Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al
Viti XXII | Nr. 3 (362) | Mars 2013 | Çmimi: 150 Lekë
www.dritaislame.al
MARS 2013
Di
1
2
Di
MARS 2013
MARS 2013
Di
3
www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 3 (362) Mars, 2013 ISSN 2226-7115
5
32
Në kërkim të dashurisë sublime
7
Në fokus Ferid Piku
Metodologjia profetike dhe problemet sociale
10
Tirazhi 5000
Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.
Editorial Ferit Lika
12
Aktualitet - "Kosova, 5 vjet pavarësi" konferencë shkencore në Universitetin Bedër - Promovohet "Zani i Naltë, revistë shkencore e kulturore
Komente & Opinione Namir Lapardhaja Elita dhe roli i saj në shoqëri
14
Komente & Opinione Rejan Islami
Dija dhe i dituri në sistemin e sotëm arsimor
34 37 40 42 44
Dossier & Histori Edmond Sharka
4
Di
MARS 2013
Mbi punën
Personalitet Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi
47
Eseistikë Edison Çeraj
Dija e transmetuar dhe urtësia
50
Familja - Mos e bëni fëmijën të ndihet fajtor
- Qeshni, por asnjëherë mos qani bashkë me të
Bota jonë Prof. dr. Mustafa Koylu Bota jonë Xhemal Balla
Normat morale dhe zakonet e mira nuk bien ndesh me Islamin
30
Retrospektivë
Studiues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë
Forum Ismail Raxhi El-Faruki
Besimi dhe shëndeti mendor
28
Psikologji Altin Torba
Industria e suksesit - 3
Shtypi Islam në diasporë 1912-1990
24
Hadith Elton Harxhi
Thesare në fjalët Profetike - 3
Islami lëvizje për rend botëror
20
Kulturë Mexhid Yvejsi Prejardhja e kalendarit
Mendimi i dyfishtë
16
Sociale Nuredin Nazarko
Foto Arkiv Mytinia dhe Xhamia e Iljaz Bej Mirahorit
52
Shëndeti
54
Kuriozitete
56
Faqja juaj
- Një dimension i ri i zemrës njerëzore
- "Facebook" -u nxit xhelozinë - Lapsi që përmirëson gabimet
- Duar që zgjaten drejt meje - Kërkoj një mundësi...
Editorial
FERIT LIKA
“Dashuria është eliksiri që e kthen gurin në flori, dëlirëson shpirtin dhe i fal njeriut forcë, guxim e krenari, është uji i jetës të cilin njeriu e kërkon me aq etje.” Ali Ynal
Në kërkim
të dashurisë sublime Në një botë ku teknologjia e ka tejkaluar edhe kohën, ngrihet një problem akoma edhe më i madh, boshllëku shpirtëror që ajo krijon. Boshllëk ky sado i vogël qoftë, nuk mund ta mbushnin as “shpikjet” apo arritjet më të fundit, sepse teknologjia nuk e ka dhe nuk ka për ta gjetur formulën e lumturisë, për të mbushur këtë zbrazëtirë, këtë hon të thellë. Modernizmi krah të cilit rrinë zhvillimi dhe globalizimi, ka bërë që njeriu t’i përvishet punës për përmbushjen e nevojave materiale, duke lënë pas dore ato shpirtërore. Ne, njerëzit sot, jetojmë në “dy botë”, një pjesë e të cilëve rendin kah materializmi dhe një pjesë tjetër e cila kërkon dhe gjen shpirtëroren. Se cila nga këto dy botë ka më shumë ndjekës nuk jam në gjendje ta them, por mund të them se çdo ditë e
më shumë shihet një vrapim drejt botës shpirtërore, vrapim i cili sjell edhe zgjerimin e vazhdueshëm të saj. “Është fakt që modernizmi ka shtënë egoizëm në qeniet njerëzore, duke i bërë aq të parëndësishëm, sa të bëhen pothuajse të padukshëm. Modernizmi i ka larguar njerëzit nga gjithçka që ata mbajnë të shenjtë, humane dhe etike, nga dashuria, përkujdesja, përkushtimi dhe vetësakrifica.”1 Por, në këtë botë ku gjithçka është përdhosur, ku e keqja bën karshillëk ditën me diell dhe ka infektuar çdo gjë, vetëm ajo (dashuria) mbetet e pa prekur. Mund të jetë e mënjanuar, e lënë diku në skuta të veçanta por e pa cenuar, sepse nuk ka forcë të së keqes që ta mposhtë atë. Përpara çdo njeriu qëndrojnë miliona dyer të hapura 1. “Për një qytetërim me dashuri dhe tolerancë”, F. Gylen, fq.12 MARS 2013
Di
5
që presin hyrjen e tij, qëndrojnë hapur dyert e dashurisë, por njeriu, në vend që të synojë sublimen e të përsosshmen, çoroditet pas gjërave të rëndomta e kalimtare, sepse vendin e dashurisë e ka zënë thashethemnaja, meskiniteti, smira, banaliteti, që ngërthehen aq shumë në brendinë e individit saqë nuk e lënë atë të mendojë objektivisht, pozitivisht. Mesa duket, ne jemi larguar nga burimi i dashurisë. Gjithçka varet nga raporte interesash të ulëta e përfitimi. “Shpirtrat e sëmurë të atyre që mohuan gjithçka, kanë nevojë për dashuri dhe mëshirë më shumë se kurrë, që
6
Di
MARS 2013
të rilindin, të heqin vellon e katranit e t’u ndrijë fytyra sërish.” Mes kësaj zallamahije, ka edhe nga ata njerëz të mëdhenj në përulësinë e tyre që nuk merren me gjëra të vogla dhe të rëndomta, por ia kushtojnë jetën gjërave të mëdha, dashurisë. Duke ecur mbi platformën e brishtë të kohës dhe veprimit, qeniet njerëzore kanë filluar të mendojnë seriozisht, se nuk qenka vetëm materializmi ai për të cilin kemi nevojë, por se shpirti ka një uri dhe një etje që nuk e ngop gjë tjetër veçse dashuria, mirësia e paqja. Rruga e dashurisë është e hapur për gjithsecilin, por udhëtari i saj duhet të jetë i sinqertë dhe i përkushtuar. Ajo është shkaku i ekzistencës së gjithësisë, është drita dhe jeta e universit. Dashuria, siç thotë një mendimtar i njohur, është ndjenja e parë që e zgjon njeriun, djepi i parë ku ai përkundet. “Në zemrën e njeriut është përqendruar një dashuri që përfshin gjithë ekzistencën.”2 Dhe padyshim që “botën e ndritur e të lumtur të së ardhmes mund ta ndërtojnë vetëm ata heronj të dashurisë, që veprojnë në emër të saj.”3 Gjithçka na rrethon shpreh dashuri, është dashuri. Vallë a e kuptojmë ne se dielli ndërsa lind e perëndon, yjet ndërsa vezullojnë, petalet e lules teksa shtrijnë krahët, cicërimat e zogjve, era që lehtas fytyrën përkëdhel, përçojnë mesazhin e një dashurie të pafund?! Një ditë kur çdo gjë do të zhduket, të thërrmohet e të bëhet hi, ajo do të jetojë. Do të lulëzojë në zemrat e shpirtrat e mirë, si një filiz i pavdekshëm. Por një dashuri të tillë jo të gjithë e kërkojnë, edhe ata që e kërkojnë jo të gjithë e gjejnë. Një gjë është e sigurt, ajo gjithmonë do t’i gjejë ndjekësit e saj, të përvëluar e të “çmendur” për të. Çdo dashuri në këtë botë është e destinuar që të vdesë. Vetëm ajo nuk vdes kurrë, ajo është e përjetshme. Një dashuri e tillë nuk është e pamundur, ajo kërkohet dhe gjendet, duke medituar, duke reflektuar e duke lexuar Librin e Gjithësisë, e më pas duke hapur zemrën që ajo të
hyjë, siç thotë Gylen “dashuria rritet dhe zhvillohet në gjirin e diturisë. Ata të cilët nuk janë të ditur nuk mund të dashurojnë gjithçka...” Argumentet do të të çojnë në portën e saj, por brenda nuk mund të të fusin. Aty logjika e kualifikimi s’bën punë, aty duhet një lidhje e përshpirt, një lidhje që vetëm zemra e pastër mund ta realizojë. Të lumtur do të jenë ata që do ta gjejnë e do ta mbajnë fort pas vetes, që do ta bëjnë pjesë të jetës së tyre, në çdo frymëmarrje, e për ta në mes të shkretëtirës do të valëviten flamujt e shpëtimit, sepse “zemrat që nuk njohin dashurinë, nuk mund të shpëtojnë dot nga labirintet e vërteta të egos... Jetojnë e vdesin pa e kuptuar atë dashuri pafund që ka në themel ekzistenca.”4 Ne duhet ta kërkojmë këtë dashuri, dashurinë sublime, pavarësisht se në ç’rrugë të vështira do të na duhet të kalojmë, “mjafton që kjo rrugë të mbarojë në majën e besimit dhe në pikën e fundit të të përkryerës”5 Dyert e dashurisë janë të mbyllura ndaj çdo pesimizmi dhe harmoninë e saj nuk e prish asgjë, zemrat me dashuri kurrë nuk do të vyshken por do të lulëzojnë nën dritën e saj. “Kudo ku është dëgjuar zëri i dashurisë, i butë dhe i ëmbël si një ninullë, të gjithë zërat e tjerë, të gjithë instrumentet kanë heshtur dhe të gjithë të bashkuar kanë soditur në qetësi melodinë e saj.”6 Edhe nëse do të jetonin qindra e mijëra vjet, shpirtrat pa dashuri nuk do të mund të ngriheshin kurrë në horizontin e përsosjes njerëzore. Drejt të përsosurës dhe së përkryerës shkohet duke sakrifikuar veten për të tjerët, duke dashur për fqinjin atë që do për veten, duke dhënë jetën për hir të fëmijës tënd, duke ia kushtuar jetën lumturisë për të tjerët, duke jetuar e duke vdekur për gjithë njerëzimin. “Ata që arrijnë këtë dashuri sublime, janë të mëdhenj në vogëlsinë e tyre, të fuqishëm në pafuqinë e tyre, mjaft të pasur në varfërinë e tyre, për të merituar mbarë universin.”
2. “Fet’hullah Gylen, ura mes së shkuarës dhe së ardhmes”, Ali Ynal, fq. 73 3. Po aty
4. “Kriteret” F. Gylen, fq.96 5. “Nën hijen e besimit” F. Gylen, fq. 73 6. Po aty, fq. 29
Në Fokus
FERID PIKU
“Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër dhe ndiq natyrën fillestare në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim të krijimit të Zotit. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.“ (Rrum, 30)
METODOLOGJIA PROFETIKE DHE PROBLEMET SOCIALE Feja islame të cilës i kemi besuar dhe përpiqemi ta përhapim, është feja e shpirtit por dhe e trupit, feja e xhamisë por dhe e rrugës, feja e gëzimit por edhe e hidhërimit, shkurt, feja e njeriut, i cili ka të mira e të këqija, ka dobësitë, problemet dhe hallet e tij, pra feja e natyrës së vërtetë njerëzore. Në Kur’an thuhet: “Drejtohu me përkushtim në fenë e pastër dhe ndiq natyrën fillestare në të cilën Allahu i ka krijuar njerëzit. S'ka ndryshim të krijimit të Zotit. Kjo është feja e drejtë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.“ (Rrum, 30) Ajo që kemi lexuar nga ajetet e Kur’anit Famëlartë dhe që kemi dëgjuar nga historitë e Profetit tonë (a.s.), është se asnjë profet i Zotit nuk ka qenë i izoluar nga hallet e njerëzve dhe qytetarëve të tij bashkëkohës. Nuk ka profet që përveç besimit të pastër te Zoti dhe paralajmërimit për të mos i vënë shok Atij, të mos ketë patur për detyrë dhe zgjidhjen e një problemi social të kohës së tij.
Kështu, Jusufin (a.s.) nuk e pengoi aspak padrejtësia që treguan me të banorët e Egjiptit, që të merrte përsipër një problem të madh ekonomikosocial, atë të menaxhimit të zisë së ushqimit që do mbërthente vendin për vite me radhë. Hallet personale dhe të qenët i huaj e i vetmuar, nuk e penguan Musain (a.s.) që t’i vinte në ndihmë dy motrave nga Medjeni, të cilat konsideroheshin shtresë e shtypur e shoqërisë së atëhershme. Daudin (a.s.) nuk e pengoi statusi profet dhe mbret, që me profesionin e tij si hekurpunues t’i vinte në ndihmë nevojtarëve dhe të pamundurve. Hizri (a.s.) hyri në historinë njerëzore duke ndihmuar të varfrit nga padrejtësia dhe duke ndihmuar jetimët të merrnin hakun që u takonte. Dhulkarnejni i madh do të mbahet mend si njeriu me pushtet që ndërton mure mbrojtëse, në mes njerëzve të fortë e të padrejtë dhe njerëzve të MARS 2013
Di
7
dobët e viktima. Profeti i madh Isai (a.s.) do të kujtohet gjithmonë si njeriu që shëronte zemrat me besimin në Zotin Një dhe trupat nga lebroza e verbëria. Me këtë besim kanë vepruar sahabët e Profetit (a.s.), kështu kanë punuar dijetarët gjatë gjithë historisë islame, këtë mision nuk e kanë harruar asnjëherë hoxhallarët dhe ulematë shqiptarë, madje edhe në kohët më të vështira. Ashtu siç i mësuan njerëzve besimin dhe rregullat fetare, ata shuajtën konflikte, pajtuan gjaqe, morën iniciativa sociale, qenë pjesë e pandashme në gëzimet dhe hidhërimet e popullit…thënë më troç, ata transmetuan Islamin e jetuar e jo Islamin e librave. Sot, për fat të keq, vihet re njëfarë “shkëputje” te teologët e sotëm nga jeta dhe problemet e përditshme të njerëzve. Një tërheqje të tillë unë do ta shëmbëlleja me dezertimin e komandantëve nga një betejë vendimtare, ashtu si rikthimin e hoxhallarëve në këtë fushë, e shoh një detyrë të shenjtë dhe do ta konsideroja si mekanizmin më të shpejtë për të lehtësuar sadopak plagët tona sociale që vazhdojnë të kullojnë vuajtje pa fund. S’ka dyshim se shoqëria njerëzore ka ndryshuar shumë dhe shoqëria e sotme nuk është ajo e kohës së profetit Muhamed (a.s.), por ama nga ana tjetër, të mos harrojmë se njeriu është po ai njeri, me të njëjtin shpirt, nefs e dëshira dhe në esencë problemet janë pak a shumë të njëjtat edhe pse në dukje të ndryshme… Prandaj, metodologjia profetike në trajtimin e këtyre problemeve, do mbetet më e sakta dhe më e gjetura, për arsye se ai ishte profeti i Zotit që korrigjonte dobësitë dhe të metat e krijesave të Zotit, ashtu si e di më mirë vetë Zoti.
BESIMI NË ZOT ËSHTË ILAÇI MË I FORTË Profeti (a.s.) e dinte se e mira dhe e keqja burojnë nga brenda njeriut, e dinte se edhe reforma duhet nisur dhe zhvilluar po brenda njeriut. Ai e dinte mirë, se çdo njeri ka një derë nga ku mund të hysh dhe çdo derë e ka një çelës. Dera që përdori i dërguari i Zotit ishte zemra e njeriut dhe çelësi që e hap lehtësisht atë derë, pa qenë nevoja ta thyesh, është besimi i shëndoshë te Zoti. Të mos harrojmë për asnjë moment, se shoqëria ku je-
8
Di
MARS 2013
tonte Profeti (a.s.) nuk ishte pa probleme sociale. Njerëzit që e rrethonin, ishin viktima të gjakmarrjes qindravjeçare, burrat e asaj kohe ishin të robëruar nga alkooli dhe vera që konsumoheshin pa masë, gratë dhe vajzat shiheshin më shumë si barrë e sikletshme sesa si njerëz me shpirt. Në atë shoqëri kishte jo pak imoralitet, lojëra bixhozi, fajde, konflikte dhe hasmëri… Por Profeti (a.s.) të gjithë betejën e nisi nga mbjellja e besimit të shëndoshë. Ju tregoi atyre se kush ishin ata e kush ishte Krijuesi i tyre, pse kishin ardhur në këtë botë e ku do të shkonin pas vdekjes… Kur ky besim filloi të mbijë e të lulëzojë, ata vetë e lanë alkoolin, se e kuptuan që është nëna e të këqijave, dolën mbi hasmërinë që u kishte prishur jetën dhe në vend të saj pranuan vëllazërinë, braktisën bixhozin e kamatën dhe i hynë punës, iu larguan imoralitetit dhe iu afruan më shumë familjes… E unë besoj, duke u bazuar dhe mbi fakte të prekshme, se kushdo që do të hapë derën besimit, do të shpëtojë njëherë e mirë nga alkooli dhe droga, sepse diçka tjetër do t’i mbushë, do i trajtojnë ndryshe prindërit e tyre, kur ta marrin vesh se pas respektit të Zotit vjen respekti ndaj tyre, do i zgjidhin më me qetësi problemet e familjes, pa përdorur dhunë, armë e konflikt, sepse do kuptojnë që familja është gjëja më e shtrenjtë dhe të shtrenjtën duhet ta mbash e jo ta thyesh.
MËSIMI PARA QORTIMIT Profeti (a.s.) ishte mësues dhe mësuesi shpjegon para se të qortojë. Ai ishte dërguar ‘’mëshirë’’ dhe i mëshirshmi mundohet të ndreqë e jo të demaskojë. Janë jo të pakta rastet kur njerëzit shfaqnin gabime para tij, por ai ishte mësuesi, që në fillim shëronte mendjen me sqarim e pastaj zemrën me lutje dhe dua. Ashtu e bindi djalin e ri që kërkonte të bëhej mysliman por t’i lejohej imoraliteti, duke i thënë se çdo grua është nëna, motra, halla apo tezja e dikujt dhe ky “dikushi” në qoftë se është normal, nuk e dëshiron imoralitetin në rrethin familjar. Ashtu i shpjegoi burrave “maskilistë” që e kishin për turp kur iu lindte vajzë, duke iu thënë se ai njeri që rrit e edukon vajza, meriton xhenetin e Zotit... Ashtu ua ndryshoi konceptet ‘’sekserëve’’ që abuzonin
me pasurinë e jetimit, duke iu thënë se kush mbështet jetimin, qoftë dhe me një ledhatim në kokë, do të jetë përkrah Profetit në xhenet. Ashtu pra, gjithmonë duke i mësuar njerëzit se ajo që po bëjnë nuk është e drejtë dhe se Zoti dëshironte për ta diçka më të mirë. Prandaj, dhe në shoqërinë tonë, një alë e ngrohtë e një këshillë e sinqertë, që i thuhet njerëzve me probleme sociale, do ketë ndikim për mirë, shumë më tepër sesa kronika e zezë që mbush mediat tona nga mëngjesi deri në mbrëmje, që mesa duket ka efekt nxitës dhe jo parandalues...
E MIRA SHPËRBLEHET, SADO E VOGËL QOFTË Është gjë e bukur kur të mundëson Zoti të bësh një të mirë, por është dhe më bukur kur me këtë të mirë ke zgjidhur hallin e dikujt tjetër. Kështu ke kënaqur Zotin dhe ke lehtësuar njeriun... Për këto lloj të mirash, na ka nxitur shumë Profeti (a.s.), për të mirat që zgjidhin një hall, që shuajnë një konflikt, që pajtojnë dy njerëz, që ruajnë një familje, që sjellin një model të mirë në shoqërinë njerëzore... A nuk ka thënë Profeti (a.s.) se nga punët e mira është gëzimi që fut në një familje nevojtarësh. A nuk ka thënë se aq sa fije floku ledhaton kur prek kokën e jetimit, aq të mira do të marrësh. A nuk ka thënë se vetë ai, më shumë do dëshironte t’i zgjidhte hallin dikujt, sesa të bënte i’tikaf një muaj në xhaminë e tij, ku një namaz shpërblehet me 1000. A nuk ka thënë ai se feja është këshillë, se Zoti e sheh me mëshirë atë njeri që ulet dhe heq një mbeturinë nga rruga dhe se buzëqeshja në fytyrën e dikujt është sadakaja vetë... Abdullah ibn Mubarek ishte dijetar dhe pasanik i madh. Çdo dy vjet ai dhe shoqëruesit e tij shkonin për haxh. Në një prej udhëtimeve drejt shtëpisë së Zotit, kur kishte bërë nijetin e haxhit, kur kishte përgatitur mirë karvanin, kur kishte kaluar një distancë të madhe nga rruga, sytë i zunë një grua që kishte mbështjellë nën sqetull një pulë të ngordhur. Ibn Mubarek ndaloi dhe e pyeti gruan pse po e bënte diçka të tillë, e ajo iu përgjigj se fëmijët e saj me kohë e kishin harruar aromën e mishit të zier në shtëpi. Dijetari, që njihte drejt qëllimet madhore të fesë dhe e kuptonte
se kur e mira kishte më shumë vlera, pa hezituar urdhëroi shërbëtorët që të mbajnë aq para sa për t’u kthyer në shtëpi e të gjithë pjesën tjetër t’ia jepnin asaj gruaje. Pastaj, ai ngriti duart drejt qiellit dhe u lut: “O Zot! Pranoje prej robit Tënd haxhin e këtij viti”. Nëse në shoqërinë tonë shqiptare, do implementohej më fort dëshira për të bërë mirë, kontributi social, përpjekja për të zgjidhur një hall dhe për të mbyllur një plagë, gjendja jonë me siguri do ndryshonte për mirë, sepse e mira ka bereqetin e vet dhe Zoti e shumëfishon mundin që bën njeriu edhe sikur të jetë modest. Përndryshe, nëse shoqëria vazhdon të mbetet egoiste dhe cinike në shqetësimet e saj, mendoj se pasojat do të jenë të rënda për të gjithë ne, ashtu siç dhe mbytja e anijes rrezikon të gjithë pasagjerët e saj, se në fakt shoqëria njerëzore është një anije e madhe...
NEVOJA PËR ALTERNATIVË Njeriu është i tillë që, nëse nuk angazhohet me punë të mira, do angazhohet me të këqija, zemra e njeriut është si ena që nëse nuk mbushet me vlera, vetvetiu do mbushet me antivlera e bosh asnjëherë nuk mbetet. Për këtë arsye, filozofia që ka përdorur Kur’ani Famëlartë dhe metodologjia profetike, ka qenë mosmjaftimi me ndalesa, por sjellja gjithmonë e një alternative më të hajrit nga ajo që është ndaluar. Kur Zoti ndaloi alkoolin, e bëri këtë gjë gradë-gradë dhe me butësi, kur Profeti (a.s.) kritikoi ‘’lypjen’’ dhe shtrirjen e dorës, mori në dorë një sëpatë, pasi e kishte rregulluar vetë ai dhe ia dha lypësit që me të të punonte të paktën për dy javë rresht. Kur ndaloi kamatën, nxiti për tregtinë, kur ndaloi imoralitetin, nxiti për martesën, kur ndaloi racizmin, urdhëroi për drejtësi të prekshme sociale e kështu me radhë. Njerëzit shpesh e konstatojnë të mirën edhe vetë, por janë të dobët për ta pranuar, shpesh e konstatojnë të keqen edhe vetë, por janë të dobët për ta braktisur. Atij që është duke u mbytur nuk i mjafton vetëm qortimi se pse hyri në ujë kur s’dinte të notonte, por i duhet një dorë që e tërheq dhe e shpëton nga rreziku. Kjo është filozofia kuranore dhe profetike dhe kjo duhet të jetë metodika që duhet të përdorim në trajtimin e problemeve tona sociale.
MARS 2013
Di
9
Aktualitet “Kosova, 5 vjet pavarësi”, konferencë shkencore në Universitetin Bedër Universiteti “Hëna e Plotë-Bedër”, organizoi më 12 shkurt 2013, konferencën shkencore “Kosova, 5 vjet pavarësi, sfida dhe arritje” me të ftuar studiues, politikanë në detyrë gjatë krizës së Kosovës, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, si edhe pedagogë dhe studentë nga universitete të ndryshme. Kumtuesit e kësaj konference ishin z. Ferdinand Xhaferaj, z. Mark Marku, z. Hysamedin Feraj, z. Gëzim Podgorica si edhe z. Niuton Mulleti, ndërsa të pranishëm në sesionin e hapjes duke mbajtur edhe alë përshëndetëse ishin ishkryeministri në kohën e krizës së Kosovës, z. Pandeli Majko dhe historiani Arben Puto. Konferencën e hapi Rektori i Universitetit “Hëna e PlotëBedër”, Dr.Ferdinand Gjana, i cili u fokusua te sakrifica që duhej të bënin shqiptarët për dekada me radhë për të arritur në këtë ditë, pavarësimin e Kosovës. “Liria është shumë e vështirë për t’u fituar, por gjithashtu edhe për t’u administruar. Megjithatë, Kosova, dhe ne bashkë me të, në këtë 5- vjetor është krenare për atë që ka arritur”, - tha ai. Ish-kryeministri Majko, një figurë shumë e dashur në Kosovë për shkak të kontributit të qeverisë së tij në atë periudhë, u ndal te rregullimi i kësaj padrejtësie që i ishte bërë kombit shqiptar rreth tetë dekada më parë, sikundër vlerësoi rolin e madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës
në këtë drejtim. “Presidenti amerikan Uillson bëri të mundur ruajtjen e ekzistencës së shtetit shqiptar gjatë Konferencës së Paqes së Parisit, kurse pasardhësit e tij kontribuuan në pavarësimin e Kosovës”, - tha ai. Deputeti Mark Marku foli mbi iniciativën e ndërmarrë në Kosovë për krijimin e kombit kosovar madje edhe të një gjuhe të veçantë nga shqipja standarde. “Ka aktorë politikë ndërkombëtarë që janë të interesuar që shtetit të ri të Kosovës t’i krijojnë edhe një komb të ri kombin kosovar. Problemi qëndron në faktin se simbolika e imponuar e shtetit të Kosovës është krejtësisht e re dhe qëllimshëm pa asnjë referencë kombëtare”, - tha ai. Ndërkohë, politikani Ferdinand Xhaferaj theksoi rrezikun që i kanoset rajonit nga një ndarje e mundshme e Kosovës, ashtu siç edhe pretendojnë qarqe të caktuara në Beograd. Sipas tij, një hap i tillë do të nxiste destabilitet në zona të ndryshme të Ballkanit, si Maqedonia, Bosnja apo vetë Serbia. Historiani Arben Puto shpjegoi se sakrifikimi i tokave shqiptare në favor të shteteve të tjera ballkanike u bë me qëllim arritjen e një marrëveshje midis fuqive të mëdha duke u “flijuar në altarin e paqes”, siç tha ai, por kjo u pa vetëm një vit më vonë që ishte një zgjidhje e dështuar pasi filloi Lufta e Parë Botërore.
Promovohet "Zani i Naltë", revistë shkencore e kulturore
Në tetor të vitit 2012, doli nga botimi numri i parë i revistës shkencore e kulturore “Zani i Naltë”, vazhdim i revistës me të njëjtin emër i Komunitetit Mysliman Shqiptar, e themeluar në vitin 1923. Promovimi i kësaj reviste u zhvillua në ambientet e Universitetit Bedër paraditen e 21 shkurtit 2013, ceremoni në të cilën morën pjesë një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës i kryesuar nga Myftiu H. Naim Tërnava, përfaqësuesi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, At Andon Merdani, përfaqësues të Komunitetit Shtetëror për Kultet, përfaqësues të institucioneve shtetërore, kulturore e akademike, myftinj, studentë e të ftuar të tjerë.
10
Di
MARS 2013
Aktivitetin e hapi kryeredaktori Genti Kruja. Në alën e tij z. Kruja theksoi se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë historikisht ka qenë promotor në promovimin e vlerave të larta islame dhe atdhetare. “Në datat 24 shkurt-12 mars 1923 – tha ai, - u mbajt Kongresi i Parë Mysliman, që do të themelonte edhe Komunitetin Mysliman Shqiptar, duke ngritur një institucion administrativ dhe organizativ të të gjitha punëve dhe çështjeve të islamit në trojet shqiptare, në vazhdimësi të trashëgimisë shekullore të Islamit në trojet tona. Në këtë kongres u vendos që të dilte edhe periodiku dhe organi i vetëm zyrtar i KMSH-së, revista “Zani i Naltë.”
VENDI
“Ajo çfarë të bën përshtypje - vijoi ai më tej, - është se që në numrin e parë të revistës, në kopertinë shkruhej: “Zani i Naltë”, revistë fetare, merret edhe me filozofi, moral, literaturë kombëtare e sociologji, gjë që tregon për nivelin e lartë të përmbajtjes së saj në shumë fusha studimi. Në vitin 2012 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rastin edhe të 100 vjetorit të shtetit shqiptar vendosi rithemelimin dhe vazhdimin e botimit të revistës “Zani i Naltë”, në një periodik 3-mujor, duke treguar edhe një herë se mundohet të jetë në ndjekje të gjurmëve të personaliteteve të shquara islame shqiptare të atyre viteve.” Në fund, ai falënderoi në emër të Komunitetit Mysliman dhe të redaksisë të gjithë ata që kanë sjellë shkrime për dy numrat e revistës që kanë parë dritën e botimit. Pas tij përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, i cili pasi falënderoi pjesëmarrësit ndër të tjera u shpreh: “Revista “Zani i Naltë” e themeluar menjëherë pas ngritjes së Komunitetit Mysliman, ka qenë një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteligjencës myslimane të asaj kohe krizash, mendimesh e ideologjish. Gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shkrimeve dhe mendimeve të tyre.” “Shpresojmë që kjo revistë tashmë e rikthyer të zërë një vend të merituar në mesin e intelektualëve, studiuesve dhe lexuesve në Shqipëri dhe jashtë saj”, përmbylli alën e tij z. Muça. Përshëndetje bënë edhe Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myfti Naim Tërnava dhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë, dr. Qazim Qazimi. Ata vlerësuan lart kontributin e kësaj reviste për kohën kur doli në qarkullim dhe u shprehën me urimet më të mira që ajo të vazhdojë rrugëtimin e saj në shërbim të edukimit të shoqërisë me vlerat e moralit dhe të edukatës islame. Nga panalistët fillimisht e mori alën prof. dr. Ferit Duka. Historiani Duka, theksoi se revista e Komunitetit Mysliman Shqiptar qe jo vetëm një organ institucional por një botim i mirëfilltë shkencor, që trajtonte problematikat dhe sfidat me të cilat përballej Islami dhe shoqëria e asaj kohe. “Revista trajtonte jo vetëm probleme me karakter teologjik, filozofik e kulturor, por edhe probleme sociale të kohës. Ajo dallohej për përmbajtjen e pasur dhe spektrin tematik të standardeve të larta.” Z. Duka shprehu bindjen se ajo do të ndjekë gjurmët e paraardhëses së saj. Më pas alën e mori shkrimtari Besnik Mustafaj. Pasi uroi Komunitetin Mysliman për këtë nismë të bukur ai theksoi
se kjo revistë ka një rëndësi të madhe, sepse lindi në fillim të shtetit shqiptar dhe rikthehet sot pas një shekulli për të treguar se veprat e mira nuk vdesin kurrë. “Sot jemi mbledhur këtu jo vetëm për të promovuar këtë nismë të re të Komunitetit Mysliman, po për të kujtuar me respekt e nderim kontributin e madh të atyre personaliteteve fetare e kombëtare, që e themeluan, shkruan dhe kontribuuan për vazhdimësinë e kësaj reviste.” Ndërsa më tej z. Mustafaj shtoi: “Ringjallja e kësaj reviste, është tregues i asaj se Komuniteti Mysliman ka forcën intelektuale të bollshme për të mbajtur një revistë me nivelin që kërkon koha, duke qenë një forcë vitale e konkrete nisur nga tradita e saj e shkëlqyer. “Zani i Naltë” është një revistë që ka një dimension ekumenik. Duke qenë e tillë kjo revistë do vazhdojë të japë një kontribut të madh për paraqitjen e vlerave reale të islamit dhe zhvillimin e dialogut me të tjerët në shërbim të kohezionit dhe paqes sociale, pra do vazhdojë të justifikojë definicionin që ka qysh në origjinën e saj”, tha z. Mustafaj. Fjalën e mori edhe publicisti Agron Tufa, i cili pasi përgëzoi Komunitetin Mysliman për këtë nismë kurajoze, theksoi se rikthimi i kësaj tribune të rëndësishme duhet të na gëzojë të gjithëve, pasi ka në thelb ringjalljen e një tradite e cila hodhi themelet e dashurisë për besimin, kulturën dhe dijen në përgjithësi. “Rikthimi i Zanit të Naltë, – tha z. Tufa, - është një përgjigje që na jep shpresë pas një katastrofe gjysmë shekullore. Ne duhet të njohim ato vlera me të cilat na kanë ndarë për gjysmë shekulli dhe të cilat do të bënin që fijet tona të lidheshin sërish, në mënyrë që të kuptonim se nga çfarë faze pati filluar të hidhte shtat besimi në vendin tonë.” Ai përmendi gjithashtu se kjo revistë duhet të shërbejë si lajmëse që na bën të njohur tendencat për atë që do të vijë më vonë nëpërmjet botimeve më të kualifikuara. “Zani i Naltë lindi në një kohë kur njeriu gjendej përballë një krize identiteti, duke e ndihmuar të kalojë simptomat e kësaj krize nëpërmjet forcës së besimit dhe vlerave shpirtërore. Këtë qëllim duhet të ketë edhe sot, pikërisht rindërtimin e njeriut me vlerat e besimit dhe me shije”, tha z. Tufa. Ceremonia u mbyll me një koktej, ku organizatorët dhe të ftuarit patën mundësi të diskutonin dhe të shkëmbenin mendimet e tyre në lidhje me këtë organ të rëndësishëm të shtypit fetar islam dje dhe sot. Për të gjithë të ftuarit u shpërndanë kalendari islam i vitit 2013, revistat “Drita Islame” dhe “Zani i Naltë”, si dhe libri i aktiviteteve të KMSH-së për vitin 2012
MARS 2013
Di
11
Komente & Opinione
NAMIR LAPARDHAJA
ELITA
DHE ROLI I SAJ NË SHOQËRI
Sot debati mbi elitat është një çështje e hapur dhe e diskutueshme. Disa mendojnë se gjithçka në politikë duhet të varet pikërisht prej elitave, të cilët duhet të jenë “vendimarrësit” e shoqërisë, e për disa të tjerë elitat përbëjnë forcën e vetme të vlerave shoqërore të një shoqërie të integruar dhe komunitare. Mirëpo, ky lloj përfytyrimi dhe konceptimi për elitën, bën të mundur që, duke zënë pozicione të rëndësishme në shoqëri, elita futet në një kontradiktë të hapur me nocionin e “qeverisjes së popullit”, për arsye të marrjes së drejtimit. Edhe pse është e kuptueshme se ka një kontradiktë në këtë mes, ngelem thelbësisht i pandryshueshëm në mendimin se populli ka nevojë të udhëhiqet prej elitave e jo prej vetvetes, pra prej popullit. Disa aspekte mjaft të rëndësishme të elitave: Arsimimi Veç të tjerash, arsimimi synon të prodhojë një elitë të qëndrueshme, të pavarur dhe inkurajuese. Ky arsimim mund të jetë i sektorit publik ose privat, me kushtin e vetëm të ruajtjes së seriozitetit dhe cilësisë së mësimdhënies dhe mësimnxënies, duke pasur si detyrë themelore përçimin tek marrësi të dijeve të sakta, të reja, objektive dhe të paanshme. Sepse çdo mënyrë apo rrugë tjetër vetëm se do të kompromentonte thellë sistemin dhe do të humbiste seriozitetin, gjë që do të çonte në një dështim të gjithanshëm. Paanshmëria Elitat janë të destinuara të jenë të paanshme, objektive dhe të qarta në qëndrimet e tyre ndaj realiteteve bashkëkohore. Në të kundërt, nuk kemi të bëjmë me elita, por me oborrtarë të rëndomtë, megafon të qëndrimeve subjektive dhe të pajustifikuara në shoqëri. Pikërisht ky element i mungon më shumë se kurrë elitës shqiptare, e cila, për interesa vetjake, e humbet rolin dhe rëndësinë e saj duke mos e dhënë kontributin e duhur, por duke u pozicionuar e duke u bërë palë me palët, e, në fakt, roli i saj duhet të ishte mbi palët.
