Revista Drita Islame 5, Maj 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 5 (352) | Maj 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

MAJ 2012

Di

1


2

Di

MAJ 2012


MAJ 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 5 (352) Maj 2012 ISSN 2226-7115

6

Edukata fetare në sistemin arsimor parauniversitar

8

Në fokus Ramadan Çipuri

17 maji në kërkim të antivlerës

10 Aktualitet

- Bashkësitë islame, grup pune për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë - Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm - H. Selim Muça pret Sami Yusuf - Sami Yusuf pritet nga Kryeministri Berisha - Organizohet programi "Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit"

Tirazhi 5000

U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Ali Zaimi

16

22 28

Komente & Opinione Gëzim Tushi

Forum Ajni Sinani

30 32

Bota jonë Dr. Ibrahim Ozdemir Ambienti

40

Bota jonë Ylli Gurra

Muhamedi a.s. is mëshirë për botët

42 44 47

Retrospektivë

A ka gjallni mbas vdekjes?

Personalitet Faik A. Kacollja

Dossier & Histori Dr. Tonin Çobani

Foto lajm

Sami Yusuf në Programin festiv

Reportazh Ferit Lika

Estetikë Edison Çeraj Estetika Islame - pj. 3

49

Familja

50

Shëndeti

- Një fëmijë dy vjeç duhet të dijë së paku 25 fjalë

- Sekreti i rinisë, gjumi i rregullt

Aisa Kokiçi

Sami Yusuf

Fëmijëri e humbur në rrugët e metropolit! MAJ 2012

38

Intervista

"Kënga e shqipes", e pakënduar që 100 vjet

Di

Kiameti, exheli i universit

Roli i fesë, ndikimet e kohës dhe sfidat e modernitetit...

19

Bota jonë Blerim Nazimi

Ali Basha

Respekti i ndërsjelltë kusht i bashkëjetesës

4

35

- Shihe jetën pozitivisht

53 54 56

Faqja juaj Esmeralda Çaça Kam nevojë për ty

Kuriozitete

- Katari, vendi më i pasur në botë

Kujtesë Muhamed Sytari

30 qitabe që zgjojnë kujtimin e Imam Ali Shoshit


MAJ 2012

Di

5


Editorial

ALI ZAIMI

Edukata fetare i aftëson ata të zhvillojnë ndjenjat pozitive e humane, të kuptojnëtë besuarit në Zot, të jenë të moralshëm e të dobishëm, të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëdijen e veprimtarisë së tyre.

Edukata fetare në sistemin arsimor parauniversitar E pranojmë apo jo feja ka qenë, është dhe do të jetë një nga elementët më esencialë në jetën njerëzore. Ajo bazohet në themelet e vendosjes së besimit se një Qenie e Plotfuqishme dhe e Gjithëditur kontrollon, ndjek dhe njehçdo nevojë dhe objektiv të krijesave. Mbi të gjitha ky besim është më se i natyrshëm për natyrën njerëzore dhe prehet pikërisht në ndërgjegjen e saj. Në shoqërinë tonë dhe në gjysmën e botës që i hapi luftë mendimit fetar, privimi nga besimi solli, të paktën për gjysmë shekulli, veçse rrënim dhe mizori. Kështu kushtimisht është e nevojshme që shoqërisë, jo thjesht të mos i ndalohet, por t’i ofrohet mundësia të informohet për parimet bazë të besimit fetar. Nëse do ta marrim të mirëqenë idenë se rinia është e ardhmja e një kombi, edukata fetare, shumica e normave dhe vlerave të së cilës janë tashmë botërisht të pranuara si vlera universale, ofron një infrastrukturë shumë të rëndësishme morale për rininë tonë. Për më tepër, duke u vlerësuar për qenësinë e tyre hyjnore, këto vlera kanë një mundësi ndikimi dhe implementimi më të shpejtë

6

Di

MAJ 2012

dhe më të qëndrueshëm në shoqëri. Është qartësisht i verifikueshëm fakti që edukimi fetar ka mundësi të parandalojë, ose së paku, të zbusë një sërë vesesh dhe efektesh negative të shoqërisë në çdo kohë. Nga ky gjykim rrjedh edhe kërkesa e natyrshme e komuniteteve fetare në vend, që kultura apo edukata fetare të përfshihet si lëndë (së paku me zgjedhje) në sistemin arsimor parauniversitar publik. E përse parimet e larta fetare mos të bëhen pjesë integrale e programeve mësimore, përderisa synojnë të kontribuojnë në zhvillimin njerëzor dhe edukativ të të rinjve? Edukata fetare i aftëson ata të zhvillojnë ndjenjat pozitive e humane, të kuptojnëtë besuarit në Zot, të jenë të moralshëm e të dobishëm, të rrisin ndërgjegjësimin dhe vetëdijen e veprimtarisë së tyre. Përpara se të paragjykojmë e ta anashkalojmë çështjen me inercinë e qëndrimevepro e kundër, duke u strehuar në të famshmin laicitet, që fatkeqësisht ndonjëherë perceptohet gabimisht si ateizëm, mendoj që duhet ta trajtojmë çështjen me seriozitetin e duhur në kontekstin e dobisë që ka


lënda e fesë në sistemin arsimor, apo edhe të dëmeve që personalisht nuk mendoj të ketë. Nëse futja në kurrikulat arsimore e edukatës fetare cenon laicitetin e shtetit,i bie qëshumica e shteteve më të zhvilluara të Evropës të jenë kthyer tashmë në shtete fetare, meqenëse e kanë implementuar me kohë kulturën fetare në shkolla. Në fund të fundit, përsëri janë institucionet shtetërore ato që e miratojnë programin arsimor, qoftë edhe lëndët fetare, kështu që nuk kemi të bëjmë me cenim të laicitetit të shtetit. Komunitetet fetare kanë të drejtën të paraqesin kërkesat e tyre si grupe interesi, por edhe si shoqëri civile që mendojnë për nevojat dhe të ardhmen e shoqërisë sonë. Veç kësaj, a mos vallë laicitet do të thotë ateizëm dhe ky qenka në përputhje me shkencën. Nuk duhet të harrojmë se, vendi ynë i provoi në kurrizin e vet shumë rëndë pasojat e ateizmit dhe materializmit, që në abuzim të plotë u njësuan me emrin e shkencës dhe kulturës. Deri dje në auditorët e shkollave në emër të shkencës, nxënësve iu imponuan teori të pa vërtetueshme, e madje shkatërruese, vetëm materialiste, pa u vënë fare në peshoren e arsyes, logjikës dhe vetëdijes. Prandaj në vend të formimit të brezave që të jenë të aftë të mendojnë lirisht dhe të respektojnë mendimin e lirë, sistemi armik i shpirtërores ia la vendin konfliktit që buroi nga injoranca, nga ambicia për privilegje, nga interesatmeskine të individëve dhe grupeve të ndryshme, mizori këto që njeriu i virtytshëm e me besim nuk i miraton. Por ç’është e drejta kjo qasje e sotme postkomuniste, diku e ftohtë e diku armiqësore ndaj fesë, i ka rrënjët pikërisht aty tek arsimimi i djeshëm përjashtues. Personalisht mendoj që shumë vlera që ky popull ika ruajtur edhe në periudhën e komunizmit, janë ato norma me burim fetar e besimor që edhe ai sistem mizor nuk mundi t’i shkulë nga shpirti i shoqërisë. Ndërsa problemet dhe braktisja e një pjese të mirë të këtyre vlerave në kohën tonë nuk janë kurrsesi me burim demokracie, por janë trajtimi i të sotmes me mentalitetin e të djeshmes, tingëllojnë si alë shpirtërore nga mendje materialiste, duken si aparenca integrimi me ëndrra marksiste. Edukata fetare ka qenë pjesë integrale e sistemit arsimor edhe në kohën e Mbretërisë. Mbreti Zog lejoi që në arsimin publik nxënësit të pajiseshin edhe me edukatë fetare. Sistemi komunist e ndaloi atë dhe fatkeqësisht, megjithëse kapitulloi vetë, ai sistem la gjurmë të pashlyera në mentalitetin e shumë njerëzve që u rritën me mësimet e tij. Mendoj se është për t’u marrë në konsideratë fakti që gjatë gjysmëshekullit të kaluar vendet e Evropës Lindore që u treguan më të ashpër dhe përjashtues ndaj fesë, ngelën shumë mbrapa edhe në politikë, kulturë, teknologji ekonomi etj. Ndërsa perëndimi, me në krye SHBA, që besimin në Zot e shprehu deri në zemër të materiales, të shkruar mbi dollar, mori frymë më lirisht edhe në “fakultetet” e tjera të jetës. Megjithëse falë Zotit janë pak, disa mbrojnë idenë se

feja është diçka e vjetër dhe nuk përputhet me nevojat e kohës. Por nuk duhet harruar se besimi dhe morali fetar janë ushqimi i shpirtit, sikurse buka dhe uji janë ushqimi i trupit. Sado kohë të kalojë, ushqimet, frutat e perimet, përderisa të ngelen të nevojshme për trupin asnjëherë nuk do të mund të trajtohen si të vjetruara. Në rast se ne në emër të laicitetit, dua ta theksoj që kjo s’ka të bëjë fare me cenimin e tij, ua privojmë të rinjve të interesuar të drejtën e informimit mbi edukatën dhe kulturën fetare, ata, për ta plotësuar kureshtjen e tyre, do të orvaten të gjejnë rrugë të tjera, që mund të jenë me burime të pakontrolluara e dezinformuese. Ne nuk duhet të harrojmë që çështjet fetare e ruajnë gjithmonë aktualitetin dhe ndikimin e tyre për shkak edhe të fushës së interesit dhe studimit të tyre. Feja, e meqë i përkas besimit Islam, konkretisht Islami, më së shumti merret me çështje të pandryshueshme të jetës. Besimi në Zot, profetët, jeta e përtejme, librat e shenjtë, engjëjt dhe përcaktimi hyjnor janë të lidhura përherë me njeriun dhe shoqërinë, prandaj ato janë të rëndësishme dhe të nevojshme për njeriun në çdo kohë dhe rrethanë. Si përfundim, mund të them se ashtu sikurse pushteti ka një rol të pamohueshëm në zbatimin e ligjit dhe normave shoqërore, gjithashtu edhe rëndësia e fesë në këtë fushë është e pamohueshme. Natyra njerëzore gjithmonë tenton t’i shmanget ligjit dhe detyrimit që ka, e ndërsa e ka shumë të vështirë t’i shmanget përgjegjësisë me vetëdijen se po mbikëqyret nga Zoti dhe do të gjykohet për të gjitha veprat e tij. Këtë edukim nuk besoj se ka ndonjë sistem njerëzor që mund ta realizojë më mirë se edukata fetare. Prandaj përderisa vendet më të zhvilluara se ne e kanë në sistemin e tyre arsimor lëndën e njohurive apo edukatës fetare, psetë mos ua mundësojmë edhe ne të rinjve këtë kërkesë, që edhe po të mbyllim sytë kam bindjen se do të mbetet përsëri nevojë për shoqërinë tonë. MAJ 2012

Di

7


Në Fokus

RAMADAN ÇIPURI

17 maji,

në kërkim të antivlerës Batuta që më nxiti të shkruaj sot, ishte ajo e një kolegut tim në një ambient gazetarësh, ku ai i tha një tjetri: “Shefi im ishte i martuar me shefin tënd”. Shoqëria shqiptare është përfshirë në një debat, rreth të cilit sa më shumë të shkruhet aq më shumë vlerë fiton. Parada e homoseksualëve, që vuri ballë për ballë edhe përfaqësues të qeverisë, po diskutohet rëndom jo vetëm nëpër media të ndryshme, por edhe në ambiente publike. Si në çdo problematikë shoqërore, ka nga ata që e mbrojnë dhe nga ata që e kundërshtojnë, gjë që krejt natyrshëm po evoluon edhe në shoqërinë tonë. Parë në aspektin e një fenomeni, sipas shumë studiuesve homoseksulizmi, është një sëmundje, në të shumtën e rasteve edhe me burime gjenetike, e ngjashme me shumë të tjera, e cila edhe mund të trajtohet kur ekziston vullneti i individit. E konsideruar si e tillë, rreziku qëndron në atë se kjo sëmundje, duke gjetur terren të përshtatshëm për zhvillim në shoqëri mund të nxitet akoma më shumë dhe të kthehet në një preferencë edhe për ata aventurierë që kanë shijuar shumë kënaqësi të kësaj bote e janë në kërkim të diçkaje tjetër. Demokracia dhe të drejtat e liritë e njeriut mbeten baza kryesore ku mbështeten mbrojtësit e të drejtave të homoseksualëve. Është mëse e drejtë që çdo individ të jetojë sipas besimit, bindjeve dhe dëshirave të tij, por përtej kësaj, kurrsesi nuk mund të anashkalohet edhe konteksti shoqëror. Është një kushtetutë e pashkruar e rregullave të shoqërisë, ndaj të cilës

8

Di

MAJ 2012

çdo individ duhet të bindet, nëse dëshiron të jetë pjesë e saj. Këto rregulla janë pjesë e mbarëvajtjes dhe ecurisë normale të jetës njerëzore. Kjo e fundit, ashtu siç edhe Zoti e ka krijuar dhe organizuar, vazhdimësinë e saj mund ta sigurojë vetëm nga një marrëdhënie e shëndoshë midis burrit dhe gruas. Nga kjo familje bërthamë, vijon më tej trashëgimia dhe vazhdimësia e njerëzimit, sipas një rregulli krejt të natyrshëm dhe të mundshëm brenda kushteve jetësore. Në këtë debat, mendoj se ekzistojnë dy faktorë të rëndësishëm që duhet të kihen parasysh: Së pari, demokracia dhe vendosja e kufijve se sa të lirë duhet të jenë individët për të vepruar brenda një shoqërie. Nëse do të mbështetej çdo e drejtë e kërkuar nga grupe të caktuar, atëherë duhet të pranohet si e natyrshme dhe normale çdo tentative diktatoriale, enveriste, sadamiste, naziste, fashiste apo të ngjashme me to për të vepruar brenda shoqërisë. Do të ishte e drejtë e tyre që përsa kohë që do të gjenin edhe mbështetje në komunitet, të vepronin dhe të ushtronin aktivitet sipas mënyrës së tyre. E nëse një gjë e tillë shihet si e papranueshme, atëherë edhe parada gay, me burrat me bikini dhe gratë me mustaqe nuk mund të lejohet si një promovim i të drejtave të njeriut. Këtu lind edhe pyetja se kush dhe si do t’i vendosë këto kufij për mbarëvajtjen normale të jetës shoqërore. Pra, analizuar në aspektin e demokracisë, parada dhe të drejtat e kërkuara nga ky grup individësh do të ishin jo një mbrojtje e të drejtave të njeriut, por një abuzim me këto të drejta.

Së dyti, parë në aspektin shoqëror dhe demokratik, ky komunitet gay, në një sistem të tillë është i lirë të jetojë brenda privatësisë së tij, duke mos iu cenuar në asnjë mënyrë e drejta e jetesës brenda këtyre kufijve. Por, çdo përpjekje për të transmetuar si vlerë atë që nuk është e tillë, nuk mund dhe nuk duhet të tolerohet. Nuk mund të jetë e drejtë që nën petkun e të drejtave dhe lirive të njeriut, të imponohen në shoqëri antivlera në kundërshtim total me njerëzoren. Kjo gjë do të ngjallë reagimin dhe të drejtën e protestës për të gjithë ata individë që fëmijëve të tyre nuk do të lejonin t’u ushqehej kultura e një sëmundjeje siç është kjo e homoseksualizmit. Përveç të tjerash, hapja rrugë e diçkaje të tillë në vendin tonë, do të shkaktojë lindjen e shumë problematikave të tjera siç janë legalizimi i martesave midis të njëjtit seks, e drejta e birësimit të fëmijëve etj. Siç ka ndodhur edhe më parë, këto skandale me birësimet në çifte gay-sh, privojnë të drejtën e këtyre fëmijëve për të vendosur mbi atë që janë, mbi zhvillimin e tyre të natyrshëm dhe mbi të ardhmen e tyre. Ata do të mbeten larg normales ku nuk do të kuptojnë se cili është nëna apo babai. Së fundi, them se edhe nëse parada gay do të organizohet, ky grup, i kryesuar nga Avokati i Popullit, do të përfaqësohet nga disa tranvestitë që i shohim rëndom nëpër lulishtet e pakta të Tiranës, me disa paruke me onde të gjata, me sytë e grimosur në blu të errët dhe buzët me të kuqe të ndezur, që në të shumtën e rasteve ngjallin neveri tek ata që i shikojnë.


MAJ 2012

Di

9


VENDI

Aktualitet

Bashkësitë islame, grup pune për aktivitetet e 100 vjetorit të Pavarësisë

Përfaqësues të tre bashkësive fetare islame në trevat shqiptare, zhvilluan një mbledhje në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në lidhje me veprimtaritë e ndryshme që do të organizojnë në kuadërtë 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Përfaqësues të tre bashkësive islamepropozuan dhe miratuan ngritjene një bordi organizativ, i cili do të merret me hartimin e projekteve dhe organizimin e aktiviteteve me natyrë kulturore e fetare në kuadër të kësaj date të rëndësishme. Bordi organizativ përbëhet nga: Ali Zaimi, Kancelar i KMSH-së, Resul Rexhepi, Sekretar i përgjithshëm i BIK, Afrim Tahiri, Sekretar i përgjithshëm i BIM, si dhe dy anëtarë të tjerë nga secila bashkësi.Kjo strukturëme funksion të përkohshëm do të drejtohet nga z. Ali Zaimi, kancelar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Pikë e rëndësishme diskutimi në këtë mbledhje ishte, organizimi i një

konference shkencore ndërkombëtare, me një pjesëmarrje të gjerë figurash fetare e akademike shqiptare e të huaja, mbi rolin dhe kontributin e fesë Islame, dijetarëve dhe figurave intelektuale myslimane në periudha të ndryshme të historisë. Me këtë nismë të tre institucionet fetare i bashkohen aktiviteteve të institucioneve qeveritare dhe organizmave të tjerë me rastin e kësaj date të shënuar, duke qenë se pavarësia ka qenë një përpjekje mbarëkombëtare, ndaj është detyrim për të nderuar të gjithë ata që kontribuan, duke ruajtur sensin mbarëkombëtar në të gjitha kremtimet dhe festimet për këtë ngjarje të rëndësishme.

Emërohet Myftiu i ri i Tiranës Ylli Gurra pasuesi i Hafiz Shaban Saliaj Pas dorëheqjes së Myftiut të Tiranës, Hafiz Shaban Saliaj, më 19 prill 2012, me vendim kryesie z. Ylli Gurra është liruar nga detyra e myftiut të Librazhdit dhe është emëruar Myfti i zonës së Tiranës. H. H. Shaban Saliaj, i cili ka mbajtur deri tani detyrën e Myftiut të Tiranës, ka kërkuar nga Kryesia e KMSH-së zëvendësimin e tij për arsye personale. Pas shqyrtimit të kërkesës së tij, Kryesia vendosi të pranojë dorëheqjen e Myftiut 78 vjeçar Shaban Saliaj, por me qëllim që kontributi i tij ndaj institucionit të vazhdojë, ajo ecaktoi atë me detyrën kryevaiz të Shqipërisë. Me propozim të Kryetarit të KMSHsë, H. SelimMuça, Myfti i Tiranës u emërua z. Ylli Gurra, i cili mban edhe detyrën e kryetarit të Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së. Këto ndryshime u mirëpritën dhe u miratuan në mbledhjen e radhës të Këshillit të Përgjithshëm, mbajtur në mes tëmuajit prill. Në mbledhje anëtarët e KP u shprehën me vlerësimet më të mira për punën e H. H. Shaban Saliaj, gjithashtu shprehën besimin e tyre të plotë në adresë të z. Gurra, mbështe-

10

Di

MAJ 2012

tur në eksperiencën dhe kontributin e tij të rëndësishëm në detyrat që ka ushtruar më parë. Hafiz Saliaj është jo vetëm një memorizues - hafiz i Kuranit, por edhe ruajtës dhe shembull i traditave të shkëlqyera të fesë islame ndër shqiptarët për gati pesë dekada. Ai është pasqyrë e gjallë dhe “trashëgimtar” i të gjithë atyre dijetarëve myslimanë që u persekutuan nga regjimi i egër komunist. Hafiz Shabani është një shembull në përkushtimin dhe shërbimin e tij të pakursyer ndaj fesë dhe besimtarëve në tre periudha kohore:

para ’67, gjatë regjimit komunist dhe në këto 20 vite të rikthimit të Islamit ndër shqiptarët. Kush është Ylli Gurra? Ylli Gurra ka lindur më 21 mars 1973 në Dragostunjë të Librazhdit. Ai rrjedh nga një familje me tradita fetare e atdhetare, me kontribut të gjerënë dobi të fesë islame. Arsimin 8 vjeçare kreu në fshatin e lindjes, ndërsa atë të mesëm në qytetin e Librazhdit. Ylli Gurra është pjesë e kontingjentit të parë të studentëve të dërguar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Turqi në vitin 1992. Po këtë vit ai ndjek studimet në


medresenë e Bejkozit në Stamboll, ku spikat me përgatitjen dhe rezultatet e tij premtuese. Më 1996 ai fiton çmimin e tretë në konkursin kombëtar të letërsisë, i zhvilluar në Stamboll, çmim i dhënë nga kryebashkiaku i asaj kohe RecepTayyip Erdogan. Pas mbarimit të medresesë, ai ndoqi studimet e larta për Shkenca Politike në universitetin

“Galatasaray” të Stambollit dhe pas tyre studimet pasuniversitare për Shkenca Islame pranë Universitetit të Marmarasë. Në qershor 2004, pas kthimit nga Turqia, ai emërohet Myfti i rrethit Librazhd. Gjatë kësaj kohe në vitet 20052008 ndoqi studimet për shkenca sociale në universitetin “Aleksandër

Xhuvani”, Elbasan, ndërsa më 2012 u diplomua për Shkenca Juridike në Universitetin Europian të Tiranës. Gjithashtu CV-së së tij i shtohet edhe masteri shkencor për Shkenca Islame. Në shtator 2010 me një mandat 4 vjeçar ai u zgjodh kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, post të cilin vazhdon ta mbajë edhe sot.

Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm

Në ambientet e Medresesë së Tiranës, u mbajt me 21 prill, mbledhja e zakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të analizuar veprimtarinë e institucionit gjatë periudhës mes dy mbledhjeve. Fillimisht për anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u dha një program i përgatitur nga nxënësit e medresesë, ku u kënduan ilahi dhe u recituan vargje për Krijuesin e Gjithësisë dhe Profetin e Islamit, Muhamedin(a.s.). Në vijim alën e mori kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Ylli Gurra, i cili pas njoftimit për praninë e 2/3 të anëtarëve, deklaroi të hapur mbledhjen, duke bërë të njohur për të pranishmit dhe rendin e ditës. Sipas rendit të përcaktuar mbledhja vazhdoi me leximin e raporteve të dy kryesive: 1. Raporti i Këshillit të Përgjithshëm mbajtur nga Ylli Gurra, kryetar i KP të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Gjatë periudhës kohore mes dy mbledhjeve, Kryesia e Këshillit të Përgjithshëm ka kryer kontrolle në myftinitë Shkodër, Mat, Sarandë, Delvinë, Librazhd e Bulqizë, për të evidentuar arritjet dhe problematikat më të cilat përballen këto struktura, në përmbushje të aktivitetit të tyre fetar, ekonomik e administrativ. Sipas raportit,

veprimtaria e këtyre strukturave ka shënuar rritje, duke ndikuar në forcimin e imazhit dhe rolit përfaqësues të Islamit në këto rrethe e më gjerë. Gjatë kësaj periudhe, myftinjtë dhe stafi i tyre kanë realizuar detyrat dhe udhëzimet përkatëse duke pasur një ecuri të kënaqshme në të gjitha drejtimet, shoqëruar kjo dhe me një frymë të lartë koordinimi e bashkëveprimi. Raporti në alë mori në shqyrtim edhe punën e Departamentit të Haxhit në KMSH, duke e vlerësuar pozitivisht punën e tij në organizimin e Haxhit 2011. Në raport theksohej se përmes këtij organizmi, KMSH dëshmoi përkushtimin dhe seriozitetin e tij për një shërbim cilësor ndaj besimtarëve. 2. Raporti mbi veprimtarinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për periudhën Tetor 2011 - Mars 2012 (raportoi Kancelari i Komunitetit Mysli-

man të Shqipërisë, z. Ali Zaimi.) Në këtë raport anëtarët e KP u njohën me veprimtarinë e institucionit për periudhën e mësipërme. U pasqyrua veprimtaria e Kryesisë dhe e çdo drejtorie, u evidentuan arritjet dhe mangësitë, si dhe u analizuan çështje të tjera me interes. Më pas drejtori i Arsimit, Altin Shima, bëri një prezantim përmbledhës të Universitetit BEDËR si dhe arritjet e tij në këto pak muaj. Për të folur më shumë rreth institucionit më të ri arsimor të KMSH-së,në mbledhje ishte i ftuar rektori Dr. Ferdinand Gjana. Në alën e tij z. Gjana u shpreh: “Në këtë tetë mujor universiteti ka pasur një vijueshmëri pozitive në drejtim të mësimdhënies dhe në krijimin e marrëdhënieve me institucionet e tjera arsimore publike dhe jo publike si brenda ashtu edhe jashtë vendit”.

MAJ 2012

Di

11


Krahas vlerësimeve për punën e Komunitetit Mysliman gjatë kësaj periudhe, pati sugjerime dhe vërejtje shumë të vlefshme nga pjesëmarrësit, të cilat kishin si kryealë shtimin e aktiviteteve në funksion të gjallërimit të jetës kulturore e fetare. Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm u informuan gjithashtu me vendimet e marra nga Kryesia e KMSH-së gjatë kësaj periudhe si: emërime, qarkullime dhe lirime nga detyra. Pas diskutimeve, raportet u kaluan për votim dhe u miratuan me shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm

së bashku me të gjitha vendimet e Kryesisë së KMSH-së të marra gjatë periudhës në alë. Gjatë mbledhjes kryetari i KMSH-së, Haxhi SelimMuça, i informoi anëtarët e Këshillit në lidhje me hapat dhe ecurinë për ndërtimin e xhamisë së madhe të Tiranës. Ai sqaroi se çështja është në fazën e përcaktimit përfundimtar të sipërfaqes së truallit për të kaluar më pas në fazën e projektimit të objektit. Z. Muça shprehu dëshirën që në Bajramin e Ramazanit të hidhet gurthemeli i xhamisë së re të metropolit.

