Revista Drita Islame 11 - Nentor 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 11 (358) | Nëntor 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

NËNTOR 2012

Di

1


2

Di

Nテ起TOR 2012


Nテ起TOR 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al

5

Editorial Ali Zaimi Në prag të 100 vjetorit të ri shqiptar

“Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

6

Në fokus

Viti XXI i botimit Nr. 11 (358) Nëntor, 2012

8

Aktualitet

ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

14

Hixhreti, ngjarja që ndryshoi kursin e historisë

- Kurban Bajrami, personalitetet e larta të vendit urojnë myslimanët - 350 shqiptarë, pjesë e "kongresit" të Haxhit 2012 - Rikthehet revista "Zani i Naltë", organ i KMSH-së

Refleksione Haxhi Lika Të gjithë për një qëllim

16

Komente & Opinione Artan Fuga Si çmendet njeriu në kohë krize

20

Dossier & Histori Dr. Enis Sulstarova Kombi, islami dhe modernizmi në shkrimet e klerikëve myslimanë

24

Dossier & Histori Hasan Bello Kontributi i klerit mysliman në hartimin e abetareve dhe alfabeteve (II)

26

Retrospektive

28

Personalitet

30

Foto Lajm

28 Nandori, fatbardhësija e Shqipnisë

Ferit Vokopola

32 36

Kujtime brezash

22 vjet nga rikthimi i fesë në Shqipëri

Dossier Ferit Lika Burrat që na lanë trashëgim atdheun

40

Dossier Prof. dr. Xhemal Sheme Rilindësi Hoxha Hasan Tahsini në mbrojtje të trojeve joshqiptare të Çamërisë nga aneksimi dhe kolonizimi grek

44

Bota jonë K. S. Hoxha Zoti është Drita e qiejve dhe e tokës

46

Eseistikë Edison Çeraj Mbi nihilizmin

48

Familja Aisa Kokiçi Gabimet e bëra në edukimin fetar të fëmijës

50

Shëndeti

54

Kuriozitete

56

- Si duhet të flemë? - Arsyet pse duhet të konsumoni çaj - Vaji i ullirit, kurues i disa sëmundjeve

- Misteri i flamurit të parë shqiptar - Minarja më e lartë në botë

Faqja juaj Mexhid Yvejsi Miliona haxhinj

56

Faqja juaj Xhynejd Suavi Shansi tjetër

4

Di

NËNTOR 2012


Editorial

ALI ZAIMI

nË prag TË 100 vjetorit

të ri shqiptar Ndërsa këtë muaj mbushet plot një shekull nga koha kur Shqipëria

i ri që po fillojmë, na frymëzon të njëjtën gjë.

filloi rrugën si një shtet i pavarur, de juro i barabartë me popujt e tjerë

Pa dyshim që fillimi dhe fundi i një kohe në vetvete nuk përbën veçse

të Europës, është e pamundur të mos shquajmë elementin fetar e

një koncept matjeje relative, por disa data (jubile, përvjetorë) kryejnë

besimor që në hapat e parë të shtetformimit tonë. Pa dyshim që besimi

efektin e tyre për t’u kthyer në referencë për të bërë një sërë llogarish

Islam dhe përfaqësuesit kryesorë të tij në ato vite kanë luajtur një rol të

dhe raportesh. Për shkak të arrogancës njerëzore gjysma e dytë e

jashtëzakonshëm në formimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare,

njëqindvjeçarit shqiptar do të fillonte shumë mizorisht, me diskriminime

shpirtërisht dhe fizikisht, me penë e me armë, duke nënshkruar aktin

ndaj njeriut, me luftë ndaj besimit, me luftë klasash, me ndërtimin e një

e pavarësisë dhe duke ruajtur me vetëmohim kufijtë e brishtë të shtetit

ideologjie që kërkonte të mohonte lirinë, vlerën, nderin dhe esencën

të ri, por de facto ndoshta më të vjetër të Ballkanit.

e natyrës njerëzore. Fundi i shekullit të parë të shtetit shqiptar u duk

Të qenët të familjarizuar mjaft ngushtë me traditën, ritet, kulturën, tolerancën dhe moralin fetar, me ndjenjën e natyrshme të

se po përpiqej të kthente përmbys, ose më mirë të kthente në vendin e vet çdo gjë që ish përmbysur.

atdhedashurisë, ku përsëri besimi ka një rol domethënës, edhe pse

Megjithëse është e vështirë të rindërtosh themelet në rrënojat e një

në kushte dhe rrethana jashtëzakonisht të vështira, stërgjyshërit tanë

shkatërrimi prej disa dekadash, shekulli që po troket e gjen vendin

arritën të na përgatisnin një dhuratë shumë të çmuar, Shqipërinë.

tonë dhe shumë vende të tjera të botës që kaluan të njëjtën fatkeqësi,

Ishte Haxhi Vehbi Dibra, një ndër 40 firmëtarët e pavarësisë, ai i

respektues të të drejtave që feja i pat vendosur që në krye të herës.

cili dha fetvanë për lejimin e flamurit, duke bashkuar kështu të gjithë

E drejta e jetës, e besimit, liria e mendimit dhe e shprehjes, e drejta e

besimtarët në një çështje të vetme, atë kombëtare. Sa herë që fatet

pasurisë dhe shenjtëria e familjes, e drejta e riprodhimit, e arsimimit,

e Shqipërisë ishin në rrezik, ai frymëzohej nga ideja se dashuria për

e lëvizjes së lirë, etj., vlera këto që janë bazë e jurisprudencës Islame,

atdheun është pjesë e besimit; Ishte Hafiz Ibrahim Dalliu, hoxha

tashmë janë pranuar nga legjislacioni ynë sikurse edhe nga legjislacioni

poet e patriot, ithtar i vendosur i gjuhës shqipe, i cili nuk kurseu as

i vendeve më të zhvilluara të botës.

jetën e tij për këtë kauzë; Ishte Hafiz Ali Korça ai që me penën e tij i

Shpresojmë fort që Shekulli i Ri do të jetë më i drejtë, më i

parapriu dhe paralajmëroi shqiptarët për pasojat e tmerrshme të regjimit

mëshirshëm, me më shumë lumturi për mbarë shqiptarët dhe mbarë

komunist; Ishin me dhjetëra klerikë myslimanë ata të cilët kontribuuan

botën. Besojmë se sa më shumë të jemi respektues të njeriut dhe

për përgatitjen dhe shpalljen e pavarësisë si dhe për ndërtimin e shtetit

vlerave njerëzore, aq më e madhe do të jetë begatia që Allahu do të

shqiptar në vitet që do të pasonin, kontribut i cili mesa duket ka rrjedhur

na dhurojë. Besojmë se njëqindvjeçari i ri do të lulëzojë në themelet

nëpër të çarat e historisë.

e dashurisë, dhembshurisë, dialogut, tolerancës, respektit për njeriun

Për aq sa i ruajti këto dinamika të traditës dhe këto cilësi të vyera,

dhe njerëzoren, vlera këto mbi të cilat paraardhësit tanë vendosën

ky vend, me gjithë luhatjet e veta, shënoi zhvillim e progres në sinkron

themelet e këtij vendi të bekuar dhe që ashpërsia dhe furtunat e kohës

me mundësitë e kohës. Por pati një periudhë që këto vlera i neglizhoi,

nuk mundën t’i çrrënjosnin totalisht.

i harroi, i shpërfilli e madje i sulmoi dhe sigurisht pagoi një faturë

Shpresojmë dhe njëkohësisht lusim Allahun që ta begatojë këtë

shumë të shtrenjtë në kurriz të banorëve të vet, efekti shokues i së

vend dhe këtë popull, e ndërsa kujtojmë me rahmet të gjithë ato figura

cilës vazhdon të ndihet edhe sot. Sigurisht nderi dhe turpi, zhgënjimet

të shquara që me mësimet e tyre brumosën vetëdijen shpirtërore dhe

dhe arritjet në planin e përgjithshëm na përkasin të gjithëve ne si popull.

kombëtare, presim ditë më të bukura për mbarë shqiptarët dhe mbarë

E rëndësishme është që sot, në prag të Shekullit të Ri, sikurse çdo

njerëzimin…

pranverë që simbolizon shpresa dhe aspirata të reja, edhe njëqindvjeçari

NËNTOR 2012

Di

5


Në Fokus

HIXHRETI,

NGJARJA QË NDRYSHOI KU Në të vërtetë feja, përkushtimi ndaj saj dhe vënia në jetë e të gjithë elementeve dhe parimeve të saj, është bazë dhe burim i çdo force morale apo materiale. Ajo është një mur i fortifikuar për ruajtjen e çdo të drejte, qoftë kjo e drejtë pasurie, lirie apo nderi. Tradita e Allahut të Madhëruar në tokë, përgjatë gjithë historisë ka qenë e tillë që forcat morale të jenë ruajtëse të interesave dhe forcave materiale. Sa më i pasur të jetë një popull në moralin e tij, sa më të shëndoshë ta ketë besimin, sa më të drejta t’i ketë parimet shoqërore, aq më i qëndrueshëm e më i mbrojtur do të jetë pushteti i tij material. Ndodh që të gjesh një popull që për shkak të ruajtjes së besimit të tij dhe të ndërtimit të një sistemi shoqëror të shëndoshë, të ketë sakrifikuar të gjithë mbështetësit material: pasurinë, vendin, tokën, porse pas një etape shumë të shkurtër do t’i gjesh poseduesit e besimit të vërtetë, të moralit të pastër dhe të sistemit shoqëror të saktë, të kenë rikthyer vendin dhe pasuritë e tyre të grabitura madje dhe me forca të shumëfishuara. Një shembull të mirë për këtë na jep emigrimi i Profetit (a.s.) dhe i besimtarëve nga Meka në Medine. Emigrimi profetik ishte një vijë ndarëse mes errësirës e dritës, mes epokës së paqëndrueshmërisë, vuajtjeve, dhunës së ashpër dhe fillimit të një epoke të re të ndërtimit të një shoqërie

6

Di

NËNTOR 2012

të shëndoshë të ngritur mbi bazën e lidhjes së njeriut me Zotin, një shoqëri që i jep përparësi anës shpirtërore ndaj asaj materiale. Po t’i referohemi disa fragmenteve të shkëputura të emigrimit profetik nxjerrim në pah shumë mësime e mesazhe për mbarë njerëzimin. Në këtë ngjarje shprehet qartë sakrifica e Ebu Bekrit r.a., i cili kishte vënë gjithçka që posedonte në shërbim të Profetit të mëshirës. Kjo tregon qartë se shkëndijat e besimit kur kaplojnë zemrën e një besimtari e bëjnë atë të gatshëm të sakrifikojë gjithçka që posedon në mënyrë që këto shkëndija të vazhdojnë ta ndriçojnë zemrën e tij. Kjo simbolizon gjithashtu gjendjen e vërtetë të myslimanit të sinqertë e besnik me profetin e Allahut dhe udhëzimet e tij. Emigrimi profetik u jep mësime të gjithë atyre që mendojnë se të besosh në Allahun e Lartësuar do të thotë të jesh i verbër në çdo veprim që dëshiron ta kryesh e zbatosh në jetë, duke lënë mënjanë të gjitha aftësitë njerëzore që janë dhuratë e Krijuesit të gjithësisë. Vajta e Profetit (a.s.) te Ebu Bekri fshehurazi, në një kohë që nuk i shkonte zakonisht, dalja nga dera e pasme e shtëpisë së tij, marrja e drejtimit të kundërt me atë të Medinës duke u strehuar tri ditë e tri net në shpellën “Theur”, lënia e Aliut r.a. në shtratin e tij, ndjekja e rrugës së bregdetit dhe jo rrugës së zakonshme,

të gjitha këto, janë argumente që tregojnë se i dërguari i Allahut i përdori të gjitha rrugët dhe mënyrat materiale të pranuara nga mendja njerëzore për realizimin e kësaj pune. Ai veproi me kujdes, ashtu siç e kërkonte tradita hyjnore. Profeti (a.s.) nuk i bëri këto veprime nga frika për veten e tij apo dyshimi se mos binte në duart e politeistëve. Fakt për këtë ishte reagimi i tij në shpellë kur Ebu Bekri i frikësuar për të i pëshpëriti: “Nëse ndonjëri prej tyre do të hedhë sytë te këmbët e tij, do na shohë”. Atëherë Profeti (a.s.) i tha: “O Ebu Bekr! Ç’mendon për dy persona që si të tretë kanë Allahun”. Këtë e përmend dhe Allahu Fuqiplotë në Kur’anin famëlartë: “Tek i thotë shokut të tij: Mos u pikëllo se Allahu është me ne” (Teube, 40). Këto veprime të Profetit (a.s.) na bëjnë të qartë se besimi dhe mbështetja në Allahun e Madhëruar nuk bien në kundërshtim me përdorimin e shkaqeve të lejuara nga vetë Krijuesi i gjithësisë. Këto veprime janë simbol i kombinimit perfekt midis besimit të pastër e mbështetjes tek Allahu dhe përdorimit të të gjitha aftësive njerëzore, që gjithashtu janë dhunti nga Allahu. Qëndrimi i Aliut në Mekë për t’u kthyer njerëzve pasuritë e tyre që i kishin lënë në ruajtje te Profeti (a.s.), tregon dhe shpreh qartë gjendjen kontradiktore të politeistëve. Ata


URSIN E HISTORISË njerëz që e mohuan Profetin (a. s.) dhe filluan ta shanin dhe ta akuzonin si magjistar e mashtrues, nuk mundën të gjejnë askënd në mesin e tyre më të besueshëm e më besnik se ai, e nuk i linin pasuritë e tyre në ruajtje përveç se tek ai duke e quajtur: “I besueshmi dhe besniku”. Ky veprim tregon se mosbesimi dhe mohimi i tyre nuk ishte për shkak se ata dyshonin në besueshmërinë dhe besnikërinë e tij, por për shkak të kryeneçësisë, mendjemadhësisë, arrogancës dhe frikës për pozitat e tyre. Po t’i referohemi historisë së emigrimit e të meditojmë pak për ata që ishin rreth Profetit (a.s.) dhe e përkrahën atë, do të vërejmë se shumica e tyre ishin të rinj që dhanë kontributin e tyre në ndihmë të Islamit, kësaj feje universale. Abdullahu, i biri i Ebu Bekrit orvatej mes Mekës dhe shpellës me qëllim që të studionte situatën dhe të njoftonte Profetin (a.s.) dhe Ebu Bekrin. Esmaja, motra e tij, shfaqi gatishmërinë e plotë dhe seriozitetin e saj për përgatitjen e këtij udhëtimi. Ata të dy paraqesin modelin e të riut dhe të resë myslimane, rolin e rinisë dhe gruas në rrugën e Allahut për ngritjen e shoqërisë së civilizuar islame. Mënyra se si e pritën medinasit të dërguarin e Allahut, nxjerr në pah dashurinë e sinqertë për Profetin (a.s.), e cila kishte pushtuar zemrat e banorëve të Medinës.

Emigrimi profetik nuk ishte thjesht një largim nga frika e politeistëve dhe torturave të tyre, por myslimanët emigronin për të hedhur në mënyrën më të shëndoshë themelet e shoqërisë islame, në një vend të sigurt. Profeti Muhamed (a. s.) nuk ishte thjesht një emigrant, por arkitekti, drejtuesi dhe udhërrëfyesi i një bote dhe shoqërie të re themelet e para të së cilës ishin: Ndërtimi i jetës mbi baza shpirtërore që u konkretizua me ndërtimin e xhamisë; vëllazërimi midis myslimanëve në përgjithësi dhe muhaxhirëve (emigrantëve) dhe ensarëve (ndihmëtarëve) në veçanti; shkrimi i aktit juridik të themelimit të bashkësisë islame. Kur emigroi në Medine, Profeti ndërtoi atje faltoren e parë, xhaminë e thjeshtë “Kuba”, që Krijuesi i gjithësisë e cilëson në librin e tij duke thënë: “Një xhami që prej ditës së parë është themeluar mbi bazën e devotshmërisë ndaj Allahut është më e drejtë të falesh në të.” (Teube, 108) Xhamia ka një rëndësi të madhe në shoqëri, për rolin e saj në unitetin kombëtar, në përhapjen e vëllazërisë dhe dashurisë ndërmjet njëri-tjetrit. Ajo nuk është vetëm shtëpi adhurimi, por shtëpia e jetës së çdo myslimani. Islami i jep rëndësi të veçantë përhapjes së vëllazërisë dhe dashurisë ndërmjet njëri-tjetrit, e kjo gjë nuk mund të arrihet e të plotësohet siç duhet vetëm se në xhami, aty ku myslimanët takohen me njëri-tjetrin

çdo ditë. Për të futur ndërmjet myslimanëve shpirtin e dashurisë dhe vëllazërimit e për të larguar shpirtin e urrejtjes dhe mërisë Profeti (a.s.) i vëllazëroi muhaxhirinët me ensarët, për të treguar se çdo grupim, çdo bashkësi që ka një synim, duhet patjetër që lidhjet midis anëtarëve të saj të ndërtohen mbi bazën e vëllazërimit të sinqertë. Profeti i Islamit ishte ai që krijoi lidhjen e kombeve dhe vuri në jetë parimin e vëllazërisë e unitetit ndërkombëtar. Këto ishin themele universale që i dhanë dritë kombeve të tjera, duke kristalizuar bindjen se asnjë komb i botës nuk mund të barazohet me atë që ka bërë Islami për të vënë në jetë idenë e lidhjes së kombeve. Akti juridik i themelimit të bashkësisë islame ishte akti i parë juridik në historinë njerëzore, nenet e të cilit shprehnin qartë se besimtarët ishin një bashkësi e vetme. Në të shprehej qartë ndalimi i dhunës, krimit, padrejtësisë, si dhe vendosja e sigurisë, qetësisë dhe rregullit brenda dhe jashtë Medinës. Në këtë akt shkruhej qartë se minoranca jobesimtare gëzonte të drejtën dhe lirinë e besimit sepse nuk ka detyrim në fe. Vënia e këtyre themeleve i tregoi mbarë njerëzimit, në lindje e në perëndim, shfaqjet e civilizimit dhe qytetërimit të vërtetë. Kjo gjë tregoi se parimet e Islamit nuk janë mistike, por janë parime dinamike të jetës, janë si një etikë praktike për sjelljen e përditshme dhe të përshtatshme për mbarë njerëzimin. Kjo ngjarje (emigrimi profetik) ishte fillimi i një epoke të re për historinë njerëzore. Muhamedi (a.s.) shte njeriu që hodhi themelet e para të qytetërimit dhe civilizimit, pishtari ndriçues, mëshira e gjithë njerëzimit që i bëri poetët, analistët e orientalistët të mahniten të gjithë e të pyesin veten: “Si mundi një njeri i vetëm t’i bashkojë fiset armiqësore dhe beduinët endacakë në kombin më të fuqishëm dhe më të qytetëruar në më pak se dy dekada." Ai arriti që nga fise të armiqësuara të krijojë një komb të qytetëruar, duke futur një ind të ri në majën e vjetër të historisë. NËNTOR 2012

Di

7


Aktualitet Besimtarët myslimanë në të gjithë Shqipërinë festojnë Kuban Bajramin Qindra mijëra besimtarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë kanë falur dhe festuar Kurban Bajramin, festën e sakrificës dhe devotshmërisë ndaj Krijuesit, festën e paqes, dashurisë dhe barazisë mes njerëzve. Që në orët e para të mëngjesit, mijëra besimtarë janë grumbulluar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, për të ndjekur ceremoninë e kësaj dite të shënuar dhe për të marrë pjesë në faljen e namazit të bajramit. Pas faljes së namazit të sabahut besimtarët dhe besimtaret e pranishme në shesh, kanë pritur nën tingujt e vargjeve kuranore, tekbireve dhe salavateve, faljen e namazit të Kurban Bajramit. Kryetari i KMSH Haxhi Selim Muça uroi të gjithë myslimanët shqiptarë kudo që ndodhen, për këtë ditë të shënuar, të sakrificës dhe shtimit të adhurimit e përkushtimit ndaj Zotit. “Kjo është dita e sakrificës, bujarisë, paqes e solidaritetit, ku njerëzit ndajnë atë çka kanë me të tjerët. Kjo është ajo çka na mëson, këshillon dhe urdhëron feja islame. Kurban Bajrami është festa më e dobishme dhe më e bekuar për myslimanët. Kremtimi i kësaj feste i jep atyre një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote, duke ndihmuar njeri-tjetrin. Uroj besimtarët myslimanë dhe të gjithë shqiptarët, ta kalojnë gëzuar këtë festë. Paçin mirësi e begati, Zoti e bekoftë Shqipërinë”, u shpreh Kreu i KMSH-së H. Selim Muça. Një përshëndetje të rastit ka mbajtur edhe nënkryetari i Komunitetit

8

Di

NËNTOR 2012

Mysliman, H. Bujar Spahiu, i cili uroi shqiptarët për këtë ditë madhështore, duke ndjekur rrugën e atyre që na lanë trashëgim fenë, rrugën e profetëve. Ai gjithashtu bëri një shpjegim të shkurtët të kuptimit dhe vlerave të Kurban Bajramit. “Kurbani është shprehje e heroizmit, sakrificës dhe bindjes së njeriut në rrugën për fitimin e kënaqësisë së Zotit. Kjo bindje dhe sakrificë është simbolizuar me profetin Ibrahim dhe djalin e tij Ismailin, duke arritur majat. Kurbani rrit shpirtin bindës ndaj Allahut dhe kryen rolin e afrimit të njeriut me Krijuesin. Në këtë mënyrë njeriu shfaq adhurimin e tij të vërtetë dhe mundohet të kryejë detyrën e falënderimit. Ai mbjell në shoqëri shpirtin vëllazëror, bashkëpunimin, ndihmesën dhe shpirtin e sakrificës, ndihmon në zhvillimin e barazisë në shoqëri dhe ndikon në kalimin e hendekut midis shtresave të ndryshme shoqërore, duke i nxitur ata drejt bashkëpunimit. Në shoqëri, krahas të pasurve dhe atyre me gjendje mesatare, ka edhe njerëz apo familje me të ardhura të pakta ose të varfër, që nuk munden të marrin mish për periudha të gjata. Shumica e këtyre, duke qenë me sedër, nuk e bëjnë veten të kërkojnë. Ja pra, bajrami i kurbanit është një gosti e Allahut për të gjithë këta. Therja e kurbanit dhe ndihma për nevojtarët duke i gëzuar ata, i shërben zgjerimit të drejtësisë shoqërore dhe fuqizimit të dashurisë midis njerëzve. Gjithashtu nga ana tjetër kurbani e mëson njeriun e pasur të japë nga pasuria e tij

për të fituar kënaqësinë e Zotit. E nxit atë të ndihmojë të tjerët dhe të ndjejë thellë në ndërgjegje kënaqësinë që të jep kjo ndihmë që u ofrohet të tjerëve. Kështu e shpëton atë nga sëmundja e koprracisë dhe pasioni i tepërt për pasurinë e kësaj bote”, tha nënkryetari Spahiu. Pas faljes së namazit, e cila u drejtua nga kryetari H. Selim Muça, besimtarët kanë dëgjuar hytben e bajramit të mbajtur nga Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili gjithashtu ka uruar besimtarët për këtë festë të madhe duke falënderuar Zotin për mirësitë që i ka falur shqiptarëve. Z. Gurra falënderoi Zotin, që bëri të mundur këtë atmosferë të lartë shpirtërore, në përkujtimin e kësaj dite të gëzueshme për të gjithë myslimanët e botës. Ai u ndal më tej në rëndësinë e kësaj feste në të cilën manifestohet dashuria dhe bindja, sakrifica dhe devotshmëria ndaj Zotit. “Ditët e bajramit janë kohët e shpresëdhënëse që përcjellin për në përjetësi, përkushtimin tonë ndaj besimit, ndaj adhurimit të Mëshirëplotit, janë ditë ngazëlluese që skaliten në faqen e historisë së shoqërisë njerëzore dhe më plot vetëdije në bindjen tonë nga Krijuesit”, tha mes të tjerash myftiu Gurra. Pas ceremonisë së faljes së bajramit besimtarët kanë uruar njëri–tjetrin për këtë ditë shpërblimi, dhe më pas janë shpërndarë nëpër familjet e tyre për të festuar dhe drekuar. Dt. 25.10.2012


VENDI

Kurban Bajrami, personalitetet e larta të vendit urojnë myslimanët Autoritetet më të larta në vend zhvilluan vizita në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për të përcjellë urimet e festës së Kurban Bajramit më 25 tetor të këtij viti. Në mesazhin e tij të urimit kryeministri Sali Berisha, shprehu urimet besimtarëve myslimanë për Kurban bajramin dhe nderimet më të veçanta për personalitetet islame shqiptare. “Uroj të gjithë besimtarët myslimanë në këtë ditë të madhërishme të sakrificës për të mirën, ditën e Kurban Bajramit, ditë që i kujton çdo njeriu se sakrifica është themeli i të gjitha mirësive njerëzore dhe kombëtare. Ditën që frymëzon mirëkuptim, dashuri respekt dhe tolerancë. Shpreh nderimin tim më të madh për udhëheqësit shpirtëror të komunitetit mysliman shqiptar të cilët me një mençuri të madhe dhe me një përkushtim të madh dhe me një besim të pakufishëm te zoti, po konsolidojnë gjithnjë e më shumë traditën, thesarin më të çmuar të kombit shqiptar, respektin e ndërsjellë për besimin e njëri tjetrit, tolerancën fetare”, u shpreh kryeministri. Ndërkohë, kryeparlamentarja e Shqipërisë, Jozefina Topalli, në vizitën e saj ka uruar z. Muça dhe të gjithë besimtarët myslimanë për këtë ditë feste. Kryetarja e Kuvendit theksoi se kjo festë, në këtë 100 vjetor, ka një gëzimi të dyfishtë. “Gëzuar festën e Kurban Bajramit për të gjithë. Kjo është festa sakrificës dhe e begatisë. Urimi shkon për të gjithë ata që sakrifikuan për këtë vend dhe bënë të mundur që vendi ynë të jetë i lirë. Me gjithë zemër uroj gëzuar festën e Kurban Bajramit. Është festa e humanizmit”, tha numri një i Kuvendit të Shqipërisë, zonja Topalli.

Edhe kreu i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, gjatë vizitës së tij në Komunitetin Mysliman, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit. “Kjo është një festë e cila përkujton disa virtyte, por unë dua të ndalem tek solidariteti njerëzor, për kujdesin për më të vegjlit, për më të moshuarit, për më të vobegtit. Kjo ditë duhet të jetë një moment reflektimi për të gjithë ne dhe për udhëheqësit politik të vendit, që të shohin më shumë për interesat e vendit dhe jo interesat partiake”, tha Basha. Kryebashkiaku Basha, ka njoftuar gjithashtu se tashmë është zgjidhur çështja e pronësisë për ndërtimin e xhamisë së re për kryeqytetin. “Dua të jap një lajm të mirë për të gjithë besimtarët myslimanë, është zgjidhur edhe çështja e pronësisë për ndërtimin e xhamisë. Është arritur edhe një marrëveshje me pronarët dhe kështu i hapet rrugë ndërtimit të xhamisë së madhe të Tiranës”, tha Basha. Ndërsa kreu i opozitës, Edi Rama, i është drejtuar me urimin e tij të gjithë personave në nevojë. “I uroj të gjithëve gëzuar dhe posaçërisht të gjithë atyre që sot nuk ndihen mirë, që janë në spitale, që janë në fundin e muajit dhe s`kanë të ardhura dhe të gjithë atyre që kanë nevojë për dritë shprese dhe për kurajo dhe ata janë shumica. Ashtu sikundër uroj që nesër të jetë më mirë dhe padyshim që do të jetë më mirë”, tha Rama. Vizitat në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë kanë vazhduar deri në orën 13:00, ku përfaqësues të politikës, trupit diplomatik, përfaqësues të besimeve të tjera fetare, miq dhe besimtarë, përcollën mesazhe urimi me rastin e kësaj feste të rëndësishme për myslimanët shqiptarë dhe të mbarë botës. NËNTOR 2012

Di

9


KMSH shpërndan mijëra paketa me mish kurbani në të gjithë vendin Mijëra paketa me mish kurbani janë shpërndarë këtë vit në të gjitha rrethet e Shqipërisë me rastin e Kurban Bajramit, për familjet në nevojë, në mënyrë që edhe ato të festojnë këtë ditë të shënuar. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Dijanetin e Turqisë, si dhe shoqatave e donatorëve të ndryshëm kanë dhuruar mijëra kurbane në të gjithë vendin. Numri i paketave të kurbaneve tre kilogramshe në total ka shkuar mbi 30 mijë. Paketat e kurbaneve në kryeqytet u janë shpërndarë, të varfërve, familjeve të policëve të rënë në detyrë, shtëpisë së fëmijës “Zyber Hallulli”, azilit të pleqve, fëmijëve me aftësi të kufizuar, si dhe njerëzve të tjerë në nevojë. E njëjta procedurë shpërndarje

është ndjekur edhe në rrethet e tjera të vendit. Mbledhja dhe shpërndarja e Kurbaneve si çdo vit tjetër është organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim të ngushtë me fondacione të ndryshme dhe myftinitë e rretheve. Gjithashtu falë bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman me autoritetet vendore dhe shoqërinë civile, është bërë i mundur identifikimi i familjeve në nevojë, në secilin rreth të Shqipërisë. Kurbanet konsistojnë në qindra paketa për secilin qytet. Prerja dhe shpërndarja e kurbaneve është një traditë që në gjenezë të fesë islame, traditë kjo e cila në vendin tonë sa vjen e gjallërohet edhe më shumë nga viti në vit.