12
Di
MARS 2013
Autonomia Financiare, në radhë të parë. Pa autonomi financiare, nuk ka njerëz të lirë, mbi të gjitha, e pastaj të ketë elita që mendojnë e veprojnë lirisht. Nëse elitat i dhunon dhe i bën presion me bukën e gojës, ato nuk janë më të tilla, gjë që sfumon rolin dhe kontributin e tyre në shoqëri. Elitat nuk mund të preken, ato nuk duhet të preken, duhet sanksionuar me ligj një gjë e tillë. Të tillët duhet të mendojnë, duhet të veprojnë, të shkruajnë, e të artikulojnë në mënyrë të lirë e të paprivuar nga asgjë. Shoqëria ka nevojë për pavarësi, mendimi mbi të gjitha, gjë që ka rrjedhimisht lidhje me atë ekonomike. Guximi Nuk ka elitë pa guxim. Po nuk more parasysh rrezikun, t’u bësh ballë presioneve, sfidave e të tillave si këto, nuk mund të pretendosh se je pjesë e elitës. Je popull, por jo elitë. Elita ka nevojë për mendim të guximshëm. Veprim, po ashtu. Shoqërisë sonë i ka munguar guximi. Është e kuptueshme për vetë traditën dhe historinë prej nga vijmë. Nuk mund të fajësojmë elitën e të vëmë gishtin mbi të. Një regjimi kriminal si ai komunist zor si i dilte kush përpara. Veçse rasteve sporadike dhe tragjike. Sot jetojmë në kushte, tërësisht, të tjera. Të mungojë sot guximi, thjesht është zgjedhje jotja, e jo zgjidhje ndaj problemit. Shpresa “Shpresa vdes e fundit!” – thonë. Unë them që ajo nuk duhet të vdesë kurrë. Ose, më saktë, nuk duhet lënë të vdesë. Këtë rol duhet ta marrë elita përsipër. Ajo duhet të mbajë gjallë shpresën. Për një të nesërme më të mirë. Për një vend më të mirë. Për një të ardhme të tillë. Një elitë që nuk emeton shpresë vetëm se nuk e kryen si duhet rolin e saj social dhe shoqëror. Përfundime Elita është mekanizmi që mban gjallë fatet e kombit. Ajo, mbi të gjitha, duhet të jetë e guximshme, duhet të jetë e arsimuar, e paanshme dhe të emetojë shpresë për një të nesërme më të mirë.
MARS 2013
Di
13
REJAN ISLAMI
MENDIMI I DYFISHTË Një luftë e re nisi në Mali të Afrikës, në sfond një luftë kundër terroristëve, por nga ana tjetër, një vend me pasuri të pafundme të arit. Ndërhyrja ushtarake bëhet nga Franca, e cila edhe kësaj here ngriti flamurin e luftës për liri të popujve! “Perëndimi në përgjithësi dhe Franca në veçanti, i kishte harruar për dekada me radhë vuajtjet e popujve nën diktaturë si ishte Tunizia, Egjipti dhe Libia, para se të ndryshonin mendjet e tyre duke i kënduar lavde “revolucionit” dhe Pranverës Arabe për lirinë e rifituar. Në Libi, ndërhyrja humanitare zbuloi fytyrën e saj të shëmtuar nën një maskim të papërpunuar, ose si pohim ndaj interesave të hapura për naftë dhe avantazhe ekonomike”, do të thoshte Tarik Ramadan, një nga profesorët më në zë të Oksfordit. Ai thotë se mungesa totale e ekonomisë dhe gjeopolitikës nga paraqitja politike dhe mediatike e ndërhyrjes franceze, ngre dyshime serioze. Kjo është vetëm një nga luftërat e radhës, tek e cila manipulimi publik bëhet me të madhe. Ne jemi dëshmitarë se pse në vijimësi, ngjarjet, historitë e jetës sonë të përditshme marrin ngjyrime, forma dhe drejtime. A ka vetëm një realitet? “Ai është në mendjet tona”- do të thoshte Xhorxh Orwelli, në romanin e tij që mban për titull vitin “1984”. Jo shumë pas atij viti, pra siç titullohet romani, në Shqipëri ndërroi jetë një nga diktatorët më të egër të shekullit XX, shekull i njohur jo pak për numrin e madh të diktatorëve, një shekull ku eksperimentimi mbi historinë ishte ndër më të tmerrshmit dhe të gjitha këto eksperimente zhvilloheshin në ditë me diell para syve të mijëra njerëzve, por që në të njëjtën kohë, atyre iu tregohej një “realitet” tjetër, një botë e re që do të lindte dhe do të ishte fatlume për ta. Vetëm se kohët ndryshuan sërishmi, por ama, manipulimi me të vërtetën, ngatërrimi gjer tek historia e Zotit, ishte dhe është një formë që ngërthen brenda vetes popuj të tërë. Megjithëse diktaturat janë lënë pas, ku në vijimësi shtoheshin mënyrat se si mund të të vinte vdekja, sërish, edhe në liri, njerëzit janë vazhdimisht nën diktatin e manipulimit, gënjeshtrës. Bolshevikë apo kapitalistë të mëdhenj, format ndryshojnë, por qëllimi mbetet i njëjtë:
14
Di
MARS 2013
pushteti. Atje ky synohet vazhdimisht pushteti, dhe kur ai adhurohet, format nuk mund të jenë kaq morale për ta arritur atë. Prej andej, më pas fillon sundimi ku i “madhi” i atribuon vetvetes të gjitha format e sundimit dhe madje edhe të dhunës fizike dhe më shumë psikologjike për të trembur, për të përulur, gjer në poshtërim të gjithë ata që bien ndesh. “Individi ka pushtet vetëm atëherë kur pushon së qeni individ. Në qoftë se shkrihet brenda Partisë pra, të bëhet Partia, vetëm atëherë mund të jetë i plotfuqishëm dhe i pavdekshëm. Ne kontrollojmë materien, sepse kontrollojmë mendjen. Realiteti është brenda kaës”, thotë Orwelli. Në çdo çast, çdo ditë, motorët transmetues mediatik përcjellin informacion, që në të shumtën e rasteve, ose fshehin të vërteta, ose zbukurojnë gënjeshtra, që në të gjitha rastet synohen të bëhen të besuara. Në këtë udhëkryq të madh manipulimi dhe përdorimi, mediat shërbejnë si semaforë, jo për të treguar rrugën e duhur, por për të lejuar kalimin e të gjitha atyre “makinave” të propagandës politike, të thurura me gënjeshtra, mashtrime e premtime boshe, thjesht dhe vetëm për të pasur dhe për të shtënë nën kontroll sa më shumë mendje njerëzore. Në të gjitha kohërat, sundimi në forma edhe më të egra ka ekzistuar, por kurrë më parë, e vërteta nuk është hallakatur dhe nuk është sofistikuar në manipulim si në kohët e tanishme. Në të vërtetë, ne marrim shumë informacion, çka disa e përkthejnë si liri për t’u informuar, por në fakt pyetja duhet bërë: si na vjen ky informacion dhe nga kush? Shekulli XX, dhe ai që vazhdon pas tij, jo vetëm që e kanë fuqizuar manipulimin, por është shndërruar në hyjnizim nga të gjithë ata që kanë zgjedhur të merren me pushtetin, me luftën për të shmangur kundërshtarin politik nga skena dhe për të ardhur vetë në fron. Për t’ia arritur këtij qëllimi, gazetat shndërrohen në mjete të fuqishme, ndërsa televizionet bombardojnë në dy mënyra për të thithur sa më shumë mendje jo kritike dhe të lira në vullnet. Jo më kot, në kohë zgjedhjesh shënjohen mediat ku duhet të ndizen më shumë motorët e propagandës dhe jo më kot, tituj të rinj gazetash dalin në skenë dhe sigla televizionesh
fillojnë të prodhojnë “ilaçin” për të çuar “viktimat” gjer në amnezi, për të zëvendësuar të gjithë fushëpamjen që krijon hapësira për liri dhe mendim ndryshe. Këtë nuk e duan ata që synojnë, projektojnë, adhurojnë pushtetin, ku bashkë me të, është edhe mashtrimi i tyre me synimin e vetëm: të përfshijë sa më shumë njerëz të lirë, njerëz të pa inkuadruar, që me metodën e modestisë dhe rikthimin të parajsës mbi kombin/et, të rimarrin pushtetin. Ai që rron për pushtetin nuk mund të ketë qëllim tjetër veçse atë. Ai që rron për Zotin, nuk mund të ketë qëllim tjetër veçse Atë. Të jetosh për Zotin, do të thotë të jesh i pavarur nga njerëzit dhe kjo do të thotë gjithashtu, të jesh i lirë. Të jetosh për njerëzit dhe veçanërisht për pushtetin, pra për partinë, do të thotë të synosh deformimin e individit, siç ndodhi përreth 50 vjet në Shqipëri. Në momentin që arrihet, njerëzit nuk janë më individë por popull dhe për popullin dhe në emër të tij, madje shkohet edhe në luftën e radhës, ani pse viktimat mund të jenë po nga populli. “Në filozofi, besim, etikë apo politikë, dy edhe dy mund të bëjnë pesë, por, kur njeriu punonte për ndërtimin e armëve, dy edhe dy duhet të bënin katër. Herët a vonë, shtetet e dobëta sundoheshin nga të tjerët... Natyrisht, gazetat dhe librat e historisë kanë qenë të njëanshëm, por falsifikimi që po praktikohet në ditët e sotme as që mund t’i shkonte kujt në mendje”, shkruan Orwell në traktatin e tij. I etur për lirinë e individit, por edhe për një botë të lirë dhe të “vërtetë”, ai tregon se si pushtetet falsifikojnë vazhdimisht, dhe ajo që është shkruar një herë, rishkruhet sërish dhe sërish, dhe se si origjinalët zhduken përgjithmonë për të lënë në arkiva vetëm kopje të shëmtuara dhe të rishkruara sipas planeve dhe qëllimeve momentale të njerëzve të gjithëpushtetshëm, që me moton “për popullin” jo vetëm që e mashtrojnë atë, por edhe e trajtojnë në mënyrë mizore. Nëse në komunizëm, ose diktaturë, detyrën për të fabrikuar të “vërtetën e madhe”, e kishte partia, e cila thirrej në emër të popullit, sot këtë e ka ministria që thirret gjithnjë në emër të qytetarëve dhe të demokracisë. “Shpikja e shtypit e bëri më të lehtë manipulimin e opinionit publik, ndërsa filmi dhe radioja e çuan më tej. Me zhvillimin e televizionit dhe përparimit teknik që bëri të mundur filmimin dhe transmetimin e njëkohshëm nga i njëjti aparat, mori fund jeta private. Çdo qytetar, të paktën çdo qytetar e meritonte të vëzhgohej mund të mbahej nën përgjimin e policisë dhe të bombardohej me propagandë zyrtare njëzetekatër orë rresht ndërsa gjithë kanalet e tjera të komunikimit mbaheshin të mbyllura. Kështu erdhi në jetë për herë të parë mundësia e imponimit jo vetëm përulje ndaj vullnetit të shtetit, por edhe uniformitet të plotë ndaj opinionit publik”. Tanimë, mjete të tilla janë shtuar, duke shtuar kështu shanset pambarimisht për të mos gjetur moment “vetmie” dhe për t’i rikthyer njerëzit sërish në “makinën e përpunimit” të trurit! Në këtë linjë është edhe ndryshimi i historisë, megjithëse ndryshimet e së shkuarës shoqërohen nga mëtimi se ajo nuk është ndryshuar as edhe një herë të vetme. Në qoftë se lind nevoja të rirregullohen kujtimet e dikujt apo
të falsifikohen shkrimet, atëherë është e domosdoshme të harrohet që diçka e tillë ka ndodhur. Me shumë sinqeritet, në Gjuhën e Vjetër diçka e tillë quhet “kontroll i realitetit”, në gjuhën e re “mendim i dyfishtë”. Dhe ky mendim i dyfishtë, ose më saktë i shumëfishtë, që ndryshe thuhet, ndryshe veprohet dhe ndryshe mendohet, është kryekëput një metodë e arrirë në kohën tonë; ndryshe, këta quhen politikanë të vërtetë dhe të zotë. Sa më e arrirë të jetë forma e mashtrimit, aq më vlerësues janë këtë tipat që e fabrikojnë atë dhe kështu, historia ndjek hap pas hapi vetveten për të rikthyer dhe shpikur njëkohësisht forma të reja të mashtrimit. Mjetet janë në shërbim të kësaj. Më herët, gazetat ishin në plan të parë, më pas radiot, televizionet dhe tani interneti, që pak e nga pak po shndërrohet jo më një hapësirë atraktive nga njerëzit anonimë për veten e tyre, por nga politikanët për njerëzit anonimë. Facebooku është media e re, ku zakonisht sa herë klikohet, bombardimi vjen në mënyrë të vetvetishme. Dhe kjo po synohet së fundi edhe në vendin tonë, në unison me vendet e tjera, si dhe me filozofi të njëjtë: sa më shumë mendje të futura në kurth, për t’i shndërruar në shërbëtor të kauzës pa kauzë të pushtetit për “popullin”. Jo më kot, lajmet për teknologjinë e re dalin vazhdimisht për të infiltruar dhe për të mrekulluar miliona sy të boshatisur anë e kënd botës. Bashkë me risitë, sofistikohen edhe format e kontrollit, ku tanimë nuk është e nevojshme të vëzhgohesh nga vrima e çelësit, por nga telefoni yt, askush nuk të ndjek pas, por ama, të gjitha bisedat e tua janë të regjistruara në atë makinën e madhe që shërben zakonisht për të ashtuquajturën siguri publike dhe goditjen e elementëve të rrezikshëm për mbarë shoqërinë. Për luftën e radhës Bash në momentin kur mendohet se paqja po thuret me aq delikatesë si një rrjetë merimange dhe ku të gjithë kombet mund të jetojnë në harmoni, shpërthen lufta tjetër. Synimi i vetëm është mbizotërimi dhe grabitja e sa më shumë pasurive. Për ta legjitimuar, shpiket gjithnjë një histori me terroristë, në rastin e fundit. Për këtë, funksionojnë edhe institucionet, që shpesh herë janë në kontradiktë me atë çka në fakt ato thuhet se janë themeluar. “Këto kundërshti nuk janë të rastësishme dhe as nuk burojnë nga hipokrizia e zakonshme; ato janë rezultat i ushtrimit të qëllimshëm të Mendimit të dyfishtë”. Ky pushtet dhe ky mendim i dyfishtë sipas Orwell “nuk është pushteti mbi sendet, por mbi njeriun. Pushtet do të thotë t’i çmontosh mendjet njerëzore e pastaj, gjatë rimontimit, t’i japësh instrumentit formë të re”. Këtë synojnë edhe sot, dhe lufta, sido që të jetë ajo, bëhet po me këto mjete. “Dy të tretat e bashkatdhetarëve të mi lexojnë këto lloj gazetash, lexojnë çdo mëngjes dhe çdo mbrëmje këto tone, çdo ditë përpunohen, paralajmërohen, ndërsehen, shndërrohen në të pa kënaqur dhe të ligj dhe qëllimi, fundi i gjithë këtyre është përsëri lufta, është lufta e ardhshme, që me siguri do të jetë më e llahtarshme nga ç’ishte kjo luftë...”, do të shkruante nobelisti gjerman Herman Hesse. MARS 2013
Di
15
Forum
ISMAIL RAXHI EL- FARUKI
ISLAMI LËVIZJE PËR REND BOTËROR Pjesa e dytë
16
Umeti Pavarësisht dimensioneve të njësisë etnike, Islami themeloi umetin si të vetmen formë të shëndetshme të bashkëveprimit njerëzor; lloji i vetëm i grupimit vullnetar, i dobishëm për njerëzimin. Si komunitet besimtar Umeti është një shoqëri e hapur, e përbërë nga myslimanë. Anëtarësia në umet arrihet nga një rrëfim solemn besimi: “Nuk ka të adhuruar me të drejtë përveç Allahut dhe Muhamedi është i Dërguari i Tij.” Në bazë të ligjeve islame, mjafton kjo dëshmi për të provuar pranimin e Islamit. Më pas, të gjitha të drejtat dhe privilegjet, detyrat dhe udhëresat e Islamit bien mbi autorin e dëshmisë, që është në moshë përgjegjësie. Dëshmia anëtarëson në umet de facto dhe de jure, dhe askush nuk mund t’i ndalojë pasojat e kësaj anëtarësie. Kështu që, çdo mysliman në botë, nëse thotë dëshminë, është pjesëtar i umetit. Çdokush është i mirëseardhur të bëjë pjesë në ummet prej cilësdo nga dy mënyrat: të lartpërmendurës dëshmi të besimit, ose marrëveshjes së paqes. Kjo e fundit kupton qëndrimin e paqtë brenda kufijve të umetit; ose, nëse pala që i intereson të jetë nën mbrojtjen e umetit është një grup, marrëveshja konsiston në rënien dakord që umeti të zgjerojë kufijtë e tij, në mënyrë që t’i përfshijë ata dhe territorin e tyre.1 Këtu është ala për
jomyslimanët që nuk duan të pranojnë besimin islam dhe të bashkëjetojnë me umetin. Asnjë person nuk mund të përjashtohet, përveç rasteve kur hyrja ose përpjekja për të hyrë është maskim për veprime armiqësore ndaj umetit. Çdo gjykatë islame vepron nën ligjet e sheriatit për të shqyrtuar ankesat e secilit aplikant për qëndrim, qoftë mysliman ose jomysliman. Gjithashtu, sikurse për çdo veprim juridik islam, edhe kërkesa për të vënë në lëvizje gjykatën është pa pagesë. Paragjykimi ndaj shtetësisë, origjinës, fesë ose kulturës së aplikantit rrëzohet nga ligji, dhe mekanizmi për ta braktisur një paragjykim të tillë është gjithnjë i gatshëm dhe i disponueshëm. Gjithashtu, nuk ka asnjë taksë për të nënshkruar marrëveshjen e paqes, dhe si rrjedhim, as për t’u bërë pjesë e umetit. Pra, umeti është vërtet një shoqëri e hapur par excellence. Të gjitha tentativat ligjore të huaja për të neutralizuar dhe nënshtruar shtetet myslimane sot ose për të imituar legjislacionin dhe praktikat perëndimore, janë lënë pas qysh nga kohët e kolonializmit. Pa asnjë dyshim, ligji islam i dënon të gjitha këto. Nëse ndonjë shtet perëndimor do të përvetësonte kushtetutën ose sistemin e vërtetë ligjor islam, ato ligje do të shfuqizoheshin në çast. Në këndvështrimin e sheriatit, këto ligje nuk kanë asnjë fije justifikimi. Jeta e myslimanëve të umetit
1. Këtu autori ka kapërcyer kuptimin që i ka dhënë umetit, duke nënkuptuar me ummeh
një shtet tashmë. Pra, e ka alën për ato shtete që qeverisen sipas sheriatit (shën. i përkth.).
Di
MARS 2013
rregullohet sipas të vetmit ligj: sheriatit, përveç kur kolonializmi ose kukullat e tij kanë ndërhyrë në të. Ende është në fuqi i njëjti ligj në të gjithë vendet myslimane, nga Irani në Marok. Ai ka lënë trashëgimi në fushën penale, në fushën administrative dhe ligjet tregtare, të cilat qeveritë myslimane i kanë mbajtur në fuqi pas shpalljes së pavarësisë me kërkesën e popujve të tyre. Shkaku i riveprimit të sheriatit si një kod i plotë ligjor është ende i shëndoshë dhe i gjallë në të gjithë vendet ku ka shumicë myslimane. Sidoqoftë, edhe në zonat që janë të veçuara, në ligjet e sheriatit kanë ndërhyrë shumë pak. Këto ligje janë ende të njëjta kudo, dhe myslimanët ia nënshtrojnë vetes. Kultura e komuniteteve myslimane
përqark botës është e përcaktuar gjërësisht nga Islami. I tërë Kur’ani me idetë e tij, me vlerat, format e ligjërimit, alitë kaligrafike, muzikalitetin, ezanin dhe namazin, me shpirtin e ramazanit, me mirëpritjen dhe përcjelljen e pelegrinëve, me mësimin përmendësh të Kur’anit nga ana e fëmijëve – të gjitha këto i kanë rezistuar suksesshëm rrymave të kolonializmit, modernizmit, misionit të krishterë e shekullarizmit, dhe ato vazhdojnë të theksojnë, të ngjyrosin, të zbukurojnë, të orientojnë dhe t’i japin kuptim jetës së njerëzve. Asnjë shtet ose perandori, asnjë komunitet ose vëllazëri nuk ka patur asnjëherë kaq përbërje të larmishme etnike sesa umeti i Islamit. Islami pastroi etnicitetin nga besnikëria ndaj ekzagjerimeve dhe paragjykimeve, dhe i pasuroi ato me kategoritë, vlerat, alorin dhe format e veta. Nga dialektet e fiseve, Islami zgjeroi gjuhët që lulëzuan letërsinë dhe poezinë malaje, persiane, turke, urdu etj. Brenda umetit, një nga Uzbekistani mund të trashëgojë nga një tunizian; një maroken nga një malajzian, një kinez nga një prej Damasku ose nga Kajroja; një jugosllav nga një afroamerikan, dhe të gjitha tëhuajësimet shuhen me es-selāmu alejkum ue rrahmetullāh. Edhe pse i zoti i shtëpisë me të ftuarin mund të komunikojnë me të njëjtën gjuhë, vëllazëria ku
ata bëjnë pjesë mund t’i mundësojë ata të martohen me familjen e njëritjetrit, ashtu sikurse u mundëson të sillen konform rregullave politike dhe juridike të shtetit ose komunitetit mikëpritës. Edhe pse në kuptimin perëndimor besimi islam nuk është vetëm një shqetësim fetar, por edhe logjik, ligjor, metafizik, aksiologjik, shoqëror, gjuhësor, estetik, politik dhe ekonomik, Islami i sjell të dyja këndvështrimet si pasurim të etniciteteve të ndryshme, sikurse edhe homogjenizues për to. Në umet, akulturalizimi vullnetar për të rendur pas Islamit zbatohet nga të gjithë, secili duke shprehur fuqinë e tij. Por të gjithë orvaten pas idealit islam. Si pasojë, umeti është shndërruar në një zinxhir konsensusi për vizionin ndaj realitetit (të botës, njeriut, jetës dhe fatit), ndaj vendosmërisë (së zemrës), respektimi i të cilave ndaj sheriatit dhe kulturës islame është pajtuar me dëshirën për prespektivë. Dhe, së treti, vizion ndaj armës (luftimit). Dy nivelet e para të konsensunsit i kanë shndërruar myslimanët në model shoqëror, dhe kudo që ata jetuan i bëri të jenë prototipi më i përafërt ‘i umetit’. Pavarësisht sundimtarëve të vrerosur dhe të gjithë fragmentarizimeve përgjatë shekujve, umeti ka shijuar solidaritet të pamasë. Përveç gjithçkaje që mund të flasë të kundërtën, lidhja e suksesshme që krijoi Islami mes përkrahësve të tij ishte kaq e fortë,
saqë i rezistoi testit të kohëve. Ata që panë zmbrapsjen që shkaktoi braktisja e kalifatit në kohën e Mustafa Kemal Ataturkut në nënkontinentin indian dhe Azinë Jugore, nën zjarrin e të cilave digjeshin dhe ngjarjet e 30 viteve të fundit në Palestinë, të njohura si “fragmentarizimi” i umetit, ndonëse domethënëse, në shumë kuptime ishin vetëm sipërfaqësore. Nën të fshihet thëngjilli, i cili mund të shpërthejë në flakë prej gërvishjes më të vogël. Si komunitet botëror Gjithsesi, solidariteti i mrekullueshëm i umetit nuk është rezultat i strukturës homogjene. Umeti nuk është një institucion që i përket vetëm myslimanëve. Në fakt, myslimanët mund të mos jenë pjesë dërrmuese në popuj. Për disa breza, umeti është në çdo vend përveç Arabisë, ku përfshihen një pjesë e madhe jomyslimanësh. Në ditën e parë të Hixhretit, Profeti Muhamed (paqja qoftë me të!) i dha shtetit mysliman kushtetutën e tij, parimet e së cilës kanë qenë bazë për formimin e çdo shteti tjetër mysliman. Ajo kushtetutë përkufizoi umetin me përbërje myslimane dhe çifute. Tetë vjet më vonë, fill pas futjes së Mekës në Islam, Profeti (paqja qoftë me të!) mirëpriti të krishterët e Nexhranit si komunitet brenda umetit. Duke ndjekur hapat e tij, myslimanët mirëpritën zoroastrianët, nën pushtimin e Persisë në vitin 14 h./636, MARS 2013
Di
17
si dhe hindutë dhe budistët e Indisë në vitin 92 h./711. Këto vendime bazoheshin në parimin themeltar të Islamit, që besimi duhet të jetë gjithnjë i hapur për të gjithë. “S’ka dhunë/detyrim në fe”, na mëson Kur’ani, “sepse tashmë është dalluar e vërteta nga e pavërteta! Ai që mohon idhujt (dhe gjithçka që adhurohet në vend të Allahut) dhe i beson Allahut, ka siguruar lidhjen më të fortë, e cila nuk këputet kurrë. Allahu di dhe dëgjon gjithçka!” (Bekare, 256) Umeti është mjaftueshëm i gjerë për të përfshirë myslimanë dhe jomyslimanë. Si ideal shoqëror, umeti është zotuar për paqe dhe siguri për të gjithë, për besimet e ndryshme, fiset dhe kombet e ndryshme; për bashkëpunim dhe solidaritet. Pajtueshmëria dhe besueshmëria ndaj këtyre vlerave nuk është armiqësore për Islamin. Në këtë mënyrë, të krishterët dhe çifutët, hindutë, budistët dhe zoroastrainët kanë vazhduar të bashkëveprojnë me umetin dhe pjesëtarët e tij përgjatë 14 shekujve të historisë islame. Jomyslimanët shpesh kanë mirëpritur ardhjen e myslimanëve si çlirues nga zgjedha e huaj. Tashmë ata preferonin dhe zgjidhnin anëtarësinë në umet, dhe jo kolonializmin dhe imperializmin romak. Nëse grupime të mëdha jomyslimanësh kanë përfunduar në minoritete përgjatë shekujve për shkak të konvertimit në islam, kjo ishte rrjedhojë e vendimit të lirë individual të tyre. Islami e përcakton njeriun sipas ideologjisë që ai mbështet, e jo sipas ngjyrës ose racës, gjuhës apo kulturës. Ai e respekton dhe e nderon atë si të tillë. Jo vetëm kaq, por ai identifikon forcën e umetit me përpjekjen e tij për të parandaluar, zhvilluar dhe mbështetur fenë apo idelogjinë e tij. U pranua që jomyslimanët kishin të drejtën për të jetuar sipas fesë së tyre, për të patur e për të mirëmbajtur institucionet e veta fetare dhe kulturore; ta përçojnë fenë e tyre tek pasardhësit. Kjo lloj tolerance nuk është aspak si ajo e Perëndimit sot. Kjo e fundit është e bazuar në shekullarizëm, këndvështrim i cili e sheh fenë tek njeriu vetëm
18
Di
MARS 2013
në përjetimet të tij të brendshme me Zotin. Toleranca e shekullaristëve është përbuzëse. Ata e mendojnë fenë jodomethënëse, dhe në çdo rast më pak të rëndësishme se këndvështrimet mbi politikën dhe ekonominë. Islami e njeh fenë si gjithpërfshirëse në jetën e njeriut, si kuptimin e të gjithë aktiviteteve të tij, dhe akoma është i gatshëm t’i njohë de jure feve të tjera faktorët legjitimues sipas të cilëve anëtarët përkatës e organizojnë jetën e tyre në të gjitha aspektet. Nën udhëheqjen e plotfuqishme të Zotit të Vetëm, të gjithë besimtarët e feve të ndryshme janë bashkëudhëtarë që kërkojnë të adhurojnë dhe t’i shërbejnë Atij, sipas bindjes vetjake për të cilën janë porositur. Si shtet botëror dhe rend ndërkombëtar Në kuadër të umetit si komunitet botëror, Islami urdhëroi Profetin (paqja qoftë me të!) dhe ndjekësit e tij të ftonin jomyslimanët për t’u bashkuar rreth një parimi fisnik e të përbashkët në të gjitha fetë, që adhurimi dhe shërbimi të jenë ekskluzivisht për Zotin, dhe që të mos ketë varësi mes njerëzve përderisa të gjithë i janë nënshtruar një Zoti të vetëm.2 Ai i ndaloi myslimanët të spiunonin, të shkatërronin e të grindeshin me jomyslimanët. Por, urdhëroi gjithashtu që ata të bisedonin për fenë me mendjemprehtësi, me etikë, urtësi dhe fisnikëri.3 Islami i lavdëroi të krishterët për durimin e tyre, për mëshirën dhe përuljen4, dhe i risiguroi Parajsën çdo jomyslimani nëse ka besuar në Zot dhe ka kryer vepra të mira.5 Në veçanti Kur’ani ka ndaluar çdo poshtërim ndaj tjetrit dhe konkurrencën mes njerëzve për prestigj.6 Ai ka ndëshkuar krenarinë e 2. Kurani, 2/163; 4/170; 5/76; 6/19; 18/111; 37/4. Në një pjesë shumë tërheqëse Zoti udhëroi Profetin (paqja qoftë me të!) dhe ndjekësit e tij me këto alë: “Thuaj: ‘O Ithtarët e Librit, ejani të biem në një alë të përbashkët mes nesh dhe jush: se do të adhurojmë vetëm Allahun, se nuk do t i shoqërojmë Atij asgjë (në adhurim) dhe se nuk do ta mbajmë për zot njëri-tjetrin në vend të Allahut! Nëse ata nuk pranojnë, atëherë thuaju: Dëshmoni se ne i jemi nënshtruar Allahut’!” (Kurani, 3/64) 3. Kurani, 16/125. 4. Kurani, 5/85. 5. Kurani, 2/62. 6. Kurani, 49/11.
rreme dhe urdhëroi për bashkëpunim mes të gjithëve për të mirën e përbashkët.7 Sikur Islami të kishte bërë vetëm kaq, do të kishte qenë përgjegjës për të ndërtuar një komunitet botëror në të cilin komunitetet fetare do të kishin bashkëpunuar dhe ndërvepruar me njëra-tjetrën brenda disa kufijve moralë miqësie dhe vëllazërie. Por, në të vërtetë, Islami ka bërë më shumë. Në kërkim të një vëllazërie më të konsoliduar besimesh universale, Islami shkriu komunitetin botëror me shtetin botëror në një institucion të vetëm. Komuniteti botëror udhëhiqet nga ideale etike të cilat përkojnë me autoritetin moral, kurse shteti botëror autorizohet t’i implementojë idealet në ligje dhe institucione; ndreq dhunën e tyre me ashpërsi dhe sanksione ligjore. Ky transformim u soll për të përkthyer idealet morale në objektiva të sanksionuara në ligj dhe në proces juridiksional. Umeti nuk ishte formuar vetëm për të qëndruar si komunitet botëror, sado që u bashkua me solidaritet prej idealeve morale. Ai u shndërrua në një shtet botëror, në një rend të ri botëror. Ligjet islame referonin në procedura dhe procese juridiksionale, të cilat rregullonin praktikat fetare, statusin vetjak, kontratat, një segment të gjatë të kodit penal islam, të gjitha të zbritura për t’u aplikuar nga myslimanët. Jomyslimanët kishin ligjet e tyre, çdo komunitet fetar ligjet e veta. Gjyqtarët jomyslimanë, të autorizuar nga tradita përkatëse komunitare, do të gjykonin në gjykata, verdiktet e të 7. Po aty, 31/18; 57/23; 5/3.
