Drita islame, Janar 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 1 (360) | Janar 2013 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

JANAR 2013

Di

1


2

Di

JANAR 2013


JANAR 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 1 (360) Janar, 2013 ISSN 2226- 7115

5 6

Profetit tim...

Në fokus Prof. dr. Gazmend Shpuza Kongresi i parë mysliman shqiptar, sanksionim i mëvetësisë së Bashkësisë Islame të Shqipërisë dhe themel i bashkimit kombëtar

10

Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial

14

Aktualitet - Ambasadori Ettore Sequi bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bedër - Drejtuesit e Komunitetit Mysliman takohen me Kryeministrin Berisha - 1 miliardë dollarë film për Profetin Muhamed a.s.

Komente & Opinione Rejan Islami Beteja për skenën e teatrit!

16

Komente & Opinione Edison Çeraj

29

Madhështia e Profetit Muhamed a.s.

32

Forum Genti Kruja

Myslimanët të parët që denoncuan komunizmin

20

Intervista

24

Foto Arkiv

34 36

26

Dossier & Histori Edmond Sharka

Arsimi fetar dhe përgatitja e kuadrove gjatë viteve 1912-1930

4

Di

JANAR 2013

Bota jonë Fjalë të zgjedhura të Pejgamberit a.s.

Hadith Elton Harxhi

Thesare në fjalët Profetike 1

40

Psikologji Altin Torba

Industria e suksesit - 1

42 45

Retrospektivë Lindja e Profetit

Personalitet Lira Musollari H. Ibrahim Dalliu

48

Familja Aisa Kokiçi

A jeni prindër shembullorë?

50

Kuriozitete

52

Shëndeti

55

Faqja juaj

Armand Bora

Xhamia e Peqinit

Bota jonë Imam Vehbi Ismaili

Muhamedi a.s. dhe misioni i tij universal

Çfarë do të thotë të festosh?

17

Bota jonë Xhemal Balla

- Profesionet më popullore të së ardhmes - Fëmija më i mençur në botë

- Shërimi me anë të muzikës - Uthulla e mollës për shëndet të mirë

- Letër nxënësit të Kur'anit - Mirësia - Xhamia Sulejmanie


Editorial

profetit tim... Që nga dita kur ngrohtësia jote filloi të na përkëdhelte, pesha e zhdukjes së përjetshme, është hequr, sihariqet e reja të bashkimit kanë mbërritur tek zemrat që rrahin me hidhërimin e ndarjes dhe buzëqeshjet plot kuptim të jetës kanë përfshirë gjithë ekzistencën. Në këtë udhëtim misterioz, ishe ti kapiteni dhe ciceroni ynë në këtë breg ku ne të prisnim, një udhëheqës dhe ndërmjetësues për destinacionin tonë përfundimtar. Udhërrëfyesi i çdo grupi që shkeli në këtë botë, i tregoi grupit të vet Krijuesin e Gjithësisë e më pas i tregoi për ty. “Një ditë do të vijë Zotëria i Universit, nëse do ta mbërrini atë jepni alën se do t’i bindeni atij”, dhe duke marrë besën e tyre u dërgove ti si një vulë mbyllëse e asaj porte. Qielli festonte, toka festonte dhe bota u mbush plot e përplot me dritë e engjëjt garonin midis tyre për të të mirëpritur. Në një çast bota ndali…, ndali që ty të priste. Mbretërit vijnë të fundit dhe ti ashtu erdhe, por para se të vije ti, drita e syve tanë, kjo botë ishte në kanxhat e fatkeqësive. Para se të vije ti, dita nuk kishte ndryshim nga nata, as vera nga dimri. I vetmi zë që dëgjohej ishte mërmëritja e fatkeqësive në çdo cep. Pa ardhur ti, mizori shkatërronte i lirë, i shtypuri rrinte kokulur dhe çthurja i kishte pushtuar pothuajse të gjithë. Krijuesi i Universit, robin e Tij të cilin e quajti “I Dashuri im” dhe e dërgoi si mëshirë për botët. Ti erdhe për të copëtuar errësirën dhe për të përhapur dritën cep më cep; ti erdhe për të mposhtur padrejtësitë e tiranëve. Tashmë foshnjat nuk ndahen më prej nënave, nuk hapen më varre për fëmijë të pafajshëm dhe nuk shpërfillet më i ndershmi e nevojtari. Ti nuk ushqeje dashuri vetëm për ata që ndodheshin në atë shekull që u dërgove, por për të gjithë umetin tënd, për mbarë njerëzimin dhe për të gjithë kohërat. Edhe në shekullin tonë fatkeqësitë paskan ndjekur njëra-tjetrën. Deshën të të fshinin ty prej mendjeve dhe zemrave tona, dhe shekullin tonë u munduan ta shndërronin në shekullin e injorancës. Edhe ne morëm pjesën tonë prej kësaj përçapje. U shndërruam në njerëz pa ndjenja dhe pa emocione. Nuk mundëm të të donim siç duhej dashur, nuk t’i hapëm të gjitha portat e zemrës si duhet. Gjithsesi, edhe pas gjithë këtyre, kraharorët e brengosur nuk ndenjën duarkryq, por u përpoqën me mish e me shpirt për të treguar ty. Ka të tillë që kanë ndenjur nëpër burgje, ka prej umetit tënd që e kanë marrë nëpër këmbë egon e tyre, dhe ty së të treguari nuk kanë reshtur. Dhe në ditën e sotme ka shumë kraharorë të mbushur plot e përplot me dashurinë për ty. Shqetësimi i tyre është vetëm të tregojnë Zotin tënd dhe të tyre, Zotin e Gjithësisë; si dhe t’i tregojnë njerëzimit Profetin e tyre dhe të hyjnë në rrethin e atyre që Ti i ke përshëndetur dhe u ke thënë “vëllezërit e mi.” Ne na mban të gjallë shpresa se do të vijë një ditë kur njerëzimi do të vrapojë pas teje pa u ndalur dhe ti do të bëhesh mbreti i zemrave dhe drita e syve për ta. Një post që vetëm ti e meriton, Profeti im... JANAR 2013

Di

5


Në Fokus

PROF. DR . GAZMEND SHPUZA

KONGRE MYSLIMAN SANKSIONIM I MËVETËSISË SË BASHKËSISË ISLAME T Kongresi Mysliman Shqiptar përfaqëson një ngjarje shumë të rëndësishme, jo vetëm për jetën fetare, shoqërore e shpirtërore të shqiptarëve, por edhe për jetën politike kombëtare të mbarë popullit tonë. Është një moment që ka tërhequr fare pak, madje më tepër vëmendjen e autorëve të huaj, pa arritur të vlerësohet sa dhe si duhet në shkallën që i takon. 90- vjetori i tij na jep rastin të ndalemi dhe të fillojmë ta vëmë në vend këtë moment të historisë kombëtare, të cilit historiografia jonë i ka jo pak borxh. Vendimet e qeverisë së Vlorës për mëvetësimin e komunitetit islam në vendin tonë, në përputhje me realitetin e ri politik, të krijuar me Shpalljen e Pavarësisë, kishin hedhur prej kohësh bazën për ndërmarrjen e nismës për mbajtjen e Kongresit të parë Mysliman Shqiptar, i cili nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të sanksiononte këtë akt. Fjala është për caktimin e kryemyftiut dhe kryekadiut të Shqipërisë, pa pyetur qendrat përkatëse në Stamboll. Thirrjet për pavarësimin e xhamisë dhe krijimin e Bashkësisë Islame në Shqipëri, qenë lëshuar që më 1921. Realizimi i kësaj dëshire dhe detyre u bë i mundur 90 vjet më parë, më 24 shkurt 1923.

6

Di

JANAR 2013

Detyra e parë e Kongresit ishte shpallja e mëvetësisë së Xhamisë shqiptare. Kongresi, siç mendohej, do të merrej edhe me çështje të tjera të karakterit arsimor- kulturor dhe, madje, dhe shoqëror, si predikimi në gjuhën amtare e të tjera.

drejtuesit kryesorë të këtij Kongresi e kishin ideuar këtë tubim jo si një mbledhje të zakonshme organizative të bashkësisë islame në Shqipëri. Ata vinin në këtë mbledhje me një mendim të qartë dhe largpamës të detyrave që qëndronin para tyre.

“Sot Kur’ani, - pohonin në shtypin e kohës, - jo vetëm nuk të ndalon të shkruash me karakter latinisht shqipen, por të thotë dhe t’i lutesh Zotit në gjuhën tënde, që Kur’anin mund ta përkthesh dhe të mos kesh gjynah, por përkundrazi”.

Kryemyftiu i Shqipërisë u kujtonte delegatëve gjendjen mikse të vendit në pikëpamje fetare dhe detyrat e besimtarëve për të vënë mbi gjithçka, çka vlen të nënvizohet, bashkimin kombëtar pa dallim besimi e, madje, vëllazërimin kombëtar të të gjithë shqiptarëve. “Sikurse e dini zotëria juaj, popullsia e shtetit tonë përmbahet prej tre elementesh, d.m.th. Musliman, Katolik dhe Ortodoks, po në pikëpamje të kombësisë në mes kemi, - iu drejtua Vehbi Dibra delegatëve, - një vllaznie të plotë e të patundshme, e nuk mund të thohet e të kuptohet asnjë send që e tund atë vllaznie të plotë. Çashtja e fesë asht një çashtje e posaçme e sejcili asht i lirë për me sigurue forcimin e fesë së vet”.

Në krye të kësaj nisme për thirrjen, organizimin, mbajtjen dhe përfundimin me sukses të Kongresit të Parë Mysliman Shqiptar, u vunë jo rastësisht elementë të tillë si Haxhi Vehbi Dibra, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu e të tjerë. Ata qenë jo vetëm dijetarë të shquar islamë, por dhe veprimtarë aktivë të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Haxhi Vehbi Dibra në alën e tij të hapjes në Kongres, pasi vuri në pah karakterin liberal e demokratik të fesë myslimane, theksoi se: “...dera e mejtimit të ixhtihadit (pikëpamjeve) nuk asht e mbyllun dhe jemi gati për me i mejtue disa çashtje fetare, se me ndërrimin e kohës ndërrojnë edhe gjykimet”. Siç shihet, organizatorët dhe

Vehbi Agolli (Dibra), pjesëtar aktiv i Kuvendit të Vlorës, i zgjedhur kryetar i këtij kuvendi historik e më pas kryetar i senatit, të dalë prej tij, jo rastësisht u vu në krye të këtij Kongresi. Për më tepër ai qe emëruar nga qeveria e Vlorës, kryemyfti, ndërsa Vejsel Naili kryekadi i Shqipërisë.


ESI I PARË

SHQIPTAR

TË SHQIPËRISË DHE THEMEL I ZHVILLIMIT KOMBËTAR Në Statutin e vitit 1923, rezultante, siç kuptohet, e debateve jo të pakta të zhvilluara në gjirin e Kongresit, nuk bëhet alë shprehimisht për shkëputjen e Bashkësisë Islame Shqiptare të porsa organizuar nga Kalifati dhe Meshihati i Stambollit. Një fakt i tillë, nuk ka dyshim që nënkuptohej, a më mirë të thuhet, as nuk diskutohej, përderisa në këtë Statut nuk bëhej alë, gjithashtu, për kurrfarë lidhjeje fetare organizative me Stambollin, as me Kalifatin dhe me Shejh- ul- Islamin. Gjithë organizimi dhe funksionimi i kësaj Bashkësie ishte menduar i pavarur nga asnjë qendër tjetër fetare e huaj, kushdo qoftë ajo. Këshilli i Lartë i Sheriatit zgjidhej nga Kongresi i Bashkësisë Islame Shqiptare me shumicë votash dhe të gjithë anëtarët e tij duhet të ishin me kombësi apo, siç theksohej në Statut, prej racës shqiptare. Pra, mbetet jashtë çdo dyshimi se Bashkësia Islame Shqiptare u shkëput, tashmë edhe juridikisht, nga qendra e saj botërore, Kalifati. Me këtë organizim sanksionohej de jure ajo gjendje e krijuar de fakto që para 11 vjetësh, pas Shpalljes së Pavarësisë, me vendimet e Qeverisë së Vlorës për emërimin e kryemyftiut dhe kryekadiut të Shqipërisë. Në detyrat kryesore të Këshillit të

Naltë të Sheriatit rreshtohen: “Të sigurojë nisjen (Bashkimin –G.Sh.) ndërmjet muhamedanve dhe të shfaqë shpirtin liberal Hyr dhe ndjerzuer të muhamedanizmës me një zhvillim modern (aser) e kombëtar tuej bamë reforma pa i prekë themelet fetare.” Detyrë parësore e këtij organizmi të lartë të Bashkësisë Islame Shqiptare qëndronte gjithashtu dhe përmirësimi i medreseve, siç theksohej, “mbas reformave të reja” dhe mbi baza kombëtare shqiptare. Forumi më i lartë islam në Shqipëri, në mënyrë të veçantë, do “Të përkujdeset me sigurue mësimin fetar e të përgatisë në gjuhën kombëtare Hytbeh dhe predikime e libra sipas shekullit të sotëm”. Prandaj nëpër faqet e shtypit ato ditë vazhdonin të informonin, se midis risive, të diskutuara, mendohet, që të zëvendësohet arabishtja me shqipen në predikimet kanonike. Nga jehona që pati në shtyp dhe nga vendimet e marra në kongres del plotësisht e qartë, se gjithë shqetësimi i delegatëve pjesëmarrës ka qenë vënia e organizimit dhe e funksionimit të Bashkësisë Islame të Shqipërisë mbi baza kombëtare dhe më bashkëkohore. Ky kujdes shihet në detyrat që parashtroi Kongresi, duke filluar

nga sigurimi i karakterit etnik shqiptar të vetë përbërjes së këtij organi më të lartë të fesë myslimane në vendin tonë. Lajmi për vendimet kryesore të Kongresit, u prit kudo, siç kumton shtypi i kohës, me miratim dhe entuziazëm të theksuar nga gjithë opinioni publik shqiptar, pavarësisht nga besimi. U përshëndet në shkallë të gjerë, duke u shndërruar në një festë të vërtetë. U bënë lutje fetare, në të shumtën e rasteve, siç theksohet, në gjuhën shqipe. Ky lajm i rëndësishëm u përshëndet, madje, dhe me të shtëna artilerie. Si përfundim, mund të konkludohet, se Kongresi i Parë Mysliman Shqiptar sanksionoi mëvetësinë apo, siç shprehej shtypi, autoqefalinë e bashkësisë islame në Shqipëri. Ai programoi punë për shqipërimin e veprave fetare islame, duke mos përjashtuar edhe vetë Librin e Shenjtë, Kur’anin. Kësaj pune madhore iu vunë ideologë të mirënjohur fetarë dhe laikë si: Sh. Muka, F. Vokopola e të tjerë. Midis tyre bie në sy, madje dhe ndonjë bashkatdhetar i krishterë si I. M. Qafëzezi dhe shquhet Hafiz Ibrahim Dalliu. Megjithëse vendimet e Kongresit Mysliman Shqiptar ndeshën në ndonjë rast dhe në qëndrime jo të drejta të rretheve të caktuara fanatike të huaja JANAR 2013

Di

7


e vendase, pavarësisht nga besimi, kleri atdhetar dhe i kulturuar mysliman vazhdoi punën e tij përparimtare të filluar në Kongresin e Parë. Qëndrimet intolerante nuk arritën, në fund të fundit, të ushqenin artificialisht frikën se mos me organizimin kombëtar dhe bashkëkohor të Bashkësisë Islame dobësoheshin pozitat e besimit islam në Shqipëri. Në të vërtetë, Kongresi hidhte bazat e forcimit të tyre në frymën e kërkesave bashkëkohore dhe të vetë pozitës evropiane të vendit tonë, çka kërkohej me forcë asokohe. Formimi i Këshillit të Lartë Mysliman Shqiptar si organi më i lartë i Bashkësisë Islame Shqiptare, ishte një përgjigje e qartë në momentin e duhur ndaj përpjekjeve që kishin filluar po në atë kohë për formimin e një komiteti panislamik në Shqipëri. Parë me këtë sy, përballë përpjekjeve që po bëheshin në këtë drejtim për të formuar një organizëm me një fizionomi panislamike, krijimi i Bashkësisë Islame në Shqipëri mbi baza kombëtare dhe i organit të saj të pavarur nga një qendër e huaj, e jashtme, shënon një sukses shumë të madh, jo vetëm për atë kohë, por edhe për të ardhmen, për vetë fatet e kësaj Bashkësie dhe të bashkëjetesës me vëllezërit e krishterë. Përpjekjet për organizimin modern të Bashkësisë islame në përputhje me kërkesat bashkëkohore dhe pozitën gjeopolitike evropiane të Shqipërisë përbëjnë një meritë jo të vogël të organizatorëve sa atdhetarë, aq dhe të emancipuar e largpamës të këtij Kongresi, jo vetëm në kuadrin shqiptar, por dhe më gjerë. Vendimet e Kongresit Mysliman në mars 1923, ashtu sikurse dhe vendimet e Kongresit Bektashian të Prishtës, në janar 1922 dhe të Kongresit të Kishës Ortodokse në Berat, në shtator 1922, i vunë organizmat fetare të masës dërrmuese të popullsisë shqiptare në vendin tonë mbi baza kombëtare, administrativisht dhe organizativisht, jashtë ndikimeve politike të huaja, të dëmshme apo të rrezikshme. Me këto vendime viheshin më tej në jetë idealet e rilindësve tanë për sigurimin e bashkimit dhe vëllazërimit kombëtar të mbarë shqiptarëve pa dallim besimi. Vendimet e qeverisë së Vlorës për riorganizimin e komunitetit islam në vendin tonë në përputhje me realitetin e ri politik të krijuar me Shpalljen e Pavarësisë dhe sidomos vendimet e Kongresit Mysliman Shqiptar të vitit 1923 dëshmojnë katërcipërisht që në Shqipëri kemi pasur dhe kemi të bëjmë me një bashkësi islame të organizuar mbi baza kombëtare dhe të prirur fuqimisht drejt zhvillimeve bashkëkohore. Mëvetësimi i Bashkësisë Islame nuk i cenoi ndjenjat

8

Di

JANAR 2013

dhe bindjet fetare të besimtarëve. Përkundrazi, ai hapi rrugën për zhvillimin e tyre mbi bazën e besimit të vërtetë, të zhveshur nga shtresat dhe paragjykimet e huaja jo vetëm me traditat e vendit tonë, por edhe me vetë thelbin e këtij besimi. Këto qëndrime tolerante të besimtarëve myslimanë shqiptarë dhe të vëllezërve të tyre të krishterë ishin dhe mbeten provë dhe dëshmi e dëshirave dhe e aftësive të tyre për t’u integruar në qytetërimin bashkëkohor. Ato në të njëjtën kohë janë dhe një kontribut jo i vogël që pasuron qytetërimin evropian. Në dritën e këtyre vendimeve dhe këtyre qëndrimeve në revistën “Zani i Naltë” dhe më gjerë në shtyp shtrohej me forcë që myslimanizmi të zhvillohej më tej në luftë me fanatizmin, të ecte përkrah qytetërimit bashkëkohor, çka përbënte, sipas autorëve të këtyre shkrimeve, një kërkesë të vetë fesë myslimane të konsakruar dhe me librin e shenjtë, Kur’anin. Feja asnjëherë nuk i ka penguar shqiptarët, përfshirë myslimanët, që të përqafojnë dhe të përvetësojnë arritjet e qytetërimit modern perëndimor dhe të kulturës përparimtare evropiane. Depërtimi i ideve iluministe evropiane dhe të çdo gjëje të mirë të arritur në Perëndim midis shqiptarëve, çka besohet se nuk mund të vihet në dyshim dhe nuk ka nevojë të provohet, në përgjithësi, nuk mund të arrihej kurrsesi pa mbështetjen dhe pjesëmarrjen aktive të shqiptarëve myslimanë, që përbëjnë pjesën dërrmuese të kombit. Detyrat e shtruara që në Kongresin e Parë Mysliman të Shqipërisë mbeten aktuale dhe sot e kësaj dite. Fjalët e organizatorit dhe kryesuesit të tij, klerikut të lartë dhe atdhetarit të shquar Haxhi Vehbi Dibrës, për karakterin liberal e demokratik të fesë myslimane, e cila i ka hapë lirisht portat për diskutimin e lirë të të gjitha problemeve që i interesojnë botës myslimane i kanë qëndruar kohës dhe vlejnë dhe për të ardhmen. Shprehim bindjen se Bashkësia Islame e Shqipërisë do të ecë edhe në të ardhmen në rrugën e hapur nga Kongresi Mysliman i vitit 1923, duke iu përmbajtur vazhdimisht frymës dhe vendimeve të tij, për të vënë mbi gjithçka bashkimin kombëtar pa dallim besimi e, madje, për të ruajtur atë “vllaznie,- siç u tha në Kongres 90 vjet më parë, - të plotë e të patundshme” midis shqiptarëve. Gatishmëria e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, në shenjën më të parë që u dha me sensibilizimin që iu bë në gazetën “Rilindja”, për përkujtimin e kësaj ngjarjeje me rëndësi historike jo vetëm fetare, por edhe kombëtare mbarë shqiptare, flet qartë për atë që ai është i ndërgjegjshëm për detyrat që ka parashtruar ai Kongres jo vetëm në ruajtjen e karakterit kombëtar të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, por dhe për zhvillimin modern të saj. Pra, detyrat e parashtruara 90 vjet më parë mbeten aktuale dhe sot e kësaj dite.


JANAR 2013

Di

9


Aktualitet Simpozium, roli i myslimanëve në shpalljen e pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar

Qendra Kërkimore për Shkencat Islame në Universitetitn BEDËR, në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, organizuan simpoziumin mbi rolin e Islamit në realizimin e Pavarësisë dhe konsolidimin e shtetit shqiptar. Pedagogë të Departamentit të Shkencave Islame dhe Përfaqësues të KMSH- së referuan mbi tema të ndryshme që lidhen me rolin e mylimanëve në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Pedagogët e shkencave Islame Veton Tulla dhe Elton Karaj, referuan mbi rëndësinë që i jep islami dashurisë për atdheun dhe mbi konceptin e lirisë në fenë islame. Ndërsa Kancelari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Ali Zaimi, theksoi se kontributi i myslimanëve në çështjen kombëtare lidhet drejtpërdrejt

me të qenët besimtar dhe se ata që na dhuruan këtë vend ishin padyshim besimtarë të familjarizuar me kulturën, traditën, ritet dhe moralin islam. “Në vitin 1900 viset shqiptare përbëheshin nga një popullsi 90% myslimane dhe kontributi i tyre në përgatitjen forcimin dhe konsolidimin e vetëdijes kombëtare është i pazëvendësueshëm dhe i pamohueshëm. Çdo sipërmarrje do të ishte e pamundur pa ndihmën e tyre. Një fakt i njohur nga historia është edhe se nga 40 firmëtarët e pavarësisë, 27 ishin myslimanë dhe nga 63 delegatë, mbi 2/3 ishin myslimanë. Ata kishin edukatë dhe njohje të thellë të Islamit, disa prej të cilëve ishin klerikë të mirëfilltë”, nënvizoi z. Zaimi. Dokumentet historike tregojnë se Shqipëria kishte mbi 1600 xhami, të cilat krahas funksionit të tyre primar kanë shërbyer edhe për zhvillimin e mbledhjeve, takimeve e kuvendeve me karakter social- kombëtar, ndër të cilat është edhe Lidhja e Prizrenit, e zhvilluar në xhaminë Bajrakli. Disa nga emrat më të shquar të kulturës islame që kontribuuan për besimin dhe kombin dhe që u përmendën në simpozium ishin: H. Vehbi Dibra (Agolli), Hafiz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Hoxha Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Vokopola, Xhemal Naipi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ismail Efendi Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Halluli, Daut Boriçi, etj.

Ambasadori Ettore Sequi bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bedër Ambasadori i Delegacionit të Komisionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi mbajti një leksion të hapur me studentët e Universitetit Hëna e Plotë- BEDËR, mbi

10

Di

JANAR 2013

sistemin ligjor të Bashkimit Europian dhe mënyrën e funksionimit të institucioneve që përbëjnë këtë bashkim.


VENDI

I ftuar në kuadër të ciklit të leksioneve “sistemet ligjore të krahasuara”, të organizuara nga Departamenti i Drejtësisë, Ambasadori Sequi u shpreh i kënaqur që i jepet mundësia të komunikojë me studentët pasi ata janë e ardhmja që do të vendosë për sfidat e vendit. Z. Sequi u ndal në rëndësinë që i gjithë sistemi mbi të cilin është ngritur Bashkimi Europian, i jep zbatimit të ligjit dhe transparencës si një faktor kyç për demokracinë. Në leksionin e tij, z. Sequi prezantoi para studentëve , organet kryesore të bashkimit, që nga Këshilli i Bashkimit Europian , Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe deri te Gjykata Europiane e Drejtësisë që ndodhet në Luksemburg. Ai u ndal gjithashtu edhe në rëndësisnë e Traktatit

të Lisbonës si një kuadër kushtetues që u dha zgjidhje mjaft çështjeve të diskutuara mbi politikën e jashtme dhe sigurisë të BE- së. Z. Sequi u shpreh optimist sa i përket dhe tejkalimit të krizës që ka përfshirë disa vende të BE- së. Sipas tij historia e Bashkimit Europian ka kaluar shpesh momente krizash, ku euro- skeptikëk kanë vënë në dyshim eksitencën e unionit. Ai theksoi faktin se mbështetja që BE i ka dhënë vendeve në vështirësi ekonomike, përveç ndihmës në kapërcimin e krizës nga këto vende, ka bërë që efektet e saj të ndjehen më pak edhe në vende si Shqipëria, ekonomia e të cilave është mjaft e lidhur me vendet e unionit. Ndërkohë ambasadori Sequi iu përgjigj interesit të studentëve në lidhje me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se tashmë nuk është koha për të kërkuar fajtorin, por për t'u fokusuar në reformat e nevojshme për këtë proces. “ Unë jam i mendimit se duhet të mësohemi që gjërat mos i shohim bardh e zi. Problemi qëndron në faktin e mos ndërgjegjësimit për të mirat që sjell anëtarësimi. Reformat që bën Shqipëria duhet të shihen si një proces, që pikë së pari i sjell prosperitet vetë popullit shqiptar. Këto reforma nuk bëhen për të kënaqur Bashkimin Europian”. Kreu i Delegacionit Europian në Tiranë nuk la pa përcjellë dhe disa mesazhe të rëndësishme për studentët duke i inkurajuar ata që të jenë aktivë për të përgatitur shoqërinë përballë sfidave që do të sjellë anëtarësimi i Shqipërisë në BE.

