Revista Drita Islame, Gusht 2012

Page 1

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

Viti XXI | Nr. 8 (355) | Gusht 2012 | Cmimi: 150 Lekë

www.dritaislame.al

GUSHT 2012

Di

1


2

Di

GUSHT 2012


GUSHT 2012

Di

3


www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 8 (355) Gusht, 2012

6

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.

8 10

16

Në fokus

Nata e Kadrit

- Mbahet simpoziumi "Ramazani dhe Kur'ani" - KMSH shtron iftarin e parë të Ramazanit - Ramazani në Londrën olimpike

Komente & Opinione Redi Shehu Komente & Opinione Edison Çeraj Kush ka të drejtë?

18 22 26

Forum Ajni Sinani

Intervista

Retrospektivë Hafiz Ali Korça

28

Personalitet Ahmet Çaushi Myfti Raif Kadiu

30 32 Di

Foto arkiv

40 42

Norvegjia, vendi i fjordeve, aty ku netët nuk kanë errësirë

Bota jonë

Domethënia e Sadakasë së Fitrit

Bota jonë Hafiz Ibrahim Dalliu Komentimi i ajetit të agjërimit

44 46

Bota jonë Forca e lutjes

Bota jonë Xhemal Balla Vlerat e agjërimit në edukimin e vullnetit dhe të karakterit të njeriut

48

Familja Aisa Kokiçi Si të thyejmë kokëfortësinë e fëmijëve

50

Shëndeti

52

Kuriozitete

54

Festimi i lirisë në Shkodër - 1912

Reportazh Eduart Thartori

Bota jonë Sefer Bajraktari Zekati, sinqeriteti i bujarisë dhe i adhurimit

Respekti ndaj prindërve

Hutbe e Bajramit

4

38

Tre dimensionet e komunikimit

17

Bota jonë Naim Drijaj Mësimi dhe arsimi janë baza dhe jeta e Islamit

Aktualitet

E ardhmja e rinisë myslimane në një botë të globalizuar

GUSHT 2012

36

Duke hyrë në festën e Bajramit

ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000

Editorial Dorian Demetja

- Agjërimi pa syfyr të shendosh!

- Zbulohet Kur'ani i Kongresit të Lushnjes - Një algjeriane agjëron Ramazanin e 111

Shkencë Dr. Ibrahim B. Sied Ndikimi i Islamit në mjekësinë botërore -1

56

Faqja juaj Ahmed Muratbegoviç Agjërimi


GUSHT 2012

Di

5


Editorial

DORIAN DEMETJA

Në trevat shqiptare bajramet janë festuar gjithmonë në mënyrë solemne. Bajrami ka lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme te besimtarët shqiptarë edhe në çastet më kritike. Ai është freski për familjen...

Duke hyrë në festën e bajramit Ditët e bajramit janë ditët e gëzimit të përbashkët me familjen, të afërmit, fqinjët, shokët dhe të gjithë njerëzit në botë. Të gjithë këta mund të mbeten të kënaqur po qe se përjetohet kuptimi i vërtetë i bajramit. Nisur nga kjo, bajrami duhet të jetë për hir të Krijuesit, pretekst dashurie, dhembshurie, mëshire dhe ndihmese për të gjitha krijesat, sepse bajrami është gëzim i individit dhe i shoqërisë; është ndarja e këtij gëzimi mes njerëzve; është hyrje në klimën e ndjenjave; është mundësia që të gjithë myslimanët ta ndiejnë veten vëllezër. Nuk mund të mendohet që të ketë gëzim dhe kënaqësi bajrami për ata që u kthejnë shpinën miqve, të afërmve, fukarenjve dhe vëllait të mbetur mënjanë. Kjo festë e madhe e gëzimit, mëshirës, faljes, mirëkuptimit, vëllazërimit dhe paqes, i bekon të gjithë besimtarët me më shumë dashuri e respekt për njëri-tjetrin, me më shumë dëshirë e përkushtim për të shfaqur vlerat e mirësisë e të solidaritetit njerëzor, si dhe për të kryer vepra të dobishme në shërbim të vendit dhe të ardhmes së tyre. Në këto ditë ndërmjetësohet për të pajtuar të zemëruarit, mëritë dhe armiqësitë marrin fund, miqësitë forcohen, të vegjëlve u jepen dhurata, vizitohen të sëmurët, sepse kjo është dita e gëzimit dhe e lumturisë së përbashkët. Kremtimi i kësaj feste u jep myslimanëve një emocion të veçantë, një frymë të re, një zell të ri në punët e tyre fetare dhe të kësaj bote. Gjatë kësaj feste myslimanët japin shembullin më të bukur të bashkimit dhe unitetit islam.

6

Di

GUSHT 2012


Profeti Muhamed (a.s.) na thotë se, në bajrame duhet të tregohet gëzim e hare me qëllim që të manifestohet uniteti, toleranca, forca dhe vëllazërimi.“Në ditët e bajramit hahet, pihet dhe shkëmbehen vizita.” Bajrami i Ramazanit nis me përfundimin e agjërimit njëmujor dhe vazhdon tri ditë. Ky quhet edhe Bajrami i Fitrit meqë gjatë muajit të Ramazanit jepet sadakaja e fitrit si detyrim falënderimi për arritjen e këtij muaji shëndoshë e gëzuar. Myslimanët përjetojnë në këtë festë gëzimin dhe lumturinë e agjërimit gjatë një muaji me radhë për hir të Allahut, e kapërcimit të vështirësive dhe të çuarjes në vend të urdhrit të Zotit Fuqiplotë. Bajrami i Ramazanit është i lidhur me përfundimin e suksesshëm të agjërimit dhe me fillimin e shpalljes së Kuranit, ndërsa Bajrami i Kurbanit me përfundimin e shpalljes së tij dhe me Haxhin. Të kremtuarit e këtyre ditëve na përkujton ditët e lavdishme të së kaluarës së ndritshme Islame dhe i inkurajon myslimanët për angazhime të mëtejshme, për detyra të reja dhe energji më të mëdha në organizimin dhe krijimin e një të ardhme më të mirë e më të lumtur. Në trevat shqiptare bajramet janë festuar gjithmonë në mënyrë solemne. Bajrami ka lënë gjurmë të thella e të pashlyeshme te besimtarët shqiptarë edhe në çastet më kritike. Ai është freski për familjen, madje edhe besimtarët më të dobët, bajramit i kushtojnë kujdes e rëndësi të veçantë. Ditën e bajramit e gjithë familja ngrihet herët, marrin abdes, veshin rrobat më të bukura, lyhen me erëra të mira dhe shkojnë në xhami. Xhamitë mbahen të pastra, të aromatizuara dhe zbukurohen e ndriçohen si asnjëherë

tjetër. Ndërkohë rrugët kryesore të fusin nën aureolën e një ditë festive duke qenë të mbushura me postera, banderola dhe banera që shprehin urimin e Ramazanit dhe ditës së Bajramit. Pas namazit të bajramit, kudo, në qytete e fshatra, në lagje e në rrugë, të njohur dhe të panjohur takohen, përqafohen dhe i urojnë bajramin me gjithë zemër njëri-tjetrit. Urimi i bajramit nuk harrohet edhe për ata që janë larg. Është traditë e bukur që fëmijëve që trokasin në dyert e shtëpive për të uruar bajramin, i gëzojmë duke iu dhënë sheqerka. Pasi shtrohet në shtëpi tryeza me ushqimet më të mira, hahet dhe festohet duke e falënderuar në fund Allahun për begatitë e Tij të panumërta. Pasdite ose të nesërmen nisin vizitat nëpër shtëpi, të afërm, fqinj, shokë e miq. Në këtë festë nuk mungojnë gjithashtu argëtimet, programet artistike dhe aktivitetet e ndryshme kulturore. Feja islame nuk është fe vetëm e trajtave dhe e ceremonive. Ajo mes trajtave praktike të caktuara, kërkon kuptime të thella e të larta dhe formon një shpirt fisnik. Në këtë mënyrë, bajrami i jep indikacion të qartë myslimanit se me besim të fortë dhe qëndrueshmëri permanente, mund të arrijë kontroll të përkryer mbi veten dhe të vendosë baraspeshë ideale midis materiales dhe shpirtërores. Le të shërbejnë këto ditë feste, si një mundësi reflektimi për të gjithë ne, për të rishikuar e vlerësuar harmoninë dhe tolerancën fetare, si vlerën më të arrirë të shoqërisë shqiptare, për të na mundësuar që të kapërcejmë të gjitha vështirësitë e të sotmes dhe realizuar të gjitha dëshirat dhe aspiratat e së nesërmes.

GUSHT 2012

Di

7


Në Fokus

Nata e

KADRIT “Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit.” (Kadr, 1)

Për rëndësinë e madhe që ka Nata e Kadrit, për madhështinë e saj, Zoti i shpalli Muhamedit profetësinë nëpërmjet alës së Tij, që është Kur'ani i Shenjtë, i cili është burimi kryesor dhe baza e vërtetë mbi të cilën qëndron e gjithë ndërtesa e fesë islame. Është pikërisht kjo natë e madhe që i fton besimtarët të pendohen, të drejtohen me sinqeritet te Zoti, duke besuar se edhe veprat e tyre do të maten e do të dalin në shesh ditën e llogarisë. Kjo është nata e vlerësimit, siç emërtohet nga Zoti me alën “Kadren”, që domethënë vlerë, rëndësi, përcaktim, zbatim, plotësim, sundim, paracaktim i sundimit dhe i punëve të dynjasë. Veç të mirave dhe mëshirës, faljes, engjëjt zbresin pranë njerëzve dhe çdo qenieje të gjallë i caktohet rrisku i saj. Në këtë natë përcaktohen të gjitha rregullat e punës për të gjithë vitin, ashtu siç thuhet në Kur'an: “Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë nga Zoti. Çfarë dëshiron Ai

8

Di

GUSHT 2012

nga punët e Tij do të bëhet.”(Duhân, 4) Prandaj kjo natë është quajtur nga Zoti “Natë e Kadrit”, si për vlerat ashtu edhe për madhështinë e saj, sepse në të caktohet gjithçka, për të gjitha qeniet. Nata e Kadrit përsëritet disa herë në Kur'an për rëndësinë madhe që ka. Në suren Duhân, ajeti 1-6 thuhet: “Pasha Librin sqarues të së drejtës nga e padrejta. Ne e zbritëm atë në një natë të bekuar, në natën e begatshme të Kadrit. Ne dëshiruam t’u tërheqim vërejtjen e që njerëzit të jenë të gatshëm. Në atë natë zgjidhet çdo çështje në mënyrë të prerë - urdhër i caktuar nga vetë Ne. S’ka dyshim se Ne dërguam profetë, mëshirë nga Zoti yt. Ai është dëgjuesi e i dituri.” Zoti dërgoi profetë për t’u treguar njerëzve rrugën e drejtë, për t’u treguar ato çfarë u nevojiten atyre në fenë e vërtetë dhe në jetën praktike, të gjitha mësimet që kanë të bëjnë me drejtimin e njeriut, që ai të arrijë lumturi si në këtë botë ashtu dhe në jetën e përsosur – Ahiret.


A ka natë më të madhe se kjo, në të cilën mëshira e Zotit dhe engjëjt janë në pritje të pendimit të besimtarëve e të shkruajnë menjëherë? Ashtu siç thotë Zoti në Kur'an, “O besimtarë! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet ...” (Tahrim, 8)

Nata e Kadrit është në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit. Koha e saktë është mbajtur e fshehtë nga Zoti me qëllim që besimtarët këto dhjetë ditë të shumëfishojnë veprat e mira, të shtojnë përmendjen e Allahut, me qëllim që të fitojnë mëshirën e Tij dhe të presin të mira e begati për hir të kësaj nate. Shumica e dijetarëve islamë, duke u mbështetur edhe në alët e Profetit (a.s.), mendojnë se Nata e Kadrit është në natën e 27-të të Ramazanit, duke argumentuar me alën “hije”(ajo), që është e 27-ta alë në suren “Kadër”. Është pikërisht kjo alë që bën shenjë për këtë natë të mirë. Në këtë natë, po sipas dijetarëve islamë, çdo send që gjendet në tokë i bën sexhde Zotit. Të gjitha dritat janë të ndezura në çdo vend deri sa të zbardhet dita; dëgjohet selami (përshëndetja) nga engjëjt dhe të shkruarit e tyre; pranohet lutja e atyre që luten e kërkojnë ndihmë. Për vlerën e Natës së Kadrit, Pejgamberi ynë, Muhamedi

(a.s.) ka thënë: “O Zot! Ti je falës, e do faljen, më fal mua!” Prandaj detyra e çdo myslimani në këtë natë të madhe është të mbështesë H. Muhamedin (a.s.) dhe të udhëhiqet sipas porosive të tij në të gjitha punët, duke e nderuar dhe respektuar atë. A ka natë më të madhe se kjo, në të cilën mëshira e Zotit dhe engjëjt janë në pritje të pendimit të besimtarëve e të shkruajnë menjëherë? Ashtu siç thotë Zoti në Kur'an, “O besimtarë! Kthehuni tek Allahu me një pendim të sinqertë, që Zoti juaj t’jua shlyejë gabimet ...”. (Tahrim, 8) Është kjo natë e madhe që i pastron shpirtrat e besimtarëve nga gjynahet. Është një amnisti e madhe nga zjarri i Xhehenemit për në Xhenet, që gëzon mijëra shpirtra e i bën të lumtur. Andaj çdo myslimani i takon të punojë për të fituar shpërblimin e kësaj nate të madhërishme.

GUSHT 2012

Di

9


VENDI

Aktualitet Mbahet simpoziumi "Ramazani dhe Kur'ani" Komuniteti Mysliman i Shqipërisë organizoi më 17 korrik 2012, një simpozium me rastin e fillimit të muajit Ramazan. Në këtë aktivitet u trajtua rëndësia, vlerat dhe dobitë e Ramazanit dhe lidhja e tij me Kur'anin. Simpoziumi nisi me këndimin e një pjese kuranore nga hafizi 16- vjeçar Enes Hyka, nxënës në Medresenë e Tiranës. Në vijim, të ftuarit dhe pjesëmarrësit i përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça. Në alën e tij z. Muça e vuri theksin te rëndësia e këtij muaji të madh, në të cilin, siç u shpreh ai, manifestohet bindja e besimtarëve dhe përkushtimi i tyre ndaj Zotit, por edhe respekti dhe vlerësimi për njëritjetrin. “Ramazani është koha e kultivimit të vlerave morale e shpirtërore, është koha që na fton të kthehemi e të rivlerësojmë raportet tona me Zotin, veten e të tjerët”, tha Kryetari Muça. Fjalë përshëndetëse mbajtën edhe Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari dhe ai i

10

Di

GUSHT 2012

Durrësit, Redi Quku. Në alët e tyre, drejtuesit myslimanë u përqendruan në rëndësinë që ka ky muaj për besimtarët dhe atmosferën e veçantë që ai sjell. Ata i ftuan besimtarët që të jenë më afër Kuranit, ta shohin këtë muaj si mundësi për t’iu kthyer alës së Zotit, për ta lexuar, për ta kuptuar dhe për ta zbatuar atë. “Ramazani është muaji i Kuranit. Të mos e braktisim Fjalën e Allahut dhe t’i mbajmë xhamitë tona me leximin e Librit të Tij. T’i mbushim ditët me dashurinë dhe shpirtin e tij, që të bëjmë kthesë nga rruga e humnerave ku po na shpien”, ishin disa nga porositë e drejtuesve myslimanë për besimtarët. Në vijim, teologu Bilal Teqja, zv/myfti i Tiranës, referoi temën “Vlerat dhe dobitë e Ramazanit”. Në kumtesën e tij, z. Teqja solli në vëmendje disa nga vlerat e shumta të këtij muaji. Duke e ilustruar alën e tij me ajetet e Kur'anit dhe thëniet e urta profetike, z. Teqja i ftoi besimtarët që ta shfrytëzojnë këtë

dhuratë dhe ta shohin Ramazanin si stacion për fisnikërimin e ndjenjave dhe humanizimin e shpirtit. Për temën “Lidhja e Ramazanit me Kur'anin” referoi teologu Ahmed Kalaja, imam i xhamisë “Dine Hoxha”. Në kumtesën e tij, z. Kalaja e vuri theksin te lidhja që ekziston mes Ramazanit dhe Kur'anit, pasi të dy ndërmjetësojnë për robin te Zoti i Gjithësisë. Për këtë ai përmendi hadithin profetik: "Agjërimi dhe Kur'ani ndërmjetësojnë tek Allahu për robin në Ditën e Gjykimit..." Imam Kalaja i ftoi të pranishmit në sallë që të angazhohen më shumë me Librin e fesë së tyre, ta lexojnë dhe ta vënë atë në jetë. Për temën “Ramazani dhe Kur'ani në jetën e Profetit” referoi Lauren Luli, imam i xhamisë së Medresesë. Mes të tjerash teologu Luli solli detaje nga jeta e Profetit dhe rëndësia që ai u kushtonte agjërimit dhe Kur'anit, sidomos gjatë Ramazanit. Simpoziumi u mbyll me një koktej.


Ramazani në Tiranë dhe rrethe “Gëzuar Ramazanin!”, muajin më të dashur të myslimanëve në të gjithë botën. Ky ishte urimi që kalonte gojë më gojë dhe sinjalizonte afrimin e mikut të përvitshëm, nëpërmjet të cilit na jepet shansi për t’u afruar me Zotin, për të përfituar prej faljes dhe mëshirës së Tij të pafund. Ramazani i këtij viti vjen në një kohë ku termometri regjistron temperatura të larta, e megjithatë kjo nuk i pengon besimtarët që të agjërojnë, të falen dhe ta gjallërojnë këtë muaj. Ky Ramazan i gjen shqiptarët në një vit jubile, në 100 vjetorin e pavarësisë, ku lutjet më të shpeshta janë për paqe e më shumë fat për Shqipërinë dhe shqiptarët kudo që janë. Kryetari Muça uron besimtarët Me rastin e fillimit të Ramazanit, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Selim Muça, ka uruar të gjithë besimtarët, por edhe qytetarët shqiptarë kudo që ndodhen. “Ramazani është muaji i faljes, ta falim njëri-tjetrin, sepse gjithsecili ka dikë për të falur. Ky është muaji i dashurisë, ta duam njëri-tjetrin për hir të Krijuesit. Ky është muaji i mëshirës, t‘i mëshirojmë krijesat e Zotit, që të na mëshirojë Krijuesi ynë. Ky është muaji i ndihmës, të ndihmojmë njëri-tjetrin. Ramazani vjen që të begatojë shpirtrat dhe mendjet tona, që të krijojë një atmosferë mirëkuptimi, mirësjelljeje, devocioni; një atmosferë bujarie e paqtimi, duke na emancipuar në veprat dhe mendimet tona. Ramazani ka për qëllim kryesor

devotshmërinë e njeriut, pastrimin shpirtëror dhe edukimin e tij me vlera dhe aspirata të larta. Ky muaj na nxit që të jemi gjithmonë të gatshëm të bëhemi më humanë dhe udhërrëfyes për të mirën e përgjithshme, për fe e atdhe. I lutem Zotit që ky muaj të sjellë në familjen e çdo shqiptari paqe, qetësi dhe harmoni. Allahu i Gjithëmëshirshëm e bekoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera”, uroi Haxhi Selim Muça. Shqiptarët presin Ramazanin Takime me rastin e Ramazanit janë organizuar në të gjitha qytetet e Shqipërisë, ku myslimanët kanë nisur nga përgatitjet për pritjen me dashuri të këtij muaj. Pritja e Ramazanit është kthyer tashmë në një traditë festive për besimtarët. Ndërkohë edhe të tjerët përpiqen të respektojnë sakrificën e bashkëqytetarëve të tyre, duke shpresuar dhe uruar për një agjërim të lehtë e adhurim të pranuar te Zoti. KMSH zbukuron rrugët e kryeqytetit Komuniteti Mysliman Shqipërisë në bashkëpunim edhe me Bashkinë e Tiranës, ka zbukuruar rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit në mënyrë që atmosfera e këtij muaji të ndihet nga kushdo. Flamuj, banderola, drita e Citylight-e janë vendosur kudo në Tiranë, me qëllim përcjelljen dhe transmetimin e

mesazhit që mbart ky muaj: sakrificë, pendim, mëshirë dhe falje. Këtë vit si asnjëherë tjetër strukturat e KMSH-së si në qendër ashtu edhe në rrethe janë angazhuar maksimalisht për ta bërë sa më të ngrohtë ardhjen e muajit të mëshirës. Në ditët në vazhdim do të ketë aktivitete festive, simpoziume, emisione televizive si dhe iftare për besimtarët gjatë gjithë muajit. Emisioni “Me syrin e zemrës” Për të dytin vit radhazi KMSH organizon “Me syrin e zemrës”, një emision fetaro-kulturor i cili do të shoqërojë shqiptarët çdo mbrëmje, gjatë gjithë Ramazanit, në RTV Ora News. Në këtë cikёl emisionesh do tё trajtohen biseda të ndryshme me karakter fetar dhe social, me qëllim promovimin e të vërtetave të Islamit, si një fe që trajton dhe përfshin jetën e njeriut në të gjitha aspektet. “Me syrin e zemrës” do të ofrojë një mundësi më shumë për të bashkëbiseduar me ndërgjegjen e teleshikuesit për çështje dhe problematika të caktuara. Për 30 ditë me radhë, ky emision do të jetë i pranishëm pranë qytetarëve dhe besimtarëve, duke bërë që Ramazani i këtij viti të ndihet dhe përjetohet ndryshe nga vitet e kaluara. Ramazani është një muaj i qetë, me kuptim, dhe me motivin për të qenë pranë Zotit, të afërmve, të dashurve, pranë lutjeve dhe falënderimeve. Një muaj paqeje, bekimi e faljeje për të gjithë. GUSHT 2012

Di

11


KMSH shtron iftarin e parë të Ramazanit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shtroi më 20 korrik 2012, iftarin e parë të Ramazanit, ku morën pjesë drejtues të shtetit, krerët e komuniteteve fetare, drejtues të bashkësive islame të rajonit, diplomatë, përfaqësues të spektrit politik dhe figura të jetës shoqërore. Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça pasi uroi të pranishmit për këtë muaj të bekuar tha se “kjo është filozofia e Ramazanit, të hamë, të falim dhe të mëshirojmë njëri-tjetrin”. “Allahu i Gjithëmëshirshëm e begatoftë popullin, vendin dhe kombin tonë. Paçi mirësi e begati dhe Zoti jua pranoftë agjërimin dhe adhurimet e tjera”, uroi z. Muça. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e pranishme në këtë iftar, uroi kreun e Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça dhe myslimanët shqiptarë për muajin e madhërueshëm të Ramazanit, agjërim

të mbarë e të pranuar. “Ramazani është muaji i sakrificës. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të nderosh sakrificën. Këto janë ditë të faljes, të lutjes e të solidaritetit. Ramazani është koha kur ne mendojmë për ata që nuk kanë”, tha znj. Topalli. Znj. Topalli gjithashtu theksoi se “në këtë vit jubilar për shqiptarët, në përpjekjet e tyre për liri e mëvetësi në thelb qëndron sakrifica njerëzore. Sakrificën për Zotin dhe njëri-tjetrin ne e dëshmojmë shumë mirë, sepse i kemi dhënë botës një model të shkëlqyer, duke treguar se jemi të bashkuar në diversitet. Harmonia fetare është pasuria jonë më e madhe dhe aseti që na dallon nga popujt e tjerë të botës”. Më tej përshëndeti edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava. “Më lejoni – u shpreh z. Tërnava, - t’ju sjell përshëndetjet e Kosovës për këtë muaj të madh e të rëndë-

sishëm për myslimanët e mbarë botës. Zoti na e lehtësoftë agjërimin dhe na pranoftë të gjitha punët e mira.” Ndërsa sekretari i Bashkësisë Islame Fetare të Maqedonisë, Afrim Tahiri, tha: “Duke ju uruar të gjithëve për këtë mirësi të madhe, shpresoj dhe i lutem Zotit që ta përjetojmë dhe ta kalojmë sa më gëzueshëm këtë muaj vlerash e dobish të shumta. Kam porosi të veçantë nga kreu i myslimanëve të Maqedonisë, H. Sulejman Rexhepi, t’ju përcjell urimet më të përzemërta me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë së kombit tonë”. Komuniteti Mysliman e ka kthyer në traditë organizimin e iftarit të parë të Ramazanit. Nëpërmjet kësaj ceremonie institucioni bashkon krerët e shtetit dhe figura të rëndësishme të jetës politike, kulturore e fetare, të cilët vijnë për të nderuar sakrificën e myslimanëve në këtë muaj.

