Drita islame, Nëntor 2013

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXII | Nr. 11 (370) | Nëntor 2013 | Çmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

NËNTOR 2013

Di

1


2

Di

Nテ起TOR 2013


Nテ起TOR 2013

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 11 (370) Nëntor, 2013 ISSN 2226-7115

5

32

Në përvjetorin e 101 të Shqipërisë

6

Fokus

8

Aktualitet

Tirazhi 5000

13 Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Ferit Lika

Hixhreti, fillimi i një epoke të artë

- Kurban Bajrami, Medreseja e Tiranës organizon program madhështor - Myslimanët shqiptarë festojnë Kurban Bajramin - Kurban Bajrami, krerët e lartë të shtetit urojnë myslimanët

Forum Nuredin Nazarko Kultura e munguar e dialogut

16

Komente & Opinione Rejan Islami Një lutje për të ardhmen!

18

Komente & Opinione Andi Pepa

Dëshira e madhe e njeriut për pasuri

36

Retrospektivë

38

Personalitet

40

Bota jonë

42

Dossier & Histori Edmond Sharka

44

Personazh Osman Xhili

46

Eseistikë Edison Çeraj

50

4

Di

NËNTOR 2013

Foto Lajm

30

Foto Lajm

Haxhi 2013

Falja e Kurban Bajramit

Bota jonë Rifat Çopa

Bota jonë Ledi Ullorja

Bota jonë Xhemal Balla

Familja Aisa Kokiçi

- Si t'ua shpjegojmë fëmijëve Zotin? - Fëmijët e llastuar

52

Shëndeti Irfan Yilmaz

Jam unë Beni, stomaku yt!

54

Kuriozitete

56

Faqja juaj

58

Argëtim 3D

Në marrëdhënien mes njohjes dhe veprimit

28

Streha Profetike

Intelektuali dhe teologu mysliman përballë sfidave të kohës

Esat Zeqja, njeriu që zbut zemrat

26

H. Sulejman Gavoçi

Medreseja, një oaz vlerash në edukimin e brezave

Medresetë në Shqipëri gjatë viteve 1924-1947

24

Zgjim'i meritueshëm

Fjala Hyjnore dhe fjala jonë

Varësia ndaj teknologjisë

20

Hadith Elton Harxhi

- Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj - Gjërat më të bezdisshme në vendin e punës

Çelësi i xhenetit


Editorial

FERIT LIKA

NË PËRVJETORIN

101

E TË SHQIPËRISË Historia e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimim e aspirata, në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale, trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë e bashkëjetesës te shqiptarët, i përket një rëndësie të madhe, për kombin tonë. Ashtu si çdo atdhetar tjetër, edhe udhëheqësit fetare të vendit punuan në shekuj për të ruajtur identitetin tonë kombëtar, duke i shndërruar institucionet e kultit në vatra të fuqishme lirie, të nxitur, përveçse nga atdhetaria edhe vetë fakti se edhe mësimet e profetit, Kuranit, udhërrëfyesit të myslimanëve, nuk e ndajnë kurrë atdheun nga feja, përkundrazi, ato nxisin dashurinë ndaj vendit dhe kombit. E kështu, në këtë përvjetor të 101 të Shqipërisë, lind nevoja të kujtojmë me respekt të shkuarën, rrënjët tona, lirinë tonë, të cilat janë fryt i ndërgjegjes kombëtare dhe përpjekjeve të bijve që lindi e rriti ky truall. Ne, sot, kujtojmë me nderim dhe mirënjohje ata burra e gra që na lanë trashëgim vendin, rruga drejt së cilës ishte tejet e mundimshme. Sot, ne i përulemi me nderim atyre që na mësuan gjuhën mëmë, atyre që e ruajtën atë nga zhdukja. Përvjetorët gjithmonë kanë shërbyer si momente reflektimi e llogarish, se ku jemi? Çfarë kemi bërë, dhe se ku do të shkojmë? Sakrificat e të parëve tanë, presin, në mos shpërblimin, njohjen. Motet e errëta, veshur me cinizmin e kuq nuk e njohën këtë sakrificë dhe përpjekjet e tyre, ose të paktën nuk i njohu të gjithë, por ato që ia deshi propaganda dhe qëllimi i tyre.

Për Shqipëri u përpoqa Rrezikova jetën time, Nuk rrëfehet sa hoqa, Se shteti mi njihte krime. (Hafiz Ali Korça) Tashmë na takon neve të kthejmë vëmendjen drejt arsyes, drejt së vërtetës, ashtu siç është, e bardhë mbi të zezë, pa u anuar në një krah më shumë e në krahun tjetër më pak. Në sajë të kontributit të atyre burrave të lartë të kombit shqiptar, ne sot zotërojmë një “tapi” të përbashkët, që dëshmon pronën e mbarë shqiptarëve. E në prag të shekullit të ri, lutemi e shpresojmë që të jetë më i drejtë me shqiptarët. Zot të na rrojë atdheu e kombësija, aqë sa të na rrojë edhe gjithësia. (Hafiz Ali) Dashuria për atdhe duhet të kultivohet gjithmonë dhe kurrë nuk është e mjaftueshme. Nderimi i sotëm dhe dashuria për të, është nderim për të kaluarën, për familjen, për gjithë ata që ranë për lirinë e vendit. Ne krenohemi me vendin që për herë të parë na panë sytë në këtë jetë, me tokën në të cilën mbështetëm kokën dhe shtrimë, trupin, në vendin e stërgjyshërve e baballarëve tanë. Por dashuria për atdheun duhet të jetë më e madhe se etja për fitim, duhet të jetë më e madhe se ambiciet personale, apo interesat e ulëta individuale. Nuk duhet të pyesim se çdo të bëjë atdheu për ne, por se çfarë ne do të bëjmë për të? Në prag të këtij shekulli të ri, shqiptarët duhet të ecin përpara, duke njohur të shkuarën, duke punuar me drejtësi të tashmen, për ta fituar dhe merituar të ardhmen. NËNTOR 2013

Di

5


Fokus

HIXHRETI FILLIMI I NJË EPOKE TË ARTË

Në Mekën e atyre kohëve, paria kurejshe, që kishte mbushur zemrën me dëshirat për pasuri, fëmijë, gra dhe pije e që s’mund të gjente vend për dashurinë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. I dërguari i Allahut pati dalë jashtë Mekës e pati shkuar në Taif. Por edhe populli i Taifit qe sjellë si vëllezërit e tij të Mekës duke e vënë Profetin (a.s.) nën shiun e gurëve. Për këtë shkak, myslimanët mekas, duke iu përgjigjur ftesës së myslimanëve medinas si dhe me lejen e Profetit (a.s.), nisën të emigronin fshehtas drejt Medines për të gjetur shpëtim, prehje e qetësi, ku lirisht mund të shprehnin ndjenjat e tyre fetare. Myslimanët që emigruan nga Meka për në Medine, u quajtën muhaxhirë (emigrantë), kurse myslimanët medinas, që i pritën këta si vëllezër dhe miq, i respektuan dhe i ndihmuan, u quajtën ensarë (ndihmëtarë). Kur’ani i përmend dhjetëra herë këto dy grupe që zënë një vend të rëndësishëm në

6

Di

NËNTOR 2013

faqet e historisë islame. Profeti Muhamed (a.s.) së bashku me shokun e tij të ngushtë Ebu Bekrin, emigruan të fundit. Medina qe ngritur në festë në pritje të Profetit të mëshirës. Kjo ngjarje e madhe me rëndësi në historinë islame njihet me emrin Hixhret - migrim dhe ky vit hënor quhet viti i ri hixhri. Nisur nga rëndësia dhe roli i tij, myslimanët e kanë përcaktuar hixhretin si fillimin e kalendarit të tyre. Të gjitha ngjarjet historike më pas në fenë Islame u renditën në bazë të kësaj pikënisjeje. Me hixhretin mbyllet periudha afro 13-vjeçare e Mekës, e mbushur me ngjarje të dhimbshme dhe nis periudha e Medinës, që do ta kthente Islamin në një rend politik, shoqëror dhe ekonomik e do t’i jepte Islamit shtetin e parë në historinë e tij. RËNDËSIA DHE ROLI I HIXHRETIT Hixhreti i Profetit Muhamed (a.s.) dhe i myslimanëve nuk ishte ikje nga

frika për jetën e tyre, por një sakrificë e madhe realizuar vetëm për hir të Allahut dhe në shërbim të besimit. Ata lanë pas pjesëtarë të familjes jobesimtarë, shtëpi, kopshte, mall, pasuri e tregti. Pa dyshim, emigrimi i myslimanëve nuk është as i pari dhe as i fundit emigrim në historinë e popujve. Emigrime janë bërë edhe para, edhe pas tij. Por duhet theksuar që, ato emigrime janë bërë për shkaqe materiale, fatkeqësisht natyrore, raste lufte, paniku etj. Ndërsa hixhreti në esencë ishte shpërngulje nga dobësia në fuqi dhe nga pesimizmi në shpresë për një të ardhme më të lumtur e më të ndritshme të Islamit. Për këtë arsye Allahu i madhëruar ia lejoi hixhretin të Dërguarit të Tij. Emigrimi historik që bënë myslimanët nga Meka në Medinë ka rëndësi në disa aspekte. Pas hixhretit, Islami u përhap më me shpejtësi. Më në fund, myslimanët, qoftë edhe për një kohë të shkurtër, ranë në qetësi dhe


Hixhreti në esencë ishte shpërngulje nga dobësia në fuqi dhe nga pesimizmi në shpresë për një të ardhme më të lumtur e më të ndritshme të Islamit. Emigranti më i madh është ai që largohet prej mëkateve dhe që i fshin prej zemre të gjitha dashuritë përveç dashurisë për Allahun.

jetuan në siguri. Nëpërmjet hixhretit Pejgamberi (a.s.) ngriti shtetin islam, shtetin e drejtësisë dhe mirësisë, shtetin e dijes dhe besimit, shtetin e virtytit dhe moralit, shtetin e së drejtës dhe devotshmërisë. Jo vetëm kaq, por thirrja e re e Profetit (a.s.) mbas hixhretit, solli njeriun e ri, njeriun e nderuar e të lirë. HIXHRETI OSE LARGIMI NGA MËKATET Ç’është e vërteta, në kuptimin e vet specifik, hixhreti ka marrë fund, sepse i dërguari i Allahut thotë: “Pas triumfit të Mekës nuk ka më hixhret!” (Buhariu). Por në kuptim të përgjithshëm, hixhreti vazhdon dhe do të vazhdojë gjer në Kiamet. Çdo burrë i kauzës, çdo njeri që ka besuar, i cili lë vendin e vet, nënën, babanë, të dashurit e miqtë dhe shkon vend më vend me synimin për t’u treguar të drejtën dhe të vërtetën zemrave nevojtare, ndodhet në kuadrin e dobishëm të

një hixhreti, emigracioni të pambarim dhe pa asnjë diskutim që do ta marrë sevapin dhe të mirën e kësaj pune. Do të ishte e dobishme që ta hapnim edhe këtë specifikë, që emigranti më i madh është ai që largohet prej mëkateve dhe që i fshin prej zemre të gjitha dashuritë përveç dashurisë për Allahun. Të ikësh nga mëkatet e të trokasësh në portën e Zotit e të mos largohesh nga ajo portë gjersa të vijë prej Tij fermani i faljes, është gjithashtu hixhret, emigrim. Një njeri, i cili, pasi të ketë braktisur mëkatet e kryera më parë, rikthimin te të njëjtat mëkate e quan më të dhimbshëm sesa hyrjen në zjarr, është vazhdimisht në rrugën e hixhretit, në kuptimin e vërtetë të alës. Njeriu që i sheh si një arë e minuar gurët e kufirit të gjërave të ndaluara që u themi “haram” dhe që nuk afrohet gjer atje, që u kushton kujdes dorës, këmbës, syrit, veshit, gojës dhe buzëve të veta, do të thotë se bën hixhret

gjatë gjithë jetës. Edhe sikur të rrijë mes njerëzve, edhe sikur të tërhiqet në vetmi, emigrimi i shenjtë do t’i jetë bashkudhëtar besnik në thellësitë e botës së tij ndjesore. Përkujtimi i hixhretit në fillimin e çdo viti, na bën më të ndërgjegjshëm dhe më të përgjegjshëm për rëndësinë e përpjekjes në rrugën e Allahut, në rrugën e thirrjes në Islam, në rrugën e paqes dhe tolerancës, dashurisë dhe respektit të thellë ndaj çdo njeriu. Besimtarët e ndershëm duhet ta jetojnë hixhretin, duke ruajtur me kujdesin më të madh mesazhin e tij, duke bërë hixhret të vazhdueshëm nga e keqja në të mirë, nga e shtrembra tek e vërteta, nga ngushtësia në zemërgjerësi, nga tradhtia në besnikëri, nga dyfytyrësia në sinqeritet dhe çiltërsi shpirtërore.

NËNTOR 2013

Di

7


VENDI

Aktualitet KMSH promovon librin "Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar"

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi paraditen e sotme (3 Tetor 2013), promovimin e librit të konferencës shkencore mbarëshqiptare, zhvilluar me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë më 28-29 shtator 2012, “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”. Në program përshëndetën drejtuesit e bashkësive islame shqiptare, H. Selim Muça, H. Naim Tërnava dhe sekretari i BFIM Afrim Tahiri. Në alën e tyre ata theksuan, rolin pazëvendësueshëm që kanë luajtur personalitetet fetare në jetën e vendit, jo vetëm gjatë hapave të para të krijimit të shteti shqiptar, por gjatë gjithë historisë së kombit tonë. “Periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë”, nënvizoi kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça. “Libri që promovojmë ne sot, është fryt i punës së 40 studiuesve që vitin e kaluar shpalosën dhe nxorën në dritë kontributin e jashtëzakonshëm të ulemave dhe hoxhallarëve në forcimin e vetëdijes kombëtare. Duke analizuar vetëm titujt e këtyre referateve, pa hyrë në përmbajtje, duket qartë

8

Di

NËNTOR 2013

preokupimi, përpjekja, sakrificat dhe vetëmohimi i këtyre baballarëve të kombit për një Shqipëri të lirë, të bukur, të plotë dhe për një komb shqiptar të bashkuar dhe të vëllazëruar. Detyra dhe obligimi ynë kundrejt këtyre personave është shumë i madh dhe lusim Zotin që përpjekjet tona të pasqyrojnë sadopak atë ambient fetaro-patriotik nga i cili edhe sot mund të nxjerrim mësime dhe mund të marrim shembuj për të ndërtuar një të ardhme më të lumtur për të gjithë ne dhe pasardhësit tanë”, shtoi më tej z. Muça. Më pas vijuan kumtesat përkatëse nga studiuesit Prof. Dr. Tonin Çobani dhe Prof. As. Gentiana Skura, kancelari i KMSH-së z. Ali Zaimi dhe drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja. Në alën e tij Kancelari i KMSH, z. Ali Zaimi nënvizoi se kontributi i këtyre personaliteteve nuk mundi të fshihej dot nga komunizmi pasi, sipas tij, ishte skalitur në vetëdijen e popullit dhe besimtarëve. “Ata shpjeguan çështjet e duhura në momentin e duhur, mbi kombin, gjuhën, komunizmin si dhe demokracinë. Ata i bënë parapritë problemeve dhe vështirësive që po i qaseshin vendit tonë. Programi i aktivitetit të tyre ishte fetar e kombëtar, për vetë nevojat e kohës, me qëllim bashkimin e popullit në të gjitha trojet shqiptare në një trup të vetëm”, theksoi z. Zaimi. Ai më tej u ndal edhe në misionin dhe kontributin e personaliteteve fetare edhe në ditët e demokracisë. “Edhe sot, personalitetet fetare dhe institucionet përkatëse kanë mbi shpinën e tyre një mision sa të vështirë aq erdhe human njëkohësisht. Puna dhe sfidat e tyre janë të njohin popullin shqiptar me të vërtetat e besimit, vëllazërimi mes gjithë elementëve që formojnë kombin shqiptar, pa dallim, paraprirjen dhe asimilimin e problemeve të shumta shoqërore, etj.”, u shpreh ndër të tjera Kancelari Ali Zaimi. Ndërkohë Dr. Tonin Çobani, vlerësoi botimin e këtij libri, pasi sipas tij, ai synon në mënyrë të qëllimtë të vërë një emërues të përbashkët veprimtaritë e një kombi, që është identiteti kombëtar shqiptar. “Identitet kombëtar shqiptar për mua është, gjuha shqipe, historia dhe kultura e shprehur në atë gjuhë, si dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me emancipimin e shoqërisë shqiptare në vizionin e saj drejt së ardhmes. Për këto arsye, njohja dhe studimi i vazhdueshëm i kontributeve intelektuale që i kanë shërbyer pikërisht formësimit të vetëdijes dhe identitetit kombëtar, në vetvete janë kulturë e madhe për shqiptarët në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni”, theksoi Dr. Çobani. Ndërsa Prof. As. Dr. Gentiana Skura u shpreh se, “botimi që sot kemi nderin të promovojmë është një pasqyrim i plotë i ndihmesës së dijetarëve e klerit mysliman për kombin shqiptar e shqiptarinë.” “Pa asnjë dallim, klerikët fetarë, janë përpjekur në të gjitha mënyrat vetëm për një shoqëri me parime patriotike,


për një shoqëri bashkëkohore, për forcimin e ndërgjegjes kombëtare, dashurisë për gjuhën dhe traditat shqiptare, dashurisë për atdheun e dashurisë për njëri-tjetrin, janë përpjekur për krenarinë tonë kombëtare. Është pikërisht kontributi i klerikëve që edhe sot e kësaj dite ne shqiptarët ushqejmë respekt për ‘tjetrin’ çfarëdo qoftë sepse në çdo rast klerikët myslimanë do të theksonin se ‘Kristiani e myslimani janë vëllezër të pandarë’, sepse për dijetarët myslimanë, binomi Fe-Atdhe ishte i pandashëm”, u shpreh ndër të tjera, znj. Gentiana Skura. Ndërsa Drejtori i Kulturës në KMSH z. Genti Kruja, njëkohësisht edhe moderatori i këtij promovimi pasi bëri një përmbledhje të organizimit të konferencës me të njëjtin emër para një viti me rastin e 100 vjetorit të shtetit shqiptar, u shpreh se, “botime të ngjashme me këto, bëhen për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare

për liri e pavarësi, për arsimim dhe aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës te shqiptarët.” Z. Kruja në përfundim njoftoi se promovimi i këtij librit do të vazhdojë në Prishtinë, Shkup, dhe ndoshta edhe në disa nga qytetet tjera të rëndësishme të trojeve tona, për të promovuar kështu gjurmët e rëndësishme që na lanë të parët tanë dhe që ne sot mundohemi t’i ndjekim me shumë kujdes. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të tre bashkësive fetare islame shqiptare, si Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Islame e Maqedonisë, profesorë, intelektualë/e, studiues, etj. Për të pranishmit u organizua një koktej dhe iu dhurua edhe nga një kopje e këtij libri.

Kurban Bajrami, Medreseja e Tiranës organizon program madhështor Qindra qytetarë të Tiranës morën pjesë në programin festiv të organizuar nga Medreseja e këtij qyteti me rastin e afrimit të festës së Kurban Bajramit. Medreseja e Tiranës organizoi mbrëmjen e së premtes (11 tetor 2013), një program festiv artistiko-fetar, në vigjilje të Kurban Bajramit. Siç është bërë traditë tashmë në programe të tilla fetare, hapja u bë përmes këndimit të himnit kombëtar dhe pjesëve kuranore. Hafizi 17 vjeçar Enes Hyka, njëkohësisht nxënës në Medresenë e Tiranës, këndoi ajetet kuranore të sures “Keuther”, ku ndër të tjera thuhet “Falu dhe bëj Kurban për hir të Zotit tënd.” Në alën e tij drejtori ri i Medresesë, z. Omer Çallësh, falënderoi të pranishNËNTOR 2013

Di

9


mit për pjesëmarrjen dhe u shpreh se “Bajrami është një festë për të gjithë myslimanët, një gëzim i madh dhe nuk ka gjë të mirë dhe më të bukur për ne, se sa të gëzojmë e festojmë kështu bashkërisht, duke e ndarë gëzimin me njëri-tjetrin, pasi kur gëzimi, hareja e lumturia ndahet me të tjerët, nuk pakësohet, por shtohet edhe më shumë”. Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça në alën e tij përshëndetëse, pasi falënderoi të pranishmit, u shpreh se, Kurban Bajrami është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, Krijuesit të Gjithësisë. Ai shtoi se, “të gjithë ne duhet të bëjmë përpjekjet tona, me aq sa kemi mundësi, për t’u ardhur në ndihmë

atyre që kanë nevojë. Nuk duhet të presim vitin tjetër apo të ardhmen për të ndihmuar, tani është momenti, tani duhet të ndihmojmë ata që kanë nevojë dhe rast më të mirë se sa Kurban Bajrami për ta bërë këtë gjë nuk mund të ketë. Pasi vetë filozofia e Kurban Bajramit, është ndihmesa e nevojtarit. Nuk mund të ketë gëzim e festë për myslimanin nëse vëllai i tij nuk e ka atë”. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe prefekti i ri i Qarkut të Tiranës, Sadi Vorpsi, i cili pasi uroi myslimanët për këtë festë madhështore u shpreh: “Jam tepër i gëzuar dhe i emocionuar njëkohësisht. Kjo është dalja ime e parë publike si prefekt dhe më bëhet qejfi që ndodhi kështu, pasi unë rrjedh nga një familje e hershme tiranase

me tradita fetare islame. Le të ndihmojmë njëri-tjetrin në këto ditë feste në mënyrë që të gëzojmë të gjithë së bashku”. Një mesash urimi përcolli edhe kreu i Kryegjyshatës Botërore Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Ndërkohë programi ka vijuar me atmosferën festive përmes këndimit të ilahive, nga këngëtarët Rosela Gjylbegu, Lind Islami dhe nxënës të Medresesë. Gjithashtu gjatë këtij eventi pati edhe interpretime poetike nga aktori i mirënjohur Dritan Boriçi dhe pjesë të ndryshme teatrale nga medresistët, të cilat e bënë edhe më të qartë mesazhin e paqes, sakrificës dhe ndihmesës ndaj njerëzve në nevojë. Të pranishëm në aktivitet ishin edhe Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, z. Fatmir Vjesiu, drejtori i Fondacionit Arsimor Sema, z. Asim Budak, personalitete të tjerë të jetës publike në kryeqytet, nxënës, prindër dhe qytetarë të shumtë të Tiranës. Në një atmosferë të tillë festive, nën ngjyrat e fishekzjarrëve të shumtë, për pjesëmarrësit e shumtë u shtrua edhe një koktej. Programi përcolli emocione të jashtëzakonshme tek publiku, që siç u shprehën dhe vetë ata “emocioni është i papërshkrueshëm”.

Zyra e Gruas në KMSH, feston me fëmijët e "Zyber Hallullit" Zyra e Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë më datë 12.10.2013 në vigjilje të festës së Kurban Bajramit organizoi programin fetaro-kulturor për fëmijët e jetimores Zyber Hallulli. “Sot ka ardhur një kohë e vështirë. Nuk është e thjeshtë ti mbijetosh rrjedhës së kësaj bote kaq të egër dhe të ashpër, kthetrat e se cilës kërcënojnë më së shumti të pambrojturit, të varfërit dhe sidomos jetimët. Ata janë ndryshe. Ata kanë nevojë më shumë se kushdo tjetër për mbrojtje, kujdes, ngrohtësi dhe mëshirë. Zemra e tyre

10

Di

NËNTOR 2013


ka nevojë për dashurinë e nënës, për mbështetjen e babait. Vuajtja e tyre kushton me shumë se çdo gjë tjetër, prandaj dhe lumturia e tyre duhet të jetë mbi çdo objektiv tonin”, u shpreh përfaqësuesja e zyrës së gruas znj. Fatma Karaj Ajo më tej u shpreh se: “Profeti ynë

Muhamedi (a.s) ka thënë: ‘Mbaje afër vetes jetimin, përkëdhelja kokën, ftoje atë në sofrën tënde dhe kështu, zemra do të të zbutet dhe nevojat do të të plotësohen’. Duke u nisur nga kjo dashuria për jetimin na bën që këta fëmijë të dashur t`i bëjmë pjesë të jetës sonë”.

Fëmijët e jetimores “Zyber Hallulli”, janë emocionuar dhe gëzuar njëkohësisht teksa kanë ndjekur programin artistik të përgatitur posaçërisht për ta nga nxënësit e Medresesë së Tiranës. Në fund të aktivitetit fëmijëve iu shpërndanë dhurata të ndryshme.

Myslimanët shqiptarë festojnë Kurban Bajramin Qindra mijëra besimtarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë kanë falur dhe festuar Kurban Bajramin, festën e sakrificës dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit, festën e paqes, dashurisë dhe barazisë mes njerëzve. Mijëra besimtarë myslimanë burra dhe gra, ashtu si çdo vit, nisën festimet që në orët e para të mëngjesit me faljen e namazit të Kurban Bajramit në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë. Edhe pse në një kohë me shi, kjo nuk i ka penguar ata të festojnë kryejnë ritualin e përvitshëm të faljes së namazit të Bajramit. Ceremonia ka filluar me këndimin e pjesëve kuranore nga profesori i Teologjisë në Universitetin Bedër, Daut Aktepe. Më pas Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muça uroi të gjithë besimtarët shqiptar kudo që ndodhen, për këtë ditë të shënuar, të sakrificës dhe përkushtimit ndaj Zotit. “Kjo është dita e sakrificës, bujarisë, paqes e solidaritetit, ku njerëzit ndajnë atë çka kanë me të tjerët. Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve. Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij për të fituar kënaqësinë e Zotit. Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët, ta jetojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Kreu i KMSH-së Haxhi Selim Muça. Pas faljes së namazit drejtuar nga nga kryetari H. Se-

lim Muça, besimtarët kanë dëgjuar hytben e bajramit të mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili gjithashtu uroi besimtarët për këtë festë të madhe duke falënderuar Zotin për mirësitë që i ka falur shqiptarëve. “Falënderoj Zotin, që bëri të mundur këtë atmosferë të lartë shpirtërore, në përkujtimin e kësaj dite të gëzueshme. “Ditët e bajramit janë kohët shpresëdhënëse që përcjellin për në përjetësi përkushtimin tonë ndaj besimit, ndaj adhurimit të Mëshirëplotit. Këtë gjë e tregoi edhe ardhja juaj këtu edhe pse në një ditë me shi. Unë kam besim se e nesërmja do të jetë më e mirë se e sotmja dhe se njerëzit e besimit janë ata që do ta ndryshojnë këtë vend”, tha mes të tjerash myftiu Gurra. Pas ceremonisë së faljes së bajramit besimtarët kanë uruar njëri-tjetrin për këtë ditë shpërblimi, dhe më pas janë shpërndarë nëpër familjet e tyre të festuar dhe drekuar. Besimtarët myslimanë në këtë ditë therin kurbane dhe e ndajnë atë me njerëzit në nevojë duke mbajtur për vete vetëm një të treten. Karakteristike e kësaj dite janë dhe ëmbëlsirat dhe zbukurimet. Në çdo familje myslimane gatuhen gjëra të ëmbla, të cilat u serviren edhe miqve. Ndërkohë, të gjithë besimtarët si dhe shtëpitë e tyre stolisen sa më mirë të jetë e mundur.