H. Selim Muça pret Sami Yusuf Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, priti në një takim këngëtarin me famë botërore, Sami Yusuf, i cili mori pjesë në programin e shtatë festiv “Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit”, të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Kryetari Muça shprehu kënaqësinë e veçantë për këtë takim dhe e falënderoi artistin Yusuf në emër të myslimanëve shqiptarë për pranimin e ftesës. Sipas tij prania e këngëtarit Yusuf është një vlerësim i madh për kulturën dhe artin në tërësi, si dhe për artin islam në veçanti. Kreu i KMSH-së, duke vlerësuar ilahitë me nivel të lartë artistik të muzikantit të mirënjohur botërisht, vuri në dukje se “programe të tilla kulturore janë tepër të rëndësishme për besimtarët, për t’i mbajtur ata të lidhur ngushtë me besimin”. Z. Muça e njohu artistin mysliman me institucionin e KMSH-së, medresetë dhe universitetin e parë islam në Shqipëri “Hëna e Plotë - BEDER”. Nga ana e tij, artisti britanik, Sami Yusuf, pasi falënderoi Kryetarin Muça për mikpritjen e ngrohtë, shprehu vlerësimet e tij më të mira në adresë të institucionit dhe myslimanëve shqiptarë, duke nënvizuar njëkohësisht rëndësinë e zhvillimit të këtij spektakli, si një ngjarje që jo vetëm evidenton vlerat e artit islam, por edhe si një mundësi për prezantimin

e vlerave të Islamit tek të tjerët. Kreu i KMSH-së i dhuroi muzikantit si kujtim institucional, një punim artistik me simbolet e kombëtare shqiptare, si dhe një album me foto të vjetra të qyteteve të Shqipërisë. Në këtë takim merrnin pjesë nënkryetarët, Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga, kancelari Ali Zaimi, Myftiu i Tiranës Hafiz Shaban Saliaj si dhe drejtues të tjerë të lartë të KMSH-së.

Sami Yusuf: Krenarë për trashëgiminë tonë Artisti mysliman Sami Yusuf, gjatë qëndrimit të tij në Tiranë, zhvilloi me datë 6 prill një vizitë në Universitetin Hëna e Plotë - BEDER. Në konferencën për shtyp, këngëtari Yusuf, ndau me gazetarët dhe studentët përshtypjet e tij për Shqipërinë dhe shqiptarët, raportin e tij me Islamin si dhe disa detaje pikante të rrugëtimit të tij drejt suksesit. “Shqipëria është një vend jashtëzakonisht i bukur, me njerëz të mirë që reflektojnë mirësi e paqe. Ajo që më gëzon më tepër është se tek ju ka

12

Di

MAJ 2012


mbetur një ndjenjë e thellë shpirtërore siç është besimi në Krijuesin e Gjithësisë, ndjenjë që nuk ka vdekur, pavarësisht periudhës komuniste, dhe kjo sipas meje buron nga tradita dhe lidhja e fortë e njeriut me besimin te Zoti”, tha Yusuf. Artisti britanik tregoi se është i kënaqur për punën që kryen në shërbim të së vërtetës së besimit dhe për ta bërë atë të njohur e të prekshëm për njerëzit, në një botë plot konfuzion dhe kur shoqëria e qytetërimi i sotëm kanë humbur shumë nga vlerat e dikurshme. “Është e vështirë të kesh një ide të qartë në këtë botë, por mbetet e vërteta e Zotit. Që kur isha i vogël, ulesha me më të mëdhenjtë dhe flisja për të shkuarën. Bota moderne

nuk ka respekt për traditën. Njerëzit nuk kanë ndonjë qëllim të qartë se për çfarë jetojnë. Në Angli, problemi më i madh është se njerëzit nuk e dinë se për çfarë ekzistojnë! Por, ne Allahu na ka bekuar dhe kjo është arsyeja që sot jam këtu. Unë nuk mund ta shpreh me alë atë çfarë ndjej rreth qëllimit për të cilin jetoj”, u shpreh Yusuf. Në fund të bisedës, këngëtari i famshëm pozoi për foto dhe dha disa autografe për një grup studentësh dhe fansash, të cilët kishin ardhur për të dëgjuar e mësuar më shumë rreth jetës dhe karrierës së tij. Artisti mysliman u prit në takim edhe nga rektori i universitetit, Dr. Ferdinand Gjana.

Sami Yusuf në Medresenë e Tiranës: Fëmijën tim do ta sillja këtu Këngëtari britanik ka zhvilluar një vizitë edhe në Medresenë e Tiranës, ku u takua me drejtuesit dhe nxënësit e saj. Yusuf ndoqi programin artistik që nxënësit e kësaj shkolle organizuan posaçërisht për të. Programi përmbante lexim Kurani, vjersha, ilahi të vetë Yusuf, i cili mbeti shumë i kënaqur që po dëgjonte këngët e tij të kënduara nga nxënësit e medresesë. Në alën e tij Yusuf, shprehu falënderimet e tij të përzemërta për organizimin dhe për mikpritjen. Ai tha që ishte shumë i emocionuar prej gjithçkaje që pa në këtë shkollë. “Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Fondacioni Sema, stafi mësimor, nxënësit kanë bërë një punë të mrekullueshme”, tha ai, duke i sugjeruar nxënësve që të vazhdonin në këtë rrugë, duke vazhduar: Ju jeni ata që do të formojnë të ardhmen”. Gjithashtu ai shtoi që kur të bëhet me fëmijë, padyshim që do të dëshironte ta sillte të studionte pikërisht në këtë

medrese. Në fund e mbylli alën e tij duke thënë: “Duatë (lutjet) e mia janë gjithmonë me ju dhe jam shumë krenar për ju”. Programi përfundoi me një ilahi të kënduar nga Sami Yusufi i shoqëruar gjithashtu nga nxënësit që ndodheshin në sallë. Drejtori i shkollës i dhuroi z. Yusuf një tablo në të cilën ishte gdhendur Xhamia historike e Et’hem Beut.

Sami Yusuf pritet nga Kryeministri Berisha Këngëtari Sami Yusuf iu rezervua një pritje edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha. Duke i uruar përzemërsisht mirëseardhjen, z. Berisha shprehu kënaqësinë që priste një artist të dashur për publikun dhe të mirënjohur për vlerat e tij në fushën e muzikës. Sipas tij ka

qenë një dhuratë nga Zoti, bashkimi i zërit dhe i shpirtit tek një këngëtar, në shembullin e Sami Yusuf. Nga ana e tij, këngëtari mysliman Sami Jusuf falënderoi kryeministrin Berisha për pritjen e rezervuar dhe u shpreh se për të ishte një kënaqësi e veçantë të performonte në Shqipëri,

para një audience të ndjeshme ndaj fesë dhe kulturës muzikore. Gjatë takimit, Kryeministri vlerësoi lart kontributin e fondacionit arsimor e kulturor “Sema”, si mbështetës kryesor i zhvillimit të arsimit nëpërmjet sistemit të medreseve dhe Universitetit BEDER.

MAJ 2012

Di

13


Organizohet programi "Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit"

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Fondacionin Arsimor dhe Kulturor “SEMA” dhe Universitetin Hëna e Plotë - BEDER, organizoi më 7 prill, Programin Festiv “Profeti Muhamed a.s. - Krenaria e Njerëzimit”. Në këtë ngjarje festive morën pjesë Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, ministri Kulturës, Aldo Bumçi, ambasadorë të akredituar në Tiranë, kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, përfaqësues të bashkësive islame të rajonit, etj. Mijëra besimtarë, një pjesë e madhe e të cilëve të rinj, tejmbushën sallën e Pallatit të Kongreseve në nderim të njeriut, që i Madhi Zot e zgjodhi shembull të përsosmërisë. Programi u hap me këndimin e himnit kombëtar. Më pas u transmetuan disa materiale të shkurtra filmike ku u prezantua roli i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në themelimin e shtetit shqiptar si dhe kontributi i tij në aspektin fetar e kombëtar në periudha të ndryshme. Gjithashtu në një material të përmbledhur u prezantua Fondacioni “SEMA” dhe roli i tij në sistemin arsimor të medreseve dhe Universitetit BEDËR. VLERËSIME PËR NJERIUN PROFET DHE MODEL TË SOJIT NJERËZOR Me rastin e kësaj dite të lumtur e të përbotshme, Kryetari H. Selim Muça iu drejtua ngrohtësisht pjesëmarrësve duke u shprehur se “me lindjen e Muhamedit (a.s.), njerëzimit iu dërgua dëshmitari më besnik i kohërave, përgëzuesi i lajmeve më të mira, më i dashuri i Allahut dhe i njerëzve, njeriu më i bekuar i historisë së krijimit.” “Programi i këtij viti - vijoi ai - përkon edhe me një ngjarje të madhe për të gjithë shqiptarët, me 100 vjetorin e Pava-

14

Di

MAJ 2012

rësisë. Dëshiroj të falënderoj nga zemra në emër të gjithë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë, Kryeministrin Sali Berisha, Bashkinë e Tiranës për mbështetjen e dhënë në veçanti për ndërtimin e xhamisë së re të Tiranës, dhe i ftojmë të vendosim së bashku gurthemelin këtë Bajram”. Z. Muça përcolli gjithashtu një falënderim të veçantë për artistin me famë botërore Sami Yusuf, si dhe për fondacionin “SEMA” e Universitetin BEDËR, për mbështetjen e tyre të madhe. Një përshëndetje që emocionoi të pranishmit ishte ajo e kryeministrit të vendit, Prof. Dr. Sali Berisha. Duke shprehur konsideratën më të lartë për figurën profetike, z. Berisha e quajti Muhamedin (a.s.), Dritën e Dijes. “Sot ne kremtojmë ditën e lindjes së Profetit të dritës, një nga mësimet e të cilit ishte drita dhe arsimi, gëzuar këtë ditë”, iu drejtua kreu i qeverisë të gjithë besimtarëve myslimanë shqiptarë. “Të nderuar të pranishëm, është një nder i veçantë që sot së bashku, të kremtojmë, të nderojmë ditëlindjen e Profetit të të gjithë profetëve. Të kujtojmë lindjen e atij që ndriçoi mendjen e njeriut dhe të mbarë njerëzimit, që shenjtëroi dijen, shkollën e mësimin. Sot është festë e madhe për ata që i besojnë Zotit, dijes dhe që duan të ndërtojnë të ardhmen bazuar në vlerat e dijes dhe respektit e bindjes ndaj Zotit. Falënderoj Zotin që na bëri fatlumë të jemi dëshmitarë të 100 vjetorit të pavarësisë”, tha kryeministri Berisha. Më tej z. Berisha falënderoi Komunitetin Mysliman për rolin e dhe kontributin e tij në dobi të shtetit shqiptar. “Gjëja e parë që të shkon në mendje është respekti dhe nderimi për KMSH dhe komunitetet e tjera fetare për kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në rrugën e pavarësisë dhe progresit të atdheut dhe kombit tonë të shtrenjtë. Për 20 vjet drejtuesit e KMSH kanë bërë realitet mrekullinë e të gjitha mrekullive, rilindjen shpirtërore të shoqërisë. Sot, në këtë


vit jubilar dua të shpreh nderimin tim më të madh për H. Hafiz Sabrin Koçin, për kontributin e tij në mbrojtje të fesë dhe të infrasktururës shpirtërore. Ju garantoj se në misionin tuaj fisnik ia keni dalë të ngrini infrastrukturën e besimit, me institucionet tuaja arsimore e fetare. Jam i bindur se medresetë dhe Universiteti BEDËR, do të bëjnë të mundur që Islami të flasë shqip. Shumë shpejt, të gjithë së bashku me durim e përkushtim, do të inaugurojmë xhaminë e re të Tiranës”, nënvizoi kryeministri Berisha. Pas përshëndetjes së tij, artistja turke Gylseher Kahraman, i dhuroi z. Berisha me rastin e jubileut të 100 vjetorit të pavarësisë, një punim artistik të flamurit tonë kombëtar. Duke falënderuar artisten Berisha u shpreh: “Zonja më dhuroi flamurin, kombit mik turk i kemi dhuruar himnin”. NJË NGJARJE E SHËNUAR PËRKUJTOHET ME NJË PROGRAM TË QËLLUAR “Ishte Muhamedi (a.s.), i cili i zbriti dritën njerëzimit”, ishin këto alët e para të prezantuesve të veprimtarisë, Freskida Miloti dhe Alban Tartari, pas leximit me mjeshtëri të një pjese kuranore të mësuesit të Medresesë së Tiranës, Lauren Luli. Shfaqja ngriti peshë zemrat e njerëzve me ilahitë dhe pjesët e zgjedhura poetike të intepretuara nga aktorët Mirush Kabashi, Fatos Sela, Gëzim Rudi dhe emra të tjerë njohur, që sollën dimensione të një përjetimi të jashtëzakonshëm. Salla u elektrizua kur në skenë u shfaq këngëtari i njohur Sami Yusuf. Sapo filloi të shqiptojë alët e para të ilahitë së tij, i gjithë publiku shpërtheu në duartrokitje të zjarrta e të merituara. Sami Yusuf i pyetur nga prezantuesit lidhur me përshtypjet e tij për Shqipërinë, u shpreh: “Jam shumë i lumtur dhe

i nderuar që ndodhem sot këtu me ju. Kur Zoti të jep një bekim, asnjë izëm nuk mund ta bllokojë rrugën e Tij. Shqiptarët për mendimin tim e kanë spiritualitetin në gjak, në molekula, në ADN-në e tyre. Juve jeni një shembull i mirë mes myslimanëve, ortodoksëve, katolikëve. Meqë më jepet rasti, dua të falënderoj Komunitetin Mysliman për ftesën, fondacionin arsimor dhe kulturor “SEMA”, për punën e tyre në edukimin e të rinjve dhe përshëndes të gjithë myslimanët shqiptarë pa përjashtuar asnjërin prej tyre”. Ishte pikërisht kjo atmosferë që mbretëronte në këtë ditë të gëzueshme festive në Pallatin e Kongreseve. Ishte një organizim i përkryer që u shpërblye me një pjesëmarrje të madhe e të gjerë. Të pranishmit ndiqnin, duartrokisnin, recitonin e këndonin bashkë me njerëzit e skenës. PROGRAMI QË RIZGJOI DASHURINË PËR MË TË DASHURIN E ZOTIT Përkujtimi i kësaj date dhe përjetimi i çdo fraze të interpretuar në këtë eveniment, janë tregues për një besim e dashuri të patundur ndaj Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Respekti e nderimi i manifestuar në këtë program, shpalosin qartë dashurinë për Mëshirën e Dhuruar, një ndjenjë e pastër e ngulitur thellë në zemrat e në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë. Me pjesëmarrjen e tyre në këtë veprimtari festive, ata treguan se janë të lidhur Zotit, të kapur fort me mësimet e fesë Islame dhe me porositë e Muhamedit a.s. Programi me regji të regjisorit Agron Hoxha krijoi çaste emocionuese dhe përcolli tek publiku mesazhet e besimit islam dhe madhështinë e jetës dhe veprës së Profetit Muhamed (a.s.), si shëmbëlltyrë e lartë e krijimit të Zotit në tokë.

MAJ 2012

Di

15


Komente & Opinione

GËZIM TUSHI

Njerëzit besimtarë në shoqërinë tonë kanë të drejtën e tyre që të jenë të prirur të besojnë, por ndërkaq nuk duhet të harrojmë veçoritë e reja të njeriut besimtar të kohës moderne që edhe besojnë në fenë e tyre por edhe ecin në jetë duke ndjekur imperativat e kohës dhe sfidat e shoqërisë...

ROLI I FESË, NDIKIMET E KOHËS DHE SFIDAT E MODERNITETIT... Koha moderne në shoqërinë shqiptare ka sjellë ndryshime të cilat janë me natyrë eruptive. Ajo me sa duket po reformon dhe transformon shumë ide, koncepte, praktika, besime dhe mënyra jetese, të cilat deri në kohën e tanishme kanë patur më shumë qëndrueshmëri tradicionale dhe rezistencë ekzistenciale. Aq të forta janë tronditjet e modernitetit në shoqërinë e sotme sa që siç duket ato kanë bërë përpjekje për të lëvizur edhe “gurët e rëndë” të fesë, peshën dhe autoritetin e veçantë të institucioneve të besimit fetar tek njerëzit tanë. Sigurisht që nuk është ala këtu për të bërë nihilistin. Por ndërkaq nuk mund të jemi aq fundamentalistë sa të mos kuptojmë drejt dhe të interpretojmë sociologjikisht saktë atë që po ndodh në shoqërinë e sotme shqiptare me fenë si doktrinë teorike dhe ndryshimet paradigmatike të ndikimit të saj tek besimtarët. Kjo do të thotë se kur shikojmë dhe flasim për raportet e reja të fesë dhe besimtarit të saj duhet të vlerësojmë ndikimet e modernitetit në ndryshimin e tipologjisë së marrëdhënieve në lidhjet, raportet dhe marrëdhëniet midis tyre. Kjo ngaqë zhvillimi dhe moderniteti social në shoqërinë shqiptare, duam apo nuk duam, po ndikon në atë që sociologët e fesë e kanë quajtur si “proces ri-

16

Di

MAJ 2012

themelimi” të fesë dhe besimit fetar. Në të njëjtën kohë dhe paralelisht me të është duke ndodhur procesi paralel i “ripërshtatjes individuale” të njeriut besimtar me fenë, pushtetin dhe autoritetin moral të saj. Padyshim jetojmë në kohë moderne, e cila favorizon dukshëm individualizmin dhe marrëdhëniet e personalizuara të njeriut me besimet fetare individuale. Pa mohuar rolin e riteve kolektive të besimit duket qartë prirja e njeriut modern që nuk i ka aq shumë qejf praktikat kolektive dhe “bashkësitë” qoftë organike të besimit të kohës sonë apo format e sajuara të ritualeve klasike të kohës së shkuar. Njerëzit besimtarë në shoqërinë tonë kanë të drejtën e tyre që të jenë të prirur të besojnë, por ndërkaq nuk duhet të harrojmë veçoritë e reja të njeriut besimtar të kohës moderne që edhe besojnë në fenë e tyre por edhe ecin në jetë duke ndjekur imperativat e kohës dhe sfidat e shoqërisë, duke qenë në të njëjtën kohë edhe besimtar, por dhe vendosmërisht të orientuar drejt progresit dhe zhvillimit ekonomik, kulturor dhe social. Ndaj nuk mund të mohojmë se të gjithë, besimtarë dhe laikë jetojmë së bashku në “kohën tonë”, në kohën kur siç duket moderniteti kërkon të bëjë sunduese idenë se


“E drejta shekullare dhe racionalizmi politik përbëjnë instrumente premtues për atë që kërkon emancipim”. (Buruma, Margali, “Oksidentalizmi” fq. 35) Në sociologjinë e sotme shqiptare është e domosdoshme të bëhen analiza më të thella për raportet e fesë me veten si doktrinë që duhet t’i përgjigjet sfidave të kohës, duke ruajtur identitetin por dhe duke pranuar ndryshimin. Sepse çështjet e marrëdhënieve të njeriut besimtar me fenë e tij, lidhjet e fesë me njeriun laik janë bërë çështje me rëndësi. Natyrisht sociologjia nuk merret me përmbajtjen e dogmës fetare të asnjë feje, por ne për shumë arsye empirike dhe ndikime në jetën praktike të këtij raporti nuk mund të jemi indiferentë, të mbyllim sytë me atë fenomen që studiuesi Oliver Roy e konsideron dhe e sintetizon me konceptin e “fetarisë”. Që në kohën e sotme në esencën e vet ka të bëjë me mënyrën se si e ndërton besimtari raportin individual me fenë që beson. Problemi është se zhvillimi në shoqërinë shqiptare ka sjellë pasoja jo vetëm në këto raporte të ndryshuara të fesë me veten dhe njeriut besimtar me të, por dhe të shfaqjes së një “krize” të referimit kulturor ndaj fesë. Me gjithë qëndrueshmërinë e gjatë të doktrinave fetare dhe militantizmin e njohur të besimtarëve ndaj saj, koha provoi se edhe feja nuk mund të shpëtonte nga andrrallat e modernitetit dhe nevoja e ridimensionimeve të duhura, për t’u përshtatur më mirë me imperativat e ndryshuara të kohës, me natyrën e modernitetit social, prirjen e marrëdhënieve individualiste dhe relacioneve të personalizuara të njeriut të sotëm. Prirje të cilat jo vetëm po bëhen të thella, por ato jo gjithnjë janë aleate dhe në favor të konsolidimit të fesë dhe besimeve fetare. Prirja laike dhe atomizuese e shoqërisë shqiptare nuk është shumë e favorshme për trajtimet doktrinare dhe organizimet klasike holiste të fesë. Sociologët e fesë, mendimtarët modernë të saj e kanë kuptuar jo vetëm këtë prirje sunduese të zhvillimit të shoqërisë në kohën tonë, por dhe ndryshimet radikale që ka pësuar “thelbi” dhe natyra e njeriut. Natyrisht pa lëvizur gurët themeltarë të doktrinave, në botën moderne ka filluar lëvizja për të krijuar “identitete të reja” fetare më fleksibile dhe më afër imperativave të kohës dhe natyrës së paqëndrueshme të njeriut të sotëm. Sociologët e fesë kanë filluar të gjurmojnë këto lëvizje dinamike dhe dialektike të fesë, që janë elementë pozitivë të përpjekjeve për ta bërë fenë sa më kompatibile me kohën, për t’i shërbyer më mirë paqartësive dhe dilemave shpirtërore të njeriut të çoroditur nga “lëvizjet tektonike” të modernitetit dhe plotësimit të nevojave sociale të shoqërisë. Sidomos vakumeve dhe boshllëqeve shpirtërore të individit. Kjo përpjekje tregon se era liberale nuk mund të lërë pa ndryshuar dhe reformuar edhe institucione të tilla sociale me natyrë të qëndrueshme dhe

“konservatore”, siç janë në përgjithësi ato të fesë. Kjo nuk është shenjë dobësie, por force. Sepse, pa u përshtatur me kohën, nivelin e zhvillimit social dhe precedentët e zhvillimit të përshpejtuar kulturor të individit, feja do të rrudhet, do të humbasë terren social dhe autoritetin e duhur ndaj njerëzve besimtarë. Ndryshimet që po ndodhin sot në shoqërinë tonë janë akoma apo duken timide dhe të ndrojtura. Sepse ende nuk po reflektohet sa e si duhet urgjenca e ndryshimeve dhe përshtatjeve konceptuale dhe kontekstuale të fesë, të cilat sipas mendimit tim janë ndryshime që në të ardhmen nuk do të jenë vetëm kalimtare dhe të përkohshme. Në se do të qëndrojë kështu raporti i fesë me veten dhe relacionet e saj me besimtarët, kam frikë se nuk është e largët dita që ajo të ndjejë dhe pranojë “krizën kulturore” të doktrinave të saj, njëherësh të shoqëruar me zgjerimin e përshpejtuar të laicizimit dhe shekullarizimit, që në kohën e sotme nuk janë aq shumë aleatë të saj. As prirja moderne e shoqërisë shqiptare nuk është aq shumë favorizuese për autoritetin e fesë, në se ajo nuk bindet për nevojat e ndryshimeve konceptuale, kulturore dhe marrëdhënieve kontekstuale të saj. Ndryshimi i bazës kulturore dhe ndërtimit të marrëdhënieve mbi bazën e kohës së re, nuk është as dëmtim i autoritetit doktrinar as asimilim i trojeve të natyrshme të fesë dhe institucioneve të saj. Feja dhe institucionet fetare janë të domosdoshme. Ato janë institucionet fondamentale dhe më potentet, që mund të ndikojnë në kohezionin e prishur social të shoqërisë shqiptare dhe përmirësimin e shpirtit të shprishur të njeriut modern nga konsumi, paraja, egoizmi, individualizmi dhe seksualiteti. Është e vërtetë që moderniteti ka favorizuar njeriun modern që është laik dhe jo rrallë pa

MAJ 2012

Di

17


“dimension shpirtëror”. Në shoqërinë tonë po shtohen njerëzit e “zhveshur nga shpirti”. Sepse siç thonë sociologët e modernitetit “Besimi i verbër te forcat e tregut e ka kthyer lakminë në një dogmë, me pasoja shpesh katastrofike”. Këto edhe të tjera arsye sociale janë ato që e detyrojnë fenë dhe institucionet e saj në shoqërinë tonë që të rishikojë pozitën dhe efiçencën në raport me shoqërinë. Sepse jetojmë në kohë të reja kur kanë ndryshuar raportet e fesë me shoqërisë dhe të njeriut me hyjnoren. Kjo është një gjë e madhe që duhet llogaritur me të gjithë kostot e veta. Ndoshta duhet vlerësuar procesi masiv, i zgjeruar integral të cilin Maks Veberi e konsideroi si fillimin e procesit të “ç’magjepsjes së madhe” të shoqërisë. Me sa duket nuk jemi as në fillimin por as në fundin e ndikimit vendimtar të fesë në shoqëri. Por që pozitat dhe autoriteti i saj në kohën tonë ka lëvizur, kjo është e padyshimtë. Po dominojnë në mënyrë të dukshme prirjet e njeriut për më shumë marrëdhënie sociale, kulturore, politike mbi ato fetare. Këto janë kategoritë më imperative të organizmit të jetës dhe orientimit të intelektit të njeriut laik. Njeriu i kohës moderne po përpiqet vetë të ecë duke besuar tek vetja, duke e marrë mbi vete përgjegjësinë laike të organizimit të tipologjisë së jetës së vet, pa patur shumë nevojë për ndërmjetësime të tjera. Kjo situatë e disfavorizon peshën dhe autoritetin e fesë në shoqërinë e sotme.

