellash Lugu i Drinit tani kishte shtëpi për shtëpi. Kjo vatër do të mbetej e pamposhtur dhe për dhjetë vite. Zllakuqani do t’i ruaj vlerat kombëtare të trashëguara. Ekspeditave të ndryshme të lëshuara nga pushtuesit ai do t’i bëj ballë dhe nxënësit dhe mësimdhënësit do të dijë t’i mbrojë në shtëpitë e tij. Këtë ai e bënte sepse tani kishte mësuar se arsimimi ishte arma më e fortë e çlirimit dhe lirisë së tij etnike dhe kombëtare. Një përkrahje mjaft të madhe fshatit dhe shkollës ja bënte edhe kisha e fshatit, e cila pos ndihmave morale dhe financiare disa herë strehoi nxënës të përndjekur.

28


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Kulturë Shkruan: Prof. Dr. Zymer Ujkan Neziri Zymer Ujkan Neziri lindi më 6 nëntor 1946 në Siparant (ose Zahaq) të Pejës. Kreu Fakultetin Filozofik të Prishtinës (1971) ku mbrojti magjistraturën (1979) dhe doktorurën (1995). Nga viti 1967 merret me mbledhjen e folklorit, sidomos të epikës legjendare dhe të epikës historike. Pos tjerash ka realizuar edhe dy qëndrime studimore në SHBA, në Universitetin e Harvardit (shtator-tetor 2002 dhe shkurt 2007) dhe një në Austri, në Vjenë (nëntor 2005). Në Vjenë, në cilësinë e bursistit të Ministrisë Federale të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës të Qeverisë së Austrisë, ka realizuar projektin ’’Dorëshkrimet shqip të folklorit të Maksimilian Lambercit (Maximilian Lambertz)’’, në Akademinë e Shkencave të Austrisë-Arkivi, si dhe në Bibliotekën Kombëtare të Austrisë. Ka shikuar dhe ka analizuar dorëshkrimet e Lambercit në rrreth 60 dosje: folklor, folkloristikë, mitologji, etj.

Eposi i Kreshnikëve: monument i trashëgimisë kulturore shqiptare (pjesa e tretë) 4.Eposi i Kreshnikëve dhe poetika mitike: Në Eposin e Kreshnikëve është e njohur poetika mitike e personifikimit dhe e apostrofës, nga rrafshi tokësor deri te ai kozmik: lugje, kroje, gurra, kodra, male, kuaj, zogj, hëna, ylli, dielli, qielli etj. Tërheq vëmendjen edhe poetika e kohës legjendare në epos, ku, bie fjala, Halili bën njëqind vjet gjumë dhe kur zgjohet thotë se më paska marrë pak gjumi!16;Ose: Muji dënohet dy mijë vjet burg dhe i mban, e kjo kryhet vetëm me një varg të këngës.17 Edhe poetika e hapësirës legjendare në epos zgjon interesim te studiuesit: me një varg del kreshniku nga Jutbina dhe mbërrin në Miskov (Moskë). 18 Këto janë dy poetika të përmbysjes së rregullave tradicionale në krijimtarinë letrare, kurse në poezinë legjendare janë të domosdoshme. 5.Kryekreshnikët Çeto Basho Muji dhe Sokol Halil Aga: Çeto Basho Muji është kryekreshnik i Eposit shqiptar të Kreshnikëve; prijës i çetës së tridhjetë kreshnikëve; vëllau i madh i kryekreshnikut Sokol Halil Aga; është kreu i familjes: nëna, vëllai, motra, e shoqja, i biri; kujdeset për martesën e Halilit; nderon nënën dhe i shtrohet autoritetit të saj; jeton në kullën familjare dhe e drejton familjen; pret miq, shokë e dashamirë sipas rregullave të mikpritjes shqiptare; në kuvende burrash nuk flet nxitueshëm dhe e peshon fjalën; nderon bashkëbiseduesit, por kur e do puna edhe i qorton; u del zot shokëve dhe krahinës ku jeton; i çmon shumë fjalën e dhënë, ndoren e besën; me armiqtë është sa i matur aq edhe i rreptë; nuk u shmanget dyluftimeve me kundërshtarët dhe del fitimtar; është simbol i trimërisë, i guximit dhe i qëndresës burrërore; ka fuqi mitologjike nga qumështi i zanave të malit; ka miqësi me orë dhe me zana të malit; ka trup të përmasave hiperbolike; ndeshet me mbretër, kapidana, harambashë etj.; lufton për ta ruajtur bashkësinë e lirë fshatare nga nënshtrimi; i përket kohës historike të mesjetës paraosmane; i prin çetës së përbërë nga tridhjetë djem të rinj e trima, të zgjedhur nga banorët e fshatrave të lira; çeta e tij është mbrojtje nga shkjetë, që hynin pa leje në zotërimet e tyre; ai dhe pjesëtarët e çetës e konsiderojnë vdekjen në luftë si vdekjen më të denjë; konfliktet dhe përgjakjet qenë të gjata, sepse mësymjet e sllavëve të jugut ishin të mëdha e të gjata, kufiri lëvizte dhe territori rrudhej, por fama e këtyre çetave të kreshnikëve u ruajt në eposin shqiptar si jehonë e qëndresës kundër nënshtrimit. Edhe Sokol Halil Aga paraqitet kryekreshnik i Eposit shqiptar të Kreshnikëve; vëlla më i ri i kryekreshnikut Çeto Basho Muji; merr pjesë në çetën e drejtuar nga Muji; është njëri nga shtatë Halilat, Halili i shtatë (të tjerët u vranë nga kundërshtarët); trim i madh, guximtar i pashoq, i fuqishëm; nderon vëllanë e madh dhe fjalën e tij; nderon nënën dhe i shtrohet autoritetit të saj; e do shumë motrën dhe e çmon familjen e Mujit; djalë shumë i pashëm dhe i adhuruari i vajzave të mbretërve; simbol i hijeshisë dhe i trimërisë; i nderon si motra të gjitha vajzat e krahinës; jepet 16

Ismail Kadare, «Eposi dhe kultura shqiptare» (diskutim), në: Çështje të folklorit shqiptar, 3, IKP, Tiranë, 1987, f. 328, 329. 17 Zymer Neziri, Epika legjendare e Rugovës, vëllimi I, dorëshkrim (1986), lahutari Adem Salihi, kënga « Muja zëhet rop nga krali», v. 25. 18 Zymer Neziri, Këngë të kreshnikëve, SHB «Libri Shkollor», Prishtinë, 2003, kënga «Krali i Miskovit rrëmben gjogun e Mujit», f. 142, v.133.

