Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al
Viti XXII | Nr. 2 (361) | Shkurt 2013 | Cmimi: 150 Lekë
www.dritaislame.al
SHKURT 2013
Di
1
2
Di
SHKURT 2013
SHKURT 2013
Di
3
www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al
5
“Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
6
Viti XXII i botimit Nr. 2 (361) Shkurt, 2013
8
90 vjet Komunitetit Mysliman Shqiptar
Në fokus Dorian Demetja
Qëllimi ynë kënaqësia e Zotit
ISSN 2226- 7115 Tirazhi 5000
Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.
Editorial
12
Aktualitet - Program madhështor për Kur'anin në Teatrin e Operës dhe Baletit - KMSH, simpozium në kuadër të Muajit të Vlerave Profetike - Medresisti i Beratit shpallet piktori më i mirë në botë
Në gjurmët e epokës Muhamedane
Hadith Elton Harxhi Psikologji Altin Torba
Industria e suksesit - 2
Retrospektivë Xhamija klub, sallë këshilli, bibliotekë, shkollë gjimnas, të gjitha në nji
Personalitet Prof. as. dr. Rahim Ombashi Imam Vehbi Ismaili
20
Foto Arkiv
Çdo njeri duhet të respektojë zgjedhjen e tjetrit
Delegatët e Kongresit të Parë Mysliman
Dossier & Histori Edmond Sharka
Dossier & Histori Genti Kruja
100 vjet nga rrethimi i Shkodrës Historia e komandantit legjendar Hasan Riza Pasha
SHKURT 2013
40
44
Intervista
30
Kur’an
Thesare në fjalët Profetike - 2
Forum Ismail Raxhi El-Faruki
16
26
Di
36
42
Shtypi Islam shqiptar gjatë viteve 1912-1946
4
34
Islami lëvizje për rend botëror
22
Bota jonë Xhemal Balla
Personaliteti i njeriut, detyrat dhe normat sociale
Komente & Opinione Rejan Islami
"Intimiteti" Islam dhe festat/ngjarje
13
32
Bota jonë Shaban Ishlek
Si mund të shpëtojmë nga zemërimi?
46
Eseistikë Edison Çeraj
Tre Profetët përcaktues
48
Familja - Bebet dhe gjumi i trazuar i natës
- Të vegjlit dhe paratë
50
Shëndeti
54
Kuriozitete
56
- Harrojini të gjitha ato që dini rreth ushqyerjes në shtatzëni - Mos i nënvlerësoni këto probleme të gojës
- 10 mënyra për një menaxhim të frytshëm të kohës në punë
Faqja juaj Muhamed Sytari Mirësia e besimit!
Editorial
90 vjet
komunitet mysliman shqiptar Atë vit bënte shumë ftohtë, ishte dimri i vitit 1923, kur prijësit
nga përndjekjet. Sigurisht që pas dyzet vjetësh përndjekje dhe bar-
myslimanë që kishin marrë pjesë aktive në çështjet kombëtare, iu
barizmash kundër fesë panorama e besimit ishte e trishtueshme,
kthyen “shpirtit”, duke formuar dhe konsoliduar komunitetin fetar.
por ajo kurrë nuk u shua.
Ndarja nga Shejhul Islami i Perandorisë Osmane, e cila u realizua
Të gjithë ata fetarë e atdhetarë që kundërshtuan idetë shkatë-
zyrtarisht në Kongresin e Parë Mysliman, shënoi edhe themelimin
rrimtare të këtij regjimi, u përndoqën, u vranë dhe u masakruan në
e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
mënyrën më çnjerëzore, por as kjo nuk mundi të shkulë rrënjët e
Kongresi i 90 viteve më parë ishte i rëndësishëm, jo vetëm për
besimit në vend. “…Të gjithë elementët shqiptaro-fetar, si vëllezër
jetën fetare e shoqërore të Shqipërisë, por edhe për jetën politike
të një gjaku e si besues të një Zoti të Amshueshëm, duhet me
kombëtare të mbarë popullit shqiptar. Ai mot solli hapjen e rrugës
u bashkue e me u organizue në nji front të përbashkët për ta
përmes së cilës do të kalonte “reformimi islam” në përputhje me
luftuar ateizmin, që do me shkatërrue “Fe e Atdhe”. Kjo është
kërkesat e kohës. Reformim institucional pasi ai shpirtëror ishte
lufta e shenjtë që duhet të bëjnë të gjitha fetë në Shqipëri”, ishte
i ngulitur thellë në zemrat e shqiptarëve.
kjo thirrja e myslimanëve kundër komunizmit. Qindra xhami u
Vitet ‘20 të shekullit XX, ishin vitet e luftës për demokraci e
shkatërruan, ndërsa qindra njerëz të fesë, intelektualë e patriotë
përparim shoqëror, ku mbizotëronte një atmosferë me ndjenja të
u pushkatuan, u burgosën apo u internuan, terror i cili vazhdoi
theksuara kombëtare. Kongresi i Parë Mysliman me pjesëmarr-
deri në fillim të viteve ‘90.
jen e 36 delegatëve, hyri në histori për vendimet e rëndësishme
Sërish në ato net të ftohta të nëntorit 1990, myslimanët po për-
teologjike, me kahje kombëtare. Në fakt, institucionet e fesë is-
gatiteshin për një “kryengritje” dhe më 16 nëntor 1990, pas 23
lame në Shqipëri kanë ekzistuar edhe më parë, por këtu bëhet
vjetësh u këndua Ezani dhe u fal Xhumaja në Shkodër, në Xhaminë
alë për inkuadrimin në strukturat e Komunitetit Mysliman të
e Plumbit, e më pas në të gjithë vendin. Ishte një barrë e rëndë dhe
sapoformuar.
e vështirë në kushtet e krijuara, pas një periudhe kaq të gjatë kohe,
Ky periudhë historike shënon edhe hapin e parë organizativ
qoftë në aspektin material, ashtu edhe në atë moral. Nuk kishte
të pavarësisë fetare të institucionit islam më të lartë në Shqipëri,
fonde, mungonin ambientet ku do të kryheshin ritet dhe shërbesat
në pozitat e një shteti laik, në ngjizjen e një kombi vital, ku të
fetare, nuk kishte asnjë qendër a zyrë prej nga ku do të lëshoheshin
gjitha fetë janë njëlloj të respektueshme. Paskëtaj filloi puna e një
udhëzimet organizative; ishte vetëm vullneti Zotit pastaj dëshira
veprimtarie intensive për riorganizimin dhe më vonë në forcimin
e mirë e grupeve nismëtare në qendër e në rrethe për ta parë fenë
e institucioneve të fesë islame, detyrave dhe rolit të tyre, ngritjen
edhe një herë të funksionojë lirisht e pa ndrojtje.
dhe organizimin e zyrave të Sheriatit.
Dalëngadalë feja filloi të zërë vendin që i takonte në shoqërinë
Në vitet në vazhdim feja po institucionalizohej përherë e më
shqiptare. Paralelisht edhe Komuniteti Mysliman ndërmori një rol
shumë në shërbim të besimit dhe kombit shqiptar. Ajo çka i shër-
aktiv në jetën social-kulturore të vendit duke i paraprirë, madje dhe
beu më shumë fesë dhe kombit ishte arsimi fetar islam i cili filloi
parandaluar probleme të shumta sociale, sepse as fuqia e ligjit
në marsin e vitit 1924, me hapjen e Medresesë së Përgjithshme
nuk e ka fuqinë e bindjes dhe ndikimit të besimit.
të Tiranës, shkollë, e cila shumë shpejt u bë djepi i dijes dhe kul-
Komuniteti Mysliman sot është institucioni zyrtar juridik i njohur
turës kombëtare, e drejtuar nga personalitete të shquara islame,
nga shteti si përfaqësues dhe në shërbim të mbarë besimtarëve
traditë arsimore kjo e cila sot është përhapur në të gjithë trojet
myslimanë të Shqipërisë. Ai e ka shtrirë aktivitetin e tij në të gjithë
shqiptare.
territorin e republikës me strukturat dhe institucionet e tij fetare e
Por qielli i “besimit”, i çështjeve fetare filloi të errësohej me in-
arsimore, si medrese e universitete. E sot, gati një shekull më pas
kuadrimin e ideologjisë komuniste, re të cilat ishin paralajmëruar
të gjithë ne, krenarë për të parët tanë, kujtojmë dimrin e atij viti që
edhe më parë nga prijësit myslimanë, duke i shpallur luftë në emër
solli pranverën e besimit, dinjitetit njerëzor pasi liria e ndërgjegjes,
të fesë e besimit. Idetë komuniste po përhapeshin me shpejtësi
feja dhe besimi mbështeten në thelbin e dinjitetit njerëzor.
dhe armiku kryesor për ta ishte feja. Por ndonëse institucioni i fesë
Por mbi të gjitha sot liria e besimit triumfon, shpirti besimtarit
u dobësua në mënyrë ta pallogaritshme derisa edhe u shkatërrua
ndjehet i lirë të adhurojë Atë që i dha frymë, Atë që e ngjizi, Kri-
totalisht, besimtarët i mbajtën fort bindjet e tyre fetare, pavarësisht
juesin e gjithësisë. SHKURT 2013
Di
5
Në Fokus
DORIAN DEMETJA
QËLLIMI YNË
KËNAQËSIA
E ZOTIT Njeriu është krijuar në formën më të bukur nga Zoti dhe si i tillë, kërkohet prej tij që punët t’i ketë të bukura në përputhje me kënaqësinë e Zotit. Njeriu vjen vetëm një herë në këtë botë dhe mundësia për të kryer detyrat e tij i jepet vetëm një herë. Në këtë mundësi të vetme, ai ose fiton ose humb. E nëse kjo mundësi i shpëton nga duart, as e qara dhe as pendesat nuk do të kenë vlerë. Për të arritur kënaqësinë e Zotit, fillimisht duhet një përkushtim e qëllim i fortë dhe i pastër, pastaj purifikimi nga çdo interes vetjak e nga dëshirat materiale, duke u ngjitur gjithmonë pas idealeve të larta morale e shpirtërore. Një tjetër aspekt i kënaqësisë së Zotit është pranimi me qetësi shpirtërore i çdo vendimi e gjykimi që merr Allahu për ne, dashuria për Të dhe ndërgjegjësimi për të kërkuar e pritur gjithçka prej Tij. Një njeri që vazhdimisht përjeton aspektin material të ekzistencës së tij, që vazhdimisht interesohet duke u marrë me jetën e tij trupore pa ia vënë veshin asnjëherë zërit të shpirtit dhe ndërgjegjes së vet, do të jetojë më kot, do ta konsumojë jetën e vet pa dobi dhe kurrsesi nuk do të mund të sigurojë rezultatin e siguruar prej njerëzve që e kanë rregulluar jetën e tyre sipas kënaqësisë së Zotit. Që vepra të ketë vlerë, varet nga qëllimi nëse bëhet për hir të Allahut. Hixhreti pa një qëllim të tillë është një shëtitje turistike, xhihadi është dhunë e padrejtësi, haxhi është një udhëtim
6
Di
SHKURT 2013
mashtrues, namazi është fizkulturë dhe agjërimi, dietë. Shndërrimi i këtyre adhurimeve për njeriun në fitimin e kënaqësisë së Zotit, mund të bëhet vetën nëse ato prihen nga qëllimi për adhurim. Njeriu, çdo veprim që bën duhet ta bëjë duke menduar kënaqësinë e Zotit. Kur të ndiqet një rrugë dhe kur të planifikohet një strategji, më përpara duhet të vlerësohet në aspektin e kënaqësisë së Zotit. Nëse përkon me këtë kënaqësi duhet të bëhet, nëse jo, duhet të braktiset. Në terminologjinë islame ky virtyt quhet sinqeritet. Sinqeriteti është mënyra e jetesës drejt, pastër, larg hipokrizisë dhe çdo
gjëje që mund të turbullojë zemrën. Në lutjet tona mund të harrojmë kërkimin e xhenetit dhe mbrojtjen nga xhehenemi, por asnjëherë nuk duhet të harrojmë kërkimin e sinqeritetit. Sepse kjo nuk mund të harrohet. Pa sinqeritet njerëzit jetojnë kot dhe asgjë nuk merr kuptim në mungesë të tij. Profeti ynë porosit: “Kujdes! Në trupin e njeriut është një copë mishi. Po të jetë mirë ajo, i gjithë trupi është mirë; po të prishet ajo, i gjithë trupi prishet. Kujdes, ajo është zemra.” Sinqeriteti imponon kryerjen e çdo detyre dhe përgjegjësie vetëm duke përmbushur urdhrin e Zotit, duke synuar kënaqësinë e Tij dhe duke e pritur shpërblimin vetëm prej Tij. Në Kur’an thuhet: “Sigurisht që shpërblimi im është vetëm prej Allahut.” (Hud, 29) Çfarëdo veprimi që ndërmerret për hir të Zotit, nuk mund të ndahet në sasi të vogla apo të mëdha, të vlefshme apo të pavlefshme. Një veprim i vogël sa një atom, që kryhet me sinqeritet dhe për hir të kënaqësisë së Zotit, zmadhohet e bëhet shumë i shtrenjtë tek Krijuesi ynë. Një gramë nga veprat e mira që kryhet me sinqeritet, është më e preferueshme se sa një ton nga veprat që kryhen pa sinqeritet. Ajo që është e rëndësishme nuk është natyra e mjetit të përdorur, por përfundimi që
ai sjell. Meqenëse përfundimi është kënaqësia e Zotit dhe themeli i punës është sinqeriteti, atëherë ajo nuk është çështje e vogë. Duke menduar vetveten, “Le ta fitoj unë këtë shpërblim, le t’i udhëzoj unë këta njerëz, le të më dëgjojnë mua ata”, njeriu merr një qëndrim rivaliteti ndaj vëllait të tij, i cili është në një nevojë reale për dashurinë, përkrahjen dhe vëllazërinë e tij. Ai bie pre e egoizmit, anon nga sëmundja e ambicies, humbet gjithë sinqeritetin dhe hap derën e hipokrizisë për veten e tij. Ilaçi i kësaj sëmundjeje është parimi se “kënaqësia e Zotit fitohet vetëm nëpërmjet sinqeritetit” dhe jo nëpërmjet pasjes sukses të madh apo shumë ndjekësve. Sepse këto të fundit janë një funksion i vullnetit të Zotit dhe i përkasin vetëm mirësisë e nderimit të Tij. Ato nuk mund të kërkohen, përkundrazi, Allahu ia jep ato atij që do. Ne duhet të shikojmë detyrën tonë duke bërë atë që na takon dhe të mos ngatërrohemi me çështjet e Krijuesit. Zoti dërgoi shumë profetë të nderuar, por shumë pak njerëz u besuan atyre. Megjithatë ata morën shpërblimin e pasosur të detyrës së shenjtë të profetësisë. Atëherë arritja e vërtetë nuk qëndron në fitimin e një numri të madh ndjekësish, por në fitimin e
kënaqësisë së Zotit. Ndonjëherë një alë e vetme do të rezultonte në shpëtimin e ndokujt dhe si rrjedhojë në kënaqësinë e Zotit. Sasisë nuk duhet t’i kushtohet shumë vëmendje, sepse ndonjëherë të udhëzosh një njeri të vetëm tek e vërteta, mund të jetë aq e kënaqshme për Allahun, aq sa të drejtoje një mijë njerëz. Për më tepër, sinqeriteti dhe bashkimi me të vërtetën kërkojnë që njeriu duhet të dëshirojë që myslimanët të përfitojnë nga njëritjetri, cilido që të jetë burimi i përfitimit dhe cilido që të jetë personi nga i cili vjen ai përfitim. Kjo botë është bota e shërbimit dhe jo e shpërblimit. Shpërblimi për punët e mira dhe për aktet e shërbimit jepen në botën e ndërmjetme dhe të përtejme. Meqenëse realiteti është ky, atëherë rezultatet e shërbimeve për hir të Zotit dhe e veprimeve që lidhen me botën e përtejme, nuk duhet të kërkohen në këtë dynja, madje as edhe me zemër. Dhe në qoftë se ato do të jepeshin, le të konsiderohet thjesht një mirësi Hyjnore, duke mos mbetur nën obligimin e njerëzve. Sepse nuk është prej urtësisë t’i këpusim frutat e xhenetit në këtë jetë kalimtare. Asgjë materiale nuk duhet të kërkohet si shpërblim për shërbimin fetar, me qëllim që të mos humbasë sinqeri-
teti. Parë në këtë këndvështrim, çdo vështirësi, mundim dhe fatkeqësi në shërbim të kënaqësisë së Zotit, është e këndshme dhe pa u ankuar të falënderojmë Allahun duke thënë: "El hamdu lilahi ala kuli hal” - Lavdi Zotit në çdo gjendje qofshim. Njeriu nuk duhet të jetë posaçërisht ambicioz, i pangopur, tepër kërkues, tepër i dhënë dhe i pasionuar pas diçkaje. Edhe kjo botë, edhe bota e përtejme Allahut i përkasin. Disa herë, humbjet në këtë botë bëhen shkak për fitime në atë botë. Zoti të merr këtu e të jep atje. Ndërkaq, ne nuk mund ta dimë se çdo të na japë si kundërvlerë të atyre që na ka marrë dhe se me ç’surpriza do të përballemi. Në suren “Duha”, Profetit i thuhet drejtpërdrejt duke ia bërë të ditur se bota e përtejme është më e dobishme se kjo e para. Atëherë, kur e fundit qenka më e dobishme se e fillimit, pse duhet të mërzitemi për humbjet?! A nuk duhet të falënderojmë e të gëzohemi duke menduar fitimin e nesërm? Bëhet e qartë se “e dobishmja është ajo që ndodhet në zgjedhjen e Zotit”. Duhet që të jemi dakort me atë që ka shkruar dhe ka miratuar Zoti. Kjo është një shprehje e tillë kënaqësie para Allahut, e cila mbart brenda saj shumë hollë kuptimet e adhurimit, nënshtrimit, sinqeritetit dhe principialitetit. I dërguari i Allahut na ka mësuar një lutje për ta kënduar në mëngjes e mbrëmje: “Jemi të kënaqur me Allahun, Zotin tonë, me Muhamedin, profetin tonë dhe Islamin, fenë tonë”. Meqë jemi të kënaqur me të gjitha këto, le t’u bindemi atyre dhe me gjithë qenien tonë të jemi dakort me Zotin dhe me atë që pëlqen Ai. Më e bukura dhe më e mira e të gjithave është ajo që bën Allahu. Jo dëshira jonë, por e Zotit, jo kërkesa jonë, por e Zotit... Ajo që mbetet të themi është: O njeri! Duro ndaj sprovave me një durim të bukur. Besoji Allahut dhe mbështetu tek Ai. E vetmja monedhë e vlefshme në botë e në përjetësi është fitimi i kënaqësisë së Tij. Kërkoje Zotin dhe përpiqu ta gjesh Atë. E kur ta gjesh, bjer në sexhde, vëre ballin në tokë dhe falëndero sa të jesh gjallë. SHKURT 2013
Di
7
Aktualitet Program madhështor për Kur'anin në Teatrin e Operës dhe Baletit Viti 2013 ka nisur me një program madhështor të organizuar nga medresetë e vendit nën kujdesin e Komunitetit Mysliman dhe Fondacionit Arsimor e Kulturor “SEMA”. Organizimi i një programi të tillë është kthyer në traditë në të gjitha medresetë, por këtë vit, ndryshe nga vitet e shkuara, ky program u caktua të zhvillohej në Tiranë, me qëllim që kënaqësia për këtë arritje të medreseve të ndahej me sa më shumë njerëz. Ceremonia u hap me Himnin Kombëtar dhe pas saj me një pazazh të Librit të Shenjtë të përcjellë me emocion nga hafizi medresist Enes Hyka. Në vazhdim nxënësit e 7 medreseve dhuruan për prindërit, mësuesit, besimtarët dhe të ftuarit një program të pasur me ilahi e poezi për vlerat e Kur’anit dhe mesazhet e larta të fesë islame. Programi vijoi me përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, H. Dede Edmond Brahimaj, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe drejtorit të fondacionit “SEMA”, Asim Budak. Në alën e tij z. Muça foli për rëndësinë e Kur’anit si libër i zbritur nga Zoti për dobinë e njeriut dhe suksesin e tij në të dy jetët. “Zoti i ka atribuuar njeriut cilësinë e mëkëmbësit të Tij në tokë. Për ta nderuar edhe më shumë Ai i zbriti Kur’anin, si manual orientues e ndihmës për ndërtimin e jetës mbi vlerat e moralit dhe virtytit”, tha z. Muça. Në vazhdim ai shtoi se, “jemi mbledhur në këtë sallë për të vlerësuar përkushtimin e nxënësve të medreseve tona, të cilët edhe pse për një kohë të shkurtër arritën të mësojnë leximin e Kur’anit, këtij libri që vazhdon të ndriçojë zemrat dhe shpirtrat e atyre që e lexojnë dhe kuptojnë mesazhet e tij”. Ndërsa ministri Aldo Bumçi, pasi vlerësoi këtë organizim
8
Di
SHKURT 2013
si të mrekullueshëm, u shpreh: “Ne si qenie njerëzore nuk jemi të vetëmjaftueshëm, prandaj Zoti ka zgjedhur të komunikojë me ne nëpërmjet librave. Ai mund të kishte zgjedhur shumë mënyra, por zgjodhi alën për të arritur tek ne dhe zemra jonë. Për çdo libër ka një herë të parë, ndërsa me Kur’anin dhe librat e tjerë qiellorë nuk ndodh kështu. Leximi i tyre mbetet gjithnjë herë e parë”. Ai uroi dhe vlerësoi nxënësit e medreseve për përkushtimin dhe interesimin e tyre në mësimin e Kur’anit, duke u shprehur: “Ju shpreh urimet më të përzemërta juve dhe mësuesve tuaj për këtë fillim të mbarë, që shërben si një pikënisje premtuese në rrugën tuaj drejt suksesit”. 510 nxënës të medreseve të Tiranës, Kavajës, Korçës, Cërrikut e Beratit, e kanë filluar mësimin e Kur’anit që nga muaji shtator 2012 dhe kanë arritur të hyjnë në Kur’an, falë përkushtimit por edhe ndihmës së madhe të mësuesve të kësaj lënde. Këtë aktivitet kulturor e ka përshëndetur një grup artistik i ardhur posaçërisht nga Turqia, i cili me ilahitë e kënduara në turqisht dhe arabisht ka fituar duartrokitjet e të pranishmëve. Nga nxënësit e përzgjedhur, Elona Kaçuli dhe Theodhor Tomorri lexuan dy sure të shkurtra, ndërsa ceremonia vijoi me shpërndarjen e çertifikatave dhe stimujve të cilat u dorëzuan nga nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, myftinjtë e rretheve dhe drejtorët e medreseve. Aktiviteti u përmbyll me këngën “Rrjedh në këngë e ligjërime”, kënduar nga nxënësi i medresesë së Korçës Xhoni Telku, e cila riktheu në sallë atmosferën e mrekullueshme festive të përjetuar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë.
VENDI
SHKURT 2013
Di
9
KMSH, simpozium në kuadër të Muajit të Vlerave Profetike “Problemet sociale dhe zgjidhja e tyre në rrugë profetike”, ishte tema e simpoziumit të organizuar paraditen e 23 shkurtit nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në ambientet e Universitetit BEDER, në kuadër të Muajit të Vlerave Profetike. Simpoziumi u hap me një pjesë nga Kur’ani Famëlartë, të cilën e përcolli teologu Gazmend Teqja. Më pas alën e mori Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i cili, pasi falënderoi dhe uroi pjesëmarrësit për këtë ngjarje të shënuar, u shpreh: “Qëllimi më i lartë i njeriut në jetë është që të fitojë dashurinë e Krijuesit të tij. Rruga për ta plotësuar këtë qëllim kalon nëpërmjet mbështetjes në traditën e profetit Muhamed (a.s.).” Ndërsa në lidhje me temën e simpoziumit Kryetari Muça shtoi: “Që një lider të pëlqehet dhe të pranohet nga njerëzit që e ndjekin pas, si dhe që ai të bëhet një njeri i besueshëm, duhet që të jetë në gjendje t’i zgjidhë të gjitha problemet që i përkasin shoqërisë. Profeti Muhamed i dha zgjidhje të gjitha situatave duke i kthyer madje në favor të tij dhe të besimtarëve. Sot shoqëria ka marrë plagë të thella morale e shoqërore. Pavarësisht masave dhe nismave të ndryshme që merren për parandalimin e tyre, ato vazhdojnë të jenë një shqetësim i vazhdueshëm. Kjo gjendje do të vazhdojë kështu, derisa të merret si referencë profeti Muhamed, si shembulli ideal për edukimin e çdo brezi. Ndaj ne sot, më shumë se kurrë kemi nevojë për mësimet e tij
10
Di
SHKURT 2013
universale, të cilat do të na udhëheqin drejt një jete më të bukur, më të qetë dhe me kënaqësinë e Zotit të fituar.” Në këtë simpozium nuk ka munguar edhe përshëndetja e myftiut të Tiranës, z. Ylli Gurra. Pas urimeve të ngrohta në adresë të pjesëmarrësve, z. Gurra theksoi se kontributi më i madh që besimtarët mund të japin në shoqëri është që t’i shtyjnë njerëzit të përqafojnë njëri-tjetrin, duke shfrytëzuar për këtë mësimet e larta të fesë islame që kanë në thelb paqen, dashurinë e harmoninë. Aktiviteti vijoi me kumtesat e teologëve Bujar Spahiu, Elvis Naçi, Ferid Piku, si dhe drejtori i Kulturës në KMSH, Genti Kruja. Nënkryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, foli për edukatën dhe moralin e shoqërisë vështruar në prizmin profetik. Ai sqaroi se “njerëzimi sot është i çorientuar, duke u zhytur në vorbullat e krijuara nga boshllëqet morale e shpirtërore. Për edukimin e tij është synuar vetëm elementi material duke neglizhuar atë shpirtëror. Nëse njeriu do të kuptonte vlerat e tij shpirtërore dhe lëndore, pra t’i trajtonte të dyja së bashku, çdo gjë do të riparohej dhe ekuilibrohej. Vetë jeta e Profetit Muhamed dhe porositë e tij janë garanci në këtë drejtim”. Ndërsa drejtori i Thirrjes në Islam në KMSH, z. Elvis Naçi, foli mbi “Argumentet e Profetësisë së Muhamedit a.s.”. Ai theksoi se pasimi i profetit nga miliona njerëz anekënd botës sot, është argumenti më i madh që flet për profetësinë e tij.
“Muhamedi është njeriu më i veçantë i të gjitha kohërave. Një njeri i përsosur tek i cili mblidhen dhe pasqyrohen më së miri emrat dhe atributet e Zotit. Ai është një pishtar, kandil i vendosur nga Zoti në qiellin e njerëzimit”, tha z. Naçi. Ndërsa teologu Ferid Piku, foli mbi metodologjinë profetike dhe problemet sociale. Në alën e tij z. Piku theksoi se, ajo çfarë kemi lexuar nga ajetet e Kur’anit dhe që kemi dëgjuar nga historitë e Profetit tonë, është se, asnjë profet i Zotit nuk ka qenë i izoluar nga hallet e njerëzve dhe qytetarëve të tij bashkëkohës. Nuk ka profet që, përveç besimit të pastër te Zoti dhe paralajmërimit për të mos i vënë shok Atij, të mos ketë pasur për detyrë dhe zgjidhjen e një problemi social të kohës së tij. Sipas z. Piku, shoqëria njerëzore ka ndryshuar shumë dhe shoqëria e sotme nuk është ajo e kohës së profetit Muhamed. "Por duhet të mos harrojmë se njeriu është po ai njeri, me të njëjtin shpirt, nefs e dëshira dhe në esencë problemet janë pak a shumë të njëjtat… Prandaj, - vijoi z. Piku, - metodologjia profetike në trajtimin e këtyre problemeve, vazhdon të jetë më e sakta dhe më e gjetura, se ai ishte profeti i Zotit, që korrigjonte dobësitë dhe të metat e krijesave të Zotit, ashtu si e di më mirë vetë Zoti." Tema përmbyllëse ishte “Familja në Islam”, e mbajtur nga Genti Kruja, drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH. Në alën e tij z. Kruja u ndal në rëndësinë që Islami i kushton
familjes, të cilën e sheh si garanci për krijimin e një shoqërie të shëndoshë dhe ideale. Krahas detajeve interesante që solli në lidhje me temën, ai iu referua disa studimeve të fundit për familjen, rezultatet e të cilave tregojnë se familjet e brumosura me besimin islam, kanë një nivel minimal të problemeve familjare. Në mbështetje të këtij argumenti sipas tij, është edhe një studim i fundit i kryer me nxënësit e disa prej shkollave të mesme të kryeqytetit, i cili tregoi se në Medresenë e Tiranës problemet prindër-fëmijë, në krahasim me shkollat e tjera, janë shumë më të ulëta dhe se morali i shëndoshë dhe me përmbajtje fetare, që mësohet dhe praktikohet në këtë shkollë,
shërben si faktor i rëndësishëm për shoqërizimin e nxënësve adoleshentë me modelet e sjelljes humane më të fisme, jo vetëm në marrëdhënie me prindërit dhe pjesëtarët e familjes, por edhe me shoqërinë. Për secilin nga pjesëmarrësit u dhurua revista “Drita Islame” dhe një trëndafil i shoqëruar me një mesazh të shkëputur nga Fjalët Profetike. Në përfundim, nënkryetari Gazmend Aga, moderatori i aktivitetit, nënvizoi se ky aktivitet përbën një hap modest nga ana e Komunitetit Mysliman, i cili do të pasohet me organizime më të mëdha në mënyrë që, siç u shpreh z. Aga, ne si myslimanë të japim një kontribut konkret në zgjidhjen e plagëve të sotme sociale.
