Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al
Viti XXII | Nr. 10 (369) | Tetor 2013 | Çmimi: 150 Lekë
www.dritaislame.al
t eTO R 2013
Di
1
2
Di
t eTOR 2013
t eTO R 2013
Di
3
www.dritaislame.al Drejtor Agron Hoxha Redaktorë Haxhi Lika Ferit Lika Dizajni dhe faqosja Bledar Xama
11
Kontakte: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E- mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXII i botimit Nr. 10 (369) Tetor, 2013 ISSN 2226-7115
5 6
Fokus
8
Aktualitet
11
90 vjet "Zani i Naltë" - Organizohet ceremonia e hapjes së Medresesë së Elbasanit - Vazhdon zgjerimi i Qabes - Botohet libri "Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar"
Forum Edison Çeraj
Mbi tregtinë dhe jetën ekonomike gjatë sundimit Osman
14
Komente & Opinione Rejan Islami
Lexomëni "Mua" që të jeni të lumtur!
16
Intervista
21
Intervista
22
Në Qabe, aty ku shpirti ndjehet në botën e tij
Dossier & Histori Edmond Sharka
26
Reportazh Ferit Lika
10 herë në Shtëpinë e Zotit
30 Di
t eTOR 2013
36
Eseistikë Nuredin Nazarko Superlumturia
38
Nostalgji Ahmet Çaushi Ky është Haxh!
40 42
Retrospektivë
Puntori asht i dashmi i Zotit
Personalitet Gëzim Kopani Hoxhë Sadik Prishtina
44
Bota jonë Bujar Spahiu
Roli edukativ dhe shpirtëror i Haxhit
46
Bota jonë Dorian Demetja
Kuptimi i ritualeve të Haxhit
48
Bota jonë
49
Bota jonë
50
Kurbani, bukuria e bindjes dhe përkushtimit Një lajm i mirë për ty
Familja Aisa Kokiçi
Dhuna fillon në familje
52
Foto Arkiv
Xhamia e Beqarëve, Berat
Hadith Elton Harxhi
Gëzimi i Allahut kur njeriu pendohet
Ali Zaimi - Haxhi, udhëtimi i jetës
Medresetë në trojet shqiptare gjatë sundimit Osman
4
32
Rrugë të mbarë haxhinj!
Tirazhi 5000
Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.
Editorial H. Selim Muça
32
Shëndeti Irfan Yilmaz
Jam unë Beni, zemra jote!
54
Kuriozitete
- 10 përbërës natyralë për të zbardhur dhëmbët
Editorial
h . selim muça
Rrugë të mbarë
haxhinj! Me lutjen tek Allahu Fuqiplotë, që paqja dhe begatitë e panumërta të jenë mbi ju, familjet tuaja, vendin tonë e më gjerë, dëshiroj që të përshëndes përzemërsisht të gjithë ata që kanë vendosur që të udhëtojnë drejt vendeve që Krijuesi i Universit i ka përcaktuar të shenjta mbi faqen e globit. Haxhi, vizita e vendeve të shenjta, bindshmëria dhe përgjigjja ndaj thirrjes së Allahut Mëshirues për të qenë atje, është pjesë e pandarë e kornizës së të qenit mysliman, është ndjekje e vazhdimësisë së hapave që hodhi i dashuri i Zotit, Ibrahimi (a.s.), në ato vende, është kulmimi i përkushtimit fizik, material dhe shpirtëror i krijesës ndaj Krijuesit Mëshirëplotë. Në të njëjtën kohë kur prej Kur’anit Fisnik vjen urdhëresa: “Kryeni Haxhin dhe Umren për hir të Allahut”, (Bekare, 196), zemrat dhe lutjet që dalin nga to prej miliona haxhinjsh nga i gjithë rruzulli i bashkohen të parës lutje dhe të pranuar tek Pranuesi i Gjithëmëshirshëm se: “Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve!” (En’amë, 162) “Shpërblimi i Haxhit të pranuar është veçse xheneti, parajsa e amshuar”, përgëzon Mëshira e Botëve, prijësi i të gjithë të dërguarve, Muhamedi (a.s.). Haxhi është momenti kur njerëzit e bindur dhe respektues të të gjitha urdhëresave të Allahut Mëshirëplotë i përgjigjen njëzëri atij në një kor të përbërë prej gjuhës mikse dhe në sfondin e një mozaiku racash dhe kombesh me fjalët se: “Vetëm Ti meriton falënderim, se Ti je i Vetmi Fuqiplotë dhe se vetëm Ty të takon lavdia dhe pushteti.” Si çdo obligim tjetër edhe Haxhi nuk mbetet në kornizën
individuale të myslimanit, por është thirrja që i bëhet çdo zemre besimtareje e besimtari se ata janë të tillë: “që falin namazet dhe që ndajnë nga ajo që Ne ua kemi dhënë... dhe ushqeni nevojtarin e varfër” (Haxh, 35-36 dhe 28). E gjitha kjo e manifestuar përmes ritualit të sakrificës Kurbanit, i cili është shprehja e drejtpërdrejtë e falënderimit për Krijuesin Dhurues i të gjitha mirësive për njerëzimin mbarë. Kurbani, kjo sakrificë që kryhet në kujtim dhe vazhdimësi të përkushtimit të Ibrahimit (a.s.), plotëson ylberin e begative që burojnë nga dhjetë netët për të cilat nga Krijuesi i Madhërishëm në Kur’anin Famëlartë vjen betimi: “Betohem dhe për dhjetë netët!” (Fexhr, 2) Haxhi dhe Kurbani; i pari dëshmon unionin e myslimanëve, njerëzve të besimit e të bindjes ndaj Krijuesit, dëshmon pandashmërinë dhe praktimin e këtij besimi në çdo cep të globit në gjurmët e pahumbura të Krenarisë së Njerëzimit, Muhamedit (a.s.); ndërsa i dyti, ky komunitet, kjo bashkësi e përkushtuar në besim, po në union është e gatshme për sakrificë në shërbim të Zotit, të lirisë, të paqes, të drejtësisë, të qëllimit për të përfituar nga i Madhi Zot (xh.sh.), mirësitë në të dy jetët. Uroj një haxh të pranuar për të gjithë myslimanët që do të udhëtojnë drejt Qabes dhe Arafatit dhe u bëj thirrje që krahas lutjeve për veten dhe familjarët e tyre, të mos harrojnë Shqipërinë dhe shqiptarët, përfshi edhe ata që jetojnë jashtë kufijve të vendit. Duke shfrytëzuar këtë eksperiencë të rrallë, le t’i drejtohen Zotit me lutjet për ditë të bardha dhe një të ardhme të begatë për popullin dhe Atdheun tonë të shtrenjtë. TETO R 2013
Di
5
Fokus
90 vjet
"Zani i naltë"
6
Revista “Zani i Naltë” është revista e
llit shqiptar. Ajo çfarë të bën përshtypje,
Gjatë botimit të saj revista ka pasur edhe
parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të
është se që në numrin e parë të saj, në
shumë rubrika të tjera në përmasa më të
Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 me-
kopertinë shkruhej: “Zani i Naltë”, revis-
vogla, që kanë dhënë të reja të ndryshme
njëherë pas ngritjes së institucionit të
të fetare, merret edhe me filosofi, moral,
me karakter informacioni, që kanë vlerë
Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas
literaturë kombëtare, sociologji, gjë që
burimore për veprimtarinë e gjithanshme
Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Bo-
tregon për nivelin e lartë të përmbajtjes
të Komunitetit Mysliman, që janë studiu-
timi i saj ka zgjatur nga viti 1923, deri më
së saj në shumë fusha studimi.
ar e mund të studiohen si të dhëna të
1939, kur Shqipëria hyri në një fazë tjetër
Në revistën “Zani i Naltë” bashkëpu-
historike, atë të Luftës së Dytë Botërore.
nuan personalitete të shquara si H. Vehbi
dobishme për studime të ndryshme. Gjithë përmbajtja e revistës është një
Në ketë revistë, gjatë gjithë periodikut të
Dibra, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça,
pasuri e çmueshme kulturore, është një
saj vërehen tonet patriotike dhe atdhe-
Jonuz Bulej, Haki Sharofi, Verit Vokopo-
traditë e bukur fetaro-atdhetare, është
tare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë
la, e të tjerë, duke përfshirë këtu edhe
një ndihmesë e vyer në publicistikën
të pashlyera me anë të shënimeve dhe
emra të njohur të letërsisë shqiptare si
shqiptare.
shkrimeve të tyre.
Mit’hat Frashëri, apo Lumo Skëndo. Më
Studiues të ndryshëm, shqiptarë e të
Numri i parë i kësaj reviste ka dalë
pas kanë dalë në shtyp revista “Kultura
huaj të besimit islam e të besimeve të
në muajin tetor të vitit 1923 dhe drejto-
Islame” dhe “Njeriu”, organe të Komuni-
tjera, me monografi e përmbledhje his-
ri i parë i revistës ka qenë Ismail Maçi.
tetit Mysliman të Shqipërisë. Këto botime
torike e kulturore, me studime e artikuj
Drejtorë të tjerë pasardhës kanë qenë
me standarde shumë të larta, kanë qenë
të shumtë në organe shtypi kanë bërë
Shyqyri Myftiu, Isa Domni, Haki Sharofi,
një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteli-
përshkrime, kanë paraqitur analiza, kanë
personalitete këto të shquara të kohës, të
gjencës myslimane të asaj kohe krizash
nxjerrë konkluzione, kanë dhënë gjykime
cilët me përgatitje të lartë të kulturës dhe
mendimesh e ideologjish.
e kanë shprehur vlerësime për kontribu-
shkencave islame, por edhe të shkenca-
Duke paraqitur përmbajtjen e revistës
ve të tjera sociale, i dhanë një dimension
është e nevojshme të theksohet se ajo ka
shumë të gjerë revistës “Zani i naltë”, e
pasur rubrika të shumta, të përhershme
Roberto Maroco della Roca, profesor i
cila ashtu siç kishte dhe emrin, bëri një
e të rastit, që janë tregues i një materiali
historisë bashkëkohore në Universitetin
jehonë të madhe në të gjitha shtresat
të pasur, i një tematike të larmishme, i
e Kalabrisë, në veprën e tij "Kombësia
intelektuale të kohës, dhe jo vetëm.
një informacioni të gjerë për të ndriçuar
dhe feja në Shqipëri, 1920-1944", ka vënë
Gjatë 16 viteve të jetës se saj, ajo bo-
drejtimet e revistës jo vetëm si aspekt
në dukje se "Zani i Naltë" është një rrje-
toi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një
fetar, por edhe në ata filozofike, morale,
dhojë për realizmin faktik të pavarësisë
pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së
letrare e sociologjike. Në tematikën e
së shpallur më 1912, e organizimit të kryer
cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit
trajtuar meriton të nënvizohen proble-
në Kongresin e marsit të shkuar. Revista
teologjik shqiptar, gjatë periudhës së
met shoqërore e arsimore. Në numra të
ka tone të spikatura patriotike. "Zani i
postpavarësisë. Paralelisht me trajtimet
ndryshëm kanë qenë objekt parashtri-
Naltë", thekson, jo pa një frymë trium-
e temave fetare, në këtë revistë filluan të
mi, analize, diskutimi, debati e detyrash
falizmi të vërtetë të fesë islame, duke
botohen edhe tema të fushave me ka-
problemet e marrëdhënieve shoqërore e
nënvizuar përhapjen e saj në tërë botën.
rakter laik, por gjithnjë brenda kuadrit
familjare, emancipimi i gruas myslimane,
Është për t’u shënuar këmbëngulja e re-
të botëkuptimit islam. Për shkak të ko-
qëndrimi ndaj hallallit e haramit të mirës
vistës për sa i përket përhapjes së Islamit
hës relativisht të gjatë të daljes së kësaj
e të keqes, kuptimi i drejtë i civilizimit
që po ndodhte në Perëndim, në Evropën
reviste, mund të thuhet se ajo pati një
dhe progresit, lufta kundër veseve sho-
që "ka humbur Perëndinë".
rëndësi shumë të madhe për edukimin
qërore, zhvillimi i tolerancës ndërfetare,
Prof. Dr. Shefik Osmani në studimin
fetar islam të popullatës shqiptare, por
në përputhje me normat e etikën islame
e tij "Reformat e viteve '30", nënvizon
ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe
e kombëtare. Një vend të duhur ka zënë
se, "kjo lëvizje mendore u zhvillua në
të ngritjes kulturore e arsimore të popu-
tema e arsimimit të fëmijëve e të rinisë.
një atmosferë lufte të ashpër në mes
Di
TETOR 2013
tin e gjithanshëm, që revista "Zani i Naltë" ka arritur gjatë ekzistencës së saj.
teoricienëve shqiptarë dhe të atyre që
kumtesë të tijën me titull "Islami në letër-
jore, duke nxjerrë kështu edhe numrin
ishin të cekët në dituri dhe jashtë kohe.
sinë shqipe dhe ndikimi ne jetën shqip-
e parë të saj Tetor-Nëntor-Dhjetor 2012.
Revista "Zani i Naltë" shërbeu si tribunë
tare", pasi bën një analizë të thellë për
Rikthimi i revistës “Zani i Naltë” erdhi në
e shfaqjeve të këtyre mendimeve e pikë-
këtë problem, evidenton kontributin e
100 vjetor të shtetit shqiptar, në konsoli-
pamjeve antagoniste. Për të përballuar
kësaj letërsie dhe nxjerr këtë konkluzion:
dimin e të cilit, ka kontribuuar shumë me
luftën e paditurisë, teoricienët islamë
"Në këtë hapësirë, mjedisi intelektual
shkrimet dhe artikujt e saj patriotikë.
përkthyen në gjuhën shqipe Kur'anin,
shqiptar i besimit islam, që prekte gje-
Për shkak të kohës relativisht të gjatë
Hadithet dhe interpretuan tezat themelo-
ografikisht Shqipërinë, do të kulmohet
të daljes së kësaj reviste, mund të thuhet
re të besimit islam, në pajtim të plotë me
me hoxhë Tahsinin, në rrafshin iluminist
se ajo pati një rëndësi shumë të madhe
arritjet shkencore. Ata e kuptuan drejt se
shkencor dhe Sami Frashërin, ndërsa do
për edukimin fetar islam të popullatës
pa një bazë teorike fondamentale, nuk
të kulmohet në diplomaci me Abdyl Fra-
shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e
mund t’u bënin ballë mentaliteteve që
shërin dhe Ismail Qemalin. Po kështu
patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e
u kishte kaluar koha." Po ky autor në
fizionomia e afërt e moralit shqiptar, ku
arsimore të popullit shqiptar. Ajo çfarë të
veprën e tij "Panteoni Iranian dhe irano-
besimi ndaj Zotit është njësoj për të gji-
bën përshtypje, është se që në numrin e
logët shqiptarë" vë në dukje se, "revista
thë besimet, do të kulmohet me Naim
parë të saj, në kopertinë shkruhej: “Zani
mujore "Zani i Naltë" u bë një tribunë e
Frashërin, i cili jetoi në gji të asaj lëvizjeje
i Naltë”, revistë fetare, merret edhe me
fuqishme e kulturës, e artit dhe e filozo-
kulturore shqiptare, ku renditen Konica
filosofi, moral, literaturë kombëtare, so-
fisë islame".
dhe Fishta, Mjeda dhe Poradeci, Noli dhe
ciologji, gjë që tregon për nivelin e lartë
Historiani prof. Viron Koka, në një
Kuteli. Vijnë kështu në rrjedhë të këtyre
të përmbajtjes së saj në shumë fusha
kumtesë të tij të titulluar "Kontributi i kle-
kulmeve Shahin Kolonja e Ibrahim Temo,
studimi.
rit mysliman në Pavarësinë dhe konsoli-
Lumo Skëndo e Dervish Hima, Hafiz Ibra-
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me
dimin e shtetit shqiptar (1912-1939)", ndër
him Dalliu dhe Hafiz Ali Korça e pranë tij
rithemelimin dhe vazhdimin e botimit
të tjera ka theksuar, "Në faqet e revistës
krejt ata që nxorën revistën "Zani i Naltë".
të revistës “Zani i Naltë”, si një revistë
"Zani i Naltë" dhe në botime të tjera mys-
E, pra, kështu qëndron edhe Haki Sharofi
shkencore, kulturore, islame, tregon edhe
limane u zhvillua një, propagandë e gjallë
e deri tek Branko Merxhani, të cilët kri-
një herë se është në ndjekje të gjurmë-
kombëtare dhe u shpalosën idetë theme-
jojnë përfytyrimin e Islamit shqiptar në
ve të personaliteteve të shquara islame
lore patriotike, u propagandua bashkimi
kohët moderne si përfytyrim kulturor dhe
shqiptare. Revista “Zani i Naltë” në pesë
kombëtar". I njëjti studiues në studimin e
si shpëtim të njeriut, ku i ulti të ngrihet
numrat e parë, përmban artikuj të mirë-
tij "Kultura islame shqiptare në vitet '20-
në shkallën e më të lartit, që do të thotë
filltë shkencore me trajtime akademike
'30" ka nënvizuar këto konkluzione: "Kjo
të zhvillojë vazhdimisht vetveten dhe
në fushat e shkencave të ndryshme is-
revistë u dha besimtarëve një dije të mirë
të rrisë vazhdimisht kulturën e tij për të
lame, por edhe në fushat e tjera sociale,
për kohën, përveç postulateve të doktri-
prekur dijen e vërtetë".
duke u bërë kështu një trashëguese e
nës islame, ajo shërbeu edhe si shkollë.
Revista "Zani i Naltë" u bë boshti krye-
Deri sa edhe të huajt e vunë re se mysli-
sor i përhapjes së dijeve dhe të mendi-
manët shqiptarë ishin të etur për kulturë,
meve islame. Diapazoni që trajtoi kjo
Revista “ZANI I NALTË”, do të jetë
të cilën e donin të ishte kombëtare. Ata
revistë ishte relativisht i gjerë; çështje
tribuna, ku do të shpalosen njohuritë e
ndoqën me interes jo vetëm reformimin
doktrinare, kulturore, politike, sociale,
personaliteteve akademike nga Shqi-
në sferën e tyre shpirtërore, por edhe në
ekonomike etj."
përia, Kosova, Maqedonia, viset e tjera
sferat politiko-juridike e sociale.
denjë e emrit të vet, ashtu siç ishte që në themelimin e vet, në vitin 1923.
Revista "Zani i Naltë" pezulloi botimin
shqiptare, si dhe nga bota, në fushën
Prof. Dr. Gazmend Shpuza në referatin
e saj në maj 1939, ndërsa më pas vep-
e teologjisë islame, si në legjislacionin
e tij: "Kongresi i parë mysliman shqiptar-
rimtarinë e saj e vazhdoi revista "Kultura
islam, fikh, tefsir, hadith, si dhe në shken-
sanksionim i mëvetësisë së Bashkësisë
Islame", si revistë mujore fetare, letrare,
cat shoqërore, si sociologji, filozofi, psi-
Islame të Shqipërisë dhe themel i zhvilli-
diturore e artistike. Kontributi i kësaj
kologji, histori, etj.
mit kombëtar dhe bashkëkohor", mbasi
reviste përfundoi me 1945, si rrjedhim i
vlerësonte orientimet, bashkëpunëtorët
politikës ateiste të regjimit.
Me rastin e këtij përvjetori të 90-të të botimit të revistës "Zani i Naltë" ne
dhe përmbajtjen e shkrimeve të tyre në
Me zhvillimin e proceseve demok-
shprehim nderimin, vlerësimin e mirë-
këtë revistë, vinte në pah se "Në dritën e
ratike u krijuan rrethanat për fillimin e
njohjen për drejtuesit e bashkëpunëtoret,
këtyre vendimeve në revistën "Zani i Nal-
botimit të shtypit islam. Më 10.01.1992
për të gjithë ata që kanë kontribuar për
të" e më gjerë në shtyp shtrohej me forcë
doli numri i parë i gazetës "Drita Islame",
krijimin, përhapjen e zhvillimin e publi-
që myslimanizmi të zhvillohej më tej në
organ i përdyjavshëm i Bashkësisë Is-
cistikës islame, si dhe urojmë që organet
luftë me fanatizmin, të ecte përkrah qyte-
lame të Shqipërisë me kryeredaktor z.
e tanishme në gjuhën shqipe kudo që
tërimit bashkëkohor, çka përbënte, sipas
Ismail Muçen.
botohen, të ndjekin traditën e krijuar e
autorëve të këtyre shkrimeve, një kërke-
Pas disa dekadave shkëputje, Komu-
ta pasurojnë atë me arritje të reja për të
së të vetë fesë myslimane të konsakruar
niteti Mysliman i Shqipërisë ka ritheme-
mirën e kulturës islame, të Shqipërisë e
dhe në librin e shenjtë, Kur'anin".
luar revistën “Zani i Naltë”, një revistë
të kombit shqiptar.
Kritiku letrar Dr. Rinush Idrizi në një
shkencore-kulturore, periodike, tremut eTO R 2013
Di
7
vendi
Aktualitet
Organizohet ceremonia e hapjes së Medresesë së Elbasanit Më 18 shtator 2013, u zhvillua ceremonia e hapjes së Medresesë në qytetin e Elbasanit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, Kryebashkiaku i Elbasanit, z. Qazim Sejdini, Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit, z. Fatmir Vejsiu, Drejtori i Fondacionit Sema, z. Kasem Ilhan, Rektori i Universitetit Bedër, z. Ferdinand Gjana, përfaqësues të tjerë të Komunitetit Mysliman si: Nënkryetari Gazmend Aga, Kancelari Ali Zaimi, Drejtori i Arsimit Altin Shima, Drejtori i Kulturës Genti Kruja, Drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja si dhe Drejtori i Medias Agron Hoxha. Në fillim të aktivitetit, drejtori i Medresesë së Elbasanit Jakup Shahini, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe uroi nxënësit për një vit të suksesshëm shkollor, u shpreh se, medreseja tashmë e kreu me sukses misionin e saj në Cërrik dhe tashmë vjen në Elbasan me të njëjtin entuziazëm për ta vazhduar më tej këtë mision. Ai gjithashtu u shpreh se, “kjo nuk do të thotë se ne kemi harruar
8
Di
TETOR 2013
Cërrikun, përkundrazi, bashkëpunimi do të vazhdojë”. Ndërsa Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, pasi përgëzoi drejtuesit e medresesë dhe uroi nxënësit për një vit të mbarë shkollor, u shpreh se kalimi i Medresesë nga Cërriku në Elbasan është një ngjarje shumë e rëndësishme dhe e domosdoshme, pasi Elbasani është djepi i arsimit dhe, pa dyshim, që i duhej edhe një shkollë e tillë. Ai falënderoi drejtuesit e pushtetit lokal për bashkëpunimin dhe për krijimin e lehtësirave në hapjen sa më shpejt të medresesë. Më pas kryebashkiaku i Elbasanit Qazim Sejdini, në fjalën e tij përshëndetëse i bëri një kërkesë publike Komunitetit Mysliman, por dhe Fondacionit Sema, për hapjen edhe të Medresesë së Vajzave. “Unë dua t’ju bëj një kërkesë sot, këtu, publikisht, Komunitetit Mysliman si dhe Fondacionit Sema që, përveç medresesë së djemve të hapet edhe Medreseja e Vajzave, pasi Elbasani e ka të domosdoshme edhe një shkollë për vajza”, u shpreh z. Sejdini, duke ofruar të gjithë mbështetjen e nevojshme nga ana e tij.
Fjalë përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i Arsimit Parauniversitar në Ministrinë e Arsimit z. Fatmir Vejsiu. Ai u shpreh se “Kam një konsideratë të veçantë jo ngaqë jam mysliman, por sepse i njoh shumë mirë këto shkolla dhe sistemi i tyre i mësimdhënies, metoda dhe serioziteti i bëjnë ato të pakonkurrueshme në vend, por dhe më gjerë”. Fjalë përshëndetëse mbajti edhe rektori i Universitetit Bedër z. Ferdinand Gjana, i cili mes të tjerash theksoi: “Ka dy lloj njerëzish në ketë botë, ata që shkruajnë historinë dhe ata që bëjnë historinë dhe pa dyshim ju jeni prej atyre njerëzve që bëjnë historinë”, duke përfshirë këtu drejtuesit e medresesë, kreun e KMSH-së z. Muça, si dhe kryebashkiakun e Elbasanit z. Sejdini. Më pas Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Muça dhe kreu i Bashkisë së Elbasanit z. Sejdini, kanë prerë tortën dhe shiritin e inaugurimit dhe më pas kanë parë nga afër ambientet e medresesë. Medreseja e Elbasanit është hapur që në vitin 1995 në Cërrik dhe deri më sot ka operuar atje. Tashmë ajo është zhvendosur në Elbasan në ambientet e ish-shkollës "Qamil Guranjaku" në një godinë të rikonstruktuar plotësisht, ku dhe do të vazhdojë misionin e saj fisnik. Aktualisht kjo medrese ka rreth 200 nxënës dhe përbëhet nga klasa, laboratorë, salla kompjuteri, e ambiente sportive me kushte bashkëkohore dhe infrastukturë moderne.
Vazhdon zgjerimi i Qabes Vazhdojnë punimet intensive në Qabe, duke bërë zgjerimin më të madh të të gjitha kohërave, ku do të falen njëkohësisht 1.5 milion vetë. Aktualisht në Qabe bëjnë tavaf 45 mijë vetë në një orë, ndërkohë që pas përfundimit të projektit ky numër do të shkojë në 130 mijë vetë. Realizimi i këtij projekti madhështor do të shtrihet në tre vjet. Pjesa e parë do të realizohet këtë vit, pjesa e dytë vitin tjetër, kurse pjesa e tretë në 2015. Punimet kanë filluar Ramazanin e vitit të kaluar dhe vetëm me zgjerimin e katit të parë do të falen njëkohësisht 200 mijë vetë. Krahas kësaj, ky projekt gjigant, po shoqërohet me ndërtimin e hekurudhave të trenave ekspres në linjën Medine- Xhide-Mekë, si dhe për tramvajin brenda Mekës, gjë që do të lehtësojnë jashtëzakonisht trafikun e rënduar, sidomos gjatë periudhës së Haxhit. Ndërkohë ka mbaruar shtrimi i infrastrukturës për trenin ekspres "Treni Haramejn" dhe për dy muaj do të fillojnë edhe testet e para për udhëtimet me tren. Ndërsa për të lehtësuar trafikun e Me-
kës do të shtrohen 182 km hekurudhë brenda qytetit. Kjo linjë do të lidhet me hekurudhën Mina-Muzdelife-Arafat, që është hapur para dy vitesh. Të gjitha linjat do të kenë lidhje me njëra-tjetrën dhe ky projekt hekurudhor kushton 26 miliard dollarë. Zgjerimi i Qabes nuk është një praktikë e re. Në periudha të ndryshme ajo është zgjeruar vazhdimisht për shkak të fluksit të madh të vizitorëve. Zgjerimet kanë filluar që në kohën Hz. Omerit r.a. dhe kanë vazhduar në kohën e Hz. Osmanit r.a. ku Qabja është zgjeruar me 4500 metra. Harqet e para datojnë pikërisht në këtë periudhë. Pastaj në kohën e Abasive, Selxhukëve, Ejubijve, Memlukëve dhe në kohën e Perandorisë Osmane, ka marrë formën klasike, në periudhat e Sulltan Selimit II dhe Muratit III. Pamja e arkitekturës së sotme pas asaj Osmane ngjan me arkitekturën e Andaluzisë dhe Afrikës së Veriut. Ndërsa harqet e periudhës Osmane që janë hequr për arsye të zgjerimit të Qabes, do të vendosen në pjesën e re që po ndërtohet.
t eTO R 2013
Di
9
Botohet libri "Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar" Del nga botimi libri i konferencës së 100 vjetorit “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar” Bashkësitë Islame Shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi, respektivisht, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë (BFIM), si dhe përfaqësues nga të gjitha trevat shqiptare, me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike të prijësve myslimanë, të cilët luajtën një rol të jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, organizuan më 28 dhe 29 shtator 2012, një konferencë shkencore mbarëshqiptare, të titulluar “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”. Në këtë konferencë morën pjesë rreth 40 studiues shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, të cilët kanë folur pikërisht për personalitetet e shquara shqiptare të kulturës islame, të cilët kryesisht janë dijetarë dhe prijës fetarë, por nuk mungojnë edhe myderrizë, profesorë katedrash universitare, udhëheqës politikë, deputetë, senatorë, ministra, mjekë, kryetarë parlamenti, kryetarë bashkish, liderë dhe udhëheqës të lartë myslimanë, në trojet tona dhe diasporë. E përbashkëta e këtyre personaliteteve
ishte se ishin të brumosur me besimin e lartë islam dhe me dashurinë për atdheun dhe shërbimin ndaj vendit dhe popullit shqiptar. Kështu në kuadër të përvjetorit të kësaj konference e para për nga përmasat, u bë i mundur botimi i plotë i të gjitha kumtesave të studiuesve, si dhe përshëndetjet mbajtur nga krerët e bashkësive islame shqiptare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë dhe Malit të Zi, përshëndetja e kryeministrit Berisha, telegramet e urimit, fjala përmbyllëse, etj. Ky libër që vjen si një botim i përbashkët i tre bashkësive islame shqiptare, do të shërbejë për të gjithë studiuesit dhe të interesuarit për temën mjaft të rëndësishëm të cilën mbart. Gjatë shtatë seancave shkencore të konferencës, u konstatua përmes fakteve të pazbuluara më parë se, roli i klerikëve myslimanë ka qenë vendimtar në pavarësinë e kombit shqiptar dhe në mirëfunksionimin e shtetit dhe formësimin e identitetit dhe vetëdijes
"Haxhi dhe Umreja", botim i ri i KMSh Doli nga shtypi libri i ri, “Haxhi dhe Umreja”, botim i KMSh-së. Një libër, ku mund të gjendet çdo gjë në lidhje me haxhin dhe umren, si dhe duatë specifike në shqip dhe arabisht në fund të librit. Ky botim vjen si një botim special me ngjyra, i shoqëruar edhe me fotografi nga vendet e shenjta në Mekë dhe Medine, duke shërbyer kështu jo vetëm si udhëzues për haxhinjtë, por edhe për besimtarë dhe dashamirësit e librit, që kërkojnë një informacion më të zgjeruar në lidhje me këto rituale. Libri ka 110 faqe dhe është përgatitur për shtyp nga Drejtoria e Kulturës.
10
Di
t eTOR 2013
kombëtare. Gjithashtu periudha e Rilindjes Kombëtare, ajo e pavarësisë dhe e luftërave të ndryshme në mbrojtje të trojeve shqiptare, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar, jo vetëm që nuk u bë pengesë për përballimin e situatave të vështira të atyre kohërave, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke u vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, falë kjo e prijësve të shquar fetarë. Një realitet ky i cili herë pas here vlerësohet edhe nga opinioni ndërkombëtar.