NËNTOR 2013

Di

11


Kurban Bajrami, krerët e lartë të shtetit urojnë myslimanët

Krerët më të lartë të shtetit vizituan selinë e Komunitetit Mysliman ku përcollën edhe urimet me rastin e Kurban Bajramit. Në mesazhin e tij të urimit kryeministri Edi Rama, shprehu urimet besimtarëve myslimanë për Kurban bajramin dhe nderimet më të veçanta për personalitetet islame shqiptare. Kryeministri Edi Rama ka garantuar besimtarët myslimanë për ndërtimin e xhamisë. “Kënaqësi që për herë të parë si kryeministër urova gëzuar këtë ditë kaq të shënuar mikut tim Selim Muça dhe përfaqësuesve të lartë të Komunitetit Mysliman, folëm për xhaminë e re dhe i sigurova dhe njëherë që nga një pallat me xhami do kemi një xhami pa pallat dhe familjarisht do të jemi dhe ne në radhën e donatorëve modestë të këtij tempulli, ku jam i bindur që së bashku do të ngremë një tjetër pikë referimi të munguar për besimtarët myslimanë. Pikë referimi që investimin do të kthejmë në një vlerë të shtuar arkitektonike dhe urbanistike në një zonë ku do të shtohet një xhami, por me ndryshimin e bërë nuk do të humbasë i gjithë parku” u shpreh Rama. Ndërsa kreu i Kuvendit Ilir Meta kërkoi më shumë solidaritet dhe bashkim mes shqiptarëve. “Uroj të gjithë shqiptarëve gëzuar kurban Bajramin. Më shumë solidarit me njëri tjetrin dhe sidomos me atë që jetojnë në kushte të vështira, më shumë përfshirje dhe më shumë bashkim” tha Meta. Edhe kreu partisë demokratike, njëkohësisht edhe kryetari i bashkisë së

12

Di

NËNTOR 2013

Tiranës z. Lulzim Basha, ka uruar sot të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit gjatë vizitës së tij në Komunitetin Mysliman. “Çdo besimtari myslimanë në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi, në Luginën e Preshevës dhe të gjithë shqiptarëve kudo në botë dua t`u uroj gëzuar Kurban Bajramin. Kjo ditë sjelltë sa më shumë gëzim, hare, shëndet dhe harmoni, për secilin prej jush, dhe për çdo shqiptar. Kjo është një ditë ku kremtohet dashuria për zotin dhe njëri-tjetrin, si një forcë më e madhe se dashuria për vetveten. Si kjo ditë duhet të kujtojmë, se janë aktet e mira jo me qëllim përfitimi personal por për familjen, miqtë, shoqërinë dhe mbarë vendin. Dua të falënderoj me këtë rast të gjithë besimtarët, imamët dhe klerin që bënë të mundur kremtimin e kësaj feste edhe në kushte jo të mira moti ”, theksoi Basha. Ndërsa presidenti i vendit, Bujar Nishani ka uruar përmes një mesazhi gjithë besimtaret myslimane për festën e Kurban Bajramit. “Gëzuar këtë festë që na sjell çdo

herë në vëmendje gjënë më madhore të Jetës; Dashurinë e Zotit ndaj njerëzve, mëshirën e Tij të pakufishme ndaj tyre, si dhe detyrimet që rrjedhin prej kësaj Dashurie dhe asaj mëshire. Kurban Bajrami, kjo festë e bukur myslimane, përcjell shumë mesazhe të epërme përmes një veprimi në dukje të thjeshtë, por jashtëzakonisht të dendur në thellësi; Bërjen Kurban të diçkaje, në emër të arritjes së diçkaje tjetër më të lartë. Akt ky, që, i përsëritur, përmban në vetvete thelbin e progresit njerëzor, hapat e njëpasnjëshëm drejt përsosjes duke sakrifikuar nga pak në çdo hap dhe në çdo rast. Mposhtja e egoizmit, të kuptuarit e efektit rrënues të mendjemadhësisë, frenimi i materializmit, arritja e vetëkontrollit gjatë udhës plot peripeci dhe plot rreziqe të Jetës, duke synuar në këtë mënyrë gjithmonë barazinë, vëllazërimin, paqen, begatinë, janë në themel të të kuptuarit të Kurban Bajramit. Kumti madhështor që na sjell Kurban Bajrami na bën ta festojmë çdo herë me më tepër adhurim këtë festë të shenjtë, të cilën edhe një herë ua uroj me gjithë shpirt; Gëzuar!”, uroi presidenti Nishani. Vizitat në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kanë vazhduar deri në orën 13: 00 ku përfaqësues të politikës, trupit diplomatik, përfaqësues të besimeve të tjera fetare, miq dhe besimtarë përcollën mesazhe urimi me rastin e kësaj feste të rëndësishme për myslimanët shqiptarë dhe të mbarë botës.


Forum

NUREDIN NAZARKO

KULTURA E MUNGUAR

Etja dhe dëshira për të përfituar nga koha e humbur nën regjimin monist, duke mos aplikuar kritere për studentët e teologjisë, do të derivonte më pas në një sërë problematikash poststudimore, të cilat me apo pa dëshirë u bënë pjesë e zhvillimeve në mjedisin ku jetojmë.

E DIALOGUT Ndryshimet që prekën truallin shqiptar në kapërcyell të viteve ’80 risollën edhe njëherë liritë e munguara përgjatë regjimit komunist. Në mesin e këtyre lirive qëndronte edhe liria e praktikimit të besimeve fetare. Nuk ka qenë aspak e lehtë ringritja dhe riorganizimi i bashkësive fetare në vend, pasiqë ishin “shkulur nga rrënjët”, gjatë regjimit monist. Nën regjimin monist praktikat fetare u ndaluan me ligj. Në shumicën e tyre, xhamitë, kishat, teqetë u shkatërruan ose u tjetërsuan në funksionin e tyre. Numri i pakët që i shpëtoi rrënimit dhe tjetërsimit, u drynua për tu rihapur vetëm në këtë kapërcyell ndryshimesh. U godit baza ekonomike e bashkësive fetare, duke shtetëzuar pronat e tyre dhe si rrjedhojë e këtij veprimi ndihmat nga jashtë mbetën si alternativë e vetme për riorganizimin në kapërcyell të ndryshimeve. U goditën figurat intelektualo - atdhetare të bashkësive fetare në vend (internim, burgim, dënim kapital). Kësisoj në kapërcyell të ndryshimeve mungonin modelet e figurave me peshë të fetarisë, për të udhëhequr ringritjen e bashkësive fetare, pa mohuar këtu kontributin e askujt. Në këtë mjedis të gatuar nga mpleksja e këtyre elementëve mori udhë liria e praktikimit të besimeve fetare. Nevojat për individë të arsimuar në teologji, (qasja është ndaj elementit musliman) mundësoi dërgimin e mjaft studentëve në vendet myslimane, që nga Afrika e Veriut e deri në Azinë

e Vogël. Kriteret për përzgjedhjen e studentëve janë histori më vete, por nisur nga boshllëqet e trashëguara, nevoja për njerëz të arsimuar në teologji prevaloi përmbi kriteret që mund të aplikoheshin në përzgjedhjen e studentëve. Do të mjaftonte dëshira e aksh njeriu për studime teologjike, që të zbatoheshin gjithë procedurat e nevojshme, që ky njeri të përfundonte duke studiuar teologji. Etja dhe dëshira për të përfituar nga koha e humbur nën regjimin monist, duke mos aplikuar kritere për studentët e teologjisë, do të derivonte më pas në një sërë problematikash poststudimore, të cilat me apo pa dëshirë u bënë pjesë e zhvillimeve në mjedisin ku jetojmë. Studimet e zhvilluara në universitete të ndryshme të botës myslimane, do të reflektohej edhe në formimin teologjik të studentëve shqiptarë që studionin pranë tyre. Në përgjithësi, duke marrë në konsideratë dhe rastet specifike, studentët reflektonin në studimet e tyre atë mënyrë të të kuptuari dhe të interpretuari të fetarisë, sipas vendit ku ata studionin. Kësaj mënyre të të kuptuari, do t’i shtojmë dhe reflektimin e nivelit kulturor të vendit prej nga vinin dhe atë personal. Kësisoj filluan të ravijëzohen dallimet e para ndërmjet këtyre studentëve, jo vetëm në thellësinë e të kuptuarit të fetarisë, por edhe në mënyrën e qasjes ndaj realitetit të vendit ku jetonin. Këto dallime do të thelloheshin edhe NËNTOR 2013

Di

13


më, pas kthimit dhe vendosjes së këtyre studentëve në vendin e tyre, tashmë jo më me statusin e një studenti të thjeshtë teologjie. Rikthimi dhe vendosja në vendin e origjinës, do të nxirrte më në pah kontradiktat dhe fërkimet, që kishin zënë fill qysh më herët, por për shkak të largësisë nga njëri - tjetri dhe angazhimit me studime, kishin mbetur të përgjumura. Dëshirës së studentit që sapo ka dalë nga auditori ëndërron të ndryshojë botën, nuk mundën t’i shpëtonin as studentët e teologjisë. Por kjo dëshirë u kontaminua nga papjekuria dhe patosi gati-gati revolucionar për të sjellë një ndryshim të thellë dhe të menjëhershëm të gjendjes së fetarisë në vend. Padurueshmëria dhe dëshira për të vjelë frytet e punës aty për aty solli një nxitueshmëri në dhënien e atyre njohurive që kishin memorizuar në vitet studentore, pa marrë parasysh kontekstin e rrethanave në të cilat jetonin si dhe pa marrë seriozisht pasojat që plasoi regjimi komunist mbi fetarinë tek shqiptarët. Ky anashkalim i pasojave të regjimit komunist mbi fetarinë, solli dhe një pasojë tjetër e cila ndikoi mjaft në entuziazmin revolucionar. Por cila ishte kjo pasojë dhe pse ndikoi në nxitjen e entuziazmit revolucionar? Lufta që u zhvillua, në të gjitha frontet, sipas direktivave të kohës, ndaj besimeve fetare, goditi elementin intelektual të këtyre besimeve, duke sjellë në këtë mënyrë edhe goditjen e kontributit të tyre në teologji dhe në fushën e letrave dhe të kulturës kombëtare. Harresa ndaj kësaj trashëgimie i hodhi teologët rishtarë në prehërin e një iluzioni, që ishte kthyer në një bindje gati të patundur, se elementi intelektual i paraviteve ’90, nuk kishte përgatitjen e duhur teologjike, madje na paskëshin qenë të krimbur në devijime dhe si rrjedhojë duhej të ishin ekskluzivisht rishtarët që të ripërtërinin fetarinë në këtë vend (nuk mund t’i mohoet askujt dëshira për të punuar për ripërtëritjen). Ky paragjykim i pabazë ishte tërësisht i pavend, pasiqë në gjykimin (tek e fundit kush ua dha të drejtën e gjykimit?) që i dërgoi në paragjykime ndaj tyre ishin të mbështetur në harresën e trashëgimisë dhe mosstudimit të jetës, aktivitetit dhe veprës së tyre. Atëherë si është e mundur që të arrish në konkludime objektive ndaj elementit intelektual, kur nuk e njeh drejtpërdrejt veprën e tij, por e njeh në muhabete kafeneje? Zbrazëtia e krijuar nga regjimi monist, në erën e shijimit të lirive, u mbush me këta teologë, që krahas mosnjohjes së trashëgimisë intelektualo-fetare të vendit, importuan modele të përçudnuara sipas kutit të tyre, të një fetarie, që më shumë sesa fetarinë e vërtetë reflektonte masën e kuptimësisë së vetë këtyre teologëve ndaj fetarisë së vendeve ku kishin studiuar. Fakti që kishin studiuar në vende me një historik të pasur në trashëgiminë fetare, apo dhe në vendet e shenjta, nuk duhej të shërbente si precedent, për vazhdimësinë e harresës ndaj trashëgimisë vendase dhe vazhdimësinë e paragjykimeve ndaj figurave me peshë në jetën fetare të këtij vendi. Duke e ndierë veten superiorë në arsimimin teologjik dhe

14

Di

NËNTOR 2013

të bindur thellësisht se ishin në zbatimin e metodologjisë së duhur teologët rishtarë nuk u kalamendën aspak, për të shpërfillur trashëgiminë fetare dhe realitetin e vendit ku jetonin, madje me qasjen e tyre ndërtuan një realitet sipas asaj që ata dëshironin dhe ëndërronin. Nuk kanë qenë të pakta herët kur mungesa e urtësisë dhe largpamësië në trajtimin e realitetit ku jetojmë ka sjellë veprime që kanë treguar fanatizëm, si në sfiduesit e realitetit po ashtu dhe në të pataksurit ndaj tij. Ndjekja me këmbëngulje e një metodologjie fikse në trajtimin dhe interpretimin e realitetit yshtej edhe nga fakti që një pjesë e konsiderueshme e teologëve rishtarë i kishin dhënë lamtumirën punës për të siguruar të ardhura në përballimin e jetesës, duke u mbështetur financiarisht për punën e tyre (nuk po merremi me mënyrën e kryerjes së punës) edhe nga burime të jashtme, pasiqë pagat e ofruara nga institucioni zyrtar punëdhënës linin për të dëshiruar. Duke konsideruar si detyrë vetëm punën me disiplinat teologjike, disiplinat e tjera për një pjesë konsideroheshin deri dhe herezi. Ndërsa për një pjesë tjetër studimi i disiplinave joteologjike u kthye gati në kult. Por këtë realitet ata nuk e ndërtuan vetëm për vete, por për të gjithë ata të cilët u kthyen në ithtarë të metodologjisë së tyre. Si rrjedhojë e zbatimit të kësaj mënyre të të vepruari filluan të davariten retë e pretendimeve për transformime rrënjësore të gjendjes fetare në vend. Filluan të kristalizohen dhe të marrin ngjyrime të qarta fragmentarizime dhe grupacione të mbështjellë rreth një individi apo grup individësh, ku secili grupacion pretendon se metodologjia që ai ndjek është më afër metodologjisë profetike. Përveçimi


me të tilla pretendime nxorri në pah kthetrat e akuzës, të cilat çirrnin në hapësirën prej 359 gradësh, sepse vetveten nuk mund ta çirrnin. Tabloja e krijuar është një mishmash akuzash e kundërakuzash, ku autorë janë teologët segregacionistë dhe ndjekësit e tyre të zellshëm që iu shkojnë pas avazit. Secili grupim ka zbritur në patalok dhe tregon muskujt, duke mëtuar se është ai mbrojtës dhe ndjekës i përpiktë i metodologjisë profetike. Ky konfrontim, ka çuar në shpenzim energjish në patalokun e tablosë së mësipërme, kur fare mire energjitë mund të ishin kanalizuar në drejtime frytdhënëse për qëllimin rreth të cilit rivalizojnë me njëritjetrin. Ky konfrontim dhe rivalitet me akuza e kundërakuza, baltosje dhe kundërbaltosje, është tregues i nivelit të ulët të edukatës së sjelljes dhe mirëkuptimit. Madje vërejmë që kjo sjellje është akoma edhe më larg pretendimit të tyre si ndjekës të përpiktë të metodologjisë profetike dhe të paktën tri brezave që erdhën më pas. Në qoftë se do të bënim një retrospektivë në kohën profetike apo dhe në kohën e tre brezave të mëpasshëm, do të konstatojmë një nivel të lartë edukate në kulturën e dialogut dhe mirëkuptimit. Pavarësisht mendimeve të ndryshme që ndanin, ata kishin një konsideratë gjithmonë më të lartë për oponentin. (Shih më gjerësisht: El Alvani, T. Xh. (2004) Etika islame për mendimin ndryshe, Tiranë: Nektari, f.110-129). Atëherë ku përfundojnë pretendimet për ndjekjen e metodologjisë profetike? Nuk urojmë aspak që të përdoret vetëm kur përputhet me atë që ne dëshirojmë. Por ka edhe më. Një pjesë teologësh, duke u ndeshur vazhdimisht me realitetin e përditshëm, kanë kuptuar apo

kanë ndjerë nevojën për të ndryshuar qëndrimet e tyre në disa çështje të caktuara dhe kjo është për tu përshëndetur. Mirëpo, paskëtaj janë përballur me lumë akuzash nga vetë ithtarët e tyre për devijim. Është mëse e natyrshme që çfarë mbjell do të korrësh, por asgjë nuk ndodh rastësisht dhe pa një urtësi të caktuar të cilën ndoshta nuk kemi arritur apo nuk do të mund të arrijmë ta kuptojmë tërësisht. Ka të tjerë që duke mos patur, ose duke mos dashur ta kenë më, të qartë se cila është detyra dhe detyrimi i teologut kanë ndryshuar trase, dhe nuk po merret vesh nëse janë teologë apo menaxherë, financierë, pronarë kapitalistë e biznesmenë. Në qoftë se ky ndryshim është ndikuar nga rrethanat jetësore dhe puna e tij si teolog nuk rrezikon të kontaminohet nga qëllimi i sigurimit të një page të caktuar për këtë punë, atëherë nuk ka vend për panik, madje kjo duhet inkurajuar. Por në qoftë se kontaminon teologun me profesionet e mësipërme, duke përdorur teologun si mbulojë për arritjen e të mirave materiale, atëherë gjendja është serioze dhe gjithsecili që mund të jetë kontaminuar të qartësohet me veten. Ne jemi të qartë se është e pamundur ta bësh të pamundurën të mundur, d.m.th të unifikosh dhe standardizosh mendimet e ndryshme në një të vetëm, por ajo që është e mundur të bëhet dhe mundësitë janë, të mos shpërfillet dhe anashkalohet. Përtej ndryshimeve në mendime, gjendet diçka tjetër më e lartë sesa shkuarja nga pas qasjes individuale. Ajo që duhet t’i bashkojë është dashuria e sinqertë për qëllimin rreth të cilit rivalizojnë dhe pajisja me këtë dashuri është kusht i domosdoshëm dhe i patjetërsueshëm për edukimin e vetvetes me edukatën e mirëkuptimit dhe dialogut dhe jo me shpirtin e kundërshtimit, për të rrëzuar tjetrin që të ngrejë vetveten. Njeriu është gabimtar dhe askush nuk mund ta përjashtojë vetveten nga të gabuarit. Por ashtu siç gabon, ashtu edhe mund të reflektojë rreth gabimeve për të nxjerrë mësimet e duhura që të mos ripërsëritet historia. Ajo që është bërë nuk mund të zhbëhet dhe detyra kryesore është reflektimi për të gjetur se ku është gabuar dhe çfarë mund të ndryshohet? Ka ardhur koha të reflektojmë më së pari për mënyrën sesi e kemi kuptuar fetarinë. Mbasandaj çdo ndryshim, aty ku është i nevojshëm ndryshimi, do të jetë më i lehtë për tu realizuar. I gjithë ky proces, duhet të shoqërohet me diskutime të shoqëruara nga ngritja e nivelit të edukatës së sjelljes dhe dialogut e mirëkuptimit. “Ai që, gjatë një debati e përqëndron vëmendjen tek pyetja “Çfarë mund të kundërshtoj unë?”, nuk është aq i vëmendshëm sa ç’duhet. Por nëse mendon: “Çfarë do të thotë tjetri? Pse nuk më bind”, Çfarë nuk po kuptoj dot unë?” (dhe bashkëbiseduesi duke u sjellë në të njëjtën mënyrë thotë: “Çfarë doni të thoni tamam?”) del se të dy partnerët janë tashmë afër një mirëkuptimi të mundshëm të ndërsjelltë.” (Gadamer, H.G. (2008) Historia e filozofisë. Tiranë: Plejad, f. 73). Edhe në qoftë se në klimën që është formuar tashmë, mundësitë për reflektim dhe dialog e mirëkuptim mund të duken të largëta ia vlen të përpiqesh për ta ringjallur këtë vlerë të madhe që duhet të jetë kategori ontologjike tek çdokush. NËNTOR 2013

Di

15


Komente & Opinione

REJAN ISLAMI

NJË LUTJE 16

PËR TË ARDHMEN!

Di

NËNTOR 2013


Loti i saj është më i rëndë se dheu i të vdekurve. Pikërisht për këtë, meriton më shumë dashuri. Vetëm kaq! E mbetur duarkryq, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, thjesht dëshiron që këto ditë të mbetura të përkëdhelen me lojëra alësh fëminore... Përtej dritares së heshtur ku kryqëzohen qindra degë gjysmë të thara vjeshte, endet muzgu. Në gurët e tespiheve rrëshqet edhe një ditë, si tash sa mot, në këtë ikje të përgjithmonshme harrimi. Një pezëm mallëngjimi i kaploi ata shpirtra që nuk patën tjetër vetëm përkujtimin ndaj dhimbjes. Nata nuk i harroi gjurmët e veta në po aq rrudha kohe që mbetën të pashlyera si vula në ballin e saj. Edhe këtë mbrëmje në atë shpirt pafaj të dehur në mallëngjim, nuk mungojnë thirrjet si prej pusi të thellë “Allahu Ekber”, si për të thënë se vitet e ikura pa kthim gjen shpagim tek përkujtimi i më të Madhit! Një ndjenjë nostalgjie e kaplon teksa nata duket pa fund e krye: ah sikur edhe një herë t’ia nisja kësaj rruge për ta ndërtuar ndryshe jetën! Më pas, kjo dëshirë e kamotshme njerëzore i zhduket ngadalë si një plugim nëpër retë e kohës. “Ky ishte fati jonë”, sikur dëshiron ta thotë pa zë, por me një ndjenjë mërzie për ta shpërndarë edhe tek të tjerët. Gati treçerek shekulli të ikur, thuajse i kanë shuar të gjitha ëndrrat, dhe vetëm një pasthirrmë: “bijtë të mbeten pas”, janë më shumë se shpresë për pas ikjen nga bota. Si çdo mëngjes, dera çelet me “bismilah” dhe thirrja e mëvetme drejtohet nga qielli në një marrëdhënie që anon nga mistikja, e sigurisht më shumë se sa njerëzore. Pa shumë formalizma, e pa krenari, krejt nënshtrim, pa kundërshti për Zotin, është njëjësuar në shpirtin e saj, pa menduar ndryshe. Një jetë e tërë ka rrjedhur kështu, dhe netët me buzagaz lutjeje dhe ditë agjërimi kaluan të heshtura edhe në atëbotë ku besimi në Zot ishte krim. Përtej realiteteve shoqërore dhe lëvizjeve të herëpashershme të shoqërive njerëzore, disa shpirtra, heronj të heshtur jetuan krejt larg botës e njëkohësisht m’u në mes të saj, si për të dëshmuar se marrëdhënia me Zotin nuk është aq një “dukuri sociale”, se sa një lidhje e harmonizuar me shpirtin, me ndjesitë e brenda zemrës. Kjo ndjesi gjendet përtej kohës, ndërsa në kohë ndodhin ngjarjet e përditshme, realitetet ndryshuese. Sa shumë vite shkuan? Askush nuk i beson se si rrodhën me atë rrëmujë ngjarjesh historie, por gjithsesi muri i vjetër i krijuar tek një shpresë e përhershme mbi historinë, mbeti i pandryshuar. Përralla të hedhura dhe të tretura përdhe i konsideroi ato ditë të “lavdishme” të pushtetit të proletarëve, ku shteti ishte njëkohësisht edhe familja. Përralla më të sofistikuara i cilësoi ato ditë demokracie, ku shteti do të sillte përgjithnjë mirëqenie. “Fati jonë është i lidhur me Zotin dhe Atij i

përket gjithçka që gjendet në qiej dhe në tokë”, thotë pa shumë filozofi, njashtu si një mësim i çiltër jete. FRIKA NGA VETMIA Në atë fytyrë të bardhë ku mëkatet duket se i kanë lënë pak gjurmë (ose kanë qenë kaq të pakta) kur i përmend azilin vëren menjëherë mjegullën e trishtimit. Në këtë botë ku rolin e familjes gjithnjë e më shumë po e marrin institucionet, për të, kjo nuk është tjetër vetëm se një mallkim i të larguarve nga rruga e Zotit. Një jetë atje, është baras me skëterrë, vetmi pak më e madhe se sa vdekja. Nuk do e dëshironte kurrë atë jetë që do të ndrydhte ndër ditë, copëza të thyera emocionesh. Loti i saj është më i rëndë se dheu i të vdekurve. Pikërisht për këtë, meriton më shumë dashuri. Vetëm kaq! E mbetur duarkryq, pa asnjë kërkesë, pa asnjë kusht, thjesht dëshiron që këto ditë të mbetura të përkëdhelen me lojëra alësh fëminore. “Jeta është e juaja bijtë e mi, unë jam e përkohshme”, thotë herë pas here, sikur dëshiron të na kujtojë se për të, respekti është më i vlefshëm se margaritarët dhe dashuria, më e vlefshme se pasuria. Nëse ndonjëherë bëzan duke ia kujtuar se të gjithë ne jemi të përkohshëm, përgjigjet po aq lehtësisht sa edhe fryma që merr nga ajri: unë e kam mbaruar atë çka më është caktuar si detyrim nga Zoti! Me këtë, sikur dëshmon se ka mbetur përtej të së dobishmes. Në këtë botë konsumi ku më shumë krijohen mbeturina se sa blihen mallra, çdo marrëdhënie shikohet në trajtë dobishmërie. Kjo e tremb më së shumti nënën time, të moshuarën që u trazua për mua më shumë se gjithkush tjetër në këtë botë, edhe atëherë kur u vonova darkave thjesht për argëtim. LUTJA E FUNDIT Kur një ditë thjesht nuk do të jesh më në botë, nuk është çështje dosido për ata që mendojnë thellë. Sa më shumë ikën nga dita kur erdhe, aq më shumë një ndjenjë boshësie krijohet brenda shpirtit, për t’u mbushur herë pas here me frikën ditën e fundit, ndarjen e madhe. Nëna ime ka vetëm një lutje: “O Allah, na e bëj të lehtë atë ditë dhe me vetëdije!” Për pjesën e parë, çështja i përket Zotit, ndërsa për pjesën e dytë, ikja nga bota me vetëdije është më shumë se sa një bekim për tek rruga e re që sapo nis. Sepse vetëm i vetëdijshëm mund të jesh në gjendje të shkosh drejt lartësimit të shpirtit! NËNTOR 2013

