Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al
Viti XXI | Nr. 3 (350) | Mars 2012 | Cmimi: 150 Lekë
www.dritaislame.al
MARS 2012
Di
1
2
Di
MARS 2012
MARS 2012
Di
3
www.dritaislame.al DREJTOR Agron Hoxha REDAKTORË Haxhi Lika Ferit Lika DIZAJNI DHE FAQOSJA Bledar Xama KONTAKTE: Për abonime 067 29 47 096 Për reklama 067 20 33 600 Tel/fax 04 223 04 92 E-mail: info@dritaislame.al “Drita Islame” Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Viti XXI i botimit Nr. 3 (350) Mars 2012
6 6
Atmosfera magjepsëse e Kuranit
9
Në fokus Namir Lapardhaja Shqipëri telenovelash
10
ISSN 2226-7115 Tirazhi 5000
U bëjmë të ditur të gjithë lexuesve se shkrimet që vijnë në redaksi dhe botohen në revistë, nuk paraqesin domosdoshmërisht edhe pikëpamjet e revistës. Materialet e sjella në redaksi, pavarësisht nëse botohen apo jo, nuk i kthehen autorit.
Editorial Ali Zaimi
18
Aktualitet - Nis punën komisioni për xhaminë e madhe të Tiranës - Tiranë, mbahet konferenca "Media dhe Feja" - Bankat islame tërheqin perëndimorët
30 36 38 40
Komente & Opinione Lutfi Dervishi Forum Genti Kruja
24
Intervista
28
Foto lajm
42 44
Kur shoqëria po "sëmuret" shpirtërisht
Fëmijë duke marrë ndihma në zonat e izoluara - 22 shkurt 2012 Orenjë, Librazhd
Reportazh Ferit Lika Dossier & Histori Hasan Bello Si u censuruan Rilindësit?
4
Di
MARS 2012
Paqja si parim i çdo myslimani
Retrospektivë Ferit Vokopola
Personalitet Xhemal Balla Estetikë Edison Çeraj Estetika Islame
46
Familja Aisa Kokiçi Dashuria amësore na bën më të zgjuar
48
Shëndeti
52
Kuriozitete
54
Nën "ngujimin" e dëborës.
34
Bota jonë Naim Drijaj
Ymer Saraçi
Modernizmi globalizmi dhe dialogu midis qytetërimeve
30
Krizat shoqërore dhe nevoja për besim
Të rinjt e sotshem si mejtojnë edhe kujt i mbesojnë
Kur media kujtohet për fenë?!
20
Bota jonë Dorian Demetja
- Ti mund të jetosh pa cigare! - Të dobësohesh pa bërë dietë...
- Turqi, zbulohet një bibël 1500-vjeçare - Më punëtorët dhe më dembelët e Evropës
Pyetje - Përgjigje Gazmend Aga Ju pyesni teologu përgjigjet
56
Faqja juaj Esmeralda Çaça Po mohon veten apo...
MARS 2012
Di
5
Editorial
ALI ZAIMI
Nën tingujt e këndimit të tij, njeriu del nga vetja, për një çast rrok përjetësinë, troket dyert e parajsës, sekinia (qetësia shpirtërore) që Allahu i jep e merr dhe e shëtit në skajet më të largëta të universit e kështu ai sodit me habi dhe ngazëllim krijimin për të kuptuar sadopak madhështinë dhe lavdinë e Krijuesit...
Atmosfera magjepsëse e KURANIT Kurani është manuali më i mrekullueshëm i mesazheve dhe ligjeve hyjnore. Ai është kodi që zgjidh enigmën e jetës, është çelësi i të vërtetave që qëndron pas rrjedhës së ngjarjeve. Ai është një burim drite që i bën dritë zemrave dhe shpirtrave; mendjes dhe shkencave; materies dhe përtej saj. Kurani është drita dhe themeli i botës shpirtërore dhe intelektuale të Islamit; është treguesi i rrugës së ndriçuar drejt lumturisë, është burim drite i bashkësive më të shkëlqyera të shoqërisë njerëzore; është fryma dhe zëri i botës shpirtërore. Kurani është Fjala e mrekullueshme e Allahut që iu shpall Profetit Muhamed (a.s.).
6
Di
MARS 2012
Kurani është një libër urtësie e drejtësie, libër lutjeje e adhurimi, libër urdhri e thirrjeje, libër mendimi e meditimi. Ai është libri që urdhëron drejtësinë, lirinë, barazinë e drejtpeshuar, dobinë, nderin, virtytin, dhembshurinë ndaj të gjitha qenieve. Ai ndalon hapur dhunën, politeizmin, padrejtësinë, injorancën, kamatën, gënjeshtrën, dëshminë e rreme... Pavarësisht nga tentativat që s’reshtën kurrë për ta tjetërsuar atë, me gjithë intrigat dhe sulmet për ta bllokuar atë, Kurani, duke depërtuar përtej çdo kohe dhe hapësire, ruan me dinjitet freskinë e parë. Mjafton një vështrim sipërfaqësor mbi shoqërinë për të konstatuar se jeta më e rregullt për njeriun është jeta ku merr frymë Kurani. Një sërë arritjesh, vlerash e bukurish të qytetërimit të sotëm, që vlerësohen e duartrokiten në të katër anët e botës, janë po ato gjëra që Kurani i pati inkurajuar shekuj më parë. Në saje të Kuranit, njeriu është ngjitur në pozitën e bashkëbiseduesit me Allahun. Në atmosferën magjepsëse të tij njeriu vëzhgon me ëndje hapat e krijimit, bashkëbisedon me profetët, rrok mentalitete të ndryshme, analizon ngjashmëritë, ndasitë, veset, vlerat dhe veçoritë e popujve të kaluar.
Nën tingujt e këndimit të tij, njeriu del nga vetja, për një çast rrok përjetësinë, troket dyert e parajsës, sekinia (qetësia shpirtërore) që Allahu i jep e merr dhe e shëtit në skajet më të largëta të universit e kështu ai sodit me habi dhe ngazëllim krijimin për të kuptuar sadopak madhështinë dhe lavdinë e Krijuesit... Edhe armiqtë më të betuar të Kuranit shkonin fshehurazi përreth shtëpisë së Profetit me dëshirën për të dëgjuar Kuran. Në Kuran thuhet se edhe xhindet u mahnitën ndërsa dëgjonin këtë ligjëratë hyjnore nga goja e Profetit (a.s.). (Xhin 72/1) Por, që ta njohësh e kuptosh Kuranin në mënyrë të atillë që të kënaqë mendjen dhe zemrën, duhet të kesh një dëlirësi shpirtërore që të mund t’i dallosh të gjitha bukuritë e gjithësisë në një lule, që të mund ta vëzhgosh furtunën në një pikë ujë. Ai është udhëzues për të devotshmit (Bekare, 2/2). Kurani është një mrekulli e gjerë dhe e pasur që i kapërcen të gjitha hapësirat dhe kohët dhe u jep përgjigje nevojave të të gjithë njerëzimit nga besimi gjer te rregulli më i thjeshtë i edukatës. Nxënësit e parë të gatuar në atmosferën e Kuranit arritën një përsosmëri të tillë saqë u kthyen
në burim frymëzimi për të gjithë brezat. Të edukuar në shkollën e Profetit Muhamed (a.s.) nën klimën zbutëse të Kuranit, ai brez i quajtur “sahabë”, për sa i përket horizontit të mendimit, moralit, njohjes së pozitës së njeriut përballë Krijuesit dhe botës, sikur mos të kishte asnjë argument tjetër, mjaftojnë si argument për të treguar se Kurani është libër i Allahut. Kurani vazhdon t’ua ndriçojë zemrat atyre që hyjnë pa paragjykime, vetëdije dhe ndjenja të pastra në atmosferën e tij. Ai ndreq të pandreqshmit, pastron mëkatarët, transformon bartësit e veseve në simbole të vlerave dhe virtyteve. Si një udhërrëfyes drejt të vërtetave, ai ka katër pikësynime kryesore: Të argumentojë dhe demonstrojë ekzistencën dhe njësinë e Allahut; të argumentojë dhe tregojë profetësinë; të njoftojë dhe shpjegojë për ringjalljen dhe botën tjetër (Ahiretin); të përhapë adhurimin ndaj Allahut e të hedhë themelet bazë të drejtësisë. Ndonjëherë, duke përdorur metodën e analogjisë dhe shëmbëllimit Kurani na shpjegon njësinë e Allahut, njëkohësisht argumenton edhe ringjalljen, sikurse shpjegohet në ajetet: “A nuk po e shohin se Allahu që i ka krijuar qiejt dhe tokën dhe nuk është lodhur në krijimin e tyre, ka mundësi edhe t’i ringjallë të vdekurit? Sigurisht! Ai ka mundësi për çdo gjë!” (Ahkaf, 46/33) “Nga argumentet e Tij është edhe toka që ti e sheh të thatë, të plasaritur e të tkurrur. Por kur lëshojmë shi mbi të, ajo fillon të dridhet e të fryhet. Allahu që e ringjall atë, pa dyshim që i ringjall edhe të vdekurit! Ai ka mundësi për çdo gjë (Allahu ka fuqi të bëjë çdo gjë)!” (Fussilet, 41/39) Tokën, Kurani e sheh si djepin e bashkimit njerëzor. Ai synon të bashkojë të gjitha racat, ngjyrat dhe besimet duke i konsideruar të gjithë adhuruesit e një Zoti të Vetëm si vëllezër. “O ju njerëz! Ne ju krijuam prej MARS 2012
Di
7
një mashkulli dhe një femre, ju sollëm në fise e popuj që të njiheni. Më i nderuari prej jush është ai që është më i devotshëm përpara Allahut.” (Huxhurat, 49/13) Për sa i përket normave, vlerave dhe moralit të mirë Kurani është i kthjellët, duke mos lënë shteg për paqartësi se çka është e drejtë e çka jo. Vetëm në suren Isra, ajetet 12-39, Kurani na sjell një sërë urdhëresash që strukturojnë jetën tonë në një ekuilibër të përkryer. Disa nga këto urdhëresa janë: Bëhuni shërbëtorë të Allahut dhe të askujt tjetër; trajtojini mirë prindërit; jepuni të drejtën që u takon të afërmve, të varfërve dhe udhëtarëve; mos u bëni koprracë e as dorëlëshuar; mos i vritni fëmijët tuaj nga frika e varfërisë; mbani premtimet; kini kujdes masën dhe peshën në tregti; shmanguni nga mburrja dhe mendjemadhësia, etj. Për sa i përket këndvështrimit ndaj njerëzve të tjerë Kurani na këshillon të ndjekim rrugën e paqes dhe mëshirës. Ai dekreton se besimtarët janë vëllezër. (Huxhurat,
Kurani është ala më e përkryer, e cila të çon në synim pa të çorientuar, pa të gënjyer. Kurani është drita e amshuar, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe alëve; është mesazhi, ligji, katalogu dhe udhërrëfyesi më i përkryer i njerëzimit.
8
Di
MARS 2012
49/10) Në suren Hashr, ajeti 10, ai na mëson të lutemi: “Zoti ynë! Na fal ne dhe vëllezërit tanë që na kanë udhëhequr në besim e mos lër në zemrën tonë as një grimcë urrejtjeje për ata që besojnë. Zoti ynë! Ti je Falës, Mëshirues.” Kurani shërben si burim për mijëra të vërteta shkencore që janë zbuluar e vazhdojnë të zbulohen. Kështu, shumë tema shkencore e teknike si rrumbullakësia dhe rrotullimi i tokës, forma e shtypur e poleve, atomet dhe gjurmët e gishtave, krijimi i njeriut dhe fazat që kalon njeriu në barkun e nënës, formimi i shiut, i reve, zgjerimi i universit, transmetimi i zërit dhe pamjeve etj., të cilat preken ose për të cilat aludohet shumë shkurt në Kuran në kuadër të synimeve themelore si: njohja e Zotit, profetësia, ringjallja dhe adhurimet kanë zënë vend mjaftueshëm, pa e cenuar mrekullinë e Kuranit. Gjithashtu, Kurani është një mjet shërimi shpirtëror (Fussilet, 41/44), sepse aplikimi i tij në kurat e përditshme të sëmundjeve sociale dhe psikologjike krahas kozmologjisë, epistemologjisë, ontologjisë, sociologjisë, psikologjisë dhe ligjit, është vërtetuar se luan një rol stabilizues në jetën e njeriut, pavarësisht kohës dhe vendit. Ndërkohë që çdo vepër e humb vlerën me kalimin e kohës, Kurani jo vetëm që nuk zbehet e vjetërsohet, por çdo ditë që kalon, ai u dhuron frymëzime të reja shpirtrave, mendjeve dhe zemrave. Shumë libra jua lënë vendin të tjerëve pasi e humbin aktualitetin dhe
vlefshmërinë e tyre me kalimin e kohës. E kundërta ndodh me Kuranin. Janë ditët e shekujt që kalojnë e ia lënë vendin njëri-tjetrit për të përfituar në përpjesëtim me aftësinë e mentalitetit të banorëve të tyre prej Kuranit. Kurani e trajton njeriun me të gjitha anët e tij materiale e shpirtërore, ai hap diskutime mbi çdo fushë të jetës, ai sjell parime zgjidhëse për të gjitha problemet shoqërore, ekonomike, juridike, politike e administrative dhe vendos parime që përmbajnë, bashkë me lumturinë e kësaj bote edhe lumturinë e botës tjetër, pranë kënaqësisë së mendjes edhe kënaqësinë e shpirtit. Nga njëra anë Kurani lexon njeriun me të gjitha dobësitë dhe virtytet e tij dhe nga ana tjetër e lexon gjithësinë me të gjitha të fshehtat dhe imtësitë. Fuqiploti e ka lidhur lumturinë e të dy botëve pas udhëzimit të Kuranit. Kurrë nuk mund të arrihet synimi pa kërkuar prijësinë e tij. Këtë libër hyjnor askush nuk do të mund ta ndikojë, apo cenojë origjinalitetin e tij, sepse ai zotëron garancinë hyjnore: “Ne e zbritëm Kuranin dhe gjithsesi Ne do ta mbrojmë atë.” (Hixhr, 15/19) Kurani është ala më e përkryer, e cila të çon në synim pa të çorientuar, pa të gënjyer. Kurani është drita e amshuar, e cila shkëlqen në botën e shkronjave dhe alëve; është mesazhi, ligji, katalogu dhe udhërrëfyesi më i përkryer i njerëzimit.
Në Fokus
NAMIR LAPARDHAJA
SHQIPËRI
telenovelash
Problemet e përditshmërisë sonë, përveçse tek politika dhe ekonomia e ndërvarur, duhen kërkuar, pikë së pari, tek kultura jonë; e kuptuar kjo gjerësisht si ndjenjë, besim, art, moral, drejtësi, zakon etj. Në këtë gjykim të përgjithshëm nuk mund të kuptohet ndryshe se pse në panairin e fundit të librit, organizim i përvitshëm ky, interes më të madh tek lexuesi ynë ngjallën librat best seller të politikanëve shqiptarë ose të njerëzve të tjerë të angazhuar në masmedia, ndërsa shkrimtarët e vërtetë, me vlera e sharm estetik e artistik ngelën në plan të dytë, të pa reklamuar, ekspozuar apo edhe mbështetur, edhe pse lexuesi i këtyre të fundit ngelet gjithmonë e më shumë besnik e stoik në përzgjedhjen e tij estetike. Jo vetëm politikanët shkrimtarë e kanë tejmbushur tregun sot në Shqipëri, por edhe një mori shkruesish e shkruesesh, që, duke kopjuar teknikat narrative të telenovelave latino-amerikane, turke dhe atyre italiane; po ashtu, duke imituar të ashtuquajturën letërsi rozë, arrijnë të integrohen në tregun e librit, madje të kenë edhe sukses të madh. Kuptohet, shpeshherë një gjë e tillë ndodh si pasojë e kulturës dhe e “përvojës” së lexuesit shqiptarë të pa kultivuar, i cili bie preh e grackës së kulturës masive, aq më tepër në një mungesë të theksuar kritike arti, po ashtu edhe periodikësh letrar e kulturor, ku mund të trajtohen tematika të tilla. Por, problemi më i madh, që reflekton në mënyrë eksplicite gjendjen e varfër kulturore e shpirtërore të shoqërisë sonë, është numri i shumtë i telenovelave që shfaqen në ekranet e televizioneve shqiptare dhe shikuesit e
pafundmë të tyre. Një sëmundje ngjitëse kjo, që mban qindra e mijëra teleshikues përditë të ngërthyer pas ekranit të vogël të televizorit, duke e lënë mendjen kështu në një hulli pellgaçeje në të cilën kënaqësia e vetme është imazhi provokues dhe intrigues i aktoreve të këtyre serialeve televizive. Umberto Eco, mes të tjerash, kur merr në analizë serialet e shumta të transmetimeve televizive, thotë se “nuk duhet dyshuar se marrëdhënia jonë me produktet e masës dhe me produktet e artit “të lartë” ka ndryshuar”. Ashtu siç vihet re në këtë citim, mes këtyre serialeve televizive, të cilët janë produkte të drejtpërdrejtë të masës, dhe artit të vërtetë, i cili mbart vlera të qarta estetike, ka një hendek të pakapërcyeshëm. Këto produkte televizive e skllavërojnë mendërisht dhe trupërisht shikuesin, sa ky i fundit fillon dhe e modelon jetën dhe mikrobotën e tij të përditshme në sajë të atyre që shikon. Rrjedhojë e këtij modelimi janë probleme të pafundme sociale që has përditë e më shumë familja shqiptare, e cila, duhet thënë, ditë pas dite precipiton nga vlerat e saj tradicionale, aq të domosdoshme në një “modernizim” të paskrupullt dhe të pashpirt. Jo vetëm modelimi i jetës sipas këtyre serialeve është problem, por koha, aq e shenjtë dhe e shtrenjtë për çdo njeri, në vijueshmërinë e ndjekjes së këtyre serialeve relativizohet aq shumë sa shikuesit nuk i bën hiç përshtypje se është duke shpenzuar aq shumë kohë të kotë, edhe për vetë narrativën e intrigës që mbartin këto seriale, duke e mbërthyer shikuesin pjesë pas pjese e duke mos e lënë të ketë mundësi shkëputjeje. Lehtësia e perceptimin të këtyre serialeve është tjetër problem, duke mos i dhënë teleshikuesit mundësi analize dhe interpretuese, por duke e marrë aq lehtë e duke e bërë mendjen e tij dembele dhe jo analitike. Po sipas Eco-s, universi i kësaj kulture masive nuk të jep mundësi, nga njëra anë, të njohjes dhe pasurimit të gjuhës, e, nga ana tjetër, të pengon në njohjen e drejtë të botës. Po ashtu, këto seriale nuk të shkaktojnë habi dhe befasi, gjithçka në rrjedhën e ngjarjes është, pothuajse, e ditur dhe lehtësisht e dekodifikuar. Kuptohet që publiku kryesor i këtyre serialeve televizive janë, përgjithësisht, gratë shtëpiake, por nuk mungojnë në këtë audiencë adoleshentët apo njerëz që kanë mbaruar një shkollë çfarëdo dhe ushtrojnë profesione nga më të rëndomtit, por që, një gjë është e sigurt, asnjë prej të mësipërmve nuk ka pasur në asnjë moment të jetës së tij një kontakt me librin, e kur flas për librin flas për librin e vërtetë, filozofik, letrar, historik, biografik etj. Së fundmi, është e qartë se këto seriale televizive, përgjithësisht, nuk janë prodhime shqiptare, mirëpo një gjë e tillë nuk mund të jetë argument i qëndrueshëm në atakimin e këtij modeli televiziv që i serviret sot shikuesit shqiptar, duke e bërë atë, pa e kuptuar, peng të klisheve të realiteteve që përballë problematikave shqiptare shfaqin një anakronizëm të theksuar dhe lehtësisht të kritikueshëm nga shumë aspekte. MARS 2012
Di
9
VENDI
Aktualitet
Nis punën komisioni për Xhaminë e Madhe të Tiranës Nis nga puna komisioni për ndërtimin e Xhamisë së Madhe në Tiranë, iniciuar nga Bashkia e Tiranës dhe miratuar nga Këshilli Bashkiak. Kryebashkiaku Lulzim Basha kërkoi që brenda muajit mars të përmbyllet faza e konsultimeve, diskutimeve dhe e vendimmarrjes për çështjet e shtruara për diskutim. “Është e rëndësishme që ne së bashku të miratojmë një grup ekspertësh me synim kryesor që në këto 5 a 6 muaj të zgjidhim gjithë problematikën nëse ka, shpronësimet, etj.”, nënvizoi Basha. Më tej z. Basha theksoi se është e rëndësishme të merren parasysh të gjitha kërkesat dhe sugjerimet nga të gjithë aktorët kryesorë si: Komuniteti Mysliman, Komiteti Shtetëror për Kultet, Instituti i Monumenteve të Kulturës dhe Bashkia e Tiranës. “Duhet të përcaktojmë vendndodhjen e saktë të xhamisë, projektin dhe hapjen e një konkursi për projektimin e saj. Ky proces duhet të mbyllet brenda muajit mars. Brenda muajit duhet të përfundojmë fazën e konsultimeve dhe diskutimeve”, tha kryetari Basha. Ndërkohë kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, u shpreh i kënaqur që më në fund u bë ky takim, duke vënë theksin se është shumë e rëndësishme që të ndërtohet një xhami e madhe, në shërbim të besimtarëve dhe popullatës së kryeqytetit. “Jam shumë i kënaqur që më në fund u arrit të mblidhet një komision i tillë për të diskutuar dhe për të marrë disa vendime lidhur me ndërtimin e xhamisë së madhe në kryeqytet, gjë që ne kemi kaq vjet që e kërkojmë. Mendoj se duhet të merremi me hartimin e projektit për ndërtimin e xhamisë së madhe, që duhet të jetë jo vetëm një objekt i madh dhe multifunksional, por edhe i kohës. Shpresojmë, me lejen e të madhit Zot, të arrijmë të bëjmë një xhami të mirë”, deklaroi z. Muça. Ndërkohë që edhe kryetari i Këshillit Bashkiak, Njazi
Kosovrasti, në alën e tij e cilësoi ndërtimin e xhamisë si nevojë të domosdoshme për myslimanët. “Është shumë e rëndësishme që jemi mbledhur sot këtu për të diskutuar për çështjen e ndërtimit të xhamisë së madhe në kryeqytet pasi myslimanët e meritojnë dhe e kanë të nevojshme diçka të tillë. Kryeqytetit tonë i duhet një xhami, në mënyrë që besimtarët të mos falen jashtë, por gjithçka të jetë siç ata e meritojnë”, tha z. Kosovrasti. Shumë nga pjesëmarrësit në takim pranuan se janë koshientë për situatën e pakëndshme që shohin çdo të premte ku besimtarët myslimanë janë të detyruar të falen në rrugë, pasi xhamitë ekzistuese nuk kanë kapacitet për t’i mbajtur të gjithë. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Gazmend Aga, duke falënderuar të gjithë aktorët për dëshirën dhe vullnetin e tyre pozitiv, theksoi se është tepër nevojshme përshpejtimi i procedurave në mënyrë që xhamia të ndërtohet sa më shpejt që të jetë e mundur. Përfaqësuesit e KMSH-së dhe kryebashkiaku Basha shprehën dëshirën e përbashkët që themelet për xhaminë e re të hidhen për Bajram.
