Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al
Viti XXI | Nr. 12 (359) | Dhjetor 2012 | Cmimi: 150 Lekë
www.dritaislame.al
DHJETOR 2012
Di
1
2
Di
DHJETOR 2012
DHJETOR 2012
Di
3
www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 12 (359) Dhjetor, 2012
5 6
Të duash atdheun
Në fokus Fet’hullah Gylen Profesioni ynë është shërbimi ndaj njerëzimit
10
ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000
Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.
Editorial
14
Aktualitet
- KMSH merr pjesë në samitin e tetë të Këshillit Islam të Euro-Azisë - Kuvendi i Shqipërisë nderon 40 firmëtarët e Aktit të Pavarsisë - Universiteti Bedër vlerëson personalitete të jetës fetare në vend
Komente & Opinione Redi Shehu 100 vjetori i pushtimit nga vetvetja
15
Forum Dr. Ala Muhammed Seid Prioritetet e myslimanëve në Evropë nga këndvështrimi i Hixhretit Profetik
18
Kulturë Bedri Alimehmeti Veprimtaria publicistike e Hafiz Ibrahim Dalliut
20
Dossier & Histori Nexhat Ibrahimi Medreseja, digë e identitetit fetar dhe kombëtar
23
Personalitet Dr. Hysen Kobellari Hafiz Abdullah Zëmblaku
26 30 4
Di
DHJETOR 2012
Intervista Asije Agolli
Foto Lajm
32 34
Retrospektivë Drita Islame
Reportazh Ferit Lika Nana Lule
38
Eseistikë Edison Çeraj Kopshtari plak dhe Tzu Gung-u
40
Bota jonë Xhemal Balla Besimi në Zotin Një, Themeli bazë i Islamit
42
Bota jonë Elton Karaj Feja dhe Liria
44 46
Bota jonë
Feja, një ndjenjë e krijuar në natyrën e njeriut
Bota jonë Fiqiret Sula Përse njerëzimi ka nevojë për Kuranin?
48
Familja Dr. Osman Kuçukmehmedoglu Rëndësia e kujdesit të nënës në rritjen e fëmijës
50
Kuriozitete
52
Shëndeti
55
- Flamuri kuq e zi në Google - Në çdo vend të botës pa përdorur avion
Dieta në mjeksinë e Profetit Muhamed
Faqja juaj Xhynejd Suavi Rruga
Editorial
TË DUASh
ATDHEUN Vendi që për herë të parë na panë sytë në këtë jetë, toka mbi të cilën mbështetëm kokën dhe shtrimë trupin është vendlinja, Atdheu. Nga ky vend dolën prindërit e stërgjyshërit tanë që na sollën në jetë, na ushqyen e na rritën. Atdheu, pra, është gjëja më e shtrenjtë e jetës sonë. Gjaku, jeta, identiteti e intelekti jonë aty është pikëzuar. Ta duash atdheun do të thotë të duash të gjithë bashkatdhetarët pa asnjë dallim; do të thotë të përpiqemi t’ia reduktojmë sa më tepër varfërinë e fatkeqësitë, vuajtjet e injorancën; do të thotë të jemi tolerantë, të drejtë e bamirës. Ta duash atdheun do të thotë t’i mbrosh ligjet që e drejtojnë dhe e mbajnë në këmbë. Si krijesa më të përkryera që jemi, me fakultete më të shquara intelektuale e shpirtërore, si mos ta duam, të punojmë e të japim edhe jetën për vendin ku janë varrosur ata që na sollën në dritë? Si të mos ndjekim shembulin e tyre në shpërblim të kësaj dhurate, me dashurinë ndaj vendit, për të cilën ata dhanë jetën për të na përligjur si trashëgimtarë të kësaj toke arbërore? Natyra që na rrethon, populli në mes të të cilit jetojmë, gjuha që flasim dhe librat në gjuhën e të cilave lexojmë e na edukojnë janë shqiptar, e pra, produkt i stërgjyshërve tanë që e mbajtën këtë emër me shekuj. E gjithë kjo dashuri vjen duke u zhvilluar me intensistet, krahas pjekurisë fiziologjike e mendore dhe merr proporcione të tilla që na çojnë në vetëmohim për mbrojtjen e interesave kombëtare. Nën ndikimin e këtij ligji dhe në virtyt të punës edukative të mësuesve e të testeve shkollore brezi ynë i paraluftës e kishte të kultivuar thellë ndjenjën e pastër të dashurisë ndaj tokës shqiptare! Prej atyre mësuesve dhe edukatorëve qindra e mijëra nxënës të pajisur me ndjenjat e atdhetarisë dhanë jetën në mbrotje të atdheut dhe për çlirimin e tij. S’ka dyshim që për të ecur punët botërore mirë e në mënyrë të harmonishme, duhet kultivuar edhe dashuria për njerëzimin mbarë, por kjo s’realizohet pa u filluar nga embrioni i jetës; familje-fshatqytet-krahinë-shtet e pastaj botë: pa këto elemente përbërës nuk mund të përfytyrohet harmonia e bashkësisë ndërkombëtare. Në sajë të kontributit të atyre burrave të lartë të kombit shqiptar, ne sot zotërojmë një “tapi” të përbashkët që dëshmon pronën mbarë shqiptare, ku rreze e shpresë për të rifituar të drejtën legjitime të mohuar me dekada, po agojnë dhe çdo ditë që kalon përforcon idenë e bindjen se koha po afrohet për një bashkim që vetë ligjet e Zotit e sanksionojnë. DHJETOR 2012
Di
5
Në Fokus
FET´HULLAH GYLEN
PROFESI
ËSHTË SHËRBIMI N Që njeriu të njohë vetveten është ndër çështjet më të vështira. Në derën e shkollës së Sokratit thuhet të ketë qenë e shkruar shprehja “Njih vetveten”. Në të gjitha shkollat e tasavufit, parimi “Kush njeh vetveten, njeh Zotin e vet” është kthyer në një alë shumë të famshme. Për këtë arsye, ne, në çështjet për të cilat jemi individualisht përgjegjës, nën dritën e udhërrëfimit të Profetit tonë, duhet të përpiqemi të vëmë në vend detyrat që na takojnë.
6
Di
DHJETOR 2012
Ne jemi përgjegjës për të urdhëruar për të mirë dhe për të ndaluar prej së keqes. Gjithsecili, sipas shkallës dhe në përmasat e nivelit të vet, mund të bëjë të ditur e të orientojë të tjerët në besim dhe t’u shpjegojë të tjerëve të drejtën dhe të vërtetat në nivelin e dijes dhe të kulturës që gëzon. Pasi nëse Zoti i Madhëruar ka ngarkuar secilin prej nesh me përgjegjësi për këto çështje themelore, do të thotë se kjo është një punë brenda mundësive.
E pra, nuk është një barrë që nuk mund të mbahet. Zoti i Madhëruar thotë: “O besimtarë! Le të dalë nga mesi juaj një bashkësi që fton tek e mira, që urdhëron në vepra të mira e që përpiqet të ndalojë prej veprave të shëmtuara.” (Al-i Imran, 104). Çka do të thotë se ne, gjithsecili prej nesh, jemi në gjendje të jemi pjesë e një bashkësie të tillë. Në të kundërt, urdhri i Allahut do të ishte një barrë e papërballueshme. Në qoftë kështu,
ONI YNË
NDAJ NJERËZIMIT ahere duhet të kërkojmë përgjigjen e pyetjes se si mund ta kryejmë ne këtë detyrë. Në radhë të parë, siç e ka kryer nderi i gjithësisë, Profeti ynë i dashur, në periudhën e Mekës e të Medinës, ashtu duhet ta kryejmë edhe ne. Profeti ynë fisnik, në çdo çështje, është për ne një ndriçues e udhërrëfyes. Bota gëzohet kur arrin lirinë, ndërsa ne jemi të lumtur e fatbardhë pasi jemi bashkësi e të Dërguarit Fisnik. Ndaj edhe prej
Profetit tonë, porsi shirat e ardhur me flladin e mëshirës, neve na vijnë urdhëresa hyjnore; e kështu, me këto urdhëresa hyjnore, ne mund të përmirësojmë vetveten. Ndaj edhe në mos na mjaftoftë mendja jonë, mund t’u japim zgjidhje çështjeve tona nën dritën e përhershme të së vërtetës ahmedije paqja qoftë mbi Të!, që përbën mendjen absolute. Duke ardhur në një tjetër aspekt të kësaj çështjeje, edhe në kohën tonë, Allahu na ka dhuruar një nu-
mër udhërrëfyesish që kanë si parësore udhërrëfimin dhe ftesën në besim. Këta udhërrëfyes, duke hapur kudo plot e plot kurse e shkolla, duke përfituar prej përmendoreve të ngazëllimit të lidhura me fenë dhe me vlerat e shenjta të popullit, i shërbejnë botës shpirtërore dhe urtësisë së kombit. Kështu, atyre që nuk u mjafton mendja për gjithçka, duhet t’i dëgjojnë këto dhe pa tjetër duhet të marrin përsipër një detyrë. Ndërsa këta të zotë të mendjes du-
DHJETOR 2012
Di
7
het t’u shërbejnë njerëzve sipas aftësive dhe zotësive që kanë. Kjo është një çështje që u përket atyre të mëdhenjve. Ç’mbetet, është punë e Zotit të Lartësuar.
JAM PREJ XHEMATIT TË KURANIT Sipas meje, sot nuk është aspak e nevojshme që ta shpërndajmë çështjen. Kudo që të ndodhemi, për gjithsecilin prej nesh, puna më e rëndësishme janë udhërrëfimi dhe ftesa në besim. Qëllimi i jetës sonë, përfundimi i natyrshmërisë sonë duhet të jetë pikërisht kjo. Detyra jonë, për sa kohë të mbetemi si gjinkalla mbi pemën e kësaj bote, është që, gjer në fund, të jemi bilbila në emër të Zotit tonë dhe kurdoherë të këndojmë ëmbëlsisht për Të. Është çështje e nënshtrimit dhe e robërimit ndaj Tij që këtë punë ta kryejmë dhe më pas të mos trazohemi në përfundimin e saj. Për shembull, dikush që i ka hyrë me vullnet e vendosmëri punës për të bërë dikë të takojë Zotin e vet, nuk duhet të merret me ata që ia kanë përcaktuar rrugën a metodën kështu apo ashtu, por t’i marrë për dore e t’u ndriçojë udhën njerëzve ngurrues e të paqartë dhe që, në njëfarë kuptimi, llangosin sytë me baltë duke menduar se po stolisen me misk erëmirë. Veç kësaj, nuk duhet të veprojë në anëtarësi të ndonjë klike, qoftë kjo politike ose apolitike, por si një individ që gjendet brenda kornizës së shenjtë të së vërtetës ahmedije paqja qoftë mbi Të!, duhet të thotë vetëm “të Vërtetën”. Nëse e pyesin “Çfarë je ti?”, duhet të përgjigjet kështu: “Unë jam nga bashkësia e Muhamedit (a.s.). Jam nga populli i Mikut fisnik të të Gjithëmëshirshmit. Jam ndër robërit e Allahut. Jam nga xhemati i Kuranit. Nga thelbi im i brendshëm nuk kam asnjë vlerë, ngjyrë e formë. Unë jam veçse një rrjedhë uji që e fitoj karakterin nga rrezet që vijnë prej Atij. Dhe paskëtaj avulloj, lartësohem në qiellin e njerëzimit dhe që andej mundohem të rrjedh teposhtë në trajtë pikash. Ja pra, ky jam unë dhe me këtë gjendje që gëzoj mundohem të shërbej.” Shkurt, jo çdo njeri mund ta dijë me vërtetësi vendin e vet. Prandaj duhet të dëgjojë udhërrëfyesin që e di mirë këtë punë, nuk duhet të ndalet para shtigjesh e udhëkryqesh të ndryshme, por duhet t’u vërë veshin atyre që i rrëfejnë e i thonë “ky është shërbimi” dhe, nëse ato që i thuhen përkojnë me mënyrën e shërbimit të sahabëve, duhet të hyjë në atë rrugë e të përpiqet të kryejë detyrën që i është ngarkuar. Nuk ka nevojë të kërkojë ndonjë detyrë shumë të spikatur. Është shumë e dobishme që secili të zbatojë detyrën e vet. Duke vepruar kështu, nuk do të hyhet dhe nuk duhet të hyhet në mosmarrëveshje ndër mendime të fshehta, sepse ne as kemi mendime të fshehta e as gjë për të fshehur e ruajtur. Ne jemi të pastruar e të dëlirësuar prej mendimesh, qëllimesh e sjelljesh që mund t’i vënë njerëzit në dyshim. Në të vërtetë, ne i kemi dhënë zemrën Zotit tonë Bujar dhe nuk mendojmë par kurrgjë tjetër veçse për të fituar kënaqë-
8
Di
DHJETOR 2012
sinë dhe dashurinë e Tij. Ai përgatiti për ne një skenë e fushë loje dhe caktoi ndriçimin, dekorin dhe kostumet. Pastaj, na ngjiti në skenë ne, që jemi robërit e Tij, dhe na tha: “Luani këtë pjesë!” Nuk e dimë kur do të na marrë sërish. Ne do të kujdesemi të luajmë mirë rolin që na është dhënë dhe kur perdja të mbyllet, do të largohemi e do të ikim. Me gjithë zemër, e presim Atë. Unë, për vete, po pres me më shumë dëshirë se një ushtar se kur do të më hiqet barra e rëndë që më është ngarkuar dhe kur do të lihem i lirë, sepse këtu mund të ndodhë edhe që në pjesët që luajmë të mos jemi të zotë dhe të zbresim të turpëruar prej skenës. Ne jemi aktorë të robëruar. Fijet dhe lidhëset e gjithçkaje janë në dorën e Tij, çelësi i gjithçkaje është pranë Tij. Thesaret e tokës e të qiellit janë në praninë e Tij hyjnore dhe Ai është zotërues i gjithçkaje, sovran mbi çdo pasuri. Ndërsa ne, porsi një trup i pajetë në duart e gasalit , gjithmonë mbetemi nën kontrollin e Tij. Zoti na bëftë të bindur e të qëndrueshëm në këtë ndjenjë e mendim!
Pasi edhe ati i zjarrit, Ebu Lehebi, që gjalloi pranë Diellit të të Dyja Botëve dhe që kaloi pranë tij një pjesë të madhe të jetës, vijoi të mbetej atë i zjarrit dhe prej këtij pishtari nuk mundi kurrë të përfitonte. Me gjithë shpirtmadhësinë e vet, as Ebu Talibi nuk e pati fatin të përfitonte prej kësaj gurre e këtij burimi hyjnor, sepse gjendja shpirtërore e të hyrit në fenë e jetimit të vet atij iu kthye në një pengesë e në një perde. Prej xhaxhallarëve të Zotërisë sonë (a.s.), për shembull, veç Abasi, Harithi dhe Hamzai u bënë myslimanë, por këta ishin thuajse bashkëmoshatarë me të dhe ishin më së shumti si shokë. Ndaj edhe, duke marrë parasysh këto, hedhja poshtë e propozimit të ardhur prej më të voglit duhet parë disi e natyrshme. Nëse një vëllai im shfaq reaksion kur unë i këshilloj të falë namaz, atëherë ajo që më bie si detyrë është që t’i mundësoj të vendosë kontakte me shokët e mi praktikues të besimit, që e falin namazin. Për shembull, ta zëmë se unë kam një grup shokësh, me të cilët jam së bashku në linjën e shërbimit ndaj imanit e ndaj Kuranit; herë pas here, mblidhemi me ta dhe shkëmbejmë mendime. Në këtë situatë, nëse vëllai im që nuk fal namaz – sidomos nëse është më i madh se unë në moshë – mbetet gjithmonë në rang të dytë e si i lënë pas dore, edhe në qoftë i lidhur me ndjenja të brendshme të vëllazërisë me mua, duke parë të mbetet pas dere ndërsa i vëllai privilegjohet e mbahet si një trëndafil në duar, kjo mund ta shtyjë në reaksion. Kjo është një gjendje shpirtërore e natyrshme për njeriun. Për këtë arsye, në mënyrë që ai të mos shtyhet në reaksion, ajo që më mbetet mua si detyrë është kjo: rrethit tim të shokëve duhet t’u them, kur të më kërkoni mua, të kërkoni edhe vëllanë tim, Aliun. Nëse keni ndonjë kërkesë a ndonjë nevojë, shkoni tek ai. Kur të merrni në telefon, pyesni edhe për të. I thoni: “Do të vijmë në shtëpinë tuaj për të pirë një çaj ose do të ndodhemi në filan vend. Eja dhe ti me ne”, ose përdorni rrugë të tjera alternative.
NJË PARIM I RËNDËSISHËM NË UDHËRRËFIM Nëse dikush shfaq reaksion ndaj këshillave që i jepen, atëherë nuk duhet këmbëngulur, por duhen kërkuar zgjidhje alternative për atë njeri. Për shembull, ta zëmë se një vëllai im, megjithëse nuk është as i dalë feje e as mohues, nuk i qaset namazit dhe meqë këshilla për t’u falur i vjen prej meje, ai e sheh atë me ftohtësi. Së pari, duhet pohuar pa ndonjë dyshim se të pranuarit e këshillave që vijnë prej më të voglit përbën një veçori që gjendet në shumë pak njerëz. Nuk është e drejtë që këtë ta presim prej gjithsecilit. Për këtë arsye, Allahu i Madhëruar, nuk e bëri përgjegjës Profetin tonë me detyrën e madhe të thirrjes në besim kundrejt prindërve të vet, por ata i bëri të ndërrojnë jetë si hanifë dhe në jetën e amshuar – në dashtë Allahu – do t’i shpjerë në Xhenetin e Vet. E pra, Zoti i Madhëruar nuk i vuri nënë dhe babanë e Profetit tonë në gjendjen e të qenit ymet i tij, sepse në një rast të tillë, ftesa e ardhur prej bijve ekziston mundësia që të kundërshtohet prej prindërve.
Shkurt, nuk duhet t’i lëndojmë njerëzit dhe respektin për të Vërtetin duhet ta mbajmë lart. Kushdo njeri apo cilado sjellje që do të mund ta afronte atë shok a mik te namazi, ai njeri apo ajo sjellje duhet zgjedhur e i duhet dhënë një mundësi, ndërsa gjendja, përmes mendimesh të këqija, nuk duhet çuar deri aty sa të kthehet në një situatë pa zgjidhje.
THELBI I ÇËSHTJES Nëse një bashkësi ecën në drejtim të kënaqësisë së Zotit të Madhëruar, pavarësisht nëse është e suksesshme apo e pasuksesshme në punët që kryen, do të thotë se e ka fituar kënaqësinë dhe dashurinë e Zotit të Vërtetë. Çdo hap të hedhur në emër të shërbimeve ndaj Fesë mund ta vlerësojmë po kështu. Veç kësaj, të bashkuarit e njerëzve të ndryshëm e të larmishëm rreth një ndjenje e mendimi të përbashkët për të shërbyer e punuar së bashku, është një shfaqje e mirësisë hyjnore. Njëherazi është edhe një mundësi e rëndësishme në fushën e bashkimit, të vëllazërimit e të mirësisë. DHJETOR 2012
Di
9
Aktualitet KMSH merr pjesë në samitin e tetë të Këshillit Islam të Euro-Azisë Më 19 – 22 nëntor 2012, në Stamboll u mbajt samiti i tetë i Këshillit Islam të Euro-Azisë, në të cilin morën pjesë përfaqësuesit e 33 vendeve nga Evropa e Azia. Shqipëria në këtë samit përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Haxhi Selim Muça. Në seancën e hapjes të samitit katër ditor ishte i pranishëm edhe kryeministri turk Rexhep Taip Erdoan, i cili pasi i përshëndeti të pranishmit, ndër të tjera tha: “Jam i nderuar që ndodhem mes jush në këtë samit ndërkombëtar të liderëve islam të Euro-Azisë. Ju jeni prijësit tanë fetar dhe ju keni përgjegjësi për zhvillimin dhe ngritjen e shoqërive myslimane në vende tuaja. Turqia, gjithmonë ka mbështetur dhe do të mbështesë edhe më tej të gjitha nismat tuaja në të mirë të shoqërisë njerëzore.” Në seancën e parë të drejtuar nga kryetari i DIJANET-it, Mehmet Gormez, referoi edhe kreu i KMSH-së H. Selim Muça. Ai i njohu të pranishmit me gjendjen e islamit dhe të myslimanëve në vendin tonë, me zhvillimet dhe arritjet që ka njohur Shqipëria dhe Komuniteti Mysliman në 22 vjet demokraci. Gjithashtu z. Muça theksoi nevojën e zgjerimit të bashkëpuni-
mit mes drejtuesve myslimanë të Euro-Azisë por edhe të gjithë botës në çështje të rëndësishme që u interesojnë mbarë myslimanëve të globit, siç është rritja e cilësisë së shërbimit ndaj besimtarëve dhe përcaktimin e datave kalendarike islame. Gjatë samitit, Kryetari Muça ka zhvilluar një sërë takimesh si, me Kryetarin e DIJANET-it të Turqisë Prof. Dr. Mehmet Gormez, ish- krerët e DIJANET-it Ali Bardakoglu dhe Tajar Artikulaç, drejtues të institucioneve islame të rajonit, etj. Gjithashtu kreu Muça ka zhvilluar një takim të shkurtër me kryeministrin turk Rexhep Taip Erdoan, ku e ka falënderuar për mbështetjen dhe ndihmën e pakursyer ndaj Shqipërisë. Në katër ditë janë zhvilluar 12 seanca diskutimesh ku kanë referuar 76 lider fetarë dhe personalitete të ndryshme të ardhur nga 33 vende të Europës dhe Azisë. Në delegacionin e KMSH-së kryesuar nga H. Selim Muça ishin edhe nënkryetari z. Gazmend Aga dhe drejtori i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median z. Agron Hoxha. Samiti u finalizua me një deklaratë të përbashkët të liderëve fetarë pjesëmarrës në këtë eveniment.
Kuvendi i Shqipërisë nderon 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë Kuvendi i Shqipërisë, me rastin e 100 vjetori të Pavarësisë i ka dorëzuar botimin special të Akteve të themelimit të shtetit shqiptar, familjarëve të firmëtarëve të Aktit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Në alën e saj, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli tha se jemi bashkë, të lirë, të gjithë nga të gjitha trojet, me çdo shqiptar kudo në botë në këtë datëlindje, në kryefestën kombëtare. Znj. Topalli tha se pa luftën e tyre, pa trimërinë dhe atdhedashurinë dhe pa shpirtin e pamposhtur nuk do të ishte e mundur.
10
Di
DHJETOR 2012
“Historia e përpjekjeve për të ruajtur Pavarësinë e Shqipërisë është fundamentale. Ismail Qemali ngriti flamurin që nuk sulmoi kurrë të tjerët, Flamurin tonë, të Skëndërbeut, më të bukurin, faleminderit Ismail Qemal Vlorës, përjetë mirënjohës”, tha Topalli. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, kreu i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, kryeministri Sali Berisha dhe anëtarë të kabinetit qeveritar. Ishin 40 burra, me në krye Ismail Qemalin, që nënshkruan historinë
me firmat e tyre plot 100 vjet më parë. Ishin të gjithë njerëz të shkolluar, diplomatë, mësues, avokatë, klerikë…, të cilët udhëtuan nga Kosova, Struga, Ohri, kolonia shqiptare e Bukureshtit, Dibra, Shkodra, Korça, Berati, Elbasani, Lushnja, Fieri, Skrapari, Kruja etj. Ndërkohë që nga 40 firmëtarët e aktit të pavarësisë, 27 kanë qenë myslimanë dhe nga 63 delegatët e nëntorit të vitit 1912, mbi 2/3 ishin myslimanë.