Pjesë e simpoziumit ishte edhe një program i shkurtër me ilahi, përgatitur nga grupi artistik i Universitetit BEDËR.
Medresisti i Beratit shpallet piktori i ri më i mirë në botë Adi Totaj është shpallur piktori më i mirë mes 1458 të rinjve nga e gjithë bota me pikurën e urës së Goricës në Berat. Nxënësi i Medresesë së Beratit, Adi Totaj, ka fituar çmimin e parë në Konkursin Ndërkombëtar të Piktorëve “A Youthful Vision 2012”, për moshat 13-15 vjeç, që u zhvillua në Sllovaki, organizuar nga UNESCO në kuadër të projektit World Haritage. Ky është çmimi i dytë i tij pas atij të vendit të tretë të marrë në vitin 2011. Edicioni i 18-të i konkursit “Një vizion rinor 2012”, u organizua në Banska Štiavnica të Sllovakisë. Ky konkurs synon të ftojë dhe angazhojë fëmijët e shkollave, duke përdorur kreativitetin e tyre për të paraqitur trashëgiminë
botërore të qytetit të tyre ose të çdo qyteti që është pjesë e trashëgimisë kulturore në të gjithë botën. Në këtë konkurs ndërkombëtar pikture, marrin pjesë të rinj nga të gjitha vendet që janë në mbrojtjen e UNESCO-s, Institutit të Mbrojtjes së Trashëgimisë Kulturore në botë. Në organizimin e këtij viti morën pjesë mbi 1458 të rinj nga 80 shkolla të ndryshme, nga 26 qytete të trashëgimisë botërore dhe nga 19 shtete të ndryshme. Shtetet pjesëmarrëse ishin: Shqipëria, Brazili, Kanadaja, Kina, Kuba, Çekia, Hungaria, Italia, Japonia, Lituania, Letonia, Malajzia, Mali zi, Polonia, Rumania, Rusia, Turqia, Ukraina dhe Sllovakia.
ADI TOTAJ Ka mbaruar shkollën 9-vjeçare “Thimi Tani” në Berat dhe aktualisht është nxënës në vitin e parë në Medresenë “Vexhi Buharaja” të këtij qyteti. Rrugën si piktor e ka nisur që në klasë të 6-të, ku dhe i inkurajuar nga mësuesit dhe prindërit e tij në vitin 2009 regjistrohet në studion “Art Kolor”. Një nga objektivat më të rëndësishëm të Adit është të vazhdojë shkollën e lartë për arkitekturë. Krahas talentit të tij në pikturë, Adi është dhe një nxënës shembullor, me rezultate të larta në mësime. Në kërkim të përmbushjes së objektivave të tij konkurron dhe vendos të studiojë në Medresenë e Beratit. Fakti që në këtë shkollë mësimet zhvillohen në katër gjuhë: shqip, anglisht, turqisht dhe arabisht, siç thotë ai, e bën të ndjehet dhe më i sigurt në rrugën drejt realizimit të ëndrrës së tij. SHKURT 2013
Di
11
Komente & Opinione
REJAN ISLAMI
“INTIMITETI” ISLAM
DHE FESTAT/NGJARJE Krejt koha rrjedh në harmoni, duke mos u ndalur tek datat. Një ikje ciklike që rilind kurdoherë, pa pasur masë, hapësirë dhe kufizim. Kështu është edhe jeta e një myslimani të vetëdijshëm për veten dhe për Zotin! Në këtë rrjedhje të qetë, harmonike, dhe të bardhë, janë ngjarjet ato që bëjnë shpeshherë ndryshimin, “thyejnë” atë harmoni, por sigurisht për të vënë sërish ekuilibër. Këto “ndodhi” ndodhin në veçanti në jetën e gjithsecilit, siç mund të jenë problemet e ndryshme, etj, por jeta “publike” e myslimanëve, nëse do ta quajmë kështu, është në vetvete një ikje brenda një ritmi logaritmik të përsosur, që shkon tek harmonia, aty ku puqet arti me shkencën, letërsia me filozofinë, jeta me vdekjen. Dhe kjo sigurisht, qëndron tek “shpirti” i Islamit, i ndërtuar në atë mënyrë hyjnore që vetëm i madhi Zot mund ta bënte. I gjithë sekreti qëndron tek vetë feja dhe mënyra që ajo ofron për njerëzit. Jo më kot, njerëzit e shkretëtirës janë ndër më të lumturit në botë, kur në pikëpamjen tonë ata duhet të jenë më të dëshpëruarit, dhe jo më kot, në vendet me mirëqenien më të lartë, numri i të vetëvrarëve është tejet i madh. Thjesht dhe vetëm, pasi lidhja harmonike, gëzim-pikëllim, pasuri-varfëri, dështim-sukses, nuk është realizuar kurrë në atë nivel, sa bota të tejkalohet si formë materiale e përkohshme. Në këtë kontekst, janë edhe festat që sigurisht në Islam kanë një pikëpamje tjetër, siç ndodh bie ala me Vitin e Ri. Vetë fakti që festat në Islam janë të ndryshueshme në data, tregon lëvizjen e jetës, rrethi depërton nëpër kohë të ndryshme, ndërsa njerëzit bëhen dëshmitarë të “stinëve”, duke cekur tek secila kjo frymë hyjnore. Pikërisht këtu qëndron dallimi midis tokësores dhe hyjnores, midis të përjetshmes dhe të përkohshmes, midis ngjarjeve dhe jo ngjarjeve. Ndaj, më shumë se ngjarje, në Islam, çdo festë është “shpirt”, përkujtim sublim, flijim për përtej veten, por për veten. Në këtë kontekst, në Islam, festat, siç i dimë, nuk janë ngjarje, janë përtej, pasi realitetet dhe ngjarjet krijohen nga njerëzit. Përtej tyre, ekziston Zoti, prandaj dhe Islami,
12
Di
SHKURT 2013
si formë e përtejme, qëndron këtu si një “shërbëtor” për të krijuar jo vetëm një lidhje të fortë midis robit dhe Zotit, por edhe për të ndërtuar një ekuilibër aq të domosdoshëm në të gjithë këtë hulli të madhe realitetesh të krijuara një pas një dhe formë pas forme. Edhe në këtë pikë Islami ka mbetur i paprekur, si e vetmja bazë filozofike e shpjegimit dhe e përfytyrimit të Zotit Një! Edhe festat në të, janë kah këtij orientimi. Viti i Ri nuk mund të ketë një bazë të tillë, ndaj ai është ngjarje, e krijuar në kohë dhe e mbetur në kontekstin e spektaklit. Edhe festa të tjera jo islame, mbeten në kontekstin e ngjarjeve, prandaj zakonisht janë të nevojshme disa veçori të “jashtme” për t’i materializuar dhe për t’i bërë të qëndrueshme, siç mund të jetë bredhi. Në Islam, kjo jo vetëm që nuk është e pranueshme, por nuk është as e nevojshme. Atje, festa është para së gjithash “realitet” për shpirtin, detyrimisht edhe për Zotin, çka qëndron mbi nivelin e ngjarjeve të zakonshme tokësore. Le të supozojmë një botë pa ngjarje, kësisoj pa ndodhi të “prekshme”. Bash atëherë, Islami do të bënte ta kuptosh jetën dhe qëllimin e ekzistencës, duke krijuar kësisoj një lloj gjenerimi. Në këtë botë përtej “ngjarjeve”, ekziston shpirti, që vetëm Islami ka mundur ta shpjegojë qartë prejardhjen, qëndrimin dhe ikjen e tij. Ndërkohë, kjo botë shpirtërore, shërben për të vënë në lëvizje botën materiale. Pra bota shpirtërore qëndron në krye. Duke qenë se Islami qëndron në atë stad, pranimi siç mund të jetë rasti i festës së Vitit të Ri, do të cekte krejt filozofinë e tij mbi dhe për shpirtin. Shpeshherë është i kotë debati i zbukurimeve publike për festa të caktuara, ose pse në disa raste dhe në disa s’ bëhen. Islami nuk mund ta ketë këtë qëllim dhe nuk ka arsye ta kërkojë, përveçse në formën e përkujtimit të qëllimit fundamental dhe jo të festës. Për sa kohë do t’i qëndrojë kësaj pikëpamje, aq më pak janë të nevojshme zbukurimet madhështore nëpër sheshe, e aq më shumë do të zhvleftësohet, duke u shndërruar në një formë të zakonshme marrëdhënieje tregtare.
Forum
ISMAIL RAXHI EL- FARUKI
ISLAMI LËVIZJE PËR REND BOTËROR pjesa e parë
Qysh në 622 pas Krishtit, në ditën e parë të Hixhretit ose të epokës islame ditë në të cilën Profeti Muhamed emigroi nga Meka në Medine - umeti i Islamit u themelua si një komunitet, si një shtet dhe si një rend botëror. Ishte një lëvizje që shkonte përtej fisit, kombit dhe sundimit, për të kërkuar një ridimensionim për identitetin njerëzor; një lloj i ri ndërveprimi njerëzor; një lloj marrëdhënieje e re ndërmjet grupimeve njerëzore. Nuk ishte një ëndërr utopike, por një lëvizje shoqëroro-ekonomike dhe ushtarake, e rrënjosur me vendosmëri në tokë, duke u paraqitur si një porosi për të rregulluar çdo aspekt të jetës njerëzore. Ai u mundua të mobilizonte mbarë njerëzimin me anë të përpjekjeve të bashkërenduara për të rindërtuar kulturën dhe qytetërimin mbi baza të reja. Epistemologjia e vizionit islam Vizioni i Islamit, të cilin Profeti (paqja qoftë mbi të!) ua komunikoi me qindra shoqëruesve, ishte dhënë nga Zoti si një zbulim që ishte i vërtetë sipas llojit semit. Sidoqoftë, zbulimi islam i tejkaloi të gjithë shembujt e mëparshëm të profetësisë semite, në qartësi dhe saktësi, në kuptueshmëri dhe qëndrueshmëri. Si një ipsissima verba e Zotit, ai shpalli të gjitha parimet e para (ose aksiomat) e legjislacionit dhe deklaroi vlefshmëri për të gjithë kohërat dhe hapësirat. Ai imunizoi veten nga të gjitha problemet hermeneutike duke ngrirë gjuhën e shpalljes, alorin e saj, leksiokografinë, gramatikën, sintaksën, format literale, standardet më të larta letrare dhe kritike,
duke u ruajtur identike e njëjta gjuhë dhe të gjitha kategoritë e të kuptuarit që mishërohen në përdorimin e përhershëm dhe absolutisht të pandryshueshëm përgjatë katërmbëdhjetë shekujve deri më sot. Zbulesa e Zotit duhej të mbetej përgjithmonë e kulluar, aktuale dhe e kuptueshme - dhe në fakt ashtu mbeti. Bazat autoritare të burimit hyjnor nuk ishin të vetmet. Zbulesa e Islamit ishte po ashtu e bazuar në njohuri racionale. Të vërtetat e saj u deklaruan që janë të vërteta racionale. Nga njëra anë ato ishin të zbulueshme empirikisht në natyrë, si strukturë e trashëgueshme dhe e pandryshueshme. Këto janë ligjet që qeverisin veten, shoqërinë dhe botën e natyrës të studiuar nga shkencat natyrore dhe shoqërore. Nga ana tjetër, të vërtetat e Zbulesës Islame janë të zbulueshme intuitivisht edhe nga kontrollet teorike dhe aksiologjike të ndërgjegjes. Këto të vërteta intuitive nuk janë subjektive, edhe pse subjekti është fokusi i tyre, por janë racionale dhe universale; nuk janë relative, por absolute. Kështu, Zbulesa Islame qëndron midis metodologjisë racionale (empirike apo intuitive qoftë) dhe asaj religjioze (autoritare apo e jetuar qoftë). Premisa e saj bazë është që asnjë kontradiktë midis rezultateve të të dy metodologjive nuk mund të jetë përfundimtare apo themelore. Përmbajtja e Zbulesës Islame është jetësuar në sunetin apo shembullin e Profetit. Thëniet dhe veprat e tij ishin konkretizim dhe ilustrim i Zbulesës. Për të ditur se çfarë është sunet dhe çfarë nuk është, u krijua metoda historike dhe të gjithë disiplinat kritike që i përmba-
heshin kësaj metode, që përbëhej nga njerëz, sende, ide, qëndrime, tradita gojore ose tekste të shkruara. Nga Kur'ani dhe Suneti, si dy burimet themelore, u përçua Zbulesa në Sheriat - ligji islam. Ky ligj përmbushi urdhëresat e Zbulesës po aq mirë sa e kërkonte arsyeja. Vërtet, duke vepruar mbi parimin e mëparshëm të njohjes, parimin e së vërtetës, Sheriati lidhi zbulimet racionale të mirëqenies njerëzore si qëllime në vetvete të urdhëresave hyjnore. Përmbajtja shoqërore e vizionit islam a. Pika kyçe: etnocentrizmi Konteksti shoqëror në të cilin lindi Islami nuk ishte shumë i ndryshëm nga ai në të cilin ne gjendemi sot. Në frontin ndërkombëtar bota ishte e ndarë mes dy gjigantëve: Perandorisë Romake dhe asaj Persiane - të dyja kërkonin dominim mbi të gjithë botën. Çdonjëra nga perandoritë rrethohej nga një numër shtetesh satelitë, që qeveriseshin nga elita të cilat kishin marrë përsipër të përqendronin botën në fuqinë e tyre; fuqi e cila pretendohej se do t’i mbronte ato. Këto shtete lodër ishin hapësira trazirash, ndërsa njëra nga perandoritë kërkonte t’i rrëmbente ato nga tjetra. Turbullimi varionte në varësi të rëndësisë (pozicioni strategjik, lënda e parë, fuqia punëtore, mirëqenia, tregtia) që prekte interesat perandorake. Shumë luftëra u kryen me urdhër të tyre, dhe forcat rrethuese mbaheshin gjithnjë në gatishmëri për të sjellë ndonjë gjendje tjetër lufte në arenë, ku planet të shpërfaqeshin sipas parashikimeve të tyre. Sa më e afërt dhe sa më e fortë të ishte lidhja mes shtetit SHKURT 2013
Di
13
dhe perandorisë, aq më i qëndrueshëm dhe i sigurtë do të ishte ky shtet. Ambicia për t’u fuqizuar dhe për të zgjeruar kufijtë ndër kohëra çeli një konflikt të hapur mes superfuqive. Brenda shoqërive, si ato të superfuqive, si ato të shteteve rrethuese dhe si ato shtete të pakta që për arsye gjeografike ishin të veçuar nga lufta ndërmjet perandorive, njësia bazë ishte etnia. Sa më i madh të ishte populli, aq më i vogël ishte fisi. Që të dyja ishin instanca të gemeinschaft-it, anëtarët e të cilit ndanin të njëjtat karakteristika racore, gjuhësore, kulturore, etnike dhe fetare, dhe jetonin brenda të njëjtës zonë gjeogra-
14
Di
SHKURT 2013
fike. Në Arabi, ashtu si në të tjera anë të botës, tipare akoma më të veçanta racore të trashëguara nga stërgjyshërit ndanë njësinë etnike në fise armiqësore, edhe pse këta i bashkonte e njëjta gjuhë, kulturë, zakon dhe besim. Qoftë fis apo popull, grupi etnik e përkufizonte natyrën e njeriut duke iu referuar natyrës së vetes. Ndarja e së mirës nga e keqja bëhej në bazë të kodit zakonor të gjithsecilit fis. Mirëqenia ishte aspirata e tyre më e lartë dhe prototipi i heroit ishte ideali më i madh. Bota ishte gjithnjë e më shumë në rritje të këtyre njësive entike, qofshin të vogla apo të mëdha. Përtej kufijve ishte një botë e huaj, e cila
mund të lihej mënjanë ose të mposhtej e të gjunjëzohej, por gjithmonë duke u konsideruar si diçka e ndryshme nga vetja. Njerëzit e asaj bote janë të huaj, medoemos të rrezikshëm dhe armiqësorë, kundër të cilëve duhet luftuar; ndërsa njerëzit brendapërbrenda janë në lidhje gjaku, me të cilët ia vlen të bashkëpunosh e t’i mbrosh. Lidhja e gjakut ishte e lartësuar mbi të gjitha faktet dhe karakteristikat - dhe, në fakt, ishte bërë thelbësore për çdo njeri. Pothuajse gjithmonë njësia etnike përkonte me një entitet gjeografik dhe i përkiste asaj. Gjaku dhe prona e paluajtshme ishin mistifikuar në diçka misterioze, ndaj të
cilave gjthçka dhe çdo gjë duhej t’i nënshtrohej. Vlera e gjithçkaje lexohej në pronë, racë dhe në shtetin sundues me anë të të cilit ishte ngritur dhe ndaj të cilit ishte destinuar të shërbente. Rendi fisnor në Arabi ishte i vetmi rend i njohur: njëri fis luftonte kundër tjetrit, klani kundër klanit, poeti thurte himnin e fisit dhe frymëzonte heronjtë e tyre të flijonin jetët e tyre për ta. Në Persi, ndërsa njëri fis nënshtronte tjetrin, të mundurit u bënë klasa më e ulët që shërbenin për kënaqësinë dhe rehatinë e fituesve, të cilët e shpallën veten sundimtarë, klerikë ose fisnikë. Shoqëria ishte një përzierje e këtyre klasave, të kyçur në skllavërim të
njëri-tjetrit, pa asnjë mundësi e shpresë për lëvizje ndërmjet tyre. Perandoria Romake ishte një përzierje e skllevërve dhe shtetasve, ku dominonte elita fisnore: romakët. Të gjitha etnitë iu nënshtruan Romës, pronat e tyre u shpronësuan dhe u vunë nën përdorimin e romakëve. Konsujt dhe ushtria panë që ajka e çdo prodhimi shkoi në Romë. b. Zgjidhja islame: heqje e etnocentrizmit Islami e hoqi etnocentrizmin si të padobishëm për njerëzimin. Mishi dhe gjaku janë aksidente të ekzistencës njerëzore që nuk mund t’i kontrollojmë. Asnjë njeri nuk e zgjedh prejardhjen dhe vendlindjen e tij. Vendbanimin dhe lidhjen e gjakut mund t’i ndryshojë vetëm nëpërmjet operacionit radikal dhe të vështirë të vetçrrënjosjes ose emigrimit dhe konvertimit. Të dyja, gjaku dhe mishi, janë materiale, facta për t’u vlerësuar, por ato nuk janë vlera prej të cilave të dhëna të tjera mund të vlerësohen. Prej tyre, si të tilla, asgjë nuk mund të deduktohet për aksiologji ose deontologji; në vetvete ato nuk ndërtojnë asnjë meritë, dhe janë të bashkëshoqëruara me të mirën dhe të keqen. Kufijtë e tyre janë arbitrarë, ku ka pak arsye pse duhet të zgjerohen aty ku duhet, përderisa facta që karakterizon grupimet e vogla brendapërbrenda janë më të shumta dhe të forta sesa ato që karakterizojnë racën ose fisin. Ishte një arbitraritet kaq irracional, saqë bëri që arabët para-islamikë të ndaheshin jo vetëm ndërmjet fisesh, por edhe në klane armiqërorë brenda të njëjtit fis. Kur nuk ka më armiq të jashtëm për t’u luftuar, etnocentrizmi është përçarës i grupit brenda të cilëve ka një variatet fraksionesh që e kërkojnë akoma etnocentrizmin. Më tej, të përkiturit një klani, fisi, race apo vendi është një ndjenjë vetjake, gjithnjë subjektive, e veçantë, e përveçme, krejt e kundërta e universales, racionales, së domosdoshmes, njerëzores. Asnjë vlerë madhështore, absolute dhe e qëndrueshme nuk e lidh veten me një klan, fis ose racë. Vlera e vetme e etnicitetit është familja, njësia bazë e shoqërisë. Kjo nuk mund të mohohet, sepse lidhja e gjakut në të cilën etniciteti qëndron është evidente (më shumë se e dukshme) në familje. Përtej familjes, pretendimi për etnicitet, shndërrohet
në shprehi. Por, familja duhet kuptuar si ‘zgjatim’, ku përfshihen të gjithë vëllezërit dhe motrat, xhaxhallarët dhe tezet/ hallat, gjyshërit dhe paraardhësit e tjerë. Për të shkuar përtej këtyre, duhet të kesh ‘lidhje gjaku’ abstrakte, një lidhje faktike. Në anën tjetër të medaljes, për të mbajtur familjen nukleare si njësinë bazë është reduksioniste, sepse pranon disa pjesëtarë dhe mohon disa të tjerë. Për këto arsye, ndërsa braktisi njësinë etnike ose të fisit si kriter të së mirës dhe së keqes, Islami përkrahu ligjërisht familjen duke i mundësuar anëtarësinë për të trashëguar nga njëri tek tjetri ashtu sikurse për të qenë të besueshëm te njëri-tjetri sa herë ishte nevoja. Kjo e forcoi familjen e zgjeruar si njësi integrale socio-ekonomike. Të qënurit një fakt i natyrës, etniciteti nuk mund të zhdukej. Ai mbeti, dhe Islami e njohu për atë që është: një realitet i natyrës, një cilësi e krijimit. Patjetër, njerëzit janë lindur në fise dhe kombe; ata janë lindur me karakteristika etnike, fizike dhe psikike; ata flasin gjuhë të ndryshme, mishërojnë karakteristika dhe mentalitete të ndryshme - edhe këto Islami i njeh si modele të krijimit të Zotit, të trashëguara jo vullnetarisht në të gjithë njerëzimin. Por, fakti që njerëzit janë krijuar të bardhë ose të zinj, që flasin anglisht ose kinezisht dhe jetojnë në dëborë, nëpër male ose shkretëtira nuk do të thotë se ngjyra e lëkurës është një argument që çdo gjuhë ose lokalitet përbën një avantazh për superioritet mbi të tjerët. Kështu, faktet etnike nuk flasin më shumë se ato që janë: qëllimi i tyre është ndryshueshëria për hir të identifikimit. Roli i tyre nuk mund të shkojë përtej fotografisë së pasaportës. “O njerëz”, thuhet në Kur'an - “Në të vërtetë, Ne ju krijuam prej një mashkulli dhe një femre dhe ju bëmë popuj e fise për të njohur njëri-tjetrin. Më i nderuari prej jush tek Allahu është ai që i frikësohet më shumë Atij.” (49-13) Pra, Islami caktoi ndryshimin etnik vetëm për vlera utilitare të identifikimit dhe plotësimit. Ajo që dënohet është etnocentrizmi, prej të cilit nacionalizmi, provincializmi, klanet dhe fiset janë specie të ndryshme. Përktheu: Nejona Kadzadej SHKURT 2013
Di
15
Intervista Një nga aktoret më të njohura të kinematografisë turke, Ozlem Nebioglu Yeprem, pohon se çdo njeri duhet të respektojë zgjedhjen dhe vendimin e tjetrit. “Nëse të gjithë do të vepronim kështu atëherë nuk do të mbetej asnjë problem” shprehet ajo . Özlem Nebioğlu Yeprem ka filluar aktrimin, punën si fotomodele dhe reklamat që në vitet 90-të. Puna është një pjesë e rëndësishme e jetës së një femre dhe çdo gjë që preket nga dora e femrës është më e rregullt dhe më e disiplinuar. Për këtë arsye ajo filloi të punojë që në moshën 14 vjeçare…në fillim mori pjesë në disa reklama, më pas duke luajtur në qindra role në kinematografi. Vlen të përmendet dhe karriera e saj e gjatë në teatër. Disa nga filmat ku ajo ka qenë protagoniste kryesore janë: "Botë të ndara", "Prokurori", "Të vetmuarit", "Ndjenjat", "Ëndrrat dhe Labirinti". Në vitin 1996 ajo u martua me Reha Yeprem, një ish-fotomodel, lidhja me të cilin i kishte ndryshuar jetën dhe botëkuptimin e saj. Ashtu siç thotë edhe ajo vetë “Ne filluam një udhëtim të gjatë së bashku, fryt i të cilit janë dhe dy fëmijët tanë”.
ÇDO NJERI DUHET TË RESPEKTOJË
ZGJEDHJEN E TJETRIT Ju keni qenë modelja më e njohur e viteve '90-të. Kur e keni nisur karrierën si fotomodele dhe si i ngjitët aq shpejt shkallët e famës? Karrierën si fotomodele e kam filluar me reklama. Pasi mora një çmim në garën për Miss Turqinë të zhvilluar në vitin 1991, kam luajtur në shumë telenovela dhe filma si në teatrin Muhsin Ertugrul, apo shtëpinë kinematografike Enis Fosforoglu. Kam qenë aktore kryesore në mbi 40 filma dhe telenovela, në filmin e fundit kam luajtur me Rehan me të cilin u martova në vitin 1996.
16
Di
SHKURT 2013
E keni shijuar famën në një moshë shumë të re, a mendoni se ka pasur raste ku keni gabuar gjatë karrierës suaj ? Të gjithë mund të gabojnë në jetë, ne jemi njerëz dhe si të tillë jemi të gabueshëm, por e rëndësishme është që të pendohemi dhe të kërkojmë falje për gabimet tona. Atëkohë fotografitë tuaja zinin faqet kryesore të shtypit, si shihej kjo gjë nga familja dhe rrethi juaj shoqëror? A keni pasur kritika? Familja ime ishte mësuar , nëna ime ka qenë këngëtare dhe ka luajtur në filma edhe me Zeki Muren, prandaj nuk është se bezdiseshin nga kjo situatë.
SHKURT 2013
Di
17
NDIHEM NË PAQE ME VETEN Thuhet se është shumë e vështirë të heqësh dorë nga fama, sidomos për ata që mësohen me të, ju si arritët të hiqni dorë? Besoj se emri i vetëm në këtë univers i cili meriton të lartësohet dhe të jetë i famshëm është Allahu. Prandaj nuk mendoj se kam hequr dorë nga asgjë. Puna ime si fotomodele, spikere dhe prezantuese vazhdon akoma, por në një tjetër dimension. Ndërkohë që hoqët dorë nga fama, ju bëtë edhe diçka tjetër, u mbuluat. Kjo erdhi si pasojë e zgjedhjes suaj apo vendosët më vonë të mbuloheshit? Nëse po flisni për këtë shami të vendosur në kokën time, mund të them se e kam zgjedhur vetë duke përshtatur mënyrën e jetesës sime me atë të Kur'anit (Islamit). Por kjo nuk do të thotë që kam mbuluar trurin. Një e mbuluar mund të më e zgjuar se shumë njerëz të tjerë. A e keni pasur të vështirë të filloni një jetë të re me këtë stil veshje? Nëse po, ku keni hasur më shumë vështirësi? Këtu po gërmoni një periudhë 17 vjeçare të jetës sime. Nuk kam pasur fare vështirësi, pasi ishte një vendim i imi, askush nuk më detyroi. Por nga ana tjetër shpeshherë kam pyetur veten se, pse nuk kam lexuar Kur'an më parë dhe akoma vazhdoj ta pyes. Si e priti familja juaj këtë vendim? E pritën shumë mirë, ndryshe nga ajo që kisha përfyturuar. Jam një person që e vlerësoj shumë familjen, kam një lidhje të fortë me të gjithë pjesëtarët e saj, sidomos me nënën. Si është jeta juaj e re? A mund të na flisni pak për ndryshimin e stilit të jetës suaj? Çfarë keni bërë më parë, si i keni kaluar pushimet, si ka qenë shtëpia juaj? Ajo që ju e cilësoni si një stil jetese të ndryshuar është vetë jeta. Jeta ime ka ndryshuar dhe është zbukuruar me adhurimet. Jemi njohur me miq të shtrenjtë dhe vazhdojmë të njohim. Shtëpia ime është më e qetë dhe më e bukur se më parë, kam dy fëmijë të mrekullueshëm, për të tjerat çdo gjë vazhdon si më parë, ushqimi, pijet, sigurisht jo ato alkoolike. Kush janë miqtë tuaj në "jetën e re" qe keni nisur tashmë? Unë drejtoj një sallon sporti. Bashkë me mikeshën e familjes sime Paçi, një parukiere profesioniste me të cilën kemi një miqësi 10 vjeçare, dëgjojmë muzikë apo interesohemi për klientët tanë. Ajo ç’është më e rëndësishme është vëllazëria, veçanërisht vëllazëria islame… Me ardhjen në pushtet të Partisë për Drejtësi dhe Rimëkëmbje është ulur pak presioni mbi shtresën praktikante të fesë islame, të mbuluarat janë bërë pjesë e pandarë e jetës sociale. Si e keni përjetuar këtë proces?