Drejtuesit e Komunitetit Mysliman takohen me Kryeministrin Berisha Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i shoqëruar nga nënkryetarët Bujar Spahiu dhe Gazmend Aga si dhe kancelari Ali Zaimi, zhvilluan më 18 dhjetor 2012 një takim me kryeministrin e vendit Prof. Dr. Sali Berisha, me rastin e mbylljes me sukses të organizimit të Haxhit për vitin 2012. Në takim kryetari i KMSH- së e informoi kryeministrin për organizimin e Haxhit të sivjetshëm dhe i dhuroi në shenjë simbolike një shishe ujë zemzemi të sjellë nga qyteti i shenjtë i Mekës. Ndër të tjera kreu i Komunitetit Mysliman, vuri theksin mbi aktivitetet në rritje të KMSH në shërbim të besimtarëve si dhe rritjen e interesit të vendeve myslimane ndaj Shqipërisë, falë zhvillimeve pozitive që Shqipëria ka arritur si dhe falë arritjeve të Komunitetit Mysliman. Nga ana e tij Kryeministri Berisha vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman dhe siguroi se mbështetja e qeverisë ndaj komuniteteve fetare në vend do të vijë përherë në rritje. “Dua të shpreh nderimin tim më të thellë për organizimin e pelegrinazhit për besimtarët shqiptarë si dhe për punën që ju bëni në kuadër të gjallërimit të vlerave shpirtërore”, tha Berisha. JANAR 2013

Di

11


Promovohet enciklopedia "100 1 Personalitete shqiptare të kulturës islame"

Në amb ambientet bie ient ntet et e U Universitetit niversitetit Hëna e Plotë – BEDËR u promovua enciklopedia me titull “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, e botuar nga KMSH me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë. Në këtë ceremoni merrnin pjesë përfaqësues të komuniteteve fetare, të institucioneve qendrore e lokale, shkrimtarë e publicistë, familjarë të personaliteteve të përfshira në këtë botim, etj. Ceremoninë e përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça. “Libri që kemi në dorë përbën një hap të rëndësishëm për të ndriçuar sadopak kontributin e prijësve

12

Di

JANAR 2013

myslimanë në historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimim dhe aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare te shqiptarët”, tha z. Muça duke shtuar: “Shpresoj që ky botim me vlera për 100 figurat e shquara islame shqiptare të jetë vetëm fillimi i një pune të gjatë për promovimin e personaliteteve të tilla, që kontribuuan kaq shumë për fe e atdhe”. Pas tij përshëndetje bënë edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj dhe Rektori i Universitetit BEDËR, dr. Ferdinand Gjana, të cilët vlerësuan lart iniciativën e ndërmarrë nga Komuniteti Mysliman në promovimin e këtyre personaliteteve, të cilët dijet dhe aftësitë e tyre drejtuese i vunë në shërbim të zgjimit të ndërgjegjes kombëtare dhe formimit të vetëdijes kombëtare dhe fetare. Studiuesi Xhemal Balla, pjesëtar i grupit të punës për hartimin e kësaj vepre, foli për vlerat që disponon kjo enciklopedi për komunitetin islam në veçanti dhe kulturën kombëtare në përgjithësi. Ndërsa dr. Agron Tufa foli për persekutimin e liderëve fetarë gjatë regjimit komunist, sistem të cilin, siç u shpreh ai, e frikësonte hija e këtyre figurave, që ishin shembull frymëzimi e burim krenarie për çdo shqiptar të ndershëm e patriot. “Vepra e tyre u la për shumë kohë në librin e harresës dhe gjatë shumë dekadave nuk u përmend asgjë nga kontributi i tyre i vyer. Por, populli nuk i harron ato ngjarje

që i ka përjetuar vetë, nuk harron ata njerëz që i bënë të besojnë dhe që i mbushën me shpresë, ata njerëz që iu qëndruan gjithmonë pranë. Kjo enciklopedi dhe ky program i sotëm është shenja konkrete e kësaj mirënjohje të thellë”, u shpreh publicisti Tufa. Në prezantimin e kësaj enciklopedie me interes u ndoqën edhe kumtesat e kancelarit të KMSH-së, z. Ali Zaimi dhe drejtorit të Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar, z. Genti Kruja. Z. Zaimi e vlerësoi këtë botim si tejet të rëndësishëm, pasi siç u shpreh ai “ky libër na njeh me individualitetin e secilit prej këtyre personaliteteve, por edhe me përpjekjet e tyre vetëmohuese për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe për arsimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Ndërsa z. Genti Kruja ka përcjellë falënderimet e institucionit për hartuesit dhe institucionet që ndihmuan në përgatitjen e këtij botimi, duke premtuar se ky botim do të shërbejë si pikënisje për të nxjerrë në pah figura të tjera islame të kombit shqiptar dhe të kulturës islame në të ardhmen. Në emër të familjarëve të pranishmit i përshëndeti i biri i Mulla Idriz Gjilanit, Isa Mullaidrizi, i cili kishte ardhur nga Kosova posaçërisht për këtë ceremoni. I emocionuar, por edhe i kënaqur nga respekti për këtë vlerësim të madh, z. Mullaidrizi falënderoi Komunitetin Mysliman për këtë botim special dhe vlerësoi përpjekjet e tij të vazhdueshme për promovimin e figurave me kontribut të veçantë në historinë dhe jetën e shqiptarëve.


BOTA

1 miliardë dollarë film për Profetin Muhamed a.s. Një kompani nga Katari ka akorduar një miliardë dollarë për realizimin e një filmi me shtatë seri për jetën e Profetit Muhamed a.s. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila sqaron se kompania “Alnoor Holding” e ka rritur buxhetin e filmit në 1 miliardë dollarë, nga 1.5 milionë dollarë që kishte deklaruar tre vite më parë. Kompania njoftoi se filmi do të jetë në anglisht dhe se do të përkthehet në shumë gjuhë “për ndreqjen e imazhit të gabuar që kanë shoqëritë perëndimore për Islamin”. Kreu i “Alnoor”- it, Ahmed Al- Hashemi tha në një komunikim me mediat se filmi biografik do të realizohet në shtatë seri – në vend të tri serive që ishte parashikuar më parë. Kompania njofton se ekipi ka përfunduar së shkruari skenarin. “Alnoor” njoftoi në vitin 2009 se po kërkonte financim për seritë e filmit, i cili do të realizohet nga Barrie Osborne, që ka më shumë se 40 vite në “Hollywood”. Në CV-në e tij përfshihen edhe “Lord of the Rings” dhe “The Matrix”. Në respekt të traditave islame, Profeti Muhamed a.s. nuk do të shfaqet në film.

Michael Moore: Kur'ani e përmend më shumë se 20 herë Jezusin Regjisori i famshëm amerikan Michael Moore kohët e fundit ka dhënë një deklaratë për CNN amerikan në lidhje me djegien e Kur’anit në Amerikë. “Kur flasim për djegien e Kur’anit, më lejoni t’u them përsëri amerikanëve të mi të dashur, prej të cilëve 80 për qind nuk kanë pasaportë dhe kurrë nuk e lënë vendin e tyre, kurrë nuk e kanë parë pjesën tjetër të botës, dhe nuk kanë ide se çfarë po ndodh në anën tjetër. Unë kam qenë me fat që ndonjëherë kam dalë nga këtu dhe kam parë pjesë tjera të planetit në të cilën jetojmë. Kur’ani e përmend 25 herë Jezusin. Në këtë libër të shenjtë Jezusi (Isai a.s.) paraqitet si një profet i Zotit. Përse dikush kërkon të djegë një libër që në mënyrë të mrekullueshme e paraqet Jezusin më shumë se 20 herë? Sa amerikanë e dinë këtë fakt? Myslimanët përbëjnë 1.6 për qind të popullsisë amerikane. JANAR 2013

Di

13


Komente & Opinione

REJAN ISLAMI

BETEJA! për skenën e teatrit Në të gjitha kohërat, njeriu e ka ndjerë të domosdoshme të komunikojë, të bashkëbisedojë. Në Greqinë e Lashtë, hapësira ku diskutoheshin shqetësimet e qytetarëve, ishte një zonë e quajtur “Agora”, në të cilën mblidheshin qytetarët e “vetëdijshëm” për të dhënë pikëpamjet e tyre për jetën e qytetit. Prej aty merreshin më pas vendimet e rëndësishme, që nënkuptonin gjithsesi të mirën e përbashkët. Edhe më vonë, historia e bashkëbisedimit dhe/apo konsultimit në grup, ishte një metodë efikase e përdorur nga shtresat e larta të shoqërisë. Të njëjtën gjë bëri edhe profeti Muhamed (a.s.) në të gjitha rastet, ku nuk i munguan konsultat si për çështje të luftës, ashtu edhe për çështje të paqes, edhe pse figura e tij shumëdimensionale, që vetëm profetët mund ta kishin, nuk linte shumë vend për gabime. Por, si në të gjitha rastet, shembulli i tyre ishte i thjeshtuar për të qenë shembull edhe për pasuesit. Më vonë, në Perëndim, konsultimet publike të përtej Athinës antike, thuajse u zhdukën, duke i mëshuar fort rolit të autoritetit fetar, që në shumë raste shihej si i pagabueshëm. Një pikëpamje e tillë, çon kësisoj jo vetëm në dhënien e të gjitha atributeve të pushtetit dhe pa kufizim gjithashtu, por edhe në shndërrimin e hyjnive, megjithëse në rangjet e të gabueshmes. Kjo çon gjithashtu edhe në shfaqjen e elementëve diktatorialë, apo hermetik, në të kundërt të rrjedhës së debatit të gjerë dhe të lirë të publikut. Edhe përkufizimi i lirisë, ashtu sikurse edhe vlerësimi për individin, kanë ndryshime midis Islamit që në zanafillë (të gjithë janë të barabartë përpara Zotit), dhe në “botët” e tjera, ku marrëdhëniet shpesh ishin të shkallëzuara, duke krijuar hierarki të ndërmjetme, qoftë edhe nga pikëpamja shpirtërore, pra besimin, që mbetet tërësisht një proces subjektiv dhe një marrëdhënie e pakushtëzuar në kohë dhe e padiktuar nga të tjerët. Njëkohësisht, kjo lloj marrëdhënie personale, ka një lidhje dhe një përpjekje për t’u shkrirë në marrëdhëniet shoqërore. Këtu, del në pah “lideri” i opinionit publik, ai i cili ka shumëçka për të thënë dhe për të “sqaruar” gjer në detaje publikun e

14

Di

JANAR 2013

gjerë. Në të shkuarën, nuk mund të flitej për publik të gjerë si tani, ku sigurisht koncepti dhe bashkëbisedimi midis njerëzve nuk ka ndryshuar në thelbin e vet, por është intensifikuar nga mjetet e shumta në dispozicion. Individi apo njeriu në tërësi mbetet në thelb një qenie “natyrore” e lindur për të bashkëjetuar dhe bashkëbiseduar në mënyrë shoqërore. Përpara përhapjes së gazetave, konsultimet, apo edhe lajmërimet për ngjarje të caktuara bëheshin në forma më të thjeshta dhe më pak masive. Por, në të gjitha rastet, shoqëria kurrë nuk është thirrur për të diskutuar, apo për të pranuar “mediokritetet” që rronin brenda saj. Ato shiheshin si pjesë të “fshehta”, të parëndësishme, kësisoj të panevojshme për t’u konsultuar në publik të gjerë.


Sot, shoqëria njerëzore ka “evoluuar” (jo në pikëpamjen darviniste, por ndryshimet që vijnë nga proceset historike), por që në fakt, kanë ndryshuar, janë zhvilluar dhe detajuar mjetet, që i ka dhënë atij mundësi për të komunikuar më me lehtësi. Njëkohësisht, ky komunikim ka krijuar gjithashtu edhe barriera psikologjike, ku me anë të ekranit mund të transmetosh shumëçka, pa patur frikë për reagime direkte dhe të menjëhershme. Këtu hyn në lojë “trimëria” për të thënë gjithçka nga ajo e cila ti dëshiron të imponosh në vetëdije apo pavetëdijen e qytetarit që mbetet deri diku një konsumator pasiv, i lehtëmanipulueshëm dhe gjithnjë nën presion. Përpjekja për skenën! Nëse bota do të ishte një teatër i madh, sigurisht me disa konture të caktuara dhe me kufij, atëherë kush duhet të ishte në qendër? Pavarësisht mënyrave dhe formave, në të paktën 2000 vjetët e fundit, feja dhe format e saj të organizimit, dhe gjithashtu edhe prijësit fetarë, kanë qenë në qendër të kësaj hapësire. Duke qenë se prej andej rridhte “morali”, e mira e për-

gjithshme, e “shëndetshmja”, dashuria dhe të gjitha elementët që janë forca mbarëvajtëse të shoqërisë, pa diskutim feja ishte në qendër të këtij teatri, ku përhapeshin më pas idetë, fryma, vëllazërimi, etj. Rreth saj, zinin vend kategoritë e tjera shoqërore, që nuk binin në kundërshtim me frymën e së parës. Përtej dogmës mesjetare perëndimore, nevoja për të qenë të lirë, nuk do të thotë gjithashtu, liri edhe për të zaptuar të gjithë këtë hapësirë, që sot e quajmë publike, që në rastin e teatrit i bie të jetë skena, atje ku është drejtuar vëmendja dhe përqendrimi i të gjithë spektatorëve (shoqëria në tërësi). Pak e nga pak, revolucionet, betejat kundër kishës, fryma liberaliste, sekularizmi, bënë punën e tyre për të lënë mënjanë gjithë ndërveprimin fetar publik, duke e çuar atë “prapa dere”. Këto

“erëra” të reja, u përhapën përtej hapësirës ku patën zonën e influencës, për të krijuar edhe sakrifikime të tjera. Sot, hapësira ku zhvillohet debati publik, nuk është shesh qendror, as një vend ku tubohen njerëzit për të dhënë mendimin e tyre. Kjo hapësirë është media, e cila me anë të mjeteve, jo vetëm që bëhet instrument i lehtëpërdorueshëm, por edhe një hapësirë abuziviteti dhe manipulimi. Këto hapësira po përdoren gjithnjë e më shumë nga grupet minore, që për të arritur qëllimet e tyre, së pari ngrenë “armët” në televizion kundër kundërshtarëve dhe më pas, nis “beteja” për të zënë sa më shumë vend dhe hapësirë, për të përçuar në të gjitha mënyrat idetë e tyre. Në këtë kontekst, hyrja gjithnjë e më shumë e grupeve të tilla, ka lënë mënjanë grupimet e mëdha fetare, ato që tradicionalisht ishin në qendër të vëmendjes. Tanimë, jo vetëm që janë “shkulur” nga pjesa qendrore, por ato lihen jashtë me vullnet të plotë. Të mbetur në një anë, grupet fetare nuk arrijnë shpesh të transmetojnë qëllimin e tyre, për shkak të pengesave që i ngrenë vetë laikët. Vendi i tyre në këtë hapësirë të gjerë, gjithnjë e më shumë zhvleftësohet, së pari nga përpjekja për ta lënë “fenë” si diçka historike dhe të parëndësishme dhe, së dyti, për ta bombarduar sa më shumë opinionin e gjerë, për të mos i lënë atij mundësi reflektimi. Tani, beteja është cili grup duhet të jetë i pranishëm sa më gjerësisht në këtë skenë teatri, sekserët ekonomikë, apo pakicat të vetëquajtura dhe të vetëdiskriminuara, me qëllim arritjen e synimeve të tyre, duke përdorur pikërisht metodën e diskriminimit. Kjo metodë, ka tre efekte të rëndësishme, së pari demantohet feja dhe ajo përdoret gjithnjë në konotacion negativ; së dyti, paraqitja në publik si “viktimë” i detyron në njëfarë mënyre të bëhen më të pranueshme, dhe së treti, shndërrimi i kësaj metode në kauzë politike, e cila njëkohësisht synon edhe përfshirjen e publikes. Hapësira publike në Shqipëri Nuk është i largët viti 2001, kur shpërtheu një furi e gjerë etiketimesh ndaj një komuniteti të tërë myslimanësh, megjithëse në të shumtën e saj, kjo shoqëri i përkiste këtij besimi. Si të gjitha çuditë e kësaj bote, edhe kjo histori do të kishte fatin e të tjerave dhe se “armiku” që duhet të jetë larg nesh, në fakt, jo vetëm që ishte afër nesh, por nuk ishte as armik. Megjithëse paragjykimet që u ngritën në atë kohë janë zhvleftësuar maksimalisht, komunitetet fetare dhe veçanërisht ai mysliman vazhdojnë të diskriminohen prej atyre që thirrën në fakt kundër diskriminimit. Hapësira e tij historike, në përputhje me gjendjen natyrore të njeriut, është ngushtuar kaq shumë nga ata që nuk janë pjesë e rrjedhës normale të shoqërisë. Nëse do të ishin, ç’kuptim kanë tani këto përpjekje?! Sot, të gjitha grupet minore të lindura rishtas, janë shndërruar jo vetëm në agresive në agjendat e tyre, imponues gjer në detaje, por edhe poshtërues me terma paragjykues në prapambetje historike. Kështu, të mbetur pa shumë hapësirë, por edhe të tërhequr nga debati publik, veçanërisht myslimanëve iu duhen shumë forca gjykuese për të qenë edhe një herë në vendin e merituar. Sigurisht, në qendër të teatrit, aty ku luhet “shfaqja” e krijimit të Zotit! JANAR 2013

Di

15


EDISON ÇERAJ

Çdo gjë që bën shumica e njerëzve dhe çdo gjë që shfaqet në media, në veçanti në televizor1, merr statusin e menjëhershëm të të qenurit normale për pjesën dërrmuese të çdo shoqërie. Kjo ndodh edhe me një festë si Viti i Ri, që festohet më shumë për shkak se e festojnë “të gjithë” se sa për hir të një arsyeje të qenësishme e kuptimplote. “Arsyetimet” rutinë për këtë festë që dëgjohen nga shumë njerëz janë vetëm forma të shndërruara/mishëruara në slogane shajnuese pa përmbajtje, si: “ndërrimi i vitit”, “hyrja e një viti tjetër”, “pritja e vitit të ri me gëzime dhe urime” dhe fraza të tjera që qarkullojnë pa asnjë përtypje sa nga njëri te tjetri. Domethënë, të festojmë përderisa të gjithë po festojnë! E kush do i rezistonte këtij arsyetimi kaq prangosës!? Dikur, paraardhësit tanë, po të shohim me kujdes aspekte të caktuara të jetës së tyre sociale, festat që ata festonin kishin dhe kanë një kuptimësi të qenësishme, e cila lidhej organikisht me përmbushjen ontologjike të njerëzores si të tillë. Fjala vjen, festa që vjen fill pas agjërimit të ramazanit te myslimanët, që njihet si Fitër Bajrami, është kurorëzimi me përkushtim i një sakrifice si agjërimi i një muaji të tërë, ku ai që ka agjëruar ka çuar në vend një urdhër të Zotit, urdhër i cili, siç dihet, ka qenë edhe para profetësisë së Muhamedit. Dhe si rrjedhojë, pikërisht sepse ia ka dalë të agjërojë një muaj rresht, duke përmbushur kështu një obligim, njeriu përjeton një gëzim që nis mbi të gjitha së brendshmi e më pas manifestohet edhe së jashtmi në shoqëri. Po kështu edhe me festa të tjera, të cilat ngërthejnë një domethënie të qenësishme, dhe bash për këtë meritojnë dhe duhen festuar. Dihet që shndërrimi në festë i ndërrimit të viteve u bë 1. Mjafton të përmendim vetëm urimet rituale që stërpërsëriten gjer në realitetpërmbysje nga qeveritarët, institucionet, bizneset dhe kompanitë e ndryshme etj.

16

Di

JANAR 2013

dhe u konsolidua në periudhën komuniste, ku pas ndalimit me ligj (1967) të çdo praktike fetare, ku bënin pjesë edhe festat, u pa nevoja e një feste të përbashkët, që përveçse ua “kompenson” njerëzve festat e tyre fetare të deriatëhershme, bën dhe “bashkimin” e tyre buzë gjirit prej betoni e çeliku të nënës parti. Meqë jemi në këtë pikë, duhet thënë se, pasi Viti i Ri është bërë dhe zor të zhbëhet edhe për do kohë, dhe “përfaqëson” atë që përfaqëson, është e vetmja festë ku shqiptarët ndiejnë se feston dhe tjetri, pavarësisht të qenurit i ndryshëm në një çështje apo në një tjetër. Domethënë, Viti i Ri është festa më masive, nën ombrellën e së cilës tubohen pak a shumë të gjithë shqiptarët pa dallime, ala vjen, fetare – duke pasur parasysh që jemi një vend me disa besime/ fe, pavarësisht se shumica janë myslimanë. Ajo që duket se mungon frikshëm dhe që shënjon një rëndësi të atillë sa shmangia e së cilës ka pasoja problematike për qenien, është bash reflektimi, që në këtë rast besojmë dhe mendojmë se ia vlen dhe në fakt duhet përkthyer në arsyetime si: ‘një vit i ikur nga jeta!’, ‘çfarë nuk kam bërë e që duhej bërë?’, ‘çfarë nuk kam kryer si duhet e që duhet përmirësuar?’, ‘sa jam ai që besoj se duhet të jem në syrin e brendshëm të vetes?’, ‘cili jam unë për tjetrin me të cilin rri e ndaj gjëra të caktuara?’ e kështu me radhë. Është e vërtetë se masa ushtron një ndikim të madh tek individi, duke ia legjitimuar atij çdo gjë ajo bën e konsumon, por, gjithsesi, duhet luftuar fort për të ruajtur një kufi, gjë që mund ta bëjë vetëm vetëdija, e cila vjen duke u thelluar qenësisht përmes të menduarit. Kjo vetëdije pra, është mburoja e vetme që ka individi për të mos lejuar shndërrimin e tij në një pjesë amorfe të asaj tërësie që quhet masë, e cila sistemohet nga ideologji të caktuara për qëllime të caktuara.


Forum

GENTI KRUJA

MYSLIMANËT

TË PARËT QË DENONCUAN KOMUNIZMIN Në këto 20 vite demokraci, është folur shumë në lidhje me krimet dhe dëmet e komunizmit, por pak është bërë në fushën e studimeve me fakte nga arkivat dhe dokumentet e shumta. Që në 1925, shumë më parë se komunizmi të hidhte rrënjë në Shqipëri, paralajmërimin më të parë e ka dhënë në mënyrën më alarmuese dijetari dhe patrioti antikomunist, Hafiz Ali Korça, me librin e tij “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit“. Ndër të tjera Hafiz Aliu në këtë libër konstaton: Bolshevizma s’pajton kurrë Me dinin e Muhamedit Çelët do ta kenë luftën Gjer në ditën e Kijametit. Po kështu do të bënin edhe shumë atdhetarë të tjerë dhe prijës fetarë, duke e ngritur zërin në organin zyrtar të Komunitetit Mysliman Shqiptar që nga themelimi 1923 deri më 1939, në revistën kombëtare “Zani i Naltë”. Zhdukja e fesë ishte thelbësore për injektimin e dogmës komuniste dhe rrjedhimisht, për krijimin e “njeriut të ri”. Megjithatë, komunistët e dinin se në pjesën dërrmuese të popullsisë, feja zinte një vend mjaft të rëndësishëm. Regjimi komunisto- ateist, që u vendos në Shqipëri në vitin 1944, pati në shënjestër të tij zhveshjen nga të gjitha vlerat njerëzore, që Zoti ia kishte dhuruar krijesës më të shkëlqyer të Tij, njeriut, duke ia marrë ky sistem me dhunë dhe duke e kthyer në një robot të varfër në shpirt, të varfër në materie. Komunistët e filluan regjimin e tyre me terrorin apo masakrën e Tiranës në 1944, ku u pushkatuan një numër i madh intelektualësh dhe i pari që u vra ishte hoxha i Saukut, Hafiz Selim Braja. Sistemi totalitar filloi një luftë të paparë ndaj fesë, duke bërë një propagandë antifetare

dhe duke filluar një persekutim të egër ndaj klerit fetar në përgjithësi. Kështu si shumë drejtues të tjerë fetarë, edhe ndaj klerit mysliman filloi një goditje e parapërgatitur, duke arrestuar dhe dënuar fillimisht drejtuesit dhe pedagogët e medresesë së vetme, atë të Tiranës, siç ishin H. Ismet Dibra burgosur më 1946, H. Ali Korca më 1945, Jonuz Bulej më 1947, Enver Beqirit më 1946, Vexhi Buharajë më 1947, Shaban Demirit më 1946, etj. Pas ndërhyrjeve të dhunshme të shtetit në organizimin e jetës së Komunitetit Mysliman Shqiptar, sekuestrimit të pronave, kontrollit mbi buxhetin, ndalimi i literaturës, kufizimi i rreptë dhe kontrolli mbi Medresenë, politika komuniste forcoi një propagandë të ashpër “demaskuese” nëpërmjet shtypit, radios, formave të edukimit, kinemasë, pjesëve të leximeve shkollore dhe edukimit me përbuzjen ndaj fesë. Klerikët myslimanë gjatë regjimit komunist përjetuan ngjarje tronditëse. Shumë prej udhëheqësve dhe dijetarëve më me ndikim, Sigurimi i Shtetit i ndoqi, u nxori dëshmitarë të rremë nëpër gjyqe të sajuara, i pushkatoi, dënoi e internoi, duke mbjellë një atmosferë të përgjithshme terrori. Kështu më 1967 Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë, duke shkatërruar shumicën e kishave, xhamive dhe teqeve. Nga 1127 xhami që ishin në 1967, në 1990 kishin mbetur vetëm disa, të shndërruara dhe përçudnuara në depo, magazina, apo të braktisura. Në stilin e tyre komunistët gjithashtu e përqendronin goditjen në kokat e elitës fetare myslimane. Sipas statistikave vetëm gjatë dhjetë vjetëve të parë të diktaturës janë pushkatuar e dënuar 60 hafizë e hoxhallarë, si dhe ka një numër të madh të internuarish. Këta dhjetëra të vrarë dhe JANAR 2013

Di

17


Bolshevizma s’pajton kurrë Me dinin e Muhamedit Çelët do ta kenë luftën Gjer në ditën e Kijametit. qindra të internuar nga ky besim i bashkëngjiten martirëve të parë të lirisë dhe besimit në pikun më të ashpër të diktaturës komuniste. Disa prej figurave më përfaqësuese publike të myslimanëve shqiptarë, u ekzekutuan me vdekje nga gjyqet komuniste midis një histerie popullore në sallën e gjyqit dhe jashtë, duke i përcjellë akuza dhe shpie banale me megafon e radiotransmetim, për të mbjellë terror në gjithë Komunitetin Mysliman. Të tilla ishin gjyqet e vitit 1947 kur u dënua me pushkatim me akuzën “armik i popullit”, deputeti sheh Ibrahim Karbunara bashkë me të birin Hasanin. Shumë të tjerë vdiqën nëpër burgje. Nuk duhet harruar se te gjithë këto ishin të shkolluar në universitetet më të mira të botës islame, dhe një pjesë e tyre ishin edhe firmëtarë të pavarësisë, siç ishte edhe mësuesi i medresesë dhe eruditi Ferit Vokopola.

