Revista Drita Islame, Qershor 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 6 (353) | Qershor 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

QERSHOR 2012

Di

1


2

Di

QERSHOR 2012


QERSHOR 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 6 (353) Qershor 2012

6 8

Në fokus Dorian Demetja

10 Aktualitet

- Bedër, mbahet konferenca "Të drejtat e njeriut në shekullin 21" - Ceremonia e çmimeve "Mësues i Vitit 2012" - Konferenca ndërkombëtare: "Pishtari profetik ndriçon rrugën e njerëzimit" - Qeveria e re franceze me tre ministra myslimanë

16

Komente & Opinione Gazmend Aga Forum Prof. dr. Ajhan Tekinesh Spiritualizmi në shkencat humane

20 26 30 32

Elvis Rroshi Dua dhe jap për hir të Allahut

42

Personalitet Moisi Murra Haki Sharofi

44 46

Estetikë Edison Çeraj

Foto arkiv

48

Familja Aisa Kokiçi - Disa këshilla për baballarët e rinj

50

Shëndeti

52

Kuriozitete

Lagjja Qafë, Shkodër

Reportazh Ferit Lika

Libra & Autorë Bedri Telegrafi Xhemal Balla, veprimtar i arsimit dhe edukimit të brezave

Dossier & Histori Ahmet Çaushi

SHBA, shkenca flet "shqip" përmes medresistëve QERSHOR 2012

Retrospektivë Ibrahim Hima Naltësia e fes Myslimane

Intervista

Fe e atdhe

Di

40

Arti dhe e Vërteta

Roli i fesë dhe i medias në shoqëri

18

Bota jonë Blerim Nazimi Kiameti, exheli i universit -2-

Tre muajt e bekuar

Tirazhi 5000

4

36

Njeriu i besimit

ISSN 2226-7115

U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

Editorial Ali Zaimi

56

- Mbani larg dhimbjen e kokës - Të dobësohesh me majdanoz

- Konkluzion mahnitës! - Fshati ku lindin vetëm binjakë

Medresetë tona Hiqmet Patozi Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve islamë


QERSHOR 2012

Di

5


Editorial

ALI ZAIMI

Njeriu i Njeriu i besimit është përfaqësuesi i cilësive më të përsosua njerëzore. Ai është hero i zemrës, i shpirtit, i ndërgjegjes dhe i arsyes. Duke e gjykuar prej vlerave që përfaqëson dhe nga praktika e qindra-mijëra udhërrëfyesve gjatë gjithë historisë së kësaj rruge plot dritë, njeriu i besimit na shfaqet me karakteristikat më të vlerësuara nga ndërgjegjja njerëzore. Besimtari i vërtetë nuk fut asgjë tjetër veç dashurisë së Allahut në zemër, që në botëkuptimin e tij ajo është fron veçse për Zotin, por nga ana tjetër, për hatër të Zotit, ai i hap zemrën gjithë qenies. Ai zotëron një gjykim të shëndoshë me aftësi të vështrojë e të kuptojë me ndjeshmëri, përgjegjësi dhe me vizion të sigurt dhe gjithëpërfshirës çdo ngjarje, çdo veprimtari dhe çdo projekt që synon kënaqësinë e Dhuruesit Absolut dhe lumturinë e krijesave. Besimtari i vërtetë e kalon jetën të ndriçuar nga drita e Kuranit dhe e Sunetit, dhe synon devocionin dhe virtytshmërinë. Ai nuk lejon që bota e tij e brendshme të njolloset nga ndjenja e egoizmit, famës, mburrjes, pushtetit, ndjenja këto që e vrasin zemrën. Besimtari i vërtetë ka qëndrim të vendosur ndaj të keqes, dhunës, poshtërimit, diskriminimit dhe ndaj çdo lloj mizorie. Me vetëdije të plotë dhe me dëshirë të papërshkrueshme besimtari është i përfshirë në kuriozitetin për të depërtuar

6

Di

QERSHOR 2012

në kuptimin esencial të gjërave; me dritën e besimit ai zotëron dhe njëkohësisht thellon aftësinë për të analizuar dhe interpretuar drejt fenomene të ndryshme të jetës; me mbështetjen që ka tek Zoti, ai natyrshëm, imponon besueshmëri tek njerëzit dhe rrezaton sigurinë e një njeriu ku mund të mbështetesh për gjithçka dhe prej të cilit çdokush mund të kërkojë ndihmë. Besimtari i vërtetë është përfaqësuesi më i besueshëm i paqes universale. Duke qenë interpret i vlerave më sublime, që i kanë ardhur njerëzimit, besimtari nuk tenton kurrë të shkaktojë vuajtje apo mjerim për të tjerët. Për hir të asaj që përfaqëson ai është i detyruar të jetë simbol i sigurisë, garancisë dhe përkrahjes. Besimtari është i ndjeshëm ndaj nderit dhe dinjitetit të njerëzve të tjerë sikurse është i ndjeshëm ndaj nderit dhe dinjitetit të vet. Ai nuk jeton për veten, por që të bëjë të tjerët të jetojnë, është gati të bëjë çdo sakrificë materiale dhe shpirtërore, që njerëzit të gjejnë Zotin e kështu të sigurojnë lumturinë e përjetshme. Njeriu i besimit është i gatshëm, me gjithë zemër, të bashkëpunojë me çdokënd, që është në udhë të drejtë, madje bashkëpunimin ai e konsideron si lutje për të përfituar mëshirën dhe përkrahjen hyjnore. Besimtari është i vetëdijshëm që besimi është forca më


Besimit e madhe që ekziston nën qiellin e kësaj bote. Besimtari e shikon besimin si dritë dhe si forcë. Ai ndjen se përftimi i besimit të vërtetë i mundëson atij të sfidojë gjithë botën, madje në varësi të fuqisë së besimit që zotëron, gjithë universin. Sepse besimi në thelb ka lidhjen me Zotin që bën të domosdoshëm njësimin (teuhidin), njësimi sjell dorëzimin në vullnetin e Tij. Besimtari i dorëzohet me besim të palëkundur Atij që mban në dorë frenat e gjithkujt dhe gjithçkaje, mbështetet në fuqinë e tij dhe vështron me kureshtje dhe ngazëllim surprizat, që Zoti i vet i ka përgatitur në këtë udhëtim të gjatë. Besimtari është përherë në “luftë” me veten për të larguar nga bota e tij e brendshme urrejtjen, smirën, xhelozinë, hakmarrjen dhe çdo ngacmim djallëzor, për t’i lënë vendin ndjenjave më të pastra të besimit, dashurisë dhe çiltërsisë. Ai do dashurinë dhe është armik i betuar i armiqësisë dhe urrejtjes. Duke u marrë me rregullimin e gabimeve të veta, njeriu i besimit mbyll sytë ndaj gabimeve të të tjerëve, aq sa ndërsa bëhet "prokuror" i gabimeve të veta, ai kthehet në një "avokat" për të tjerët. Besimtari prehet në paqe e qetësi edhe kur është i rrethuar nga motive dhimbjeje e pikëllimi. Për shkak të lidhjes së fortë që ka me Zotin, ai është në gjendje të dëbojë çdo

re hidhërimi. Në momentet më pikëlluese, një shpirt i tillë është në gjendje që me gjuhën e zemrës së vet të recitojë poemat e lumturisë. Besimtari është i qartë që kjo botë nuk është vendi i kënaqësive dhe shpërblimit, por është sheshi i shërbimit dhe provimit. Prandaj ai nuk llastohet për arritjet, sikundër nuk bëhet pesimist për humbjet dhe fatkeqësitë. Besimtari i vërtetë zotëron një zemër të ndjeshme si e pëllumbit, e cila rreh me ritme të koordinuara mes frikës dhe shpresës. Ai është i dashuruar me Zotin dhe ndërsa dridhet nga frika se mos humbasë këtë dashuri, jeton gjithmonë me shpresën e mëshirës së pakufishme të Tij. Çdo gjë në këtë botë ka domethënien e vet për besimtarin dhe mbi të gjitha është argument për ekzistencën, emrat dhe atributet e Krijuesit. Universi me çdo grimcë që e përbën atë, Kurani me çdo verset të tij, Profetët dhe veçanërisht Profeti Muhamed (a.s.) me mesazhin dhe mënyrën e jetës që jetoi dhe së fundmi ndërgjegjja njerëzore me të gjithë thellësitë e saj, janë përmbledhës të argumenteve që të tregojnë e të çojnë tek Allahu, që të bëjnë besimtar. Prandaj pozita më e lartë në këtë botë për një mysliman të vërtetë, është të jetojë si besimtar i thjeshtë dhe që Allahu të jetë i kënaqur prej tij. QERSHOR 2012

Di

7


Në Fokus

DORIAN DEMETJA

TRE MUAJT

E BEKUAR Koha dhe vendi, të gjithë vlerën dhe shenjtërinë e tyre e marrin sepse ashtu dëshiron Krijuesi. Kjo dëshirë hyjnore përfshin mijëra urtësi për krijesat. Veçanërisht, ato ngjarje që ndodhin brenda asaj kohe dhe vendi, i japin këtyre muajve një rëndësi të veçantë. Shenjtëria e disa aspekteve të kohës në Islam është një mënyrë që begatia dhe mirësia e pafund e Zotit të mbërrijë tek myslimanët. Sipas kalendarit hënor (hixhri), që ka si pikënisje hixhretin e profetit Muhamed (a.s.), muajt Rexheb, Shaban dhe Ramazan, janë muaj shumë të dobishëm dhe të bekuar. Në shoqërinë islame këta muaj njihen edhe si “Shuhur-u Thelathe” (Tre Muajt). Të gjitha netët e mira (e mëdha) përveç Natës së Mevludit, ndodhen brenda këtyre tre muajve. Muaji Rexheb cilësohet si muaji i mbjelljes, muaji Shaban si muaji i ujitjes dhe muaji i Ramazanit si muaji i korrjes apo mbledhjes së prodhimeve. Njeriu korr ç’ka mbjell, merr barazvlerën e asaj që ka bërë. Tre muajt kanë një shije të vetën, e cila i veçon ata nga muajt e tjerë. Brenda kësaj kohe njerëzit i kthehen botës së zemrës, preken shpirtërisht nga rrezet që burojnë nga besimi i tyre dhe u duket se në këtë gjendje ata do të jetojnë përgjithmonë. Ditët, netët, madje orët dhe minutat gjatë kësaj kohe për ta, ecin në një formë të magjishme. E ashtu duke rrjedhur, pa dyshim që secilit i pëshpërijnë diçka në shpirt. Kur mbërrijmë në këto kohë të arta të vitit, na duket sikur kemi prekur ato ditë të kaltra të botës së përtejme. Koha gjatë këtyre muajve ngjyroset me bojërat e botës së përtejme dhe njerëzit zhyten thellë në qetësi shpirtërore të magjishme, sikur të ishin banorë të botës tjetër. Kujtimet dhe koha e kaluar gjatë këtyre tre muajve, na e veshin jetën tonë me një bukuri të magjishme ndërsa ndjenjat tona futen brenda një simfonie të qetë. Ajo kohë përqafon të gjithë ata që ndjejnë dhe kuptojnë besimin, Islamin, faltoren dhe adhurimin me ngjyrën e dritave në frekuenca të ndryshme, me flladin e saj të ëmbël dhe të butë duke magjepsur me zërin e saj çdokënd. Brenda tre muajve, tek shikon dritat që depërtojnë nëpër zemrat e njerëzve, vezullimet e minareve, gjallëria shpirtërore e popullit që shpejton për në faltore, më tepër sesa jetën tokësore, të kujton parajsën dhe për ata njerëz që vërtet ua dinë vlerën, ofrohet një kënaqësi shpirtërore e rrallë. Muaji Rexheb është muaji i faljes, amnistisë nga Allahu;

8

Di

QERSHOR 2012

Të gjitha netët e mira (e mëdha) përveç Natës së Mevludit, ndodhen brenda këtyre tre muajve. Muaji Rexheb cilësohet si muaji i mbjelljes, muaji Shaban si muaji i ujitjes dhe muaji Ramazan si muaji i korrjes apo mbledhjes së prodhimeve. Njeriu korr ç’ka mbjell, merr barazvlerën e asaj që ka bërë. muaji Shaban është muaji i shefaatit, ndërmjetësimit për falje; muaji Ramazan është muaji i shtimit të mirësive. Për këtë qëllim Profeti ynë, në fillim të muajit Rexheb, lutej kështu: “Allahu im! Na i bëj të bekuara Rexhebin dhe Shabanin dhe na bashko me Ramazanin” (Ahmed, I, 259). Ndërsa në disa transmetime të tjera thuhet: “Ai që agjëron ditën e parë, të mesit dhe të fundit të muajit Rexheb, shpërblehet sikur ka mbajtur me agjërim të gjithë muajin” (Miftahu’l-Xhene). “Rexhebi është një muaj i madh. Të mirat në këtë muaj Allahu i shumëfishon” (Taberani). Pas muajit Rexheb vjen muaji Shaban. Aisheja (r.a.) thotë: “Nuk e kam parë të dërguarin e Allahut të mbajë më shumë agjërim sesa në muajin Shaban” (Muslim, Sijam, 175). “Muaji Shaban i pastron gjynahet” (Axhluni, Keshfu’lHafa, 2/9). Transmetohet nga Enes b. Malik se Profeti (a.s.) pyetet: O i dërguari i Allahut! Në cilin muaj agjërimi është më i mirë përveç Ramazanit? Pejgamberi përgjigjet: “Për nder dhe respekt të Ramazanit është agjërimi i mbajtur në muajin Shaban” (Tirmidhi, zekat, 28). I dërguari i Allahut në një tjetër hadith thotë: “Muaji Rexheb është i Allahut të Lartë, muaji Shaban është i imi, kurse muaji Ramazan është i ymetit tim” (Ramudhu’l–ehadith, I, 289; Axhluni, Keshfu’l-Hafa, 1/423). Profeti dhe sahabët punonin shumë për të përfituar nga mirësitë e këtyre tre muajve. E shtonin shumë më tepër adhurimin me nafile (namaze suplementare), shtonin shumë dhikrin (përkujtimin), tesbihun (lartësimin), hamdin dhe shukrin (falënderimin) ndaj Allahut (xh.sh.), kërkonin falje, ndihmonin të varfrit, gëzonin jetimët, të vetmuarit dhe të moshuarit. Gjatë muajve Rexheb dhe Shaban u kushtonin vëmendje agjërimit të ditëve të hëna dhe të enjte. Agjërimi i mbajtur në këta muaj është sunet.


QERSHOR 2012

Di

9


VENDI

Aktualitet

"Dimensionet shpirtërore në shkencat humane", zhvillohet konferenca e parë ndërkombëtare

Universiteti Hëna e Plotë BEDËR organizoi Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Dimensionet Shpirtërore në Shkencat Humane”. E para e këtij lloji në Shqipëri, konferenca mblodhi akademikë dhe ekspertë nga 13 vende të ndryshme të botës si SHBA, Angli, Itali, Francë, Kosovë, Maqedoni, Shqipëri, Turqi, Malajzi, Rumani, Austri dhe Nigeri. Në ceremoninë e hapjes së konferencës ishin të pranishëm personalitete të rëndësishëm të jetës publike në Shqipëri. Ndër të ftuarit speciale që përshëndetën punimet e

10

Di

QERSHOR 2012

konferencës ishte edhe znj. Jozefina Topalli, Kryetare e Parlamentit të Shqipërisë, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, Kryepeshkopi i Kishës Autoqefale Shqiptare Anastas Janullatos dhe Imzot Rrok Mirdita Arqipeshkëv Metropolit Tiranë-Durrës. Në alën e tij përshëndetëse, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin Hëna e Plotë BEDËR, njëkohësisht edhe kryetari i konferencës, Prof. Dr. Ajhan Tekinesh, u ndal në rëndësinë e dimensionit shpirtëror në shkencat humane. Ai theksoi se “Njeriu, ka për ta arritur unitetin në brendësinë e tij vetëm kur të vërë në punë aftësitë shpirtërore dhe të dëgjojë zërin e zemrës e të shpirtit të tij. Është e pamundur të eliminojmë dualizmin e të perceptuarit të botës së jashtme pa arritur unitetin brenda nesh. Sepse njeriu botën e jashtme dhe të tjerët, i vështron nga dritarja e tij e brendshme. Njeriu i zemëruar e sheh çdo gjë të veshur me këtë ndjejë. Po ashtu, edhe njeriu, i cili është kapur fort pas perceptimeve të pesë shqisave dhe që intelektin e ndjesitë e tij të jashtme i ka pranuar si kritere të vetëm të të vërtetës, e ka shumë të vështirë të dallojë anën shpirtërore të jetës dhe gjithësisë. Shpresoj që trajtimi i njeriut së bashku me ndjenjat, mendimet, moralin dhe ndërgjegjen, ka për ta shtuar ndikimin e shkencave humane mbi njeriun dhe shoqërinë. Si rezultat ka për të shtuar edhe reputacionin e këtyre shkencave

të vyera”. Ndërkohë gjatë alës së tij të mbajtur para të pranishmëve, Rektori i Universitetit Hëna e Plotë BEDËR, Dr. Ferdinand Gjana, theksoi rëndësinë që ka çlirimi i jetës shkencore dhe intelektuale nga dogmatizmi modern. Dr. Gjana u ndal gjithashtu edhe në nevojën që ka shoqëria e sotme për të bashkuar anën shpirtërore dhe atë shkencore. “Kjo konferencë e ideuar dhe e realizuar nga Fakulteti i Shkencave Humane të Universitetit Hëna e PlotëBEDËR, është iniciuese e shpalosjes dhe ballafaqimit të ideve shumë të diskutuara dhe të debatuara në të shkuarën, të sotmen dhe të ardhmen e shoqërisë sonë. Gjithsecili me atë çka do të sjellë në këtë konferencë do të kontribuojë dhe do të ndikojë në dhënien e disa sugjerimeve për zgjidhjen dhe qartësimin e shumë çështjeve në lidhje me rolin e dimensionit shpirtëror”, theksoi ai. Nga ana tjetër, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Selim Muça , Kryepeshkopi Anastas Janullatos dhe Imzot Rrok Mirdita, vunë theksin në rëndësinë që ka këndvështrimi shpirtëror në shkencë i cili vjen si vlerë e besimit dhe fesë për shoqëritë e kohëve të sotme. Ata vunë theksin në rolin e komuniteteve fetare dhe ndikimin që kanë në zhvillimin e një shoqërie më të ekuilibruar mes besimit dhe shkencës. Më pas alën e mori, Kryetarja e Parlamentit të Shqipërisë, Znj. Jozefina


Topalli e cila përshëndeti pjesëmarrësit dhe falënderoi organizatorët për këtë konferencë kaq të rëndësishme. Ajo nënvizoi rolin që kanë komunitetet fetare në jetën shpirtërore të qytetarëve, si dhe u ndal në traditën e bashkëjetesës fetare në Shqipëri, si një vlerë e madhe e kombit shqiptar. “Ne si komb kemi një vlerë shumë të madhe siç është bashkëjetesa dhe

toleranca midis komuniteteve fetare. Kjo është një vlerë e jashtëzakonshme dhe për këtë duhet të jemi krenarë. Shqiptarët janë i vetmi komb në Evropë që mbrojtën hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore nga gjenocidi nazist dhe kjo tregon shumë për dimensionin shpirtëror të tyre”, u shpreh Znj. Topalli. Konferenca ka përfshirë në

diskutim akademikë dhe ekspertë nga fushat e edukimit, antropologjisë, shkencave sociale, drejtësisë, medias dhe komunikimit, sociologjisë, psikologjisë, teologjisë dhe fushave të tjera të lidhura me shkencat humane, të cilët referuan në sesionet e datës 12 dhe 13 maj, në ambientet e Universitetit Hëna e Plotë BEDËR.

BEDËR, mbahet konferenca "Të drejtat e njeriut në shekullin 21" Mbahet konferenca ndërkombëtare me temë “Të Drejtat e Njeriut Në Shekullin e 21”, organizuar nga Departamenti i Drejtësisë në Universitetin Hëna e Plotë BEDËR, në bashkëpunim me Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës. Hapja e konferencës u përshëndet nga zv. rektori i Universitetit BEDËR, prof. dr. Ahmet Ecirli (Exhirli). Pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, z. Ecirli shprehu bindjen se organizimi i kësaj konference, e pari i këtij lloji në Shqipëri, është një mundësi për juristët e rinj, që të shkëmbejnë ide dhe eksperienca në disiplina, tradita dhe perspektiva të ndryshme. Ai tha se çështjet që lidhen me të drejtat e njeriut kërkojnë një angazhim të të gjithë faktorëve dhe Universiteti Hëna e Plotë BEDËR ka kënaqësinë të jetë promotor në këtë drejtim. Në emër të Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Tiranës, përshëndeti prof. dr. Ahmet Shegani, i cili e vlerësoi organizimin si një sipërmarrje serioze dhe me interes të gjerë, pasi sipas tij kjo konferencë ka të bëjë me një pjesë të rëndësishme të jetës së njeriut. Ndërsa Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, z. Bashkim Dedja vlerësoi punën dhe nismën e organizatorëve të këtij aktiviteti. Ai theksoi se çështjet e

të drejtave të njeriut përbëjnë një çështje shumë të diskutuar në shekuj, por që po merr një rëndësi të madhe në shekullin e 21. Pas tij e mori alën Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Tiranë, z. Eugen Wollfarth. Kreu i OSBE-së përgëzoi organizatorët për temën shumë të rëndësishme që konferenca trajton. Në vazhdim ai theksoi se për t’i gëzuar të drejtat tona të brendshme të njeriut, ne duhet të përfitojmë nga liritë themelore. “Në kontekstin e një kuadri ligjor demokratik, duhet të jemi të lirë nga ndërhyrjet e shtetit, por të lirë edhe nga ndërhyrjet e atyre që mund të mos kenë të njëjtat pikëpamje apo besime me ne. Aty ku këto liri janë hequr, aty ku njeriu nuk mund të mendojë, të shkruajë apo të veprojë lirisht, ndërkohë që respekton të drejtat e të tjerëve, dinjiteti njerëzor është në rrezik dhe, në fund, një mungesë

e tillë lirie rrezikon e madje i jep fund paqes”, tha Wollfarth. Në vijim z. Wollfarth iu drejtua studiuesve të rinj në fushën e drejtësisë me këto alë: “Jeni ju, brezi i ri i juristëve, që do t’i japin formë atyre ligjeve në të ardhmen, që do të ndihmoni për t’i mbrojtur edhe më mirë të drejtat themelore të të gjithë qytetarëve. Jeni ju që do të shqyrtoni çështjet dhe do të hartoni vendimet për ato palë të gjykatave tuaja. Jeni ju që do të garantoni se ligji zbatohet njëlloj për të gjithë. Integriteti juaj në ushtrimin e profesionit tuaj si juristë do të ndihmojë për garantimin e mbrojtjes së të drejtave të njeriut të këtij vendi, këtij rajoni, të Evropës dhe gjithë globit”. Konferenca ka përfshijë në diskutim studiues të rinj nga 12 vende nga 17 universitete të kontinentit dhe rreth 60 studentë të masterit, të cilët trajtuan çështje që lidhen me të drejtat e njeriut dhe problematikat që e shoqërojnë këtë fushë. Ndër fushat që u prekën më së shumti nga referuesit ishin ato të të drejtës në Bashkimin Evropian, të drejtat e njeriut dhe realiteti në Ballkan, të drejtat e njeriut dhe demokracia, të drejtat e njeriut dhe media, etj. QERSHOR 2012

Di

11


Ceremonia e çmimeve "Mësuesi i Vitit 2012"

Universiteti Hëna e Plotë – BEDËR ndau çmimin “Mësuesi i Vitit 2012”. Në një ceremoni të veçantë, të organizuar në ambientet e universitetit, tre mësuesit më të përzgjedhur janë vlerësuar me çmime të veçanta për kontributin e dhënë në vite në mësimdhënie. Përzgjedhja e mësuesve më të mirë të vitit 2012 është realizuar pas një faze dymujore anketimi në faqen e internetit, të ndërtuar posaçërisht për këtë aktivitetit. Nxënës dhe prindër në të gjitha qytetet e vendit, kanë përzgjedhur me votën e tyre emrat më të spikatur të arsimit shqiptar. Projekti “Mësuesi i Vitit” 2012 është iniciuar nga Fakulteti i Filologjisë dhe Edukimit, me qëllim vlerësimin e rolit të mësuesit në edukimin e të rinjve dhe promovimin e vlerave më pozitive që përfaqësohen nga arsimtarët. Pas fazës së përzgjedhjes, mësuesja e lëndës së historisë në gjimnazin “Ismail Qemali” në kryeqytet, znj. Arjana Merepeza rezultoi më e vlerësuara. Universiteti Hëna e Plotë – BEDËR i akordoi znj. Merepeza, certifikatën e vlerësimit dhe një shpërblim financiar prej 1 mijë dollarësh. Në treshen e arsimtarëve më të votuar ishin dhe z. Dritan Baduni, mësues në gjimnazin, “Sami Frashëri” në Tiranë, si dhe znj. Enkelejda Hoxha, mësuese në shkollën “18 Tetori”, Lushnjë. Përveç certifikatave të vlerësimit, fituesit e vendit të dytë dhe të tretë janë shpërblyer dhe më një shumë monetare, siç ishte parashikuar në projekt. Rektori i Universitetit Hëna e Plotë – BEDËR, Dr. Ferdinand

12

Di

QERSHOR 2012

Gjana gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vuri theksin në kontributin e paçmuar që japin arsimtarët shqiptarë në çdo shkollë të vendit. Sipas tij janë të shumtë arsimtarët që meritojnë një vlerësim të veçantë. “Jemi koshientë se kontributi i arsimtarëve është shumë i madh dhe se sot janë të shumtë ata që meritojnë të nderohen dhe vlerësohen. Por, iniciativa për të organizuar një anketë për përzgjedhjen e “Mësuesit të Vitit 2012”, shpresoj të jetë vetëm fillimi i angazhimit tonë në këtë drejtim. Ne jemi të bindur që në vitet e ardhshme, ky projekt do të konsolidohet dhe do të kthehet në një traditë të bukur, ku çdo vit do të nderojë emrat më të spikatur të arsimit shqiptar”, u shpreh Dr. Ferdinand Gjana. Ndërkaq Drejtori i Arsimit Parashkollor në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, z. Fatmir Vejsiu u shpreh i entuziazmuar në lidhje me projektin për vlerësimin e mësuesve të vitit 2012. Ai tha se projekti i iniciuar nga Universiteti Hëna e Plotë – BEDËR, është një iniciativë e vyer dhe shërben si një shembull pozitiv që duhet të ndiqet dhe nga institucionet e tjera arsimore në vend. Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ishin të pranishëm përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Drejtori i Drejtorisë Arsimore të Qarkut Tiranë z. Bilbil Hoxha, Drejtoresha e Arsimit të Tiranës, znj. Arjana Bekteshi, të ftuar të tjerë, si dhe një numër i madh maturantësh nga shkollat fituese.