18

Di

MAJ 2012

Por ndërkaq jeta e sotme në shoqërinë tonë është e mbushur me njerëz arrogantë dhe egoistë, që janë materialistë, efikas dhe të suksesshëm nga ana materiale, por që kanë mangësi shpirtërore ngaqë nuk kanë mekanizmin individual të lidhjes me fenë apo të ndërtimit të një lloj “fetarie të re”, moderne por të domosdoshme. Kjo është ajo që na duhet. Madje tani dhe sa më parë që të jetë e mundur, në mënyrë që të ndalim këtë shkretim dhe degradim shpirtëror të njeriut të kohës sonë, që ta bëjnë këtë rol, nuk duhet të ngulin këmbë që njeriun modern dhe besimtar ta trajtojnë si qenie infantile, që edhe pse është besimtar nuk mund të jetë skeptik ndaj mungesës së ndryshimeve dhe një farë konservatorizmi këmbëngulës doktrinar të fesë. Kjo është dialektika e jetës e përplasjes së prurjeve të modernitetit që e bën problematike praninë e njeriut pa dimension shpirtëror. Feja ka shumë mundësi të luajë rolin e saj në këtë betejë ekzistenciale të përplasjes së koncepteve të njeriut, të ndërtimit të mekanizmave për t’u përballuar me problemet e thella, tejet të ndërlikuara të “botës së jetës” moderne. Mbase po të punohet ndryshe, mund të mbërrijmë në synimet e mira të besimit fetar, në mënyrë që sa më shumë shpirtëror të bëhet njeriu, aq më shumë racional do të jetë. Kjo është formula, që feja të ndikojë në mundësinë që emancipimi social në shoqërinë tonë të mos çojë në zbehjen e mëtejshme të spiritualizmit.


Forum

AJNI SINANI

Në Shqipëri e Kosovë hasim xhami dhe kisha të ndërtuara pranë njëra-tjetrës. E gjithë kjo dëshmon për tolerancën islame dhe për faktin se Islami është pranuar vullnetarisht.

RESPEKTI I NDËRSJELLTË KUSHT I BASHKËJETESËS Nëse i hedhim një sy historisë do të shohim se Zoti gjatë periudhave të ndryshme kohore, nuk i ka lënë njerëzit pa fenë e vërtetë dhe përmes të dërguarve të Tij u ka komunikuar njerëzve një fe të vetme. Kjo fe e shpallur nga Zoti përmban: 1. Besimin në Zotin një dhe të vetëm; 2. Dashurinë mes të gjithë njerëzve (bijve të Ademit) 3. Besimin në botën tjetër të pasosur. Kjo fe e Zotit, me kalimin e kohës, nga njerëz të ndryshëm është emërtuar gabimisht sipas emrit të akëcilit pejgamber. Ka pasur përpjekje që edhe versioni i fundit i kësaj feje të dërguar nga Krijuesi të emërtohet sipas emrit të pejgamberitMuhamed, por pa sukses. Feja që Zoti ia ka zbritur njerëzve quhet Islam, që do të thotë bindje dhe paqe me veten, me të tjerët dhe me Krijuesin. Islami e quan veten Rruga e Drejtë (SiratulMustekim). Islami, si fe e natyrshme universale, e trajton njeriun si qenie shpirtërore, fizike dhe intelektuale. Ai respekton individualitetin dhe personalitetin e njeriut, duke e bërë secilin përgjegjës për veprat e tij: “Dhe askush nuk do t’i mbartë gjynahet e tjetrit.” (Nexhm, 38) KURANI DHE LIBRAT E MËPARSHËM Kurani dëshmon se Tevrati dhe Ungjilli kishin burim

hyjnor (Maide, 44 dhe 46), dhe se ai më pas erdhi si plotësues i asaj që Zoti u kishte shpallur pejgamberëve të mëhershëm: “Ne të kemi zbritur ty (o Muhamed!) Librin me të vërtetën, si përmbushës të shkrimeve të mëparshme dhe mbrojtës të tyre. Prandaj gjykoji ata sipas asaj që të ka zbritur Allahu dhe mos ndiq dëshirat e tyre, duke u shmangur kështu nga e Vërteta që të është shpallur...” (Maide, 48) Muhamedi (a.s.) është pejgamberi i fundit, por jo i vetmi pejgamber i dërguar nga Zoti. Prandaj, myslimani i beson të gjithë pejgamberët: Ademin, Nuhin, Ibrahimin, Ismailin, Is’hakun, Jakubin, Musain, Dauvdin, Isain. Qëllimi i gjithë pejgamberëve ishte që t’i shërbejnë Zotit, ta njoftojnë njeriun me Zotin dhe Respekti i ndërsjellë - kusht i bashkëjetesës e mësimet e Tij. Ata erdhën për të mirën e njerëzve me një mision dhe me një mesazh të vetëm: që të kërkojnë nga njerëzit të mos adhurojnë askënd dhe asgjë tjetër përveç Zotit një e të vetëm. Sipas Islamit, pejgamberia është gradimi më i lartë që mund t’i bëhet njeriut dhe nderi e statusi më i ndritshëm që mund të arrijë ai. Prandaj pejgamberët janë njerëzit më të zgjedhur dhe Kurani fisnik i pastron ata nga çfarëdo dyshimi apo adhurimi përveç Allahut. MAJ 2012

Di

19


QËNDRIMII ISLAMIT NDAJ HEBRAIZMIT DHE KRISHTERIMIT Islami është më pranë krishterimit dhe judaizmit, nga ç’janë ata pranë njëri-tjetrit, pasi Islami i njeh këto dy besime, ndërsa hebrenjtë nuk e njohin për të tillë as krishterimin, as Islamin. Edhe të krishterët besojnë se hebrenjtë e kanë vrarë Isain/Jezusin. Kurani nuk i dënon hebrenjtë si popull. Zoti vlerëson besimin dhe devotshmërinë, e jo prejardhjen etnike apo racore. Mosmarrëveshja e arabëve dhe hebrenjve sot e ka prejardhjen nga një theksim i verbër i variantit biblik, sikurse shkruan Hassan Hathout, të Marrëveshjes që Zoti i dha Abrahamit: “Dhe unë do të të jap ty dhe farës sate tokën në të cilën ti je si i huaj, të gjithë tokën e Kanaanit për pronësi të përjetshme.” (Zanafilla: 17: 8). Sipas kësaj pandehje të hebrenjve tek “fara e Abrahamit“ përfshihen vetëm ata si pasardhës të Is’hakut ndërkaq anashkalohen arabët, pasardhës të Ismailit. Islami e pranon Isain/Jezusin për të dërguar dhe lajmëtar të Zotit: “Mesihu - Isai/Jezusi, i biri i Merjemes është vetëm i Dërguar i Allahut dhe Fjala e Tij, që ia ka dërguar Merjemes dhe shpirt (i krijuar) nga Ai.” (Nisa, 171). Edhe të ëmën e tij, Merjemen/Marinë, Kurani fisnik e konsideron ndër gratë më të ndershme që njeh historia, madje një kaptinë kuranore ka emrin e saj. Kurani e përmend Isain si Isa 25 herë, si Mesih 11 herë dhe 2 herë si “biri i Merjemes“. Merjemi përmendet në Kuran 34 herë dhe 2 herë si “ajo që e ruajti qashtërsinë”. Respektimi i dinjitetit dhe autoritetit të këtyre dy personaliteteve është pjesë e imanit dhe çfarëdo bindje tjetër ndaj tyre e vë në pikëpyetje besimin e secilit mysliman. ITHTARË TË LIBRIT Kurani, hebrenjtë dhe të krishterët i quan “Ithtarë, popuj të Librit”, që do të thotë se Islami këto fe, jo vetëm që i ka toleruar, por pranon se ato fillimisht kanë pasur burim hyjnor. Për rrjedhojë brenda kufijve të qytetërimit islam, kanë jetuar popuj të besimeve të ndryshme dhe bota islame nuk ka qenë e mbyllur për praninë e religjioneve të tjera dhe tempujve të tyre fetarë. Islami ka bashkëjetuar me kultura dhe civilizime të ndryshme në një atmosferë tolerance. Adam Metz, orientalist i madh gjerman thotë: “Pika elementare që e dallon qytetërimin islam nga Evropa mesjetare kristiane, është fakti se për dallim nga e dyta, brenda kufijve të të parit, kanë jetuar popuj të besimeve të ndryshme... Akti i presionit ose i keqtrajtimit të një kristiani, që e ka paguar xhizjen, është trajtuar si një gjë, për të cilën jepej dënimi edhe me vdekje.” Kishat edhe sot plotësojnë panoramën e Kajros, Bejrutit, Damaskut dhe shumë qyteteve të tjera. Edhe sinagoga ka kudo që jetojnë hebrenjtë, që prej Teheranit deri në Fes. Në Perandorinë Osmane në shumë vende

20

Di

MAJ 2012

“Pika elementare që e dallon qytetërimin islam nga Evropa mesjetare kristiane, është fakti se për dallim nga e dyta, brenda kufijve të të parit, kanë jetuar popuj të besimeve të ndryshme... Akti i presionit ose i keqtrajtimit të një kristiani, që e ka paguar xhizjen, është trajtuar si një gjë, për të cilën jepej dënimi edhe me vdekje.”

në Ballkan, ku jetonin së bashku çifutë, të krishterë dhe myslimanë, sinagogat, kishat dhe xhamitë ishin ndërtuar njëra pranë tjetrës. Prania harmonike e tempujve të ndryshëm fetarë është evidente në Stamboll deri në ditët tona. E njëjta panoramë është evidente edhe në Shqipëri e Kosovë, ku hasim xhamia dhe kisha të ndërtuara pranë njëra-tjetrës. E gjithë kjo dëshmon për tolerancën islame dhe për faktin se Islami është pranuar vullnetarisht. AKUZAT KUNDËR ISLAMIT Islami, që nga fillimi i tij, është parë nga të krishterët si një herezi, kurse myslimanët janë konsideruar të pafe. Gjatë thuajse një mileniumi e gjysmë, ka pasur shkrime të panumërta të njëanshme dhe të pasakta rreth botës arabo-islame dhe Islamit.


Për shekuj me radhë, ai është trajtuar nga Perëndimi me gjuhë urrejtëse dhe pa respekt. Papa Urbani II, që thirri Kryqëzatat më 1095, i përshkruan myslimanët si “Popull i paperëndi, idhujtarë, armiq të Krishtit ...” Sulmet dhe akuzat, në vazhdimësi, nuk kanë reshtur. Me kalimin e kohës shpiet janë modifikuar, por asnjëherë nga bota e krishterë nuk kemi pasur një qasje objektive ndaj Islamit me qëllimin e kuptimit të vërtetës rreth tij. Për pasojë, Islami njihet më shumë për atë çfarë nuk është. Megjithatë mund të konkludojmë se, deri në një masë, ka ndryshim në qëndrimin e Vatikanit ndaj myslimanëve, gjë që mund të sjellë më shumë mirëkuptim. Kështu, Këshilli i dytë i Vatikanit, nën Papën Pali VI, në pjesën e tretë të qarkores “Nostra Aetate” të vitit 1965, i sheh myslimanët nën një dritë krejtësisht të ndryshme. “Kisha i sheh me nderim myslimanët. Ata (myslimanët) adhurojnë Zotin e Vetëm, Zotin e Abrahamit, me të cilin

Fyerja dhe nxirja e vazhdueshme e Islamit, në ditët tona, është bërë mision i shumë misionarëve të krishterë, prandaj për t’i shërbyer frymës se bashkëpunimit dhe tolerancës kërkohet që të hiqet dorë nga paragjykimet e përmendura në adresë të Islamit.

besimi Islam lidhet me gëzim; (myslimani) adhuron, lutet dhe jep lëmoshë; nderon Jezusin dhe të ëmën e tij të virgjër dhe e quan atë profet dhe lajmëtar të Zotit.” Me Enciklika e vitit 1979 (qarkoren) papale “Redemptor Hominis” të vitit 1979, janë arritur disa ndryshime në qëndrimet e Kishës dhe tashmë nuk flitet se jashtë Kishës nuk ka shpëtim. Me këtë, Kisha ka hequr dorë nga eksluziviteti mijëravjeçar i saj. Por, megjithatë, kjo doktrinë është zëvendësuar me qëndrimin se: “nuk ka shpëtim jashtë krishterimit”. Në paragrafin 14 të enciklikës papale “RedemptorHominis”, thuhet: “Njeriu, çdo njeri pa përjashtim, është i shpëtuar nga Krishti. Krishti është i ndërlidhur me çdo njeri, madje edhe atëherë kur njeriu nuk e di”. Sipas një bindjeje të këtillë teologjike, myslimanët janë - sikurse deklaron Renher, - “të krishterë anonimë”. Ndërkaq, sipas Islamit, Jezusi/Isai, nuk konsiderohet mysliman “anonim”, por mysliman i vërtetë, d.m.th “i dorëzuar plotësisht Allahut”, sikurse edhe të gjithë pejgamberët e tjerë (Bekare,136). Derisa Kisha Katolike t’i përmbahet parimit ‘jashtë Kishës nuk ka të dërguar, duket e pashpresë mundësia që Islami të shihet si rrugë e shpëtimit dhe Muhamedi(a.s.) si i dërguar i Zotit. Megjithatë, përmes dialogut ndërfetarmyslimanët duhet të kërkojnë të drejtën e tyre për zhdukjen e paragjykimeve nga ana e të krishterëve dhe korrigjimin e imazhit të shtrembëruar të Islamit përmes vlerësimit real. Prandaj, duke pasur parasysh qëndrimin e myslimanëve ndaj Krishterimit, si kundërpërgjigje duhet të kërkojmë që edhe pala e krishterë të dëgjojë argumentet e myslimanëve dhe të punohet që ta pranojë Islamin si fe me burim hyjnor. Prej kundërthënieve të Vatikanit është se ai ka vendosur “t’i pranojë myslimanët me respekt”., mirëpo i është shmangur me kujdes çfarëdo reference në lidhje me Kur’anin e shenjtë dhe Muhamedin (a.s.), sikur të mos ekzistonin fare. Sot nuk është i vogël numri i priftërinjve që deklarojnë se shqiptarët me pranimin e Islamit ia kthyen shpinën civilizimit perëndimor dhe, medemek, e tradhtuan Evropën andaj, sipas tyre, ka ardhur koha që t’i kthehemi civilizimit perëndimor dhe rrënjëve tona të krishtera. Fyerja dhe nxirja e vazhdueshme e Islamit, në ditët tona, është bërë mision i shumë misionarëve të krishterë, prandaj për t’i shërbyer frymës se bashkëpunimit dhe tolerancës kërkohet që të hiqet dorë nga paragjykimet e përmendura në adresë të Islamit. Megjithëse ka qëndrime mospërputhjeje mes dy palëve, takimet mes tyre mund të shërbejnë si katalizator për një mirëkuptim mes myslimanëve dhe të krishterëve. Në vend që të sulmohet Islami, apo që myslimanët të shihen me dyshim, më mirë është që të krishterët të punojnë së bashku me myslimanët për ruajtjen e familjes, e dinjitetit njerëzor, e drejtësisë shoqërore, për ruajtjen e ambientit, për luftimin e varfërisë dhe të punojnë së bashku kundër laicizmit militant që shkakton diskriminimin e besimtarëve. MAJ 2012

Di

21


Intervista

Këngëtari i njohur i botes islame Sami Yusuf ka sjellë në emisionin “Intervista” të gazetarit Alfred Peza, lidhjet e tij me muzikën dhe fenë. Me 12 milion albume të shitura, Sami Yusuf, i shpallur nga “Time magazine” si ylli i muzikës islame, ka përcjellë mesazhin e tij për rëndësinë e respektimit të Islamit dhe traditës. Sami Yusuf është sot ndër muzikantët më të famshëm dhe zgjedhja e tij për të përcjellë një muzikë me dimension fetar e ka renditur ndër njerëzit më me ndikim në botën islame.

SAMI YUSUF Përtej këtij prezantimi, kush është Sami Yusuf në të vërtetë. Si i pëlqen atij ta prezantojë veten përpara admiruesve, por edhe atyre që s’e njohin? Jam 31 vjeç. Kam lindur më 1980. Familja ime është me origjinë nga Azerbajxhani, por kombësia është britanike, e konsideroj veten britanik, por jam shumë krenar për trashëgiminë time. Jam rritur në Londër, në një vend ku shkrihen shumë kultura të ndryshme. E konsideroj bekim faktin që jam rritur në Mbretërinë e Bashkuar. Kjo të dhuron disa gjëra siç është pluralizmi dhe njohja me kultura të ndryshme dhe me grupe të besimeve të ndryshme. Vij nga një familje muzikore, prindërit e mi janë marrë me muzikë. Unë kam studiuar muzikë klasike, jam njohur me stilin oriental dhe atë perëndimor të muzikës, që në moshë fare të re kam qenë i lidhur me fenë. Mbaj mend se, që fëmijë kam pasur dëshirë për ta kërkuar të shenjtën, dhe që ta kem sensin e hyjnores të pranishme rreth jetës time, kjo është shumë e rëndësishme për mua. Ja ku jemi sot këtu në Shqipëri. A është historia juaj mes orientit dhe oksidentit, ajo qëju ka shënjuar më shumë për të qenë ky që jeni sot?

22

Di

MAJ 2012

Po. Do të thosha se njohja me muzikën perëndimore dhe atë arabike e lindore ka luajtur një rol shumë të fortë. Jo vetëm muzika por dhe njohja e kulturave të ndryshme, ndjeshmëritë dhe veçantitë kanë ndikuar në formimin tim dhe në muzikën time duke i dhënë sensin e të njohurës, pasi kur e dëgjon nuk të duket e huaj, ka një lloj aspekti të familjarizuar. Keni mbaruar një nga shkollat më të famshme në botë për muzikën, Akademinë Mbretërore të Muzikës në Londër, dhe në vitin 2003 ajo që ju bëri të njohur për herë të parë, jo vetëm në Angli por edhe jashtë saj, ishte albumi juaj “Al-Mualim”. Mund të na flisni pak për këtë? Mendoj se albumi im i parë është shumë personal. Është realizuar pas 11 shtatorit 2001 dhe besoj që edhe po të ketë qenë pa ndërgjegje në mënyrë të paqëllimtë ishte e nevojshme që ky album të bëhej. Nuk e kisha idenë që do të bëhesha i famshëm apo i njohur. Nuk jam njeri që më pëlqen fama, jam njeri i turpshëm, madje as foton time nuk e kam vënë nëkopertinën e albumit. Në thelb ajo që ndodhi ishte se


MAJ 2012

Di

23


Shumë njerëz e shohin Islamin si rrezik, por pak prej tyre e njohin kulturën dhe traditën e tij. Islami ashtu si të gjitha traditat e vjetra në botë, ka një histori të gjerë dhe një art e trashëgimi muzikore shumë të madhe. Shikoni arkitekturën, tapetet persianë, xhamitë këtu në Shqipëri, monumentet, poçarinë, muzikën, poezinë, është fatkeqësi që në kohën tonë shumë njerëz nuk arrijnë ta shikojnë Islamin si një traditë të madhe.

24

albumi doli në treg dhe ishte një habi dhe një sukses shumë i madh në të gjithë botën e sidomos në botën myslimane. Para daljes së këtij albumi nuk doja të merresha me muzikë, sepse mjedisi muzikor është bërë sinonim i komercializmit, i parave dhe i shitjeve të grupeve të ndryshme, pra një industri shumë sipërfaqësore, fatkeqësisht. Nuk është se desha që të futesha në këtë lloj industrie, doja të studioja për juridik, por me sa duket fati paska planifikuar gjëra të tjera.

t’u predikoj apo t’i ndryshoj ata. Nuk ka qenë ky qëllimi im, as nuk ka qenë dhe as nuk duhet të jetë edhe pse e kam pasion faktin që t’i bashkoj njerëzit, sidomos për alë të vërteta që në fe të ndryshme kanë emërtime të ndryshme, por që si përfundim është një e vërtetë e vetme hyjnore.

Nga komentet e fansave tuaj, kam lexuar se një pjesë e tyre shprehen se muzika juaj, arti juaj u ka ndryshuar jetën. Çfarë mendoni se ata pëlqejnë tek ju? Cila është ajo gjë që i tërheq në artin, muzikën dhe këngët tuaja? Mendoj se pikë së pari, suksesi apo sido që ta quani ju, nuk e kemi ne në dorë, pasi janë shumë faktorë që ndikojnë në të. Por kur fillova nuk u mundova të kopjoj apo ndjek ndonjë linjë muzikore. Kur diçka bëhet në mënyrë unike duke përdorur tinguj të ndryshëm, qoftë edhe eksperimentalë del diçka e bukur, le të themi se Zoti është treguar shumë zemërgjerë me ne. Është naivitet po të pretendoja se vetëm pse kam thënë disa alë të shenjta rreth Profetit tim apo disa sentenca fetare se suksesi vjen për shkak të këtyre gjërave. Mendoj se njerëzve u pëlqen të shohin diçka ndryshe dhe unike, diçka që nuk është thjesht kopjim. Për këtë ndihem i vlerësuar, krenar dhe i nderuar që kam bërë diçka që ka ndikuar nëjetën e njerëzve. Por synimi im që nga fillimi, nuk ka qenë kurrë qët’i bind njerëzit të ndryshojnë fenë,

Kjo gjë paragjykohet në një vend perëndimor siç është Anglia, Londra? Britania në këtë kuptim është një vend shumë i respektueshëm dhe tolerant. Kemi një histori të gjerë dhe një trashëgimi që njerëzit të ndjekin besime të ndryshme. Megjithatë, fatkeqësisht, në Evropë në përgjithësi dhe jo vetëm në Britani po humbet trashëgimia fetare, dhe kjo është mëkat.

Di

MAJ 2012

Ju jeni një mysliman praktikant? Po, sigurisht.

Ju i kompozoni, i shkruani dhe i këndoni vetë këngët tuaja. Sa bazoheni tek librat e shenjtë apo kjo nuk ka lidhje me mesazhin që jep arti juaj? Shumë nga muzika ime është personale. Edhe albumi im i parë që flet për Profetin Muhamed (a.s.) është shumë personal. Është dashuria ime për besimin dhe karshi njerëzve. Por pjesa më e madhe e muzikës sime, këngë dhe albume që janë nxjerrë pas të parit, sigurisht që në një lloj niveli lidhen me gjëra më të largëta, qiellore, por më shumë dota quaja një dimension më të madh shpirt-


ëror, sepse unë nuk këndoj vetëm për myslimanët, ka disa të vërteta të rëndësishme në këtë botë në të cilat besoj. Mendoj dhe besoj se Zoti nuk mund të monopolizohet. Zoti është i Gjithëpushtetshmi, i Gjithëmëshirshmi, është i mirë, është gjithçka. Me mënyrën time në varësi të këngës, unë mundohem të arrij atë dimension shpirtëror që t’i kujtoj njerëzve gjërat që janë sipër nesh. Shumë prej atyre qëi dëgjojnë këngët tuaja i përkasin botës myslimane. Në fakt a ka të tjerë përtej kësaj bote, që e dëgjojnë dhe shijojnë me po atë kënaqësi? Që nga viti 2003 ka pasur shumë këngëtarë, të cilët janë munduar të bëjnë muzikë të orientuar drejt besimit. Unë vetë gjithçka e kam bërë në mënyrë spontane, e kam bërë nga zemra, nuk është se e kam menduar. Në gjithçka që kam bërë që nga fillimi s’kam pasur ndonjë kompani të madhe pas vetes. Kam pasur familjen, miqtë e mi, sigurisht edhe bekimet e Zotit dhe të gjithë mbështetjen e fansave. Pra, s’ka qenë diçka e menduar, por diçka që ka buruar nga zemra. Për sa i takon fansave apo dëgjuesit e mi, po, ata janë përtej botës myslimane. Shumë njerëz e shohin Islamin si rrezik, por pak prej tyre e njohin kulturën dhe traditën e tij. Islami ashtu si të gjitha traditat e vjetra në botë, ka një histori të gjerë dhe një art e trashëgimi muzikore shumë të madhe. Shikoni arkitekturën, tapetet persianë, xhamitë këtu në Shqipëri, monumentet, poçarinë, muzikën, poezinë, është fatkeqësi që në kohën tonë shumë njerëz nuk arrijnë ta shikojnë Islamin si një traditë të madhe. Ata

shohin vetëm dogmën, vetëm në këndvështrimin se çfarë është e lejuar dhe çfarë jo. Islami ka tradita vërtet të mrekullueshme. Ju e përmendni shpesh faktin që jeni një njeri tradicional dhe pikërisht ky dimension ju bën të pëlqyeshëm, por nga ana tjetër jeni edhe modern, kur përdorni teknologjinë moderne si interneti apo teknologjitë e tjera. A mund të na thoni se si qëndrojnë bashkë tradita me modernen tek ju? Është një pyetje interesante dhe përgjigja nuk është e lehtë. Shpirti dhe zemra ime i përkasin traditës, por nëse shohim anën praktike s’ka diskutim që kam iphone, kam blackberry etj. Për mua këto janë mjete të nevojshme e shumë të rëndësishme për kohën. Në përgjithësi ka disa aspekte të botës moderne, p.sh. në kuptimin teknologjik dhe pajisjeve që ajo ofron, janë të dobishme por mund të bëhen edhe të dëmshme. Mund të mësohet shumë nga tradita. Nuk e kam alën në kuptimin e traditës si traditë e vjetër p.sh. traditës së krishterimit, ose traditës së hinduve. Në Islam kemi një traditë shumë të gjerë dhe një pjesë shumë e madhe e kësaj tradite është e panjohur për të rinjtë. Ne mund të mësojmë shumë, s’kemi pse kthehemi aq prapa në kohë. Edhe në kohën e të parëve tanë, dallohet që ata kanë qenë më afër etikës morale, dinjitetit dhe në përgjithësi të gjërave që janë më sipër nesh, sesa të rinjtë sot. Prandaj tradita nuk duhet parë me përbuzje. Nuk mund të themi se civilizimi para 7000 vjetësh ka qenë i gabuar apo MAJ 2012

Di

25


se shkenca moderne ofron gjithçka. Duhet të jemi pak më të përulur karshi të shkuarës dhe të mësojmë shumë në kuptimin e etikës, moralit dhe kuptimit të botës. Pikërisht në botën e sotme, në një botë globale, moderne, ku kufijtë nuk është se kanë ndonjë kuptim, tradicionaliteti është ajo çfarë i mban kombet dhe popujt me këmbë në tokë. Por nga ana tjetër shekujt kanë sjellë elementë të cilët duke ruajtur fort traditën vihen në pikëpyetje. Keni diçka për të thënë në këtë drejtim? Kjo është pyetje me kuptim pak politik. Më duhet të them që unë nuk flas në emër të Islamit apo të ndonjë besimi tjetër. Unë jam vetvetja, jam i përulur dhe besoj në atë që bëj. Në gjykimin tim Islami nuk është vetëm një gjë e vetme, është një traditë, është i gjerë, ka një dimension të jashtëm dhe një dimension të brendshëm. Në të shkuarën, kur përmendej Sheriati, që është ligji i shenjtë, dhe tarikati. Sheriati, që është ligji hyjnor, është dimensioni i jashtëm i besimit, ndërsa dimensioni i brendshëm është po aq i rëndësishëm. Dimensioni i brendshëm i besimit, kuptimet më të thella. Fatkeqësisht ka disa njerëz në hemisferën perëndimore dhe kudo tjetër, që për shkak të krizës së identitetit, kanë rënë prej të tendencave ekstremiste dhe të shpëlarjes së trurit. Por kjo s’do të thotë se problemi është feja, problemi janë vetë njerëzit. Jetojmë në kohëra të vështira, por duhet të kemi besim, të jemi të fortë dhe t’i mbajmë fort vlerat e asaj bërthame. Nuk dua të them që gjithçka është keq, por ama duhet të jemi të vetëdijshëm për realitetin. Dhe realiteti është se bota ku jetojmë sado e mrekullueshme që është, aktualisht po kalon një krizë, dhe rrënjët e kësaj krize shkojnë në humbjen e vlerave të dikurshme, të cilat janë gjatë gjithë kohës në rënie. Si lindi ideja për të ardhur në Shqipëri? I jam shumë mirënjohës Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe fondacionit “SEMA”që më ftuan. Kam dashur prej kohësh të vij. Kam kryer shumë vizita, isha në Medresenë e Tiranës, ku jam shprehur se kur të bëhem me fëmijë do t’i sjell aty, duke parë punën e shkëlqyer me fëmijët për t’i rrënjosur atyre vlerat e besimit. Në përgjithësi unë i përzgjedh organizimet dhe grupet me të cilat punoj, vetëm nëse është një promovues profesional koncertesh. Në këtë rast ky ishte një përjashtim për shkak të Komunitetit që është këtu. Jam shumë i lumtur që jam këtu, dhe që pata rastin të njoh shumë miq shqiptarë. Çfarë ju ka bërë më tepër përshtypje gjatë qëndrimit tuaj në vendin tonë?