përfaqësues të pushtetit lokal, myftinj e teologë si dhe emra të njohur të jetës publike të kryeqytetit. Myftiu Ylli Gurra, falënderoi përzemërsisht pjesëmarrësit për përgjigjen e ftesës dhe theksoi se Ramazani përveçse një stacion për pastrimin e shpirtit dhe forcimin e besimit të njeriut, është një moment ku manifestohen dhe marrin trajtë të mirëfilltë vlerat e larta morale

njerëzore. “Ramazani – tha kreu i myslimanëve të kryeqytetit, – është koha kur Zoti përtej agjërimit dhe adhurimeve të tjera, na fton të rivlerësojmë raportet tona me veten dhe të tjerët dhe të kontribuojmë për të mirën e përgjithshme. Gjithçka që ne kryejnë në këtë muaj ka si themel vlerat e larta morale si: dashurinë e sinqertë ndaj qenieve të tjera njerëzore,

Iftare nëpër rrethe TIRANË Myftinia e Tiranës bashkon në iftar personalitete të politikës, kulturës dhe fesë Myftinia e Tiranës shtroi një iftar më 1 gusht 2012, ku morën pjesë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, kryetari i opozitës dhe i Partisë Socialiste, Edi Rama, prefekti i Tiranës, Keltis Kruja, përfaqësues të komuniteteve fetare, deputetë,

12

Di

GUSHT 2012


zemërgjerësinë, mëshirën, ndjenjën e pastër të vëllazërisë dhe solidaritetit social, respektimin e përgjegjësisë së

individit dhe shoqërisë”. Ministri Aldo Bumçi në alën e tij, theksoi se, në këtë muaj ndihet më

tepër prania e Zotit, njerëzit afrohen më shumë me njëri-tjetrin, sepse ajo që i vë në lëvizje është dashuria dhe

respekti për besimin dhe virtytet e larta njerëzore. “Shpresoj që ky muaj të frymëzojë sa më shumë vlera të larta dhe të ndikojë pozitivisht në jetën e besimtarëve dhe të mbarë shoqërisë shqiptare”, u shpreh z. Bumçi. Të pranishmit i përshëndeti edhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama. “Më lejoni të adresoj një urim të veçantë për agjëruesit, për ata që i referohen kësaj periudhe të veçantë kohe. Zoti ua lehtësoftë agjërimin dhe u dhëntë forcë për ta përmbushur sa më lehtë këtë sakrificë sublime”, tha z. Rama. Kreu i opozitës u ndal edhe në bashkëjetesën harmonike që karakterizon shqiptarët si popull. “Ne kemi një pasuri të madhe – harmoninë fetare, të cilën kemi detyrë ta ruajmë dhe t’ua transmetojmë edhe brezave të tjerë”, u shpreh z. Rama. Në fund, myftiu Ylli Gurra falënderoi edhe një herë të ftuarit dhe iu lut Zotit për mirësi dhe begati për ta dhe familjarët e tyre dhe për mbarёsinё e shoqёrisё shqiptare dhe mbarë popullit tonë.

dhe besimtare, të ftuar dhe qytetarë të thjeshtë, ku binte në sy, sidomos pjesëmarrja e madhe e të rinjve. Ky organizim i veçantë u përshëndet nga drejtori i shkollës, Omer Çallësh, i cili, pasi u uroi mirëseardhjen të gjithë pjesëmarrësve, solli në vëmendje disa nga vlerat dhe mirësitë e Ramazanit. “Aktivitete të tilla në këtë muaj të madh, - tha ai, - bëjnë që të shtohet më shumë ndjenja e solidaritetit dhe harmonisë mes besimtarëve”. Ceremonia u shoqërua me një koncert të shkurtër dhe fishekzjarrë, që ia shtuan bukurinë dhe vlerën kësaj dite të parë të agjërimit.

“Këta nëna dhe baballarë janë amanet i Zotit për ne, amanet për Shkodrën, prandaj të gjithë jemi të obliguar të kontribuojmë sa të kemi mundësi për ta”, u shpreh ai. Imam Sytari gjithashtu theksoi se respekti dhe nderimi ndaj prindërve në Islam, është një rrugë e sigurtë që të shpie drejt Xhenetit.

KORÇË “Sofra e Dashurisë” mbledh besimtarë e qytetarë të Korçës Me rastin e ditës së parë të Ramazanit, Medreseja e Korçës shtroi një iftar në rrugën përpara shkollës për afërsisht 500 persona. Në këtë tryezë mirësie merrnin pjesë besimtarë

SHKODËR Myftinia Shkodër, iftar me banorët e Shtëpisë së të Moshuarve Iftarin e parë të Ramazanit Myftinia e Shkodrës e shtroi për banorët e Shtëpisë së të Moshuarve. Në mesazhin e tij për të pranishmit, myftiu Muhamed Sytari theksoi se iftari i parë i këtij Ramazani është programuar të jetë për këta persona, pasi ata janë nëna të shtrenjta dhe baballarë fisnikë, që kanë nevojë për mbështetje dhe afrim. Myftiu Sytari ftoi të gjithë njerëzit vullnet mirë dhe biznesmenët myslimanë, që të tregohen bujarë dhe të kontribuojnë për të mirën e këtyre të moshuarve, që kanë nevojë për ndihmë dhe përkrahje të vazhdueshme.

ELBASAN Myftinia Elbasan, iftar për besimtarët Myftinia Elbasan ka shtruar iftarin e parë me rastin e fillimit të muajit të Ramazanit, ku morën pjesë mbi katërqind agjërues. Myftiu i Elbasanit Agim Duka, uroi besimtarët në këtë muaj të madhërueshëm dhe nënvizoi se Myftinia Elbasan do të organizojë iftare gjatë gjithë muajit. Ndërkohë që edhe kryebashkiaku i Elbasanit, Qazim Sejdini, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, agjërim të mbarë dhe të lehtë. “Muaji i Ramazanit është një muaj i begatisë, faljes, është muaji ku njerëzit përpiqen të jenë sa më shumë në paqe, është muaji që na edukon për më shumë mirësi vëllazëri dhe dashuri për njëri- tjetrin”, theksoi kryebashkiaku Sejdini. Iftare të tjerë në ditën e parë të Ramazanit janë shtruar edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë dhe do të vazhdojnë të shtrohen deri në fund të muajit Ramazan. GUSHT 2012

Di

13


BOTA

Ramazani në Londrën olimpike

Ramazani i këtij viti përkon me një ngjarje të rëndësishme sportive, Lojërat Olimpike të cilat zhvillohen në kryeqytetin britanik, Londër, nga 22 korriku deri më 12 gusht. Ramazani është muaji i nëntë dhe një prej periudhave më të rëndësishme të popullatës islame. Në këtë muaj, myslimanët heqin dorë nga ushqimi dhe pija, nga agimi deri në mbrëmje. Këtij rituali kanë vendosur t’i ngelen besnikë shumë prej sportistëve pjesëmarrës në këto lojëra, të cilët nuk e shohin si problem mbajtjen e agjërimit. Megjithëse autoritetet fetare kanë vendosur për ta që të mos agjërojnë gjatë ditëve të garave, shumica e sportistëve thonë se e kanë të vështirë ta braktisin këtë adhurim. Zëdhënësi i ekipit algjerian, Mohammed Azzoug thotë se nuk ka ndonjë rregull rreth agjërimit për sportistët. “Është një gjë personale. Ne vetëm sa u kemi dhënë informatat bazike, por në fund janë sportistët ata që vendosin”.

14

Di

GUSHT 2012

Ndërkaq, vrapuesi i garës për 1,500 metra, Mohamed Hassan nga Somalia, thotë se gjendet para një zgjedhjeje të vështirë. “Është një muaj i bekuar. Kam 11 muaj që e pres. Si sportist, mund të më shkaktojë vështirësi, por jam i gatshëm të agjëroj dhe të ushtroj të gjitha ritet, edhe pse e di që vështirësitë janë të shumta” Shoku i tij i skuadrës, Zamzam Mohamed Farah, ka të njëjtin mendim. “Është një çështje personale. Unë jam duke agjëruar dhe nuk mendoj se kjo do të ndikojë negativisht tek unë.” Organizatorët e Olimpiadës “Londër 2012”, njoftojnë se kanë kohë që merren me përgatitjet. Janë marrë masat e duhura për furnizimin me ushqim për ata persona që duan ta kalojnë këtë kohë me agjërim. Po ashtu, sipas tyre, janë vënë në dispozicion edhe hapësira multifetare, ku sportistët mund të kryejnë lutjet e tyre të përditshme. Jo shumë larg zonës së Fshatit Olimpik jeton një komunitet prej 250

mijë myslimanësh. Kështu që shumë nga xhamitë dhe qendrat islame të zonës, kanë hapur dyert për të pritur sportistët myslimanë por dhe familjarët e tyre. “Këtë vit presim një numër të madh njerëzish që të trokasin në dyert tona. Sot është dita e parë dhe i tërë vendi është i mbushur”, thotë Salman Farsi, zëdhënës i xhamisë së Londrës Lindore. Yahya Alkasmiyah, një aktivist mysliman me prejardhje nga Bangladeshi, mendon se sportistët duhet të agjërojnë pavarësisht ngarkesës gjatë aktiviteteve sportive. “Ky është një gjykim individual. Por, unë nuk mendoj se Olimpiada është një arsye aq bindëse që të vendosësh të mos agjërosh. Mendoj se Ramazani e ngre moralin e sportistëve dhe u jep atyre mbështetje”. Kjo është hera e dytë që lojërat olimpike zhvillohen gjatë Ramazanit. Për herë të parë ato janë zhvilluar në vitin 1980 në Moskë.


GUSHT 2012

Di

15


Komente & Opinione

REDI SHEHU

TRE DIMENSIONET

E KOMUNIKIMIT Askush nuk e ka vënë ndonjeherë në dyshim rolin domethënës të komunikimit në një shoqëri. Të gjithë në një farë mënyre i nënshtrohen një konsensusi përsa i përket kësaj teme, por problemi fillon të pluskojë në sipërfaqe kur bëhet alë për aktualizimin e këtij komunikimi në përditshmërinë tonë. Njeriu është në thelb një qënie komunikuese destinacioni i të cilit është të përcaktojë dy ekstremet e komunikimit që janë, burimi dhe destinacionin e tij si dhe përbërësin e tretë shumë të rëndësishëm i cili është vetë mesazhi komunikues i cili lidh burimin nga fillon komunikimi me destinacion në të cilin ky mesazh do të dërgohet. I dizenjuar si qënie komunikuese nga një Zot i vetëm po ashtu komunikues, njeriut i është taksur një detyrë shumë e rëndësishme në ndërtimin e arkitekturës komunikuese e cila për hir të së vërtetës shtrihet në një marrëdhënie trekëndore midis dimensionit të komunikimit të brëndshëm apo metafizikës së komunikimit, të dimensionit vertikal të marrëdhënies së tij me Zotin, dhe të dimensionit horizontal i cili ekspozohet në formën e marrëdhënies me shoqërinë apo të ndërtimit të komunikimit kolektiv. Përsa i përket dimensionit metafizik të komunikimit, ai në thelb të vetin ka shpirtin që është një qënie intelektuale e cila intelektualiten e vet e aktualizon dhe e perfeksionon në sajë të raporteve të veta me dijen. Është pikërisht përmes këtij intelekti që shpirti i njeriut arrin nivele superiore përmes proçesit të eksplorimit të dijes e cila e përthyer në marrëdhëniet me trupin njerëzor, përbën atë njësinë qëndrore të formulimit të mesazhit komunikues që zanafillon së brëndshmi, për t’u shtrirë së jashtmi pastaj në marrëdhënien vet horizontale me shoqërinë. Komunikimi i brendshëm i qënies njerëzore si pasojë

16

Di

GUSHT 2012

e këtij proçesi, finalizohet me mendimin si elementi bërthamor i proçesit komunikues, i cili pastaj mund të ndahet në dy pjesë në substancën e vet si bërthamë e komunikimit të brendshëm dhe në aparencën medituese si mendim i projektuar në shoqëri. Që një individ të gëzojë një komunikim të shëndetshëm në raportet e veta horizontale, do të duhej që së pari të stabilizonte një komunikim po aq të shëndetshëm së brëndshmi me veten e tij përmes atributit të cilin e gëzon vetëm ai, atë të vetqortimit dhe vetpërmirësimit permament. Në dimensionin vertikal të komunikimit të individit me Zotin e tij, elementi thelbësor i këtij komunikimi përqëndrohet tek zemra, tashmë jo si një organ i banalizuar në formën e një pompe gjaku, por në zemrën metaforike të meditimit dhe ndjenjave. Ky dimension pasurohet për me tepër nga atributi i Krijuesit që të ndërhyjë mes njeriut dhe zemrës së tij duke influencuar direkt në komunikimin transhendent të tij. Edhe pse shumë njerëz nuk e pohojnë ekzistecën e një dimensioni të tillë komunikues, kjo nuk i përjashtëson ata nga një kategorizim i tillë. Ata vetëm nuk janë të ndërgjegjshëm për ekzistencën e këtij komunikimi. Nga ana tjetër marshimi ynë i brëndshëm drejt diturisë na afron gjithmonë e më tepër me të vërtetën e cila është një shteg i pashmangshëm drejt Zotit, ngase Zoti është vetë e vërteta dhe sa më shumë dije marrim aq më afër Tij jemi. Sa më në raporte të drejta të jetë komunikimi ynë i brëndshmë aq dhe më i stabilizuar dhe më I mirë do të jetë komunikimi ynë ndërpersonal me shoqërinë, sepse veprimi komunikues zanafillën e tij e ka pikërisht tek komunikimi i brëndshëm, tek mendimi si fillim i aktit komunikues. Komunikimi ndërpersonal apo komunikimi horizontal, është në proçes i ndarjes së ideve përmes dy a më shumë


personash në përpjekje për të thjeshtësuar proçesin e të kuptuarit të ndërsjelltë. Gjatë këtij proçesi realizohet shpërndarja e informacioneve dhe e fakteve, por ajo që është më e rëndësishme është përhapja e vlerave. Ky tip komunikimi mund të realizohet në nivele të ndryshme, në komunikim grupi, komunikim masiv, ndërkulturor, religjioz, social-ekonomik, politik etj. Ai realizohet përmes formash të ndryshme të të ndërkuptuarit dinamik ku ne kuptojmë të tjerët dhe kërkojmë që të tjerët të na kuptojnë. Ndihmon gjithashtu në reduktimin e injorancës dhe të pasigurisë mbi aktualitetin dhe në të njëjtën kohë stabilizon fuqi dhe pushtet mbi poseduesin e informacionit. Pra, dimensioni horizontal i komunikimit, të marrëdhënies sociale të individëve, e cila merr udhë duke u bazuar në një konsensus për realitetin që na rrethon, është dimensioni fundor i komunikimit i cili ka aftësinë të ndryshojë realitetin. Përmes komunkimit të përditshëm ne

mund të ndryshojmë realitetin tonë të përditshmë, por jo vetëm, ne mund ta mirëmbajmë këtë realitet, ta plotësojmë ose edhe ta deformojmë atë. Që një individ të gëzojë një marrëdhënie të mirë komunikuese, duhet që t’i ketë të harmonizuara të tre dimensionet e tija komunikuese, atë më vetvehten, me Zotin dhe me shoqërinë. Lënia e njërës nga këto dimensione jashtë veprimit komunikues të përditshëm, shkakton anomalitë komunikuese që ne i hasim shpesh në përditshmërinë tonë. Prandaj hamonizimi i këtyre dimensioneve përmes një proçesi të vazhdueshëm e të pandërprerë përmirësues, do të sillte një shoqëri e cila proçesin e vet komunikues do ta kishte të ndërtuar mbi bazat e virtytit. Një shoqëri që di si të komunikojë me veten, është e aftë të ndërtojë gjëra të mëdha dhe të ketë një aftësi shumë më të madhe vetrregulluese.

EDISON ÇERAJ

KUSH KA TË DREJTË? Në çdo dialog apo debat që zhvillohet ndërmjet dy ose më shumë njerëzve, në të gjitha rastet secila palë ka pjesërisht të drejtë. Natyrisht këtu përjashtohen ato çështje/ vlera që janë të pranuara pothuajse nga çdo njeri1, pra të pranuara në rang botëror, si, ala vjen, e drejta e jetës, të qenurit i drejtë, përpjekja/lufta për drejtësi etj. Çështje të kësaj natyre mbeten të padiskutueshme, pavarësisht se del ndonjë që synon t’i diskutojë; por, individë të tillë, në rastin më të parë janë të shtrënguar të bëjnë vetëm monolog. Domethënë, e vërteta qëndron ndërmjet palëve, të cilat sa më shumë që i mëshojnë pozicioneve përkatëse, aq më në ekstrem/skaj shkojnë. Kjo nënkupton se ky ngulmim në shumë raste provon edhe largësinë nga e vërteta, në varësi të forcës ngulmuese. Vetë fakti që çdokush ka nevojë të dëgjojë botëkuptimin apo mendimin e tjetrit dhe ta pranojë nëse ai është i vërtetë, tregon për natyrën e kufizuar të njeriut, pse jo edhe për dobësinë e tij. Që të gjithë kemi nevojë për njëri-tjetrin. Askush nuk mund të ketë monopolin mbi të vërtetën. E Vërteta është e vetëmjaftueshme. Ajo nuk ka asnjë lloj nevoje për ne, përkundrazi, jemi ne ata që kemi nevojë, që ndihemi të pamjaftueshëm e që duam vazhdimisht të përkasim diku. Jemi ne ata që duhet të shkojmë drejt së Vërtetës, e jo të këmbëngulim në tonën që si e si të shkojë në vend dëshira e brendshme për të patur të drejtë vetëm ne. Duhet t’i ruhemi këtij kurthi: kur mendojmë se jemi gjithnjë në anën e së vërtetës, e që po e mbrojmë atë. 1. Natyrisht që përjashtime ka pasur e do ketë përherë, e rëndësishme është që këto përjashtime mbeten kundërvajtje ndaj njeriut dhe jetës. Prova më e madhe për këtë janë vetë këto përjashtime.

Nëse nuk e kujtojmë shpesh këtë, të gjitha gjasat janë që ta shohim veten si të përmbushur e si të vetëmjaftueshme. Pikërisht në këtë pikë shfaqen shenja të ndryshme që të çojnë të një burim i vetëm: pasiguria, që vjen duke e bërë pjesë e pandarë e jetës. Kështu, në një dialog apo diskutim jo medoemos një palë duhet të ketë të drejtë e duhet të shihet si fituesja; përkundrazi, në të shumtën e herës e vërteta nuk qëndron në anën e askujt, por ndërmjet, duke i dhënë të drejtë vetëm për sa i takon secilës palë. Fjala vjen, një ndër diskutimet që bëhet më shumë nga njerëzit është dikotomia mes shpirtit dhe trupit, ose materies në përgjithësi, ku, dihet që palët janë dy: ata që besojnë e mendojnë se bota e vërtetë është vetëm bota shpirtërore (Krishterimi), dhe, ata që mendojnë dhe besojnë se bota e vetme që ekziston është materia (materialistët, ateistët etj). Kush ka të drejtë në këtë mes? Që të dyja palët kanë të drejtën që u takon; sikundërse që të dyja palët e kanë gabim kur përjashtojnë ekzistencën apo rëndësinë që bart ajo që beson pala tjetër. Është e Vërteta që ka të drejtë, e jo ne kur e përcjellim atë. Ne nuk mund të nxjerrim botëkuptime apo ide të reja, sepse nuk është në domenin tonë – ne na mbetet vetëm t’i përcjellim ato, që ndonjëherë e bëjmë edhe në mënyrë të pavetëdijshme. Pastaj, në trajtën se si e shprehim një botëkuptim apo ide qëndron ajo që mund të quhet e re, pra autentikja jonë. Çdo njeri ka të drejtë për aq sa nuk mendon se ka të drejtë vetëm ai. GUSHT 2012

Di

17


Forum

AJNI SINANI

E ARDHMJA E RINISË MYSLIMANE NË NJË BOTË TË GLOBALIZUAR Myslimanët kudo që shkuan sollën dituri, drejtësi, kulturë, moral, art, shkencë dhe përmes imanit i shndërruan ato vende nga vende ferrash e shkurresh, në trëndafilishte ku me zë bilbili këndohet Kur'ani fisnik dhe thirret ezani muhamedie. Kjo ndodhi edhe me tokat tona. Populli ynë ishte përballur me rrezikun e asgjësimit fizik. Sundimi i serbëve, bullgarëve, grekëve e popujve tjerë, e kishte bërë popullatën tonë të vuante dhe të ishte e dëshpëruar. Për rrjedhojë një numër jo i vogël i tyre do të asimilohej në serbë, grekë e të tjerë. Kjo ngase feja dhe kisha e njëjtë me serbët dhe grekët e kishte mundësuar dhe lehtësuar këtë asimilim. Gjurmët e Islamit janë shumë më të hershme, por në kontakt me osmanlinjtë populli ynë, me kalimin e kohës, filloi të pranonte fenë e Allahut grupe-grupe. Kjo ngase

18

Di

GUSHT 2012

osmanët nuk erdhën vetëm me ushtri, por erdhën edhe me dije, kulturë, moral e virtyte, e mbi të gjitha ata erdhën me mesazhin e fundit të Allahut – Islamin. Baballarët tanë kanë derdhur gjakun dhe kanë flijuar jetën dhe ia dolën që ta ruajnë identitetin tonë islam. Ata na lanë në trashëgim amanetin e shenjtë hyjnor – Islamin, të cilin Allahu ia ofroi qiejve, tokës e maleve, të cilët nuk e pranuan, ndërsa njeriu e pranoi atë. Me pranimin e Islamit, të parët tanë, që ishin shkëputur nga Zoti dhe kishin humbur rrugën, do të fillonin t’i ktheheshin Atij duke gjetur prehje dhe qetësi në fenë e vërtetë të Zotit. Domethënia dhe kuptimi i shprehjes “la ilahe il Allah/ se nuk ka zot tjetër përveç Allahut” ia ngrohu zemrën, ia qetësoi shpirtin dhe ia rehatoi mendjen këtij populli. Drita e imanit e ndriçoi qenien e tij dhe e bëri që të heqë