350 shqiptarë, pjesë e "kongresit" të Haxhit 2012 350 myslimanë shqiptarë i janë bashkuar miliona besimtarëve nga e mbarë bota në ritualin e përbotshëm të Haxhit në Mekë të Arabisë Saudite. Besimtarët u përcollën në Aeroportin e Rinasit nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Bujar Spahiu, myftiu i Tiranës Ylli Gurra, drejtues të institucionit, myftinj të rretheve të ndryshme, familjarë e të afërm të tyre. Nënkryetari Spahiu, pasi i përcolli besimtarëve përshëndetjet dhe urimet e përzemërta të Kryetarit H. Selim Muça, u kërkoi atyre që gjatë qëndrimit në vendlindjen e Islamit të luten për veten e tyre, familjen, vendin dhe popullin shqiptar. Ai gjithashtu i uroi atyre rrugë të mbarë, udhëtim të lehtë dhe haxh të pranuar. Të pranishmit i përshëndeti edhe myftiu i Tiranës, z. Gurra, i cili kërkoi prej tyre që të përfitojnë sa më shumë nga kjo vizitë e shenjtë për të arritur kënaqësinë e Zotit dhe përfituar sa më shumë prej mëshirës e Tij të pakufishme. Pas mbërritjes në Mekë, besimtarët janë drejtuar për në Xhaminë e Shenjtë, ku të shoqëruar nga udhëheqësit e tyre kanë kryer ritualin e Umres. Ditët e tjera para haxhit janë shfry-

10

Di

NËNTOR 2012

tëzuar nga stafi organizues për biseda dhe këshilla praktike mbi ritualin e haxhit, me qëllim mirinformimin dhe parapërgatitjen shpirtërore të besimtarëve për këtë adhurim të shenjtë. Haxhinjtë shqiptarë janë drejtuar ditën e nëntë të Dhul Hixhes për në Arafat. Aty ata kanë dëgjuar ligjëratën e kësaj dite të mbajtur nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Gazmend Aga. Në alën e tij z. Aga u ndal në dobitë e haxhit dhe disa nga momentet e rëndësishme historike që

lidhen me këtë adhurim gjithëpërfshirës. “Këto ditë – tha z. Aga, - lidhen me tri ngjarje të rëndësishme që janë: haxhi, kurbani dhe përfundimi i shpalljes së Kur’anit Fisnik. Haxhi paraqet solidaritetin reciprok, Kurbani - sakrificën për të tjerët dhe Kur’ani devotshmërinë dhe arsimimin.” Në vazhdim të alës së tij z. Aga i ftoi haxhinjtë t’i drejtohen Zotit me lutje të shoqëruara me besim e shpresë, pasi siç theksoi ai, ky është vendi dhe kjo është koha ku Zoti i pranon të gjitha


lutjet që i drejtohen Atij. “Le t’i lutemi Zotit nga ky vend i bekuar për të mirën e myslimanëve, shqiptarëve dhe mbarë njerëzimit. Zoti na faltë, na mëshiroftë e na i pranoftë të gjitha adhurimet!”, u shpreh në përmbyllje të alës së tij teologu Aga. Gjatë qëndrimit në Mina, në Muzdelife, në hedhjen e gurëve në Xhemerat,

në kryerjen e Tavafit dhe Sajit (ecja mes dy kodrave), haxhinjtë shqiptarë janë shoqëruar nga teologët e përzgjedhur nga KMSH, të cilët janë treguar gjithnjë të gatshëm për ofrimin e një shërbimi cilësor, duke punuar me seriozitet e përkushtim në plotësimin e nevojave dhe kërkesave të tyre. Të njëjtin përkushtim ka treguar edhe stafi mjekësor me inter-

esin e tij të vazhdueshëm për gjendjen shëndetësore të haxhinjve. Pas kryerjes së ritualit të haxhit, haxhinjtë nga Shqipëria kanë qëndruar për disa ditë në Medine, ku kanë vizituar Xhaminë e Profetit, Xhaminë Kuba, si dhe disa vende historike të qytetit në të cilin Profeti Muhamed kumtoi dhe përhapi alën e Zotit për mbarë njerëzimin. Përfaqësuesit e KMSH-së e kanë shfrytëzuar kohën e pelegrinazhit edhe për takime me zyrtarë dhe figura të rëndësishme të botës islame. Haxhinjtë shqiptarë janë kthyer në Tiranë më 4 nëntor 2012. Në aeroportin e Rinasit ata janë pritur nga drejtuesit e KMSH-së, familjarët dhe të afërmit të tyre, të cilët kishin dalë për t’i uruar dhe përgëzuar për kryerjen me sukses të kësaj detyre të shenjtë. Ky është viti i dytë që Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizon haxhin institucionalisht.

Përfaqësuesit e KMSH takime me liderët myslimanë në Arabinë Saudite Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë të cilët kanë shoqëruar besimtarët shqiptarë gjatë pelegrinazhit të përvitshëm të Haxhit, kanë zhvilluar edhe një sërë takimesh të rëndësishme me liderët myslimanë. NËNKRYETARI I KMSH-SË TAKON PRESIDENTIN E BANKËS ISLAME PËR ZHVILLIM AL-MADANI Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Gazmend Aga, së bashku më përfaqësues të tjerë të KMSH-së në Arabinë Saudite, kanë zhvilluar një sërë takimesh më përfaqësues të lartë të botës islame. Mes këtyre takimeve të rëndësishme ishte edhe takimi zyrtar me presidentin e përgjithshëm të Bankës Islame për Zhvillim (Islamic Development Bank – IDB), Dr. Ahmad Mohamed Ali Al-Madani, ku u fol për bashkëpunime e projekte të ndryshme në të ardhmen. Në këtë takim nënkryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar z. Gazmend Aga e njohu atë me aktivitetin, historikun dhe rolin e KMSH-së në këto 22 vite të demokracisë shqiptare dhe më pas u diskutua për mundësinë e investimeve të ndryshme në Shqipëri, sidomos të rimëkëmbjes së vakëfeve. Pikërisht për këtë çështje nënkryetari Aga ftoi një delegacion investitorësh dhe specialistësh të investimeve në vakëfe. Këta të fundit premtuan se në javët e ardhshme do të vijnë në Shqipëri. Presidenti Al-Madani e përgëzoi nënkryetarin Aga dhe u shpreh se tashmë Shqipëria është anëtare e IDB-së dhe se bashkëpunimi me KMSH-në dhe investimet në Shqipëri do të rriten gjithmonë e më shumë. Në fund, z. Aga e ftoi presidentit e IDB-së për një vizitë

në Shqipëri, ftesë e cila u mirëprit nga z. Al-Madani. Takimi i cili zgjati rreth dy orë, kaloi në një atmosferë shumë të ngrohtë dhe miqësore. PËRFAQËSUESIT E KMSH TAKIM ME KREUN E LIGËS BOTËRORE MYSLIMANE Një ndër takimet më të rëndësishme ishte ai me kreun e Ligës Botërore Myslimane (Muslim World League), Dr. Abdullah Bin Abdual-Muhsin Al-Turki, themelues dhe presidenti aktual i Ligës. Nënkryetari i KMSH-së Gazmend Aga si dhe përfaqësues NËNTOR 2012

Di

11


të tjerë të KMSH-së, në këtë takim me z. Al-Turki, biseduan për projekte që mund të shërbejnë në të mirë të Komunitetit Mysliman dhe besimtarëve shqiptarë.

Kreu i Ligës Myslimane shprehu gatishmërinë për të ndihmuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe premtoi se shumë shpejt do të vizitojë Shqipërinë. MEHMET GORMEZ MBËSHTET NDËRTIMIN E XHAMISË SË MADHE NË TIRANË Përfaqësuesit e KMSH-së në Mekë kanë zhvilluar një takim me kreun e Diyanetit të Turqisë, Mehmet Gormez. Në takimin tradicional u bisedua rreth përfundimit me sukses të organizimit të Haxhit dhe bashkëpunimeve të vazhdueshme mes DIYANET – KMSH. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazmend Aga, pasi i përcolli përshëndetjet e kryetarit të KMSH-së z. H. Selim Muça, e falënderoi z. Gormez për 1000 kurbanet që Diyaneti dhuroi këtë vit për Shqipërinë. Në takim u bisedua dhe u diskutua lidhur me çështjen e ndërtimit të xhamisë së madhe në Tiranë, për të cilën z. Gormez tha se Diyaneti do jetë i gatshëm të luajë një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij projekti të madh. Në takim ishte i pranishëm dhe përgjegjësi i haxhit, z. Hamdi Çurri.

Kuvendi i Shqipërisë nderon kontributin e komuniteteve fetare në formimin e vetëdijes kombëtare Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, në emër të Kuvendit të Shqipërisë, me rastin e 100 vjetorit te Pavarësisë, me dt. 26 tetor 2012 i dha Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, si dhe komuniteteve të tjera tradicionale fetare, përmbledhjen e akteve të shtetformimit, në shenjë respekti të thellë, mirënjohje të pakufishme, për veprën hyjnore dhe kontributin e pazëvendësueshëm të klerikëve shqiptarë, në formimin e gjuhës, atdhedashurisë, vetëdijes kombëtare e më tej të shtetit shqiptar, deri në vetësakrifikim! Në shenjë nderimi dhe mirënjohje përjetësisht. “Sot nderojmë të gjithë komunitetet fetare, nderojmë të gjithë ata që luftuan për lirinë e vendit, nderojmë firmëtarët e aktit të pavarësisë, nderojmë ata që luftuan për mësimin e gjuhës shqipe, nderojmë ata që kontribuuan për mësimin e gjuhës shqipe, nderojmë të gjithë ata që kontribuuan në aktin e pavarësisë”, deklaroi znj. Topalli. Në këtë ceremoni të organizuar në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, Komuniteti Mysliman përfaqësohej nga një delegacion i kryesuar nga kryetari i KMSH-së H. Selim Muça, nënkryetari H. Bujar Spahiu, kancelari z. Ali Zaimi, si dhe disa anëtarë të Kryesisë së KMSH-së. Librin e përmbledhjeve të akteve të shtetit shqiptar, i cili ka të stampuar logon e 100 vjetorit të pavarësisë, të larë në ar 18 karat, dhe prodhuar vetëm në 200 kopje, në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, e ka marrë në dorëzim kreu i KMSH-së H. Selim Muça, i cili e ka falënderuar znj. Topalli për vlerësimin e Kuvendit ndaj figurave të shquara shqiptare të prijësve të shquar myslimanë, të cilët dhanë një kontribut të madh për formimin e shtetit shqiptar. Në mënyrë të përmbledhur Kryetarja e Kuvendit lexoi

12

Di

NËNTOR 2012

një listë me emra të klerikëve shqiptarë që kontribuuan në themelimin e Shtetit Shqiptar, ku u lexua shkurtimisht edhe një jetëshkrim i prijësve të shquar myslimanë siç ishin: 1. H. Vehbi Dibra (Agolli) 2. Hafiz Ali Korça 3. Sheh Ibrahim Karbunara 4. Hoxha Kadri Prishtina 5. Ymer Haxhi Prizreni 6. Ferit Vokopola 7. Xhemal Naipi 8. Hafiz Ibrahim Dalliu 9. Ismail Efendi Ndroqi 10. Said Najdeni 11. Zyber Halluli 12. Daut Boriçi


Rikthehet revista "Zani i Naltë", organ i KMSH-së -së Pas disa dekadave shkëputje, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka rithemeluar revistën “Zani i Naltë”, një revistë shkencore e kulturore, periodike, tremujore, duke nxjerrë kështu edhe numrin e parë të saj Tetor-Nëntor-Dhjetor 2012. Revista “Zani i Naltë” vjen në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, në konsolidimin e të cilit ka kontribuuar shumë me shkrimet dhe artikujt e saj patriotikë. “Zani i Naltë” ishte revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923, menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, pas Kongresit të Parë Mysliman Shqiptar. Botimi i saj zgjati nga viti 1923, deri më 1939, kur Shqipëria hyri në një fazë tjetër historike, atë të Luftës së Dytë Botërore. Në ketë revistë, gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shënimeve dhe shkrimeve të tyre. Numri i parë i kësaj reviste doli në tetor të vitit 1923 dhe drejtori i parë i saj ishte Ismail Maçi. Drejtorë të tjerë pasardhës kanë qenë Shyqyri Myftiu, Isa Domni, Haki Sharofi, personalitete të shquara të kohës, të cilët me përgatitje të lartë të kulturës dhe shkencave islame, por edhe të shkencave të tjera sociale, i dhanë një dimension shumë të gjerë revistës “Zani i naltë”, e cila ashtu siç kishte dhe emrin, bëri një jehonë të madhe në të gjitha shtresat intelektuale të kohës, dhe jo vetëm. Gjatë 16 viteve të jetës së saj, revista botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së postpavarësisë. Paralelisht me trajtimet e temave fetare, në këtë revistë filluan të botohen edhe tema të fushave me karakter laik, por gjithnjë brenda kuadrit të botëkuptimit islam. Për shkak të kohës relativisht të

gjatë të daljes së kësaj reviste, e, mund të thuhet se ajo përveçse se luajti një rol të rëndësishëm për ër edukimin islam, zgjoi edhe ndjennjat e patriotizmit dhe të ngritjes es kulturore e arsimore të popullit it shqiptar. Ajo ç'ka të bën më tepër përshhtypje, është fakti se që në nummrin e parë të saj, në kopertinë ë të shkruhej: “Zani i Naltë”, revistë fi, fetare, merret edhe me filosofi, moral, literaturë kombëtare, sociciologji”, gjë e cila tregon për nivelin n e lartë të përmbajtjes së saj në ë shumë fusha studimi. Në revistën “Zani i Naltë” ë” bashkëpunuan personalitete të shquara si H. Vehbi Dibra, Hafiz fiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça, Jonuz uz Bulej, Haki Sharofi, Ferit Vokopoola, e të tjerë, duke përfshirë këtu tu edhe emra të njohur të letërsisë së shqiptare si Mit’hat Frashëri, etj. tj. Më pas ka dalë në shtyp edhe reevista “Kultura Islame”, organ i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Këto botime me standarde shumë të larta, kanë qenë një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteligjencës myslimane të asaj kohe krizash mendimesh e ideologjish. Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, me rithemelimin dhe vazhdimin e botimit të revistës “Zani i Naltë”, si një revistë shkencore, kulturore, islame, tregon edhe një herë se është në ndjekje të gjurmëve të personaliteteve të shquara të islamit në Shqipëri. Revista “Zani i Naltë” do të përmbajë artikuj të mirëfilltë shkencore, por edhe në fushat e tjera sociale, duke u bërë kështu një trashëguese e denjë e emrit të vet, ashtu siç ishte që në themelimin e saj, në vitin 1923. Revista “ZANI I NALTË”, do të jetë tribuna, ku do të shpalosen njohuritë e personaliteteve akademike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, viset e tjera shqiptare, si dhe nga bota, në fushën e teologjisë islame, si në legjislacionin islam, fikh, tefsir, ha-

dith,, si d dith, dith dhe he në në shkencat h shoqërore, si sociologji filozofi psikologji, psikologji hissociologji, filozofi, tori, etj. Krahas këtyre, në çdo numër revista do të botojë nga një personalitet shqiptar të kulturës islame, i cili ka lënë gjurmë në historinë e vendit tonë për kontributet e vyera në shumë fusha të jetës, në shërbim të Islamit dhe Atdheut, gjithashtu do të sjellë para lexuesit shqiptar ribotimin e një artikulli të zgjedhur nga numrat e vjetër të revistës “Zani i Naltë”. Kryeredaktori i kësaj reviste është MA. Genti Kruja, njëkohësisht Drejtor i Kulturës në KMSH. Në bordin editorial të revistës bëjnë pjesë Dr. Ferdinand Gjana, rektor i Universitetit Bedër, Dr. Qazim Qazimi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame, Prishtinë, H. Bujar Spahiu, nënkryetar i KMSH-së, MA. Ali Zaimi, kancelar i KMSH-së, MA. Ramadan Çipuri, shef i Departamentit të Shkencave të Komunikimit, Universiteti Bedër, MA. Skender Bruçaj, shef i Departamentit të Drejtësisë, Universiteti Bedër, etj. NËNTOR 2012

Di

13


Refleksione

HAXHI LIKA

TË GJITHË PËR

Përgatitjet shpirtërore, mendore, fizike dhe natyrisht materiale për të shkuar në haxh kërkojnë kohë dhe përqendrim. Që prej momentit që dikush deklaron shehadetin dhe përqafon fenë Islame, jeta merr një rrjedhë tjetër shumë më të plotë dhe shumë më të vërtetë. Atë ditë që mezi po e prisnim, u grumbulluam në aeroportin “Nënë Tereza”. Në sytë e besimtarëve vërehej dëshira e madhe për të përmbushur këtë obligim të rëndësishëm, “udhëtimin e jetës”. Të gjithë pa dallim dukeshin të mbushur me fuqi, vullnet dhe këmbëngulje. Nënkryetari i KMSH-së Bujar Spahiu, i cili kishte dalë për të na përcjellë në Rinas, na uroi dhe na përgëzoi për këtë mirësi që Zoti kishte përgatitur posaçërisht për ne. Ndërsa Myftiu i Tiranës, H. Ylli Gurra, na dha këshilla të vlefshme që duhet t’i mbanim parasysh gjatë qëndrimit tonë në vendet e shenjta. Ai na kërkoi të luteshim për veten dhe familjet tona, por të mos harronim edhe Shqipërinë në këtë përvjetor të rëndësishëm për të gjithë shqiptarët. Rruga ishte e gjatë, por asnjëri prej nesh nuk e ndjeu lodhjen. Ndoshta për shkak të gëzimit dhe përmallimit për ato vende të zgjedhura nga Zoti. Veshëm ihramin dhe bëmë nijetin. Që të gjithëve na e përshkoi trupin një ndjesi e veçantë. Të gjithë e ndjemë veten të dashuruar me atë rrobë, të cilën e kishin veshur shumë e shumë robër të devotshëm përpara nesh. Arritja në tokat e shenjta, shkëmbimi i selamit me këdo dhe rrezatimi i parë në fytyrat e kujtdo qenë vazhdimësia logjike e asaj atmosfere që shoqëron haxhinjtë ngado. Pas rreth tetë orësh udhëtim, arritëm në qytetin ku u lind Profeti i fundit i njerëzimit, njeriu më i përsosur, vula e profetëve, ai që nuk njohu kurrë xhelozi, smirë e urrejtje.

14

Di

NËNTOR 2012

Sapo lamë bagazhet u nisëm drejt Xhamisë së Shenjtë. Arritëm të shihnim Qaben dhe lotët na përshkuan faqet, në atë çast nuk na besohej se Allahu i Madhërishëm na kishte bekuar aq shumë. Bëmë tavafin e Umres, falëm namaz te Mekamu Ibrahim, pimë nga uji i Zemzemit dhe u lutëm me fuqinë e shpirtit, në atë vend ku lutja dhe shpërblimi shumëfishohen. Vazhduam me Sajin – shtatë vajtje-ardhjet nga Safa te Merve, dy kodrat e përshkruara nga Haxhireja në kërkim të burimit të mirësisë. Rituali i Umres mbaroi me qethjen e flokëve. E njëjta dëshirë do të na shoqëronte në Mina, në Arafat, në Muzdelife, e përsëri në Qabe, në atë hapësirë ku Profeti ynë nuk reshti së predikuari mësimet e kësaj feje të pastër. Gjithçka e kryer në emër të Zotit e për hir të Tij. Ditët para Haxhit ishin të lira e pa angazhime. Ditë për të shijuar adhurimin në Shtëpinë e Zotit dhe për të fituar sa më shumë shpërblime. Pikërisht këtë kohë organizatorët e shfrytëzuan për biseda dhe këshilla praktike për të orientuar pjesëmarrësit, për t’u shpjeguar atyre thelbin e këtij adhurimi të përbotshëm. Me ndihmën e studentëve shqiptarë, të cilët i kishim gjithnjë pranë, nëpërmjet një materiali filmik haxhinjtë u njohën në praktikë me veprimet që duhet të kryenin dhe me qëllim që adhurimi i tyre të ishte i plotë. Paraditen e ditës së tetë të Dhulhixhes u vendosëm në Mina. Emocion dhe kënaqësi. Të riveshur me ihram po përjetonim kënaqësitë e këtij udhëtimi, qëllimin e vërtetë për të cilin kishim lënë pas vendin, të afërmit dhe njerëzit më të dashur. Të nesërmen pas lindjes së diellit morëm rrugën për në Arafat. Një tjetër vend i dashur për shpirtrat e besimtarëve. Pikërisht në atë vend ku Profeti i

Mëshirës ka mbajtur hytben e njohur përmes së cilës iu drejtua njerëzimit mbarë. Fjalët dhe porositë e tij mbeten ende sot të gjalla në mendjet dhe zemrat e myslimanëve. Dita u zbukurua nga alët dhe këshillat e çmuara të nënkryetarit të Komunitetit Mysliman, z. Gazmend Aga. Fjalë të dala prej zemre e që depërtonin në zemra. Kushdo mundohej me sa mundej të merrte shpërblimin maksimal prej Allahut të Madhërishëm, ndërkohë që egoja, mendjemadhësia apo përfitimi personal kishin humbur në ujëvarën e mirësisë, të ujitur me lumenjtë e besimit. Pas perëndimit të diellit u larguam


R NJË QËLLIM prej fushës së Arafatit drejt një tjetër stacioni. Një tjetër vendi adhurimi, përkujtimi e meditimi. Ishte radha e Muzdelifes. Atje na priste një eksperiencë tjetër e mrekullueshme që më bëri të kuptoj sërish se sa të mirëkuptueshëm mund të jenë njerëzit dhe se sa i përsosur është Allahu i Madhërishëm dhe feja që ne pasojmë. Të gjithë ishim në pritje për t’u larguar nga ai vend dhe për t’u drejtuar për në Xhemerat. Aty do të gjuanim me guralecë. Po cilin do gjuanim dhe pse? Do godisnim të keqen që na kishte zaptuar, të urryerën, atë që mundohej të na mbante larg Zotit. Do godisnim me gurë për veten, por edhe në emër

të atyre që ishin larguar nga e vërteta e madhe e besimit. Simbolika e hedhjes së gurëve ka të bëjë me historinë e Ibrahimit. Përmbajtja e saj është shumë e madhe: flakja tej e së keqes në mendje, në zemër, në alë, në sjellje e në vepra. E keqja personifikon Shejtanin. Riti vijues ishte kurbani. Allahu e caktoi kurbanin për të rikujtuar ngjarjen e Ibrahimit me Ismailin. Me dorën e tij Ibrahimi do të flijonte më të dashurin e tij, të birin, Ismailin, që i ishte bindur me gjithë zemër urdhrit të Allahut. Por Ismaili nuk u flijua, sepse Allahu dërgoi një kurban të madh. Ky qe shpërblimi për bindjen e dy profetëve – shëmbëlltyrë të sakrificës njerëzore. Më pas hoqëm ihramin pasi të tjera veprime na prisnin. Do të hynim edhe njëherë në atmosferën e tavafit, të atij rrethi që lëviz me rregullsi mahnitëse e që s’di të ndalet. Rrotullohesh e bashkë me ty “rrotullohet” zemra, bëhet më e përkorë dhe e ndien më tepër nevojën për Krijuesin e saj. Do të përjetonim sërish emocionet që të jep ecja mes dy kodrave Safa dhe Merve. Adhurim dhe përkujtim. Adhurim për Zotin dhe përkujtim për atë ecje të bekuar të Haxhires, nënës së profetit Ismail. Përsëri në Mina. Këtë herë për të goditur më shumë “shejtanë” dhe me më shumë gurë. Këtë herë në tri shtylla me nga shtatë gurë secilën, që do të shënonin fundin e ndikimit të së keqes brenda nesh. Ritualit të Haxhit po i vinte fundi. Të gjithë e ndienim, por s’donim ta pranonim. Gjatë këtij udhëtimi kishim përjetuar dhe marrë shumë. Kishim përjetuar emocionin që të fal adhurimi i sinqertë kushtuar Zotit, por edhe kënaqësinë e të ndenjurit pranë njëri-tjetrit. E dinim që të gjithë ishim të ndryshëm, por asnjëri prej nesh nuk ndihej i huaj. Zemrat tona kishin ndryshuar. Qoftë edhe për disa ditë ato duket sikur ki-

shin bërë divorc me të keqen dhe urrejtjen, duke u mbështjellë me flladin e Mëshirës Hyjnore. Me kryerjen e Tavafit të Lamtumirës po linim pas Mekën për t’u zhvendosur në Medinën e Ndritshme. Në atë qytet që priti Profetin Muhamed (a.s.) dhe shokët e tij në vitin 622 të e.s., aty ku nisi epoka islame, qyteti që u bë qendra e shtetit të parë islam dhe në të cilin gjendet varri i Profetit Muhamed (a.s.). Në Medinë qëndruam pak ditë, por pamë dhe përfituam shumë. Vizituam Xhaminë e Profetit, xhaminë Kuba, Malin Uhud, në respekt e kujtim të brezave që na përcollën e na lanë trashëgim këtë fe të pastër. Medina na transformoi plotësisht. Ajo na fali emocione e kujtime të paharruara. Në çdo hap na shoqëronte buzëqeshja e banorëve të saj, të cilët na prisnin me të njëjtin gëzim ashtu si ditën kur patën hapur dyert dhe zemrat për Profetin dhe shokët e tij të ardhur nga Meka. Medina ishte destinacioni ynë i fundit. Në gjirin e saj ne u përshëndetëm me Profetin e fundit të ardhur për njerëzimin. Me lot që na rridhnin nga sytë u lutëm që paqja dhe mëshira e Zotit ta rrethojë atë Profet, fryt i ftesës të së cilit ishim edhe vetë ne. Kur u ktheva, një i afërm më pyeti: Çfarë sheh njeriu në haxh? Përgjigja e kësaj pyetje nuk do të shteronte kurrë, por megjithatë unë iu përgjigja: Në haxh sheh njerëz të ardhur nga vende të ndryshme me një qëllim të përbashkët: kryerjen e një adhurimi në mënyrën më të mirë të mundshme. Këtë gjë unë e dallova te të gjithë bashkudhëtarët e mi, duke filluar nga më i moshuari, Ganiu 84 vjeçar, gjer tek Ismaili 17 vjeçar. Nga haxhi vjen me mbresa shumë të mëdha, vjen i transformuar dhe i pastër, pikërisht si ditën që të ka lindur nëna. NËNTOR 2012

Di

15


Komente & Opinione

Mbetet gjithmonë detyrë e pashmangshme që sa herë problemet shoqërore bëhen të mprehta të kthejmë sytë nga e kaluara për të parë se çfarë na mëson ajo. Nuk është ala vetëm për historinë e së shkuarës, por sidomos, dhe në radhë të parë, për të rikthyer sytë nga mendimtarët e së shkuarës që kanë nxjerrë mësime nga krizat e së shkuarës. Si sillet njeriu në kohë krizash financiare? Çfarë gjendjeje psikologjike ai përjeton dhe që e shtyn pastaj të ketë këtë apo atë reaksion ndaj botës në përgjithësi, ndaj pasurisë, familjes, miqve, profesionit, etj? Me një alë, cilat janë psikopatologjitë njerëzore përgjatë depresioneve ekonomike? Shkurt: Si çmendet njeriu në kohë krize? Mbi filozofinë e parasë Sigurisht që lidhur me këtë pyetje që është sot aktuale jo vetëm në Shqipëri, por edhe në të gjithë botën e zhvilluar që po kalon tronditje të forta ekonomike dhe financiare, mund t’i drejtohesh një kujtese teorike të pasur. Ndërkohë, duke zgjedhur analizat dhe refleksionet e sociologut dhe filozofit gjerman Georg Simmel, nuk është se çështjen ia lemë në dorë rastësisë apo parapëlqimeve tona krejt subjektive. Dihet se Simmel ishte në plan të parë të skenës së mendimit teorik gjerman dhe europian në gjysmën e fundit të shekullit të njëzetë. Të mos harrojmë që ndonëse nuk jetoi dot aq gjatë sa shpreson një njeri i zakonshëm, pra u largua nga jeta aty në të gjashtëdhjetat, ai jetoi në një epokë të mbushur me kriza të rënda financiare, ekonomike dhe me luftëra të përgjakshme bash në zemër të Europës. E pa mirë me sy e tij se sillet e përçudnohet njeriu sidomos kur ndodhet në raporte të vështira me ekonominë, politikën dhe pasurinë. Mbi të gjitha, me librin e tij bazik dhe shumë të njohur “Mbi filozofinë e