26

Di

MAJ 2012


Shqiptarët janë njerëz shumë të zgjuar, inteligjentë dhe shumë të bukur, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda. Por besimi i tyre, forca për të tejkaluar çdo sfidë, forcë kjo e cila vjen nga Zoti, ka qenë një nga gjërat për të cilat kam biseduar qëkur erdha. Ka një dimension shpirtëror shumë të fortë që unë e ndiej tek shqiptarët. E thashë edhe në konferencën për shtyp, që ky besim i thellë, që as komunizmi nuk e ka shkatërruar dot, ka mbetur dhe ka rezistuar deri në ditët e sotme. Ky është një besim shumë i thellë, një bekim i madh nga Zoti. Ka qenë një përvojë e mrekullueshme. Do të doja të qëndroja më shumë. Si u ndjetë kur gjithë ai kor ju shoqëronte gjatë performimit tuaj live dhe pothuajse i bashkënduat këngët? Mendoj se nuk më duan në sensin e idhullit të tipit Michael Jackson, jo të një ylli të atyre përmasa, mendoj se kjo tërheqje është me përmasa më shpirtërore. Në koncert kishim katolikë dhe njerëz të ndryshëm. Për mua ka rëndësi që të bashkohen njerëzit, që ne të gjithë të jemi të bashkuar. Ky është një nga qëllimet e mia kryesore. Sepse ne kemi globalizim, kemi shkuar edhe në hënë, por njëri-tjetrin nuk e njohim, jemi shumë larg dhe kjo është një të vërtetat e trishtueshme të kohëve tona. Kemi gjithë mekanizmat për të mundësuar komunikimin, kemi internetin, skype-n, por nuk e njohim njëri-tjetrin. Sa vjen e po largohemi nga njëri-tjetri.Mendoj se muzika është një forcë shumë e fuqishme për t’i bashkuar njerëzit. Cili është suveniri që e gjetët dhe e morët gjatë qëndrimit në Shqipëri? Kam marrë një mal të madh me dhurata saqë nuk e di se si do ti marr me vete. Por për mua përtej dhuratave sigurisht, janë kujtimet që do të marr me vete, dhe shpresoj që të kthehem dhe të kaloj më shumë kohë këtu, të mësoj më shumë për kulturën e mrekullueshme shqiptare, për popullin shqiptar dhe qëtë bashkohem me ta në të ardhmen në çdo lloj forme. Doja t’ju pyesja lidhur me një dimension tuajin siç është bamirësia dhe puna për Organizatën e Kombeve të Bashkuara në ndihmë të fëmijëve “Save the children”. Si u afruat tek ky dimension dhe cili është kontributi juaj konkret? Mundohem të mos flas për këto gjëra në intervista përgjithësisht, sepse aktivitete të tilla janë filantropike dhe mendoj që nuk duhen bërë publike. Në 2010 kam punuar për përmbytjet në Pakistan dhe kam bërë një këngë ku të gjitha fondet shkuan në Pakistan, por në fakt kohët e fundit po bëj diçka për Afrikën, jam partner për programin e ushqimit të Kombeve të Bashkuara, kemi realizuar një fushatë të bashkuar që quhet “Ushqimi i jetës”, mund ta gjeni edhe në faqen tonë në internet, mbledhim para për njerëzit në Afrikë. Ka 60 vjet që ekziston kjo organizatë, unë jam president i saj. Dëmet

aty janë të pallogaritshme, prandaj filluam këtë fushatë për mbledhje fondesh. Kam nxjerrë një këngë të titulluar “Premtime të harruara” dhe të gjitha donacionet dhe paratë, gjithçka që fitohet shkon për njerëzit atje. Mundohem t’i them kujtdo që sado pak të munden të dhurojnë. Sa nga kjo që bëni është biznes dhe sa është mision? Sigurisht që ka një aspekt biznesi, por për mua ky aspekt ka qenë një bonus. Kjo është e vërtetë sepse unë nuk para performoj shumë, nuk para shkoj shumë në koncerte, jam shumë përzgjedhës, nuk nxjerr albume çdo gjashtë muaj apo çdo vit. Kjo mendoj se nuk e ndihmon biznesin. Ata që merren me biznes janë njerëz të shpejtë. Sigurisht unë jam muzikant, por për mua është bonus pjesa e biznesit. Por nuk ndodh që të zgjohem në mëngjes dhe të them që sot dua të shes 1 milion disqe. Ky nuk është qëllimi im. Sa keni shitur? Në fakt janë shumë, por besojmë se tani me ç'ka kam dëgjuar mbi 12 milion albume. Është një punë shumë e madhe, por njeriu duhet të tregohet shumë i matur sepse ndonjëherë shifrat mund të mashtrojnë. Nëse do të kisha bërë një album dhe do kisha shitur vetëm 10 mijë disqe s’është se do të më ishte copëtuar zemra, s’do të rrija natën pa gjumë apo të depresionohesha. Po thoni që paratë nuk janë të rëndësishme për ju? Paratë janë të rëndësishme sepse nënkuptojnë jetë. Njeriu duhet të jetojë, por ato nuk janë qëllimi im. Ky është ndryshimi. Këndvështrimi për mirëqenien për sa e keni në pëllëmbë të dorës, edhe pse keni të gjithë pasurinë e botës, jeni i sigurt, por në momentin që një dollar i vetëm të futet në zemër, atëherë ky është problem, atëherë vërtet je në telashe. Këshilla juaj për të gjithë ata që ju ndjekin? Jam shumë i vogël për t’u kopjuar apo për të dhënë këshilla. Jam fakir, siç thuhet në arabisht, por nëse mund të them diçka është se mos e braktisni traditën. Në thjeshtësinë time, në opinionin tim të përulur, të mos e braktisni këtë kulturë të mrekullueshme dhe traditën e të parëve tuaj. Për mendimin tim tradita e botës, ka qenë e mirë por edhe pak e keqe, bota moderne është përgjithësisht e keqe dhe pak e mirë. Nuk po flas për njerëzit, por po them se nëse nuk tregohemi të kujdesshëm ajo që bota moderne mund të na bëjë ne dhe fëmijëve tanë dhe njerëzimit janë shumë të mëdha, prandaj shtrëngojeni fort traditën, por duke mos harruar edhe modernen, sepse teknologjia e gjëra të tjera janë të rëndësishme, por ekuilibri duhet të jetë i saktë, mos lejoni që njëra të tejkalojë tjetrën. Shpresoj që ekuilibri të jetë harmoni. Kjo është ajo që unë shpresoj. Ky është mendimi im i thjeshtë. MAJ 2012

Di

27


Dossier & Histori

DR . TONIN ÇOBANI

"KËNGA E SHQIPES", e pakënduar që 100 vjet Ka dy qëndrime për lidhjet e simbolit të shqiponjës me shqiptarët. Një palë, kryesisht gjuhëtarë, nuk gjejnë asnjë lidhje të shqiptarëve me shqiponjën e tyre të flamurit. Sipas kësaj pale alët shqiptar dhe Shqipëri vijnë nga ndajfolja shqip (flas shqip) dhe kjo prej latinishtes excipit-excipere, që do të thotë flas qartë, kuptueshëm. Një palë tjetër, kryesisht historianë qysh nga periudha e Rilindjes e ndoshta më herët, argumentojnë se shqiptarët e marrin emrin e tyre nga shqipja, shpend i shënuar i faunës së trojeve të tyre dhe simbol i traditave iliro-arbërore. Ndërsa akademikët e sotëm, që nuk janë një, por shumë palë, heshtin për shpjegimin e parë, duke e pranuar kështu se Shqipëria dhe shqiptarët kanë mbirë nga ndajfolja shqip. Dhe, kur e hapin gojën, gjë që e bëjnë për argumentin e dytë, shqiptojnë toga-

28

Di

MAJ 2012

lëshin argumentim romantik, që do të thotë shqiponja s’ka lidhje fare me Shqipërinë e shqiptarët, veçse është produkt i ndjenjave të tyre patriotike e atdhetare. I thotë mendja atyre se patriotizmi dhe atdhedashuria nuk qenkan ndjeshmëri, por formulim akademik. Deri një shekull më parë, kur nuk kishte institucione akademike, shqiptarët këndonin një këngë për Shqipen, shpendin që simbolizon Shqipërinë, shqiptarët, dhe gjuhën shqipe. Por ajo këngë si duket nuk u këndua më, nuk u mblodh prej akademikëve të munguar dhe humbi. Humbi apo na e bënë të humbur, nuk mund të themi gjë të sigurt. E sigurt është se “Kënga e Shqipes” është kënduar, sepse në vitin 1914 e gjejmë të botuar në një antologji për Shqipërinë në gjuhën frënge, si një këngë popullore të mbledhur në Shqipërinë e Veriut.

“Kënga e Shqipes”, mjerisht, na vjen në prozë për shkak se francezët në prozë i përkthejnë poezitë përgjithësisht, prandaj mund të përmbledhim vetëm përmbajtjen e saj të rikthyer në shqip prej studiuesit Fotaq Andrea: Shqipja e fortë, mbret i zogjve të qiellit si luani ndër kafshët e tokës, lëshohet shigjetë mbi prenë e vet. Shqipet e ngrenë folenë majave të larta, përmbi shkëmbinj dhe hone: quhen edhe petrita e gjeraqina. Sepse janë trima si shqipet, edhe shqiptarët kanë marrë emrin prej shqipes dhe flasin gjuhën e atij zogu.1 1. Fraderic BIBERT, “Viset e Shqipërisë dhe hi toria e tyre”, antologji, paris 1914. cituar nga Fotaq Andrea “Pena të arta franceze për shqiptarët (1332-2007), antologji e ilustruar, tiranë, 2009, f.470 .


Ndoshta, për këtë arsye, shpjegimi i natyrshëm, që e justifikon të vetëquajturit shqiptar me simbolin e shqipes (shqiponjës-shkabës), është konsideruar prej disa gjuhëtarëve jo shkencor, por folklorik. Por edhe shpjegimi “shkencor” i atyre albanologëve, shqiptarë e të huaj, që e arsyetojnë vargun e alëve shqiptar, gjuhë shqipe dhe Shqipëri me prejardhje prej ndajfoljes shqip (flas shqip, kuptoj), është ironizuar me të drejtë qysh herët prej Faik Konicës, i cili ka shtuar, se: Shqipëria, atëherë sipas tyre, do të thotë diçka si Kuptonjëria.2 Është vendi të theksojmë se i pari, që vërtetoi se shqiptarët duhet të kenë si simbol të flamurit të tyre shqiponjën e zezë dykrenore në një fushë të kuqe, është Faik Konica, i cili u mbështet kryesisht në dokumente historike dhe zbuloi se stema e Skënderbeut ka qenë shqiponja dykrenore. Por fakti se shqiponjën një-dykrenore e kanë edhe popuj të tjerë si simbol të flamurëve të tyre kombëtarë apo të emblemave zyrtare, shpeshherë ka ngjallur dyshime: mos vallë shqiptarët e kanë huazuar këtë simbol prej të tjerëve me ose pa vetëdije, prandaj mund edhe të mos ishte shqiponja si simbol në flamurin e tyre? Deri vonë, lidhja e vetme në mes të shqiptarëve dhe të shqipes së flamurit të tyre ka qenë epoka e Skënderbeut. Më pas u zbulua se ajo shqipe e Skënderbeut trashëgohej nga stema e shtetit të Arbërit, por, edhe me herët, nga Pirrua i Epirit. Pashko Vasa tek eseja e famshme “Shqypnia e shqyptarët” (1879), pohon se populli shqiptar e njeh veten me emrin shqiptar qyshkur Pirua i Epirit, sipas Plutarkut, u quajt shqipe dhe luftëtarët e tij - krahët e shqipes. Të gjithë studiuesit e institucioneve tona shkencore kanë preferuar ta paraqesin atë dëshmi si jo shkencore. Sipas tyre, shkenca historike ka bërë përpara me teza e fakte, që argumentuekan edhe sot e kësaj dite se Epiri nuk mund të jetë shqiptar, pse është “djepi i 2. Konica, “Vepra”, Tirane 1993, f.383.

helenizmit”, madje jo vetëm Epiri i vjetër, por edhe Epiri i Ri, që vinte deri mbi Shkumbin, duke i lënë shqiptarët, kështu, endacakë pa truall, si shkruante Jani Vreto: “Pa histori, pa letërsi, pa asnjë përparim dhe pa vetëqenie kombëtare”3. Dhimitri Pilika në veprën e tij, botim postum, “Pellazgët, origjina jonë e mohuar” sugjeron një ekuacion, që nuk mund të lihet jashtë konsideratës kur duam të argumentojmë lidhjet e hershme të shqiptarëve me shqiponjën. Ekuacioni i tij paraqitet kështu: pellazgë-ilirë-albanëarbëreshë-shqiptarë kanë të përbashkët shqiptarin plus simbolin e shqipes, pra, të shqiponjës, të shkabës. Ndër pellazgë shqipja është homonim i Pirros së Epirit; emblemë e Shtetit të Arbrit dhe, si vazhdimësi e tyre, në formën dykrenore del te flamuri i Skënderbeut. Rilindësit, shpjegojnë historianët seriozë, e zgjodhën shqipen dykrenore simbol të flamurit kombëtar, pikërisht për këtë vijimësi historike, si “flamur shkabë... për Vegjëlinë” (Noli). Gjeografikisht fiset ilire: epirotët, dardanët dhe albanët janë paraardhësit e shqiptarëve të sotëm dhe trualli i tyre i mbetur është vendbanimi i sotëm i shqiptarëve, pavarësisht se në kufijtë shtetëror të cilit shtet modern përfshihen. Skënderbeu emërtohet princi i Arbënisë dhe i Epirit (Kristo Frashëri). Politikisht fqinjët tanë grekë dhe sllavë kanë tentuar të mos i njohin shqiptarët në trojet e tyre dhe në shekullin XIX, kur formoheshin shtetet e tyre (Greqi, Serbi, Mali i Zi), mënjanuan simbolet e shqiptarëve, shtrembëruan emërtimet e tyre dhe përvetësuan troje arbërore: Çamëri, Kosovë-Metohi, Malësitë e Mbishkodrës etj. Pikërisht në këtë kohë u zgjuan edhe shqiptarët dhe, duke u vetëquajtur shqiptarë, bijtë e shqipes së Pirros, të Skënderbeut 3. Për më tepër shih: Jani Vreto, “Apologjia k ndërartikullit“Epiri,djepiihelenizmit,Shqipëria!!!”, Stamboll, 1878. (Cituar nga Jani Vreto, “Apologjia”,përkthyeprejgreqishtesngaNikoÇani,f.181, në Jani Vreto, “Vepra të zgjedhura”, Tiranë, 1973, f.175-229).

dhe të princave të tjerë shqiptarë: kërkuan identitetin e tyre të nëpërkëmbur shqiptar së bashku me simbolet e tyre të stërlashta. Asnjë gjuhëtar a historian, akademik qoftë apo amator, nuk mund të shkruajë një histori tjetër nga ajo që njohin shqiptarët për veten e tyre. Dhe, nëse nuk mund të bëjë ndryshe, si ka bërë deri tani, ai duhet të respektojë atë që populli mendon për veten e vet, atë që ka përcjellë brez pas brezi, rapsod pas rapsodi deri në ditët e sotme. Simboli i shqipes është universal, sado që ndër popuj dhe kultura të ndryshme atij simboli i janë veshur edhe petka të ideologjizuara.4 Në thelb simboli i shqipes përftohet me flatra të hapura (dielli), lartësive të pafundme (qielli), prej nga lëshohet shigjetë mbi prenë e vet (vetëtima e bubullima)5. “Në mes mëkateve kapitale, shqiponja simbolizon kryelartësinë; në mes të katër virtyteve kryesore, drejtësinë. C. G. Jung sheh te shqiponja një simbol atëror.”6 Shqiptarët, ndoshta, edhe për këtë simbolikë universale, identifikohen me shqipen, por ky realitet nuk përmendet në asnjë alor universal të simboleve. Dhe gjëra të tilla ndodhin jo se shqiptarët nuk e kanë shprehur identitetin e tyre në çdo rast, por sepse akademikët shqiptarë nuk kanë qenë të zotë ta bëjnë të njohur botërisht këtë identifikim, duke i bërë të pakënduara që 100 vjet Këngët e Shqipeve. 4. “Shqiponja, e konsideruar “mbretër shë e kafshëve”, qysh në antikitet ishte një simbol mbretëror e hyjnor. Për romakët një shqiponjë në fluturim paraqiste (ose transportonte) shpirtin e sovranit që ngjitej te zotat pas djegies së kadavrës së tij. Legjionet romake përdornin shqiponjën në emblemat e tyre ushtarake. Meqenëse besohej (sipas Aristotelit) se shqiponja, duke fluturuar lart, mbërrinte diellin, ka qenë konsideruar simbol i kundrimit dhe i njohjes se thellë shpirtërore. (Dizionario dei simboli, vepër e cituar). 5. “Shpend simbolik shumë i përhapur, veç nërisht, së bashku me simbolin e diellit e të qiellit dhe, me raste, edhe me vetëtimën e bubullimën. Paraqitja simbolike është, mbi të gjitha, forca e saj dhe figura e papërsëritshme e krijuar gjatë ngritjes në fluturimin me krahë të shtrirë në drejtim të qiellit” (Dizionario dei simboli, vepër e cituar). 6. (Dizionario dei simboli, vepër e cituar). MAJ 2012

Di

29


Foto Lajm

30

Di

MAJ 2012


SAMI YUSUF Në koncertin festiv "Muhamedi (a.s.) - Krenaria e Njerëzimit"

MAJ 2012

Di

31


Reportazh

FERIT LIKA

Qytetet ofrojnë shanse për fëmijët. Por për fëmijët e më të varfërve nuk është kështu. Ata ndodhen para tokës së premtuar, e shikojnë mirëqenien dhe nuk bëjnë dot pjesë në të.

- Doni një kaush bajame? Kur ti i jep disa të holla dhe i thua: - Merri kaushët e shiti përsëri. Ajo kurrsesi nuk e bën një gjë të tillë, por të lë dy tre kaushë në tavolinë dhe thotë: - Merri! Ti i bleve. Dhe largohet me nxitim.Ky është dialogu i shkurtër që mund të bësh me të, pasi ajo nuk flet shumë por vetëm punon. E.N. është vetëm 9 vjeç dhe gjezdis kafenetë e Tiranës, për të shitur ndonjë kaush bajame. Shikimi i saj i thellë, i përhumbur, me një melankoli therëse bën që të reagojnë sadopak “zemërmirët” duke blerë ndonjë send. Dita e saj nuk është si e gjithë fëmijëve të tjerë, që pasi pinë gotën e qumështit dhe biskotat e lëna mbi tavolinë, marrin çantën dhe nisen për në shkollë e pasi kthehen fillojnë të mësojnë e më pas të lozin me lodrat e tyre të shumta. Jo, ajo, çdo ditë sapo kthehet nga shkolla me kaushët e bajameve dhe gjëra të tjera të vogla në dorë, shkon lokaleve e bareve nëpër rrugica aty ku mendon se ndokush do të blejë ndonjë gjë. Ajo nuk ka kohë, por as edhe lodra për të lozur, ajo nuk mundet të gëzojë si të gjithë fëmijët e tjerë. Ndonjëherë, kur nuk ka asgjë për të ngrënë detyrohet të lërë shkollën dhe të punojë për të ushqyer motrën dhe vëllain e vogël, duke u privuar kështu nga një e drejtë legjitime dhe e detyrueshme, shkollimi.

32

Di

MAJ 2012


Ajo jeton me mamanë, vëllain dhe motrën e vogël, në një shtëpi të rënduar që ngjason më tepër me një kasolle, që çka jashtë e fut brenda, në një lagje periferike të Tiranës. Familja e saj mbahet me një ndihmë sociale qesharake dhe me të ardhurat që ajo arrin të grumbullojë çdo ditë. Ashtu si E. N. ka me qindra fëmijë rrugëve të Tiranës së zhurmshme, ku ndryshe nga qindra të tjerë që kërkojnë lëmoshë, ata kanë vendosur të punojnë për të siguruar bukën e gojës. Edhe pse puna në një moshë të tillë është krim, që bëhet ndaj këtyre të miturve, përgjegjësia në këtë rast nuk dihet se kujt t’u vihet. T’u vihet prindërve që në kushtet e mbijetesës të pamundësisë e skamjes i nxjerrin në rrugë, tutorëve që i shfrytëzojnë ata në maksimum, shtetit dhe politikave sociale, qëmesaduket kanë dështuar edhe në këtë rast ashtu si dhe në shumë raste të ngjashme, apo të gjithëve bashkë. E.N. mërzitet kur njerëz të maskuar me “uniformën e kulturës dhe inteligjencës maksimale”, shpeshherë e përbuzin kur u shkon pranë për të shitur ndonjë gjë. Pavarësisht kësaj ajo nuk ndalet, shkon në të tjera tavolina ku ndoshta dikush që e njeh dhe e di se si është të jesh pa ngrënë tërë ditën, që e di se ç’do të thotë të rraskapitesh për të siguruar një kafshatë, do të blejë diçka. Ky është njëri prej atyre rasteve kur fëmija i shtyrë nga prindi dhe skamja detyrohet të punojë me hir a me pahir. Fëmijët që shesin çdo ditë rrugëve metropolitane janë kthyer tashmë në një fenomen të rëndomtë dhe të bezdisshëm për të kollarisurit, barkfryrët e stomakngopurit e shumtë që gdhihen e ngrysen kafeneve. Më shqetësues mbetet fakti i atyre qindra fëmijëve që shfrytëzohen nga tutorët e tyre për punë dhe për të lypur apo edhe për trafikim jashtë vendit. Dy “personazhet” më të njohur të botës së skamjes dhe shfrytëzimit në Tiranë, janë padyshim dy fëmijë të vegjël, diku te 6-7 vjeç, të cilët shesin kafeneve. Ata janë një vajzë dhe një djalërom që për nga ngjashmëria që kanë me njëri-tjetrin të bën të kuptosh se mund të jenë motër e vëlla. Shpeshherë të parë nga kalimtarë të rastit ata shoqërohen nga dy gra, të cila i presin jashtë kur ato futen në lokale për të shitur. Tutorët në alë janë parë gjithashtu edhe t’i rrahin, në rastet kur ato nuk kanë mundur të shesin shumë apo aspak. Të komunikosh me ta është e pamundur, në tentativën prej dy javësh për të marrë një dëshmi të njërit prej tyre rezultoi e kotë. Nga frika e dhunës që tutorët ushtrojnë mbi ta, ata largohen sapo u afrohesh. Dëshmitë e njerëzve të pyetur për këta dy fëmijë nuk kanë fund. “Një ditë në një lokal jo pak të njohur pranë RTSH-së ata futen brenda, por ndeshen me kamerierin i cili nuk i lë që të shesin aty, por ata këmbëngulin, sapo kamerieri kthen shpinën ata fillojnë të shkojnë tavolinë më tavolinë. Kur kamerieri kthehet, ata fshihen te një kolonë e madhe në mes tëlokalit duke qeshur me

njëri-tjetrin. Janë shumë të shkathët dhe të veshur mirë”, tregon Erindi, i cili i sheh vazhdimisht. Kështu mes shfrytëzimit e lodhjes, kjo është e vetmja mundësi argëtimi për ta. Një lojë e dhimbshme, një fëmijëri e humbur rrugëve metropolitane. Ata punojnë deri vonë, në të ftohtë dhe në shi, ala pushim për ta është e huaj. Nga ana tjetër vetëm një hap larg qëndrojnë ata fëmijë të cilët shfrytëzohen për të lypur duke bredhur rrugëve e duke kërkuar lëmoshë. Kjo gjë ndoshta i bën ata që shesin të ndihen krenarë se të paktën po punojnë edhe pse ajo çka fitojnë shkon në xhepin e dikujt tjetër. Fëmijë të zbathur, të rreckosur, me duar të nxira dhe flokë të shpupurishur, duke kërkuar lëmoshë sheh në çdo cep të Tiranës së vitrinave vezulluese, të pallateve gjigante, të Tiranës “moderne”. Shteti shqiptar për këtë shtresë të kërcënuar nga shfrytëzimi “kujdeset” për spastrimin e tyre nga rruga çdo vit përpara 12 qershorit, ditës botërore kundër shfrytëzimit të të miturve dhe lypjes. Por imazhin e fëmijëve lypsarë dhe atyre që shfrytëzohen për punë, nuk kanë mundur ta fshijnë as në sytë e ndërkombëtarëve. Largimi i lypësve nga rrugët kryesore të Tiranës është marrë përsipër në vite të ndryshme nga drejtues të shumtë, edhe pse u shtruan strategji dhe u deklaruan koalicione jo qeveritare, deri më tash asgjë nuk është bërë dhe kontingjenti i fëmijëve që shfrytëzohen, duke MAJ 2012