NDËR FIGURAT MË TË SHQUARA MUND TË PËRMENDIM: 1. Hafiz Ali Korça (Drejtor Arsimi, Kryemyfti, publicist, shkrimtar e poet, burgosur në vitin 1945), 2. Hafiz Ibrahim Dalliu (themelues i shkollave shqip në Tiranë, burgosur në vitin 1946), 3. Hafiz Ismet Dibra, (drejtor i Medresesë së Përgjithshme, Tiranë, burgosur në vitin 1946), 4. Hafiz Sabri Koçi (burgosur në vitin 1966, bëri 20 vjet e 4 muaj burg, kryetar i parë i KMSH- së pas komunizmit, 1990- 2003), 5. Haki Sharofi, kryeredaktor i revistës “Zani i Naltë” (burgosur në vitin 1946), 6. Ismail Muçej (poliglot gjuhësh, burgosur në 1952 –1963), 7. Haxhi Faik Hoxha (burgosur në 1966), 8. Hasan Tahsini (drejtues në medrese, burgosur në vitin 1947), 9. Hafiz Mustafa Varoshi (myfti i Durrësit, burgosur në vitin 1945), 10. Hafiz Sherif Lëngu (kryetar i Këshillit të Naltë të Sheriatit, burgosur në vitin 1945), 11. Hafiz Esat Myftia, (kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, burgosur në vitin 1946), 12. Hafiz Musa Dërguti (burgosur në vitin 1946),

18

Di

JANAR 2013

13. Hafiz Ali Kraja (burgosur në vitin 1945), 14. Imam Met Troci (vdekur në burg më 1947), 15. Sheh Ibrahim Karabunara (vrarë në burg më 1947), 16. Sheh Myslim Luma (vdekur në burg më 1953), 17. Imam Ahmet Hyseni (vdekur në burg më 1945), 18. Hafiz Xhemal Naipi (Kadi, kryetar komisioni i arsimit, myfti, drejtor i përgjithshëm i Vakfeve, senator, deputet, kryetari i parë i parlamentit pluralist më 1921, i dënuar më 1947 nga Gjykata Ushtarake me privim lirie për jetë, me punë të detyruar, humbjen e të drejtave civile e politike- vdiq në burgun famëkeq të Burrelit në vitin 1955 në moshën 77 vjeçare, pa pasur familjarët dijeni as për varrin e tij). Ndërsa Hafiz Sheuqet Boriçi, Hafiz Sabri Bushati, Molla Alush Zaganjori, etj., u vetëizoluan në shtëpi deri në vdekje, për të mos u zhveshur nga petku fetar. Hafiz Musa Dërguti, thoshte: “Më kërkojnë me folë për priftin, dojnë me na përça, e nesër me thanë se u pushkatuen priftënit me dëshmitë e hoxhallarëve. U kam thanë bani çka të doni, se atë punë s’e baj kurr.” Klerikët myslimanë u bënë kurban të besimit të tyre, besnikë deri në fund të jetës së tyre ndaj besimtarëve që përfaqësonin, por edhe të brumosur me dashurinë ndaj atdheut. Ata nuk pranuan asnjë kompromis me regjimin, i qëndruan besnikë fesë së tyre, atdheut dhe kombit, për të cilin shpirti i tyre mbeti i hapur dhe i lirë. Sot, pas gjenocidit gjysmëshekullor mbi fenë, në kushtet e sotme të lirisë së besimit, ata dëshmorë të besimit dëshmuan të vetmin dinjitet njerëzor e kombëtar përpara Zotit dhe popullit të tyre. Prandaj ata duhet të kujtohen jo vetëm me lutjet tona, por edhe me studime të ndryshme. Sot akoma nuk njihen veprat e tyre. Vetëm disa nga veprat e H. Ali Korcës janë botuar në Shkup, dhe shumë pak libra të dijetarëve të tjerë janë botuar në Shqipëri nga Komuniteti Mysliman, apo botues individual. Shoqëria jonë nuk ka mundur t’u shlyejë borxhin e dinjitetit dhe mirënjohjes këtyre baballarëve shpirtërorë të kombit. Por një borxh dhe detyrë më të madhe i ka shteti këtyre njerëzve, sepse klerikët nuk janë monopol i komuniteteve fetare, por i përkasin të gjithë shqiptarëve. Brezat e rinj duhet të njihen nëpërmjet librave të historisë dhe letërsisë në shkollat e vendit, sepse ata shërbyen me filozofinë e binomit “Për fe e atdhe”.


JANAR 2013

Di

19


Intervista

20

Di

JANAR 2013


Është autor i shumë veprave dhe produksioneve në teatër, opera, kinema dhe televizion, por për të janë pak. Në dukje, natyrë e qetë, në punë tepër kërkues. Fjalëpak por punëshumë. Kështu e përshkruajnë Armandon kolegët dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt. Me një punë titanike ai është bërë pjesë e historisë së skenës dhe kinematografisë shqiptare. E shikon gjithnjë buzagaz edhe kur punët nuk i shkojnë mirë. Nga shfaqjet apo programet e shumta që mbajnë “firmën” e tij nuk arrin të ndajë asnjërën, por e konsideron veten me fat që ka punuar me artistë të famshëm vendas e të huaj. Mbushur me emocion, ai flet natyrshëm për jetën dhe karrierën e tij profesionale, ku ka sa momente të bukura po aq dhe të vështira. Por nuk harron të përmendë lidhjen e ngushtë me besimin, të vërtetën absolute, që i ka ndryshuar jetën për mirë duke i dhënë përgjigje për shumëçka. Sipas tij, të qenët mirënjohës ndaj Zotit të bën të jesh i kënaqur me fatin dhe të mirat që të janë falur.

ARMAND BORA MIRËNJOHJA NDAJ ZOTIT TË NDRYSHON JETËN Na tregoni pak për hapat tuaj të parë, ku keni studiuar dhe pse pikërisht zgjodhët regjinë si profesion? I gjithë arsimimi im ka kaluar në shkolla artistike. Duke filluar nga cikli fillor e deri në mbarim të maturës kam studiuar për muzikë. Pas disa përpjekjeve të dështuara për të vazhduar Konservatorin për muzikë ka qenë një takim paksa i rastësishëm me regjisorin Piro Mani, i cili bëri të lindin tek unë interesat ndaj teatrit dhe regjisë. Kemi qenë një klasë me fat pasi ishim brezi i fundit që arritëm të punonim me udhëheqës kursi regjisorin Piro Mani. Çfarë të veçante ka puna juaj si regjisor? Do jetë ndoshta e bezdisshme për lexuesin që të disku-

tojmë për teknicialitete të profesionit prandaj po fokusohem vetëm në dy karakteristika që janë edhe më të dallueshme. Edukimi dhe kultura e gjatë muzikore kanë bërë që ta përdor muzikën në teatër jo si një element ilustrativ, por ta konsideroj si një personazh plus atyre që ka dhënë autori në tekstin e tij. Një veçanti tjetër do të thosha është edhe tendenca për të dalë nga skenat klasike të teatrit dhe të prezantoj pjesët në ambiente që kanë patur funksione të tjera. P.sh. njëra nga pjesët e mia "Endërr e një nate dimri", një damatizim i novelës së Kadaresë "Kush e solli Doruntinën", është realizuar brenda pishinës që ndodhet në oborrin e Teatrit Kombëtar. Aktorët luanin të futur në pishinën gjysmë të mbushur me ujë. Në këtë pjesë ka qenë JANAR 2013

Di

21


edhe një ndërthurje midis muzikës polifonike të kënduar në skenë dhe asaj që vinte si ilustrim i momenteve të caktuara. Një tjetër ambient interesant në të cilin unë kam ngritur një tjetër vepër ka qenë një nga sallat e Galerisë së Arteve. Në ish- Sallën Blu të kësaj galerie, midis statujave të gurta të realizmit socialist spektatorët ndiqnin lojën e dy personazheve në dramën "Valixhet". Ç'mendim keni për teatrin e sotëm shqiptar dhe artin në përgjithësi? Teatri shqiptar, por mendoj se edhe arti në përgjithësi kanë një problem të madh: mungesën e misionit. Mund të them se mungon misioni dhe funksioni edukativ si në planin qytetar ashtu edhe në planin patriotik. Përkundrazi, rëndom ndesh edhe me produkte të cilat luajnë rolin e kundërt. Por nuk mund të themi se mbizotëron elementi argëtues. Të ndodh që të ndjekësh shpesh prodhime me një cilësi që lë shumë për të dëshiruar dhe këtë e tregon më së shumti frekuentimi në sallat e teatrit. Çfarë e karakterizon një regjisor të mirë. Cilat janë ato veti sipas jush, që e bëjnë një regji të jetë e mirë dhe e kapshme për publikun? Mendoj se një regjisor është i mirë kur nuk është një vënës i thjeshtë në skenë i tekstit të autorit, por di dhe arrin ta tejkalojë autorin. Një regjisor është i mirë kur di të punojë me aktorët dhe jo të fshihet pas tyre. Një regjisor i mirë duhet ta dojë dhe të punojë me veprat e autorëve shqiptarë. Një regjisor i mirë është ai që arrin të krijojë fytyrën dhe profilin e tij dhe të lërë gjurmë mbi trupën e aktorëve. Plot 20 vjet në teatër, opera dhe televizion, cilat janë shfaqjet apo programet që ju kanë dhënë më shumë sadisfaksion? Nuk e di.... Pyetje e vështirë, për më tepër se unë kam provuar në disa gjini të artit dhe është paksa e vështirë të ndash kënaqësitë që të jep teatri nga ato që të jep opera. Apo emocionet dhe kënaqësinë që kam ndjerë kur punoja me filmin nga emocionet e televizionit. Së fundmi jam duke provuar një tjetër eksperiencë televizive, tashmë si drejtues i një emisioni kulturor, në RTV “Ora News” ku edhe këtu përjetimet janë shumë të veçanta dhe të bukura. Gjithsesi, një gjë mund ta them pasi kam patur fatin të punoj me artistë shqiptarë dhe të huaj nga më të famshmit. Në opera me këngëtarët Saimir Pirgu, Ermonela Jaho, Mariana Leka, Sidrit Bejleri dhe Josif Gjipali. Kam punuar me regjisorë të famshëm si Plamen Kartallof në kohën që ishte drejtor i Operas së Bullgarisë apo me Nensi Roud, një nga regjisoret më të njohura në Amerikë për muzikalet. Pa harruar që në teatër dhe kinema kam patur kënaqësinë të punoj me disa nga emrat më të mëdhenj të teatrit dhe kinemasë shqiptare. Temat e filmave apo shfaqjeve artistike që shfaqen sot më së shumti shkojnë drejt banalitetit apo humorit vulgar. Përgjithësisht a janë shijet e publikut të tilla, apo janë

22

Di

JANAR 2013

regjisorët ata që i imponojnë të tilla shije? Ky është një shqetësim i madh që duhet të sillte edhe një diskutim të madh. Fatkeqësisht ka heshtje. Për momentin zgjidhja është të qëndrosh sa më larg ekranit dhe skenave ku jepen banalitete të tilla. Si është në përgjithësi publiku shqiptar dhe sa e vlerësojnë punën tuaj? Publiku si kudo, është konsumator i asaj që ti i ofron. Por nëse pas një darke me ushqim të prishur do mjaftonte një lavazh i stomakut për ta sjellë atë në gjendjen fillestare, ndërsa puna me një vepër të keqe apo banale është më e ndërlikuar. Fatkeqësisht publiku shqiptar nuk është i imunizuar nga banaliteti dhe vulgariteti. Rëndom e konsumon atë pa e kuptuar se sa dëm po i sjell. Cila është marrëdhënia juaj me besimin? Nuk ka ndonjë gjë specifike dhe të veçantë. Është marrëdhënia që vendos cilido që, pasi ka bredhur pas të përkohshmes dhe iluzionit, zbulon të përjetshmen dhe të vërtetën. Falënderoj Zotin që më ka bërë një nga këta. Ka shumë njerëz që suksesin e tyre ia dedikojnë punës dhe përkushtimit të tyre dhe nuk arrijnë të bëjnë një lidhje midis talentit dhe asaj që Zoti u ka dhënë. Ç’ mendim keni ju lidhur me këtë? Në emisionin që unë drejtoj në “Ora News” një nga pyetjet e fundit që ju bëj të ftuarve është se cila është ajo dobësi njerëzore që i revolton më shumë. A e dini se cila është përgjigjja në pjesën më të madhe të tyre? Mosmirënjohja. Këtë emër do t’i vija edhe unë këtyre rasteve. Të jesh mirënjohës ndaj Atij që të ka krijuar dhe furnizuar me talente dhe dhunti nuk i ndryshon ditën Zotit tënd, por i ndryshon ditën dhe jetën vetes tënde. Njerëzit që falënderojnë janë të kënaqur me fatin dhe të mirat që kanë dhe e nisin dhe e mbyllin ditën me buzëqeshje falënderuese. A ekziston një lidhje e drejtpërdrejtë mes besimit dhe teatrit? Natyrisht që po. Ashtu si edhe për çdo punë tjetër. Kur teatrin ti e bën me një qëllim të mirë, për të komunikuar një mesazh të mirë, patjetër që bëhesh shkak për ndryshime të mira. Në karrierën tuaj artistike, a ju ndodh shpesh që të gjendeni në vështirësi dhe t’i luteni Zotit për ndihmë? Shpeshherë. Tani, së fundmi, çdo të shtunë përpara emisionit. Thonë se arti ka fuqinë e ndikimit në ndërgjegjen e njerëzve! Mendoni se me punën tuaj, ndikoni te njerëzit që të mendojnë dhe veprojnë pozitivisht? Nuk e di nëse ia kam arritur një gjëje të tillë. Por, do ta dëshiroja shumë. Intervistoi: Haxhi Lika


JANAR 2013

Di

23


Foto Arkiv

24

Di

JANAR 2013


XHAMIA E PEQINIT, SH. PICI 1925

JANAR 2013

Di

25


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

ARSIMI FETAR DHE PËRGATITJA E KUADROVE GJATË VITEVE 1912- 1930 Me islamizimin e trevave shqiptare krahas të tjerave, u morën masa për organizimin e arsimit islam. U ngritën shkollat e arsimit fillor (Mejtepet)1 dhe, mbi këtë bazë filluan të ngrihen edhe shkollat e mesme (Medresetë)2. Mejtepet nuk kanë pasur kurdoherë të njëjtën fizionomi, qoftë nga struktura, qoftë edhe nga programi, por gjithmonë ato kanë ruajtur përmbajtjen fetare, kanë synuar edukimin fetar dhe formimin fillestar teologjik islam të brezit të ri. Mejtepet u përhapën në të gjithë trevat shqiptare,3 madje vazhduan të ekzistonin edhe pas pavarësisë, deri në kohën që shteti shqiptar ndërmori reforma në arsim, gjatë viteve ’20 të shek. XX, ku fillimisht mësim-besimi do të futej në shkollat e hapura nga shteti dhe pak më vonë do të mënjanohej totalisht për disa arsye, ndër të cilat: mungesa e mësuesve të mësim-besimit, keqdashja e disa drejtorëve për të mos dhënë mësim-besimin në shkollat që drejtonin, për mosorganizimin e duhur nga organet drejtuese të myslimanëve të cilët në këtë kohë ishin mjaft të preokupuar me ngritjen e shtetit shqiptar, e më pas me zyrtarizimin e Komunitetit Mysliman, plani i tyre ishte Medreseja e cila u themelua më 1924. Në piramidën e arsimit fetar islam, medresetë i korrespondojnë arsimit të mesëm. Ato ngrihen mbi bazën e mejtepeve. Disa medrese kanë pasur edhe elemente të arsimit të lartë teologjik, disa kanë qenë më të kufizuara. Programi mësimor i medreseve përfshinte lëndët fetare dhe grupin e lëndëve humane e shkencore. Medresetë, si institucione fetare, arsimore, kulturore dhe edukative, që në vitet e para të islamizimit, shërbyen si vatra të kualifikuara të përfitimit e të përhapjes së fesë islame, dhe, njëkohësisht përhapëse të diturisë pa harruar asnjëherë edukimin që u bëhej medresistëve me atdhedashurinë dhe respektimin maksimal kundrejt institucioneve të shtetit. Si kudo, edhe në trevat shqiptare, me përhapjen e islamit, filluan të ngrihen mejtepe dhe medrese, në të cilat jepnin mësim mësues specialistë (hoxhallarë, etj.) gjithashtu specialistë të gjuhëve të orientit (arabe, turke, persiane). Shqiptarët, të etur për dije, e mirëpritën hapjen e këtyre shkollave, si një mundësi për t’u arsimuar. Medresetë u ngritën nga bamirës myslimanë 1. Që nënkupton vendet në të cilat mësohet shkrimi e leximi ishte cikël i ulët i arsimit islam të sistemit osman, e ndryshe quheshin dhe ‘Ruzhdije’. 2. Që nënkupton vendet në të cilat merret dije, nga më të ndryshmet, qofshin ato fetare por dhe shkencore. 3. Zeka, Ramiz, Zhvillimi i kulturës islame të shqiptarëve gjatë shek llit XX, AIITC,Tiranë 2002, fq.74.

26

Di

JANAR 2013

shqiptarë, çifligarë, ushtarakë, guvernatorë, që donin përparimin e vëllezërve të tyre. Ngritja e këtyre institucioneve arsimore në qendra të ndryshme mbarë shqiptare faktohet nga të dhëna të shumta arkivore në osmanisht por dhe në shqip të gjendura pranë Arkivit Qendror të Shtetit, pranë Institutit të Historisë dhe Bibliotekës Kombëtare. Me pavarësinë e Shqipërisë, këto institucione arsimore do të vazhdonin aktivitetin e tyre edukativ me të njëjtin mision si më parë, normalisht disi më të dobësuara, si shkak i ndryshimeve të shumta që po zhvilloheshin në vend. Sipas studiuesit të njohur të Islamit në Ballkan, Aleksandër Popoviç: “Qendra kryesore e arsimimit fetar duhet të ketë qenë e famshmja Medreseja e Beratit. Shkollimi në të zgjaste tetë vjet dhe përpara Luftërave Ballkanike të vitit 1912 ajo numëronte 120 nxënës. Në periudhën për të cilën po bëjmë alë kjo shkollë fetare myslimane do të shndërrohet në një shkollë pedagogjike, ku shkollimi do të bëhet në shqip dhe në të do të grumbulloheshin nxënësit më të dalluar të vendit.”4 Mbas pavarësisë së vendit, në të gjithë medresetë filloi të mësohej gjuha shqipe, dhe aty ku ishte mundësia, dhe lëndë të tjera do të bëheshin në shqip. Nuk munguan as përpjekjet e dijetarëve myslimanë për të botuar libra në shqip. Fillimisht dëshira për reformim të sistemit arsimor fetar do të shfaqej që në Parashkresën e Përkohshme për organizimin e Sherisë në Shqipëri, në vitin 1917, në nenet 19-25 bëhej alë për arsimin, kurse në nenet 19-20 thuhej shprehimisht: - Për arsimin e hoxhallarëve, si edhe të Ylemave do të përkujdesen medreset e fakultetet, mbi organizimin e të cilëvet do të flitet në një urdhër të veçantë. - Medreset e vjetra, të cilët s’janë më në gjendje që të mund të kryejnë qëllimin e vet, nëse nuk përmirsohen, do të mbyllen, dhe pasurija e tyre do tu jepet medreseve të reja.5 Por reforma nuk do të realizohej vetëm se pas disa vitesh, për shkak të situatave të vështira që po kalonte vendi. Një faqe e re për mbarë Shqipërinë gjithashtu dhe për arsimin do të hapej mbas Kongresit të Lushnjës. “Në gusht 1920 Ministria e Arsimit organizoi në Lushnjë një kongres të arsimtarëve. Kongresi mori vendim të njësohej përmbajtja e shkollës, duke përdorur të njëjtin program në të gjitha shkollat qytetëse. Madje edhe shkollat private do t’i zhvillonin mësimet

4. Popoviç, Aleksandër, Islamizimi i Ballkanik, vepër e cituar, fq. 30, 37, 47. 5. A.Q.SH. Fondi 155, Viti. 1917, D. 53, f. 35.


sipas po këtij programi shtetëror.”6 Shumë shpejt Ministria e Arsimit do t’i bëjë një kërkesë zyrtare Myftiut të Përgjithshëm H. Vehbi Dibrës, në të cilin e fton të marrë pjesë në Komisionin që do të ngrihet për çështjet e mësimit të besimit në shkolla. Letra është e datës 11 maj 1920, në të cilën shkruhet: Fort i ndershmi zotni. Duke parë nevojën e madhe që ka mësimi i besimit, dhe për të mundur me bërë programin e shkollave, kemi menduar me zgjedhur një komision, në të cilin është caktuar dhe zotnija juaj për të diskutuar këtë çështje kaq me rëndësi, duke marrë parasysh nevojat e popullit e duke shpresuar se kemi ndrequr gabimet që kemi pasë deri më tani. Presim prej jush një raport, në bazë të cilit Ministria e Arsimit ka për ta marrë bazë të rregullimit të sajë.7 Ndërsa vetëm disa muaj më vonë, më 04.XI.1920, Ministria e Arsimit i dërgon një letër Ministrisë së Drejtësisë në të cilën e kujton mbi këtë çështje të lënë mbas dore: Më 12.V.1920 i kemi përsellë një vendim kësaj Ministrie, për me u mbledhë një komision për çështje të fesë islame, i cili do të merrej me disa pyetje të nevojshme për arsimin botëror. Nga shkaku i trazirave të atyre kohëve nuk u mbajt kjo mbledhje. Tani që u hapën shkollat, bëhen programet dhe orët mësimore, jepen projekt-ligjet për arsimin, ju lutem kini mirësinë të urdhëroni në mbledhjen e parë që ka për tu mbajtur më 7 nëntor 1920, ditën e djelë në orën 9 paradite. Si çështje do të trajtohen: a. Për të caktuar orët e mësimit për besimin islam ndër shkollat që vazhdojnë mësimin vetëm muslimanët, që do të jepen në shkolla të katundeve, ndër shkolla fillore të plota, ndër shkolla qytetëse dhe ndër shkolla normale. b. Gjithë çështjet që i përkasin diskutimit që vazhdojnë shkollën nxënës të dy feve. c. Programe sintetike për mësimin e fesë në shkollat e sipërpërmendura. d. Programe analitike që kanë për të shërbyer si udhëheqës për autorët e librave të besimit musliman. e. Në kohë të Ramazanit, ç’rregullore duhet të mbajnë shkollat përgjithësisht, për vazhdimësinë e mësimit të nxënsave.”8 Firmosur e Vulosur nga Ministri Arsimit Në një letër që Gjyqi i Naltë i Sheriatit i dërgon zyrës Sherije në Shkodër, duke i kërkuar asaj që: “Ju urdhërojmë mbas sotit nga një herë në muaj me kontrolluar dhe me raportuar mbi mësimet e besimit ashtu dhe librat e leximit që nuk janë shqyrtuar, të cilat mund të kenë brenda shumë alë që janë të papëlqyeshme e kundra moralit fetar. Në fillim të çdo muaji kemi me na lajmëruar me raport mbi kontrollin e bërë; përndryshe ky Gjyq mer masat e duhura për ata që nuk veprojnë mbas këtij urdhri.”9 Faktikisht ky urdhër ishte për mbarë vendin dhe jo vetëm për qytetin në alë. Gjatë viteve në vazhdim do të vazhdohej të jepej mësimi i besimit në shkollat shtetërore, gjithashtu dhe në shkollat në të cilat bënin mësim vetëm nxënësit myslimanë, që ishin 6. Akademia e Shkencave, Historia e Popullit Shqiptar, Vëllimi III, c tuar më lart, fq. 189. 7. A.Q.SH. Fondi 482, Viti. 1920, D. 38, f. 2. 8. A.Q.SH. Fondi 155, Viti. 1920, D. VIII- 2, f. 1. 9. A.Q.SH. Fondi 482, Viti. 1920, D. 38, f. 14.

vazhdimi i shkollave të sistemit osman që përmendëm më lart. Çështja e arsimit siç e theksuam më lart, është përmendur që në ‘Parashkresën’ e vitit 1917 dhe më pas në Statutin e Xhematit Islamije të Shqipërisë i vitit 1922, i cili kishte 17 nene, në dy nga të cilat flitej për arsimin: 12.Përveç masave që do të merren për përmirësimin e Medreseve të para (Medresi-Talije) që gjinden, do të themelohet dhe një universitet (Medrese-Alije) ku do të mësohen gjuhë të ndryshme duke i dhënë rëndësi literaturës e historisë kombtare. Mënyra e formimit të këtij universiteti e pranimi i nxënësave të tij, caktohet me nji rregullore të posaçme. 13.Mësimet fillore të nxënsave Muslimanë, kanë me qenë nën kompetencë të çdo Xhema-ati Musliman. Në Kongresin e Parë Mysliman Shqiptar çështja e arsimit nuk u trajtua ashtu si pritej, normalisht kishte disa pika në të cilën flitej dhe për arsimin, por ishte vazhdimësi e asaj çka përmendëm më lart. Gjatë viteve, mësim-besimi vazhdonte në mbarë vendin, normalisht me problematikat e tij. Kështu më 15.IX.1923, Myftiu i Përgjithshëm i Shqipërisë nxjerr një Qarkore me të cilën i drejtohet mbarë Myftinjve të vendit, në të cilën thuhej: Është e ditur se qëllimi i organizimit të Xhematit Islamije pikë për pikë është rimëkëmbja e fesë tonë, e cila si po shihet është duke u rrënuar, e këtij qëllimi të shenjtë (rimëkëmbjes) do t’ia arrijmë duke hapur shkolla në të gjithë katundet (qëllimi është për mejtepet ose medrese alije si u quanin në vitet ‘20, shkolla fillore e sotme, E.Sh.), dhe, medrese në të gjithë qytetet. Ndoshta sot për sot s’kemi mundësi të dërgojmë mësues në të gjithë katundet, por jemi të detyruar të përfitojmë prej imamëve (hoxhallarëve) të katundeve. Prandaj keni porosi që të na jepni përgjigje sa më shpejt për pikat e mëposhtme; a. Në qarkun e prefekturës suaj cilët katunde kanë shkollë? b. Mësuesit e atyre katundeve po japin mësim feje apo jo? c. Në ato katunde që ka shkolla, a ka imam të zotë për me i mësuar nxënsave ‘Kur’anin Kerim” apo jo? d. Të na sillni emrat e katundeve dhe imamëve. 10 Urdhri ishte për të gjithë zyrat që ishin në varësi të Myftinisë së Përgjithshme apo Komunitetit Mysliman Shqiptar. Më datë 23.X.1923 do të dalë Rregullorja mbi Medresetë e Myslimanëve,11 dhe qëllimi i rregullimit të medreseve me një rregullore të posaçme ishte që të përgatiteshin kuadro fetarë. Në medresetë do të përfshiheshin kategoritë fillestare 3 vjet, mesatare 4 vjet dhe e lartë 4 vjet. Ku në fillore do të mësohej: 1) Kur’ani Kerim. 2) Dituri fetare. 3) Gjuhë arabe me metodë të re të shkurtuar; gjithashtu 4) Gramatikë, 5) Gjuhë shqipe, 6) Aritmetikë, 7) Gjeometri, 8) Dituri shkence, 9) Morali islam, 10) Histori, 11) Gjeografi, 12) Vizatim, 13) Bukurshkrim, dhe 14) Stërvitje trupore. Ata që mbaronin mësimet e fillores së medresesë emëroheshin sipas rezultateve, imam, myezin ose mësues feje në shkollat fillore. Kjo rregullore tregon më së miri se reforma që po bëhej ishte në rrugë të mbarë dhe se do të sillte rezultate nëse do 10. A.Q.SH. Fondi 482, Viti. 1923, D. 74, f. 1. 11. Të cilën e gjejmë të plotë në Revistën “Zani i Naltë”, Nr. 3, viti parë i botimit, Dhjetor 1923. JANAR 2013