Përkujtohet Profeti Muhamed a.s. - Shembulli më i bukur Në praktikën njerëzore është bërë traditë përkujtimi i ngjarjeve të shënuara. Të gjitha këto zhvillohen brenda një shtrirje të caktuar gjeografike, në një afat të veçantë kohor e me një pjesëmarrje të kufizuar njerëzore. Krejt ndryshe ngjet me përkujtimin e lindjes së Profetit Muhamed (a.s.), që është ngjarje me rëndësi botërore, që përfshin çdo kënd të rruzullit, që intereson masa kolosale popullore, që shkakton situata të përgjithshme gëzimi, shprehje dashurie e ndjenja kënaqësie.
10
Di
MARS 2012
Në përkujtim të kësaj date, me 4 shkurt 2012, u mbajt në kryeqytet simpoziumi me temë: “Profeti Muhamed a.s. – Shembulli më i bukur”. Në aktivitetin e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Hotel Tirana International, morën pjesë ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, drejtues të komuniteteve fetare, përfaqësues të trupit diplomatik, emra të njohur jetës kulturore dhe shoqërore, si dhe besimtarë që kishin ardhur për të përkujtuar ditën kur lindi ai, Profeti i Profetëve dhe krijesa më e dashur e Zotit të gjithësisë. Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Komunitetit Mysliman, Haxhi Selim Muça. Mes të tjerash z. Muça e cilësoi si të rëndësishme përkujtimin e kësaj dite të shënuar, pasi ky përkujtim i motivon myslimanët për të shtuar dashurinë, respektin dhe vlerësimin e tyre për të fundmin e profetëve, Muhamedin (a.s.). “Jeta, ala dhe vepra e asnjë njeriu tjetër nuk është hulumtuar sa ajo e Profetit Muhamed. Me shpalljen e tij si Profet, ndjenjat fituan thellësi, alët fituan gjerësi, çdo gjë fitoi kuptim dhe një delikatesë të veçantë. Për këto dhe arsye të tjera ne e përkujtojmë, e vlerësojmë dhe ndihemi krenarë që Zoti na krijoi dhe na bëri pasues dhe pjesëtarë të umetit të tij”, tha kreu i KMSH-së. Pas tij, përshëndetje bëri edhe ministri i Kulturës, Aldo Bumçi. Në mesazhin e tij për myslimanët z. Bumçi theksoi se kjo ditë është një moment gëzimi e reflektimi për myslimanët e globit, pasi kujtojnë lindjen e njeriut jeta dhe shembulli i të cilit shërben si burim frymëzimi dhe udhëzimi për ta, për kalimin e një jete të pastër e të qetë dhe mbi të gjitha në pajtim me urdhëresat e Zotit. “Besim do të thotë vlerë. Transmetimi i vlerave ishte në qendër të mesazhit që Profeti kumtoi dhe me të
cilat ai deshi të pajiste bashkëqytetarët e tij dhe të gjitha brezat që do të vinin më pas. Jeta shembullore dhe cilësitë e larta morale e humane e kthyen Profetin Muhamed në heroin e mëshirës, humanizmit dhe tolerancës”, mbylli alën e tij z. Bumçi. Në vazhdim nxënësja e Medresesë së Tiranës, Xhana Ahmetaj, recitoi poezinë “Trëndafili i Medinës”, përmes së cilës ajo fali emocion dhe la mbresa të thella tek të pranishmit. Simpoziumi vazhdoi me kumtesat e përgatitura nga Ali Zaimi (kancelar i KMSH-së), Elvis Naçi (drejtor i Thirrjes në KMSH), Nasuf Hoxha (ndihmësmyfti i Tiranës) dhe Elton Karaj (pedagog në Universitetin Bedër). Në alët e tyre referuesit sollën në vëmendje tiparet dhe cilësitë që karakterizonin Muhamedin (a.s.) në rolin e tij si prind, bashkëshort, qytetar, drejtues dhe mbi të gjitha si profet i zgjedhur nga Zoti për orientimin e individit dhe për suksesin e shoqërisë njerëzore. Pas kumtesave që u dëgjuan me interes për të pranishmit u shfaq një material filmik, ku u pasqyrua si një dëshmi e qartë, e gjallë, konkrete dhe e fuqishme jeta e Profeti të thjeshtë tek i cili ishin gërshetuar të gjitha mirësitë. Në mbyllje, moderatori Genti Kruja, theksoi se jeta, veprimtaria dhe përvoja e Muhamed Mustafasë duhet të na shërbejë si model dhe burim frymëzimi për të kryer detyrat tona si besimtarë dhe qytetarë për bashkim e vëllazërim, për tolerancë e mirëkuptim për të mirën e Shqipërisë e të kombit. Një koktej dhe surpriza të shumta të përgatitura për pjesëmarrësit shoqëruan fundin e simpoziumit "Profeti Muhamed (a.s) - Shembulli më i bukur".
MARS 2012
Di
11
Tiranë, mbahet konferenca "Media dhe Feja"
Me rastin e 20 vjetorit të gazetës “Drita Islame”, më 18 shkurt 2012 u mbajt në Tiranë konferenca me temë: “Media dhe Feja”. Në këtë veprimtari të organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në Hotel Tirana International, morën pjesë përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, drejtues të komuniteteve fetare, të Komitetit Shtetëror për Kultet, personalitete nga fusha e artit, kulturës, arsimit dhe medias, myftinj, besimtarë, si dhe plot miq e të ftuar nga trevat shqiptare. Konferenca nisi me shfaqjen e dokumentarit “Një shekull në shërbim të kombit”, në të cilin pasqyrohej roli dhe veprimtaria e Komunitetit Mysliman, sidomos ajo e dy dekadave të fundit. Në dokumentar gjithashtu theksohej rëndësia që KMSH i ka dhënë arsimit përmes hapjes së medreseve në të gjithë vendin, si institucione me ndikim themelor në formimin kulturor, social e fetar të nxënësve. Gjithashtu dokumentari i bëri një pasqyrim lindjes dhe rrugëtimit të gazetës “Drita Islame”, organ
12
Di
MARS 2012
zyrtar i institucionit dhe një emër me ndikim në shtypin e shkruar islam të këtyre viteve. Aktivitetin e përshëndeti kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça. Në rolin e mikpritësit z. Muça falënderoi pjesëmarrësit për prezencën e tyre në këtë event të rëndësishëm. Në alën e tij z. Muça e cilësoi “Drita Islame” prijatare të shtypit islam në Shqipëri, duke evidentuar ndikimin e saj në zgjimin e vetëdijes fetare dhe dobinë në pasurimin e horizontit fetar e kulturor të shqiptarëve myslimanë. Duke cituar ajetin e parë të Kuranit, “Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi gjithçka”, z. Muça theksoi se ishte kjo porosi hyjnore që frymëzoi themeluesit e Komunitetit Mysliman që të hapnin këtë organ mediatik në 1992, duke pasur si qëllim t’u bënin të njohur shqiptarëve, parimet dhe vlerat e patjetërsueshme të fesë, që ishin lënë në harresë për gati gjysmë shekulli. “Sot, pas dy dekadash, “Drita Islame” hap një tjetër vizion, një tjetër dritare të re të mendimit të myslimanëve
të këtij vendi, madje të mbarë shoqërisë shqiptare. Prandaj, në këtë ditë uroj që kjo dritë e pashuar, “Drita Islame” të jetë rrezja e diellit, dritë mbi çdo dritë; që ndriçon zemrat, shpirtrat, mendjet, gjykimet, arsyetimet dhe hapat që hedh çdokush nga ne drejt të nesërmes së ndritur. Kjo dritë dhe rrugëtimi i saj qoftë sihariqi i madh për çdo zemër e çdo shpirt që dëshiron, lutet dhe përkushtohet ndaj të tjerëve për të ardhmen e pafundme”, tha kreu i KMSH-së. Drejtori i Medias në KMSH, njëherësh kryeredaktori i “Drita Islame”, Agron Hoxha, i cili mori alën më pas, bëri një pasqyrë përmbledhëse të “jetës” së gazetës, duke e cilësuar rrugëtimin e saj si të suksesshëm dhe investimin e saj të shumëfishuar. “Drita Islame qysh në numrin e saj të parë qe një ngjarje e shënuar për publicistikën islame shqiptare si vazhduese e denjë e revistave “Zani i Naltë” e “Kultura Islame”. Në faqet e saj janë botuar materiale të shumta e me tematikë të larmishme, përmes të cilave janë shpalosur vlera për edukimin shpirtëror islam, për dashuri e përgjegjësi kombëtare dhe për tolerancë ndërfetare. Numri i studiuesve, bashkëpunëtorëve dhe i veprimtarive ka qenë në rritje, tematika e materialeve e gjerë dhe e larmishme, ndërsa gjinia e ndryshme, cilësia e lartë dhe e vlerësuar”, u shpreh midis të tjerash z. Hoxha. Konferencën e përshëndeti me alën e tij edhe kreu i Komitetit Shtetëror për Kultet, z. Rasim Hasanaj. Duke i uruar Komunitetit Mysliman dhe stafit të gazetës “Drita
Islame” gëzuar 20 vjetorin, z. Hasanaj vlerësoi kontributin e dhënë prej saj në dobi të besimtarëve myslimanë dhe të mbarë shoqërisë shqiptare. Konferenca vijoi me seancën e dytë nën drejtimin e moderatorit Ramadan Çipuri me kumtesat e mbajtura nga gazetarët dhe analistët Lutfi Dervishi, Agron Tufa, Agim Baçi si dhe teologu Gazmend Aga (Nënkryetar i KMSH-së). Në kumtesat e përgatitura prej tyre u trajtuan çështje si: Ndikimi i medias në ndjenjën fetare, besimin, bamirësinë, tolerancën; keqpërdorimi i fesë në media; transparenca fetare dhe transparenca e medias në çështjet fetare; kualifikimi i gazetarëve për çështje të besimeve fetare; promovimi në media i aktiviteteve të komuniteteve fetare; vendi i komuniteteve fetare dhe kontributi i tyre në shoqëri, etj. Nga mendimet dhe idetë që u parashtruan doli si konkluzion se roli i fesë mbetet i veçantë dhe me ndikim në jetën e individit dhe shoqërisë. Këtë rol, siç u shpreh njëri nga panelistët, nuk mund ta përmbushë askush tjetër veç njerëzve të fesë. Po sipas intelektualëve të pranishëm në panel media nuk po e luan si duhet rolin e saj për pasqyrimin e temave fetare. “Media jonë nuk ka staf të kualifikuar për trajtimin e këtyre temave e për pasojë jo në pak raste ndodhin keqkuptime e keqinformime”, nënvizoi z. Lutfi Dërvishi. Në fund për pjesëmarrësit e kësaj veprimtarie u dhurua numri i dytë i revistës “Drita Islame” dhe u organizua një koktej.
KMSH nderon me çmime themeluesit e gazetës “Drita Islame” Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka nderuar me çmime mirënjohje themeluesit dhe drejtuesit e parë të gazetës “Drita islame”. Me çmime u vlerësuan kryeredaktori i parë, z. Ismail Muçej, me motivacionin: Për kontribut në themelimin dhe drejtimin e saj, si dhe redaktorët: Ali Hoxha, Shaban Vani, Nasuf Dizdari dhe Faik Kacollja, për punën dhe përpjekjet e tyre të dobishme në rritjen cilësore dhe profesionale të gazetës. Me çmim u nderua edhe z. Ervin Hatibi, kryeredaktor i gazetës në vitet 2000-2003, për kontributin e dhënë në transformimin dhe lartësimin e emrit të saj. Këto çmime u shpërndanë gjatë konferencës “Media dhe Feja” të organizuar nga KMSH me rastin e 20 vjetorit të gazetës “Drita Islame”. MARS 2012
Di
13
KMSH në ndihmë të banorëve të izoluar nga dëbora Myslimanët në të gjithë vendin janë solidarizuar dhe kanë kontribuuar në ndihmë të banorëve të izoluar nga dëbora në veri dhe juglindje. Të gjitha myftinitë, xhamitë, medresetë, fondacione e shoqata, universiteti Bedër si dhe mijëra besimtarë i janë përgjigjur pozitivisht fushatës së Komunitetit Mysliman për mbledhje fondesh në ndihmë të banorëve në kushtet e kësaj situate të vështirë.
Ndihma për banorët e Dibrës dhe Bulqizës Përfaqësues të Komunitetit Mysliman, nënkryetari Bujar Spahiu, kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Ylli Gurra etj., përfaqësues të fondacionit “SEMA”, i cili administron pjesën më të madhe të medreseve në vend, kanë shkuar me 18 shkurt në Bulqizë dhe Dibër, zona në të cilat janë ndjerë më tepër efektet e kësaj situate delikate. Falë organizimit të suksesshëm KMSH-Medrese, u grumbulluan sasi të konsiderueshme ndihmash në ushqime (me vlerë 20 mijë euro), të cilat janë shpërndarë për 400 familje të izoluara. Drejtori i fondacionit “SEMA”, Asim Budak, tha për mediat se këto ndihma vijnë nga medresetë e Cërrikut, Kavajës dhe Tiranës, duke shtuar se medresetë e tjera pritet t’i bashkohen kësaj nisme në ndihmë të banorëve të prekur nga reshjet e dëborës. Nënkryetari i KMSH-së, Bujar Spahiu, duke shprehur keqardhje për gjendjen e vështirë të banorëve në këto zona, u ka bërë thirrje të gjithëve për ndihmë në dobi të tyre. “Sot, më tepër se kurrë, është koha kur nga të gjithë ne kërkohet që t’i kthejmë sytë nga këta banorë, me qëllim që t’ua zbusim dhimbjen dhe t’ua lehtësojmë hallet”, tha z. Spahiu.
Myftinia Shkodër, pako me ushqime për 100 familje në Pukë Myftinia Shkodër ka qenë ndër të parat që i është përgjigjur apelit të Komunitetit Mysliman, duke mobilizuar punonjësit e saj për grumbullimin dhe shpërndarjen e ndihmave në zonat e prekura nga reshjet e dëborës. Në vazhdën e kësaj fushate, ajo ka dërguar 100 pako si ndihmesë për banorët e bllokuar nga dëbora në Pukë. Anëtari i Kryesisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Genti Kruja, ka deklaruar për mediat se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë është solidarizuar që në
14
Di
MARS 2012
fillim me njerëzit në nevojë dhe ka bërë thirrje që të mblidhen ndihma për të zbutur sadopak gjendjen e tyre të rënduar. Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës, imam Muhamed Sytari ka theksuar se këto ndihma janë një kontribut human në një kohë kur të gjithë duhet të ndihmojnë për tejkalimin e kësaj situate të vështirë. Në kuadër të po kësaj nisme Myftinia Shkodër ka shpërndarë pako me ushqime për 80 familje rome të izoluara në hyrje të qytetit të Shkodrës.
Universiteti Bedër solidarizohet me banorët e izoluar Në kuadër të përgjegjësisë sociale, Universiteti Hëna e Plotë-BEDËR, i është bashkuar fushatës së ndihmave për banorët e izoluar në veri dhe juglindje të vendit. Studentët, në bashkëpunim me stafin akademik dhe administrativ të universitetit, organizuan mbledhjen e një fondi të veçantë për këta banorë që gjenden në vështirësi, si rezultat i reshjeve të dendura të dëborës. Një grup studentësh të shoqëruar nga kancelari i
Universitetit, Fatih Bagci, gjatë një vizite në Komunitetin Mysliman dorëzuan kontributin e tyre për familjet e izoluara. Kancelari Bagci u shpreh se studentët dhe stafi i Universitetit ndihmën ndaj njerëzve në nevojë e shohin si një vlerë të rëndësishme që ndikon edhe në formimin akademik të të rinjve.
Medresistët e Korçës dërgojnë ndihma në Lekas e Lozhan Medreseja e Korçës ka organizuar një fushatë të gjerë sensibilizuese duke bërë pjesë të saj nxënës, mësues, prindër, biznesmenë dhe qytetarë të shumtë. Në një koktej të organizuar në ambientet e medresesë, prindërit dhe të ftuarit kanë kontribuar financiarisht në ndihmë të familjeve të izoluara në këtë rreth. Me të ardhurat e grumbulluara, nxënësit kanë përgatitur pako me ushqime të cilat i kanë përfituar 150 familje në Lekas dhe Lozhan.
Ndihmat e myslimanëve mbërrijnë në Pukë e Librazhd
Më 22 shkurt, nga selia e Komunitetit Mysliman është nisur kontingjenti i tretë i ndihmave me destinacion komunat e thella të rretheve Librazhd dhe Pukë. Kamioni me ndihma është shoqëruar nga një përfaqësi e KMSH-së
e kryesuar nga kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, Ylli Gurra. Ndihmat e grumbulluara për Librazhdin janë shpërndarë për fshatra të thellë si: Rinas, Ballgjin, Orenjë Katund, Orenjë Vërri, Floq, Zdrajsh Katund, Zdrajsh Vërri e Gurakuq. Kreu i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, në një prononcim për mediat u shpreh: “Kemi qenë dhe do të jemi pranë familjeve që kanë nevojë për ndihmë. Kontributi i myslimanëve vjen nga Komuniteti, Medresetë, Myftinitë, Universiteti Bedër dhe gjithkush që donte t’i bashkohej
këtij misioni.” Pjesa tjetër e ndihmave e nisur drejt Pukës është dorëzuar në Myftininë e këtij rrethi, e cila ka organizuar shpërndarjen e tyre për familje të varfra me asistencë ose pak të ardhura, të papunë, pleq të vetmuar pa përkrahje, gra me fëmijë, jetimë etj. Përgjigja e Komunitetit Mysliman për këtë situatë emergjente qe e menjëhershme, me angazhim maksimal të të gjitha kapaciteteve njerëzore e materiale, në përmbushje të misionit të tij në interes dhe në dobi të shoqërisë.
Prishtinë, përcaktohet vendi i ndërtimit të xhamisë së re Komuna e Prishtinës ka përcaktuar vendin se ku do të ndërtohet xhamia e re në Prishtinë, kërkesë kjo e Bashkësisë Islame të Kosovës. Kështu, në një njoftim të këtij institucioni bëhet e ditur se është marrë vendimi për caktimin e vendit për ndërtimin e objektit të xhamisë
në Prishtinë. Pozicioni në të cilën do të ndërtohet xhamia e re përfshin një sipërfaqe prej 8100 m2, vend i quajtur “Blloku III i Ndërtesave”, apo siç njihet ndryshe si Parkingu i PTK, në Ulpianë. Bashkësia Islame e Kosovës e ka mirëpritur këtë vendim të Prishtinës
zyrtare. “Natyrisht që Bashkësia Islame e Kosovës pajtohet me vendimin e Kuvendit Komunal të Prishtinës. Do të falënderoja kryetarin Isa Mustafa dhe bordin e drejtorëve për hapin që kanë ndërmarrë”, ka thënë Resul Rexhepi, sekretari i Kryesisë së BIK-ut. MARS 2012
Di
15
BOTA
Rrjeti social Salam World lançohet në muajin Ramazan
Ramazanin që vjen, do të lançohet nga qyteti i Stambollit, për herë të parë, rrjeti social mysliman “World Peace”, i ideuar si një alternativë për rrjetet sociale tradicionale. Ai do të ofrojë një mënyrë krejtësisht të re të jetës dhe komunikimit virtual, me përmbajtje të besueshme dhe jo të dëmshme. Rrjeti në alë synon të forcojë vlerën e hallallit, të kapërcejë kufijtë politikë dhe kulturorë mes myslimanëve dhe jomyslimanëve në mbarë botën, nën moton “Hapu ndaj botës dhe lëre botën të hapet
ndaj teje”. Zv/kryetari i bordit administrativ, Ahmed Azimov, thotë se qëllimi i këtij rrjeti social nuk kufizohet vetëm në krijimin e një mjedisi të sigurtë për myslimanët, por edhe të zhvillojë potencialet e tyre. Ai shton se projekti synon të thyejë barrierat ideologjike, gjeografike dhe gjuhësore mes myslimanëve, duke u shndërruar në një podium për promovimin e projekteve sociale dhe arritjet e civilizimit islam. Sipas grupit të organizatorëve, të rinjtë janë shënjestra e tyre, pasi 70 % e 300 milionë përdoruesve të rrjeteve sociale në botën myslimane, i përkasin pikërisht kësaj grupmoshe. Azimov thotë se rrjeti nuk ka rivalë pasi është rrjeti i vetëm i cili synon myslimanët dhe bazohet në vlera krejtësisht të ndryshme. Bazuar në kalkulimet e tyre, myslimanët po kërkojnë dhe u lipset një alternativë e tillë. Programuesin mysliman tregon se organizatorët nuk kanë si qëllim të rivalizojnë facebook në numrin e përdoruesve, por synojnë që gjatë tre vjetëve të para, të arrijnë në 50 milionë përdorues. Ideatorët kanë zgjedhur Turqinë si qendër, për shkak të mbështetjes së qeverisë turke për projekte të tilla, si dhe për vetë pozicionin gjeografik. Stambolli mbetet një nga qytetet simbol dhe nyje e rëndësishme e civilizimit islam.
Bankat islame tërheqin perëndimorët Bankat Islame po përhapen me shpejtësi në Evropë duke vepruar sipas ligjeve të Sheriatit pa ndonjë interes përfitimi. “Bankat islame veprojnë në përputhje me parimet e Sheriatit, me sinqeritet, ndershmëri, në mënyrë të drejtë dhe me përgjegjësi...”, thotë Mohamed Boulif për gazetën belge "La Libre Belbique", duke u përpjekur të shpjegojë fenomenin e rritjes së shpejtë të bankave islame. Rritja me 18 për qind në vit mrekullon Fondin Monetar Ndërkombëtar, por bankat në Perëndim po “çmenden” nga fakti se 350 banka në 80 vende të botës disponojnë miliarda dollarë duke iu shmangur kamatës, lexohet më tej në artikullin e La Libre. Krahas myslimanëve këto banka po thithin në shifra rekord edhe
16
Di
MARS 2012
perëndimorët, për arsye se ofrojnë më shumë siguri dhe për më tepër nuk kërkojnë interes. “Bankat tona janë të përgjegjshme. Ato nuk merren me financime apo përfshihen në sipërmarrje që kanë si bazë prodhimin dhe shpërndarjen e alkoolit, narkotikëve, pornografisë, prostitucionit, filmave që nxisin dhunë, imoralitet, si dhe plot gjëra të tjera që dëmtojnë njeriun”, thotë
Boulif. Fenomeni i bankave islame po përhapet në mbarë Evropën, e veçanërisht në vendet ku ka shumë emigrantë. Ndërkohë, bankat perëndimore, po sipas të përditshmes belge po “çmenden” nga fakti se bankat islame janë në gjendje të ofrojnë të dhëna të sakta dhe në kohë reale për të treguar mënyrën se ku investohen paratë e depozituesve të tyre.