Di

33


Gjurmët e jetës në rrugë, mungesa e zhvillimit, mungesa e një fëmijërie normale, jetesa në kushte mjerane kanë lënë gjurmë të rënda mbi këta fëmijë e ardhmja e të cilëve duket e pashpresë.

rënë pre e krimit dhe trafikimit shtohet çdo ditë e më shumë. Disa projekte fantazmë për mbrojtjen e të miturve mesqeverisë në bashkëpunim me organizata jo qeveritare dhe forcave të Policisë së Shtetit, me qëllim goditjen e personave që shfrytëzojnë të miturit, kanë rezultuar një dështim i plotë. Shoqatat në mbrojtje tëtë miturve ankohen se nuk ka një sistem referimi ku këta fëmijë të dërgohen, nuk ka një politikë kombëtare. Shumica e këtyre fëmijëve janë romë të cilët shfrytëzohen për të lypur për të mbledhur kanaçe, për të shitur apo edhe në rrjetet e prostitucionit, trafikime jashtë vendit për qëllime të ndryshme. Të vetmet që kanë bërë ndonjë gjë për këta fëmijë janë disa shoqata falë fondeve të organizatave ndërkombëtare, si dhe komunitetet fetare duke ndihmuar kryesisht jetimët në mënyrë që të mos përfundojnë në rrugë. Ndërsa qeveria shqiptare nuk ka bërë asgjë përveç hartimit të kuadrit ligjor, ku kryeministri premtoi se do t’i largonte fëmijët nga rruga. Sot shoqatat ngrenë alarmin, tingulli i kësaj

34

Di

MAJ 2012

kambane alarmi duket së është i zbehtë e i pafuqishëm për të shkuar deri në veshin e pushtetarëve. Në 2008 ishin 714 fëmijë në rrezik trafikimi, por panorama e ditëve të sotme është edhe më keq akoma. Qindra fëmijë në udhëkryqet e metropolit, shfrytëzohen të detyruar nga prindërit apo tutorë. Përkundër kësaj shteti nuk ka bërë asgjë, ligjet e premtimet kanë mbetur vetëm në letër pa e kaluar pragun e zyrave të rehatshme. Sociologët ngrenë shqetësimin që përveçse këta fëmijë kthehen në kontingjent krimi e trafikimi, ekziston edhe një varg problemesh që kanë të bëjnë me zhvillimin e tyre fizik e sidomos intelektual. Një studim i bërë nga sociologët tanë arrin në një konkluzion apo më tepër se konkluzion një rekomandim se si shteti duhet ta trajtojë këtë shtresë sociale të rrezikuar. Ata sugjerojnë se është e nevojshme që shteti në bashkëpunim me OJQ-të që veprojnë në fushën e përkrahjes shoqërore të hartojë një politikë dhe strategji kombëtare të integruar për krijimin e institucioneve emergjente të mbrojtjeve të fëmijëve të rrugës, që janë të rrezikuar nga dhuna dhe abuzimi fizik, psikologjik dhe seksual dhe të rehabilitimit të tyre. Ratifikimi i Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve nga Shqipëria nëshkurt të 1992-shit e detyron shtetin shqiptar që të veprojë me të gjitha mënyrat për të mbrojtur fëmijët që nga lindja e tyre. Kushtetuta e Shqipërisë në nenin 122 konfirmon se çdo marrëveshje ndërkombëtare e ratifikuar nga Shqipëria ka vlerë dhe epërsi mbi ligjet e vendit, kështu detyrimisht duhet të forcohet puna për mbrojtjen e fëmijëve të rrugës të cilët shfrytëzohen për punë të ndryshme. Premtime të harruara e ligje të pazbatuara janë një gjë krejtësisht normale në këtë vend. Gjurmët e jetës në rrugë, mungesa e zhvillimit, mungesa e një fëmijërie normale, jetesa në kushte mjerane kanë lënë gjurmë të rënda mbi këta fëmijë e ardhmja e të cilëve duket e pashpresë.


Bota jonë

-1-

BLERIM LAZIMI

KIAMETI, EXHELI I UNIVERSIT “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyja dhe Ai, me fuqinë e Tij, mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Kuran, 42/ 29) “Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni. (Kuran, 28/ 88) Historia e Universit vazhdon me fazën e tij të fundit, Kiametin. “Thuaj: “Po! Pasha Zotin tim, që e di të fshehtën! Patjetër do t’ju vijë ai (kijameti) juve. Atij nuk mund t’i fshihet as në qiej e as në tokë sendi sa grimca, e as më i vogël e as më i madh, vetëm se janërregjistruar në Librin e Qartë.” (Kuran, 34/ 3) KIAMETI OBJEKT DISKUTIMESH DHE POLEMIKASH Por, “Ata vetëm fantazojnë.” (Kuran, 45/ 24) Çështja e “Kiametit” (Katastrofës së Madhe) i ka preokupuar njerëzit, të çdo shtrese shoqërore, të çdo niveli kulturor e të çdo kohe. Konceptimet dhe përfytyrimet mbi të kanë qenë të lloj-llojshme, si nga besim-

tarë, si nga ateistë, supersticiozë etj. Çdonjëri në vetvete, nën presionin e të ardhmes së fshehtë, ndjen ankthin për fatin që do të ketë. I luhatur ndërmjet dëshirës për përjetësi dhe kërcënimit të vdekjes së sigurtë që e pret, njeriu mendon dhe krijon bindje e besim, qoftë për ardhmërinë e vet, qoftë edhe për destinacionin e Universit, duke e parë veten të lidhur ngushtë me tokën dhe qiejt. Herë-herë ai ka ndjerë nevojën e njoftimit nga Krijuesi dhe herë-herë i është nënshtruar egos, falë lirisë së dhuruar për të menduar. Mediton, arsyeton, hedh ide, formulon hipoteza, ndërton filozofi, flet me vetveten dhe diskuton e debaton me tjetrin. Këtë natyrë dilematike, kontradiktore e të turbullt të individit dhe të shoqërisë njerëzore, e përshkruan mjaft bukur Zoti në shumë ajete kuranore. “Për çka i bëjnë pyetje njëritjetrit? Për lajmin e madh e tronditës! Jo, të mos pyesin, sepse ata do ta kuptojnë...” (Kuran, 78/ 1-4) “Ata edhe thanë: “Nuk ka tjetër, vetëm se kjo jetë e jona në këtë botë. Po vdesim e po lindemi dhe asgjë nuk

na shkatërron tjetër përveç kohës!” Ata për këtë nuk dinë asgjë!” (Kuran, 45/ 24) “Ata që nuk i besojnë atij (Kiametit), kërkojnë ngutjen e tij. Ndërsa ata që i besojnë, frikësohen dhe e dinë se ajo është e vërtetë. Ta dini se ata që bëjnë polemikë, duke dyshuar në momentin e katastrofës së përgjithshme, janë në një humbje të thellë.” (Kuran, 42/ 18) Si për të vërtetuar se Kurani i flet çdo kohe dhe, gjithashtu, për të pasuruar me fakte këto ajete kuranore të 14 shekujve më parë, atmosfera e polemikave lidhur me Kiametin mbetet po ajo, siç u përshkrua më lart. Në çdo kohë, në çdo shekull, janë bërë pafund parashikime për momentin e ndodhjes së apokalipsit, si dhe janë dhënë edhe skenare të ndodhjes së tij. Mjaft të përmendim shembuj të periudhës së qytetërimit modern, edhe pse ai mbështetet në zhvillimet shkencore e teknologjike. Në këtë aspekt, kjo periudhë e historisë së njerëzimit nuk mbetet prapa errësirës mesjetare apo edhe më herët. Në shekullin e kaluar dy herë u shqetësuan dhe frikësuan MAJ 2012

Di

35


njerëzit (në fillim dhe në fund të shekullit) nga parashikimi “shkencor” i katastrofës, për shkak të afrimit të kometës “Hallej”. Kjo kometë çdo 72 vjet viziton sistemin tonë planetar, por nuk shkakton ndonjë efekt “negativ” për jetën në tokë, përveç se me bishtin inkandeshent zbukuron qiellin e netëve tokësore. Ndërsa në këtë dekadë të parë të shekullit të ri janë bërë parashikime të fundit të botës për vitin 2000, 2003, 2011, 2012, 2013 etj. Harold Camping, anëtar i sektitkristian “Dëshmitarët e Jehovait”, parashikoi fillimisht 6 shtatorin e 1994 si datë të fundit të botës. Më pas përcaktoi se 21 maji 2011 do të ishte dita e parë e një periudhe pesë mujore e gjykimit të Perëndisë mbi tokë, për t’i dhënë fund më 21 tetor 2011. Sjellim këtu edhe njëparashikim, që mendohet se është bërë nga kolosi i fizikës klasike Isak Njutoni. Sipas një dorëshkrimi ai, i nxitur nga dëshira për të nxjerrë informacion shkencor nga Bibla, konkludoi se bota do të shkatërrohet jo më parë se viti 2060. Përveç këtyre parashikimeve për kohën e ndodhjes së fundit të botës, janë dhënë edhe skenare se si mund të ndodhë apokalipsi. Në faqe të tëra gazetash e revistash, apo në dokumentare televizivë flitet herë për 5 skenare të mundshme e herë për 12 skenare të fundit të botës etj. Mjaft sipërfaqësisht po rendisim disa parashikime për apokalipsin, të cilat keqpërdorin një bazë shkencore për t’u bërë më të besueshme. 1. Stuhitë diellore (parashikohet se do të ndodhë në 2013); 2. Viruset (përdorimi i armëve biologjike); 3. Ngrohja globale; 4. Rrezatimi gama; 5. Inteligjenca Artificiale; 6. Ndërrimi i poleve të tokës; 7. Konflikti bërthamor; 8. Planeti X (Nibiri); etj. Me të drejtë Krijuesi i Lartësuar na përkujton dhe na qetëson në Kuran: “Ata vetëm fantazojnë.” (Kuran, 45/ 24) Me esnafllëk, duke shfrytëzuar ndjeshmërinë e madhe të publikut lidhur me këtë çështje, mediat e shkruara dhe elektronike pasurojnë faqet dhe ekranet me lloj-lloj fantazish apokaliptike, për të rritur tira-

36

Di

MAJ 2012

zhin, shikueshmërinë apo numrin e klikimeve në websitet dhe në rrjetet sociale, pa u shqetësuar aspak për efektet në shoqëri. Kjo, përveç që bëhet për qëllime fitimi, shton ankthin, shqetësimin dhe çorodit një masë të madhe njerëzish. Për t’i bërë më të besueshme fantazitë e tyre, ato i manipulojnë me copëza studimesh shkencore për dukuri të veçanta. E përbashkëta e gjithëskenareve të publikuara (disa u përmendën më sipër) është se asnjë prej tyre nuk ka të bëjë me Kiametin Kuranor, në të cilin besojnë myslimanët, apo edhe me modelin shkencor teorik të Gjithësisë së Mbyllur. Që të gjithë bëjnë alë për një “shkatërrim” lokal në planetin tokë, apo për shqetësime të jetës së zakonshme të njerëzimit në tokë, ose për “çrregullime” në sistemin tonë diellor, domethënë për shkatërrim me në qendër njeriun. Ky as nuk është e as nuk mund të quhet Kiamet - “Fund i Botës”. Por edhe ndërmyslimanët hasen tek tuk predikues që përmendin skenaret e mësipërme si shkaqe për ndodhjen e Kiametit. Fenomene të tilla natyrore kanë ndodhur dhe ndodhin në të gjithë sistemet planetare, të ngjashme apo jo me sistemin tonë diellor, të cilët janë numerozë, si në galaktikën tonë, ashtu edhe në miliarda galaktikat në Gjithësi. Dhe apokalips nuk ka patur. E ç’shkatërrim mund t’i sjellë një ndërtese madhështore puna e zakonshme modifikuese që mund të bëhet në ndonjë nga dhomëzat e saj? Është naive të besosh fantazi të tilla. Aktualisht, më i diskutuari është skenari “i shkatërrimit” që do të shkaktojë planeti X (Nibiri). Së pari ky shkatërrim qe paralajmëruar në vitin 2003, por që nuk ndodhi. Tërheqës e bën këtë parashikim lidhja me botëkuptimin dhe kalendarine fisit prehistorik Maya, duke përcaktuar edhe datën 21. 12. 2012. Mendohet që planeti X do t’i afrohet Tokës dhe do ta fusë atë nën gravitetin e vet. Si pasojë do të ketë tërmete dhe vërshime, që do të sjellin shkatërrim.

Në të njëjtën datë parashikohet të ndodhë këmbimi i poleve të Tokës, gjë që shoqërohet me të njëjtat pasoja: tërmete, cuname, përmbytje e katastrofa. Nga ky përshkrim, vërtet pasojat duken të tmerrshme për njeriun, por nuk përbëjnë Kiamet, pasi këto nuk kanë ndonjë bazë të besueshme, qoftë kjo edhe shkencore. Panorama që jepet nuk shkon më tej se sa një fotomontazh i përjetimeve të katastrofave natyrore, që janë të përvitshme në zona të ndryshme të planetit tonë. Kërkuesi shkencor dr.Manuel Floris shpjegon: “Nëse do të hipotezojmë ekzistencën e një planeti që “rastësisht” u ka shpëtuar vrojtimeve këmbëngu-


lëse të astronomëve, mund të themi me siguri që, nëse ky do të ishte në trajektore drejt Tokës për ta goditur pas afro një viti, atëherë tani duhej të gjendej në një distancë të tillë nga Toka, për t’u parë me sy të lirë, si një yll i ndritshëm. Meqenëse në sistemin tonë diellor nuk është zbuluar asnjë planet i ri, mund të përjashtojmë që në 2012 Toka të mund të shkatërrohet nga përplasja me një planet të panjohur.”E si mund të hynte “i panjohuri”, për të bërë dëme në shtëpinë 10 anëtarëshe, pa hasur në të zotin vigjilent të shtëpisë! Sigurisht që planeti X mund të sjellë shqetësime psikologjike e lajthitje mendore të një grushti njerëzish, por

kurrsesi shkatërrime të Tokës e, aq më e pamundur të sjellë fundin e botës, siç propogandohet. Gjithashtu dr. Manuel Floris shprehet edhe për mundësinë që rritja e aktivitetit diellor të shkaktojë apokalips: “Satelitët artificialë në orbitën përreth Tokës kanë matur që ndryshimi i energjisë së thithur nga Toka, midis minimumit dhe maksimumit të ciklit diellor është rreth 0.25%. Ky ndryshim i energjisë shkakton disa ndryshime klimatike në atmosferën tokësore, por nuk është në gjendje të shkaktojë asnjë katastrofë globale.” Ndërsa prof. LucianoBurderi, profesor i asocuar i astronomisë dhe astrofizikës në Universitetin e Cagliarit, shton: “Megjithatë, mund të pohojmë se nën dritën e njohjeve shkencore aktuale, astronomët nuk presin asnjë nga këto ngjarje katastrofike për 2012.” Edhe në fetë e ndryshme besohet në Kiametin, e sidomos në tre besimet e quajtura monoteiste, por ka plot dallime në konceptime. Hebrenjtë dhe të krishterët, për shkak të devijimeve që i bënë shpalljeve përkatëse, nuk u frenuan dhe nuk e përmbajtën dot veten të bëjnë pafund parashikime për apokalipsin. Krejt ndryshe ka ndodhur me myslimanët. Besnikë e të qëndrueshëm në fenë e Zotit, plot besim në Kuranin-Shpallje të Mëshirëplotit, myslimanët nuk shkojnë aq larg, me një fantazi të shfrenuar, sa tëflasin për të fshehtën (gajbin) e pamundur, që është atribut vetëm i Krijuesit të Plotëfuqishëm e të Gjithëditur. Nuk është dëgjuar, qoftë edhe një mysliman të parashikojë Kiametin. Myslimanit i mjafton besimi se ai do të ndodhë. Në Kuran, Zoti e klasifikon ndodhinë e Kiametit si të parën nga pesë të fshehtat, d.m.th. që kjo Dije e Allahut është e pamundur nga krijesat. “S’ka dyshim se vetëm Allahu e di kur do të ndodhë Kiameti. Ai e di kur e lëshon shiun. Ai e di se ç’ka bie në mitra (të nënave). Nuk e di kush pos Tij se ç’ka do t’i ndodhë (ç’ka do të punojë) nesër. Dhe, askush nuk e di pos Tij se në ç’vend (ose kohë) do të vdesë. Allahu është më i dijshmi,

më i njohuri.” (Kuran, 31/ 34) Kur dikush e pyeti pejgamberinMuhamed (a.s.) se kur do të ndodhë Kiameti, mori këtë përgjigje shteruese për preokupimin e brendshëm: “Çfarë ke përgatitur ti për atë Ditë?!”. Ky është koncepti i qartë islam për Kiametin. Për myslimanin, qendra e gravitetit e të menduarit për Kiametin është si t’i përgjigjet pyetjes së pejgamberit Muhamed, sepse në çdo çast njeriu ka pranë “kiametin e vogël”- vdekjen. Komentet pas përgjigjes profetike janë të tepërta. Sigurisht që, brenda caqeve të dijes së domosdoshme njerëzore, Allahu e ka informuar njeriun me të vërtetat që u përkasin edhe fshehtësive. Kiameti është njëra nga këto të vërteta. “Dhe nuk ka dyshim se Kiameti do të vijë patjetër...” (Kuran, 22/ 7) “S’ka dyshim se momenti (Kiameti) do të vijë patjetër. Unë gati e kam fsheh atë. (Do të vijë) për t’u shpërblyer secili njeri për atë që ka bërë. (Kuran, 20/ 15) “S’ka dyshim se Dita e Gjykimit është caktuar.” (Kuran, 78/ 17) Pra, Kiameti është aq i vërtetë, sa ç’është e vërtetë vdekja për çdo njeri. Përtej kësaj vërtetësie, të flasësh për Kiametin është edhe mëe vështirë se të flasësh e të zbulosh misteret e vdekjes. “Çështja e tij (se kur do të ndodhë) është preokupim i rëndë (për krijesat) në qiej e në tokë.” (Kuran, 7/ 187) Për Kiametin mund të tregohet vetëm aq sa vetë Krijuesi ka dashur të na zbulojë nëpërmjet shpalljes kuranore. Ngjarja e madhe dhe tronditëse është atribut vetëm i Allahut. “I Lartësuar qoftë Ai, që vetëm i Tij është sundimi i qiejve dhe i tokës dhe çka ka ndërmjet tyre dhe, vetëm Ai di për momentin e Kiametit dhe te Ai ktheheni.” (Kuran, 43/ 85) “Thuaj: “Unë nuk e di a do të jetë afër ajo që u premtohet, apo Zoti im do ta vonojë atë shumë! Ai është që e di të fshehtën, por fshehtësinë e Vet nuk ia zbulon askujt...” (Kuran, 72/ 25-26) Ja, kështu e udhëzonte Allahu tëDërguarin e Tij, Muhamedin, që t’u përgjigjej shqetësimeve të brendshme njerëzore. MAJ 2012

Di

37


DR . IBRAHIM OZDEMIR

AMBIENTI Problematika e mjedisit konsiderohet prej çështjeve më të rëndësishme me të cilat përballet njeriu i kohës moderne. Kjo problematikë nuk kërcënon vetëm njeriun e kohës së tashme, po edhe gjeneratat e ardhshme dhe jetesën e tyre, pa harruar dhe klimën shëndetësore. Një problematikë e tillë mund të themi se ka përfshirë gjithë globin. Njeriu bashkëkohor, i cili ka arritur zbulime të papara në fushën e shkencës dhe teknologjisë, nuk ka arritur një bashkëpunim të baraspeshuar me natyrën. Me alën “mjedis” nënkuptojmë të gjitha kushtet natyrore, të cilat jetojnë në bashkëjetesë me krijesat e tjera. Gjithashtu, si pjesë përbërëse e mjedisit konsiderohet edhe mjedisi i njeriut, ajri që thithim, uji që pimë, qyteti në të cilin jetojmë, si dhe njerëzit që na rrethojnë. Në anën tjetër, pyjet, bjeshkët, lumenjtë dhe detet, konsiderohen një pjesë tjetër përbërëse e mjedisit. MJEDISI NGA KËNDVËSHTRIMI KURANOR Gjatë periudhës së shpalljes së Kuranit, arriti të ndryshohej ideja e të menduarit përballë çështjeve globale. Kurani solli ide të reja të ekzistencës, baza e së cilës ishte Njëshmëria -Teuhidi. Natyra për njeriun deri atëherë ishte e parëndësishme dhe pa ndonjë vlerë të veçantë. Me ardhjen e Kuranit doli në shesh edhe një e vërtetë tjetër, si një argument prej argumenteve të Allahut xh.sh.. Urdhri i parë kuranor ishte “Lexo”! Me këtë urdhër nuk nënkuptohej vetëm urdhri i të lexuarit të një teksti të shkruar a të ruajtur në një vend, por leximi në shumë aspekte. Në sajë të këtij mendimi, bota e cila deri atëherë njihej si e pashpirt dhe e pakuptimtë, filloi të merrte një botëkuptim të ri, sepse edhe ajo ishte madhëruese e Allahut xh.sh.. Në fakt, të gjitha krijesat në këtë gjithësi të përsosur, i drejtohen Allahut me ndjenjën e tyre adhuruese, pa asnjë mangësi, si një zemër e vetme për ta adhuruar Atë.

38

Di

MAJ 2012

FAKTORËT E MJEDISIT NË KURAN Krijimi i ekzistencës Argumenti i parë që bën lidhshmërinë e Kuranit me ekzistencën, është realiteti i shprehur në të, se ajo është krijuar nga asgjëja. “Ai është Krijuesi i qiejve dhe i Tokës! e si mund të ketë Ai fëmijë, ndërkohë që nuk ka bashkëshorte? Ai ka krijuar çdo gjë dhe është i dijshëm për çdo gjë.” (Enam, 101). Uji si burim jete Uji në Kuran pasqyrohet si burim i jetës: “…edhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë?” (Enbija, 30), duke mos harruar as shiun, që nga qielli vjen me një masë të caktuar: “Ne zbresim ujin nga qielli me masëtë caktuar, pastaj e depozitojmë atë në Tokë. Por, nëse dëshirojmë, Ne jemi në gjendje ta heqim atë tërësisht.” (Muminun, 18) Uji, i cili është prej nevojave më të rëndësishme jetësore të njeriut, është një dhunti e papërshkrueshme si dhe shkak për shfaqjen e shumë begative. Detet dhe oqeanet Allahu në Kuran thotë: “(Allahu) është Ai që ju ka vënë në shërbim detin, që ju të hani prej tij mish të freskëtdhe të nxirrni nga ai stolitë që mbani.Ti sheh se si anijet e çajnë atë, që ju të kërkoni mirësitë e Allahut dhe të jeni mirënjohës.” (Nahl, 14). Allahu xh.sh. gjithashtu tërheq vëmendjen për dobitë e përfituara nga deti: “Zoti juaj është Ai që e bën anijen të lëvizë nëpër det për të kërkuar nga begatitë e tij. Ai është vërtet i Mëshirshëm me ju”. (Isra, 66) Retë dhe shiu Kur banorët e Mekës kërkuan nga Pejgamberi (a.s.) mrekulli, zbriti ajeti: “Me të vërtetë në krijimin e qiejve dhe të Tokës, në këmbimin e natës me ditën, në anijet që lundrojnë nëpër det për t’u sjellë dobi njerëzve, në ujin që Allahu zbret prej qiellit, duke ngjallur prej tij tokën e vdekur dhe duke shpërndarë gjithfarë gjallesash, në lëvizjen e erërave dhe në retë që qëndrojnë midis qiellit


e tokës, pra, në të gjitha këto sigurisht që ka shenjta për njerëzit me intelekt”. (Bekare, 164) Kjo tregon që mrekullia më e madhe dhe e përhershme është bota që na rrethon, në të cilën mund të gjesh argumente të pafund për ekzistimin e Allahut dhe për Njëshmërinë e Tij, ndërsa shiu është vetëm njëri prej atyre argumenteve: “Ai i dërgon erërat si lajmëtare të mëshirës së Tij. Kur erërat lëvizin retë e rënda me shi, Ai i çon ato tek ndonjë vend i vdekur, ku lëshon shi dhe me anë të tij nxjerr lloj-lloj frutash; po kështu do t’i ringjallë edhe të vdekurit. Këta janë shembuj që t’ua vini veshin.” (Araf, 57) Kurani kur flet për shiun, përcakton një vështrim universal drejt krijesave, duke e paraqitur botën e tyre si të ishte një vendbanim i përbashkët: “Ai, i Cili e ka bërë për ju tokën shtresë dhe qiellin kulm;i Cili prej qiellit lëshon shi dhe nëpërmjet tij bën që të rriten fruta si ushqim për ju. Prandaj mos sajoni me vetëdije zota të barabartë me Allahun.” (Bekare, 22) Duke qenë pjesë përbërëse e ekzistencës, Toka është përgatitur për njeriun në një sistem të veçantë furnizues me ujë, e gjithë kjo për zhvillimin dhe jetesën e krijesave. Bubullima dhe Vetëtima Bubullima, vetëtima dhe rrufeja, nga këndvështrimi kuranor, e madhërojnë dhe e përmendin Atë. Allahu në Kuran ka bërë një krahasim mahnitës në mes bubullimës dhe engjëjve: “Bubullima e madhëron Atë me falënderim, por edhe engjëjt nga frika ndaj Tij ...”. (Rad, 13) Ajo bubullimë, e cila vjen bashkë me vetëtimën dhe dëgjohet pas saj në gjithësi, sikur nxjerr zemrat nga vendi. Megjithëkëtë, kjo qarje dhe ky zë që për ne duket tmerrues, i përhapur ngado nga një horizont në tjetrin, përveç të tjerash, madhëron Allahun, duke treguar për begatitë, mëshirën dhe madhështinë e Krijuesit. Bjeshkët Allahu që krijoi krijesat si dhe qiejt pa asnjë shtyllë, është Ai që ka krijuar bjeshkët me përforcime, vetëm e vetëm që të mos e dëmtojnë njeriun: “Është Ai që e ka shtrirë tokën, duke krijuar në të male dhe lumenj...”. (Rad, 3) Në Kuran tregohet që bjeshkët madhëronin Allahun bashkë me Daudin (a.s.): “Me të vërtetë, Ne i dhamë Dauditmirësi prej Nesh (dhe thamë): O male dhe shpezë!Lavdërojeni emrin Tim bashkë me Daudin.’’ (Sebe, 10). Nëpërmjet këtij madhërimiai do të arrinte shkallën e afërsisë tek Allahu dhe largimin nga vetvetja,

duke zhdukur të gjitha pengesat në mes tij dhe ekzistencës, duke u bashkuar me to në madhërim. KAFSHËT, AMANETI I ALLAHUT PËR NJERIUN Në realitet, koncepti i natyrës që e qartësoi Kurani, mbështetet kryekëput në faktin se të gjitha krijesat, qofshin ato të gjalla a të vdekura, përfshirë këtu dhe njeriun, janë krijesa të Allahut (xh.sh.). Në këtë kontekst njeriu dhe natyra nuk janë elemente të ndara e të panjohura nga njëri-tjetri. Përkundrazi, ato janë një tërësi e krijuar nga Allahu (xh.sh.). Njeriu është i obliguar që me natyrën dhe krijesat në të, të veprojë me përgjegjësinë më të madhe. Ismail R. Faruku bën një përmbledhje të bukur të boshtit të njeriut me natyrën, si vijon: 1. Natyra nuk është pronë e njeriut, por e Zotit. 2. Natyra i është nënshtruar njeriut që të veprojë në të, porse brenda kufijtë e rregullave të veçanta. 3. Njeriu ndaj natyrës duhet të veprojë patjetër në një formë etike, aq sa të ketë dobi prej saj dhe ta përdorë atë. 4. Njeriu duhet të studiojë në shkencat natyrore dhe sistemin universal duke bërë përpjekje për të kuptuar ligjet delikate dhe të mrekullueshme në të. SHPËRDORIMI I BURIMEVE NATYRORE KONSIDEROHET MËKAT Nga ky këndvështrim, kuptohet qartë se Allahu (xh. sh.) është Ai që ka përcaktuar begatitë, prandaj falënderimi ndaj Tij, përveç të tjerash, është përgjegjësi morale. Shpenzimi i tepërt, nuk është vetëm shpërfillje ndaj burimeve natyrore, ai njëkohësisht konsiderohet mosrespekt ndaj Krijuesit, i Cili është Krijues dhe Pronar i të gjitha këtyre begative. Një gjë e tillë nuk ndikon vetëm tek ne, por edhe tek gjeneratat që vijnë pas nesh. Me ajetin “Ne çdo send kemi krijuar me masë të caktuar “ (Kamer, 49) Allahu i tërheq vërejtjen njeriut në ruajtjen e një “caktimi” të tillë. Duke qenë mëkëmbës i Allahut në Tokë, njeriu ka të drejtë të përfitojë nga kjo natyrë me kusht të nënshtrimit dhe bindjes ndaj Krijuesit të tij. Derisa njeriu t’i jetë nënshtruar Krijuesit, të gjitha krijesat do të jenë në shërbim të tij. Marrë nga: www.hiramagazine.com Përktheu nga arabishtja: Feim Hoxha

