Revista Drita Islame Janar 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 1 (348) | Janar 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al



JANAR 2012

Di

1


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika

6

DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

4 6

Editorial Ali Zaimi

34

10

Tirazhi 5000

12

Në fokus Xhemal Balla

Zëri i buzëqeshjes së "Drita Islame"

16

Aktualitet - Kryeministri, drekë me liderët e komuniteteve fetare - Indonezi, xhamitë së shpejti me rrjet virtual - Crystal, vajza amerikane që përqafoi islamin

Komente & Opinione Redi Shehu Laicizmi selektiv i fundvitit

18

Komente & Opinione Refat Xhina

36

Forum Prof. dr. Hajri Shehu

Edhe një herë për gjuhën e televizioneve dhe të radiove tona

24

Intervista

28

Foto arkiv

30 2

Di

JANAR 2012

Sidrit Bejleri, artisti që sintetizon talentin me besimin

Xhamia e Sulejman Pashës

Reportazh Një shekull në shërbim të kombit

Bota jonë Blerim Lazimi

Historia e universit në tre ajete

39 42

Retrospektivë Paqa, bashkimi kombëtar dhe Islamizma

Personalitet Ledian Cikalleshi Muharrem Blakçori

45

Eseistikë Edison Çeraj

Arti si urë lidhëse me metafizikën

48

Familja

50

Shëndeti

52

Kuriozitete

Larg bid'atit dhe sajimeve

20

Dossier & Histori Hasan Bello

Diktatura dhe besimet fetare

Drita e Islamit

Viti XXI i botimit Nr. 1 (348) Janar 2012

U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Fjala e hapjes Haxhi Selim Muça

14

54

Për një jetë të lumtur familjare

- Shkencëtarët amerikanë: Alkooli shkakton kancer - Ngjyrat si paralajmëruese të sëmundjeve - Specialistët: Mos e shkundni fëmijën!

- Kurani më i vjetër në botë - I riu mysliman thyen rekordin botëror të gjetjes së rrënjës katrore - Gjendet harta 400 vjeçare e kronikanit Evlija Çelebi

Faqja juaj Esmeralda Çaça

Muhamedi a.s. - Dritë e Pashuar


JANAR 2012

Di

3


Fjala e hapjes

HAXHI SELIM MUÇA

Të dashur vëllezër dhe motra besimtare! Të nderuar lexues dhe dashamirës të dijes!

4

Duke iu drejtuar të Gjithëmëshirshmit, Mëshirëplotit, lutem që mirësitë e Tij të pafundme të jenë për gjithsecilin prej jush, vendin e kombin tonë.

mundur orientimin tonë, e që kur mbështetet në Revelatën Hyjnore, përmasat që merr i kapërcejnë kufijtë e tokës dhe qiejve.

Në rrugëtimin tonë të gjatë drejt Providencës Hyjnore, për çdo hap që hedhim përgjatë kësaj rruge të ndritur, ajo që na prin dhe na jep shpresë dhe siguri në këtë udhë ka qenë dhe mbetet fuqia që buron nga dija. Kjo dituri është ajo që bën të

Madhështia e kësaj porte që hap rrugën për të dy jetët, nis me të madhërishmen alë nga Libri i Urtësisë Hyjnore: “Lexo me emrin e Zotit tënd i cili krijoi gjithçka” (Alak, 1).

Di

JANAR 2012

Lexo që të mund të hedhësh

hapat drejt afrisë me Krijuesin; lexo që të mund të njohësh botën ku ke qenë, botën ku je, botën ku do të jesh; lexo që të mund të njohësh vetveten, që të mund të njohësh materien dhe shpirtëroren, njerëzoren dhe Hyjnoren; lexo që të mund të hedhësh vështrimin përtej largësive të njerëzores; lexo që të mund të arrish kënaqësinë e shpresës se tek Ai je i pranuar.


Nën harkun e portës së dijes, plejada të tëra dijetarësh, mendimtarësh, të përkushtuarish në dituri, do të linin për gjeneratat pasardhëse pikërisht këtë amanet me kaq vlera, amanetin e përcjelljes së diturisë, kësaj frymëmarrjeje jetësore për njerëzimin. Ishte po kjo porosi që la para dy dekadash “Pishtari i ringjalljes së vlerave të Islamit” në Shqipëri, Hirësia e tij H.H. Sabri Koçi, Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë pas viteve 1990. Ai përgëzoi në atë kohë ardhjen në dritë të gazetës “Drita Islame” me urimin: “Mirë se na erdhe, o Drita Islame që për gjysmë shekulli mjegulla dhe retë e kohës penguan rrezet tuaja që të shihnin qartë jetën tonë e të na ndriçonin shpirtrat” (Drita Islame, Nr: 1, 10 janar 1992). Urimi për gazetën “Drita Islame” ishte njëherazi edhe përcjellja e vazhdimësisë së amanetit të diturisë që vinte nga simotrat e kësaj luleje të kopshtit të dijes së myslimanëve në Shqipëri, pararendëset e saj “Kultura Islame” dhe revista akademike “Zani i Naltë”, që kishin marrë jetë që në fillimet e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Ndërsa duke ardhur në ditët e sotme pas dy dekadash “Drita Islame” hap një tjetër vizion, një tjetër këndvështrim, një tjetër dritare të re të mendimit të myslimanëve të këtij vendi, por jo vetëm, një tjetër hap në kupolën e bashkëveprimit dhe të harmonizimit të shërbimit që duhet t’i japim këtij vendi të mrekullueshëm, këtij populli fisnik dhe këtyre njerëzve të dashur.

Asnjëherë më shumë se sa sot njerëzimi nuk e ka patur kaq të domosdoshme dhe jetësore “përuljen” para dijes, përkushtimin ndaj saj dhe pritjen e ethshme nga ajo çka vjen prej saj. Në Fjalën e Fundit të ardhur nga Allahu i Lartësuar për njerëzimin dëshmohet edhe njëherë vërtetësia, fuqia, vlera e paçmuar e diturisë se: “A janë të barabartë ata që dinë, zotëruesit e dijes, dhe ata që nuk dinë, që nuk janë zotërues të dijes?” (Zumer, 9) Ndërkohë që mendimtari i ushqyer me Urtësinë Hyjnore, Mëshira e Botëve, i Dërguari i Fundit, me ëmbëlsinë më shumë se prindërore, me këshillën më të urtë sesa vetë urtësia, me dashamirësinë që e veçon nga çdo i Dërguar tjetër, do të përcillte në rrjedhën e shekujve për gjithë njerëzimin; “Ose bëhu dijetar, njeri i dijes, ose ec në rrugën për të mësuar dije, ose shko në rrugën e sakrificës për dije, ose bëhu dashamir i botës dhe njerëzve të dijes...” (Hadith) “Drita Islame’’ e pas dy dekadave, përkon njëherazi edhe me vit-shekullin e ngritjes së shtetit shqiptar, Pavarësisë së Shqipërisë, pavarësi për të cilën në rreshtat e parë gjendeshin edhe mendimtarët, dijetarët myslimanë të kohës si: H.Vehbi Dibra etj, me vizion të qartë për të atëhershmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Kjo dritë, që i ka fillimet në themelet e asaj kohe do të jetë “Drita Islame”, drita kombëtare, drita e diturisë, drita e dijes, drita e kthjelltësisë së mendjes dhe gjykimit, drita e edukimit dhe arsimimit, drita e shërbimit me

aq devocion e çiltërsi, drita që do të lindë në horizontet e të nesërmes, e të ardhmes më të ndritshme, më të begatë, jo vetëm për besimtarët e qytetarët fisnikë të Shqipërisë, por edhe të Kosovës, të Malit të Zi, edhe të atyre që gjenden në Evropë, Amerikë e kudo. Përcjell në emrin e tim personal dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë urimet e përzemërta që kjo dritë e pashuar “Drita Islame” të jetë rrezja e diellit që vjen nga Drita e Përjetshme, dritë mbi çdo dritë; që ndriçon zemrat, shpirtrat, mendjet, gjykimet, arsyetimet dhe hapat që hedh çdokush nga ne drejt të nesërmes; që ndriçon shtëpitë, fshatrat dhe qytetet, atdheun tonë aq të dashur e kombin tonë të shtrenjtë. Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj që nis në këtë kohë jubilare të shekullit tonë të shtetit, qoftë i pafund në këtë botë! Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj qofshin si flatrat engjëllore që përplasen pareshtur drejt përjetësisë. Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj qoftë sihariqi i madh për çdo zemër e çdo shpirt që dëshiron, lutet dhe përkushtohet ndaj të tjerëve për të ardhmen e pafundme. Allahu Fuqiplotë, Mëshirues, i dhëntë krahë rrugëtimit të kësaj drite, këtij rrezatimi. Allahu e begatoftë vendin, njerëzit dhe atdheun ku nisi rrugëtimin “DRITA ISLAME’’!

JANAR 2012

Di

5


Editorial

ALI ZAIMI

Drita

e Islamit

Përpara katërmbëdhjetë shekujsh, njerëzimi njohu për herë të parë në mënyrën më të plotë e të përsosur mëshirën, dashurinë, lirinë e vërtetë... e të gjitha mirësitë pa fund të Allahut, të sendërtuar në një sistem vlerash, mirësish e begatish të emërtuar ISLAM nga vetë Krijuesi i botëve. Kjo fe që përshkohet plotësisht nga mirëkuptimi, stabiliteti dhe toleranca, në kuptimin e mirëfilltë do të thotë nënshtrim, paqe dhe pajtim. Islami është përsosmëria e fesë, është plotësimi i dhuntisë së Allahut ndaj njerëzimit, është mëshira e Tij e sjellë me dorën e Profetit mëshirë për botët, është dashuri pa kufi, është dritë e pashuar, është fund e krye mirësi.

Islami solli një model të ri individi, një njeri që zemrën e ka të mbushur me besim, mendjen me dije, ndjenjat me emocion pozitiv, shpirtin me dashuri, si qëllim ka kënaqësinë e Allahut Sipas Islamit gjithçka është krijuar për të qenë e dashur në emër të Zotit dhe vetë Zoti e krijoi tërë qenien si manifestim të dashurisë së Tij për krijesat e Veta, e veçanërisht për njeriun. Ndaj mund të thuhet se dashuria është shkaku i ekzistencës, ndërsa Islami u bë struktura mbi të cilën u thur kjo dashuri. Islami është fe e paqes, sigurisë dhe mirëqenies. Islami është feja e unitetit. Ai solli fuqishëm normat e barazisë së të drejtave themelore dhe ndaloi parimisht dhe konkretisht çdo diskriminim mbi njeriun. Për herë të parë në historinë e njerëzimit Islami erdhi si një fe për mbarë botën dhe profeti

6

Di

JANAR 2012

Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qofshin mbi të, qe i pari që u nderua me një detyrë të tillë për mbarë njerëzimin nga Zoti i Madhëruar. Thelbi i Islamit është besim dhe bindje, përfundimi ihsan dhe sinqeritet. Besimi në një Zot, të lidhurit me zemër me Të, përmbushja e përgjegjësive me kujdesin se po sheh Atë e po vëzhgohesh prej Tij, është në vija të përgjithshme të shprehurit e të vërtetës së Islamit. Rrënjët e Islamit janë të pafundme në kohë dhe në hapësirë, bashkëbisedues ka zemrën e njeriut, e konsideruar e barabartë me gjerësinë e tokës dhe thellësinë e qiejve, qëllim ka lumturinë e kësaj bote të shkurtër dhe të së përtejmes së pafundme. Në botën islame të mendimit, logjika, mendimi, zemra, ndjenja njerëzore dhe vahji (shpallja) me të gjitha pasuritë e tyre janë esencialisht të rëndësishme dhe janë si faqet e ndryshme të një të tëre. Islami është një sistem që s’ka shok, e s’mund të ketë. Qoftë në trajtimin e individit, qoftë në analizën e marrëdhënieve të njeriut me makrobotën, ai është më i përshtatshmi me karakterin individual dhe të përgjithshëm, është i vetmi ideal. Islami është një kushtetutë, pa të cilën njeriu nuk mund ta drejtojë vetveten, shoqëria nuk mund të shkojë drejt së nesërmes. Islami solli një model të ri individi, një njeri që zemrën e ka të mbushur me besim, mendjen me dije, ndjenjat me emocion pozitiv, shpirtin me dashuri, si qëllim ka kënaqësinë e Allahut, për hir të kësaj dashurie ushqen dashuri për gjithë qenien, mendon i lirë dhe respekton mendimin e lirë si dhe synon, me kureshtje të thellë, të eksplorojë misteret e jetës dhe të krijimit që Allahu ka vendosur në këtë botë. Në fund të fundit urdhri i parë hyjnor drejtuar njeriut është pikërisht të lexojë gjithësinë, emrat, cilësitë dhe veprimtarinë plot hijeshi të Krijuesit të Gjithëditur, dhe në këtë mënyrë, ai, besimtari, demonstron vlerat e tij si krijesë njerëzore... Çdo veprim i një besimtari të vërtetë përbën një


Islami, kjo paqe shpirtërore dhe materiale me vetveten dhe të tjerët, është drita e syve të botës sonë, është vetë bota jonë. adhurim, çdo mendim përbën një akt vetëdisiplinimi, apo vetëkontrolli, çdo alë është një lutje dhe bisedë shpirtërore, çdo vëzhgim i ekzistencës përbën një studim dhe investigim të hollësishëm dhe çdo marrëdhënie e tij me të tjerët është dhembshuri e frymëzuar prej të Gjithëmëshirëshmit, Mëshirëplotit. Njeriu produkt i kësaj feje të bekuar nuk e sakrifikon zemrën për fantazitë e mendjes, por as mendjen nuk e shpërfill krejt, në ekuilibër të plotë ai bashkon zemrën me intelektin. Myslimani i vërtetë mbështetet në arsyen dhe përvojën, gjithsesi një rëndësi të veçantë ai i jep ndërgjegjes dhe frymëzimit… Këto kohë, koncepti i përgjithshëm mbi Islamin i jomyslimanëve, por fatkeqësisht edhe i shumë myslimanëve është shumë i cunguar. E shikojnë atë thjesht si një kompleks rregullash strikte, që të lejon të kryesh disa gjëra e të privon për ca të tjera. Ndërkohë që Islami është një mënyrë jetese, është më e bukura mënyrë e shpenzimit të mijëra minutave që na janë dhënë, më e ëmbla, më e përkryera, papërshkrueshmërisht idealja. Islami, kjo paqe shpirtërore dhe materiale me vetveten dhe të tjerët, është drita e syve të botës sonë, është vetë bota jonë. Është mëse e mundur që sikurse dija edhe arti, bashkë me shkencën edhe sporti, përkrah punës edhe festa, në krahët e mistikes edhe modernia, politika, letërsia, poezia, shtypi, kinematografia; të kenë vendin e tyre në Islam, të trajtohen sipas tij, të jetohen dhe të ndjehen thellë në shpirt. Islami i vlerëson të gjitha këto, i nxit dhe i përkrah dhe i zbukuron me ngjyrën e vet hyjnore. Fëmija dhe i moshuari, gruaja dhe burri, shkencëtari dhe artisti... kanë hapësirën për të gjetur lumturinë e për të ndjerë në fakultetet e ndryshme të jetës së tyre mirësitë e kësaj bote të magjishme, të botë-

kuptimit islam. Sistemi laik apo sidoqoftë i shtetit, nuk është pengesë për të qenë pjesëtar i një bote të tillë, sepse thelbësore për individin është nijeti i tij, ndërsa shoqëria mund ta jetojë brenda mundësive të kohës një jetë të tillë, së paku në botën e brendshme shpirtërore. Islami fokusohet së pari në aspektet e pandryshueshme të jetës dhe ekzistencës. Për sa i përket sistemit qeverisës, Islami përcakton normat dhe principet thelbësore të tij dhe i lë njerëzit të lirë të zgjedhin modelin që duan në varësi të kohës dhe rrethanave. Besimi në Zot, profetët, jeta e përtejme, librat e shenjtë, engjëjt dhe përcaktimi hyjnor janë të lidhura përherë me njeriun dhe shoqërinë, prandaj ato janë të rëndësishme dhe të nevojshme për njeriun në çdo kohë dhe rrethanë. Çdo sistem e madje çdo gjë në këtë botë lind, rritet, plotëson ciklin e vet dhe porsi një gjethe thahet e shkëputet prej pemës së jetës; ndërsa feja Islame shndrit përherë me të njëjtën freski e bukuri, për të gjithë ata që e vrojtojnë, buzëqesh në çdo kohë me ëmbëlsi, është përherë e fortë, e gjallë e në rini, ka një superioritet që tejkalon gjithë përkohshmërinë tonë. Është më se normale që të jetë Islami shpresa e rindezur e shpirtit të sotëm njerëzor, sepse referenca e parë e Islamit është vahji (shpallja hyjnore) dhe interpretuesi kryesor i shpalljes së pastër është Tradita e Profetit (Suneti). Prandaj, ashtu sikurse Kurani që s’ka të ngjashëm e as të barabartë, edhe Islami që është pasqyrimi i tij në jetë, s’ka të krahasuar. Ndërsa dikush e përdor të vërtetën, drejtësinë, barazinë, sigurinë, për të arritur qëllime e doktrina të caktuara, Islami, me këto vlera universale, duke i trajtuar në një pikë ku bashkohet lumturia njerëzore dhe kënaqësia e Allahut, plotëson njëkohësisht edhe kërkesat e Krijuesit edhe nevojat e krijesave JANAR 2012

Di

7


Drejtësinë dhe paqen botërore Islami i shikon si themelore: “…mos lejoni që urrejtja e të tjerëve ndaj jush t’ju shpjerë në gabime dhe t’ju shmangë nga drejtësia” (Maide:8)

mbi dhe. Islami parashtron nevojën e arritjes së një objektivi të ligjshëm përmes metodave dhe rrugëve të ligjshme. Prandaj Islami nuk e pranon në asnjë mënyrë dhunën, torturën, anarkinë apo terrorin. Për më tepër, ai bën thirrje që njerëzit t’u drejtohen me alë të buta edhe tiranëve (si faraoni) kur bëhet alë për komunikimin e Islamit. Kurani tregon për urdhrin që u është dhënë Musait dhe Harunit si vijon: “Shkoni të dy tek faraoni se ai vërtet e ka tepruar. Atij i thoni alë të buta, ndoshta ai mendohet dhe frikësohet.” (Taha, 43-4) Islami arriti të çrrënjosë një mori zakonesh të injorancës që dhunonin natyrën njerëzore dhe i ndryshoi ato me parime dhe virtyte në shërbim të vlerave dhe lumturisë njerëzore. Në përputhje me Islamin, parimi “peshku i madh e ha të voglin” u zëvendësua me “duaje fqinjin tënd”; jeta nuk është një luftë, por një proces bashkëpunimi; parimi “të tjerët duhet të punojnë ndërsa unë të rri” me alën “ndihmë”; “shtypja” u zëvendësua me “drejtësinë”; “mungesa e humanizmit” i la vendin “mëshirës”; u çrrënjos parimi i padrejtësisë sipas të cilit “e drejta është me të fortin” dhe u vendos parimi “fuqia është me të drejtin”, “i drejti është më i fuqishmi”… Drejtësinë dhe paqen botërore Islami i shikon si themelore: “… mos lejoni që urrejtja e të tjerëve ndaj jush t’ju shpjerë në gabime dhe t’ju shmangë nga drejtësia” (Maide, 8) - i porosit ai ndjekësit e vet. Islami e shikon barazinë si kërkesë të Allahut dhe si respekt të domosdoshëm ndaj njeriut. Ai kundërshton kategorikisht çdo dallim race, ngjyre, krahine apo ndasie tjetër klasore. Ai nxjerr në pah përherë diferencat e bëra në bazë të meritokracisë dhe aftësive, dhe është shumë i kujdesshëm që t’u ofrojë të gjithëve të njëjtat kushte, të njëjtat mundësi, të njëjtën ngrohtësi. Islami ka deklaruar gjithmonë se njerëzit gëzojnë respekt pa iu nënshtruar diskriminimit sociopolitik, materialo-shpirtëror, kulturoro-racial dhe të çfarëdo lloji tjetër dhe i ka nderuar ata me një status të tillë mbi të gjitha krijesat. Kurani deklaron: “Dhe sigurisht Ne i kemi nderuar bijtë e Ademit.”

8

Di

JANAR 2012

(Isra, 76) Prandaj, sipas Islamit, edhe nëse dikush është jobesimtar, pasuria e tij apo e saj, jeta dhe nderi nuk mund të cenohen. Shëndeti fizik dhe mendor, si dhe e drejta për të formuar familje janë të drejtat e pamohueshme të çdo individi. Në të njëjtën mënyrë, asnjë e drejtë tjetër nuk mund të shkelet. Edhe në gjendje lufte, gratë, fëmijët dhe të moshuarit të cilët nuk janë në gjendje të luftojnë, nuk preken. Madje po të analizojmë luftërat që bëri Profeti në kohën e tij do të konstatojmë lehtësisht dhe shumë dukshëm se këto beteja ishin krejtësisht të një natyre mbrojtëse. Pothuajse të gjitha fushatat luftarake në të cilat mori pjesë Profeti kishin për qëllim të prapësonin sulmet që ushtritë e mëdha bënin ndaj myslimanëve, apo për të parandaluar sulmet e përgatitura nga armiku, pasi ishin informuar për planet e tyre. Beteja e Hajberit, beteja e Beni Mustalikut, fushata e Tebukut dhe shumë beteja të tjera të rëndësishme, duke përfshirë edhe atë të Bedrit, Uhudit dhe Hendekut, ishin që të gjitha beteja ku myslimanët ishin në kondita mbrojtëse. Në përputhje me Kuranin e Shenjtë dhe me drejtësinë që rrjedh nga ai, feja Islame bën të ditur se vrasësi i një njeriu të vetëm është një vrasës i urryer sikur të jetë vrasësi i gjithë njerëzimit. Sipas Islamit, të drejtat e njeriut nuk mund të shkelen edhe sikur kjo të jetë në të mirë të komunitetit. Të drejtat e një njeriu janë të shenjta sikurse edhe të drejtat e njerëzve të tjerë. “Nëse dikush vret një të pafajshëm, është sikur të ketë vrarë të gjithë njerëzimin. Nga ana tjetër, nëse ndokush shpëton një jetë, do të ishte sikur të kishte shpëtuar jetën e gjithë njerëzimit...” (Maide, 32) E drejta për të jetuar, liria e praktikimit të fesë, gjuhës, ligjit, kulturës, veshjeve dhe tolerancës, e treguar ndaj jomyslimanëve, buron natyrshëm nga Islami. Në një hadith i cili i porosit drejtuesit myslimanë t’i trajtojnë mirë jomyslimanët, thuhet: “Unë jam armik i atyre që i bëjnë padrejtësi jomyslimanëve; dhe me ata ndaj të cilëve unë jam armik, do t’i laj hesapet në Ditën e Gjykimit.” Asnjë mysliman i cili beson në Jetën e Përtejme,


nuk do të rrezikonte me vullnetin e tij të lirë që të armiqësohej me Profetin në Botën Tjetër. Në një hadith tjetër thuhet: “Kush shpif për një jomysliman për imoralitet, do të hidhet në zjarr në Ditën e Gjykimit.” Prandaj duhet të bëhet e qartë se jomyslimanët ishin të lirë të zbatonin ligjet e tyre të fushës së drejtësisë. Kjo buron nga fakti se atyre u ishte garantuar e drejta e lirisë së besimit. Por nëse një jomysliman i drejtohej një gjykate islame, ai do të gjykohej me ndershmëri. Kurani thotë: “Dhe nëse gjykon mes tyre, gjyko drejt. Allahu i do të drejtit.” (Maide, 42) Islami tërheq brenda tij çdo individ dhe çdo grup shoqëror me të njëjtën ngrohtësi. Ai i hap dyert dhe i zgjat dorën çdokujt. “Hape sa të mundesh zemrën, me besim tendosu dhe për njeriun dashuri ushqe. Të mos ngelet asnjë zemër e brengosur që s’ke ndjerë dashuri për të dhe s’i ke zgjatur dorën!”është motoja e shpirtrave besnikë, përfaqësuesve të dashuruar me Islamin. Islami të drejton kah Krijuesi, të tregon Kiblën e vërtetë, të shpëton nga robëria e dëshirave, nga të qenit rob i forcës, rob i famës, i frikës, tahmasë, zilisë, rob i pasurisë... Ai të ofron lirinë e vërtetë duke të mundësuar të jesh rob i denjë vetëm përpara Zotit. Bashkëbiseduesit e parë të Islamit e kuptuan shumë mirë atë si dhe burimin kryesor të tij, Kuranin, sa që fryma, emocioni dhe ngjyrat e asaj jete të bekuar vazhdojnë të rrezatojnë dritë edhe sot, megjithëse kanë kaluar shekuj të tërë. Gjallëria e të bekuarve të parë rridhte nga atmosfera në të cilën jetonin. Ata e dëgjonin Kuranin me pasion të zjarrtë e me përkushtim të plotë, i besonin atij me gjithë sinqeritetin e tyre. Nën dritën e këtij libri madhështor, ata i drejtoheshin Allahut, e donin Atë me gjithë shpirt. Ata nuk mjaftoheshin vetëm me këtë dashuri, por me një pasion të thellë bënin çmos që Ai të njihej e të dashurohej prej të gjithëve. Tregonin një kujdes të veçantë që mendimet dhe ndjenjat islame të mos i ngatërronin e të mos i njollosnin me ngjyrat e dëshirave personale dhe e paraqisnin atë me ngjyrat, koordinatat e

bukuritë origjinale të tij. Pas çdo njohurie ata kalonin në veprim. Përfaqësimin e konsideronin më të rëndësishëm se të diturit, ndërsa këtë të fundit e derdhnin medoemos në praktikë. Nëse myslimanët sillen me zgjuarsi, ushqejnë një shpirt përpjekjeje në misionin e shërbimit ndaj njerëzve, ndaj njerëzores, nuk e braktisin veten në hutim për çfarëdo që të ndodhë, e organizojnë jetën e tyre përtej dëshirave trupore e kënaqësive materiale drejt horizonteve të zemrës dhe shpirtit, gjenden në gatishmëri për t’i vendosur "embargo" çdo të keqeje dhe nuk lejojnë shfaqjen e mendimeve negative e pesimiste në botën e tyre të brendshme plot dritë; atëherë bëhet e mundur që edhe sot të rigjallërohet me gjithë hijeshinë e saj