MARS 2012
Di
17
Komente & Opinione
UR MEDIA UJTOHET PËR FENË?! Ra kjo festë e u pamë. Kur më ftuan për të folur për temën “Media dhe Feja” në mendje më erdhën dy-tri histori të ditëve të fundit ku “Feja” përmendet në median tradicionale. Historia e parë: ka të bëjë edhe me një temë diskutimi të sugjeruar nga z. Agron Hoxha, drejtor i Marrëdhënieve me Publikun dhe Median në Komunitetin Mysliman. – Prania e komuniteteve fetare vetëm në ditë festash? Ditën kur komunitetet vizitohen nga Presidenti, Kryeministri, Kryetarja e Parlamentit, shefi i opozitës? Redaktorja informacionit në një kanal televiziv me lajme 24 orë, me zë të ngritur po drejtonte kameramanin se ku të shkonte... “Atje, atje ku bëhen ashuret do shkosh dhe do të bësh ca plane”... Një gazetare e sqaron se bëhet alë për festën e Ashures, dhe redaktorja këmbëngul duke thënë se “e sqarova, do të shkojë tek ata që bëjnë ashure”. Nuk është për të qeshur. Është për të qarë. Ose më saktë është për të qarë e për të qeshur. Është dhe problem perceptimi. Përfaqësuesit e religjioneve mendojnë se media është ideale, është mjet shumë i mirë për të arritur te publiku, media vetë mendon se është një lloj “feje” më vete që ka pushtetin e vet, pasuesit e vet. Kur kam qenë fëmijë më ka tërhequr vëmendjen për një kohë bukur të gjatë, kurioziteti për të parë çfarë fshihej në “nuskat”. Ishte vendosur në dollap. Sa herë isha sëmurë unë, vëllai apo motrat, ime më shkonte te “hoxha”, po e vendos në thonjëza sepse zyrtarisht feja ishte e ndaluar dhe praktikisht personi nuk ishte “hoxhë”. Një ditë vendosa ta hap “nuskën” dhe duke menduar se duhet ta mbyllja në mënyrë që të mos kuptohej se e kisha hapur. Nuk e di se çfarë prisja të shihja, por ajo që pashë ishte një rrip letre fletore “bukur shkrimi”, dhe disa shenja që mua më dukeshin si arabisht dhe ndoshta një arabi do t’i dukeshin “latinisht”. Nuk pata pasojë nga hapja se edhe mbylljen e realizova me kujdes. Shumë vite më
18
Di
MARS 2012
LUTFI DERVISHI
Përfaqësuesit e religjioneve mendojnë se media është ideale, është mjet shumë i mirë për të arritur te publiku, media vetë mendon se është një lloj “feje” më vete që ka pushtetin e vet, pasuesit e vet.
vonë, duke lexuar letrat e një njeriu të kënduar, Mehdi Frashëri, (diplomat i madh, njohës i shkëlqyer i disa gjuhëve të huaja përfshi edhe arabishten) - mu kujtua sërish historia me “nuskën” dhe pamundësia ime për të lexuar se çfarë shkruhej aty. Edhe vetë Medi Beu, shumë i lëçitur kishte vrarë mendjen që nga fëmijëria e deri sa ishte ambasador për të shqipëruar një lutje që e kishte mësuar nga “hoxha” i fshatit. Për fat të tij një ditë ai takon një hebre dhe hebreu i thotë se kjo është një lutje, por lutje e vjetër në hebraishte! Pse e tregova këtë histori?! Një javë më parë isha në një varrim. Para trupit të pa jetë dëgjova një zë djali që më mrekulloi. Ishte “alimi” më i mirë drejtuar një grupi njerëzish në këto 20 vite. Me alë të thjeshta, përcolli mesazhin universal që jemi kalimtarë në këtë botë, që duhet të bëjmë vepra të mira, që duhet ta respektojmë e ndihmojmë sho-shoqin. Ky ishte “hoxhë” pa thonjëza. Unë nuk mund ta gjykoj sa teolog i mirë është, por e gjykoj për atë që pashë dhe dëgjova. Jo vetëm i ri, por i mençur, jo vetëm i ditur, por edhe bindës. Në varrim jo të gjithë ishin të besimit mysliman, por pashë që të tjerët jo vetëm e dëgjuan me vëmendje, por treguan edhe një admirim të heshtur. Për brezin tim – them se është problem perceptimi – të lindur dhe të rritur në një shoqëri me “shekullarizëm militant” kontakti me fenë ka qenë përgjithësisht edhe me njerëz të paditur që flisnin në emër të fesë. Me ndryshimin e perceptimit, ndryshon mënyra e mendimit, ndryshon dhe veprimi. Për të punuar mirë me median duhen vendosur kontakte. Kontakte të mira. I rikthehem pyetjes së Agronit pse edhe në ceremoni fetare, violinë e parë dalin politikanët. Të rrimë shtrembër dhe të flasim drejt. Politika punon më mirë me median. I qëndron më afër. Aq afër sa i merr dhe frymën. Dhe realiteti është për ta parë në sy dhe jo për ta mohuar. Me përjashtime të rralla, botuesit dhe pronarët
janë lidhur me 1000 fije, 999 prej të cilave krejt të dukshme me pushtetin dhe politikanët. Duhen hequr iluzionet dhe duhet kuptuar se si realisht punon media. Është larg shumë prej asaj që mund të mendojë secili prej jush në këtë sallë. Në dhjetor të vitit që shkoi në këtë hotel, isha ftuar në një nga aktivitetet e shumta që bëhen në fund viti për të mbyllur projekte apo plane të ndryshme. Takimi zhvillohej në anglisht dhe tema ishte për korrupsionin. Në sallë ishte vetëm një kameraman që pas 15 minutash filmim afrohet dhe më thotë: më thuaj dy alë se për çfarë është ky takim. I them është për “integrimin e Shqipërisë në BE”. Në darkë shoh lajmin për “integrimin e Shqipërisë në BE”. Prania e një zv/ministri e kishte bindur redaksinë se kameramani kishte sjellë lajm të mirë. Dhe bëhet alë për një televizion kombëtar… Në median tradicionale numri i reporterëve është i vogël dhe duket se asnjë media nuk ka luksin të ketë “reporter të specializuar për mbulimin/ pasqyrimin e çështjeve të fesë. Lajmi këtu gatuhet nga kameramanët dhe reporterë në këto raste janë politikanët që afrohen dhe bëjnë urimet e rastit. Është pak a shumë e njëjta histori edhe në aktivitete të tjera të politikanëve. E rëndësishme është të jenë kamerat. Janë politikanët që bëjnë reporterin. Nuk është më mirë në raportimin e çështjeve politike, ekonomike, kulturore dhe kështu që nuk mund të pretendojmë cilësi në raportimin e çështjeve fetare. Ligji për median detyron televizionin publik që të shfaqë të plota ceremonitë e festave fetare. Por nuk ka asnjë “ligj” që të detyrojë median të bëjë një raportim objektiv, të balancuar, me një alë profesional. Pyetja se pse media neglizhon apo nuk shkruan fare për çështjet e fesë të kujton pyetjen: pse nuk bie kambana? Përgjigja është e thjeshtë: nuk ka kambanë. Ka një lëvizje në raportim, por është shumë pak dhe ende shumë sipërfaqësore. Vitet e fundit kam parë
kronika televizive më ndryshe në rastin për shembull të muajit Ramazan. Por është pak. Historia e dytë lidhet me një bisedë në studion televizive për situatën në veri. Një opinionit në mes të debatit dhe siç thonë në Kosovë, krejt pa lidhje thotë: “tani nuk na ka mbetur gjë tjetër veçse të ulemi këtu dhe të lutemi”. Po në Kuvend një deputet ishte i shqetësuar për paratë që kanë marrë nga buxheti komunitetet fetare dhe kërkon që ato fonde të shkojnë për situatën në Veri. Deputeti kërkonte as më shumë as më pak që paratë që një ditë më parë buxheti i kishte përcaktuar për komunitetet fetare të përdoreshin me urgjencë për situatën emergjente. Iu dukën shumë para. Në këtë moment u kujtua për fenë jo për pyetje themelore: a kanë të mjaftueshëm financimin komunitetet fetare? A është më mirë të financohen 100% nga buxheti apo të kompensojnë duke marrë fonde nga jashtë? Jo. Deputeti as më shumë dhe as më pak kërkoi para nga komunitetet fetare. Ka një paradoks. Politika jep emocione dhe merr përsipër anën shpirtërore, dhe fesë i kërkohet të kontribuojë me fonde. Situatë perfekte ku asnjë nuk merret me “punën” që duhet të merret. Tek e fundit, shembujt e ditëve të fundit tregojnë se kur jemi keq kujtohemi për Zotin! Dhe i drejtohemi jo për anën shpirtërore, por për atë materiale. Sepse ana materiale është kthyer në një besim në vetvete. Në këtë tranzicion të stërzgjatur realisht ne shohim dyndje drejt kapitalit financiar, ata që nuk munden kanë zili dhe shumë pak flitet për moralin, për vlerat shpirtërore. Këtu feja ka një rol të pazëvendësueshëm për të plotësuar këtë boshllëk jo vetëm për ata që s’kanë, por edhe për ata që kanë dhe nuk janë të qetë… Një bashkëpunim më i mirë me median do të kontribuonte shumë për shoqërinë. Por ky bashkëpunim ende nuk ka nisur. Komunitetet fetare nuk njohin plotësisht si funksionon media dhe vetë media është injorante në çështjet e fesë! MARS 2012
Di
19
Forum
GENTI KRUJA*
MODERNIZMI GLOBALIZIMI DHE DIALOGU MIDIS QYTETËRIMEVE Vlerat bazë të shekullit XXI janë modernizmi, pluralizmi, individualizmi dhe feja. Disa pretendojnë që modernizmi i ka bërë njësh jetën vetjake dhe shoqërore, duke krijuar forma të reja të jetës fetare, kulturore dhe pluralizmit politik. Megjithëse trajtohet me pikëpamje të ndryshme, modernizmi ka krijuar dy nënfenomene ideologjike: zhvillimin dhe globalizmin. Shumë teoricienë e kanë përshkruar modernizmin prej perspektivës së shtimit të sovranitetit njerëzor përtej kufirit të tij dhe përparimit të shkencës. Kjo lidhje e drejtpërdrejtë e vendosur midis shkencës, nga njëra anë dhe aftësive e sovranitetit nga ana tjetër, ka treguar mundësinë që u jepet shteteve të fuqishme për të sjellë forma të reja të dominimit të vendeve dhe popujve të tjerë, duke prodhuar kështu edhe pasoja. Meqë globalizmi ka një kuptim të tillë ideologjik, shumë e shohin të jetë thjesht një imperializëm klasik nën një emër tjetër. Ideologjik ose jo, globalizmi ka shkaktuar një ndryshim themelor në të gjitha fushat, nga ato ekonomike dhe të shkencave shoqërore, në marrëdhëniet e politikës, në fushën e ligjeve, në historinë dhe gjeografinë e administrimit të shtetit. Në fakt, globalizmi ka vulgarizuar pasurinë, teknologjinë, pluralizmin demokratik, prodhimin dhe konsumin. Dhe pas kësaj, përsëri, ka ndihmuar të shpalosen të gjitha llojet e përdhosjes: njerëzore,
20
Di
MARS 2012
mjedisore, ose politike. Varfëria, ndotja ekologjike, armët e shkatërrimit në masë, terrorizmi dhe dhuna janë globalizuar jo pak. Globalizimi i dijeve, pushteteve dhe teknologjive është pasuar prej teorisë së një konflikti të mundshëm midis kulturave dhe qytetërimeve. Për pasojë, të gjitha këto, që janë rezultat i modernizmit apo globalizmit, kanë vendosur një numër të madh konceptesh në rend të ditës. Shumë koncepte janë përcaktuar ose ripërcaktuar brenda kontekstit të modernizmit, demokracisë dhe pluralizmit: të qenët njerëzor, individualizmi, liria e të menduarit, feja, politika, shoqëria dhe toleranca kulturore, konflikti me konkurrencën, dialogu me konfliktet, etj.. Nuk ka dyshim se bota sot ka nevojë me shumë urgjencë për dialog ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve më tepër se kurrë më parë. Shkenca dhe teknologjia e armatimeve - mbase jo krejtësisht, por në një masë domethënëse - mund të jetë e shqetësuar prej shpërdorimit të saj për manipulime ideologjike. Ky lloj i manipulimit ideologjik të shkencës dhe teknologjisë, përhap dhe përgjithëson kërcënimet fetare, kulturore, shoqërore si dhe dallimet krahinore e etnike. Reagimet më të mëdha kundër globalizmit vijnë nga vendet në zhvillim. Ky reagim nuk mund të shihet si një kundërpërgjigje ndaj modernizmit. Dimensionet ideologjike të modernizmit janë per-
ceptuar, në një sens të gjerë, si një kërcënim ndaj feve, kombësive, historisë, kulturës dhe identitetit. Atëherë një situatë e tillë mund të shkaktojë grindje të reja në konfliktet e ngjallura. Nga njëra anë, për pothuajse një çerek shekulli, platformat e marrëdhënieve ndërkombëtare kanë dëshmuar një proces me diskutime të ashpra, të rëndësishme dhe me një rrezik të madh, të tillë si një përplasje qytetërimesh. Me ngjyrimet e tyre politike dhe ideologjike, këto janë teza që kanë ardhur nga shekuj të trazuar. Ndoshta akoma mijëra dijetarë, mendimtarë dhe burra shteti gjykojnë dhe mendojnë për të ardhmen e njerëzimit. Tezat e Hantingtonit për konfliktin e qytetërimeve kanë qenë në qendër të vëmendjes ndërkombëtare dhe kanë fituar një vend të gjerë dhe shumë fundamental në diskutimet globale të dy dekadave të fundit. Jehona dhe efektet e kësaj teorie në marrëdhëniet ndërkombëtare vazhdojnë akoma. Kështu, urrejtja ushqehet nga ndjenja si: frika, pasiguria, pakënaqësia, padrejtësia. Kësaj i shtohet edhe prirja që kanë njerëzit për të besuar në një fajësi kolektive me të gjitha pasojat negative që tërheq pas vetes. Po kështu, shpesh, justifikohen aktet terroriste duke i bërë thirrje fajësisë dhe përgjegjësisë kolektive. Sigurisht, urrejtja fetare nuk është e vetmja formë e urrejtjes, por, meqë pranohet se feja duhet të ketë pronë të saj dashurinë dhe tolerancën, urrejtja fetare është tepër revoltuese. Krahas kët yre ka gjithashtu edhe një instrumentalizim të fesë për qëllime politike. Luftërat e viteve '90 në ish-Jugosllavi janë një ilustrim tragjik, se si mund të përdoret feja në një konflikt për interesa etno-politike. Por, përveç këtyre dy tipave të dhunës kemi edhe një përmasë të tretë të saj; dhuna kulturore. Këtu kemi të bëjmë me disa aspekte të kulturës, që kanë të bëjnë me sferën simbolike të ekzistencës sonë – që shprehet nga feja dhe ideologjia, gjuha dhe arti etj. – që mund të përdoren për të legjitimuar dhunën direkte ose strukturore.1 Atëherë, a nuk kemi mundësi të lexojmë brenda këtij konteksti, si dhe atij të modernizmit dhe globalizmit një synim të shëndoshë? A mundet që modernizmi dhe globalizmi të mos realizojnë më shumë konstruktivitet, a mundet që ata të mos përqendrohen më shumë te vlerat njerëzore dhe etike? Ata që mendojnë t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, përpiqen t’i minimizojnë ato ose t’i shohin thjesht si një problem për t’u perceptuar. A janë modernizmi dhe globalizmi, në fakt, fenomene kaq të thjeshta që ta
minimizojnë problemin thjesht për t’u perceptuar dhe për t’u kuptuar? Globalizmi dhe modernizmi, në terma ideologjike, janë kuptuar nga popujt dhe qytetërime të ndryshme, si mundësi për përplasje kulturash. Në këtë mënyrë, këto teza janë të njëjta me ato të Hantingtonit dhe Fukujamas, që deri diku parashikimet e tyre, duken sikur marrin jetë në skaje të ndryshme të globit. Në anën tjetër, bashkë me problemet kronike të qytetërimit modern, të tilla si përhapja e terrorizmit global, dhuna dhe armët e shkatërrimit në masë, të
Nuk ka dyshim se bota sot ka nevojë me shumë urgjencë për dialog ndërmjet kulturave dhe qytetërimeve më tepër se kurrë më parë.
1. Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Dialogu ndërfetar e ndërkulturor si vlera integruese”, Prizmi, Tiranë, 2008: 60-61; kumtesë e mbajtur në simpoziumin me të njëjtën temë dhe botuar si artikull në librin e mësipërm me titull “Dialogu kulturor e ndërfetar në perspektivën e paqes sociale; rasti shqiptar si vlerë pozitive”. MARS MA M A R S 2012 2012 20 201
Dii D
21
cilat shkojnë në mbështetje të tezave të konflikteve, ka edhe përpjekje serioze që vënë në dukje përputhjet midis shoqërive me kultura dhe qytetërime të ndryshme, që arrihen përmes demokracisë, tolerancës, dashurisë dhe dialogut. Këto kanë spikatur më tepër në çerekun e fundit të shekullit XX. Këto përpjekje nuk kanë shkaktuar, direkt ose indirekt, ndonjë konflikt të brendshëm me modernizmin ose globalizmin. Ato kanë prodhuar më shumë vlera etike universale dhe themelore njerëzore, si edhe dinamizëm për të kapërcyer aspektet negative të modernizmit dhe globalizmit. Fatkeqësisht iniciativa
Modernizmi ka nxitur individualitetin, materializmin dhe instinktet vetjake të njerëzve në kundërshtim me shoqërinë, i ka larguar njerëzit nga gjëra që ata mbajnë të shenjtë, humane dhe etike.
të tilla për dialog midis qytetërimeve dhe kulturave kanë qenë miratuar gjithmonë prej shumicës, kurse për disa kanë qenë gjithmonë vetëm zhurmë mediatike dhe asgjë tjetër. Një pjesë e medias ndërkombëtare, duke mos iu përmbajtur etikës dhe vlerave njerëzore, ka popullarizuar pa mëshirë dhe pa maturi vetëm terrorizëm, dhunë, shkatërrim vlerash e rezultatesh dhe në këtë mënyrë, fatkeqësisht ka zmadhuar numrin e këtyre mbështetësve. Reagimin e ashpër kundër tezave të Hantingtonit, në fakt, e shfaqi nevoja e zjarrtë për konkurrencë dhe dialog, ndonëse veprimet konkrete që janë marrë në drejtim të vënies së themeleve për konkurrencën dhe dialogun, janë fare pak për t'u përmendur. Ose përpjekje të tilla nuk kanë pasur efekt global. Arsyet e këtij qëndrimi të përgjithshëm të heshtur dhe indiferent duhen kërkuar në efektet e transformimeve moderniste tek njerëzit dhe shoqëria. Modernizmi ka nxitur individualitetin, materializmin dhe instinktet vetjake të njerëzve në kundërshtim me shoqërinë, i ka larguar njerëzit nga gjëra që ata mbajnë të shenjtë, humane dhe etike. Kur vështrojmë degradimin e shoqërisë, ajo që kuptohet është se për çfarëdolloj arsye, gjithçka përfundon tek problemi i njeriut. Kur njerëzit janë destruktivë, të dëmshëm, armiqësorë dhe agresivë, atëherë ata skllavërojnë bashkësinë shoqërore dhe njerëzore në të cilën bëjnë pjesë edhe vetë. Rruga për të shpëtuar qytetërimin bashkëkohor prej shkatërrimit të shpejtë është të riedukohen qeniet njerëzore në bazë të dashurisë, tolerancës, dialogut duke qenë të bashkuar. Sipas Tokëvilit, “Njerëzit nuk ndryshojnë shumë në Amerikë dhe në Evropë dhe ata kanë të njëjtat pasione, që janë karakteristike për gjendjen sociale demokratike; padurimi për fatin e tyre, shqetësimi për t’u dukur, dëshira për atë që është më lart. Këtë gjendje shpirtërore amerikanët e kanë bërë natyrë të shoqërisë së tyre dhe motorin e saj, por merita e tyre është se ata i kanë kanalizuar këto përmes të drejtës, fesë, institucioneve dhe zakoneve.” 2 Materializmi, mediokriteti, individualizmi dhe izolimi, që lindin, ose e marrin forcën nga barazia e kushteve, përbëjnë thelbin e mësimit të Tokëvilit mbi demokracinë. Një regjim, në të cilin këto pasoja nuk zbuten, në një mënyrë ose një tjetër, një regjim në të cilin nuk inkurajohen aftësitë më të larta, në të cilin shoqëria do të ndalej dhe virtytet publike të shkonin drejt shuarjes, një regjim i tillë mund ta vinte në dyshim mundësinë, që i ka dhënë vetë Providenca që e krijoi. 3 * Doktorant në Shkencat Sociale në fushën e dialogut ndërfetar 2. Sinani, Prof. Dr. Gjergj, “Alexis de Tocqueville: 200 vjet pas”, f. 212-213. 3. Po aty, f. 222.
22
D Dii
MARS M AR R S 2012 20 2 0 112 2
MARS 2012
Di
23
Intervista Si sociolog ai mendon se shoqëria shqiptare vazhdon të ecë në pistën e tranzicionit. Një tranzicion i dhimbshëm, shoqëruar me kriza të ndryshme, të cilat kanë prodhuar probleme sociale, kohezion të zbehur e konflikte, pak mirëkuptim social, solidaritet dhe humanizëm. Prof. Gëzim Tushi, pedagog në Universitetin “Kristal” ka botuar shumë libra, të cilët mund të cilësohen si një kurë “shërimi” për shumë sëmundje të shoqërisë tonë. Në këtë intervistë Profesori flet për shkaqet e dukurive negative që kanë prekur shoqërinë shqiptare, përcakton diagnozën dhe jep rekomandimet e duhura. Ai shtron si nevojë të kohës rolin vendimtar të fesë në jetën e individit dhe të shoqërisë.
24
Di
MARS 2012
Asnjëherë nuk e kam ndarë në shkrimet e mia rolin social të fesë, sepse mendoj se roli saj është i domosdoshëm. Bindjen për këtë ma kanë forcuar leximet e artikujve apo studimeve të autoriteteve të fushës, por edhe të mendimtarëve myslimanë, të cilët kanë ide interesante dhe interpretime shumë elokuente.