MAJ 2012

Di

39


YLLI GURRA

MUHAMEDI (A.S.) SI MËSHIRË PËR BOTËT Allahu Fuqiplotë në përcjelljen e alës së fundit për njeriun dhe universin përzgjodhi zërin e fuqishëm të hz. Muhamedit (a.s.), përmendoren e besimit, atë tek i cili çdo hap dhe çdo vështrim kalonte caqet e kësaj bote ishte domethënie e pandashmërisë së këtij universi me tjetrën jetë, me tjetrën shpresë. Lindja, nderimi që iu bë botës me ardhjen e tij ishte ringjallja, rilindja edhe njëherë e njerëzimit. Me ardhjen e tij njerëzimit iu kthye vërtetësia e të qenurit krijesat më të larta tek Krijuesi. Ardhja e tij qe sihariqi më i madh që bota njerëzore po plotësonte tashmë në rrugëtimin drejt të amshueshmes, drejt Krijuesit Mëshirëplotë. Drita e tij do të ishte flladi i dashurisë për çdo zemër që nuk do të ndjente zbrazëtinë e përjetshme por do të vraponte me aq shpresë pas hapave të Resulit (a.s.) për në përjetësi. Me ardhjen e tij botës dhe njerëzimit iu kthye e vërteta, e drejta, madhështia, fisnikëria e të qenurit krijesa të të Madhit Zot, lindje kjo që plotësonte hallkën e artë të të dërguarve, ngjarja kjo me domethënëse në historinë e krijimit. Lindje kjo qe nuk ishte thjesht ardhja e një krijese në jetë, por lindja e një populli, lindja e një ere të re në histori, lindja e cila tronditi fuqishëm deri në themelet e saj ngrehinën e mosbesimit. Qe lindja që solli erën e drejtësisë dhe njëherësh e shpëtoi njerëzimin nga privimi i njohjes së të vërtetës. Dita e nderimit të botës me ardhjen e tij edhe dita kur Krijuesi Mëshirues, dritën që e krijoi në cilësinë dhe madhështinë e një dielli e zbriti si kandil në qiellin e njerëzimit. Në saje të kësaj drite gjithë errësirat e injorancës u grisën, u shkërmoqën dhe gjithësia u kaplua nga ndriçimi. Lindja e tij qe duaja e hz. Ibrahimit (a.s.), qe sihariqi i hz. Isait (a.s.) dhe ëndrra e Eminesë së dhimbshme, së dashur. Kjo ditë e tillë që konsiderohet si feste e mbare njerëzimit, më shumë sesa kaq është festë e të gjithë qenies, e të gjithë universit. Ardhja e Mëshirës së Botëve për çdo krijese është mirësia më e gjerë e Krijuesit, dhurata e Tij për besimtarët ku në Kuranin Famëlartë është e përmendur: “Allahu ua ka dhënë besimtarëve dhuratë të madhe kur u solli një të dërguar nga mesi i tyre, nga gjiri i tyre, i cili ua lexon shpalljet e Tij , i pastron nga gabimet dhe u mëson Librin e urtësinë” (Ali Imran 163.) Hz. Muhamed (a.s.), Resulu thekalejn, ishte mëshira për njerëzimin e asaj dite që ishte i privuar nga idealet dhe qëllimet që i japin kuptim, domethënie jetës, ai ishte agimi i shumëpritur, flakërimi i rrezeve të diellit të mëngjesit për botën që kishte mbetur në ndjekje të iluzionit në shkretëtirë. Ti i dhe njerëzisë më të saktat sqarime

40

Di

MAJ 2012

Mbi Zotin, mbi botën më të lartat mendime I mësove botës qëllimin e jetës Dija e saktë ushqehet më të tuat mendime. Mëshira e botëve është krijesa më e zgjedhur, njeriu i përmasave, njeriu i dimensioneve të tejskajshme, të veçanta ku cilado krijesë e të Madhit Zot rrezaton prej tij dashuri, dhembshuri, lavd e madhështi. Sa me domethënie dijetari e thotë: Me alet e mia Muhamedin nuk lavdërova, Fjalëve të mia me të lavdi u përftova…… Nuk ka njeri të dytë në të gjithë krijimin as para dhe as më pas që të jetë dashur sikurse Krenaria e Njerëzimit, me tërë sinqeritetin dhe dëshirën e zjarrtë të brendisë shpirtërore nga njerëzit. Mbreti i Profetëve qe i dërguar nga Allahu Mëshirues me atë çka e dallonte nga të gjithë të dërguarit e Tij në tokë, me atë çka nuk i qe dhënë askujt nga pejgamberët, me atë që do të ndriste si madhështia e diellit të shpresës për të dy jetët dhe për të gjitha botët, atë Mëshiruesi i Mëshiruesve do ta nderonte me: “Ne nuk të kemi dërguar ty - Muhamed - veçse si mëshirë për botët”. (Enbija, 107). Ai ishte reflektimi shkëlqyeshëm i mëshirës së Zotit Fuqiplotë, si një oaz i pafund, i pambarimtë për krijesat. Mëshira me të cilën e dërgoi Ngadhënjimtari, Fuqiploti Allah ishte një çelës i artë për të hapur të gjitha dyert e kllaposura në ndryshkun e kohës së padijes, e humbjes së shpresës. Ky çelës i artë do të ngrinte siparin e ndezjes së pishtarit të pashuar të besimit për çdo shpirt, për çdo zemër. Nga Mëshira e Botëve për besimtarët Kurani Fisnik sjell sihariqin: “Tashmë ju ka ardhur një i dërguar nga gjiri, mesi juaj. Atij i vjen rëndë, i dhemb zemra për gabimet që bëni ju, jua dëshiron të mirën me gjithë zemër që ju të shkoni rrugës së drejtë dhe është i bute e i mëshirshëm me besimtarët”. (Teube, 128) Resuli i Allahut i sinqertë, aq i butë dhe aq shumë i mëshirshëm, sa të përfshijë nën mëshirën e tij edhe XhebrilEminin. Mëshira e të dërguarit sikurse dielli që përfshin gjithçka me rrezatimin jetëdhënës, përfshin të gjitha qeniet, të gjitha krijesat, të gjitha botët. Atë çka sot mendjet e qytetëruara mundohen ta ngrenë me të drejtë në ligj, mëshira e botëve e paralajmëronte, këshillonte në rrjedhat e shekullit të 6-të duke përcjellë mësimin se një zonjë, grua gjeti shpërblim me Xhenet, parajsë pasi i dha ujë një krijese me këpucën e saj. Ndërsa tërhiqte vëmendjen për anën tjetër të medaljes së po një zonje; kishte humbur mundësinë e shpërblimit me


xhenet, parajse për atë që kish keqtrajtuar, duke i privuar lirinë dhe të drejtën e jetës një krijesë të Zotit (xh.sh.). Shprehja e mëshirës universale edhe njëherë do të skalitej në përjetësi atëherë kur i dashuri i zemrave tona hyn në Mekke sa triumfator, sa madhështor po aq edhe hero dhembshurie dhe pyet mekasit: “Ç’prisni prej meje? Qenë përgjigjur: “Ti je biri i dhembshur i një babai të dhembshur! Prej teje vetëm dhembshuri, bujari pritet!” Dhe të artat alë të tij qenë sikurse ato të vëllait në mision, në shërbim, të hz. Jusufit shekuj më parë: “Shkoni, të gjithë jeni të lirë, sot nuk ka qortim për ju. Zoti do t’ju falë. Ai është Mëshiruesi i Mëshiruesve.” (Jusuf 92) Para gjithë armiqve solemnisht lexove Dekretin më kumbues që njeh historia Sot midis nesh merr fund armiqësia I le të tërë të lirë dhe nuk i dënove. Kjo dhembshuri, fllad mëshire ngazëllente zemrën e gjithkujt, edhe në Taif kur Xhebraili dhe meleku i maleve do t’i sillnin malet mbi vendbanimet e atyre që nuk e mikpritën mëshirën e botëve, por jo, përsëri në histori do të gdhendeshin urtësia dhe alët e arta: “O Zot, fali, sepse nuk dinë çfarë bëjnë!” Ashtu sikurse hadithi: “Unë jam Muhamed, jam Ahmed, jam Muka, jam Hashir. Unë jam profeti i pendesës dhe i mëshirës”. Para butësisë, para dhembshurisë së Mëshirës së Botëve sa e sa maja mbetën në fund të këmbëve të tij, sa e sa zemra të ngrira si akullnajat shekullore me shpirtrat e akullt u shkrinë para diellit të tij të durimit e mëshirës dhe gjetën të vërtetën rrugë të drejtë, gjetën qetësinë shpirtërore. Para kësaj drite të pashuar njerëzimi edhe në kohën e tij, në mesjetë dhe në të gjithë rrjedhat e historisë njerëzore ka ndjerë dhe ka prekur dhembshurinë, largpamësinë dhe udhëheqësinë e drejtë të profetit të fundit, të profetit të botëve. Para figurës, para drejtësisë së tij dhe shpresës që vinte prej tij filozofët, strategët, themeluesit e kombeve do të shprehnin më të lartën konsideratë dhe keqardhjen që nuk jetuan në kohën e artë të Mëshirës së Botëve, Muhamedit (a.s.). E ndërsa kur një besimtar do të sillte nga jo myslimanët kandilin për ndriçimin e xhamisë në Medine dhe shokët e tij do ta shihnin me syrin e fajtorit, ai do t’u thoshte atyre, ne sot dhe gjeneratave të mëpasme: “Allahu të ndriçoftë varrin, sikurse na ndriçove xhaminë”. Ardhja e Mëshirës së Botëve do të ishte aq ndikuese ndër shekuj e deri në përjetësi saqë për të do të thuhej e vërteta se: “Muhamedi lëvizi nga vendi jo vetëm ushtritë, ligjet, perandoritë, popullatat, dinastite, por edhe miliona njerëz të një të tretës së botës së atëhershme, për më tepër ai lëvizi nga vendi altarët, zotat, fetë, idetë dhe shpirtrat! Ai shkatërroi, përmbysi heroikisht besëtytnitë e vendit të vet, porositi pandërprerë alën e butë e të ëmbël dhe këshillën e mirë, dhe që vazhdoi të triumfonte edhe pas vdekjes”. Njerëzit e mëdhenj gjithmonë të admirojnë

Asnjëherë s’përdore dhunë e detyrim Idetë nuk kanë jetë me forcë e shtrëngim Prandaj dhe me nderime emrin ta kujtojnë. Krenaria e Njerëzimit është për në prezenca më e afërt se çdo krijesë tjetër, ku Allahu Mëshirues na përgëzon me më të lartën alë, me Kuranin Fisnik: “I dërguari është më i afërt për besimtarët, se sa ata për njëri-tjetrin.” (Ahzab, 6) Ndërsa Resuli i Botëve, mëshira e tyre, do të përcillte për në dhe gjithë njerëzimin deri në Ditën e Fundit duke u shprehur shokëve të tij të kohës se: “Ju jeni shokët e mi. Vëllezërit e mi janë ata njerëz që do të vijnë më vonë, që do të më besojnë edhe pse nuk më kanë parë”. Në zinxhirin e artë të të dërguarve ndërsa Sulejmani (a.s.) lutej: ”O Zoti im, më fal dhe më dhuro një pushtet që të mos e ketë askush pas meje. Me të vërtetë Ti je Dhurures i Madh.” (Sad, 35) Hz. Nuh (a.s.) do t’i drejtohej Atij: “O Zoti im, mos lër mbi tokë asnjë femohues.” (Nuh, 26) Hz. Musa (a.s.) do të kërkonte te Zoti: “O Zoti ynë. Shkatërroje pasurinë e tyre dhe ngurtësoi zemrat e tyre që të mos besojnë derisa të shijojnë dënimin e dhimbshëm.” (Junus, 88) Ndërsa Mëshira e Botëve do të përcillte shpresën e pahumbur për çdo krijesë: “Unë u dërgova si mëshirë për të gjithë njerëzit dhe jo si mallkim.” Përgjërimi i tij ndaj Allahut Falës në momentet e largimit nga kjo jetë, si asnjë i dërguar tjetër që do të mund të kërkojë, luten veç për vetvetet, ai do të gjendet në këmbët e urës së Siratit me të gjithë qenien e tij të lartë duke kërkuar me dhembshuri shpëtimin e popullit të tij, ndërsa në Kuranin Famëlartë, Allahu Përgëzues do e qetësonte: “Sigurisht që Zoti yt do të të japë ty sa të jesh i kënaqur.” (Duha, 5) Zoti ynë i Gjithëmëshirshëm! Lusim prej teje dashurinë Tënde, dashurinë e të dashurve të Tu, dashurinë e veprimeve që do të na afronin te dashuria Jote, te Mëshira Jote, te Falja Jote dhe te begatitë e Tua në të dy jetët. MAJ 2012

Di

41


Retrospektivë

A ka gjallni

mbas vdekjes?

“Shkenca” deri sod s’ka mundë me e zgidhë ketë çashtje. Kanë të drejtë të shkretët “shkenctarë” mbasi ata kërkojnë prova e fakte mbas qejfit e mbas dëshirës së vet. Nga partit e shumta të filosofëve disa janë të mendimit se “duhet të ketë nji jetë të amshuëme mbas vdekjes, se për ndryshe jeta s’ka kuptim.” Disa tjerë kundërshtojnë ketë mejtim, tue thanë se “ky pretendim na çfaqet vetëm si nji dëshirë” e “dëshira” s’mund të bahet fakt, me tjera alë “dëshira nuk përmban fakt”. M’anë tjetër filosofët e këtij mejtimi thonë se “as revelacioni fetar nuk përmban prova shkencore për immortalitetin”. Para se të gjykohemi me këto filosofë duam t’i pyesim nji pikë: “Kur kemi në dorë nji problem, për zgidhjen e të cilit s’kemi - si thonë ata - asnji provë shkencore as pozitive as negative, ç’i shtrëngon këto filosofë qi të preferojnë dhe të favorizojnë rrugën negative.” Ne provën shkencore të immortalitetit e kemi në dorë,

42

Di

MAJ 2012

por, para se me kallzue këtë provë, le të bajmë alë mbas mënyrës qi ndjekin këta të mençëm (!) edhe le ta quajmë edhe veten tonë ndër ata qi s’kanë provë shkencore në dorë. Po themi pra se ne qi besojmë “Ahiretin” apo - si thonë filosofët “immortalitetin” s’kemi provë shkencore; po ata qi nuk besojnë “immortalitetin” a kanë provë të këtillë. Pra asnjana anë s’ka prova. Atëherë - sikurse ka urdhënue Imam Aliu - ata qi besojnë “immortalitetin”, jetën mbas vdekjes, ç’dam do të kenë nga ky besim; e në qoftë se do të del i vërtetë besimi i tyne ç’do të bajnë ata qi s’e besojnë e qi nakatosin edhe besimtarët. Duhet ta dijnë se edhe kjo progagandë ka aqë përgjegjsi sa edhe mosbesimi. Për ketë shkak themi se, ata qi s’besojnë “Ahiretin” janë të damshëm për shoqërinë njerëzore, pse përpiqen ta ngrenë përgjegjësinë e amshueme dhe harrojnë se me ketë mënyrë i çelin shtek të keqes. Këta njerëz ndalimin


e të keqes e lanë vetëm në synin e policis. Harrojnë të shkretët se ka shumë të liga qi policija s’mund t’i pengojë. Thamë ma sipër se, ne kemi edhe prova shkencore për të vërtetue se mbas vdekjes do të ngjallemi dhe kjo gjallni do të jetë e pavdekshme. Ata qi s’besojnë “pavdeksinë” e mbështetin ketë mosbesim në faktin se “deri tash s’kemi asnjë të vdekur qi të jetë kthye për me na diftue se janë të gjallë, ase së pakut s’kemi asnjë korespondencë, qoftë edhe nji gisht letër.” Ne themi se edhe sikur të ngjallesh e të kthehesh ndonji i vdekur, ase të na dërgonte nji gisht letër, përsëri materjalistët s’kishin për ta besue... Prova jonë shkencore dhe e gjallë asht Kurani i madhnueshëm. Qi të merret vesht kjo çashtje duhet më këndue me durim e me kujdes sa vijon ma poshtë: Kurani i Shenjtë asht libri i naltë i “Fesë Islame” dhe përmbledh të gjitha urdhrat qi Perëndija me anë të “Revelasionit” ia ka kumtue Profetit të Tij të madh, Hazreti Muhammedit Alejhi selam. Ky libër i madhnueshëm vetë e vërteton vetveten, pse thrret të gjithë Dijetarët kundërshtarë e kritikues në kontekst, iu thotë “në qoftë qi kujtoni se Kurani asht ala e goditun dhe e ndrequn prej Muhammedit qi s’ka këndue fare në shkollë dhe nuk e ka studjue aspak “Shkencën e artit letrar”, atëherë mund ta bani edhe ju nji vepër të këtillë, por të jeni të sigurtë se këtë gja s’keni për ta edhe ju nji vepër të këtillë, por të jeni të sigurtë se s’keni për ta ba kurrë; me gjith ketë, ju mblidhuni tok të gjith sa jeni, thirrni në ndihmë dhe perënditë qi besoni e do ta shifni, se s’jeni të zotët me ja ba as shembllën ma të vogël të nji verseti.” Kështu urdhnon Kurani i kumtuam nji mij e treqind e ca vjet para edhe der sod s’ka dalë burrë qi të hartojë nji vepër në gjasë të Kuranit, i cili përmbledh gjith teknikën letrare.

Pra nji vepër kaq e naltë, sikurse asht Kurani, nuk mund të rrohet e të çvleftësohet me nji artikull gazete, ase me nji konferencë, ase me nji roma. Engjëjt edhe jeta e amshueme qi e quajnë Ahiret ekzistojnë por nuk duken. Padukshmenija e nji gjaje nuk mund të formojë mbështetje për ta mohue atë gja. Nji njeriut të ndershëm i napim të holla hua, pse i besojmë, d.m.th. e pranojmë se ky do të na i këthejë kur të bahet me parë. Këjo pagesë tash asht e mshefët dhe do të kryhet në kohën e ardhshëm; mirpo ne e besojmë. Na thotë nji shok se ka ndigjue në radio orkestrën e Napolit edhe na e besojmë, pse e dijmë qi valët elektrike e sjellin zanin prej Napolit këtu. Por edhe elektriku vetë asht nji gja e mshefët qi s’e shef syni, asht nji gja qi shkenca s’ja ka zbulue esancën. Me gjith këtë shkenca po e pranon të msheftën, po e pranon “gajbin”, sadoqi shkenctarët s’e pranojnë. Për ne mjafton, qi shkenca të pranojë të padukurat dhe t’ua shkallmojë mbështetjet e shkenctarëve qi janë kundra feve. Ata i ka verbue mentaliteti i gabuar i materializmit e jo shkenca. Shkenca asht nji e vërtetë qi ka ekzistuar gjithmonë, por zbulimi i saj shkon ka dalë; po e pranon të msheftën, po të kishin pasë mjetet e soçme shkenctarët qi kanë jetue dy mij vjet e para mund ta zbulonin elektrikun edhe gjanat e tjera. Të gjitha këta diftojnë se njeriu nuk ka kompetencë e kapazitet me krijue të vërtetën, e vërteta asht dhe njeriu e zbulon. Krijues asht vetëm Perëndija, përpara të cilit njeriu s’asht kurrgja. Për këtë shkak njeriu nuk duhet të krenohet dhe ta harrojë Perëndinë, pa fuqin e të cilit s’mund të bahet kurrëgja në gjithsi. Vetëm Aj Zot i Madh krijon pa pushue. Pra materjalistët kanë gabim qi nuk besojnë në jetën e amshueme. Vëllazën Muslimanë! Hapni syt në këtë pikë; besoni Profetin e Naltë edhe Kuranin e jo thanëjet e materijalistëve qi mohojnë Ahiretin, se alët e tyne janë gënjeshtra e s’kanë prova e fakte, janë pandehma të kota qi rrjedhin nga ligështija e besimit. “Zani i Naltë”, Nr. 3, Mars 1936

MAJ 2012

Di

43


Personalitet

ALI BASHA Pushoi së rrahuri zemra e një studiuesi të madh Jemi të Zotit, tek Ai do të kthehemi Ditën e shtunë, me 31 mars 2012 kaloi nga kjo jetë Ali Musa Basha, studiuesi i talentuar, hulumtuesi i palodhur ihistorisë sëIslamit ndër shqiptarët; vdiq ai që hodhi bazate metodikës së gjurmimeve shkencore të zhvillimit të Islamit, ai qënxori në shesh me veprat e veta, me shkrimet e shumtafaktorët shkaqet e vërteta të përhapjes e të përparimittë fesëislame tekshqiptarët. Besimtarët myslimanë, masat e gjera tështresaveshoqërore tekshkrimete Aliut,gjejnë përgjigjetepyetjevetë errëta. Këtu fillon lidhja e lexuesit me autorin dhe lind mes tyre një miqësi, një admirim, respekt e konsideratëedhepa unjohur për fytyrë. Kur njerilargohet nga kjo jetë, tjetri indinjohet, përlotet. Vdekja e Aliuthidhëroitë afërmit, familjen, miqtë, shokët, bashkëpunëtorët, të njohur e më pak të njohur. Ali Basha ka lënë pas shkrime e

