Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Shqipëri. Nga një model efektiv drejt përqasjes së një perspektive sfiduese.
Irma Semini
‘’Dorëzuar Fakultetit të Shkencave Sociale Departamentit të Sociologjisë“
“Në përmbushje të detyrimeve për Diplomën e nivelit Master Shkencor, në programin Sociologji e zhvillimeve shoqërore”.
Pedagogu udhëheqës: MA. EDLIRA BAKA PEÇO
Numri i fjalëve të punimit: 20 872 Dorëzuar më 1.07.2011
1
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Bota që ne kemi krijuar është produkti i proçesit tonë të të menduarit. Ajo nuk mund të transformohet pa ndryshuar mënyrën sesi ne mendojmë! Albert Einstein
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm. SHQIPËRI
Deklarata e Autorësisë: Deklaroj se punimi është realizuar në mënyrë të pavarur dhe bazohet në burimet e listuara në bibliografi.
Irma Semini
2
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
2011
Fakulteti i Shkencave Sociale Irma SEMINI
Abstrakti: Ky studim është pjesë e një projekti të organizatës Shoqata e Grave me Probleme Sociale (në vijim SHGPS) i cili është prezantuar në konferencën “Edukimi për qytetarinë globale: Krahasimi i eksperiencave europiane dhe ndërkombëtare në kohë krize (“Education for Global Citizenship: Comparing European and International experiences in times of crisis”) të realizuar në Ancona, Itali, në datat 8 dhe 9 qershor. Konferenca konsistonte në shkëmbimin e eksperiencave të shteteve pjesëmarrëse në kuadër të aktiviteteve mbi Edukimin për zhvillimin e qëndrueshëm (EZHQ).Nëpërmjet rezultateve të këtij studimi Shqipëria ka prezantuar eksperiencat e saj në fushën e EZHQ krahas shteteve pjesëmarrës, konkretisht Argjentinës, Francës, Italisë dhe Austrisë . Ky studim është i karakterit shkencor dhe i adresohet fushës së edukimit, sepse trajton një koncept relativisht të ri në edukim, i cili është koncepti i Edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Punimi i referohet metodave bazë të kërkimit në shkencat sociale dhe për realizimin e tij janë respektuar të gjitha hallkat e një kërkimi shkencor. Studimi, ndonëse i bazuar kryesisht në të dhëna empirike, bazohet edhe në një bibliografi relativisht të gjerë, që përfshin studime, raporte kombëtare dhe ndërkombëtare, libra dhe artikuj shkencor. Qëllimi i këtij studimi është njohja e shkallës së përfshirjes së enteve publike dhe private në aktivitetet me fokus EZHQ dhe tematikat e përfshirjes së tyre në kuadrin e integrimit Europian (dhe Global) të Shqiprisë. Nëpërmjet këtij sondazhi synohet të krijohet një diversitet pikëpamjesh, realitetesh, problemesh dhe burimesh të munguara. Kjo do të shënojë pikën e fillimit për krijimin e një harte realiste dhe koherente me karakteristikat e terrenit shqiptar në lidhje me këtë çështje. Duke j’u referuar të dhënave të përftuara nga sondazhi është arritur në disa përfundime të cilat do të analizohen në vijim të punimit. Por, si konkluzion, mund të themi se megjithëse koncepti i EZHQ është një koncept relativisht i ri për shoqërinë shqiptare, veprimtaritë në kuadër të tij janë prezente, megjithëse shpesh janë jo të konceptuara mirë, si dhe metoda apo metodologjitë e përdoruara janë të ndryshme. Mungesa në burime humane dhe financiare janë vlerësuar si limiti bazë që pengon bashkëpunimet midis aktorëve dhe realizimin e politikave në kuadër të EZHQ. Synohet që ky studim të jetë një dokument i vlefshëm për politikë-bërësit, institucionet shtetërore, veçanërisht ato të cilat janë përgjegjëse për hartimin e politikave edukative, për organizmat e shoqërisë civile, shoqërinë në tërsi, studentët dhe për të gjithë aktorët që në mënyrë direkte ose indirekte ndikojnë në edukim dhe zhvillim. Fjalët kyçe: Edukim, edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm, integrim europian, globalizim.
3
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Lista e shkurtimeve të përdorura.
AR
Shtim njohurish/ dijesh
BB
Banka Botërore
BE
Bashkimi Europian
CONCORD
Konfederata Europiane e OJQ–ve për trajtim dhe zhvillim
DAR
Drejtoria Arsimore Rajonale
DEAR
Edukimi për zhvillim dhe shtim njohurish
DEEEP
Zhvillimi i angazhimit të europianëve në reduktimin varfërisë globale
EZH
Edukimi për zhvillim
EZHQ
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
FSHS
Fakulteti i Shkencave Sociale
GE
Edukim Global
MASH
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
MB
Ministria e Brendshme
MF
Ministria e Financës
MDGs
Objektivat e Mijëvjeçarit
OJF
Organizatë Jofitimprurëse
OJQ
Organizatë Joqeveritare
REC
Qëndra Rajonale e Mjedisit
4
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
SKALA
Strategjia Kombëtare për Arsimin e Lartë
SKZHI
Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim
SHGPS
Shoqata e Grave me Probleme Sociale
UNICEF
Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët
UNESCO
Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë
5
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
I dedikohet familjes sime, për dashurinë dhe besimin që kanë ndaj meje! Miqve dhe të dashurve të zemrës të cilët janë pjesë e së përditëshmes sime!
6
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Mirënjohje dhe falenderime:
Falenderimet i drejtohen të gjithë personave që kanë kontribuar në këtë studim, të cilët kanë qëndruar pranë meje dhe më kanë këshilluar për çdo paqartësi timen. Mirënjohje dhe falenderime të veçanta shkojnë për udheheqësen e diplomës MA. Edlira Baka Peço. Faleminderit për besimin, kohën e kushtuar, kritikat dhe sugjerimet që kanë qënë me shumë vlerë dhe kanë kontribuar që ky studim të ketë trajtën e një kërkimi të mirfilltë shkencor. Falenderoj Bajana Cevelin, drejtoreshën e SHGPS për mundësinë e ofruar dhe Oskeola Conikun, e cila realizoi proçesin e përpunimit të të dhënave në SPSS duke hedhur në kompjuter gjithë informacionin kërkimor të siguruar përmes anketimit. Falenderoj për punën dhe relacionet shoqëruese të anketave studentet e sociologjisë, në diplomën e nivelit të parë. Konkretisht, 8 vajza të vitit të dytë dhe të tretë të cilat realizuan plotësimin e pyetësorëve në terren në kuadrin e praktikës mësimore. Gjithashtu falenderime shkojnë dhe për pedagogen MA.Merita Poni në shenjë mirënjohje për leksionet e vlefshme në sociologjinë e edukimit, të cilat kanë ndihmuar në realizimin e këtij studimi dhe këshillat e dhëna për metodat dhe metodologjinë. Në përfundim, përfitoj nga rasti të falenderoj stafin e pedagogëve të Departamentit të Sociologjisë për përkushtimin dhe njohuritë e transmetuara gjatë 5 viteve shkollore.
7
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pasqyra e lëndës: Lënda:
Numri i faqeve
i.
Titulli
ii.
Deklarata e autorësisë …………………………………………...2
iii.
Abstrakti …………………………………………………………3
iv.
Lista e shkurtimeve ……………………………………………….4
v.
Dedikimi ………………………………………………………….6
vi.
Mirënjohje dhe falenderime I.
…………………………………………………...........1
……………………………………7
Kreu i parë: Hyrje ………………………………………..10-14
I.1 Çështja e studimit dhe sfondi i tij ………………………………….10 I.2 Motivimi për studimin …………………………………………....11 I.3 Qëllimi i studimit dhe objektivat e tij ……………………………..12 I.4 Struktura e studimit ………………………………………………..13 II. Kreu i dytë: Shqyrtimi i literaturës ……………............14-29 II.1 Koncepti i edukimit dhe teoritë rreth tij .........................................16 II.2 Koncepti i edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm ....................22 II.3 Një vështrim i përgjithshëm i konceptit të EZHQ në Shqipëri…..26 II.4 Aktivitetet e EZHQ në Shqipëri ………………………………...28 III. Kreu i tretë: Metodologjia ………………………………. 30-38 III. 1 Roli i kërkimit shkencor në ndryshimin social ………………….30 III.2 Paradigma kërkimore ……………………………………………31
8
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
III.3 Aspekte ontologjike ………………………………………………32 III.4 Aspekte epistemologjike …………………………………………32 III.5 Kuadri teorik i studimit …………………………………………..32 III.6 Metodologjia dhe metodat e përdorura …………………………..34 III.7 Kampionimi dhe përfaqësueshmëria …………………………...35 III.8 Vlefshmëria dhe besueshmëria ………………………………….37 III.9 Çështje etike ……………………………………………………..38 IV.
Kreu i katërt: Analiza e të dhënave ………………………39-56
IV.1 Trendi i përgjithshëm i aktiviteteve me fokus EZHQ në Shqipëri…39 IV.2 Identifikimi i variablave shtesë …………………………………...55 V. Kreu i pestë: Vlersimi i gjetjeve ……………………………57-59 V.1 Diskutimi dhe interpretimi i të dhënave ……………………………57 V.2 Testimi i hipotezës ………………………………………………...59 VI.
Konkluzione dhe rekomandime …………………………….60-66
V.1 Gjetjet e studimit ……………………………………………………60 V.2 Çështje dhe barriera të hasura gjatë punës në terren ………………..62 V.3 Rekomandime ………………………………………………………64 vii.
Bibliografia ………………………………………………………67-69
viii.
Shtojcat ………………………………………………………….70-96
9
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Kreu I: Hyrja
I.1 Çështja e studimit dhe sfondi i tij. Sistemi i edukimit në Shqipëri nuk është ende në standartet ndërkombëtare pavarsisht përpjekjeve që janë bërë në kuadër të përmirësimit të tij. Periudha e gjatë e tranzicionit ka ndikuar negativisht në këtë sistem, “ mbetjet e të kaluarës “ në mënyrën e të menduarit dhe të vepruarit janë ende prezente. Gjëndja aktuale e institucioneve të edukimit nuk përmbush nevojat e të ardhmes së shoqërisë dhe ekonomisë. Arsimi parauniversitar vuan nga një sërë problemesh duke filluar që nga mungesa e infrastrukturës, problemet në kurrikul, tendenca e braktisjes së shkollës etj. Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor gjithashtu nuk janë në nivelet ndërkombëtare. Mungesa e burimeve financiare është një pengesë serioze që ndikon në keqfunksionimin e këtij sistemi. Integrimi në shoqërinë europiane shtron si domosdoshmëri, ndër të tjera, edhe reformimin e sistemit në edukimit në përputhje me politikat europiane. Vitet e fundit Shqipëria lobon për një edukim cilësor dhe gjithëpërfshirës, por krahas këtij qëllimi objektivat e edukimit duhet të jenë edhe në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Në 2005 Këshilli i Bashkimit Europian dhe përfaqësuesit e qeverive të shteteve anëtare të BE-së në një takim me pjesëmarrjen e Komisionit Europian dhe Parlamentit Europian, bashkërisht ranë dakort për hartimin e një strategjie mbi zhvillimin (“Konsesusi/marrëveshja mbi zhvillimin”) në të cilën u përcaktuan sfidat që duhej të përballoheshin me synim reduktimin e varfërisë dhe promovimin e një zhvillimi të qëndrueshëm. 1 Në këtë takim u caktua edhe roli i BE- së në “ luftën” ndaj sfidave të sipërpërmendura.
1
DEEEP ( 2005 ). The European Consensus on Development: the contribution of Development Education &Awareness Raising. fq 1
10
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Duke qënë se Shqipëria aspiron antarësimin në BE nevojitet ndërrmarrja e politikave të edukimit në përputhje me zhvillimin e qëndrueshëm. Por EZHQ është një konecpt relativisht i ri për shoqërinë shqiptare prandaj nevojitet një transformim në sistemin e edukimit. Studimi fokusohet në trajtimin e konceptit të EZHQ dhe synon jo vetëm testimin e perceptimit të qytetarëve për këtë koncept por në të njëjtën kohë edhe promovimin e tij. Punimi i referohet sistemit të edukimit në Shqipëri, synon jo vetëm të pasqyrojë realitetin shqiptar në këtë fushë por t’a krahasojë atë me përvojat europiane për të përfituar nga modelet më të suksesshme. Burimet e cituara në punim janë të larmishme dhe e pasurojnë studimin me informacionin e nevojshëm për të menduar në mënyrë kritike, për të krahasuar dhe vlersuar politikat në fushën e edukimit.
I.2 Motivimi për studimin. Shqipëria është një ndër vendet në zhvillim që vuan nga një sërë problemesh sociale të cilat kërkojnë zgjidhje urgjente. Synimi parësor ishte realizimi i një kërkimi shkencor në fushën e edukimit, krahas fushave të tjerave, duke u nisur nga fakti se edukimi është një ndër sektorët më tepër problematik që parashtron nevojën urgjente për reformim. Ideja fillestare ishte realizimi i një kërkimi në sferën e arsimit të përgjithshëm profesional por propozimi i bërë prej SHGPS ndryshoi çdo ide dhe plan zhvillimi. Koncepti i EZHQ ishte një koncept i panjohur prej meje, por nuk shërbeu si pengesë për të realizuar punimin e diplomës rreth tij. Motivimi im parësor ishte realizimi i një kërkimi të mirëfilltë shkencor i cili do të justifikonte impenjimin tim në 5 vitet shkollore dhe do të zbatonte në praktikë dijet e marra. Por në të vërtetë realizimi i punimit me fokus EZHQ ishte një "sfidë" jo vetëm se ishte një fushë e re për të cilën duhet të informohesha, por kishte më shumë përgjegjësi për faktin se kërkimi,
11
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
nuk do të ishte vetëm në kuadrin e temës së diplomës por do të prezantohej si projekt në një konferencë me pjesëmarrjen e shteteve të ndryshme europiane. Këto arsye e shtuan më shumë motivimin për t’u impenjuar maksimalisht, për të realizuar një kërkim shkencor me të gjitha etapat që e bëjnë të tillë dhe ishte një mundësi për të mësuar nga eksperiencat e të tjerëve. Synoja realizimin e një punimi të mirë shkencor jo vetëm për të përmbushur aspiratat e mia, por edhe në shenjë mirënjohje ndaj të gjithë individëve që besuan në aftësitë e mia. Qëllimi ishte realizimi i një kërkimi shkencor që nuk do të mbetej thjesht një temë diplome por që mund të shërbente si pikënisje për kërkime të tjera. Koncepti i EZHQ është një risi që shtron si domosdoshmëri promovimin e mëtejshëm të tij. Kërkimi shkencor është një “botë” në të cilën synoj të performoj vetveten, të kem mundësi të vë në zbatim aftësitë dhe njohuritë e mia. Synoj të specializohem në këtë fushë sepse besoj se kam aftësitë, dëshirën dhe vullnetin e nevojshëm për të avancuar më tej.
I.3 Qëllimi i studimit dhe objektivat e tij. Qëllimi i kryesor i këtij studimi është njohja e shkallës së përfshirjes së enteve publike dhe private në Edukimin mbi zhvillimin dhe tematikat e përshirjes së tyre në kuadrin e proçesit të integrimit europian (dhe global) të Shqiprisë. Duke u nisur nga fakti se spektri i aktorëve pjesëmarrës në edukim është zgjeruar, studimi i drejtohet të gjithë aktorëve të cilët përmes veprimtarisë së tyre ndikojnë në progresin e sistemit të edukimit. Kërkimi fokusohet në përfshirjen e enteve publike dhe private në EZHQ dhe synon të njohë tematikat e aktiviteteve që ndërrmerren prej tyre në kuadër të edukimit. Ky studim ka disa objektiva, ku ndër të tjera përmendim; Njohja e shkallës së përfshirjes së enteve publike dhe private në EZHQ; njohja e shkallës së bashkëpunimit/koordinimit të enteve publike dhe private në kuadrin e EZHQ; njohja e rëndësisë/domosdosshmërisë së ndërrmarrjes së aktivitetetve të EZHQ në kuadrin e integrimit Europian/Global. Theksi vihet tek bashkëpunimi si një mjet që promovon zhvillimin e shoqërisë dhe shton mundësitë për transformime sociale në
12
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
bazë të nevojave të shoqërisë. Shkëmbimi i eksperiencave është një mjet efikas që kontribuon në integrimin e shpejtë në shoqërinë globale.
13
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
I.4 Struktura e studimit. Pas evidentimit të problemit dhe informimit rreth tij u hartua një platformë kërkimi cilësor dhe sasior. Pyetësori i studimit ishte hartuar paraprakisht nga persona të tjerë dhe kontributi im ishte në përmirësimin dhe përshtatjen e tij duke j’u referuar kritereve të kërkimit shkencor. Pas studimit dhe analizës të pyetësorit u hartua dhe hipoteza e studimit. Në bazë të informacioneve të marra në raportet rreth EZHQ, fazës së pilotimit dhe bisedave paraprake u mundësua hartimi i hipotezes së studimit si në vijim: Investimet e pakta në burime humane dhe financiare ndikojnë në nivelin e ulët të bashkëpunimit midis aktorëve social dhe në realizimin e pakët të aktiviteteve me fokus EZHQ. Domosdoshmëria e një niveli më të lartë burimesh humane dhe financiare vlersohen si faktorët kyç që pengojnë bashkëpunimim midis enteve publike dhe private dhe ndikojnë në mos realizimin e aktiviteteve me fokus EZHQ. Mungesa e figurave profesionale rreth EZHQ nuk kontribuon në promovimin e këtij koncepti por e pengon atë. Në përfundim të analizës së të dhënave, interpretimit dhe identifikimit të variablave shtesë do vërehet nëse kjo hipotezë qëndron.
14
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Kreu II : Shqyrtimi i literaturës. EZHQ është një koncept relativisht i ri në shoqërinë globale, konkretisht në atë europiane dhe si rrjedhojë ai është i tillë edhe për shoqërinë shqiptare. Studimet në kuadër të EZHQ në realitetin shqiptar mungojnë ashtu si dhe politikat rreth tij. Por nuk mund të thuhet se ai është një koncept tërsisht i panjohur nga politikë-bërësit apo specialistë të fushës së edukimit në vendin tonë. Objektivat e përcaktuara në Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009 - 2013 dhe Strategjinë Kombëtare për Arsimin e Lartë (SKALA) 2008-2013 në Shqipëri kanë si prioritet edukim cilësor në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm. Konkretisht në Strategjinë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar 2009 – 2013 theksohet: Sistemi arsimor kombëtar shërben si sektor shërbimi i cili do të pajisë qytetarët e ardhshëm shqiptarë me njohuritë e nevojshme, me aftësitë e shkathtësitë e mjaftueshme, të edukuar dhe të përkushtuar për të realizuar planin kombëtar, ekonomik e zhvillimor të vendit. Ky sistem, duke synuar plotësimin e nevojave kombëtare të tregut të punës dhe aspiratat socialkulturore të popullit, paraqitet si kushtëzues për rritjen ekonomike dhe zhvillimin e qëndrueshëm të vendit. ( 2009; 4 )
Ndërsa në Strategjinë Kombëtare për Arsimin e Lartë (SKALA) 2008-2013 theksohet: Objektivat kryesore për AL mbështeten në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim (SKZHI). Ato përmblidhen si më poshtë: a.
Zhvillimi i shoqërisë dhe promovimi i standardeve të demokracisë nëpërmjet edukimit të studentëve për një jetë qytetare aktive. b. Zhvillimi ekonomik i vendit në përgjithësi dhe atij rajonal në veçanti nëpërmjet formimit të një force pune të kualifikuar.