Di

17


ANDI PEPA

VARËSIA

NDAJ TEKNOLOGJISË Jeta jonë është e pushtuar nga shumë mjete teknologjike që janë bërë për të na e lehtësuar jetën tonë. Qindra vjet më parë njeriu mund të jetonte dhe pa ekzistencën e këtyre mjeteve teknologjike, ndërsa sot jeta moderne na e ka bërë neve të detyrueshme përdorimin e të gjitha këtyre mjeteve teknologjike. Është e vërtetë që teknologjia po na e lehtëson jetën por në të njëjtën kohë po na bën neve vartës të saj. Në fakt teknologjia është e paanshme; nëse e përdor për

dëgjojnë alën, ta ndjekin atë dhe mos flasin me njeri- tjetrin për hir të tij: Televizori. Qëndron në qoshe të dhomës, që normalisht është vend i rezervuar për të mëdhenjtë e familjes, që nuk guxon njeri t’i dalë para dhe të pengojnë pamjen, ky është armiku më i madh i komunikimit në familje. Burri i cili vjen vonë në darkë kalon para televizorit dhe për orë të tëra sheh ndeshjet, pas ndeshjes dëgjon dhe komentatorët; ndërsa gruaja ditën sheh programe, në darkë sheh telenovela, nëse një familje arrin në këtë

mirë nxjerr në pah punë të mira, nëse e përdor për keq do të dalin në pah punë të këqija, njësoj siç është dhe thika që mund të përdoret dhe për të prerë bukë, por dhe për të vrarë një person. Në këtë pikë gjëja më e mirë që mund të bësh ti, është të gjesh rrugën se si mund ta përdorësh në mënyrë sa më përfituese teknologjinë, t'i njohësh mirë se cilat janë rreziqet dhe të këqijat e përdorimit të teknologjisë dhe të qëndrosh sa më larg tyre. Njeriu ka shumë gjëra që mund të bëhet vartës i tyre, si p. sh. gruaja mund të bëhet vartëse e lavatriçes, për një mashkull kjo mund të jetë thjesht një makinë. Ndërsa mjetet që fusin në "kurthin" e varësisë adoleshentët, janë kryesisht Televizori dhe interneti.

gjendje atëherë në këtë familje fillojnë problemet. Televizori siç dëmton komunikimin në familje, edhe personit si individ nuk është se i jep ndonjë gjë. Një njeri që sheh televizor vazhdimisht e gjen çdo gjë të gatshme dhe nuk e ndjen nevojën që të komentojë ose të bëjë analizë, televizori i hap rrugë dembelizmit logjik. Ndërsa nëse ne do të hapnim hartën e trurit do të shohim se gjëja që e zhvillon më shumë atë është meditmi, komentimi dhe bërja e analizës. Përshembull: nëse do të merrnim një stilolaps në dorë funksioni linguistik dhe gramatik përpunohet në anën e majtë të trurit, ndërsa funksioni i të kuptuarit që ky është një mjet që shërben për shkrim përpunohet në anën e djathtë; ndërsa ndjenjat në lidhje me stilolapsin regjistrohen në pjesën limbike të turit. Kur të bëjmë një komentim në lidhje me stilolapsin do të

VARËSIA NDAJ TELEVIZORIT Në çdo shtëpi ndodhet një i madh që i bën të gjithë t’ia

18

Di

NËNTOR 2013


shprehim dhe ndjenjat, do të bëjmë analizë, dhe do t’i japë të gjitha mendimet në lidhje me të, kështu që do të vërë në lëvizje të gjitha pjesët e trurit. Ndërsa një person që nuk bën komentime vë në punë vetëm anën e majtë të trurit. E njëjta gjë është dhe për një person që sheh Televizor. Shikuesi pas çdo programi që sheh duhet të vërë në punë trurin duhet të meditojë. Shikimi për një kohë të gjatë të Televizorit është i dëmshëm edhe për fëmijët e vegjël. Një nënë nëse e sheh Televizorin si një Dado të lirë e lë fëmijën nga mëngjesi deri në darkë para tij, fëmija mësohet gjithmonë me të dëgjuar dhe nuk zhvillohen pjesët e trurit që kanë lidhje me foljen. Në Psikologjinë e fëmijëve kjo quhet “ Sendroma e Vidioklipit” që i jep pasojat kur një fëmije vjen në moshën 4 vjeç dhe nuk flet akoma. Disa familje që ta mbrojnë fëmijën nga veset e këqija zgjidhjen më të thjeshtë gjejnë heqjen e Televizorit nga shtëpia. Po dhe një veprim i tillë ka pasojat e tija. Një fëmijë që nuk sheh TV në shtëpi kur shkon te komshiu ose shokët dhe përballet me Tv fillon të shohë pa kontroll; nuk zhvillohet vetia e kontrollit të vetes. Miku im nëse nuk do të bëhesh vartës i TV atëherë duhet të bëhesh shikues me shije, jo të shohësh ç'të vijë përpara. Edhe pse është diçka e vështirë për tu bërë do ti shohësh frytet e sajë në një kohë të shkurtër, do të kesh kultivim

mund të sjellë shumë probleme tek personat. Ka persona që janë futur në literaturën e mjekësisë dhe kanë vdekur papritur se kanë përdorur 24 orë internet. Ka persona që kanë tentuar të vetëvriten se i është marrë Modemi i internetit nga prindërit, ose që ka pasur ç’orientime mendore nga pagjumësia. Mos punimi, harxhimi i kohës dhe energjisë janë të shumta. Një person që futet në internet kur është i stresuar dhe futet në internet për të harruar ndjenjat negative ka një rrezikshmëri të lartë që të bëhet vartës i internetit. Një veçori tjetër e veçantë e internetit është se të lejon ndryshimin e identitetit. Njeriu kur e ndjen veten në një identitet tjetër ndjen një gjendje shpirtërore më (hight) në adrenalinë. I përjeton fantazitë si të ishin të vërteta. Kjo gjendje jetohet dhe kur personi është nën ndikimin e drogës. Pra, ambienti i internetit e bën njeriun të ndjehet më i lirë, pa përgjegjësi për çfarë bën, emocion, futet në veçoritë që dëshiron, ambient që pranohet siç është. Në lojërat në internet mund të futet në çdo personalitet, mund të bëhet shef bande, shpërndarës droge, kalon kohë me prostitutat, luan lojëra të larta. Këto lojëra dhe pse janë virtuale e bëjnë njeriun që të ndjehet i fortë, i plotëson dëshirat fantastike, por në një mënyrë të rreme. Lojtarët këto veçori mbas disa kohësh mund ti shfaqin dhe në jetën e përditshme, duke arritur deri në dhunime.

kulturor, komunikim në familje, fitim kohe dhe shumë dobi në aktivitete të ndryshme.

Me gjithë këto gjërave negative sërish ka shumë njerëz që mbrojnë teorinë se internet është një mjet që i bashkon njerëzit. Por ka më shumë nga ata që thonë se interneti është armiku kryesorë që i bën individët e një familjeje të ndahen nga njëri tjetri, njerëzit preferojnë më shumë marrëdhëniet virtuale se ato të përditshmet. Që ta mbrojmë veten nga të gjitha këto gjëra negative në radhë të parë duhet të dëgjosh veten. Nëse ti e përdor internetin më shumë se 20 orë në javë si një mënyre argëtimi, kur je online ndjehesh i lumtur, kur je ofline ndjehesh i mërzitur, atëherë rreziku ka filluar. Duhet të marrësh masat pa u bërë vonë, duhet ta kontrollosh veten. Nëse nuk e arrin dot vetëkontrollin atëherë duhet të takohesh me një specialist ose duke shkuar më tej deri në rehabilitimin në spital.

VARËSIA NDAJ KOMPJUTERIT DHE INTERNETIT Varësia ndaj kompjuterit dhe internetit; është sjellja e shpenzimit kohë të tepërt me kompjuterin dhe internetin. Kompjuterët janë mjete të dobishme për marrjen e informacioneve dhe komunikim. Keqpërdorimi dhe varësia, ka të bëjë me shumë me mesazhin që përcillet se sa me ambientin. Interneti që përdoret jashtë qëllimit dhe nevojës mund të shkaktojë shumë probleme. Interneti i shtyn adoleshentët drejt krimit dhe vjedhjes në çdo orë të ditës pa dalë nga ambienti i sigurt i shtëpisë. Me anë të internetit ne kryejmë lidhje dhe flasim me njerëz të tjerë, dalim nga një dhomë çati në tjetrën, kjo

NËNTOR 2013

Di

19


Dossier & Histori

EDMOND SHARKA

MEDRESETË NË SHQIPËRI GJATË VITEVE 1924-1947

Paralelisht me konsolidimin e Shtetit të ri Shqiptar, gjatë çerekut të parë të shek. XX, po konsolidoheshin dhe institucionet fetare islame, të cilat vet-administroheshin tashmë prej disa vitesh (që nga 1912/13). Mospasja e një buxheti të shëndoshë financiar do ta vinte Xhematin Mysliman Shqiptar1 para shumë vështirësive, por, pavarësisht të gjithave, hoxhallarët ia nisën punës për të ecur përpara tashmë me ‘këmbët’ e tyre. Në Statutin e Xhematit Mysliman Shqiptar të vitit 1923, u ngarkua me organizimin e arsimit fetar Këshilli i Naltë i Sheriatit2 me detyrën që: - Të ngrenin institute fetare për me nxjerrë Imam, Hatib, Vaiz, Myfti, Myderiz (mësues feje) e teologë dhe të përmirësojë medresetë e mbas reformave të reja dhe të mëkëmbë strehat vorfënore organizimi i të cilave do të sigurohet me rregullore të posaçme e moderne; dhe - Të përkujdeset me siguruar mësimin fetar e të përgatisë në gjuhën kombëtare Hytbe e predikime e libra mbas shekullit të sotëm. Një gjë të tillë na e vë në dukje dhe Kryetari i Xhematit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Vehbi Dibra, në 15.11.1923, ku në një kërkesë drejtuar mbarë Myftinive, duke i kërkuar të dhënat e sakta mbi gjendjen e arsimit dhe të mësuesve të besimit në vendin e tyre, ndër të tjera thotë: “Është e ditur se qëllimi i organizimit të Xhemaitit Islamije pikë për pikë është rimëkëmbja e fesë tonë, e cila si po shihet është duke u rrënuar, e këtij qëllimi të shenjtë (rimëkëmbjes) qo t’ia arrijmë duke hapur shkolla në të gjithë katundet, dhe, medrese në të gjithë qytetet. Ndoshta sot për sot skemi mundësi të dërgojmë mësues në të gjithë katundet, por jemi të detyruar të përfitojmë prej imamëve (hoxhallarëve) të katundeve.”3 E gjithë kjo nuk do të ngelë me kaq pasi 1. Kështu quhej Komuniteti Mysliman i atëhershëm. 2. AQSH F. 482 V. 1923 D. 1 fl.5-6 gjithashtu dhe në AQSH F. 155 V. 1924 D. VIII-25 fl.5-6 3. Për më shumë shih Revista ‘Drita Islame’ Janar 2013; A.Q.SH. Fondi 482, Viti. 1923, D. 74, f. 1.

20

Di

NËNTOR 2013

puna do të vazhdojë për të realizuar reformat që synonin të ishin në dobi të myslimanëve. Që në këtë vit (23.10.1923) pa humbur kohë do të dalë Rregullorja mbi Medresetë e Myslimanëve,4 dhe qëllimi i rregullimit të medreseve me një rregullore të posaçme ishte që të përgatiteshin kuadro fetarë, dhe ata që mbaronin medresenë emëroheshin sipas rezultateve, imam, ose myezin ose mësues feje në shkolla. Puna për të ngritur institucione prestigjoze arsimore do të vazhdonte, në vitin 1924 u përgatitën kushte të gjitha për ngritjen e një Medreseje të Naltë (e Përgjithshme), por Shteti po bëhej pengesë për këtë kështu që Kryetari i Xhematit Mysliman i drejtohet me një kërkesë Kuvendit Kushtetues (Parlamentit) ku ndër të tjera i thotë se: “Për fat të keq siç dihet, në këta vitet e shkuara të drejtat e muslimanëve janë shkeluar aq fort sa çunat tanë sot nuk dinë të bien në shehadet” dhe i parashtron një kërkesë të gjatë ndër të tjera ai vazhdon e thotë se: Ne jemi të bindur që uniteti kombëtar sigurohet vetëm me bashkimin e shkollave dhe, në qoftë se mësimi i Kuranit dhe i fesë nuk do të plotësohej, ne atëherë do të jemi të shtrënguar të hapim shkolla private.5 Përfundimisht Medreseja u hap në 1924 me 24 nxënës (nga disa rrethe), paralelisht me këtë Medrese, vazhdonin edukimin e brezit të ri medresetë tjera në shumë qytete, normalisht me një nivel jo shumë të kënaqshëm arsimor pasi shumica e ajkës së intelektualëve ishin shpërngulur në Turqi apo gjetkë në botën islame, vendet arabe etj., si dhe për shkak të periudhës së shkurtër kohore që po përdorej gjuha shqipe (vetëm disa vite që nga 1908 me alfabet të unifikuar), gjithashtu dhe gjendjen e luftës që kishte përjetuar vendi prej disa vitesh, por mësimi mbi çështjet e besimit bëhej akoma në shkollat shtetërore me orar të 4. Të cilën e gjejmë të plotë në Revistën Zani i Naltë, Nr. 3, viti parë i botimit, Dhjetor 1923. 5. Zani i Naltë, Viti II, fq. 225-227.


përcaktuar në gjitha klasat fillore. Në Ligjin mbi Arsimin në vitin 1925 gjithashtu dhe në vitin 1928, mësim besimi ishte lënda e parë në renditjen lëndore që do të jepej në shkollat fillore, 2 orë në javë, planet dhe gjithçka tjetër do të përcaktohej nga mësuesi i besimit në bashkëpunim me përfaqësuesit fetarët të secilit besim,6 por ajo që është më interesante në këtë Ligj është Rregullorja e Festave (1925 e në vazhdim deri ku u hoq mësim-besimi nga shkollat)7 në të cilën përcaktohen saktësisht se sa festa do të kishin shkollat: a) Në shkollat që nxënësit janë të barabartë apo pothuajse të barabartë nga përkatësia fetare, ditët e festave do të mbahen për të gjithë; b) Nëse në ndonjë shkollë ka rreth 1/3 e nxënësve të një besimi, atëherë do të festojnë festën e tyre vetëm ata nxënës që janë numër i vogël dhe pjesa tjetër do të vazhdojnë mësimin; c) Në shkollat në të cilat nxënësit janë vetëm myslimanë, ditë pushimi javore do të jetë dita e Xhuma dhe dy gjysma ditësh mbas dreke të cilat do të zgjidhen nga vetë shkolla sipas nevojës. d) Në shkollat në të cilat nxënësit janë vetëm të krishterë ditë pushimi do të jetë dita e diel dhe dy gjysma ditësh tjera. e) Gjithashtu në shkollat ku nxënësit janë vetëm myslimanë në muajin e Ramazanit mësimi do të bëhet vetëm 4 orë duke mësuar vetëm lëndët kryesore, caktimi i orëve do të bëhet nga Inspektorët. f) Në shkollat ku nxënësit janë myslimanë dhe të krishterë ditë pushimi do të mbahet e premtja dhe e diela. g) Besimi i mësuesve nuk merret parasysh. Për Myslimanët kishte 8 festa që bënin 15 ditë, për Ortodoksët kishte 18 festa, në total 21 ditë, për Katolikët kishte 11 festa, në total 19 ditë, ishin gjithashtu dhe 3 festat Kombëtare, të përbashkëta për të tre besimet, me nga një ditë secila. Gjatë këtyre viteve pranë Komunitetit Mysliman, tashmë të konsoliduar më së miri, vazhdonte një tjetër debat pikërisht në Kongresin III Mysliman të mbajtur në Tiranë, ndër të tjera do të diskutohej shumë mbi medresetë dhe mësim-besimin. Nga pamundësia financiare dhe dëshira e mirë për të patur një nivel më të lartë në Medrese, disa hodhën idenë për mbylljen e mbarë medreseve në vend dhe hapjen e njërës e cila do të ishte prestigjoze me nivel të lartë, pasi aty do të përqendrohej i gjithë kapaciteti intelektual i myslimanëve. Në diskutimet e Kongresit III Mysliman në vitin 1929 mbi medresetë, përfaqësuesi Ibrahim Xhindi në diskutim e sipër, duke iu drejtuar Kryetarit që të ketë kujdes me këtë çështje thotë: “z. Kryetar, unë besoj, se medresetë (në tërësi) i kemi për të mbushur nevojat e jo për të na sjellë dëme. Po të hapim në Tiranë një medrese e të mbyllim të tjerat, kjo është një shkatërrim, se kemi harxhuar mijëra napolona dhe mund të mos kemi ndonjë fitim prej medreseve. Veç kësaj, nevoja jonë nuk është për të nxjerrë teologë (dijetarë), por muezina, imamë, etj. për t‘i 6. Për më shumë shih Ligji mbi Arsimin 1925 dhe 1928 7. Projekt Ligjë për arsimin fillorë edhe të mesëm vitit 1925

dërguar nëpër katunde për të bërë shërbime fetare si vdekja (falja e xhenazes,) etj. Kur kemi këto nevoja, a shpresoni, zotëria juaj se ata që rrinë në kryeqytet e mësojnë, mund të venë nëpër katunde të bëjnë shërbime? Jo! Se një që është mësuar në kryeqytet, nuk vete në katund e kështu do të shkaktohet që të mbetet pa gasale (persona që përgatitin xhenazen)… Pra në u mbyllshin medresetë, atëherë kemi prishur xhematin dhe kemi bërë mëkat të madh. Në doni medrese për luks, bëjeni në kryeqytet, por, në e doni për punë, mos i suprimoni medresetë e qarqeve, ose të krijohet një në Veri, një në Jug dhe një në Shqipërinë e Mesme”.8 Debati do të zgjaste shumë, do të merrnin pjesë pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në Kongres, për këtë çështje do të shikojmë dy grupime, njëri që këmbëngulte bindshëm se nuk duhen mbyllur medresetë në rrethe edhe nëse hapet kjo në Tiranë të tjerat të qëndrojnë, ndërsa grupi i dytë shprehej se ishte e pamundur që të mbaheshin të gjitha medresetë, kështu që nëse hapet Medreseja e Përgjithshme në Tiranë, tjerat do të mbyllen, dhe përfundimisht kjo u bë. Në Rregulloren e Medresesë së Përgjithshme 1930 thuhet se: “Kjo Medrese themelohet me qëllimin që të përgatiten kuadro fetarë të pajisur me diturinë e nevojshme fetare dhe ndjenjat fetare e kombëtare, do të jetë me dy nivele arsimi, atë fillor (3 vjet) dhe të mesëm (7 vjet) me dy periudha P. e Ulët (4 vjet) dhe P. e Lartë (3 vjet). Në kategorinë e nivelit të mesëm të Medresesë do të mësohen këto lëndë: 1. Këndimi i Kuranit me rregulla e leximit (texhvid), 2. Gjuhë arabe, 3. Gjuhë Perse, 4. Besim (teologji), 5. Gjuhë Shqipe, 6. Histori e Përgjithshme, 7. Histori Fetare (islame), 8. Matematikë, 9. Dhe-shkronjë (drejtshkrim), 10. Shkencë, 11. Dituri Qytetare e Shëndetësore, 12. Drejtësi (sheriat), 13. Anglisht dhe 14 8. Ali M. Basha, Rrugëtimi i fesë islame në Shqipëri (1912-1967), Tiranë 2001, fq.190 NËNTOR 2013

Di

21


Viti i Tretë - Abdesi, Namazi me farzet dhe sunetet, Kushtet e Islamit, Agjërimi, Namazi i Xhumasë, Bajramit, Prirja në namaz (imami), Historia e shkurtër e katër halifëve. Viti i Katërt - Në vitin e katër ka akoma më shumë nga Pastrimi, Falja, Ezani, Ikameti, Kushtet para namazit e gjatë namazit, gjërat e pëlqyera e të urryera në namaz, çfarë e prish namazin, dispozitat e faljes me xhemat, namazi i teravisë, namazi i udhëtarit, namazi kaza, sexhdeja e harresës, namazi i xhenazes, Hytbeja-Predikimet, etj. Viti i Katërt - Ç’është imani dhe Islami, mësime të hollësishme mbi besimin, Besimi në Zot me njësimin rububijeuluhije dhe esmau-uesifat, Besimin në Engjëjt, Besimi në Librat, Besimi në Profetët, Besimi në Botën tjetër, Besimi në Kada dhe Kader; gjithashtu dhe mësimi mbi shtyllat e islamit, tashmë duke u fokusuar të Agjërimi, Zekati dhe Haxhi, pasi dy shtyllat e para janë trajtuar hollësisht në vitet e kaluara. Çdo nivel kishte si detyrë mësimin përmendësh të disa sureve që të ishin minimalisht të nevojshme për namaz.11

Vizatim. Mësimi në Medrese do të fillojë në 1 tetor dhe do të mbarojnë në 30 qershor, për Ramazan do të bëhet mësim vetëm paradreke 15 ditët e para të muajit” 9 Në Medrese (1929) pranoheshin nxënësit që kishin mbaruar arsimin fillor të shtetit, ndërsa në arsimin e mesëm pranoheshin nxënësit që kishin semimaturën në shkollën shtetërore, por jepnin provime plotësuese për lëndën e Kuranit dhe Besimit, si dhe nxënës që kishin mbaruar medresetë e tjera të vendit të cilat në këtë kohë ishin të hapura në 12 rrethe dhe numrin më të madh e mbante Shkodra që kishte 121, Tirana 66, Kavaja 36, Berati 21, Elbasani 20, Peqini 13, Shijaku 17, Korça 12, Gjirokastra 6, Durrësi 6, Vlora 4, Kruja 2, etj., të cilët arrinin në numrin e përgjithshëm në 324 nxënës.10 Ecuria e Medresesë do të vazhdonte normalisht në vitet në vazhdim, madje edhe gjatë pushtimit italian dhe gjerman ecuria do të ishte normale, por kjo gjë nuk do të shkonte më tej, pasi ajo që pritej nga Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e quajtura ‘demokratike’ mbas Luftës II Botërore, do të rezultonte më fatkeqe për kombin se sa kishin qenë vetë pushtuesit. PROGRAMI I FESË NË SHKOLLAT FILLORE (SHTETËRORE) Viti i parë - Fjala e njësimit të Zotit, Dëshmia (Shehadeti); Perëndia, Profeti; Kur’ani; Abdesi; Namazi; Agjërimi; Haxhi; Zakati. Viti i Dytë - E falura (qëndrimi në këmbë, këndimi, ulja, sexhdeja, ulja e parë, etj.) Si të falet namazi me hollësitë e tij, me suren Fatiha dhe sure tjera të shkurtra. 9. AQSH. F. 482 (Komunitetit Musliman Shqiptar) D. 102 Viti. 1930 f.6-22 10. Ramiz Zekaj, Zhvillimi i kulturës islame në shqiptarët i gjatë shek XX, AIITC Tiranë 2002, fq. 110 gjithashtu dhe 75 vjetori i Medresesë të Tiranës; Xhemal Balla, Gazeta Dira Islame, Viti IIIt Nr. 14 Gusht 1999.