44

Di

MAJ 2012

FAIK A . KACOLLJA

studime, artikuje leksione, cikle studimesh në organet e shtypit, cikle artikujsh tematikë, kritika analitike (joqortuese), jetëshkrime personashme merita të posaçme etj. Veprat kryesore të këtij autori janë: Islami në Shqipëri gjatë shekujve, botuar në Tiranë, viti 2000, me 275 faqe; Nëpër gjurmët e Islamit, Tiranë 2005, 632 faqe; Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912—1967), Tiranë 2011, me 641 faqe. Boshtiqendror, tema e këtyre e veprave, e shkrimeve është Islami, përhapja, shtrirja në trojet shqiptare, prandaj ne, në mënyrë figurative e kemi quajtur trilogji, së cilës autori i ka kushtuar studime intensive shumëvjeçare. Trilogjia si edhe e gjithë veprimtaria kërkimore të pasqyruara në artikujt e shumtë, përbëjnë një kontribut të pashembullt. Ali Basha gdhihej me agjendën e punëve nëpër arkiva dhe ngrysejme mendjen se çdo të bënteditën e nesërme. I palodhur, atij nuk i mungoi kuraja, vendosmëria për t’u thelluar deri në detaje zbërthimit të çështjeve që trajtonte. Vepra e Aliut është rezultati i një pune voluminoze. Karakteristikë tjetër e veprave të Aliut është e curia metodike e aplikuar në përshtatjeme realitetin, me zhvillimet shoqërore shqiptare. Tomas W. Arnold ka shkruar veprëne tij të njohur “Historia e përhapjes së islamit”, natyrisht një libëri çmuar për popujte globit. “Trilogjia” e Ali Bashës ka marrë në shqyrtim shumë hollësira që fshihen nëpër sirtarët rezervate, sekrete. Kërkesa e organeve shtetërore që i drejtohej zyrave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në kohën e monizmit për të grumbulluar botime, librat e literaturës islame me pretekstin e mbrojtjes, me pretekstin e ruajtjes së tyre, ishte gënjeshtër, ishte një mënyrëpër t’i asgjësuar këta libra. Lufta kundër institucioneve islame, kundër besimit, kundër fesë islame

nga organet e shtetit e të partisë nëperiudhën e diktaturës së proletariatit, bëhej me të gjithë potencialin politik institucional, realizohej me dhunë, me forcë, me egërsi, duke vënë në përdorim të gjitha mjetet e terrorin, por sikurse ka konstatuar A. Basha, feja islame mbijetoi, nuk u zhduk. Ka të ngjarë të mbijetojë kudo dhe në çdo vend… (Ali Basha: “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri 1912-1967” Parathënie faqe 4.) Ky konkluzion përsëritet edhe në faqen 554. Trilogjia është një kontributi pazëvendësueshëm në dobi të studentëve të shkencave sociale historike, juridike apo të filozofisë. Mandej nga librat e Aliut merr mësim cilido që interesohet të njohë karakteristikat antipopullore, antishkencore të ideologjisë marksisto-komuniste që maskohej me terma të trilluara si: pushtet popullor, republikë popullore, ushtri popullore … Aliu është i vetëdijshëm për rolin e edukatës islame në formimin e botëkuptimit përparimtar modern, në edukimin e humanizmit dhe të bindjeve progresiste sipas filozofisë islame. Mësimet e mesme ai i mori në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës dhe falënderon babën e vet, Hafiz Musa Bashën që e kishte dërguar në atë shkollë e, për këtë (siç shkruan vetë) i është debitor gjithë jetën. (Ali Musa Basha: “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, Tiranë, 2000, faqe 2). Veprimtaria kërkimore, hulumtimet, studimet e Aliut i ka vlerësuar lexuesi e ekspertët dhe e kanë përkrahur. Pak ditë para vdekjes tregontepër ndihmën konkrete që i ka dhënë Shoqata Kulturore “Ardhmëria”, të cilën e ka falënderuar publikisht në parathënien e vëllimit “Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri”, Tiranë 2011 faqe 4. Duke e ndjekur hap pas hapi shkrimet e të ndjerit, ndeshim disa pista të objektivave që Aliui ka theksuar jo pa qëllim, ndeshim komponentët e gjurmimeve, lexojmë dokumentet


arkivale ose dëshmi nga literatura përkatëse me referenca me shënime në fundin e faqes. Kur synon të na informojë lidhur me tolerancën, mirëkuptimin dhe bashkëjetesën mes besimtarëve feve të ndryshme na paraqet një episod apo ndonjë ndodhi të jetuar. Lexojmë: “Tom Lec Marku kujton se “Në burgun e Fretërve, dhoma 47 më bashkuen me të parin njeri, me Hafiz Musa Dërgutin. Tetari Dhimitër Çifliku nga Boboshtica e Korçës më lidhi me të këmbë e duar… (Hafizit ) Iu mbushën sytë me lot kur më pa aq të ri…” Tregimi vijon se si Hafiz Musai e ushqente djaloshin bashkëvuajtës, siç mund të bënte për djalin e vet…”, faqe 195. Ndërsa në faqen 202 të këtij libri lexojmë: “ …Miqësirat e vlerësimet e ndërsjellta të përfaqësuesve të feve të ndryshme, nënvizon Aliu, kanë qenë të shpeshta…” Vepra e Aliut është produkt i momentit historik që kanë përjetuar shqiptarët. E kërkoi koha dhe u përmbush, u botuan tre libra brenda harkut kohor 2000, 2011, Po ç’janë

njëmbëdhjetë vjet? Asgjë, një shifër e vogël e jetës. Ç’mund të bësh më parë? Në këtë pikëpamje, ne arrijmë në konkluzionin se autori i këtyre veprave mblodhi, akumuloi gjatë dekadave shumë lëndë, që nga bisedat brenda folesë familjare me babain e vet të nderuar, Hafiz Musa Haxhi Aliun, po edhe me persona të tjerë. Sekreti i bisedave të tilla qëndron në faktin që asokohe në takime me burra të tillë nuk zhvilloheshin biseda pa vlerë, nuk flitej për telenovela. Në këtë mënyrë Aliu u rritme frymën problemeve, me shqetësimet njerëzore. Mbështetur në këtë pasuritë vyer njohurish autori ynë nisi ta plotësojë e ta pasurojë ata duke bërë verifikimet e duhura me literaturë e dokumente arkivale deri sa erdhi faza e botimeve. Nga veprat e tij kemi mësuar të gjithë, mund të mësojmë akoma. Aliu mund të merret si nismëtari i një dege të re të shkencave albanologjike, dega e kërkimeve islame. Edhe të tjerë persona kanë bërë përçapje në këtë fushë, por nuk kanë mundur të thellohen dhe, me gjithë

dëshirën e mirë, puna e tyre ka marrë ngjyrë amatoreske. I pajisur me kulturë dhe me bindje islame, Aliu diti të vadisë në veprën e vet karakteristikat thelbësore të islamit si fe, si besim kompakt fetar i miliona njerëzish, si një forcë e madhe e popullsisë së planetit, e bashkuar sipas parimeve e mësimeve të mrekullueshme të Kuranit famëlartë. Zhvillimete ngjarjeve në Shqipëri në kohën e monizmit në drejtim të fesë Aliu i shikon si akte dhune, si masa çnjerëzore ku nëpërkëmben të drejtat elementare të njeriut, po edhe si zullum që acaronte, përkeqësonte marrëdhëniet e shtetasve me organet shtetërore. Kjo situatë i shtynte njerëzit të parashikonin rënien, përmbysjen e sistemit. Faktet, dokumentet e shkruara janë të panumërta. Por jo gjithçka është hedhur me shkrim, pastaj jo çdo gjë e shkruar shkon në dorë të studiuesit. Nga ana tjetër kujtesa e dëshmitarëve okularë është burimi vështirë për t’u eksploruar. Aliu u mundua të shfrytëzonte sistematikisht rezervat “e magazinuara” në memorien e shkruar e të pashkruar, pastaj MAJ 2012

Di

45


nisiprocesi i verifikimeve, saktësimi i prejardhjes, identiteti. Ja sepse themi ne që interesimi i studiuesve për t’u konsultuar me veprat e A. Bashës në të ardhmen do të rritet. Shkrimet e botuara i ndjeri Ali i shoqëroi me interpretime e shënime sqaruese, ndonjëherë e la në dorën e lexuesit. Mësojmë se ngjarja e pahijshme, e padenjë në Kavajë, qytet me tradita islame të forta hapi plagë, kurXhamia eqytetit ishte shndërruar në WC (“Rrugëtimi...”, fq. 553 )një akt ekstrem që i acaronte nervat e besimtarëve, një dukuri që i godisteata thellë në zemër. Shteti në fuqi, politikanët e tepruan. Me veprime të tilla ata e shpejtonin me duart e veta fundin e tyre, rënien. Me nismën, me punën, kurajën dhe këmbënguljen për t’i shërbyer shoqërisë, Aliu mund të renditet me ish-studentë më të dalluar të Medresesë si Vexhi Buharaj, Vexhi Demiri, Vehbi Ismaili etj., ndërsa për nga tematika dhe problemet e trajtuara në gjithë veprimtarinë e vet kërkimoredhe shpjegimin e tyre, për nga cilësia e lartë e veprave dhe shkrimeve të tij të prezantuara, Ali Bashai përket një kategorie të veçantë në qasje me Hafiz Ali Korçën, Hafiz Ibrahim Dalliun, Hafiz Ismet Dibrën e figura të tjera të shquara e teologëve

46

Di

MAJ 2012

në trojet shqiptare. Ndoshta lypset të sqarojmë se nëqoftë që kemi ngritur meritat e dikujt, nuk kemisi qëllim të ulim e të zvogëlojmë meritat e profesorëve tanë të respektuar: Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça e Hafiz Ibrahim Dalliu. Ali Basha ka argumentuar me saktësi përhapjen e islamit tek shqiptarët prandaj meriton të vlerësohet drejt. Ali Basha ka gjëra që nuk janë evidentuar. Ai është zgjedhur e ka kontribuar në funksione drejtuese të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë deri si, Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm i Komunitetit.. “Nëpër gjurmët e Islamit” Kopertinë. Disa gjëra mund të thuhen për ta njohur më mirë Aliun si personalitet të dijes, gjithashtu duhen lexuar edhe ato materiale që i ndjeri nuk arriti t’i botonte. Kush ishte Prof. Ali Basha? Prof. Ali Basha lindi në Elbasan më 1932. Pasi kreu shkollën fillore vazhdoi dhe përfundoi Medresenë e Përgjithshme të Tiranës në vitin 1950-51 me rezultate të shkëlqyeshme. Më vonë mbaroi Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë. Pas diplomimit ai jep gjuhën shqipe në Universitetin e Tiranës deri në vitin

1965. Po kështu për disa vite shërben si pedagog i gjuhës shqipe në Universitetin e Pekinit të RP të Kinës. Me t’u kthyer në Shqipëri filloi të punojë si redaktor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri” dhe, deri kur doli në pension në vitin 1992, punoi në shtëpinë botuese “8 Nëntori”. Pas vitit 1992 z. Basha aktivizohet në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, duke dhënë mësim, duke redaktuar tekste të lëndëve fetare të medreseve dhe njëkohësisht si bashkëpunëtor i gazetës “Drita Islame”. Në vitin 1998 ai zgjidhet delegat i Tiranës në Këshillin e Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman, ndërsa në korrik të vitit 1999 merr detyrën e kryetarit të këtij këshilli. Ali Basha, djali i Hafiz Musa Bashës dhe nipi i Haxhi Ali Elbasanit - të dy hoxhallarë të dëgjuar e me emër, do të mbesë i paharruar për kontributin e tij në shërbim të kulturës dhe publicistikës islame për vendin tonë. Krahas artikujve të botuar në shtypin periodik fetar dhe mediume të ndryshme, ai është autor i veprave “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, “Nëpër gjurmët e Islamit” si dhe librit të publikuar vetëm para pak muajsh “Rrugëtimi i fesë Islame në Shqipëri (1912-1967)”.


Estetikë

EDISON ÇERAJ

PJESA E TRETË

Estetika islame

Nëse do, merr një pasqyrë dhe mbaje nga të katër anët. Platoni

MIMESIS-I OSE IMITIMI KRIJIMIT Nëse imitimin e fuqisë krijuese, të cilën e ka ndaluar Profeti (krijesat me shpirt), do e bartim në gjuhën e estetikës, do përballemi me konceptin e mimesis-it, që ka përcaktuar themelin e kulturës perëndimore pasgreke dhe pasrilindëse. Për mimesis-in mund të themi se është një teori artistike, që në qarkun e përcaktuar nga Aristoteli në veprën e tij të njohur Poetika ka shërbyer si baza e të gjitha teorive refleksive deri në ditët e sotme.1 Qëndrimi i parë i ndërgjegjshëm kundër mimesis-it artistik është shprehur nga Platoni. Alegoria e shpellës, e cila përvijohet te libri i shtatë i veprës së tij Republika, shpalos një rend të tërësishëm gjërash. Njerëzit jetojnë si robër të prangosur, që i kanë kthyer shpinën diellit. Hijet e njëpasnjëshme të gjërave të vërteta bien në murin përballë, ndërsa robërit i marrin hijet për të vërteta, si vetë realiteti i njëmendtë. Nëse një prej robërve do lihej i lirë dhe do kthente shpinën, së pari do i merreshin sytë e më pas do fillonte të shihte të vërtetën. Atëherë, do kuptojë se “është dielli ai që mundëson stinët dhe vitet. Edhe botën e dukshme është dielli ai që e rregullon. Burimi i gjithë asaj që sheh ai dhe shokët e tij në shpellë është dielli”. 2 Hijet nga alegoria e shpellës që mashtruan robërit, janë të dhëna që në botën e perceptuar nga ndjenjat nuk kanë të bëjnë fare me të vërtetën. Mbi këtë botë mashtruese ekziston një botë idesh, të cilën mund ta perceptojmë vetëm përmes arsyes, që përbën botën e vërtetë. Në kontekstin e një rendi idetë radhiten nga poshtë lart. Më e epërmja është ideja e së mirës, e cila në alegorinë e shpellës përfaqësohet me diellin. E mira ngërthen në vetvete të gjithë sistemin. Te libri i dhjetë i Republikës, rendin në alë Platoni e ka zbatuar edhe në estetikë. Meqë bota e perceptuar 1. Ajvazogllu, B. (2009) Estetika islame, f. 27. Përkth.: Ali Pajaziti. Shkup: Logos-A. 2. Po aty, 27-28.

nga ne nuk ka të bëjë me të vërtetën, artet e bazuara në parimin e mimesis-it ofrojnë imitimin dytësor të ideve, pra nuk u qasen ideve drejtpërdrejt, por gjithnjë përmes një ndërmjetësi. Fjala vjen, në tokë ka shumë tavolina dhe karrige, por të gjitha tavolinat dhe karriget bëjnë pjesë në kategorinë e këtyre dy ideve. Ustai që bën tavolinën dhe karrigen, përpiqet t’i endë të tjerat sipas ideve të MAJ 2012

Di

47


këtyre dy objekteve. Po mirë, po piktori që pikturon tavolinën dhe karrigen, çfarë bën? S’do mend që bën pamjen e këtyre dy objekteve në kushte të caktuara dhe imitimin e imitimit. Pra, ai imiton ato që ka bërë ustai, të cilat janë po imitim. Kësisoj, piktori nuk është imitues i së vërtetës, por i së dukshmes; sepse tavolina ofron pamje të ndryshme nga këndvështrime të ndryshme. Vetë Platoni është i mendimit se artet e bazuara te mimesis-i nuk mund të pasqyrojnë të vërtetën. Mimesis-i nuk pasqyron botën e ideve, që është e vërtetë, por botën e hijeve, të cilën e perceptojmë përmes shqisave. Në qoftë se artisti kthehet prapa, si ai robi në shpellë, dhe sheh të vërtetën, do heqë dorë menjëherë nga mimesis-i. Por, ja që Aristoteli nuk mendonte kështu. Sipas tij, gabimi më i madh i mësuesit të tij ishte përfytyrimi i një bote idesh të ndarë nga gjërat. Nëse idetë janë thelbi i gjërave, atëherë si mund të mendohen të ndara prej gjërave!? Gjërat ekzistojnë si forma, kurse idetë janë brenda tyre. Aristoteli, nisur nga kjo pikë, arrin në përfundimin se gjërat përbëjnë ekzistencë objektive. Te gjërat ekzistojnë elemente përbërëse të cilat mendimi i ndan, por, në fakt, nuk janë të ndara. Nga këto elemente, më e rëndësishmja është “substanca” ose “shpirti”. Nga ana tjetër, materia përbën mbështetjen e detyrueshme të idesë. Ashtu sikurse për të folur për konceptin e bukurisë duhet të ekzistojë ideja e së bukurës, po ashtu, për të folur për bukurinë e gjërave duhet të ekzistojnë gjëra të bukura. Siç vihet re, Aristoteli nuk e koncepton si Platoni estetikën e tij, domethënë, mbi një ide transcendente të së bukurës, por mbi objekte dhe vepra artistike të veçanta. Ai e vlerëson artin si pasqyrim të qenieve konkrete, si imitim të tyre. Qysh në fillim të Poetikës, ku trajton çështjet e artit, thotë se arte si epi, tragjedia, poezia me ditirambe e të tjera, bazohen te mimesis-i. Të gjithë artin grek mund ta interpretojmë në bazë të parimeve të Poetikës.3 3. Po aty, 29.

48

Di

MAJ 2012

Megjithëse veprat e Aristotelit janë përhapur në Perëndim nga myslimanët, - duke u përkthyer së pari prej tyre nga greqishtja klasike drejt arabishtes, ku më pas do të përktheheshin edhe në shumë gjuhë të tjera - teoria e mimesis-it nuk gjeti vend asnjëherë në botën islame, sigurisht duke lënë mënjanë disa përjashtime krejt të pakta, ku gjithsesi edhe ato kishin prirjen për t’i dhënë një përmasë islame teorisë, gjë që u dëshmua e pamundur. Thelbi i mimesis-it, siç shprehet Andre Bazin, nuk është gjë tjetër përveçse “dëshira psikologjike për ta zëvendësuar botën e jashtme me diçka të ngjashme”. Për artistin mysliman, bota e jashtme është ashtu siç është, pasi të tillë e ka krijuar Krijuesi, dhe mbi të gjitha ajo është e pajisur me një telos, i cili do përmbushet, sidoqoftë. Por, çështja është se sa i bashkëngjitet kësaj përmbushjeje edhe qenia më e veçuar në të, pra njeriu. Në një rast Kurani na tregon se si reflekton qenia kur del nga prangosja me harresë, pikërisht kur kjo qenie i drejtohet Qenies duke thënë: “Zoti ynë, ti nuk e krijove më kot gjithë këtë!” Pra, Zoti nuk është tërhequr diku mënjanë për të lënë universin po mënjanë, as nuk ka hyrë në (këtë) historinë tonë për t’u vetëflijuar për ne dhe as nuk ka vdekur për të na lënë të vetëm, sikurse ka ndodhur dhe ndodh në mendimin dhe mendësinë perëndimore. Së këndejmi edhe mimesis-i, meqë bota/natyra na qenka e rastësishme, pa qëllim (telos), ajo mund të ndërrohet; ligjësitë dhe pamja e saj mund të ndryshojnë si të duam ne, meqë kjo është e vetmja pronë e mundësi që kemi. Prandaj dhe arti islam shfaqet gjithherë në harmoni me natyrën, pasi, ashtu si kjo e fundit, ai i bën lavd Qenies si përkujtim për qeniet. Pikërisht ky është telos-i i natyrës dhe i njeriut si i përkohshëm në të.


Familja

JETËT FALSE NË FACEBOOK, SHKAK DEPRESIONI Një studim i realizuar në Suedi ka treguar se 1/4 e përdoruesve të “Facebook”-ut hyjnë në depresion ose mbyllen në vetvete duke parë fotot e lumtura të të tjerëve. Sipas një ankete të zhvilluar nga një grup i degës së psikologjisë në Universitetin e Göteborgut, bëhet e ditur se përdoruesit e Facebook-ut hyjnë në depresion kur krahasojnë jetën e tyre me jetën e personave të tjerë në këtë rrjet social. “Njerëzit ndajnë në Facebook momentet dhe fotot më të bukura të jetës së tyre. Shpërndarje të tilla ndikojnë në keqkuptimin e të tjerëve. Sepse në Facebook ju nuk mund të shihni realitetin apo çastet e hidhura por vetëm momentet e bukura. Të bëhesh xheloz për jetën virtuale të dikujt tjetër ka hyrë në mesin e problemeve të përhapura tek personat që frekuentojnë faqet sociale”, thotë Leif Dent (pjesëtar i grupit), duke e krahasuar këtë situatë me një jetë të rreme.

NJË FËMIJË DY VJEÇ DUHET TË DIJË SË PAKU

Sipas një lajmi të “Degens Nyheter” bëhet e ditur se gjysma e popullsisë së Suedisë ka një adresë të hapur në Facebook, ndërkohë që femrat rezultojnë më të varura sesa meshkujt.

25 fjalë

Mjafton një test i thjeshtë për të parë nëse një fëmijë has vështirësi për të mësuar alë apo prapa kësaj fshihen sëmundje serioze të tilla si: autizmi etj. Një fëmijë dy vjeç duhet të dijë së paku 25 alë. Kjo është ajo çfarë thonë disa studiues amerikanë në një hulumtim të titulluar “Language Development Survey”, paraqitur në takimin vjetor të “American Associationfor the Advance mentof Science” (Shoqatës Amerikane për Avancimin e Shkencës), mbajtur kohët e fundit në Vankuver. Këtu janë 25 alë ku përfshihen objekte të jetës së përditshme si lodrat, ushqimi, kafshët dhe, natyrisht, alët “mami” dhe “babi”, që konsiderohen si “minimalja e nevojshme” që fëmija duhet të dijë: 1. Mami 2. Babi 3. Fëmijë 4. Qumësht 5. Lëng 6. Përshëndetje 7. Top 8. Po 9. Jo 10. Qen 11. Mace 12. Hundë 13. Sytë 14. Banane 15. Biskotë 16. Makine 17. Nxehtë 18. Faleminderit 19. Tualet 20. Këpucë 21. Kapele 22. Libër 23. Akoma 24. Iku 25. Mirupafshim. Në fakt, lista e studiuesve amerikanë është më e gjatë: ku jepet një alor prej 350 alësh që një fëmijë duhet të ketë, por hulumtimi ka treguar se një fëmijë mesatar duhet të dijë 150 alë. Në përgjithësi, shifra mes 70 dhe 225 alësh ishte normale, por 25 prej tyre duhet t’i dinë detyrimisht. MAJ 2012

Di

49


Shëndeti Sekreti i rinisë, gjumi i rregullt Qëndrimi për një kohë të gjatë pa gjumë përshpejton plakjen. Por specialistët mendojnë se ky fenomen mund të riparohet lehtë. Sepse të gjithë mund të bëjnë një gjumë të qetë dhe të mirë. Personat që mjaftohen me 3-4 orë gjumë përshpejtojnë procesin e plakjes dhe sëmuren më shpejt. Diabeti, presioni i lartë i gjakut dhe kujtesa e dobët janë disa nga ankesat apo shqetësimet më të shpeshta. Krahas tyre mund të shfaqen dhe çrregullime hormonale. Po çfarë duhet të bëjmë për të pasur një gjumë të rregullt?

Pse flenë njerëzit? Gjumi është një pjesë e sistemit operativ të metabolizmit i lidhur me strukturën e trupit. Njerëzit lodhen dhe e kanë të nevojshme të flenë pak. A është më e shëndetshme të flesh para mesnate? Ç’është e vërteta 3 ose 4 orët e para të gjumit janë koha më e shëndetshme e gjumit. Sepse gjatë kësaj kohe personi hyn në një gjumë të thellë dhe kjo përbën afatin më të gjatë të gjumit.

Specialistët e “Ehow” i përgjigjen pyetjeve: Sa orë në ditë duhet të flemë? Kjo ndryshon në varësi të metabolizmit. Mund të themi se mesatarja e përgjithshme lëviz në mes 5-8 orë.Për të kuptuar më mirë kohën ideale të gjumit tuaj mund të shikoni veten si ndiheni kur zgjoheni në mëngjes, nëse jeni në formë atëherë jeni ngopur me gjumë. Koha e gjumit përcaktohet që kur lind? Po. Gjumi i pakët apo i gjatë është një shenjë e rrjedhur nga lindja e personit. P.sh Ajnshtajni ka etur 12 orë në ditë ndërsa Napoleonit i kanë mjaftuar 4 orë për të qëndruar në formë. A është e mundur të jetojmë pa gjumë? Jo. Studimet e realizuara mbi kafshët kanë treguar haptazi se nuk është e mundur jeta pa gjumë. Madje qëndrimi vazhdimisht pa gjumë mund të përfundojë me vdekje.

50

Di

MAJ 2012

A mund të bëjmë një gjumë të mirë? Sigurisht që po. Por personi në radhë të parë duhet të krijojë një rregull gjumi. Dhe kjo do të thotë etja dhe zgjimi në të njëjtin orar. Duhet qëndruar dhe larg kafesë apo cigares para se të flini. A është i drejtë përdorimi i ilaçeve të gjumit në rast të pagjumësisë? Këto lloje ilaçesh nuk duhen përdorur më shumë se 14 ditë. P.sh nëse personi kalon një periudhë të vështirë për shkak të divorcit, humbjes së një personi të dashur dhe i është prishur rregulli i gjumit atëherë mund t’i përdorë por jo në doze të lartë. Në këtë mënyrë edhe qetësohet edhe bën gjumë të rehatshëm. Si duhet të jetë dhoma e gjumit? E rëndësishme është që personi të ndihet mirë në shtratin dhe dhomën e tij. Temperatura ideale për një gjumë të rehatshëm është 18 gradë. Një ambient shumë i nxehtë ndikon në tharjen e mukozës dhe prishjen e gjumit.


AISA KOKIÇI

Shihe jetën pozitivisht

Energjia pozitive lehtëson kurën e sëmundjeve dhe ndihmon në kalimin më të lehtë të traumave. Aiperson që e sheh jetën pozitivisht, beson dhe kërkon të arrijë suksesin është më i lumtur se njerëzit pesimistë. Njeriu mund të mësojë të krijojë energjinë pozitive brenda vetes dhe të përpiqet për këtë. Ka disa momente kur neve na duhet të marrim përsipër përgjegjësitë tona, të përballemi me vështirësitë dhe të përdorim vullnetin duke vënë në lëvizje veten tonë. Kjo do të thotë që biokimikatet dhe energjia, të cilat trupi është mësuar t’i prodhojë, nuk mjaftojnë në kalimin e gjendjes në të cilën mund të ndodhemi. Në raste të tilla shikimi me sy optimist dhe pozitiv i ngjarjeve na e lehtëson jetën tonë. Njeriu është një krijesë e programuar apo e ndryshueshme deri në një pikë të caktuar. Dhe ne nuk e dimë këtë kufi. Njeriu zotëron një energji të mrekullueshme. Sa më mirë ta përdorë potencialin që zotëron aq më mirë ai do të përballojë pengesat dhe do të arrijë suksesin. Ashtu siç është e rëndësishme nxjerrja në pah e energjisë po aq e rëndësishme është dhe mirë përdorimi i saj. Disa persona janë shumë energjikë, por nuk janë produktivë, sepse nuk e përdorin atë siç duhet dhe në vendin e duhur. Kjo situatë krijon pak stres dhe mërzi, prandaj duhet të fitojmë aftësinë e përdorimit të saktë të energjisë pozitive. Të jesh më i suksesshëm, të mos humbasësh shëndetin apo ta rifitosh atë, të krijosh marrëdhënie të mira me të tjerët ndikon pozitivisht në rritjen e vetëbesimit dhe nxjerrjen në pah të energjisë pozitive. Pa mendoni pak këtë, nëse shpatullat dhe krahët tuaj kanë rënë, nuk dëshironi të hidhni asnjë hap përpara. Megjithëse atë ditë keni aq shumë për të bërë: shihni veten në pasqyrë dhe tërhiquni pak hapa mbrapa, merrni frymë thellë. “Duhet të nxehem pak”, i thoni

vetes. Tani shpatullat qëndrojnë më lart dhe shikimi juaj është më i gjallë. Ja pra, në këtë mënyrë ju keni aktivizuar energjinë tuaj pozitive. Edukimi vazhdon gjatë gjithë jetës. Ndërkohë që stresi i hap rrugë çrregullimeve të mendimit, ulet dhe produktiviteti në mësime. Personat optimistë, besimtarëdhe që kërkojnë suksesin mbartin më shumë energji pozitive. Dhe kjo gjendje të çon vetvetiu drejt suksesit. Ta shikosh jetën me sy pozitiv nuk do të thotë të mos shohësh pakënaqësitë. Të shohësh gjërat negativeështë një masë mbrojtëse. Shumë situata të hidhura dhe të vështira mund të kalohen. Njeriu duhet të jetë i përgatitur para situatave jo të këndshme dhe të hidhura me të cilat mund të përballet, kështu është jeta. Por fokusimi tek hidhërimi dhe pesimizmi pakësojnë energjinë pozitive dhe dëshirën për të jetuar. Ai që përpiqet të nxjerrë në pah energjinë pozitive duke shpëtuar nga mendimet pesimiste, e shikon jetën me sy të qetë, fokusohet mbi gjërat e bukuradhe përpiqet për t’i arritur, zotëron një sistem imunitar më të fortë e rezistent. Ndërsa personat që çdo gjë e shohin me syrin pesimist janë më të prirur të sëmuren. Energjia pozitive të ndihmon të kalosh traumën Sa mëoptimist i afrohet njeriu kufijve të jetës aq më shumë anë pozitive do të shohë dhe aq më shpejt e lehtë do të kapërcehen të gjitha pengesat. Çrregullimet e stresit të shfaqura në këtë rast pas traumave ose nuk shfaqen fare, ose kalohen lehtë. Nëse merret dhe ndihmë profesionale personi mund ta kalojë edhe më lehtë. Njeriu mund të mundë dhe sëmundjet më të pashpresa si kanceri duke shpresuar në shërimin dhe duke i pare ngjarjet me syrin e shpresës, e cila nuk vdes kurrë. Energjia pozitive lehtëson dhe kurën e infeksioneve.