Bashkëbiseduesit e parë të Islamit e kuptuan shumë mirë atë si dhe burimin kryesor të tij, Kuranin, saqë fryma, emocioni dhe ngjyrat e asaj jete të bekuar vazhdojnë të rrezatojnë dritë edhe sot, megjithëse kanë kaluar shekuj të tërë. magjepsëse epoka e lumturisë. Duke sakrifikuar dashuritë personale në misionin e shërbimit ndaj njerëzve dhe për hir të kënaqësisë së Mëshiruesit, Mëshirëplotit, njerëzit fatlumë, bartës së këtyre ndjenjave, do t’i drejtojnë edhe një herë shpirtrat, zemrat, mendimet, shikimet dhe rrjedhimisht gjithë dashurinë dhe vlerësimet drejt një bote të mbushur me dashuri, mëshirë, ngrohtësi e buzëqeshje ndaj çdokujt e ndaj çdo gjëje. E ndërsa ditët lindin dhe perëndojnë, vitet dhe shekujt kalojnë, Drita e Islamit, dhuruar njerëzimit nga i Gjithmëshirëshmi me dorën e Profetit Muhamed (a.s.), do të mbetet e përjetshme! JANAR 2012

Di

9


Në Fokus

XHEMAL BALLA

Zëri i buzëqeshjes së

“Drita Islame”

Këto dy dekada ajo përçoi mesazhin Hyjnor te besimtari, mesazhin e të vërtetës, duke zbatuar porosinë e Kuranit: “Dhe të dalë një grup që thërret në të mirë dhe ndalon nga e keqja”. Dalja në dritë e gazetës “Drita Islame” gëzoi zemrat e myslimanëve shqiptarë, të errësuara e të burgosura nga regjimi komunist. Ajo erdhi tek myslimanët për të sjellë kënaqësinë e Krijuesit, i ktheu buzëqeshjen, i ndriti fytyrat e ngrysura e zemrat e ngurosura, duke i udhëzuar me fenë e paqes e të mëshirës, të sigurisë, të mbrojtjes dhe udhëzimit në rrugën e drejtë e të vërtetë. Kënaqësia qëndron sot para nesh të kesh kujtim të pashlyer të numrit të parë të gazetës, ku filloi pikënisja e përhapjes së mesazhit islam. Lexuesi i saj priste çdo muaj ushqimin shpirtëror që ajo do të sillte në zemrat e myslimanëve. Nga muaji në muaj ajo erdhi duke u rritur e zgjeruar në gamën e problemeve shqetësuese të Islamit në

10

Di

JANAR 2012

Shqipëri. Kjo gazetë do të bëhej pjesë e bibliotekave të intelektualëve islamë dhe njëkohësisht dije dhe udhëzues i Kuranit në çdo shtëpi myslimani. Pra, erdhi koha që çdo besimtar mysliman të presë udhëzimin nga ala e Allahut, që t’i ndriçojë zemrën, ashtu siç është titulluar me të drejtë gazeta “Drita Islame”. Këto dy dekada ajo përçoi mesazhin Hyjnor te besimtari, mesazhin e të vërtetës, duke zbatuar porosinë e Kuranit: “Dhe të dalë një grup që thërret në të mirë dhe ndalon nga e keqja”. Zoti deshi dhe ua hapi shqiptarëve shtigjet e udhëzimit të së vërtetës, të besimit të një Zoti të vetëm e të pashoq, të Parin pa fillim dhe të Fundit pa mbarim. Kërkimi mbi dy dekada i shpërthimit nga zemrat e ngurosura e dritës së besimit, trokiti i lumtur në shpirtrat e myslimanëve shqiptarë. Me marrjen në dorë të librit të shenjtë të Kuranit, shpirti i besimtarëve filloi të lulëzojë. Kjo ishte ajo që kishte kërkuar në vite, por dalja në dritë e gazetës ishte rruga që do ta orientonte dhe do të sillte kuptimin e jetës tek myslimanët shqiptarë. Ai tashmë e kuptonte se duhej përulur me adhurim para krijuesit të tij e duke e kënaqur atë me mbushjen e radhëve në të gjitha xhamitë e vendit. Myslimani e çeli kyçin e zemrës së tij, për të nxjerrë nga thellësitë ndjenjat e shpirtit të besimit dhe vend-

osi t’i përkushtohej udhëzimeve të Zotit. Emri i Tij qarkullon në radhët e myslimanëve që jetojnë, nga zemra në zemër, sepse Ai është që duhej dhe që do të duhet përjetësisht. Zemrat prej tij mësuan se si duhet të duam njëri-tjetrin e si të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ti je Një, je i vetëm që s’ke shok. Veprat e Tua janë shenjat që tregojnë për Ty. Çdo gjë është e lidhur me Ty. Këto janë ndjenjat e besimtarëve islamë të brumosura me mësimet e “Drita Islame”. Ajo u tregua si një hallkë e rëndësishme e zinxhirit edukativ, që krijoi Komuniteti Mysliman pas hapjes së shkollave islame. Ato qenë të parat që mbollën dashurinë e besimit në familje dhe edukimin e fëmijëve. Por, gazeta “Drita Islame”, organ i këtij Komuniteti, ishte dhe është një nga shtyllat kryesore për brumosjen e besimtarëve myslimanë me dritën e besimit tek Zoti i Madhërishëm. Kështu Filloi përtëritja e besimit si forcë aktive, forcë e cila ishte mbyllur në zemrën e tij. Sot ia drejton Lavdiplotit dhe mbështetet tek Ai, sipas porosisë së Kuranit: “Ne jemi të Allahut dhe vetëm tek Ai kthehemi”. Feja është një forcë e motivimit të besimtarit, një faktor i rëndësishëm për të përballuar me guxim çdo vështirësi në jetë. Gazeta “Drita Islame” është bërë burim i pashtershëm i informacionit fetar, nga e cili besimtarët kanë


përfituar njohuri shkencore e fetare shumë të domosdoshme në jetën e tyre. Ajo ka përfshirë artikuj me karakter të mirëfilltë fetar, shkencor e kulturor. Gjithashtu ajo është përpjekur të reflektojë unitetin e fesë Islame me shkencën si dhe nevojën e afrimit në mes tyre. Kërkimi i diturisë për çdo besimtar është detyrë, ndërsa shkenca me arritjet e saj ka ndikim pozitiv në jetë dhe të çon të sigurt drejt argumenteve në njohjen e Krijuesit të gjithësisë, Zotit të Madhërishëm. Me artikujt e saj, pjesë e të cilëve kam pasur fatin të jem edhe unë, gazeta ka kontribuar për kultivimin e ndriçimit shpirtëror, intelektual e kulturor të lexuesve të rregullt. Shpirti është i padukshëm, por ai njihet nëpërmjet gjurmëve të tij, ashtu si thotë Zoti në Kuran: “Dhe ti shih në gjurmët e mëshirës së Allahut”. Pra, duke medituar në çdo krijim të Allahut, besimtarit i jepet mundësia të njohë atë për çka ai është i interesuar. Ashtu si trupi që ka ushqimin me të cilin jeton, ashtu edhe shpirti ka ushqimin e vet, pa të cilin nuk mund të bëjë si namazi, agjërimi, zekati, haxhi, bamirësia etj. Gazeta “Drita Islame” në këto dy dekada ka lënë gjurmët e saj të pashlyeshme në zemrat e besimtarëve dhe është një trashëgimi e pasur në trajtimin e problemeve sociale të shoqërisë nën dritën e udhëzimit të librit të shenjtë - Kuranit famëlartë. Ajo ka mbrojtur me dinjitet identitetin e Islamit në vendin tonë. Në artikujt e saj janë reflektuar idetë e qytetërimit islam, që në emër të Zotit dhe shqiptarit, në harmoni me të gjithë bashkëkohësit tanë evropianë, do të shkojnë përpara drejt zhvillimit të mëtejshëm për një jetë më të lumtur. I uroj suksese të mëtejshme rrugëtimit të saj! JANAR 2012

Di

11


VENDI

Aktualitet

Kryeministri, drekë me liderët e komuniteteve fetare Berisha: Klerikët shqiptarë, rol themelor në zhvillimet pozitive të kombit Kryeministri Sali Berisha ka shtruar në prag të mbylljes së vitit 2011, një drekë për drejtuesit e bashkësive fetare, ku ishte i pranishëm edhe kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça. Në alën e tij, kreu i qeverisë u shpreh se “sa herë që lexohen predikimet fetare, me dhjetëra e qindra herë, aty sheh bazat e moralit të qytetërimit

të sotëm për njerëzit e të gjitha besimeve”. Sipas Kryeministrit, “në 100 vjet, udhëheqësit shpirtërorë të shqiptarëve kanë pasur që nga Lidhja e Prizrenit deri në ditën e sotme, një rol themelor në zhvillimet pozitive të kombit. Gjithashtu ata kanë gjetur në të gjitha rastet mirëkuptimin e përbashkët për të çuar përpara një çështje të drejtë, atë të lirisë kombëtare”.

Seminar trajnues me imamët e rretheve Në kuadër të trajtimit dhe kualifikimit të predikuesve islamë, Komuniteti Mysliman ka organizuar seminare me imamët e rretheve të ndryshme të vendit. Rëndësia e predikimit dhe përcjellja e mesazhit islam, metodat e predikimit dhe funksionimi i institucioneve fetare dhe roli i imamëve, ishin temat kryesore që u trajtuan në këto seminare. Drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, Dorian Demetja, në alën hyrëse falënderoi imamët për praninë e tyre dhe më pas foli për rëndësinë e predikimit dhe përcjelljen e mesazhit të fesë islame. Ai nënvizoi se detyra e besimtarëve myslimanë dhe sidomos drejtuesve fetarë (imamëve) është që t’i shërbejnë Islamit në mënyrën sa më të mirë të mundshme. “Çdo moment, çdo çast duhet ta shfrytëzojmë në përcjelljen e mesazhit të fesë islame, sepse kështu kemi realizuar detyrën duke fituar kënaqësinë e Allahut”, tha z. Demetja. Ndërkohë nënkryetari Bujar

12

Di

JANAR 2012


Spahiu foli për metodat e predikimit. Ai theksoi se predikuesi duhet të jetë i pajisur me disa cilësi të veçanta njerëzore duke u bërë shembull për të tjerët. Ndër veçoritë që duhet të ketë predikuesi, por edhe të gjithë besimtarët, sipas z. Spahiu, janë: sinqeriteti, morali i bukur, dashuria për virtytin dhe të moralshmen, besueshmëria dhe durimi. “Kauza jonë është shumë e madhe. Ne duhet t’i tregojmë

shoqërisë vlerat dhe moralin e lartë të fesë islame, sidomos të rinjve. Dhe për këtë kauzë duhet përkushtim, durim dhe sinqeritet”, tha z. Spahiu. Ndërsa drejtori i Arsimit, Altin Shima foli rreth funksionimit të institucioneve fetare dhe rolin e imamëve. Ndër të tjera ai theksoi se roli i imamit (drejtuesit) është thelbësor në përhapjen e mesazhit islam si dhe në funksionimin e institucioneve fetare në vend.

Në seminaret e zhvilluara në Medresenë e Tiranës morën pjesë imamët e rretheve Kukës, Malësi e Madhe, Fier, Berat dhe Lushnje. Gjatë qëndrimit në Tiranë imamët e rretheve zhvilluan vizita në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe në Universitetin Bedër (Hëna e Plotë). Seminaret e trajnimit do të vazhdojnë edhe për imamët e myftinive të tjera.

Korçë, konferencë shkencore për atdhetarin dhe fetarin HAFIZ ALI KORÇA Universiteti “Fan S. Noli” dhe Shtëpia Botuese “Logos-A”, Shkup, në bashkëpunim dhe me institucione të tjera, organizuan një konferencë rajonale kushtuar jetës dhe veprës së Hafiz Ali Korçës. Në këtë veprimtari kulturore morën pjesë pedagogë dhe studiues nga institucionet arsimore-shkencore, kulturore, përfaqësues të spektrit politik, shoqatave dhe organizatave profesionale, si dhe personalitete të ardhur nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria, të cilët ndoqën me mjaft interes këtë veprimtari dhe vlerësuan lart figurën dhe kontributin e Hafiz Ali Korçës. Qëllimi i kësaj konference ishte ndriçimi i aspekteve të pazbuluara më herët në jetën dhe veprën e Hafiz Ali Korçës. Në këtë organizim madhështor u mbajtën referate dhe kumtesa, të cilat shpalosën e hodhën dritë mbi jetën dhe veprën e këtij eruditi të kombit shqiptar. Konferenca u mbajt me 21 dhe 22 dhjetor e ndarë në tre seanca në gjuhët shqip dhe anglisht me qëllim që të mundësohej bashkëveprimi dhe diskutimi intensiv

mes disiplinave hulumtuese për veprën e Hafizit. Gjatë aktivitetit u ndanë disa çmime speciale nga ana e drejtorit të Medresesë së Korçës, z. Omer Çallësh. Hafiz Ali Korça ishte një intelektual, atdhetar dhe patriot i flaktë. Ai dha një kontribut mjaft të rëndësishëm në çështjet fetare dhe kombëtare. I rritur në një mjedis patriotik, fetar e kulturor të pastër, ai u brumos që në vogëli me bindje dhe parime të larta të moralit fetar e kombëtar, por që u përndoq nga pushtuesit, nga fanatikët dhe komunizmi

për idetë, pikëpamjet dhe veprimtarinë e tij. Siç shkruan ai në kryeveprën e tij “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” Për Shqipërinë u përpoqa sa flijova jetën time nuk tregohet se sa hoqa se shteti mi njihte krime. Hafiz Ali Korça radhitet midis luftëtarëve, krijuesve dhe islamologëve të Rilindjes, vepra dhe jeta e të cilit hapi shtigje të reja në rrugën e zhvillimit fetar dhe kombëtar.

JANAR 2012

Di

13


BOTA

Rritet popullsia shqiptare në Maqedoni Viteve të fundit popullsia shqiptare në Maqedoni është rritur ndjeshëm, krahasuar me atë maqedonase. Fakti bëhet i ditur nga e përditshmja e vendit fqinj “Dnevnik”, e cila ka kryer një hulumtim nga periudha e vitit 2004 deri në vitin 2010. Në raportin e saj thuhet se rritja dhe zvogëlimi i popullsisë shqiptare dhe asaj maqedonase ka pasur shifra të dallueshme. Kjo për shkak të lindshmërisë në rritje të shqiptarëve. Numri i maqedonasve gjatë shtatë viteve të fundit është zvogëluar për 12 mijë banorë, ndërkohë që tek shqiptarët gjatë të njëjtës periudhë është regjis-

truar një rritje e dyfishtë prej 31 mijë banorësh. Përfundimet e nxjerra konfirmohen edhe nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS) në Shkup. Ky zvogëlim i popullsisë maqedonase vihet re në më shumë se

65 nga 84 komuna, pra në pjesën më të madhe të vendit fqinj. Referuar statistikave zyrtare, shqiptarët në Maqedoni përbëjnë 25 për qind të shifrës totale të popullsisë, ndërsa maqedonasit mbi 64 për qind.

Indonezi, xhamitë së shpejti me rrjet virtual Në Indonezi planifikohet hapja e rrjetit virtual, i njohur si “i-mosque”, qëllimi i të cilit do të jetë forcimi i rolit të xhamisë në jetën dhe veprimtarinë e besimtarëve, si dhe prezantimi i Islamit në një formë sa më të organizuar nga institucionet e kultit. Burime të medias të vendit të largët aziatik bënë të ditur se nisma i përket shoqatës së intelektualëve myslimanë. Ilham Ekber Habibi, drejtor i shoqatës së intelektualëve myslimanë të Indonezisë, në një prononcim për mediat, theksoi se qëllimi i këtij programi është përhapja dhe promovimi i qytetërimit dhe i kulturës islame. “Xhamitë nuk janë vetëm vend për adhurim. Në to mundet dhe duhet të zhvillohen edhe aktivitete të tjera. Përmes këtij rrjeti virtual do të mundohemi t’i paraqesim veprimtaritë që dikur janë zhvilluar brenda në xhami, edhe për njerëzit e tjerë”, tha Habibi. Ai, mes të tjerash, u shpreh se projekti është në hapat e parë dhe pjesë e tij do të bëhen të gjitha xhamitë në tërë hartën e Indonezisë, që numëron afërsisht 1.400.000 të tilla. Indonezia është vendi i 16-të në botë për nga sipërfaqja. Me një popullsi prej rreth 240 milionë banorë, Indonezia është vendi i katërt më i populluar i planetit dhe ka popullsinë më të madhe islame në botë.

14

Di

JANAR 2012


Crystal, vajza amerikane që përqafoi Islamin

Vitet e fundit vihet re që një numër i konsiderueshëm njerëzish përqafojnë fenë islame. Mijëra njerëz në mbarë botën kthehen në myslimanë duke treguar se më në fund kanë gjetur të vërtetën që kërkonin prej vitesh. Rasti më i fundit është i një vajze nga Colorado të SHBA-së. Ajo ka pranuar Islamin si fenë e

saj dhe ka vendosur t’i bashkëngjitet radhëve të besimtareve myslimanë. Crystal është kthyer në myslimane më 23 dhjetor 2011, në Xhaminë Greenway të Komunitetit Mysliman shqiptaroamerikan të Arizonës. Ceremonia e kthimit në fenë Islame është bërë nga imami Didmar Faja para disa anëtarë-

ve të komunitetit menjëherë pas namazit të Xhumasë. Ky i fundit është ai i cili ka bërë publik lajmin për mediat myslimane duke e treguar këtë si një rast të veçantë. Crystal është një tjetër vajzë amerikane ndër të shumtat që kanë përqafuar Islamin sidomos në dekadën e fundit.

STUDIMI Rreth 40% e evropianëve vuajnë nga sëmundje mendore Rreth 40% e qytetarëve evropianë, të përkthyer në shifra mbi 165 milionë persona, vuajnë nga sëmundje mendore dhe neurologjike si: depresioni, ankthi, pagjumësia dhe dobësia. Është ky përfundimi i një studimi shkencor të realizuar në disa shtete evropiane. Sipas studiuesve shoqëria evropiane po tronditet nga themelet teksa pjesëtarët e saj po preken nga sëmundje të rënda si pasojë e krizës morale e shpirtërore, por edhe asaj financiare që po tërheq njëra pas tjetrës vendet e Evropës. Pjesëtarë të ekipit të studimeve duke iu referuar përfundimeve të studimit u shprehën se sëmundjet mendore po kthehen

në një problem serioz për qytetarët e kontinentit të vjetër. Por akoma më shqetësues, sipas tyre, është fakti se nga numri total i personave të prekur vetëm 1/3 e tyre marrin mjekimet

e nevojshme dhe kanë dëshirën për kurim. Studimi në të cilin u përfshinë mbi 514 milionë persona u publikua nga European College of Neuropsychopharmacology. JANAR 2012

Di

15


Komente & Opinione

REDI SHEHU

Imagjinoni një shkollë jo të vogël, emrin e së cilës kësaj radhe për arsye etike nuk po e përmend, me të paktën njëmijë nxënës, e cila ndërmerr një aksion të mirëfilltë në të gjitha nivelet që të zbukurojë korridoret e shkollës më urime të tilla si “Marry Christmas” dhe këtë me kontributin e mijëra prindërve përkatësia maxhoritare e të cilëve as që ka të bëjë me këtë lloj festimi.

Laicizmi

selektiv i fundvitit Me një shikim të tretur diku në një drejtim të papërcaktuar mirë, vajza dhe djali im, përkatësisht në klasë të katërt dhe në të parën, afrohen tek unë për të më përçuar mesazhin të cilin drejtoria e shkollës publike ishte kujdesur t’ia takste si detyrë jashtë klase. Që të dy, në një sintoni perfekte tonaliteti me ngjyrime të një punonjësi tatimtaksash, kërkojnë secili nga një fond të caktuar parash, sepse drejtoria po përgatiste zbukurimet e ambienteve të shkollës me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. I magjepsur nga një kërkesë e tillë hoqa dorë shpejt t’u shpjegoja vogëlushëve të mi sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë si dhe faktin që unë si kontribuues i këtij sistemi e paguaja çdo muaj shkollën e tyre, kjo thjesht sepse ato 16

Di

JANAR 2012

as që do të lodheshin të më kuptonin. Por ajo që sinqerisht më befasoi jashtë mase, ishte kërkesa që drejtoria e shkollës përkatëse i bën taksapaguesve prindër që në kundërshtim me sistemin laik të shkollave publike, të kontribuojnë për ta delaicizuar atë me anë të promovimit të njëanshëm të një religjioni të caktuar. I përfshirë kohë më parë në një debat të madh publik mbi laicizmin dhe të drejtën për arsimim të nxënëseve myslimane me shami në sistemin parauniversitar, si dhe duke pasur parasysh “apologjinë” me të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës mundohej të justifikonte ndalimin e kësaj kategorie nxënësish të frekuentonin shkollat në emër të shenjtërimit të laicizmit në ambientet publike, u orvata të gjeja të gjitha ar-


syet e mundshme që të justifikoja veprimin e drejtorisë së shkollës ku fëmijët e mi edukohen, por pa sukses. Imagjinoni një shkollë jo të vogël, emrin e së cilës kësaj radhe për arsye etike nuk po e përmend, me të paktën njëmijë nxënës, e cila ndërmerr një aksion të mirëfilltë në të gjitha nivelet që të zbukurojë korridoret e shkollës më urime të tilla si “Marry Christmas” dhe këtë me kontributin e mijëra prindërve përkatësia maxhoritare e të cilëve as që ka të bëjë me këtë lloj festimi. Së pari, kemi të bëjmë me një shkelje të hapur e të qëllimshme të parimit aq shumë të ekzaltuar të laicizmit të shkollave kur bëhet alë për kurrikulat, afishimet, fotografitë si dhe çdo lloj parulle e cila nxit drejt prishjes së ekuilibrave (në këtë rast nuk bëhet alë për të drejtën personale të individit që mbart bindje apo simbole fetare pasi ato nuk janë pjesë e hapësirës publike). Së dyti, kemi të bëjmë me një sipërmarrje që ka probleme të mëdha në rrafshin etik të marrëdhënieve shkollë, prindër, fëmijë. Ky rast, si dhe dhjetëra copëza të tjera të kësaj natyre në të gjitha hapësirat publike shqiptare përfshirë edhe mediat, ngjyrosin këtë tablo të përditshmërisë tonë me një lloj laicizmi paksa specifik për ne shqiptarët, që unë e quaj Laicizëm Selektiv. Ky lloj i laicizmit, në ndryshim nga antropologjia e artikulimit dhe veprimit laicist në shoqëritë me traditë të theksuar laike, është në një farë mase më i rrezikshëm për arsye se me anë të metodologjisë laike përpiqet të ndërtojë e më pas të personalizojë një realitet të ri religjioz duke i dhënë një karakter selektiv asnjanësisë. Pra, në disa raste duke i dhënë laicizmit shprehje fundamentaliste dhe në raste të tjera duke shfaqur trajta ekstreme liberaliste. Vetë mënyra selektive e përdorimit të laicizmit ndikon në aftësitë njohëse të publikut, i cili është i prirur të marrë në forma shabllone pa iu futur analizës së përbrendësisë së çështjeve, aq më tepër nëse kjo aplikohet mbi nxënës nga autoriteti i shkollës, duke i dhënë kështu formë detyruese e pakundërshtuese tashmë një promovimi selektiv të përftuar nga një asnjanësi qëllimisht e cunguar. Do të doja të sillja në vëmendjen e secilit raste të ngjashme në Perëndim të cilat janë trajtuar krejtësisht ndryshe nga mënyra jonë e të parit të gjërave. Në Nevada në Shtetet e Bashkuara, mësuesve dhe stafit të “Virgina Valley High School” u është ndaluar nga “Unioni Amerikan i Lirive Civile” që të thonë “marry christmas” dhe gjith-

ashtu të pezullojnë çdo aktivitet dhe dekorime të lidhura me këtë festë në ambientet e shkollës, në emër të multikulturalizmit të shoqërisë amerikane. (http://crystalclearamerica.blogspot.com /2010/12/nevada-high-school-bans-christmas. html) Në të njëjtën mënyrë kanë vepruar edhe shkollat në Sidney në Australi të cilat i kanë detyruar nxënësit që kur të këndojnë këngën “we wish you a marry Christmas” ta zëvendësojnë me “we wish you a happy holidays” për të mos ndikuar në nxënësit e përkatësisë hindu dhe hebreje në klasë. (http: //news.ninemsn.com.au/national /8389344 /sydney-school-accused-of-stealingchristmas) Në Kaliforni shkolla “Lincoln Unified School” e Stocktonit ndaloi të gjitha dekorimet për Krishtlindje duke u shprehur: “Zyra e Qarkut të Stoctonit do të dëshironte t’i kujtonte secilit të ishin të kujdesshëm në vendosjen e zbukurimeve brenda dhe përreth shkollës. Ato nuk duhet të kenë asnjë lidhje me ndonjë përkatësi religjioze”. Kjo sipërmarrje u ndërmor siç ata u shprehen “për të qenë korrekt”. (http://www.news10.net/news/article/166743 /2/Stockton-school-Christmas-decor-ban -explained). Një tjetër rast interesant është aplikuar në Kanada ku dekorimet për Krishtlindje u ndaluan që të vendoseshin në autobusët e nxënësve të shkollave. Shoqata e transportit “Tri-Board Student Transportation Services” me anë të një e-maili njoftoi se nëse verifikohen zbukurime të Krishtlindjeve në brendësi apo edhe jashtë autobusëve, atëherë kjo kompani do ta konsiderojë si shkelje të kontratës. Këto masa u ndërmorën në emër të qënurit “ politikisht korrekt” me fëmijët e besimeve të tjera.(http://kfyo.com/christmasdecorations-banned-from-school-buses) Duke u kthyer në këtë provincializmin tonë që duket se ka stakuar fijet me atë botë me të cilin pretendon se do të integrohet, nuk ka se si mos duket qartë paradoksi i faktit që edhe pse një vend më një kulturë maxhoritare religjioze krejt të ndryshme nga ajo e Krishtlindjeve, nuk shqetësohet nga imponimi që i bën kësaj maxhorance, në kohën kur strukturat e shkollave të vendeve më të përparuar për hir të minorancave të tyre prishin traditat në ambientet e shkollave publike duke i dhënë ekuilibrit vlerë maxhoritare. JANAR 2012