22

Di

NËNTOR 2013

NDALIMI I MËSIM-BESIMIT NË SHKOLLA DHE MBYLLJA E MEDRESEVE Sapo u sigurua në pushtetin e tij, Ahmet Zogu, filloi të reformonte rrënjësisht shtetin dhe shoqërinë shqiptare në të gjitha drejtimet, ndër të cilat edhe arsimi. “Mbreti (që nga viti 1928), Zogu në fushën e arsimit bëri disa përparime (reforma), në vitin 1930 në Shqipëri ekzistonin 580 shkolla fillore dhe 13 shkolla të mesme me gjithsej 1000 mësues dhe 33.000 nxënës.”12 Në vitin 1930, Ministria e Arsimit merr vendimin për ‘mospagesat e mësuesve të besimit në shkollat shtetërore’ dhe pasi populli ankohet pranë komuniteteve fetare për mosrealizmin e mësim-besimit në shkollat shtetërore, Ministria i dërgon letër Komuniteteve fetare ku ndër të tjera i thekson se: a) M.q.s. mësimi i besimit nuk është një lëndë e përcaktuar në ligjet e arsimit, kjo ministri nuk mundet të përballojë pagesat për mësuesit e besimit, prandaj është shtrënguar të marrë këto masa, por, b) Mbi të gjitha Shteti asht afetar dhe ligjet e arsimit nuk e përshkruajnë mësimin e besimit, pavarësisht kësaj ministria i lejon Komunitetet që të vazhdojnë programet fetare në shkollat shtetërore, por me kushtin që vetë Komunitetet fetar t’i shpërblejnë mësuesit e besimit.13 Mbas kësaj korrespondence Komuniteti Mysliman Shqiptar përgatit emrat e 114 mësuesve të mësim-besimit në mbarë territorin e Mbretërisë Shqiptare, duke i dërguar emrat pranë ministrisë përkatëse, që të verifikonte dhe të pranonte emrat e propozuar, duke marrë kështu përsipër pagesat e vetë mësuesve nga Komuniteti. Në pragun e Luftës II Botërore, sipas të dhënave të vitit 1938, në Shqipëri kishte 642 shkolla fillore me 54528 nxë11. AQSH. F. 482(Komunitetit Musliman Shqiptar) D. 104 Viti. 1930 f.19-20 12. Bernd J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqip ri, Çabej Tiranë 2004, fq. 184 13. AQSH. F. 482 (Komunitetit Musliman Shqiptar) D. 104 Viti. 1930 f.22


nës dhe 1351 mësues, si dhe 18 shkolla të mesme të përgjithshme e profesionale me 5677 nxënës dhe 261 mësues,14 vetëm 2-3 medrese në Tiranë (Medreseja e Përgjithshme) dhe në Shkodër. Në vitin 1944 në Shkodër u hap sërish një Medrese e re, e cila vazhdoi deri në vitin 1947. Mos pagesa e mësuesve të besimit nga shteti, do të ishte vetëm fillimi i persekutimit të fetarëve nga sekularistët. Mbas kësaj ngjarjeje edhe pse Komuniteti Mysliman u mundua të siguronte mësuesit e besimit në mbarë vendin, por do të kishte shumë mangësi dhe ankesa, pasi nuk ishte e mundur që të mbuloheshin financiarisht. Gjendja me vështirësitë e saj do të vazhdojë deri më 1939, kur italianët e pushtuan vendin. Italianët të ndjekur më pas nga gjermanët do mundohen që të ruajnë relata të mira më përfaqësuesit e komuniteteve fetare në vend, e gjithashtu dhe me mbarëvajtjen e mësim-besimit në shkolla (tashmë shumë të reduktuara). Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore gjërat do të ndryshonin rrënjësisht dhe thellësisht si për Shqipërinë e akoma më keq për Komunitetin Mysliman si organ zyrtar përfaqësues i myslimanëve dhe për mbarë myslimanët në vend, madje për mbarë fetarët në Shqipëri. Kalvari ‘bllokimit të gjithçkaje’ do të fillonte pikërisht në Kongresin e Parë të Arsimtarëve Antifashistë, në Korçë, 25-27 nëntor 1944, dhe reformat e tjera të ndërmarra nga PPSH do të kishin si qëllim ‘transformimin klasor të arsimit nga monopol i borgjezisë, në pronë të vërtetë të masave popullore.15 Politika e PKSH ishte në dy drejtime: së pari për heqjen e mësimit të besimit fetar në shkolla dhe ndalimin e tij për të gjithë nxënësit brenda dhe jashtë saj, së dyti, për vendosjen e të gjithë veprimtarisë së shkollës mbi bazat e marksizmit.16 Akademia e Shkencave në fillim të viteve ’80 të shek. të kaluar me superlativa shprehej se: “Partia jonë kishte një koncept mjaft të gjerë që shprehej jo vetëm në përpjekjen për heqjen e menjëhershme të mësimit të besimit apo të mësuarit fetar nëpër shkolla, por edhe në ndalimin e këtij mësimi për të gjithë nxënësit e shkollave brenda dhe jashtë saj,17 por e gjithë kjo kërkonte takt me qëllimin, për të mos prekur ndjenjat fetare të popullsisë në vitin shkollor 194445 dhe në fillimin e vitit 1945-46 u lejua zhvillimi i mësimit të besimit në shkollat fillore shtetërore. Por në dokumentet e kohës tërhiqet vëmendja që mësimi i fesë ishte një mësim jo i detyrueshëm; Mësimi i fesë është fakultativ dhe e ndjekin vetëm ata nxënës që dëshirojnë…18 Ecuria drejt mbylljes vazhdon shumë shpejt, por gjithmonë më hapa të kujdesshme nga shteti, kështu që mbas hapit të parë, për mosdetyrimin e nxënësve që të prezantojnë në mësimin e besimit në shkolla, vjen hapi i dytë që është: N.q.s. fetarët do të kërkojnë me dhënë ata vetë mësim

brenda xhamive ose kishave mbase nuk mund ta ndalojmë, por sikur jemi lajmëruar edhe më parë nuk u lejohet që ata ti grumbullojnë fëmijët më tepër se një orë në javë.19 Dhe vlerësimi i Akademikëve komunistë ishte se: Para së gjithash reforma e demokratizoi rrënjësisht arsimin duke e formuar atë si një sistem arsimor me karakter demokratik, laik, shtetëror dhe njësor.20 Por, akoma nuk kishte filluar lufta frontale, e cila nuk ishte imagjinuar nga fetarët, shpejt pas një periudhe diskutimesh disa mujore, Kuvendi Popullor, me dekret nr. 115 të 17 gushtit 1946 miratoi ligjin nr. 282 mbi Reformën Arsimore,21 dhe në ligj qartësisht përcaktoheshin dispozitat mbi çështjen e arsimi ku; Mësimi i fesë jo vetëm nuk do t’u shërbente fëmijëve, por, përkundrazi do të pengonte formimin e drejtë e shkencor të tyre.22 Ndarja e shkollës nga feja nuk duhet parë si një gjë formale. Shkolla jonë është laike…prandaj ne duhet të shtojmë të gjithë përpjekjet për të zhveshur atë nga mbeturinat e së kaluarës.23 dhe përfundimi ishte mbyllja, bllokimi i mësimi-besimit në shkolla, dhe mbyllja totale e çdo lloj shkolle e cila edukonte brezin e ri me BESIM. Konkuzioni à Nga reformat e ndërmarra nga Myslimanët (Xhemati Mysliman e më pas Komuniteti Mysliman Shqiptar) që nga viti 1923 më pas në 1925 e përfundimisht më 1929 do të shiheshin pasojat në dëm të myslimanëve disa vite më vonë, dhe kjo tregon se në reformat e ndërmarra gabuan veçanërisht në dy aspekte: 1- Në mbylljen e Medreseve në rrethe, gjë që solli mos-edukimin e brezit të ri me edukatën fetare, pasi rezultati është i qartë, 324 nxënës në të gjithë Shqipërinë në vitet ’30 në prag të mbylljes së Medreseve, dhe vetëm 100-120 nxënës kishte në vitin e parë të saj si e vetme Medrese në Shqipëri Medreseja e Përgjithshme. Dhe pika e dytë ishte 2- Mbyllja e shumë xhamive, institucion ky, që ka shërbyer gjithmonë për myslimanët jo vetëm për falje, por dhe për edukimin e brezave. - Ahmet Zogu u mundua ti kontrollonte institucionet e myslimanëve në shumë mënyra dhe ia arriti të bënte atë çka kishte shpresuar dhe dëshiruar. - Enver Hoxha akoma pa ardhur në pushtet e manipuloi popullin, duke bërë që një pjesë ta simpatizonin, më pas me shumë takt po me një shpejtësi marramendëse, arriti që t'i mbyllë institucionet arsimore të myslimanëve, të mos lejojë edukimin e brezit të ri me parimet fetare. Si rezultat i zbatimit të Reformave gjatë viteve 1946-47 në Shqipëri u mbyllën të gjitha shkollat klerikale duke ndërprerë kështu veprimtarinë e tyre shumëvjeçare. 24 Dhe përfundimisht frytet do t’i merrte vetëm 20 vite më pas, ku fiks në vitin 1967 tashmë me të rinj të edukuar vetëm me parimet marksiste-leniniste-enversite, shpalli Shqipërinë si Shtetin e Parë dhe të Vetëm ATESIT.

14. Enriketa Kambo, Arsimi në Shqipëri 1945-60, Tiranë 2005, fq. 13 15. E. Kambo, Zhvillimi i revolucionit kulturor në Shqipëri gjatë viteve 1944-48, Tiranë 1982, fq. 42 16. Enriketa Kambo, Arsimi Shqiptar 1945-60, fq.42 17. Enriketa Kambo, Zhvillimi i revolucionit…; fq.90-92 18. AQSH, F. 1011, D. 293, Viti 1945, qarkokre nr.438/12, 19 maj 1945, nga E.Kambo, Arsimi Shqiptar 1945-60, fq. 42

19. Po aty D.. 16, Viti 1946, qarkokre nr.490/2 19 shtator 1946, 20. E. Kambo, Zhvillimi i revolucionit…; fq. 47 21. Gazeta Zyrtare, nr. 85, 10 shtator 1946, ligji nr. 282…., cituar nga E. Kambo, Arsimi Shqiptar 1945-60, fq. 34 22. A.Q.SH. Fondi Ministrisë Arsimit, qarkore nr. 490/2 datë 19.09.1946 23. A.Q.SH. Fondi Ministrisë Arsimit, dosja nr. 17 datë 15.08.1947 24. Ludovik Shllaku, Shkollat Klerikale, Camaj-Pipa, Shkodër 2002, fq. 22-23 NËNTOR 2013

Di

23


Personazh

OSMAN XHILI

ESAT ZEQJA

NJERIU QË ZBUT ZEMRAT

Ditën e Xhuma, në xhaminë e Maqellarës, mes dhjetëra besimtarëve, do të dallosh një plak simpatik të veshur me të zeza. E zeza e kostumit, përthyhet disi nga e kuqja e brezit dhe e bardha e qeleshes dibrane. Trupi dikur tejet i drejtë ka filluar të ndjejë peshën e 85 viteve dhe një bastun që mban në dorë sikur do t’ia bëjë më të lehtë trupit këtë mision. E vështirë qe fëmijëria për xha Esatin. Me gjyshin të pushkatuar dhe babanë të internuar, djali i ri u rrit mes halleve të shumta. Shpejt iu desh të merrte përsipër drejtimin e familjes, të fitonte bukën e gojës. Kjo la gjurmë të pashlyera te djaloshi, por në vend që ta egërsonin e zbutën shpirtin e tij. Baba Ramadani i dha këshilla që kurrë s’do t’i harronte. -A e di ti o bir, ku e ka fundin pushka dhe ku nis shamata? Djali i ri pati ngritur supet pa folur. -Të mos e zësh atë kurrë. Dhe kur je më i fortë dhe kur mendon se ke të drejtë. Xha Esati, jo vetëm që nuk zuri kurrë shamata, por mori përsipër një mision të ri, atë të paqes dhe pajtimit të gjaqeve. Shpesh kur shejtani ia kishte dalë mbanë të fuste sherrin në komshinj, në fise apo diku tjetër, thirrej misionari Esat Zeqja për pajtim. Në Majtarë, në Kllopçisht, në Pjeçë, në Kërçisht e në dhjetëra raste të tjera. Fjala e tij ngjiste si balsam, shkrinte akujt, zgjidhte mosmarrëveshjet, rilidhte miqësitë e tronditura.

24

Di

NËNTOR 2013

Në një rast në fshatin Pjeçë problem ishte vërtet i rëndë. Dy djem, shokë dhe komshinj provojnë shënjestrën duke gjuajtur me pushkë. Njëri vritet aksidentalisht. Në ditën e dytë sipas zakonit që ishin dhe të shtatat, sipas zakonit vjen xha Esati. -Kam ardhur, - thotë plaku i urtë për dy lule trëndafili. -Po ç’janë këto lule trëndafili?- e pyetën. -Janë dy djem që ishin shokë e luanin me njëri-tjetrin. Ka qenë Jozia, kaderi i Zotit, ndaj duhet të merrni një vendim siç ju ka hije. Shumë shpejt u pinë kafet e pajtimit të gjaqeve.


Qëkur ishte fëmijë xha Esati filloi të agjërojë dhe kurrë nuk e prishi. As kur ishte në kooperativë dhe feja ishte e ndaluar me ligj nga sistemi. Ai do të hapë shumë porta xheneti, por të paktën portën “Rejan” shpreson ta gjejë të hapur. Jeta u tregua shumë e bukur, por dhe e ashpër me xha Esatin. Duket se këto të kundërta shoqëronin në çdo moment njëra-tjetrën, si dy polet e një magneti duke lëvizur brenda ligjeve që Allahu ka përcaktuar.

Ka pak vite që i vdes njëri nga djemtë, Nurçja. Ai diti se si ta përballojë sprovën. Ai që kishte shkuar në qindra varrime, që kishte falur po kaq namaze xhenazesh, që kish ngushëlluar qindra zemra të tronditura nga humbja e njerëzve të afërm, u dha atyre dhe një mësim tjetër duke u shprehur: Allahu ma dha, Ai e mori. Të tijtë jemi dhe tek Ai do të shkojmë! Më pas i vdes i vëllai, më i ri se vetja, qëndroi dhe më i fortë se zakonisht. Vjet iu aksidentua një nip në Durrës, Rudi, 11 vjeç, djalë i vetëm. Zemra iu ligështua, por përsëri u mbështet tek Allahu. Në të gjithë këto sprova padyshim që kishte në krah shoqen e jetës, nënë Bukurijen. Me të i lindi fëmijët e shumtë, me të i rriti dhe i edukoi, me të qante hallet e tek ajo gjente prehje dhe ngushëllim, gjithmonë duke përmendur Allahun. Por vetëm para pak ditësh nënë Bukurija ndërroi jetë. Ashtu e bukur në shpirt dhe gjithë nur, siç e kishe emrin. Rastësisht në momentin e faljes së xhenazes isha në krahë të xha Esatit. Dora e tij ishte mbërthyer me timen duke transmetuar të gjithë impulset që vinin nga shpirti i tij i trazuar, duke përçuar ndjenjat në vend të alëve që shteren e nuk dalin dot. Lisit të moçëm i ishte këputur dhe një rrënjë tjetër, ndoshta më e madhja, e ai prapë bënte sabër e durim mes dhembjes që i kaplonte shpirtin.

NËNTOR 2013

Di

25


Eseistikë

EDISON ÇERAJ

PËR MARRËDHËNIEN MES Përgjithësisht, në thelb të çdo veprimi qëndron një njohje, - pra një dije - e cila kryen rolin e motivit që nxit drejt një veprimi të caktuar. Duke patur parasysh këtë, nuk është fare e vështirë të merret me mend se veprimi është i varur kryekëmbë nga njohja. Ky subjekt është një nga më domethënësit dhe më përfaqësuesit në jetën e një shoqërie apo të një individi. Madje, mund të thuhet se është një nga çështjet kryesore që përvijon ndryshimin dhe kundërvënien ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit (Guénon) - një kundërvënie që, e vështruar në një rrafsh të përgjithshëm, paraqitet si kundërvënie mes botëkuptimit dhe frymës tradicionale dhe asaj kundërtradicionale. Duke u nisur nga një qasje disi më e posaçme, që për më tepër është edhe një nga më thelbësoret, ndryshimi dhe kundërvënia në alë paraqitet më së pari dhe mbi të gjitha si kundërti mes meditimit dhe veprimit, ose, për të qenë më të saktë, mes gjithë asaj që ka të bëjë me funksionin që janë ngarkuar të luajnë këto dy terma/botë, përkatësisht te ithtarët e traditës dhe te modernët. (Guénon)

26

Di

NËNTOR 2013

Ndërkaq, meditimi dhe veprimi mund të kundrohen nën dritën e më shumë se një marrëdhënieje: vallë, a janë dy terma që shënjojnë dy drejtime/prirje të kundërta, siç beson pjesa dërrmuese, apo mos ndoshta janë dy drejtime që plotësojnë si jo më mirë njëri-tjetrin? Apo, së fundmi, mos ndoshta mes tyre ekziston jo thjesht një marrëdhënie bashkërenditëse, por nënrenditëse? Tekembramja, këto do ishin disa nga pikat që shpërfaq në vetvete çështja e shtruar. Sakaq, këto pika ndërlidhen me një varg pikëpamjesh e këndvështrimesh të tjera, të cilat shfaqen të ndryshme për nga rëndësia, të asaj natyre ku çdonjëra mund të përligjet sipas një pikëpamjeje dhe përkatësisë në rendin në të cilin përfshihet. Duhet theksuar se, për sa i takon meditimit dhe veprimit, këndvështrimi më sipërfaqësor dhe përjashtues është ai që priret t’i vendosë në trajtën më të rëndomtë dhe prerazi si dy drejtime të kundërta, në kuptimin më të plotë të alës. Ndërmjet tyre ekziston një kundërti krejt formale dhe përjashtuese, gjë që përbën një të vërtetë të pamohueshme. Por, sidoqoftë, nëse kjo kundërti do kish qenë absolutisht e pamundur që të tkurrej në këtillësinë e saj, atëherë, për pasojë, mes meditimit dhe veprimit do të kishte ekzistuar


S NJOHJES DHE VEPRIMIT një papajtueshmëri e plotë dhe krejtësore, e asaj natyre, që do ta kish bërë krejt të pamundur vendosjen e tyre në të njëjtin rrafsh. Por, çështja është se gjërat paraqiten krejt ndryshe. I këqyrur në përditshmërinë e tij, asnjë popull, madje, me fort të ngjarë, asnjë njeri i vetëm nuk mund të jetë vetëm e kryekëput meditues, apo vetëm e kryekëput veprues. (Guénon) E vërteta është se jemi përpara dy drejtimeve/prirjeve, njëra nga të cilat sundon pothuaj detyrimisht mbi tjetrën, bile, në mënyrë të atillë, që ecuria e njërës duke se zë vend në kurriz të prirjes tjetër, dhe kjo për arsyen e thjeshtë se, e vështruar në kuptimin e saj më të gjerë, veprimtaria njerëzore nuk mund të ushtrohet njëlloj dhe njëkohësisht në të gjitha domenet dhe në të gjitha prirjet e mundshme. Kjo është e gjithë ajo që shkakton pamësinë e një kundërtie të jashtme ndërmjet këtyre dy prirjeve. Por, pavarësisht nga kjo, mes këtyre dy të kundërtave, ose pseudo-të kundërtave, duhet të ekzistojë një pajtueshmëri e mundshme, madje, kjo vlen edhe për të gjitha kundërtitë në përgjithësi (për aq sa janë ontologjike), të cilat pushojnë së qenuri të këtilla fill sapo subjekti kundrues arrin që të kapërcejë atë nivel apo rrafsh që mbart në vetvete gjithë thelbin e kundër-

tisë. Ai që trumbeton kundërtinë apo papajtueshmërinë, në të vërtetë trumbeton edhe mungesën e harmonisë dhe të baraspeshës, që do të thotë, se ala është për diçka që mund të ekzistojë vetëm nëse nisemi nga një këndvështrim relativist, i veçantë dhe i kufizuar. Sakaq, ai që i këqyr meditimin dhe veprimin si dy drejtime që plotësojnë njëri-tjetrin, në të vërtetë niset nga një këndvështrim më i thelluar dhe më i vërtetë sesa i pari; për aq sa ia del të shmangë kundërtinë që duket së jashtmi, duke i vendosur këto dy terma/botë në një harmoni të ndërsjellë. Kësisoj, për sa më lart, ala është për dy prirje të domosdoshme, të cilat plotësojnë njëra-tjetrën, duke formësuar në këtë mënyrë veprimtarinë e dyfishtë, për së brendshmi dhe për së jashtmi, të një qenieje të vetme, qoftë ky një njeri apo i gjithë njerëzimi. Me sa duket ky konceptim është më harmoniku dhe më i ploti. Mbi të gjitha, ky konceptim përputhet me vetë natyrën e qenies, gjithnjë duke besuar dhe përfunduar se qenia (njerëzore) është shpirt dhe trup. NËNTOR 2013

Di

27


Foto Lajm

339 BESIMTARË SHQIPTARË, KRYEN RITUALIN E HAXHIT PËR VITIN 2013, 231 BURRA DHE 108 GRA. HAXHINJTË MË TË RINJ TË KËTIJ VITI ISHIN: ERALDO SHTYLLA, 9 VJEÇ NGA ELBASANI DHE MOTRA E TIJ 5-VJEÇARE SUADA SHTYLLA. NDËRSA HAXHIU MË I VJETËR ISHTE: XHELAL GEGA, 81 VJEÇ NGA TIRANA.

28

Di

NËNTOR 2013


Nテ起TOR 2013

Di

29


Foto Lajm

30

Di

Nテ起TOR 2013


FALJA E KURBAN BAJRAMIT - TIRANË - 15 TETOR 2013

NËNTOR 2013

Di

31


Hadith

ELTON HARXHI

- THESARE NË FJALËT PROFETIKE -

DËSHIRA E MADHE

E NJERIUT PËR PASURI “Në qoftë se i biri i Ademit do të kishte një luginë me flori, do të dëshironte të kishte dy lugina. Mirëpo gojën e tij nuk e mbush asgjë tjetër përveç dheut. Allahu ia pranon pendesën atij njeriu që pendohet.” (Buhariu dhe Muslimi)

SHPJEGIMI I HADITHIT Fjalët e këtij hadithi përputhen me natyrën e vërtetë të njeriut i cili dëshiron që të përfitojë sa më shumë nga të mirat materiale të kësaj bote. Kjo dëshirë e tij është e rrënjosur thellë në natyrën e tij njerëzore, por ai duhet t’i bëjë ballë këtij instinkti që e shtyn vetëm pas bukurisë së kësaj bote. Ky hadith profetik tregon se si njeriu mund t’i bëjë ballë kësaj dëshire të fortë. Rezistenca ndaj kësaj dëshire të fortë arrihet duke u penduar dhe bërë vepra të mira. Kur’ani Famëlartë flet për disa prej tipareve të këtij realiteti që i josh shumë ata të cilët janë dhënë shumë pas përfitimeve materiale. Allahu i Lartësuar thotë: “Burrave u është hijeshuar dashuria për gjërat e dëshiruara; për gratë, fëmijët, arin dhe argjendin e grumbulluar, kuajt e bukur, bagëtitë dhe arat e lëruara. Këto janë kënaqësitë e kësaj jete, por shumë më i mirë është kthimi tek Allahu.”1 Ky hadith profetik përbëhet nga tre ali: Në alinë e parë: “Në qoftë se i biri i Ademit do të kishte një luginë me flori, do të dëshironte të kishte dy lugina.”, Profeti (a.s.) zbulon natyrën e vërtetë 1. Ali Imran: 14.

32

Di

NËNTOR 2013

të njeriut i cili asnjëherë nuk është i kënaqur me caktimin e Allahut, por gjithmonë vetëm kërkon e kërkon. Fjala e Profetit “biri i Ademit”, tregon se kjo natyrë njerëzore nuk ekziston vetëm te një popull, fis apo racë e caktuar, por te të gjithë njerëzit pa përjashtim. Fjala “flori” nënkupton se njeriu është i gatshëm që gjithçka që ka të bëjë me të mirë materiale të jetë vetëm e tij, dhe asnjëherë nuk është i kënaqur me asgjë. Duke qenë se grykësinë e njeriut nuk e ngop floriri, atëherë cila është ajo gjë që e ngop atë?! Përgjigjen e kësaj pyetje e jep alia e dytë. Në të vërtetë, kjo ali është një qortim i ashpër për ata grykës, të cilët nuk kanë marrë mësim nga ajo që u ka ndodhur popujve të mëparshëm. Njeriu sado që të përpiqet që të grumbullojë sa më shumë pasuri, vjen koha që ndërroj jetë dhe në varr barku i tij do të mbushet me dhe. Ndërsa alia e tretë e vendos çdo gjë në vendin e duhur për këdo që dëshiron të kthehet tek Allahu dhe shpreson tek amnistia hyjnore. Fjalët e Profetit (a.s.) “Allahu ia pranon pendesën”, tregon se Allahu i Lartësuar vazhdimisht e pranon pendesën

e njeriut përderisa ai pendohet dhe kërkon falje tek Ai. MËSIMET E NXJERRA NGA HADITHI 1-Dëshira e zjarrtë e njeriut për pasuri materiale Në këtë hadith, Profeti (a.s.) flet për dëshirën e zjarrtë që ka njeriu për të pasur pasuri. Njeriu është gatuar që ta dojë pasurinë dhe për këtë arsye ai përpiqet që ta mbledhë atë. Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin thotë: “Biri i Ademit asnjëherë nuk ngopet me pasuri, nëse ai ka një luginë me flori do të kërkojë dy lugina. Ndërkaq barkun e tij nuk e mbush asgjë tjetër përveç dheut. Kjo do të ndodhë atëherë kur ai të vdesë, të varroset dhe do ta lërë këtë botë e gjithçka që ka në të. Vetëm atëherë do të bindet se ajo që ka pasur në zotërim i ka ikur nga duart.2 Këtë fakt e përmend edhe Allahu i Lartësuar në Kur’an: “Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar derisa të shkoni në varre.”3 që do të thotë se: Ju ka 2. Marrë nga “Shpjegimi i Rijadus Salihin” i Muhamed ibnu Uthejmin, fq: 1/170. 3. Tekathur: 1-2.


përveç këtyre gjërave, ngel ose nuk ngel gjë për njerëzit.”4 Ndalimi i rivalitetit për mbledhur sa më shumë pasuri, nuk do të thotë urrejtje ndaj pasurisë. Qëllimi i vërtetë i ndalimit, është se njeriu duhet ta kërkojë pasurinë në rrugë të ligjshme dhe duhet ta shpenzojë atë po në rrugë të ligjshme. Po ashtu, pasuria nuk duhet të zotërojë zemrën e njeriut. Në të vërtetë, pasuria është prej zbukurimeve të kësaj bote. Allahu i Lartësuar thotë: “Pasuria dhe djemtë janë stoli e jetës së kësaj bote. Por veprat e mira që mbeten përherë, janë më të mira te Zoti yt sa i përket shpërblimit dhe, janë më të mira

hutuar rivaliteti për të pasur sa më shumë pasuri, fëmijë e salltanet duke e harruar bindjen ndaj Allahut. Dhe vazhdoni të jeni në këtë gjendje derisa t’ju vijë e t’ju marrë vdekja. Mutarifi transmeton nga i ati që ka thënë: Shkova te Profeti (a.s.) i cili po lexonte ajetin kuranor “Ju ka hutuar rivaliteti për të shtuar” pastaj ai (a.s.) shtoi: “I biri i Ademit thotë: Pasuria ime, pasuria ime. O biri i Ademit, çfarë të ka ngelur nga pasuria jote përveç asaj që ke ngrënë dhe ka mbaruar, apo që e ke veshur dhe është vjetruar, apo e ke shpenzuar dhe që ka kaluar? Ndërsa

suri, por me kusht që pasuria mos ta shmangë nga adhurimi i Allahut. Allahu i Lartësuar thotë: “Përpiqu me atë që të ka dhënë Allahu të fitosh jetën e botës së ardhshme, duke mos harruar pjesën tënde në këtë botë. Bëju mirë të tjerëve, ashtu si të ka bërë mirë ty Allahu. Mos kërko ngatërresa në Tokë, sepse Allahu nuk i do ngatërrestarët.”6 “Dhe, kur të përfundojë namazi, atëherë shpërndahuni nëpër tokë, kërkoni nga mirësitë e Allahut dhe përmendeni shumë Allahun, që të jeni të shpëtuar.”7 Këto ajete kuranore e lejojnë grumbullimin e pasurisë dhe kërkimin e riskut, por grumbullimi i pasurisë nuk duhet të sundojë mbi shpirtin e njeriut. Profeti (a.s.) thotë: “Sa e mirë është ajo pasuri që është në dorën e një burri të mirë?!”8 Hakim ibnu Hizam thotë: I kërkova Profetit

sa i përket shpresës për shpëtim.”5 Feja Islame e nxit njeriun që të kërkojë riskun e tij e të mbledhë pa4. Transmeton Muslimi. 5. Kehf: 46.