18
Di
SHKURT 2013
Ishte e mrekullueshme, mua më intereson më shumë dimensioni social i femrës. Femra të socializuara do të thotë femra të lumtura, femra të lumtura do të thotë familje të lumtura. MBËSHTES PROJEKTET NË TË MIRËN E SHOQËRISË Në telenovelën e re “Rruga e paqes” pasqyrohet një histori e ngjashme me atë të jetës suaj, si e vlerësoni transmetimin e një telenovele të tillë para publikut? Unë mbështes të gjitha projektet të cilat i shërbejnë shoqërisë. “Nëse bëhesh shkak që Zoti të udhëzojë dikë në rrugën e drejtë është më mirë për ty se kjo botë me gjithë të mirat e saj.” Për herë të parë në një nga kanalet televizive më të ndjekura aktorja kryesore do të luajë rolin e një të mbuluare, si e vlerësoni këtë zhvillim? Është diçka e bukur. Jetojmë në një kohë ku nuk duhet të ketë dallime të tilla. Edhe mua më kanë propozuar për një rol në teatër, mendoj ta vlerësoj. Si i edukoni fëmijët tuaj dhe sa i përkushtoheni atyre? A i përkushtohemi fëmijëve? Kjo është një çështje tjetër, por sigurisht që përpiqemi t’i edukojmë në përputhje me linjat e Islamit. Po nëse fëmijët zgjedhin të bëjnë jetën të cilën ju e keni braktisur? Unë i mbështes fëmijët sidoqë të jetë. Do vazhdoj t'i mbështes ata për sa kohë qëndrojnë brenda katrorit të së lejuarës dhe nuk u errësohen zemrat. A dëshironi që vajza juaj të mbulohet, si do ta prisnit vendimin e saj për t'u mos u mbuluar? Përtej dëshirës sime si nënë, ky vendimi i takon vetëm asaj. Për mua nuk ka problem nëse ajo vendos të mbulohet ose jo, e rëndësishme është që të vazhdojë të mbetet në linjën të besimit.
SHKURT 2013
Di
19
Foto Arkiv
20
Di
SHKURT 2013
DELEGATËT E KONGRESIT TË PARË MYSLIMAN - 23 SHKURT 1923
SHKURT 2013
Di
21
Dossier & Histori
EDMOND SHARKA
SHTYPI ISLAM SHQIPTAR GJATË VITEVE 1912-1946
Media prej më shumë se dy dekadash ka zënë një vend të pazëvendësueshëm në jetën sociale. Pozita e saj konsiderohet sot në botën “demokratike” si pushteti i katërt, mbas atij Legjislativ, Ekzekutiv dhe Gjyqësor. Madje në ditët tona është shndërruar në një opozitë të vërtetë, si i vetmi organ që mund ta lëkundë pushtetin, madje ta detyrojë një qeveri të japë dorëheqjen, apo individë të shkarkohen nga detyrat që kanë. Një pjesë me rëndësi në media zë dhe shtypi i shkruar ditor apo periodik si: gazetat ditore, javore, etj., revistat kulturore, sociale, shkencore, etj., prandaj dhe për shtypin e shkruar ka një konsideratë të veçantë ashtu si për median vizive. Por nëse kthehemi pas në vite, pozitën që ka sot media vizive e ka patur media e shkruar, SHTYPI, që ka qenë për mbarë shoqërinë: mjet informimi, denoncimi, vend në të cilin shpaloseshin idetë, bisedohej dhe debatohej për këto ide, në njëfarë mënyre edukohej shoqëria me të gjitha format. Gjithë këto që përmendëm vlejnë për mbarë botën e “lirë”, gjithashtu për Shqipërinë, derisa vendi u pushtua nga “vendasit”, pra derisa u vendos regjimi komunist, i cili jo vetëm e censuroi shtypin, ashtu si mund të bëjë çdo regjim, por e bllokoi totalisht alën e lirë, duke lejuar vetëm shtypin që drejtohej nga vetë regjimi. Një pjesë të rëndësishme në shtypin shqiptar ka zënë edhe shtypi islam gjatë viteve 1912-1946. Do të ndalemi shkurtimisht në pasqyrimin e tematikës të secilës gazetë apo revistë, pasi për të treguar vlerat e secilës prej tyre nuk do të mjaftonte një studim i tërë, madje për disa do të duheshin vëllime të tëra për t’i trajtuar ose analizuar ashtu siç vërtetë e meritojnë. Rrugëtimin tonë të shkurtër do ta fillojmë me gazetën e parë fetare në gjuhën shqipe mbas vitit 1912, për të cilën ka të dhëna që ka ekzistuar dhe është botuar në Shkodër në vitin 1913-1914. Kjo gazetë quhej SEDA I MILET (Zëri i Kombit) dhe ishte botim javor në dy gjuhë, osmanisht dhe shqip, fetare, informative, kulturore, akuzohet nga një gazetë tjetër me emër e kohës si Shqypnia e Re1, e cila ndër të tjera e akuzon SEDA-n si gazetë xhon-turke dhe antikombëtare për shkak të gjuhës së dytë me të cilën 1. Shqypnia e Re, Janar 1914, Biblioteka Kombëtare.
22
Di
SHKURT 2013
botohej dhe se në një nga numrat e saj kishte kërkuar që princin-mbretin që do të zgjidhej për shqiptarët të ishte mysliman, prandaj dhe kërkon që të mbyllet si gazetë, ndërsa “Seda i Milet” i kundërpërgjigjet dhe argumenton se është atdhetare edhe pse në të shkruhet veç gjuhës shqipe edhe osmanisht, edhe pse kërkon mbret mysliman, këtë e bën ngaqë më shumë se shumica e popullsisë shqiptare (mbi 70%) është myslimane e për këtë duhej që dhe mbreti të jetë mysliman, por kjo s’do të thotë që është “armike” e kombit. “Seda i Milet” mbyllet në vitin 1914, pra jetëgjatësia e saj ishte relativisht e vogël, por jehona e saj ishte e madhe dhe ishte gazeta hapëse e shtypit të myslimanëve suni në gjuhën shqipe. Mbas vitit 1914 deri në Kongresin e Lushnjës 1920, Shqipëria kaloi vite mjaft të vështira, dhe gjatë këtyre viteve nuk ka patur një gazetë islame në shqip. Do të kalonin disa vite, derisa të vendosej që do të botohej shtypi islam në shqip. Kështu, më 1923, në Shkodër do të botohej revista UDHA E S’VËRTETËS 2. Revista doli vetëm 3 numra, Tetor-Nëntor-Dhjetor 1923 dhe drejtohej nga Hoxhë Kadri Prishtina3. Kjo revistë sot gjendet në Bibliotekën Kombëtare, një kopje e vetme, ku janë përmbledhur të tre numrat në një libër me 96 faqe. Kjo revistë ishte e mirëfilltë fetare, por trajtonte dhe çështje sociale, atdhetare, kishte dhe një rubrikë me lajmet botërore, në të cilën informonte për çështje mjaft me rëndësi. Revista ishte e një niveli të lartë, e kjo vërehet nga shkrimet që ka publikuar. Në faqen e parë kishte këtë thënie: “Kërkimi i s‘vërtetës është e drejt e mendjes”. Temat që trajtoi kjo revistë për fat të keq jetëshkurtër ishin: Udha e s’Vërtetës 1 Parathënie [mbi përmbajtjen e revistës]; Nevoja e fesë [pse na duhet feja]; Feminizma-Martesa me Kunorë [domosdosh. e martesës, mënyra si duhet të bëhet etj. etj.]; 2. Udha e s’Vërtetës, ‘ORA’, Shkodër, Tetor-Dhjetor 1923. Biblioteka Kombëtare, 3. Lindi më 1878 dhe vdiq më 20-Janar-1925, më 27.12.1923 kandidoi si deputet i Kosovës dhe fitoi mandatin e deputetit për legjislaturën 192425 në Parlamentin Shqiptar, si kandidati i parë me 134 vota.
Lajme [mbi Fiumen debatet Itali-Serbi dhe se pasojat që do t’i kishte Shqipëria nga këto bisedime, shfrytëzimi i Gjermanisë nga Franca… etj.]
Udha e s’Vërtetës 3 Hytbe [e Vehbi Dibrës, shumë e bukur kjo hytbe]; Letër e Hapur [vazhdon nga nr.2, debati]; I ndershmi z. H.Kadri [përgjigja e drejtorit të shkollës nga Shkodra, duke thënë që ka qenë një keqkuptim ajo çka ai kishte bërë]; Besimi i Natyrës [natyrshmëria e besimit]. Po në të njëjtin muaj, Tetor të vitit 1923, paralelisht me “Udhën e s’Vërtetës”, nisi të botohej në Tiranë, revista “ZANI I NALTË”4, e cila vazhdoi deri në Prill të vitit 1939, drejtori i parë i të cilës ishte Ismail Maçi (1923-1926)5. Më pas, për një kohë fare të shkurtër drejtimin e mori Shyqyri Myftiu, që u zëvendësua nga Isa Domni (1927-1929), dhe drejtor i
fundit ishte Haki Sharofi (1930-1939). Botimi i revistës ka rënë në sy të studiuesve vendas dhe të huaj, si i mirënjohuri Roberto M. Dela Rocca, i cili thoshte për revistën se “është një rrjedhojë e riorganizimit të kryer në kongresin e marsit (1923). Revista ka tone të spikatura patriotike dhe radhitet pa rezerva për një reformë të Islamit shqiptar në një drejtim modernizues.”6 Ndërsa Iliaz Gogaj thekson se: “Kleri musliman me anën e organit të tij ‘Zani i Naltë’ dhe firmat e H. Ali Korçës e klerikëve të tjerë u bënë zëdhënës të lirisë së mendimit shoqëror. Në mbrojtje të bashkësisë kombëtare, të solidaritetit e të paqes sociale, me gjuhën e kulturës…”7 Revista do të ishte kaq shumë e kërkuar nga myslimanët por jo vetëm, për vetë vlerat që mbartte, pasi në të shkruanin personalitete të shquara të kohës, duke filluar nga Vehbi Dibra, H. Ali Korça, H. Ibrahim Dalliu, H. Ismet Dibra, etj., të cilët ishin drejtues të KMSh-së, njëkohësisht dhe parlamentarë e drejtues të shtetit shqiptar si: Salih Vuçiterni e shumë të tjerë. Qëllimi i kësaj reviste ishte, ashtu si vetë bashkëthemeluesit e saj, klerikët e nderuar e përshkruanin: “Na të përkohshmes (Revistës Zani i Naltë), do ta kemi për qëllim me u munduar me ia ndaluar hovin këtij shkatërrimi e kësaj degadence që shihet në elementin muslimin shqiptar, duke i dhënë shkas që shpejt të kthehet nga përparimi dhe qytetërimi i kohës”, madje ata vazhdojnë akoma duke thënë: "Barra që i kemi ngarkuar vetes është vërtetë e rëndë. Duhet vullnet, energji, guxim e sakrificë për t’ia arrit këtij
4. ZANI I NALTË, organ zyrtar i K.M.SH-s-1923-1930 ‘Mrothësia’ -Tiranë, 1930-1939 ‘ORA’-Shkodër. 5. Kasollja, Faik, Bibliografi e revistave ‘Zani i Naltë’, ‘Kultura Islame’ dhe ‘Njeriu’, ALSAR 2007.
6. Dela Rocca,R.M., Kombësia dhe Feja në Shqipëri 1920-1944, Elena Gj ka, Tiranë 1994, fq.6. 7. Gogaj, Iljaz; ‘Zhvillimet kulturore në Shqipërinë…”, - Monarkia shqiptare 1928-1939, Instituti Historisë, Toena 2011, fq. 194.
Udha e s’Vërtetës 2 Burimi i mendimit të besimit në njerëzi [Nga buron besimi i njeriut, arsyet bse duhet besuar]; Profesioni ma i keq [flet për politikanët]; Bisedim [për një çështje; fillim i një debati]; Kuvendi i Kostiuentes [parlamenti kushtetues]; Letër e Hapur [drejtuar një Drejtori shkolle i cili ishte i krishter në Shkodër, që kishte dezinformuar nxënësit mbi çështjen e fesë islame dhe historisë së Profetit, madje sipas H. Kadrisë ai kishte ofenduar fenë, etj. vazhdimi i debatit të nisur në temën nr.3]
SHKURT 2013
Di
23
qëllimi të shenjtë”.8 Ndërsa sa i përket programit të tyre, e kishin thënë që në fillim dhe idetë e tyre ishin të qartë mbi këtë: "Ne nuk do i dalim para popullit musliman shqiptar me një program të hijeshuar e me alë të bukura, që s’mundemi me i realizuar. Prandaj dhe program ynë është i tillë: Me bashkuar në një trup të fortë e të qëndrueshëm popullin musliman shqiptar; Me përmirësuar gjendjen e vakufeve, të xhamijave, të mesxhideve, të teqeve (pasi dhe sektet ishin nën Komunitetin Mysliman dhe kishin përfaqësuesit e tyre në K.M.SH/ E.Sh.) e të tjera institucioneve muslimane të këtij soji; Me ia zbuluar popullit musliman shqiptar të vërtetat e besimit në një mënyrë të thjeshtë e të pandërlikuar, duke i ngrohur zemrën e duke ia bërë të dashura këto të vërteta; Sipas ‘Stautit’ me plotësuar vllazërimin ndërmjet të gjithë elementëve në Shqipëri; Me këto mjete më tej me forcuar edhe themelet e një politike të shëndoshë e thjeshtë kombëtare të shtetit tonë. Në mbyllje thuhej se: Nga muslimanët nuk ka dyshim se kanë për të na përkrahur me mjete lëndore e morale, në këtë udhë të vështirë që po fillojmë të ndjekim.”9 Kjo revistë do të ishte pasqyrë për mbarë myslimanët shqiptarë, për problemet e tyre, për arritjet e tyre, “vend” në të cilin intelektualët dhe klerikët myslimanë do të shprehnin mendimet e tyre për çështje nga më të ndryshme, do të ishte burimi i vetëm informacioni për mbarë myslimanët shqiptarë, sytë e të cilëve e prisnin me gëzim të madh çdo muaj daljen e revistës, dhe në rast mungesash, ashtu si ka 8. Zani i Naltë, Viti 1, Nr.1 Tetor 1923, tema e parë e revistës, e cila titull het “Parathënie e qëllimi”. fq.4. 9. Zani i Naltë, Viti 1, Nr.1 …., fq. 5-6.
24
Di
SHKURT 2013
ndodhur ndonjë muaj, nuk ngurronin të dyndeshin ankesat se përse kishte munguar dhe kërkesat për ta patur sa më shpejt në duar. Në këtë revistë do të paraqiteshin mbarë punët që do të zhvilloheshin në Komunitetin Mysliman Shqiptar, duke filluar nga puna e Kongresit të Parë Mysliman, të dytë e të tretë, vendimet e Këshillit të Naltë të Sheriatit, rregullore të ndryshme, të medreseve, të vakfeve, të formimit të xhematit islamije, duke nxitur popullin për përparim dhe zhvillim. Kjo revistë nuk ishte thjesht fetare, por ajo u projektua që në fillim si “Revistë fetare, merret dhe me filozofi, moral, literaturë kombëtare, sociologji, etj.”10 dhe këtë tematikë do ta kishte nga fillimi i saj deri në numrin e fundit, më 1939. Pothuajse në çdo numër të revistës do të kishte një program të tillë, 7 deri në 10 çështje të trajtuara, duke filluar nga 1. Tefsiri i Kuranit (shpjegim i ajeteve të Kur’anit), 2. një temë posaçërisht fetare, 3. informacion mbi Zanin e Naltë, mbi K.M.SH-në, mbi veprimtari tjera të myslimanëve, në vend dhe në botë. 4. Një trajtim i një çështjeje jo fetare, ekonomike, politike, filozofike, apo dhe sociologjike. 5. Nxitje për myslimanët drejt vlerave të larta fetare, si nxitja për bamirësi, për dashuri, për preokupim me çështje fetare dhe me ato kombëtare e kështu me radhë, nuk duhet harruar që pothuajse në secilin numër një temë e përhershme ishte 6. nxitja për dije, nxitja për të mësuar sa më shumë, nxitja për preokupim me dituri, si e vetmja rrugë për daljen nga prapambetja në përparim, nga barbaria në qytetërim, si e vetmja rrugë për daljen e njerëzimit nga errësira në dritë. Në një nga shkrimet e tij në këtë revistë, Salih Vuçiterni me të drejtë thotë se: "Koha u nep shkelmin atyne kombeve që flejnë, i rrafshon edhe i zhdukë ata popuj që nuk përgjigjen në nevojat e saj e nuk pajtojnë me të.”11 Gjithashtu ai vazhdon një tjetër ali: "Nuk ka të drejtë me rrojtë një popull po nuk u qytetnue, e për me u qytetnue duhet që pikë së pari të shpëtojë robnisë së padijenisë.”12 Për ta nxitur mbarë popullin shqiptar e në veçanti atë mysliman, për të dalë nga përtacia që e kishte kapluar dhe për të punuar, për ta nxitur në dituri dhe lënien e injorancës, ai thekson se: "Koha naltson dhe lumtnon ata popuj qi nuk mjaftojnë vetëm me sende të trashigueshme, por përpiqen me përparue gjithnji, me shtue kulturën e tyne e me rregullue jetesën edhe ma mirë”.13 KULTURA ISLAME do të ishte pasardhëse e Zanit të Naltë, organ i Komunitetit Mysliman Shqiptar, e cila numrin e parë të botimit e kishte në shtator 1939 dhe vazhdoi deri në shkurt të 1946. “Kjo revistë ishte e përmuajshme fetare, letrare, ditunore dhe artistike. Historia e ardhjes në jetë të kësaj reviste është mjaft interesante, ku nga Komuniteti Mysliman kërkohet që ZANI të reformohet, dhe me këtë përgjegjësi u ngarkua Sadik Bega e Sherif Putra, kishin mbaruar Medresenë e tani ishin drejtues të Medresesë, dhe i gjithë stafi pedagogjik i Medresesë së Përgjithshme 10. Zani i Naltë, nga nr. i parë deri në atë të fundit. 11. Vuçiterni, S.; Zani i Naltë, Viti 5, Fruer 1928, fq. 469. 12. Zani i Naltë, Viti 4, Dhjetor 1927, fq. 423. 13. Vuçiterni, S. Zani i Naltë, Viti 5, Fruer 1928, fq. 468.
do të merrej tashmë me revistën. Kështu që ZANI e kishte numrin e fundit në Prill të 1939. Pas pushtimit të vendit nga italianët nuk u zhvillua më asgjë, vetëm mbas disa muajsh do të ribotohej sërish shtypi zyrtar i K.M.SH-s dhe do të dilte me një emër të ri. 14 “Kultura Islame- Revista fetare, letrare, ditunore, artistike shpreh sinqerisht shpirtin e fesë; Përmbledhë unijsimin (unifikimin) e kulturës së djelmënis muslimane shqiptare; Përfytyron ç’faqjet e mendimit të popullit shqiptar; Ngjall nër të rinjtë ndjenjat e nalta fetare, shoqnore, vllazërore dhe atdhetare.”15 Për t’u përmendur është se numri i gazetave apo revistave islame në shqip që ka dalë gjatë këtyre viteve (1912-1946) është relativisht i vogël në krahasim me botimet në rajon; dhe një nga arsyet është se shqiptarët myslimanë shkruanin në shumë e shumë gazeta/revista të tjera shqiptare, duke dhënë mendimin e tyre pothuaj në çdo gazetë, dhe kështu që nuk lindte nevoja që me patjetër të kishin një organ shtypi fetar në shqip; prandaj dhe gjatë shfletimit të gazetave/ revistave të këtyre viteve shikojmë që pothuaj secila nga këto organe të shtypit shqip uron myslimanët për festat e tyre, paraqet problematikat që ato hasin, apo kërkesat e tyre madje dhe aktivitetet që ato kryejnë, veçanërisht mbi organizimin e Drejtësisë (që mbas viteve të pavarësisë deri nga 1925 është ngritur mbi Ligjin e Sheriatit), madje zhvillimet e Kongreseve Myslimane në Shqipëri, shtypi i ka bërë një jehonë mjaft të madhe, dhe janë disa gazeta që paraqesin bisedimet që janë bërë në Kongrese, ndër të cilat “XHOKA”16 dhe “DAJTI”17, “DIELLI” që botohej në SHBA nga shqiptarët myslimanë dhe të krishterë, etj. Rëndësia e këtyre gazetave/revistave është shumë e madhe, për kohën ishin burim informimi, orientimi dhe mësimi për mbarë myslimanët, ndërsa në ditët tona janë mjaft me vlerë si burim i parë informacioni për të trajtuar historinë ashtu si duhet. Shtypi i sekteve islame në gjuhën shqipe Ajo çka nuk kemi përmendur deri më tani është shtypi i sekteve të ndryshme islame si: bektashi, kadiri, etj., të cilët kanë patur “shtypin” e tyre disa prej të cilave janë: “REFORMA”, gazetë që doli në Gjirokastër, në tetor të viti 1921, ishte periodike dy javore dhe vazhdoi të botohej deri në vitin 1923, drejtohej nga personel fetar i sekteve. “DRITA” (The Light), e përmuajshme 1936-1939(?) botuar në Lahorë të Indisë nga studentë shqiptarë.18 “NJERIU”19 (korrik 1942 - shtator 1944), revistë e përmuajshme shpirtërore kulturore, botim i organizatës “Drita Hyjnore”, me drejtor përgjegjës z. Sherif Putra. Në vitin 1942 qarkulloi edhe një revistë tjetër me titull “Drita Hyjnore”,
14. Kultura Islame, K.M.SH. shtator 1939 - shkurt 1946, Shtypur në shty shkronjën ‘Tirana’, Tiranë. 15. Për më shumë shih: Kultura Islame 1939-1946 16. Gazetë politike, ekonomike, kulturore, e drejtuar nga H.Ibrahim D lliut. 17. Pasardhëse e XHOKA-s dhe kjo ishte gazetë politike, ekonomike, kulturore, Nr. 106-107-108, Nëntor 1925. 18. Popoviç, A., Islamizimi Ballkanik,…, fq. 455 19. Njeriu, Nr. 1-2, Korrik-Gusht 1942. Biblioteka Kombëtare.
por ajo do të kishte një jetë të shkurtër.20 “DJERSA”, e përmuajshme morale, kulturore dhe shoqërore, organ i Komunitetit Bektashian- Tiranë 19451946.21 Veç këtyre ka dhe botime tjera por që nuk janë objekt i studimit. Shpeshherë shtypi i sekteve konsiderohet si të ketë qenë shtyp i myslimanëve suni, madje më shumë nga kaq si të ketë qenë organ zyrtar i Komunitetit Mysliman Shqiptar, dhe kjo ndodh pothuajse me çdo gazetë/revistë që mund të përmendë çështje fetare islame, qoftë fare pak, por kjo nuk është aspak e vërtetë, pasi K.M.Sh., ashtu si e trajtuam më lart, ka pasur vetëm dy revista zyrtare gjatë viteve 191246, Zani i Naltë dhe Kultura Islame, kanë qenë dhe gazeta Seda i Milet e revista Udha e s’Vërtetës, që s’kanë qenë zyrtare, me kaq ezaurohet totalisht shtypi i kësaj periudhe kohore. Ndërsa gjatë viteve 1946-1990 në Shqipëri nuk ka patur asnjë organ zyrtar apo jo zyrtar të shtypit islam, kjo pasi regjimi komunist e ndaloi shtypin, por interesante është se, pavarësisht se u ndaluan në Shqipëri, shtypi islam në gjuhën shqipe do të vazhdonte të botohej në diasporë.
Shtypi Islam Shqiptar 1912 - 1946 Seda i Milet, 1913 - 1914, Shkodër. Udha e s’Vërtetës, Tetor - Dhjetor 1923, Shkodër. Zani i Naltë, Tetor 1923 - Prill 1939, Tiranë. Kultura Islame, Shtator 1939-Shkurt 1946, Tiranë.
20. Basha, Ali M. Rrugëtimi i fesë islame 1912-67, Tiranë 2011. 21. Popoviç, A., Islamizimi Ballkanik,…, fq. 455 SHKURT 2013
Di
25
GENTI KRUJA
100 VJET NGA RRETHIMI I SHKODRËS Historia e komandantit legjendar
HASAN RIZA PASHA Në kohën kur në Vlorë më 28 nëntor 1912 u shpall Pavarësia, të katër vilajetet Shkodra, Kosova, Janina dhe Manastiri ishin pushtuar nga disa ushtri të huaja. Në Shkodër mbahej ende në këmbë një armatë e madhe e përbërë nga ushtarë osmanë dhe rezervistë shqiptarë. Me sytë nga kufijtë veriorë, ushtria që nuk pranonte të dorëzohej, ishte fortifikuar fort në periferitë e Shkodrës që nga Taraboshi e Kraja e deri në fushat e Shtojit. Këndej pritej që të sulmonin malazezët e Krajl Nikollës, të etur për territore të reja, të bindur se kishte ardhur dita për të pushtuar Shkodrën. Ushtritë që ishin vendosur përballë përbëheshin: ushtria osmane 15 mijë ushtarë (5 mijë ushtarë aktivë dhe 10 mijë rezervistë shqiptarë, kryesisht nga zonat e Shqipërisë së Mesme dhe ato rreth Shkodrës: Librazhd, Gramsh, Elbasan, Durrës, Tiranë, Krujë, Koplik, Grizhë; ushtria malazeze 25 mijë ushtarë; në jug të Shkodrës deri në afërsi të Tiranës e Elbasanit vepronte ushtria serbe prej 30 mijë ushtarësh, ku gjithsej përbënin një forcë prej 55.000 vetësh. Më 8 tetor 1912 Mali i Zi i shpall luftë Perandorisë Osmane. Në të njëjtën ditë nisin djegiet e fshatrave shqiptarë, që ishin të vendosur në kufirin mes dy shteteve. Luftime të vogla mes malazezëve dhe banorëve vendas u zhvilluan për dy ditë me radhë. Qytetit të Shkodrës i dyfishohet popullsia Mësymja e parë e madhe malazeze nisi më 11 tetor 1912. Synimi ishte marrja e Taraboshit, një pikë e lartë që dominon mbi Shkodër dhe mbi liqen. Tre batalione, një kompani mitralierësh dhe një bateri e artilerisë malore nën komandën e majorit Sadedin Beut, kaluan matanë Bunës mbi lundra për t’u përballur me armikun. Asokohe Ura e Bunës ishte ende në ndërtim e sipër. Luftimet e ashpra vazhduan për gjashtë orë me radhë. Në majë të Taraboshit, pushkët u lanë mënjanë, armiqtë u përleshën për jetë a vdekje trup më trup. Të dhënat zyrtare osmane bëjnë alë për 800 malazezë dhe vetëm 27 turq e shqiptarë të vrarë. Bilanci duket se është shumë propagandistik, por asokohe propaganda e luftës ishte në kulmin e saj. Me siguri humbjet në radhët e mbrojtësve të Shkodrës duhet të kenë qenë disa herë më të mëdha. Kjo betejë u pasua më pas nga shumë të tjera po aq të përgjakshme që vazhduan plot gjashtë muaj (183 ditë). Ndërkohë, qyteti bombardohej pa pushim nga artileria malazeze.