15
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
c. d.
2011
Përmbushja e aspiratave të brezit të ri për zhvillim. Zhvillimi dhe konsolidimi i një baze të gjerë e të përshtatshme dijesh në shërbim të vendit ( 2008:6).
Pra, siç vihet re edhe në pohimet e mësipërme objektivat e politikave dhe strategjive me fokus edukimin janë në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm. Synohet edukimi i qytetarëve për një jetë aktive me qëllim promovimin e parimeve të demokracisë dhe aftësimin e brezit të ri për t’ju përshtatur nevojave kombëtare të tregut të punës dhe aspiratave social – kulturore të mjedisit në të cilin jetojnë. Me synim antarësimin në BE qeveria shqiptare ka hartuar Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2013 (SKZHI) objektivat e së cilës janë në fokus të zhvillimit të qëndrueshëm.
Konkretisht SKZHI përcakton vizionin e mëposhtëm për shtatë vitet e ardhshme: “Një vend me nivel të lartë jetese, të integruar në strukturat europiane dhe euro-atlantike, demokratik dhe garant të lirive e të drejtave themelore të njeriut (2008:14)”.2 Në këtë strategji ndërthuren një sërë qëllimesh dhe objektivash të cilat synojnë të realizohen në sajë të bashkëpunimit të aktorëve përkatës. Ajo synon ndërmarrjen e aktiviteteve social – ekonomike që janë në favor të zhvillimit të qëndrueshëm vendit, integrimit dhe plotësimit të Objektivave të Mijëvjeçarit. Për herë të pare harmonizohen në një dokument të vetëm strategjik axhenda për zhvillim ekonomik e social të qëndrueshëm me axhendën e integrimit në Bashkimin Europian dhe në strukturat e NATOs, si dhe me atë të realizimit të Objektivave të Mijëvjecarit. SKZHI kristalizon qartë vizionin afatmesëm dhe afatgjatë të zhvillimit të vendit bazuar kjo në një proçes të hapur e transparent që garanton përfshirjen e gjerë të shoqërisë civile, komuniteteve vendore, komunitetit të biznesit, grupeve të tjera të interesit, strukturave akademike e shkencor të vendit, spektrit politik shqiptar, etj. 3 2
Republika e Shqipërisë, Këshilli i Ministrave (2008) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-2011. Tiranë: 3
Po aty:
16
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pra, siç vihet re Shqipëria ka hartuar një sërë strategjish vizioni i të cilave përputhet me zhvillimin e qëndrueshëm dhe në të cilat edukimi shihet si faktor kyç në zhvillim por realiteti dëshmon se njohuritë për këto terma janë të pakta si pasojë e mungesës së mjeteve të informimit rreth tyre.
II. 1 Koncepti i edukimit dhe teoritë rreth tij. Neni 26(2), Deklarata Universale e Të Drejtave të Njëriut. “….Arsimi duhet të drejtohet kah zhvillimi i plotë i personalitetit të njëriut dhe kah forcimi i respektimit të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore …..” Edukimi është një ndër të drejtat themelore të individit dhe një prej institucioneve bazë të zhvillimit të shoqërisë. Ai është një proçes shoqëror që zgjat gjatë gjithë jetës tek individët, është një proçes të jetuari dhe njëkohësisht është edhe përgatitje për jetën e ardhshme. Sistemi i edukimit është pjesë përbërëse e çdo shoqërie dhe ai luan rol kryesor në zhvillimin e saj, sepse përgatit brezat e ardhshëm duke transmetuar tek qytetarët e rinj vlerat dhe normat e shoqërisë në të cilën ata jetojnë. Edukimi është metoda themelore për progresin shoqëror dhe reformimin e tij (Dewey; 2003)4. Por rëndësia e tij në shoqëri është theksuar përherë e më tepër me kalimin e kohës, dhe në ditët e sotme edukimi konsiderohet si një ndër faktorët kyç të zhvillimit. Mënyra sesi administrohen politikat e edukimit mund të ndikojë në progresin ose regresin e shoqërisë. Në shoqërinë e ditëve të sotme ( shek XXI) , që karakterizohet nga tensioni ndërmjet “Globales” dhe Lokales”, edukimi është prioritet i politikave të zhvillimit. Banka Botërore ka deklaruar se, edukimi është një ndër objektivat e MDGs (Millenium Development Goals) dhe për këtë arsye ai duhet të jetë prioritet jo vetëm në vendet e zhvilluara por edhe në ato në zhvillim. Koncepti i edukimit dhe rëndësia e tij ndryshon në kohë dhe në hapësirë. Edukimi si koncept ka evoluar me zhvillimin e shoqërisë me synimin për t’ju përshtatur kushteve të reja shoqërore. Kjo pikëpamje është mbështetur shumë kohë më parë edhe nga Zhan Zhak Ruso, i cili e perceptonte 4
Dewey, J. ( 2003) Shkolla dhe shoqëria. Tiranë: Plejad, f. 27
17
Eliminato: ¶
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
arsimin si një formë të re të një botë që ishte e ngërthyer në një proçes historik zhvendosjeje. 5 Por, ashtu siç ka evoluar koncepti i edukimit, ka evoluar edhe rëndësia e tij. Nëse do t’i referohemi sërish Rusoit, në pohimin në vijim, ai e përshkruan shumë qartë rëndësinë e edukimit. Sipas tij, arsimi do të ishte një ark ( Arka e Noes) në të cilën njerëzimi, si një tërësi shoqërore, mund të shpëtohej nga mbytja. 6 Nëpërmjet edukimit të pavetëdijshëm që fillon që në lindje, individët gradualisht pasurojnë njohuritë e tyre, brendësojnë burimet intelektuale dhe morale të shoqërisë dhe trashëgojnë ndër breza njohuritë e marra. Këtë pasuri burimesh ata e shfrytëzojnë në favor të plotësimit të nevojave dhe interesave bazë që ata kanë. Përvoja ka treguar se shpesh koncepti i arsimimit përdoret si sinonim i edukimit por duhet theksuar se ai është pjesë përbërëse e edukimit, pasi ky i fundit është në vetvete një koncept shumë i gjerë. Familja dhe shkolla konsiderohen si dy aktorët bazë në edukim, por rrethi i agjentëve të edukimit është zgjeruar gjithmonë e më shumë. Sot rol të rëndësishëm në edukim luajnë edhe aktorë të tillë si: qeveria, OJF-të, bizneset etj. Por pavarsisht larmisë së aktorëve “edukues” shkolla konsiderohet si institucioni bazë i edukimit formal. Nё kohё ndryshimesh tё mёdha, shoqёria u drejtohet shkollave tё saj pёr t’i ndihmuar qytetarёt t’u pёrshtaten kёtyre ndryshimeve 7. Por mënyra e organizimit të shkollave në vendin tonë (si dhe në shumë vende të tjera) dhe perceptimi i shoqërisë për ato jo gjithmonë është i saktë. Ne jemi tё prirur t’a shikojmё shkollёn nga njё pikёpamje individuale, si diçka ndёrmjet mёsuesit dhe nxёnёsit ose mёsuesit dhe prindёrve 8 dhe nuk e konsiderojmë atë si një “shoqëri në miniaturë”, në të cilën bashkëjetohet dhe brendësohen vlera të përbashkëta. Është detyra e shkollës të thellojë dhe të zgjerojë kuptimin e vlerave të filluara në jëten e shtëpisë (Dewey; 2003:16). Por, në një kontekst të tillë, ku shkollat janë institucione tejet burokratike dhe konservatore (tradicionale) që operojnë me norma të standartizuara sjelljeje, rregulla e rregullore të shkruara dhe detyra të përcaktura qartë të shpërndara në radhët e mësuesëve, nxënësëve dhe administratorëve kjo gjë duket e vështirë për të ndryshuar. Nё realitet shkollat nuk i kushtojnё vёmendjen e duhur interesave dhe 5
Byroja Ndërkombëtare e Edukimit UNESCO ( 2008) Mendimtarët për edukimin. Tiranë: Plejad, f 63
6
Po aty, f 65
7 Ornstein, Allan C and Hunkins, Francis P (2003) Kurrikula: Bazat, Parimet dhe Problemet. Instituti i Studimeve Pedagogjike. f. 396 8
Dewey, J. ( 2003) Shkolla dhe shoqëria. Tiranë: Plejad, f. 30
18
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
nevojave tё nxёnёsve, por zhvillimi i vetёm ёshtё ai qё gjendet nё kurrikulum; interesat janё tё imponuara dhe veprimtaritë shkollore janё tё sugjeruara nga autoriteti i tё rriturve. Prandaj përherë e më shumë po vihet theksi në përfshirjen e nxënesve në proçesin e hartimit të kurrikulës, në mënyrë që të merren në konsideratë interesat dhe nevojat e tyre. Përherë e më tepër po lobohet për një mësimdhënie ndëraktive dhe kërkohet që t’i kushtohet më tepër vëmendje zbatimit të teorisë në praktikë. Një tjetër kontribues në fushën e edukimit është sociologu Emile Dyrkheim, i cili në përpjekjet e tij për reformimin e shoqërisë i është drejtuar edukimit, si një faktor kyç në zhvillimin e saj. Edukimi është një proçes përmes së cilit individi përvetëson instrumente fizike, intelektuale dhe morale; këto instrumente janë të nevojshëm për funksionimin e shoqërisë. 9 Proçesi i edukimit është në funksion të shoqërisë dhe edukimi moral është faktori kryesor që strukturon dhe lidh shoqërinë. Edukimi është proçesi i përfitimit të normave sociale për integrimin e shoqërisë dhe balancë morali në shoqëri. Institucionet sociale, si shkolla dhe familja transmetojnë vlera dhe norma të cilat formojnë personalitetin e individit dhe zhvillimin e roleve të imponuara nga shoqëria industriale. Në këto institucione individët mësojnë të veprojnë konform rregullave, kultivojnë vlerat e solideritetit dhe përvetësojnë statusin dhe rolin që kanë në shoqërinë në të cilën jetojnë. Aktualisht politikat e edukimit parashtrojnë kërkesën për një bashkëpunim ndërkombëtar në fushën e arsimit, por kjo ide është propozuar edhe më parë nga J.A. Comeniusi. Ai përfshihet në radhët e mendimtarëve që kanë patur në fokus të veprimtarisë së tyre proçesin e edukimit. Comeniusi konsiderohet si pararendёs i madh i përpjekjeve moderne pёr bashkёpunim ndёrkombёtar nё fushёn e arsimit, shkencёs dhe kulturёs. Comeniusi, që në shek XVII, ka propozuar një sistem arsimi që ёshtё universal nga vetё natyra e tij dhe që përputhet me sistemin e edukimit në ditët tona. Sistemi arsimor i hartuar prej tij ёshtё i paramenduar pёr tё gjithё njerёzit pavarsisht pozicionit ekonomik ose shoqёror, fesё, racёs, apo kombit. Ai duhet shtrirё nё tё gjithё popujt, sado tё “pazhvilluar” tё jenё ata. Comeniusi pohon se: “Shoqёria njerёzore ёshtё shoqёri arsimore”. Ai ka përdorur konceptin “pansofik” - pёr t’ua mёsuar tё gjitha gjёrat njerёzve dhe nga tё gjitha pikёpamjet, si koncept kyç në sistemin e tij arsimor. Gjithashtu ai 9
J. Goodman, D. dhe Ritzer, G. ( 2008) Teoria Sociologjike. Tiranë: Ufo Press; f. 106
19
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
thekson bashkimin themelor midis idealit arsimues dhe idealit tё organizimit ndёrkombёtar.10 Sipas tij, arsimi nuk ёshtё thjesht njё specializim i fёmijёs nё shkollё ose nё shtёpi; ai ёshtё njё proçes qё vepron nё tё gjithё jetёn e njёriut dhe nё pёrshtatjet e panumёrueshme shoqёrore qё i duhet tё bёjё.11 Pra, individët mësojnë edhe nga ndërveprimi në jetën e përditëshme, ata mësojnë nga bashkëpunimet me individë të tjerë apo grupe shoqërore. Konkretisht, kur janë fëmijë ata mësojnë nga shoqërizimi me grupet e bashkëmoshatarëve, për të vijuar më tej me marrëdhëniet që krijohen në shkollë, marrëdhëniet në vendin e punës etj. Në ndërveprim me tjerët individët shkembejnë ide, mësojnë nga përvojat e të tjerëve, marrin përsipër përgjegjësi, kultivojnë të menduarin kritik etj. Spenser, një tjetër studiues, pohon se :- “Qёllimi kryesor i arsimit ёshtё pёrgatitja pёr jetesёn e plotё. Sipas tij, dija dhe zakonet shoqёrore nuk janё inerte; ato janё nё reformim tё pareshtur me rritjen e informacionit dhe me angazhimin e njerёzve nё veprimtari tё ndёrsjellta kulturore dhe shoqёrore. 12 Ky pohim është aktual për shoqëritë e ditëve të sotme, të cilat janë përballë “dilemës” për integrimin në botën globale nga njëra anë, dhe ruajtjes së vlerave lokale, traditave, nga ana tjetër. Domosdoshmëria për integrim “imponon” ndryshimin e vlerave ekzistuese në përputhje me ndryshimet shoqërore, parashtron nevojën e të qënit selektiv në përzgjedhjën e informacionit të duhur dhe angazhimin e individëve në aktivitete kulturore, shoqërore, edukative, etj. Edukimi vlerësohet si faktor bazë në krijimin e shoqërive demokratike, të bazuara në disa vlera të përbashkëta dhe luan rol kyç në brendësimin e parimeve bazë të demokracisë. Friedman (2005;96) ka theksuar :- “Një shoqëri e qëndrueshme dhe demokratike është e pamundur pa një nivel minimal të njohurisë dhe diturisë nga ana e shumicës së qytetarëve dhe pa pranimin e përgjithshëm të disa vlerave të përbashkëta ”.
13
Përvetësimi i parimeve demokratike është
10
Byroja Ndërkombëtare e Edukimit UNESCO ( 2008) Mendimtarët për edukimin. Tiranë: Plejad, f 37
11
Po aty, f 35
12
Ornstein, Allan C and Hunkins, Francis P. (2003) Kurrikula: Bazat, Parimet dhe Problemet. Instituti i Studimeve Pedagogjike. f. 105
13
Friedman, M. ( 2005) Kapitalizmi dhe liria. Tiranë: IPLS&DITA 2000.
20
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
tashmë pjesë e kurrikulave arsimore, nxënësit kanë tekste arsimore në të cilat mësojnë vlerat e përbashkëta të shoqërive demokratike. Edukimit i janë atribuar një sërë funksionesh të cilat kanë ndryshuar në kohë dhe në hapësirë. Ai nuk është konsideruar vetëm si mjet bazë në zhvillimin e shoqërisë, por është trajtuar edhe si përgjigje ndaj kërkesave të zhvillimit të shoqërive kapitaliste, si mënyrë për riprodhimin ideologjik dhe kulturor, si mjet që thellon pabarazinë etj. Këto funksione kanë qënë në fokus të studimeve të sociologëve/mendimtarëve/studiuesëve dhe në vijim po përmendim disa prej tyre. Një prej teorive sociale të edukimit është Teoria e korrespondencës ekonomike e hartuar nga Bowels & Gintis ( 1976), të cilët kanë studiuar shkollimin në Amerikën kapitaliste. Arsimi modern, sugjerojnë ata, duhet të kuptohet si një përgjigje ndaj nevojave
ekonomike të
kapitalizmit industrial. Shkollat ndihmojnë për të siguruar aftësitë teknike dhe sociale të kërkuara prej ndërrmarrjeve industriale; ato kultivojnë tek fuqia punëtore respekt për autoritetin dhe disiplinën. 14 Pra marrëdhëniet sociale në shkollë riprodhohen në marrëdhëniet në prodhim, të rinjëve në ambjentet e shkollës j’u mësohen marrëdhëniet në vendin e punës. Shkolla nuk i kushton vëmendje nevojave të fëmijëve por i kanalizon nevojat personale drejt kërkesave të prodhimit. Studentët/nxënësit mësojnë ato përmbajtje edukative që përcaktohen nga klasa kapitaliste, ata/o i marrin modelet edukative si të mirëqëna. Aktualisht mbizotëron pothuajse e njëjta situatë, për arsye se institucionet arsimore janë ende shumë larg koordinimit të aktiviteteve në hartimin e teksteve arsimore. Teoria e riprodhimit kulturor është një tjetër teori sociale e edukimit e cila e lidh arsimimin me riprodhimin kulturor. Krijuesit e saj janë Bourdieu dhe Passeron (1977) të cilët e kanë realizuar studimin e tyre në sistemin frëng të arsimit. Riprodhimi kulturor ka të bëjë me mënyrat me të cilat shkollat së bashku me institucionet e tjera sociale ndihmojnë për të përjetësuar pabarazitë sociale dhe ekonomike brez pas brezi. 15 Pra, kapitali kulturor dhe përkatësia klasore ndikojnë në aksesin e diferencuar për edukim dhe fakti që kapitali kulturor është i ndryshëm, ndikon në akses të diferencuar të kapitalit social dhe ekonomik dhe si rrjedhim sjell riprodhimin social dhe 14
15
Giddens, A. ( 2004) Sociologjia. Tiranë: Çabej. f 417 Po aty, f 41
21
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
kulturor. Sipas teorisë së riprodhimit nga pikëpamja shkollore gjithçka është e paracaktuar pasi individët, të cilët për shkak të origjinës zotrojnë kapital social dhe kulturor më të madh, kanë edhe më shumë akses në edukim dhe më shumë shanse për të qënë të suksesshëm. Por përkrahësit e perspektivës marksiste kanë propozuar një tjetër qëndrim ndaj edukimit, ata e konsiderojnë atë si mjet bazë të riprodhimit ideologjik. Sipas perspektivës marksiste edukimi është pjesë e superstrukturës politike dhe ideologjike, pra janë kushtet materiale ato të cilat përcaktojnë kulturën dhe edukimin. Edukimi në shoqëritë kapitaliste ka si funksion të stërvisë mendjen e individëve që të përshtatet me prodhimin. Sipas Marksit, shkolla moderne riprodhon pabarazitë sociale që karakterizojnë sistemin kapitalist të prodhimit. 16 Edukimi është një institucion i cili varet nga shteti, ai është një institucion ideologjik që luan funksion të dyfishtë: nga njëra anë ai kontribuon për riprodhimin e fuqisë prodhuese përmes të mësuarit të shprehive dhe njohurive të domosdoshme për prodhimin. Gjithashtu nga ana tjetër, ai favorizon riprodhimin e ideologjive përmes shoqërizimit dhe brendësimit të normave dhe vlerave që karakterizojnë marrëdhëniet e prodhimit. Ndryshimet e vrullshme shoqërore kërkojnë një rishikim të koncepteve dhe pikëpamjeve ekzistuese, pasi përgjigjet/qëndrimet që sot mendohen se janë të sakta do të jenë shpeshherë të gabuara në të ardhmen.Disa prej teorive të edukimit nuk janë koherente në ditët tona, sepse në shoqëritë demokratike postindustriale pabarazitë në edukim nuk i atribuohen përkatësisë klasore apo kapitalit kulturor, por aftësive personale që individi ka mësuar për zgjidhjen e problemit. Edukimi e aftëson individin që të përballojë sfidat e shoqërisë globale, shoqëri e cila konsiderohet si “shoqëri risku”, dhe në të cilën individi duhet të mbijetojë në shumëllojshmërinë e risqeve globale dhe personale që ndërthuren midis tyre. Individët duhet të mbështeten në aftësitë e tyre për të qënë të suksesshëm, duhet të shfrytëzojnë të gjitha burimet e informimit për të qënë koherent, dhe duhet të dinë t’i përdorin njohuritë e marra në mënyrë të tillë që të jenë produktivë për vetveten dhe shoqërinë të cilës i përkasin. Edukimi është në qëndër të zhvillimit, ai fuqizon individët për të përballuar problemet të cilat hasin gjatë jetës dhe forcon shtetet.