Forum
edison çeraj
Mbi tregtinë dhe
jetën ekonomike
Gjatë sundimit
osman
Pak dritë mbi të ashtuquajturin “izolim” të shqiptarëve nga Europa
Slavoj Žižek, në esenë me titull A permanent economic emergency, shkruan: “Qysh në shekullin e XVI, natyralisti francez Pierre Belon tërhiqte vëmendjen: “Turqit (osmanët në kontekstin e kohës), nuk detyrojnë askënd të jetojë/deklarohet/frymojë si turk.” Nuk është i habitshëm as strehimi në vendet islame (osmane) i hebrenjve dhe myslimanëve nga Spanja (1492), të dëbuar nga ana e mbretit Ferdinand dhe princeshës Izabella. Ishte një kthesë aq ironike, saqë udhëpërshkruesit perëndimorë të kohës kishin ndjerë bezdi nga prania e hebrenjve në qytetet turke. Nga shumë shembuj që mund të jepen, mund të veçojmë vizitën që bëri italiani N. Bisani në Stamboll (1788), që i theksonte përshtypjet e tij kësisoj: “I sprovuar me intolerancën e Londrës dhe Parisit, një i huaj këtu, mes një xhamie dhe një sinagoge mund të shohë se zë vend një kishë... Se krahas një murgu me kapelë, ecën edhe një dervish..., realitete këto që do i shkaktonin shumë habi - se si një shtet mund t’u japë hapësirë për bashkëjetesë këtyre feve kaq rivale, këtë nuk mund ta marrë dot me mend. Qëndrueshmëria e bukur e këtij kontrasti në fenë islame, me fort gjasë buron nga mosshkarja në degjenerimi i saj.” Edhe më e habitshme është se kjo frymë tolerance, në përgjithësi është e përhapur ndërmjet të gjithë njerëzve, ngaqë këtu, turqit, hebrenjtë, katolikët, armenët, grekët dhe protestantët duket se ndajnë një atdhe dhe një fe, harmoninë dhe vullnetin e mirë, biznese e kënaqësi të përbashkëta.”1 1. Slavoj Žižek, 2010.
Është me mjaft interes të thuhen dy fjalë për sa i takon tregtisë si shkëmbim në këtë kontekst, pasi krahas ritmeve të pastra materiale të këtyre shkëmbimeve, përvijohen edhe shkëmbimet kulturore ndërmjet njerëzve me besime, prejardhje dhe kultura të ndryshme. Po ashtu, është me interes ngaqë refreni i “izolimit” të shqiptarëve nga Europa si pasojë e sundimit osman, duhet kuptuar se, më shumë se me çdo gjë tjetër ngjan me një përrallë, e cila tanimë është krejt e dalë boje për t’u rrëfyer akoma. Zakonisht, kjo përrallë është rrëfyer herë nga ndonjë shkrimtar, herë nga ndonjë analist, herë prej ndonjë botuesi e herë të tjera prej ndonjë përkthyesi etj., pra, siç e shihni, asnjëri nuk është historian! Kjo është një kastë njerëzish që vihen në lëvizje nga ideologjia kur i qasen historisë apo ndonjë disipline tjetër, gjë që e kanë dëshmuar bindshëm në qindra raste. Paradoksi tjetër në këtë mes është se pikërisht këta ftohen për të shkruar e për të folur nëpër media të ndryshme në lidhje me historinë! Pasi e gjithë Shqipëria ra nën sundimin osman, filloi integrimi i vendit në sistemin ekonomik të Perandorisë Osmane. Ndërsa më parë drithi dhe mallrat e tjera transportoheshin me kuaj deri në bregdet, e prej andej eksportoheshin jashtë, tani filluan të zhvilloheshin qendra të brendshme, si, fjala vjen, Kavaja. Dalëngadalë ekonomia nisi të zhvendosej nga bregdeti në thellësi të vendit. Tregtia me Europën Perëndimore, aq e gjallë në Mesjetë, sidomos me shtetet e Gadishullit Apenin, megjithëse nuk reshti për krejt, nuk e kishte më vëllimin e mëparshëm, TETO R 2013
Di
11
kryesisht për shkak të luftërave të shumta. Në shekullin e XVIII, kur shqiptarët sundoheshin nga dinastitë e pashallarëve shqiptarë, skelat e vjetra shqiptare e rifituan sërish rëndësinë e tyre të dikurshme. Qytete si Vlora, Durrësi dhe Shkodra (e lidhur me detin përmes Bunës) u bënë përsëri qendra ekonomike, që edhe prodhonin vetë, edhe bënin tregti me jashtë.2 Tregtia e jashtme u ripërtëri fill pas përfundimit të Paqes së Karlovicit (1699). Në krye qe Durrësi, i cili si kryeskela për tregtinë me Europën Perëndimore, tërhiqte tregtarët nga Selaniku, Janina, Elbasani etj. Atje u rihapën konsullatat veneciane dhe raguziane, si dhe konsullata të reja nga Franca, Anglia, Holanda dhe Austria. Venecianët, megjithatë, arritën që t’i mbanin larg hinterlandit shtetet e ardhura rishtas. Atyre iu desh që ta kufizonin veprimtarinë vetëm në Durrës, ndërkohë që venecianët, aty nga 1706 hapnin nënkonsullata në Shkodër, Lezhë, Ulqin dhe Tivar.3 Republika e Markut fitoi përsëri pozitë dominuese në Shqipërinë e veriut, gjë që i dha mundësinë konsullit venecian Antonio M. Morana që në vitin 1816 ta quajë këtë trevë si “Piccole Indie dei Veneciani” (India e vogël e venecianëve). Para së gjithash, venecianët blinin në Shqipëri misër, vaj ulliri, duhan, lesh, lëkurë dhe katran, ndërkohë që shisnin pëlhura, artikuj qelqi dhe hekuri si dhe armë. Francezët dhe austriakët përpiqeshin të drejtonin tregtinë shqiptare për në Selanik, Budapest dhe Vjenë, ku ata nuk i trembeshin konkurrencës veneciane. Në disa raste ata patën sukses, siç ishte rasti i tregtarëve (arumunë) nga Voskopoja, që nga gjysma e dytë e shekullit të XVIII mallrat e tyre i shisnin kryesisht në Vjenë, ku edhe lindi një koloni tregtarësh arumunë. Në Durrës tregtia kishte mbetur si në vendnumëro; madje më vonë nisi edhe të bjerë. Shkodra, përkundrazi, fitoi një rëndësi gjithnjë edhe më të madhe. Rritja e rëndësisë së Shkodrës, e cila në shekullin e XVIII u bë kryeqyteti i vërtetë i Shqipërisë, i vishet para së gjithash, ngjitjes së familjes së Bushtalinjve, sundues pothuajse pa ndërprerje të Shkodrës gjatë viteve 1751-1831. Bushatlinjtë, por edhe fisnikë të tjerë të farefisit të tyre, të cilët pas heqjes së sistemit të timarëve nuk kishin më detyrime ushtarake, filluan t’i investojnë paratë e tyre në tregti dhe zeje. Kështu, në gjysmën e parë të shekullit të XVIII, Bushatlinjtë u bënë sipërmarrësit më të mëdhenj në Shqipërinë e Veriut; ndërsa tregtinë e jashtme, me përjashtim të asaj të duhanit, ata ua lanë tregtarëve shkodranë. Kjo politikë, doemos, ndihmoi në lindjen e një rendi të pasur tregtarësh vendorë. Por, ndryshe nga Mesjeta, tani tregtia e jashtme ishte kryesisht në dorën e shqiptarëve. Në periudhën 1741-1800 tregtinë me Venedikun e bënin 804 tregtarë nga Shkodra, prej tyre 128 katolikë. Me Venedikun bënin tregti edhe të tjerë: rreth 200 nga Ulqini, 46 nga Tirana, 20 nga Elbasani dhe vetëm 6 nga Durrësi.4 Pozita sunduese e shkodranëve në tregti shpjegohet 2. Bartl, P. (pa vit botimi) Shqiptarët - nga Mesjeta deri në ditët tona, f. 90-91. Përkth.: Afrim Koçi. Tiranë: IDK. 3. Po aty, f. 91. 4. Po aty, f. 91-92.
12
Di
t eTOR 2013
edhe me lidhjet e tyre të ngushta me Ulqinin. I pushtuar vetëm në vitin 1751 nga turqit, Ulqini ishte shndërruar në një pikë mbështetëse për piratët afrikanoverior nga Aluç Aliu, kapedani pirat me prejardhje nga Kalabria dhe nënmbret i Algjerisë. Banorët e Ulqinit përdornin anije të vogla, por shumë të manovrueshme, kryesisht ato që quheshin “fuste” (anije dydirekëshe me vela trekëndëshe), dhe ushtronin piraterinë dhe tregtinë njëherësh. Venecianët dhe fqinjët e tjerë të bregdetit të Adriatikut shpesh e kishin të vështirë të përcaktonin se me çfarë lloj pune merreshin anijet ulqinake. Por, në shekullin e XVIII tregtia detare fitoi përparësi të qartë ndaj piraterisë. Në këtë mënyrë, tregtarët shkodranë te flota ulqinake, e cila duhet të ketë pasur 250 deri në 300 anije me gjithsej 4000 deri në 5000 detarë, kishin në shërbim të tyre një potencial të pallogaritshëm transporti.5 Përgjatë shekullit në fjalë, tregtarët shqiptarë, në një masë gjithnjë e më të madhe, filluan të marrin pjesë edhe në tregtinë transit. Veprimtaria e tyre u shtri në të gjithë Gadishullin e Ballkanit. Kishte tregtarë shqiptarë që shkonin rregullisht në Bosnjë, Serbi e gjer në principatat e Danubit. Ata eksportonin pambuk, mëndafsh dhe lëkura në Itali; dhe importonin që andej pëlhura dhe artikuj qelqi, pjesërisht për përdorim të brendshëm, pjesërisht për transaksione në trevat qendrore të Ballkanit. Tregtarët shqiptarë filluan të marrin pjesë edhe nëpër panairet italiane, siç ishte, fjala vjen, ai i Senagalias, apo edhe të vendosen në qendrat tregtare italiane si Venediku, Ankona, Senigalia, Vasto dhe Lançiano.6 Kësisoj, siç e shohim, në shekullin e VXIII shënohet një përhapje e madhe e tregtisë dhe shtimi i lidhjeve me tregun europian. E gjithë kjo, projekton një fashë të konsiderueshme drite që na ndihmon të zbërthejmë e të zhbëjmë vulën-mit të realitetit bardh e zi të asaj kohe (ku nga njëra anë ishin osmanët gjakatarë, barbarë, orientalë; dhe nga ana tjetër, popujt liridashës, të qytetëruar, oksidentalë që luftonin në emër të ruajtjes së qytetërimit e shumë e shumë legjenda të tjera që bojatisin tru pa hesap), vulë e cila përdoret për shtatë palë qejfe sot e kësaj dite nga disa intelektualë dhe figura publike, që vetëm me historinë nuk kanë pasur e nuk kanë lidhje. Kjo fashë drite na jep mundësinë të kundrojmë një panoramë ku njerëz me besime, kultura e prejardhje të ndryshme bashkëjetonin e shkëmbeheshin me njëri-tjetrin në një mënyrë që është për t’u patur zili, sepse nuk vuanin nga komplekse, stereotipe e paragjykime nga të cilat vuajmë ne sot. Njerëz që e mirëkuptonin njëri-tjetrin nën shtysën e disa parimeve universale, - të cilat janë harruar e shkelur si pa të keq nga shumë prej nesh - duke ndërtuar kështu marrëdhënie cilësore që mbeteshin gjatë në kujtesë. Fatkeqësisht, tanimë kjo i përket të shkuarës!
5. Po aty, f. 92-93. 6. Po aty, f. 93. t eTO R 2013
Di
13
Komente & Opinione
rejan islami
lexomëni
"mua"
që të jeni të lumtur! Janë të largëta ato mëngjese, kur ikja për në shkollë duhet të niste me dëgjimin e horoskopit në televizion. Sa herë u gëzova për “dhuratat” që do të m’i jepte dita, ndërkohë që në fund të saj rrallë bëheshin bilancet! Të gjithë të lindurit në shenjën e binjakëve do të kishin të njëjtin sukses dhe ditë të njëllojtë! Ç’marrëzi! Të nesërmen e njëjta histori përsëritej pa fund të përkryer. Duhet ta kisha vazhdimisht një shpresë për të nisur udhën! Kohët shkuan në pragjet e harruara të kujtesës sime, por si gjithnjë, në botë sfidat janë të pranishme. Bashkë me to, sprovat (të pranuara si një tjetër mirësi e Zotit), vijnë herë pas here si për të na zgjuar nga gjumi i monotonisë së kohës. Kur drejt udhëzimit isha nisur, ose dorëzimit përfundimisht dhe pa kushte tek Zoti, si një i vetëm, atëherë kuptova mashtrimin e mëparshëm. Loja, një lloj marramendje nuk ka përfunduar ende për
14
Di
TETOR 2013
mua, sepse çdo ditë, kam nevojë të dëgjojë këshilla të reja, motivime. A i keni dëgjuar ndonjëherë emisionet “Si mund të bëhesh milioner”, apo keni lexuar libra “Si mund të bëhesh i suksesshëm në jetë”? Sigurisht, gjithsecili nga ne dëshiron të jetë edhe milioner, edhe i suksesshëm. Por, në rast se 100 mijë persona që marrin udhëzime “praktike” tek emisionet e sipërpërmendura bëhen të gjithë milionerë, atëherë, ja që më në fund i zgjidhëm çështjet e historisë, fatet e vetë njerëzimit! Në kohët kur i lexova librat praktikë që kishin ndryshuar siç thuhet jetët e mijëra njerëzve, përnjëherësh u ngazëlleva, thashë: Ja edhe për mua erdhi momenti fatlum! Shumë kohë kanë kaluar prej asaj nate ëndërrimtare, dhe thuajse asgjë nuk ka ndryshuar. Më saktë, jeta më ka sjellë kaq shumë gjëra të reja, saqë kur
mendoj, them që asgjë nuk ishte pjesë e planifikimit tim. I kujtoj me nostalgji ato kohë si shenjë e naivitetit të njeriut për të besuar përnjëmend gjithçka! Kohët, pra vitet që më erdhën në derë ashtu sikurse unë nuk i kam planifikuar, më sollën jo vetëm të mira pafund, por edhe shqetësime të reja! Pyetja: Çfarë është njeriu vallë? Është thuajse një temë e përhershme që qarkullon brenda trurit tim sa herë në vetmi gjendem! Nuk është shumë e vështirë të marrësh përgjigje të jashtme, d.m.th. që nuk vijnë nga vetja dhe për veten! Një kompani gjigante produktesh ushqimore, e thotë me bindje në fushata të gjera publicitare, se “njeriu është ai me çfarë ushqehet”! Po, mund të jetë e vërtetë! Ajo kurrë nuk i analizoi me detaje të gjithë konsumatorët e saj që nga obezët e deri tek anoreksikët! Megjithatë, ne mund të jemi ata me çka ushqehemi! Në fakt, edhe zebrat, edhe gazelat ushqehen me të njëjtin bar, por ato janë specifike në llojin e tyre! Për një kompani që merret me estetikën e pamjes së jashtme të njerëzve, bukuria është ajo çka ne jemi, d.m.th. pamja është vendimtare për sukses dhe karrierë! Shumë milionerë në botë, ose shkencëtarë, as që janë të pashëm dhe as që e kërkuan një gjë të tillë! Ata janë, sepse ashtu është caktuar fati i tyre. Ka edhe nga ata që besojnë se “do t’iu ecë mbarë” duke ndezur qirinj në orët e natës! Sa herë kur plani i tyre shkoi ashtu sikurse deshën, atëherë i besuan “mrekullisë” së qirinjve të ndezur, edhe pse kurrë nuk e ditën të kundërtën. E nëse nuk u ndodhi që plani të shkonte ashtu, gjetën arsye anësore për t’u ngushëlluar! Për fat, qirinjtë nuk qenë shpëtimtarë! Shqetësimet në jetët njerëzore janë nga më të ndryshmet, e bash atyre më të mëdhave, u janë përgjigjur kom-
panitë farmaceutike! Ata të sigurojnë jetëgjatësi nëse përdoren produktet e tyre. Të pish një aspirinë do të thotë të forcosh zemrën, e kështu mund të jetosh më gjatë. Kjo do të ishte mrekulli, por kush e përcaktoi sa vite iu shtuan përdoruesit të këtij ilaçi?! Kjo nuk do të thotë që të mos i besojmë shkencës dhe kurimit nëpër spitale, por gjithnjë do të marrim atë çka na është paracaktuar. Ne e dimë kufirin kur kemi ardhur në jetë, ashtu sikurse na e kanë dëshmuar prindërit tanë, por nuk e dimë kufirin kur do të ikim nga kjo jetë! Këshillat në asnjë rast nuk mungojnë, dhe recetat sa vijnë dhe zgjerohen në formën dhe llojin e tyre, duke e ndërlikuar edhe më jetët njerëzore. Shpërqendrimi dhe arratisja gjithnjë e më shumë në këtë pazar të madh idesh, nuk do të thotë se ke “blerë” gjithmonë produktin e duhur. E ndonjëherë, e tërë jeta mund të të shkojë në sorollatje e besëtytni pa mundur të gjesh karar edhe me vetë shpirtin tënd. Sa më shumë zgjerohet rrjeti i transmetuesve, aq më shumë shtohet çoroditja. Në një botë me kaq shumë “supermarkete” idesh, duhet të gjesh forcë për të tejkaluar të tëra banalitetet që njerëzit prodhojnë çdo ditë, që nga horoskopi e deri tek “mrekullitë” e çokollatës (në një ditë tjetër mallkimet e saj!). Dilema se çfarë është njeriu vallë, ose çfarë do ta shpëtojë atë, vazhdon si ngahera. A jemi ne ata çka mendojmë se jemi? Kjo do të thotë të vësh në krye egoizmin dhe të ushqesh vetëdijen me të! Apo jemi ata që besojmë se jemi? Unë jam mysliman, pra ai që beson se çdo gjë që është në jetën e tij, ka prejardhje dhe kuptim prej Zotit! Unë nuk jam tjetër, vetëm pjesë e asaj çka më është caktuar! Të gjesh kuptimin që t’i hap shtigjet e lumturisë dhe shpresës, do të thotë të ‘lexosh’ Islamin dhe mbi kuptimin e tij veten të formësosh!
TETO R 2013
Di
15
Intervista Haxhi është vizita e Qabes, e cila gjendet në Mekën e ndritshme dhe e vendeve të bekuara përreth saj, brenda një kohe të caktuar dhe në formën e caktuar. Si adhurim ai ka një vend shumë të lartë, sepse besimtari e kryen edhe me trup, edhe me pasuri, duke kaluar shumë vështirësi dhe duke bërë sakrifica materiale, argument që provon sinqeritetin e të qenit të tij rob i Allahut. Myslimanët e ardhur për çdo vit, mblidhen në atë tokë të pejgamberëve, takohen e njihen me njëri-tjetrin si dhe i luten Zotit së bashku për mirëqenie materiale e shpirtërore. Për të folur rreth vlerave e urtësive të këtij rituali madhor, si dhe për organizimin e tij për të tretin vit radhazi nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë kemi zgjedhur të bisedojmë me kancelarin Ali Zaimi.
ali zaimi haxhi, udhëtimi i jetës
-Zoti ka caktuar për robin adhurime trupore si namazi dhe agjërimi, disa të tjera që kanë bëjnë me pasurinë si zekati, e disa të tjera si haxhi dhe umreja, që janë sintezë e adhurimeve trupore dhe atyre me pasuri. Përse Zoti e ka bërë detyrim haxhin për myslimanin? Çdo adhurim, përtej urtësive pafund që mbart, kryhet për arsye se është urdhër i Allahut, për devocion ndaj Tij. Mund të them që haxhi është një adhurim që kuptimisht mbart në vetvete gati të gjitha adhurimet dhe si çdo adhurim tjetër nga njëra anë, ai është një pretekst që Allahu ka vendosur për të pastruar dhe mëshiruar njeriun, nga ana tjetër, është një nevojë e njeriut për t’u afruar me Zotin. Vetë haxhi është kulmi i përkushtimit fizik, material dhe shpirtëror i krijesës ndaj Krijuesit Mëshirëplotë. Ajo që e veçon këtë adhurim, që është obligim vetëm një herë në jetë,
16
Di
t eTOR 2013
është fakti se, pa marrë parasysh ndasitë me bazë ngjyre, gjuhe, race, kombësie, kulture, pozite shoqërore e posti politik, bashkon nën një qëllim të vetëm miliona myslimanë duke u bërë shkak për krijimin e një tabloje fort të gjallë të barazisë e të vëllazërisë. -Qabeja është faltorja e parë e themeluar për adhurimin e Zotit në tokë. Kjo shtëpi u ndërtua nga dy njerëz profetë: Ibrahimi dhe Ismaili. Cila është lidhja e tyre me Faltoren e Shenjtë dhe me këtë ritual të përvitshëm? Qabeja, me atë domethënie e shenjtëri të thellë, e shtrirë që në kohërat përpara Hz. Ademit dhe krijimit të tij, e më pas e rishfaqur dhe e rindërtuar prej Hz. Ibrahimit dhe Hz. Ismailit (a.s.), kushedi për të satën herë si kible e të gjitha feve qiellore, është një vatër e pashoqe monoteizmi, e tillë që, prej
TETO R 2013
Di
17
veçantive që mbart, nuk mund të gjendet një ndërtesë e dytë që, barabar me të, të mund t’i thuhet Shtëpi e Allahut. Vetë rituali i haxhit, në formën e tij të njohur sot, është një ibadet që na mbërrin që nga koha e Ibrahimit (a.s.). Kur'ani fisnik, në ajetet 22/27-28 të sures “Haxh”, bën fjalë për haxhin e Ibrahimit, për thirrjen e drejtuar prej tij njerëzve për të marrë pjesë në këtë adhurim, për historinë e Qabes e të riteve të haxhit. Mënyra se si ne e kryejmë haxhin sot e kësaj dite është pikërisht në ndjekje të traditës që ka lënë Ibrahimi dhe djali i tij Ismaili (a.s.). Ibrahimi (paqja qoftë mbi të!) ndërtoi Qaben duke përmbushur urdhrin e Allahut. Ai e ndërtoi edhe me ndihmën e djalit të tij më të vogël, Ismailit. Ja se si përshkruhet në Kur’an ndërtimi i Qabes: “Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke ngritur themelet e shtëpisë (Qabes) luteshin: Zoti ynë, pranoje prej nesh, se në të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!” (Bekare, 127). Po ashtu kemi versetin tjetër kuranor: “Përkujtoje kur Ne e udhëzuam Ibrahimin për në vendin e shtëpisë (Qabes): të mos më përshkruajë Mua shok, pastroje shtëpinë Time për ata që e vizitojnë, që qëndrojnë në këmbë duke u falur, përkulur dhe që bëjnë sexhde. Dhe thirr ndër njerëz për Haxhin…” (Haxh, 26-27). Këto dhe versete të tjera tregojnë lidhjen e fortë që babë e bir kishin me Qaben. Në Kur’an po ashtu na tregohet se siguria që mbizotëron aty është duaja e Ibrahimit (a.s.). Madje vetë ardhja e profetit Muhamed (a.s.), është dua e pranuar e Hz. Ibrahimit. Gjithashtu një sërë ritesh që bëhen në haxh janë përkujtim i ngjarjeve që përjetuan Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.); për shembull: saji (vrapimi) mes Safa dhe Merve, namazi pas Mekam-i Ibrahim, goditja simbolike e shejtanëve, etj. Profeti Ibrahim është prej të Dërguarve të vendosmërisë së Lartë dhe ka një lidhje të fortë me profetin Muhamed a.s., fisi i Profetit e ka prejardhjen pikërisht nga djali i Ibrahimit, Ismaili. -Është më se e qartë që kur një mysliman qëndron në këmbë, apo përkulet e përgjunjet gjatë të falurit, ai vetëm se është i ndjeshëm ndaj pranisë së Allahut. Është po aq e qartë se të gjitha drejtimet janë të njëllojta në vlerat e tyre materiale apo morale dhe asnjë drejtim nuk shenjtërohet thjesht për hir të vetë drejtimit. Përse Allahu e obligoi profetin Muhamed (a.s.) dhe bashkësinë e tij me një drejtim apo kible, pra drejt Qabes në Mekë? Ne shohim dhe njihemi nga ajetet kuranore se Allahu i ka dhënë një rëndësi të veçantë unitetit dhe ndërveprimit njerëzor. Ajeti: “O ju njerëz Ne ju krijuam juve nga një burrë e një grua e ju sollëm në popuj e fise që të njiheni”, na tregon pikërisht këtë. Të gjitha adhurimet madje nxisin ndërveprimin njerëzor. Pra njëra prej urtësive që ne mund të shquajmë është që, besimtarët sikurse janë unikë në adhurimin e një Zoti të vetëm, të jenë unikë edhe gjatë kryerjes së adhurimeve, që ta ndiejnë disa herë në ditë që janë krijesa të të njëjtit Zot, që janë të barabartë para Tij, e ndërsa shohin kaq shumë gjëra që i bashkojnë, të mund të vëllazërohen e të jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin. Mendoj se së bashku me urtësitë që studiuesit dhe njerëzit e zemrës do të zbulojnë përherë brenda këtyre mënyrave të
18
Di
TETOR 2013
caktuara të adhurimit, dhe konkretisht drejtimit drejt Qabes, me këtë drejtim synohet një edukim dhe disiplinë e posaçme. Përpara se Qabeja të bëhej kibla e myslimanëve më parë kible ishte Xhamia Aksa, më pas u bë Qabeja në Mekë. Vetë Profeti ynë e priste prej Allahut këtë dhe Ai ia plotësoi këtë dëshirë. Kjo tregon edhe vlerën e Qabes, dhe dihet që disa vende të ndryshme kanë vlera më të mëdha sesa të tjerat. Gjithashtu duhet patur parasysh që namazi është një adhurim që bëhet në grup dhe për këtë arsye duhet përcaktuar një drejtim. Gjithsesi ajo vlerësohet sepse Allahu e ka përcaktuar të tillë. Ndërsa adhurimi është vetëm për Allahun. -Ku konsiston përgatitja e një besimtari para se të ndërmarrë këtë udhëtim shpirtëror? Të gjithë shkojmë në haxh me dëshirën e pastrimit të shpirtit dhe ndjenjave tona, me dëshirën e një fillimi të ri, e një jete të re. Natyrisht që një njeri që kërkon një fillim të ri, bazuar edhe në traditën tashmë që kanë njerëzit që shkojnë në haxh, përpara se të nisen, së pari pajisen me njohuri mbi ritualet e haxhit, i kërkojnë hallallëkun të gjithë të njohurve, lajnë borxhet që kanë, si dhe marrin masat që t’i sigurojnë familjet e tyre për kohën që do të jenë atje. Një haxhi duhet që, para së gjithash, të jetë i vetëdijshëm për hapin që po hedh. Ai po niset në një udhëtim ku do të vëzhgojë njëra pas tjetrës të radhitura simbolet e Islamit, duhet të dijë që në këtë udhëtim, bazuar në thëniet profetike, është mysafir i Allahut. Njeriu në këtë udhëtim njihet e bëhet pjesë e të vërtetave të vjetra, por që nuk vjetrohen, që mbeten kurdoherë të freskëta dhe mbërrin në përmbushje të kësaj vepre madhështore që s’do t’i harrojë kurrë. Nëse arrin të formojë këtë vetëdije, atëherë përfitimi prej këtij udhëtimi të bekuar është i papërshkrueshëm me fjalë. Vetë Profeti (a.s.) përgëzon se shpërblimi i haxhit të pranuar është Xheneti i Amshuar, prandaj besimtari me këtë përkushtim duhet të përgatitet, të kërkojë kënaqësinë e Allahut, pra të niset në këtë udhëtim vetëm për kënaqësinë e Tij. -Ritet që kryhen gjatë haxhit janë mjaft të thjeshta e të drejtpërdrejta. Cila është filozofia e tyre? Pikësëpari çdo adhurim ndaj Zotit është një sprovë, por edhe i thjeshtë në veprim, pasi Zoti nuk i vendosi detyrime njeriut për t’ia vështirësuar jetën, përkundrazi për t’ia bërë sa më të lehtë atë. Megjithëse çdo adhurim ka në esencën e vetë bindjen dhe devotshmërinë ndaj Zotit, brenda tyre ka një varg të madh urtësish, disa të njohura dhe shumë të ngelura mister. Çdo rit i haxhit mbart simbolika të ndryshme. Po përmend disa sa për ilustrim: për shembull: vetë rrugëtimi për në haxh të kujton udhëtimin e jetës, kupton që në këtë botë je udhëtar; heqja e rrobave të tjera dhe veshja e ihramit simbolizon zhveshjen dhe distancimin nga të gjitha mëkatet dhe gabimet e mundshme, dhe veshjen me rrobën e bardhë që simbolizon qefinin; gjuajtja e shejtanëve është simbol i goditjes së injorancës, egos dhe mendimeve djallëzore që na ngacmojnë; vetë tavafi rreth Qabes do të thotë të pranosh që je rob i Zotit dhe i dorëzohesh vullnetit të Tij.
Ndërsa saji mes Safa dhe Mervas nënkupton një vrap nga dënimi i Zotit për tek Mëshira e Tij, të strehomi te Mëshira e Tij dhe Ai na premton xhenetin e amshuar. Ndërsa Arafati është momenti më magjepsës, tashmë hap duart dhe kërkon të njohësh vetë Atë, Allahun. Në Arafat, shikojmë se si miliona njerëz njëherësh, thonë ‘Allahu Ekber’. Njerëz që lotojnë prej dashurisë dhe pendimit për gjynahet që kanë bërë. Të tjerë qajnë prej dashurisë ndaj Krijuesit. Askush që e di se kujt i drejtohet nuk kthehet duarbosh nga Arafati. Aty tashmë ti ke braktisur Qaben dhe i je drejtuar Atij që e ka shenjtëruar Atë, e lë Mekën dhe i drejtohesh Atij që e ka bekuar atë. Muzdelifeja nga ana e saj të kujton errësirën e varrit, aty ku mbyllen veprat, e ndërsa në agim drejtohesh për në Mina kujton mëngjesin e ringjalljes për gjykimin e madh. Secilit haxhi i shkakton ndjesi të veçanta, por mbi të gjitha këto rite kuptimin e vërtetë e marrin sepse janë urdhëruar prej Atij që na njeh më mirë se ç’e njohim ne veten tonë.
Po, është e vërtetë. Aq shumë rëndësi i është dhënë Arafatit sa që Profeti ka deklaruar se haxhi është Arafat. Ai është momenti që Allahu ka zgjedhur për të pranuar duatë më shumë se kurrë tjetër. Ndoshta sikurse sexhdja që është momenti kur njeriu është më pranë Zotit, ndër veprat që kryen, dita e Arafatit është koha kur njerëzit, me lëvizjet e tyre dhe qëndrimin në pritje të mëshirës dhe faljes, formojnë një pamje mahsheri. Bashkë me sekretet që përmban Arafati dhe vlerat e mëdha tek Allahu, hadithi i Profetit, “Haxhi është Arafat”, na tërheq vëmendjen se pa qëndruar sadopak në Arafat, Haxhi yt nuk është përmbushur. Nga ana tjetër Arafati ka një përndritje të rrallë dhe koha që kalohet atje ka një thellësi të tillë, saqë një shpirt që e ka arritur një herë fatbardhësinë e të gjendurit në atë kopsht, asnjëherë nuk i rrënohet krejtësisht qëndrueshmëria dhe nuk vdes në gjendjen e atyre që jetojnë të dhënë krejtësisht pas kësaj bote. Ata që kanë kaluar pak orë të jetës së tyre në Arafat, gjithë jetën çelen si trëndafilat dhe kurrë nuk thahen.