29

ndonjëherë edhe pas aventurave me vajza të bukura nëpër krali; ka miqësi me qenie mitologjike: zana e orë, të cilat i ndihmojnë në raste rreziku; kur është nevoja, e marrin ndore edhe hëna e dielli; ka shkathtësi trupore, zhdërvjelltësi dhe mençuri; me armiqtë është sa i matur aq edhe i rrebtë, ashtu si Muji;-shpesh del në dyluftime me kundërshtarë dhe del fitimtar; nderin e vet, nderin e familjes e të krahinës i çmon shumë; ka besë, jep ndore dhe sillet sipas një etike e morali, që dallon nga ai i kundërshtarëve; ka tipare etnopsikologjike të shqiptarëve si etni, ashtu si Muji dhe çeta e tij. 6.Kundërshtarët e kreshnikëve shqiptarë: Ata dalin në këto këngë trima e të fuqishëm; kanë edhe fuqi mitike, kanë miqësi me orët dhe zanat e veta; janë të guximshëm, të shkathët, por edhe të pabesë; sulmojnë kopetë e deleve në kullota dhe i plaçkitin, kurse barinjtë i vrasin; i kullosin delet e veta në kullotat e kreshnikëve pa paguar asgjë; sulmojnë kullat e kreshnikëve dhe i djegin; prekin në nderin e familjes së kreshnikut: ia marrin motrën ose gruan; dalin para krushqve dhe ua marrin nusen; ndalojnë fejesën dhe martesën e vajzave të bukura; lypin mejdane nga krenia para grave të veta; lypin çika kreshnikësh miqësisht; japin besë dhe nuk e mbajnë besën; pranojnë mejdanet sipas rregullave të kohës. (vijon)


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Ilmi Bani, piktor dhe kritik arti Ilmi (Rexhep) Bani, lindi në Vlorë ku edhe jeton. Përfundoi shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë, dega pikturë, pastaj studioi në akademinë e arteve (ILA) në Tiranë, poashtu në degën pikturë. Më pas vazhdoi studimet pasuniversitare në regji dhe film të shkurtër televiziv, histori dhe kritikë arti dhe filozofi. Aktualisht është në pension. Ka dhënë mësim në lëndët vizatim, pikturë dhe teori arti në shkollën e mesme artistike “Naim Frashëri” si dhe pedagog i jashtëm në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë në lëndën e edukimit figurativ. Ai është poashtu i angazhuar në aktivitet të vazhdueshëm artistik dhe studimor. Përveç çmimeve lokale ka marrë edhe disa çmime kombëtare dhe tre çmime në pikturë dhe katër çmime në studimet teorike të artit figurativ.

“Motra Tone” (pjesa e tretë)

Xhokonda Shqiptare Në shekullin e XX-të në pikturë ka ndodhur një fenomen i tillë: disa piktorë nga Amerika, Evropa, Azia kanë krijuar Xhokondat e tyre. Në tërësi kanë ruajtur pamjen e “Xhokondës” Leonardiane por kanë shtuar e hequr elementë të veçantë vizatimorë, ngjyrorë, simbolikë, etj, për të dhënë ide të ndryshme filozofike e estetike. Secili në konceptin dhe stilin e vetë ka krijuar, nuk ka imituar. Në asnjë nga këto raste nuk është thënë ndonjëherë “Xhokonda Amerikane”, “Xhokonda Japoneze”, etj. Thjeshtë janë thirrur me emrat që u kanë vënë autorët atyre. Nuk është shkruar për ato vepra asgjë që i vë përballë dhe i krahason me “Xhokondën” e Leonardos.

Portreti ‘‘Motra Tone’’

Në disa shkrime tonat po bëhet nami për të bërë vezë të madhe. Ka plasur një mani e krahasimeve të personaliteteve ose veprave tona me kryebotërorët. Kjo ka ndodhur edhe me tablonë “Motra Tone” që po e quajnë “Xhokonda Shqiptare”. Këtë “zbulim” lexuesi e pret me kërshëri. E përshkon shkrimin me një frymë

