Politika e-City 1

Page 1

Politika E-CITY TIRANA:QYTETI IM- ZËRI IM! JANAR-MARS 2012 Nr. 1, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA / DCI Shqipëri, Mbështetur nga: Olof Palme International Centre


TIRANA: QYTETI IM-ZËRI IM! BOTIM I CRCA/DCI SHQIPËRI. NUMRI I PARË, VITI I PARË I PUBLIKIMIT, JANAR-MARS 2012

KUR POLITIKA I KTHEHET POLIS-it… ALTIN HAZIZAJ

Mirësevini në numrin e parë të gazetës sonë elektronike, të programit më sfidues të CRCA në bashkëpunim me Koalicionin për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë. Pas gjashtë vitesh pune dhe përpjekjesh për përparimin dhe forcimin e kapaciteteve të grave dhe të rinjve për të marrë pjesë në politikë, një serë nismash ligjore dhe sociale, ne kthehemi aty ku politika ka nisur zanafillën e saj, në polis. Polis për grekët ishte qytet-shteti, ku zhvillohej e gjithë jeta politike, sociale, kulturore, filozofike dhe ekonomike e qytetarëve të lirë të saj; ishte vendi nga ku fillonte dhe mbaronte dialogu politik, pazaret ekonomike të tregut; ku diskutohej zhvillimi i polis dhe mirëqenia e banorëve të saj. Në shtetet modern, polis nuk përfaqëson më shtetin në koncept, por, ashtu si familja, përfaqëson njesinë bazë të politikë-bërjes qytetare. Si i tillë qyteti nuk mund të konceptohet pa inputet që jep secili prej qytetarëve të saj, pavarësisht gjendjes sociale, ekonomike, politike etj. Avancimi i polis është avancim i politia-s (qytetarëve), sepse njëra palë nuk mund të bënte pa tjetrën. Ashtu si edhe në lashtësi, qytetarët marrin pjesë në jetën e qytetit edhe sot. Gratë dhe të rinjtë përbëjnë mbi gjysëm e popullësisë, pra përbëjnë një ndër pjesët më të rëndësishme të vendim-marrjes qytetare në Bashki dhe Komuna. Sidoqoftë numrat jo gjithmonë tregojnë sesa të avancuara janë grupet shoqërore në jetën e qytetit. Përvojat e përditshme dhe historia na tregojnë se shpesh proceset politike dhe vendim-marrja përqëndrohen në duart e shumë pak personave, pavarësisht sesa demokratik është procesi. Nisur nga të gjitha këto mësime të historisë dhe përvojës jetësore, ne vendosëm që të modelojmë një koncept të ri të pjesmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë, që nuk vjen nga sipërposhtë, por që niset nga nevojat reale të demokratizimit të pushtetit lokal, të rritjes së pjesmarrjes dhe përfaqësimit të të rinjve dhe grave në vendim-marrje, të cilat sjellin si pasojë marrjen e vendimeve të konsultuara me pjesmarrjen e qytetarët, forcojnë transparencën dhe avancojnë në mënyrë të përbashkët të gjitha grupet shoqërore. Polis, ishte një qytet i krijuar nga qytetarët për qytetarët, ashtu si edhe ne duam që polisi ynë, Tirana, të jetë vendi ku qytetarët, burrat, gratë dhe të rinjtë, janë pjesmarrës dhe thonë mendimin e tyre në qeverisjen që ata kanë zgjedhur. Mirëseerdhët në Tirana: Qyteti im-Zëri Im! 1

- Rreth Programit ‘Tirana, Qyteti im-Zëri im’_______Fq.2 - Fakte mbi Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak___Fq.3 -Kërkesat drejtuar Kuvendit më 8 Mars____________Fq.4 - Grupi Rinor ‘Lidershipi i të Rinjve të Tiranës_______Fq.5 -Relacion Vëzhgimi i I-rë i Mbledhjes së Këshillit Bashkiak ____________Fq.6-7 -Rinia që i duhet Shqipërisë ____________________Fq.7-8 -Intervista Jonë______Fq.9-10