GUSHT 2012

Di

19


dorë nga zotat e rremë dhe besimet e kota e të shtrembëruara, duke e shijuar ëmbëlsinë e njohjes së Allahut dhe të qenët rob i vërtet vetëm i Tij. Me gjakun e tyre tokat tona i bekuan qindra e mijëra, dijetarë, hafiza, evlija, muxhahidë e shehidë. Ka shumë përpjekje nga armiqtë e Islamit me qëllim që ta paraqesin si të huaj kulturën islame që përbën themelin dhe bazën e identitetit të popullit tonë. E kemi obligim që të ruajmë trashëgiminë tonë kulturore dhe fetare që na kanë lënë të parët tanë si amanete të shenjta dhe t’ia përcjellim edhe brezave të rinj. Mu për këtë duhet të punojmë në ngritjen e vetëdijes fetare. Sot kemi nevojë për besimin e thellë, për virtyte dhe moral si dhe për lartësinë sublime të shpirtit, sikurse i kishin ata para nesh. Islamin nuk duhet ta ndiejmë vetëm me shpirt dhe zemër, por duhet edhe të punojmë që të sendërtojmë një shoqëri me një klimë moralo-shpirtërore duke e praktikuar dhe përjetuar Islamin në mënyrë të gjallë në jetën tonë të përditshme. Robërimi i mendjes Ndonëse e kemi hequr qafe komunizmin, kemi larguar pushtuesin serb dhe kemi fituar “pavarësinë”, një fatkeqësi e madhe vazhdon të jetë prezent në mesin tonë. Kjo murtajë është robërimi i mendjes, që është hiç më pak i rrezikshëm se robërimi i mëhershëm. Kështu demonizohet kultura islame, duke u përshkruar si lindore dhe dekadente, kurse kultura perëndimore si superiore, autentike e progresive. Madje kërkohet lidhje kulturore me oksidentin e “civilizuar” përmes arratisjes nga ndikimi i orientit, “primitiv” e “i huaj” i cili na ka tjetërsuar dhe na ka larguar nga Evropa së cilës i përkasim. Në kohën e socializmit kishte një lidhje jo të zakonshme mes nacionalizmit dhe komunizmit, kurse sot gjejmë një lidhje paradoksale mes nacionalizmit dhe katolicizmit. Shumë nacionalistë ushqejnë ksenofobi e urrejtje kundër osmanëve/turqve. Nacionalisti shqiptar, madje, nuk do të duhej ta kishte këtë urrejtje ngase fatkeqësia shqiptarëve u ka ardhur dhe i vjen nga fqinjët e tij serbë, grekë, maqedonas e malazezë. Qasje të ndryshme në trajtimin e ngjarjeve historike të së kaluarës së afërt ose të largët mund të tejkalohen vetëm nëse ne pranojmë se jemi të barabartë para Zotit dhe se kemi të drejta të barabarta. Historianët tanë, të ndikuar nga historiografia latine, greke e ruso-serbe, për dekada të tëra janë bërë viktimë e keqkuptimeve dhe na servirin disa “të vërteta të dëshmuara historike". Prandaj, periudhën 500 vjeçare kur populli ynë ka pranuar Islamin na e paraqesin si periudhë të errët dhe të imponimit të fesë nga turqit. Të parët tanë që u bënë myslimanë përshkruhen si tradhtarë që tradhtuan fenë e të parëve dhe ia kthyen shpinën civilizimit perëndimor. Madje shumë zëra të çjerrë bëjnë thirrje për kthimin në ‘fenë e të parëve’. Kështu, stërgjyshërit tanë të urtë e inteligjentë na paraqiten si njerëz frikacakë e pa personalitet. Akti i pranimit të Islamit nga ana e tyre, shihet si veprim jo i mençur e i shëmtuar

20

Di

GUSHT 2012

Çdo individ ka përgjegjësinë për t’u arsimuar, edukuar dhe specializuar në mënyrën më të mirë dhe njëkohësisht duhet të mbartë ndjenjën e përgjegjësisë dhe vlerat për të cilën ka nevojë e gjithë shoqëria. Rinia po priret drejt Islamit. Askush nuk mund ta ndalojë këtë, e pa dyshim as ata intelektualë regresivë, të cilët ‘janë në anën e gabuar të historisë.’

dhe përshkruhet si pasojë e frikës dhe interesit! Por, fatmirësisht, kohëve të fundit gjejmë shkrime dhe studime që tregojnë se Islami është një prej elementeve njësuese të popullit tonë dhe se ai ka mbrojtur identitetin dhe nderin e tij. Këto studime janë arma më e shkëlqyer kundër tendencës për të treguar historinë tonë në dritën e disa strukturave mitologjike dhe ‘të fesë së të parëve’! Ato po i kundërvihen gjithë atyre shtrembërimeve dhe falsifikimeve, që me dashje apo pa dashje, si rrjedhojë e cektësisë apo injorancës, kanë qenë në fuqi në shkencën tonë për dekada dhe të cilat ende janë të vlefshme. Arsimi Eksperimentet ateiste, gjatë sistemit komunist, arritën që shumë shqiptarë myslimanë jo vetëm t’i devijojnë, por edhe t’i huajësojnë dhe t’i bëjnë kundërshtarë të fesë dhe identitetit islam. Për rrjedhojë, klasa jonë intelektuale sot vuan nga ndjenja e inferioritetit dhe mundohet të paraqitet sa më perëndimore. Sistemi ynë i sotëm i arsimit laik militant arsimon, por nuk edukon. Madje, shumë tekste të historisë dhe letërsisë kanë përmbajtje anti-islame dhe deislamizuese dhe janë të dëmshme për rininë tonë. Sistemi ynë i arsimit nuk formon të rinj të devotshëm, por të rinj inferiorë dhe indiferentë ndaj trashëgimisë së shkëlqyer islame. Programet e arsimit do të duhej të formonin një brez që vlerëson vlerat demokratike dhe beson në parimet konservatore e fetare të umetit tonë. Por shekullarët janë totalitarë pasi ua mohojnë njerëzve të drejtën për identitetin fetar për shkak se janë të frikësuar nga ky identitet. Prandaj, ata nuk duan që fëmijët e tyre të edukohen sipas fesë dhe me këtë i diskriminojnë besimtarët duke imponuar idetë shekullare dhe duke i privuar fëmijët e besimtarëve nga dukata fetare. Ministrja e parë myslimane në Britani, Warsi Sayeeda, është shprehur se për të krijuar një ‘shoqëri të drejtë’ duhet t’i ndiejmë më fuqishëm identitetet fetare. Sipas saj ‘She-


kullarizmi militant është i ngjashëm me regjimet totalitare’. Ajo shkruan: “Unë kam frikë se sot laicizmi militant po na merr shoqërinë. Ne e shohim këtë në shumë mënyra: kur simbolet fetare nuk mund të shfaqen ose të barten në ndërtesa qeveritare dhe kur feja margjinalizohet dhe nënçmohet në sferën publike të jetës.” Megjithatë, ne duhet të vazhdojmë ta ngremë zërin tonë, i lindur si një popull besimtar, për edukatën fetare, të ngulim këmbë për të kërkuar të drejtën dhe në fund kemi për të fituar. Mënyra e të menduarit dhe të jetuarit Njeriu përbëhet nga trupi dhe shpirti. Besimtari është i gatshëm që t’i sakrifikojë këto të dyja për të fituar kënaqësinë e Allahut. Kjo ngase besimtari jeton jetën kalimtare të kësaj bote dhe shpreson e punon për jetën e pasosur. Dinjiteti dhe nderi i njerëzve dhe popujve varet nga besimi dhe përkushtimi i tyre ndaj Zotit. Sot, kur njerëzimi jeton nën sundimin e egos dhe nefsit, kemi nevojë për besimin dhe përkushtimin ndaj Zotit. Kemi nevojë të jemi robër të Allahut në kuptimin e plotë të alës. Çdo individ ka përgjegjësinë për t’u arsimuar, edukuar dhe specializuar në mënyrën më të mirë dhe njëkohësisht duhet të mbartë ndjenjën e përgjegjësisë dhe vlerat për të cilën ka nevojë e gjithë shoqëria. Rinia po priret drejt Islamit. Askush nuk mund ta ndalojë këtë, e pa dyshim as ata intelektualë regresivë, të cilët ‘janë në anën e gabuar të historisë’. Krenaria jonë islame Kriza e modernizimit dhe çështjet që lidhen me krizat që po përjetojnë njerëzit në jetën shoqërore, si dhe problemet me të cilat ata përballen, kanë marrë një dimension universal. Një nga burimet e krenarisë në Islam është edukimi, ndërtimi i besimit dhe bindjes së duhur dhe të fortë. Ky besim është ai që arabët, të cilët nuk shquheshin në analet e historisë dhe ishin të shpërfillur nga të tjerët, i shndërroi në një popull çlirimtar të botës. Islami përmban të vërtetat e besimit dhe drejtësisë përmes ligjeve hyjnore që rregullojnë jetën e njeriut që nga lindja deri në vdekje, duke e përgatitur atë për lumturinë e jetës së amshueshme. Falë mirësisë së Krijuesit të Gjithësisë, myslimanët janë të vetmit që janë bartësit e vërtetë të Mesazhit Hyjnor të pa shtrembëruar. Prandaj, ai që është i kënaqur me Allahun si Zot, Muhamedin (a.s.) si pejgamber dhe Islamin si fe, ai krenohet me besimin dhe përkatësinë e tij islame! Ai nuk turpërohet për fenë e tij! Ai e shpreh dhe e manifeston hapur dhe qartë identitetin e tij islam! Akuza dashakeqe Islami, që nga fillimi e deri sot e kësaj dite, i është ekspozuar fushatave dashakeqe dhe tendencioze me qëllim të dëmtimit dhe shtrembërimit të imazhit të tij. Të gjitha këto fushata denigruese, të udhëhequra nga orientalistë, priftërinj, popë, pastorë, rabinë, komunistë dhe laramanë, kanë për qëllim futjen e dyshimit ndaj çdo gjëje që ka të bëjë me Islamin. Agjentë, misionarë dhe persona me mendime prej

taguti, klithin duke bërë një luftë kulturore e ideologjike kundër Islamit, të shtyrë nga egoja e tyre djallëzore. Në emër të modernizimit të vendit po punohet për zbehjen e trashëgimisë kulturore e fetare nëpërmjet reformave të cilat synojnë laicizimin e shoqërisë sonë. Lakmia për pushtet ka bërë që njeriu i sotëm t’i bindet ambicies pa kufi, duke shkelur çdo lloj norme dhe morali dhe trashëgimie kulturore e fetare. Integrimi në botën moderne nuk duhet të bëhet duke tentuar modernizmin e fesë. Ky proces duhet të realizohet duke iu përmbajtur burimeve të shenjta të Islamit. Myslimanët nuk duhet të bëhen imitues të të tjerëve e të flakin vlerat dhe traditat e tyre. Ne duhet të jemi promotorë të lidhjes mes tradicionalizmit dhe modernizmit, duke jetuar aktualitetin përmes ruajtjes së rrënjëve dhe vlerave tradicionale. Duhet të zëmë hapin me botën moderne, por jo me pranimin të gjithë asaj që ofron fshati global. Duhet të shohim interesat tona të përbashkëta me Perëndimin, por duhet ta kemi të qartë se shumë nga vlerat tona nuk bazohen në vlerat e përbashkëta, sepse disa prej vlerave tona janë edhe të ndryshme nga vlerat perëndimore. Të mos imitojmë anën e jashtme të mënyrës së jetesës së tyre. Perëndimi ka gjëra të mira në aspekt të dijes dhe shkencës prandaj përzgjedhja jonë duhet të jetë selektive. Ndjenja e përkatësisë islame Ndjenja e përkatësisë islame bën që myslimani të përpiqet që të gjithë njerëzit t’i ftojë në rrugën e Zotit, duke mbajtur në gjoksin e tij një xhevahir të çmuar! Kjo ngase zemra e myslimanit është e ndriçuar me dritën dhe nurin e imanit. Prandaj ai do të jetë një person që reflekton mirësi dhe një fanar që do të ndriçojë rrugën për gjithë të tjerët! Kur një mysliman është i vetëdijshëm për fenë e tij, ai e ruan thellë në zemër besimin dhe krenarinë islame. Mirëpo, krenaria e vërtetë arrihet me bindje ndaj Allahut të Plotfuqishëm dhe me pasimin e alëve dhe veprave të Pejgamberit të Tij. Duhet të dimë se e gjithë krenaria dhe madhështia i përkasin Allahut, prandaj atë duhet ta kërkojmë vetëm prej të Plotfuqishmit! Ndërkaq, vuajtja dhe përulja janë pasojë e mosbindjes dhe mëkateve ndaj Allahut! Nëse na duket se disa nga mëkatarët gëzojnë lumturi dhe krenari në këtë botë, duhet ta dimë se ajo është sipërfaqësore dhe e përkohshme. Ai që është krenar për forcën e tij fizike, le ta dijë se ai një ditë do të jetë i dobët dhe do t’i vijë sëmundja! Ai që është krenar për pasurinë e tij, le ta dijë se pasuria mund të shkojë dhe të vijë varfëria dhe prej pasurisë nuk do të marrë asgjë për botën tjetër! Ai që është krenar me dijen e tij, le ta dijë se dija mund të jetë shkak për ta devijuar atë nga rruga e drejtë! Ai që është krenar për pozitën dhe funksionin që ka, le ta dijë se ai një ditë do ta humbasë atë dhe do të jetë i harruar! Megjithatë, ai që është krenar për besimin e tij tek Allahu, Zoti i tij i vetëm, le ta dijë se Allahu është i Gjallë, i Përjetshëm dhe Ai nuk vdes kurrë! Allahu është i Lartësuar dhe krenaria dhe madhështia e Tij mbeten përjetësisht me Të!. GUSHT 2012

Di

21


Intervista

22

Di

GUSHT 2012


Nga dita kur njeriu fillon të ekzistojë si një qenie ende e vogël, zhvillohet vazhdimisht si një barrë në supet e prindërve. Marrëdhënia prind-fëmijë është një marrëdhënie mjaft delikate dhe komplekse në vetvete e cila kërkon shumë kujdes në trajtimin e saj. Sociologu Genti Kruja, drejtor i Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, në këtë intervistë dhënë revistës sonë i analizon këto raporte dhe paraqet këndvështrimin e tij në gjetjen e kontakteve të shëndetshme mes tyre.

RESPEKTI

NDAJ PRINDËRVE Në kohën kur bota ka ecur dhe ka njohur zhvillime marramendëse, vihet re një zbehje e normave të moralit dhe mungesë transparence në raportet prind-fëmijë? Sipas jush, cilat janë disa nga problemet mes prindërve dhe fëmijëve në shoqërinë e sotme shqiptare? Së pari, përsosmëria e një kombi dhe një shoqërie nis nga familja, nga foleja familjare e ngritur nga bashkëshortët. Nisur nga kjo, edukimi duhet filluar nga familja. Nëse familja nuk është ngritur mbi parime edukative, as shoqëria nuk mund të mendohet të jetë me edukatë. Shqipëria pas viteve ’90 ka hyrë në një tranzicion të gjatë në të gjitha aspektet. Kemi një emigracion të rreth 1/4 së popullsisë së përgjithshme në shumë vende të botës. Kemi një migrim, shpërngulje brenda vendit nga zonat e thella

dhe fshatrat në qytet, nga qytetet në kryeqytet, ku familja shqiptare pëson përplasje kulturash dhe subkulturash, duke bërë zhvlerësim, apo ndryshim të vlerave të trashëguara familjare. Kjo ka sjellë përplasje midis brezave dhe zgjerim të hendekut midis tyre. Individualizmi, materializmi, smira dhe zilia janë bërë shtysa të thellimit të problemeve të rinisë së sotme shqiptare. Sot janë përhapur pafund dukuri negative, si droga, alkooli, mosrespekti dhe ata që preken më shpesh nga këto fenomene janë fëmijët, të rinjtë. Në këtë kontekst, sa i rëndësishëm është roli i prindit në edukimin e fëmijës? Edhe pse mund të kemi një politikë arsimore-edukative të mirë është shumë e rëndë-sishme për formimin e njeriut GUSHT 2012

Di

23


ideal, familja, e cila do të vazhdojë ta ruajë rëndësinë e vet për sa i përket kontributit të saj në edukimin e individit. Thënia profetike: “Edukojeni fëmijën 20 vjet para se të lindë”, tregon qartë rëndësinë e edukimit të vetë prindit, sepse detyrat e tij ndaj familjes fillojnë që para se të lindë fëmija. Kështu, një martesë quhet e shëndoshë, kur dashuria ndërthuret me logjikën, shkallën e formimit dhe pika të tjera të përbashkëta. Në mënyrë të veçantë në ditët tona, meqë prindërit janë zhytur me gjithçka në punët e kësaj bote, i kanë lënë pas dore fëmijët, sidomos adoleshentët, për sa i përket komunikimit me ta. Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Sa të respektuar të jenë pjesëtarët e familjes ndaj të drejtave dhe detyrave të njëri-tjetrit, aq e shëndoshë është edhe shoqëria. Shkolla e parë e fëmijëve, që e kanë shpirtin të shkëlqyer si pasqyrë e që regjistron shpejt si aparat fotografik, është shtëpia, kurse edukatorja e parë, është nëna. Përgatitja e nënave si edukatore është baza më e rëndësi-

24

Di

GUSHT 2012

shme për ekzistencën dhe vazhdimësinë e një populli. Arsimimi është tjetër gjë, edukimi tjetër. Shumica e njerëzve mund të bëhen arsimtarë, por janë të paktë ata që mund të bëhen edukatorë! Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë, ngritësja e një foleje ku reflektohen gëzimet dhe lumturia e fëmijëve. Nëna është një heroinë dhembshurie. Çdo njeri është përgjegjës për fushën e vet të përgjegjësisë dhe për ata që ka nën vete. Kështu, prindërit kanë një detyrë shumë të madhe ndaj fëmijëve të tyre. Në fenë islame prindërit kanë një rëndësi shumë të madhe, pasi ato janë bërthama e familjes. Në ajetet e Kur'anit dhe hadithet profetike bëhet e qartë se kënaqësia e Zotit është në respektin dhe bindjen ndaj prindërve. Çfarë mund të na thoni për këtë pikë? Prindërit janë të parat qenie që duhet t'i respektojë njeriu. Kush e lë mangët respektin për ta, quhet se ka kundërshtuar Zotin. Islami i ka dhënë një rëndësi shumë të madhe respektit ndaj prindërve. Në Kur’an në disa vende shohim se respekti ndaj prindërve vjen direkt pas besimit te Zoti. “Ejani t’ju lexoj se çfarë ju ka ndaluar Zoti juaj! Mos i shoqëroni Atij ortakë, tregohuni të mëshirshëm ndaj prindërve.” (En’am, 151) “Ne i urdhëruam njeriut që të tregojë mirësi ndaj prindërve. Nëna e tij e mbarti atë me vështirësi dhe e lindi me vështirësi.” (Ahkaf, 15) “Të më falënderosh Mua dhe t’u jesh mirënjohës prindërve. Rikthimi është tek Unë.” (Lukman, 14) “O Zoti im! Në ditën që do të jepet llogari për veprat, më fal mua, prindërit dhe besimtarët.” (Ibrahim, 41) “Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni me mirësi ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as "uf", as mos u bëj i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju alë të mira (të buta, respektuese). Dhe në shenjë mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës e respektues dhe thuaj: "Zoti im! mëshiroji ata të dy, sikurse më edukuan mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-24) Janë këto disa nga ajetet dhe argumentet kur’anore, ndërsa ato profetike mund t’i rendisim në këtë mënyrë: “Xheneti është nën këmbët e nënave tuaja.” “Turp për atë (e përsërit 3 herë) që megjithëse ka jetuar me të dy prindërit, apo me njërin, nuk ia del të hyjë në Xhenet.” “Kënaqësia e Zotit, është kënaqësia e babait. Pakënaqësia e Zotit është pakënaqësia e babait.” "Babai është porta qendrore e Xhenetit. Në daç hiq dorë prej saj, në daç ruaje dhe gëzoje atë.”


Ndërsa kur Abdullah ibn Mesudi e pyeti Profetin: “Cila është puna më e dashur te Zoti i Lartësuar? Profeti tha: “Sjellja mirë me prindërit.” Nisur nga këto, respekti për prindërit është jo vetëm një detyrim njerëzor, por edhe një obligim fetar. Fëmija duhet të jetë jashtëzakonisht i respektueshëm e i bindur ndaj prindërve; edhe prindërit, duke i dhënë jetës shpirtërore të fëmijës po aq rëndësi sa dhe shëndetit të tyre, duhet të zgjedhin personin që do ta edukojë atë. Mosrespekti ndaj prindërve është prej mëkateve të mëdha te Zoti, përveçse në rastet kur ata të detyrojnë diçka kundër Islamit, por edhe atëherë duhet të sillesh me dashamirësi, porosi kjo e vetë Zotit në Kur’an. Prindërit duhet të jenë më të ndjeshëm dhe të tregojnë më tepër interes ndaj fëmijëve të tyre, pra duhet të njohin mirë jo vetëm qëllimet e edukimit të fëmijëve, por edhe ndryshimet individuale dhe jetën e tyre shpirtërore. A mendoni se kjo bjerrje e kujdesit të sotëm ndaj prindërve vjen edhe për faj të vetë atyre? Në Kur’an thuhet: “Fëmijët dhe pasuria janë stolia dhe zbukurimi i kësaj bote”. Kështu fëmijët janë stoli për syrin dhe ushqim për zemrën. Duke i parë këto stoli, njeriu mund të ndiejë lumturinë. Mirëpo, kujdesi është një kompleksitet i shumanshëm. Dallimi eventual kulturor mes djalit dhe vajzës ose edhe mes prindërve dhe fëmijëve, si njëri prej problemeve të ditëve tona, mund të sheshohet dhe zgjidhet me masa edukative gjer në periudhën e adoleshencës. Po u lanë për më vonë, ndikimi i masave edukative mund të bëhet i pa vlerë. Fëmija është si ekrani i hapur i folesë familjare, si altoparlanti i zërave të ndryshëm të atij mjedisi. Nga ky ekran dhe altoparlant mund të vëzhgojmë edhe skajet më intime të shtëpisë si dhe të dëgjojmë edhe pëshpëritjet më të fshehta! Kështu ne jemi të mbjellat dhe të korrat e paraardhësve tanë; edhe brezat që do të vijnë, do të jenë fryti i përpjekjeve tona. Ne duhet të shohim mirë se ku i kemi mangësitë; të përpiqemi për t'u ringjallur shpirtërisht për sa i përket ndjenjës së detyrës dhe përgjegjë-sisë. Shtëpitë tona duhet të kenë gjithmonë pamjen e një shkolle, një vendi edukimi, në mënyrë që, duke ua ngopur atyre zemrën e shpirtin, të mos lejojmë që të bëhen robër e skllevër të dëshirave të ulëta. Dihet që formimin e tij fëmija e merr në familje, shkollë, me shoqërinë, etj., po respektin ndaj prindërve kush duhet t’ia mësojë? Vetë prindi është shembulli më i mirë për fëmijën e tij. Sidomos kur edhe prindërit e fëmijës i kanë prindërit e tyre, pra gjyshërit, atëherë fëmija do ta ketë shembullin, sjellja e prindërve të tij ndaj nënës dhe babait të tyre do të jetë shembulli më i mirë për të. Pastaj vjen edukimi në shkollë, edukimi nga gjyshërit dhe sidomos edukimi fetar. Mënyra më me ndikim në procesin e mësimit dhe edukimit