KUR SHOQËRIA PO
"SËMURET" SHPIRTËRISHT... Profesor, cilat janë disa nga sëmundjet me të cilat përballet shoqëria jonë sot? Para se t’i përgjigjem pyetjes, dua të theksoj se më vjen mirë që revista juaj i ka dhënë një spektër të gjerë social problematikës që ka shoqëria jonë, sepse ky është një rol fundamental që duhet të preokupojë të gjithë aktorët e shoqërisë, përfshirë edhe median, për të ndikuar në përmirësimin e statusit të saj, në përmirësimin e jetës së njerëzve tanë. Pyetja që ju bëni është shumë e gjerë. Disa patologji që kanë filluar të shfaqen në shoqërinë tonë, sidomos pas viteve ’90, janë të lidhura me kalimin tonë nga një shoqëri e mbyllur, në një shoqëri të lirë. Në njëfarë mënyre sëmundjet e sotme mund t’i quajmë “sëmundje të lirisë”. Njeriu i lirë shfaq shpesh simptoma të tilla me përmasa të mëdha të cilat marrin karakter social. Por nuk mund të pranoj se liria është shkaktare e vetme për këtë gjendje të shoqërisë. Duke qenë se jemi një shoqëri në tranzicion, shumë dukuri të reja tek ne u keqkuptuan. Sot kemi një dobësim të madh të humanizmit, zbehje të dukshme të solidaritetit, dobësim të komunitarizmit, prishje të lidhjeve që kemi
pasur dikur, të miqësisë, të fqinjësisë etj. Nuk jam për ruajtjen e socialiteteve të kota, sepse koha moderne dhe njeriu i sotëm nuk ka nevojë për shumë pranga për ta mbajtur lidhur, por edhe që t’u kthejmë kurrizin dhe të harrojmë motrën, vëllain, nënën apo babain, kjo nuk është shenjë e mirë. Në këtë kontekst, institucionet fetare, pra feja islame, por edhe fetë e tjera, duhet të ndikojnë drejtpërdrejt tek shpirti i njeriut. Që të shërojmë sëmundjet e shoqërisë, duhet së pari të shërojmë individin. Dihet që divorci është një fenomen global. Gjatë 25 viteve të fundit numri i divorceve është rritur me 50%, ndërsa gjatë këtyre 10 viteve me 74%. Ky fenomen po shfaqet frikshëm edhe në Shqipëri ku dy vitet e fundit janë regjistruar afërsisht 6000 raste. Vetëm në Gjykatën e Tiranës divorcohen mesatarisht 3 çifte në ditë. Ç’mund të na thoni për këtë? Dy institucionet më të rrezikuara të shoqërisë shqiptare janë institucioni i familjes dhe ai i martesës. Shifrat që ju përmendët janë të vërteta, por mund të jenë akoma edhe më të agravuara. Lidhjet e martesës dhe MARS 2012
Di
25
krijimi i familjes janë lidhje me përgjegjësi. Nëse nuk do të kemi të konsoliduar martesën, atëherë nuk do të funksionojë familja, por nuk do të jetë funksionuese as shoqëria. Në kohën tonë po vihet re një frymë nihiliste për t’i mëshuar më shumë modernitetit, duke mohuar gabimisht disa vlera të traditës, të tipit familje e madhe tradicionale, me atë tutkallin e fortë social, me solidaritetin martesor për të përballuar sfidat e vështirësitë. Martesa nuk duhet parë kurrsesi si oaz kënaqësie, por si lidhje që ka funksione dhe përgjegjësi, pra një institucion kompleks. Fatkeqësisht tek të rinjtë e sotëm po vihen re dy tendenca negative dhe shqetësuese. Së pari, po rritet numri i divorceve, që do të thotë se një pjesë e martesave po destruktohen. Së dyti, pikërisht ngaqë është krijuar ky perceptim, pra që martesa qenka një institucion me probleme, i dobët, i shoqëruar me dhunë e grindje, ka bërë që të rinjtë e sotëm t’i shmangen asaj. Në Shqipëri po shtohet numri i monofamiljeve dhe kjo nuk është gjë e mirë për shoqërinë. Prandaj nga ne kërkohet që të ndikojmë tek të rinjtë. Në këtë drejtim institucionet fetare mund të japin një ndihmë të madhe, sepse në kushtet e sotme, kur ndodhin gjithë këto probleme, njeriu ka nevojë për një ridimensionim dhe përmirësim shpirtëror. Këtë gjë sipas meje nuk mund ta bëjë askush më mirë sesa feja. Cilët janë disa nga shkaqet që çojnë në divorc dhe kush e vuan më tepër ndarjen e çiftit? Dinamika e shkaqeve që çojnë në divorc është e
26
Di
MARS 2012
madhe. Shpesh dëgjoj të përmendet si shkak varfëria. Është e vërtetë, varfëria ndikon, por kthimi i saj në lëkurë për t’ia veshur të gjitha fenomeneve nuk më duket i drejtë. Madje nëse do të bënim një studim për të kuptuar se cilat janë grupet sociale që bëjnë divorc, ju garantoj që një pjesë e madhe e tyre janë me arsim të lartë, me gjendje ekonomike shumë të mirë. Nga kjo kuptojmë se shkaqet janë të shumta. Ajo që të bën përshtypje është se divorcet në shumë raste ndodhin për pretekste të kota. Pasojat sociale të divorcit janë serioze. Dy kategoritë që e pësojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë janë të moshuarit dhe fëmijët, veçanërisht këta të fundit. Po të shikoni në institucionet e shërbimit tonë social, ku trajtohen fëmijët me probleme, ka shumë pak fëmijë jetimë. Pjesa dërrmuese e tyre janë jetimë socialë, pra me prindër të ndarë, apo që vijnë nga familje me probleme të thella sociale. E njëjta gjë ndodh edhe me të moshuarit. Mendoni një të moshuar që në një gjendje stabile merr goditje të tilla, kur pasojat janë vërtet të mëdha. Sipas statistikave, kohët e fundit numri i personave që konsumojnë drogë dhe alkool është rritur me ritme të larta. Si e shpjegoni këtë? Për disa vende perëndimore përdorimi i alkoolit është kthyer në gangrenë sociale. Përdorimi i drogës është një tjetër fenomen shqetësues. Para pak kohësh mësova se numri i përdoruesve të drogës në Shqipëri ka shkuar në 40 mijë. Shifra është vërtetë
e lartë. Droga dhe alkooli përdoren si substanca për të mbushur boshllëkun shpirtëror. Personat që kanë vartësi nga këto substanca në përgjithësi nuk i kanë të renditura mirë dhe qartë objektivat e tyre, për të kuptuar se përse duhet të punojnë e të luftojnë. Kur krijohet ky boshllëk shpirtëror, që mund të vijë nga papunësia, divorci apo për shumë arsye të tjera, në vend që të gjendet rruga e duhur, shkohet në rrugën e gabuar. Pra një e keqe bashkohet me një të keqe më të madhe dhe ndikon që njeriu të bjerë në batak. Mendoj se sa më i ekuilibruar dhe sa më i vetëpërmbajtur të jetë njeriu, aq më të lehtë e ka për t’i bërë ballë këtyre sëmundjeve të rrezikshme. Me sa duket një tjetër sëmundje e shoqërisë sonë është edhe varësia ndaj duhanit. Rreth 40 për qind e shqiptarëve numërohen si duhanpirës. Cilat janë pasojat sociale që sjell ky fenomen? Sa i përket duhanit pasojat janë biologjike dhe sociale. Aktualisht po bëhet një propagandë e gjerë për ta reduktuar këtë fenomen. Megjithatë, në pozitat në të cilat gjendemi, më duket se na shkon për shtat një proverb francez që thotë se sa më shumë flitet për të ndryshuar, aq më shumë gjërat mbeten siç kanë qenë. Masat që janë marrë deri tani po zbatohen vetëm pjesërisht. Sot është e vështirë të gjesh një lokal apo ambient publik pa duhan. Duhani është tepër i dëmshëm për shëndetin, madje është pranuar se është shkaktari kryesor i kancerit. Në shkrimet tuaja ju e përcaktoni rolin e fesë si tejet të nevojshëm në trajtimin e sëmundjeve shoqërore. Ku e bazoni këtë qasje socio-fetare? Asnjëherë nuk e kam ndarë në shkrimet e mia rolin social të fesë, sepse mendoj se roli saj është i domosdoshëm. Bindjen për këtë ma kanë forcuar leximet e artikujve apo studimeve të autoriteteve të fushës, por edhe të mendimtarëve myslimanë, të cilët kanë ide interesante dhe interpretime shumë elokuente. Për fat të mirë, ne kemi në shqip disa autorë, të cilët dua t’i përmend dhe t’ua rekomandoja besimtarëve, por edhe elitës intelektuale që t’i lexojnë. Libri “Islami ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit” i autorit Alija Izetbegoviç, është një vepër brilante, e mrekullueshme. Në të ka trajtime dhe mesazhe të mrekullueshme për jetën, martesën, familjen, alkoolin, drogën, dhunën, krimin, shkurt për të gjitha gjërat. Ahmet Davutoglu, ministri i Jashtëm i Turqisë ka po ashtu interpretime të shkëlqyera. Të njëjtën gjë mund të them për Ali Bulaç. Një figurë tjetër e rëndësishme është edhe Tarik Ramadan. Më ka bërë shumë përshtypje libri “Globalizmi Islamik” i Oliver Roi-t, drejtor i Institutit të Studimeve të Larta në Paris. Ka mjaft tituj që mua më kanë ndihmuar shumë në profesionin tim me
Nuk jam për këtë ndarje dikotomike, bardh e zi. Shoqëria e së kaluarës ka pasur problemet dhe defektet e saj. Ishte një shoqëri pa liri, totalitare, ku individi nuk bënte ato që mendonte dhe ndiente, por ato që i diktoheshin.
përmbajtjen e tyre socio-fetare, por që mund t’i nevojiten edhe të tjerëve, sepse kanë vlera të shumta e të dobishme për jetën konkrete e praktike. Nëse do të bënim një krahasim të shoqërisë shqiptare të periudhës para dhe pas demokracisë, a mund të pretendohet se para viteve '90 kemi pasur një shoqëri më të konsoliduar? Nuk jam për këtë ndarje dikotomike, bardh e zi. Shoqëria e së kaluarës ka pasur problemet dhe defektet e saj. Ishte një shoqëri pa liri, totalitare, ku individi nuk bënte ato që mendonte dhe ndiente, por ato që i diktoheshin. Një shoqëri ku njeriu u deformua dhe u bë me dy faqe, një shoqëri të cilës iu imponua ateizmi, u shkatërruan institucionet fetare, u shkatërruan lidhjet individuale të njeriut me fenë etj. Në kushtet e sotme është normale të gjesh njerëz që besojnë dhe nuk besojnë, por unë jam me atë që fetaria, pra lidhja e njeriut me fenë është një proces individual. Ka njerëz të shumtë që besojnë. Shoqërisë nuk i vjen asnjë e keqe prej tyre. Sa më shumë besimtarë që të ketë aq më mirë do të jetë, sepse në përgjithësi ndikimi është krejtësisht pozitiv, lartësues. Pas viteve ’90 e në vazhdim ka pasur zhvillime të reja. Rruga në të cilën po ecim është rruga e drejtë, njerëzore dhe demokratike, e zhvillimit të njeriut, i lidhur me pronën, me fenë, me besimin, i lirë për të menduar, me lirinë për të gjykuar me mendjen e tij, për të marrë vendime, dhe kjo natyrisht s’është pak. Po ta krahasojmë me këto dy dekada gjejmë shumë defekte. Është e vërtetë që kemi probleme, të cilat janë të pashmangshme në periudha tranzicioni. Në këtë kontekst, duhet të heqim dorë nga ideja se mund të rregullojmë shoqërinë, e cila është një bashkim organizimesh sociale. Por sigurisht që ka një rrugë që çon në shërimin e saj. Besoj se rruga nga duhet filluar, është që të shërojmë veten, familjen, shkollën, komunitetin, që pastaj të shëndoshim edhe shoqërinë tonë, shpirtërisht dhe moralisht. MARS 2012
Di
27
Foto Lajm
28
Di
MARS 2012
Fëmijë duke marrë ndihma në zonat e izoluara 22 shkurt 2012 Orenjë, Librazhd
MARS 2012
Di
29
Reportazh
FERIT LIKA
Shkurti i reshjeve ishte treguar i ashpër me këto zona, ku nuk mund të shkoje as nga toka e as nga ajri. Ngujim total, ndoshta më i ashpër se sa ai ngujim që jemi mësuar të dëgjojmë, por natyrisht jo më i frikshëm e më i dhimbshëm.
NËN "NGUJIMIN" E DËBORËS Bulqiza, qyteti i minierave të mbuluara Kreshtat e maleve të mbuluar nga bardhësia sikur përçojnë krenarinë e shkëlqimit të tyre atje lart në “kupën” e qiellit. Sa më shumë i afrohemi këtyre kreshtave aq më i vështirë bëhet kalimi. Koha e ndihmës... shkruar mbi kamionët që lëvizin ngadalë përpara nesh, sa vjen e bëhet edhe më e dukshme në agun e ditës. Mëngjesi i 18 shkurtit na gjeti krejt ndryshe, mes maleve mbuluar nga dëbora që i kalonte 3 metra lartësi. Sa më shumë i afroheshim atyre majave të ftohta, aq më shumë na merrte malli për Tiranën e “ngrohtë” që kishim lënë pas. Por dëshira dhe vullneti për të
30
Di
MARS 2012
ndihmuar familjet e ngujuara nga bardhësia “vrasëse”, na shtynte të vazhdonim përpara me gjithë peripecitë e herëpashershme që na sillnin rrugët e bllokuara. Ndalesa e parë ishte Bulqiza, qyteti i minatorëve që, përveç mbulimit nga dëbora, vuan edhe varfërinë e thellë atje mes maleve, e harruar nga qytetërimi metropolitan. Kalimtarët ecin me kujdes nga frika e rrëshqitjes pasi reshjet e rëna nga qielli dhe më pas ngrica e kishin bërë punën e tyre. Teksa kamioni bënte xhiron mes qytetit për t’u ndalur në destinacion, banorët kishin dalë në rrugë për të na pritur në atë acar të fortë
që mbardh. Makinat e parkuara anash rrugës ishin të mbuluara. Tek-tuk dukeshin pjesë të vogla të ndonjërës që dikush ia kishte hequr një pjesë të dëborës, ndoshta për të kuptuar nëse ishte makina e tij, apo jo. Aty, në ndalesën tonë të parë në Bulqizë na pret prefekti i qarkut të Dibrës së bashku me shefin e rendit dhe me disa njerëz për të na ndihmuar në shpërndarjen e ndihmave. Prej javësh njerëzit atje jetonin në kushte të vështira, dhe mungesa e ushqimit, e ngrohjes e dritave ua kish shtuar edhe më tepër barrën e halleve.
Ndalesa e parë ishte Bulqiza, qyteti i minatorëve që, përveç mbulimit nga dëbora, vuan edhe varfërinë e thellë atje mes maleve, e harruar nga qytetërimi metropolitan...
Menjëherë sapo e marrin vesh, mediat lokale vijnë për të siguruar ndonjë material për edicionin e darkës, ndoshta edhe për t’i dhënë ndonjë fije shprese banorëve. Bujar Spahiu, nënkryetari i Komunitetit Mysliman, i cili më tepër sesa funksionar i këtij institucioni i ishte përveshur punës për të shpërndarë pakot në familjet e shumta, Ndërkohë që drejtori i Fondacionit “SEMA”, Asim Budak, i cili kishte këmbëngulur që të asistonte vetë në shpërndarjen e ndihmave, jep një mesazh edhe më shpresëdhënës kur thotë se, do të ketë edhe të tjera ndihma në
ditët në vazhdim. Pas shpërndarjes së pakove të përcaktuara për këtë qytet, nisemi drejt komunave të cilat kishin nevoja më emergjente. Kalimi na bëhet akoma më i vështirë për në komunat Zerqan e Shupenzë, ku mesa duket borëpastrueset nuk kishin mundur ta bënin si duhet punën e tyre. Në çdo pako që shpërndanim merrnim nga një buzëqeshje ngazëlluese shoqëruar me falënderime të shumta. Nënë Fatimeja, e cila prej ditësh nuk kishte ushqim, por që fqinjët e saj i ishin gjendur pranë, na falënderon pa masë. “Ju
ndihmoftë Zoti, të keqen nëna”, - na thotë e moshuara, duke na përshëndetur me dorë teksa largohemi. Ndërkohë dielli kishte kohë që kishte kapërcyer malet e larta ndërsa nata na shfaqej e ftohtë dhe e “trishtuar”, që nuk mund të bënte punën e saj. Marrim rrugën e kthimit për në Tiranë, ku takohemi me kamionin tjetër që kthehej nga Dibra. Atje situata kish qenë më e lehtë me rrugët, por sigurisht që familjarët e izoluar prisnin me sytë nga dera, nëse dikush po troket për t’u ardhur në ndihmë.
MARS 2012
Di
31
Rikthim në vendin e kullave të larta Shkurti i reshjeve ishte treguar i ashpër me këto zona, ku nuk mund të shkoje as nga toka e as nga ajri. Ngujim total, ndoshta më i ashpër se sa ai ngujim që jemi mësuar të dëgjojmë, por natyrisht jo më i frikshëm e më i dhimbshëm. Mëngjesi i 22 shkurtit na gjeti sërish në rrugë, në përballje me dëborën dhe të ftohtin, por në një tjetër terren që e kishim shkelur edhe ditë më parë. Kamioni me sloganin “Në ndihmë të banorëve të izoluar” kishte marrë drejtimin drejt vendit të kullave të larta, Pukës. “Rruga e Kombit” ishte e kalueshme në të dy krahët, por pllakat tinëzare të akullit shpesh ishin të padukshme. Në anë të rrugës së vjetër Rrëshen-Kukës ku na duhej të kalonim, dëbora na kish zënë pritë, kryelartë dhe krenare sikur nuk kishte aspak dëshirë të na lejonte të shkelnim në kufijtë e mbretërisë së saj.
32
Di
MARS 2012
Mësojmë se në fshatrat përreth ka me mijëra banorë që jetojnë që prej dy muajsh krejt të izoluar. Askush nuk ka menduar t’ua hapë rrugën. Vetëm rrinë me sytë nga qielli duke pritur të përmirësohet moti. “Atje ka fëmijë, pleq, gra shtatzëna, si do t’u vejë halli? Edhe pak ditë bukë kanë, mos me thanë që ndonjë shtëpi që tani është krejt pa bukë,” - na thotë i shqetësuar një kalimtar që takuam rrugës. Dy kulla të larta atje tej, që mezi dukeshin, ngjasonin me dy viganë që po bënin roje në periferi të qytetit malor. Kjo ishte hera e tretë që mbërrinim në Pukë në kuadër të sensibilizimit human në ndihmë të të izoluarve, e po na dukej sikur “barrikadat” e bardha ishin mësuar me ne e na lejonin të kalonim pa shumë vështirësi. Temperaturat, që para disa ditësh kishin shkuar deri në 25 gradë nën zero, tashmë kishin rënë edhe pse ende bënte shumë ftohtë. Pas një ndalese
në qytetin e veshur me mantelin e bardhë nisemi drejt periferive të thella... Sipas banorëve ka edhe shumë fshatra të tjerë ku depërtimi bëhet i pamundur. “Të gjithë komunat e thella të zonës, që nuk janë braktisur prej vitesh janë krejt të izoluara”, - na thotë një zotëri sapo mbërrijmë në qytet. Udhëtojmë për pak minuta brenda një peizazhi krejt të bardhë. Diku tej tymi i një oxhaku ngrihej lart sikur donte të na lajmëronte se aty kishte jetë. Gjendeshim në fshatin Iballë. Aty shtëpitë ishin të rralla dhe larg njëra-tjetrës saqë komunikimi mes fqinjëve në kushtet e motit të përkeqësuar bëhej edhe më i vështirë. Tymi i zi që dilte nga oxhaku i kësaj kulle na bënte të mos humbisnim drejtimin në atë bardhësi që kishte “pushtuar” gjithçka... Zjarri në oxhak po jepte frymën e fundit. Shkarpat e druve të hedhura grumbull në një cep të dhomës përdoreshin me kursim, aty ishte shpresa e vetme për ca çaste të ngrohta përkundruall të ftohtit që “priste” jashtë. Kishim trokitur në familjen Ndreu. “Kena dit që jena t’izolum – thotë Pjerini, i zoti i kullës. – Shyqyr Zotit na u gjindën q’ato pak dru që patëm grumbullue, përndryshe kena pas me ngri”. Pjerini rrinte pranë oxhakut duke zgjatur duart e ngrira qysh se ishte ftohur moti, për të marrë sadopak ngrohtë. Flaka gjysmë e ftohtë ravijëzonte rrudhat mbi ballin e plakut 80 vjeçar, rrudha me siguri të shtuara nga mundimet e shumta që jeta mes maleve i kish servirur. Gruaja e shtëpisë, e kërrusur nga pesha e viteve, nxiton të na ofrojë ndonjë send. “Mysafirin s’ban me e përcjellë pa i qit noj sen”, - thotë plaka, kur dikush nga ne nuk dëshiron ta vërë në siklet. Ata jetonin vetëm, fëmijët prej vitesh ishin larguar në emigrim. “Vin, vin e na takojn, na shofin e i shofim, çmallena e ikin prap”, - tregon e moshuara.
Dy kulla të larta atje tej, që mezi dukeshin, ngjasonin me dy viganë që po bënin roje në periferi të qytetit malor...
Çatia e shkalafitur e kullës shekullore mezi qëndronte. Në monotoninë e thellë të këtij dimri të madh, dëgjohej kërcitja e trarëve në çatinë e rënduar nga pesha e dëborës. Dëbora është shtuar frikshëm mbi çatinë e kullës, nga dritarja duket shtresa e trashë e saj që ka mbuluar pemët deri në gjysmë të trungut. Jashtë, dielli i zbehtë është zhdukur me kohë dhe temperatura ka nisur të ulet edhe më. Teksa largohemi Pjerini e nënë Mrika, edhe pse të moshuar nuk ngurojnë të ngrihen e të na përcjellin ashtu siç e do zakoni. “Besa po ndihem i turpnuem bre burr, që s’po muj me ju qit ma tutje, se zakoni i ksaj malsie nuk e don me ju lan n’prag t’shpisë”, - na thotë plaku fisnik. Largohemi nga kulla e lartë me shpresën se ia kemi ngrohur sadopak vatrën, me ato pak ndihma që kishim mundur të grumbullonin nga besimtarët në “Tiranën e largët” dhe në qytete të tjera të vendit. Ndërsa muzgu po shtrinte krahët kah malet e thepisura, nxitojmë për të shkuar në të tjera familje.