26
Di
SHKURT 2013
Hasan Riza Pasha, komandanti që mbrojti Shkodrën Hasan Riza Pasha ishte kryekomandanti i forcave osmane-shqiptare që mbronin Shkodrën. Ai do të ishte dhe valiu i fundit osman në pikën më perëndimore të Perandorisë dhe do të martirizohej në pabesi në ditët më të vështira të rrethimit. Hasan Rizai me origjinë nga Kastamonu kishte lindur në Bagdad më 1871, kur i ati Namik Pasha ishte vali i Bagdadit. Ai shkollua fillimisht në Stamboll dhe pati një karrierë të vrullshme. Kur ishte vetëm 28 vjeç ishte nënkolonel. Ai studioi edhe në Gjermani për disa kohë. Në Shkodër kishte ardhur që në 1911 si komandant i një divizioni. Në mars të 1912-s ishte emëruar vali (guvernator) dhe komandant i përgjithshëm i ushtrisë në Vilajetin e Shkodrës. Hasan Riza Pasha ishte kundërshtar i vendosur i xhonturqve dhe i përfshirjes së ushtarakëve në politikë. Nderi dhe ushtria, këto ishin dy alët që e drejtonin. Kishte marrëdhënie shumë të mira me patriotët shqiptarë dhe përgjithësisht në Shkodër gëzonte shumë respekt. Ai e dinte se me malazezët po bënte një luftë të pabarabartë, porse nuk pranoi assesi ta dorëzonte Shkodrën. Me kalimin e muajve, kishte nisur të hartonte një plan që e mbajti sekret deri vonë. Në nëntor të 1912-s mbrojtësve të Shkodrës u kishte mbetur edhe një fije shprese. Në Berat kishin mbetur ende 20 mijë ushtarë osmanë. Këta komandoheshin nga tiranasi Mahmut Hajret Pashë Jella. Sikur këto trupa të kishin mbërritur me kohë në Shkodër, atëherë bilanci i forcave do të ishte ndryshe. Porse, tashmë dukej se Perandorisë Osmane në Ballkan i kishte ardhur vërtet fundi. Mahmut Jella, pas shumë hezitimesh më në fund arriti deri në lumin Mat, por nuk mundi të kalonte më tej. Shkodrës do t’i duhej të mbrohej vetëm, duke parë se si vdisnin përditë njerëzit e saj, nga gjylet dhe uria. Hezitimi i malësorëve Malësorët, njerëzit që kishin ndezur flakën e luftës për liri në malet e Shqipërisë u gjetën ngushtë, kur Mali i Zi sulmoi Shkodrën. Një pjesë e tyre kishte kohë që ishte strehuar në Mal të Zi, pas ekspeditave të Shefqet Turgut Pashës. Shumica prej tyre dhe sigurisht edhe një pjesë e mirë e klerit katolik e shihnin perandorinë osmane si armikun më të parë, shekullor, fetar, kulturor dhe politik. Andaj, të zënë
mes dy zjarresh, një pjesë e mirë e tyre qëndroi pasive, një pjesë tjetër, jo dhe aq e vogël, u rreshtua në krah të malazezëve kundër mbrojtësve të Shkodrës. Në ditët e fundit të tij, Hasan Riza Pasha zhvilloi biseda me krerët katolikë. Këta vendosën si kusht, që lufta të bëhej në emër të flamurit shqiptar dhe jo të atij osman. Hasan Riza Pasha kërkoi kohë sa të merrej vesh se çfarë mendonin në Stamboll e gjetiu mbi këtë çështje, porse nuk pati kohë të jepte përgjigje. Dikush kishte kohë që vriste mendjen për ta vrarë. Një vrasje që ndryshoi historinë Plani i Hasan Riza Pashës, në bashkëpunim me arqipeshkvin e Shkodrës, ishte që e gjithë popullsia katolike do të hidhej në një kryengritje të përgjithshme antimalazeze. Sulmi do të niste në Zadrimë, në fshatin e qetë Nënshat. Më parë do të valëvitej mbi kala flamuri shqiptar. Këtu del në skenë sërish një nga figurat më të diskutuara në historinë e re të Shqipërisë, Esat Pashë Toptani. Ky ishte zëvendës i Hasan Rizait. Të dy banonin në shtëpi të mëdha në Fushë-Çelë, fare afër njëri-tjetrit, aty ku sot ndodhet xhamia Ebu Bekër. Më 30 janar 1913 Hasan Rizai dhe Esat Pasha diskutuan gjatë në shtëpinë e Toptanasit për çështjet e ditës. Në orën 18.45 teksa po kthehej në shtëpi në errësirën e natës, i dalin përpara tre të panjohur. Dy prej tyre e qëllojnë me revolver. Kryekomandanti i Shkodrës dha shpirt mbas pesë orësh. Ai i kërkoi adjutantit të vet t’i këndonte suren Jasin, të cilin e shoqëroi edhe ai vetë në këndim dhe kur erdhën tek ajeti i fundit ku thotë: “I lartë është Ai që në dorën e Tij është pushteti mbi çdo send dhe vetëm tek Ai ktheheni”, shehidi Hasan Riza Pasha ia dorëzoi shpirtin Krijuesit të tij. Ai u varros të nesërmen, “ditë e xhuma” në varrezat e xhamisë së vjetër të Parrucës. Më pas varri i tij u zhvendos në varrezat myslimane të Komaneve dhe aktualisht në qendër të qytetit para gjimnazit “28 Nëntori”, dikur kazerma osmane e më pas kazerma “Teuta”, është ndërtuar një lapidar përkujtimor me një mbishkrim shqip dhe turqisht: “Lavdi Hasan Riza Pasha burrë si motit ushtar trim besnik komandant i ushtrive tona në Shkodër Shqipëria dhe shqiptarët nderojnë luftëtarin Hasan Riza Pasha”. Në Shkodër, por jo vetëm, që në atë kohë ishin të bindur se vrasja e Hasan Riza Pashës është kurdisur nga Esat Pasha. Tre njerëz u përfolën asokohe, Osman Bali, njeri shumë i afërt i Toptanasit, një Mahmut nga Kavaja, që ka mbetur pa mbiemër dhe një farë Tefik edhe ky nga Shqipëria e Mesme. 13 vjet më vonë, më 8 shtator 1926, Osman Bali do të mbetej i vrarë, nga Lam Leka dhe Myslym Peza. Kishte arritur të bëhej major i Gardës Kombëtare. Rrethimi i Shkodrës vazhdoi edhe për tre muaj të tjerë. Zyrtarisht Esat Pasha, që zëvendësoi Hasan Rizanë, shprehej për vazhdimin e qëndresës, por ndërkohë kishte nisur bisedimet me malazezët për dorëzimin e Shkodrës.
Këta pranuan që ushtria osmane të largohej nga qyteti, me armët në krah, duke ruajtur kështu të paktën nderin ushtarak. Në 25 prill 1913, princi Danillo dhe shpura e tij u ngjitën në kështjellën e Rozafës. Këtu nisi të valonte flamuri malazez. Shkodranët e mposhtur nga gjylet, uria, tradhtia, shikojnë nga dritaret e shtëpive të tyre se si ushtarët e knjazit marshonin fitimtarë mbi kalldrëmin e tyre të vjetër. Shkodra kishte rënë. Për koincidencë më 25 prill 1479, Shkodra u bë pjesë e sundimit osman dhe pikërisht pas 434 vitesh i jepet fund sundimit osmano-shqiptar në Shkodër. Ditët e fundit të luftës Nga raportet e jezuitëve: “…Mëngjesin e 25 prillit, me largimin e turqve, në qytet hynë trupat malazeze me princ Danillin në krye. Ajo që binte në sy ndërmjet tyre ishte numri shumë i pakët i të rinjve, shenjë që rinia ishte sakrifikuar e gjitha. Tri-katër ditët e para ata u sollën shumë njerëzisht, por këto mirësjellje nuk ishin të sinqerta, sepse ushtarët filluan të vjedhin shumë shpejt në mes të ditës. Të mërkurën, më 7 maj, arriti lajmi i gëzueshëm që Shkodra do t’u dorëzohej Fuqive të Mëdha. Këto ditë u vodhën shumë dyqane të PaSHKURT 2013
Di
27
zarit, e pastaj u vu zjarri në pika të ndryshme. Malazezët e përzunë rojën, që tradicionalisht ruante pazarin, nuk shtinë më me top, sipas zakonit dhe i kthyen mbrapsht jevgjit që vraponin drejt qytetit, për të njoftuar të interesuarit. Zjarri vazhdoi gjithë ditën e natën në vazhdim dhe dëmet ishin të rënda. Veçanërisht e pësuan dyqanet e drithërave dhe të pëlhurave. Është theksuar se ushtarët e Krajl Nikollës banë shkrumb e hi ç’ka u përkiste myslimanëve kudo nga kalonin. Famullitarët bënë të ditur se në Pejë e Gjakovë donin t’i detyronin myslimanët që të bëheshin ortodoksë dhe, mbasi ata nuk u bindën, u masakruan me qindra dhe mijëra. Kush erdhi që andej tha se në ato anë nuk gjeje më asnjë mysliman të vetëm. Madje 850 familje katolike nga tmerri i kësaj kasaphane u bënë ortodoksë. Një familje e ardhur nga Bushati në fund të prillit tregoi se, kur serbët hynë në Bushat, në Shkjez e në Trush, u shtirën sikur nuk të dallonin mes katolikëve e myslimanëve, ndonëse katolikët dalloheshin nga kryqi që mbanin me vete si edhe nga kryqet dhe figurat e shenjta që mbanin nëpër shtëpia, por ata donin të vinin dorë mbi gjithçka, sikurse ndër myslimanë. Duke dashur të mbronin gratë e veta u vranë 32 burra. Nuk u lejuan të varrosen, vetëm kur erdhi vetë personalisht Imzot Koleci, Ipeshkvi i Sapës. Serbët dogjën të gjitha shtëpitë e Bushatit. Në njërën, ku ishin 100 lopë e shumë kuaj, u vra roja, u therën kafshët dhe ç’mbeti u dogj.
28
Di
SHKURT 2013
Në Shkodër konstatohen zyrtarisht 37 katolikë e ortodoksë të vrarë nga gjylet e 73 të vdekur nga uria. Ndërmjet myslimanëve llogaritet që numri i të vdekurve nga bombardimet dhe uria të jetë katërfishi…”. Kontrolli ndërkombëtar Malazezët nuk patën shumë kohë që të gëzohen. Pushtimi i Shkodrës e alarmoi sakaq Austro-Hungarinë. Në ditët e para të majit Vjena kërkoi largimin e të gjitha forcave serbe apo malazeze nga territori shqiptar, i cili tashmë konsiderohej pjesë integrale e një shteti të pavarur. Serbët pranuan. Në fillim të majit trupat e mbetura në Shqipëri u imbarkuan në Durrës. Malazezët këmbëngulën disi më gjatë, por Vjena lëshoi ultimatumin: ajo do të hynte në luftë ndaj Malit të Zi nëse Cetinja nuk lëshonte Shkodrën pa vënë asnjë kusht, lirimi duhej të bëhej brenda ditës, nuk duhej të përmendej në asnjë formë ndonjë kompensim i mundshëm me territore shqiptare. Knjazi u gjunjëzua. Pushtimi i Shkodrës ishte bërë shkas që ta çonte botën drejt një konflikti të përgjithshëm. Në më pak se dy javë pasi ishin vendosur në Shkodër u kishte mbërritur urdhri për t’u larguar. Në vend të tyre në Shkodër u vendos një trupë ndërkombëtare, që do ta qeveriste qytetin derisa shteti shqiptar të ishte në gjendje ta administronte. Një vit më pas, në mars të 1914, shkodranët panë më në fund të valëvitej mbi bedenat e Rozafës, flamurin shqiptar.
Hasan Riza Pasha dhe Gjergj Fishta Hasan Riza Pasha, vali e komandant i Shkodrës në periudhën 1911-13, megjithëse përfaqësues i Shtetit Osman, e çmoi shumë lart veprën "Lahuta e Malcisë". Kështu që, propozoi që Gjergj Fishtës t'i akordohet medalja e Sulltanit, Mearif II, që gjithsesi është një mirënjohje me shumë vlerë që deri më sot, pothuajse nuk është përmendur fare. Një paradigmë që shkëlqeu në madhështinë monumentale të Gjergj Fishtës, është koncepti i tij se duhet të ekzistojë te shqiptarët toleranca fetare në mes dy komuniteteve, në mes atij të krishterë dhe mysliman, gjë të cilën e ka kultivuar ky poet i letrave shqipe, duke e shprehur qoftë në veprën e tij letrare, qoftë në shkrimet teorike e publicistike. Toleranca ndërfetare komunitetesh të ndryshme me pjesëtarët e një fisi, të një gjuhe, të një historie, të një etnopsikologjie e një kolosi si ai, po veçmas të Shkodrës, ka qenë e një rëndësie të madhe për krijimin e një atmosfere mirëkuptimi dhe ndërkomunikimi të një rrethi më të gjerë qytetarësh, të një kohezioni më se të nevojshëm për të gjitha kohët, por më tepër të një kohe krizash politike apo sociale siç ka qenë Shkodra e viteve 1912-13. Propozimi i pashait që Fishta të përpilonte në gjuhën shqipe tekstin e një marshi që do ta këndonin ushtarët shqiptarë gjatë parakalimit Rasti i parë ka të bëjë në raportet që kanë ndërtuar në mes tyre dy autoritete të Shkodrës: autorit të veprës "Lahuta e Malcisë" dhe valiut e komandantit të Shkodrës në periudhën 1911-13, Hasan Riza Pashës. Hasan Riza Pasha, i shkolluar në akademinë ushtarake të Stambollit dhe i specializuar në Gjermani, pas shumë vendshërbimeve, më 1911 vjen në Shkodër si vali dhe komandant i ushtrisë osmane. Megjithatë, Pasha ishte kundërshtar i Lëvizjes xhonturke dhe i shoqërisë "Bashkim e Përparim". Edhe vetë ai, e simpatizonte mjaft lëvizjen kombëtare shqiptare, bisedonte me anëtarët e Komitetit Shqiptar, apo me anëtarët e klubit "Gjuha Shqipe" të Shkodrës. I çmonte shumë veprat e letërsisë shqiptare, sidomos ato me frymë patriotike, siç ishte poema "Lahuta e Malcisë". Duke e vlerësuar shumë lart veprën "Lahuta e Malcisë" ndikoi që Atë Gjergj Fishtës, pas propozimit të Pashës, t'i akordohet medalja e Sulltanit, Mearif II. Sipas asaj që tregohet në librin "At Gjergj Fishta, libër përkujtimor" Shkodër 1941, fq. 96, thuhet se Hasan Riza Pasha ka qenë i ftuar dhe ka shkuar në sallonin e shkollës françeskane në shfaqjen e dramës së Fishtës dhe në dalje e ka përgëzuar autorin për veprën e suksesshme, ndërsa qeverisë në Stamboll i shkruan: “Asht nevoja me e shtie në binarë e jo ma me e ndrydhë nacionalizmin shqiptar” Hasan Riza Pasha ishte për atë që shqiptarët t'i gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë e një kombi, madje i nxiste ata për këto ndjenja. Në një moment, i propozoi Fishtës që të përpilonte në gjuhën shqipe tekstin e një marshi që do ta këndonin ushtarët shqiptarë gjatë parakalimit. Fishta e përpiloi tekstin dhe Pasha, siç thuhet, "ia "shpërbleu njëqind fish tue ia pague strofë e lirë ari turke". Ja teksti i marshit:
Prej kah len e merr hana M'u çue shekulli kundra nesh Djelm kreshnikë na ban nana Vetëm na iu dalim ndesh. Të parët tanë burra çelikut Bota mbarë sot i nderon Ata i binin ndesh armikut Si rrufeja kur veton... Në rivarrimin e eshtrave të Hasan Riza Pashës, megjithëse ishte mysliman, morën pjesë të gjithë shkodranët pa dallim feje, kristianë e myslimanë. Në mes të tjerave alimin më elegant, më prekës, me ndjenja mirënjohje e me alë të zjarrta atdhetarie e mbajti At Gjergj Fishta. S’pyeti Shkodra a ishte mysliman apo i krishterë miku i Shqipërisë, strategu ushtarak osman Hasan Riza Pasha. Më 1936, sipas propozimit të kryetarit të bashkisë, Zenel Prodanit, eshtrat e Hasan Riza Pashës, vrarë më 1913, u rivarrosën në varrezat e Komaneve. Me këtë rast, Gjergj Fishta tha: "Hasan Riza Pasha do të kujtohet si atdhetari më i mirë për shpëtimin tonë nga kthetrat e malazezëve dhe që u ba fli prej atyne që nuk deshën shpëtimin e atdheut tonë, prandaj Hasan Riza Pasha meriton të kujtohet baraz me heronjtë e kombit shqiptar". Fishta e shkruajti - edhe epitafin për Hasan Riza Pashën që është i gdhendur në gurin mbi varr: Gazi Hasan Riza Pasha, burrë si motit, ushtar trim, besnik, komandant i ushtrive Osmane në Shkodër, mik i Shqipnisë e i shqiptarëve. Ndërsa Lufta Ballkanike bindte botën me mbrojtje fisnike të kalasë së Rozafatit, në 30 kallnuer 1913 e vrau një dorë tradhtare mizore. Mban këtë përmendore prej Bashkisë të Shkodrës. Shembull burrnije e për kohën t'ardhshme e kje varrosë TRIMI. Gruaja e konsullit austro-hungarez në Shkodër Hortense von Zambaur, gjatë rrethimit malazez shkruan në ditarin e saj se, ditën kur Shkodra për shkak të urisë dhe pas vrasjes së Hasan Riza Pashës, i cili mbante marrëdhënie shumë të mira me ta, ushtria osmane po e linte qytetin dhe në të po hynin forcat malazeze, shefi i shtabit të përgjithshëm për fortesën, Major Kiramettin Bej, kishte shkuar t’u përshëndeste me familjen e konsullit, duke u ndarë nga njëritjetri me lot në sy, e duke lënë pas dhimbjen e humbjes së Shkodrës dhe rrethimin e tmerrshëm të vitit 1913. SHKURT 2013
Di
29
Bota jonë
SHABAN ISHLEK
SI MUND NGA
TË SHPËTOJMË
ZEMËRIMI?
Fjala gadab e përdorur në kuptimin e zemërimit dhe dufit, është një gjendje e cila shfaqet me dëshirën për të hequr situatat e tepruara apo të cilat kanë tejkaluar masën. Kjo ndjenjë e vendosur në thellësi të zemrës është si një gacë e mbuluar nga hiri. Ky zjarr i ndezur brenda personit
30
Di
SHKURT 2013
i cili nuk ka arritur qëllimin ndez dhe gjakun e tij. Në fund kur mendja nuk arrin të kryejë funksionin e saj, njeriut i verbohet shikimi dhe i dobësohet fuqia e gjykimit. Për këtë arsye Profeti ynë i nderuar (a.s.) thotë: “Një gjykatës mos të marrë vendim për sa kohë është i zemëruar." (Tirmidhi, Ahkam, 7). Krahas kësaj, njeriu mund të turpërohet ndaj veprimeve dhe alëve të thëna kur ka qenë i zemëruar. Prandaj është thënë se kur njeriu zemërohet sytë verbohen dhe mendja nuk punon. Madje zemërimi i tepruar është cilësuar si një çmenduri kalimtare. Nëse situata del jashtë kontrollit të mendjes dhe linjave fetare, në shumicën e rasteve njeriu mund të arrijë në dimensione agresiviteti. Personi duhet të mbajë nën kontroll zemërimin në këtë rast dhe ta përdorë atë në një mënyrë të përshtatshme me prizmin e moralit islam. Ngjarja e treguar nga Abdullah bin Amr në lidhje me këtë çështje është shumë domethënëse: Unë mbaja shënim çdo gjë që dëgjoja nga Profeti (a.s.) me qëllim mësimin e tyre përmendësh. Disa persona nga fisi Kurejsh më penguan ta bëj diçka të tillë duke më thënë: - Si mban shënim çdo gjë të dëgjuar nga profeti Muhamed ndërkohë që ai është një person i cili flet edhe kur është i qetë edhe kur zemërohet? Pas këtyre alëve hoqa dorë nga shkruajtja. Më pas shkova pranë Profetit dhe i tregova për ngjarjen. “Shkruaj, betohem në Allahun në duart e të Cilit është shpirti im, nga kjo gojë nuk del asgjë tjetër përveç të vërtetës”, tha ai duke treguar me gisht gojën e tij. (Ebû Dâvûd, İlm, 3) Me këtë sjellje Profeti (a.s.) ka treguar se edhe ai mund të zemërohet siç zemërohet çdo njeri, por mund ta kontrollojë zemërimin dhe se ai nuk e pengon për të thënë të vërtetën. Ndërsa në një ajet kuranor besimtarët e përkushtuar përshkruhen kështu: “Të devotshmit (janë ata) të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqënie edhe kur janë në vështirësi, e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve. Allahu i do bamirësit.” (Al-i Imrân, 3/134) Profeti (a.s.) e ka cilësuar si trim të vërtetë atë të cilin kontrollon nefsin e tij kur zemërohet (Buhâri, Edeb, 76) dhe ka përgëzuar ata të cilët e mundin zemërimin me shumë mirësi të xhenetit (Ebû Dâvûd, Edeb, 3). Përsëri në shumë thënie profetike theksohet se zjarri i zemërimit lidhet ngushtë me djallin të krijuar nga zjarri dhe
se duhen zbatuar disa principe në rast të zemërimit: 1) Të kërkosh mbrojtje nga Allahu: Profeti i nderuar është shprehur kështu në prani të dy personave të cilët shanin njëri-tjetrin për shkak të zemërimit: “Unë di një alë të cilën po ta shqiptonte ky burrë do t’i shuhej zemërimi. Ajo është ‘Eudhu bil’lahi minesh-shejtanirr-rraxhim’, që do të thotë: ‘Kërkoj mbrotje te Zoti i Madhëruar nga shejtani i mallkuar.’ (Buhârî, Edeb, 76; Ebû Dâvûd, Edeb, 3). Krahas kësaj ne kemi dhe lutjen të cilën Profeti ia ka mësuar nënës sonë Ummu Selemes: ‘O Zoti i Muhamedit, të dërguarit! M’i fal mëkatet e mia dhe ma hiq zemërimin nga zemra ime! ‘(İbn-i Hanbel, VI, 302). Edhe kjo lutje është një shkak për të shpëtuar nga flakët e zemërimit. 2)Të marrësh abdes: Profeti (a.s.) ka thënë: "Zemërimi është nga shejtani dhe shejtani është krijuar nga zjarri. Zjarri shuhet vetëm me ujë. Kur ndonjëri prej jush zemërohet, le të marrë abdes.’ (Ebû Dâvûd, Edeb, 3) 3)Të ndryshosh vendin: Një tjetër gjë që mund të bëjë njeriu kur është i zemëruar, është të kalojë në një gjendje më pasive dhe të qetësohet. Kjo shpjegohet kështu edhe në thënien e tij vijuese: “Kujdes! Zemërimi është si një copë zjarri në zemrën e njeriut. Si nuk e shihni sesi njeriut i verbohen sytë dhe i fryhen damarët e qafës kur zemërohet? Le të shtrihet në tokë kushdo që arrin në këtë gjendje." (Tirmidhî, Fiten, 26). Një hadith tjetër është formuluar kështu: “Kur njeriu zemërohet le të ulet nëse është në këmbë, nëse nuk qetësohet le të shtrihet.” (Ebû Dâvûd, Edeb, 3) 4) Të zgjedhësh heshtjen: Dihet se kur dy persona ofendojnë dhe shajnë njëritjetrin doza e zemërimit do të shtohet. Për këtë arsye Profeti ynë i nderuar na këshillon: ‘Kur njëri prej jush zemërohet, le të heshtë.’ (İbn-i Hanbel, I, 239) sepse një njeri i zemëruar për diçka të thjeshtë mund të arrijë në pasoja të hidhura dhe të papritura në zemërim e sipër. Tregohet se një herë kur Ebu Bekrin e kishte ofenduar dikush në prani të Profetit (a.s.), ai nuk ishte përgjigjur, pra kishte heshtur. Herën e dytë Ebu Bekri i ishte përgjigjur me të njëjtën mënyrë ofenduesit. Në atë çast Profeti (a.s.) ishte larguar prej aty. Kur Ebu Bekri e kishte pyetur nëse kishte vepruar gabim, Profeti (a.s.) i ishte përgjigjur: “Në të vërtetë kur ti heshte, erdhi një engjëll i cili përgjigjej në vendin tënd. Por kur ti fillove t’i kundërpërgjigjeshe në të njëjtën mënyrë, engjëlli u largua dhe në vend të tij erdhi djalli. Unë nuk mund të rri në një vend me djallin." (İbn-i Hanbel, II, 436) Edhe kthimi i fytyrës në anën tjetër dhe mosinteresimi me ofenduesin është një nga metodat e suksesshme të mundjes së zemërimit të praktikuara nga Profeti ynë i nderuar. (Ebû Dâvûd, Libâs, 17; İbn-i Hanbel, III, 14) Në moralin islam nuk shihet e drejtë kënaqja e nefsit me zemërim dhe shihet më e arsyshme falja e palës përballë dhe në lidhje me këtë janë dhënë këshilla shumë të vyera.