16

Di

NËNTOR 2012

ARTAN FUGA

parasë”, Simmel ka hapur një dritare të gjerë për t’a parë marrëdhënien e njeriut me paranë në një këndvështrim që vjen nga kryqëzimi i shkencave të ndryshme sociale dhe humane. Pa humbur shumë kohë në këtë paraqitje, duhet thënë se merita kryesore e Simmelit është se ai diti që të përqendrohet në marrëdhënien midis njeriut dhe botës financiare, duke e e trajtuar atë si boshtin që tregon si natyrën e njeriut ashtu edhe natyrën e shoqërisë në të cilin individi jeton. Dy përfundime të rëndësishme dalin nga vepra e Simmelit. I pari është se marrëdhëniet e njeriut me botën e parasë nuk janë asnjëherë normale psikologjikisht. Ose për të qenë disi “brenda” me të shprehurit korrekt, do të thoshim se normaliteti në këtë pikë, pra një sjellje racionale, nuk është veçse shumë i rrallë. Më shumë vihen re ekzagjerime nga njeri drejtim ose nga një tjetër, të cilat do të përpiqemi t’i trajtojmë më poshtë. Përfundimi i dytë i përgjithshëm është se, kjo marrëdhënie e njeriut me botën e mallrave, të pasurisë dhe të ekonomisë, ndonëse e ka shoqëruar njerëzimin për afate shumë të gjata kohore, në epokën moderne, kur paraja është vendosur në qendër të botës ekonomike, ajo është transformuar dhe ka marrë pamje që e kanë theksuar mprehtësinë e situatës. Në analizat e veta, Simmeli mban parasysh jo vetëm përvojën e kohës së tij, por edhe atë të periudhave të mëparshme të njerëzimit duke u nisur nga arkivat historike dhe nga tekstet që dëshmojnë fakte, mënyra sjelljeje, karaktere personazhesh, etj. Ka, sipas tij, pesë tipe psikologjishë njerëzore që dallohen në marrëdhëniet e njeriut me paranë, sidomos në kushte krizash financiare. Le t’i shohim me radhë. Kurnacëria Së pari, është sjellja prej kurnaci. Nuk është vendi të


zgjatemi se sidomos brenda mësimeve fetare, kopracia, është konsideruar një nga veset kryesore të njeriut. Veçanërisht brenda feve, kjo lloj gjendje psikologjike është trajtuar si burim të këqijash morale dhe i një egoizmi pa kufij. Nuk është vetëm ala për aspekte të planit moral, por edhe për faktin se kopracia, e parë së dëshirë për të mbledhur parà si qëllim më vete, për të akumuluar burime monetare, pa pasur qëllim konsumimin e tyre, dëmton shumë dhe ekonominë. Mirëpo, ajo që vendos në dukje Simmel në veprën e tij të shkëlqyer dhe madhore është se kopracia nuk lind brenda ndërgjegjes individuale si një prirje e shkëputur nga vetë natyra e parasë si të tillë. Kopracia ka një lidhje të fortë me vetë njërën nga karakteristikat e parasë. Paraja është një objekt abstrakt, i cili, në dallim nga çdo objekt tjetër, ka vetinë të shndërrohet në të gjitha objektet që kthehen në sytë e saj në mallra. Pra, ka fuqinë, tërheqjen, forcën psikologjike për t’i dhënë individit që e zotëron atë mbresën dhe sigurinë se me anë të parasë mund të zotërojë gjithçka tjetër. Në këtë mënyrë sapo njeriu harxhon parà, nga njëra anë ai fiton mundësinë për të pasur mallra dhe shërbime në dispozicion të tij, jo vetëm kaq, por edhe pushtet, mundësira shoqërore, njerëz në dispozicion, famë, akses të privilegjuar në fusha të ndryshme të veprimtarisë shoqërore, etj. Mirëpo, Simmel, me inteligjencën e tij, ve në dukje se pikërisht brenda këtij procesi të shpenzimit të parave, njeriu nga njëra anë kënaq shijet, nevojat, ambiciet e tij, por nga ana tjetër, duke dhënë parà dhe marrë si shkëmbim mallra, humbet një dimension të rëndësishëm. Çfarë humbet? Humbet pikërisht nga fakti se asnjë nga mallrat apo shërbimet e përftuara, sado që në treg mund të jenë ekuivalente me një shumë parash, nuk është në gjendje gjithmonë e në çdo çast të shkëmbehet aq lehtësisht si paraja me mallra dhe shërbime të tjera. Nis një vështirësi. T’a zëmë me anë të parasë mund të blejë një biçikletë, një automobil, një motoçikletë, por pasi i ka blerë, nuk mund të jetë gjithmonë i sigurt se duke i rishitur ato do të mund të marrë si shkëmbim çdo mall tjetër që dëshiron. Kurse paraja kthehet menjëherë në çdo mall apo shërbim tjetër, mjafton që ai të ketë një vlerë financiare në treg. Nga kjo pikëpamje kopracia është pikërisht lidhja psikologjike deviante që e dëshiron paranë për parà, për t’a mbledhur, për t’a pasur mënjanë, për t’a shndërruar në thesar, për t’a fshehur diku, pra për të mos e shndërruar nëpërmjet një fluksi të shndërrueshëm në mjete të tjera materiale aq të rëndësishme për ekonominë. Mirëpo, nëse në raste zhvillimesh normale ekonomike dhe financiare, dashuria për paranë si të tillë, dashuria e parasë si parà, për t’a mbajtur mënjanë dhe jo për t’a harxhuar, është një sjellje psikologjike aspak normale, në kushtet e krizave të forta financiare, pikërisht kjo sjellje deviante nis e kthehet në normalitet, në një sjellje të përgjithësuar. Veçanërisht në shoqëritë e zhvilluara në

Kopracia ka një lidhje të fortë me vetë njërën nga karakteristikat e parasë. Paraja është një objekt abstrakt, i cili, në dallim nga çdo objekt tjetër, ka vetinë të shndërrohet në të gjitha objektet që kthehen në sytë e saj në mallra.

NËNTOR 2012

Di

17


kushte krize ka një prirje të fortë të konsumatorit për të mos e harxhuar paranë, por për t’a mbajtur në formë të akumuluar. Ka frikë nga e ardhmja dhe prandaj kërkon të jetë i mbrojtur nëpërmjet pasjes gjithmonë sa më të paprekur të një mase monetare që mund t’i duhet më vonë për të përballuar jetën, por pa e ditur se kur dhe ku e me çfarë rasti. Devianca psikologjike e kopracisë, sa e dëmshme ekonomikisht, kthehet dhe shndërrohet në një sjellje racionale nga pikëpamja e prirjes që ka individi i traumatizuar nga kriza për të kuruar frikërat e tij të kuptueshme përballë një jete me të papritura. Të gjithë nisin nga sadopak të ndjekin vesin e koprracisë. Grykësia Një tjetër sjellje psikologjike deviante sipas Simmelit, por e konsideruar si ves në thelb nga tekstet e shenjta fetare, është edhe grykësia. Edhe këtë lloj sjellje psikologjike, merita e Simmelit është se trajton lidhur me natyrën e parasë, dhe jo thjesht si një prirje subjektive krejt e pakuptueshme e njeriut. Përse e lidhur me natyrën e parasë? Përgjigja është

18

Di

NËNTOR 2012

se meqë paraja ka dy anë, pra edhe mund të kthehet në çast në mall, por edhe, si aspekt i dytë, kthehet realisht në mall, pra e lejon njeriun të konsumojë çfarë i sheh syri, çfarë i zë dora, çfarë i dëshiron zemra, (mjafton të ketë parà për t’a blerë), atëherë ky mund të bjerë preh e grykësisë. Dëshiron të blejë gjithçka që sheh e i pëlqen, në çast, të kërkoj të plotësojë gjithçka që e konsideron si plotësim të dëshirave të tij. Nuk jeton dot pa mallra, edhe kur nuk janë të normale për fuqinë e vet blerëse, pa shërbime, edhe kur e di se janë përtej mundësive të tij, pa harxhuar, edhe kur e di se gjithçka po shkon drejt rrënimit të tij financiar. Grykësia është një deviancë psikologjike në kushtet e një zhvillimi ekonomik normal, porse në kohë krize, do të shtoja në vazhdën arsyetimeve simmeliane, është një sjellje që ka prirje për t’u përgjithësuar. Devianca psikologjike në kushte normale ekonomike, ka rrezik të kthehet në kohë krize në një sjellje që duket normale. Grykësia e bën korrigjimin e defekteve të sistemit financiar në krizë gati të pamundur. Psikologjia ngrihet kundër ekonomisë. Njerëzit kanë përfituar mallra të çmuar, shërbime të kushtueshme, janë mësuar të punojnë më pak dhe të kenë grykësi për t’i “shtrirë këmbët përtej jorganit”, dhe nga kjo gjendje grykësie nuk heqin dot dorë. Mbi të gjitha ka një prirje për të kaluar nga pjesë të caktuara të popullsisë drejt një grykësie, pra konsumi të palogjikshëm, meqë mundësia për t’a financuar paranë në investime bëhet e vështirë. Njerëzit paguajnë për konsume të kota sepse nuk kanë mundësi për t’a përdorur më mirë paranë. Po ashtu, njerëzit duke pasur frikë se kursimet e tyre në banka mund të zhvleftësohen nga dita në ditë, më mirë preferojnë të konsumojnë sesa të mendojnë për t’a transformuar paranë në projekte zhvilluese. Njerëzit nisin të urrejnë bankat. Grykësia është bashkëshoqëruese e krizave financiare sepse përgjatë tyre rritet depresioni psikologjik dhe për rrjedhojë individi kërkon t’a shërojë atë duke u harruar sipas mundësive dhe niveleve të ndryshme në praktika konsumiste jashtë një logjike të shëndoshë dhe normale. Plangprishësia Për Simmelin, devianca e tretë psikologjike është të qenit dorëshpuar. Këtu nuk do të zgjatemi, por na duhet përgjithësisht të bëjmë kujdes për t’a kuptuar mirë dallimin midis “grykësisë” dhe “të qenurit dorëshpuar”. Nuk është aspak e njëjta gjë. Grykësi e merr kënaqësinë psikologjike atëherë kur e konsumon mallin dhe shërbimin që ka paguar, kurse “dorëshpuari” e merr këtë kënaqësi, përkundrazi, te akti i blerjes së mallit, sepse edhe ky operacion në vetvete jep një kënaqësi psikologjike të fuqishme, jep ndjenjën e pushtetit. Si t’a themi më qartë? Nëse grykësi harxhon paratë e tij dhe përtej mundësive të veta financiare për të blerë një automobil, meqë ai kënaqet pa masë duke e


pasur në zotërim një të tillë, pavarësisht nevojave dhe fuqisë së tij ekonomike, dorëshpuari e merr kënaqësinë psikologjike jo duke konsumuar cilësitë e mallit që ka blerë, por në vetë aktin e blerjes. Kënaqet nga akti i blerjes dhe jo nga malli i blerë. Simmel thotë se kjo kënaqësi psikologjike është për shembull edhe në rastin e dhënies së një bakshishi. Është akti i pushtetshëm për t’a parë tjetrin të përulet para marrjes së parasë nga dora e atij që e ka atë parà. Cinizmi Sjellja e katërt psikologjike që ve në dukje Simmel në marrëdhëniet e njeriut me botën e parasë dhe financat në përgjithësi është ajo e cinikut. Cinizmi, sipas Simmelit, në dallim nga trajtimet psikologjike klasike dhe filozofike, nuk është një prirje e pakuptueshme e njeriut, por shpjegohet në një shkallë të madhe nga vetë natyra e mjeteve financiare në qarkullim, nga vetitë e parasë. Nga lind cinizmi, në thelb, sipas arsyetimeve që Simmel bën në veprën e tij madhore “Filozofia e parasë”? Nga fakti se paraja, ndonëse nuk ka asnjë veti konkrete materiale, ka vetëm funksione abstrakte, mund të shndërrohet në çfarëdolloj malli, me cilësitë materiale nga më të ndryshmet. Çdo malli është i detyruar të kthehet në botën e tregut në një vleftë monetare. Ndofta janë të rralla ato cilësi apo ata individë që nuk shiten, që nuk transformohen në ndikimin e parasë. Inteligjenca, aftësitë racionale, trupi, bukuria, zgjuarsia, profesioni, koha, etj., sa për të cituar disa vlera, janë të gjitha të bleshme në parà, janë të hedhura në treg dhe ndodhen përpara presionit të parasë. Në këtë mënyrë, shtresat shoqërore që zotërojnë fuqira blerëse, pra mjete financiare, mund të bien preh edhe përpara një sjelljeje tjetër psikologjike deviante, që është cinizmi. Gjithçka trajtohet si mall dhe humbet vlerën e vërtetë. Trajtohet thjesht nga pikëpamja e çmimit që ka, pra si një vlerë numerike dhe aspak më si një objekt,vlerë njerëzore, që ka cilësira përtej botës financiare. Bota e tregut bëhet e vetmja matëse e suksesit dhe e vlerave që prodhon njeriu dhe shoqëria. Cinizmi është në thelb të praktikave të audiometrisë, të matjes së klientelës, të matjes së opinionit publik. Jo se këto janë praktika negative në vetvete, por sepse kur ato shndërrohen në të vetmet matëse të vlerave njerëzore, kulturore, shoqërore, shkencore, etj., atëherë cinizmi i ka dyert e hapura dhe shoqëria ndodhet para rreziqeve të spikatura. Në kushte normale ekonomike është mëse normale që bota e tregut, e parasë, të ketë një impakt e ndikim mbi të gjitha fushat e tjera të shoqërisë. Por, rreziku i cinizmit në kushtet e një krize financiare është se ka prirje që të gjitha vlerat shoqërore të maten me parà, për të cilën të gjithë kanë një nevojë urgjente, dhe mbi të gjitha, se të gjithë, e të gjitha, kërkojnë të shiten. Cinizmi si deviancë psikologjike ka rrezik të shndërrohet në një

sjellje të përgjithësuar në kushte krize. Cila është vlera e një libri? Shih sesa shitet. Sa është vlera e një filmi? Shih sa vetë kanë prerë biletën për të hyrë në kinema. Cila është vlera e një emisioni televiziv? Shih sa vetë e kanë ndjekur. Kjo mënyrë e mbrapshtë matjeje bëhet karakteristikë në kohë krizash, së paku kështu na mëson Simmel me veprën e tij. Përhumbja Së pesti, sjellje psikologjike deviante është edhe atëherë kur kemi atë që quhet “lëshim psikologjik”. Njeriu që për shkak të varfërisë, për shkak se i mungon fuqia blerëse, kërkon të mbrohet psikologjikisht, megjithatë, quhet një njeri i lëshuar”, “i dëshpëruar”, që ka hequr dorë nga kënaqësitë dhe interesat materiale. Zakonisht kjo na kujtohet nga fabula e La Fontenit “Dhelpra dhe rrushtë”. Dhelpra që nuk i arrinte dot rrushtë, i tha vetes se po i braktis meqë duken se ende nuk janë pjekur. Duket si një sjellje krejt patologjike nga ana psikologjike, përderisa përjetimi psikologjik nuk i korrespondon realitetit, rrushtë janë të pjekur, por nga ana tjetër, kjo lloj sjellje e deviante ka një racionalitet, ka një arsye që e bën të ekzistojë. Njeriu me anë të saj kuron mangësitë nga të cilat vuan përderisa nuk ka mundësi t’i plotësojë ato meqë nuk ka parà. Nuk shkon dot të drekojë në një restorant? Pf… këto restorantet… ! Nuk shkon dot me pushime në Turqi? Pf… kjo Turqia! Nuk është në gjendje të blejë një rrobë të bukur e të shtrenjtë? Pf… kjo moda! Është mëse e kuptueshme. Heqja dorë nga vlerësimi i botës materiale që e rrethon është i vetmi reagim psikologjik që e mbron klientit e munguar nga trauma psikologjike e mospasjes dot të mundësisë për të blerë shërbime e mallra në treg. Mirëpo në kushte krize ekonomike, ky racionalitet psikologjik ka prirje të shndërrohet në një prirje të përgjithësuar, ku moskokëçarja, kotësia, dembelizmi, pajtimi me gjendjen e papunësisë, varfërisë,etj., shndërrohet në një sjellje boll të përhapur. Nga njëra anë është një mburojë mbrojtëse psikologjikisht, shumë e kuptueshme dhe legjitime, por nga ana tjetër, e dëmshme ekonomikisht sepse bllokon e frenon dinamikat e krahut të punës, e opinionit publik, than pretendimet qytetare, e mbi këtë bazë gjithçka mund të bjerë në amulli. Si përfundim Përfundimi është që në kushtet e krizës ekonomike ka rrezik që ato sjellje e qëndrime psikologjike deviante si “kopracia”, “grykësia”, “dora e shpuar”, “cinizmi” dhe “lëshimi”, të bëhen modele sjelljesh që i kthen në norma, në normalitet, e prej këtej e bëjnë krizën financiare dhe ekonomike një gjendje stagnative dhe të përhershme psikologjikisht. Psikopatologjitë e krijuara nga kriza financiare kthehen e bëhen frena që pengojnë daljen nga depresioni financiar. NËNTOR 2012

Di

19


Dossier & Histori

DR . ENIS SULSTAROVA

"Çudi, në kohën e rinisë kur luftonja për shkronjat e gjuhës përbuzesha dhe dënohesha me vdekje dhe quhesha latinxhi e pa fe, por tashti q’u formua një Shqipëri dhe për të përmbajtur fenë islame në gjirin e saj u mundova, çela një medrese, filluan të më thonë fanatik"

KOMBI, ISLAMI DHE MODERNIZMI NË SHKRIMET E KLERIKËVE MYSLIMANË Disa klerikë myslimanë spikatën si pjesëmarrës në debatet publike në shtypin shqiptar dhe si autorë të librave me tema kombëtare, shoqërore përveçse fetare. Me hulumtimin e disa prej këtyre teksteve me autorë Hafiz Ali Korçën, Hafiz Ibrahim Dalliun dhe Hafiz Ali Krajën, mund të themi se apologjia publike që këta autorë i bënë Islamit dhe klerit mysliman në Shqipëri kategorizohet në katër argumente kryesore: (1) kleri mysliman ka dhënë ndihmesën e tij në lëvizjen kombëtare; (2) feja islame nuk është kundër kombit dhe njësimit kombëtar; (3) feja islame nuk e kundërshton shkencën dhe qytetërimin modern; dhe (4) feja islame e mbron kombin shqiptar prej komunizmit. Argumenti i parë është tema e dy librave, Shtatë ëndrat e Shqipërisë me autor Hafiz Ali Korçën, botuar së pari më 1924 dhe Patriotizmi në Tiranë me autor Hafiz Ibrahim Dalliun, botuar më 1930. Të dy librat janë autobiografikë

20

Di

NËNTOR 2012

dhe tregojnë përpjekjet e autorëve të tyre për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe pavarësinë e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Korça e hap rrëfimin e tij me arrestimin dhe burgosjen në vitin 1894 në Stamboll për shkakun se mbante me vete libra në gjuhën shqipe, midis tyre edhe Historinë e Skënderbeut të Naim Frashërit. Më pas vijon me pjesëmarrjen e tij në çetat e kryengritësve shqiptarë, alimin që mbajti në Korçë për shpalljen e kushtetutës dhe me hapjen e Klubit Shqip në Korçë. Ai ndalet gjatë në rolin parësor që ka luajtur në Kongresin e Dibrës për gjuhën shqipe dhe nuk harron të përmendë, midis patriotëve të tjerë, edhe emrat e klerikëve myslimanë që ishin pjesëmarrës në atë kongres. Të drejtën e arsimit në gjuhën shqipe Korça e mbrojti me guxim dhe zgjuarsi edhe përpara Talat Pashës, njërit prej krerëve të xhonturqve në Stamboll, edhe pse rrezikonte dënimin me vdekje (Korça, 2006: 86-91). Një tjetër pikë kulmore e kujtimeve të Korçës është edhe burgosja e tij prej rebelëve në vitin 1914. Sërish ai shpëton për fije të perit


prej ekzekutimit, falë ndërhyrjes së miqve të tij. Gjithashtu ai përmend edhe punën që ka bërë për ngritjen e institucioneve të arsimit shqiptar, përkrah arsimtarëve të shquar si Aleksandër Xhuvani etj. Në mesin e paraqitjes së vuajtjeve të tij për gjuhën shqipe dhe pavarësinë e Shqipërisë, Korça me pezmatim vëren se në shtetin shqiptar atë e mbajnë për fanatik e të prapambetur dhe nuk ia përkrahin planet për reformimin e bashkësisë e klerit mysliman. "Çudi, në kohën e rinisë kur luftonja për shkronjat e gjuhës përbuzesha dhe dënohesha me vdekje dhe quhesha latinxhi e pa fe, por tashti q’u formua një Shqipëri dhe për të përmbajtur fenë islame në gjirin e saj u mundova, çela një medrese, filluan të më thonë fanatik" (po aty: 60). Ngjashëm me Korçën, edhe Dalliu në qendër të librit Patriotizmi në Tiranë vendos kujtime e tij nga përpjekja për gjuhën shqipe dhe pavarësinë e shqiptarëve prej Perandorisë Osmane. Interesant është fakti se jeta e Dalliut përshkon pothuaj po atë trajektore me atë të Korçës. Dalliu ishte mësues i gjuhës shqipe dhe themelues i Klubit Bashkimi në Tiranë. Ai mori pjesë në çetat e patriotëve shqiptarë në kohën e revolucionit xhonturk. Ai u torturua dhe u burgos si nga turqit, po ashtu edhe nga rebelët e Haxhi Qamilit (Balla, 2008: 14-15). Arsyeja pse ai vendosi të shkruajë kujtimet e tij mbi lëvizjen kombëtare në Tiranë në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, ishte për të shpërndarë opinionin e pabazë në Shqipërinë e pavarur se populli i Tiranës ishte kundër pavarësisë së Shqipërisë dhe përkrahu rebelizmin e Musa Qazimit dhe Haxhi Qamilit. Mbështetja më e fortë që mund të gjente ky paragjykim ishte mbizotërimi i fesë islame në Tiranë dhe rrethinat e qytetit, prandaj qëllimisht Dalliu te lista e tij e patriotëve tiranas shënon emrat e atyre hoxhallarëve dhe shehlerëve që u burgosën dhe u persekutuan për shkakun e vetëm se ishin pjesëmarrës ose përkrahës të lëvizjes kombëtare. Në fund të listës ai shkruan: Sikundër që shihet, numri i shqiptarëve [nacionalistëve] të Tiranës kapet deri në njëqind e pesëdhjetë dhe numri i hoxhallarëve shqiptarë [nacionalistë] deri në pesëdhjetë. Pra në krahasim me ato qytete që kishin një sasi frymësh baras me Tiranën a nuk ka pas ma shumë Tirana se qytetet e tjera? Sidomos hoxhallarë!... Përse, pra, të akuzohen tiranasit si antikombëtarë pa ekseption? (Dalliu, 1995: 7). Edhe te kujtimet e Dalliut, pjesët kulmore janë burgosjet, rrahjet dhe dëbimet e nacionalistëve shqiptarë. Vetë Dalliu rrezikoi të humbiste jetën më shumë se një herë për shkak të bindjeve dhe veprimtarisë së tij. Të dy librat me kujtime të klerikëve në kohën kur u botuan rrekeshin të dëshmonin se në vetvete Islami nuk i kundërvihet identitetit kombëtar dhe se një pjesë e mirë e klerikëve myslimanë shqiptarë janë përpjekur e kanë luftuar përkrah shqiptarëve të besimeve të tjera për lirinë e atdheut dhe për mësimin e gjuhës shqipe.

Argumenti i dytë që ofruan klerikët myslimanë në shkrimet e tyre është se feja islame nuk e përçan, por e bashkon kombin shqiptar. Hafiz Ali Kraja nga Shkodra në vitin 1934 botoi një broshurë pikërisht me titullin A duhet feja, a e pengon bashkimin kombëtar? Në parathënie Kraja e shpreh qartë se libri i drejtohet atyre “pseudo-intelektualëve” që mendojnë se feja nuk nevojitet më në kohën moderne ngaqë përhap fanatizëm dhe urrejtje për besimet e tjera. Një ndër pohimet që ai paraqet në broshurë është se Islami nuk i njeh për kundërshtarë të krishterët, prandaj nuk ka arsye përse Islami të pengojë vëllazërimin e shqiptarëve myslimanë me ata të krishterë. Me interes është mendimi i Krajës se feja e pajis njeriun me ndjenjën e përgjegjësisë ndaj detyrave dhe përgjegjësive shoqërore. Kombi është një bashkësi vëllazërore, anëtarët e së cilës kanë detyrime të përbashkëta: “Do të ishte gabim të paramendohet kombi si një shoqërim ndërmjet individëve, të cilët nuk kanë ndjenjat e përgjegjësisë e të detyrimit” (Kraja, 2010: 63). Si rrjedhim, feja jo vetëm që nuk mund të dilte kundër bashkimit kombëtar, por e përçonte këtë të fundit. Meqenëse kombi përfytyrohet si një bashkësi horizontale e individëve me të drejta dhe detyrime të barabarta, Kraja ofron edhe mbështetje teologjike për idenë e demokracisë. Sipas interpretimit që ai i bën disa haditheve, rezulton që Islami e përkrah idenë e demokracisë, duke lejuar vetëm pabarazinë morale dhe intelektuale (po aty: 67). Në vitin 1924 edhe Korça (2006: 35) kishte shkruar te Zani i Naltë se “në myslimanizmë aristokraci s’ka fare, gjith myslimanët janë demokrat”. Sipas tij, çdo mysliman ngarkohet me përgjegjësi për të vepruar mirë dhe kësaj ideje Evropa moderne po i afrohet me anë të së drejtës së votës për të gjithë qytetarët. Jo vetëm kaq, por Islami barazinë dhe demokracinë nuk e shikon të kufizuar vetëm te shteti kombëtar por si parime të zbatueshme në të gjithë botën: “Në gjuh të Kur-anit jo vetëm ne nënshtetasit e nji shteti po edhe gjith bota janë vllazën, demokrata e jo aristokrata” (po aty: 37). Duhet të kemi parasysh se në vitet 20-30 intelektualët laikë që kërkonin reforma shoqërore në favor të shtresave të ulëta të popullit dhe kritikonin pabarazinë ekonomike vetëquheshin demokratë. Duke gjetur mbështetje për demokracinë në traditën fetare islame, klerikët myslimanë kërkonin jo thjesht që të legjitimonin rolin e fesë në sferën publike, por edhe të shpallnin si të panevojshëm idetë “demokratike” dhe socialiste që shprehnin në shtyp intelektualët e majtë. Më 1937 Bashkësia Islame u kërkoi myslimanëve të pasur që të dhuronin diçka nga pasuria e tyre për të varfrit e papunë, në mënyrë që të dëshmohej se socializmi dhe komunizmi ishin të panevojshëm në Shqipëri. Autoritetet shtetërore po e shikonin dobinë e përdorimit të feve islame kundër ideve komuniste që kishin filluar të gjenin terren te të rinjtë dhe më 1937 mësimi fetar u lejua në shkollat shtetërore (Clayer, 2008: 109).