Di

17


REFAT XHINA

Larg

bid'atit e sajimeve “Bëni ashtu si t’ju ketë urdhëruar Pejgamberi me alë dhe si t’ju ketë tërhequr vëmendjen me veprime dhe ruhuni nga gjërat që jua ka ndaluar.” (Kurani, Hashr, 7) Kurani është libri dhe burimi kryesor i fesë Islame. Nuk ka asnjë dyshim se Kurani që kemi në dorë, është identik me atë që i është reveluar Profetit Muhamed (a.s.). Burimi i dytë i fesë Islame, që shpjegon Kuranin, janë alët e Pejgamberit, veprimet e tij. Këto quhen sunete. Përputhja me rrugën dhe traditën pejgamberike është urdhri i Allahut (xh.sh). Në çfarëdo vendi të botës qofshim e në çdo epokë të jemi, Kurani dhe Suneti janë të vetmit burime që do t'u drejtohemi lidhur me Islamin. Kohët e fundit ka prirje për sajesa, shpikje, rregullime që quhen "bid’ate - sajime". Këto shtesa, sajime nuk gjenden në origjinën e fesë Islame. Ato vijnë nga prapambetja e padituria; pa dyshim që janë me origjinë nga injoranca. Në fenë islame nuk ka mungesa për t’u plotësuar. Allahu i Madhëruar ka deklaruar se fenë s’e ka lënë të mangët. “Sot përsosa për ju fenë tuaj, plotësova dhuntinë Time për ju, zgjodha për ju Islamin si fe…” (Maide, 3). Në kohën tonë sjelljet e disa myslimanëve bartin veprime që bien ndesh me parimet islame. Kujtojmë aktin e synetbërjes. Ky zakon i lavdëruar edhe nga Pejgamberi ynë (a.s.) është një zakon i trashëguar që nga koha e Hz.Ibrahimit. Personat e pa bërë synet 18

Di

JANAR 2012

hasin në vështirësi të mëdha gjatë pastrimit, për rrjedhojë,të bërit synet është konsideruar ndër shenjat e myslimanit. Ceremonitë e synetbërjes janë transformuar në atë mënyrë sa nuk i mbetet asgjë traditës sonë. Bëhen shpenzime të tepërta dhe, më keq akoma, kryhen veprime të ndaluara nga feja jonë. Mjediset e synetbërjes janë lokalet, që s’mungojnë sot më as në fshatrat e largëta. Këto lokale janë shndërruar në "fole djalli". Pijet alkoolike derdhen lumë. Pijanecët zotërojnë mjedisin. Prindërit në vend që të kryejnë një detyrë si myslimanë me aktin e synetit, e mbulojnë veten me mëkate të rënda. Këto soj ceremonish nuk kanë asgjë të përbashkët me normat e moralit islam. Këto veprime, në ditët tona flasin për devijime nga feja jonë e pastër, nuk gabojmë të themi që, me këto veprime, i largohemi Islamit të vërtetë. Ka edhe të tjera bid’ate që na largojnë nga feja e vërtetë. Para të ashtuquajturit "Vit i Ri", qytetet tona, si kudo, gumëzhijnë nga parapërgatitjet e përgatitjet për ta festuar kush e kush më mirë. Ndriçohen rrugët, vezullojnë dyqanet e lokalet nga dritat shumëngjyrëshe. Vendoset pema e vitit në qendër të qytetit, mbushen rrugët me shashka e gjithfarë lodrash për fëmijë. Kjo


atmosferë shikohet edhe nëpër shtëpitë e qytetarëve, nëpër dritare e ballkone. A thua se po na vjen ndonjë sihariq i madh! Të gjitha sa thamë nuk kanë të bëjnë vetëm me familjet krishtere, por me mbarë shoqërinë. Nëpër familje bëhen harxhime gati vjetore, rendin të sigurojnë gjelin e detit, ëmbëlsirat, frutat e gjithçka. Nata e Vitit të Ri ka filluar të festohet çmendurisht nga familjet shqiptare. Burra, gra madje edhe fëmijë i qasen alkoolit tërë natën sa asnjë anëtar i familjes nuk është më i aftë të frenojë tjetrin. Në orën 12-të, në ndryshimin e viteve fillon çmenduria kolektive e mbarë qytetit. Mijëra e mijëra fishekzjarrë lëshohen drejt qiellit nga çdo kënd i qytetit. Era e rëndë e barutit bëhet tejet e padurueshme për shumë mosha. Fillojnë në këtë zallamahi krismash daljet nëpër rrugë e lokale. Zotër të vendit bëhen pijanecët, njerëzit pa asnjë kontroll. Vrasje, plagosje, dhunime e përdhunime transmetohen të nesërmen nëpër mediat e shumta a thua se sapo ka kaluar një fushëbetejë e rëndë lufte. Ky pra, është peizazhi i një "ditë-nate feste", që s’di pse quhet festë. Përse gjithë kjo lëvizje? Përse gjithë ky shpenzim? Përse gjithë kjo zallamahi? Kjo nuk është festë as për kristianët.

Mijëra e mijëra fishekzjarrë lëshohen drejt qiellit nga çdo kënd i qytetit. Era e rëndë e barutit bëhet tejet e padurueshme për shumë mosha. Fillojnë në këtë zallamahi krismash daljet nëpër rrugë e lokale. Zotër të vendit bëhen pijanecët, njerëzit pa asnjë kontroll.

Ata festojnë festën e tyre të krishtlindjeve dhe s’kanë të bëjnë me këtë bid’at. Gjithkush e di mirë se nuk ka asnjë arsye, nuk ka asnjë festë apo ditë të shënuar për këtë rendje marramendëse, çmendurie. Nuk është e vështirë për t’u kuptuar se ky bid’at në vendin tonë e ka zanafillën që nga koha e komunizmit. Lidhet me luftën e egër dhe të pamëshirshme që bëri ai sistem për ta shuar besimin në popull. Populli besimtar nuk guxonte të festonte as netët e mira, as bajramet, ashtu si nuk mund të festonte kristiani pashkë e krishtlindje. Komunistët e asaj kohe e kuptonin zbrazëtinë shpirtërore që i imponuan popullit të mjerë dhe i dhanë prioritet festave të tyre dhe festave pagane, vetëm e vetëm të shkulnin nga rrënjët besimin e popullit. Ata përdorën dhunën, burgosën, internuan, pushkatuan e varën klerikë të çdo besimi. Për gjysmë shekulli vendi ynë u bë modeli i një shteti ‘pa din e iman’, ku bota u çudit me ne. Fara e së keqes, që u hodh, i ruan ende rrënjë në gjirin e shoqërisë sonë të çoroditur. Duhet kohë të shkulet kjo farë dhe nuk duhet nënvleftësuar as trajtuar kurrë si e keqe që kaloi. Jemi futur në rrugën e duhur, por kemi shumë për të bërë. Duhet shkulur nga rrënjët grami i kultivuar aq vjet me radhë. Ne, baballarët dhe nënat e ditëve të sotme, duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë Islamin e vërtetë. T’i bëjmë ata besimtarë të devotshëm dhe aktivistë të dalluar në fushën e Islamit. Më e mira dhe më e bukura për myslimanin është ajo që është miratuar nga Allahu dhe i Dërguari i Tij. Ato që nuk i pranon Islami, që na propozon ego-ja, djalli i mallkuar, janë gjëra që na duhet t’i refuzojmë pa kusht. Indiferentizmi i turmave njerëzore që notojnë në shkujdesje nuk duhet të ndikojë mbi ne. “Në qoftë se u bindesh shumicës në tokë, do të të largojnë nga rruga e Allahut.” (En-nam, 16)

JANAR 2012

Di

19


Forum

PROF. DR . HAJRI SHEHU

EDHE NJË HERË PËR GJUHËN E TELEVIZIONEVE DHE TË RADIOVE TONA Nëpunësit do të japin provim në gjuhën shqipe. Të zotët do të konfirmohen, të tjerët për një kohë të mësojnë, po qe se duan të mbeten në shërbim. Siç dihet, gjuha e televizioneve dhe e radiove është kryesisht gjuhë e folur. Por ajo nuk mund të jetë më pak standarde se gjuha e shkruar. Edhe për arsye jashtëgjuhësore -dhënëmarrja dhe ortakëria me shikuesin e dëgjuesin. Kjo do të thotë se, edhe pse e paparapërgatitur, kjo gjuhë e folur e tryezave televizive, e bisedave televizive, e intervistave etj. duhet të orientohet nga normat e gjuhës së shkruar. Kjo do të thotë, atëherë që drejtuesi i emisionit, analisti, i intervistuari, pjesëmarrësi i tryezës televizive, shtetari, politikani, deputeti etj. duhet të jetë i kujdesshëm me alën e tij. Sa për lajmet e konferencat e shtypit, ato janë gjuhë e folur vetëm për nga forma; ato janë gjuhë e shkruar sepse 20

Di

JANAR 2012

parapërgatiten dhe nuk mund të dalin jashtë kufijve të normave drejtshkrimore, drejtshqiptimore, gramatikore, alësore etj. të gjuhës së shkruar. A është gjithmonë e tillë gjuha e folur (e parapërgatitur dhe e paparapërgatitur) e televizioneve dhe e radiove tona? Tregohet kujdes për t’i shqiptuar drejt alët. Tregohet kujdes edhe për t’i ndërtuar drejt gramatikisht alët dhe alitë. Por, jo gjithmonë. Ju (kur themi ju, kemi parasysh folësin e lajmeve, paraqitësin e programeve, drejtuesin e emisioneve, të bisedave etj., intervistuesin, por edhe të ftuarit në tryeza televizive etj.) keni marrë përsipër të dilni përpara popullit. Atëherë, gjejeni që te Muhurr theksi bie në rrokjen e parë. Gjejeni, gjithashtu që nuk ka fshat Terpanë (ju thatë: flakë në Terpanë), por Terpan dhe është në Berat. Mund të mos i dini, sigurisht të gjitha katundet e Shqipërisë. Atëherë, para se të lexoni lajmet, hapni alorin e emrave gjeografikë. Mos thoni recension (buxheti i recensionit), por recesion. Njerëzit nuk e duan as recesionin sepse është alë e huaj. Mos thoni orthodoks sepse është shqiptim grek, por ortodoks. Ju, zoti kryetar a ju zonja kryetare mos thoni kunra (kunra s’ka), por kundër, kur votohet hapur sepse kunra është shqiptim krahinor. Kur të bëhet pasqyra e shtypit, të mos thuhet kush janë titujt e gazetave ..., por cilët janë titujt e gazetave sepse kush për-


doret për njerëzit. Atëherë, edhe kur të tregoni rrugët për te horoskopi (!), mos thoni kush janë rrugët..., por cilat janë rrugët. Shumë shpesh thuhet i para foljes, kur emri në dhanore është në shumës (tipi i drejtohet të pranishmëve). Duhet u dhe jo i. Mos thoni jonë, por ynë me emrat e gjinisë mashkullore; pra, jo universiteti jonë, por universiteti ynë. Rasti me recensionin mund të jetë rrëshqitje gjuhe. Nuk besojmë të jetë kështu me rastet e tjera. Gabimet shqiptimore e gramatikore dhe përdorimi i trajtave dialektore a krahinore nuk janë çështje e kulturës së gjuhës, siç mund të jetë zgjedhja e alës. Ato janë padije. Në raste të tilla, mund të thuhej ajo që shkruan “Përlindja” më 30.8.1913: “Nëpunësit do të japin provim në gjuhën shqipe. Të zotët do të konfirmohen, të tjerët për një kohë të mësojnë, po qe se duan të mbeten në shërbim”. Ky është një problem. Problemi tjetër, po aq i rëndë sa i pari, janë alët e huaja të panevojshme a me prejardhje të huaj, gjithashtu, të panevojshme në kumtimet televizive e radiofonike1*. 1. *Ka ca kohë që në televizionet tona nuk thuhet më divizi ni (?!) i energjisë elektrike sepse ka hyrë Cez. Por, po të bësh një listë të alëve të huaja të panevojshme ose të formimeve nga alë të huaja të panevojshme që dëgjohen ditë për ditë, çfarë nuk thuhet: abandonoj,absorboj, aferë, afilacion,agravim, alert,i animuar, anuncoj, aparent, aset, asistohet, atakoj, atraksion, atraktiv, audicion, avantazhoj, barrelë, barrierë, benefit, bilateral, bipartizan, bllekaut,badigard, çertifikoj, decidoj, deciziv, definoj, dehidratim, demontoj,disbursoj, disfunksional, diskomfort, diskordancë, diskordinim, diskrepancë, disponim, disponoj, diversitet, divulgoj, dizain, dizainer, djuti-fri, domen, dominoj, efiçencë (efiçensë), efiçent, ekstrakurrikular, ekstraparlamentar, ekuivalentohet, elaborim, eskortë, faliment,fansa , fascinohem, fashinant,feërplej, ,fenotip, fiskal, fizibël , fizibilitet, fleboton, fleksibël, fokusoj, folk, fraksional, frekuent, frustrim, frustroj, frustruar (i), fondament, fundamental, galá, gjeneron, haker, handikap, heteroseksual, hidratim, hidrik, hidrologjik, horror, impakt, impenjim, impenjohem, implementoj, implikoj, impresion, incidencë, indeksion, ingranohem, inkorporoj, instalacion, interceptim, interceptiv, interkoneksion, intervent, intimidoj, intuboj, in-

Duam të përveçojmë më së pari lajmet sepse ato parapërgatiten e besojmë se ndiqen nga shumë njerëz. Pa përdorur thjerrën në vëzhgimet e vrojtimet tona, na del se përdoren pa vend, sidomos për lajmet e jashtme, shumë alë të huaja të panevojshme (kryesisht anglicizma) ose përkthime a mënyra të thëni që nuk janë të natyrës së shqipes. Shih, p.sh. rastet e mëposhtme: kanë ngritur flamurin në shenjë celebrimi; protestë gjenerale në Kili; përmbytjet dhe bllekautet; në Unionin Evropian (ende s’e ka mësuar përkthyesi që është Bashkimi Europian); masat e adoptuara nga BE (masat nuk adoptohen, por miratohen; këtu është keqkuptuar ala e huaj); Byroja Federale e Investigimit (FBI) (është Zyra Federale e Hetimeve); aeroplani ishte përballur me turbulenca; rrjedhja e naftës ... mund të jetë 60 barrela në ditë;progres raporti; duke ngritur kërcënime (kërcënimet në shqipe nuk i ngremë, por i bëjmë); deklarata u krye (në gjuhën shqipe, deklarata nuk kryhet, por bëhet); ndërtimi i vencion, investigativ, investigator, investigim, investigoj, involvoj, kanceloj, kardinal, kolagjen, kolaps, komemorativ, kompatibël, kompatibilitet, kompeticion, kompetitiv, komplementar, konfidencë, konfidencial, konform, konkluzë, konkurrencial, ko(n) stant,konsistent, konstituim, konstituohet, konstabël, kontaminim, kontestiv, kontestoj, kontinuitet, kontravers, kontraversal, konvoj,koshiencë, kreativ, kreativitet, kredibël,kredibilitet, kualitativ, kualitativitet, laiv, landfill, lider, lidership, limitoj, lukativ, luk, meikap, menaxhment, mukozë, multifunksional, naval, nonsens, nuklear, obligim, observator (për vëzhgues), obstruksion, obstruktiv, obstruktoj, okurrencial, oportunitet (për rast, mundësi), overdozë, performancë, performant, performim,perfomoj, permanent, pervers,perversitet, preliminar, premature, prevalent, prerogativ, prevalon, prezumim, prezumoj, privacion, procesion, produksion, programacion, promocion, promocional, prudent, puntatë, radiacion, receptoj, refleksion, refraktar, regjional, relaks, relaksoj, relaksohem, relatoj, relevant, remitancë, reperkusion, represion, represoj, rezort, rezume, riskoj, rivitalizim, sedentar, selektoj, septik, sindrom, sit, soliditet, stabil, stanjacion, starton, substancial, superohet, superoj, supervizion, suport, suportoj, surprizoj, shokues, shotgan, shoubiz, task fors, terciar, termin, tonus, transnacional , trend , trendi , turbulencë, unilateral, vakuum, varion, vizionalitet etj. JANAR 2012

Di

21


Ç’do të ndodhte sikur në një emision, një agronom, në vend të fasule a bizele, të thoshte bimë leguminoze, sikur veterineri të mos përdorte alën çalë, por alën e huaj a edhe termin shkencor? Si do ta gjykonin mjekët? Mundet që mjekëve u është mësuar goja dhe nuk flasin dot ndryshe (!). Po, ç’të bëjë publiku që do t’i dëgjojë e si kupton?

një konfidence (konfidenca = mirëbesimi / nuk ndërtohet por krijohet); kanë lëshuar të dhëna;të dhëna që prodhojnë implikim etj. Kështu ndodh edhe me emisione të marra nga burime të huaja. Ja një shembull: A besoni se fati ... apo e caktojmë ne destinacionin tonë? Merret vesh që nuk është thënë nga ne shqiptarët, por është përkthim dhe është përkthyer keq. Në gjuhën nga është marrë ala (duhet të ketë qenë destiny), ka kuptimin “e ardhme” e jo “destinacion”. Po, kur kemi të bëjmë me emisione shkencore, teknike, fetare etj.? Edhe këtu nuk kanë vend alët e huaja të panevojshme. Termat, po. (Termi është alë ose tog alësh për një koncept të një fushe të shkencës, të teknikës, të artit etj.). Po, cilët terma? Ata terma që, për arsye të përdorimit të vijueshëm në jetën e në veprimtaritë e përditshme, sidomos në veprimtaritë popullore, i kanë kaluar ose mund t’i kalojnë kufijtë e ngushtë të shkencës, të teknikës etj. dhe kanë hyrë ose mund të hyjnë në përdorim të përgjithshëm, duke u bërë kështu pjesë e shtresës së përgjithshme të gjuhës standarde (të tilla si, hekurbeton, hekzaklorant, hibrid (në bujqësi), automobilizëm etj.). Ata mund të jenë edhe alë ndërkombëtare (bronshit, nikotinë, skaner, telefaks etj.), çka i bën më të pranueshme se alët, thjesht të huaja. Mund të jenë edhe huazime nga gjuhë të tjera, kur sjellin vlera të domosdoshme gjuhësore, që pasqyrojnë zhvillimin e dijes e të kulturës botërore e që gjuha shqipe i ka bërë ose i bën të vetat (për arsye gjuhësore e jashtëgjuhësore), të tilla, si blister, rokenroll etj. Kjo do të thotë që nuk mund të mos intelektualizohet gjuha e emisionit e nuk mund të mos përdoren terma, sepse televizioni e radioja, si mjete të informimit masiv, kanë edhe emisione me rreze të gjerë, nga të gjitha fushat e jetës, pra, edhe shkencore, teknike, fetare etj. Por ajo që është për t’u qortuar në gjuhën e folur 22

Di

JANAR 2012

të mjeteve tona të informimit masiv është se përdoren shumë alë të huaja të panevojshme (ky është njëri problem), por edhe shumë terma shumë të ngushtë e shumë të veçantë, të njohshëm vetëm për specialistët e të panjohshëm për masat, të cilave u drejtohet emisioni a tryeza në televizion a në radio (problemi tjetër). Shih, p.sh., në një emision krejt të zakonshëm që kishte të bënte me kujdesin për lëkurën: benefite, sharm, opsion (për të bërë një opsion), kolagjen, antioksidantë, tonifikimi i lëkurës, hidraton në mënyrë perfekte etj. Ndër emisionet shkencore-popullarizuese, ato për shëndetin janë më të ngarkuarat me alë të huaja të panevojshme a me formime nga alë të huaja të panevojshme e me terma shumë të ngushtë. Flitet për shëndetin e njeriut, por harrohet shëndeti i gjuhës. Të tilla mënyra të thëni, si ka një vazodilatacion, menopauzë, andropauzë, shenjat zagale, i bien palpitacionet, kolagjen,kongjestion hundor, për të evituar dehidratimin, formë mutante e bakterit,mutacion, sindrom, artikulacione, inflamator, peroksid, hemolitik, handikap, kalerazh (?) (= kaloritë), këto krampe (anglisht është kremp dhe do të thotë ngërç), suspekt (janë suspekt këto zona), habitazh (për të bërë habitazhin e tij), intuboj, overdozë e shumë të tjera si këto janë për tubime mjekësh, por jo për publikun. Ç’do të ndodhte sikur në një emision, një agronom, në vend të fasule a bizele, të thoshte bimë leguminoze, sikur veterineri të mos përdorte alën çalë, por alën e huaj a edhe termin shkencor? Si do ta gjykonin mjekët? Mundet që mjekëve u është mësuar goja dhe nuk flasin dot ndryshe (!). Po, ç’të bëjë publiku që do t’i dëgjojë e si kupton? Si mund të mënjanohej problemi? Së pari, duke mos përdorur alë të huaja të panevojshme. Së dyti, duke parapëlqyer një alë a tog alësh që ka kuptim të njëjtë a shumë të afërt me kuptimin e termit që e përdor specialisti, domethënë që përputhet patjetër me konceptin shkencor, por që mund të analizohet e të kuptohet nga publiku i zakonshëm (p.sh., fërkim në vend të friksion; rrjedhje tatimore në vend të evazion fiskal ; mungesë oreksi në vend të anoreksí; pangopësí në vend të bulimí; shëndoshje e tepërt në vend të obezitet etj.). Fjalorët e termave të fushave të ndryshme, të botuar deri më tani janë një ndihmesë e vyer. Së treti, duke mënjanuar tema e shpjegime që janë për tubime specialistësh sepse në fund të fundit, emisionet shkencore-popullarizuese televizive e radiofonike nuk e kanë për detyrë


profesionalizimin e publikut të zakonshëm. Te reklamat televizive e radiofonike problemi bëhet edhe më i rëndë sepse ato përsëriten, madje, disa prej tyre edhe shumë herë në ditë. Paraqitja e tyre shkrimore është çështje më vete. Reklamat janë për jetën e jetesën e përditshme, për blerje e shitje, për shkolla e universitete private etj. Atëherë, përse ka reklama që thuhen me një gjuhë aq të ngarkuar, me aq shumë alë të huaja të panevojshme e edhe me terma aq të ngushtë e aq të veçantë? Për kë është reklama për dyshekun, kur thuhet “komforti i dyshekut”, “fitoni (!) komfortin” dhe “konturohet dysheku”? A mendohet, për shembull se nuk mund të vihet në gojën e fëmijës ala “hyjnor”, kur thuhet “pastërti hyjnore” në reklamën për një pluhur larës, sepse fëmija (mbase, edhe ndonjë i rritur) nuk i koncepton dot as hyjin e as hyjnorësinë te çarçafët tanë të pastër? A na shkon ndër mend se jemi shprehur gabim kur themi “Universiteti ...të adoptohet me...”? Dhe, më në fund, a na shkon ndër mend se mund t’i ngulim në mendje dëgjuesit atë që është këpushë (rriqër) në trupin e shëndoshë të gjuhës shqipe? Si zgjidhet problemi? Fare thjesht. Reklamuesit të këshillohen, në mos me një redaktor gjuhësor, me një mësues gjuhe. Vijmë tek drejtuesi i emisionit. Drejtuesi i emisionit, zakonisht gazetari televiziv ose radiofonik, është nismëtari i tryezës, i intervistës etj. Nuk themi se nuk ka drejtues të kujdesshëm në punë të gjuhës. Por jo të gjithë e jo gjithmonë. Drejtuesi i emisionit nuk mund të jetë e nuk duhet të jetë më poshtë se i ftuari i tryezës, i intervistuari, teleshikuesi a dëgjuesi në punë të zgjedhjes së alës. Ai duhet të dijë, p.sh. të zgjedhë të paktën, pretendues e jo pretendent, predominues e jo predominant, si formime bre-

nda shqipes. Por, pse të mos zgjedhë para tyre mëtues e mbizotërues, që janë alë shqipe? Ai nuk duhet të përdorë impresion sepse është alë e huaj e panevojshme në gjuhën amtare e kemi alën shqipe përshtypje. Ai nuk duhet të përdorë mentalitet sepse duhet të dijë që kemi mendësi, madje, e kemi që në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Ai duhet të dijë që ka në dorë alën e tij. Por, më shumë se kaq, duhet të dijë që përdorimi i alës së tij ka vlera shoqërore. Mënyra se si flet dikush tregon çfarë është e çfarë dëshiron të jetë - ai dhe dëgjuesi i tij. Ai e ka për detyrë të jetë i saktë në atë që thotë, sepse saktësinë nuk e ka vetëm për vete, por edhe për të tjerët. Saktësia ka të bëjë me mënyrën si flasin folësit e shkolluar e të kulturuar të gjuhës. Pasaktësia ka të bëjë me përdorimin e alëve të huaja të panevojshme. Në fund të fundit, ai e ka për detyrë të mos e thyejë standardin. Standardi ruhet e nuk thyhet kur nuk ka përdorime të tilla. Pasaktësi është edhe kur përdoren në një emision për publikun alë shumë të veçanta që janë për tubime specialistësh. vijon...