Krahas kësaj gjendja e zemërimit dhe vazhdueshmëria e saj shoqërohet edhe me shumë dëme të tjera shpirtërore dhe materiale, me mungesë personaliteti, burracakëri dhe arrogancë. Por në rast të lëshimit pe në çështjet fetare apo në rast të cenimit të vlerave të shenjta, zemërimi do ishte reagimi më i duhur . Sepse siç e shohim Profeti (a.s.) është një person i cili nuk është hakmarrë asnjëherë për veten e tij, por nuk ka falur askënd as vajzën e tij, Fatimen në rast të nënvlerësimit të kufijve të Islamit. (Buhârî, Hudûd, 11, 12; İbn Mâxhe, Hudûd, 6). Me ndihmën e zemërimit të matur e të kontrolluar dalin në pah cilësi morali të larta si trimëri e guxim dhe mbrohet nefsi i njeriut. Në Kur’anin famëlartë Zoti i madhëruar i tërheq vëmendjen besimtarëve të jenë të butë e të mëshirshëm, modestë mes tyre dhe të ashpër, të vendosur kundër jobesimtarëve. (Mâide, 5/54; Fet’h, 48/29)
SHKURT 2013
Di
31
XHEMAL BALLA
PERSONALITETI I NJERIUT,
DETYRAT DHE NORMAT SOCIALE Roli i njeriut zë një vend të rëndësishëm në jetën shoqërore, pasi ai kryen detyra e funksione të caktuara, lidhur me të drejtat, detyrat e normat sociale. Në fenë islame personaliteti trajtohet si njeri konkret, i vetëdijshëm e normal, të cilin Zoti xh.sh. e krijoi në mënyrë të përsosur, çka e tregon Fjala e Tij: “Ne me të vërtetë i kemi nderuar bijtë e Ademit.” Njeriu trajtohet si qenie që jeton në shoqëri, që ka vetëdije dhe punon aktivisht për zhvillimin e saj. Në Islam mendja, vetëdija është themeli i besimit (Imanit). Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të, ka thënë: “Mendjes, kur Zoti e krijoi i tha: “Më të dashur se ty pranë meje, nuk kam krijuar tjetër send”. Dhe përsëri i dërguari i Allahut thotë: “Shpëtoi kush u pajis me mendje”. Nga kjo kuptohet se njeriu si qenie shoqërore e pajisur me mendje, karakterizohet për formimin e personalitetin si tërësi marrëdhëniesh shoqërore e dukurish psikike të shprehura në jetën praktike. Ai është në kontakt të vazhdueshëm me ato që e rrethojnë. Por që këto marrëdhënie të jenë të sinqerta, prej njeriut kërkohet të njohë vetveten e pastaj të fillojë me procesin e njohjes me të tjerët. Për këtë profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Kush njeh vetveten, njeh Zotin”. Një njohje e vetëdijshme, me mendje e zemër, që i bën vetëkontroll veprimtarisë të tij, i jep kuptim vetes si njeri, me tërësinë e cilësive morale, të mendimit dhe të gjykimit. Atëherë shpirti i njeriut i drejtohet krijuesit të tij, e falënderon për gjithçka i ka dhuruar me falje e përkushtim. Në këtë mënyrë unifikohet trupi me shpirtin, përmbajtja me formën, lënda me idenë, mishi e fryma e identitetit të tij si njeri besimtar. Duke qenë i tillë, roli dhe vlera e tij në jetën familjare e shoqërore ka karakter human sepse buron nga shpirti i pastër njerëzor. Ne si shoqëri trashëgojmë vlera morale pozitive si mbrojtja e nderit, mbrojtja e alës së dhënë, të qenët bujar e mikpritës, ndihma ndaj nevojtarëve etj. Feja islame, që i ka këto vlera në parimet e saj, i ka pasuruar e çuar më tej, duke e konsideruar moralin si hyjnor, për të cilin profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Jam dërguar për të përsosur moralin njerëzor”. Myslimani e ka detyrë të ditës që këtë moral ta shtrijë në të gjithë shoqërinë e ta ruajë të pastër nga ndikimet e jashtme, që tentojnë të futen në emër të
32
Di
SHKURT 2013
së resë apo modernes. Besimtarët myslimanë duhet t’i qëndrojnë vetëdijes islame, e nuk duhet ta humbin atë për asnjë çast, me qëllim që të ruhet e pastër struktura morale e shoqërisë sonë, që e trashëgojmë që në lashtësi. Por gjatë tranzicionit që po kalon shoqëria jonë, krahas vlerave të mëdha që na solli demokracia, kanë ngritur krye disa fenomene negative si: dhuna në familje, krimi, droga, prostitucioni, vjedhja, tradhtia etj., që dëmtojnë shumë karakterin shoqëror dhe bëhen pengesë serioze për të ndërtuar një shoqëri demokratike. Promovimi i vlerave pozitive është problem dite jo vetëm për besimtarët, por për të gjithë institucionet arsimore e kulturore, si dhe i organizatave joqeveritare. Këto vlera janë faktor i rëndësishëm në zhvillimin e jetës shpirtërore të shoqërisë, por, njëkohësisht, janë mjete të rëndësishme në ristrukturimin e saj ekonomik, arsimor e kulturor. Njohja e udhëzimit hyjnor, të Kur’anit Famëlartë si kod jetik, do të përbënte kushtin bazë në ndërtimin e një edukate të shëndoshë tek secili besimtar. Veçanërisht edukimi i rinisë, djem-vajza me besimin te Zoti, do t’i bënte të vetëdijshëm për pajisjen me vlera etiko-morale, si bazë e formimit dhe funksionimit të personalitetit të tyre në familje e shoqëri. Por, pa lënë mënjanë dhe prindërit e tyre, me synimin që të ripërtërihen vlerat e besimit, të dhunuar për një kohë të gjatë nga regjimi komunist. Duhet që edhe këta të bëhen të vetëdijshëm për rolin e vlerave etiko-morale në jetën qytetare, të frymëzuar nga ideja e lartë e besimit te Zoti. Pa këtë ripërtëritje, pa këtë vetëdijesim të besimtarëve nuk mund t'i bëjmë tonat ato vlera të shëndosha. Prandaj çdo njeri, në veçanti besimtari me vetëdije të plotë, duhet të ndiejë përgjegjësi si individ, por edhe ndaj familjes e shoqërisë, për ruajtjen e promovimin e vlerave morale. Ky është atributi hyjnor, i mbrujtur në shpirtin e njeriut dhe që e ushqen dhe e brumos personalitetin e tij. Ky i jep dritë materies, trupit si faktor që përcakton dimensionet e personalitetit të njeriut. Duke njohur tiparet morale të vetvetes e të shoqërisë që të rrethon, forcohet dashuria e harmonia në mes njëri-tjetrit, ashtu siç thotë Zoti në Kur’an: “Besimtarët janë vëllezër”. Ndërsa profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Duaj për tjetrin
atë çka do për veten tënde”. Pra, forcohet te secili ndjenja e lindur e dashurisë për njëri-tjetrin e deri për të sakrifikuar për të. Atëherë me vetëdije i bëhen pengesë shfaqjes së veseve negative si: egoizmi i tepruar, individualizmi, ryshfeti, korrupsioni, etj. Intelektualëve e teologëve u takon barra kryesore, që me ndërgjegje të lartë, për ruajtjen e vlerave etiko-morale në shoqëri, të qëndrojnë në ballë të propagandës informuese e sqaruese për dëmin e antivlerave dhe rrezikun që ato i shkaktojnë individit, familjes e shoqërisë. Atyre u takon të parëve që t’u bëhen barrikadë veseve negative, që po ngrenë krye në shoqërinë tonë. Përdorimi i medias së shkruar e vizive nga ata, ka rol të rëndësishëm në sensibilizimin e të gjithë shoqërisë. Për besimtarin islam, Kur’ani, Fjala Hyjnore, është ligj psikologjik, është shpirti, virtyti që i jep jetë trupit të njeriut. Me këtë ai pasqyron karakterin e tij në ndërtimin e jetës.
Shkeljet e ligjeve të virtytit, mosrespektimi i tyre në këtë botë ka më tepër ndëshkim moral si turpin përpara të tjerëve, degradimin e personalitetit si njeri, ndërsa në botën tjetër do të marrë ndëshkimin më të rëndë nga Autoriteti Absolut. Prandaj, përqafimi i Islamit është një nga elementet e rëndësishëm në personalitetin e njeriut për të mishëruar në të ato veti të larta morale, që pasurojnë botën e brendshme shpirtërore të tij. Në të përfshihen ndjenjat, idealet, interesat, bindjet që manifestohen në jetën e përditshme në marrëdhënie me të tjerët. Personaliteti përfshin dhe elemente të pavetëdijes që mund të çojnë në fenomene negative, por që thirrja e ndërgjegjes së besimit për vetëkontroll do të korrigjojë çdo gjë. Mendja drejton forcën e korrigjimit dhe harmonizon cilësitë e personalitetit të njeriut në zbukurimin e tij shpirtëror, moral e fizik.
SHKURT 2013
Di
33
Kur’an
NË GJURMËT E EPOK KREU 48 - FITORJA (EL FET’H) (Periudha e Medines, 29 ajete)
34
Me Emrin e Zotit Bamirës, Mëshirëplotë. 1. Ne të dhamë një fitore të qartë.1 2. Që Zoti të t’i falë mangësitë e mëparshme e ato të mëpasshme, ta plotësojë Mirësinë e Tij ndaj teje dhe të të udhëheqë në udhë të drejtë. 3. Të të ndihmojë Zoti me një përkrahje të fuqishme.2 4. Është Ai që zbriti qetësi3në zemrat e besimtarëve për t’u shtuar besim në besimin e tyre. Ushtritë e qiejve dhe të tokës janë të Zotit. Zoti është dijeplotë, i urtë. 5. T’i fusë besimtarët e besimtaret në kopshte ku rrjedhin lumenj, të përhershëm në to dhe t’ua shlyejë të këqijat. Te Zoti, ky është sukses i madh. 6. Dhe t’i dënojë hipokritët e hipokritet, idhujtarët e idhujtaret që kanë mendim të keq për Zotin. E ardhmja e tyre është e keqe. Zoti u zemërua me ta, i mallkoi dhe u bëri gati skëterrën. Ç’fund i keq! 7. Ushtritë e qiejve dhe të tokës janë të Zotit. Zoti është i plotfuqishëm, i urtë. 8. Ne të dërguam si dëshmues, përgëzues dhe paralajmërues. 9. Të besoni Zotin dhe të Dërguarin e Tij, ta ndihmoni e respektoni atë dhe t’i thurni Atij lavde mëngjes e mbrëmje.
10. Ata që të dhanë besë ty4, i dhanë besë Zotit. Dora e Zotit është mbi duart e tyre. Kush e thyen, e ka thyer për vete. Kujt përmbush besën me Zotin, Ai i jep shpërblim të madh. 11. Beduinët që mbetën prapa do të të thonë: “Na penguan malli e fëmijët. Lyp falje për ne!” Thonë me gojë e jo me zemër. Thuaj: “Kush e ka në dorë ndaj Zotit nëse Ai ju do dëmin a dobinë?” Zoti është në dijeni të veprave tuaja. 12. Menduat se Profeti dhe besimtarët nuk do të kthehen më në familjet e tyre dhe kjo u zbukurua në zemrat tuaja. Menduat me mendim të keq, si njerëz në humbje. 13. Mohuesve, atyre që nuk besojnë te Zoti dhe i Dërguari i Tij, u kemi përgatitur zjarrin me flakë. 14. Zotit i takon sundimi i qiejve dhe i tokës; fal me dashjen e Vet dhe dënon me dashjen e Vet. Zoti është falës, mëshirëplotë. 15. Po të dilni për pre, të prapambeturit do të thonë: “Na lini t’ju ndjekim pas”. Duan të ndryshojnë alën e Zotit. Thuaj: “Nuk do të na ndiqni. Kështu ka thënë Zoti që më parë.” Do të thonë: “Na keni smirë”. Në të vërtetë ata pak kuptojnë.5 16. Thuaju beduinëve që mbetën prapa: “Do të ftoheni te një popull me fuqi të rreptë6, ta luftoni a të nënshtrohet. Në bindeni, Zoti ju jep shpërblim të mirë7. Në shmangeni, siç u shmangët më parë, ju dënon me dënim të rëndë.”
1. në Hudejbije (Dhul-kade 6H; mars 628), ku u nënshkrua paqja dhj tëvjeçare me mekasit. Në dukje, në dëmin e myslimanëve, kjo marrëveshje i hapi rrugën përhapjes së Islamit. Pakti i Hudejbijes ishte arritje e shkëlqyer e strategjisë në të cilën i Madhi Zot e drejtoi të Dërguarin e Tij, Muhamedin a.s. gjatë Misionit Profetik. 2. Nga 1400 vetë në Hudejbije, Profeti do të hynte triumfues në Mekë me dhjetë mijë luftëtarë. 3. siguri e besim.
4. në Hudejbije. 5. Gjatë kthimit nga Hudejbija, Profeti iu drejtua judenjve të Khaibarit për shkelje të besës me myslimanët. Beduinët deshin të përfitonin nga kjo. 6. Sipas komentatorëve: bizantinëve, në kufi me Sirinë. Përballimi i tyre kërkonte forca të mëdha. 7. fisnik, në parajsë, jo pre lufte
Di
SHKURT 2013
KËS MUHAMEDANE “Ata që të dhanë besë ty, i dhanë besë Zotit. Dora e Zotit është mbi duart e tyre...” Kreu “Fitorja, 10.
17. Nuk detyrohen i verbri, sakati dhe i sëmuri. Kë i bindet Zotit dhe të Dërguarit të Tij, Ai e fut në kopshte ku rrjedhin lumenj; kë shmanget, e ndëshkon me dënim të rëndë. 18. Zoti qe i kënaqur nga besimtarët kur të dhanë besën te pema8 dhe ua dinte zemrat. Zbriti qetësinë mbi ta dhe ua shpërbleu me fitore të afërt. 19. Dhe me shumë pre që do të zinin. Zoti është i plotfuqishëm, i urtë. 20. Zoti ju premtoi pre të shumtë, e shpejtoi këtë për ju dhe ua mbajti njerëzve duart prej jush9; të jetë dëshmi për besimtarët dhe t’ju drejtojë në rrugë të drejtë. 21. Edhe të tjera ku ju s’keni fuqi, por që Zoti i ka nën kontroll. Zoti është mbi gjithçka pushtetplotë. 22. Edhe sikur mohuesit10 t’ju luftojnë, do të kthejnë shpinën dhe nuk gjejnë aleat e ndihmëtar. 23. Udhë e Zotit që ka kaluar më parë. Nuk do të gjesh zëvendësim në Udhën e Zotit. 24. Është Ai që i mbajti duart e tyre prej jush dhe duart tuaja prej tyre në luginën e Mekës dhe më pas ju dha mbi ta fitore.11 Zoti është largpamës i veprave tuaja. 25. Janë ata që mohuan, ju penguan nga Faltorja e Shenjtë dhe nuk i lanë kurbanet të arrinin në vendin e sakrificës. Si të mos kishte burra besimtarë e gra besimtare të cilët ju nuk i dinit, do t’i shkelnit e t’ju binte prej tyre, me pa dije, një krim.12 Zoti fut në mëshirën e Vet atë që do. Sikur ata të dalloheshin, do t’i ndëshkonim mohuesit me një dënim 8. në Hudejbije 9. Sepse Khaibarit iu prenë udhët për ndihmë. 10. Këtu: mekasit 11. Zoti e shmangu gjakderdhjen në Hudejbije. 12. Sepse në Mekë kishin mbetur shumë besimtarë, gra e burra të p aftë për të emigruar.
të hidhur. 26. Ndërsa mohuesit morën në zemrat e tyre valë, valën e padijes, Zoti zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe besimtarët dhe i bashkoi ata te Fjala e Devotshmërisë13, të meritueshëm për të dhe ithtarë të saj. Zoti është për gjithçka dijeplotë. 27. Zoti ia vërteton ëndrrën të Dërguarit të Tij. Dashtë Zoti, do të hyni në Faltoren e Shenjtë të sigurt, kryerruar e të qethur, pa frikë. Ai di ç’ju nuk dini dhe, veç kësaj, bën një fitore të afërt.14 28. Është Ai që dërgoi të Dërguarin e Vet me drejtimin dhe fenë e vërtetë, të triumfojë mbi gjithë fetë. Mjafton Zoti dëshmues.15 29. Muhamedi është i Dërguari i Zotit dhe ata me të janë të ashpër me mohuesit dhe të mëshirshëm mes tyre. I sheh të përkulur dhe të përulur me krye në tokë duke kërkuar mirësinë dhe kënaqësinë e Zotit. Shenjë në fytyrat e tyre është gjurma e sexhdes16. Ky është shembulli i tyre në Teurat. Shembulli i tyre në Ungjill, një farë që nxjerr filiz, i jep fuqi, rritet e zhvillohet në trungun e vet dhe i gëzon mbjellësit. Me ta, Ai tërbon mohuesit. Zoti u ka premtuar atyre që besojnë dhe bëjnë të mira falje e shpërblim të madh. Shqipëroi: Myfti Salih Ferhat Hoxha Përgatiti: K.S. Hoxha 13. La ilahe il-lall-llah, Muhammedun resulull-llah. (S’ka zot veç Zotit, Muhamedi është i Dërguari i Zotit.) 14. në Khaibar 15. Në Paktin e Hudejbijes, përfaqësuesi kurejshit nuk pranoi të shkruhej: “Muhamedi, i Dërguari i Zotit” Zoti e dëshmoi profetësinë e tij. Fetë që përmenden në Kur’an, jo paganizmi e besëtytnitë, kanë një direktivë, por Islami e konsolidoi plotësisht besimin në një Zot. 16. kur falen dhe bien me krye në tokë SHKURT 2013
Di
35
Hadith
ELTON HARXHI
THESARE NË FJALËT
PROFETIKE 2
Prijësi i besimtarëve, Omer ibnul Hatabi thotë: kam dëgjuar Profetin (a.s.) të thotë: “Me të vërtetë veprat varen sipas qëllimit. Çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim. Ai i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të Dërguarit, emigrimi i tij konsiderohet i tillë. Ndërsa kush ka emigruar për qëllim të kësaj bote, apo ngase dëshiron të martohet me një grua,ai nuk përfiton nga emigrimi i tij vetëm se atë që ka pasë për qëllim.”[1]
Shpjegimi i hadithit Hadithi i mësipërm na fton që të mendojmë dhe të meditojmë rreth tij. Ky hadith profetik përcakton orientimin e saktë të alëve dhe veprimeve të myslimanit. Struktura e tij përbëhet
36
Di
SHKURT 2013
nga katër ali: Fjalia e parë: “Me të vërtetë veprat varen sipas qëllimit”. Kjo ali përbën një prej rregullave të përgjithshme të orientimit islam. Veprat të cilat njeriu i kryen përgjatë
gjithë jetës së tij duhet të bashkëshoqërohen me nijet të pastër. Fjala “nijet” këtu është përmendur në numrin njëjës, ngase ai buron nga një vend i vetëm që është zemra, kurse ala “veprat” është përdorur në shu-
mës ngase ato janë të shumta dhe të shumëllojshme. Fjalia e dytë: “Çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim”, që do të thotë se çdo njeri është përgjegjës për veprimet e veta. Kjo ali është plotësuese dhe sqaruese e rregullit të parë që veprat varen nga qëllimet. Njeriu e merr shpërblimin e veprës së tij në varësi të nijetit që ka pasë për qëllim, i mirë apo i keq qoftë ai. Fjalia e tretë: “Ai i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të Dërguarit, emigrimi i tij konsiderohet i tillë”, nënkupton se ai i cili emigron për hir të Allahut dhe të Dërguarit të Tij, do të shpërblehet për qëllimin e mirë që pati. Fjalia e katërt: “Ndërsa kush ka emigruar për qëllim të kësaj bote, apo ngase dëshiron të martohet me një grua, ai nuk përfiton nga emigrimi vetëm se atë që ka pasë për qëllim.” Shkak i thënies së këtij hadithi është se, në atë kohë, një njeri emigroi nga Meka në Medine, për t’u martuar me një grua që quhej Ummu Kajs dhe për këtë ai u quajt “Emigranti i Ummu Kajsit.”[2] Megjithatë, Profeti (a.s.) nëpërmjet alës së tij dëshiron të na tregojë se çështja nuk ka të bëjë me një ndodhi që ka ndodhur në një vend dhe kohë të caktuar, por t’i drejtohet çdo njeriu, cilidoqoftë ai, që kur të kryejë një
punë, të bëjë kujdes me nijetin që ka për atë punë. Sferat e hadithit të nijetit Hadithi “Me të vërtetë veprat varen sipas qëllimit...” është shumë i rëndësishëm, pasi ai përfshin të gjitha sferat e jetës, atë të besimit, adhurimit, moralit shoqëror, etj. Më poshtë po përmendim disa prej tyre: Sfera e besimit Hadithi pohon një fakt shumë të rëndësishëm: që veprat të pranohen tek Allahu duhet të shoqërohen me patjetër me nijet të pastër. Allahu i Lartësuar thotë: “E megjithatë, ata qenë urdhëruar vetëm që të adhuronin Allahun me përkushtim të sinqertë, duke qenë në fenë e të pastër (të Ibrahimit) si dhe të falnin namazin e të jepnin zekatin. Kjo është feja e drejtë.”[3] Në të njëjtën kohë hadithi na këshillon që të ruhemi nga disa sëmundje të zemrës që janë shumë të rrezikshme, si: 1 - Vetëpëlqimi, që e prish punën e mirë. 2 - Syfaqësia, mund të ndodhë që njeriu dëshiron që kur bën një vepër të mirë të fitojë kënaqësinë e njerëzve, ose të fitojë kënaqësinë e njerëzve dhe të Allahut në të njëjtën kohë.
Mirëpo, në të dyja rastet, vepra e tij nuk pranohet. Allahu i Lartësuar thotë: “Mjerë për ata, të cilët kur falen janë të pakujdesshëm për namazet, të cilët duan vetëm që të duken.”[4] Sfera e rregullave dhe dispozitave fetare Nëpërmjet nijetit bëhet dallimi mes adhurimit dhe zakonit, po ashtu nëpërmjet nijetit bëhet dallimi nga adhurimi në adhurim, si p.sh.: gusuli mund të merret për shkak të largimit të xhunbullikut, por mund të merret edhe thjesht për të larguar papastërtitë e trupit; gjithashtu gusuli mund të merret se është obligim, por mund të merret edhe për shkak se është i pëlqyer ditën e premte. Sfera sociale Fjala e Profetit “çdokujt” është shumë e saktë dhe në vendin e duhur, sepse ajo përfshin mashkullin dhe femrën. Legjislacioni Islam nuk ka bërë dallim ndërmjet mashkullit dhe femrës, secili prej tyre është i barabartë tek Allahu. Në Kur’an thuhet: “Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.”[5] Vetëm Sheriati Islam i ka dhënë femrës vlerën dhe pozitën që i takon. Ndër-
SHKURT 2013
Di
37
kohë që të gjitha shoqëritë e tjera joislame e kanë zhvlerësuar pozitën e saj. Sfera juridike Është e vërtetë se veprat varen në varësi të nijetit, mirëpo ky princip ka të bëjë me llogarinë që njeriu do të japë tek Allahu. Ndërsa gjykatësi nuk i gjykon njerëzit në varësi të nijetit të tyre, por në varësi të fakteve dhe argumenteve që i paraqiten. Lidhur me këtë, Profeti thotë: “Unë jam njeri, e ju mund të akuzoni njëri-tjetrin tek unë. Ndoshta dikush prej jush është më i fortë se pala tjetër në paraqitjen e argumenteve dhe unë gjykoj në varësi të asaj që dëgjoj. Prandaj nëse unë gjykoj në favor të palës që nuk ka të drejtë ndaj palës tjetër, atëherë kjo palë që nuk ka të drejtë, nuk duhet t’ia marrë të drejtën palës tjetër, ose përndryshe ajo palë ka përgatitur për vete hyrjen në zjarr.”[6] Mësimet që nxjerrim nga hadithi: 1 - Rëndësia e nijetit. 2 - Thirrja për të bërë atë që është me e dobishme. 3 - Lidhja e ngushtë e nijetit me veprat si dhe gjurma që lë nijeti tek veprat. 4 - Motivimi për të bërë vepra të mira dhe frenimi për të bërë vepra të këqija. Rëndësia e nijetit Ky hadith profetik flet qartë për rëndësinë e nijetit. Dijetarët kanë thënë: “Ky hadith përbën 1/3 e fesë Islame.
38
Di
SHKURT 2013
Nijeti është mjaft i rëndësishëm në çdo vepër të mirë të cilën e kryen myslimani, sepse me të ai fiton kënaqësinë e Allahut. Mund të ndodhë që njeriu nuk arrin ta përfundojë një punë, por ai e merr shpërblimin e asaj pune për shkak të nijetit. Thirrja për të bërë atë që është më e dobishme Kjo përftohet nga vetë orientimi profetik, i cili flet për rëndësinë e nijetit, ku për ta rrënjosur në mendje këtë koncept thotë: “çdokujt i takon ajo që ka pasë për qëllim”. Pikërisht besimtari duhet të karakterizohet me këtë cilësi duke i orientuar dhe duke i udhëhequr njerëzit në atë që është më dobishme për ta. Lidhja e ngushtë e nijetit me veprat si dhe gjurma që lë ai te veprat Feja Islame ka vlera që nuk i ka asnjë fe tjetër qiellore. Një prej këtyre vlerave është lidhja e ngushtë e veprave me nijetin, sepse çdo vepër shpërblehet në varësi të nijetit të njeriut. Që do të thotë se nuk e meriton shpërblimin e një pune, vetëm nëse ajo vepër ka qenë për hir të Allahut. Po ashtu me vepra të mira nënkuptojmë ato vepra që janë në përputhje me Legjislacionin Islam. Për sa i përket veprave të mira qofshin farz, sunet apo të pëlqyeshme, njeriu shpërblehet në varësi të nijetit. Ndërsa për veprat që janë të lejueshme për t’u vepruar, njeriu as nuk shpërblehet dhe as nuk bën gjynah, por nëse i shoqëron ato me
nijet të mirë, atëherë ai shpërblehet. Si p.sh.: ngrënia e ushqimit konsiderohet mubah, por nëse njeriu ha ushqim që të jetë i fortë dhe i shëndetshëm në kryerjen e adhurimeve, atëherë ai për këtë nijet merr shpërblim. Motivimi për vepra të mira dhe frenimi nga veprat e ndaluara Në këtë hadith Profeti (a.s.) na ka nxitur që nijeti ynë të jetë i pastër vetëm për hir të Allahut të Lartësuar. Madje këtë gjë, ai e ka kontrektizuar me një shembull praktik duke thënë: “Ai i cili ka emigruar për hir të Allahut dhe të Dërguarit, emirgrimi i tij konsi-
derohet i tillë.” Kjo është një nxitje që punët që kryhen duhet të shoqërohen me nijet, dhe se myslimani duhet të bëjë kujdes nëse puna e tij nuk bashkëshoqërohet me nijet. Kur’ani i fton njerëzit që të besojnë duke i përgëzuar për shpërblimin që i pret. “O ju ithtarë të Librit që keni besuar në Musain dhe Isain, kini frikë Allahun dhe besoni në të Dërguarin e Tij, sepse Ai do t’ju dhurojë pjesë të dyfishtë nga mëshira e Vet, do t’ju japë dritë, me ndihmën e së cilës do të ecni dhe do t’ju falë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.”[7]Motivimi për të besuar, për të bërë vepra të mira, për
të përfituar nga të mirat e kësaj bote është më se i domosdoshëm, sepse natyra njerëzore është gatuar që të lakmojë më të mirën. Për këtë arsye, Profeti (a.s.) i nxit njerëzit për të bërë sa më shumë vepra të mira. Tregohet se një ditë ai i drejtohet shokëve të tij me këto alë: “Nëse dikush prej jush lahet pesë herë në ditë tek lumi që kalon përpara portës së tij, a do të ishte i papastër? Patjetër që jo - u përgjigjën ata. Kështu është shembulli i besimtarit me pesë namazet (që fal), nëpërmjet tyre Allahu i fshin mëkatet - shtoi ai.”[8] Një detyrë e rëndësishme e thirrësit është që t’i njohë mirë njerëzit që i thërret. Ai nuk duhet të frikësojë askënd përpara se t’u japë myzhde, sepse një pjesë e mirë e njerëzve që janë larg besimit dhe veprave të mira, shejtani i ngacmon duke u futur në mendje mendime të tilla si p.sh.: nëse ata i përkushtohen rrugës së fesë, liria e tyre kufizohet dhe se nuk mund të shijojnë asgjë nga kjo botë. Me të tillë njerëz metoda e frikës nuk vlen, më primare është që njerëzve t’u flitet për depot e mirësisë dhe bereqetit të pashtershëm që ka Allahu i Lartësuar.
çdo gjë ta shoqëroj me nijet, kur ha, pi, fle, hyj në banjë, etj.[10] Kur është pyetur Sehli rreth asaj që është më e vështirë për njeriun, ai është përgjigjur me alët: Me qenë i sinqertë.[11] Mutarif ibën Abdulla ka thënë: Përmirësimi i zemrës vjen si rezultat i punës së mirë, ndërsa puna e mirë varet nga nijeti i personit.[12] Ibën El Mubareku thotë: Ndoshta një punë të vogël nijeti e zmadhon dhe ndoshta një punë të madhe nijeti e zvogëlon.[13] -----------[1] Transmeton imam Buhariu, nr: 1. Transmeton imam Muslimi, nr: 1907. [2] Një ndodhi e tillë dëgjohet shpeshherë të thuhet nga njerëzit, por kjo ndodhi nuk është e saktë. Shih “En Nur Es Sari fi Sher’h Sahih El Buhari” fq: 1/28. [3] Bejine: 5. [4] Maun: 4-6. [5] Nisa: 124. [6] Transmeton imam Buhariu, nr: 7169 dhe imam Muslimi, nr: 1713. [7] Hadid: 28. [8] Transmetojnë imam Buhariu, nr: 528 dhe imam Muslimi, nr: 667. [9] Marrë nga libri “Meuidhatul mu’minin” fq. 443.
Epilog Në epilogun e këtij hadithi po citoj disa thënie të të parëve tanë në lidhje me nijetin: Jakub ibën El Mekfuf thotë: Njeri i sinqertë është ai njeri i cili veprat e mira i fsheh ashtu siç fsheh gjynahet.[9] Dikush ka thënë: Unë parapëlqej që
[10] Marrë nga libri “Minhaxhul kasidin” fq. 322. [11] Marrë nga libri “Minhaxhul kasidin” fq. 322 [12] Marrë nga libri “Xhamiul Ulumi uel hikem” fq. 71. [13] Marrë nga libri “Xhamiul Ulumi uel Hikem] fq. 71. SHKURT 2013
Di
39
Psikologji
ALTIN TORBA
INDUSTRIA E SUKSESIT - 2 ARRITJA E PREKSHME Disfatë s’përbën humbja e parave, as e bagëtisë apo bujqësisë. Disfatë është vdekja e një personaliteti, me të cilin vdesin sa e sa prej njerëzisë.