NËNTOR 2012

Di

21


Argumenti i tretë i klerikëve myslimanë në vitet 20-30 ishte se Islami nuk e kundërshton modernizimin dhe evropianizimin. Në debatin mbi modernitetin, edhe klerikët myslimanë i referoheshin Evropës në shkrimet e tyre, por përdorimi i tyre ishte i ndryshëm nga ai i intelektualëve laikë. Ndërsa për të dytët në çështjen e Islamit përballë Evropës, Evropa ishte gjithmonë pozitive, për intelektualët myslimanë Evropa mund të ishte pozitive ose negative. Ajo ishte pozitive atëherë kur ata pranonin nevojën që Islami të përshtatej me qytetërimin evropian, ose kur u kujtonin funksionarëve shtetërorë dhe intelektualëve laikë mbështetjen që shtetet perëndimore u jepnin institucioneve dhe shkollave fetare. Evropa mund të ishte edhe referencë negative për klerikët myslimanë atëherë kur ata e quanin atë “materialiste”, ateiste apo sipërfaqësore (po aty: 127). Në këtë aspekt, ligjërimi publik i klerikëve myslimanë ishte i ngjashëm me atë të klerikëve katolikë. Këta ndërsa e mburrnin praninë e katolicizmit në Shqipëri si një faktor oksidental në një vend gjysmë-oriental, në krahun tjetër kritikonin materializmin, individualizmin, kulturën e masave dhe humbjen e zotit të qytetërimit modern perëndimor, dukuri që, sipas tyre, shqiptarët duhej t’i shmangnin duke kultivuar kulturën e tyre origjinale (shih Sulstarova, 2012: 217-223). Lidhur me reformimin e Islamit, spikasin shkrimet e Ali Korçës të botuar te Zani i Naltë më 1924. Ai shprehej se “myslimanizma është një fe moderne, një fe shëndetësije që i përshtatet shqencës... një fe qytetërimi... Dihet mirë se feja t’onë nga përparimi kurrë s’na ndalon” (Korça, 2006: 22, 43). Me këtë ai pranonte idenë e reformimit të fesë në kushtet e reja të Evropës, por ai mendonte se reformimi i Islamit duhej t’i referohej traditës së vet dhe jo referencave jashtëfetare: “Faji është i neve muslimanëve që nuk jemi muslimanë si duhet” (po aty: 49). Sipas tij, Islami është fe e dijes dhe ai e kishte provuar këtë përballë gjendjes së Evropës mesjetare: “Ndë nji kohë kurë ndë perëndimi, ingjizisjonet [inkuizicionet] përbytnin botën, renonin shtetet, çpiknin rrebeshet, myslimanizmi përhapte shkëndijat e çkëlqyeshme në të gjithë anën e botës” (po aty: 17-18). Korça qytetërimin e ndan në dy pjesë, në qytetërimin lindor shpirtëror, të cilin ai e quan “qytetërimin e vërtetë” dhe në qytetërimin teknik të Perëndimit modern. Gjatë dy-tri shekujve Evropa dhe Amerika kanë përparuar shumë në lëmin e qytetërimit teknik dhe Lindja që të jetojë në kohën e sotme duhet të përfshijë teknikën e Perëndimit. Mirëpo, ndërkohë njeriu perëndimor ka humbur shumë nga bota e tij shpirtërore, diçka që nuk ka ndodhur në Lindje. Lindja përfaqëson qytetërimin e vërtetë, sepse ajo është djepi i feve monoteiste. Në këtë kuptim, edhe Perëndimi e ka në shpirt Lindjen. Për më tepër ishte dija që Lindja ruajti në Mesjetë ajo që i dha shtysë përparimit teknik të Perëndimit (po aty: 74-75). Perëndimi vërtet tani është në një shkallë më të lartë se sa Lindja për sa i përket teknikës, por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për sa i përket botës shpirtërore, sepse Perëndimi po i largohet besimit te Zoti.

22

Di

NËNTOR 2012

Prandaj, vendet e Lindjes nuk kanë përse të marrin shembull për gjithçka Perëndimin, por vetëm aspektin teknik të tij. Korça përmend Japoninë e kohës, e cila, sipas interpretimit të tij, e ka huazuar teknikën e Perëndimit, por ka ruajtur qytetërimin e vet lindor. Të njëjtën metodë Korça e rekomandon për shqiptarët: “Ne nga perëndimi mundim të marim vetëm qytetërimin mjeshtëror [teknik] edhe të mbajmë qytetërimin të vërtetë bashkë me disa zakone të bukura ashtu si i kemi trashëguar nga prindit t’onë... Ne për shëmbëll përparimi të kemi pasqyrë Japonezët” (po aty: 41). Për këto ide, Korça tërhoqi pas vetes sulmet e disa intelektualëve laikë, të cilët gjetën në personin e tij një mbrojtës aq shumë të kërkuar të “Orientit”, kundër të cilit ata po zhvillonin misionin e tyre qytetërues në Shqipëri dhe betejën e “të rinjve” ndaj “të vjetërve”. Sado që Korça modernitetin teknik të Perëndimit e vlerëson më poshtë se sa qytetërimin shpirtëror, duke nënkuptuar Islamin si pjesë të këtij të fundit, ka gjasa që ai të jetë ndikuar sadopak edhe nga fryma e zhgënjimit ndaj idesë së përparimit të pandalshëm të njeriut përmes teknologjisë që përshkoi Evropën pas Luftës së Parë Botërore. Optimizmi


mbi natyrën njerëzore dhe mbi të ardhmen e lavdishme u rrënua para kasaphanës që i shkaktuan njëri-tjetrit popujt që mbaheshin si model i qytetërimit. Menjëherë pas lufte u shfaqën shumë libra apo artikuj titujt e të cilëve përmbanin alë si “rënie”, “degradim”, “katastrofë”, “sëmundje” etj. Në vitet 20, libri Rënia e Perëndimit i Osvald Shpenglerit [Oswald Spengler], po korrte sukses të jashtëzakonshëm në publikun evropian, pikërisht në sajë të tezës së tij se kulturës perëndimore i ishte shterur fuqia shpirtërore, se dominimit material të Perëndimit në botë po i afrohej fundi dhe se vendin e tij do ta zinte një kulturë më vitale (Spengler, 1962). Ishte po Shpengleri ai që më 1931 do të shkruante te libri tjetër, Njeriu dhe teknika, se “popujt me ngjyrë” po e huazojnë teknikën e Perëndimit dhe do ta përdorin për t’i dhënë fund vetë Perëndimit (Spengler, 2011). Edhe në kritikën e tij ndaj qytetërimit teknik të Perëndimit, Korça, qoftë edhe padashur, po ndiqte tendencat e kohës në mendimin perëndimor. Siç e vumë në dukje më sipër, kritikat ndaj materializmit, ateizmit dhe humbjes së vlerave shpirtërore të Perëndimit gjendeshin te shkrimet e klerikëve katolikë shqiptarë, sikurse edhe te shkrimet e disa intelektualë laikë.

Argumenti i katërt i klerikëve shqiptarë në vitet 20-30 ishte se Islami i shërbente kombit shqiptar, sepse mbante larg prej tij doktrinën komuniste. Klerikët myslimanë u angazhuan në luftën kundër ndikimit komunist në Shqipëri. Sërish, Hafiz Ali Korça u shqua në këtë drejtim me librin e tij Bolshevizma, a çkatërimi i njerëzimit, botuar më 1925, vit i restaurimit të sundimit të Zogut, pas shtypjes së asaj që regjimi e quante si kryengritje me orientim bolshevik. Qysh në krye autori e bën të qartë se qëllimi i shkrimit të librit është që t’i shërbejë atdheut dhe bashkatdhetarëve me anë të tregimit të natyrës së vërtetë të bolshevizmit. Sipas Korçës, bolshevizmi është më i vjetër se sa Lenini dhe Marksi, ai burimin e ka te armiqësia që çifutët kanë ndaj myslimanëve dhe të krishterëve. Çifutët dhe idetë e tyre për gjoja barazinë kanë qenë shkaktarët e përçarjeve të hershme në gjirin e Islamit dhe më në fund ata arritën sukses në botën moderne duke shtënë në dorë fuqinë ekonomike të botës. Çifuti Marks kishte për qëllim që të rrënonte fetë monoteiste dhe të rrëzonte qeveritë e mbarë botës dhe Lenini ishte nxënësi i tij. Duke përshkruar se çfarë po ndodh në Rusi, Korça përmend edhe se komunizmi nuk e njeh familjen dhe as patriotizmin. Çifutët e sundojnë Rusinë përmes bolshevizmit, por edhe Perëndimin e dominojnë me anë të kontrollit mbi ekonominë. Vetëm në shtetet myslimane nuk ka depërtuar dot bolshevizmi, gjë që nënkupton se prania e Islamit në Shqipëri është një digë e fuqishme për të ndaluar ndikimin e çifutëve përmes doktrinës komuniste (Korça, 2006). Libri Bolshevizma nuk është tjetër veçse një propagandë e rëndomtë kundërsemite, faqet e tij më shumë shfaqin atmosferën e kohës kur janë shkruar se sa përmbajnë informacion të saktë apo rigorozitet në shtjellimin e temave. Të vjen keq kur lexon se një studiues serioz i jetës dhe i veprës së Ali Korçës e quan këtë libër si tregues të “një vizioni të qartë e largpamës për të ardhmen jo vetëm kombëtare por edhe gjithënjerëzore”, si “konceptim pak kozmopolit e universal” dhe më poshtë shkruan se libri “shënon fazën e pjekurisë politike të Hafiz Aliut” (Ahmedi, 2006: 73-75). Pavarësisht meritave që libri i Korçës mund të ketë pasur për paralajmërimin ndaj rrezikun komunist që i kanosej shqiptarëve, sot vlera e tij konsiderohet e kapërcyer. Madje, duke pasur parasysh se vepra e Korçës po ribotohet pas rënies së komunizmit dhe në një atmosferë të polarizuar për shkak të luftës kundër terrorit dhe përmbysjeve të mëdha politike në Lindjen e Mesme, që në disa qarqe fundamentaliste islamike shihen si komplote të Perëndimit dhe të zionistëve kundër islamit, mund të jetë e rrezikshme nëse kundërsemitizmi do të ushqehej sot në shoqërinë shqiptare përmes këtij libri të Korçës, apo autorëve të tjerë klerikë apo laikë të brezit të tij, pa u shoqëruar tekstet e tyre me shënimet përkatëse kritike bazuar mbi dijen shkencore bashkëkohore që filtron informacionin. Fatkeqësisht, një kritikë të tillë nuk e gjejmë te studimi i Ahmedit për Hafiz Ali Korçën, studim i cili në aspekte të tjera është mjaft i përpiktë.


HASAN BELLO

KONTRIBUTI I KLERIT MYSLIMAN NË HARTIMIN E ABETAREVE DHE ALFABETEVE (II) Në vitin 1888, pas kryerjes së shkollimit në Stamboll, Saidi i frymëzuar me idealin kombëtar, u kthye në atdhe ku iu përvesh punës në shërbim të arsimit. Për këtë, që përpara se të kthehej ai mori me vete një sasi të madhe abetaresh të Shoqërisë së Stambollit me dëshirën e flaktë që të hapte në vendlindje shkollën e parë shqipe.

24

Di

NËNTOR 2012 NËNTOR 2012

IV. Abetarja shqip me alfabet latin e Said Najdenit (18641903) Said Najdeni, lindi në qytetin e Dibrës në vitin 1864, në familjen e Islam dhe Esma Najdenit. Ai ka hyrë në fondin e historisë sonë kombëtare si rilindës, patriot, atdhetar dhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare. Arsimin fillor dhe atë plotor Saidi e kreu me sukses në vendlindje në vitin 1882, inteligjenca dhe zgjuarsia që ai kishte bënë që babai i tij ta dërgonte të birin për ta shkolluar fillimisht në Edirne e më pas në Stamboll, ku Saidi përfundoi me sukses studimet e larta teologjike në medresenë e Hajdar Pashës. Në vitin 1888, pas kryerjes së shkollimit në Stamboll, Saidi i frymëzuar me idealin kombëtar, u kthye në atdhe ku iu përvesh punës në shërbim të arsimit. Për këtë, që përpara se të kthehej ai mori me vete një sasi të madhe abetaresh të Shoqërisë së Stambollit me dëshirën e flaktë që të hapte në vendlindje shkollën e parë shqipe. Dëshirë të cilën ai e realizoi në vitin 1893, por që pas një viti shkolla që ai hapi u mbyll. Kjo e detyroi Said Najdenin të kthehej në Stamboll, rrugës ai arrestohet bashkë me Hamdi Ohrin, një veprimtar tjetër dhe dënohet me 15 muaj burg. Pasi doli nga burgu, me qëllim që të njihej më nga afër me lëvizjen kombëtare ai vizitoi kolonitë shqiptare të Bukureshtit, Soes, Italisë, etj. Më 1899 ai mori pjesë si delegat në Kuvendin e Pejës, pas të cilit u burgos përsëri dhe u lirua me kusht që të mos shkonte më në Stamboll. Në vitet e luftës turko-greke kthehet në Dibër, ku duke ditur rrjedhojat e brendshme dhe të jashtme parashikoi shumë qartë përfundimin e kësaj lufte. Hoxhallarëve të Dibrës, ai u shpjegoi rrezikun dhe jua mbushi mendjen se duhej mësuar shqipja me alfabetin e vet, që kështu shqiptarët të zgjoheshin e të bëheshin gati për të mbrojtur interesat kombëtare. Kjo propogandë, zgjoi shumë shokë të tij e hoxhallarë të Dibrës, të cilët filluan ta mësonin dhe ta donin gjuhën amtare. Në vitin 1900 ai hapi për herë të tretë shkollën shqipe në Dibër. Po në këtë vit në Soe botoi “Abetare e gjuhesë shqip: nde të folë gegënisht” pa emër autori dhe “Fe-rrëfenjësja e myslimanëve”. Abetareja e Said Najdenit është hartuar me alfabetin e Stambollit, me të vetmin ndryshim se ajo i është përshtatur dialektit gegë, pjesë e së cilës ishte edhe popullsia e kësaj krahine. Alfabeti ka 36 shkronja të vendosur vertikalisht e horizontalisht bashkëngjitur me alfabetin e gjuhës frënge dhe greke. Në abetare janë vendosur ushtrime gramatikore si dhe pjesëza leximi në dialektin e Dibrës, Shkodrës, Tiranës, Elbasanit dhe në dialektin tosk. Said Najdeni i përket atij grupi klerikësh që mendonte se alfabeti më i përshtatshëm për shkrimin e gjuhës shqipe ishte alfabeti latin. Si përfundim, për këtë figurë po perifrazojmë një thënie të Prof.Mahmud Hysës i cili shkruan se: “Saidi jetoi në kohën e Rilindjes, mendoi si rilindasit, veproi si rilindas, shkroi si rilindas dhe vdiq si rilindas”. V. Abetarja shqip me alfabet latin e Hafiz Ali Korçës (18741957) Për personalitetin e Hafiz Ali Korçës është shkruar dhe


vazhdon të shkruhet çdo ditë e më shumë, jeta dhe veprimtaria e kësaj figure është bërë objekt studimesh dhe disertacionesh, konferencash dhe seminaresh. Hafiz Aliu është një nga fytyrat më të shquara të patriotëve shqiptar. Ai është një nga fetaro-letrarët tanë më të mëdhenj. Vepra e tij letrare, publicistike dhe didaktike e botuar që në kohën kur ai ishte gjallë i kalon 6.733 faqe. Pa folur pastaj për shumë dorëshkrime të cilat ende dhe sot e kësaj dite gjenden nëpër bibliotekat private apo muzetë e ndryshëm të Shqipërisë. Në Kongresin e Dibrës të vitit 1909, në të cilin morën pjesë 115 burra nga më të zgjedhurit, më fisnikët dhe më patriotët e Shqipërisë ishte Hafiz Aliu ai që propozoi për të parën herë problemin e mësimit të gjuhës shqipe, përmirësimin e modernizimin e medreseve dhe shumë çështje të tjera të rëndësishme. Fjala e tij u dëgjua me vëmendje të madhe dhe me nderim prej të gjithëve dhe kongresi vendosi të bëjë demarshet e duhura pranë qeverisë osmane që gjuha shqipe të ishte e detyrueshme për t`u mësuar zyrtarisht nëpër të gjitha shkollat e Shqipërisë. Si erudit i njohur, poliglot, mësues i “Mësonjëtores së Parë Shqipe të Korçës” dhe si përfaqësues i nacionalizmit shqiptar, Hafiz Ali Korça, ishte në korent të të gjitha zhvillimeve që kishin të bënin me lëvizjen kombëtare. Kjo, duket edhe në përmbajtjen e abetares së gjuhës shqipe me alfabet latin që ai botoi në vitin 1910. Në këtë tekst autori përdori dy alfabete: alfabetin e Stambollit, variantin e vitit 1884 dhe alfabetin e miratuar nga Kongresi i Manastirit të vitit 1908. Çka tregon se autori ishte në koherencë me evoluimin dhe të rejat më të fundit në fushën e shkrimit të gjuhës shqipe. Hafiz Ali Korça abetaren e tij e ka ndërtuar sipas metodës fonetike dhe e ka ndarë atë në njësi mësimore. Pas pjesës së shkronjave, autori ka vendosur copëza leximi, të cilat, përveç anës edukative dhe morale janë të pajisura edhe me alë të urta nga folklori i popullit shqiptar. Abetarja në alë ka një vëllim të konsiderueshëm faqesh (gjithsej 48 faqe) dhe shërbeu për disa vite për mësimin e lexim-shkrimit shqip nga masat e popullit. VI. Abetarja shqip me germa arabe e Rexhep Tetovës (1847-1917) Rexhep Tetova ose siç njihet ndryshe me emrin Hoxhë Voka lindi në fshatin Shipkovicë në vitin 1847. Arsimin fillor dhe atë plotor e mori në vendlindje, ndërsa atë të lartë për shkenca islame e përfundoi në Stamboll. Pas kthimit në Tetovë në vitin 1895 e, sidomos pasi u emërua si myfti i Vilajetit të Manastirit në vitin 1903, Hoxhë Voka, mori pjesë aktive në Lëvizjen Kombëtare. Në vitin 1910, ai botoi veprën programatike “Mendime”, e cila, na jep një pasqyrë të qartë të gjendjes intelektuale dhe arsimore të popullit shqiptar, rrugët dhe mënyrat se si mund të kapërcehej e të dilej nga kjo gjendje. Megjithë kulturën e gjerë që kishte, Hoxhë Voka, mbajti një qëndrim të kundërt ndaj alfabetit të Manastirit. Ai ishte ithtar i shkrimit të gjuhës shqipe me alfabet arab. Prandaj, në këtë kuadër, në vitin 1910 ai botoi një abetare në Stamboll të titulluar “Abeja shkip”

me një tirazh prej 10.000 kopjesh. Abetarja e Hoxhë Vokës ka gjithsej 20 faqe dhe në hyrje të saj është shkruar ky dedikim: “Popullit të zgjuar shqiptar, që fëmijët të shkruajnë dhe të lexojnë në gjuhën e vet amtare, në mënyrë që të arrihet një përparim material dhe shpirtëror”. Megjithë përpjekjet e mëdha të autorit për të gjetur shkronja të reja për të plotësuar ata tinguj të shqipes që nuk i kishte alfabeti arab, kësaj abetareje i mungonte ana praktike dhe nuk pati përhapje të gjerë. Të gjitha këto nuk ia zbehin aspak vlerat kësaj figure, deri në fund ai mbeti ithtar i shkollës dhe i mësimit të gjuhës shqipe. Në librin “Mendime” ai shkruan se: “Nuk ka në histori asnjë shembull në jetë, që një popull të ketë përparuar dhe të jetë ngritur pa mësuar në gjuhën e vet…”. Më poshtë, ai i fton të gjithë shqiptarët që: “Gjuhën tone, bashkë me gjuhën turke, ta mësojmë se është një punë e mençur. Secili e din se deri tani sat ë mos mësojmë edhe në gjuhën tonë amtare, kombit dije dhe edukim të përgjithshëm nuk mund t`i japim…”. Më 1911 ai botoi edhe “Gramatikën elementare shqipe” si dhe një tekst mësimor fetar “Ilmihal i hollësishëm shqip”. Moto e Rexhep Tetovës për të gjithë shqiptarët mbetën alët: “Shkollat t’i hapim dhe në mos paçim mundësi të ndërtojmë ndërtesa të mëdha, në kolibe me kashtë t’i tubojmë fëmijët vetëm që të mësojnë” dhe “ne shqiptarët është turp të mbesim më poshtë se popujt e tjerë”. VII. Abdulhaqim Hiqmet Dogani (1880-1955) Abdulhaqim Hiqmet Dogani lindi në vitin 1880 në një famijle me tradita të hershme fetare dhe patriotike, për shumë vite me radhë babai i tij kishte shërbyer si myfti i Gostivarit. Pasi përfundoi studimet e larta në Stamboll, Abdulhaqim Hiqmet Dogani ndoqi rrugën e mësuesisë. Në vitin 1911, afërsisht për gjashtë muaj, ushtroi detyrën e profesorit të gjuhës shqipe në shkollën Normale (Darul-mu`allimin) të Shkupit. Për pak kohë, ai u zgjodh edhe deputet në Parlamentin e dytë Osman si përfaqësues i Gostivarit. Por, kontributi i tij kryesor konsiston në fushën e tekstologjisë, si didakt ai mban autorësinë e të paktën 16 teksteve shkollore, të cilat janë të shkruara në gjuhën turke. Në këtë kuadër ai hartoi dhe një “Abetare shqip me gërma arabe” (“Arnavutça eliaarap harlariyla”), ndërsa në vitin 1946 hartoi një “Abetare” të gjuhës shqipe, të cilën për shkaqe objektive ne nuk kemi mundur ta sigurojmë brenda kohës që po përgatisnim këtë kumtesë. VIII. Përfundime Nga hulumtimet e deritanishme, siç u evidentua dhe më sipër, klerikët myslimanë shqiptar në periudhën e Rilindjes Kombëtare kanë luajtur një rol të rëndësishëm për shkrimin, mësimin dhe përhapjen e gjuhës shqipe. Për këtë, tregues i qartë është fakti se një alfabet origjinal me gërma latine siç ishte ai i Hoxhë Hasan Tahsinit dhe gjashtë abetare të gjuhës shqipe mbajnë autorësinë e këtyre klerikëve. Pa folur pastaj për libra, alorë, tekste mësimore dhe ndikimin e madh që ato patën për zhvillimin e gjuhës shqipe. NËNTOR 2012

Di

25


Retrospektivë Dita në të cilën e shfaqi këtë akt Kombi Shqiptar, asht ma e madhja festë e këtij Kombi; prandaj me gëzim të madh festohet çdo vjet. Sod, i madh e i vogël çdo Shqiptar bashkohet me turmën e madhe të Kombit dhe brohorit për Atdhe e për flamur.

28 Nandori

Fatbardhësija e Shqipnisë Sod në këtë ditë të bardhë çdo shqiptar, qoftë i madh ase i vogël, i vjetër ase i ri, i lashtë ase vogëlush, i dishpruem ase i lumtënueshëm, bashkohet atje, ku bashkohet i gjithë Kombi, merr pjesë në tryezën e gëzimit qi shtrohet për mirë-dashësit e Atdheut, ndjenjat e tijë marrin hov nga shendi dhe shpërthehen atje ku shpërthehen ndjenjat fisnike Shqiptare, gëzon e feston 28 Nandorin, Ditën qi u fitue Pamvarsia Kombtare. Bash si sod në këtë ditë fatlume nji grusht Patriotë Shqiptarë të shtyem nga ndjenja e naltë atdhetare u mblodhën në Vlonën historike dhe shpallën Lirinë, gjanë ma të shenjtë e ma të shtrenjtë të Kombit.

26

Di

NËNTOR 2012

Deri në këtë kohë Shqipënia ishte një trazyrë e pa krye e nji gremisje. Shpirti i Shqipnis hiqesh zvarrë nënë shkelmat e grushtat e pa mëshirshëm t’ armikut. Vuente e mjera Shqipëni nënë kthetrat e pangishme të tijë. Në këtë kohë këndojshin Poetët Kombëtarë kangët e vajtimit e të dishprimit; nxirrshin vneret e tyne kundrejt gjendjes kritike. [...] Po, zotni, përplasesh e rrokullisesh e shkreta Shqipëni sa andej sa këndej gjatë shekujsh e s’gjente shpëtim. [...] Tue qëndrue gjithmonë kështu çështja, del në Vlonë nji plak

mjekër-bardhë, Ismail Qemali, dhe me 28 Nanduër 1912, si tash 26 vjetë ma parë bashkë me nji grusht Shqiponjash, nge flamurin Kuq e Zi, atë qi sod na valon mbi krye. Por mos të harrohet se Pregaditësit e kësaj Lirije janë Shkrimtarët e Vjershëtarët Shqiptarë, Fituesat janë Islmail Qemali me shokë e Mbajtësi ashtë vetë Sovrani. [...] Hysni Hoxha Student në Kajro Revista “Zani i Naltë” Dhjetor 1938, fq. 363-365


Festa e Flamurit

Dita 28 Nanduër asht dita ma e madhe e ma e shenjtë e Kombit Shqiptar; sepse në këtë ditë nji grusht atdhetarë të flaktë të mbledhun atje në Vlorë nën kryesin e të ndjerit Ismail Qemal i shpallën botës se “Kombi Shqiptar asht i lirë e më vehte e nuk duron zgjedhë të huajë”. Kjo deklaratë e dalun nga goja e të ndjerit Ismail Qemal, ishte vetë zani i Kombit Shqiptar; zani i atij Kombi qi veç Zotit të Madh e vetes së vet, s’kishte tjetër ndihmë. Ky za i Shenjtë i Kombit Shqiptar i lëshuem në kupë të qiellit me anën e Flamurit Kuq e Zi, lajmoi edhe botën qiellore se Kombi Arbënesh ka vendosë të jetojë i lirë dhe i pamvarun askund gjetiu, veçse në ndihmën dhe bekimin e Zotit të Amshuëm. Dita në të cilën e shfaqi këtë akt Kombi Shqiptar, asht ma e madhja festë e këtij Kombi; prandaj me gëzim të madh festohet çdo vjet. Sod, i madh e i vogël çdo Shqiptar bashkohet me turmën e madhe të Kombit dhe brohorit për Atdhe e për flamur. “Independenca e Atdheut” asht ma e madhëja dhuratë e kësaj botë, si për çdo Komb ashtu edhe për ne Shqiptarët. “Atdheu mbi të gjithë”, asht nji emblemë e gëdhendun më zemrën e çdo Shqiptari. Edhe me të vërtetë, pa Atdhe s’kishim me pasë asnjë gja të sigurtë. “Zani i Naltë” tue kremtue festën Kombëtare të Flamurit i kujton me nderime ata qi i falën Shqiptarit independencën kombëtare edhe j’u lutet gjith vllazenve mysliman qi me këtë rasë ta kujtojmë me nga nji fatia Shpirtin e Naltë të Ismail Qemalit. Revista “Zani i Naltë” nëntor 1935, fq. 351-352

Shpirti i Dëshmorit Me të ngrysur, djelli verdhet, perëndon, Hidhërimi i ndarjes shpirtin ja lëndon, Plakos errësira, shtohet dhe rëndon, Një hije e zezë të ndjek, të mundon, Si mortja e murmë me turi të zi, Drurët dhe gurët i ndan po me zi. Ferrat, drurët, gurët në këmbë ngritur, Sikur të katisin dyk e trapitur, Llahtari e madhe për të çuditur, Shih në mest të hijes një sent të ndritur, Me çkëlqim të bukur nga të vërtitur, Ky është dëshmori q’u vra si duhet, Në f letët e nalta ky dëshmor quhet, Emr’ i tij në botët kurrë nuk shuhet. Jak ku e ka varrin pranë shëntit plak, Edhe sot nga plagët e tij ecën gjak, Mos ki frikë! Mblidhu! Qëndro këtu pak, Është shpirt i mirë, ri! Mos ki merak, Frikën, llahtarinë nga zemra e f lak, Me qefin në krye është mos u tremp? Kjo e shkretë kaqë nuk di pse të dhemp? Ka vdekur Profeti bota nuk u shemp. Veri vesh sa fjalë të nalta po f let, Shpirt-naltë, i ndyer Dëshmor me vërtet, Ra victim në Durrës për Atdhen’ e vet, Fluturon si zogu në Parajs me f let, Bashkë me shehidët që ka n’atë jet, Thotë: jam i gjallë, unë nuk kam vdek, Për Atdhen’ e dashur, unë jam përpjek, Tani, me gjith shokët në Parajs jam pjek. Marrë prej librit “Kujtimet e Burgut” Hafiz Ali Korça Revista “Zani i Naltë”, Nr. 7 Maj 1928 Viti V, fq.591 NËNTOR 2012

Di

27


Personalitet

FERIT VOKOPOLA (1887-1967)