16
Poni, M. (2010) Teoria sociale e edukimit. Leksione mbi edukimin. Tiranë: Leksioni 8, f 8. (i papublikuar)
22
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Investimet në edukim kanë si përfitues jo vetëm individët dhe shtetet por edhe gjithë botën në tërsi. Edukimi është thelbi i zhvillimit të personalitetit dhe komunitetit. Detyra e tij është, që të aftësojë secilin prej nesh, pa përjashtim, të zhvillojmë plotësisht të gjitha talentet tona dhe të shfrytëzojmë potencialin tonë krijues, përfshirë këtu përgjegjësinë për jetën tonë dhe arritjen e qëllimeve personale."17 Politikat aktuale po e orientojnë fokusin e tyre në hartimin e kurrikulave gjithëpërfshirëse, në të cilat merren në konsideratë talentet e fëmijëve dhe dalin përtej kornizave standarte të programeve edukative. Zhvillimet globale janë shoqëruar me lindjen e koncepteve dhe qëndrimeve të reja, pothuajse në çdo fushë të shoqërisë. Këto ndryshime reflektohen edhe me ndryshime në qëndrimet ndaj edukimit. Domosdoshmëria e integrimit drejt një shoqërie globale kërkon , krahas të tjerave, edhe reformim të të gjithë sistemit të edukimit. Shoqëria globale po lobon, çdo ditë e më tepër, për një arsim cilësor, gjithëpërfshirës i cili synon zhvillimin e një shoqërie të qëndrueshme. Koncepti i edukimit është pasuruar me terma të rinj si edukim global, edukim për zhvillimin e qëndrueshëm, edukim gjithëpërfshirës, edukim për paqen etj. Në vijim të punimit do të shpjegohen termat e sipërpërmendur, dhe do të fokusohemi konkretisht në konceptin e Edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm.
II.2 Koncepti i edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Zhvillimet globale janë shoqëruar me lindjen e koncepteve të reja rreth edukimit. Sot, pranohet pothuajse nga të gjithë, se edukimi nuk i referohet vetëm përvetësimit të njohurive fondamentale ( lexim, shkrim, artikulim i qartë i mendimit etj ) por ai duhet të krijojë mundësi për përvetësimin e “ e njohurive teknike dhe profesionale” në mënyrë që individët të përgatiten për të ushtruar një profesion të caktuar, të zhvillojnë shpirtin e iniciativës për të punuar në grup dhe të aftësohen për t’ju përshtatur kushteve të reja shoqërore. Në kuadrin e strategjive për realizimin e Objektivave të Mijëvjeçarit të gjitha vendet, përfshirë edhe Shqiprinë, i kanë orientuar veprimtaritë e tyre ndaj politikave të edukimit. Sot edukimi 17
[Aftësia për të mësuar: Pasuria jonë e fshehur. Raport i UNESCO-s mbi edukimin për shekullin e 21-të. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCO-s. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997]
23
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
konsiderohet si instrument i fuqishëm i zhvillimit, i eleminimit të varfërisë, i reduktimit të pabarazisë sociale etj. Për t’u përgatitur për të jetuar në një botë me ndryshime të vazhdueshme në themel të politikave edukative po qëndron koncepti “ i të mësuarit gjatë gjithë jetës”. Pra, individët nuk duhet të mjaftohen vetëm me edukimin që marrin në institucionet përkatëse arsimore, por duhet të jenë vazhdimisht në kontakt me njohuritë më të fundit nga të gjitha fushat e jetës. Vetëm në këtë mënyrë ata do të jenë të aftë të përshtaten me kushtet e reja shoqërore dhe të afirmohen profesionalisht. Studimi i referohet konkretisht konceptit të Edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm, i cili shpesh përdoret si “sinonim” i koncepteve të tilla si edukim global, edukimi për paqen, edukimi për zhvillim, edukim mjedisor etj. Kombet e Bashkuara e kanë deklaruar dhjetëvjeçarin 2005-2014 si dekada e “Edukimit për zhvillimin të qëndrueshëm”. Koncepti i EZHQ është i pranishëm edhe në Shqipëri, por realiteti tregon se njohuritë për të dhe aktivitetet që ndërrmerren në kuadër të tij janë të pakta ose ende jo mire të konceptuara për zbatim. Strategjia e EZHQ është sjellë në Shqipëri nga REC, Qëndra Rajonale e Mjedisit, e cila e ushtron aktivitetin e saj në vendin tonë që prej vitit 1994.18 Fillimisht do të ndalemi në përkufizimin e konceptit të EZHQ dhe në vijim të punimit do të fokusohemi më gjerë, konkretisht rreth aktiviteteve të tij në Shqipëri. Në Raportin vëzhgues të edukimit për zhvillim në Europë të realizuar nga DEEEP (DE Watch), EZHQ përkufizohet si në vijim:
18
Qëndra Rajonale e Mjedist. Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Dokumente Ndërkombëtare. ( Strategjia e UNECE për edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm) Shqipëri.
24
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
“Edukimi për zhvillim dhe rritje të njohurive/ dijes kontribuon në reduktimin e varfërisë dhe në promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm nëpërmjet shtimit të dijes/njohurive njërëzore, trajnimeve dhe aktiviteteve të edukimit të bazuara në vlerat e të drejtave të njëriut, përgjegjësisë sociale, barazisë gjinore, dhe sensit të të jetuarit në një botë të përbashkët; në idetë e të jetuarit në kushte të pabarabarta dhe përpjekjeve për reduktimin e pabarazive; dhe në pjesëmarrjen në veprimet demokratike që influencojnë politikat sociale, ekonomike, politike dhe situatat mjedisore që ndikojnë në varfërinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm.1
Nga përkufizimi i sipërpërmendur kuptohet se EZHQ ka një spektër shumë të gjerë objektivash prandaj nevojitet një trajtim holistik i tij. Duke j’u referuar sërish të njëjtit raport DEEEP liston ndër të tjerë si element përbërës të tij ; të informojë dhe të shtojë dijet rreth çështjeve të zhvillimit; të ndryshojë qëndrimet dhe sjelljet; të mundësojë kuptimin e shkaqeve dhe pasojave të çështjeve globale; të mobilizojë qytetarët/individët përmes aktiviteteve informuese; të promovojë dhe të financojë. 19 Një tjetër përkufizim për EZHQ është formuluar nga CONCORD, DEEEP (2004) si në vijim : “EZHQ është proçesi aktiv i të mësuarit, bazuar në vlerat e solidaritetit, barazisë, përfshirjes dhe bashkëpunimit . Ai i aftëson individët që përmes përfshirjes individuale në aktivitete informuese të ndryshojnë njohuritë bazë rreth prioriteteve të zhvillimit ndërkombëtar dhe zhvillimit të qëndrueshëm për të kuptuar shkaqet dhe pasojat e çështjeve globale”.20
19
European Multi-Stakeholder Steering Group on Development Education (2010) European Development Education Monitoring Report “ DE Watch”. DEEP. f 6
20
Soges S.p.A ( 2010) Work in Progress: Interim report of the „Study on the experience and actions of the main European actors in the field of Development Education and awareness Raising‟ [DEAR Study] f 107
25
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pra, siç është theksuar edhe më sipër, edukimi konsiderohet si njё mjet kryesor pёr njё qeverisje tё mirё dhe për mbёshtetjen e demokracisё, ai i pajisë individët me kapacitetet e nevojshme për të përballuar sfidat globale. Në ditët e sotme, nevoja për edukim nuk po trajtohet vetëm në aspektin e përgatitjes së individëve të qytetruar, por konsiderohet edhe si alternativë efikase për t’u përballuar me problemet e shumta me të cilat po ndeshet shoqëria globale. Pavarsisht ngjashmërive që edukimi për zhvillim ka me konceptet e tjerë, nevojitet të shpjegohen edhe diferencat midis tyre. Për këtë arsye në vijim jepet një shpjegim i detajuar i fokusit dhe funksioneve të disa prej formave të edukimit. -
EZHQ ka ngjashmëri me Shtimin e njohurive (Awareness Raising , AR):
EZHQ është shpërndarësi publik i informacionit të çështjeve të shumëllojëshme që lidhen me zhvillimin ( për shembull zhvillimit të qëndrueshëm, paqes, tendencave të zhvillimit, MDGs etj) , zhvillimit të vendeve, zhvillimit të politikave dhe bashkëpunimeve ndërmjet aktorëve të ndryshëm. Puna e AR fokusohet në shpërndarjen e informacioneve njohëse.21 -
EZHQ si Edukim Global (GE) :
EZHQ fokusohet në ndërvarësinë lokale - globale; stimulon të menduarit kritik rreth çështjeve të ; zhvillimit, mjedisit, të drejtave të njëriut, zhvillimeve ndërkulturore, paqes, marrjes së përgjegjësive në një botë globale të ndërvarur; synon ndryshimin e qëndrimeve dhe sjelljeve; promovon angazhimin për zhvillimin dhe përkrahjen e një shoqërie globale të qëndrueshme.22 -
EZHQ si Mënyrë jetese (Life skills):
EZHQ lidh jetën personale dhe atë lokale (politike, sociale, ekonomike, mjedisore) me çështjet globale; fokusohet në proçesin e të mësuarit; mbështet mendimin kritik, vetë-reflektimin dhe zgjedhjet e pavarura në të mësuar; synon fitimin e kompetencave të nevojshme për të drejtuar
21
European Multi-Stakeholder Steering Group on Development Education ( 2010) European Development Education Monitoring Report “ DE Watch”. DEEP. f 6 22 Po aty;f 6
26
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
jetën në një shoqëri dinamike dhe komplekse; pajisë individët me aftësitë e nevojshme në proçesin e ndryshimit të komuniteteve lokale në globale etj…23 Në raportin e DEEEP (2010;3) janë analizuar politikat që janë ndërrmarrë në kuadër të EZHQ nga 27 shtete anëtare të Europës dhe Norvegjia. Modelet e shteteve që janë vlerësuar si të suksesshëm në politikat e ndërrmarra me fokus EZHQ, përcaktojnë disa faktor bazë të cilët kanë ndikuar në ecurinë e aktiviteteve të EZHQ. Në mënyrë që këto aktivitete të gjejnë zbatim në realitet, lipset një mirëkoordinim i veprimtarive të institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, të cilët kanë lidhje direkte ose jo, në zhvillim dhe edukim. Rol të rëndësishëm luajnë institucionet qeveritare kombëtare (si ministritë dhe institucionet vendore) dhe agjentët joqeveritar, ku një rol kyç luan shoqëria civile. Gjithashtu, një tjetër kriter që nevojitet të plotësohet në kuadër të EZHQ është përfshirja e këtij koncepti në kurrikulum. Rekomandohet që EZHQ të jetë pjesë e programeve edukative në të gjitha nivelet e sistemit arsimor, ku rol kyç për zbatimin e tij duhet të kenë në veçanti universitetet.
II.3 Një vështrim i përgjithshëm i konceptit të EZHQ në Shqipëri. Zhvillimet nё shoqёrinё shqiptare, veçanёrisht nё 10-vjeçarёt e fundit janё realizuar nё rrethana mjaft tё ndёrlikuara, nё tё cilat ndёrthuren bashkёndikime tё ndёrsjella tё dukurive e proçeseve tё shumёllojshme me profil kombёtar, europian dhe global. Konkretisht Shqipëria ka filluar bisedimet për integrimin e saj në shoqërinë europiane, dhe në mënyrë pothuajse të pavetëdijshme, është e përfshirë edhe në proçesin e pashmangshëm të globalizimit. Krahas kritereve të shumta që duhet të plotësojë në kuadrin e integrimit Europian, Komisioni Europian shtron si domosdoshmëri edhe promovimin e konceptit të EZHQ dhe aktiviteteve rreth tij. Por realiteti shqiptar rezulton të jetë i papërshtatshëm për zhvillimin e politikave të EZHQ. Ky koncept është pothuajse i panjohur dhe në mënyrë të pavetëdijshme ose jo, identifikohet me konceptin klasik të edukimit, pa marrë në konsideratë diferencat midis tyre.
23
Po aty; f 6 - 7
27
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Në mënyrë që koncepti i EZHQ të promovohet në Shqipëri nevojitet që vendi ynë të ndjekë modelet e politikave që janë vlersuar si të suksesshme. Në Rapotin e DEEP (2010), theksohet se në kuadër të zhvillimit të konceptit të EZHQ në rrugë të qëndrueshme dhe efektive duhet që çdo vend të ndërtojë strategjinë kombëtare të EZHQ të bazuar në rregulla të qarta dhe të aksesueshme nga të gjithë qytetarët/aktorët shoqëror.24 Por, megjithëse Strategjia e edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm është përkthyer edhe në shqip, ajo pothuajse është e panjohur nga shoqëria shqiptare. Fillimisht parashtrohet si domosdoshmëri nënshkrimi i strategjisë së EZHQ nga qeveria shqiptare, dhe më pas nevojitet bashkëpunim ndërmjet institucioneve përkatëse të cilat ndërrmarrin politika në kuadër të edukimit dhe zhvillimit. Institucionet qëndrore dhe vendore duhet të investojnë në hartimin e politikave të EZHQ. Gjithashtu nevojitet përfshirja e shoqërisë civile si dhe e universiteteve si qëndra të kërkimit shkencor. OJF-tё janё burim i rёndёsishёm pёr edukimin formal dhe joformal, tё afta tё zbatojnё proçese tё fuqizimit tё shoqёrisё civile, duke futur dhe shёndrruar njohuritё shkencore dhe faktet nё formёn e njё informacioni tё kapshёm pёr tё gjithё. Partneriteti midis OJF-ve, qeverive dhe sektorit privat ёshtё vlerё e shtuar pёr EZHQ.25 Por Shqipëria karakterizohet nga mungesa e bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm, e cila vjen si pasojë e një sërë faktorësh, të cilët do të diskutohen në vijim. Konkretisht në një raport të Bankës Botërore (2002;15) vlersohet se realiteti shqiptar lë shumë për të dëshiruar në politikat që ai ndërrmerr në kuadër të arsimit. Në të theksohet se, arsimi nuk shikohet si kontribues vendimtar për zhvillimin ekonomik. Ai konsiderohet më tepër si kosto se si investim. Strukturat qeverisëse të shtetit dhe institucionet e tij mbeten tepër të politizuara, dhe organet e shoqërise civile (p.sh organizatat joqeveritare) nuk gëzojnë mbështetje të mjaftueshme. Krijimi i komuniteteve të shëndosha nuk është prioritet në axhendën e kurrëkujt, dhe pjesëmarrja civile në qeverisjen lokale në përgjithësi – e në veçanti në arsim – është e kufizuar, megjithëse ka edhe disa raste të suksesshme të komuniteteve që kanë filluar të marrin përgjegjësi për cilësinë e shkollave të tyre. Zërat e aktorëve të ndryshëm, të faktorëve dhe klienteve nuk dëgjohen fare dhe mekanizmat për të shprehur mendimin e tyre egzistojnë vetëm
24
European Multi-Stakeholder Steering Group on Development Education ( 2010) European Development Education Monitoring Report “ DE watch”. DEEP. 25 Qëndra Rajonale e Mjedist. Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Dokumente Ndërkombëtare. ( Strategjia e UNECE për edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm) Shqipëri, f 19
28
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
në letër. Ka një hendek të thellë midis teorisë dhe praktikës demokratike.26 Gjithashtu edhe roli i universiteteve si kërkues shkencor është pothuajse inekzistent. Civici (2009;186) pohon se:-“Roli i universiteteve tona në përhapjen e teknologjive të reja është pothuajse inekzistent; në universitetet dhe institucionet tona shkencore zhvillohen aq pak workshope e seminare shkencore, aq sa ato janë ende objekt i kronikave televizive ose i pjesëmarrjes së ministrave e deputetëve si ngjarje të veçanta etj” 27 Realiteti tregon se universitetet vuajnë nga një sërë problemesh, duke filluar nga mungesa e infrastrukturës dhe duke vijuar më tej me mungesë fondesh, keqadministrim etj. Pavarsisht përpjekjeve që janë bërë vitet e fundit për përmirësimin e kushteve shoqërore, forcimit të shoqërisë civile dhe investimeve për kthimin e universiteteve në qëndra të kërkimit shkencor, situata vazhdon të jetë pothuajse e ngjashme me përshkrimin e mësipërm. Mungesa e burimeve financiare, figurat e pakta profesionale dhe mosangazhimi i qytetarëve në aktivitete kulturore, edukative dhe shoqërore nuk e përmirësojnë realitetin ekzistues. Lipset një reformim i plotë i sistemit të edukimit, më shumë investime si dhe ndërgjegjësim i qytetarëve për të arritur rezultatet e dëshiruara. Pra, që EZHQ tё bёhet pjesё e programit pёr ndryshim drejt njё shoqёrie tё qёndrueshme, edukimi nё vetvete, duhet tё jetё objekt ndryshimi. Ndryshimi duhet të brendësohet fillimisht nga individët, për t’u pasqyruar më pas në komunitet dhe për të krijuar terrenin e favorshëm për hartimin e reformave të reja shoqërore.
II.4 Aktivitetet e EZHQ në Shqipëri. EZHQ zhvillon dhe forcon kapacitetet e individёve, tё grupeve, tё komunitetetit, organizatave dhe vendeve pёr tё gjykuar dhe bёrё zgjedhje nё dobi tё zhvillimit tё qёndrueshёm. 28 Ai inkurajon përfshirjen e të gjithë qytetarëve në përpjekjet për të reduktuar varfërinë dhe pabarazitë. Synon që nëpërmjet aktiviteteve të tij të luftojë përjashtimin social, duke promovuar bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, pra ka si qëllim promovimin e paqes. Gjithashtu i kushton
26
Dethilleul et al (2002) Shqipëria, probleme dhe sfidat në drejtimin e arsimit. Banka Botërore.
27
Civici, A (2009) Globalizimi ….Ante portas Tiranë: UET/PRESS.