cilave kishin fuqi shtetërore detyruese. Këtyre gjykatave jomyslimane iu derivonte juridiksioni nga sheriati, ose nga ligji islam, nga kushtetuta e umetit si shtet botëror. Sipas kësaj të fundit, ai jomysliman që shpërfill gjykatën e fesë së tij, ka dhunuar kushtetutën shtetërore. Duke gjykuar se interpretuesit më të mirë të një tradite janë vetë pjesëtarët e asaj tradite, sheriati disponon një gjykatë të një shkalle më të lartë për shqyrtimin e mëtejshëm të çështjes së apeluar, duke pranuar se vendimi i fundit është përfundimtari. Aty ku siguria, rendi publik ose morali publik i umetit botëror cenohet, gjykatat islame kanë juridiksion shtesë, sipas të cilit prokurori mund të përfaqësojë shkelësin, nëse tradita e tij nuk ia siguron këtë. Gjithashtu, aty ku myslimanët kanë të bëjnë me jomyslimanët, ligjet e paditësit dhe të paditurit përzihen për t’u bërë një gjykim sa më i drejtë, përveç në rastin kur të dy ata kërkojnë të gjykohen sipas ligjeve të sheriatit. Pra, jomyslimani në shtetin botëror islam është i sigurt në ligjin dhe traditën fetare islame po aq sa do ishte në grupin ose vendin e tij të origjinës. Së këndejmi, shteti botëror islam është një shoqëri e hapur me disa sisteme ligjore që zbatohen në të njëjtën kohë. Si asnjë shtet mbi tokë, ose në histori, shteti botëror islam i ka dhënë njerëzimit sistemin politik që toleron pluralizmin ligjor, por në të njëjtën kohë ndalon luftën dhe izolimin mes komuniteteve fetare. Dhe meqë asnjë ligj nuk mund të
interpretohet ose të ndryshohet nga vetë njerëzit që e zbatojnë atë, shteti botëror islam garanton sigurinë dhe integritetin që etnocentrizmi dhe nacionalizmi kërkon. Pluralizmi ligjor shkon përtej çdo tolerance, i bazuar në mirësjellje, traktat ose konventë, në varësi të gjendjes së personit që interesohet. Kur toleranca është e parashikuar në një traktat, mund të neglizhohet ose të dhunohet nga një tjetër traktat përmes kushteve të ndryshme që mund të diktojë. Në shtetin botëror islam, myslimanët dhe jomyslimanët janë qytetarë të barabartë. Të gjithë mund të shfrytëzojnë shërbimet që shteti ofron, dhe të gjitha pranohen nga zyra e shërbimeve publike. Të gjithë nëpunësit e shtetit janë të hapur ndaj qytetarëve, përveç gjyqësorit, që i është besuar forcimi i ligjeve të traditave fetare, Komandës së Lartë të Forcave Mbrojtëse dhe kalifit, kryetarit të shtetit, funksioni i të cilit është përmbushja e vizionit shoqëror të Islamit. Në këtë kontekst, jomyslimanët nuk mund të rekrutohen për të shërbyer në forcat mbrojtëse të shtetit islam, por ata janë të mirëpritur dhe të shpërblyer nëse nënshkruhen vullnetarisht. Ata janë të përjashtuar përgjithmonë nga pagesa e zekatit, 2.5% e pasurisë së tyre vjetore. Institucionet e tyre shoqërore-ekonomike dhe politike kanë garantuar lirinë e tyre në përjetësinë e ligjit islam. Shteti islam garanton jo vetëm të drejtat dhe privilegjet e jomyslimanëve, qytetarë të shtetit islam, por edhe të personave ose grupeve që nuk bëjnë pjesë në këtë shtet, por që duan të hyjnë në marrëveshjen e paqes. Këta quhen musta minūn (literalisht, kërkues të sigurisë). Sapo ata të hyjnë në marrëveshje, shteti islam hap mantelin e mbrojtjes dhe sigurisë mbi ta, duke i garantuar gëzimin e të drejtave të njëjta dhe privilegje, ashtu si qytetarëve jomyslimanë. Në këtë kuptim, shteti islam zgjerohet për të mbuluar të gjithë botën dhe çdokush është i ftuar të marrë vendimin për t’u bërë pjesë e marrëveshjes së paqes. Mesa duket, nëpërmjet kësaj konvente nuk ka humbur asgjë përveç etnocentrizimit, që pretendon se njësia etnike
është metri i çdo gjëje. Slogani i vjetër 14 shekullor Kombet e Bashkuara pati shumë vështirësi për të implementuar vendimet e saj dhe organizimi i tij ndoqi ardhjen e Luftës së Dytë Botërore. Kontradiktat në kushtetutën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e bënë këtë organ ndërkombëtar të pafuqishëm për të bashkuar e pajtuar vendet, një institucion që duhet të mbikëqyrte barazinë dhe të drejtat e atyre që kërkonin ndihmë për të fituar diplomaci dhe që kishin presion ekonomik për të zotëruar të drejtat e tyre. Përveç kësaj, anëtarësia në Kombet e Bashkuara është e hapur vetëm për shtetet-kombe, dhe jo për grupe dhe persona si te shteti botëror islam. Shteti botëror islam është një pax mundi universal, ku nuk mund të ketë luftë, shkelje mbi lirinë e lëvizjes së njeriut, familjes dhe pasurisë së tij, dhe zhvendosjen në çdo cep të botës. Nuk mund të ketë shkelje mbi lirinë e punësimit, mbi lirinë e zgjedhjes së jetës sipas ideologjisë tradicionale ashtu sikurse e percepton individi. Si shtet botëror dhe rend ndërkombëtar, umeti ka 14 shekuj që mbijeton shkëlqyeshëm në diversitet të gjërë etnik brenda një shteti të vetëm. Kjo qëndrueshmëri është falë faktit që ligji islam është rrënjosur në zemrat dhe mendësinë e njerëzve, në besimin që është ligj i ardhur nga Zoti dhe është i pandryshueshëm. Kjo është garancia më e mirë e mundshme kundër revolucionit dhe braktisjes. Është më shumë çështje besimi se ideologji e rendit botëror. Umeti mundet dhe ka për detyrë të ndërhyjë në çështjet e jo-umetit (përfshirë atë të banorëve të hënës), derisa t’u disponojë njerëzve përmbushjen e misionit të mëkëmbësit të Zotit. Për shkak se Zoti është Një i Vetëm, të gjitha krijesat e Tij, të barabarta në krijimin e tyre, janë të emëruar ashtu siç janë edhe të detyruar të ndërmarrin dhe të përmbushin rolin e tyre kozmik. Çdo rend njerëzor duhet të mbrojë çdo individualitet në këtë përpjekje, dhe ta garantojë nga padrejtësitë dhe agresionet e individëve apo grupeve të tjera. Përktheu: Nejona Kadzadej MARS 2013
Di
19
Dossier & Histori
EDMOND SHARKA
SHTYPI ISLAM NË DIASPORË 1912-1990
Ashtu si dhe në numrin e kaluar, në të cilën folëm mbi Shtypin Islam Shqiptar brenda Republikës së Shqipërisë, kemi përmenduar vetëm revistat apo gazetat të cilat ishin të mirëfillta fetare, apo trajtonin problematika të ndryshme të jetës në aspektin fetar shkencor etj., dhe jo shtypin që mund të botohej nga myslimanë, por që nuk ishte fetare, si p.sh gazeta Dajti, apo shtypin që nuk ishte fetar e trajtonte çështje fetare apo lajme të ndryshme mbi jetesën apo veprimtarinë e myslimanëve, pasi të tilla janë pothuaj të gjitha gazetat e kohës, po në këtë mënyrë do trajtojmë shtypin fetar në diasporë, pra jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë. Një rëndësi të veçantë në median e shkruar në gjuhën shqipe ka dhe shtypi islam në diasporë, që tashmë disa prej të cilave mund t’i lexojmë dhe t’i studiojmë në vendin tonë, megjithëse pjesërisht, pasi disa mund të gjenden pranë Bibliotekës Kombëtare, por disa nga numrat fatkeqësisht mungojnë, por mund t’i gjejmë në biblioteka e arkiva personale apo kombëtare të vendeve në të cilët janë botuar. Klasifikimin që i kemi bërë shtypit të shkruar në diasporë nuk ka qenë ai kronologjik, por sipas një ndarje të caktuar territoriale, duke i grupuar në shtypin e shkruar në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë dhe shtypin e shkruar dhe botuar në Shtetet e Bashkuara në Amerikë.
SHTYPI ISLAM NË GJUHËN SHQIPE NË TROJET SHQIPTARE TË ISH-JUGOSLLAVISË (1945-1990) Mbas Luftës së Dytë Botërore dhe pas konsolidimit të sistemit komunist në vendin tonë por dhe në ish-Jugollavi, për shqiptarët e ngelur jashtë kufirit politik të Shqipërisë, gjendja do të ishte mjaft e vështirë, por me kalimin e viteve ato do ta pranonin këtë realitet dhe do të vazhdonin të jetonin nën udhëheqjen e armiqve të tyre historikë, me të cilët kishin luftuar dekada me radhë, të detyruar po përshtateshin në këtë realitet të hidhur. Kështuqë dhe myslimanët shqiptarë të cilët përbënin pothuajse mbi 90% të popullsisë shqiptare në këto troje, të udhëhequr nga hoxhallarët e
20
Di
MARS 2013
nderuar, vazhduan të bënin jetën e tyre dhe të fillonin nga puna me vepra të mira e me ‘penë’ për t’i ndriçuar shqiptarët me pishtarin e diturisë, e në këtë mënyrë të arrihej liria e përparimi i kombit. Shtypi islam në gjuhën shqipe në këto troje fillon në vitet ’60, ku Shoqata e Ulemave në Prishtinë botoi për herë të parë “Buletinin Informativ” në dy gjuhë, ashtu si do të ishin pothuaj të gjithë botimet në ish-Jugosllavi deri në vitin 1973, në gjuhën shqipe dhe serbo-kroatisht, megjithëse përmbajtja e këtij buletini ishte e varfër, ai përmban vlera sepse i priu botimeve të mëpasshme në trojet shqiptare të ish-Jugosllavisë.1 Buletini “Takvimi-Kalendari” doli pothuajse në të njëjtën kohë në Shkup 1967, botuar nga shoqata "Ilmije" e Bashkësisë Islame në Shkup, në serbokroatisht dhe shqip. Gjithashtu Kalendari u botua dhe në Prishtinë në vitin 19702, botuar nga Shoqata e Ulemave në Prishtinë, sërish në dy gjuhë, të përbashkëta me "Takvimin" e Shkupit kishin vetëm kalendarin, ndërsa pjesa tjetër e materialit ishte me tematikë edukative-fetare dhe historiko-kulturore. Në Prishtinë më 1971-1973, u botua revista fetare “EDUKATA ISLAME”3 , e cila doli çdo tre muaj, në shqip dhe serbokroatisht, ndërsa mbas vitit 1973 do të ishte vetëm në shqip, botim i Këshillit Ekzekutiv i Shoqatës ‘ILMIJE’ quajtur ndryshe shoqata e Ulemave e përmendur dhe më lart, në Prishtinë, ajo do të vazhdonte edhe mbas 1973, por ne nuk kemi të dhëna mbas kësaj periudhe. Kryeredaktor i saj do të ishte Sherif Ahmeti (përkthyesi i Kur’anit në gjuhën shqipe), ndërsa në redaksi bënin pjesë dhe Muhamed Islami, Islam Hakiu, Muharrem Ramadani, Rreshit Osmani, Bajrush Ahmeti dhe Jetisht Bajrami. Në revistë trajtoheshin çështje të ndryshme social-kulturore, ekonomike etj. por të trajtuara nën dritën fetare, si p.sh. Imani, Islami, Detyrat e prindërve ndaj fëmijëve, Emra muslimanë, Mësim-besimi 1. “Zhvillimi i Kulturës Islame te shqiptarët gjatë shek. XX”, Zekaj Ramiz, fq. 164-175. 2. “Zhvillimi i kulturës” cituar më parë. 3. Popoviç, A., Islamizimi Ballkanik,,fq. 416
në Kosovë, Martesa me shumë gra, Shkurorëzimi, Pozita e muslimanes sonë, dhe rubrika e njoftimeve për aktivitete të ndryshme të organizuara nga myslimanët apo për konkurim të ndonjë vendi pune, si imam etj. Rëndësia e kësaj reviste do të ishte e madhe dhe e veçantë, pasi kjo do të ishte e para revistë me nivel të lartë fetar, e para revistë që po botohej totalisht në gjuhën shqipe, dhe ndër të tjera mund të quhej zyrtare, pasi pikërisht ky organ që e botoi dhe këta persona, ishin përfaqësuesit zyrtar të myslimanëve shqiptarë në krahinën e Kosovës, e më vonë do të ngrihej institucioni i Bashkësisë Islame nga këta persona, por gjithashtu kjo do të ishte pararendësja e një reviste tjetër të madhe. Në vitin 1975 nis botimin revista fetare që ishte organ i shoqatës së nxënësve të medresesë së Prishtinës "ALAUDIN", revista “Nur-ul-KUR’AN-i”, e cila trajtonte tema nga lëmia e sheriatit, historisë islame, kulturës, letërsisë dhe informatikës. Më vonë kjo revistë do të botohej me emrin "DRITA E KUR’ANIT"4 dhe do të vazhdonte jetën e saj të gjatë deri mbas viteve ’90. Ndërsa shqiptarët në Maqedoni, pikërisht në Shkup në vitin 1987 nisën botimin e gazetës “EL-HILAL” në tri gjuhë, serbokroatisht-shqip dhe turqisht, revista trajtonte tema shkencore, kulturore, filozofike dhe historike me përmbajtje islame. Kjo revistë po në të njëjtin vit do të zëvendësohej me titullin shqip, “HËNA E RE”, me një vëllim prej 24 faqesh dhe 4. Zhvillimi i kulturës islame …., fq.182.
disa vite më vonë do të arrinte vëllimin deri në 32 faqe.5 Dalja e botimeve të sipërmendura përgatiti terrenin në Kosovë për daljen e një reviste me nivel akoma më të lartë në vitin 1986 “DITURIA ISLAME”6 , e cila ishte revistë e përmuajshme fetare, kulturore dhe shkencore, e botuar nga Bashkësia Islame në Prishtinë. Për nga rëndësia që kishte, duke patur parasysh dhe institucionin që e botonte, rreth kësaj reviste do të mblidheshin personalitete dhe intelektualë të shquar shqiptarë (të Kosovës) dhe kjo do t’ia shtonte akoma më shumë prestigjin, pasi aty shkruanin persona që kishin mbaruar studimet e larta në Kajro, Bagdad, Sarajevë etj., disa prej të cilëve ne i përmendëm më lart, si: Sherif Ahmeti, por dhe të rinjë si: Qemajl Morina, Muhamet Pirraku, Gazmend Shpuza, Skënder Rizai, Nexhat Ibrahimi etj. Për fat të keq kjo revistë nuk i serviret lexuesit të Shqipërisë, pasi nuk e gjejmë në Bibliotekën Kombëtare të Tiranës. Kjo revistë do të vazhdojë jetën e saj të gjatë edhe në ditët tona. Me sa kemi informacion deri më tani, këto ishin revistat fetare Islame (jo të sekteve), në gjuhën shqipe gjatë periudhës kohore 1912-1990, mbas kësaj periudhe do të vinin shumë botime tjera.
SHTYPI I MYSLIMANËVE SHQIPTARË NË SHBA (1912-1990) Në mars të vitit 1918 shqiptarët myslimanë të Shoqërisë Fetare Myslimane Shqiptare (Sh. F. M. Sh.), në Waterbury në Conn. në Shtetet e Bashkuara të Amerikës filluan të botojnë një revistë fetare me emrin “Shqipërija”7 ose ALBANIA, e cila ishte e përkohshme fetare, në kopertinë të saj kishte hartën e Vilajeteve të Shqipërisë etnike dhe në fokus të saj kishte pikërisht bashkimin e shqiptarëve në të mirë të kombit, ashtu si vetë e thekson në faqen e parë të saj, në editorialin e redaksisë: “Del në dritë me një dëshirë të katër vjetshme dhe me një program të shtruar prej Shoqërisë F.M.Sh., me të cilën i predikën kthjelltësisht që të përqafojë djemt e saj muhamedanë dhe të krishterë, për të forcuar ata me ndjenja kombëtare, me ndjenja arsimi dhe me veti të mira”, ajo vazhdon e thekson se: “Do të nderojë fetë dhe do të mbrojë zakonet e kombit pa u mbështetur në 5. Zhvillimi i kulturës islame …., fq. 182. 6. Zhvillimi i kulturës islame …., fq. 182. 7. Shqipërija” 1918-1919 gazetë periodike Waterbory Conn. SHBA; gjendet në Bibliotekën Kombëtare ARP. 37/23D dhe ARP. 37/24D . MARS 2013
Di
21
fakte dhe prova të popujve që na kanë mbetur si kujtime të paharruara” e si përfundim “Kjo e përkohshme, si një gazetë kombëtare detyrohet me një rëndësi të paanshme të flasë për të drejtat e Shqipërisë, historike, gjeografike, etnologjike, strategjike dhe ekonomike, dhe kurrë nuk do të dalë nga programi i saj”. Në këtë periudhë në Sh.B.A. në gjuhën shqipe kishte disa botime si p.sh. gazeta, revista etj. Ashtu si lexojmë në këto gazeta, debati dhe përçarja mes shqiptarëve duket qartazi, ndarjet dhe divergjencat mes tyre duken aq të mëdha sa të bën përshtypje të madhe kjo përçarje mes shqiptarëve të pakët në numër, ndërsa "Shqipërija" që në botimin e parë të saj premton se: “Nuk do të meret me politikë, nuk do të përkrahim përçarje dhe paudhësitë, që na dobësojnë karakterin, na hidhërojnë zemrat dhe na errësojnë të pritmen (të ardhmen )”. Personat të cilët shkruanin në këtë revistë nuk ishin vetëm myslimanë, drejtuesit e Shoqërisë Fetare Muslimane Shqiptare por dhe të tjerë si p.sh., të krishterë si Mihal Grameno, Sotir Dh. Treska, apo artikujt e H. Ali Korçës, por dhe të Midat Dely, etj., nga artikujt të cilët janë nga më të ndryshëm, të cilat do të ishin mbarë përshirës nga fushat të ndryshme, bazuar në programin e shpallur më lart. Fatkeqësisht në Bibliotekën Kombëtare gjejmë vetëm botimin e Mars-Prill 1918 me drejtues Refo Çapari-n dhe të Marsit 1919 me drejtues Sabri A. Korça, që do të ishin 3 numrat e vetëm të kësaj reviste, e cila për shkaqe ekonomike do të mbyllej me kaq. Gjithashtu Shoqëria e quajtur “Albanian-American Moslem Society” (Shoqëria Muslimane Shqiptaro-Amerikane), me qendër në Harper Woods afër Detroitit, në MichiganSHBA, e drejtuar nga Imam Vehbi Ismaili, botoi një revistë të rëndësishme të titulluar “JETA MUSLIMANE SHQIPTARE”8 , revistë fetare-kulturore, organ i shoqërisë myslimane shqiptare. Kjo revistë botohej çdo tre muaj në shqip (gegërisht) dhe anglisht, nga viti 1950 deri në vitin 1958, vit në të cilin për shkaqe ekonomike, përmbajtja e saj qe mjaft e begatshme dhe luajti një rëndësi në publicistikën islame 8. Këtë revistë nuk e gjejmë në Bibliotekën Kombëtare në Tiranës.
22
Di
MARS 2013
shqiptare9. Mbas dy organeve islame në gjuhën shqipe me shumë rëndësi, që u botuan në SHBA, dhe që për shkaqe ekonomike e kishin jetën relativisht të shkurtër, në vitet ’70 do të niste jetën e saj një organ tjetër me një rëndësi mjaft të veçantë, revista fetare islame në gjuhën shqipe “PËRPJEKJA JONË”. Saktësisht kjo revistë do të botohej për herë të parë në Nëntor 1971, në Nju Jork, me angazhimin e Qendrës Islame Shqiptaro-Amerikane, drejtuar nga Salih Myftija dhe Imam Isa Hoxha. Kjo revistë do të botohej në shqip dhe anglisht, me artikuj të ndërthurur. Vërtet ishte fetare, por ashtu si vetë redaksia e revistës që thekson në pasazhin drejtuar lexuesve... Revista ka patur dhe ka kurdoherë për qëllim që të bëhet një tribunë për rrahjen e mendimeve të lira dhe të merret gjërësisht me çështjet shoqërore, kulturale dhe letrare, që ka lidhje të ngushtë me bashkësinë shqiptare në Amerikë dhe me Shqipërinë”10. Në këtë revistë gjejmë artikuj nga më të ndryshmit, informacion mbi bashkësinë islame shqiptare në SHBA, mbi mbledhjen e shqiptarëve myslimanë; nga kjo revistë njoftohemi se në Amerikë në vitin 1972 pikërisht në Nju Jork do të ndërtohej xhamia e katërt nga shqiptarët mbas atyre në Detroit, Uatërbury dhe Çikago. Në këtë revistë do trajtoheshin çështje të besimit islam, të historisë së fesë, shpjegim i Kuranit (tefsiri), etj., çëshjte të historisë kombëtare, që nga Ilirët, Skënderbeu, Pavarësia, Lufta për mbrojtjen e Shkodrës (1913); do të jepeshin kronologjikisht ngjarjet historike të ndodhura nga viti 1908-1913 në Vilajetet Osmane të Shqipërisë; do thureshin shumë lavde për burr-shtetasit e mbrojtjes së atdheut nga copëtimi total i tij; do trajtoheshin çështje gjuhësore, gramatikë e hollësishme prej shumë faqesh etj. Gjithçka që kishte lidhje me Shqipërinë apo ishin në të mirë të vendit, pavarësisht se nga kush vinte shkrimi, artikulli botohej pa censurë. Aty do të shkruanin fetarë të nderuar që jetonin në SHBA, apo artikuj të hershëm të H. Ali Korçës, por dhe Arshi Pipa, Prof. Ibrahim Kelmendi (Historian) apo Prof. Mehmet Alaj-Vokshi, apo Ekstrakt i "Nevruzit" nga libri me të njëjtin titull i Mehdi Frashërit, apo Ligor Buzi e Zef Pashko Deda. Kjo revistë periodike-tremujore, do të vazhdonte për disa vite të botohej, nga viti 1971-1989, disa nga këto kopje janë sjellë nga Amerika e largët në Tiranë dhe gjenden pranë Bibliotekës Kombëtare të ruajtura mjaft mirë. Të bën përshtypje në këtë revistë jo vetëm gjithëpërfshirja mbarëshqiptare pa asnjë censurë, artikuj që bien ndesh dhe me vetë Fenë Islame, kjo pasi në Shqipëri ishte konsoliduar komunizmi madje me ligj e kishte ndaluar Besimin në Zot, dhe kështu prioriteti i fetarëve në Amerikë ishte që me çdo kusht të mund të bënin diçka për ta ndryshuar këtë gjendje duke u lutur vazhdimisht për mbarimin e kësaj situate të rëndë që kishte kapluar Shqipërinë, por të bën 9. Imam Vehbi Ismaili, Vepra Nr. 1 fq. 30, Logos-a; Popoviç, A. Islamizimi i Ballkanik, fq. 455., gjithashtu “Zhvillimi i kulturës…” cituar më parë. 10. “PËRPJEKJA JONË” Viti 1972, Vol. III Nr. 4, New York & New Jersey SHBA.
përshtypje gjithashtu dhe niveli mjaft i lartë i saj, që me bindje themi që është në rangun e revistave shkencore të sotme në Shqipëri.
RËNDËSIA QË KISHIN KËTO GAZETA/ REVISTA PËR KOMBIN TONË Me përfundimin e Luftës së Parë Botërore (1918), revista islame fetare në shqip e botuar në Amerikë, do të jepte shembullin e saj se si duhet të silleshin shqiptarët dhe se ata duhet të kontribuonin më shumë për shoqërinë që përfaqësonin, ndonëse jo zyrtarisht. Ndërkohë që në Shqipëri as që bëhej alë për liri mbas vitit 1946, këto gazeta/revista, ishin i vetmi organ i lirë i shtypit islam në gjuhën shqipe, që flisnin për ndihmesën që shqiptarët duhet t’i jepnin vendit të tyre, bashkë me organe të tjera të shtypit shqiptar në diasporë, të cilat plotësonin këtë mozaik. Ato ruajtën vazhdimësinë e një niveli të lartë të publicistikës-shqiptare të nisur që në kohët e mërparshme nga burrat që themeluan dhe ngritën shtetin shqiptar. Pikërisht nga këto gazeta/revsita, ne mësojmë sot hollësisht se si kanë vepruar shoqëritë myslimane shqiptare në diasporë dhe me se këto shoqëri kanë kontribuar për vendin e tyre. Mësojmë gjithashtu se sa kishin përparuar këto shoqëri, të cilat, ndryshe nga shqiptarët brenda kufirit shqiptar, ishin integruar plotësisht në vendet në të cilat ato jetonin, madje ato sakrifikonin nga pasuria dhe koha e tyre për t’u bashkuar e për të bërë të mundur rrëzimin e
sistemit komunist në Shqipëri. Në ish-Jugosllavi, revistat islame në gjuhën shqipe ruajtën fort identitetin e shqiptarëve duke u bërë faktor kryesor për bashkimin e shqiptarëve rreth fesë islame e rrjedhimisht duke i ruajtur ata nga mosasimilimi i tyre me sllavët, ashtu si ka ndodhur më së shumti me shqiptarët ortodoksë apo katolikë që në ditët tona në më të mirën e mundshme janë pakicë mjaft e vogël, si në Kosovë apo Mal të Zi, ose nuk ekzistojnë fare si në Maqedoni apo Luginën e Preshevës. Botimet e myslimanëve në trojet shqiptare të ishJugosllavisë kanë patur rëndësi mjaft të madhe; e para ato kanë dhënë kontribut në mësimin e fesë ndër shqiptarët myslimanë, por dhe kanë kontribuar direkt në ruajtjen e gjuhës shqipe apo në ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar, e kjo gjë veçanërisht hetohet në Maqedoni akoma në ditët tona, ku çdo person që është shqiptar është domosdoshmërisht mysliman (sunni apo bektashi), dhe cilido që konvertohet në islam nga ortodoksit (serbët-bulgarët apo maqedonasit) bashkë me fenë e tij ndryshon me dokumentacion zyrtar dhe nacionalitetin e tij, duke u quajtur shqiptar, ose turk, ose boshnjak, dhe kurrsesi nuk e pranon që të quhet mysliman-maqedonas, apo mysliman-serb, apo mysliman-bullgar, pasi për ta kjo është "jo-legjitime". Mësimi i fundit që mund të nxjerrim nga studimi i këtyre revistave është se: nëpërmjet mënyrës së krahasimit arrijmë të vlerësojmë veten tonë si myslimanë në ditët e sotme, se vërtetë po punojmë në drejtimin e duhur apo kemi nevojë ta ndryshojmë drejtimin?! Se vërtetë po punojmë me shpejtësinë e duhur apo kjo shpejtësi është shumë e ngadaltë për kohën e sotme?! Dhe se vërtetë po punojmë me intensitetin e duhur apo është nevoja që të rrisim nivelin dhe të shtojmë punën në lidhje me çështjen fetare dhe përçimin e mesazhit fetar ndër njerëz, si misioni më i madh i mbarë Profetëve të Zotit të Madhërishëm dhe i pasuesve të tyre. Duke punuar në drejtimin e duhur, me shpejtësinë e duhur dhe me intensitetin e duhur, kështu përmbushim dhe detyrimet kombëtare që Allahu i Lartësuar na ka urdhëruar, në të kundërt, nëse nuk jemi të dobishëm për veten tonë normalisht që s’do mund të jemi të dobishëm për kombin tonë e për asgjë tjetër.
SHBA Shqiperija Jeta Muslimane Shqiptare Perpjekja Jonë
1918-1919 (Waterbory) 1950-1958 (Detroit) 1971-1989 (New York)
ISH-JUGOSLLAVI Buletini Informativ Takvimi-Kalendari Takvimi-Kalendari Edukata Islame Nurul- Kuran Drita e Kuranit Dituria Islame El Hilal /Hëna e Re
1960-1970 (Prishtinë) 1968 (Shkup) 1970 (Prishtinë) 1971 (Prishtinë) 1975 (Prishtinë) 1986 (Prishtinë) 1987 (Shkup)
MARS 2013
Di
23
Bota jonë
PROF. DR . MUSTAFA KOYLU
BESIMI
DHE SHËNDETI MENDOR Edhe pse nuk janë ndërtuar marrëdhënie të shëndosha mes fesë dhe psikologjisë përgjatë dy shekujve të fundit, studimet e fundit që janë bërë këto tridhjetë vite, nxjerrin në pah lidhje të rëndësishme mes fesë dhe shëndetit mendor. Diçka e tillë nuk është konfirmuar vetëm nga studiuesit dhe klerikët fetarë, por është mbështetur dhe konfirmuar dhe nga studiuesit e fushës së mjekësisë. Studimet dhe eksperimentet e zhvilluara, kanë zbuluar se personat që kanë një nivel të lartë besimi fetar (përkushtim, përhumbje, praktikim të ritualeve fetare, lutje, lexim i teksteve të shenjta etj..), në krahasim me ata që janë më pak besimtarë, gëzojnë një shëndet mendor më të mirë. Ata janë më të qetë në jetë, optimistë për të ardhmen, janë më pak të ekspozuar ndaj depresionit dhe stresit, janë më rezistent ndaj presioneve psikologjike dhe kanë një nivel të ulët përpjekjesh për vetëvrasje. Në fakt, këto studime në terren që janë zhvilluar në shoqëritë perëndimore, nuk është se të gjithë tregojnë – për disa shkaqe – rreth lidhjeve pozitive mes besimit fetar dhe shëndetit mendor. Megjithatë, një pjesë e madhe e tyre e theksojnë këtë lidhje pozitive mes tyre. Koenig, i cili është një nga ekspertët më të shquar në këtë fushë, thotë se 500 nga 700 studime që janë zhvilluar para vitit 2000 në këtë sferë, 71% e tyre tregojnë lidhjet mes besimit fetar dhe shëndetit mendor. Sipas kësaj analize: 63 nga 93 eksperimente, kanë vërtetuar se ata që kanë një nivel të lartë përkushtimi fetar, janë më pak të ekspozuar ndaj depresionit dhe se edhe ata që janë të ekspozuar ndaj tij, i rikthehen më shpejt normalitetit brenda një periudhe më të shkurtër. 57 nga 68 eksperimente kanë vërtetuar se tek kjo kategori ndodh shumë rrallë vetëvrasja. 35 nga 69 studime kanë vërtetuar se përqindja e stresit tek kjo shtresë, është shumë herë më e ulët se të tjerët. Sipas 98 studimeve nga 120, shtresa e fetarëve janë më pak përdorues të substancave narkotike sesa të tjerët. 94 nga 114 studime, kanë konkluduar në faktin se fetarët gëzojnë shëndet mendor më të mirë se të tjerët, ata janë më optimistë dhe më shumë shpresues. 15 nga 16 studime, kanë zbuluar se jeta e fetarëve është më e kuptimtë dhe se i përmbushin ambiciet e tyre më shumë se të tjerët. 35 nga 38 studime, kanë zbuluar se fetarët janë më të lumtur në jetën e tyre bashkëshortore, ata i trajtojnë më mirë bashkëshortët/et.
24
Di
MARS 2013
19 nga 20 studime, kanë parë që kjo shtresë ka mbështetje më të madhe sociale. [1] Është e vërtetë që për këdo që i lexon këto të dhëna, të ketë parasysh specifikat e fesë në shoqërinë perëndimore. Megjithatë, ne mund të themi që ndikimi i fesë në shëndetin mendor në përgjithësi, është më shumë pozitiv sesa negativ. Përveç informacioneve teorike, në këtë artikull do i qasemi edhe ndikimit të fesë në shëndetin mendor, në dritën e studimeve empirike të zhvilluara në këtë fushë në perëndim, kryesisht në SHBA. Në këtë kontekst, do të orvatemi të studiojmë raportet mes besimeve fetare, depresionit, vetëvrasjes, stresit dhe shëndetit mendor.