Përfaqësuesi më i shquar i misticizmit islam në Shqipëri

Firmëtar i Aktit të Pavarësisë, Deputet në Vlorë e Berat, Ministër i Bujqësisë, Teolog, Ekonomist, Poet, Publicist, Themelues i Organizatës “Drita Hyjnore”, Drejtor i Revistës “Njeriu”. Ferit Vokopola lindi në Vokopolë të Beratit më 18 gusht 1887. Atdhetar dhe njëri nga pjesëmarrësit e Kuvendit Kombëtar të Vlorës. Në vitin 1920 ishte ndër organizatorët e Kongresit të Lushnjës. Ai iu përkushtua fesë dhe ishte ndër themeluesit e Medresesë së Tiranës dhe bashkëpunëtor i njohur i shtypit laik e fetar. Autor i veprës “Gjëmimi i Tomorrit”, përmbledhjes me vjersha “Symbyllazi me ëndërrime” dhe vëllimit me poezi “Fluturimet e shpirtit”. Ferit Vokopola përktheu Kur’anin dhe la në dorëshkrim’’Kalendarin osman”. Në shtypin shqiptar të viteve 1920-‘30 ndriçoi pena e fuqishme e tij, si një prej figurave poliedrike të kohës. Studioi në Universitetin e Stambollit për drejtësi dhe ekonomi. Ai ishte politikan, ekono-

28

Di

NËNTOR 2012

mist, teolog, poet, filozof dhe eseist. Më 28 nëntor 1912, Ferit Vokopola firmosi dokumentin e Shpalljes së Pavarësisë si delegat i Vlorës. Më 1914 bëri pjesë në ekipin e Ministrisë së Bujqësisë të Qeverisë së Durrësit. Pikërisht në këtë kohë ai hartoi kriterin e përkthimit dhe të komentimit të Kur’anit. Atdhetari i flaktë Ferit Vokopola në kujtimet e tij, lidhur me ato ditë të vështira të pragshpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, në gazetën “Përlindja e Shqypnijes”, viti II, nr. 6-7 të dt. 30 janar e 1 shkurt 1914, shkruan: “... u nisëm përmes Myzeqesë në ato kohëra të këqija nga dimri i fortë e arritëm në Fier, ku takuam edhe Ismail Qemal beun me shokë. Ismail Qemal beu në zyrën telegrafike merrte shpjegime mbi situatën e okupacioneve dhe jepte këshilla mbi masat që duheshin e me padurim të mblidheshin delegatët shpejtësisht në Vlorë. Kur ishim në zyrën telegrafike më vjen një telegram mua nga nëna ime që ishte me plevit tepër të rëndë dhe Ismail beu më thotë: shko biri im në Berat, hallallosu me mëmën, ti marrësh uratën e pastaj hajde në Vlorë me delegatet e Beratit. Duke e digjuar, unë i thashë se jam nisur për Mëmën Shqipëri, e uratën kam me ja marë kësaj. Ai më përgëzoi atenisht me një bravo, e cila i buroj nga zemra… dhe vuna re se sytë i kishte të lotueshëm. Nga Fieri u nisëm për Vlorë. Atje Agallarët Sharra çelën shtëpinë e na pritën me bujari të madhe. Ndërkohë prisnin me padurim të vinin delegatët e vëndeve të tjera”. Dokumenti i Shpalljes së Pavarësisë u botua në gazetën “Përlindja e Shqypnijes”, organ i Qeverisë së Përkohshme të Vlorës, edhe nën kujdesin e firmëtarit më të ri të Aktit të Pavarësisë (vetëm 25 vjeç) Ferit Bej Vokopola. Gjatë periudhës 1920-1928 u zgjodh deputet i Vlorës, kurse gjatë viteve 1928-1939 deputet i Beratit. Pikërisht në këtë kohë, në bashkëpunim me Sali Vuçiternin e të tjerë, ai bëhet një nga organizatorët kryesorë për themelimin e Komunitetit Mysliman Shqiptar dhe jep një kontribut të ndjeshëm për ngritjen e Medresesë së Përgjithshme

të Tiranës. Më 26.10.1927 deri më 10.5.1928 Ferit Vokopola mbuloi postin e Ministrit të Bujqësisë në Qeverinë Shqiptare. Në Kongresin e Lushnjës (21.1.1920) ai mbajti alën e hapjes dhe u zgjodh Sekretar. I frymëzuar nga kjo ngjarje historike, ai shkroi himnin e Kongresit të Lushnjës. Poezia e këtij himni është një muzikalitet me tinguj melodioz. Më 1919 boton “Fluturimet e Shpirtit”, në vitin 1920 botoi vëllimin me poezi “Symbyllazi me ëndërrimet”, në vitin 1942 botoi veprën poetike “Gjëmimet e Tomorrit”. Stili i tij është atraktiv, gjuha plot figura, metrika e respektuar. Figurat e përdorura në poezinë e tij kanë karakter simbolesh, gjithmonë brenda botës së madhe të emocioneve. Ai është përfaqësuesi më i shquar i misticizmit islam në Shqipëri, në gjysmën e parë të shekullit XX-të, dhe radhitet ndër persologët më të rëndësishëm shqiptarë. Poezia e poetit Ferit Vokopola është e udhëhequr tërësisht nga misticizmi dhe qëndron në tre përbërësit kryesorë, njeriu, natyra dhe Zoti, ku mbi të gjitha qëndron Zoti. Në revistën më të shquar të kohës “Zani i Naltë”, poeti dhe filozofi i shquar Ferit Vokopola botoi poezinë “Perëndimi i Shejh Shaban Tixhanisë”, si dhuratë miqësore e gjurmuesve të tarikatit Tixhani, duke i bërë himn vetë njeriut, që qëndron në thelb të doktrinës së tij filozofike dhe religjioze. Frymën e misticizmit islam e solli në vjershërimin poetik shqip Naim Frashëri, dhe e vazhdoi Ferit Vokopola. Ai shprehej në vargjet poetike: “Fillonj` me emnin e t`madhit Zot Që është bekues e Mëshirplotë”. Në fushën e legjislacionit Ferit Vokopola u shqua si një nga ligjbërësit kryesorë të Parlamentit të viteve 19201930. Ai së bashku me deputetë të tjerë të besimit islam përgatitën dhe miratuan në Parlament Kodin Civil të viteve 30-të të shek. XX dhe që u vlerësua si hapi më i rëndësishëm për përparimin dhe zhvillimin e vendit. Me pushtimin e Shqipërisë nga Italia në 1939, Ferit Vokopola u tërhoq nga jeta politike dhe administrata shtetërore, duke iu


kushtuar krejtësisht aktivitetit fetar. Në këtë kohë, ai themeloi në Tiranë organizatën fetare “Drita Hyjnore”, që pati si organ të saj revistën “Njeriu”, e cila doli rregullisht nga korriku 1942 deri në qershor 1944. Në këtë revistë ai botoi një pjesë të shkrimeve të tij, ku shquhen në mënyrë të veçantë poezitë e tij simbolike me theks filozofik. Duke qenë njohës i mirë i mistikës islame, ai e përçon këtë frymë pothuajse në të gjitha poezitë e tij. “Zani i Naltë” ishte një revistë letrare që u publikua nga tetori 1923 deri në prill 1939, në të njëjtën kohë me “Udhën e s`vërtetës”. Mirëpo, ndërsa “Udha e s`vërtetës” u publikua në Shkodër, “Zani i Naltë” që ishte botim i Komunitetit Mysliman Shqiptar dilte në Tiranë. Nga Ferit Vokopola në të u pasqyruan dy të drejtat më të respektuara të njeriut. E drejta e pluralizmit kulturor, ku kulturat e ndryshme zhvillohen së bashku dhe e drejta e pavarësisë kulturore, ku një kulturë zhvillohet e vetme në hapësirën e saj. Pra kultura e lindjes dhe ajo perëndimore u ngjizën në kulturën shqiptare, nëpërmjet inteligjencës krijuese të Ferit Vokopolës. Në aspektin e vlerësimit teologjik dhe filozofik të moralit islam, ai u shpreh për çështje madhore dhe shkroi esetë filozofike “Problemi i Zotit dhe Djallit”, “Verdikti i fatit” dhe “Morali dhe epshi i masave”. Në këtë revistë më të shquarën e kohës, ai botoi dhe studimet dhe esetë në fushën e historisë së artit si “Kuptimi i artit dhe kufijtë e tij”, “Shkrimtarët e Letërsisë Islamike në Shqipëri” etj. Në korrik 1942, doli në Tiranë revista kulturore dhe fetare “Njeriu”. E në numrat e parë, kjo revistë periodike e përmuajshme e kishte të përcaktuar orientimin shpirtëror dhe kulturor të saj. Me përkthimin e vargjeve kur’anore dhe të mësimeve të Profetit dhe botimin e tyre në faqet e revistës “Njeriu”, të edituar dhe drejtuar nga Ferit Vokopola, u kontribuua në formimin e një pikëpamjeje bashkëkohore mbi moralin, filozofinë, edukimin, qytetërimin dhe besimin islam. Revista “Njeriu” ishte organ i Shoqatës “Drita Hyjnore” e themeluar nga Ferit Bej Vokopola. Në përmbajtjen e saj ne gjejmë një gërshetim të teorisë me praktikën,

me misticizmin si epiqendër të saj. Politika redaksionale e Ferit Vokopolës e definoi këtë teori si “Misticizmi me të gjithë karakteristikat e ngjashme të tij, është rruga e zakonshme e njohjes së të vërtetës, dhe ajo është boshti, i cili ka të përfshirë të gjithë atë luftë e përpjekje në kuptimin, ndikimin, këmbënguljen dhe përhapjen e veprës së ndritur të mirëbërësisë. Në faqet e kësaj reviste Ferit Vokopola botoi edhe shkrime të Fan Nolit, Faik Konicës, Lasgush Poradecit, Mithat Frashërit dhe intelektualëve më të rinj si Suat Haxhit, Mustaf Greblleshit, Jup Kastratit etj. Revista doli në 27 numra dhe u mbyll në qershor 1944. Ferit Vokopola botoi dhe përkthime të pjesshme në revistën tjetër të kohës “Kultura Islame”, ku bashkëpunoi ngushtësisht me figura të shquara të kulturës shqiptare si Sherif Putra, Haki Sharofi, Sadik Bega e të tjerë. Edhe në fushën e përkthimeve nga osmanishtja, ai u shqua mbi të tjerë, duke prurë në shqip thesare të letërsisë dhe kulturës perse në veçanti dhe asaj islame në përgjithësi. “Rubaijjati” (Rubairat) i Omar Kajamit u botua për herë të parë më 1942, në Tiranë, vepër në vargje prej 139 faqesh i Hafiz Ali Korçës. Me kërkesë të tij, Ferit Vokopola shkroi parathënien e kësaj vepre fondamentale të kulturës perse, që vinte në shqip për herë të parë. Ferit Vokopola, një nga zotëruesit e mirënjohur e më të përkryer të disa gjuhëve të huaja të lindjes dhe të perëndimit, në parathënien e këtij libri, vëren: “Shtatë shekuj eti në hirin e harresës edhe vepra e “Rubairave” të Omar Kajamit, pra, s’dihej të çmohej prej një bote fantastike e fanatike, realiteti i jetës, që ai poet e filozof i shquar, ishte munduar të shpjegonte në vargjet e bukura katrore”. Ferit Vokopola nxiti dhe frymëzoi ngjizjen e kulturës islame në kulturën dhe inteligjencën krijuese shqiptare. Agjah Libohova, i dërguari i qeverisë dhe Ferit Vokopola – deputet, shpjeguan më pas reformat që duhej të kryheshin dhe rëndësinë e tyre. Ky kongres, ndryshe nga dy të parët, u mor edhe me sigurimin e mirëmbajtjen e objekteve fetare, ndërsa një komision i veçantë u mor me hartimin e raportit vlerësues për të ardhurat e vakëfeve.

Kongresi shqyrtoi probleme të njohura në këtë komunitet, por që nuk kishin marrë ende zgjidhje deri në atë kohë. Në vitet ‘20 ishte pjekur mendimi për të krijuar një shkollë të mesme fetare islame me fizionomi bashkëkohore. Ithtarë të kësaj ideje dhe iniciatorë të kësaj ndërmarrjeje u bënë personalitete të shquara të politikës shqiptare të atyre viteve. Me rënien e Kalifatit, ngritja e një shkolle të tillë shtrohej si një çështje emergjente. Grupi i iniciatorëve kryesorë përbëhej nga Haxhi Vehbi Dibra, senatori Sali Vuçiterni, intelektualët e shquar Ferit Vokopola dhe Qamil Bala. Medreseja që do të ngrihej synonte të përgatiste klerikë të ditur, të pajisur me njohuri të larta fetare, filozofike e shkencore, në përkatësi me arritjet e arsimit bashkëkohor. Në mesin e shumë studiuesve të Kur’anit në botë, ndër të parët që u morën me studimin e Kur’anit në mbarim të shekullit XIX dhe fillim të shekullit XX nga shqiptarët, ishin Ferit Vokopola, Hafiz Ali Korça dhe Haxhi Vehbi Dibra. Këta studiues, padyshim, bëjnë pjesë në bashkësinë e artë të studiuesve më të famshëm shqiptarë të Kur’anit, gjatë shekullit që lamë pas. Pushteti komunist e burgosi. Në qelinë e burgut nuk ra as në dëshpërim, as në pesimizëm. Në këtë kohë ai shpesh thoshte: “Unë nuk jam as pesimist dhe as optimist, por mundësist”. Dhe ai kishte të drejtë, mbasi mundësia vjen vetëm me punë dhe përkushtim të inteligjencës krijuese në krijimin e vlerave të shoqërisë dhe të kombit. I bindur në pikëpamjet e tij islame, ai iu dedikua përkthimit të Kur’anit, punë të cilën ai e vazhdoi dhe e përfundoi për dhjetë vjet. Kur doli nga burgu, ai gjeti rreth e rrotull mjedise të tjera, larg lirisë së alës e të mendimit, kundërshtarë deri në armiqësi ndaj fesë. Në këto rrethana, duke zotëruar gjuhët orientale, ai iu ofrua Institutit të Historisë si bashkëpunëtor, duke i kaluar vitet e pleqërisë derisa vdiq në vitin 1969, si përkthyes i dokumenteve historike nga osmanishtja. Marrë nga Enciklopedia “100 personalitete shqiptare të kulturës islame” Shek. XIX-XX , fq. 50-53

NËNTOR 2012

Di

29


Foto Lajm

30

Di

Nテ起TOR 2012


HAXHINJTË SHQIPTARË NË MEKE - TETOR 2012

NËNTOR 2012

Di

31


Kujtime brezash

32

Di

Nテ起TOR 2012


"Gëzimi më i madh imi ka qenë më 16 nëntor...sikur linda përsëri. Kur shkova te xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi me njerëz. Vargu i tyre zgjatej deri në kala. Altoparlantët rreth e përreth... Të gjithë filluan të bënin tekbir. Brohoritnin. Masa gjithnjë e më tepër merrte flakë...Kam hipur në një tribunë të ngritur për atë qëllim. Mezi e përmbajta veten dhe s’mundja t’ju besoja syve të mi...S’kisha parë në jetën time aq të tubuar, mbi 55 mijë vetë...E pashë veten aq të lumtur, saqë nuk kisha gajle edhe sikur të bija kurban. Nuk kishte gëzim më të madh për jetën!” Hafiz Sabri Koçi

22 VJET NGA RIKTHIMI I FESË NË SHQIPËRI XHAMIA E PLUMBIT Xhamia e Plumbit, ose xhamia e Mehmet pashë Bushatlliut, i përket vitit 1182 h (1768) Xhamia me një sallë mjaft të madhe, me një kube të vetme të madhe, është e shtuar me një mihrab (vendfalja e imamit) magjepsës me një kube katërqoshesh ose gjysmërrethi. Në secilën faqe të kasnakut tetëqoshesh ka nga një dritare. Dritaret nuk bien në sy ngaqë janë të mbuluara me një çardak tresh që është vazhdim i vendit të xhematit të fundit...Xhamia është bërë plotësisht prej guri të gdhendur. Vendi i xhematit të fundit dhe pjesa e brendshme e mureve është prej guri shtuf. Shtyllat janë prej mermeri masiv, kurse kokat e tyre, të stilit rokoko... Xhamia e Plumbit – Monumenti historik më i bukur ndër të gjithë objektet e tjera të lagjes “Tabakë”, ndërtesë madhështore e artistike, në stilin arabo-turk që ka tërhequr

interesimin e vizitorëve. Kjo xhami i kujton vizituesit begatinë e dikurshme të lagjes “Tabakë” dhe të të tjerave përreth kalasë. Kjo xhami ka diçka të veçantë nga xhamitë e tjera të Shkodrës. Ndoshta është shpirti i historisë së saj ai që të tërheq e të bën për vete sapo takohesh me të dhe hyn në ambientet mjaft tërheqëse që ka kjo faltore shumëshekullore në vendin tonë. Ndoshta është shpirti islam i paraardhësve tanë dhe mesazhet e pastra të njësimit të Krijuesit të gjithësisë që gjejmë brenda kësaj xhamie, si një hallkë e qëndrueshme dhe e fortë që lidh realitetin tonë me atë të baballarëve tanë besimtarë. Ndoshta është pozita e saj strategjike në hyrje të qytetit, bri kalasë, pranë Drinit, në një prej lagjeve më të vjetra të qytetit, ku ambienti përreth bie erë historie e zgjon nostalgji kohërash e njerëzish që i dhanë emër këtij qyteti dhe u kthyen në një mozaik vlerash për të... NËNTOR 2012

Di

33


16 NËNTOR 1990 “...një grup qytetarësh, shumica të rinj si: Pëllumb Sallku, Bice Myftia, Agron Dibra, Abdullah Myftia, Eljaz Pateriku, Mithat Myftia, Gani Kryeziu, Faik Zaganjori, Mevaid Tresi, Qamil Nikshiqi, Minir Loku, Ibrahim Bilali, Ferid Lluja, Rasim Sokoli, Halil Veli Dani, Abedin Qallimi, Ferid Hajdari, Rauf Karakaçi e të tjerë morën iniciativën e guximshme për të hapur xhaminë, për të falur xhumanë, për të ripërtërirë fenë, për të rifituar të drejtën e ushtrimit të lirë të besimit fetar... Një rol të rëndësishëm në këtë veprimtari me alën e rastit e me drejtimin e besimtarëve për të falur xhumanë, ka luajtur Hafiz Sabri Koçi, i cili u bë simbol i përtëritjes së fesë islame në Shqipëri. Duke kujtuar këtë ngjarje të shënuar historike, na del përpara ai miting i madh popullor me rreth 60.000 pjesëmarrës nga qyteti e fshati, nga të gjitha moshat... Kjo ngjarje e paharruar jehoi në çdo familje, ajo u bë nxitje për të ndërmarrë vepra të tjera në dobi të gjallërimit të fesë, për të kapërcyer atë periudhë terri ateist 50 vjeçar.” Hafiz Sabriu ka thënë: “Gëzimi më i madh imi ka qenë më 16 nëntor...sikur linda përsëri. Kur shkova te xhamia, ç’të shihja? Ishte mbushur zi me njerëz. Vargu i tyre zgjatej deri në kala. Altoparlantët rreth e përreth... Të gjithë filluan të bënin tekbir. Brohoritnin. Masa gjithnjë e më tepër merrte flakë...Kam hipur në një tribunë të ngritur për atë qëllim. Mezi e përmbajta veten dhe s’mundja t’ju

34

Di

NËNTOR 2012

besoja syve të mi...S’kisha parë në jetën time aq të tubuar, mbi 55 mijë vetë...E pashë veten aq të lumtur, saqë nuk kisha gajle edhe sikur të bija kurban. Nuk kishte gëzim më të madh për jetën!” Rahmete dhe respekt për të gjithë ata besimtarë të përkushtuar që kontribuuan me pasurinë dhe shpirtin e tyre për skalitjen e datës 16 Nëntor 1990 në kujtesën historike të kombit shqiptar!

FORMIMI I BASHKËSISË ISLAME TË SHQIPËRISË Ndërsa mitingu madhështor përfundoi dhe njerëzit tubatuba po shpërndaheshin, duke mbartur me vete gëzimin e harenë e asaj dite të madhe, në Xhaminë e Plumbit u organizua shpejt e shpejt një mbledhje për nga përmasat, por me një rëndësi të veçantë historike për të ardhmen e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në këtë mbledhje, si të themi në ilegalitet, u vendos krijimi i “Bashkësisë Islame Shqiptare” me qendër në Shkodër.

NUK U BESONIM SYVE TANË HADI H. LLUJA Shkodra, qytet mijëravjeçar, shkëmb i qëndresës dhe vatër e kulturës shqiptare në shekuj. Qyteti i Teutës, Gentit, Barletit, Kara Mahmud Pashës, Shesh Shamisë, Hafiz Ulqinakut, Oso Kukës, Hodo Sokolit e shumë e shumë të


tjerëve, po shkel në pranverën e demokracisë. Shkodra, fortesa më e pathyeshme e dinjitetit, e trashëgimisë, e besimit fetar në Shqipëri, luftoi me të madhe për ta ruajtur dhe për ta mbajtur të gjallë në zemrat e njerëzve dashurinë ndaj të Madhit Zot. Kështu pas një çerek shekulli shtypje, mohim i të drejtave të pamohueshme të njeriut për të jetuar dhe besimin fetar të ndaluar e të shkatërruar padrejtësisht nga ateizmi më ekstrem komunist, i cili i shfaqi shpien më të rëndë ndër shekuj popullit shqiptar duke e quajtur “ateist”. Merta për këtë korrigjim fillimisht i takon rinisë shkodrane e cila pa u hamendur e trasoi rrugën në tërë vendin. E riktheu besimin, njerëzoren, fenë. Me këtë rast u vërtetua thënia a ajeti i Kuranit: “Ne e kemi zbritur atë (Kuranin) dhe Ne do ta ruajmë atë”, dhe vërtet, këtu nën trysninë më të madhe e ruajtëm Kuranin në zemrat tona. Tamam në ditën e xhumasë më 16 nëntor 1990, hirësia e tij Hafiz Sabri Koçi bëri inaugurimin, rihapjen e Xhamisë së Plumbit, këtij monumenti të kulturës dhe historisë shqiptare, që sot është e vetmja xhami e mbetur nga 36 xhamitë sa kishte Shkodra. Kjo e dhënë padyshim shpreh lashtësinë dhe kulturën e një qyteti. Ishte momenti më i gëzuar, kur në tribunë ngjitej Hafiz Sabri Koçi, i cili deklaron rihapjen e Xhamisë së Plumbit dhe njëkohësisht mundësoi shpërthimin e ndjenjave fetare të shqiptarëve për 25 vjet. Kjo skenë që do t’i kishte befasuar edhe regjisorët më të njohur bëri që të emocionohen edhe mbi 55.000 njerëz të tubuar. Pleqtë bënin dua dhe nuk

mund t’i mbanin lotët që edhe një herë e përjetuan këtë ditë që vetëm një muaj më parë iu dukej ëndërr, ishte “mollë e ndaluar” dhe nuk bëhej asnjë tolerim. Në anën tjetër shumë të rinj, alëpakë por punëshumë, ishin të vendosur se vetëm në rrugën e Zotit do të jetë e ardhmja e njerëzimit, gjersa fëmijët, brezi më i privilegjuar ndjehej aq fatlum sepse atij do t’i takojë e ardhmja dhe detyra për ta çuar përpara këtë rrugë të filluar nga stërgjyshërit e tyre. Hafiz Sabri Koçi dukej si djalë i ri plot emocione e përmalluar në vete (duke rikujtuar vuajtjen dhe tmerrin), po gjen ngushëllim kreu vëren masën e tubuar e cila nuk e ka humbur dashurinë për të dhe për fe. Dhe ja me një ton plot energji fillon ta falënderojë Allahun xh.sh. që na e bëri të mundur përsëri të shohim këtë ditë, pastaj nga zemra falënderon rininë shkodrane që me bindje e besim tek i Madhi Zot e solli këtë rast, që bëri jehonë thekshëm në tërë vendin. Nga kubet e bardha të kësaj Xhamie pas shumë vjetësh u dëgjuan versetet e Kuranit dhe Hadithet e Muhamedit (a.s.) të cilat me besnikërinë më të madhe i kishte ruajtur në memorien e tij Hafiz Sabriu. Përmbajtja e tyre mund të përmblidhet në thirrjen e njerëzimit për paqe, dashuri, harmoni, mirëkuptim, bashkëpunim, miqësi, vëllazërim midis njerëzve pa dallim. Kjo ditë do të kujtohet ndër breza, si ditë që shënoi një etapë të re, të ndritshme. NËNTOR 2012

Di

35


Dossier

FERIT LIKA

Ata s’janë më dhe atdheun që ata i shërbyen dhe e mbrojtën me jetën e tyre, tashmë na e kanë lënë ne trashëgim. Shqipëria erdhi në ditëlindjen e vet shtetërore, kur bota së cilës i takonte kishte shkuar drejt një ideje tjetër: Paneuropës, idesë utopike të Europës së sotme. Por shekulli i 21-të padyshim është shekulli i shqiptarëve. Kurrë pozita e tyre në mjedisin ndërkombëtar nuk ka qenë kaq e promovuar sa sot, kur gjithnjë e më shumë vendin e indipendencës po e zë ajo që quhet interdipendencë, kur vendin e pavarësisë po e zë identiteti.

BURRAT QË NA LANË TRASHËGIM

ATDHEUN Rruga e mundimshme drejt pavarësimit solli me vete edhe figura të larta

Atë mot të 1912, ishin të shumtë ata që ndihmuan në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, me guximin dhe dëshirën për të rindërtuar një shtet të pavarur shqiptar. Stërgjyshërit a katragjyshërit tanë i dhanë udhë ëndrrës së vjetër të pavarësisë, 100 vjet më parë. Po kush ishin ata që i sollën në të vërtetë pavarësinë shqiptarëve? Studiues, vendës e të huaj, në këtë pikë shpesh ngatërrohen: qenë teqetë bektashiane që shkëndijuan të parat lëvizjen kom-

36

Di

NËNTOR 2012

bëtare; ishte kleri katolik apo qenë klerikët myslimanë që udhëhoqën gjithçka. Ajo që njihet dhe që në këtë rast nuk shkon drejt me pretendimet e historisë është se, rezultati më i lartë i Rilindjes qe konvergjenca dhe jo dallimi. Për herë të parë shqiptarët u ndien të tillë, pavarësisht nëse ishin të krishterë apo myslimanë, jugorë apo veriorë, në Shqipëri apo


në mërgatën politike dhe kulturore. Me aktin e 28 Nëntorit 1912 u sanksionua e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar, për të qenë i lirë e i pavarur në trojet e veta, krahas popujve të tjerë të Ballkanit. Kjo qe një e drejtë që buron nga qenia e tij si popull me gjuhë, kulturë, individualitet e histori të vetën. Në çdo lëvizje e përpjekje mbarëkombëtare, sheh që një rol të rëndësishëm kanë luajtur rilindësit e mëdhenj shqiptarë, ku në të shumtën ishin prijës myslimanë me detyra fetare që nga imamë xhamish e deri te drejtues të lartë si myfti, kryemyfti, kadi e myderriz, ku në kushte e rrethana të vështira punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe në forcimin dhe konsolidimin e tij, duke ndihmuar në formësimin e vetëdijes kombëtare të popullit tonë. Roli dhe kontributi i jashtëzakonshëm i prijësve myslimanë, i atyre klerikëve të urtë që ishin përkrah patriotëve shqiptarë dhe në krye të çdo momenti vendimtar të historisë, duket se ka humbur në pluhurin e viteve e askush nuk është kujtuar për ta shpluhurosur. Ndër delegatët e zgjedhur në nëntorin e 1912, është me rëndësi të theksohet fakti se në mesin e tyre bënin pjesë edhe mjaft udhëheqës fetar të shquar, të cilët me punën e tyre i kishin shërbyer shumë çështjes kombëtare. Pas shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912, klerikët myslimanë së bashku me ata të besimeve të tjera fetare, radhiteshin mes personaliteteve politike e shoqërore dhe krah përpjekjeve të lëvizjes kombëtare. Haxhi Vehbi Dibra, ishte ai i cili firmosi aktin e pavarësisë dhe dha fetvanë për flamurin me shqiponjën dy krenare dhe më pas u bë kryetari i parë i Pleqërisë (Kuvendit apo Senatit) shqiptare, u emërua nga qeveria e Vlorës si kryemyfti i Shqipërisë, pra kreu i myslimanëve shqiptarë. Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937), ishte komentuesi më i mirë i Kur’anit në gjuhën shqipe, personalitet e dijetar i madh. Kur Ismail Qemali mungonte, ishte ai që e zëvendësonte në punët e qeverisë. Personalitete të tilla përveçse patriotë e atdhetarë janë marrë edhe me krijimtari, poezi e shkrime. Haxhi Vehbi Dibra ka shkruar e botuar shumë punime, studime përkthime që janë botuar në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë” (1923-1939). Vehbi Dibra ishte ai që përgatiti forcat shqiptare kundër pushtimeve malazeze e serbe. Përmes një urdhërese si kryemyfti i vendit futi në institucionet fetare (vula) simbolin e flamurit tonë kombëtar. Në alën e Imzot Visarionit, kryetar i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, mbajtur në ceremoninë mortore të Haxhi Vehbi Dibrës, shihet vlerësimi maksimal që i bën lideri ortodoks një lideri mysliman, kur thotë: “... Aj po ju len juve, shokë të Klerit Mysliman, idealin e tij që po forcohet dita ditës: Haxhi Vehbiu asht nga ata që i pjellë rrallë koha, Aj tashti prehet i sigurt se misioni i tij atdhetaro-fetar qindron ndër duer të mira si të juejat.”