Di

27


ndiqej, pasi vërtet vetëm duke parë se çfarë mund të mësojnë nxënësit në 3 vjet të kategorisë së fillores, do të ishte shumë për nxënësit shqiptarë të atyre kohëve, e vetëkuptohen se çfarë programi duhet të kishin kategoritë më të larta nga kategoria fillestare e medresesë. Revista “Zani i Naltë”, na vjen në ndihmë për të na e paraqitur hap mbas hapi lëvizjen e Komunitetit Mysliman në përgjithësi me çështje nga më të ndryshme, por veçanërisht mbi arsimin, e mbi medresetë, në të cilën thuajse raportohej çdo lëvizje që bëhej në arsim. Në një artikull të saj, Nr. 5, Shkurt 1924, me temë “Medreseja e Përgjithshme”, jepet lajmi për hapjen e kësaj medreseje në Tiranë, e cila do të ishte Medreseja me e madhe në Shqipëri. Për këtë Myftiu i Përgjithshëm i kërkon shtetit subvencion vjetor, të paktën deri në organizimin e plotë të institucionit. Dhe kërkesa e dytë mjaft e rëndësishme ishte kërkesa për mësimin e fesë. Ai shkruante se, “Ne jemi të bindur që uniteti kombëtar sigurohet vetëm me bashkimin e shkollave dhe, në qoftë se mësimi i Kuranit dhe i fesë nuk do të plotësohej, ne atëherë do të jemi të shtrënguar të hapim shkolla private.”12 Në vitin 1924, gjatë Qeverisë së Nolit, mes Ministrisë së Arsimit dhe Komunitetit Mysliman do të hapej një debat i madh, pasi kjo ministri nxori një qarkore në të cilën kufizonte dhënien e mësimit të besimit, duke i bashkuar me mësimin e moralit, e duke mos i kushtuar shumë rëndësi, dhe mbas shumë debatesh, ministria do të dorëzohej si shkak i rrëzimit nga pushteti të Qeverisë së Fan Nolit, kjo për faktin, se shumë shpejt në pushtet do të kthehej Ahmet Zogu dhe debati do të vazhdonte me qeverinë e tij në forma të tjera dhe me problematika akoma më të mëdha. Sërish në 1925 Këshilli i Naltë i Sheriatit i dërgoi një notë proteste Ministrisë së Arsimit në lidhje me një qarkore të saj për ndalimin e mësimit të fesë. Këtë veprim Këshilli i Sheriatit e quan ofensivë kundër mësim-besimit dhe për këtë njofton se ka marrë edhe ankime nga populli për moslejimin e mësimbesimit për fëmijët e shkollave nga mësues kompetentë. Protesta bëhej si pasojë e ankesave që vinin nëpërmjet peticioneve të popullsive të qyteteve dhe fshatrave nga Vlora, Shkodra, Korça, Pogradeci etj. Në protestë evidentohet se programet e mësim-besimit ekzistonin, por nuk zbatoheshin nga shkollat; mësuesit e besimit nuk figuronin në listën e arsimtarëve; mbi të gjitha shprehej shqetësimi i thellë se brezi i ri po edukohej pa edukatën fetare etj.13 Ky shqetësim do të vihej re jo më larg se 15-25 vjet më vonë me ardhjen dhe themelimin e shtetit komunist në Shqipëri. Me të drejtë kleri mysliman i këtyre viteve theksonte se: “Qëllimi i edukatës është: Me përfituar vetë dhe me bërë që të përfitojnë tjerët prej saj. Vijimi ndër shkollat tona ska për qëllim me marrë vetëm nji diplomë, por me iu përgatit jetës”14. Pra ata nuk synonin të arsimonin të rinjtë për syfaqësi, por për t’i dhënë vlerat e vërteta që i takon mësimit-dijes dhe personave që e marrin atë duke skalitur te këta fëmijë vlerat njerëzore. 12. Zani i Naltë, Viti II, fq. 225- 227. 13. Zani i Naltë, viti II, nr.2, prill 1925, gjithashtu dhe Ali M. Basha, Rr gëtimi i fesë Islame në Shqipëri, fq.124. 14. Zani i Naltë, viti V, Korrik 1928, fq. 647- 650.

28

Di

JANAR 2013

Probleme të tilla do të vazhdonin gjatë me arsimin fetar, ashtu si me të gjithë fushat e tjera të jetës së myslimanëve shqiptarë, dhe vetëm mbas REFORMAVE të mëdha të ndërmarra nga Kongresi III Mysliman Shqiptar, do të arrihej të bëhej ajo që s’duhej bërë, që vetë nismëtarët e asaj reforme e pranuan vite më vonë që kishin gabuar, mbyllja përfundimtare e mbarë medreseve në gjithë Shqipërinë, me qëllim forcimin e vetëm të një medreseje në Tiranë, e cila do të ishte shumë e mirë, dhe me qëllim grumbullimin e forcave njerëzore dhe ekonomike vetëm te kjo Medrese e vetme, e ndarë në dy nivele, Niveli i Parë do të kishte qendrën në Tiranë dhe në Shkodër, ndërsa niveli i Dytë, normalisht Niveli i Lartë, do të kishte qendrën vetëm në Tiranë, dhe që të dyja do të ishin me konvikte për nxënësit-studentët që vinin nga larg. Kështu më 20.VI.1930 kjo Medrese e Përgjithshme do të mbyllë me sukses vitin e parë, me vetëm 100 nxënës nga mbarë Shqipëria, numër që u quajt i suksesshëm, por që realisht ishte shumë më i vogël duke e krahasuar me vitet që në Shqipëri ishin shumë medrese në mbarë vendin, pasi në to mund të ishin 100 nxënës vetëm në një qytet, ndërsa tashmë ishin 100 nxënës në një vit, një diferencë shumë e madhe mes të dyjave. Në vitin 1930 do të përfundonte së plotësuari ‘Rregullorja e Medresesë së Përgjithshme’15, e cila ishte mënyra e zbatimit të nenin 60-të të Statutit të Xhematit Islamije, e dalë prej Kongresit III Mysliman. Kjo rregullore do të përcaktonte organizimin e Medresesë nga parimet e saj e duke përfunduar në çdo detaj të funksionimit të saj, në 90 pika të shqyrtuara hollësisht, dhe që mbas shikimit të mirë do të miratoheshin nga Ministria e Arsimit, dhe ankesat justifikuese të kësaj Ministrie mbas disa muajve do të ishin vetëm teknike, ose thënë ndryshe që mësuesit të mos bënin mbi 20-25 orë mësim por 18 maksimumi 20, dhe për drejtorin që të bënte vetëm 12 orë mësim dhe jo 14. Gjithashtu se 10 ditë praktikë për nxënësit ishin shumë, e së fundmi se ndëshkimi i nxënësve për shkelje të rregullave ishte shumë i rreptë, që ishte të mbushte ujë për nevojat e medresesë (të nxënësve). Ankesa të cilat më së shumti dukeshin se ishin një ‘sulm’ për front lufte ndaj medresesë sesa puna e dobët e tyre. Gjithsesi Medreseja do të vazhdojë misionin e saj për përgatitjen e kuadrove fetarë në vend, që t’i përgatiste në mënyrën sa më të mirë brenda mundësive të saj, dhe brezin e parë të saj do ta nxirrte në vitin 1932, pas 3 vitesh studimi, e shumë shpejt kjo medrese faktikisht do të bëhej një “Institut i Lartë” për arsimin fetar në vend, edhe pse emërtimin nuk e kishte të tillë. Rëndësia e kësaj medreseje do të ishte mjaft thelbësore dhe kryesore për myslimanët në vend, pasi ishte i vetmi institut arsimor që përgatiste kuadro fetarë, në të cilin mësimi ishte i një niveli mjaft cilësor në krahasim me shkollat e tjera në vend. Medreseja do ishte aq jetëgjatë saqë dhe shumë vite më pas, kur feja në Shqipëri u mbyll përfundimisht më 1967, ajo do të ekzistonte, por tashmë do të nxirrte kuadro për arsimin në vend dhe jo kuadro fetarë, duke ndryshuar në njëfarë mënyre kursin dhe qëllimin e vërtetë për të cilin qe themeluar. 15. Për më shumë shih; A.Q.SH. Fondi 482, Viti. 1930, D. 102, fletët 6- 22.


Bota jonë

XHEMAL BALLA

Procesi i përhapjes së Islamit mbetet aktual, e si i tillë, ai konsiderohet si njeriu më i madh i të djeshmes, të tashmes e të ardhshmes, madhështia e të cilit nuk ka të krahasuar.

MADHËSHTIA E PROFETIT

MUHAMED A.S. Po të hedhim një vështrim mbi historinë e zhvillimit të njerëzimit, vërejmë se, në kohë, vende e popuj të ndryshëm, kanë ardhur shumë profetë. Por cili nga këta “yje” ndriçoi më tepër dhe mbi ç’supe ra barra kryesore e idealit të lartë, e besimit në një Zot? Ai ishte Muhamedi (a.s.), i cili e dërgoi alën e Zotit te njerëzit, për t’i kthyer ata në rrugën e drejtë, në rrugën e shpëtimit. Ai u ofroi zbulimin e një fuqie Hyjnore, e cila mban në harmoni gjithçka gjendet në univers. Besimi te një Zot i vetëm, solli transformimin dhe shpëtimin e shoqërisë njerëzore nga degjenerimi moral e shpirtëror. Ai solli zgjidhjen e shumë problemeve morale si individuale ashtu edhe familjare e shoqërore. Duke kuptuar veset e liga shoqërore e fetare, që gërryenin zemrën dhe helmonin gjakun e pastër njerëzor, Muhamedi

(a.s.) erdhi me një recetë shërimi, të perfeksonuar e të pavdekshme në efektin e saj. Ai lindi më 12 Rebiul Evvel të vitit 571, një ditë e madhe kjo për myslimanët, një ditë e lumnueshme dhe plot begati. Në këtë ditë, çdo zemër që i ka kushtuar besimin fesë së vërtetë islame rreh me gëzim, çdo shpirt ndjen kënaqësinë e çdo trup jeton në paqe e qetësi. Madhështia e këtij njeriu të madh u vërtetua gjatë jetës së tij. Me të, çdo fazë e moraleve njerëzore, gjeti zhvillimin e plotë, e për këtë arsye ai u thirr “Shembull i përkryer i njerëzimit”. Shfaqja e këtij njeriu të madh me mesazhin e Islamit, la gjurmë në zemrat e besimtarëve, qe një dritë që lëshoi rrezet e shpëtimit në mbarë botën. Në fillimet e shpalljes e deri në ditët e sotme, madhështia e Muhamedit (a.s.)

u bë një vepër universale për mbarë njerëzimin, e cila gjatë tërë historisë mori vlera personale. Uniteti i tij personal me të përgjithshmen e fesë islame, u bënë objektivi kryesor që i dhanë njerëzimit një pamje të re, një vizion të ri për familjen, për barazinë gjinore, etj. Madhështia e këtij njeriu të madh nuk gjendet vetëm se predikoi fenë e logjikës e të arsyes, atë të adhurimit të një Zoti të vetëm, por edhe atë të qenët e një personaliteti të pushtetshëm, tek i cili janë përmbledhur shumë atribute të papërshkruara. Ai krijoi baza të reja për veprime më të mira të brezave që erdhën e do të vijnë. Sot, duke parë personalitetin e këtij profeti të madh, që la gjurmë në udhëheqjen e ligjeve islame, secili besimtar zbulon vetveten. Sa më i ndërgjegjshëm me ligjet e kushtetutës hyjnore, JANAR 2013

Di

29


aq më i vullnetshëm bëhet në zbatimin e tyre. Respekti për këtë njeri të madh, i cili e konsideroi veten “njeri” si të tjerët, që e respekton njeriun, bëri të mundur që të shihet madhështia e tij, e mishëruar në botën myslimane. Shpallja hyjnore e Kur’anit Fisnik, e ngriti Muhamedin (a.s.) në njeriun më të përsosur, që bëri kthesën në mënyrën e të menduarit psikik e psikologjik. Ai u bë garancia e të ardhmes dhe një kënaqësi e pakrahasueshme në vetvete. Përkundër profetëve të tjerë që kanë ardhur në popuj e epoka të ndryshme, Profeti i Fundit, Muhamedi (a.s.), u bë objekti më i madh i refleksionit. Interpretimi i mrekullueshëm i mesazhit hyjnor, madhështia e aftësisë së tij për t’i bindur njerëzit t’i kthehen të vërtetës, besimit te një Zot i vetëm, i dedikohet inteligjencës së dhuruar nga Ai, Krijuesi, që e zgjodhi për këtë mision. Profeti Muhamed (a.s.) ishte dhe mbeti më i madhi, më i rralli, më i çmuari njeri që i përket racës njerëzore. Ai është i dërguari i Zotit dhe nëpërmjet tij shkojmë tek ligjet e Zotit. Që në rininë e tij kishte tërhequr vëmendjen si një individ i veçantë, personalitet me cilësi të veçanta, i etiketuar “i besueshmi”. Cilësitë që ndodheshin tek ai, ia ndryshuan mentalitetin për jetën e brendshme shpirtërore dhe atë jashtme; veprimtarinë konkrete. Ky qëndrim e bëri Muhamedin (a.s.) simbolin e së drejtës, që u forcua me shpalljen hyjnore, e vazhdon të mbijetojë deri në ditët tona. Muhamedi (a.s.) me misionin e tij nuk e ka hyjnizuar asnjëherë vetveten. Në marrëdhënie me njerëzit e ka konsideruar veten njeri i thjeshtë, që me personalitetin e tij ndihmoi në përhapjen e Islamit në të katër anët e botës. E veçanta e tij ishte se vetë Zoti e zgjodhi si misionar me mendim të madh, që përmes Kur’anit e interpretimit të tij arriti te madhështia. Ai u bë simbol i dashurisë dhe vëllazërimit, drejtësisë dhe humanizmit, sinqeritetit dhe besnikërisë, moralit dhe pastërtisë. Profeti Muhamed (a.s.) sot është portretizuar si njeriu më i madh reformator, që ndryshoi botën me ligjet

30

Di

JANAR 2013


e Islamit e vazhdon të mbetet i tillë. Ai është modeli që kanë ndjekur e do të ndjekin besimtarët islamë. Me kushtetutën hyjnore u bë mendimtari, legjislatori, edukatori, burri i shtetit, që realizoi gjithçka në zbatimin e ligjeve islame. Procesi i përhapjes së Islamit mbetet aktual, e si i tillë, ai konsiderohet si njeriu më i madh i të djeshmes, të tashmes e të ardhshmes, madhështia e të cilit nuk ka të krahasuar. Në personalitetin e Muhamedit mund të gjejmë të përmbledhura të gjitha virtytet njerëzore, dhuratë hyjnore; virtyte këto që përballojnë e zhvillojnë njerëzimin në aspekte të ndryshme të jetës fizike, ndijore, shoqërore, mendore, morale e shpirtërore. Në karakterin e tij spikatnin cilësi të rralla si: sinqeriteti, bujaria, mendjegjerësia, papërkulshmëria, gjakftohtësia në kundërshtime e armiqësi, përulja në bamirësi, modestia, trimëria dhe guximi, shpirtmadhësia, dashuria e flaktë për fëmijët e, mbi të gjitha, misioni i tij fisnik. Prandaj madhështia e këtij profeti të Islamit tregon se ka jetuar në kohë dhe mbi kohën. Ai ka zbatuar ligjet e revelatës hyjnore në një kohë dhe vend të caktuar, por përmes saj ka proklamuar përjetësinë, sepse Kur’ani, kodi hyjnor që ai përcolli, u flet të gjithë epokave dhe të gjithë njerëzimit. Me përkushtim thirri e këshilloi njerëzit, që të dëgjohet mesazhi i tij ashtu siç u dëgjua. Ai ishte unik për forcën e tij argumentuese në besimin e një Zoti të vetëm dhe ndërgjegjësimin për këtë Qenie Hyjnore. Ai mori përgjegjësinë e reformimit të një kombi dhe më tej për krejt botën, me zemër që digjesh për ta ngushëlluar e qetësuar atë. Profeti Muhamed (a.s.) u bë një sundimtar bamirës, që përhapi dritën e dashurisë rreth tij. Jo vetëm shpallja hyjnore, por edhe qenia e tij i thjeshtë, rruga e jetës së tij, mjedisi ku jetoi, veprimi dhe karakteri i tij kanë lënë mbresa në zemrat e besimtarëve. Ai i ka rezistuar shekujve sepse ka përçuar të vërtetën që nuk zhduket. Vetë Zoti i Madhërishëm është mbrojtësi i saj. E vërteta e mesazhit që ai përcolli do të mbijetojë. JANAR 2013

Di

31


IMAM VEHBI ISMAILI

MUHAMEDI A.S. DHE MI Në këtë shkrim mund të përmendim shkurtimisht vetëm disa prej mësimeve më themellore që predikonte Muhamedi (a.s.). Ai predikonte se Zoti është një e i vetëm, se të gjithë qeniet, qofshin ato engjëj, njerëz, kafshë apo forma të tjera, ishin krijesa të Zotit. Muhamedi theksonte në mënyrë të veçantë se një prej fyerjeve më të rënda ndaj Zotit ishte të mendohej se ai mishërohej në formën e njeriut apo të një idhulli ose Ai ka lindur dikë apo është lindur prej dikujt. Vetëm Zoti i Madh, shpjegonte Muhamedi a.s., ka fuqinë për të dhuruar jetën dhe për të marrë atë. Të gjithë profetët janë shërbëtorë të Zotit dhe se asnjë prej tyre nuk kishte fuqi hyjnore. Të gjithë njerëzit duhet t’i falen vetëm Atij dhe duhet të mbështeten vetëm në vullnetin e Tij. Profeti Muhamed a.s. predikonte se Zoti e kishte krijuar njeriun për të arritur zhvillimin më të lartë shpirtëror, moral, mendor e shoqëror dhe me qëllim që ky proces zhvillimi të ishte i pandalshëm, Zoti ka dërguar vazhdimisht profetë për popujt e ndryshëm. Muhamedi theksonte: Profetësia nuk i përkiste një kombi apo race të veçantë sepse Zoti Fuqiplotë nuk ishte i njëanshëm. Profeti Muhamed dëshmoi vërtetësinë e të gjithë profetëve të ardhur para tij. Një prej mësimeve të Profetit Muhamed ishte se Fjala e Zotit është zbuluar në të gjitha epokat, sipas nevojave të

32

Di

JANAR 2013

kohës. Ai deklaroi se Zoti e kishte caktuar atë të udhëhiqte njerëzimin në epokën e tij, se Kur’ani ishte Shkrimi i fundit prej librave të shenjta, i cili përmbledh të gjitha të vërtetat themelore të shkrimeve të shenjta të zbuluara para tij dhe se misioni i tij si Profet ishte të udhëhiqte mbarë njerëzimin në rrugë të vërtetë, pra se ai ishte Profeti Universal, se mësimet e tij ishin për të gjithë popujt dhe për të gjitha epokat. Sipas mësimeve të Muhamedit, edhe popujt e feve të ndryshme duhet të bashkëjetojnë në paqe e vëllazëri; se njerëzit nuk duhet të grinden e të luftojnë kundër njëri- tjetrit për çështje fetare. Ai theksoi se nuk është aspak e nevojshme që ai të grindet rreth saj, mjafton që ai të shpjegojë atë, sepse e vërteta e paraqitur si guhet, i bën për vete të gjitha zemrat e pandryshkura prej ligësisë. Prandaj, Profeti Muhamed i porositi myslimanët që të respektojnë me durimin më të madh bindjen e besimtarëe të feve të tjera. Edhe në këtë drejtim, si në çdo aspekt tjetër, Muhamedi dha shembullin personal. Ai lejoi pa asnjë ngurim pjesëtarët e një grupi të krishterësh nga Nexhrani, të cilët ndodheshin për vizitë në Medine, që të kryenin shërbimet e tyre fetare në xhami. është shumë vështirë të gjendet një shembull tjetër i këtij qëndrimi fetar, madje edhe sot, në epokën e përparimit e të qytetërimit. Muhamedi deklaroi se jeta e njeriut është e dyfishtë,


ISIONI I TIJ UNIVERSAL shpirtërore dhe materiale; se qenia e njeriut përbëhet nga trupi dhe shpirti, dy elemente të lidhura shumë ngushtë me njëri- tjetrin. Si rrjedhim, Profeti Muhamed ka porositur që t’u kushtojmë rëndësi këtyre aspekteve. Ai ka thënë: “Puno për këtë botë sikur nuk do të vdesësh kurrë dhe puno për botën tjetër sikur do të vdesësh nesër!” Për sa i përket aspektit moral të jetës, Profeti mësonte se njeriu lind shpirtërisht i pastër, pa asnjë mëkat. Demoralizimi, korruptimi dhe të gjitha veset e tjera moralisht të papranueshme janë rrjedhim i edukatës familjare, diturisë dhe mësimeve morale e duhet kushtuar vëmendje të posaçme. “Mësimi, - theksonte ai, - është detyrë e domosdoshme për çdo mysliman e myslimane” dhe se “Myslimani i vërtetë është ai që nga dora apo goja e të cilit nuk bëhet dhe nuk del asgjë që dëmton njerëzimit”. Atij nuk i kalonte asnjë rast pa këshilluar prindërit që të mos linin pas dore zhvillimin shpirtëror, moral dhe mendor të fëmijëve. Në mënyrë të veçantë, Profeti theksonte shpesh të vërtetën se për sa u përket mësimeve morale, njeriu duhet së pari të kujdeset për zhvillimin vetjak, pastaj të familjes, shokëve, miqve e kështu me radhë. “Fillo me vetveten, pastaj me ata që ke nën kujdes”, ishte porosia e tij. Për çdo rast, Profeti Muhamed (a.s.), shqyrtonte hollësisht rrethanat përkatëse. Për shembull, ai nuk ngulte këmbë se

kur bëhej një dëm, ishte detyra e të dëmtuarit që të gjente mënyrën më të përshtatshme për ndreqjen morale të dëmtuesit. Në qoftë se dëmtuesi nuk është me të vërtetë një shpirtlig, nuk ka asnjë dyshim se në të ardhmen, ai do të përpiqet të hyjë në rrugë të mbarë. Pra një njeriu të tillë duhet t’i jepet rasti që të përmirësohet, duhet të mëshirohet dhe të falet. Por, në qoftë se dëmtuesi është me të vërtetë i zvetënuar dhe mund ta interpretojë faljen si shenjë dobësie apo janë aspak të përshtatshëm. Kështu që në këto raste keqbërësi duhet ndëshkruar, por pa e kaluar kufirin, me shpresë se ai do të detyrohet të largohet nga rruga e gabuar dhe me qëllim që të bëhet shembull për të tjerët. Profeti Muhamed predikonte se si besimtarët e vërtetë nuk duhet të fillojnë luftën. Sipas mësimeve të tij, lufta lejohet vetëm për qëllime mbrojtëse. Edhe atëherë, në qoftë se pala sulmuese e kupton gabimin dhe shpreh dëshirën për armëpushim dhe arritjen e marrëveshjes, ne duhet t’i përgjigjemi pozitivisht për të siguruar paqen. Një prej mësimeve themelore të Muhamedit ishte parimi se shpirti i njeriut është i pavdekshëm, se zhvillimi i tij vazhdon edhe pas vdekjes së trupit. Pasi kalonte periudhën e ndëshkimeve për t’u pastruar nga ligësitë, edhe mëkatarët do të përfshihen nga mëshira hyjnore e do të vihen sërish në rrugën e zhvillimit të përhershëm shpirtëror.