VENDI
40 firmëtarët e aktit të pavarësisë 28 Nëntor 1912 Ismail Qemal Vlora (1844 – 1919) Vehbi Dibra Agolli (1867-1937) Ferit Vokopola (1887-1969) Elmas Boçe (1852-1925) Bab Dud Karbunara (1842-1917) Qazim Kokoshi (1882-1945) Rexhep Mitrovica (1888-1960) Bedri Pejani (1885-1946) Murat Toptani (1867-1918) Qemal Mullaj (1881-1966) Abdi Toptani (1864-1942) Qemal Karaonsman Elbasani (1875-1949) Xhelal Koprëncka (1876-1919) Abas Dilaver (1855-1926)
Veli Haraçi Sali Gjuka (1876-1925) Mustafa Merlika Kruja (1887-1958) Ymer Deliallisi (1873-1944) Nebi Sefa (1861-1942) Dr. Myrteza Struga (Dibra) (18781937) Nuri Sojliu ( 1870-1940) Xhemal Deliallisi (1880-1941) Zyhdi Ohri (1872-1938) Iliaz Vrioni (1882-1932) Mid’hat Frashëri (1880- 1949) Zini Abas Kanina Hamzaraj ( 1885- 1957) Shefqet Bajiu ( 1882-1946)
Hajredin Cakrani (1860-1940) Dom Nikoll Kaçorri (1862-1917) Jani Minga (1872-1947) Dhimitër Zografi (1878- 1945) Pandi Cale (1879-1923) Dhimitër Mbroja Emanoil (18841945) Luigj Gurakuqi (1879-1925) Lef Nosi (1887-1958) Dhimitër Tutulani (1875-1937) Aristidh Ruçi (1875-1950) Dhimitër Berati (1888-1970) Thanas Floqi (1884-1945) Spiro Ilo (1876-1950)
Mblidhet Këshilli i Përgjithshëm i KMSH-së Është zhvilluar më 17 nëntor 2012, në ambientet e Universitetit Bedër, mbledhja e radhës e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Mbledhja është hapur nga Kryetari Selim Muça, i cili pasi uroi e përgëzoi anëtarët e pranishëm për prezencën, u shpreh: “Vijmë sot në mbledhjen e zakonshme të KP në fillim të vitit të ri Hixhri, kohë e cila përkon me fillimin e epokës së re për myslimanët e globit,
epokës së re aq të pritur të njerëzimit, e cila i shtohet pjesës së atmosferës historike, festive të 100 viteve tona si shtet. Është momenti dhe vendi që sot përmes një lutjeje t’i drejtohemi dhe t’i kërkojmë Zotit, që shpirtrat e të gjithë dijetarëve, ylemave, nxënësve të dijes, mendimtarëve të fesë, filluar me Vehbi Agolli-Dibrën, për të ardhur te pishtari i ringjalljes së Islamit në Shqipëri, Hafiz Sabri Koçi, të prehen në Xhenet dhe të jenë frymëzim i përkushtimit
tonë në shërbim të fesë dhe shoqërisë shqiptare”. Në vazhdim pjesëmarrësit janë njohur me një rezyme të veprimtarisë së Universitetit Bedër të prezantuar nga pedagogu Skënder Bruçaj, në të cilën janë evidentuar arritjet institucionale dhe sukseset e studentëve që studiojnë në këtë institucion të lartë arsimor gjatë vitit të kaluar akademik. Mbledhja e drejtuar nga Kryetari i Këshillit, z. Ylli Gurra, ka vazhduar
DHJETOR 2012
Di
11
sipas rregullores statuore, me listëprezencën dhe pasi është konfirmuar pjesëmarrja e 2/3 të anëtarëve të KP, me rendin e ditës si vijon: -Raport i Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm mbajtur nga z. Ylli Gurra, kryetar i KP-së. Gjatë periudhës mes dy mbledhjeve Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka kryer kontrolle në myftinitë Berat, Kuçovë e Fier, duke patur në fokus analizimin e veprimtarisë fetare, situatave financiare, bilancet, hipotekimet e pasurive vakf dhe interesimin e myftinive për shtimin e tyre kudo nëpër Shqipëri. Sipas raportit, veprimtaria e këtyre strukturave lokale ka shënuar rritje, duke ndikuar në forcimin e imazhit dhe rolit përfaqësues të Islamit në këto rrethe e më gjerë. Gjatë kësaj periudhe, myftinjtë dhe stafi i tyre kanë realizuar detyrat dhe udhëzimet përkatëse duke pasur një ecuri të kënaqshme në planin fetar dhe administrativ, shoqëruar kjo edhe me një frymë të lartë koordinimi e bashkëveprimi. Falë interesimit dhe përkushtimit të myftinjve është realizuar një menaxhim i mirë dhe organizim i rregullt i Festës së Kurban Bajramit, duke mundësuar shpërndarjen e mishit të kurbanit për shumë familje në nevojë në qytet e fshat. Myftinjtë me prezencën e tyre kanë dhënë shembullin e njeriut të fesë, i cili është i interesuar të ofrojë shërbim për besimtarët dhe qytetarët jo vetëm brenda mureve të xhamisë por edhe jashtë saj. Pjesë e raportit ishte analiza e Zyrës së Haxhit në KMSH. Duke e vlerësuar
12
Di
DHJETOR 2012
pozitivisht punën e kësaj zyre, stafit organizues dhe teologëve pjesëmarrës në këtë detyrë të rëndësishme, në raportin e KP theksohej se përmes këtij organizmi, Komuniteti Mysliman dëshmoi edhe një herë përkushtimin dhe seriozitetin e tij në shërbim të besimtarëve. Anëtarët e pranishëm në sallë pasi u informuan me përmbajtjen e raportit, parashtruan vërejtjet dhe sugjerimet e tyre me qëllim që ato t’i shërbejnë këtyre strukturave dhe drejtuesve të tyre për të riparuar të metat dhe përmirësuar metodën e punës në të ardhmen. -Raport mbi veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për periudhën mes dy mbledhjeve (raportoi Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi). Përmes këtij raporti anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm janë njohur me veprimtarinë e institucionit për periudhën mes dy
mbledhjeve në aspektin e shërbimit fetar, arsimor e kulturor dhe në atë juridik e administrativ. U pasqyrua veprimtaria e Kryesisë dhe e çdo drejtorie, u evidentuan arritjet dhe mangësitë, si dhe u analizuan çështje të tjera me interes. Këshilli i Përgjithshëm u informua gjithashtu me vendimet që ka marrë Kryesia e Komunitetit Mysliman si dhe emërimet dhe lëvizjet e kryera gjatë kësaj periudhe në qendër e në bazë. Rreth raportit pati pyetje dhe diskutime. Nga anëtarët e Këshillit u bënë vlerësime për punën e Komunitetit Mysliman dhe pati vërejtje e sugjerime shumë të vlefshme, që, siç u theksua prej tyre, duhet të mbahen parasysh për përmirësimin e veprimtarisë së përgjithshme të institucionit në të ardhmen. Raportet e dy kryesive për periudhën mes dy mbledhjeve u hodhën në votë dhe u miratuan me shumicën e votave të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm. Duke qenë që në kornizën tonë të besimit atdheu nuk mund të jetë pa fenë dhe feja nuk mundet të jetë pa atdhenë, të dyja kryesitë propozuan që në të gjitha xhamitë e Shqipërisë të mbahen hytbe, ligjërata mbi dashurinë për atdheun, për vendin, për popullin dhe për lirinë. Kjo ishte mbledhja e dytë për këtë vit e Këshillit të Përgjithshëm, strukturës më të lartë organizative të institucionit zyrtar të myslimanëve të Shqipërisë.
Universiteti Bedër vlerëson personalitete të jetës fetare në vend
Universiteti Hëna e Plotë – BEDËR ka vlerësuar me çmime disa nga drejtuesit e Komunitetit Mysliman ndër vite për punën e tyre në shërbim të Islamit dhe kultivimit të vlerave humane e fetare në shoqëri. Në një ceremoni të veçantë, në prani të anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, kuadrot më të spikatur të Komunitetit Mysliman në këto 22 vite, janë vlerësuar me çertifikatën e mirënjohjes për kontributin e dhënë në shërbim të Islamit, institucionit dhe mbarë shoqërisë. Universiteti Bedër ka zgjedhur dekorimin e këtyre personaliteteve, duke pasur si qëllim vlerësimin e rolit të njeriut të fesë dhe promovimin e vlerave më pozitive që përfaqësohen prej tij. Pjesë e këtij vlerësimi ishin: H.
Selim Muça – Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Shaban Saliaj – Kryevaiz i Shqipërisë, H. Ahmet Çaushi – ish Myfti i Dibrës, H. Qazim Muçi – Myfti i Korçës, H. Murat Durra – Myfti i Beratit, H. Karafil Mane – Myfti i Fierit, H. Hito Shahaj – Myfti i Vlorës, H. Kujtim Civeja – Myfti i Kuçovës. Çertifikata e mirënjohjes dorëzuar këtyre personaliteteve të Islamit në Shqipëri nga rektori Dr. Ferdinand Gjana si dhe dy zv/rektorët e Universitetit BEDËR,kishte këtë motivacion: “Për kontributin e vyer në rimëkëmbjen e vlerave shpirtërore të shoqërisë shqiptare”. Në alën e tij me këtë rast rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana e vuri theksin në kontributin e paçmuar
që japin hoxhallarët në çdo skaj të vendit në edukimin dhe disiplinimin e shoqërisë në përputhje me mësimet e larta të fesë dhe moralit njerëzor. Sipas tij kontributi i tyre është shumë i madh dhe se sot janë të shumtë ata që meritojnë të nderohen dhe vlerësohen. “Iniciativa për të organizuar diçka të tillë, le të jetë vetëm fillimi i angazhimit tonë në këtë drejtim”, u shpreh z. Gjana. Ndërsa të dekoruarit shprehën falënderimet dhe urimet e tyre më të përzemërta në lidhje me vlerësimin e bërë nga Universiteti Bedër. “Ky është vlerësimi më i madh që kam marrë ndonjëherë gjatë jetës”, tha i emocionuar njëri prej tyre.
DHJETOR 2012
Di
13
Komente & Opinione
REDI SHEHU
100 VJETORI i pushtimit nga vetvetja Në këto ditë të 100 vjetorit të pavarësisë, ngjyra e kuqe e flamujve kombëtarë po ngjyros gjithnjë e më tepër kuadratet e ballkoneve tona. Një shenjë e dukshme e nacionalizmit shqiptar prej kohësh i munguar në hapësirën tonë publike. Është një formë embrionale e simpatisë për atdheun tend, e cila fatkeqësisht nuk i kalon caqet e tifozllëkut të një ndeshjeje futbolli ku ballkonet perceptohen më së shumti si shkallë stadiumi. Ka një prezencë të dukjes së jashtme lidhur me festën, por ajo që nuk ndjehet, është fryma dhe dimensioni i brendshëm frymëzues i saj. Nuk ka se si të ndodhë ndryshe, sepse përgjatë këtij 100 vjetori të pavarësisë sonë, ai që është luftuar më së shumti tek shqiptarët ka qenë shpirti i këtij populli. Kështu u përftua një etapë e një përzierjeje politiko-historike e cila qe kujdesur të meremetonte së jashtmi disa tipologji shqiptarësh në fragmente të ndryshme kohore, pikërisht duke i vrarë së brendshmi. Prandaj ne valëvisim flamuj gjithmonë e më të mëdhenj të cilët nuk arrijnë të mbushin boshllëkun e brendshëm që kemi në raport me veten dhe kombin. Për ne kombi ishte një nocion i tëhuajësuar, thuajse gjatë kohës më të madhe të pavarësimit. I tëhuajësuar në dimensionin e frymës dhe dashurisë për të, të një Shqipërie të bunkerizuar, e cila ekzaltonte të padepërtueshmen si nocion thelbësor të vetin. Prandaj temperatura nacionaliste e jona u rrit e shpërpjesëtuar në raport me atdhedashurinë. Ne akoma qëndrojmë në fazat elementare të nacionalizmit dhe akoma nuk e kemi shijuar ëmbëlsinë e atdhedashurisë. Së pari duhet të dimë të duam vendin pastaj ta mbrojmë atë është punë më e lehtë. Ajo çka vërehet me festimet e këtij viti jubilar, është mosdalja edhe kësaj radhe, ashtu siç ndodh rëndom tek ne, nga cektësia e ngjarjes. Kultura e ngjyrës dhe imazhit nuk la pa infektuar edhe pavarësinë tonë. Në këtë 100 vjetor, më shumë se sa një eksitim të pashpjegueshëm të ndarë në dy lote kampesh politike copëzuar në dy pjesë të këtij vendi e fokusuar në dy qytete,
14
Di
DHJETOR 2012
si për të konfirmuar për të pafundmen herë ekzistencën dyjare tonën, do të duhej të pyesnim veten nëse edhe pas njëqind vjetësh pavarësi, a jemi çliruar vërtet nga pushtuesi më i madh që kemi pasur ndonjëherë? Nga vetë shqiptarët? Cili pushtues i ka bërë dëme më të mëdha këtij vendi më shumë se sa ne ? A jemi vërtet të pavarësuar nga e keqja shqiptare? Vërtet ne festojmë 100 vjetorin e pavarësisë administrative tonën, por vetëm kaq. Ky jubile ndoshta do të ishte rasti më i mirë i thellimit në analizën personale të secilit se sa vërtet e duam këtë vend. Sa kemi berë dhe bëjmë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ndryshe, çdo bajatizim me buste, flamuj, data, inaugurime, ngjyra e ongo, nuk do të përbëjë gjë tjetër veçse konfirmimin e radhës se ne do të vazhdojmë ta pushtojmë veten më shumë dhe më keq se kurrë dhe ky është pushtimi më i vështirë për t’u pavarësuar. Ne valëvisim flamuj pavarësie, por shqyejmë njëri-tjetrin përditë në format më makabre, ne kujdesemi për sqepin e shqiponjës në flamur, por nuk kujdesemi aspak që, për hir të pushtetit, ta përvëlojmë këtë vend. Ne pastrojmë e lustrojmë simbolet tona kombëtare, por ndotim e përdhosim përditë ambientin që na rrethon. Ne kujdesemi t’i bëjmë një vend busteve të 100 vjetorit, por s’kemi lënë vend pa zaptuar e grabitur. Ne kemi vënë flamurin kombëtar në kushtetutë, por s’kemi lënë nen të saj pa shkelur e shpërfillur. Ndaj në këtë muaj simbolik të një shekulli shtet, çfarë na mbetet për të festuar? Sigurisht, që të festosh është e drejta më e natyrshme dhe legjitime që mund të ekzistojë, sidomos kur bëhet alë për një ngjarje të kësaj përmase sa ç’është Shqipëria një shekull shtet. Por, kjo nuk na bën aspak që të verbojmë të menduarit kritik. Prandaj shpaloset si parësore vet-çlirimi nga sindroma e kotësimit të përgjegjësive, ta rimoralizojmë veten në raport me tjetrin dhe me vendin, ta shpëtojmë veten nga vetvetja, pastaj flamujt në ballkonet tona do të duken si buqeta lulesh me ngjyra të pafund.
Forum
DR . ALA MUHAMMED SEID
Hixhreti i Muhamedit a.s. dhe shokëve të tij nga Meka në Medinë është një nga ato ngjarjet që zënë vend dhe hapësirë të veçantë në Siren (jetën dhe historinë) e të Dërguarit të Allahut, dhe jo vetëm. Ai është i rëndësishëm edhe për tërë umetin, e mbase edhe për tërë njerëzimin. Sigurisht që për këtë dhe për ndikimin e madh që ka në Sire dhe në jetën e Umetit, Umeri r.a. e zgjodhi si ngjarje me të cilën do të fillonte kalendari islam.
PRIORITETET E MYSLIMANËVE NË EVROPË NGA KËNDVËSHTRIMI
I HIXHRETIT PROFETIK Rëndësia e Hixhretit Hixhreti ose shpërngulja nga Meka në Medinë paraqet një ndryshim rrënjësor të jetës së myslimanëve dhe kalim komplet nga një në periudhë tjetër. Hixhreti nënkupton kalim nga periudha e dobësisë, në atë të fuqisë, nga periudha e shoqërisë, në atë të shtetit, nga jeta e kufizuar në Mekë, në një jetë të lirë dhe praktikim të përgjithshëm të fesë, në Medinë. Hixhreti fsheh në vetvete mësime, të cilat nuk janë të dobishme vetëm për myslimanin, por për të gjithë ata që duan të bëjnë një jetë të ndershme, për çdo shoqëri që mëton përparimin dhe zhvillimin. Myslimanët e Evropës, me theks të veçantë, do të duhej t’i kuptonin thellësisht mësimet e Hixhretit si dhe ta merrnin atë dhe themelimin e shoqërisë medinase si model për të themeluar dhe organizuar një jetë të ndershme, në vendet në të cilat kanë migruar.
Myslimanët në Evropë ndërmjet dy hixhreteve Padyshim, ndërmjet Hixhretit të Profetit (a.s.), hixhretit të të parëve, duke përfshirë këtu sahabet dhe tabiinët, dhe ndërmjet hixhretit të myslimanëve në Evropë, gjejmë dallime të mëdha, të cilat reflektojnë në shkaqet dhe motivet, por edhe në rezultatet dhe pasojat e shpërnguljes dhe migrimit. Hixhreti i Pejgamberit (a.s.) ishte për ta ndihmuar dhe mëkëmbur fenë e Allahut, për të ftuar në të dhe për të themeluar një jetë dhe shoqëri islame, ashtu siç duhet të jetë, gjëra këto që për pasojë patën krijimin e shtetit islam dhe përhapjen e fesë në të katër anët e botës. Medina e Pejgamberit (a.s.) ishte shembulli i një jete ideale; ishte qendër e përhapjes së Islamit në lindje dhe perëndim të tokës. Në fakt, nuk kanë qenë të paktë ata që kanë shkruar dhe kanë ëndërruar për qytete apo republika ideale, por, në praktikë, askush nuk ka munduar të realizojë diçka të DHJETOR 2012
Di
15
tillë, me përjashtim të Muhamedit (a.s.). Medina e tij është modeli të cilin shoqëritë njerëzore duhet ta përvetësojnë, nëse duan të bëjnë një jetë të ndershme dhe të qetë. Pejgamberi (a.s.) ishte dhe vazhdon të jetë shembulli më i përkryer për imitim dhe pasim. Allahu ka thënë: “Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e Allahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e Allahut në botën tjetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh Allahun.“ (Ahzab, 21) Po kështu, edhe Medina mbetet modeli më i veçantë i një shoqërie shembullore për të gjithë ata që ëndërrojnë të kenë një jetë fisnike. Allahu në Kur’anin Famëlartë na përshkruan një imazh të asaj shoqërie, të themeluar sipas Islamit: “(Ajo pronë) U takon muhaxhirëve të varfër, të cilët u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe prej pasurisë së tyre, duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë prej Allahut, dhe që ndihmojnë Allahun dhe të dërguarin e Tij, të tillët janë ata të sinqertit. Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjokset e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për të, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar.“ (Hashr, 8-9) Të këtillë ishin edhe vendet ku migruan sahabet dhe themeluan qytete për të bërë një jetë të ndershme dhe fisnike.
Motivet e shpërnguljes në Evropë Në motivet e atyre që migruan në Evropë rol dominues kanë motivet ekonomike, që nënkupton largimin nga vendet, në të cilat pasuria është bërë plaçkë në dorën e një grupi të caktuar njerëzish për në vende në të cilat do të hulumtojnë për një jetë më të begatshme, për dëfrimin me të mirat e kësaj bote, e gjëra të ngjashme. Ka dhe të atillë
që kanë migruar për studime, apo mësimdhënie, por që më pas kanë vendosur të mos kthehen më në vendet e tyre, dhe këtë nga bindja se kthimi i tyre nuk do të ketë asnjë dobi, as për veten por as për shoqëritë e tyre. Kuptohet, duke patur parasysh gjithnjë regjimet dhe qëndrimet e tyre të ashpra karshi tendencave për reforma dhe ndryshime. Ka edhe azilantë politikë. Por, përgjithësisht, migrimi që ka filluar drejt Evropës që para një shekulli, ka sfond ekonomik. Kjo, parimisht, nuk është diçka e keqe dhe nuk gjykohet për të keq fetarisht përderisa nuk del jashtë kornizave të caktuara për kërkimin legjitim të furnizimit dhe mbajtjes së familjes. Allahu ka thënë: “Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) Allahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues tek Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), tek All-llahu është shpërblimi i tij. Allahu është mëshirues, mbulon të metat.” (Nisa, 100) “Ai është që juve tokën jua bëri të përshtatshme, andaj ecni nëpër pjesë të saj dhe shfrytëzoni begatitë e Tij, meqë vetëm tek Ai është e ardhmja.“ (Mulk, 15) Por, kjo gjykohet nga feja dhe urrehet atëherë kur kësaj do t’i jepej përparësi apo se ajo do të realizohej në kurriz të fesë dhe në dëm të saj. Kjo, fatkeqësisht, është evidente tek shumë myslimanë në Evropë, të cilët, lëre më se nuk kanë arritur ta përhapin fenë, por ata nuk ia kanë dalë as veten ta ruajnë nga asimilimi dhe shkrirja, e rrjedhimisht, nga devijimi dhe lajthitja. Dua të them, madje pa rezerva fare, se as disa organizata fetare islame nuk kanë përvetësuar metodologjinë profetike dhe se nuk e kanë marrë atë si model për projektet e tyre. Si filloi Muhammedi (a.s.)? Si i lidhi besimtarët me Zotin e tyre? Si ua mësoi fenë? Si i bëri ta kenë dert këtë fe dhe të bartin përgjegjësi për kumtimin e saj?
“Kush shpërngulet për hirë (të fesë së) Allahut, ai gjen mundësi të madhe dhe begati në tokë. E kush del prej shtëpisë si migrues tek Allahu dhe i dërguari i Tij, dhe e zë vdekja (në rrugë), tek All-llahu është shpërblimi i tij. Allahu është mëshirues, mbulon të metat.” (Nisa, 100)
16
Di
DHJETOR 2012
Si i bashkoi besimtarët dhe i përafroi mes njëri-tjetrit? Si ia arriti të jetëson ndërmjet tyre shpirtin e bashkëpunimit dhe solidaritetit? Ai arriti të krijojë marrëdhënie dhe raporte të qarta dhe konstruktive me jomyslimanët? Si arriti ta ruante dhe zhvillonte shoqërinë medinase në një ambient ku ishin të rrethuar me armiq, grupacione dhe aleanca kundër Islamit dhe ithtarëve të tij?
Prioritet e myslimanëve në Evropë në dritën e Hixhretit Metodologjia dhe praktika e Muhamedit (a.s.) në themelimin dhe ndërtimin e shoqërisë medinase është një thirrje për të gjithë myslimanët në Evropë që të rishikojnë gjendjen e tyre dhe të rifreskojnë prioritet e tyre. Fatkeqësisht, myslimanët në Evropë janë të çorganizuar dhe vuajnë nga mungesa e një platforme të qartë veprimi. Për pasojë, ke myslimanë që janë të dhënë vetëm pas parasë, të tjerë të mashtruar me tituj dhe ofiqe, të tretë të preokupuar me paraqitjen në media, të katërt të zënë me ndërtime të larta, pas të cilave nuk fshihet ndonjë urtësi, ndërsa të tjerët, e që janë shumica, janë viktima të epsheve dhe të rënë në grackën e gjërave, që nuk kanë asnjë vlerë. Shkaku i kësaj është motivi i hixhretit të tyre, që kryekëput ka qenë vetëm për të realizuar mirësi dhe begati nga kjo botë, por, megjithëkëtë, prapë kjo gjendje nuk lë vend për dëshpërim apo pesimizëm. Me ndihmën e Allahut, gjendja do të ndërrojë për të mirë. Allahu do të zgjedhë njerëz që do t’i shërbejnë fesë së Tij dhe kjo ka për të dhënë efektet e veta. Vetëm se, neve na mbetet që të riprogramojmë prioritetet tona, duhet t’i pastrojmë qëllimet, duhet ta organizojmë jetën sipas modelit profetik, për arsye se, kësisoj, arrijmë të ngadhënjejmë me mirësitë e kësaj bote dhe shpëtimin e botës tjetër. Ndryshe, largimi nga ky model vetëm sa do ta thellojë edhe më gjendjen për të keq dhe se humbja në
të dy botët do të jetë e pashmangshme. Nga t’ia fillojmë? Konsideroj se nga Hixhreti i Pejgamberit (a.s.) ka disa gjëra thelbësore që duhet t’i përvetësojmë në jetën dhe aktualitetin tonë evropian, prej të cilave këtu do të veçoja: -Sinqeriteti i plotë me Allahun. Ky është çelësi i suksesit dhe sekreti i tij. -Ruajtja e lidhjeve dhe raporteve korrekte dhe të ndershme me Allahun e Madhëruar, qëllim ky i besimtarit në këtë botë dhe shkak i lumturisë së tij në botën tjetër. -Përvetësimi i moralit dhe etikës profetike në jetën dhe sjelljet tona. -Kuptimi i drejtë i fesë, dhe këtë duke iu rikthyer, së pari, Kur’anit dhe Sunnetit, si dy burimet kryesore, si dhe duke iu shmangur anashkalimeve apo teprimeve (ekstremizmit), së dyti. -Funksionalizimi i rolit të xhamisë në jetën shoqërore, ashtu siç pati vepruar i Dërguari i Allahut me xhaminë e tij në Medine. -Vëllazëria dhe përafrimi ndërmjet besimtarëve. -Përgatitja e hoxhallarëve të aftë për të marrë përsipër thirrjen në fe me dije dhe parime. -Heqja dorë nga fanatizmi ekstrem dhe thirrja në emër të nacionaliteteve, grupeve, drejtimeve, partive, etj, gjëra këto që i kanë ndarë dhe i kanë përçarë myslimanët. -Dëshira për unitet, lidhje dhe mirëkuptim, në mënyrë që të realizohet bashkëpunimi dhe solidariteti. -Interesimi për të funksionalizuar rolin e ‘pranisë islame’ për të sqaruar dhe kumtuar këtë fe, për tu bërë kështu shoqëria islame shoqëri e mesazhit dhe thirrjes. -Interesimi për të krijuar raporte dhe marrëdhënie të mira dhe të qarta me jomyslimanët, duke u mbështetur në Kartën e Medinës, e cila paraqet një kontratë dhe dokument të rëndësishëm raportesh ndërmjet të Dërguarit të Allahut (a.s.) dhe jomyslimanëve në Medinë. Përktheu: Sedat Islami
DHJETOR 2012
Di
17
Kulturë
BEDRI ALIMEHMETI
Veprimtaria publicistike e
HAFIZ IBRAHIM DALLIUT
Figura e ndritur e Hafiz Ibrahim Dalliut padyshim që është numri një simbol i frymëzimit, imitimit e përkushtimit për çdo shqiptar të vërtetë. Dëshiroja ta shënoja këtë që në krye të asaj çka do të përpiqem të pasqyroj për veprimtarinë e tij të gjerë e të pamatë publicistike. E them këtë, sepse vepra e Hafiz Ibrahim Dalliut është ajo e një atdhetari të flaktë të orëve të para, e një mësuesi të shquar, që bëri aq shumë për përhapjen e gjuhës shqipe, e një publicisti të gjithanshëm e të rrallë për kohën, që diti të depërtojë edhe nëpër skutat më të errëta të prapaskenave të asaj kohe për të nxjerrë në dritë të diellit të vërtetën, është vepra e një shkrimtari e poeti që, ndonëse shkroi vetëm pak vepra letrare, na ka lënë aq shumë, saqe edhe sot pasi po bëhet një shekull nga botimi i tyre tiranasit, por jo vetëm, i mbajnë ende nëpër gojë dhe vargje prej tyre shpesh i recitojnë me njëri-tjetrin. Ndodh kështu sepse gjithçka, Hafiz Dalliu ia kushtoi popullit e
18
Di
DHJETOR 2012
kombit. Dhe ndonëse ishte një teolog i shkolluar në një universitet oriental, aspironte dhe luftonte me të gjitha forcat që vendi i tij të kishte një qeverisje perëndimore, me qëllimin e madh aq evident edhe në ditët e sotme të të gjithë shqiptarëve, që atdheu i tij Shqipëria, të bënte pjesë në Europën Perëndimore. Publicistika e Dalliut e ka zanafillën që në krye të shekullit të kaluar, pra shumë më shpejt sesa veprat e tij letrare. Duke marrë në analizë krijimtarinë e tij publicistike, jam i ndërgjegjshëm, që sado të jem përpjekur për ta analizuar sa më thellë, prapëseprapë do të mbeten ende hapësira të pashkelura, në ato çka hedhur në faqet e shtypit të shekullit të kaluar një nga mendjet më të ndritura të këtij kombi. Së pari firma e Hafiz Dalliut u duk në faqet e periodikëve “Bashkimi”, “Dita e re” dhe “Zani i ri”, kjo e fundit gazeta e parë tiranase, që drejtohej nga miku i tij i ngushtë, personaliteti dhe orientalisti më i shquar shqiptar Osman Myderrizi. Por veçanërisht penda e Dalliut spikati në faqet e gazetës “Xhoka”, përpos që ajo nuk mungoi edhe në organet e klerit mysliman si “Udha e së vërtetës” dhe “Zani i Naltë”. Megjithatë, shkëlqimin e vërtetë, dinjitoz dhe vezullues gjer në ditët e sotme, penda potente e Dalliut do ta shfaqë në faqet e gazetës “Dajti”, të cilën e ideoi, e krijoi dhe drejtoi vetë në 130 numra të rregullt, që arriti të botonte gjatë kësaj kohe. Publicistika e tij në faqet e “Dajti” dëshmon më së miri për rolin që kishte marrë përsipër të luante dhe
misionin dhe detyrat që i kishte vënë vetes, ku parësore ishte ndihmesa e madhe, madje e pandalshme, që duhej dhënë për ta çuar vendin përpara në rrugën e zhvillimit e të qytetërimit. Dhe këtë mision fisnik, që ka marrë përsipër ta bëjë nëpërmjet publicistikës, fare lehtë mund ta konstatojë cilido që do të ulet e do të shfletojë koleksionin e plotë të kësaj gazete. Në këtë mision të shenjtë Dalliu ka parasysh të informojë saktë, shkurt e thjeshtë lexuesit me ngjarjet e brendshme e të jashtme, të karakterit politik e shoqëror me kusht për t’u pasqyruar ashtu siç ndodhin në të vërtetë. Së dyti, t’i analizojë, gjykojë e komentojë ato në frymën e interesave kombëtare, me synimin për ta drejtuar kombin e tij në hullinë e mirësisë, përparimit e qytetërimit europian. Së treti, të luajë rolin e një kritikuesi të rrepët për çdo hap të gabuar të qeverisë, teksa do të godasë e qortojë pa hezitim të gjithë zyrtarët, që veprojnë në kundërshtim me ligjet e shtetit. “Dajti” do t’i tregojë gjithë Shqipërisë kiblen, udhën e drejtë. Nuk do e bëjmë pleshtin bullë – thekson ai në editorialin e kësaj gazete më 15 janar të vitit 1924 – tue zmadhue një send të vogël, për me shfry mllefet dhe nuk do vocrrojmë ndojë ngjarje të madhe për hatër e frykë të kërkujt. Do ju shkrujm paansisht dhe do gjykojmë me gjak të ftofët...” Për çka citova më lart mendoj se nuk ia vlen fare komenti im, ndonëse ndihem shumë mirë si tiranas që Dalliu ynë gati një shekull më parë i ka njohur e përdorur aq mirë parimet bazë të etikës së gazetarit. Por veçmas kësaj Dalliu e ndjente
më shumë se kushdo domodoshmërinë e bashkimit, njësisë e unitetit kombëtar duke e parë këtë si faktor të rëndësishëm jo vetëm për përballimin e rrezikut, që mund t’i kanosej vendit nga jashtë, por edhe si kusht për zhvillimin, përparimin e demokratizimin e vendit, për ta shëndoshur shoqërinë shqiptare, që lëngonte nga problemet. Kjo sipas tij ishte e vetmja mënyrë për t’iu bërë ballë tendencave përçarëse krahinore, fisnore e fetare. Ndaj pikërisht për këto probleme ai shkruan në kryeartikullin e “Dajti” më datë 1 janar 1925 me titull: “Ndryshimi dhe shpresë e jonë”. Kurse në artikullin “Qytetnimi” në faqet e brendshme të këtij numri shkruan: “...qytetnimi asht pasunia e asaj njerëzie që mendon e punon”. Një temë kjo të cilën ai e shtjellon mjeshtërisht edhe në artikujt e tjerë, si “Atdhetarë e tradhëtarë”, në artikujt “Ku jemi”, “Qysh jemi e si duhet të jemi”, të cilët për nga ajo çka ka marrë përsipër të trajtojë, mendojmë që në shumë drejtime i shërbejnë ende kohës që jetojmë. Dalliu në faqen e parë të “Dajti” nuk abuzon asnjëherë me tituj bombastikë të kronikës së zezë, ndonëse rastet i ka pasur të shumta për ta bërë këtë gjë, siç kanë vepruar rëndom kolegët e tij nëpër gazeta të tjera. Vetëm një herë në kushtet e dhimbjes së madhe, për humbjen e ish nxënësit të tij në Normalen e Elbasanit, Avni Rustemit, është i detyruar për ta bërë këtë gjë. Duke qenë një mjeshtër i vërtetë i publicistikës ai e ka përsosur vazhdimisht “Dajti”-n e tij, me rubrika nga më të ndryshmet duke e bërë atë tejet të larmishëm tepër të kërkuar në treg nga lexuesit, sidomos nga ata tiranas. Këtë e dëshmon fakti që, edhe sot nëpër shumë familje tiranase gjenden koleksione të plota të kësaj gazete, mundësuar nëpërmjet abonimit të rregullt, që kanë pas bërë që në atë kohë. Kështu, lexuesit e “Dajti”-t në faqet e saj gjenin jo vetëm lajmin politik e ekonomik, por edhe atë problematik, të kronikës së zezë, faqen letrare e atë të humorit. Shumë të dashura ishin bërë për lexuesin e asaj kohe rubrikat: “Fjalë pa doganë”, “Letër e hapur” dhe sidomos “Dajti
në gaz”, jehona e së cilës edhe pse kanë kaluar shumë dedaka, ende nuk është shuar. Ibrahim Dalliu ishte ndër ata atdhetarë demokratë, i cili donte ta shihte Shqipërinë duke ecur në një udhë të re nën shembullin e demokracive europiano-perëndimore. Ndaj në majën e goditjes së humorit të saj të hollë, por edhe në sa e sa artikuj do të jetë gjithnjë administrata e shtetit dhe nëpunësit e saj. “Populli lipset ta dijë mirë – shkruan ai në një artikull më 13 gusht 1924 – se ai asht zot i vetes e i pasunis së vet, e nuk asht rob i urdhnave të qeverisë, kur ata urdhna janë kundra ligjit. Edhe qeveritarët lipset ta mbajnë gjithmonë parasysh se ato s’janë gjë tjetër veçse shërbëtorë të popullit me rroga të veçanta”. Por, më fort se kurrë qeverinë dhe administratën Dalliu do t’i godasë në radhët e rubrikës “Dajti në gaz”. Për ironi të fatit tek e lexon edhe sot këtë rubrikë historike dhe njëkohësisht fantastike për nga ajo çka është trajtuar e shigjetuar nëpër ato radhë humori e sarkazme të pashoq, shumë nga anët negative të kryeqytetit të atëhershëm, që godiste i madhi Dalliu si baltën, pluhurin, ndotjen, kanalet, rrugët, mejhanet e zhurmshme, nëpunësit e korruptuar etj., janë imediate edhe sot për Tiranën tonë. Gjithsesi zhvillimin e përparimin e Shqipërisë Hafiz Ibrahim Dalliu e shikon tek arsimi dhe vetëm tek arsimi. “Që arsimi i rregullt – shkruan
ai në një kryeartikull të gazetës “Dajti” me titull “Vetëm arsimi” – do të zhdukë injorancën dhe do të syprimojë një jetë lumnueshme për mbarë kombin...”. “Nuk ka sepse – vijon Dalliu në nëj artikull tjetër më 11 korrik 1924 po në “Dajti” – arsimi të shifet nga qeveria si e mbramja brimë e kavallit” dhe po aty thekson: “se pa shkolla të mira e pa mësues të zot, nuk do të kemi qytetarë të vlefshëm, për vete e për shoqninë, prandaj të hapen sa më shumë shkolla të mesme të mira, me mësues të mirë me vegla e mjete mësimore të mira”. Dhe pikërisht për problemin e arsimimit të popullatës, për të pasur një efektshmëri sa më të madhe në qeverinë e asaj kohe, Dalliu në faqet e gazetës së tij angazhon për shkruajtur penda të tilla kalibri si Lumo Skëndo, Haxhi Isuf Banka, Ferit Vokopola, Mehdi Frashëri etj. Publicistika e Hafiz Ibrahim Dalliut, e cila është shumë e gjerë dhe e shpërndarë nëpër faqet e periodikëve të ndryshëm, mendoj se do të ishte vërtet një punë me vlerë në se një ditë, faqet më të ndritura të kësaj krijimtarie të begatë të përblidheshin në një vëllim më vete, i cili mendoj se do të shërbente jo pak edhe në ditët tona. Sepse Dalliu ynë, edhe pse klerik mysliman, posedonte një shkallë të lartë emancipimi kulturor e ekonomiko-shoqëror të stilit europiano-perëndimor vërtet për t’u pasur zili.