është tregimi dhe komunikimi me qëndrim, sjellje e gjeste. Që fëmijët tanë të mund të rriten në mënyrë të përsosur, është kusht që edhe mjedisi ku rriten dhe edukohen të jetë i përsosur. Sigurisht, çdo fëmijë formësohet sipas mjedisit dhe në një kuptim konsiderohet fëmija i atij mjedisi. Në krye të elementeve të mjedisit në alë vjen familja, pastaj shkolla, shokët, miqtë e rrethi shoqëror. Sigurisht, po qe se mjedisi është i prishur, edhe fëmija një ditë patjetër do të prishet. Prandaj mjedisin, duke filluar që nga familja e duke vazhduar me çdo etapë të rrugës dhe njësi të jetës, duhet ta bëjmë të përshtatshëm për rritjen dhe edukimin e përsosur të fëmijës. Një pjesë e të rinjve mendojnë se duke përmbushur nevojat financiare ndaj prindërve e kanë kryer detyrën e tyre, por harrojnë nevojat e tyre shpirtërore që janë përtej atyre materiale. Ç’mund të na thoni rreth kësaj? Për këtë gjithsecili prej nesh mund të sjellë shembuj pafund. Materialja kurrë nuk e zëvendëson shpirtëroren, të sinqertën dhe dashurinë pa interes. Ne kemi në mbarë vendin shtëpi, apo vila disakatëshe ku jetojnë vetëm prindërit e moshuar dhe fëmijët punojnë jashtë vendit. Por e rëndësishme është që këta prindër të vizitohen sa më shpesh gjatë vitit, shtëpia e tyre të mbushet me harenë dhe gëzimin e nipërve dhe mbesave. Meqë sot janë hequr edhe vizat me BE, për ata që banojnë dhe punojnë në ato vende, do të ishte një kënaqësi e madhe për prindërit, nëse i marrin që të vizitojnë dhe të njohin edhe vendin ku jetojnë dhe punojnë. Në ditët e sotme vërehet një ftohtësi sociale, ku fëmijët lidhen me njëri-tjetrin nëpërmjet internetit e kështu me radhë... në fakt si e parashikoni të ardhmen e tyre? Çfarë këshillash mund t’u jepni prindërve? Një alë e urtë thotë: "Po qe se fëmija është i çmuar, edukimi i tij është më i çmuar!" Duhet ta dimë se fëmija është amaneti i Zotit për ne. Dashuria dhe interesimi që ndiejmë për fëmijën është një paradhënie dhe stimul për ne, me qëllim që të kujdesemi për atë amanet. Ndjenjat që ushqejmë për fëmijët që po rrisim, mendimet, alët, jeta ndjesore, sjelljet tona duhet të kenë gjithmonë për synim të bëhen shembull. Nëse duam që ata të rriten në mënyrë të përkryer, jemi të detyruar t'i kushtojmë jashtëzakonisht vëmendje kësaj veçorie. Duhet të themi gjithmonë të drejtën, duke u shmangur nga gënjeshtra. Nëse duam që ata të mos thonë alë të papërshtatshme, nuk duhet të përdorim në shtëpi asnjë alë të papërshtatshme dhe në kujtesën e tyre nuk duhet të shkruhet asnjë alë e tillë. Nëse kërkojmë që fëmijët tanë të bëhen të vyer, të jenë të ndershëm, duhet të bëjmë çmos që shembullin e kësaj ata ta marrin në shtëpi, duke u bërë ne heronjtë e parë të kësaj pune. Fjalët, ndjenjat, emocionet dhe sjelljet në shtëpi janë faktorët edukativë më me ndikim mbi fëmijën prandaj duhet të vlerësohen dhe t’u kushtohet rëndësia e duhur. GUSHT 2012

Di

25


Retrospektivë

HAFIZ ALI KORÇA

HUTBE e Bajramit Hana e Ramazanit shkoj, sot po fillon Hana e shevvalit. Si lum ata mumine qi vepruan sipas urdhnit te Zotit dhe agjënuan Hanën e madhënushme dhe sot po falin bajramin këtu në këtë falishtet të Zotit me një zemër të gëzume dyke mbajtun shpresë ndaj Zotit për dhurimin e fajevet të veta! Si mjer ata qi a nga pertesa a nga mosbesimi nuk agjënuan fare edhe sot nuk po duken fare në këtë shtëpin e shenjtë të Zotit për me iu lut ati mëshirëplotit për ndjesën e mëkatave të tyne! Vëllazën! E dini fort bukur se faj-falës gjithmonë asht Perëndija e jo koha e vendi. Zoti asht nji i vërtetë. Veç Zotit i falet e jo tjetrit. Zoti kurdoherë asht faj-falës e jo vetëm në Ramazan. Pra duhet t’i falemi e t’i lutemi sa të jemi gjallë, e duhet të ndruhemi nga të këqijat e të kemi frikë Zotin kurdoherë qi të ketë mëshirën përmbi na, e të na mprojë nga rreziqet e nga të këqijat. Vërtet, Ramazani vjen edhe ikën për mot, po cilin e le s’e gjen e cilin s’e le e gjen. Vjet këtu bashkë me na, ndodheshin edhe shum shokë nga vëllaznit t’onë, edhe ata vjet bashkë me na i luteshin Zotit, po simvjet? Simvjet disa prej syresh ndodhen ndene toket e far e fisi i tyne plot helm! Pra vërtet Ramazani prapë vjen, por prej nesh vallë cilin ka me e gjet e cilin s’ka me e gjet!? Vëllazën! Ata qi agjënojnë edhe falen e i bijen në vent gjith urdhnat e Zotit, ç’dam i gjen? Edhe ata qì punojnë ç’u do qefi ç’fitojnë? Padyshim ata që ndodhen nd’urdhnìt të Zotit janë të gëzushim e të qetë; ata qi s’digjojnë urdhnin e Zotit janë të brengosun e të turpërushim, dhe gjithnjë i

26

Di

GUSHT 2012

shtyp ndërgjegja e vet. Vëllazën! Kush dëshiron (rizan) kënaqësin e Zotit le të qëndrojë ndene urdhnit të tij! Pra të mos themi se shkoj Ramazani edhe të bijem pas qefeve, por kurdoherë Zotit t’i falemi e të ndodhemi ndene frikën e Tij edhe të zbukurojmë shpirtin me moralet e bukura të H. Pejgamberit. Përndryshe, në qoftë se ndahemi nga rruga e Zotit, në qofte se bijem pas punëvet të këqija, ahere e pësojmë si kanë pësuem kombet e tjerë. Se Zoti një komb qi harbonet, kap ligësitë e shuan dhe në vent të tij bije një komb tjatër edhe kësisoj ngelim në zgjedhe edhe në pak koh, raca e tyne humbet fare emni u ngrihet nga toka. Na Shqipëtarët musliman, si në punë feje ashtu edhe në punë morali kemi patun një nam të math. Po mjerisht se qe prej luftes të Ballkanit e këtej nga çdo pikepamje po shkojme poshtë: Por sot si besa fetare, si besa kombëtare ashte ligeshtu e asht smur aqe fort sa na vjen turp të themi se jemi bijt e atyne të parëve! Sot n’Amerike bijt edhe bijat e miliarderavet me një gaz të math edhe me gjith shpirt i bëhen misionere edhe shtrihen nëpër shkretëtinat e Afrikes e të Hindit edhe të Çinit për me e përhap protistanizmin. Gjith ashtu edhe mà të pasunit t’ Evropës me qindra mijë njerës me shpirt ndër dhëmbë vuajnë dhe heqin të mëdha rezike dyk’ e trapitun nëpër botë, vetëm e vetëm për me e përhap fen e vet. Këta me gjith kët inteligjence, ndriçim mendje, duan si e qysh me e forcum fenë, po na, me giith këtë injorancë, masha-Allah kemi turp të themi se jemi musliman! Meded sa turp...


Ata me gjith atë dituri të naltë, prishin milionash për me e përhap fenë, na, me gjith kët padi të zezë për me u refy intelektyel, kupetim-felle, i kemi deklarum luftë xhamive nuk duam të futemi as fare; bre sa keq!... Në bëfshim një barabitje, një perngjarim me ata, si punë diturije si punë fedashësije, na, padyshim mbetemi në moçalet! Na dalim aq faqezinj sa nuk na lan as deti i Adrijatikut!... Vëllazën! Në çdo pikëpamje na, jemi fort posht e fort liksht. Pa fe, pa vetija të mira nuk jetohet. Në dëshërojmë që t’a mbajmë këtë shtet duhet të mbajmë rrugën e Muhamed Mustafajt, duhet të ndjekim mirë vetijat e tij, se përndryshe ky shtet do të renohet edhe na, (mos e dhashtë Zoti) kena me mbet mà keq, mà zi!... Vëllazën! Dita e Bajramit àsht nji ditë gëzimi për ata njerës qi ndodhen në vatanin e vetë e janë shëndoshë e mirë, s’kan ndonji gjëmë, s’kan ndonji vdekje në shtëpin e vet. Po për ata njerës qi kanë mbetur në dorë të dushmanit, a u ka vdekun nji njeri i dashur a janë të s’murë në shtrat, Bajrami asht nji ditë helmi e jo ditë gëzimi. Le të tregojm nji hiqaje te shkurtën përmbi naltesin e shpirtit të H. Pejgamberit, Alejhis-selam. Nji ditë prej shtëpis po shkonte në Xhami për të falur Bajramin, rrugës kur sheh disa djem të vegjël nderuar me rroba të hishme e të bukura, kërcenin, luanin e qeshnin. Në mes të tyre sheh nji djalë të mitur të zhveshur, të rreskosur po rri me nj’an i brèngosur, nuk përzihet me shokët e vet. Mëshirë-madhi Muhammed Mustafaj (Alejhis-salatu vesselam) i tha këti çunit: “O bir! Ti, përse nuk përzihesh me shokët? Përse nuk luan e nuk qesh edhe ti si ata?” Çuni nuk e njofti Pejgamberin Alejhis-selam me nji pshertimë

të mallëngjyeme iu përgjegj: “O burr! Unë i ngrati s’kam babë, në filan lufte m’u vra, nëna ime u martua, njerku im më hodhi jashtë shtëpisë, s’kam ç’ha, s’kam ç’pi, s’kam ç’vesh e s’kam ku rri, kam ngel si guri në lumë”. Resull-llahut (Alej-his-selam) iu mbushën sytë me lot edhe i tha: “O biro! A të do qefi të kesh bab Muhammed Mustafane (Alejhis-selam) e të kesh nanë Hatixhe Qybrane, të kesh motër Fatime Zehrane e të kesh vllazer Hasanin e Hysenin?” Çuni me nji gaz të math: Po si nuk dashkam o Resulull-llah! Unë kur të kem babë Pejgamberin do të jem ma i lumturi i gjith fëmis. Resulull-llahu e kapi çunin për dore u fut në shtëpie, urdhëroj e lanë, e pastruan, e veshnë, e ngjeshnë edhe e ngopën. Kur duallen nga Xhamija Pejgamberi e pa çunin të gëzuar qi brethte me shokët. Shokët kur e pyetën që ti më parë rrinje i brengosur edhe qanje, tashti për se qesh e breth, kaqe fort? Çuni iu përgjegj: Më pare isha pa babë, pa nanë, pa motër pa vëlla e tashti kam babë Muhammed Mustafanë, kam nanë Hatixhe Qybranë, kam motër Fatime Zehranë, kam vllazër Hasanin e Hysejnin, e si të mos gëzonem unë? Ahere djemt’ e tjerë thanë: “Qeshke edhè baballarët t’one t’ishin vrarë nëpër luftat e sot edhe ne të kishim babë Muhammed Mustafanë (Alejhis-selam). Ja vllazër, a ndigjuat? Kështu duhet të punojm, edhe na, si punonte Resulull-llahu (Alejhis-selam). Sot, në këtë ditën e gëzimit lipset të kujtojmë jetimët e ngratë, grat’ e veja që u janë vrarë burrat në luftë, të mejtojme të varfërit sa mundim t’i veshim e t’i ushqejm. Me ç’do mënyrë t’a tregojmë, t’a bëjmë ispat që me të vërtetë jemi ymmeti i Muhammedit (Alejhis-selam) se këjo dynja asht shkallë shkallë, ç’të mbjellim do të korrìm, njeriu sì të bajë gjen. Ç’të bajmë ja kemi bam vehtes. GUSHT 2012

Di

27


Personalitet

MYFTI RAIF KADIU (1883-1943)

në kujtesën e popullit dibran Ky 100 vjetor i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë shërben edhe për të përkujtuar me nderimin e duhur personalitete që kontribuuan për fenë, popullin dhe vendin. Kanë kaluar më shumë se 60 vjet qëkur ndërroi jetë myftiu i Dibrës, Raif Kadiu. Populli i Dibrës e ruan në kujtesën e tij si të ishte bashkëkohës i brezave që erdhën pas vdekjes së tij e, kështu do të vazhdojë, sepse ai jetoi e punoi si pjesë e popullit e populli i Dibrës kurrë nuk i lë në harresë vlerat e tij. Lindi rreth vitit 1883 në qytetin e Dibrës së Madhe. Fillimisht u arsimua në qytetin e lindjes dhe atje u formua me traditat aq jetike e të fuqishme njerëzore dhe patriotike shqiptare. Në vitin 1913, kur Raifi do të merrte detyrën e myftiut të Dibrës, Konferenca e Ambasadorëve në Londër vendosi copëzimin e tokave shqiptare për të kënaqur oreksin e serbëve, grekëve e malazezëve. Edhe Dibra pati të njëjtin fat. E ndanë në dy pjesë, ku njëra, së bashku me qytetin e Dibrës së Madhe, i mbetej Serbisë, ndërsa tjetra, e quajtur Dibra e Vogël, u bë pjesë e pandarë me truallin shqiptar. Në këto kushte aq

28

Di

GUSHT 2012

AHMET ÇAUSHI

të rënda për kombin tonë, i riu Raif Kadiu zgjodhi të punonte, të jepte vlerat më të mira për popullin shqiptar, vlera që, në Dibrën shqiptare, drejtoheshin nga vlerat e fesë Islame. Më parë, atëherë dhe sot, myslimanët shqiptarë, si edhe Raif Kadiu, kanë dhënë maksimumin për interesat e kombit tonë shqiptar. Më kot janë lodhur e lodhen ata që përpiqen të ndryshojnë kufijtë e kombeve e, në veçanti, ndërgjegjen tonë kombëtare. Ata nuk bëjnë gjë tjetër, vetëm se i forcojnë bindjet kombëtare. Kështu ndodhi edhe me Raif Kadiun. Erdhi në Shqipëri të flasë në gjuhën shqipe, të japë mësimet e fesë Islame në gjuhën shqipe dhe të ndikojë fuqishëm në formimin e ndërgjegjes së njerëzve në të mirë të atdheut. Raif Kadiu hapi dyert e xhamisë në Peshkopi për të filluar për herë të parë të mësuarit e gjuhës shqipe me alfabet shqip nga Haki Sharofi. Ai krijoi mundësitë që feja Islame të jepej në gjuhën shqipe. Ai, në ato ditë shumë të vështira, punoi për pritjen e mijëra dibranëve të dëbuar nga serbi dhe luftoi me tërë mundësitë gjakmarrjen. Raifi kishte trup mesatar e të shëndetshëm. Mbante mjekër, çallmë e xhybe, që ia hijeshonin pamjen. Mosha që e njohu e kujton me shumë respekt. Edhe më të rinjtë, të tërë, edhe pse nuk e kanë parë kurrë, e njohin si të kishin jetuar me të. Edhe tani, pas 60 vjetësh, flitet për Raif Kadiun: “Kadiu i Vjetër kështu ka thënë ...”, “Kadiu i Dibrës ishte njeri i ditur”, “Kadiu i dha këso zgjidhje këtij apo atij problemi të vështirë...”. Jeta e tij është e mbushur me zgjuarsi, dashuri njerëzore, trimëri, guxim e patriotizëm. Myftiu Raif Kadiu përcolli me kujdes të madh te populli dibran vlerat e fesë Islame. Atë e njihnin dhe e respektonin intelektualët, qeveritarët, qytetarët e thjeshtë, fshatarët, gratë dhe fëmijët, të varfrit dhe të pasurit. Edhe tani, pas 60 vitesh, nëpër mexhlise dëgjon “Ka thënë Kadiu i Vjetër ...”, “E ka nda Kadiu i Vjetër ...”. Ku ishte i pranishëm Kadiu, matej të jepte mendim kushdoqoftë e, kur fliste ai, i vihej vula muhabetit a problemit për

zgjidhje. Pas tij nuk fliste kush. Raifi kurrë nuk nëpërkëmbi normat fetare Islame, as prej presioneve, qofshin ato prej qeveritarëve, pushtuesve, apo prej njerëzve të çartur. “Një burrë i shëndetshëm, trupmadh e me kobure në brez, futet në zyrën e Kadiut. Ishte i martuar e donte të merrte edhe një grua tjetër. Kadiu e dëgjon me vëmendje dhe në fund e pyet: A e ke marrë pëlqimin e gruas dhe të gruas që do të marrësh? Fshatari i kapardisur se do t’i bënte dy gra, iu përgjigj se nuk i kishte pyetur dhe nuk do t’i pyeste. Myfti Raifi, me qetësi të plotë, i tha se nuk do të lidhte kësi kurore të dytë. Malësori i çartur vuri dorën mbi kobure. Kadiu e vërejti lëvizjen e tij dhe i tha se duhej të priste dy-tre minuta, sa të merrte regjistrin në zyrën tjetër. Doli jashtë. Shkoi në zyrën tjetër, mori çka iu desh dhe për një çast u fut në zyrën e parë e u ul përballë fshatarit. Lëvizi pak majtas xhyben, sa shihej dukshëm një armë brezi e madhe që kishte shenjat “AZ”. Fshatari e pa dhe, si duket, gjykoi se me Kadiun e Dibrës nuk bëhej shaka. U ngrit në këmbë e zbriti shkallët. Ecte me shpejtësi. Në oborr e ktheu disa herë kokën pas, se mos e ndiqte kadiu i mençur e trim.” Qeveritarët kërkuan t’i bëhej dua një ushtaraku italian. Myftiu Raif urdhëroi: “Pushtuesve nuk u bëjmë dua!” Dhe nuk u bë. Myftiun për 6 muaj e internuan në Tropojë. Nga fshatrat e largëta udhëtonin njerëz me orë të tëra për të takuar kadiun e për ta pyetur për halle familjare, për probleme bashkëjetese apo edhe shoqërore. Ata e dëgjonin me kujdes kadiun dhe vepronin sipas këshillave të tij. Ai gjithmonë i mbështeste zgjidhjet e problemeve në ajete kur'anore, hadithe dhe zgjidhje praktike nga jeta e profetit Muhamed (a.s.). Kadiu Raif kishte marrëdhënie të mira me fshatarët dhe agallarët, me qytetarët dhe qeveritarët. Qeveritarët dhe intelektualët e respektonin më tepër se çdo njeri tjetër. Kryet e vendit gjithmonë ishte i Kadiut. Në vitet 1920-1930, Peshkopia, qendra e Dibrës shqiptare, kishte jo


më shumë se 5000 – 6000 banorë. Dy xhamitë e vogla nuk i plotësonin kërkesat e popullsisë në rritje. Njëra ndodhej pranë përroit, tek furra e Isa Vleshës e hani i Seferit, ndërsa tjetra, po aq e vogël, ishte aty ku është sot xhamia e vjetër, ngjitur me shtëpinë e Besim Shehut (sheh Besimit). Për të zgjidhur këtë kërkesë, kadiu, Raifi, mblodhi të parët e fiseve e shumë burra të mençur dhe u parashtroi kërkesën. “Peshkopisë i duhet një xhami më e madhe”, – u tha ai grupit të zgjedhur. Kërkesa e kadiut u pranua pa asnjë kundërshtim dhe diskutuan për nevojat në lëndë dhe para. Banorët e qytetit dhe të fshatrave përreth i sollën drurët sipas nevojës nga malet, ndërsa lekët nga tregtarët dhe të pasurit i mblodhi një komision i ngritur në mbledhjen e parë. Për xhaminë e Peshkopisë ndihmuan edhe fshatrat. Raif Kadiu, për 30 vjet me radhë (1913 – 1943), drejtoi popullin e Dibrës me vlerat e pakrahasuara të fesë Islame, për tri dekada e ushqeu këtë popull me dashuri e bindje për Krijuesin e gjithësisë dhe në veçanti për qenien shqiptar e banor të këtyre viseve të pasura e të bukura, të buta e të egra, e me një popull krenar për historinë e tij. Raif Kadiu, myftiu i Dibrës në kohë shumë të vështira, ushqeu, rriti dhe drejtoi shpirtin e shqiptarëve të Dibrës në luftë për mbrojtjen e trojeve tona, për bashkimin e dibranëve edhe atëherë kur mungonte pushteti, me parullën “për din e iman, të mbrojmë vatan!”. “Vatani” dhe “Imani” u rritën në të njëjtën zemër të dibranëve, më shumë se në çdo kohë, në periudhën që drejtoi myftininë Raif Kadiu. Ai diti të afrojë, ushqejë, mobilizojë e të bashkojë tërë popullin e Dibrës, tregtarin dhe agallarët, diti të afrojë fshatarin dhe intelektualin, mblodhi dhe vuri në jetë më së miri përvojën dibrane në të gjitha fushat dhe e përjetësoi atë. Ai u bë i dashur e i respektuar prej tërë popullit të Dibrës. Edhe pasardhësit e tij në atë detyrë, e kanë respektuar e nderuar ish myftiun që drejtoi në ato tri dekada shumë të vështira dhe, të tërë, popull e drejtues, e mbyllin bisedën për të.

Xhamia 500 vjeçare e Allajbegisë, Peshkopi

GUSHT 2012

Di

29


Foto Arkiv

30

Di

GUSHT 2012


FESTIMI I LIRISË NË SHKODËR - 1912 / Foto nga K. Marubi

GUSHT 2012

Di

31


Reportazh

EDUART THARTORI

Rrugëve tё Oslos mund tё ecёsh pa problem nё orёn 01:00 tё natёs dhe tё jetё akoma dritё, pasi dielli nuk ka shkuar shumё larg. Ai thjesht po puqet me detin e veriut dhe pas njё ore ai sёrish do tё fillojё tё ngrihet nё qiell.