Konferenca ndërkombëtare: "Pishtari profetik ndriçon rrugën e njerëzimit" Për dy ditë me radhë, në 5-6 maj 2012, përfaqësues të lartë të komuniteteve islame të 60 vendeve të botës, janë mbledhur në qytetin Gaziantep të Turqisë, në konferencën ndërkombëtare: “Pishtari profetik ndriçon rrugën e njerëzimit”, organizuar nga revistat prestigjioze “Yeni Ümit” dhe “Hira”. Në këtë konferencë merrnin pjesë edhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Genti Kruja, Drejtor i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar dhe Imam Muhamed Sytari, Myfti i Shkodrës. Gjatë dy ditëve të konferencës janë diskutuar tema të ndryshme që lidhen me historinë, realitetin dhe të ardhmen e ymetit islam dhe botës mbarë. Janë dhënë mendime mbi rolin garant të traditës së profetit Muhamed (a.s.), për zgjidhjen e problemeve aktuale në botë, me dritën e Kuranit dhe frymën e vëllazërisë dhe harmonisë, me të cilën u dërgua. Në konferencë kanë marrë pjesë dijetarë, prijës fetarë, myftilerë, akademikë dhe intelektualë të shquar të botës islame, si: Dr. Ali Xhuma (Myfti i Egjiptit), Shejkh Sherif Ibrahim Salih (President i Këshillit Islam në Nigeri), Dr. Abdulkerim El-Khasavina (Myfti i Mbretërisë së Jordanisë), Prof. dr. Rashid Kuçuk (President i Këshillit të Lartë për Çështjet Fetare në Turqi), Mevlana Vahidudin Khan (President i qendrës Islame në New Delhi, Indi), Prof. dr. Mehmet Gormez (Kryetari i Dijanetit në Turqi), Prof. dr. Ali Bardakoglu (Ish- Kryetar i Dijanetit në Turqi), Prof. dr. Fethi Hixhazi (Egjipt), Prof. dr. Abdulhamid Ebu Sulejman (Arabia Saudite), Dr. Xhunejd Kokxha (Turqi), Prof. dr. Ragib Husejn (Pakistan), Dr. Reshid Hajlamaz (Turqi), Prof. Dr. Ahmed El-Bukili (Marok) etj. Konferenca ka shërbyer për të rritur ndërgjegjësimin e komunikimit në botën islame, nevojën e zgjimit të vëmendjes njerëzore drejt vlerave të fesë islame dhe traditave profetike, trajtimin me kujdes të gjendjes së varfërisë dhe injorancës në botë, rrugët e shërimit më urtësi të sëmundjeve të kohës, etj. Gjatë 6 seancave të kësaj konference është folur edhe për elementët e shoqërisë shembullore në Islam, për vendin e dijes, për fisnikërinë e njeriut, për shembuj të vëllazërisë dhe altruizmit në traditat profetike, etj. Gjatë qëndrimit në Gaziantep, përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë kanë zhvilluar takime dhe biseda të vyera me drejtues të shumtë fetarë nga vende të ndryshme të botës, pjesëmarrës në konferencë.

Konferenca “Pishtari profetik ndriçon rrugën e njerëzimit”, është transmetuar e plotë në disa kanale televizive dhe nga gazetat kryesore të Turqisë.

QERSHOR 2012

Di

13


Përkujtohet jeta e Myftiut H. Faik Hoxha

Përkujtohet jeta dhe vepra e Myftiut H. Faik Hoxha (1930-2011) në përvjetorin e parë të largimit nga jeta. Ceremonia përkujtimore ka nisur me këndimin e një pjese kuranore dhe transmetimin e një dokumentari “Në kujtim të Myftiut Haxhi Faik Hoxha”, nëpërmjet të cilit, të pranishmit kanë mundur të dëgjojnë dhe të shohin momentet më të spikatura të jetës dhe sakrificës së H. Faik Hoxhës, vitet e burgut, ato të myftinisë Shkodër, etj.

Më pas nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Bujar Spahiu në alën e tij, ka përcjellë përshëndetjet e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, ku është vlerësuar angazhimi i H. Faik Hoxhës si Myfti i Shkodrës në vitet 1991-2003. Është vlerësuar roli i tij në ruajtjen e traditave islame në Shkodër e Shqipëri, ndikimi në forcimin e frymës së harmonisë ndërfetare, etj. Më pas, kanë përshëndetur përfaqësuesit e komuniteteve fetare, ai i Arqipeshkvisë Shkodër, Famullitari i Kishës Ortodokse, At Aleksandër Petani dhe Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari. Në alët e tyre është vlerësuar personaliteti i Myftiut H. Faik Hoxha, sidomos në vitet 1997-1998, ku vendi ynë ishte në buzë të një gremine shkatërrimtare për popullin, harmoninë dhe të ardhmen e tij dhe roli i drejtuesve të komuniteteve fetare, ishte vendimtar në ruajtjen e paqes dhe mbjelljen e harmonisë. Gjatë alës së tij, Famullitari Petani, ka kujtuar momente të shumta nga bashkëpunimi me Myftiun e Shkodrës H. Faik Hoxha duke sjellë në vëmendje të pranishmëve edhe vitin e zymtë 1997, ku ka kujtuar se së bashku me

Myftiun dhe përfaqësuesit e ndryshëm fetarë kanë bërë një punë shumë të vështirë “në mes të plumbave”, si e si për të ruajtur harmoninë, paqen dhe qetësinë në Shkodër. At Aleksandër Petani i është drejtuar drejtuesve lokalë duke thënë “Dua t’ju bëj një kërkesë, që dua të ma realizoni, ju z. Kyetar i Bashkisë dhe ju të nderuar anëtar të Këshillit Bashkiak të Shkodrës. Dua t’ju kërkoj në emrin tim dhe të komunitetit ortodoks të Shkodrës, që një rruge kryesore, një sheshi a një shkolle në Shkodër t’i vendoset emri “Faik Hoxha”. Ju lutem ma plotësoni këtë kërkesë!”. Në fund, ceremonia është përshëndetur edhe nga familja Hoxha, që ka shprehur falënderimet për këtë organizim dhe vlerësimet më të mira për frymën e harmonisë dhe besimit që ka sot Shkodra dhe Shqipëria, falë edhe punës dhe angazhimit të Myftiut Faik Hoxha dhe atyre që e pasuan punën dhe veprën e tij deri më sot. Në këtë ceremoni merrnin pjesë drejtuesit më të lartë lokalë dhe vendorë të Shkodrës, deputetë, myftilerë të qyteteve të ndryshme, drejtues të shoqatave islame, intelektualë dhe besimtarë të shumtë. Ceremonia u organizua nga Myftinia Shkodër, në ambientet e kinema “Millennium”

Bashkëpunim i suksesshëm KMSH - Spitali Amerikan Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Spitalin Amerikan, ka finalizuar me sukses fushatën e bërjes synet (falas) për fëmijët myslimanë, duke pasur si synim ringjalljen e një tradite të bukur islame dhe nxitur interesin e prindërve myslimanë për mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve të tyre. Drejtori i Burimeve Njerëzore në KMSH, z. Dorian Demetja, i pyetur për detajet e këtij bashkëpunimi, tregon se projekti në alë ka bërë pjesë të tij fëmijët e familjeve myslimane në mbarë vendin. “Me synimin për të pasur një pjesëmarrje të gjerë kemi njoftuar të gjithë besimtarët dhe i

14

Di

QERSHOR QE RSH OR 2012 201 2

kemi ftuar të regjistrojnë emrat e fëmijëve pranë myftinive të qyteteve të tyre ose në Komunitetin Mysliman. Pas kësaj faze që ka zgjatur afërsisht një muaj, prindërit e fëmijëve janë njoftuar për datën dhe orën e kryerjes së ndërhyrjes nga autoritetet e Spitalit Amerikan në Tiranë”, tha Demetja. Shumë prindër e kanë pritur me entuziazëm këtë mundësi të ofruar nga KMSH - Spitali Amerikan, nisur nga fakti se një ndërhyrje e tillë është e vështirë të kryhet në ambiente familjare, dhe për vetë faktin se kryerja e një ndërhyrjeje të tillë merr një dimension të veçantë kur realizohet në të tilla përmasa, në kushte tepër

komode dhe nën kujdesin e veçantë të kirurgëve të specializuar. Nëse deri dje synetllëku i meshkujve ishte thjesht një rit fetar, tashmë mjekësia për shkak të indikacioneve shëndetësore e rekomandon me çdo kusht. Synetllëku njihet në shumë vende të botës madje tashmë është përhapur rëndom edhe në vendet e zhvilluara. Studiuesit shpjegojnë se synetllëku ka të bëjë me një procedurë të thjeshtë me anestezi e cila zgjat pak minuta dhe pa pasoja nëse bëhet në kushte të përshtatshme dhe bërja e tij ka efekte pozitive për shëndetin e njeriut.


BOTA

Francë, përkthehen hytbet për shurdhmemecët Nëse deri pak kohë më parë për myslimanët me aftësi të kufizuara (shurdhmemecë) të Francës, ishte problem hytbja e xhumasë, pasi nuk mund ta kuptonin, tashmë kjo gjë duket se ka marrë zgjidhje përfundimtare. Në xhaminë e Bordosë, për herë të parë është përkthyer hytbeja e xhumasë për personat shurdhmemecë. Shoqata Islame në bashkëpunim me shoqatën Dorus, filloi implementimin e programit të përkthimit të predi-

kimeve për personat shurdhmemecë, që për momentin, është përgatitur vetëm për xhaminë e Bordosë. Qëllimi i programit është inkurajimi i këtyre personave që të marrin pjesë në programet fetare e kulturore, namazet ditore dhe namazin javor të së premtes. Iniciatorët e projektit shpresojnë që ky program së shpejti të fillojë të shtrihet edhe në xhamitë e tjera në vendin transalpin.

Qeveria e re franceze me tre ministra myslimanë Presidenti i porsazgjedhur francez Francois Hollande, ka emëruar kabinetin e ri qeveritar në të cilin janë përfshirë edhe tre ministra myslimanë. Nga 34 ministra në qeverinë e Hollande-s, tre janë myslimanë. Ata janë: Najat Vallaud-Belkacem, Yamina Benguigui dhe Kader Arif. Najat Vallaud-Belkacem, me origjinë nga Maroku është emëruar ministre për të drejtat e grave. Ajo ka qenë

këshilltare e afërt e Francois Hollande gjatë fushatës elektorale. Yamina Benguigui me origjinë algjeriane, ministre për çështjet e francezëve me banim jashtë shtetit, ndërsa ministri i tretë është Kader Arif, edhe ai me origjinë algjeriane. Ai është një politikan i suksesshëm francez dhe anëtar i Parlamentit Evropian për pjesën jugperëndimore të Francës.

Haxhi 2012, taxhikët nisen në këmbë për në vendet e shenjta Kur duhen afro 4 muaj nga koha e ritualit vjetor të Haxhit, një grup myslimanësh nga Republika e Taxhikistanit, janë nisur në këmbë për në Arabinë Saudite, për t’iu bashkuar kështu besimtarëve të tjerë që priten të udhëtojnë nga pjesë të ndryshme të botës.

Një grup prej 21 personash, të rinj e të vjetër të nisur nga qyteti Hamedan, kanë nisur udhëtimin e tyre drejt vendeve të shenjta. Në krye grupit është Abdul Aziz Raxhaboc, një emër i njohur i sportit dhe figurë mjaft popullore në vendin aziatik, i cili e ka përjetuar të njëjtën eksperiencë edhe gjashtë

vjet më parë. “Për vetë kushtet tona ekonomike, përballimi i një udhëtimi të tillë është thuajse i pamundur. Prandaj kemi bërë këtë zgjedhje. Shpresojmë që me lejen e Zotit t’ia arrijmë këtij qëllimi”, thotë një nga anëtarët e grupit.

QERSHOR 2012

Di

15


Komente & Opinione

GAZMEND AGA

ROLI I FESË DHE I MEDIAS

NË SHOQËRI Feja Islame është një fe e cila i inkurajon njerëzit të kërkojnë dijen dhe të luftojnë injorancën. Vetë shpallja e Librit të Shenjtë dhe fesë Islame, Kurani i Madhërishëm, fillon me alën “Ikra”, “Lexo”. Lexo në emër të Zotit… Ky verset dhe shumë të tjerë të Kuranit, janë shembuj që tregojnë se feja Islame i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme edukimit dhe dijes së njeriut. Në botën e teknologjisë dhe informacionit në të cilën jetojmë, një rol të pazëvendësueshëm në informimin e njeriut dhe përftimin e dijes luan edhe media, si në format tradicionale të saj si TV, radio, libra, shtyp etj., po ashtu edhe me format më moderne si interneti, rrjetet sociale, etj. Informacioni i marrë nëpërmjet medias mund të jetë pozitiv dhe konstruktiv po aq edhe negativ e çorientues. Sociologët argumentojnë se aktorë si familja, shkolla, moshatarët, media, opinioni publik, puna, grupet vullnetare, feja/spiritualiteti të gjitha luajnë rol të rëndësishëm në procesin e socializmit dhe rrjedhimisht të edukimit të individit.1 Në një kohë kur individi është aq i ekspozuar ndaj medias dhe ka një akses shumë të lehtë ndaj saj, sidomos në kontekstin shqiptar, a është feja po aq e aksesueshme nga një masë e gjerë njerëzish siç është media? Dr. Ralph Gerino, sociolog tepër i njohur, në artikullin e tij “Socializimi”, shkruan se media ka një influencë shumë të madhe në “mendjet e të rinjve”. Duke iu referuar realitetit amerikan, mund të argumentojmë se e njëjta gjë vlen edhe për realitetin shqiptar. Ai thotë se kultura e portretizuar në masmedia thekson “joshjen, kënaqësitë, vulgaritetin komedian, dhunën dhe plotësimin e menjëhershëm të dëshirave”. Pyetja që ngre ky sociolog është: Si e përballojnë prindërit rolin e medias si proces socializmi që ka tendencën të minimizojë procesin e të nxënit dhe të lartësojë vlerat e kënaqësisë? Feja, gjithashtu, ka një rol shumë të rëndësishëm në procesin e socializmit, megjithëse në shoqëri ndikimi apo transmetimi i fesë ka pasur tendencën të minimizohet nga shoqëria, ose në kontekste si ai yni, deri para 20 vitesh ka qenë e izoluar për një kohë të gjatë. Studiues të ndryshëm argumentojnë se feja është një transmetues pri-

16

Di

QERSHOR 2012

mar i vlerave personale dhe shoqërore të individit. Shumë akademikë argumentojnë se, prindërit, si agjentët e parë të edukimit të fëmijëve dhe si aktorë kyç në procesin e socializmit të fëmijëve, duhet t’i kushtojnë një rol shumë të rëndësishëm fesë si një “influencë stabilizuese” për edukimin e fëmijës. Megjithatë, qëllimi im në këtë shkrim nuk është të paraqes Fenë dhe Median si dy forca antagoniste/kundërshtuese, të pozicionuara në kahe të kundërta, ku njëra mundohet ta tërheqë njeriun negativisht e tjetra pozitivisht. Në fakt, argumenti që dua të ngre bazohet në atë që Media mund të luajë një rol shumë të rëndësishëm në transmetimin e vlerave fetare dhe përcjelljen e aktiviteteve fetare në shoqëri, duke mundësuar kështu transmetimin e vlerave humane universale tek njerëzit për një shoqëri të shëndoshë dhe me vlera. Roli i medias në shoqëri Studiuesit konstatojnë se me zhvillimin e teknologjisë, influenca e medias në 50 vitet e fundit është rritur me hapa gjigantë. Përveç rolit të saj pozitiv si kanal komunikimi dhe informimi për njerëzit: informimi i publikut, argëtimi, gjenerimi i ideve politike dhe grupeve aktive sociale, kontrollimi dhe balancimi i zyrtarëve dhe institucioneve publike nëpërmjet raporteve, intervistave dhe debateve e të tjera. 2 Shumë studiues të tjerë mbajnë një qëndrim kritik, duke nënvizuar aspektet negative që ka medja mbi shoqërinë dhe individët. Kritikë të fushës mendojnë se Media influencon të rinjtë me reklamat, modën që impozon. Të rinjtë janë më vulnerabël pasi ata duan të pranohen në shoqëri. Media krijon imazhe ideale të mashkullit dhe femrës dhe tregon se cilat janë karakteristikat e personit të suksesshëm. Pra, media ka një ndikim të jashtëzakonshëm në jetën e njerëzve, duke i mundësuar atyre si marrjen e informacionit, ashtu edhe impozimin e vlerave dhe trendeve që reklamohen në media. Media ka një impakt jo vetëm tek adoleshentët, por edhe tek opinioni publik.


Roli i fesë në shoqëri dhe në rritjen e vlerave shoqërore të shqiptarëve Feja është shumë e rëndësishme në jetën e njeriut për paqen shpirtërore, për krijimin e vlerave humane dhe moralin. Besimi dhe feja kontribuojnë në të mirën e shoqërisë. Feja është një disiplinë që ndikon mendimet dhe sjelljet e individit. Promovimi i vlerave me burim hyjnor është një nga aspektet më të rëndësishëm të fesë. Vlerat universale janë ato që bashkojnë anëtarët e feve hyjnore në shumë pika të përbashkëta. Shembulli më i mirë është Shqipëria, ku besimtarët e të tria feve hyjnore jetojnë në një harmoni të plotë prej shekujsh. Është kjo harmoni që ndikon pozitivisht në shoqëri. Feja si forcë për ndryshim shoqëror Feja është konsideruar nga studiuesit si një forcë për ndryshim shoqëror. 3 Historia, argumentojnë ky grup studiuesish, ka treguar se feja ka patur një rol kyç në ndryshimin shoqëror dhe politik. Në esencën e shumë burimeve është “detyra dhe obligimi shoqëror për njeriun”. Edhe në besimin Kristian “Duaje Zotin dhe duaj fqinjin” edhe në Islam, shtylla e tretë e tij, zekati, tregojnë për rëndësinë që ka obligimi social për këto besime. Aktivitetet fetare krijojnë familje të shëndosha Studime të ndryshme tregojnë se fëmijët e familjeve që marrin pjesë në aktivitete fetare, tregojnë më shumë dashuri për prindërit e tyre. Po ashtu prindërit i njohin më mirë rrjetin shoqëror të fëmijëve të tyre. Gjithashtu, adoleshentët prindërit e të cilëve vijnë herët në shtëpi, janë më pak të stresuar.4 Pra, pjesëmarrja në aktivitete fetare konsiderohet dhe këshillohet si një “investim i zgjuar në shoqëritë perëndimore”. 5 Një studim i bërë në SHBA nga American Youth Policy Forum në vitin 2004, me fëmijë që marrin pjesë në aktivitete fetare dhe atyre që marrin pjesë në aktivitete jo-fetare dhe atyre që nuk marrin pjesë në aktivitete, tregon se edhe pse pjesëmarrja në aktivitete jo-fetare e fëmijëve ndikon pozitivisht në mbarëvajtjen e tyre në shkollë. Kurse ata fëmijë që marrin pjesë në aktivitete fetare arrijnë rezultate më të larta në mësime. Në vitin 1994, në një takim mbi “Kontributin e Fesë në Kulturën e Paqes”, organizuar nga UNESCO në Barcelonë, pjesëmarrësit, të shqetësuar thellë për situatën në botë, si rritja e konflikteve të armatosura, dhunës, varfërisë, padrejtësitë sociale dhe strukturave shtypëse, duke e njohur fenë si të rëndësishme në jetën e njeriut…apeluan se: duke gdhendur në besimin tonë, ne do të ndërtojmë një kulturë paqeje dhe jo dhune, tolerance, dialogu, mirëkuptimi reciprok dhe drejtësi. I bëjmë thirrje institucioneve dhe Sistemit të Kombeve të Bashkuara, qeverive, organizatave qeveritare dhe joqeveritare,….të përforcojnë premtimet

e tyre për paqe dhe të dëgjojnë thirrjet e viktimave dhe atyre të ekspozuar. U bëjmë thirrje feve dhe traditave të ndryshme kulturore të bashkojnë duart së bashku në këtë përpjekje dhe të bashkëpunojnë me ne në përhapjen e mesazhit të paqes.6 Promovimi i misioneve humane me bazë vlerash universale është në radhë të parë kontributi më pozitiv që çdo individ apo institucion mund të japë në shërbim të shoqërisë. Si shembull do të sillja aktivitetet me përmasa kombëtare të organizuara nga KMSH. Ndarja e mishit të kurbanit për rreth 20000 familje në të gjithë Shqipërinë, që është vetëm një nga shembujt më të mirë të misionit human që ka ngarkuar mbi vete institucioni ynë. Media ka patur një kontribut të rëndësishëm në transmetimin e emisioneve fetare tek një popull i cili ka qenë i izoluar nga bota e jashtme dhe nga feja për rreth gjysmë shekulli, i etur për ushqim shpirtëror. Kontribut ky që duhet të vazhdojë duke u rritur. Në median shqiptare mund të ketë mungesë informacioni rreth Islamit, por dhe feve në përgjithësi. Ne si institucion jemi të gatshëm të japim trajnimet dhe seminaret e duhura për të gjithë grupet mediatike që janë të interesuara po ashtu dhe për universitetet publike dhe private ku studiojnë gazetarët e ardhshëm. Megjithatë, në botën e sotme që po zhvillohet me hapa të jashtëzakonshëm, ku teknologjia po luan një rol kyç dhe ku realiteti po zëvendësohet me virtualitetin, ku edhe përshëndetjet mes miqve e shokëve bëhen nëpërmjet rrjeteve sociale, a mbeten këto vlera të edukimit impakte dhe a po përforcohen vlerat dhe morali i shoqërisë, apo alë të tilla po humbasin kuptimin e tyre në ajër? Meqenëse media është bërë pjesë e pandashme e realitetit të njeriut, le ta bëjmë atë një mjet pro dhe jo kundra njerëzimit dhe shoqërisë. Tanimë, shumë akademikë, praktikantë fetarë dhe futuristë e kanë pranuar që feja, jo vetëm që nuk po venitet, por po luan një rol shumë të rëndësishëm në shoqëri. Një fushë e re kërkimore ndërdisiplinore po zhvillohet për t’u ardhur në ndihmë akademikëve, studentëve dhe kërkuesve të pavarur, në fushën e Medias dhe Fesë…7 [1] Dr. Ralph G. Perrino, The Socialization Process and its impact on Children and Learning [2] The Role and Power of the Mass Media Rami G. Khouri [3] Religion: A Force for Social Change and Advocacy By Dr. Rachel Samuel [4] http://www.familyfacts.org/briefs/15/a-wise-investment-benefitsfrom-families-spending-time-together [5] Ibid. [6] DECLARATION ON THE ROLE OF RELIGION IN THE PROMOTION OF A CULTURE OF PEACE (UNESCO) [7] Announcing the launch

QERSHOR 2012

Di

17


Forum

PROF. DR . AJHAN TEKINESH

Njeriu, ka për ta arritur unitetin në brendësinë e tij vetëm kur të vërë në punë aftësitë shpirtërore dhe të dëgjojë zërin e zemrës e të shpirtit të tij. Është e pamundur të eliminojmë dualizmin e të perceptuarit të botës së jashtme pa arritur unitetin brenda nesh.