CRCA/ DCI SHQIPERI Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila13/1, Tiranë, Shqipëri Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri Tel: + 355 4 2242264 E-mail: blemetaj@yahoo.it mersila.ballo@gmail.com


PROJEKTI ˝TIRANA, QYTETI IM-ZËRI IM˝

PROJEKTI ˝TIRANA, QYTETI IM-ZËRI IM˝ PROJEKTI ˝TIRANA, QYTETI IM-ZËRI IM˝

Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri, CRCA, në partneritet me Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë dhe me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center, zbaton këtë vit Projektin “Tirana, Qyteti im – Zëri im”.

në legjislacion e praktika dhe përmes fushatave për përmirësimin e Kodit.

Projekti “Tirana, Qyteti im – Zëri im”, është një metodologji dhe qasje e integruar në drejtim të trajtimit të mungesës së interesit të qytetarëve përsa i përket pjesmarrjes në proceset politike në vend, duke forcuar organizatat e shoqërisë civile si struktura të ndryshimit social për tu bërë zëri i qytetarëve përmes pajisjes së tyre me instrumenta për demokratizim dhe ndryshim social. Për këtë qëllim, projekti fokusohet në informimin, mobilizimin dhe fuqizimin PROJEKTI “TIRANA, QYTETI IM e organizatave – ZËRI IM”, ËSHTË NJË të shoqërisë METODOLOGJI DHE QASJE E civile që punojnë për INTEGRUAR NË DREJTIM TË fëmijët, të TRAJTIMIT TË MUNGESËS SË rinjtë dhe INTERESIT TË QYTETARËVE PËRSA gratë, si dhe I PËRKET PJESMARRJES NË forumeve politike rinore, PROCESET POLITIKE NË VEND për të monitoruar në mënyrë efektive dhe për të vënë përpara përgjegjësisë qeverisjen lokale dhe atë qëndrore përmes pjesmarrjes në proceset vendimmarrëse. Në këtë kuadër ndërhyrjet kryesore do të jenë: 1.Lobim dhe Advokim, në emër të grave dhe të të rinjve, me partitë politike dhe Parlamentin për të përmirësuar Kodin Zgjedhor dhe zbatimin e kuotës gjinore 30%, përmes identifikimit të problematikave

2

Për të arritur këtë, do të synohet formimi i një grupi pune nga /brenda Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të të Rinjve në Politikë, për të riparë e propozuar ndryshime ligjore në Kodin zgjedhor; nënshkrimi i një Peticioni Kombëtar në mbështetje të ndryshimeve të kuotës gjinore si dhe organizimi i takimeve lobuese e advokuese me partitë politike parlamentare për ti prezantuar ato me Peticionin dhe për tu kërkuar publikisht të mbështesin ndryshimet në Kodin zgjedhor. 2. Mobilizim dhe përfshirje të organizatave të grave e të të rinjve dhe Forumeve politike në Tiranë, për të monitoruar dhe vënë përpara përgjegjësisë politikanët lokalë dhe përfaqësuesit e tyre në Bashkinë e Tiranës. Për të arritur këtë, do të synohet zhvillimi dhe konsultimi i instrumentave dhe mjeteve se si të mobilizojmë dhe përfshijmë komunitetet dhe grupet lokale në ndikimin e politikave lokale dhe monitorimin dhe vënien përpara përgjegjësisë të zyrtarëve dhe politikanëve lokalë në Bashkinë e Tiranës; krijimi i një grupi të rinjsh të quajtur “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, me përfaqësues të grupeve politike rinore dhe OJF-ve në Tiranë, të cilët do të monitorojnë punën dhe vendimet e këshillit Bashkiak të Tiranës; forcimi i grupeve dhe forumeve politike të grave dhe të të rinjve, përfshirë edhe OJF-të, për tu përfshirë në një dialog direkt me politikanët në Këshillin Bashkiak; organizimi çdo 6-muaj i një seance dëgjimore në mbështetje të çështjeve që prekin politikat lokale, mirëqenien sociale dhe zhvillimin e qytetit lidhur me gratë dhe të rinjtë në Tiranë; monitorimi i përditshëm i punës së Bashkisë së Tiranës, Këshillit Bashkiak dhe strukturave të tjera të zgjedhura në mënyrë demokratike.