-Guri i Zi është vendosur në njërën anë të ndërtesës së Qabes dhe jo në pak raste puthet, preket apo përshëndetet nga besimtarët kur bëjnë tavafin. Shumë njerëz mendojnë se myslimanët adhurojnë Gurin e Zi. Si i përgjigjeni këtij pretendimi? Myslimanët çdo adhurim e bëjnë bazuar në Kur’an dhe Traditën Profetike. Islami erdhi që të çrrënjosë idhujtarinë dhe nuk mund të pranohet dhe pretendohet se myslimanët adhurojnë Gurin e Zi. Puthja e gurit, apo përshëndetja e tij bazohet në traditën e Profetit tonë të nderuar si shenjë nderimi që i bëhet këtij sendi për sekretet që ai mbart, ose thjesht respekt ndaj traditës profetike. Guri i Zi, transmetohet të jetë gur qiellor që mbart mjaft sekrete në vetvete, por gjithsesi është mjaft e qartë që besimtarët nuk e adhurojnë atë. Ndoshta përgjigjen më të bukur lidhur me këtë çështje e ka dhënë Hz. Omeri, ndërsa shprehet: “Ti nuk je asgjë tjetër veçse një gur. As dobi nuk të jep e as dëm. Po mos të kisha parë Profetin duke të puthur, as unë nuk e bëja.”
-Adhurimet paraqesin qëllime në vetvete, por ndërkohë janë edhe mjete të veçanta të edukatës shpirtërore, morale e shoqërore. Parë në këtë optikë, a mund të përmendni disa nga përfitimet që sjell ky adhurim madhor? Si të gjitha adhurimet, edhe haxhi ka mjaft përfitime për njeriun. Haxhi e pastron egon e njeriut prej mëkateve, e bën atë të dëlirë, e pajis me kthjelltësi besimi, i çel dyert e një jete të re; përforcon jetën shpirtërore të njeriut, konsolidon besimin që ai ndien kundrejt mëshirës dhe faljes hyjnore. Haxhi forcon e rrit besimin, ndihmon në ripërtëritjen e besës së dhënë Allahut, çon drejt asaj pendese të fuqishme që nuk shkelet lehtë, e pastron krejt shpirtin duke rafinuar ndjenjat dhe thuajse i jep krahë atij. Haxhi i mbart vizitorët në kohë, katërmbëdhjetë shekuj më parë. Ai i bën ata të kujtojnë Profetin e Profetëve, u kujton atyre ato përpjekje të mëdha që janë bërë për t’u njohur Islami. Haxhi nënkupton dorëzim të plotë ndaj urdhrave të Zotit të Lartësuar. Është konferenca më e madhe e paqes që njihet në historinë e njerëzimit, që ka si kryefjalë “Paqen”; paqe me Zotin, me veten, me njerëzit, madje edhe me kafshët e deri tek insektet. Ai është demonstrim i përgjithshëm i universalitetit të fesë Islame. Ai mbart simbolikën e mahsherit dhe përjetimit të ditës së kiametit, si dhe mjaft dobi dhe përfitime të tjera, në varësi edhe të aftësisë së receptorëve shpirtërorë të gjithsecilit.
-Ka plot njerëz që i shohin ritet e haxhit si obligime të rënda. Të tjerë shkojnë deri atje sa i konsiderojnë si formë e idhujtarisë. Si e shpjegoni këtë? Haxhi është një sprovë, sikurse çdo adhurim. Ai nuk i duhet Zotit, por robit. Ai është një mundësi më shumë për të fituar mëshirën e Zotit. Nuk duhet të ngatërrojmë vlerësimin me adhurimin. Ne vlerësojmë shumë gjëra në këtë botë, së pari si besimtarë vlerësojmë sipas radhës ato që Zoti i vlerëson: njeriun, besimin, sinqeritetin, familjen, shoqërinë, Atdheun, etj. Por ne adhurojmë vetëm Zotin e Gjithësisë. Edhe Qabeja vlerën e ka sepse Allahu e ka quajtur me vlerë, madje të shenjtë atë. Ritet në haxh ne i bëjmë pikërisht sepse jemi të urdhëruar, por sigurisht që ato përmbajnë një sërë simbolikash e urtësish dhe kanë një ndikim të padiskutueshëm në jetën e njeriut. -Profeti (a.s.) ka thënë: “Haxhi është (qëndrimi në) Arafat”. Cila është urtësia që qëndron pas kësaj thënie dhe çfarë simbolizon qëndrimi i myslimanëve në luginën e Arafatit?
-Gjatë qëndrimit në territoret e shenjta besimtarët ndërmarrin edhe shumë veprime të tjera, si: vizita e Xhamisë së Profetit në Medinë apo vende të tjera me rëndësi kulturore e historike. Përse është e nevojshme diçka e tillë? Një pjesë e këtyre janë sunet, siç është vizita në Xhaminë e Profetit. Një person që shkon në Haxh, megjithëse s’ka të bëjë me ritet e haxhit, nuk e lë pas dore këtë vizitë, sepse ndër njerëz profeti Muhamed (a.s.) është më i dashuri, më i dhembshuri dhe pikërisht ai që na përcolli dhe mësoi të gjitha bukuritë e besimit Islam. Ndërsa vizitat e tjera kanë një vlerë domethënëse në kuadër të përkujtimit të përpjekt eTO R 2013
Di
19
jeve të mëdha që ka pasur Profeti me sahabët në përçimin e mesazhit islam. Në disa nga ato vende janë zhvilluar ngjarje kyçe të historisë islame, prandaj gjykoj se njohja dhe vetëdija për të shkuarën është motiv për të ardhmen. -Një organizim i këtyre përmasave dhe me miliona njerëz që vijnë nga të katër anët e globit kërkon një menaxhim profesional, duke filluar nga udhëtimi, akomodimi e shërbime të tjera të nevojshme. Dihet që prej tre vitesh ekskluzivitetin për organizimin e haxhit në Shqipëri e ka Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Çfarë ka ndryshuar në këtë periudhë sa i përket anës organizative? Organizimi nga KMSH gjatë këtyre tre viteve është marrë me seriozitetin maksimal dhe duke qenë një institucion kompetent për organizime të tilla, cilësia e organizimit është rritur ndjeshëm. Duke filluar që nga ndërgjegjësimi dhe vetëdija që përpiqemi t’u japim haxhinjve për hapin që po hedhin, informacionin e detajuar mbi plotësimin sa më korrekt të riteve të haxhit, asistencën e vazhdueshme dhe deri te plotësimi i nevojave që përmban ky udhëtim kaq i rëndësishëm; janë masa që KMSH përpiqet t’i plotësojë në maksimumin e mundshëm. Siç e përmenda edhe më lart, haxhi është ndër obligimet themelore për myslimanin, prandaj Komuniteti Mysliman ka qenë i gatshëm dhe në shërbim të gjithë haxhinjve, por edhe myslimanëve shqiptarë, me organizimin e simpoziumeve, botimin e librave e broshurave, ku pasqyrohet rëndësia e këtij rituali dhe mënyra e kryerjes së tij. Nuk e them këtë për mburrje, pasi në fund të fundit, kjo është detyra jonë si institucion, t’u shërbejmë besimtarëve dhe për këtë ne jemi përpjekur ta kryejmë si duhet. Komuniteti Mysliman ka tre vjet që organizon haxhin, dhe për këtë ne kemi caktuar një grup pune (i quajtur Guida e Haxhit), i përbërë nga teologë, udhërrëfyes e mjekë mjaft të përgatitur, në mënyrë që haxhinjve të mos u mungojë asgjë dhe ta realizojnë më së miri këtë detyrim të përcaktuar nga Krijuesi. Qëllimi dhe detyra jonë si institucion nuk është vetëm dërgimi i besimtarëve në Qabe, por edhe zgjimi i vetëdijes së tyre, nxitja e përkushtimit, jo vetëm gjatë këtij rituali por edhe më pas dhe për këtë teologët tanë të dërguar atje, çdo ditë zhvillojnë biseda me tema rreth haxhit në veçanti dhe Islamit në tërësi. Nga viti në vit ne përpiqemi ta realizojmë në mënyrën më të mirë të mundshme që edhe haxhinjtë të përfitojnë sa më shumë nga ky udhëtim, mundësia e të cilit nuk të jepet shpesh. Mesazhi juaj i fundit.. Së pari i uroj të gjithë haxhinjve shqiptarë, haxh të pranuar tek Allahu. Së dyti, dua që t’u kujtoj se në këtë udhëtim ata janë mysafirë të Allahut, prandaj të luten e t’i kërkojnë Atij mirësi për vete dhe për vendin tonë, si dhe të përgjërohen që Allahu t’i ndihmojë myslimanët në gjithë globin e t’i bëjë ata përfaqësues të denjë të parimeve më të bukura njerëzore. Së treti, le t’i drejtohen Zotit me lutje të sinqerta në Arafat, pasi lutja në atë vend të bekuar nuk kthehet mbrapsht. Intervistoi: Haxhi Lika
20
Di
TETOR 2013
NË qabe, aty ku shpirti ndjehet E botËn e tij Ilir Hoxholli, një emër i njohur në rrethin e myslimanëve të kryeqytetit dhe përfaqësues aktiv i shoqërisë civile, në këtë intervistë flet për eksperiencën e tij si mysafir në Shtëpinë e Zotit. Teksa kujton me nostalgji disa nga mbresat dhe emocionet e përjetuara në haxh, ai shpjegon se çdo eksperiencë nuk i ngjan tjetrës, pasi vajtja në Mekë nuk mund të krahasohet me një udhëtim turistik me të cilin mund të "ngopesh" për të vizituar një tjetër vend. Pavarësisht se e ka ndërmarrë këtë udhëtim më shumë se një herë, ai thotë se e merr malli shpesh për ato vende të mrekullueshme ku siç shprehet ai “shpirti ndjehet në botën e tij”. “Ndiej që diçka shkëputet prej meje, një pjesë e shpirtit, për të cilin e lus Zotin vazhdimisht të më risjellë për ta marrë...”
Keni qenë disa herë në haxh. Duhet të jetë diçka shumë tërheqëse që ju e keni përjetuar shpesh përderisa keni vendosur të shkoni sërish. Si do ta përshkruanit këtë eksperiencë tuajën me pak fjalë? Eksperienca asnjëherë nuk i ngjan hera herës tjetër të shkuar. Nuk mund të krahasohet me një vend turistik me të cilin ti mund të "ngopesh" për të vizituar një tjetër vend. Me Qaben është diçka ndryshe. Vërtet mund të shikosh sërish të njëjtën pamje, atë godinë të mbuluar me pëlhurën e zezë, e cila në vite nuk ndryshon, por ajo pamje ka një tërheqje me të cilën çdo fjalë do kërkonte një tjetër për ta plotësuar atë ndjenjë deri në pafundësi fjalësh dhe përsëri do mbeteshe i pakënaqur me përshkrimin që mund t'i bëje. Unë e kam quajtur "magnet" të shpirtrave. E ndërsa në jetën e përditshme është trupi që komandon në të shumtën e kohës, atje kemi të bëjmë me një tjetër dimension; shpirti udhëheq trupin në kënaqësi hyjnore pafund. Ndaj dhe përshkrimi është tepër i vështirë, pasi ne nuk mund të përshkruajmë dot kënaqësitë e shpirtit; ato ndjehen ndryshe, kanë tjetër botë me të cilën ti kënaqesh. Çdo përpjekje është e kotë. Shpirti atje pastrohet dhe rifiton energji pozitive dhe gjen qetësinë e munguar... Qabeja është zemra e botës myslimane, që i pret dhe i dërgon impulset e Islamit në të gjithë popujt e botës. Njerëz të racave dhe kombësive të ndryshme vijnë nën të njëjtën veshje, në të njëjtin vend, me të njëjtin qëllim. Si ishte për ju të qëndronit i rrethuar nga ai grumbull i madh njerëzish? Të jesh i rrethuar nga një grumbull disa milionësh është të njohësh vetveten në raport me Zotin. Ne mendojmë shpesh se, duke jetuar në një vend ku praktikimi i besimit është në fillimet e veta pas diktaturës komuniste, jemi të shpëtuar dhe se me adhurimin që kryejmë, duke e krahasuar atë në raport me njerëzit, themi se bëjmë shumë. Ndërsa atje ti "teston" vetveten; përballë teje janë miliona si ty, shfaqen miliona të cilët garojnë në lutje, adhurim e falje, për të ndryshuar dhe
përmirësuar vetveten. Në ato momente dhe mbreti, apo çdo pushtetar, është i detyruar të jetë i barabartë, me një veshje, në një vend, në një kohë, ngjashëm me botën tjetër ku çdo funksion i kësaj bote nuk pi më ujë. Ndaj ndjesia njerëzore është përtej pushtetit tokësor ku ndjesia e mikut apo privilegjit ndikon në përditshmërinë tonë. Para Zotit janë të gjithë të barabartë, ku mëshira e Tij përfshin gjithçka, duke shpërblyer mundin dhe sakrificën e kujtdo që ka ndërmarrë atë rrugëtim të largët. Ti kupton se shpirti ndjehet në botën e tij, sepse ato vende të shenjta kanë një gjuhë të tyre, një ndjesi që askush nuk mund ta përshkruajë dhe e vetmja mënyrë është ta ndjejë atë. Shumë prej besimtarëve që e kanë kryer këtë udhëtim shprehen se ritet që kryhen në vendet e shenjta lënë gjurmë të thella në shpirt dhe mbeten të gjalla deri në fund të jetës. Çfarë ndodh me ju? Është e vërtetë, sepse e vërteta kudo mund të mohohet përveçse në brendësinë tënde shpirtërore. Jam i sigurt që çdo besimtar i intervistuar pas intervistës do të ndjehej i "tradhtuar" pasi as gjurmët, as ndjesitë nuk mund t'i shpjegojë. Por ai mund të shfaqë gjurmët në sjelljen e tij, që pas haxhit shfaqet e përmirësuar. Çdo besimtar pas kryerjes së vizitës në ato vende, do ta marrë malli, bile mua më kaplon që në momentet e kthimit me avion. Ndiej që diçka shkëputet prej meje, një pjesë e shpirtit, për të cilin e lus Zotin të më risjellë për ta marrë. Çuditërisht çdo herë që shkoj e rigjej për ta lënë përsëri. Dhe ky mall më përsëritet me vite, ashtu si çdo besimtar, pasi dashuria për këtë vend është e lidhur direkt me Zotin. Ritualet e haxhit kanë sinjifikimin e tyre, pasi haxhi është një udhëtim i ngjashëm me njeriun në këtë botë; është një rrugëtim i cili i kujton njeriut se duhet të jetë i dashur me krijesat e Zotit, duhet të lërë një emër dhe punë të mira për të cilat ai do të jetë i nevojshëm në botën tjetër. Ndaj dhe shpërblimi i haxhit është shumë i madh; mëkate të falura, rilindje në kuptimin e plotë, pasi dhe shpërblimi vjen "ashtu si ju ka lindur nëna juaj", domethënë i pastër nga mëkatet. Besimtarët që i kanë mundësitë, paraqiten para Zotit në këto vende më shumë se një herë. Kjo ofertë e parezistueshme i tërheq shpirtrat drejt këtyre vendeve duke lënë gjurmë të thella të një udhëtimi për të cilin fjalët janë të pamundura... TETO R 2013
Di
21
Dossier & Histori
edmond sharka
“Sikur dituria të mos kishte meritë tjetër, përveç faktit që i bën injorantët që të ndjejnë frikë dhe respekt ndaj teje dhe i bën dijetarët të të duan dhe nderojnë, kjo do të ishte arsyeja më se e mjaftueshme për kërkimin e saj, pa përmendur këtu gjithë të mirat e tjera të saj në këtë jetë dhe në tjetrën.” Ibn Hazem el Andaluzi, Shërimi i shpirtrave, Nektari 2007, Tiranë, fq. 20.
Medresetë
në trojet shqiptare gjatë sundimit osman “Perandoria Osmane na ka lënë të prapambetur, e jo vetëm kaq por nuk ka patur shkolla për të arsimuar masën e popullsisë qoftë me minimumin e arsimit”, kjo ishte fjala e parë e thënë dhe e shkruar pothuajse në çdo tekst të historisë dhe çdo lënde tjetër përgjatë gjysmë shekulli nga 1944-1990, por që po vazhdon akoma edhe sot të jetojë në mendjet e zemrat e njerëzve për arsye se realisht nuk është punuar mjaftueshëm për të vërtetuar të kundërtën, por dhe se nuk është aq e lehtë të heqësh nga njerëzit një bindje të dëgjuar për vite e vite me radhë. SI QËNDRON E VËRTETA? Gjatë historisë janë ngritur dhe janë rrënuar shumë popuj, shtete, mbretëri dhe perandori. Suksesi i tyre ka ardhur nga shkaqe të ndryshme, por jetëgjatësia e tyre ka qenë e diktuar domosdoshmërish nga niveli arsimor që ata kanë patur, ose thënë ndryshe nga angazhimi që kanë patur kundrejt DIJES-DITURISË, sa më shumë të thelluar në dije,
22
Di
TETOR 2013
më jetëgjatë e më të suksesshëm normalisht dhe më të zhvilluar kanë qenë këta popuj, dhe anasjelltas, sa më shumë e lënë mbas dore dituria, po aq shumë kanë qenë të prapambetur, të pazhvilluar dhe jetëgjatësia e tyre ka qenë e shkurtër. Në historinë islame angazhimi me dituri është i njohur tashmë, pasi vetë Shpallja filloi me urdhërimin e Profetit Muhamed (a.s.) që të lexojë duke iu drejtuar: “Lexo me emrin e Zotit tënd i Cili krijoi gjithçka” (Alak, 1) dhe shumë e shumë ajete e hadithe që urdhërojnë-inkurajojnë dhe përgëzojnë njerëzit që të kërkojnë dituri, që të jenë të dijshëm. Vlerësimi i fesë Islame për dijen është akoma më i madh se për njeriun që përkushtohet vetëm në adhurim. Për këtë dhe gjeneratat brez pas brezi që nga profeti Muhamed (a.s.) e në vazhdim, ishin totalisht të angazhuar me nxënien e diturisë, fetare që ishte dija parësore, por dhe dije të përgjithshme të dobishme për këtë botë. Vendmësimet e tyre veçanërisht ishin xhamitë, por dhe shtëpitë
1. Për më shumë shih librin e Ziya Kazici, Historia e Arsimit Islam, Feneri, Tiranë 2001 2. Në këtë periudhë turqit-selxhukë kishin pranuar Islamin dhe kishin filluar të nxënë territore islame nga Bagdadi e në Lindje të tij. 3. Ziya Kazici, Historia e Arsimit Islam, fq. 34-35. 4. Po aty. Ziya Kazici… 5. Bajrush Ahmeti, Perandoria Osmane, përhapja e Islamit në trojet shqiptare dhe në viset fqinje, Prishtinë 1997, fq. 80-85.
Me zhvillimin e qyteteve, të qendrave tregtare e kulturore, në shekujt XVII-XVIII, numri i shkollave islame jo vetëm që nuk ra, por përkundrazi u rrit, veçanërisht nga fundi i shek. XVII ato u shtuan shumë.6 NË TROJET SHQIPTARE Paralel me islamizimin masiv të trevave shqiptare, krahas të tjerave, u morën masa për organizimin e arsimit islam, pak a shumë sipas modelit mbarë osman. Shkollat islame u shtrinë gjerësisht në këto territore. Mejtebet, si shkollë fillore islame, kanë ekzistuar në çdo vendbanim të rëndësishëm mysliman. Zakonisht ka pasur në çdo qytet e fshat ku ka ekzistuar xhami.7 Institucionet e para arsimore në trojet shqiptare datojnë gjatë shek. XV, ku në Shkup u ndërtuan dy medresetë e para, në vakëfet e njohura të dy komandantëve Is’hak Bej 1445 dhe Isa Bej 1469, më pas në Prizren po në shek. XV, në gjysmën e dytë të shek XVI në Pejë,8 dhe gjatë shek. XVI pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha të Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptare në Maqedoni, etj., ka pasur medrese pasi shkolla fillore islame ka patur shumë. Shembuj të tillë gjejmë në Shkup, Manastir, Kumanovë, Shkodër, Elbasan, Prizren, Berat (5 medrese), Gjirokastër, Kavajë, Peqin, etj., ka patur dy apo më shumë medrese, dhe në kohën kur ka patur kaq medrese, Shkollat Fillore (Mejtebe) nuk diskutohet që kanë qenë në numër shumë më të madh.9 Të dhënat më të shumta dhe më të sakta mbi gjendjen e qyteteve shqiptare na e jep kronikani i njohur Evlija Çelebiu, i cili gjatë shek. XVII, kur dhe ka jetuar ka vizituar pothuajse çdo qytet ku jetonin shqiptarët 1-2 apo më shumë herë, gjatë viteve 1660-62, na ka lënë të dhëna të bollshme për të skicuar qytetet e banuar nga shqiptarët gjatë kësaj periudhe kohore.
2 3
Kështjella e Zhulatit Kështjella e Kardhiqit
Shkolla Fillore
Dyqanet
Delvina
Medresetë
1
Mesxhide
Nr.
Xhamitë
Evlija Çelebiu - Muhamed dhil-li ibn Dervishi nëpër trojet shqiptare 1660-16621 Vendi
e dijetarëve, apo shtëpi të tjera që ishin lënë posaçërisht për njerëzit e dije e kështu me radhë1 dhe nuk ka patur në historinë islame të 4-5 shekujve të parë një institucion të mirëfilltë në të cilin brezat të mësonin, e pavarësisht kësaj njerëzit pothuajse të gjithë angazhoheshin në nxënien e dijes. Viti 1066-67 (459 hixhri) është viti që hap një faqe të re të historisë së umetit islam në përgjithësi, pasi Alp-Arsllani, sulltani selxhuk2 urdhëron vezirin e tij Nizamulmulk që të ndërtojë në Bagdad ‘vendin në të cilin do të mësohej’ ose thënë ndryshe MEDRESE, e para prej të cilave u ndërtua në Nishabur. Deri në këtë periudhë kohore, ashtu si e përmendëm më lart, mësimet e besimit dhe çdo lloji mësimi tjetër merreshin kudo e gjithandej veçanërisht në xhami, por dhe në dyqane kur ishte mundësia, në librari, apo në shtëpitë ku jetonin dijetarët. Mbas këtij viti, mbas këtij shembulli të mirë që ndërtoi Sulltani, do të kishte një vend të veçantë për nxënien e diturisë, dhe gjithkush që kishte mundësi ndërtonte një Medrese -objekt- dhe ia dedikonte njerëzve që jepnin e merrnin mësim, duke e emërtuar me emrin e tij. 3 Pra kuptimi i fjalës ‘MEDRESE’ është: Vendi në të cilin nxënësi lexon, mëson dhe nxë dije, dhe kuptimi i ngushtë i fjalës lidhet me institucionet e arsimit të mesëm e të lartë, që ushtronin veprimtarinë e tyre arsimore mbi të ashtuquajturin ‘Mektebe Sibjan’4 Në shek. XV-XVI Perandoria Osmane i kushtonte një rëndësi të madhe arsimimit në të gjitha shkallët, arsimit të ulët, arsimit të mesën dhe atij të lartë (sibjanet-mektebetmedresetë), numri i të cilave gjatë shek. XV arrinte në 60 shkolla fillore vetëm në vilajetin e Rumelisë (territorin osman në Ballkan), në Anadoll 154, në Amsja 200, në Erzurum 110, kur në të njëjtën periudhë kohore në Evropë nuk flitej fare për shkolla. Fëmijët hynin në shkollë 5-6 vjeç, niveli fillestar Mekteb-Sibjanet, zgjaste 4 vjet, në të cilin kryesisht mësohej osmanishtja, arabishtja dhe persishtja (jo të detyrueshme), mësohej leximi i Kur’anit, historia, retorika, dhe dije tjera fetare e jo fetare të nivelit fillestar. Ndërsa Medresetë përfaqësonin dy nivelet e tjera arsimore, ku Medrese e ulët nënkuptonte nivelin e mesëm të arsimit dhe Medrese e lartë ishte niveli i lartë arsimor, pra shkolla e lartë, me këtë emërtim njiheshin edhe universitetet në mbarë botën islame në këtë kohë. Në medresetë në varësi të llojit dhe nivelit që ishin mësohej: gramatikë e sintaksë e gjuhës arabe, logjikë, teologji (mësime të ndryshme fetare), retorikë, astronomi, gjeometri, letërsi, shkencat juridike islame, hadith. Ndërsa në Medresetë e larta-universitetet mësohej: teologji islame, shkencat filozofike, inxhinieria, arkitektura, mjekësia, farmakologjia, etj. Të gjitha medresetë kishin bibliotekat e tyre të veçanta.5
Disa
Disa
3
3
80
2
S’ka
S’ka
S’ka
2
S’ka
S’ka
S’ka
3
5
280
4
Gjirokastra
8
5
Peshkopi
1
20
6. Ludovik Shllaku, Shkollat Klerikale, Camaj-PIPA Shkodër 2002, fq. 38 7. Po aty, fq. 35. 8. Bajrush Ahmeti, Perandoria Osmane, përhapja e Islamit në trojet shqiptare dhe në viset fqinje, Prishtinë 1997, fq.80-85 9. Ludovik Shllaku, Shkollat Klerikale, Camaj-PIPA Shkodër 2002, fq. 16-23. TETO R 2013
Di
23
6
Tepelenë
1
7
Skrapar
1
8
Përmet
2
9
Berat
1
30
10 Kanina 11
2
2
Medrese
2
Shkolla Fillore
Mbi 700
Të përhapura gjithandej
3
Shkolla Plotore (turke)
Rreth 90
Kryesisht aty ku kishte simpati për Osmanët veçanërisht në Çamëri (51 vetëm në Parimithi) 12 në Alsonja, 11 në Dibër, 7 në Prilep etj. nga 1 të tillë
3
1
Vlora
50
12 Bashtova
1
13 Durrësi
1
14 Kavaja
4
4
2
3
200
15 Peqini
3
2
3
5
200
4
40
46
20
disa
Shumë
Shkolla mësimi Kurani
17 Ohri
3
17
2
7
150
5
18 Struga
4
3
Xhami & Mesxhide
Mbi 700 (750)
19 Resnja
2
20 Pogradeci
4
1
2
150
21 Starova
2
1
1
100
22 Vuçiterna
1
16 Elbasani
3
2
5
117
1
23 Prishtina 24 Kaçaniku
1
25 Shkupi
45
26 Kumanova 27 Manastiri 28 Tirana
1 55
70+7 2150 Shumë shk. Hafizash
1
1
70
9
900
disa
29 Shkodra
11
71
10
30 Tivari
1
1
1
1
31 Ulqini
1
45
112
32 Gjakova TOTALI
2 301
disa 177
1 4347
Në këtë tabelë kemi shënuar dhe Xhamitë-e Mesxhidet(vend falje të vogla jo me madhësinë e xhamive), pasi pothuajse çdo xhami ka patur mekteb apo mejteb (shkollë fillore), dhe në qytetet ku myslimanët ishin mbi 80-90% normalisht kishte dhe shumë medrese. Ndërsa ‘Dyqanet’ i kemi shënuar si të dhëna që vërtetojnë madhësinë e qytetit në këtë periudhë kohore. Kjo pasqyrë e të dhënave gjatë shekujve në vazhdim, shek. XVIII-XIX, do të vinte në rritje dhe shkollat islame do të shtoheshin shumë e më shumë, që në një farë mënyre na japin disa të dhëna, ndër to dhe Sami Frashëri në Kamusul-Alam, libër të cilin e ka shkruar në fund të shek. XIX, më saktë gjatë viteve 1889-1898. Tabela e mëposhtme e të dhënave na jep të përmbledhura këto shifra10 10. Sami Frashëri, “Viset Shqiptare në KAMUSUL AL-ALAM”,
24
1
Rreth 100 apo dhe më shumë
Di
TETOR 2013
Të vendosura më së shumti në qytetet apo qendrat e Kazave
Këto të dhëna e tregojnë qartë se si ka qenë ecuria e arsimit islam-osman në mbarë trevat shqiptare gjatë sundimit të Perandorisë Osmane, ku rritja është e konsiderueshme në numër, nga rreth 45 medrese në fund të shek. XVII, në mbi 100 të tilla në fund të shek. XIX, nga 112 shkolla fillore bashkë me shkollat e Kur’anit, në mbi 700 shkolla fillore, rreth 40 shkolla ku mësohej Kur’ani përmendësh, rreth 90 shkolla turke (shkolla të tilla i kemi pas reformimit që u bë në arsimin osman gjatë shek XIX.) Reformat e Tanzimatit të filluara në Perandorinë Osmane aty nga gjysma e shek. XIX, prekën edhe arsimin. Reformat synonin t’u hiqnin privilegjet ulemave mbi arsimin. Në vitin 1846 u hartua një projekt për krijimin e sistemit arsimor tre shkallësh, shkolla fillore e cila zgjaste 4-5 vjet, shkolla e mesme (Ruzhdije), e cila do të ishte 6 vjet dhe Universiteti. 11 Qëllimi kryesor i këtyre reformave ishte laicizimi i shkollave, prandaj dhe emërtimi ‘medrese’ nga kjo periudhë zyrtarisht fillon të pakësohet. Pas reformës arsimore, Porta e Lartë hapi për shqiptarët myslimanë një sërë shkollash të reja shtetërore fillore (iptidaije), qytetase (ruzhdije) dhe pastaj gjimnaze (idadije). Sipas statistikave të viteve fundit të shek. XIX, në të katër vilajetet e atëhershme (të Shkodrës, të Kosovës, të Manastirit dhe të Janinës), në të cilën shqiptarët përbënin një tërësi kompakte të shumicës së popullsisë, kishte 1187 shkolla turke nga të cilat 1125 shkolla fillore, 57 shkolla qytetase e 5 shkolla të mesme.12 Të dhëna më të plota se këto që kemi shënuar deri më tani nuk disponojmë, por jemi të sigurt që në arkivat osmane gjithçka është e shënuar dhe e dokumentuar në mënyrë të detajuar dhe hollësisht, dhe do të ishte në të mirë të myslimanëve shqiptarë që të hulumtoheshin. Disa të dhëna i kemi nga studiues të ndryshëm të cilët kanë mundur të zbulojnë të dhëna për qytete të veçanta si Berati, Shkodra, etj. LOGOS-A 2004 11. Petrika Thëngjilli, Historia e Perandorisë Osmane, ShBLU Tiranë 1997, fq. 207-209 12. Historia e Popullit Shqiptar II, Toena, Tiranë 2002, fq. 246-248.
Një detaj interesant është edhe fakti se, në vitin shkollor 1894-1895, rrjeti i shkollave zyrtare e fetare turke(osmane) në qytetin dhe në rrethin e Shkodrës përfshinte 101 shkolla, 75 nga të cilat ishin të sistemit të vjetër, të mbajtura dhe të drejtuara nga hoxhallarët, dhe 26 shkolla të sistemit të ri.13 Kjo pra, është një pjesë e së vërtetës mbi Arsimin Fetar, që ishte arsimi zyrtar gjatë sundimit Osman në trojet shqiptare, e vërtetë e cila nuk ka asnjë lidhje me ‘Prapambetjen’ e shqiptarëve, pasi, një popull nuk mund të jetë i prapambetur me kaq shumë institucione arsimore ku mësonin bij të këtij vendi, që më pas vazhdonin universitetet më të mira që gjendeshin në Perandorinë Osmane, por dhe në mbarë Evropën gjatë shek. XIX dhe fillim të shek. XX. E keqja reale shqiptarëve nuk i erdhi gjatë 5 shekujve të sundimit osman, por i erdhi nga më pak se 1 shekulli 13. Jup Kastrati, “Arsimi popullor”, Nr. 2 - 1962, fq.62, cituar nga Ludovik Shllaku, Shkollat Klerikale… fq. 62.
vetëqeverisje që kemi patur, ngaqë asnjë nga udhëheqësit shqiptarë nuk erdhi me reforma përmirësuese të nevojshme e të domosdoshme për kohën ku kanë jetuar, por quajtën reforma mbylljen e këtyre shkollave dhe medreseve (gjatë viteve 1920-1930) dhe pasoja ishte që fëmijët e lindur gjatë këtyre viteve u rritën pa njohur besimin në Zot dhe ishin pikërisht këta që morën drejtimin e Shqipërisë mbas Luftës së Dytë Botërore, dhe e keqja e tyre ishte e pafund, deri aty sa të ndalonin besimin në Zot e të persekutonin klerikët e besimtarët. Prandaj ajo që kërkohet në të ardhmen është arsimimi i brezave më baza të shëndosha, duke filluar me mësimin e besimit deri në mësimin se si ata të punojnë në fusha e lëmi të ndryshme e të jenë praktikë jo teorikë. (Footnotes) 1. Shqipëria para tre shekujsh -Evlija Çelebiu ‘Muhamed Dhil-li ibn Dervishi, përkthyer nga Sali Vuçiterni, BESA 2000 TETO R 2013
Di
25
Reportazh
ferit lika
“Gjyshi i nënës time Haxhi Braho ka shkuar 9 herë në Qabe, në atë kohë kur shkohej me karvan dhe udhëtimi zgjaste me muaj të tërë. Babai i nënës time ka studiuar në Turqi ka mbaruar medresenë. Nënat tona kanë bërë mejtep në Çamëri se aq u lejohej atëherë, lexonin kuranin, faleshin dhe agjëronin dhe kanë qenë të veshura me veshjen myslimane për t’i hequr më pas gjatë regjimit komunist. Gjyshja ime ishte 100 vjeç dhe ka agjëruar deri në ditën e fundit...”