VLERA QË TI PËRBËN NË KËTË TOKË! Vlerë përbën kryerja e një jete në zbatim të një ëndrre të poseduar, duke patur bindjen se kjo ëndërr është e shenjtë. Me vlerë është të jesh një forcë prej forcave pozitive të jetës, në vend që të jesh një vogëlsirë pa peshë, e mbushur me ankesa e brenga, për të cilën qan edhe vetë fati pse i ke rënë për hise në këtë botë. Në tokën mbi të cilën je nuk erdhe thjesht për të ngrënë dhe pirë, porse: “…Ai (Allahu) ju krijoi nga Toka dhe ju bëri banues (jetëdhënës) të saj…”. (Kur’an, Hud: 61) T’i japësh jetë tokës apo ta gjallosh atë nënkupton t’i japësh vlerë asaj mbi të cilën je përmes një arritje konkrete, të prekshme e të dukshme, që përbën vlerë dhe sens për jetën. Nuk bëhet alë për arritjet e pashqueshme, por për arritjet e prekshme e të dukshme, që lënë gjurmë të përjetshme në shpirtrat e të tjerëve, lënë shenja shenja që e bëjnë njeriun që të qëndrojë në këmbë edhe pas vdekjes. Mustafa Sadik Rafiu thërret nga e shkuara e largët: “Nëse dynjasë nuk i ke shtuar diçka, atëherë je ti shtesë në këtë dynja.”
STRATEGJIA E YJEVE Strategjia e Yjeve është vendosur për atë njeri që synon të lërë gjurmë dhe kujtesë të pashlyeshme. Strategjia e Yjeve bazohet në thënien e Konfucit: “Nëse do të jesh një udhëheqës i shquar, duhet që të jesh si Ylli Polar, që qëndron i fiksuar teksa yjet e tjerë vërtiten rreth tij”. Strategjia e Yjeve është ekskluzivitet i produktuesve të Suksesit dhe është katërdimensionale: Dimensioni i parë: Ambicia e shoqëruar me shpresa dritëdhënëse Që t’u takosh atyre që lënë gjurmë të skalitura në historinë njerëzore duhet përsosur mjeshtëria e ambicies përmes vizionit të ndriçuar nga rrezet e shpresës, drejt kulmeve… ambicie si ajo e Umer ibn Abdulazizit që duket qartë në thënien e tij: “Posedoj një shpirt ambicioz që aspiroi lidershipin dhe e mori, aspiroi qeverisjen dhe e mori, tanimë aspiron Xhenetin dhe shpreson që ta arrijë.” Nuk kanë për t’u ndezur ambiciet dhe aspiratat e tua derisa të evitosh hirin e pesimizmit, kapitullimit dhe
40
Di
SHKURT 2013
zmbrapsjes. Pas kësaj brenda teje do gëlojë pishtari: “Kur t’i kërkoni Allahut, kërkojini Firdeusin që është mesi i Xhenetit dhe më i larti në të.” (Hadith, publikuar nga Buhariu) Dimensioni i dytë: Ëndërrimi dhe përfytyrimi i ardhmërisë Ëndërrimi nuk kërkon as bukë e as ujë... dhe po falas ai të dhuron një shije dhe hijeshi të veçantë. Përfytyrimi i ardhmërisë tënde presupozon që vetveten, në perspektivë, ta shohësh faktor i lumturimit individual dhe më gjerë, gjë që arrihet duke u zhytur thellë në fantazinë tënde të paanë; ashtu sikur thotë një proverbë spanjolle: “Nëse nuk i ndërton kështjellat e tua në ajër, nuk ke për t’i ndërtuar në tjetër vend”. Që të vendosësh themelet e fantazisë tënde duhet të marrësh një letër dhe një laps dhe pasi të jesh strehuar në një vend të qetë, t’i shtrosh vetes pyetjet e thella: Çfarë dua të bëj në jetën time? Ç’dua të jem? Lëshoja kapistrën fantazisë tënde... përsëriti rishtazi këto dy pyetje... thellohu më tej në përfytyrim duke ndjekur hapat në vijim: Caktoji vetes një objektiv të qartë dhe ekzakt. Objektivi apo qëllimi në alë të jetë i realizueshëm. Shkruaje synimin apo objektivin dhe perifrazoje atë në formë rezultatesh të prekshme, që mund të maten dhe që arritja e tyre mund të verifikohet. Përcakto një kohë fikse për realizimin e synimit në alë. Bëj durim kundrejt zbatimit të këtyre hapave, trego maturi, vendosmëri dhe qëndrueshmëri, e do shohësh se si ëndrra jote, me lejen e Zotit, do të shndërrohet në realitet praktik. Dimensioni i tretë: Segmenti i synimit me syrin mbajtur tek e ardhmja Njerëzit e suksesshëm, në alorin e të cilëve nuk ka vend për alën “pamundësi”, jetojnë me ëndrra të mëdha, gjigante. Kështu duhet të veprosh nëse do t’i takosh kësaj kategorie njerëzish. Më tej, për të bërë realitet ëndrrën e madhe, pikë së pari ndaje atë në segmente të ekuilibruar e të ndërtuar mbi perceptimin e realitetit, për të ditur se ku i ke vënë këmbët momentalisht dhe vazhdo, por mos harro: “Kush rend më shumë do jetë më i predispozuar për të arritur objektivin dhe kush posedon kurajo më të lartë, do jetë më i predispozuar për të triumfuar”. Dimensioni i katërt: Zhvillimi i vetvetes Njerëzit e arritjeve të prekshme zhvillojnë dukshëm e
në vazhdimësi aspiratat dhe sjelljet e tyre. Në rrugën drejt progresit dhe përparimit kulminant ata mangësitë e tyre i mundin përmes ushqimit të pandërprerë me dituri dhe informacion. Gjurmët dhe shenjat e tyre do t’i shquash në lumturinë e të tjerëve… slogani i tyre është: Ja burri për të cilin kush erdhi pas tij tha: Ai ka kaluar këtej, ja ku është edhe gjurma.
SUKSESI NË BIZNESIN E AMSHIMIT Pas vdekjes s’do kesh shtëpi ta banosh, veç asaj që para vdekjes do ndërtosh. N’e ndërtofsh me hajr, e mirë do jetë banesa ku do banosh. N’e ndërtofsh me sherr, në shtëpinë e disfatës do përfundosh. Ngulite mirë në mendje se: që SUKSESI të kurorëzohet, duhet medoemos që njeriu ta zotërojë dhe shfrytëzojë Suksesin e Dynjasë në vijueshmëri drejt Suksesit të Amshimit, pasi Amshimi është shtëpia stabile e njeriut. Kupola e Progresit: Kupola e Progresit dhe Altari i Pozitës është që të bartesh nga Suksesi i Dynjasë për te Suksesi i Amshimit. E pra Suksesi i Dynjasë është motorri i Suksesit të Amshimit; Allahu i Lartësuar thotë: “Nxitoni (duke garuar në punë të mira që shpien) në falje mëkatesh nga Zoti juaj dhe Xhenet, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka, është përgatitur për të devotshmit” (Kur'an, Ali Imran: 133); që nënkupton se duhet nxituar për te Suksesi i Dynjasë që të arrihet Suksesi
i Amshimit. Vetëm pas rrugëtimit të suksesshëm “dynja” do arrijmë te destinacioni i përhershëm Parajsë i Amshimit që do na dhurojë lumturinë dhe suksesin real të përjetshëm e pa limit. Allahu i Lartësuar thotë: “Amshimi është më i përsosur dhe më stabël.” (Kur'an, A’la: 17) Teksa njeriut i troket momenti më i vështirë në jetën e tij, kur bie gongu i mbarimit të jetës së tij në këtë dynja, ai do hedhë sytë sa para mbrapa, sa majtas djathtas, por nuk do gjej vetëm atë çfarë përgatiti për Amshimin e tij. Garimi Preokupimi me dynjanë, animi pas epsheve dhe shijimi i të përkohshmes, të gjitha këto, bëjnë që hapat e njeriut drejt Suksesit të Amshimit të rëndohen së tepërmi, që njeriu ta humbasë vizionin dhe që të mos jetë largpamës. Përgatitja e vërtetë për garimin drejt Suksesit pa limit të Amshimit bazohet mbi shijimin e shpërblimit të Krijuesit të Lavdishëm, nga ku buron lumturia e vërtetë që nxit për tejkalimin nga Suksesi i Dynjasë për te Suksesi i Përhershëm Parajsor i Amshimit. Ky garim kërkon iniciativë dhe nxitim, duke mos kthyer kokën te joshjet e dynjasë, dhe duke parë me sytë e shpirtit para atyre të ballit drejt altarëve të finisht dhe trofeut të tij. Slogani yt në këtë garë duhet të jetë: Nuk bën të shpërqendrohem andej-këtej, Vështrimin vetëm altarit duhet t’ia mbërthej. Janë këto sekrete ato që me lejen e Allahut të garantojnë rezistencën, të fuqizojnë, të bëjnë solid dhe ballëlartë në betejën tënde për Sukses; të bëjnë rrezatues në horizontet e tejskajshme të Suksesit, të bëjnë nismëtar në ndërtimin e SUKSESIT. SHKURT 2013
Di
41
Retrospektivë
Xhamija ishte burimi i ditunisë e i fuqisë. Atje shtihesh themeli i çdo veprimi për bashkëpunim e konsolidim të kombit. Me pak alë, ajo ishte boshti qendruer, rreth të cilit vërtiteshin të gjitha rrotat e mëdha e të vogla t’aktiviteteve publike. E tillë ishte xhamija nër ditët e para t’Islamit, po i njajtë ishte edhe roli që luejti në forcimin e konsolidimin e shtetit.
Xhamija
klub, sallë këshilli, bibliotekë, shkollë gjimnas, të gjitha në nji Xhamija, ndër ditët e Profetit, nuk ishte vetëm një vend adhurimi, por në të njajtën kohë, kolegj, universitet, ku delshin dijetarë si dhe ushtarë; ishte dhoma e parlamentit, ku të gjitha punët e popullit, nga deklarimi i luftës e deri ke problemet shëndetsore e higjenike diskutoheshin e vendoseshin; ishte klubi, biblioteka, gjimnazi, të gjitha në nji me një alë, ishte qendra jetike e publikut. Ajo mund të jetë ose të bahet qendra e nervave të çdo aktiviteti për ringjalljen e Muslimanve. Xhamija n’Islam nuk ia përgjet ndonjë faltoreje ose tempulli tjetër, që çelë dyert e veta për pak kohë dhe i mbyllë porsa të jetë krye adhurimi. Muslimani, me gjithse mund t’i kryejë lutjet kudo që të ndodhet, sikur thotë ala Profetike “xhuilet lije el erdu mesxhida”, e krejt bota asht ba faltore
42
Di
SHKURT 2013
për mue, por tue çmue vleftën e madhe që kanë lutjet me mbledhje, asht ba e dotyrshme marrja pjesë e sidomos një herë në javë. S’ka dyshim se xhamija asht një vend adhurimi, por misjoni i saj nuk mbaron me aqë. Ajo, nër ditët e Profetit dhe të katër Halifëve, luejti rolin ma kryesor për shvillimin e reformave, të mbrojtjes, t’organizimit e të përparimit të popullit. N’agimin e Islamit, kur Profeti ishte ndalue të falesh në Qabe, shtëpia e Erkamit ishte zgjedhun për këtë qëllim. Kjo shtëpi shërbeu jo vetëm si një faltore, por gjithashtu formoi pikëpjekjen e Muslimanve, të cilët u lidhën dhe pregatitën plane për përhapjen e besimit. Ma vonë, kur fushata e agresionit të Mek-kasve u ba e padurueshme, Profetit iu desht
të emigrojë në Medine, ku detyra ma e parë e tij ishte të ngrefë një mesxhid (faltore). Nga kjo votër kulture u-ngjall çdo lëvizje për reforma. Po, këtu merreshin masa për t’u mbrojtun nga çdo rrezik i jashtëm. Aty rrifeshin problema për të forcue ndjenjat fetaro-kombëtare. Ngjit me xhaminë, në Medine, ishte ba edhe një këthinë e gjanë që thirresh ‘sua’. Kjo shërbente jo vetëm si një dhomë pritje mysafirësh, por edhe si një bujtinë a banesë për të pastrehët. Po, ajo përdoresh edhe si një shkollë, ku delshin dijetarë, të cilët titulloheshin ‘Kurra’. Këta shpërndaheshin kahdo për të përhap besimin dhe nuk u dhimbesh jeta në të kryemit e kësaj detyre të shenjtë. Xhamija ishte burimi i ditunisë e i fuqisë. Atje shtihesh themeli i çdo veprimi për bashkëpunim e konsolidim të kombit. Me pak alë, ajo ishte boshti qendruer, rreth të cilit vërtiteshin të gjitha rrotat e mëdha e të vogla t’aktiviteteve publike. E tillë ishte xhamija nër ditët e para t’Islamit, po i njajtë ishte edhe roli që luejti në forcimin e konsolidimin e shtetit. Ajo, me gjithse e ka humbur qëllimin krysuer po prap mund të bahet qendra, prej ku të shpërthejnë rrezet e ditunisë, afshi i reformimit, fuqija për të ndezun zellin e flaktë për punë e aktivitet. Atje duhet të kultivohen morale të nalta dhe besnikija që populli Musliman duhet të ketë ndaj Komunitetit. Udhëheqsat e përparshëm të Komunitetit Musliman e kanë pasë lanë mbas dore randsinë e faltoreve. Ata nuk dhanë udhëzimet e duhuna për bashkim e vllaznim t’Elementit Musliman. Ata duhet t’a dijshin se jeta dhe nderi i tyne kanë qenë lidhun ngushtë me atë të Komunitetit që dirigjonin. Në qoftë se Muslimanët, si një tanësi, janë në degradim, nderi i tyne nuk ishte veçse një hije. Ata duhet të kishin ba hapa pratike e të vendosuna e jo të rrojshin nën përshtypjen se çdo gja shkonte në rregull. Detyra e Prijsave Musliman asht, që me qendrën e vjetër kulturale, t’i udhëheqin besnikët drejt qëllimit të shenjt që urdhnon Kurani: Etiju-Allahe ve etiju-Resule ve ulil-emri minqum, që do të thotë, bindjuni Zotit, Profetit dhe udhëheqsave që keni zgjedhun prej mesit t’uej e jo t’i bindemi një sundimi të huej që ka luejtë me fatin e popullit Shqiptar gjer sa e hudhi në greminë. Duhet t’a dimë se randsija e fuqija e një zinxhiri varet në pikën ma delikate të tij, prandaj asht detyra e prijsave të pajisun me studime të thellta theologjike të mbajnë alime mbi përpjetat e tatpjetat e jetës njerzore dhe mbi mirëqënien e përbashkët. Këtu poshtë po apim dorë-për-dorë një lloj skice drejt organizimit e përparimit të Komunitetit: 1) Detyra e parë e Komunitetit Musliman asht, të ngrefë një faltore të madhe moderne në qendër e cila, në rast festash kombëtare ose fetare të marrë 10-15 mijë persona. Ketu nuk po flasim për një faltore kolosale si ato të shumë vendeve të jashtme Muslimane, që nxenë ma se 50-60 mijë njerëz, por së paku të plotsojë nevojën urgjente t’Elementit Musliman në Kryeqytet. Ajo lypset të ketë një sallon të mirë studimi, ku të themelohet një bibliotekë e pasun nër vepra të vlefshme, të çdo gjuhe qofshin e sidomos në shqip. Aty
të gjinden gazeta e revista të çdo lloji, kështu që lexuesi të mund të marrë njohuni të përgjithshme mbi botën e gjanë e veçanërisht mbi atë Islame. Veprat ose të përkohshmet, që do të mblidhen, të jenë në tre-katër kopje (ekzemplare), që në këtë mënyrë t’u epen hua abonistave për t’i këndue nër shtëpit e veta mbrenda një afati të caktuem, por gjithmonë tue ruejtë një kopje për lexuesin që don me e këndue në vend. Në këtë mes duhet me doemos të caktohet një vend i posaçëm për femnat, pse pa kultivimin e tyne do t’ishte e pamundun çdukja e shumë zakoneve dhe veseve të këqija, që na kanë ngelun trashëgim nga të huejtë. Ato, tue ndigjue këshilla të vlefshme në kët xhami, fare lehtë mund t’i largojnë burrat, djemt e vajzat e tyne nga shumë vese e punë të mbrapshta. Në një xhami kësodore duhet të caktohen persona fetarë me kulturë të shëndoshë e sidomos të rijtë që janë pajosun me shkencat moderne të shekullit të sotshëm për të dhanë alime. Aty të kenë të drejtë ndigjuesit të bajnë verejtjet e tyne dhe të çfaqin mendimet e veta rreth gjendjes së përgjithshme të vendit t’onë e veçanërisht të botës Islame. Prandaj njerzit e ditshëm duhet të kultivojnë zakonin e të marrmes pjesë, një herë ose dy në javë, nër konferenca të tilla me vlerë të posaçme dhe të propozojnë thema në dobi të popullit mbi çrranjosjen e zakoneve të këqija, si të hequnit dorë nga pija, bixhozi, rrena, savitja, përfolja, të bamunit keq atij tjetrit etj. etj. Me një faltore të tillë moderne Komuniteti Musliman mund të quhet se ka ba një hap përpara në shekullin XX. Një vepër e shenjt si kjo, përmbush dëshirën e zjarrtë të popullit Musliman Shqiptar. 2) Kështu edhe xhamive kryesore të qarqeve, mbasi të meremetohen nga damet që kanë pësue, t’u shtohet nga një bibliotekë e vogël, qoftë edhe në një raft, ku të mbahen libra fetare-kombëtare, gazeta e të përkohshme për të vu popullin në korrent të ngjarjeve rrotull botës e veçanërisht mbi Shqipninë. 3) Nga gjini i Komunitetit Musliman të formohet një komisjon i aftë për të pregaditë alime, që mbasi të shtypen, t’u shpërndahen gjithë predikuesave për t’i mbajtun me letër, para popullit, çdo të Premte, kështu që të mund të ndiqet, nër të gjitha faltoret, një sistem i vetëm predikimi që t’u përgjigjet nevojave të kohës. Kur të merret parasysh sa u tha ma sipër, ato (faltore), tue qenë qendra t’edukatës shpirtnore e lan dore të Elementit Musliman, ky do t’i ndihmojë e do t’i meremetojë sa herë që të paraqitet nevoja, pse atje, ata ushqejnë shpirtin e tyne me urdhnat kuranore që janë shumë të vlefshme për njerzim dhe atdhe. Prandaj çdo kritikë që mund të bahet kundra faltoreve ose meremetimit të tyne, asht pa vend dhe duhet të konsiderohet si e bame me qëllim. Ndonjë radhë tjetër mund të këthehemi përsëri mbi këtë subjekt për të dhanë spjegime ma të gjata. Kultura Islame, Viti i VI. = Nr. 9 (69) Shtator 194, SHEVVAL 1364, fq. 117-119
SHKURT 2013
Di
43
Personalitet
PROF. AS . DR . RAHIM OMBASHI
Do të ishte kthyer në Shkodrën e vet, ndoshta, fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, me dinjitetin e të diplomuarit në Universitetin Al-Ez’her të Kajros, nga më të lashtët në botë, veçmas nën emocionet që i shkaktoi letra e të vëllait më të vogël, por porosia e dërguar fshehtazi në arabisht prej të atit, do t’i ndryshojë rrjedhën e jetës: “Sa dua të të kem unë pranë,
IMAM VEHBI ISMAILI (1919 - 2008) Imami ynë i përulur gjer në urtësi
Për besimtarët suni termi Imam është alë me ngarkesë semantike që ngërthen në rrafshin horizontal, kryesisht, dy kuptime, së pari atë të një modeli, të një shembulli, atë të kryetarit të komunitetit fetar, por dhe kuptimin e alës kalif (arabisht, besimtar apo drejtues i besimtarëve). Duket kjo homonimi do të ketë qenë arsyeja se pse poliedriku luçid Vehbi Ismaili, u thirr thjesht, shkurt, por aq këtillimisht: Imam Vehbi Ismaili, që në brendësinë e vet përmbante njëherazi teologun, atdhetarin dhe dijetarin e letrave. Nuk u shtuan pas alë që të përcaktonin titullin, sepse mbeti jo vetëm i veçantë, por dalloi si një figurë shumëplanëshe, mes më të mëdhenjve, që nuk do të harrohet shpejt. Duket me figurën e tij, përplotësohet maksima se e “madhërishmja” nuk ka si të mos jetë e thjeshtë, kur e thjeshtë nuk do të thotë se dëshmon të madhërishmen. Titullin imam ia dhanë në ShBA, jo zyrtarisht, sepse kësisoj kishte cilësi-
44
Di
SHKURT 2013
nuk do asnjeri tjetër. Por, të këshilloj të mos gabosh të nisesh për atdhe se do të hedhësh veten në zjarr”.
me shumë të larta zyrtare, të gjithë ata që patën fatin ta njohin, ta shohin apo ta dëgjojnë, por u pranua gjithësisht, shumë shpejt pati vlerë jo vetëm për atje, ku tashmë prehet qetësisht në paqen hyjnore, por për gjithë besimtarët shqiptarë gjithkund, dhe jo vetëm për ta. Do të ishte kthyer në Shkodrën e vet, ndoshta, fill pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, me dinjitetin e të diplomuarit në Universitetin Al-Ez’her të Kajros, nga më të lashtët në botë, veçmas nën emocionet që i shkaktoi letra e të vëllait më të vogël, por porosia e dërguar fshehtazi në arabisht prej të atit, do t’i ndryshojë rrjedhën e jetës: “Sa dua të të kem unë pranë, nuk do asnjeri tjetër. Por, të këshilloj të mos gabosh të nisesh për atdhe se do të hedhësh veten në zjarr”. Duket u përket: “Të tillëve që janë të udhëzuar nga Zoti i tyre dhe vetëm ata janë të shpëtuarit” (Kur’ani, 2:35). Më 1945, në fund të prillit, arrin në ShBA, i ftuar nga Shoqëria ShqiptaroAmerikane Myslimane e Detroitit (Mi.).
Mund të mbërrinte me aeroplan, sepse nuk kishte kohë për të humbur më, por zbarkoi në Nju Jork, ashtu si disa decenie më parë Faik Konica në Boston, bashkë me pasurinë e tij të paluajtshme, bibliotekën shumëgjuhëshe. Mes bashkatdhetarëve atje asokohe, mbisundonte fryma e Rilindjes Kombëtare, e ngjizur nga iluminizmi, si parakusht i krijimit të shtetit shqiptar, por edhe e shqiptarit, që kish nisur të bëhej në vitet e pavarësisë. Një prej shërbimeve të tij të para duhet përmendur shërbimi i tij mortor për Mit’hat Frashërin: “Për herë të parë në Amerikë, ka theksuar Imami, shërbimet për të u bënë në gjuhën shqipe”. Ashtu i vogël në trup, madje edhe me probleme shëndetësore, që i ishin shfaqur qysh herët, por me besimin e fetarit atdhetar dhe të misionarit, iu përvesh punëve të shumta të krijimit të institucionit fetar islam, por pa iu ndarë për asnjë çast studimeve teologjike islame, veprimtarisë kombëtare si dhe krijimtarisë e diturisë, në përgjithësi.
Vite të tëra kish jetuar pranë Saharës me mantelin e vet të purpurtë, por për të Saharë ishin ideologjitë antihumane, që të lyera me utopi sociale nxitnin masat, i përpunon ato për t’i hedhur kundër shtresave të mesme dhe pastaj kundër elitave. Sahara e zezë i mori vëllain, kurse ajo e kuqe i “zhduku” vëllain tjetër. Lajmet që vinin prej Shqipërisë, dhe jo vetëm prej saj, e motivonin t’i ngjitej më fort së vërtetës, së përjetshmes, i bindur se utopitë ishin të përkohshme. Tërë asaj ligësie iu përgjigj me butësi, urtësi e mirësi. E kishte me tepri brenda vetes, ndaj nisi ta përpjesëtonte atë, duke marrë rezultate të progresionit gjeometrik. Rregulli i Florinjtë, si xhevahiri i tij, duke ndihmuar bashkatdhetarët e tij përreth, i shtronte atij rrugën e arritjeve. E kishte dhuntinë e përkthimit, që i ishte shfaqur qysh në Medresenë e Tiranës, por akrost ishin tek Human Touch (Prekja Njerëzore) i pëlqente ta recitonte në anglisht. Dhe pas saj përsëri punë e mund. Kishte marrë me vete dramën e shkruar gjatë periudhës së studimeve në Kajro, dhe herë pas here hidhte në skeda copa replikash, batuta..., fillimet e përkthimeve fetare, bashkë me ato artistike. Afër pati Baba Rexhepin, i cili gjithashtu, veç veprimtarive fetare e kombëtare, nuk i ndahej studimit. Në teqenë, që ai çeli në Detroit, gjente gjithnjë studentë, nga universitete të ShBA apo dhe nga bota, të cilët kryenin doktorimin nën kujdesin e tij. Bisedonte me ta dhe kur kthehej në zyrën e vet në Harper Woods, në një nga lagjet më të pasura të Detroitit, i vihej punës me më tepër vrull. Në fillimet e veta në ShBA, të dyve nuk iu mungoi këshilla e Fan Nolit, që e kishte mik prej babait të vet, por ditën ta nderonin, duke i dhënë lamtumirën e fundit me panegjirika që janë model në zhanrin e vet. Ashtu si Noli me ta, vepruan të dy me bashkëpatriotët e tyre të krishterë, kësisoj nuk u ndanë nga Zef Oroshi, themeluesi i Kishës Katolike. E kishin akuzuar (i ligu të mundon e të turpëron, thonë), porsa mbërriti në
Tokën e Lirisë, si të dërguarin e mbretit Zog I, ndonëse i ati kishte mërguar gjatë, kur Zogolli erdhi në pushtet. Për shërbesën fetare, që i bëri frashëlliut famëmadh, gjithashtu vijoi përgojimi, por ai e dinte, madje e shprehte, se nuk e kishin me të, por me besimin fetar, ndaj iu sqaronte miqve se kush i përhapte, edhe atje ku shteti i falej Zotit. AIC (Qendra Islamike Shqiptare) në Detroit u bë vatër edhe e emigrantëve politikë, që herë pas here strehoheshin në ShBA. Në bibliotekën e madhe të kësaj Qendre, që të dielave kthehej në shkollë e qendër kulture kombëtare, kemi gjetur revistën Krahu i Shqiponjës, të cilën e kishte krijuar me mund e dinjitet çami Bilal Xhaferri. E vranë, më ka përsëritur aq herë, por nuk hyri në bisedë kur unë iu drejtova një çami që jetonte në Çikago, i njohur i Bilal Xhaferrit, siç tha, i cili kishte ardhur atë ditë në AIC për vizitë, që të dija të vërtetën e vrasjes së studentit part time të Musine Kokalarit, laureates të Universitetit të Romës, krijueses simbol, që dashurinë për jetën e artin e kishte shkrirë në një, e cila asokohe ishte e internuar atje ku ai punonte, duke fshehur biografinë. Vijonte e vijonte ndër vite përkthimin e Kur’anit të shenjtë, shpirt e dritë për të, sepse ishte në krah të Ferid Vexhdiut, i cili sugjeronte se duhej të ndihmoheshin besimtarët që kërkonin të njihnin burimin, e megjithëse në anë kundërt me mendimin e Haxhi Vehbi Dibrës, ia botoi librin Ç’urdhëron Kur’ani (Harper Woods, Mich. 1992), sepse ishte për diversitetin e metodave të edukimit, si fetar i tolerancës, që diti t’i mos i qaset fanatizmit metodik e metodologjik. Që në të gjallë të vet zuri vendin e personalitetit të shkencës islame në të gjitha mjediset shqiptare. Në fondin e bibliotekës islame në gjuhën shqipe, ai zë një vend dinjitoz, për atë punë këmbëngulëse që ka bërë në fushën e studimeve dhe të botimeve islame. I takon brezit të të lumturve, sepse ndër të paktët e së shkuarës sonë, e cila ishte bërë proverbiale në mohimin e vet, u nderua për së gjalli (1996), duke marrë dekoratën “Pishtar i Demokracisë” nga Presidenti i Republikës së
Shqipërisë, z. Sali Berisha. Imam Vehbi Ismaili, i cili u nda nga jeta në vitin 2008, ishte një ndër ata klerikë që i mbeti besnik traditës shqiptare për ta lidhur ngushtë besimin fetar me dashurinë për atdheun. Binomi FEATDHE ishte burimi i forcës dhe njëherazi i suksesit të tij. Shtëpia botuese Logos-A në Maqedoni, shtypi më 2009, me rastin e përvjetorit të tij të lindjes, përmbledhjen tetëvëllimëshe me shkrimet dhe përkthimet e Imam Vehbi Ismailit. Tradita shqiptare e tolerancës fetare është një dukuri tashmë proverbiale. Për të feja i ndihte bashkimit me shumëllojshmërinë e besimeve. Ndaj e duartrokisnin edhe në kishë, siç shkruan gazetari L. Dajçi për tubimin në kishën e Shën Injacit pranë Universitetit të San Franciskos në Kaliforni, më 1985: “Fjala e tij u duartrokit me entuziazëm të papërshkruem e të papërmbajtun nga kongregacioni, gja tepër e rrallë në kishat katolike”. Imam Vehbiu, përveçse njeri i fesë, ishte edhe një patriot, që ndihmoi për ta çuar më tej vëllazërimin mes shqiptarëve të Amerikës, pavarësisht nga besimet e ndryshme të tyre. Në historinë shqiptare, thoshte shpesh Imam Vehbi Ismaili, do të shohësh që klerikët kanë qenë prijës në përpjekjet për të fituar lirinë; qoftë katolikët, qoftë myslimanët, qoftë orthodoksët: “Një klerik i ndershëm, nuk e tradhton atdhenë kurrë”. E ktheu AIC në vatër Fetare e Kombëtare, ku priste, këshillonte dhe përcillte me uratën e tij të gjithë ata që ishin misionarë të shqiptarisë. Si largoheshin, ai falej për ta. Shumë prej atyre vizitorëve të nderuar nuk janë më, e sigurt është që të gjithë i kanë zënë uratat e tij. Harper Woods është vetëm një lagje luksoze a një qytezë e Detroitit të madh, atje ai ngriti AIC, vatrën e ngrohtë shqiptare, pranë kishte shtëpinë e vet, bashkëshorten e tij të urtë e të përkushtuar, 3 fëmijët, të cilët e mbështetën gjithë jetën, u dhanë emocionin familjar funksioneve të veprimtarisë së tij. Por si thoshte Witmani, qytet i madh nuk është ai që ka shumë njerëz, por dhe një vend i vogël, që ka një njeri të madh. SHKURT 2013
Di
45
Eseistikë
EDISON ÇERAJ
TRE
PROFETËT
PËRCAKTUES
Duke u nisur nga gjendja jo e mirë ose e çrregullt e botës së jashtme, Moisiu, i cili u orvat ta sistemonte atë, përfaqëson atë model/natyrë profeti që në mënyrë figurative mund ta përshkruajmë si ai që mban në dorë skeptrin e ligjit, pasi janë pikërisht ligjet që vendosi ai ato që mund të rregullonin gjendjen e çrregullt shoqërore të kohës dhe popullit të tij. Nga ana tjetër, Jezui, duke u nisur nga gjendja e çrregullt e botës së brendshme të hebrenjve dhe gjithaq edhe nga njëfarë ngurtësie që kishin shkaktuar ligjet e “rrepta” të trashëguara nga koha e Moisiut, u orvat që ta përmirësonte atë me thirrjen e tij për të lartësuar shpirtin duke e dëlirur nga dhënia pas botës, duke dashur kësisoj të zbuste atmosferën dhe ta paqëtonte atë në emër të botës tjetër, botës së amshuar. Kështu, po në mënyrë figurative, Jezuin mund ta përshkruajmë si mbartës të skeptrit të përshpirtshmërisë, ose të religjionit, bash në kuptimin që ka sot kjo alë në Perëndim. Domethënë, Moisiu është reformator i botës së jashtme1, kurse Jezui i botës së brendshme të njeriut. Duhet theksuar se kur themi për Moisiun reformator i botës së jashtme, nuk nënkuptojmë që ka lënë pas dore botën e brendshme të njeriut, por me këtë synojmë të theksojmë se ku iu desh të përqendrohej më shumë dhe për çfarë 1. “Materializmi (ose pozitivizmi) hebraik ia ktheu vetëdijen njeriut në drejtim të botës dhe përgjatë të gjithë historisë e nxiti interesin e tij ndaj realitetit të jashtëm.” A. Izetbegović, 2009, f. 185.