Për herë të parë në Shqipëri e ndoshta edhe në botë, një kryeprift flet në varrimin e një kryehoxhe. Respekti ndaj Vehdi Dirbës shtrihej në masë në të gjithë Shqipërinë dhe ala e tij dëgjohej kudo në ato kohë trazirash. “Kohnat, në të cilat jetojë dhe sundojë punët e fes Muhamedane në Shqipni, ishin kohnat e atyne sëmundjeve shoqnore që kalojnë të gjithë Kombet kur janë formue rishtas si shtet, dhe personalitetet e ndershëm ose prinjësit e Fes ndodhen në pozitë të vështirë shumë, pse fiset ose Bajraktarët e Kombit janë në përpjekjet e tyne me ba për vehte të parin e fesë për me realizue qëllimin e vet. Sa punë e vështirë, sa punë e madhe asht që të qëndrojë i pari i fesë i pa anshëm, por edhe që t’i bajë të gjithë ta nderojnë e ta duan por edhe të gjithë ta ndigjojnë! Lipset të pranojmë se duhet nji dipllomaci dhe politikë e fortë, nji ideal ose dashuri Atdhetarije e madhe, që vetëm feja e ka ose e jep, me mujtë prinjësi i fesë t’jetë dhe të qëndrojë i patundun…” Historiografia shqiptare, zyrtare ose jo, përfshi të gjitha tekstet shkollore, jo vetëm të periudhës së diktaturës por edhe atë pas shembjes së saj, duket qartë që ka mangësi dhe figurave të larta fetare siç shihet i është ngrënë haku. Kjo mangësi të paktën dëshirohet që të mos përsëritet në këtë 100 vjetor. 40 firmëtarët e Dokumentit të Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, me rastin e këtij 100 vjetori janë shpallur nder i kombit nga ish-presidenti Bamir Topi, në qershor të këtij viti. Ai vendosi në Muzeun e Pavarësisë dekoratën “Nder i Kombit”, me motivacionin “Për meritat e tyre historike, si figura të shquara të kombit dhe rolin e tyre madhor në krijimin dhe shpalljen e shtetit të lirë e të pavarur shqiptar, si finalizim i luftës dhe përpjekjeve të pareshtura të popullit liridashës shqiptar në rrjedhë të historisë.” Ndërsa pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë, nderoi figurat klerikale në shenjë mirënjohjeje të pakufishme, e respekti të thellë, për veprën hyjnore dhe kontributin e pazëvendësueshëm të klerikëve shqiptarë në formimin e gjuhës, atdhedashurisë, vetëdijes kombëtare dhe të shtetit shqiptar, deri në vetësakrifikim. H. Vehbi Dibra (Agolli), Hafiz Ali Korça, Sheh Ibrahim Karbunara, Hoxha Kadri Prishtina, Ymer Haxhi Prizreni, Ferit Vokopola, Xhemal Naipi, Hafiz Ibrahim Dalliu, Ismail Efendi Ndroqi, Said Najdeni, Zyber Hallulli e Daut Boriçi, ishin 12 klerikët myslimanë që u nderuan pas 100 vjetësh, siç shkruhej në pllakatën e dekorimit “në shenjë nderimi dhe mirënjohje përjetësisht”, por mjafton kjo mirënjohje, në kohën kur me qëllim apo jo, është lënë në harresë veprimtaria e këtyre njerëzve të mëdhenj për 100 vjet rresht. Kleri mysliman, në përpjekjet dhe në luftën e gjatë për NËNTOR 2012

Di

37


ruajtjen e identitetit kombëtar ka marrë pjesë në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme. Në rrjedhën e ngjarjeve që përcaktojnë fatin e Shqipërisë e të shqiptarëve, padyshim gjen edhe ata, klerikët e nderuar të besimit mysliman, prania e të cilëve është e pashmangshme. Që nga eruditi Hoxha Tahsini, e më tej Daut Efendi Borici (në Lidhjen e Prizrenit), Hafiz Ibrahim Shkupi (në Kongresin e Manastirit), me Vehbi Dibrën e Sheh Ahmet Pazarin (në shpalljen e Pavarësisë më 1912 dhe ngritjen e flamurit), Hafiz Ali Korçën dhe Ismail Efendi Ndroqin (në Kongresin e Durrësit më 1918), Mutesim Këlliçin (në Kongresin e vitit 1920), Hafiz Ibrahim Dalliun në Tiranë, etj. Në periudhën e postpavarësisë, mësimi i gjuhës shqipe ishte një çështje tashmë e rëndësishme për të gjithë patriotët shqiptarë. Shqiptarëve u mungonte shkrimi, abetarja, shkolla, shtypi, libri, jeta dhe vetëdija në gjuhën amtare. Pikërisht kjo është arsyeja pse protagonistëve të mendimit kombëtar shqiptar u takoi detyra të ishin poetë dhe “profetë”. Pushka apo pena? – kjo do të mbetet një prej pikëpyetjeve për shumë jubilenj të shtetit shqiptar. Hafiz Ali Korça (1873-1957), drejtor arsimi, publicist, shkrimtar e poet, i përket atij brezi ideologësh e organizatorësh, që me veprimtarinë e tyre i bënë një shërbim të denjë çështjes së zgjimit dhe bashkimit kombëtar, çështjes së fesë e përparimit të kombit. I shkolluar, poliglot, i njohur me klasikët arabë, persë e turq, shërbeu më së miri në këtë fushë. Lidhjet e tij me atdheun dhe dashuria ndaj popullit për liri e arsimim bëhen edhe më të forta e më të qarta kur shkruan: “...Vullneti i përbashkët i vazhdueshëm, bashkimi vëllazëror, ideali i vërtetë kombëtar, në pak kohë shtetin e bënë lulishte diturie e trëndafilishtë qytetërimi...” Me këto bindje, islamologu, Hafiz Ali Korça i sapokthyer nga Stambolli pas studimeve, i përvishet punës së rëndë plot sakrifica për liri e pavarësi. Në Kongresin e Dibrës më 1909, Hafiz Ali Korça bëri një diskutim të rëndësishëm për çështjen e shkollave shqipe. Në diskutimin e tij, theksoi se: “...fqinjët tanë nga ana e arsimit kanë arritur një shkallë të lartë. Ne, për fat të keq, kemi mbetur si popull i Afrikës së mesme. Megjithatë në Shqipëri tërë gjuhët mësohen, po gjuha jonë përse të mos mësohet?” Së bashku me kolegë të tjerë hapi Medresenë e Tiranës dhe ishte një ndër mësimdhënësit e parë të saj. Kërkoi hartimin dhe zbatimin e programeve bashkëkohore për të gjitha medresetë e Shqipërisë. Ai, gjithashtu, është hartuesi i një metode për mësimin e gjuhës arabe, artikullshkrues i rregullt i revistës “Zani i Naltë”. Përpjekjet e Hafiz Aliut për një moral islam të lartë dhe për një atdhe të lirë ishin permanente. Ai flijoi çdo gjë “...në kohë të AustroHungarisë nga shtrëngesa shiti kopshtin. Prej komitëve

38

Di

NËNTOR 2012

Deklarata e Pavarësisë 1912

epirotë nuk shpëtoi fare gja prej shtëpisë, mbeti me gisht në gojë”, thoshte Abdyl Ypi në veprën “Kongresa e Dibrës dhe Hafiz Ali Korça”. Vepra e Hafiz Ali Korçës bën pjesë në fondin më të mirë të veprimtarisë letrare dhe si teolog, poet dhe gjuhëtar dha një kontribut të vlefshëm në pasurimin e ideve përparimtare në jetën krijuese dhe në lëvizjen patriotike. Veprimtaria gjuhësore, letrare e fetare, si dhe aktiviteti i tij i gjithanshëm gjatë lëvizjes shqiptare ende nuk ka gjetur vendin e merituar. Kështu Hafiz Aliut i takoi të shërbente me penë për atdheun e tij, ashtu si ai edhe shumë fetarë të tjerë, siç ishte edhe Hafiz Ibrahim Dalliu (1878-1952), teologu, përkthyesi, poeti, publicisti, mësuesi e patrioti, i cili iu përkushtua shumë çështjes së arsimit dhe mësimit të shqipes djemve e vajzave. Në formimin me ndjenja patriotike te Dalliu ndikoi bashkëpunimi me atdhetarë tiranas. Në librin e tij “Patriotizma në Tiranë”, autori përmend mbi 150 burra aktivistë e veprimtarë të vendosur të kombit. Këto qenë motivet që Hafiz Dalliu u zgjodh delegat i Tiranës në Kongresin e Elbasanit më 1909, ku u vendos hapja e Shkollës


Normale (e para shkollë e mesme pedagogjike në gjuhën shqipe në Shqipëri) e ku Dalliu u emërua mësues i kësaj shkolle të re. Mirëpo këto bindje e qëndrime ‘heretike’ të një shqiptari të përkushtuar e çuan Hafiz Dalliun në burgje mizore deri në dënimin kapital dhe përndjekje të egra. E gjithë jeta e Hafizit është e ngjeshur me ndjekje policore sepse ai luftonte padrejtësitë dhe mbronte interesat e Shqipërisë. Vendosja e diktaturës së shtetit monist cenonte interesat e të gjitha shtresave dhe të drejtat e masave popullore, prandaj Hafiz Dalliu nuk mund të pajtohej me regjimin ateist, komunist e diktatorial dhe pikëpamjet e tij i shprehte hapur qoftë edhe përpara nxënësve gjatë orës së mësimit. Ai nuk mund ta mendonte shtetin të tillë që merr nëpër këmbë të drejtat më elementare të qytetarëve, ndërgjegjen dhe bindjet e tyre fetare. Thuhet se atje ku ishin ngjarjet e mëdha të vendit, atje gjendej dhe Hafiz Dalliu. Vetë Hafiz Dalliu thoshte: “… Përderisa në vendin tonë do të dominojnë e do të administrojnë njerëz që nuk kanë menduar në të mirë të Atdheut, unë do të jem në opozitë…”

Pjesa e mbrapme e Deklaratës së Pavarësisë

H. I. Dalliu ishte i bindur se pa një shtet të stabilizuar, të qetë, të pasur e të sigurt njeriu nuk mund të ushtrojë besimin fetar. Shkrirja në një front të vetëm të përpjekjeve për përparimin dhe konsolidimin e Islamit me luftën për çështjen kombëtare, pa zvogëluar rëndësinë e njërës në kurriz të tjetrës dhe pa i dhënë njërës më shumë prioritet se tjetrës, në këto motive konsistonte sekreti i mundit plot vetëmohim i Hafiz Ibrahim Dalliut. Shqipëria dhe Islami janë dy nocione që detyrimisht qëndrojnë pranë njëritjetrit. I madhi Faik Konica ka thënë: “Të mos ishte Islami, populli shqiptar do të ishte shumë më tepër në numër por jo shqiptar”. Hafiz Dalliu me shkrimet e tij u përpoq që të hapte shtigje drite në mendjet e në ndërgjegjen e bashkatdhetarëve, në atë periudhë tranzicioni dhe tepër kritike të historisë së kombit shqiptar të mbetur pa përkrahje e pa mbrojtje, mes armiqsh të shumtë e të pangopur. Por persekutimi komunist nuk i kurseu as këta figura të larta. Duke parë burgosjet, ndëshkimet, persekutimet e atij regjimi shkatërrues kupton se diktatura komuniste nuk fali askënd por luftoi gjithkënd, kulturën e besimin, për të cilën përbënte rrezik. Patriotët myslimanë me mbiemra të njohur, Toptani, Ndroqi, Qosja, Llagami, Karapici, Hidi, Elezi, Fortuzi, Këlliçi, Petrela, Stërmasi, Maçi, Bakiu, Tafaj, Hallulli, Harasani, Dauti, Myderrizi, Duka, Vathi, Bogdani, Sauku, Bali, Jahja, Kruja, Disha, Kafexhiu, Pazari, Vogli, Mema, Bodinaku, Xhepa, Kasa, Çela, Golemi, Neziri, Zëmblaku, Kazazi, Shkodra, Derhemi, Elbasani, Korça, Kraja, Podgorica, Ulqinaku, Boriçi, Myftia, Hoxha, Vokopola, Sharofi, Bushati, Alia, Bakalli, Kaduku, Selami, Tahsini, Vogli, Moglica, Dalliu, Kaduku, Karbunara, Gjilani, Ndroqi, Teqja, Vrioni, Dibra, Kraja, Estrefi, Tabaku, Kelmendi, Gjata, Prishtina, Dashi, Hastopalli, Bekteshi, Biçaku, Hyseni, Mullahi, Domnori, Ibrahimi, Dërguti, Aliu, Doraci, Reka, Varoshi, Vuci, Këlliçi, Osja, Kadiu, Bala, Ajazi, Voka, Rustemi, Bushati, Koçi, Najdeni, Bodini, Dhëmbo, Çoba, Gashi, Ahmeti, Langu, Boriçi, Muka, Gavoçi, Buharaja, Mullaj, Bakalli, Naipi, Prizreni, e plot të tjerë, vunë jetët e tyre seriozisht në rrezik përballë mërisë së injorancës dhe armikut, për hir të ardhmes së kombit të tyre, kombit tonë. Ata s’janë më dhe atdheun që ata i shërbyen dhe e mbrojtën me jetën e tyre, tashmë na e kanë lënë ne trashëgim. Shqipëria erdhi në ditëlindjen e vet shtetërore, kur bota së cilës i takonte kishte shkuar drejt një ideje tjetër: Paneuropës, idesë utopike të Europës së sotme. Por shekulli i 21-të padyshim është shekulli i shqiptarëve. Kurrë pozita e tyre në mjedisin ndërkombëtar nuk ka qenë kaq e promovuar sa sot, kur gjithnjë e më shumë vendin e indipendencës po e zë ajo që quhet interdipendencë, kur vendin e pavarësisë po e zë identiteti.

NËNTOR 2012

Di

39


PROF. DR . XHEMAL SHEME

RILINDËSI HOXHA HASAN TAHSINI NË MBROJTJE TË TROJEVE JOSHQIPTARE TË ÇAMËRISË NGA ANEKSIMI DHE KOLONIZIMI GREK Në këtë vit jubilar të 100-vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe të krijimit të shtetit shqiptar, nuk mund të mos kujtojmë një nga momentet kyçe të historisë shumëshekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe demokraci, Lidhjen Shqiptare të themeluar në Prizren dhe patriotët tanë të mëdhenj të asaj kohe, ndërmjet të cilëve edhe rilindësin e shquar Hoxha Hasan Tahsini. Hasan Tahsini ishte jo vetëm një dijetar i gjithanshëm dhe personalitet poliedrik por edhe një atdhetar e patriot i flakët, lëvrues i gjuhës shqipe dhe përhapës i diturive në gjuhën amtare, me një veprimtari politike të spikatur në mbrojtje të trojeve shqiptare nga rreziku i copëtimit nga shtetet shoviniste fqinje. Tek personaliteti i Hasan Tahsinit është shumë e vështirë të ndash atdhetarin nga shkencëtari, të ndash patriotin e penës nga luftëtari me pushkë në dorë, autorin e alfabetit nga propagandistin

e zjarrtë i tij në popull, shkencëtarin e kabinetit nga përhapësi i zellshëm i dijeve në masat e gjera. Në drejtim të formimit të tij atdhetar ndikuan ngjarjet mjaft të vrullshme të viteve 20-30 të shekullit XIX. Lufta e Ali Pashë Tepelenës dhe e Bushatllinjve kundër Portës së Lartë pati një jehonë të madhe në gjithë vendin. Tek Tahsini i ri, i cili i vogël u rrit në oborrin e Mustafa Pashës në Shkodër, kjo jehonë qe më e ndjeshme. Kryengritjet popullore të viteve ’30-50 e çuan më tej këtë proces dhe, në fillim të viteve ’60 Tahsinin e gjejmë midis organizatorëve më veprues të një kryengritje të re në veri të vendit. Veprimtaria patriotike e Hasan Tahsinit kulmon në prag dhe gjatë Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Në prill 1877 shpërtheu lufta Ruso-Turke e cila kishte karakter të theksuar fetar. Dëshmi për këtë ishte prok-


lamata që lëshoi Cari Rus më 24 prill 1877 me të cilin ai ftonte të gjitha kombësitë e krishtera të Gadishullit të Ballkanit të rrëmbenin armët në krah të ushtrisë ruse, pasi për ta tashmë kishte ardhur dita e çlirimit nga shtypesi musliman osman. Theksi i saj fetar tregonte se Rusia nuk kishte hequr dorë nga platforma e panortodoksisë dhe se në projektin e saj për rregullimin e ardhshëm të Ballkanit nuk kishte vend për shqiptarët muslimanë si subjekt “të së drejtës kombëtare”. Në këto rrethana kur Shqipërinë e priste copëtimi i saj territorial qarqet atdhetare përparimtarë shqiptare vendosën ta kërkonin shpëtimin e tërësisë territoriale të atdheut tek organizimi i kryengritjes së armatosur çlirimtare kundër osmane që do të çonte në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Nismën për të vënë në jetë idenë e kryengritjes çlirimtare kundër osmane e mori Komiteti Shqiptar që u formua në Janinë në maj të vitit 1877. Por ngjarjet që ndodhën në frontin e luftës RusoTurke me thyerjen e qëndresës së Plevenit (Bullgari) ndikuan në orientimin e ri politik të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Në fund të janarit 1878 Hasan Tahsini shkon në vendlindjen e tij në Filat të Çamërisë ku gëzonte një autoritet dhe ndikim të madh dhe organizoi mbrojtjen vullnetare të krahinës.

Më 18 dhjetor 1877 u formua komiteti qendror për mbrojtjen e të drejtave të kombësisë shqiptare apo siç u quajt shkurt “Komiteti i Stambollit”, në të cilin Hasan Tahsini ishte pjesëtar aktiv. Në fund të dhjetorit të vitit 1877 kur trupa ruse po marshonin drejt Stambollit dhe po kërcënoheshin direkt tokat shqiptare nga pretendimet shoviniste greke mbi Çamërinë, Komiteti i Stambollit i kërkoi Portës së Lartë autorizimin për krijimin e reparteve vullnetare shqiptare për mbrojtjen lokale nga shovinistët fqinjë. bashkatdhetarët e tij dhe u nis për në luftë”. Gjatë muajit shkurt 1878 tensioni politik për shqiptarët u rrit edhe më shumë pasi qeveria greke organizoi ekspeditën ushtarake kundër trojeve kombëtare shqiptare. Më 12 shkurt 1878 një bandë e madhe greke me rreth 600 vullnetarë të ashtuquajtur epirotë të rekrutuar në Greqi, të pajisur me armë e topa të ushtrisë helene dhe të komanduar nga oficerë grekë zbarkuan nga ishulli i Korfuzit në fshatin Lëkurës, në afërsi të Sarandës. Pasi ngritën këtu flamurin e Greqisë, shpallën fillimin e kryengritjes “greke” në viset e Epirit. Në këto rrethana në fund të janarit 1878 Hasan Tahsini shkon në vendlindjen e tij në Filat të Çamërisë ku gëzonte një autoritet dhe ndikim të madh dhe organizoi mbrojtjen vullnetare të krahinës. Në mbrojtje të Shqipërisë së Jugut u ngrit gjithë Çamëria dhe Labëria. Rreth 1000 dyfekë dolën vetëm nga zona e Filatit. Autori turk Ismail Habib lidhur me aktivitetin patriotik të Hasan Tahsimit shkruan “Hasan Tahsini ishte patriot i shquar. Në luftën me grekët në vitin 1878 në kundërshtim me moshën e tij të pleqërisë formoi një tabor vullnetar nga

Duke parë rrezikun që kërcënonte trojet jugore shqiptare shkojnë në këto vise edhe rilindësi tjetër Abdyl Frashëri, Abedin Dino e tjerë. Në krye të Komitetit të Shpëtimit Publik ushtarak, i cili do të merrej me formimin e organizmin e reparteve ushtarake vullnetare u caktua Abedin Dino. Ndërsa Sami Frashëri u ngarkua me detyrën e Sekretarit të inspektimit të këtij komiteti ushtarak. Abedin Dino, Hasan Tahsini dhe krerë të tjerë lokalë i bënë thirrje popullsisë vendase për mbrojtjen nga agresioni grek. Thirrjes ju përgjigjën me mijëra vullnetarë të cilët rrëmbyen armët për mbrojtjen e vendit. Për të ndihmuar në shpartallimin e vorioepirotëve, Abedin Dino duke shfrytëzuar postin e tij qeveritar thirri nga Janina (qendra e vilajetit) 1500 ushtarë dhe një kryqëzor turk që ndodhej në detin Jon. Nga jugu i thellë i Shqipërisë erdhën shumë vullnetar të udhëhequr nga atdhetarët Jakup Çaperi, Ibrahim Dalani, Tahir Mete Mazrreku, etj. Në mbrojtje të vendit luftuan edhe himarjotët të komanduar nga dy kapedanët e Bregut të Detit, Odise Kasneci dhe Sokrat Leka.


Edhe Mustafa Nuri Vlora dërgoi 1600 vullnetarë për të zmbrapsur trupat greke. Pas rezistencës së fuqishme shqiptare më 23 shkurt 1878 banda greke u shpartallua plotësisht duke u tërhequr gjatë bregdetit derisa u hodh në Korfuz. Traktati i Shën Stefanit nuk e trajtoi çështjen shqiptare pasi për Rusinë Shqipëria nuk ekzistonte si subjekt të drejtash politike. Sipas traktatit të Shën Stefanit gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave ballkanike, ndërsa pjesa tjetër i mbetej Turqisë. Në këto rrethana kur copëtimi i trojeve shqiptare filloi të vihej në jetë Komiteti i Stambollit adaptoi një platformë të re politike e cila kërkonte mobilizimin e mbarë vendit për plotësimin e dy detyrave kryesore: 1) Kundërshtimi me luftë të armatosur në emër të kombësisë shqiptare të çdo vendimi që do të merrnin Fuqitë e Mëdha në dëme të tërësisë tokësore territoriale të Shqipërisë. 2) Bashkimi i të gjithë trojeve të atdheut në një vilajet të vetëm shqiptar të pajisur me disa të drejta autonomiste. Siç dihet Traktati i Shën Stefanit u kundërshtua nga Fuqitë e Mëdha, veçanërisht nga Anglia dhe AustroHungaria të cilat kërkuan rishikimin e marrëveshjes së Shën Stefanit nga një kongres i posaçëm i Fuqive të Mëdha, i cili do të mblidhej në Berlin më 13 qershor 1878. - Shqiptarët ishin të bindur se Fuqitë e Mëdha ndonëse e kundërshtuan Traktatin e Shën Stefanit, nuk ishin të prirur që të merrnin parasysh interesat kombëtare të Shqipërisë. Në këto kushte Komiteti i Stambollit organizoi tre kuvende ndërkrahinore në Prizren, në Shkodër dhe në Frashër të Dangëllisë, të cilët shqyrtuan detyrat politike dhe përgatitën kushtet për thirrjen e një Kuvendi të Përgjithshëm në Prizren dhe formimin e Lidhjes Shqiptare.

42

jugore të Çamërisë nga ana e qeverisë greke. Ky rrezik i detyroi udhëheqësit e Lidhjes Shqiptare që të merreshin me mbrojtjen e saj. Për mbrojtjen e trojeve jugore u organizua më 11 janar 1979 Kuvendi i Prevezës ku morën pjesë 400 delegatë. Ky kuvend kundërshtoi deri në fund dhënien e Çamërisë Mbretërisë greke deri në lumin Kalama. Për mbrojtjen e Çamërisë do të mobilizoheshin, siç thuhej në rezolutë, “të gjithë shqiptarët e aftë për luftë”. Vetëm Çamëria u zotua që në rast nevoje të vinte në dispozicion të Lidhjes 10.000 burra. Kuvendi i Prevezës formoi tre komisione me detyra të posaçme: 1) Komisioni politik që do të qëndronte në Prevezë për të ndjekur nga afër punimet e Konferencës turkogreke e cila do të shqyrtonte dhe caktonte kufirin në Epir dhe Thesali (Kongresi i Berlinit rekomandonte si vijë kufitare lumin Kalamas në Epir dhe lumin Selemvria në Thesali. 2) Komisioni ushtarak i cili do të shpërndahej në Shqipëri për të organizuar forcat luftarake të Lidhjes. 3) Komisioni diplomatik që do të shkonte në Stamboll për t’i bërë trysni Portës së Lartë që të mos pranonte lëshimin e trojeve shqiptare Greqisë. Në krye të këtij komisioni u vu Abdyl Frashëri. Kur delegacioni turko-grek arriti në Prevezë delegatet e Kuvendit të Prevezës së bashku me popullsinë e qytetit shpërthyen në një demonstratë në rrugët e Prevezës. Presioni i fortë i shqiptarëve e detyroi delegacionin osman që të mos i nënshtrohej kërkesave greke.

Në Kuvendin e Frashërit dhe në mbledhjen e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit ka marrë pjesë si delegat i Çamërisë edhe Hasan Tahsini. Pjesëmarrja në këto kuvende dhe kontributi i tij në mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe formulimin e programit autonomist për bashkimin e gjithë trojeve shqiptare në një njësi të vetme politikoadministrative, dëshmon qartë e flet shumë për atdhetarinë e Tahsinit.

Një rol të rëndësishëm në dështimin e punimeve turko-greke luajti personaliteti i njohur shqiptar, biri i Çamërisë, Abedin bej Dino, i cili ishte anëtar i delegacionit turk, por njëherazi anëtar i Komitetit Ndërkrahinor të Lidhjes Shqiptarë për Vilajetin e Janinës Delegacioni turke u tregua i gatshëm t’i lëshojë Greqisë Thesalinë por jo Epirin. Në maj 1881 Fuqitë e Mëdha i imponuar Portës së Lartë të lëshojë gjithë Thesalinë dhe një pjesë të Epirit, Krahinën e Artës. Me aneksimin e Artës fillon vënia në jetë e strategjisë e programit politik grek të Megaloidesë për pushtimin e Çamërisë.

Programi autonomistë u diskutua në degën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Dibrën dhe u miratua më 14 tetor nga të gjithë antarët e saj. Ndërkohë që një delegacion me intelektual shqiptare vendosi të paraqesë Portës së Lartë “Rezolutën e Dibrës” (programin autonomistë), lindi përsëri rreziku i aneksimit të pjesë

Gjatë gjithë periudhës së Krizës Lindore të gërshetimit të luftës së popullit tonë në frontin antiosman me atë antishovinist, personaliteti i Hasan Tahsinit u ngrit deri në shkallën e organizatorit të luftës së armatosur të popullit, deri në shkallën e një prej udhëheqësve të shquar të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.

Di

NËNTOR 2012


Ashtu si gjithë rilindësit e tjerë edhe ai aspironte një shtet të pavarur shqiptar.

Veprimtaria më e gjerë Nga një dokument që është gjetur në arkivat e Londrës dëshmohet se në vitin 1874 Hasan Tahsini arrestohet në Delvinë sepse “predikonte lirinë kombëtare bashkëatdhetarëve dhe ka regjistruar cilido që përqafonte projektin e tij, të punojnë për lirinë e vendit të tyre dhe të ngrejnë një principatë ose një demokraci shqiptare. Pasuesit e tij mund të jenë në numër shumë të madh në Shqipërinë e Epërme dhe të Poshtme, madje edhe në Stamboll”.

patriotike e Hasan Tahsinit është zhvilluar në fushën e kulturës, shkrimit të gjuhës shqipe dhe përhapjes së diturive në këtë gjuhë

Për një patriot të vendosur ashpërsia e përndjekjeve është treguesi më i mirë për vlerën e punës së tij. Në këtë dokument mund të nënvizohen dy momente interesante:

si një ndër fushat më të rëndësishme të luftës për çlirim dhe pavarësi.