MARS 2012
Di
33
Dossier & Histori
HASAN BELLO
Si u CENSURUAN RILINDËSIT? Megjithëse në literaturën tonë historiografike, letrare dhe politike, e deri tek parullat e vendosura mbi muret e shkollave dhe fabrikave, gjendeshin citate nga veprat e rilindësve, Enver Hoxha në alimin e tij “Për revolucionarizimin e mëtejshëm të shkollës sonë” na mësonte se në emër të analizës objektive materialiste dialektike si dhe të kërkesave të edukimit revolucionar të rinisë sonë, rilindësit nuk duhet të idealizoheshin. Sipas tij, qëndrimet e tyre idealisto-fetare nuk duhet të liheshin në heshtje. Ato duhet të shiheshin nën prizmin e filozofisë marksisteleniniste dhe t`i nënshtrohen kritikës së saj.1 Bile, në një alim tjetër ai porosiste studiuesit se “që të mos gabohemi për vlerësimin e ngjarjeve të kësaj periudhe (Rilindjes Kombëtare- H.B), 34
Di
SHKURT 2012
sipas mendimit tim, një bazë për orientim janë pikëpamjet filozofike, teorike, moralo-politike dhe organizative të Samiut e të Naimit, të cilët, në përgjithësi, ishin revolucionarë, progresistë, patriotë demokrato-borgjezë, liberalë të përshtatshëm për kohën”. Dhe më pas jepte porosinë se historia duhej lexuar, kuptuar dhe vlerësuar “duke mbajtur gjithmonë si barometër shkrimet e Leninit dhe të këtyre njerëzve të mëdhenj të popullit tonë…”2 Pra, po t’i paraqesim në mënyrë të përmbledhur orientimet e mësipërme që jepte Enver Hoxha lidhur me rilindësit, që ndoshta ai vetëm mund t’i ketë lexuar, por, që pas kësaj bëheshin mendim zyrtarë, i bie që ata:
1 - nuk duhet të idealizoheshin 2 - qëndrimet e tyre idealisto-fetare nuk duhet të liheshin në heshtje 3 - ata duhet të shiheshin nën prizmin e filozofisë marksiste-leniniste dhe t`i nënshtrohen kritikës së saj. Ndërsa dy orientimet e para mund të konsiderohen deri diku si të përtypshme, kriteri i tretë i zhvishte ata nga çdolloj sentimenti kombëtar dhe i konvertonte në internacionalistë. E njëjta praktikë u ndoq dhe me veprat e rilindësve që u botuan në Kosovë3. Në emër të bashkim-vllaznimit ato iu nënshtruan censurës. Kështu nga poezia “Parajsa”, pas vargjeve “Pa kur erdhë egërsirat Megjithë të pahirat është hequr vargu “Si hynë shqeh e të tjerë4 duke vrar e duke prerë” ose pas vargut nga “Nga Greku e nga Bullgari janë hequr vargjet “Nga Mal’i Zi, nga Serbija nuk trembet Shqipërija”, për të vazhduar me pjesë akoma e më të mëdha të censuruara si: “Selanik e tatëpjetë ka qenë e do të jetë vend’i ter’i Shqipërisë me ndihmë të Perëndisë. O fqinjtë e pa-besë! mos bini me atë shpresë Shqipërija s’copëtohet shqipëtari nukë ndrohet”. Ndërsa një studiues tjetër, ka konstatuar se: “Në parathënien e shkruar nga Esat Reso me rastin e botimit të veprave të Sami Frashrit, për veprën e tij “Shqipëria ç`ka qenë,…”, shkruan se “…Samiu theksonte se armiku më i rrezikshëm i popullit shqiptar ishte sundimi otoman dhe se e vetmja rrugë e shpëtimit ishte shkëputja e Shqipërisë nga Perandoria Otomane”. Për të vërtetuar këtë pohim nga botimi i veprës
është hequr kapitulli “Rreziket` e Shqipërisë” në të cilin Sami Frashëri thotë të kundërtën, se rreziqet kryesore të Shqipërisë janë “greqtë” dhe “shqetë” dhe “tyrqitë” që u ndihmojnë këtyre. Botimet e rilindësve nga enveristët janë të censuruara dhe të shoqëruara me aq shënime të redaksisë në stilin “ky mendim është i gabuar…” sa po të përmblidhen mund të arrijnë gati vëllimin e vet veprës së botuar”.5 Në botimin dhe studimin e rilindësve vihet re dhe një dukuri tjetër, selektiviteti. Më konkretisht, është punuar për të afirmuar ata emra të cilët ishin për bashkëpunim me vendet fqinje. Si p.sh. Jani Vreto, i cili, më 25.11.1865 i drejtohej të gjithë shqiptarëve me një letër, ku bënte thirrje për përdorimin e alfabetit grek për botimin në gjuhën shqipe të një gramatike, të një alori dhe të një libri aritmetike.6 Po kësaj figure më 15.10.1878 një grup personash i dërgojnë një letër ku bëhet alë për rëndësinë e përhapjes së gjuhës shqipe me alfabet grek dhe me disa germa latine.7 E vërteta është se në këtë periudhë kanë ekzistuar dhe rryma apo pikëpamje të tjera mbi shkrimin e gjuhës shqipe, si p.sh. rryma që mendonte se shqipja mund të shkruhej me alfabet cirilik (sllav) apo me alfabet arab, etj…Por, ndërsa kjo e fundit, me të drejtë anatemohet, dy rrymat e para që ishin për shkrimin e gjuhës shqipe me alfabet grek apo sllav nuk preken fare. Duke krijuar kështu disa standarde. Prandaj, ne jemi të mendimit se krahas studimit të jetës dhe veprimtarisë së figurave kryesore të Rilindjes Kombëtare është më se e nevojshme që vepra e tyre të ribotohet e pa censuruar. Rilindësit, në radhë të parë ishin themelues të nacionalizmit shqiptar, dhe jo anëtarë të PKSh apo internacionalistë. Pa folur pastaj për ndërhyrjet gjuhësore vend e pavend, sa po të çoheshin nga varri dhe të lexonin veprat e tyre, disa nuk do t`i njihnin fare. -------------------1 - Enver Hoxha, Raporte e alime 1967-1968, f.369. 2 - Enver Hoxha, Vepra, vëll.23, f.134. 3 - Për këtë i jemi referuar shkrimit të Prof.Dr. Muhamet Pirrakut “Naimi dhe fqinjët pa censurën e vitit 1978”, Studime orientale, nr.1, 2001, f.49-55. 4 - Naim Frashëri, Vepra 2, Prishtinë 1978, f.104. 5 Hysamedin Feraj, Skicë e mendimit politik shqiptar, Tiranë: Koha, 1999, f.335-336 6 - Arkivi Qendror i Shtetit, F.21. Viti. 1865, D.1, ( dorëshkrim shqip-greqisht). 7 - AQSh, F.21. Viti 1878, D.8, fl.431. SHKURT 2012
Di
35
Bota jonë
DORIAN DEMETJA
KRIZAT SHOQËRORE
DHE NEVOJA PËR BESIM Kjo botë në të cilën jetojmë është kthyer sot në një panair prej qindra idesh e rrymash ideore. Ekzistojnë miliona prezantues, propagandues të çdo ideje e rryme. Po të futeshin në llogari edhe mundësitë e komunikimit të epokës sonë, të cilat nuk njohin pengesë në përhapjen e ideve dhe rrymave, nuk do të vononim të kuptonim se gjer në ç’shkallë janë ngatërruar me njëra-tjetrën e vërteta dhe e shtrembra dhe se si e shtrembra ka marrë pamjen e së vërtetës. Le të pranojmë se teknika dhe komforti që sollën shkencat eksperimentale deri në shekullin tonë, kanë siguruar rehatinë e disave. Mirëpo, ato në asnjë mënyrë nuk kanë siguruar lumturinë e njerëzimit. A nuk e shohim se bota e qytetëruar, që zotëron pamjen e jashtme të jetës tokësore, por që është plotësisht e paditur për jetën tjetër, përpëlitet nën dhimbjet therëse të padurueshme të imoralitetit dhe pamundësisë për të kënaqur vetveten? Ç’është e
36
Di
MARS 2012
drejta, as pasuria, as popullariteti, as komforti dhe as femra nuk kanë mundur të qetësojnë epshin e njeriut. Përparimet e arritura në përmasa botërore, mundësitë që kemi shtënë në dorë, sikur të ishin armiq të jetës sonë shpirtërore, na kanë zhdukur prehjen e zemrës e na kanë rrëzuar në gjendjen e njeriut të hutuar që s’mund ta dijë se ç’duhet të bëjë. E ç’duhet të bëjë më në fund njeriu i ndodhur mes rrymash perverse të shekullit tonë? Atëherë mbetet të themi se ne kemi nevojë për t’u orientuar, duke e ndihmuar në mënyrë reciproke njëri-tjetrin në rrugët plot gjemba. Pyetjeve kush jam unё? Nga vij? Ku do tё shkoj? Çfarё kёrkon vdekja nga unё? Kush ёshtё udhёrrёfyesi im nё kёtё udhëtim etj, i është përgjigjur vetëm feja. Tё gjitha kёtyre pyetjeve tё cilat kanё tё bёjnё me çështjet thelbësore të jetës së njeriut si dhe me lumturinë tonë, duhet tё jemi të aftë për t’u dhёnё përgjigjet e duhura, nё mёnyrё qё tё mundёsojmё
ndёrtimin e njё jete tё harmonishme dhe paqёsore, si nё planin individual, ashtu edhe nё atё shoqёror. Meqenёse nuk ёshtё e mundur pёr intelektin njerёzor tё kuptojё plotёsisht se ku qёndron lumturia e vёrtetё e njeriut, atёherё njerёzimit i nevojitet nё kёtё botё njё intelekt universal, njё udhëheqje që buron nga pёrtej arsyes dhe pёrvojёs njerёzore, autoritetit tё sё cilёs tё gjithё tё mund t’i nёnshtrohen me vullnet tё lirё. Kjo udhёheqje ёshtё feja e shpallur dhe e pёrsosur nga Zoti nёpёrmjet profetёve tё tij. Me Islamin Zoti e plotёsoi fenё qё Ai zgjodhi dhe shpalli pёr njerёzimin. Në Kuran Zoti thotë: “Sot pёrsosa pёr ju fenё tuaj, plotёsova ndaj jush dhuntinё Time dhe zgjodha pёr ju Islamin, fe.” (Maide, 5:3) Kjo ёshtё arsyeja pёrse tё gjithё profetёt erdhёn me tё njёjtёn doktrinё besimi, me tё njёjtat norma adhurimi dhe virtyte, si dhe me tё njёjtat parime nё lidhje me rregullat e jetёs shoqёrore. Vetёm nё disa çёshtje tё dorёs sё dytё, ata ndryshonin nga njёri-tjetri, dhe kjo vinte vetёm e vetёm si pasojё e kushteve dhe epokave tё ndryshme nё tё cilat ata u dёrguan dhe jetuan. Çdo njeri me arsye e kupton lehtё se gjithësia nuk ёshtё krijuar pa qёllim dhe se jeta nuk ёshtё lёnё nё njё rrjedhё tё vetvetishme e tё pakuptimtё. Prandaj njerёzimit, me anё tё profetëve, i janë dërguar vazhdimisht njoftime hyjnore nga ana e Zotit. “O njerëz! Ja cila ёshtё rruga e drejtё ku duhet tё ecni!” Kёto njoftime hyjnore tё emërtuara shkurt, ‘feja qё e dallon dhe e ndan tё mirёn nga e keqja’ ose me
alёn qё e përdorim mё shpesh, “Islam”, janë pa dyshim njё favor qё, nё rrugёn pёr tё merituar orientimin e pёrhershёm, mёshirёn dhe bujarinё hyjnore, i zgjon tё gjithё njerëzit nga indiferentizmi, i shpie nga vdekshmëria nё pavdekshmëri dhe i bёn tё arrijnë lumturinё e përjetshme. Nisur nga kjo, Islami ёshtё mё e madhja ndёr dhuntitë e Zotit pёr njeriun. Njerëzit e besimit, qysh nga Ademi (a.s.) e gjer mё sot, tё përgatitur e edukuar me kёtё dhunti hyjnore dhe duke ruajtur nё vetvete, elementin thelbësor tё krijimit njerëzor, i kanё shndërruar zemrat e veta dhe botёn, nё trëndafilishte. Mendja e njeriut ёshtё e dobët dhe e paaftё pёr ta njohur nё kuptimin e plotё tё alёs Zotin, krijuesin e gjithёsisё qё ka krijuar nga e paqena qiejt, tokёn dhe çfarë ndodhet mes tyre. Nisur nga kjo, orvatja pёr ta menduar dhe ideuar Zotin si individualitet, nuk sjell ndonjë përfitim përtej njё sёrё iluzionesh dhe fantazish dhe e trondit besimin e shёndoshё. Meqë Zoti i Lartё e ka pajisur natyrën e çdo njeriu me nevojën pёr tё besuar dhe pёr ta kërkuar tё vёrtetёn, mosinformimi, veçimi dhe shkëputja prej besimit e tё vёrtetёs, janë vetëm si rrjedhojё e njё verbimi dhe shurdhimi shpirtëror. Nё fakt, edhe shpirti i njeriut qё s’beson, ёshtё i gatshёm pёr ta njohur Zotin ose ёshtё duke e njohur, vetëm se, pёr shkak tё verbёrisё dhe shurdhёrisё shpirtёrore, nuk ёshtё nё gjendje ta nxjerrё kёtё nё nivel tё vetëdijes. Njerёzit zotёrojnё tri ndjenja kryesore: dёshirёn, zemёrimin dhe intelektin. Ne kemi dёshira apo tundime nga seksi i kundёrt dhe i duam fёmijёt tanё, si dhe pasuritё e kёsaj bote. Ne e drejtojmё zemёrimin drejt atyre tё cilёt na pengojnё nё rrugёn tonё dhe duke e pёrdorur atё, ne arrijmё tё mbrojmё vetveten. Ndërsa intelekti ynë na aftёson tё marrim vendimet e duhura. Krijuesi ynë nuk na i kufizon kёto ndjenja, por pёrkundrazi, kёrkon prej nesh tё kёrkojmё pёrsosmёrinё nёpёrmjet vetёdisiplimimit, nё mёnyrё qё tё mos i keqpёrdorim ato. Nё qoftё se ndjenjat mbeten tё padisiplinuara, atёherё imoraliteti,
E ç’duhet të bëjë më në fund njeriu i ndodhur mes rrymash perverse të shekullit tonë? Atëherë mbetet të themi se ne kemi nevojë për t’u orientuar, duke e ndihmuar në mënyrë reciproke njëri-tjetrin në rrugët plot gjemba.
MARS M A RS 2012
Di
37
NAIM DRIJAJ
Por kur t’ia kemi lidhur shpirtin Krijuesit tё Lartё e kur ndjesitё tona t’i kemi bёrё fron tё dashurisё pёr Tё, atёherё e kemi gjetur udhën e lumturisё! Dhe ta kemi të qartë se nё krye të karvanit tё lumturisё qё
PAQJA SI PA
para nesh eci duke iu bashkuar Allahut dhe qё ia arriti shpëtimit e pavdekёsisё, ndodhet i nderuari i gjithёsisё, Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të!
shtёpitё e ndaluara, tirania, padrejtёsia, mashtrimi, falsiteti dhe vese tё tjera do tё shfaqen tek individёt dhe nёpёrmjet tyre do tё pёrhapen nё tё gjithё shoqёrinё. Kurani përmend se njeriu nuk ka vetëm veti të bukura, të mira, të drejta dhe të dobishme, por ai ka po ashtu edhe veti të shëmtuara, të këqija, jo të drejta dhe të dëmshme. E bukura dhe e shëmtuara, krijimi dhe shkatërrimi, dinamikat pozitive dhe negative janë cilësi të natyrës së njeriut. Nëse u jep përparësi aftësive pozitive të natyrës së tij, ai lartësohet, nëse i vë në praktikë ato negativet, ai poshtërohet. Vargu Kuranor “Vёrtet Ne e krijuam njeriun nё formёn mё tё bukur” pasohet nga vargu tjetёr “Pastaj e zbritёm atё nё mё tё ultin e tё ultёve, pёrveç atyre qё besuan dhe bёnё vepra tё mira; ata kanё shpёrblim tё pandёrprerё.” (Tin, 95:1-4) Ky varg thekson nevojёn pёr njё disiplinё qiellore pёr tё na shpёtuar nga tё shndёrruarit nё mё tё ultin e tё ultёve, prandaj njeriu ёshtё gjithmonё pёrballё rrezikut tё dёshtimit nё provimin e jetёs sё kёsaj bote. Ështё njё e vёrtetё e gjithёpranuar se dëshirat e njeriut nuk kanё kufi. Ndërkaq, natyra brenda sё cilës ai jeton ёshtё e kufizuar, mundёsitё dhe rastёsitё qё mund tё shtjerё nё dorё, janë tё numëruara dhe jeta ёshtё e shkurtër. Kur çёshtja shqyrtohet nё planin material, rezulton se nuk ёshtё e mundur tё gjendet njё njeri qё t’ua ketë arritur kërkesave tё tij, qё tё ketë kënaqur dëshirat dhe qё tё jetё ngopur sё jetuari. Sepse asnjë margaritar, sado i çmuar qoftё, nuk mund t’i bёhet kafaz shpirtit tё njeriut dhe asnjë kornizё, sado e gjerё qoftё, nuk mund ta pёrmbledhё pasurinё ndiesore tё njeriut! Por kur t’ia kemi lidhur shpirtin Krijuesit tё Lartё e kur ndjesitё tona t’i kemi bёrё fron tё dashurisё pёr Tё, atёherё e kemi gjetur udhën e lumturisё! Dhe ta kemi të qartë se nё krye të karvanit tё lumturisё qё para nesh eci duke iu bashkuar Allahut dhe qё ia arriti shpëtimit e pavdekёsisё, ndodhet i nderuari i gjithёsisё, Muhamedi, paqja e Zotit qoftë mbi të!
38
Di
MARS 2012
Fjala Islam ka të njëjtin burim me alët “es-selam” që do të thonë “paqe” dhe me “silm” që do të thotë nënshtrim ndaj vullnetit të Allahut. Shkurtimisht Islam do të thotë paqe e mbërritur me anë të nënshtrimit ndaj vullnetit të Zotit. Paqja, sipas Islamit, duhet të përfshijë të gjitha sferat e jetës njerëzore. Kjo do të thotë që ajo nuk duhet konsideruar vetëm si dukuri që përfshin pjesë të kufizuara të jetës ose si një mjet i krijimit të një marrëdhënieje të caktuar, por si mënyrë të jetuari, që arrin ta përfshijë jetën njerëzore në tërësinë e saj. Mesazhi kryesor që Islami u transmeton njerëzve është shprehur në vetë emrin që ka ky besim, që është “paqe”. Edhe pse në ditët e sotme bota mbarë predikon paqen, ajo prapëseprapë vazhdon t’i mungojë njeriut dhe njerëzimit. Njerëzit kujtohen për paqe vetëm kur privohen prej saj. Njerëzimi do të ketë paqe vetëm atëherë kur pjesëtarët e tij do të jenë në paqe me veten, me shoqërinë dhe me Krijuesin e tyre, Allahun (xh.sh.). Paqja me Zotin: Mund të themi se njeriu e arrin gradën më të lartë të paqes vetëm atëherë kur ai është në gjendje të plotë përulësie ndaj Krijuesit, pra kur zbaton urdhrat e Zotit. Moszbatimi i porosive të Zotit sjell zemërimin e Tij. Paqja me familjen: Duke kryer detyrimet që ka si familjar. Paqja me njerëzit: Njeriu duhet të krijojë marrëdhënie të mira me të gjithë njerëzit e tjerë dhe duhet të jetë i dobishëm për shoqërinë njerëzore. Paqja me vetveten: Ai që jeton në paqe me Krijuesin dhe me njerëzit e tjerë, ka shpëtuar nga streset. Një njeri i tillë mundohet të distancohet nga ngatërresat dhe përleshjet, arrin të kontrollojë instinktet e tij impulsive dhe shndërrohet në një person që mendon vetëm mirë, sepse ai ka gjetur lumturinë e brendshme dhe qetësinë shpirtërore. Paqja në Islam është një koncept gjithëpërfshirës për mbarë njerëzinë, që fillon tek bota e brendshme e individit dhe zhvillohet në marrëdhëniet e tij shoqërore dhe ato që ai ka me Krijuesin. Islami është rruga e paqes, e harmonisë dhe e vëllazërimit njerëzor. Allahu i Lartë thotë: “O ju që besuat jetoni në paqe të plotë! Pranojeni Islamin me të gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmëve të shejtanit, sepse ai është armiku juaj i përbetuar.” (Bekare, 208)
ARIM I ÇDO MYSLIMANI Paqja ka vend edhe në konfliktet e lindura. Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse ata tregojnë se duan paqe, atëherë edhe ti ano nga ajo dhe mbështetu tek Allahu…” (Enfal, 61) Islami ka përcaktuar rregulla bazë të rëndësishme që sigurojnë vijimësinë e paqes. Disa prej tyre janë: Bindja ndaj së drejtës dhe drejtësisë: Islami kërkon një shoqëri ku zbatohet drejtësia. Myslimani, si njeri që ka njohuri të thella islame dhe ka përqafuar Kuranin, nuk merret me gjërat e ndaluara, por shikon që të mos cenojë të drejtën e askujt. Pejgamberi (a.s.) ka thënë: “Besimtari është vëlla për besimtarin. As nuk e dhunon dhe as nuk e lë në dorë të mizorëve.” (Buhariu) Në bazat e fesë Islame qëndron Teuhidi, ndërsa në bazë së të gjitha marrëdhënieve njerëzore qëndron Drejtësia. Sjellja e mirë dhe e drejtë: Që jeta e njeriut të jetë e ekuilibruar dhe e rregullt është e domosdoshme barazia mes njerëzve. Sjellja në mënyrë të pabarabartë me njerëzit sjell urrejtjen, dhunën dhe gjëra të tjera të pakëndshme. Në një atmosferë të tillë është e pamundur të mbizotërojë paqja. Morali i lartë: Allahu na ka urdhëruar të mirën dhe na ka ndaluar të keqen. Myslimani i edukuar me etikën e Kuranit është i sjellshëm dhe paqësor me të gjithë njerëzit. Liria e të besuarit dhe e të menduarit: Islami jo vetëm që siguron lirinë e mendimit dhe të shprehurit të njerëzve, por edhe ka ndaluar punët që çojnë në mosmarrëveshje dhe presionet ndaj mendimeve të lira. Islami ka vënë si kusht që njerëzit të besojnë me vullnetin e tyre të lirë dhe po me këtë vullnet të adhurojnë edhe Krijuesin e tyre. Allahu (xh.sh.) thotë: “Nuk ka detyrim në fe…” (Bekare, 256) Paqja është thesar shumë i çmueshëm dhe shumë i shtrenjtë për njeriun. Ajo është ndër çështjet më madhore në zhvillimin dhe mbarëvajtjen e jetës së njeriut në tokë. Si realizohet paqja në Islam? Duke zbatuar ligjet e Kuranit që janë urdhrat e Zotit (xh.sh.). Duke i dhënë çdo njeriu të drejtën që i takon. Duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin në ato gjëra që na bashkojnë. Paqja është e gërshetuar kudo me mësimet e Islamit mbi gjithësinë, jetën dhe njerëzimin.