FEJA DHE DEPRESIONI Është e ditur që depresioni kryeson listën e patologjive të cilat kërcënojnë njeriun e kohës tonë. Sipas studimeve është parë se mbi 100 milionë njerëz vuajnë nga kjo sëmundje. [2] Ajo është nga patologjitë më të përhapura, sidomos mes të moshuarve. Përqindja e të atyre që vuajnë prej saj është 35%. Sindromat e kësaj sëmundje rriten tek ata të moshuar të cilët nuk jetojnë në institucione të caktuara. [3] Kështu, nëse depresioni nuk trajtohet, çon në pasoja tepër negative për të moshuarit dhe shoqërinë ku jetojnë. Shumica e patologjive depresive nuk shërohen krejtësisht. Sëmundja mund të rikthehet pas një periudhe trajtimi të gjatë. Është vërtetuar se 2/3 e depresivëve që kanë marrë trajtim, u është kthyer sërish sëmundja në më pak se tre muaj. Kjo ndodh për shkak të kushteve ekonomike dhe stilit të jetës. Atëherë, cili është lloji i marrëdhënies mes fesë dhe depresionit? Thënë ndryshe: A ushtron feja ndikim pozitiv mbi depresionin? Koenig, i cili ka kryer një sërë studimesh rreth depresionit dhe atyre që shkojnë në kishë, ka vënë re se në 59 studime nga 93 syresh, të zhvilluar në terren, rezulton se përqindja e paqëndrueshmërisë psikologjike tek ata që marrin pjesë në ritualet fetare është më e ulët se tek të tjerët. Tek kjo shtresë shfaqen më rrallë simptomat e kësaj patologjie. Një nga studimet më të gjera në këtë fushë, është ai që ka
bërë Larson dhe Koenig në vitin 2001. Ata zhvilluan kërkime rreth raportit të fesë me shëndetin në dimensione të ndryshme. Rezultati ishte se ekzistojnë raporte pozitive mes fetarizmit dhe të qenit i kënaqur në jetë. Në studimin e tyre rreth lidhjes mes fesë, depresionit dhe stresit, u pa se 2/3 e eksperimenteve treguan se besimtarët me përqindje të lartë përkushtimi janë më pak të ekspozuar ndaj depresionit dhe stresit. [4] Koenig bashkë me kolegët e tij, zhvilluan një studim me 111 të moshuar në depresion. Pasi u ndoqën për një vit të plotë, u zbulua se pjesëmarrja e tyre në ritualet kishtare dhe leximi i Biblës, pati efekte pozitive. Besimi dhe aktivitetet fetare kishin lënë ndikim tepër pozitiv tek të moshuarit me depresion. Ashtu siç u pa që gjysma e të sëmurëve nga depresioni, u shëruan pa marrë asnjë medikament mjekësor. Edhe pse këta studiues nuk i kanë shpjeguar mekanizmat që i çuan në këtë rezultat, pretenduan se besimi fetar u fali të sëmurëve një këndvështrim më të mirë dhe më pozitiv për jetën. Ai u ofroi një koncept të ri dhe të pranueshëm për dhimbjet dhe vdekjen. Nga ana tjetër, u pa se besimi fetar u mundëson të moshuarve të kenë një vetëperceptim të lartë, duke i ndihmuar të njohin dhe vlerësojnë pikat e dobëta dhe të forta, si dhe identitetin e tyre. Kjo konsiderohet një ndihmë e madhe gjatë pleqërisë në të cilën shëndeti i njeriut pëson çrregullime dhe dobësohet. Veç kësaj, feja e pajis njeriun me shpresë se sado të vështira të jenë rrethanat dhe sado vështirësi që të hasë, gjërat do të përmirësohen. Kështu, atij i rikthehet shpresa dhe i përmirësohet gjendja emocionale. [5] Në studimin e Cummings dhe kolegëve të tij me 568 të sëmurë, u vu re lidhja mes mbështetjes sociale dhe fetarizmit dhe mes sëmundjeve funksionale. Përqindja e ekspozimit ndaj depresionit është më e ulët tek ata që marrin mbështetje sociale të lartë dhe tek ata që marrin pjesë në aktivitetet fetare. Kjo kishte ndikim pozitiv edhe tek personat me aftësi të kufizuara. Përkushtimi fetar ushtron një ndikim i cili në nivele kaq të larta nuk haset as tek arsimi, seksi, statusi social dhe martesa. [6] Studimet e zhvilluara në Kanada me 37 mijë persona, treguan
lidhjet mes nivelit të lartë të përkushtimit fetar dhe reduktimit të depresionit. Sipak këtij studimi, sa më shumë të rritet përkushtimi fetar, aq më shumë vihet re reduktimi i çrregullimeve psikike, depresioni dhe fobia sociale. Feja luan një rol kyç në interpretimin dhe kuptimin që njeriu i jep jetës, rezistencën ndaj vështirësive të jetës së përditshme dhe përballimin e fatkeqësive dhe traumave. [7] Si e redukton feja depresionin dhe si e shëron tërësisht atë? Studiuesit e lidhin këtë me frymën kolektive e cila pikaset lehtësisht tek komunitetet fetare gjatë lutjeve dhe ritualeve përkatëse, gjë e cila i pajis me energji shpirtërore. Individët e këtij komuniteti, jo vetëm që nuk vuajnë nga vakumi shpirtëror, por ata e mbështesin njëri-tjetrin edhe materialisht. Prandaj tek kjo shtresë hasen më rrallë emocionet negative si ndjenja e vetmisë, vetëmbylljes, dobësisë, mungesës së optimizmit, mungesës së qëllimeve etj... sidomos nëse konsiderojmë se shkaqet e depresionit janë ndjesia e vetmisë, izolimit nga shoqëria dhe dobësimi i lidhjeve me individët. [8]
VETËVRASJA DHE BESIMI FETAR Studimet që zhvillohen në kohën tonë kanë vërtetuar tezën e Durkejm një shekull më parë, sipas të cilës organizmat fetare janë një faktor i rëndësishëm në mbrojtjen e ithtarëve të tyre nga vetëvrasja. Për ta vërtetuar këtë tezë, ai bëri një krahasim mes katolikëve dhe protestantëve dhe mbërriti në idenë se përqindja e rasteve të vetëvrasjes tek katolikët, është më e ulët se në shoqëritë protestante. Sipas Durkejm, kjo ndodh për shkak të organizimeve sociale që pikasen në shoqëritë fetare. Kështu, ata që praktikojnë ritualet fetare, nuk ndihen pjesëmarrës vetëm në çështjet fetare, por edhe në vlerat morale, familjare dhe kontributin social. Një strukturë e tillë sigurisht që ndikon pozitivisht në shëndetin e tyre mendor. Orvatjet për vetëvrasje edhe pse hasen tek të gjitha grupmoshat, ato vihen re më shpesh tek të moshuarit. Ekspertët amerikanë thonë se 10-13% e të moshuarve në shoqërinë e tyre vuajnë nga probleme mendore. Sipas tyre, nëse këta nuk do të trajtohen, përqindja e vetëvrasjeve mes tyre mund të shkojë nga 4 – 60%. Vetëvrasja në shoqëritë perëndimore nuk kërcënon vetëm shtresën e të moshuarve, por edhe të rinjtë. Përqindja e sjelljeve që lidhen me vetëvrasjen në mesin e të rinjve është shumë e lartë. [9] Kjo diferencë kaq e lartë në të dhëna, buron nga fakti nëse disa sjellje konsideroheshin apo jo si vetëvrasëse, duke filluar nga qëllimi e duke përfunduar tek ekzekutimi. Në psikologji këto njihen me termin “faktorët e rrezikut”. Listën e këtyre faktorëve e kryeson prirja familjare për këtë patologji, depresioni, përdorimi i substancave narkotike, fryma agresive dhe nëse ndonjë nga pjesëtarët e familjes është vetëvrarë. Një faktor tjetër i vetëvrasjes është dhe formimi gjenetik, mutacionet fizike, shpirti agresiv, nervozizmi i shpejtë, paaftësia për zgjidhjen e problemeve dhe humbja e shpresës. Sakaq, depresioni tek gratë është një faktor më i rrezikshëm sesa tek burrat. [10] Shumica e studimeve që janë fokusuar rreth marrëdhënieve mes përkushtimit fetar dhe vetëvrasjes, kanë vërtetuar marrëMARS 2013
Di
25
dhëniet e kundërta mes tyre. Tashmë dihet që Islami e ndalon vetëvrasjen në mënyrë kategorike, njëlloj siç ndodh dhe në fetë e tjera. Studimet në këtë fushë tregojnë se feja është faktori më i rëndësishëm i cili e ndihmon njeriut t’u rezistojë presioneve të jashtme dhe të brendshme të cilat në përgjithësi shkaktojnë depresionin. Është vënë re se ata që praktikojnë obligimet fetare janë më pak të ekspozuar ndaj faktorëve rrezik, që çojnë në vetëvrasje si varësia e substancave narkotike, depresioni dhe humbja e shpresës. Sipas një studimi të zhvilluar në 25 shtete, u zbulua se feja dhe vetëvrasja janë të orientuara në kahje të kundërta. [1] Në kundërshtim me sistemin kapitalist, feja nxit jetën e thjeshtë dhe pa komplekse, gjë e cila redukton vetëvrasjen. Fetë lindore si krishterimi, që nxisin jetën e thjeshtë dhe që e konsiderojnë krim të rëndë cenimin e jetës, siç ndodh me Islamin, e mbrojnë njeriun nga rendja pas shumëfishimit të pasurisë. Një besim i tillë e ruan dhe mbron shëndetin mendor të individit.
BESIMI FETAR DHE STRESI Në 76 eksperimente të zhvilluara rreth raportit mes fesë dhe stresit (69 studime në terren dhe 7 në laborator) në 35 prej tyre u zbulua se stresi dhe paniku tek shtresa e praktikantëve, është më e ulët në krahasim me afetarët. Në 17 prej tyre nuk u gjet asnjë lidhje, në 7 u vunë re raporte komplekse dhe të ndërthurura, në 10 prej tyre niveli i stresit dhe frikës tek praktikantët ishte më i lartë se tek afetarët. Aspekti më i rëndësishëm në këto studime ishte se 6 nga 7 eksperimentet në laborator, konfirmuan rolin e rëndësishëm të fesë në shërimin nga stresi. [12]
FRIKA NGA VDEKJA Një nga faktorët e rëndësishëm që shkaktojnë stres tek njerëzit është frika nga vdekja. Duke qenë jashtë vullnetit të njeriut, ajo shkakton shumë frikë dhe stres. Megjithatë, vlen të themi se frika nga vdekja varion nga një person tek një tjetër. Ekzistojnë faktorë të tjerë të cilët e rrisin ose e reduktojnë frikën nga vdekja. Në krye të listës së këtyre faktorëve është shkalla e përkushtimit fetar, besimi në jetën tjetër dhe atë shpirtërore. Një studim i zhvilluar me 132 gra dhe 64 burra të moshës 18-80 vjeç, solli si rezultat se faktori kryesor i frikës nga vdekja ishte pjekuria psiko-sociale, i ndjekur nga faktori moshë. Studimi tregoi se sa më i lartë të jetë niveli i pjekurisë sociale dhe moshës, reduktohet shkalla e ekspozimit ndaj stresit dhe frikës nga vdekja. [13] Besimet fetare bëhen pengesë e këndvështrimit negativ për jetën, stresin, vetëvrasjen dhe depresionin, duke i çuar në nivelin zero. Si rezultat, individët gëzojnë shëndet mendor më të mirë. Le të përmendim dhe disa studime të zhvilluara në këtë sferë:
FEJA DHE OPTIMIZMI Në një studim të zhvilluar mes lidhjes së besimeve fetare dhe ndjesisë së shpresës, 12 nga 15 studime vërtetuan praninë
26
Di
MARS 2013
e një lidhje pozitive të rëndësishme mes tyre. Ndërkohë që studimet e tjera nuk treguan ndonjë lidhje, por asnjëri prej tyre nuk tregoi të kundërtën. [14] Një nga kontributet më të rëndësishme të fesë në shëndetin mendor, është ndjesia e optimizmit dhe shpresës. Peterson, Seligman dhe Vaillant kanë zhvilluar një studim mbi 100 persona të diplomuar në universitetin e Harvardit. Rezultati i studimit ishte se personat pesimistë gjatë rinisë së tyre, kishin pësuar përkeqësim të shëndetit mendor 20-30 vite më pas, në krahasim me optimistët. Studimi tregoi se individët që kanë një këndvështrim optimist, jetojnë 7 – 7.5 vite më shumë se pesimistët. Ekspertët e lidhin këtë me dashurinë për jetën tek individët optimistë, të cilët edhe në pleqëri fokusohen tek aspektet pozitive. [15] Plante dhe kolegët e tij zhvilluan një studim me 242 studentë universitarë të cilët banojnë në zona të ndryshme, u përkasin besimeve të ndryshme dhe studiojnë në institucione arsimi të ndryshme. Ata gjetën se përqindja e dhënia e një kuptimi për jetën, optimizmi, mbështetja e të tjerëve dhe këndvështrimi për jetën si një rivalitet pozitiv, është më e lartë tek studentët me besim fetar të fortë. Rrjedhimisht, përqindja e atyre që ekspozohen ndaj stresit dhe depresionit në mesin e këtyre studentëve, është më e ulët në krahasim me të tjerët. [16]
FEJA DHE SHËNDETI MENDOR Është e ditur se me shtyrjen në moshë, ndërpritet dhe përmirësimi i shëndetit fizik dhe mendor, të cilët fillojnë kahjen e përkeqësimit. Edhe pse kjo ndodh më shpesh tek burrat, ndryshon nga një person tek një tjetër. Ndërkohë që disa ambientohen dhe familjarizohen mjaft mirë me simptomat e pleqërisë, sëmundjet kronike, dobësimin dhe nevojën për
mbështjetjen e të tjerëve, të tjerët ndikohen negativisht. Ekspertët pohojnë se në të tilla raste, feja dhe jeta shpirtërore ka një ndikm të madh në shëndetin mendor dhe psikologjik. Eksperimentet e zhvilluara tregojnë se ekzistojnë lidhje pozitive mes besimeve fetare dhe aktivitetit shpirtëror dhe mes të qenit i lumtur dhe me moral të lartë. Nga 100 studime rreth kësaj lidhjeje, 80 vërtetuan lidhjet pozitive mes tyre. [17] Kirby, Coleman dhe Daley zhvilluan një studim me 233 persona të moshës 65-95 vjeç. Ata zbuluan se simptomat negative të pleqërisë, ushtrojnë ndikim negativ në shëndetin mendor të të moshuarve. Por, njëkohësisht ata zbuluan se përkushtimi fetar dhe aktiviteti shpirtëror kanë ndikim të drejtpërdrejtë në mënjanimin e ndikimeve negative dhe për rrjedhojë në ruajtjen e shëndetit mendor. Ata panë se feja dhe aktiviteti shpirtëror kanë ndikim të fuqishëm në vetëkontrollin e individit, në zhvillimin e kapaciteteve, krijimin e marrëdhënieve pozitive me të tjerët, pranimin e vetes, dhënien kuptim të jetës dhe pavarësi relative. Në fakt, ky rezultat ishte mbështetje e një sërë studimeve të tjera të mëparshme në këtë fushë. [18] Lëvin J.S., Markides K.S dhe Ray L.A, zhvilluan një studim i cili zgjati 11 vite me tre grupe, të rinj, në moshë të mesme dhe të moshuar. Numri i personave për çdo grup ishte 375 dhe numri total 1125. Studimi fokusohej mbi ndikimin pozitiv të praktikimit rregullit të ritualeve fetare. Dy ishin rezultatet më kryesore: I pari, ekziston një lidhje e fortë mes praktikimit të ritualeve, një jete të kënaqur dhe reduktimit të depresionit. Ndërkohë, tek personat në moshë të mesme dhe të moshuar, u vu re lidhja mes praktikimit të ritualeve dhe kënaqësisë në jetë. Sakaq, tek të rinjtë u vu re qartë ndikimi i ritualeve në reduktimin e depresionit. Kjo merr përmasa më të rëndësishme në rastin e përkeqësimit të shëndetit, daljes në pension apo heqjes dorë nga puna zyrtare dhe institucionale. Pjesëmarrja e të moshuarve në ritualet fetare, është parë edhe si një mënyrë në përfitimin e kësaj shtrese nga mbështjetja sociale që ofrojnë institucionet fetare, por redukton dhe presionet psikologjike. [19]
PËRFUNDIM: Edhe pse disa qarqe nuk e kanë pranuar fenë, madje e kanë shpërfillur dhe aneksuar gjatë historisë njerëzore, nuk ia kanë dalë mbanë. Feja është një realitet dhe ndikues i natyrshëm në jetën e njeriut, prej të cilit nuk “shqitet” kurrë. Përveç rolit të fesë, si një sistemues i jetës së njeriut dhe shoqërisë nëpërmjet parimeve dhe ligjeve morale, me kalimin e viteve po shpaloset qartë nëpërmjet studimeve shkencore se jo është e dobishme edhe për shëndetin mendor. Edhe shtetet të cilat kanë arritur majat më të larta të teknologjisë dhe shkencës, kanë filluar të aplikojnë metoda alternative të mjekësisë dhe feja gëzon një status të privilegjuar tek këto metoda. Feja, me anë të bazave të besimit dhe praktikës, ofron një model jete të shëndetshme. Nëpërmjet mbështetjes sociale, ajo nxit unitetin dhe lumturinë sociale. Sakaq, nëpërmjet lutjes njeriu kufizon stresin dhe presionet psikologjike, duke u çelur njerëzve dyert e shpresës dhe duke i dhënë jetës së tij një kuptim dhe qëllim sublim. Shumë shkencëtarë perëndimorë, edhe pse e mohojnë fenë
dhe ndikimin e saj pozitiv në shëndetin mendor, u sugjerojnë shkencëtarëve të mjekësisë që t’u sugjerojnë pacientëve të tyre të kryejnë dhe rituale fetare. Së fundmi, duhet të kemi parasysh diçka të rëndësishme, se, nëse fetë që janë larguar nga burimi i tyre qiellor kanë një ndikim kaq të madh tek individët dhe shoqëritë perëndimore, ç’mund të themi për ndikimin pozitiv të Islamit, i cili është feja përmbyllëse dhe më e plotë?!
REFERENCAT: (1) Koenig, H. G. (2004). Religion, spirituality, and medicine: research findings and implications for clinical practice. Southern medical journal. 97 (12), p. 1195. (2) www.istanbul.edu.tr/iletim/index.php 04.01.2007. (3) Cohen, A. B. & H. G. Koenig. (2003). Religion, religiosity and spirituality in the biopsychosocial model of health and ageing. Ageing international, 28 (3), p. 220. (4) Hackney, C. H. & G. S. Sanders. (2003). Religiosity and mental health: a meta-analysis of recent studies. Journal for the scientific study of religion, 42 (1), p. 44. (5) Koenig, H. G., L. K. George & B. L. Peterson. (1998). Religiosity and remission of depression in medically ill older patients, pp. 538-541. (6). Cummings, S. M., J. A. Ne & B. A. Hussaini. (2003). Functional impairment as a predictor of depressive symtomatology: the role of race, religiosity, and social support, pp. 25-29. (7) Baetz, M. R. et al. (2006). Hoë spiritual values and ëorship attendance relate to psychiatric disorders in the Canadian population. Canadian journal of psychiatry, 51 (10), pp. 654-657. (8) Kennedy, G. J. et al. (1996). The relation of religious preference and practice to depressive symptons among 1,855 older adults. Journal of gerentology, 51b (6), p. 306; Ëestgate, C. E. (1996). Spiritual ëellness and depression. Journal of counseling and development. 75, p. 31. (9) Greening, L. & L. Stoppelbein. (2002). Religiosity, attributional style, and social support as psychological buers for African American and ëhite adolescents’ perceived risk for suicide. Suicide and life-threatening behavior, 32 (4), p. 404. (10) ibid., pp. 404-405. (11) Weaver, A. J. & H. G. Koenig. (1996). Elderly suicide, mental health professionals, and the clergy: a need for clinical collobation, training, and research, p. 502; Commerford, M. C. & M. Rezniko. (1996). Relationship of religion and perceived social support to self-esteem and depression in nursing home resident. The Journal of psychology, 130 (1), p. 43. (12) Koenig, H. G. (2002). Religion and medicine II: religion, mental health, and related behaviors. International journal of psychiatri in medicine. 31 (1), p. 100. (13) Rasmussen, C. A. & C. Brems. (1996). The relationship of death anxiety ëith age and psychosocial maturity. The journal of psychology. 130 (2), p. 143. (14) Koenig, H. G. (2002)., ibid. 31 (1), p. 99. (15) Cohen, A. B. & H. G. Koenig. (2003). İbid., p. 228. (16) Plante, T. G. et al. (2000). The association betëeen strength of religious faith and psychological functioning. Pastoral psychology. . 48 (5), pp. 406-411. (17) Koenig, H. G. (2002). İbid. (18) Kirby, S. E., P. G. Coleman & D. Daley. (2004). Spirituality and ëell-being in frail and nonfrail older adults, p. 127. (19) Levin, J. S., et al. (1996). Religious attendance and psychological ëell-being in Mexican Americans: a panel analysis of three-generations data. The gerentologist. 36 (4), pp. 457-461.
Marrë nga revista “HIRA” Përktheu: Elmaz Fida
MARS 2013
Di
27
XHEMAL BALLA
“Veset quhen sëmundje, sepse ashtu siç pengon sëmundja shijimet trupore dhe së fundi shkakton vdekjen, ashtu edhe sëmundja morale pengon stolisjen me virtyte njerëzore dhe së fundi ajo heq gjallërinë e përjetshme.”
H. Ibrahim Dalliu
NORMAT MORALE DHE ZAKONET E MIRA NUK BIEN NDESH ME ISLAMIN Morali islam presupozon aktin e besimit të njeriut në Zotin e gjithësisë si dhe kuptimin e botës dhe vendin që zë ai në të. Njeriu që arrin të njohë synimet që i janë caktuar, ndërton në mënyrë të drejtëpërdrejtë moralin e tij. Ai nëpërmjet njohjes së realitetit gjatë veprimtarisë së tij nuk qëndron indiferent, por mban një qëndrim të caktuar ndaj ngjarjeve, njerëzve të tjerë, veprimeve dhe akteve të tyre si dhe ndaj vetes. Krijuesi i gjithësisë i ka dhënë njeriut përparësi që të ruajë dhe mbrojë identitetin e tij për të kontrolluar e shfrytëzuar çdo gjë në dobi të tij. Tek ai qëndrojnë e veprojnë fuqi fizike, mendore e morale të cilat kërkojnë një zhvillim në harmoni njëri me tjetrin. P.sh. morali mbështetet në virtytet e njeriut nga të cilat burojnë sjelljet që e shoqërojnë atë në marrëdhëniet familjare e farefisnore e deri në marrëdhëniet shoqërore. Në qoftë se ky moral nuk përputhet me ligjet Hyjnore, me normat qytetare e zakonet e traditës së shëndoshë të Islamit, do të dëmtojë
28
Di
MARS 2013
personalitetin e njeriut në tërësi, fizik, mendor e moral, i cili kalon me lehtësi fazat e rritjes e zhvillimit, derisa vjen pleqëria e shuhet një ditë pa vullnetin e tij. Prandaj me të drejtë profeti Muhamed (a.s.) porosit: “Pajisuni me moral Hyjnor”. Për të arritur këtë duhen përgatitur edhe mjetet që e zbukurojnë sjelljen e njeriut. Por kujdesi për shëndet të plotë nga njëra anë dhe mbështetja nga fuqia e Krijuesit nga ana tjetër, bashkon anën materiale me atë morale dhe arrin pajisjen me moral Hyjnor. Në jetë njeriu vazhdimisht kërkon arritjen e të mirës, të bukurës, që kur e siguron atë reflekton edhe një sjellje humane, për të cilën edhe vlerësohet nga të tjerët. Në këtë drejtim ai niset gjithmonë nga veprime të vullnetshme, të cilat mund të jenë të thjeshta ose të komplikuara. Profeti (a.s.) ka thënë: “Do të vijë koha kur furnizimi për jetesë mund të arrihet vetëm me mëkate. Në këtë kohë kurorëzimi në martesë do të jetë i përqeshur, kurse mosmartesa (bashkëjetesa) e lejuar”.
Ky hadith i Profetit është shumë aktual. Po përjetojmë çdo ditë fenomenet e vjedhjes dhe krimit, ryshfetit e shpërdorimit, ndërsa në krijimin e familjes po tronditen bazat e saj me divorc, duke pëlqyer bashkëjetesën. Me një alë ka filluar degjenerimi moral i shoqërisë, një plagë që do ta ndiejnë me sa duket edhe brezat që do vijnë. Për parandalimin e këtyre fenomeneve rëndësi e veçantë i duhet kushtuar edukimit me bindjen e besimit tek Zoti. Ky do të bëhet faktor jo vetëm për parandalim, por edhe për kapërcimin e këtyre fenomeneve, me qëllim që konceptet të shndërrohen në bindje për të përsosur qëndrimet morale dhe sjelljen në shërbim të vetvetes, familjes e shoqërisë. Sigurisht është motivi ai që e shtyn njeriun për të kryer një vepër të mirë ose të ligë. Motivet dhe qëllimet duke u lidhur me besimin te Zoti krijojnë një sistem nxitës në veprimtarinë e nejriut në zbatim të ligjeve Hyjnore për përsosjen e moralit. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Njeriu me besim të plotë është ai që
ka moralin më të mirë”. Gjithnjë është vullneti si një fuqi e veçantë shpirtërore që drejton sjelljet dhe veprimet e njeriut në çdo aspekt të tjetës së tij. Por ato duhen çmuar e vlerësuar vetëm atëherë kur përputhen me normat dhe rregullat e moralit islam; kur ato shprehin arritjen më të lartë për të cilën është krijuar njeriu. P.sh. vendosmëria, trimëria, guximi, këmbëngulja, shpirti i sakrificës, durimi, etj., cilësi kur shprehen në sensin pozitiv, vlerësohen shumë e bëhen pjesë e plotësimit të personalitetit të njeriut, në të kundërt ato cilësohen si veprime negative, amorale, të dëmshme e të dënushme nga Zoti. Në Kur’an thuhet: “Unë jam me ju, kudo që të jeni ...”. Kjo do të thotë se Zoti kontrollon sjelljet dhe veprimet e njeriut në çdo moment të jetës së tij. Atëherë, një bindje e thellë e largon besimtarin nga veprimet e liga, e frenon atë që të mos prishë moralin e tij. Presioni i epsheve është i vazhdueshëm ndaj njeriut, sepse edhe mjedisi i jashtëm i favorizon këto. Pre e këtyre bie ai njeri, i cili harron Zotin si krijues të tij dhe u nënshtrohet momenteve të çastit më të volitshme. Prandaj edhe Zoti në Kur’an tërheq vëmendjen kur thotë: “A e shikoni atë njeri që harron Zotin për ambiciet e tij?” Përfshirja e individit në trafiqe droge, prostitucioni, përdorimi i alkoolit, bixhozi, etj., tregon se ai i kryen këto veprime shkatërruese për veten dhe shoqërinë, pa u menduar se një ditë do të japë llogari para Zotit. Kështu, ai jo vetëm që prish imazhin e personalitetit si njeri, qenia më e përsosur të cilin Zoti e krijoi për të shfrytëzuar të mirat e kësaj bote, por dëmton familjen e shoqërinë. Prandaj njeriu duhet ta ndalë veten nga aktet e shëmtuara kriminale, të zbatojë normat e moralit Hyjnor islam. Tek njeriu me moral të përkryer islam dallojmë dy anë: përmbajtjen apo anën e motivuar të tij si dhe formën. Me përmbajtjen ne kuptojmë bindjet e tij fetare, nevojat dhe interesat e tij jetësore, ndërsa me formë kuptojmë realizimin e sjelljeve që zbukurojnë personalitetin. Por si forma ashtu edhe përmbajtja janë të lidhura ngushtë dhe këto e bëjnë një njeri të tillë të dallo-
het nga të tjerët në të gjitha mjediset ku jeton e punon. Gëzojnë autoritet ata të cilët dallohen për figurën e pastër morale që janë shembull kudo e që nuk i ndajnë alët nga veprat. Ata dallohen për ndershmëri, drejtësi e shpirtmadhësi në mendime, gjykime, qëndrime e veprime. Për të tjerët problemet e moralit duhen parë në vijueshmëri me qëllim që konceptet, vetitë e normat e moralit Hyjnor të njihen, të përvetësohen e të kthehen në bindje, shprehi e zakone të sjelljes së kulturuar. Këto kanë të bëjnë jo vetëm me çështje të kujdesit e respektit për të tjerët, por edhe të higjienës personale e të mjedisit, të kulturës së të folurit, të zbatimit të rregullave të traditës së mirë të trashëguar ndër breza. Atëherë personaliteti i secilit individ vlerësohet me tiparet e këtij morali islam, që spikatin cilësitë si ndershmëria, përpikëria, thjeshtësia, çiltërsia, guximi e vendosmëria për të zbatuar çdo gjë të mirë. Historia njerëzore ka trashëguar një standard të përgjithshëm të sjelljeve morale, duke vërtetuar disa e duke përjashtuar disa të tjera. Vetëdija njerëzore ka dhënë vlerësimin e vet në favor të cilësive pozitive të familjes apo shoqërisë në tradita zakonore të mira, por njëkohësisht ka reaguar ndaj fenomeneve negative të shfaqura nga individë të veçantë si mashtrimi, gënjeshtra, padrejtësia, mungesa e sinqeritetit, tradhtia, etj. Në Islam morali konsiderohet Hyjnor që i cakton besimtarit detyra ndaj vetes, familjes, shoqërisë dhe atdheut. Profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Jam dërguar që të përsos vlerat e moralit”. Besimtari i vërtetë i respekton të gjitha ligjet e shpallura nëpërmjet të dërguarit të tij, Muhamedit në sigurinë e jetës. Çdo gjë që është jashtë ligjeve të Islamit, si përdorimi i alkoolit, drogës, prostitucionit, korrupsionit, trafikimit, etj., ai duhet të qëndrojë larg këtyre fenomeneve, por njëkohësisht të ngrejë zërin edhe tek përdoruesit si të dëmshëm jo vetëm për individin por edhe për familjen e shoqërinë. Kushtetuta Hyjnore, Kur’ani Famëlartë, e ndihmon njeriun për të ndërtuar norma morale të drejta. Në të
kundërt, kur ato i cakton vetë njeriu mbeten të përkohshme ose relative, të kufizuara apo të lokalizuara. P.sh. nocioni i mirë dhe i keq sot janë relative, sepse për një njeri ajo çka është e mirë, mund të konsiderohet e keqe, ndërsa për një tjetër e keqja mund të konsiderohet e mirë. Kështu ndodh me përdorimin e alkoolit. Po kështu tregtia e drogës për interes material etj., prandaj në edukatë njohuritë, konceptet e bindjet e ndryshme shoqërohen, mbështeten e përforcohen duke i harmonizuar me shkathtësitë, shprehitë e zakonet e mira. Të gjitha këto i nënshtrohen vetëdijes së njeriut. Ai me përmajtje islame i respekton ligjet e kushtetutës Hyjnore, kurse të tjerët ndiejnë kënaqësi nga pasioni i shfrenuar dhe i nënshtruar ndaj këtyre veseve negative që ulin dinjitetin e moralit njerëzor. Të ndash jetën në dy standarde, atë sipas ligjeve Hyjnore dhe atë jashtë këtyre ligjeve, do të thotë shmangie nga rruga e Zotit. Zoti duke krijuar njeriun si qenien më të përsosur, i dha edhe ligjet për t’u orientuar në jetë sipas tyre, për ta ruajtur e mbrojtur identitetin e tij. Feja dhe besimi në Zotin janë bazat e normave morale qytetare me të cilat mund të jetohet pastër në shoqërinë njerëzore. Kjo, për faktin se ndërgjegjja i bën thirrje për të zbatuar ligjet e Zotit, në të kundërt, kur thirrja vjen nga një zë tjetër, në kundërshtim me këto ligje, i ndrydh ndjenjat e mira dhe shtyhet për të kryer vepra të shëmtuara. Prandaj edhe profeti Muhamed (a.s.) në të tilla raste thoshte: “Pyet zemrën tënde”. Masa me të cilën duhet të peshojmë e të dallojmë veprat që e nderojnë njeriun nga ato që e poshtërojnë në shoqëri janë ato se sa i zbaton dispozitat fetare, sa i respekton ligjet e shtetit e pastaj ligjet morale e rregulat e zakonet e mira në shoqëri. Kur veprimet e njeriut pajtohen me këto dispozita, dinjiteti i tij lartësohet në shoqëri e në rast të kundërt, kur u kundërvihet këtyre e humb pozitën e nderit. Së fundi, dinjiteti nuk fitohet me pasuri, por vetëm me vepra legale e me sjellje të mira, që u përshtaten ligjeve në veprim. MARS 2013
Di
29
Foto Arkiv
30
Di
MARS 2013
MYTINIA DHE XHAMIA E ILJAZ BEJ MIRAHORIT KORÇE - VITET 20' 30'
MARS 2013
Di
31
Sociale
NUREDIN NAZARKO
DIJA DHE I DITURI NË SIST Qenia njerëzore dallohet nga krijesat e tjera pikërisht nga fakti që i është dhënë mundësia për të mësuar, për të njohur, pra për të ditur. Në kontakt me dijen nuk mund t’i shmangim dy procese thelbësore: njohjen që nënkupton shumëçka më tepër sesa mësimi i thjeshtë i saj dhe përçimin e asaj çfarë kemi njohur. Në botën e sotme përçimi i dijes, pasiqë më parë është mësuar dhe jo njohur, i takon ekskluzivisht sistemit arsimor, që nga ai i nivelit më të ulët e deri tek niveli më i lartë. Dy janë kriteret mbi të cilat funksionon sistemi arsimor i kohës sonë; “pertinenca dhe performativiteti pertinencës.” (Lyotard. Jean-François, Gjendja postmoderne. Raport mbi dijen, fq. 101). Bazuar mbi këto kritere “efekti i synuar është kontributi optimal i arsimit të lartë për performativitetin më të mirë të sistemit shoqëror.” (Lyotard:101). Duke ndjekur korrektësisht këto kritere arsimi është në shërbim të sistemit shoqëror, që do të thotë se nuk është më një sistem prej të cilit shoqëria modelohet, por është një nënsistem që modelohet nga sistemi shoqëror, në funksion të performativitetit të këtij të fundit. Në këtë situatë “bartja e dijeve nuk ka më për qëllim të formojë një elitë të aftë që të udhëheqë kombin në emancipimin e tij; ajo i jep sistemit lojtarë të aftë që të kryejnë si duhet rolin e tyre në postet pragmatike për të cilat institucionet kanë nevojë.”(Lyotard:102). Përputhshmërisht me efektin e synuar, përçimi i dijeve në nënsistemin arsimor është tërësisht në shërbim të nevojave pragmatiste të institucioneve të sistemit shoqëror. Tashmë në procesin e delegjitimimit të qëllimit të hershëm të njohjes dhe përçimit të dijes, formimin e njeriut si njeri, “universitetet dhe institucionet e arsimit të lartë janë tanimë të ftuara të formojnë kompetenca, e jo më ideale.” (Lyotard:102). Delegjitimimi i legjitimuar, që ka për qëllim performativitetin e sistemit shoqëror dhe të institucioneve të tij, dije legjitime konsideron atë dije që i shërben optimalisht funksionit operacional të sistemit. Meqenëse sistemi arsimor modelohet përputhshmërisht me operacionalitetin e sistemit shoqëror, është i varur dhe i nënshtruar kryekëput nga institucionet që bëjnë të mundur funksionalitetin e sistemit shoqëror. Dija që nuk i shërben këtij qëllimi por atij të mëhershmit edhe në mos drejtpërsëdrejti, lihet nën hije, spostohet, izolohet derisa të harrohet ose të shndërrohet në gjendjen e pavlerës, pasiqë ajo çfarë ka dhe merr vlerë në sistem është ajo dituri që të siguron dobi dhe mbi të gjitha para. Nëpërmjet këtij procesi, sistemi