Së pari: Hasan Tahsini ka regjistruar bashkëatdhetarët që ishin në një mendje me të, të gatshëm për t’u ngritur, dhe numri i tyre ka qenë i madh. Kjo do të thotë se disa vjet para Lidhjes së Prizrenit ka pasur rilindas që kanë kaluar në veprime të drejtpërdrejta për të organizuar luftën çlirimtare. Kjo është një dëshmi tjetër që tregon se Lidhja e Prizrenit nuk qe një përgjigje ndaj një momenti kritik, por kurorëzim i përpjekjeve të vazhdueshme të rilindasve me një synim të vetëm, pavarësinë. Së dyti: Hasan Tahsini ka folur jo vetëm për lirinë, por edhe për rendin shtetëror, kur kjo liri kaq e ëndërruar më në fund, do të agonte. Mendimi për një alternativë tjetër kundrejt principatës, pra për një demokraci shqiptare është mjaft i guximshëm për kohën por i shpjegueshëm dhe i kuptueshëm në gojën e këtij rilindësi, të cilin Sami Frashëri e ka quajtur “më të lartin ndër të lartët”. Nga radhët e pakta të këtij dokumenti na ndriçohet më mirë një çast nga jeta e Hasan Tahsinit, por sidomos del në pah figura e tij si veprimtar edhe mendimtar i lëvizjes kombëtare. Veprimtaria më e gjerë patriotike e Hasan Tahsinit është zhvilluar në fushën e kulturës, shkrimit të gjuhës shqipe dhe përhapjes së diturive në këtë gjuhë, si një ndër fushat më të rëndësishme të luftës për çlirim dhe pavarësi. Për këtë qëllim që në vitet ’60 të shek. XIX, në bashkëpunim me atdhetarët e tjerë si Pashko Vasa, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Ismail Qemali etj., filluan të mendojnë dhe të veprojnë për krijimin e shoqërisë që do të punonte për përhapjen e diturive, midis shqiptarëve dhe për hartimin e një alfabeti të ri të gjuhës shqipe. Hasan Tahsini alfabetin e vet e hartoi qysh në vitin 1870. Gjatë viteve 1873-1874 ai shkoi në Ninat, Filat, Pa-

ramithi, Margëlliç, Konispol e Delvinë. Kudo shpërndau dhe u mësoi shqiptarëve alfabetin e vet. Kurorëzimi i përpjekjeve të gjata të rilindësve në fushën e kulturës, ku spikat kontributi i Hasan Tahsinit është krijimi në vitin 1879 i Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja shqipe apo Shoqërisë së Stambollit. Hasan Tahsini ishte një nga autorët e shquar të saj dhe luajti një rol të rëndësishëm për sa ekzistoi ajo. Me përpjekjet e pandërprera në dobi të popullit, të kombit e të atdheut, për zgjimin dhe për forcimin e ndërgjegjes kombëtare Hasan Tahsini vuri një gurë të shëndoshë në themelet e Pavarësisë së Shqipërisë. Literatura 1) A. Naqellari, A. Pango – Hasan Tahsini, Tiranë 1980. 2) L. Bica – Profesor Hasan Tahsini, vëll. 1, 2, 3 – Tiranë 2009. 3) ASHSH – IH – Historia e Popullit Shqiptar II – Rilindja kombëtare – vitet ’30 të shek. XIX – 1912, Tiranë 2002. 4) Z. Xholi– Sami Frashëri, Tiranë 1978. 5) K. Prifti– Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane, Tiranë 1978. 6) S. Frashëri - Hoxha Hasan Tahsin Efendi – në Kamusul-Alan, vëll. 3. 7) ASSH - Fjalori enciklopedik shqiptar, vëll. III – Tiranë 2009. 8) G. Castelan – Historia e Ballkanit, Tiranë 1991 9) H. Myzyri – Shoqëri e të Shtypurit Shkronja Shqip, Tiranë 1979. 10) I. Rexhepi – Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane (1887-1881), Prishtinë 1978. 11) K. Frashëri – Abdyl Frashëri, Tiranë 1984. 12) L. Mile – Shqipëria në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vëll. I, Tiranë 1978. 13). G. Shpuza – Hasan Tahsini – Rilindas i shquar dhe shkencëtar i madh, ILP – Buletini Shkencor Shkodër 1987, nr. 1. 14) Xh. Lloshi – Një dokument mbi Hasan Tahsini, Revista “Ylli”, 1974, nr. 5.

NËNTOR 2012

Di

43


Bota jonë

K . S . HOXHA

Bismil-láhir-rahmánir-rahím All-lláhu núrus-semáváti vel’ erd’; methelu núrihi kemishkâtin fíha misbáh’; el misbáhu fí zuxháxheh; ez-zuxháxhetu qe en-nehá keukebun dur-rij-jun júkadu min shexheretin mubáreketin zejtúnetin lá sherkij-jetin ve lá garbij-je(tin); jekâdu zejtuhá judííu ve leu lem temses’hu nár. Núrun alá núr’; jehdíl-láhu linúrihi me(n) jeshá ve jadribull-lláhul’ emthále lin-nási; vall-lláhu bi kul-li shej’in alím.

Me Emrin e Zotit Bamirës, Mëshirëplotë. Allahu është Drita e qiejve dhe e tokës. Shembull i dritës së Tij, një fole me kandil; kandili është në një llambë të kristaltë; llamba e kristaltë, si një yll shndritës, ndizet nga një pemë e bekuar ulliri, pa lindje e perëndim, vaji i të cilit bën dritë thuajse nuk e ka prekur ndonjë zjarr. Dritë mbi dritë. Zoti drejton te drita e Tij atë që do. Zoti u sjell shembuj njerëzve. Zoti është për çdo gjë dijeplotë. Kur'ani - Kreu “Drita” (En Núr), ajeti 35

- KOMENT - (Sipas shqipërimit të Kur'anit të Shenjtë nga Myfti Salih Ferhat Hoxha)

Zoti është Drita e qiejve dhe e tokës... Në këtë ajet metaforik që ka tërhequr ndër shekuj vëmendjen e teologëve islamë, mistikëve dhe poetëve, llamba e kristaltë e cila shndrit pa e prekur zjarri, me një flakë të kaltër si ajo e drurit të ullirit që merr dritë mëngjes e mbrëmje, është frymëzimi i Zotit në folenë e zemrave të njerëzve ku ndriçon kandili i besimit dhe dashurisë për Zotin. Abdullah ibn Abbas përcjell nga Muhamedi, paqja qoftë me të, lutjen që bëri kur u ngrit për t’u falur pas mesnate: “All-llahúmme ixh’al fí kalbí núren ve fí besarí núren ve fí sem’îí núren ve an jemíni núren ve an jesári núren ve feukí núren ve tahtí núren ve emámí núren ve khalfí núren vexh’al’ lí núrá(n).” (O Zot! Bëj në zemrën time dritë dhe në sytë e mi dritë dhe në dëgjimin tim dritë dhe nga e djathta ime dritë dhe nga e majta ime dritë dhe sipër meje dritë dhe poshtë meje dritë dhe para meje dritë dhe pas meje dritë dhe bëj për mua dritë.) (Sahih Al Buhari) Sipas komentit (tefsirit) të Ibn Abbasit r.a., Drita e Zotit është udhërrëfyese për banorët e qiejve dhe të tokës dhe se Allahu ndriçon me të zemrat e besimtarëve; se Drita e Zotit është në zemrat e besimtarëve, si “fole me kandil”; se llamba e kristaltë që ndriçon si yll shndritës është simbol i Dritës së Zotit; se besimtarët janë si pema e bekuar e ullirit që rritet në vend të lartë ku s’i bie hija e lindjes ose hija e perëndimit (janë besimtarë të vendosur që nuk anojnë nga një anë ose tjetra); se vaji që rrezaton dritë është besimi

44

Di

NËNTOR 2012

në zemrat e njerëzve dhe se i Madhi Zot, me Fenë e Vet, bën dritë atje ku do. Gjithashtu, Ibn Abbasi e shpjegon këtë ajet me dritën e dijes që solli Kur'ani në errësirën e padijes dhe idhujtarisë. Nga një tjetër këndvështrim, drita është dukuria që manifeston të padukshmen. Zoti quhet “Drita e qiejve dhe e tokës” sepse Ai i sjell ato në ekzistencë dhe i bën të dukshme. “Mishkât”, këtu: “fole”, një kamare në mur ku vihej kandili ose llamba për të bërë dritë në dhomë, është vendi prej nga Islami përhap rrezatimin e tij në botë. Llamba e kristaltë është qelqi që mbron kandilin të mos e fryjë era. Prandaj, i Madhi Zot thotë në Kur'an: “ Duan të shuajnë me gojën e tyre Dritën e Zotit, por Zoti e plotëson Dritën e Tij edhe pse e urrejnë mohuesit.” (61:8) Pema e bekuar e ullirit është simbol i Islamit, që nuk i takon Lindjes (Judaizmit) apo Perëndimit (Kristianizmit), por është Feja e Vërtetë që do të triumfojë në botë. Gjithashtu, ala “dritë” është edhe për Profetin e Shenjtë, Muhamedin, paqja qoftë me të, sepse Zoti ka mishëruar në personin e tij dritë; sepse, kur drita e revelatës së Kur'anit zbriste te ai, reflektohej në dritë; sepse i Madhi Zot thotë në Kur'an: “O profet! Ne të dërguam dëshmues, përgëzues e paralajmërues, / ftues te Zoti, me lejen e Tij dhe pishtar ndriçues.” (33:45,46) Mistikët shkojnë më tej në interpretimin e alës “dritë”, siç është në Kur'an kur Zoti bën urdhër krijimin e diçkaje


dhe thotë: “Ji”, (kun), këtu, me shkronjën q ose k e butë nënkuptohet “kemal” (i plotë), nga “ekmele, ikmálen” (plotëson, kryen plotësisht) dhe, me (n), “nur” (dritë), që manifeston krijimin. Për krahasim, si valët elektromagnetike që përshkojnë eterin dhe shfaqen në ekran me dimensione e tipare të kapshme nga shqisat tona. Fjala dritë, në arabisht: núr, vjen nga trigermëshi “nvr“ , si derivat me alën nár (zjarr) dhe, në Kur'an, është përdorur kryesisht me kuptimin e dritës që përfton një burim natyral dhe dritës metaforike, të besimit, dijes, përparimit, dritës së Zotit, si dritë universale, jetëdhënëse, udhërrëfyese etj. Shumësi i saj është envár ose nírán, porse Kur'ani e përmend vetëm në njëjës ndërsa të kundërtën e saj e përdor gjithnjë në shumës: dhulumát (errësirat), për të treguar se burimi i dritës (së vërtetës) është vetëm një dhe ai është Zoti, ndërsa errësira ka shumë burime e faktorë, siç janë: e pavërteta, padija, mosbesimi, dhuna etj. si dhe dukuritë natyrore në bashkëveprim. Fjala dritë (núr) përmendet në Kur'an 43 herë, përkundër errësirës, për profetët dhe librat e shenjtë, për fenë dhe besimin, si drejtim (udhërrëfim), për dritën e hënës, etj. Po sjellim disa shembuj. Drita, përkundër errësirës: “Ose si (dikush në) errësirat në një oqean të thellë: e mbulojnë dallgë mbi dallgë dhe, përsipër, retë; errësirë mbi errësirë; nxjerr dorën dhe zor se e sheh. Kujt s’i bën Zoti dritë, nuk ka për të dritë.” (24:40) Për Kur'anin dhe Muhamedin (a.s.): “ ...Ju erdhi dritë nga Zoti dhe një libër i qartë.” (5:15) Për Teuratin: “Ne e zbritëm Teuratin me drejtim e dritë....” (5:44) Për Profetin Isa (a.s.) dhe Ungjillin: “ Pasuam në gjurmët e tyre Isanë, birin e Merjemit, që vërteton Teuratin para tij dhe i dhamë Ungjillin me drejtim e dritë, që vërteton Teuratin para tij, drejtim e këshillë për të devotshmit.” (5:46)

Për fenë dhe besimin: “...dhe thonë:”Zoti ynë, plotësona dritën tonë e falna!...” Si drejtim: “Nuk ka shtrëngim në fe. Është dalluar e drejta nga e shtrembta. Kush mohon djajtë dhe beson Zotin, është kapur te një nyje e fortë që s’këputet. Zoti është dëgjues, dijeplotë. / Zoti është Kujdestari i besimtarëve: i nxjerr nga errësirat në dritë. Mohuesit kanë për kujdestarë djajtë: i nxjerrin nga drita në errësira. Ata janë banorët e zjarrit, përgjithmonë.” (2:256-257) Për dritën e Hënës: “Bëri Hënën me dritë dhe Diellin një llambë.” (71:16) Me shprehjen: “Zoti është Drita e qiejve dhe e tokës,” drita është atribut i Zotit, një nga emrat e Tij në Kur'an. Por, siç vë në dukje Maududi, sipas komentatorëve më të hershëm, drita nuk është vetë Zoti. Drita që shohim në natyrë nga burimet e ndryshme, nuk është Drita e Zotit, porse efekti i saj dhe, si e tillë, pasqyron më së miri Dritën e Zotit. Valët e dritës përhapen me shpejtësinë limit 300 mijë kilometër në sekondë ku koha është mjaft relative dhe e shkurtër, krahasuar me lëvizjen e rëndomtë në tokë. I Madhi Zot thotë në Kur'an, në vetën e tretë, njëjës: “Ngjiten drejt Tij engjëjt dhe Shpirti në një ditë sa pesëdhjetë mijë vjet.” (70:4) Me shprehjen: “Ngjiten drejt Tij,” tregohet lëvizje, ndërsa engjëjt dhe Shpirti (engjëlli Xhibril / Gabriel) janë krijesa drite. Në kontekstin e relativitetit të kohës dhe hapësirës, është shumë domethënëse përgjigja e Muhamedit (a.s.) kur, pas ajetit: “Konkurroni për falje nga Zoti juaj dhe parajsë, e gjerë sa qiejt e toka...,” (3:42) shokët e pyetën se “ku mbetet vend për skëterrën” dhe ai tha: “Madhëruar qoftë Zoti! Kur vjen dita, ku është nata?” Së fundi, me lavde për Zotin, le të sjellim para nesh këtë ajet kuptimplotë: “Zotit i përulen ç’janë në qiej e në tokë, me dashje e pa dashje, edhe hijet e tyre, mëngjes e mbrëmje.” Ushtima (Er-Ra’d), ajeti 15. NËNTOR 2012

Di

45


Eseistikë

EDISON ÇERAJ

MBI

nihilizmin Nihilizmi bashkëkohor është shfaqur dhe është përvijuar si një formë religjioni në mbretërinë e qytetërimit. Nihilizmi nuk është mohim i Zotit, por protestë se përse nuk ka Zot, ose – si te Beckett-i – protestë përse nuk ka njeri, përse njeriu s’është i mundur, përse nuk është realizueshëm në kushtet e ekzistencës? Gjithnjë nëse ai nuk është flakur në këto kushte, por është vendosur, dhe çdo gjë e vendosur del që ka një qëllim për të përmbushur; ndërkohë që gjëja e flakur e ka përmbushur/përfunduar qëllimin. Ndërkaq, ky qëndrim, implikon, jo përfytyrimin shkencor, por atë religjioz të njeriut dhe të botës. Njeriu sipas shkencës, është i mundshëm dhe i realizueshëm, por këtu dhe tani. Porse, “çdo gjë përfundimtare nuk është njerëzore”. Fjala e njohur e Sartre-t, se “njeriu është synim i kotë”, është religjioze edhe për nga kumbimi edhe për nga kuptimi, sepse ajo shpreh një qëndrim i cili shkaktohet nga shpërfytyrimi i frymës religjioze, e cila përbën një paprani, një hiç kërcënues, dhe si i tillë, ky konstatim trason mundimshëm në një truall religjioz par excellence. Për materializmin nuk ka synime dhe as kotësi – nuk ka kotësi meqë s’ka synime. Duke e flakur qëllimin si një kuptim më të lartë të alës, materializmi u lirua nga rreziku i absurdit dhe i kotësisë. Bota dhe njeriu në të kanë cak praktik, kanë funksion, qoftë ky edhe zoologjik. Përfundimi se njeriu është pasion i kotë, përfshin vetëdijen se njeriu dhe bota s’janë të një rrafshi, sepse njeriu është vendosur në botë, ka ardhur me bujtë e më pas i duhet të vazhdojë udhëtimin. Me një qëndrim të tillë, të njëjtë radikal ndaj botës, ka zanafilluar çdo religjion. Kotësia e Sartre-t ose absurdi i Camus-ë, manifestojnë kërkimin e qëllimit e të kuptimit, kërkim i cili, ndryshe nga religjioni, përfundon pa sukses. Ky kërkim është religjioz, sepse është flakje e qëllimit tokësor të jetës njerëzore, flakje e funksionit. Çdo kërkim i Zotit është religjion. Nga ana tjetër, jo çdo kërkim është zbulim. Nihilizmi është zhgënjim, jo për shkak të botës dhe të rendit, por sepse në gjithësi nuk ka Zot. Çdo gjë është e kotë dhe absurde nëse njeriu vdes përgjithmonë. Filozofia e absurdit, tekstualisht, nuk bën alë për reli-

46

Di

NËNTOR 2012

gjionin, por e shpreh në formë eksplicite bindjen se njeriu dhe bota nuk u bënë përmbi kushte të njëjta. Kjo filozofi, shpërfaq atë formë ankthi, që në të gjitha etapat, përjashto përfundimin e mbramë, është religjioz. Njeriu, qoftë për nihilizmin, qoftë për religjionin, është i huaj në këtë botë. Për nihilistët, është i huaj sepse është i pashpresë, ndërsa për religjionin sepse bart shpresën e shpëtimit. Mendimet e Camus-ë mund të merren si mendime të një besimtari të zhgënjyer. Le të citojmë diçka prej reflektimeve të tij në këtë kontekst: “Në një botë në të cilën zhduket sakaq iluzioni dhe dritat, njeriu ndihet si i huaj. Ky është dëbim pa dalje, duke qenë se aty nuk ruhen kujtimet e vatrës së humbur, as shpresat se më në fund do të arrihet në ndonjë tokë të premtuar.” Diku tjetër: “Sikur të isha një dru ndër drurë... kjo jetë do të kishte kuptim, ose më mirë, kjo çështje nuk do të shtrohej, meqë unë do përbëja pjesën


e kësaj bote. Do të isha kjo botë, të cilës tani i kundërvihem me të gjithë vetëdijen time.” “Çdo gjë është e lejuar meqë Zoti nuk ekziston dhe meqë njeriu vdes.” Arsyetimi i fundit, nuk ka të bëjë fare me ateizmin sipërfaqësor dhe të bindur të mendimtarëve racionalistë. Përkundrazi, ky arsyetim është më shumë një kujë e heshtur e një shpirti të drobitur duke kërkuar Zotin, pa mundur ta gjejë. Kemi të bëjmë me një ateizëm që shkaktohet nga dëshpërimi. Rreth çështjes së lirisë morale, ekzistencializmi ka të njëjtin qëndrim si religjioni. Simone de Bouvoire shkruan: “Në fillim njeriu s’është asgjë. Ai ka në dorë të bëhet i mirë ose i keq, në varësi të faktit se a e pranon lirinë apo jo. Liria i parashtron në mënyrë absolute qëllimet e veta dhe s’ka asnjë forcë të jashtme, qoftë kjo edhe vdekja, që të jetë në gjendje të shkatërrojë atë që ajo ka themeluar... Nëse loja e panisur s’është e humbur, as e fituar, atëherë është

e nevojshme të luftohet e të rrezikohet çast pas çasti.” (L’existentialisme et la Sagesse des Nations1) Edhe dyzimi i qenies që teorizon Sartre (être en soi dhe être por soi2), është një mohim i qartë i materializmit. Vetëm emërtimet janë të reja, ndërsa thelbi është i kryehershëm dhe mund të identifikohet krejt lehtë. Kur kritikohet qytetërimi, nuk synohet mohimi dhe përjashtimi i tij, sepse edhe sikur të donim një gjë e tillë është e pamundur. Ajo që duhet bërë dhe mund të bëhet, është rrënimi i mitit të tij. Pikërisht kjo është pikënisja për të menduarit sipas Heidegger-it, sepse mekanika dhe teknika e qytetërimit rrezikon ta vrasë mendimin (të bëjë atë instrumental) dhe për pasojë edhe lirinë.3 1. Ekzistencializmi dhe urtësia e popujve 2. Qenie më vete dhe qenie për vete 3. Interpretim i nënkapitullit Nihilizmi, nga libri Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, i Alija Izetbegoviç-it. NËNTOR 2012

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

GABIMET E BËRA

NË EDUKIMIN FETAR TË FËMIJËS Në edukimin fetar të fëmijës mënyra e të shprehurit është aq e rëndësishme sa gjërat e rëndësishme për të cilat mund t’i flitet atij. Veçanërisht qëndrimi i rreptë i babait mund të bëhet shkak i përcaktimit të Krijuesit si një “qenie kërcënuese dhe shumë kufizuese”. Fjalët “do të digjesh në zjarr” nuk i përshtaten as natyrës së fëmijës e as mëshirës së Allahut (xh.sh.). Gjatë edukimit fetar të fëmijës është shumë i rëndësishëm transmetimi i njohurive të duhura në kohën e duhur. Profeti ynë i nderuar thotë: “Fjalët e para që thotë fëmija kur fillon të flasë janë nënë–baba. Ndërsa ala e parë që duhet të thotë në mënyrë të vullnetshme është Allah”. Madje gjatë një udhëtimi Profeti (a.s.) i është drejtuar një fëmije me ajetin e sures Isra: “Çdo lavd e falënderim i përket Allahut, i Cili nuk ka bir, nuk ka ortak në pushtet dhe nuk është i pafuqishëm që të ketë nevojë për ndihmës. (Isra: 111) Pasi e kishte lexuar shtatë herë këtë ajet kishte shqiptuar tekbirin, duke dashur të tregojë madhështinë e Zotit (xh.sh.). Specialistët psikologë pohojnë se bazat e besimit tek Zoti tek fëmijët hidhen në moshën 3 vjeçare. Gjatë kësaj periudhe, kur fëmija fillon të mësojë konceptet e reja, prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në mënyrën e trajtimit të temave fetare. Nëse prindërit përdorin shprehjen “do të digjesh në zjarr”, që në moshë të vogël, kjo nxit një sjellje të frikësuar të fëmijëve përballë Zotit, duke krijuar në mendjen e tyre një qenie të frikshme. Sepse ndërkohë që familja përpiqet t’i mësojë diçka fëmijës, pa e kuptuar as vetë nxisin tek fëmija ndjenjën e fajit që në moshë të vogël. Transmetimi i njohurive fetare nga ana e babait në një mënyrë strikte dhe autoritare mund të krijojë tek fëmija

48

Di

NËNTOR 2012

mendimin e një “qenieje të pamëshirshme, dënuese dhe kufizuese”. Prindërit nuk duhet të harrojnë asnjëherë se gjatë periudhës së transmetimit të njohurive fetare duhen marrë parasysh dhe etapat e zhvillimit të fëmijës. Ai prind që përdor rrugën e kërcënimit nuk do të arrijë t’i transmetojë fëmijës mesazhin e duhur. Përballja e fëmijës me shprehje të tilla në një periudhë kur ai mendon vetëm objektivisht, lind tek ai mendimin se Allahu do të dënojë çdo gabim të tijin, përfshirë këtu edhe gabimet më të vogla dhe nuk do ta falë asnjëherë.

EDUKIMI I SHOQËRUAR ME HISTORITË E PROFETËVE ËSHTË MË SOLID DHE AFATGJATË Fëmijës gjatë edukimit fetar, në fillim i duhen mësuar vlerat dhe njohuritë themelore të fesë. Këto vlera zakonisht transmetohen me anë të historive rreth profetëve. Çfarëdolloj historie fetare do t’ia tërheqë vëmendjen fëmijës që në fillim dhe kështu ai do ta ndjekë atë deri në fund pa humbur përqendrimin. Parë nga ky aspekt historitë e profetëve janë një fillim i mirë për këtë. Në të njëjtën kohë jeta e tyre përbën një shembull shumë të mirë para fëmijës. Shembulli më i mirë në këtë pikë është mënyra e komunikimit të profetit tonë (a.s.) me fëmijët. Sipas transmetimeve profetike Profeti (a.s.) lejonte fëmijët të vraponin në xhami duke mos përdorur asnjë alë që mund t’i cenonte apo ofendonte ata. Me anë të kësaj mënyre e cila mundëson afrimin e fëmijës me ambientin fëmija njeh Zotin duke luajtur dhe i afrohet adhurimeve më shumë. Në këtë mënyrë fëmija do të mësojë duke marrë si shembull këto personalitete.


NËNA

DHE ARSIMIMI I FËMIJËS Nëna, si edukatore e një populli është një nga themelet e familjes. Ajo është aq shumë e shtrenjtë në këndvështrimin islam, saqë i dërguari i Allahut (a.s.) në një hadith thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.” Nëna me dorën e saj të shtrenjtë, edukon një popull, formon bërthamën e shoqërisë dhe themelin e familjes. Është një qenie tek e cila fëmijët kthehen në folenë e tyre plot dashuri dhe ngrohtësi. Në këtë këndvështrim, Islami i ka dhënë nënës një vlerë të tillë, ku Profeti (a.s.) thotë: “Xheneti është nën këmbët e nënave.” Nëna, e cila merr këtë veçori, me përkushtim ka një funksion shumë të madh në arsimimin e fëmijës. Potenciali në shpirtin e nënës është krijuar nga Allahu (xh.xh.) me butësi, mëshirë, përpikëri dhe saktësi. Nëna në natyrën e saj është me të vërtetë një mësonjëtore dhe një edukatore. Për atë detyra më e rëndësishme duhet të jetë edukimi i fëmijëve. Allahu e ndan nga të dashurit në Ditën e Kiametit atë të cilin e ndan nënën nga fëmija i saj. Në hadithin e mësipërm shfaqet qartë roli i nënës për edukimin e fëmijës. Ndërkohë që nëna vepron me përkushtim, edhe babai duhet të jetë i kujdesshëm në punën e tij, duke mbushur një hapësirë në familje. Në shumë raste babai është jashtë shtëpie, ndërsa nëna është në çdo moment me fëmijën e vet. Sipas kërkimeve që janë bërë, del konkluzioni se arsimimi i fëmijës fillon që në barkun e nënës. Mendimet, ndjenjat dhe veprimtaria e nënës ndikon në foshnjën e saj. Nëna dhe babai duhet të mundohen njëkohësisht për arsimimin e fëmijës, duhet ta mbështesin njëri-tjetrin dhe jo të jenë kundra njëri-tjetrit për arsimimin e fëmijës. Mbasi fëmija të ketë ardhur në jetë, mjafton edhe një e prekur e nënës mbi trupin e tij, që ai të marrë butësinë dhe ngrohtësinë e saj. Prandaj nëna duhet t’i japë shumë rëndësi mënyrës së jetesës së saj, moslënies pasdore të fesë (besimit), mënyrës së ngrënies dhe pirjes, të folurit dhe të ndenjurit. Mënyra e arsimimit të fëmijës është natyrore. Ajo i ngjason një aparati fotografik ku pozon çdo gjë që shikon. Në këtë periudhë kohe fillon dhe formohet dinamika e natyrës së fëmijës. Duhet të jetojmë duke i marrë parasysh të gjitha këto gjëra. Duhet që të jemi të disiplinuar dhe të jetojmë një jetë të programuar dhe të planifikuar. Ne jemi ata çka mbollën të parët tanë. Në të ardhmen do të jenë trashëgimtarët tanë, të cilët do të jenë e ardhmja e kombit. Atëherë le të përgatisim fidanë të tillë që në të ardhmen të jenë jo vetëm pemë me gjethe dhe lule të bukura, por për më tepër pemë frytdhënëse.

NËNTOR 2012

Di

49


Shëndeti

ERION SUKAJ

Si duhet të flemë? Njerëzit kalojnë pothuajse 1/3 e jetës së tyre në gjumë. Megjithatë kjo kohë nuk është e njëjtë për çdo person. Cilësia e orëve të gjumit ndikon në orët e qëndrimit zgjuar. Për shembull, hormoni i rritjes i cili çlirohet gjatë gjumit, luan një rol shumë të rëndësishëm në rritjen e fëmijës. Nga ana tjetër çlirohen shumë hormone dhe substanca të tjera që përfshihen në rifreskimin dhe rigjenerimin e organizmit.

SA ORË GJUMË I NEVOJITEN NJË NJERIU TË SHËNDETSHËM? Studime të ndryshme kanë treguar se për të bërë një jetë të shëndetshme dhe të ekuilibruar, një njeriu i duhen 4-10 orë gjumë, në varësi të faktorëve gjenetikë. Kjo kohë për të rriturit është 6-8 orë. Nga ana tjetër ka studime që pohojnë se 8 orë gjumë nuk janë të domosdoshme, por 6, 5 apo 4 orë gjumë mund të jenë të mjaftueshme.