MARS 2012
Di
39
Retrospektivë
FERIT VOKOPOLA
Të rinjt e sotshem si mejtojnë edhe kujt i mbesojnë Nji pyetje kjo aqe me randesi sa mundi të themi pa druajtësi fare se përgjegjëja e sajë mertonë studime të thella, dhe ka hijë me të vërtet me qenë landa shkrimore e ç’do Rivistë qi ka për program mbarsin e njerzisë ashtu edhe udhëheqjen morale. Nji pyetje kjo qi ka tërhequn mbas vedi mendimin e gjith Botës, dhe qi përfundimi i përgjegjës do të na tregojë se shekulli i sotshëm me të rinjet e vetë cilli pritmë i asht drejtuë tue i hedhun mrapa ç’ka ka gjetun si themele morali e besimi. Po kalojnë do kohra qi n’Amerikë e Sosjeteja e krishterve të rinjë po vazhdon në ankete mbi ketë pyetje, dhe po mbledh përgjegjët për me kuptuëm sot si mejtojnë e kujt i mbesojnë të rinjët. Për fat të keqë përfundimi i këtyre studimeve po na jep të kuptojmë se të rinjet e stoshëm ma nuk po i mbesojnë Fesë, dhe në Amerikë e Ingjilterë ku shquheshin njerëzia me respektimin krishterizmës sot të ri-
40
Di
MARS 2012
njet po thonë nuk i mbesojnmë Zotit e se Feja e sotshëm nuk asht e mundun të na përulin ndjenja e mendimet me bazat e saja të gabueshme. Kjo duhije kundreshtimi ka pushtuarë Europën dhe asht hedhun në Asijë, po thuë se në mëndjen e gjith të rinjihet asht bamun nji hije e pa ndame. Tash mujin e fundit edhe Rivista e shquëme e Turqisë “Sevimli aj”, i bante nji anqet mbi të rinjët e Truqisë dhe ndërmjetësonte me kuptuëm rezultatin për sa i përket vendit të vetë. Mbas evolucionit të madhë qi bani Turqija asht e ditun qit ë rinjët e s’ajë nuk do të japin nji mendim të kundërtë me ato të Amerikës, nuk do të mejtojnë tjetër llojë nga ata t’Europës qi po imitojnë tue marrë për shëmbëll të mirat e të ligat tokë. Sa për të rinjët t’onë ktu në Shqipni nuk duhet të vrasim mendjen edhe aqi shum se pjesa e këtyne qi po marrin mësimin n’Europë natyrisht po hiqen prapa
atij rrymi qi ka marrë ky qytetnim dhe kanë me dalun në atë breg të çuditshëm qi po prapulizet i tanë rruzelemi. Nji kryengritje mendimi asht tue pushtue me avullin e flakën e s’aje të gjithë të rinjet të cillët duanë t’i këputin marëdhanëjet qi kanë me tradicionet e kohrave të kaluese; të cillat nuk pëlqejnë Fenë, rregullat sociale, lidhjet morale. Në shekujt e kaluem shum herë ka ndodhun qi njerëzia e pushtruarë nga mështypjet natyrale ka arritun në harresën e Fev’e të zakoneve; por shekulli i sotshëm që numërohet ma i përparuem se të tjerët nuk duket të ngeli prap i metë para shekujve qi kanë me ardhur. Midis faktorëve kryesuër qi kanë shtytur të rinjet e sotshëm me kët bindje lufta e Përgjiëshme, dhe mbas kësajë kurentet e çuditshëm të komunizmës e të Fashizmës. Me të vërtetë nga mjerimet e luftës tue lindun komunizma me tjetëer anë si shëmbllë gjallënie kundra saj ringrea e Fashizmës
i shkaktoj krye-këputë mejtimet e të rinjëvet. Për këta sot nuk ka ngelun nji fuqië shpirtnore të tërheqin mbas vedi, nuk ka ngelun nji streh adhurimi qi ti përmbeldhim në gjinin e vetë të pastër. Këta ankohen nga jeta e sotshme sociale moralë e Fetare, por nuk janë të zotnit të kujtojnë nji bazë të sakët për udhëheqjen e tyne landore e shpirtënore. Nuk mjaftojnë qeshja e tyne me konsideratat e moralit të vjetër, nuk siguron lumtunië liria e pakufizueme qi dëshrojnë të kenë për me rojtun pa kur fare pengese të rinj e të reja tokë tue mos qënë mbi krye si nji mprojtës i mirësjellimit Mëma, Ata, Feja dhe Faltorja. Nuk duhet të harrojmë se qytetënimi bazën e vetë e ka pështetun në jetën familjare dhe kjo jetën e çmuarë me raca e fize të tjera. Këto i dinë të rinjet, dhe prandaj ankohen nga jeta tue mos ditun cilës ideë kanë me u pështetun;
kta janë bamun kret materialist dhe nuk mejtojnë tjetër gja, veç se me fitua të holla, m’u bamë pasanik me rrojtun në nji jetë plotë qetije e zbavitje. Para syve të riut të sotshëm ma i madhi njeri në botë është Krali i Automobilave: Fordi, ma i vlefshmi Libër asht Romani i dashunisë. Pra po e shohim çiltazi se në jetën e mbrendëshme kemi nji shkretië të përgjithshme; as nji gja nuk na bindë dëshirat as kur sendi nuk kënaqë; si nji detë qi përplaset nga shtërgata asht tue lloçkitë tue u tramzuë mendimi i brezit të rijë dhe po mundohet me gjetun shtroherën qit ë prekin pakë ndijësit e ashpëruara. Po vallë ku dhe kur?... Këta për m’e gjetun duhet t’a dimë ku jemi tue shkuë? Profidet të rinjë e të rremë a kanë me qenë të zotnit si ata të vërtetët qit ë shpëtojnë njërzimin nga nji shkatërrim i tillë? Neve jemi sigur qi shpirti në pikëpamjen fetare inspiracionet e vetë i shfaqi sa duhet në faqe të dheut, porosit e tij aqi të nalta janë të mjaftëushme për mbarëvajtjen e jetës sociale e morale; por mjaftojnëë qi njeriu tue përparuëm mos të harronjë përfitimin e vlefshim t’asajë fuqije shpirtënore. Fuqia jetike e madhështore në gjithsi asht po thuë si mëndja në trup të njeriut; po ngrite mëndjën sa parë vlënë njeriu; shpirti ndaj fuqisë jetike asht si syni kundrejt mëndjes; po të mos ishte drita e synit si të tregonte vehtën mëndja?... Me pakë alë duam të themi se mbesimi kundrejt Zotit asht i domosdoshëm për njerinë; shpirti sa do qi nuk shifet, por me shfaqësina e tij të përhershime na detyron mos t’a mohojmë; në nji Trioletë shpirtënore qi kemi shtypun në “Gjimimin e Tomorrit” kemi pas thanë: Ku ke qenë e bukur lule; Me kët erë pa të metë; As më thuaj mos je flutur
Flutur e jetës së vërtetë; Si le? Shoqet në Foletë Si u ndave nga ajo Jetë? Për të treguar nji shëmbëll se si ndohet shpirti në trup të njeriut ma posht kishim thanë: Si pasqyra në Dhom’ t’errët, Qi s’tregon gja sendi brenda, Të ka mbytur krejt ënda; Si përlante mu në lerat; Të ësht’ veshurë fytyra; Nuk shkëlqen më si nga hera; Je në Dimër të la vera! Dhe me të vërtetë kur hedhim vështrime studjuëse mbi jetën e kaluemë të njeriut takojmë shum herë në kundërshtim me çështjen e ekzistencës të shpirtit. Por nuk duhet harruë sa ma të lumnushim në këtë jetë kanë qenë e janë ato njerëz qi përpara universeri t’ambjentit – janë të pështetun në shtyllën e besimit (Le fondament de la foi). Hafezi Shirazi ka pasë thanë: Në këshillën e zëmres nga shkëlqimi i fytyrës t’ande u ndezën nji qind drita; Çudija asht këtu qi në fytyrën t’ande ndodhën nji qind llojë napash (perde); dhe me të vërtet njeriu pa dashun të kuptonji ç’asht mëndja ose tue mos kuptua nga cili burim i ka ardhur drita e tij nuk asht i zoti të shofin dritën e Zotit, e cila në naturë shfaqet në trajta të provimeve të përtritshme e të njifarshim (eperiences sepetes et homogens), por nuk duhet të harrojmë edhe mendimet e të mdhanjevet mendjetar si De Karti e Malbranshi qi thonë në gjithsinë materiale shkaqet e ndodhinave e të ngjarjeve janë Occasionnelles – ndermjetore për ditjen e Krijuesit qi asht i vetmi urdhnuës i vërtetë. Malbranshi ksodore ka pranue përfundisht theorin “La vision en dieu” vështrim në Perendinë qit ë cilës Tasavufi Islamikë i ka thanë: Nuk pashë as nji gja, qi të mos shofë Perëndinë në atë. Zani i Naltë, nr. 6, Kallnur 1927 MARS 2012
Di
41
Personalitet
YMER SARAÇI (1906 - 1975) Nga diplomimi në Grac, te burgjet komuniste Kujtime të një mësuesi për mësuesin e tij. Gjatë viteve 1951-1954, unë kam qenë nxënës i profesorit të nderuar. I diplomuar në Austri, me detyra të rëndësishme në shtetin shqiptar të para vitit 1944, i persekutuar nga regjimi komunist, ai erdhi të punonte për herë të parë në një shkollë fetare. Në Medresenë e Tiranës, atij iu dha mundësia për të punuar si mësues, si zëdhënës i së mirës e së vërtetës që ishin edhe motive të vetë shkollës. Në një kolektiv teologësh, ai gjeti respektin që meritonte. Më kujtohet dita e parë e mësimit me mësues Ymer Saraçi. Prisnim në heshtje prezantimin e tij si mësues i ri i letërsisë, që do të zëvendësonte mësuesin e mëparshëm. Ai u duk alëpakët, i thjeshtë, syqeshur dhe shumë i vëmendshëm. Qysh në orët e para na hyri në zemër dhe fitoi respektin tonë. Gjithashtu, profesor Ymer Sa-
42
Di
MARS 2012
XHEMAL BALLA
raçi, me sigurinë profesionale fitoi autoritetin pedagogjik në shkollë. Ai vinte me një horizont të madh kulturor dhe me synime të larta për pasurimin shpirtëror të nxënësve. Ne e kuptuam menjëherë se kishim të bënim me një mësues, i cili mbartte vlera të mëdha. Figura e tij bënte diferencë të madhe në mesin e kolegëve. Ata që punuan me të, panë të personifikuar modelin e qetësisë dhe të dashurisë njerëzore, panë dhe ruajnë të gjallë në kujtesë një burrë me zemër të madhe që rrezatonte vazhdimisht përkushtim dhe dashuri për nxënësit. Në biseda ai dallohej si një burrë i qetë që shprehte në të njëjtën kohë energji të mëdha jete dhe diturie për gjëra të bukura dhe të mrekullueshme. Ai mbronte me dinjitet pikëpamjet e tij humane dhe profesionale duke gjykuar dhe vlerësuar vazhdimisht me sinqeritet e dashuri gjithçka të mirë e të bukur që ofronte jeta dhe puna. Me punën e tij plot pasion, asnjëherë nuk mbeti në kornizat standarde të orës së mësimit, por i theu ato duke i dhënë një frymëmarrje të plotë orës të letërsisë. Aftësitë e tij perceptuese, analizuese dhe konkluduese në orën e mësimit ishin të pakrahasueshme. Si i tillë, ai na la mbresa të thella, sepse na magjepste me interpretimet e tij të pjesëve letrare. Profesor Ymeri gëzonte një autoritet të padiskutueshëm shoqëror dhe një respekt të jashtëzakonshëm. Falë këtyre veçorive, ai i njihte shumë mirë nxënësit dhe kishte cilësitë e një psikologu që ishte në gjendje të përcaktonte tipat, karakteret dhe nivelin e përgatitjes së tyre. Ai i dëgjonte me kujdes mendimet e nxënësve, lejonte debate për qartësimin dhe ngulitjen e koncepteve duke siguruar një përvetësim cilësor të lëndës. Unë e desha shumë profesor Ymerin, sepse ai më kishte lejuar një lloj afërsie nga përkushtimi që kisha për lëndën e tij. Ai, disa herë
më kishte thënë me sinqeritet se ndiente kënaqësi kur lexonte hartimet e mia, i pëlqenin përshkrimet dhe se me këto të dhëna, më thoshte, mund të bëhesha një mësues i mirë. Kjo ishte një nxitje e pasionit tim për t’u bërë mësues dhe kështu ndodhi. Mbasi mbarova shkollën e Medresesë, mbarova edhe Shkollën e Mesme Pedagogjike e pastaj studimet e larta ku u diplomova për mësues të shkencave të natyrës. Deshi Zoti që në vitin 1991, pas një pune të gjatë në arsim, të rikthehem në Medresenë e Tiranës, si mësues dhe nëndrejtor. U bëra edhe unë pjesë e kolektivit pedagogjik të Medresesë, ku u rrita dhe u edukova. Sot, mbas kaq vitesh shpesh kujtoj me nostalgji mësuesit e mi. Sigurisht, ai që la mbresa të thella dhe më nxiti të bëhesha mësues ishte profesori i nderuar, Ymer Saraçi. Sot e them me bindje e mirënjohje se modeli i tij më ka vlejtur gjatë gjithë karrierës sime në arsim. Çdo mëngjes, hyrja e tij në oborrin e shkollës krijonte një ndjesi të veçantë tek ne nxënësit. Me veshje të pastër e serioze që ne e admironim, me ecje të qetë, hijerëndë e me vështrim të menduar, ai reflektonte dinjitet e kulturë. Profesori pritej me shumë respekt nga nxënësit. Përherë i dashur, i sinqertë, modest, i ndjeshëm, me botë të madhe, buzagaz e shpresëdhënës. Me peshën e viteve, me fisnikërinë e thinjave, si ish nxënës kujtimi për të dhe dijet që na dhurojë i kam të gjalla në shpirtin tim. Ishnxënësit e tij e kujtojnë edhe sot me nostalgji profesorin e nderuar. Me dhimbje kujtojmë edhe ndarjen me të kur diktatura komuniste nuk e lejoi më të punonte në Medrese. Ai nuk u përkul. I paepur ndaj presionit shtetëror, asnjëherë nuk komunikoi me të tjerët për denigrimin që i bëhej. Ai mbeti një intelektual që spikati në atë kohë. Profesor Ymer Saraçi është një personalitet i shquar i historisë dhe
kulturës qytetare. Ai është simbol i vetëmohimit atdhetar, i vlerave qytetare, i njeriut model e shpirtpastër, që me veprimtarinë e tij si nëpunës, tregoi besnikëri në ndjekjen e traditave të kulturës shqiptare, të cilat i transmetoi edhe tek nxënësit e tij në Medresenë e Tiranës. Sot, ne gëzojmë lirinë që ti profesor i nderuar nuk e arrite, sot ne jetojmë në gjirin e një shoqërie demokratike që na ka dhënë miqësi dhe dashuri; sot ne po kërkojmë të integrohemi në familjen evropiane ku ti profesor i nderuar u arsimove. Sot, ka ardhur koha që ti profesor të vlerësohesh dhe emri yt të radhitet në figurat e njohura kombëtare. E paharruar do të mbetet figura e lartë e personalitetit të Ymer Saraçit në Medresenë e Tiranës. Ai do të mbetet i gjallë si shembull frymëzimi për ish nxënësit e tij dhe për të gjithë ata që e kanë njohur. Disa të dhëna për jetën e Ymer Saraçit Ymer Saraçi bën pjesë në atë grup njerëzish të cilët zakonisht identifikohen me shkollimin e tyre, duke u quajtur “dojçkultur”, pra që
kishin diplomuar në universitete austriake apo gjermane. Por ai, megjithëse pati një formim akademik plotësisht gjerman, pati një karrierë, aktivitet politik e konsekuenca fatkeqe, që dilnin përtej fushës së tij profesionale. Në këtë sens, ngjan e vështirë të ndërtojmë një shkallare krahasuese për momentet më të rëndësishme të këtij intelektuali të kalibrit evropian, pasi në trajektoren e tij jetësore e shohim, herë si profesor e drejtor liceu dhe herë si kryebashkiak; herë si anëtar të Këshillit të Shtetit në kohën e Regjencës e herë si të burgosur politik në kohën e komunizmit, herë si mësues letërsie, e herë si punëtor i thjeshtë. Nga ana tjetër, jeta e këtij personaliteti mund të kishte qenë fare e rehatshme, po të kishte ndenjur në Austri, por për shkak të vokacionit atdhetar, ai zgjodhi të kthehej në Shqipëri. Në fillim, në vitin 1929, emërohet si pedagog i lëndëve të biologjisë, kimisë e fizikës në Shkollën Mbretërore Ushtarake dhe më pas në Shkollën Teknike. Në vitin 1933, emërohet Drejtor i Konviktit të Liceut Francez të Korçës, kurse në 1938 emërohet si Drejtor i Shkollës
Qytetëse të Beratit. Fillimi i Luftës së Dytë Botërore, do ta gjejë profesorin të angazhuar me mish e me shpirt në shërbim të qytetarëve të vet, në Elbasan, që ishte qyteti i lindjes. Një herë si kryetar i bashkisë, 1939-1942 e një herë si anëtar i Këshillit të Shtetit, në periudhën e Regjencës, 1944. Pikërisht për shkak të këtij aktiviteti në dobi të vendit e qytetarëve, me ardhjen e regjimit komunist, ai arrestohet, torturohet e dënohet pa asnjë akuzë, thjesht për shkak të botëkuptimit të tij. Pas dy vitesh lirohet nga burgu komunist, për t’u bashkuar me pjesën tjetër të shqiptarëve, që gjendej në burgun pa mure të shtetit komunist. Në vitin 1951, për një periudhë të shkurtër kohore punon si mësues letërsie në Medresenë e Tiranës, prej ku e largojnë pikërisht si rezultat i zbatimit të “luftës së klasave”. Pas largimit nga puna në Medrese, fillon punë si punëtor i zakonshëm krahu, ndërkohë që duhej të ishte profesor universiteti për nga shkalla e përgatitjes intelektuale. Survejimi dhe përndjekja e shoqëruan këtë figurë poliedrike, deri sa mbylli sytë në vitin 1975, në Tiranë. MARS 2012
Di
43
Estetikë
EDISON ÇERAJ
Pjesa e dytë Qëllimi i artit islam Duke pasur parasysh çfarë trajtuam në pjesën e parë të këtij studimi, vijmë në përfundimin se i gjithë arti islam është manifestim i të Vërtetës, le të themi, një ndër zgjatimet e saj që synon përherë njeriun, dhe si i tillë ai ta përkujton e ta përmend vazhdimisht atë dhe, përsëri si i tillë, arti islam shfaqet si një përkthim në gjuhën pamore i të vërtetave që burojnë nga Kurani dhe Tradita e Profetit Muhamed. Pikërisht së këndejmi i vjen frymëzimi dhe pikënisja artistit mysliman. Duke qenë se Zoti është Krijuesi i çdo gjëje, – nga hiçi (ex nihilo) – pa ekzistuar më parë asgjë, por vetëm Ai, del që – sipas Islamit – qëllimi i krijimit në përgjithësi dhe i njeriut në veçanti është njohja dhe adhurimi i Zotit. Kështu që, natyrshëm, synimi i artit islam është dhe mbetet përçimi i këtij mesazhi ndër njerëz. Në Kuran lexojmë: “Xhindet dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” (Dhārijāt, 56) Kësisoj, edhe vetë arti kthehet në një adhurim për artistin mysliman, pikërisht duke marrë në konsideratë qëllimin, ashtu siç thuhet në një thënie të Profetit: “Çdo vepër është (gjykohet) sipas qëllimit.” Në këtë pikë lypsen thënë dy alë në lidhje me nocionin e adhurimit. Dihet që në fenë Islame e ashtuquajtura ndarje ndërmjet sferës fetare dhe asaj laike përbën një shtrembërim të madh, që ka shkaktuar keqkuptime vërtetë problematike në raportin e njeriut me Zotin, e për rrjedhojë edhe në raportin tonë me njëri-tjetrin. Sipas Islamit e gjithë jeta mund dhe duhet t’i kushtohet Zotit, dhe në këtë mënyrë çdo vepër e veprimtari që mund të bëjë njeriu shndërrohet në adhurim përmes qëllimit. Ja se çfarë lexojmë në Kuran në këtë kontekst: “Thuaj: ‘Në të vërtetë, namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime, i përkasin vetëm Allahut, Zotit të botëve. Ai nuk ka asnjë ortak. Kështu jam urdhëruar dhe unë jam i pari që i nënshtrohem Atij’.” (En’ām) Pra, jeta dhe vdekja i kushtohen Zotit: domethënë, çdo gjë. Por, gjithherë duke pasur parasysh një parim tjetër të Islamit, se “qëllimi nuk e justifikon mjetin”, siç ndodh me hebrenjtë. Si qëllimi ashtu dhe mjeti përmes të cilit përmbushet qëllimi, duhet të jenë brenda kornizave që orienton Kurani dhe sidomos Profeti, që është përkthyesi par excellence i Kuranit në realitetin e jetuar. Një herë, në kohën e Profetit, këtu e mbi katërmbëdhjetë shekuj të shkuar, një hebre i drejtohet
44
Di
MARS 2012
Este isla
etika ame
si me shpoti njërit prej shokëve të Profetit, duke i thënë se “ai Profeti juaj po ju mëson edhe se si të hyni në nevojtore”. – Po – ia kthen ai – na mëson si të hyjmë në nevojtore e deri si të drejtojmë shtetin. Me pak alë, në këtë kuptim e gjithë jeta e njeriut mund të kthehet në adhurim, duke ia përkushtuar Zotit çdo frymëmarrje. Prandaj, për sa më sipër, në shumë prej veprave të artit islam anekënd botës islame nuk i gjejmë emrat e autorëve, pasi merret si e mirëqenë se këto vepra dëshmojnë Zotin, dhe si të tilla janë adhurime vetjake të artistit, dhe përderisa ia ka kushtuar Zotit, s’ka pse të vihet emri, pasi mjafton që e ka shkruar atë te Zoti i tij i Gjithëdijshëm, që është në dijeni për çdo ngjyrë e formë që i përkushtohet. Sigurisht kjo nuk nënkupton që artisti nuk duhet ta vendosë emrin në veprën e tij; ala është për një fenomenologji të këtij arti, e cila hedh dritë drejt thelbit, dhe është pikërisht marrëdhënia me këtë të fundit që bën disa dallime të holla në dukje brenda një sfere të gjerë veprimi. Pikërisht në këtë kuptim arti islam nuk mund të përcaktohet si abstrakt, pavarësisht se ky i fundit është frymëzuar prej tij.1 Përkundrazi, arti islam është thellësisht dëshmues dhe si i tillë duhet kundruar. Duke ndërhyrë në sipërfaqe të caktuara, të jashtme apo të brendshme, të cilat janë krejtësisht asnjanëse e në një farë mënyre pa jetë, artisti mysliman gjallëron ambientin në mënyrën e vet, pasi ajo që na rrethon ka shumë rëndësi se çfarë është e se si është, duke qenë se njeriu krijon një marrëdhënie të vazhdueshme me të; aq më tepër vendi i lutjeve/ritualeve (xhamia) dhe vendi ku jetojmë (shtëpia). Në këtë mënyrë, pothuajse çdo gjë që e rrethon njeriun i dëshmon atij për Zotin, ashtu sikundërse ndodh në natyrë, ku çdo gjë pa përjashtim është në vendin e vet dhe kryen një funksion të caktuar, që nga perspektiva islame kjo nënkupton nënshtrim/ adhurim ndaj Zotit. Pra, kemi të bëjmë me një gjuhë pamore teleologjike2, e cila rreh përkujtimin e njeriut, mu sepse njeriu është ajo qenie e sprovuar3 me liri, që do të thotë se mund të dalë nga kori universal, duke shfaqur kështu mosbindje, ose mund të harrojë – meqë e tillë është qenia njerëzore – gjendja e cila është edhe më komplekse se vetë mosbindja. Prandaj arti islam konfirmon lirinë e njeriut përmes dëshmisë përkujtuese që i shtron përpara, të cilës edhe mund të mos i përgjigjet, por e rëndësishme është që u përmend. Fundja vendimet janë vetjake, e rrjedhimisht edhe fati i tillë mbetet. 1. Shih: Kthesa shpirtërore e Kandinsky-t, E. Çeraj (2011). Bot ar në revistën Etika”. 2. Të qëllimshme. 3. Jo e dënuar. MARS 2012
Di
45
Familja
AISA KOKIÇI
DASHURI AMËSORE NA BËN MË TË ZGJUAR Sipas një studimi amerikan, fëmijët që rriten me kujdesin e veçantë të nënës e kanë më të zhvilluar zonën e trurit që lidhet me administrimin dhe mësimin, kujtesën dhe stresin Një studim i “Washington University School of Medicine” ka treguar se fëmijët parashkollorë që marrin shumë dashuri nga nëna e kanë të zhvilluar 10% më shumë hipokampusin, një zonë mjaft e rëndësishme e trurit që lidhet me mësimin dhe administrimin, kujtesën dhe stresin. Pra, me alë të tjera fëmijët e moshës 4-5-vjeçare që kalojnë shumë
46
Di
SHKURT 2012
kohë me mamatë dhe këto të fundit i ledhatojnë e u falin shumë dashuri, i ndihmojnë të vegjlit e tyre, sidomos në planin psikofizik. Fëmijët që rriten me shumë dashuri janë më të zgjuar se bashkëmoshatarët e tyre. “Ja përse u them gjithmonë baballarëve të rinj: lërini mamatë të kujdesen për bijtë e tyre. Janë më të zonjat se burrat në rritjen dhe edukimin e fëmijëve”, thotë një nga bashkautorët e studimit. “Gjatë vitit të parë të jetës (dhe jo vetëm), marrëdhënia mes nënës dhe fëmijës është shumë e rëndësishme për zhvillimin cerebral.