e kërkon që ta njohë këtë “Xhokondë ” të re, të sapo zbuluar. Por në shkrim ai nuk gjen asnjë argument. Më tutje me të drejtë lexuesi pyet veten se çdo të thotë titullshkruesi me emrin “Xhokonda” dhe mbiemrin “Shqiptare”! Çdo të thotë ai? Një lexues. Ndoshta shkruesi kërkon të na thotë se “Motra Tone” është padiskutim një “Xhokondë ” e krijuar në Shqipëri. Lexuesi tjetër. Ndoshta shkruesi kërkon të na thotë se “Motra Tone” nuk është në nivelin e “Xhokondës” por për ne ajo është mbi të tjerat, pra për ne është si “Xhokonda” për Italinë. Lexues i tretë. Ndoshta ai kërkon të bëjë përqasje stilesh, të na thotë që “Motra” është si “Xhokonda ”, është në atë stil, etj. Hapin e parë e ka hedhur duke i vënë të dy tablotë pranë e pranë sikur të ishin motra binjake. Por… nuk bën asnjë argumentim. Lexuesi, bota e artit, shkenca e artit pret që ti, qoftë njërin apo tjetrin rast, ta analizosh. Por ti.. hiç! Me të drejtë mërzitet lexuesi. Dhe ashtu i mërzitur, duke ecur nëpër mjegullën që ti krijon e shpërndan ai përshpërit: Titull, ore, titull! Ore titullshkrues përse duhet luajtur me ndjenjat e lexuesit artdashës? E mbi të gjitha përse duhen vënë në lojë vlerat reale e konkrete të veprave tona më të mira? Në studimet e tij F. Hudhri flet për disa përkime në historinë e jetës së këtyre dy tablove dhe të dy autorëve: Leonardo e Idromeno. Ai i jep lexuesit një informacion të këndshëm. Nuk bën asnjë hamëndje që të krahasojë e barazojë vlerat e “Motrës…” me ato të “Xhokondës”. Për “Motrën…” qysh kur u vendos në Galerinë e Arteve, është shkruar e shkruhet; për përmbajtjen, vendin që zë, teknikën e realizimit, mjeshtërinë e interpretimit, etj. Dhe asnjëherë nuk është quajtur “Xhokondë ”. Provo edhe ti të bësh të paktën një studim për “Motrën Tone”. Të paktën NJË! Dhe lëre rehat “Xhokondën”! “Xhokonda” është simboli botëror i portretit në pikturë. Është një nga kryeveprat e artit. Për të janë shkruar qindra studime nga shkencëtarët më në zë të artit. Janë shkruar romane e janë luajtur filma…Ndodhet në Muzeun e Luvrit. “Motra Tone” nuk është një “Xhokondë ”. Është një vepër e mrekullueshme e artit tonë. “Motra Tone “ përbën një ngjarje vendimtare në historinë e piktures shqiptare. Ajo tablo ishte një risi e vërtetë për kohën dhe shënoi një piknisje, rëndësinë e së cilës artistët shqiptar do ta kuptonin dhe vlerësonin nga vitet 60’, e më tepër paskëtaj. Artit tonë figurativ nuk i mungojnë personalitetet dhe veprat me emër në botë. “Dea e Butrintit”, “Demosteni” i Apollonisë, “Shën Mëria” e Onufrit, “Pikasso” i Gjon Milit janë vepra që na e ngrejnë emrin. Por askujt nuk i ka shkuar mendja të bëjë shakara të hidhura duke i mbiquajtur “Nefertit”, “Xhokondë ” apo “David”. Aroma e krijimtarisë së K. Idromenos është aroma e triumfit të artit të ri ndaj artit tradicional, të artit realist ndaj artit mesjetar. Realizimet realiste dhe fryma humaniste ishte ajo aromë që u thith me gjithë mushkritë nga brezat e piktorëve e artistëve pasardhës të artit figurative realist. Duke e parë nga largësia e 150 viteve na del para syve figura e një njeriu me pamje madhështore, e njeriut që nuk gjeti asgjë e që la diçka, e njeriut që kishte ëndrra dhe i bëri realitet. Ky është Kol Idremeno. (fund)

30


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Baki Ymeri, Bukuresht (Rumani) U botua në gjuhën rumune antologjia ‘‘Zjarri i Shenjtë’’ Shpresa e pavdekësisë nuk mund të bazohet në pasurinë e politikanëve tanë, por në vlerat krijuese që e pasurojnë spektrin kulturor të korpusit tonë kombëtar. Dëshira për t’u marrë me poezi është e hershme, aq sa ç’është i hershëm edhe njeriu. Shpërthim emocionesh dhe fisnikëri mendimesh. Subjekti i dy veprave respektive ndërlidhet me dashurinë ndaj atdheut dhe dashurinë ndaj femrës, dy elemente primordiale për ekzistencën e kombit dhe të familjes poetik "Lirikë me shi"). Dedë Preqi vjen nga fshati Doblibare (BallëDrini) komuna e Gjakovës. Studioi Gjuhën dhe Letërsinë Shqipe në SHLP të Gjakovës. Prej vitit 1981 jeton dhe krijon në Zvicër. Shkruan prozë dhe poezi, është autor i disa librave dhe i një serë vështrimesh publicistike me vlera të veçanta. Një poet tjetër interesant i Zjarrit të Shenjtë, është Anton Marku, me origjinë nga Gjakova dhe me banim të përkohshëm në Austri. Shkruan kryesisht poezi për të rritur. Deri më tani ka botuar pesë libra me poezi të cilët janë përkthyer edhe në gjuhën angleze dhe gjermane. Merxhan Avdyli është poet, studiues i letërsisë, kritik letrar, publicist. Vjen në faqet e antologjisë nga Sadovina e Vitisë (Republika e Kosovës). Ka kryer studimet për Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, në Universitetin e Prishtinës, ku ka magjistruar me temën “Trajtat e vargut dhe të strofës në poezinë e Dritëro Agollit (2008), aktualisht doktorant dhe autor i një numri impresionues librash të botuar.

Ka ardhur koha kur flaka e identitetit tonë kombëtar depërton edhe në përmasa ndërkombëtare, sidomos kur vjen fjala për Kosovën me zjarrin e shenjtë të fjalës shqipe.

Te Zjarri i shenjtë nga pala rumune shquhet poeti Dumitru Velea me vargje si: ‘‘Flakë e bardhë, as ti, as unë/ Në murin përballë: një fakturë e vetme/ Gëzohen ata me llambën në dorë/ Përjashta kështjellës: Plaku/ Poeti peshkon përfytyrimet/ Në analizën e ëndrrave. Një poeteshë e njohur rumune me banim në Suedi është Dorina Brânduşa Landen, autore e disa veprave të botuara në zemër të Transilvanisë (Deva). Pason Patricia Lidia, e lindur në Oradea, inzheniere e telekomunikimit, autore e disa vëllimeve për fëmijë, pasionuese e letërsisë.

Në librin “Zjarr i shenjtë”, vend nderi i jepet flamurtarit të lirikës shqipe nga Kosova, poetit të ndjerë Ali Podrimja, krijues kombëtar me vlera të larta universale. Pas një medalioni eseistik në gjuhën rumune, botohen në të njëjtën gjuhë poezitë: Ishulli Albania, Populli, Beteja e askujt, Shqiptarët, Unë jam egërsia, dhe: Bukuria. Sipas moshës, pason Vezir Ukaj nga Dobraja e Madhe, shkrimtar, poet, gazetar dhe i persekutuar politik. Pas Sali Bashotës dhe Halil Haxhosajt, Ibrahim Kadriu është poeti i parë i Kosovës të cilit i botohet një vëllim poetik ekskluzishisht në gjuhën rumune (‘‘S’mbeti kohë për kremte’’, Bukuresht, 2005), vepër e nderuar me një serë reçensionesh të favorshme. Prestigji i tij si shkrimtar i mirë dhe romansier i shkëlqyer, është i njohur. Njësoj si në rastin e Ali Podrimjes, bibliografia dhe poezitë e tij dalin në gjuhën rumune: Në veten e parë, Njeriu ec vetëm, Në tregun e gjësendeve të vjetra, E zakonshme, Disi ndryshe, Kushdo që vjen gjurmave të vetmisë sime, Në këtë rrugëtim.