6. Kasas: 77. 7. Xhumu’a: 10. 8. Transmeton Ahmedi. NËNTOR 2013

Di

33


dëshmoj përpara jush se unë dua t’i jap Hakimit të drejtën që i takon nga plaçka e luftës, por ai nuk pranon që ta marrë. Pas kërkesës që Hakimi i bëri Profetit (a.s.) që t’i jepte diçka, nuk kërkoi asgjë nga njerëzit derisa vdiq.”9 Në një tjetër hadith Profeti (a.s.) thotë: “Është më mirë që dikush prej jush të marrë litarin dhe më pas të vijë me një turrë drush të mbartura mbi supin e tij e t’i shesë ato, se sa të lypë nga njerëzit të cilët mund t’i japin ose mund edhe mos t’i japin.”10 Sipas këndvështrimit islam, pasuria është e Allahut ndërsa njeriu ka të drejtë që ta përdorë atë. Pasuria është mjet për të jetuar dhe jo qëllim në vetvete. Islami lejon që pasuria grumbullohet për arsyet e mëposhtme:

(a.s.) për të më dhënë dhe ai më dha. Pastaj i kërkova përsëri dhe ai më dha, pastaj i kërkova përsëri dhe ai më dha. Më pas, Ai (a.s.) më tha: “O Hakim! Me të vërtetë, paraja është e bukur dhe e ëmbël. Ai i cili e merr atë me bujari duke mos qenë lakmitar, ka bereqet në të, ndërsa ai që e merr atë duke qenë lakmitar nuk ka bereqet në të. Në këtë rast ai i ngjan atij që ha, por që nuk ngopet. Dora e lartë është më e mirë se dora e ulët.” Hakimi vazhdon dhe thotë: O i Dërguar i Allahut! Betohem në emër të Atij të cilit të ka dërguar me të vërtetën se unë nuk kam për të kërkuar më asgjë nga askush derisa ta lë dynjanë. Njëherë Ebu Bekri e thirri që t’i jepte diçka, por ai nuk pranoi. Edhe Omeri e thirri që t’i jepte diçka, por ai nuk pranoi. Omeri tha: O myslimanë! Unë

34

Di

NËNTOR 2013

PËR TA SHPENZUAR PËR NEVOJAT FAMILJARE Profeti (a.s.) thotë: “Dinari më i mirë që mund të shpenzojë një njeri është ai i shpenzuar për familjen e tij..”11 Sa’d ibnu ebil Uekas, një prej 10 personave të përgëzuar me Xhenet thotë: “Në vitin e haxhit të lamtumirës, Profeti (a.s.) erdhi tek unë për të më vizituar, ngaqë isha i sëmurë. Iu drejtova Profetit (a.s.) me këto alë: O i Dërguar i Allahut! Siç e shikon unë jam shumë i sëmurë, kam shumë para dhe kam si trashëgimtare të vetme vajzën time. A të jap lëmoshë 2/3 e pasurisë time? Jo - tha ai. Gjysmën, o i Dërguar i Allahut? Jo - tha ai. 1/3, o i Dërguari i Allahut? 1/3, dhe 1/3 është shumë. Është më mirë për ty që trashëgimtarët t’i lësh të pasur, sesa të varfër duke lypur tek njerëzit. Për çdo shpenzim që kryen për hir të Allahut, do të marrësh shpërblim, madje edhe për kafshatën e bukës që ia jep gruas.”12 Për ta shpenzuar në vepra të mira Profeti (a.s.) thotë: “Në çdo ditë të re që njerëzit gdhijnë zbresin dy engjëj. Njëri prej tyre thotë: O Zot, jepi atij që jep. Ndërsa tjetri thotë: O Zot, rrënoje atë që nuk jep.”13 9. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi. 10. Transmeton Buhari. 11. Transmeton Muslimi. 12. Transmeton Muslimi. 13. Transmetojnë Buhari dhe Muslimi.

2 - Sprova e pasurisë Allahu i Lartësuar thotë: “O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që bëjnë këtë, do të humbin.”14 Ndërsa në një ajet tjetër, Allahu i Lartësuar thotë: “Pasuria dhe fëmijët tuaj janë vetëm sprovë për ju. Allahu ka shpërblim të madh.”15 Ai i cili zgjedh pasurinë dhe fëmijët përpara shpërblimit që jep Allahu, në të vërtetë ka humbur dhe devijuar nga rruga e drejtë. Kjo është tepër e rrezikshme dhe ndodh atëherë kur njeriu me pasurinë që ka (që në realitet nuk është e vetja) shkel çdo kufi dhe kujton se nuk ka nevojë për askënd, madje nuk ka nevojë as për Allahun e Lartësuar. Pikërisht për këtë natyrë mosbesimtare, lakmitare e mosmirënjohëse flet ajeti kuranor: “Vërtet njeriu shkel çdo cak, kur mendon se është i vetëmjaftueshëm.”16 Pasuria për të cilën flet Allahu i Lartësuar në Kur’an, apo Profeti (a.s.) në këtë hadith, është e dëmshme për njeriun në dynjanë dhe fenë e tij për disa arsye: 1 - Kur pasuria e shtyn atë që të kryejë mëkate. Sa të shumtë janë ata njerëz të cilët pasurinë e tyre e harxhojnë vetëm në mëkate e gjynahe?! 2 - Kur njeriu nuk e shpenzon pasurinë e tij në mëkate, por e shpërdoron në gjëra që janë të lejuara. Shpenzimi i pasurisë pa kufi e pa masë qoftë edhe në gjëra të lejuara konsiderohet shpërdorim. E ne si myslimanë jemi të ndaluar nga shpërdorimi 3 - Pasuria mund të jetë shkak që ta largojë njeriun nga përmendja e Allahut. Sa më shumë të largohet njeriu nga përmendja e Allahut, aq më shumë ai ka humbur nga rruga e drejtë. 4 - Dëshira e madhe e njeriut se mos pasuria e tij i pakësohet, e bën atë më lakmitar, më të babëzitur, egoist dhe koprrac. Të gjitha këto janë vese të këqija, njëri është më i dëmshëm se tjetri. Dhe kur vesi ngulitet 14. Munafikun: 9. 15. Tegabun: 15. 16. Alak: 6-7.


në karakterin e njeriut, atëherë është tepër e vështirë që ai të luftohet e të kurohet. Allahu na ruajttë nga veset e këqija. Allahu na ruajttë nga pasuria që bëhet shkak për të na shmangur nga përmendja e Allahut! 3 - Njohja e natyrës së njerëzve Në këtë hadith, Profeti (a.s.) na flet për natyrën njerëzore që është gatuar që ta dojë pasurinë: “Në qoftë se i biri i Ademit do të kishte një luginë me flori, do të dëshironte të kishte dy lugina.” Thirrësi e ka për detyrë që të njohë natyrat e njerëzve, sepse kështu e ka më të lehtë për të depërtuar në mesin e tyre dhe e ka më të thjeshtë që të zgjidhë me sukses problemet e tyre. Në këtë aspekt mund të marrim si shembull të mirë Profetin (a.s.), i cili për të fituar zemrat e të rinjve që sapo kishin hyrë në fe u jepte përfitim material. Këtë metodë mund ta përdorin edhe thirrësit për të thirrur jomyslimanët dhe ata myslimanë që e vuajnë shumë aspektin material. 4 - Allahu e pranon pendimin e atij që pendohet Bujaria dhe mirësia e Allahut ndaj robërve të Tij manifestohet kur Ai ia pranon pendimin atij që pendohet dhe kthehet tek Ai. Në këtë hadith, Profeti (a.s.) shprehet shumë qartë duke thënë: “Allahu ia pranon pendimin atij njeriu që pendohet.” që do të thotë se Allahu ia pranon pendesën njeriut që pendohet megjithëse ai ka një ves shumë të keq, dëshirën e madhe për të pasur sa më shumë të mira materiale. Për këtë, Allahu thotë: “Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson dhe bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.”17 Pendesa e njeriut për mëkatet që ka bërë është hapi i parë për kurimin e sëmundjeve dhe një mekanizëm i mirë për pastrimin e shpirtit. Njeriu i cili e pranon se ka bërë mëkat e ka hedhur hapin e parë dhe vazhdon të hedhë hapat e tjera i sigurt derisa largohet nga mëkati përfundimisht dhe në këtë rast, ai dëshiron të fitojë kënaqësinë e Allahut duke bërë 17. Taha: 82.

vepra të mira. Ky është programi në të cilën fton feja Islame, e cila e mëson njeriun që të pendohet sinqerisht tek Allahu, sepse kështu ai pastrohet nga mëkati. Në Kur’an gjejmë shumë ajete që e nxisin besimtarin që të pendohet tek Allahu. Allahu i Lartësuar thotë: “O ju që keni besuar! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet e t’ju shpjerë në kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj.”18 “Të gjithë ju, o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin.”19 Njeriu nuk duhet që të vonohet për t’u penduar edhe nëse mëkatet i ka të shumta, për fakti se Allahu i Lartësuar thotë: “Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.”20 Allahu e do atë njeri që pendohet dhe kjo është një dëshmi për vlerën e lartë të pendimit si një ilaç kurativ i sëmundjeve njerëzore. Allahu i Lartësuar thotë: “Pa dyshim, Allahu i do ata që pendohen fort (për gjynahet) dhe ata që pastrohen.”21 Pendesa lë gjurmë të mira te njeriu, si për shembull: 1 - I hap njeriut rrugën e shpresës për pastrimin e shpirtit nga mëkatet. Kjo shpresë e re e qetëson shpirtërisht dhe tashmë ai e shikon jetën në një këndvështrim ndryshe, ku mbizotëron optimizmi në vend të pesimizmit dhe jetës së zymtë. 2 - E bën që ta respektojë dhe ta vlerësojë veten. Kjo është një shtysë e mirë në formimin e personalitetit të njeriut që gëzon një qetësi shpirtërore. 3 - E çliron njeriun nga ndjenja e frikës, sepse njeriu mëkatar është i shqetësuar dhe kjo e pengon atë që të ecë përpara. EPILOG Tregohet se njëherë një mbret që zotëronte shumë toka i thotë një plaku të vjetër: Ti do të nisesh nga pallati im nga ky drejtim. Do të vazhdosh 18. Tahrim: 8. 19. Nur:31. 20. Nisa: 110. 21. Bekare: 222.

të ecësh sa të duash. Në momentin që do të ndalosh, do të masim distancën nga pallati im deri tek vendi ku ke ndaluar dhe unë do të të jap aq pronë nga tokat që unë zotëroj. Plaku i kënaqur nga oferta bujare e mbretit, filloi të vraponte që të kishte sa më shumë pronë. Vrapoi e vrapoi derisa u lodh, më pas filloi të ecte, ec e ec derisa u lodh. Më në fund ndaloi, nga lodhja e tepërt u shtri barkas dhe duke qenë se ishte lakmitar i madh i shtriu edhe duart që të përfitonte sa më shumë. Mirëpo ngaqë ishte lodhur shumë zemra i pushoi në vend dhe vdiq. Mbreti që po e ndiqte nga mbrapa me kalë, i tha shoqëruesve: Matni gjatësinë e tij, përgatitini një arkivol dhe pastaj varroseni, sepse njeriu nuk merr nga kjo botë më tepër se masa e gjatësisë së tij. NËNTOR 2013

Di

35


Retrospektivë

Zgjim'i MERITUESHËM Mendimi i disave asht shumë i çuditshëm. Këta, tue mos e dijë se ç’dobina i ka sjellë feja njerëzimit, e ngarkojnë atë me fajin e mospërparimit. Mirë po thanijet e tyne nuk vërtetohen me fakte historike, për sa i përket së vërtetës.

përparime të çuditëshme. Ky ndryshim i me njëherëshëm mund të duket si një fenomen i jashtë-zakonshëm, por, po të merret parasysh gjithë ajo çka ai ka sjellë, meriton të drejtën e respektit.

Kur kombet Muslimane, nër ato kohna, qëndronin në krye të kulturës, feja ishte burimi i një fuqije që kish për qëllim udhëheqjen e njerëzisë në rrugën e vërtetë të përparimit e të lumtunisë së përgjithëmonëshme. Këtë ka pasë parasysh qytetnimi Islam nër të gjithë dukjet e tij. Ai u çue nga mezi i nji populli, që pat pushue, praktikisht, nga përparimi njerëzuer.

Këto shënime mund të tingëllojnë si akademike, për pa ndonji efekt praktik mbi konditat moderne; mirë po, unë nuk shof no një gja, praktikisht, të vlefshme në qytetënimin e tashëm, kur t’a heqësh pjesën, që i ka gjirmat ke islamizmi.

Islamizmi u çfaq dhe, pa kalue shumë kohë, solli një transformim të plotë. Ishin pikërisht mësimet e besimit të ri, që banë mrekullinë. Arabët ishin, pa përjashtim, pjesa e njerëzimit e lanun ma mbrapa nga çdo pikëpamje, fizike, morale, ekonomike, etj. Ata në sajë të Kuranit, banë

36

Di

NËNTOR 2013

Qytetnimi modern ka të mirat dhe të këqijat e veta, dhe mund të them se, kultura e sotçme, nër fazat e saj të dëshirueshme, asht një zgjanim që ka burrue nga ajo që islamizmi pat arrijtun. Pohoj se, konditat e Muslimanëve të sotçëm janë larg nga çka ashtë e dëshërueshme dhe për arsyena të qarta.


E para asht mos përfillja e urdhërave Kuranore. Kur Muslimanët ishin në kulm të qytetnimit, llukset, lakmitë dhe qejfet personale filluenë të depërtojnë nër veprimet e tyne. Pasurija dhe jeta e rehatshme iu pruni atyne përtacinë e lethargjinë, së cilave iu shtue edhe kriza ekonomike; e kështu i zbriti ata në gjendjen e sotshme. E dyta, mungesa e karakterit, me të cilin një person, si Musliman, duhet të pajoset. Me kohë do t’a përshkruajmë nër faqet e kësaj të përmuajshme se cila asht e meta jonë, dhe vetëm atëhere do të mund t’a kuptojmë e t’a ndjejmë vlerën e karakterit t’onë aqë të dobishëm. Kjo do të mjaftonte t’a shpjegojë të ngelunit ma mbrapa shokëve. Këtu nuk do të gjeni morale të thata, as alë n’erë, por gjana të vlefshme që mund të vehen lehtë në praktikë, dhe due prej lexuesve që me i pranue ato pa frikë, se pse

janë pikërisht ashtu si paraqiten në Kuran dhe në thënijet Profetike. S’mund t’i përfundoj këto të pakta rreshta për pa u sjellë nër mend Muslimanëve e Muslimaneve se veprat bamirëse nuk mund të gjejnë një shpërblim ma të mirë se sa n’atë të shërbimit të fesë së tyne për përkrahjen e letratyrës Islame në Shqipni, si dhe të përhapjes së saj në rininë Muslimane. Me pak alë po e mbyll këtë fletë me shpresë së Muslimanët do t’a flakin idenë e gabueshme dhe se një zgjim i vërtetë e i meritueshëm, në pikëpamje fetare, do t’agojë ndër zemrat dhe mendjet e tyne. SHP./ Kultura Islame, Viti I, Tetor, 1939, nr. 2, fq. 49

NËNTOR 2013

Di

37


Personalitet

H. SULEJMAN GAVOÇI DIJETARI, ATDHETARI, MUHAXHIRI NË RRUGËN E RUAJTJES SË ISLAMIT “Në vitin 1913, kur Shkodra u rrethua nga forcat serbe e malazeze, Hafiz Halil Gavoçi dhe Haxhi Hafiz Sulejman Gavoçi, babë e bir rrokën armët e dolën vullnetarë për mbrojtjen e qytetit nën komandën e Hasan Riza Pashës. Si shumë qytetarë të tjerë ata u dalluan për trimëri, sa edhe fituan falënderimet e komandantit të shquar, Hasan Rizasë dhe dashamirësinë e bashkëluftëtarëve”.1 “Njihen trimëritë e (Haxhi Hafiz) Sulejman Gavoçit e të tjerëve, që me armë në dorë luftuan për mbrojtjen e trojeve të të parëve të vet”.2 Muhadithi kosovar Shejh Abdulkadir Arnauti (1928-2004), duke shkruar për mësuesin dhe hoxhën e tij, Haxhi Hafiz Sulejman Gavoçin, ndër të tjera përmend: “Sulejman, i biri i Halilit, Gavoçi, Shkodrani, Shqiptari. Lindi në qytetin e Shkodrës, në Shqipëri dhe u rrit në të, ku mori edhe mësime nga dijetarët e atij vendi, ku mund të përmendet: Hafiz Jusuf Abdullah Këlmendi, që i qëndroi pranë disa kohë dhe mësoi në duart e tija: Fikhun Hanefi, 1. Luli, Faik; Dizdari, Islam; Bushati, Nexhmi, “Në kujtim të brezave”, Shkodër, 1997: 650. 2. Ismail Muçej, “Xhamia- vend edukimi shpirtëror”, gazeta “Drita islame”, Tiranë, Tetor 1995, viti i IV i botimit, nr. 19 (80): 3.

38

Di

NËNTOR 2013

Gramatikën arabe, Morfologjinë arabe, Retorikën arabe, Tefsirin dhe Akiden (besimin). Emigroi nga vendi i tij për në Damask dhe jetoi në lagjen Divanijje (lagjja e shqiptarëve). Për një kohë të caktuar mori përsipër detyrën e imamit në xhaminë e Omerijes, si zëvendës i myftiut Shejh Muhammed Shukri el Ustuvani.3 Me ndihmën e bamirësve vrapoi të ndërtonte një xhami në lagjen e tij, Divanije, që e quajti Xhamia e Arnautëve (Xhamiul Arnaut), në të cilën qëndroi imam dhe hatib, derisa ndërroi jetë. U mësoi një numri të madh studentësh, shqiptarë dhe të tjerë. Shkroi një broshurë që e titulloi: “Shpëtimi i besimtarëve në mos përngjasimin me jobesimtarët”, ku përmendi çështjet e kapelës, zbulimit të grave, martesën e jomyslimanit me myslimanen dhe të kundërtën, fotografimin, trashëgiminë, etj. Kishte pamje të veçantë, respekt para banorëve të lagjes së tij dhe ndikim të veçantë ndër ta. Ai ndërroi jetë në shtëpinë e tij, në Divanije, rreth vitit 1378 (h) dhe u varros në varrezat e Dahdahit. Varri i tij njihet edhe sot”4. Ndërkohë, vetë H. Sulejman Gavoçi, në parathënien e librit të tij5 “Shpëtimi i besimtarëve në mos përngjasimin me jobesimtarët”, duke përmendur 3. Muhammed Shukri el- Ustuvani (18691955), e trashëgoi dijen dhe mirësinë nga babai i tij, që ishte hatib i xhamisë së madhe “El- Emevi”. U emërua mësues në shkollën e quajtur “Medreseja e re”. Më 1937 emërohet zëvendës i Myftiut të Shamit. Pas kësaj zgjidhet me konsensus Kryemyfti i Republikës Siriane, me dekret datë 13. Safer. 1360 (h), viti (1940). Vdiq në Damask, më 1955. (Shih: M. M. el- Hafidh & N. Ebadha, “Tarikhu ulemai Dimeshk fil- karnir- rabii asher el- hixhri”, vëll. 2, fq. 682- 683). 4. Muhammed Mutie el-Hafidh dhe Nizar Ebadha, “Enciklopedia e dijetarëve të Damaskut në shekullin e 14-të hixhri”, në gjuhën arabe, Damask, 1986, vëllimi II, fq. 700. 5. Në fund të kësaj broshure me 59 faqe, autori shkruan: “Unë jam i varfri, plot të meta e mangësi, shkodrani Haxhi Sulejmani i Hafiz Halil Gavoçit. E trajtoftë All-llahu me butësinë e Tij të fshehtë e të dukshme, për hatrin e Zotërisë së Enbijave dhe Murselinëve (s.a.). Amin!”- Shih: Shejkh Sulejman Halil Gavoçi el-Albani, “Nexhatul-mu’minine biademitteshebbuhi bil-kafirin”, botim i shtypshkronjës “El-Hashimijje”, Damask, 1949: 59.

hoxhën dhe mësuesin e tij Hafiz Jusuf Këlmendi, shkruan: “Kërkesa më e lartë dhe më e ndershme, është kërkimi i diturive, që është i lidhur ngusht me mësimin dhe mësimi me një mësues të ditur, të ndershëm dhe një murshid6 të plotë, këshillues. Me këto cilësi të lartpërmendura karakterizohej hafizi i Kur’anit, shërbëtori i Furkanit7, imami, hatibi, Hafiz Jusuf Abdull-llah Këlmendi, e mëshiroftë All-llahu dhe e pastë në hapësirat e xhenneteve të Tij. Amin, për hatrin e Zotërisë së të Dërguarve! Atë e zgjodha si mësues dhe ndoqa dersin e tij, për një periudhë të caktuar. E kur All-llahu, më dha mbarësi në plotësimin e diturive logjike dhe teologjike, i kërkova ixhazet mësuesit të lartpërmendur, për t’ia mësuar të tjerëve këto dituri. Pas istihares së bërë, ai më dha ixhazet gojor (ixhazeten melfudhaten)8. Dhe fillova, me mbarësinë e Allllahut të Madhëruar, të përhap (këtë dituri) dhe të sjell dobi. Në mexhlisin e këtij të mjeri9, prezantuan disa të nderuar nga vendi ynë, të cilët e vazhduan atë, derisa, me mbarësinë e All-llahut, përfituan logjiket e teologjiket. Pas përfundimit të mësimeve, kërkuan prej meje ixhazet, siç më dha mua mësuesi im, dhe u dhashë ixhazet, me gojë e me shkrim, në dituritë logjike e teologjike, me kusht që mos të më harronin asnjëherë pas çdo dersi, me një dobi, kujtim e transmetim, sikurse i këshillova të jenë të nder6. Murshid, është një alë arabe me pre ardhje nga folja reshede/ reshide, jershudu/ jershedu, rushden/ reshden/ reshaden, rashidun/ reshidun: personi u udhëzua, Shih: “El-Mu’xhemul-arabijjul-esasi”, grup autorësh, prej gjuhëtarëve më të mëdhenj arabë, të ngarkuar nga Organizata Arabe për Edukim Kulturë dhe Shkencë, Tunizi, 1988: 524. 7. Prej emrave të Kur’anit Famëlartë. 8. Prej kërkimeve të bëra rezulton se nga Hafiz Jusuf Këlmendi, H. Sulejman Gavoçi ka marrë edhe ixhazet të shkruar. 9. Kjo shprehje (i mjerë) dhe shumë të tjera të ngjashme me të, si: i varfëri, i dobëti, i mangëti, shërbëtori, i pakëti, etj., janë thuajse traditë prezente në librat dhe shënimet e shumta të dijetarëve islamë të shekullit të kaluar. Kjo traditë, në përmasa më të vogla, ekziston edhe sot.


shëm, të përkushtuar dhe të kujdesshëm. Bëra siç bëri mësuesi im!”10 IXHAZETI I HAFIZ JUSUF KËLMENDIT, DHËNË HAXHI SULEJMAN GAVOÇIT Ixhazeti që Hafiz Jusuf Këlmendi i ka dhënë nxënësit të tij Haxhi Sulejman Gavoçi, përbëhet nga 16 faqe, brenda dy kapakëve, në formën e një broshure, në kokën e së cilës, në gjuhën arabe shënohet: “Kjo është licenca (ixhazeti) e Sulejman Halil Shkodranit”. Në faqen e parë të ixhazetit, me një kaligrafi artistike arabe, në pesë rreshta të shkruar me ngjyrë të artë, shënohet: “Kjo është licenca (ixhazeti) ime për Haxhi Hafiz Sulejman Efendiun, sikurse më kanë licencuar Zotërinjtë e mi. Unë jam i varfri Haxhi Hafiz Jusuf Abdyl Këlmendi, All-llahu i faltë të dy!” Në faqen vijuese shënohet teksti i plotë i ixhazetit, ku pas shkrimit me shkronja të mëdha të besmelesë, muxhizi dëshmon: “Falënderimet i takojnë All-llahut, i Cili na mësoi atë që nuk e dinim, i Cili na lumturoi dhe na fisnikëroi me mësimin e diturive. Salavatet dhe selamet janë për Muhammedin, udhëzuesin e popujve, për familjen dhe shokët e tij, që punuan me sheriatin e profetit të nderuar! Dije, All-llahu të dhashtë të mbarën, ty dhe ne, drejt bindjes së Tij, se shkaku i arritjes së fisnikërive të larta, pozitave të çmueshme, gradave të shndritshme dhe lumturive të përhershme, është dituria e logjikeve dhe të transmetuarave, sidomos atyre të sheriatit, për të cilat i dërguari alejhisselam ka thënë: “Ai që ndjek një rrugë për të kërkuar dituri, All-llahu do ta çojë drejt rrugëve të xhenetit”, si dhe: “Me të vërtetë melekët shtrijnë krahët e tyre në shenjë kënaqësie për kërkuesin e diturive”, si dhe: “Për dijetarin kërkon falje çdokush në qiej e në tokë, edhe balenat në thellësi të ujit”, si dhe: “Mirësia e dijetarit mbi adhuruesin është si mirësia e hënës, 10. H. Sulejman Gavoçi, “Shpëtimi i besi tarëve në mos përngjasimin me jobesimtarët”, në gjuhën arabe, Damask, 1949: 3-4.