JANAR 2013

Di

33


Porosia që i dha djaloshit Abdullah ibni Abbas: “O djalosh! Po të mësoj disa alë: Mbroje Zotin xh.sh. se mandej ai të gjendet për nevojat që ke! D.m.th: Mbroji dhe zbatoji urdhrat e Zotit dhe largohu nga mëkatet, atëherë ai të ruan ty dhe të gjendet pranë, në zor e vështirësi me ndihmën e vet. Nëse ke për të pyetur gjë, pyet vetëm Zotin, nëse kërkon ndihmë, atë kërkoje veç prej Zotit! Mëso një gjë: po të mblidhen të gjithë njerëzit për të të sjellë një të mirë që nuk ta ka shkruar Zoti, ata nuk munden kurrsesi ta kryejnë atë, por edhe po të mblidhen të të dëmtojnë, ata nuk munden të të dëmtojnë, veç në qoftë se e ka shrkuar Zoti. Pendat që kanë shkruar çdo gjë, janë ndaluar tanimë dhe shkrimi dhe shkesat janë tharë”. (Tirmidhi) Një nga shokët e tij e pyeti një ditë Pejgamberin (a.s.): “Më mëso çfarë të bëj prej punëve, për të cilat do të më dojë Zoti dhe të më duan gjithashtu edhe robët e tij? Dhe ai iu përgjigj: “Mos lakmo në këtë jetë, se të do Zoti dhe mos lakmo mbi çka kanë njerëzit që të duan njerëzit!” -Shpejtoni të punoni dhe të kryeni punë të mira përpara se t’u vijnë shtatë sende! Çka prisni? A e prisni vobektësinë që ju bën të harroni punët e mira, apo pritni pasurinë, që ju shtyn të krenoheni nga punët e mira, apo sëmundjen, e cila iu prish punët e mira, të cilat ose nuk i kryeni hiç, ose nuk i kryeni si duhet apo pritni pleqërinë, e cila ju sjell harresë e ngatërresë, apo vdekjen, që vjen aq shpejt, apo dexhalin i cili është gjëja më e keqe që pritet të vijë apo pritni ditën e ardhshme (të jetës së përtejme), e cila është më e idhta dhe më e rënda se çdo tjetër?!” (Tirmidhi) -Frikësoju Zotit kudo që të jesh! Nëse bën një punë të ligë, pasoje atë me punë të mirë, e cila e shtyn të keqen! Sillu me njerëzit me sjellje të mira!” (Tirmidhi) -Shtatë lloje njerëzish do të jenë Ditën e Kiametit nën hijen e Arshit të fronit të Zotit dhe këta janë: Sunduesi i drejtë. Djali i ri, që e fillon jetën në adhurim të Zotit. Ai burrë që e do xhaminë e faltet aty dhe pasi e kryen faljen aty, vendos që edhe kohën tjetër do ta falë prapë në xhami. Dy burra që duhen për hir të Zotit (d.m.th. në pëlqim të besimit e të punëve të mira tek secili), që u bashkuan në atë dashuri për hir të Ztoit dhe e vazhduan atë derisa u ndanë, duke vazhduar gjithnjë të jenë shokë. Ai burrë të cilin një grua e bukur e pasanike i ofron amoralitet dhe ai e refuzon duke thënë: Unë i frikësohem Allahut! Ai njeri që jep lëmoshë aq fshehtas, saqë dora e majtë dora e majtë nuk e di se çka dha dora e djathtë dhe së fundi ai njeri që përmend Allahun, duke qenë në vetmi, derisa t’i lotojnë sytë. (Buhariu e Muslimi) -Asnjëri prej jush nuk i plotësohet besimi përpara se unë të jem tek ai më i dashur se baba e fëmijët e

34

Di

JANAR 2013

FJALË TË ZG

TË PEJGAM


GJEDHURA

MBERIT A.S.

tij, dhe se të gjithë njerëzit e tjerë. (Buhari) -Të drejtat (detyrimet) e myslimanit ndaj vëllait të vet janë gjashtë. Shokët e tij e pyetën: Cilat janë këto gjashtë detyrime? Ai u përgjigj: Nëse e ndesh në rrugë, përshëndete (jepi selam), nëse të thërret për vizitë, shkoji! Nëse të kërkon porosi (këshillë) jepi porosi e nesihat! Nëse ai sëmuret, ti vizitoje dhe nëse vdes ti dili në xhenaze të tij! (Buhari) -Nuk kalon kush për në Xhenet pa u pyetur më përpara për këto katër gjëra: Si e ka kaluar dhe përfunduar jetën e vet? Me dijen (diturinë) që ka pasur, çka ka bërë me të? Pasurinë që ka pasur, si e ka mbledhur dhe ku e ka harxhuar? Si e ka shkrirë trupin e vet? (Tirmidhi) -Pejgamberi u tha një ditë shokëve të vet: “Afrohuni minberit!” Kur ata iu afruan, ai mori të hipë në minber, porsa hipi në shkallën e parë tha “Amin!”, kur hipi në shkallën e dytë, tha prapë “Amin!”, dhe kur hipi në shkallën e tretë, tha përsëri “Amin!”. Atëherë shokët e pyetën: Çka ësthë ky vazë që nuk e kemi dëgjuar kurrë ndonjëherë përpara?, dhe ai u përgjigj: “Me këtë rast më erdhi Xhibrili dhe kur hipa në shkallë e parë më tha: Mallkuar ai që e ze Ramazani dhe nuk i falen gjynahet! Dhe thashë “Amin!”, kur hipa në shkallën e dytë, ai më tha: “Mallkuar qoftë ai që nuk bien në salavatë, kur ti përmendesh para tij! Dhe unë thashë prapë: “Amin!” dhe kur hipa në shkallën e tretë, ai më tha: “Mallkuar qoftë ai që i ka dy prindërit e vet pleq, ose vetëm njërin prej tyre dhe nuk e fusin në Xhenet” (d.m.th. që nuk sillet me ta sa dhe si guhet, që të fitojë rizanë e tyre dhe të Allahut xh.sh., që të bëhet i aftë për Xhenet) dhe thashë: “Amin!” (Hakuni) -Një sahabe tregon se Pejgamberi (a.s.) i tha një ditë: “Të porosis të jesh i devotshëm tek Allahu, sepse ajo është shkëlqimi i çdo gjëje!” Mandej ky iu lut atij: “O i dërguari i Allahut, më shto porositë!” dhe ai iu përgjigj: “E ke borxh të këndosh Kur’anin dhe të përmendësh Allahun, sepse kjo gjë i sthyn të të përmendin ty banuesit e qiellit (melekët) dhe është dritë për ty në tokë! (Ibni Hibani) -Unë jam preferuar nga pejgamberët e tjerë me gjashtë sende (lejime): 1. Më janë dhënë alë të shkurtra me kuptim të madh; 2. Jam ndihmuar në luftë me frikën ndaj meje që Zoti ua ka futur armiqve në zemrat e tyre. 3. Më janë lejuar fitesat (plaçkat) e luftës; 4. Më është bërë toka xhami (faltore) dhe e pastër (d.m.th. nëse nuk ka ujë bën me marrë tejemum me dhe); 5. Jam dërguar për të gjithë njerëzit; 6. Me ardhjen time si Pejgamber, është përfunduar pejgamberia. (Muslimi) JANAR 2013

Di

35


Hadith

ELTON HARXHI

THESARE NË FJALËT

PROFETIKE I “Vërtet Allahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija, pastaj i ka sqaruar ato:

Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer të plotë, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, Allahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, Allahu do t’i shkruajë një vepër të mirë të plotë, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë Allahu ia shënon vetëm një vepër të keqe.” (Transmeton Ebu- l- Abbas Abdullah ibn Abbas)

36

Di

JANAR 2013


SHPJEGIMI I HADITHIT Myslimani gjithmonë duhet të jetë vigjilent dhe i kujdesshëm ndaj atyre gjërave që e shmangin nga rruga e mirësisë. Jeta e tij i ngjan pasqyrës, ndërsa sjellja e tij nuk del jashtë kontureve të besimit. Portat e shpresës janë gjithmonë të hapura për atë që shpreson tek bujaria dhe mëshira e Allahut. Ky hadith profetik flet pikërisht për këtë kujdes hyjnor. Shenjat e këtij kujdesi hyjnor përftohen qysh në hyrjen e këtij hadithi, ku transmetuesi i hadithit transmeton nga Profeti (a.s.) se ai transmeton nga Allahu i Lartësuar. Allahu i Lartësuar na ka njoftuar se çdo punë e njeriut, e mirë apo e keqe, regjistrohet dhe shkruhet. Me regjistrimin e punëve dhe veprave të njeriut merren engjëjt të cilët janë të ngarkuar me këtë përgjegjësi. Për këtë Allahu i Lartësuar thotë: “Ju keni mbikëqyrës, që janë të nderuar e shkruajtës. Ata e dinë mjaft mirë se çfarë veproni.”1 Veprat e njeriut, të mira apo të këqija, do të vihen në të dy krahët e peshores së Zotit. Shpërblimi vjen si rrjedhojë e veprave të mira, ndërsa ndëshkimi si pasojë e atyre të këqija. Lind pyetja: Cila është rruga që të shpëton? Cila është rruga për në Xhenet dhe shpëtimit nga Zjarri i Xhehenemit? Rrugën e ndriçuar me drejtësi, bujari, mëshirë, falje dhe shpresë na e sqaron Profeti (a.s.) në këtë hadith profetik. Sa e madhe dhe e papërshkrueshme është bujaria dhe mëshira e Allahut të Lartësuar që e shpërblen njeriun në bazë të qëllimit të njeriut për të bërë një vepër të mirë, edhe nëse ai nuk e kryen atë punë, duke thënë: “Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë 1. Sure Infitar: 10- 12

vepër si të kryer të plotë”. Në këtë rast, moskryerja e veprës së mirë nuk është lënë qëllimisht, por për shkak të ndonjë pengese apo të një krijimi të një situate të papërshtatshme. Ai besimtar që vendos me gjithë zemër që të kryejë një vepër të mirë, dhe më pas situata i del jashtë kontrollit dhe jashtë dëshirës, atëherë Allahu i Lartësuar me mëshirën e Tij të pakufishme e quan atë vepër të mirë. Vepra e mirë konsiderohet tërësisht e plotë, siç është përmendur edhe në hadith, në mënyrë të atillë që të mos imagjinojë dikush se në këtë rast, shpërblimi për të është i mangët. Në raportin mes nijetit dhe punës së mirë njerëzit janë katër lloje. Myslimani çfarëdo lloj pune apo vepre që të kryejë nuk del jashtë kontureve të këtyre. Duke medituar te këto katër lloje, vërejmë mjaft qartë bujarinë dhe mëshirën e Allahut për robërit e Tij në tre prej këtyre llojeve që janë: 1. Vendosja me zemër për të kryer një vepër të mirë, mirëpo nga pamundësia ajo nuk kryhet. 2. Vendosja me zemër për të kryer një vepër të mirë, dhe ajo kryhet. 3. Vendosja me zemër për të kryer një vepër të keqe, dhe më pas ajo nuk kryhet nga frika ndaj Allahut. 4. Vendosja me zemër për të kryer një vepër të keqe dhe ajo kryhet. Në rastin e parë, nijeti ekziston por nuk konkretizohet me vepra nga pamundësia. Në këtë rast Allahu e jep shpërblimin në varësi të nijetit të pastër edhe nëse vepra e mirë nuk kryhet. Me vepër të mirë nënkuptojmë çfarëdo lloj vepre të mirë. Çdo vepër e mirë që kryhet konsiderohet ajo që është në shërbim të individit dhe shoqërisë, duke pasur si qëllim kryesor kënaqësinë e Allahut. Në rastin e dytë, bashkohen dy të mira; nijeti dhe puna. Në këtë rast shpërblimi shumëfishohet nga dhjetë fish deri në shtatëqind fish, ndofta edhe më tepër. Në rastin e tretë, shfaqet haptazi

mëshira e Allahut për robërit e Tij, kjo pasi Ai nuk i regjistron mendimet e këqija që i vijnë njeriut. Nëse njeriu nuk i vë në jetë mendimet e këqija, atëherë porta e shpëtimit është e hapur. Në këtë rast për mendimin e keq që nuk kthehet në vepër, myslimani shpërblehet me një të mirë të plotë. Në rastin e katërt, Allahu e regjistron veprën e keqe, sepse njeriu mendimin e keq e përforcoi duke e vepruar atë. Bujaria dhe mëshira e Allahut duket në faktin se vepra e keqe nuk shumëfishohet në ndëshkim ndryshe nga vepra e mirë e cila shumfishohet nga 10 – 700 fish, por edhe më tepër. RREGULLA DHE DISPOZITA FETARE Juristët islamë thonë se mendimet që i vijnë njeriut janë pesë; thjesht mendim, thellim i mendimit duke anuar së tepërmi nga ai, shqetësim, vendosmëri, vendosmëri me vënie në zbatim. Për tre të parat, njeriu nuk është përgjegjës, nëse shqetësimi nuk kthehet në vendosmëri. Ndërsa për dy të tjerat njeriu shpërblehet ose ndëshkohet. Këtu lind një pyetje: Nëse njeriu rend plotësisht pas mëkatit, por ai nuk e kryen sepse i del një pengesë, a është përgjegjës? Një grup juristësh janë të mendimit se ai është përgjegjës sepse ai me gjithë shpirt rendi pas mëkatit, megjithëse nuk e bëri. Ndërsa grupi tjetër gjykon se ai nuk është përgjegjës dhe nuk ndëshkohet. Nëse mendon apo thotë se do të bëj një mëkat por nuk e vepron, atëherë nuk ka përse të jetë përgjegjës apo të ndëshkohet. PËRFITIMET E NXJERRA NGA HADITHI 1.Domethënia e regjistrimit të veprave të mira dhe të këqija. 2. Përshkrimi i hollësishëm i çështjes. JANAR 2013

Di

37


3.Bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij. 4. Shpërblimi i punës në varësi të sinqeritetit. 5.Vendosja me zemër për të bërë një vepër të keqe, por pa e kryer atë. DOMETHËNIA E REGJISTRIMIT TË VEPRAVE TË MIRA DHE TË KËQIJA Regjistrimi i veprave të mira dhe të këqija bëhet në Leuhil Mahfudh. Allahu i Lartësuar ka regjistruar gjithçka në Leuhil Mahfudh. Allahu i Lartësuar thotë: “Ne çdo gjë e kemi krijuar me përcaktim.”2 Ndërsa në një ajet tjetër lexojmë: “Çdo gjë e vogël apo e madhe është e regjistruar.” Pra, regjistrimi i veprave të mira dhe të këqija që njeriu bën është bërë në Leuhil Mahfudh. Ky regjistrim është bërë në sajë të drejtësisë dhe bujarisë hyjnore. Këtu kemi të bëjmë me dy regjistrime: Regjistrimi i parë: regjistrimi përpara se ato të ndodhin. Këtë regjistrim nuk e di askush përveç Allahut të Lartësuar. Askush prej nesh nuk e di se çfarë është shkruajtur në Leuhil Mahfudh derisa ato të ndodhin. Regjistrimi i dytë: Kur njeriu e kryen veprën, ajo regjistrohet në sajë të Urtësisë dhe drejtësisë hyjnore. Se si regjistrohen e ka sqaruar shumë mirë Profeti (a.s.) në këtë hadith, ku tregon se kur njeriu vendos të bëjë një të mirë por nuk e kryen atë, atëherë atij i quhet një e mirë e plotë, si për shembull një njeri vendos të marrë abdes për të lexuar Kur’an, por nuk e realizon. Në këtë rast atij i shkruhet një e mirë e plotë. Ose një njeri dëshiron të japë sadaka një shumë të caktuar parash, por më pas nuk e jep atë. Edhe në këtë rast ai merr si shpërblim një të mirë të plotë. Shembuj të tillë ka plot. Ndoshta dikush me të drejtë mund të pyesë: Si mundet të shkruhet një e mirë e plotë pa kryer asgjë? Përgjigja është shumë e thjeshtë: Kjo është mirësia dhe bujaria e pakufishme e Allahut të Lartësuar. 2. Sure Kamer:49

38

Di

JANAR 2013

Ndërsa kur njeriu vendos të bëjë një të keqe por nuk e kryen atë, i shkruhet një e mirë e plotë, si për shembull: Një njeri vendos të vjedhë, por pastaj kujtohet dhe ka frikë Allahun dhe si rrjedhojë nuk vjedh, atëherë atij i shkruhet një e mirë e plotë. Ndërsa kur njeriu vendos të bëjë një të keqe dhe më pas e kryen atë, ndëshkohet për atë vepër të keqe vetëm një herë të vetme. PËRSHKRIMI I HOLLËSISHËM I ÇËSHTJES Në fillim të hadithit, Profeti (a.s.) flet në mënyrë të përgjithshme duke thënë se: “Vërtet Allahu i ka përcaktuar cilat janë veprat e mira e cilat të këqija”. Më poshtë, ai flet me hollësi për shpërblimin e punëve të mira dhe ndëshkimin e punëve të këqija. Nuk ka dyshim se përgjithësimi dhe më pas përshkrimi me hollësi tërheq vëmendjen dhe ai që e dëgjon e ka më të lehtë që të kuptojë dhe të perceptojë më mirë atë që i thuhet. BUJARIA E ALLAHUT NDAJ ROBËRVE TË TIJ Në këtë hadith bujaria e Allahut ndaj robërve të Tij shfaqet dukshëm në alët e Profetit (a.s.): “Kush dëshiron me zemër të bëjë një vepër të mirë, por nuk mund ta kryejë, Allahu do t’ia shkruajë atë vepër si të kryer të plotë, kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, Allahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër. Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, Allahu do t’i shkruajë një vepër të mirë të plotë, kurse nëse dëshiron dhe kryen një vepër të keqe, atëherë Allahu ia shënon vetëm një vepër të keqe”. Imam Neveviu thotë: “Hadithi flet për bujarinë e Allahut ndaj këtij umeti duke ia shtuar mirësitë dhe duke ia lehtësuar shumë prej vështirësive krahasuar me popujt e mëparshëm. Po ashtu flet për sahabët të cilët ishin të gatshëm për t’iu bindur rregullave

të sheriatit.” Kur’ani Famëlartë flet për shumëfishimin e veprave të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Kush bën një punë të mirë ai shpërblehet dhjetëfish dhe kush bën një vepër të keqe ndëshkohet vetëm me një të keqe. Kështu pra, atyre nuk u bëhet padrejtësi.”3 Ndërsa në një ajet tjetër Allahu ka sqaruar se shumëfishimi i veprës së mirë është për atë që Ai do kur thotë: “Allahu veprën e mirë ia shumëfishon kujt të dojë.”4 Ibnu Batal ka thënë: “Hadithi flet për bujarinë e Allahut ndaj robërve të Tij, sepse nëse nuk do të ishte bujaria e Allahut atëherë askush nuk do të hynte në Xhenet, pasi njerëzit bëjnë më shumë vepra të këqija sesa të mira. Po ashtu hadithi flet për shpërblimin që merr, personi i cili i braktis epshet dhe mëkatet për hir të Allahut të Lartësuar. Në të njëjtën hadith theksohet se engjëjt nuk regjistrojnë veprimet që konsiderohen mubah si gjumi..etj. Ata regjistrojnë vetëm veprat e mira dhe të këqija. Në hadith tregohet për drejtësinë hyjnore në vlerësimin e të keqes dhe bujarinë hyjnore në shumëfishin e veprës së mirë.” SHPËRBLIMI I PUNËS NË VARËSI TË SINQERITETIT Kjo gjë dallohet shumë qartë tek ala e Profetit (a.s.): “kurse nëse dëshiron të bëjë një vepër të mirë dhe e kryen, Allahu do t’ia shkruajë dhjetë deri në shtatëqind herë më tepër”. Fraza “dhjetë deri në shtatëqind” nënkupton se sa më i pastër të jetë nijeti aq më i madh është shpërblimi. Imam Ibnu Rexhepi thotë: “Shumëfishimi i veprave të mira me më tepër se dhjetë herë është në varësi se sa besimtar është njeriu, në varësi të pastërtisë së nijetit dhe në varësi të vlerës së punës së mirë”. Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin ka thënë: “Ky dallim në shumëfishimin e 3. Sure En’amë: 160. 4. Sure Bekare: 261.


veprave të mira është në varësi të nijetit dhe ndjekjes së traditës profetike. Sa më i pastër të jetë nijeti në kryerjen e një adhurimi, aq më i madh është shpërblimi. Sa më ndjekës i traditës profetike që të jetë njeriu në adhurimin që kryen aq më i madh është shpërblimi. Ky hadith flet qartë se nijeti është i konsiderueshën dhe se ai e shpie njeriun për nga e mira”.

VENDOSJA ME ZEMËR PËR TË BËRË NJË VEPËR Ë KEQE, POR PA E KRYER ATË Në këtë hadith lexojmë: “Por nëse dëshiron të bëjë ndonjë vepër të keqe e nuk e kryen, Allahu do t’i shkruajë një vepër të mirë të plotë”, që do të thotë se nëse dikush ka mundësi që ta kryejë një mëkat, por e lë atë për shkak të

ndrojës që ka ndaj Allahut, kjo i shndërrohet në një vepër të mirë të plotë, për faktin se ai e braktisi mëkatin. Nëse ai e braktis mëkatin nga frika që ka nga njerëzit apo syfaqësia, në këtë rast ndëshkohet sepse të pasurit frikë nga njerëzit është e ndaluar. Po kështu edhe për sa i përket syfaqësisë.

JANAR 2013

Di

39


Psikologji

ALTIN TORBA

INDUSTRIA E SUKSESIT - 1 Njeriu në këtë botë ka një sërë rolesh dhe pikërisht përcaktimi i qëllimit në një formë të qartë përkundrejt secilit rol e bën njeriun më të përpiktë në realizimin e harmonisë shoqërore. Pështjellimi në përcaktimin e objektivave përkundrejt këtyre roleve çon në një jetë të mbushur me stres, depresion dhe mjerim. Pështjellimi në alë bën që personi të mbyllet brenda guackës së vet, gjë që e bën atë të mbetet në terren krejt i vetëm dhe të humbasë harmoninë shoqërore.

DUHET PËRCAKTUAR ROLI DHE OBJEKTIVI! Duhet ditur se njeriu në këtë jetë jeton një sërë rolesh: rolin individual; rolin familjar; rolin e tij në punë; rolin e tij në shoqëri; që mund të jetë i karakterit human, kulturor, ekonomik etj. E pra, përcaktimi i objektivit në një formë të qartë përkundrejt secilit rol e bën njeriun më të përpiktë në realizimin e harmonisë shoqërore.

CILI NGA KËTO ROLE ËSHTË MË PRIMARI? Fjala e Allahut të Lartësuar vjen dhe hedh dritë qartë mbi përgjigjjen e duhur. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (Zjarrin Ndëshkues të Xhehenemit) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë Allahun për asgjë që Ai i urdhëron, dhe që punojnë atë gjë me të cilën janë të urdhëruar.” ( Tahrim, 10) Ky është roli dhe funksioni më i rëndësishëm të cilit duhet t’i japim prioritet, rolit të edukimit dhe mbrojtjes së vetvetes dhe familjarëve tanë prej dështimeve që shpien në dështimin kulminant që destinon ndëshkimin kapital hyjnor, Ferrin. Roli individual i njeriut është i ndërthurur ngushtë me rolin familjar ku hyjnë roli prindëror, bashkëshortor dhe rolet e tjera brenda gjinisë dhe fisit.

CILI NGA ROLET BRENDA FAMILJES ËSHTË MË PRIMARI? Me të drejtë humanistët janë shprehur se i pari ndër rolet familjare vjen ai prindëror. Ky rol përmbushet duke ndërtuar një shtëpi të gjallëruar dhe ngritur mbi bazamentet e çelikta të principeve parimore të rrënjosura në shpirtrat e fëmijëve dhe ngrihet gjithashtu mbi ndjeshmërinë dhe emocionalitetin ndërfamiljar. Familja është minishoqëria njerëzore dhe bërthama e saj, ndaj dhe kush ka sukses në të domosdoshmërisht do ketë sukses në shoqëri, sikurse edhe e kundërta vlen. Harmonia shoqërore që të realizohet obligon tek individi që ai të posedojë Pesëshen e Potencialit Human, e cila përbëhet nga: Dashuria pa kushte Dashuria pa kushte konsiderohet litari elastik që herë tërhiqet e herë lëshohet, por kurrë nuk këputet. Përkthimi

40

Di

JANAR 2013

i prezencës së saj është të folurit e mirë dhe aktiv si dhe bashkëpunimi me metoda të arrira mbi bazën e tolerancës, mëshirës, dhembshurisë dhe butësisë. Vetëm një dashuri e tillë e frymëzon dhe nuk e vdes miqësinë dhe dashamirësinë. Dashuria pa kufi është e përqendruar tek dhënia tjetrit jo tek përfitimi prej tij, tek ndërtimi i lidhjeve për hir të lidhjes jo për hir të rezultateve dhe interesave. Moto e saj është Thënia Hyjnore: “Nuk duam prej tyre shpërblim dhe as falënderim” (Insan, 9), e përkthyer më së miri në shembujt e gjallë profetikë ku spikat ai i Çlirimit të Mekës në të cilin, në kulminacionet e pushtetit dhe triumfit, ky princip u demonstrua qartë përmes amnistisë dhe faljes, që patën për produkt kthimin e armiqësive të ashpra në miqësi të ngushta. “Pranimi i njerëzve ashtu siç janë”, është një domosdoshmëri për të arritur tek Dashuria pa kushte. “Njeriu nuk mund të jetë këpucë magjike që mund t’i vishet çdo këmbe.” Përfytyrimet dhe pikëpamjet ndryshojnë në varësi të shumë karakteristikave njerëzore që gjithashtu janë shumë të ndryshme nga një njeri tek tjetri. Duhet lënë tjetri që të jetë vetvetja dhe të vetëpërçojë energjitë e tij pozitive, qoftë ai edhe fëmija yt. Çdo njeri është unik dhe ndërhyrja me forcë tek ky unikalitet do japë se s’bën anomalitë e veta. Edhe kur kemi të bëjmë me një devijancë apo rrezik të qartë, ajo çfarë na lejohet është që të ndërhyjmë vetëm përmes dashurisë dhe orientimit, si dhe krijimit të rrethanave përmirësuese. Vetëm kur të besojmë në ekskluzivitetin e të qenurit të gjithsecilit vetvetja, vetëm duke mos u imponuar, por duke e pranuar gjithkënd ashtu siç është, vetëm kështu do arrijmë të krijojmë relata të ngrohta e të pakushtëzuara, do arrijmë ta duam tjetrin pa kushte…teksa që të arrijmë ta duam tjetrin pa kushte, duhet të mësojmë të shohim me sytë e tjetrit dhe të mendojmë sikurse ai do, jo siç ne duam. Nxitja e Brendshme Është në natyrën e njeriut që të përpiqet të krijojë relata me ata persona me të cilët e bashkon roli që posedon. Teksa me pasuri mund të blihet dora apo shpina e tjetrit, një gjë është më se e sigurtë, brendia e tij nuk mund të blihet kësisoj. Është kjo një e vërtetë që për fat të keq nuk e kanë hetuar sa e sa prej njerëzve. Ajo çfarë ne kemi në dorë është t’u duam atyre të mirën. Kjo dashuri, po qe se do ua përkthejmë me vepra duke u dhënë atyre pushtet dhe shanse, do shërbejë si katalizator për nxitjen e tyre të brendshme për veprim dhe punë. Roli i vetëm përmirësues që mund të ushtrojë njeriu tek tjetri është ndihmesa përmes dashamirësisë së sinqertë,


zërit dhe alës së butë, mirësjelljes dhe edukatës, dhënies së udhëzimeve këshilluese e jo urdhrave autoritare.

qenë ky soj individësh viktima të Destinisë Hyjnore: “Kush nuk mëshiron nuk do mëshirohet” (Buhariu dhe Muslimi)

Prekja Humane (Human Touch) Dhjetë janë prekjet e dorës së ngrohtë humane që me cekjen e tyre të butë dhe harmoninë e tyre të qetë shpalosin zemrën e madhe nga ku burojnë. Këto prekje përbëjnë dhjetë nocione fillesat e të cilave janë me gërmat e shprehjes angleze “human touch”, konkretisht:

Zgjoji potencialet e tua të brendshme Njeriu do t’i takojë elitës së harmonizuar shoqërore vetëm kur të përdorë me dinamizëm potencialin solid të fshehur brenda thellësive të tij shpirtërore, konkretisht duke qenë: Së pari: Personalitet i fuqishëm. Duke dëgjuar me shumë kujdes dhe vëmendje shpirtrat tanë, do mësojmë të tregojmë dëgjueshmëri edhe karshi të tjerëve, do mësojmë të kuptohemi mes veti, të pajisemi me të njëjtat syze me të cilat të tjerët shikojnë, të hetojmë sesi të tjerët, ashtu si ne, janë njerëz, e si të tillë meritojnë të respektohen; e sa në alë do na mundësojë të zbulojmë hallet e tyre dhe do na falë dhuntinë e begatë që në dobësitë e tyre të gjejmë shansin e ndihmesës, dashamirësisë dhe ndryshimit për mirë. Së dyti: Fantazues dhe novator. Kultivimi brenda nesh i një shpirti aktiv dhe vizioni kreativ do na mundësojë që të arrijmë të ndriçojmë brenditë e të tjerëve dhe të zbulojmë fuqitë kreative të gjendura në shpirtrat e tyre; për t’u shpalosur para nesh zgjidhjet e shumta produktive, kreative, adekuate, praktike dhe shpërblyese; gjë që do na bëjë të kapërcejmë botën e mendjengushtëve të cilët e kanë cunguar kreativitetin e tyre nën vargonjtë e frazës pesimiste “Disponohet një zgjidhje e vetme”. E vërteta është se “Gjithmonë ka më se një zgjidhje”, por që të arrihet tek zgjidhja duhet ushqyer përpjekja në vazhdimësi me dialogun e gjallë të servirur përmes dëgjueshmërisë dhe bashkëbisedimit alëmirë; që me lejen e Allahut destinojnë arritjen tek zbulimi i aftësive dhe potencialeve konstruktive. Kësisoj do arrijmë tek harmonia shoqërore tërësore, familjare dhe më gjerë, do na dëgjohet dhe besohet mendimi, do na pranohet dhe përforcohet kontaktimi në rrugën tonë drejt ndërveprimit pozitiv.