DHJETOR 2012
Di
19
Dossier & Histori
NEXHAT IBRAHIMI
MEDRESEJA DIGË E IDENTITETIT FETAR DHE KOMBËTAR Burimet themelore të Islamit, Kur’ani dhe Suneti, dëshmojnë se arsimimi dhe edukimi i pasardhësve në Islam është detyrim me përparësi për prindërit. Këtë e thekson Kur’ani në shumë ajete: “Lexo, në emër të Zotit tënd i cili të ka krijuar. ...!” (Alek, 1-5) Ky detyrim prindëror ishte përparësi nëpër të gjitha periudhat historike, pa marrë parasysh moshën e pasardhësve: “Dhe Ibrahimi ua porositi këtë bijve të vet, si edhe Jakubi: “O bijtë e mi, Allahu ua ka zgjedhur fenë dhe assesi mos vdisni ndryshe, vetëm si myslimanë!” (Bekare, 132) Edhe Muhamedi (a.s.) e thekson rëndësinë e arsimit dhe edukimit islam: “Prindi është i detyruar ndaj fëmijës: t’i jep emër të bukur, ta edukojë mirë dhe ta mësojë ...” (Hakimi) “Prindi nuk mund t’i lërë apo t’i dhurojë fëmijës së tij asgjë më të mirë sesa edukimin e mirë.” (Tirmidhiu)
20
Di
DHJETOR 2012
Edhe pse ky detyrim prindëror ka pasur rëndësi parësore për myslimanët, megjithatë në praktikë nuk është realizuar gjithnjë ashtu si është synuar. Familja nuk ka pasur mundësi që t’ua plotësojë fëmijëve kushtet e caktuara. Për këtë arsye, shtrohej nevoja e edukimit dhe arsimimit institucional, si rrugë e rëndësishme në procesin e formimit të personalitetit mysliman të pasardhësve të tyre.
HISTORIA SI MANIFESTIM I MËSIMEVE HYJNORE Gjatë shekujve të parë të mesjetës Evropa karakterizohet si periudhë e errët, jo vetëm në aspekt të mungesës së të dhënave historike, por edhe në aspekt të keqeverisjes. Në këtë periudhë në të gjitha fushat e jetës dominonte ala e Kishës. Nuk kishte përparim në letërsi, art apo shkencë. Jo
vetëm kaq, por çdo përpjekje për të përparuar ndëshkohej nga dënimet e rrepta deri në vdekje (Galileu, Bruno, Koperniku etj.). Në anën tjetër, sipas Xhorxh Sarton, kjo periudhë për myslimanët ishte dritë e mirëfilltë.[1] Si rezultat i këtij angazhimi kemi edhe konstituimin dhe zhvillimin e disiplinave të para islame, sikur edhe librat e parë në fushat fetare dhe ato shkencore. Kjo rezultoi që në vitin 794 në Bagdad të themelohet fabrika e parë e letrës në botën myslimane. Kalifi El-Me’muni në vitin 830 në Bagdad themeloi institucionin e lartë hulumtues, të cilin e quajti Bejt’ul-hikmeh (Shtëpia e Urtësisë), që sot ngjason me Akademinë e Shkencave, e cila kishte bibliotekë të madhe, observator, objekte për përshkrim, shkrim, përkthim dhe studime të lira, në krye të së cilës ishte El-Kindiu. Myslimanët kudo që shkonin hapnin shkolla, medrese. Kjo ndodhi në Spanjë pas vitit 710, por ndodhi edhe në Sicili një shekull më vonë. Nga Sicilia e Spanja u bartën në Evropë edhe zeja e letrës dhe mjeteve të shkrimit. Nga kjo periudhë kemi edhe universitetet e para myslimane si ajo e Zejtunit në Tunizi (737), e Kajrevanit në Fes (859), e El-Ez’herit në Kajro (970-972), Nidhamije në Bagdad (shek. XI) etj. Këto shkolla janë të shumta dhe në çdo cep të botës myslimane. Qendrave të hershme arsimore të botës myslimane të Damaskut, Bagdadit, Basrës, Kufes, shumë shpejt iu bashkuan edhe qendrat e tjera në Nishapur, Samarkand, Buhara, Halep, pastaj Granadë, Kordobë, Sevilje, Toledo etj. Ky zhvillim ishte manifestim edhe i shpejtësisë së konstituimit të Islamit në hapësirën më të madhe se që e kishte Perandoria Romake në kulmin e fuqisë së saj por edhe i shpejtësisë së zhvillimit dhe komentimit të gjithanshëm të Islamit. Këto dy komponentë janë të mishëruar dhe përbëjnë unitetin organik, siç e quan historiani rus i shekullit XX, L. S. Vasiljev: “Shfaqje e papërsëritshme në historinë botërore e cila me të drejtë quhet botë islame.” [2] Tërthorazi, kjo shtrirje e shkollave të të gjitha niveleve reflektoi edhe në vendet ballkanike dhe shqiptare qysh herët, e për të cilat njoftoi udhëpërshkruesi i famshëm Jakut El-Hameviu në veprën e tij kapitale Mu’xhem’ul-Buldan.
MEDRESEJA, THEMELI I ARSIMIMIT MYSLIMAN Medresetë krahas xhamisë (mesxhidit) janë institucionet më të rëndësishme dhe më të shtrira të arsimimit të përshpirtshëm në kulturën islame. Mirëpo, shekujt vijues, i dyti, i treti, i katërti dhe i pesti, tregojnë dhe dëshmojnë lindjen edhe të institucioneve të tjera arsimuese, sikurse janë bibliotekat, zavitë, teqetë, qendrat për përkthim etj. Megjithatë, medresetë kurrë nuk e humbën rëndësinë në arsimimin e muslimanëve dhe të interesuarve të tjerë. Në anën tjetër, përkundër synimit të përbashkët, megjithatë xhamitë dhe medresetë kanë ruajtur rolin e tyre specifik. Xhamitë para së gjithash ruajtën rolin e ibadetit, kurse medresetë rolin edukativ-arsimor, respektivisht rolin e dhënies mësim (ta’lim). Në këtë mënyrë, xhamia nëpërmjet medresesë i përcjell vlerat e Islamit, kurse medreseja nëpërmjet xhamisë e siguron synimin më të lartë të misionit të tij.
INSTITUCIONET EDUKATIVE-ARSIMORE TE OSMANLINJTË Qëndrimi i myslimanëve në Ballkan gjatë mesjetës dhe shfrytëzimi i kohëpaskohshëm i hapësirave të hapura e më rrallë edhe të mesxhideve e xhamive, ende nuk është shenjë për konstituimin e institucioneve apo edhe të pushtetit mysliman të qëndrueshëm në këto troje. Kjo do të ndodhë sidomos gjatë shekullit XV e pas, me formimin e pushtetit ushtarak, drejtues, administrativ dhe gjyqësor. Në këtë periudhë e kemi edhe ndërtimin sistematik të objekteve fetare islame (xhamitë, mesxhidet, namaz-xhahet), objekteve ekonomike (bezistanet, dyqanet), objekteve të komunikacionit (karvan-sarajet, qypritë), objekteve komunale (sahat-kullat, hamamet, çesmet, shatërvanet), objekteve humanitare (mysafir-hanet, imaretet) dhe të objekteve shkollore (mual-lim-hanet, medresetë, mektebet). Hov të jashtëzakonshëm këtij trendi i dha vetë Sulltan Mehmedi II Fatihu (1432 – 1481). Edhe zonat e reja nën administrimin osman i kushtuan rëndësi jo më të vogël ngritjes dhe ndërtimit në përgjithësi të objekteve dhe në veçanti të objekteve fetare-arsimore-humanitare por edhe mirëmbajtjes së këtyre objekteve.[3] Kështu bëri për shembull edhe Suzi Prizreni në vakuf-namen e tij. Ndërtimi intensiv që pasoi pas marrjes së këtyre territoreve i mundësoi vendorëve të fitojnë dije dhe shkathtësi për realizmin e objekteve monumentale, sakrale e profane, publike dhe private, si xhamitë e njohura, medresetë, hamamet, çesmet etj., por e tërë kjo, sidomos në periudhën e hershme, do të jetë sipas sistemit islam arsimor çfarë është praktikuar në botën arabe-islame të kohës në alë. Në këtë aspekt kemi edhe institucionet e para të arsimit siç janë mektebet (mejtepet) - shkollat fillestare, medresetë - shkollat e mesme dhe institucionet e specializuara si Dar’ul-Hadith (Institut shkencor i veçantë për studimin e traditës pejgamberike) ose Dar’ul-Kurra (Institut shkencor i veçantë për studimin e Kur’anit) etj. Kemi edhe ndarje të tjera, si ato sipas themeluesve të shkollave (emirët, vezirët, pashallarët dhe personalitete të larta shtetërore), sipas kompetencës (profesionalizmit) së profesorëve, pastaj sipas veprave kryesore (Hashije-i texhrid, Miftah, Telvih, Mevakif, Hidaje, Keshaf, respektivisht medresetë harixh, dahil, musile etj.), sipas lartësisë së rrogave të personelit arsimor dhe atij teknik ndihmës etj.
MEDRESETË NË PRIZREN Me hyrjen e trojeve shqiptare në rrethin kulturoro-historik mysliman në këtë nënqiell fillon një epokë e re. Libri fillon të shkruhet, të përshkruhet, shitblehet, këmbehet për t’u bërë edhe përmbledhjet e para, nga të cilat do të formohen edhe bibliotekat e para. Kryesisht ato do të ndërtohen pranë xhamive (mektebeve) dhe medreseve, kurse në qytete të mëdha do të ndërtohen edhe biblioteka të veçanta. Evlija Çelebiu gjatë udhëtimit të tij në trojet shqiptare në shek. XVII mendon se sistemi arsimor lulëzonte, kurse pedagoDHJETOR 2012
Di
21
gët përbënin elitën intelektuale me ndikim të fuqishëm në opinion. Raste të tilla kemi shumë, por ndër rastet e veçanta në Prizren është Xhamia, Mualim-hanja dhe Biblioteka e Suziut në Prizren (1513), Xhamia, Medreseja, Biblioteka, Hamami i Gazi Mehmed-pashës(1573), Xhamia, Medreseja, Biblioteka e Sinan-pashës (1615) etj. Në fund të shekullit XVI Prizreni numëronte tetë xhami dhe po aq shkolla të llojeve të ndryshme[4], kurse dokumentet e kohës dëshmojnë se Prizreni në këtë kohë po zhvillohej në një qendër të mirëfilltë politike, ekonomike, arsimore e tregtare.[5] Madje, kishte edhe imarete (kuzhina), si ajo e Mustafa-pashës, e cila u jepte falas ushqim shumë talebeve dhe muderrisëve të Prizrenit.[6] Në këto shkolla të Prizrenit, janë mësuar lëndët pak a shumë të njëjta si në medresetë e tjera të Perandorisë Osmane: gjuha arabe, osmane e persiane, mësohej Kur’ani dhe komentimi i Kur’anit, Kiraeti, Hadithi (tradita islame), e drejta e sheriatit (fikhu, feraizi hanefij etj.), kelami (maturidij), logjika, retorika, astronomia, gramatika, sintaksa, stilistika, metrika etj. Pas përfundimit të shkollimit, nga medreseja përkatëse, sikur nga ajo e Gazi Mehmed-pashës, lëshohej dokumenti dëshmues, Ixhazet-nameja. Me kalimin e kohës numri i shkollave varionte nga dekada në dekadë, por është e sigurt se disa funksiononin rregullisht. Sipas Sallnames së vitit 1874, Prizreni kishte 21 mektebe si dhe 4 medrese. Më 1886 në këtë qytet kishte 17 shkolla për meshkuj, 9 për femra dhe një Ruzhdije (lloj gjimnazi) për fëmijët myslimanë në gjuhën mësimore osmane. Që të gjitha ishin të rangut mesatar. Mirëpo, pas largimit të Perandorisë Osmane në vitin 1912 pjesa më e madhe e trojeve shqiptare u aneksuan nga sllavët. Fatin politik të vendit e pësoi edhe sistemi arsimor. Ai u rrënua në maksimum dhe mbeti në mëshirë të fatit individual. U mbyllën shumica e medreseve, kurse ato që mbetën përcilleshin në mënyrë rigoroze, sepse ekzistonte frika se rebelimi antiserb e antikristian burimin e ka pikërisht nga këto qeliza. Sipas disa shënimeve statistikore, në viset shqiptare gjatë viteve 1912-1941 u rrënuan 320 xhami, u përdhosën 85 mektebe dhe bibliotekat e tyre.[7] Ushtaraku serb togeri Momir Korunoviq, në mars të vitit 1913, kishte hartuar një projekt shfarosës. Ai së bashku me arkitektin Dushan S. Millosavleviq kishin hartuar edhe Planin Gjeneral, i cili ishte zyrtarizuar më 1924, dhe me pretekst të rregullimit dhe zgjerimit të rrugëve të qytetit të Prizrenit, kishin asgjësuar pjesë të mëdha të trashëgimisë myslimane në Prizren. Për ta mbajtur rebelimin nën kontroll, më 1939 Mbretëria Jugosllave lejoi hapjen e vetëm dy medreseve, të Prishtinës dhe të Prizrenit. Mirëpo, ky vendim kurrë nuk u realizua. Meqenëse Medreseja e Gazi Mehmed-pashës në Prizren u mbyll më 1947, qeveria e atëhershme e Kosovës nën tutelën serbo-jugosllave, më 1949 mori vendim për hapjen e një medreseje në Prishtinë, por kjo hapje për shkak të mungesës së infrastrukturës u shty deri më 1951. Më pastaj Medreseja përjetoi disa reformime, duke avancuar nga shkolla e mesme e ulët në shkollë të mesme pesëvjeçare, e
22
Di
DHJETOR 2012
më vonë në katërvjeçare, që vazhdon të jetë deri më sot. Mirëpo, nevojat e popullit për kuadro të reja ishin të mëdha, kurse medreseja aktuale në Prishtinë nuk mund t‘i plotësonte nevojat e Kosovës, Preshevës, Malit të Zi, etj. Nisur nga këto rrethana, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, në vitin 1988 e pas, e shtroi nevojën e rihapjes së një medreseje në Prizren, për ta zbutur nevojën për kuadro të reja për vete por edhe për vendin. Pas një kohe të gjatë arsyetimesh e bindjesh, më 1992 Kuvendi i Bashkësisë Islame në Prishtinë mori vendimin në parim, kurse më 1993 Kryesia e BI mori vendimin për implementimin e vendimit të Kuvendit dhe lejoi hapjen e Medresesë edhe në Prizren, të cilën e quajti Paralele të Ndarë Fizike të Medresesë në Prishtinë. Paraleles së meshkujve të medresesë në vitin 1997-1998 iu shtua edhe Paralelja e Femrave, që paraqet një përmbyllje të ciklit të mesëm arsimor dhe njëkohësisht paraqet rihapjen, vazhdimësinë qindra vjeçare të medreseve në Prizren e regjion.
NË VEND TË PËRMBYLLJES Në përfundim duhet theksuar se themelimi, shtrirja dhe zhvillimi i sistemit shkollor dhe edukativ është rezultat i mësimit islam dhe i raportit të Islamit kundrejt dijes dhe meditimit. Medresetë gjithnjë kanë prezantuar kështjella në të cilat janë filluar, zhvilluar dhe ruajtur vlerat fetare, morale, edukative-arsimore e kulturore, shoqërore e nacionale të cilat paraqesin identitetin e çdo populli. Edhe Medreseja në Prizren paraqet trashëgimtaren e ish-medreseve në Prizren e më gjerë që si Diell të ndriçojë ndërmjet dy qytetërimeve (atij kristian dhe islam), të hedhë ura mirëkuptimi ndërmjet dy botëve (evropian dhe joevropian), që t’i lidhë fijet ndërmjet dy periudhave kohore (të kaluarës dhe të ardhmes). Medreseja sot, me objektet dhe infrastrukturën përcjellëse që ka, me kuadrin e kualifikuar dhe premtues, me interesimin e të gjithë faktorëve kompetentë dhe të popullit, dhe me ndihmën e Zotit, është garanci e të ardhmes sonë. [1] Shih: Xhorxh Sarton, Historia e shkencës islame, Tiranë, 2009. [2] L. S. Vasiljev, Istorija religija istoka, Beograd, 1987, fq. 86. [3] Medresetë në periudhën osmane janë të ndikuara nga medreseja Nidhamije e turqve selxhuk dhe kanë ndjekur rrugën e sunizmit. Sipas: Enes Karic, Prilozi, po aty, fq. 133 dhe 135. [4] Sipas: Hasan Kalesi, Prizren kao kulturni centar za vreme turskog perioda, Gj. Albanologjike, 1/ 1962, Prishtinë, fq. 93. [5] Skender Rizaj, Gjurmime Albanologjike seria e shkencave historike, nr. XIII-1983, fq. 62. [6] Esat Haskuka, Historijsko-geografska analiza urbanih funkcija Prizrena, Gjakovica, 1985, fq 148. [7] Sipas: Jusuf Osmani, Rezistenca e kuadrit dhe e institucioneve fetare kundër reformës agrare dhe kolonizimit në Kosovë midis dy Luftërave Botërore, në: Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, Prishtinë, 1995, fq. 488.