SPIRITUALIZMI NË SHKENCAT HUMANE Ne besojmë se spiritualizmi është një realitet universal ashtu si edhe shkenca. Shkëputja midis shkencave ekzakte dhe fesë është një temë mbi të cilën janë bërë shumë diskutime. Njëra prej këtyre shkëputjeve është ajo midis njeriut plus shkencave shoqërore dhe, në përgjithësi spiritulizmit, në veçanti fesë. E pikërisht, unë jam i mendimit që kjo shkëputje tregon ndikime më të mëdha. Shkencat ekzakte, prej nga mesi i shekullit të IX, e kanë shtuar jashtë mase ndikimin e tyre në botën e dijes dhe duke u ndihmuar edhe nga fuqia e pashmangshme e zhvillimeve teknologjike, arriti të bëhej burimi më i ndikueshëm i dijes, duke marrë kështu nën ndikimin e tyre edhe fusha të tjera si filozofinë, artin, letërsinë, etikën dhe fenë. Metoda empirike, në të cilën bazohen shkencat ekzakte, ka ndikuar edhe shkencat shoqërore. Ndikimi i shkencave humane, kryesisht të filozofisë dhe fesë, përgjatë gjithë historisë ndaj shkencave ekzakte

18

Di

QERSHOR 2012

në këndvështrim të termave, metodave dhe përmbajtjes; duke u nisur nga shek. i IX, ka ndryshuar drejtim. Metoda e shkencave ekzakte e bazuar në materie, me një dimension dhe përjashtues së metafizikës, ka bërë një ndikim negativ mbi shkencat humane dhe ka penguar zhvillimin e tyre. Disa mendimtarë, të cilët i dalluan këto ndikime negative, duke mbrojtur tezën që metoda e shkencave humane është e bazuara në boshtin e të kuptuarit, propozuan idenë me dy fusha dhe dy metoda të ndryshme. Kurse disa mendimtarë të tjerë, të cilët arritën të dallojnë që ndarja midis shkencave çonte vetëm në verbërinë e disiplinave dhe vështirësonte kuptimin e të vërtetës në universalitetin e saj, duke promovuar studimet multidisiplinare, mbrojnë tezën se kufijtë midis shkencave duhen mbajtur pak më elastike. Këndvështrimi i disa shkencëtarëve ndaj njeriut si një objekt mbi të cilin bëhen eksperimente, pa marrë


parasysh vlerat morale universale, e kanë shtuar akoma më tepër largësinë midis shkencës dhe moralit. Si rezultat i kësaj, botëkuptimi i dijes së zbrazët nga vlerat dhe parimet morale, kanë bërë të mundur shfaqjen e shumë problemeve të reja. Probleme, të cilat sollën në diskutim çështjen që dimensioni moral i shkencës nuk duhet të neglizhohet. Kështu, me dëshirën për të mbyllur hapësirat midis mendimit shkencor dhe gjykimeve të vlerave morale, u promovuan studimet në fushën e etikës shkencore dhe profesionale. Veç kësaj, duke pranuar që shkencat e sjelljes dhe ato të edukimit ishin të mjaftueshme për të treguar dhe mësuar të drejtën, dolën në dritë shumë mundime në mënyrë që të kompesohej pjesërisht mangësia ndaj vlerave morale. Sipas mendimit tim personal, pas të gjitha këtyre problemeve bashkëkohore dhe konflikteve historike midis shkencës dhe filozofisë-fesë, qëndron pranimi i ideve të të dyja fushave si të vërteta të padiskutueshme. Siç është i papranueshëm dominimi

i njerëzve fetarë mbi shkencën në periudhat kur feja ishte e fuqishme dhe aktive, po ashtu i papranueshëm është edhe përjashtimi nga fusha e shkencës dhe mendimeve, që i bëri shkenca spiritualizmit me kalimin e autoritetit në duart e saj,. Gjithësia, njeriu dhe jeta duhet të nënkuptohen si një e vetme. Sepse tashmë është një e vërtetë e qartë që pjesëzat më të vogla përbërëse të lëndëve pa jetë nuk kanë asnjë dallim nga pjesëzat më të vogla përbërëse të trupit të njeriut, ose që trupat qiellorë që na rrethojnë neve dhe lëndët e tjera pa shpirt, janë të njëjtë. Dmth., ligjet e gjithësisë, veprojnë në formë gjithpërfshirëse, të përgjithshëme dhe në harmoni me njëri-tjetrin. Atëherë, njeriun dhe jetën nuk duhet ta konceptojmë si një fushë të qenieve të veçanta e të pavarura nga bota fizike. Siç nuk është e mundshme t’i mendojmë shkencat natyrore të ndara nga fusha e fesë, po ashtu është e pamundur t’i mendojmë shkencat natyrore dhe shkencat humane të pavarura nga njëra-tjetra. Duket qartë që veçoria që e dallon njeriun nga qeniet e tjera është mendja, shpirti dhe vullneti. Kultura dhe qytetërimi që ka formuar njeriu brenda këtyre dallimeve që ai posedon duhet të jetë në harmoni me rregullsinë që ndodhet në gjithësi. Vetëm se, njeriu modern këto dallime i përdor si një shkasë për sundim dhe mundohet që çdo gjë ta ulë në nivelin e perceptimeve të tij. Ai mundohet që pesë shqisat ndijore dhe aftësitë e intelektit të tij t’i kthejë në të vetmet kritere për të perceptuar dijen e vërtetë. Shqisat tona të jashtme perceptojnë vetëm atë çka shohin, kurse intelekti mundohet që të kuptojë të vërtetën duke logjikuar dhe klasifikuar informacionet. Klasifikimi, është një nga aftësitë që njeriu posedon dhe që intelekti i tij e ka të nevojshme ta përdorë për të kuptuar ndodhitë e për të shpjeguar gjithësinë. Kjo aftësi megjithëse nga njëra anë na lehtëson shpjegimin e së vërtetës duke e copëzuar atë dhe gjithashtu na ndihmon të kuptojmë

disa drejtime të veçanta të saj, nga ana tjetër, mund të vlerësohet edhe si njëra nga dobësitë kryesore të njeriut. Një aftësi tjetër shumë e rëndësishme veç intelektit është ndërgjegja. Ndërgjegja është më e predispozuar për ta kuptuar të vërtetën si një e tërë. Sepse ajo, mund të na sigurojë që e vërteta të kuptohet si një e tërë, së bashku me ndihmën e aftësive të tjera, të cilat hapen në thellësitë e ndjenjës, unit, vullnetit dhe shpirtit të njeriut. Njeriu, ka për ta arritur unitetin në brendësinë e tij vetëm kur të vërë në punë aftësitë shpirtërore dhe të dëgjojë zërin e zemrës e të shpirtit të tij. Është e pamundur të eliminojmë dualizmin e të perceptuarit të botës së jashtme pa arritur unitetin brenda nesh. Sepse njeriu botën e jashtme dhe të tjerët, i vështron nga dritarja e tij e brendshme. Njeriu i zemëruar e sheh çdo gjë të veshur me këtë ndjejë. Po ashtu, edhe njeriu, i cili është kapur fort pas perceptimeve të pesë shqisave dhe që intelektin e ndjesitë e tij të jashtme i ka pranuar si kritere të vetëm të të vërtetës e ka shumë të vështirë të dallojë anën shpirtërore të jetës dhe gjithësisë. Shpresoj që trajtimi i njeriut së bashku me ndjenjat, mendimet, moralin dhe ndërgjegjen, ka për ta shtuar ndikimin e shkencave humane mbi njeriun dhe shoqërinë. Si rezultat ka për të shtuar edhe reputacionin e këtyre shkencave të vyera. Veç kësaj, vlerësimi e interpretimi i shkencave humane dhe shkencave natyrore në kuadrin e parimeve metafizike universale, të cilat janë të hapura ndaj risive, ka për t’ia dhuruar edhe njëherë perceptimit tonë të shkencës mendimin e qëllimit. Në këtë mënyrë edhe shkencat sociale, në vend që të përdoren si mjete për të nxjerrë konflikte, duke u riformuar në kornizën e vlerave të përbashkëta humane dhe parimeve morale, të cilat i kushtojnë rëndësi besimeve dhe botëkuptimeve të ndryshme, do të japin kontributin e tyre në formimin e paqes botërore, dialogut ndërkulturor dhe harmonisë shoqërore.

QERSHOR 2012

Di

19


Intervista “Ajo çka më bind në ekzistencën e përhershme të Zotit në jetën time është fakti se sa herë që ndihmoj një njeri ose një grup njerëzish për një çështje të caktuar, shumë shpejt ndodh diçka pozitive në jetën time.” Trevës së Kavajës nuk i kanë munguar njerëz shpirtmirë dhe bujarë qysh nga H. Rexhep Bejtaga, H. Ibrahim Mysta, H. Mynyre Dedej, H. Qemal Gavardari, vëllezërit Haveriku e shumë të tjerë, të cilët me dashamirësi shoqërore kanë fituar respektin dhe dashurinë në masat e gjera të popullsisë. Vargut të gjatë të tyre iu shtua edhe një djalë i ri me zemër të madhe, i përkushtuar gjithmonë pas punës me profesionalizëm dhe humanizëm, i ndërlidhur me besimin e tij islam, që mendon dhe vepron njësoj sikur ato halle e telashe të kishin rënë mbi të vetë ose mbi njerëzit e tij të afërt. Ky është Kryetari i ri i Bashkisë Kavajë, z. Elvis Rroshi i cili flet ekskluzivisht për revistën “Drita Islame”.

ELVIS RROSHI DUA DHE JAP PËR HIR TË ALLAHUT Fillimisht mund të na thoni diçka rreth besimit tuaj? Familja ime, ashtu si pjesa më e madhe e banorëve të qytetit, kanë lidhje të hershme me fenë dhe besimin tek Zoti. Mbaj mend si tani, që kur isha fëmijë prindërit më kanë edukuar me dy dashuri në jetë: dashurinë për Zotin dhe dashurinë për njerëzit. Babai, mamaja por dhe farefisi im në përgjithësi, janë të besimit islam. Ajo çfarë më bën të ndihem krenar është fakti se edhe sot, në familjen dhe të afërmit e mi, të rinjtë besojnë dhe respektojnë fenë islame aq sa dhe të parët tanë. Një pjesë e kushërinjve të mi e frekuentojnë rregullisht xhaminë, veçanërisht në muajin Ramazan, familja ime si e gjithë Kavaja gëlon nga atmosfera pozitive që vjen si rrjedhojë e besimit te Zoti i Madhërishëm. Kavajës nuk i kanë munguar njerëzit bujarë. Vargut të gjatë të tyre i jeni shtuar edhe ju. A mendoni se duke ndihmuar njerëzit në nevojë kjo ndihmë është e ndërlidhur me besimin që ju keni te Zoti?

20

Di

QERSHOR 2012

Është shumë e vërtetë që Kavaja dhe qytetarët e saj, por dhe të zonave përreth karakterizohen për bujarinë, mikpritjen dhe ndjenjën e lartë të solidaritetit. Këtë realitet e kam prekur vetë gjatë ditëve të fushatës sime elektorale. E nisja çdo bisedë me bashkëqytetarët e mi dhe isha krenar më shumë se kurrë, që po më jepej mundësia për të qenë në shërbim të bashkëqytetarëve të Kavajës, çka ishte për mua kënaqësi aq sa dhe obligim aq edhe përgjegjësi, për të bërë realitet ato çka së bashku me qytetarët vendosëm dhe duam t’i bëjmë për Kavajën. Për sa i përket humanizmit, siç edhe ju thashë më lart, ishin prindërit e mi, e veçanërisht mamaja, që më ka edukuar me ndjenjën për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Ajo çka më bind në ekzistencën e përhershme të Zotit në jetën time është fakti se, sa herë që ndihmoj një njeri ose një grup njerëzish për një çështje të caktuar, shumë shpejt ndodh diçka pozitive në jetën time. Për këtë falënderoj Zotin shumë. Kur falem të xhumave, më ndodh një ndriçim i pakrahasuar shpirtëror i cili më bën të mendoj për njerëzit


QERSHOR 2012

Di

21


që në një moment të jetës së tyre mund të kenë nevojë për shërbimin tim, të cilin nëse është brenda kompetencave dhe mundësive të mia, me kënaqësi ia jap. Një drejtues i lartë i pushtetit vendor siç jeni ju, e njeh mirë vlerën e bamirësisë. A ka ndikuar tradita familjare në këtë drejtim? Sigurisht që fëmija është pasqyra e prindit të tij. Kurrsesi, pa këtë traditë nuk mund të isha një njeri i cili jep rrogën e tij mujore në funksion të bamirësisë. Kjo nuk do të ndodhte, nëse nuk do rridhja nga një familje e karakterizuar nga tradita e humanizmit, besimit në Zot dhe ndjenjës për të ndihmuar të tjerët. Kam premtuar në fushatë që rrogën time do ta gëzojnë jetimët e Kavajës dhe e kam mbajtur. Mbaj mend tim atë i cili ishte një nga sipërmarrësit e parë në periudhën postkomuniste në Kavajë, që sa herë trokiste dikush nga banorët e lagjes në derë për ndonjë problem të caktuar vihej në vështirësi të pamatë, derisa gjente ndonjë mundësi qoftë dhe rrethanore për t’i dhënë ndihmën e tij. Keni fituar admirimin e bashkëqytetarëve tuaj por sidomos të besimtarëve myslimanë për atë çka keni bërë dhe i keni dhënë Bashkësisë Islame në Kavajë. Si ndiheni kur dëgjoni që flitet mirë për ju? Gjatë punës sime në krye të bashkisë edhe pse për një kohë të shkurtër, unë kam qenë prezent me çdo lloj forme pranë Myftinisë Kavajë. Gjatë Fitër Bajramit dhe Kurban Bajramit, bashkia organizoi aktivitete që përfshinin dekorin festiv, shtrimin e një kateringu të madh, ku qytetarët e Kavajës u ftuan për të ndarë momentet festive me njëritjetrin. Gjatë muajit Ramazan Bashkia ka shtruar iftare me stafin e saj, komunitetin mysliman, komunitetin egjiptian dhe njerëz të zakonshëm dhe personalisht kam qenë i pranishëm në iftare që shtronte myftinia, shoqata ose biznesmenë të nderuar të qytetit. Fakti që pjesa më e madhe e myslimanë sot në Kavajë e shikon me pozitivitet aktivitetin tim në krah të saj, për mua është një nder, i cili më bën të ndihem i vlerësuar dhe më shton akoma më shumë dëshirën për të qëndruar pranë vëllezërve dhe motrave, për të kontribuar sa më shumë në mbarëvajtjen e punëve të institucionit të Komunitetit Mysliman. Mes shumë të rinjve besimtarë në xhami ju kam parë edhe duke falur namazin e xhumasë. Si e shikoni rininë me gjithë problematikën e vet? Falja e namazit të xhumasë për mua është gëzim dhe një çlirim i madh shpirtëror dhe ajo që më bën optimist sot, është se edhe shumë të rinj po e gjejnë alternativën e vetme të qetësimit shpirtëror në bindjen dhe besimin te Krijuesi i Madhërishëm. Ata dhe unë e kemi kuptuar që është rruga e Allahut, rruga e duhur që na mban larg gjithë fenomeneve negative të shoqërisë sonë e cila po degradon çdo ditë e më shumë. Të rinjtë janë si pasagjerët në një autobus dhe ne jemi

22

Di

QERSHOR 2012

njerëz që duhet të ofrohemi për të qenë shoferë të këtij autobusi. Nëse këtë autobus e lëmë pa shofer, sigurisht që i kanoset rreziku i aksidentit. Nëse ne të gjithë në bazë të eksperiencës sonë jetësore bëhemi nga pak shoferë të këtij autobusi duke e çuar këtë të fundit në rrugën e duhur, sigurisht që rinia e këtij qyteti do të ishte më e shëndetshme moralisht. Personalisht në punën dhe aktivitetin tim, të rinjtë janë ylli im polar. Është hera e parë gjatë këtyre 20 vjetëve që një Kryetar Bashkie fal namaz në xhami. Çfarë emocionesh ndjeni? Më lejoni t’ju shpjegoj diçka. Unë namazin në xhami nuk e fal në cilësinë e kryetarit të bashkisë, por në emër të vetes sime si një besimtar i thjeshtë i fesë Islame. Besimi dhe praktikimi janë veprime individuale që nuk lidhen me postin që mban. Namazin në xhami e kam falur edhe kur nuk kam qenë kryetar bashkie, jam falur në xhaminë e qytetit, Tiranës por edhe kur kam udhëtuar jashtë shtetit dhe, me shpresën te Zoti i madh, do ta fal edhe kur të mos kem më detyrën e kryebashkiakut, sepse emocionet që më fal komunikimi me Allahun, janë jashtë influencës së pozicionit tim të punës. Sigurisht që falja e namazit sot, përkrah qindra vëllezërve të tjerë myslimanë në Kavajë është një ndjesi e veçantë e cila më bën të ndihem më mirë kur zbres shkallët e xhamisë. Dhe kam një dëshirë që para përfundimit të mandatit tim të inauguroj xhaminë e madhe të qytetit, për të cilën i kam kërkuar myftiut dhe miqve të mi, që të hartojnë një projekt gjigant të modelit klasik osman, bazuar në xhaminë e vjetër të shtrirë në një terren prej 3700 m, me dy kate parking nëntokësor, një kat me dyqane, zyra, biblioteka dhe ambiente të tjera ndihmëse. Në vazhdën e impenjimeve të shumta që keni, si e ndan kohën një kryetar bashkie që fal namaz, kur dihet se ju e keni kohën të shenjtë? Filozofia ime në qeverisjen e institucionit të bashkisë është ndarja e punëve të vogla për njerëzit dhe përzgjedhja e një stafi profesionistësh. Nëse secilit nga punonjësit e bashkisë i ngarkon nga një punë atëherë aparati institucional funksionon me sukses çka më jep mundësinë mua që të ndjek edhe aktivitetin e punës edhe faljen e namazit. Nuk mund të harroj edhe faktin që në stafin tim kam djem dhe vajza që janë praktikat edhe më shumë se unë, të cilëve i kam dhënë lirinë e duhur brenda kuadrit ligjor që të mos mungojnë në vendin dhe kohën e duhur për të kryer ritualin fetar. Madje në stafin tim unë i kam besuar një detyrë të rëndësishme një gruaje me shami, siç jam duke negociuar edhe për një motër tjetër, që Kavaja të bëhet model në Shqipëri për integrimin larg çdo diskriminimi fetar, siç ndodh rëndom. Gjithashtu nuk dua të harroj të përmend faktin se për të qenë sa më i drejtë në administrimin e bashkisë unë kam pozicionuar në detyra të rëndësishme edhe besimtarë të komunitetit ortodoks për të promovuar vlerat njerëzore të shekullit tonë. Por nuk mund të rri pa përmendur edhe faktin se në


ditë të caktuara, mund të qëndroj në zyrë dhe të vazhdoj punën deri në orët e vona të mbrëmjes, sepse jam koshient që besimi në Zot ka nevojë të mishërohet për sakrifica njerëzore të cilat me kënaqësi, falë Zotit, i pranoj. Netëve vonë kur në qytet ka rënë dendësia e lëvizjeve unë lëviz me shokët dhe bashkëpunëtorët e mi në çdo cep të qytetit, verifikoj punët, ndriçimin, evidentoj problemet, etj. Një natë tek monitoronim terrenin, me një hoxhë të cilin e kam mikun dhe bashkëpunëtorin tim, më tha: Kështu siç po shëtit dhe vepron netëve vonë në historinë islame njihet Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të. Unë nuk di shumë për Omerin, sepse njohuritë e mia në Islam janë të pakta. Por bisedojmë shumë rreth besimit dhe ditës së gjykimit. E lus të Madhërishmin të ma marrë shpirtin duke qenë i denjë besimi te madhështia e Tij. Shumë njerëz intelektualë egoistë e shohin me përçmim faktin e të qenurit besimtar, e sidomos i fesë islame. Çfarë do t’ju thoshit atyre? Feja (besimi) është çështje individuale, dikush beson shumë, dikush më pak. Për mendimin tim, njerëzit të cilët mendojnë se krijimi i botës dhe krijimi i njerëzimit erdhi nga hiçi apo nga ndonjë përplasje e çuditshme atomesh, janë mjerane dhe detyra jonë si shoqëri është që t’i nxjerrim nga errësira e arsyes së tyre për t’ i dhënë paqe nga paqja jonë, dritë nga drita jonë, çlirim nga çlirimi ynë dhe lumturi nga lumturia jonë. Feja islame është feja që realisht mbush shpirtin me harmoni dhe sa herë më jepet mundësia të komunikoj me njerëz të tillë, ju përçoj filozofinë time për t’i bërë të kuptojnë se përtej jetës së tyre të ç’thurur ekziston një jetë tjetër e udhëhequr nga parime të larta, të cilat ndihmojnë shoqëritë e ndryshme të jetojnë lumturisht. Në shkollat tona ende edukohen fëmijët me teori të gabuara. Unë me zërin tim do të loboj fuqishëm që ashtu si në të gjithë botën e civilizuar besimi dhe njohja e Zotit të jepet në një lëndë të posaçme në shkollat publike me qëllim të dhënies kontribut në përmirësimin e asaj që na urdhëron feja islame. Këtë do t’ia propozoj dhe Ramës që ta zbatojë kur të vijë në pushtet.

njerëzve. Me kontributet e biznesmenëve të Kavajës unë kam rikonstruktuar tërësisht një rrugë që është bërë model para kishës. Kam nisur po ashtu me donacione rrugën që të çon në varrezat e qytetit. Siç pres të filloj rrugën dytësore po me të njëjtën metodë investim në formën e donacionit nga biznesi kavajas. Këto miliona lekë mund t’i kisha vendosur në portofolin tim dhe të qëndroja rehat. Unë vetë jam ndërtues dhe pasurinë time do ta shtoj hallall duke ndërtuar. Unë kam ardhur për të punuar për Kavajën e do të punoj për të. Besimi në Zot më orienton që të jem i hapur dhe të mbështes fuqishëm për çdo lloj organizimi që bëjnë në ditë të

Realiteti i besimit tuaj reflektohet në punën dhe veprimtarinë që ju zhvilloni. Mund të na thoni rolin që luan tek ju besimi në Zot? Nëse nuk do kisha besimin në Zot, jam shumë i bindur që sot nuk do isha këtu ku jam. Më duhet ta pranoj që besimi në Zot sot mua më mban larg çdo afere korruptive, më bën më human me njerëzit që më rrethojnë në stafin tim, ndryshe nga kryebashkiakët e qyteteve të tjera. Besimi në Zot më bën që karrigen e kryebashkiakut ta shoh si një karrige detyrimesh dhe jo një karrige që më jep vetëm të drejta. E di e gjithë Kavaja që nuk pranoj asnjë vlerë monetare në xhepin tim sepse nuk kam nevojë për lekët e djersëve të QERSHOR 2012

Di

23


caktuara komunitete dhe organizata të ndryshme si p.sh: Organizata e Talasemisë, Shoqata e Jetimëve, Komuniteti Egjiptian e kështu me radhë. Përkushtimi juaj i sinqertë ndaj njerëzve në nevojë është i lidhur ngushtë edhe me parimet e një besimtari. Si ka ndikuar kjo në punën tuaj? Që ditën e parë që hyra në bashki me mua hynë edhe mbi 150 qytetarë të tjerë, për të cilët zyra e kryebashkiakut kishte qenë një zonë e ndaluar deri në atë moment. Të qenit besimtar më bëri mua të konceptoja bashkinë jo si hapësirë personale të cilën unë e ndaja me veten time por si një hapësirë e përbashkët të cilën unë e ndaja me qytetarët e qytetit të Kavajës. Zyra që unë punoj është e popullit, është faltorja e nevojtarëve. Një ditë në javë, unë pezulloj çdo punë administrative dhe takoj çdo person që ka nevojë për ndihmën time. Ky është obligimi im prej zyrtari dhe obligimi prej besimtari, që beson se ndihma ndaj të tjerëve është vepra me të cilën Zoti është i kënaqur. Është realisht një sadisfaksion i madh për mua kur një qytetar hyn në zyrën time. Me lot në sy dhe del nga zyra ime me buzëqeshje në fytyrën e tij. Njerëzit në shumë raste kanë dëshirë të shprehen, edhe pse kjo punë më lodh më shumë, është ky momenti ku unë i them vetes: “E plotësove misionin për të cilin qytetarët e Kavajës të votuan Elvis”.

24

Di

QERSHOR 2012

Një ditë, nënkryetari z. Aga, për të cilin kam shumë respekt, më tha: “Allahu në botë njerëzit që i dashuron i sprovon.” Shpresoj që sprova ime të jetë lehtësuese për në botën e përtejme. A do të vazhdoni të jeni gjithmonë në ndihmë të njerëzve në nevojë? Unë nuk kam lindur kryetar bashkie dhe nuk do ta mbyll jetën si i tillë, por unë kam lindur si një njeri i karakterizuar nga disa cilësi humanizmi të cilat do të vdesin bashkë me mua. Siç e thashë më lart, sot pakkush e beson që disa rrugë e rrugica në qytetin e Kavajës i kam financuar personalisht me qëllim që të përmirësohet jetesa e atyre njerëzve që jetojnë në këto zona, që të moshuarit, vajzat dhe gratë të dalin qoftë për shëtitje, qoftë dhe për ndonjë problem tjetër të caktuar edhe kur është natë, në rrugët e ndriçuara sot. Edhe kur të jem sërish thjesht një qytetar i qytetit të Kavajës, ju premtoj se sërish do të jem një njeri që ndihmon të tjerët jo vetëm me aq sa ka mundësi por ndonjëherë edhe jashtë mundësive siç më ndodh shpesh sot. Allahun e lus që të më ndihmojë në misionin tim. Faleminderit, dhe suksese në punën tuaj fisnike për të ndriçuar njerëzit me dritën islame. Intervistoi: Fiqiret Sula


QERSHOR 2012

Di

25


Dossier & Histori

AHMET ÇAUSHI

FE E ATDHE Pavarësia e vendit tonë nuk qe dhuratë individësh apo shtetesh. Ajo ishte fryt i ndërgjegjes kombëtare e shoqëruar me përpjekje, djersë e gjak prej bijve që lindi e rriti ky truall. Jemi në vitin e njëqind, që kur populli ynë fitoi të drejtën për të jetuar i lirë e i pavarur në vendin e tij. Në këtë jubile kujtojmë me nderim medresistët e hoxhallarët, që me përkushtim, përgjegjësi kombëtare e fetare islame dhe sakrifica dhanë kontributin maksimal për ta bërë Shqipërinë të lirë, të pavarur dhe popullin shqiptar të bashkuar. Deri në arritjen e kësaj dite, populli ynë provoi pushtues të shumtë e të egër. Që të gjithë pushtuesit e lanë popullin tonë në varfëri e padije e, që të dyja janë ortake të pushtuesve, për të zgjatur deri në përjetësi sundimin e tyre. Nuk qenë të mjaftueshme as rreth 2000 vjetët për t’ia mohuar popullit tonë të drejtën për të qenë shqiptar, sepse Zoti e kishte krijuar shqiptarin në Shqipëri, për të jetuar i lirë. Shqiptarët mbijetuan. Në ballë të luftës qenë edhe dibranët. Feja Islame është universale. Ajo, në shpirtin e besimtarëve, u jep jetë e gjallëri kombësive, mbi bazën e respektimit të barazisë midis tyre. Ajeti 13, sure Huxhurat (Kurani shqip, fq. 595)

26

Di

QERSHOR 2012

thekson dhe urdhëron: “O ju njerëz! (është thirrje dhe urdhër për tërë njerëzimin) Vërtet Zoti ju krijoi juve nga një mashkull e një femër (jeni vëllezër e jetoni si të barabartë). Ju bëri popuj e fise që të njiheni midis jush e, pa asnjë dyshim, tek Allahu, më i nderuari prej jush, është më i ruajturi (nga padrejtësitë).” Fakt tjetër kuranor për këtë problem shkruhet në sure Rum, ajeti 22 (Kurani shqip, fq. 464): “Nga argumentet e Krijuesit është krijimi i qiejve e i tokës, ndryshimi i gjuhëve tuaja dhe i ngjyrave tuaja. Vërtetë, në këto ka argumente për njerëzit e ditur.” Që kur lind njeriu, lind për të jetuar i lirë. Ai nxirret nga errësira e bëhet i lirë e i aftë të zgjedhë vetë rrugën e jetës. Krijimi në kombësi të ndryshme e në gjuhë të ndryshme u jep të drejtën këtyre kombësive ta ndërtojnë jetën në vendet e tyre, të lirë e të pavarur. Pra, askush, as i madh e as më i fuqishëm, nuk ka të drejtë t’u heqë kombësive të tjera të drejtën për të jetuar të lirë e të pavarur. Kjo është e drejta islame për popujt. Zoti i krijoi të jetojnë të lirë. Së dyti, Zoti e bëri njeriun zëvendës të Tij në tokë, e krijoi këtë qenie të përsosur, të njohë e të shfrytëzojë botët me të gjithë përbërësit e saj. Për këto

duhej shkolla, duhej të mësuarit, kjo dhuratë e Zotit e posaçme për njeriun. Edhe vetë Libri i Zotit fillon zbritjen me urdhrin e Krijuesit: “Mëso!” e që pasohet me urdhra e vlerësime për dijen e dijetarët: “Mësoje diturinë nga djepi deri në varr!” – urdhëron profeti Muhamed (a.s.) “Vdekja e dijetarëve është sa vdekja e botëve.” Populli ynë në shekuj i provoi luftërat, por ato të veçuara nga dija nuk siguruan fitoren që donte, prandaj patriotët e mësuar vendosën ta nisin edhe një herë këtë luftë, duke ndriçuar mendjet e njerëzve me dije, shkollim në gjuhën shqipe. Një ndër shkaqet kryesore të pranimit të fesë Islame ishte gjetja tek feja Islame mësime e mbështetje për liri, pavarësi e shkollim. Dashuria për atdhe, përkushtimi e detyrimi për të jetuar të lirë e të pavarur, për bashkim e bashkëjetesë në të gjitha fushat e jetës, u forcuan me pranimin e fesë Islame. Sa më shumë njihej feja Islame, po aq më tepër ndizeshin ndjenjat kombëtare e besimtarët bëheshin më të guximshëm dhe kurrë nuk pushuan aksionet për të mos njohur pushtues. Hafiz Ali