3. Informim të grave e të të rinjve në Tiranë, përfshirë organizatat e shoqërisë civile, për të marrë pjesë në mënyrë efektive në punën dhe vendimet e Këshillit Bashkiak të qytetit dhe në komisionet qytetare. Për të arritur këtë, do të synohet përgatitja dhe publikimi i një Kalendari Mujor të mbledhjeve të Këshillit Bashkiak dhe komiteteve respektive të qytetarëve, përfshirë datat dhe vendin e takimit; përgatitja e një Gazete Elektronike dy-mujore, për tu shpërndarë gjerësisht, me një përmbledhje të të gjithë vendimeve dhe veprimeve kryesore të ndërmarra nga Bashkia e Tiranës dhe Këshilli Bashkiak; organizimi i një takimi vjetor me përfaqësues të Medias dhe grupit rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”. Ndër partnerët kryesorë të projektit do të jenë: Koalicioni për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të të Rinjve në Politikë, Partitë Politike të të gjithë spektrit, Forumet Politike të Grave dhe të të Rinjve në qytetin e Tiranës , OJF-të e Grave dhe të të Rinjve, Zyrtarët lokalë, Media lokale dhe Votuesit.

“Fakte mbi Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak ” 1- Gjatë muajit Mars Këshilli Bashkiak u mblodh vetëm një herë. Pesë pikat për të cilat u diskutua në mbledhjen e parë të 2012 ishin: a. Marrja në pronësi nga Bashkia e Tiranës të aksioneve të saj të Ujësjellës-Kanalizimeve sh.a, Tiranë. b. Projekt-vendimi ‘Për shpërndarje në programe dhe zëra buxhetorë të fondit të papërdorur të vitit 2011’ prej rreth 375 milionë lekësh, i cili në bazë të ligjit ‘Për menaxhimin e Sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë’, trashëgohet në vitin pasardhës. Fondi i trashëguar nga viti 2011, do të alokohet 56% për investime dhe 37% për shpenzime korente, në programet kryesore të zhvillimit të qytetit, ndërsa 7% e këtij fondi do të jetë transfertë për Njësitë Bashkiake. c. Propozimi i Kryetarit të Bashkisë për zmadhimin e kapitalit të Klubit të Futbollit “Tirana sh.a”. Ky vendim parashikon dhënien e një shume prej 80 milionë lekësh Klubit të Tiranës, i cili do të përdoret për nevojat e klubit, si për përmirësimin e infrastrukturës, ndërtimin e Akademisë, përmirësimin e kushteve të stërvitjes, rinovimin e bazës materiale e nevojave të tjera të adresuara nga drejtuesit e Klubit të Futbollit të ‘Tiranës’. d. Propozimi ”Për krijimin e Qendrës Sociale Shtëpia e Përbashkët”. Kjo Qendër ndodhet në territorin e Njësisë Bashkiake numër 11 në Laprakë. Në këtë Qendër do u ofrohen shërbime të ndryshme kategorive në nevojë, si informim, këshillim, asistencë ligjore, etj. e. Propozimi për vendosjen e pllakës përkujtimore, në banesën ku ka jetuar Artisti i Popullit (”Nder i Kombit”) Kadri Roshi, konsideruar si legjendë e skenës dhe ekranit shqiptar. 2. Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës gjatë këtij muaji janë publikuar 36 lajme, ku vetëm 7 ishin për politikat sociale dhe vetëm një për politikat rinore. 3. Në faqen e Facebook të Kryebashkiakut të Tiranës janë publikuar 61 postime, ku 25 janë lajme dhe të tjerat foto nga aktivitetet e Kryebashkiakut dhe Bashkisë së Tiranës. 4. Këshilli Bashkiak nuk ka azhornuar faqen zyrtare që në vitin 2011. Aktualisht nuk ka një faqe te azhornuar të këtij Këshilli. 5. Këshilli Bashkiak është i përbërë nga 36 burra dhe 17 gra. 6. Nga 12 Komisione të Këshillit Bashkiak, vetëm 3 komisione kanë kryetare femra.