NORVEGJIA

VENDI I FJORDEVE, ATY KU NETËT NUK KANË ERRËSIRË Rrugëve tё Oslos mund tё ecёsh pa problem nё orёn 01:00 tё natёs dhe tё jetё akoma dritё, pasi dielli nuk ka shkuar shumё larg. Ai thjesht po puqet me detin e veriut dhe pas njё ore ai sёrish do tё fillojё tё ngrihet nё qiell. Kёshtu janё netёt e verёs nё Norvegji, vendin mё tё bukur skandinav, tё njohur pёr ordet e tij mahnitëse dhe njerëzit e tij tё dashur. Vendin e pasur me naftё dhe ujin e rёndё. Nё pamje tё parё bijtë e vikingëve tё dikurshëm tё ngjajnё tё ftohtё, por kur takohesh me ta e ndien se janё tё dashur dhe tё butё. Madje edhe i ftohti atje nuk ёshtё aq i egёr sa nё pjesёt e tjera europiane. Dikur pata lexuar se Islami nuk ёshtё thjesht njё religjion me ritualet e tij tё veçanta dhe kaq. Nё fakt Islami ёshtё Drita e Zotit pёr tё cilёn ka premtuar se do ta shpёrndajё nё çdo vend ku do tё lindë dielli. E kёtu dielli nё fakt pak herё perёndon. Kjo mё dha tё kuptoj se Islami nё Norvegji ishte diçka e natyrshme. Diçka qё e gjeje kudo, pa emrin

32

Di

GUSHT 2012

e tij tё vёrtetё, por ai tё thёrriste kudo. Nё natyrёn e pastёr tё kёtyre njerёzve, nё sjelljet plot drejtёsi dhe fisnikёri tё tyre. Nёse e drejta jote tё kishte humbur apo nuk e dije se ёshtё, do tё gjeje patjetёr njё njeri qё tё tё ndihmonte, madje edhe nёse ai do tё ishte konkurrenti yt nё biznes, apo nё çdo marrëveshje tjetёr. Kam kuptuar se Islami ёshtё drejtёsia, ekuilibrat njerёzorё, nё shoqёri dhe nё natyrё. Ja pse mendoj se Islamin nё Norvegji e gjen kudo. Oslo është vendi i tri xhamive madhёshtore me minare të larta, por edhe i mё se pesёdhjetё xhamive tё tjera, (pёrkatёsisht sipas kombёsive) qё pёrcjellin mesazhin e sё vёrtetёs nё Parajsёn Skandinave. Islami mendohet tё ketё ardhur nё vitet e gjashtёdhjeta bashkё me valёt para tё emigrantёt nga vendet myslimane. Sidomos valёn mё tё madhe Norvegjia e priti nga shteti i Pakistanit, por edhe shtete tё tjera tё botёs myslimane


kanё emigrantёt e tyre qё edhe pse jo me njё qёllim tё caktuar janё bёrё ambasadorёt mё tё mirё tё Islamit nё tё gjithё botёn perёndimore. Fillimisht erdhёn tё varfёr, tё shtypur nga regjimet diktatoriale tё vendeve tё tyre. Pak nga pak ata u ndihmuan nga shteti norvegjez dhe arritёn jo vetёm tё plotёsojnё nevojat jetike, por edhe tё fillojnё tё mendojnё pёr kulturёn dhe traditën e tyre tё origjinёs. Kёshtu, pas pak vitesh nё Oslo u ndёrtua xhamia e parё rreth fillim viteve tё shtatёdhjetë. Bashkësia Islame e Norvegjisë Në Norvegji numërohen mё shumë se 600 mijё myslimanë, tё cilët kryesisht kanё origjinë pakistaneze dhe njё pjesë arabe. Por është fakt se ka edhe shumë norvegjezë tё cilёt janё konvertuar nё Islam. Myftiu i Norvegjisё, z. Senaid Kobilica, (boshnjak me origjinё) fitues i çmimit kombëtar pёr paqen nё vitin 2011, flet për fillesat e Islamit nё Norvegji dhe sfidat qё u ёshtё dashur tё kapёrcejnё gjatё kёtyre dekadave. Njё rol tё veçantё nё Parajsёn Skandinave kanё myslimanёt me origjinё europiane nё tё cilёn futen shqiptarёt dhe boshnjakёt. Kёta dy grupe emigrantёsh pёrbёjnё urёn e afrimit ndёrmjet mentalitetit dhe kulturёs europiane me atё tё popujve aziatikё apo afrikanё me tradita dhe kulturё islame. “Shpeshherё na ёshtё dashur tё bёhemi ndёrmjetёs ndёrmjet shoqёrisё norvegjeze dhe komuniteteve tё ndryshme myslimane nё afrimin dhe integrimin e kёtyre

tё fundit nё kёto shoqёri. Por nga ana tjetёr edhe ruajtjen e parimeve bazё dhe misionit islam dhe pёrcjelljen e kёtyre vlerave nё shoqёrinё norvegjeze”, thotë Myftiu Kobilica. Problemi Breivik I pyetur pёr incidentin qё ndodhi vitin e kaluar, kur njё ekstremist i djathtё i mori jetën 77 personave nё ishullin e bukur tё Utoya-s dhe shpёrthimeve tё ndodhura nё kryeqytetin norvegjez, z. Kobilica shprehet: - Ajo ishte njё ngjarje qё vёrtetoi se terrorizmi nuk njeh fe dhe se ёshtё produkt i mendjeve tё sёmura dhe ideologjive antihumane. Ai tregon se nё ditёt e sulmeve, myslimanёt ndiheshin tё frikёsuar, por njёlloj tё frikёsuar ndiheshin edhe vetё norvegjezёt, tё cilёt patёn edhe humbjet mё tё mёdha nё kёtё akt terrorist. Njё akt i tillë, - thotë ai, - tregon nivelin e lartё tё urrejtjes qё disa forca me orientim djathtist kanё nё Europё. E megjithatё, shoqёritё europiane janё nё gjendje tё vlerёsojnё nё tё vёrtetё rolin pozitiv qё kanё myslimanёt dhe nga ana tjetёr tё kuptojnё se dhuna asnjёherё nuk ёshtё zgjidhja e drejtё dhe se vetёm dialogu dhe respekti i ndёrsjellё janё mёnyrat mё tё mira përafrimi ndёrmjet kulturave. Problemi i Nikabit I njohur tashmё nё tё gjithё Europёn perёndimore si fenomeni Burka, si njё vlerё e kushtёzuar, parё nga individё me prejardhje nga shoqёritё tradicionale arabe e jo vetёm, GUSHT 2012

Di

33


dhe nga ana tjetёr si njё pengesё e identifikimit tё gabuar nё shoqёrinё moderne, nikabi ka shkaktuar mjaft polemika nё Perёndim. Disa vende madje e kanё ndaluar atё me ligj siç ёshtё Franca. Nё disa tё tjera ky fenomen ёshtё akoma duke u diskutuar nё institucionet ligjvёnёse. Senaid Kobilica nё emër të Bashkёsisё Islame Norvegjeze, ka ndёrhyrё qё ky problem tё mos bёhet temё diskutimi nё parlamentin norvegjez. Pasi, sipas tij, nёse ne do tё lёshojmё pe nё qёndrimin tonё pёr kёtё çёshtje, atёherё revanshi i forcave ekstremiste djathtiste mund tё mos ndalojё nё kёtё çёshtje, por tё shtrihet edhe nё ato qё janё vlera thelbёsore tё Islamit. Njёkohёsisht ai ka kёrkuar prej komuniteteve tё ndryshme myslimane qё jetojnё nё Norvegji qё tё bashkohen nё mesataren e artё; atё qё kёrkon Zoti në Kur'an. Kohёt e namazeve dhe agjёrimit Nё vendet nordike njihet edhe njё tjetёr fenomen: çёshtja e ndёrrimit tё ditёs dhe natës, qё ndryshe nga pjesёt e tjera tё Europёs apo edhe botёs, aty janё nё afate mё tё gjata. Duke qenё nё afёrsi tё Polit tё Veriut gjatё verёs, nata ёshtё pothuajse e padallueshme dhe nuk ka aspak errёsirё, ndёrsa gjatё dimrit ёshtё dita ajo qё ёshtё e shkurtёr dhe me pak dritё. Mirëpo, kёto janё probleme qё prekin drejtpёrdrejt edhe çёshtjen e kohёve tё namazeve dhe çёshtjen e agjёrimit tё muajit tё Ramazanit. Tani nё verё nё Norvegji, namazi i akshamit falet nё orёn 23:30, ndёrsa ai i Jacisё vetёm njё orё mё vonё nё 24:00 e Sabahu vjen menjёherё pas orёs 02:00 tё mёngjesit.

34

Di

GUSHT 2012

Ndёrkohё, pёr sa i pёrket agjёrimit tё Ramazanit, i cili këtë vit filloi më 20 korrik, problemi bёhet edhe mё i dukshёm, pasi i bie qё tё agjёrohet afёrsisht pёr 20 orё nё ditё dhe tё mos ketё kohё as pёr iftarin, teravitë dhe ngrёnien e syfyrit. Kur folëm për këtë çështje z. Kobilica buzёqeshi. - Ёshtё e vёrtetё, - tha. - Për ne ky është njё problem shumё i mprehtё pёr momentin. Kjo sepse shumica dёrrmuese e komuniteteve tona myslimane janё njerёz qё u duhet tё punojnё nё orare zyrtare dhe kjo pёrbёn pengesё nё efektivitetin e tyre. “Ne e kemi diskutuar kёtё çështje edhe nё njё rang mё tё gjerё duke pёrfshirё kёtu edhe Komitetin Europian pёr Fetva. Akoma nuk kemi patur njё vendim pёrfundimtar pёr kёtё çёshtje. Por diskutimet tona janё pёrfaqёsuar nga dy mendime kryesore. I pari, disa mendojnë se koha duhet tё pёrllogaritet duke marrё si referencё njёrin nga shtetet myslimane mё pёrfaqёsuese, tё cilat ndodhen nё tё njёjtin meridian apo afёr meridianit nё tё cilin ndodhet Norvegjia. Ndёrsa mendimi i dytё ёshtё mendimi strikt qё bazohet nё matjen e kohёs sipas ndёrrimit tё ditё-natёs nё vend. Duke qenё njё pёrkrahёs i mendimit tё parё i kam ftuar dijetarёt qё pёrkrahin mendimin e dytё qё tё jetojnё me ne nё Tromso (Vendi verior mё i largёt i banuar nё Norvegji) pёr njё javё nё muajin e Ramazanit”, - thotё duke buzёqeshur z. Kobilica. Nё Tromso dita zgjat pёr tre muaj dhe nata ёshtё po aq e gjatё. Gjatё ditёs dielli vёrtitet rreth horizontit ndёrsa nё netёt polare mrekullohesh nga fenomeni i Aurorёs.


Qendra Islame Kulturore Shqiptare mё Norvegji I pari emigrant shqiptar mendohet tё ketё qenё njё shkodran, i cili ka shkuar nё Norvegji diku nga fundi i viteve 50-tё. Në bisedat me emigrantё tё vjetёr, ata na tregonin se rrugёt e Oslos nё fillim të viteve 60-të ishin tёrё baltё e kalldrёm. Ishim ne emigrantёt qё u morёm me shtrimin e rrugёve. Me pak alё ndërtuam me mundin tonё, Oslon qё ёshtё sot. Tё parёt ishin thjesht emigrantё ekonomikё, por çerekun e fundit tё shekullit tё kaluar, emigrantёt politikё po fillonin tё shtoheshin edhe mё shumё sidomos nga viset shqiptare tё ish-Jugosllavisё. Kjo pёr shkak tё dhunёs dhe represionit qё ushtrohej mbi popullin shqiptar, sidomos pas viteve tё tetёdhjeta. Shumё azilantё politikё vinin nё Norvegji si në çdo vend tjetёr tё Europёs pёr t`i shpёtuar pёrndjekjes sё policisё dhe ushtrisё serbe, tё cilёt i keqtrajtonin vetёm pёr ndjenjat e tyre patriotike. I tillё ishte edhe rasti i z. Muharrem Cilafi, njё mёsues i gjuhёs shqipe i cili u largua vetёm pak orё para se shtёpinё e tij ta rrethonte policia jugosllave pёr shkak tё qёndrimeve tё tij patriotike. Tashmё z. Cilafi jeton me familjen e tij nё Oslo dhe vazhdon tё ushtrojё detyrёn e “shenjtё” tё mёsuesit pёr fёmijёt shqiptarё, duke u mёsuar atyre gjuhёn e mёmёdheut. Djali dhe dy vajzat e tij janё tashmё brezi i dytё i shqiptarёve qё kanё lindur nё Norvegji, ose kanё shkuar atje nё fёmijёrinё e tyre tё hershme. Teksa i sheh ata nuk dallojnё aspak nga njё norvegjez autokton, por gjithsesi kanё diçka mё shumё se moshatarёt e tyre. Ata janё edukuar duke mos harruar vendlindjen dhe atdheun e tё parёve dhe shqipen e flasin mirё, ndёrsa Atdheun e kanё tё shtrenjtё nё zemёr dhe

rasti i tyre ёshtё njёri prej shumё rasteve tё emigrantёve tanё nё Norvegji. Nё bisedën qё zhvilluam me ish-kryetarin e qendrёs Islame nё Norvegji, aktualisht anёtar i kёshillit drejtues tё QIKSHN, z. Fehmi Baftiu, edhe ky njё shqiptar i brezit tё dytё tё emigrantёve tё rritur dhe të edukuar nё Norvegji, na tregoi pёr historikun e qendrёs Islame nё Oslo. Themeluar nga baballarёt e tyre kjo qendёr mbledh sё bashku disa mijёra shqiptarё, tё cilёt jetojnё nё Oslo dhe nё qytete tё tjera tё Norvegjisё. Qёllimi i themelimit tё kёsaj qendre ka qenё ruajtja e traditёs, kulturёs dhe besimit tё kёtyre emigrantёve. Aktualisht nё qendrёn tonё mёsojnё gjuhёn shqipe dhe kulturёn islame rreth 200 fёmijё emigrantёsh, thotë z. Baftiu. Atyre u mёsojmё parimet bazё tё Islamit, Kuranin dhe edukatёn fetare. Njёkohёsisht nxisim aktivitete me frymё patriotike pёr tё mbjellё te brezi i ri i fёmijёve tё lindur nё diasporё, dashurinё pёr Atdheun e baballarёve dhe nёnave tё tyre. Nё Qendrёn Islame Kulturore Shqiptare nё Norvegji funksionojnё sё bashku edhe dy shkolla me mёsime plotёsuese. Shkolla fetare “Urtёsia” dhe shkolla “Naim Frashёri” pёr mёsimin e gjuhёs shqipe dhe kulturёn e kombit shqiptar. Kjo qendër ofron edhe kurse pёr mёsime tё gjuhёs norvegjeze pёr tё gjithё ata emigrantë tё ardhur rishtazi apo tё gjithё tё interesuarit. Njёkohёsisht nё misionin e saj ёshtё edhe prezantimi i imazhit tё Shqipёrisё dhe tё gjitha trojeve shqiptare pёr botёn norvegjeze. Kjo është Norvegjia, vendi i ordeve, aty ku netët nuk kanë errësirë. GUSHT 2012

Di

35


Bota jonë

NAIM DRIJAJ

MËSIMI DHE ARSIMI

JANË BAZA DHE JETA

E ISLAMIT Fjalët e para që iu shpallën profetit Muhamed (a.s.) nga Zoti, ishin 5 ajetet e para të sures Alak: Lexo me emrin e Zotit tënd, i Cili krijoi (gjithçka)/e krijoi njeriun nga një droçkë gjaku!/Lexo, sepse Zoti yt është Bujari më i madh/ i Cili, me anë të penës i mësoi/njeriut gjëra që nuk i dinte. Atëherë si duhet të jetë ky ymet, libri i të cilit fillon me alët "Lexo"? A mund të jetë analfabet një ymet i tillë? A nuk është paradoks që këtij ymeti, të cilit i janë shpallur këto ajete, të ketë probleme me arsimin dhe dijen?! Në shpalljen e parë Kuranore i bëhet thirrje intelektit të njeriut me urdhrin: "Lexo..." Fillimisht kjo thirrje i drejtohet Muhamedit (a.s.) dhe pastaj përmes tij tërë njerëzimit, të gjithë ne besimtarëve dhe besimtareve. Kërkimi i diturisë i paraprin edhe kultivimit të besimit. Ne e dimë se Imani (besimi) është shpirti i fesë dhe faktori kryesor i saj, megjithatë shpallja filloi me "Lexo, Mëso" dhe jo "Beso". Ne jemi një popull, që na kanë preokupuar gjërat dytësore duke lënë anash gjërat parësore, sekondaret në vend të gjërave thelbësore, forma e jashtme në vend të përmbajtjes, të folurit dhe paraqitja në vend të tiparit dhe sjelljes. Mësimi dhe arsimi janë baza dhe jeta e Islamit. Ato zënë vend kryesor në historinë islame, sepse janë shty-

36

Di

GUSHT 2012

llat themelore të kulturës e civilizimit islam. Mësimi dhe arsimimi në Islam janë përcaktuar me alën e Zotit në Kuranin famëlartë, në thëniet e Pejgamberit (a.s.), i cili i ka porositur të gjithë myslimanët të mësojnë dhe të studiojnë prej djepit deri në varr. Sa herë që i jepej mundësia, Muhamedi (a.s.) i nxiste shokët e tij dhe myslimanët që të kërkonin dije dhe të arsimoheshin. Ai nuk pranonte që myslimani të mjaftohej me adhurimin, por kërkonte prej tij të merrte dije dhe të arsimohej. Allahu xh.sh. thotë : “Nun. Betohem për penën dhe për rreshtat që shkruajnë.” (Kalem, 1) Surja Kalem është kaptina e dytë që iu shpall Pejgamberit (a.s.), pas ajeteve të para të sures Alak. Edhe në ajetet e para të sures Alak, i bëhet thirrje njeriut që të njohë dhe të prezantohet me Zotin, Krijuesin e tij. Surja Kalem i bën thirrje myslimanëve që dijet e përftuara të shkruhen dhe të regjistrohen, me qëllim që të mos harrohen. Kjo duket qartë në faktin se në ajetin e parë, përmendet pena, mjeti i shkrimit. Është e vështirë për një ymet që nuk interesohet për të përftuar dije dhe një rini që nuk bën kërkime dhe hulumtime shkencore, të rimëkëmbet dhe të zhvillohet. Të jesh i suksesshëm në fushën shkencore, të përvetësosh dije dhe njohuri të reja, të merresh me zbulime dhe hulumtime shkencore, është kusht themeltar për zhvillimin e çdo populli dhe kombi. Ajo është thelbësore


për të ndryshuar veten dhe për të pritur ndryshimin nga Zoti më pas. Të gjithë profetët para profetit Muhamed (a.s.), triumfonin me anë të mrekullive. Musai kishte shkopin e tij, Nuhu triumfoi nga tufani, i cili i shkatërroi armiqtë e tij, Hudi triumfoi me anë të erës së fuqishme, etj. Kurse ymeti i Muhamedit do të triumfojë vetëm me dije dhe arsim. Vetë ala “i ditur” përmendet 224 herë në Kuranin famëlartë. Emri i Zotit "i Gjithëdituri" përmendet 185 herë, "dija" përmendet 375 herë, vetëm në hadithet e Buhariut, ala "dije" përmendet në 102 hadithe në kapitullin e dijes. Në betejën e Bedrit, myslimanët kapën shtatëdhjetë mekas robër. Si kusht që të fitojnë lirinë, Pejgamberi (a.s.) i kërkoi secilit prej tyre që t'u mësojë dhjetë myslimanëve shkrim e këndim. Kështu, shtatëdhjetë robër, do u mësonin shtatëqind myslimanëve shkrimin dhe këndimin. Edhe pse myslimanët kishin nevojë për të holla, Pejgamberi (a.s.) nuk kërkoi pasuri materiale në këmbim të lirisë, por u kërkoi t'u mësonin myslimanëve shkrimin dhe leximin. Përveç mësimit të shkrimit dhe këndimit, Pejgamberi (a.s.) i kushtoi një rëndësi të veçantë edhe mësimit të gjuhëve të huaja. Ai e thirri një ditë Zejd ibn Thabit dhe i tha: "Do të shkosh tek çifutët dhe do të mësosh gjuhën e tyre. Mos u kthe pa e Përvetësuar mirë atë." Prandaj kushdo që kërkon të nxërë dije, duhet të plotësojë tre kritere të rëndësishme: Të jetë këmbëngulës dhe të ketë vullnet për të mësuar, të jetë modest me mësuesit e tij, të mësojë diçka të dobishme që i vlen ymetit dhe njerëzimit, jo çdo lloj dijeje. Vetë Pejgamberi (a.s.) lutej: “O Zot, më ruaj nga dija e pavlerë!” Çdo mysliman, pavarësisht nga gjinia, duhet të kërkojë dituri, të mësojë, të arsimohet, madje edhe të aftësohet profesionalisht në mënyrë që të jetë në gjendje ta mbrojë dhe ta argumentojë mendimin dhe besimin e tij. Besimi ynë duhet të jetë i shoqëruar me dituri e bindje, i dëshmuar me fakte e sinqeritet, jo me fanatizëm dogmatik e hipokrizi. Besimi i myslimanit duhet të jetë i gjallë e produktiv dhe jo i ngurtë në vetvete.

GUSHT 2012

Di

37


SEFER BAJRAKTARI

ZEKATI

SINQERITETI I BUJARISË

DHE I ADHURIMIT Zekati është e drejta e parë dhe kryesore prej të drejtave të Zotit, dhe është më dobiprurësja për njerëzit mes këtyre të drejtave. Zekati, që myslimanit i është bërë obligim, ka për qëllim që secili besimtar të pastrojë pasurinë e tij nga pjesa që i takon të varfërve dhe nevojtarëve. Këtë të drejtë i pasuri duhet ta japë me dëshirë në qoftë se dëshiron të patrojë dhe sigurojë pasurinë e tij, në qoftë se dëshiron të shpëtojë nga fatkeqësitë në këtë jetë dhe të fitojë Xhenetin në botën tjetër. Fjala zekat do të thotë pastrim ose në një kuptim të dytë do të thotë shtim. Nga vetë kuptimi që ka ala zekat, për besimtarin është fare e qartë se duke dhënë zekatin, i pasuri siguron pasurinë e tij dhe njëkohësisht beson Allahu do t’ia shtojë dhe më shumë. Për besimtarin mysliman dhënia e zekatit është detyrë e jo dëshirë. Në Kur'an thuhet shprehimisht: “Jepuni të afërmve, të varfrit dhe udhëtarit të drejtën e tyre, por mos bëni shpenzim të tepruar” (Isra, 26). Ky urdhër i Kur'anit fare qartë sqaron besimtarin e pasur se të afërmit e tij që jetojnë në varfëri dhe të vobektët kanë pjesën e vet në pasurinë e gjithsecilit dhe kjo u duhet dhënë atyre. Në një ajet tjetër kur'anor Allahu (xh.sh.) thotë: “As pasuria juaj, as fëmijët tuaj nuk do t’ju afrojnë më shumë te Ne, por vetëm ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira (e meritojnë këtë)” (Sebe, 37). Nga ajeti i sipërcituar kuptojmë se menjëherë pas besimit në një Zot vlerësohen veprat e mira, gjë kjo që përforcon besimin dhe na mundëson që t’i afrohemi gjithnjë e më tepër mëshirës së Zotit. Të shpenzosh nga pasuria për të mirën e përgjithshme është një nga detyrat kryesore për çdo mysliman. Kjo kryhet në dy mënyra: me detyrim dhe me vullnet. Zekati për të cilën folëm është një masë e detyrueshme që përdoret në dobi të njerëzve të varfër dhe në ngritjen e veprave kulturore të dobishme që i shërbejnë mbarë shoqërisë si: ndërtimi i xhamive, bibliotekave, shkollave, rrugëve, ujësjellësve e çdo vepre

38

Di

GUSHT 2012


tjetër në dobi të shoqërisë. Allahu u premton besimtarëve se sa më shumë të shpenzojnë për vepra bamirëse, aq më shumë u shtohet pasuria dhe mirëqenia e tyre. Në Kur'anin e madhërueshëm thuhet: “Ata që shpenzojnë pasurinë e vet në rrugë të Allahut, i shëmbëllejnë atij që mbjell një kokërr nga e cila dalin shtatë kallinj, ku secili kalli ka njëqind kokrra. Allahu ia shton (shpërblimin) edhe më tepër kujt të dëshirojë; Allahu është Mirëbërës i madh dhe i Gjithëdijshëm.” (Bekare, 261) Kështu myslimani zekatin e jep me dëshirë. Ai ka besim të plotë në premtimin e Allahut që pasuria e tij jo vetëm nuk pakësohet, por do t’i shtohet gjithnjë e mëshumë në saje të punës që ai bën. Për besimtarin mysliman dhënia nga pasuria e tij nuk kufizohet vetëm me zekatin. Ai do të shpenzojë nga pasuria e tij çdo herë që ta shohë të nevojshme për të zgjidhur problemet e jetës për njerëzit që e rrethojnë dhe shoqërinë ku jeton. Tanimë edhe ndër ne është bërë traditë dhënia e Sadakai Fitrit me mbarimin e muajit të madhërueshëm të Ramazanit, prerja e kurbanit për Bajram dhe shpërndarja e mishit për

të varfrit e nevojtarët. Zekati e detyron myslimanin të mbajë llogari të pastra e të rregullta pasi një llogari e rregullt të informon me saktësi mbi detyrimet që ke ndaj Allahut dhe shoqërisë për të shpenzuar nga pasuria jote për realizimin e zekatit. Nuk kemi ndër mend, në këtë shkrim, të sqarojmë me hollësi se si duhet llogaritur dhënia e zekatit. Duam vetëm t’i kujtojmë lexuesit se zekati jepet për çdo vit, në masën 2.5 % ose 1/40 të pasurisë. Zekati është një sakrificë e detyrueshme për çdo mysliman që zotëron njëfarë pasurie. Myslimani duhet të sakrifikojë për të siguruar lumturinë e njerëzisë, dhe këtë e bën nëpërmjet zekatit. Në këtë mënyrë vëllazëria islame nuk lë shkak për ngrindje në mes njerëzve. Dikush mund të pyesë: “Pse u dashka të jepet zekati për çdo vit? Pikërisht kjo është një e mirë tjetër që Islami u dhuron njerëzve (shoqërisë në përgjithësi). Islami detyron çdo njeri që kapitalin (paratë) të mos e mbajë të mbyllyr në kasafortë dhe vetë të rrijë pa punë. Kapitali i vdekur dhe që nuk qarkullon është veprim i ndaluar në Islam. Në Kur'anin Famëlartë thuhet: “...ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.” (Teube, 34) Nga sa përmendëm deri këtu për zekatin, kuptohet fare mirë se po të zbatohen me përpikëri mësimet e Kur'anit në mirëpërdorimin e pasurisë, shoqëria njerëzore në përgjithësi do të jetojë e lumtur e pa grindje. Dhënia e zekatit eliminon në maksimum ndarjet, krijon harmoni e dashuri mes njerëzve, njëkohësisht ndihmon në përparimin dhe zhvillimin e shoqërisë islame për t’u bërë shembull në tërë botën. Zekati është detyrë për çdo mysliman kudo që të jetojë. Dhënia e tij e bën myslimanin e pasur që me veprat e tij të bamirësisë të fitojë dashurinë, respektin e njerëzve që jetojnë në varfëri. Krahas kësaj edhe institucionet fetare, duke filluar nga Komuniteti Mysliman e myftinitë, të formojnë struktura bamirëse për të mbledhur zekatin e ndihma të tjera e për t’i përdorur ato në dobi të shtresave të varfra. Nga sa thamë më sipër , ndonjë person i pasur mund të mendojë se Islami kërkon vetëm të kryhen vepra bamirësie dhe si ai vetë në familjen e tij nuk paska asnjë të drejtë të gëzojë të mirat që i ka dhënë Zoti. Një mendim i tillë as që mendohet të ekzistojë te besimtari se vetë Zoti në Kur'anin e madhërueshëm thotë: “Thuaj: - Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” “Thuaj: - Ato janë për besimtarë ( dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët...” (Araf, 32) Kështu duhet kuptuar zekati, i cili bashkë me shërbimet e mëdha që i sjell shoqërisë duke siguruar paqen sociale, e përgatit myslimanin me një dashuri të madhe për Zotin, që i mundëson të jetojë në mes të gjithë të mirave e njëkohësisht të kryejë vepra bamirësie në dobi të njerëzve dhe shoqërisë ku jeton.