28
Qëndra Rajonale e Mjedist. Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Dokumente Ndërkombëtare. ( Strategjia e UNECE për edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm) Shqipëri, f 11
29
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
vëmendje edhe politikave mjedisore, për të aftësuar individët të përballen me katastrofat natyrore dhe të marrin masat e nevojshme për shmangjen e tyre. Por, koncepti i EZHQ merr kuptime të ndryshme në vende të ndryshme. Politikat rreth tij, metodat që përdoren dhe mënyra sesi ai perceptohet ndryshon në varësi të qëllimeve që synon të përmbushë çdo komb dhe ndryshimeve që pëson koncepti i zhvillimit në kohë dhe hapësirë. Nevojitet që EZHQ tё marrё në konsideratë faktorёt e ndryshёm lokalё, kombёtarё dhe rajonalё sikundёr edhe faktorët global, pёr tё gjetur balancёn midis interesave lokal dhe atyre global. Reformimi nuk duhet të nënkuptojë shkëputje nga tradita, por pasurimin e saj me mjete dhe mënyra që synojnë përshtatjen ndaj kushteve të reja shoqërore. Gjatë proçesit të anketimit i është kushtuar vëmendje, dhe janë mbajtur shënim, opinionet e shprehura nga të anketuarit për EZHQ. Këto opinione janë të vlefshme për faktin se shërbejnë si referenca për konceptin e EZHQ, ato janë reflektime personale dhe nuk lidhen direkt me pyetjet e shtruara në pyetësor. Në Shqipëri mënyra e perceptimit të konceptit të EZHQ është e ndryshme. Pothuajse shumica e të anketuarëve pohojnë se nuk kanë njohuri rreth EZHQ dhe e identifikojnë atë me konceptin “ klasik” të edukimit. Një prej individëve të anketuar, gjatë bisedës paraprake ka pohuar se është i informuar rreth EZHQ dhe ka shprehur opinionin e tij i cili për rëndësinë që ka vlen të citohet: “EZHQ ka marrë kuptime të ndryshme në kohë me ndryshimet në konceptin e zhvillimit dhe të qëllimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të ndryshme të botës EZHQ ndryshon në temat dhe metodologjitë me të cilat operohet. Pavarsisht përpjekjeve nga ana e disa enteve publike dhe jo publike që operojnë në kuadër të EZHQ, duhet pranuar se EZHQ në Shqipëri nuk është ende në standartet e duhura”. Pohimi i sipërpërmendur përshkruan më së miri realitetin në të cilën zhvillohet koncepti i EZHQ në Shqipëri megjithëse sondazhi pasqyron një realitet ndryshe.
30
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Kreu III. Metodologjia
III. 1 Roli i kërkimit shkencor në ndryshimin social. Politikat me fokus edukimin renditen ndër prioritetet e qeverisë shqiptare dhe përfaqësojnë një sfidë të vërtetë për shoqërinë në tërsi. Reformimi i sistemit të edukimit shtron si domosdoshmëri parësore ndryshime në mendësitë ekzistuese të individëve rreth konceptit të edukimit dhe më pas brendësimin e ndryshimit në mentalitetin e komunitetit në tërsi. Ndërrmarrja e këtij kërkimi shkencor ka si qëllim studimin e realitetit shqiptar, konkretisht njohjen e mendësive dhe perceptimeve të aktorëve social rreth konceptit të edukimit, me synimin për t’ju përshtatur transformimeve të nevojshme në sistemin e edukimit. Kërkimi është një studim i organizuar, një investigim mbi një temë të caktuar për të zbuluar faktet, shkaqet dhe pasojat e një problemi specifik. Ai synon që krahas zbulimit të fakteve të ofrojë zgjidhje për problemin që trajton duke propozuar një plan veprimi të bazuar në të dhënat e zbuluara (Robson, 2002:2 ). Kërkimet ndërrmerren në dobi të politikë – bërjes dhe të praktikës, synojnë përmirësimin e shoqërisë, transformimin e saj në kuadër të zhvillimit dhe ndihmojnë individët në njohjen e realitetit. Të dhënat e përftuara nga kërkimet shkencore përdoren për hartimin e programeve dhe politikave të cilat synojnë minimizimin e problemit. Kërkimi shkencor është i rëndësishëm sepse i ndihmon njerëzit të kuptojnë, të parashikojnë dhe të kontrollojnë mjedisin në të cilin ata jetojnë.
Detyra e studiuesve social është t’i paraprijnë
zhvillimit (Sokoli, 2009:23 ). Nëpërmjet këtij studimi synohet krijimi i një terreni të favorshëm për zhvillimin e mëtejshëm të konceptit të EZHQ, si dhe identifikimi i kushteve të nevojshme për përshtatjen dhe
integrimin e shoqërisë ndaj ndryshimeve të shpejta sociale, kulturore,
ekonomike etj.
31
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
III.2 Paradigma kërkimore. Paradigmat janë konstrukte teorike që drejtojnë kërkuesin në investigimin e botës. Ato mbështesin një përqasje të caktuar filozofike ndaj realitetit dhe ndikojnë në mënyrën sesi ai studiohet. Ndër paradigmat kryesore përmendim, realizmin, pozitivizmin dhe konstruktivizmin. Paradigma pozitiviste e konsideron realitetin si të dhënë. Sipas kësaj paradigme realiteti ka një ekzistencë të vetën e cila nuk ndikohet nga veprimi njerëzor, ai vazhdon të ekzistoje pavarsisht ekzistencës së individëve. Paradigma konstruktiviste e konsideron realitetin si një konstrukt të veprimit njerëzor, një produkt të ndërveprimit të aktorëve social. E përbashkëta e dy kampeve kryesore është realizmi, pra fakti se realiteti ekziston pavarsisht mënyrës sesi perceptohet prej individëve. Në këtë studim është përdorur paradigma realiste – konstruktiviste pasi realiteti konsiderohet si produkt i veprimtarisë së aktorëve social. Ky qëndrim i përshtatet natyrës së kërkimit pasi fokusohet në bashkëveprimin e enteve lokale dhe publike si faktor kyç për zhvillimin e mëtejshëm të konceptit të EZHQ. Kërkuesit duhet të përdorin “forcën” e të dyja metodave për të kuptuar më mirë fenomenet sociale (Antony J.; Nancy L., 2003:18). Duke u nisur nga fakti se çdo metodë ka pikat e saj të forta dhe të dobta, ky studim bazohet në kombinimin e tyre pasi krijohet mundësia për plotësimin e mangësive. Pavarsisht diferencave, të dyja metodat kanë të njëjtin synim, marrjen e sa më shumë të dhënave për njohjen e shkaqeve të problemit. Të dyja i kushtojnë vëmendje teorisë, synojnë t’a modifikojnë , pasurojnë ose testojnë vërtetësinë e saj. Të dyja metodat i kushtojnë kohë pothuajse të njëjtën kohë përgatitjes dhe etapave të proçesit, interpretojnë me seriozitet të dhënat dhe synojnë përmirësimin e shoqërisë. Përmes kërkimit sasior është përdorur arsyetimi deduktiv, është filluar me një pamje të përgjithshme të botës për të kaluar më pas në veçantitë e saj, në detaje. Konkretisht është analizuar një pamje e përgjithshme e aktiviteteve të enteve lokal dhe publik në Shqipëri, dhe më pas është kaluar në analizimin e veprimtarive që kanë si fokus edukimin.
32
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Nëpërmjet metodës cilësore është mundësuar marrja e të dhënave shtesë të cilat plotësojnë informacionin e marrë përmes metodës sasiore. Interpretimi i të dhënave të përftuara përmes kësaj metode kontribuon në fazën e analizës duke e pasuruar studimin me të dhëna dhe variabla shtesë.
III.3 Aspekte ontologjike. Kërkuesit sasior diferencohen nga ata cilësor, ndër të tjera, edhe nga pikëpamja ontologjike, domethënë nga pikëpamja sesi njerëzit e mendojnë realitetin social, si të dhënë nga natyra apo si të ndërtuar prej tyre. Studimi bazohet në ontologjinë e “të bërit” e cila pohon se realiteti është i ndryshueshëm dhe ndikohet prej veprimtarisë së individëve. Qëndrim i ndryshëm nga ai i kampit pozitivist. Ata mbështesin ontologjinë e të “ të qënit” e cila e konsideron realitetin social si të dhënë objektivisht dhe të paprekshëm nga veprimi njerëzor.
III.4 Aspekte epistemologjike. Epistemologjia studion mënyrën sesi individët e njohin botën. Ky studim i referohet epistemologjisë empirike në të cilën faktet janë reale. Kjo njihet si mënyrë objektive dhe në të faktet kuantifikohen për t’u kthyer në gjetje shkencore. Përmes përpunimit statistikor të të dhënave të grumbulluara nga anketimi është mundësuar kuantifikimi i fakteve dhe më tej analizimi i tyre.
III.5 Kuadri teorik i studimit. Duke qënë se qëllimi i studimit është të studiojë shkallën e përfshirjes dhe bashkëveprimit të enteve publike dhe private në aktivitetet me fokus EZHQ, kërkimi bazohet në teorinë e ndërveprimit simbolik e cila fokusohet në aftësinë që kanë aktorët social për të vepruar dhe ndërvepruar në mjedisin në të cilin jetojnë. Kjo teori pohon se njerëzit janë të aftë të mendojnë dhe kjo aftësi formohet në sajë të ndërveprimeve sociale. Ndërveprimi është proçesi gjatë të cilit zhvillohet dhe shprehet aftësia për të menduar. Në shumicën e ndërveprimeve aktorët duhet të
33
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
marrin parasysh edhe të tjerët, dhe të vendosin sesi veprimet e tyre përshtaten me ato të të tjerëve Studimi është realizuar duke j’u referuar parimeve të kësaj teorie të cilat përfshijnë: 1) Qëniet njerëzore ndryshe nga kafshët kanë aftësinë për të menduar. 2) Aftësia për të menduar formohet nga ndërveprimet sociale. 3) Gjatë ndërveprimeve sociale njerëzit mësojnë kuptimet dhe simbolet që u lejojnë atyre të përdorin veçorinë e tyre njerëzore të të menduarit. 4) Kuptimet dhe simbolet u bëjnë të mundur njerëzve kryerjen e veprimeve dhe ndërveprimeve krejtësisht njerëzore. 5) Njerëzit janë të aftë të modifikojnë ose ndryshojnë kuptimet dhe simbolet që përdorin gjatë veprimit dhe ndërveprimit, mbi bazën e interpretimit të tyre mbi situatën. 6) Njerëzit kanë mundësi t’i bëjnë këto modifikime dhe ndryshime pjesërisht për shkak të aftësisë së tyre për të ndërvepruar me vetveten, aftësi që u bën të mundur atyre të ekzaminojnë mënyra të ndryshme veprimi, të vlersojnë përparësitë dhe disavantazhet e tyre relative dhe pastaj të zgjedhin njërën prej tyre. 7) Modelet e gërshetuara të veprimit dhe të ndërveprimit krijojnë grupe dhe shoqëri. (Ritzer, G., Goodman, D. 2008:368 )
Ai synon të testojë shkallën e bashkëveprimit të aktorëve që ndikojnë në proçesin e edukimit. Gjithashtu në anketën e hartuar i është kushtuar vëmendje konceptit të grupit, me synim që të njihet perceptimi që njerëzit kanë për grupin, si e vlersojnë punën në grup etj. Është përzgjedhur kjo teori duke u bazuar në ontologjinë e “të bërit” dhe në pikëpamjen se mëqënëse njërëzit janë të aftë të ndërveprojnë si dhe të marrin në konsideratë veprimet e të tjerëve atëherë aktorët social kanë aftësinë të përmirësojnë marrëdhëniet ndërmjet tyre me synim zhvillimin e mëtejshëm të shoqërisë. Falë bashkëveprimit të aktorëve social mundësohen transformimet sociale. Konkretisht, krijimi i një rrjeti territorial që merret me zhvillimin e aktiviteteve të EZHQ mund të realizohet falë bashkëpunimit të aktorëve social që ndikojnë në proçesin e edukimit.
34
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
III.6 Metodologjia dhe metodat e përdorura. Për realizimin e këtij studimi janë përdorur metodat bazë të kërkimit në shkencat sociale. Fillimisht është shqyrtuar një bibliografi me libra, studime, dokumente, ligje, konventa ndërkombëtare dhe materiale të tjera mbi problematikën e trajtuar. Pas evidentimit të problemit dhe vendosjes së objektivave u hartua një platëformë kërkimi sasior dhe cilësor. Të dhënat e studimit janë siguruar përmes metodës së anketimit me kampionim. Instrumenti bazë i kërkimit ishte një anketë me pyetje të hapura dhe të mbyllura. Nëpërmjet pyetjeve të hapura përgjigjedhënësit kishin më shumë hapësirë për t’u përgjigjur dhe shprehur opinionet e tyre lirisht, ndërsa përmes pyetjeve të mbylluara ata/o kanë përzgjedhur një ose disa prej alternativave të parashtruara. Kombinimi i pyetjeve të hapura me të mbylluara kishte si synim grumbullimin e sa më shumë të dhënave për vërtetimin ose jo të hipotezës. Anketimi mund të jetë anonim dhe apo i hapur.29 Në rastin konkret është përdorur një anketim i hapur, pasi në pyetësor kishte një skedë informuese në të cilën, në mënyrë vullnetare, të anketuarit shënonin të dhënat e tyre personale. Mënyrat e përdorura për plotësimin e anketës janë dy; anketa është plotësuar individualisht nga i anketuari në mënyrë elektronike dhe sipas parimit “ballë për ballë” ( face to face). Anketa e këtij studimi përbëhet nga 2 seksione; seksioni i parë është skeda informuese, në të cilën merret informacion për organizatën/institucionin dhe fushën e saj të veprimit dhe së dyti, seksioni i pyetjeve për aktivitetet e EZHQ. Ky seksion përbëhet nga 19 pyetje që lidhen me aktivitetet e EZHQ dhe ka si objektiv realizimin e një harte të aktiviteteve të tilla. Janë respektuar të gjitha hallkat e anketimit si metodë shkencore kërkimi: duke filluar me punën paraprake, hartimin e variantit të parë të anketës, testimin, korrigjimin dhe ripërpunimin e saj për hartimin e anketës përfundimtare, për të vijuar me punën në terren, përpunimin e të dhënave dhe raportimin e konkluzioneve. Përpara aplikimit përfundimtar në terren është realizuar paraprakisht faza e pilotimit e cila mundësoi korigjimin e pyetësorit për t’a sjellë atë në trajtën 29
Sokoli, L ( 2009) Metodat e kërkimit në shkencat sociale Tiranë: Instituti i Sociologjisë.
35
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
përfundimtare. U përmirësuan pyetjet të cilat ishin disi të pakuptueshme për të anketuarit dhe u korigjuan alternativat e përafërta.
III.7 Disa veçori metodologjike; kampionimi dhe përfaqësueshmëria. Kampionimi është metoda e mbledhjes së të dhënave dhe nxjerrjes së përgjithësimeve të një tërësie mbi bazën e analizës së një pjese të saj (Sokoli, 2009:187). Është e rëndësishme që kampioni të jetë sa më përfaqësues, në mënyrë që shkalla e besueshmërisë së studimit dhe përfundimeve të tij të jetë sa më e lartë. Por shpesh përfaqësueshmëria nuk është gjithmonë e mundur, për një sërë arsyesh. Konkretisht pyetjet e anketës u janë drejtuar 50 enteve publike dhe private konkretisht, OJF-ve/ institucioneve vendore dhe qëndrore/ universiteteve në rang kombëtar, të cilët përbëjnë kampionin e këtij studimi. Sondazhi synonte testimin e njohurive dhe perceptimeve të qytetarëve rreth çështjeve që lidhen me edukimin dhe zhvillimin. Synimi parësor ishte realizimi i studimit në rang kombëtar, por për një sërë arsyesh nuk u mundësua. Sondazhi mbeti në kuadrin e një studimi lokal. Në vijim të punimit paraqitet një hartë në të cilën janë theksuar me ngjyrë blu vendet /qytetet në të cilat është realizuar anketimi:
36
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
37
2011
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
III.8 Vlefshmëria dhe besueshmëria: Barazimi besueshmëri + pranueshmëri = vlefshmëri tregon lidhjen e ngushtë që ekziston midis vlefshmërisë dhe besueshmërisë. Vlefshmëria trajton çështje të tilla si, ku qëndron vlera e kërkimit dhe çfarë na garanton se ky është një kërkim shkencor. Gjithashtu ajo e vë theksin edhe tek e vërteta, çfarë garanton se kërkimi publikon një rezultat të vërtetë dhe është autentik. Studimi është i vlefshëm pasi në të janë respektuar të gjitha hallkat e një kërkimi shkencor, ai është me vlerë jo vetëm për politikëbërësit por për shoqërinë në tërësi pasi EZHQ është një koncept i ri që ka nevojë të promovohet. Është kërkim autentik sepse të gjitha citimet bazohen në literaturën e shqyrtuar për studimin. Bibliografia gjendet në fund të punimit dhe ajo dëshmon për një punë serioze dhe të mirëbazuar. Besueshmëria është e lidhur ngushtë me vlefshmërinë. Trajton çështjen se çfarë e bën të besueshëm kërkimin? Ajo është e lidhur ngushtë edhe me sigurinë e cila i referohet stabilitetit të gjetjeve. Triangulimi, që është përdorimi i dy a më shumë metodave dhe burimeve të të dhënave, është tregues i vlefshmërisë së këtij studimi. Ndërthurja e metodës cilësore me sasiore dhe përdorimi i burimeve parësore dhe dytësore dëshmon origjinalitetin e kërkimit. Përdorimi i anketimit të hapur, konkretisht seksioni i skedës informuese shërben si element sigurie sepse krijon mundësi për konfirmimin e përgjigjeve të marra. Gjithashtu tentativa për një qëndrim sa më objektiv në interpretimin e të dhënave dëshmon përpjekjen për të rritur besueshmërinë e studimit.
38
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
III.9 Çështje etike. Çështjet e etikës janë të rëndësishme për t’u respektuar në një kërkim shkencor. Nevojitet t’i kushtohet një vëmendje e veçantë marrëdhënieve me individët e përfshirë në studim. Ndershmëria është një kërkesë e domosdoshme në grumbullimin dhe raportimin e të dhënave, të rezultateve, në përshkrimin e metodave dhe proçedurave të përdorura, deri në publikimin dhe botimin e tyre ( Sokoli, 2009: 120). Studimi i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij kriteri pasi është treguar interes për të mos deformuar të dhënat e kërkimit, të mos neglizhohen variablat shtesë dhe është treguar kujdes në evitimin e gabimeve që vijnë nga neglizhenca apo nga mungesa e vëmendjes. Objektiviteti është një tjetër kërkesë etike në kërkimin shkencor. Studiuesit social duhet të jenë të çliruar nga paragjykimet, nga anshmëritë gjatë kërkimit, gjatë analizës dhe interpretimit të të dhënave, apo aspekteve të tjera të kërkimit shkencor, studiuesi duhet të jetë dhe të mbetet i paanshëm ( Sokoli, 2009: 120 ). Shqetësim parësor ishte mbajtja e një qëndrimi sa më objektiv në proçesin e analizimit dhe interpretimit të të dhënave dhe respektimi i të drejtës së autorit pasi referencat janë jo vetëm tregues serioziteti por edhe kërkesë etike.
39
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
IV. Kreu i katërt: Analiza e të dhënave
IV. 1 Trendi i përgjithshëm i aktiviteteve me fokus EZHQ në Shqipëri ( Analizë e të dhënave të përftuara nga anketimi ) Qëllimi i kryesor i këtij studimi është njohja e shkallës së përfshirjes së enteve publike dhe private në Edukimin mbi Zhvillimin dhe tematikat e përshirjes së tyre në kuadrin e proçesit të integrimit Europian ( dhe global ) të Shqipërisë. Në përfundim të të gjithë proçesit të analizimit të të dhënave është arritur në përfundimet në vijim: Nga 50 aktorë të përfshirë në këtë sondazh, OJF- të përbëjnë pjesën më të konsiderueshme të kampionit, konkretisht 78%, ndërsa përfaqësimi i institucioneve vendore dhe qëndrore është relativisht i ulët, 10% dhe 12%. Në vijim jepet paraqitja grafike e kampionit të përfshirë në studim:
40
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Numri relativisht i lartë i OJF-ve të përfshira në studim, krahasuar me institucionet vendore dhe qëndrore, dëshmon për forcim të rolit të shoqërisë civile në Shqipëri, ndërsa gadishmëria në plotësimin e pyetësorit nënkupton, ndër të tjera, synimin e këtyre organizmave për promovimin e vetvetes. Metodat që përdorin OJF- të për promovimin e veprimtarive të tyre janë të larmishme. Ndër më produktivet janë cilësuar, veprimtaritë në terren, fushatat sensibilizuese, seminaret dhe konferencat. Ndërsa panairet, veprimtaritë në shkolla apo biblioteka janë më pak të përdorura. Gjithashtu, nga anketimi rezulton se këta aktorë disponojnë profesionistë të fushave të ndryshme në stafin e tyre, të cilët janë shumë kompetent, në masën 48%, ndërsa 14% prej tyre theksojnë mungesën e figurave profesionale.