MAJ 2012

Di

51


Si të ushqehemi në pleqëri... Pleqëria nuk është një periudhë e vështirë. Çdo çast i jetës pasqyron kuptime të ndryshme. Edhe pleqëria është një nga këto periudha. Sigurisht që ushqyerja luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e sëmundjeve, shtyrjen apo kurimin e tyre. Veçanërisht nëse bëhet alët për sëmundje kronike si ato të zemrës, tensioni i lartë, diabeti etj. Specialistët japin këshilla për sa i përket mënyrës së ushqyerjes gjatë pleqërisë. Me kalimin e moshës shfaqen ndryshime në funksionet e organeve. Sipas mjekëve pakësohet prodhimi i pështymës, shqisës së shijes dhe aromës. Shfaqen vështirësi në gëlltitjen e ushqimit, probleme me dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Pesha e trupit bie dhe pas moshës 80-vjeçare kjo rënie theksohet më shumë. Vihet re pakësimi i indeve joyndyrore dhe shtim në indet yndyrore. Uji në trup ulet nga 60 % në 50 %. Me uljen e sasisë së kalciumit në kocka shfaqen më shumë raste të thyerjeve dhe rrëzimeve. Për këtë arsye të moshuarit duhet të konsumojnë produkte me një përmbajtje të lartë kalciumi. Produktet pa yndyrë ose me pak yndyrë të qumështit janë burimi më i mirë i kalciumit. Edhe ulja e nivelit të kolesterolit në gjak ndikon në parandalimin e sëmundjeve të zemrës dhe enëve të gjakut. Frutat ekuilibrojnë sheqerin në gjak dhe parandalojnë sëmundjen e diabetit. Parandalojnë kapsllëkun duke vënë në lëvizje zorrët dhe të mbrojnë nga kanceri i zorrëve. Prandaj këshi-

52

Di

MAJ 2012

llohet konsumimi i sa më shumë frutave, bishtajoreve të thata, bukës me krunde, tërshërë, grurë. Tensioni i lartë: duhet të arrihet pesha ideale. Të kufizohet përdorimi i produkteve të pasura me kripë dhe sodium. Pakësim i dendësisë së kockave (ostereoporoz): të mbështetet marrja e vitaminës D dhe kalciumit me anë të ushqimeve apo hapave shtesë. Kolesteroli i lartë, sëmundjet e zemrës: nuk duhen konsumuar yndyra të ngurta si margarina. Të rritet konsumi i zarzavateve me gjethe jeshile, frutave me ngjyrë të kuqe dhe portokallit, peshkut dhe bishtajoreve të thata. Të kufizohet përdorimi i produkteve të pasura me kripë dhe sodium. Kanceri: të minimizohet marrja e yndyrave. Të shtohet konsumi i produkteve të pasura me vitaminat (A,C, E, selenium), minerale dhe fotokimikate të cilat rrisin imunitetin e trupit. Të kufizohet përdorimi i produkteve të gatshme si supat e gatshme, produktet me ngjyrë etj. Diabeti: të arrihet pesha e duhur. Të konsumohen bishtajore të thata, drithëra me krunde, zarzavate dhe fruta. Pamjaftueshmëri mendore, humbja e kujtesës, dëmtime të trurit: duhet të merret energjia dhe proteinat e nevojshme. Të shtohet konsumi i vitaminave dhe mineraleve që zhvillojnë funksionet e trurit. Dobësimi i sistemit imunitar: të merren sa më shumë proteina. Të konsumohet peshk, lajthi, arrë, bajame dhe fruta.


Faqja juaj

ESMERALDA ÇAÇA

Kur zura fill në botën që lashë pas dhe nisa të marr trajtë, fillova të lëviz e të hedh ndonjë shkelm n’atë errësirë të ngrohtë. Me kokën afruar tek gjunjët të falesha Ty në shenjë mirënjohjeje për faktin që zgjodhe të më krijoje, duke më dhënë trupth dhe shpirt e duke më hedhur në botën e të gjallëve për të provuar se ç’është të jetuarit, të ardhurit në jetë, këtë dhuratë të bukur dhe të shtrenjtë. Isha e lumtur në atë botë të vogël që më rrethonte dhe mirënjohja ndaj Teje ishte e pafund, i bindesha dëshirës tënde për t’u rritur, për të marrë frymë dhe formën që Ti dëshiroje. Isha dakord me Ty, nuk më shqetësonte fakti se ç’ngjyrë do t’u jepje syve të mi, flokëve apo lëkurës sime. Nuk mërzitesha po të më vizatoje si motra apo vëllai im, që prehej dhe buzëqeshte pranë meje, duke na bërë të ngjashëm si dy pika uji. Kisha besim tek Ti dhe e dija se po zgjidhje atë që më duhej, isha plotësisht e mbështetur tek Ti, i zgjatja krahët drejt mëshirës Tënde dhe mbështillesha me ngrohtësinë e saj. Isha e lumtur atëherë dhe ëndërroja kur të dilja në botën, për të cilën më thanë se e kishe krijuar enkas për mua dhe se ishte më madhe se e tanishmja. Të falënderoja ditë e natë për të gjitha këto dhe mezi prisja të dilja nga ajo “guaskë” për të vrapuar drejt Teje, për të të kërkuar në det, në tokë e në qiej, duke rrahur fort krahët e shpirtit e duke valëzuar në galaktikat pafund, dendur me mrekullitë e shenjat e madhështisë Tënde. E ajo ditë afrohej qetësisht, dalëngadalë duke i dhënë fund përgatitjes dhe qëndrimit tim në atë “kamp”, ku mbretëronte harmonia dhe qetësia, e cila trazohej herë pas here nga ndonjë lloçitje në stomak. Kisha nevojë për Ty dhe Ti më ndenje pranë në çdo sekondë, nuk më le asnjëherë vetëm. Kur erdhi ai çast u frikësova se mos do të ndaheshe prej meje, e do të më lije të vazhdoja e vetme udhëtimin tim në atë rrugë të vështirë. Por Ti s’më braktise, më ndenje pranë përsëri për të më dhënë kurajë që unë të dilja në jetë, të njihja nënën time dhe të zbuloja botën që më priste. Fillova të qaja nga gëzimi, por të tjerët kujtonin se kisha ftohtë e më mbulonin, unë qaja nga lumturia, nga dashuria për Ty. Ne njiheshim mirë atëherë, por ah, erdhi një kohë kur unë fillova të eci, të vrapoj e t’i gëzohem çdo gjëje që Ti e kishe krijuar për mua, duke të harruar Ty. Por një ditë fillova të kuptoj, të mendoj e të gjykoj dhe ja kur zemra u lëshua hovthi, duke ndjerë lirinë e munguar, doli në dritë e pastër dhe e dëlirësuar. Kisha nevojë për Ty e vazhdoj të kem, dua të jem me Ty derisa fryma t’më lërë. Kërkoj falje, mëshirë dhe lartësim prej Teje, kam nevojë për Ty, o Zot të më shpëtosh prej meje.

Me tëvërtetë gjëja më e bukur që mund t’i ndodhë njeriut në jetë është njohja Jote. Betohem në Ty, Zoti im, në atë, të cilën ia zbrite të dërguarit Tënd dhe në madhështinë Tënde, se Ti je i vërtetë dhe çdo gjë prej Teje është e vërtetë. Fjala Jote është e vërtetë, premtimi Yt është i vërtetë, shpërblimi dhe dënimi Yt është i vërtetë, i lartë je o Zot dhe Ty të shprehin madhërinë qiejt e toka. Prej Teje nuk vjen veçse e mira. Ti je nuri i gjithësisë dhe çdo gjë shndrit prej bukurisë Tënde. Në dorën Tënde është shpirti im dhe Ty të nënshtrohem me gjithë qenien time, caktimi Yt është më i drejti, udhëzimi Yt është më i miri, mbrojtja Jote më e sigurta, mëshira Jote më e dashura, drejtësia Jote më e përsosur, dënimi Yt më i hidhur e urtësia Jote më e çmuar. Ti je Absolut, i Përkryer, i Përjetshëm o Allah! Çdo ditë që kalon ma forcon më tepër bindjen ndaj Teje, prandaj të lutem Ty me gjuhën e zemrës, të më japësh forcë të vij drejt Teje e gëzuar, e lartësuar dhe e çliruar nga çdo lloj robërie e prange të kësaj bote. Më bëj të nderuar në sytë e Tu dhe të krijesave të Tua, më ndihmo të arrij kënaqësinë Tënde, të vetmen gjë për të cilën ia vlen të jetosh. Më prano mua me të gjitha gabimet e mia, sepse vetëm Ty t’i parashtroj ato dhe vetëm prej Teje shpresoj që ato të më falen. Asnjëherë nuk është vonë për të filluar një kapitull të ri dhe deri kur jeta të mbushë faqet e librit tim, të lutem Ty që kapitulli i fundit të ketë përfundim të lumtur e të jetë një urë bashkimi me Ty, ta shndrisë fytyrën time në ditën kur vihet drejtësia e nis përjetësia. Zoti im, Ti i hap horizontet e mendjes dhe i jep dritë shpirtit. Ti e udhëzon robin tënd dhe e zgjedh atë nga mesi i njerëzve duke e lartësuar edhe pse ai nuk e kupton.

MAJ 2012

Di

53


Kuriozitete Katari, vendi më i pasur në botë Vendi i ndodhur në Gjirin Persik, i cili numëron një popullsi prej 1.7 milion renditet si vendi më i pasur në botë për numër popullsie. Për vitin 2010 Katari kishte një prodhim të brendshëm bruto 88 mijë dollarë për numër popullsie. Katari është vendi i tretë në botë sa i takon rezervave të gazit natyror dhe po investon shumë në infrastrukturën e gazit të rrjedhshëm dhe eksportin e tij. Ky vend ka joshur shumë firma ndërkombëtare për të investuar. Qeveria po derdh shumë para në infrastrukturë, përfshirë portin, aeroportin, rrjetin hekurudhor, të gjitha me qëllim për ta bërë vendin sa më mikpritës për biznesin dhe Kupën e Botës për futboll në vitin 2022.

Në vendin e dytë sa i takon vendeve më të pasur vjen Luksemburgu, me një GDP mbi 81 mijë dollarë për frymë. Në vend të tretë vjen Singapori me një GDP afërsisht 56 700 dollarë për frymë. Në vend të katërt vjen Norvegjia, një nga eksportueset më të mëdha të gazit në botë, me një GDP rreth 52 mijë dollarë. E pesta është Brunei me GDP 48 mijë dollarë për frymë. E gjashta vjen Emiratet e Bashkuara Arabe me një GDP prej 47 500 dollarë për frymë. Sa u takon vendeve më të varfra ato janë tre vendet afrikane: Burundi, Liberia dhe Republika Demokratike e Kongos me GDP respektive 400, 386 dhe 312 dollarë.

Kurani në mikrofilm 35 milimetërsh Shumë njerëz nuk arrijnë ta besojnë se 544 faqe të Kuranit mund të transferohen në mikrofilm. Megjithatë, këtë e ka realizuar Muhamed Mushiq nga Sarajeva, profesionist në fushën e elektronikës. Në vitet ’80 të shekullit të kaluar, Mushiq dhe shefi i tij në një kompani boshnjake, hasën në një kopje të Biblës të futur në mikrofilm. “Të mrekulluar nga ajo që pamë, na lindi ideja që edhe ne të bëjmë diçka të ngjashme. Vendosëm tasjellim Kuranin në një version ndryshe, në një format shumë herë më të vogël”, thotë Mushiq. Punën e tyre e filluan duke i ndarë faqet e një Kurani të vogël, duke i renditur në segmente të shumta dhe duke i përpunuar në tërësi që të kishin mundësi të mbulohen nga një incizim i vetëm. Pastaj faqet e rregulluara në këtë formë i shtypën në mikrofilm. Eksperti sqaron se faqet e këtij versioni të Kuranit është e pamundur të shihen me sy të zakonshëm. “Qëllimi ynë nuk ishte që ato të shihen. Synimi ynë ishte të bënim diçka unike. Ky version i Kuranit i transformuar në film 35-milimetërsh është diçka që askush në botë nuk e ka bërë më parë”, tregon Mushiq. Këtë punë ai dhe shefi i tij e kishin realizuar para 25 viteve, duke prodhuar jo pa vështirësi 4.000 kopje të Librit të Shenjtë të myslimanëve. Megjithatë, ata nuk

54

Di

MAJ 2012

është se e bënë për përfitim material apo për famë. Mushiq thotë se gjatë gjithë këtyre viteve punimin e tyre ua kishin dhuruar vetëm miqve të afërm apo kolegëve të interesuar. “Sipas informacioneve që kam dy kopje të këtij versioni ndodhen në Bibliotekën e Aleksandrisë në Egjipt dhe në ekspozitën e artit islam në Dubai, ku punimi ka tërhequr vëmendjen dhe kureshtjen evizitorëve të shumtë”, tha Mushiq. Për fat të keq, pajisjet me të cilat Mushiq dhe kolegu i tij realizuan këtë projekt u shkatërruan gjatë luftës së Bonjës, prandaj sot është e pamundur që të prodhohen kopje të reja të kësaj natyre, kjo për faktin se microfishi i kopjuar nuk e ka të njëjtën cilësi si më parë.


MAJ 2012

Di

55


Kujtesë

MUHAMED SYTARI

“All-llah... All-llah... All-llah...” ishin alët e fundit që dilnin nga goja e një njeriu, që ishte përkushtuar tërë jetën e tij për të arritur pëlqimin e Atij, me emrin e të Cilit po largohej nga kjo botë...

30 qitabe që zgjojnë kujtimin e imam Ali Shoshit

Pas dersit (mësimit) të sabahut në xhaminë e Parrucës, të xhumanë e 13 prillit 2012, një besimtar m’u afrua dhe kërkoi të më liste për ca libra të vjetër, që i ruante në shtëpi prej shumë kohësh... Ishin disa qitabe, dikur në posedim të xhaxhait të tij, rahmetliut Ali Shoshi. Viti i zullumtë 1967 e kishte gjetur si imam në xhaminë e fshatit Boks, ku edhe ishte mbyllur dera e lirisë së alës së tij, me të cilën thërriste njerëzit drejt vlerave të Islamit... Ishte koha kur shqiptarëve i imponohej ateizmi, si një përpjekje

56

Di

MAJ 2012

e përshkallëzuar vrastare për t’i zhveshur nga identiteti i tyre fetar, lavazhi intelektual dhe tjetërsimi... Ditën vijuese të takimit tonë, nipi i imamit, z. Taip Shoshi, teksa më dorëzonte amanetin e fundit të xhaxhait të tij, më tregonte se në ato ditë të vështira, kur po shkatërroheshin xhamitë dhe po ndalohej feja me ligj, xhaxhai ishte i vendosur të mos ndalej në rrugën e tij të Thirrjes dhe të Besimit... “Për mua s’ka ma kuptim kjo jetë!”- dëshmon kujtesa e nipit besnik, zëri i të cilit dridhet, teksa rrëfen kujtime nga jeta e xhaxhait, të cilit i rrinte pranë si një djalë i munguar... Ai kujton se edhe në momentet e fundit të jetës, xhaxhai i tij ishte shuar me një alë në gojë, të cilën vazhdoi ta përsëriste derisa fryma e tij e fundit u shua, duke i dorëzuar shpirtin Krijuesit... “All-llah... All-llah... All-llah...”- ishin alët e fundit që dilnin nga goja e një njeriu, që ishte përkushtuar tërë jetën e tij për të arritur pëlqimin e Atij, me emrin e të Cilit po largohej nga kjo botë... Nipi dëshmon edhe për hidhërimin e xhaxhait, në momentin kur librat e tij u sekuestruan nga njerëz me zemra të errësuara e me duar të palara... Janë kujtime plot dhimbje, që askush s’do të dëshironte t’i përjetonte, jo më të ishte personazh kryesor në


atë kohë, në atë situatë, në ato errësira që shenjuan shkatërrimin e shpirtit shqiptar... Të dhënat që kemi për jetën dhe veprimtarinë e Ali Shoshit si imam, janë pothuajse të pakëta, përveç asaj që kanë ruajtur familjarët nga dokumentet e vjetra dhe kujtimet shumëvjeçare... Sidoqoftë, qitabet e mbetura nga koha e tij, dëshmojnë për një lexues të vëmendshëm të arabishtes dhe për një kërkues të etur për dije të vlefshme e të dobishme. Në faqet e tyre, kanë mbetur edhe gjurmë të disa hoxhallarëve të shquar të Shkodrës, si: Hafiz Adem Kazazi, Hafiz Abdullah Bërdica, Hafiz Ymer Bakalli e Hafiz Ibrahim Repishti, por edhe të ndonjë tjetri, me të cilin njihemi për herë të parë nëpërmjet kësaj trashëgimie, si: Hafiz Abdull-llah Nuredini, a “shkodrani Hafiz Kamil, i biri i Omer Agës”... Në mesin e 30 librave të mbetur nga biblioteka e Ali Shoshit, “i biri i Taipit”, vlejnë të përmenden: 1. Kur’ani Famëlartë, në origjinalin e tij në gjuhën arabe. Libri i All-llahut dhe Fjala e Tij. 2. 8 vëllimet e tefsirit të Imam Razit, një ndër veprat më të rëndësishme dhe me vlerë në fushën e tefsirit të Kur’anit Famëlartë. Këto tetë vëllime, përveçse një vlerë e padiskutueshme e trashëgimisë diturore të shekujve plot dritë islame, janë edhe një vlerë më shumë për trashëgiminë islame në trojet shqiptare. 3. “Shifa-ja” e Kadi Ijadit. Një ndër librat më të mirë, në të cilin janë mbledhur jeta, personaliteti, misioni dhe tradita e Hz. Muhammedit (a.s). 4. “Halebi Kebiri”, në jurisprudencën e medhhebit hanefi. 5. Fjalori i turqisht-osmanisht “Kamus turki”, i autorit Shemsudin Sami (Frashëri), Stamboll, 1317 hixhri, me shkronja arabe, vëllimi 1-2. Fjalori në alë përmbledh alë dhe terma nga gjuhët arabe, perse dhe të huaja të hyra në gjuhën osmane. 6. “Mevludi” i përkthyer në gjuhën shqipe nga Hafiz Ali Ulqinaku. 7. Përmbledhja e hytbeve në gjuhën arabe, si një pjesë e rëndësishme e bibliotekës së një imami dhe hatibi të vëmendshëm. Etj. LIBRA TË RUAJTUR NGA BIBLIOTEKA E IMAMIT ALI SHOSHI 1. Kur’ani Famëlartë. Botim i vitit 1322 hixhri.

2. Jasini Sherifë. “Botue prej Shtypshkrojes “Shkodra”- Tiranë”. Pa vit botimi. 3. Xhyzi 26 i Kur’anit, me shkrim dore. 4. Vëllimi I i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 755 faqe. Mban shënimin: “Posedues i tij është Ali Shoshi”, në gjuhën arabe. 5. Vëllimi II i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 743 faqe. 6. Vëllimi III i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 704 faqe. 7. Vëllimi IV i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 856 faqe. 8. Vëllimi V i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 832 faqe. 9. Vëllimi VI i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 806 faqe. 10. Vëllimi VII i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 826 faqe. 11. Vëllimi VIII i tefsirit të Imam Fekhruddin Razit, në gjuhën arabe. Libri ka 774 faqe. Mban edhe këtë shënim: “Omer, i biri i Ethem shkodranit, Zoti e faltë. Amin”1, në gjuhën arabe dhe më poshtë: “Ali, i biri i Taipit”2, në gjuhën arabe. 12. Libri: “Gunjetul-mutemel-li sherhul-kebir lilmunjetil-musal-li” i Shejkh Ibrahim Halebiut, i njohur ndryshe edhe si: “Halebi Kebir”, në fikhun hanefi, në gjuhën arabe. Botuar në vitin 1325. Libri ka 622 faqe. Në faqen e brendshme të kopertinës hapëse, mban edhe këtë shënim: “Posedues i këtij libri është Hafiz Adem Kazazi”. 13. Libri: “Hashijetut-Tahtavi ala Merakil-Felah Sherh Nurul-Idah”, në fikhun hanefi, në gjuhën arabe. Libri ka 408 faqe. 14. Libri: “Huljetun-Nutaxhi”, në gjuhën arabe. Mban edhe një shënim me shkrim dore: “Tishrín thani 12/322”3. Libri ka 562 faqe. 15. Libri: “Kitabush-Shifa” i Kadi Ijadit, në gjuhën arabe. Libri ka 209 faqe. 16. Libër me përmbledhje hytbesh, në arabisht. 1. D.m.th, Hafiz Ymer Ethem Bakalli. 2. D.m.th, Ali Shoshi. 3. Tishrínthani, në gjuhën arabe, është muaji nëntor. MAJ 2012

Di

57


biri i Omer Agë Havaxhës. All-llahu i faltë të dy, prindët e tyre dhe besimtarët ditën e llogarisë. E bleva me datë Rebiul-evvel i vitit 1327”. 20. Përkthimi i Mevludit nga Hafiz Ali Ulqinaku, në gjuhën shqipe me shkronja arabe. Libri ka 48 faqe. 21. Ilhmihal i vogël në 24 faqe, në osmanisht. 22. Libri: “Shifaul-mu’minine”, në osmanisht. Libri ka 87 faqe. Ështe botuar më 20 dhul-kade 1304. 23. Libri: “Vesiletus-Seadet”, në osmanisht. Ky është një libër që mëson rregullat e texhvidit të Kur’anit. Ka 24 faqe. 24. Fjalori turqisht-osmanisht “Kamus turki”, i autorit Shemsudin Sami (Frashëri), Stamboll, 1317 hixhri, me shkronja arabe, vëllimi 1-2. Fjalori në alë përmbledh alë dhe terma nga gjuhët arabe, perse dhe të huaja të hyra në gjuhën osmane. Në faqen e parë të tij mban këtë shënim: “Posedues i këtij libri është Ibrahim Haki, i biri i Haxhi Hafiz Jusuf Efendi Repishtit. All-llahu i faltë gjynahet e të dyve dhe gjynahet e besimtarëve. Amin”4. Fjalori është botuar në vitin 1317 hixhri dhe ka 1575 faqe. 25. Fjalori arabisht-osmanisht: “Ikhteri Kebir”, i autorit Mustafa ibn Shemsuddin Kara Husari, i njohur si Ikhteri, në 1203 faqe. Në faqen e parë, para titullit shënohet: “Fama e tij është më e mjaftueshme se vlerësimi i tij”.

Libri është botuar në Stamboll, në vitin 1926 dhe ka 95 faqe. 17. Libri: “Sherhu Kasidetil-Burda”, i autorit Omer Ahmed El-Kharbuti, shoqëruar me komentin e Shejkh Zades, në gjuhën arabe. Libri ka 228 faqe. Ky libër është shpjegim dhe komentim i vargjeve të njohura të Imam Busirit mbi dashurinë e Resulullllahit (a.s). 18. Libri: “Hadha takridun li xhevabis-sualil-merfui lish-Shejkh Abdurr-rrahman”, në gjuhën arabe. Libri ka 64 faqe. Mban edhe këtë shënim me shkrim dore: “E ka poseduar këtë libër me blerje legjitime, Hafiz Abdull-llah, i biri i Nuruddinit” dhe vula ku shënohet: “Hafiz Abdull-llah”. 19. Broshura: “Tasvirul-Ved’i ala metni nemudhexhilved’i”, në gjuhën arabe, në 12 faqe. Mban edhe këtë shënim me shkrim dore: “... shkodrani Hafiz Kamil, i

58

Di

MAJ 2012

26. Libri: “Ethmarut-tevarikh”, në osmanisht. Botim i vitit 1295 hixhri. Libri ka 205 faqe. Libri trajton historitë e profetëve, që nga Ademi (a.s) dhe deri te Hz. Muhammedi (a.s), atë të sahabëve, tabiinëve e dijetarëve të shquar të ymmetit. 27. Libri: “Muzekkin-nufus”, në osmanisht dhe në arabisht. Libri ka 358 faqe. Mban shënimin: “Hafiz Abdullah Bërdica” dhe shënimin në arabisht: “Ai që hap një pus për vëllanë e tij, bie vetë në të!”. 28. Libri: “Delailul-Khajrat”, në gjuhën arabe. Libri përmban lutje, salavate dhe istigfare të ndryshme. Libri ka 187 faqe. Është botuar në vitin 1328 hixhri. 29. Broshurë me lutje dhe sure të ndryshme kur’anore, në gjendje shumë të vjetëruar. 30. Libër me tregime të shkurtra në gjuhën arabe. Libri ka 62 faqe dhe është botuar në Stamboll në vitin 1339 hixhri. 4. D.m.th, Hafiz Ibrahim Repishti.


MAJ 2012

Di

59


60

Di

MAJ 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.