Korça, lidhjen “fe – atdhe”, e shpreh kështu: Nuk e di me ç’mendje thonë: Kush s’ka fe e do atdhenë Duhet të mendohen pakë, Fe, Atdhe, janë binjakë. Në shekullin XIX nisi rënia e Turqisë, filloi të rrudhej në kujtimet e saj. Traktati i Shën Stefanit u siguroi bullgarëve e Serbisë pavarësinë, ndërsa Greqia e kishte siguruar atë më parë. Pas shkëputjes nga Turqia, fqinjëve tanë (Greqisë, Bullgarisë e Serbisë) iu shtua oreksi për përvetësimin e tokave shqiptare drejt Kosovës, Shkupit, Tetovës, Dibrës e më tej. Për t’ia arritur këtij qëllimi, ata e nisën punën e tyre me kishat. Në tokat shqiptare kishte kisha e, me shpejtësi, filluan të ndërtojnë të reja. Pranë kishave ngritën shkolla fetare kishtare dhe feja detyrohej për t’u mësuar në gjuhën greke, bullgare dhe serbe, me qëllimin për të justifikuar pushtimin e këtyre viseve se janë serbe, bullgare e greke. Për t’ia arritur këtij qëllimi, së pari duhej të harrohej gjuha shqipe, ky tregues bazë e kryesor i etnisë shqiptare. Krejt ndryshe këshillon e udhëzon feja Islame. Në Kuran (përkthimi shqip), fq. 459, ajeti 46 thuhet: “Me besimtarët e krishterë polemizoni si është më e mira, veç atyre që janë mizorë.” Pasardhësi i profetit Muhamed (a.s.), Umeri, në pragun e vdekjes, mbështetur në Kuran, la këtë porosi: “Unë po vdes. Ju lutem të interesoheni për të krishterët, të cilët i keni amanet prej Zotit dhe pejgamberit. Hapni sytë e mos i cenoni, se nesër, para Zotit do të përgjigjeni.” Mësuesi i parë i gjuhës shqipe në Dibër, Seid Najdeni – Hoxhë Voka, për këtë veprim të fqinjëve shovinistë shprehet “Me nj’anë, nëpër Shqipni bëjnë shkolla për me na i ndamë mëmëdhetarët e krishterë pi nesh, qi të na humbin emnin të vjetër e të dlirë tonë.” Dijetarë islamë e hoxhallarë, në kundërvënie të qëllimeve sllave e greke, pranë xhamive hapën shkolla fetare. Ndryshe nga ato kishtare, në to do të mësohej feja në gjuhën shqipe, por me alfabet arab, sepse gjuhës tonë i mungonte alfabeti. Dibra e Madhe atëherë QERSHOR 2012

Di

27


Për Shqipëri u përpoqa Rrezikova jetën time, Nuk rrëfehet se sa hoqa, Se shteti m’i njihte krime. Zot, le të na rrojë Atdheu, kombësia, Aqë sa të rrojë edhe Gjithësia.

kishte 9 xhami dhe pranë secilës prej tyre një mejtep. Mejtepet u pasuan me Idadije, Rushdije dhe Medrese. Në këto mejtepe e medrese mësuan e u edukuan Hoxhë Seid Najdeni, Vehbi Dibra, Hoxhë Hasan Moglica, Haki Sharofi, Sherif Langu, Hafiz Mahmuti e të tjerë, që të përkushtuar e shkrinë jetën e tyre për lirinë e pavarësinë e mëmëdheut. Nxënësit që morën mësimet e fesë Islame në këto medrese, ku jepeshin edhe histori e gjeografi, u gatuan për të qenë të aftë për të marrë përsipër përgjegjësinë e madhe për ta bërë popullin tonë të ditur, të lirë e të pavarur. Këtë radhë do të fillohej më për mbarë, do të fillohej me të mësuarit e gjuhës shqipe dhe në të njëjtën kohë edhe në frontet tjera, që do të çonin të sigurt në liri e pavarësi. Feja Islame, në mënyrë të përsosur, thekson detyrimet që sjellin pavarësinë. Ajo bën detyrë të domosdoshme pavarësinë. Gjithashtu bën detyrë edhe njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e vendlindjes. “Të duash atdheun është detyrë e besimit Islam.” – thotë Profeti (a.s.) Ai që i përkushtohet atdheut dhe popullit të tij, deri në sakrificën finale, merr dy shpërblime: në vlerësimin Islam radhitet pas profetëve, emërohet “shehid” dhe është i shlyer nga tërë përgjegjësitë e tjera. Futet e përjetësohet në ndërgjegjen e popullit. Hoxhallarët medresistë si Haxhi Vehbi Dibra, Seid Najdeni, Sherif Langu, Hoxhë Moglica,

28

Di

QERSHOR 2012

Haki Sharofi e të tjerë, u dhanë këto mësime e vlerësime dibranëve dhe, dibranët i bënë pjesë të jetës së tyre. Dibranët shkonin me dëshirë në luftë për të mbrojtur truallin shqiptar dhe për të merituar titullin “shehid”. Mjaftonte një krismë pushke e kuptueshme për mbrojtje nga dushmani e në grumbuj vraponin njerëzit për t’u dalë zot tokave të tyre. Dibranët e motivuar për liri e pavarësi i shohim duke luftuar në Prizren, Gjakovë, Shkodër, Durrës, Vlorë, Janinë etj. Kudo ka gjak dëshmori dibran. Nëse një ditë do të ketë një përmendore luftëtarësh dibranë, kjo përmendore do të ishte aq e lartë sa të shihej në Mitrovicë, Prizren e Gjakovë, Shkup e Selanik. Podgoricë, Shkodër, Durrës, Vlorë e Janinë. Këta medresistë futën në të mësuarit e gjuhës shqipe urdhrin e fesë Islame për të mësuar dije edhe në gjuhën tonë dhe për bashkëjetesën. Feja Islame u dha forcë për t’iu kundërvënë pushtuesit dhe dredhive të fqinjëve shovinistë. Në liri e me dije jepej siguri për përparimin e kombit tonë. Seid Najdeni, tek libri i tij “Fe Rrëfenja” (botuar në vitin 1900), shkruan: “Feja pa mëmëdhenë nuk shtrëngohet. Kjo me diturinë merr fuqinë, me dashurinë në mest gjen shpëtimnë.” Këta medresistë, me mençuri, ditën të lidhin ngushtë mësimet e fesë me historinë e popullit tonë, të popujve dhe të botëve. Të gjitha këto shërbyen për ta ushqyer e forcuar ndërgjegjen kombëtare. “Ma s’pari, t’i lamë vjedhsitë e vrasat ndërmjet, se me kto as Zoti na do dhe as profiti na qas (afron).” – thoshte Seid Najdeni në librin e tij. Më tej ai vazhdon: “Sikur me u bëmë barí, në vend të fyellit do të kërkoj librin, do të marr vesh fenë e besën. Njeriu si të merr vesh fenë e besën, pi dore të tij, vras, të vjedha e të tjera të liga, s’do të ketë.” Dhënia e mësimeve të fesë në sipërfaqe kishte krijuar në popull një shtresë e kuadro, të cilët e shihnin të mësuarit e gjuhës shqipe me sy jo të mirë, po ashtu edhe formën e zgjidhjes së çështjeve kombëtare. Kjo e detyron Hoxhë Seid Najdenin të shkruajë: “Nuk asht kjo dituni kundra fesë, si e xhexhim e si e shofim me sy të dhëmshëm pi disa njerëz të

verbër. Kjo tufë njerëz quhen armik të mëmëdhesë e të fesë.” Hoxha gjuan ashpër ata që krijonin vështirësi në të mësuarit e gjuhës shqipe dhe të luftës kundër pushtuesit e synimeve të fqinjëve shovinistë. Dibra e Madhe, në fund të shekullit XIX, numëronte rreth 20000 banorë, aq sa kishin secili nga qytetet e mëdha të Shqipërisë. Dibranët e kishin bërë qytetin e tyre qendër të rëndësishme administrative, zejtarie dhe tregtie. Aty përpunohej hekuri, kishte rrobaqepës (terzi), qeleshepunues, punime artistike, samarpunues, këpucar, armëpunues e zbukurues armësh. Tregtarët bënin tregti me Shkupin, Prizrenin, Shkodrën, Korçën, Vlorën, Sofien, Stambollin etj. Nga të gjitha këto vise jepnin e merrnin, por edhe lidhnin shoqëri e miqësi. Në të njëjtën kohë bëhej edhe lidhje shqiptarësh për probleme kombëtare. Ajo u bë qendër ndër më të rëndësishmet e luftës për liri e pavarësi. Seid Najdeni lindi e u rrit në këtë qytet. Mësimet e para Seidi i mori në mejtepin pranë Xhamisë së Re në Dibër të Madhe. Në moshën 18 vjeçare, i ati, Islami, e dërgoi në Edrene, në medrese. Pas dy vjetësh, me dëshirën e tij dhe me miratimin e të atit, shkoi në Stamboll për të vazhduar medresenë “Hajdar”, që ndryshe e thirrnin “Klubi i shqiptarëve”. Seid Najdeni, me të mbaruar këtë medrese, mbushi çantat me abetare të gjuhës shqipe të hartuara në Stamboll dhe u nis për Dibër. Ishte viti 1888, pak pas hapjes së shkollës së parë shqipe në Korçë. Sa arriti në Dibër, hapi kurset e para për të mësuarit e gjuhës sonë me alfabet shqip. Këto kurse ishin ilegale dhe zhvilloheshin në bodrumin e dyqanit të Sherif Gorencës, tek Xhamia e Re dhe në një shtëpi afër varreve ortodokse. Në një kurs kishte 4-5 veta. Nxënësit e parë ishin shokët dhe të afërmit e Seidit, tani Hoxhë Voka, si dhe fëmijë patriotësh. Shumë shpejt u rrit numri i atyre që mësonin, sepse secili nxënës mësonte në shtëpi vëllezër e motra. Këto kurse u mbyllën e u hapën disa herë. Kurse të tilla, me interesimin e Hoxhë Vokës, u hapën edhe nëpër fshatra si në Bllacë (Zer-


qan) nga Sheh Sula. Në fakt, thotë Fadil Shehu, në Zerqan ka patur mejtep shumë më herët. Të tjera kurse u hapën në Homesh nga Shaqir Daci, në Maqellarë, Dohoshisht, Brezhdan etj. Abetaret vinin nga Stambolli, Sofja e Bukureshti me kujdesjen e Seid Najdenit. Në vitin 1895 Seidi u nis për të shkuar në Stamboll, për të vënë në dijeni patriotët shqiptarë për gjendjen në Dibër. Në Edrene e arrestuan dhe e mbajtën në burg 15 muaj. Në burg qëndisi vetë një flamur me shqiponjë. Kur u kthye në Dibër, ky flamur u përdor në dasma, mbulonin nusen me të, u përdor në ndërtimin e shtëpive të reja dhe në festa popullore. Aktiviteti i tij patriotik i kaloi kufijtë e Dibrës. Ai lëvizte në Dibër, Kosovë, Vlorë, Korçë etj. Ai kaloi edhe kufijtë e vendit tonë. Bëri një vizitë në kolonitë shqiptare të Soes, Bukureshtit, Barit, Romës etj. Gjatë këtij udhëtimi iu keqësua shëndeti. Iu rëndua tuberkulozi. Edhe pse i sëmurë, ai botoi një abetare të bërë vetë për gjuhën shqipe dhe “Ferrëfenjësja e muslimanëve”, ku pasqyron tërë ndienjat e tij për popullin e tij dhe mëmëdheun. Ai ishte plotësisht i bindur se populli do t’i gëzonte lirinë, pavarësinë dhe shkollën. Ja si shprehej: “Mos u bëni merak se shumë shpejtë do të vijë dita që bilbilat edhe këtu në Shqipni do të këndojnë lirisht gjuhën e vetë të ambël.” Viti 1903 e gjeti Seidin të dobësuar e të lodhur. Më 21 nëntor 1903 ai ndërroi jetë. Në prag të vdekjes kishte lënë porosinë: “Unë do të vdes. Po edhe në vdeksha, ju të mos ju vijë keq, sepse po vdes me dashurinë e atdheut në zemër. Qëllimit, për të cilin u mundova, nuk munda me ia mbërri e për këtë gja po vdes i dëshpëruem e s’ka me më kalb toka. Në varrin tem mos më veni gur, derisa të lirohet Shqipnia dhe kur të fitohet liria, më veni gur t’u m’i shkrue shqip. Në kët gur ngrini ene flamurin e kombit, të cilin unë për fat të keq s’un po e shof për së gjalli.” Kështu e nisi dhe e sosi jetën Seid Najdeni. Sipas fesë Islame, ai që sakrifikon edhe jetën për mbrojtjen dhe për interesat e atdheut, fiton gradën e shehidit (dëshmorit) dhe radhitet pas profetëve.

Për atë nuk ka gjykim. Fara që mbolli Hoxhë Seid Najdeni bëri frutat e saj. Me kujdesjen e tij, Hoxhë Hasan Moglica ngriti kurse për gjuhën shqipe në Gollobordë. Në vitin 1915 e vranë serbët. Ai ndërroi jetë duke thirrur “Rroftë kombi shqiptar!” Hoxha është dëshmor i atdheut. Ishte medresist. Në këto mejtepe, medrese e shkolla fetare u arsimua Haxhi vehbi Dibra. Aktiviteti i tij në shërbim të kombit e atdheut është i pakrahasuar. Mori pjesë në klube e grupe patriotike. Kryesoi Kongresin e Dibrës dhe qenë këta patriotë, të cilët ia ndërruan kahjen këtij kongresi. Qe delegat i Dibrës në shpalljen e Pavarësisë. U zgjodh kryetar i Senatit të parë shqiptar. Bekoi flamurin kombëtar, veprim ky i domosdoshëm atëherë. Ishte nënkryetar i Qeverisë së Vlorës dhe zëvendësonte Ismail Qemalin kur ishte jashtë atdheut. Bëri shkëputjen përfundimtare nga komuniteti mysliman turk. Qe kryetari i parë i Komunitetit Mysliman Shqiptar. Urdhëroi që feja të mësohej në gjuhën shqipe dhe bisedat të bëheshin në gjuhën tonë. Ishte medresist. Në këto mejtepe e medrese u arsimua edhe Sherif Langu. Punoi pa u lodhur për përhapjen e shkollave shqipe. Qe kryetar administrativ i klubit “Bashkimi”. Ishte delegat i dibranëve në shpalljen e Pavarësisë në Vlorë më 28 nëntor 1912. I ndjekur nga serbo-bullgarët erdhi në Tiranë. Nga viti 1940 deri më 1946 qe kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në vitin 1946, megjithëse kishte qenë delegat në shpalljen e Pavarësisë, qeveria komuniste e dënoi me 10 vite burg. U lirua në vitin 1950 dhe ndërroi jetë më 9 mars 1956 në Tiranë. Ishte medresist. Të gjithë këta medresistë i burgosi regjimi komunist dhe Hafiz Ali Korça i zemëruar shkruante: Për Shqipëri u përpoqa Rrezikova jetën time, Nuk rrëfehet se sa hoqa, Se shteti m’i njihte krime. Zot, le të na rrojë Atdheu, kombësia, Aqë sa të rrojë edhe Gjithësia. Në vitin 1914 Haki Sharofi hapi të parën shkollë shqipe në qytetin e Pesh-

kopisë. Ishte shkollë e rregullt dhe me leje të Qeverisë. Shkolla e parë shqipe e filloi jetën e saj në xhaminë e vjetër të Peshkopisë. Nuk ishte rastësi. Kudo nëpër xhami mësohej gjuha shqipe. Edhe Lidhja e Prizrenit, mbledhjen e kryesisë e bëri në medresenë e Prizrenit, kurse mbledhjen e përgjithshme e zhvilloi në xhami. Për të kryer detyrimin fetar për të drejtën e popullit që të jetojë e të ndërtojë jetën i lirë, shumë medresistë ndoqën shembullin e këtyre dijetarëve e patriotëve. Hafiz Zabit Kodra, Femi Xhepa, Hivzi Shehu, Halim Shehu etj., të tërë mësues të nderuar, kanë dhënë kontributin e tyre për arsimin dibran. Profeti Muhammed (a.s.) thotë se kur ka dhembje një besimtar, të tërë myslimanët kanë dhembje. Në vitin 1913, me padrejtësi Dibrën e ndanë në dy pjesë, por ata kurrë nuk arritën të copëtojnë shpirtin kombëtar të dibranit. As pushtimi shekullor, as Traktati i Shën Stefanit, as Kongresi i Berlinit, as Konferenca e Ambasadorëve në Londër, as dy luftërat botërore dhe as regjimi i egër komunist, nuk mundën ta mbysin e ta ndajnë deri në harresë shpirtin patriotik të dibranit. Dibranët nuk mundi t’i ndajë vija e kufirit. Dibrat e dy anëve i dhanë njëra-tjetrës dije, dashuri e bashkim, guxim, trimëri e besë. Zoti na krijoi komb më vete, me gjuhë e veçori të tjera dalluese, pra na krijoi për të jetuar të lirë e të pavarur. Feja Islame u dha gjallëri e forcë ndjenjave të atdhedashurisë. Feja është e përhershme e edhe i përjetëson këto të drejta dhe në çdo kohë është aktuale. Sot shqiptarët kanë ngritur xhami atje ku jetojnë: në Belgjikë, Gjermani, Amerikë etj. Së paku çdo ditë të xhuma, pas qindra kilometrave udhëtim, grumbullohen në këto xhami. Falen e luten, takohen e çmallen, bisedojnë për hallet e tyre e të Shqipërisë. Shumë prej tyre, tani, ditën e xhuma e thërrasin “dita e shqipes”. Angazhimi i medresistëve në arsimin dibran është që këto mësime e këto detyrime t’ua transmetojnë brezave: “Liri, pavarësi e të mësuarit pa kufi, bashkëjetesë kombëtare. Shqipëria siç e duan shqiptarët.” QERSHOR 2012

Di

29


Foto Arkiv

30

Di

QERSHOR 2012


SHKODËR / LAGJJA QAFË / Kel Marubi 1910

QERSHOR 2012

Di

31


Reportazh

FERIT LIKA

Aurel Jolla nga Elbasani dhe Robert Vinjolli nga Kruja, konkurruan në fushën e inxhinierisë dhe morën vendin e tretë (medalje bronzi). Andi Alla nga Librazhdi dhe Dorian Beu nga Kavaja, konkurruan në fushën e mjedisit dhe fituan çmimin e katërt (medalje nderi).

SHBA

Shkenca “flet” shqip përmes medresistëve Ata janë katër, jo katër musketierët e Kate Baldwin, por katër nxënësit më të talentuar të Medresesë së Tiranës. Ata janë: Aureli, Roberti, Andi dhe Doriani. Historia e tyre është një histori suksesi, njësoj si ajo e musketierëve, jo në forcë, por në mençuri. Pikërisht kjo zgjuarsi prej gjeniu i bëri ata që të fitojnë medalje në Teksas të SHBA-së, në konkursin I SWEEP. Ndër 68 vende pjesëmarrëse me mbi 550 projekte dhe mes 1100 “shkencëtarëve” të rinj, djemtë e medresesë arritën të renditen ndër më të mirët. Ata janë vetëm 16 dhe 17 vjeç dhe flasin me një pasion të jashtëzakonshëm për shkencën teknologjinë, mjedisin, për çdo gjë, me një finesë dhe me një elokuencë të admirueshme në komunikim. I SWEEP Olimpiada ndërkombëtare e zhvillimit të ideve të reja inxhinierike, energjetike dhe mjedisore, ndryshe I SWEEP, funksionon në mënyrë të tillë që, nga secili vend i botës dërgohen projekte nga shkolla të ndryshme të mesme, më pas juria përzgjedh për fazën finale vetëm disa prej tyre. Nga Shqipëria u dërguan gati 25 projekte dhe vetëm 4 prej tyre arritën të kualifikoheshin, dy projektet e Medresesë së Tiranës dhe dy projekte nga kolegji turk “Turgut Ozal”. “Ne aplikuam në këtë kompeticion dhe u përzgjodhëm. Kishim gati 6 muaj që përgatisnim këto projekte dhe u shpërblyem. Kjo është shumë e rëndësishme për ne, për Medresenë e Tiranës, kjo nuk është hera e parë që medresistët shqiptarë marrin një çmim të rëndësishëm ndërkombëtar në të tilla kompeticione dhe ky fakt ne si mësues na gëzon dhe entuziazmon pa masë”, tregon profesori i Fizikës, Fatih Karaosmanoglu, i cili ka qenë edhe supervizori i nxënësve në përgatitjen e projekteve.

32

Di

QERSHOR 2012

Në historinë e medreseve pjesëmarrja në konkurse të tilla nuk është një gjë e re. Çdo vit nxënës të këtyre shkollave marrin pjesë në gara të rëndësishme kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare ku dhe kanë marrë mjaft çmime. Një vit më parë medreseja e Cërrikut mori pjesë në I SWEEP dhe në një konkurs në Holandë. Mes mijëra konkurruesve ata dolën më të mirët, ku morën medalje ari dhe argjendi. Gjithashtu në maturën e vjetshme shtetërore në provimin e letërsisë, nxënësit e medresesë u pozicionuan në vend të dytë dhe të tretë në rang kombëtar. I pyetur se ç’do të thotë kjo për një shkollë si medreseja, profesori i Fizikës tregon se, është një gjë mjaft e rëndësishme për shkollën dhe një vlerësim i një pune 6 mujore që nxënësit ia kushtuan përgatitjes, në disa raste deri në orët e vona pas mesnate. “Ky çmim është shumë i rëndësishëm dhe do të thotë shumë, pasi këtu tek ne (në Shqipëri) ekziston një paragjykim se kjo shkollë është vetëm fetare, por në realitet këtu bëhet një ndërthurje mes njohurive fetare dhe atyre shkencore. Medalja që ne morëm e tregon mjaft mirë këtë, pra se çfarë cilësie e niveli arsimor ka kjo medrese, por edhe medresetë e tjera. Ishte një vlerësim mjaft i lartë”, shprehet i kënaqur Karaosmanoglu. Vetë nxënësit flasin me entuziazëm këtë eksperiencë të veçantë të tyren. Konkurruam në fushën inxhinierisë e mjedisit, ishim mjaft të përgatitur dhe besojmë se ia dolëm. Edhe në shumë olimpiada të tjera ne kemi marrë mjaft çmime, në olimpiadën e Turqishtes, Matematikës, Letërsisë, etj, por ky ishte goxha i rëndësishëm, tregojnë ata. Ndërsa Aureli nuk nguron të shprehë atdhedashurinë dhe krenarinë e të qenit shqiptar. “Jemi krenarë për rezultatin që arritëm, por mbi të gjitha për faktin që përfaqësuam denjësisht Shqipërinë”, thotë ai.


Projekti i Aurelit dhe Robertit

“TË PRODHOJMË BETON REZISTENT, DUKE PASTRUAR AMBIENTIN NGA MBETJET E KROMIT”

Projekti i tyre kishte të bënte me inxhinierinë. Çdo ditë nga minierat nxirret krom, i cili nuk është i pastër duke mbartur me vete edhe mbetje të tjera. Për të marrë kromin e pastër bëhet shkrirja e tij në temperatura të larta, ndërsa mbetjet hidhen, pasi konsiderohen të padobishme. “Ne morëm pjesë nga këto mbetje dhe i copëtuam në katër milimetra copën në formën e rërës, të gatshme për t’i përdorur në përzierjen e betonit. Pasi studiuam vetitë e kësaj lënde të përftuar, studiuam gjithashtu edhe vetitë e betonit në laboratorin e Universitetit “Epoka” dhe në Institutin e Ndërtimeve. Kur i përziem me njëri-tjetrin na rezultoi që forca shtytëse e këtij betoni në krahasim me betonin normal u rrit me 34 %, ndërsa fleksibiliteti (përkulja) u rrit me 39 %. Ky rezultat tregon se duke përdorur këtë lëndë përfitojmë një beton më të fortë dhe më rezistent dhe kështu pastrojmë ambientin”, tregon Roberti. Në Burrel, fabrikat e përpunimit të kromit nxjerrin mjaft nga kjo lëndë. Që nga 1980 e këtej ka filluar me ritme të larta përpunimi i kromit. Vit pas viti tonelata të kësaj lënde hidhen vend e pa vend, duke u kthyer në një kërcënim serioz për mjedisin dhe shëndetin tonë. Por ata thonë se projekti i tyre është internacional, jo vetëm për Shqipërinë, pasi mbetje të tilla kromi ka në Kinë, Afrikën e Jugut, Brazil, Turqi, Rusi, etj.

SI LINDI IDEJA Po si u lindi ideja e këtyre dy të rinjve? Nga mbetjet e kromit që hidhen përditë në mjedisin e virgjër duke shkaktuar dëme të mëdha, të transmetuara edhe në lajme, ata filluan të kërkonin dhe hulumtonim, mbi vetitë e tyre dhe doli që përveç efektit negativ që kanë në mjedis, ato kishin edhe një efekt shumë pozitiv nëse i nënshtroheshin një faze përpunimi, ç’ka shtonte fortësinë dhe fleksibilitetin e betonit, siç e vërtetuan dhe testet më pas. “Ka pas raste që bashkë me profesorin pothuajse për një javë rresht kemi qëndruar deri në dy të natës duke përgatitur projektin”, tregon Roberti nga Kruja, i cili nuk qëndron në konvikt, por gjatë kohës së projektit i është dashur të sistemohet aty, për të kursyer sa më shumë kohë. Lidhur me planet e tyre të ardhshme edhe pse thonë që ka ende kohë pasi kanë edhe një vit shkollë, ata i kanë të qarta objektivat. “Kemi marrë bursë nga "North American College" nga çmimet që morëm nga ky projekt - tregon me emocion Aureli nga Elbasani, - që më ka pëlqyer goxha. Jam njohur më shumë me inxhinierinë dhe mendoj që të vazhdoj në këtë fushë.”