32
Di
MARS 2013
ka si qëllim që dija të jetë tërësisht nën kontrollin e tij dhe përmes kësaj dijeje selektive, që është edhe më e dobishmja e mundshme për të përmbushur utilitaritetin e lojtarëve të sistemit, synohet zhbërja e paqshme e njeriut si njeri dhe jo e njeriut si automat. Në këtë sistem lojtarët nuk do të duhet të mendojnë përtej përmbushjes së detyrave që vetë sistemi ua ka përcaktuar, në qoftë se ende mendojnë. Sistemi synon formimin e një inteligjence teknike e aftë t’i përgjigjet nevojave të tij, por e paaftë që t’i përgjigjet nevojave të njeriut si qenie njerëzore. Më sipër theksuam se dija ka si nevojë të saj përçimin, transmetimin nga njëri brez tek tjetri. Pyetja që shtrojmë është se kush e përçon dijen sot? “Duke filluar nga çasti kur dija nuk ka më në vete qëllimin e vet si sendërtim të idesë apo si emancipim të njerëzve, bartja e saj i shmanget përgjegjësisë ekskluzive të dijetarëve dhe studentëve.” (Lyotard:106). Rrënimi i ekskluzivitetit të dijetarit dhe studentit të tij nga piedestali i autoritetit që përçon dije, ka rrjedhuar me zëvendësimin e tyre nga modeli i sistemit shoqëror, që de facto është autoriteti që iu jep përgjigje pyetjeve çfarë do të përçojmë, kujt do t’ia përçojmë dhe mbi të gjitha përse do t’ia përçojmë? Rrënimi i autoritetit të dijetarit dhe relativizimi i diturisë në dobishmëri praktike, të matshme sipas kritereve që vendos sistemi, shkakton konvertimin e dijes në mall, që shitet dhe blihet, e njënjëjtë me të gjithë mallrat e konsumit. Zhvillimi dhe përsosja e vazhdueshme e teknikës, informatizimi galopant i çdo sektori të zhvillimit të shoqërisë, e ka zeruar paq tradicionalitetin e përçimit të diturisë dhe jo vetëm kaq. “Për aq sa njohuritë janë të përkthyeshme në ligjërimin informatik, e për aq sa arsimtari tradicional mund të paraqitet si një kujtesë didaktika mund t’iu besohet makinave… ”(Lyotard:106-107). Të gjendur në këtë situatë, jo rastësisht, po synohet që për çdo ditë e më tepër çdokush të zotërojë njohuri mbi shkencën e teknologjisë së informacionit, madje është kthyer në domosdoshmëri duke hamendësuar e duke qenë të ngashnjyer nga ndezullitja se zotërimi i kësilloj njohurive do të jetë çelës suksesi për nxënien dhe përçimin e dijeve. Duke qenë se dija e nënshtruar ndaj sistemit dhe e modeluar prej tij “përbëhet nga një stok i organizuar njohurish” (Lyotard:106), institucionit, individit, masës nuk i nevojitet më shqetësimi se a është kjo e vërtetë, por për çfarë na shërben kjo? Shndërrimi i dijes në një grumbull të dhënash që përçohen dhe mësohen me një frymë tipike
TEMIN E SOTËM ARSIMOR shkollareske, konsiderohet si modeli përmes të cilit, duhen ndërtuar strategji afatshkurtra, afatmesme apo afatgjata, që i shërbejnë njeriut për zgjidhjen e problematikave dhe shqetësimeve jetësore. Por, “është një banalitet të theksosh vlerën e aftësisë për t’i aktualizuar të dhënat pertinente për çështjen që duhet zgjidhur “këtu e tashti”, dhe të renditen ato në një strategji të efektshme.” (Lyotard:108). Problematika këtu dhe tani nuk ka qenë shqetësim vetëm i kohëve tona. Ajo është simptomë e një pamësie botëkuptimore që ka si tipar themelor mohimin e gjithçkaje përtej njerëzake dhe tokësorizimin e njeriut, në mënyrë që qenia njerëzore ta ketë të pamundur transhendimin e kufijve të vetvetes dhe natyrës. Në ndjekje të frymës këtu dhe tani, raporti i njeriut ndaj dijes nuk është më ai i një qenieje që nëpërmjet dijes ka si qëllim të njohë, kuptojë dhe përmbushë qëllimin e të qenit në botë, por është “raport i përdoruesve të mjeteve konceptuale e materiale komplekse dhe i atyre që përfitojnë nga arritjet e tyre.” (Lyotard:111). Kësisoj në kohët e sotme prodhohet dije, prodhim që na vjen nga ndërmarrjet e interdisiplinaritetit kolektiv. Tagri i eksluzivitetit që sistemi i ka dhënë ekipeve interdisiplinare në kërkimin e dijeve dhe vendimmarrjen për të vendosur çfarë është dije dhe çfarë duhet ditur, e ka delegjitimuar rolin e njeriutpersonalitet në njohjen dhe përçimin e dijes. “Delegjitimimi dhe epërsia e performativitetit paralajmërojnë fundin e epokës së Profesorit; ai nuk është më kompetent sesa rrjetet e kujtesës për të bartur dijen e vendosur dhe ai nuk është më kompetent sesa ekipet ndërdisiplinare, për të imagjinuar goditje të reja apo lojëra të reja.” (Lyotard:111). Reduktimi i dijes në nivele të ethshme pragmatizmi, zhbërja e rolit të njeriut-personalitet në njohjen dhe kuptimin e saj, e ka zhveshur dijen nga shpirtshmëria, duke e kthyer në një njohuri teknike, pa nerv, pa shpirt, pa jetë, përderisa aty nuk gjendet njeriu-personalitet. Dija e kësaj natyre është e zhveshur njëherë e përgjithmonë nga urtësia, veçori që shkenca dhe teknika kurrë nuk do të mund t’ia dhurojnë dot njeriut, sado larg që të shkojnë në pretendimin e tyre, për ekskluzivitet të së vërtetës. Dija është ajo çfarë na shenjon se çfarë është e vërtetë dhe e pavërtetë dhe detyrë e njeriut është ta njohë dhe ndjekë të vërtetën përtej njerëzore dhe jo të sajojë të vërteta, për të sugjestionuar dhe hipnotizuar të tjerët apo dhe vetveten, duke besuar për të vërteta sugjestionet e vetëprodhuara nga mendja njerëzake. Në epo-
kën e sotme të dominimit të shkencës dhe teknikës, përfundja në humbëtirën e harresës së urtësisë, konsideron të mençur, të urtë dikënd që ka oratori, citon autorë pa fund në alimet e veta, për të demonstruar sasi të njohurive që zotëron. E njerëzit e kohëve të sotme të përkapur nga mungesa e urtësisë dhe mbivlerësimi i dukshmërisë, vlerësojnë për të mirëqenë atë çfarë duket, duke u vetëmashtruar nga forma pa përmbajtje, nga bukuria pa bukuri, nga dituria pa urtësi. Kjo mënyrë e të vështruarit të gjërave ka dhënë efektet e veta edhe në nxënien e diturive qofshin ato edhe produkt i pastër empiristik. Të mësuarit shkollaresk është tipari themelor i të gjithë sa janë të ulur në auditoret e sistemit arsimor. Natyrisht që ka dhe përjashtime, por tendenca është që të mësohet mekanikisht, të depozitohen në memorie njohuritë dhe të përdoren në mënyrë efiçente në jetë. E në gjithë këtë proces njeriu nuk shihet kurrkund. Meditimi i tij rreth atyre që mëson nuk ekziston më. Çdo gjë mbështillet e përdridhet thjesht dhe përjashtimisht përreth riprodhimit të njohurive. Riprodhimi i njohurive tregon qartësisht shterjen e fuqisë menduese të njeriut bashkëkohor dhe pozicionin e tij mjeran si tel përçues i atyre njohurive që nuk ndërmend kurrsesi t’i përtypë, por i gëlltit dhe i përçon ashtu sikundërse i mësohen, duke besuar se po kontribuon në zhvillimin dhe përparimin e shoqërisë njerëzore, e duke mos dyshuar aspak në qëllimet e sistemit, përkundrejt tij. Natyrisht, arsimimi i sotëm i lartë me themel u është përshtatur nevojave të sistemit industrial…Namin e madh që kohëve të fundit kanë shkenca e pastër dhe e aplikuar e matematika, është vetëm shprehje e nevojës së teknostrukturës…, kurse nami më i vogël i artit dhe i shkencave humaniste dhe përkrahja më e vogël që marrin është shprehje e rolit të tyre të nënrenditur. Shkollat teknike dhe afariste çmohen për shkak të karakterit utilitar. Sistemi industrial nxiti zgjerimin e madh të arsimimit. Këtë gjë vetëm mund ta përshëndesim. Mirëpo, nëse tendencat nuk shihen qartazi dhe nuk kundërshtohen sistemi do t’i mbështetë vetëm ato aspekte të arsimimit të cilat i duhen më së tepërmi sistemit dhe të cilat dyshojnë më së paku në qëllimet e tij.( Galbraith. J, The new industrial state, Boston 1967, faq. 339-341, cituar sipas Izetbegoviç. A, Islami ndërmjet lindjes e perëndimit. faq. 87, Shkup 2000.)
MARS 2013
Di
33
Kulturë
MEXHID YVEJSI
Prejardhja e
KALENDARIT Nuk ka njeri që nuk ka kalendar në shtëpi. Nuk ka shqiptar, shehërli apo katundar, që nuk ka një apo më shumë kalendarë, kalendarë të çdo forme, lloji, cilësie apo madhësie. Kalendari është bërë nevojë e përditshme e jetës. Jeta pa kalendar është diçka e paparë…! Po, por prej nga vjen ala kalendar? Fjala kalendar vjen nga gjuha latine. Romakët ditën e parë të muajit e quanin kalendes ose kalendae. Prej alës kalendes-kalendae, që e ka burimin nga gjuha latine, prej alës kalare, që do të thotë shpallje solemne ose thirrje, vjen ala kalendar. Sot në botë, sipas llogarive të fundit, ka rreth (40) dyzet kalendarë. Prej këtyre më të përhapurit janë “Kalendari Kristian” ose Julian-Gregorian, që është Diellor ose Solar dhe Kalendari i Hixhretit, që është Hënor ose Lunar, që e përdor Bota Islame. Kalendari (Julian) – Gregorian- Kalendar Kristian apo pagan? Kalendari (Julian)- Gregorian që e përdor Europa dhe Amerika nuk është Kalendar Kristian, ai është kalendar pagan. Është kalendar pagan sepse nuk ka prejardhje kristiane, por ka prejardhje romake-pagane… Romakët e përvetësuan nga grekët, të cilët e kishin përvetësuar nga egjiptasit, të cilët e përvetësuan nga persianët, që e kishin përvetësuar nga babilonasit… “Kalendari Kristian” apo Kalendari Gregorian, që në të vërtetë është Kalendari Julian, emërtuar sipas perandorit romak, Julius Cesarit, i cili me ndihmën e astronomit Sozigen nga Aleksandria, e reformoi kalendarin e vjetër romak në vitin 45 para Krishtit… “Kalendari Kristian” që në të vërtetë është romako-pagan, ishte në përdorim para Krishterimit, por meqë kishte gabime, u detyrua Papa që të bëjë në të përmirësime. Sot, ky kalendar quhet Kalendari Gregorian, sipas Papës Gregori i XIII-të, i cili me urdhëresën, vendimin e tij: “Inter gravissimas” më 24 shkurt 1582, e reformoi Kalendarin Julian… Me gjithë reformat, ndryshimi prej 10-të ditësh ndërmjet
34
Di
MARS 2013
Kalendarit Gregorian dhe Julian sot është rritur në 13-të ditë. Me gjithë këtë, Kalendari Gregorian u përhap shumë ngadalë nëpër Europën e krishterë. Në fillim e pranuan vetëm vendet që kishin popullsi kato-
like, të cilat ishin nën ndikimin, kontrollin e Papës, Kishës Katolike. Më vonë e pranuan edhe vendet protestante, siç ishte Anglia në vitin 1752 dhe njëkohësisht, Amerika, aty ku kishte protestantë, po në vitin 1752. Vendet me besim orthodoks e pranuan më vonë, kurse vendet me popullsi myslimane edhe më vonë. Shqipëria e pranoi në dhjetor të vitit 1912, kurse Turqia më 1 janar 1927…. Mbas shekullit XVIII-të Kalendari Gregorian filloi të përhapet me shpejtësi gati në tërë Europën.
PREJARDHJA E MUAJVE TË VITIT Prejardhja, Emërimi, Kuptimi… Kalendari i lashtë romako-pagan kishte dhjetë muaj, të cilët kishin 304 ditë gjithsej. Viti fillonte në muajin Mars dhe përfundonte me muajin Dhjetor. Më vonë u shtuan edhe dy muaj dhe viti u bë me dymbëdhjetë muaj me 355 ditë. Dikur iu shtuan edhe dhjetë ditë dhe viti u plotësua me 365 ditë, sikur që është edhe sot e kësaj dite… Emrat e këtyre dymbëdhjetë muajve kanë prejardhje pagane, janë emërtime nga gjuha latine dhe kanë këto kuptime: 1. Muaji i parë, Janari, është me prejardhje nga gjuha latine,
vjen nga emri Janus, që ishte hyjni i dyerve dhe hyrjeve. 2. Muaji i dytë, Shkurti, përpara quhej Fruer ose Fror nga gjuha latine, Februalia, kështu quhej një periudhë kohore, kur bëheshin flijime, kurbane, hyjnive, për shlyerjen e mëkateve. 3. Muaji i tretë, Marsi, vjen nga gjuha latine, Martius, hyu pagan i luftës. 4. Muaji i katërt, Prilli, nga gjuha latine, prej alës Aperire, me hapë, hapje, çelja e natyrës… 5. Muaji i pestë, Maji, nga gjuha latine, prej emrit Maia, e cila ishte hyjnesha e të mbjellave, rritësja e zhvilluesja e tyre. 6. Muaji i gjashtë, Qershori, është shqip, muaji në të cilin piqen qershijat, por në gjuhët e tjera vjen nga gjuha latine, Junius, një nga hyjnitë paganë… 7. Muaji i shtatë, Korriku, është shqip, muaji i korrjeve, por në gjuhë tjera vjen nga gjuha latine Julius, sipas perandorit rromak, Julius Cesarit, është emërtuar në vitin 44 para Krishtit. 8. Muaji i tetë, Gushti, vjen nga gjuha latine, sipas perandorit romak, Augustus Cesarit, në vitin 8-të para Krishtit. 9. Muaji i nëntë, Shtatori, vjen nga gjuha latine, Septembres, që ka kuptimin: “ i Shtati”. Pse i shtati? Sepse viti fillonte me muajin Mars, kështu që ky muaj ishte dikur muaji i shtatë. Kështu emërtohen edhe tre muajt të tjerë që vazhdojnë, pra emërtohen me numra rreshtorë me prejardhje nga gjuha latine. 10. Muaji i Dhjetë, Tetori, vjen nga gjuha latine, Octombres, muaji “ i Teti”, sepse ishte muaji i tetë. 11. Muaji i Njëmbëdhjetë, Nëntor, vjen nga gjuha latine: Novembres; i “Nënti”, sepse ishte muaji i nëntë. 12. Muaji i Dymbëdhjetë, Dhjetori, vjen nga gjuha latine: Decembres, i “Dhjeti”, sepse ishte muaji i dhjetë, i fundit, kur viti kishte dhjetë muaj, me 304 ditë. Shënim: Muaji korrik, në fillim, në origjinal quhej Quintilis, nga gjuha latine: i “Pesti” ndërsa muaji gusht quhej Sextilis, nga gjuha latine: i “Gjashti”. Këta dy muaj më vonë u emëruan në shenjë nderimi ndaj perandorëve paganë, me emrat e perandorëve romak Julius Cesarit, në vitin 44 para Krishtit dhe nipit të tij, Augustus Cesarit, në vitin 8 para Krishtit. Pra, prej 12-të muajve të vitit, vetëm tre muaj janë në gjuhën shqipe dhe kanë kuptim shqip. Muaji i dytë Shkurti, i cili siç dihet, për një ditë-dy-tri, është më i shkurtër se muajt e tjerë. Muaji i gjashtë, Qershori, muaji në të cilin piqen qershijat dhe muaji i shtatë, Korriku, në të cilin fillojnë korrjet… Të gjithë muajt të tjerë të vitit, që mbesin nëntë, janë me prejardhje nga gjuha latine. Disa prej tyre emërtohen në nderim të hyjnive paganë, perandorëve paganë, kurse të tjerët me numra rreshtorë, sipas renditjes që kanë… Me pak alë, ky është Kalendari i lashtë romako-pagan, i reformuar nga perandori romak-pagan, Jul Cesari, në vitin 45 para Krishtit, që është quajtur Kalendari Julian, më vonë u “krishterizue” dhe u emërtue si “Kalendari Kristian”, sepse MARS 2013
Di
35
u reformua me urdhër nga Papa Gregori i XIII-të në Vatikan, dhe u quajt Kalendari Gregorian, por mbeten emërtimet latine në nderim të hyjnive paganë…!
PREJARDHJA E DITËVE TË JAVËS Emërimi dhe kuptimi … Të gjithë e dijmë se java i ka shtatë ditë, por pak kush e di se nga e kanë prejardhjen ditët e javës dhe ç’kuptim kanë!? Në një ilahi, në gjuhën shqipe, e cila këndohet aq shpesh, nëpër Kosovë, sidomos në Gjakovë, në një varg të kësaj ilahije thuhet: ”Shtatë ditë ymër n’kët dynja…” Pra, e gjithë jeta në këtë botë, e shkurtër apo e gjatë, jeta në këtë dynja vetëm shtatë ditë i ka! Prej kah e kanë prejardhjen ditët e javës? Ditët e javës, java prej shtatë ditësh, s’pari u përvetësue në Romë në shekullin e katërt, prej nga u përhap më vonë në Europë. Me urdhër të perandorit romak, Konstantini i Madh, në vitin 321 u vendos që dita e parë e javës të caktohet dita e diel. Dita e diel u caktua si ditë e parë e javës në nderim të Diellit, sepse Kulti i Diellit adhurohej prej rromakëve paganë si Sol Invictus, (Dielli i pathyeshëm, i pamposhtur)… Por, ditët e javës qenë përvetësuar nga romakët prej egjiptasëve, prej tyre i përvetësuan popujve tjerë për rreth Detit Mesdhe. Egjiptasit i kanë përvetësuar ditët e javës prej persianëve, të cilët i kanë përvetësuar prej babilonasëve në Mesopotami. Ditët e javës janë emërtuar sipas emrave të trupave qiellor ose planeteve. Të gjitha këto emërtime janë nga gjuha latine. Por, këto emërime nga gjuha latine, në të vërtetë, janë përkthime. Janë përkthime nga greqishtja, të cilat i përvetësoj latinishtja. Dita e parë, e Diel, sipas Diellit, i cili adhurohej nga romakët paganë si hyjni i pamposhtur, por edhe prej grekëve, egjiptasve, persianëve paganë me emrat: Helios, Ra, Apollo,
36
Di
MARS 2013
Ogmios, Mithras… Mithra që thirrej Bir’i Zotit dhe Dritë e Botës besohej se kishte lindur me 25 dhjetor, siç besohej se kishin lindur edhe Osirisi, Adonisi dhe Dionisi, hyjni paganë… Dita e dytë, e Hënë, sipas Hënës, hyjneshë e adhuruar me emra të ndryshëm: Selene, Luna, Mani… Dita e tretë, e Martë, sipas Marsit, i cili te romakët paganë adhurohej si hyjni i luftës me emrin Martius. Dita e katërt, e Merkurë, sipas Merkurit, i cili ishte hyjni pagan te romakët, kurse te grekët adhurohej me emrin Hermes. Dita e pestë, e Enjte, adhurohej si hyjneshë e fuqisë… Dita e gjashtë, e Premte, sipas Venerës, dita kushtuar Venerës, hyjneshë e dashurisë.Të gjitha planetet rrotullohen rreth Diellit në drejtim të kundërt me akrepat e orës, përveç Venerës, hyjnesha e dashurisë, që sillet në drejtim të akrepave të orës. Dita e shtatë, e Shtunë, sipas Saturnit, i cili adhurohej prej romakëve paganë si hyjni i bujqësisë. Pothuajse të gjitha gjuhët e Europës i përvetësuan këto emërtime, me përjashtim të gjuhës gjermane, e cila katër ditë të javës, në vend të emrave të trupave qiellor i zëvendësoi me emërtime të katër hyjnive pagane romake… Mbeturinat e besimit pagan në simbiologjinë e krishterë janë të dukshme, janë të pamohueshme… Burimet kryesore: 1. E. G. Richards, Mapping Time - The Calendar and its History Oxford Universiy Press, Oxford, 1998 2. Frank Parise, The Books of the Calendars, Facts on File, New York, 1982 3. Agnes K. Michel, The Calendar of the Roman Republic Princeton, 1967 4. Parker.R.A., The Calendars of the Ancien Egypt, University of Chicago, 1950 5.The Washington Post July 5, 2001 The History of the Calendars 6. Encyclopaedia Britanica....
Hadith
ELTON HARXHI
THESARE NË FJALËT
PROFETIKE 3
Ebu Hurejre r.a. përcjell se i Dërguari i Allahut a.s. ka thënë: “Namazi i njeriut me xhemat është më i vlefshëm sesa namazi i falur në shtëpinë e tij apo në treg për njëzet e disa shkallë. Kush merr abdes, në formën më të mirë, pastaj shkon në xhami me të vetmin qëllim që ta falë namazin në xhemat, duke mos i interesuar asgjë tjetër, për çdo hap të tij i shtohet nga një gradë dhe i shlyhet nga një mëkat derisa të hyjë në xhami, e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi, ata thonë: “O Zot, mëshiroje! O Zot, fale! O Zot, pranoja pendimin”. Engjëjt veprojnë kështu përderisa njeriu të mos fillojë t’i mundojë të tjerët, apo ta prishë abdesin në xhami”
[Muslimi] Shpjegimi i hadithit Ky hadith profetik na nxit për faljen e namazit me xhemat dhe dëshmon qartë për unitetin e myslimanëve. Myslimanët të cilët e falin namazin me xhemat në xhami janë si një fortesë solide që tullat e saj mbajnë njëra-tjetrën. Ky hadith profetik i nxit myslimanët që ta falin namazin në xhami dhe t’i kenë hapat e tyre për në xhami sa më të shpeshta. Vërejmë se ala “Namaz” në këtë hadith është përmendur 6 herë, çka dëshmon qartë për rëndësinë e faljes së namazit, për të cilën në një hadith profeti (a.s.) ka thënë: “Kur fëmijët janë në moshën 7 vjeçare, urdhërojini që të falin namazin...” 1 1. Transmeton Ebu Daudi. Hadithi është i saktë.
Fjala “Salat” në aspektin leksikor ka kuptimin: lutje, që nënkupton përulje dhe nënshtrim. Ndërsa në aspektin fetar do të thotë: falja e namazit sipas rregullave të përcaktuara nga sheriati. Në këtë hadith Profeti (a.s.) na lajmëron se namazi i cili falet në xhami ka më vlerë dhe më shpërblim sesa namazi i cili nuk falet në xhami. Thënia e Profetit (a.s.) “apo në treg” nënkupton gjithashtu se myslimani asnjëherë nuk duhet ta lërë faljen e namazit edhe nëse ai është i zënë me shitblerje. Myslimani nuk duhet të lërë pa e falë namazin kudo që të jetë; në shtëpi, treg, punë, shkollë..etj. Në këtë hadith nuk përcaktohet me saktësi se në sa gradë më lart qëndron falja e namazit me xhemat ndaj namazit që falet vetëm. Por në transmetime
të tjera, Profeti (a.s.) na lajmëron se ai qëndron 25 apo 27 herë në gradë më lartë se namazi që falet vetëm. Pasi Profeti (a.s.) na lajmëron për vlerën e namazit me xhemat, na lajmëron për mënyrën se si duhet të shkojmë në xhami, që nijeti të jetë i pastër e i sinqertë. Rrugës për në xhami mhyslimani nuk duhet të nxitojë, por të ecë më ngadalë që të jetë sa më i qetë dhe i predispozuar për të falur namazin ashtu si duhet. Lind pyetja: Përse myslimani duhet të jetë sa më i qetë? Ngase kjo qetësi e ndihmon atë që të jetë sa më i sinqertë e të mos jetë i preokupuar me çështjet e pasurisë, fëmijëve apo çdo gjëje tjetër. Pra qëllimi i tij i vetëm të jetë falja e namazit e asgjë tjetër. Ky qëllim i tij i sinqertë e shoqëron myslimanin MARS 2013
Di
37
– Motivimi dhe nxitja – Vlera e faljes së namazit me xhemat dhe e hapave për të shkuar në xhami. – Vlera e pritjes së kohës së namazit.
përgjatë gjithë këtij adhurimi, rrugës për në xhami, kur është në xhami, kur fal namazin, kur kthehet nga namazi etj. Nuk ka shpërblim më të madh për myslimanin i cili nijetin e ka të pastër, shkon në xhami, fal namazin, lexon Kur’an, i kërkon falje Allahut. Ky shpërblim shumëfishohet deri në 25 apo 27 herë. Po ashtu ky shpërblim shtohet akoma më tepër, sepse engjëjt luten dhe kërkojnë falje për besimtarin i cili është brenda në xhami. Engjëjt e lusin Allahun për mëshirë, falje dhe për pranimin e pendesës. Në një hadith Profeti (a.s.) thotë: “Natën dhe ditën ka ëngjëj të cilët enden në mesin tuaj. Ata mblidhen në namazin e sabahut dhe të ikindisë, pastaj ata të cilët kanë qenë me ju gjatë natës, ngrihen lart në qiell. Allahu i pyet, megjithëse është i informuar: Si i latë robërit e Mi? I lamë duke u falur dhe i gjetëm duke u falur – përgjigjen ata.”2 Hadithi flet gjithashtu edhe për etikën e qëndrimit në xhami, rregullat e saj janë të shumta, por në këtë hadith Profeti (a.s.) ka folur në përgjithësi. Ai i cili është ulur në xhami nuk duhet t’i shqetësojë të tjerët dhe nuk duhet ta prishë abdesin në xhami. Kjo porosi përfshin dhe përmban të gjitha format 2. Transmeton Muslimi.
38
Di
MARS 2013
e shqetësimit të të tjerëve dhe të gjitha format e prishjes së abdesit. Të dyja këto veprime janë të pahijshme për një frekuentues të Shtëpisë së Zotit. Rregulla dhe dispozita fetare Falja e namazit me xhemat ka një vlerë mjaft të madhe. Dijetarët kanë thënë: “Namazi me xhemat është domethënia dhe motoja e fesë.” Në lidhje me dispozitën fetare të faljes së namazit me xhemat, juristët kanë dhënë tre mendime të ndryshme: Mendimi i parë: Falja e namazit me xhemat konsiderohet Sunet i Fortë për burrat. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebit Hanefi. Mendimi i dytë: Falja e namazit me xhemat konsiderohet Farz Ajn. Ai i cili e lë atë ka kryer një mëkat. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebit Hanbeli. Mendimi i Tretë: Falja e namazit me xhemat konsiderohet Farz Kifaje, që do të thotë se nëse atë e fal një grup, bie përgjegjësia e të tjerëve, e nëse nuk e fal askush atëherë që të gjithë janë mëkatarë. Të këtij mendimi janë dijetarët e medh’hebit Shafi’ij e disa dijetarë të medh’hebit Maliki. Përfitimet e nxjerra nga hadithi
Motivimi dhe nxitja Këtë e vërejmë në alët e Profetit (a.s.) i cili flet për vlerën e namazit me xhemat, hapat e hedhura për të shkuar deri në xhami, si dhe për lutjet e engjëjve për ata të cilët janë në xhami. Nuk ka dyshim se motivimi dhe nxitja luajnë një rol të rëndësishëm që njeriu të bëjë sa më shumë vepra të mira, sepse nefsi i njeriut është gatuar i tillë që ta dojë të mirën. Kështu që, njeriu dëshiron që të përfitojë prej mirësi të cilën Allahu e ka përgatitur për robërit e Tij. Thirrësi islam i fton të tjerët për të kryer vepra të mira duke i nxitur për të fituar shpërblimin që ka përgaditur Allahu. Për shembull: i fton njerëzit që të besojnë tek Allahu i Lartësuar, apo që të jenë të sinqertë në adhurimin e tyre karshi Tij, duke i nxitur atë me shpërblimin e pakufishëm që Allahu ua ka premtuar atyre. Në Kur’anin Famëlartë, ka shumë ajete që e nxisin dhe e motivojnë njeriun për të bërë vepra të mira. Allahu i Lartësuar thotë: “Me të vërtetë të devotshmit kanë shpëtuar. Për ta ka kopshte dhe vreshta me rrush.”3 “Me të vërtetë njerëzit e mirë përjetojnë një kënaqësi mjaft të mirë.”4 Vlera e faljes së namazit me xhemat Kjo duket qartë nga ala e Profetit (a.s.) i cili thotë: “Namazi i njeriut me xhemat është më i vlefshëm se namazi i falur në shtëpinë e tij apo në treg për njëzet e disa shkallë.” Dijetari i shquar Ibnu Haxher ka thënë: “Vlera e namazit me xhemat përftohet në shumë mënyra; qysh në momentin kur njeriu i përgjigjet ftesës së muezinit, hyrjes në xhami me lutje, lutjet dhe bekimet e engjëjve për të, mbrojtjes nga shejtani në momentin e thirrjes së ezanit dhe ritualeve të tjera të Islamit që kryen në xhami, nënshtri3. Sure En Nebe: 31-32. 4. Sure El Infitar:13.
mi dhe përulja që i bëhet shejtanit në momentin kur njerëzit të gjithë së bashku kryejnë adhurimin, eliminimi i moralit të përdhosur të hipokrizisë, lutjet dhe dhikri, si dhe shumë e shumë mirësi të tjera.” Sahabiu i nderuar Ibnu Mes’udi thotë: “Ai i cili dëshiron të takohet nesër me Allahun duke qenë mysliman, atëherë le të mos neglizhojë në faljen e namazeve përderisa ju ftoheni për t’i falur ato (nëpërmjet ezanit). Allahu i Lartësuar e dërgoi profetin tuaj me udhëzim të qartë. E falja e namazeve është pjesë e këtij udhëzimi. Nëse ju faleni në shtëpi ashtu siç falen hipokritët, atëherë ju do ta linit pas dore udhëzimin e profetit tuaj. E nëse ju e lini pas dore udhëzimin e profetit tuaj do të humbni. Çdokush prej jush që merr abdes në formën më të mirë, pastaj niset me qëllimin për të shkuar në xhami, për çdo hap që hedh Allahu ia shkruan një sevap, e ngre në gradë të lartë dhe ia shlyen një mëkat. Kemi vërejtur se ata të cilët neglizhojnë ndaj tij janë vetëm ata njerëz që njihen për hipokrizinë e tyre.” Feja Islame i nxit myslimanët që të shkojnë në xhami e të falin namazin me xhemat duke folur për shpërblimin, ku për çdo hap të hedhur myslimani ngrihet në gradë dhe i shlyhet një mëkat. Në një hadith profetik qëndron: “Kush shkon në xhami apo kthehet nga ajo, ai në Xhenet ka një vend të mirë sa herë që shkon dhe kthehet.”5 Në një hadith tjetër thuhet: “Përgëzoji me një dritë të plotë në Ditën e Gjykimit ata të cilët në errësirë shkojnë në xhami.”6 Në një hadith tjetër Profeti (a.s.) thotë: “Njerëzit me shpërblim më të madh janë ata të cilët bëjnë më shumë hapa për të shkuar në xhami. Po ashtu ai i cili pret që të falë namazin bashkë me imamin ka shpërblim më të madh sesa ai që e fal namazin e pastaj shkon të flejë gjumë.”7 Ky hadith si dhe shumë transmetime të tjera tregojnë se myslimani i cili 5. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. 6. Transmeton Et Tirmidhi. Hadithi është i saktë. 7. Transmetojnë Buhariu dhe imam Musl mi.
shkon në xhami për të falur namazin, për çdo hap që hedh shpërblehet. Kjo është një mirësi e madhe nga Allahu i Lartësuar për robërit e Tij të cilët falen e luten në këto shtëpi- lulishte të xhenetit. Allahu i Lartësuar është Bujar dhe bujaria e tij shfaqet qysh në momentin e parë kur njeriu del nga shtëpia. Vlera e pritjes së kohës së namazit Në hadithin të cilin kemi përzgjedhur për ju lexojmë: “e kur të hyjë në xhami, atëherë në namaz është aq sa e ka përfshirë namazi. Secilin prej jush e bekojnë engjëjt, derisa të gjendet në vendin ku është falur namazi, ata thonë” Në një hadith tjetër Profeti (a.s.) ka folur për vlerën e pritjes së kohës së namazit: “Njerëzit me shpërblim më të madh janë ata të cilët bëjnë më shumë hapa për të shkuar në xhami. Po ashtu ai i cili pret që të falë namazin bashkë me imamin ka shpërblim më të madh se ai i cili e fal namazin e pastaj shkon të flejë gjumë.” Imam ibnu Rexhebi thotë: “ Ky hadith tregon se myslimani duhet të përpiqet të shkojë i pari në xhami, që të presë imamin e të falet bashkë me të.” Personi, zemra e të cilit është lidhur ngushtë me xhaminë është
prej njerëzve që në Ditën e Gjykimit do të jenë nën hijen e Arshit të Allahut. Profeti (a.s.) thotë: “Shtatë grupe njerëzish Allahu do t’i fusë në hijen e Tij, në atë Ditë ku nuk do të ketë hije përveç hijes së Tij; Drejtuesin e drejtë, një i ri i cili rritet me frymën e adhurimit karshi Zotit, personi zemra e të cilit është lidhur fort me xhaminë, dy persona që duhen mes njëri-tjetrit vetëm për hir të Allahut, janë bashkuar me njëri-tjetrin vetëm për këtë qëlllim saqë edhe kur ndahen, e bëjnë vetëm për këtë qëllim, njeriu të cilin një grua me pozitë dhe e bukur e fton për të kryer imoralitet, por ai thotë: Unë kam frikë Allahun, njeriu i cili jep sadaka, mirëpo dora e majtë nuk e di se çfarë ka dhënë dora e djathtë, dhe njeriu i cili në vetmi e kujton Allahun e nga sytë i rrjedhin lot.”8 Ky hadith flet qartë se namazi është prej instrumentave më të mirë që zemra dhe shpirti i njeriut të pastrohet nga ferrat dhe gjembat e kësaj bote e të materies mashtruese. E shtyn njeriun që të shkojë në xhami që ai të jetë i përmalluar për të kryer namazin duke i kujtuar se ëngjëjt e mirëpresin në xhami, në të cilën shpirti përjeton kënaqësi dhe zemra lidhet me Allahun e Lartësuar. 8. Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi. MARS 2013
Di
39
Psikologji
ALTIN TORBA
INDUSTRIA E SUKSESIT - 3 PËRGATITJA ELITARE
PERIUDHAT E PËRGATITJES Periudha reale e përgatitjes për suksesin dhe për kapitalin bazë të tij fillon tek njeriu që në moshën e hershme të fëmijërisë, që në segmentin vegjëli të jetës njerëzore. Pikërisht në këtë periudhë mbillen tek njeriu vlerat dhe principet që rriten bashkë me të ndër vite.