Personalitet
DR . HYSEN KOBELLARI
“I pështyjmë ata qorrë, që tallen me punët fetare; Murtaja janë vetë, që t’i hajë fare!...“ H. Abdullah Zëmblaku
HAFIZ ABDULLAH ZËMBLAKU (1887-1967)
Mësuesi i shquar, fetar e atdhetar Pas një pune hulumtuese disavjeçare nëpër biblioteka, mjedise familjare, dhe, më në fund, në arkivën shekullore të xhamisë “Iljaz Bej Mirahori” të Korçës, arrita të nxjerr mjaft shënime për jetën dhe veprën e Sheh H.A.Zëmblakut. Kjo figurë shumë e dashur për njerëzit, kudo ku flitet e lexohet shqip e veçanërisht për besimtarët myslimanë, qëndron denjësisht përkrah mikut të tij të shquar, savantit Hafiz Ali Korça, të cilin Zëmblaku vetë e quante vëlla shpirtëror të tij. Por ndërsa për H. Ali Korçën është shkruar diçka; emrin e tij e mban me krenari një medrese në Kavajë, madje është botuar edhe një monografi për jetën dhe veprën e tij, për Hafiz Zëmblakun pak është folur e shkruar. Të gjithë e njohin “Mevludin” e tij të famshëm, i cili këndohet në raste festash ose përkujtimesh; njohim mjaft vjersha dhe libra bestare në gjuhën shqipe, të vlefshëm edhe sot, pas gati një shekull nga koha kur janë shkruar e botuar. Hafiz
Zëmblaku ishte njeri i ditur, shembull i durimit, model i këmbënguljes në punën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe arsimit në shqip, në propogandimin e dashurisë për atdheun, diturinë e shkencën, për të vërtetën, paqen dhe mirësinë... Hafiz Abdullah Zëmblaku e quan veten me krenari “Shërbëtor i Kombit Shqiptar”dhe “Misionar dhe mësues i fesë Islame”. Këto cilësime qëllimlarta ai u përpoq t’i përmbushte me punë të palodhur gjatë gjithë jetës së tij të frytshme, duke shkruar e botuar mbi 30 libra, duke i rënë kryq e tërthor qyteteve e fshatrave të atdheut, për të predikuar falas besimin e vërtetë, diturinë, atdhetarinë, paqen, të vërtetën dhe progresin. Është ndër të parët hartues dhe organizatorë të botimit të librave në gjuhën shqipe me përmbajtje fetare. Librat shkruheshin gegërisht dhe toskërisht dhe shpërndaheshin falas gjatë veprimtarive që organizonte shpesh Hafizi në veri ose në jug të vendit. Në librat e tij gjenden lista të gjata e të hollësishme për dhënësit e ndihmës përkatëse për këto botime nga besimtarë zemërbardhë e dashamirës. Duke zotëruar disa gjuhë me mundësi të mëdha shprehëse si arabisht, turqisht, persisht, sllavisht, etj. ai formoi një kulturë të plotë jo vetëm fetare, por edhe letrare e shkencore. Bashkëpunoi me revista dhe gazeta të kohës, si me revistat “Zani i Naltë”, “Kultura Islame”, “Njeriu”, etj., ku botoi shkrime të ndryshme. Përktheu vepra fetare, filozofike e mistike, disa prej të cilave mundi t’i shtypte e t’i shpërndante. Është ndër bejtexhinjtë e fundit, të cilët poeti ynë kombëtar Naim Frashëri i ka vlerësuar, duke thënë për Hasan Zyko Kamberin se është “Mbreti i Vjershëtorëve” (Revista “Zani i Naltë”, Nr. 8, viti 1938, f.248). Sheh Zëmblaku është ndoshta bejtexhiu i fundit, i cili u përpoq të kuptonte
rrezikun e hyrjes pa doganë të alëve turke, arabe, persiane në gjuhën shqipe, të pakuptimta për popullin e thjeshtë, rrezikun e përzierjes së gjuhëve deri në përçudnim. (Xh. Spahiu, Perla, 2005/1 f.17) Hytbet e mbajtura nga Hafiz Zëmblaku janë model i shkëlqyer i zbërthimit të Kur’anit Famëlartë dhe Haditheve të Pejgamberit (a.s.), shembull arsyetimi dhe gërshetimi me problemet e kohës dhe gjendjen faktike të jetës te ne. Ai propagandonte harmoninë fetare në vendin tonë, duke porositur besimtarët që të respektojnë fenë e tjetrit në të drejtë të tyre dhe duke duke u thelluar në Librin e Shenjtë e Praktikën Pejgamberike... Edhe sot e kujtojnë Hafizin e shquar për zërin melodioz dhe të ngrohtë, për alët e zgjedhura nga burimi shqiptar, për diturinë e pasosur që buronte nga natyra e fesë së vërtetë dhe e kërkimeve të tij të mundimshme nëpër libra, për disiplinën e natyrshme që buronte nga karakteri i tij shembullor. Me bagazhin e dijeve që zotëronte ai ishte mjaft i avancuar krahasuar me nivelin kulturor të njerëzve, ku kishte mjaft analfabetë, gjë për të cilën ai dëshpërohej shumë dhe luftonte në praktikë. Hafiz Abdullah Zëmblaku ishte edhe një mësues i shquar i gjuhës shqipe. Ka ngritur me qindra kurse verore e dimërore kundër analfabetizmit nëpër qytete e fshatra të ndryshëm të vendit, në një kohë kur pjesa dërrmuese e popullsisë nuk dinin shkrim e këndim dhe jetonte në kushte varfërie e paditurie. Kurset i organizonte falas, duke siguruar shpeshherë për pjesëmarrësit edhe libra, fletore e lapsa për punë mësimore. Në këto kurse mësohej shqip, por fitohej edhe një kulturë fillestare fetare, si edhe elementë të shkencave të kohës, merrej një edukatë morale e qëndrueshme. Për të gjitha këto cilësi dhe të tjera, që janë të njohura nga bashkëkohësit e DHJETOR 2012
Di
23
Hafizit, mendoj se kjo figurë shembullore duhet vlerësuar ashtu siç e meriton. Pak alë për paraardhësit Hafiz Abdullah Zëmblaku u lind dhe u rrit në një familje me tradita të lashta atdhetare dhe fetare islame. Gjyshi dhe babai i tij kanë qenë intelektualë të njohur dhe kanë studiuar nëpër shkolla të famshme të kohës së tyre, brenda e jashtë vendit. Ndërkohë ata nuk e kanë ndarë diturinë e fituar nga dashuria për vatanin dhe gjuhën shqipe, gjuhën e nënës. Nëna e Hafizit quhej Aishe Mulla Hysein Babani dhe rridhte nga një familje me ndjenja fetare dhe atdhetare. Gjyshi i H.A. Zëmblakut quhej Sheh Hasan Sëmlaku dhe kishte kryer shkollë fetare. Babai i Hafizit quhej Salih Hulusi dhe ka shërbyer për 30 vjet si mësues shkolle fillore, e quajtur ndryshe Ruzhdie, në disa qytete të Shqipërisë si në Bilisht, Durrës, Ersekë, Krujë, etj. Po ashtu ai ka dhënë mësim edhe jashtë vendit si në Prilep, Allosojë, Ankorë, etj. Në gjuhët turke, arabe e persiane ai kishte arritur një nivel të lartë përvetësimi dhe lexonte nga origjinali vepra të karakterit fetar, filozofik, shkencor dhe letrar. Po ashtu edhe në gjuhët europiane, sllave e greke. Këtë nivel e trashëgoi edhe Abdullahu i vogël, duke ndenjur vazhdimisht pranë të atit dhe duke marrë mësimet e para dhe kulturën fillestare. I ati i Hafizit vdiq në vitin 1936 në moshën 77 vjeçare, në qetësi dhe paqe, kur i biri, Abdullahu ishte në kulmin e punës së vet fisnike fetare e atdhetare... Vitet e para të jetës dhe arsimimit Hafiz Abdullah Zëmblaku u lind në qytetin e Bilishtit në vitin 1891. Menjëherë familja u vendos në fshatin Zëmblak, rrëzë fushë-kodrës, në të djathtë të rrugës Korçë-Bilisht, me pamje nga hyrja e fushës së Devollit. Ishte fëmijë i urtë e shumë i zgjuar, plot nur. Kishte dëshirë të meditonte gjatë dhe të dëgjonte me ëndje të atin kur falej dhe këndonte sure nga Kur’ani i Shenjtë. I pëlqente të thurte vargje e të bënte vjersha të shkurtra sipas modeleve të librave që i lexonin prindërit dhe të bejteve që qarkullonin në atë kohë,
24
Di
DHJETOR 2012
disa prej të cilave kishin thekse satire dhe ironie, ku fshikulloheshin vese të njerëzve dhe të zakoneve shoqërore e familjare të kohës... Mësimet e para fillore dhe të mesme të asaj kohe (e mesmja quhej qytetëse), Abdullai i vogël i mori prej babës së vet Sali Hulusiut në kushtet e shtëpisë. Mësoi përveç gjuhës shqipe edhe bazat e turqishtes, arabishtes e persishtes. Pastaj i vazhdoi studimet teologjike në Medresenë e Prilepit, atje ku ka shërbyer edhe i ati, si mësues Ruzhdieje. Në vitin 1910, në moshën 19 vjeçare i mbaroi këto studime dhe u nis për të konkuruar në Universitete të Stambollit të Turqisë, kryeqendër e Perandorisë Osmane, qendër e madhe diturie, qeverisjeje, qytetërimi, ku gëlonin virtyte dhe vese të çfarëdollojshme. Dëshironte të vijonte studimet e larta filozofike dhe fetare dhe u pranua në Degën Ilahijat të Universitetit. Medreseja e naltë ku ai kreu studimet quhej Darulhilafe dhe shkolla e lartë e Stambollit quhej Darulfununi Sherijje (Universitete) (marrë nga shënimi në Mevludi Paq, viti 1940). Aty mori vlerësimet më të larta në teori e praktikë. Tregojnë se në përfundim të studimeve teorike e praktike, studentët hoxhallarë të rinj i çuan në një pyll. U dhanë nga një pulë të gjallë dhe nga një thikë dhe u thanë: “Therrini, duke mos ju parë kush! “Të rinjtë u shpërndanë nëpër pyll dhe secili e kreu punën e ngarkuar, përveç 5 vetave, midis të cilëve edhe Abdullahu. Kur i pyetën përse nuk kishin bërë si të tjerët, A. Zëmblaku shpjegoi në emër të të pestëve: “Nuk mundëm, sepse Allahu shikon gjithçka!” Atëhere drejtuesit e shkollës vlerësuan me nota maksimale të pesë të rinjtë në alë, midis tyre, të parin H.A.Zëmblakun. Sapo përfundoi studimet e larta dhe u diplomua shkëlqyeshëm, për shkak të fillimit të Luftës së Parë të Përbotshme, u mobilizua nën armë nga shteti osman. Pasi shërbeu për disa kohë si oficer rezervist, u lirua dhe u kthye në atdhe, pranë familjes, plot ëndrra të bukura dhe plane për të ardhmen. Misionar i përkushtuar dhe mësues i palodhur Ishte koha kur vendi kishte nevojë
për njerëz të mësuar e të përkushtuar dhe djaloshi i devotshëm dhe i përgatitur më së miri duhej t’i shërbente popullit të tij. Për disa vjet Hafiz Abdullahu punoi si imam hatib në fshatin Zëmblak. Aty i hyri punës për të zgjeruar njohuritë e tij fetare, shkencore e kulturore, duke lexuar pa u lodhur literaturë të vjetër dhe bashkëkohore, nga botimet që gjendeshin pranë familjes dhe në libraritë e Korçës, Tiranës, madje porositi literaturë edhe jashtë vendit. Në vitin 1921, me propozim të Ministrisë së Arsimit u emërua mësues në fshatin Kuç dhe Belorta të Korçës. Në këtë detyrë fisnike punoi vetëm tre vjet, pastaj dha dorëheqjen, për t’u përkushtuar tërësisht në veprimtari fetare dhe për të praktikuar arsim të lirë dhe fe pa pengesë. Tashmë H. Abdullahu e ndjente veten të përgatitur për të nisur punën intensive në lëmin e përkthimeve dhe botimit të librave fetare dhe shkencore në gjuhën amtare, për të cilat kishte mungesa të mëdha dhe kërkesa të vazhdueshme. Hafizi angazhohej vetëm 6 muaj në detyrën e tij si imam në fshatin Zëmblak, ndërsa gjysmën tjetër të vitit linte një zëvendës të përgatitur nga vetë ai dhe shëtiste në të gjithë vendin, duke dhënë mësime, duke shpërndarë literaturë e duke ndihmuar e inspektuar të gjitha shkollat fetare islame të vendit. Për këtë ai kishte edhe autorizimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe të Ministrisë së Arsimit. (Shënimet në ballinën e prapme të librit “Bilbili Besëtar”, viti 1936). Kryeministri Mehdi Frashëri, mik i vjetër i Hafizit, i ka premtuar: “Hafiz Zëmblaku ligjërisht është i lirët të mësojë Fe dhe për këtë çështje do t’i them edhe Ministrit të Arsimit, që të mos pengohet nga arsimtarët. (Marrë nga libri “Bilbili shpirtnor ose Misionarët myslimanë) Në punën e tij misionare, që nga viti 1936 merrte edhe vajzën e tij 8 vjeçare, Hedijen, e cila u bënte mësim vajzave, duke u mësuar atyre vjersha, këngë dhe ilahi, lojëra të ndryshme, shkrim e këndim shqip e arabisht. Disa herë iu bë ftesë për të kryer detyrën e Myftiut në Korçë dhe Kavajë, por ai e shtynte përgjigjen, duke refuzuar, për të qenë i lirë në veprimtaritë e tij të madhe e të palodhur si përkthyes e
botues, në shërbim të mbarëvajtjes së fesë Islame dhe të arsimit shqip. Si rezultat i një pune të madhe, këmbëngulëse e të gjatë në kohë me librin dhe botimet, H.A. Zëmblaku ia doli mbanë të përkthejë, hartojë, shkruajë dhe botojë mbi 30 libra origjinalë dhe të përshtatur, të cilët ishin shumë të kërkuar dhe që u ribotuan disa herë, për të qarkulluar brenda e jashtë vendit. Në punën e tij fisnike e ndihmoi shumë edhe miqësia që pati me të palodhurin dijetar dhe misionar, Hafiz Ali Korça. Pati bashkëpunim edhe me intelektualë të tjerë të rajonit dhe të vendit, myslimanë ose jo, si edhe me dijetarë të huaj. Hafiz Abdullah Zëmblaku ia doli të bëhej njëri nga intelektualët më të spikatur dhe më të përkushtuar të kulturës shqiptare, fesë islame dhe arsimit shqip, duke fituar një reputacion të madh brenda e jashtë vendit. Edhe pas çlirimit veprimtaritë fetare dhe arsimore i vazhdoi, me gjithë kushtet e vështira të kohës dhe pengesat e monizmit. Është dënuar dy herë me burg nga gjykatat komuniste për motive politike. Po ashtu vlen të theksohet se H. Avdullau ka qënë i internuar për disa muaj në Krujë nga qeveria e Zogut, me vetë porosinë e mbretit, për shkak se në një libër pat shkruar “ Ti moj Nëna Mbretëreshe,/ k’to Komuna pse i deshe?...” Tregojnë se pas internimit Mbreti e thirri në Tiranë, ku patën një bisedë kokë më kokë për probleme të ndryshme. Monarku i dha pastaj një shpërblim për familjen dhe Sheh Abdullau u kthye sërish në fshat për të vazhduar punën e vet... Abdullah Zëmblaku dhe Shkodra Nuk është e rrastit që H.A. Zëmblaku i ka shkruar një pjesë të veprave të tij edhe në dialektin gegnisht, të cilin e vlerësonte shumë. Ai ka punuar shumë edhe në veri të Shqipërisë duke kryer shërbime, siç thotë ai vetë “... për Hatër të Zotit, jo për hatër të rrogës.” Shkodra është vendi ku ka punuar më shumë Hafizi, sidomos në periudhën pas mbarimit të shkollave, në verë. “Mësimi shqip plotësohet për pak ditë dhe drita e besimit rrënjoset përjetë”, thodhte ai për këto kurse verore. Në vitet ‘30 të shekullit të 19-të
Shkodra kishte 45 xhami, ndërsa shkodranët çmoheshin përgjithësisht si njerëz fetarë e kombëtarë. Në 10 xhamitë kryesore, si në Rus, Guras, Mbret, etj., Hafiz Abdullau organizonte në verë shkolla të mësim- besimit. Fëmijët dhe të rinjtë, vajza e djem, mësonin një javë, ku mblidheshin në shoqëri, merrnin libra e fletore falas dhe mësonin faljet sipas rregullave përkatëse. “Shkodra fetare - Meka e Shqipërisë; Shkodra e madhe - Stambolli i Shqipërisë”, shkruan për këtë qytet me gëzim e krenari H.A. Zëmblaku. Duke përshkruar misionin e tij fetar të vitit 1936 në të gjithë Shqipërinë, thekson padijen dhe nivelin e ulët përgatitor të klerit mysliman në bazë. “Në botë ca njerëz turpërohen nga robi, ca nga Zoti, po ca presin vetëm rrogat.” “Në Vlorë ka xhami, po si kafazi pa bilbil - s’ka xhemmat... Peshku, kur qelbet nga koka, zë qelbet edhe nga bishti”, shkruan midis të tjerash Hafizi me theks kritik në librat e tij. Le të përmendim se për qëndrimin e tij tepër kritik edhe ndaj punëve të qeverisë, H.A. Zëmblaku është internuar pas viteve ‘30 të shekullit XX për një muaj në qytetin e Krujës. Në një vjershë të tij ai shkroi “Ti, moj Nëna Mbetëreshe, këto komune pse i deshe?!...”, duke kritikuar me theks satirik disa reforma të regjimit. Interesante janë mendimet e H.Zëmblakut për të dy dialektet kryesore në vendin tonë. Ai shkruante: “Për me shkurtim gradon Gegnishtja, për me hollësi na duket Toskërishtja, e cila rreh çekan në majë të kokës. Gegnishtja më tepër tingëllon në hundë, përmenet i ndjeri Hafiz Ali Korça, në gjuhën tonë, po të mos përdoren alë të huaja, të dy palë dialektet, që janë motra, do të ruhen dhe do të njihen përgjithësisht... “ (Jepet një alor i vogël f.83 Bilbili i nëntë – Pëllumbi.) Vitet e fundit të jetës H.A.Zëmblaku nuk është marrë shumë me politikë, por edhe indiferent nuk ka qëndruar ndaj saj. Parapëlqente një monarki të tipit perëndimor, ku Liria të harmonizohej mirë me dituritë dhe edukatën fetare. Ai agjëronte gjithë vitin dhe bënte ibadet (falej) vazhdimisht, sidomos në namaz nate.
Ai e kuptonte mirë politikën, ndonëse nuk ju kushtua shumë asaj. Përkrahte por edhe mbështeste e frymëzonte forcat politike të asaj kohe që e urrenin vërtet pushtuesin, pa braktisur traditën dhe pa qenë skllevër të idhujtarisë bolshevike. Miqtë e tij nga Zëmblaku ishin rreshtuar nëpër aradhat atdhetare të traditës, të cilët nuk kishin lidhje me idetë e huaja. Hafizi shpirtërisht i përkrahu ata. Për rrjedhojë ai u pa me sy jo të mirë nga regjimi i ri monist, që doli pas luftës. Megjithatë Shehu mbeti në sytë e popullit ashtu siç ishte në të vërtetë, i urtë, i ditur e i drejtë, durimtar e atdhetar veteran. Veprimtaria e madhe atdhetare, librat e shumtë të shkruar e botuar dhe jeta e tij shembullore e kanë bërë figurën e tij të pavdekshme brez pas brezi dhe një nga figurat më të shquara të fesë Islame dhe arsimit në trojet shqiptare. Pas çlirimit të vendit, për shkak të qëndrimit të regjimit të ri monist ndaj fesë dhe klerikëve, përbuzës dhe denigrues përgjithësisht, Hafiz Zëmblaku, si edhe klerikë të tjerë të vendit, vuajtën dhe hoqën keq. Për motive politike dhe fetare Hafizi u dënua dy herë nga gjykata e atëhershme. Ai nuk lejohej të qarkullonte lirshëm në të gjithë vendin si më parë, nuk i lejohej të botonte libra, si dikur. Kështu që veprimtaria e tij fetare, letrare e shkencore u rrudh, u përqendrua brenda mureve të shtëpisë dhe në xhaminë e fshatit Zëmblak. Ai shihte me keqardhje se si brezi i ri po e braktiste besimin fetar, po shthurej moralisht, nuk po nderohej pasuria, puna e tjetrit; njerëzit po vetëflijoheshin në arenën e madhe të luftës së klasave, vendi po izolohej gjithnjë e më shumë nga miqtë e dikurshëm nëpër botë dhe në moçalin ideologjik të kohës po lulëzonte ateizmi, literatura bolshevike dhe përndjekja e intelektualëve, për të cilën kishte shkruar dikur me tone alarmi Hafiz Ali Korça. Hafiz Abdullah Zëmblaku vdiq më 31 gusht 1960, i përcjellë me respekt dhe mallëngjim nga mijëra besimtarë, nga të afërm, shokë e miq, nga vendlindja dhe diaspora.
DHJETOR 2012
Di
25
Intervista
26
Di
DHJETOR 2012
Është e lumtur që ka arritur në këtë jubile të 100 vjetorit të Pavarësisë. Ka arsye të ndihet e tillë, sepse i ati, Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) është një nga ideologët dhe organizatorët që ka firmën e tij në këtë dokument të rëndësishëm, i cili shënoi themelimin e shtetit të parë modern shqiptar. Por, përtej simbolikës festive, 92 vjeçarja nuk mbetet vetëm nostalgjike, kjo pasi roli i të atit si figurë e shquar fetare e atdhetare dhe kontributi i tij për zgjerimin e vetëdijes kombëtare dhe për organizimin e lëvizjes për liri e pavarësi mbeten të patjetërsueshme. Edhe pse në një moshë të thyer Asija të mahnit me kujtesën që ka, teksa tregon me detaje ngjarje apo kujtime që i kanë lënë një shije të veçantë. Në këtë intervistë ajo nuk harron të përmendë edhe atmosferën madhështore e të mrekullueshme të këtij jubileu të rëndësishëm për gjithë shqiptarët dhe emocionet e përjetuara në momentin kur Kryeparlamentarja Jozefina Topalli i dorëzoi Librin e Aktit të Pavarësisë, në shenjë vlerësimi për kontributin e paçmuar të babait të saj.
ASIJE AGOLLI
IM ATË, NJERIU QË LEGJITIMOI FETARISHT AKTIN E PAVARËSISË
Jeni e bija e personalitetit të shquar të lëvizjes kombëtare dhe njërit prej patriotëve më në zë të rilindjes shqiptare, Haxhi Vehbi Dibrës. Na tregoni pak për babain tuaj, shkollimin dhe veprimtarinë e tij patriotike... Ju jam shumë mirënjohëse që po më jepni mundësinë të shprehem për jetën, aktivitetin dhe meritat e babait tim. H. Vehbi Dibra i përket një familjeje të nderuar e të respektuar në Dibër të Madhe, familje e njohur për patriotizëm e atdhedashuri, mjedis në të cilin ai u rrit dhe u formua. Mësimet e para dhe ato të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i kreu në Stamboll me rezultate të shkëlqyera për Filozofi, Shkenca Juridike e Teologji. Zotëronte shumë mirë gjuhët arabisht, turqisht e persisht. Dallohej për zgjuarsinë, vullnetin e tij, ishte shumë i dashur, i respektuar dhe mbi të gjitha shumë i thjeshtë si me ne, ashtu
dhe me të tjerët. Që në moshë të re u përpoq të mësonte sa më shumë për historinë e popullit të tij, për luftërat për liri, etj, të cilat e ndihmuan për të formuar personalitetin e tij patriotik. Ishte ideator dhe organizator i lëvizjes patriotike të vitit 1890. Në Kuvendin e Dibrës më 1899 bëri thirrje për bashkim kombëtar. Në vitin 1908 mori pjesë në Kongresin e Manastirit, për një alfabet të gjuhës shqipe. Në vitin 1909 mori pjesë në Kongresin e Dibrës, ku u zgjodh edhe Kryetar i Kongresit. Në vitin 1912 merr pjesë në Kuvendin e Vlorës, ku kryeson grupin e delegatëve të Dibrës. Zgjidhet Kryetar i Pleqësisë dhe nënkryetar i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali. Në vitin 1913 ngarkohet me detyrën e Myftiut të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar, ndërsa tre vjet më vonë në detyrën e Kryetarit të Gjyqit të Naltë të Sheriatit. DHJETOR 2012
Di
27
Në rreth Haxhi Vehbi Dibra Si delegat dhe kryetari i delegacionit të Dibrës, H. Vehbi Dibra ishte një nga 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë, më 28 Nëntor të 1912... Ishte një ngjarje e madhe, e paharrueshme për të gjithë shqiptarët. Në atë kohë babai im ishte bërë i njohur si një udhëheqës fetar e popullor. Veprimtaria e tij patriotike bashkoi dëshirën e dibranëve me atë të gjithë shqiptarëve, në luftë për liri e pavarësi. Haxhi Vehbi Dibra u zgjodh kryetar i Kuvendit të Pleqësisë, duke zëvendësuar në mungesë Ismailin Qemalin në krye të qeverisë e punëve të shtetit. Si e shpjegoni këtë vlerësim e respekt karshi figurës së babait tuaj? Për vlerat që manifestonte, për intelektin e tij, për pjekurinë e tij, për autoritetin fetar që gëzonte, babai u zgjodh Kryetar i Kuvendit të Pleqësisë. Shumë shpejt ai fitoi respektin e admirimin e delegatëve, veçanërisht të Ismailit Qemalit, i cili e konsideronte si krahun e djathtë të tij. Ishte person me shumë influencë, prandaj Ismail Qemali ia besonte atij drejtimin e qeverisë. Mbaj mend që në shtëpinë tonë vazhdimisht vinin shumë figura të shquara të kohës. Bisedat e tyre kishin gjithnjë si bosht çështje të rëndësishme kombëtare e jetike për kohën. Kam parë të vinin Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina e shumë patriotë të tjerë.
28
Di
DHJETOR 2012
Vijmë në periudhën e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në vitin 1924. Emërimi i babait tuaj si drejtues i parë i Islamit në Shqipëri dhe roli që ai luajti në funksion të rigjallërimit të ndjenjave fetare dhe forcimit të frymës së bashkëjetesës fetare te shqiptarët... Meqenëse im atë njihej si personalitet dhe figurë e kompletuar fetare, ai emërohet në postin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Pavarësisht vështirësive, ai bëri përpjekje të mëdha për ngritjen e një institucioni modern dhe në përshtatje me imperativat e kohës, duke i shërbyer në njëfarë mënyre edhe pavarësisë së Shqipërisë. Por për bindjet dhe aktivitetin e tij babai përndiqej dhe luftohej shumë. Këtu dua të ndalem në një kujtim që e kam të ngulitur thellë në kujtesë, çastin kur babai u nis për në Mekë. Shtëpia jonë ishte plot me besimtarë dhe dashamirës që kishin ardhur për ta përcjellë drejt vendeve të shenjta. Si klerik mysliman babai ka marrë shumë vlerësime. Ai bekoi simbolin e flamurit, Shqiponjën me dy kokë. Gjithashtu iu besua lutja e fundit në mbylljen e ritualit të haxhit në Mekë. Kontribut të jashtëzakonshëm ai ka dhënë për sa i përket forcimit dhe konsolidimit të harmonisë fetare në vend. Në momentet që këto marrëdhënie acaroheshin, babai dilte krahë për përkrah me At Visarion Xhuvanin përgjatë bulevardit, për t’iu treguar të gjithëve se mbi çdo gjë ne jemi vëllezër shqiptarë. Në mendje më ka mbetur
Asije Agolli me stërnipin dritë. Kontributi i tyre na bën të ndjehemi krenarë. Falë Zotit, edhe pse në moshë të thyer, unë gëzoj shëndet të plotë. I jam shumë mirënjohëse Krijuesit që më mundësoi të jem prezente në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, ku m’u dorëzua nga znj. Jozefina Topalli, një pasardhëse e denjë e atyre atdhetarëve, Libri i Aktit të Pavarësisë. U ndjeva shumë e gëzuar dhe e mbushur shpirtërisht. U lumturova kur dëgjova se Kryeministri Sali Berisha i ka quajtur ata burra të mençur “40 shenjtorë”. Po kaq emocionues është edhe fakti që këta burra Presidenti i Republikës i ka nderuar me titullin “Nderi i Kombit”. Më thuaj pra, si mund të ndihet një 92 vjeçare për babanë e vet, a ka gëzim më të madh? edhe iniciativa e babait për heqjen e perçes (në vitin 1937). Kjo u realizua në ditën e ndarjes së tij nga jeta. Pikërisht në ceremoninë mortore, femrat për herë të parë u paraqitën pa perçe. Fjalën e rastin në lamtumirën e fundit të babait e mbajti At Visarion Xhuvani. Me vendosjen e regjimit komunist u goditën shumë figura intelektuale e patriotike, por edhe familjarë apo të afërm të tyre, duke vuajtur jo pak. Po me ju çfarë ndodhi? Në vitet e sistemit komunist, shumë personalitete u denigruan, u persekutuan, u lanë në harresë. Të njëjtin fat pësuan familjarët dhe të afërmit e tyre. Po përmend si rast konkret familjen e bashkëshortit tim, një familje po aq e nderuar nga Dibra e Madhe (Qamil bej Dibra), e cila nuk u pa me sy të mirë nga regjimi komunist, u persekutua, u tatua, dhe bashkë me të u zhduk edhe ndonjë kujtim që më kishte ngelur nga babai (tespitë, ora e xhepit, etj.) Në kuadër të festimeve për 100 vjetorin e Pavarësisë, Kuvendi i Shqipërisë nderoi kontributin e 40 firmëtarëve të Aktit të Pavarësisë, mes tyre edhe babain tuaj. Si e pritët këtë vlerësim? Është shumë emocionues fakti që, në moshën 92 vjeçare, shikoj se si vlerat e këtyre burrave të mençur, po dalin në
Ku jetojnë pasardhësit e Haxhi Vehbi Dibrës, tanimë? Pasardhësit e H. Vehbi Agollit, më së shumti jetojnë në Shqipëri. Mes tyre ka akademikë, profesorë, artistë, ekomonistë, të gjithë të zotë në punët e tyre. Ka të tjerë që jetojnë në Itali, Gjermani, Kanada, Amerikë. Madje në Amerikë jeton dhe nipi i tij, i cili mban emrin Vehbi Agolli. Do kisha dashur që në festën madhështore të 100 vjetorit të merrte pjesë edhe ai, por rrugë e gjatë... Jam e bindur se ai ka qenë me zemër e me shpirt këtu bashkë me ne. Si e përjetuat atmosferën festive të këtij 100 vjetori të Shqipërisë? Në pamundësi për të ecur, disa herë fëmijët e mi më kanë shëtitur me makinë nëpër Tiranë. Jam mrekulluar vërtetë. Tirana e zbukuruar ndrinte në të katër anët, me flamuj që valëviteshin në rrugë, në dritare e në ballkone. Edhe në ballkonin tim vendosa dy flamuj. Shumë kënaqësi. Po në atë ditë të madhe kisha edhe një gëzim të dytë, që juve nuk mund t’jua fsheh. Një nga tre fëmijët e mi ka lindur më 28 nëntor. Dhe unë në drekën e shtruar për këtë festë ngrita dy dolli, një për 100 vjetorin e Pavarësisë dhe një për 65 vjetorin e lindjes së vajzës time. Shumë bukur, apo jo! Intervistoi: Haxhi Lika DHJETOR 2012
Di
29
Foto Lajm
30
Di
DHJETOR 2012
DHJETOR 2012
Di
31
Retrospektivë Në qoftë se duem të pajosemi me shpirtin e vërtetë, t’Islamit, duhet që pa dhimbje t’i flakim të gjitha zakonet e pahijshme, çmirat, thashë e themet të pavend, të pastrojmë mendjen nga gjithë ngathësitë që na kanë kapë e t’i këthehemi seriozisht të vërtetës së qenies njerzore, dhe se atëherë, pa dasht, do të gjendemi përballë dritës islame, e cila do të na vijë menjëherë në ndihmë.