Një poet tjetër interesant që defilon me bibliografi dhe vargje në gjuhën rumune është Adalbert Gyris, poet, piktor dhe skulptor, autor i një varg ekspozitash dhe librash të botuar, me një aktivitet të denjë artistik, me origjinë gjermano-hungareze dhe, që nga viti 1997, me banim në Gjermani, krenar që atje ka patur fatin të njohë edhe disa shqiptarë. Drita Lushi vjen me emocionet e saj nga Librazhdi, e diplomuar në Fakultetin e Mjeksisë në Tiranë, dega e Farmacisë. Letërsia ka qenë pasioni i saj i hershëm, i cili nuk u shua kurrë. Kohëve të fundit iu përkushtua asaj edhe si krijuese, si në poezi, ashtu edhe në prozë, duke botuar vëllimin e parë poetik (Ëndërr, 2012). Poetesha e fundit e kësaj vepre antologjike, nëse mund të shprehemi kështu, është Albulena Pllana. Është studente e degës së gjuhës angleze në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, autore e librave për fëmijë, “Dashuria për lulet”, “Në pritje”, “Njomëza arbërore për pavarësi” ,“Doli ylberi”, e librit me tregime “Zana dhe miku i saj dreri”, si dhe e vëllimit ”Si e kam atë Kosovë”.

Pason Lulzim Tafa, jurist, poet, shkencëtar, aktualisht rektor i Universitetit AAB. I përket brezit të poetëve të viteve nëntëdhjetë, i periudhës më të vështirë për shqiptarët e Kosovës, të cilit i kanosej shfarosja masovike nga çmenduritë dhe luftërat e Ballkanit. Krahas librave shkencore, është autor edhe i disa librave me vlera të veçanta letrare. Bajrush Morina, publicist i shquar shqiptar, vjen me Tri pamje të një përjetimi letrar me shkrimtarin Azem Shkreli (Një rilexim krejtësisht individual i romanit "Karvani i bardhë", i dramës "Varri i qyqes" dhe i vëllimit

31


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Marjan Sebaj-Sopi Marjan Sebaj-Sopi u lind në Binçë me 01. mars të vitit 1967. Pas shkollës fillore shkoi në seminarin e Shën Palit „Paulinum“ në Suboticë ku kreu gjimnazin. Ai vazhdoi studimin teologjik në të cilin kryen me sukses në vitin 1996. U mor edhe me dramaturgji. Përveç kësaj me sukses është marrë edhe me pikturim dhe skulpturë.. Në vitin 2006 botoi librin me titull ‘‘Fliji mi Ngadhnjyes’’- memoare. Me 2010 publikoi veprën ‘‘Migrimi-Plagë shumëshekullore’’, ndërsa dy vite më vonë edhe “Jeta ka kuptim”. Ai jeton dhe vepron në Rostock të Gjermanisë.