QERSHOR QE RS H O R 2012

Di

33


Projekti i Andit dhe Dorianit

“NJË MËNYRË E RE DHE E LEHTË PËR TË PASTRUAR DERDHJET E NAFTËS NË DET” Edhe projekti i dy të rinjve të tjerë që zunë vendin e katërt, është mjaft interesant. Projekti i tyre konsiston në kategorinë e mjedisit, përdorimin e pjesëve të bimës së lulediellit për të minimizuar ndotjen e detit nga nafta. Derdhjet e naftës në det shkaktojnë dëme kolosale në mjedis, ekosistemet shkatërrohen, kryesisht ato ujore, dhe duhen disa dekada që mjedisi ujor të rikthehet në gjendje normale. “Projekti ynë lidhet me përdorimin e kërcellit të bimës së lulediellit, konkretisht palcës së saj, një material i butë i bardhë. Ne e morëm këtë material e thamë në furrë në mënyrë që t’i kullonte ai pak ujë që kishte në vetvete dhe më pas e thërrmuam duke e bërë pluhur. Pra, kaluam në procesin e shirjes. Vijuam me eksperimentet duke e vendosur këtë material në një sitë dhe i hodhëm mbi të naftë dhe pamë që 1 gram nga ky pluhur thithte 30 gram naftë. Raporti 1/30 që përftuam ishte goxha shpresëdhënës. Më pas e p r o v u a m vetëm me ujë dhe vumë re se thithte shumë pak ose aspak dhe kur i provuam të dy përbërësit, ujin dhe n a f t ë n njëherësh, pamë që pluhuri thithte më shumë naftë, ndërsa ujin e nxirrte poshtë sitës”, shpjegojnë Andi dhe Doriani. REALIZIMI NË TERREN Sipas tyre realizimi në terren i këtij projekti është tepër i lehtë dhe nuk kërkon ndonjë kosto të madhe. Në rastin e aksidenteve detare që sjellin derdhje të naftës në det, nafta për shkak të dendësisë së saj më të ulët pluskon mbi ujë, në

34

Di

QERSHOR 2012

sipërfaqe. Pasi të jetë përgatitur pluhuri, hidhet në këtë zonë dhe ajo thith naftën dhe jo ujin. Pastaj me anë të makinerive të posaçme, ky material mblidhet e kështu bëhet pastrimi. “Janë përdorur edhe teknika të tjera më parë për pastrimin e kësaj ndotje. P.sh. është përdorur tallashi, por nuk ka rezultuar efektiv pasi thithte me shumë ujë sesa naftë”, tregojnë të rinjtë. SI LINDI IDEJA Andi dhe Doriani tregojnë se ishte fare rastësore. “Ishim në orën e biologjisë dhe profesori po na tregonte një kuriozitet se si përdorimi i bimës së lulediellit në sapun është shumë i efektshëm dhe me më shumë veti pastruese dhe ne menduam ta provonim edhe në këtë rast, pasi kishim dëgjuar shumë për tentativat e pastrimin e detit nga derdhjet e naftës.” Avantazhet janë disa. Pikësëpari është ana ekonomike, pasi kultivimi i plantacioneve të kësaj bime nuk kushton shumë, fare pak. Së dyti, harta e gjerë e mbjelljes, mund të kultivohet në çdo vend të botës, pra nuk është e vështirë për t’u gjetur dhe mund të transportohet shumë lehtë. Së treti, fitimi i kultivuesve. Ata që deri tani i kanë hedhur mbetjet e lulediellit (kërcellin), me realizimin e këtij projekti do të mund t’i shesin ato. Kështu që edhe ata fitojnë nga një pjesë e produktit që më parë e hidhnin në plehra apo e digjnin duke ndotur mjedisin.


KRENARË PËR VENDIN TONË

Ata, katër të dalluarit e kësaj shkolle, tregojnë se ndiheshin krenarë që po përfaqësonin Shqipërinë, shkollën dhe veten. “Sidomos kur na dhanë çmimin, kemi dalë atje me flamurin shqiptar. Shumë shqiptarë me banim në Hjuston, kishin ardhur dhe brohorisnin duke krijuar një atmosferë prekëse dhe emocionuese njëkohësisht”, shprehet Aureli. Ata gjithashtu me një ndjenjë modestie rrëfejnë se u përpoqën të japin maksimumin, dhe se patën kohën e mjaftueshme. “Besoj se ishim goxha mirë, edhe pse ishte hera e parë për ne, një eksperiencë e re pasi nuk kishim patur ndonjëherë rastin të merrnim pjesë në kompeticone të tilla. Ne bëmë atë që kishim në dorë, dhamë më të mirën tonë. Kur jep maksimumin të tjerat pastaj vijnë vetë. Shkuam, prezantuam një projekt tonin edhe nëse nuk do të na jepej çmimi, përsëri nuk do të na kishte ngelur pishman pasi ne bëmë maksimumin e mundshëm dhe mbi të gjitha u kënaqëm”, thotë Doriani. Ata gjithashtu falënderojnë profesorët për ndihmesën dhe lehtësirat e krijuara. “Nëse do të ishim në ndonjë shkollë tjetër, nuk besoj se do të na ishte dhënë kjo mundësi, ky favor dhe kjo mbështetje që na u dha këtu dhe për këtë i jemi shumë mirënjohës të gjithë profesorëve, sidomos profesorit të Fizikës, i cili na ka ndihmuar dhe inkurajuar”, thotë Andi. Projektet e tyre janë pëlqyer shumë në SHBA.

Universitete të ndryshme ua kanë kërkuar këtë projekt, kanë lidhur kontaktet me ta për të biseduar e për të parë se ç’mund të bëhet në të ardhmen. Kur i pyet se kujt ia dedikojnë këtë sukses, ata përgjigjen pothuajse në një zë “shkollës, profesorit, por mbi të gjitha Shqipërisë, vendit tonë, sigurisht edhe familjeve tona, të cilat na kanë mbështetur në këtë iniciativë”. Pavarësisht gjithçkaje, mjafton pjesëmarrja siç thotë dhe Aureli se “kur shkon dhe merr pjesë në një konkurs jashtë vendit sado i vogël të jetë, të jep një kënaqësi, krenari dhe një emocion të veçantë, pasi ti po përfaqëson vendin tënd atje dhe kjo është shumë e rëndësishme”. Ata tregojnë gjithashtu se një moment tjetër tepër emocionues është, pritja që i bënë në aeroportin e Tiranës, ku familjarë, nxënës e mësues, miq e të afërm me flamuj në duar duartrokisnin e brohorisnin për ta. Ata janë katër heronj të heshtur, të aftë e të përkushtuar në studime, ata janë modeli i një shkolle të përkryer. Por që projektet e tyre të mos mbeten thjesht në provëzat dhe epruvetat e laboratorëve, të mos mbeten thjesht në tavolinat e konkurseve, ata kanë nevojë për mbështetje, për dorën e shtetit tonë, shtetit të tyre, për të cilin ata ndihen krenarë, edhe pse në raste të tilla tregohet dorështrënguar më tepër se ç’duhet. Sot nuk është më e pamundur, shkencëtarët mund të jenë edhe nga Shqipëria. QERSHOR 2012

Di

35


Bota jonë

-2-

BLERIM NAZIMI

KIAMETI, EXHELI I UNIVERSIT ÇFARË INFORMACIONI NA SJELL ALLAHU PËR KIAMETIN NËPËRMJET KURANIT I pari mësim që nxjerrim nga Kurani është që Zoti ka krijuar çdo gjë me një afat të caktuar. Edhe universi ka afatin e tij. Ndërsa Kiameti është exheli i universit. “Dhe, a nuk menduan ata me veten e tyre se Allahu nuk krijoi qiejt e tokën dhe çdo gjë që gjendet ndërmjet tyre pa ndonjë qëllim të caktuar dhe për një kohë të kufizuar, por një pjesë e njerëzve janë mohues të takimit me Zotin e tyre.” (Kuran, 30/8) Shumë e vërtetë! Gjithçka në këtë gjithësi, nga më e imëta deri në strukturat madhështore të universit, jeton në kohën e vet të kufizuar. Neutrinot, antineutrinot, pionet, myonet... lindin, jetojnë kohën e tyre dhe vdesin, njëlloj si yjet, që lindin dhe shuhen. Edhe ateistët e pranojnë këtë mësimligj të krijimit. Por ata mohojnë që çdo gjë e krijuar është e krijuar me qëllim dhe që dëshmon Krijuesin-Ligjbërës. Mallit të prodhuar sipas projektit, çdo prodhues i vendos datën e prodhimit dhe datën e skadimit. “Allahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë ... Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin dhe hënën, që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar. Ai rregullon çështjet (e gjithësisë), sqaron argumentet...” (Kuran, 13/2) “Dhe Ai i nënshtroi diellin dhe hënën (të lindin dhe perëndojnë) dhe secili rrjedh (noton) deri në një afat të caktuar...” (Kuran, 31/29) Kështu pra, nuk e dimë se ku e ka “stampuar” Krijuesi datën e krijimit dhe

36

Di

QERSHOR 2012

të skadimit të botës tonë, por ajo që dimë me siguri të plotë është se Universi pashmangshmërisht shkon drejt fundit të caktuar: Kiametit e, më pas, të krijojë një produkt të ri. “Ai e filloi krijimin e pastaj e përsërit atë...” (Kuran, 10/4) dhe “Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë e, edhe qiejt (në të tjerë qiej) ...” (Kuran, 14/48) Që kjo botë do të ketë fundin e vet të sigurt, por jo fundin e ekzistencës, mund të flitet më tej për dy çështje, aq sa mund të shihet nga syri ynë nëpër perdet që mbështjellin të fshehtën. Këto çështje janë: 1) Kur do të ndodhë Kiameti? dhe 2) Çfarë do të ndodhë Ditën e Kiametit? Siç e trajtuam më lart, të depërtosh në fshehtësitë e Kiametit është një preokupim i rëndë për krijesën njeri. Sigurisht që e fshehta është e tillë, sepse nuk mundemi ta njohim, apo të kemi informacion rreth saj. Shkencërisht, për të studiuar të panjohurën e për të njohur të vërtetën, shkencëtarët, fillimisht, hulumtojnë për të marrë informacion sa më të gjerë të mundshëm nga misteriozja si objekt studimi, më pas bëhet sistemimi i informacionit, bëhet analiza dhe nxirren përfundimet përkatëse. Ngjashëm me këtë metodë, le të përpiqemi të perceptojmë ndonjë sinjal që vjen tek ne për Kiametin. Mesa duket, sinjali që arrin të depërtojë nëpër perdet që mbështjellin të fshehtën e Kiametit, për të mbërritur në shqisat tona, është Drita Kuranore. Le ta ndriçojmë mendjen dhe ta qetësojmë shpirtin me këtë Dritë edhe për dilemat e Kiametit.


1. KUR DO TË NDODHË KIAMETI? “Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (Kiameti)” (Kuran, 16/1) Ja çfarë na mëson drejtpërdrejt Allahu nëpërmjet shpalljes së Tij, Kuranit: “Njerëzit të pyesin për Kiametin (katastrofën) e ti thuaj: “Për atë di vetëm Allahu! E ku mund ta dish ti, ai ndoshta është afër...” (Kuran, 33/ 63) Para afro 1400 vitesh i transmetohet pejgamberit Muhamed se Kiameti do të ndodhë me siguri. Madje ai ndoshta është afër. Për ta theksuar edhe më shumë këtë dhe për t’u kuptuar me rëndësinë e duhur nga njerëzit, Zoti, në një ajet tjetër, e lidh çështjen e Kiametit me dy vepra hyjnore të domosdoshme për njerëzimin: me Librin e Vërtetë dhe me drejtësinë. “Allahu është Ai që zbriti Librin e Vërtetë dhe drejtësinë. Ti nuk mund ta dish, ndoshta çasti i shkatërrimit është afër...” (Kuran, 42/17) më tej vazhdohet: “E afërta është afruar (Kiameti). Përveç Allahut nuk ka kush që mund ta largojë atë (ta pengojë)!” (Kuran, 53/57-58) “Erdhi (është afruar) caktimi i Allahut (Kiameti). Pra mos kërkoni ngutjen e tij (ardhjen para kohës)!” (Kuran, 16/1) Sipas BigBang-ut, teorisë më të pranuar deri më sot për lindjen dhe strukturimin e Universit, Gjithësia llogaritet të ketë një moshë rreth 15 miliard vite. Dielli, ylli i sistemit tonë planetar, mendohet të ketë jetuar deri më tani gjysmën e jetës, afro 5 miliard vite. Periudha prej 1400 vjetësh, 2000, apo 5000 vitesh pas shpalljes së Kuranit është thuajse asgjë në moshën 15 miliard vjeçare të Universit, ashtu siç mund të konsiderohet shumë afër çasti prej një sekonde në intervalin kohor të një viti. Por, shikuar në krahasim me moshën mesatare të jetëgjatësisë së njeriut, 1400 vite, 2000, apo 5000 vite janë shumë, janë larg. Këtë lloj relativiteti të kohës e gjejmë të cekur e të përshkruar mjaft bukur në Kuran: “Atyre u duket ai (Kiameti) larg. Kurse Neve, ai na duket afër.” (Kuran, 70/6-7) Po, Kiameti është afër. Çdonjëri jeton me ankthin dhe frikën se mos Dita e Kiametit do të ndodhë në kohën e tij. Larg shkujdesjes, e cila rëndom shfaqet në natyrën njerëzore. Sahabet i dhanë hove pozitive në jetë të kuptuarit të ajeteve të lartpërmendura. Duke drejt kuptuar urtësinë e fshehjes së kohës së ndodhjes së Kiametit, ata e përdorën atë si shkak për shtimin e veprave të mira në dobi të shoqërisë. Sot, dobia do të ishte tek të menduarit, të folurit dhe të diskutuarit për këtë të kuptuar Kiametin, për efektet pozitive psiko-sociale që ka tek njerëzit të besuarit e drejtë në Kiametin, sesa të rrekeshim duke humbur kohë në temat shterpë të momentit të ndodhjes së tij. Por, me sa duket, frika, hutimi dhe pakujdesia i bëjnë njerëzit të mos jenë racionalë, ashtu siç tërhiqet vëmendja në Kuran: “Njerëzve u është afruar koha e llogaritjes së tyre e ata, të hutuar në pakujdesi, nuk përgatiten fare për të.” (Kuran, 21/1) Për të na tërhequr më shumë vëmendjen, me qëllim që të bëhemi të kujdesshëm në menaxhimin e ditëve që na ka dhënë Zoti Urtësiplotë, në një ajet kuranor Ai i shton atmosferës polemizuese të pritshmërisë edhe një element tjetër: parashenjat e Kiametit. “Po ata a presin tjetër pos

Kiametit, i cili do t’u vijë befas e, parashenjat e tij tashmë kanë ardhur...” (Kuran, 47/18) Në Librin e Vërtetë, Allahu na informon me katër shenja, që i paraprijnë ndodhisë së madhe (Kuran, 54/1; 43/61) Këto parashenja mund të tregojnë “mplakjen” e Universit, njësoj siç shfaqen thinjat dhe rrudhat për njeriun. Por këto parashenja nuk na japin ndonjë informacion të drejtpërdrejtë shkencor astronomik, siç mund të paralajmëronte çarja e mureve dhe e tavaneve shembjen e afërt të ndërtesës. Asnjë nga katër shenjat e përmendura nuk ka të bëjë me fenomene natyrore të strukturave të Gjithësisë (qofshin tokësore, të sistemit tonë diellor, apo më gjerë në Gjithësi), që të mund të paralajmërohemi për kohën e ndodhjes së Kiametit. “(Kiameti) do t’u vijë befas.”– na njofton Allahu në Kuran (47/18) Dhe më pas përshkruan befasinë dhe habinë e njeriut dëshmitar të ngjarjes “Njeriu thotë “Ç’ka kjo (që bën këtë dridhje)?” (Kuran, 99/3) Që një ngjarje të ndodhë befas, do të thotë që ajo është e papritur, askush nuk e ka menduar, të paktën, kohën e ndodhjes dhe, askush nuk i ka vënë re “parashenjat” e saj. Tamam kështu ka ndodhur herë pas here me popuj të ndryshëm, të zhdukur apo të shkatërruar në vende të ndryshme të Tokës. “Ç’është Kiameti? Çka të mësoi ty se ç’është Kiameti? Themudi dhe Adi përgënjeshtruan tronditjen (Kiametin).” (Kuran, 69/ 2-4) Me këtë zbritje vertikale nga e gjithësishmja (Kiameti) tek e pjesshmja-tokësore (shkatërrimi i popujve Themud dhe Ad) fillon një prej kapitujve të Kuranit, për ta bërë më të kuptueshëm Kiametin dhe njeriu, duke besuar, të ngjitet tek Mëshirëploti me zemër të pastër e punë të mira. Të gjithë popujve që e kanë tejkaluar në mosbesimin dhe shthurjen e tyre, u ka ardhur dënimi befas (me stuhi, erë të fortë, tërmete, vullkane, valë goditëse zanore etj.) “... disa prej tyre Ne i goditëm me furtunë plot rërë, disa i shkatërruam me krismë (nga qielli)...” (Kuran, 29/40) “Sa i përket Themudit, ata u shkatërruan me krismë të tmerrshme. Ndërsa Adi është shkatërruar me një erë të fortë, të pakufishme...” (Kuran, 69/ 5-7) “Atyre, Ne, një ditë fatkeqe të përjetshme, QERSHOR 2012

Di

37


u lëshuam një erë të fortë. I ngrinte njerëzit si të ishin trupa hurmash të shkulura...” (Kuran, 54/19-20) “E ata (popullin e Hixhres), në mëngjes, i goditi gjëmim i tmerrshëm e shkatërrues.” (Kuran, 15/83) “Kështu, kur erdhi urdhri Ynë, Ne, me mëshirën Tonë, e shpëtuam Shuajbin bashkë me besimtarët, ndërsa keqbërësit i kapi britma e fuqishme dhe ata u shndërruan në kufoma të ngrira në shtëpitë e tyre, sikur të mos kishin jetuar kurrë atje...” (Kuran, 11/94) “Kur erdhi urdhri Ynë, Ne i kthyem përmbys (vendbanimet e Sodomit) dhe derdhëm mbi ta, pa reshtur, gurë prej balte të pjekur.” (Kuran, 11/82) Banorët e qytetit, të përshkruar në sure “Jasin”, u ngurtësuan të gjithë, menjëherë, në një çast të vetëm. “Ajo ishte vetëm një britmë shkatërruese dhe ja, të gjithë ata (u bënë) të heshtur, të ngrirë.” (Kuran, 36/29) Këto ishin disa nga ajetet kuranore që përshkruajnë zhdukjen e papritur të popujve të shthurur moralisht. Skena të tilla, që përshkruhen në Kuran, ne sot i shohim para ekraneve TV pafund: tërmete, cuname, uragane e tufane, etj. Argumentet mësimdhënëse të Allahut për katastrofa lokale, si dhe eksperiencat e sotme të ngjarjeve të tilla apokaliptike, na sinjalizojnë se Kiameti do të vijë befas, nuk mund të parashikohet, njerëzit do të jenë në gaflet. “Kohën e tij nuk mund ta zbulojë kush pos Tij (e sjell Kiametin pa e hetuar asnjë nga krijesat) në qiej e në tokë. Ai (Kiameti) nuk vjen ndryshe, vetëm befas...” (Kuran, 7/187) 2. Ç’DO TË NDODHË DITËN E MADHE? Kiameti do të ketë çastin e vet të fillimit, por nuk do të ndodhë në një “çast” si fenomen astronomik universal. Ndërsa për njeriun që do ta përjetojë Kiametin, momenti i fillimit do të jetë vendimtar. Për të gjithçka rrokulliset shumë shpejt. S’ka kohë për asgjë. “Çështja e katastrofës (e Kiametit) është (në shpejtësi) vetëm sa hedh një shikim, ose ajo është edhe më afër. Allahu është i Gjithëfuqishëm

38

Di

QERSHOR 2012

për çdo send.” (Kuran, 16/77) Janë mjaft interesante përshkrimet që jepen në Kuran për gjendjen shpirtërore e psikologjike dhe sjelljet individuale e sociale të njeriut dëshmitar të Kiametit. “Dridhja pranë katastrofës është një llahtari e madhe.” (Kuran, 22/1) “Atë ditë, kur ta përjetoni atë, secila gjidhënëse braktis atë që ka për gjini dhe secila shtatzënë e hedh para kohe barrën e vet. Ndërsa njerëzit duken të dehur, po ata nuk janë të dehur. Por dënimi i Allahut është i ashpër.” (Kuran, 22/1-2) Për ta kuptuar gjendjen që do të përjetojë çdonjëri në Kiamet, le të sjellë secili në kujtesë çfarë ka ndjerë kur është gjendur papritur përballë një fatkeqësie, pas së cilës i kërcënohet apo i humbet gjëja më e dashur e më e shtrenjtë, jeta, fëmija apo prindi, pasuria ... Tronditja e huton, nuk di se ç’të bëjë, si të reagojë, veçse pret fundin, i cili për paradoks i duket i largët. Kjo akoma më shumë e streson, e lë të shtangët, e sheh veten të dorëzuar, plotësisht të pashpresë. Tronditja e Kiametit nuk do të jetë thjesht një përjetim individual. Tmerri i asaj Dite do të jetë kolektiv, masiv, për mbarë njerëzimin. Kudo shikon një kaos shoqëror. Ankthi në pritje të fundit të tmerrit mbizotëron. Çdonjëri lutet për veten, duke braktisur gjërat më të çmuara, për të cilat ka sakrifikuar gjakun dhe jetën. Kjo do të çojë në anarki, çrregullime sociale dhe kaos. Allahu na e sjell në vëmendje këtë situatë përmes krahasimesh, apo ilustrimit artistik (të cilin Sejjid Kutub, në studimin “Ilustrimi artistik në Kuran”, e përcakton si element favorizues në metodikën e Kuranit). “Njerëzit një situatë të tillë e shikojnë, por nuk e shohin, lëvizin por nuk janë të vetëdijshëm për lëvizjet e tyre... Aty i kemi edhe njerëzit e dehur, që në të vërtetë nuk janë të dehur. Dehja është simbolikë e syve të tyre të hutuar dhe e këmbëve të lëshuara. Skenë përplot njerëz si tufa të valëzuara... kjo është një lemeri e gjallë që nuk matet sipas peshës dhe madhësisë, por sipas ndikimit të saj në shpirtrat njerëzorë...” “Njerëzit bëhen si insekte të shpërndara.” (Kuran, 101/4) “Zemrat e mllefosura arrijnë në fyt.” (Kuran, 40/18) “Njerëzit duken si të dehur.” (Kuran, 22/2) “E nuk do të mund të lënë as porosi, as të kthehen në familjet e tyre.” (Kuran, 36/50) “Sytë e mosbesimtarëve mbeten të shtangët.” (Kuran, 21/97) “Devetë e shtrenjta mbeten pa bari në fushë, egërsirat bashkohen.” (Kuran, 81/4-5) Me alorin e nivelit të sotëm të civilizimit do të mund të shpreheshim: “Makinat luksoze do të braktisen nëpër rrugë nga të zotët e tyre, ndërsa bandat kriminale, hajdutët, grabitësit bashkohen e kënaqen sepse mendojnë se është momenti i artë për ta”. Por nuk do të ketë kohë as për ata, sepse “bie i vdekur çka ka në qiej e çka ka në tokë”. (Kuran, 39/68) Nga këndvështrimi kozmologjik, Kiameti përfshin gjithë Universin, qiejt dhe tokën, nuk është thjesht një ngjarje tokësore apo lokale në tokë.“Çdo send zhduket e Ai jo. Vetëm Atij i takon gjykimi dhe tek Ai do të ktheheni.” (Kuran 11/88) “Çdo gjë që është në të (tokë) është e zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt, që është i Madhëruar e i Nderuar.” (Kuran, 55/26-27)


Informacioni që mund të marrim nga Kurani na ndihmon të përfytyrojmë sipërfaqshëm (brenda kufijve të intelektit njerëzor) ç’ka do të ndodhë Ditën e Madhe dhe të mund ta ballafaqojmë me arritjet e deritanishme të shkencës. Kiameti do të fillojë me prishjen e ekuilibrave gravitacionalë të strukturave të Universit. Kjo do të ketë si akt final “bashkimin e qiejve dhe të tokës” (Kuran, 42/29), siç kanë qenë në fillim të krijimit. Këtë fund pohon edhe modeli i Gjithësisë së Mbyllur, që përfundon evolucionin e Universit me BigCrunch (Shqyerja e Madhe), term i njëjtë me termat kuranorë. Meqë Kurani është shpallur për njeriun, për orientimin e tij, edhe shenjat e Kiametit Allahu i shfaq sipas sistemit të referimit të lidhur me njeriun, brenda horizontit të shikimit astronomik të njeriut. Duke u pozicionuar në këtë sistem referimi, skena e Kiametit zbret në qiellin e vrojtueshëm nga njeriu. Çrregullimi i strukturave të Gjithësisë transmeton efektet gjithkund, prandaj edhe “qielli bën një tronditje të fortë”. (Kuran, 52/9) “Dridhja pranë katastrofës është një llahtari e madhe.” (Kuran, 22/1) Çdo element i qiellit, sistemet planetare, sistemet yjore, galaktikat etj, i nënshtrohen kaosit tronditës. “Pëlcet (çahet) qielli.” (Kuran, 82/1; 84/1; 69/16 etj.) “Shkapërderdhen yjet.” (Kuran, 82/2) “Toka dridhet me dridhje të fuqishme.” (Kuran, 99/1) “Toka dridhet njëpasnjëshëm.” (Kuran, 89/21) “Toka tundet me dridhje të forta, kodrat shkapërderdhen e bëhen copë e thërrmijë, e bëhen pluhur i shpërndarë.” (Kuran, 56/4-6) Sipas Kuranit, efektet planetare të lëkundjeve të tilla të tokës (si tërmetet e fuqishme, vullkanet dhe rrëshqitjet) do të jenë shkatërrimi i strukturave që sigurojnë qëndrueshmërinë e saj: maleve dhe kodrave. “Toka shtrihet në gjerësinë e saj dhe nxjerr çka ka brenda e çlirohet.” (Kuran, 84/3-4) “Shkulen kodrat dhe toka duket e sheshtë (e zbuluar).” (Kuran, 18/47) “Kodrat copëtohen.” (Kuran, 77/10) “Kodrat shkulen e bëhen pluhur (si valë rrezesh).” (Kuran, 78/20; 81/3) “Kodrat bëhen rërë rrëshqitëse.” (Kuran, 73/4) Ndërsa “detet do të përzihen” (Kuran, 82/3) dhe “detet do të vlojnë si zjarr i flakëruar.” (Kuran, 81/6; 52/6) Si është e mundur kjo? Pjesa e sipërme e mbulesës së ngurtë të Tokës përbën koren dhe ka një trashësi (thellësi) deri 50 km. Me rritjen e thellësisë, fillimisht temperatura rritet mesatarisht me 10 në çdo 33 m. Rrezja e Tokës është afro 6400 km dhe temperatura në qendër (bërthamë) shkon deri në 40000C. Shpërbërja dhe shkatërrimi i kores dhe mantosë së Tokës (litosfera) çliron atë çka planeti ynë ka brenda, së bashku me nxehtësinë që bërthama mbart. Kjo nxehtësi bën që hidrosfera t’i nënshtrohet efekteve dhe reaksioneve, duke bërë që ajo të vlojë si “zjarr i flakëruar”. Pra ujërat tokësore e kanë kaldajën (furrën) në zemër të Tokës. Gjeografi Xhorxh Xhamofi thotë: “Aty, në brendinë e tokës është zjarri natyror, i ndezur nën detrat tanë të kaltër, nën qytetet tanë të qytetëruar të mbushur me banorë. Me alë të tjera, jemi duke jetuar mbi një dinamit të madh...” Përshkrimet kuranore na paraqesin tablonë e Kiametit edhe përtej kufijve tokësorë. “Yjet shkapërderdhen e shuhen” dhe “Dielli të jetë mbështjellë (errësohet)” (Kuran,