Drejtuesi i emisionit nuk mund të jetë e nuk duhet të jetë më poshtë se i ftuari i tryezës, i intervistuari, teleshikuesi a dëgjuesi në punë të zgjedhjes së alës

JANAR 2012

Di

23


Intervista Para se të tregoj historinë time, dua të theksoj se çdo herë pasi kryej faljen them: Të falënderoj o Zot, që më ke bërë falënderues dhe më ke udhëzuar.

SIDRIT BEJLERI

ARTISTI QË SINTETIZON TALENTIN ME BESIMIN

24

Sidrit Bejleri është një nga emrat më të njohur të botës së muzikës shqiptare. Është diplomuar për kanto në Akademinë e Arteve në Tiranë. Nuk ka zhanër të këndimit të cilin mos ta ketë lëvruar siç vetëm ai di. Këndon opera, muzikal, muzikë të lehtë dhe popullore, por edhe lirika fetare (ilahi). Aktualisht punon pranë Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë, si bas bariton; ka vënë në skenë veprat e njohura klasike të Puçinit, Verdit... e kështu me radhë. Aktualisht pjesëmarrës edhe në

një spektakël të përjavshëm televiziv për zbulimin e talenteve të rinj. Në këtë intervistë Sidriti vjen ndryshe. Jo vetëm si këngëtar, por edhe si një besimtar i thjeshtë, i cili si çdo mysliman i drejtohet Zotit me lutje e falënderime. Në këtë rrëfim personal solisti i njohur kujton çastin e parë kur iu lut Zotit që ta bënte këngëtar, fillesat e para në xhami, kënaqësinë e të qenit një mysliman praktikant dhe të jetuarit e jetës sipas parimeve universale të edukatës dhe moralit islam.

Cili ka qenë kontakti juaj i parë me besimin? Para se të tregoj historinë time, dua të theksoj se çdo herë pasi kryej faljen them: Të falënderoj o Zot, që më ke bërë falënderues dhe më ke udhëzuar. Për mua ky është thelbi i gjithçkaje. Fillimet e mia në Islam nuk janë shumë të hershme, mund të ketë, mos gabohem, rreth 5-6 vite që jam praktikant i rregullt, por ashtu si çdo njeri, besoj kontaktet ose hamendësimet e mia janë të hershme, pikërisht në momentin që unë fillova të kuptoj, pra në adoleshencën e hershme. Kam përshtypjen që një person i cili nuk dyshon në ekzistencën e Zotit, në njëfarë mënyrë i hiqet shansi për të mos besuar. E them me plot gojën dhe me bindje, dua të citoj atë që thotë Zoti se “Atë që udhëzoj Unë,

nuk e humbet askush dhe atë që e humb, nuk e bien kush në rrugën e mbarë”. Kujtoj se kam qenë shumë i ri në atë kohë. Ishte verë, ishin orët e para të mëngjesit. Të them të drejtën ishin hapat e para në rrugën time drejt muzikës dhe unë iu luta Zotit, me atë mënyrën time, duke thënë: O Zot, më mundëso që të bëhem këngëtar. Ja ku jam sot, them me bindje se edhe pse nuk isha një besimtar i mirëfilltë, Zoti ma pranoi lutjen. Gjatë rrugëtimit tim, pasi kreva shkollën e mesme, jo për muzikë, bëra përpjekje e mia për t’u regjistruar për drejtësi, fakultet të cilin nuk e fitova, dhe kjo ka lidhje se Zoti hedh të mirën, pavarësisht nëse ne e kuptojmë ose jo. Thuhet shpesh që talenti është diçka që çdo-

Di

JANAR 2012


JANAR 2012

Di

25


kush mund ta ketë, por nuk arrin ta zbulojë. Në gjykimin tuaj, çfarë është talenti? Kam përshtypjen që shumë njerëz kanë talent në fushat e tyre, bazuar në një shprehje të popullit që thotë se “Zoti s’lë njeri pa rrisk”. Çdo njeri ka talent, por ky talent duhet kohë për t’u zbuluar dhe zhvilluar. Kujtoj këtu një shprehje të një mikut tim që thotë: “Më mirë është të bësh atë që di të bësh më mirë.” E them me bindje të plotë, talenti është dhunti, një dhuratë nga Zoti i madh. Nëse do t’i pyesim njerëzit si mund ta përcaktoni talentin, çfarë forme apo madhësie ka, ata nuk do dinin të përgjigjeshin. Personalisht mendoj se talenti është abstrakt, ashtu si shpirti që nuk dihet se ku qëndron në trupin e njeriut. Ne e dimë që po e zbërthejmë këtë talent, flas nga përvoja ime në fushën e muzikës. Unë e zbërthej talentin, mund ta zbërthej në vargje, në melodi. Sigurisht, jam për atë që talentin pak e kanë, bazuar në shprehjen e popullit “1 për qind talent dhe 99 për qind punë”. Por sikur të mos ishte talenti, çfarë vlere do të kishte ai 100 përqindësh punë. Sipas meje talentin e jep vetëm Zoti dhe askush tjetër. Ka shumë njerëz që suksesin e tyre ia dedikojnë punës dhe përkushtimit të tyre dhe nuk arrijnë të bëjnë një lidhje midis talentit dhe asaj që Zoti mund t’u japë. Si ndikon besimi në ushtrimin e talentit? Megjithëse talenti ka një ndikim të padiskutueshëm, nuk duhet të harrojmë se sa e rëndësishme është puna. Dihet që shumë njerëz vetëm duke punuar kanë arritur majat e suksesit. Këtu dua të përmend një thënie të Profetit i cili thotë: “Punoni në këtë jetë sikur do të jeni të përjetshëm, dhe besoni sikur do të vdisni nesër”. Pra në njëfarë mënyre puna është adhurim. Shumë njerëz edhe pse nuk kanë talentin, kanë vullnetin për punë. Kështu që edhe ky njëfarë talenti mund të quhet.

26

Di

JANAR 2012

Gjatë një prezantimi në programe televizive apo në skenat tona dëgjojmë shpesh të cilësohet një vepër si krijim i një autori. A mendoni se kjo është ala e përshtatshme, ndërkohë që njeriu vetë është i krijuar? Në qoftë se do i referohesha muzikës, e cila është fusha ime më e prekshme sepse e aplikoj vetë, kam përshtypjen se termi krijesa njeri i referohet krijimit të fillimit për të krijuar gjërat e tjera, pra ato gjëra që i ka patur të nevojshme gjatë jetës. Nëse unë do i kthehesha muzikës, do i referohesha instrumentit muzikor është katërcipërisht bindja ime dhe e vërtetë reale që njeriu në histori dhe në vazhdueshmërinë e tij ishte referuar kordave vokale ose organeve të trupit të njeriut. Po marr një shembull, kur desh të krijohej avioni, çfarë u mor si bazë, sigurisht që shpendët, krijimi i krahëve të tyre, imituan ato dhe krijuan avionin. Marrim kitarën. Është e përbërë nga kordat, të cilat më vonë u shtuan. Fillimisht ishte çiftelia me një tel. Po ashtu veglat e frymës, në ndërtimin e tyre gjithmonë kanë imituar organet e njeriut. Tek aparati fotografik, kanë imituar syrin për të krijuar aparatin dhe më vonë kamerat. D.m.th. gjithçka është imitim. Është vetëm një Krijues që krijon. A janë kordat e tua një mrekulli? Deri pak kohë më parë nuk i kisha parë kordat. Rastësisht në YouTube pashë kordat e dikujt tjetër në një eksperiment shkencor. Vetëm para 5-6 muajsh shkova dhe pashë kordat e mia për të parë nëse kisha ndonjë problem, apo jo. Në atë moment kam kuptuar me të vërtetë mrekullinë që Zoti ka bërë me kordat. Trupi i njeriut në çdo detaj është një mrekulli, por nëse do flas për fushën që unë përgjigjem më saktë, do thosha se kordat janë dy copa mishi shumë të vogla e të holla, që puthiten me një përpikëri me njëra-tjetrën si dy qepalla syri, dy copa mishi që prodhojnë tingull,


pra kalon rryma e ajrit dhe ato nxjerrin tingullin. Pastaj është gjuha e cila vendos alën. Çdokush mund të pyesë: Si ka mundësi që dy copa mishi mund të prodhojnë tingullin? Po, prodhojnë një tingull normal për të folur. Për gjithçka njeriu është referuar jo më kot. Mund të përmend si shembull manivelën e volumit. Ne si njerëz nuk e kemi të prekshëm, thjesht e komandojmë me anë të trurit, pra me anë të shqisave. Unë mund të flas ndryshe me dikë që gjendet afër dhe ndryshe me një person që ndodhet larg. Ose siç ndodh në artin e të kënduarit pa mikrofon, në opera, kur unë këndoj përreth 900-1000 vetë. Pra ky zë ka forma të ndryshme menaxhimi, të cilat sërish Zoti ia ka lënë njeriut në zotërim. Pra janë kordat e vogla, që sekrecionet i lagin, se po të mos ndodhte diçka e tillë, ato nuk do të prodhonin tingull, shkurt është një sistem i mrekullueshëm, i cili ka një rreth vicioz që ti nuk mund ta prekësh. Në qoftë se e prek, do të dëmtosh diçka, për përmirësim as që bëhet alë. Këtu bie absolutisht teoria e Darvinit dhe dëshmohet ajo që njeriu nuk mund ta rregullojë kurrë veten. Si mendoni, a janë të lumtur artistët jo besimtarë? Ka natyrisht artistë që janë të lumtur, por ka edhe të atillë që edhe pse nuk kanë përfunduar në vetëvrasje, janë vetëshkatërruar. Kjo ndodh për arsye se ata nuk arrijnë të kuptojnë limitin, apo se për ta suksesi përkthehet me shifra monetare. Mirëpo, e dimë se shifrat vazhdojnë, numri është i pafund, zerot shtohen dhe nuk mbarojnë. Për mua lumturia është jeta e përtejshme. Vetëm arritja e Xhenetit është kulmi i lumturisë. Atëherë rikthehemi dhe marrim një drejtim tjetër, jo maksimumin e suksesit në fushën e muzikës apo të artit, por marrim maksimumin e suksesit te besimi, tek ajo që Zoti na ka thënë se si mund të arrihet lumturia e përjetshme, pasi e dimë se jeta në këtë botë është e shkurtër dhe kalimtare. Jo më kot Zoti thotë se “jeta e kësaj dynjaje është si krahu i një mushkonje”. Nëse do t’i rikthehesha vetëshkatërrimit të artistëve, shembuj ka shumë, por do të ndalesha te ato 5-6 emra të që kanë ndërruar jetë në kulmin e karrierës së tyre, pikërisht në një moshë të re, afërsisht 27 - vjeçare si: Robert Xhons, themeluesi i Bluzit, ndërroi jetë nga alkooli, Xhim Morrison, këngëtar, Xhenis Xhobing, Kurt Kobein, lideri i grupit “Mirvana”, dhe rasti më i freskët Emy Winehouse, e cila ndërroi jetë si pasojë e varësisë nga droga dhe alkooli. Shembujt që përmenda tregojnë se ekzistojnë një tërësi faktorësh pse nuk duhet ndjekur rruga e tyre.

Unë kam pasur simpati për Fredi Mërkurin apo Xhim Morrisonin, por kjo simpati u zbeh, vetëm atëherë kur kuptova apo vendosa që të bëj atë që di të bëj më mirë. Aty kuptova se mund të kisha sukses, jo të merrja atë që kishin të tjerët dhe ta servirja unë. Rinia në përgjithësi ndjek artistët pa ditur se në vetvete kanë diçka tjetër që Zoti ua ka dhënë. Unë i drejtohem dhe u them i bindur, se vetëm me anë të besimit do mund të gjejnë rrugën e vërtetë. Gjatë karrierës tuaj artistike, a ju ka ndodhur që të jeni gjendur në vështirësi dhe t’i jeni lutur Zotit për ndihmë? Mbaj mend një rast kur ishim në Shkup për të dhënë një shfaqje dhe unë isha i sëmurë. Në atë çast jam lutur me alët: “O Zot, më bëj që të dal mirë”, sepse normalisht nuk kisha as dublant. Shfaqja shkoi shumë mirë dhe unë isha në lartësinë e duhur. Gjithmonë para se të futem në skenë i drejtohem Zotit me lutje dhe i kërkoj më të mirën. Ju këndoni opera, muzikal, muzikë të lehtë dhe popullore, por cila është ndjesia që përjetoni kur këndoni një ilahi? Të them të drejtën ilahinë e parë e kam kënduar në një program artistiko fetar të Komunitetit Mysliman të zhvilluar në Pallatin e Kongreseve. Është një ilahi e kantautorit të mirënjohur Sami Jusuf e titulluar “O Mësues”, që i kushtohet Profetit Muhamed (a.s.) dhe di të them që unë jam përlotur, por edhe ata që kanë qenë në sallë janë përlotur. Sigurisht që merita nuk është e imja, ajo është te alët dhe melodia. Muzika është një pjesë e artit që hyn dhe nuk pyet, e gjen vetë shpirtin.

JANAR 2012

Di

27


Foto Arkiv

28

Di

JANAR 2012


XHAMIA E SULEJMAN PASHËS ( XHAMIA E VJETËR) TIRANË,

1938

JANAR 2012

Di

29


Reportazh

NJË SHEKULL në shërbim të kombit Nëse shpirti fetar mundi të mbijetojë në Shqipëri, në atë që ishte padyshim një nga regjimet më ateiste i të gjitha regjimeve, ka të ngjarë të mbijetojë kudo dhe në çdo vend. Ali M. Basha

Liria e fesë është më e vjetra ndër të drejtat e njeriut të njohura ndërkombëtarisht. Çdo ditë e më shumë po vërtetohet fakti se jeta fetare nuk venitet. Argumenti më i fuqishëm për ta mbrojtur atë është se liria e ndërgjegjes, feja dhe besimi mbështeten në thelbin e dinjitetit njerëzor. Periudha e Luftës së Parë Botërore dhe më pas ajo e viteve 1918-1920 dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar jo vetëm që nuk u bë pengesë për përballimin e situatave të vështira të asaj kohe, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit. Një realitet ky i cili u vlerësua edhe nga opinioni i jashtëm ndërkombëtar. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 1912, klerikët e tre besimeve radhiteshin mes personaliteteve politike e shoqërore dhe krah luftërave të lëvizjes kombëtare. Shqipëria përgjatë historisë së saj ka qenë një shembull se si njerëzit e fesë kanë ditur të zgjidhin saktë marrëdhëniet e besimit me kombin. Njëri nga klerikët rilindës, Hafiz Ali Korça i ngre këto marrëdhënie deri në nivele universale kur thotë: Zot, të na rrojë Atdheu, Kombësija, 30

Di

JANAR 2012

Aqë sa të na rrojë edhe gjithësia. Periudha e Rilindjes, Lidhja e Prizrenit, Kongresi i Dibrës, i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë, përbëjnë qëndresën shekullore të kauzës shqiptare në mbrojtje të vlerave kombëtare. Padyshim se kësaj epoke të vështirë iu bashkëngjit dhe kleri mysliman shqiptar, madje në disa raste ai ishte vendimtar. Për këtë arsye, shpalljen e Pavarësisë më 28


nëntor 1912, si një akt politiko-historik për shqiptarët, do ta përshëndeste në cilësinë e kryetarit të senatit të parë shqiptar dhe kryemyftiut të vendit H. Vehbi Dibra, firmëtar i deklaratës së Pavarësisë, i cili, sipas sheriatit, dha fetvanë e njohur për Shpalljen e Pavarësisë dhe për flamurin. Ai e quajti aktin “Një dhuratë të Perëndisë”. Me këtë fetva, ai e legjitimoi edhe fetarisht aktin e pavarësisë. I zgjedhur në krye të Pleqësisë (senatit të parë shqiptar) më 1912 me propozim të Luigj Gurakuqit, Vehbi Dibra u ngarkua nga kuvendi me detyrën e Kryemyftiut të Shqipërisë për organizimin e Komunitetit Mysliman në maj 1913. Ky eveniment shënon hapin e parë organizativ të pavarësisë fetare të institucionit islam më të lartë në Shqipëri në pozitat e një shteti laik, në ngjizjen e një kombi vital, ku të gjitha fetë janë njëlloj të respektueshme. Vehbi Dibra filloi një veprimtari intensive për riorganizimin dhe më vonë në forcimin e institucioneve të fesë islame, detyrave dhe rolit të tyre, ngritjen dhe organizimin e zyrave të Sheriatit. Në një telegram drejtuar nxënësve të medresesë së Beratit, ai shkruan: “Detyra fetare dhe atdhetare e lyp me dalë në luftë për me mbrojtun atdheun”. Feja islame në këtë periudhë ashtu sikurse edhe i gjithë shteti shqiptar kishte nevojë për organizimin dhe riorganizimin e asaj që kishte trashëguar nga sundimi osman. Në fillim të viteve ’20-të u bënë përpjekje për riorganizimin e fesë islame mbi baza kombëtare, përpjekje të cilat u favorizuan nga ndryshimet e mëdha politike. Por edhe shteti shqiptar ndihmoi për të “kombëtarizuar besimin”. Puna në këtë drejtim gjatë kësaj kohe ishte më e organizuar duke ka-

ndonëse institucioni i fesë është dobësuar në mënyrë ta pallogaritshme, tek individët besimtarë, që i kanë mbajtur fort bindjet e tyre fetare, pavarësisht nga përndjekjet, besimi është purifikuar dhe forcuar. luar në fazën e institucionalizimit të problemeve. Në vitin 1913 gjykatat civile të shtetit, që vareshin prej Ministrisë së Drejtësisë, administroheshin prej kadilerëve dhe vepronin me legjislaturën islame. Kështu, në vitet në vazhdim feja po institucionalizohej përherë e më shumë në shërbim të besimit dhe kombit shqiptar. Në tetor 1916, si strukturë organizative islame, formohet në Shkodër (Këshilli)-Gjyqi i Naltë i Sheriatit, i drejtuar nga Kryemyftiu Vehbi Dibra, në përbërje të të cilit ishin edhe dy anëtarë të tjerë. Organizimi i kësaj strukture mbështetej në elementin shqiptar dhe vendimet gjyqësore përmblidheshin në gjuhën shqipe. Ndërkohë, kongresi i parë, i cili kishte përfaqësi mbarëkombëtare, mbajti mbledhjen e tij të parë në Tiranë më 24 shkurt 1923. Kryemyftiu i Shqipërisë i emëruar nga qeveria e Vlorës dhe i zgjedhur në krye të Komunitetit Mysliman më 1923 ishte Vehbi Dibra. Në muajin mars të vitit 1924, me vendim të Kongresit të Parë të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, u hap Medreseja e Përgjithshme e Tiranës. Këtë shkollë, e cila shumë shpejt u bë djepi i dijes dhe i kulturës kombëtare, e kanë drejtuar personalitete të shquara si: Hafiz Izmet Dibra, Jonuz Buliqi, Haki Sharofi, Esat Myftia, Sherif Putra etj. Idetë komuniste, si në të gjithë botën, po përhapeshin dhe në Shqipëri me shpejtësi në formë imitative. Është i qartë shkaku pse ideologjia komuniste ishte në armiqësi me fetë. Duke analizuar gjendjen e fesë në Shqipërinë komuniste në mesin e viteve 1980, një studiues i huaj shkruan në shënimet e veta se “ndonëse institucioni i fesë është dobësuar në mënyrë ta pallogaritshme, tek individët besimtarë, që i kanë mbajtur fort bindjet e tyre fetare, pavarësisht nga përndjekjet, besimi është purifikuar dhe forcuar”. Sigurisht që pas dyzet vjetësh përndjekje dhe JANAR 2012

Di

31


barbarizmash kundër fesë panorama e besimit ishte e trishtueshme, por kurrë nuk u shua. Fetarët shqiptarë e konsideronin komunizmin si shkatërrim për kombet, fetë, qytetërimet dhe moralin njerëzor. Kleri mysliman shqiptar u bë që herët opozitar i fortë ndaj komunizmit. Kështu Hafiz Ali Korça në vitin 1925 shkroi librin “Bolshevizma a çkatërrimi i njerëzimit”. Me këtë libër modest ai është i pari person, me të parin libër, që denoncon publikisht komunizmin në vendin tonë, madje duke i shpallur luftë dhe në emër të fesë: “Bolshevizma s’pajtohet kurrë Me dinin e Muhamedit Çelët do ta kenë luftën Gjer ditën e Kijametit.” Gjatë kohës së komunizmit, të gjithë ata fetarë e atdhetarë që kundërshtuan idetë shkatërrimtare të këtij regjimi, u përndoqën, u vranë dhe u masakruan në mënyrën më çnjerëzore, por as kjo nuk mundi të shkulë rrënjët e besimit në vend. Shkrimet kundër ideve komuniste vijnë tek “Zani i Naltë” që në numrat e parë të botimit të tij. Ai i quan përkrahësit e tyre tradhtarë të atdheut dhe kombit. Në atë kohë kleri mysliman i vetëdijshëm për rrezikun e komunizmit qëmton në një koordinim ndërfetar antikomunist:

32

Di

JANAR 2012

“...Të gjithë elementët shqiptaro-fetar, si vëllezër të një gjaku e si besues të një Zoti të Amshueshëm, duhet me u bashkue e me u organizue në nji front të përbashkët për ta luftuar ateizmin, që do me shkatërrue “Fe e Atdhe”. Kjo është lufta e shenjtë që duhet të bëjnë të gjitha fetë në Shqipëri.” Është fakt se, komunistët kur erdhën në pushtet mbajtën një qëndrim kriminal ndaj fesë. Këto sinjale ata i dhanë që para se të merrnin pushtetin në 1944. Disa javë para se të ndodhte kjo një grup terrorist partizano-komunist kreu në Tiranë atë që në librat e historisë quhet masakra e Tiranës, ku u ekzekutuan afro 100 intelektualë e patriotë me emër. I pari që u ekzekutua ishte Selim Brahja, i njohur ndryshe si hoxha i Saukut. Pasi erdhën në pushtet komunistët e ashpërsuan armiqësinë e tyre ndaj fesë, derisa në vitin 1967 nxorën vendimin për ndalimin e fesë ku filloi dhe reprezalja finale kundër saj. Numri i xhamive që u shkatërruan ishte 1667, ndërsa qindra njerëz të fesë, intelektualë e patriotë u pushkatuan, u burgosën apo u internuan. Hafiz Sabri Koçi i kujton kështu momentet e fundit para arrestimit dhe burgosjes së tij: “Ishte e Xhuma. Pas faljes xhemati po përshëndetej me mua si asnjëherë tjetër. Të gjithë vinin e nuk po largoheshin. Kjo më bëri shumë përshtypje. U përmallova... E me të vërtetë, kjo qe Xhumaja e fundit për mua dhe për besimtarët.” Ai përjetoi 20 vjet, 4 muaj e 18 ditë burg. Terrori dhe dhuna vazhdoi deri në fillim të viteve ‘90. Në ato net të ftohta nëntori, në shtëpinë e familjes Myftia u bënë shumë takime nga rinia dhe besimtarët e vjetër shkodranë. Kjo familje me tradita të vjetra kulturore, fetare dhe atdhetare, në ato ditë të vështira, kur diktatura komuniste vazhdonte krimet e saj, pa marrë parasysh rreziqet, priti me bujari Hafiz Sabriun. Djemtë e kësaj familjeje e shumë qytetarë të tjerë e përcollën përmes popullit deri në tribunën e ngritur para xhamisë së Plumbit më 16 nëntor 1990. Kjo ceremoni nuk qe thjeshtë një ceremoni fetare, ajo krahas vlerës së vet të ringjalljes së fesë, mori një karakter të hapur politik. Hafiz Sabriu tha: “S’ka krim më të madh se t’i mbyllësh tjetrit derën e shpirtit, derën e ndërgjegjes e të kujtesës të të madhit Zot.” Hapja e xhamisë së Plumbit qe ngjarje e shënuar. Pas 23 vjetësh u këndua Ezani dhe u fal Xhumaja. Ndërsa mitingu madhështor përfundoi dhe njerëzit po shpërndaheshin duke mbajtur me vete gëzimin e harenë e asaj dite të madhe,


në xhaminë e Plumbit u organizua një mbledhje e vogël nga përmasat, por me një rëndësi të veçantë historike për të ardhmen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, disi në ilegalitet, u vendos krijimi i “Bashkësisë Islame Shqiptare” me qendër në Shkodër dhe u krijua kryesia e përbërë nga 20 anëtarë të përkohshëm. Menjëherë, pa humbur kohë Shoqata hartoi 3 dokumente themelore: 1 - Kërkesën për të miratuar shoqatën “Bashkësia Islame Shqiptare” 2 - Statutin e shoqatës “Bashkësia Islame Shqiptare” 3 - Programin e veprimtarisë së Shoqatës Realizimi i këtyre detyrave, i statutit dhe i programit filloi menjëherë, pavarësisht nga vështirësitë e shumta, pa pritur ende miratimin e Shoqatës. Më dt. 23.1.1991, Ministria e Drejtësisë, Drejtoria e Kodifikimit lëshon Urdhrin Nr.2/1 për miratimin dhe krijimin e Shoqatës “Bashkësia Islame Shqiptare”. Më 14 shkurt 1991 u organizua mbledhja e parë zyrtare me përfaqësues nga të gjitha rrethet që u zhvillua në Pallatin e Kulturës “Ali Kelmendi” në Tiranë. Në këtë mbledhje të përgatitur me seriozitet nga grupet nismëtare të rretheve, pasi u diskutua gjendja dhe mundësitë, u shtrua për miratim statuti dhe programi i Bashkësisë Islame nën emrin tashmë Komuniteti Mysliman i Shqipërisë dhe u zgjodh kryesia e tij, ndërsa kryetar u zgjodh me votim unanim Hirësia e tij Hafiz Sabri Koçi. Ishte një barrë e rëndë dhe e vështirë në kushtet e krijuara, pas një periudhe kaq të gjatë kohe, qoftë në aspektin material, ashtu edhe në atë moral. Nuk kishte fonde, mungonin ambientet ku do të kryheshin ritet dhe shërbesat fetare, nuk kishte asnjë qendër a zyrë prej nga ku do të lëshoheshin udhëzimet organizative; ishte vetëm vullneti Zotit pastaj dëshira e mirë e grupeve nismëtare në qendër e në rrethe për ta parë fenë edhe një herë të funksionojë lirisht e pa ndrojtje. Në çdo rreth u caktuan myftinjtë përgjegjës për veprimtarinë fetare në juridiksionin e tyre dhe në qytete e fshatra imamë e myezinë, që të drejtonin lutjet e përditshme fetare. Në maj të vitit 1993 u bë tubimi i Këshillit të Përgjithshëm që përfaqësonte gjithë vendin. Me këtë rast u shqyrtua statuti i Komunitetit Mysliman dhe u bënë ndryshimet e nevojshme.

