V F X
&
3 D
A N I M AT I O N
ST U D I O
K O K R R A P ro p oz i m
p ë r
Re k l a m ë
PROPOZIM PER REKLAMË MOODBOARD
PËRSHKRIMI Tek propozimi i dytë videoja është më konkrete dhe më deskriptive. Ajo do të përfshij një skenë të xhiruar së bashku me shpicën dhe kërkimin në webfaqen e Gjirafa.com. Kuadri i parë do të jetë i drejtuar kah aktorja e cila do të punoj në laptop, pas 2 sekondash, një individ do t’i bëj pyetje aktores : Erzë, kur ka autobus për Tiranë? Erzë, do të bie nesër shi në Shkup? Erzë, çfarë ka ndodhur sot në Prishtinë? Erzë? Erzë? Në mënyrë të vazhdueshme, ku, pas secilës pyetje do të ketë shkëputje të menjëhershme, për t’i liruar vend pyetjes së ardhshme, duke krijuar kështu një situatë të intensifikuar, por ekspresioni në fytyrën e aktores gjatë tërë kohës është i qetë dhe me një buzëqeshje, duke anashkaluar plotësisht presionin e pyetjeve të vazhdueshme, pasiqë të gjitha pyetjet e bëra gjejnë përgjigje tek Gjirafa.com, kjo vërehet më vonë tek skena e tretë, ku paraqitet pyetja e fundit duke u kërkuar në website të Gjirafa.com, por për të ekuilibruar videon, kjo skenë do të vrojtohet në fund, pasiqe shpica do ta ul intensitetin e krijuar nga pyetjet e njëpasnjëshme. Koncepti ideor i përgjithshëm në këtë propozim përmban më shumë substancë sepse përshkruhet si funksionon kërkimi në Gjirafa.com dhe në të njëjtën kohë informon vrojtuesit për tiparet e Gjirafa.com si : Moti, Orari Transportit, Lajme etj.
PROPOZIM PER REKLAMË
STORYBOARD KLIENTI : GJIRAFA.COM LLOJI : VIDEO DHE ANIMACION KOHËZGJATJA : 15”
phone :
+377 (0) 44 479 313
e-mail :
info@kokrra.tv
web :
behance.net/kokrrat
28A, Rexhep Mala 10000 Prishtine, Kosovo Kokrra shpk eshte bartese e te drejtave te plota mbi permbajtjen e ketij dokumenti. Ndalohet shperndarja, perdorimi apo ndryshimi i permbajtjes se ketij dokumenti pa lejen ekskluzive nga Kokrra shpk.