10 herë
në Shtëpinë e Zotit Historia e një familje çame Ishte viti 1944, kur një familje nga Margëlliçi i Çamërisë, vendos të largohet nga vendi i tyre për shkak të masakrës që po kryenin grekët mbi myslimanët e asaj krahine. Ata largohen dhe fillimisht u vendosën në Konispol. Shqipëria e asaj kohe ishte në periudhën më të vështirë të saj, sapo kishte mbaruar lufta dhe vendi ishte tërësisht i rrënuar e i shkatërruar dhe familja Kasemi e cila kish qenë një familje "Jatrenjsh" (doktorësh), kishin braktisur sarajet dhe pasurinë e tyre për të rifilluar nga hiçi një jetë të re në Shqipëri. Kështu për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike ata lëvizin shpesh herë, nga Konispoli në Sarandë, më pas në Delvinë, Berat, Kavajë, Durrës dhe për t'u vendosur përfundimisht në Tiranë, pranverën e vitit 1951. "Familja ime ka migruar nga Çamëria për në Shqipëri si të gjithë çamët tjerë të cilët u dëbuan dhe largimi ynë ka qenë vetëm për arsye fetare, për të ruajtur fenë dhe besimin tek Zoti." Ata ishin një familje me tradita fetare, një familje myslimane të cilët i ndiqnin me fanatizëm ritet e fesë së tyre. "Gjyshi i nënës time Haxhi Braho ka shkuar 9 herë në Qabe, në atë kohë kur shkohej me karvan dhe udhëtimi zgjaste me muaj të tërë. Babai i nënës time ka studiuar në Turqi ka mbaruar medresenë. Nënat tona kanë bërë mejtep në Ça-
26
Di
t eTOR 2013
mëri se aq u lejohej atëherë, lexonin kuranin, faleshin dhe agjëronin dhe kanë qenë të veshura me veshjen myslimane për t'i hequr më pas gjatë regjimit komunist. Gjyshja ime ishte 100 vjeç dhe ka agjëruar deri në ditën e fundit, nuk e ka lënë asnjëherë agjërimin, ndërsa namazi u reduktua nga vetë koha, regjimi diktatorial i atëhershëm. Kush qëndronte në shtëpi falej, kush shkonte në punë pjesërisht". Edhe pse duket sikur u harrua, komunizmi i la pasoja të rënda këtij populli, që vazhdon ti vuajë edhe sot e kësaj dite. Personazhi i këtij reportazhi a rrëfimi është një prej trashëgimtarëve të kësaj familjeje, Asije Kasemi (Zela). Familja e Pasho Kasemit është e madhe dhe përbëhet prej 13 fëmijësh, 7 motra dhe 6 vëllezër. "Një motër e kemi në Amerikë që është 10 vjet më e vogël se unë, të tjerët janë këtu në Tiranë, merren me profesione të ndryshme, por disa janë në mjekësi, nuk e kemi lënë pas profesionin e vjetër të familjes. Nuk jemi martuar të gjithë me çam, por jemi trazuar", tregon Asija. Ajo ka mbaruar studimet për Kimi Industriale në vitet '68 -'72. Bashkëshortin e saj Mustafa Zelën e ka njohur në punën ku punonte, edhe aty (te bashkëshorti) ajo gjeti një familje myslimane. "Kur erdha te burri edhe këtu gjeta një
familje tironse me tradita myslimane. Gjimnazi Kristoforidhi që është sot, ka qenë xhami dhe quhej Xhamia e Zelëve. Edhe rruga e tregut çam këtu ka qenë e quajtur rruga e Zelve, ne kemi bërë kërkesë në Bashki që ti vendoset sërish ai emër. Vjehrri im Hasan Zela ka mbaruar në Turqi ka qenë familje e pasur dhe xhaminë e kanë ndërtuar Zelajt prandaj ka marrë atë emër. Kur kam ardhur këtu si nuse e re, kam gjetur vjehrrën mbi 80 vjeç dhe ajo agjëronte. Ka jetuar 100 vjet dhe asnjëherë nuk e la agjërimin, kishte bërë mejtep. Kur erdhi koha e regjimit komunist kemi agjëruar shumë më rrallë, me dit, jo të gjithë ramazanin, pasi ishim në punë dhe na kuptonin. Tani me ardhjen e demokracisë u hapën dyert e fesë dhe njerëzit filluan të agjërojnë e të falin namaz rregullisht pa frikë. Në shtëpinë tonë ka qenë traditë feja edhe te unë praktikimi i ritualeve ka ardhur gradualisht. Nëna vazhdimisht na ka folur për besimin." Një ndër ata të cilët kanë ndikuar në forcimin e besimit të Asija është edhe nën Direni siç tregon ajo: "Shkonim për Mevlud të nënë Direni, korçare dhe kur shkonim te ajo grisnim çarçafë të vjetër dhe i vendosnim si shami dhe shkonim e dëgjonim Mevlud. Ajo e kish mësuar përmendësh dhe e këndonte në arabisht. Ajo kishte një nur, ishte e aftë t'i mbante grave shumë gjatë leksion për fenë. Ajo thoshte: 'Falënderoni Zotin, kërkoni falje, ndihmë, me fjalët e tuaja'. Si e si të na nxiste dhe të na fuste në gjak dashurinë për besimin dhe Zotin. Ne shkonim me qejf e thonim: Ka mevlud të nën Direni. Shkonim shpesh në vende të ndryshme. Ajo këndonte mevludin pastaj na shpjegonte për fenë." E ndërsa sot Asija bashkë me shoqet e saj pasi falin
Xhumanë mblidhen në kafe dhe diskutojmë rreth atyre çfarë tha hoxha në xhami. Ato lëvizin shpesh dhe shkojnë pothuajse në të gjitha xhamitë e Tiranës. Haxhi i parë Asije Zela, është një zonjë e cila ka shkruar 9 herë në Haxh dhe këtë vit bëhet e 10-ta herë. Ajo përshkruan me emocion herën e parë, përshtypjet dhe emocionet e para, të këtij udhëtimi të paharrueshëm të cilin ajo dëshiron ta kryejë për çdo vit. Kjo është edhe dëshira e saj më e madhe. Ajo është një zonjë intelektuale e cila ka lëvizur në vende të ndryshme të botës në udhëtime turistike, por sot kur e pyesin se ku ajo dëshiron të shkojë për pushime, ajo përgjigjet qartë dhe prerazi, nuk dua të shkoj asgjëkund, dua të shkoj vetëm në Haxh. Asija tregon se cili ishte shkaku që ajo shkoi për herë të parë në haxh në vitin 2003: "Një natë Ramazani u mblodhëm për iftar në shtëpinë time, pasi ashtu mblidheshim shpesh, motra dhe vëllezër, dhe kalonim një Ramazan shumë të mirë. Atë natë vëllai më jep një kalendar që ia kishte dhënë një shok dhe tha po ta jap ty se po t'ia jap ndonjë tjetri do ta hedhin në një qoshe. Unë e marr dhe e fus në një kuti suvenir që qëndronte mbi tavolinë. Kur njerëzit u larguan, unë fillova të pastroj vendin. E pastrova dhe thashë: ore të gjitha i pastrova po këtë kutinë mbi tavolinë pse s'e fshiva pak dhe po thoja ta hap njëherë çfarë ka brenda se s'po më kujtohej. E hap dhe shoh kalendarin që më dha Baçi dhe filloj duke e lexuar. Aty lexoj lutjen "Lebejk allahume lebejk"
TETO R 2013
Di
27
"Lebbejke-Allahume lebbejk. Lebbejke la sherike leke lebbejk. Innel-hamde uen-nia'mete leke uel-mulk. La sherike lek." "T'u përgjigja, Allahu im, t'u përgjigja! Ti nuk ke ortak! T'u përgjigja, lavdia dhe të mirat janë të Tuat, po ashtu dhe pasuria dhe pushteti! Ti nuk ke ortak! Pas kësaj ajo i thotë djalit dhe vendos që të marrë edhe motrën e saj, kështu ato fillojnë përgatitjet për "udhëtimin e jetës". Asija tregon se fillimisht edhe pse po shkonte nuk kishte ndonjë ndjesi të madhe shpirtërore, apo ndonjë emocion të veçantë, surpriza për të ishte kur u gjend përballë derës së Qabes, Shtëpisë së Shenjtë. "Do shkoja por nuk kisha ndonjë ndjesi të madhe shpirtërore. Na sjell goca e motrës nga Amerika veshjet myslimane, por ne nuk dinim as si t'i lidhnim i hodhëm ata shamitë ashtu si shall dhe me pantallona u nisëm për haxh. Aty gjetëm shumë shoqe nga xhamitë. Kur futëm në hapësirën ajrore të vendeve arabe na thanë në avion, nuk ka për të zbritur njeri nga avioni pa i veshur veshjet, kështu u veshëm si u veshëm në avion. Zbresim në Xhideh dhe aty morëm autobusët për te hotelet. Të nesërmen në mëngjes do të shkonim në Qabe, kur jam futur në derën e Qabes lotët më rridhnin rrëke, pa vetëdije, emocione të mëdha. Thashë o Zot çfarë mrekullie bëre që më solle mua këtu, ishte e jashtëzakonshme." Ajo shpjegon se emocionet dhe përshpirtëshmëria kishte arritur kulmin si asnjëherë tjetër në jetën e saj, por gjithashtu ajo është edhe tepër realiste kur thotë: "nuk ishim të përgatitur për Haxh, nuk i dinim mirë rregullat dhe unë jam borxhlie vetes. Do të bëj edhe një Haxh për vete, sepse nuk është njësoj si herën e parë, unë sot kam mësuar shumë dhe dua t'a realizoj tamam". Edhe pse ka qenë 9 herë, vetëm një herë e ka bërë për vete, të tjerat ka qene "Bedel", për njerëzit e saj të afërt, të cilët kanë ndërruar jetë pa shkuar në Haxh. Asija ndërsa tregon për përballjen e saj të parë me shtëpinë e Zotit, sytë i mbushen me lot, lot gëzimi: "Është një emocion i brendshëm, të rrëqethet trupi të rrjedhin lotët, as vetë njeriu nuk di dhe nuk mundet ta shpjegojë atë që ndjen kur shkon atje. Si ritual fizikisht është shumë i lodhshëm, por mirësitë shpirtërore fshijnë çdo lodhje e mundim. S'do t'ia dish a ke fjetur gjumë apo a ke ngrënë apo jo bukë. Të mjafton të rrish në Qabe 24 orë nëse ka mundësi, të bësh të gjithë ritualet sa më mirë. Një ndjenjë e rrallë, të shtohet besimi dhe thua e gjithë bota është islame? Aq shumë njerëz ka aty, e gjithë bota ka ardhur këtu? Nuk e beson së në vende të tjera ka njerëz të tjerë, të duket sikur kanë ardhur të gjithë aty. Dhe fjala që dëgjon më tepër aty është sabër (durim) pasi ka një mbipopullim. Kemi ardhur për hir të Allahut thonë, kemi ardhur për t'i bërë dua Zotit, t'i kërkojmë falje. Nuk të shihte njeri me sy tjetër të gjithë ndiheshim njëlloj, të barabartë. I ri e plak, Allahu ka mbledh mosha të ndryshme, raca të ndryshme, nivele të ndryshme, para Tij jemi të gjithë të barabartë. Tani po të më pyesësh se ku do që të shkosh me pushime, them me çoni vit për vit në Qabe dhe s'dua asgjëkund tjetër.
28
Di
t eTOR 2013
Falënderoj Zotit që ma mundësoi vajtjen në Haxh dhe që shkoj vit për vit që prej 10 vjetësh tashmë, sepse jo gjithkujt i jepet kjo mundësi." Ajo nga viti në vit mundohet të rrisë nivelin e besimit dhe të njohurive, pasi siç thotë dhe ajo Feja është ulje e ngritje. Por Asija nuk shkon vetëm. Ata janë një grup shoqesh që shkojnë vazhdimisht dhe bëjnë adhurim edhe më tepër se sa ç'është rituali i Haxhit, sepse është vetë dëshira, - tregon Asija, -nuk ke të ngopur me adhurimet në shtëpinë e Zotit, në kuptimin të rrish sa më shumë në Qabe të bësh tavaf sa më shumë, të lexosh të falesh, t'i kërkosh falje Allahut, pasi sa hapa hedhim aq gjynahe bëjmë. Pas ritualit në Meke mbaron haxhi dhe njerëzit shkojnë në Medine atje gjejnë një qetësi të jashtëzakonshme, njerëzit luten, lexojnë, falen. Atje është varri i profetit, atje është shtëpia e tij, atje mes minberit dhe varrit është një prej lulishteve të xhenetit. Aje janë varrezat e sahabëve. "Një herë kur ishim në Haxh dhe kur po shkonim nga Meka në Medine, shoferi i autobusit ishte sirian dhe ishte hafiz Kura'ni, na ka mbajtur gjatë gjithë rrugës me këndim kurani dhe u kënaqëm pasi nga Meka në Medine zakonisht të gjithë haxhinjtë flenë gjumë (ajo rruge zgjat (5-6 orë, 500 km)", tregon e emocionuar Asija. Rruga për nga Meka në Medinë është autostradë e gjerë që shkon mespërmes shkretëtirës dhe anash rrugës majtas e djathtas ka xhami, rreth xhamisë ka markete, dyqane lokale. Namazi i Sabahut dhe Jacia zakonisht falen rrugës. Autobusi me haxhinjtë ndalon në xhamitë që janë anash. Gjatë gjithë rrugës dalin njerëz që u japin ushqim haxhinjve. Janë pasanikë apo edhe njerëz të thjeshtë që vendosin të japin sadaka për hir të Allahut. Dalin para autobusit dhe japin pako me ushqime të përgatitura. Nga kjo rrugë haxhinjtë mund të marrin 4-5 herë ushqim, ujë zemzemi, kjo ndodh disa herë, deri sa shkojnë në Medine. Është një kohë që të gjithë haxhinjtë nisen për në Medine, të gjithë shkojnë në qytetin e Profetit. Edhe pse kjo nuk është pjesë e ritualit të Haxhit ata nuk mund të kthehen kurrsesi pa vizituar edhe qytetin dhe xhaminë e profetit. Në të dy qytetet në Mekë dhe Medinë të gjithë ata që kanë shkuar në haxh nuk lënë pa përmendur pastërtinë dhe rregullin e jashtëzakonshëm që ekziston atje. Edhe kur pastrohet vendi gjatë kohës që ato janë duke kryer ritualet nuk e kuptojnë fare pasi aq shpejt dhe pa u ndjerë bëhet kjo gjë. "Sa herë shkoj në haxh aq më shumë më shtohet dëshira për të shkuar sërish lutja që bëj gjithmonë atje është: "O Zot më bëj që të kthehem sërish". Lutem dhe them o Zot e gjithë pasuria e Zelve shkoftë në rrugë të Allahut", tregon 62 vjeçarja Asije Zela. Shoqet e Islamit Ato janë pesë shoqe, të pandashme, ato i bashkon një e vërtetë e madhe, besimi, besimi në Zotin Një të Vetëm, ato i bashkon islami, ato i bashkojnë ritualet e fesë. Zajde Mazreku është 71 vjeç, edhe ajo është çame, ajo flet më shumë nga të gjitha dhe ka një sens të vazhdue-
shëm humori. "Kam qenë për herë të parë në Haxh si e ftuara e mbretit dhe jam kënaqur kaq shumë. Kam qarë pafund dhe mendoja se a u bëra unë që të vij e të shihja Mekën? Kur jam kthyer u kam thënë njerëzve ç'i doni pasuritë, ç'i doni shtëpitë, vetëm bëni rrugën e Haxhit, gjë më të bukur nuk ka. Edhe sot kur shkoj në xhami u them grave ç'i doni shtëpitë sa këtu sa atje, a ka mundësi të shkoni në haxh, haxhi është gjëja më kryesore që një mysliman duhet të bëjë, për arsye se e fut njeriun në rrugën e drejtë edhe unë nëse kam qenë pak me dyshim në besim më është forcuar kaq shumë sa s'ka. Lum ai që shkon, është një mrekulli e rrallë. Nëse shkon njëherë si kur të thërret vendi: Hajde prap, hajde prap, hajde prap, ta hapet zemra. Unë kam shkuar dy herë në haxh e një herë në umre dhe them ka mundësi ta shes shtëpinë dhe të shkoj sërish", tregon plot emocion ajo. Nënë Zajdeja që prej 22 vjetësh shkon rregullisht në xhami, pesë herë në ditë. Mes tyre është edhe një nënë edhe më e moshuar, shkodranja Behije Zanaliu, e cila nuk ka shkuar ende në haxh dhe ajo shpreson që të shkojë sa më shpejt një ditë, jemi të varfër thotë s' kemi mundësi. Ndërsa Refije Borakaj është një tjetër zonjë çame e cila edhe pse fjalëpakë, karakterizohet nga eleganca dhe finesa në komunikim. "Qysh kur e kam lexuar për herë të parë në libër që çdo mysliman e ka për detyrë të shkojë në haxh një herë në jetë, ia vura kusht vetës që duhet të shkoj dhe ma pruri Zoti mbarë. Kam qenë vetëm njëherë në 2011. Është një lumturi dhe emocion i jashtëzakonshëm, është si të prekësh qiellin me dorë. Haxhi ishte ëndrra ime dhe
i falem Zotit që më dha mundësinë për të vënë kokën në sexhde në shtëpinë e Tij. Lutem për gjithë shqiptarët, që Zoti t'i udhëzojë, edhe fëmijët tanë brez pas brezi, dhe të kemi një qeveri të udhëzuar inshAllah, që të eci edhe ky vend njëherë e mirë", thotë Refija. Me e ndrojtura mes shoqesh për të folur dhe ndoshta më modestja është Fatime Kazazi. Ajo tregon se si Haxhi e futi atë në rrugën e Islamit. "Kam qenë në haxh për herë të parë në vitin 2008, ndërsa vjet isha për Umre. Asija më propozoi a do vish për haxh dhe e pranova me qejf dhe me dëshirën më të madhe. Besimin te Zoti e kisha, por nuk bëja ritualet, nuk falesha, kur u ktheva fillova namazin. Kur kam shkuar atje jam habitur dhe m'u duk sikur e gjithë bota ishte myslimane e s'kishte fe tjetër. U mahnitëm duke parë ato vende, u kish dhuruar Zoti një pasuri të madhe natyrore dhe shpirtërore. Jam falur gjithë kohën duke i lexuar, deri sa i mësova. Kam shkuar për Umre vjet dhe ka patur më shumë njerëz sesa për haxh. Kemi ndenjur në xhami, vetëm për të fjetur kemi shkuar në hotel", tregon nxitimthi Fatimeja. Të mbledhura në shtëpinë e Asijes, teksa pinë kafenë e pasdites ato flasin me emocion, tregojnë përjetimet dhe ndonjë ndodhi për të qeshur që kanë kaluar gjatë qëndrimit në vendet e shenjta, përmendin vazhdimisht edhe Rehanën një tjetër shoqe e cila ndodhet jashtë vendit. Teksa rrufisin gllënjkën e fundit të kafesë bashkë me perëndimin e diellit, lind edhe shpresa se, do Zoti do të shkojnë sërish, ashtu së bashku, në Shtëpinë e Zotit.
t eTO R 2013
Di
29
Foto Lajm
30
Di
TETOR 2013
Lagja Mangalem dhe Xhamia e BeqarËve, Berat - Vitet 20
TETO R 2013
Di
31
Hadith
elton harxhi
- Thesare në Fjalët Profetike -
Gëzimi i Allahut
kur njeriu pendohet Enes ibn Malik, shërbëtori i të Dërguarit të Allahut, përcjell: I Dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Kur dikush pendohet, Allahu gëzohet më tepër se personi i cili rrëzohet nga deveja, ajo humbet në shkretëtirë dhe më pas ai e gjen atë.”
Shpjegimi i hadithit Tek ky hadith profetik shenjat e mëshirës hyjnore demonstrohen në formën më të mirë e më të thjeshtë. Nëpërmjet këtij hadithi, njerëzit arrijnë të kuptojnë shumë mirë mëshirën e Allahut që ka përfshirë gjithçka, arrijnë të kuptojnë se Allahu është Falësi, Mëshiruesi, Pranuesi i pendesës dhe i Urti. Në këtë hadith, Profeti (a.s.) na paraqet një skenë të ngjarjes të ilustruar në formën më të bukur; shkretëtirën, njeriun që ka hipur mbi deve, humbjen e devesë, ushqimit dhe ujit, kërkimin e ushqimit dhe ujit që janë baza e jetës sidomos për udhëtarin, më pas humbjen e shpresës për t’i gjetur ato, shtrirja nën hijen e pemës me shpresë të humbur duke pritur vdekjen, kur papritur ky njeri që i ka humbur shpresat e gjen devenë dhe bashkë me të ushqimin dhe ujin. Në këtë moment gëzimi e përfshin gjithë trupin e tij, e madhëron dhe e falënderon Allahun, mirëpo atë që dëshiron ta shprehë me zemër, e ngatërron me fjalët që i nxjerr nga goja. Por Allahu i Lartësuar
32
Di
TETOR 2013
ia fal këtë lapsus, sepse nuk ishte e qëllimshme, ai u shpreh gabimisht nga gëzimi që iu kthye shpresa. Gëzimi i Allahut kur njeriu pendohet është shumë herë më i madh se gëzimi i këtij personi që e gjeti shpresën e humbur. Nëpërmjet këtij shembulli, Profeti (a.s.) dëshiron të na tregojë se mëkatarët asnjëherë nuk duhet ta humbin shpresën, por le të kthehen tek Allahu duke u penduar sinqerisht, sado i madh që të jetë mëkati. Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: O robërit e Mi që e keni mbushur veten plot me mëkate, mos i humbisni shpresat nga mëshira e Allahut, sepse me të vërtetë Allahu i fal të gjitha mëkatet. Me të vërtetë Ai është Falës, Mëshirues.”1 Rregulla dhe dispozita fetare A i lejohet njeriut që të udhëtojë i vetëm? Ky hadith dëshmon se lejohet që njeriu të udhëtojë vetëm, sepse dhënia e shembujve nga ana e Profetit (a.s.) tregon për një gjë të tillë. Megjithatë në një hadith tjetër është transmetuar se Profeti (a.s.) ka thënë: “Një 1. Zumer, 53.
udhëtar është një shejtan, dy udhëtarë janë dy shejtanë, ndërsa tre persona quhen udhëtarë.”2 Megjithatë, duke bërë përputhjen mes dy haditheve themi se lejohet që njeriu të udhëtojë vetëm, por një gjë e tillë është e papëlqyeshme (mekruh). Dijetari i shquar Ibnu Uthejmin (Allahu e mëshiroftë!) thotë: [Ky hadith3 tregon se është e rrezikshme që njeriu të udhëtojë i vetëm. Por këtu bëhet fjalë për ato udhëtime ku nuk shkel këmbë njeriu. Ndërsa për udhëtimet nëpër të cilat ka plot njerëz dhe ti udhëton vetëm pa ndonjë shoqërues, kjo nuk përbën problem, sepse ti megjithëse udhëton vetëm të duket vetja sikur je në mes të një vendbanimi. Si p.sh: kur shkon nga Kasimi për në Rijad apo nga Rijadi në Demam4 ku përgjatë gjithë rrugës ka plot udhëtarë e kalimtarë. Në të vërtetë, ky udhëtim nuk konsiderohet vetëm. Ti je vetëm në makinë, por jo vetëm në udhëtim sepse përreth teje ka plot njerëz që shkojnë e vijnë.] Mësimet e nxjerra nga hadithi 1- Pozita e pendimit tek Allahu i Lartësuar Hadithi profetik e sqaron shumë mirë vlerën dhe pozitën e madhe që ka pendesa tek Allahu i Lartësuar, i 2. Transmeton Tirmidhiu, nr: 1674. 3. Hadith i transmetuar nga Tirmidhiu: “Një udhëtar është një shejtan..” 4. Kasimi, Rijadi dhe Demami janë qytete në Arabinë Saudite.
Cili e pranon atë. Shiko se sa qartë dhe bukur shprehet Profeti (a.s.) në këtë hadith: “Kur dikush pendohet, Allahu gëzohet më tepër se personi i cili rrëzohet nga deveja, ajo humbet në shkretëtirë dhe më pas ai e gjen atë.” Kjo tregon se pranimi i pendimit nga Allahu është i menjëhershëm dhe se Ai me faljen dhe mëshirën hyjnore e pranon atë, madje më tepër se kaq, Ai gëzohet. Në këtë thënie, Profeti (a.s.) e shëmbëllen pranimin e pendimit, kënaqësinë dhe mëshirën e pakufishme të Allahut të Lartësuar me personin të cilit i humb deveja në shkretëtirë, mjeti i transportit me të cilën duhet ta kalojë shkretëtirën. Pasi i kishte humbur shpresat dhe ishte shumë pranë vdekjes ai gjen devenë. Ai (a.s.) e jep këtë shembull për t’i nxitur njerëzit që të pendohen duke u hapur atyre portën e shpresës dhe mëshirës. Sepse Allahu është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi, Bujari që i nderon njerëzit duke ia pranuar pendimin. Kështu që, njerëzit duke u penduar tek Allahu e gjejnë shpëtimin në këtë botë dhe në botën tjetër. Hadithi aludon rreth bamirësisë së Allahut ndaj robërve të Tij që pendohen, sepse mëkatari bie pre e shejtanit dhe ushtarëve të tij, dhe nuk pret gjë tjetër veçse shkatërrimin. Kështu që, nëse Allahu ia pranon pendimin, del nga pesimizmi që e kishte kapluar dhe çlirohet nga vargonjtë e së keqes. Gëzimi dhe lumturia e personit që gjeti devenë nuk mund të përshkruhet me fjalë, saqë ai nga gëzimi i madh u shpreh gabim. Kjo lumturi buron nga dëshira që ka ky person për të jetuar. Megjithatë, gëzimi i Allahut është më i madh se gëzimi i këtij personi, kur një njeri pendohet dhe kthehet tek Ai. Doktor Husejn Hashim thotë: “Gjetja e devesë i dha jetë këtij personi në këtë botë, ndërsa pendimi i dha jetë në botën tjetër. Pikërisht këtë gjë kërkon Allahu prej robërve të Tij që ata të pendohen e të kthehen tek Ai, që të jenë të shpëtuar në këtë botë dhe në botën tjetër.]5 5. Marrë nga “Shpjegimi i Rijadus Salihin” i doktor Husejn Hashimi, fq: 35.
Shpëtimi i njeriut varet tek kryerja e urdhëresave dhe moskryerja e ndalesave. Mirëpo ndodh që njeriu nuk i kryen disa urdhëresa ose disa ndalesa i kryen, e si pasojë edhe mund të ndëshkohet në këtë botë dhe në botën tjetër. Prandaj Allahu i Lartësuar urdhëron e thotë në Kuranin Famëlartë: “Të gjithë, ju o besimtarë, kthehuni tek Allahu të penduar, që të arrini shpëtimin.” 6 Pikërisht për këtë arsye, pendimi zë një vend të rëndësishëm e të lartë tek Allahu, prandaj çdo besimtar duhet të kthehet e të pendohet tek Allahu. 2- Dhënia e shembujve: Dhënia e shembullit në këtë hadith është shumë e qartë. Imam El Kurtubi thotë: [Dhënia e shembullit konsiston në faktin se mëkatari ka rënë pre e kurtheve të shejtanit dhe është shumë pranë humnerës. Por duke qenë se ai pendohet tek Allahu, shpëton përfundimisht nga kurthet e shejtanit dhe Allahu me faljen dhe mëshirën e Tij e përfshin në amnistinë hyjnore.]7 Përngjasimi dhe dhënia e shembujve lënë një shije të mirë tek dëgjuesit. Ato janë më të pranueshme sepse nguliten dhe rrënjosen më shumë në mendje. Me anën e shembujve zbulohet e vërteta dhe ato janë shumë kuptimplote e domethënëse. Shembulli mund të jepet në rastin kur duhet për të motivuar njerëzit kur ata kanë nevojë, por mund të jepet edhe në rastin për të qortuar njerëzit kur ata kanë nevojë për një gjë të tillë. Shembulli jepet për të lavdëruar dikënd dhe jepet kur një njeri ka një cilësi të mirë, në mënyrë të atillë që edhe njerëzit e tjerë të shëmbëllehen me të. Dhënia e shembujve ka vlera edukative dhe propaganduese, si: kuptimi është më i përafërt tek dëgjuesit, sepse njerëzit e kanë zakon që gjërat abstrakte ti shëmbëllejnë me gjërat e prekshme, sepse kështu e kanë më të lehtë për të kuptuar. Gjithashtu dhënia e shembujve zgjon ndjenjat dhe njeriu bëhet më aktiv. Njeriu nga vetë natyra 6. Sure En Nur: 31. 7. Marrë nga “El Mufhim ..” i imam El Kurt bijut, fq: 2/72.
që e ka krijuar Allahu gjithmonë anon nga dëgjimi i shembujve, sepse ato tingëllojnë shumë bukur në veshët e tij. Po ashtu ato janë një mjet bindës, sepse atë gjë që njeriu dëshiron ta tregojë e shëmbëllen me një gjë të njohur, dhe si rrjedhojë ajo është e pranueshme tek dëgjuesit. 3- Motivimi: Përmbajtja e këtij hadithi nënkupton motivimin e njeriut për t’u penduar tek Allahu i Lartësuar sa më shpejt. Është e ditur se tek njeriu ka shumë faktorë të jashtëm që ndikojnë negativisht që ai të neglizhojë ndaj detyrimeve fetare. Po ashtu njeriu është gatuar që ta dojë të mirën e të rendë pas saj, dhe në të njëjtën kohë e urren të keqen dhe dëshiron të rrijë shumë larg prej saj. Kështu që, motivimi për të fituar shpërblimin e Allahut nëse njeriu i bindet urdhërave të Tij, është një çështje që njeriu e dëshiron me gjithë zemër dhe përpiqet maksimalisht që ta arrijë atë. Motivimi është përdorur në shumë ajete kuranore. Në suren “Bekare”, Allahu i Lartësuar i motivon besimtarët duke i përgëzuar me Xhenet. Ai thotë: “Përgëzoji ata të cilët kanë besuar dhe kanë bërë vepra të mira se për ta janë përgatitur xhenete poshtë të cilëve rrjedhin lumenj. Sa herë iu jepet një frut, ata thonë: Ne kemi ngrënë edhe më parë si ky frut. Atyre u jepet diç e ngjashme... ata aty janë
t eTO R 2013
Di
33
përgjithmonë.”8 Motivimi e shtyn njeriun që të jetë më i përkushtuar dhe ta adhurojë më shumë Allahun, sepse ai ka shumë dëshirë që të përfitojë nga premtimi i Allahut. Po ashtu motivimi rrit tek besimtari ndjenjën e durimit duke shpresuar që vuajtjet, mundimet dhe sakrificat në këtë botë t’i zëvendësohen me begati në botën tjetër. Mësuesit, edukatorët dhe dijetarët e kanë për detyrë që në thirrjen e tyre të bashkojnë mes dy të mirave. Qortimi nuk është e vetmja mënyrë për të kuruar problemin. Përkundrazi, motivimi mund të jetë më efikas dhe më rezultativ. Ai i cili bën një analizë të Librit të Allahut dhe traditës Profetike do të dalë në përfundimin se metoda e motivimit është përdorur më shumë se metoda e qortimit; do të gjejë se motivimi është më i këndshëm dhe më i pranueshëm tek audienca. Megjithatë, vlera dhe dobia e shpresës nuk shfaqet nëse ajo nuk shoqërohet me punë të mira. Shpresë nuk do të thotë që njeriu të zhytet në mëkate, të lërë pas dore kryerjen e adhurimeve, t’i hyjë na hak të tjerëve dhe të lërë mangët detyrimet që ka, pastaj të shpresojë që të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit. Përkundrazi, njeriu duhet të punojë dhe të shpresojë, të përpiqet dhe të kërkojë, të sakrifikojë dhe të dëshirojë. Në të njëjtën kohë ai është i vetëdijshëm për mëkatet që kryen, por shpreson në faljen e tyre. Nëse do të meditojmë në ajetet e Kuranit, do ta miratonim këtë fakt dhe do të besonim tek ky parim. Lexoni ajetin ku Allahu i Lartësuar shprehet: “Ata të cilët besuan dhe më pas emigruan dhe luftuan në rrugë të Allahut, shpresojnë mëshirën e Allahut. Allahu është Mëkatfalësi dhe Mëshiruesi.”9 Lexoni gjithashtu ajetin tjetër kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Padyshim ata të cilët e lexojnë Librin e Allahut, e falin namazin dhe shpenzojnë fshehtazi apo haptazi nga ajo që iu kemi dhënë, shpresojnë tek një fitim që nuk do të humbasë. Allahu do t’ua plotësojë shpërblimin dhe do t’ua shtojë nga dhuntitë e Tij. Me të vërte8. Bekare, 25. 9. Bekare, 218.