Bolshevizma s’pajtohet kurrë Me dinin e Muhamedit Çelët do ta kenë luftën Gjer ditën e Kijametit.

U riorganizua sistemi i medreseve, zyra e shtypit, përbërja e redaksisë së gazetës “Drita Islame”, që kish nxjerrë numrin e saj të parë në janar 1992. Dalëngadalë feja filloi të zërë vendin që i takonte në shoqërinë shqiptare. Paralelisht edhe Komuniteti Mysliman ndërmori një rol aktiv në jetën social-kulturore të vendit. Komuniteti Mysliman sot është institucioni zyrtar juridik i njohur nga shteti si përfaqësues i mbarë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë. Ai e ka shtrirë aktivitetin e tij në të gjithë territorin e republikës me strukturat dhe institucionet e tij. Duke parë zhvillimet globale dhe ato në Shqipëri, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në këto 21 vite ka treguar një kujdes të veçantë ndaj arsimit dhe formimit të brezave të rinj. Një nga treguesit më objektiv dhe më të qartë të këtyre strategjive që ai ka ndjekur, është edhe modeli i medreseve të Shqipërisë, të cilat kanë prodhuar dhe vazhdojnë të prodhojnë të rinj të arsimuar nga njëra anë me vlera fetare dhe patriotike dhe nga ana tjetër të formuar me dijet e shkencës dhe teknologjisë. Ky formim u hap dritaret e botës përreth këtyre intelektualëve të ardhshëm, të cilët pas studimeve të mesme vazhdojnë studimet e larta në specialitete të ndryshme si: inxhinieri, mjekësi, juridik, ekonomik, shkenca sociale, teologji, etj. Për të plotësuar ciklin e vet arsimor Komuniteti Mysliman i Shqipërisë themeloi më 15 shtator 2010, Universitetin “Bedër”, i cili përfshin për herë të parë departamentin e Shkencave Islame. Ky universitet, si një institucion me standarde ndërkombëtare, do të synojë tërheqjen dhe arsimimin e të rinjve jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga vendet e rajonit dhe Evropa, duke u bërë kështu një qendër e promovimit të vlerave unikale të vendit tonë. JANAR 2012

Di

33


Dossier & Histori

HASAN BELLO

Diktatura dhe besimet fetare Nëse hedhim një vështrim retrospektiv në historinë e popullit shqiptar që nga antikiteti deri në ditët e sotme, por dhe nga studimet e bëra nga antropologë dhe etnologë të ndryshëm, lehtësisht mund të arrihet në konkluzionin se shqiptarët për nga natyra kanë qenë dhe janë një popull religjioz1. Pavarësisht faktit se në vitet e diktaturës komuniste u bënë përpjekje që duke evokuar periudhën ilire (pagane) t`i paraqisnin ata si të pa fe, përsëri nuk duhet harruar se edhe politeizmi në vetvete ishte një lloj feje. Përgjatë historisë, ende dhe sot, përveç disa veprave me karakter filozofik siç është “Republika” e Platonit apo marksizmit utopik, shoqëria njerëzore nuk ka njohur ndonjë sistem politik apo shtet, i cili të ketë arritur të krijojë një popull njëqind për qind ateist. Sipas disa sociologëve ka ateistë të moralshëm, por s`ka ateizëm moral. Mirëpo edhe ky moralitet i njeriut joreligjioz e ka burimin te religjioni, po te një religjion i hershëm, i perënduar, për të cilin njeriu s`është i vetëdijshëm, por që vazhdon të ndikojë dhe të rrezatojë tek ai në një mijë mënyra, duke nisur që nga tradita, rrethi familjar, arti, kultura, filmi, arkitektura etj. Ka 20 mijë vjet që njerëzimi jeton 1. Shih: Mark Krasniqi, Aspekte mitologjike. Besime e mitologji, Prishtinë: Rilindja, 1997; Mark Tirta, Mitologjia ndër shqiptarë, Tiranë: Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Kulturës Popullore, Dega e Etnologjisë, 2004.

34

Di

JANAR 2012

“i mpleksur” me religjionin, vetëm pas eliminimit dhe shkatërrimit të plotë të trashëgimisë shpirtërore të shekujve të shkuar do të mund të realizoheshin kushtet psikologjike për edukimin ateist të gjeneratave. Ndërsa filozofi i shquar i antikitetit grek, Aristoteli, thotë se natyra njerëzore nuk pranon ose nuk lejon boshllëk, çka do të thotë se qenia njerëzore është e detyruar të besojë, në një Zot apo tek diçka tjetër… Në vendin tonë, përjashto dy broshurave të botuara në mesin e viteve 30-të, më konkretisht asaj të botuar nga Ismet Toto “Grindje me klerin” 2 dhe asaj të botuar nga Anastas Plasari me titull “Sëmundja Fetare”3, afetarizmi nuk arriti të shndërrohej në një lëvizje të fuqishme ideologjike për shkak edhe të mungesës së bazës sociale. Megjithatë kjo nuk do të thotë se nuk pati tendenca, sidomos nga elementë të cilët kishin studiuar në shkolla të ndryshme të vendeve evropiane apo në Bashkimin Sovjetik ku kishin rënë në kontakt me idetë komuniste. Dhe të nxitur nga kjo ide kishin filluar të fusnin dhe të përkthenin në gjuhën shqipe literaturë e cila e vinte theksin tek lufta kundër fesë. Kështu, nga një kontroll i realizuar në prefekturën e Korçës në muajin mars të vitit 1937, në shtëpitë e disa elementëve që dyshoheshin si pjesëmarrës në 2. Ismet Toto, Grindje me klerin, Tiranë, 1934. 3. Anastas Plasari, Sëmundja Fetare, Shkodër, 1935.


lëvizjen komuniste, ishin konfiskuar një numër i madh librash, kryesisht në gjuhën greke4, por edhe në frëngjisht, rusisht e italisht ku krahas ideologjisë në alë, propagandohej edhe lufta kundër fesë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore udhëheqja komuniste ndoqi një politikë kundër fesë, duke ndërmarrë masa të cilat evoluan hap pas hapi. Kështu, fillimisht u ruajt baza ligjore që komunitetet fetare kishin fituar në vitet e mbretërisë (statuti i vitit 1929) sipas së cilës feja qe e ndarë nga shteti. Ky parim u ruajt dhe në kushtetutën e parë të RPSh, në nenin e 18 të së cilës thuhej se: “të gjithë shtetasve u garantohet liria e ndërgjegjes dhe e besimit” 5 Njëkohësisht kushtetuta ndalonte në mënyrë kategorike përdorimin e fesë për qëllime politike dhe formimin e organizatave politike të mbështetura mbi baza fetare. Në kuadër të Reformës Agrare u bënë përpjekje për ngushtimin e sferës ekonomike ose më saktë grabitjen e tokave të këtyre komuniteteve. Neni 1 (pika 3) i këtij ligji theksonte se i nënshtroheshin shpronësimit përveç pronave private bujqësore edhe ato të enteve fetare. Kështu nga ky ligj, vetëm Komunitetit Mysliman, i cili ishte dhe zotëruesi më i madh i pronave mbas shtetit, iu konfiskuan rreth 3.163 hektarë tokë dhe 61 000 rrënjë ullinj6. Ndërkohë që nga ana tjetër, shteti kishte marrë masa për të infiltruar në organet drejtuese të komuniteteve fetare bashkëpunëtorë të sigurimit dhe vazhdonte të ushtronte mbi klerin e besimeve të ndryshme një terror të paparë, duke vrarë, burgosur dhe internuar një numër të madh prej tyre; pa marrë parasysh se disa nga ata bënin pjesë në brezin e fundit të Rilindjes Kombëtare ose kishin qenë figura të shquara të shpalljes së pavarësisë, duke harruar dhe kontributin që shumë prej tyre kishin dhënë në fusha të ndryshme të dijes, gjuhësisë, letërsisë dhe arsimit kombëtar. Mbështetur mbi direktivat partiake, me 26 nëntor 1949, doli dekret-ligji mbi “Mbi komunitetet fetare” 7. Në pamje të parë ky ligj të krijonte përshtypjen sikur shteti i merrte nën mbrojte besimet fetare. Por, e vërteta ishte se ky ligj forconte kontrollin dhe i hapte rrugën diktaturës komuniste për të ndërhyrë plotësisht në punët e brendshme, deri në zgjedhjen e organeve drejtuese të këtyre komuniteteve. Të gjitha posterat,

letrat, mesazhet dhe literatura fetare e përgatitur për botim nuk lejohej të bëhej publike pa lejen e qeverisë. Sipas nenit 12 të këtij ligji, komunitetet fetare ishin të detyruara që në aktivitetet e tyre “të zhvillonin ndjenjën e besnikërisë ndaj partisë dhe pushtetit”. Po ashtu atyre iu ndalua të merrnin subvencione dhe ndihma ekonomike nga çdo lloj shoqate analoge jashtë vendit. Për t`i pasur nën mbikëqyrje entet fetare, pranë kryeministrisë u ngrit “Komiteti për çështje klerikale”. Nga Partia e Punës ligji u pa si një arritje e madhe juridike, e cila jo vetëm realizonte penetrimin e plotë të pushtetit në institucionet fetare, por edhe si një mundësi për të luftuar ata klerikë që konsideroheshin armiq të partisë dhe të pushtetit. Pasi kishte arritur të dobësonte në maksimum këto institucione, në Kongresin e V të PPSh-së që u mbajt në nëntor të vitit 1966 u vendos që të ndërmerrej goditja finale. Në 27 shkurt 1967 në letrën që PPSh u dërgonte komiteteve të partisë në rrethe “Mbi luftën kundër fesë, paragjykimeve e zakoneve fetare” jepeshin orientime për zhvillimin “sa më drejt, pa gabime dhe me sukses të luftës kundër fesë, paragjykimeve dhe zakoneve prapanike”8. Sipas PPSh-së: “ndërtimi i socializmit dhe fitorja e tij e plotë nuk mund të garantohej duke pasur akoma njerëz bartës të botëkuptimit idealist fetar dhe të zakoneve prapanike”9. Kishte ardhur koha që sulmi tani të drejtohej kundër bazës materiale, iniciativë të cilën e morën të rinjtë e Durrësit (çuditërisht në kohën e diktaturës “iniciativat” kryesore i merrte “rinia”) duke prishur objektet e kultit. Nga dokumentacioni i kohës na rezulton se, në vitin 1950 të gjitha komunitetet fetare në vendin tonë zotëronin rreth 1850 objekte kulti nga të cilat 1058 i përkisnin fesë islame10, pra ishin xhami dhe teqe, shumë prej tyre me vlera të rralla historike dhe arkitektonike, të gjitha këto u shkatërruan dhe vetëm disave iu ndërrua destinacioni duke i kthyer në depo. Megjithëse misioni i diktaturës për t`i zhveshur shqiptarët nga feja mund të konsiderohet i dështuar, deri diku ajo ia arriti qëllimit duke krijuar disa gjenerata njerëzish me personalitet të dyzuar, larg atyre traditave që kanë karakterizuar shqiptarët ndër shekuj si, besa, burrëria, çiltërsia etj. Në aspektin e kulturës materiale (kisha, xhami dhe teqe) dëmi që ajo shkaktoi është i parikuperueshëm.

4. Arkivi Qendror i Shtetit, Fondi 152, viti 1937, dos.34, fl.66-68 5. Statuti i Republikës Popullore të Shqipërisë, Tiranë 1946, f.8. 6. AQSh, Fondi 1005, viti 1966, dosja 24, fl.2. 7. AQSh, Fondi 890, viti 1949, dosja 561, fl.2.

8. AQSh, Fondi 14, viti 1966, dosja 24, fl.125. 9. Po aty., fl.122 10. AQSh, Fondi 890, viti 1952, dosja 1427, fl.14. JANAR 2012

Di

35


Bota jonë

BLERIM LAZIMI

Ne u kemi sjellë njerëzve në këtë Kuran shembuj nga çdo lëmi e nevojshme, ashtu që ata të marrin përvojë (mësim). (Kuran, 39/27)

HISTORIA E UNIVERSIT

NË TRE AJETE Ka afro 1400 vite që njeriut i është dhënë mundësia që, përveçse thjesht të lexojë Kuranin, Librin e Fundit Hyjnor, por edhe ta studiojë, ta kuptojë e të nxjerrë mësime jetësore. Shembujt e sjellë nga Zoti nga çdo lëmi e nevojshme e jetës janë aty, në çdo ajet e faqe të Kuranit. Por, ndoshta edhe njerëzimit i duhet të arrijë një nivel pjekurie për t’i kuptuar e për të nxjerrë mësime nga shembujt kuranorë. Zbulimet e shekujve të fundit në lëmin e shkencave të natyrës, Allahu i ka bërë shkak që Drita Fjalës së Tij të ndriçojë mendjet dhe zemrat. Nën dritën e Kuranit dhe me lenten e astrofizikës le të depërtojmë në kohë për të përshkruar historinë e Gjithësisë. 1. “A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan, se qiejt dhe toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë ato të dyja… A nuk besojnë?” (Kuran, 21/30) Në ajetin kuranor bëhet alë 36

Di

JANAR 2012

për dy faza të gjendjes së hapësirës lëndore që njeriu mund të perceptojë me shqisat e tij. Kjo hapësirë, që përbëhet nga toka (ku çdonjëri detyrimisht kalon jetën e vet) dhe qielli (që është objekt i vëzhgimit kureshtar të përditshëm dhe i soditjes plot ëndje), konsiderohet rëndom si Gjithësi. Nisur nga ky konceptim i thjeshtëzuar i Universit, Zoti e ka informuar njerëzimin se fillimisht qiejt dhe toka ishin të ngjitura, një trup i vetëm. Kjo paraqet fazën e Gjithësisë në gjendjen fillestare. Evoluimi vijoi më tej me ndarjen e qiejve dhe tokës nga Krijuesi Fuqiplotë e i Gjithëditur. Sigurisht që kalimi nga njëra gjendje në tjetrën nuk është bërë në një çast, por ka kaluar përmes një procesi të zgjatur në kohë. “…qiejt dhe toka ishin të ngjitura…” Këtu e fillon edhe teoria shkencore më e pranuar (deri më tani) në historinë e Universit. Modeli i Big Bang-ut (“Shpërthimi i Madh”) e nis evoluimin

e Gjithësisë afro 15 miliard vjet më parë, me shpërthimin nga një zonë jashtëzakonisht e vogël (pika zero), ku gjendja e saj karakterizohet nga një dendësi lënde dhe temperatura kolosale, ngjashëm me një lëmsh të zjarrtë e shumë të dendur. Më pas shpërthimi vazhdoi me


“ndarjen”, proces që çoi fillimisht në formimin e grimcave të energjive të larta e, më tej, deri në formimin e strukturave të sotme të Gjithësisë, yjësitë, mjegullnajat, galaktikat etj. Procesit të ndarjes iu nënshtrua edhe sistemi ynë diellor. “Reja diellore” filloi të shembej rreth 5 miliard vite më parë, duke formuar Diellin dhe gazin periferik. Gjatë miliona viteve, për shkak të peshës së qendrave të kondensimit dhe ftohjes së gazit periferik, u krijuan planetët, satelitët etj. U nda qartë planeti Tokë nga qielli dhe qiejt. Pra, thënë ndryshe, qiej e tokë në fillim ishin një masë e vetme, apo “të ngjitura” dhe pastaj “i ndamë ato të dyja” siç ka njoftuar Krijuesi kuptueshëm me gjuhën kuranore për njeriun e shekullit VII. Nga sa u përshkrua është evidente që shkenca moderne ka ecur dhe po ecën në gjurmët e mrekullueshme të Kuranit. Akoma nuk besojnë? 2. “Ne, me forcën Tonë, e ngritëm qiellin dhe Ne e zgjerojmë atë.” (Kuran, 51/47) Edhe pse ky ajet ndodhet në

“A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan, se qiejt dhe toka ishin të ngjitura e Ne i ndamë ato të dyja… A nuk besojnë?” (Kuran, 21/30)

një kapitull (sure) tjetër të Kuranit, është e qartë lidhja dhe vijueshmëria e tij me ajetin e mësipërm (Kuran, 21/30). “Ne, me forcën Tonë, e ngritëm qiellin…” Zoti, Krijues e Formëdhënës, në këtë pjesë të parë të ajetit, na sjell në vëmendje ndarjen e planetit Tokë nga qielli, nëpërmjet alës “e ngritëm qiellin”. Ashtu siç bën mësuesi metodist i mirë, që para se të shpjegojë të rejat e mësimit, u përkujton nxënësve njohuritë e fituara më parë. Jo vetëm kaq. Me përdorimin e termit “e ngritëm qiellin”, Zoti i drejtohet qenies njerëzore në cilësitë e vëzhguesit, hulumtuesit, studiuesit dhe arsyetuesit, si pikë referimi. Tashmë njeriu i studion, analizon dhe vlerëson dukuritë nga sistemi i referimit të lidhur me Tokën, ku ai jeton. Vrojtuar nga ky sistem referimi, procesi i “ndarjes” së tokës nga qielli perceptohet si ngritje e kupës qiellore nga toka, ngjashëm me perceptimin e “largimit” (ngritjes) së tavanit të një ndërtese për një vrojtues që ndodhet në një ashensor të tejdukshëm që zbret poshtë. Pas kësaj kujtese, Allahu na informon në pjesën e dytë të ajetit për zhvillimet e mëtejshme të Gjithësisë “…dhe Ne e zgjerojmë atë (qiellin)”. Pra, sipas Kuranit, jeta e Universit, pas shpërthimit, me formimin

e strukturave, vazhdon më tej me zgjerimin e qiellit, ashtu si njeriu që e fillon jetën nga një pikë lëngu e ngjizur dhe më pas rritet. Ky model i prezantuar në Kuran është një Univers në zgjerim, është jo statik. Ia vlen të theksojmë se, përkundër këtij modeli kuranor, dy kolosët e mëdhenj të fizikës dhe shkencës moderne I. Njuton dhe A. Ajnshtajn, i qëndruan besnikë modelit statik (të pandryshueshëm) të Universit. Por zbulimi i astronomit anglez Hubble, më 1929, vërtetoi dhe konfirmoi saktësinë e modelit kuranor të një Universi jo statik, në zgjerim. Për më shumë, edhe mënyra si është formuluar ligji i Hubble, sipas konceptit të vrojtuesit të ndodhur në Tokë, i cili shikon një qiell në zgjerim, i shkon pikë për pikë ashtu siç është prezantuar në ajetin 47. Saktësia edhe këtë herë peshon nga Kurani, edhe pse logjikisht, Njutoni dhe Ajnshtajni nuk duhej të gabonin shkencërisht para Muhamedit të paarsimuar. Ky është një fakt tjetër që vërteton superioritetin e Kuranit, si Fjala e Zotit dhe të Muhamedit, si i dërguar i Tij. “Ndërsa atyre që u është dhënë dituria e dinë se kjo, që të është shpallur ty (Muhamed) nga Zoti, është e vërtetë dhe se udhëzon për në rrugën e Fuqiplotit, të Lavdishmit.” (Kuran, JANAR 2012

Di

37


34/6) Njeriu gabon, qoftë ai edhe shkencëtari më i madh i kohërave. A edhe pas kësaj nuk besojnë! 3. “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyja dhe Ai, me fuqinë e Tij, mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Kuran, 42/29) Përsëri Mësuesi i Gjithëinformuar, përmes këtij ajeti kuranor, pasi na sjell në kujtesë krijimin e qiejve, të tokës, të gjithçkaje ndërmjet tyre e, edhe të gjallesave të shpërndara në to (jo vetëm në tokë) nga Allahu, na informon se të gjithë këto përbërës të Gjithësisë do të bashkohen nga fuqia e Krijuesit, kur Ai të dëshirojë. Të njëjtën gjë paraqet një tjetër ajet gjatë përshkrimit të Kiametit, por në hapësirën më të vogël që është më e kapshme nga njeriu, atë të sistemit tonë diellor: “Dhe bashkohet Dielli e Hëna.” (Kuran, 75/9) Pra do të kemi një kthim të Universit në gjendjen fillestare “pikën zero”, një kthim 38

Di

JANAR 2012

shumë të përshpejtuar të historisë së tij në “kohën zero”. Pasi kemi ndjekur historinë e Gjithësisë, të shkuarën dhe të tashmen, pyetja që shtrohet para kozmologjisë është për të ardhmen. Cili do të jetë evolucioni i mundshëm i mëtejshëm i Gjithësisë? Në aspektin shkencor, evolucioni i Universit varet nga ekuilibri i mëtejshëm i dy faktorëve që kundërshtojnë njëri-tjetrin: nga njëra anë është zgjerimi i Gjithësisë, që karakterizohet nga energji kinetike të larta të galaksive dhe nga ana tjetër ky zgjerim pengohet nga tërheqja gravitacionale ndërmjet galaksive, e cila tenton t’i afrojë ato. Nisur nga këto dy faktorë, nga raporti ndërmjet tyre, janë ndërtuar dy skenarë të mundshëm të evolucionit të Universit. I) Gjithësia e Hapur, që pohon se Gjithësia do të vazhdojë të zgjerohet gjithmonë pafundësisht. Domethënë se ky model nuk parashikon shkatërrim të botës - kiamet. II) Gjithësia e Mbyllur, që pohon se lëvizja zgjeruese pas një farë kohe do të ndalet dhe do të kthehet në lëvizje tkurrëse. Domethënë pasi të ketë arritur një zgjerim maksimal, Gjithësia e Mbyllur do të fillojë të tkurret, zvogëlon përmasat derisa të vijë në origjinën me rreze zero. Tashmë ngjarjet, fenomenet, përsëriten në kahe të kundërt, njëlloj si një shirit filmi i kthyer mbrapsht. Kështu që fundi i historisë së Gjithësisë do të jetë ngjeshja kolosale në zona të vogla, procesi i kundërt me Big Bang-un, që quhet Big Crunch (“Shqyerja e Madhe”). Pra ky model pohon dhe pranon shkatërrimin e botës - kiametin. Nga sa përshkruam përmbledhtazi, duket qartë se

modeli i Gjithësisë së Mbyllur, që përfundon me Big Crunch (“Shqyerja e Madhe”), konfirmon dhe mbështet shkencërisht shpalljen kuranore për Kiametin: “Dhe bashkohet Dielli e Hëna.” (Kuran, 75/9) dhe më gjerë “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyja dhe Ai, me fuqinë e Tij, mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Kuran, 42/29) Madje edhe terminologjia shkencore e përdorur për shkatërrimin e Universit “Shqyerja, Grisja e Madhe” (Big Crunch) është thuajse e ngjashme (për të mos thënë kopje) e terminologjisë kuranore për të njëjtën ngjarje. “Qielli do të çahet” (Kuran, 73/18) ose “Pëlcet (çahet) qielli” (Kuran, 84/1) etj. Përsëri nuk besojnë! “Sa e sa argumente ka në qiej e në tokë, të cilët i shohin, por ata nuk i vështrojnë fare.” (Kuran, 12/105) Ka një dallim ndërmjet njoftimit të Kuranit dhe modelit të Gjithësisë së Mbyllur, për kohën e fundit të Universit. Sipas modelit të Gjithësisë së Mbyllur përllogaritet që Universi të ketë jetuar çerekun e jetës së tij. Domethënë fundi i tij parashikohet pas miliarda vitesh (afro 40 miliard vite). Ndërsa Krijuesi na qartëson në Kuran se kjo Gjithësi, ky ndërtim madhështor, do të ketë fundin e historisë së vet kurdo që të dëshirojë Ai, Arkitekti Fisnik. “… Ai, me fuqinë e Tij, mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Kuran, 42/29) “Pra, falënderimi i qoftë vetëm Allahut, Zotit të qiejve, Zotit të tokës, Zotit të gjithësisë! Vetëm Atij i takon lartëmadhëria në qiej e në tokë dhe Ai është Ngadhnjyesi, i Urti.” (Kur’an, 45/36-37) Historia vazhdon…