46
Di
SHKURT 2013
kujtohet. E njëjta gjë vlen edhe për Jezuin, por vice versa. Kështu, në mënyrë të pashmangshme, nëse do e bitisim analizën, ajo na çon te Muhamedi, profeti i fundit, i cili, duke pasur parasysh këtë vijë arsyetimi, u përpoq të sintetizonte, pra të njësonte trashëgiminë e Mosiut dhe atë të Jezuit. Sigurisht që nuk bëhet alë për atë lloj sinteze që vjen si rezultat i ndonjë analize a i ndonjë përpjekjeje filozofike, të cilat mbeten vetëm në letër; sikurse nuk bëhet alë për gjetjen e ndonjë të mesmeje në kuptimin matematikor të alës, sepse tekembramja ai ishte profeti analfabet, por e gjitha qe rrjedhojë e Zbulesës, dhe mu për këtë Profeti përveçse e kumtonte atë, mbi të gjitha e jetonte.2 Kësisoj pasi kjo sintezë dhe ky mes është e vërteta për të cilën dëshmon vetë jeta e njeriut, me dy substancat bazë të saj: shpirtin dhe trupin/materien. Nëse do ekzistonte vetëm trupi/materia, atëherë Judaizmi 2. “Ai ishte një Kuran që ecte përmbi tokë”, pat thënë njëherë Aishja, bashkëshortja e tij. “Edhe burimet e Islamit bartin shenjën e kësaj dysie të pashmangshme. Para së gjithash bëhet alë për dy burimet bazë/kryesore: Kurani dhe Suneti, ku secili në vetvete përfaqëson frymëzimin dhe përvojën, të përjetshmen dhe të përkohshmen, mendimin dhe praktikën ose idenë dhe jetën. Islami është më shumë mënyrë jetese sesa mënyrë të menduari. Të gjitha interpretimet e Kuranit tregojnë se pa Sunetin, pra pa një jetë, ai është i pakuptueshëm. Vetëm nëpërmjet interpretimit të një jete, të jetës së Muhamedit, Islami u dëshmua si një filozofi praktike, një drejtim gjithëpërfshirës jetësor.” A. Izetbegović, 2009, f. 203.
është i vetmi botëkuptim i mundshëm për jetën. Po kështu, nëse do ekzistonte vetëm shpirti, atëherë Krishterimi do të ishte i vetmi botëkuptim i mundshëm.3 Por, duke qenë se ekziston si trupi/materia ashtu dhe shpirti (domethënë, njeriu - sepse pa njërën syresh resht së qenuri i tillë), atëherë Islami mbetet i vetmi botëkuptim i mundshëm në kushtet e realitetit bipolar të jetës. Judaizmi synon të japë përgjigje vetëm për pyetjen/çështjen se si duhet të jetojmë?; ndërsa Krishterimi jep përgjigje vetëm për çështjen se pse jetojmë?; kurse Islami niset nga realiteti i të dyjave4, duke i marrë ato si të qenësishme, sepse fundja ato janë, deshëm apo nuk deshëm ne, i mohuam apo nuk i mohuam, pra kjo nuk varet nga ne! Ajo që varet prej nesh është se sa jemi të vetëdijshëm për këtë, e nëse jemi, sa jetojmë sipas kësaj vetëdijeje. 3. “Si religjioni ashtu edhe utopia deformohen kur hyjnë në jetë, kur bëhen edhe nëse bëhen praktikë jetësore. Trajtat e tyre të pastra dhe konsekuente gjenden vetëm në libra. Kur njeriu i aplikon në jetën reale njerëzore, religjioni “natyralizohet”, merr diçka nga e ulëta, kurse utopia “humanizohet”, merr ca tipare reale. Si deformimi i Krishterimit ashtu edhe i materializmit bëhet gjithnjë për t’iu afruar njeriut, pamjes së tij të vërtetë kafshërore-humane. Në rastin e parë kjo është zbritje nga hyjnorja, kurse në të dytin është ngritje nga kafshërorja. Në të dyja rastet ky është postim drejt njerëzores.” Po aty, f. 233. 4. “Merr pjesën tënde që të takon nga kjo botë”, kumton Kurani. Gjit ashtu: “O Zot na jep të mira në këtë botë dhe në botën tjetër...” etj. “Edhe në qoftë duke ndodhur fundi i botës e ti ke një fidan në dorë, mbille atë!” thotë profeti Muhamed. Citime nga kujtesa.
Nëse do të lipsej dhënia e një shembulli të thjeshtë - që në fakt duhet - pa rënë në thjeshtëzim për të përmbledhur thelbin e Islamit në vijën/kontekstin kësaj qasjeje, mund ta krahasojmë atë me arkitekturën, pasi Islami synon të integrojë artin dhe teknikën, dhe kjo sintezë realizohet në formën më konsekuente pikërisht në arkitekturë. Në fakt, ndërmjet arteve, Islami e sheh arkitekturën më me miratim, sepse sasinë e “artit të kulluar” ajo e ka në një dozë të pakët, ose sepse arkitektura është një art i përgjithshëm, siç e përkufizon Kenneth Clark-u.5 Arti e thekson shumë individualitetin, shpirtëroren, të përtejmen te njeriu, dhe kjo është në kundërti me konceptin e ekuilibrit tek i cili këmbëngul Islami. Arkitektura është “e interesuar”, funksionale, dhe është një përgjigje për nevojat njerëzore. Bash ky karakter i dyfishtë i arkitekturës e përcaktoi atë si një art tipik islam. Ashtu si Islami, edhe ajo ka trup dhe shpirt.6 Kësisoj veprat e mëdha të mjeshtërve myslimanë pikërisht në arkitekturë nuk janë të rastit - përkundrazi, ato janë një lloj ligjshmërie.
5. Madje në veprën Qytetërimi, Clark-u e quan arkitekturën “art social, që u jep mundësi njerëzve për një jetë më të plotë”. 6. Arki-tektura, nga vetë ala nënkupton diçka më shumë se tekturë ndërtim i zakonshëm për nevoja të thjeshta praktike. SHKURT 2013
Di
47
Familja
BEBET
DHE GJUMI I TRAZUAR I NATËS
Dihet që dilema e çdo prindi të ri është kjo: ta lërë beben të qajë në shtrat, kur zgjohet në mes të natës, apo ta marrë në krahë, ta përkundë e ta vërë në gjumë? Për psikologët, duhen lënë t’i zërë gjumi vetë. Kur në familje sapo ka ardhur një pjesëtar i ri, prindërit ankohen gjithmonë se një nga problemet e tyre kryesore janë orët e pakta të gjumit. Kjo i bën të ndihen të lodhur, të stresuar, të depresionuar. Zgjohen katër pesë herë natën dhe e bëjnë me turne për gjumin. Dihet që dilema e çdo prindi të ri është kjo: ta lërë beben të qajë në shtrat, kur zgjohet në mes të natës, apo ta marrë në krahë, ta përkundë e ta vërë në gjumë? Shkollat e mendimit janë shumë dhe tani një studim i psikologëve të “Temple University” (USA) të udhëhequr nga Marsha Weinraub, i publikuar në Developmental Psychology, u ofron prindërve të dhëna të reja shkencore të domosdoshme për të vendosur se si të sillen. Përfundimi: në pjesën më të madhe të rasteve është më mirë që fëmijët t’i lësh t’i zërë gjumi vetë. Studimi Ekspertët kanë analizuar modelet e zgjimit gjatë natës në një grup prej 1200 të vegjlish me moshë nga 6 deri në 36 muajsh. “Nëse i studion gjatë kohës kur flenë, vihet re se të gjithë fëmijët, ashtu si gjithë të rriturit, kalojnë përmes cikleve të ndryshme të gjumit çdo 2 orë, gjatë të cilës zgjohen për të etur sërish më pas. Vetëm disa prej tyre qajnë në këtë moment kalimi”, tregojnë pediatrit dhe psikologët që merren me problemet e të vegjëlve. Studiuesit u kanë kërkuar prindërve të japin detaje për rizgjimin e fëmijëve të tyre me moshë 6, 15, 24 dhe 36 muajsh. Nga studimi i hollësishëm u zbulua se pasi kalojnë 6 muajt
48
Di
SHKURT 2013
e parë të jetës, 66 për qind e të vegjëlve nuk zgjohen natën ose e bëjnë këtë vetëm një herë në javë. Ndërsa 33 për qind zgjoheshin pothuajse çdo natë deri në moshën 6 muajsh. Kjo shifër zbret në 2 herë në moshën 15 muajsh dhe 1 herë në javë në moshën 24 muajsh. Mes fëmijëve që flenë me pjesë, pjesa më e madhe janë meshkuj. Këta janë fëmijë që zakonisht ushqehen nga nënat me qumësht gjiri, ndërsa nënat që zakonisht nuk bëjnë gjumë të qetë për një kohë kaq të gjatë janë më të prirura për të vuajtur nga depresioni. T’i lësh të vetëm Rezultatet sugjerojnë disa elemente të rëndësishme, thotë Weinraub. I pari është se faktorët gjenetikë, si ata që mund të influencojnë te temperamenti, duken të implikuar edhe në problemet e gjumit. Një tjetër aspekt shumë i rëndësishëm është që fëmijët të mësohen t’i zërë gjumi vetë. “Kur nënat hyjnë në ‘marrëdhënie me këto zgjime gjatë natës, dhe kur fëmija ka zakonin që ta zërë gjumi gjatë ushqyerjes me gji, atëherë bebja nuk do të jetë në gjendje të vetëqetësohet në mënyrë autonome', shpjegojnë studiuesit. Këshilla më e mirë, thonë ata, është t’i vësh fëmijët në gjumë gjithmonë në të njëjtën orë, çdo natë, duke i lejuar t’i zërë gjumi vetë dhe duke i rezistuar tentativës për t’i marrë menjëherë në krahë sapo ndihet që janë zgjuar. Rritja Pas lindjes, foshnjat fillojnë të komunikojnë dhe të dërgojnë sinjale, sipas të cilave të rriturit duhet të kuptojnë se ata janë të lodhur ose të uritur, apo e kundërta dëshirojnë të luajnë. Ata mësojnë dhe zhvillohen çdo ditë, ndërkohë që detyra e prindërve është të ndihmojnë në zhvillimin e këtyre proceseve pa kushte. Duke u kujdesur për beben, prindërit kuptojnë shenjat e tij (“gjuhën e bebeve”). Nëse ata nuk i njohin dhe nuk u përgjigjen këtyre sinjaleve, foshnja reagon me të qarë. Të porsalindurit nuk e kuptojnë që janë persona të veçantë. Nuk e dinë se kush i ushqen dhe kush i ndihmon kur qajnë. Qeshin që në javën e pestë ose të shtatë, ndërkohë që qeshin me zë kur mbushin tre muaj. Pjesa më e madhe e bebeve para se të mbushin tre muaj qajnë shumë, sidomos pasdite dhe në mbrëmje.
TË VEGJLIT DHE PARATË Në këto kohë krize mund të jetë e nevojshme që prindërit të ndjekin ndonjë rregull për t’i mësuar fëmijët se si të ndërtojnë marrëdhëniet e tyre me paratë Edukimi nis në moshën 4-vjeçare Përballë kërkesave të vazhdueshme për lodra, për prindërit bëhet gjithmonë e më e vështirë situata për t’u refuzuar. Por nga ana tjetër, edhe t’i kënaqësh gjithmonë është pothuajse e pamundur ekonomikisht. E vetmja rrugëdalje është edukimi i fëmijëve për t’i përdorur paratë në mënyrë sa më të përgjegjshme. Ky edukim mund të fillojë që në moshën 4- vjeçare. Ja se si i shpjegojnë psikologët teknikat e ndryshme që duhen ndjekur. 1. Nga vijnë paratë Edhe pse janë të vegjël, shpjegojuni fëmijëve se gjithçka e ka një çmim. Fëmijët në këtë moshë janë të prirur të mendojnë se paratë vijnë nga “qielli”. Përballë kërkesave të vazhdueshme për lodra, është mirë t’u shpjegohet se nga vijnë paratë dhe për çfarë shërbejnë. U duhet thënë se prindërit punojnë shumë për të siguruar ato para, që nuk janë të pafundme. Psikologët këshillojnë se u duhet thënë që çdo gjë e ka një çmim dhe se paratë para së gjithash, shërbejnë për gjëra shumë të nevojshme si: ushqime, veshje dhe pastaj kur është e mundur, mund të blihen edhe gjërat që mund të na argëtojnë si lodrat, ëmbëlsirat, etj. 2. Tregojuni në mënyrë të thjeshtë rëndësinë e parave Veprime të vogla si fikja e dritës kur nuk duhet, mosharxhimi i ujit dhe përfshirja e tyre në blerjet e përditshme mund të shërbejnë për ta bërë fëmijën të kuptojë rëndësinë dhe të fitojë respektin përballë gjërave të ndryshme të jetës së përditshme. Shembulli i prindërve mund të jetë për ta një stimul për t’u sjellë në të njëjtën mënyrë. 3. Më shumë përgjegjësi Rreth moshës 7-vjeçare, fëmijët duhet të edukohen për administrimin e parave. Ata nisin të bëjnë seleksionimet e para mbi atë që duhet të shpenzojnë ose jo, duke kursyer kështu edhe shuma të vogla parash. Kjo u shërben si një
stimul i mirë për të kursyer dhe për të blerë në të ardhmen lodrën e dëshiruar. 4. Tregojuni për vështirësitë ekonomike Komunikojini fëmijëve sa herë që jeni duke kaluar ndonjë vështirësi ekonomike në familje. Nëse po kaloni një moment të vështirë ekonomik, është më mirë të flisni hapur. Një gjuhë e thjeshtë dhe një ton shumë i sigurt mund të transmetojnë një ndjenjë qetësie, ndërsa heshtja shpesh çon drejt një klime të tensionuar në familje. 5. 11 vjeç mund të administrosh vetë kursimet Hapja e një libreze apo e një llogarie në bankë mund ta bëjë fëmijën të fitojë ndjenjën e kursimit, duke vendosur një ekuilibër mes kontrollit të parave dhe një momenti reflektimi mes dëshirës për të blerë dhe vetë procesit të blerjes. 6. Mësojini vlerën e gjërave Rreth moshës 10-11 vjeç, fëmijët nisin të bëjnë krahasimet mes gjërave dhe kushteve ekonomike të miqve të tyre (përse shoqja ime mund të blejë gjithçka që dëshiron kurse unë jo?). E rëndësishme është që në këtë periudhë t’u shpjegohet se ekzistojnë shumë lloje punësh dhe secila prej tyre ka një pagë të ndryshme. Për më tepër, vlera e një personi nuk lidhet me pasurinë materiale, por me cilësitë individuale. 7. Hapat drejt pavarësisë Me adoleshencën hidhen hapat e parë drejt pavarësisë. Përballë kërkesave të vazhdueshme për para, është shumë e rëndësishme vendosja e limiteve. Në këtë kohë, duhet bërë një bilanc i shpenzimeve të tyre, duke i vënë në dispozicion një shumë të vogël për të plotësuar nevojat e përditshme. Bëjeni të ndihet përgjegjës për atë që bën, në të kundërt do të përballen me pasoja: duhet të presë në rast se i mbarojnë para kohe ato që prindërit i kanë caktuar. SHKURT 2013
Di
49
Shëndeti
AISA KOKIÇI
Harrojini të gjitha ato që dini rreth ushqyerjes në shtatzëni Megjithëse gjatë shtatzanisë dëgjojmë shpesh alë si “jeni dy vetë tani, duhet të hash më shumë”, sipas specialistëve ky mendim është i gabuar. Sepse shtatzënës i mjaftojnë 350 kalori në ditë për të ushqyer veten dhe beben e saj. Kujdes : - Të kërkosh të hash diçka është një gjendje psikologjike e lindur nga hormonet e shtatzanisë. - Është e gabuar teza se “konsumimi i ushqimeve me sheqer vë në lëvizje fëmijën në barkun e nënës”. - Kur nëna është e uritur minimizohen lëvizjet e fëmijës. Për këtë arsye shtatzënat duhet të ushqehen një herë në 2-3 orë. - Shtatzënat duhet të mbështeten në krahun e majtë kur flenë për shkak të përshpejtimit të qarkullimit të gjakut. - Ushqimet e konsumuara gjatë shtatzanisë nuk ndikojnë në gjininë e fëmijës. Çfarë duhet të hanë? Nuk është e nevojshme një dietë e veçantë. I rëndësishëm është konsumimi i përditshëm i proteinave, yndyrnave dhe karbohidrateve. Proteinat mundësojnë strukturimin e qelizave dhe rinovimin e tyre. Yndyrnat përbëjnë gurët bazë të trurit dhe sistemit nervor. Ndërsa karbohidratet janë shumë të rëndësishëm për komunikimin ndërqelizor,
zhvillimin e fëmijës dhe sistemin imunitar. Ushqimet më të rëndësishme në shtatzani Avokado - Përmban 40% fibra dhe është i pasur me acid folik, potassium, vitaminë C dhe B6. Dobitë për nënën: zgjidh problemin e kapsllëkut dhe minimizon të përzierat. - Fëmija: mundëson zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor. Arra -lajthia - Përmbajnë baker, magnez, selen, zink, potassium, calcium dhe vitaminë E. - Dobitë për nënën: mbron sistemin imunitar, të zemrës dhe enëve të gjakut. - Dobitë për fëmijën: mbështet zhvillimin e trurit. Brokoli - Përmban vitaminat A-C dhe calcium. - Dobitë për nënën: zbukuron lëkurën, ekuilibron zorrët. - Dobitë për fëmijën: mundëson zhvillimin e kockave. Kosi - Përmban vitaminat A-C dhe calcium. - Dobitë për nënën: zbukuron lëkurën dhe ekuilibron aktivitetin e zorrëve. - Dobitë për fëmijën: mundëson zhvillimin e kockave. Veza - Burim i omega-3. Trupi e përthith të gjithë vezën. - Për nënën: parandalon shtimin në peshë. - Për fëmijën: mundëson zhvillimin e tij. Spinaqi - Është burim i acidit folik, hekurit dhe kalciumit. Duhet konsumuar i gjallë për të marrë hekurin p.sh. të përdoret si sallatë. - Për nënën: mbron sistemin imunitar. - Për fëmijën: mundëson strukturimin e gjakut. Thjerrëzat - Përmbajnë acid folik dhe hekur, janë depozitë proteinash. - Për nënën: riparon indet muskulare, mbron sistemin imunitar dhe të mban të ngopur. - Për fëmijën: mundëson strukturimin e gjakut. Çfarë duhet patur kujdes Djathi - Të qëndrohet larg djathit të pasterizuar sepse në këtë lloj djathi gjendet një bakter
50
Di
SHKURT 2013
i rrezikshëm i quajtur listeria. - Dëmet që i shkakton nënës: mund të nxisë dështimin. - Dëmet që i shkakton fëmijës: mund të bëhet shkak për vdekjen e fëmijës. Veza - Nuk duhet të konsumohet e pa gatuar mirë. Të gatuhet mirë e bardha dhe e verdha. Bakteri salmonella mund të shkaktojë helmimin e nënës. Peshku - Të mos konsumohen peshq që jetojnë në fund të detit si levreku, barbunjat e të tjerë sepse përmbajnë një nivel të lartë zhive. Të konsumohet peshku ton dhe të ngjashëm me të. Qumështi - Të mos konsumohet qumësht dhe produkte qumështi të papasterizuara. - Mund të shkaktojnë helmimin e nënës.
shihen anomali në kyçe, gishtërinj, këmbë, krahë, nofull e të tjera. Kafeina Nëse merret me lëngje kalon shpejt në trup dhe në këtë mënyrë i kalon edhe fëmijës nëpërmjet placentës. Mekanizmi i shkatërrimit të kafeinës i gjendur tek nëna nuk gjendet në trupin e fëmijës dhe placentë. Për këtë arsye kafeina e pashkatërruar mund të gjendet në nivele më të larta tek fëmija. Gjatë shtatzanisë nuk duhet marrë më shumë se 200 mg kafeinë. Sepse mund të shkaktojë abortimin e fëmijës. Kur konsumohen 200 mg kafeinë në ditë vihet re një rënie prej 60-70 g në peshën e fëmijës. Krahas kësaj kafeina e konsumuar ndikon në humbjen e lëngjeve dhe kalciumit të marrë nga nëna. Produktet bimore Nëse konsumohen shumë rrisin rrezikun e abortit.
Lëngje të dobishme Lëngjet e freskëta të frutave, qumështi dhe dhalla janë lëngjet më të shëndetshme. Çfarë nuk duhet konsumuar Cigarja Ekspozimi ndaj nikotinës i fëmijës që në barkun e nënës ndikon ndjeshëm në zhvillimin e trurit. Fëmijëve nënat e të cilëve konsumojnë cigare u shkon më pak oksigjen në tru dhe kjo ndikon në shfaqjen e disa sjelljeve antisociale nga fëmija. Sipas një studimi bëhet e ditur se fëmijët e femrave që pinë cigare lindin 130 g më të lehtë se fëmijët e tjerë. Krahas kësaj gratë që konsumojnë cigare rrezikohen 38,6 % më shumë nga dështimet, 4,5 % më shumë nga vdekjet brenda mitrës, 31,8 % më shumë nga lindjet parakohe dhe 9,1 % më shumë nga helmimet në shtatzani. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se cigarja ndikon në pakësimin e sasisë së qumështit të nënës pas lindjes. Alkooli Si pasojë e konsumimit të alkoolit tek fëmija mund të
Mos i nënvlerësoni këto probleme të gojës Nëse nuk përkujdeseni siç duhet për gojën pas ushqimit, pini shumë çaj, kafe dhe cigare, atëherë mund të përballeni me shumë probleme të sëmundjeve të dhëmbëve. Këto plagë të shfaqura te dhëmbët apo mishrat e dhëmbëve mund t’ju shkaktojnë dhimbje dhe të ulin cilësinë e jetë suaj. Sipas një lajmi të sajtit elektronik WebMd, bëhet e ditur se brenda gojës mund të shfaqen shumë sëmundje të dhëmbëve dhe mishrave të dhëmbëve. Nëse vini re një nga problemet e mëposhtme në gojën tuaj mund të kontaktoni dentistin pa humbur kohë.