34
Di
t eTOR 2013
të Ai është Falës dhe Falënderues.”10 Po ashtu lexoni ajetin kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “A mund të krahasohet ai që falet natën, duke bërë sexhde dhe duke qëndruar në këmbë e që të ruhet prej botës tjetër dhe shpreson në mëshirën e Zotit të tij me jobesimtarin?! Thuaj: A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?! Vetëm ata që mendojnë i pranojnë këshillat.”11 Pra, besimtarët kanë “licencën”12 e duhur për të shpresuar në mëshirën e Allahut. Ngjallja e shpresës tek njerëzit Besimtari duhet ketë parasysh që të ngjallë shpresën tek njerëzit si dhe ta kultivojë atë në zemrat e tyre. Në këtë hadith, kjo gjë vërehet mjaft qartë. Këtë e lexojmë në fjalët e Profetit (a.s.) i cili thotë: “Kur dikush pendohet, Allahu gëzohet më tepër se personi i cili rrëzohet nga deveja, ajo humbet në shkretëtirë dhe më pas ai e gjen atë.” Nëse njeriu informohet për mëshirën e pakufishme të Allahut, pranimin e pendimin, shlyerjen dhe faljen e mëkateve “O ju të cilët keni besuar pendohuni sinqeritet të plotë të Allahu, sepse Zoti juaj do t’jua shlyejë mëkatet dhe do t’ju fusë në Xhenete poshtë të cilëve rrjedhin lumenj”13; nëse informohet se veprat e këqija zëvendësohen me të mira “Përveç atyre që pendohen dhe bëjnë vepra të mira. Të tillëve, veprat e këqija Allahu u zëvendëson me të mira. Me të vërtetë Allahu është Falësi dhe Mëshiruesi”14; nëse informohet për gjëra të tjera të ngjashme, atëherë tek ai ngjallet ndjenja e shpresës dhe si rrjedhojë ai synon që të afrohet sa më shumë tek Allahu me punë të mira dhe nuk denjon që të zbresë në gradën e ulët të mëkateve. Lapsusi nuk konsiderohet gabim Nëse njeriu gabimisht thotë fjalë që 10. Fatir, 29-30. 11. Zumer, 9. 12. Shprehje figurative. Që do të thotë se ata veprojnë vepra të mira, ç’ka u mundëson që të shpresojnë 13. Tahrim, 8 14. Furkan, 70.
nuk duhen thënë qofshin këto fjalë që flasin haptazi për kufër (mohim), atëherë këto fjalë nuk merren për bazë. Njeriu për të cilin flet ky hadith, nga goja e tij nxjerr fjalë që tregojnë për mosbesim. Fjalët “O Zot! Ti je robi im, kurse unë jam zoti yt”, padyshim janë fjalë që tregojnë për mosbesim. Por duke qenë se ato fjalë dolën gabimisht nga goja për shkak të gëzimit të madh, nuk merren për bazë dhe nuk konsiderohen mëkat. E njëjta gjë ndodh nëse njeriu shprehet gabimisht edhe për gjëra të tjera. Si p.sh.: nëse gabimisht pa ndonjë qëllim ofendon
sepse Allahu i Lartësuar thotë: “Nëse i pyet, ata do të përgjigjen: Ne vetëm po bënim shaka dhe po luanim. Thuaj: A mos vallë me Allahun, shpalljet dhe të Dërguarin e Tij po talleni? Mos u shfajësoni! Ju e mohuat fenë pasi patët besuar.”16 Ai që tallet dhe bën shaka është shprehur qëllimisht, prandaj edhe është konsideruar mosbesimtar, ndryshe nga njeriu i cili shprehet gabimisht. Fjala e tij nuk merret parasysh. Gëzimi është atribut i Allahut të Lartësuar Ky hadith profetik pohon një prej atributeve të Allahut që është atributi i gëzimit, pasi Profeti (a.s.) thotë: “Kur dikush pendohet, Allahu gëzohet..” Dijetari i nderuar Ibnu Ebi El’iz El Hanefi thotë: “Ato atribute të cilat i ka pohuar Allahu dhe i Dërguari i Tij, i pohojmë edhe ne, ndërsa ato atribute dhe cilësi të cilat Allahu dhe i Dërguari i Tij i kanë mohuar i mohojmë edhe ne.”17 Detyrë e çdo myslimani është që të pohojë cilësitë dhe atributet e Allahut të Lartësuar pa i shtrembëruar ato, pa i anuluar, pa i përshtatur dhe pa i shëmbëllyer duke u bazuar në thënien e Allahut në Kur’an: “Atij askush nuk i ngjan. Ai është Dëgjuesi dhe Shikuesi.”18
dikë. Në të tilla raste, personi nuk është përgjegjës dhe nuk konsiderohet mëkatar, sepse ato nuk kanë qenë të qëllimshme. I ngjashëm me këtë rast është edhe rasti i betimit pa qëllim. Allahu i Lartësuar thotë: “Allahu nuk ju dënon nëse betoheni pa qëllim, por ju dënon për atë që vendosni në zemrat tuaja.”15 Ndryshe është pozita e atij që tallet dhe bën shaka. Nëse ai që tallet shpreh fjalë që tregojnë për mosbesim, ai konsiderohet mosbesimtar edhe nëse është duke bërë shaka, 15. Bekare, 225.
Argumentet dhe dobitë e hadithit - Vlera dhe pozita e lartë e pendimit - Gëzimi i madh i Allahut kur njeriu pendohet dhe kthehet tek Ai. - Mëshira dhe bujaria e pakufishme e Allahut ndaj robërve të Tij duke ia pranuar pendimin. - Dhënia e shembujve që çështja të jetë më e prekshme për dëgjuesit. - Motivimi dhe nxitja për t’u penduar. - Njeriu nuk është përgjegjës nëse gabon pa dashje. - Bereqeti i nënshtrimit të caktimit të Allahut të Lartësuar. 16. Teube, 65-66. 17. Marrë nga libri “Shpjegimi i akides së Tahauit” i Ibnu Ebi El Iz El Hanefi, fq: 218. 18. Sure Esh Shura: 11.
- Pas vështirësisë vjen lehtësimi e rrugëdalja. Epilog Vëlla i nderuar! Motër e nderuar! A nuk ka ardhur koha që të pendohesh nga humbja e kohës?! Sa kohë humb gjatë natës dhe ditës? Sa herë të ndodh që ta harxhosh kohën e lirë kot në gjëra të padobishme Sa kohë harxhon në internet, facebook, mesenxher, skype..etj? Sa kohë harxhon duke luajtur në kompjuter e “Play station”? Pas gjithë kësaj kohe të harxhuar kot, sa kohë i ke lënë adhurimit të Allahut? Koha është flori dhe absolutisht nuk duhet të shkojë dëm. Profeti (a.s.) thotë: “Shumica e njerëzve kanë dy mirësi që nuk dinë t’i vlerësojnë: shëndetin dhe kohën e lirë.”19 A nuk ka ardhur koha që të pendohesh nga zararet e gjuhës?! Çdo fjalë të cilën e nxjerr nga goja regjistrohet. Profeti (a.s.) ka thënë: “Allahu tre gjëra i urren tek ju; thashethemet, humbjen e pasurisë dhe pyetjet e tepërta.”20 Bëj shumë kujdes nga fjalët që nxjerr nga goja sepse engjëjt janë në pritje për të shkruar ato gjëra që ti i thua dhe ti do të japësh llogari për çdo fjalë që e thua. Pendohu tek Allahu për thashethemet, përgojimet, fjalët e pahijshme, të sharat, ofendimet dhe gjithçka tjetër me të cilën Allahu nuk është i kënaqur. Madje, edhe zemra ka nevojë të pendohet Foli zemrës që të pendohet nga pëlqimi i vetes, mendjemadhësia dhe egoizmi. Të gjitha këto janë sëmundje epidemike që e shkatërrojnë besimin dhe e shpien njeriun në zjarrin e Xhehenemit. Pëlqimi i vetes e fshin punën e mirë, mendjemadhësia e privon hyrjen në Xhenet dhe egoizmi është vrasje. Nxito që të pendohesh sa më shpejt nga këto sëmundje dhe tregohu modest e i thjeshtë. 19. Buhari, Nr. 6412. 20. Muslimi, Nr. 1715. t eTO R 2013
Di
35
Eseistikë
nuredin nazarko
Superlumturia Njeriu përgjatë rrugëtimit të tij në botë, ndeshet me të gjitha larushitë që të ofron vetë jeta. Njeriu është qenia brendia e së cilës është mishërim i një përzierje ndjesish që nga më të ligshtat e deri tek ato më të mirat. Ai vazhdimisht përpiqet që jetën e tij ta organizojë dhe drejtojë në atë lloj mënyre që ai mendon se është më e mira për sigurimin e një jete të lumtur. Pavarësisht rrugëve që ndjek njeriu për të jetuar jetën, në mënyrën më të mirë të mundshme sipas kutit njerëzor, të gjithë dëshirojnë më së shumti të jetojnë të lumtur, të arrijnë atë gjendje të brendshme në të cilën qenia njerëzore pushtohet në çdo qelizë të saj nga paqja me veten. Të arrish të përjetosh këtë paqe në thellësitë e brendësisë nuk është e pamundur, vetëm se duhet gjetur rruga ecja përgjatë së cilës të rrëfen trajektoren që duhet të ndjekësh për ta përjetuar këtë paqe brendësore. Qëllimi është të arrijmë të jetojmë të lumtur, rrugët që ndjekim janë të ndryshme, dhe si rrjedhim edhe rezultati përfundimtar do të jetë i ndryshëm,(disa do ta përjetojnë dhe disa jo) për shkak se lumturia është një përjetim dhe si i tillë nuk mund të përcaktohet me receta të gatshme. Shumë syresh për të arritur gjendjen e të qenët i lumtur përpiqen me të gjitha mundësitë që u lejon kufizueshmëria njerëzore, duke mos u ndalur për asnjë çast, mjaft që ta përjetojnë paqen me veten në thellësitë e vetes. Lumturia është sfida e hapur
36
Di
t eTOR 2013
për njeriun. Në qoftë se njeriu mendon sesi do të arrijë të përjetojë lumturinë, atëherë pa dyshim që në të njëjtën kohë ai mendon edhe për rrugën apo rruginat që do ta dërgojnë drejt asaj çfarë ai mendon ta bëjë të prekshme, të zotërueshme. Kësisoj veprimi i njerëzve për arritjen e lumturisë, do të thithë energjinë e tyre mendore dhe fizike. Tek e fundit, në qoftë se njeriu arrin lumturinë, do t’ia vlente shtrydhja e energjive për këtë përfundim. Njeriu i ditëve të sotme, duke qenë se e ndien veten, zot të vetvetes merr përsipër të përcaktojë individualisht tërësinë e gjithë sa është e nevojshme për arritjen e lumturisë. Atë çfarë arsyeja e tij e pranon si të vlefshme, e legjitimon dhe veprimin e asaj çfarë ka legjitimuar e sheh si domosdoshmëri. Atë çfarë arsyeja e tij nuk e pranon si të vlefshme, nuk e legjitimon dhe veprimin e saj e përbuz dhe nuk e konsideron si të domosdoshëm, madje e konsideron si rrezik për lumturinë e tij. Kësisoj ai nuk përdor asnjëlloj reference përtejnjerëzore si burim për përcaktimin e atyre gjërave që mund të cenojnë ose jo lumturinë e tij në botë. Njeriu nga vetë natyra e tij, është një qenie përplot dëshira dhe zakonisht njeriu mendon se ndjekja dhe plotësimi i dëshirave që lëshojnë rrënjë dhe hedhin shtat në brendinë e tij, është një mënyrë e sigurt për të përjetuar ndjesinë e kënaqësisë dhe si rrjedhojë për t’u ndjerë i lumtur. Njeriu i ditëve të sotme
i gjendur nën trysninë dhe peshën e një progresi teknik dhe material të fuqishëm, i ka çelur udhë përpjekjeve dhe sakrificave për konsumin e të mirave materiale që i ka siguruar progresi tekniko - shkencor. Dhënia peshë dhe rëndësi përplotësimit të dëshirave të kësaj kategorie, të cilat stimulohen vazhdimisht nga mekanizmat reklamues, ka rënduar në peshojën e brendshme të njeriut duke i dhënë tonusin e njëanshmërisë kësaj brendësie. Dhënia peshë njëanshmërisë do të thotë se ekuilibri i brendshëm i njeriut ka humbur dhe tashmë në veprimtarinë e tij jetësore qendra e rëndesës është zhvendosur drejt përplotësimit të përmasës materiale. Përderisa qendra e rëndesës është përmasa materiale e njeriut, atëherë edhe veprimi i përditshëm i njeriut do të orbitojë rreth kësaj qendre rëndese. Në këtë mënyrë njerëzit të cilët orbitojnë rreth kësaj qendre rëndese, besojnë se lumturia mund të arrihet vetëm duke menduar dhe kryer veprime të cilat janë të lidhura drejtpërdrejt apo janë të ndërvarura nga forca tërheqëse e përmasës materiale. I gjendur në ujrat e të tilla mendësive, njeriu nuk do të vonojë të materializojë sakrificat e tij për arritjen e lumturisë. Mendon “lirshëm”, shprehet “lirshëm”, vepron “lirshëm”. Nuk vendos në refene asgjë tjetër, përveç mendimeve dhe dëshirave individuale. Nuk pranon kufizime në përplotësimin e dëshirave. Normat etike dhe morale i quan të vjetruara, të papërshtatshme për kohën që jeton. Kufizimet që burojnë prej tyre i quan të panevojshme, madje dhe absurde, sepse ai do që të jetojë “i lirë”, nga prangat e kufizueshmërisë etike dhe morale. Madje, sipas kutit të tij, kjo kufizueshmëri është pengesa kryesore që ai të jetë i lumtur, sepse kufizueshmëria nuk i lejon të orbitojë në orbitën që ai dëshiron më së shumti të lëvizë. Dhe në qoftë se nuk vepron dot atë që më së shumti dëshiron përmasa e tij materiale, atëherë pengohet kënaqësia dhe rrjedhimisht lumturia. Prandaj për të jetuar i lumtur, i çelet udhë sjelljes hedonistike. Rendje pas gjërave që na falin “kënaqësi”, vizitë vendeve që ofrojnë kënaqësi të llojeve dhe ngjyrave të ndryshme, shpenzime që nuk merren në konsideratë përballë pretendimit se nuk duhet të kursehemi, mjaft që të kënaqemi dhe të jemi të lumtur. Rrjedha e kohës nxori në dritë produkte të reja konsumi, të cilat janë shndërruar në mjetet më magjepsëse për argëtimin e njeriut të ditëve të sotme. Progresi tekniko-shkencor hodhi në qarkullim rrjetet sociale të cilat frekuentohen nga qindra milionë njerëz anembanë globit. Mundësia për të përcjellë mesazhe individuale nga mënyra e të jetuarit, nxiti tek njeriu dëshirën e regjistrimit dhe publikimit të fragmenteve jetësore në rrjetet sociale. Dalldia për të përçuar këto fragmente nuk ka të ndalur. Gjithsekush në mënyrën e tij përçon momentet më pikante, momentet më të spikatura të një gëzimi të papërmbajtshëm jetësor aq sa të krijohet përshtypja sikur ky njeri po përjeton superlumturinë. Ndërkohë nuk duhet të harrojmë edhe ndihmesën që japin programe kompjuterike të veçanta për zbukurimin e fotove, duke na përcjellë imazhe joreale të realitetit. Të gjendur përballë kësaj furie publikimesh, shumë syresh zhgënjehen me jetën e tyre, madje iu duket krejt e zymtë
teksa shohin “superlumturinë” e shumë të tjerëve. Perceptimi jo real që krijohet për superlumturinë e servirur përmes magjisë së teknikës, çon në përfundime jo reale për gjendjen reale të njeriut, i cili duke përdorur magjinë e teknikës, me apo pa dashjen e tij kërkon të shpërfaqë modelin e një lumturie të vazhdueshme dhe në një shkallë të lartë. Ky njeri i superlumturuar, përmes imazhit fotografik, a thua të jetë i tillë dhe në jetën reale? A nuk përmban jeta e tij të gjitha oshilacionet, luhatjet, tronditjet, shqetësimet, gëzimet, rëniet dhe ringritjet e një jete normale njerëzore? Madje, madje në qoftë se do të vështronim hollë - hollë jetesën e përditshme të të superlumturuarve, ndoshta do të zbulonim një jetesë tërësisht të ndryshme nga ajo që kemi përfytyruar nëpërmjet magjisë zbukuronjëse të teknikës dhe superlumturia do të fashitej sakaq, duke nxjerrë tërësisht zbuluar lakuriqësinë dhe vërtetësinë e superlumturisë së pretenduar. Kjo superlumturi e shfaqur dhe e pompuar artificialisht, si shkalla më e lartë e vetë lumturisë, është dëshmia më e qartë e bjerrjes së pamundësisë për të përjetuar lumturinë reale, për sa kohë jetesa hedoniste konsiderohet si burim i pazëvendësueshëm për të qenë i lumtur. Stërmundimi për tu shfaqur sa më të lumtur përballë mjeteve teknike (kamera, webcamera, aparatë fotografikë), tregon se njeriu nuk ka humbur dëshirën për të qenë i lumtur, por i sfilitur nga mospërjetimi i lumturisë reale gjen ngushëllim në një superlumturi të yshtur artificialisht. Ndoshta, edhe kur sheh veten e vet të fiksuar në të tilla gjendje superlumturie mund të thotë: - Ah, sikur të ishte e gjithë jeta ime kështu! Të tjerë që do t’i shohin do të thonë: - Ah sikur të ishim ne në vend të tyre! Kjo, sepse njeriu e përjeton thellësisht në vetvete, të qënit ose jo realisht i lumtur. E në qoftë se ai nuk ia del mbanë në jetën reale, ngushëllon veten me lumturi joreale, sepse nuk dëshiron të pranojë disfatën e përmasës së tij materiale në sigurimin e lumturisë reale. Jetesa hedoniste që vjen si rrjedhojë e çekuilibrimit të brendësisë së njeriut, duke i dhënë peshë të konsiderueshme në mënyrë të njëanshme përmasës materiale në raport me atë shpirtërore godet aksin rreth të cilit rrotullohet mundësia e njeriut për të qenë i lumtur Ky zhbalancim në favor të përmasës materiale, thyen balancën e natyrës së dyfishtë që bashkëjeton mrekullisht tek njeriu. Forca reale e njeriut qëndron në balancimin e natyrës së dyfishtë të tij, ku truporja dhe shpirtërorja marrin atë që i takon, për të qenë në harmoni më njëra - tjetrën. Në qoftë se arrijmë tek balancimi, atëherë kemi arritur tek përjetimi i lumturisë dhe nuk ka sesi të ndodhë ndryshe. Por që të arrihet ky balancim, kushti themelor është dorëzimi dhe bindja e njeriut se hedonizmi është një rrugë pa krye drejt lumturisë dhe se ai nuk mund të përcaktojë dot individualisht se çfarë e bën ose jo të lumtur. Njeriu e ka të pamundur t’i vendosë kufij dëshirave të vetvetes. Vetëm bindja e thellë ndaj parimeve etiko-morale, që assesi nuk mund të burojnë nga njerëzorja, mund t’i ndriçojë udhën njeriut drejt përjetimit të lumturisë. Në të kundërt iluzioni superlumturi, i yshtur artificialisht, do të vazhdojë të sfilitë pandalshëm njeriun, në jetesën e tij të përkohshme. t eTO R 2013
Di
37
Nostalgji
ahmet çaushi
Ky është Haxh! (Mesazh për brezat)
Haxh sot po bëjnë shumë besimtarë, por haxh, siç e beri Rushit Iskurti, zor se përsëritet herë tjetër. Rushit Iskurti lindi rreth vitit 1877 në një fshat të vogël, ngjitur me qytetin e Peshkopisë, aq sa herë-herë merret për lagje qyteti. Pollozhan i thonë. E gjithë popullsia e këtij fshati është e besimit Islam. Familja e tij ishte e varfër. Tokë kishin pak, gjithashtu edhe bagëti kishin shumë pak. Atëherë këto ishin burim fitimi për jetesë. Jeta qe shumë e vështirë. Kur Rushiti arriti moshën rreth të njëzetave mori rrugën e kurbetit. Ai u nis për Turqi dhe zuri punë në Izmir. Punoi atje 11 vjet. Kurbeti në Turqi ishte më i lehti e më fitimprurësi. Në vendet islame kurbeti është i leverdishëm sepse punëtorët nuk shpenzonin për ushqim dhe fjetje. Këta siguroheshin nga pronari që vinte në jetë porosinë e profetit Muhamed (a.s.): “Ushqeni punëtorët me ushqimin që hani për vete!” Gjithashtu, e njëjta porosi ishte edhe për fjetjen. Kjo e ndihmoi Rushitin që për 11 vjet punë në Izmir të grumbullonte shumë para. Pas 11 vitesh, Rushiti u kthye në atdhe i kënaqur me fitimin e siguruar. Me ato para bleu tokë dhe qé për ta punuar token. Ia nisi punës në fshatin e tij, në atdheun e tij, midis njerëzve të gjakut te tij. Ishte shumë i kënaqur. Në Izmir të Turqisë, Rushiti mësoi edhe fenë Islame, mësoi të lexonte edhe Kur’an. Mësimet e fesë e kishin bërë njeri të mirë, familjar të mire, e kishin ndaluar ta kalonte kohën kafeneve dhe shtëpive publike; e kishin ndihmuar të behej kursimtar
38
Di
t eTOR 2013
dhe të jetonte me fitimet hallall të tij. Rushiti falte namaz, agjëronte e jepte edhe sadaka nga ajo që kishte e aq sa mundej. Ai ëndërronte për t’i bërë një vizitë vendit ku kishte lindur, ku ishte rritur dhe bërë udhëheqësi i tërë njerëzimit, në vendin ku jetoi e ndërroi jete profeti Muhamed (a.s.), pra të merrte titullin e nderit “Haxhi”. Kur Rushiti u kthye në atdhe ishte burrëruar. Jeta e tij përshkohej nga morali islam, ishte shumë i matur, i rregullt e paqësor në jetën familjare, me fisin, me tërë fshatarët dhe njerëzit me të cilët jetonte. Rushit Iskurti, mbasi u mëkëmb disi nga ekonomia, filloi të përgatitej për të realizuar ëndrrën, për të shkuar në Mekë. Për disa vite drithërat e tepruara i shiste 5 lekë më lirë se të tjerët. Për këtë, pazar kërkonte me fukarenjtë. Paratë e fituara i vinte në ruajtje. Kështu vepronte kur shiste edhe ndonjë dele a pemë frutore. E shprehte hapur qëllimin e tij duke thënë se i mblidhte paratë për të shkuar në Haxh e ato duhet të jenë të pastra e hallall, të fituara me djersën tënde. Në atë kohë prej viseve tona shkonin shumë pak njerëz në Haxh. Vizita e Rushitit ishte e jashtëzakonshme. Përkushtimi ishte shumë i madh. Kur haxhinjtë ktheheshin, sjellja e tyre ishte shembullore në familje dhe kudo. Puna dhe kryerja e ibadeteve ishin aq të rregullta sa e dallonin haxhiun në tërë veprimtarinë e tij. Ata ishin shembull përsosmërie në familje, shoqëri, rrugë, në punë etj. Nga goja e tij dilnin fjalët: “Allahu ju bekoftë!”, “Zoti ju faltë!”. Ata
kryenin me përpikëri detyrat islame e kurrë nuk i dëgjoje të flisnin fjalë të papëlqyera, kurrë nuk i dëgjoje të përgojonin të gjallët apo të vdekurit, gjithmonë këshillonin për bashkëjetesë paqësore, për marrëveshje e marrëdhënie paqësore; gjithmonë jepnin shembullin e një njeriu të plotësuar, pra i kthenin mësimet e fesë sonë të përsosur në praktikë jetese. Që kur u kthye nga Turqia, jeta e Rushitit organizohej mbi baza e themele islame, por që të kryente Haxhin e kishte dëshirë të madhe. Atje i rrinte mendja. E jetonte me mendje në vendlindjen e vendbanimin më të njohur të profetëve. Rushiti, pasi mblodhi lekët e shpenzimeve për udhëtimin që do të bënte, filloi përgatitjen. Së pari lajmëroi myftiun e Peshkopisë, Raif Kadiun, se do të shkonte në Haxh e ky, në më shumë se një muaj para, nxori tellallin të thirrte nëpër qytetin e Peshkopisë: “Rushit Iskurti këtë vit do të shkojë në Qabe, për t’u bërë Haxhi. Lutuni ta ndihmojë Allahu!” Kjo thirrje u përsërit pa ndërprerje disa ditë. Filluan vizitat në shtëpinë e Rushitit. Të njohur e të panjohur shkonin të pinin një kafe, e uronin dhe e përgëzonin. Tërë ditën priste e përcillte njerëz. Çdo natë në shtëpinë e Haxhiut të ardhshëm, kishte njerëz që qëndronin deri në orët e vona të natës, duke bërë muhabet e shprehnin kureshtjen dhe kënaqësinë për ato që do të sillte Rushiti nga vendi ku jetoi Profeti ynë dhe vlerat e atij populli qe i pari priti e
përqafoi mësimet e Kur’anit të madhëruar. Të gjithë e uronin. Dy ditë para se të nisej, Rushiti mori paratë e shkoi te berberi për t’i ndërruar. I kishin thënë se paratë e berberit janë hallall, sepse rrinte tërë ditën në këmbë për t’i fituar ato. Rushiti kishte merak se ndoshta në shitjen e prodhimeve bujqësore kishte bërë ndonjë gabim. Gjithashtu, për të qenë i sigurt në sasinë e lekëve që i duheshin, ai shiti 2,500 tokë. Ia shiti Vehbi Iskurtit, me bindjen se Vehbiu ishte njeri i mirë dhe lekët i kishte hallall, gjithashtu nuk prodhonte gjëra ushqimore haram. Të nesërmen, pasi ishte bindur se ishte përshëndetur me tërë njerëzit e njohur e u kishte marre hallallëkun, shkoi në ahur tek qetë. I përqafoi e lotoi para tyre: “Kërkoj falje edhe prej jush, se ndoshta ndonjëherë nuk u kam ushqyer mirë, ndoshta ju kam munduar shumë, apo ju kam rrahur. Me ju e kam vënë këtë pasuri e është edhe kontribut i juaji që unë po shkoj të shoh Qaben e bekuar. Më falni. Doli nga stalla i përlotur, përfundoi përgatitjet. Të nesërmen, i përcjellë nga pjesëtaret e familjes dhe fshatarët e miqtë e ardhur posaçërisht për përcjellje, doli nga fshati e u fut në rrugët e qytetit. Në sheshin e vjetër të Peshkopisë, buzë përroit, e prisnin qindra qytetarë e fshatarë për ta përcjellë. Përcjella e haxhinjve ishte eveniment i rëndësishëm e i rrallë i tërë qytetit. U përshëndetën, shtrënguan duart e u përqafua thuajse me të gjithë deri tek ura, e cila e ndan qytetin në dy pjesë. Më tej, deri në kodrën përballe qytetit të vjetër, Dobrovë, e përcollën myftiu Raif Kadriu dhe të afërmit e tij. Kur u ngjit në kodër, u kthye edhe një herë nga qyteti dhe fshati i tij. I regjistroi në sytë e tij për t’i pasur me vete, nxori lot nga sytë dhe u kthye nga Qabeja. Ngriti duart me pëllëmbë nga qielli dhe u lut me zë të lartë: “O Allah, unë po nisem për Qabe, më bën shehid në ato vende të bukura, mos më kthe më këtu, se i frikësohem prishjes së vlerave të Haxhit!” Mbaroi këtë lutje, shtrëngoi duart me kadiun dhe të afërmit e tjerë, mbështeti fort për shpine torbën me rroba dhe ushqime dhe u nis me shpejtësi në këmbë, si të ishte djalë i ri. Atë vit mbushte rreth 60 vjet. Në Pollozhan, qytetin e Peshkopisë dhe tërë Dibrën bisedohej se Rushit
Iskurti ishte nisur për të kryer detyrën e Haxhit. Në çdo mexhlis bisedohej gjatë. Kujtonin çka kishin dëgjuar për Kur’anin, profetin Muhamed (a.s.) dhe porosite e tij, për njerëzit e bekuar të kohës së Profetit, për ato vende të shenjta e në veçanti për ndërtesën e Qabes, për Gurin e Zi, për qytetin e Mekës e të Medinës, për ujin e Zem-Zemit, për varrin e Profetit dhe për të parët e për të pasmit e tij. Rushiti i Pollozhanit u bë shkak që njerëzit të freskonin e diskutonin për ato vende të shenjta dhe ndodhitë që aq shumë i dhanë njerëzimit pa dallim besimi, kombësie e ngjyre. Të gjithë prisnin kthimin e Rushitit dhe secili kishte dëshirë të shkonte për ta takuar, ta pyeste e të mësonte për miliona njerëzit që nga çdo skaj i tokës kishin shkuar ato ditë në Mekë e në Medine, si kalohej koha në mes gjithë atyre njerëzve që flisnin qindra gjuhë e si kuptoheshin ata me njëri–tjetrin. Rushiti, veç gjuhës se tij dhe turqishtes nuk dinte tjetër. Shprehja e përbashkët që i lidhte këta miliona njerëz ishte “Esselamu Alejkum!” që do të thotë: “Ju jap paqe, siguri e bashkëjetesë paqësore!”. Përgjigjja e tjetrit ishte “Ve alejkumu s-selam!” “Edhe ne ju sigurojmë bashkëjetese paqësore!”. Këto ishin shprehje lidhjeje, sigurimi e njohjeje. Këto i lidhnin e i bashkonin këta miliona njerëz në bashkëjetesë, harmoni e ndihme kur kishin nevojë. Megjithëse ishin ne gjuhen arabe, ishin të kuptuara prej të gjithëve dhe shpreheshin qartë nga të gjithë. Ky urim dhe sigurim islam tani është ndërkombëtarizuar. Tërë njerëzit ishin kuriozë dhe mezi prisnin të kthehej Rushiti pranë tyre. Haxhiu dibran nuk arriti t’u flasë atdhetarëve të tij për ato vise. Ai mbeti atje. Iu plotësua dëshira e kërkesa që beri para se të nisej në dalje të qytetit të Peshkopisë. Pas 3 muajsh, tregojnë të afërmit, erdhën kadiu i Tiranës, ai i Dibrës Rauf Kadiu dhe të tjerë. Trokitën në derën e shtëpisë së Rushit Iskurtit e u pritën me një “mirëseardhje”, që vetëm zemra e goja e dibranit dinë ta shprehin. Pas prezantimit e njohjes, kadiu i Tiranës u tha se kishte ardhur në këtë shtepi, në këtë familje për të pirë një kafe me sheqer, kafe sihariqi e gëzimi. Nxori nga
xhepi një qese të vogël dhe ia lëshoi përpara më të madhit të shtëpisë. Kur u hap qesja ranë në dysheme një orë xhepi, siç ishin të modës atëherë me qostek dhe një palë tesbih. Ishte ore e markës “Serk Isuf” dhe thonin se këtë emër e kishte ne kujtim të profetit Jusuf (a.s). Të pranishmit e njohën orën dhe qostekun e Rushitit. Zemrat u drodhën. Dhomën e kaploi një heshtje e plotë për disa çaste. Kadiu i Tiranës e mori i pari fjalën e tha se Rushit Iskurti kishte ndërruar jetë duke kryer detyrën e Haxhit. Shpirti dhe trupi i tij meritonin nderimin më të madh të Allahut pas profetëve. Ishte shehid (dëshmor), e kishte vendin pranë shehidëve e shokëve të Profetit. Është nder dhe krenari për familjen, për të afërmit dhe tërë popullin tonë. Edhe ne tani kemi dëshmor shehidin tonë të fesë Islame. Më i madhi i Iskurtëve urdhëroi të sillnin kafe me sheqer. Në Dibër për vdekje japin vetëm kafe pa sheqer, që edhe kafeja të tregojë se aty ka një dhembje te madhe. Ky rast ishte ndryshe. Një shehid feje prej Dibre. Ishte krenari për të gjithë dibranët e kjo u bë realitet në familjen e Iskurtëve. Fjala u përhap me shpejtësi në tërë Dibrën e kujtimi i tij edhe tani, pas 75 vjetësh, nuk është venitur, nuk është harruar e as nuk është vjetruar. Të vjetrit u thonë të rinjve: “Haxh është ai i Rushit Iskurtit, që shkonte atje me tërë qenien e tij për të bërë ibadet e jo për të kullotur sytë a për të treguar se është Haxhi”. Jeta e Haxhiut Rushit Iskurti është histori e vërtetë që na tregon e mëson ne pasardhësve në vazhdimësi për përkushtimin për të shkuar në Haxh, pa vendosur para sysh vështirësitë dhe vuajtjet. Sot në Dibër numërohen mbi 300 Haxhinj, kurse në Shqiperi ky numër duhet të jetë rritur deri në 5000. Këta 5000 Haxhinj patjetër duhet të tregojnë vlerat që plotësojnë personalitetin e myslimanit e duhet të bëhen pishtarë mirësie të rrugës së drejtë islame, të kthimit në mënyrë jetese të tërë mësimeve të Kur’anit, porosive profetike dhe të vlerave morale për bashkëjetesë paqësore, duke filluar nga familja e tej e tej botës. Le të jetë ky shkrim, për këtë Haxhi, që është bërë pishtar që sjell mesazhe mirësie edhe për brezat e ardhshëm.