‘‘COGITO, ERGO SUM!’’ (Mendoj, prandaj ekzistoj!) Pasi iu lajmërova familjes sime nëpërmes kartolinës, e cila mbante datën e 27.07 dhe pas një dite të bukur, vendosa të nisem me tren nga kjo qendër për të vazhduar rrugën deri në vendin ku isha nisur, mirëpo miqtë e mijë shprehën vullnetin, dëshirën dhe gatishmërinë e mirësinë e tyre, të më gjinden edhe më tej, që të më ndihmojnë e të më bëjnë edhe një të mirë që të mos harxhohem. Ata vendosën të më ofronin edhe më afër qytetit, të cilin e kisha marrë në sy. Më thanë, do t’ia bëjmë një vizitë bijës sonë, që e kishin të martuar e që jetonte në shtetin fqinjë të tyre, edhe pse të gjithë këta ishin një kombë më parë. Ky ishte një qytet i madh multinacional, i këtij shteti, në të cilin kishin ardhur shqiptarët gjatë viteve të gjashtëdhjeta. Pra, miqtë, dëshironin ta vizitonin bijën e tyre, e cila ishte e martuar e jetonte me familje aty. Nga aty, unë e kisha shumë afër. Me mbetën diku afër 600 km. Unë, iu falënderova nga zemra, për këtë gatishmëri të tyre dhe me këtë u pajtova. Thënë të vërtetën, më erdhi mirë, sepse deri më tani ende nuk kisha ndonjë përvojë të daljes në këto shtete. “Talitha kum!” = “Unë po të them: çohu!” Në shtetin ku dëshiroja të shkoja, nuk kisha qenë kurrë më parë. Andaj ishte për mua një përvojë e re. Ai ishte shteti më i madh në Europë, kështu që doemos mendoja se më nevojitej ndihma. Gjuhën e këtij shteti, po ashtu nuk e njihja mirë dhe me vete thosha: sa mirë që më gjinden dhe sa mirë që më afrojnë më afër vendit ku dëshiroj të shkoj. Pushuam mirë këtë mbrëmje. Bëra një gjumë shumë të qetë dhe u zgjuam të gjithë. Por, këtë ditë, unë ndihsha pakë i padisponuar, i trazuar në shpirt dhe zemër, sikur nuk kisha dëshirë të nisëm. Sa kam hyrë në automobil, ishte diçka e çuditshme. Unë, menjëherë ndihesha shumë lodhur, i përgjumur sa nuk e kuptoja këtë punë assesi. Nuk mbaja mend që gjatë ndonjë udhëtimi në jetën time të deriatëhershme (me tren, autobus, automobil…) të kisha bërë gjumë, edhe pse udhëtimi ka mundur të zgjas me orë e orë të tëra, me ditë e net. Gjatë udhëtimeve, unë nuk flija, sepse, gjithnjë kisha dëshirë të shikoj, të njoh vende të ndryshme, të shijoj bukuritë e natyrës, fshatra e qytete, pra të vëzhgoja. Por, vërtet nuk mund të kuptoj atë ditë sapo hyra në auto, nuk kaluam as gjysmë ore vozitje dhe ndihesha tepër i lodhur, molisur dhe rraskapitur. S’mund t’i hapja sytë, sado më bën “muhabet“, përkundër komunikimit të miqve me mua. Më thanë disa herë, ç’ke, pse nuk flet? Iu tregova se jam tepër i lodhur për gjumë, se këmbët mu kanë këput, siç thotë populli, më kishte humbë dëshira për të biseduar, për të qeshur, për të shijuar bukuritë e këtij shteti me natyrë të mrekullueshme alpiniste! U drejtuam qytetit të lindjes të të madhit “fëmijë i mrekullueshëm”, qytetit të lindjes së gjeniut të muzikës, Wolfgang Amadeus Mozart-it, njeriut e gjeniut që i dha shumë kulturës botërore, mirëpo që jetoi shumë shkurtër dhe një jetë të çuditshme, të parehatshme, një jetë gjithnjë në kërkim, i trazuar. Përkundër këtyre, ai kontribuoi e dhuroi shumë civilizimit, por që fatkeqësisht vdiq në moshë shumë të re. Që nga ajo ditë, tani e qindra vite, atij nuk i dihet ende vendi as varri. Ja, kështu mendoja shkojnë e kalojnë ditët e njerëzve të mëdhenj. Japin shumë, nuk marrin asgjë, mundohen shumë, e mundi nuk iu shpaguhet, jetojnë për të tjerët, e të tjerët sot nuk ia dinë varrin ku ka. Ne, i ofroheshim qytetit ku do të shkoja, por unë nuk arrija të përballoj gjumin. Gruaja e mikut tim (që voziste), e ulur në karrige mbrapa me mua, disa herë më thirri të zgjohem, edhe të luaj letra, gjë që fillova, por kot se rishtas më koti gjumi. Asgjë nuk kuptoj, pse isha aq i lodhur, i përgjumshëm. Ajo, dëshironte të më mbaj zgjuar, pse? Vetëm e vetëm të rri zgjuar e mos të flejë! Pse e bëri këtë nuk e di?! A mos kishte ndoshta ndonjë parandjenjë të keqe?! Më thërret, me emër zgjohu, rri me ne! Por, unë as kokën s’mund ta ngrija lartë, isha tepër i lodhur! Disa here më koti gjumi për gjatë dy orë vozitjeje. Dhe tani kur ishim shumë afër qytetit të Mozartit, kur as vet nuk isha i vetëdijshëm se si erdhëm deri këtu, sepse të shumtën e kohës unë isha në gjumë, apo here në gjumë e herë zgjuar, por i tëri sikur në mjegull. Dhe sikur në ëndërr brenda një sekonde, apo as një sekondi, mu duk se diçka ndodhi. Unë isha në gjumë të thellë, dhe e gjitha ndodhi sikur në një ëndërr të shkurtër, por, NDJEVA NJË KRISMË, NJË BRITMË. Më kujtohet, MË KAPI DIKUSH PËR KRAHU, DUKE MË BËRTITË ME ZË TË LARTË, DUKE QARË E PANDËRPRE DUKE THËNË; “ZGJOHU, ZGJOHU!”. Kjo nuk zgjati shumë. BRITMË, ZHURMË, ZË, VAJË. Nuk më kujtohet asgjë, vetëm se diç ndodhi, sikur në një ëndërr të shkurtër dhe të padëshiruar, të keqe, të tmerrshme, ku gjithçka kishte mbuluar një mjegull shumë e dendur, errësirë. Pastaj, u plandos dhimbja e pikëllimi, ku gjithçka dukej se kishte mbaruar, kishte marrë fund. Dhe momenti i fundit i vetëdijes sime (atëherë kur dikush më kishte nxjerr jashtë automjetit), ishte sa më doli gjumi një sekond dhe hetova se jam i shtrirë në një livadh, prej ku tentova të ngritëm “ndoshta edhe në këmbë”, së paku më duket se ngrita kokën, por jo MENJËHERË RASHË NË GJUMË, “VAZHDOVA GJUMIN E THELLË”. Pastaj, nuk më kujtohet asgjë. Çka ndodhi?! Vallë, mos arrita në vendin që ma kishte caktuar tjetër kush?! “Talitha kum!” Zgjohu, zgjohu!!!

32


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Faqja Poetike Shkruan: Agim Dedaj, Gjakovë/Kosovë Agim Dedaj u lind me 25 prill 1979 në fshatin Zhabel të Dushkajës, komuna e Gjakovës. Ka mbaruar fakultetin e ndërtimtarisë në Universitetin e Prishtinës. Deri më tani ka botuar tre libra me poezi.

Dielli në perëndim

Më grishë zjarri yt

Fryma e diellit

Kurrë s’ta kthyem shpinën I ndritshmi dhe i ngrohti Kur lindë e kur perëndon Sa herë frynë e bubullon Po ty asgjë s’të errëson S’na ndan nga ti hija As nata as ligatina Mëngjes për mëngjes Veç dritë jete na sjell Tek udhët na i lumturon T’i kurrë s’perëndon...

Më grishë zjarri yt E më falë dashuri Si një ditë me diell Si një ditë me shi Më grishë malli yt Si një zog n’fluturim Si një qiell n’perëndim Më grishë fjala jote Si një plagë e moqme Më grishë e më përvëlon Dashuria që t’i se jeton Ëdnërra që unë e mallkoj…

Në mes të natës e dritës Këndon gjeli i shtëpisë Zgjohen fluturat e stinës E shpërthen jeta sërish Bulëzon rrënja e lisit Buzëqesh fytyra ime Ujët shkëlqen në cep E në buzët e trimit Në gërshetat e vashës Mirëmëngjes ditë e re Frymë e luleve-qiparise Mirëmëngjes fat i ri Që shpërthen në mua Me ditë e dashuri

Shkruan: Osman Caka, Manchester, Angli Osman D. Caka u lind më 20 qershor 1950 në fshatin Vatë, Komuna e Kaëanikut. Më 1999, nga Kampi i Bojanës ka emigruar në Manchester të Anglisë, ku jeton dhe vepron. Ai ka merita për ngritjen e shtatores së Nënës Tereze në Manchester (5 gusht 2007, inuagurim dedikuar 10 vjetorit të shkuarjes së saj në amshim). Pas vëllimit të parë ‘‘Gjallëria e shpirtit tim’’ (Bukuresht 2011) Osman Caka në pranverë të këtij viti (2012), doli para opinionit shqiptar edhe me vëllimin e tij të dytë ‘‘Toplica e zemrave tona’’.