Drita Islame Kur njeni studjon jetën njerzore bashkë me dukjet e ndryshme të saj, gjen një mungesë të madhe, e sidomos n’atë të një shumice. Do të dukej e çuditëshme sikur t’a pohonim se jeta pa fe asht si kali pa fre. Me alën “fe” s’kam qëllim një grumbull formulash a ndonjë varg ceremonish, si e kanë keqkuptue disa, por qenien t’onë me gjithë hollësitë e saja toksore. Po, feja lypset të ngjallë tek ne ndjenjat e përshtypjet e vërteta të shpresës, të frigës e të na zbulojë ma çiltas – si e thotë Kurani – “Natyrën ba prej Zotit, si mbas së cilës Ai krijoi njeriun. Ajo asht fe e vërtetë, mirë po,
32
Di
DHJETOR 2012
shumica e njerëzve nuk e kuptojnë” (K. 30, vers.30). Feja sa ma shumë që të hudhë dritë të qartë e t’arsyeshme mbi jetën t’onë, aq ma tepër na rranjoset besimi në të. Na mbas shumë provave kemi mundun me zbulue se, shumë nga ne e mbajnë atë, mirëpo fare të paktë janë ata, që kujdesohen t’a kuptojnë, të mos e themi t’a ç’mojnë, se ç’ka don me thanë jetë në pikpamje islame. Pra, nuk asht për t’u çuditë në se rrezet e shkëlqyeshme të saj të mos kenë kënaqun ndonjë, që don t’i flasish xexerica. Po ato (rrezet islame) nuk
janë, por idena që ishin caktue t’i apin ngrohtësinë e lumëninë ma të madhe jetës njerzore. “Na e dërguem Kuranin shërim e mëshirë për besimtarin, e sa për të padrejtin, ai ka marrë më qafë vetvedin” (K. 18, vers. 82). Cmira dhe padrejtsija janë ato që ndalojnë shvillimin dhe rritjen e drejtë të zotësive, të cilat e shtyjnë njeriun të kuptojë e të naltsohet në këtë jetë. Mirëpo, ndonjë mendje lanun akoma nuk e ndjen zanin e mbrendshëm, që e shtyn nga përparimi e naltsimi. Të tillë njerëz, sigurisht, kanë marrë tatëpjetën e frigëshme, që ndoshta ka me
i nxjerrë në greminë. Përtacsija, thotë Libri, s’ka vend në urdhnin e përditshëm të natyrës. Na duhet të përfitojmë nga shembulli i Rruzullimit. “Sigurisht, ata që besojnë, ...kushdo qoftë, në Zotin, në t’ardhëshmen e bajnë vepra të mira, të gjithë do të shpërblehen nga Zoti e s’ka pse të frigohen, as të pezmatohen” (K. 2, vers. 26). Me besue në Zotin e në t’ardhëshmen ka qëllim realizimin e vërtetë të zgjanimit e të përplotësimit të njeriut në jetën e kësaj toke dhe t’asaj që kalon kufijtë e kohës, të vendit, të fitimit e të humbjes, bile edhe të jetës e të vdekjes. Prandaj, kuptimi i jetës ke Muslimani s’ka hidhërime, mundime, dëshpërime e mbi të gjitha as vdekje. Muslimani i vërtetë din vetëm një jetë të vazhdueshme, të palodhun, përparimtare të pafund. Ata që kanë dështue t’a kuptojnë si lypset qëllimin e qenies së tyne, nuk janë besimtarë me plot kuptimin e alës. Pra, sa ma shumë t’i afrohet njeriu këtij kuptimi të jetës, aqë ma tepër i vërtetë e puntuer bahet ndër mendime e veprimeve, dhe se aqë ma shumë beson në mesazhin e Muhammedit (a.s.). vetëm trashëgimi e gojëdhana s’mund t’i vlejnë njeriut përpara kësaj nevoje të domosdoshme të jetës. Një ideal i ngulun e përshtatun, një qëllim i jetës të pagabueshme themelue mu në qendër të ndërgjejgjes, që të shpjegon të krejt mësheftësitë e qenies – kjo asht pikërisht ajo që na mungon për të ngjallë vetëdijen t’onë e t’a bajë atë të rrjedhë porsi një rrëke frytdhanëse. As një përkrahje, as edhe një grimë privilegj, s’mund të lejohet në këtë, qysh kurse rregulli vjen nga Obori Hyjnuer, i Cili s’njeh favorizime. Kështu pra, në qoftë se na gjejmë ndonjë të metë jete dhe gjallërije në shoqëninë tonë, s’kemi përse të çuditemi, mbasi ata i janë largu idesë ndikuese (inspiruese), që ndihmon jetën e mbrendshme e të jashtme për me zbërthye problemat jetike të çdo kohe e vendi.
e vërtetë e thjeshtë, me gjithëse për disa e vështirë, asht se, sa ma shpejt të hyjnë në rrethin e Islamit aqë ma mirë asht për neve dhe për brezat t’onë t’ardhshëm. Nën mbulesën e një tufe alësh të pashpirt si dhe të një vargu zakonesh të papërshtatuna, parimet islame kanë humbur forcën e tyne shpirtnore tek na. Ke Muslimanët e hershëm erdhi shpirti ma përpara e pastaj forma si një çfaqje e jashtme e ndjenjave të mbrendëshme. Por ne kemi pasë fatin të trashigojmë disa spjegime fetare të xhveshuna nga çdo gjallëri jete. Pra, në qoftë se duem të pajosemi me shpirtin e vërtetë, t’Islamit, duhet që pa dhimbje t’i flakim të gjitha zakonet e pahijshme, çmirat, thashë e themet të pavend, të pastrojmë mendjen nga gjithë ngathësitë që na kanë kapë e t’i këthehemi seriozisht të vërtetës së qenies njerzore, dhe se atëherë, pa dasht, do të gjendemi përballë dritës islame, e cila do të na vijë menjëherë në ndihmë. Prandaj, për sa kohë që neve të mos lëvizim nga vendi e të mos e vemë në veprim zotsitë t’ona, s’duhet të na vijë çudi në se shkëlqimi islam dështon t’u apë dritë të mjaftueshme qëllimeve të jetës s’onë. Le të mos humbim kohë meqë rasti na favoirozi, për me e mesue Islamin e thjeshtë në gjuhën t’onë amtare. Le të vendosim qysh prej sodit që të xhvishemi nga çdo gja që na pengon pnga përparimi e të fillojmë një jetë të freskët, me një zemër të pastër e mendje të qartë, të mbështetun në bazat plot arsyetim të fesë s’onë. Mbasi t’a kemi ba këtë, sigurisht, do ta ndiejmë zemrën t’onë të mbushun me jetë e dritë; mendimet t’ona do të lëshojnë rreze të ndriçme me një energji të papërshkrueshme, dhe se veprimet t’ona do të marshojnë drejt një trumfi të sigurtë. Po, atëhere dhe vetëm atëhere, mund të themi se e kemi zbatue urdhnin kuranuer: “Zoti nuk ia ndryshon konditat e jetës një populli për pa e ndryshue ai (populli) mentalitetin e vet”. “Kultura Islame”, Nr. 5, Kallnduer 1940
Pra, në se neve na tregohet sot një
DHJETOR 2012
Di
33
Reportazh
FERIT LIKA
Dua që të vdes në këtë shtëpi ku jam, dhe pas vdekjes sime librat dua të ngelen këtu, t’i mbajë ai që do të jetojë në këtë shtëpi. Kam një dëshirë të madhe që ai person i cili do të jetojë këtu, të jetë mysliman i mirë.
NANA LULE 71-vjeçarja që lexon çdo ditë kolosët e mendimit Islam
Ajo është 71 vjeç dhe lexon dy-tre libra në ditë. Fëmijët veç, por edhe miq, të afërm, komshinj e kushdo që e njeh, e thërrasin Nana Lule. Ajo është Luleta Kazazi Xibri dhe rrjedh nga një familje e njohur myslimanësh të Tiranës, Kazazët. Nën peshën e viteve dhe nga kujtesa e largët ajo thërret të gjitha ato kujtime, ndodhi e histori që kanë lënë gjurmë në jetën e saj dhe që kanë gdhendur tek ajo medalionin e mirësisë, dhembshurisë e dashurisë. Një familje me një histori shekullore që nga koha e sundimit të Perandorisë Osmane, qeverisja e mbretit Zog, regjimit komunist dhe demokracisë. Ajo tregon se si Islami ka qenë i pranishëm vazhdimisht në familjen e saj, se si ajo është luhatur mes dilemave të besimit e pikëpyetjeve që lindnin dhe se si tashmë ajo ua përçon fenë islame të tjerëve. RRËNJËT “Qysh fëmijë kam pas shkuar nëpër xhamitë e vjetra të
34
Di
DHJETOR 2012
Tiranës me gjyshen dhe me hallën time. Ato falnin namaz, në shtëpinë tonë islami praktikohej rregullisht. Unë prejardhjen e kam turke, nga Gaziantepi i Turqisë. Stërgjyshi im ka qenë ushtarak në ushtrinë turke në Vilajetin e Tetovës. Atij i ka dhënë Zoti djem shumë dhe ai i ka shpërndarë, një në Tiranë, një në Durrës, një në Dibër e një në Shkodër. Këta të Tiranës dhe Durrësit janë shtuar me djem, kurse ata të Shkodrës dhe Dibrës janë shtuar me vajza, nuk kanë bërë djem, si me i thënë iu ka pre krahu. Gjatë kësaj periudhe Islami në shtëpinë tonë zbatohej rregullisht dhe turqishtja flitej shumë. Mbiemri ynë ka qenë Kaza Ali dhe është transformuar në Kazazi, që domethënë mëndafshpunues. Edhe sot e kësaj dite në Shkodër ka mbetur emri Hani i Ali Kazazit. Më pas ky djali që ishte vendosur në Tiranë, që ishte babgjyshi im, punoi në Bashkinë e Tiranës, ku mblidhte gjithë taksat, ishte ekonomist dhe kishte miq gjithandej nëpër Shqipëri, fshatra e qytete edhe gjatë kësaj kohe Islami në shtëpinë tonë gufonte.
“Doja të bëhesha myslimane, por jo injorante. Kështu fillova të lexoj çdo libër mbi islamin.”
Babai im, Beqir Kazazi, është martuar dy herë. Gruaja e parë i vdes dhe e lë me katër fëmijë. Martohet me gruan e dytë, me shoqen e gruas së vet, sepse para se të vdiste ajo ia kishte lënë amanet të marrësh vajzën e Abazit këdo që të të japë. Kështu merr vajzën e vogël, Merushen, nënën time nga Lekdushi i Tepelenës. Në fakt origjina e saj e thellë është nga Lezha, kanë qenë myslimanë në Lezhë në kohën e turkut me mbiemrin Alia dhe nga Porta e Lartë kanë marrë titullin Bash. Me nënën time babai ka bërë edhe gjashtë fëmijë të tjerë. Jemi 10 fëmijë, edhe pse ishte vetëm 19-vjeçe kur erdhi në shtëpinë e Kazazëve, nëna ime gjeti katër fëmijë dhe i mbajti si fëmijët e vet, edhe në këtë kohë Islami përparonte në shtëpinë tonë, gjithashtu flitej edhe turqisht. Pas ardhjes së nënës sime, ajo nuk dinte turqisht, kështu që ata e ndalën përdorimin e turqishtes dhe folën vetëm shqip, bëhet alë për vitet ‘41, ‘42.”
prej pune e ta japin librezën me vijë të kuqe e nuk hyn në punë as pastruese natën me fshi rrugët. Herën e dytë kur më çuan te shea e kuadrit me gjithë një shoqen time, Zenepen, por as këtu nuk u dënova për fat. Pas këtyre ndodhive na mblodhi baba dhe na tha: - Se ç’bëhet në shtëpi mos tregoni, thoni nuk dimë gjë, baba e nëna nuk beson, nuk agjëron. Në 85 vdiq Enveri, vajta te daja dhe i thashë dajë ndodhi ajo, shët më tha shët, mos u ni, se kemi pas shumë frikë. Atë ditë kur vdiq Enveri festuam e hëngrëm gjëra të mira. Daja vdiq rreth tre-katër muaj pas Enverit, nëna u mërzit shumë, dhe në nëntor 1986 vdes edhe ajo. Gjithmonë e kam pas urryer komunizmin, edhe pas shembjes së tij kam marrë dhe i kam gris të gjithë ato fletëlavdërimet dhe çmimet që kisha marrë gjatë punës sime si infermiere.” NJË FAMILJE MYSLIMANE STREHON HEBRENJTË DUKE I DHËNË BESËN
MYSLIMANË TINËZ “Gjatë kohës që isha në gjimnaz, por dhe më e vogël agjëroja dhe shkoja në xhami me gjyshen. Në vitet ‘60 pas mbarimit të shkollës së lartë, fillova punë si infermiere dhe më pas kam bërë edhe 7 vjet shkollë nate për ndihmësmjeke. Më thanë që të bëhesha komuniste, por unë nuk pranova në asnjë mënyrë. Më kishte thanë baba që jo, se këta (komunistët) s’besojnë në Zot, këta s’kanë atdhe, s’kanë karakter, s’kanë mëshirë, janë kriminela, janë hajdutë. Baba ishte shumë i zgjuar, vetë ishte nacionalist me Zogun. Komunizmi ka hy që në vitin 1944, pas lufte. Gjatë kësaj kohe e shtypte fenë dalëngadalë dhe në ‘67-ën e zhduku fare. Por edhe këto vite të gjithë myslimanët shqiptarë e praktikonin fenë tinëz. Gjithmonë kam agjëruar. Njëherë ata më kuptuan dhe më çuan te sekretari i partisë. Sekretari më duket ishte mysliman vetë se më tha: - Mos e bëj më herë tjetër se të heqin
Nana Lule tregon edhe për besën që familja e saj i ka dhënë një familje hebreje. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, babai i Luletës ka strehuar një çift hebrenjsh. Luleta ka lindur në vitin 1942, pikërisht në kohën kur hebrenjtë përndiqeshin masivisht. “Emrin ma kanë vënë çifutët, se baba ka mbajt çifutë në shtëpi, është bërë edhe një libër tani, ku tregon se si shqiptarët i kanë mbajt dhe se si i kanë mbrojt hebrenjtë në kohën kur askush nuk i hapi dyert”, tregon Luleta. Gjatë njërës prej periudhave më të zeza të njerëzimit, kur miliona komunitete hebrenjsh, po ndiqeshin kudo rreth Europës, shqiptarët bënë diçka revolucionare duke iu dhënë mbështetje dhe kulm mbi kokë racës hebreje, e cila tanimë po përndiqej nga shumica e qarqeve shtetërore. Dokumentari “Besa”, i realizuar për të dokumentuar këtë akt humanitar ngre pyetjen : Sa njerëz do të hapnin dyert e shtëpisë, të rrezikonin qenësinë e tyre për disa të huaj, të panjohur, edhe DHJETOR 2012
Di
35
këta në rrezik për jetë? “Shqiptarët, natyrisht”, ishte përgjigjja e regjisorëve. Pjesë e këtij dokumentari është edhe vetë Nana Lule e cila tregon se si ata rrezikuan jetën e tyre duke strehuar komunitetin i cili po ndiqej nga italianët, gjermanët, duke i shndërruar kështu në anëtarë të familjes vetëm për t’i mbrojtur nga gjenocidi i gjithëmbarshëm ndaj tyre. Ajo tregon, “mbaj mend një ngjarje që ma ka treguar vite më pas nëna. Njëherë kur kishin ardhur gjermanët për kontroll te puna e babës, se ai punonte furrxhi, ose te shtëpia - nuk më kujtohet mirë, - unë sapo kam pas lerë dhe baba më ka lënë në duart e çifutes, Fatime i thonin, nuk e di si mund ta ketë pas emrin e vërtetë dhe i ka thënë: Është gruaja ime, shiko sapo ka lerë, është lehonë, ndërsa për nënën time, që ka qenë duke punuar, i ka thanë është punëtorja ime, punon në furrë, ndërsa për burrin e çifutes i kishte thënë, ai është katunari që na sjell dru me gomar.” Nën besë, mysafiri duhet të mbrohet me çdo kusht, në pragun e shtëpisë. Mbi këtë premtim, bazuar mbi islamizmin, shqiptarët dikur ruanin çifutët brenda territorit të tyre, dhe ishin të gatshëm edhe të sakrifikoheshin vetëm që atyre të mos u ndodhte asgjë.
ritare, ajo na bënte zap. Kur thoshte ajo do bëhet kjo gjë, ashtu do bëhej nuk thoshte dy herë se pastaj thoshte “azate” (e padëgjueshme-nga toskërishtja) dhe ne e dinim çfarë na priste. Kurse kur vinte baba aty ishte lumturia më e madhe, se ai ishte shumë i butë dhe kur vinte, vinte me torba plot dhe gjithë rrugës i falte gjëra kalamajve, karamele, fruta etj. Kur ka vdekur baba kalamajtë thoshin ka vdekur ai baba që na ka pas dhënë ide. Këtë gjë e bëj edhe unë tashti kur vij rrugës edhe atyre që janë në gjendje të mirë edhe atyre që janë në gjendje të keqe u jap ç’të kem, si një kujtim që më ka mbetur nga im atë. Nëna ishte shumë punëtore, punonte në sanatorium si kuzhiniere në vitet ‘62-‘63, i kishte shoqet e rralla, ishte analfabete dhe kur hyri në punë mësoi shkronjat dhe lexonte libra, këtë ia kam marrë nënës se edhe unë kam shumë qejf të lexoj. Ajo na thoshte mos e ço dakikun dëm, se shih ikën ditët. Ndërsa baba më thoshte kur të dalësh nga puna shkundi mirë xhepat se mos ndonjëra nga shoqet të fut ndonjë gjë në xhep – tani e kam kuptuar që ai po më thoshte mos vidh. Nëna vdiq 63 vjeç, 9 vjet pas babës, ata kishin një diferencë prej 22 vjetësh.” NËNË AISHJA, PREDIKUESJA E PALODHUR E ISLAMIT
FAMILJA, PREHJA E SHPIRTIT PËR SË GJALLI Teksa tregon për familjen e saj Nana Lule e përmalluar kujton se i ati ka qenë shumë i dashur e xhymert, ndërsa nëna autoritare, siç thotë ajo. “Baba ishte shumë i butë, ndërsa nëna ishte shumë auto-
36
Di
DHJETOR 2012
Komunizmi kishte bërë të vetën, edhe pse besonte, Luleta Kazazi i ishte larguar praktikimit të fesë. Këtë ajo e tregon e përlotur. “Në vitin 1987, një ditë vajta të nusja e xhajës burrit duke qarë, isha 42 vjeç, kisha tre kalamaj. Ajo më pyeti çfarë ke që qan? I thashë, qaj për nënën. Nuse ti të qash kështu për nënën, ma ktheu ajo, ti ke pas qenë falur që fëmijë, pse s’falesh tani, pse s’lutesh për nënën ti, pasi unë ju përgjigja se i kam harruar të gjitha. Ajo më dha një libër “Ilmihali” të Abdullah Zemblakut, merre lexoje por ma kthe prap se s’është i imi. E mora e lexova dhe aty mësova ritet islame. Atë libër e kam në shpirt, aty mësova Elif Lamin, aty mësova suret e tjera. Kur e mori vesh vjehrra e gocës time që unë falesha vjen në shtëpi dhe më thotë: Do të sjell një grua që t’ju flasë për fenë, ti mblidh dhe ca goca tjera dhe mbyllni dyert. Kështu mblodha 11 veta, mbyllëm dyert, i thashë burrit kur të vish trokit tre herë se kemi gra brenda, nuk i tregova se çfarë do bënim. Nënë Aishja filloi
të këndojë Mevludin e ne ia filluam të qarit nga emocionet që të falte mevludi, pastaj na foli për njësimin e Zotit. Që nga ajo kohë takime të tilla i kemi bërë deri në 1994 kur ndërroi jetë nënë Aishja. Bashkë me të shkonim në gjithë Shqipërinë dhe u flisnim grave për Islamin. Nënë Aishja është dënuar disa herë me burgim nga regjimi, por ajo edhe atje i kthente gratë në myslimane. Nënë Aishja ishte shqiptare e Maqedonisë, kishte ardhur qysh fëmijë në Tiranë dhe ishte martuar me një burrë që ishte oficer tek Zogu. Kur iku Zogu, ai nuk e mori me vete gruan se kishte frikë mos mbetesh vetëm në rrugët e Evropës, por ti rrijë në Shqipëri me shpresën se do të kthehej një ditë dhe s’u kthye kurrë më. Fëmijë nuk kishte edhe pse kishte vetëm një vit që ishte martuar ajo nuk u martua më, por ia dedikoi jetën Islamit, predikonte në çdo shtëpi. Kur e kam takuar unë ishte 75 vjeçe. Ajo na bëri që ne grave që takoheshim me të që t’i dedikoheshim Islamit shumë. Kur erdhi ’90-ta dhe u shemb regjimi vendosa shaminë tamam, se edhe më parë kam pas mbajt tek-tuk, por edhe në këtë kohë burri nuk më lejonte, por unë i thashë do ta vë dhe s’e heq kurrë edhe sikur të më vrasësh. Në vitin ‘91 filluan njerëzit të shkonin në haxh. Ne nuk kishim mundësi dhe nënë Aishja u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare pa shkuar në haxh. Para se të vdiste më dha një peshqir, shami të bardhë dhe më tha: Kur të shkosh në Mekë, se do ta bëjë Zoti mbarë më vonë ty inshallah, po ta lë ty që ta çosh në Mekë për mua, këtë do ta quaj haxhin tim unë. Kam shkuar në haxh dy herë, herën e parë në 2004 është që është bërë sebepçie një grua të cilën edhe sot e kësaj dite nuk e di kush është, që Zoti e shpërbleftë me xhenet. Ajo më solli një zarf përmes një fëmije të lagjes. Ky çuni i vogël vjen e më thotë: Nana Lule ishte një grua me shami si ty dhe ma la këtë letrën për ty. Ku është i thashë, thirri të vijë brenda. - Jo nënë iku se nuk kam kohë tha. Mesa kuptova më vonë ajo s’kish dashur që unë ta njihja. Ajo kishte futur në zarf 150 mijë lekë (të vjetra), dhe kishte shkruar një letër “shpresoj ke Zoti që këto lekët e mia do të bëhen sebep që ti të shkosh në haxh”. Si more djalë për dy javë unë kam mbledh dy milion e gjysmë lekë. Ia tregova vëllait letrën, ai ua tregoi gocave, motrave, komshinjve, kushërinjve në Kavajë dhe të gjitha ata dërguan lekë dhe shkova në haxh. Në 2010 kam shkuar sërish në haxh për nënën time." TË LEXOSH PA U NDALUR Një dëshirë e vullnet për të lexuar dhe për të përhapur islamin siç ekziston te Nana Lule, nuk e gjen shpesh në botën e sotme të modernizuar dhe të “pushtuar” nga teknologjia që ndryshon më shpejt se stinët e vitit. Me krenari ajo thotë: “Doja të bëhesha myslimane, por jo injorante. Kështu fillova të lexoj çdo libër mbi Islamin”. Sapo merr pensionin, apo kur fëmijët i japin ndonjë të hollë, ajo vrapon për te libraria për të marrë sa më shumë libra e për t’i lexuar ato sapo të mbërrijë në shtëpi. Nana Lule lexon çdo ditë, në çdo moment që gjen kohën e përshtatshme. “Duke lexuar e duke ia treguar edhe burrit,
Metit. “Kurse kur shoh filmin me Shehrezaden, se është film turk, nuk bëjnë punë të pista në televizion, bëj çorape me shtiza, i mbarova dy palë kësaj jave”, tregon me entuziazëm Nana Lule. “Kam lexuar shumë libra edhe atëherë kur s’kisha i thosha të tjerëve që kishin, ua merrja dhe i lexoja. Kam lexuar në rininë time romanet ruse “Drejt bregut të ri”, “Doni i qetë”, “Mbreti i maleve”, etj." Por mbi të gjithë librat që ajo ka lexuar, sigurisht veçon dhe lexon më shumë ato fetar. Në bibliotekën e saj gjen libra voluminoz si: “Udhëtimet drejt lumturisë”, “Melhemet e zemrës”, “Sëmundja dhe Ilaçi”, “Mos u trishto”, "Psikologji islame", “Legjislacioni i traditës së profetit”, “Fjalor i orientalizmave”, “Fetva bashkëkohore”, “Allah me emrin tënd jetojmë”, “Mjaft me heshtje” – Paul Findley, “Njeriu dhe islami”, “Çështja e Palestinës”, “Historia e Kalifëve”, “Vargu i Profetëve”, të gjitha përkthimet e Kuranit që janë bërë deri më sot. Në biblotekën e saj gjen të gjithë librat e Amër Halid, Risalet e Said Nursi, të gjithë librat e Kardavit, Fet'hullah Gylenit, Ibën Kajimit, Imam Gazaliut, Seid Kutubit, e një pafundësi autorësh të tjerë. Ajo tregon për taktikën që ka përdorur për ta futur burrin në Islam, duke lexuar e duke i thënë ma lexo pak se nuk e kuptova. “Qyyyqa, unë jam e trashë, ho me ho lexoje i çikë ti, ma shpjego i çikë se s’mor vesh nga kto gjona, ho me ho se ti je mo i ngeshëm, se unë e kom menjen ke gjella, ai merrte e lexonte dhe thoshte thotë kshtu e kshtu”, tregon ajo. Libri që ma ka shtuar më shumë Imanin (besimin) – thotë nënë Luleta, është “Njeriu dhe Islami”, i shkruar nga një iranian që e kam marrë që në ’90-ën te xhamia e Kokonozit. “Ai libër fliste kaq bukur për krijimin e njeriut që nga Ademi a.s. e deri në ditët e sotme, ishte kundër padrejtësisë. Ai libër ma ka shtuar besimin edhe më tepër.” Por Nana Lule nuk është ndalur vetëm me kaq, edhe pse e moshuar ajo ka mësuar edhe arabishten për ta lexuar dhe kuptuar Kuranin në gjuhën në të cilën ka zbritur. “Qysh në 1996 kam shkuar nëpër shoqata e kurse ku kam mësuar edhe të lexoj Kuran, s’ia fal vetes që s'i hyra anglishtes”, thotë ajo. Nana Lule kudo që shkon flet për islamin për besimin dhe njësimin e Zotit. Ajo përveçse lexon shumë, blen libra dhe ua fal të tjerëve. Ka edhe nga ata që ia marrin librat për lexim dhe nuk ia kthejnë më, por edhe këtë ajo e ka zgjidhur. Në faqen e parë të librave ajo shkruan: “Lexues i nderuar, të lutem ma kthe librin, e kam blerë me sakrifica”. Teksa lexon netëve të gjata të dimrit ajo mban dhe vendos shënime, “Shumë e bukur, lexoje sërish”, “Nuk e kuptova”, “Pyet librashitësin”, “Kjo flet për atdheun”, “E thellë”, etj. Ajo ka punuar vite të tëra si infermiere dhe mban mend emrat e profesorëve, pacientëve, diagnozave, data, vite, etj. Ajo mban mend data e ngjarje historike, tituj e përmbajtje librash pafund. Kur e pyet se kujt ka dëshirë t’ia lërë trashëgim librat ajo shprehet e qartë: “Dua që të vdes në këtë shtëpi ku jam, dhe pas vdekjes sime librat dua të ngelen këtu, t’i mbajë ai që do të jetojë në këtë shtëpi. Kam një dëshirë të madhe që ai person i cili do të jetojë këtu, të jetë mysliman i mirë.” DHJETOR 2012