H- Hear him (Vërja veshin); U- Understand his feeling (Respektoja ndjenjat); M- Motivate his desire (Motivoja dëshirën); A- Appreciate his eorts (Vlerësoja përpjekjen); N- News him (Këmbeni të rejat më të fundit); T- Train him (Trajnoje atë) O- Open his eyes (Hapja sytë) U- Understend his Unigueness (Kuptoja unikshmërinë) C- Contact him (Kontakto me të) H- Honor him (Nderojë atë) Xhevahiri i Relatave “Golden Rule” “Golden Rule-Rregulli i Florinjtë”, i konsideruar edhe si xhevahiri promotor i arritjeve të individit të brumosur me të, thotë: “Është e mundur që të arrish gjithë sa synon në jetë përderisa ndihmon të shumtët e tjerë që të arrijnë synimet e tyre”. Një shembull i bukur popullor thotë: “Teksa njeriu lan një rrobë, edhe pse në fakt qëllimi është larja e rrobës, njeriu ka larë njëkohësisht edhe duart e tij”. Ky shembull i bukur i popullit hedh dritë qartë mbi konceptin në alë. Që njeriu të bëjë një jetë të suksesshme ai duhet medoemos të jetojë në harmoni shoqërore, dhe që të jetojë në harmoni shoqërore, duhet të bëjë një jetë të mbushur e të karikuar me mbarëvajtje shoqërore të ndërtuar mbi reciprocitetin, pjesëmarrjen dhe lidhjet e çelikta me të tjerët; në përgjigjje të Thirrjes Hyjnore: “Kur përshëndeteni me ndonjë përshëndetje, kthejeni me përshëndetje edhe më të mirë, ose si ajo. Allahu do t’ju kërkojë llogari për çdo gjë” (Nisa, 86) si dhe në përgjigjje të Thirrjes Profetike: “Atë që mbrohet në emër të Allahut mbrojeni, atij që kërkon në emër të Allahut jepini, atij që ju fton përgjigjuni dhe atij që ju bën një të mirë shpërblejani” (Transmetim i Ebu Daudit) Në udhëzimet hyjnore vihet re qartë thirrja për ndërveprim dhe bashkëpjesmarrje aktive, falë të cilave lindin mëshira, keqardhja, donacioni dhe bamirësia. Teksa e kundërta, pra vrazhdësia, ashpërsia, mosinteresimi dhe akoma më keq tallja me të tjerët, shkaktojnë dis’harmoninë dhe vrasin mbarëvajtjen shoqërore midis individëve; për të

JANAR 2013

Di

41


Retrospektivë Në të shtatën ditë të Lindjes së tij, Abdul Muttalibi urdhëroi të theren mishëra pastaj ftoi burrat e Kurejshivet, të cilët erdhën dhe hëngrën. Kur e morën vesh se e kishte emëruar me emërin e madh, Muhamed, e pyetën se përse hoq dorë prej emëravet të gjyshërve dhe të stërgjyshërvet të tij? U përgjigj: “Desha të jetë i lavdëruar në qiell ndaj Zotit si edhe në tokë prej krijesavet të Tij”.

Lindja

e Profetit Studimi e kërkesa, si dihet, po vazhdojnë pa prerë për të gjetur djepin e parë të përparimit njerëzor. Me alë të tjera: vallë ku filloi ky përparim, mbresat e të cilit arrijnë deri te qindvjetëshi ynë. Ky studim e kjo kërkesë, për një kohë të gjatë, pohonte se Egjypti ishte djepi i parë i përparimit për 6000 vjet me radhë dhe se më përpara kësaj kohe këthehemi në kohëra prehistroike që zbulimi i tyre, simbas methodës shkencore të vërtetë, është i vështirë. Faktet historike të historisë të afërme na vërtetojnë se dijetarët e Antikitetit kanë gërmuar e kërkuar dhe po vazhdojnë të gërmojnë e të kërkojnë në Irak (Mesopotamie) dhe

42

Di

JANAR 2013

në Syrie duke shpresuar të kuptojnë e të gjejnë rrënjët e përparimit Assyerin dhe Finicien dhe duke dashur të vërtetojnë epokën te e cila zënë fill a më mirë këthehen këto dy përparime: a është një epokë që parakalon epokën e përparimit Egjyptian Faraonik apo është pasardhës i këtij përparimi i influencuar prej tij? Çdo gjë që ka për të nxjerrë në shesh kërkimi i dijetarëve t’Antikitetit në këtë anë të historisë, nuk do të ndërrojë asgjë prej së vërtetës mbasi kërkimi n’Antikitet e Çinës dhe të Lindjes së Largët nuk ka zbuluar ende diçka që t’i kundërshtoj. Kjo e vërtetë është gjithnjë se djepi i përparimit të nje-

riut të parë a të lashtë, qoftë Egjypti, qoftë Fenicia ose Assyeria, ishte i puqun me brigjet e detit Mesdhetar dhe ato të Detit të Kuq, shto edhe se Egjypti ishte qendra më e fortë prej së cilës rrodhi rryma e përparimit të parë, një herë për në Greqi, pastaj edhe për në Romë. Gjithashtu duhet të përmendim se përparimi botëror në këtë qindvjetësh, në të cilin jetojmë, vazhdon të ketë lidhje të ngushtë e marrëdhënie të fortë me atë përparim të parë dhe se çdo gjë që ka të bëjë me historinë e përparimit n’ato vende dhe që e ka zbuluar kërkimi në Lindjen e Largët nuk pat lënë ndonjë vragë të dukshme në ndonjë kohë


n’orientimin e përparimevet: Faraonik, Assyrian dhe Grek. Po, nuk e ndryshoi drejtimin e përparimevet në alë as edhe evolusionin e tyre për deri sa këto qenë ndërlidhur e patën ardhur në marrëdhënie me përparimin islamik, i cili la mbresë ndër ta; këta u- influencuanë aqë shumë saqë, në qytetërimin njerëzor që i shtrohet sot njerëzija, një pjesë e madhe e këtij qytetërimi, ndofta më e madhja dhe më themelorja, meriton të quhet islamike. Dihet fare mirë prej gjithëkujt se lulëzimi i qytetërimevet të sipërpërmendura, pat arritur shkallën më të mrekulluar n’Egjypt, Assyrie dhe Greqi aqë sa edhe sot është objekt i habisë dhe i admirimit të botës. Lulëzim ky në diturie (shkencë), industrie, bujqësie, tregëtie si edhe n’artin luftarak. Porse, rrënja a gurra prej të cilës këto qytetërime burojshin dhe fuqizoheshin ishte në çdo periudhë apo gurrë këjo që vërtitej nga një anë ndërmjet trinitetit të vjetër egjyptian, i cili përfytyrohej n’Osiris, Isis dhe Horus që i bënte shenjë unjisimit të jetës në rrënimin dhe përtëritjen e saj, në immortalitetin e pakëputur që kapërcente prej prindërve të bijtë dhe nga ana tjetër ndërmjet t’idhujtarisë greke që përfytyrohej në të Vërtetë (El Hakk), në të mirën (El Hajr) dhe në të bukurën (El Xhemal), përfytyrim ky i marrur prej shfaqëjeve të qënmërisë që i shtrohen ndjenjës. Përsëri ndryshoi pastaj aq shumë shkallëvet në qindvjetorin e ndryshëm të dekadencës dhe t’errësirës. Porse, rrënja apo gurra mbeti gjithnjë themeli i këtyre përparimevet që trajtuan ecjen e botës, rrënjë këjo e cila ka lënë edhe një mbresë të madhe në përparimin e qindvjetësishit në të cilin jetojmë – sado që ky i sotëshmi përpiqet t’i shpëtojë duke e përballur – i cili po tërhiqet gradualisht drejt saj. Kush e di ndofta do ta inkorporojë mbrenda suazës së sajë në të ardhëshmen e afërt ose të largët! Në këtë medium, në të cilin përparimet u mbështetën mbi origjinën fetare mijëra vitëra me radhë, u lindën të dërguarit: n’Egjyptë u lind e u rrit Moiseu, i cili përmbysi kryeneçësinë e Faraonit që predikonte me moton “ene rabbuqumul- aëla”; në Palestinë Isai. Si i pari ashtu edhe i dyti pa dyshuar predikuanë Unitetin Hyjnor, megjithëse njerëzit në kohët e errëta të dekadencës e lanë këtë Unitet duke përqafuar dikush një besim dualistik, dikush një besim trinie dhe disa të tjerë një besim pluraliteti. Ky është një fakt më se i vërtetë. Por, për ta këthyer njerëzinë përsëri drejt Unitetit Origjinal, u pa nevojë të delte një lajmëtar tjetër. Ky ishte Profiti Muhamed (a.s.), i paralajmëruar prej librave të shenjtë e prej devinatorëvet të mëparshëm. U lind n’Arabi, e cila rrethohej n’atë kohë prej dy fuqish të ndryshme, të kundërshtuara njëra me tjetrën. Fuqija e Kristjanismës dhe e Magismës, fuqija e Perëndimit dhe e Lindjes, mbrenda qarkut të të cilave përfshiheshin edhe shtete satelite të vegjëla, që i ngjiteshin ose i shtroheshin përshtypjes së tyre. Ishin këto dy fuqira që e rrethojshin Siujdhesën Arabike në vitet e para të të gjashtit qindvjetor. Megjithëse çdo njëra prej këtyre kishte lakmira të mbëdha kolonizimi dhe shtrirjeje, me gjithë mundimin që harxhojshin burra e religjionevet për të përhapur Ftesën në Besimin që ata besojshin, Siujdhesa

mbeti e paprekur sikur t’ishte një Oazie e fortifikuar dhe e sigurtë prej okupimeve dhe kështu do të mbetet gjithnjë e sigurtë dhe larg prej Ftesës Fetare të çdo religjioni që të jetë përveç Islamit. Këjo shfaqëje a ky fenomen duket krejt i habitshëm në Historie. Është kështu me të vërtetë sikur të mos gjendej diçka që e shpjegon, e cila është pozita që zë Arabia si dhe natyra (fizike) e saj, duke i shtuar këtyre të dyjavet dhe mbresën që këto lënë në jetën e popullatës së sajë, në moralin e tyre, në animet dhe në prirjet e tyre. Në këtë vend lindi Muhamedi, Ditëlindjen e të cilit e festojnë të tërë besnikët anë e kand botës islame sikur vepruamë edhe ne këtu në Shqipërinë tonë të dashur nëpër faltoret e ndryshme. Pak më lart përmendëm që në kohën kur lindi Profiti më të forta shfaqëje të qytetërimit botëror qarkullojshin dy pellgjet e detevet; Mesdhetar dhe të Kuq. Është gjithashtu për të përmendur se Kristjanizmi dhe Jahudismi, n’atë epokë, kishin zënë vend për bri njëra tjetrës në mënyrë që edhe po qe se nuk kishin ndonjë armiqësi të dukëshme në mes të tyre, nuk kishin dashuri të dukëshme ndërmjet njëra- tjetrës. Judenjt përmendshin kryengritjen e Isajt kundra fesë së tyre si edhe të dalurit e tij prej saj, aqë sa punojshin në mënyrë sekrete çdo gjë që të mundeshin për të mprapsur dallgën e Krishterimit që i kishte nxjerrë jashtë tokës së premtuar. Judenjt, gjithashtu, kishin arritur të vendosin edhe n’Arabie disa kolonira, një pjesë e tyre kishte zënë vend në Jemen e një pjesë tjetër në Jethrib. Nga ana tjetër edhe Magismi Persjan qëndronte përballë fuqivet të Krishtere për që këto të mos e kalojshin Euphratin për t’u shtrirë në Perësie; ky veprim forcohej prej fuqisë shpirtërore të tërë systemeve dhe institucionevet idhujtare kudo që të gjëndeshin. Porse, rënja e Romës dhe zhdukja e pushtetit të sajë, mbassi u çua kryeqyteti në Bizant dhe tëra ato shfaqëje zbërthimi që ndoqën këtë ndryshim, shkakëtuan, provokuan dhe kompromentuan një situatë tjetër, e cila lejoi të shtohen përsëri partirat e krishtere, duke u zënë e vrarë njëra me tjetrën, duke u gremisur prej gradëvet më të larta të besimit, dhe, së fundi, duke u kufizuar mbrendë prangavet të verbalismës si p.sh. të bieseduarit mbi sasinë e shenjtërisë së Merjemes dhe të parësisë së sajë mbi Birin ose mbi parësin e tij mbi të etj, që paralajmëronin se kudo që gjinden shkaktojnë rrokullisjen e çdo gjëje prej të cilës prej të cilë shkaktohensi edhe i këthejnë njerëzit të bëhen të furishëm e armiq ndaj njëri tjetrit. Ndoth kështu sepse lehet më një anë thelbi duke u preferuar celfat. Pastaj duke i stivosur celfat mbi thelbin shkaktohet të mëshehurit e qëllimit dhe të së vërtetës. Kjo i bën të pamundur njerëzit për t’i çarë ato perde celfash dhe për t’arrirë qëllimin e duhur. Kështu ndodhte në botën që qarkullonte Arabinë kur lindi Muhamedi. Por, ngjarja më apokaliptike se të gjitha të tjerat ishte ajo e përhapjes s’idhujtarisë si edhe adhurimi yjevet në Siujdhesën Arabike, kaq sa për periudha të gjata njerëzit e kishin ngulur bazën e jetës së tyre mbi këtë idhujtari t’errët. Vendi i lindjes së H. Muhamedit është Mekka. Qysh JANAR 2013

Di

43


prej shumë kohësh më parë flitej përmbi një Profit që do të dukej midis arabëvet, gjë kjo që në qarqet e ndryshme Mekkase po provokonte disa shqetësime. Ebu Suani një ditë pa qortuar Umejje ibn Ebi Saltin sepse ky i fundit përsëriste ato që përmendshin murgjët rreth kësaj çështje. Ndofta kishte të drejtë që qortonte shokun sepse këta murgjër flasin kështu prej padijes që kishin në religjionin e tyre – mendonte Ebu Suani. “Janë vetëm këta, thoshte Ebu Suani, që kanë nevojë për Profit për t’u spjeguar religjionin; sa për ne, thoshte ai, ne kemi idhujt që na afrojnë te Zoti që t’i përulemi, prandaj s’kemi nevojë për asnjë Lajmëtar të ri. Është gjithashtu detyrë që ngarkohet mbi ne për t’a luftuar çdo bisedim si këtë ose që t’i përngjajë këtij. Ebu Suani ishte i njohur si më i madhi Sycophante i Mekkës. Kishte të drejtë të fliste kështu, sepse ai fliste me atë fanatizmë dhe passion që kishte për Mekkën dhe për idhujtarinë e sajë, nuk e çmonte aspak se Ora e madhe e drejtimi po trokitte te dera, se Profetësija e Muhamedit (a.s.) po afrohej dhe se prej Arabisë idhujtare, që qe lënë fare pas dore, do të ndriçonte të tërë botën, pa ndryshim, Drita e Unitetit dhe Fjala e Vërtetë. Gjenealogjia e H. Muhamedit a.s. Duhet përmendur se nga trungu atëror, H. Muhamedi rrjedh si vijon: Është i Bir’i Abdull- llahut që qe lindur në 545 (M. K.), ky bir’i i Abdul Muttalibit që qe lindur në 497, ky bir’i Hashimit që qe lindur në 464, ky bir’i Abdi Menafit që qe lindur në 430, ky bir’i i Kusajit që qe lindur në 400. Nga trungu nënor është bir’i i zonjës së madhe Aminë, kjo e bij’e Vehebit, ky i bir’i Abdi Menafit, ky i bir’i Zuhresë. Abdull- llahu, mbasi qe martuar me Aminenë, qëndroi në shtëpin e njerëzve të saj tri ditë, simbas zakonit t’arabëvet kur bëhej martesa në shtëpinë e nuses. Kur u këthye në Mekkë në shtëpin e t’atit (Abdul Muttalibit) së bashku me bashkëshorten, nuk qëndroi gjatë sepse shkoi për tregëtie në Damask, duke e lënë të shoqen shtat- zanë. Më lart vendosëm se Abdull- llahu shkoi për tregëti në Damask. Përpara se të kapërcejmë e të përmendim lindjen e Profetit, le të përmendim një fakt tjetër historik; mbassi Abdull-llahu u vonua në udhëtimin e tij disa muaj në Oazze dhe me t’u kthyer prej udhëtimi, u ndal mysafir te dajat e vet në Medine për t’u shlodhur prej udhëtimit të rëndë e të vështirë dhe për t’u kthyer pastaj me karvanin për Mekkë, ra i sëmurë në shtëpi të dajavet dhe shokët e lanë ashtu të sëmurë duke udhëtuar për Mekkë pa të. Kur arritën këtu, lajmëruanë t’atin për sëmundjen me të cilën ishte goditur i biri. Abdul Muttalibi pa humbur kohë dërgoi në Medinë djalin e madh, Harithin, për të marrë të vëllanë e për t’u këthyer së bashku me të në Mekkë. Por, kur Harithi arriu në Medine, u lajmërua se Abdull- llahu kishte ndërruar jetë. Humbja e Abdull- llahut shkatoi dhimbje, mjerim e hidhërim të thellë tek Abdul Muttalibi sepse kishte humbur djalin më të zgjedhur të tij dhe duke pikëlluar e trishtuar zemrën e shpirtin e Aminesë për humbjen e një bashkëshorti, me të cilin shpresonte se do të kalonte një jetë të kënaqëshme dhe të lumtur.

44

Di

JANAR 2013

Lindja e Muhamedit a.s. Amineja shtat-zënë vazhdoi kështu edhe për një kohë të caktuar deri sa i erdh koha për të lindur. Kur lindi të birin i dërgoi Abdul Muttalibit në Qabe myzhden se iu lind një nip. Plaku u gëzua kur mori lajmin e madh. Solli menjëherë ndërmend Abdull- llahun, duke ngushëlluar dhimbjen që ndjente për të me trashëgimtarin e tij të vocër. Shpejtoi te e reja, e mori djalin me zili midis dy duarvet, eci me të ashtu deri sa arriti në tempull (Qabe) dhe emëroi Muhamed! Sa do që ky emër nuk përdorej shumë prej arabët, ishte i njohur prej tyre. Pastaj gjyshi ia këtheu fëminë s’ëmës dhe mbet në pritje së bashku me të që të vijnë tajat që mëkojnë qumësht për t’ia dorëzuar njërës prej tyre, simbas zakonit të fisnikëve arabë të popullatës mekkase. Ai iu dorëzua kur ende ishte i njomë një gruaje beduine të quatur Halime, e fisit Beni Saëd. Kështu fëmija filloi të rritet në një atmosferë beduine, folës i gjuhës së tyre letrare. E ama e tij, Amineja, vdiq kur ai kishte arritur të gjashtin vit të jetës së tij. H. Muhamedi u lind pra, prej dy prindërvet të vobegtë në pikpamje pasurije por të pasur në pikpamje fisnikërije dhe grade. Me gjithë këtë djemtë e Hashimit ishin kryetarë të Mekkës dhe mbikqyrshin pusin e zemzemit. Abdull llahu vdiq para se të lindi H. Muhamedi. Ky, mbasi lindi, mbeti nën mbrojtjen e gjyshit të tij, Abdul Muttalibit, por, kur edhe ky ndërroi jetë, e morri në dorëzim xhaxhai i tij Ebu Talibi. H. Muhamedi qe lindur në 570 M. K., simbas mendimit të shumicës së historianëve. Ndërsa të tjerë e llogarisin se i Dërguari është lindur në 20 prill 571 M.K. Këtë mendim ka edhe i ndjeri Mahmud Pasha el Felekiu i Egjyptit. Ky vendos se Lindja e të Dërguarit ka ndodhë n’agimin e ditës së Hënë, në 9 të muajit Rebiul Evvel, vitin e Elefantit, që i përgjigjet 20 prillit të vitit 571 M. K. Ibn Abbasi thotë se Muhamedi është lindur ditën e Elephantit. Të tjerë vëndosin se ai është lindur 15 vjet para ngjarjes s’Elephantit. Të tjerë përveç këtyre arrijnë të thonë se është lindur disa ditë pas Elephantit, ose disa muaj, ose disa vitëra; një tufë e llogarit këtë kohë në 30 vitëra, një tjetër në 70 vitëra. Në të njëjtën mënyrë ranë në konflikt edhe për kohën në të cilën qe lindur, a u lind ditën apo natën, ashtu si ndryshojnë edhe se në cilin vend të Mekkës u lind. Caussin de Perceval, në librin e tij “Essai sur l’Histoire des Arabes” zgjedh që Muhamedi u lind në 20 gusht të vitit 570, d.m.th. Vitin e Elephantit, në Mekkë dhe në shtëpinë e gjyshit të tij Abdul Muttalibit. Në të shtatën ditë të Lindjes së tij, Abdul Muttalibi urdhëroi të theren mishëra pastaj ftoi burrat e Kurejshivet, të cilët erdhën dhe hëngrën. Kur e morën vesh se e kishte emëruar me emërin e madh, Muhamed, e pyetën se përse hoq dorë prej emëravet të gjyshërve dhe të stërgjyshërvet të tij? U përgjigj: “Desha të jetë i lavdëruar në qiell ndaj Zotit si edhe në tokë prej krijesavet të Tij”. “Kultura Islame”, Nr. 20-21, Prill- Maj 1941


Personalitet

LIRA MUSOLLARI

Hafiz Dalliu është jo vetëm një veprimtar patriot që punoi me të gjitha forcat e tij nëpërmjet shkrimeve e diskutimeve të shumta, pjesëmarrjes aktiv në çdo veprimtari të shoqatave patriotike të kohës, por edhe duke

H. IBRAHIM DALLIU

luftuar me armë në dorë

(1878- 1952)

kur e ka dashur nevoja.

Patriot dhe atdhetar Hafiz Ibrahim Dalliu ishte një intelektual i shquar i trevës së Tiranës që ka shkrirë jetën e tij për çështjen kombëtare, për pavarësinë e vendit, për përhapjen e shkollave shqipe, për shkrimin e leximin e gjuhës amtare, për ruajtjen dhe forcimin e zakoneve e traditave të popullit shqiptar. Është në nderin e intelektualëve të sotëm të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë që të studiojnë, të njohin e të promovojnë figura të tilla të shquara si Hafiz Dalliu, që jo vetëm me penë, por edhe me pushkë kanë luftuar për lirinë, pavarësinë dhe të drejtat kombëtare të vendit dhe popullit tonë. Hafiz Dalliu është një nga figurat më të shquara të periudhës së fundit të Rilindjes Kombëtare shqiptare dhe periudhës së parë të pavarësisë së vendit, që ka punuar e luftuar me të gjitha forcat e mundësitë e tij fizike e mendore duke u vënë totalisht në dispozicion dhe funksion të çështjes kombëtare. Edhe Pse është një figurë e tillë, për fat të keq, për 45 vjet me radhë u la në harresë nga diktatura komunis-

te për shkaqe banale ideologjike. Ibrahim Dalliu lindi në vitin 1878 në një familje tiranase dhe që në adoleshencën dhe rininë e hershme u dallua për aftësitë e tij intelektuale. Pasi mbaroi shkollën “Ruzhdije” në vendlindje, në moshën 17 vjeçare shkoi për të vazhduar studimet në Stamboll, ku u pajis me kulturë të gjerë e të gjithanshme. Këtu ai arriti të përvetësojë në shkallë të lartë gjuhët turqisht, arabisht e persisht dhe veç arsimit e kulturës fetare në të cilat u bë një ekspert i nivelit të lartë, studioi dhe u njoh me dinamikën e aktivitetit patriotik të figurave më të njohura të Rilindjes shqiptare si vëllezërit Frashëri, Hasan Tahsini, Ismail Qemali, Jani Vreto, K. Kristoforidhi, Pashko Vasa, Sotir Peçi etj., një pjesë e të cilëve i njohu edhe personalisht. Kur u kthye në Tiranë në moshën 21 vjeçare ai kishte krijuar identitetin e tij patriotik duke përcaktuar qartë rrugën që do të ndiqte në jetë. Ai duke studiuar veprat e rilindësve shqiptarë dhe duke u njohur me veprimtarinë e tyre konkrete në interes të çështjes

kombëtare, arriti të kuptojë shkaqet e prapambetjes së kombit shqiptar në raport me kombet e tjera dhe ishte ndërgjegjësuar për detyrat që e prisnin. U kthye në Shqipëri në një moment kur lëvizja patriotike, nën ndikimin dhe veprimtarinë e shquar të patriotëve shqiptarë që vepronin nëpërmjet shoqatave patriotike të Stambollit, Bukureshtit, Egjiptit etj. dhe vendimet e Lidhjes shqiptare të Prizrenit, kishte marrë përmasa të reja. Tani patriotët shqiptarë u kishin drejtuar fuqive ndërkombëtare dhe Portës së Lartë, kërkesa me karakter të theksuar politik duke u kërkuar me forcë pavarësinë kombëtare, krijimin e shtetit shqiptar, përdorimin e gjuhës shqipe nga administrata e vendit, përhapja e shkollave në gjuhën shqipe etj. Në formimin patriotik të Hafiz Dalliut kanë ndikuar dy faktorë themelorë: - Së pari është origjina e tij familjare, një familje patriote e intelektuale, shtresë e mesme qytetare si dhe mjedisi shoqëror ku ai lindi dhe kaloi adoleshencën e tij. Babai i tij, MustaJANAR 2013

Di

45


fai dhe dy vëllezërit, Hysniu dhe Aliu kanë qenë klerikë të njohur. Mustafai ishte një intelektual dhe patriot i njohur që mbante lidhje me familjet më në zë të Tiranës dhe rrethet më të larta patriotike të qytetit. Kështu, Mustafai si mik i familjes Toptanase e vuri në kontakt Ibrahimin me Seremedin Toptanin dhe djalin e tij, Murat Toptanin me të cilin Hafiz Dalliu mbajti lidhje të ngushta gjatë gjithë aktivitetit të tij patriotik në Tiranë. Po ashtu u vu në kontakt edhe me shumë familje të tjera patriote tiranase. Në këtë mënyrë, Hafiz I. Dalliu i rritur në një mjedis të tillë familjar e shoqëror dhe për vetë cilësitë e tij intelektuale, u brumos me ndjenjat e larta patriotike të dashurisë për Atdheun dhe gjuhën e popullit të tij; kuptoi gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej Shqipëria në atë periudhë dhe shkaqet që kishin çuar në atë gjendje. Faktor tjetër shumë i rëndësishëm që ndikoi në formimin patriotik të Dalliut janë kontaktet e tij të shumta me patriotë shqiptarë të Komitetit të Stambollit gjatë periudhës që ishte me studime në Stamboll si dhe njohja me veprat e tyre teorike dhe praktike. Ai pati rastin të njihet me veprimtarinë e patriotëve të mëdhenj si vëllezërit Frashëri, K. Kristoforidhi, Sotir Peçi, Jani Vreto, Pashko Vasa etj. Ai njohu këtu “Abetaren” e K. Kristoforidhit dhe atë të Sami Frashërit të cilat qenë përgatitur për mësimin e gjuhës në shkollat shqipe në vend, si dhe një tekst tjetër i përgatitur nga S. Frashëri “Dheshkronja”, tekst gjeografie për shkollat shqipe. Në mënyrë të veçantë u frymëzua nga vepra e madhe patriotike e Abdyl Frashërit, i cili si para edhe pas “Lidhjes së Prizrenit” shkroi një numër artikujsh kushtuar vendit, për të promovuar të kaluarën e lashtë të shqiptarëve dhe historinë e tyre në trojet e veta të trashëguara nga të parët, si dhe kontaktet e shumta të tij politike dhe diplomatike me rrethet e larta drejtuese të Evropës etj. Jeta dhe vepra e këtyre patriotëve e brumosën Hafizin me dashurinë për Atdheun, për popullin dhe gjuhën

46

Di

JANAR 2013

shqipe, e frymëzuan atë në gjithë aktivitetin patriotik që kreu gjatë jetës së tij dhe i dhanë atij kurajon për të përballuar presionet e shumta e të gjithanshme dhe kërcënimet deri edhe me jetë. Në këtë mënyrë Hafizi njohu thellë jo vetëm mjedisin politiko-shoqëror në të cilin jetonte populli shqiptar, politikën antishqiptare kundër lirisë dhe të drejtave të shqiptarëve, shtypjen politiko-ekonomike dhe ndalimin e gjuhës dhe shkollave shqipe, veprimtarinë përçarëse në radhët e popullsisë vendase etj., por edhe qëndrimin patriotik dhe luftën e vendosur që bënin rrethet patriotike tiranase dhe në përgjithësi të gjithë patriotët shqiptarë kundër kësaj politike antishqiptare që rrezikonte të shkatërronte përfundimisht çështjen shqiptare. Hafizi u rreshtua vendosmërisht në krahun e patriotëve dhe luftoi gjatë gjithë jetës së tij për realizimin e aspiratave për pavarësinë kombëtare. Është kjo arsyeja që Hafiz Dalliun do ta gjejmë pjesëmarrës aktiv në gjithë ngjarjet dhe momentet më të rëndësishme që kaloi vendi pas kthimit të tij nga Stambolli në vitin 1901. - Kështu në vitin 1902 e gjejmë bëshkëpunëtor me Filip Ashikun në hapjen e shkollave shqipe në Tiranë, duke vazhduar deri në fund të vitit 1903, kur këto shkolla u mbyllën; edhe pse u mbyllën shkollat legale, Hafizi vazhdoi të njëjtin aktivitet në mënyrë ilegale duke drejtuar kurse të gjuhës shqipe në familjet e qytetarëve tiranas si në familjen e Murat Toptanit, për ta rifilluar përsëri këtë aktivitet në mënyrë legale në vitin 1908; - Në vitin 1908 së bashku me patriotët Refik Toptani, Mahmut Fortuzi, Hysni Dalliu, etj., themeloi në Tiranë klubin patriotik “Bashkimi”, si mjet për të realizuar dhe mbrojtur të drejtat kombëtare. Ky klub ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përhapjen dhe fuqizimin e lëvizjes patriotike për pavarësi kombëtare dhe në luftën për përhapjen e shkollave dhe mësimin e gjuhës shqipe. Klubi “Bashkimi” u hap nën patronazhin

e Klubit të Manastirit dhe kishte një aktivitet shumë të gjerë. Lidhur me veprimtarinë e Klubit “Bashkimi” dhe ndikimin që kjo veprimtari pati në ngjarjet patriotike të asaj periudhe, H. Dalliu më vonë do të shkruante: “Që prej asaj kohe është mbjellë fara e urueshme e shqiptarizmës në Tiranë dhe ka zënë rrënjë në zemrat e tiranasve”. - Po në këtë vit e gjejmë shumë aktiv në përgatitjen e Kongresit të Manastirit dhe zbatimin e vendimeve të tij. Ai ka theksuar në shkrimet e tij rëndësinë e këtij Kongresi në historinë e kombit tonë në luftën për mbrojtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare duke e quajtur atë “Kongresi i alfabetit”. Në frymën e Kongresit të Manastirit dhe për zbatimin e vendimeve të tij, u mendua të mblidhej një kongres kombëtar për të diskutuar mbi zhvillimin dhe përhapjen e mësimit të gjuhës shqipe. Për këtë arsye në datat 2-9 shtator 1909 zhvilloi punimet Kongresi i Elbasanit në të cilin morën pjesë 35 delegatë si përfaqësues të gjithë shoqatave patriotike shqiptare brenda ose jashtë vendit.