81/1; 82/2; 77/8) “Qielli bëhet kuq si vaji i shkrirë” apo “si kallaji i shkrirë” (Kuran, 55/ 37; 70/8) “Qielli sjell një tym konkret.” (Kuran, 44/10) Kështu pra, sipas Kuranit, temperatura e kozmosit vjen në rritje, ndërsa Dielli do të përjetojë fazën e fundit si yll, do të tkurret në vetvete dhe tërë lënda e tij fundoset në qendër. Lënda mblidhet dhe ngjeshet aq shumë, saqë prej tij nuk del asgjë, as edhe drita nuk mund të shkëputet. Dielli është bërë i padukshëm, është shuar. Të njëjtin kolaps pësojnë edhe yjet. Në Kuran citohet pikërisht kjo fazë përfundimtare e kolapsit gravitacional të Diellit dhe të yjeve. Trupi qiellor është transformuar në vrimë të zezë, që gllabëron me supergravitetin e saj çdo lëndë përreth. I gjithë materiali lëndor i planetëve dhe satelitëve të tyre gëlltitet nga vrima e zezë, duke u zhdukur e bërë njësh me të. Këtë dinamikë ngjarjesh kozmike na e përshkruan thjeshtë e saktësisht Kurani, këtu e 1400 vite më parë: “Dhe bashkohet Dielli e Hëna.” (Kuran, 75/8) dhe më tej duke kaluar në nivelin kozmik “Nga argumentet e Tij është krijimi i qiejve dhe i tokës dhe shpërndarja e gjallesave në të dyja dhe Ai, me fuqinë e Tij, mund t’i bashkojë kurdo që të dëshirojë.” (Kuran, 42/29) “Çdo gjë që është në të (tokë) është e zhdukur. E do të mbetet vetëm Zoti yt, që është i Madhëruar e i Nderuar.” (Kuran, 55/26-27) Ashtu siç e filloi krijimin, Allahu e përsërit atë. Domethënë, pas Kiametit, Allahu do të sjellë një krijim të ri.“Ditën kur toka ndryshohet në tjetër tokë e, edhe qiejt (në të tjerë qiej) ...” (Kuran, 14/48) E njëjta do të ndodhë me njeriun, me qëllim vendosjen definitive të Drejtësisë Hyjnore... “Ashtu sikundër e kemi filluar krijimin (tuaj), e rikthejmë. Ky është obligim Yni dhe e bëjmë këtë.” (Kuran, 21/104) “Ne, vërtetë, jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).” (Kuran, 15/23) Pothuaj çdo njeri e di se Kiameti është afër. Çfarë kemi përgatitur për atë Ditë?... QERSHOR 2012

Di

39


Retrospektivë

IBRAHIM HIMA

Naltësia

e fes Myslimane Në qoftë se e marrim parasysh në pikpamje shkencore njeriu, asht si nji trup i përbashktë qi asht i formuëm prej otomeve të ndryshme; ashtu dhe njeriu asht përmbledhja e çudinave, asht vendi i të mirës dhe i të keqes, asht burimi i miqsisë e barbarizmës, asht qendra e gjith kundërshtimevet. Njeriu sa do lindet i qytetnuëm, por me qenë se asht i pajosur me cilinat shtazore detyrohet me ju shtrue ligjvet të natyrës; nga ky shkak del nevojat qi njeriu vetë nuk mundet me marrë në kulmin e plotësimit të tij, pa pasun nji shtys qi t’a largoj prej së keqes, ti diftoj rrugën e drejtë, t’a shpëtoj nga errësina; se njeriu vetë kurr nuk mundet me marrë në kulmin e qytetnimit e të lumtunisë. Se n’e marrshim parasysh njerinë kur duel në shesh (ma mirë me thanë në faqe të dheut) ishin krejt në gjendjen e egër pa ndryshime aspak me shtazët tjetra, nuk e njifshin njeni tjetrin, ishin të shpërnda me trupa lakuriqa, ishin të zhytun në thellojen e paditunisë, nuk dishin ç’asht jeta haja, pija, gjumi, e mira, e keqja. Njeriu me gjith se shëtiste nuk e kuptonte veten se ku asht, shëtiste si i terbuemë ndepër male, fusha, gërmadha të pa fund ku shifte gjithë kund kafsh, shpend e nuk mujte me i dallue qi ata kreatyrë kanë njena me tjetrën. Në ket kohë njeriu s’mendonte tjetër gja, veç se si me shpetue nga rreziku i udhës, qi kte e kalonte duke mbytur shtazë qi ishin ma të fuqishëm ndepër shpella e zgavra pemësh. Qi kjo të vërtetohet ma mirë nder kohnat e sodshme. (Sot në mes të njerzet t’ Afrikës e të majmunave ka shum pak ndryshime). Pra kurse bota njerëzore ishte në nji gjendje të mjerueshme, për veç ligjës së natyrës u lypte nji ligjë tjetër qi kjo ligjë ishte e domosdoshme; me qenë se njeriu asht i pajosun me çilsinat shtazore detyrohet me ba keq e nuk mundet me dal kurr në dritë. Gjer sa mos të delte nji pris i drejtë qi

40

Di

QERSHOR 2012

me i zgjua e me i shti n’udhë të moralit e të shoqnis e me veprue me nji mënyrë të arsyeshme e njerëzore. Pra moralisht vërtetohet qi besimi i ligjit mbi atë të natyrës “besimi i fesë ose i dinit asht i domosdoshëm”. Nuk mohohet se përparimet e mbdhaja qi po shohim, zbulimet e vërteta e të mrekullueshme qi po bahen, të naltsuemi e njeriut, njeti qi i ka plotsue kto s’asht tjetër vetëm ligjit hyjnuer “ligji qytetore e fetare” asht dhanë nga krijuesi i gjithsisë. Ky ligj hyjnuar u asht komunikue atyne qi kanë punue e janë mundue, per lumtuninë e njerzvet tjerë, atyne qi kishin nji zembër të pastër e nji ndërgjegje të kthjelltë. Kto njerzë të ndershëm, kto njerzë të pastër e të naltësumë; qi janë ndertusat e qytetënimit, qi janë themeluesat e lumtunisë njerëzore, kta në gjuhën fetare quhen Profetër. Detyra e profetit të parë qe: Me i detyruë sa të jetë e mundur qi mos të silleshin lakuriq, e me i largue nga çilsinat shtazore: e mos me hangar ato gjana qi ndeshin sikur shtazët. Ky pris do të vepronte si mbas kohës e s’mundej me i urdhnëue me urdhna të randa sepse nuk ishin të plotsueme nevojat njerëzore; tregtija industria nuk u njifshin se shtimi njerëzuër ishte i pakët. Detyra e kti profeti qe sa me i shti n’udhë të moralit, e me i largue nga çilsinat shtazore. Me kalimin e kohet elementi njerzuër erdh tue u shtue, saqi kuptuan bobinat njerëzore e me u mësue ndër punë të mira qi pretendimi i profetit të dytë të ishte i nevojshëm; se njerëzit nuk ishin në gjendjen e parë. Ky i detyron për me mësue ato gjana qi nuk kishin talent me i krye; dhe i mëson njerëzit nder punë qi ata nuk i dishin ma parë. Nderimi i kohës medoemos shkaktonte qi të kishte një pris tjetër; se njerëzit e kësaj kohe kishin përparue aq tepër sa qi qesheshin me veprimet e para, pse ndrrimi i kohës ju


gatonte nji fushë të gjanë për komunikimin e nji profetit tjetër. Koha qi vinte mbas të dytit i bante njerëzit me mësue e me prit nji tjetër; ky pris qi dot vinte, kishte me i plotësue të gjitha urdhrat qi ma përpara nuk i njifshin, pse ky pris qi do të vinte gjente ma të shtruëme natyrën njerëzore, e kështu ja u plotësoj nevojat e tyne. Pra si mbas nderimit të kohës nderimit të kohës, dhe si mbas natyrës së njerzisë kuptohet çiltazi se një ligj hyjnuar asht plotësue me ardhjen e nji ligjit tjetër. Kështu kuer duel në shesh H. Musaja, përparimi njerzuër qe shumë ma i gjanë në përpjestimin e kohvet të tjera, tregtija, industria kishin ba hapa ma të mdhaja se përpara. Natyrisht koha kërkonte nji ligjë ma të plotësuehme qi t’i përmbushi ma tepër se të parat nevojat njerëzor, ky libër hyjnuar ishte plotësuesi i të parvet. Prandej në librat hyjnore të përparshme nuk mujte m’u veprue se veprimi i tyne i sillte dam jetës shoqnore, dhe përparimit e kulturës njerëzore. Gjith kështu edhe në kohët të H. Isas, ndërmjet këtyne dy profetëve bota njerëzore kishte përparuë aq tepër saqi kishte nji ndryshim të madh me kohnat e përparshme. Veprimi i këtij ligji ishte i domosdoshëm, pse aj ishte zgjatuesi i të parit, e ishte nji pengim i madh kudrejtë përparimit, e shoqnisë njerëzore mosveprimi i këtij ligji.[1] Me kalimin e kohës njerzija përparoj aq tepër sa qi mbrrinë në kulmin e përparimit, me nji ndryshim si nata me ditën me kohnat e përparme. Pra u kërkonte nji ligj hyjnuar qi t’i pregatiste nji herë e mbarë, udhën e drejtë, lumturin njerëzore, përparimin shoqnuër. I madhi Perëndi për me e naltsuë njerinë mbi kreatyrët, e me e shpëtuë nga mjerimi qi e kishte mbulua e me i sigurue lumturin ma të naltë të dy jetvet; dërgojti të dashtunin e tij, trupin e shejt të madhit Muhamed (hiri i Zotit qoftë mbi të) si nji vetimë e papritur, si nji rrufe e jashtëzakonshme,

ja përgatiti nji herë e gjithmonë udhen e mbarë qi i duhej me ndjekë njeriut sa të jetë gjallë. T’ue i dhanë dhe statutin hyjnuar, qi ashtu lumtunija e njerzisë, burimi i kulturës, përmirsimi i moralit, naltsimi i shpirtit, e asht ma i zgjedhuni i libravet hyjnore të tjera. Nga ky shkak asht nji mëkat i madh, asht nji pengim rrenues kundrejt shoqnis, e përparimit botnuër me para pëlqye libra tjera mbi atë; sepse ligja hyjnore e profetit të parë asht plotsue me të dytin, e i dyti me të tretin; e kështu si mbas gjendjes së njerzisë me radhë deri në librin hyjnuar dërgu H. Muhamedit. Shkurtazi vërtetohet se feja Myslimane e cila asht e trashigimueme prej H. Ademit e deri tu H. Muhamedit, asht feja ma e naltë, asht feja ma e vërtetë, asht feja më e saktë, asht miqsija e shoqnis njerëzore, asht shtytja e përparimit dhe e kulturës, asht doktoroja e shudetit, asht përmirsuesja e të gjithë nevojave njerëzore. Mohimi s’asht i drejt: se përparimet e mbdhaja qi po shohim sod i varen drejtë për së drejti kulturës fesë Myslimane. Por mjerisht sod për sod përmbajsit e kësaj feje (ma mirë me thanë bota Myslimane) janë në gjendje mos vepruese kundrejt saj; por kjo nuk difton mungesen qi i varet asaj. Se nji inxhië qi bje në durët e njerzvet qi se shohin ose se meritojnë, inxhisë vlefta si humbët. Zoti na drejtoftë n’udhë të drejtë. “Zani i Naltë”, Nr. 8, Mars 1927 [1]Me gjith atë disa prej dijetarve të Jahudive me qenë se kishin ba disa ndryshime në Tev-rat, at-here Zoti me urdhnin e Tij për me e pështue nga errsija dërgoj H. Isan, po prej fisit të tyne për me e qite në dritë.

QERSHOR 2012

Di

41


Personalitet

HAKI SHAROFI (1894-1977)

Dashuria për fe, atdhe, flamur e gjuhë amtare Haki Sharofi nuk ishte klerik, por bëri më shumë se një klerik. Punimet në periodikun e viteve 30-40, në “Zani i Naltë” dhe “Kultura Islame”, e radhisin Sharofin ndër teologët më të shquar shqiptarë të shekullit XX. Në punimet “Kurani”, “Ç’udhëron Kurani?”, “Feja islame s’është dogëm”, “Ç’urdhëron Pejgamberi a.s.”, etj., ravijëzohet thellësia e mendimit dhe fuqia e interpretimit të Sharofit në diturinë islame. Pa dyshim vepra e tij brilante në diturinë islame mbetet “Edukata morale dhe fetare”. 1 Në vitin 1930, Sharofi trajtoi dhe mjaft probleme sociale, duke u bërë pararendës i atij brezi letrarësh që kërkon ndryshime të thella për një jetë të re. Ndër ta vlen të përmenden: “Nëna shqiptare nuk diti të rritë fëmijë”, “Rritja e fëmijës”, “Nëna shqiptare nuk di të kursejë dhe të mbajë dorën në shpenzime”, “Amvisa shqiptare nuk di të rregullojë tryezën”, “Nëna 1. “Edukata morale dhe fetare”, përgatitur për shtyp nga Miftar Ajdini dhe botuar në vitin 1992.

42

Di

QERSHOR 2012

MOISI MURRA

shqiptare nuk di të rijojë dashuri ndërmjet pjesëtarëve të familjes”, “Nëna shqiptare nuk di të themelojë edukatën foshnjore”, “A morën fund të metat e nënës shqiptare?”, etj.2 Me shumë interes janë studimet “Mevludi” i Hafiz Riza Shkodrës, “Mevludi” i Ismail Floqit, “Nezimi i Beratit dhe Divani i tij”, drama “Gjaveja” e Sami Frashërit, etj. Sharofi ka një veprimtari aktive plot 63 vjet. Veprimtaria e tij në disa fusha, si në atë të mësuesit, studiuesit, publicistit, shqipëruesit, orientalistit dhe luftëtarit trim në mbrojtje të trofeve të veta, e bën atë një personalitet të shquar të kulturës dhe qenies shqiptare. Haki Sharofi ka lindur më 10 prill 1894, në qytetin e Dibrës së Madhe. Pasi mbaroi mësimet e para dhe të mesme në vendlindje dhe në Elbasan, endet udhëve për të gjetur punë. Në shtator të vitit 1912, emërohet mësues në Ghurash të Manastirit dhe në vitin 1913 në Manuretal të Turqisë.3 Meqë ishte larg mjedisit shilar kthehet në Vlorë, ku i këshilluar nga Luigj Gurakuqi, vazhdoi dhe një vit në Normalen e Elbasanit një kurs kualifikimi për mësues në lëndën e gjuhës shqipe, të cilën e mbaroi në shkurt të vitit 1914.4 Që në vitin 1909 ai kishte hapur një “kurs” tremujor në livadhin e Qenanicës pranë qytetit të Dibrës së Madhe. “...Isha 7-8 vjet më i ri se “nxënësit” e mij, - kujton Sharofi. Unë pranova me jua plotësue dëshirën “nxënësve” të rritur dhe fillova punën në Qernanicë”.5 Më 14 prill Sharofi hapi shkollën e parë shqipe, zyrtare, në Xhaminë e Peshkopisë. “Kur fillova punën, ka shkruar Sharofi, - ishte prill i vitit 1914. Nxënësit kishin prurë nga shtëpitë e veta nga një copë postiqe për t’u ulur dhe nga një arkë të vogël për të vënë fletoret dhe pllakëzat e shkrimit. Në vend të tabelës gjetëm një copë llamarinë të zezë sobe. Letra na mungojshin fare. Fletoret i përga-

titshim vetë me letra shkrimi. Kështu i çeli dyert shkolla shqipe në Peshkopi.” Pas gjashtë muajsh, Esat Pashë Toptani, që kishte filluar të mësojë të shkruajë e të lexojë shqip në moshën 49 vjeçare, vjen në Peshkopi, ku pasi ngriti flamurin turk në vend të flamurit shqiptar, mbylli shkollën e parë shqipe. Haki Sharofi detyrohet të lërë Dibrën. Pas shumë përpjekjesh mundi të siguronte një punë si sekretar gjyqi në Shijak. Në shtator të vitit 1916, kthehet përsëri në Dibër, ku shërben si mësues deri në vitin 1920 në Peshkopi, Trojak e Sllovë. Në qershor të vitit 1921, Haki Stërmilli, Haki Sharofi, etj. Përpiqen për krijimin e një shoqërie sipas statutit të federatës “Atdheu”6 Gazeta “Koha” e 16 korrikut 1921, njoftonte se më 19 qershor 1921, ishte krijuar shoqëria “Djelmnia Dibrane” me qendër në Tiranë, me sekretar Haki Sharofin.7 Dy vjet më vonë, më 22 korrik 1923, ngrihet dega nr. 1 e kësaj shoqërie në Peshkopi me këshilltar Haki Sharofin. Kjo shoqëri pati një veprimtari të gjerë politiko-kulturore gati për dy dhjetëvjeçarë.8 Në shtator të vitit 1921 Haki Sharofi rreshtohet me forcat kryengritëse të Elez Isufit në mbrojtje të qenies kombëtare kundër shovinizmit serbomadh. I entuziazmuar nga qëndresa heroike e forcave kryengritëse popullore dibrane kundër forcave të shumta të ushtrisë serbe në Luftën e Lan Lurës, shkruan poezinë “Drin o lum i gjanë” që u bë hymn i “Djelmënisë Dibrane”. Më 2 dhjetor 1923 Haki Sharofi emërohet drejtor në internatin e Peshkopisë. Internati hapet në shtëpinë e Shehat Shehut. Më vonë transferohet në Kastriot. Nën drejtimin e Haki Sharofit, Internati i Kastriotit u bë një nga shkollat më me zë të vendit. Gazeta “Bashkimi” e 7 nëntorit 1924, botonte një shkrim të Lazër Shatojës, ku vinte theksin në punë e mirë të Haki Sharofit e Qemal

2. Revista “Zani i Naltë”, 193, nr. 2,3,5,6 kal nuer, fruer, prill, maj. 3. Haki Sharofi, “Jetëshkrimi im”. 4. Po aty. 5. Po aty.

6. Gazeta “Koha”, 17 prill, 1921. 7. Po aty, 19 qershor 1921. 8. Moisi Murra, gazeta “Ushtima e Maleve”, nr. 70 (1915), 2 shtator 1987.


Dritës që “.. me një zell me të vërtetë shembullor i kishin përgatitur Dibrës e Shqipërisë djelmosha të zgjuar e të edukuar fare mirë...” Gjatë vitit mësimor 1923-1924, Haki Sharofi e Hamit Muça janë organizatorët e parë të hapjes së shkollës femërore në Peshkopi, në shtëpinë e Bajram Iljazit me mësuese Nazmie Pashollin. Po këtë vit, në muajin shtator, Haki Sharofi, i drejtohet Ministrisë së Arsimit për hapjen e një shkolle për katundet Gjoricë e Epërme, Gjoricë e Poshtme, Cerenec e Viçisht. “... Është tepër e nevojshme çelja e një shkolle për këto katër katunde, lutemi të merret parasysh kjo kërkesë, dhe në mos qoftë e mundur për tash, të mbahet shënim për më vonë.”9 Të njëjtën gjë do të bënte dhe disa ditë më vonë dhe për katundet Herbel, Popinar, Erabar, Grazhden, Devolon, Trepç e Pejkë, duke vënë theksin se “... këto katunde kanë dhe shumë të krishterë nga populli.”10 Si anëtar i shoqërisë “Bashkimi”, Haki Sharofi iu përgjigj thirrjes së Këshillit të Përgjithshëm për revolucion, duke u rreshtuar me armë në dorë përkrah forcave demokratike. Ai mori pjesë në Kongresin e Tretë të Arsimtarëve në Tiranë, më 12-21 gusht 1924, që mori vendime për demokratizimin e arsimit dhe laicizimin e njësimin e mëtejshëm të shkollës shqipe. Dy muaj pas rikthimit të A. Zogut në pushtet, me dekret nr. 24/28, datë 13.2.1925, Haki Sharofi, “pushohet nga puna si drejtor i Internatit të Kastriotit.” Gazeta “Indipendenca Shqiptare” e 15 shkurtit 1925, do të njoftonte dhe shkakun e pushimit nga puna të mësuesit demokrat: “me që ka braktisur punën e ka rrokur armët, pushohet nga puna z. Haki Sharofi, drejtor i Internatit Kastriot”.11 Në maj të vitit 1927, e rikthejnë përsëri në arsim me detyrën e drejtorit të Strehës Varfnore në Tiranë.12 Në mbarim 9. ASHASH, Fond MA, d. 24.1.1924, cituar sipas Iliaz Gogaj, “Haki Sharofi, mësues, atdhetar e veteran i shkollës shqipe”, tek “Haki Sharofi dhe vepra e tij”, Tiranë, 2000, fq. 23. 10. Po aty, fq. 23-24) 11. Gazeta “Indipendenca Shqiptare”, 15 shkurt 1925. 12. Gazeta “Zëri i Korçës”, 28 maj, 1927.

të këtij viti rikthehet në Internatin e Kastriotit, pastaj e transferojnë më 1928, në Internatin “Kosova” të Krumës, në shkollën Plotore të Vlorës më 1929, dhe nga viti 1930 deri në vitin 1951, jep mësimin e gjuhës shqipe në Medresenë e Tiranës. Gjatë qëndrimit në Krumë, një nga bashkëkohësit, Sali Alibali, kujton një ndodhi që flet për karakterin e fortë, burrërinë, trimërinë, atdhetarinë dhe dashurinë e Haki Sharofit për flamurin tonë dhe të drejtën legjitime të shqiptarëve për integritet kombëtar. Ishte “28 nëntori 1928, - kujton Sali Alibali... Po bëhej gati të ngrihej flamuri Shqiptar. Mirëpo disa vegla të italianëve donin të ngrinin krahas flamurit shqiptar dhe flamurin italian. Në këtë moment kam parë Haki Sharofin kur u shkëput nga turma dhe i doli përpara prefektit duke i thënë: “Na nuk lejojmë që krahas flamurit shqiptar të ngrihet dhe flamuri italian. Shqipëria ka një flamur për të cilin asht derdhë gjak; flamurin me shkabën dy krenore.13 Në ajër u valëvit flamuri ynë. Krahas punës së pasionuar të mësuesit, Haki Sharofi u ka lënë brezave të dokumentuar heroizmin dibran nga lashtësia deri në ditët tona, në dy vëllime. Këto vëllime, djemtë e tij, në kuadrin e 75 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, patën mirësinë, t’ia dhuronin bibliotekës së Peshkopisë. Këto punime janë një kontribut me vlerë për historinë krahinore të Dibrës, në veçanti dhe atë kombëtare në përgjithësi. Ato shquhet për kulturë shkencore, vërtetësi historike dhe 13. Biblioteka e Peshkopisë, dosja “Haki Sharofi”, fq. 16.

interpretim të faktit. Me interes të veçantë janë studimet: “Figura e Skënderbeut në Dibër” dhe lokalizimi i disa betejave të kësaj epoke në këtë trevë; “Studime mbi historinë e lashtë të Dibrës”, “Dibra në prag të shpalljes së indipendencës”, “Ndërtimi i qytetit të Dibrës”, organizimi shoqëror, etj. Bashkë me Ismail Strazimirin e Haki Stërmillin, është autor i monografisë “Djelmnia Dibrane”. Ai na ka lënë mbi dhjetë jetëshkrime të shkurtra të figurave atdhetare dibrane, si “Hoxhë Voka”, “Kreshniku i Dibrës” (Elez Isufi), “Hamdi Ohëri”, “Vehbi Agolli”, “Hoxhë Muglica”, etj. Në çastet kulmore të atdheut, Sharofi shpërthen dhe si poet. Poezia e tij është domethënëse, e ndjeshme, e fuqishme, politike, që priret e mbështetet në tabanin kombëtar. Të tilla janë: “Drin, o lum i gjanë”, “Një malësori”, “Dita e Flamurit”., etj. Në publicistikë, Sharofi trajtoi probleme filozofike, sociologjike, morale, politike dhe fetare. Drejtoi për disa vjet rresht revistën “Zani i Naltë”. Si njohës i mirë i gjuhëve orientale dhe i frëngjishtes, vitet e fundit, edhe pse në një moshë të thyer (ndërroi jetë në vitin 1977), punoi në Institutin e Historisë e Arkivin e Shtetit si shqipërues i dokumentacionit turk. “Dashuria për atdhe, flamur e gjuhë amtare, - ka shkruar Sharofi, - na armatosi ne mësuesve të parë të çajmë errësirën me grykën e pushkës e majën e penës.”14 Në vitin 1993, pas vdekjes, iu dha titulli “Mësues i Popullit”. 14. Haki Sharofi “Jetëshkrimi im”. QERSHOR 2012

Di

43


Estetikë

EDISON ÇERAJ

Arti dhe e Vërteta Duket sikur arti dhe e vërteta qëndrojnë në të njëjtin plan për shkak të lidhëzës dhe. Sigurisht që nuk kemi për qëllim asnjë lloj krahasimi midis artit dhe të Vërtetës, pasi mendojmë dhe besojmë se arti është mjeti, ndërsa e Vërteta qëllimi. Pra, arti është një nga rrugët që mund të na shpjerë

tezën2 se ekzistojnë rrugë të tjera për të kuptuar mëtimin tonë mbi të vërtetën, si, për shembull: “dekreti i themelimit të shtetit politik” (ala vjen, Kushtetuta e Shteteve të Bashkuara); “afria e asaj që nuk është thjesht qenie, por qenie që qëndron mbi të gjitha qeniet e tjera” (ala vjen, konvertimi

tek e Vërteta. Në këtë kontekst qëndron edhe ky përfundim i Heidegger-it: “Arti është rruga kryesore përmes së cilës ndodh e vërteta.” Por, gjithaq, arti mund të jetë një nga rrugët që mund të na degdisë diku larg së Vërtetës, sidomos kur nuk kuptohet thelbi i tij, që është burimi metafizik. Arti ka të njëjtat rrënjë me religjionin. Megjithatë, tani le të shtrojmë pyetjen se pse duhet të ndodhë e vërteta në një vepër arti? Konflikti ndërmjet fshehjes dhe zbulimit është një konflikt ndërmjet një paradigme të vjetër dhe një paradigme të re, konflikt midis, le të themi, një besimi të vjetër dhe një besimi të “ri”. Vepra e artit është si një fortesë apo standard që lë gjurmë të reja në terrenin e fituar rishtas nga e Vërteta: “Zbulimi (Lichtung) i sinqeritetit dhe krijimi në Liri janë pjesë të pandara nga njëra-tjetra.”1 Heidegger-i hedh hipo-

i Shën Palit); sakrifica e jetës (ala vjen, Abrahami që pati vullnetin të flijonte djalin e tij kur u urdhërua nga Zoti); apo pyetjet e ngritura nga dijetari. (Shkenca nuk është “ngjarje origjinale e së vërtetës”. Ajo zbërthen në detaje “sferën e së vërtetës të zbuluar tashmë... Në çastin që një shkencë e kapërcen saktësinë dhe përparon drejt së vërtetës3... ajo