Di
37
Eseistikë
EDISON ÇERAJ
Në një proverb kinez lexojmë këtë ndodhi: Teksa po udhëtonte në viset në veri të lumit Han, TzuGung-u pa një plak që po punonte kopshtin. Ai kishte hapur një kanal për vaditje. Plaku zbriste në pus, mbushte një enë me ujë që e mbante në krahë dhe e zbrazte në kanal. Në këtë mënyrë, me gjithë stërmundimin, rezultatet e punës dukeshin të papërfillshme. Tzu-Gung-u i tha: “Ka një mënyrë për të vaditur njëqind kanale në ditë pa u mundur shumë. A të ta tregoj?” Kopshtari drejtoi trupin, e pa dhe i tha: “Ç’është kjo mënyrë?” Tzu-Gung-u iu përgjigj: “Merr një levë druri të rëndë në bisht dhe të lehtë në majë. Në këtë mënyrë mund të bësh që uji të ngjitet lart me po atë shpejtësi që del nga burimi.” Plaku u nxeh dhe ia ktheu: “Mësuesi im më ka thënë se kushdo që përdor makina e bën punën si një makinë. Atij që punon si makinë edhe vetë zemra i bëhet si një zemër makine, dhe kush ka zemrën e një makine humbet thjeshtësinë. Ai që humb thjeshtësinë s’është më i sigurt për sprovat e shpirtit të tij. Pasiguria për sprovat e shpirtit është diçka që nuk pajtohet me ndershmërinë. Nuk është se unë nuk i njoh këto lloj gjërash: më vjen turp t’i përdor ato.” “Ndoshta aspekti më interesant i kësaj anekdote – thotë MacLuhan-i – është tërheqja që ndien ndaj saj një fizikan modern. Ajo s’do t’i kishte pëlqyer as Newton-it e as Adam Smith-it, këtyre dy ekspertëve dhe mbështetësve të mëdhenj të fragmentarizimit dhe të një qasjeje të specializuar.” Nuk do u pëlqente atyre dhe shumë të tjerëve që ndjekin hullinë e tyre, sepse tashmë nuk jemi në një rrafsh formal apo teknik të çështjes, por në rrafsh botëkuptimor. Pikërisht botëkuptimet e ndryshme e ndajnë kopshtarin plak të proverbit kinez me Newton-in dhe Adam Smith-in. Arsyetimi i kopshtarit plak, më e pakta do u dukej fanatik, dhe më e shumta injorant. Prirja e njeriut drejt të lehtës dhe shpejtësisë nuk është pra aspak aq e thjeshtë apo e “natyrshme” sa ç’mund të duket. Kjo prirje mendojmë se është pasojë e një besimi dhe e një botëkuptimi të caktuar, që sot është më shumë i pavetëdijshëm sesa i vetëdijshëm te shumë njerëz. Domethënë, pas prirjes për të lehtën dhe shpejtësinë qëndron një botëkuptim që i mban peng shumë individë gati në mënyrë të pavetëdijshme, për aq sa në lidhje me këtë prirje nuk janë në gjendje të japin një shpjegim për të qenë, por i janë nënshtruar të mbërthyer nga trysnia e instinkteve, gjë për të cilën dëshmojnë qartazi dëshirat që artikulojnë dhe mënyra se si sillen. Kjo prirje është çështje besimi dhe botëkuptimi, sepse ose do besojmë se brenda kësaj bote gjendet si e mira ashtu edhe e keqja, ose do besojmë se në botë duhet dhe mund të ekzistojë vetëm e mira (e ashtuquajtura mirëqenie ose zhvillim i qëndrueshëm ), dhe sidomos duhet jetuar pa brenga e pa sprova; domethënë, besimi që parajsa ndodhët
38
Di
DHJETOR 2012
KOPSHTA
dhe Tzu
ARI PLAK
Gung-u
në tokë, në këtë botë – këtu dhe tani. Prandaj dhe në manifestimin e dy gjendjeve të vazhdueshme që shoqërojnë qenien njerëzore, gëzimi dhe hidhërimi, shumë njerëz mbajnë një qëndrim të llojit të vet: kur gëzojnë e dëfrehen pësojnë një lloj mpirjeje që i përhumb pothuaj tej çdo arsyetimi jetik/qenësor; ndërsa kur hidhërohen, ala vjen, kur u vdes një i afërm, përsëri pësojnë një lloj mpirjeje, ose shtangie, e cila është rrjedhojë e një hutimi të plotë përballë një çasti si vdekja, për të cilën nuk janë në gjendje të japin kurrfarë domethënieje – duke e parë atë si një ngjarje që nuk ka të bëjë me jetën e tyre, sikur nuk do e provojnë kurrë! Shekulli që sapo lamë pas është një dëshmi e kthjellët dhe kthjelluese për të marrë me mend se besimi dhe botëkuptimi “këtu dhe tani” nuk është i mundur, pra, e thënë ndryshe është një utopi – duke nënkuptuar këtu në veçanti të gjitha ato ideologji që u lindën dhe u ushqyen nga besimi “këtu dhe tani”. Ky besim ushqen edhe demokracinë liberale, që mbahet si “ala e fundit” e tij. Së këndejmi, edhe demokracia liberale sa vjen e jep dëshmi të ndryshme (në formë) se është një utopi e pastër. Kjo është pasoja e daljes/rebelimit të njeriut nga rrjedha e natyrshme e gjërave, që u zyrtarizua me ceremoninë që njihet si Rilindje, dhe, më pas, e ndërhyrjes së tij në këtë rrjedhë. E harruam atë “dorën e fshehtë” që i rregullon gjërat pa pasur nevojë për ndihmën tonë, për të cilën bënte alë Adam Smith-i. Ose, harruam Qenien, për të cilën ngulmonte Hiedegger-i. Sa do që njeriu të dëshirojë apo të mendojë të kundërtën, nuk mund t’i ndryshojë ligjësitë përmes të cilave qëndron jeta, sepse kjo nuk varet aspak nga dëshira dhe mendimi. Dëshira dhe mendimi janë të mundura dhe në hullinë e duhur (në kuptimin e përmbushjes qenësore) vetëm atëherë kur bëhen pjesë vetëdijshëm e këtyre ligjësive, që mbi të gjitha nuk i vendosëm ne, por i gjetëm ashtu siç i gjetëm. Por, siç e theksuam, kjo është çështje besimi dhe botëkuptimi, ose çështje vetëdijeje, pikërisht se sa e projektojmë veten si pjesë të korit kozmik, të ligjësive të jetës, pavarësisht se na është dhënë mundësia – që së këndejmi përbën një sprovë – të mos i pranojmë, t’i harrojmë apo t’i thyejmë, gjithnjë për sa i takon atyre ligjësive që kanë të bëjnë me qenien dhe vullnetin tonë, sepse përtej kësaj nuk shkojmë dot, edhe sikur të duam. Njeriu është vërtetë qenia (krijesa) më e përkryer (gjë të cilën dikur e dëshmonte me mënyrën se si jetonte në raport me Qenien, me veten dhe me të tjerët, kurse sot e dëshmon vetëm përmes shpikjeve dhe produkteve, pra si homo faber), për aq sa këtë përkryerje e sheh si teleologjike, si pjesë të Tërësisë, që është gjithëpoaq teleologjike. Në të kundërt, e vetmja mundësi është utopia, pra paralizimi në të gjithë kuptimet e mundshme. Ky është burimi i ankthit. DHJETOR 2012
Di
39
Bota jonë
XHEMAL BALLA
Besimi në Zotin Një Themeli bazë i Islamit “Besimi është t’i shpjegosh dispozitat e fesë një nga një dhe t’i vërtetosh ato”.1 Zoti në Kur’an urdhëron e thotë: “Thuaj, Ai, Allahu është Një, Allahu është Ai që çdo krijesë i mbështetet për çdo nevojë. As nuk ka lindur njeri, as nuk është i lindur dhe askush nuk është i barabartë me të”2. “Ai është Allahu që nuk ka Zot tjetër, vetëm Ai që di të fshehtën e të dukshmen; Ai është Mëshiruesi, Mëshirbërësi. Ai është Allahu që nuk ka Zot tjetër përveç tij; sundues i përgjithshëm, i pastër prej mangësive, shpëtimtar që i shpëton njerëzit me premtimin e vet ... mbikëqyrës që mbikëqyr e përcjell çdo send, i plotfuqishëm e mbizotërues i madhërishëm”3. U emërtua fe islame nga Zoti i madhërishëm, sepse ky emër nuk i mbështetet një njeriu, një kombi apo fisi të veçantë. Emri “islam” jep një cilësi të veçantë, me qëllim që të përfshijë gjithë njerëzimin me cilësitë e tij. Njerëzit e pajisur me cilësitë e Islamit quhen myslimanë. Kjo do të thotë zbatim i urdhrave të Allahut nga besimtari pa asnjë kundërshtim. Vetëm me një bindje të tillë ndaj ligjeve hyjnore, njeriu mund të arrijë të jetë plotësisht i lirë e të arrijë qetësinë shpirtërore duke qenë në paqe me vetveten dhe njerëzit e tjerë. Sido që të jetë, njeriu duhet të ketë të qartë se i gjithë organizimi i tij është ndërtuar sipas ligjeve të Krijuesit të tij dhe të gjitha organet punojnë në harmoni për zbatimin e këtyre ligjeve. Ka veprime të vullnetshme e të pavullnetshme që i bëjnë të gjitha organet të punojnë sipas një rregulli të caktuar. Asgjë nuk del jashtë rregullave të caktuara nga krijuesi në Univers. Çdo gjë në qiell e në tokë dhe çka është midis tyre u bindet ligjeve të Zotit. Por njeriu është lënë i lirë të zgjedhë mbi bazën e arsyes dhe logjikës dhe po mbi këtë bazë ai do të gjykohet për mirë ose për keq. Nga ana tjetër 1. H. Dalliu, Ajka e Kuptimeve të Kurani Qerimit, fq. 35. 2. Kuran, sure Ihlas, ajeti 1-4. 3. Kuran, sure Hashr, ajeti 22-24.
40
Di
DHJETOR 2012
ai është i detyruar të arsimohet e të marrë dituri në të gjitha fushat e shkencave, duke mos përjashtuar as atë fetare. Atëherë ai do të arrijë të njohë Krijuesin e tij e të gjithësisë mbi bazën e argumenteve. Prandaj Islami tërheq vëmendjen kur i drejtohet njeriut: “Vrojto, zbulo, argumento e pastaj beso”. Për shprehjen e komunikimit në jetën e përditshme Zoti i dhuroi njeriut fuqinë e të folurit e të alës.
Përballë njeriut që i njeh mirësitë e Zotit të tij dhe e njeh atë pa mëdyshje, kemi edhe një njeri tjetër, i cili ka lindur besimtar, ka jetuar si besimtar, pa menduar fare gjatë jetës së tij në Islamin e vet. Diturinë që fitoi, arsyen e logjikën nuk i përdori asnjëherë në funksion të njohjes së krijuesit e ligjeve të tij. Ky konsiderohet mohues me kryelartësinë e tij duke refuzuar ligjet e Krijuesit të tij. Zoti nuk ka nevojë për lutje e falënderime nga njeriu, por kërkon prej tij të ruajë të pastër identitetin njeri, të zbatojë ligjet e krijuesit dhe të justifikojë atë të përfaqësimit të ndershëm e të respektuar në tokë. Ai ia ka garantuar njeriut dinjitetin dhe nderin dhe njëkohësisht kërkon që me pavarësinë e logjikës e të arsyes, të mos e njollosë atë. Ekzistojnë mënyra të ndryshme për të njohur Zotin dhe ka shumë gjëra për të treguar lidhur me të. Çuditë e mëdha dhe mrekullitë impresive të botës u ngjajnë librave të mirëfilltë ku mund të lexojmë për Zotin e madhërishëm. Duke studiuar për natyrën, fenomenet që ndodhin në të, harmoninë universale të funksionimit të ligjeve të saj, njeriu do të bindet dhe do të gjejë rrugën e t’i drejtohet Krijuesit të tij e të gjithësisë. Në Kur’an Zoti urdhëron e thotë: “Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër veç tij, e dëshmuan edhe engjëjt dhe dijetarët dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër veç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”4. Ku e merr guximin njeriu të mohojë ekzistencën e Zotit apo me fantazinë e tij të krijojë lloj-lloj besimesh. Njeriu nuk
Allahu vërtetoi se nuk ka Zot tjetër veç tij, e dëshmuan edhe engjëjt dhe dijetarët dhe se Ai është zbatues i drejtësisë. Nuk ka Zot tjetër veç Tij, Fuqiplotit e të Urtit”
4. Kuran, Ali Imran, ajeti 18.
ka lindur jashtë natyrës së ligjeve të krijuesit të tij dhe se asnjë organ i trupit të tij nuk punon jashtë këtyre ligjeve e po kështu universi me ligjet e tij. Të gjitha këto e kanë një krijues, si çdo send apo objekt ka krijuesin e tij. Ai, krijuesi universal e ka emrin “Allah” ose “Zot”. Ky është Ai, i cili i ka dhënë fuqinë e rregullit dhe të urdhrit, ky është Ai, i cili vendosi dashurinë e prindërve për fëmijët e tyre dhe të fëmijëve për prindërit. Ky është Ai që vendosi mëshirën e prindërve për të sakrifikuar për fëmijët, për ushqimin, veshjen, arsimin, edukatën etj. Të mos mendojë njeriu se mund t’i sjellë dëm Zotit kur ai nuk beson, përkundrazi atij nuk i bëhet asnjë dëm dhe Ai nuk ka nevojë për besimin e tij. E vërteta është se njeriu kur punon e beson në Zotin, çdo gjë shkon në dobi të tij, ndërsa kur nuk beson, punon për të keqen e vetvetes. Si rezultat i mosbesimit dhe mëkateve që rrjedhin prej tij, njeriu nuk arrin të gjejë rrugën e vërtetë për të dalluar të mirën nga e keqja e për rrjedhojë do të ketë humbje në karakter, në marrëdhënie me të tjerët në jetën e përditshme e në veçanti për kujdesin ndaj familjes së tij. Një ditë njeriu do të përballet me gjykatën hyjnore ku nuk ka vlerë ndërhyrja, ryshfeti, shoqëria e deri marrëdhëniet prind-fëmijë. Në Kur’an thuhet: “Allahu fillon krijimin, mandej e përsërit atë e më në fund tek Ai do të kthehemi”5. Edhe nga kjo thënie e Kur’anit kuptohet fare qartë se Zoti është i vetmi krijues e zotërues i çdo sendi në botë. Prandaj e ka për detyrë çdo njeri, veçanërisht besimtar ta madhërojë e falënderojë Zotin e tij në çdo kohë, në çdo vend, si ditën edhe natën. Islami është natyrë e lindur për çdo njeri, është natyrë e njeriut dhe, meqenëse se të gjithë njerëzit janë të krijuar prej një natyre, atëherë është fe për të gjithë. Në Kur’an thuhet: “Ti drejtohu me fytyrë nga feja jote si besimtar i vërtetë, fesë së Allahut prej së cilës ka krijuar edhe njerëzit. Nuk mund të zëvendësohet krijesa e Allahut, sepse ajo është fe e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë”6. Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Çdo fëmijë lind natyrshëm në fenë islame e prindërit e tij mund ta tjetërsojnë atë”. Pra, ndikimi nga prindërit dhe edukata mund ta ndryshojnë natyrën islame duke i dhënë një fe tjetër apo ateizëm. Për të mbrojtur njeriun nga devijimet, Zoti ka dërguar profetë që t’i tregojë njerëzimit rrugën e vërtetë. Në Kur’an thuhet: “Nuk kemi dërguar para teje asnjë profet që të mos i kemi thënë: “Nuk ka Zot tjetër përveç meje, prandaj më adhuroni mua”7. Thirrja e Muhamedit a.s. vjen për të gjithë njerëzimin, është formë fetare e fundit që Zoti i shpalli dhe nuk do të ketë tjetër deri ditën e fundit të botës. Në Kur’an thuhet: “Sot jua plotësova fenë tuaj dhe plotësova dhuntinë time ndaj jush, zgjodha për ju Islamin për fe”8. Pra edhe një herë vërtetohet se çfarë do të thotë islam. Islami është dëshmues se nuk ka Zot tjetër veç Allahut dhe se Muhamedi është i dërguari i Tij.
5. Kuran, sure Rrum, ajeti 11. 6. Kuran, sure Rrum, ajeti 30. 7. Kuran, Enbija. 8. Kuran, sure Maide, ajeti 3. DHJETOR 2012
Di
41
ELTON KARAJ
FEJA DHE LIRIA KUPTIMET E FJALËS "LIRI" Fjala hurrijet është një term i gjerë, i cili është përdorur në kuptimin e lirisë, fisnikërisë, shpëtimit prej dëshirave të trupit, lirisë së njeriut për të përdorur dhe ruajtur të drejtat ligjore të një grupi apo shoqërie, etj. Në alorët klasikë zakonisht mund të gjejmë dy kuptime kryesore: 1. Fisnik dhe 2. Personi që nuk është rob, më e mira e të mirës.1 Në Kur’an dhe në tekstet e haditheve ala hurrijet, domethënë liri, nuk kalon në mënyrë të drejtpërdrejtë, por gjithnjë me terma e alë të ngjashme me të. Përdorimi i alës liri në mënyrë më të shpeshtë vihet re në librat e moralit, sufizmit dhe filozofisë. Farabiu, në përgjithësi, atë e përdor në kuptimin e bujarisë, duke iu përshtatur kështu traditës. Kurse Imam Gazali, e përdor më tepër sipas traditës së sufizmit, pra në kuptimin e “shpëtimit prej robërisë së pasioneve” dhe thotë: Në bindje ka liri dhe lavdi. Ragib el-Isfahani, në enciklopedinë e tij, alën liri e shpjegon në dy këndvështrime: 1. Në atë juridik, ku kuptimi i saj është “zbatimi i gjykimit ndaj personit në përshtatshmëri të gjendjes dhe statusit të tij”; 2. Në këndvështrimin moral, sipas së cilës liria përkufizohet si “Qëndrimi i njeriut larg veçorive si ambicia materiale”. Në lidhje me këtë Profeti (a.s.) shprehet kështu: “Mallkuar qofshin robërit e floririt, argjendit dhe luksit”2. Në sufizëm hurrijeti është shprehur si liria nga robëria e krijesave dhe e çdo lloj fuqie tokësore dhe lidhja me Krijuesin. Kjo e fundit është liria e vërtetë. Në librat klasikë të Jurisprudencës 1. Lisânu’l-’Arab, artikulli “h-r-r”. 2. Râgib el-Isfahânî, el-Mufredat, artikulli “h-r-r”.
42
Di
DHJETOR 2012
Islame, ala liri shpreh statusin natyral, që i është dhënë njeriut, popullit dhe çdo vendi, si antonim i alës robëri. Dhe një përkufizim tjetër i drejtë, i cili thekson lirinë në një këndvështrim tjetër do të ishte: Liria e njeriut për të vepruar pa shkelur të drejtat e të tjerëve.
ka dhënë mundësinë njeriut të fitojë lirinë e të shpëtojë prej traditës strikte, injorancës, ndjekjes së pasioneve negative, etj. Kur’ani thekson se njeriu është krijuar për t’u sprovuar. 3 Ky fakt bën të domosdoshëm vullnetin e lirë dhe veprimin juridiko-politik.
LIRIA Liria e njeriut për të vepruar pa patur asnjë presion apo kufizim material. Liria e vërtetë realizohet kur personi përveç presionit të jashtëm, është i liruar edhe prej ndikimeve të ndryshme, të cilat e orientojnë vullnetin e tij në drejtime të caktuara. Liria nuk është zbrazëti, mungesë disipline ose autoriteti. Në rast të lirisë së pakufishme ajo përcaktohet në bazë të fuqisë dhe jo të “të drejtës”. Si rezultat, shkelen të drejtat e të tjerëve. Kuptimin e vërtetë lirisë ia jep qëllimi i saj dhe është e rëndësishme që ajo të njihet si një e drejtë e njeriut. Termi “e drejta e njeriut” i jep liri personit që ta përdorë atë në drejtim të vullnetit të tij. Nëse përcaktues nuk është përdoruesi, atëherë nuk bëhet alë për një të drejtë, por për një detyrë. Megjithatë, një veprim i caktuar mund të jetë e drejtë nga këndvështrimi juridik dhe detyrë nga këndvështrimi moral ose fetar. Për shembull: Besimi te Zoti juridikisht është një liri, moralisht është respekt ndaj besimit të tjetrit dhe detyrë falënderimi ndaj mirësive të dhuruara prej Krijuesit dhe fetarisht detyrimi i parë i besimtarit. Allahu e ka krijuar njeriun duke e pajisur atë me një vullnet të lirë, intelekt për të menduar e gjykuar, potencial për të vepruar, një aftësi si ndërgjegjja, ka lënë nën shërbimin e tij gjithë universin dhe e ka orientuar atë duke ia shtuar ndërgjegjësinë me anë të shpalljes hyjnore. Në këtë mënyrë i
E LEJUARA ËSHTË THEMELORE Në Kur’an nuk shprehet liria drejtpërsëdrejti, por shumë mesazhe të tjera na çojnë tek liria. Për shembull, në Kur’an shënohet se çdo gjë është në shërbimin e njeriut dhe kjo përbën të drejtën e njeriut për të kërkuar lumturinë në këtë botë. Në një vend tjetër përmendet krijimi i njeriut si një mëkëmbës dhe trashëgimtar për të formuar një shoqëri të moralshme dhe kjo tregon lirinë e tij. Liria është kusht, nëse njeriut do t’i duhet të hyjë në komunikim me çka është jashtë tij. Kështu, njeriu, me anë të lirisë që i është dhënë arrin të zhvillojë veten e si rezultat shoqërinë. Nuk duhet të harrojmë që, sipas Islamit, kjo botë është një vend lirie dhe sprove. Por në këtë sipërfaqe ka kufij të përcaktuar nga haramet dhe detyrimet. Islami e pranon lirinë si një të drejtë natyrale, pa e përmendur në veçanti që është e tillë dhe mbi të ndërton jetën e njeriut me anë të orientimeve që i ka dërguar. Nëse në tekstet fetare nuk ndodhet ndonjë ndalesë ose kufizim rreth një çështjeje të caktuar, atëherë kjo tregon që njeriu në atë çështje është i lirë të veprojë si të dëshirojë, duke mos shkeluar në vijat e ndaluara. Kur’ani kështu e shpreh lirinë e njeriut. LIRIA DHE E DREJTA Mungesa e lirisë është e bazuar në 3. ‘Arâf, 7/172-173; Ahzâb 33/72; Mulk, 67/2.
ligjin “më i forti fiton” dhe ky ligj është i papranueshëm. E drejta është garancia e lirisë. Për ta patur lirinë, në radhë të parë ajo duhet të njihet si një e drejtë. Përndryshe nuk bëhet alë për liri, por për zbrazëti e mungesë disipline. Kjo mund të duket si liri, por është një liri që nuk të jep asnjëherë besim e siguri. Një njeri me aftësi të shëndosha mendore, nuk përzgjedh të jetë i lirë në bazë të fuqisë së tij materiale, por në bazë të së drejtës. Njeriu që jeton në një shoqëri, heq dorë nga egoizmi për të lënë në plan të parë respektin dhe sigurinë. Për këtë arsye një dijetar thotë: Personi ka gjysmën e lirisë. Gjysma tjetër, është të mos shkelësh të drejtat e të tjerëve. Liria pa kufi është fuqi pa kontroll dhe mungesa e kontrollit nuk është liri. LIRIA DHE MORALI Shtimi i ndërgjegjshmërisë së lirisë është në vartësi të shtimit të ndërgjegjshmërisë rreth kufizimeve dhe detyrimeve. Një njeri, i cili nuk i njeh kufijtë nuk ka për ta fituar asnjëherë ndërgjegjshmërinë e plotë të lirisë dhe si rezultat nuk ka për ta kuptuar asnjëherë vlerën e saj të vërtetë. Këtu, roli
i fesë është ndërgjegjësimi i njerëzve ndaj kufijve e lirisë së tij. Liria e njeriut në Islam ka si qëllim që personi të ekspozojë veprën më të mirë dhe të formojë përsonalitetin e tij në mënyrën më të përshtatshme. Në Kur’an kjo shprehet kështu: “Ai e krijoi jetën dhe vdekjen për të parë se cili prej jush do të bëjë punë më të mirë”4. “Liria e përgjithshme e shoqërisë realizohet me lirinë individuale të çdo personi që e përbën atë. Shenja e lirisë është kur nuk dëmton as veten e as të tjerët.”5 Kurse vetë morali është themeli i të drejtës. Megjithatë, edhe pa “të drejtë” nuk mund të kemi moral. Sepse në momentin që njeriu bie rob i ndjenjave negative si egoja, zemërimi, ambicia, padurimi, etj, nuk mund të bëhet alë për edukim e moral. Morali nuk gjen vend praktikimi në një botë ku sundon parregullsia. Për këtë arsye, e drejta i hap fushë praktikimi moralit, duke i ndaluar njerëzit nga sulmi ndaj njëri-tjetrit dhe me anë të realizimit të paqes. Por duhet theksuar edhe që kjo është grada më e ulët e moralit, sepse ligjet nuk i imponojnë moral
njerëzve. Për shembull: Islami u këshillon njerëzve ndjenjën e sakrificës. Kështu ai parazgjedh tjetrin në vend të vetes së tij. PËRMBYLLJE Allahu njeriut i ka dhënë liri, por këtë liri ai duhet ta mendojë së bashku me termin e bamirësisë dhe ndërgjegjshmërisë. Parimi i lirisë si bazë, na tregon që liria individuale është themelore. Një herë e njëkohë bëhej alë për mungesë lirie nga ana materiale, kurse në këto ditë që jemi në prag të festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë, mund të shohim shumë qartë që njeriu ka mbetur rob i ideologjive, çrregullsisë e shthurjes, megjithëse nga një anë po mundohet ta mbledhë veten. Duke thënë liri, nuk duhet që vendin tonë ta shndërrojmë në një “han” ku çdo gjë hyn e del si të dëshirojë. Nëse në një farë mënyre nëse nuk mundohemi që kësaj lirie t’i përcaktojmë parimet themelore të moralit, atëherë do të sakrifikojmë akoma më tepër.