REALITETI I MUNGUAR Bazamenti i suksesit ngrihet mbi periudhat e pjekjes natyrale të njeriut dhe themeli i tij qëndron mbi gradualitetin dhe vijueshmërinë; ashtu si fëmija që fillimisht mëson si të rrokulliset, dhe hap pas hapi vijon të qëndrojë ulur, pastaj të zvarritet, pastaj të ecë e më në fund të vrapojë, realitet ky ku gjithsecili hap ka rëndësinë dhe periudhën e tij dhe asnjëra prej këtyre periudhave nuk bën të anashkalohet apo mbikalohet. Në teori thuajse të gjithë e pranojnë realitetin e gradualitetit, teksa në aktualitetin praktik, sikurse ndodh në lëmenjtë e ndjenjave dhe relatave ndërnjerëzore, gradualiteti është tepër vështirë të gjejë zbatim, ashtu që do të gjesh sa e sa njerëz të kërkojnë rrugë sa më të shkurtra me qëllim që të kursejnë kohë dhe mund, por duke harruar se themeli i suksesit është gradualiteti. Përvijimi i domosdoshmërisë së gradualitetit në rrugën drejt suksesit na serviret përmes katër periudhave të mëposhtme të pjekjes dhe zhvillimit të individit: Periudha e parë “Ti” - Periudha e varësisë nga të tjerët Njeriu rrugën e tij drejt suksesit e fillon pikërisht me këtë hap, që në foshnjërinë e tij, fazë në të cilën ai mbështetet tërësisht tek të tjerët. Shkurtimisht kjo është periudha “Ti”, në të cilin individi formohet. Studimet më të fundit tregojnë se njeriu: 2/3 e trashëgimisë së alëve i përfton nga ç’dëgjon në moshën 3 vjeçare; 80 për qind të moraleve të tij i përfton para moshës 5 vjeçare; 90 për qind e personalitetit të tij formohet në vitin e 7-të të jetës. Këto vite të para janë bazamenti, gjurmët e të cilit mbeten përgjatë gjithë jetës, ndaj dhe pikërisht në këtë periudhë duhet treguar përkujdesje, në mënyrë që tek ai të mbillen vlerat natyrale origjinale dhe principet aktive optimiste. Periudha e dytë “Unë” - Periudha e Vetëvarësisë Kjo periudhë është periudha e pavarësisë dhe mbështetjes në vetvete, e afirmimit të vetvetes, në të cilën ndodh ballafaqimi me shoqërinë. Problemet më të shumta me të cilat ndeshen adoleshentët i takojnë pikërisht kësaj periudhe. Ballafaqimi dhe ndeshja me të tjerët sjellin kryeneçësinë dhe
40
Di
MARS 2013
fodullëkun që çojnë për pasojë në mospranimin e tjetrit. Duhet patur shumë kujdes për të ndihmuar për një pjekje sa më të saktë të individit në këtë periudhë. Shumë prindër gabojnë rëndë duke pritur që problemet e fëmijës së tyre adoleshent t’i zgjidhë një palë e jashtme, ndërkohë që nuk ka dyshim se personi më i volitshëm për përmirësimin e fëmijës është prindi dhe se atributi më i mirë i trajtimit të fëmijës adoleshent është pranimi dhe trajtimi i tij përgjatë kësaj periudhe me dashuri dhe maturi. Individi në këtë periudhë, nëse mund ta përmbledhim me një ali të vetme, thotë: “Unë jam këtu”, duke dashur të shkëpusë vëmendjen dhe shikimin e të tjerëve. Ky është dhe preludi i suksesit, zanafilla e tij, përmes kalimit nga pasimi tek pavarësia, teksa ajo çfarë duhet theksuar fort është se pavarësia nuk duhet të shërbejë përveçse si një objektiv dhe periudhë për kalimin në periudhën e tretë, atë të varësisë së ndërsjellë. Për fat të keq periudhës së vetëvarësisë i takojnë shumë individë që burgosen në këtë periudhë në përgjigjje të egos së tyre, përmes ngopjes së nevojave dhe kërkesave të tyre në llogari dhe dëm të të tjerëve, duke vendosur me të tjerët raporte sipërfaqësore dhe të përkohshme, të ngritura mbi mashtrimin, i cili lë pas tij jetë të dërrmuara e të copëtuara njerëzish.. Porse një rrezik i madh i kanoset të ngecurit në këtë fazë të zhvillimit ndërpersonal; gjë e cila theksohet me të madhe nga babai i studimeve bashkëkohore në lëmin e depresionit, Hans Selye, i cili lidhur me këtë fakt, vëren: “Suksesi i ngritur mbi pavarësinë e plotë është një progres jo për t’u lavdëruar, egoist dhe në dëm të tjetrit, e që kështu në dëm të tjetrit vazhdon derisa ta eliminojë atë, edhe pse ky tjetri është shkaku për vazhdimësinë tonë në ekzistencë. Prej këtu i bie që sa në alë është e barazvlefshme me vetëvrasjen; dhe kjo pasi vazhdimësia e këtij suksesi është e lidhur ngushtë me vazhdimësinë e tjetërkujt në jetë, prandaj edhe rendja egoiste s’është veçse një lloj vetëvrasjeje. Shoqëria jonë perëndimore
i ka mbështetur shkallët në një mur të gabuar; ne jetojmë me iluzionin e individualizmit dhe vetëvarësisë, porse ky parim nuk krijon kualitetin e dëshiruar të jetës; ndërkaq, që rezultatet të ndryshojnë, duhen ndryshuar principet.” Konkluzioni: Që jeta jonë të ketë sens duhet të bartemi domosdoshmërisht në periudhën e tretë, në atë të Varësisë së Ndërsjellë. Periudha e tretë “Ne”- Periudha e Varësisë së Ndërsjellë Njerëzit e pavarur mund ta arrijnë atë çfarë synojnë, por me shumë mundim nga ana e tyre; ndërsa ata që mbështeten tek njëri-tjetri dhe i unifikojnë përpjekjet, mund t’i konkretizojnë shumë më lehtë synimet dhe ambiciet e veta. Këta të dytët, kurrsesi të parët, janë ata që i takojnë strategëve të suksesit të shekullit XXI, kësaj epoke të veprimit kolektiv, të frymës kolektive, përmes shkrirjes së prirjeve dhe aftësive në dobi të kauzës së përbashkët, shprehur saktë epokës “Ne”. E vërteta qëndron se: “Njeriu ‘i pavarur’ është më i mirë se ‘i varuri’ pasues, porse ‘bashkëpunuesi’ është shumë më i mirë se ‘i pavaruri’.”
MIRAZHI I BASHKËPUNIMIT Realiteti i “Fantazmës Iluzioniste të Parimit të Bashkëpunimit” qëndron në manipulimin dhe mashtrimin që bëhet me imazhin e bashkëpunimit, i tillë që prej tij në realitet ekziston vetëm imazhi fals dhe jo shpirti i vërtetë. Nga ky bashkëpunim fals vijnë edhe relatat e këqija dhe keqkuptimet me të tjerët, vjen vizioni dritëshkurtër dhe i paqartë rreth roleve dhe objektivave në punët kolektive; gjë që shpie në kalimin e kohës më të madhe të jetës sonë në keqkuptim dhe keqndërveprim me të tjerët. Burimi i suksesit, lumturisë dhe dhimbjes, më së shumti gurgullon nga lidhja jonë me të tjerët. Varësia e ndërsjellë duhet të jetë një parim i ngulitur thellë brenda nesh, pasi ajo influencon direkt në lidhjen tonë me të tjerët. Mbi rolin diktues të Varësisë së Ndërsjellë hedh dritë qartë sociologu i shquar Gandi, i cili në një citat të tij, lidhur me sa në alë shprehet: “Varësia e ndërsjellë, ashtu sikurse vetëvarësia, duhet bërë ligj për jetën e njeriut, duke qenë se njeriu është një qenie shoqërore”. Ata persona që nuk posedojnë aftësinë e të bërit jetë kolektive, në realitet janë privuar nga një aftësi gjigante potenciali dhe energjie.
SLOGANI I PËRHUMBUR Njeriu do arrijë të ketë sukses vetëm atëherë kur ta dijë se ai posedon aftësi porse ka edhe mangësi; me alë të tjera, unë jam i dalluar në një lëmi të caktuar dhe me të u bëj dobi të tjerëve, teksa kam mangësi në një lëmi tjetër në të cilin përfitoj prej të tjerëve. Pjekuria e njeriut përmbushet vetëm kur arrihet modestia dhe maturia reale e zhveshur nga shtypjet e egos, porse shumica e njerëzve sforcohen të aktrojnë për të mbuluar paditurinë e tyre, duke i konsideruar korridoret e ndihmës mangësi, gjë kjo
që, në fakt, s’është veçse tregues i papjekurisë së tyre. Bashkëpunimi dhe shtrirja e dorës së ndihmës, pa bërë lëshime në çështjet parimore, ishin cilësi e vetë të dërguarve të Zotit të Lartësuar. Jeta e profetit Muhamed (a.s.) është e mbushur me shembuj të tillë. Madje vetë profeti Muhamed (a.s.) thotë: “Çdo profet ka apostull (mbrojtës, ndihmues dhe përhapës të zjarrtë të ideve të tij)” [Buhari dhe Muslimi] Njeriu nuk do piqet vetëm se atëherë kur ta përplasë pas murit sloganin injorant “Unë di çdo gjë” dhe të ngrejë lart sloganin e përhumbur “Unë shumë gjëra nuk i di”, dhe këtë ta bëjë pa iu dridhur qerpiku, qoftë edhe kur ka të bëjë me persona që janë shumë më të vegjël se ai në moshë apo status. Mendësia “Unë di çdo gjë” e bën viktimën e tij të mos gjejë motiv për të diskutuar me të tjerët, konsultuar me të tjerët apo dëgjuar prej tyre; duke qenë se sipas kësaj mendësie “personi di çdo gjë”. Por, me gjithë aktrimin dhe shtirjen e tejsforcuar në justifikim të këtij slogani të rremë të adopturar prej tyre, nuk vonon që tek këta individë të shfaqen shenjat e dobësisë në rritje që me kohë i shtypin ata dhe bëjnë të shpërthejë dështimi i tyre në të katër anët. Varësia e Ndërsjellë, thënë ndryshe bashkëpunimi dhe shtrirja e dorës së ndihmës, nuk do të thotë pasim apo zvetënim. Nuk duhet ngatërruar kurrsesi termat “pasim” dhe “bashkëpunim”: -pasimi është: unë jam në varësinë tënde, ti mendon dhe vendos për mua; -kurse bashkëpunimi është: unë përfitoj prej teje, prej energjive të tua e ti prej të miave dhe energjia jonë e unifikuar sjell si rezulat suksesin e standardeve të shekullit XXI. Konkluzioni Ndjesia e mangësisë lind energji të vullnetshme pro bashkëpunimit me të tjerët. Periudha e katërt - Periudha e Mbështetjes Totale tek Allahu Kulminacioni i pjekjes dhe maturisë është që njeriu çfarëdolloj aftësish dhe cilëtdo përkrahës që të ketë, t’ia vërë veshin mirë zërit të arsyes së tij, që si një pulëbardhë në tufën e saj mbi oqeanin e paanë i klith: “Je vetëm një pikël në oqean”. Njeriu e gjen veten në një arenë beteje për jetën dhe vetafirmimin, në të cilën ka aq shumë nevojë për përforcimet e fuqishme të besimit, ka aq shumë nevojë për Grantin dhe Përforcimin Hyjnor, për mbështetjen e Allahut të Plotfuqishëm. Vetëdorëzimi dhe mbështetja tek ky Përforcim Hyjnor e qetëson dhe i jep shpirtit prehje duke larguar nga ai çdo destabilizim, çdo stres, çdo dyshim dhe çdo luhatje, duke i dhuruar njeriut sekretin që e bëri Musain (a.s.) teksa përballë kishte detin dhe pas Faraonin me ushtrinë e tij, t’i përgjigjet të tremburit që i tha: “Jemi të kapur” duke i thënë: “Kurrsesi! Unë kam me vete Zotin tim që do më bëjë rrugëdalje” [Kur’an, Shuara: 62]. Ky sekret e ka emrin Mbështetje Totale tek Krijuesi, që garanton ardhjen e ndihmës solemne të Tij. Kushtrimi që vjen përmes shpirtit të mbështetur totalisht te Zoti thërret: “Angazhohu me ç’të bën dobi, Allahut kërkoi ndihmë dhe hidhe tutje paaftësinë!”
MARS 2013
Di
41
Retrospektivë
Mbi
punën
Me këtë artikull do të prek se ç’asht puna, ç’randsi ka e ç’kanë thanë njerëz të përmendun për këte, për puntorin e përtacin. Pastaj me këte rast do të flas edhe mbi organizimin e puntorit ne vendet e qytetnueme e mbi faktorët që e kanë ba Shqiptarin me mos e pasë dëshirë punën. Sikurse dihet, njeriu asht një antar i shoqnise njerzore e si ti tille duhet te kryeje detyrën e vet. Shoqnija dhe shteti e ka varë ekzistencën në bashkpunimin e të gjithë antarëve të vet. Sa ma puntorë të ndërgjegjshëm të jenë antarët, aqë ma tepër ka me u ndriçue e përparue familja, shteti e shoqnija. Prandaj njeriu duhet t’a bajë punën e vet me gëzim. Po të shikojmë krijesat e tjera të Natyrës, si zogjt, mizat, merimangat, bimët, etj., kemi me pa se të gjitha kryejnë punët e veta e ruejnë sipas fuqis së tyne armonin e botës. Puna pra siç shifet, asht nji ligj i përgjithshëm. Për ta kuptue këtë ligj, mjafton me hudh një sy për qark: I math e i vogël, burra e gra, nxanës e mjeshtër, të gjithë bajnë punë të ndryshme. Puna ka randsi të madhe për shumë pikpamje: Kjo asht nji nevojë materiale, sepse, për të sigurue njeriu nevojat landore, me anën e të cilave i ban ballë jetës, asht nevoja me punue. Me anën e punën kryhen, jo vetëm nevojat e para, si ushqimi, veshja e banesa, të cilat i mjaftojnë njeriut primitif, porse edhe nevoja të tjera të njeriut të kohës së soçme, si ato artistike, intelektuale e shpirtnore, që masin shkallën qytetnore t’individave e të popujvet. Puna asht edhe nji nevojë shpirtnore, sepse ajo na hek mërzitinë, e cila asht nji nga armiqtë ma të rreptë të lumnisë së njeriut. Ata që nuk punojnë e që humbasin kohën kot, nuk munden kurrë me gjetë një prehje shpirtnore. Të ndejtunit kot, pa ba kurrfarë pune, e shtyen njeriun me ba keqsina, se përtimi asht nana e te gjitha të kqijave. Porse puna asht edhe një nevojë morale e shoqnore. Na jetojmë në shoqni, në të cilën jeta e jonë asht e siguruesme në punimin e atyne që kanë vdekë e t’atyne që jetojnë në një kohë me ne. Prodhimet ma ornare, si buka, libri etj., janë punimet e sesa të vekunve e të gjallëve. Pa bujkun, pa të dijtshmin, etj., na s’kishim me i gjetë gati këto që kemi. Pa çpikësit e shkrimit, të letrës, të shtypshokronjës,
42
Di
MARS 2013
etj., pa interpretonjsit, që na komunikkojnë çpikjet, shkenca a ditunia s’kishte me qenë e mundun; njerëzia s’kishte me dalë prej gjendjes primitive. Puna, m’anë tjetër, siguron indipendencën personale, nderin e lumnin: Ajo na ban të jemi të lirë e të pavarur në një shoqni të rregullueme mirë. Njerzit që kryejnë punë të ndryshme, mbajnë vehten e familjen, pa iu ba barrë shoqnisë, në të cilën jetojnë. Puna pastaj asht edhe një mjet mjaft i mirë për me pasë nji disiplinë shembullore. Jeta e përditshme na e vërteton se ata që e humbasin kohën kot apo duen me punue, po s’kanë se ku e se si, se shteti nuk u gjen punë e nuk na siguron shpërblimin e mundimit, bahen të kqijë: çpikin mjete të poshtme, për me fitue jetesën, bahen spijuna, shesin votë, ke e cila varet e mira e kombit, bahet vasalet e fuqishmëvet, etj. përkundrazi, nëpër ato shtete, ku banorët bajnë punët e veta rregullisht, qetsia mbretnon, qytetnimi përparon me hapa të shpejta, morali forcohet, vuajtje e mjerime s’ka e jeta asht e kandshme. Nga këto që u përmendën, kuptohet se puna asht edhe nji mjet për m’e ba njeriun të lumtun: ajo i shton atij gjallnin, i forcon trupin e ban të moralshëm, i jep shkathësin ë durvet e të mëndjes e ban që të ketë një shpirt të math. Tue marrë parasysh randsinë e veprat që kryhen me anën e punës, shumë sociologë të ndryshëm kanë çfaq mendime mbi punën, puntorin e përtacin. Voltaire ka thënë: “Puna na largon tri të këqija të mdhaja: mërzitinë, vesin e keq e vobegsinë”. “Ai që nuk punon, thotë njeni, nuk duhet të hajë”. J.J. Rousseau i thotë: “Me punue asht nji detyrë e domosdoshme për njeriun e shoqnise njerzore. Nënshtetasi përtac, që nuk ban as punë landore as punë mendore, qoftë i pasur a i vobegtë, qoftë me pozitë të naltë a t’ulët asht parazit”. Muhamedi thotë: “Perëndia dënon dy njerëz pa faje të dukëshme: përtacët e gryksit. Kjo do të thotë se, edhe sikur të jetë njeriu pasanik, duhet të punojë. M’anë tjetër nuk duhet me hangër gjana të tepërta, që nuk i sjellin dobi trupit. Me alë të tjera me shigue çdo lloj gjelle të mirë e të kushtueshme, kurse të tjerët nuk kanë kafshatën e bukës, asht nji gja e panjerzishme. Muhamedi, kur pa se populli ipesh shumë mbas detyrave fetare, saqë pat frikë që të lehesh puna pa u ba, tha: “Puno për këtë jetë sikurse ke me jetue përgjithmonë, puno edhe për t’ardhshmen t’ande sikurse ke me vdekë nesër”. Siç shifet në këtë të thanme janë dy urdhna: në të parin i thotë bestarit të punojë gjithnji e me mjetet të ndershme, që të mos u bahet barrë të tjerëvet. Në të dytin thotë që të kryejë edhe detyrat fetare, si pasurin e fitueme hallall ta shpenzojë për nevojat njerzore, për bamirsina, për ndihmë, etj. e jo t’a grumbullojë vetëm për vehten e vet, sikurse me pasë me jetue gjithmonë. Muhamedi prap thotë: “Fituesi me mjete të ndershme asht miku i Perëndisë”. Ai thotë prap: “Sa pasuni e vlefshme asht ajo e burrit të ndershëm”. Kjo do të thotë se pasunia e fitueme me mjete të ndershme, ka vleftë vetëm atëherë, kur i zoti i saj asht njeri i mirë e ve atë në përdorim për dobina njerzore. Ai ka thënë prap: “Nuk ec anija në të thatë”. Kjo don të thotë se, ma se ec anija në tokë, aqë vazhdon jeta pa frytin e punës. Nji verseti i Kuranit thotë: “Nuk ka tjetër shpëtim për njeriun vetëm se me u përpjekë e me punue”. Nji proverbë arabe thotë: “Kanë mbjellë të tjerët para nesh, që të hamë na sot, të mbjellim na
që të hanë ata që vijnë mbas nesh”. Mbasi puna ka randsi të madhe, se ke kjo varet përparimi landuer, shpirtnuer e menduer i nji kombi, kuptohet vetiu se asht detyrë morale, njerzore e patriotike, që të gjithë nënshtetasit, që janë në gjendje mendore e fizike, të bajnë punët që u përkasin, që kështu të mundet me i këthye shoqnisë atë që i kanë marr e me ba për t’ardhmen jo vetëm atë që kanë ba të parët e tyre puntore, por edhe ma tepër, që të zhvillohet e të përparojë sa ma shpejtë e ma mirë shteti e shoqnija. Mirë po kjo gja nuk asht e mundun për herë e në gjithë vendet. Në disa shtete ka njerz të papunë, ka edhe me punë. Disa nuk janë përtacë, përkundrazi janë energjikë, po s’kanë se ku të punojnë, se toka a tregtija u mungon, kurse disa të tjerë kanë me qindra hektarë e lanë djerrë. Disa punojnë gjithë ditën e s’u del me hangër bukë e krypë, kurse ca të tjerë ushqehen me çdo lloj gjelle të shijshme e çojnë nji jetë luksoze, pa punue fare. Disa jetojnë në pallate, kurse ca të tjerë po pranë këtyne pallateve jetojnë në mizierje si njerzit ma primitiv. Disa marrin shuma të majme e nuk i bajnë kurrfarë shërbimi njerzisë, kurse disa të tjera e shkrijnë të gjithë energjinë e tyne mendore e fizike për nji mëditje a rroge të vogël, sa me mbajtë me frymë fëmijt etj. Disa të tjerëve nuk u jepet a ngarkohet puna që mund ta kryejnë mirë, por përkundrazi atyne që ta lajnë metë a mos ta bajnë fare. Disa shkojnë në zyrë, jo për punë serioze, por vetëm për burokrasi, me dhanë urdhna të papërshtatuna që mbesin n’arshivat, apo shkojnë sa për idarei masllahat e me zhustifikue (me ba hak) rrogën, etj. Nga këto padrejtsina, mosbarazime e çrregullime janë shkaktue mosknaqsina, kanë dalë grindje, kanë plasë revolusione e janë ba ndryshime regjimesh. Kso shembullash historiaja na tregon shumë qush prej Revolusionit Francez e këndej. Me të zhdukunit e padrejtsinavet me vendosjen e stabilizimin e qetsise, me të organizue punën e puntorin me të vendosunit e nji programi, që ka për qëllim naltsimin e kombit fizikisht, shpirtnisht e moralisht, ata shtete kanë ba përparime të çuditëshmë për një kohë të shkurtën, përparime që të parët e tyne nuk kishin mund me i ba me shekuj. Pra për të shkue mbarë puna asht nevoja ma parë për një organizatë shoqnore të rregullueme me parime njerëzore. Në qoftë se s’ka nji plan e sistem punimi, në qoftë se punës mendore a trupore s’i epet randsi, në qoftë se maqina shtenore s’ecë mirë, atëherë vetvetiu puna lehet pa u ba apo kryhet me të meta. Mjafton me i hudh nji sy historisë së re për të kuptue shkallën e përparimit të disa shteteve, që kanë mujtë me çdukë grindjet, padrejtsinat e kanë vendosë nji organizatë shoqnore të rregullueme me parime kombtare. Me këtë rasë asht mirë me përmendë përparimet madhështore që ka ba mbrenda pak vjet Perëndimi, jo për gja tjetër, po vetëm me marrë shembull, sikurse thotë edhe Kurani: “Merrni shembull ju që dini të shikoni”. Nashti të mendojmë pse Shqiptari nuk e ka pasë dëshirën punën. Për këto gjana, natyrisht, asht nevoja me i hudhë nji sy shkurtazi Historisë së Shqipnisë. Siç dihet, Shqiptari ka qenë gjithmonë në robni; këtë e kanë shkelë shumë popuj të ndryshëm, të cilët kanë ndjenjë me qindra vjet. Në Mesjetë kishte
sistemin feudal, sikurse n’Evropë. Në kohën e Skanderbeut Shqipnija qe nji nga vendet ma të para që e hoqi sistemin feudal, tue i ba të gjithë princat a sundonjësit e krahinave të bashkoheshin e të luftojshin së bashku armikun. Me gjithë këtë nuk pati ndonji përparim, mbasi burrat gati s’u muerën me punë bujqsore nga shkaku i luftavet. Mbasi e pushtuen krejt Shqpinin, shumë Shqiptarë lanë plang e shtëpi e u vendosën në vende të hueja. Ata që mbetën në Shqipni, e çuenë kohën me kryengritje kundra armikut, që u erdhi në votër. Gjatë sundimit turk, nëpër fusha popllsia u rralue, se toka filloi me iu grabit, shumica dul nga zotnimi i mallit e u ba ujk. Prodhimet bujqsore ma të mira bujku i shkretë nuk i gëzonte me fëmijët e vet. Nëpër malsina nga mungesa e tokës pjellore e vobegsia e tepërt shumë nga banorët shkojshin nëpër vend të hueja me gjet punë; katundari i shkretë shkonte në Stamboll me punue për tre grosh në ditë. I riu korçar linte prindrit e nusen e re e shkonte n’Amerikë. Atje me njimijë mundime punonte nëpër miniera, flente e hante keq sa që bahesh edhe verem. Të hollat e kursyeme ia dërgonte shtëpisë. Me këtë mënyrë për Shqiptarin u përsërit Koha e Mesme, e cila zgjati me shekuj: as rrugë, as përparim, as arsim. Vendin e shkollave në disa qytete e shkolla të paorganizueme, në të cilat shumica shkonte, jo për me msue fenë e vërtetë, por vetëm për të shpëtue nga ushrija e të mos paguente taksa rruge. Kështuqë, pa dashje, ata u banë fole përtacësh e parazitësh. Këta parazistë, pa me ditë gja nga feja, lidhshin nga ji çallmë e u shpërndasjshin nëpër katunde, tue predikue gjana fatale e tue ia mohue nacionalitetin atij populli të shkretë, që ka pasë derdhë gjak pa kursim për të mbrojtë Atdheun. Kurse Feja Islame thotë: “Kush don Atdheun ka besue në Perëndinë”. Populli i padijtun tërhiqesh kollaj sa nga nji anë edhe në tjetrën. Poeti i jonë kombtar Naim frashëri, tue pa se në këtë kohë s’kishte kurrfarë përparimi e kurrfarë pune tha: “Punë punë nat e ditë që të shohim pak dritë”. Edhe si u ba Shqipnia e lirë nuk përparoi aq sa duhesh mbasi ra nër duert e njerëzve të paaftë, të cilët sjellin shkatrrimin sikuse thotë edhe Muhamedi, “kur puna të bjerë nër duert e njerzve të pazot pritni shkatrrimin”. Kultura e puna mendore s’përkrahesh fare, sepse vendet me pozitë i kishin zanë njerzit e paditshëm. Vepra morale e letrare nuk shtypeshin, se ishin kundra ndjejavet t’atyne që e spekulojshin popullin n’emën të nacionalizmës së fesë. Shtypi kishte ra në dorë të të shiturve. Shumica e nëpunsve emnohesh pa karrierë e pakurrfarë zotsie; natyrisht këta farë nënpunsish janë mercenarë dhe i shërbejnë vetëm interesit të tyne. Luksi kishte mbrijtë kulmin në disa persona të paktë, të cilët e kishin ba çiflik Shqipninë e shkretë. Populli i ulët i Shqipnisë vuente nga çdo pikpamje. Populli s’kishte as ujë me pi, e ishte në mëshirë të mikrobit të tifos. Bujku ishte i mjerë. Jetesa e tij ishte në nji gjendje të vajtueshme: prodhimet bujqsore i shiste në lamë fare lirë pastaj ma vonë, nga nevoja këtheshte dhe e blinte 4 fish ma tepër nga spekuluesit, etj. Kto janë shkaqet që e kanë ba shqiptarin m’e humbë vullnetin, dëshirën e kurajën për punë. Prej natyre Shqiptari e don punën e ka çpikë proverbin: “As armikun mos e pafshë pa punë”. “Kultura Islame”, Nr. 6-7, Mars 1940, fq. 216 MARS 2013
Di
43
Personalitet
FAIK LULI, ISLAM DIZDARI, NEXHMI BUSHATI
“Vendosa të shkruaj këto letra, që të jenë mësime fillestare feje për fëmijët tanë atje, në Shqipëri, në vendin tim të dashur… E tashti që, lavdi Zotit, u ndreq situata edhe te ju, si në vendet e tjera të Lindjes dhe filluan njerëzit të nuhasin aromën e lirisë, të lirisë fetare, kam shumë shpresë të vij atje i lirë, të heq mallin me kushërinj, me shokë e me vendin tim. Derisa të vijë ajo ditë, po ju dërgoj këto letra të njiheni përmes tyre, para se të shihemi dhe ndoshta ju shërbejnë në disa pika fetare të nevojshme”.