Së fundmi, kjo teori është vërtetuar edhe nga një studim shkencor”, shpjegon studiuesi. Teoria, e quajtur ndryshe “lidhja primare”, është vërtetuar edhe nga psikoanalisti britanik John Bowlby. Ajo studion përbërësit etnologjikë të sjelljes njerëzore dhe tregon se i sapolinduri është një gjitar dhe se si të gjitha këto gjallesa, gjatë vitit të parë të jetës duhet të trajtohen njëlloj sikur vazhdon të jetë në barkun e nënës në një kontakt të vazhdueshëm epidermik me të. “Studimet e mëvonshme kanë vërtetuar se fëmijët që edukohen në këtë mënyrë, kur rriten bëhen më të zgjuar. Kjo është një situatë të cilën e kam hasur personalisht”, thekson studiuesi. Ai që është publikuar në “Proceedings of the National Academy of Sciences” është studimi i parë që lidh kujdesin e nënës me zhvillimin strukturor të një zone të rëndësishme të trurit, që në këtë rast është hipokampusi. “Puna jonë jep prova të besueshme e madje shumë të rëndësishme për zhvillimin cerebral të parakohshëm te fëmijët dhe kjo gjë mund të ketë pasoja për shëndetin publik”, shpjegon koordinatori i studimit, Joan Luby. Për të arritur në këtë përfundim, Luby dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bërë një eksperiment, duke detyruar disa fëmijë nga mosha 3
deri në 6 vjeç që të përballeshin me një situatë frustruese. Studiuesit i mbyllën të vegjlit në një dhomë ku kishte vetëm një pako me ngjyra. Ata do të mund ta hapnin dhuratën vetëm nëse mamatë e tyre do të përfundonin disa vizatime. Për të parë se si silleshin mamatë dhe fëmijët në këtë situatë, shkencëtarët menduan të zgjidhin diçka tipike që lidhej me stresin e jetës së përditshme (ku një nënë nuk mund t’i kënaqë gjithmonë kërkesat e fëmijës). Pas këtij eksperimenti, studiuesit i klasifikuan sipas kategorisë “jap dashuri” rastet kur mamatë u ofronin siguri dhe mbështetje fëmijëve dhe në një grup tjetër ato që i injoronin ose i qortonin të vegjlit e tyre. Kohë
më vonë, kur fëmijët e eksperimentit kishin mbushur 7-10 vjeç, studiuesit u bënë disa skanime me rezonancë manjetike trurit të 92 prej tyre dhe u vu re se fëmijët që kishin mama të dashura, hipokampusi i tyre ishte 10% më i zhvilluar në krahasim me ata që u futën në kategorinë tjetër. Në studim shkencëtarët përjashtuan fëmijët që vuanin nga depresioni ose çrregullimet e tjera psikiatrike që mund të ndryshonin përmasën e hipokampusit. “Dhjetë vite studim na treguan se sa e rëndësishme është dashuria e nënës, babait, ose e gjyshërve për zhvillimin emocional dhe sjelljen e fëmijës. Por jo vetëm kaq. Ky studim dha prova konkrete, për faktin se një nga zonat kyçe të
trurit rritet më e shëndetshme dhe është më e zhvilluar te fëmijët që marrin më shumë dashuri e kujdes nga prindërit”, bën të ditur Luby. “Që ekziston një lidhje mes zhvillimit të hipokampusit dhe kujdesit amësor kjo është 100 % e vërtetë. Këtë e vërtetojnë edhe studime të ndryshme të kryera në botën shtazore. Gjatë viteve të para të jetës, fëmija ka një tru plastik dhe është në gjendje të krijojë vazhdimisht lidhje të reja. Kjo do të thotë se stimujt amësorë ndikojnë pozitivisht në shtimin dhe forcimin e këtyre lidhjeve, duke favorizuar zhvillimin e sinapseve të hipokampusit”, përfundon studiuesi amerikan.
Një bashkëshort i vështirë mund të zbutet me dashuri Shpesh dëgjojmë alë si “burri im është njeri i vështirë. Nuk kënaqet me asgjë, shikon vetëm pjesën e zbrazët të gotës”, “nuk dua të shkoj në shtëpi pas pune, gruaja menjëherë fillon të ankohet ‘nëna jote ka bërë këtë e atë’”. Kështu ankohen gratë dhe burrat për njëri-tjetrin. Asnjëri nuk sheh gabimet tek vetvetja dhe e gjitha më pas i përplaset bashkëshortit/es i/e cili/a është i/e detyruar të jetojë me një bashkëshort/e të nevrikosur. Si duhet të sillen bashkëshortët në këtë rast? Një njeri që është martuar me një njeri të vështirë nuk duhet të zhytet në pesimizëm duke thënë “pse u martova me një njeri të tillë?” por të gjejë një zgjidhje. Ndërprerja e dialogut e fut problemin në një labirint pa zgjidhje. Në vend të tyre duhen përdorur alë si “të dua shumë, por kjo sjellja jote më shqetëson”
dhe të flitet rreth shqetësimit. Ndonjëherë personi mund të mos e vërë re shqetësimin e bashkëshortit/ es. Bashkëshorti që merr mesazhin nuk duhet t’ia mbathë nga situata duke thënë “unë nuk kam asnjë problem, ti e kupton gabim”. I gëzuar është ai/ajo që gëzon bashkëshortin/en Është e lehtë të akuzosh të tjerët por shumë e vështirë të bësh një llogari të veprimeve të tua, por të përpiqesh për lumturinë e bashkëshortit/es është me të vërtetë një virtyt fisnik. Të mbrosh të drejtën e bashkëshortit/es që të është besuar. Dhe nuk duhet harruar asnjëherë që fëmija është një fabrikë ndërsa bashkëshortët janë si rrotat e asaj fabrike. Për të përpunuar “qilimin e lumturisë” në këtë fabrikë rrotat duhet të mbështesin njëra-tjetrën dhe jo të lëvizin përkundrejt njëra-tjetrës.
MARS 2012
Di
47
Shëndeti Ti mund të jetosh pa cigare!
Megjithëse mund të na duket shumë i parëndësishëm, por thithja për një herë të vetme e tymit të duhanit përmban më shumë se 200 lloje kimikatesh të helmuara. Pas dëmtimeve të rënda në të gjitha organet e trupit tonë, cigarja mund të shkaktojë vdekje më të hershme dhe me dhimbje… Për ata persona të cilët vlerësojnë shëndetin, të ardhmen, njerëzit e dashur dhe të cilët pyesin “çfarë duhet të bëj? si mund ta lë cigaren?” ne po paraqesim rrugët e shpëtimit nga cigarja bazuar në mendimet e specialistëve. A është varësia ndaj cigares një sëmundje që mund të parandalohet? Varësia ndaj cigares është një sëmundje që mund të parandalohet. Faktori më i rëndësishëm në parandalimin e saj është dëshira për ta lënë dhe vullneti. Megjithëse shpëtimi nga një lëndë varëse mund të jetë shumë i vështirë ai nuk është i pamundur. Shumë shenja të shfaqura tek të sëmurët nga mungesa e nikotinës janë kalimtare dhe kjo ndjenjë ulet në minimum pas 2-3 javëve. Cilat janë metodat shkencore të praktikuara në luftimin e cigares? • konsulencë • vizitat e përgjithshme shëndetësore dhe vlerësimi paraprak • programet check-up që tregojnë dëmet e duhanit, matja e moniksidit të karbonit • psikoterapi në shoqërimin e një psikologu specialist • terapi sjelljeje për personat që e kanë të vështirë ta lënë
48
Di
MARS 2012
• terapi individuale dhe të grupit • ndjekja e përshtatjes me kurën në kontrollet pas javës 2, 4 dhe të 6-të Cilat janë ndërhyrjet mjekësore në luftën kundër cigares? • produktet me recetë replasman nikotine (çamçakëz nikotinë, shirit nikotine, sprai hundësh) • ilaçet me recetë pa nikotinë • (një mënyrë tjetër efektive në kurën e ilaçeve është marrja e ilaçeve vetëm me recetë dhe të përdoren nën kontrollin e një mjeku) Çfarë na sugjeroni për ata persona të cilët dëshirojnë ta lënë por e fillojnë prapë pas disa ditësh? Pas përpjekjeve të para për ta lënë cigaren tek duhanpirësit vihet re një rikthim tek ajo dhe pasi ditët e para të provës përfundojnë pa sukses ai mund të heqë dorë apo të provojë cigare të lehta. Por këto mënyra nuk ndikojnë tek ai. Personat që e kanë të vështirë ta lënë vetë cigaren duhet të marrin ndihmë profesionale për të shpëtuar një herë e mirë nga ajo. Çfarë ndryshimesh pozitive mund të vëmë re tek personat që shpëtojnë përfundimisht nga cigarja? Tek personat të cilët e kanë konsumuar duhanin me vite të tëra dhe pastaj e kanë lënë vihen re ndryshime pozitive si nga ana psikologjike ashtu dhe nga shëndeti fizik. Ja si mund t’i radhisim këto ndryshime: Kur lini cigaren • pulsi, presioni i gjakut, temperatura e trupit normalizohet në 20 minutat e para
• pas 24 orëve të para ulet shpejtësia e gazit monoksid karboni Pas 2-3 javësh • rritet kapaciteti juaj energjik • pakësohet e kollitura dhe zhduket brenda 3 muajve • sasia e sekrecioneve përgjysmohet brenda 2 javëve • lehtësohet frymëmarrja • përmirësohen shqisat e nuhatjes dhe shijes • sistemi juaj imunitar fillon të forcohet • do filloni të ndiheni më të fortë dhe të qëndrueshëm • zhduken njollat e verdha në dhëmbë dhe gishtat tuaj Pas një viti • rreziku i shfaqjes së një ataku në zemër minimizohet që ditën e parë por pas një viti ulet me 50 % • rreziku i hemorragjisë cerebrale dhe sëmundjeve të enëve të gjakut minimizohet me 30-50 % • parandalohet shfaqja e sëmundjeve të mushkërive si bronshiti kronik dhe amfizëm (KOAH). Në vitet më pas përmirësohen dhe funksionet respiratore Pas 5 viteve • minimizohet gjysmë për gjysmë rreziku i prekjes nga kanceri i gojës, fytit, fshikëzës së urinës Pas 10 viteve • brenda 5-10 viteve risku i prekjes nga paraliza është në të njëjtin nivel me njerëzit normal • minimizohet edhe më shumë risku i prekjes nga kanceri i mushkërive, gojës, fytit, fshikëzës së urinës, veshkave dhe pankreasit
Pas 15 viteve • rreziku i kalimit të një sëmundjeje koronare apo infarktit është i njëjtë me personat që nuk kanë konsumuar asnjëherë duhan.
Të dobësohesh pa bërë dietë... Shumë njerëz kanë dëshirë të shpëtojnë nga kilet e tepërta por në të njëjtën kohë nuk dëshirojnë të privohen nga ushqimet. A është e mundur të dobësohesh pa bërë dietë? Ju nuk jeni të detyruar të bëni dietë për t’u dobësuar. Ju mund të dobësoheni duke ndryshuar stilin e ushqyerjes. Ja se si mund të dobësoheni pa bërë dietë: Përcaktoni një orar për vaktet: vendosni alarmin në celularin tuaj për 20 min më vonë dhe përpiquni të hani ushqimin tuaj gjatë kësaj kohë ngadalë. Ky është një nga zakonet më të mira të dobësimit pa dietë. Hani çdo kafshatë duke e shijuar deri në pikën e fundit. Në këtë mënyrë nxitet hormoni i ngopjes në trup. Këto sinjale ndërpriten nëse hani ushqimin shpejt dhe kështu do vazhdoni të hani shumë. Flini më shumë, merrni më pak kile: sipas
studiuesve amerikanë etja 1 orë më shumë natën të ndihmon në mos shëndoshje. Rezultatet mund të ndryshojnë në varësi të njerëzve por gjumi ndikon pozitivisht në këtë aspekt. Të flesh pak të shton oreksin dhe ju bën të ndiheni të uritur. Konsumoni më shumë zarzavate: në darkë konsumoni 3 lloje zarzavatesh dhe jo vetëm një. Ngrënia e disa lloj ushqimeve të jep ndjesinë e ngrënies të shumë gjërave. Konsumimi i më shumë frutave– zarzavateve është një rrugë e mirë dobësimi. Fibrat e shumta dhe uji ju ndihmojnë të merrni më pak kalori dhe të ndiheni të ngopur. Zarzavatet gatuajini me pak vaj. Në vend të soseve plot yndyrë mund të përdorni lëngun e limonit dhe bimë popullore për t’i dhënë shije ushqimeve. Provoni supën: supat me lëng mishi apo mishi pule ju ndihmojnë të ngopeni me pak kalori. Mund të provoni dhe supën MARS 2012
Di
49
me zarzavate në të cilën të hidhni pak bukë. Nëse filloni vaktin me një supë kjo do të ngadalësojë ushqyerjen tuaj dhe të pakësojë oreksin. Qëndroni larg supave me shumë kalori dhe krem. Konsumoni drithërat: orizi ngjyrë kafe, gruri i zi, elbi, tërshëra dhe llojet e tjera të grurit janë shumë të rëndësishëm në strategjinë tuaj të dobësimit. Këto produkte do ju ngopin me pak kalori dhe do të përmirësojnë profilin tuaj të kolesterolit. Ju mund të konsumoni bukë me grurë të freskët. Pakësoni sheqerin: pini ujë në vend të lëngjeve me përmbajtje sheqeri. Ju mund t’i shtoni ujit limon, mendër ose luleshtrydhe për të ndryshuar shije. Përdorni gota të holla dhe të gjata: për të minimizuar kaloritë e lëngshme merrni gota të holla dhe të gjata në vend të gotave të gjera dhe të shkurtra. Në këtë mënyrë do të konsumoni 25-30 % më pak lëngje frutash, pijet me gaz apo ato me sheqer. Preferoni çajin jeshil: çaji jeshil mund të jetë një metodë e mirë dobësimi. Disa studime kanë treguar se çaji jeshil përshpejton mekanizmin e djegies së yndyrave në trup. Të paktën mund ta pini si një lëng të freskët pa kalori. Hani në shtëpi: konsumoni gjellë të gatuara në shtëpi. Kështu mund të dobësoheni më lehtë. Gatimi i një gjelle mund të jetë më e lehtë se ç’mendoni. Nëse nuk keni aspak kohë të gatuani për shkak të ngarkesës profesionale atëherë mund të bëni gjellë me bizele, bishtajë konserve ose të përdorni zarzavatet e pastruara dhe të paketuara. Pushoni pak gjatë ushqimit: përpiquni të hani drekën apo darkën me familjen ose miqtë tuaj. Në këtë mënyrë do të mund të bëni disa pauza gjatë ushqimit duke biseduar me të tjerët dhe të merrni më lehtë sinjalin e ngopjes. Nëse hani shpejt sinjali i ngopjes shkon më vonë në tru. Përtypni çamçakëz me mendër: nëse keni dëshirë të hani diçka më mirë përtypni një çamçakëz me mendër. Shikimi i televizorit, shëtitja në internet janë
50
Di
MARS 2012
faktorë të rrezikshëm që mund t’ju shtyjnë të hani diçka. Në këtë rast përtypni menjëherë një çamçakëz. Hani ushqimin në pjata më të vogla: provoni të hani darkën në pjata më të vogla se të zakonshmet. Kështu në mënyrë automatike ju do të hani më pak. Nëse zvogëloni pjatën apo tasin tuaj do t’i kurseni 100-200 kalori vetes. Zvogëloni porcionet: mundohuni të zvogëloni të paktën porcionet e 5 ditëve në javë. Më pas do të mësoheni me këtë stil pasi ta përsërisni disa javë. Mos mbushni krejt stomakun: ngrihuni nga tavolina pa u ngopur mirë. Mos e mbushni stomakun plot. Nëse mësoheni me këtë rregull do të dobësoheni më lehtë. Kujdes kur hani jashtë: nuk është e thënë që të gjitha ushqimet e restoranteve të shëndoshin. Por ju duhet të mbani nën kontroll porcionet. Porositni diçka si aperitiv. Preferoni pjatat e fëmijëve. Zgjidhni një sallatë për një fillim të ekuilibruar. Mbusheni gjysmën e pjatës me zarzavate. Preferoni ushqimet pa mish: zakonisht konsumimi i ushqimeve vegjetarianë është një mënyrë e mirë dobësimi. Personat që konsumojnë ushqime pa mish priren të dobësohen më shpejt se ata që e hanë shumë mishin. Në vend të mishit mund të konsumoni fasule, supë me thjerrëza dhe bishtajore tjera të thata. Keni djegur më shumë se 100 kalori: ju mund të dobësoheni pa bërë asnjë dietë nëse digjni rregullisht 100 kalori në ditë. P.sh. ecni rreth 20 min, vraponi 10 min, pastroni shtëpinë apo lani vetë makinën dhe u krye.
MARS 2012
Di
51
Kuriozitete Turqi, zbulohet një bibël 1500-vjeçare Ministri i Kulturës dhe Turizmit të Turqisë, Ertogroul Gkounai, konfirmoi zbulimin e një bible mbi 1500-vjeçare. Kjo bibël është shkruar në gjuhën e Krishtit, pra në gjuhën aramaike. Bibla ra në duart e policisë turke pas një sulmi të kësaj të fundit në ndjekje të një rrjeti kontrabandistësh që kooperonin në jug të vendit. Sipas specialistëve Bibla 1500 vjeçare përbën një perlë të çmuar, vlera fillestare e së cilës llogaritet të paktën 17 milionë euro, ndërsa vlera shpirtërore e saj nuk ka të krahasuar. Bibla paraqitet në
gjendje të mirë për shkak se është ruajtur me kujdes si dhe falë përbërjes së saj nga një punim i veçantë lëkure. Menjëherë pas zbulimit dhe konfirmimit të origjinalitetit të saj, ajo u çmua si pasuri kombëtare dhe u kalua në Muzeun Kombëtar të Etnografisë në Ankara. Bazuar në informacionet që japin mediat turke, Vatikani ka treguar interes të madh karshi kësaj vepre. Selia e Shenjtë i ka kërkuar Ankarasë zyrtare që të dërgojë specialistët e saj për të studiuar më në detaje këtë vepër të rrallë. Por siç edhe pritej, tashmë kanë
filluar konceptimet dhe okazionet e para rreth kësaj bible që për specialistët e fushës, përbën një perlë të ‘pastër’ mbi të vërtetën e historisë së fesë dhe origjinën e saj.