4. Mulk, 67/2. 5. Nursi, “Münazarat”, II, 1941. DHJETOR 2012
Di
43
FEJA, NJË NDJENJË E KRIJU “Kur njeriu nuk njeh veten për shkak se nuk e di, ai është në shkallën e fundit të padijes.” Njeriu është fetar nga vetë natyra e tij, për faktin se në ndërgjegjen e tij ekziston ndjenja e besimit te Zoti. Profeti Muhamed a.s. ka thënë: “Çdo njeri lind me natyrë të pastër islame, pastaj prindërit mund t’ia ndërrojnë fenë, në një tjetër”. Kuptohet se feja e përfshin njeriun plotësisht, duke filluar nga mendja e tij, ndërgjegjja dhe vullneti, duke u bërë shoku më i ngushtë në të gjitha mjediset e punës. Si i tillë ai duhet të krijojë një baraspeshë në mes të natyrës shpirtërore dhe asaj materiale, me qëllim që asnjëra të mos e dhurojë tjetrën në aktivitetin jetësor. Megjithatë, Zoti i dhuroi mendjen dhe vullnetin e lirë, për të zgjedhur rrugën që i pëlqen, të caktojë vetë rregullat që dëshiron të ndjekë, sepse mbi bazën e logjikës ai do të përgjigjet për veprat e tij. Njeriu që zgjedh rrugën e mohimit, të mosbindjes përdor të gjitha mjetet e format për të justifikuar veten, por harron se del kundër natyrës së tij. Nuk pyet se kush e krijoi dhe e solli në jetë. Cila është fuqia dhe autoriteti i tij? Kush ia
Shoqërimi i Islamit gjatë jetës e pengon njeriun të përfshihet në vese negative. Besimtari i vërtetë ka garanci fenë islame për të gjitha udhëzimet e porositë që i jepen në jetë. Ai i zbaton ato se është i bindur në ndërgjegjen e tij se ka një Zot, që i ka urdhëruar ato dhe i solli nëpërmjet të dërguarit të tij, Profetit Muhamed a.s për të ndërtuar sistemin e jetës së njeriut.
44
Di
DHJETOR 2012
dhuroi mendjen? A është ajo prodhim i trurit? Përgjigja për gjithë këto pyetje gjendet pa diskutim te Krijuesi superinteligjent që njihet me emrin “Allah” ose “Zot”, i cili është pronar i vetë njeriut dhe i gjithçkaje që ekziston në univers. Si ka mundësi që mohuesi të dhunojë natyrën e tij? Për këtë çdo njeri, në veçanti dijetari, duhet të ulë egon e tij e të njohë Krijuesin dhe ligjet e tij mbi të gjitha krijesat. Një ditë secili do të shijojë vdekjen dhe i vetmi shok i përjetshëm për të do të mbetet feja. Ajo ka si veçori themelore që të mos harrojë për asnjë moment natyrën e njeriut dhe kufirin e mundësive të tij për të arritur pikën më të lartë të përsosmërisë së tij shpirtërore dhe trupore. Në Kur’an thuhet: “Ata të cilët u përpoqën për të ndjekur rrugën tonë, për hirin tonë, Ne me siguri do t’i udhëheqim ata” . Prandaj në natyrën e njeriut nuk kemi vetëm fe, por ajo përfshin një koncept më të gjerë. Feja është edhe moral, filozofi, rrugë, një mënyrë e përsosur për të ndërtuar jetën. Në një citim tjetër kuranor thuhet: “Pasha njeriun dhe atë që e krijoi atë
UAR NË NATYRËN E NJERIUT dhe ia mësoi se cilat janë të mirat dhe të këqijat e tij. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi veten dhe ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten” . Në këtë mënyrë Zoti i madhërishëm, duke i shoqëruar njeriut gjithmonë fenë islame, ka dashur që të realizohet ky sistem, me përpjekjet e vetë njeriut për të ndërtuar jetën e tij individuale, familjare e shoqërore. Vetëm në emër të Zotit mund të përmirësohet jeta dhe të arrihet ajo që njeriu synon në jetë. Por pa dituri e kulturë, pa moral nuk mundet që personaliteti i njeriut të bëhet i dashur, i gëzuar dhe respektuar. Shoqërimi i Islamit gjatë jetës e pengon njeriun të përfshihet në vese negative. Besimtari i vërtetë ka garanci fenë islame për të gjitha udhëzimet e porositë që i jepen në jetë. Ai i zbaton ato se është i bindur në ndërgjegjen e tij se ka një Zot, që i ka urdhëruar ato dhe i solli nëpërmjet të dërguarit të tij, Profetit Muhamed a.s. për të ndërtuar sistemin e jetës së njeriut. Natyra e njeriut duhet të krijojë një baraspeshë në normat morale në shoqëri duke mos nëpërkëmbur ligjet e fesë. Pra ndodh që njerëz të veçantë që e quajmë veten bashkëkohor
të shekullit modern mënjanojnë besimin ndaj Zotit, ose e mohojnë atë. Në kuadër të civilizimit, ata bien pre e alkoolit, drogës, prostitucionit, seksit të shfrenuar dhe aventura të tjera të shëmtuara. Ata harrojnë se krijojnë një boshllëk në mes të shpirtit dhe trupit. Kënaqësitë materiale do ta çojnë atë drejt sëmundjeve të rrezikshme vdekjeprurëse. Nuk mjafton forca ligjore shtetërore për të larguar njerëzit nga aktet e dhunshme e të turpshme. Besimi te Zoti i rrënjosur thellë në zemrat e tyre, mbështetet në drejtësinë absolute, të cilës nuk mund t’i fshihen për asnjë moment e si të tillë ata nuk bien nën sundimin e epsheve e pasioneve, por zbatojnë me korrektësi çdo ligj. Në Kur’an thuhet: “Nuk ka dyshim se tek Allahu më i ndershëm është ai që është më i ruajtur nga të këqijat” . Feja islame vë theks të veçantë në dinjitetin njerëzor, i cili buron nga vetë veçoria e tij njerëzore. Ashtu siç thotë Zoti në Kur’an: “Në të vërtetë ne i kemi nderuar pasardhësit e Ademit...” . Kjo do të thotë se njeriu posedon dinjitet nga vetë natyra e tij, dhe se ai dinjitet është burimor dhe i pavarur nga raca, vendi, kombi, fisi apo familja. Ai bazohet në faktin se njeriu është qenie njerëzore, në faktin e përkatësisë së këtij lloji, të cilat vetë Zoti ia dhuroi. Kriteri i vlerës së vërtetë te çdo njeri është jeta e tij personale dhe raportet me shoqërinë, të cilat feja islame i trajton si nevojë e domosdoshme në jetën e secilit. Mirëpo në shekullin e sotëm, të dehur nga përparimet që ka bërë shkenca e teknologjia në të gjitha fushat, njeriu sa vjen e bëhet më egoist e indiferent ndaj fesë. Ai harron për një çast se mendja dhe arsyeja nuk erdhën rastësisht, por Zoti ia dhuroi ato dhe e veçoi nga bota shtazore. Prandaj ringjallja e vetëdijes së besimit te Zoti është domosdoshmëri, është motivi i jetës, mbi atë çka jetohet dhe për çka duhet të jetohet. Në Kur’an thuhet: “Obligimi ynë është të ndihmojmë besimtarët” . Kjo do të thotë që njeriu në vetvete është besimtar nga vetë natyra e tij për këtë arsye duhet nxitur e kujtuar që të mos e harrojë e braktisë atë, duke menduar se ka arritur suksese në shkencë e teknologji. Filozofi grek, Plutarku (shek. i parë i erës së re) ka thënë: “Njeriu mund të shëtisë tokën dhe të gjejë në të qytete pa mure, pa libra, pa të holla, por nuk mund të gjejë qytete e vende pa tempuj e lutje”. Një kozmonaut sovjetik është shprehur: “Kur u nisa me anije kozmike në drejtim të qiellit, iu luta pa ndërprerje Zotit që ta kryeja udhëtimin me sukses”. Nga sa u tha vërtetohet se feja është prirje e lindur dhe nevojë e domosdoshme në jetën e njeriut për të krijuar kushte të përshtatshme për edukimin e mëtejshëm me këto ndjenja. Për të larguar pengesat që cenojnë pastërtinë e ndjenjave të besimit të njeriut duhet patjetër të ndiqet shpallja hyjnore, Kur’ani famëlartë, që rregullon jetën e njeriut në mënyrë të përsosur, në pëlqim me ligjet e Zotit dhe kënaqësinë e tij si qëllim të parë e të fundit. DHJETOR 2012
Di
45
FIQIRET SULA
Përse NJERËZIMI ka nevojë për KUR’ANIN? Tashmë kjo nuk është një pyetje e cila jo vetëm e ka përgjigjen brenda saj, por një realitet i pranueshëm nga të gjithë. Shoqëria njerëzore jeton në një kohë të trazuar plot mëkate e krime. Kudo rrëmujë... Njerëz që vuajnë nga uria... Fëmijë endacakë... Gjakmarrja... Dhuna... Vjedhja... Urrejtja... Luftra... Krime brenda familjes... Aborte dhe divorce... Ligjet e të bukurës nuk njihen. Njerëzit kanë humbur modelin e mirë të vëllazërisë. Në emër të modernizmit funksionet tradicionale të familjes i marrin përsipër institucionet e reja si kopshti, azili i pleqve, shtëpitë e strehimit etj. Autoriteti i nënës dhe i babait është dobësuar. Rinia përdridhet nën tingujt e muzikës së shfrenuar dhe të shumë gotave të alkoolit. Te këta ka filluar të sundojë hipokrizia, pavarësia, urrehet e mira, ndërsa e keqja kërkohet në tokë e në qiell. Iu për-
46
Di
DHJETOR 2012
vesha kësaj pune duke dashur të tregoj sa më shkurt pse njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë për Kur’anin. Për këtë libër që është unik mes shpalljeve të tjera hyjnore, i cili dallohet për vërtetësinë dhe saktësinë e përmbajtjes së tij. Vargjet e tij janë recituar me dashuri qysh prej shekullit të shtatë kur ky libër iu shpall Muhamedit a.s., si shpallja e fundit hyjnore, e vazhdon deri sot në shekullin tonë, i cili konsiderohet shekull i arsimit mendor, ala e Kur’anit duket se zgjerohet dhe jep kuptim të ri. Ai lexohet ëmbëlsisht nga miliona njerëz anekënd botës dhe sa herë që dija me përpjekjet e veta bën evolucion në zhvillimin e jetës, ajo gjen mbështetje në thëniet e Kur’anit dhe thëniet e tij duket se përtërihen gjatë shekujve për çdo gjeneratë. E kështu do të vazhdojë deri në Ditën e Gjykimit. Shoqëria njerëzore gjen
brenda në Kur’an mesazhin e Krijuesit, i cili e udhëzon njerëzimin se si të gjejë rrugën e drejtë e të shpëtimit. Kur’ani i nxit të gjithë njerëzit, femra e meshkuj, që të kërkojnë diturinë e dobishme, të dallojnë të mirën nga e keqja, të punojnë e të fitojnë me djersën e ballit. Njerëzimi ka nevojë për Kur’anin sepse ai duhet të përsosë karakterin e tij dhe të bëjë çka është e drejtë dhe më e mira prej mundësive të tij. Të gjithë e kemi nga një libër Kur’ani në shtëpitë tona. Por me sa duket ai ka zënë pluhur ngase ne s’e kemi prekur me dorë. Sa keq! Ne harxhojmë orë të tëra duke shikuar telenovela e lloj lloj emisionesh pa vlerë, dhe Kur’anin që është një mrekulli e përjetshme, sepse është atribut i Zotit të përjetshëm, nuk e shfletojmë një herë. Rinia jonë e mrekullueshme duhet ta ketë Kur’anin program orientimi. Rinia duhet të mbajë mend një gjë, mos ta harrojë se “jeta është një libër, kapakët e të cilit janë lindja dhe vdekja. Fletët e tij janë ditët. Në atë libër shkruhen punët e mira për të cilat njeriu shpërblehet ose punët e këqija për të cilat ai ndëshkohet”. Duke qenë se Kur’ani është një libër fetar e edukativ, që kultivon dashuri dhe mbjell frymë paqeje ndër njerëz, të rinjtë dhe të rejat myslimane duhet të jetojnë me të sepse ai është alë e Zotit, ai është udhërrëfyes për të gjithë ata të cilët iu përmbahen këshillave dhe mësimeve të tij. Mesazhi kryesor i Kur’anit është thirrja e njerëzve që të kthehen tek Zoti i tyre, tek Ai
që jep jetë dhe me zemër të pastër t’i nënshtrohen vetëm Atij. Vetëm duke zbatuar mësimet e Kur’anit njeriu korrigjohet dhe harmonizon sjelljet dhe veprat e tij dhe i vë në shërbim për të mirën individuale dhe shoqërore. Në Kur’an njeriu do të gjejë se besimi dhe vlerësimi i së mirës janë cilësi të natyrës njerëzore, se njeriu për njeriun nuk është ujk. Kur’ani na tregon se çfarë është dashuria, bukuria, e keqja, feja, frika e virtyti. Aty do të gjejmë dispozita të mjaftueshme se si të rregullojmë moralin dhe marrëdhëniet në mes njerëzve, të drejtën e pacenueshme për jetë, për liri, për punë, të drejtat për të gëzuar të mirat materiale e shpirtërore. Sprova e jetës kërkon që njeriu të bëjë më të mirën prej asaj që mundet dhe t’i rezistojë së keqes që e rrethon. Nuk duhet harruar se shpërblimi në jetën tjetër do të jepet në përputhje me përpjekjet që çdonjëri prej nesh ka bërë në këtë jetë. Koha në të cilën jetojmë është e turbullt, plot të papritura. Ndaj t’i kthehemi Kur’anit sepse ai është libër që e mahnit lexuesin, i çudit shkencëtarët dhe i fut në mendime mendimtarët. Ai u tregon njerëzve se me çfarë detyrash fetare janë të obliguar ata, se si t’i këpusin lidhjet me njerëzit e kësaj bote dhe të lidhen me Zotin e botëve. Të kthehemi tek Kur’ani, të ndjekim atë rrugë që ndriçohet prej tij, sepse ai ka ardhur me mision për të qenë i vetmi ilaç për t’u shëruar. Ai është e vetmja strehë ku njerëzit do gjejnë shpëtim.
DHJETOR 2012
Di
47
Familja
DR . OSMAN KUÇUKMEHMEDOGLU
RËNDËSIA E KUJDESIT TË NËNËS NË RRITJEN E FËMIJËS Pothuajse të gjitha kafshët në tokë e fillojnë jetën e tyre të pavarur, pa pasur nevojë për të mësuar apo për t’u edukuar nga prindërit e tyre. Çdo lloj njohurie apo aftësie e duhur për të përballuar jetën e kanë tashmë të gatshme në atë që shkenca moderne e quan gabimisht “instikt” ose siç do ta quajmë ne, një “frymëzim Hyjnor”. Sidoqoftë, njeriu është shumë i ndryshëm nga kafshët si nga ky aspekt ashtu edhe në aspekte të tjera. Njeriu vjen në botë duke qenë i paditur dhe i paaftë për gjithçka, por me një aftësi të jashtëzakonshme për të përvetësuar, kështu që atij i duhet të mësojë dhe të edukohet. Sa më cilësor, plotësues dhe gjithëpërfshirës të jetë edukimi për nevojat intelektuale, materiale dhe shpirtërore të tij, aq më i mirë do të formësohet karakteri i tij. Ndër të gjitha gjallesat, njeriu kërkon kohën më të gjatë për t’u rritur fizikisht dhe për t’u edukuar. Megjithëse shumica e sistemeve ligjore e kanë përcaktuar moshën e pjekurisë në 18 vjeç, mund të themi se, me përjashtime të rralla, një person nuk e ka arritur moshën e pjekurisë deri në 30 vjeç. Pothuajse çdo njeri, qoftë edhe gjeni, ka nevojë të këshillohet me persona të tjerë përpara se të marrë një vendim me rëndësi. Përveç kësaj, çdo njeri është i rrezikuar nga gabimet dhe për këtë është në nevojë të vazhdueshme
48
Di
DHJETOR 2012
për korrigjim të vetvetes. Kjo për arsyen se ai është qenie sociale e detyruar të jetojë në bashkësi me njerëz të tjerë dhe të krijojë marrëdhënie me ta. Shkolla e parë ku ai merr mësim dhe edukim është familja. Veçanërisht në fëmijëri, njeriu ka nevojë më shumë se kurrë për kujdes dhe dashuri. Ngrohtësia e mjedisit familjar është thelbësore që një njeri të bëhet anëtar i edukuar, i sjellshëm, i dashur dhe i dobishëm për shoqërinë. Në këtë mjedis, nëna ka vendin kryesor. Nëna është ajo që e ushqen fëmijën e porsalindur me qumështin e saj. Por, më shumë se qumështi, dashuria, dhembshuria dhe kujdesi i nënës për fëmijën janë shumë më të rëndësishëm për zhvillimin e personalitetit dhe karakterit të tij. Foshnja ka nevojën më të madhe për kujdesin dhe vëmendjen e drejtpërdrejtë të nënës veçanërisht në periudhën simbiotike. Edhe në çerdhet apo kopshtet më profesionale, foshnja nuk mund të gjejë kurrsesi një dashuri dhe përkujdesje si ajo e nënës së tij. Ndërkohë që në shtëpi fëmija është i rrethuar me dashuri nga nëna dhe të gjithë pjesëtarët e familjes, në kopsht ai duhet të marrë kujdes nga një person i huaj i cili, sado profesionist të jetë, duhet të kujdeset njëkohësisht edhe për 10 ose15 fëmijë të tjerë. Pra kuptohet se ambienti familjar ku fëmija është në qendër
të vëmendjes, duke u përkëdhelur në prehrin e dashurisë së nënës, është shumë ndryshe nga kopshti, një ambient i huaj ku të gjitha këto mungojnë. 12 muajt e parë të marrëdhënies ndërmjet nënës dhe foshnjes quhet periudha simbiotike, gjatë së cilës foshnja ndjen një lidhje të thellë me nënën. Në të vërtetë, në 6 muajt e parë të jetës foshnja nuk arrin ta dallojë nënën si një qenie të ndarë nga ajo. Gjatë vitit të parë të jetës, dashuria e nënës formon bazat e personalitetit shpirtëror të fëmijës dhe zhvillon tek ai ndjenjën e vetëbesimit. Dashuria e nënës është gjithashtu e rëndësishme në zhvillimin e inteligjencës së fëmijës dhe aftësisë së tij për t’u rritur si një qenie sociale. Ndarja afatgjatë apo afatshkurtër nga nëna i jep shkas ankthit dhe depresionit tek fëmija. Dr. R. Spitz, një psikiatër i kohëve moderne, përkufizoi dy sindroma në fëmijët që ishin rritur pa praninë e mjaftueshme të dashurisë së nënës. Një nga këto sindroma, e quajtur depresioni anaklitik vinte si pasojë e ndarjes afatshkurtër të foshnjës nga nëna pas moshës 6 muajsh. Kjo ndodhte rëndom kur fëmija dërgohet në çerdhe. Foshnja, fillimisht, si pasojë e ndarjes nga nëna, reagon me të qara të forta dhe të zgjatura. Nëse dikush afrohet tek ajo pasi është qetësuar, e qara fillon përsëri. Pas këtij reagimi fillestar, foshnja pushon së qari dhe në fytyrë mund të dallohen qartë shenjat e lodhjes dhe dëshpërimit. Dr. Spitz e quajti këtë periudha e protestimit: ku foshnja fillon të hajë më pak, të bjerë në peshë dhe të dobësohet fizikisht. Këto shenja mund të shoqërohen edhe me të vjella dhe diarre. Periudha e protestimit, e cila zgjat zakonisht 2 ose 3 javë, ndiqet nga një periudhë depresioni ku fëmija është i zymtë dhe i trishtuar. Pas dy muajsh këto reagime emocionale bëhen më të rralla. Foshnja tashmë është i painteresuar për ambientin përreth dhe për personat që i afrohen. Shkurt ai mbyllet në vetvete. Kuptimi i këtyre fazave reaguese është lehtësisht i shpjegueshëm. Foshnja në fillim, si pasojë e ndarjes nga nëna përgjigjet me të qara të forta për ta kthyer atë tek vetja. Pasi ajo nuk i përgjigjet ai pikëllohet. Më pas, kur shpresa për t’u ribashkuar me nënën zhduket, ai vuan dhe mbyllet në vetvete. Nëse ndarja nuk i kalon 3 muaj, atëherë foshnja mund ta rimarrë veten dhe të kthehet në gjendjen e mëparshme. Por, nëse ndarja është më e madhe, foshnja asnjëherë nuk e rimerr veten plotësisht dhe zhvillon depresionin e ndarjes. Ky lloj depresioni haset te foshnjat e ndara nga nëna shumë herët pas lindjes dhe ata të mbajtur në çerdhe ose në kopsht për kohë të gjatë. Ai karakterizohet nga një zhvillim i vonuar dhe i mangët fizik, intelektual dhe shpirtëror si dhe personalitet jo social. Fëmijët e ndarë nga familja në vitet e parë të jetës për t’u dërguar në çerdhe apo kopsht, më vonë gjatë procesit jetësor hasin vështirësi të mëdha në përshtatjen me ambiente dhe situata të reja dhe reagojnë me vonesë ndaj stimujve
të ndryshëm. Ata zhvillojnë tike ose lëvizje të tjera të pavullnetshme si tundje e këmbëve ndërsa qëndrojnë ulur, shkulje e flokëve, goditje të murit me kokë, luajnë me llapat e veshit dhe tundje e kokës. Një sjellje e tillë nga fëmija i lënë vetëm është një përpjekje për të kompensuar vetminë dhe braktisjen që ai ndjen. Për më tepër, tek disa fëmijë mund të gjenden shenja prapambetjeje mendore. Studimet kanë treguar se edhe në fëmijë të ushqyer mirë dhe me cilësi, shkalla e prekshmërisë ndaj sëmundjeve dhe vdekjeve është më e lartë. Krahasuar me moshatarët e tyre, ata janë më të dobët dhe më të shkurtër fizikisht. Megjithëse të etur për dashuri, ata përgjigjen me dyshim dhe indiferencë ndaj dashurisë apo afrimitetit të shfaqur ndaj tyre. Disa nga këta fëmijë të privuar në këtë mënyrë rriten dhe zhvillojnë një ndjenjë mungese vetëbesimi, bëhen të turpshëm, të rezervuar dhe pasiv ndërsa të tjerë bëhen agresivë. Ata shfaqin shenja të një sjelljeje pa edukatë, janë mendjengushtë dhe bëjnë mungesa të pajustifikuara në shkollë. Një pjesë prej tyre janë të predispozuar për sjellje kriminale, të dhunshme si dhe mund të ketë nga ata që tentojnë vetëvrasjen. Studime të bëra me persona kriminelë apo të sëmurë mendorë kanë treguar se shumica e tyre e kishin kaluar një fëmijëri të vetmuar, të ndarë nga familja dhe të privuar nga dashuria prindërore. Për fat të keq, dobësia e karakterit dhe deformimet e personalitetit që lindin si pasojë e ndarjes afatgjatë nga nëna, janë pothuajse të parikthyeshme. Sa më i vogël të jetë fëmija që dërgohet në çerdhe dhe sa më gjatë të qëndrojë atje, aq më të rënda janë efektet negative. Si përmbledhje: dashuria dhe kujdesi që nëna shfaq ndaj foshnjës së saj është shumë e rëndësishme për zhvillimin fizik, edukimin dhe karakterin e fëmijës dhe asgjë nuk mund të kompensojë mungesën e saj. Simptomat e vëzhguara në fëmijë të rritur larg familjes janë vënë re edhe tek fëmijët e adoptuar. Këta fëmijë nuk përshtaten lehtë me familjen e re dhe kurrë nuk kanë të njëjtën përqasje me nënën adoptuese si me nënën biologjike. Gjendja e fëmijëve të familjeve të divorcuara lë akoma më shumë për të dëshiruar. Përktheu: Erion Sukaj
DHJETOR 2012
Di
49
Kuriozitete Flamuri kuq e zi në logon e Google Flamuri shqiptar në logon e motorit më të madh të kërkimit, Google, surprizoi miliona shqiptarë. Iniciativa e të riut Klajdi Hëna nga Korça, emigrant në Miçigan, u bë realitet. Nëpërmjet një peticioni në faqen e internetit www.change.org, ai arriti të marrë firmat e 75 mijë shqiptarëve. Ata i kërkuan Google që të vendoste një Doodle (logot që vendos Google në faqen e saj), me flamurin shqiptar më 28 Nëntor, me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Nisma e të riut shqiptar që jeton në SHBA, Klajdi Hëna, është pranuar nga drejtuesit e kompanisë gjigante, faqja e së cilës klikohet nga më shumë se një
miliard veta në ditë. Pikërisht për këtë ngjarje që lumturoi miliona shqiptarë, komuna Libonik në Korçë ka propozuar ta shpallë “Qytetar nderi” Klajdi Hënën. Propozimi i bërë pritet të marrë miratimin në mënyrë unanime nga të gjithë këshilltarët e komunës Libonik. Të gjithë klikuesit e Google në Shqipëri
e Kosovë u ballafaquan me flamurin kuqezi dhe një numër 100, që simbolizon 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Në fakt, një ndryshim i tillë i faqes mund të shihej vetëm nga përdoruesit e IP-së shqiptare, dhe jo në shtetet e tjera. Që kërkesa të merrej parasysh nga drejtuesit e Google, duhet të kishte të paktën 50 mijë firma. Por iniciativa e të riut korçar e tejkaloi këtë shifër. Google ka pasur kohët e fundit disa praktika të ndryshimit të logove, në respekt të datave historike apo edhe evenimenteve të tjera. Logoja e flamurit shqiptar në faqen e Google pushtoi edhe profilet e miliona shqiptarëve.