41
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Gjithsesi, megjithëse kanë një staf kompetent, janë të pakët në numër individët profesionistë në sektorin e EZHQ. Ata i nënshtrohen trajnimeve të vazhdueshme me fokus edukimin me synim aftësimin në këtë fushë, por numri i individëve që frekuenton aktivitete të tilla rezulton se është i ulët si pasojë e burimeve të pakta financiare. Karakteristikë e veprimtarive të OJF- ve është fakti se shumica e trajnimeve realizohen për stafin e organizatës dhe jo për publikun, apo për persona të tjerë të cilët mund të jenë të interesuar për t’u informuar apo trajnuar. Personi i kontaktit të Sue Ride Care, një qëndër që ofron kujdes shëndetësor falas ka pohuar se organizimi i trajnimeve në ambjentet shkollore është një ndër synimet e veprimtarisë së tyre, por për mungesë fondesh nuk është vënë në zbatim. Në jetën e përditëshme janë prezente raste në të cilat persona të specializuar në një fushë të caktuar punojnë në një tjetër sektor, apo raste kur persona jo profesionistë trajtohen si të tillë. Një pjesë e konsiderueshme e enteve publike dhe private, pohojnë se projektet mbi EZHQ janë aktivitetet kryesore të veprimtarisë së tyre, për pjesën më të madhe, në masën 44%. Por, pavarsisht këtij pohimi, shumica prej tyre pranojnë se nuk kanë një informacion konkret për këtë koncept, por të bazuara në përshkrimin e tij në skedën informuese, ata/o pohojnë se përgjithësisht aktivitetet e ndërrmarra prej tyre përputhen me këtë përshkrim.
42
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Gjithsesi përfundimet janë relative, ato ndryshojnë në varësi të tipologjisë së aktorëve të përfshirë në studim. OJF- të ndërrmarrin më shumë aktivitete me fokus edukimin dhe zhvillimin. Por fusha e veprimtarisë së tyre është e larmishme. Aktivitetet më të shpeshta që përputhen me fushën e veprimit të organizatave në fjalë janë; advokaci dhe lobim, ndërgjegjësim, informim dhe zhvillim social: këshillim, asistencë, mbrojtje të interesave të grupeve të cënuara socialisht në masën 46 %. Ndërsa aktivitete të tilla si: hartim, përpilim politikash në nivel qëndror dhe vendor; kërkime akademike, studime terreni, sondazhe empirike janë pjesë e veprimtarive së OJF – ve dhe institucioneve në një masë shumë të vogël, konkretisht 24% dhe 16%. Paraqitja grafike është si në vijim:
43
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pra, kjo përqindje tregon se kërkimet empirike përbëjnë një fushë ende të pazhvilluar mirë në vendin tonë, prandaj nevojitet më shumë investim dhe vëmendje në këtë sektor. Gjithashtu, lipset që paraprakisht të sensibilizohet opinioni publik për rëndësinë që ato kanë, në mënyrë që të fitojnë besimin e tij. Nëse besimi i individëve në studimet në terren rritet kjo mundëson pjesëmarrje më e madhe në këto sondazhe dhe tregon më shumë interes dhe seriozitet në përgjigje.
Përftuesit e aktiviteteve nga entet publike dhe private janë të ndryshëm. Por, nga të dhënat e përftuara rezulton se të rinjtë, të miturit, gratë dhe shoqëria civile janë përfituesit kryesor të veprimtarive së enteve publike dhe private që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë. Konkretisht, të rinjtë janë prioriteti i politikave që ndërrmerren , ndërkohë që grupe vulnerabël si, të sëmurët ( HIV/AIDS etj ) dhe të alkolizuarit rezulton se janë të përjashtuar nga vëmendja e shoqërisë civile dhe shtetit. Është e nevojshme ndërrmarrja e politikave që synojnë përfshirjen sociale te grupeve vulnerabël dhe të shmangin përjashtimin social.
Grafiku në vijim tregon përfituesit kryesorë të veprimtarive të enteve të përfshira në studim.
44
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pothuajse gjysma e OJF-ve kanë deklaruar se ndërrmarrin projekte në kuadër të EZHQ, dhe vetëm një pjesë e vogël prej tyre kanë pohuar se ndërrmarrin të tilla aktivitete në një masë relativisht të ulët. Institucionet qëndrore kanë deklaruar se vuajnë mungesën e aktiviteteve në kuadër të EZHQ si pasojë e investimeve të ulta në burime humane dhe financiare. Konkretisht në MASH, që është një ndër institucionet kyç të sistemit të edukimit, politikat në kuadër të EZHQ janë pjesë e veprimtarisë së këtij institucioni vetëm për një pjesë të vogël të aktiviteteve. Nevojitet që kjo situatë të ndryshojë për faktin se MASH është institucioni bazë i sistemit të edukimit, ky institucion duhet të investojë në sektorin e EZHQ dhe të ndërrmarrë veprime konkrete për promovimin e tij. E njëjta panoramë vlen dhe për Ministrinë e Financave e cila pohon se investimet për aktivitetet në kuadër të EZHQ janë të ulëta dhe se këto aktivitete janë pjesë e veprimtarisë së këtij organi vetëm për një pjesë të vogël. Edhe në institucionet vendore vihet re mungesë e theksuar e veprimtarive me fokus EZHQ.
45
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Një ndër objektivat e studimit ishte, njohja e shkallës së bashkëpunimit / koordinimit të enteve publike dhe private në kuadrin e EZHQ. Duke u nisur nga fakti se në studim i kushtohet vëmendje bashkëpunimit të organizmave në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, është hartuar pyetja se çfarë kuptohet më shprehjen “ të bësh grup” , e cila synon të testojë perceptimin e qytetarëve për këtë term. Në vijim është paraqitja grafike e përgjigjeve të marra nga anketimi për këtë pyetje.
46
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Duke j’u referuar paraqitjes grafike mundësohet interpretimi i tyre dhe rezultatet janë si në poshtë: “ Të bësh grup” nënkupton për shumicën e të anketuarëve një komunitet që mëson, ndan dhe transformohet si dhe ndarje idesh/interesash për një rezultat të vetëm me përfitim të shumëfishtë. Pra “ të bësh grup” nuk nënkupton vetëm të dalësh nga vetmia por është një proçes të mësuari, një bashkëpunim nga i cili përfitojnë të gjitha palët e përfshira në të. Por që bashkëpunimi të jetë produktiv nevojitet shumë investim, motivim, komunikim aktiv, përfshirje e të gjitha palëve në studim dhe marrje përsipër e përgjegjësive nga të gjitha palët pjesëmarrëse. Grafiku në vijim paraqet alternativat e përzgjedhura për pyetjen se cila vlersohet si pengesë bazë për bashkëpunimin në grup:
47
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Nga analiza e të dhënave rezulton se OJF-të kanë një bashkëpunim relativisht të mirë me organizmat me të njëjtën fushë veprimi, dhe se një pjesë e tyre aderojnë edhe në rrjete ndërkombëtare. Por ende vazhdon të ketë mungesë bashkëpunimi dhe koordinimi ndërmjet tyre dhe si limit më të rëndësishëm që pengon pjesëmarrjen e tyre në grup është përzgjedhur, ndër të tjera, alternativa e domosdoshmërisë së një niveli të madh investimi në burime humane dhe ekonomike (në masën 60%). Mungesa e bashkëpunimit në kuadër të politikave me fokus edukimin është një faktor pengues për realizimin e veprimtarive me fokus EZHQ. Gjithashtu faktor tjetër që pengon realizimin e të tilla aktiviteteve është cilësuar mungesa e mjeteve të informimit. Një tjetër objektiv në këtë studim është, njohja e rëndësisë / domosdosshmërisë së ndërrmarrjes së aktivitetetve të EZHQ në kuadrin e integrimit Europian/Global, dhe për realizimin e tij janë hartuar pyetjet përkatëse si në vijim: - A mendoni se projektet e Edukimit për zhvillimin janë të rëndësishme? Në bazë të përgjigjeve të marra rezulton se projektet me fokus EZHQ janë të rëndësishme, dhe në vijim jepet renditja e tyre sipas perceptimit të qytetarëve për rëndësinë që kanë këto aktivitete:
1. Po sepse kërkojnë të influencojnë politikat ekonomike, sociale, ambjentale dhe të drejtat e njeriut në mënyrë që të jenë më të drejta dhe të qëndrueshme ( 70% ). 2. Po sepse inkurajojnë pjesëmarrjen e plotë të të gjithë qytetarëve në luftën kundër varfërisë dhe kundër përjashtimit (60%) 3. Po sepse forcojnë shoqërinë civile ( 46%) 4. Po sepse sfidojnë padrejtësinë globale dhe varfërinë (32%) 5. Po sepse janë një detyrim politik dhe ligjor ( 24%) 6. Nuk mendoj se janë shumë të rëndësishme ( 6% ) 7. Nuk janë të rëndësishme ( 2%)
48
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Nga përzgjedhja e mësipërme rezulton se politikat në kuadër të EZHQ vlerësohen të rëndësishme për faktin se ato ndikojnë në politikat ekonomike, sociale, ambientale dhe të drejtat e njeriut në mënyrë që të jenë produktive dhe të ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë.
Hartimi dhe zbatimi i politikave të EZHQ parashtrohet si një domosdoshmëri sepse ato jo vetëm që inkurajojnë pjesëmarrjen e qytetarëve në luftën kundër varfërisë dhe përjshtimit social, por ndihmojnë në kuptimin e shkaqeve dhe pasojave të ndryshimeve globale. Janë të paktë individët të cilët i konsiderojnë politikat mbi edukimin një detyrim politik dhe ligjor, dhe më të paktë ata/o të cilët i mendojnë këto politika të parëndësishme, konkretisht 1 % e të anketuarëve.
49
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Gjithashtu të anketuarëve j’u është kërkuar të shprehin opinionin e tyre nëse janë dakort ose jo, me përkufizimet e Edukimit Global të parashtruara në pyetësor. Nga opinionet e marra rezulton se shumica e të anketuarëve është dakort me përkufizimet e dhëna, pjesa tjetër ka përzgjedhur alternativën shumë dakort ndërsa një pjesë shumë e vogël, ndoshta e papërfillshme nuk kanë dhënë opinionin e tyre ose kanë pohuar se nuk janë aspak dakort. Ata janë shprehur se janë dakort me përkufizimet në vijim : - Edukimi për qytetarinë globale promovon integrimin e dijeve dhe metodologjive për krijimin e njohurive të reja; i bën njerëzit protagonistë të pro//esit të tyre të rritjes dhe ndërgjegjësimit; lejon kuptimin dhe njohjen e lidhjeve që egzistojnë mbi probleme të rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar duhet të përballojë për një zhvillim human dhe të qëndrueshëm; vendos në kontakt vende dhe njerëz në mbarë botën për një të kuptuar reciprok dhe krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis tyre, dhe inkurajon të vepruarin si qytetarë në plan individual dhe kolektiv për të kryer ndryshime. Për të konkretizuar pohimet e mësipërme në vijim jepet paraqitja grafike e alternativave të përzgjedhura :
50
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pjesa më e madhe e të anketuarëve në masën 58 % janë dakort me pohimin se EG luan rol të rëndësishëm në integrimin e dijeve dhe kontribuon në krijimin e njohurive të reja. Zhvillimet më të fundit teknologjike, ndër të tjera përmendim internetin, kanë ndihmuar në shpërndarjen me shpejtësi të informacionit në mbarë botën.
EG i bën njerëzit protagonistë të rritjes dhe të ndërgjegjësimit sepse promovimi i përfshirjes sociale mundëson pjesëmarrje më të madhe në aktivitetet sociale dhe ndërgjegjësim për rolin që aktivitete të tilla kanë në zhvillimin e shoqërisë.
51
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Edukimi global kontribuon në kuptimin dhe njohjen e shkaqeve të problemeve me natyrë globale dhe ndihmon në ndërrmarrjen e veprimeve konkrete për përballimin e pasojave. Njohja e lidhjeve që egzistojnë ndërmjet aktorëve të ndryshëm në nivel ndërkombëtar ndihmon në kuptimin e natyrës së problemeve dhe influencon pjesëmarrjen në aktivitete që sjellin ndryshim.
52
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Të anketuarit pohojnë se vlersojnë pjesëmarrjen në veprime kolektive si një mundësi për të sjellë ndryshime në shoqëri, për t’a transformuar mjedisin në varësi të interesave dhe nevojave bazë. Por megjithëse është pranuar se janë dakort me pjesëmarrjen në veprimtari individuale dhe kolektive, rezulton se kjo pjesëmarrje është e ulët dhe akoma më e ulët është pjesëmarrja vullnetare në aktivitete të kësaj natyre.
53
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Të anketuarit kanë përzgjedhur në pjesën më të madhe alternativën dakort në masën 54% . Ata/o pohojnë se EG kontribuon në krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve ndërmjet vendeve të ndryshme, individëve, organizatave në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar. Pyetjes nëse është e rëndësishme krijimi i një rrjeti territorial i subjekteve që merren me EZHQ, të anketuarit kanë përzgjedhur si arsye bazë alternativën se ka formim të pakët të operatorëve EZHQ ( publikë dhe privatë) në masën 40 %.
54
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Gjithashtu, ata kanë deklaruar se ka mungesë instrumentash të njohjes reciproke ndërkohë që një pjesë relativisht e vogël, që përfshin 16 % të të anketuarëve janë shprehur se nuk kanë mendim, dhe si pasojë nuk janë në gjëndje të përcaktojnë nëse është i rëndësishëm një veprim i tillë apo jo. Në pyetësor janë hartuar pyetje të cilat synojnë mbledhjen e informacionit që mund të shërbejë si rekomandim për hartimin e politikave në kuadër të EZHQ. Konkretisht një ndër pyetjet është, se cila tematika mund të konsiderohen efikase në kuadër të zhvillimit të EZHQ. Nga të dhënat rezulton se aktivitetet social kulturore; informimi dhe sensibilizmi konsiderohen si aktivitetet më efikase që mund të përdoren për zhvillimin e EZHQ.
55
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Nga të anketuarit është vlersuar se për përmirësimin e aktiviteteve në kuadër të EZHQ në vendin tonë nevojiten; përmirësimi i integrimit dhe bashkëpunimit midis aktorëve që punojnë me EZHQ, mendim i përkrahur nga 54% e të anketuarëve dhe përmirësimi i sistemeve të komunikimit dhe informimit. Pra, si mundësi përmirësimi vlersohet bashkëpunim më i madh midis operatorëve që veprojnë në kuadër të EZHQ dhe përmirësimi i sistemit të informimit, sepse pa informimin e duhur aktivitetet mund të mos rezultojnë produktive.
56
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
IV.2 Identifikimi i variablave shtesë: Bazuar në faktin se, pyetësori i këtij studimi është një ndërthurje e pyetjeve të mbyllura dhe të hapura, këto të fundit servirin variabla shtesë të cilat nuk janë përfshirë në studim. Disa prej individëve të anketuar kanë ofruar të dhëna shtesë sepse nuk pozicionoheshin në alternativat e ofruara. Nga përpunimi i variablave vërehet promovim i OJF – ve në sektorin e trajtimeve terapeutike dhe fizioterapeutike, konkretisht në Shqipëri ushtron aktivitetin e saj një OJF e cila ka në fokus trajtimin paliativ të të sëmurëve terminal. Kjo organizatë ofron shërbime shëndetësore falas në shtëpitë e pacientëve terminal. Personi i kontaktit në këtë OJF – je ka deklaruar se organizata realizon konferenca, trajnime me fokus edukimin dhe zhvillimin, jo vetëm për stafin e saj por edhe për qytetarët e interesuar. Ata promovojnë shërbimet e tyre në panaire dhe synojnë ndërrmarrjen e aktiviteteve sensibilizuese edhe në shkolla. Kjo organizatë ka vizion të qartë rreth konceptit të edukimit për zhvillimin por mungesa e burimeve financiare pengon realizimin e plotë të të tilla aktiviteteve. Gjithashtu, ka organizata të cilat ndërrmarrin aktivitete sensibilizuese në kuadër të planifikimit familjar. Veprimtaria e të tilla organizatave ka si mjet bazë të promovimit fushatat sensibilizuese dhe veprimtarirë në terren. Një tjetër variabël shtesë rezulton se është promovimi i artit, konkretisht muzikës bashkëkohore dhe kjo organizatë ka në fokus realizimin e aktiviteteve kulturore për të rinjtë. Përbën interes për t’u cituar perceptimi i një qytetari për shprehjen “ të bësh grup”. Ai ka pohuar se: -“Të bësh grup domethënë të krijosh partneritet, të kesh interesa, ideale, qëllime të përbashkëta që pavarsisht se janë të konceptuara ndryshe, shërbejnë në interes të të tjerëve”. Pjesa tjetër e të anketuarve janë pozicionuar në alternativat e ofruara, në varësi të sferës së veprimit të aktorëve përkatës.