t eTO R 2013
Di
39
Retrospektivë
Puntori asht i dashmi i Zotit (Elqasibu Habijbull-Llah)
A doni me u ba të mëdhenj? Natyrisht ju duhet ta bëni të tillë. Kjo asht ajo që u kërkon feja e juaj të baheni. Në të vërtetë, Islami s’asht gjë tjetër veçse një fabrikë për me nxjerr njerës të madhej. Mos u gaboni nga thanie të kota se gjoja kjo jetë nuk ka vleftë. Kjo asht kundra fesë s’onë. Islami asht emni i dytë për madhni. Në se doni mendime të thella e ideale të nalta shikoni në Librin e Islamit. Në qoftë se dëshironi një histori madhështore e fisnike kthehuni në faqet e ngjarjeve islame. Po të doni nji kulturë të saktë, këtë e gjeni n’Islam. Prandaj ju lypset të frymëzoheni prej tij për me u naltsue e deri në kulm. Mirë po çashtja asht se si me u naltsue. A me u lutë me gojë për me ia mërrijt atij apo me i kërkue të tjerëve për me t’i plotsue nevojat? S’ka shpëtim nga as njena qofshin edhe premtime të sigurta. Këto Zoti nuk i pranon. Ju lypset të përpiqeni vetë për ta fitue shpëtimin. Shprehja e ma sipërme, “Puntori asht i dashmi i Zotit”, asht plot vërtetsi e mençuri. Ajo flet volume e nuk shterohet. Do të dishrojsha që çdo e re ose i ri musliman t’i shkruante këto fjalë profetike me shkronja të arta e t’i varte për ballë mbi murin e odës së studimit për t’i shërbye si moto në jetën e përditshme.
40
Di
TETOR 2013
Porosia profetike e naltpërmendun e ka shtye Poetin t’onë të madh, të ndjerin Naim Frashri, që të shprehë ndjenjat e tij të nalta me strofën e bukur: Punë, punë nat’e ditë Që të shohim pakëz dritë. Këto urdhna të bukura fetare nuk pajtohen kurrë me sjelljet e disa muslimanve të sotshëm, që rrinë duer lidhë tue shpenzue kohën e artë tue sjellë andej këndej. Profeti i Shenjtë bante çdo lloj pune me dorën e vet. Kur po ngrihesh Xhamija në Medine ai nuk dallohesh as pak prej puntorve të tjerë të thjeshtë. Ai kur udhtonte nuk i lente shokët t’ia pregatisin gjellën, pse nuk deshte të shijonte një ushqim të gatshëm. Ai i ndjente lezet gjellës që bante vetë. Ai kur ishte i lirë nuk rrinte rahat po do të merresh me ndonji lloj pune, pse do të thoshte ai, asht mëkat me ndej kot. Ai punën e quante nder të madh dhe se mburresh ta therritshin punëtor ose rob i Zotit. Ai milte dhitë, delet, arnonte rrobat e veta, qepte këpucët e tij, dhe bile shpesh meshinte edhe dhomën. Ai gëzimin e dëfrimin ma të madh e gjente në punë. Puna pa dyshim asht adhurimi ma i madh dhe se e ambël asht dita që mbaron me djersë. Punë! Ishte motua e gjithë atyne që erdhën në marrëdha-
Kur zgjodhë kalif Ebu Bekri ditën e dytë e kishin pamë tue shkue në treg me një denk teshash mbi shpinën e tij mbretnore. “Ç’ka asht kjo, o Kalif?” e pyeti njeni. “Ç’ka do që të jetë”, u përgjigj ai, “më duhet të punoj për të fitue bukën e përditshme”.
nie me Puntorin më të madh të kohës. Ke puna mvaret nderi dhe naltsija e njeriut. Kur zgjodhë kalif Ebu Bekri ditën e dytë e kishin pamë tue shkue në treg me një denk teshash mbi shpinën e tij mbretnore. “Ç’ka asht kjo, o Kalif?” e pyeti njeni. “Ç’ka do që të jetë”, u përgjigj ai, “më duhet të punoj për të fitue bukën e përditshme”. Kur u shpërngul Profeti me shokë nga Meqqia mërrijtën në Medine pa nji samtim në xhep. Profeti për të sigurue jetesën e Emigrantëve themeloi nji vllaznim në mes të këtyne e të Ndihmëtarëve (Ensarve). D.m.th. çdo musliman i Medines bani vllamënji me të Meqqes. Ky nuk ishte nji vllaznim, pse Ndihmëtarët përveç që iu banë vend strehimi Emigrantve por edhe i ofruenë gjysmën e prodhimeve bujqësore të veta. Mirë po Emigrantët nuk pranuen një gja të tillë. Ata kërkuenë “punë” pse për ndryshe nuk gjejshin kurrsesi qetsi mendore e shpirtnore. Kështu ata, brenda nji kohe të shkurtë, me djersën e ballit mundën të sigurojnë pasuni të mjaftë, aq sa me iu ardhë në ndihmë edhe të tjerve. Pastaj këta kur u kthyen në Meqqe çka kishin krejt iu a dhuruen familjeve të vorfna e të pandihmë. Një ditë një person i duel para Pejgamberit e i kërkoj disa të holla. Profeti Muhamed (a.s.) i tha: “dora e sipërme asht
ma e nderueme se dora e poshtme”. Kështu ai i dha pak të holla tue e porositun: “bli një litar e një sëpatë e shit dru”. I vorfni veproi simbas urdhrit e brenda një kohe të shkurtë lau borxhin dhe u ba i pasun...” Pra edhe Bashkija duhet të kujdesohet me u gjetur punë lypësve, që janë t’aftë për të. Kështu që u përmirson edhe moralin atyne. Puna asht rruga që na çon në pallatin e madhnisë. “Punë, punë” asht zani qiellor. Pa të jeta asht e kotë dhe se Zoti nuk mund të na vijë në ndihmë për deri sa neve të mos përpiqemi me sa fuqi që të kemi. Si ka thanë në nji vjershë edhe Çajupi, Punoni edhe vetë se Unë do t’ju ndih, Mos thoni duke ndenjur ndihmona Perëndi; “Punë, punë nat’e ditë”... duhet të jetë motua e çdo myslimani, i ri ose i vjetër, pse puna me djersë asht ma e dashtun ke Zoti dhe e bekueme prej Tij. HAKA “Kultura Islame”, Nanduer-Dhetuer 1941, fq. 94-95.
TETO R 2013
Di
41
Personalitet
Hoxhë Sadik Prishtina (1892-1977) JETA NË KOSOVË Imam Sadik Prishtina u lind më 25 shkurt 1892 në fshatin Kraishtë që ndodhet në perendim të Lipjanit në Kosovë rreth shtatë kilometra larg. Babai i Sadikut quhej Hasim ndërsa nëna Qerime. Familja Prishtina nga pesë fëmijë që kishin, Sadiku ishte më i privilegjuari pasi ndryshe nga fëmijët e tjerë Sadiku ndoqi rrugën e diturisë. I përkrahur nga i ati, ai u regjistrua në shkollën fillore, pikërisht në Mejtepin e Janjevës. Sadiku nga dashuria për dije islame bënte çdo ditë rreth 20 km udhëtim drejt mejtepit pa asnjë ankesë. Me përfundimin e mejtepit, Sadiku u regjistrua në shkollën Ruzhdije të qytetit të Shkupit për të vazhduar studimet para gjimnazit. Më pas ai u regjistrua në medresenë e Prizrenit. Gjatë qëndrimit në Prizren, përveç aktiviteteve fetare merret edhe me aktivitete të tjera. I ndikuar nga kultura islame Sadiku së bashku me disa shokë bashkëmoshatar formuan organizatën “Bashkimi Kombëtar Shqiptar”. Aktivitetet e shumta atdhetare të kësaj organizate bënë që në pranverën e vitit 1912 pikërisht në muajin qershor dy nga bashkëmoshatarët e Sadikut në mënyrë ilegale u arrestuan
42
Di
TETOR 2013
gëzim kopani
nga trupat serbe dhe radhën e kishte edhe imam Sadiku. Pasi mësoi mbi urdhrin e arrestit që kishin lëshuar trupat serbe imam Sadiku emigroi për në Shqipëri. Gjatë udhëtimit për në Shqipëri ai fillimisht ndalon për pak ditë në disa fshatra të Kukësit dhe për të vazhduar rrugën drejtë rrethit të Pukës. Ai u prit nga pukjanët me dashuri duke i hapur dyert e shtëpive të tyre. Puna qëlloi ta dërgonte imam Sadik Prishtinën në fshatin Kabash të Pukës ku u strehua në shtëpinë e Smajl Laci [1]. Familja Laci ishte një familje e varfër që jetonin në një kasolle të vogël dhe në një gjendje të rëndë ekonomike. Smajli e konsideronte Sadikun si anëtar të familjes madje edhe më tepër. Besimi i fortë që e karakterizonte Sadikun bëri që ai të interesohesh për xhamin e fshatit Kabash. [2] JETA NË PUKË, punËsimi dhe martesa Kabashasit duke parë kulturën dhe besimin e palëkundur të imam Sadik Prishtinës bëri që Myftinia e rrethit të Pukës ta emëronte Sadikun fillimisht myezin të Xhamisë së fshatit Kabash. Nuk kalon shumë kohë që ai të bëhet edhe imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Pikërisht në vitin 1914 Myftinia e rrethit Pukë emërohet imam i xhamisë së fshatit Kabash. [3]
Sadik Prishtina mbahet mend si imami i parë i xhamisë së fshatit Kabash. Në vitin 1914 Sadik Prishtina hap për herë të parë Mejtepin e fshatit Kabash. Me hapjen e mejtepit Myftinia e Pukës e emëron imam Sadik Prishtinën edhe mësues të Mejtepit. Mejtepi u hap fillimisht në ambientet e Xhamisë së fshatit Kabash. Më vonë Mejtepi i Kabashit u ndërtua karshi hyrjes së Xhamisë së Kabashit rreth 10 apo 15 m larg. Në mejtepin e Kabashit u regjistruan nxënës nga fshati Kabash, Meçe, Krovë, Lajthizë etj. Në mejtepin e Kabashit jepej mësim në këto lëndë: 1. Mësim islam (Ilmihal) 2. Këndim në gjuhen shqipe 3. Kur’an (mësim i Kur’anit) 4. Shkrim shqip 5. Këndim turqisht [4] Nga mejtepi i fshatit Kabash dolën myezin, imam dhe mësues. Nga ky mejtepi dolën imam me emër siç ishte Shaban Rexha dhe Sahit Hoxha. [5] Me hapjen e mejtepit të Kabashit shënohet fillimi i shkollës shqipe në këtë fshat. Në lidhje me mejtepin e Kabashit imam Sahit Hoxha tregon: “Në mejtepin e Kabashit mësuam edhe shqip që kur u hap mejtepi më 1914 prej Sadik Prishtinës.” [6] Meqenëse Sadik Prishtina ishte i specializuar për shërbimet dhe lëndët islame, nevojat bënë që Sadik Prishtina të ndjekë studimet për pe-
dagogji në qytetin e Elbasanit. Pasi përfundoi pedagogjinë në Elbasan Sadik Prishtina u emërua zyrtarisht nga kryemësuesi i Pukës Migjeni, mësues i shkollës fillore Kabash. Sadik Prishtina për punën që kryente me vullnet dhe dëshirë të madhe, linte një përshtypje të një edukatori dhe pedagogu të respektuar nga pukjanet. Përveç shkollës së Kabashit ai punoi mësues edhe në disa shkolla të tjera të rrethit të Pukës.[7] Sadik Prishtina ishte bashkëpunëtor i ngushtë me elitën intelektuale të Shqipërisë si: Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Migjeni e Zenun Halil Bajraktarin. Kjo miqësi bëri që Sadik Prishtina të martohet me Nadire Quku. Nga kjo martesë ata patën gjashtë fëmije, tre djem që quheshin Rasim, Selim dhe Skënder, dhe tre vajza që quheshin Naile, Aishe dhe Sanije. Kalimi i viteve bëri që Sadik Prishtina të blejë tokë në Kabash e të ndërtonte shtëpinë e tij. Ai punoi plot 36 vjet si imam i xhamisë së fshatit Kabash si dhe mësues në shkollën e Kabashit si dhe në disa zona të tjera të rrethit të Pukës. Kthimi NË KOSOVË (1941) Ministria e Arsimit të Shqipërisë, Ernest Koliqi kishte urdhëruar që 60 mësues të shpërndahen në vendet e Shqipërisë lindore dhe veriore, pikërisht në ato vende ku nuk kishte shkolla të hapen dhe populli të edukohet. Në mesin e këtyre mësuesve ishte edhe Sadik Prishtina ku kishte marr një udhëzim të veçante për hapjen e shkollës shqipe në Kraishte. Me vetëfinancim Sadiku ndërtoi dy dhoma banimi pran shkollës ku banonte me familjen e tij. Shkolla shqipe në Kraishtë kishte filluar me mësuesin e parë Sadik Prishtina. Hapja e kësaj shkolle nuk u prit mirë nga organet serbe të cilat në vitin 1946 larguan nga puna Sadik Prishtinën si dhe e dënojnë me 15 vite burgim. Sadiku vuajti burgun në burgun e Nishit. Persekutimi serb i ndaloi punën përjetë në arsim si dhe edukator edhe pas kthimit nga burgu. Pas gjithë këtyre torturave që ju bënë Sadikut nga serbët, imam Sadiku lirohet dhe vazh-
doi shërbimin si imam i fshatit Kraishte. Edhe pse kishte vuajtur shumë në burgun e Nishit, jeta i kishte sjell shumë moment të vështira. Ai asnjë herë nuk u thye. Gjithnjë kishte moral të forte dhe besim në vetvete. Ai deri në momentin e fundit të vdekjes ka qenë i fuqishëm si nga ana shëndetësore por edhe intelektuale. Dihet që janë të rrallë njerëzit që lindin e vdesin në po të njëjtën ditë e muaj. Kështu pra në moshën 85 vjeçare pikërisht më 25 shkurt 1977 ndërroi jete imam Sadik Prishtina. [8]
të Shqipërisë Sali Berisha hoxhë Sadik Prishtina dekorohet me urdhrin: “Naim Frashëri” i klasit të I-rë, si veteran i arsimit që shërbeu në shkollat shqipe jashtë kufijve politik. ______________ Bibliografi: [1] Gezim Kopani [2] Gezim Kopani dhe Musa Lluka (ish antar i Këshillit të Xhamis Pukë, 2004) [3] Nexhmije Luma Prishtina(Mbesa e imam Sadik Prishtines) [4] Nexhmije Luma Prishtina [5] Gezim Kopani
Mbajtësi i urdhrit "Naim FrashËri" Për aktivitetin e tij atdhetarë më 11 prill 1994 me dekret të Presidentit
[6] Xhemal Meçi, libri “Kabashi Puka që në lashtësi 2” fq.101 [7] Gezim Kopani [8] Nexhmije Luma Prishtina TETO R 2013
Di
43
Bota jonë
bujar spahiu
Roli edukativ dhe shpirtëror
i haxhit
Islami është fe universale dhe e kompletuar që përfshin çështjet e besimit, adhurimit e moralit. Haxhi , si një nga shtyllat kryesore të Islamit, është një ndër adhurimet që përshijnë në brendinë e tij tre çështjet themelore të Islamit, megjithatë besimi i paraprin dy çështjeve të tjera. Madje nuk mund të paramendohet kryerja e një veprimi, pa qenë i bindur në të gjitha konditat e besimit islam. Hadithi i Pejgamberit transmetuar nga Ebu Hurejre r.a. se Pejgamberi (a.s.) është pyetur: “Cila vepër është më e mira ? Tha: -Besimi tek Allahu dhe tek i Dërguari i Tij - Pastaj cila? Tha: -Përpjekja në rrugë të Allahut - pastaj cila? Tha: -Haxhi i pranuar.” Nga hadithi i cituar më lart mësojmë se një prej parimeve më të rëndësishme në Islam , që është ‘’parimi i prioriteteve’’. Pra , së pari besim të paluhatshëm dhe më pas veprim. Nëse vështrojmë në brendësi të haxhit si ritual, do të vërejmë se aty fshihen dobi të shumta, qoftë në aspektin individual dhe atë shoqëror. Kjo kuptohet edhe nga ajeti kur’anor kur Zoti flet për dobitë e haxhit dhe thotë: “(vijnë) për të qenë të pranishëm në dobitë e tyre...’’ (Haxh, 28) Prej rregullave të haxhit është se personi, i cili ka për qëllim haxhin, nuk ka të drejtë të kalojë disa kufij të cilat quhen mikate, pa hyrë në ihram. Nga ky veprim duhet kuptuar një dimension i rëndësishëm edukativ. Ai është se besimtari duhet të kuptojë se çdo punë dhe çdo çështje në jetë ka kufijtë e vet të caktuar, të cilët nuk lejohet të tejkalohen. Me anë të kësaj, besimtari edukohet me sistematizmin e
44
Di
TETOR 2013
jetës së tij, duke respektuar urdhrat dhe duke iu përmbajtur kufijve të caktuar. Ky parim shihet qartë në të gjitha veprimet e haxhit, e në veçanti në veshjen e ihramit, kryerjen e tavafit, qëndrimin në Arafat dhe sa’ji mes Safasë dhe Mervesë, ngase çdo veprim në haxh ka rregulla të caktuara në kohë të caktuar. 1- Urtësia e ihramit dhe telbijes është përpjekja e besimtarit për ndryshim për jetën e tij ai me anë të ihramit largohet nga të gjitha stolitë e kësaj bote, të gjithë njerëzit me një veshje pa marrë parasysh pozitat e njëri tjetrit të gjithë njëlloj, bile dimensioni edukativ i telbijes është shumë i madh, ngase i përkujton besimtarit një të kaluar të lashtë kur Allahu e urdhëroi Ibrahimin (a.s.) të thërrasë njerëzit për haxh, Ibrahimi (a.s.) i tha: O Zot, kush do të më dëgjojë. Allahu (xh.sh.) i tha: Ti thirr dhe Ne e përcjellim thirrjen. 2- Me anë të tavafit gjen një vend të rëndësishëm për ndryshim - Grumbullimi i madh i haxhinjve me gjuhë dhe raca të ndryshme simbolizon unitetin e kësaj feje; -Haxhiu e bën tavafin nga e majta në të djathtë, me qëllim që Qabeja të jetë me afër zemrës së tij si dhe të ngrihet shpirtërisht, falë energjisë së fuqishme që gjendet në Qabe. Çdo lëvizje në haxh ka urtësi dhe domethënie, disa nga këto synime janë: 1-Haxhi është teufiki: Nënkupton që çdo vepër që është caktuar të kryejë haxhiu është caktuar nga Allahu (xh.sh.) ose Muhamedi (a.s.).
2-Edukimi i myslimanit për baraspeshë në jetën e tij ditore. Islami është që ruan drejtësinë dhe mesataren. Ai nuk urdhëron diçka që sjell dëm e as nuk ndalon diçka që është e dobishme; ai ruan baraspeshën mes interesave individuale dhe atyre kolektive, mes interesave të kësaj bote dhe ahiretit, mes interesave shpirtërore dhe materiale,mes teorisë dhe praktikes. Të gjitha këto shihen dhe përjetohen gjatë kryerjes së haxhit nga haxhiu. 3-Realizimi i parimit të barazisë dhe vëllazërisë Uniteti i myslimanëve pa dallim race, ngjyre, gjuhe me të njëjtat rroba, veprime, ndjenja fjalë dhe synime, ku tubohen të pasurit dhe të varfrit, personat me poste të larta dhe pa poste, të diturit dhe analfabetët; të gjithë kryejnë të njëjtat lutje e rite. Pra haxhi në një mënyrë është shkollë edukative e kompletuar. Gjatë kryerjes së haxhit vërehen këto elemente: - Paraqitja shpirtërore dhe materiale e haxhiut. - Ambient i përshtatshëm për edukim. Ambient i cili përfshin shtëpinë e Allahut (xh.sh.), xhaminë e Profetit, si dhe vendet e shenjta si: Arafati, Muzdelifeja, Mina etj., vende ku kanë jetuar sahabe dhe shume dijetarë islam. - Program edukativ i kompletuar; të gjitha veprimet e haxhit përbëjnë një program të kompletuar për edukimin shpirtëror, moral e intelektual të njeriut. d)mjete edukative të llojllojshme. Haxhi përfshin mjete edukative si udhëtime të gjata dhe të shkurtra, të brendshme dhe të jashtme, qëndrim në tenda në Mina dhe Arafat, falje namazi në Qabe, tavafi, saji mes Safasë dhe Mervesë, gjuajtja e gurëve etj. 1- Haxhi është shkollë për rritjen e besimit. Në haxh besimtarit i shtohet besimi duke kryer këto veprime: -Madhërimi i shenjave (dispozitave) të Allahut (xh.sh.) është nga qëllimet më të rëndësishme të haxhit, pasi njeriu edukohet t’i madhërojë, t’i dojë dhe respektojë dispozitat e Allahut xh.sh . Allahu në Kur’an thotë: “E kush madhëron dispozitat e Allahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.” - Përkujtimi i Ditës së Kiametit. Shumë nga veprimet që kryhen në haxh e shtyjnë besimtarin të përkujtojë Ditën
e Kiametit; dalja prej shtëpisë i përkujton daljen nga kjo botë; veshja e ihramit i përkujton qefinin; qëndrimi në Arafat i përkujton daljen në llogari para Zotit xh.sh. Ditën e Mahsherit. - Shpeshtimi i përkujtimit të Allahu xh.sh. “E kur të largoheni prej Arafatit, përmendeni Allahun në vendin e shenjtë Muzdelife; pwrmendeni Atë ashtu si u ka udhëzuar Ai”; prandaj bëni telbije, lutje, lexim kur’ani, pendim tek Zoti etj. - Largimi prej mëkateve. Haxhiu gjatë haxhit dhe pas tij bën përpjekje që të largohet prej mëkateve, gjë i shton besimin tek Zoti. “Haxhi është në muaj të caktuar e kush e bën haxhin në këta muaj nuk duhet t’i afrohet gruas, nuk duhet të marrë nëpërkëmbë dispozitat e Zotit, as nuk duhet të shkaktojë grindje.” d) Lutja drejtuar Allahut xh.sh. Gjatë kohës së haxhit besimtari i drejtohet Zotit me lutje të ndryshme - Rritja e besimit dhe dashurisë ndaj Muhamedit (a.s.) gjatë vizitës në xhaminë e tij. Besimtari e përshëndet më së afërmi të dërguarin e Allahut . Kjo dashuri i jep atij një energji të jashtëzakonshme, ngase është afruar vetëm disa metra me Profetin (a.s.) me të cilin dëshiron të takohet në xhenet. Me këtë myslimani i përforcon lidhjet me Profetin (a.s.) për të praktikuar sunetin e tij në jetën e përditshme. 2- Haxhi është edukim moral. Gjate haxhit njeriu ka mundësi të ndryshojë sjelljet e tij morale. -Ftesë për ndershmëri, vetëpërmbajtje dhe lënien e polemikave, sepse haxhiu ballafaqohet me provokime të ndryshme për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve në këtë adhurim. -Edukim për butësi dhe qetësi. Haxhiu duhet të jetë i qetë dhe i duruar gjatë haxhit, sepse Pejgamberi (a.s.) kur dëgjoi një zhurmë në Muzdelife, tha: “O njerëz, bëhuni të qetë sepse mirësia nuk arrihet me të shpejtuar.” - Zhdukja e egos. Përzierja në grupin e madh me haxhinjtë ku të gjithë janë njëlloj me një veshje etj., e bën besimtarin të zhdukë egon e tij dhe ta ndjejë veten pjesë e një shoqërie të madhe. - Haxhi është edukim për dhënie dhe shpenzim, edukim që shton vëllazërinë për tërë njerëzimin.
t eTO R 2013
Di
45
dorian demetja
Kuptimi i ritualeve
të haxhit Sot më shumë se çdo herë tjetër hasim ndikimin e fesë në rrafshe të ndryshme të jetës së njeriut dhe sidomos në emocionet dhe ndjenjat e tij shpirtërore. Studiues të fushave të ndryshme janë të mendimit se feja ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin psikik dhe fizik të njeriut si dhe në shumë dimensione tjera të jetës së tij. Studimet shkencore bëjnë të ditur se aq më shumë që njerëzit besojnë në fe, aq më tepër janë të ruajtur nga sëmundjet e ndryshme psikike dhe devijime tjera mendore dhe shpirtërore. Besimtarët në krahasim me njerëzit tjerë të zakonshëm gjithashtu kanë më tepër fuqi shpirtërore për arsye se besimi është i lidhur me shëndetin psikologjik. Sjelljet dhe besimet si mbështetja në Zotin Një, durimi, lutja dhe vizita e vendeve të shenjta mund të krijojnë një shpresë dhe vështrim optimist për të ardhmen dhe kjo shkakton një qetësi të thellë shpirtërore. Besimi në atë që ekziston Një Zot i cili kontrollon ngjarjet ndihmon në tejkalimin nga gjendja e depresionit. Shumica e besimtarëve zakonisht kur përshkruajnë lidhjet e tyre me Zotin, thonë se kjo lidhje është emocionale si me një shok të fuqishëm ku duke u bazuar dhe u mbështetur në Zotin mund të kontrollohen edhe ngjarjet më të vështira të jetës. Ibadeti është një rrugë e mirë që njeriun e çon drejt qetësisë. Në mesin e këtyre ibadeteve është edhe Haxhi me ritualet e tij të veçanta. Feja islame si një shkollë universale ka paraparë të gjitha dimensionet e kërkesave njerëzore si fizike ashtu edhe shpirtërore. Tani duhet të shohim se si Haxhi dhe ritualet e tij mund të ndikojnë në dimensione të ndryshme të njeriut si në sjellje, emocione dhe mendim? Zbatimi i ritualeve të Haxhit është një përgjigje e duhur të cilën njeriu e kërkon gjatë gjithë jetës së tij. Kjo kërkesë është të fituarit e kuptimit. Njerëzit e kohës sonë janë duke vuajtur nga mungesa e dhënies së një kuptimi të mendimeve dhe sjelljeve të tyre. Haxhi posedon fuqinë dhe kapacitetin që t’i japë kuptim të gjitha veprave dhe mendimeve të njeriut. Nuk ekziston asnjë lëvizje apo veprim në Haxh, i cili mund të kryhet pa një qëllim të pastër dhe larg dëshirave të kësaj bote. Në ritualet e Haxhit, qëllimi luan rolin kryesor. Serioziteti në qëllim është ndër kushtet kryesore të pranimit të adhurimit dhe ibadeteve.