Flluska: flluskat nuk shfaqen si pasojë e temperaturës dhe ftohjes, por mund të nxiten prej tyre. Virusi i cili shkakton flluskat përhapet nëpërmjet puthjes, përdorimit të së njëjtës lugë, thikë apo prekjes. Kremrat e përdorur shërbejnë në përmirësimin e tyre, por nëse shfaqen shpesh mund të kurohen me recetë mjekësore. Aftozë (sëmundje grykësh): kjo sëmundje vihet re si tek të rriturit ashtu edhe tek fëmijët. Por mund të shkaktohet më shumë në rast të një sistemi të dobët imunitar, përdorimi të antibiotikëve dhe te diabetikët. SHKURT 2013
Di
51
Gjuhë me qime të zezë: gjuha e të sëmurit ka një pamje anormale, minimizim të shqisës së shijes dhe erë të pakëndshme të gojës. Në mesin e shkaqeve të sëmundjes mund të përmendim përdorimin e antibiotikëve, higjienën e keqe të gojës, konsumimin e çajit, kafesë dhe mosprodhimin e mjaftueshëm të pështymës. Larja e dhëmbëve dhe pastrimi i gjuhës janë të mjaftueshme për kurimin e saj. Ndonjëherë mund të duhet dhe përdorimi i ilaçeve. Aft: askush nuk e di shkakun e shfaqjes brenda gojës të plagëve të vogla të cilat shoqërohen me dhimbje. Në mesin e nxitësve mund të përmendim stresin, çrregullimin hormonal, mosmarrjen e mjaftueshme të vitaminave dhe ndjeshmëria e lartë. Ato mund të shfaqen në gjuhë, brenda gojës dhe në faqe. Mund të zgjasin deri në 1-2 javë. Për plagët e krijuara shpesh mund të kërkohet përdorimi i ilaçeve të rekomanduara nga mjeku dhe lazer dentar. Lökoplaki: kuptimi i kësaj ale është qiellzë e bardhë. Shenjat e sëmundjes vihen re në ciklat e pështymës apo brenda gojës, por mund të shfaqet edhe si masë e trashë në qiellzë, gjuhë, mishrat e dhëmbëve. Nuk shoqërohet me dhimbje. Nëse vini re një masë të tillë në gojën tuaj kontaktoni menjëherë dentistin. Liken planus: këto janë shenja të bardha ose flluska uji të kuqe të shfaqura në gjuhë, brenda gojës apo në faqe. Nuk dihet akoma shkaku i shfaqjes. Zakonisht liken planusat e lehtë mund të kurohen lehtësisht pa qenë nevoja e një kure të veçantë. Nëse shkaktojnë dhimbje apo ulçër mund të kurohen me ilaçe orale dhe topikale. Liken planusi oral mund të jetë kronik dhe të rrisë më shumë rrezikun e kancerit të gojës. Kanceri i gojës: nëse vëreni një mungesë ndjeshmërie të pashpjeguar në fytyrë, gojë apo qafë dhe keni probleme në përtypje, të folur apo gëlltitje atëherë mund të rrezikoheni nga kanceri i gojës. Disa nga shkaqet janë: pirja e duhanit, ekspozimi i tepërt në diell dhe trashëgimia gjenetike. Krahas kësaj kanceri i gojës mund të lidhet edhe me virusin papilloma (HPV). Mund të kurohet nëse diagnostikohet herët. Dhëmb i holluar: thyerja e akullit, arrave, karameleve të
52
Di
SHKURT 2013
forta me dhëmbë mund të shkaktojë thyerjen dhe hollimin e tyre. Nuk po flasim për gërvishtje të lehta por për dëmtime të cilat ndikojnë tek mishrat e dhëmbëve. Dentisti juaj mund t’ju sugjerojë veshje të dhëmbit, riparim të tij apo ndonjë mënyrë tjetër kurimi. Njollat amalgam: a e keni vënë re një njollë të vogël në ngjyrë gri në pjesën e butë të gojës pasi keni riparuar një dhëmb? Këto njolla të quajtura si njollat amalgam krijohen nga futja në faqen apo mishin tuaj të dhëmbëve të një pjese të vogël të amalgamit. Argjendi i gjendur brenda amalgamit shkrihet mbi indet e buta dhe krijon njolla të vogla në gojë. Sëmundja e mishrave të dhëmbëve: kur shfaqet sëmundja e mishrave të dhëmbëve bakteret e pllakës mblidhen në vijën e mishrave të dhëmbëve. Infektimi i mishit të dhëmbëve është hapi i parë i sëmundjes së mishrave. Disa nga shenjat e sëmundjes janë: mishra të dhëmbëve të skuqur, të fryrë dhe me hemoragji. Një higjienë e përshtatshme goje ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të lidhura me mishrat e dhëmbëve. Ndërsa pirja e duhanit, ushqyerja e pamjaftueshme dhe stresi ndikojnë në përkeqësimin e sëmundjes. Periodontitis: etapa më e avancuar në sëmundjen e mishrave të dhëmbëve është periodontitis ose infeksioni i mishrave të dhëmbëve. Dhëmbët e infektuar dhe qeskat e infeksionit ndikojnë edhe në heqjen e dhëmbit. Një infeksion i avancuar i mishrave të dhëmbëve dëmton edhe kockën ku mbështetet dhëmbi dhe është një nga shkaqet e humbjes së dhëmbëve tek të rriturit. Djegiet nga aspirina: nëse e mbani aspirinën në faqe do të keni dhimbje dhëmbi. Ndërkohë që ju mendoni se aspirina do të shërojë më shpejt dhimbjen e dhëmbit acidi i gjendur në të krijon një plagë të bardhë në faqe. Është shumë e lehtë të parandalosh djegien nga aspirina, qetësues të tillë duhet t’i kaloni menjëherë dhe jo t’i mbani në gojë. Me kalimin e kohës edhe kjo plagë shërohet. Shërimi i saj mund të zgjasë rreth 2 javë. Era e gojës: përreth dhëmbëve të palarë mblidhen mbeturinat e ushqimeve të cilat ndikojnë në prodhimin e baktereve dhe shfaqjen e erës së pakëndshme të gojës. Një erë e vazhdueshme goje mund të lindë dhe nga një gojë e thatë, sëmundja e mishrave të dhëmbëve apo nga sëmundja e diabetit. Për të luftuar erën e pakëndshme të gojës lajini shpesh dhëmbët, pini ujë, pastroni gjuhën dhe qëndroni larg produkteve që shkaktojnë erë goje.
Mungesa e hormonit të tiroidës ndikon negativisht në zhvillimin e fëmijës Bëhet e ditur se mungesa e hormonit të tiroidës tek fëmijët shoqërohet me vonesa të theksuara në zgjuarsinë dhe zhvillimin e tyre. Gjendrra e tiroidës gjendet në pjesën e përparme të qafës dhe është një gjendërr e cila prodhon hormonin e tiroidës. Të gjitha qelizat në trup kanë nevojë për hormonin e tiroidës. Ky hormon ka një rëndësi të veçantë sepse mundëson zhvillimin e trurit dhe ekuilibron metabolizmin. Ai luan një rol të rëndësishëm qëkur fëmija është në barkun e nënës, kur lind, rritet deri në fund të periudhës së adoleshencës. Në fillim gjendrra e tiroidës luan një rol kyç në zhvillimin e skeletit, sistemit nervor dhe zhvillimit të organeve. Konjenitalhipotiroidizmi është endokrinopatia më e shpeshtë e shfaqur në botë në një mesatare 1/2000 - 1/4000. Nëse konjenitalhipotiroidizmi diagnostikohet herët atëherë mund të parandalohen dhe efektet negative neurologjike. Kjo sëmundje mund të shfaqet me shenja klinike si: përgjumje, pasivitet, dobësim i muskujve, përgjumje gjatë ushqyerjes, bllokim i hundëve, ngritje e temperaturës, kapsllëk, kutismarmarota, dhimbje barku, qarje me një zë të trashë të dobët. Kjo sëmundje mund të shfaqet që në moshën 6 vjeçare dhe të arrijë kulmin në periudhën e adoleshencës. Tek femrat shfaqet dhjetë herë më shumë se tek meshkujt. Stresi, infeksionet, shtatzania janë disa nga faktorët ndikues në shfaqjen e saj. Gjatë diagnostikimit të saj ka shumë rëndësi pozitiviteti i antikor antitiroidës. Hipotiroida e lindur është prodhimi i paktë i hormonit të tiroidës për shkak të mosfunksionimit të rregullt të gjendrrës . Hormoni i tiroidës është shumë i rëndësishëm në zhvillimin e qelizave të trurit. 95% e zhvillimit të trurit plotësohet gjatë 3 viteve të para. Për këtë arsye thuhet se fëmijët të cilët kanë një mungesë të theksuar të hormonit të tiroidës përjetojnë probleme të pariparueshme më pas. Nëse sëmundja nuk diagnostikohet në kohën e duhur atëherë fëmija ngelet prapa në etapat e zhvillimit si: ndjenja ulur, të ecurit këmbadorazi, njohja e nënës e të tjera. Shenjat më të theksuara tek të porsalindurit janë mungesa e lëvizjes, trashësia e zërit, madhësia e gjuhës, vështirësi në thithjen e gjirit dhe kapsllëku. Për të realizuar diagnostikimin e hipotiroidës së lindur duhen bërë analizat e gjakut të fëmijës së porsalindur dhe ndjekja e fëmijës sepse nëse sëmundja diagnostikohet herët fëmija mund të bëjë një jetë normale. Personat të cilët jetojnë në vende ku ka mungesë jodi janë më të rrezikuar nga hipotiroida. Më shumë ndikohet fëmija në barkun e nënës, i porsalinduri, fëmija i ushqyer me gji dhe nëna gjidhënëse. Mungesa e jodit që në barkun e nënës ndikon në abortimin e fëmijës, lindjet e fëmijëve të vdekur, çrregullime në trupin e fëmijës. Fëmija me mungesë jodi ekspozohet përballë dy rreziqeve, guatr dhe hipotiroidizmës. SHKURT 2013
Di
53
Kuriozitete 10 mënyra për një menaxhim të frytshëm të kohës në punë
A nuk dëshironi ta shfrytëzoni në maksimum kohën tuaj në punë? Çdo minutë e kaluar në punë është e vlefshme. Menaxhimi i kohës lidhet me drejtimin e vetes suaj. Duke menaxhuar kohën siç duhet ju mund të bëheni më produktivë dhe të ecni me hapa të shpejtë drejt objektivave të karrierës suaj. Ja disa këshilla të arta rreth kontrollimit të kohës dhe shfrytëzimit të duhur të saj: Listë e gjërave që duhen bërë. Përgatisni një listë të gjërave që do të bëni dhe rifreskojeni vazhdimisht. Në listë radhisni punët jo shumë urgjente, në këtë mënyrë nuk do të kontrolloni çdo gjë përsëri. Mbajeni listën me vete, ose më mirë mund t’i bëni një kopje në celularin apo agjendën tuaj ditore. Tregohuni realistë. Tregohuni realistë në përcaktimin e datës së fundit të dorëzimit dhe përpiquni ta realizoni
54
Di
SHKURT 2013
këtë. Megjithëse ne bëjmë shumë punë nga forca e detyrimit, realizimi i tyre sipas një plani është më profesional dhe më pak stresues. Mos e ndërprisni punën. Nëse zyra juaj ka derë, mbylleni atë herë pas here. Mbajtja hapur e derës do t’ju shqetësojë nëse nuk keni shumë kohë të dëgjoni pyetjet dhe shqetësimet e kolegëve. Nëse një koleg i juaji vjen pranë jush për të biseduar dhe ju nuk keni kohë sepse jeni i zënë, atëherë shtyjeni bisedën për më vonë. Përdoreni mirë kohën. Gjatë ditës kontrolloni mesazhet tuaja dhe dëgjoni mesazhet zanore. Mos u ktheni për të dytën herë për të kontrolluar e-mailet. Nëse nuk keni kohë t’i lexoni, atëherë mos i hapni fare dhe kur të gjeni kohën e duhur jepuni përgjigje, futini në një dosje ose fshijini. Më të organizuar. Tregohuni të kujdesshëm të mbani me rregull punët tuaja, dosjet e kompjuterit dhe pos-
tën elektronike. Kështu do të gjeni më lehtë gjërat që kërkoni. Mos harroni se gjetja e diçkaje të humbur do t’ju humbasë më shumë kohë. Lërini mënjanë punët e kota. Mos e ndiqni për herë të dytë një punë të cilën ia keni ngarkuar dikujt tjetër dhe nuk është më nën përgjegjësinë tuaj. Shpreheni veten tuaj dhe cilësitë e punës që dëshironi me një bisedë të shkurtër, nëse ndjekja e kësaj pune nuk ndikon në karrierën tuaj apo performancën ditore. Anuloni mbledhjet rutinë. Përcaktojeni vetë nëse duhen apo jo mbledhjet. Nëse është vërtetë e nevojshme përgatisni një agjendë dhe fillojeni e mbarojeni në kohën e duhur mbledhjen. Nëse prania juaj nuk është e domosdoshme në mbledhje, atëherë mund të kërkoni leje nga drejtori dhe të fokusoheni në punët tuaja. Mos rrini kot. Mbani gjallë aftësitë tuaja duke u marrë me të paktën një projekt. Nëse keni dy ose më shumë, akoma më mirë. Krahas kësaj, edhe fokusimi mbi projekte të ndryshme tregon impenjimin tuaj të vazhdueshëm. Kështu do të mbani aktive mendjen dhe këndvështrimin tuaj. Zgjidhni me kujdes projektet. Sigurohuni që puna që bëni është e vlefshme dhe ju jep mundësi të shpalosni aftësitë tuaja. Ju mund të keni shumë arsye të forta për të mos pranuar një projekt apo propozim pune. Personat e suksesshëm dinë kur të thonë jo. Bëjini vetes këto pyetje: “A do të më ndihmojë kjo punë në avancimin e karrierës sime?”, “A mund ta ndaj kohën e duhur për këtë detyrë?”. Vlerësoni veten. Stimulojeni veten kur të përfundoni punën. P.sh., nëse keni mbaruar së lexuari një projekt, pushoni pak dhe pini një kafe apo bëni një pushim të shkurtër pasi të përfundoni prezantimin e një produkti. Mos i shtyni për më vonë punët dhe fokusojeni përqendrimin tuaj në organizimet e mira. Në këtë mënyrë do të fitoni shumë pikë dhe respekt në karrierën tuaj.
Gjysma e ushqimit të botës shkon dëm Bollëku dhe uria
ara, humbjet janë përgjithësisht si pasojë
Një studim zbulon se shumica e ushqi-
e praktikave të dobëta të marketingut dhe
meve të blera në Europë dhe SHBA përfundon në koshin e plehrave.
sjelljes konsumatore.” Raporti - Ushqimi Botëror; mos shpër-
Më shumë se gjysma e ushqimit të prod-
doro - zbuloi gjithashtu se një sasi e mad-
huar në botë, ose mbi 2 miliardë tonë, për-
he uji, që mund të jetë rreth 550 miliardë
fundon çdo vit në koshin e plehrave, bën
metra kub, përdoret për të rritur ushqime
të ditur një raport i detajuar i përgatitur në
që nuk konsumohen kurrë.
Britaninë e Madhe. Instituti për Inxhinierinë
Instituti tha se kërkesa për ujë për pro-
Mekanike (IME) bëri të ditur se keqpërdo-
dhimin e ushqimeve mund të arrijë në 10-
të Qëndrueshme, tha: “Është pushteti i rr-
rimet shkaktohen nga magazinimi i keq,
13 trilionë metra kub deri në vitin 2050.
jeteve të mëdha të supermarketeve apo
afatet e ngurta të skadencës, ofertat për
Organizata e Kombeve të Bashkuara
dyqaneve të lira, të cilat janë në gjendje të
shitje me shumicë dhe moskujdesjes së
parashikon se do të ketë rreth 3 miliardë
të shtyjnë të blesh ushqime të gatshme në
konsumatorëve.
gojë shtesë për t’u ushqyer nga viti 2075,
dy minuta në vend që të të shtyjnë të për-
ndërsa popullata e botës pritet të arrijë në
dorësh atë që sakaq e ke në frigorifer”.
Studimi zbuloi se në shumë vende, deri në 30 për qind e zarzavateve liheshin të kalbeshin në fushë për shkak se kishin pamje të papërshtatshme për shitje.
9.5 miliardë njerëz.
Ai shtoi se ushqimet në restorante në
Dr. Fox shton: “Ndërsa uji, toka dhe bu-
masën 30 për qind përfundojnë në plehra
rimet energjetike vihen gjithnjë e më shumë
si pasojë e racioneve që janë më të mëdha
Dr. Tim Fox, autor i studimit, tha se
nën presion nga kërkesat konkurruese të
sesa nevojat e njeriut dhe mbeten të pak-
niveli i humbjeve pas prodhimit është
njerëzimit, inxhinierët kanë një rol kyç
onsumuara në tërësi.
“rrëqethës”.
për të luajtur për të zhvilluar mënyra më
Analiza Matt McGrath
“Shpërdorim burimesh”
eficente për rritjen, transportin dhe maga-
Shpërdorimi i ushqimit është një temë
Raporti thotë se 30 deri në 50 për qind
zinimin e ushqimeve. Por në mënyrë që kjo
shumë e dashur për njerëzit. Por raporti i
e katër miliardë tonë ushqimeve të prod-
të ndodhë, qeveritë, agjencitë e zhvillimit
fundit, ndërsa rithekson përmasat e prob-
huara në të gjithë botën, shkon dëm. Por
dhe organizatat si OKB duhet të punojnë
lemit, nuk jep shumë propozime për zgjid-
shumica e ushqimeve të blera në Europë
së bashku për të ndihmuar njerëzit të ndry-
hjet e mundshme.
dhe në SHBA, përfundojnë në plehra, duk-
shojnë mentalitetin e tyre mbi plehrat dhe
Raporti i Institutit të Inxhinierëve Me-
shëm më shumë sesa në vende të tjera
të diskurajojë praktikat që krijojnë mbetje
kanikë ka përdorur shuma të mëdha nga
të botës.
nga fermerët te përpunimi ushqimor, su-
puna e kryer përgjatë shumë vitesh nga
permarketet dhe konsumatorët”.
Organizata e Bujqësisë dhe Ushqimit të
Dr. Fox, kreu i energjisë dhe mjedisit pranë Institutit të Inxhinierëve Mekanikë,
Toine Timmermans, nga një qendër kër-
OKB-së. Gjithsesi, një ekspert i fushës
tha: “Sasia e ushqimit të humbur nëpër
kimore në Holandë, e cilësoi kërkimin e
thotë se deri më sot nuk ka të dhëna të
botë është rrëqethëse. Ky është ushqim
kryer nga IME si një “raport i rëndësishëm
besueshme në shkallë botërore për nivelin
që mund të përdoret për të ushqyer popul-
që vendos vëmendjen te një çështje e
e humbjeve.
latën në rritje të botës - si dhe ata që sot
rëndësishme”, por shtoi se: “Bazuar në vitet
Një nga deklaratat më të forta të ra-
vuajnë nga uria”.
gjatë së cilave u krye studimi, unë mendoj
portit është se “30 për qind e të gjitha
“Ky është gjithashtu një keqpërdorim i
se vlerësimi mbi sasinë e ushqimeve të
zarzavateve në Britaninë e Madhe nuk
panevojshëm i tokës, ujit dhe burimeve en-
keqpërdorura, (1.2-2 miliardë tonë) është
vilet kurrë”.
ergjetike që përdoren për prodhimin, për-
një vlerësim tepër i lartë dhe jorealist”.
Kjo tregon se fermerët po i lënë zarza-
punimin dhe shpërndarjen e ushqimit. Ar-
Tristram Stuart, nga grupimi aktivist ush-
vatet në fushë për shkak se ato nuk plotë-
syet për këtë fillojnë nga praktikat e dobëta
qimi 5000, i cili lufton keqpërdorimet e
sojnë standardet e kërkuara nga super-
bujqësore te transporti dhe magazinimi i
ushqimeve, tha: “Është një studim i mrekul-
marketet. Kërkuesit, thonë se kjo deklaratë
papërshtatshëm nëpër supermarkete që
lueshëm, sepse deri tani nuk kishte pasur
bazohet te një vëzhgim i vitit 2008 mbi
kërkojnë vazhdimisht ushqime perfekte
asnjë analizë korrekte në nivelin e fermave
patatet.
nga pikëpamja kozmetike dhe nxisin
as në Britani dhe askund tjetër në Europë
konsumatorët të blejnë më shumë nga sa
apo SHBA”.
mund të konsumojnë përmes ofertave të
Por pretendimi kryesor ku thuhet se deri në 50 për qind e të gjithë ushqimit
“Nga eksperienca ime, është një prak-
përfundon në plehra në një mënyrë apo
tikë normale për fermerët të supozojnë
në një tjetër, varet para së gjithash nga
Por në pjesën e botës në zhvillim, hum-
se 20 deri në 40 për qind të frutave apo
përkufizimet. Së paku një dallim duhet të
bjet janë në pjesën e parë të zinxhirit të
zarzavateve të tyre nuk do të mbërrijnë në
kryhet mes humbjes së ushqimeve nga
furnizimit ushqimor, pra mes fushës dhe
treg, edhe nëse ato janë tërësisht të për-
fusha në supermarket dhe hedhjet e ush-
tregut.
shtatshme për konsum njerëzor.”
qimeve të tepërta pasi të jenë blerë nga
llojit: bli një dhe merr një tjetër falas”.
“Në vendet e zhvilluara dhe të faturu-
Tom Tanner, nga Shoqata e Restoranteve
konsumatorët. SHKURT 2013
Di
55
Faqja juaj
MUHAMED SYTARI
Mirësia e besimit! (Reflektim pas leximit të një ngjarje të vërtetë) Para dy netësh, një profesor imi në Damask, kishte publikuar në një prej rrjeteve sociale në internet historinë e dy të rinjve myslimanë nga qyteti i Medinës në Arabinë Saudite. Historia e dy të rinjve, është historia e shumë prej nesh, e shumë prej të rinjve edhe në qytetin tonë… Është si të thuash, pasqyrim i një realiteti në jetën e secilit, ndonëse në formë, lloj e dimension të ndryshëm… Ata të dy vendosën të largohen nga qyteti i tyre (e ndriçuara Medine) dhe të udhëtonin drejt Stambollit, qytetit të madh e të bukur, ku përzihet shpirti i pastër e mistik islam, me prekjet e lirive të pakontrolluara e të shthurura, në emër të ngopjes së egos së sëmurë… Kishin vendosur të pinin, të deheshin e të dëfrenin pa kufij. Kishin blerë disa shishe me lloje të ndryshme pijesh alkoolike dhe ishin drejtuar për të marrë një dhomë hoteli për të kaluar netët e udhëtimit të tyre plot “net ëndrrash”… Në hyrje të hotelit, sportelisti, me të diktuar se klientët e tij ishin nga qyteti i Medinës (qyteti i Resulull-llahit dhe të Dashurit të Zotit), ishte gëzuar aq shumë sa u kishte servirur jo një dhomë të zakonshme, por suitën më të mirë që
56
Di
SHKURT 2013
kishin në atë hotel. Si jo, ata ishin banorë në një vend me Resulull-llahin (a.s.)! Atë natë, dy të rinjtë kishin pirë aq shumë, sa mezi qëndronin në këmbë. Në atë gjendje, kishin etur dhe në mendjen e tyre çdo gjë shkonte sipas parashikimeve dhe dëshirës së tyre për dëfrim… Diku nga ora 4 e mëngjesit të ditës së nesërme, trokitjet e matura të derës së tyre u bënë shkak për prishjen e gjumit. Kush ishte? Çfarë kërkonte në atë orë të jo të zakontë për të trokitur në derë? Njëri prej dy të rinjve, me njërin sy të hapur e tjetrin të mbyllur nga lodhja e natës së shkuar, u ngrit dhe mezi e hapi derën. Pas saj qëndronte sportelisti me fytyrë të qeshur. Më falni, zotëri, - i tha me gjysmë zëri, - këtu pranë nesh ka një xhami. Pasi mësoi për ardhjen tuaj dhe pushimin në hotelin tonë, imami i xhamisë refuzoi të drejtonte njerëzit në namazin e sabahut, ndërkohë që ju jeni prezentë në mesin tonë! Ai ka lajmëruar xhematin dhe ata duan që njëri prej jush të falet sot imam! Prandaj, po ju lajmëroj që të bëheni gati dhe të zbrisni në xhami. I riu saudit, i tronditur nga alët e
sportelistit, zgjoi me të shpejtë shokun e tij dhe i tregoi për bisedën në derë të suitës. E pyeti nëse dinte ndonjë sure nga Kur’ani, sepse ai për vete nuk dinte as Fatihanë. Shoku i dhomës, i tronditur nga alët që kishte dëgjuar dhe situatën e krijuar, i tha, se përveç Fatihasë dinte edhe “Kul huvell-llahun” dhe asgjë tjetër. Ndërkohë, dera trokiti sërish… ishte sërish sportelisti me fytyrë të qeshur… “Zotëri, koha po kalon dhe njerëzit po presin! Ju lutem shpejtoni!”- tha ai dhe u largua. Dy të rinjtë, pasi u lanë, u veshën dhe u parfumosën zbritën në xhami. Ç’të shihnin, xhamia ishte tejmbushur si të ishte ditë bajrami… Kishin ardhur dy të rinj nga qyteti i Pejgamberit (a.s)… Njerëzit i shihnin me buzëqeshje e shumë përzemërsi. Dikush i përshëndeste me dorë në zemër e dikush tjetër duke zgjatur kokën përpiqej t’u tregonte kureshtjen legjitime për dy vizitorët specialë të kësaj dite… Myezini këndoi ikametin dhe njëri prej dy të rinjve, në mihrabin e imamit, nisi të
XHYNEJD SUAVI
këndonte Fatihanë dhe “Kul huvellllahun”, të cilin e përsëriti edhe në rekatin e dytë… Pas përfundimit të namazit, njerëzit nuk kishin të sosur, teksa i përqafonin dhe këndonin salavate, si për të kujtuar Zotërinë e bijve të Ademit, që pushon në Medine, prej nga kishin ardhur dy të rinjtë… U kthyen në hotel. Në suitën e tyre, ata shikonin njëri-tjetrin dhe qanin pa pushim. Ishin lotët e pendimit të tyre. Zoti i gjithësisë i kishte marrë për dore drejt këtij vendi, për t’i udhëzuar në pendim, pas hutimit dhe shthurjes së tyre. Rrëfimi tregon se sot, njëri prej dy të rinjve, është ndër thirrësit islamë më të suksesshëm të kohës… Kur e lexova këtë ngjarje, m’u kujtuan e më erdhën para sysh shumë të rinj myslimanë të kësaj kohe që jetojnë të hutuar nga drita e besimit, ndonëse ditë pas dite zëri i muezinit dhe ezani i besimit i fton të kthehen e të trokasin në dyert e pendimit. M’u kujtuan lokalet e shumta që gëlojnë nga të rinj, që për të kaluar kohën e për ta vrarë në heshtje atë, konsumojnë alkool, dehen në zhurmat e muzikës e shoqërisë së lokaleve të natës… Me zemër u luta që edhe ata, ta gjejnë dritën e udhëzimit, të trokasin në derën e pendimit, në të cilën të gjithë ne duhet të trokasim një ditë, ditë pas dite, gjynah pas gjynahu, gabim pas gabimi. Sepse, të gjithë ne gabojmë, bëjmë gjynahe, i hyjmë në hak njëri-tjetrit, vrasim me alë e prekim aty ku nuk duhet prekur.., sepse jemi humanë, jemi njerëz, e njeriu gabon! Por, fisnikëria e njeriut qëndron edhe në forcën për t’u penduar e për të kërkuar falje, aty para duarve të Zotit, në heshtjen e pritjes së një rreze drite që sinjalizon pranimin, pas së cilit syri gjallërohet me një rrëkezë loti që jep sihariqin e mirë se dera në të cilën kemi trokitur, është hapur… E lexova këtë ngjarje dhe me zemër thashë: Elhamdulil-lah për mirësinë e udhëzimit në dritën e besimit!
Fytyra
e ndritur! Spikerja e televizionit së bashku me shokun kameraman, filluan emisionin drejtpërdrejt nga supermarketi. Sapo hynë, nisën intervistat me ata persona që ishin aty. Ata që çmenden për të dalë në televizion, shtynin njeri-tjetrin, kurse ata që mbetën prapa tyre, ia bënin me dorë kamerës duke buzëqeshur. Spikerja, pasi i vështronte me kujdes zonjat përreth, i zgjati mikrofonin një vajze të re. -Zonjushë e nderuar! -i tha ajo. -Po bëjmë një anketë me temën e bukurisë. Veçanërisht a mund t’ju pyesim kujt i jeni borxhli për bukurinë e lëkurës së fytyrës suaj? Vajza e re u skuq pak dhe tha: -Ngaqë ende nuk fitoj para të mjaftueshme, për lëkurën e fytyrës sime përdor lëkurat e kastravecëve. Ndonjëherë përdor edhe krem kastravecësh, prandaj dhe më shndrit fytyra. Spikerja këtë radhë iu drejtua një gruaje të re. -Po ju zonjë? -e pyeti. -Edhe fytyra juaj duket shumë e shëndetshme. Ajo, me një ton zëri shumë të sigurt në vetvete, tha: -Unë përdor një lloj kremi të shtrenjtë. Kujdesem rregullisht për fytyrën time, e njom dhe e pastroj pas çdo makijazhi. Në këtë çast ndërhyri një mesogrua: -Edhe unë në kohën time kështu bëra, moj bijë! Por duhet të ketë qenë e tepërt doza e makijazhit, sepse lëkura ime u var si një rrobë e lagur. Spikerja e kuptoi se situata nuk po shkonte si duhej në emisionin drejtpërsëdrejti. Për t’i kaluar pa rënë në sy alët e gruas që foli pak më parë, u kollit disa herë dhe u hodh e tha: -Mirëpo, zonjë, fytyra e juaj nuk duket aspak keq! Gruaja hoqi shallin që kishte në fyt dhe duke treguar shenjat që kishte aty, foli: -Ju nuk e keni dëgjuar atë që quhet operacion estetik?! Unë kam ngrënë disa herë thikën për të tërhequr lëkurën e fytyrës sime. Në atë moment spikerja u skandalizua dhe teksa po mendohej sesi do ta përfundonte intervistën, e cila po i rrezikonte karrierën, pa një
grua plakë që po vendoste mallra në raftet e supermarketit. Fytyra e saj ishte e ndritshme dhe kishte një bukuri të veçantë. Për të mos i nevrikosur më tepër firmat kozmetike që kishin dhënë gjatë e gjatë reklama në kanalin televiziv ku punonte, deshi s’deshi u drejtua nga ajo: -Nëne! Na falni, po bëjmë një anketë me temën e bukurisë së lëkurës së fytyrës. Ju, pavarësisht moshën që keni, si keni arritur të keni një lëkurë kaq të pastër e të bukur dhe çfarë kremi keni përdorur? Gruaja plakë, teksa po e fshihte fytyrën nga spikerja, tha: -Unë nuk para e lyej fytyrën me krem, moj bijë, por e ul atë në sexhde. Nëse është e bukur, ka nurin (dritën) e sexhdes.
SHKURT 2013
Di
57
Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.
Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.
Argëtim 3D
SHKURT 2013
Di
59
60
Di
SHKURT 2013