Retrospektivë S’ka harmoni ma efektive se ajo qi ekziston n’antarët e një familje të vetme, e cila na pikturon themelet e Islamizmës në dy idena të mëdhaja - të nji Zotit dhe të nji njerzije -

Paqa, bashkimi kombtar dhe Islamizma Vet mësimet e Islamizmës, literalisht, donë me thanë me hy në nji vend-paqe, të cilat vijnë nga dy principet themelore të saj, njitimi i Zotit dhe njitimi i racës njerzore. Këto dy principe janë sheshit të njoftuna në Kur-anin e Shejt dhe të dyja këto idena janë të zhvillueme me kuptimin ma të gjatë. S’ka harmoni ma efektive se ajo qi ekziston n’antarët e një familje të vetme, e cila na pikturon themelet e Islamizmës në dy idena të mëdhaja - të nji Zotit dhe të nji njerzije - me të cilat Kur-ani i Shejtë shtron bazën e nji paqes internationale - të përgjithëshme - ma të fuqishme. Sikuër të pranohet nji herë qi idea e njitimit të racës njerzore asht bazë e vërtetë për paqën internationale, mund të krijohen dyshime se idea e njitimit të Zotit a ka ndonji lidhje me subjektin e paqës internationale. Fakti asht se Islamizma shtron themelin e njitimit të racës njerzore nën njitimin e Zotit, dhe nji Zot qëndron për mbi të gjithë. Nji Zot, me nji dashuri dhe mëshirë ma të madhe, të cilat mund të kuptohen në mardhanjet njerzore, e sjellë të gjithë njerzinë në qellimin e plotsimit. N’Islamizëm në të vërtet, idea e njitimit të Zotit, sa qi njena pa tjetrën asht e pa kompletueme. Doktrina e njitimit të Zotit asht e shtrueme kjartazi dhe definitivisht në Kur-anin e Shejt. Ndoshta shumica e studentave t’Islamizmës i dijnë, por ma e shumta e popullit nuk dijnë se doktrina e njitimit të racës njerzore asht e shtrueme në të njajtën qar-

tësi dhe definitivisht si edhe ajo e njitimit të Zotit, për të cilat Kur-ani i Shejt ban alë kështu: “Gjithë lavdrimet janë të duhura për Zotin.” “Rab (Zot) i gjithë kombeve të botës” janë të vetmet alë, me të cilat Kur-ani i Shejt fillon. Po të shofim çka na tregojnë këto alë? Fjala arabisht “Rabb”, të cilën, mbasi nuk ka alë tjetër, po e përkthejmë, “Zot” qi letersisht donë me thanë “Ushqyesi i nji gjaje në nji mënyrë sa me e ba atë me arrijtë nji pozitë mbas nji tjetre deri që ajo t’arrijë qellimin e vet të plot.” Fjalët “Rabb i gjithë kombeve” tregojnë kjartaz qi gjithë kombet e botës kanë një Krijues dhe qi Ai vetëm ka kujdes të njajtë për të gjithë, tuj i sjellë të gjitha në qëllimin e tyne të plotsimit gradualisht. Për ma tepër le të flasi vet Verseti I Kur-anit: “Të gjithë popujt janë nji kombë i Vetëm” (2:213) dhe përsëri “popujt nuk janë tjetër veç se nji kombë i vetëm”. (10:19); dhe “O njerzë! Ne ju kemi krijue juve prej nji mashkulli dhe nji femre dhe ju kemi bamun juve fise dhe familje qi të mund të njihni njeni tjetrin. Sigurisht ma i ndershmi i juaj tek Zoti asht nji në mes të juaj, i cili asht ma i kujdes-shmi i detyrës së tij”. (49:13). Edhe alët, me të cilat Libri i Shejt mbaron, janë shesh për të gjithë njerzinë, ku, raca njerzore asht e permendun si nji familje “Thue, unë kërkoj mbrojtje dhe strehë në Zotin e Njerzisë, Mbretin e njerzis, Perëndinë e njerzisë” (114: 1-3). Siç u tha sipri idea e njitimit të racës njerzore JANAR 2012

Di

39


“Zoti ashtu Rabb i gjithë kombeve”, d.m.th. “qi ka zgjatë ndihmën e Tij materjale ndër të gjith kombet” por gjithashtu, në Kur-an ashtu stabilizue qartaz dhe definitivisht se, “çdo kombi i qe dhurue Revelata Hyjnore qi pregatit ushqimin shpirtnuer të njeriut i cili pa këtë ushqim nuk mundet me e mbri shkallën e përsosmërisë”.

jo vetëm qi asht e shtrueme qartaz në Kur-anin e Shejt, por asht, gjith ashtu dhe e zhvillueme me nji zhvillim mjaftë të gjanë e të plotë. Ajo qi Zoti e zgjatoj ndihmën e Tij fizike (na duket se asht ma mirë me thanë materiale) tek të gjithë kombet e botës asht nji fakt aq patent (i dukshëm) sa qi as nji s’i kundërshton ksajë; gjithashtu dihet se vetëm n’Islamizëm asht e shtrueme ajo forcë mbi iden e paralelët qi ndihma shpirtrore e Zotit asht e zgjatun tek të gjithë kombet e botës. Në Kur-anin e Shejt nuk asht shtrue vetëm idea qi “Zoti ashtu Rabb i gjithë kombeve”, d.m.th. “qi ka zgjatë ndihmën e Tij materjale ndër të gjith kombet” por gjithashtu, në Kur-an ashtu stabilizue qartaz dhe definitivisht se, “çdo kombi i qe dhurue Revelata Hyjnore qi pregatit ushqimin shpirtnuer të njeriut i cili pa këtë ushqim nuk mundet me e mbri shkallën e përsosmërisë”. Qe pra ç’urdhënon Kur-ani: “Nuk ka nji popull” thotë Libri i Shejtë, “por nji lajmtarë ka pas shkuemun ndër ta” (35:24). Edhe përsëri “Edhe çdo komb e kishte nji apostull” (10: 47). Për ket arsye Kur-ani i Shejt flet gjatë mbi Profitnit e Israilitve e të shumë profitënve pa bibla, p.sh. flet për Hudin dhe Salihun, dy Profitën dërgue në qarqet e Arabisë; flet gjith’ashtu për Profitin Ethiopjan, me emën Lukman, (31:13), për nji Profit të dërguem në Sudan (18: 60), i cili ishte i një koheshëm me Moses-in Musanë -; dhe për nji Profet Mbret të Persisë, Dhul Karnejn, ose i Zot i dy mbretnive (18:83) i cili nuk asht tjetër veç se Dariu i I-rë. Edhe per m’e ba ma të shqueme natyrën e përgjithshme të deklaratës së bame, Kur-ani i Shejt e ka kjarue ate qi kishte edhe të tjerë Profitën përveç atyne, emnat e të cilve janë të përmendun në Librin e Shejt. “Ne kemi dërgue apostuj qi t’i kemi përmend përpara, dhe apostuj qi nuk t’i kemi përmend” (4:164). Kështu qi theoria qi ndonji komb ishte zgjedhun nga ana e Zotit veçanërisht të dhanunit e së mirës - Revelatës - së Tij shpirtnore asht plotsisht e refuzueme n’Islamizëm, dhe në vend t’asajë, nji bazë vllaznimi për gjith kombet asht e shtrueme për bukuri, kështu qi gjithë kombet janë të konsiderueme si antarët e nji familjeje njerzore me nji Zot si Zot dhe Zotni të tyne, i cili i përdor ata njilloji të gjithë, fizikisht aq ma mirë dhe shpirtnisht.

40

Di

JANAR 2012

Islamizmi hjedh poshtë theorinë - qi favorizimi Revelata - ishte për nji komb të vetëm gjithashtu dhe theorinë qi ndonjë komb ishte i ndeshkuemë nga Zoti. Aj asht falës dhe mëshirues për të gjithë dhe Aj i dhuron vepra të mira të gjithve. Aj nuk ban çquarje në mes të popujve të krahinave të ndryshme, tuej fillue nga racat, opinionet, ngjyrat ose gjuhnat e ndryshme. Aj i krijojë gjithë njerëzinë njillojë dhe me nji natyrë Hyjnore, “Fitra talla hil leti fetaren nase alejha”, d.m.th. “Natyra e bame prej Zotit në të cilën aj i ban të gjithë njerzit”, “nuk ka ndryshim në krijesen e Zotit, ajo asht feja e drejtë por shumica e popullit nuk e dijnë” (30:30). Nuk ka pengesë ngjyre n’Islamizëm, as nuk rrjedhë ndonji pengesë për shkak gjuhe, as edhe fisi, as nuk ndodhet n’Islamizëm superioritet i njanit mbi tjetrin tek Zoti. Ndryshimet e ngjyrës dhe të gjuhës, të cilat i kanë pru kombet kundra njeni tjetrit, janë, si mbas Kur-anit të Shejt, vetëm Sheja e Zotit. “Dhe nji nga shejat e Tij asht krijesa e qiellzave dhe e tokës dhe ndryshimi i gjuhve t’ueja dhe të ngjyrave; sigurisht ka shenja në këto për të ditshmit” (30:22). Kjo duhet të na tërhjekë dhe të gjuhës e njëjta natyrë njerëzore asht e krijuese kudo. Këtu posht po ri-prodhojmë disa versete të Kur-anit të Shejtë qi tregojnë se: 1- Lutjet e gjithë popujve janë të vështrueme nga Zoti - “Dhe Zot’ i juejë: “Më thirë Mue dhe unë do t’ju pergjegji juve (40:40). “Ose kush i përgjegjës atij qi asht në rezikë kuer thret Atë dhe zhgulë të keqen dhe ju ban juve sunduesë në tokë? A ka nji Zot me Zotin”? (27:62) 2- Falja dhe mëshira e Eme rrethon gjithë sendet” (7:156). “Zot’ i ynë! Ti i përmbledhë të gjithë sendet me mëshirën dhe dijen” (40:7). “O shërbëtorët e Mij, qi keni punue tepër kundra shpirtrave t’uaj mos u dishproni prej mëshirës së Zotit, pse Zoti i falë gabimet të gjitha” (39:53). “Zoti yt asht Zot falës njerëzit me gjithë gabimet e tyre” (15:6). 3 - Të gjithë popujt do t’jenë të llogaritun si mbas asaj qi ata kanë ba: “Aj, i cili ban mirë sa pesha e nji atomi do të shofi ate, dhe kush do qi të bajt të keqe sa pesha e nji


atomi do t’a shofi ate” (99:8). “Kush do qi ban mirë, aj do të ketë dhetfishin e asaj, dhe kush do qi ban nji të keqe, aj do të shofi denimin me shembëllen e asaj” (6:160). “Edhe ne do të vendosim nji ballancë diten e ngjalljes (Resurrection), kështu qi ideja e njitimit të Zotit n’Islamizëm jo vetëm paraqet qi Zoti asht Krijuesi i përgjithshëm i gjithë kombeve të botës, por gjithashtu dhe mardhanjet e Tija me njerzë të ndryshëm e me kombe të ndryshme janë të njajta. Prandaj nji Humanity -njerzim - asht rezultati i natyrshëm i doktrinës të nji Zoti. Siç u tha tani sipri, gjithë popujt janë të përmendun shpeshherë si nji kombë i vetëm. Gjith’ashtu janë të përshkrueme edhe si antarët e nji familje të vetme. “O njerzi! Ne ju kemi krijue juve prej nji mashkulli e nji femne dhe ju kemi bamun juve fise dhe familje qi të mundeni me njofto njeni tjetrin” (49:13). Në ket familje njerëzore nuk ka nderim pse t’jetë prej nji krahine, as edhe çnderim mbi nji tjetër krahinë, as nuk asht ngjyra e nji populli as gjuha e tij nji provë e madhësisë së tij, siç e zbukuron edhe vet verseti: “Sigurisht ma i ndershëm në mes t’uej në sy të Zotit asht nji i cili asht ma i kujdes-shmi i detyrës së tij” (49:13). Profiti i Shejt Muhamed, per me i forcue këto principe të shejta e të bazueme t’Islamizmës deklarojë me za të naltë në peligrimin e fundit -Haxhe tul vedan - qi kombi i tij “Arabët nuk kishin siperjoritet mbi jo Arabët”. Edhe Buharia na difton nji thanje të tij. “Në qoftë se nji Negro skllav asht i emnuemë me sundue mbi juë, ndigjonie dhe shtrojuni atij”. Nji Musliman asht i cilsuemë e përcaktuemë nga Profiti i Shejt “nji njeri, prej gjuhës dhe duarve të të cilit gjithë njerëzia janë të shpëtuem”. Edhe Kur-ani i Shejt predikon mbi sjelljen e bukur të njeriut me këto alë: “O ju qi besoni! T’jeni të patundur për Zotin, dishmitarë të drejtë dhe të mos ngrehet nji popull qi ju shtynë të mos veproni me të drejtë; veproni me drejtësi, kjo asht ma afër tek divotshmënia (it-tika) dhe t’jeni të kujdes-shëm për detyrën t’uej tek Zoti” (5:8). Edhe përsëri: “O ju qi besoni! T’jeni mprojtësat e drejtësisë, dishmuesa per hirin e Zotit, me gjithë se mund t’jetë kundër vetes s’uej ose

Nji Musliman asht i cilsuemë e përcaktuemë nga Profiti i Shejt “nji njeri, prej gjuhës dhe duarve të të cilit gjithë njerëzia janë të shpëtuem”.

prindve t’uej, ose t’afërme t’uej” (4:125) Përsëri thotë: “Edhe nji popull, qi ju penguemë juve prej Tempullit të Zotit, mos të urrehet sa të ju shtyjnë për me kapërcye kufinin, dhe ndihmoni njeni tjetrin në të mirë dhe në divoçmëni, dhe mos ndihmoni njeni tjetrin në mëkat dhe në grindje” (5:2). Këtu këshillohet Muslimani o per me qenë i patundur në mardhaniet e tij me të gjithë popujt e kombet, bile dhe me ata kombe prej të cilve kanë qenë të ndjekun dhe mizorët e tyne. Jo vetëm këshillohet Muslimani për drejtësi, por bile dhe me ba mirë atij populli, me të cilët asht në mardhaje me përjashtim t’atyne qi gjenden me të vartet në luftë me nji tjetër. “Zoti nuk ju ndalon juve me respektue ata, të cilët s’kanë bamun luftë kundra jush - për shkak të fes s’uej, dhe nuk ju kanë nxjerrë juve prej shtëpiave të Atdhut t’ueja, qi ju t’u tregoni atyne zemër bardhsi dhe të bani mardhaje drejtësisht me ta” pse Zoti e dashuron vepruesin me drejtësi” (60:8). Mësimi Kuranuer mbi luftë, në qoft se studiohet me vëmendje, do të tregojë qi lufta asht me të vërtet faktori ma me randsi qi mundet me sjellë paqe e përbotshme. Kur-ani e mallkon luftën sulmuese me alët qi vijojnë: “Edhe luftoni në udhën e Zotit me ata, të cilët ju luftojnë juve dhe të mos bani sulmim pse Zoti nuk i don sulmuesat” (2:190). Përsëri, Revelata, ma e parë mbi ket çashtje, asht fare e njilloj e kjartë: “Leja per me luftue i asht dhanë atyne, qi janë sulmue per shkak se ata janë damtue dhe Zoti asht i aftë me ju ndihmue atyne... dhe sikur Perendija mos t’ju hiqte qafet njerzis nji popull me nji tjeter do të kishin qenë të rrenueme monastirët, Kishat, Singagët, Xhamijat, ku emni i Zotit pa reshtun përmendet” (22:30,40). Merret vesht fare lehtë se këto dy versete, qi janë Revelata ma e parë, e premtojnë Muslimanin me luftue n’at kohë kuer ashtu për mbrojtje të vetës - t’Atdheut -, për të shpetue nderin e ca popujve të dhunuem të cilët janë mprojtësit e manastireve të murgeve, të Kishave Kristiane, të Singogve, të Xhamijave; pse këto janë shtëpiat prej të cilave meret e fitohet ushqim shpirtnurë dhe se përmendet emni i Perëndisë nga gjithë kombet e ndryshme të botës dhe lufta sulmuese asht rreptësisht e ndaluese. Të gjithë versetet e fundit në lidhje me lëvizjen luftarake janë subjekte e baza, të cilat mbesin principet e Profitit të Shejt dhe të shokve të tij të hershëm. Ky ndalim e kjo përbuzje kundër luftës sulmuese tregon fare kjartë pjesmarjen e Islamizmës me ma të madhen fuqi në paqen e përgjithshme. E. F. Kraja Zani i Naltë, Nr. 2, Shkurt 1936 JANAR 2012

Di

41


Personalitet

LEDIAN CIKALLESHI

Në gjuhën shqipe përkthimet e para të Kuranit janë bërë nga intelektuali dhe poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri në librin e tij me titull “Thelb’ i Kur’anit”, që është botuar në veprën e tij “Mësime” në vitin 1894, në Bukuresht.

MUHARREM BLAKÇORI (1894-1968)

Përkthyesi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe Përkthimi i Kuranit (me koment) nga gjuha arabe në gjuhët e tjera ka lindur si nevojë e popujve myslimanë, të cilët nuk e kanë arabishten gjuhën e tyre të nënës. Ky fakt evidentohet që në kohën e Profetit Muhamed (a.s.) ku Selman el-Farisi, me lejen e tij, kishte përkthyer suren Fatiha në gjuhën perse. Edhe më vonë vijojnë përkthimet e Kuranit Famëlartë në gjuhë të ndryshme për të kuptuar mesazhin dhe urdhrat e Allahut. Në gjuhën shqipe përkthimet e para të Kuranit janë bërë nga intelektuali dhe poeti i madh i letrave shqipe, Naim Frashëri në librin e tij me titull “Thelb’ i Kur’anit”, që është botuar në 42

Di

JANAR 2012

veprën e tij “Mësime” në vitin 1894, në Bukuresht. Përkthyes i disa pjesëve të Kuranit në gjuhën shqipe është edhe Ilo M. Qafëzezi, viti 1921, i cili merr për bazë përkthimin e Kuranit në gjuhën angleze të autorit Georg Sale. Më vonë bëhen përkthime të pjesshme të Kuranit nga H. Ali Korça, në kompletin e botuar nga shtëpia botuese Logos-A, janë mbledhur në një libër përkthimet e Kuranit në gjuhën shqipe. Në shënimet dhe studimet për biografinë e H. Aliut thuhet se ka bërë komentimin e gjithë Kuranit, por fatkeqësisht ato nuk i mbijetuan regjimit komunist. Në këtë fushë shquhet edhe H. Ibrahim Dalliu, si për përkthimin e disa sureve në gjuhën shqipe, po ashtu edhe për komentimin, të cilin e ka titulluar “Ajka e kuptimevet të Kur’ani Qerimit”, vepër e botuar në vitin 1929. Disa pjesë të Kuranit në gjuhën shqipe janë përkthyer po ashtu nga H. Abdulla Zemblaku, Ferit Vokopola etj. Përkthimi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe njihet ai i akademikut kosovar Feti Mehdiu, në vitin 1984. Ky përkthim botohet në vitin 1985 nga

Bashkësia Islame e Kosovës me titullin “Kur’an-i”, i cili numëron 878 faqe. Tre vite më vonë pason përkthimi i Hasan Nahit dhe po në të njëjtin vit përkthimi i Sherif Ahmetit. Ky i fundit mban titullin “Kur’an-i, përkthim me komentim në gjuhën shqipe”, i botuar në vitin 1988 nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës dhe është përkthimi më i përhapur i Kuranit në gjuhën shqipe. Më pas do të pasonin përkthime të tjera të Kuranit në gjuhën shqipe nga autorë të ndryshëm. Por, a është me të vërtetë Feti Mehdiu përkthyesi i parë i plotë i Kuranit në gjuhën shqipe? Nëse jo, kush e ka përkthyer për herë të parë Librin e Zotit në gjuhën shqipe? Nga faktet që ne disponojmë del se, nuk është Feti Mehdiu përkthyesi i parë i Kuranit në gjuhën shqipe, por Muharrem Blakçori, një patriot shqiptar nga Peja që ka banuar në Kavajë. Përkthimi i tij, i Librit Hyjnor është bërë në vitin 1968 gjatë periudhës së regjimit komunist, pra rreth 16 vjet para përkthimit të Feti Mehdiut. Ky përkthim për shumë arsye nuk ka mundur të gjejë dritën e botimit


dhe është ende në dorëshkrim, i ruajtur me fanatizëm nga nipi i të ndjerit, Xhevdet Blakçori. Kush është Muharrem Blakçori? Muharrem Blakçori lindi në Pejë në vitin 1894 në një familje zejtare, që merrej me prodhimin e armëve. Mësoi herët të lexojë e shkruajë gjuhën shqipe dhe u shqua për zellin në përhapjen e mësimit të saj në shtëpitë e bashkëqytetarëve. Ndoqi dy vjet studime në një medrese në Pejë ku mësoi gjuhën arabe, turke dhe perse. Më pas me vullnet të fortë arriti t’i perfeksiononte këto gjuhë. U përndoq nga pushtuesit serbë dhe për t’i shpëtuar ndëshkimit të egër kapërcen kufirin dhe vjen në Shqipëri. Emërohet mësues në Shijak e më pas në Kavajë, ku merr pje-

Muharrem Blakçori parandiente ndalimin e fesë dhe riteve fetare prandaj vendos të përkthejë Kuranin në gjuhën shqipe dhe përgatitjen e librave fetarë për fëmijët dhe nipërit e tij. Kur e mbaron përkthimin mbas një pune të lodhshme nga viti 1960 deri në 1968 u thotë fëmijëve dhe nipërve se ky është përkthimi i Kuranit në gjuhën shqipe dhe fenë e Allahut mund ta mësojnë nga këta libra.

së aktive në Shoqërinë “Bashkimi”, duke dhënë ndihmesën e vet në fitoren e Revolucionit të Qershorit 1924. Në fillim të dhjetorit 1924 niset nga Qeveria e Nolit në zonën e Gjirokastrës për të propaganduar rrezikun e rikthimit të Zogut e për të nxjerrë vullnetarë në mbrojtje të Qeverisë së Nolit. Me rikthimin e Zogut pushohet nga puna, dënohet me vdekje, por me ndërhyrjen e miqve internohet në Skrapar. Atje punon më shumë se dy vjet për t’u rikthyer sërish në Kavajë. Në vitin 1941 shkon në vendlindjen e vet në Pejë dhe hap të parën shkollë shqipe. Në vitet 1960-1968 ndërmori përkthimin Kuranit e “Historisë islame”, “Akaidi dhe fiku”, Fjalor arabisht-shqip”(rreth 2000 alë), vepra të cilat ua la dorëshkrim trashëgimtarëve të vet. Ndërroi jetë në vitin 1968, i pezmatuar për ndalimin e fesë. Veçoritë e përkthimit të M. Blaçkorit Muharrem Blakçori parandiente ndalimin e fesë dhe riteve fetare prandaj vendos të përkthejë Kuranin në gjuhën shqipe dhe përgatitjen e librave fetarë për fëmijët dhe nipërit e tij. Kur e mbaron përkthimin, mbas një pune të lodhshme nga viti 1960 deri në 1968, u thotë fëmijëve dhe nipërve se ky është përkthimi i Kuranit në gjuhën shqipe dhe se fenë e Allahut mund ta mësojnë nga këta libra. Përkthimi është i përbërë nga katër fletore të mëdha, që të gjitha në dorëshkrim. Fletorja e parë ka 190 faqe, e dyta 730 faqe, e treta 921 faqe dhe e katërta 1168 faqe. Gjithsej 3019 faqe. Të gjitha suret e Kuranit janë

të përkthyera sipas radhës, nga ‘Fatiha’-ja deri tek sureja ‘Nas’ dhe të ndara në xhuze. Fillimisht përkthyesi jep një shpjegim në lidhje me shkronjat e Kuranit duke i ilustruar me figura. Në këto ilustrime tregon se cilat janë shkronjat arabe, nga dalin dhe si shqiptohen. Më pas fillon me xhuzin e parë të Kuranit. Çdo sure e fillon me emrin e saj në arabisht dhe shkronja latine. Më pas jep informacione për çdo sure, sa ajete përmban, në ç’vend është zbritur (MekëMedinë) dhe shkakun e zbritjes nëse ka. Pastaj ajetin e shkruan në arabisht, më pas jep shqiptimin me shkronja latine dhe në fund përkthimin. Një formë të ngjashme e gjejmë edhe në tefsirin e H. Ibrahim Dalliut, që autori e ka marrë për bazë. Mirëpo, përveç formës, nuk ka marrë gjë tjetër nga ky tefsir. Ajetet janë të gjitha përkthimi i vetë autorit. Këtë e vërejmë nga krahasimi midis ajeteve të përkthyera nga H. I. Dalliu, por edhe në stilin që e shoqëron përgjatë gjithë përkthimit. H. I. Dalliu e ndan përkthimin nga komentimi, duke JANAR 2012

Di

43


u munduar t’i mbetet besnik tekstit. Ndërsa veçoria e përkthimit të autorit tonë, është se nuk është thjesht përkthim, por në të njëjtën kohë edhe komentim. Një element tjetër i rëndësishëm i këtij përkthimi është gjuha e pasur dhe alori i pastër që ka përdorur. Ky fakt tregon se sa mirë i zotëronte ai gjuhën arabe dhe gjuhën amtare, krahas njohurive të gjera në fushën e fesë dhe komentimit të Kuranit. Çdo person që e lexon këtë përkthim, është në gjendje të kuptojë se për çfarë bën alë ajeti/et. Kjo falë përkthimit të pasur me komentime 44

Di

JANAR 2012

brenda ajetit, herë pas here në veçanti edhe pas ajetit. Për ta zbukuruar, ilustruar dhe treguar më mirë se kujt i drejtohet ajeti kuranor e fillon me alët “O i Madhënueshmi Perëndi!” apo “O i Dashtuni Muhammed!”. Kjo lloj forme përdorimi ka mjaft vlera artistike, letrare por edhe fetare. Lexuesi nuk futet në monotoni dhe nuk mërzitet, por e shijon më tepër përkthimin. Le të japim disa shembuj nga përkthimet e autorit për të dëshmuar më mirë punën e tij vlerashumë. O Zot! Më ruaj prej shejtanit (djallit) të mallkuem që asht i ndeshkuëm! Po filloj me emnin e mëshiruesit Perëndi që mëshiron. I qoft shumë shyqyr e falenderime Zotit të Madhënueshëm i cili ka kriue të gjithë botnat (gjithësine) e jau jep ushqimin të gjitha krijesave kudo që të jenë në dynja edhe ne ahiret, dhe asht meshiruës i madh, dhe pronar i gjithësise edhe gjykates absolut i ditës së kijametit! O i Madhënueshmi Perëndi! Ty po të lutemi e po baj ibadet e adhurim, se veç teje nuk ka tjetër që meriton falje, lutje e adhurim. Pra ty po të lutemi o i Madhenueshmi Perëndi: na drejto e na shpje në rrugën e drejtë, në at rrugë që ja ke mësue të dashtunit tand H. Muhammedit a.s. me të cilën ai ka ftue njerzinë, në rrugën që ka shumë nimete e mirësi të mëdha. O Zot! Mos na le në rrugën e të humbur të errësinës, por na ndritço e na ço në rrugën e të dashtunve tu, të njerzvetëmirë. O i dashur! Thuaj atyre që dëshirojnë me e mësueqyshqënjen e Madhënise s’ime.