3


8 MARS 2012 – SHOQËRIA CIVILE MANIFESTON NË MBËSHTETJE TË PËRFAQËSIMIT TË GRAVE DHE VAJZAVE NË POLITIKË Tiranë, 8 Mars 2012 - Përfaqësuesit e Koalicionit për Nxitjen e Pjesmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, përfaqësues të shoqërisë civile në Shqipëri, të grupeve të të rinjve dhe grave, që punojmë për arritjen e barazisë gjinore, avancimin, përfaqësimin politik dhe fuqizimin e grave dhe vajzave në Shqipëri, manifestuan për të rritur pjesëmarrjen e grave dhe vajzave, në politikë dhe vendimmarrje në të gjitha nivelet. Përfaqësuesit u mblodhën përpara Kuvendit të Shqipërisë, për të kërkuar publikisht që Kuvendi i Shqipërisë të mos hezitojë për të miratuar fuqizimin dhe zbatimin e kuotës gjinore. U përshëndet Reforma Zgjedhore, që tashmë Kuvendi i Shqipërisë dhe forcat kryesore politike kanë nisur, por u kërkua që Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore, në mënyrë të qartë dhe pa ekuivoke, të marrë seriozisht kërkesat dhe propozimet e shoqërisë civile, që synojnë arritjen e standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare për barazinë gjinore në politikë e vendimmarrje, si me poshtë:

a.Kodi Zgjedhor të përmirësohet duke vendosur si detyrim ligjor, ndaj çdo partie politike që merr pjesë në zgjedhje, kandidimin e 1 gruaje në çdo 3 emra, në çdo listë elektorale për deputetë, kryetarë bashkish dhe komunash, anëtarësh të këshillave bashkiake e komunalë; b.Kodi të sanksionojë me ligj detyrimin e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve që të mos pranojë asnjë listë të kandidatëve në zgjedhje të partive politike, në KQZ dhe KZAZ, që nuk plotëson deyrimin 1 në 3; c.Kodi të garantojë se 30% e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Komisioneve të Qendrave të Votimit dhe Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor të jenë gra dhe vajza; d.Kodi të fuqizojë sanksionet për eleminimin e votimit familjar, ku gratë, sidomos në zonat rurale, detyrohen të votojnë kundër dëshirës së tyre. 4


GRUPI RINOR “LIDERSHIPI I TË RINJVE TË TIRANËS”, SI NJË URË LIDHËSE MES TË RINJVE DHE QEVERISJES VENDORE.

Një nga sfidat kryesore që ndesh shoqëria civile në ditët e sotme është largësia mes politikë-bërjes dhe problemeve reale që ndikojnë në cilësine e jetës së çdo qytetari në raport me pushtetin vendor. Polarizimi partiak prek jo vetëm qeverisjen qëndrore por edhe të tëra strukturat që hartojnë politikat e qeverisë vendore. Axhendat ose programet qeverisëse që duhet të jenë thjeshtë plane strategjike për të rritur mirëqënien e qytetarëve, shpesh herë shndërrohen në propagandë partiake. Gjatë fushatës së tij, në prezantimin e programit imediat dhe afatgjatë për qytetin e Tiranës, kandidati për Kryebashkiak Z. Lulzim Basha, premtoi se Bashkia nën drejtimin e tij do të punonte duke pasur parasysh vetëm “qytetarin” dhe nevojat e tij.