GUSHT 2012

Di

39


DOMETHËNIA E SA Fitr do të thotë krijim, natyrë, mbyllje e agjërimit, etj. Sadakaja ose lëmosha e fitrit quhet shkurt edhe fitre. Sadakaja e fitrit është një adhurim pasuror (material) që e kanë për detyrë ta zbatojnë myslimanët që zotërojnë pasurinë e quajtur nisab (përveç nevojave të përditshme) si dhe personat që kanë nën kujdestari, të cilët arrijnë bajramin e ramazanit. Sadakaja e fitrit quhet ndryshe edhe “zekat për kokë”. Ky emërtim niset nga fakti që sadakaja e fitrit është një përgjegjësi e mbështetur mbi personat, mbi numrin e personave të familjes të përbërë nga kryefamiljari ose kujdestari dhe personat që ka nën kujdestari. Sadakaja e fitrit është një adhurim që ka zënë vendin e vet në fe si një falënderim ndaj dhuntisë së jetës dhe trupit të favorizuar nga Allahu. Ajo bart edhe kuptimin e falënderimit ndaj Allahut të Lartë që i bëri myslimanët, të cilët mundën ta plotësojnë atë vit adhurimin e agjërimit, të aftë për ta kryer këtë adhurim. Në të njëjtën kohë, siç bëhet e ditur në hadithin profetik, për myslimanin që ka mbajtur agjërim, sadakaja e fitrit plotëson mangësitë e adhurimit të tronditur me sjellje që s’i kanë hije personit të agjëruar. Gjithashtu, sadakaja e fitrit siguron pjesëmarrjen e të varfërve në gëzimin e bajramit. Veçanërisht, është thënë se dhënia e sadakasë së fitrit është shkak për pranimin e agjërimit, për shpëtim, për lehtësimin e vuajtjeve të çastit të vdekjes dhe të varrit. Sadakaja e fitrit zbatohet nga personat përgjegjës në një kuadër shumë më të gjerë se zekati. Kështu, çdo njeri që ka mundësi për të dhënë sadakanë e fitrit, shijon kënaqësinë e dhënies së diçkaje në rrugën e Allahut, sheh dhe kupton më nga afër gjendjen e njerëzve nevojtarë në shoqëri. Nga ana tjetër, edhe njerëzve të varfër u zgjatet dora e ndihmës duke ua ruajtur nderin dhe duke mos i lënë të detyruar të kërkojnë. Kështu, mes individëve që jetojnë në të njëjtën shoqëri, ngrihet dhe funksionon edhe një urë tjetër vëllazërie e miqësie! Dhënia e sadakasë së fitrit duke marrë si masë sasinë që do të siguronte ushqimin njëditor normal të një personi është kriteri më i saktë. Duke vepruar kështu, marrja si masë jo e nevojës ushqimore njëditore sipas standardit të jetesës së një të varfëri, por sipas mesatares së konsumit ditor të lëndëve ushqimore të personit që e jep sadakanë e fitrit, është më në përshtatje me kuptimin dhe qëllimin e sadakasë së fitrit. Këshillat dhe porositë e Profetit në lidhje me këtë

40

Di

GUSHT 2012


ADAKASË SË FITRIT çështje, synojnë t’i shpëtojnë të varfrit nga lypja, të ushqehen ata e të marrin pjesë në gëzimin e bajramit. Personi që ka për të dhënë sadakanë e fitrit, duhet ta përcaktojë dhe ta japë atë në vlerë monetare të tillë që të mund të përmbushë të paktën nevojën ushqimore njëditore të një të varfri, sipas gjendjes ekonomike dhe standardit jetësor të vetë personit. Duke u nisur nga fakti që paraja vlen për plotësimin e çdo lloj nevoje, dhënia e sadakasë së fitrit në monedhë është më e mirë. Megjithëkëtë, sipas nevojës, mund të jepet edhe me lëndët ushqimore të përmendura. Personi që jep sadakanë e fitrit, mund t’ia japë atë si një të varfri të vetëm, ashtu dhe duke ua shpërndarë disa të varfërve. Por, për sa i përket përballimit të nevojave të personit të varfër, dhënia një të varfëri është më e mirë.

AJETE PËR BAMIRËSINË (Bekare, Lopa: 262-265 ) Ata që shpenzojnë pasuritë e tyre në Rrugën e Zotit dhe nuk e përcjellin shpenzimin e bërë me të përmendura e mundim, e kanë shpërblimin pranë Zotit të tyre. Nuk frikësohen e dëshpërohen. (262) Një alë e mirë dhe ndjesë, kanë më vlerë, nga një lëmoshë e përcjellë me mundim. Zoti është i pasur, i butë. (263) Besimtarë, mos i zhvleftësoni lëmoshat tuaja me të përmendura e mundim si ata që shpenzojnë pasuritë e tyre për opinionin e njerëzve dhe nuk besojnë Zotin dhe Ditën e Fundit. Shembulli i tyre: një shkëmb i mbuluar me dhe; e zë shi i madh dhe e lë të zhveshur. Nuk zotërojnë gjë në fitimin e tyre. Zoti nuk i drejton njerëzit mohues. (264) Shembulli i atyre që, të vendosur në vetvete, shpenzojnë pasuritë e tyre në kërkim të kënaqësisë së Zotit, një kopsht në vend të lartë: e zë shi i dendur dhe jep frytet e tij dy herë më shumë; në mos shi i dendur edhe një vesë. Zoti është largpamës i veprave tuaja. (265) Shqipëruar nga Salih Ferhat Hoxha GUSHT 2012

Di

41


HAFIZ IBRAHIM DALLIU

42

Di

GUSHT 2012


KOMENTIMI I AJETIT

TË AGJËRIMIT “O ju që keni besuar! U bë farz për ju agjërimi, ashtu siç ishte farz edhe për ata që kaluan para jush, që ju të ruheni prej gjynahesh.” (Bekare, 183) Ashtu siç thotë Bejzaviu, me këtë ajet vërtetohet se agjërimi është farz për umetin e Muhamedit (a.s.). Ajeti dëshmon gjithashtu se ky urdhër i Allahut u është dhënë edhe pejgamberëve e popujve të mëparshëm, por në çdo sheriat ka ndryshuar numri i ditëve dhe mënyra e agjërimit. Për myslimanët është bërë farz të agjërojnë, domethënë të mos hanë e të mos pinë ujë e lëngje e të tjera dhe të mos afrohen me gruan nga agimi derisa të perëndojë dielli. Dihet se agjërimi është detyrë e rëndë. Prandaj për ta lehtësuar agjërimin në sytë tanë, Zoti ynë tha se më këtë detyrë kanë qenë ngarkuar edhe popujt e kaluar. Pastaj, për të treguar edhe urtësinë e farzit të agjërimit, Zoti e urdhëroi e tha: Leal’lekum tet’tekune, “që ju ta kini frikë Zotin” dhe të largoheni prej gjërave e veprimeve të ndaluara. Në këtë ajet Zoti ka treguar vetëm dobinë e madhe morale të agjërimit. Dihet se agjërimi, përveçse i formon njeriut në zemër frikën ndaj Zotit (takvanë), ka edhe shumë dobi të tjera shoqërore, ekonomike, humanitare dhe shëndetësore. Këtu do të shpjegojmë shkurt takvanë e përmendur në fundin e këtij ajeti, duke i shkëputur këto shpjegime prej librit me titull “Dhanti e Ramazanit”. Takvaja është (siç thotë Zeburi në fillim të tij) kreu i dijeve të vërteta. Takvaja është grada më e lartë e njeriut te Zoti. Takvaja është lavdëruar në Kur’an më shumë se në njëqind e pesëdhjetë vende. Ndër të tjera, Kur’ani thotë: “Ata që e kanë frikë Zotin, janë të afërmit e të dashurit e Tij; ata janë më të ndershëm se gjithkush; janë të pastruar e të larë nga ana e Zotit, atyre u falen fajet e të metat dhe u hapen dyert e begatisë, në atë mënyrë sa s’e merrnin dot me mend; atyre u bëhet udhëheqës Kur’ani dhe u largohen të shtrembrat nga sytë; vetëm atyre u pranohen punët e mira; për ata është përgatitur dhe është stolisur xheneti, ku do të mësohen me ato gjëra që nuk i dinë; aty do t’u dallohen të drejtat dhe aty do kenë nga ato të mira që askush nuk i ka parë e nuk i ka dëgjuar dhe as nuk i ka shkuar ndërmend; ata janë të shpëtuar prej mundimit të varrit; kur vdesin, ata i përgëzojnë melekët me shpëtim prej zjarrit të xhehenemit, për ata është fundi i mirë etj, etj.

Takvaja është shkallë-shkallë. Shkalla më e ulët është të ruhesh nga kufri, të mos mohosh atë që e ke detyrë ta besosh, të nderosh simbolet e nderuara të fesë, cilësitë e Zotit, pejgamberët, melekët, librat e Zotit e urdhrat e Pejgamberit, Kur’anin, xhamitë, Qaben, etj. Pa këtë takva, njeriu nuk numërohet mysliman. Pastaj vjen shkalla e dytë e takvasë, që është të ruhesh nga të gjitha veset e liga e nga të gjitha punët e ndaluara sipas sheriatit dhe të zbatosh të gjithë urdhrat e tij. Shkalla e tretë e takvasë është të heqësh nga zemra çdo gjë, përveç Zotit. Kjo gradë është cilësi e pejgambereve dhe e evliave. Pra, agjërimi është një mjet shumë i bukur për të futur në zemër frikën ndaj Zotit, sepse ai i pret njeriut hovin e keq dhe nuk e lë të rendë në veprime të ndaluara. Takvaja e dërrmon “nefsin” dhe e bën atë të dobët. Nefsi është armiku më i fortë i njeriut. Nefsi është në kundërshtim e në luftë me mendjen, sepse ai të bën të lakmosh pa masë dhe të rendësh në punët e mbrapshta. Dhe, nefsin nuk e sjell në vijë asgjë tjetër përveç zgjedhës së urisë. Kur nefsi ka këtë zgjedhë të rëndë në qafë, përulet e i bindet mendjes, njeriu bëhet i mbarë si melek. Prandaj kanë thënë se kur barku është bosh, gjymtyrët e tjera janë të ngopura, janë të gatshme të largohen nga punët e liga dhe të zbatojnë urdhrat e Zotit. Kjo është takvaja. Agjëruesit i është premtuar takimi me Zotin, ashtu siç ka thënë Pejgamberi (a.s.): “Për agjëruesin ka dy gëzime: Njëri gëzim është në iftar, gëzimin tjetër do ta ketë kur do të takohet me Zotin.” Zoti ynë thotë në një hadith kudsij: “Agjërimi është për Mua (në të nuk përzihet dyfytyrësia) dhe Unë do ta shpërblej atë.” Nga ky hadith kuptojmë se i madhi Zot do t’i japë agjëruesit një shpërblim shumë të madh. Meqenëse shpërblimin për agjërimin e merr përsipër vetë Zoti, kuptohet se agjërimi është më i vlerësuar se të gjitha farzet e tjera, madje thonë se një agjërim është me më virtyt se falja e një namazi. Kur Pejgamberi (a.s.) është pyetur se cila është puna më e mirë, është përgjigjur: “Mos ta lësh agjërimin, sepse agjërimi nuk ka shok.” *Marrë nga libri “Ajka e kuptimeve të Kur’ani Kerijmit”, fq. 173-175

GUSHT 2012

Di

43


Ata janë të bindur se çdo pengesë, kohë ose moment i keq do të kapërcehet me Mëshirën dhe Vullnetin e Zotit dhe do të shndërrohet në shpresë e siguri. Ata të cilët kthehen kah Zoti i tyre disa herë gjatë ditës dhe ringjallin në sytë e tyre realitetin, përtej materies nëpërmjet syve dhe veshëve të zemrave të tyre, edhe një herë ata kurrë nuk mund të largohen nga kjo derë.

Forca e lutjes Duaja është një thirrje, një lutje nga i vogli tek i madhi, nga i poshtmi tek i larti. Ajo është një kthesë, një kërkesë, një mburojë dhe një zbulim i botës sonë të brendshme. Ata të cilët luten, janë në dijeni të dobësisë së tyre dhe madhështisë së rrugës që janë drejtuar. Me duart e tyre të hapura e të ngritura lart dhe me bindjen e besimin e patundur se, çfarëdo që kërkohet do të jepet, ata bëjnë që ambienti ku jetojnë të shndërrohet në një parajsë të vërtetë. Nëpër kthesa të tilla, besimtarët shpresojnë të fitojnë çdo gjë që dëshirojnë, të gjejnë strehë dhe të mbështeten tek dera e fortë e një kështjelle të pamposhtur. Megjithatë, kthimi kah i Vërteti Absolut nuk mund të drejtohet vetëm

44

Di

GUSHT 2012

sipas dëshirave tona. Ne duhet të kthehemi kah Zoti me ndërgjegjen e një shërbëtori të sjellshëm, me delikatesë e modesti. Zoti është më në dijeni të nevojave dhe dëshirave tona sesa ne. Për këtë arsye kërkesat tona duhet të jenë sa më modeste, të tilla sjellje të njerëzishme priten nga ata të cilët janë dijeni të këtij fakti. Zoti, i Cili është më afër nesh nga ç’jemi ne me vetveten, thotë: “Lutmuni Mua, kështu që Unë t’ju përgjigjem.” Ky inkurajim për lutje tregon se dobësia e të vepruarit në këtë mënyrë i shkakton njerëzve të ndiejnë një pavarësi të fikët dhe një ftohje nga vetvetja e tyre. Besimtarët kur luten kthehen përzemërsisht kah Zoti, i shprehin Zo-

tit respektin e tyre të vazhdueshëm. Si përgjigje të kësaj Zoti i bën ata të dëgjojnë atë që duhet të dëgjohet, të shikojnë atë që duhet të shikohet, të thonë atë që duhet të thuhet dhe të arrijnë atë që duhet të arrihet. Si rezultat, të gjithë ata që ndiejnë kënaqësinë e besimit dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj obligimeve kundrejt Zotit, janë shumë të kujdesshëm ndaj lutjes. Në fakt, shumica e njerëzve e kuptojnë që adhurimi është qëllimi i ekzistencës së tyre, kështu që ata i kushtojnë shumë rëndësi dhe mundohen të jenë të denjë për atë. Prapëseprapë ne jemi qenie të brishta dhe të dobëta me nevoja të pafundme. Zoti na solli neve në ekzistencë, na mundësoi ushqimin, na bëri që të rritemi, dhe është në dijeni të


nevojave dhe kërkesave tona. Mëshira e Tij është aq e gjerë sa ai nuk na lë në mëshirën e të tjerëve. Për këtë arsye, sjellja jonë duhet të jetë e matur dhe kujdesshme. Ashtu siç është Zoti Rregullatori Absolut, i të gjithë asaj që ne kemi, ne duhet të jemi në dijeni të vogëlsisë sonë, ndërsa vlerësojmë madhështinë e Zotit duhet që vetëm Atij t’i drejtohemi me lutje. Kur reflektojmë se Zoti është shumë afër dhe se lutjeve tona do t’i jepet përgjigje, ne analizojmë sjelljet dhe rregullojmë nivelin e sjelljeve tona. Ne ndjejmë kënaqësi kur tregohemi të vëmendshëm me vetveten, ashtu siç bëhemi gjithmonë të ndërgjegjshëm kur e ndjejmë veten të pranishëm para prezencës së Zotit. Për këtë arsye, kërkesa jonë nëpërmjet lutjes është forma më e pastër e adhurimit. Në fakt çdo pjesë e ekzistencës e adhuron Zotin në gjuhën e saj. Zoti dëgjon gjithçka dhe tregon se përgjigja e Tij përfshin çdo gjë. Nuk është e drejtë të kuptohet se Zoti duhet t’i japë përgjigje kërkesave tona ashtu siç dëshirojmë ne. Ndonjëherë ne mendojmë vetëm për të tashmen duke vepruar sipas dëshirave dhe tekave tona, kështu ne neglizhojmë të ardhmen dhe gjërat e tjera që janë të lidhura me ne. Megjithatë, është Zoti Ai që e njeh të tashmen dhe të nesërmen. Ai dhuron lloje të ndryshme nevojash me Mëshirën dhe Gjithëditurinë e Tij. Kështu që besimtarët

ngrenë duart për t’iu lutur të Plotfuqishmit, ata janë në dijeni se Ai që i shikon ata, dëgjon frymëmarrjet e tyre, di se çfarë fshehin në mendjet e tyre, dhe, jep të drejtën e nevojshme të gjitha ankesave dhe dhimbjeve. Si përfundim, ata e dinë se Zoti i Vetëm realizon me sukses të gjitha aktet sipas Aftësisë së Tij Absolute dhe Gjithëditurisë së Tij. Ata janë të sigurt dhe e dinë, se çdo gjë, kudo që të jetë dhe kudo që të ndodhet realizohet me vullnetin absolut të Zotit. Ata janë të bindur se çdo pengesë, kohë ose moment i keq do të kapërcehet me Mëshirën dhe Vullnetin e Zotit dhe do të shndërrohet në shpresë e siguri. Ata të cilët kthehen kah Zoti i tyre disa herë gjatë ditës dhe ringjallin në sytë e tyre realitetin, përtej materies nëpërmjet syve dhe veshëve të zemrave të tyre, edhe një herë ata kurrë nuk mund të largohen nga kjo derë.

GUSHT 2012

Di

45


XHEMAL BALLA

VLERAT E AG E VULLNETIT DH Agjërimi është një nga shtyllat e strukturës së fesë islame, të cilin besimtarët myslimanë e presin me kënaqësi, sepse hap perspektivën për rregullimin e jetës së secilit si dhe për forcimin e vullnetit e karakterit të qëndrueshëm të personalitetit. Nuk mjafton vetëm agjërim me ndërprerjen e ushqimit, ujit e lëngjeve gjatë ditës, por këtë e shoqërojnë të gjithë organet e trupit si edhe ato të shqisave. Agjërimi i Ramazanit është një periudhë stërvitore për një ekzaminim, ku të gjithë organet që na janë dhuruar nga Zoti të disiplinohen e të vihen në shërbim të Atij, ashtu siç thuhet në Kur'an, “Unë jam betuar në të Gjithëmëshirmin se do të agjëroj, prandaj sot nuk do të flas me askënd”. (Merjem, 26) Agjërimi ka një përbërës të fortë social sepse ndryshon regjimin ditor të jetës individuale të besimtarit dhe sjell efekte pozitive në shoqëri. Fakti që Ramazani është muaj hënor ka efektin e tij të veçantë. Periudhat ditore të vitit kanë gjatësi të ndryshme në vende të ndryshme të globit me përjashtim të pranverës dhe të vjeshtës. Të gjithë myslimanët që agjërojnë për një periudhë 33 vjetësh, agjërojnë të njëjtën sasi kohe pavarësisht se ku jetojnë. Në periudhën që ndodhemi, agjërimi bie në ditën e gjatë të vitit, ku temperaturat janë të larta, por kjo nuk do të thotë se agjërimi është i pamundur e i vështirë. Besimtari përgjigjet individualisht me ritualin e tij përpara Zotit të madhërishëm. Por njëkohësisht agjërimi ka dhe përmasa shoqërore. Ai i jep mundësi besimtarit që të angazhojë trupin e tij për vepra të mira e të pëlqyeshme, ku rol kryesor pa dyshim ka zemra. Kjo zemër e pastër fiton mëshirën dhe përkrahjen e Zotit, sepse është mbështetur në porositë e Kur’anit duke zbatuar me përpikëri kërkesat e agjërimit. Agjërimi është disiplinë fetare, që e bën agjëruesin të vendosur në vullnetin e tij për të realizuar gjithçka të mirë në emër të Allahut. Një adhurim i tillë forcon personalitetin e besimtarit dhe e aftëson atë që të zotërojë epshet dhe pasionet e tij. Profeti (a.s.) thotë: “Rrënja e fesë është pastërtia e zemrës, ndërsa epshi shpie drejt shkatërrimit.” Ndikimi i agjërimit në personalitetin e agjëruesit është kapitali më i çmuar, i cili e bën besimtarin t’i nënshtrohet urdhëresave më të forta dhe e sjell atë në harmoni dhe ekuilibër të përhershëm midis trupit dhe shpirtit, duke bërë që të dy të jetojnë së bashku në bashkëjetesë paqësore. Agjërimi është mjeti ose i vetmi shërim për të vënë zemrën në qetësi e prehje. Është besimi në Zotin që prek cilësinë më të fortë të karakterit të njeriut dhe mobilizon të gjitha forcat mendore e fizike për të arritur qëllimin në realizimin e agjërimit. Si faktor shoqëror, agjërimi të bën të kujtosh edhe

46

Di

GUSHT 2012


GJËRIMIT NË EDUKIMIN

HE TË KARAKTERIT TË NJERIUT nevojtarin duke ndjerë vuajtjet dhe urinë e tij. Duke kuptuar se ç’është uria, agjëruesi ndërgjegjësohet për t’i ofruar diçka të uriturit që të shuajë urinë. Profeti (a.s.) thotë: “Është haram për çdo mysliman të darkojë, nëse e di se te fqinjët e tij është dikush që s’ka me se të darkojë”. Besimtari që agjëron këtë muaj bëhet shumë bujar, sepse ai mposht egon dhe forcon shpirtin e dhembshurisë për tjetrin. Provo në dimër mos ta ngrohësh një ditë shtëpinë, që të kuptosh se si jetojnë ata që nuk kanë shtëpi dhe që e bëjnë gjumin jashtë në të ftohtë. Dil një ditë shiu me këpucë të prishura, që të kuptosh se si e ndiejnë veten ata që ecin zbathur. A mund të qëndrosh me dritare të hapura gjatë dimrit? Provoje dhe hapi një ditë, që të kuptosh se si jetojnë ata pa dyer e dritare. Dil një ditë dimri me dëborë pa pallto, të ndjesh dhe të provosh se si jetojnë ata që janë të zhveshur. Besimtari i ndjeshëm ndaj dhimbjes do të dhurojë ndihma për të paveshurit, të uriturit, të braktisurit, të pastrehët, jetimët etj. Profeti (a.s.) thotë: “Bujaria është një pemë e degët e saj zgjaten në qiell. Kush kapet pas kësaj dege, ajo e merr atë dhe e dërgon në Xhenet. Koprracia është një degë në Xhehenem e kush kapet pas saj përfundon në Xhehenem”. Agjërimi ka dhe dobi të madhe shëndetësore për njeriun. Gjatë një pushimi të përkryer njëmujor, ai e ripërtërin organizmin dhe e freskon nga ana mendore. Për këtë arsye dhe Profeti (a.s.) thotë: “Agjëroni që të jeni të

shëndetshëm!” Agjërimi është një instrument i fuqishëm dhuruar nga Allahu për çdo besimtar, për arsye se forcon vetëdijen fetare. Jo vetëm kaq, por ai është mjeti më i fuqishëm në ndërtimin, forcimin dhe mbrojtjen në të gjitha situatat moralo-etike të vlerave morale. Ndërgjegjja e njeriut si funksionim i integruar i sistemit personal të vlerave morale, në bazë të të cilave vlerësohet objektivisht, bëhet më e përgjegjshme gjatë agjërimit. Sjellja në veprime, qëndrimi dhe karakteri personal ruajnë harmoni të plotë në marrëdhëniet ndërnjerëzore. Besimtari agjërues e pastron shpirtin dhe bëhet më i përmbajtur nga gënjeshtra, sharjet, përgojimet, thashethemet, të cilat shkatërrojnë vëllazërinë dhe prishin unitetin. Dimensionet e moralit të fesë islame në Ramazan marrin përmasa të mëdha e kanë të bëjnë me marrëdhëniet e njeriut me Zotin, e njeriut me tjetrin, e njeriut dhe brendësisë më të thellë të vetes së tij. Pra, agjërimi është mjeti i cili shoqëron zemrat dhe i vendos në prehje e qetësi. Profeti (a.s.) i është drejtuar Ibn Omerit r.a.: “Kur të ngrysesh mos e prit mbrëmjen, dhe kur të biesh në gjumë mos e prit mëngjesin. Nga jeta jote merr për vdekjen tënde dhe nga shëndeti yt për sëmundjen tënde!” Pra zemra e besimtarit duhet të përjashtojë çdo gjë tjetër veç Zotit të plotfuqishëm, veçanërisht në këtë muaj. Ashtu si bima që ka kohën e saj të lulëzimit, edhe Ramazani është koha e vitit që shërben për rritjen e lulëzimin e mirësisë e drejtësisë së Allahut.