I Madhi Zot është një, veç tij nuk ka tjetër që meriton adhurim “ti bahet ibadet”, Zoti është kriuesi i gjithësisë, është veliniëmet “tytor” i gjithë kriesave. Ai jau siguron rrizkun “ushqimin”. Është gabim me atribue Zotit lindje, është qyfyr i madh. Madhënija e Zotit as nuk ka le, as nuk lind, përherë ka qenë dhe ka me qenë. Zoti është mynezzeh “i çueshem” prej çdo çilësie të kriesave. Shkurt Zoti është i adhuruemi apsolut që si afrohet, as nuk i ngjan kurrgja Madhënisës’tij. Nuk ka shembullues e urdhnuës. Duke parë vështirësitë në të cilën po kalonte feja në periudhën kur jetoi autori, ai parandjeu mbylljen e saj. Kjo e shtyu Muharrem Blakçorin të bënte përkthimin e Kuranit dhe përgatitjen e literaturës fetare. Ai me këtë akt po i paraprinte fatkeqësisë së madhe që do kaplonte kombin, ndriçimin e tij me dritën e Kuranit. Puna kolosale e autorit nuk ka vetëm vlerën e përkthimit, por edhe të komentimit të Kuranit. Prandaj duhet ndrequr edhe fakti historik, se nuk është Feti Mehdiu përkthyesi i parë i Kuranit nga arabishtja në gjuhën shqipe, por Muharrem Blakçori, një patriot me origjinë nga Kosova. Me këtë shkrim nuk duam t’i heqim ndonjë meritë akademikut kosovar për punën e tij të vyer, por t’i japim hakun që i takon mësues Muharremit, që për shumë kohë dhe arsye mbeti në harresë deri më sot. Duke shpresuar të marrë vendin dhe vlerat që i takojnë për punën e tij të çmuar, lusim Allahun ta shpërblejë me Xhenetin Firdeus!


EDISON ÇERAJ

Arti

si një urë lidhëse me metafizikën

Katrori i zi (1915), Kazimir Malevich

Eseistikë

"Si rrjedhim, natyra e artit do të ishte kjo: e vërteta e qenieve që flet vetë."1 Heidegger Që në krye, përmes titullit, jepet të kuptohet se arti na dhënka mundësinë (ose synon) për një (ri) lidhje ose (ri)afrim me filozofinë e parë, sikurse e quan Aristoteli, pra me metafizikën. Meqë po sipas Aristotelit, metafizika është burimi i të gjitha dijeve, atëherë rikthimi tek ajo shfaqet si një domosdoshmëri sui generis, përfundim tek i cili ka ardhur edhe vetë Heidegger-i. Sa më e madhe të jetë distanca me dijen e parë, po aq është edhe intensiteti i zhytjes në labirintet e dijeve të copëtuara. Nëse me metafizikë përqendrohemi të kuptojmë atë që fare shkoqur na thotë bashkimi i këtyre dy alëve, - μετά (metá) (përtej ose më pas) dhe φυσικά (fisiká) (natyrë, fizikë) - pra çdo gjë që është përtej botës fizike që ne shohim ose që mund të arrijmë të shohim, atëherë mund të themi se krijimtaria artistike është “e vërteta e qenieve që flet vetë”. Këtë nënkupton edhe Heidegger-i kur në veprën Origjina e veprës së artit synon ta “ulë” rolin e artistit dhe priret ta shohë veprën e artit si rezultat i një force impersonale, si e vërteta ose vetë arti, i cili i përdor artistët për të aktualizuar vetveten. Tek “arti i madh” artisti shuan vetveten: ai është si një kalim që shkatërron vetveten në procesin krijues që vepra të lindë. 2 Por një vepër arti është thelbësisht “e krijuar”. 3 Krijimi është krejt i dallueshëm nga prodhimi i një vegle: arti nuk është zejtari plus diçka tjetër, po aq sa një vepër nuk është një vegël

plus diçka shtesë.4 Lind pyetja: Çfarë e shtyn artistin që të shuajë vetveten apo ta shkatërrojë atë? Kush e “përdor” artistin gjatë procesit krijues? Natyrisht që nuk bëhet alë për të dhënë një përgjigje shteruese apo eksplicite, por një gjë mund ta pohojmë me siguri, që ajo shtysë mbetet metafizike. Rilindja evropiane shënoi “shfronësimin” e Zotit nga jeta (si fillim) shoqërore në kontinentin evropian dhe fronësimin e arsyes në vend të Tij. Sigurisht, ky pohim të cilin e gjejmë te disa filozofë, si ala vjen te René Guénon-ja apo te Heidegger-i (te ky i fundit në një trajtë befasisht implicite, duke i shtuar kësaj edhe ngarkesën stilistike dhe zhbirilimin gjuhësor), mund të tingëllojë si një lojë e thatë alësh ose thjesht si një aforizëm e bukur për jo pak mendje të mpira nga rendi i ri i sasia/shumësia. Por, sidoqoftë prova më konkrete mbetet vetë historia me lëmshin e saj të ngjarjeve përgjatë pesë shekujve të fundit. Ndoshta sfida e vetme që u doli në udhë e sipër mendjeve të ashtuquajtura të iluminuara nga zjarri prometean i arsyes, ishte reduktimi i çdo gjëje në thjeshtësinë më të rëndomtë, si, ala vjen, 1+1=2 (sasia bën thirrje që 2+2 bëjnë 4 e kështu me radhë…), në mënyrë që njerëzia të bindet se nuk ka gjë të pashpjegueshme (redukcionizmi): s’ka asgjë të pakapshme nga mendja e njeriut, pra thënë shkoqur, nuk ka mistere. Nuk është për t’u çuditur që, pikërisht thuajse në vigjilje të këtij besimi, rilindi bashkë me Rilindjen edhe tragjedia greke në veprat e Shakespeare-

1. Dell’origine della’opera d’arte e altri scritti, f. 36. 2. Po aty, f. 40. 3. Po aty, f. 56.

4. Inwood, M. (2007) Heidegger - një hyrje e shkurtër. Përktheu: Albana Kozeli. Tiranë: Ideart. JANAR 2012

Di

45


it, nëse mund të shprehemi kështu. Personazhet e Shakespeare-it, ashtu si personazhet e Eskilit, Sofokliut dhe Euripidit, vendimin përfundimtar e marrin duke iu dorëzuar vetëm arsyetimit dhe duke njohur vetëm arsyen si pikë mbështetjeje/ si referencë5, dhe prandaj, sikundërse këto personazhe kanë të përbashkët vendimmarrjen me anë të arsyes, nga ana tjetër kanë të përbashkët edhe përfundimin e pashmangshëm tragjik. Pra, në Rilindje mbi të gjitha rilindi sentenca e njohur e Protagorës: “Njeriu është masa e çdo gjëje”, e thënë thjeshtë me alë të tjera: “Cogito ergo sum” (mendoj, pra jam) nga Descartes-i, që në thelb është e njëjta gjë, por e thënë përmes një formulimi që natyrshëm i përgjigjet një konteksti tjetër kulturor, politik, religjioz etj. Në këtë kontekst, na lind me të drejtë e drejta ontologjike për të bërë një pyetje shumë të thjeshtë: mos vallë e gjithë kjo do të thotë se Dante-ja me Komedinë Hyjnore dhe Michelangelo-ja me afreskun madhështor në Cappella Sistina na paskan gënjyer paq, pasi duke qenë se që të dy na rrëfejnë për një rend tjetër gjërash nga ky tokësori, kohori dhe hapësinori, konkretisht për njeriun dhe fatin e tij që përvijohet përmes një rrugëtimi drejt një realiteti metafizik!? Ngjan e pamundur të besohet se ajo çfarë ka shkruar Dante dhe ajo që ka pikturuar Michelangelo-ja të jenë të pavërteta, ose sikurse thuhet rëndom, “fantazi e thellë”. 1. Cappella Sistina, Michelangelo Ndërmenda këtu vetëm Dante-n dhe Michelangelo-n, por lista në këtë drejtim është e pafundme me referenca të tilla nga arti. Thënë ndryshe - duke kujtuar edhe tematikën e këtij studimi - i gjithë arti është dëshmi konkrete që gjërat nuk janë vetëm dhe si 1+1=2. Prandaj, arti është antipodi i natyrshëm i redukcionizmit që u ngjiz në Rilindje, duke na kumtuar se ka mistere dhe pikëpyetje pakrahasimisht të mëdha, të cilat s’bëjnë gjë tjetër veçse rrahin t’i japin kuptim kësaj jete duke e vështruar atë në raport me një rend tjetër gjërash, përderisa këto pyetje janë të paevitueshme për çdo qenie, sadopak kohë t’i ketë kushtuar vetes për këtë. Pikërisht kjo është arsyeja që shënjon dallimin ndërmjet artit perëndimor dhe atij lindor, pasi ky i fundit, përndryshe nga i pari që gjendet në konflikt të natyrshëm (dhe si i tillë i veçuar) me çfarë ndodh përreth, është pjesë e tërësisë në jetën e përditshme dhe haset kudo, pra jo si në Perëndim që për të parë një vepër arti duhet të shkosh në 5. Pra logjika është kjo: vetja dhe fati i saj më përkasin vetëm mua, prandaj unë vendos çfarë të dua.

46

Di

JANAR 2012

një vend të caktuar, si në galeri apo në muze. Ky veçim i artit nga sfera e jetës publike në Perëndim, ndodh sepse mbretëria e sasisë (Guénon) që po fiton terren frikshëm duke uzurpuar çdo hapësirë, i kërkon njeriut funksionin, ndërsa arti qëllimin i cili përcakton fatin e tij. Gjatë shekullit të njëzetë arti bëhet edhe më bindës mbi rendin tjetër, pasi, tashmë edhe redukcionizmi bashkë me mbretërinë e sasisë ia mbushën mendjen njeriut modern se çdo gjë është vetëm shqisore. Artistë si Kandinsky, Picasso, Stravinsky, Joyce, Kaa, Borges e shumë e shumë të tjerë, kërkuan te njeriu (gjithnjë duke u nisur nga vetja, e jo si psikologët të cilët nisen nga tjetri duke zhvendosur veten) qëllimin i cili lidhet me fatin e tij, duke dëshmuar sërishmi sikurse paraardhësit e tyre atë vizion që s’e rrokin dot shqisat, por të cilin na e shpërfaq arti me aludimet sublime përmes alës, ngjyrës dhe tingullit, dhe e gjithë kjo falë burimit të tij metafizik. Harresa e projektuar ndaj këtij burimi, a më keq, mbyllja e tij, që i kanoset vetvetiu nga mekanizmat përherë e më të “saktë” të qytetërimit, i ka kushtuar vërtetë shumë njeriut, pasi edhe ai e ka ndierë thellë dramën e të qenurit i harruar; natyrisht nuk kish se si të ndodhte ndryshe. Nga ana tjetër, po aq befasuese kanë qenë edhe shpërthimet e herë-pas-hershme të këtij burimi, por jo për t’u hakmarrë, sigurisht, por për të dëshmuar si përherë rendin tjetër, që duke mos qenë shqisor është i ekspozuar ndaj harresës sonë për aq kohë sa jemi këtu dhe tani. Ndoshta harresa shënjon faktin e pafaktuar shkencërisht (çështje të cilën nuk e mbulon shkenca, dhe kjo jo për fajin e ndonjërit!) që, njeriut nuk i mjafton vetja, dhe së këndejmi, ndërhyrja e artit është vendimtare, pasi pas çdo vepre arti vjen gjithnjë një tjetër, e kështu deri në pafundësi, ngaqë vetë burimi nuk i nënshtrohet kohës dhe hapësirës, pra është i pafundmë. Ilustrim - ose në kërkim të modeleve shënjuse Gjithsesi, nuk mund të lëmë pa përmendur dhe nuk mund ta anashkalojmë një pikë shumë delikate dhe po aq shqetësuese që ka të bëjë pikërisht me konfliktin ndërmjet artit dhe mbretërisë së sasisë. Atëherë, është rasti për të cituar diçka, sa për ta ilustruar këtë konflikt, dhe pikërisht ajo që do na japë një dorë është tregimtarja dhe eseistja ruse Tatjana Tolstaja, e cila në një ese për Katrorin e zi të Malevich-it shkruan: 2. Katrori i zi (1915), Kazimir Malevich “Në vitin 1913, 1914 apo 1915, saktësisht nuk dihet se në cilën ditë, piktori rus me origjinë polake, Kazimir Maleviç, mori një kanavacë jo të madhe:


79.5 x 79.5 centimetra, e leu anash me të bardhë, ndërsa qendrën - me një shtresë të trashë ngjyrë të zezë. Këtë operacion të thjeshtë mund ta kryente çdo fëmijë - por e vërteta është se fëmijët nuk do të kishin pasur durim të lyenin një sipërfaqe kaq të madhe me të njëjtën ngjyrë. Një punë e tillë është jashtë fuqive për cilindo disenjator, ndërsa Maleviçi në rini e kishte ushtruar një profesion të tillë. Por për disenjatorët figura kaq të thjeshta gjeometrike nuk paraqesin interes. Një tablo të tillë mund ta kishte vizatuar një i sëmurë mendor, por ja që s’e kishte bërë, sepse në të kundërtën, vështirë se ajo do të kishte pasur shansin më të vogël për t’u vendosur në ekspozitë, në kohën e duhur dhe në vendin e duhur. Pasi e kreu këtë operacion shumë të thjeshtë, Maleviçi u cilësua si autori i tablosë më të famshme, më misterioze dhe më të frikshme në botë - “Katrori i zi”. Me një lëvizje jo të ndërlikuar të penelit përfundimisht ai hoqi vijën e pakalueshme, e cila do të përcaktonte humnerën midis artit të vjetër dhe atij të ri, midis njeriut dhe hijes së tij, midis trëndafilit dhe varrit, midis jetës dhe vdekjes, midis Zotit dhe Djallit (midis artit dhe mbretërisë së sasisë). Sipas alëve të veta, ai “gjithçka e shumëzon me zero”. Nuk dihet pse zeroja doli se ishte katrore dhe ky zbulim i thjeshtë - përbën një nga ngjarjet më të tmerrshme në art, gjatë gjithë historisë së tij.”6 Në të njëjtën kohë, pikërisht në vigjilje të Katrorit të zi, Malevich-i shpalli dhe vdekjen e pikturës: gjithçka u shumëzua me zero. Edhe Hiedegger-i do shpallte më vonë fundin e filozofisë dhe detyrën e të menduarit, duke shtruar dy pyetje: Deri në çfarë mase ka hyrë filozofia në epokën tonë në fundin e saj? dhe, cila është detyra që është ruajtur për filozofinë? Le t’i afrohemi më shumë thelbit përmes dy pyetjeve: mos vallë ky pohim ishte një përfundim individual për krijimtarinë e tij artistike, nën ndikimin e zbulimit të Katrorit?, apo një pohim i cili vjen natyrshëm për shkak të konfliktit për të cilin po flasim? Ndoshta që të dyja, por ne na shqetëson më shumë kjo e fundit, pasi periudha në të cilën jetoi Malevich-i shënon fuqizimin e pazakontë logjik të “epërsisë” revanshiste të mbretërisë së sasisë ndaj artit, revansh ky i cili sot e kësaj dite ka vënë në pikëpyetje vetë qëllimin e artit, por sidomos rolin e tij në jetën shoqërore, duke e dëbuar kështu si një veprimtari “jo të dobishme” për një shoqëri konsumeriste, që, në të vërtetë është e saktë, sepse arti nuk i drejtohet konsumatorit por njeriut, - ky është dallimi i madh. Por ajo që është më e rrezikshme

se sa ky konflikt i hapur, është përdorimi që i bëhet artit në emër kinse të kërkesave dhe nevojave që diktojnë vetë masat. Ndërkohë, masat, si shkak i kësaj trysnie të projektuar kanë kaluar paq nga ngjarja për qenien te pseudo-ngjarjet, prej të cilave përherë e më shumë tjetërsohen (rregullat e lojës si gjithnjë janë të “shenjta”), në mënyrë që ingranazhet e skenës publike të funksionojnë sa më mirë të jetë e mundur. Si rrjedhojë e këtij përdorimi lindi “shoqëria e spektaklit”, e cila pothuajse në të gjitha manifestimet e saj ka huajtur si rrobë përfaqësimi artin dhe artistiken. Ilustrimi i dytë - përsëri në kontekstin e modelit shënjues Kësaj here një dorë tjetër do na e japë i heshturi Guy Debord, i cili në traktatin Shoqëria e spektaklit, përmes një vëzhgimi dendur denoncues në disa pika (apoftegma) të trajtesës ka deshifruar madje edhe dialektikën e kultit të sasisë. “Koha e prodhimit, koha-mall, është një grumbullim i pafundmë intervalesh të barazvlefshëm. Është abstragimi i kohës së pakthyeshme, të gjithë segmentet e të cilit duhet të provojnë në kronometër barazinë e tyre mirëfilli sasiore. Kjo kohë është në të gjithë realitetin efektiv ajo që është në karakterin e saj të shkëmbyeshëm. Është në këtë domen social të kohës-mall që «koha është gjithçka, dhe njeriu nuk është asgjë, maksimumi kërma e kohës» (Mjerimi i filozofisë). Është koha e zhvleftësuar, përmbysja e plotë e kohës si «fushë e zhvillimit njerëzor».” 7 Shtysa për një formulim të tillë kaq dekonstruktues, është pikërisht ajo për të cilën po bëjmë alë, në mos kështu, atëherë diç e kësaj natyre, meqë të shpresuarit na e lejon një interpretim të tillë, por dhe mbështetur në një premisë në afërsi me kufirin e logjikës. Çfarë mund të bëjë arti në këtë mes përveçse të mëvetësohet për të shpallur natyrshëm shenjat e mundësive, qoftë edhe sa për ta harruar për pak çaste “njeriun e asgjësuar, apo njeriun e reduktuar në kërmë”, gjendje e cila nuk mund të mohohet, pasi do të rezultonte një keqe e dyfishtë. Nëse “përmbysja e plotë e kohës” e degdis njeriun në fund të honeve të harresës (njeriu vetëm përmes emrit; shpërfytyrimi i parakes përbrenda), arti, ndërkaq, duke qenë jashtë kohës dhe hapësirës falë burimit të tij metafizik, kërkon pikërisht njeriun, qëllimin e tij, duke i përkujtuar vazhdueshëm rendin tjetër, i cili mund ta çlirojë nga harresa e Qenies.

6. Tolstaja, T. Intimitete (2003) Përktheu: Nikolla Sudar. Tiranë: Onufri

7. Debord, G. (2009) Shoqëria e spektaklit. Përktheu: Astrit Cani. Tiranë: Gaid Margot JANAR 2012

Di

47


Familja

PËR NJË JETË TË LUMTUR FAMILJARE Familja kohët e fundit për fat të keq në një numër të madh rastesh ka filluar të shpërbëhet. Çdo njeri duhet të zotërojë artin e trajtimit dhe të sjelljes ndaj partnerit dhe fëmijëve në mënyrë që jeta familjare të bëhet sa më e bukur dhe të mbizotërojë lumturia. Asnjëherë partneri nuk duhet të përpiqet të ndryshojë stilin e tjetrit, por t’i përshtatet atij. Ç’kërkohet të dijë një femër? Çdo femër duhet t’i krijojë burrit të saj qetësi për trupin dhe shpirtin. Të njëjtën detyrë ka edhe burri për gruan. Duhet ta lësh shokun e jetës të ecë sipas natyrës së vet. Të kesh bindje të plotë se kurrë nuk ke për të ndikuar që t’i ndryshosh stilin e jetës. Duhet të mënjanosh me çdo kusht kritikën e fajësimit, pasi kjo sjell dy dobi; shton dashurinë midis dy bashkëshortëve dhe

48

Di

JANAR 2012

tjetri e korrigjon gabimin e vet me dëshirë. Dorothi Deks, shkrimtare e madhe e çështjeve shoqërore, shprehet: “Arsyeja e parë në prishjen bashkëshortore që sjell rreth 50 për qind të divorceve, është kritika. Kritika thyen zemrën dhe përul shpirtin. Të ruhemi nga zakoni për të kërkuar gabime, për të fajësuar e kritikuar… Ne kërkojmë nga fëmijët shumë, por ata janë të vegjël. Ne i konsiderojmë si veten, me moshën dhe eksperiencën tonë, kurse ata me zemrën e tyre falin. Zemra e tyre e vogël është shumë e madhe, sa qielli i pastër pa re. Nëse kërkon të qëndrojë lumturia juaj familjare, atëherë mos kritiko!” Të gjithë njerëzit kanë rënë dakord se lulet janë gjuha e dashurisë. Megjithëse e heshtur, lulja ka domethënie më të madhe

sesa alët. Një tufë lule ka një çmim të lirë. Por sot rrallëherë një burrë i çon lule gruas së tij. Studiuesit thonë se gratë i venë shumë rëndësi festave dhe rasteve të ndryshme. Arsyet e vogla qëndrojnë para çdo shkatërrimi të madh, - thotë një studiues. Gruaja harron të thotë alën “Mirë ardhsh!”, ndërsa përshëndet burrin me dorë kur niset për në punë. Kjo është e vogël, por rezultati ka qenë divorc. Ajo çka duhet mbajtur parasysh është se martesa është një zinxhir i përbërë prej gjërave të vogla. Gjëja më e rëndësishme pas zgjedhjes së bashkëshortit të përshtatshëm është takti që duhet të tregojë secili për tjetrin. Në qoftë se çdo bashkëshort ruan taktin me partnerin ashtu siç i ruan me të tjerët jashtë shtëpisë, atëherë gjithsecili do të kafshonte gjuhën kur të nxirrte nga goja ndonjë alë të keqe për shokun e jetës. Fjalët e rënda dhe të këqija e prishin dashurinë nga themelet si të ishin kancer. Është e ditur se ne të gjithë, pa përjashtim, jemi më të butë me të huajt se sa me familjen tonë. Të gjitha alët dhe sjelljet e pahijshme ne i bëjmë me njerëzit më të afërt dhe më të dashur. Mbi ta lëshojmë pa llogari fyerje, fajësime dhe kërkojmë t’u gjejmë gabime. Ne duhet të largojmë prej vetes lodhjen e mërzitjen para se të hyjmë në shtëpi. Turgenievi thoshte: “Unë jap gjithë ç’kam nga pozita për një grua që të ketë merak për mua, kur unë të vonohem për në shtëpi.” Çdo burrë e di se në qoftë se i thotë gruas së tij: “Sa e bukur dukesh me këtë veshje!” atëherë ajo s’do ta dëshironte ta ndërronte këtë veshje as me fustanin më të bukur në botë.