Për të shmangur rrezikun e mundshëm të uljes së gadishmërisë së qytetarit në nivel lokal, për të ndjekur punën konkrete të këtyre politikanëve në krahasim me premtimet e dhëna, grupi rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës” do të monitorojë punën dhe vendimet e Këshillit Bashkiak dhe të vetë Bashkisë. Komuniteti lokal dhe vetë shoqëria civile ka kështu mundësinë për të qenë më i informuar dhe i edukuar për zgjidhjet politike që kanë të bëjnë me të ardhmen e saj. Vullneti për të qenë aktiv në politikë shmang rrezikun e pasivitetit të votës që ka shoqëria civile dhe sidomos të rinjtë. Përkatësia tradicionale partiake rrezikon të shtypë përkatësinë e votës, si instrument i mirëfilltë demokratik për të arritur standarte të larta përfaqësimi dhe jetese.

Projekti “Tirana, Qyteti im-Zëri im” ka në thelb monitorimin e performancës së Këshillit Bashkiak dhe do të fokusohet në disa pika kyçe që kanë të bëjnë me vendimmarrjen e pushtetit vendor, veçanërisht për gratë, të rinjtë dhe fëmijët. Duke filluar nga aktiviteti mujor i Këshillit Bashkiak, zbatimi i vendimeve të këtij Këshilli, aktivitetet e Komisioneve të punës, programet e premtuara të Kryetarit të Bashkisë, vazhdimësinë ose ndërprerjen e projekteve të administratës së mëparshme si dhe marrëdhëniet e të zgjedhurve të rinj me komunitetin e qytetit të Tiranës në mënyrë efiçente dhe të vazhdueshme. Proçesi i monitorimit do të jetë serioz dhe i përditshëm nga ana e të rinjve. Kjo do të vihet në shërbim të një publiku më të gjerë, përmes një gazete informuese elektronike, ku secili qytetar por sidomos organizatat dhe grupet lokale të interesit të kenë një pikënisje serioze nga ku mund të kërkojnë llogari për performancën e të zgjedhurve vendorë. Mersila Ballo Lehtësuese e grupit rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”

5


Relacioni i vëzhgimit të Mbledhjes së parë të Këshillit Bashkiak Tiranë, Mars 2012 CRCA, më 1 Mars 2012, ora 18.0022.00, ndoqi mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak për vitin 2012. Edhe pse CRCA kërkoi nga sekretariati i Këshillit Bashkiak që mbledhja të ndiqej nga 3 persona të stafit, kjo nuk u bë e mundur me justifikimin se salla ishte e vogël dhe mund të pranohej vetëm 1 person. Si fillim CRCA drejtoi një kërkesë zyrtare për pjesmarrje në mbledhjet e këshillit, por në këtë mënyrë autorizimi nuk mund të merrej menjëherë, kështu që kontaktuam drejtpërdrejt me sekretarinë e cila bëri të mundur dhënien e autorizimit për pjesmarrjen e vetëm 2 personave të stafit. Ndërkohë njoftimi për datën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u bë publik në site-n zyrtar të Bashkisë vetëm një ditë para mbledhjes, më dt. 29 Shkurt. Nuk ka ende një kalendar të mbledhjeve të këshillit bashkiak për të gjithë vitin të bërë publik. Mbledhja e Këshillit Bashkiak sipas ligjit të administratës vendore duhet të organizohet të paktën 1 herë në muaj, ndërkohë që Këshilli Bashkiak Tiranë kishte më shumë se dy muaj pa u mbledhur. Në

mbledhje këtë problem e ngriti përfaqësuesi i grupit të këshilltarëve të PS, por kryetari i këshillit bashkiak nuk i dha përgjigje shqetësimit të tyre. Mbledhjen e Këshillit Bashkiak e ndoqi dhe ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, z. Lulzim Basha. Në mbledhje u diskutuan pesë çështje të paracaktuara. I gjithë diskutimi, por sidomos 2 pikat e para u shoqëruan me debate nga këshilltarët e 2 forcave kryesore politike, çështje të cilat u miratuan vetëm me votën e këshilltarëve të mazhorancës. Ndërsa 3 çështjet e fundit u votuan nga të gjithë këshilltarët prezentë, në unanimitet.