Lugetër

Pse lugetër jeni ngritur Nga erdhët në vendin tim Pse mbjellni farën e dreqit Ikni nga këtu e shkoni atje Ku keni vendin tuaj More të mallkuar Ku pula han gurë Shkoni atje ku keni folenë Ikni sa ma parë se këtu jemi Vetëm bijë shqipesh Ikni more nga vendi im Se këtu nuk është Tarabora Nuk jeni në Iran mor horra Nuk jemi as në Taliban Ikni me këtë sekt të mallkuar Se jemi shqiptar e jo barbarë !

Po ju o popull largone Këtë murtjë islamiste Këta bisha të liga Mos lejoni në vatrat tona Të mbetërojë shtriga Se një ditë do t’ia shohim Sherrin e papritur Dotë vritemi mes vedi Vllau me vëllanë Ndaj largojeni këta djaj Me mjekrat e shejtanit Ikni nga keni ardhë Dëbone këtë lanet Ndjella keq Nga na erdhi Ky dreq !

33

Ku rrin djalli Nuk mbinë bari Ngrituni o intelektualë Studentë, Rini e fshatarë Shporruni o fara e dreqit Me pantolla të shkurta E mjekrra të zeza Nuk mendojnë mirë Nuk kan mëshirë Thonë se janë «meleqe» Kjo farë e keqe Kjo stërvinë barbare Që i ndot me paturpësi Trojet shqiptare.


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Xhenc Bezhi, Salzburg (Austri) Xhenc Bezhi lindi me 15 nëntor 1961 në Gjakovë. Diplomoi për gjuhë dhe letërsi shqipe në shkollën e lartë pedagogjike ‘‘Bajram Curri” në Gjakovë. Me shkrime merret prej shkollës së mesme. Ka disa libra të botuar. Prej vitit 1992 migron në Austri ku jeton edhe sot.

Imzot Nikollë Kaçorrit (rapsodi)

At Gjergj Fishtës

Po s’e shkrove sot një kangë, penda ime, mos shkrofsh kurrë. Po them kangë, për t’ mos thanë gjamë, dom Nikollës, burrit mbi burrë,

Me ‘i kamxhik që s´të shkonte huq, përmbi gaça e zagar të kuq, që gogsojshin për Anadollin, e kangë këndojshin për Moskovin, mbajshin n’ krye “kapica” e “qyla”, tjëtër s´ishin, veç do bërryla, barkut frye porsi bagëtia, deri sa n’ gjak u la Shqipnia.

E me u këndue n´tel t´çiftelisë An’ e kand ku ka shqiptarë, Namë të madh i la Shqipnisë, Nuk harrohet ky pishtar.

Kur gjimnazi u desht të mbyllej, se ashtu kishte ardhë shkresa: “T’ dashtun fëmijë, shkoni te shpija, dhe pa fretën rrnoftë Shqipnia”

Ka dhanë provë ku lypi puna ku ma shumë iu desht Shqipnisë, në daç n’ hartim të alfabetit, në daç në shpallje t’ Pavarësisë.

E prapë sot, që kem dy shtete, kanë po të njëjtat muhabete: me ndreqë vila e karroca, me fry barkun si bretkosa.

Jo po mbreti e diktatori Historinë ndryshuen, qe besa, Kand e vranë, kand e larguen, E pat mb’lue do kohë harresa.

Brezi ynë, i vuajtun shumë, ka ‘i dëshirë që digjet shkrumb: Me ia hapë kapakun shpresës, me heqë pluhunin e harresës, me t’ dijtë vorrin a e ke kund, eshtnat tueja, hedhë në lum, pse Atdheun e deshte shumë.

Dom Prend Kola, i forti burrë, larg në Vjenë të Austirsë, detyrë t’ madhe i kish vu vetit me ia kthy nderën Shqipnisë Tre vjet rresht pa e humb’ shpresën, në një gur, në një pllakë vorrit, hoçi pluhnin e harresës e gjet emnin e Imzot Kaçorrit. Prej shumë djemve, nanë Shqipni, që s`ua din vorrin ku e kanë, një prej tyne t’ ktheva sot, ta mbajsh n’ gji për jetë e mot.

34


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Zeqir Lushaj, SHBA Zeqir Lushaj, ka lindur në fshatin Gri të Tropojës, më 8 mars të vitit 1949. Në vitet 1970-1973, mbaron studimet e larta në Akademinë Sportive “Vojo Kushi”, (aso kohe, IKF) në Tiranë. Stazhin pasuniversitar e kryen në shkollën e mesme të Tropojës (së Vjetër). Që nga viti 1998 e deri tani, ai punon dhe jeton në New-Jersey të SHBA-së.

Rugova-Bogdani (Triptik) 1.Profetët Mbas 300 vjet vdekje, Braçja i rugovasve, (si kërkush tjetër) Na e solli të gjallë Pjetër Bogdanin, Me “Çetën e profetënve”, Të Vet.

2. Doktorët Doktor Bogdani, I pari doktor, Në filologjinë shqiptare.

Bogdani, E shtërngoi aq shumë, Rugovën, Nuk e la të dal nga “Çeta…”,

…Doktoratën, Ja njofti Rroma!

Rugova, Hyri te Bogdani, Si studjues, E mbeti në krah të Tij, Profet! ./.

“Çeta e profetënve”, I pari libër, Në vatrat tona.

Doktor Rugova, Presidenti i Parë, I Kosovës së lirë. Flamuri i paqës, Më i rreptë se shpata, Aaah, sa mirë! Bogdani – Rugova, Dy doktorë të penës, Të dy profetë, I lidhë mesazhi: – Armët në gozhdë! – Fjala, në vend të vet! ./.

3. Prishtina Krenohet Bogdani, Lindi në Hasin e Gurit. Presidenti Brahim, Në bjeshkët e Rugovës. Drini ju mbledh krahët, Rreth e rrotull, Kan në mes, Shushurimën e Valbonës. Bogdani, E la Rromën, Rugovës, Nuk ja prishën, Mendjen në Paris. Shkrinë jetën, Për Kosovën Dardane, Shpirti u dorzua, Aty, ku u nis. Hasi, Ngushëllon rugovasit, Kullën e Rrustës 1) Për birin e Tij, Prishtina krenohet. Krenohet, Për të dy doktorët, Dhe…, I shtërngon në gji!!