57
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Kreu V. Vlersimi i gjetjeve
V.1 Diskutimi dhe interpretimi i të dhënave. Gjetjet e studimit vlersohen duke j’u referuar studimeve të mëparshme të së njëjtës fushë, analizës së të dhënave dhe literaturës përkatëse që është shqyrtuar paraprakisht për studimin. Por, në rastin konkret mungesa e studimeve rreth EZHQ në terrenin shqiptar e ngushton hapsirën e vlersimit dhe gjykimit të gjetjeve. Vlerësimi i tyre është mundësuar duke j’u referuar literaturës, konkretisht krahasimit të eksperiencave me fokus EZHQ midis Shqipërisë dhe vendeve europiane. Nëse i referohemi “ Konsesusit Europian për Zhvillimin” në të theksohet se një ndër parimet/ mënyrat për promovimin e EZHQ është bashkëpunimi ndërmjet aktorëve që ndikojnë në edukim dhe zhvillim, të tillë si OJF-të, institucionet vendore dhe lokale, universitetet etj. Gjetjet e studimit kanë treguar se shkalla më e lartë e bashkëpunimit është midis OJF-ve ndërkohë që bashkëpunimi me institucionet është i ulët. Gjithashtu institucionet midis tyre apo drejtorive që kanë në varsi, karakterizohen nga mungesa e koordinimit të veprimtarive. OJF-të që veprojnë në Shqipëri kanë pohuar se kanë bashkëpunime jo vetëm në nivel rajonal por dhe me organizata në nivel ndërkombëtar por përgjithësisht nuk deklaronin emrat e bashkëpuntorëve. Në DE Watch Report rekomandohet se qytetarët europian do të arrijnë të kenë akses në EZH dhe mund të përfitojnë edukim cilësor, vetëm nëse institucionet përkatëse, konkretisht Ministritë e Edukimit do të koordinojnë veprimtaritë e tyre me aktorët përgjegjës për zhvillimin dhe me shoqërinë civile. Gjithashtu integrimi i EZHQ në kurrikulën shkollore kontribuon në promovimin e këtij koncepti (2010:3 ). Të dhënat e marra nga studimi tregojnë se realiteti shqiptar lë shumë për të dëshiruar në këtë aspekt. Në MASH, si institucioni bazë i edukimit, aktivitetet me fokus EZHQ përbejnë vetëm një pjesë të vogël të veprimtarisë së tij. Nevoja për më shumë burime financiare konsiderohet si pengesë bazë që cënon veprimtarinë e këtij institucioni. Lipset që ky institucion të hartojë
58
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
politika në kuadër të EZHQ, të përfshijë këtë koncept në kurrikul dhe të koordinojë aktivitetet jo vetëm me drejtoritë në varsi por me të gjithë aktorët që ndikojnë në proçesin e edukimit. Aktorët dhe praktikat me fokus EZHQ janë më të forta dhe më të qëndrueshme në shoqëritë në të cilat EZHQ perceptohet si pjesë e praktikave të mira demokratike në një botë globale dhe të ndërvarur (DE Watch Report, 2010: 3). Të dhënat e përftuara dhe jeta e përditshme tregojnë se Shqipëria ende nuk është në rrugën e duhur për arritjen e standarteve demokratike. Problemet në politikë, si rrjedhojë moskoordinimi ndërmjet aktorëve social dhe politik, ndër të tjera, pengon proçesin e implementimit të politikave në kuadër të EZHQ. Realizimi i punës në terren përkoi me periudhën e fushatës elektorale të zgjedhjeve vendore 2011 dhe kjo ishte një periudhë e pafavorshme pasi personat e kontaktuar pohonin se nuk kishin kohë për plotësimin e anketës pasi ishin të impenjuar me aktivitetet në kudër të fushatës elektorale. Por është për të ardhur keq që në Shqipëri reformat ndërrmerren më tepër për të përmbushur kriteret që caktohen nga ndërkombëtarët për integrimin në BE, dhe jo si iniciativë e shtetit për progres. Edukimi ka rol të rëndësishëm në ndryshimet individuale, çka e bën individin më aktiv dhe bashkëpunues në shoqëri, sepse ai dhe shoqëria krijojnë njëri-tjetrin (Zenelaga; 2010: 28). Prandaj nevojitet që ndryshimi të vijë nga individi, të brendësohet prej tij për t’u transmetuar më tej në komunitet dhe reformat të hartohen si domosdoshmëri për ndryshim dhe progres dhe jo si detyrim për t’u përmbushur me synim integrimin. Në pyetësor i është kushtuar vëmendje edhe vullnetarizmit, si një faktor thelbësor në proçesin e zhvillimit të shoqërisë. Vullnetarizmi është një dukuri sociale ndërvepruese që përfshin të gjitha grupet e shoqërisë dhe të gjitha aspektet e shoqërisë njerëzore ( Dervishi, 2005). Nga të dhënat e përftuara rezulton se, vullnetarizmi nuk spikat si karakteristikë e shoqërisë shqiptare, konkretisht të rinjve. Të anketuarëve, j’u kërkohej informacion mbi numrin e personave vullnetarë pranë organizatës së tyre, por nga përgjigjet e marra rezulton se pjesëmarrja vullnetare është e ulët. Kjo mungesë pjesëmarrje dëshmon për një qëndrim pasiv të rinisë shqiptare dhe jo vetëm, ndaj aktiviteteve vullnetare. Ky mosinteresim dëshmon se pjesëmarrja në veprimtari kolektive nuk vlersohet si faktor ndryshimi, por si humbje kohe dhe aspak produktive. Në bisedat e realizuara gjatë plotësimit të anketës, personat e kontaktuar pohonin se përgjithësisht studentët që shkonin pranë qëndrave të tyre në kuadrin e praktikës mësimore apo për përfitime të tjera, nuk tregonin
59
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
aspak interes për të përfituar njohuri dhe përfshirje në aktivitete, por i vetmi synim ishte marrja e vërtetimit se plani i praktikës ishte zbatuar. Kjo konfirmon pohimin e Dervishit: - “ Shqiptarët janë më pranë vullnetarizmit në mendësi sesa në praktikë ( 2005: 63 ) “. Ndërkohë që modelet e suksesshme të politikave në vendet europiane dëshmojnë për një nivel të lartë pjesëmarrje vullnetare. Qindra të rinj dhe individë të grupmoshave të ndryshme mblidhen së bashku për realizimin e veprimtarive kolektive nga të cilat përfiton e gjithë shoqëria. Krahas çështjeve të tjera që përfshin koncepti i EZHQ janë edhe problemet mjedisore. Projektet e EZHQ synojnë të ndikojnë në politikat e mjedisit por nga të dhënat rezulton se këto politika në Shqipëri nuk janë në fokus të veprimtarive të aktorëve të përfshirë në studim. Konkretisht 13% e aktorëve të anketuar kanë në fokus të veprimtarisë së tyre projektet për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit. Ministria e Mjedisit renditet ndër organet primare që mund të luajë rol qëndror në hartimin dhe zbatimin e strategjive për mjedisin me synim zhvillimin e qëndrueshëm. EZHQ ndihmon në hartimin e politikave mjedisore me synim përshtatjen ndaj ndryshimeve mjedisore dhe kontribuon në marrjen e masave paraprake për përballimin e katasrofave natyrore duke ofruar mundësinë e kuptimit të shkaqeve dhe pasojave për këto probleme.
V.2 Testimi i hipotezës. Në përfundim të proçesit të analizimit dhe vlersimit të të dhënave rezulton që hipoteza e hartuar në fillim të projektit vërtetohet. Investimet e pakta në burime humane dhe financiare ndikojnë në nivelin e ulët të bashkëpunimit midis aktorëve social dhe në realizimin e pakët të aktiviteteve me fokus EZHQ. Pjesa më e madhe e të anketuarëve, konkretisht 60% prej tyre kanë përzgjedhur si faktor kyç që pengon bashkëpunimin midis aktorëve social, nivelin e ulët të investimeve në burime humane dhe financiare. Duke u nisur nga fakti se studimi i referohej teorisë së ndërveprimit simbolik dhe përkrah ontologjinë e “ të bërit”, domethënë pranon se realiteti krijohet si rrjedhojë e ndërveprimit midis aktorëve social dhe aksionet individuale dhe në grup sjellin ndryshim, si pasojë rezulton se mungesa e bashkëpunimit ndikon në realizimin e pakët të aktiviteteve me fokus EZHQ. Vihet theksi në rolin që ka bashkëpunimi midis aktorëve social në fushën e
60
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
edukimit duke u bazuar në eksperiencat e vendeve të suksesshme, të cilat dëshmojnë se faktor bazë në zhvillimin e shpejtë është niveli i lartë i bashkëpunimit në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu mungesa e mjeteve të informimit është një tjetër faktor që pengon ndërrmarrjen e aktiviteteve në kuadër të EZHQ.
Kreu VI. Konkluzione dhe rekomandime
VI.1 Gjetjet e studimit Në përfundim të analizës së të dhënave të përftuara dhe shqyrtimit të literaturës përkatëse rezulton se koncepti i EZHQ në Shqipëri perceptohet në mënyra të ndryshme. Aktivitetet me fokus konkret promovimin e tij mungojnë pasi mungojnë jo vetëm operatorët e specializuar në këtë fushë por edhe burimet financiare që mundësojnë zbatimin në praktikë të politikave të EZHQ. Metodat dhe metodologjitë me të cilat operohet janë të ndryshme. Ato ndryshojnë jo vetëm në kohë, por edhe nga njëri institucion në tjetrin. Pavarsisht tentativave nga ana e OJF – ve për promovimin e tij, zhvillimi i EZHQ në Shqipëri nuk është në standartet e duhura. Institucionet qëndrore dhe vendore luajnë një rol relativisht të ulët në promovimin dhe implementimin e politikave me fokus zhvillimin e qëndrueshëm. Ndërkohë që OJF-të shihen si aktorët bazë që mundësojnë realizimin e aktiviteteve të edukimit në kuadër të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit. Gjithsesi nevojitet që roli i këtyre institucioneve të forcohet, zëri i tyre të dëgjohet dhe interesat që ato kanë të harmonizohen me interesat e palëve të tjera që ndikojnë në edukim dhe zhvillim. OJF-të kanë kryesisht bashkëpunime me organizata me të njëjtën fushë veprimi ndërkohë që bashkëpunimi me institucione qëndrore dhe vendore pothuajëse mungon. Nevojitet që këto institucione të ndërrmarrin aktivitete në mënyrë që të promovojnë vetveten dhe të tërheqin vëmendjen e donatorëve të huaj.
61
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Studimi dëshmon që pavarsisht faktit se EZHQ si koncept përfshihet në strategjitë kombëtare të edukimit dhe zhvillimit, ai është një koncept pothuajse i panjohur për shoqërinë shqiptare. Prandaj nevojitet që këto strategji të zbatohen në praktikë, të jenë të aksesueshme për të gjithë shoqërinë dhe të ndërrmerren veprimtari sensibilizuese për informimin e shoqërisë. Si pengesë kryesore e bashkëpunimit vlersohet mungesa në burime humane e financiare. Por, nga ana tjetër mungesa e bashkëpunimit sjell si pasojë realizimin e paktë të aktiviteteve me fokus EZHQ. Bashkëpunimi vlersohet si faktor ky// i ndryshimit, të punuarit në grup mundëson shkëmbimin e eksperiencave, marrjen përsipër të përgjegjësive dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve. Përfitues të projekteve dhe politikave duhet të jenë të gjitha grupet sociale pa përjashtim, vetëm në këtë mënyrë mund të luftohet përjashtimi social dhe të forcohet ndjenja e solidaritetit. Angazhimi në veprimtari kolektive dhe individuale rrit mundësitë për jetë aktive, për vet-realizim dhe inkurajon të menduarin kritik. Vullnetarizmi nuk duhet të egzistojë vetëm në mendësi por të zbatohet në praktik sepse ai ndihmon në forcimin e vlerës së solidaritetit, kontribuon në ndryshim dhe rrit shanset për bashkëpunim. Nga anketimi rezulton se mungesa e mjeteve të informimit pengon promovimin e koncepit të EZHQ dhe në të njëjtën kohë edhe ndërrmarrjen e veprimtarive që dëshmojnë për rëndësinë që ai ka në zhvillimin e shoqërisë. Prandaj, lipset që qytetarët të kenë akses në marrjen e të gjithë informacioneve për të cilat kanë nevojë . Të anketuarit mendojnë se rëndësia e aktiviteteve me fokus edukimin qëndron në faktin se veprimtari të tilla kërkojnë të influencojnë politikat ekonomike, sociale, ambjentale dhe të drejtat e njeriut në mënyrë që të jenë më të drejta dhe të qëndrueshme. Ky opinion mbizotëron në masën 70% të të anketuarëve. Nga të dhënat rezulton se aktivitetet socialkulturore; informimi dhe sensibilizmi konsiderohen si aktivitetet më efikase që mund të përdoren për zhvillimin e EZHQ.
62
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pra, si konkluzion në fund të këtij studimi, pohojmë se realiteti shqiptar dëshmon se njohuritë për EZHQ dhe aktivitetet që ndërrmerren në kuadër të tij janë të pakta ose ende jo mirë të konceptuara për zbatim.
63
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
VI.2 Çështje dhe barriera të hasura gjatë punës në terren. Sondazhi synonte testimin e njohurive dhe të perceptimeve të qytetarëve si përfaqësues të enteve publike dhe private, të cilat ushtrojnë aktivitetin, mbi çështje që lidhen me edukimin dhe zhvillimin, në qytete të ndryshme të Shqipërisë. Ndaj ishte e natyrshme që sondazhi të orientohej në një kampion sa më përfaqësues edhe nga pikëpamja e shtrirjes gjeografike, por puna në terren hasi barriera të cilat cënuan studimin. Këto vështirësi ndikuan në realizimin e sondazhit vetëm në nivel local, edhe si rrjedhojë e mungesës së burimeve financiare. Për realizimin e anketimit në terren u angazhuan tre palë pjesëmarrëse; SHGPS, 8 studente të Sociologjisë pranë FSHS në kuadrin e praktikës mësimore dhe prej meje në kuadrin e hartimit të mikrotezës. Pavarsisht bashkëpunimit tre palësh numri i pyetësoreve të plotësuar rezulton i ulët krahasuar me pritshmëritë. Studentet pjesëmarrëse në proçesin e anketimit hartuan në fund të këtij proçesi një relacion shoqërues, përmes të cilëve është marrë informacioni i nevojshëm në lidhje më mbarëvajtjen e anketimit. Pyetësori i hartuar ishte mesatar për nga vëllimi dhe problematika e informacionit që synonte të merrte, por pavarsisht përmbajtjes mesatare ai është cilësuar nga disa të anketuar si voluminoz dhe i lodhshëm. Në përfundim të të gjithë proçesit të anketimit rezulton se plotësimi i shumicës së pyetësorëve është mundësuar falë njohjeve personale / miqësore / familjare. Sondazhi është realizuar në ato institucione në të cilat anketueset kanë patur njohje personale, ndërsa në institucionet në të cilat s’kanë pasur njohje të tilla ato nuk janë pritur pothuajse nga askush. Mospritja është justifikuar në mënyra të ndryshme. Periudha e punës në terren korespondon me fundin e muajt prill dhe gjithë muajin maj. Por kjo periudhë në Shqipëri përkon me realizimin e fushatës elektorale dhe zgjedhjeve lokale, të cilat rezultuan të ishin një barrierë kyçe në proçesin e anketimit. Në institucionet qëndrore dhe ato vendore, ishte e vështirë të kontaktoje me personat përgjegjës në politikat e edukimit dhe të
64
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
zhvillimit. Këta individë e justifikonin mungesën e bashkëpunimit me faktin se është periudhë zgjedhjesh dhe nuk kanë kohë të mjaftueshme për t’u angazhuar në çështje të tjera, aq më tepër me plotësimin e pyetësorve të studentëve. Mjafton të përmendim si rast konkret Bashkinë e Tiranës. Pavarsisht përpjekjeve të shumta për kontaktimin e personit përgjegjës, takimi nuk u mundësua. Gjatë tentativave për takimin e personit në fjalë, në vijim u kërkua prej tij dërgimi i pyetësorit elekronikisht por megjithëse ai u dërgua në adresën e dhënë asnjëherë nuk erdhi përgjigjja e pritur. Ky rast, si dhe shumë të tillë, tregojnë se shërbimi në institucionet qëndrore dhe vendore në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. Pavarsisht përpjekjeve për përmirësimin e tij ka ende shumë punë për të bërë. Jo vetëm që mungon informacioni i duhur por edhe predispozita për dhënien e tij. Sportelet e informacionit janë thjesht formale, jo vetëm që askush nuk të jep informacionin e kërkuar, por edhe mënyra e komunikimit nuk është e duhura. Gjithsesi duhet pranuar edhe fakti se shpesh mungesa e komunikimit është si pasojë e keqkuptimit nga të dyja palët. Mund të ndodh që individët të cilët kërkojnë informacion përdorin gjuhën dhe mënyrën e gabuar, por kjo dëmton proçesin e komunikimit dhe pengon marrjen e informacionit të saktë. Potësimi i pyetësorëve nga SHGPS është mundësuar falë njohjeve personale. Pyetësorët janë plotësuar elektronikisht, duke marrë në konsideratë faktin se që personi i kontaktuar të gjente kohën e përshtatshme për plotësimin e tij pa penguar proçesin ditor të punës. Mënyra e plotësimit të pyetësorëve nga ana ime është e alternuar, bazuar në mundesitë për kontaktimin e personave të duhur. Në rastet kur ka ekzistuar mundësia e kontaktit pyetësori është plotësuar “ ballë për ballë” ndërsa pjesa tjetër elektronikisht. Ndërsa plotësimi i pyetësorëve nga ana e studenteve është realizuar “ballë për ballë”, ato kanë shkuar personalisht në institucionet që përzgjodhën si kampion. Problemi fillestar me të cilin janë ndeshur studentet ka qënë hezitimi për plotësimin e skemës informuese. Në disa raste ky seksion është cilësuar si i panevojshëm nga të anketuarit, por pas dhënies së shpjegimeve të nevojshme ky problem është kapërcyer. Një ndër problemet e hasura ishte vështirësia për të kuptuar pyetjet e bëra, veçanërisht kur të anketuarit nuk ishin kompetent në fushën e edukimit, kur ata nuk kishin informacion mbi konceptin që trajtohej në pyetësor. Në disa raste ka rezultuar se personat e kontaktuar nuk ishin profesionist në fushën në të cilën ata
65
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
ishin të punësuar, por ishin të specializuar në fusha të tjera dhe si pasojë nuk ishin në dijeni të politikave dhe zhvillimeve më të fundit mbi edukimin. Nga anketimi ka rezultuar se më tepër të interesuar për bashkëpunim kanë qënë OJF-të, por shpesh kjo gadishmëri ndikon në shkallën e çiltërsisë së përgjigjeve të marra. Megjithëse në bisedën paraprake pohohej se nuk kishin informacionin e mjaftueshëm rreth EZHQ, gjatë plotësimit të pyetësorit deklaronin se aktivitetet në kuadër të tij ishin pjesë e veprimtarisë së organizatës, pohim që kundërshtonte çfarë ishte theksuar në fillim. Kjo pohim kontradiktor lë hapësirë për të dyshuar në faktin nëse vërtetë këta aktorë ndërrmarrin veprime konkrete rreth EZHQ, apo e bëjnë këtë pohim për të promovuar vetveten. Ky dyshim është prezent sepse megjithëse roli i shoqërisë civile në Shqipëri është promovuar dhe janë marrë veprime konkrete për forcimin e saj, shoqëria shqiptare ende vazhdon të mos këtë informacionin e duhur rreth saj. Por një tjetër vështirësi ka qënë edhe ngurrimi për plotësimin e pyetësorit deri në fund nga ana e personave përgjegjës. Ata kanë tentuar t’i shmangen plotësimit duke bërë pohime të tilla si; pyetësori është shumë i gjatë, duhet shumë kohë dhe unë kam angazhime të tjera, disa pyetje nuk janë të nevojshme, nuk kanë informacionin e duhur për pyetje të caktuara etj.
VI.3 Rekomandime Në përfundim të këtij punimi renditen disa rekomandime të nevojshme për hartimin dhe implementimin e politikave në kuadër të EZHQ. 1. Krijimi i një rrjeti territorial të subjekteve që merren me EZHQ Nevojitet që këto subjekte të promovojnë aktivitetet e tyre për shoqërinë dhe t’a informojnë atë për rëndësinë e zhvillimit të EZHQ. Gjithashtu, qytetarët jo vetëm që kanë të drejtë të informohen për aktivitetet e EZHQ, por kanë edhe të drejtën e përfshirjes në realizimin e tyre. 2. Përmirësimi i mjeteve të komunikimit dhe informimit.