Këtu mori pjesë edhe një delegacion nga qyteti i Tiranës që kryesohej nga Refik Toptani, në të cilin merrte pjesë edhe Hafiz Dalliu. Kongresi, në zbatim të vendimeve të Kongresit të Manastirit, aprovoi alfabetin latin të gjuhës shqipe dhe vendosi hapjen e shkollës Normale në Elbasan për përgatitjen e kuadrove mësues që do të shërbenin për mësimin e gjuhës në gjithë trevat e banuara nga shqiptarët. Në zbatim të vendimeve të Kongresit të Elbasanit, më 2 dhjetor 1909 u hap shkolla Normale në Elbasan, me drejtor Luigj Gurakuqin dhe në trupin mësimor pedagogjik, përkrah Aleksandër Xhuvanit, Simon Shuteriqit, Sotir Peçit etj. ishte edhe Hafiz Ibrahim Dalliu. - Në vitet 1910 e gjejmë të angazhuar me armë në dorë në çetën atdhetare që drejtohej nga Abdi Toptani, e cila kreu veprime luftarake në Krujë e rrethinat e saj. - Më 26 nëntor 1912 është pjesëmarrës aktiv në përgatitjen dhe zhvillimin e ceremonisë së ngritjes së Flamurit dhe shpalljes së pavarësisë në Tiranë. Hafiz Dalliu, pas ceremonisë

së shpalljes së Pavarësisë në Tiranë, është autori kryesor i përgatitjes së një Letër-Proteste dërguar forcave ushtarake serbe që ndodheshin në zonën verilindore të Shqipërisë dhe përgatiteshin të mësynin Tiranën duke i vënë në dijeni se Tirana kishte shpallur pavarësinë dhe ishte e gatshme ta mbronte me çdo çmim. - Në vitin 1920 është anëtar i delegacionit të trevës së Tiranës në Kongresin e Lushnjes dhe pas kthimit në Tiranë është një nga veprimtarët më aktivë në zbatim të vendimeve të Kongresit. Gjatë gjithë periudhës, deri në vitin 1924 është aktiv në gjithë ngjarjet politike të kohës duke u rreshtuar me forcat progresiste në mbrojtje të interesave të masave të gjera të popullit. - Gjatë periudhës së sundimit të Mbretit Zog është marrë kryesisht me studime në fushën e fesë islame duke bërë komente, duke përkthyer, zbërthyer e interpretuar libra të shenjtë si Kur’ani si dhe vepra të personaliteteve të shquara islame. Po ashtu ka bërë edhe studime në fushën e islamit që përbëjnë kontribut të tij personal në këtë fushë. - Pas lufte e gjejmë anëtar të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe artistëve të Shqipërisë për aftësitë dhe kontributin e tij në fushën e letërsisë, por ai nuk mund të vazhdonte gjatë në këtë mënyrë. Personaliteti i tij që karakterizohej nga liria e mendimit dhe veprimit nuk mund të duronte kornizat ideologjike ku e futi artin dhe letërsinë diktatura komuniste. Ai i u kundërvu këtyre rregullave dhe për këtë përfundoi në burg ku edhe u sëmur rëndë dhe u nda nga jeta në vitin 1952, në moshën 74 vjeçare. Hafiz Dalliu ka qenë jo vetëm prezent në momentet e mësipërme në të cilat ka kaluar vendi, por edhe pjesëmarrës aktiv që ka dhënë një kontribut të shquar në mbrojtje të çështjes kombëtare. I gjithë aktiviteti i tij në fushën fetare, arsimore, publicistike dhe poetike përshkohet nga ndjenja e thellë patriotike. Ai theksonte: “Patriot quhet ai njeri që asht i pajuem me gjitha vetijat e nalta njerzore dhe kombtare. Atij duhet t’i

ndizet gjaku, t’i idhnohet zemra kur të shohi e të ndigjojë se po cënohet e po merret ndër kambë e drejta e kombit të vet”. Hafiz Dalliu i përket asaj plejade klerikësh të lartë që e lidhi thellë çështjen e fesë me atë kombëtare. Imam Vehbi Ismaili, themelues i Qendrës Islamike të shqiptarëve të Amerikës dhe Kanadasë, lidhur me këtë shprehet: “Ai (H.Dalliu) u mbështet fort në binomin Fe-Atdhe”. Hafizi ishte një besimtar dhe klerik i devotshëm që kryente me pasion dhe ndërgjegje të lartë shërbesat fetare, por në të njëjtën kohë ishte edhe patriot dhe si i tillë kreu me devotshmëri edhe detyrën patriotike. Në luftë kundër propogandës armiqësore e përçarëse, Hafizi gjithashtu predikonte me forcë: “Ne shqiptarët, prej çdo feje qofshim, jemi të tan vëllazën gjaku, vëllazën gjuhe dhe vëllazën vatani”. Për të hequr çdo dyshim dhe për të thyer propogandën që bëhej në këtë drejtim ai iu përvesh punës për përkthimin e Kur’anit dhe pjesë të tjera nga librat e shenjtë, bënte shërbesat fetare në gjuhën shqipe, duke shpjeguar qartë se “Çdo gjuhë është e aftë për të shprehur lutjet ndaj Zotit”. Hafiz Dalliu është jo vetëm një veprimtar patriot që punoi me të gjitha forcat e tij nëpërmjet shkrimeve e diskutimeve të shumta, pjesëmarrjes aktiv në çdo veprimtari të shoqatave patriotike të kohës, por edhe duke luftuar me armë në dorë kur e ka dashur nevoja. Në këtë mënyrë Hafiz Dalliu mbetet në historinë e kulturës dhe shkencës islame një luftëtar konseguent, një mendimtar i guximshëm, një teolog i shquar dhe një demokrat dhe patriot i zjarrtë. Vepra e Dalliut është një shembull frymëzimi jo vetëm për besimtarët myslimanë, por edhe për gjithë brezin e ri, për formimin e tyre me traditat e shquara të kombit shqiptar. Ai është simbol i qëndresës së pamposhtur, i atdhetarit të zjarrtë, i pastërtisë morale, që kurdoherë me besimin e patundur tek Zoti dhe drejtësia, mbrojti interesat e vendit të tij. JANAR 2013

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

A JENI PRINDËR SHEMBULLORË?

Të jesh nënë dhe baba i mirë nuk do të thotë të plotësosh çdo dëshirë të fëmijëve, t’i mbysësh me lodra, t’i ngopësh deri në fyt me ushqim, të rendësh pas tyre me pjatë në dorë, t’ua lidhësh këpucët edhe nëse janë rritur dhe t’i ndihmosh të vishen. Nga prindërit kërkohet që të bëhen shokë me fëmijët e tyre, por duke ruajtur dhe përcaktuar mirë kufijtë e kësaj marrëdhënieje. Gjithashtu prindërit përpiqen për mbrojtjen e fëmijës, ruajtjen e shëndetit emocional, edukimin, kalimin e një kohe të frytshme me ta, marrjen e vendimeve në lidhje me të ardhmen e fëmijës, e mbështesin atë nga ana emocionale dhe përballojnë të gjitha shpenzimet e tij. Nënat dhe baballarët e suksesshëm marrin përsipër përkujdesjen dhe rritjen e fëmijës. Ato ndajnë me njëri-tjetrin përgjegjësitë dhe shmangen nga ngarkimi i përgjegjësisë tek njëra palë. Mundohen të shtojnë njohuritë në lidhje me zhvillimin, edukimin dhe arsimimin e fëmijës. Dëgjojnë me vëmendje alët e fëmijës, mendimet e tij dhe mundohen të kuptojnë jo vetëm ato që shpreh por edhe gjërat që ndjen fëmija. I pranojnë fëmijët ashtu siç janë. Nuk cenojnë vetëbesimin e fëmijëve duke pritur më shumë se ç’kanë aftësi të bëjnë. Pranojnë me mirëkuptim gabimet e tyre duke i parë si një rast mësimi për ta. Në çdo moment mundohen të mos humbasin dashurinë, respektin, mirëkuptimin, tolerancën dhe dhembshurinë. Mos i kritikoni Edhe nëse prindërit janë të divorcuar kërkohet një bashkëpunim dhe ndërveprim i fortë mes tyre. Ndërkohë që nga familjet kërkohet që të përpiqen të krijojnë një ambient sa më të ngrohtë dhe të sigurt. Prindërit nuk duhet t’i kritikojnë fëmijët, të tregohen të kujdesshëm në mosthyerjen e zemrave të tyre. Gjatë ditës ju flisni me fëmijën tuaj bazuar në shkaqe të ndryshme. Sa prej këtyre alive përmbajnë tone kritikuese, gjykuese dhe mospëlqimi? Sa prej tyre përmbajnë dashuri, dhembshuri, siguri, mirëkuptim? Mendohuni! Lejoni që fëmijët t’jua transmetojnë hapurazi ndjenjat e tyre. Mos i kritikoni ato për shkak të alëve që thonë. Shikojeni këtë si një rast për të zhvilluar një marrëdhënie të mirë mes jush. Të jesh një prind i mirë nuk do të thotë të plotësosh çdo dëshirë të fëmijës, ta mbysësh me lodra, ta ushqesh derisa të tejngopet, ta ndihmosh në veshjen e rrobave e të tjera. Një sjellje e tillë ndikon në cënimin e personalitetit të fëmijës suaj. Kohën e kaluar me fëmijët shfrytëzojeni për ta kuptuar, për t’i shprehur dashurinë dhe dhembshurinë tuaj dhe për t’u bërë shok me të.

48

Di

JANAR 2013

Mos u tallni me të Nga prindërit kërkohet që çdo ditë të ndajnë një kohë të përshtatshme për të biseduar me fëmijët. Mos e shtyni për më vonë diçka që fëmija dëshiron t’ua tregojë , dëgjojeni me shumë vëmendje. Shikojeni në sy kur flet dhe mbani një qëndrim të butë dhe mirëkuptues. Mundohuni të kuptoni nëse ka ndjenja të cilat i mban të fshehura kur flet me ju. Tregoni kujdes ndaj mesazheve të gjuhës së trupit. Bëhuni një dëgjues aktiv. Mos kaloni nga një temë në tjetrën, mos ia ndërprisni alën dhe mos ndryshoni temë. Lëreni të flasë dhe ju vihuni në rolin e një dëgjuesi të mirë. Respektoni alët e fëmijës, mos e kritikoni dhe mos u tallni me të. Qëndroni larg pengesave të komunikimit. Mundësoni shprehjen e qetë të ndjenjave dhe mendimeve të fëmijës. Jepini përgjigje të qarta dhe të hapura pyetjeve të tij. Tregoni kujdes të jepni përgjigje të përshtatshme me moshën e fëmijës dhe asnjëherë mos i jepni informacion të rremë apo të gabuar. Shpreheni mungesën e informacionit në rast të një çështjeje që nuk dini. Por theksojini se do të mblidhni të dhëna madje mund ta bëni bashkë. Familja e shëndetshme është ambienti ku edukohen brezat e rinj Një familje e shëndetshme është një faktor ekuilibrues dhe i sigurt për shoqërinë dhe ambientin përreth. Nën tablonë e hidhur të problemeve të sotme qëndron e vërteta e humbjes së aftësisë së zgjidhjes së problemeve të familjeve. Kohë më parë mjaftonte që brezit të ri t’i transmetoheshin zakonet dhe tradita e së shkuarës për të formuar një mendim të qartë rreth familjes. Por me shtimin e informacionit dhe eksperiencave janë shtuar dhe mundësitë në sistemin edukativ dhe arsimor.


A MUND

TË MËSOHET

ROLI I BABAIT?

Roli i babait ashtu si ai i nënës fillon me dëshirën e pasjes së një fëmije dhe forcohet me prekjen e barkut të gruas shtatzënë. Ndjekja e shtatzënisë në çdo etapë të saj, mbështetja emocionale e bashkëshortes, ndarja me të e lumturisë, shqetësimeve dhe gëzimeve, ndjeka e zhvillimit të bebes, prezenca gjatë kontrolleve mjekësore, kontribuimi në përgatitjen e sendeve dhe veshjeve të fëmijës pas lindjes, përbëjnë disa hapa të rëndësishëm në marrjen e këtij roli. Femra përjeton një ndryshim fizik dhe emocional gjatë 9 muajve të shtatzënisë. Ndërsa mashkulli përpiqet të kuptojë fëmijën duke ndarë ndjenjat e bashkëshortes dhe duke vëzhguar ndryshimin e saj. Kur burri e merr në dorë fëmijën për herë të parë atëherë mund të themi se ka mbaruar faza përgatitore dhe ky moment përbën çastin më të bukur të fillimit të rolit të babait. Në fillim meshkujt nuk arrijnë të shprehin emocionet dhe lumturinë që ndjejnë në atë moment. Shembull për fëmijën Nëse burri e ndihmon gruan në përballimin e nevojave të fëmijës që nga lindja atëherë kjo luan një rol të rëndësishëm në krijimin e një komunikimi fizik dhe psikologjik. Veçanërisht shikimi në sy i fëmijës nga ana e babait është shumë i rëndësishëm. Marrëdhëniet e burrave të cilët i përqafojnë shpesh fëmijët dhe bashkëshortet e tyre janë më të shëndetshme. Krahas kësaj njihet dhe rëndësia e rolit të babait, qetësia, dhembshuria, vendosmëria e tij në zhvillimin social, emocional, mendor dhe fizik të fëmijës vajzë apo djalë qoftë ai. Si të përgatitemi Bashkëshortët mund të përgatiten për rolin e mamasë– babait para se të lindë fëmija. Për këtë arsye ato mund të kërkojnë ndihmën e specialistëve apo të lexojnë libra në lidhje me këtë. Bashkëpunimi i bashkëshortëve në rritjen

e fëmijës, mbështetja e njëri-tjetrit mundëson zgjidhjen më të lehtë të problemeve. Këshilla për nënat dhe baballarët e rinj - Do të keni kohë për të njohur fëmijën tuaj. Keni nevojë për durim, ambient të qetë, forcë, rezistencë, respekt, dhembshuri, disiplinë, kujdes, vëzhgim, kohë dhe praktikë. Krahas kësaj duhet t’ia vini veshin intuitës suaj. - Gabimi i femrave është se pasi bëhen nëna e shpallin veten e tyre prind të fëmijës. Në të njëjtën kohë nuk duhet të harrojnë se janë një individ, një bashkëshorte, femër. E njëjta gjë vlen edhe për meshkujt. - Mbështetja e bashkëshortëve veçanërisht gjatë gjashtë muajve të parë, pushimi dhe lënia e një kohe të lirë për njëri-tjetrin ndikon në afrimin e çiftit. - Do t’ju bëjë mirë të shikoni bashkë TV, të dëgjoni muzikë kur fëmija është në gjumë. Ndonjëherë mund t’ia lini fëmijën prindërve tuaj. - Prindërit e rinj duhen mbështetur shumë veçanërisht gjatë gjashtë muajve të parë (periudhë ku përjetohen problemet më të mëdha të pagjumësisë). - Nuk duhet ta mbyllin veten në shtëpi. Do t’ju bënte mirë të dilni për shëtitje bashkë me fëmijën kur koha është e bukur. - Të ndajnë shqetësimet me bashkëshortët apo miqtë .Edhe nëse problemi nuk ka zgjidhje në atë moment shpjegimi i tij do ta qetësojë personin. Po gjendja e fëmijës? Shumë studime kanë treguar se fëmijët e rritur pa dashuri që në fillim përjetojnë probleme serioze emocionale edhe nëse rriten në kushte shumë të mira. Madje në disa raste është parë mangësi në zhvillimin fizik dhe mendor të fëmijës. Një pikë tjetër e rëndësishme është plotësimi i nevojave si gjumi, pastrimi dhe ushqimi në kohën e duhur gjatë vitit të parë të jetës. Plotësimi në kohë i nevojave të fëmijës përbën themelin e besimit që krijon fëmija përballë botës së jashtme. Në këtë mënyrë ai mëson të komunikojë me botën e jashtme dhe të formojë ndjenjën e sigurisë, lidhet me personin i cili përkujdeset për të. JANAR 2013

Di

49


Kuriozitete

Profesionet më popullore të së ardhmes Bashkë me zhvillimin e teknologjisë kanë filluar të dalin në plan të parë disa grupe të reja profesionesh. Nisur nga fakti se jemi vend në zhvillim është ndjerë nevoja e shumë profesioneve të reja duke filluar nga muratori tek marangozi, nga përpunuesi i xhamave tek mekaniku. Bazuar në një studim të realizuar nga Departamenti amerikan i Punës kanë dalë në pah profesionet më konkurruese. Edhe ju mund të keni një punë nëse zgjidhni njërin prej këtyre profesioneve ose atë që ju përshtatet më shumë.

10 PROFESIONET E SË ARDHMES: KUJDESTAR Personat të cilët punojnë në këtë sektor u shërbejnë të sëmurëve kronikë, të moshuarve dhe personave me aftësi të kufizuara në shtëpi. Me shtimin e këtyre rasteve është rritur dhe kërkesa për shërbime të tilla. INXHINER BIOMEDIKAL Inxhiner biomedikal është personi i cili zhvillon teknologji të reja mjekësore, proteza dhe kura apo terapi të reja. Me përparimin e teknologjisë është shtuar shumë dhe mundësia e zhvillimit të aparaturave të reja mjekësore. STOMATOLOGJI ESTETIKE Tashmë njerëzit krahas përkujdesjes së treguar ndaj dhëmbëve, i kushtojnë rëndësi edhe pamjes së jashtme, estetike. Kjo ka çuar në shtimin e të punësuarve në këtë fushë. Pastrimi dhe zbardhimi i dhëmbëve hyjnë në sektorin e stomatologjisë estetike. Dentistët e specializuar në këtë fushë kanë filluar të dalin edhe jashtë klinikës së tyre. Në këtë sektor pritet një rritje me 38 %. EKOGRAF Ultrasonografia përdor teknologjinë e dallgëve të zërit për të mundësuar një pamje mjekësore. Specialistët ekografë punojnë në spitale, klinika private apo qendra shëndetësore. Bashkë me zhvillimet teknologjike pritet edhe një rritje e kërkesës në këtë fushë. Por për të filluar punë ju duhen të paktën dy vite trajnim. ANALIST TREGU Këta persona ndihmojnë kompanitë ku punojnë në prezantimin sa më të mirë përballë klientëve. Për ta bërë këtë ata analizojnë të gjithë faktorët e jashtëm duke filluar që nga tregu më i thjeshtë e deri tek ato ndërkombëtare. Ky sektor përfshin reklamat, shitjet, kërkimet dhe marrëdhëniet me publikun. ANALIST FINANCIAR Analistët financiarë janë një guidë e rëndësishme për kompanitë në udhëzimin e tyre drejt çështjeve të rëndësishme siç janë investimet. Ata marrin vendime dhe ekuilibrojnë tregjet, kompanitë dhe

50

Di

JANAR 2013


Fëmija më i mençur në botë, një 14 vjeçare nga Gaza

performancën e investimeve të tjera. PËRKTHYESIT DHE NJOHËSIT E GJUHËVE TË HUAJA Përkthyesit ndihmojnë në njohjen e një gjuhe të huaj dhe kulturës së vendit ku flitet ajo gjuhë. Ata zakonisht përkthejnë alët e shkruara nga një gjuhë në tjetrën ose alët e folësit. Por me shtimin e kompanive të huaja në vend është rritur dhe kërkesa për persona të cilët njohin të paktën dy gjuhë dhe kulturën e vendeve përkatëse. SPECIALIST PSIKOLOG MARTESOR DHE FAMILJAR Specialistët psikologë të licencuar punojnë bashkë me çiftet apo familjet të cilat kanë përjetuar kriza, depresion apo divorce dhe përpiqen të gjejnë një zgjidhje. Edhe në këtë sektor pritet të shtohet numri i psikologëve. Kështu do t’u shërbehet më shumë çifteve të reja dhe familjeve me probleme. Për këtë duhet të specializoheni në fushën e psikologjisë. LLOGARITAR Duke qenë një vend i vogël në zhvillim duket qartë se sa e nevojshme është prezenca e llogaritarëve dhe ekonomistëve. Për t’u bërë ekonomist kërkohet arsimi universitar 4 ose 5 vjeçar. TERAPIST FIZIK Terapisti fizik ndihmon të sëmurin të ngrihet më shpejt në këmbë me ndihmën e terapive që përdor. Specialistë të kësaj fushe punojnë për të minimizuar dhembjet, forcuar konstruktin e trupit dhe parandaluar defektet që mund të shfaqen në të ardhmen. Mendohet se fuqia punëtore në këtë fushë do të dyfishohet.

Në Olimpiadën e aritmetikës mendore që u mbajt në kryeqytetin e Malajzisë, Kuala Lumpur, fëmijët nga Gaza regjistruan rezultatet më të larta. Duke zgjidhur një total prej 182 problemesh matematikore brenda tetë minutave, titulli i fëmijës më të zgjuar në botë i takoi 14 vjeçares Eryic el-Medhun. Në këtë konkurs ndërkombëtar morën pjesë 1500 pjesëmarrës nga dhjetë vende aziatike dhe afrikane, kurse Palestinën e kanë përfaqësuar 21 pjesëmarrës. Fituesja e konkursit, Eryic elMedhun, u shpreh e kënaqur me suksesin e saj dhe theksoi se fitorja e saj është edhe më e rëndësishme, sepse për këtë garë ajo u përgatit gjatë sulmeve të fundit të Izraelit në Gaza.

“Kemi nderin ta bartim flamurin e Palestinës dhe të përfaqësojmë denjësisht vendin tonë. Ky është një tjetër tregues se fëmijët palestinezë janë të aftë pavarësisht vështirësive me të cilat përballen”, tha Eryic el-Medhun. Drejtori i Qendrës për aritmetikë mendore, Maxhid el-Bari, tha se tek këta fëmijë po zhvillohen aftësitë e trurit, e në veçanti funksionimi i zhvillimit të pjesës së djathtë të trurit, që kontrollon vetëbesimin, kontrollin e presionit, shpejtësisë, saktësisë dhe përmirëson aftësinë e memories. Qendra për aritmetikën mendore në Palestinë u hap në vitin 2009, dhe për momentin frekuentohet nga 1.500 fëmijë të moshës 5-12 vjeç.