1. Dell’origine della’opera d’arte e altri scritti, f. 61.

44

Di

QERSHOR 2012

2. Po aty, f. 61. 3. Ekziston rendi te makineria, por edhe te melodia. Këto dy rende, as në analizën më të largët nuk mund të reduktohen njëri te tjetri. I pari paraqet një kombinim të caktuar hapësinor dhe sasior të raporteve dhe të pjesëve në pajtim me natyrën, logjikën dhe matematikën. Rendi i dytë mban në një sistem të caktuar një kombinim tingujsh ose gjendet në bazën e një muzike a të një poeme. Këto dy rende u përkasin dy botëve të ndryshme gjërash: shkencës dhe religjionit, ose, që nga ky aspekt është e njëjta gjë shkencës dhe artit. Ekzistenca edhe e një bote (dhe i një rendi gjërash), tjetërfarë nga natyrorja, është premisa themelore e çdo religjioni dhe e çdo arti. Sikur të ekzistonte vetëm një botë, arti do të ishte i pamundshëm. Në të vërtetë, çdo vepër artistike është një kumtim, një mbresë për botën të cilës nuk i përkasim, nga e cila nuk kemi mbirë, në të cilën jemi “flakur ”. Arti është


është filozofi”.) Por arti është rruga kryesore përmes së cilës ndodh e vërteta. Shkenca tregon saktësinë, kurse arti të vërtetën. (A. Izetbegović) Pse duhet krijuar një vepër arti? Vepra e artit hap një të çarë ndërmjet tokës dhe botës dhe, (ndryshe nga pajisjet) merr materiale të spikatura të tokës dhe i kthen ato në një trajtë qetësuese. Nocioni i çarjes (riss) lidhet me atë vizatim bazik apo paradigmë që quhet Grundriss.4 Por, nga ana tjetër, ajo do të thotë se vepra e artit është diçka e spikatur, falë tensionit që mishëron. Gjineshtra bie në sfondin e një pajisjeje tjetër, materiali i saj përbërës “harxhohet”, tretet brenda domosdoshmërisë së vet. Vepra e artit është e vetmuar, plot tension dhe goditëse. Ajo është veçanërisht e përshtatshme në funksionin e vet si shënjuese e të vërtetës. Por ekzistenca e saj e thellë thërret për shpjegim.5 Ndryshe nga një vegël pune, vepra e artit mbart në vetvete shenjat e prodhimit të vet. Çarjes i duhet një krijues që ta

përmbajë. Përveç krijuesit, asaj i nevojitet edhe një audiencë ose “personat që e ruajnë”. Vepra artistike i nxjerr konservuesit e vet “nga mbretëria e të zakonshmes” në botën që ajo krijon, duke lënë jashtë “veprimtarinë, vlerësimet, njohjen dhe këndvështrimin e tyre të zakonshëm”6. Të reagosh ndaj një vepre arti nuk do të thotë të zbatosh një plan të vendosur që më parë, por të jesh i “vendosur”; të hysh nëpërmjet ekstazës në një mbretëri të re sinqeriteti, ku të gjitha besimet dhe dëshirat e individit mbeten pezull. Është deri diku si konvertimi i Shën Palit, i cili zbulon një fushë të re njohjeje dhe gatishmërie, të shkëputur nga pinostalgji ose “kujtesë”. (A. Izetbegović) 4. Dell’origine della’opera d’arte e altri scritti, f. 64. 5. “Thelbi i krijimtarisë artistike është njësoj i paarritshëm si nocioni i devotshmërisë ose kuptimi i lirisë së brendshme. Ndërkohë që të gjitha përpjekjet që ajo të përcaktohet në mënyrë racionale, mbeten pa rezultate, ashtu si përpjekjet për t’u përkufizuar jeta.” (A. Izetbegović) 6. Dell’origine della’opera d’arte e altri scritti, f. 67.

këpamjet dhe planet e tij të mëparshme. Arti i madh, ashtu si zëri i Zotit, nuk udhëhiqet nga harxhimi: ai e ndryshon kryekëput gjithë këndvështrimin e individit ndaj botës dhe rrugën që ai do të ndjekë në këtë botë. Por vepra artistike nuk është si droga, dhe përjetimi i saj nuk është diçka (vetëm) vetjake: ajo është e përbashkët dhe hedh bazat e marrëdhënieve tona me të tjerët, gjithnjë atëherë kur një gjë e tillë ka ngjarë në marrëdhënie me veten. Heidegger-i na ka thënë se një vepër arti nuk është send apo pajisje me diçka më tepër; materialet dhe sendet janë të fshehura brenda pajisjeve dhe zbulohen vetëm te veprat artistike. Por, ç’mund të themi për artistin? A nuk duhet që ai, para se të krijojë veprat e veta, të njohë natyrën, sendet dhe pajisjet që përshkruan? Jo. Është pikërisht vepra e artit ajo që nxjerr në pah çarjen (riss) e që vizaton skemën.7 Nuk është e vërtetë që artisti fillimisht ka një këndvështrim të qartë mbi sendet dhe më pas e mishëron atë në një vepër arti: për të, ashtu si edhe për ne, natyra është e hapur vetëm në veprën e artit. Vepra artistike ka nevojë për krijues të cilët “paraqesin të vërtetën në veprën e tyre”, si dhe për “konservues” që

“e vënë në punë këtë vepër”, e bëjnë aktuale; domethënë, në njohje, – gatishmërinë e përbashkët8. Veç kësaj, vepra e artit bën të mundur edhe ekzistencën e krijuesve dhe të ruajtësve të saj. Krijuesit janë faktorë të një force më të madhe se vetvetja kur krijojnë. Pikturën e Van Gogh-ut nuk mund ta vlerësojmë duke hamendësuar se ai gjeti një palë këpucë të vjetra dhe pikturoi atë që pa. Së pari, vetëm këpucët nuk mund të na shpjegojnë mënyrën se si i ka parë Van Gogh-u ato. Së dyti, ai nuk i pa ato në një mënyrë të re para se piktura të dilte në dritë. “Zbulimi i Çarjes dhe qartësimi i qenieve ndodh vetëm kur projektohet sinqeriteti.”9 Arti, ashtu si konvertimi i Shën Palit, shfaqet si rrufeja në qiell të kthjellët. 7. Po aty, f. 70. 8. Po aty, f. 71. 9. Po aty, f. 71. QERSHOR 2012

Di

45


Libra & Autorë

BEDRI TELEGRAFI

XHEMAL BALLA, veprimtar i arsimit dhe edukimit të brezave Libri “Xhemal Balla, veprimtar i arsimit dhe edukimit të brezave”, me autor Shpëtim Beqiri, hap një dritare për të vështruar në jetën dhe veprën e një personazhi që gjithë energjitë fizike, mendore dhe lajtmotivi i jetës orientohej në shërbim të çështjes së arsimimit dhe edukimit të brezave për gati gjysmë shekulli. Për thuajse aq kohë sa kërkonte Lajbnici të ndryshonte pamjen e Evropës, nëse i lihej dorë e lirë të arsimonte dhe edukonte brezin e ri. Në këtë libër përshkruhet një panoramë e plotë e një aktiviteti intensiv arsimimi dhe edukimi në arealin: Baldushk, Priskë e Madhe, Farkë, Sauqet N.B. Gjergj Dimitrov, Mëzes, Babrru, Medresenë e Tiranës, Arbëri (Farkë) ku ushtroi z. Xhemal Balla detyrën e mësuesit të fillores, të 8-vjeçares,

46

Di

QERSHOR 2012

të zv.drejtorit, të kryetarit të rrethit metodik, të drejtorit të shkollës, të drejtor-inspektorit të zonës, të inspektorit me amplitudë në rritje e zgjerim. Si punëtor i arsimit, me veprim dhe kontribute të drejtpërdrejta në fushën e arsimimit dhe edukimit, fushë e aktiviteteve dhe suksesit, e arsimimit dhe edukimit e qindra mijëra nxënësish, e kualifikimit të dhjetëra qindra mësuesish. Në çdo shkollë dhe zonë ku punoi dhe ushtroi veprimtarinë e tij, z. Xhemal Balla krijoi premisa të fuqishme dhe ndërtoi strategji të arrira ecjeje drejt suksesit. Në shkollat dhe zonat e drejtuara prej tij, arsimimi dhe edukimi fituan role prioritare në vëmendje të opsioneve shoqërore. Autori i librit shpalos para lexuesit dimensionet e mësuesit,


mësimdhënësit, didaktik-metodistit, pedagogut, drejtuesit, organizatorit që për gati gjysmë shekulli personazh aktiv i procesit mësimor-edukativ i krijimit të përvojave të suksesshme në këto fusha, që gjithë procesin mësimor edukativ e vuri mbi baza shkencore të ndërtuar mbi parimin se: Çdo fëmijë i lindur normal mund të shkëlqejë në çdo fushë të dijes. Se mësues i mirë është ai që zotëron dijet e lëndës që zhvillon por mbi ta gjitha di që njohuritë dhe dijet t’i përcjellë tek nxënësit, që e aftëson nxënësin me metodën më të mirë të të mësuarit, që metodën, ashtu si edhe Bekoni e konsideronte fener për të udhëtuar në labirintet dhe skutat e dijeve, zbatoi dhe realizoi të mësuarin aktiv-logjik e problemor. Që ashtu si Pestaloci, në përvojën dhe praktikën e tij didaktike mundi të ndërtonte punën e diferencuar sipas aftësive dhe prirjeve të nxënësve, me nxënës të vonuar e të prapambetur dhe me nxënës të përparuar dhe të talentuar. I suksesshëm me punën me nxënësit e vështirë, aftësi të cilat i shpalosi në shkollën e Babrrusë dhe të Farkës. Përvojën e punës me nxënësit e prapambetur e të vështirë e ktheu në aksiomë: Nëse ka nxënës që nuk duan të mësojnë dhe me sjellje jo të mira nuk është faji i tyre, por rrjedhojë e edukatës jo të mirë që u jepet nga edukatorët; sepse çdo fëmijë lind me formim të pastër (Profeti Muhamed a.s.). Prej praktikës së tij didaktike dhe të kolegëve me të cilët bashkëpunoi arriti në deduksione që i shërbyen jo vetëm kohës nga dolën këto deduksione, por edhe kohëve aktuale. Këto deduksione u vërtetuan dhe u afirmuan si të suksesshme, e kapërcyen provën dhe dhanë rezultate. Deduksionet e didaktit dhe pedagogut Xhemal Balla duhen studiuar dhe publikuar. Theksoj se këto deduksione nuk na vijnë nga pedagogët

“kolltukafagë”, por nga një veprimtar i terrenit që notin e mësoi dhe e ushtroi në detin e trazuar të punës me nxënësit. Sukseset e arritura prej tij në fushën e edukimit të brezave i dedikohen vizioneve, aftësive dhe përkushtimit në këtë sferë ku shkolla dhe edukatori marrin mbi vete detyra dhe përgjegjësi. Edhe në pozicionin e edukatorit dhe pedagogut protagonistin e këtij libri e shohim po aq të angazhuar dhe të suksesshëm sa edhe në procesin mësimor sepse: e realizon si proces të gjallë e konkret, me objektiva e pikësynime, nëpërmjet aksionit e veprimit me vështrim në sjellje dhe në edukatën e nxënësit si objekt dhe subjekt aktiv të edukimit: si problem i vendosjes së marrëdhënieve të mirëkuptimit midis vetë nxënësve. Në krijimin e një fronti unik edukativ si bashkëpunim shkollë-familje-organizata shoqërore e pushtet vendor. Ky model bashkëpunimi ka vlerat e veta në situatat e reja të krijuara në vendin tonë e në ndërthurje me problematikat bashkëkohore. Në qoftë se në frontin unik edukativ gjente levat e Arkimedit pedagog Xhemali qëndronte në shembullin pozitiv dhe mjedisin si faktor edukimi për të kërkuar modelin në vetë konturet e shkollës dhe në vetë sjelljen e nxënësit, madje edhe tek ajo masë që konsiderohen si nxënës të vështirë: që grimcat pozitive tek ata i quan “pika të bardha”. Ndërsa mjedisin edukativ e vështron si produkt të veprimit të nxënësit. Autori i këtij libri z. Shpëtim Beqiri meriton të lavdërohet për punën me pasion dhe me kompetencë në hulumtimin dhe studimin e një përvoje të frytshme për ta sjellë atë si pasuri e mesazh në kujtesën e mendimit pedagogjik shqiptar, për ta sjellë si përvojë pozitive me vlera aplikative për të tashmen dhe perspektivën e shkollës shqiptare.

QERSHOR QE Q QER ERSH ER HO O R 2012 20 2 012

D Dii

47


Familja

AISA KOKIÇI

DISA KËSHILLA PËR BABALLARËT E RINJ Roli i babait ashtu si ai i nënës fillon me dëshirën e pasjes së një fëmije dhe maturohet me prekjen e barkut të bashkëshortes shtatzënë. Sigurisht që ndjekja e shtatzënisë së bashkëshortes, mbështetja e saj nga ana emocionale, ndarja me të e gëzimit, shqetësimeve, frikës, ndjekja e zhvillimit të fëmijës, marrja pjesë në kontrollet mjekësore, në përgatitjen e rrobave dhe sendeve të fëmijës pas lindjes, janë disa nga hapat më të rëndësishëm në përvetësimin e rolit të babait. Gruaja provohet dhe sforcohet fizikisht dhe emocionalisht për shkak të ndryshimeve të përjetuara gjatë 9 muajve të shtatzënisë. Ndërsa burri përpiqet ta konceptojë fëmijën duke ndarë me gruan ndjenjat e saj dhe duke vëzhguar ndryshimin që pëson ajo. Marrja e fëmijës në krahë shënon mbarimin e fazës përgatitore si baba dhe fillimin e rolit. Në fillim meshkujt nuk mund ta shprehin lumturinë dhe emocionin e përjetuar në momentin e mbajtjes për herë të parë të fëmijës në dorë. Shembull për fëmijën Ndihmesa e shfaqur ndaj nënës që në momentin e lindjes së fëmijës dhe më pas është shumë e rëndësishme në krijimin e një komunikimi fiziko-psikologjik me fëmijën.

48

Di

QERSHOR 2012

Veçanërisht kontakti fizik dhe shikimi në sy është shumë i rëndësishëm. Baballarët të cilët përqafojnë bashkëshortet dhe fëmijët e tyre zotërojnë marrëdhënie më të shëndosha me fëmijët e tyre në të ardhmen. Të gjithë ne e njohim dhe kemi dëgjuar për rëndësinë e rolit të babait të qetë, të vendosur dhe të ndjeshëm në zhvillimin fizik, emocional dhe social të fëmijëve, vajza apo djem qofshin ato. Si mund të parapërgatitemi Përgatitja për rolin e nënës apo babait mund të fillohet para se të lindë fëmija. Në këtë pikë mund të kërkohet ndihma e specialistëve dhe të lexohen librat përkatës. Nëse bashkëshortët mirëkuptohen dhe mbështesin njëri-tjetrin problemet zgjidhen nën një frymë bashkëpunimi dhe tolerance. Këshilla për nënat dhe baballarët e rinj - Do t’ju duhet pak kohë për ta njohur fëmijën tuaj. Keni nevojë për pak durim, ambient të qetë, fuqi, forcë, rezistencë, respekt, mirësjellje, përgjegjësi, disiplinë, kujdes, vëzhgim, kohë dhe praktikë. - Krahas kësaj dëgjoni dhe parandjenjat tuaja. - Gabimi më i shpeshtë që bëjnë femrat është të shpallin veten e tyre “nënë” kur lindin fëmijën. Nuk duhet të harrojnë se ato janë individë, gra, dhe bashkëshorte njëkohësisht. E njëjta gjë vlen dhe për burrat. - Bashkëpunimi në mes bashkëshortëve, kalimi i kohës së bashku, ndarja e kohës për zbavitje dhe pushim veçanërisht gjatë 6 muajve të parë i lidh më shumë bashkëshortët me njëri-tjetrin. - Duhet të mbështeten sidomos gjatë muajve të parë pas lindjes, muajve ku përjetohen problemet më të shpeshta të pagjumësisë. - Nuk duhet të mbyllen në shtëpi. Nëse kanë mundësi dhe koha është e bukur të marrin fëmijët dhe të dalin për shëtitje. - Të ndajnë shqetësimet me bashkëshortët apo miqtë. Edhe nëse problemi mund të jetë pa zgjidhje vetëm të folurit rreth tij e qetëson personin.


Çfarë mund të themi për fëmijët? Studime të ndryshme kanë treguar se fëmijët e rritur pa dashuri janë të prirur të përjetojnë probleme të ndryshme emocionale në të ardhmen edhe nëse kanë pasur një përkujdesje të plotë. Madje në disa raste është parë se fëmijët e mbetur pa dashuri kanë shfaqur vonesë dhe në zhvillimin fizik dhe mendor. Gjatë vitit të parë duhet të plotësohen nevojat themelore të fëmijës si gjumi, ushqyerja dhe pastrimi. Plotësimi i këtyre nevojave në kohën dhe mënyrën e duhur krijon bazën e sigurisë ndaj botës jashtë. Me anë të kësaj rruge ai mëson të komunikojë me botën e jashtme, të ndihet i sigurt dhe të krijojë një lidhje të fortë me personin që përkujdeset për të.

JA Ç'MUND TË BËNI PËR FËMIJËN GJATË DALJES SË DHËMBËVE Ja shenjat e daljes së dhëmbëve të rinj tek fëmijët dhe çfarë mund të bëni gjatë kësaj periudhe... Periudha e daljes së dhëmbëve është një nga periudhat më të vështira për fëmijën. Gjatë kësaj periudhe si fëmijët ashtu dhe familjet kalojnë ditë të vështira dhe të lodhshme. Menduam se disa këshilla apo sugjerime të cilat ju ndihmojnë të pakësoni dhimbjet e fëmijës do ju shërbejnë për ta kaluar sa më lehtë këtë periudhë. Dhëmbët mund të dalin që nga mosha 4-6 muajsh dhe të vazhdojnë zakonisht deri në moshën 2,5 vjeç. Bashkë me daljen e dhëmbëve mund të shfaqen dhe shenja si diarre, temperaturë, mungesë oreksi, etj. Fëmija grindet me veten e të tjera. Specialistët pohojnë se dalja e dhëmbëve nuk përbën asnjë efekt negativ për sa i përket shëndetit por nënat gjithnjë ankohen për shqetësimet e fëmijëve.

Gjatë periudhës së daljes së dhëmbëve mjekët këshillojnë përdorimin e një kremi apo xheli për mishrat e dhëmbëve. Edhe kruajtëset e dhëmbëve do ishte më mirë t’i përdorni pasi t’i keni ftohur në frigorifer. Hidhni në ujin e vaskës ku do të lani fëmijën hidhni pak vaj livandoje dhe lule kamomili. Përgatisni çaj me lule kamomili apo çaj bimor dhe prisni derisa të ftohet. Do ta shihni se fëmija do të qetësohet shumë pasi të pijë çajin e ftohur. Edhe vaji i karafilit mund të përdoret tek fëmijët që nxjerrin dhëmbë të rinj për shkak të veçorisë antiseptike. Përzieni disa pika vaj ulliri me disa pika vaj karafili dhe përzierjen e përftuar përdoreni për të lyer mishrat e dhëmbëve të fëmijës.

QERSHOR 2012

Di

49


Shëndeti Mbani larg dhimbjen e kokës!

Nëse jeni në telashe me dhimbjen e kokës atëherë ka ardhur koha të gjeni arsyen e saj. A keni menduar ndonjëherë të vizitoheni tek mjeku për shkak të dhimbjes së kokës, ndaj së cilës jeni ekspozuar gjatë gjithë jetës? Shumica prej jush do të përgjigjen me “jo”. Megjithëse statistikat tregojnë se një në 5 persona vuan nga dhimbjet e vazhdueshme të kokës. Pse përpiqemi ta luftojmë të vetmuar këtë problem? Sepse ka qetësues për këtë… e marrim një prej tyre dhe e harrojmë fare dhimbjen. Dhimbjet e kokës ndahen në parësore dhe dytësore. Ndërkohë që dhimbjet parësore shfaqen vetvetiu ato dytësore mund të shfaqen në lidhje me një sëmundje tjetër. Sigurisht që kërkohet një vizitë neurologjike për të kuptuar mirë shkakun e vërtetë të dhimbjes… Mbani një ditar dhimbjesh Mbajtja shënim e kohëve kur ndjeni dhimbje koke mund t’ju ndihmojë në zbulimin e shkakut të vërtetë të saj, në cilat ambiente shfaqet dhe pas cilit ushqim. Ky ditar mund të ndihmojë dhe mjekun tuaj në diagnostikimin më të lehtë të shkakut të dhimbjes. Kur keni dhimbje koke: - Mbani shënim datën dhe orën kur fillon e mbaron dhimbja - Dendësinë e dhimbjes - Llojin e dhimbjes (me therje, oshtimë, e njëtrajtshme) - Shenjat para të dhimbjes (të përziera) - Nxitësit e mundshëm (çfarë keni ngrënë më parë, aktiviteti i zhvilluar) - Cilin qetësues dhe sa herë e keni marrë

50

Di

QERSHOR 2012

- A ju ka qetësuar apo jo dhimbjen - Mbani shënim kur dhe sa shpesh përballeni me dhimbjen Kur duhet shkuar tek mjeku? - Nëse dhimbja e kokës shoqërohet me lodhje, dhimbje në krahë e këmbë, turbullim në shikim, vështirësi në të folur. - Nëse dhimbja e kokës shfaqet pas një goditjeje të marrë në kokë. - Nëse është një dhimbje e pa-përjetuar më parë, akute dhe e fortë. - Nëse shoqërohet me temperaturë dhe dhimbje qafe. - Nëse dhimbja përkeqësohet atëherë këshillohet konsulta me mjekun pa humbur shumë kohë. Qetësuesit mund të jenë shkak i dhimbjes së kokës Nëse përdorni më shumë se dy herë në javë ilaçe, qofshin ato me recetë apo pa recetë, mund të vuani nga vartësia ndaj dozës së ilaçeve. Specialistët pohojnë se në raste të tilla dhimbja e kokës shndërrohet në një rreth vicioz, sa më shumë qetësues dhimbjesh të merren aq më tepër do të shtohet dhimbja. Akoma nuk ka rezultate të sakta shkencore për sa i përket shkakut të krijimit të këtij rrethi vicioz, por specialistët pohojnë se marrja e vazhdueshme e qetësuesve prish dhe sistemin natyror të trupit. 9 produktet që lehtësojnë dhimbjen e kokës Erëzat djegëse: ushqimet me erëza ju ndihmojnë të shpëtoni sa më shpejt nga dhimbja e kokës. Veçanërisht nëse dhimbja mbështetet në bllokimin e sinuseve. Ushqimet me erëza ndihmojnë në zhbllokimin e sinuseve. Mos harroni se me hapjen e rrugëve të ajrit edhe dhimbja e kokës do të largohet. Susami: hidhjani sallatave, supave tuaja sepse këto farëra të vogla parandalojnë dhimbjen e kokës gjatë kohës së menstruacioneve tek femrat duke stabilizuar nivelin e ostrogjenit me ndihmën e vitaminës E. Krahas rregullimit të qarkullimit të gjakut susami me ndihmën e magnezit ju mundëson mbrojtjen nga dhimbja e kokës. Buka me drithëra: nëse keni filluar një dietë me kalori të ulëta do të thotë se keni filluar të përdorni depot e energjisë më të rëndësishme për trurin, ato të glikogjenit. Kjo në të njëjtën kohë mund të bëhet shkak edhe i dehidrimit. Pakësimi i energjisë që shkon në tru dhe mungesa e ujit nxisin dhimbjen e kokës. Zgjidhni karbohidratet e ngopura si mielli, tërshëra, frutat. Bajame: bazuar në një studim magnezi i cili gjendet brenda bajames e mbron trupin nga dhimbja e kokës duke qetësuar enët e gjakut. Specialistët e sugjerojnë këtë veçanërisht për personat të cilët vuajnë nga migrena. Për të shtuar konsumin e magnezit mund të hani banane, kajsi të thatë, avokado, bajame, oriz ngjyrë kafe.


Sallata me spinaq: spinaqi ul presionin e gjakut dhe kështu lehtëson dhimbjen e kokës. Ju mund të bëni një sallatë të bukur me të gjithë produktet që luftojnë dhimbjen e kokës. Përzieni dy gota me sallatë spinaqi, gjysmë gote me shalqi të ndarë në formë kubike, gjysmë gote kajsi e thatë, dy lugë me arra të shtypura ose bajame dhe shtoni pak limon. Shalqi: më sipër theksuam se dhimbja e kokës mund të shfaqet për shkak të mungesës së ujit në trup për këtë

arsye ju mund të konsumoni fruta të pasura me ujë në vend të marrjes së qetësuesve. Uji natyral i gjendur tek frutat dhe zarzavatet përmban magnez, i cili ju mbron nga dhimbja. Patate të ziera: nëse dhimbja e kokës ka lindur nga alkooli atëherë një ushqim i mirë mund t’ju bëjë mirë. Alkooli është shkaktar i humbjes së ujit dhe elektrolitëve të rëndësishëm si potasiumi. Për këtë arsye ushqimet e pasura me potasium ju vijnë në ndihmë në luftimin e dhimbjes së kokës. Një nga burimet më të pasura me potasium është patatja e cila përmban 721 mg dhe banania që përmban 467mg. Kafeja: kafeina shkakton humbjen e ujit në trup dhe mungesa e ujit nxit dhimbjen e kokës. Për shkak të kësaj nuk është e mundur të themi se kafeja heq dhimbjen e kokës. Por nëse keni një dhimbje koke që nga mbrëmja atëherë një filxhan kafe mund t’ua lehtësojë. Por konsumimi i kafesë gjatë gjithë ditës nuk është një rrugë e mirë e shpëtimit nga dhimbja. Kosi: nëse dhimbja e kokës shoqërohet me therje atëherë mund të themi se trupi juaj kërkon kalcium. Kalciumi i nevojshëm për funksionet e trurit gjendet me shumicë tek kosi. Gjithnjë preferohet ai pa sheqer dhe ëmbëltues.

Të dobësohesh me majdanoz...