Më punëtorët dhe më dembelët e Evropës Kriza e rëndë ekonomike që ka përfshirë Greqinë dhe Spanjën nuk lidhet me dembelizmin e personave që jetojnë aty. Sipas të dhënave të fundit të Bashkimit Evropian, në Francë, Holandë dhe Belgjikë punohet më pak se në Greqi. Në raportin vjetor të publikuar nga Instituti Evropian i Statistikave (Eurostat) bëhet e ditur se anglezët punojnë më shumë se të gjithë në Evropë ndërsa irlandezët janë më dembelët. Në Angli punohet më shumë se në Greqi, e cila është zhytur në një krizë borxhesh dhe
se në Belgjikë ku ndodhen selitë e BE-së. Ndërkohë që në Greqi punojnë 40,5 orë në javë, në Belgjikë
punojnë 39 orë në javë. Meshkujt në Belgjikë punojnë një orë më shumë sesa femrat. Anglezët janë populli më punëtor në mes popujve të Evropës. Anglia zë vendin e parë me 42,2 orë pune në javë, më pas vjen Austria me 42 dhe në vendin e tretë Bullgaria me 41,2 orë. Ndërsa në radhitjen e shteteve me më pak orë pune në javë kemi Irlandën në vendin e parë me 38,4 orë, më pas Holandën me 38,9 orë në javë. Mesatarja e orëve të punës në Evropë është 40,4 orë në javë.
Një nepalez shpallet njeriu më i shkurtër i planetit 72-vjeçari nga Nepali, Çandra Bahadur Dangi, ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si burri më i shkurtër në botë me një gjatësi 54,6 cm. Autoritetet e çmimit të rekordeve pohuan se Dangi ka fituar titullin e burrit më të shkurtër në botë duke kaluar kështu me 5.3 cm filipinasin, Junrey Balaving, i cili mbante këtë titull më parë. Chandra Bahadur Dangi e ka konsideruar gjithmonë një fatkeqësi gjatësinë e tij. Mirëpo i moshuari
52
Di
MARS 2012
thotë se megjithëse është vetëm 56 centimetra, tani po përjeton atë që mund të bëhet një ndryshim i rëndësishëm në jetën e tij. Ekspertët e rekordeve “Guiness” kanë marrë rrugën në fshatin e Dangit, për ta matur dhe për ta përfshirë
në librin e rekordeve, si njeriu më i shkurtër i historisë. Deri tani, rekordi mbahej nga Junrey Balawing, nga Filipinet dhe me një gjatësi prej 59,93 centimetrash.
Lindi me zemër jashtë trupit, mbijeton fëmija Kur Ryan Marquiss lindi me zemër jashtë trupit, mjekët nuk prisnin që ai të mbijetonte. Kjo është një dukuri tepër e rrallë dhe bebet që lindin me këtë problem ose lindin të vdekur ose vdesin brenda tri ditëve. Zemra e Ryan po ashtu nuk ishte zhvilluar dhe në këtë mënyrë kishte vetëm gjysmë-zemër, një kombinim të metash që e bënte atë të vetmin e llojit të tij në botë, shkruan e përditshmja britanike “DM”. Mjekët i kishin këshilluar prindërit e tij që në javën e 12-të të shtatzënisë që t’i jepnin fund asaj, por ata refuzuan në mënyrë kategorike. Dhe me sa duket, ky vendim ka rezultuar i suksesshëm kur Ryani pritet të festojë përvjetorin e tij të tretë. Nëna e djalit, 34-vjeçarja Maquiss, tha se “ne dëshironin që gjërat të shkonin në rrjedhën e tyre, kështu që refuzuam t’i jepnim fund shtatzënisë. Mjekët na thanë se fetuset me të metat që kishte Ryani nuk kishin mbijetuar kurrë,
kështu që fakti që ai është me ne sot, është thjesht mahnitës. Ai më te vërtetë i ka habitur të gjithë”. E meta tepër e rrallë, ectopia cordis, prek tetë në një milion lindje dhe 90 % e tyre lindin të vdekur ose vdesin brenda tri ditëve. Plus kësaj, Ryani vuante gjithashtu edhe nga sindromi hypoplastic i pjesës së djathtë të zemrës. Ai kishte të zhvilluar normalisht vetëm pjesën e majtë të zemrës. Zonja Marquis, e cila jeton në Pensilvani të SHBA-ve me bashkëshortin e saj, Henrin (34-vjecar)
dhe me të bijat, 7-vjeçaren Natali e pesëvjeçaren Anidley, tha se “të gjitha kushtet ishin në disfavor të tij. Ai është me të vërtetë një mrekulli mjekësore. Çdo ditë me Ryanin është një ditë për të cilën na u tha se s’do ta kishim kurrë. Kur e shoh tek vrapon apo ngjitet në mur, unë thjesht falënderoj Zotin”. Fëmija lindi në fund të shkurtit të vitit 2009 me operacion cezarian. Skuadra që asistoi në lindjen e bebes përbëhej nga 30 persona. /F. Prroni/
1/2 e popullsisë shqiptare vuan nga mungesa e jodit Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem jo vetëm për disa zona, por për të gjithë vendin. Sipas specialistëve të Shëndetit Publik, mendimi se dëmtimet nga mungesa e jodit janë problem vetëm për disa zona malore, është i gabuar. Studimet tregojnë se më tepër se gjysma e popullsisë shqiptare ka mungesë jodi në organizëm. Një njeri ka nevojë të marrë jod çdo ditë dhe gjatë gjithë jetës. Kjo arrihet nëse ne marrim së bashku me ushqimin
e përditshëm 1 lugë kafeje ose 5 gram kripë të jodizuar. Jodi nevojitet për zhvillimin dhe funksionimin normal të organeve të trupit tonë, sidomos të gjëndrës tiroide, e cila me prodhimin e hormoneve të rritjes bën të mundur rritjen, zhvillimin dhe funksionimin normal të organeve të tjera.
MARS 2012
Di
53
Pyetje - Përgjigje
GAZMEND AGA
JU PYESNI TEOLOGU PËRGJIGJET Besim H. 28 vjeç, Tiranë Punët nuk më ecin mirë, më duket sikur ka ndonjë tersllëk. A ka ndonjë lutje që mund të më ndihmojë? Jam 28 vjeç. Megjithëse nuk falem aq shumë sa më parë, i lutem shumë Allahut dhe bëj gjithmonë dua. Por e kam vënë re, megjithëse lutem, punët nuk më ecin mirë. Si të kem ndonjë mallkim. A mos ndoshta nuk lutem me sinqeritet dhe Zoti më sprovon, nuk e di, por kjo gjendje më mërzit shumë. Tani dua të martohem. Personi me të cilin jam lidhur më duket njeri i mirë, por për arsye familjare dhe martesa nuk po realizohet. Ka dhe shumë gjëra të tjera të cilat më bëjnë të mendoj se diçka nuk po ecën si duhet në jetën time. Çfarë duhet të bëj, a ka ndonjë lutje që mund të më ndihmojë? Ju faleminderit, Allahu jua shpërbleftë për çdo gjë. I dashur, e para dhe më e rëndësishmja është se çdo gjë në jetë është sprovë dhe kjo nuk duhet harruar. Moskryerja e rregullt e adhurimeve është një nga arsyet kryesore që besimtarin ta kaplojë brenga dhe mërzitja. Të kesh relata të rregullta me Krijuesin e Gjithësisë është ura më e fortë drejt lumturisë e prehjes shpirtërore. Durimi në kryerjen e adhurimeve është prej durimeve kryesore në jetën e njeriut. Një prej sprovave që ka besimtari është sprova që ka gjatë kryerjes së adhurimeve. Vëlla i nderuar, mundohu t`i kryesh rregullisht adhurimet. E dyta, mundohu të ndryshosh këndvështrimin ndaj ngjarjeve dhe “problemeve” në jetë. Mundohu ta shikosh çdo gjë të bukur, pozitive. Ky është ilaçi më i mirë ndaj çdo sprove nëjetë. Nëse veproni kështu, jeta juaj do marrë një dimension tjetër.
54
Di
MARS 2012
E treta, mundohu të lexosh çdo ditë suren Fet`h, suren Inshirah. Lexo dhe duanë e këshilluar prej Profetit tonë të nderuar (a.s.) për mbrojtje prej mërzisë, varfërisë, dembelizmit. Mundohu t`i bësh këto lutje pas namazeve të sabahut dhe akshamit. Njëherë kur profeti Muhamed (a.s.) hyri në xhami, pa se një person nga Ensarët, Ebu Umame, ishte ulur dhe qëndronte i menduar dhe i mërzitur. Profeti ishte shumë i lidhur me shokët e tij. E si mund të qëndronte indiferent kur shikonte ndonjë shok apo mik të mërzitur e të pikëlluar. Aq i ndjeshëm ishte ai, saqë problemin e kujtdo e quante problemin e tij, e ndante mërzitjen me të, ulej me ta dhe e ndihmonte me ç`të kishte mundësi. Kur e pa Ebu Umamen të mërzitur e pyeti: “Nuk është kohë namazi, përse je këtu në këtë orë?” “O i Dërguari i Allahut, kam një brengë përbrenda dhe i kam borxh dikujt”, iu përgjigj Ebu Umame. “A të të mësoj një dua që të heq brengën e mërzitjen, të të ndihmojë të paguash borxhin?”, e pyeti Krenaria e Njerëzimit (a.s.). Dhe e këshilloi të lutej në sabah e aksham me këtë dua: All-llahumme inni eudhu bike minel-hemmi velhuzni ve eudhu bike minel-axhzi vel-keseli ve eudhu bike minel-xhubni vel-buhli ve eudhu bike min galebeti-dejn ve kahrir-rixhal. Kuptimi i së cilës është: “O Zot, kërkoj mbrojtjen Tënde nga brenga dhe pikëllimi! Prej Teje kërkoj mbrojtje nga dobësia dhe përtacia. Prej Teje kërkoj mbrojtje nga frika dhe koprracia. Prej Teje kërkoj
mbrojtje që të mos më mbulojë borxhi dhe që t`më mos më mposhtin njerëzit”. (EbuDavud, İstiadhe) E katërta: mos kini dyshim nga të mirat. E mira është e mirë dhe ajo regjistrohet diku. Në dashtë Zoti, çdo e mirë, çdo brengë e cila pritet me durim
e shpresë ndaj Allahut, do të regjistrohet në librin e punëve të njeriut. E pesta: mos u shkëpusni nga tubimet ku ka njerëz të mirë. Ato tubime, ato ligjërata e alë të mira do ju rehatojnë dhe do sjellin lumturi në shpirtin tuaj.
Fatma, 34, Tiranë Duke iu lutur Allahut (xh.sh.) që t’ju japë sukses në këtë punë fisnike që keni nisur doja t`ju bëja një pyetje: Jam nënë e dy fëmijëve. Ata janë jeta jonë dhe çdo sakrificë, çdo përpjekje e bëjmë për ta. Im shoq punon shumë dhe i ka lënë pak pas dore fëmijët. Ka raste që kalon shumë pak kohë me ne, ka raste që sapo kthehet nga puna “noton” në TV e internet. Çfarë na këshilloni në lidhje me këtë? Motër Fatma, jetojmë në një kohë kur njerëzit po kalojnë shumë pak kohë me njëri-tjetrin. Orë të tëra të kaluara në të njëjtin ambient, por me mendje në vende të ndryshme. Nuk je e vetmja që ke një “problem” të tillë. Një bashkëshorte e sinqertë, besimtare e shpirtdëlirë me ndihmën e Allahut mund të shërojë shumë plagë të familjes. Mundohu të ulesh dhe të bisedosh me bashkëshortin tënd. Çdo tiktak i zemrës është një hap drejt mbarimit të kohës në këtë botë. Koha që kalohet me familjen ka një vlerë të madhe. Ajo që duhet mësuar dhe praktikuar është se nuk ka aq rëndësi se sa orë qëndrojmë me familjen, por si e kalojmë kohën me të. Të qëndrosh 4 orë përpara TV duke parë një telenovelë, megjithëse mund të jemi së bashku me familjen, në fakt jemi shumë larg saj. Detyra e prindërve në këtë aspekt është e qartë. Prindërit e kanë për detyrë të merren me edukimin e fëmijëve. Trashëgimia më e mirë që një prind mund t`i lërë fëmijës është morali i bukur. Këtë moral duhet të fillojë ta japë që në hapat e parë të fëmijës. Ashtu si puna e tepërt, preokupimet e shumta nuk mund të tregohen si arsye për të neglizhuar prindërit, nuk mund të jenë arsye dhe për të neglizhuar fëmijët. Në këtë aspekt
duhet bërë një planifikim i mirë i kohës. Të dy, nëna dhe babai, duhet të luajnë rolin e tyre në edukimin e fëmijës duke e ngopur atë shpirtërisht. Po, duhet kaluar kohë me fëmijët, duhet planifikuar mirë koha që kalojmë me ta. Kjo nuk do të thotë ta kalojmë ditën në lojë e argëtim. Mund të argëtohesh me fëmijën, por jo duke lënë pas dore edukimin fetar të tij. Mësimi i Kuranit, leximi i përbashkët i librave, bashkëbisedime me ta, buzëqeshje të sinqerta që të japin besim në vetvete, riparimi i ndonjë gjëje në shtëpi, bërja e pazarit së bashku me ta, lutje e përbashkët; janë vetëm disa nga “koha me cilësi” që mund të kalohet me fëmijët. E nderuar Fatma, Allahu ju ndihmoftë ju dhe të gjitha familjeve që e ndjejnë nevojën për një edukim më të mirë të fëmijëve të tyre. Bashkohuni me bashkëshortin tuaj, nxirrni disa “do bëjmë” e “s`do bëjmë” për hir të Allahut (xh.sh.). Flisni për hir të Tij, qeshni për hir të Tij, duajeni njëri-tjetrin për hir të Tij, kaloni kohë duke menduar Atë dhe fëmija juaj do rritet me ngrohtësinë e lumturisë së parajsës, i mbrojtur nga sfidat e kohës, me personalitetin e tij, me besimin në vetvete dhe me mbështetjen tek Zoti i Gjithësisë.
Dërgoni pyetjet tuaja në e-mailin: gazmendaga@kmsh.al MARS 2012
Di
55
Faqja juaj
ESMERALDA ÇAÇA
PO MOHON VETEN APO... Ai u ngrit dhe tha me guxim të prerë : “Unë nuk e besoj Zotin. Nuk e shoh, nuk e ndiej, nuk ka kuptim.” Sytë e kaltë r i ndrisnin nga krenaria, e cila ndihej e pë rulur nga ky detyrim aspak joshë s. “E pse të mos e them hapur atë që mendoj? Ky ë shtë gjykimi im dhe i shumë të tjerë ve, të cilë t janë baballarë të shkencë s, mendimit, artit, jalë s dhe kulturë s…” Edhe pse ndihej i luhatur, ai i vuri vulë n pohimit të tij. Kokë lartë , i gjatë , simpatik dhe i arsyeshë m. Njeri që i respektohej jala dhe s’i binte poshtë . Njerë zit e donin, po ai a e donte veten? Ata e çmonin dhe e vlerë sonin, e njihnin mirë pë r mençurinë , vlerat dhe parimet e tij, po ai a e njihte veten, burimin e gjithë kë tyre? Kë shtu, në pikë pyetjen e irritimit dhe mendimeve, m’u ngrit një pikë çuditë se. Pë rse vallë , kaq shumë i qenka verbuar shikimi? Ata sy të kaltë r, më të thellë se vetë bluja qiellore? Ishte intelektual, me o iq, nam e reputacion dhe kishte ngecur në çengelin e pavetë dijes së absurdit, të pakuptimë sisë së jetë s, së bukurë s, së vë rtetë s. Jo! Mendova ta shuplakja me guximin e jalë s së zemrë s, të rrezes që ai s’e ka ndjerë , të hë në s që e ka prekur, por s’e ka kuptuar, të jetë s që po i ishket pë rpara syve, por s’e ka rrë muar pë r të gjetur mesazhin më të çmuar të gjithë kuptimë sisë , që llimit, thelbit dhe urtë sinë që ajo mbart. Më erdhi keq pë r të dhe ndjeva një zukamë pë rbrenda, një zë që ulë rinte që nga çasti i krijimit të botë s me fuqinë e shpejtë sisë së dritë s. Nuk durova, u rreka ta ndaloja, ishte më e fortë se unë , ishte zë ri i shpirtit, i ndë rgjegjes, i trupit që e ndjen veten të pë rçmuar nga padrejtë sia zhuritë se e “mendjeve të holla”, që i zbuluan prejardhjen njeriut, e lashtë sa vetë jeta. Në melodramë n e mendjes vë rshuan një herë sh stuhia, rrebeshi e kritika. Por si guxon të buzë qeshë me panxë në sinë e tij prej biri të natyrë s? Në të ë shtë krijuar, kujton se e njeh, por asgjë s’ka më suar. Ka më kuar shumë dituri, cep më cep të botë s e të librave e ka mbledhur dhe ë shtë
56
Di
MARS 2012
njeri i mirë pë r besë , por ç’e do, kur të tjerë ve dituri u pë rçoi, e pë r vete gjë s’më soi. Sigurisht s’ka si të jetë , ekuilibrat janë prishur, e vë rteta ë shtë zvetë nuar, dielli nuk cek më në shpirt, zemra ë shtë veçse një organ që pulson orë e çast, ka ngecur në ku ijtë e materies, e trishtë , e robë ruar. Edhe ajo pak farë natyrshmë rie me të cilë n qe krijuar me kohë ë shtë varruar, nuk ka forcë të rritet, të nxjerrë krye, misterin e së vë rtetë s të zbulojë . Por të lutem më lejo të t’i them dy jalë , pastaj po të duash shko, askush nuk të ndal. Ti që mendjen ta merr ma ata sy, ke mohuar vetveten kokë e kë mbë . I bë re të qajnë qiejt, yjet bashkë me hë në n, e nxive diellin sterrë , njollat mban akoma, bë re të qajë tokë n, sa mend desh u pë rplas, gjithçka desh u tund, thuajse mori fund. Por dije se sikur ti dhe një mijë si ti apo të gjithë tok, diellin me dorë dot s’e zini dhe as tisin e tij të zjarrtë nuk mund ta fshihni, sepse ai shkë lqen nga hera, e më fort e ndjen i verbri që ia kë ndell shpirtin pas qepallave të mbyllura dhe ia ngroh besimin. Ai nuk do t’i lë rë qiejt të tunden, derisa të mos besojë askush, sepse ç’kuptim do të kishte çdo gjë , vepë r e Tij, pë r një njeri si ti? Ti e harrove veten dhe shpirtit ia preve illin, e lë të pë rhumbet në kotë sinë e zhgë njimit, ia preve latrat zemrë s në lartë sitë luturonte, i dhe makinë n trupit marrë zinë e materies të shijonte. O njeri, a harrove se kush t’i dha ata sy, ku mbytet vë shtrimi yt dhe nuk di kujt mirë njohje t’i shprehë sh pë r kë të mirë si? Prandaj kë rkoji rrë një t thellë , shumë larg në kohë , në hapë sirë , në oqeanin brenda teje, në akullsinë e tij të hirtë , në errë sirë n e labirinteve të fshehtë të zemrë s, gë rmo në çdo rasë dhe mos u mbyt në hutinë e dogmave të shkencë s që harroi krijuesin e asaj vetë . Ktheji lirinë shpirtit, paqen, qetë sinë , pë rjetë sinë , lumturinë . Kë rko të njohë sh Zotin, veten, pafundë sinë …
Mendimet e thella Rreth çdo gjëje në shikim Ëndrrat e pashpresa Dëshira pa qëllim Pyetje të shumta, pa mbarim Hije dyshimi, që kaplonin shpirtin tim. Në netët e bardha pa gjumë Thellë në det mendimesh duke gërmuar Nën dritën e hënës pa zhurmë Me trupin e mendjes duke udhëtuar Në qiellin e stolisur me mjeshtëri Me yjet e zjarrtë zbukuruar. Në dimensionet e largëta pa fund Me mendje të etur duke fluturuar Në pellgun e kozmosit gjigant Ne galaktika pa numër duke eksploruar Me mijëra vjet dritë larg Kërkoj melhem për shpirtin e copëtuar. E gjatë këtij udhëtimi imagjinar Mendja e çoroditur si kurrë më parë Kthehet me shpejtësinë e dritës së qartë Në folenë e saj të hershme, të begatë. E në kthim duke udhëtuar E tronditur dhe e hutuar E mahnitur dhe e mrekulluar E bindur dhe e ndërgjegjësuar I thërret fuqishëm shpirtit të verbuar Të zgjohet nga gjum’ i thellë ku është harruar.
Me lot gëzimi qan shpirt’ i përmalluar Ka gjetur dritën, të vërtetën e shumëkërkuar Gjeti atë që për shumë kohë kish hulumtuar Të vërtetën hyjnore, besimin e praruar Gjeti lumturinë, dritën udhëzuese Ushqimin e shpirtit, forcës komanduese. Dhe duke lexuar, fort duke studiuar Librin e Tij të saktë e të pandryshuar Kuranin e lavdishëm, librin famëlartë Dritë për të mençurit që mendojnë qartë. Mbarë farës njerëzore ai i është drejtuar Se vetëm Zoti Një duhet adhuruar. E të vërtetën e pastër duke pranuar Të dërguarit e Tij duke i pasuar Zërit të thirrjes në shpëtim duke iu afruar Fjalës së Tij me bindje duke iu nënshtruar Bëhesh njeri me moral të lartë, e i plotësuar Mik e i afërt tek Zoti yt i Madhëruar. Zotin tënd krijues me sinqeritet adhuroje Me dashuri dhe përulje nat’ e dit’ kujtoje Mos syno kurrkund, veçse tek Ai Ktheju veç Atij, nurit të gjithësisë. Në çdo qosh’ të zemrës tënde ti rrënoje Çdo ves, lakmi e ligësi largoje Zbardhe shpirtin tënd e me durim punoje Mbill në të moralin, vlerat kuranore. Forcona pra Ti ne, o Zoti ynë Bujar Në dritën e besimit na përfshi ne mbarë Na drejto Ti, kudo që të jemi Me zemër të penduar tek Ti të kthehemi Me shpirt të përulur falje të t’kërkojmë, Ruana o Zot që kurrë t’mos devijojmë.
Amin!
MARS 2012
Di
57
Për të parë imazhet 3D, thjesht ngulitini sytë në foto derisa imazhi të fillojë të marrë formë ose ndiqni një nga metodat e mëposhtme. 1. Zgjidhni një pikë në foto (diku në mes) dhe vetëm i ngulitni sytë në të derisa imazhi të qartësohet. 2. Lejoni sytë tuaj të çlodhen, dhe jo vetëm ia ngulitni sytë imazhit, por përpiquni të vështroni nëpërmjet tij. Për disa momente sytë tuaj do të shohin një pamje të turbullt. Kjo është normale deri në shfaqjen e imazhit 3D. 3. Vështrojeni imazhin, mos hiqni dorë, sapo ju të shihni imazhin e parë, pastaj do të jetë shumë e lehtë.
Stereogramet janë imazhe 3D të fshehur brenda një tjetër fotoje 2D të cilat kanë aftësinë ta kthejnë atë në një iluzion 3D.
Argëtim 3D
58
Di
MARS 2012
MARS 2012
Di
59
60
Di
MARS 2012