A MUND TË JETOJË NJERIU PA GJUMË? Gjumi është një nga nevojat bazale të domosdoshme për vazhdimësinë e jetës ashtu si ngrënia, pirja dhe frymëmarrja. Janë bërë disa studime mbi rezistencën e njeriut ndaj pagjumësisë. Periudha kohore gjatë së cilës një person i shëndetshëm mund të qëndrojë pa gjumë është mesatarisht 3 ose 4 ditë. Nëse kjo kohë tejkalohet, fillojnë probleme si irritabilitet, harresë, mungesë e orientimit në kohë, haluçinacione, konfuzion, dridhje të duarve, inflamacion, dhimbje, belbëzim dhe turbullim i pamjes. Eksperimenti me kohëzgjatjen më të madhe është zhvilluar mbi një student në SHBA. Pas një periudhe kohore prej 11 ditësh, eksperimenti u ndërpre sepse shëndeti i tij ishte nën rrezik serioz.

50

Di

NËNTOR 2012

CILAT JANË PASOJAT E GJUMIT TË TEPËRT OSE MUNGESËS SË TIJ? Ata që flenë më shumë apo më pak se mesatarja, herët a vonë do të përballen me probleme shëndetësore krahasuar me ata që flenë mjaftueshëm dhe në mënyrë të rregullt. Në një studim të gjatë kohor, u morën në observim më shumë se 71 000 gra gjatë 10 viteve dhe u vërejtën dy pika të rëndësishme. E para, gjumi i tepërt rriste rrezikun për sëmundje të zemrës; e dyta, ata që flinin shumë përballeshin me të njëjtat probleme shëndetësore si ata që flinin pak. Gjumi i tepërt mund të shkaktojë obezitet, diabet, rritje të presionit të gjakut, ulje të vëllimit muskular, dobësim të sistemit imunitar dhe depresion.


A KA LIDHJE NDËRMJET SASISË SË GJUMIT DHE ÇLODHJES? Ne mund të shikojmë në përvojën tonë ose atë të të tjerëve që nuk ka një lidhje direkte ndërmjet sasisë së gjumit dhe çlodhjes. Një person që fle pak mund të jetë më i çlodhur se një që fle shumë sepse i pari ka bërë një gjumë çlodhës dhe cilësor i cili është i mjaftueshëm.

ÇFARË DUHET TË BËJMË PËR TË PASUR NJË GJUMË CILËSOR? Gjenden disa pika me rëndësi në jetën e përditshme në lidhje me gjumin mbi të cilat duhet të përqendrohemi: - Duhet të hamë një vakt të lehtë në darkë, e pakta dy orë para gjumit. Një vakt i rëndë mban rrezikun e shfaqjes së problemeve të frymëmarrjes dhe gërhitjes. Pije të tilla si çaj, kafe dhe Coca-cola kanë efekt stimulant dhe mund të shkaktojnë pagjumësi. - Ambienti i dhomës së gjumit është po ashtu i rëndësishëm. Ambienti ideal për një gjumë cilësor kërkon qetësi, errësirë ose dritë të ulët, temperaturë të ngrohtë dhe një shtrat i cili nuk duhet të jetë shumë i butë apo shumë i fortë. - Duhet caktuar një orar i rregullt gjumi. Një nga kushtet për të pasur një gjumë të rehatshëm dhe cilësor është rënia dhe zgjimi në të njëjtën kohë çdo ditë të javës. Është veçanërisht e rëndësishme që kjo rregullsi të mos prishet në fundjavë. Ndërprerja e këtij ritmi në fundjavë është një nga pengesat e gjumit cilësor. - Duhet të flemë në anën e djathtë ose në të majtën. Shtrirja në shpinë ose në bark mund të shkaktojë disa probleme. Gërhitja dhe apnea e gjumit ndodh vetëm kur shtrihemi në shpinë. Pozicioni më i përshtatshëm për të etur është të shtrihesh në anën e majtë apo të djathtë. Një njeri lëviz në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës duke ndërruar pozicion 10-15 herë si shenjë e Mëshirës Hyjnore.

CILAT JANË ORËT MË TË MIRA TË GJUMIT? Për të përcaktuar orët më të përshtatshme për gjumë, më parë duhet të dimë se çfarë ndodh me organizmin e njeriut gjatë gjumit në kohë të ndryshme. Ne dimë se gjëndra pineale e vendosur në trurin e njeriut funksionon si një orë e brendshme. Kjo gjëndër prodhon dhe çliron hormone të caktuar. Një nga këta është melatonina. Me anë të këtij hormoni Allahu ka mundësuar gjumin dhe rregullon ciklin gjumë-zgjim. Çlirimi i melatoninës fillon në mbrëmje dhe vazhdon deri sa arrin maksimumin në orën 2-3 të mëngjesit. Kjo do të thotë se në organizmin e njeriut është vendosur që në lindje një sistem i cili bën të mundur lehtësimin e gjumit në mbrëmje. Nga ana tjetër, ekspozimi i tepërt ndaj dritës artificiale, shikimi i televizorit gjatë natës, dhe ngacmime të jashtëm si fusha magnetike, ulin prodhimin e melatoninës, gjë e cila dëmton funksionimin normal të organizmit. Kërkime të ndryshme kanë treguar se gjumi luan një rol me rëndësi në rregullimin e çlirimit të hormonit TSH. TSH ndihmon kontrollin e metabolizmit dhe indirekt nivelin tonë

të energjisë. Prandaj, ata persona që kanë një nivel të ulët të TSH, që janë rreth 25 ose 35%, iu rekomandohet të zgjohen gjatë natës. Ky kërkim shkencor i ri është plotësisht në përputhje me traditën Profetike. Profeti flinte pak pas namazit të Jacisë (më herët se çbëjnë shumica e njerëzve sot) dhe zgjohej në orët e para të mëngjesit (në disa raste në mesnatë) për tu falur. Ky zakon i të eturit e ka origjinën nga Kurani Famëlartë. Gjenden gjithashtu disa fakte interesante mbi dremitjen. Sipas disa ekspertëve koha më e mirë për të dremitur është mesdita. Një gjysmë ore dremitje e thellë dhe e qetë në mesdite është e barabartë me 2 orë gjumë gjatë natës. Për këtë arsye, kur dikush fle në mesditë ka më pak nevojë për gjumë natën. Mesdita dihet që është koha me produktivitetin më të vogël të ditës dhe njerëzve në përgjithësi u flihet në këtë kohë. Duke dremitur në këtë orë, personi i shpenzon orët e tjera të ditës duke qenë më energjik dhe më produktiv. Ky lloj gjumi praktikohet më shumë në vende me klimë të ngrohtë. Po ashtu në disa kompani në Japoni ka vende të posaçme ku punonjësit mund të flenë gjatë mesditës. Dremitja gjatë ditës është praktikuar dhe këshilluar nga Profeti Muhamed dhe njihet me emrin “kajlule”. Koha e saj gjendet midis paradites dhe drekës. Ky lloj gjumi është pjesë e traditës Profetike duke i mundësuar personit të ngrihet natën për tu falur. Në këtë mënyrë personi përgatitet për tu ngritur për namazin e natës. Gjenden dy kohë të tjera gjatë ditës në të cilat gjumi nuk është i këshillueshëm. E para quhet “gajlule”. Ajo gjendet midis kohës para lindjes së diellit deri 40 minuta pasi dielli ka lindur, ku namazi lejohet por nuk është i këshillueshëm. Gjumi në këtë kohë është në kundërshtim me traditën Profetike. Koha më e përshtatshme për tu përgatitur për punën e përditshme është herët në mëngjes kur është akoma freskët. Kur kalon kjo kohë, njeriu bëhet letargjik përsëri. Përmes eksperimenteve të shumta është provuar se zgjimi herët shton produktivitetin në punë dhe për pasojë edhe të ardhurat, ndërsa e kundërta e pakëson atë. Koha tjetër e gjumit e cila nuk këshillohet është “fajlule”. Ajo gjendet midis namazit të Ikindisë dhe perëndimit të diellit. Ky gjumë bën të mundur shkurtimin e jetës, që do të thotë se ai e bën atë ditë më të shkurtër e cila kalon në një gjendje gjysmë gjumi për shkak të letargjisë duke shkaktuar kështu një çrregullim fiziologjik. Prandaj, në një aspekt jo material, përderisa rezultati i asaj dite, material dhe jo material, bëhet i dukshëm pas namazit të Ikindisë, kalimi i kësaj kohe në gjumë është sikur të pengosh rezultatin e punës së asaj dite dhe e bën atë ditë sikur të mos ishte jetuar fare. Si përfundim, “gjumi” i përmendur në Kuranin Famëlartë është një mirësi e madhe për të gjithë njerëzit. Sidoqoftë, ashtu si të gjitha të mirat, është e rëndësishme të gjejmë rrugën e mesme edhe me gjumin nëse duam të bëjmë një jetë të ekuilibruar dhe të përfitojmë nga kjo mirësi gjatë kohëve të këshilluara dhe me rrugët e lejuara.

NËNTOR 2012

Di

51


Arsyet pse duhet të konsumoni çaj Pas ujit, çaji është pija më e konsumuar në botë. Përveç shijes, arsye për këtë janë edhe veçoritë e tij që përmirësojnë shëndetin. Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate, i cili është përgjegjës për zvogëlimin e tumoreve.

8 ARSYE PSE DUHET PËRDORUR ÇAJI MUND TË ZVOGËLOJË RREZIKUN NGA SËMUNDJET E ZEMRËS Nëse çaji pihet tri apo më shumë herë në ditë ai mund të reduktojë rrezikun nga sëmundjet e zemrës, me siguri për shkak të antioksidantëve, ndërsa disa shkencëtarë thonë që çaji i gjelbër dhe i zi ndihmojnë në parandalimin e arterosklerozës. MUND TË REDUKTOJË TUMORET Çaji përmban përbërësin i cili quhet flavanoid epigallacatechin gallate i cili është përgjegjës për reduktimin e tumoreve në testimet laboratorike të një studimi skocez. Mjekja Christine Dufes, udhëheqësja e hulumtimit, ka thënë se si çaji ka reduktuar madhësinë e tumorit, ndërsa te disa raste tumoret janë zhdukur tërësisht. ILAÇ POTENCIAL PËR KANCERIN E PROSTATËS Shkencëtarët kanë zbuluar metodën e cila me kombinimin e arit dhe çajit të gjelbër vret qelizat e kancerit të prostatës. Metodën e kanë publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, ndërsa kanë thënë se si tek minjtë kanë arritur të reduktojnë tumorin në 80 për qind të rasteve. Çaji shërben si bartës i grimcave radioaktive të arit të cilat pastaj i vrasin qelizat e kancerit në prostatë.

52

Di

NËNTOR 2012

PËRMIRËSON VITALITETIN NË MOSHË MË TË VJETËR Studimi i kryer në 14 mijë njerëz më të moshuar se 65 vjet, i publikuar në “American Journal of Clinical Nutrition”, ka treguar që personat më vital ishin pikërisht ata që pinin çaj të gjelbër. Duke pirë çajin njerëzit më të vjetër do të kenë më pak probleme gjatë veprimeve si pastrimi apo larja dhe veshja. UL TENSIONIN E GJAKUT Edhe pse nuk mund të identifikohet saktë komponenti i çajit të zi i cili e bën këtë, ai e ul pak tensionin e gjakut, thotë një studim australian. FORCON IMUNITETIN Çaji i gjelbër rrit numrin e qelizave T në trup të cilat janë të rëndësishme në sistemin e imunitetit, por edhe “mëson” të gjitha qelizat e sistemit të imunitetit për t’i njohur më mirë bakteret dhe dëmtuesit apo keqbërësit në trup. REHIDRATON Edhe pse përmban kafeinë e cila dehidraton organizmin, çaji arrin të rehidratojë trupin. NDIHMON GJATË DOBËSIMIT Disa hulumtime sugjerojnë se si pirja e pesë filxhanëve çaj në ditë ndihmon gjatë humbjes së kilogramëve, veçanërisht në zonën e barkut.


Vaji i ullirit, kurues i disa sëmundjeve Vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh. Studiuesit në Spanjë dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30% nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Vitet e fundit është zbuluar se vaji ullirit ka shumë ndikim mbi aktivitetin metabolik të organeleve të qelizës. Prej kohësh ai përdoret jo vetëm si ushqim, por edhe si medikament me vlera të larta për kurimin e disa sëmundjeve të ndryshme. Vaj ulliri me borzilok ndihmon në kurimin e lodhjes intelektuale. Vaj ulliri me koreandër kuron vështirësitë në tretje. Vaj ulliri me dëllinjë ndihmon në kurimin e diabetit dhe ngërçit. Vaj ulliri me qepë ndihmon në kurimin e diabetit, sëmundjeve të frymëmarrjes, arteriosklerozës, majisjeve gjenito-urinare. Vaj ulliri me frutat e myshkut kuron asteninë dhe gurin në tëmth. Vaj ulliri me lavandër ndihmon në kurimin e enteritit dhe sëmundjeve infektive. Ulliri njihet edhe për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe tek të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit.

NËNTOR 2012

Di

53


Kuriozitete Misteri i flamurit të parë shqiptar patriotësh, u kthyen në atdhe me qëllim që të luftonin kundër armikut dhe njëkohësisht sollën edhe flamurin e parë, që u ngrit më pas në datën 28 nëntor 1912 prej Ismail Qemalit.

VARIANTI I GJASHTË

Simboli i pavarësisë në 28 nëntor 1912, flamuri, vazhdon të ketë disa enigma të pazgjidhura deri në ditët e sotme. 100 vjet më vonë, nuk është zbuluar ende se cili ishte ai person që solli flamurin në Vlorë dhe ia dha Ismail Qemalit, që më pas, me krenari valëviti flamurin e parë të Shqipërisë së pavarur. Dokumentat e shkruar dhe fotografitë mungojnë. Kjo është arsyeja përse gjendemi sot përballë aq shumë hipotezave apo fakteve që lënë vend për dyshim, se kush e solli flamurin dhe nëse mund të zbulohet e vërteta historike.

VARIANTI I PARË Në verën e vitit 1911, zonja Marigo Pozio, me pretekstin se do të mjekohej, udhëtoi drejt ishullit të Korfuzit. Aty takohet me përfaqësues nacionalistë të kolonive shqiptare që ishin mbledhur në ishullin grek. Midis tyre ishin edhe përfaqësues nga SHBAja të dërguar nga shoqëria patriotike “Besa-Besën”. Patrioti Kola, me të vëllain Thoma Katundi i dorëzuan zonjës Marigo flamurin me të cilin ajo u kthye në Vlorë duke e veshur nën teshat e saj. Një vit më vonë, Marigoja ia dhuroi këtë flamur plakut të Vlorës, Ismail Qemalit, për ta ngritur në 28 nëntor, në ballkonin e shtëpisë së Xhemal Beut.

54

Di

NËNTOR 2012

VARIANTI I DYTË Shumë patriotë kanë të njëjtin mendim se flamuri i ngritur në 28 nëntor është pikturuar nga vetë dora e zonjës Marigo, sipas modelit të shqipes së vizatuar nga Dom Mark Vasa. Këtë hipotezë e mbështet edhe zonja që ka punuar pranë Marigosë gjatë të gjithë jetës. Ndërsa flamuri prej Amerikës që solli Marigoja iu dorëzua Llambi Bimblit, i paprekur kur këta po niseshin për në Korçë dhe ky flamur u ngrit kur Korça deklaroi nga ana e saj pavarësinë. “Flamuri që bëmë ne nuk është krejt i kuq, por në ngjyrën e specit”, kujton ndihmësja e Marigosë.

VARIANTI I TRETË Bejlerët e Vlorës thonin se këtë flamur ua kishte dhuruar Don Aladro Kastrioti dhe se kishin qenë ata që e dorëzuan më pas tek Ismail Qemali.

Spiridon Ilo dhe patriotë të tjerë tregojnë se grupi që u nis nga Rumania për të shpallur pavarësinë kishte marrë me vete edhe atë që do të shndërrohej në flamurin e parë të shtetit të pavarur shqiptar. Kjo dokumentohet me alët që Spiridoni i ka thënë djalit të tij: “Flamurin që përgatitëm në Bukuresht, unë e kam mbajtur në gji që nga Bukureshti e deri në Vlorë dhe pastaj, pasi e valëviti Ismail Qemali, unë e valëvita në parmak me sqepar”.

VARIANTI I SHTATË Spiridoni, me flamurin që kishte me vete, bujti tek shtëpia e Marigo Pozios, meqë ishte kushërira e parë e tij. Marigoja i qëndisi flamurit thekët e verdhë, për ta bërë ashtu siç e tregoi Spiridoni, në kartolinën e vitit 1920.

VARIANTI I TETË Eqerem bej Vlora, në kujtimet e tij shkruan se ai që u ngrit në datën 28 nëntor 1912 ishte flamuri i shtëpisë së tij, të cilin e ruante në një kornizë, pasi i ishte dhuruar nga Aladro Kastrioti.

VARIANTI I NËNTË Nga gazeta “Kolonja”, në vitin 2001 është shkruar: “Asim Dika ishte ai që mori flamurin e qëndisur nga motrat Qirjazi dhe ia çoi Ismail Qemalit në Vlorë”.

VARIANTI I KATËRT Revista “Hylli i Dritës” shkruante në vitet pas pavarësisë se Ismail Qemali, duke ardhur nga Viena, u ndal në Kotor dhe atje ka marrë një flamur diku tek dy metra të gjatë.

VARIANTI I PESTË Patrioti korçar, Thoma Nasi, në autobiografinë e tij shkruan se në vitin 1911, së bashku me një numër tjetër

VARIANTI I DHJETË Në librin e tij, “Patriotizma dhe Nacionalizma”, patrioti Kristo Floqi flet për flamurin e ngritur në Vlorë në vitin 1912, duke paraqitur të dhëna të tjera mbi origjinën e flamurit, të dhëna që ai i ka krahasuar edhe me të vëllain e tij, juristin Thanas Floqi.


Bosnje-Mekë, 5700 kilometra në këmbë për në Haxh Mekë, një itinerar prej rreth 5700 kilometrash, mbërriti në qytetin e shenjtë të Islamit, pasi kaloi shtatë vende duke përfshirë dhe Sirinë në luftë. “Kam mbërritur sot në Mekë. Nuk jam i lodhur. Këto janë ditët më të bukura të jetës time. Do t`u shpërndaj çokollata fëmijëve”, deklaroi Haxhiç. Pelegrini 47-vjeçar e ka postuar në rrjetin social Facebook rekordin e tij të shenjtë. Në murin e tij ai ka treguar

Senad Haxhiç quhet myslimani nga Bosnje Hercegovinga, i cili përshkoi rreth 5700 kilometra në këmbë për gati 10 muaj nga vendlindja e tij për të mbërritur në Mekë, në qytetin e shenjtë të Islamit. Myslimani Senad Haxhiç është një profesor ekonomie në Bosnje. Ai u nis nga shteti tij në muajin dhjetor të 2011ës në këmbë për të marrë pjesë në pelegrinazhin që zhvillohet çdo vit në

se gjatë rrugëtimit kishte kaluar në Bosnje, Serbi, Bullgari, Turqi, Siri, Jordani, para se të mbërrinte në Arabinë Saudite, në Mekë. “Falënderoj Allahun që më ka mundësuar të arrij në Mekë para afatit të haxhit, më 25 tetor. Kam ecur në emër të Allahut, për Islamin, për BosnjeHercegovinën, për prindërit dhe motrën time”, shkruan në murin e tij të rrjetit social.

Minarja më e lartë në botë Minarja e xhamisë Hassan II, e ndërtuar në brigjet e Oqeanit Atlantik është 200 metra e lartë dhe njihet si minarja më e lartë në botë. Xhamia ka një kapacitet prej 25.000 besimtarësh, ndërsa në oborr ka vend edhe për 80.000 tjerë. Xhamia është projektuar nga arkitekti francez Michael Pinseau dhe mori emrin e mbretit të dikurshëm të Marokut, Hassan II. Ndërtimi i xhamisë filloi në vitin 1987 dhe zgjati gjashtë vjet. Në ndërtimin e kësaj xhamie, e cila njihet si një nga kryeveprat më të mëdha të arkitekturës islame, kanë punuar 2500 punëtorë dhe 10.000 muratorë e mjeshtër. Xhamia ka një çati lëvizëse dhe dy kate që janë të rezervuara për femrat. Abdes'hanja e xhamisë, ka 41 kroje. Krahas dy hamameve tradicionale, xhamia ka minare me lartësi 200 metra, e cila njihet si minarja më e lartë në botë. Xhamia është e zbukuruar me dizajne tradicionale dhe moderne. Marokenët e quajnë “Pallati i paqes dhe mikpritës i të gjitha feve qiellore”.

NËNTOR 2012

Di

55


Faqja juaj MEXHID YVEJSI

Miliona haxhinj U nisën, po nisen Për të vizituar Qaben e Madhëruar... Allahun e Madhërojnë Përpara Tij nënshtrohen Përpara Tij pendohen. Miliona haxhinj, Miliona dashuri, U nisën, po nisen Nga toka e nga deti Atje ku lindi Dielli Për të vizituar Vendin e Shenjtëruar Qaben e Madhëruar Meken e Bekuar Për të zbritur Në Medinën e Ndritur. Miliona haxhinj Miliona dashuri Nga të dy gjinitë Po i lënë shtëpitë, Po i lënë foletë, Po i lënë atdhetë. Me mall, me lot, Por me shpirtin plot Veç për të Madhin Zot. Miliona haxhinj Miliona dashuri Të bardhë e të zinj Të vjetër e të rinj Tekbire këndojnë Allahun e Madhërojnë Përpara Tij nënshtrohen Përpara Tij pendohen. Haxhinjtë shqiptarë Me zemër të pastruar Me shpirt të lartësuar Kujtohen edhe për ne Që jemi në Atdhe: Luten për Kosovën, Luten për Çamërinë, Luten për Shqipërinë.

56

Di

NËNTOR 2012

Shan

XHYNEJD SUAVI

Qysh në fëmijëri mërzitesha në vendet e ngushta dhe nuk doja të hyja kurrsesi në ato vende. Në vitet e mëvonshme kuptova që kjo ishte një sëmundje, por gjithsesi nuk shpëtova dot prej saj. Ndërkohë që do s’do, tani detyrohesha të hyja në ato vende të ngushta. Më kishin mbështjellë dhe më kishin vendosur në një arkivol. I dëgjoja shumë mirë zërat e atyre që më silleshin rrotull dhe, megjithëse i kisha sytë e mbyllur, i shikoja. -I shkreti! Vdiq në moshë të re, -thonin ata, -megjithëse kishte shumë për të bërë. Dhe me të vërtetë shumë punë më kishin ngelur përgjysmë. Përshembull tim biri nuk i kisha hapur një vend të mirë pune, ende nuk i kisha shlyer kreditë e marra për makinën dhe televizionin me ngjyra. T’i mblidhja shokët në një firmë shumë të madhe tashmë, ishte veçse një ëndërr. Për më tepër, megjithëse dimri ishte afruar shumë, ende nuk e kisha zgjidhur problemin e druve dhe nuk i kisha zënë vendet ku pikonte çatia. Teksa po i numëroja punët e lëna përgjysmë, u drodha nga frika që më shkaktoi një zë i cili më buçiti në vesh. Ky zë, si të fliste me mikrofon, jehonte gjer në qoshet e trurit tim. -Kaloi tashmë, kaloi! -thoshte ai. Brenda vetes thosha “sikur të mos kishte kaluar! ”. Sesi më erdhi ai aksident, nuk e di. Në një kohë që e ngisja aq mirë makinën. Ndërkohë që po mundohesha të kujtoja se çfarë kishte ndodhur, vura re se më rrethuan të afërmit dhe u munduan të mbyllnin kapakun e arkivolit ku ndodhesha. Megjithëse doja të bërtisja me sa më mbante fyti dhe të lëvizja për t’i penguar ata, nuk munda as të lëviz dhe as të nxjerr zë. Pas pak mbeta në errësirë dhe sytë i ktheva nga drita që hynte nga vrima e dërrasës së arkivolit. -Aman, o Allah! -thashë i tmerruar. -Ç’do të


nsi Tjetër bëhet tani me mua? ! Nga frika nuk mund të mendoja asgjë. Ndërkohë më kishin ngritur në krahë dhe po nisesha duke u tundur. Nga zhurmat që vinin nga jashtë, dukej se po binte shi dhe zëri i pikave të tij ngatërrohej me kërcitjen e arkivolit. Me siguri që po shkonim për në xhami të falnin namazin e xhenazes. Më erdhi ndër mend diçka kur thashë “xhami”. Megjithëse ishte shumë pranë shtëpisë dhe edhe pse isha ftuar pesë herë në ditë, nuk gjeta një herë kohë për të shkuar atje. Por gjithmonë thoja se kur të mbush pesëdhjetë vjeç, do të filloj të fal namazin dhe do t’i braktis të gjitha veset e këqija. Po, po, sikur të mos ndodhte ky aksident, kushedi sesa njeri i mirë do të bëhesha! Zëri që dëgjova edhe më parë dhe që nuk e dija se nga vinte, tha përsëri: -Kaloi tashmë, kaloi! Mbaroi tani! Pas pak u fal namazi i xhenazes dhe më kishin ngritur prapë mbi supe. Teksa po kaloja përpara klubit të lagjes, dëgjova të qeshurat e shokëve që luanin përditë me letra dhe mendoja se “me siguri që nuk e kishin dëgjuar lajmin e vdekjes sime”. Kur zërat u larguan, ndjeva se po transportohesha i përkulur dhe e kuptova se po i ngjiteshim së përpjetës për në varreza. Vura re se qefini më ishte lagur vende-vende nga shiu me rrebesh që rrëshqiste nëpër të çarat e arkivolit. Megjithë këtë ua vura veshin atyre që po fliteshin. Një pjesë e miqve thonin për mosmbarëvatjen e tregëtisë, një pjesë tjetër po diskutonte rreth ndeshjes së fundit të kombëtares. Ndërsa një tjetër që po mbante arkivolin, i pëshpëriti në vesh atij që kishte pranë: -Mbrapshtia e të ndjerit duket që nga koha që po bën sot! U bëmë qull, ore! Me siguri që nuk po dëgjoja mirë. A nuk ishin ata për të cilët kisha kaluar netë të tëra pa gjumë? ! Pas pak udhëtimi mbaroi dhe kufomën time e

zbritën përdhe. Kapaku u hap përsëri dhe krahët që kapën trupin tim të pajetë, e hodhën në një gropë të mbushur me ujë në fund. Pashë rreth e rrotull aty ku u shtriva. Aman, o Allah! . . . . A nuk ishte ky një varr? ! Pse nuk e kisha menduar gjer në atë çast se një ditë do të hyja këtu? Klithmat e mia të pazëshme nuk i dëgjonte asnjeri dhe e ndjeja që po përpiqeshin të më mbulonin me dhé. Mbeta sërish në një errësirë të plotë dhe i pafuqishëm, nisa t’i lutem Allahut. -O Zot! -thashë. -A më jep edhe një shans të bëhem njeri si siç do ti dhe ta kthej varrin tim në një bahçe nga ato të Xhenetit. I njëjti zë, por tani më i fortë se herët e tjera, përsëriti: -Kaloi tashmë, kaloi! Tani çdo gjë mbaroi! Zëri që dilte nga dheu i hedhur mbi dërrasën që mbulonte varrin tim, i ngjasonte shkreptimave dhe trondiste gjithë qenien time. Me një përpjekje të fundit, u hodha përpjetë dhe i hapa sytë. Qenkam i shtrirë në dhomën time të rehatshme, por po shihja një ëndërr të tmerrshme. Shoku im mjek, i cili banonte në hyrjen përballë, po mundohej të më përmendte duke më thënë: -Kaloi tashmë, kaloi! Shiko, kaloi, nuk ka gjë! U ngrita ngadalë nga vendi ku isha shtrirë. Isha bërë qull në djersë dhe ndjehesha sikur kisha humbur njëzet kilogram. Jashtë binte shi me rrebesh dhe e gjithë shtëpia tundej nga vetëtimat e bubullimat. Ndërsa po mundohesha të përmblidhja veten, i rrethuar nga shikimet e çuditura të atyre që më rrethonin, thashë me vete: -O Allah! Të falenderoj aq sa numri i qelizave të trupit tim. Po sikur të mos më kishe dhënë edhe një shans tjetër për t’u bërë një robi yt i mirë?!

NËNTOR 2012

Di

57


Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D


Nテ起TOR 2012

Di

59


60

Di

Nテ起TOR 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.