GUSHT 2012

Di

47


Familja

AISA KOKIÇI

SI TË THYEJMË KOKËFORTËSINË E FËMIJËVE Një nga temat më të përhapura për të cilën ankohen shumica e prindërve sigurisht që është kokëfortësia e fëmijëve dhe mosdëgjimi i alës së tyre. Edhe prindërit të cilët bërtasin, japin urdhra apo kërcënojnë fëmijët në emër të realizimit të kërkesave të tyre, nuk arrijnë atë që duan asnjëherë. Pedagogu Ali Çankirili na sugjeron sistemin e servirjes së alternativave para fëmijëve të moshës 5-12 vjeç dhe pushimit për fëmijët 3-4 vjeç. Në një pjesë të madhe të familjeve fëmijët duket sa kanë shpallur autoritetin e tyre të patundur. Fëmijë të tillë sjellin në gisht nënën dhe babanë dhe çdo gjë realizohet sipas dëshirës së tyre. Nga ana tjetër prindi ankohet se fëmija nuk ia dëgjon alën. Megjithëse të jesh autoritar nuk është dhe aq e vështirë, zgjidhni metodën e pushimit për fëmijët 3-4 vjeç dhe të servirjes së alternativave të tjera për fëmijët e grupmoshës 5-12 vjeç.

Gabimi më i madh që bëjnë prindërit në emër të dëgjimit të alës së tyre është plotësimi i të gjitha dëshirave të fëmijës dhe mosvendosjes së një kufiri në sjelljet e tij. Fëmijët e prindërve të cilët ecin me mendimin se ‘ne ishim të varfër, nuk kemi pasur shumë mundësi të mira, por fëmija im le të mos vuajë, mos të rritet nën presion’, arrijnë t’i plotësojnë çdo dëshirë fëmijës. Në këtë mënyrë prindi beson se fëmija do të rritet në mënyrë të pavarur, i lumtur dhe me besim në vetvete. Përkundrazi, në një familje të tillë fëmija shndërrohet në një person të pangopur, të llastuar, të pasjellshëm, të paduruar, dembel dhe mosrespektues i rregullave dhe kufijve të vendosur nga prindi. ‘Ta zëmë se jeni duke udhëtuar me makinë në rrugët e një qyteti të mbipopulluar dhe nuk gjeni asnjë tabelë ose shenjë treguese në rrugë. Kush e di sa herë mund të hyni në rrugë të gabuara dhe sa herë mund të bëni aksident për të gjetur adresën e duhur. E njëjta gjë vlen dhe për fëmijët të cilët përpiqen të mësojnë sjelljet e drejta dhe të pranueshme. ‘Kufijtë e vendosur nga ana juaj janë si tabelat treguese të rrugës’, shprehet Çankirili. Kufijtë i dhurojnë fëmijës ndjenjën e mbrojtjes, të sigurisë dhe vlerësimit. Zbatimi i rregullave të vendosura brenda familjes mundëson respektimin e prindërve dhe i bën fëmijët më të ndërgjegjshëm. Sigurisht nuk duhet harruar se kufijtë e vendosur nuk duhet të cenojnë të drejtën e fëmijëve dhe të ushtrojnë presion mbi ta. Mos e ngarkoni fëmijën me punë kur luan Nëna dhe babai duhet të tregohen shumë të kujdesshëm ndaj momentit të lojës së fëmijës, nëse duan t’u dëgjohet ala. Nëse ju e urdhëroni fëmijën të bëjë një punë pikërisht në momentin më të bukur të lojës, atëherë do ta keni shumë të vështirë të realizoni qëllimin tuaj. Nuk duhet harruar se loja përbën punën dhe preokupimin më serioz për fëmijën. P.sh. nëna e thërret djalin e saj 10 vjeçar i cili po luan futboll me shokët e tij jashtë për t’i blerë një bukë. Djali bën sikur nuk e dëgjon të ëmën dhe vazhdon lojën e tij të preferuar, e ç’i duhet buka para futbollit. Nëna nevrikoset dhe fillon të bërtasë më shumë kësaj radhe.

48

Di

GUSHT 2012


Djali përsëri bën sikur nuk e dëgjon dhe vazhdon lojën. Këtë herë nëna fillon të përdorë alë kërcënuese si ‘shko shpejt të më marrësh bukën, përndryshe do ulem poshtë e ta tregoj qejfin!’. Djali përsëri e di se këto kërcënime nuk janë të vërteta dhe nuk tundet fare. Metoda e pushimit tek mosha 3-4 vjeç Para se të praktikoni metodën e pushimit duhet ta sqaroni pak fëmijën ‘nëse vepron në mënyrë të gabuar dhe nuk sillesh sipas rregullave, atëherë do të të dërgojmë në dhomën tënde për të pushuar pak. Ne do të lajmërojmë kur të mbarojë koha e qëndrimit në dhomë’. Bëni një listë të sjelljeve të papëlqyera. Lexojani listën fëmijës dhe vendoseni në një vend ku mund ta shohë. Një listë e ngjashme mund të jetë kjo: nuk lejohet të godasësh me dorë, të kafshosh, të gjuash me shqelma, të tërheqësh flokët, të pështysh, etj. Mos përdorni një ton të lartë zëri apo fytyrë të nevrikosur

në mënyrë që fëmija të mos e marrë këtë si një dënim. Pas pushimit hapni një faqe krejt të re me fëmijën sikur nuk ka ndodhur asgjë. Mos përdorni alë si ‘mendoj se nuk do ta përsërisësh më’ pasi të plotësohet koha e pushimit. Servirni alternativa për moshën 5-12 vjeç Fëmijët e moshës 5-12 vjeç mund t’ua dëgjojnë alën nëse i servirni alternativa. P.sh. ndërkohë që nëna lexon gazetën të dy fëmijët e saj kanë filluar të grinden për lodrat. Nëna i paralajmëron. Fëmijët vazhdojnë të grinden. Nëna e ngre zërin më shumë duke i thënë: ‘Mjaft ju thashë!’. Por fëmijët vazhdojnë të grinden sikur nuk kanë dëgjuar asnjë alë. Të bërtiturat, presioni, kërcënimet nuk i hynë në punë nënës. Në raste të tilla nëna duhet të ruajë gjakftohtësinë, qetësinë dhe pa u zemëruar, bërtitur duhet të ngrihet dhe t’ia marrë lodrat. Më pas t’i drejtohet me alët ‘Fëmijë, ose luani pa u grindur, ose do t’jua heq lodrën dhe nuk do të luani dy ditë me të. Zgjedhja është e juaja.’

GUSHT 2012

Di

49


Shëndeti Agjërimi pa syfyr të shëndosh! Megjithëse ka dhe prej atyre të cilët e shohin Ramazanin si një mundësi e mirë për t’u dobësuar, mund të themi se ky nuk është një këndvështrim i drejtë në një muaj ku stomaku ushqehet dhe pushon në mënyrë të ekuilibruar. Të agjëruarit pa syfyr mund të nxisë sëmundjet të cilat qëndrojnë në pritje! Me ardhjen e Ramazanit gjatë muajve të verës rritet dhe koha e agjërimit. Për këtë arsye shtohet më shumë rëndësia e syfyrit. Ashtu siç e kemi thënë edhe më parë ushqyerja sado e pakët në syfyr do t’ju ndihmojnë të përballoni më mirë urinë gjatë ditës dhe është shumë e rëndësishme për shëndetin, kjo pasi qëndrimi për një kohë të gjatë i uritur mund të ulë nivelin e sheqerit në gjak dhe të dëmtojë mëlçinë; ndikon negativisht te tensioni dhe sheqeri. Prandaj ngrihuni dhe hani medoemos syfyrin. Agjërimi pa syfyr të shëndosh! Meqë personi ushqehet një herë në ditë edhe dendësia e ushqimit të marrë në iftar rritet, ai mund të shtojë 2-5 kg në fund të Ramazanit. Nëse syfyri konsumohet në mënyrë të ekuilibruar parandalohet shëndoshja. Mos mbani dietë dobësimi gjatë agjërimit …mund të keni humbje muskulare! Është shumë i gabuar mendimi i dis njerëzve që e shohin agjërimin si një mundësi për t’u dobësuar. Gjatë periudhës së ramazanit ushqehuni në mënyrë të shëndetshme. Hani ngadalë ushqimin. Mund të pushoni pak pasi keni ngrënë supën e iftarit. Pas 10-15 minutave mund të kaloni te gjella, por mos harroni të hani ngadalë. Para se të kaloni tek ëmbëlsira bëni pak ecje. Mund të dobësoheni ose të merrni 1-2 kg për shkak të ndryshimit të rregullit të vakteve. Por ushqyerja me pak kalori në emër të dobësimit do të ndikojë negativisht në humbjen muskulare.

Ramazani, mundësi e mirë për të lënë cigaren! Personat që synojnë diçka të tillë duhet të përgatiten nga ana psikologjike para se të fillojë Ramazani. Pike së pari cigarja nuk duhet parë si një “mik”. Edhe duhanpirësit më të varur janë në gjendje të qëndrojnë larg cigares për rreth 10-15 orë. Personi i cili arrin të qëndrojë larg cigares përgjatë një muaji atëherë mund të pretendojë lënien e saj. Nuk duhet harruar edhe fakti se duhanpirësi mund të përballet me kriza emocioni, dridhje duarsh për shkak

50

Di

GUSHT 2012

të mospirjes së cigares. Këto kriza mund të zgjasin për 20-25 sekonda. Nëse nuk konsumohet cigare kriza kalon vetvetiu. Duhanpirësi duhet të merret me gjëra të tjera në vend të cigares dhe të largojë mendjen nga ajo. Nëse ai arrin të kontrollojë veten edhe disa orë pas iftarit kjo do të thotë se ai mund ta lërë atë me dëshirën e tij. Personat që dëshirojnë të lënë cigaren mund të përdorin edhe ilaçe. Veçanërisht personat të cilët konsumojnë një paketë ose më shumë

në ditë duhet të kërkojnë ndihmën e specialistit.


Udhëzuesi i Ramazanit për të sëmurët kronikë Besimtarët myslimanë në të gjithë botën kanë nisur agjërimin e Ramazanit. Megjithëse në tërësi agjërimi është shumë i shëndetshëm, personat me disa sëmundje të caktuara duhet të tregohen të kujdesshëm dhe të agjërojnë me lejen e mjekut. Të sëmurët kronikë duhet të tregohen shumë të kujdesshëm gjatë muajit të Ramazanit dhe të agjërojnë pa vënë në rrezik shëndetin e tyre. Si mund të agjërojnë të sëmurët me sëmundje kronike? Nëse vuani nga një sëmundje kronike duhet të shkoni rregullisht te mjeku. Të sëmurët me tiroide mund të agjërojnë duke i marrë ilaçet në syfyr dhe sigurisht nën kontrollin e mjekut. Për sa kohë qëndrimi për një kohë të gjatë pa ngrënë dhe pa pirë ujë nuk krijon ndonjë shqetësim te i sëmuri atëherë ai mund të agjërojë. Cilët të sëmurë mund të agjërojnë me lejen e mjekut? • diabetikët të cilët përdorin ilaçe orale anti-diabetike për të ulur nivelin e sheqerit apo insulinë • personat me probleme zemre • shtatzënat (veçanërisht 3 muajt e pare ose 3 muajt e fundit) • personat me një nivel sheqeri më të ulët se normalja • personat me ulçër në stomak apo në zorrë • personat me sëmundje kronike të mëlçisë ose veshkave • i sëmuri që ka kaluar një operacion të vështirë dhe i duhet të ushqehet rregullisht • dhe sigurisht personat të cilët mund të përkeqësohen nga agjërimi nuk duhen të agjërojnë, vetëm në rast të lejimit nga ana e mjekut. Nëse nuk ushqeheni mirë gjatë muajit të Ramazanit mund të përballeni me këto sëmundje: Kapsllëku: mund të haset shpesh. Mundohuni të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar dhe të konsumoni sa më shumë zarzavate dhe fruta, të pini sa më shumë ujë. Sëmundjet e fshikëzës së tëmthit: mund të shfaqet

te personat më të prirur ndaj kësaj sëmundjeje. Tëmthi merr ngjyrë më të errët pasi qëndron një kohë të gjatë i uritur, minimizohet funksionimi dhe rritet rreziku i krijimit të gurëve të rinj. Veçanërisht nëse konsumoni ushqime shumë të yndyrshme mund të keni dhimbje barku, të vjella dhe përzierje. Pas konsumimit të ushqimeve me shumë yndyrë në iftar mund të keni dhimbje të forta barku dhe të shfaqen infeksione të fshikëzës së tëmthit. Ulçera peptike: është një plagë e krijuar në stomak, zorrë e ndonjëherë në ezofag. Dhimbjet janë në trajtën e dhimbjeve të urisë, dhimbje të cilat prishin gjumin e natës, dhimbje barku të kaluara në shpinë, ndjesi djegie, lodhje. Dhimbjet mund të jenë më të forta kur stomaku është bosh, mes vakteve ose pas ushqimit. Mund të zgjasë disa minuta ose disa orë. Gjatë Ramazanit mund të shfaqen dhe raste të hemorragjisë në stomak prandaj nëse vuani nga ulçera dhe dëshironi të agjëroni konsultohuni paraprakisht me mjekun dhe merrni masat e nevojshme. Sëmundjet e mëlçisë: nëse vuani nga sëmundjet kronike të mëlçisë pikë së pari duhet të vizitoheni te mjeku dhe të veproni sipas këshillave të tij. Të tregoheni të kujdesshëm ndaj ushqimit të konsumuar në iftar dhe syfyr, të mos hani në mënyrë të tepruar dhe të ushqeheni në mënyrë të ekuilibruar. Sëmundjet e pankreasit: nëse vuani nga pankreasi kronik merrni aprovimin e mjekut para se të agjëroni. Nëse gurët e krijuar në fshikëzën e tëmthit kalojnë në kanalin e tëmthit mund të shkaktojnë infeksion në pankreas. Të sëmurët me pankreas kronik nuk duhet të agjërojnë pa lejen e mjekut dhe të zbatojnë me përpikëri këshillat e tij. Nëse vuani nga sëmundje të ezofagut, stomakut, zorrëve, mëlçisë, fshikëzës së tëmthit apo pankreasit nuk duhet të agjëroni pa kontaktuar mjekun tuaj. Doktori mund të bëjë disa analiza për të kuptuar më mirë gjendjen tuaj apo të bëjë disa ndryshime në kurë. Në këtë mënyrë përcaktohen më mirë mundësia e agjërimit apo jo, gjërat që duhen pasur kujdes kur agjëroni dhe të parandaloni situatat e padëshiruara.

GUSHT 2012

Di

51


Kuriozitete Myslimanët e një qyteti rus e nisin dhe e mbyllin agjërimin me diell Në veri të Rusisë, në qytetin Murmansk, muaji i Ramazanit i këtij viti përkon me atë që njihet si netët e bardha, ku dita është 24 orë dhe nata nuk bie qoftë dhe për një minutë. Kështu, agjëruesit hanë syfyr me diell dhe çelin iftar po me diell. Dijetarët myslimanë e kanë caktuar kohën e agjërimit atje 20 orë në ditë. Bazuar në dëshminë e myslimanëve që jetojnë në këtë qytet, gjatë stinës së dimrit nata është shumë e gjatë. Lidhur me këtë çështje, Akademia e Fikhut Islam, ka nxjerrë një verdikt sipas të cilit këtyre banorëve u lejohet të agjërojnë me orën e Mekës, ose me orën e vendit më të afërt i cili nuk përfshihet nga i njëjti fenomen. Ndërkohë edhe për myslimanët e Danimarkës këtë vit agjërimi do të jetë goxha i vështirë, për vetë faktin pasi do u duhet të agjërojnë 21 orë në ditë. Kjo është periudha më e gjatë e agjërimit në botë. Ndërkohë, myslimanët e Argjentinës agjërojnë vetëm 9.5 orë në ditë, periudha më e shkurtër e agjërimit në botë.

Zbulohet Kur'ani i Kongresit të Lushnjes Janë të paktë ata që kanë dijeni se në teqenë e Karbunarës ruhet një kopje e një libri të rrallë prej më se 92 vjetësh. Bëhet alë për librin e shenjtë të Kur'anit. Ky libër, me rëndësi të veçantë për një pjesë të zhvillimeve historike, mësohet të ketë qenë në ruajtje prej 92 vitesh nga shërbyesit e këtij objekti fetar, por pa e ditur rëndësinë e tij. U deshën dhjetëra vite që historiani Niko Ferro të identifikonte librin në alë, duke i dhënë atij edhe rëndësinë e duhur. Më 21 janar 1920, u hapën punimet e Kongresit të Lushnjes. Lushnja përfaqësohej nga delegatët Llazar Bozo dhe Sheh Ibrahimi. Përpara se të fillonte mbledhja, Sheh Ibrahimi mbajti një lutje. Kjo lutje u krye pikërisht mbi librin e shenjtë të lartpërmendur. Kur'ani i gjendur në teqe mban të shkruar me germa latine emrin e Sheh Ibrahim Karbunarës. Vula e gjelbër që gjendet poshtë këtij mbishkrimi vërteton se ky është një libër Kurani i aprovuar nga administrata osmane. Por

52

Di

GUSHT 2012

ky nuk është mbishkrimi i vetëm që gjendet në këtë libër. Aty është gjetur edhe diçka e shkruar në osmanisht. “Pasi u konsultova me punonjës të Arkivit Qendror në Tiranë, aty thuhet se X person nga një fshat i Lushnjes ia bën dhuratë një tjetër personi në vitin 1899, por emri i Sheh Ibrahim Karbunarës nuk përmendet në këtë shkrim”, – shpjegon historiani Niko Ferro, zbuluesi i librit. Ky Kur'an, përveç rëndësisë së tij

ILIR SINANAJ

për fenë islame, duket se do të konsiderohet tashmë edhe si objekt me rëndësi historike. Për këtë libër nuk është folur më parë në burimet historike ndërsa nevojiten studime të mëtejshme për të nxjerrë në pah të fshehta të tjera. “Ky libër do të kujtohet si një libër unikal për historinë e Kongresit të Lushnjes dhe ndoshta do të futet në histori si Kur'ani i Kongresit”, – shprehet historiani Niko Ferro.


Një algjeriane agjëron Ramazanin e 111

Jamina është një grua algjeriane, e cila këtë vit agjëron ramazanin e saj të 111. Ajo ka 160 nipër e mbesa, shumicën e të cilëve nuk i njeh për shkak të moshës. Jamina mban ramazan që nga mosha gjashtë vjeçare.

Bashkë me agjërimin, ajo ka nisur të falë dhe namazin dhe sipas përllogaritjeve, i bie që ajo të ketë falur çerek milion namaze gjer tani. Vitin e 111 të agjërimit të saj, Jamina e ka pritur me një ndryshim të çuditshëm në orën e saj biologjike që kur humbi shikimin, pasi falet natën dhe fle ditën. Sipas dëshmisë së familjarëve, herë pas here, ajo u thotë ditën: “A nuk po shkoni të flini tani?!” duke menduar se është natë. Lidhur me kujtimet e saj rreth Ramazanit, ajo thotë se gjithçka ka ndryshuar, pasi shumë vlera janë përmbysur. Jamina nuk është larguar asnjëherë nga qyteti i saj Zubejrije. Ajo nuk ka vajtur asnjëherë të vizitohet te doktori derisa mbushi një shekull dhe ka refuzuar të zëvendësojë dhëmbët e saj të rënë, pasi i konsideron doktorët si burimin e vërtetë të sëmundjeve.

Zbulohet Kur'ani më i vogël në Shqipëri

Një Kur'an që i përket vitit 1217 është gjetur në rrënojat e një ndërtese të vjetër në Krrabë të Tiranës. Ajo çfarë e bën më interesant këtë zbulim është fakti se Kur'ani është i përmasave shumë të vogla dhe është i pari i këtij lloji i gjetur në vendin tonë.

Kur'ani është në një gjendje fizike të mirë dhe madje është ende funksional megjithëse daton që në vitin 1217. Kur'ani është i vendosur në një kuti prej llamarine në mesin e së cilës ka një lupë, që shërben për zmadhimin e shkronjave për t’i lexuar. Përmasat

shumë të vogla të Librit të Shenjtë që ka një gjatësi 2.5 cm, gjerësi 2 cm dhe një trashësi 09 mm, e dallojnë atë nga kopjet e tjera të gjetura më herët në vendin tonë.

2.5 milionë njerëz kanë blerë troje në Hënë Rreth 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës kanë blerë troje dhe parcela në Hënë. Gazeta Dnevni Avaz raporton se njëqind turq kanë blerë deri tani mjaft pjesë të sipërfaqes së Hënës. Secili nga këta ka blerë nga katër dynymë, që do të thotë se gjithsej nga turqit janë blerë 40 hektarë në Hënë. Pasi agjencia “Out of Turkey Gifts” ofroi një pjesë të parë toke në Hënë dhe pati një blerës nga Turqia, pak nga pak blerësit që i dedikojnë të dashurve të tyre “një copë truall në Hënë” u

shtuan dhe deri tani u bënë 100. Secilit blerës i dorëzohet dokumentacioni përkatës që përbëhet nga: parcela kadastrale, plani i ngastrës, harta e Hënës me koordinatat e vizatuara të sipërfaqes së blerë, si dhe vërtetimi që garanton se në të ardhmen pronari ka të gjitha të drejtat e shfrytëzimit të gjetjeve në “pjesën e tij të Hënës”, siç janë mineralet apo gurët e çmuar. Gazeta Dnevni Avaz njofton se deri tani parcela në Hënë kanë blerë gjithsej 2.5 milionë njerëz nga 172 vende të botës.