Sigurisht që edhe ju dëshironi të hyni në stinën e verës në formën më të mirë. Nëse nuk mbeteni vetëm me të dëshiruarin e diçkaje të tillë dhe kërkoni mënyrat e dobësimit bimor atëherë po ju sjellim informacion të mjaftueshëm rreth dobësimit me majdanoz… Majdanozi është një bimë me gjethe jeshile e cila vjen nga familja e majdanozgileve. Farat e kësaj bime janë të vogla dhe të errëta. Rrënjët e tij përmbajnë yndyrë, apin dhe musilazh. Zakonisht përdoren rrënjët dhe gjethet e bimës. Një nga dobitë e shumta të majdanozit është dhe efekti i tij dobësues. Krahas kësaj majdanozi është një bimë e mrekullueshme për të zhdukur edemat. Në këtë mënyrë ai të ndihmon të djersitësh duke hedhur jashtë lëndët toksike.

Për dobësim përdoret më shumë lëngu i majdanozit. Por lëngu i tij nuk mjafton në këtë proces. Për të shfrytëzuar më mirë efektin e tij dobësues duhet të përdorni dhe lëng limoni. Ne po sjellim para jush një zgjidhje e cila do të djegë yndyrat dhe do t’ju dobësojë. Merrni 16 degë majdanozi dhe 2 lugë gjellë me lëng limoni, shtoni dhe gjysmë gote ujë. Përzierjen e mësipërme kalojeni në blender për 1 minutë. Konsumoni çdo mëngjes gjysmë gote nga kjo përzierje për 15 ditë rresht. Pushoni 7 ditë dhe më pas vazhdojeni përsëri edhe për 15 ditë të tjera. Pika më e rëndësishme këtu është të mos konsumohet më shumë se 15 ditë. Në këtë mënyrë mund të dobësoheni 4 kile në muaj.

QERSHOR 2012

Di

51


Kuriozitete Konkluzion mahnitës! Sipas një studimi të profesorit kosovar, Prim. dr. Ali F. Iljazi, thirrja e ezanit në pjesën lindore të globit fillon me Indonezinë. Me mijëra myezinë thirrin ezanin e sabahut. Duke kaluar minutat, thirrja e ezanit të sabahut përhapet kah perëndimi. Para se të përfundojë ezani i sabahut në Indonezi, fillon në Malajzi e pastaj në Birmani. Nga Xhakarta, ezani i sabahut fillon të dëgjohet në Dakë, kryeqytetin e Bangladeshit. Duke përfunduar ezanët në Bangladesh, fillojnë në Indi. Ndërkohë që ezanët ushtojnë nëpër Indi, myezinët pakistanezë fillojnë të thërrasin njerëzit në sabah. Brenda 40 minutave ezani i sabahut fillon në Afganistan dhe Muskat. Gjatë kësaj kohe ezani përcillet drejt Hixhazit, ku janë Meka dhe Medina, Jemeni, Emiratet, Kuvajti dhe Iraku. Gjatë kësaj kohe ezani fillon të dëgjohet në Siri, Egjipt, Somali dhe Sudan. Në tërë Turqinë ezani kryhet për një orë e gjysmë. Thirrja e ezanit vazhdon nëpër tërë Afrikën Veriore. Ezani i sabahut që fillon në Indonezi arrin te brigjet e Atlantikut pas nëntë orë e gjysmë. Dhe para se të arrijë brigjet e Atlantikut, në lindje të Indonezisë fillon

ezani i drekës. Kur ezani i drekës fillon në Bangladesh, në Saibil myezinët përgatiten për ezanin e ikindisë, e pastaj të akshamit dhe jacisë. Ndërsa myezinët nëpër tërë Indonezinë thirrin ezanin e sabahut, myezinët në Afrikë thërrasin ezanin e jacisë. Ky fenomen na sjell në një konkluzion mahnitës: Nuk kalon asnjë moment në rruzullin tokësor të mos thirret ezani. Dhe tani, që jeni duke lexuar këta rreshta, të jeni të sigurt që, pikërisht në këtë moment në një cep të globit është duke u thirrur ezani. Refat Xhina

Çdo 14 ditë, botës i vdes 1 gjuhë dhe 1 kulturë

Çdo 14 ditë një gjuhë vdes. Në njëqind vitet e ardhshme mund të kenë humbur gjysma e 7000 gjuhëve që fliten sot në botë, me pasojë zhdukjen edhe të kulturave. Në një studim të publikuar në revistën “National Geographic”, thuhet se në botën tonë ka gjuhë që fliten nga një numër fare i vogël njerëzish, dhe ky sipas studiuesve është një nga faktorët kryesorë që çojnë në rrudhje, deri në zhdukjen e tyre. Por sot, të gjendur përballë kësaj sfide, komunitete të ndryshme njerëzish, kryesisht indigjene, po shfrytëzojnë risitë e teknologjisë për të bërë të mundur mbijetesën e gjuhës së tyre dhe kalimin e saj në brezat e ardhshëm. I tillë është komuniteti Ktunaxa në Amerikën Veriperëndimore, që ka gjuhën e tij por që rrezikon të zhduket bashkë me gjuhën e paraardhësve. Një regjistrim i realizuar në vitin 1990 tregonte për rreth 400 folës të gjuhës Ktunaxa, por ata dymbëdhjetë që ruajnë strukturat origjinare të gjuhës dhe alorin e saj të

52

Di

QERSHOR 2012

paprekur apo të pandikuar, i përkasin kryesish brezit të vjetër. Dhe askush tjetër në botë nuk është në gjendje ta flasë atë gjuhë përveç këtyre të dymbëdhjetëve. Duke pasur parasysh numrin shumë të vogël të folësve të lindur të kësaj gjuhe, ekziston rreziku se kjo gjuhë do të shuhet me vdekjen e folësit të fundit. Për të shmangur këtë, disa anëtarë të komunitetit, ata më të rinjtë dhe që kanë më tepër akses me arritjet më të fundit të shkencës, kanë vendosur të përdorin teknologjinë për të luftuar këtë rrezik. Ata kanë shkarkuar në internet, lojëra interaktive për fëmijë dhe materiale të tjera të transkriptuara, duke e bërë më të këndshme për këdo që dëshiron të mësojnë Ktunaxa. Gjithashtu, të rinjtë e këtij komuniteti kanë krijuar edhe programe online për të rriturit të cilët duan të rimësojnë gjuhën e tyre duke iu larguar sa është e mundur rrezikut të harresës. Zgjidhja duket se po jep efektet e para, duke pasur parasysh që anëtarët e rinj të komunitetit vendas janë të gjithë të lindur në epokën dixhitale. Falë internetit, në këtë mënyrë materiali i ngarkuar është i arritshëm dhe i perceptueshëm për këdo, kudo që ai ndodhet. “Sikur të mos kishim ndërmarrë këtë nismë, - thotë Marisa Philips, një nga “konservueset” e gjuhës Ktunaxa, – ne rrezikonim të humbosnim jo vetëm gjuhën, por edhe identitetin tonë si një komb dhe popull i fisit Ktunaxa”. Teknologjia, e cila shumë shpesh është akuzuar për "vrasjen" e asaj që është më e natyrshmja, e asaj që rrjedh së brendshmi te një komunitet, pra gjuhës, sot ndoshta mund të jetë e vetmja mënyrë për ta shpëtuar atë.


16-vjeçari që zgjidh problemat 350-vjeçare Zgjidhja e dy problemave 350 vjeçare të Isak Njutonit nga ana e një nxënësi 16-vjeçar ka shokuar gjithë botën shkencore. Shouryya Ray, 16-vjeçari me origjinë indiane dhe banues në Gjermani, ka arritur të zgjidhë me sukses dy problema të rëndësishme në lidhje me dinamikën e thërrmijave. Problemi i parë i zgjidhur nga Ray ishte formuar nga Njutoni në shekullin e 17-të dhe lidhej me llogaritjen e drejtimit të një objekti të hedhur në kushtet e forcës tërheqëse të Tokës dhe kushteve të caktuara klimaterike. Ndërsa problemi tjetër kishte lindur në shekullin e 19-të dhe lidhej po ashtu me mënyrën e ndryshimit të drejtimit të një objekti të përplasur në mur dhe të hedhur në kushte të ngjashme me të sipërmet. I riu i ka zgjidhur problemat gjatë përgatitjes së një projekti shkollor, ndërsa media gjermane e cilësoi atë si një gjeni dhe e vlerësoi me një çmim. “Kur më thanë se ky problem nuk ka

zgjidhje, mendova se nuk më kushton gjë nëse e provoj”, pohoi Ray duke pasqyruar thjeshtësinë e tij. Zgjidhjet e sjella nga 16-vjeçari në fushën e dinamikës do të mundësojnë zgjidhje më të sakta në fusha si balistika. Deri tani një pjesë e këtyre problemave ishin zgjidhur pjesërisht me anë të kompjuterit. Kush është Isak Njutoni? Isak Njuton lindi në vitin 1643 dhe vdiq në 1727. Njihet si fizikan, matematikan, astronaut, shpikës, filozof

dhe teolog. Libri i publikuar në vitin 1687 “Philosophie Naturalis Principia Mathematica”, ka krijuar bazën e mekanikës klasike dhe është një nga librat më të rëndësishëm shkencorë. Në këtë libër Njutoni ka analizuar tërheqjen masive universale dhe ka vendosur tre ligjet e lëvizjes. Pas tre shekujsh këndvështrimi i tij ka mbizotëruar botën shkencore. Njuton është vlerësuar si një nga njerëzit më me influencë në fushën e shkencave të natyrës.

Fshati ku lindin vetëm binjakë

Fshati i quajtur Kodinhi, i cili ndodhet në Indi, mban një mister prej shumë dekadash. Sipas “Dailygosip” në këtë zonë të thellë kanë lindur

afërsisht 440 binjakë nga 670 familje. Janë të shumtë ata mjekë të cilët po studiojnë rastin në alë, por nuk kanë arritur në një përfundim.

Në këtë vend tropikal sipas statistikave numri i binjakëve është shumë herë më i madh se mesatarja kombëtare. Ekspertët e fushës me në krye Dr. Krishnan Sribiju, prej vitesh kanë nisur studimin duke bërë analizat dhe eksperimente të ndryshme, por me sa duket ende nuk ka një shpjegim për këtë mister në Kodinhi të Indisë. Nga viti 2009 e deri më sot raportohet se kanë lindur 60 çifte binjakësh, një shifër e cila po rritet çdo vit e më shumë. Por studiuesi Sribiju, thotë se ka një mospërputhje mes lindjeve dhe regjistrimeve në gjendjen civile, çka tregon se numri është akoma më i lartë. Edhe pse shkenca e ka quajtur një mister, banorët e këtij fshati shprehen të lumtur për fëmijët binjakë, pasi pothuajse në çdo familje nëna e babai gëzon një çift fëmijësh binjakë. QERSHOR 2012

Di

53


Pyetje - Përgjigje

GAZMEND AGA

JU PYESNI TEOLOGU PËRGJIGJET Agroni, 45 vjeç, Tiranë. Selamun Alejkum, urime për punën e madhe që po bëni. Tashmë Drita Islame është kthyer në dritë ndriçuese për të gjithë familjen tonë. Çdo gjë më pëlqen, por do sugjeroja dhe ndonjë numër special për fëmijët të cilët kanë shumë nevojë për besimin dhe moralin fetar. Pyetja ime është kjo; Unë punoj në sektorin privat dhe për hir të vërtetës rroga ime është mbi standardet e shoqërisë shqiptare. Megjithatë ka muaj që mezi ia dalim. Lexova diku se shpërdorimi apo israfi ndikon në bereqetin dhe begatinë e familjes. Ç’është Israfi? A ndikon ai në ekonominë e familjes?

I nderuar Agron. Allahu jua shpërbleftë për alët inkurajuese dhe për sugjerimin e bërë. Keni shumë të drejtë, jo vetëm fëmijët, por e gjithë shoqëria në mbarë botën ka nevojë për Zotin, për besimin në të dhe për principet që Ai ka sjellë nëpërmjet njerëzve të tij të zgjedhur, profetëve. Për sa i përket pyetjes suaj, Israfi, apo shpërdorimi, ka lidhje direkte me bereqetin dhe ekonominë e familjes, madje mund të themi se është një nga shkaqet edhe të krizës ekonomike botërore. Njeriu mund të jetojë në kushte të ndryshme. Ju jeni në një moshë e cila e kujton se me sa vështirësi ekonomike ka jetuar e gjithë shoqëria jonë. Sot, pasi ekonomia ka rënë dhe mundësitë mund të jenë pakësuar, të kursesh apo të mos harxhosh pa nevojë tregohet si një “aftësi” menaxhimi, e cila duhet bërë për të parandaluar kriza më të mëdha. Në fakt, nëse do të jetonim si myslimanë, gjithmonë do kishim në mendje principin e mrekullueshëm që Zoti na jep në Kuran: “Hani e pini e mos shpërdoroni. Vërtet, Ai nuk i do ata që shpërdorojnë.” (7:31). Sa mrekullueshëm e ka përmbledhur begatinë e Allahut dhe mëkatin e shpërdorimit Krenaria e Njerëzimit, Profeti

54

Di

QERSHOR 2012

ynë i nderuar duke na thënë se gjatë ngrënies një e treta e stomakut duhet lënë për ushqim, një e treta për ujë dhe pjesa tjetër për ajër. Përmes kësaj porosie ai na mëson jo vetëm të mos shpërdorojmë, por dhe një nga dietat më praktike, më të lira dhe më natyrore. Sikur ne të mundnim të praktikonim qoftë dhe këtë princip të artë gjatë ngrënies, numri i të uriturve do të minimizohej, ndërsa ekonomia nuk do ishte aty ku është sot. Të marrim një shembull tjetër nga shembulli më i mirë i njerëzimit, Profeti Muhamed (a.s.). Sipas këshillave të tij, sasia e ujit të nevojitur për marrjen e guslit (larja e gjithë trupit) duhet të jetë katër ose pesë litra. (Buhârî, gusl 2, 3; Muslim, hajdh 40, 41, 42.). Nëse duam të kuptojmë se sa ujë shpërdorojmë qoftë dhe gjatë larjes së trupit, mjafton të masim se sa ujë harxhojmë në çdo marrje gusli. Nëse pas matjes, shikojmë se sasia është 20+ litra, atëherë kjo tregon se në çdo larje ne shpërdorojmë mbi 15 litra ujë. Për një besimtar të mirë israfi apo shpërdorimi është gjynah në çdo aspekt të jetës. Uji është një nga begatitë më të mëdha që Allahu i ka dhënë njeriut. Sot, në fakt ka krizë edhe të ujit të pijshëm dhe zgjidhja e kësaj krize është dhënë nga zgjidhësi i problemeve (Profeti) me lehtësinë


më të madhe. Një besimtar i mirë duhet të jetë shembull dhe në këtë aspekt, a kemi mundësi që të gjithë rubinetet e çezmave t’i përshtatim që mos të harxhohet shumë ujë. Në këtë mënyrë mund të kontribuohet në zgjidhjen e një prej problemeve më të mëdha të kohës: problemit të konsumimit të panevojshëm. Harxhimi me tepri i energjisë elektrike, harxhimi i tepërt në ushqime janë shembujt më konkretë që tregojnë për problematikën e shpërdorimit. Shembullin më konkret në lidhje me ushqimin e kemi te sasia e kalorive të harxhuara. Kaloritë që nevojiten për një organizëm me aktivitet fizik normal janë rreth 1800. Ndërkohë në përgjithësi, në Shqipëri akumulohen mesatarisht 2500-3000 kalori në ditë. Pothuajse dyfishi i asaj që nevojitet. Ky është shpërdorim për të cilën njeriu do të japë llogari në botën e përtejme. Nëse israfi bëhet shkak të pritet bereqeti, atëherë dhe kursimi bëhet shkak i shtimit të bereqetit dhe mirësive prej Allahut. Sot, shoqëria jonë është kthyer në një shoqëri konsumi. Shpërdorojmë pothuajse në çdo fushë të konsumit njerëzor. Përdorimi i ujit, i elektrikut, i të ngrënit dhe ç’është më e rëndësishmja i kohës është mbi nevojat tona. Pikërisht, ai që ha dhe pi shumë do të konsumojë më shumë se ç’duhet dhe kohë. Kur e pyetën imam Neveviun se pse nuk hante, ai u përgjigj; “Më vjen zor prej Zotit tim të vrapoj ndërmjet kuzhinës dhe tualetit…”. Megjithatë, të gëzosh begatitë e dhuruara prej Zotit nuk është mëkat. “O ju që besoni, hani prej gjërave të mira me të cilat Ne ju kemi furnizuar dhe falënderoni Allahun.” (2:72), thuhet në Kuranin Famëlartë. Mëkat është të tejkalosh nevojat njerëzore dhe t`i shpërdorosh ato begati. Ndërkohë që të afërmit tanë jetojnë në skamje ne nuk mund të fitojmë si shqiptarë dhe të shpenzojmë si në Amerikë. Për çdo krizë ekonomike në radhë të parë jemi fajtorë ne. Siç thotë dhe Oscari “Sado e madhe të jetë ajo që na ka bërë bota, ajo që i kemi bërë vetvetes është më e madhe.” Po, në fakt ne jemi nismëtarët e krizës. Shpërdorimi ynë, moskursimi ynë është nxitësi i humbjes së bereqetit dhe fillimit të krizës. Kursimi duhet bërë në konsumin tonë e jo të kursehet pa masë kur vjen rasti për të ndihmuar të varfrit e njerëzit në nevojë. I dashur Agron, nëse sasia e të ardhurave që përfiton është e konsiderueshme mjafton të ndjekësh shembullin e më të lumturit të historisë, Profetit Muhamed (a.s.). Ai ishte shembulli i bujarisë pa kushte, shembulli i konsumimit ideal pa shpërdorime, shembulli më i mirë që nuk e çon kurrsesi as individin e as shoqërinë në humbje e probleme sociale. Ndaje begatinë me të varfrit, mundohu të kursesh në konsumin e përditshëm dhe do shohësh bereqetin e shumëpritur prej të gjithëve. Israfi, shpërdorimi, është në dorën tonë e s’ka tjetër kush të na ndihmojë për zgjidhjen e tij… QERSHOR 2012

Di

55


Medresetë tona

HIQMET PATOZI

Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve islamë Në Shqipëri institucionet mësimdhënëse fetare (mejtepet e medresetë) u hapën pranë xhamive e teqeve disa shekuj më parë e në to mësohej kryesisht Kurani famëlartë. Por për medresetë, si institucione serioze të arsimit kombëtar fetar islam, si fidanishte të dritës së diturisë, mund të flasim vetëm në fillimet e shekullit XX, pas Shpalljes së Pavarësisë. Pa mëdyshje në ballë të tyre qëndron Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve islamë, që u hap më 1924 me vendim të Kongresit të parë të Bashkësisë Islame të Shqipërisë, për të plotësuar nevojat për kuadro fetarë. U quajt “Instituti mësimor kombëtar”, filloi punën vetëm me 24 nxënës të ndarë në 3 klasa dhe pati drejtor z. Qamil Bala, anëtar i Këshillit të Naltë të Sheriatit, ish-deputet i parlamentit shqiptar dhe mësues figura të shquara si: H. Ali Korça, Sulejman Kadiu, Haxhi Mahmud Dashi, Haxhi Tahiri, Rexhep Berati, Haki Tefiku etj. Programi i saj përfshiu lëndët e kulturës së përgjithshme si të një gjimnazi klasik, gjuhë të huaja: arabisht, frëngjisht, anglisht dhe lëndë fetare: Kuran, besim, histori e shenjtë, moral etj. Në kuadrin e riorganizimit të rrjetit arsimor fetar në Shqipëri, në Kongresin e tretë të Bashkësisë Islame u vendos të suprimohen të gjitha medresetë e qyteteve si: të Shkodrës, të Beratit, të Vlorës etj., dhe të mbetej vetëm ajo e Tiranës që do të quhej Medrese e Përgjithshme dhe do të kish drejtor dijetarin H. Ismet Dibra. Brenda pak vitesh kjo formoi fizionominë e një institucioni me vlera islame ku merrej formim i shëndoshë fetar e kombëtar, ndaj edhe fitoi emër të mirë në të gjithë vendin e më gjerë. Disa nga maturantët e parë të kësaj medreseje që u diplomuan në vitin 1932, pasi kryen studimet e larta, punuan po këtu me përkushtim si mësues apo drejtues të saj. Në bangat e kësaj shkolle janë përgatitur dhe edukuar shumë kuadro studiues, inxhinierë, mjekë, ekonomistë, mësues, vaizë, imamë që kanë punuar në zona e në sektorë të ndryshëm të vendit. Veçojmë intelektualët e klerikët si: Shaban Demiraj, ish-kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Vexhhi Buharaja, orientalist, shkrimtar e përkthyes, Imam Vehbi Ismaili, kryetar i Bashkësisë Islame për shqiptarët e Amerikës etj. Nga regjimi komunist, si feja e besimi në përgjithësi, medreseja pati goditje me ashpërsi në rritje, duke nisur me reformën arsimore të vitit 1946, që lëndët fetare ia kufizoi ndjeshëm dhe ata të kulturës së përgjithshme ia detyroi si të një shkolle profesionale. Shumë mësues e drejtues ia

56

Di

QERSHOR 2012

përndoqi, ia burgosi dhe dënoi egër. Kulmi i goditjes arriti në vitin 1964 kur e mbylli fare. * * * Medresetë tona u hapën ose u rihapën në vitet `90 kur në Shqipëri ishte lënë i lirë besimi, po ringjallej jeta fetare dhe u pritën si priten dallëndyshet që sjellin pranverën. Ato sot janë 7 dhe shtrihen: në Shqipërinë Veriore (Shkodër), në Shqipërinë e Mesme (Tiranë, Durrës, Kavajë, Cërrik) edhe në Shqipërinë e Jugut (Berat, Korçë) me mijëra nxënës vajza e djem. Në vitet e para provuan vështirësi të mëdha e serioze që i kapërcyen gradualisht, duke filluar nga mungesa e ndërtesave e mjeteve didaktike-mësimore, kuadri i kualifikuar mësimdhënës, programet e deri tek tekstet mësimore aq të nevojshme. Në planet e tyre mësimore u përfshinë lëndët e kulturës së përgjithshme të shkollave të mesme të përgjithshme, 3 gjuhë të huaja (anglisht, turqisht, arabisht) dhe lëndët fetare: Kurani famëlartë, historia islame, besimi, fikhu (jurispudenca islame), tefsiri (komentimi i Kuranit) dhe hadithi (tradita profetike), kështu në këtë plan mësimor gjen aplikim edhe mendimi i një dijetari që thotë: “Shkenca pa fenë është e verbër, feja pa shkencën është e çalë”. Objektivi kryesor i medreseve ka qenë e mbetet brumosja e nxënësve me moralin islam, me ndjenja kombëtare e me vizion të qartë për të ardhmen, pajisja me dije të thella e të qëndrueshme që do t`u shërbejnë atyre për të përballuar sfidat e jetës në shoqërinë e sotme demokratike, sepse Profeti ynë i nderuar shprehet: “Allahu i lehtëson udhën për në xhenet personit që merr udhën për të kërkuar dije”. Falë kujdesit të vazhdueshëm të KMSH-së dhe kontributeve financiare të shoqatave bamirëse e fondacioneve, medresetë tashmë kanë siguruar godina të reja e të bukura, mjedise të përshtatshme bashkëkohore për mësim e etje, laboratorë, biblioteka, palestra, kënde sportive, materiale didaktike e mjete informacioni për t`i pasur zili. Në to janë vendosur edhe drejtues e mësimdhënës të zotë e të përkushtuar në punë, përcjellës të diturisë, që ruajtën e ruajnë marrëdhënie të drejta e korrekte me komunitetin e nxënësit, duke plotësuar një kusht të rëndësishëm për institucionet arsimore edukuese. Ndaj fatmirësisht edhe pse pranimet e nxënësve në medrese bëhen vetëm me konkurs, numri e cilësia e tyre (djem e vajza) vjen duke u rritur çdo vit. Suksesi i medreseve shfaqet qartë në përvetësimin prej nxënësve të lëndëve të shkencave natyrore në gjuhën ang-


leze, në kalueshmërinë e lartë e cilësore në të gjitha lëndët e veçanërisht në provimet e lirimit dhe të Maturës Shtetërore, ku ndonjëra prej tyre (Tirana) konkurron denjësisht shkollat më të mira shqiptare publike a private. Këto shkolla, në shërbim të ngulitjes e të thellimit të njohurive që marrin nxënësit në klasë, organizojnë javët e shkencave, panairet shkencore, projektet kurrikulare shumë të efektshme për cilësinë. Nxënësit e medreseve aftësohen gjithashtu të mësojnë mirë njohin thelbin e ajeteve, leximin dhe këndimin përmendësh të Kuranit, të kushtetutës islame, komentet e dijetarëve për ligjet islame dhe hadithet, po kështu të kryejnë praktikat e adhurimeve detyrimeve fetare. Në konkurset për Kuranin, të organizuara brenda shkollave, kanë shfaqur dëshirën për pjesëmarrje çdo vit dhe përgatitje të kënaqshme. Po kështu nxënësit e përparuar e të talentuar, në konkurset që organizon KMSH ndërmjet medreseve të vendit, kanë qenë të suksesshëm. Janë paraqitur mirë edhe në Olimpiadat e MASH për lëndët matematikë, fizikë, kimi, biologji e informatikë, madje shumë mirë në olimpiadat dhe projektet ndërkombëtare. Edhe edukimi me të drejtë në medresetë tona është vle-

rësuar drejt e paralel me mësimin si një e të pandarë. Me mësim nxënësit ndriçojnë mendjet, me besim ushqejnë zemrat dhe pastaj reflektojnë sjellje shembullorë në shkollë e jashtë saj. Është punuar që edhe aftësitë e tyre t`i shfrytëzojnë nesër jo vetëm për vete, por edhe për familjen e mbarë kombin dhe progresin e tij të pandalshëm. Për këtë qëllim zhvillohen edhe veprimtari praktike orientuese që nxënësit e medreseve të dinë të udhëzojnë e të tërheqin në rrugën e drejtë të Islamit edhe persona të tjerë të afërm ose të njohur, sepse udhërrëfyesi ynë, Muhamedi (a.s.) shprehet: “Ai që udhëzon një njeri në rrugë të drejtë, është sikur të ketë fituar gjithë botën”. Nxënësit e medreseve, falë punës së mirë bindëse të bërë me ta, i janë shmangur veseve të këqija, kanë qëndruar larg të ndaluarave nga Islami, u kanë shpëtuar edhe infeksioneve të rrezikshme të përhapura sot si: duhani, alkooli, bixhozi e droga dhe ata asnjëherë s’kanë pretenduar e kërkuar lirinë e shfrenuar. Përgjithësisht të gjitha medresetë tona, me punën e me përkushtimin e duhur, objektivat e veta i kanë plotësuar mirë ose janë në rrugën e plotësimit të tyre të plotë, ndaj meritojnë të përgëzohen.

QERSHOR QE Q ERSH HO O R 2012 2012 20

Di Di

57 57



Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

QERSHOR 2012

Di

59


60

Di

QERSHOR 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.