JANAR 2013

Di

51


Shëndeti

DR . IBRAHIM B . SYED

Shërimi me anë të muzikës Në vitin 1944 Edgar Cayce, i cili kishte shëruar mijëra njerëz duke i çuar në gjendje ekstaze, tha: “Muzika është ilaçi i së ardhmes.”(1) Në kohën e sotme, disa dijetarë të botës islame e dënojnë dëgjimin e muzikës. Në këtë artikull do të analizojmë pikëpamjet islame në lidhje me muzikën dhe të kënduarit, dhe se përdorimi i muzikës si një faktor terapeutik në mjekësi nuk është i ndaluar. Fakte të dokumentuara tregojnë se fuqia e muzikës mund të përdoret për shërimin e trupit, forcimin e mendjes dhe çlirimin e shpirtit krijues. Studime dhe artikuj të ndryshëm të publikuar ofrojnë shembuj të shumtë se si mjekë, muzikantë dhe profesionistë të tjerë të shëndetit e përdorin muzikën për të kuruar çdo gjë nga ankthi deri te kanceri, presioni i lartë i gjakut, dhimbjet kronike, disleksia dhe sëmundjet mendore. Gjatë lindjes, muzika mund të lehtësojë ankthin tek nënat e ardhshme dhe ndihmon në çlirimin e endorfinave, të cilat janë substanca natyrale të organizmit që veprojnë kundër dhimbjes dhe për pasojë ulin ndjeshëm nevojën për anestezi. Ekspozimi ndaj tingujve të muzikës rrit jetëgjatësinë, përmirëson të mësuarit dhe sjelljen duke stimuluar të mësuarit dhe kujtesën dhe forcon aftësinë për të dëgjuar. Muzika është përdorur për shumë kohë si trajtim për migrenën dhe abuzimin me substanca psikoaktive. Një mijë vjet më parë, mjekët myslimanë të cilët kishin arritur majat e mjekësisë, kanë përdorur teknika dhe ndërhyrje që sot konsiderohen moderne. Ata i trajtonin të sëmurët mendorë duke i çuar nëpër azile ku i nënshtroheshin terapisë me muzikë si në shekullin e 21-të. Në qytetin Fes të Marokut, ishte ngritur një azil për të sëmurët mendorë që në shekullin e VIII. Institucione tb tilla kishte edhe në Bagdad (705), Kajro (800), Damask dhe Aleppo (1270). Përveç ilaçeve, banjave dhe trajtimit me mirësjellje dhe dashuri, të sëmurët ekspozoheshin disa orë në ditë ndaj terapisë së bazuar në muzikë. Çdo ditë në azil silleshin kore, banda muzikore dhe grupe teatrale që performonin shfaqje për të argëtuar të sëmurët. Malik el-Mansur Sejf el-Din Kalauni ndërtoi spitalin ElMansuri në Kajro (1284). Veçoria e tij më e dalluar ishte se,

52

Di

JANAR 2013

ashtu si edhe në spitalet e sotëm modernë, merreshin masa për të argëtuar të sëmurët me muzikë të lehtë. Humoristë dhe aktorë profesionistë vinin për të treguar histori apo ngjarje humoristike, siç bëjnë sot radio, televizioni dhe interneti. Personat që thërrisnin besimtarët për namaz, këndonin ilahi (lirika fetare) përpara namazit të sabahut në mënyrë që pacientët e pikëlluar të harronin hidhërimin e tyre. Ky spital edhe sot e kësaj dite vazhdon të ofrojë këto shërbime.

DOBITË MJEKËSORE Terapia me muzikë ka humbur për më shumë se 1000 vjet në botën islame dhe atë perëndimore. Në tri dekadat e fundit perëndimi ka treguar një interes të madh në përdorimin e terapisë me muzikë për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme. Askush nuk e di me siguri se si muzika shëron, por është e dukshme se truri ynë përgjigjet mirë ndaj saj. Dr. Clive Robbins, një bashkëthemelues i Qendrës Nordo-Robbins për Terapinë me Muzikë në Universitetin e New York-ut, thotë: “Ekziston diçka e brendshme muzikale në strukturën neurologjike të trurit dhe funksionin muskular të organizmit të njeriut. Në një nivel bazë, muzika aktivizon mendjen tonë, harmonizon kujtesën dhe vëmendjen dhe ndihmon në rregullimin e disa funksioneve të organizmit.”(2) Me terapinë me muzikë ai ka trajtuar një fëmijë me paralizë cerebrale dhe ka arritur që ta ndihmojë të mbajë ekuilibrin, të koordinojë lëvizjet e gjymtyrëve dhe të komunikojë. Metoda e ndjekur e bëri fëmijën më të motivuar dhe më të përqendruar. Muzika e duhur duket se funksionon në më shumë se një rrugë në lehtësimin e dhimbjes, përmirësimin e humorit, përjetimin e kujtimeve të kaluara, madje dhe ta vërë organizmin në ritëm aktiv. Muzika është vlerësuar për shumë kohë për efektet e saj qetësuese, por kërkime të reja tregojnë se ajo mund të ketë fuqinë të rigjenerojë dhe të na mbajë të shëndetshëm. Tingujt qetësues nga himnet Tibetiane deri tek simfonitë e Bet'hovenit, gjithnjë e më shumë po fitojnë terren në parandalimin e virozave, lehtësimin e dhimbjeve të lindjes dhe prodhimin e hormoneve kundër plakjes. Një studim ka gjetur se


pacientët e nënshtruar ndaj një ndërhyrjeje kirurgjikale të cilët kishin dëgjuar muzikë qetësuese, u rikuperuan më shpejt dhe patën më pak dhimbje se ata të cilët nuk kishin dëgjuar muzikë. Revista Ndërkombëtare e Arteve Mjekësore raporton se foshnjat në kujdes reanimator intesiv kishin kaluar 3 ditë më pak në spital, ishin ushqyer më mirë dhe kishin shtuar më shumë në peshë nëse i nënshtroheshin dëgjimit të muzikës ose nëse dikush iu këndonte atyre. Studime klinike dhe fakte personale nga terapistë të muzikës sugjerojnë se tingujt e muzikës janë qetësues dhe lehtësues. Për shembull, ajo ndikon në uljen e kortizolit me 25 %, çlirimin e endorfinave ose hormonet kënaqësiprurës të organizmit, reduktimin e dhimbjes pas operacionit dhe uljen e nevojës për analgjezikë dhe sedativë, rekupermin më të shpejtë të pacientëve me ndërhyrje kirurgjikale, parandalimin e ftohjeve sezonale, rritjen e nivelit të immunoglobulinës A (një faktor pozitiv imunitar) në 14.1 % dhe lehtësimin e lindjes pa medikamente. Ajo gjithashtu ndihmon në rikuperimin e foshnjave të lindur para kohe, nxit ndërlidhjet midis neuroneve të trurit dhe përmirëson kujtesën dhe aftësitë e fëmijës për të mësuar, ul presionin e gjakut me 5 mmHg, ul rrahjet e zemrës, përmirëson ritmin e zemrës dhe qetëson tensionin muskular. Dobitë e muzikës nuk mjaftohen vetëm me kaq. Kërkimet shkencore tregojnë se ajo përmirëson humorin dhe lëvizshmërinë e personave me sëmundjen Parkinson, pakëson të përzierat dhe të vjellat gjatë krimoterapisë, ndihmon pacientët të marrin pjesë në seanca trajnimi, lehtëson ankthin dhe stresin, qetëson depresionin, rrit përqendrimin dhe kreativitetin, sjell ndryshime pozitive të humorit dhe gjendjes emocionale, rrit vetëdijen personale dhe ambientale, të jep ndjenjën e kontrollit të jetës nëpërmjet përvojave të suksesshme, është një mënyrë për të shprehur ndjenjat, përmirëson kujtesën dhe jep një kënaqësi të përmbushjes së jetës. Studime interesante tregojnë se truri ynë, në mënyrë të habitshme, përgjigjet ndaj muzikës po ashtu si ndaj medikamenteve. Muzika rregullon disa funksione të organizmit, sinkronizon aftësitë motorë, stimulon mendjen dhe na bën më të zgjuar. Sipas Suzanne Hanser, D. Ed., lektore në De-

partamentin e Mjekësisë Sociale të Universitetit Harvard: “Nuk gjendet një recetë apo një pjesë e caktuar muzikale e cila mund të bëjë këdo të ndihet mirë. Ajo çka vlen është shija muzikale, kujtimet e ndryshme dhe ndjenjat të cilat muzika i rizgjon në mendjen tonë. Disa persona qetësohen me muzikë klasike, disa të tjerë me muzikë të lehtë, etj. E rëndësishme është të identifikoni shijet tuaja muzikore.”(3)

DEPRESIONI Një kërkim i drejtuar nga Fakulteti i Mjekësisë së Universitetit të Stanfordit na paraqet disa të dhëna interesante. Në një grup prej 20 personash të moshës 61 deri 86 vjeç, u vërejt se humori i tyre u përmirësua dhe shkalla e depresionit u zvogëlua kur iu nënshtruan terapisë me muzikën që zgjodhën vetë ose me ndihmën e terapistit. Ndërsa një grup kontrolli i cili nuk iu nënshtrua kësaj terapie nuk pati asnjë përmirësim gjatë 8 javëve të studimit.

PAGJUMËSIA Një studim nga Departamenti Kërkimor i Infermierisë së Universitetit të Louisville tregoi se 24 nga 25 persona me pagjumësi, pasi dëgjuan muzikë klasike dhe të lehtë filluan të dremisin më shpejt, të flenë më gjatë dhe më lehtë se përpara. Muzika duhet të jetë e qetë, melodioze dhe me ritëm të ngadaltë për të qenë efektive. Kjo duhet të shoqërohet me evitimin e kafesë ose çajit pas darke si dhe telefonatave pas orës 21:00.

STRESI Shumë studime të tjera kanë provuar se meloditë e lehta mund të qetësojnë ankthin, të ulin presionin e gjakut dhe rrahjet e zemrës edhe në situata shumë stresante. Edhe stresi i përditshëm reagon ndaj muzikës. Zgjidhni muzikën që preferoni dhe që ju qetëson në të njëjtën kohë, qëndroni shtrirë për pak kohë dhe shqetësimet do të largohen. Nëse muzika instrumentale ju bën melankolikë, patjetër që mund të kaloni në një tjetër më argëtuese. Përktheu: Erion Sukaj

JANAR 2013

Di

53


Uthulla e mollës për shëndet të mirë Uthulla e mollës është një nga ilaçet alternative më të popullarizuara që përdoren sot. Megjithatë, ajo që nga lashtësia përdoret për shërimin e sëmundjeve të ndryshme. Disa përparësi shëndetësore të uthullës së mollës nuk janë vërtetuar shkencërisht. Gjithsesi shikoni se cilat janë dobitë e saj për shëndetin tonë, kështu që edhe ju mund t’i provoni. 1. Kur tretet me ujin në raportin 50:50 shpesh përdoret si tonik për fytyrë. Duheni të jeni shumë të kujdesshëm kur e përdorni, sepse uthulla është e rrezikshme për sytë, por edhe për të gjithë ata me lëkurën e ndjeshme. 2. Dushi nga uthulla e mollës redukton djegiet. Mund ta përdorni pëlhurën e zhytur në uthull dhe ta aplikoni në djegie. 3. Shëron infeksionet kërpudhore, kështu që uthullën e mollës mund ta vendosni në pjesën e trupit të prekur nga kërpudhat, qoftë kur bëhet alë për “shputën e atletit” ose kërpudhat në thonjtë e këmbëve. Nëse keni kërpudha në këmbë, çdo ditë për 30 minuta t’i mbani në tretjen e uthullës dhe ujit në raport 1:5. 4. Ekzistojnë shumë pohime që është aleat i fuqishëm në dobësim. Shumë njerëz e përdorin në sallata ose ashtu që pinë një lugë të uthullës së holluar me mjaltë në gotën me ujë, një herë apo dy herë në ditë. 5. Konsiderohet që uthulla e mollës eliminon zbokthin.

54

Di

JANAR 2013

Disa njerëz rekomandojnë aplikim të përzierjes së ujit dhe uthullës 50:50, duke e aplikuar në lëkurë dhe duke e lënë që të thahet. Derisa të tjerët sugjerojnë aplikimin e disa lugëve uthull direkt në lëkurë, duke e lënë një orë ose dy para se të shpërlahet. 6. Uthulla e mollës qëmoti promovohet si ilaç për artrit. Kjo nuk është e dëshmuar shkencërisht, por është e parrezikshme nëse e provoni. 7. Kjo uthull po ashtu shëron lythat. Duhet të lyeni zonën e prekur 20 minuta me përzierjen me uthull dhe ujë 50:50. 8. Konsiderohet që është ilaç natyral për reduktimin e kolesterinës së keqe. 9. Po ashtu është shtresuar mendimi që një lugë uthull molle në ditë ulë tensionin e gjakut. 10. Uthulla e mollës dekompozon acidin laktik, i cili grumbullohet në muskuj pas ushtrimeve dhe shkakton dhimbje në muskuj. Përzieni disa lugë uthull në filxhan të ujit, zhyteni leckën ose copën e materialit dhe mbajeni në vendet që ju dhembin për 20 minuta. 11. Shëron fytin e pezmatuar, prandaj gotës me ujë të nxehtë shtoni një lugë uthull molle dhe shpërlani fytin. Disa lugë mjaltë këtë përzierje do ta bëjë edhe më shëruese dhe shumë më të shijshme. Nuk është tërësisht e qartë se për ç’arsye uthulla ndal lemzën por shumë njerëz janë bindur për këtë.


Faqja juaj

t i n a ’ r u K ë t t i s ë n Letër nxë e fuqi, prandaj i nderuar! m na jep gëzim dh laj I dashur vëllai im të kë e m it, o vuajtje të Islam se ke pëlqyer çd Meqenëse thua t. hur, do të shpohe : mbën e ke të zbat Kë dëgjo me kujdes . të ve ., ba a.s ai em gj us M es ndafila m që janë si të mbledhësh trë zohesh. Fëmijët rgosin Detyra jote është r ti kësaj do t’i gë Po . more?” Do të bu i et os se “P ak n gj hi të rra do të r, ua Do ul e. zb nd të të Dorën e ke rësh në rrugën raonëve do t’i mar rritur në duart e fa gëzohesh. të do po rriten. Do të e ti për këto Dh ”. le? fo u r të ujitur filizat që se pë ër jë “P be ër do ta sh të tërrojnë. Ti këtë , gjaku yt do djegin e të shka h në shkretëtirë të es , os en jyn rih rg ng sy të se Në ërimin. Do nuk e duan gjelb ketë nga ata që kura, nëse r). bë rim (sa ërgjegje të ndrysh vëzhgosh me du sheh dritë në nd se në , ta rë er e ë lit të burgosin në qe r (dritë) atyre. Edhe në qoftë se (besim), jepu Nu an Im pa t përsëri kësaj do ra m ze në ë es pr hkohesh; por ti sh ës nd sheh të do ë, es pse fale shpr të quhesh fajtor; Pse dhe dritë, do nin. ithë shpirt Kur’a përqafosh me gj t’i gëzohesh. të do Ti it. ur sh e të da fan. a nëna, shokët dh ë do të bëhesh tu Do të ndahesh ng t, duke qenë frym de sh lënë të he bë të kë uji do jë. Nuk do të të Duke qenë një pi kurse gjakun bo r, h ata të le es gj sh të bë do ta e rkonte sy dh nd, lëkurën do kë të që ri llin rb ha r ve i ua si eg Për të shpj esh. rosh në horizonte nuk do të mërzit i, por ti do të flutu k i gjen, atëherë nu që takohesh me njer hë od nd hesh në furtunën (dritë). Mund të qoftë se ngatërro Në . që kërkojnë Nur nd të in fs ne të harrosh in post e pasuri, do Në qoftë se të jap ësh ndjenjat. tis me ak br t’i do ta shkatërrosh e shpies, do e gënjeshtrës dh ke nisur, këtë mur ata që n sh gë të ali rru sk në r t’i pengua a malet, do ur hekuri për të të skalitësh të gjith të e h ës nd he Nëse të bëjnë m t të gd se do të të duhe dhëmbë. Në qoftë rrënjë. Në qoftë ë. ilpër jorancën deri në in e dh qoftë edhe me gj in dë sim be tërroje mos ji gurë; mishin lën të ndodhesh shka ë kockat e tua bë që er do jëh Ku en ! m rro n, ha he Mos nit po rrëno se muret e Kur’a të mos rrënohen. se një ditë sheh vetëm ata mure r të kenë po ë, uj nd të un ak gj ate. Kështjellat do e ndërtimi dh , virtyti dhe eduk rie tu di lla tje sh sh kë hesh do të ndërto Kudo që të ndod të jesh. do lë til i ë, ç’nevojë ti e dh ues të thuash: “E gjat do , në vine nevojë për sakrifik ”, es M re që lexon e do të mjatonte ënës i Kur’anit dh , ashtu si Junus Em ër nx let sh e ë të he m kë bë e r të dh ua Duke lex e hollë se fija do të thoje: Do o rrugë është më kaq gjatë. Shkurt kj je to që sh di e rre it t’i am te kish gën e Isl e ai që hyn në rru ke të drejtë. Seps .sh. që ta ta. iu lutur Allahut xh mprehtë se shpa atë e tua e duke du r llezërit e ua vë , rk ju kë si u ke ht gjithë shpirt du ë shpëtojë as e m m të oj e af dh rq j Ti pë e të Së fundi, bizotëron mirësia ithëve atje ku m na bashkojë të gj in. Am gë të gabuar. yzalp. mi që janë në rru ftë), Zybejr Gynd xh.sh. e mëshiro hu lla (A e m bi ga Vëllai juaj plot

JANAR 2013

Di

55


Prej shumë kohësh një përshëndetje e veçantë këmbehet midis njerëzve: “Ju uroj paqe e mirësi”- është urim që e pëshpërisin dhe e dëshirojnë fetarë dhe jo fetarë, dijetarë dhe fshesarë, të pasur e të varfër... Paqe e mirësi! Dy shtyllat kryesore ku mbështetet jeta në udhën e të madhit Zot. Fjalën “paqe” e kuptojmë ç’është e ç’do të thotë. Po mirësia, ç’është ajo? Ajo ka rrënjë alën “të mirë”, një alë e bukur, të cilën në shkallën sipërore e meriton vetëm fuqia hyjnore, Allahu Fuqiplotë e Mëshirmadh. Mirësia është një kategori jetësore e përhershme. “Mirësia nuk vjetërohet..”, thuhet në një hadith të profetit Muhamed (a.s.). Mirësia i është dhënë botës dhe njeriut që në çastin e krijimit. Vetë vepra e krijimit të botës dhe të njeriut si zëvendës i Fuqisë Hyjnore në tokë (Kur’ani, 2:30) është mirësia fillestare, mrekullia më e madhe. Pas krjimit të Ademit, njeriut të parë,

lindi një shkak i jashtëm i veprimit të kategorive të tjera, të kundërta, me mirësinë, siç është e keqja (djalli). Djalli (Iblisi) ishte ai që nuk iu bind porosisë së Zotit për t’i bërë sexhde (përulje) Ademit, krijesës së re (2:34). Ishte djalli që e shtyu në ngasje Ademin dhe gruan e tij për të bërë mëkatin e parë fatal (të keqen primare). Në këto rrethana mendojmë se e keqja ka karakter të përkohshëm. Kësisoj e keqja është e dobët, pa fuqi të brendshme. Në një hadith lexojmë: “Mirësia është morali (karakteri) i mirë, kurse e keqja është çka mbillet (përforcohet) në veten tënde, gjersa nuk dëshiron që këtë ta dinë njerëzit”. Por që të arrish mirësinë në jetë, të bëhesh një krijesë pozitive dhe të veprosh për t’i dhënë vetes dhe të tjerëve kënaqësinë dhe bukurinë jetësore që të fali i madhi Zoti, ç’kushte duhet të plotësosh?! Është e thjeshtë: mjafton të plotësojmë porositë e Allahut, të sin-

tetizurara në Kur’anin e shenjtë. Së pari: Të besosh! Të besosh do të të thotë të krijosh tre raporte të ngushta e të domosdoshme. Raportin ndërmjet teje dhe Zotit, Krijuesit të gjithësisë. Besimtari i mirë njeh Allahun dhe nuk i bën shok atij; njeh Muhamedin (a.s.) si profetin e fundit dhe vulën e profetëve; njeh edhe profetët e tjerë, ndër ta edhe Musain dhe Isain (a.s.) dhe i respekton ata. Të kesh raporte të mira me Krijuesin e gjithësisë do të thotë ta adhurosh Atë, të jetosh sipas prosove të Tij. Tek besimtari raportet midis tij dhe Zotit përsosen vazhdimisht. Ai përshëndetet me Të në çdo namaz (falje), kërkon prej Tij mëshirë dhe bekime, e adhuron kudo dhe në çdo moment. Realacione të rëndësishme janë ato midis besimtarit dhe shoqërisë ku ai jeton. Prej saj ai jep e merr: jep prej shembullit të tij dhe merr nga shembulli i të tjerëve. Kësisoj ai ndreq dhe ndreqet, duke iu afruar përherë e më afër kuptimit të mirësisë së vërtetë. Ndërsa raporti i besimtarit me veten e vet ngërthen gjithë botën e tij të brendshme, luftën që zhvillohet në vetveten e tij midis të mirës dhe të keqes... Të tre këto raporte janë shumë të rëndësishme dhe përbëjnë tema më vete.

XHAMIA SULEJMANIE Qyteti i Stambollit është mjaft i pasur me relike të vjetra që fillojnë që nga antikiteti, epoka bizantine dhe ajo osmane. Por epoka osmane është një më të pasurat me monumente të gjinive të ndryshme, të cilat funksionojnë akoma deri në ditët tona. Këto vepra arkitektonike dhe artistike, që u krijuan nën perandorinë osmane, flasin për vlera unikale jo vetëm për Turqinë, por për mbarë botën. Topkapi Saraj, Pazari i madh, Xhamia Blu, etj., të mahnisin me madhështinë dhe pasurinë e vlerave që mbartin. Fuqizimi i perandorisë osmane gjatë shekujve XV-XVI u reflektua me një sërë ndërtimesh si të karakterit publik e shoqëror. Por mbi të gjitha në ato të karakterit të besimit fetar mysliman si xhamitë e famshme të Stambollit. Një nga këto xhami, ndër më të mëdhatë që u konstruktuan në këtë kohë, ishte ajo e Sulejmanies. Kjo xhami mban emrin e Sulltanit të shkëlqyeshëm Sulejman. Xhamia u projektua nga kryemjeshtri, akitekt i oborrit të sulltanit, Mimar Sinani. Arkitektura e xhamisë dominon një nga kodrat e qytetit të Stambollit, duke i dhënë kësaj pjese të qytetit një bukuri të jashtëzakonshme. Shtrirë në një plan katërkëndësh, ajo përbëhet nga një hajat me kolona në faqen veriore, nëpërmjet të cilit hyhet në sallën e madhe të xhamisë. Hapësira e brendshme të mahnit me vëllim, bukuri e dritë që përhapet dritareve të harkuara. Vlera artistike merr kjo vepër monumentale nga dekoracioni piktural i përbërë nga motive të stilizuara, si arabeska gjeometrike, sipas stilit oriental. Thjeshtësia e ndërtimit dhe dekoracioni i brendshëm të

56

Di

JANAR 2013


Për të qenë besimtar i vërtetetë duhet të kesh besim të patundur në dy gjëra kryesore: të besosh në ekzistencën e Zotit Një, Krijuesit të Gjithësisë dhe të besosh në ekzistencën e botës së përtejme, pas vdekjes (Ahiret). Në këto dy pohime nuk duhet të ketë kurrfarë dyshimi. Janë dy ekzistenca të cilat as nuk i ka parë kush, as të mos shpresohet se do t’i tregojë ndokush i kthyer prej andej. Pikërisht këtu qëndron bukuria e të besuarit, tek jomaterialiteti i asaj që ai beson, tek e fshehta e përjetshme... Së dyti: Të bësh vepra të mira! Është manifestimi në praktikë i atyre që besimtari këshillohet të bëjë në jetë. Veprat e mira në këtë botë janë pasaporta, baza faktike për gjykim në botën tjetër (Ahiret). Të gjithë e dimë se ç’do të thotë të bësh vepra të mira. Por jeta jonë është e mbushur me gabime. Për një veprim të kryer mund të ketë tre gjykime: gjykimi i atij që e bën veprimin, gjykimi i shoqërisë që e rrethon dhe gjykimi i Allahut (xh.sh.), nga të cilët ky i fundit është vendimtar, ndërsa dy të tjerët janë relativë. Së treti: Të porositësh veten dhe të tjerët t’i pëmbahen të vërtetës (të drejtës)! Për myslimanin nuk është e mjaftueshme të jetë në rregull me veten. Me të vërtetën dhe të drejtën duhen njohur të gjithë ata me të cilët ai bashkëjeton (familja, shokët e miqtë dhe të gjithë ata me të cilët ka lidhje)... Së katërti: Të këshillojmë njëri- tjetrin për të qenë të durueshëm! Durimi është një nga cilësitë më të vyera të myslimanit. “Durimi është shkëlqim”, ka thënë Profeti (a.s.) Feja jonë, Islami, është mirësia vetë dhe Kur’ani i shenjtë është i pashtershëm në mirësi.

Xhamia më e vjetër, e para që është ndërtuar në territorin e Shqipërisë, është ajo në kalanë e Beratit. Njihet me emrin “Xhamia e Kuqe”, me sa duket për shkak të përdorimit me shumicë të tullave në muret e saj. U ngrit në fillim të mbretërimit të Bajazitit I (1389-1402), aty nga viti 1389, pra, kohë përpara sundimit osman të vendit tonë. Historikisht dihet se principatat shqiptare u lidhën me forca të ndryshme të kohës. Muzakajt e Beratit ishin lidhur me Perandorinë Osmane. Në bazë të kësaj, në qytetin e Beratit ishin vendosur forca osmane. Kronisti turk Evlija Çelebiu, funksionar i lartë i oborrit të sulltanit, me detyrën e inspektorit, vizitoi dy herë vendin tonë, më 1622 dhe më 1670. Në vëllimin e tetë të veprës së tij “Udhëtimet”, në 9 vëllime, botuar më 1902, ndër të tjera ka lënë edhe një përshkrim të hollësishëm të këtij objekti. Nga kjo faltore kanë mbetur vetëm themelet dhe një pjesë e minares.

VEPËR E ARKITEKT SINANIT bën përshtypje estetike pa i ulur vlerat e këtij monumenti, aq sa kur u pyet arkitekti Sinan se përse kjo xhami është trajtuar kaq thjeshtë, ai u përgjigj: “Bukuria e saj qëndron tek thjeshtësia”, dhe sulltani e miratoi idenë e tij. Në kompleksitetin e këtij ansambli bëjnë pjesë, përveç minareve me dy dhe tre kazanë të vendosura në mënyrë simetrike përbri xhamisë, edhe një medrese, një basen uji i punuar artistikisht dhe një bibliotekë ku zhvillohej jeta kulturore dhe shoqërore. Në sheshin e gjerë, të rrethuar me parmakë të gurtë, mund të soditet panarama e bukur e Stambollit deri në horizontin e grykës së Bosforit. Një nga ndërtimet e tjera interesante që ndodhet në një kënd poshtë xhamisë është varri i arkitektit Mimar Sinanit. Ka formën e një mauzolumi të punuar me mermer të bardhë në dimensione të vogla, në formë katrore pak të përzgjatura, pa stonuar me godinat e tjera përreth. Edhe në këtë ndërtim ndjehet shija e hollë dhe thjeshtësia. Duke krahasuar pasuritë monumentale të xhamive të Stambollit siç janë më tipikja Xhamia Blu (16091616), Aja Sofia dhe Sulejmanie, dalin në pah edhe vlerat me karakteristikat e tyre. Ndërsa xhamia Sulltan Ahmet, ose Blu konkuron me dinjitet Aja Sofinë me elegancën dhe artisticitetin që e karakterizon, Xhamia Sulejmanie, jo vetëm që është më e vjetër dhe e ndërtuar në kohën e sulltanin të shkëlqyer Sulejman, i prirur për të bërë vepra të mëdha, por karakterizohet nga monumentaliteti e teknika e përsosur e ndërtimit dhe mbi të gjitha thjeshtësia që i bën vizitorët të mrekullohen akoma prej saj.

JANAR 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D


JANAR 2013

Di

59


60

Di

JANAR 2013


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.