HAXHI VEHBI SULEJMAN GAVOÇI Studiues i apasionuar dhe ligjërues i rrallë Vehbi Gavoçi lindi më 17.5.1923., në Shkodër, në një familje me tradita të thella fetare dhe atdhetare. Gjyshi i tij, Halil dhe i ati Sulejman, kanë qenë hoxhallarë të nderuar, që shërbyen për një kohë të gjatë si vaizë dhe imamë në xhaminë e Kuçit, Skelës dhe Selvisë në pazar të Shkodrës, në Ajasëm e në Garuc. Mësimet e para fetare i mori nga i ati e më vonë nga mësuesi i besimit në Xhaminë e Kuqe të lagjes Perash, Hasan Mustafa, ndërsa shkollën fillore e kreu në lagjen Parrucë në vitin 1936. Në vitin 1937 emigroi në Siri, ku së pari u regjistrua në një shkollë të mesme tregtare, të cilën e ndërpreu shpejt, sepse dha me sukses provimin e pranimit si student në El-Ez'har, ku ndoqi dhe përfundoi me rezultate shumë të mira shkollën e mesme 4-vjeçare, fakultetin 4-vjeçar në degën e Sheriatit dhe për dy vjet bëri specializimin në degën juridike fetare, që njihet si doktoraturë. Studimet i përfundoi në vitin 1947, për dhjetë vjet në Kajro. Gjatë këtij dhjetëvjeçari ai u
44
Di
MARS 2013
formua me një arsim solid, mësoi mirë gjuhën letrare arabe e angleze, mori një kulturë të thellë islame, fitoi bazat për një punë të kualifikuar si mësues dhe edukator, si predikues, si studiues dhe si bamirës. Haxhi Vehbiu ndërmjet alternativës për të punuar në degën juridike apo në atë arsimore, nën ndikimin e babait dhe me dëshirën e vet ndoqi rrugën e arsimit, të cilën e konsideronte të dobishme, sepse i dha mundësinë për të shfaqur vullnetin e pasionin e tij për këtë profesion të dashur dhe të nderuar. Arsimit Haxhi Vehbiu i kushtoi pjesën më të madhe të veprimtarisë së tij, nga e cila ai siguroi një përvojë të pasur dhe të vyer. Detyrën e mësuesit ai e filloi në vitin 1948. Karriera e mësuesisë e Haxhi Vehbiut, ka ardhur gjithnjë në ngritje, është shtrirë në qytete e vende të ndryshme, ka kërkuar angazhim të madh, ka pasur rezultate të kënaqshme, ka siguruar autoritet e prestigj të merituar. Haxhi Vehbiu fillon në vitin 1949 si mësues në shkollat femërore të qytetit të Halepit deri në vitin 1951, prej këtu në Damask deri në vitin 1965 ndër shkolla të ndryshme si pedagog i Institutit që përgatiste mësues dhe në Universitetin e Damaskut. Në vitin 1966 nga Siria kalon në vende të tjera arabe. Në këtë vit u
emërua pedagog në Universitetin e Riadit në Arabinë Saudite, më pas shkoi si profesor në Medine për 5 vjet, deri në vitin 1971. U kthye përsëri në Siri, ku shërbeu si mësues deri në vitin 1980. Në vazhdim, për tre vjet përsëri kaloi në Medine, ku shërbeu si studiues në Universitetin Islamik. Nga Arabia shkoi në Jordani për tre vjet të tjerë, ku u mor edhe me punë studimore e botime librash. Në vitin 1986 u thirr dhe u emërua pedagog në Fakultetin Fetar e Gjuhësor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, ku jep lëndën e Fikhut. Nga sa shihet, veprimtaria arsimore e Haxhi Vehbiut është e gjerë, ka lëvizur nga njëri vend në tjetrin pa marrë parasysh vështirësitë, duke u nisur nga synimi për t’i shërbyer zhvillimit fetar islam, për të përgatitur kuadro të rinj të arsimuar e për të ngritur nivelin e propagandës fetare, për të arsimuar rininë islame. Krahas veprimtarisë arsimore Haxhi Vehbi Gavoçi ishte edhe një predikues i shquar. Ligjëratat e tij fetare janë mbajtur ndër xhami e në salla konferencash apo në qendra kulturore. Ndryshe nga veprimtaria shkollore që është zhvilluar në disa vende të Lindjes së Mesme me studentë nga vende të ndryshme në gjuhën arabe, ligjëratat e Haxhi Vehbiut kanë dalë edhe jashtë vendeve arabe, duke u
shtrirë në të gjitha trevat ku punojnë e jetojnë shqiptarë, në bashkësitë islame për të mbajtur gjallë si frymën kombëtare, ashtu edhe ndjenjat fetare të besimtarëve myslimanë shqiptarë. Për këtë problem ai ndoqi traditën e krijuar nga babai i tij, Haxhi Sulejman Gavoçi. Pas vdekjes së babait në vitin 1958, në Siri, Haxhi Vehbiu e zëvendësoi duke dhënë ligjërata në xhaminë “Arnauti” ndërtuar nga i ati. Për tre vjet në këtë xhami Haxhi Vehbiu ishte imam dhe vaiz, pastaj ligjëron në xhamitë “Esh-Shemsije”, “Randa”, “Lalabasha”. Përveç Sirisë ka ligjëruar edhe në xhaminë e Profetit a. s. në Medinë më shumë se dy vjet dy herë në javë e në kohën e haxhillëkut, për çdo ditë, që në verën e vitit 1967, por në mënyrë sistematike në vitet 1969-1970. Për shqiptarët dhe Shqipërinë ka filluar të interesohej që herët. Ndonëse u arsimua dhe punoi e jetoi në vendet arabe, Haxhi Vehbi Gavoçi ruajti të gjallë mallin për atdheun, për vendlindjen e tij, Shkodrën. Një pjesë të mirë të kohës së vet ia kushtoi lidhjeve me shqiptarët e me vendlindjen. Për këtë nuk u lodh e nuk u mërzit nga udhëtimet e gjata, nuk u kursye për shpenzimet e mëdha, nuk u thye nga pengesat e shumta, vetëm e vetëm që të ishte pranë bashkatdhetarëve, që ata të kishin në zemër dhe në mendje atdheun e mësimet e fesë. Që në vitin 1974 Haxhi Vehbiu kërkoi të vinte në Shqipëri, por regjimi komunist në atë kohë nuk e lejoi. Prandaj udhëtoi në Maqedoni e në Kosovë, të paktën të shihej me shqiptarë vendës e të çmallej me tokën e vendit të vet, paçka se në Shkodër nuk e lejuan të vinte. Në Maqedoni me ndihmën e Myftiut të Shkupit, Hafiz Bedredini, organizon ligjërata të ndryshme dhe predikon në xhaminë e Shkupit. Praj aty shkon edhe në Prishtinë, ku me ndihmën e Hafiz Hasan Nahit (përkthyes i Kuranit tnë gjuhën shqipe), jep ligjërata të ndryshme në tubime popullore, në xhami e në familjet kosovare. Mes vëllezërve të vet gjeti një pritje e bujari të pashoqe, prandaj në shenjë falënderimi, sapo kthehet në Siri,
shkruan në gjuhën shqipe librin “Si dhe Pse?”. Ky është libri i parë i Haxhi Vehbiut në gjuhën amtare e pas tij do të vijnë dhjetëra të tjerë. Haxhi Vehbiu nuk u mjaftua me kaq. Ai shkoi pranë vëllezërve të vet shqiptarë në Belgjikë, ku kishte një emigracion të ndjeshëm nga viset shqiptare të Kosovës, të Maqedonisë dhe të Malit të Zi. Sapo arriti në Siri, përktheu dhe përshtati në gjuhën shqipe librin “Parimet e islamizmit”. Në Xhaminë e Bardhë e në shumë tubime shqiptarësh kumboi ala e ëmbël, e bukur, e matur dhe e urtë e Haxhi Vehbiut. Haxhi Vehbiut i digjej shpirti të vinte në Shqipëri, por në pamundësi të realizonte këtë dëshirë, përgatiti një tufë letrash, të cilat mendoi t’ia dërgojë mikut të vet, z. Rasim Zekja në Shkodër. (Këto letra tani në kushtet e demokracisë në Shqipëri arritën të botohen “Letra të një emigranti”,
Shkodër, 1995, 184 faqe). Në letrën e parë mes të tjerash shkruan: “Vendosa të shkruaj këto letra, që të jenë mësime fillestare feje për fëmijët tanë atje, në Shqipëri, në vendin tim të dashur… E tashti që, lavdi Zotit, u ndreq situata edhe te ju, si në vendet e tjera të Lindjes dhe filluan njerëzit të nuhasin aromën e lirisë, të lirisë fetare, kam shumë shpresë të vij atje i lirë, të heq mallin me kushërinj, me shokë e me vendin tim. Derisa të vijë ajo ditë, po ju dërgoj këto letra të njiheni përmes tyre, para se të shihemi dhe ndoshta ju shërbejnë në disa pika fetare të nevojshme”. Pas proceseve demokratike në Shqipëri Haxhi Vehbiu qe ndër të parët që shkëmbeu letërkëmbim me Hirësinë e tij Haxhi Hafiz Sabri Koçi, duke shfaqur gatishmërinë për të ndihmuar në të gjitha fushat e ripërtëritjes së fesë në Shqipëri. Haxhi Vehbiu, duke zbatuar zotimet MARS 2013
Di
45
e tij vizitoi disa herë vendlindjen. Ai nuk qe vizitor i thjeshtë, përkundrazi, zhvilloi një veprimtari të dendur me ligjërata, konferenca, biseda, këshilla e me ndihma humanitare. Në këtë kohë fillon një punë shumë e dendur për hartimin e librave fetarë në ngritjen e nivelit të ndërgjegjes fetare islame te bashkëqytetarët e vet. Ligjëratat e tij qenë të shpeshta në Xhaminë e Parrucës në Shkodër, ku u komunikoi dëgjuesve të shumtë tema tërheqëse e të dobishme, duke zbërthyer versetet e Kuranit, hadithet e Profetit (a.s.), ngjarje të Historisë Islame, probleme të rëndësishme të besimit islam e duke i lidhur këto në mënyrë logjike e bindëse me përmbushjen e detyrave të përditshme të myslimanëve. Formimi i thellë fetar, horizonti i gjerë kulturor, përvoja e pasur pedagogjike, njohja me baza e gjuhës arabe, komunikimi i natyrshëm dhe i njerëzishëm, tematika e zgjedhur, konkretizimi me shembuj e probleme interesante ndikuan tek besimtarët, shtonin pjesëmarrësit, krijonin tek ata emocione, ndjenja respekti e vlerësime, dëshirë e interes për biseda të tilla. Haxhi Vehbiu shfrytëzoi çdo rast për të thënë alën e tij, për të shprehur kulturën dhe përgatitjen e thellë prej intelektuali, si: në inaugurimin e xhamive, këndimin e Mevludeve, në përkujtimin e festave fetare etj., duke siguruar përgëzimet e përzemërta të pjesëmarrësve. Lidhur ngushtë dhe paralelisht me veprimtarinë pedagogjike e fetare H. Vehbiu punoi për studimet dhe botimet. Kjo fushë e veprimtarisë qe e gjerë, e pasur dhe me shumë vlerë. Ajo përfshin probleme të shkollës, të propagandimit të fesë, të historisë Islame, të shtyllave të besimit. Studimet dhe librat janë shkruar në gjuhën shqipe dhe arabe. Një punë e tillë kërkonte kulturë të thellë studimi të vazhdueshëm, njohje të gjerë të burimeve të literaturës, të nevojave të besimtarëve për botimet fetare. Për ushtrimin e profesionit duheshin tekste e ai hartoi libra fetar, për besimtarët kërkohej literaturë e ai hartoi libra të tillë, për rininë, për popullin e për besimtarët e moshave të ndryshme lypeshin studime e artikuj me karakter problematik, me synime profesionale e ai i hartoi e i botoi në organe të ndryshme. Bibliografia e botimeve të Haxhi Vehbiut është shumë e gjerë dhe provojnë më së miri vullnetin, përpjekjet dhe përkushtimin e tij të pareshtur në një punë afro 50-vjeçare. Mbi 400 artikuj, kumtesa e referime të botuara në shtypin e vendeve arabe, në revistat e gazetat e njohura për seriozitetin shkencor, si: në gazetat “Menar”, “El Bejan”, “Zëri i arabëve”, “Shkopi i Xhenetit” etj, në revistat “Përparimi Islam”, “Dauve”, “Menarul Islam”, “Hadave el Islam” etj. Veprimtarinë botuese e filloi që në vitin 1949. Ajo gjithnjë është rritur e në vitet e fundit ka pasur ritme shumë të larta, sidomos në gjuhën shqipe, për t’i ardhur në ndihmë me botimet fetare ringjalljes së fesë në Shqipëri. Në gjuhën shqipe nisi të botojë që në vitin 1974. Ndërsa vitet e fundit bëri një punë vërtetë të jashtëzakonshme, e kjo në shërbim të ngritjes së kulturës fetare e të besimit islam në vendin tonë. Shkëputja nga burimet e diturisë
46
Di
MARS 2013
islame për 50 vjet dhe nga njerëzit që e kanë predikuar fenë, bëri që në popullin tonë të krijohej një boshllëk i ndjeshëm, prandaj Haxhi Vehbiu duke ndjerë nga afër nevojën e madhe, me një vullnet prej dijetari të stërvitur dhe entuziazmin e një luftëtari të fesë punoi për hartimin e një serie veprash në shqip, me të cilat u drejtohet të gjitha moshave. Nuk ka vatër shqiptare, nuk ka familje të besimit islam që të mos ketë marrë falas librat e Haxhi Vehbiut. Ato janë botuar në Prishtinë, në Shkup e në Shkodër. Tematika e tyre është e gjerë, u përgjigjet nevojave të besimtarëve islamë në Shqipëri dhe plotësojnë boshllëkun e mungesës së literaturës fetare. Sipas temës, destinacionit dhe përmbajtjes librat kanë struktura të ndryshme. Ata zakonisht kanë parathënie, hyrje për paraqitjen e temës, vështrim historik të saj, zbërthim në çështje përbërëse. Shpesh këta zbërthehen mbi bazën e një verseti Kur’anor, të një hadithi, të një ngjarjeje historike, të një fakti a dukurie. Kritika e ka vlerësuar kontributin e H. Vehbiut në këtë fushë. Kështu p.sh., studiuesi prof. dr. Shefik Osmani në punimin tij për librin”Jeta e Profetit Muhammed a.s.”, thotë se ”… kjo vepër me të dhëna të shumta, e pasur me ngjarje, ndodhi e bëma të Profetit të krijon mundësinë të shijosh përmbajtjen që është shkruar me patos. Mjafton të lexosh parathënien për të vënë re dashurinë dhe sinqeritetin e thellë të autorit”. Në veprat e H. Vehbi Gavoçit ka pasazhe shumë të bukura, tërheqëse, që lënë mbresa, që shkaktojnë emocione, që nxisin meditime e refleksione, që shtrojnë probleme e detyra, që komunikojnë mesazhe e apele për një jetë të pastër morale të lidhura ngushtë me besimin e thellë në Zotin dhe dashurinë për njëri-tjetrin e Atdheun tonë të shtrenjtë. Ndihmesa e Haxhi Vehbiut nuk kufizohet vetëm në fushën e ligjërimeve dhe të botimeve. Ai ka dhënë një kontribut të shquar edhe në shumë fusha bamirësie. Ai në Shqipëri qe pranë Medreseve si institucione e nxënësve të tyre, qe pranë studentëve shqiptarë në vendet e ndryshme të botës islame, pranë jetimoreve, pranë nxënësve në veprimtaritë kulturore e fetare, pranë Bashkësisë Islame, pranë popullit në ndërtimin dhe përurimin e xhamive. Në të gjitha këto raste nuk u kursye, por ndihmoi dukshëm me fonde e me dhurata. Të gjitha fushat e veprimtarisë së Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçit janë realizuar me sukses, ngase profesori i ditur dhe i nderuar ka harmonizuar drejt formimin e tij në veprimtarinë praktike, ka kontribuar në këto fusha me kompetencë e me kulturë, ka ditur të përçojë krijimtarinë e tij drejtpërdrejt tek nxënësit, tek besimtarët e të gjitha moshave, tek institucionet fetare, tek xhamitë e medresetë, tek studiuesit e tek çdo familje islame. Me jetën e veprimtarinë e tij Haxhi Vehbiu është renditur ndër personalitetet e shquara fetare islame, për ndihmesën e vet të çmuar në edukimin shpirtëror e atdhetar të besimtarëve islamë në të gjitha trojet shqiptare. Marrë nga libri “Në kujtim të brezave”
Eseistikë
EDISON ÇERAJ
DIJA
"Atij njeriu që Zoti ia do të mirën, ia bën të mundur të kuptuarit e fesë." Profeti Muhamed a.s.
e transmetuar dhe urtësia Kjo thënie e Profetit (bekimet e Zotit qofshin mbi të!) shfaqet si mjaft e rëndësishme në një kohë kur myslimanët janë të mbërthyer nga dija e transmetuar/përcjellë, duke u bazuar kryesisht vetëm te kjo lloj dijeje; duke mbyllur dyert e përsiatjes dhe kuptimit vetjak1; duke ia mbivendosur atë pothuajse çdo gjendjeje e çdo çështjeje, pa marrë parasysh kontekstin e ndryshëm me tipare e karakteristika të tjera nga ai prej nga vjen apo ku është aktualizuar një dije e caktuar e transmetuar, qoftë edhe kur është universale – ajo do medoemos interpretimin e duhur për të shënjuar në mënyrën e duhur çështjen e ngritur. Në fakt, me sa duket sheshazi, kjo është gjendja edhe e Perëndimit sot – me rrënjë në Rilindje – sidomos pas shekullit XVIII. Pa mëdyshje që, një nga mjetet kyçe e më përcaktuese për mbizotërimin e dijes së transmetuar kudo në botë është arsimi, i cili sa vjen e merr një fizionomi përherë e më teknike (po aq edhe procedurale), duke i shkuar nga pas me përulje të thellë një pragmatizmi të ripërtërirë gjithnjë nëpërmjet një lëvozhge të re, por, sigurisht me bërthamën e vjetër, që është pikërisht ideja e “parajsës tokësore”, e cila rrjedh nga doktrina hebraike, dhe për rrjedhojë çifutët besojnë se parajsa është këtu në tokë, duhet vetëm të përshpejtohet (me çdo mënyrë e mjet, mjafton që t’i shërbejë qëllimit) ndërtimi i saj. Pra, nga universitetet sot dalin përherë e më shumë të ashtuquajtur ekspertë dhe specialistë, të cilët janë të detyruar të ushtrojnë vetëm atë “dije” për të cilën janë profilizuar (skajshëm). Zakonisht, njerëzve të tillë ua kanë mbushur mendjen e po aq ia kanë mbushur edhe ata vetes, se nuk marrin vesh nga asnjë fushë a drejtim tjetër përveç atij të cilin e kanë të damkosur në një karton që luan rolin e 1. Çdo të kuptuari duhet t'i paraprijë një përsiatje sa më e thellë, në mënyrë që përftimi i të kuptuarit apo i një kuptimësie të jetë sa më afër të vërtetës së synuar. MARS 2013
Di
47
një gardiani besnik për t’i mbajtur brenda katër mureve të profesionit. Kur Profeti thotë: “Atij që Zoti ia do të mirën...”, nënkuptojmë qartazi se kemi të bëjmë me një njeri të zgjedhur, të caktuar, meritor për një favor kaq themelor. Është e kuptueshme se njerëz të tillë janë të zgjedhur nga Zoti për këtë begati, pasi në qenien e tyre ekzistojnë disa cilësi që i bëjnë meritorë, e për pasojë të hapur për këtë dhunti. Pa dyshim që cilësia kryesore e kësaj kategorie njerëzish mbetet sinqeriteti i tyre në raport me Zotin, por edhe në raport me kërkimin e asaj dijeje që të jep mundësinë drejt një njohjeje sa më të qenësishme të Zotit; ngaqë vetëm njohja e Zotit nënkupton drejtpërdrejt njohje të vetvetes. Pra, fati i qenies është i lidhur përfundimisht me Qenien, nëse do perifrazonim Heidegger-in. Për këtë dëshmojnë shumë vargje të Kur’anit e shumë thënie të Profetit. Gjithashtu, nga kjo thënie kuptojmë se rëndësia e dijes nuk qëndron te mësimi i saj përmendësh (ose memorizimi), por te mënyra se sa dhe si e kemi kuptuar dijen që zotërojmë, qoftë ajo edhe e pakët. Pra, çështja e madhe është urtësia. Ky është një raport ndërmjet qasjes sasiore dhe asaj cilësore, ku mësimi përmendësh ka gjithnjë prirje sasiore, kurse përpjekja që bëjmë për ta kuptuar sa më drejt një dije të caktuar është një qasje cilësore ndaj saj. Në pjesën e dytë të thënies së tij, Profeti thotë: “...ia bën të mundur të kuptuarit e fesë”. Dhuntia për të kuptuar – në këtë rast Kur’anin dhe gjithë Traditën Profetike (Sunetin), por edhe tekste të tjera, që mund t’i emërtojmë si përpjekja njerëzore drejt së Vërtetës – është si dhuntia për të shkruar poezi; që do të thotë se kjo, në thelb, nuk varet nga njeriu. Ashtu sikurse poeti që nuk mund të shkruajë poezi atëherë kur do ai, por kur i vjen/zbret frymëzimi, ashtu edhe një njeri i dijes nuk mund ta kuptojë një gjë vetëm se atëherë
48
Di
MARS 2013
kur i vjen/zbret kuptimi i saj. Fjala vjen, mund të ndodhë që ta lexosh me dhjetëra herë një varg nga Kur’ani apo një hadīth të Profetit e të mos e kuptosh, të mos i japësh një kuptim që të qetëson. Ndoshta vetëm në një çast apo kohë të caktuar, kur mbase edhe nuk e pret, mund të të kthjellohet çdo gjë nga një përndritje e beftë së brendshmi. Duhet të jemi të vetëdijshëm që kemi të bëjmë me një realitet që ka pushtet mbi ne, e jo e kundërta. Edhe gjatë ligjëratës së Haxhit të Lamtumirës kemi një porosi vërtetë themelore, e cila qëndron në të njëjtën hulli me thënien që po interpretojmë, madje shfaqen si plotësuese të njëra-tjetrës në rrafshin semantik, ku, ndër të tjera, Profeti u thotë të pranishmëve: “Përcilleni këtë që po ju them sot, se mbase ata që do të vijnë pas jush do e kuptojnë më mirë se ju.” Kjo është një nga dëshmitë që të kuptuarit e teksteve apo e një dukurie të caktuar (qenësore) nuk është një e drejtë e posaçme e askujt. Në librin Shkencë e kozmosit, shkencë e shpirtit, William Chittick-u shkruan: “Të kuptuarit intelektual, nëse flasim përpiktazi, gjendet në kulmin më të lartë të vetvetes njerëzore, pra në atë që filozofët e quajnë “intelekti i mirëfilltë”. Kur të kuptuarit e tillë e lë sferën e inteligjencës së kulluar dhe zbret në nivelin e mendimit dhe gjuhës, kemi të bëjmë me shprehjen e tij, që do të jetë gjithnjë e mangët. Si fillim, të shprehurit përbën thjesht dije të transmetuar, jo të kuptuarit e vërtetë. Prapëseprapë, ende mund të çmojmë faktin se, në Islam dhe traditat e tjera, është bërë gjithnjë dallimi mes këtyre dy llojeve të dijes. Tradita intelektuale në Islam ka shtjelluar katër tema bazë: Zotin, kozmosin, shpirtin njerëzor e marrëdhëniet ndërvetjake. Tri të parat janë përbërëset themelore të realitetit që përndijojmë, ndërsa e katërta i zbaton tejvësh-
trimet e arritura nga studimi i tyre në sferën e veprimtarisë njerëzore. Sigurisht, për të gjitha këto tema mund të lexosh në burimet autoritative të dijes së transmetuar, si Kur’ani e Hadīthi, por t’i njohësh vetë është krejt çështje tjetër. Për traditën intelektuale, dija e transmetuar luan rolin e shigjetave treguese drejt një të kuptuari që duhet aktualizuar dhe realizuar nga vetë kërkuesi. Ndoshta mënyra më e mirë për ta kuptuar dallimin ndërmjet dijes së transmetuar dhe intelektuales është që të thellohemi mbi dallimin ndërmjet “imitimit” ose “ndjekjes së autoritetit” (taklīd) dhe “realizimit” ose “vërtetësimit” (tahkīk), terma këto që tregojnë dy rrugë bazë për arritjen e dijes. Për të qenë pjesëtar i cilësdo feje, kulture, shoqërie a grupi, duhet të mësosh nga pjesëtarët e tyre, dhe ky proces i të mësuarit vazhdon përmes “imitimit”. Kështu e mësojmë gjuhën dhe kulturën, pa përmendur shkrimet e shenjta, ritualet dhe ligjet. Në kontekstin islam, ata që kanë marrë përsipër përgjegjësinë e ruajtjes së trashëgimisë së transmetuar quhen 'ulemā, pra “njohës” të traditës.” Siç e vëmë re edhe në këto radhë të Chittick-ut, dija e transmetuar duhet t’i paraprijë dijes intelektuale ose të kuptuarit vetjak përmes përsiatjes e reflektimit, e jo ta ndryjë atë. Kështu që, nuk ka asnjë mospërputhje a kontradiktë në këtë mes; jemi ne ata që bëhemi shkak për rrjedhoja kontradiktore ndërmjet këtyre dy botëve, pra dijes së transmetuar (e mësuar përmendësh) dhe të kuptuarit të saj (urtësisë). Duhet theksuar se këtu po bëjmë alë për atë dije intelektuale dhe për atë të kuptuar vetjak që merr shkas nga ato tekste për të cilat nuk ka një mendim unanim te dijetarët dhe mendimtarët e njohur, apo për ato tekste për të cilat nuk është dhënë aq sa duhet shpjegim, apo për ato tekste që kërkojnë/imponojnë një kuptim shtesë krahas kuptimit
të tyre fillestar që mund të ketë shërbyer në një kohë dhe hapësirë të caktuar, apo për ato çështje/dukuri të cilat nuk kanë ekzistuar kohë më parë e kështu me radhë. Duhet theksuar gjithashtu se, kjo hapësirë është domen i atyre individëve të cilët kanë si preokupim të vazhdueshëm dijen dhe përsiatjen mbi të, dhe nuk ka aspak rëndësi se si mund të quhen këta individë; se cilit rang social i përkasin; se a janë të arsimuar apo nuk janë; madje në disa raste nuk ka rëndësi edhe se cilit botëkuptim apo fe i përkasin; sepse, në thënien e Profetit në krye të këtij shkrimi nuk përmendet asnjë lloj ngjyrimi a specifikë që duhet të ketë njeriu që mund të gëzojë dhuntinë e të kuptuarit. Profeti e thotë fare thjeshtë: “Atij njeriu që Zoti ia do të mirën, ia bën të mundur të kuptuarit e fesë.” Kështu, tani kemi mbërritur në dy përfundime që mendojmë se janë të rëndësishme: 1. Dija e transmetuar (Zbulesa: Kur’ani dhe Suneti) është ajo që i paraprin dijes intelektuale dhe të kuptuarit vetjak, i cili mund të pasurohet duke studiuar tekstet dhe duke përsiatur në mënyrë të pavarur. 2. Për sa më sipër, duhet bërë dallimi ndërmjet dijes dhe urtësisë, për të cilën bën alë edhe hadīthi i Profetit në krye, pasi, “të kuptuarit e fesë” është pikërisht urtësia, e cila në thelb mbetet dhunti dhe nuk mund të fitohet as përmes kërkimit të dijes e as me ndonjë formë tjetër. Ata të cilët mjaftohen vetëm me dijen e transmetuar, pa kërkuar kuptimin dhe aktualizimin e saj përmes urtësisë, mbeten jashtë kohës në të cilën jetojnë. Ndërsa ata që mjaftohen vetëm me urtësinë vetjake apo të dikujt tjetër, jetojnë në një botë utopike, pasi de facto kanë hequr dorë nga Burimi i urtësisë.
MARS 2013
Di
49
Familja
AISA KOKIÇI
MOS E BËNI FËMIJËN TË NDIHET FAJTOR
Nëse prindërit përdorin alët “më ke mërzitur” përballë fëmijëve të tyre, tek ata krijojnë ndjenjën e fajit. Përdorimi i alëve si “më ke mërzitur shumë”, “më ke zhgënjyer” në rast të problemeve të përjetuara me fëmijën krijon tek ai ndjenjën e fajit. Nuk është një mënyrë e drejtë të përdorni këto alë për t’i mësuar atij se ka vepruar gabim apo për t’i treguar se ju nuk e pranoni veprimin e tij. Nëse fëmija bën diçka të cilën ju nuk mund ta pranoni si p.sh ka thyer një objekt shumë të çmuar për ju dhe ju i drejtoheni me alët “më ke mërzitur” kjo situatë krijon tek fëmijë një ndjenjë të thellë faji. Në të vërtetë një sjellje e tillë e fëmijës nuk ju mërzit, nuk ju bën të qani apo të ndjeni dhimbje por vetëm ju nervozon, një gjendje të cilën as ju vetë nuk e pëlqeni. Për këtë arsye përpiquni të shmangni përdorimin e alive të tilla. Në vend të tyre mund të përdorni ali si “nuk më pëlqeu veprimi që bëre” ose “nuk ke vepruar mirë” apo edhe “më nervozon shumë sjellja jote”. Nëse e vini re në këto ali theksi bie tek sjellja e fëmijës jo tek personaliteti i tij. Nëse ju pas një gabimi të fëmijës do të thoni “më ke mërzitur” atëherë kjo ali mban në shenjestër të gjithë personalitetin e fëmijës. Mesa duket prindërit e kanë më të vështirë të thonë “më nervozove” sesa të thonë “më ke mërzitur”. Në të vërtetë këto janë ndjenja natyrale. Nëse ju nervozon fëmija juaj atëherë mund të shpreheni me alët “më nervozon”. Kur përdorni alët “më mërzite” është sikur flisni me një të rritur dhe jo me një fëmijë. Një njeri i rritur nuk ndihet shumë në faj kur e dëgjon këtë ali. Por fëmijët ndihen shumë fajtorë dhe e ndjejnë veten të pavlerësuar. Veçanërisht për fëmijët e vegjël këta alë janë shumë shqetësuese. Theksojani fëmijës gabimin e bërë në veprimet e tij dhe shprehjani krejt lirshëm ndjenjat tuaja, thoni se ju ka nervozuar. Me shpresën për një komunikim sa më të shëndetshëm me fëmijën tuaj…
50
Di
MARS 2013
MOS E VLERËSONI FËMIJËN SIPAS NOTAVE TË DËFTESËS Çdo fëmijë ka prirje në një fushë të caktuar, për këtë arsye nuk duhet vlerësuar sipas rezultateve të dëftesës. Specialistët pohojnë se dëftesat në një farë mënyre janë një ballafaqim i fëmijëve me suksesin ose dobësinë e gjysmëvitit apo semestrit. Edhe familja edhe fëmija janë pak a shumë në dijeni të notave të dëftesës. Prindi është takuar disa herë brenda një semestri me mësuesin dhe rezultatet përfundimtarë parashikohen disi si nga prindërit ashtu dhe nga fëmija. Çdo fëmijë ka prirje në një fushë të caktuar prandaj nuk është e drejtë të vlerësohet në bazë të rezultateve të dëftesës. Nëse fëmija ka marrë një dëftesë të dobët atëherë duhen kërkuar arsyet dhe zgjidhjet e kësaj situate. Sugjerohet që familjet të mos reagojnë ashpër ndaj dëftesave të dobëta dhe të mos i tensionojnë fëmijët. Mos e fusni fëmijën në psikologjinë e garës Duke pohuar se marrja e dëftesës është një nga periudhat më delikate të fëmijëve psikologët theksojnë se dobësia apo mungesa e suksesit është një ndjenjë e cila cenon individin dhe se fëmijët ndikohen më shumë nga kjo ndjenjë. Fëmijët nuk duhet të krahasohen me nxënësit e tjerë Mos e frikësoni fëmijën me dëftesën e tij. Dhe mos e fusni në psikologjinë e garës. Arritja e suksesit në një fushë është një nga ndjenjat më të rëndësishme për një fëmijë. Thënia e alëve fyese apo përdorimi i dhunës fizike për shkak të dobësisë së paraqitur në shkollë krijon probleme të pazgjidhshme në të ardhmen. Mos iu drejtoni fëmijës me alët “je dembel”, “budalla”, “nuk bën për asgjë”. Shprehje të tilla ndikojnë direkt në karakterin e fëmijës dhe lëkundin besimin në vetvete. Në raste të tilla prindërit duhet të mundohen të gjejnë rrugët e zgjidhjes së problemit. Dhe këtë mund ta arrijnë vetëm duke e kuptuar mirë fëmijën e tyre. Familjet nuk duhet të bëjnë namin nëse fëmija ka marrë nota të dobëta në dëftesë Fëmijët mund të kenë dobësi në shkollë për shkak të problemeve familjare, ambientit, rrethit shoqëror e të tjera. Specialistët këshillojnë familjet të mos përdorin shprehje si “i mjeri ti i mjeri!”. Krahas problemeve përreth fëmija mund të ketë probleme edhe me përqendrimin apo perceptimin e gjërave. Në këtë rast familjet duhet të bashkëpunojnë me mësuesit. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se dobësitë do të jenë gjithnjë të pranishme nëse familja, mësuesja dhe shkolla presin më shumë se ç’mund të jape fëmija. Komunikimi është rruga e vetme e zgjidhjes së gjithë problemeve. Sa më i mirë të jetë komunikimi i familjeve me fëmijën e tyre aq më i suksesshëm do të jetë ai në shkollë. Krahas kësaj familjet mund të kërkojnë dhe ndihmën e psikologëve apo qendrave të konsulencës psikologjike.