XHAMIA E ARNAUTËVE, DAMASK natën e plotësisë së saj, mbi të gjithë yjet”, si dhe: “Zahidi (asketi) adhurues pa dije është si harku pa litar”, si dhe: “Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve”. I dërguari i All-llahut ka thënë gjithashtu: “Ai që mësohet në fenë e All-llahut të Madhëruar, Allllahu do t’i garantojë fenë dhe botën e tij ....”11 NË KUJTIMET E DY DIJETARËVE DHE PRIJËSVE TË NJOHUR SHKODRANË... Nga shkrimet e Imam Vehbi Ismailit në kujtim të H. Sulejman Gavoçit, shënohet: “Haxhi Sulejman Gavoçin e kam njohur qysh në fëmijëri, meqë im atë Haxhi Ismaili ishin bashkë me të prej ulemave të Shkodrës të njohur dhe të respektuar dhe shkonin e vinin në shtëpitë e njëri- tjetrit.”12 Dijetari i shquar Vehbi Sulejman Gavoçi, dashurinë dhe respektin e tij për të atin, e ka shprehur edhe në 11. Nga ixhazeti origjinal i H. Sulejman G voçit, nga mësuesi i tij H. Jusuf Këlmendi. 12. Muhamed Sytari: “Vehbi Sulejman G voçi- dijetar nga dijetarët e ymetit”, Prishtinë, 2005: 139.

botimet e tij të ndryshme, ku do të veçonim me përmendje kushtimin e punës së tij në librin voluminoz: “Multekal-Ebhur”, ndër librat bazë të medh’hebit Hanefi, tekstin dhe sqarimet e të cilit H. Vehbiu i ka studiuar dhe verifikuar dhe këtë punë serioze e me vlerë ia ka kushtuar: “Shpirtit të dijetarit, punëtorit, fakihut, sakrifikuesit dhe muhaxhirit në vendet e Shamit me fenë e tij, në mbrojtje të familjes së tij… Atij që ishte xheloz për fenë e tij, shumë i lidhur me fikhun e Imamit të Imamëve fukaha, Ebu Hanifes, e mëshiroftë All-llahu (xh.sh.) dhe qoftë i kënaqur prej tij… Babës dhe hoxhës tim, atij që ka merita të mëdha përmbi mua… Shejh Sulejman Halil Gavoçit, e mëshiroftë All-llahu (xh.sh.) dhe ia shumëfishoftë shpërblimin e tij, se Ai është Dëgjues dhe i përgjigjet lutjeve. Amin”.13

13. Shih: Ibrahim ibn Muhammed ibn Ibr him el-Halebi, “Multekal-Ebhur” me studim dhe verifikim të Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçit, fq. 6. NËNTOR 2013

Di

39


Bota jonë

Streha

PROFETIKE Në banesën e lumtur të të Dërguarit të Allahut frynte vazhdimisht një frymë drojtjeje ndaj Allahut. Të gjitha lëvizjet që bëheshin atje, përshkoheshin nga një drojtje e vazhdueshme. Ata që mundnin t’i rroknin shikimet e Profetit (a.s.), në ato shikime në çdo kohë mundnin të ndjenin, madje, të shihnin qartë mahnitjen dhe zilinë për xhenetet ose rrëqethjen prej xhehenemeve. Profeti (a.s.) falte namaz duke u dridhur, duke u tundur sa para, pas, duke u tronditur nga frika e xhehenemit ose duke marrë krahë si pëllumbat me dëshirën e xhenetit; të gjitha këto ishin nga të veçantat e asaj banese dhe gjëra që shiheshin gjithmonë e diheshin. Po, ai që e shihte Profetin (a.s.), gjithmonë kujtonte Allahun. Imam Nesaiu na përcjell: “Kur i Dërguari i Allahut falte namaz, nga brenda i dëgjohej një gurgullimë sikur ziente diçka!” Ai i drejtohej Alla-

40

Di

NËNTOR 2013

hut gjithmonë me një botë të brendshme që qante e ziente dhe ashtu e falte namazin. Sa herë e kishte gjetur atë Aisheja të drejtuar nga Allahu, me ballin në tokë duke bërë sexhde duke u dridhur e përpëlitur. Natyrisht që qëndrimi dhe gjendja e tij ndikonte pozitivisht mbi njerëzit e shtëpisë dhe u përftonte shumë gjëra atyre në lidhje me edukatën. E njëjta drojtje, e njëjta frikë ishte edhe te gratë dhe fëmijët e këtij mbreti të profetëve i cili e kishte shumë frikë Allahun, sepse Profeti gjithmonë thoshte atë që ndiente dhe, ato që thoshte, i mbështeste me ndjenjat dhe bëmat e veta. Ndikimin e unitetit të alës me bëmën në formën e vet më të qartë dhe me cilësinë e vet më të shquar, vetëm në banesën e tij mund ta shikojmë! Sikur të bashkohen të gjithë pedagogët dhe edukatorët e botës në emër të të gjitha sistemeve të eduki-

mit dhe të përdorin të gjitha njohuritë e tyre, nuk mund të arrijnë atë që është arritur në atë banesë në lidhje me përgatitjen dhe edukimin e njeriut, dhe nuk kanë mundur ta arrijnë! Gjërat që ka dashur t’i bëjë e t’i tregojë, i Dërguari i Allahut i ka shembëlluar dhe shprehur më shumë me qëndrimet dhe sjelljet e tij dhe pastaj u është bërë interpret gjërave të komunikuara me anë të qëndrimeve dhe sjelljeve të


veta. I Dërguari i Allahut pati treguar duke vepruar vetë në shtëpinë e tij si duhet ndjerë frikë nga Allahu, si duhet mbajtur qëndrim i thjeshtë e i përulur, se me ç’thellësi duhen bërë sexhdet, si duhet bërë rukuja dhe si duhet qëndruar i përkulur më dysh gjatë ndenjjeve ulur, si duhet qarë natën dhe, pastaj, gjatë bisedave me shokët pati thënë: “Njerëzit duhet të veprojnë kështu e kështu. Fëmijëve të tyre duhet t’u dalin për zot në këtë mënyrë. Ata duhet të bëhen interpretë të tillë të së drejtësisë dhe së vërtetës, etj., dhe thëniet e tij patën gjetur miratim dhe pranim edhe në banesën e vet, edhe jashtë, dhe qenë reflektuar në zemrat e njerëzve që besonin. Para së gjithash, ai ishte një baba dhe gjysh i pashembullt. Kjo veçori jetësore që na duket ne shumë e thjeshtë, është, në fakt, për çdo njeri, njëra prej pengesave më të vështira që duhen kapërcyer. I Dërguari i Allahut (a.s.) është babai dhe gjyshi më i dalluar që e ka kapërcyer këtë pengesë në mënyrën më të lehtë. Dhe ai ka rritur dhe përgatitur fëmijë dhe nipër të tillë, pasardhësit e të cilëve janë si diej, si hëna dhe yje të përhapur nëpër të gjithë shekujt në të gjithë

horizontin e njeriut. Kjo veçori është një meritim i posaçëm vetëm për të Dërguarin e Allahut. Allahu e ka bërë atë të vetëm e të papërsëritshëm në këtë veçori. I vetmi brez prej miliona individësh, nga i cili nuk ka dalë asnjë renegat, pra, që s’përmban asnjë renegat, është brezi i të Dërguarit të Allahut (a.s.)! Sa miq të Allahut ka që, megjithëse vetë janë shumë të mëdhenj, përsa u përket fëmijëve që kanë rritur në shtëpitë e veta, janë jashtëzakonisht të varfër. Fëmijët e tyre ose fëmijët e fëmijëve të tyre kanë rrëshqitur në perversitet dhe kanë rënë në rrjetën e djallit. Sot është plotësisht e mundur të jepen qindra shembuj të kësaj. Kurse asnjëri nga fëmijët dhe nipërit e të Dërguarit të Allahut nuk e kanë tradhtuar banesën ku janë rritur si dhe rrënjët ideore të asaj banese. Jo vetëm që nuk e kanë tradhtuar, por në çdo rast e kanë shfaqur këtë lidhje rrënjësore dhe janë bërë modele besnikërie. Edhe ky fakt është një argument i profetësisë së të Dërguarit të Allahut. Sado gjeni që të jetë njeriu, është krejt e pamundur të bëhet një edukator i tillë!

NËNTOR 2013

Di

41


RIFAT ÇOPA

Allahu (xh.sh.) në Kur’anin e madhërishëm thotë: “A nuk ke kuptuar si Allahu bëri shembull: “Fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. E që me vullnetin e Zotit e jep frytin e vet në çdo kohë. Allahu pra, u parashtron njerëzve shembuj, ashtu që të mendojnë. Dhe shembulli i alës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.” (Ibrahim, 24-26) Këto ajetekuranore flasin mjaft mbi të folurit, domethënien e alës, dallimin ndërmjet alës së mirë të cilën Allahu e identifikon me pemën e mirë që i ka rrënjët thellë e degët lart dhe alës së keqe, e cila i përngjan një druri të dobët e të keq me rrënjë të cekëta dhe degë të dobëta. Fjala e mirë është sikurse druri, e shëndoshë dhe e frytshme pasi rrënjët e saj janë thellë të bazuara në të vërtetën mu ashtu sikurse druri në thellësinë e tokës. Çdo alë e folur që përmban të vërtetën, është e mirë, e këndshme dhe e bukur, e vërteta që gjendet në alën e bukur është e përhershme. Ajo i duron të gjitha sulmet, sikurse druri i mirë erërat e fuqishme. Ndërsa ala e keqe, ku marrin pjesë gënjeshtra, përgojimi etj., nuk ka bazë të fortë dhe vërtetë si ajo e mira, për atë edhe është jetëshkurtër. Marrim shembull alën e parë të shpallur në Kur’an “Ikra”-Lexo, mëso, e cila si një dru i madh burimin e ka nga e vërteta hyjnore mbi vlerën e përhershme të diturisë, shkencës që vazhdimisht përhapet. Po të llogarisim se sa shkenca ekzistojnë sot, do të shohim se numri i tyre vazhdimisht rritet, që dëshmon se të shprehurit e shkencës dhe diturisë gjithnjë hap shtigje të reja duke krijuar shkenca në të gjitha fushat e jetës. Tërë kjo është rezultat i alës së mirë, e cila di të jetë e frytshme dhe e bukur e që është ngritur lart në piedestalin e nderit me tërë frytin që jep, sepse e mira sjell të mirën dhe e vërteta të vërtetën, ky fryt nuk ka përkufizim kohor pasi është dëshmitar edhe në botën tjetër, sepse rezultati i alës së mirë janë tërë ato vepra që i posedon një personalitet i kompletuar me të gjitha virtytet dhe gjithanshmërinë në këtë botë dhe në tjetrën. Në çdo kohë dhe vend ala e mirë jep frytin e vet, sikurse gjatë një bisede të rëndomtë, ashtu edhe në shkencë, moral, drejtësi dhe humanitet. Si çdo send që i ka veçoritë e veta, edhe të folurit i ka veçoritë pozitive dhe negative. Fjala mund të jetë e ëmbël si mjalti, por edhe e hidhur si shpata, ala kur është e mirë ka erë të këndshme, ndërsa kur është e keqe kundërmon, të folurit e mirë shëron shpirtin, kurse të folurit e keq helmon shpirtin. Fjala e mirë ndriçon mendjen dhe hap shtigje, e tillë është ala e dijetarëve dhe shkencëtarëve, ala e keqe errëson dhe mbyll rrugët, shpie kah injoranca, marrëzia dhe

42

Di

NËNTOR 2013

FJALA HY DHE FJA “A nuk ke kuptuar si Allahu bëri shembull: “Fjalën e mirë si pema e mirë që rrënjët e saj janë thellë (në tokë) e degët e saj janë lart. E që me vullnetin e Zotit e jep frytin e vet në çdo kohë. Allahu pra, u parashtron njerëzve shembuj, ashtu që të mendojnë. Dhe shembulli i alës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.”


YJNORE LA JONË

gënjeshtra. Fjala e mirë vepron në mënyrë inkurajuese dhe ngushëlluese, të tilla janë ajetet e shpallura në Kuran. P.sh. ajeti 3 i sures Asr “...(ata) i përmbahen të vërtetës dhe këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm”, e alët e këqija ndjellin keq, përhapin dhembje dhe mosdurim që plotësisht janë në kundërshtim me shpalljen e Allahut në Kuran. Fjala e mirë ka fuqinë e vet tërheqëse, i afron njerëzit mes tyre. Të folurit e bukur forcon unitetin, dashurinë dhe krenarinë e njerëzve. Të folurit e shëmtuar dhe ofendues shkakton ndasi tek njerëzit dhe disharmoni mes tyre. Fjala është dhunti të cilën e posedon vetëm njeriu si qenia më e përsosur në rruzullin tokësor. Këtë dhunti njeriu e përfiton përmes dy mënyrave; përmes alës-shpalljes së Allahut (xh.sh.) dërguar njerëzimit me të dërguarit si dhe përmes të folurit njerëzor i shërbehet njerëzimit. Pra, Fjala Hyjnore është shpallur në librat e shenjtë si: Zeburi, Tevrati, Ungjilli dhe Kur’ani, ku është treguar për ligjet njerëzore e posaçërisht në Kur’an, ku këto ligjësi janë të përgjithshme për tërë njerëzimin. Nga të folurit hyjnor është bërë degëzimi apo transmetimi në të folurit e të dërguarve të Allahut (xh. sh.), të cilët kanë mundësuar kuptime të alës së Allahut me veprimin dhe porositë e tyre gojore dedikuar popullit përkatës. Fjala e pejgamberëve ka qenë bazuar në vërtetësi, sinqeritet, mëshirë, shpirtmirësi, humanitet, edukatë dhe moral, kurse trashëgimtarët e pejgamberëve, më saktësisht Hz. Muhamedit (a.s.), janë dijetarët, sepse të folurit e tyre ka mbështetje në ajetekuranore dhe hadithe profetike. Për sa i përket alës sonë (njerëzore) mund të themi se nuk është ajo hyjnorja, derisa ajo ishte pozitive në tërësi e jona, përveç kësaj anës pozitive ka edhe atë negative. Të folurit njerëzor duhet të dallohet me virtyte të mira që e ngrenë lart njeriun, mirëpo jo rrallë ndodh që ala njerëzore të jetë e ngjyrosur me ngjyrë të errët apo me ato cilësi që ndjellin urrejtje, të këqija dhe të meta. Fjala e mirë është e vërtetë dhe e saktë mu ashtu siç e përshkruan Allahu (xh.sh.) në Kur’an, në suren Ahzab, ajeti 70: “O ju besimtarë! Përmbajuni mësimeve të Allahut dhe thoni alë të drejta”. Besimtari i vërtetë përpiqet të përputhë të folurit e vet me ajetetkuranore, të jetë kontrollues dhe mbikëqyrës i gjuhës së vet. Besimtari i vërtetë flet duke menduar mirë dhe para se të flasë mat peshën e alës se nga do të peshojë, nga e mira apo nga e keqja. Fjala e Allahut (xh.sh.) udhëzon njerëzit në rrugë të drejtë, e stolisur me alë të bukura dhe të përzemërta, sikur thotë Allahu në Kuran: “Dhe ata që u udhëzuan me alët më të mira dhe u udhëzuan në rrugën e lavdishme” (Haxh, 24). NËNTOR 2013

Di

43


MEDRESEJA NJË OAZ VLERASH NË EDUKIMIN E BREZAVE LEDI ULLORJA

Arsimi konsiderohet një nga shtyllat bazë të emancipimit të një shoqërie. Institucioni “shkollë” mbetet hallka më e qenësishme në rritjen e standardit intelektual, shoqëror, moral, fetar, ekonomik të një individi, dhe si rrjedhim dhe të shoqërisë ku ai bën pjesë. Një dinamikë të tillë të lulëzimit të shpirtit njerëzor e luan dhe shkolla fetare e ashtu quajtur “medrese” për përgatitjen e kuadrove të ardhshëm në fusha të ndryshme të dijes. Si rrjedhim edukimi në medrese konsiderohet një akt i lartë njerëzor, sepse, nënkupton përsosjen e qenies nëpërmjet mësimdhënies, siç thotë dhe Gylen1 “shumë njerëz mund të jenë mësues, por numri i edukatorëve është shumë i kufizuar”. Këto shkolla kanë paraqitur një nocion shërbimi vetëmohues në lidhje me edukimin. Suksesi i këtyre shkollave bazohet në altruizmin dhe idealizimin e tyre. Mijëra mësues shërbejnë në këto institucione me një entuziazëm të pareshtur. Ata punojnë me një ndjenjë kënaqësie dhe dëshmojnë idenë e shpirtrave të përkushtuar ndaj njerëzimit, edukimi i njerëzve përbën një shtyllë të besimit. Në rrënjët e krizës së edukimit modern, qëndron fragmentarizmi i zemrës dhe i mendjes dhe largimi i kësaj krize nënkupton ripërcaktimin e marrëdhënieve natyrore ndërmjet njerëzimit, kozmosit dhe Zotit (domethënë unitetit harmonik të mendjes dhe të zemrës). Medresetë “punojnë” për të krijuar individë model, me besim tek vetja dhe e ardhmja, në paqe me personalitetin e tyre, të mbushur me respekt për traditat, rrënjët e besimit dhe për identitetin e tyre shoqëror ndaj mendimit shkencor modern. Edukimi përbën një shërbim njerëzor, sepse ne jemi dërguar këtu për të mësuar dhe për t’u përsosur si qenie përmes edukimit. Nëse njerëzit do të edukoheshin në mënyrë që të ishin të aftë për të menduar lirshëm dhe për të përqafuar vlerat e drejtësisë sociale, të drejtat e njeriut dhe tolerancën, ata do të bëheshin pionierët e ndryshimit për t’i vënë në jetë këto qëllime fisnike pasi “rruga drejt drejtësisë sociale është e shtruar me gurët e arsimit dhe edukimit të drejtë e universal, pasi vetëm kjo mund t’u japë njerëzve mirëkuptimin dhe tolerancën e mjaftueshme për t’i respektuar të drejtat e të tjerëve”2 Sot, ajo për të cilën kemi më tepër nevojë janë njerëzit me kuraje, të cilët punojnë pa u lodhur në shërbim të Zotit dhe valëviten jashtë ndjenjave të egoizmit, përpëliten me 1. Fethullah Gylen studiues dhe mendimtar islam 2. F. Gylen

44

Di

NËNTOR 2013

mjerimin e njerëzve, ata të cilët mbajnë në duart e tyre një pishtar dijeje dhe luftojnë injorancën e ashpërsisë në komunikim, e përhapur sot ngado, ata të cilët lumturohen me kënaqësinë e të jetuarit për të tjerët. Një tjetër zhvillim domethënës që buron nga medresetë është tërësia e marrëdhënieve mësues-nxënës, shkollëprind dhe nxënës-nxënës. Këto shkolla nxisin një rend marrëdhëniesh mbi baza emocionesh, sinqeriteti dhe ndjeshmërie ndërmjet të gjithë njerëzve të përfshirë në edukimin e nxënësve, kanë risjellë marrëdhënie të ngrohta, pozitive ndërmjet familjeve, lagjeve dhe bashkësive duke ia përshtatur këto marrëdhënie kushteve moderne. “Shkolla është vendi i të mësuarit, ku ne mund të mësojmë si rreth kësaj bote dhe rreth botës tjetër. Është fakt që vetë jeta është një shkollë . Por ne mësojmë rreth jetës në shkollë” Çdo nxënës që e ndjek shkollën me vëmendjen e nxënësit të devotshëm do ta artikulojë mësimin e marrë në shkollë gjatë gjithë jetës. Mësuesi i vërtetë është ai, i cili me aftësinë dhe prirjen për t’u bërë gjithçka, u shpjegon të vërtetat, të mendojnë pozitivisht, duke u dhënë krahë shpirtrave të tyre. Janë këta mësues medresistë, heronj të vërtetë, të cilët anekënd botës marrin mbi vete përgjegjësinë për mbrojtjen e historisë dhe fatit të vendit, fesë, kulturës dhe çdo gjëje të shenjtë që i përket popullit. Medreseja krijon stabilitet social, midis asaj fetar dhe


moral. Nëse këto medrese do t’i quanim bashkësi të përbëra nga individë të grupmoshave të ndryshme, por që kanë interesa të përbashkëta, atëherë në jetën e përbashkët mirësia, mirëkuptimi, idealet, sakrifica janë konkrete. Bashkësia i socializon të gjitha ndjenjat egoiste. Ajo e shpëton individin nga vorbulla e egoizmit, dhe ngre çdo prirje, ndjenjë, ide në nivelin e meritave dhe virtyteve. Sakrifica, përbën një nga karakteristikat më themelore të një personi i cili mëson të tjerët. Këtë fenomen e gjejmë të pasqyruar tek të gjithë ata mësues medresistë, të cilët përpiqen të zgjerojnë bamirësinë, besnikërinë njerëzore. Ata janë të gatshëm që kur është e nevojshme të lënë mënjanë pasurinë, jetën, familjen, pozitën për të mundësuar praktikimin e fesë, mendimeve, lirisë, pra janë besnikë në thënien e së vërtetës dhe të mbajtjes së alës. Pra një popull mund të arrijë virtyte nëpërmjet besnikërisë dhe fisnikërisë, një komb ruan prestigjin e tij nëpërmjet këtyre ndjenjave në sytë e qytetarëve. Ngritja e njeriut në lartësinë e njerëzores, bëhet e dukshme prej thjeshtësisë, pavarësisht nga posti shtetëror, pasuria, dituria etj. Përulësia është çelësi i thuajse të gjitha sjelljeve e zakoneve të mira. Dhe jo rastësisht në këtë pikë dua të ndalem tek besnikëria ndaj prindërve, e cila për islamin është shumë e rëndësishme, dhe që nxënësit tanë në takimet me prindërit e reflektojnë këtë sjellje, siç thotë dhe një ajet

kuranor “Mua dhe prindërve t’u jesh mirënjohës, sepse kthimi juaj është tek Unë” (Lukman,14) A nuk do të ishte një kënaqësi e rrallë, nëse do të mundeshim të hynim në shpirtin e njerëzve dhe te ngrinim “ura” për të nesërmen? Në grup mund t’ia dalim, por gjithçka fillon me individin. Përpara se t’ia arrijmë qëllimit si grup, e para “urë” që duhet të ndërtojmë është “ura” për të vetvetja. Unë mendoj se ne duam të jemi humanë dhe jam e bindur se kjo cilësi e mrekullueshme është një dhuratë që na ka bërë Zoti, dhe mënyra me të cilën e përdorim, është dhurata që ne i bëjmë Zotit. Prandaj ne si mësues, pjesë të këtyre “mozaikëve shndritës të besimit” duhet t’u mësojmë nxënësve se janë të veçantë, unikë në botë, se ato janë vetvetja e tyre më e mirë, kur mendja, zemra, morali funksionojnë si një peshore e ekuilibruar. Jetët tona shtypen nga shumë pesha dhe shpesh të jetosh na duket një gjë e tmerrshme dhe e komplikuar. Mirëpo edukata, formimi dhe besimi që të jep shkolla në rastin më të mirë “medreseja”, e kalit individin dhe e bën më të fortë, më të sigurt dhe më produktiv në të ardhmen. Ky mjedis është një oaz i vërtetë vlerash që kultivon me një dashuri të madhe individë të së ardhmes: intelektualë, artizanë, mësues, mekanikë, arkitektë etj., të cilët ushqehen çdo ditë nga dashuria për të vërtetën dhe dëshira për dije, si dhe për të jetuar në harmoni të plotë me Krijuesin. * Autorja është Mësuese e letërsisë në Medresenë e Elbasanit NËNTOR 2013

Di

45


XHEMAL BALLA

INTELEKTUALI DHE TEOLOGU MYSLIMAN PËRBALLË SFIDAVE TË KOHËS Intelektualët dhe teologët shqiptarë myslimanë krahas rilindësve të tjerë pa dallim feje dhe krahine, kanë dhënë një kontribut të fuqishëm në të gjithë rrugën e popullit shqiptar drejt lirisë dhe emancipimit. Shqiptarët gjatë historisë së tyre nuk i kanë njohur konfliktet fetare. Edhe sot ekziston një respekt i ndërsjellë midis tyre. Por ajo që kërkohet sot është që intelektualët dhe teologët islamë të posedojnë më shumë vetëdije islame e ndjenjë të lartë përgjegjësie për t’i drejtuar besimtarët drejt një shoqërie që shkon drejt civilizimit bashkëkohor. Kjo do të arrihet nëpërmjet një sërë botimesh si islame ashtu dhe për problemet sociale të shoqërisë, që do të jenë dokumente të rëndësishme në historinë e zhvillimit të shoqërisë shqiptare e ndikimi i Islamit në të.