Koha në vendet myslimane do të përcaktohet nga ora e Mekës Shumë vende islame kohën e tyre do t’ia përshtatsin orës së lartë, e cila është vendosur në kullën mbi Qabe, në Mekë. Lajmin e ka bërë të ditur televizioni Al Jazeera, sipas të cilit shumë shpejt e tërë bota do t’i përshtatet “orës së re mekase”. Në kullën e lartë mbi Qabe, ku është vendosur edhe ora e madhe, do të hapet qendra për llogaritjen e kohës e cila do t’i shërbejë të gjithë myslimanëve. Ora e madhe është vendosur në katër kate. Në këtë hapësirë, në vitin 2013 planifikohet hapja e muzeut. Në një nga katet do të ekspozohet maketi, mjetet, dhe dokumentaret për ndërtimin e kësaj kulle. Kulla, gjithashtu do të ketë një ekran të madh televiziv përmes të cilit do të përcillen imazhet në hapësirë, si dhe një observator për ta vëzhguar Hënën dhe orën atomike. Përmes këtyre mjeteve synohet përcaktimi i saktë i fillimit të muajve Ramazan, Sheval dhe Dhul-Hixhe. Falë projektit, të financuar nga familja mbretërore e Arabisë Saudite, pritet që të gjitha vendet islame kohën e tyre t’ia përshtatin asaj mekase. Gjatë periudhës osmane, koha është llogaritur sipas meridianit “Arz Halifa” ose “Arz Istanbul”, i cili kalonte nën kupolën e Ajasofisë. Por, në vitin 1926 kjo
50
Di
DHJETOR 2012
gjë ka ndryshuar. Atëherë qeveria turke miratoi një sistem të llogaritjes kohore sipas Greenwichit ((GMT - Greenwich Mean Time). PROJEKTI, I FILLUAR 33 VJET MË PARË NË STAMBOLL
Në vitin 1979, në takimin e vendeve islame në Stamboll, të organizuar nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë, është propozuar që në Mekë të ndërtohet një Observator për vëzhgimin e hënës, në mënyrë që myslimanët të kenë një kalendar të unifikuar. Megjithatë, nuk janë ndërmarrë hapa seriozë në implementimin e këtij projekti, kështu që shumica e vendeve islame nuk kanë pasur një datë të përbashkët për fillimin e Ramazanit apo festën e Kurban Bajramit. PËR NDËRTIMIN E KULLËS JANË SHPENZUAR 6 TON AR Kulla Zemzem është ndërtesa e dytë më e lartë në botë. Lartësia e saj totale, bashkë me orën gjigante, është 817 metra, vetëm 11 metra më pak se ndërtesa më e lartë në botë (Burj Khalifa). Në çdo 46 metra, në diametër, gjenden katër copa xhami të mbuluara me fletë ari. Për prodhimin e xhamit, që është vendosur në ndërtesë, janë përdorur gjashtë ton ar. Xhamat janë ndërtuar në atë formë që t’i parandalojnë rrezet e dëmshme të diellit dhe si shtresë mbrojttëse. Vetëm akrepi i cili tregon minutat, është 22 metra i gjatë dhe peshon 10 ton. Ora mund të shihet qartësisht nga 10 kilometra, ndërsa e tërë kulla nga një distancë prej 30 kilometrash.
Ora ka katër anë. Në dy është shkruar “Allah”, ndërsa në dy tjera është shkruar “kelimei teuhidi.” Në mes gjendet emblema e Mbretërisë së Arabisë Saudite, kurse më poshtë ajete nga Kur’ani fisnik të ndriçuar me llamba LED. Altoparlanti është i lidhur direkt me sistemin e zërit, ndërsa gjatë ezanit
emetohet në 170 decibel. Ky ezan mund të dëgjohet në një distancë prej 10 kilometrash. Drita laserike nga maja e kullës mund të shihet nga 340 kilometra. Nëse kjo dritë do t’i drejtohej ndonjë organizmi të gjallë brenda 10 kilometrave, ai nuk do të kishte mbijetuar.
Nën kullë gjenden katër kate mbretërore për mysafirë të veçantë. Mbi të gjendet tarraca me pamje nga Qabja. Projekti do të mundësojë llogaritjen e kohës së saktë për të gjithë vaktet e namazeve e simodos për përcaktimin e datave të rëndësishme festive të kalendarit islam.
Meka dhe Medina, dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor
Meka dhe Medina janë dy qytetet më të ndriçuara në rruzullin tokësor. Ka qenë kozmonauti rus, Anatoli Ivanichen, i cili gjatë një interviste për gazetën “El Bejan” të Emirateve të Bashkuara ka zbuluar fenomenin në alë. Gjatë intervistës Ivanichen mes të tjerash është shprehur: “U përpoqëm që të merrnim foto nga hapësira të disa qyteteve që
janë të njohura për ndriçimin e tyre, siç është Parisi, disa zona të Europës dhe Amerikës Veriore, por pamjet ishin të paqarta kur u kapën. Më vonë, ne bashkë me ekuipazhin vendosëm që anijen ta drejtonim drejt Gadishullit Arabik për të parë nëse do të ishte e mundur që të siguronim pamje të tjera nga hapësira. U befasuam kur pamë dy qytete plotësisht të ndriçuara pamjet e të cilave dalloheshin qartë. Pasi kishim përcaktuar vendet dhe kishim marrë pamjet e para në mënyrë që të bënin verifikimin e tyre, befasia jonë u shtua akoma më tepër kur morëm vesh se fotot e realizuara i përkisnin pikërisht Mekës dhe Medinës”. “Zona tek e cila kishim fokusuar thjerrëzat tona të cilësisë së lartë ende nuk i kishin arritur rrezet e diellit, por edhe përkundër kësaj, ne arritëm të marrim disa foto që ishin tepër të qarta dhe pamjet e tyre ishin mjaft të bukura”, citohet të jetë shprehur në vijim të rrëfimit të tij për gazetën shkencëtari rus Anatoli Ivanichen.
Në çdo vend të botës pa përdorur avion Një 33-vjeçar nga Liverpuli u shndërrua në mbajtësin e një rekordi të veçantë të librit “Guiness”, me vizitën që realizoi kohët e fundit në shtetin më të ri të botës, Sudanin e Jugut. Në 1426 ditë, pothuajse në katër vjet, britaniku u bë protagonist i udhëtimeve epike, që e çuan atë në çdo shtet të globit, por pa përdorur asnjëherë avionin si mjet transporti. Turi përfundoi me vizitën në shtetin e fundit të pavizituar, shtet që kur Graham nisi udhëtimin e tij nuk ishte krijuar ende. 33-vjeçari nuk është personi i parë që ka vizituar secilin prej vendeve të Tokës, por fiton rekordin pikërisht për faktin se është i pari që realizon këtë arritje, duke përdorur vetëm transportin rrethanor, automobilistik, hekurudhor, detar apo lumor, duke shmangur në çdo rast fluturimet. Udhëtimi i Graham e dërgoi atë në 201
shtete, përfshi Shqipërinë, të cilën për nga radha e vizitoi të 69-n. Midis momenteve më të veçanta të turit rreth globit, Graham veçoi udhëtimin me një anije në prag të fundosjes në Kepin e Gjelbërt, burgosjen për një javë në Kongo me akuzën e të qënit spiun dhe arrestimin në Rusi për akuza të ngjashme. Midis te tjerave, Graham shkeli edhe Sirinë në luftë civile, Irakun e Afganistanin nën kontrollin e forcave të NATO-s apo vendin më të izoluar të botës, Korenë e Veriut. ”Më pëlqen të udhëtoj. Në fillim thjesht doja të sfidoja veten, të shihja nëse diçka e tillë mund të bëhej me të vërtetë dhe katër vjet më pas ja ku jam, me këtë rekord të pabesueshëm. Pasi kam parë çdo vend, mund të them se bota është një vend i madh dhe i frikshëm, por kudo ka edhe nga ata njerëz, tërësisht të panjohur, që të gjenden afër dhe janë
të gatshëm të të ndihmojnë”, deklaroi liverpulasi për shtypin britanik. Në total, 33-vjeçari vizitoi të 193 vendet anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, plus territoret e panjohura plotësisht apo me status të veçantë të Tajvanit, Vatikanit, Palestinës, Kosovës, Saharasë së Veriut dhe katër ishuj formalisht autonomë, nën sovranitetin e kurorës britanike. DHJETOR 2012
Di
51
Shëndeti
ERION SUKAJ
Dieta në mjeksinë e Profetit Muhamed “Gjëja së cilës i frikësohem më shumë për umetin tim është ngrënia e tepërt, gjumi i tepërt, dembelizmi dhe mungesa e besimit të thellë.” Hadith “Ha pak, fli pak, fol pak. Kjo është rruga drejt jetës shpirtërore” – proverb
KËRKESA PËR NJË MJEKËSI NDRYSHE Një herë pyeta një mikun tim amerikan i cili sapo ishte diplomuar si mjek se ku shkonte për t’u vizituar kur ishte sëmurë. Përgjigja ishte e habitshme, ai dhe disa kolegë të tij shkonin tek një mjek popullor. Kjo më kujtoi mjekun tim të familjes i cili nuk besonte tek mjekësia moderne dhe ilaçet industriale. Ai gjithmonë më thoshte: “Merre djalin në shtëpi dhe sigurohu që të ushqehet mirë”. Preferenca për një mjek popullor mbi mjekun profesionist vinte si pasojë e pakënaqësisë së tij ndaj literaturës mjekësore që kishte mësuar gjatë viteve të studimit, siç mësova më vonë. Ai ndjehej sikur i kishin mësuar vetëm parime të cilat sipas mendimit të tij “bënin më shumë dëm se dobi”. Ai besonte se ishte trajnuar të “mjekonte simptomat duke përdorur kimikate” dhe që profesioni i tij nuk kishte të bënte fare me kujdesin ndaj personit. Ai më tha se sa herë që përfundonte turnin ndjehej sikur kishte mashtruar vetveten duke mos bërë atë që donte në të vërtetë. Mendimi i këtij mjeku mund të duket jo normal dhe të shikohet si i prapambetur nga mjekët e tjerë, por pikëpamjet e tij ngrenë çështje interesante të rëndësishme për profesionistët dhe pacientët e interesuar. Në vendet perëndimore ka një interes në rritje të mjekësisë alternative dhe lindore që përkon në shumë aspekte me mjekësinë islame, të quajtur ndryshe edhe El Tibb el Nebevi, mjekësia e Profetit (as.). Kjo mjekësi është e bazuar kryesisht mbi Hadithet Profetike por përfshin edhe traditat arabe, greke dhe indiane të mjekësisë që nuk janë në kundërshtim me parimet islame.
HIMYA, PARANDALIMI ME ANË TË DIETËS Mjekësia moderne e praktikuar ka arritur në përfundimin se dieta luan një rol kyç për të pasur një trup të shëndetshëm dhe vëmendja e duhur kushtuar saj do të zvogëlojë mundësinë për sëmundje dhe trajtime mjekësore në të ardhmen. Rëndësia e dietës është një parim universal pothuajse në të gjitha kulturat dhe fetë botërore. Në çdo kohë dhe vend nga Evropa deri në Kinë mund të gjesh këshilla të shkruara ose jo mbi dietën. Profeti i Islamit, Muhamedi, paqja qoftë mbi të, vendosi themelet e një diete të shëndetshme të cilat çuan në zhvillime të mëdha në
52
Di
DHJETOR 2012
mjekësinë arabe dhe islame. Ai porosit: “Stomaku është depozita e organizmit dhe venat marrin ushqim nga ai. Nëse ai është i shëndetshëm, venat i dërgojnë organizmit ushqim të pastër, nëse ai është i sëmurë, venat i dërgojnë organizmit helme.” Termi himya përdoret për të shprehur dietën dhe parandalimin me anë të saj. Harithi, “Doktori i Arabëve”, ka thënë: “Himya është burimi i çdo shërimi dhe stomaku është shtëpia e çdo sëmundjeje.” Për të bërë më të qartë se çfarë të kuptojmë me Himya do të kujtojmë ngjarjen kur Profeti dhe kushëriri i tij Aliu ishin të ftuar për të ngrënë në shtëpinë e Ummu el Mandari. Muhamedi, paqja qoftë mbi Të, filloi të hante dhe ndaloi duke i thënë Aliut: “Ti sapo e ke marrë veten nga një sëmundje.” Ai i dha atij pak elb dhe chard dhe i tha: “Kjo është më e mirë për ty.” Himya ka tre funksione: 1) përdoret si kurë; 2) përdoret për të mbajtur shëndet të mirë; 3) përdoret së bashku me kura të tjera mjekësore për të ndihmuar shërimin
DIETA DHE EKUILIBRI Kurat dietetike jepen në përputhje me llojin e disekuilibrit ushqimor. Disa ushqime janë konsideruar si “të njoma” dhe disa të tjerë si “të thata”. Ata janë e kundërta e njëri tjetrit. Shembulli më i bukur dhe më i thjeshtë gjendet në këshillën e Profetit Muhamed: “Temperatura e lartë vjen nga zjarri, shuajeni atë me ujë.” Një shembull tjetër është fërkimi i lëkurës së thatë me vaj ulliri. Dikush mund të thotë se këto ide janë logjikë e zakonshme dhe jo parime të vërteta mjekësore. Sidoqoftë, duke nisur nga këto shembuj “të thjeshtë” u vunë bazat e mjekësisë Islame e cila u zhvillua më tej në mjekësinë moderne. Al-tibb el-Nabawi pati ndikim të madh mbi kirurgë dhe mjekë të tillë si Ibn Sina dhe al-Hazen. Duket se me përparimin e shpejtë të shkencës, u harruan këto baza të thjeshta të mjekësisë. Ndërsa sot gjendemi përsëri përballë me idenë “e vjetër” të një diete të ekuilibruar. Dieta normalisht përshkruhet si përzierje e tre ushqimeve, proteina, yndyrna dhe sheqerna. Pjesët strukturore të qelizave njerëzore janë proteinat. Janë ato që i mbajnë qelizat në formën që kanë. Ato janë gjithashtu jetike për funksionimin e tyre. Çdo proteinë është e ndërtuar nga një zinxhir hallkash më të vogla që quhen aminoacide. Orga-
nizmi i njeriut ka nevojë për 20 aminoacide për të ndërtuar proteinat që i nevojiten. 14 nga këto mund të prodhohen vetë nga organizmi. Pjesa që mbetet duhet të merret me ushqimet. Akademia Amerikane e Shkencës rekomandon 0.8 gr proteina për kilogram peshë trupore. Koncepti i ekuilibrit është shumë i rëndësishëm. Deri kohët e fundit është pranuar nga të gjithë se mishi i kuq është një burim ideal për proteinat. Një studim britanik është interpretuar sikur dieta vegjetariane e përmirëson shëndetin e njeriut. Arsyeja për këtë është se me marrjen e sasive të mëdha të mishit, merret gjithashtu edhe një sasi e madhe yndyrë e dëmshme shtazore. Kjo ishte kuptuar mirë që nga koha e Sahabëve te Profetit. Ai u tha atyre: “Mbreti i ushqimeve për të gjithë njerëzit në këtë botë dhe në tjetrën është mishi.” (transmetuar nga Ibn Maxhe). Omeri gjithashtu i paralajmëroi: “Bëni kujdes me mishin sepse në të ka dëm ashtu siç ka dëm tek vera”. Një tjetër Sahab ka thënë: “Mos e bëni stomakun tuaj një varrezë për kafshët që hani.” Dieta e ekuilibruar është
jetike. Proteinat e “gradës së dytë” të gjetura tek drithërat dhe legumet janë po aq efektive kur kombinohen me ato të gradës së parë të gjetura tek mishi. Sipas idesë së Ibn al Qayum, al - Tibb al-Nabawi edhe tashmë është gjerësisht e pranuar se mishi i kuq është jetik por bëhet më pak i dëmshëm nëse konsumohet i shoqëruar me perime. Lloji i dytë i ushqimit janë yndyrnat. Ato përbëhen nga acide yndyrore që janë molekula të gjata karboni, hidrogjeni dhe oksigjeni. Nga djegia e tyre prodhohet dyfishi i energjisë së prodhuar nga proteinat apo sheqernat dhe gjithashtu janë mbartëse të vitaminave A, D, E dhe K. Yndyrnat janë jetike për rritjen dhe rigjenerimin dhe po ashtu për izolimin dhe ruajtjen e temperatureës trupore. Ato shërbejnë si mbështetje për organet e brendshme. Gjenden disa lloje yndyrnash. Ato ndryshojnë nga shkalla e ngopjes së tyre. Yndyrnat e ngopura prodhojnë sasi të larta kolesteroli në gjak. Kolesteroli është një molekulë komplekse e cila është thelbësore në ndërtimin e murit qelizor, vitaminës DHJETOR 2012
Di
53
D, hormoneve, acideve të tëmthit dhe qelizave nervore. Mëlçia jonë e prodhon kolesterolin vetë dhe nuk ka nevojë ta marrë nga dieta. Prandaj, çdo sasi e marrë nga jasht me dietën është e tepërt dhe çon në prishje të ekuilibrit. Nivele të larta të kolesterolit janë shoqëruar me rrezik të lartë për sëmundje të zemrës. Një mënyrë e thjeshtë për uljen e nivelit të kolesterolit është konsumimi i kufizuar i vezës, mishit dhe mëlçisë. Sheqernat janë lloji i tretë i ushqimeve. Ato janë burim i rëndësishëm energjie, ndihmojnë në kontrollin e shpërbërjes së proteinave dhe mbrojnë nga toksinat. Sheqernat janë dy llojesh. Monosaharidet janë molekula të thjeshta sheqerore, për shembull glukoza. Polisaharidet janë molekula më komplekse dhe shpërbëhen në dy ose më shumë molekula të thjeshta, për shembull niseshteja. Ato gjenden tek frutat, perimet dhe drithërat. Polisaharidet kërkojnë më shumë kohë për tu tretur dhe janë të rëndësishme në rastet e urisë së zgjatur. Për shembull, elbi ka qenë një ingredient jetik në mjekësinë Arabe në kohën e Profetit Muhamed edhe si pjesë e rëndësishme e dietës së tij dhe të Sahabëve.
TRETJA Një shtyllë e al-Tibia al-Nabawi thotë që sëmundja ka lidhje me dietën dhe tretjen. I Dërguari ëi Allahut ka vënë theksin mbi pozicionin si duhet të ushqehemi. Ai vuri rëndësi mbi higjenën orale dhe aktivitetin fizik gjithashtu. Thënia e mësipërme e Profetit për stomakun ka kuptimin e të gjithë sistemit tretës. Ne jemi urdhëruar ta ruajmë trupin tonë. Të tregosh kujdes për dietën dhe tretjen ushqimore do të thotë të kujdesesh për trupin dhe mendjen. Tretja fillon me gojën dhe dhëmbët. Ushqimi copëtohet në pjesë të vogla nga dhëmbët dhe lëngështohet nëpërmjet pështymës e cila ndihmon gëlltitjen. Ky proces kërkon disa minuta. Ky proces përmban rrezikun e kariesit të dhëmbëve nga ndërveprimi i baktereve të gojës me sheqernat e ushqimit. Për këtë nga tradita Profetike jemi të urdhëruar të përdorim miswakun pas ngrënies ose para marrjes së
54 54
Dii D
DHJETOR DH D H J ETO ET E TO T O R 2012 20 2 0 112 01 2
abdesit. Përdorimi i miswakut pastron gojën, kënaq Allahun dhe mërzit shejtanin. Në al-Tibia al-Nabawi, higjena orale nuk ka vetëm rëndësi shëndetësore por është edhe një pjesë e adhurimit. Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi Të, ka thënë: “Namazi me miswak është më i mirë se 70 namaze pa të.” Ushqimi më pas kalon në stomak përmes ezofagut. Kthimi i acidit të stomakut në ezofag gjatë këtij procesi mund të shkaktojë djegie. Sipas al-Tibb al-Nabawi, kjo mund të parandalohet duke u ulur në një pozicion të rehatshëm gjatë ngrënies. Profeti ka thënë: “Unë nuk ha kur jam shtrirë”, dhe “Unë ulem ashtu siç ulet një rob dhe ha ashtu siç ha një rob.” Ai ulej për të ngrënë në tokë ose në sofër mbështetur mbi këmbët e tij të mbledhura në shenjë respekti ndaj Allahut dhe atyre me të cilët hante. Pasi ushqimi kalon stomakun shkon në duoden ku çlirohet tëmthi i prodhuar në mëlçi. Një nga problemet më të shpeshta këtu janë gurët e tëmthit. Kjo mund të parandalohet me një dietë me pak yndyrë shtazore. Një mënyrë për të pastruar stomakun është agjërimi. Ai e lejon atë të “pushojë” duke i lënë kohë të rigjenerohet. Roli i agjërimit në Islam është i njohur tashmë. Detyra e çdo muslimani për të agjëruar një muaj në vit i jep atij përfitime trupore, mendore dhe shpirtërore. Gjithashtu, këshillohet që një musliman të agjërojë tre ditët e mesit të çdo muaji tjetër të vitit ose ditën e Hënë dhe të Enjte sipas traditës së Profetit Muhamed. Ushqimi kalon rreth 4 orë në stomak, 4 orë e gjysmë në zorrën e hollë dhe duoden dhe në fund 12 orë në zorrën e trashë. Në zorrën e trashë bëhet kryesisht përthithja e ujit dhe ajo që mbetet del jashtë me feçet. Procesi përfundimtar që është eliminimi i mbeturinave është po aq i rëndësishëm. Profeti ka këshilluar të ulemi galiç për të shmangur kapsllëkun. Ai ka dhënë shumë porosi për të mbajtur pastër pjesët intime duke përdorur ujin për tu pastruar dhe për të mbajtur larg infeksionet. Kjo konsiderohet si pjesë e adhurimit dhe nëse nuk bëhet me kujdesin e duhur adhurimi nuk konsiderohet i plotësuar.
Faqja juaj
Rruga Një ditë vjen, sheh se deti mbaron dhe këmbën në tokë e vë ti, rrugës i erdhi fundi pandehin ata që nuk besojnë. Ka prej tyre që i kapërcejnë duke ecur të thepisurat male, a e di? e sexhadet në rrugën e nurtë i hapin e i shtrojnë. I kapërceve ato male të thepisura? I lumtur do jesh! Nëse peshën mbi supe e ke të lehtë, hiç frikë të mos kesh! Eja të thithësh aromë lulesh mbi barin e gjelbëruar e sa herë të merr etja, pi nga burimi i kulluar. Ah! . .Me ato vise zemra ime është dashuruar. Xhynejd Suavi
XHAMIA E BEQARËVE, kryevepra e mjeshtërve beratas Mangalemi dhe Xhamia e Beqarëve! Befasia e qytetit të Beratit. E kush nuk ka dëshirë që në fototekën e tij të ketë fotografinë e kësaj lagjeje karakteristike me xhaminë e saj të bukur, ndërtuar mjeshtërisht nga arkitektët dhe mjeshtrat e shquar beratas. Pikërisht në juglindje të Mangalemit, mes shtëpive buzë rrugës, aty ku ndan lagja nga pazari i vjetër, është ndërtuar xhamia e Beqarëve. Kush e dëgjon për herë të parë këtë emër, ndoshta befasohet. Dhe s’është për t’u çuditur, koha e padokseve që jetuam u mundua të fshinte nga kujtesa shumë emra e s’kishte si të shpëtonte edhe xhamia e Beqarëve. Po ajo është atje ku ishte, në këmbë, gjithnjë e respektuar nga besimtarët islamë për shërbimin e saj fetar dhe rolin qytetar e moral. Një institucion që u shërbeu qytetarëve beratas për kryerjen e ritit të bukur të faljes dhe si pikë orientimi e komunikimi në mes të lagjeve, ndërtuar me kontributin e esnafit të “beqarëve” më 1827, nga ku rrjedh edhe emri i saj. Ajo mundi t’i shpëtojë shkatërrimit dhe barbarisë komuniste. Duke vështruar pozicionin gjeografik ku është vendosur xhamia, të tërheq vëmendjen ndërtimi i saj në mes të lagjeve, pranë rrugës kryesore dhe përballë tregut të zejeve.
Zgjedhja e vendit u ka dhënë mundësi banorëve përreth, që pa humbur kohë, të kryejnë obligimin e faljes. Kjo ka favofrizuar gjithashtu zejtarët, tregtarët dhe kalimtarët e rastit. Përballë xhamisë, jo më larg se 50-60 metra, kalon lumi Osum. Prania e ujit pranë çdo xhamie, është kusht i domosdoshëm, pasi për kryerjen e namazit kërkohet më parë të bëhet larja e posaçme (të merret abdes). Arkitektura e jashtme e kësaj xhamie harmonizohet bukur me terrenin e saj të pjerrët ndërsa hajati dhe arkada e pasme përfshin të gjitha rrugicat e anës lindore të lagjes. Pra sokakët e kalldrëmta përfundojnë në oborrin e xhamisë, një rrethanë tjetër lehtësuese kjo për këdo që dëshiron të falë namazet ditore aty. Pamja e saj arkitektonike, fasadat me breza të suvatuar, zbukuruar me piktura murale e me motive bimore dhe objektet kulti, e bëjnë këtë vepër, përfaqësuesen më me vlerë të xhamive të tipit me çati druri që ruhen në Berat. Të gjitha këto flasin për aftësi krijuese të mjeshtrave vendës që i lanë qytetit të tyre këtë vepër kulti. H. M.
DHJETOR 2012
Di
55
V. BATAKU
AFORIZMA PËR ATDHEUN, PËR ATDHEUN Kush ka vdekur për atdhe, nuk ka vdekur por ka le. Shqipe Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të. N. Frashëri
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të. Horaci Edhe më i merituari i ka më shumë borxh atdheut, sesa atdheu atij. Burkhardi
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë. S.Frashëri
Atdheu është si familja: vlerën ia njohim vetëm atëherë kur e humbim. Floberi
Nuk vlen asgjë të dashurosh, nëse vajtimi i vendit tënd nuk prek zemrën tënde. Elyari
Nuk jam i sigurt se a mund t’i dua në jetë dy gra, por jam i sigurt se nuk mund t’i dua dy atdhe. Stendali
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të. Kenedi
Njeriu nuk lind për veten e vet, por për atdheun. Ciceroni
Më mirë të jetosh keq ne atdhe, se sa mirë e në vend të huaj. Indiane
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut. Euripidi
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun.
Të vdesësh për atdhe, kjo është punë mbretërish. Bloku
Volteri
Liria është thelbi i shpirtit dhe i mendjes; aty ku s’ka liri, mendja dhe shpirti thahen si bima pa ujë. S.Frashëri
Liria njerëzore nuk është vetëm çështje private, por ajo nuk është asgjë nëse nuk është edhe çështje private. Markuzeu
Te liria s’arrihet nëpër lule po nëpër vuajtje e mundime të gjata. Qosja
Liria është frut që duhet vjelur përditë, ndryshe kalbet. Filipsi
PËR LIRINË
56
Di
DHJETOR 2012
POPULLIN, LUFTËN, LIRINË Për dashuri jap jetën, për liri jap dashurinë. Petëfi Paqja nuk mund të ruhet kur disa janë të skllavëruar, e disa të lirë. Kanti
Skllavëria më e madhe është të mos kesh liri, e të mos konsiderohesh i lirë. Gëte Në qoftë se edhe një mijë herë biesh, provo të ngrihesh edhe një herë. Lao Ce
PËR LUFTËN Lufta nuk evitohet në qoftë se nuk evitohen mendimet për luftën. Bjemsoni Lufta është e keqe dhe kushdo që thotë të kundërtën, është gënjeshtar. Heminguei
Për njeriun mund të mos ketë rrugëdalje në histori, për popullin rrugëdalje ka gjithmonë. Qosja, Njerëzit vdesin, populli është i pavdekshëm. Xoxa
Nuk ka veprim më jorentabël se lufta. Çërçilli
PËR POPULLIN Zoti s’do ta ndryshojë dot gjendjen e vështirë të një populli përderisa ai popull të mos ndryshojë vetveten. Kur’an Populli është i madh kur jep njerëz të mëdhenj.
Populli është themeli i shtetit; sa më i fortë të jetë themeli, aq më shumë qëndron godina. S.Frashëri E dua aq shumë popullin tim saqë mund të jem nacionalist.
Duhameli
Kamy
Kombi që humb vetëdijen për të kalurën e tij, gradualisht humb edhe “veten” e tij. Kundem DHJETOR 2012
Di
57
Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.
Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.
Argëtim 3D
DHJETOR 2012
Di
59
60
Di
DHJETOR 2012