Shkruan: Edona (Ramadani) Quku, Vjenë/Austri U lind në Strugë, më 1 nëntor 1987. Që në moshë të re u largua nga vendlindja dhe migroi në Austri, ku momentalisht studion gjuhën gjermane dhe atë angleze në Universitetin e Vjenës.

Dallgët tkurren tunden hidhërohen egërsohen sulen e përplasen nuk qetësohen. Erën preferojnë, Detin mbizotërojnë.

35


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Sport Me 13 shkurt 2010 u themelua Liga Shqiptare e Futbollit në Austri (LSHFA). Qëllimi i kësaj iniciative ka qenë dhe do të jetë që sporti shqiptar, sidomos futbolli në Austri, të prezantohet në mënyrë të organizuar dhe profesionale, si dhe të tregohet disiplinë dhe cilësi sportive. Në turne që zhvillohen kohë pas kohë prezentohen me programe të pasura kulturoartistike edhe shoqata të ndryshme shqiptare. Për më shumë informacione vizitoni web-faqen e LSHFA: www.futbollishqiptar.eu

U themelua ekipi i futbollit SV Albania kryetar, Nderim Istrefi, nënkryetar Argetim Hani, sekretar Mair Istrefi, arkëtar Samed Vinca. Trajner u përzgjodh Lulzim Bojku, kurse kapiten i ekipit është Robert Gjinaj. Në këtë klub aderojnë anëtarë nga të gjitha trojet shqiptare. Vlen të theksohet se SV Albania është befasia më e këndshme e kampionatit dhe momentalisht gjendet në pozitën e pestë. Synimet e klubit janë që këtë vit të stabilizohet në këtë kategori dhe që së shpejti të kualifikohet në ligën e tretë. Klubi i Futbollit “SV Albania” Vjenë Në verë të këtij viti në Vjenë u themelua edhe klubi i futbollit SV Albania. Ekipi garon në ligën e katërt të Austrisë. Struktura e parë e klubit ishte kjo:

Kukeli: I lumtur që do luaj për Shqipërinë I lindur me 16 janar 1984 në fshatin Janosh në qytetin e Gjakovës, në moshën 4-vjeçare mërgon në Zvicër, ku fillon të merret aktivisht me futbollin. Fillimisht si amator, pastaj si profesionist, derisa tani është anëtar i njërit prej klubeve më të mëdha zvicerane FC Zyrih. Fjala është për mesfushorin shqiptar, 28-vjeçarin Burim Kukeli. Në një intervistë Kukeli flet për fillimet e tij si futbollist, sfidat e një karriere që çdo ditë po shënon ngritje dhe ftesën që t’i bashkohet Kombëtares shqiptare të futbollit. Cila është gatishmëria juaj për t’iu bashkuar Kombëtares shqiptare, dhe a ka pasur interesim nga ana e FSHF-së? Ëndrra e çdo lojtari shqiptar është Kombëtarja shqiptare. Normalisht, edhe unë kam shumë dëshirë dhe shpresoj të luaj një ditë me fanellën kuqezi. Drejtuesit e FSHFsë më kanë kontaktuar disa herë dhe kanë shprehur interesim që unë të vishem kuqezi.

36


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Shkruan: Hazir Mehmeti, Vjenë

Liga Shqiptare e Futbollit në Austri përfundon me sukses kampionatin Vjenë, 7 tetor 2012: Tani me përvojë çdo gjë ishte më mirë e përgatitur dhe organizuar nga prijësit e Ligës, lojtarët dhe veprimtarët. Shiu i vjeshtës nuk e pengoi rrjedhën e garave. Në këtë ngjarje sportive morën pjesë, mes tjerëve, edhe Ibrahim Makolli, Ministër për Diasporë i Kosovës, Sabri Kiqmari, Ambasador i Republikës së Kosovës në Austri, Anton Marku, këshilltar në Ambasadën e Kosovës dhe mysafirë vendor lokalë. Garat përmbyllëse të kampionatit i hapi kryetari i LSHFA Qani Sulejmani. Ai i përshëndeti mysafirët e rastit. Ndërsa në fjalën e tij Ministri i Diasporës I. Makolli i ardhur enkas për këtë manifestim festiv, mes tjerash tha: “Kam ardhur me kënaqësi të shoh talentët e rinj të futbollit që po shkëlqejnë gjithandej botës. Në këtë kuadër edhe këtu në Austri, ku talentët po i bëjnë nder shqiptarëve kudo që jemi. Do të dëshiroja që ata të vazhdojnë rrugën e Xherdan Shaqirit, Granit Xhakës e shumë të rinjve futbollistë të talentuar”. Në vazhdim fjalën e rastit e mori Sabri Kiqmari, Ambasador i Kosovës në Austri. Ai pasi i përshëndeti të pranishmit shtoi: “Në emër të Ambasadës së Republikës së Kosovës ju përshëndeti përzemërsisht. Liga Shqiptare e Futbollit në Austri është njëra nga organizimet tona më funksionale këtu. Jam krenar me ju dhe gjithë stafin e juaj, që nga lojtarët, trajnerët e gjyqtarët. Ju dëshiroj suksese në mbajtjen e këtij hapi pozitiv edhe në vitet tjera. Gjithashtu, ekipi i parë futbollistik shqiptar ‘‘Albania” në ligën rajonale vendor do ta ketë përkrahjen time të vazhdueshme. Urime skuadrës kampione të LSHFA për vitin 2012, ekipit “Vllaznimit”!

gjeti mirëkuptim ndaj kërkesave tona. Në shenjë nderimi atij iu nda një mirënjohje. Rreth disiplinës dhe rrjedhës së garave raportin e paraqiti veprimtari Halil Jashari, arkëtar i Ligës: -“Garat sollën kampionin e këtij viti, Ekipin e Futbollit ‘‘Vëllaznimi”, i cili grumbulloi 52 pikë nga ndeshjet e zhvilluara gjatë kampionatit. Nënkampion doli KF ‘‘Struga” me 41 pikë e pasuar nga KF ‘‘Megi” (34), ‘‘Timi”(34), “Shqiponja” (33), “Lahuta e Malësisë” (29), “Afrim Zhitia” (13), “Mërgimi” (11), “Bish” (8) dhe në fund ekipi “Gostivari” me 6 pikë’’. Për fituesit u ndanë kupa dhe medalje.