46

Di

NËNTOR 2013

Historia është dëshmitarja më e vërtetë për atë që thërret Islami në vlerë dhe në të kuptuar. Ajo njëkohësisht është pasqyrë e pastër ku shihet fundi i besimit dhe i devotshmërisë ose fundi i mosbesimit dhe i shfrenimit. Me rëndësi janë mësimet kryesore dhe ndodhitë e mëdha që kanë ngjarë, mesazhet morale dhe historike në drejtimin e zhvilluar të tyre. Historia jonë është e pasur me jetëshkrime, në të cilat shihen shembuj të bukur e të mirë, ku tregohet personaliteti mysliman me paraqitjen e veprimet e veta në fushën e filozofisë, letërsisë, gjuhës e gramatikës. Mjafton të përmendim veprën dhe kontributin e H. Ibrahim Dalliut si intelektual patriot e atdhetar, publicist e teolog, mësues i shkollës së parë të vajzave në Tiranë dhe një nga themeluesit e shkollës normale të Elbasanit. Për botimin


e veprave fetare në gjuhën shqipe e për patriotizmin në publicistikën e tij ai u persekutua dhe u burgos si gjatë regjimit osman, ashtu dhe gjatë regjimit komunist kur ishte mësues në Medresenë e Tiranës. Nisur nga shembulli i H. Ibrahim Dalliut e bashkëkohësve të tij që kontribuuan për fenë dhe atdheun, çdo intelektual islam duhet të tregojë respekt për këto figura intelektuale dhe fetare dhe të kontribuojë me mendimet e tij, të vërtetat e Islamit për një shoqëri të qytetëruar. Botimet dhe materialet e trashëguara prej tyre meritojnë vëmendje të veçantë për t’u studiuar e vlerësuar nga institucioni drejtues i Islamit, nga mendimtarët që përfaqëson ai,

mbështetur dhe nga intelektualët, për të njohur vështirësitë dhe mangësitë tona në drejtim të humbjes së vetëdijes islame, sepse përgjithësisht sot e mira konsiderohet e keqe, ndërsa e keqja konsiderohet e mirë. Shumica e njerëzve e kanë harruar Krijuesin e tyre dhe Ai bëri që ata të harrojnë vetveten. Ashtu siç thuhet në Kur’an: “E mos u bën si ata që e harruan Allahun, e Allahu bëri që ata të harrojnë vetveten”. (Hashr, 4). Ky ajet vërteton atë potencial që jep Islami në qytetërim, por që sot nuk vepron sipas Kur’anit. Besimtari gjënë më të lirë sot ka kohën, ndërsa më të rëndë punën, kurse si qenia më e çmuar për të cilën Zoti krijoi tërë të mirat materiale, ka arritur nivelin më të ulët të përçmimit. Në këto rrethana, intelektualët dhe teologët duhet të zgjohen e të mos qëndrojnë pasivë. Të marrin një qëndrim të përbashkët për çështje të rëndësishme të besimtarëve ndaj vlerave të Islamit, dhe të mos ketë dallim në çështje të dorës së dytë ose të pjesshme, që të bëhen pengesë para bashkimit, solidaritetit dhe unitetit për realizimin e qëllimeve të përbashkëta të një shoqërie të qytetëruar, larg fenomeneve negative. Intelektualët e pajisur me kulturë fetare e veçanërisht teologët që janë angazhuar me detyra fetare, duhet të zbërthejnë në kushtet e sotme dallimet ideologjike dhe fetare me kompetencë. Nuk duhen refuzuar mendimet kombëtare, por përkundrazi duhen mbështetur, zbërthyer problematikat e t’i vënë në shërbim të Islamit. Feja Islame nuk i përket ndonjë fraksioni të posaçëm dhe nuk mbështetet në mendimin e individit. Ajo kërkon bashkimin e mendimeve dhe të ideve, me qëllim që aktiviteti i Islamit të jetë sa më efektiv dhe frytdhënës për një shoqëri demokratike dhe të civilizuar. Islami nuk është i ngjyrosur me ndonjë ngjyrë sepse është gjithmonë me të vërtetën, dëshiron bashkimin dhe urren përçarjen. Zoti e dërgoi këtë fe që të jetë e përshtatshme për të gjitha kohërat, për këtë arsye ajo është fleksibile dhe e butë, e nuk është statike dhe as e vrazhdë. Parimet e Islamit na bashkojnë të gjithë ne shqiptarët, siç shprehet i mirënjohuri Hafiz Dalliu: “Ne shqiptarët prej çdo feje qofshim jemi të tanë vllazën të një gjaku, të një gjuhe, të një vatani”. Pra detyrohemi që atë çka duam për vete ta duam dhe për të tjerët. Islami u bën thirrje intelektualëve, dijetarëve, teologëve, që mendimet t’i analizojnë së bashku, me një atmosferë të pastër plot dashuri e mirëkuptim. Ashtu siç thuhet në Kur’an: “Nga ju le të jetë një grup që thërret në atë që është e dobishme, urdhëron për NËNTOR 2013

Di

47


punë të mbara dhe ndalon nga e keqja. Të tillë janë ata të shpëtuarit. E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet.” (Al Imran, 104-105). Ishin të dërguarit emisarë të fesë islame, që punuan për unitet e vëllazëri në shoqëritë e epokave në të cilat jetuan. Pas tyre kjo detyrë është e zëvendësve dhe e trashëgimtarëve të sinqertë te Zoti i Madhërishëm, i dijetarëve islamë. Pas besimit te Zoti kjo është vepra më e mirë sepse frytet e saj janë udhëzimi i njerëzve në rrugë të vërtetë e largimin nga çdo gjë që dëmton personalitetin e njeriut. Në Kur’an thuhet: “E kush e ka alën më të mirë prej atij që thërret tek Allahu, vepron punë të mira e thotë: Unë jam prej myslimanëve.” (Fusilet, 33). Nxitur nga këto, intelektualët islamë dhe teologët sot e kanë domosdoshmëri, që për të ndikuar e ndihmuar sadopak në edukatën shoqërore, të njohin mirë bazat e saj që janë shkencat shoqërore si psikologjia, sociologjia etike, etj. Me këtë kulturë ata i drejtohen njerëzve në pajtim me nivelin e tyre intelektual dhe sqarojnë të vërtetat e Islamit, për t’u larguar nga disa vese të dëmshme që janë futur në kulturën e shoqërisë sonë dhe që infektojnë ndërgjegjen dhe moralin. Intelektualët dhe teologët, duke njohur burimet e këtyre veseve do të mund t’i kundërvihen në mënyrë të drejtpërdrejtë e me vërtetësi, për dëmet që i sjellin individit, familjes e shoqërisë. Ata njëkohësisht duhet të ndikojnë në personalitetin e tyre, me idenë dhe zemrën e tyre, me gjuhën e pastër, jo si njeriu që kërkon dhe imiton të tjerët, por si qytetar që krijon vlera të reja mbi bazën e traditave të shkëlqyera të shqiptarit si: dashuria, ndershmëria, besnikëria, mikpritja etj. Këto do të sjellin fryte të dobishme në forcimin e besimit e të devotshmërisë në shpirtin e çdo besimtari e qytetari, në sjelljen e tij në jetën e përditshme dhe në jetën në përgjithësi. Psikologu dhe mjeku i njohur amerikan Henry Leng në librin e tij “Kthim në besim”, bazuar në 73 mijë eksperimente shpirtërore në dhjetë mijë pacientë, arriti në rezultatin e rëndësishëm që: Secili prej tyre që beson dhe viziton faltoren ka personalitet më të fuqishëm dhe më të mirë prej atij që nuk beson në asnjë fe dhe që nuk viziton faltoren”. Ndërsa filozofi William James thotë: “Ilaçi më madhështor për shpirtin është besimi”. Intelektualët me kulturën shkencore mund të sjellin fakte e t’i ilustrojnë me dispozita që përmban Kur’ani. Kështu, mjeku mund të sjellë argumente për dëmet që sjell alkooli, për drogën që sjell dëme morale e materiale, shpirtërore e shoqërore. Po kështu për dëmet që sjell imoraliteti e prostitucioni si te meshkujt ashtu edhe te femrat për shkatërrimin e familjes, degjenerimin e personalitetit të secilit. Në këto raste intelektuali dhe teologu do të bashkojë logjikën e shkencës me logjikën e fesë, në mënyrë që të jetë më ndikues në parandalimin e këtyre fenomeneve. Për të përballuar këto sfida të kohës, intelektualët dhe teologët duhet të jenë njerëz me potencial të fuqishëm kulturor që t’i përgjigjen të gjithë situatave, t’i paraprijnë atyre për të ndriçuar mendjet dhe vetëdijen njerëzve, zemrat e tyre me besim që të reflektohet në jetën e përditshme.

48

Di

NËNTOR 2013


Në Kur’an, sure “Enfal”, ajeti 89, Zoti i drejtohet Muhamedit (a.s.) dhe i thotë: “Ne ta shpallim Librin sqarim për çdo udhëzim e mëshirë dhe myzhde për myslimanët”. Me këtë ne kuptojmë Islamin e pastër, pa asnjë lloj shtese, të plotë dhe jo të pjesshëm, Islamin si drejtim i posaçëm të jetës individuale, familjare, shoqërore, materiale e shpirtërore.” Përgjigja në kohë e mjeteve të informacionit me autor intelektualët dhe teologët, do të kenë ndikim të madh në shoqëri dhe do të lënë gjurmë në të ardhmen. Jo vetëm kaq, por intelektualët duhet të shfrytëzojnë burime të gjalla nga takimi me njerëz, nga përzierja me ta, nga vëzhgimi i ngjarjeve të tyre në rrugë apo në shtëpi, e pastaj duke ardhur në konferenca e simpoziume me përgjithësimet e tyre, do të përbëjnë një arkiv të pasur për brezat që vijnë. Ka shumë të rinj që kanë studiuar në vendet islame, por u duhet të njohin dhe historikun e Islamit në Shqipëri për të vazhduar me ato tradita e jo për të kopjuar e importuar nga jashtë zakonet që bien ndesh me shoqërinë tonë. Institucioni islam duhet disponojë të gjitha kurrikulat e këtyre studentëve dhe t’i stimulojë që të vazhdojnë një fakultet të dytë në vend, sipas prirjeve të tyre, e pastaj të punojnë në sektorë të ndryshëm të administratës shtetërore si në arsim, shëndetësi etj., dhe si intelektualë të mirëfilltë, me kulturë të lartë fetare e shkencore të shërbejnë dhe si prijës në detyra fetare. Shembulli i tyre do të pasohet nga shumë intelektualë të tjerë, gjë që do të provojë se Islami nuk është fe e nivelit të ulët, por fe e përparimit dhe zhvillimit, fe e qytetërimit dhe civilizimit. Shkenca, kultura, liria e mendimit, baza e zhvillimit të njerëzimit, është në themel të saj. Ajo i referohet ndjenjës së besimit dhe mendimit të njeriut, që duhet të reflektohet në sjellje e kulturë të tij. Por e keqja është se ndryshe thuhet dhe ndryshe zbatohet në praktikë. Prandaj nga intelektualët dhe teologët kërkohet të bashkohet ala me veprën se vetëm atëherë do t’i përgjigjen alës së Allahut në Kur’an, sure “Saf”, 6, ku thuhet: “O ju që besuat, pse thoni atë që nuk e veproni? Tek Allahu është shumë e urryer të thoni atë që nuk e veproni.” Shumica e besimtarëve e kanë keqkuptuar fenë e cila është shpirti i ekzistencës dhe sekreti i jetës. Janë intelektualët dhe teologët që duhet të rrënjosin te besimtarët vetëdijen islame, për t’i bërë ata më të dobishëm për shoqërinë në të cilën jetojnë. Përgjegjësia bie mbi ta, sepse konsiderohen si trashëgimtarë të profetëve, predikues të së vërtetës e udhëzues të njerëzve. Potenciali kulturor e fetar i intelektualëve e teologëve nuk është pronë e tyre por e Islamit, e besimtarëve, të cilët kanë për detyrë të njihen me parimet e tij në aspektin moral, fetar e shkencor. Ata duhet t’i orientojnë besimtarët pa dallim që të marrin pjesë në të gjitha sferat shkencore, juridike, ekonomike, shoqërore, kulturore, edukative, informative etj. Pra në çdo gjë që i përgjigjet nevojave të një shoqërie që po shkon drejt civilizimit bashkëkohor. Të gjithë sot kanë nevojë për besim, sepse është mjeti që krijon baraspeshë në jetën tonë, në mes mendjes dhe zemrës, që bashkon shpirtin me trupin dhe këtë botë me botën tjetër.

NËNTOR 2013

Di

49


Familja

AISA KOKIÇI

SI T'UA SHPJEGOJMË FËMIJËVE ZOTIN? Një nga pikat më kritike në edukimin e fëmijës është dhe edukimi fetar. Si duhet t’u shpjegohet fëmijëve Zoti? Si duhet t’u përgjigjemi pyetjeve dhe çfarë duhet pasur kujdes gjatë dhënies së përgjigjeve? Sigurisht që nuk është aspak e thjeshtë t’i flasësh një fëmije rreth Zotit, parajsës, ferrit, vdekjes, adhurimeve, tema këta të vështira për t’u kuptuar edhe nga të rriturit. Por përgjigjet që mund t’u jepen pyetjeve të një fëmije i cili nuk e ka fituar akoma aftësinë e të menduarit subjektiv si: “Ku rri Zoti? A ka shtëpi ? Çfarë ngjyre është Zoti? Pse nuk e shohim? “ luajnë një rol të rëndësishëm në marrëdhënien Krijues - krijesë. Krahas kësaj shpjegimi i vdekjes së një të afërmi në mënyrën e duhur mbron shëndetin emocional të fëmijës dhe luan një rol kyç në pikëpamjen e tij për jetën. Çfarë duhet patur kujdes për një edukim të mire fetar? 2-3 vjeç Në këtë moshë fillojnë të krijohen bagazhet e para të alëve dhe të marrin formë vlerat dhe besimi. Për këtë arsye fëmijës, i cili ka filluar të flasë mund t’i mësohet kelimeiteuhidi dhe mund të fillohet edukimi fetar. Prindi duhet të përdorë sa më shumë terma në lidhje me Zotin, pejgamberët, engjëjt. 4-5 vjeç Në këtë moshë ku mësohen konceptet e lidhura me dashurinë duhet t’i flitet për dashurinë që ka Zoti ndaj nesh dhe sesi na e shfaq këtë me anë të gjërave që ka krijuar për ne. Në periudhën parashkollore mund t’i mësoni shumë gjëra me ndihmën e përrallave dhe historive fetare duke parë se roli i tyre është shumë i rëndësishëm. Krahas kësaj në këtë moshë fëmijët pëlqejnë të luten dhe bëjnë adhurimet bashkë me prindërit, prindërit duhet t’i lejojnë t’i ndjekin ato gjatë lutjeve. Të falësh

50

Di

NËNTOR 2013

namaz pranë fëmijës, ta marrësh me vete në xhami, të falënderosh me zë Zotin para dhe pas buke, të lutesh me zë pas namazit e afron më shumë fëmijën me Zotin. Nga ana tjetër studimet kanë treguar se frika nga vdekja është shumë e theksuar tek fëmijët e periudhës parashkollore. Fëmijët e kësaj moshe kanë frikë nga vdekja e nënës, babait dhe vetes së tyre. E vetmja zgjidhje për t’ia pakësuar frikën është t’i flasim për botën tjetër duke ia përshkruar si vendin ku do të takohemi me të dashurit tonë. Fëmija i cili mendon se çdo gjë bëhet me dorën e njeriut do ta përngjasojë Zotin me një njeri të madh dhe do të bëjë shumë pyetje rreth kësaj teme. Por duhet pasur kujdes në këtë pikë në mospërdorimin e shprehjeve si “Baba Zoti” apo “Zoti ulet në qiell apo parajsë”. Nuk është e udhës të jepen përgjigje të kundërta me parimet e besimit. Fëmijës i duhet shpjeguar qartë se Zoti nuk është një krijesë si ne dhe nuk zotëron veçoritë tona. 6-7 vjeç Në fëmijët e kësaj moshe vihet re prirja për të fituar pëlqimin e nënës-babait dhe gjyshërve. Prandaj është shumë e rëndësishme që adhurimet, lutjet e bëra në këtë moshë të stimulohen me dhurata të vogla ose thjesht të lavdërohet me alë. 8-9 vjeç Në këtë moshë fëmija fiton aftësitë e të menduarit subjektiv ose fillon të bëjë llogarinë e vetes. Për këtë arsye mendohet se deri në moshën 8 vjeç fëmijës të mos i flitet rreth ferrit, koncepteve mëkatsevap dhe gabimet e bëra nga ai nuk duhen përkufizuar si mëkate. Krahas kësaj fëmijët nuk luajnë më me prindërit, ato fillojnë të luajnë me bashkëmoshatarët, shohin tv. Edukimi fetar në këtë moshë mund të jepet i shoqëruar me lojëra, filma vizatimorë dhe alëkryqe. 10-14 vjeç Në këtë periudhë fëmija fillon të mbajë


një qëndrim kritik dhe të jetë më dyshues apo reagon më shumë ndaj alëve që mund t’i thonë prindërit. Gjatë kësaj periudhë sugjerohet që fëmijët ta marrin edukimin fetar nga persona që merren me këtë fushë, në xhami, shkollë apo institucione tjera. Modeli i pesë shqisave në fitimin e dashurisë për Zotin Specialistët flasin për modelin e pesë shqisave i cili mund të përdoret në shpjegimin e Zotit duke filluar që nga mosha 3-4 vjeç. Fëmija i fokusuar në përdorimin e një organi çdo javë ose çdo muaj do të thurë një marrëdhënie më të ngushtë me natyrën dhe objektet, do të mësojë ekzistencën e Krijuesit dhe veçoritë e tij nisur nga sendet e

prekshme. Në javën e parë fëmijëve u flitet për funksionimin e syrit. Flitet për bukuritë e gjendura në natyrë. Tërheqja e vëmendjes së fëmijës me gjëra si lulet, perëndimi i diellit e të tjera. Gjatë javës së dëgjimit vlerësohen zërat e dëgjuar si zëri i dallgëve të detit, i erës kur fryn, zëri i derës kur hapet. Në javën e nuhatjes flitet për aromën e tokës, luleve, detit, kekut, byrekut, mishit. Pas kësaj mund të bëhen komente si “sa bukur i paska krijuar Zoti për ne. Ai na e tregon dashurinë e Tij me anë të tyre.” E njëjta gjë bëhet edhe gjatë javës së prekjes dhe shijimit.

FËMIJËT E LLASTUAR Kohët e fundit shohim se shumë familje u marrin fëmijëve të tyre veshje, ushqime apo lodra për të cilat nuk kanë nevojë. Ky stil jete familjare i fokusuar te fëmija është një nga problemet më të mëdha të shekullit modern. Shpeshherë kjo situate i fut familjet në një qorrsokak. Megi bashkë me nënën e saj dalin në pazar. Pasi marrin gjërat për të cilat kishin dalë Megi, kalon nga pjesa e çokollatave dhe merr disa në dorë. Kur i afrohet nënës, ajo i thotë t’i kthejë në vendin e tyre sepse kishte çokollata të tjera në shtëpi. Megi fillon të qajë e të bërtasë përballë alëve të nënës. Në fund historia mbaron me marrjen e çokollatave në dyqan, megjithëse nuk kishte nevojë. Psikologët kanë të drejtë kur thonë se nuk ka fëmijë të keq, por ka fëmijë të edukuar keq. Në psikologji familjet në të cilat bëhet çfarë thotë fëmija quhen familje të fokusuara mbi fëmijën. Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë familjet e painformuara rreth edukimit të fëmijës është mendimi se fëmija do të gëzohet nëse merr atë që dëshiron. Mendime të tilla shfaqen më shumë te nënat

dhe baballarët të cilët kanë pasur vështirësi ekonomike në fëmijëri. “Ne kemi vuajtur, por le të mos vuajnë edhe fëmijët tanë”, mendohet në familje të tilla. Qëllimi i familjeve është i mirë, por qëndrimi i tyre është i gabuar dhe ndikon negativisht në rezultat. Në të njëjtën kohë mund të themi se fëmija të cilit i plotësohet çdo dëshirë bëhet më i pangopur, i pasjellshëm dhe mosmirënjohës. Kufijtë duhen vendosur nga prindërit. Në këtë pikë, ka shumë rëndësi edhe qëndrimi i mbajtur nga prindërit përballë dëshirave të fëmijës. Prindërit duhet të jenë udhërrëfyesit e familjes. Fëmija gjithnjë ka nevojë për një udhërrëfyes. Ai ka nevojë për eksperiencat e të rriturve. Duhet ta dijë se nuk mund të marrë çdo gjë të dëshiruar në jetë. Edhe e mësuara apo të përshtaturit me mungesën e gjërave e pjek njeriun. Në këtë mënyrë edhe prindërit e kanë më të lehtë të realizojnë rolin e tyre. Në situata pa zgjidhje duhet kërkuar ndihma e një specialisti.

NËNTOR 2013

Di

51


Shëndeti

IRFAN YILMAZ

Jam unë Beni, Stomaku yt! I dashur Beni, kur zemra jote të tregonte rreth saj në temën e kaluar (ndoshta ti je mërzitur pak me të) qëllimi ishte në të mirën tënde. Ajo, jo vetëm po të jepte këshilla për shëndetin tënd, por gjithashtu po të tregonte ty horizonte të mendimit të cilat do të të drejtojnë drejt Pronarit të Vërtetë të zemrës i Cili ta dha atë si një dhuratë të çmuar. Të them të drejtën, mua më pëlqeu shumë kjo gjë dhe mendova se edhe unë gjithashtu duhet të bisedoj pak me ty. Nëse më kushton disa minuta për të më dëgjuar, shpresoj se do të përfitosh si emocionalisht ashtu edhe shpirtërisht. Unë gjendem nën kafazin e kraharorit. Në mënyrë që të mos pengojmë dhe dëmtojmë njeri-tjetrin, Krijuesi i Gjithëditur ka vendosur një membranë midis meje dhe fqinjëve të mi, zemrës dhe mushkërive. Unë mund t’i dëgjoj por nuk mund t’i shoh ato. Ato të dy mbrohen nga kafazi i kraharorit sepse janë më të ndjeshëm se unë, por, kjo nuk do të thotë se unë jam fare i pambrojtur. Allahu i Plotfuqishëm e ka vënë secilin nga ne në vendin e duhur. Nëse unë do të isha i rrethuar me kocka atëherë ti do të kishe shumë vështirësi në të ngrënë dhe të pirë sepse ato nuk do të më lejonin të zgjerohesha sa duhet. Meqë ti nuk mund ta depozitosh ushqimin që ha, atëherë do të ishe i detyruar të haje shumë shpesh gjatë ditës nga pak. Por, meqë jam vendosur në zgavrën e barkut, e cila rrethohet nga mure elastike, unë mund ta depozitoj lehtë ushqimin që ti ha deri sa të tretet plotësisht. Kjo bën të mundur që ti të ushqehesh në vakte të caktuara dhe të kryesh aktivitete të tjera gjatë ditës. Unë kam formën e një ibriku dhe ndoshta kjo formë e thjeshtë e imja do të të bëjë që ti të nënvlerësosh aftësitë e mia. Është kjo arsyeja që njerëzit flasin me nënçmim për mua duke më quajtur “thes”. Për të kuptuar më mirë rëndësinë time, pyesni ata që janë me ulçer stomaku ose gastrit. Mos qoftë e thënë, por nëse unë ndaloj së punuari, jeta do të ishte një ferr i vërtetë. Çdo kafshatë që do të haje dhe çdo gllënjkë që do të pije do të ishte si helm duke zhdukur kështu të gjitha ato kënaqësi që vijnë nga ushqimi. Muret e mia, të cilat duken si thes, përbëhen nga katër shtresa të veçanta indesh. Shtresa e jashtme është shumë e fortë, poshtë kësaj janë shtresat muskulare të vendosura vertikalisht, horizontalisht dhe diagonalisht dhe më poshtë akoma gjendet një shtresë që vesh nga brenda muret e mia dhe quhet epitel. Sigurisht që nuk duhet të harrojmë rrjetin e enëve të gjakut dhe nervave që furnizojnë këto mure të trasha. Sistemi im nervor është aq i ndërlikuar sa ti do të habiteshe. Ai i ngjan një truri të dytë dhe është në gatishmëri edhe pse ti nuk je i vetëdijshëm dhe nuk e komandon atë. Nëse ti vret këmbën, dorën, mërzitesh apo gëzohesh për diçka, unë e kuptoj dhe ndikohem nga kjo. Ky sistem nervor është aq i ndjeshëm saqë ai komandon të gjitha lëvizjet dhe sekrecionet e mia. Falë këtij sistemi nervor unë kontrolloj lëvizjet dhe sek-

52

Di

NËNTOR 2013

recionet e mia duke qenë i përgatitur ndërsa ti bëhesh gati për të ngrënë, kështu të kursej kohën e tretjes pas të ngrënit. Unë gjithashtu mund të trajnohem shumë lehtë. Nëse tregohesh i vendosur dhe këmbëngulës mund të më mësosh brenda tre ditëve me një mënyrë të re jetese. Shumica e stomakëve janë të mësuar me tre vakte në ditë ndërsa të tjerë me dy ose edhe me një vakt në ditë. Këshilla ime është të më mësosh vetëm me dy vakte gjatë ditës. Në gojë ndodh vetëm një pjesë e vogël e tretjes, kështu që i gjithë ushqimi që ti ha duhet të kalojë tek unë përpara se të përthithet nga zorra dhe të bëhet pjesë e organizmit tënd. Ajo që ndodh është se ushqimi në fillim copëtohet në pjesë të vogla nga dhëmbët në gojë në mënyrë që unë ta kem më të lehtë tretjen. Nëse ti nxiton në të ngrënë dhe nuk e copëton mirë ushqimin atëherë unë do të lodhem shumë. Për më tepër, nëse copat janë të mëdha dhe të forta ato mund të çajnë muret e ezofagut dhe t’i gjakosin. Eshtë e këshillueshme që kafshata të përtypet rreth 30 herë por fatkeqësisht shumica e njerëzve nuk e bëjnë këtë. Ata më dërgojnë copa të mëdha ushqimi që i kanë përtypur 2 ose 3 herë. Duke ngrënë shpejt nuk e kuptojnë se kanë ngrënë shumë dhe kjo do t’i çojë në mbingrënie dhe mbipeshë. Mua më duhen rreth 20 minuta për t’i dërguar sinjal trurit që jam ngopur dhe kjo do të arrihet më mirë nëse ti ushqehesh ngadalë. Kështu që unë nuk lodhem dhe elementet ushqyes nuk shkojnë dëm. Nëse do hash shumë shpejt nuk do të lësh edhe shumë vend për ujë dhe ajër brenda meje kështu që nuk mund të lëviz me lehtësi për të tretur ushqimin. Shtresa e brendshme e mukozës që vesh muret e mia përbëhet nga tre lloje të ndryshme qelizash të cilat janë në kontakt me ushqimin. Një lloj qelizë prodhon acidin klorhidrik (HCl). Ky acid i fortë, i cili mund të shkrijë edhe gurin, ka si qëllim jo vetëm tretjen e mishit dhe proteinave, por vepron gjithashtu edhe si vrasës i mikrobeve që mund të vijnë me ushqimin dhe pijen. Pa këtë acid, enzima pepsinogjen, e cila tret proteinat, nuk mund të aktivizohet. Kjo enzimë gjithashtu aktivizon disa qeliza të tjera. Ajo nuk çlirohet vetvetiu, por vetëm nëse unë kam ushqim brenda. Sapo ushqimi fillon të zbresë, ajo çlirohet së bashku me acidin klorhidrik. Por, si ka mundësi që një acid kaq i fortë dhe një enzimë që tret mishin, të mos dëmtojë muret e mia të cilat gjithashtu janë prej mishi? Sepse Krijuesi ynë më ka mbrojtur mua me një shtresë të trashë mukusi viskoz që vesh muret nga brenda. Ky mukus prodhohet nga disa qeliza në formë kupe të cilat janë shumë të ndjeshme. Pra-