Nuk ka ende të dhëna nëse në mesin e tyre është edhe ndonjë shqiptar nga Kosova, Shqipëria, diaspora, apo trojet e tjera të banuara me shqiptarë. GUSHT 2012

Di

53


Shkencë

DR . IBRAHIM B . SIED

NDIKIMI I ISLAMIT NË MJEKËSINË BOTËRORE -1Mjekësia islame: 1000 vjet më parë1 Për më shumë se 1000 vjet, Perandoria Islame vazhdoi të ishte bashkësia më e përparuar dhe më e qytetëruar në botë2. Kjo sepse Islami e vuri theksin te rëndësia dhe respekti për dijen, sepse ndaloi shkatërrimin, sepse zhvilloi te myslimani respektin për autoritetin e disiplinën dhe tolerancën për fetë e tjera. Myslimanët e njihnin përsosurinë dhe etjen për dije. Por, nga shekulli X , zelli dhe entuziazmi i tyre për dije bëri që të gjitha shkrimet mjekësore kryesore greke të përktheheshin në arabisht në Damask, Kajro dhe Bagdad. Arabishtja u bë gjuha ndërkombëtare e dijes dhe e diplomacisë. Shekulli i dijes dhe i veprimtarisë shkencore u zhvendos drejt Lindjes dhe Bagdadi u bë kryeqyteti i botës shkencore. Myslimanët u bënë novatorë shkencorë me origjinalitetin dhe prodhimtarinë e tyre. Mjekësia islame është një nga tiparet më të famshme dhe më të njohura të qytetërimit islam dhe ku myslimanët kanë shkëlqyer më shumë. Myslimanët qenë pishtarëmbajtësit e mëdhenj të kërkimit shkencor ndërkombëtar. Ata e goditën topin e dijes mbi gardhin e Europës. Sipas alëve të Kembellit, "Sistemi mjekësor i Europës është arab jo vetëm për nga origjina, por edhe për nga struktura. Arabët janë paraardhësit intelektualë të europianëve". Shkollimi mjekësor: Në vitin 636 të erës sonë, qyteti persian, Xhundi - Shapur, që do të thoshte “kopshti i bukur”, “u pushtua” nga myslimanët me universitetin dhe spitalin e madh. Më pas u ngritën shkollat mjekësore islame sipas modelit Xhundi - Shapur. Shkollimi mjekësor ishte serioz dhe sistematik. Leksionet dhe sesionet klinike mbështeteshin në praktikën. Këshilla që u jepte Ali ibnul Abbasi (Ali Abbas: 994 , era jonë) studentëve të mjekësisë 1. Botohet me shkurtime. (redaksia) 2. Profeti Muhamed (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!), të cilin M. Hart , dijetar hebre, e rendit të parin në librin e tij, "The 100: The Most Influential Persons in History" (100 njerëzit më me influencë në histori), mundi t'i bashkonte fiset arabe, të përçara nga hakmarrjet, rivalitetet dhe luftërat ndërmjet tyre dhe të formonte një bashkësi të fuqishme e të sundonte njëherësh dy perandoritë e njohura të kohës - Perandorinë Persiane dhe Perandorinë Bizantine. Perandoria Islame shtrihej nga Oqeani Atlantik në Perëndim e deri në kufi me Kinën në Lindje. Vetëm 80 vjet pas ndarjes së Profetit (paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) nga kjo jetë, myslimanët kaluan në Europë, për të sunduar Spanjën për më shumë se 700 vjet. Myslimanët i ruajtën kulturat e vendeve të sunduara dhe sollën kulturë e shkencë në to.Sidoqoftë, kur u dobësua Perandoria Islame, pjesa më e madhe e kontributeve islame në kulturë e në shkencë u shkatërrua. Mongolët dogjën Bagdadin (më 1258 të erës sonë) me barbarinë e tyre; kurse spanjollët, me urrejtjen e tyre shkatërruan pjesën më të madhe të trashëgimisë islame në Spanjë.

54

Di

GUSHT 2012

është po aq e kohës edhe sot. Për studentin e mjekësisë ishte e detyrueshme të ishte vazhdimisht i pranishëm në spital bashkë me profesorët më të mirë të mjekësisë, të tregonte kujdes të përhershëm për kushtet e të sëmurëve dhe të pyeste vazhdimisht për gjendjen e tyre dhe simptomat e sëmundjeve, duke ruajtur në mendje çfarë kishte lexuar për to dhe çfarë tregonin ato: mirë apo keq. Raziu (841 - 926, era jonë) i këshillonte studentët e mjekësisë, kur vizitonin një të sëmurë, të kishin në mendje simptomat klasike të sëmundjes dhe t’i krahasonin ato me simptomat e gjetura prej tyre. Mjekët më të zotë, të tillë si, Raziu, Ibn Sina (Avicena: 980 1037, era jonë) dhe Ibn Zuhr (Avenzoar: 1116, era jonë) kryenin edhe detyrën e drejtorit të spitalit edhe të dekanit të shkollave mjekësore. Ata ekzaminonin të sëmurët dhe ua paraqisnin studentëve çfarë ekzaminonin. Anamneza klinike (historiku i sëmundjes) shkruhej dhe ruhej për ta paraqitur në leksion. Në spital mbaheshin regjistra. Në Bagdad , anatomia mësohej duke hapur majmunët, duke studiuar skelete, etj. Alkimia ka qenë dikur kërkesë e domosdoshme për t’u pranuar në një shkollë mjekësore. Studimi i bimëve mjekësore dhe shkenca për barnat ishin ndër lëndët e shkollimit bazë. Shumë spitale kishin kopshte bimore si burim për barna për të sëmurë dhe si mjet mësimi për studentët. Shumica e leksioneve mbështeteshin në farmakologji e toksikologji dhe në përdorimin e antidotëve (kundërhelmeve). Gjatë trajnimit klinik, studentët ndaheshin në grupe të vogla pranë mjekëve të njohur dhe me eksperiencë për vizita në pavijone, diskutime, leksione etj. Në kurrikula, theksi vihej te qartësia e shkurtësia e përshkrimit të sëmundjes dhe veçimi i një sëmundjeje nga një tjetër. Deri në kohën e Ibn Sinës, përshkrimi i meningjitit ngatërrohej me infeksionin akut që shoqërohej me delir. Ibn Sina i përshkroi simptomat e meningjitit me kaq qartësi dhe saktësi, sa mund të ketë mbetur shumë pak për të shtuar pas 1000 vjetësh. Kirurgjia përfshihej në kurrikula. Pasi mbaronin shkollën, disa studentë specializoheshin nën udhëheqjen e specialistëve të njohur. Disa të tjerë specializoheshin qysh gjatë trajnimit klinik. Në shkollë mësoheshin shumë operacione, të tilla si, prerja e një gjymtyre (amputimi), operimi i venave varikoze (variçeve) dhe i hemorroideve. Ortopedia mësohej gjerësisht dhe përdorimi i allçisë në fraktura (thyerje) u tregohej vazhdimisht studentëve. Kjo metodë e trajtimit të frakturave u zbulua në Perëndim më 1852. Trajtimi kirurgjikal i perdes së syrit


(kataraktit) ishte shumë i zakonshëm. Obstetrika u qe lënë mamive. Specializantët konsultoheshin me njëri-tjetrin dhe me specialistët. Ibn Sina dhe Haziu, të dy merreshin gjerë me psikoterapinë dhe ua mësonin psikoterapinë studentëve dhe specializantëve. I diplomuari në mjekësi nuk mund ta ushtronte profesionin pa marrë provimin e licencimit. Vetëm në Bagdad, në vitin e parë të urdhrit për licencim, hynë më se 860 veta. Komisionet e licencimit kryesoheshin nga një nëpunës qeveritar, i quajtur mutasib, ose nga një inspektor i përgjithshëm. Mutasibi kontrollonte, gjithashtu, peshat dhe masat e tregtarëve dhe të farmacistëve. Kishte farmacistë që ishin punësuar si inspektorë, për të kontrolluar barnat dhe cilësinë e barnave në një farmaci. Ajo që bën sot Food and Drug Administration (FDA) (Administrimi i Ushqimeve dhe i Barnave) në Amerikë, është bërë në mjekësinë islame para 1000 vjetësh. Në qoftë se mjeku i ri kalonte me sukses provimet e licencimit, mutasibi i kërkonte betimin e Hipokratit dhe i lëshonte licencën. Në Perëndim, sidomos në Amerikë, pas 1000 vjetësh është zbatuar licencimi i mjekëve me anë të Komisionit Shtetëror të Licencimit në Mjekësi(State Licensing Board in Medicine). Shkollat mjekësore europiane ndoqën modelin e shkollave mjekësore islame. Në fillim të shekullit XIX, studentët e Universitetit të Sorbonës nuk mund të diplomoheshin pa lexuar “Kanunin” e Ibn Sinës. Spitalet: Spitalet u shërbenin qytetarëve falas dhe pa dallim ngjyre, feje, gjinie, moshe, ose gjendjeje shoqërore. Spitalet administroheshin nga qeveria. Drejtorët e spitaleve ishin mjekë. Spitalet kishin pavijone të veçanta për meshkuj dhe për femra. Secili pavijon kishte personelin e infermierëve. Për sëmundje të veçanta (ethe, plagosje, infeksione, mani, ftohje, diare, çrregullime femërore etj.) kishte pavijone të veçanta.

Brenda tyre ishte konvalishenca. Kishte ujë pa kufizim dhe banjë për t’u larë. Vetëm mjekët e kualifikuar dhe të licencuar lejoheshin me ligj të ushtronin mjekësinë. Spitalet kishin farmaci që jepnin barna falas për të sëmurët, sallat e tyre të konferencave dhe bibliotekat, me librat më të fundit. Spitali i Tulumit, i ngritur në Kajro më 872 të erës sonë, kishte 100 mijë libra. Universitetet, qytetet dhe spitalet kishin biblioteka të mëdha; p.sh., Universiteti “Mustansiria” në Bagdad kishte 80 mijë vëllime; biblioteka e Kordovës, 600 mijë vëllime; ajo e Kajros 2 milionë dhe ajo e Tripolit 3 milionë. Mjekët kishin koleksionet e tyre të librave, në një kohë kur shtypja e librave nuk njihej dhe libri shkruhej me dorë nga shkrues të zotë dhe të specializuar. Për të parën herë në histori, këto spitale mbajtën të dhëna me shkrim për të sëmurët dhe mjekimin e tyre. Nga pikëpamja e trajtimit mjekësor, spitali ishte për të sëmurë të shtruar dhe për të sëmurë ambulatorë. Sistemi spitalor për të sëmurë të shtruar ishte me fare pak dallime, njëlloj si sot. Kur dilte nga spitali, çdo të sëmuri i jepeshin pesë florinj për të mbajtur veten derisa të rifillonte punën. Spitalet kishin dhoma elegante dhe biblioteka të mëdha. Pavijonet ishin të mëdha, kishin dhoma pritjeje për vizitorët dhe të sëmurët. Në Damask kishte spital të veçantë për lebrozët, kurse në Europë, edhe gjashtë shekuj më pas, me një vendim mbretëror, lebrozët digjeshin. Në burgje bëheshin vizita të rregullta nga mjekët. Në një kohë kur Parisi dhe Londra ishin vende me rrugë me baltë dhe kolibe, Bagdadi, Kajroja dhe Kordoba kishin spitale me risi që sot duken, vërtet moderne. Spitalet islame shkëlqyen me humanizmin e tyre, me kujdesin për të sëmurin. Afër pavijoneve të etheve, kishte shatërvanë që freskonin ajrin; të çmendurit trajtoheshin me butësi e dhembshuri; natën, muzika dhe tregimet qetësonin të sëmurët. Spitalet ishin dy llojesh - të ngulëta dhe të lëvizshme (ambulante). Spitalet ambulante lëviznin me kafshë ngarkese. Ato ishin të pajisur me barna, instrumente, tenda etj. Personeli i mjekëve dhe i infermierëve ishte njëlloj si ai i spitaleve të palëvizshme. Spitalet ambulante u shërbenin invalidëve, atyre që ishin të pamundur dhe atyre që banonin në zona të largëta. Këto spitale përdoreshin, gjithashtu, për të burgosurit, por edhe për publikun e përgjithshëm, sidomos në rast epidemie. Bakteriologjia: Al - Raziu bëri përshkrimin e parë mjekësor të lisë dhe të fruthit - dy sëmundje të rëndësishme infektive. Ai e përshkroi dallimin klinik midis këtyre dy sëmundjeve kaq qartë, sa asgjë tjetër nuk është shtuar më për të që atëherë. Ibn Sina sugjeroi natyrën përhapëse të turbekulozit. Thuhet se ai ka qenë i pari që ka përshkruar mënyrën e përgatitjes së acidit sulfurik dhe të alkoolit dhe vetitë e tyre. Rekomandimi i tij për verën, si mjekuesi më i mirë i plagëve, ka qenë shumë i përhapur në praktikën mesjetare. Al - Raziu qe i pari që përdori qepjet me mëndafsh dhe alkoolin për ndalimin e gjakrrjedhjes. Ai qe, gjithashtu, i pari që përdori alkoolin si antiseptik (bar që pengon shumimin dhe zhvillimin e mikrobeve). Përktheu nga anglishtja: Bledar Shehu GUSHT 2012

Di

55


Faqja juaj

AHMED MURATBEGOVIÇ

AGJËRIMI Korrik. Puna për korrjen e të lashtave ka arritur kulmin. Të gjithë janë në gjysmë ëndërr, në ethet e punës ku sundon vetëm një mendim: harxhimi i fuqisë që ka dhuruar i Madhi Zot në fushat me të lashtat e pjekura, shpenzimi (derdhja) i djersës dhe i gjakut në fushat e pamata për mbledhjen dhe shpëtimin e pjellorisë së bollshme të verës për dimrin e gjatë e të varfër. Të gjitha këto s’janë asgjë para vapës së madhe; para shpërthimit të flakëve nga qielli dhe toka.; para vlimit të gjakut te njeriu si vlimi i ujit mbi zjarr. Puna e kërkon që të shkelet mbi zjarr e mbi të duhet fituar. Luftë e rëndë dhe e tmerrshme është kjo. Njeriu në fund të ditës ndihet i dërrmuar, i rraskapitur dhe në mbrëmje si në kllapi, në temperaturë të lartë, rrëzohet në shtrat si i vdekur. Vapa e sivjetme s’mbahet mend as nga të moshuarit. Megjithëkëtë përroi malor i fshatit tonë asnjëherë nuk ka shteruar, por sivjet ai është pakësuar, është holluar si fije peri. Lugu i thatë dhe i bardhë ngjan me një skelet shtazor të përmbysur, me një skelet zvarranikësh. Bagëtia këto ditë ka humbur nga sytë. Ajo është futur në prozhëm dhe dihat shpejt e shpejt e me zor sikur ta ketë frymëmarrjen e fundit. Çdo gjë është e tensionuar; kur këndojnë zekthat, këputen edhe litarët më të fortë, atëherë kafshët, mësyjnë kopshtet si pirate përmes të lashtave ndërmjet njerëzve, duke shkelur mbi çdo gjë që u del përpara vetëm e vetëm për të shpëtuar. Në fushë s’ka zogj. Turtulli nuk këndon. Lauresha nuk nxjerr melodinë e saj të ëmbël në ajrin e tharë. Në qendër të kësaj tollovie ka mbetur kali dhe njeriu… Qëndrojnë ashtu të palëvizur, qëndrojnë e s’dorëzohen. Deri në palcë ndizen, vlojnë si toka e përskuqur nga vapa, pa pikën e djersës që kaherë është shtrydhur nga ata, shijnë ata grurin e pjekur, mbledhin ushqimin me të cilin do të ushqehen i pasuri dhe i varfri, i dituri dhe i padituri, dembeli dhe i munduari. Qëndrojnë ashtu si arkitektët e botës, si

56

Di

GUSHT 2012

punëtorët më të mirë të Zotit. Në arën e Haxhiut u takuan korrësit, mbledhësit, kositësit, shirësit, të gjithë në një ditë. Haxhi Kasemi, burrë punëtor e i zgjuar, i frikësohej shumë prishjes së kohës. Prandaj i ngriti të dy fshatrat, atë të kristianëve dhe atë të myslimanëve, që të kryente punë sa më parë. Nga fshati i erdhën të gjithë: të vjetrit, të rinjtë, gratë, burrat dhe çdo gjë që i duhej sepse Haxhiu është njeri i nderuar dhe bujk i fuqishëm. Puna vlon kudo… Kuajt dhe njerëzit vrapojnë. Puna vazhdon me hap të shpejtë e të matur shkel mbi tokë dhe thërret me forcë nga gjokset e brengosura fshatare: -Oh, oh, oh, qofsh i gëzuar! Ec galop Dori, i miri im, edhe ti këtu e ke ushqimin. Dhe nga sipër dielli djeg e pjek… Ndërmjet korrësve lëvizin festekuqtë (myslimanë) e ndërmjet kositësve, valëzojnë me peshqirët e lidhur në qafë jomyslimanët. Tërë këto ngjyra ku secila respekton fenë e vet, e shndërrojnë tokën në një kopsht të mrekullueshëm me lule shumëngjyrëshe. Festekuqtë sot e kishin më të rëndë gjendjen… Ata agjëronin… Sot është dita e tridhjetë e Ramazanit…Vapa si vapa, është e frikshme dhe puna rraskapitëse. Ç’mund të bëjë njeriu tjetër?! Për veten duhet punuar, për Zotin duhet agjëruar. Hoxhë Mustafai vetëm me një shami të madhe mbi kokë qëndron mes qelesheve të kuqe, si shqiponja ndërmjet zogjve të vet. Ai u jep shembullin e vet myslimanëve; as vapa, as puna, as agjërimi, as pleqëria, asgjë nuk ka mundur t’ia pakësojë fuqinë që ia ka dhënë besimi (feja). Ndërsa i biri, Aliu, akoma adoleshent, me syrin flakë ua ka kaluar të gjithëve. Ai korr e korr arën e përvëluar dhe duke e korrur, e përkëdhel. Dielli i mesditës djeg e pjek… Aliu nuk e ul ritmin e punës. - Ali, fëmi! Bërtet hoxhë Mustafai pas tij… - Çfarë ke, baba? - Ngadalë, bir! Do të lodhesh! Mos rend vrullshëm! Është


larg koha e çeljes së agjërimit. -Mos u shqetëso, baba! Kur kam mundur të agjëroj ditët e kaluara, do të mbahem edhe këtë ditën e fundit. Tek Aliu është ndezur rinia, si dielli zhuritës, e joshte krenaria e egër rinore që ai të lozte me vetveten. Në këtë rrezikshmëri që kërcënon nga qielli dhe nga vetja, ai tregon para të gjithëve se sa i madh është heroizmi për fenë dhe burrëria për punë. Vapa është e tmerrshme, truri zien në kokë. Festekuqtë janë të uritur e të etur, agjërojnë… Nuk është e lehtë të besosh Zotin dhe të plotësosh detyrimet ndaj Tij. - Atje lart, mbi grumbullin e grurit, filloi të rraskapitej Aliu i ri. Kishte pasur më tepër besim te vetja. Atij nuk ia merrte mendja se do të bëhej i pafuqishëm. Mbrëmë nuk kishte ngrënë sa duhet e, për më tepër, pas syfyrit nuk kishte pirë ujë fare dhe tani ushqimi kishte filluar të ndizej (të gufonte). Diçka i digjte stomakun… E pushtoi një frikë e çuditshme dhe ai qëndroi, shikoi rreth e rrotull se mos e shihte njeri dhe hetonte ndonjë gjë rreth kësaj gjendjeje. Në punë njerëzit po ia kalonin. Rinia do ta ngacmonte, ndërsa të moshuarit do ta qortonin. Dielli tanimë po i afrohej zenitit. Aliut i dukej se rrathë të zjarrtë uleshin poshtë e më poshtë sipër kokës së tij. Tmerrësisht filloi t’i dhembë koka. Poshtë tij toka është e plasaritur, ka hapur gojën nga të gjitha anët e atij s’ia mbante as të shkelte mbi të. E pushtoi turpi më tepër se etja. Çfarë do t’i thoshte i ati? Ç’do t’i thonë njerëzit në qoftë se rrëzohet tani? Do ta neveritnin njerëzit e mund ta nisnin për në shtëpi si të paaftë. Edhe këtë turp mund t’ia bënin? Nëna do ta priste me lot, ndërsa motra do ta lagte me ujë të ftohtë. Pendesa filloi ta torturojë. Vetë ishte fajtor. Pse duhet të garonte me të tjerët? Ç’dobi ka tani prej kësaj kur nga momenti në moment mund të rrëzohej para njerëzve e para Zotit!? Filloi të zemërohej me veten dhe në këtë zemërim, në këtë pushtet brenge po kënaqej në mjerim. - Mirë të më bëhet! Edhe kjo më duhej mua! Oho, oho! Ja si digjem, për shkak të budallallëkut që më sundon.. Në dashtë Zoti, le të digjem edhe më tepër, ndëshkonte veten djali i rraskapitur. Dhe nga kjo vetëgjyqësi e harroi veten. Madje iu përvesh punës edhe më tepër. Pakëz i fuqizuar me pushtetin e vetëpërgjegjësisë shkoi përpara me punë. Kështu iu duk, por të tjerët e arritën. -Vetëm babai të mos më shohë, - thoshte me vete. Për të tjerët e kam të lehtë. - Çfarë ke, Ali, - dëgjoi një zë pas vetes. - Tani mbaroi çdo gjë, - thoshte me vete.

- Asgjë, - ia ktheu si i asfiksuar. - Si asgjë? Ke gjysmë ore që po lufton me veten. E kjo s’është asgjë? Vetëm ngadalë e mos e tepro, e qetësoi i ati. Pasdite do ta ndryshosh punën, do të shkosh në një punë më të lehtë. Erdhi koha e drekës. Njerëzit e lanë punën, disa që të drekojnë e disa që të pushojnë. Hijet e dy plepave të vjetër shërbyen si vend grumbullimi. Ata që s’agjëronin (jomyslimanët) nxirrnin nga trastat e tyre vezët e përgatitura, copa byreku të ftohtë, qepë, djathë lope dhe ngadalë uleshin që të hanin. Kur uleshin, bënin kryqin dhe fillonin të përtypnin ushqimin e rëndomtë fshatar… Atje shtriheshin pranë njëri-tjetrit qeleshekuqtë (myslimanët) si të vdekur. Atje asgjë s’pipëtinte. Njëri nga të rinjtë jomyslimanë vjedhurazi, hodhi shikimin nga plepi tjetër, ku çlodheshin qeleshekuqtë, dhe foli me keqdashje: - Ata agjërojnë… - Ngadalë, - i folën të tjerët. - Kur ata agjërojnë s’është mirë t’i ngacmosh. - Hëm, në këtë vapë, gjithë ditën pa një thërrime buke, pa ujë, - shtoi i pari nën zë. - Pst! - i tërhoqën vërejtjen të vjetrit. Për secilin feja e vet është e shenjtë. Ata punojnë tamam si të tjerët. Turp të keni! Si do t’ju vinte juve në qoftë se dikush do t’ju ngacmonte kur të adhuronit ju Zotin tuaj? Te ne askush nuk e ka ngacmuar fenë e tjetrit. Të rinjtë u qetësuan. Shkëlqimi i rrezeve të fundit të diellit të mbrëmjes shndërrohet në fantazmë flake që rritet nga toka me hije të stërzgjatur. Njerëzve në duar u shkëlqenin veglat prej hekuri. Duken si disa zogj të mëdhenj me sqepa të hekurt dhe me kthetra çeliku që grinden për plaçkën e luftës dhe rrjepin njëri-tjetrin. Dhe për sa kohë që qëndronin këto grupe të kreshpëruar ndaj njëri-tjetrit, fshatari përballë fshatarit, shoku pranë shokut, dielli u ul prapa malit dhe pendët e tij të arta derdheshin lartësive. Në këtë orë sikur u çlodh i tërë rruzullimi dhe psherëtima u kthye në prehje. Në bregore, pranë xhamisë së vogël të fshatit, larg dhe ëmbël u dëgjua krisma e topit për iftar. Pasqyrimi i tij shkëlqeu mbi fytyrat e robërve të Zotit dhe fluturoi valëvalë e me dashuri përkëdheli fushat ku zhvillohej beteja për jetën. Filloi ezani.. Ai njoftoi myslimanët mbi fundin e agjërimit të asaj dite të vështirë… Përktheu nga boshnjakishtja: Ismail Dizdari

GUSHT 2012

Di

57



Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.

Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.

Argëtim 3D

GUSHT 2012

Di

59


60

Di

GUSHT 2012


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.