46
Di
TETOR 2013
Qëllimi i jep kahje të gjitha veprave. Haxhiu përpiqet që çdo veprim që e kryen ta bëj me dashuri dhe interesim për Zotin, përndryshe ai nuk e ka zbatuar detyrën e tij. Kjo çështje gjithashtu dëshmon edhe udhëzimin e brendshëm të bindjeve fetare në islam. Haxhiu në Haxh e mëson se duhet të jetoj me fenë e tij dhe duhet të veprojë në bazë të saj madje edhe në veprimet më të vogla. Në këtë mënyrë krijohen kushtet për udhëzimin e veprimeve në rrugën e drejtë. Ritualet e Haxhit gjithashtu ndihmojnë që njeriu të arrijë të përfitojë një sistem të lartë vlerash. Sistem i cili udhëzon çdo veprim dhe lëvizje në jetën e njeriut dhe atë e bën të kuptimtë. Personi që dëshiron të bëhet Haxhi, ai më nuk është mendjemadh. Ai largohet nga egoizmi dhe superioriteti ndaj të tjerëve. Haxhiu duhet të largojë lakmitë epshore dhe ndjenjën e rehatisë dhe duhet të arrijë një personalitet të shëndosh dhe të ekuilibruar. Pra, Haxhi do të thotë personalitet superior, i zhvilluar, besnik, durimtar dhe i devotshëm”. Shumë dijetar janë të mendimit se udhëtimi për në Haxh është një nga metodat më të mira që sjell përparim shpirtëror të njeriut. Sipas tyre problemet si depresioni, ndjenja për mëkatet dhe shumë ndjenja negative tjera, pengojnë udhëtimin shpirtëror të njeriut dhe një gjë e tillë mund të largohet gjatë ceremonisë së Haxhit. Kushti i pranimit të Haxhit është ai që haxhiu të luftojë me veset e tij negative siç janë: urrejtja, xhelozia, hipokrizia dhe gënjeshtra. Statistikat tregojnë se prezenca në vendet e shenjta dhe kryerja e ritualeve bashkërisht ndihmojnë në qetësimin e brendshëm dhe trupor të njeriut. Kjo sepse ceremonitë fetare që kryhen në mënyrë kolektive kanë një influencë të jashtëzakonshme në shëndetin psikik të njeriut dhe gjithashtu sjellin edhe solidarizimin e njerëzve në mes vete. Në Haxh krijohet një moment që njeriu largohet nga çdo ngjyrë e tij dhe duke u humbur në grumbullin e madh të njerëzve largohet nga të gjitha veçoritë dhe dallimet që e karakterizojnë. Në Haxh gjithashtu kemi edhe një solidarizim në mes myslimanëve të botës. Në kohën kur jemi duke jetuar në një botë plot me luftëra dhe konflikte, Haxhi duhet të shihet si një rast i volitshëm për vendosjen e paqes dhe qetësisë
nëpër vende të ndryshme të botës. Në Haxh largimi dhe përçarja shndërrohet në unitet dhe bashkim dhe haxhiu e shijon tolerancën dhe mirëkuptimin. Ndjenja e solidaritetit është tepër me ndikim në shpirtin dhe psikikën e haxhiut. “Kush tregon respekt për shenjat dhe simbolet e Allahut, (ta dijë se) pa asnjë dyshim, kjo gjë është si rjedhojë e përkushtimit të zemrave” (Haxh, 32) Arafati është një pozitë faljeje e përgjërimi. Arafati na kujton ngritjen nga varret Ditën e Gjykimit dhe mbledhjen grumbujgrumbuj në sheshin e grumbullimit. Ai është një shesh mahsheri i mbushur me shqetësimin e llogaridhënies, ku mëshira e Zotit zbazet plot bujari në shpirtrat tanë. Të gjithë robtë presin para Allahut të dobët, të pafuqishëm, nevojtarë e me shpresë. Zemrat dhe sytë njomen me lotët e pendimit, lutje përgjërimi të panumërta që i drejtohen Zotit. Në librin e jetës hapen faqe të pastërta dhe Zotit i jepet besa se pjesa e mbetur e jetës do të jetohet me bindje ndaj Tij. Këta mysafirë të Zotit vihen në pritje me dëshirën për një mundësi e fillim të ri, për një epokë të re. Nga ana tjetër, Arafati na çon edhe në kujtime të vjetra kur Ademi (a.s.) dhe nëna jonë Havaja u zbritën në tokë larg njëritjetrit. Dhe Zoti, pasi pranoi lutjen e tyre i bashkoi në Arafat. Muzdelife është një mjedis i bekuar i mbushur plot me shfaqje mëshire, që mbart namin e të qenit më afër Allahut në nivelin që sexhdja është kundrejt rukusë. Ibn Abasi thotë se Profeti ynë i dashur arriti në Muzdelife për umetin e vet, të merrte një rrecetë ndihme e çlirimi që nuk e mori dot në Arafat. Muzdelifenë, sidomos pasi nata thellohet, çdo anë e mbulojnë mistere edhe më të fshehta. Ndërsa disa çlodhen për detyrat e vështira që i presin ditën e nesërme, ka njerëz që gjer në mëngjes mbeten të ulur me duar të hapura duke iu lutur Zotit. Këta shpirtra të gjerë, e tërheqin zërin e tyre në zemër dhe kushedi se ç’mendojnë e ç’u shkon ndër mend. Lutje pa pushim drejtuar Zotit jashtë namazit, dashuri e përkushtim shprehur brenda namazit... Mina ka vlerën e një mjedisi nënshtrimi dhe dorëzimi, ku profeti Ibrahim (a.s.) dhe djali i tij Ismaili (a.s.) e gjuajtën shejtanin me gurë dhe dolën fitues ndaj tij. Ajo është vërtetë si një
koshere nënshtrimi e si një çerdhe përkushtimi të pakushtëzuar. Ky vend është aq i mistershëm, saqë çdo shpirt që nuk është krejtësisht i mbyllur ndaj botës së amshuar, ç’nuk ndien në atë vendpushim mes atyre maleve e luginave! Mina, me të gjitha anët e saj, na duket aq e njësuar në shpirtin tonë, saqë na bëhet sikur e ndiejmë se si ajo rreh në zemrën tonë, rrjedh në venat tona, gjallon në nervat tona. Ndërkaq goditja e shejtanit me gurë është mallkimi i tij dhe orientimi i zemrës drejt Allahut, i zemrës së çliruar prej çdo lloj indiferentizmi, paqartësie, përgjumësie, lëkundjeje e dyshimi. Prandaj Profeti ynë thotë: “Synimi i goditjes me këta gurë s’është gjë tjetër veçse përmendja dhe pohimi i emrit të Zotit.” (Tirmidhi) Safa dhe Merve janë dy kodrat mes të cilave ndodhet burimi i Zemzemit. E shqetësuar për fëmijën e saj dhe veten nga etja e madhe dhe mungesa e ujit, Haxherja pati vrapuar nga një kodër në tjetrën disa herë gjersa pati zbuluar burimin e Zemzemit. Tani ky vrapim, si pjesë e Haxhit, e që emërtohet Sa’j (përpjekje), na kujton dobësinë njerëzore dhe nevojën e mbështetjes te Zoti. Rëndësinë e këtyre dy kodrave Zoti e shpreh kështu: “Pa dyshim Safa dhe Merva janë nga shenjat e Allahut.” (Bekare, 158) Qabeja, e cila cilësohet si Bejtullah-Shtëpia e Allahut, është një faltore e shenjtë, e tillë qysh në kohën e profetit Adem (a.s.). Zoti e cilëson në Kur’an në këtë mënyrë: “Pa dyshim, Qabeja në Mekë është faltorja e parë në tokë e ngritur për njerëzit”. (Al-Imran, 96) Qabeja, me atë domethënie e shenjtëri të thellë, është një vatër e pashoqe monoteizmi, e tillë që, prej veçantive që mbart, nuk mund të gjendet një ndërtesë e dytë e barabartë me të, të mund t’i thuhet shtëpi e Allahut. Në tavaf (rrotullimin rreth Qabes) gjithsecili e ndjen veten si një fëmijë i dobët që, i kapur fort për dore, vrapon në siguri plot ngazëllim. Njeriu rend sikur të jetë duke ecur vërtet drejt Allahut dhe nuk vetëkontrollohet më. Me trupat gjysmë të zhveshur, me rrobën në supe, përjetojmë emocionin e të rendurit përpara në një rrugë sa të lodhshme e të trazuar, po aq edhe shpresëdhënëse e të sigurt. Udhëtari i haxhit, që nga çasti që largohet nga shtëpia, gjatë rrugës, çlirohet hap pas hapi prej egos dhe unit, në drejtim të jetës së zemrës e të shpirtit. Njeriu në këtë udhëtim bëhet pjesë e të vërtetave të vjetra, por që nuk vjetrohen dhe mbeten kurdoherë të freskëta. Allahu në Kur’an thotë: “Kush tregon respekt për shenjat dhe simbolet e Allahut, (ta dije se) pa asnjë dyshim, kjo gjë është si rjedhojë e përkushtimit të zemrave” (Haxh, 32) E ndërsa ditët shkasin drejt Bajramit, vendi i tavafit, zemzemi dhe vajtja e ardhja mes Safasë dhe Merves shkojnë me ndjenjën e një kurbeti e përmallimi. Qabeja nis të na i mbyllë dalëngadalë perdet e dritareve që na kishte çelë... dhe njeriu që në çdo ngjarje sheh që është i përkohshëm, siç kupton se po afron koha për t’u larguar nga këtu, mendon se një ditë do të ndahet edhe nga kjo botë kalimtare. Tashmë haxhiu, i brengosur, por i përmbajtur, i shqetësuar, por plot shpresë, për kënaqësi të Zotit tendoset me zellin për të jetuar për të tjerët, për të qeshur e qarë për të tjerët, madje edhe për t’i shërbyer të tjerëve. TETO R 2013
Di
47
Kurbani Bukuria e bindjes dhe përkushtimit
Kurbani është një shprehje përkushtimi, sakrifice, sinqeriteti dhe nënshtrimi ndaj vullnetit hyjnor. Ky nënshtrim e përkushtim simbolizohet në mënyrë kulmore me Ibrahimin dhe Ismailin, dy profetët e Zotit. Ngjarja e treguar në Kur’anin Fisnik (Safat, 100107) paraqitet si një horizont në emër të bindjes dhe nënshtrimit ndaj urdhrave të Allahut për besimtarët. Ç’përkushtim, besim e bindje e jashtëzakonshme vërehet te Ibrahimi?! Për vite të tëra zemra i ishte djegur nga dëshira për të pasur një fëmijë. Allahu i dhuroi një djalë kur ishte në moshë të thyer. Më pas, kur djali e kaloi moshën e fëmijërisë dhe mbërriti në moshën që mund të rendte pas të atit, të shoqërohej e të punonte me të, Ibrahimi pa në ëndërr se i duhej ta flijonte atë. Ai e kuptoi se kjo ëndërr ishte një shenjë prej Zotit të tij, që i urdhëronte të bënte të birin kurban. E pra, ajo që ai shihte në ëndërr ishte veç një shenjë e jo një zbulesë e qartë. E megjithatë, kjo ishte e mjaftueshme që Ibrahimi të përulej përpara urdhrit të Allahut dhe t’i shprehte Atij bindje të plotë. Ndërkohë, ajo që po i kërkohej nuk ishte që ta dërgonte të birin në luftë apo t’i urdhëronte diçka që mund t’i kushtonte jetën, por ta flijonte me duart e veta. Ibrahimi, në një dorëzim e nënshtrim të plotë, me paqe e qetësi të brendshme, iu drejtua të birit dhe pa se edhe ai gëzonte të njëjtin përkushtim e nënshtrim. Atë e bir, në kulmin e përkushtimit ndaj Allahut, pranuan për ta çuar në vend atë që u kërkohej. Kur Ibrahimi e përgatiti të birin duke e shtrirë për ta flijuar, Allahu i Lartësuar i bëri të ditur se e kaloi sprovën dhe i dërgoi një dash kurbani për ta flijuar në vend të tij. Kështu, kujtimi i kësaj ngjarjeje të madhe që lartohet si pishtar i bukurisë së bindjes dhe i madhështisë së përkushtimit, vijohet sot e kësaj dite me traditën e therjes së kurbanit. Profeti ynë, duke tërhequr vëmendjen për këtë çështje, ka urdhëruar e ka thënë: “Therni kurban, sepse therja e kurbanit është shembulli i atit tuaj, Ibrahimit” (Ibnu Maxhe, Edahi, 3) Kurbani zhvillon shpirtin e bindjes e të përkushtimit ndaj Allahut. Në këtë mënyrë, njeriu mbart në vetvete sjelljen e nënshtrimit ndaj Zotit, përpiqet të vërë në vend detyrën e mirënjohjes, i afrohet Allahut dhe kurbani kthehet në një shkak për këtë afri hyjnore. Veç kësaj, kurbani ka vlera të veçanta edhe në jetën shoqërore. Kurbani nxit dhe zhvillon shpirtin e vëllazërimit, të ndihmës, të sakrificës e të mbështetjes te njëri-tjetri. Ai ndihmon në zhvillimin e drejtësisë, siguron një ndihmesë domethënëse në kapërcimin e hendeqeve mes shtresave shoqërore dhe në njohjen, afrimin dhe shkrirjen mes individëve të niveleve të ndryshme.
48
Di
t eTOR 2013
Në jetën e njerëzve të varfër, që nuk janë në gjendje të mirë materiale, kuptohet qartë mirësia e bereqeti i këtij ibadeti. Kurbani e mëson të pasurin që të dhurojë nga malli i tij për të fituar kënaqësinë e Allahut. Ai nxit ndihmën e ndërsjellë dhe bën të ndihet në shpirt kënaqësia e dhurimit dhe e ndihmës. Kurbani bëhet shkak që edhe i varfri të falënderojë Allahun. Njeriu i varfër, në saje të kurbanit, çlirohet prej pesimizmit dhe armiqësisë që mund të ndiejë për arsye të shpërndarjes së të mirave materiale në këtë botë dhe kupton se shoqëria në të cilën jeton tregon vëmendje ndaj tij. Krahas gjithë atyre sa u thanë, për kafshën e therur për hir të Allahut janë premtuar shumë e shumë shpërblime. Ebu Saidi rrëfen se ka dëgjuar Profetin (a.s.) të thotë: “Ngrihu o Fatime e shih therjen e kurbanit, se për çdo pikë që pikon nga gjaku i tij shpërblehemi me faljen e mëkateve që kemi bërë më parë. Ajo e pyeti: -O i dërguari i Allahut! Është kjo vetëm për Ehli Bejtin, apo për të gjithë myslimanët? Ai tha: Për ne dhe për të gjithë myslimanët”. Myslimani që e ther kurbanin me zemër të pastër dhe sinqeritet, Ditën e Gjykimit do të shpërblehet mirë tek Zoti. Pejgamberi ynë për këtë çështje shprehet: “Ditën e kurbanit nuk ka asnjë vepër të birit të Ademit më të dashur tek Allahu se sa therja e kafshës. Ai kurban vjen ditën e gjykimit me brirët, lëkurën dhe thundrat e tij. Gjaku i kurbanit tek Allahu ka një vlerë të madhe. Kurbani pranohet para se gjaku të bjerë në tokë. Paraqitni kurbanet tuaja tek Allahu me një zemër të pastër dhe të sinqertë.” (Tirmidhi, Edahi 1) Kurbani mbart edhe plot vlera që ne ende nuk i njohim. Adhurimet, më shumë sesa për çdo vlerë e dobi jetësore, duhen kryer në radhë të parë për hir të Allahut. Në këtë kuptim, krahas çdo dobie individuale e shoqërore, kurbani është një adhurim që kryhet për të arritur kënaqësinë e Allahut. Në Kur’an lexojmë: “Këtë mos e harroni, se as mishi i tyre (i kurbaneve), as gjaku i tyre assesi nuk mbërrijnë tek Allahu. Ajo çka mbërrin tek Ai është vetëm përkushtimi që ushqeni në zemrat tuaja, është respekti për Allahun...” (Haxh, 22/37)
Një lajm i mirë për ty
Prej natyrës së njeriut është hutimi dhe harresa, por kjo nuk do të thotë që t’i humbasë shpresat nga mëshira e falja e Allahut, por t’i shtojë veprat e mira, sidomos në ato raste të volitshme në të cilat nëse vepron një të mirë, Allahu ia shumëfishon deri në shtatëqind, e ai del prej tyre me shumë e shumë të mira. Siç dihet, peligrinazhi vjetor i haxhit, dita e Arafatit dhe Bajrami i Kurbanit ndodhen në muajin Dhulhixhe. Të gjitha këto dhe adhurimet e bëra në këto ditë, tregojnë rëndësinë e këtij muaji në mesin e myslimanëve. Për dhjetë ditët e muajit Dhulhixhe Allahu i madhëruar betohet në Kur’an. Betimi i Allahut për ndonjë prej krijesave të Tij është një lloj tërheqje vëmendjeje dhe dhënie e një rëndësie të veçantë asaj për të cilën betohet. “Pasha agimin. Pasha Dhjetë Ditët. Pasha Tekun dhe Çiftin!” (Fexhr, 1-3) Qëllimi për dhjetë ditët, është dhjetëditëshi i parë i muajit Dhulhixhe, siç ka ardhur ky shpjegim edhe në hadithin e Xhabirit, i cili ka thënë: “Dhjetë ditët” janë dhjetë ditët e Dhulhixhes, “teku” është dita e Arafatit, “çifti”, dita e Kurbanit” (Transmeton Imam Ahmedi). Allahu i Madhëruar ka thënë: “(Ata-besimtarët) Përmendin Allahun në ditët e caktuara, të njohura prej tyre” (Haxh, 28). Ibn Abasi ka përmendur se “Ditët e njohura” ka për qëllim dhjetëditëshin e parë të Dhulhixhes. Në lidhje me vlerën dhe rëndësinë e këtij dhjetëditëshi profeti Muhamed (a.s.) ka thënë: “Nuk ka ditë në të cilat punët e mira të jenë më të dashura tek Allahu sesa kryerja e tyre në këto dhjetë ditë”. Thanë: Edhe më të dashura se xhihadi? Tha: “Më të dashura edhe se xhihadi, vetëm nëse dikush del me veten dhe pasurinë e tij e nuk kthehet me asnjërën prej tyre” (Buhari, Ijdejn, 11). Në një tjetër thënie të tij i dërguari i Allahut thotë: “Nuk ka ditë më të mëdha tek Allahu i Madhëruar, e që Allahu t’i dojë veprat e mira në to më shumë se në çdo kohë tjetër, sesa dhjetëditëshi i Dhulhixhes, prandaj bëni sa më shumë Tehlil (La ilahe ilAllah), Tekbir (Allahu Ekber) dhe Tahmid (El-Hamdulilah).” (Taberaniu, Ahmedi) Në një hadith që e transmeton Hafsa (nëna e besimtarëve), tregon se Profeti (a.s.) katër gjëra nuk i kishte braktisur kurrë; agjërimin e ditës së Ashures, agjërimin e dhjetëditëshit të parë të Dhulhixhes, agjërimin e tre ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy rekateve para namazit të sabahut. (Musned, Ahmed, 6/287). Ibn Haxheri ka thënë: “Me sa duket i është dhënë përparësi këtyre ditëve ndaj të tjerave, sepse në këto ditë gërshetohen disa adhurime kryesore si: namazi, agjërimi, sadakaja, haxhi, e një gërshetim i tillë nuk bëhet vetëm se në këto ditë”. TETO R 2013
Di
49
Familja
aisa kokiçi
Dhuna fillon në familje
Dhunën mund ta shohim të shprehur në të gjitha shtresat e shoqërisë. Ajo fillon të shfaqet në strukturën e familjes klasike e cila përpiqet të vendosë një lloj autoriteti. Shembujt janë të shumtë duke filluar që nga dhuna e ushtruar ndaj një gruaje në rrugë e deri tek dhuna e ushtruar tek nxënësit të cilët kërkojnë të drejtat e tyre në shkollë. Sigurisht që për të bërë një analizë të hollësishme dhe për të kërkuar faktorët e vërtetë nxitës të dhunës analiza duhet filluar nga familja. Në vendin tonë përballemi me familjen klasike autoritare. Metodat më të përhapura në vendosjen e këtij autoriteti janë kërcënimi, frika dhe përdorimi i dhunës fizike. Vëzhgimi është realizuar në një qendër tregtare tek fëmijët. Në shembullin më të thjeshtë fëmija ose tërhiqet për krahu nga nëna ose goditet me nja dy shpulla të lehta kur fillon e qan apo tregon kokëfortësi ndaj prindërve. Dhuna fizike mund të përdoret edhe si një dënim në rastet kur fëmijët bëjnë diçka që nuk e dëshirojnë prindërit. Nuk duhet të harrojmë dhe faktin se dhuna është një sjellje e mësuar. Fëmija e mëson dhunën nëse e sheh atë në shtëpi dhe kështu fillon ta përdorë kundrejt të tjerëve. Mesazhi i dhënë nga nëna e cila e godet fëmijën e saj kur zemërohet është i qartë. “Unë nuk i zgjidh problemet në mënyrë tjetër. Mund të të godas kur zemërohem.” Fëmija i ekspozuar ndaj kësaj dhune fillon ta kuptojë se reagimi i nënës së tij kur zemërohet është dhuna fizike. Në fillim ai do të fillojë të ushtrojë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve, më pas ndaj familjes e më pas aty ku ndihet i forte. Mënyra e vetme e parandalimit të rasteve në rritje të dhunës fizike është ndërhyrja e menjëhershme në strukturën familjare. Prindërit duhet të sigurohen për sjelljet, fjalët e përdora nga fëmija dhe të përcaktojnë mire lidhjen që ka fëmija me dhunën. Ndryshimi fillon tek sjellja e prindit. Nëse prindi i cili ushtron dhunë ndaj fëmijës së tij e këshillon atë të mos përdorë dhunë ndaj bashkëmoshatarëve atëherë fjalët e tij do t’i marrë era dhe nuk do të kenë asnjë efekt pozitiv tek sjellja e fëmijës. Sigurisht që edhe politikat e përdora nga shteti kanë efekt të madh ndryshues, por për sa kohë shteti do të ushtrojë dhunë mbi qytetarët e tij kjo duket si një ëndërr e parealizueshme.
investimi më i madh te fëm Nënat dhe baballarët mendohen disa herë para se ta çojnë fëmijën te psikologu, provojnë mënyra të ndryshme për të zgjidhur problemet dhe në fund fare si zgjidhje e fundit shihet psikologu. Janë të shumta familjet të cilat ndajnë një sasi të madhe të ardhurash për shkollimin e fëmijëve të tyre që në fillore. Specialistët na tërheqin vërejtjen duke na thënë se investimi më i mirë te fëmijët është investimi i bërë gjatë 6 viteve të para. 75% e zhvillimit të personalitetit plotësohet para shkollës fillore. Pas kësaj periudhe ju mund ta çoni fëmijën në një mjedis më të mirë, më të shëndetshëm, por nuk do të ketë ndonjë efekt në bërjen e fëmijës më të lumtur, të sigurt apo më të zgjuar. Kur duhet shkuar te psikologu? Nëse fëmija frikësohet shumë natën, ka fobi të ndryshme, thith gishtin, ha thonjtë, shfaq agresivitet, urinon, belbëzon, thotë gënjeshtra, vjedh, shfaq xhelozi të tepruar ndaj vëllait më të vogël, ka probleme seksuale, çrregullime në ushqyerje dhe gjumë, është i mbyllur në vetvete apo është shumë kokëfortë, atëherë kërkohet konsultimi i menjëhershëm me një specialist psikolog.
50
Di
TETOR 2013
Mos prisni shfaqjen e problemeve për të shkuar te psikologu Nuk është e thënë që prindërit të presin shfaqjen e ndonjë çrregullimi apo problemi për të shkuar te psikologu. Gjatë moshës 0-6 vjeç fëmija duhet vizituar rregullisht tek specialisti për të ndjekur ecurinë e zhvillimit. Gjatë seancave të kontrollit duhet parë zhvillimi fizik, socio-emocional, mendor. Me ndihmën e kontrolleve të tilla ju: - mësoni nëse fëmija juaj po rritet normalisht apo jo, dhe çfarë mund të bëhet për të mbështetur zhvillimin e tij; - mësoni nëse fëmija ka mangësi në disa fusha. Atëherë psikologu do t’ju ndihmojë ta zhvilloni më shpejt me anë të lojërave apo ushtrimeve të ndryshme. P.sh. ju mund ta vini re në moshën 18-muajsh problemin që mund të ketë fëmija në të folur ndërsa, psikologu e kupton që 8-10-muajsh; - mësoni anët e dobëta dhe të forta të fëmijës, prirjet dhe rrugët e zhvillimit të tyre; - keni mundësi të shihni dhe riparoni gabimet e bëra pa e kuptuar as vetë ju; - komunikoni në mënyrën e duhur me fëmijën; - mësoni të zgjidhni lodrat e përshtatshme për moshën e tij;
si të veprojmë kur fëmija ka frikë shkollën? Fëmija juaj mund të ankohet për dhimbje barku, të përziera dhe t’ju kërkojë të mos shkojë në shkollë, ju mund të mendoni se ai po sajon justifikime për të mos shkuar dhe e akuzoni se po luan rolin. Por tregohuni të kujdesshëm ! Fobia e shkollës është një faktor shumë i rëndësishëm për t’u vlerësuar në mbarëvajtjen shkollore të fëmijës. Nëse fëmija juaj vuan nga fobia e shkollës atëherë duhet zgjidhur sa më parë. Në shumicën e rasteve fobia e shkollës zhvillohet në lidhje me frikën nga ndarja por asnjëherë frikën nuk duhet ta ulim deri në këtë pikë. Tek çdo fëmijë i cili ndahet nga shtëpia ekziston frika nga ndarja, por kjo është një ndjenjë e kontrolluar dhe nuk mund të cilësohet si fobi shkolle. Kjo frikë merr përmasa shqetësuese sepse fëmijës i dhemb me të vërtetë barku dhe ka të përziera. Këtë e ndan me prindërit duke i thënë se nuk dëshiron të shkojë në shkollë. Në raste të tilla prindërit mendojnë se fëmija po luan me ta por këtu e kanë gabim. Nuk është sjellje e drejtë fajësimi i fëmijës si gënjeshtar. Sepse fëmija mund të ketë dhimbje të forta barku . Fëmijët fobikë nuk janë fëmijë dembelë Fëmijët që vuajnë nga fobia e shkollës nuk janë fëmijë dembelë dhe në rast të zgjatjes së ankesave dhe shqetësimeve
situata mund të rëndohet më shumë. Këta fëmijë nuk janë dembelë. Ai mund të mos dëshirojë të shkojë në shkollë për shkak të problemeve familjare apo ato të lidhura me shkollën, kur shkon në shkollë ndihet keq. Për të bërë dallimin mes një frike normale dhe fobisë duhet të shikojmë nëse shqetësimet zgjasin më shumë se dy ditë. Nëse shqetësimet vazhdojnë atëherë mund të flasim për një fobi. Shmangni zemërimin por mos e teproni në lëshime! Në këtë rast nuk këshillohet as zemërimi apo nevrikosja e prindit dhe as lëshimi i situatës në duart e fëmijës. Është shumë e rëndësishme të bëhet përcaktimi i shqetësimit. Fëmija mund të jetë shumë i shqetësuar, kjo lind nga fjalët ofenduese të mësueses , nga një fjalë e dëgjuar nga shokët apo nga një situatë e krijuar në shtëpi. Në raste të tilla duhet të analizohet lidhja e fëmijës me mësuesen dhe të merret sa më shumë informacion rreth saj. Është krejt normale nëse fëmija nuk dëshiron të shkojë 3-5 herë në shkollë. Nëse refuzimi i tij shoqërohet edhe me dhimbje situata duhet të vlerësohet seriozisht. Këtu është e rëndësishme të përcaktohet shkaktari i frikës. Përpiquni ta zgjidhni sa më parë problemin nëse fëmija vuan nga fobia e shkollës.