AISA KOKIÇI

PËRKUJDESJA E NËNËS

MBAN FËMIJËN LARG DROGËS Interesi dhe përkujdesja e nënës ndikon që fëmija të qëndrojë larg lëndëve narkotike në vitet pasardhëse. Studimi i zhvilluar nga specialistë të Universitetit "Adelaide" në Australi dhe Universitetit "Duke" në SHBA, tregoi se tek fëmijët të cilët kanë një lidhje të ngushtë me nënën, reagimi që jep sistemi imunitar ndryshon dhe ky fakt ndikon në prodhimin e më shumë molekulave të sistemit imunitar në trurin e fëmijëve të njohura si “Interleukin-10” duke rritur kështu individë më rezistentë ndaj lëndëve narkotike. Specialistët analizuan dy grupe të ndryshme minjsh të vegjël, njërin prej të cilëve nuk e ndanë nga nënat e tyre ndërsa tjetrin e larguan nga prania e

tyre. Pas kësaj prove minjtë u vendosën në kafaze. Ndërkohë që nënat nuhasnin dhe u qëndronin shumë afër minjve të mbajtur larg, tek nenat e grupit tjetër nuk është vënë re ndonjë ndryshim i rëndësishëm. Në etapën e dytë të studimit të njëjtët minj të vegjël u vendosën në një kafaz me dy dhoma për 3-5 minuta gjatë 4 javëve dhe u vëzhgua sesi minjtë arrijnë të gjejnë ndryshimin mes morfinës dhe kripës së vendosur në dhoma. Ndërkohë që të gjithë minjtë preferuan morfinën në pamje të pare, minjtë të cilët kishin marrë përkujdesje nga nënat filluan të mos hyjnë më në dhomën ku gjendej mrofina. Neurobilogu specialist nga ekipi studiues, Staci Bilbo, po-

hon se ekzistojnë prova të qarta të cilat fikin dëshirën e përdorimit të lëndëve narkotike tek minjtë e vegjël që kanë qenë gjithnjë pranë nënës dhe kanë marrë përkujdesjen e saj. Tek minjtë e vegjël në kontakt të vazhdueshëm me nënën është parë një rritje 4 herë më shumë e prodhimit të “Interleukin” dhe ky prodhim ndikon në heqjen e “prirjes për përdorimin e lëndëve narkotike. Studimi tregon qartë sesi një prekje e butë e nënës ndryshon funksionet e trurit të fëmijës dhe na jep të dhëna emocionuese për të luftuar vartësinë ndaj lëndëve narkotike. Studimi është botuar në revistën “Journal of Neuroscience”.

JANAR 2012

Di

49


Shëndeti Për herë të parë njerëzit e shkencës dalin hapur duke e klasifikuar alkoolin si një ndër shkaqet kryesore të kancerit. Një grup shkencëtarësh amerikanë kanë zbuluar nëpërmjet eksperimenteve se përbërësi thelbësor i alkoolit, etanoli, mund të shkaktojë kancerin e fytit, mëlçisë, gjinjve dhe zorrëve. Sipas tyre, kur alkooli futet në organizëm, bëhet substancë kimike e ngjashme me formaledehidin. Kjo substancë mund të shkaktojë dëmtimin e ADN-së, si edhe të ndikojë negativisht në organe të caktuara. Doktor Filip Bruks i Institutit Kombëtar të Shëndetit në SHBA, thotë se alkooli është klasifikuar si karcinogjen. Çdo substancë që është drejtpërdrejt përgjegjëse për shkaktimin e kancerit quhet karcinogjen. Studimet kanë treguar se 4 gota alkool në ditë shtojnë rrezikun e prekjes nga kanceri në gojë, mëlçi dhe zorrën e trashë. Edhe pirja e moderuar që llogaritet të jetë 1 gotë në ditë, për gratë mund të shtojë rrezikun për prekjen nga kanceri në gji. Rreziku është i njëjtë pavarësisht nëse personi konsumon birrë,

Shkencëtarët amerikanë: Alkooli shkakton kancer

verë, vodka etj. Shqipëria renditet ndër vendet e para për konsumimin e pijeve alkoolike. Një studim i kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Instituti i Statistikave në Shqipëri, në të cilin u intervistuan 9 mijë persona, gra e burra nga mosha 15 deri në 49 vjeç, tregoi se shqiptarët, meshkuj e femra kanë rritur dozat e alkoolit. Referuar të dhënave të studimit, 1 në 3 gra (32 %) dhe 2 në 3 burra (65 %), raportojnë se konsumojnë alkool, ndërkohë ata që konsumojnë më

shumë alkool në 12 muaj, janë 30 për qind e grave dhe 63 për qind e burrave. Më pak se 1 për qind e grave dhe 16 për qind e burrave pinë alkool deri në 5 ditë në javë. E përditshmja “Telegraf” thotë se është hera e parë që studiuesit dëshmojnë se alkooli vetvetiu shkakton kancer. Rreziku më i madh u kanoset njerëzve në Azinë Lindore, kjo pasi 30 për qind e tyre nuk mund ta shndërrojnë alkoolin në acetat të parrezikshëm.

Ngjyrat si paralajmëruese të sëmundjeve A kanë ngjyrë sëmundjet? Në të vërtetë shumë sëmundje pasqyrojnë ngjyra të ndryshme në trupin tonë. Specialisti i sëmundjeve të brendshme, dr. Nafiz Karagozglu, pohoi se ndryshimi i disa ngjyrave në trupin e njeriut mund të jetë një shenjë paralajmëruese e sëmundjeve. Ja si i radhiti ai ngjyrat pas shfaqjes së të cilave trupi do të ndezë alarmin.

50

Di

JANAR 2012

E bardhë Albinizmi: Pigmenti melanin i dhuron ngjyrën lëkurës së trupit në sasi të ndryshme. Nëse trupi nuk përmban melanin gjenetikisht, atëherë ngjyra e lëkurës bëhet e bardhë. Edhe flokët, vetullat dhe qerpikët janë të bardhë. E verdha Hepatit (verdhëza): në sëmundjet tek të cilat pengohet rrjedhja e lëngut të mëlçisë dhe

tëmthit shfaqet ngjyra e verdhë për shkak të rritjes së lëndës bilirubinë. Portokalli Verdhëza: te disa raste verdhëza mund të shfaqet në një ngjyrë e ngjashme me portokallinë. Karotenemi: është rasti kur lëkura merr ngjyrë portokalli nga konsumimi i tepërt i produkteve me ngjyrë portokalli.


Jeshile Kur lënda bilirubinë kalon kufirin e caktuar gjatë sëmundjes së verdhëzës, lëkura merr një ngjyrë jeshile. Kjo quhet “verdhëz jeshile”. E kuqe Erithemë: lëkura mund të marrë ngjyrë të kuqe në rast të nxehtësisë së lartë, gjatë ushtrimeve fizike, nga djegiet e diellit, ngritjet e temperaturës dhe në rast të infeksioneve. Flushing: është një skuqje e theksuar në një zonë të caktuar. Mund të shfaqet përkohësisht ose vazhdimisht. Zakonisht shfaqet pas marrjes së alkoolit dhe tek personat me një shtresë të hollë yndyre nën lëkurë kur emocionohen shumë. Ngjyra kafe Sëmundja Adison: lëkura mund të jetë ngjyrë kafe ose kafe e errët. Është një nga sëmundjet

e gjëndrave mbi veshka. Mosfunksionim i veshkave: në këtë rast ngjyra e lëkurës i ngjason ngjyrës së dheut. Bojëqielli-manushaqe Sëmundjet e zemrës-enëve të gjakut: tek sëmundjet ku përzihen gjaku i arteries kryesore me gjakun e arterieve të tjera shfa-

qet një ngjyrë blu-manushaqe tek pjesë të trupit si gjuha, buza, majat e gishtërinjve, këmbët. KOAH: është sëmundja e cila shoqërohet me bllokimin e mushkërive. Edhe në këtë sëmundje mund të ndryshojë ngjyra e lëkurës.

Specialistët: Mos e shkundni fëmijën! Specialistët theksojnë se tronditja e fortë e fëmijëve të vegjël, nën moshën 2-vjeçare, shkakton dëmtime në tru, të cilat shkojnë deri në vdekje. Ndoshta është një koncept i

huaj për ju, por specialistët pohojnë se shkundja apo tronditja e fëmijëve të vegjël mund të shkaktojë dëme të pariparueshme në tru, madje mund të përfundojë dhe me vdekje. Fëmija mund të qajë për një kohë të gjatë, tregohuni të durueshëm. Prof.Dr. Figen Shahin thekson se të qarat veçanërisht të fëmijëve nën 3 muajsh mund të vazhdojnë për një kohë të gjatë për shkak të shqetësimeve nga gazrat. Si pasojë e të qarave që nuk kanë të mbaruar pjesëtarët e familjes apo dadot mund ta tronditin apo shkundin fëmijën nga zemërimi. “Personat të cilët nevrikosen dhe tronditin fëmijën për të ndërprerë të qarën mund t’i shkaktojnë fëmijës dëme të pariparueshme në tru. Fëmijët mund të qajnë 3-4 orë në ditë pa

asnjë shkak. Nëse ndiheni shumë të lodhur dhe të nevrikosur atëherë kërkonin ndihmën e një të afërmi tuaj”, thotë dr. Shahin. Nuk njihet serioziteti i tronditjes së fëmijës Dr. Figen Shahin sjell në vëmendje rezultatet e një studimi të zhvilluar me mbi 538 nëna dhe gra shtatzëna: “Bazuar në rezultatet e studimit gjysma e këtyre nënave mendojnë se tronditja apo shkundja e fëmijës nuk është diçka e dëmshme. Përsëri gjysma e tyre mendojnë se një fëmijë i shëndetshëm nuk mund të qajë pa shkak. Megjithëse në tre mujorin e parë të jetës një nga dy fëmijë qan 3-4 orë në ditë për shkak të gazrave. Mosinformimi dhe humbja e durimit i detyron familjet të ndërmarrin veprime si tronditja apo shkundja, të cilat e dëmtojnë shumë fëmijën. JANAR 2012

Di

51


Kuriozitete Kurani më i vjetër në botë

IAN MAC WILLIAMS

Në një qoshe të fshehtë të kryeqytetit Uzbek, Tashkent, gjendet një nga reliktet më të lashta të Islamit - Kurani më i vjetër në botë. Është një shenjë që tregon për rolin që ka luajtur Azia Qendrore në historinë Islame - një fakt që shpesh nuk është vënë re pas shtatë dekadave të ateizmit të imponuar sovjetik. Biblioteka në të cilën ruhet Kurani ndodhet në një zonë të vjetër të Tashkentit e njohur si Hast-Imam, një shteg goxha i rrahur nga vizitorët e shumtë. Ajo shtrihet poshtë ca rruginave të pluhurosura, pranë varrit të dijetarit të shekullit të dhjetë, Kael-Shashit. Myftiu i Uzbekistanit, lideri më i lartë fetar i shtetit, ka zyrën e tij aty, në oborrin e një medreseje të vjetër. Matanë rrugës qëndron një xhami si dhe medreseja e veçantë Mui-Mubarek.

“Përafërsisht 20.000 libra e 3000 dorëshkrime ruhen në këtë bibliotekë, - thotë Ikram Ahmedov, asistent në zyrën e myftiut. -Ato kanë të bëjnë me historinë mesjetare, astronominë dhe mjekësinë. Ka gjithashtu komentime rreth Kuranit dhe librave të ligjit. Por libri më i vjetër këtu është, padyshim, Kurani i Osmanit r.a. i cili daton që nga shekulli i shtatë.” Versetet e shenjta Kurani i Osmanit r.a. ishte mbledhur në Medine nga vetë ai, kalifi apo lideri i tretë mysliman. Përmbledhja e tij është bërë në vitin 651, vetëm 19 vjet pas vdekjes së Profetit. Ky Kuran i çmuar mbahet në një kube qelqi e futur në murin e një dhome të brendshme. Rreth një e treta e origjinalit ka mbijetuar - afër 250 faqe. “Kurani është shkruar mbi lëkurë dreri, - thotë Ahmedov. -Ishte shkruar në Hixhaz në Arabinë Saudite, kështu që shkrimi është i Hixhazian, i ngjashëm me atë Kufik.” Transmetohet se kalifi Osman r.a. ka bërë pesë kopje të Kuranit origjinal. Një Kuran i pjesshëm i cili gjendet në Pallatin Topkapi në Stamboll thuhet se është njëri nga këto kopje origjinale. Historiku i tij Tregimi se si Kurani i Osmanit r.a. arriti në Tashkent është i mre-

kullueshëm. Pas vdekjes së Osmanit r.a. besohet se kalifi Alir r.a. e kishte sjellë atë në Kufe, në Irakun e sotëm. Shtatë qind vjet më vonë, pushtuesi i Azisë Qendrore, Tamerlani, e kishte gjetur atë dhe vendosi që ta sjellë në shtëpi për ta hijeshuar kryeqytetin e tij madhështor, Samerkandin. Aty qëndroi për më së katër shekuj, deri sa Rusët pushtuan Samerkandin më 1868. Më pas guvernatori rus e çoi Kuranin e Osmanit r.a. në Bibliotekën e Madhe të St. Petersburgut. Pas revolucionit Bolshevik, Lenini e dërgoi Kuranin në Ufa në Bashkortostanin e sotëm. Por, pas apelimeve të njëpasnjëshme nga myslimanët e Tashkentit, në vitin 1924 ai u kthye edhe një herë në Azinë Qendrore. Qysh atëherë ka mbetur në Tashkent. Kurani më i vjetër në botë vazhdon të qëndrojë në lagjen mesjetare të Tashkentit të vjetër. Përktheu: Jeton Mehmeti

I riu mysliman thyen rekordin botëror të gjetjes së rrënjës katrore Një i ri mysliman nga Turqia ka thyer rekordin në konkursin botëror të nxjerrjes së rrënjës katrore për personat me aftësi të kufizuara duke gjetur në kohën 4 minuta e 55 sekonda, rrënjën katrore të 10 numrave 6-shifrorë. Hakan Gyrbashlar (Hakan Gürbaşlar), i diplo52

Di

JANAR 2012

muar për matematikë në Universitetin Teknik të Lindjes së Mesme (ODTÜ), ka regjistruar rekord të ri të pamendueshëm më parë për askënd. 10 numra të ndryshëm 6-shifrorë. Secili prej numrave përcaktohet automatikisht nga kompjuteri dhe duhet gjetur rrënja katrore e tyre.


Përfundimet e vështira për t’u gjetur madje edhe me makinë llogaritëse, përllogariten brenda disa sekondave, me kusht që korrektësia të konfirmohet edhe me 6 shifra të tjera pas presjes. Në provat e para Hakani dështon për shkak të gabimeve të vogla, por ai gjithsesi nuk demoralizohet. Vazhdon konkurrimin me vendosmëri për të thyer rekordin botëror. Dhe më në fund arrin të shënojë rekord botëror me 4 minuta e 55 sekonda. Rekordi i mëparshëm mbahej nga një indian me 5 minuta e 33 sekonda, por Hakani e ngushtoi edhe më shumë këtë diferencë, saqë shumë prej specialistëve e shohin si të pamundur për t’u kaluar në të ardhmen.

Gjendet harta 400 vjeçare e kronikanit Evlija Çelebi Është zbuluar harta e lumit Tigrër dhe Eufratit e punuar nga Evlija Çelebiu, një nga kronikanët më mëdhenj të botës. Pedagogu i Universitetit të Marmarasë, Prof. Zekeria Kurshun (Zekeriya Kurşun), pas një pune e mundi të gjatë, arriti të gjejë gjurmët e hartës në Katar. Informacioni i vetëm që dihej në lidhje me hartën, e cila u gjet nga një koleksionist, bënte alë që harta ishte osmane dhe tregonte Gjirin e Basrës. Profesori Kurshun, me informacionet që kishte siguruar nga librat e udhëtimeve të kronistëve të ndryshëm, arriti në përfundimin se, harta në alë ishte harta e pa-zbuluar 400-vjeçare e Evlija Çelebiut.

Harta përshkruan me detaje zonën gjeografike ndërmjet lumenjve Tigër dhe Eufrat, duke filluar nga Anadolli Lindor, dhe përfundon në Oqeanin Indian. Harta përbëhet nga 8 pjesë të bashkuar në një të vetme dhe ka këto përmasa, ajo është 3,43 metra e gjatë dhe 4,35 metra e gjerë. Në mes të hartës jepet me detaje Kalaja e Bagdadit, e cila është marrë nga Sulltan Murati i 4-t. Profesori Zekeria Kurshun tha se harta, e cila është vepra më e rëndësishme që ka lënë kronisti Evlija Çelebi, pas librit të udhëtimeve “Seyehatname” sot ndodhet në duar të sigurta dhe së shpejti do të botohet edhe një libër që bën alë për hartën. /trt/

JANAR 2012

Di

53


Faqja juaj

ESMERALDA ÇAÇA

MUHAMEDI A.S. DRITË E PASHUAR La-ilahe-il-Allah, Muhamedun Resulullah!

54

Di

JANAR 2012

Dëshmuan fuqishëm Toka, qiejt, e gjithë çka mes tyre, thanë njëzëri shpirtrat që nga krijimi i Ademit, pëshpëritën gurët, kafshët, zogjtë, u tund universi me mijërat botë të tij, nga fuqia e alës, e së vërtetës pa kufij. Kur terri botën mbanë kishte kapluar, e qoshet e mendjeve të mbytura në marrëzinë e idhujtarisë thellë i kishte pushtuar, e kur shikimi ishte terur, e alët zvetënuar, zbehur nga vjershat e oratorëve hipokritë. Kur i varfëri, i shtypuri, i ziu e i ngrati ngrysnin ditët nën padrejtësitë dhe vrazhdësinë e më të fortit, zullumqarit, atëherë kur drita ibrahimike po zhdukej e tërë, e në pak shpirtra e strukur thellë lëngonte, kur zemrat ngurtësuar ishin nga ligësia e duarve mëkatare, që foshnjat varrosnin për së gjalli... Atëbotë shpirtrat për shpëtim po çirreshin, për dritën që po agonte, për atë, për të dashurin, të vetmin, për Ahmedin e Inxhilit, dritën e pashuar. Për ty ishin të etur o Profeti im, o Habibullah, o Muhamed Mustafa. Më i dashuri i “ebdall-it”, i të zgjedhurve të Allahut, më i larti ndër pejgamberë, vula e profetësisë, u dërgua si mëshirë për botët mbarë, për t’i treguar njerëzve rrugën e drejtësisë, të vërtetën e qartë. Ja Habibullah, ja Resulallah, ja Nebijallah, ja Mukaf, ja Shefi, ja Muhtar, ja Jasin, ja Hatim, ja Muhamed El-Emin, emrat më të bukur, më të plotë e më të shtrenjtë i mbarti veç ai, i Dërguari i mëshirës, i faljes, i pendimit, i shpresës, i paqes, i udhëzimit e shpëtimit. Çdo virtyt e çdo cilësi vlerën mori tek ai, çdo mirësi, çdo alë e mirë tek ai u përjetësua. Të gjitha urtësitë, fshehtësitë e mrekullitë hyjnore, të sjella prej frymësh qiellore, tek ai qenë tubuar, tek ai gurgullonin virtytet më të larta, ishte deti ku ato derdheshin, kishte moralin më të çmuar. Ishte vetë Kurani që ecën mbi tokë, kështu e patën cilësuar. Ja Allah, ai vetëm Ty të deshi më shumë në këtë botë, asgjë tjetër nuk e trazoi shpirtin e bekuar të tij, përveç një ale të vetme, të së vetmes alë “La-ilahe-il-Allah”, veç ajo të ngrihej lart, e të kthehej fuqishëm në shpirtrat e harruar, të mbytur, të vetmuar nga mohimi i Krijuesit të Madh. Çdo alë e tij në zemra mbeti shënuar, e ruajtur në mendje të pastra, nga njerëz të besuar. Çdo vepër menjëherë u pasua, kaloi e u përcoll mes brezash ndërmjetësuar, duke u bërë kusht për parajsën e premtuar, e gjersa tek ne arriti, oh ç’lumturi e parrëfyer, ç’gëzim pafund që të njoha ty o i Dërguar. Çdo pikë uji e abdesit të tij të kulluar, nuk binte përdhe, por mbi faqet e njomura nga lotët të sa-


Ai ishte modeli, të tjerët e ndiqnin, kurrë nuk tha “jo” për diçka, por vetëm “insha’Allah”. Aroma e tij erë misku kundërmonte, sikur kish ardhur nga flladet parajsore, jo nga bota tokësore. Ishte më i bukuri mes njerëzve, më fisniku, më njerëzori, fytyrëshndritur e gazplotë, më i hijshmi ndër njerëzit që njohu kjo botë.

habëve, shokëve të ndershëm, që krenoheshin e mbanin si gjë fort të çmuar edhe qimen e flokut të tij të bekuar. Kush e kush të merrte nga një çikë, prej nurit të fytyrës hënëplotë, prej bujarisë së tij, prej begatisë, prej fisnikërisë, prej moralit më të mirë, thjeshtësisë, besnikërisë, mençurisë e diturisë, prej njeriut më të drejtë, prej kalifit të vërtetë. Buzëqeshja më e bukur e sinqertë tek ai merrte jetë, mirësia e shikimit të tij të ëmbël jepte fryte të shpejtë, fryte të besimit, adhurimit, ndaj të Vetmit, Krijuesit, Sunduesit të drejtë. Ai ishte modeli, të tjerët e ndiqnin, kurrë nuk tha “jo” për diçka, por vetëm “insha’Allah”. Aroma e tij erë misku kundërmonte, sikur ardhur nga flladet parajsore, jo nga bota tokësore. Ishte më i bukuri mes njerëzve, më fisniku, më njerëzori, fytyrëshndritur e gazplotë, më i hijshmi ndër njerëzit që njohu kjo botë. Në luftë kur luftonte, për kauzën e madhe, të zhdukjes së errësirës, së keqes që harbonte, asgjë nuk e ndalte, as frika nga vdekja, as hordhitë e armiqësitë e të pafeve, munafikëve zemërplasur, xhahilitë. Trupin e tij të bekuar e mbronin me mish e me shpirt, shokët e nderuar si Omeri e Alitë. Madje edhe për të të vdisnin, për ta ishte më mirë, se atij t’i lëndohej qoftë edhe një qerpik. Ah, se vdekja për ta ishte më e ëmbël, gati të flijoheshin për të ishin të gjithë, edhe njëmijë shpirtra t’i kishin patur, për të do t’i jepnin pa ngurruar asnjë çikë. Për ta ai ishte më i dashur se gruaja dhe fëmijët, sepse askush nuk do të ketë besuar vërtet, derisa ta dojë atë më shumë se familjen, madje edhe mbi

veten e vet. Rreth tij tuboheshin njerëz, engjëj e xhinde, largoheshin urrejtjet, shtohej vëllazëria e lidheshin miqësitë, lulëzonte harmonia, zhdukeshin mëritë. Botën nën këmbë ai e kishte, po të donte sakaq bëhej e tij, por me modesti gjithnjë refuzonte, ahiretin kërkonte me më shumë dëshirë. Thoshte, kjo botë le t’i mbetej më mirë arrogantëve mizorë, e kryelartë, Faraonëve me Hamanë që mohuan Zotin, e mbi tokë bënë zullum e derdhën gjak. I ashpër në luftë, trim e guximtar në beteja, i butë me familjen, i mëshirshëm me jetimin e me gratë e veja. Shpirt të fisnikërisë e kishte karakterin, shembulli më i lartë ishte për të gjithë umetin, për të varfër e të pasur edhe për vetë mbretin. E tillë ishte jeta e tij, ai vetë qe dhuratë prej Allahut për njerëzimin mbarë. Zëvendësi i Tij mbi tokë, kumtuesi i alës, shembulli më i gjallë. Për të alët s’mbarohen, e kurrë s’do të shterojnë, gjersa të ekzistojë kjo jetë, e frymë të mos mbesë, gjersa qiejt të bashkohen e botët të ngrihen, e vërteta e fshehur të pushtojë, e ai të bëjë shefat në ditën e fundit, për njerëzimin tek Allahu falje të kërkojë. Ai ishte Profeti i Fundit, dielli i njerëzisë, pishtari që ndriçoi me dritën e mirësisë, i vetmi ku soditen cilësitë, emrat e Madhështisë Hyjnore, aq bukur ndërthurur në jetën e tij njerëzore. E në fund edhe unë po them me modesti, ashtu siç një i ditur tha dikur me urtësi: “Me alët e mia Muhamedin nuk e lavdërova, por alëve të mia me të lavdi u përftova.” JANAR 2012

Di

55


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

56

Di

JANAR 2012


JANAR 2012

Di

57


58

Di

JANAR 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.