Futbollisti më i mirë i ligës u shpall Ambroz Malaj nga klubi Vëllaznimi

Lojërat u karakterizuan me një disiplinë të lartë dhe respekt të ndërsjellëtë. Ekipi më i disiplinuar u shpall FC ‘‘Timi” i menaxhuar nga Mexhid Bislimi.

Në vazhdim kryetari i LSHFA, Qani Sulejmani shtoi: “Sot është ditë e veçantë për pjesëmarrësit e kampionatit të futbollit. Një vlerësim i imi për të gjithë ata të rinj që e përkrahen ligën tonë. Shpresoj se ky bashkëpunim i ynë me të gjithë të interesuarit dhe përkrahësit tanë do vazhdoj edhe në të ardhmen. Porosia ime është për ata të rinj që nuk ishin pjesë e jona të na bashkëngjiten”. Ai i falënderoj në vazhdim të gjithë stafin që i dhanë jetë Ligës, gjyqtarët, anëtarët e komisioneve, trajnerëve, lojtarëve e në veçanti donatorët.

Më pas, këngëtari i njohur Nikollë Gjini këndoi këngë nga melosi popullor e argëtues duke e bërë ambientin vërtetë festiv. Meloditë në fushën e gjelbër u shoqëruan me vallëzimet motrave Edmonda e Rajmoda Lekaj, dy talente në recitim e vallëzim që ndritnin fushën me kostumet kombëtare. Ditën akoma më madhështore e bënë gatimet e grave të vyera shqiptare nga kuzhina e jonë me traditë.

Paraqitjen komunikuese me publikun rreth ecurisë dhe programit e udhëhoqi veprimtari me përvojë dhe sekretar i Ligës, Januz Saliuka. Ai posaçërisht e përshëndeti austriakun Walter Danis, menaxher i stadiumit i cili gjithmonë

Torta e përfundimit u nda në pjesë qindëshe, duke ëmbëlsuar shpresën tonë për nesër.

FC Vllaznimi, kampion për vitin 2012

37


Revista DIELLI DEMOKRISTIAN: www.diellidemokristian.eu

nr. 11: Vjenë, dhjetor 2012

Klubi i futbollit Lahuta e Malësisë nga Vjena ndau mirënjohje për aktivistët e tij 21 tetor 2012: -Në një atmosferë festive, klubi Lahuta e Malësisë-Vjenë, kampioni i vitit të kaluar i Ligës Shqiptare në Futboll në Austri zhvilloi një manifestim në kuadër të së cilit u vlerësuan rezultatet e arritura përgjatë këtij sezoni. Me këtë rast u tha se ky klub ishte dhe mbetet ndër ekipet më mira shqiptare në këtë shtet, dhe se me përkushtim të veçantë do të angazhohet në promovimin e sportit edhe vitin që vjen. Më pas u ndanë edhe mirënjohjet dhe medalet për më të dalluarit. Ndër ta ishin edhe tifozi më i ri-Florian Lleshdedaj dhe ai më i moshuari-Gjon Demaj, koordinator-Kastriot Deda, trajner-Pal Lekaj, kapiten-Ferdinand Maksuti, lojtarët Dardan Tolaj dhe Ibrahim Kurti, donatorët Lush Neziri, ‘‘ALBA KOPIE’’, ‘‘Luli Reisen’’, Fadil Tafili, etj.

Shpëtim Shala fiton edhe një meç tjetër në Vjenë Schwechat/Vjenë, Austri, 2 nëntor 2012 – Bokseri profesionit nga Peja i cili jeton dhe studion në Vjenë, 27 vjeqari Shpëtim Shala ka arritur edhe një fitore të vlefshme. ‘‘Bomberi’’ kosovar këtë radhë demoloi në gjashtë raunde bokserin hungarez Attila Baran. Shala tashmë ka 15 fitore nga po aq meçe të zhvilluara në boksin profesionist. Salla ku u zhvillua ky duel ishte i mbushur përplot me shikues. Televizionet gjermane dhe austriake bënin transmetimin e drejtëpërdrejtë. Ishte kjo lufta më interesante e mbrëmjes në të cilën u tregua mjeshtria e këtij sporti luftarak. Një numër i vogël i tifozëve shqiptarë gjatë tërë kohës valonin flamurin kuq e zi dhe thirrnin emrin e idolit të tyre si dhe sloganet ‘‘O sa mirë me qenë shqiptar, o hej’’ dhe ‘‘Shqipëri-Shqipëri’’. Pritet që në muajt në vijim Shpëtim Shala të zhvillojë prapë meçe në Vjenë. Ky do të ishte rast i mirë që edhe më shumë shqiptarë të përkrahin këtë djalosh i cili po radhit suksese në këtë sport.

Turneu i shahut në Vjenë Vjenë, 10 nëntor 2012:- Nën organizimin e grupit inciativ për krijim e klubit të shahut ‘‘Arbëria’’, në Vjenë, u zhvillua turneu i shahut për nder të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në këtë aktivitet morën pjesë 16 lojtarë, 12 në kategorinë e seniorëve dhe 4 në atë të juniorëve. Loja u zhvillua me sistemin zviceran, ndërsa fitues u shpallën: Konkurenca e juniorëve: Clement Feka Albin Deda Floriant Feka Konkurenca e seniorëve: Arben Çika Kadri Berbati Fatos Krasniqi

38

Në këte turne i pranishëm ishte edhe Besim Xhelili, kryetari i shoqatës kulturore ‘‘Aleksandër Moisiu’’ nga Vjena si dhe Gjon Demaj, anëtar i kryesisë së klubit të futbollit ‘‘Lahuta e Malesisë’’. Fituesit u shpërblyen me kupa dhe medale, ndërsa për të gjithë pjesëmarrësit grupi inciativ ndau mirënjohje. Sponzorë të këtij turneu ishin ‘‘Cafe Timi’’ dhe shtypshkronja ‘‘ Alba Kopie’’. Me këtë rast, grupi inciativ mori vendimin që të fillohet me procedurat ligjore për regjistrimin e klubit të shahut ‘‘Arbëria’’ para fundit të këtij viti. Kryetar i grupi koodinues njëzëri iu zgjodh Xhevat Xhemaili.


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.