66
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Lipset që të gjitha institucionet shtetërore, private dhe organet e shoqërisë civile të përmirësojnë mjetet e komunikimit dhe të informimit. Investimi në sektorin e marrëdhënieve me publikun është një mënyrë efikse që ndihmon në përmirësimin e mëtëjshëm të sistemit të informimit. Gjithashtu, rekomandohen qëndrime transparente kundrejt publikut, jo vetëm në kuadrin e informimit të aktiviteteve që ndërrmerren, por edhe në aspektin financiar. Është pozitiv fakti që publiku të jetë në dijeni të burimeve financiare që shpenzohen për çdo aktivitet. 3. Më shumë formim. Nevojitet përgatitja e individëve të specializuar në fushën e EZHQ. Prania e ndividëve kompetentë dhe profesionistë në sektorin e EZHQ janë faktor pozitiv për zhvillimin e mëtejshëm të këtij koncepti. Gjithashtu, është e domosdoshme trajnimi i vazhdueshëm në detyrë, në mënyrë që ata të jenë koherent ndaj ndryshimeve shoqërore dhe të aftësohen për hartimin e politikave në kuadër EZHQ. 4. Të përmirësohet komunikimi dhe bashkëpunimi ndërmjet Ministrive të ndryshme të angazhuara në çështjet e zhvillimit dhe edukimit. Këtu përfshihen MASH, Ministria e Financës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Mjedisit. Lipset që këto institucione të koordinojnë veprimtaritë midis tyre, të bashkëpunojnë në përpilimin e politikave që kanë si prioritet zhvillimin e qëndrueshëm. 5. Të forcohet roli i shoqërisë civile. Lipset që të forcohet më shumë roli i shoqërisë civile, të promovohen çështjet që ato trajtojnë dhe të sigurohet një bashkëpunim në rang kombëtar dhe ndërkombëtar. Organet e shoqërisë civile duhet të bëjnë publike aktivitetet e tyre për shoqërinë në mënyrë që të fitojnë besimin e qytetarëve dhe të konsiderohen prej tyre si një ndër faktorët kyç që ndikojnë në progresin e shoqërisë. Rekomandohet bashkëpunimi me OJF–të ndërkombëtare në mënyrë që të ndajnë eksperiencat, të mësojnë prej modeleve më të sukseshme dhe të promovohen në rang botëror.
67
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
6. Koordinimi i veprimtarive midis enteve publike dhe private në kuadër të politikave të edukimit dhe zhvillimit. Konkretisht nevojitet më shumë bashkëpunim midis institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe organizmave ndërkombëtarë. Këta aktorë duhet t’i koordinojnë veprimtaritë e tyre në mënyrë që ato të jenë më produktive, të jenë të aksesueshme për shoqërinë dhe të tërheqin vëmendjen dhe interesin e donatorëve. 7. Përfshirja e konceptit të EZHQ dhe problematikave të tij në kurrikul. Lipset që EZHQ dhe çështjet që ai trajton të jenë pjesë e kurrikulave në çdo nivel të sistemit arsimor, veçanërisht në universitete. Këta të fundit duhet të shëndrrohen në qëndra të kërkimit shkencor dhe të promovojnë politikat e EZHQ. Tematika të tilla si edukim dhe qytetari aktive, ekonomi solidare, komunikim ndërkulturor, diversitet social janë të përshtatshme për t’u aplikuar në kuadër të EZHQ dhe për t’u trajtuar në auditoret akademike. 8. Nivel më i madh investimi në burime humane dhe ekonomike. Është e nevojshme një investim më i madh në burime humane dhe ekonomike. Prania e ekspertëve në fushat përkatëse dhe investime më të mëdha në sferën financiare luajnë rol vendimtar në zhvillimin e politikave në kuadër të EZHQ.
68
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Bibliografia:
-
Aftësia për të mësuar: Pasuria jonë e fshehur. Botuar nga komisioni gjerman i UNESCOs. Neuwied; Kriftel; Berlin: Luchterhand, 1997 Marrë nga http://www.dadalos.org/politik_alb/bildung/saeulen.htm (aksesuar 13/04/2011)
-
Byroja Ndërkombëtare e Edukimit UNESCO ( 2008) Mendimtarët për edukimin. Tiranë: Plejad.
-
Civici, A (2009) Globalizimi ….Ante portas. Tiranë: UET/PRESS.
-
Dervishi, Z (2005) Vullnetarizmi ind shumëfunksional i shoqërisë. Tiranë: Alb PAPER.
-
Dethilleul et al (2002) Shqipëria, probleme dhe sfidat në drejtimin e arsimit. Banka Botërore. Marrë nga http://www.see-educoop.net/education_in/pdf/oecd-review-alb-aln-t05.pdf ( aksesuar 16/04/2011)
-
Dewey, J. ( 2003) Shkolla dhe shoqëria. Tiranë: Plejad.
-
European Multi-Stakeholder Steering Group on Development Education (2010) European Development Education Monitoring Report “ DE Watch”. DEEP. Marrë nga http://www.coe.int/t/dg4/nscentre/ge/DE_Watch.pdf (aksesuar 3/05/2011)
-
Friedman, M. ( 2005) Kapitalizmi dhe liria. Tiranë: IPLS&DITA 2000
-
Giddens, A. ( 2004) Sociologjia. Tiranë: Çabej.
-
Gioda, P. Che cosa intendiamo quando parliamo di Educazione allo Sviluppo (EAS)? Marrë nga www.percorsidipace.net/.../Che+cosa+intendiamo+quando+parliamo+di+EAS(2).doc aksesuar 12/04/2011)
69
(
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
-
J. Goodman, D. dhe Ritzer, G. ( 2008) Teoria Sociologjike. Tiranë: Ufo Press.
-
MASH. (2009) Strategjia Kombëtare e Arsimit Parauniversitar 2009 – 2013. Tiranë: Marrë nga http://planipolis.iiep.unesco.org/upload/Albania/Albania-Strategy-Pre-university-20092013-alb.pdf (aksesuar 1/06/2011)
-
MASH. (2008) Strategjia Kombëtare për Arsimin e Lartë ( SKALA) 2008-2013. Tiranë: Marrë nga http://www.dsdc.gov.al/dsdc/pub/skala_121_07_2008_5_511_1.pdf (aksesuar 1/06/2011)
-
Onwuegbuzie, Anthony J.; Leech, Nancy L. (2003) On becoming a Pragmatic Researcher: The Importance of Combining Quantitative and Qualitative Research Methodologies. Biloxi Marrë nga http://www.eric.ed.gov/PDFS/ED482462.pdf (aksesuar 28/06/2011)
-
Ornstein, Allan C and Hunkins, Francis P (2003) Kurrikula: Bazat, Parimet dhe Problemet. Instituti i Studimeve Pedagogjike.
-
Poni, M. ( 2010 ) Teoria sociale e edukimit. Leksione mbi sociologjinë e edukimit Tiranë: Leksioni 8 (i papublikuar).
-
Qëndra Rajonale e Mjedisit. Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm. Dokumente Ndërkombëtare. ( Strategjia e UNECE për edukimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm) Shqipëri. Marrë nga http://albania.rec.org/Projects/Edukimi%20mjedisor/Edukimi_per_Zhvillimin_e_Qendru eshem.pdf (aksesuar 12/04/2011)
-
REPUBLIKA E SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE ( 2008) Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-201.Tiranë. Marrë nga http://www.dsdc.gov.al/dsdc/pub/skzhi_394_1.pdf ( aksesuar 20/05/2011)
-
Robson, C. ( 2004) Doing research in the real world. Oxford: Blackwell
-
The European Consensus on Development:the contribution of Development Education &Awareness Raising (22/11/2005). Marrë nga
70
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
http://www.coe.int/t/dg4/nscentre/ge/European_consensus-en.pdf (aksesuar 7/06/2011) -
-
Soges S.p.A ( 2010 ) Work in Progress: Interim report of the „Study on the experience and actions of the main European actors in the field of Development Education and awareness Raising [DEAR Study] Marrë nga https://webgate.ec.europa.eu/fpfis/.../DEAR_Interim_report_text_2010.pdf (aksesuar 3/05/2011) Sokoli, L ( 2009) Metodat e kërkimit në shkencat sociale Tiranë: Instituti i Sociologjisë. Zenelaga, B ( 2010) Shqiptarët që studiojnë në vendet e Europës Perëndimore – Faktor Real i Transformimeve Sociale. Studime Sociale, Vol. 4, Nr. 1, f 28
71
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
SHTOJCA
1. Fjalor: I.
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm zhvillon dhe forcon kapacitetet e individёve, tё grupeve, tё komunitetetit, organizatave dhe vendeve pёr tё gjykuar dhe bёrё zgjedhje nё dobi tё zhvillimit tё qёndrueshёm. Edukimi ёshtё njё kusht paraprak pёr arritjen e zhvillimit tё qёndrueshёm dhe njё mjet kryesor pёr njё qeverisje tё mirё, informimim rreth vendimmarrjes dhe mbёshtetjen e demokracisё.
II.
Zhvillim i qëndrueshëm nënkupton për shqiptarët: Një vend me nivel të lartë jetese, të integruar në strukturat europiane dhe euro-atlantike, demokratik dhe garant të lirive e të drejtave themelore të njeriut.
III.
Integrimi në BE. Më 12 qershor 2006 në Luksemburg, Shqipëria nënshkroi, Marrëveshjen e Stabilizim–Asociimit dhe Marrëveshjen e Përkohshme me Bashkimin Europian. Më 1 dhjetor 2006 ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Përkohshme për tregtinë dhe çështjet e lidhura me të. Sipas Komisionit Europian, zbatimi i Marrëveshjes së Përkohshme ka qenë i suksesshëm. Qeveria Shqiptare ka hartuar dhe po vë në jetë Planin Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit si instrumenti kryesor monitorues i reformave politike, ekonomike, ligjore e institucionale dhe që konsiderohet pjesë integrale e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim.
IV.
Globalizimi, në thelb është zhvillimi i ekonomisë së dijes dhe i administrimit të njohurive. Globalizim, i parë në tërsinë e tij nënkupton zhvillimin e lidhjeve dhe të marrëdhënieve të ndërsjellta ndërmjet njerëzve, ideve dhe informacionit, aktiviteteve ekonomiko-financiare e tregtare, atyre politike e kulturore në shkallë planetare.
72
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
2. Pyetësori
PYETËSOR MBI AKTIVITETET E EDUKIMIT PËR ZHVILLIM. Të nderuara OJF/ institucione vendore dhe qëndrore/ universitete në mbarë vendin. Po j’u prezantojmë një pyetësor i cili i drejtohet OJF – ve, institucioneve vendore dhe qëndrore si dhe Universiteteve me qëllim realizimin e një studimi vlerësues në lidhje me Edukimin mbi zhvillimin ( EZH) , vlerësimin e projekteve, aktiviteteve, organizatave të cilat janë të përfshira në këtë proçes. Në vijim synojmë të krijojmë një diversitet pikëpamjesh, realitetesh, problemesh dhe burimesh të munguara. Kjo do të shënojë pikën e fillimit për krijimin e një harte realiste dhe koherente me karakteristikat e terrenit shqiptar në lidhje me këtë ceshtje. Edukimi mbi zhvillimin përfshin të gjitha aktivitetet që lidhen me proçeset aktive të të mësuarit të bazuara në vlerat e solidaritetit, barazisë, gjithëpërfshirjes dhe bashkëpunimit. Gjithashtu edukimi mbi zhvillimin inkurajon pjesëmarrjen e të gjithë qytetarëve në luftën kundër varfërisë e përjashtimit social. Edukimi mbi zhvillimin kërkon të influencojë politikat ekonomike, sociale, ambientale për të qënë të drejta dhe të qëndrueshme. Qëllimi kryesor i këtij studimi është: Njohja e shkallës së përfshirjes së enteve publike dhe private në Edukimin mbi Zhvillimin dhe tematikat e përfshirjes së tyre në kuadrin e proçesit të integrimit Evropian të Shqipërisë. Në vazhdim j’u ftojmë të plotësoni pyetësorin duke na ofruar të dhënat që ju zotëroni të cilat mund të na ndihmojnë në realizimin e këtij studimi në mënyrën më të mirë të mundshme. Do të jetë detyra jonë komunikimi i rezultateve të pyetësorit dhe vlerësimi i treguesve që mund të zhvillohen për të përmirësuar projektet, aktivitetet dhe nevojat formative në kuadër të Edukimit mbi Zhvillimin.
73
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Ju falenderojmë paraprakisht për bashkëpunimin tuaj dhe kohën që do i kushtoni këtij kërkimi. Seksioni I : Skeda informuese Seksioni i pyetësorit në të cilin do të plotësohen të dhënat e organizatës dhe pikat e kontaktit: Fokusi i punes së Organizatës / Institucionit: _______________________________________ Përfaqësuesi Zyrtar: …………………………………………………. Akronimi i emrit të organizatës ( nëse egziston):
Siti ëeb: ____________________________ Adresa e-mail e organizatës:___________________ Telefon dhe fax i organizatës: __________________________ Personi i kontaktit përgjegjës për plotësimin e pyetësorit:______________ Tel e fax i personit të kontaktit:_____________________________________ Adresa e-mail e personit të kontaktit: ____________ Adresa postare: _____________________________________________ Prej
sa
kohësh
jeni
aktiv
në
organizatën/qëndrën/institucionin
ku
punoni?____________
A është organizata juaj e regjistruar në gjykatën e Tiranës? (vetëm për OJF-të)
74
ju
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Po Jo
Periudha e krijimit të organizatës: ............................................................................ Numri i anëtarëve të organizatës: ........................................................................... Tregoni numrin e anëtarëve përfshirë vullnetarë (aktualisht kontribues në organizatë).
Cili
nga
aktivitetet
e
mëposhtme
përputhet
me
fushën
e
veprimit
të
organizatës/institucionit tuaj?
Advokaci dhe Lobim, ndërgjegjësim, informim Projekte dhe trajnime kualifikuese për ruajtjen dhe zhvillimin e ambientit në nivel lokal e rajonal Fuqizimi i autoriteteve lokale për zhvillimin urban dhe rural në plan gjithëpërfshirës – Kohezioni social Punësim dhe kualifikim të rinjësh në profesione të ndryshme Aktivitete humanitare e bamirësie Zhvillim social: këshillim, asistënce, mbrojtje e interesave të grupevë socialisht Shëndeti, higjena. HIV-AIDS Hartim, përpilim politikash në nivel qëndror dhe vendor Kërkime akademike, studime terreni, sondazhe empirike Aktivitete të tjera (specifikoni)....................................................................
75
të cënuara
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Në cfarë tipologjie juridike klasifikohet organizata/institucioni juaj? ___________________________________________________
Në cilën nga këto kategori klasifikohet personeli aktiv i organizatës tuaj? Lutemi që përgjigjet t’ju referohen personave aktivë në organizatë. Personel me kontratë pune të pacaktuar Personel me kontratë pune të caktuar (me afat konkret) Personel me kontratë pune të pjesshme Stazhierë/vullnetarë Konsulentë me honorare Tjetër:........................................................................................
Seksioni II – Aktivitete të Edukimit mbi Zhvillimin (EZH). Edukimi mbi zhvillimin ka si qëllim një të mësuar global në një botë universalisht më të qëndrueshme: Koncepti i Edukimi mbi zhvillimin (EZH) ka marrë kuptime të ndryshme me kalimin e kohës në konceptin e ndryshimit të zhvillimit dhe të qëllimit të bashkëpunimit në nivel ndërkombëtar. Edhe sot, në vende të ndryshme, EZH është e ndryshme në temat, metodologjitë me të cilat operohet. Ky seksion përbëhet nga një seri pyetjesh që lidhen me aktivitetet e Edukimit mbi Zhvillimin dhe ka si objektiv realizimin e një harte të aktiviteteve të tilla.
76
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
1. Cili është sektori në të cilin jeni më shumë të angazhuar me projektet/programet tuaja aktive? ________________________________________________________________
2. Tregoni përfituesit kryesorë të projekteve tuaja: ( mund të bëhen deri në 3 zgjedhje ). Të miturit Personat me aftësi të kufizuara Të rinjtë Gratë Emigrantët/Imigrantët Të sëmurët (HIV AIDS, etj) Të alkolizuarit/ të droguarit Administrata shtetërore (qëndrore/lokale) Media Shoqëria Civile Tjetër…………………………………..
3. Aktivitetet e promovimit dhe sensibilizimit të projekteve/programeve tuaja janë realizuar nëpërmjet: TV/radio/gazeta Email/ ëeb Publikime specifike Fushata sensibilizuese Rrjete sociale Evente specifike ( Konferenca, panaire, seminare, ëorkshope, tryeza të rrumbullakëta, simpoziume etj)
77
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Tjetër_________________________
4. Sa dakort jeni me përkufizimet e mëposhtme?
Shumë
dakort
opinion
Dakort
Aspak
dakort
Pa
Edukimi për qytetarinë globale i bën njerëzit protagonistë të procesit të tyre
të rritjes dhe ndërgjegjësimit.
Shumë dakort
Dakort
Aspak dakort
Pa opinion
Edukimi për qytetarinë globale promovon integrimin e dijeve dhe metodologjive për krijimin e njohurive të reja.
Shumë dakort
Dakort
Aspak dakort
Pa opinion
Edukimi për qytetarinë globale lejon kuptimin dhe njohjen e lidhjeve që egzistojnë mbi probleme të rëndësishme që komuniteti ndërkombëtar duhet të përballojë për një zhvillim human dhe të qëndrueshëm.
Shumë dakort
Dakort
Aspak dakort
Pa opinion
Edukimi për qytetarinë globale vendos në kontakt vende dhe njerëz në mbarë botën për një të kuptuar reciprok dhe krijimin e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve midis tyre.
78
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
Shumë dakort
Dakort
Aspak dakort
2011
Pa opinion
Edukimi për qytetarinë globale inkurajon të vepruarin si qytetarë në plan individual dhe kolektiv për të kryer ndryshime.
5. Sa persona në organizatën/qendrën/institucionin tuaj ndjekin aktivitete në lidhje me Edukimin mbi zhvillimin në mënyrë të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë? Referojuni personelit aktiv në 2011. Mund te jepet më shumë se një përgjigje. ………………………………………………………………………………
6. Projektet që lidhen me edukimim mbi zhvillimin janë aktivitetet kryesore të organizatës/shoqatës/qëndrës/ institucionit tuaj ? Po në mënyrë të plotë Për pjesën më të madhe të aktiviteteve Për gjysmën e aktiviteteve Vetëm për një pjesë të vogël. Aspak
7. Cfarë lloj instrumentash dhe veprimtarish përdor organizata juaj për projektet EZHQ? Specifikoni jo më shumë sesa 3 alternativa. Kite didaktike (materiale e manuale, etj.) Binjakëzime ndërmjet shkollave Laboratore ndëraktivë Fushata sensibilizuese Kurse formuese për mësues
79
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Konkurse Veprimtari në terren Ndërhyrje në shkolla Këshillime për mësues Konferenca/ seminare Iniciativa kulturore Biblioteka të specializuara Panair Tjetër:............................
8. Cilat nga aktivitetet e mëposhtme do të mendonit ju që do të ishin më efikasë në ndërhyrjet në komunitet dhe në dobi të projekteve të edukimit mbi zhvillimin? Specifikoni jo më shumë sesa 3 alternativa. Formim/ proçes edukativ/ Kërkim empirik/ shkencor Ndërmjetësim Proçese edukative Asistencë, mbështetje/ndihmë materiale Aktivitete social-kulturore Sensibilizim, informacion Këshillime, shërbime (shkolla etj.) T j e t ë r : ______________________
9. Cilat nga tematikat e mëposhtme do të ishin më të përshtatshme për t’u aplikuar nga organizata/shoqata/qëndra/institucioni juaj për të dhënë kontribut për projekte që lidhen me edukimin mbi zhvillimin? Specifikoni jo më shumë se 3 alternativa. Edukim dhe qytetari aktive
80
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Të mira të përbashkëta Drejtësi Komunikim ndërkulturor, diversitet social Të drejtat njerëzore Integrimi Edukim global Paqja Ekonomi solidare Tjetër......................................................
10. Mendoni se projektet e Edukimit për zhvillimin janë të rëndësishme? Specifikoni jo më shumë sesa 3 alternativa Po sepse inkurajojnë pjesëmarrjen e plotë të gjithë qytetarëve në luftën kundër varfërisë dhe kundër përjashtimit Po sepse kërkojnë të influencojnë politikat ekonomike, sociale, ambjentale dhe të drejtat e njeriut në mënyrë që të jenë më të drejta dhe të qëndrueshme. Po sepse sfidojnë padrejtësinë globale dhe varfërinë. Po sepse forcojnë shoqërinë civile Po sepse janë një detyrim politik dhe ligjor Nuk mendoj se janë shumë të rëndësishme Nuk janë të rëndësishme Tjetër...............................................................