QESHNI, POR ASNJËHERË MOS QANI BASHKË ME TË Ndoshta shumë prej nesh kemi një të afërm në depresion në rrethin familjar apo shoqëror. Çfarë duhet të bëjmë për t’i ndihmuar ata? A është e drejtë të qash hallin me të sëmurin, apo ta lësh të mbledhë veten e të mos e bezdisësh? Depresioni është një sëmundje që sa vjen e përhapet më shumë në ditët e sotme, dhe nëse nuk kontrollohet mirë mund të shkaktojë probleme shumë serioze. Specialistët mendojnë se të afërmit e të sëmurit mbartin përgjegjësi të mëdha në këtë pike. Ata sugjerojnë që personi të mos trajtohet si një i sëmurë në gjendje të rëndë. Gjithashtu, nuk duhet harruar se edhe interesimi i tepërt apo shfaqjet e dhembshurisë mund të japin një efekt të kundërt me atë të priturin. Ndihma më e madhe që mund t’i jepni atij është ta bëni të ndihet mirë pranë jush dhe të kuptojë që do të qëndroni gjithnjë pranë tij. Por nëse ju qani bashkë me të, atëherë punët mund të përkeqësohen. Personi në depresion është i mpirë, i mërzitur dhe pa shpresë për të ardhmen. Madje ka raste kur i sëmuri mund të shfaqë edhe reagime të forta si kriza qarjeje apo dhimbje fizike. Ashtu siç ndodh dhe në shumë sëmundje fizike, të afërmit e të sëmurit e kanë të vështirë ta pranojnë sëmundjen e tij. Ndryshimi negativ në gjendjen emocionale të personit ndikon shumë në rrethin e tij familjar. Gjatë kësaj kohe të afërmit e të sëmurit mundohen të përshpejtojnë kohën e shërimit duke shtuar mbështetjen dhe pranuar realitetin. Por të afërmit apo miqtë mund të hedhin hapa të gabuar nisur nga dëshira për ta shëruar sa më shpejt të sëmurin. Kjo situatë mund të ndikojë në zgjatjen e kohës së shërimit. Sjellja e papjekur dhe e nxituar e rrethit ndikon edhe tek i sëmuri, edhe në krijimin e ndjenjave negative tek të afërmit e tij. Madje këta persona mund të përjetojnë edhe vetë disa çaste depresive gjatë këtij procesi. Çfarë duhet bërë? Ta lëmë të sëmurin vetëm dhe të presim shërimin e tij, apo të përpiqemi t’i qëndrojmë vazhdimisht pranë? Sipas specialistëve, mbështetja që i duhet dhënë të sëmurit duhet të jetë e matur dhe profesionale. Ndonjëherë të afërmit, nisur nga qëllimi i tyre i mirë për ta shëruar të sëmurin, mund të nxisin një sjellje të padëshiruar tek ai. Ata mund të marrin përsipër punët e të sëmurit, ta lënë atë të pushojë gjatë gjithë ditës duke menduar se mund t’i bëjë mire ose të kërkojnë shpesh të falur. Por të gjitha këta janë të gabuara. Përkundrazi, nëse personi merret me punë fizike dhe mendore mund ta kalojë më shpejt depresionin. Nëse trajtohet si një i sëmurë, atëherë mund të mendojë se depresioni qenka një sëmundje më e rëndë nga ç’e kishte menduar. Ju mund të qeshni me të sëmurin, por asnjëherë të qani me të. Nga ana juaj kërkohet që të bëni një analize më konkrete, reale dhe logjike të ngjarjeve. Me anë të kësaj metode mund ta nxisni më shumë atë. Nga ana tjetër, nëse sillemi me të sëmurin sikur nuk ka ndodhur asgjë, atëherë kjo do të ndikojë negativisht tek ai. Të përdorësh alë si “dil, shëtit, zbavitu” nuk e përmirëson gjendjen e personit në depresion. Ai ka nevojë të ndjejë se ju
jeni pranë tij atëherë kur ai ka nevojë dhe se do ta ndihmoni vetëm ky fakt e qetëson. Është shumë gabim të këmbëngulni që i sëmuri të dalë jashtë dhe të shëtisë. Mos e bezdisni shumë, por mundohuni t’i krijoni hapësirë të përshtatshme qetësie. Nëse e fajësoni të sëmurin me dembelizëm dhe egoizëm, ai do të demoralizohet edhe më shumë. Krahas kësaj, nëse personi i sëmurë merr ndihmë profesionale duhet të komunikohet vazhdimisht me mjekun përkatës. Tek disa persona, periudha e depresionit mund të zgjasë me muaj. Kjo gjendje ndikon negativisht si tek i sëmuri ashtu edhe tek të afërmit e tij. Specialistët mendojnë se depresioni nuk është ngjitës, por përsëri ia vlen të thuhet se personat afër të sëmurit duhet të tregohen të kujdesshëm në disa pika. Veçanërisht në rastet e depresioneve të zgjatura, të afërmit mund të ndikohen nga ankesat e vazhdueshme, pagjumësia dhe pesimizmi i të sëmurit. Prandaj të afërmit mund të përkujdesen me radhë për të dhe të ndjekin aktivitetet e tyre të përditshme. Provoni t’i bëni: - Komunikoni vazhdimisht me mjekun nëse i sëmuri merr ndihmë profesionale. - Bëjeni të ndjejë praninë dhe ndihmën tuaj gjithmonë. - Përpiquni ta nxirrni jashtë duke mos u treguar shumë këmbëngulës, por duke bërë propozime të thjeshta. - Mos qani me të sa herë që ai qan, por përpiquni ta inkurajoni sa më shumë. - Përpiquni të krijoni ambient apo situata të cilat i pëlqejnë dhe me të cilat zbavitet. Kurrë mos e bëni: - Mos e trajtoni personin në depresion si një të sëmurë në gjendje të rëndë. - Qëndroni larg shprehjeve nënvlerësuese dhe përçmuese në përshkrimin e shqetësimeve dhe gjendjes ku ndodhet. - Tregoni interesin dhe dhembshurinë e duhur, por pa e tepruar. - Mos e detyroni të dalë jashtë apo të flasë. - Mos merrni përsipër të gjithë përgjegjësitë e të sëmurit. MARS 2013
Di
51
Shëndeti
DR . SELIM AYDIN
Një dimension i ri i zemrës njerëzore Në fushën e sotme të dijes dhe mençurisë, ekzistojnë dy kuptime për alën “zemër”, njëri si një organ me rëndësi jetike për trupin dhe tjetri si një ndjenjë që përfshin anën emocionale dhe është e hapur ndaj përjetimeve shpirtërore. Allahu i Gjithëfuqishëm, që ka krijuar çdo gjë në çift, e ka krijuar zemrën gjithashtu si një strukturë çifte, materiale dhe shpirtërore. Zemra shpirtërore është një dhuratë, shpirti është esenca kurse thellësia e fshehur e kësaj dhurate dhe shpirti biologjik është mjeti i tij i transportit. Zemra biologjike është një nga tre organet qendrore (koka, zemra dhe barku) të shpirtit biologjik. Ajo është një bërthamë e dyfishtë e ndezur me dritën Hyjnore. Në një aspekt ajo shikon drejt sferës shpirtërore dhe nga një tjetër drejt funksionit organor. Ndërsa e shohim nga ky këndvështrim, vërejmë se zemra organore dhe ajo shpirtërore janë të lidhura. Por, përderisa kjo përmbajtje dhe natyrë ndërlidhëse midis këtyre akoma nuk është kuptuar plotësisht, mbetet e hapur për diskutime. Më poshtë do të përmbledhim studimet e fundit që tregojnë fakte se ekziston një unitet zemër-mendje, një unitet që është potencial brenda çdo njeriu në nevojë për t’u kultivuar, një unitet që duhet të orientohet në rrugën drejt së vërtetës dhe që mund të vështrohet në fakt në strukturën fizike të qenies njerëzore. Mjekësia moderne, e cila përpiqet të zbërthejë strukturat biologjike të organizmit njerëzor, ka bërë studime vitet e fundit të cilat zbulojnë fakte për qëllimin e mësipërm. Për shembull, në librat klasikë të mjekësisë, zemra paraqitet si një organ muskular mekanik i cili hedh gjakun në të gjithë trupin, një qendër tek e cila drejtohen të gjitha organet e tjera. Por, nga studime të reja shihet se ekziston një sistem nervor në zemër, ashtu siç është në tru dhe për pasojë zemra merr një përgjegjësi në kontrollin e organizmit në të njëjtin nivel si edhe truri. Po ashtu është parë se zemra luan një rol rregullues dhe harmonizues në të gjitha sistemet jetësore ashtu si truri. Vitet e fundit ajo është konsideruar si urtësia dhe drejtuesja e organizmit njerëzor. Së bashku me intelektin abstrakt, analitik dhe logjik të trurit, zemra është e pajisur me një intelekt emocional dhe komunikues. Emocionet fillimisht lindin në zemër, më pas në formë sinjalesh elektrike shkojnë në sistemin limbik të trurit. Këtu është truri ai që i përpunon këto sinjale dhe më pas vjen përgjigjia e cila i transmetohet organizmit në periferi. Kërkimet e kryera në fushën studimore të marrëdhënies zemër-tru ka treguar fakte të cilat mund të ndryshojnë mënyrën tonë të sjelljes lidhur me zemrën, si dhe të prekë konceptet tona rreth njerëzores dhe sesi mund të kujdesemi më mirë për shëndetin tonë. Ky sistem komunikimi i dyanshëm ndërmjet trurit dhe zemrës është një nga sistemet komunikues më kompleks që ekzistojnë. Pikë së pari, zemra përmban rreth 40,000 qeliza nervore që i përkasin vetëm asaj. Ky numër kaq i madh është i përafërt me numrin e qelizave nervore të gjetura në qendra të rëndësishme të trurit. Ajo zotëron pra një sistem nervor kompleks dhe të mistershëm i cili është përkufizuar si
52
Di
MARS 2013
“truri i zemrës”. Tashmë ekzistojnë të dhëna të pakundërshtueshme se ka një lidhje midis zemrës dhe trurit nëpërmjet katër rrugëve të ndryshme. E para është rruga nëpërmjet nervave (rruga neurologjike); e dyta është rruga nëpërmjet hormoneve dhe neurotransmetuesve (rruga biokimike); e treta rruga nëpërmjet valëve të pulsit të krijuara nga presioni i gjakut (rruga biofizike); dhe e katërta rruga nëpërmjet fushave elektromagnetike (rruga energjike). Nervat simpatetike të cilët e rrethojnë zemrën si një rrjetë, janë një nga rregullatorët më të rëndësishëm të sistemit zemër-qarkullim. Zemra punon në një sistem i cili prodhon një nga fushat magnetike më të fuqishme në trupin e njeriut. Fushat bioelektromagnetike që prodhohen mund të maten nëpërmjet SQUID (Superconductor Quantum Interference Device) nga 50-70 cm distancë. Fusha elektrike e zemrës e matur me elektrokardiogramë (EKG) është mesatarisht 60 herë më e madhe në amplitudë se elektroencefalograma e trurit (EEG); komponenti magnetik i zemrës është 5,000 herë më i fuqishëm se ai i trurit. Për pasojë, të gjitha këto forca nuk mund të absorbohen nga indet dhe të zhduken, e ngjashme me tonet e presionit të gjakut që rrjedh në arterie i cili prodhohet nga forca pompuese dhe ritmi i zemrës. Kjo fushë magnetike jo vetëm që shpërndahet në të gjithë pjesët e trupit, por në të njëjtën kohë efektet e kësaj fushe ndjehen nga personat e pranishëm përreth. Të gjitha këto observime tregojnë se zemrës i është dhënë një rol drejtues dhe sinjalizues duke siguruar dhe rregulluar në mënyrë sinkronike të gjithë organet e trupit. Kur njeriu përjeton një emocion të caktuar (mëri, gëzim, frikë ose dëshpërim) rrahjet e zemrës ndryshojnë së bashku me presionin e gjakut të transmetuar nga pulsi.
GJENDJA EMOCIONALE E ZEMRËS NDIKON PERSONAT PËRRETH NESH Fuqia e sinjaleve elektrike që prodhohet nga zemra ndikon mbi qelizat e organizmit në mënyrë pozitive ose negative. Nga observime të ndryshme është parë se fusha magnetike e zemrës ndikon mbi gjendjen emocionale dhe mendimet e njerëzve të tjerë që janë në largësi prej 50-70 cm nga personi i cili po i prodhon këto emocione. Kjo tregon se gjendja emocionale e edukatorëve ose mësuesve në ambientet parashkollore ose shkollore dhe nënave në shtëpi, ka një ndikim të drejtpërdrejtë mbi zhvillimin (veçanërisht të zemrës dhe mendjes) e fëmijëve. Në veçanti, nëse personat që punojnë në institucione parashkollore janë të stresuar, të irrituar, jo të lumtur apo në depresion, kjo ndi-
kon negativisht mbi zhvillimin e fëmijëve që janë nën kujdesin e tyre. Kur gjendja emocionale e tyre është pozitive, e dashur dhe e qeshur, kjo ka ndikim pozitiv në zhvillimin dhe të mësuarit e fëmijëve. Zhvillimi i trurit dhe zemrës së fëmijës është në varësi direkte nga gjendja dhe shëndeti i zemrës së nënës apo edukatores. Që këto zemra të jenë të shëndetshme ato duhet të mbartin emocione pozitive si dashuri, dhembshuri dhe afrimitet. Në një studim të kryer nga Universiteti i Harvardit, u arrit në përfundimin se personat të cilët nuk kishin marrë dashuri dhe dhembshuri në sasinë e kërkuar gjatë fëmijërisë, sëmureshin më shpesh dhe vdisnin më herët. Tashmë është kuptuar se shëndeti ynë në përgjithësi varet më shumë nga jetesa jonë me emocione pozitive dhe pasja e një dimensioni të pasur shpirtëror mbi jetën tonë sesa jetesa me mendime racionale dhe bazuar vetëm mbi logjikën. Nga këto mund të kuptojmë më mirë rëndësinë e kontrollit mbi emocionet që dalin nga zemra jonë përmes edukimit të përshtashëm. Zemra është një nga qendrat që rregullon shëndetin e njeriut në përgjithësi. Sjellje të tilla si, puna e mbingarkuar fizike dhe mendore, veprat e pamoralshme, ankthi dhe nxehja e shpeshtë, janë faktorë risku që e përkeqësojnë shëndetin e zemrës dhe mund të çojnë në ishemi ose infarkte. Disa studime kanë treguar se episode të shpeshta të nevrikosjes, ankthit, ose mërzitjes për një periudhë të gjatë kohore, mund të përfundojnë në vdekje të beftë, lidhur me sëmundje të zemrës. Risku i stresit që është i lidhur me emocionet kronike negative të pakontrolluara shkakton kancer dhe sëmundje të zemrës 6 herë më shumë se risku nga duhanpirja, yndyrnat e larta dhe hipertensioni arterial. Mospëlqimi ose të qenit i pakënaqur me punën e dikujt gjithashtu konsiderohet si faktor risku madhor për sëmundjet e zemrës.
NDRYSHUESHMËRIA E RITMIT TË ZEMRËS Në varësi të sinjaleve të dhëna nga nervat simpatetike të sistemit nervor autonom, një nga 4 rrugët e kontrollit dhe rregullimit të aktivitetit të zemrës, çlirohen hormonet e gjendrës mbiveshkore dhe rritet ritmi i saj. Ndërsa sinjalet e dhëna nga sistemi nervor parasimpatik nga ana tjetër, e ulin ritmin e zemrës. Ekuilibri midis këtyre dy sistemeve është shumë i rëndësishëm për shëndetin e saj. Ndryshimet që janë vëzhguar në karakteristikat e pulsit gjatë një kohe të caktuar, janë një tregues i ekuilibrit tru-zemër. Ndryshueshmëria e rrahjeve të zemrës (NRZ) tregon nëse stimuli në nyjen sino-atriale (një grup qelizash nervore që janë përgjegjëse për prodhimin e potencialit elektrik në zemër) është i rregulluar në mënyrën e duhur apo jo. Përderisa parametri NRZ na jep një dritare përmes së cilës mund të masim aftësinë e zemrës për t’u përgjigjur ndaj sinjaleve rregulluese që qarkullojnë nga zemra në tru dhe anasjelltas, vitet e fundit përcaktimi i përqindjes së NRZ ka
marrë një rëndësi të veçantë. Matjet e NRZ realizohen përmes takogramave të cilat masin dhe analizojnë NRZ përgjatë një ore. Normalisht, parametri NRZ është aftësia e shpeshtësisë së rrahjeve të zemrës për t’u përshtatur ndaj rrethanave të ndryshueshme. Ulja apo rritja e kësaj shpeshtësie në situata si: stresi, nxehja, gëzimi dhe paniku e çrregullon aftësinë e zemrës për t’u përshtatur, shkakton ulje të kësaj aftësie dhe mund të rezultojë në një kolaps të të gjithë sistemit. Një NRZ e cila është e dëmtuar si pasojë e shkaqeve emocionale apo organike, mund të jetë një pikënisje e arrestit kardiak, infarktit të miokardit, përshpejtimit të aterosklerozës apo insuficiencës kardiake. Pacientët me NRZ të ulur mund të vdesin më herët se pacientët me NRZ normale ose të lartë. Nëse NRZ nuk qëndron midis normës së lejuar, atëherë ka shumë mundësi që këta pacientë të vdesin nga një atak kardiak i papritur. Në këndvështrimin biologjik të punës së organizmit, truri i bindet zemrës. Kur ndryshimet në shpeshtësinë e rrahjeve të zemrës janë harmonike, valët (alfa ose me frekuencë më të ulët) që prodhohen nga truri i personit, janë gjithashtu në sinkron me ritmin e zemrës. Me alë të tjera, ekziston një ekuilibër i përkryer dhe bashkëpunim i ndërsjelltë midis rrahjeve të zemrës dhe aktivitetit të trurit. Kërkimet e bëra në këtë fushë tregojnë se aktiviteti i trurit është programuar në sinkron me atë të zemrës. Për shembull, gjatë zhvillimit embrional, truri ndjek zemrën. Kur fëmija rritet në mitrën e nënës, zemra zhvillohet përpara trurit. Zhvillimi i plotë i trurit përfundon vetëm pas një viti pas lindjes së fëmijës. Studimet tregojnë se njerëzit jetojnë 80-90 % të jetëve të tyre në mënyrë mekanike; në jetën e përditshme ata i marrin shumicën e vendimeve dhe i kryejnë aktivitetet më të shumta në mënyrë të pandërgjegjshme sipas rutinës. Ndërgjegjja dhe vullneti kanë një ndikim shumë të dobët mbi emocionet tona, ndërsa emocionet e forta (për shembull pasioni) kanë një aftësi më të madhe për të kontrolluar dhe drejtuar vullnetin dhe ndërgjegjen tonë. Mënyra automatike e jetës e drejtuar nga rutina e përditshme është dominante mbi mënyrën e drejtuar nga ndërgjegjia dhe vullneti. Sidomos emocionet e forta kanë një superioritet mbi arsyen dhe logjikën. Kjo gjendje e natyrshme e secilit nga ne ngre pyetjen thelbësore se si të jetojmë një jetë të drejtuar nga arsyeja, logjika dhe vullneti dhe të mbetemi akoma të shëndetshëm në një nivel optimal. Çelësi për këtë pyetje të rëndësishme është edukimi i zemrës (ose edukimi i arsyes emocionale) me seriozitet dhe përparësi. Edukimi i cili nuk merr parasysh emocionet ose pasionin dhe i anashkalon ato, duhet të braktiset pa ngurrim. Për ta mbyllur, një edukim dhe filozofi jete që i jep rëndësi zemrës dhe emocioneve, një filozofi ku arsyeja dhe logjika ndihmojnë emocionet dhe i tregojnë rrugën atyre, duhet patjetër të praktikohet. Referencat: Gulen, M.F., Key Concepts in the Practice of Sufism, The Light, Inc., NJ: 2004. Mc Craty, R., M. Atkinson, D. Tomasino, Science of The Heart, Institute of HeartMath, California: 2001. Përktheu: Erion Sukaj
MARS 2013
Di
53
Kuriozitete "Facebook"-u nxit xhelozinë “Facebook”-u është shkak i zhgënjimeve, mospëlqimeve, kritikave dhe xhelozisë. Një e treta e 600 përdoruesve të “Facebook”-ut, të cilët morën pjesë në një studim të përbashkët të zhvilluar nga specialistë të Universitetit Teknik të Darmstadit dhe Universitetit Berlin Humbold në Gjermani, pohuan se pasi kalojnë pak kohë në “Facebook” ndihen të vetmuar, të lodhur, të mërzitur ose ndjejnë pakënaqësi. Specialistët vlerësojnë lajmet pozitive të pasqyruara në faqet e miqve
të tyre si shkakun kryesor të përjetimit të këtyre ndjenjave. Zakonisht njerëzit ndjejnë xhelozi për personat që u ngjasojnë atyre dhe duke marrë parasysh se nëpërmjet “Facebook”ut shkëmbehen shumë informacione ata fillojnë të krahasojnë veten me ta. Ndërsa Thomas Widjaja nga Universiteti Teknik i Darmstadit thekson se përdoruesit ndihen të pavlerësuar kur shohin mesazhet e vazhdueshme pozitive të miqve të tyre. Faktori më nxitës i xhelozisë janë fotografitë e pushimeve.
Vlen të përmendet dhe fakti se disa përdorues xhelozë fillojnë të shkruajnë lajme të mira ose mesazhe pozitive. Zakonisht këto mesazhe janë të hiperbolizuara ose nuk përmbajnë detaje negative. P.sh. kur merr një notë të mirë në provim mund t’ia thuash të gjithëve në “Facebook”, por kur merr një notë të dobët nuk zihet fare me gojë. Kjo situatë e cila krijon jetë artificiale nxit edhe më shumë xhelozinë tek përdoruesit e tjerë. Nga specialistët kjo situate vlerësohet si cikli i xhelozisë.
"Google" do të mendojë në vendin tuaj...
“Google” ka filluar punën mbi një projekt rreth memories së njerëzve, duke hedhur kështu një hap përpara në këtë fushë. Fakti që kujtesa e njeriut sa vjen e dobësohet, e ka shtytë kompaninë të ndërmarrë një nismë të tillë.
54
Di
MARS 2013
Me ndihmën e rrjeteve të krijuara, “Google” ka arritur të formojë një ditar i cili i përket gjithë njerëzimit duke arkivuar çdo gjë të ndarë nëpërmjet internetit. Nëse dëshirojmë të kujtojmë momentet e rëndësishme të harruara të jetës sonë, atëherë me ndihmën e
këtyre programeve mund të gjejmë të gjitha zhvillimet e së kaluarës deri në hollësitë më të vogla. Më parë, Abigail Sellen, një studiues i cili punonte për “Microsoft”-in, ka përftuar rezultate të rëndësishme në fushën e memories së njeriut. Sipas
këtij studimi, problemi i njerëzve nuk është të harrojnë gjërat e së shkuarës. Ankesa e vërtetë e tyre është dobësimi i kujtesës në të ardhmen. Çfarë do të thotë kujtesë e së ardhmes? Nëse e përkufizojmë thjesht, është një pjesë e trurit e cila drejton funksionet që ndihmojnë të kujtojmë punët që do të bëjmë në të ardhmen. Sipas studimit të Sellenit, kujtesa e së ardhmes tek njeriu funksionon në këtë mënyrë: Puna A do të bëhet në
vendin B në kohën C. Por, në një pikë të kujtesës sonë lind një problem. Vendi B dhe koha C ndonjëherë nuk na e kujtojnë punën që duhet bërë. Për këtë arsye mund të harrojmë ditët e veçanta, mbledhjet e rëndësishme, pagesat e kartave të kreditit apo faturat. Si do ta zgjidhë “Google” këtë problem? Parë nga ky aspekt, “Google” planifikon të krijojë një memorie të së
ardhmes artificiale. Ajo do të funksionojë me të njëjtat parime të mendjes së njeriut dhe do të mund të kodojë sipas një vendi dhe kohe të caktuar punët që duhen bërë me ndihmën e GPS-së. Personi që përdor memorien artificiale të “Google” do të paralajmërohet kur t’i afrohet vendit të caktuar dhe në këtë mënyrë do të kujtojë punën që ka për të bërë.
Lapsi që përmirëson gabimet Lapsi “Lernstift” është produkt gjerman i cili mund të analizojë shkrimin e fëmijës suaj në kohë reale (apo tuajin, nëse ndjeni se është e nevojshme) dhe t’ju paralajmërojë për dy lloje të gabimeve: të drejtshkrimit dhe kaligrafike. Në mënyrën kaligrafike të punës, lapsi do t’ju dridh nëse e sheh që shkrimi juaj nuk duket bukur.
Për shembull nëse shkronja “b” ngjan me “d”. Në mënyrën e drejtshkrimit lapsi do të reagojë dhe do t’ju dridh në gabimet gramatikore dhe të drejtshkrimit: me një dridhje për të parat dhe dy për të dytat. Ky laps vjen me një grumbull të censorëve dhe çipave. Ky laps pritet të kushtojë ndërmjet 120 dhe 150 euro.
Zgjatet jeta e trëndafilit Shkencëtarët e Universitetit Sulejman Demirel në Turqi kanë zgjatur me 150 ditë jetën e trëndafilit. Siç e dimë trëndafili është lulja më e preferuar nga të dashuruarit për gjatë historisë. Me anë të kësaj luleje ato janë munduar t’u shprehin dashurinë partnerëve të tyre. Duke marrë parasysh këtë fakt kanë filluar studimet dhe eksperimentet në
lidhje me zgjatjen e jetës së trëndafilit. Dhe pas këtyre përpjekjeve janë prodhuar trëndafila për dhuratë të vendosur në kuti prej xhami të cilët mund të jetojnë deri në 150 ditë. Një nga modelet që pamë ishte një trëndafil i zakonshëm. Ai mund të jetojë deri në 40 ditë me ndihmën e lëndëve organike, vitaminave dhe mineraleve të hedhura në të. Ndërsa
në modelin tjetër trëndafili jetonte më gjatë. Në këtë model me ndihmën e dheut të vendosur nën të trëndafili mund të lëshojë rrënjë. Kështu trëndafili mund të jetojë afërsisht 5 muaj. Pasi trëndafili të lëshojë rrënjë mund të kalohet edhe në ndonjë vend tjetër.
MARS 2013
Di
55
Faqja juaj
ROVENA XHILI
- UNIVERSITETI BEDËR
Duar që zgjaten drejt meje Teksa po ecja për në shkollë me mijëra duar zgjateshin drejt meje dhe kërkonin ndihmë duke më premtuar që Zoti do të më ndihmonte. Dhe mua rastësisht m’u kujtua një thënie “dora që jep është me e ngritur se ajo që merr.” Nuk është se karakterizohem nga filantropizmi, jo për shkak se nuk dua, por dhe pse dëshiroj, nuk mund të ndihmoj çdo dorë që shtrihet drejt meje, por kurrsesi nuk mund ti fyej këta duar, nuk mund të jem indiferente ndaj këtyre duarve që jetojnë pranë nesh, që jetojnë me në çdo ditë. Nuk mund t’i ndihmoj të gjitha por mund të ndihmoj një nga këta duar. Nëse nuk do të mundem? Nëse nuk do të mundem do të prek një nga këto duar, do t’ju buzëqesh atyre, do të pyes pronarin e njërës nga këto duar nëse ndihet i uritur, i lodhur, i lumtur, i trishtuar, nëse ka nevojë të dëgjohet nga dikush, nëse ka nevojë të flasë me dikë, të qajë pranë dikujt, unë do të jem aty, gjatë gjithë kohës. E keni vënë re sa të çuditshme janë këto duart njerëzore?! Ato mund të jenë të liga, mëkatare, mund të godasin një fëmijë, një grua, mund të bëjnë një mëkat, mund të vjedhin, të gënjejnë, madje disa duar dhe mund të vrasin. Disa duar janë më të gjalla, e të tjera të heshtura, disa duar të duket sikur tregojnë, të tjera sikur fshehin. Por duart janë dhe të shenjta, veçanërisht kur luten… Eh sa vlerë të madhe ka një dorë e ngritur drejt Zotit. Duart mund të falin. Një dorë mund të përkëdhelë një fëmijë që ka nevojë, mund të mësojë gjera që alët si mësojnë dot. Mund të jetë kaq e heshtur, kaq e bukur, në atë mënyrën e saj perfekte, që vetëm Allahu diti ta krijojë. Ajo që është e çuditshme është se njeriu i zakonshëm ka një paaftësi apo indiferencë kundrejt gjërave të një rëndësie shumë të madhe siç është “qenësia e Allahut dhe mënyra se si ai vepron” dhe një interes tepër të madh, por dhe të pakuptueshëm kundrejt gjërave më monotone dhe të përditshme. Ndonjëherë mungon vetëm një detaj, një pjesëz apo copëz tejet e vogël për të zbuluar të vërtetën. Ndonjëherë mendojmë së diçka është e vërtetë dhe më pas kuptojmë që ajo nuk ishte e tillë dhe herë të tjera ndërkohë që e marrim të vërtetën me vete ashtu si një shkop mbështetës, ajo thyhet dhe na lë në rrugë. E gjithë dilema e së vërtetës ndodh kryesisht për një arsye të vetme, sepse e vërteta gjendet para syve tanë, aty përballë nesh me forcën dhe potencën e saj. Ne naivët jemi kaq të verbër kundrejt të vërtetave të pastra si drita e diellit, që Allahu i madhërishëm
56
Di
MARS 2013
i serviri për ne ashtu në pjata të argjendta. Ndonjëherë “vështirësitë e kësaj bote” na mveshin, egoizmi na përndjek dhe mania për pushtet na vihet pas. Si mundet një njeri të pretendojë përparim me të gjitha këto. Im atë ka një shprehje të cilën po e shoh të arsyeshme ta citoj “gjella pa kripë nuk do te hahej, por dhe më shumë kripë nuk do të hahej përsëri”. Në fillim të them të drejtën s është se e kuptova apo tentova ta kuptoj, por tani mendoj se ai donte të më mësonte që gjithçka ka një masë madje dhe dëshirat tona. A nuk është gjithçka e fundme? Ashtu si një ekuacion i cili duhet të ketë patjetër një zgjidhje, pasi nëse ti ke gjetur më shumë se një, do të thotë se ekuacioni yt është i pavlefshëm. Dhe kjo bote ka vetëm një zgjidhje, nuk mund të ketë dy apo tre, nuk mund të ketë shumë, ka vetëm një. A e keni zbuluar ju atë nëse jo duhet të zgjoheni dhe të gjeni zgjidhjen. Mos vallë jeni shumë vonë? Dhe unë eci për në shkollë, i vërej ato duar të ftohta, që në vetvete kanë një nxehtësi përvëluese, i vërej ato zëra të heshtur që në brendinë e tyre ulërasin. I shoh ato sy të skuqur nga lotët, vërej dhe ato këmbë të gjakosura nga i ftohti e dhimbja. I shoh dhe fytyrat që duket sikur kanë ardhur nga një botë tjetër të cilën unë nuk e njoh. I dëgjoj alët e tyre të përsëritura kaq e kaq herë: “Më jep diçka Zoti ta sjelltë mbarë.” Këto duar që zgjaten drejt meje, s'po mund ti ndihmoj të gjitha ... Të lutem Zoti im ndihmoji, pasi vetëm Ti mundesh…
MARINELA KULLOLLI
- MEDRESEJA E KORÇËS
KËRKOJ
një mundësi... Motra ime myslimane! Të lutem, më dëgjo sikur për pak… E ndjej… Asraili! Po vjen… Erdhi… E ndjej, e ndjej të më afrohet… Ku janë të gjithë? Familja ime, shoqet? Pse nuk po ju shoh, pse nuk ju kam këtu tani që kam nevojë për ju? Dua të shoh dhe një herë këtë dynja që më joshi e në fund më flaku tutje si një më shumë që i kishte ardhur ora e ikjes… Shoh përpara syve të më shkëputet fëmijëria, si copë qelqi e pafajshme, shoh turbullirën e gjynaheve e pas tyre dikë që qesh. Qesh e me pëshpërit çdo sekondë, tallet e vetëm tallet, e shoh të gajaset motër! O çfarë tmerri! Po, ai qenka shejtani! Si nuk e kam kuptuar? Si nuk e kam vënë re këtë? Ja dhe dynjaja e “bukur” dhe e shtirur me fëlliqësitë e saj, muzikë e lartë e diskove, erë e rëndë alkooli, të rinj me shiringa drogë nëpër duar, gojë që flasin thashetheme, shpifin për njeriun e mirë pas shpine, dhunë, vrasje, masakër… Po mblidhen, po grisen e po më digjen në brendësi të zemrës para syve të mi… Po zhduken bashkë me një copë të asaj zemre… O moj motër sa e dhimbshme! Atje tej është një vorbull që mbart nën mizorinë e saj momentet e lumtura pranë qëllimit tim të vërtetë që nuk e kuptova pothuajse fare… Po mundohem t’i kap, por ato janë pak e me ikin si re në qiell të hapur. Errësirë… Frikë… Jam vetëm motër… Te qeshura mizore e therëse për gjynahet e mia! Po tallen me gjynahet e mia e me jetën time që sa isha gjallë, e mora e luajta me të shah, veçse kundërshtari më bëri Shah Mat e me pështyu fort! Këtu, motër e dashur është ftohtë, ngushtë, të mbahet fryma, të dhembin kockat, të rëndojnë mbi supe gjynahet! Dhe pse isha kaq e re, si vallë nuk e mendova më parë këtë ditë? Pse vallë nuk mora në dorë një Kur’an për të lexuar qoftë dhe një harf? Pse? Pse nuk fala qoftë dhe një namaz? Pse nuk tentova ta njihja më parë Profetin (s.a.s)? Pse nuk tentova, ta kuptoja arsyen pse u krijova? Eh… Është vonë… Po çirrem, po ulëras, po qaj, po përpëlitem… S’ më dëgjon kush, nuk e kam këtë të drejtë. Kur isha gjallë, as unë nuk dëgjova askënd, është mizore vërtet, gjithçka ja bëra vetes… Po hapen një nga një faqet e librit të jetës time, po më del para syve jeta si një film, veçse filmi im është bardhë e zi… Peshorja e veprave të mia po ankohet, se vepra të mira nuk ka. Kohë e çuar dëm, hake pa fund, thashetheme, shpie, janë shumë! O Zot më fal, më fal të lutem, kam nevojë për një shans, një mundësi të vogël dua… Por jo, nuk kam më… Ecejake pa fund e pa krye… Sa nxehtë… Po ndjej të nxehtë… Po ku jam këtu? Po shkrihem… Po digjem… Është nxehtë, kam etje, me jepni pak ujë… E ndjej një therje në zemër… Sa e dhimbshme që është! Ah sikur ta dija! Ah sikur të dëgjoja tek më flisnin, m'i tregonin argumentet, nuk besoja, jo… Nuk dëgjoja… Ja Rabbi! Ja Rabbi, jam penduar. Po zvarritem para derës Tënde, po të përgjërohem për pak mëshirë nga Pafundësia Jote, O i Madhërishëm! Po të zgjas dorën për ndihmë, O i Paarritshëm! Me lejo edhe një herë,Të lutem! Ah sikur të kishte dhe një herë…
MARS 2013
Di
57
Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.
Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.
Argëtim 3D
MARS 2013
Di
59
60
Di
MARS 2013