pë se prapë, një numër qelizash shkatërrohen nga ky acid, por unë jam pajisur me aftësi shumë të mira rigjeneruese dhe këto qeliza zëvendësohen nga të reja në një kohë të shkurtër. Shpeshherë ndodh që kur ka dëmtim të prodhimit të mukusit mbrojtës, acidi dhe enzimat fillojnë të tresin qelizat e mia duke gërryer shtresat njëra pas tjetrës deri tek enët e gjakut duke shkaktuar gjakrrjedhje. Kjo çon në formimin e një plage që quhet ulçer. Nervozizmi dhe stresi ndikojnë mbi sekrecionet e mia, kështu që personat me karakter nervoz zhvillojnë më shumë ulçera se ata që janë më të qetë. Zgjidhja më e mirë në këtë rast është përballja e problemeve me durim pa bërë panik ose ekzaltim, por duke qëndruar i matur dhe në ekuilibër. Kjo mënyrë jetese do të më bënte edhe mua të lumtur. Beni, ti nuk mund t’i lëvizësh muskujt e mi siç bën me këmbët dhe duart e tua. Muskujt e mi lëvizin dhe komandohen nga një sistem nervor i pavarur nga vetëdija jote. Një veçori e tyre është se ato fillojnë të punojnë ngadalë por duan shumë kohë të lodhen. Po ashtu ato janë shumë elastike duke u rritur në gjatësi sipas nevojës. Por, ashtu si edhe me zemrën, veprat dhe sjelljet e këqija të njeriut kanë lidhje të ngushtë me mua kështu që duhet të jesh shumë i kujdesshëm të mos hash dhe pish ushqime të ndaluara. Përndryshe, do të jesh i dobët dhe do të devijosh nga rruga e drejtë, për pasojë kjo më bën mua asgjë më tepër se një enë të keqe të pavlerë. Më lejo të të tregoj disa gjëra që mua nuk më pëlqejnë. Pikë së pari, janë ushqimet ose pijet shumë të nxehta ose shumë të ftohta. Të dyja këto shkatërrojnë enzimat duke i bërë ato jo funksionale. Që këto enzima të punojnë normalisht, kërkohet një temperaturë trupore 36-37 gradë. Sot, gjithnjë e më shumë po rritet numri i shkencëtarëve që mendojnë se ushqimi i gatuar shumë ose i skuqur deri në djegie, mund t’i kthejë qelizat e mia në kancerogjene. Nëse ti përpiqesh që ushqimet e ftohta t’i ngrohësh më parë në gojë, atëherë më mbron mua nga i ftohti, i cili më bën që të tkurrem duke lënë më pak hapësirë për ushqimin që duhet tretur. Kur përfundoj së treturi dhe copëtuari ushqimin me anë të enzimave të mia, masa ushqimore merr një formë të qullët si kimë. Këtë kimë të formuar tashmë e kaloj më poshtë në pjesën fillestare të zorrës së hollë që quhet duoden. Siç e shikon edhe ti Beni, unë jam një bujtinë kalimtare, ashtu si edhe jeta jonë, që ka 2 porta, njëra për hyrje dhe tjetra për dalje. Unë kurrë nuk mbaj ndonjë gjë për vete, e marr ushqimin nga njëra anë dhe e nxjerr nga ana tjetër. Ndër-

mjet meje dhe ezofagut nuk ka portë apo pengesë, kështu që kur jam i pezmatuar unë mund ta nxjerr ushqimin jashtë përmes të vjellave. Në pamje të parë ky refleks jo i vetëdijshëm i organizmit mund të duket një gjë e keqe dhe ti mendon sesi ta shmangësh atë. Por, po të kujtoj nëse ti ha diçka të prishur apo të helmuar, çfarë do të bëje sikur të mos ishte refleksi i të vjellit? Në këto raste do të të duhej të shkoje menjëherë në spital dhe për të mos vdekur do të të duhej të më operoje për të më pastruar. Ndërsa me zorrën e hollë kam një portë të mirëfilltë e cila nuk lejon ushqimin të kthehet brenda meje duke prishur ambientin acidik, sepse enzimat e zorrës së hollë punojnë në një ambient më neutral. Veçanërisht, nëse enzimat e çliruara nga mëlçia dhe pankreasi do të futeshin tek unë, atëherë situata do të bëhej shumë shqetësuese. Këshilla e radhës që dua të të jap Beni, është që asnjëherë të mos luash ndonjë lojë sportive kur unë jam i mbushur me ushqim. Muret e trasha muskulare kërkojnë sasi të mëdha gjaku për të punuar. Kjo sasi gjaku merret nga organet e tjera të trupit dhe më dërgohet mua kur ti sapo ke ngrënë. Nëse në këto çaste ti kryen aktivitet fizik, atëherë do të lodhesh shpejt sepse muskujt e këmbëve dhe krahëve të tu nuk do të marrin gjakun e mjaftueshëm për të lëvizur duke e lodhur në këtë mënyrë edhe zemrën. Ja ku po të tregoj edhe një tjetër sekret. Sa më shumë të më mbushësh mua me ushqime pa e vrarë mendjen fare nëse janë ose jo të lejuara, aq më shumë mundësi ke që të bësh gabime dhe të dëmtosh anën tënde shpirtërore. Sepse që ta dish ti Beni, mirëqenia shpirtërore shkon në anën e kundërt të mbushjes së stomakut plot dhe me ushqime të palejuara. Nëse ti më mbush plot, atëherë të gjitha arteriet e trupit duke filluar nga zemra do të fillojnë të dhjamosen, ngushtohen dhe funksioni i tyre dëmtohet. Po ashtu edhe jeta shpirtërore do të paralizohet. Në fakt, një personi i duhet të hajë aq sa për të jetuar normalisht. Ngrënia brenda sferës së lejuar të ushqimeve duke përmendur Allahun e Lartmadhërishëm, jo vetëm më qetëson mua por do t’i hapë horizonte të reja mendjes dhe shpirtit tënd. Pasi ushqimi kalon gojën, nuk ka më shumë rëndësi nëse është i ëmbël apo i kripur. Prandaj, nëse e vë nën kontroll shqisën e shijes dhe gojën e cila është si një rojtare e përzgjedhëse, ti mund ta mbrosh veten nga ngrënia e tepërt dhe mbipesha. Kohë më parë, njerëzit do të ishin tallur me këtë këshillë timen duke thënë: “Ushqyerja e bollshme është thelbi i jetesës së mirë.” Por sot mjekësia moderne dhe dietologët po japin gjithnjë e më shumë këshillat që unë kam vite që i jap, ngrënia e pakët është çelësi për një jete të shëndetshme. Nga mbingrënia lindin shumë sëmundje duke e kthyer ushqimin në një recetë për një vdekje të parakohshme. Në veçanti, me ndryshimin e dietës gjatë agjërimit të muajit të Ramazanit unë dhe organet e tjera kemi shansin të rigjenerojmë vetveten duke e kthyer atë në një periudhë kampi pushimi që na përgatit për vitin e ri. Ti duhet të më bësh një premtim sot Beni, që muajin tjetër të Ramazanit të agjërosh dhe unë të jem i kënaqur me ty ashtu si dhe Krijuesi yt. Përktheu: Erion Sukaj NËNTOR 2013

Di

53


Kuriozitete Çfarë tregojnë sytë për shëndetin tuaj Njihuni me simptomat e syve që në dukje janë të zakonshme, por që mund të zbulojnë të dhëna shumë të rëndësishme për shëndetin e të gjithë trupit tuaj. KUJDESI Sipas ekspertëve, bebëzat tuaja të syve mund të përmbajnë të dhëna për probleme shëndetësore të padiagnostikuara dhe një kontroll rutinë i syve mund të zbulojë të vërtetën. Sytë janë një dritare për në trup, duke ofruar një paralajmërim të shkëlqyer për shumë sëmundje që mund të kërcënojnë jetën. Shumica e njerëzve mendojnë se na nevojiten kontrollet tek okulisti vetëm për të kontrolluar problemet me të parit. Por e vërteta është se secili prej nesh duhet të kryejë ekzaminime të rregullta për t’u siguruar se nuk ekzistojnë probleme si diabeti, që mund të kuptohet edhe nëpërmjet vizitës së syve. Ja disa simptoma të zakonshme që mund të hasen nga okulistët dhe që mund të tregojnë të dhëna të rëndësishme për shëndetin tuaj: SYTË E KUQ Mund të jetë: Presion i lartë gjaku Kur një okulist u hedh një dritë në sy, ai është në gjendje të shikojë enët e gjakut në retinën tuaj, që janë shumë të ndjeshme në pjesën e pasme të syrit. Presioni i lartë i gjakut mund t’i bëjë enët e gjakut të shtrembërohen ose të shpërthejnë duke e bërë kështu syrin tuaj të duket i kuq. Një nga katër të rritur me presion të lartë gjaku, nuk janë të informuar për gjendjen e tyre që mund të shkaktojë infarkt. ZONA TË VERDHA PAS SYRIT Mund të jetë: Diabet Zona të verdha yndyre ose pika të vogla në retinë, janë shenja e diabetit të llojit të dytë. Një ndryshim i madh në lidhje me recetën e syzeve

54

Di

NËNTOR 2013

që duhet të mbani është shkaku tjetër i kësaj gjendjeje. Diagnostikimi i hershëm është çelësi për të shmangur problemet afatgjata ndonjëherë edhe fatale. UNAZA NË IRIS Mund të jetë: Kolesterol i lartë Unaza të bardha rreth irisit, pjesës së ngjyrosur të syrit, janë shenja të nivelit të lartë të kolesterolit. Një tjetër e dhënë janë zonat e yndyrës së bardhë nën lëkurë ose rreth kapakut të syrit. Studimet tregojnë se njerëzit me të dyja këto simptoma kanë rrezik më të lartë të kenë një sëmundje zemre. KAPAKËT E BRENDSHËM TË ZBEHTË Mund të jetë: Anemi Nëse pjesa e brendshme e kapakut të poshtëm të syrit është e zbehtë kur ju e ulni atë me gisht, ka shumë mundësi të jeni anemik. Pra keni mungesë të hekurit, i cili ndihmon qelizat e kuqe të gjakut. Anemia mund të trajtohet me përbërës hekuri, por mund të jetë gjithashtu një shenjë e hemorragjisë së brendshme. SYTË E FRYRË Mund të kemi probleme me tiroidet Sytë e mëdhenj mund të jenë karakteristikë e një familjeje, por kur e shihni se sytë u janë fryrë, kjo mund të jetë një shenjë e një tiroideje tepër aktive. Niveli jo normal i hormoneve të tiroideve shkakton që indet rreth syrit të fryhen, duke i bërë ata shumë të nxjerrë. QEPALLA TË VARURA Mund të jetë: Infarkt ose paralizë Një sy i rënë mund të tregojë se jeni të prirur ndaj paralizës së ashtuquajtur Bell, që është një gjendje e përkohshme paralize. Por mund

të jetë një simptomë e infarktit, veçanërisht nëse të folurit ka filluar të ngatërrohet. Shumë rrallë kjo gjendje mund të jetë provë e një tumori në tru ose e një sëmundjeje autoimune që është e njohur si miastenia e rëndë. SY TË VERDHË Mund të jetë: Sëmundje mëlçie Problemet në mëlçi, përfshirë këtu hepatitin dhe cerozën, mund t’i kthejnë sytë nga të bardhë në të verdhë, një simptomë që kërkon një ndërhyrje të menjëhershme mjekësore. Ngjyra shkaktohet prej bilirubinës, një kimikat i krijuar nga shkatërrimi i hemoglobinës, molekulës brenda qelizave të kuqe të gjakut që mban oksigjenin. ZBEHJE E NERVIT OPTIK Mund të jetë: Tumor në tru Nervi optik, i cili transmeton informacion nga retina në tru, është i dukshëm në pjesën e pasme të syrit. Kur ky është i zbehtë kjo mund të jetë një provë se vuani nga tumori në tru. PUPILË TË MASËS SË NDRYSHME Mund të jetë: Infarkt ose tumor Pupilat e shëndetshme janë përafërsisht të së njëjtës masë dhe zakonisht reagojnë njëlloj ndaj dritës. Nëse ky nuk është rasti juaj, kontrollohuni për probleme si infarkti, tumor të nervit optik ose në tru. “Daily Mail”


Gjërat më të bezdisshme në vendin e punës E keni menduar ndonjëherë se cilat janë sjelljet më të bezdisshme tuajat apo të kolegëve gjatë punës? Raporti midis kolegëve po bëhet gjithnjë e më shumë delikat, sidomos për shkak të konkurrencës që ekziston në zyra! Gjithashtu, siç është përcaktuar nga një sondazh anglez, ka edhe gjeste, madje të vogla e në dukje të parëndësishme, që janë shumë të bezdisshme. Këto lidhen kryesisht me teknologjitë e reja, për të cilat është shpikur termi “të paedukatët e rinj”.

ÇFARË NUK ËSHTË E HIJSHME TË BËSH NË PUNË APO NË ZYRË? Të kontrolloni postën elektronike gjatë mbledhjes Nëse ju jeni në një takim për të folur mbi një argument të rëndësishëm që u intereson të gjithëve, vëmendja duhet të përqendrohet tek objektivi i bisedës dhe te personi që flet dhe jo te posta juaj elektronike. Akoma më keq nëse bëhet alë për ndonjë email privat! Të arrini me vonesë në mbledhje Ndonjëherë edhe mund të ndodhë, por nuk mund t’ju falet të arrini gjithmonë me vonesë në mbledhje, sepse është sinonim i mungesës së respektit për shefin dhe kolegët. Përveç kësaj, sikur të thoni edhe një mijë justifikime nuk do të ndryshonte gjë, përveçse do ta përkeqësonte situatën. T’ju bjerë telefoni gjatë mbledhjeve dhe konferencave Nëse jeni në një mbledhje ose në një konferencë, atëherë nuk ekziston asgjë tjetër që mund ta ndërpresë atë, përveçse ndonjë rast i jashtëzakonshëm. Përqendrimi duhet të jetë në maksimum, kështu që edhe celularin duhet ta mbani me dridhje ose të fikur. E njëjta gjë vlen edhe për email-in. Të lini pjata të pista mbi tavolinën e punës pasi keni ngrënë Të hani në tavolinën e punës nuk është gjë e mirë, por nëse nuk ekziston një mensë atëherë nuk mund të veprohet ndryshe! Pasi keni konsumuar vaktin mbi të, duhet absolutisht ta pastroni dhe të eliminoni çdo thërrime. Pastërtia dhe rregulli janë gjërat e para të rëndësishme për

çdo njeri, kështu që ato nuk duhet të mungojnë as në zyrë, ku edhe “jetohet” me shumë persona. Të bëni thashetheme për kolegët Ashtu siç e thamë më lart, marrëdhëniet midis kolegëve nuk janë kurrë të lehta, për arsye të ndryshme. Ta zëmë se njëri nga kolegët vjen dhe bën thashetheme afër jush ose te sekretaria e shefit! Është një sjellje definitivisht antipatike, e cila në mënyrë të pashmangshme ngjall siklet, sepse herët a vonë do të jeni edhe ju viktima.

Të bëni pushime të shkurtra e të vazhdueshme për të pirë kafe Ju mund ta keni të pashmangshme pirjen e kafesë, por ama duhet të dini që kur punohet, koha që duhet t’i kushtoni kësaj pjese duhet të reduktohet në minimum. Kjo gjë ngjall shumë bezdi, sidomos tek ata të cilët u dedikohen profesionit të tyre në maksimum. Përqendrimi i tyre bëhet i vështirë përderisa kolegët e tyre hyjnë e dalin qindra herë për të pirë kafe. Të shkoni i/e sëmurë në punë Mund të duket pothuajse paradoksale, por të shohësh kolegë të sëmurë në zyrë nuk të jep aspak kënaqësi. Ekziston frika e infektimit nga sëmundjet, nëse janë ngjitëse sigurisht. Të merrni fëmijët në zyrë Alarm i kuq kur bëhet alë për fëmijë në vendin e punës. Ky është një problem që u takon më shumë mamave, që në raste të veçanta janë të detyruara ta bëjnë. Por të vegjlit nuk rrinë asnjëherë në një vend dhe për pasojë krijojnë vetëm konfuzion. Nëse kjo gjë ndodh shumë shpesh atëherë bëhet mjaft e bezdisshme. Të flisni me zë të lartë në telefon Imagjinoni që ndërsa jeni duke punuar ndoshta për diçka shumë të komplikuar në punë, të dëgjoni një koleg që flet me zë të lartë në telefon! Është pa diskutim një gjë shumë e bezdisshme! Është një tregues i mungesës së respektit. NËNTOR 2013

Di

55


Faqja juaj

Çelësi i Xhenetit

Dhe unë i thashë atij: “O Ebu El-Jezid sonte është festa e të krishterëve, merr abdest dhe shko te manastiri i tyre, dhe do të shikosh një exhebe (mrekulli) nga urtësia e Allahut.” Ebu El-Jezidi mori abdes dhe shkoi në manastirin e qytetit te Basrës (në Irak), dhe kur Papa u bë gati të fillonte ceremoninë, ai tha: -Unë nuk mund të flas e as të predikoj sepse në manastirin tonë ka hyrë një Muhamedan. Njerëzit e pyetën : Si arrite ta kuptosh që një muhamedan ndodhet në mesin tonë? Papa iu përgjigj: -Shenjat e tyre (të besimit) ndodhen në fytyrat (ballin) nga gjurmët e sexhdeve. Pastaj papa u drejtua nga Ebu El-Jezidi dhe e urdhëroi të dilte jashtë. Ebu El-Jezid iu përgjigj: -Për Allahun! Unë nuk do të dal nga këtu derisa Allahu të gjykojë midis meje dhe teje, Ai është më i miri i Gjykuesve. Atëherë papa i tha: -Do të të bëj disa pyetje. Nëse i përgjigjesh saktë, ne do të besojmë në profetët tuaj, por nëse bën një gabim të vetëm do të largohesh nga ky manastir duke të të mbajtur në shpatullat tona (i vdekur)”. Ebu El-Jezid iu përgjigj: -Më pyet ç’farë të duash. Papa e pyeti: 1. Ç’farë është një që nuk ka të dytë? 2. Ç’farë janë dy që nuk kanë të tretë? 3. Ç’farë janë tre që nuk kanë të katërt?

56

Di

NËNTOR 2013

4. Ç’farë janë katër që nuk kanë të pestë? 5. Ç’farë janë pesë që nuk kanë të gjashtë? 6. Ç’farë janë gjashtë që nuk kanë të shtatë? 7. Ç’farë janë shtatë që nuk kanë të tete? 8. Ç’farë janë tetë që nuk kanë të nëntë? 9. Ç’farë janë nëntë që nuk kanë të dhjetë? 10. Kush janë dhjetë që pranojnë rritje? 11. Kush janë 11 vëllezërit? 12. Cila është ajo mrekulli që përbëhet prej 12 gjërave? 13. Cila është familja prej 13 personash? 14. Cilat janë 14 gjërat që folën me Allahun? 15. Cila është ajo gjë e cila merr frymë por nuk ka shpirt? 16. Cili është varri i cili lëvizi më trupin e tij brenda? 17. Cila është ajo gjë që e ka krijuar Allahu dhe ka thënë se është e madhe? 18. Cila është ajo gjë që Allahu e krijoi por e refuzoi? 19. Cilat janë gjërat të krijuara pa nënë dhe baba? 20. Cili është kuptimi i “Uedh-dha rijati dherue, uel hamilati uikra,fel xharijati jusra, fel mukassimati emra” 21. Cila është ajo pemë e cila ka 12 degë, në çdo degë ka 30 gjethe, dhe në çdo gjethe 5 fruta… 3 në errësirë dhe 2 në dritë? Përgjigju o Ebu El-Jezid” Allahu vendosi një ndjenjë paqeje dhe qetësie në zemrën e tij. Ebu El-Jezid tha: 1) Një i cili nuk ka të dytë, është “Thuaj: “ Ai është Allahu, Një e i Vetëm” (112:1) 2) Dy të cilat nuk kanë të tretë janë nata dhe dita “Ne bëmë natën dhe ditën dy mrekulli (dy prej shenjave tona)”


(17:12) 3) Tre të cilat nuk kanë të katërt janë tre justifikimet e Musait (a.s) me Khidrin (r.a) 1. Kur hipën në anije Khidri e shpoi atë 2. Kur takuan një djalë Khidri e vrau atë 3. Kur arrin në një qytet, i kërkuan banorëve të atij qyteti ushqim. (Historia në suren Kehf) 4) Katër që nuk kanë të pestë janë 1. Teurati 2. Zeburi 3. Ungjilli 4. Kurani. 5) Pesë që nuk kanë të gjashtë janë pesë namazit farz që Allahu ka urdhëruar të falim. 6) Gjashtë që nuk ka të shtatë janë “Ne i krijuam qiejt, tokën dhe çdo gjë që gjendet midis tyre për gjashtë ditë, pa ndier lodhje aspak” (50:38)” Pastaj Papa e pyeti : “Pse në fund të ajetit është “pa ndier lodhje aspak?” Ebu El-Jezidi iu përgjigj: “Sepse çifutët thonë se pasi Allahu krijoi qiejt dhe tokën për gjashtë ditë Ai u lodh dhe pushoi të shtunën dhe prandaj thotë “pa ndier lodhje aspak” që do të thotë se Ai nuk ndjen lodhje që të kemi nevojë për pushim. 7) Shtatë të cilat nuk kanë të tetë “Ai ka krijuar shtatë qiej njërin mbi tjetrin”(67:3) 8) Tetë të cilat nuk kanë të nëntë “Engjëjt do të rrinë skajeve të tij, kurse tetë prej tyre do të mbajnë Fronin e Zotit tënd” (69:17) 9) Nëntë të cila nuk kanë të dhjetë, janë nëntë mrekullitë e Musait (a.s). Pastaj Papa i tha: “Numëroji ato”. Ai i tha: “ 1. Dora 2. Shkopi 3. Ndarja e detit në dy pjesë 4. Thatësira 5. Përmbytja 6. Karkalecat 7. Morrat 8. Bretkosat 9. Gjaku.” 10) Ato dhjetë që pranojnë rritje “ Kush bën një vepër të mirë do të shpërblehet dhjetëfish” (6:160) 11) Kush janë njëmbëdhjetë vëllezërit? “Kur Jusufi i tha babit të vet:” O Babi im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje… “ (12:4) pra njëmbëdhjetë vëllezërit. 12) Mrekullia që përbëhet nga dymbëdhjetë gjëra “Kur Musai kërkoi ujë për popullin e tij, Ne i thamë: “Bjeri gurit me shkopin tënd!”Atëherë, nga ai shpërthyen dymbëdhjetë burime (2:60)” 13) Familja prej trembëdhjetë personash “Kur Jusufi i tha babit të vet: “O Babi im! Unë pashë në ëndërr njëmbëdhjetë yje, diellin dhe hënën! I pashë të më përuleshin në sexhde” (12:4) Pra njëmbëdhjetë vëllezërit, hëna dhe dielli simbolizojnë nënën dhe babain. Një familje prej trembëdhjetë personash. 14) Katërmbëdhjetë gjërat që folën me Allahun janë shtatë qiejt dhe shtatë tokat, dhe Ai i krijoi shtatë qiejt për dy ditë “Pastaj Ai iu kthye qiellit që ishte në gjendje mjegullire e i tha atij dhe tokës: “Ejani të dy me hir apo me pahir!”. Ata iu përgjigjen: “Erdhëm me gjithë dëshirë e të bindur!” (41:11) 15) Gjëja e cila merr frymë por që nuk ka shpirt është agimi “Dhe për agimin kur nis të zbardhë (marrë frymë)” (81:18) 16) Varri i cili lëviz me trupin e tij brenda është profeti Junus (a.s) në barkun e balenës “Pastaj atë e gëlltiti një balenë, se ai kishte bërë diçka të gabuar” (37:142) 17) Gjëja që Allahu e krijoi dhe tha se ishte e madhe janë dredhitë e grave “… Në të vërtetë, dredhitë tuaja janë

të mëdha!” (12:28). 18) Gjënë të cilën Allahu e krijoi por e refuzoi është zëri i gomarit “…se zëri më i vrazhdë është i gomarit” (31:19) 19) Gjërat të cilat Allahu i krijoi pa nënë dhe baba janë Ademi (a.s), engjëjt, delja të cilën Allahu e solli për ta bërë kurban në vend të Ismailit dhe deveja e Profetit Salih. Prifti e pyet: “Kush janë ato persona që gënjyen por do të shkojnë në Xhennet?” Ebu El-Jezidi i përgjigjet: “Vëllezërit e Jusufit (a.s) “Dhe në mbrëmje ato shkuan tek babi i tyre, duke qarë. Thanë: “O babai ynë, në shkuam të vrapojmë e Jusufin e lamë te rrobat tona, andaj e hëngri ujku.” (12:16-17) Pavarësisht kësaj : “Ai(Jusufi) u tha : “Sot s’ka qortim për ju; Allahu do t’ju falë. Ai është më i Mëshirshmi i mëshiruesve” (12:92). Më pas prifti e pyet sërish: “Kush janë ato njerëz që thonë të vërtetën, por do të shkojnë në Xhehenem?” Ebu el-Jezid i thotë papës: “Lexo këtë ajet: Hebrenjtë thonë: “Të krishterët nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten (nuk ndjekin asgjë të vërtetë)!” Edhe të krishterët thonë: “Hebrenjtë nuk kanë kurrfarë udhërrëfimi ku të mbështeten!” (2:113) Atëherë ai i thotë atij “Cila është ajo pemë e cila ka 12 degë, në çdo degë ka 30 gjethe, dhe në çdo gjethe 5 fruta… 3 në errësirë dhe 2 në dritë?” Por Ebu El-Jezidi i përgjigjet: “Përpara se t’i përgjigjem kësaj pyetje më lër t’i përgjigjem kuptimit të ajeteve 20) Uedh-dha rijati dherue “Betohem për erërat që shpërndajnë (pluhurin)” , uel hamilati uikra “dhe për retë e ngarkuara rëndë” , fel xharijati jusra “dhe për ato (anije) që lundrojnë lehtë”, fel mukassimati emra “dhe për ata (engjëj) që shpërndajnë urdhrat”. 21) Përsa i përket pemës, është një vit, 12 degët janë 12 muajt, në çdo degë 30 gjethe që janë 30 ditët, në çdo gjethe 5 frute që janë 5 kohët e namazeve, 3 prej tyre në errësirë (sabahu, akshami dhe jacia) dhe 2 prej tyre në dritë (Yleja dhe Ikindia)”. Pastaj Ebu El-Jezidi i drejtohet njerëzve: “Unë kam vetëm një pyetje për ju, prandaj përgjigjuni.” Papa i tha: “Bëje pyetjen o Ebu El-Jezid.” Ebu El-Jezidi e pyet : “Cili është çelësi i Xhenetit?” Papa qëndroi i heshtur dhe pa lëvizur, kështu që të krishterët që ishin rreth tij i thanë: “Ti i bën kaq shumë pyetje dhe ai t’i përgjigjet, ndërsa ai të bën një pyetje dhe ti nuk mund t’i përgjigjesh?” Papa i përgjigjet: “Për Allahun! E di shumë mirë përgjigjen, por frikësohem nga ju.” Ata i thonë: “Përgjigju dhe mos ki frikë. Ne jemi me ty.” Papa u ngrit dhe tha: “Çelësi i Xhenetit është Esh’hedu en la ilahe il-lall-llah, ue esh’hedu enne Muhammeden, abduhu ue resuluhu ( Besoj dhe deklaroj se ekziston vetëm një Zot - Allahu dhe se Muhamedi është rob dhe i dërguar i Tij ). Përktheu nga anglishtja: Ajna Kasa Medreseja e Kavajes “Hafiz Ali Korca” (dega vajza), klasa XIA NËNTOR 2013

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

58

Di

NËNTOR 2013


Nテ起TOR 2013

Di

59


60

Di

Nテ起TOR 2013


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.