mijët bëhet 6 vitet e para - keni mundësi të diagnostikoni më herët problemet në sjellje apo sëmundje të tjera, t’i parandaloni apo t’i kaloni më shpejt. Mosha më e përshtatshme për fillimin e kontrolleve të zhvillimit është 6-8 muajsh. Psikologët mund t’i bëjnë kontrollet në periudha të ndryshme. Seancat e kontrollit lidhen edhe me zhvillimin e fëmijës. Normalisht nga mosha 6-36 muajsh mund të bëhet një kontroll çdo 2 muaj. Nga mosha 3-6 vjeç një herë në katër muaj. Çrregullimet në sjellje, sëmundjet Familjet mund të kërkojnë ndihmën e psikologut për çrregullimet në zhvillim, anomalitë seksuale dhe çrregullimet kromozomike. P.sh. në kurimin e sëmundjeve si autizmi, hiperaktiviteti, humbja e përqendrimit, sindroma Daun apo çrregullimet në të folur, mund të kërkohet ndihma e psikologut. Ka raste kur fëmijës i duhet dhënë mjekimi i duhur shoqëruar me ilaçe, ka dhe raste kur fëmija ka prirje për shfaqjen e një sëmundjeje dhe këtu e ndihmon psikologu thjesht me anë të ushtrimeve. Kjo ndih-
mon në ndalimin e zhvillimit të problemit. Përgjigje për disa pyetje të lidhura me psikologjinë Familjet mund të këshillohen me psikologun edhe për të marrë përgjigje apo për të zgjidhur disa probleme të thjeshta, një pjesë e të cilave mund të zgjidhen me disa këshilla të thjeshta. Në rast të zgjidhjes së tyre me anë të metodave të papërshtatshme, atëherë mund të shkaktohen probleme më të rënda psikologjike. Ja disa nga pyetjet më të shpeshta të bëra nga familjet: - në çfarë moshe duhet ta çoj fëmijën në kopsht? - më godet në fytyrë, si mund t’ia heq këtë ves? - është shumë kokëfortë, kërkon t’i plotësohen të gjitha kërkesat, ç’duhet të bëj? -kur duhet t’ia ndaj shtratin? - është shumë i lidhur me mua, si mund ta largoj pak? -nuk i pëlqen të bëjë detyrat, ç’mund të bëj? - nuk dëshiron të shkojë në shkollë, si të veproj? TETO R 2013
Di
51
Shëndeti
irfan yilmaz
Jam unë Beni, Zemra jote! Unë fillova të punoj disa muaj përpara se ti të lindje. Megjithëse kam qenë brenda kraharorit tënd për kaq vite duke rrahur çdo sekondë, ti asnjëherë nuk më ke vënë re. Jam unë, zemra jote, motori i trupit tënd. Po pres me padurim të të jap disa këshilla me vlerë. Kur ti ishe thjesht një embrion 19 ditësh, krijimi im nisi nga një grup qelizash të specializuara. Në fillim unë isha si një tub, më pas pësova një përdredhje dhe gradualisht filloi formimi i dhomave dhe enëve të para të gjakut. Qelizat që më kanë formuar mua janë të programuara në mënyrë shumë të veçantë dhe së bashku me qelizat e tjera si ato nervore, të lëkurës, kërcit dhe muskujve ne u zhvilluam si organe të ndarë. Kur arrita një madhësi të caktuar, në ditën e 22 në barkun e nënës, mora urdhrin për të rrahur dhe vetëm Allahu e di për sa kohë do të zgjas. Kur qelizat e mia tkurren së bashku për të pompuar gjakun, ti ndjen atë që quhet puls. Pra, Beni, unë kam një detyrë në organizmin tënd. Ti ndoshta nuk mendon shumë për punën time, por kur ti vrapon, mua më duhet të rrah shumë më shpejt për të çuar më shumë gjak në muskujt e këmbëve të tua. Vetëm atëherë Beni, ti më ndjen mua, por sidoqoftë nuk më kushton shumë vëmendje. Sa i shkujdesur që je, sikur unë do ta bëj këtë detyrë përgjithmonë dhe s’do të lodhem kurrë. Por le ta pranojmë, kjo ndodh tek një djalë i ri si ti, por më e keqja është se ty as që të shkon nëpër mend se kush të pajisi me një dhuratë të tillë dhe kjo me të vërtetë më mërzit shumë. Sot ti shkon në shkollë dhe ndoshta ke dëgjuar të flitet për mua në mësimin e biologjisë. Jo për fajin tënd Beni, por mësuesit më trajtojnë mua sikur të isha thjesht një pompë. Prapë se prapë, ti nuk do të lëvizje dot as një gisht sikur unë të mos çoja gjak në trurin tënd. Por, sot më në fund unë do të them se nuk jam thjesht një copë mishi. Do tëtë shpjegoj se si duhet të kujdesesh për mua nga ana trupore dhe shpirtërore, përndryshe do të pendohesh vërtet. Unë jam vetëm një shok i mirë që po të paralajmëroj për një të vërtetë të hidhur, por ti mos u mërzit se je akoma në kohë për tu përmirësuar. Të gjitha qelizat, tullat ndërtuese të organizmit tënd (100 trilion) kanë nevojë për mua për t’u ushqyer, për të marrë frymë, për të larguar mbeturinat dhe për shumë punë të tjera. E di pse? Falë aftësisë sime për të punuar pa ndërprerë gjatë gjithë kohës. Për këtë arsye unë e kam filluar punën para çdo organi tjetër që në barkun e mamit tënd. Edhe pse nuk e di se për sa kohë do të vazhdoj të rrah, ndonjëherë, megjithëse në shëndet të mirë, ora e caktuar vjen dhe unë e lë detyrën time duke iu bindur urdhrit Hyjnor. Në shumicën e rasteve, engjëlli i vdekjes nuk më thotë të ndaloj pa patur ndonjë shkak, ai ka gjithmonë një arsye të dukshme. Ka shumë shkaqe të cilat më bëjnë ta lë punën time në një kohë si kjo ku aksidentet, veset e këqija dhe vetëvrasjet
52
Di
TETOR 2013
janë bërë të zakonshme. Në fakt, edhe vetë habitem sesi funksionoj. Unë jam e pajisur me mekanizma mbrojtës kundër humbjes së gjakut si pasojë e plagëve, por nëse humbja e gjakut nuk ndalohet ose nuk zëvendësohet, unë mund të lodhem dhe të ndaloj së rrahuri pas pak minutash ose mund të prekem lehtë nga disa lloje helmesh. Kjo nuk ndodh shpesh por ajo që më mërzit më shumë është jeta jote e çrregullt, ngrënia e ushqimeve jo të shëndetshme, pasiviteti, dembelizmi dhe në veçanti jetesa me stres dhe zënka. Unë mund t’i duroj këto për pak kohë, por kur ti e tepron dhe unë nuk mbaj më, atëherë ndaloj ose të jap një paralajmërim për të tërhequr vëmendjen tënde. Në këto çaste i dëgjon njerëzit të qajnë, thërrasin menjëherë ambulancën me panik, kërkojnë ilaçe ose ndërhyrje elektroshoku. Nuk ka asgjë të keqe në kërkimin e ndihmës mjekësore, por pse duhet të presësh deri në këtë pikë ku unë të katandisem kështu! Dëgjo Beni, ti je ai që e ke në dorë të më mbash mirë ose keq. Pra mos u ofendo nëse një ditë unë lodhem dhe ndaloj së punuari! Ti thjesht ki kujdes me ushqimet me shumë yndyrë, me fqinjin tim stomak i cili ankohet shpesh se ti e mbush më shumë se ç’duhet. Kur ai mbushet plot, afrohet më shumë me mua duke më shtypur. A nuk e ke dëgjuar ti hadithin që i këshillon njerëzit të lënë 1/3 e stomakut bosh dhe të ngrihen nga tryeza e ngrënies pa u ngopur? Unë mund të bëhem e kuptueshme me perimet, por nuk kuptoj pse ti duhet të hash në “fast food”, ushqime të skuqura dhe jo të shëndetshme? Ki kujdes se herët a vonë do të paguash për këtë dhe atëherë mund të jetë shumë vonë. Patjetër ti duhet të kënaqesh me të mirat që Allahu të ka dhënë, por duhet të dish se kur të ndalesh. Nëse vazhdon kështu valvulat e mia do të ngushtohen dhe arteriet do të bllokohen nga yndyra, sepse, qe të jesh i qartë, arteriet e mia janë krijuar shumë të holla dhe ato mund të ngushtohen lehtë dhe për një kohë të shkurtër. Ti po sillesh si një qullac dembel, duke ndenjur tërë kohën përpara televizorit pa lëvizur fare. Nuk habitem që edhe për të shkuar deri tek dyqani i lagjes të marrësh makinën. Sikur të bëje edhe pak sport një pjesë të ditës do të ishte mrekulli. Disa nga shokët e tu shkojnë në xhami për tu falur dhe kështu me një gur vrasin dy zogj. Ata kështu plotësojnë detyrën e tyre ndaj Krijuesit dhe i çlirojnë zemrat e tyre me ushtrime trupore. Prandaj, zemrat e tyre janë të shëndetshme falë besimit tek Allahu. Një veprim tjetër i shëndetshëm për mua është edhe agjërimi i muajit të Ramazanit. Qëndrimi pa ngrënë një pjesë të ditës më qetëson dhe më jep mundësinë të djeg ca yndyrna. Indi muskulor i cili ndërton strukturën time është projektuar si një top fibrash të mbështjella, në mënyrë që unë të funksionoj më së miri pa e ndryshuar formën ndërsa tkurrem
dhe lëshohem. Muret e mia kanë dy shtresa të trasha për të më mbrojtur nga fërkimi me brinjët e kafazit të kraharorit. Ndërmjet dy shtresave gjendet një lëng i cili lubrifikon sipërfaqet që fërkohen. Çfarë mrekullie Beni, e kush mund të projektojë diçka të tillë kaq bukur? Ashtu si motori me katër cilindra i një makine, unë punoj si një pompë me katër dhoma. Dhomat e sipërme quhen atriume. Atriumi i djathtë mbledh gjakun venoz me dioksid karboni ndërsa i majti gjakun arterial të pasur me oksigjen. Forca muskulore e këtyre dhomave është relativisht e vogël, por e mjaftueshme për të dërguar gjakun në dhomat e tjera më poshtë. Për sa i përket dhomave të tjera që quhen ventrikuj, ata kanë mure më të trasha dhe muskuj më të fuqishëm. Atyre iu është dhënë aftësia të pompojnë gjakun me presion të madh. Për më tepër, ventrikuli i majtë ka mure akoma më të trashë me muskuj shumë të fuqishëm sepse ai do të pompojë gjakun në të gjithë trupin me presion të lartë. Falë arteries më të madhe të trupit të quajtur aorta, unë dërgoj gjak në çdo organ me shpejtësi dhe në sasinë e duhur. Saktësia dhe përllogaritja e kohës së tkurrjes është shumë e rëndësishme për mua. Po ashtu, hapja e valvulave në momentin e duhur do të çojë gjakun në dhomën e poshtme ose në arteriet kryesore dhe mbyllja e tyre po në momentin e duhur parandalon kthimin e gjakut prapa. Të gjitha këto veprime kërkojnë saktësi të lartë e cila mundësohet nga prodhimi ritmik i një impulsi elektrik nga nyja atrio-ventrikulare. Nëse diçka nuk shkon me koordinimin e valvulave të mia ose nëse ato nuk mbyllen plotësisht nga yndyra apo kalçifikimi atëherë gjaku kthehet prapa dhe shfaqen probleme që mjeku i quan sëmundje. Për të parandaluar kthimin prapa të gjakut, valvulat janë të pajisura me disa korda të fiksuara mirë
në muret e ventrikujve. Ndoshta ti nuk je i vetëdijshëm për të gjitha këto, por unë e vazhdoj punën edhe kur ti je në gjumë. Normalisht, unë mund ta ndryshoj ritmin tim në kohë të ndryshme sipas aktivitetit që ti bën. Kur je në gjumë unë punoj më ngadalë ndërsa kur je duke vrapuar apo duke bërë një lojë futboll punoj më shpejt. Po mendon kush është karburanti im? Ato që përdor më shpesh janë acidet yndyrore dhe sheqernat. Falë metabolizmit tim të veçantë nuk lodhem kurrë. Unë pushoj vetëm një moment të shkurtër ndërmjet dy rrahjeve që është sa një e dhjeta e sekondës. Urdhri i impulsit nxitës duhet të jepet me përpikëri të lartë në mënyrë që të gjithë muskujt e mi të fillojnë tkurrjen në të njëjtën kohë dhe forca e hedhjes së gjakut të jetë maksimale. Në fakt as unë vetë nuk e di sesi rregullohet kjo kohë ndërmjet rrahjeve në aktivitete të ndryshme. Një grup i vogël qelizash prodhon sinjalin elektrik nxitës, por megjithëse këto qeliza më nxisin mua vetvetiu unë nuk jam plotësisht e pavarur. Më i rëndësishmi nga faktorët që ndikojnë mbi mua janë nervat që vijnë nga truri. Prandaj, frika, zemërimi dhe mërzitja që ti përjeton, më pezmatojnë edhe mua. Kjo duhet të jetë arsyeja pse njerëzit më kanë mua në qendër të emocioneve të tyre. Megjithëse, zemërimi dhe mërzitja fillojnë në tru, unë jam vendi ku emocionet marrin jetë dhe zhvillohen. Beni, më lejo të të bëj një pyetje të thjeshtë: “Televizorin që ti ke përballë e ka projektuar një inxhinier, apo jo? Revistën që ti ke në duar e kanë shkruar dhe botuar njerëz profesionistë, apo jo? Pra për çdo gjë paska një mjeshtër që e bën, apo jo? Po mirë, a nuk duhet të ekzistojë një Mjeshtër, i cili të jetë aq i dijshëm për të më krijuar dhe projektuar mua dhe enët e gjakut dhe të më vendosë në kraharorin tënd? Prandaj, i dashur Beni, erdhi koha të fikësh televizorin dhe ashtu siç unë plotësoj detyrën time çdo ditë për të të mbajtur ty gjallë, edhe ti gjithashtu duhet të vësh mënjanë10 minuta për të falur namazin dhe për t’ju lutur Allahut, Krijuesit të trupit tënd kaq të përkryer. Ndërkohë edhe mua më jepet rasti të çlodhem dhe të qetësohem nga lodhja e përditshme. Në këto pak rreshta Beni, të kam treguar ndoshta vetëm një grimcë të përbërjes dhe punës sime të mrekullueshme dhe të përpiktë. As unë, as mjekët dhe shkencëtarët nuk i zotërojnë të gjitha njohuritë për të shpjeguar çdo punë timen. Kështu miku im, duhet të mësosh të thuash: “Sa bukur është bërë,” në vend të, “Sa e bukur është.” Përktheu: Erion Sukaj
t eTO R 2013
Di
53
Kuriozitete 10 përbërës natyralë për të zbardhur dhëmbët Zbardhja e dhëmbëve është një synim për të gjithë ne. Por shpeshherë, trajtimet te stomatologu janë mjaft të kushtueshme. Kështu që ne po ju propozojmë disa mënyra më të leverdishme për t’i zbardhur ata. Buzëqeshja juaj, për shkak të kafesë apo çajit të shumtë që konsumoni, është gjithçka tjetër përveçse e bardhë? Shumë keq, por edhe në këtë rast mund të ndërhyjmë pa bërë ndonjë trajtim kimik që mund të shkatërrojë smaltin apo që i bën keq shëndetit. Përveç këtyre, midis shumë produkteve kimike në treg që u dedikohen zbardhjes së dhëmbëve, ekzistojnë një seri përbërësish natyralë, më pak të dëmshëm dhe po aq efektivë.
54
1. Bikarbonat plus kripë tavoline Duke kombinuar gjysmë luge gjelle sodë buke me gjysmë lugë kripë tryeze, atëherë ju do të krijoni pastrues dhëmbësh shumë të efektshëm. Për sa i përket përdorimit, ajo përdoret thjesht si një pastë dhëmbësh. Lyejeni furçën e dhëmbëve me këtë përbërës (sodë buke dhe kripë të përziera me pak ujë) dhe kalojeni nëpër dhëmbë. Por mos e bëni këtë më shumë se një herë në javë. Një përdorim i shpeshtë mund të dëmtojë smaltin.
3. Uji Është pija më e popullarizuar në botë. Por uji është ideal edhe për të pasur dhëmbë të bardhë. Nëse bëni një gargarë për 30 sekonda pas ngrënies, ajo do t’ju ndihmojë të parandaloni njollat.
2. Fruta dhe perime Molla, dardha, luleshtrydhet, selino dhe karotat do t’ju ndihmojnë që të keni dhëmbët sa më të bardhë. Pështyma në kontakt me këto ushqime prodhon një reaksion, i cili është në gjendje të heqë disa baktere nga goja. Për shembull, nëse do t’i fërkonit dhëmbët çdo mëngjes me luleshtrydhe, atëherë kjo do t’ju ndihmojë të hiqni njollat. Po me të njëjtën mënyrë mund të përdorni pjesën e brendshme të lëkurës së portokallit për të zbardhur dhëmbët.
5. Sherbelë e freskët Merrni një gjethe sherbelë të freskët dhe fërkojeni atë mbi dhëmbë. Rezultati do të jetë befasues, pa asnjë rrezik për dhëmbët. Ndërkohë, ju nuk do të harxhoni për trajtime dentare.
Di
t eTOR 2013
4. Shtoni diçka te lëngjet Kremi në kafe ose qumështi në çaj ndryshojnë gjendjen kimike të tyre për të shmangur njollat te dhëmbët. Kështu që mos harroni t’i shtoni ata në lëngje të ndryshme.
6. Hani perime me ngjyrë jeshile të errët Brokoli dhe lulelakra përmbajnë një kompleks mineral që prodhon një shtresë mbrojtëse kundër njollave të dhëmbëve.
7. Mos pini pije të gazuara Shumë pije të gazuara të cilat janë në treg nuk janë aspak aleate besnike për zbardhjen e dhëmbëve. Acidet që ato përmbajnë si ai fosforik, citrik e “zhveshin” smaltin. Por nëse keni një nevojë të parezistueshme për këto pije, atëherë mjaftohuni me pak. 8. Pastë dhëmbësh e bërë në shtëpi Interneti jep gjithnjë e më shumë këshilla të çmueshme! Një video e pranishme në youtube sugjeron se si të përgatisni një pastë dhëmbësh në shtëpi e cila do t’ju shërbejë për të zbardhur dhëmbët. Tani nuk ju mbetet veçse ta provoni! 9. Rrënjë peme araku Bëhet fjalë për një rrënjë peme nga Lindja e Mesme, e cila mund t’i bëjë dhëmbët tuaj të bardhë dhe me plot shkëlqim. 10. Lëngu i limonit Edhe lëngu i limonit është një përbërës mjaft i mirë natyral, kundër njollave jo estetike të verdha të shkaktuara sidomos nga pirja e duhanit, por edhe nga kafeja. Limoni, si bikarbonat ka një efekt të fuqishëm zbardhues, por duke qenë acid ai mund të gërryejë të gjithë smaltin nëse përdoret shpesh. Kështu që këshillohet ta përdorni vetëm një herë në muaj.
Edhe hulumtimet akademike dëshmojnë se fëmijët lindin si besimtarë në Zotin Fëmijët janë “besimtarë të lindur” në Zot dhe thjesht ata nuk e marrin këtë nga besimet religjioze përmes indoktrinimit të tyre, deklaron një akademik. Dr. Justin Barrett , një hulumtues i lartë në Universitetin e Qendrës së Oksfordit për Antropologji dhe Mendje, pohon se të rinjtë janë krijuar me një predispozitë të besojnë në një Qenie Supreme sepse ata supozojnë se çdo gjë në botë është krijuar me një qëllim. Ai thotë se fëmijët e vegjël kanë besim edhe kur ata nuk kanë qenë të mësuar paraprakisht në lidhje me të nga familja apo shkolla, dhe argumenton se edhe në ato raste kur fëmijët lindin dhe rriten të vetëm në një ishull të shkretë do të vijnë si besimtarë në Zotin. “Epërsia e provave shkencore për 10 vitet e fundit apo më shumë ka treguar se shumë më tepër se që duket mendjet e fëmijëve po ndërtohen me një zhvillimin krejtësisht natyror të cilin as që e kemi menduar ndonjëherë , duke përfshirë këtu edhe një predispozitë që të shohin botën natyrale , si të pro-
jektuar (nga Zoti) dhe e qëllimshme (jo e rastësishme) dhe Qenie inteligjente është prapa këtij qëllimi", tha ai për programin e BBC Radio 4. “Nëse ne hedhim një grusht fëmijësh në një ishull dhe ata rriten vetëm unë mendoj se ata do të besonin në Zot.” Në një leksion të dhënë në Institutin Faraday të Universitetit të Kembrixhit, Dr. Barrett do të citonte eksperimente psikologjike të realizuara në fëmijë për të cilët thotë se ata (instinktivisht) besojnë se gati çdo gjë është projektuar dhe me një qëllim të caktuar. Në një studim, gjashtë dhe shtatë vjeçarët të cilët ishin pyetur se pse ka ekzistuar zogu i parë u përgjigjën “për të bërë tinguj të mirë“ dhe “sepse kjo e bën botën të duket e bukur“. Një tjetër eksperiment mbi foshnjat 12 -muajshe ka sugjeruar se ato u befasuan nga një film në të cilin: një top rrotullues kalimthi krijoi një raft të blloqeve nga një grumbull i çrregulluar. Dr. Barrett ka provuar gjithashtu se fëmijët e moshës 4-vjeçare kuptojnë se edhe pse disa objekte janë bërë nga njerëzit, bota natyrore është e
ndryshme. Ai shtoi se kjo do të thotë se fëmijët kanë më shumë të ngjarë që të besojnë në Krijimin nga Zoti sesa evolucionin, përkundër asaj që ky i fundit iu imponohet nga prindërit apo mësuesit. Dr. Barrett pohon se antropologët kanë zbuluar se në disa kultura fëmijët besojnë në Zot edhe atëherë kur mësimet religjioze janë të ndaluara prej tyre (janë tërhequr). “Mendjet e fëmijëve në zhvillim normal dhe të natyrshëm i bëjnë ata të prirur për të besuar në krijimin hyjnor dhe dizajnin inteligjent të gjithësisë. Në të kundërt, evolucioni është i panatyrshëm për mendjen e njeriut;... Relativisht të vështirë për të besuar“. Ebu Hurejra tregon se i Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: "Asnjë fëmijë nuk lind përveç se në fitre (besim i pastër)". Pastaj ai tha, recitoi: “...feja e Allahut në të cilën i krijoi njerëzit; s’ka ndryshim (mos ndryshoni) të asaj natyrshmërie të krijuar nga Allahu, ajo është feja e drejtë.” (Kur'an, 30:30)
TETO R 2013
Di
55
Faqja juaj
ilir çumani
- NJË LETËR MALLI PAS 40 VITESH -
Mirënjohje... Po i referohemi pa fund shpirtit njerëzor, sepse ky shpirt është i pranishëm si te një i burgosur që përpiqet të ndihet i lirë, ashtu edhe tek dikush që ka vendosur të jetojë, edhe pse e ndjen fundin afër. Arsyeja madhore është respektimi i jetës. Mos harroni se dhe kur ju ftojmë të rimodelojmë një botë fatkeqe sipas dëshirave tona më të larta, edhe kur jetojmë me dinjitet me gjithë kushtet jonormale, mundemi të bëjmë atë më të mirën. Shpirti njerëzor i drejtuar nga jeta, nga e bukura e nga e mira, nuk ka vdekur, edhe pse na thuhet e kundërta. Në këtë Letër Shpirti ndjehet vitaliteti njerëzor… Ermenita Stafa Gazetare - drejtore e programacionit në Radio Tirana
Po e nis hyrjen e kësaj letre me nota sentimentale për shkak të rrethanave të mia specifike. Ia drejtoj këtë Letër Mirënjohje sot, të gjithë atyre që më shoqëruan në fëmijërinë time, në atë periudhë, kur unë Iliri 6 vjeçar i viteve ’70 - të, në shkollën 8-vjeçare “Adem Sheme” të qytetit të Sarandës, isha i rriskuar të fokusohesha në vëmendjen e të gjithë bashkëmoshatarëve të mi, të të gjithë mësuesve dhe edukatoreve të asaj kohe, si i ndryshëm nga të tjerët, me të mirat dhe të këqijat që mbartja me vete. Kjo më bënte ligsht të provoja ndëshkimet që fati më pati sjellë në jetë dhe që sot e kësaj dite e konsideroj atë fat me dy fjalë: “një fëmijëri pa fëmijëri…” Megjithatë, gjithçka i ka mbetur kohës, dhe brenda saj është një kujtim i hidhur, jo për ty Nina, as për Renatën dhe Arben Dhroson, por për mua dhe shumë të tjerë si unë që provuam të njëjtin fat të hidhur të jetonim pa familje, me ëndrra të prishura e dëshira të parealizuara prej fëmije, pa imazhin, ëmbëlsinë, vështrimin dhe kujdesin natyral dhe instiktiv të atyre që të sjellin në këtë jetë, si krijesa më e shtrenjtë në botë, pa atë përkëdhelje dhe ngrohtësinë prindërore aq të nevojshme për moshën fëmijërore. Thonë se, fëmijën më shumë se gjithçka e rrit dashuria prindërore. Unë këtë nuk e kam provuar në asnjë çast të vetëm… Por, kam provuar një tjetër ngrohtësi, një tjetër dashuri; atë të shokëve të mi në klasën e parë dhe të mësueses sime në shkollën fillore. Po. Më kujtohet emri i saj, Klorinda Mosi. Është nëna jote, por njëkohësisht, ajo ishte edhe mësuesja jonë e përbashkët që na mësoi ABC-në e abetares dhe fjalët e para të gjuhës tonë të bukur shqipe. Është kjo arsyeja që e kujtoj me shumë nostalgji atë periudhë nga më të veçantat e jetës sime, aq sa ndoshta ty Nina, nënën tënde apo Renatën, (shoqen tonë të përbashkët), do t’ju befasoj fakti se pas 40 vjetësh, unë Ilir Çumani, ai djalë i imët, me sy të trembur e fytyrë të zbehtë,
56
Di
TETOR 2013
i rritur në institucionin e Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, munda sërish të bëhem i “gjallë” dhe befas trokita në “portat” e kujtesës tuaj. Këtë herë, me një mall e mirënjohje që mban peshën e një koeficienti të pa llogaritur, të pa imagjinuar… Përveç kësaj, ka edhe një arsye tjetër më të fortë që e mban të ndezur këtë mall të fëmijërisë tek unë. Është mirënjohja dhe dashuria për mësuesen time të klasës së parë, për shokët e mi, sepse për herë të parë dhe të fundit në katër vitet e shkollës fillore, duke qenë gjithmonë mes jush dhe pranë jush, më bëtë që asnjëherë të mos e kuptoja se isha i ndryshëm nga ju, i rritur ndryshe si fëmijë, i rritur jetim. Vitet e mëvonshme e trazuan keqas botën time fëmijërore. Koha, rrjedha e shumë ngjarjeve, rrethanat dhe situatat që po kaloja, më ndërgjegjësuan edhe më shumë për të kuptuar më mirë realitetin që më rrethonte. Kjo më bënte të rritur para kohe që të harroja njëkohësisht privilegjet që të jep statusi i një fëmije. Atë pakëz buzëqeshje që ju, shokët e klasës dhe mësuese Klorinda ma dhuruat aq bujarisht, ma rrëmbyen dhunshëm, në një mënyrë të padrejtë djajtë, ata që në rrëfimet e shenjta thirren ANTINJERI. Opinioni konservator i asaj kohe, i mbërthyer nga mentaliteti përbuzës, diskriminues dhe aspak civilizues, në thelb të së cilës qëndronte kryeneç stigma kolektive, më goditi rëndë institucionin tim shpirtëror, ma rrëzoi atë në gradën më të ulët inferiore. Kjo më ka munduar shumë, derisa u rrita e dola në jetë. Më thuaj Nina, a ka krim më të rëndë që mund t’i bëhet një fëmije, aq më keq, një fëmije jetim, kur i merr atij gjënë më të shtrenjtë e të pazëvendësueshme, buzëqeshjen e fëmijërisë, gëzimin, ëndrrat, dëshirat dhe pafajësinë e moshës!? Megjithatë, këto dhe të tjera si këto, nuk ndikuan shumë
për të ardhmen time. Në fund të fundit, është karakteri, dinjiteti e personaliteti i njeriut, që përcakton qartë se cila do të jetë rruga që ai do të marrë në jetë. Ndoshta ato ç’ka përmenda më sipër, pati ndikimet e veta negative, që në psikologji apo në pedagogjinë moderne quhen (frustazion), zhgënjim, shuplakë, por, ato kanë edhe anët e tyre të mira, sepse nuk thonë kot që njeriu duhet edhe të vuaj... Po. Duhet edhe të vuaj, por jo deri në ekstrem, ashtu si edhe Latinët e Vjetër thonë: “Kur durimi tek njeriu i kalon kufijtë dhe caqet që ai ka, atëherë nuk quhet më durim, por egërsi...” Unë falënderoj Zotin që më ka ndihmuar për t’u përballur me këtë egërsi. Vështirësitë e jetës më bënë të fortë e më të ekuilibruar njëkohësisht, më të vendosur për të zgjidhur me forcat e mia shumë situata të vështira, të ndërlikuara e pikante. Vuajtjet dhe sakrificat, veçmas më kanë dhuruar edhe virtyte të çmuara, zemërgjerësinë e humanizmin, ndjenjën e dhembshurisë për të kuptuar edhe më të mirën tek njeriu, tek ai që është në nevojë, që t’i gjendesh pranë, e ta ndihmosh. Të gjitha këto e kanë burimin në një forcë të brendshme shpirtërore. Ajo ekziston brenda meje. E kanë tharmin, si të thuash; në ato kujtime të fëmijërisë sime të hershme, në vitet e klasës së parë fillore, kur mësuesja ime e dashur më dhuronte miqësinë e pastër e të sinqertë që dinë ta dhurojnë vetëm nënat me zemër të madhe. Kjo më bën të kujtoj me shumë mall shoqen time të bankës Renata Zeneli, shokët dhe shoqet si ty Nina Mosi, Rita Papa, Arben Dhroso, Alqi Varresi, Vojsava Miho, Sofika Papajani, Adrian Dusha, Ilir Beqiri, Sabo Alinani, Besnike Vrako, e shumë e shumë të tjerë, që nuk po ua kujtoj dot emrat në këtë çast. Mos u çudisni miq të dashur, që në këto radhë po përmend kaq shumë emra. Nuk është apeli i një klase, por është zëri i vetmuar i atij që nuk ka patur pjesëtarë të tjerë në familje. Të mbaj mend shumë mirë ty Nina, me atë përparësen e zezë dhe jakën e bardhë të qëndisur për merak, me fytyrën gazmore e plot shkëlqim, ku shpesh herë, ngatërrohej në portretin tënd buzëqeshja që të kishte falur natyra me “seriozitetin” e imponuar nga fakti se ishe vajza e mësueses kujdestare, edhe pse kërkesa e llogarisë së pari fillonte me ty. Më shkruan në letër se nuk të ndodhet asnjë fotografi e atyre viteve dhe për këtë bën “fajtore” nënën tënde dhe mësuesen tonë. Për episodin në fjalë, ndoshta ke të drejtë, ndërsa për të tjerat unë nuk jam në një mendje me ty. Mësuesja jonë e klasës së parë (nëna jote), në shtatin e saj të imët dhe të brishtë, mbante brenda vetes një botë të madhe ndjenjash të ndryshme. Ishte së pari nënë, e pastaj mësuese. Kishte hyrë në botën e gjithsecilit prej nesh, dhe fliste me ne duke u bërë si ne, ç’ka do të thotë se ajo kurrë nuk ka qenë e qetë dhe asnjëherë indiferente, sepse qetësinë ia merrnim ne me “çapkënllëqet” tona, prandaj ndonjëherë na ndëshkonte, pa të përjashtuar edhe ty. Unë mendoj se, nuk do të ishte e mirë dhe e drejtë, nëse
ajo nuk do të vinte “ujin në zjarr” për gabimet tona. Këtu pasojat do të ishin edhe më të mëdha. Ndërsa në rastin konkret, unë gëzohem dhe më bëhet zemra “mal” kur dëgjoj për ty, Renatën, Arbenin, Vojsavën, Ritën, apo për dikë tjetër se si keni ecur në jetë. Pa dyshim, meritë jo të vogël për këtë ka edhe mësuesja jonë e klasës së parë Klorinda. Për emrat që përmenda, që në atë kohë kisha një bindje gati të verbër se si do të ishte e ardhmja e tyre. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe. Intuita ime fëmijërore e atyre viteve e kishte paracaktuar një të ardhme të tillë për secilin nga ju. Kjo kujtesë e imja, apo “zgjim” nëse mund të quhet kështu, nuk ka të bëjë aspak me një gjendje shpirtërore të çastit, por me një mall e mirënjohje të kultivuar brenda meje, plot dashuri e mirësi. Ato kanë shtrirë rrënjë thellë brenda meje që nga ajo kohë e deri më sot. Janë kujtime që kishin zënë vend brenda skutave të shpirtit tim të trishtuar e të vetmuar për kaq e kaq vite, si në novelat e Cvajgut. Ato kurrë nuk u zbehën nga kujtesa ime, as nga rrjedhat e jetës plot zik-zake, me shumë pengesa e pamundësi në përpjekje spartanësh, me të përpjeta e tatëpjeta, as nga pesha e viteve plot shpresa e zhgënjime. Përkundrazi. Në përfytyrimin tim, këto kujtime ridimensionoheshin dhe fitonin vlera të papërsëritshme, më frymëzonin në çastet më të vështira të trishtimit dhe të vetmisë, më mbushnin ato boshllëqe që jeta m’i servirte në mënyrë të pamëshirshme. Këto kujtime janë pjesë e jetës sime edhe sot e kësaj dite, që kam krijuar një familje të ngrohtë dhe të shëndetshme. Kam dy fëmijë të mrekullueshëm, Ilvin dhe Londisën, të cilët gëzojnë një jetë krejt ndryshe nga ajo e fëmijërisë sime. Kam një bashkëshorte që e dua si jetën, sepse të njëjtën dashuri marr prej saj. Përsëri më krijojnë një lloj marrëdhënie të dyfishtë. Në këtë realitet unë jetoj midis dy dashurive, mes kujtimeve për shokët dhe shoqet e shkollës fillore, mësueses sime që më dhuroi dashurinë dhe ngrohtësinë prej nëne dhe familjes sime. Të dyja këto marrin dhe japin gjithmonë me njëra-tjetrën. Janë vlera të çmuara që vazhdimisht e kanë konturuar dhe e ushqejnë në mënyrë të shëndetshme të gjithë personalitetin tim, e në radhë të parë, më plotësojnë si NJERI. Prandaj Nina e ngrita zërin pas kaq shumë vitesh, për të më dëgjuar të gjithë ata që e dinë se ç’është mirënjohja dhe njohin vlerat e paçmueshme që ka ajo. E ngrita zërin për të më dëgjuar ti, Renata, Arbeni, e bashkë me ju edhe ish-mësuesja jonë e klasës së parë Klorinda, për të cilën lumturohem pa masë që gëzon një shëndet të mirë në pleqërinë e saj. Sa shumë gjëra thashë…! Shumë të tjera janë për t’u thënë, por nuk mund të përmblidhen të gjitha në një letër. Jeta është e ngarkuar me shumë ngjarje dhe rrjedha e saj është intensive. LUM kush e jeton atë duke i dhënë KUPTIMIN e vërtetë të saj. *Autori është Drejtor i Përgjithshëm i Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë TETO R 2013
Di
57
Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.
Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.
Argëtim 3D
58
Di
t eTOR 2013
t eTO R 2013
Di
59
60
Di
t eTOR 2013