11. Autoritetet profesionale në ambjentin tuaj janë të mjaftueshëm për tu dhënë përgjigjen e duhur kërkesave për sensibilizim në lidhje me tematikat EaS?
Jo, mungojnë figurat profesionale Po ka disponibilitet të figurave profesionale po në fusha të njëjta.
81
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Po ka disponibilitet dhe profesionistë të fushave të ndryshme, por janë jo kompetentë. Po ka disponibilitet dhe profesionistë të fushave të ndryshme dhe janë shumë kompetentë. Tjetër.................................
12. Sipas jush cfarë duhet bërë për të përmirësuar aktivitetet që lidhen me Edukimin mbi zhvillimin në vendin tonë?
Më shumë formim Përmirësimi i sistemeve të komunikimit dhe informimit Përmirësimi i integrimit dhe bashkëpunimit midis aktorëve që punojnë me EZHQ Rritje te nr. të aktorëve pjesëmarrës në interpretimin e këtyre aktiviteteve. Tjetër: ..................................................
13. Sipas jush c’kuptohet me shprehjen "të bësh grup"? Specifikoni jo më shumë sesa 3 alternativa Shuma e disa subjekteve Të dalësh nga vetmia Një mjet ruajtjeje dhe pasurimi idesh Një komunitet që mëson, ndan dhe transformohet. Të ndarët e instrumentave të punës, objektivave dhe rezultateve Ndarje idesh dhe interesash për një rezultat të vetëm me përfitim të shumëfishtë Një proçes i të mësuarit Prodhimi i një vlere të shtuar Të ndarët e një objektivi të njëjtë nëpërmjet veprimit dhe kërkimit Tjetër:_________________________________________
82
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
14. Sipas jush cfarë është e rëndësishme kur punohet në grup? Specifikoni jo më shumë sesa 5 alternativa Mirënjohje reciproke Kujdes për marrëdhëniet Interesi për përfitimin përfundimtar Gadishmëri Dëgjim dhe përballje Investime të duhura emotive, kohore dhe financiare Konsesus, seminare dhe dokumente programuese Besim Sjellje vetë kritike Përpjekje për të ndarë Motivim Përpjekje për të mësuar së bashku Prezenca e akordeve, seminareve dhe dokumenteve programuese Kujdes për dimensionin organizativ ( koordinim, ndërmjetësim, formim, vlerësim, komunikim) Predispozitë për dialog dhe konfront Komunikim aktiv Marrje përsipër e përgjegjësive Përfshirje e të gjithë subjekteve të grupit Investim afektiv Tjetër_____________________________
83
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
15. Sipas jush pse është e rëndësishme të bësh pjesë në një grup?
Për të realizuar aktivitete me mbështetjen dhe ndihmën e organizatave/enteve të tjera të të njëjtit ambient. Për të kryer një punë më komplete, unike dhe të pranuar në territor. Për të krijuar një linjë të përbashkët që bëhet një model për të tjerët. Për të bashkuar dhe pasuruar eksperiencën dhe burimet vetjake. Për një koordinim, komunikim dhe formim më të mirë në aktivitetet e përbashkëta. Tjetër:____________________________________________
16. Cilat janë limitet më të rëndësishme që pengojnë pjesëmarrjen e organizatës tuaj në një grup?
Domosdoshmëria e një niveli të madh investimi në burime humane dhe ekonomike Konflikt ndaj vizioneve dhe interesave të projekteve të tjera. Dinamika pushteti dhe konkurenca në aksesin ndaj burimeve Bindje të nënkuptuara dhe të thella për “ t’ja dalë mbanë vetë”. Tjetër:_____________________________________________
17. Organizata/qendra/institucioni/shoqata juaj aderon në rrjete kombetare dhe/ose ndërkombëtare?
Po Jo
84
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Në proces Tjetër: Nëse po në cilat: ...................................................................................................................
18. Organizata/qëndra/ shoqata/ institucioni juaj punon në bashkëpunim me organizata të tjera të territorit? Zgjidhni jo më shumë sesa 2 alternativa. Po me organizata/institucione që kanë të njëjtin fokus veprimi. Po me organizata/ institucione që kanë të tjera fokuse veprimi. Po me organizata/institucione që janë të nevojshme për grupin e përfituesve të projekteve tona. Jo akoma, po do të na pëlqente Jo nuk na intereson Tjetër:__________________________________________
19. Sipas jush është e rëndësishme krijimi i një rrjeti territorial i subjekteve që merren me EaS? Specifikoni jo më shumë sesa 2 opsione. Po sepse ka mungesë instrumentash të njohjes reciproke. Po sepse ka mungesë koordinimi. Po sepse ka impakt të dobët në territor dhe përfituesit e aktiviteteve. Po sepse ka pushtet të pakët kontraktual ( vështirësi në financime dhe vizibilitet të pakët) Po sepse ka formim të pakët të operatorëve EZHQ ( publikë dhe privatë) Jo nuk është e rëndësishme
85
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Ndoshta, pa mendim Tjetër:___________________________________________
Faleminderit per bashkëpunimin.
Vendi, data dhe nënshkrimi (nëse pyetësori është plotësuar on- line mjafton emri dhe mbiemri).............................................................................................................
86
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
3. Tabela e 50 pyetesorëve të plotësuar në studim.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15
Tipologjia e organizatës OJF OJF OJF OJF OJF OJF OJF OJF Qëndër Qëndër Qëndër Qëndër Person Juridik Person Juridik Person Juridik
16 Person Juridik 17 Shoqatë 18 Net - ëork
SHGPS Akronimi i organizatës SAGPS KSHRD GKE FGE Refleksione UG BKTF Forumi rajonal i OJQ-ve QPS Vatra A-V QAGjZh TLAS Gruaja tek gruaja SMR SOS, Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri RSL Jona ACA/AFS
Vendndodhja Durrës Durrës Durrës Elbasan Tiranë Tiranë Tiranë Krujë Vlorë Peshkopi Tiranë Tiranë Tiranë Gjirokastër Shkodër Kukës Sarandë Tiranë
IRMA
19 20 21 22 24 24 25 26
OJF OJF OJF OJF OJF OJF OJF Qëndër
FBSH-D SHKSH Shtëpia të moshuarëve NDGSH Sue Ryder Care Jeta ime Kryqi i Kuq Shqiptar Këtu ka art
87
Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Fier Durrës Tiranë
2011
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
27 28 29 30 31
Qëndër Institucion qëndror Institucion qëndror Institucion qëndror Institucion qëndror
32 Institucion qëndror
33 Institucion i sigurisë së lartë
Q.P.D.K MASH MF MOI ( MB) ASP (Drejtoria e përgjithshme e policisë së shtetit) DRFPP4 ( Ministria e Punës, çështjeve sociale dhe Shanseve të Barabarta) Q.K.P.V.T
4. 34 35 36 37
OJF OJF OJF OJF
38 39 40 41 42 43 44
OJF OJF Qëndër Qëndër Qëndër Qëndër Universitet
45 Institucion vendor 46 Institucion vendor 47 Institucion vendor 48 Institucion vendor 49 Institucion vendor arsimor 50 Institucion vendor arsimor
Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë
Tiranë
Tiranë
STUDENTE TË SOCIOLOGJISË PVN SHKEJ IZHA Qëndër rezidenciale përkujdesi Zemra e nënës OP AKSES Dora e ngrohtë Q.ZH.P CICA Fakulteti i Gjeologjisë dhe Minierave Bashkia Fier Bashki, Sektori i përkujdesit shoqëror Bashki Prefekturë DAR
Durrës Lezhë Fier
DAR
Lezhë
88
Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Tiranë Fier Lezhë
2011
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Pyetja 6: Projektet që lidhen me edukimim mbi zhvillimin janë aktivitetet kryesore të organizatës/shoqatës/qendrës/ institucionit tuaj?
OJF Po në mënyrë të plotë Për pjesën më të madhe të aktiviteteve Për gjysmën e aktiviteteve Vetëm për një pjesë të vogël Aspak Paraqitja tabelare:
INSTITUCIONE QËNDRORE
INSTITUCIONE VENDORE
9 20
1
1 2
1
1
8
3
3
1
Paraqitja grafike:
89
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Raporti i studenteve për punën në terren. Raport paraprak i punës në terren mbi studimin me temë, Aktivitetet e edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm”. Në kuadër të praktikës mësimore u angazhuam në studimin që realizohej në kudër të Edukimit për zhvillimin e qëndrueshëm. Puna praktike konsistonte në plotësimin e pyetësorëve të këtij studimi në terren. Ky projekt-raport përfundimtar paraprak përmban tendencat e përgjithshme që rezultojnë nga përgjigjet e marra pranë OJF-ve (organizata joqeveritare) dhe institucioneve të cilët u treguan të gatshëm për plotësimin e anketës. Gjatë realizimit të punës në terren evidentuam disa pengesa dhe variabla shtesëtë cilat do të trajtohen
në vijim. Gjatë anketimit disa prej të anketuarëve nuk e gjenin veten brenda
alternativave të dhëna duke na ofruar variabla shtesë që konsistonin në zgjerimin e njohurive në trajtimin e çeshtjes specifike. Këto variabla ofrojnë si alternativë të veprimtarisë së fushës së veprimit
promovimin e
aktiviteteve të tilla si; trajnim terapeutik, fizioterapeutik, edukim dhe trajnim në lidhje me planifikimin familjar si dhe prezantimin e ligjit për diskriminimin . Një tjetër variabël shtesë që është evidentuar është ndërrmarrja e aktiviteteve me synim promovimin e veprimtarisë së OJQ- ve për përthithjen e investimeve nga donatorët e huaj. Interes paraqet një nga përgjigjet e të intervistuarve pyetjes që trajton konceptin e “të bërit grup”. I anketuari e perceptonte të bërit grup sin ë vijim:- “ Të bësh grup domethënë të krijosh partneritet , të kesh interesa, ideale, qëllime të përbashkëta që pavarsisht se janë të konceptuara ndryshe, shërbejnë në interes të të tjerëve”. Tendenca dhe prirja që ka rënë në sy që në fillim të plotësimit të pyetësorve është ngurrimi për të na u përgjigjur me përpikmëri në skedën informuese e cila përmbante të dhënat personale të
90
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
përfaqësuesit duke dyshuar kështu në konfidencialitetin e pyetësorit. Gjithashtu refuzohej plotësimi i pyetësorit me pretekstin e angazhimit në fushatë elektorale. Duke qenë se plotësimi i pyetësorve është realizuar në institucione shtetërore rezulton që pyetësori është realizuar pranë digastereve që janë të regjistruar. Për sa i përket kontratës së punësimit rezulton se shumica e personelit të jetë me kontratë punë të caktuar . Në shumicën e institucioneve ku kemi realizuar punën ka rezultuar se ndaj sektorit social tregohet më shumë interes dhe grupi i cili përfiton më tepër vëmendje janë fëmijët. Në pyetësor të intervistuarve j’u kërkohej të rendisnin sipas prioritetit fokusin e punës së tyre dhe sipas kësaj renditjeje rezulton që fëmijët kanë maksimumin e vëmendjes duke vijuar më pas me të rinjtë. Për sa i përket pyetjes në të cilën kërkohej që të shprehnin mendimin se sa dakort ishin me disa nga pohimet e përfshira në lidhje me dhënien e opinionit të tyre se si ato e perceptonin tematikën e edukimit për qytetarinë globale rezulton që përgjigja masive të jetë dakort duke na lënë të kuptojmë se ata nuk kanë një mendim objektiv dhe të mirë bazuar në lidhje me këtë temë. Duke marrë parasysh dhe rrethanat e ndodhjes së proçesit rezulton që përgjigja të jetë subjektive. Një aspekt tjetër që rezulton të jetë problematik dhe shqetësues në fokusin dhe punën e institucioneve është domosdoshmëria më e madhe e investimeve dhe burimeve në realizimin e objektivave të tyre. Kjo gjë na lë të kuptojmë se investimet në drejtim të sektorit të edukimit lënë për të dëshiruar. Pothuajse në të gjithë pyetësorët kemi marrë përgjigje se institucionet dhe organizatat aderonin në rrjete ndërkombëtare por në shumicën e tyre nuk na janë përmendur emra konkretë të bashkëpunëtorëve. Përgjithësisht këto ishin disa prej elementeve problematikë që spikatën gjatë punës studimore. I gjithë projekt raporti i përgatitur është një produkt që rezulton nga puna kërkimore individuale e anëtarëve të grupit nëpër institucionet përkatëse. Variablat e sipërpërmendur konkludojnë si një fakt i përgjithësuar çka do të thotë që këto elemente shihen si tendencë në vijueshmëri. Kjo ishte në vija të përgjithshme panorama e punës studimore. Shpresojmë që puna jonë të shërbejë si një kontribut i vlefshëm në atashimin e proçesit përfundimtar të konkludimit të rezultatit përfundimtar të studimit të ndërrmarrë. Punoi : Lisena Cali, Olta Dushi, Valbona Tota, Matilda Hazizi, Luarjana Kuka.
91
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Capacity Statement Association for Women with Social Problems (AWSP) is an Albanian organization established in 1999 with a mission to protect women’ rights; encourage female participation in political and public life, and develop alternative opportunities to enhance their status in the community. For nearly a decade the Association for Women with Social Problems has been serving to Durres community by providing social services to vulnerable groups and empowering Albanian families by addressing poverty, domestic violence and gender equality. The Association connects the community to psycho-social, career services, legal, medical, and works to ensure every citizen can live in safety and with dignity. AWSP was created on the period of Kosova crises. Seeing that many of the problems of the Kosovar women who emigrated after the war were similar to the problems of many women living in Durres, a group of well educated women of the city formed the Association. Due to women needs of that period, the Association focus was psycho-emotional, physical and legal support, providing services lacking from other associations that worked in these fields. Gradually, the Association has added additional dimensions to its continuing work including sociopolitical and economic development. Domestic violence response and mitigation has been a focus for many years along with disparate treatment of women in Albania and child protection. Community mobilization, awareness raising campaign, and lobbing and advocacy initiatives in regard to socio-economic status of different communities around Durres region are yet other active areas where AWSP operates strongly. Association for Women with Social Problems serves to Durres community in these areas: ♦ ♦ ♦ ♦ ♦
Community services Gender equality issues Domestic violence Women in decision making process Community development through mobilization to advocacy issues and education process
92
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Since the fall of communism this region has grown dramatically due to the influx of internally displaced persons (IDP’s), such as refugees and rural migrants who swelled settlements surrounding the city and overtaxed local social services. Illegal settlements and areas of extreme poverty continue to encircle Durres city where sanitation is poor, unemployment is high and social-economic problems remain rampant. Judicial, psycho-social, and vocational training programs of WASP provide services to Durres region communities, to help them improve their quality of life. They assess women’ needs, tailor different services in accordance to their priorities, and help women to obtain them.
These services are divided in five sections, respectively: ♦ Social services (offers psycho-social services to women with a diversity of problems, such as divorced, widowed, violated, trafficked, unemployed or emotional disabilities); ♦ Judicial services (offers legal services to women under difficult circumstances and with no financial incomes to prepare documents for their children registration, profiting economic and retiring aid, divorce procedures, etc..) ♦ Medical services; ♦ Vocational training (offers courses in tailoring and handcrafting; cooking art; hair-dressing; foreign languages and computer to unemployed women interested to develop a basic career goal), ♦ Services in community (operates to organize different activities in the community, such as Women’s Day, International Day Against the Violence towards Women, New Year’s Eve, International Day against the Violence towards Children, etc.). From 1999 till nowadays there are implemented several projects to cover these services and aiming development and integration processes.
Domestic violence The program “Protecting and supporting violated women and girls” aims at raising the consciousness of Durres community in regard to this negative phenomenon, which drains the energy out of every human being on whom is exercised physical, psychological, financial and every other form of abuse.
93
Edukimi pĂŤr zhvillimin e qĂŤndrueshĂŤm
2011
Psycho-social, judicial and medical face to face and online assistance; awareness raising campaigns; development of local focal points in 7 other communal counseling centers; strengthening the relations with the Court, the Prefecture, Police and Local Government as well as strengthening the network with other women NGOs who work in the field of domestic violence, are some of the objectives toward which AWSP organizes its activities as regard these area of concern Gender Equality and decision making process
This program of WASP aims at encouraging gender equity in the private and public life of Durres citizens, through awareness raising campaigns on issues of gender equity; increasing women participation in decision making processes at local level and political structures; encourage women to participate in advocating initiatives to promote gender equity issues; lobbing and advocacy with state institutions to improve their work on gender mainstreaming at local level. To reach this goal, AWSP implemented several projects in the recent years, which attracted media and public attention. Many round tables, training programs, open forums and public debates, and lobbing and advocating activities were organized during the implementation of these projects.
Other efforts as a social actor
WASP interacts also as a capacity building actor and a think-tanker when it comes to vulnerable groups and their empowerment. One of the areas recently introduced in this context is the reform of the education process, as WASP has been involved since in its early stages of acting as civil society actor as a promoter of a global process of education. As the Development Education and Awareness Raising contribute to the eradication of poverty and to the promotion of sustainable development through public awareness raising and education approaches and activities that are based on values of human rights, social responsibility, gender equality, and a sense of belonging to one world; WASP has put all its efforts in filling the gaps and raising the themes and issues related to Development Education as very important.
94
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Indeed the aim of WASP is to enable every person in the area its acting to have life-long access to opportunities to be aware of and to understand global development concerns and the local and personal relevance of those concerns, and to enact their rights and responsibilities as inhabitants of an interdependent and changing world by affecting change for a just and sustainable world, hence to grasp easily and effectively the notion of Development Education and Awareness Raising.
Civil Participation strengthen Democracy, raising transparency in decision making process
Active Participation of the Community of rural areas in decision making process
Due to our lobbying campaign supported by Partners Albania in the context of I support good governance (USAID ‘program) we succeeded to open the first gender equality office in Durres
95
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
2011
Municipality. This office was the first one to be open in the entire Albania, and its model was followed by some other offices in the communes of Durres district. In 2007 with the support of EU and COOSS MARCHE was made possible the opening of the Community Centre for Women and Youth in one of Durres informal area (Spitalle) –CCOSLA project, which was managed by us. In this centre we offer psychosocial services for the target group, capacity building and social activities for youth and women. In Porto Romano which is another informal area of Durres with emphatic social economic and environmental problems functions a branch of Association known as Centre “Hope” in which periodically we distribute food and cloth aids for poor families, organize social and entertainment activities for women. We have good collaborations with some Serbian, Macedonian and Kosovar women associations, and as a network (Associations for women, which are funded by KTK are now part of an Albanian Women Empowerment Network-AWEN), members of Anna Lindh Foundation, and member of different National Coalitions for women and children’s rights. We have organized some study trips to Serbia, Kosovo and Macedonia, Sweden, Italy to enrich our experiences and services toward women community.
Donors For the past 8 years the Swedish foundation Kvinna till Kvinna has provided general operating funding for the Association. Other major donors funding projects of Association include the American Embassy, the World Bank, the Soros Foundation, Europe Aid, the Norwegian Embassy in Albania, the Dutch Embassy in Albania and the Danish Embassy in Albania, Balkan Trust for Democracy, AMSHC (National Agency Supporting Civil Society). The Association for Women with Social Problems is always seeking new partners to work in our common cause of protection and dignity for all people.
96
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
9 qershor 2011, Ancona .
97
2011
Edukimi për zhvillimin e qëndrueshëm
98
2011