Ishte pozitive pjesmarrja dhe ndjekja e gjithë mbledhjes nga Kryetari i Bashkisë, sepse në këtë mënyrë ai vihet në kontakt të drejtpërdrejtë të shqetësimeve të qytetarëve përmes këshilltarëve ;

Ka moszbatim të ligjit për zhvillimin e mbledhjeve të këshillit bashkiak çdo muaj, sepse mbledhja e fundit ishte zhvilluar para më shumë se 2 muajsh;

Kishte probleme në funksionimin e komisioneve të punës së Këshillit Bashkiak, sepse ato nuk ndiqeshin nga të gjithë këshilltarët ;

Çështjet për diskutim dhe Vendimet e marra nuk argumentoheshin nga këshilltarët dhe kryetarët e grupeve duke pas parasysh impaktin afatmesëm apo afatgjatë tek qytetarët ;

Njërës nga këshilltaret gra nuk iu dha e drejta e fjalës edhe pse e kërkoi disa herë atë;

Të tre drejtuesit e Këshillit Bashkiak, si kryetari edhe nënkryetarët ishin meshkuj, pra nuk ishte zbatuar balanca gjinore;

Ndër këshilltarët, shumica e tyre ishin meshkuj, ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e

Nga vëzhgimi ynë, i procesit të marrjes së autorizimit dhe mbarvajtjes së të gjithë mbledhjes, rezulton se: 

Ka mungesë formalizimi dhe proçedura të panevojshme për marrjen e autorizimit për ndjekjen e mbledhjes së Këshillit Bashkiak ; Sipas ligjit çdo qytetar është i lirë të ndjek mbledhjet e hapura, pra është e panevojshme burokracia për marrjen e një autorizimi ; pra ndjekja e mbledhjeve të këshillit duhet të jetë e lirë dhe e hapur;

6


këshilltarëve ishin të rinj në moshë; 

Për Çështjet sociale si ngritja e qendrës sociale ‘Shtëpia e përbashkët’, të gjithë këshilltarët ishin të ndjeshëm dhe të unifikuar në vendimin

për tu ardh në ndihmë shtresave në nevojë, pra për shërbime që shkojnë direkt tek qytetarët më në nevojë; 

Bërja publike e njoftimit për ditën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, në website-

n e bashkisë vetëm një ditë përpara, është afat shumë i ngushtë, sepse për këtë duhet të ketë një kalendar të botuar shumë më herët, me qëllim informimin në kohë të qytetarëve.

Rinia që i duhet Shqipërisë Nga: Besart Mataj

“trupa të rinj” e bën një shtet,

të tjerët, njerëz jo të rinj qoftë

komb, të shprehet me të

nga mosha, qoftë nga idetë,

madhe se ka rini.

servirin. E në këtë grup të rinjsh

Pa

Ndonjëherë e kam të pamundur t’i rezistoj tundimit për të dyshuar dhe pyetur: A ka Shqipëria rini dhe të rinj?! Nëse do flisnim për shifra, numra sigurisht që vetes, por edhe të tjerëve

do

pozitivisht,

i

përgjigjesha

madje

me

entuziazëm. Shqipëria ka mbi 150 000 studentë, ka moshën mesatare më të re në Europë pas Kosovës (diku tek 27 vjeç), e të ngjashme si këto, do ishin tregues se Ne paskemi të rinj, dhe me mburrje do thoja që kjo përgjigje më përfshin dhe mua. Por nuk është se të pasurit

shkuar

duke

konsumator bëjmë pjesë të

qëndruar brenda në Shqipëri,

gjithë, ose për të qenë akoma

pa folur e stërlodhur lexuesit

më të saktë, të paktën njëherë

me pyetjen “çfarë është rinia”,

të gjithë ne kemi konsumuar

besoj se nuk kemi Rini. Sigurisht

çfarë na është servirur në

që kemi plot njerëz që bëjnë

pjatën pa shije të kuzhinierëve

pjesë në segmentin moshor 14-

pa vizion. Duket praktikisht e

30 vjeç, por tregues i të qënit i

vështirë të mendosh sot në

ri është sa nga këta “trupa të

Shqipërinë e “mikut”, ku të

rinj” janë aktivë. Sa i shërbejnë

kesh vlerë nuk konsiderohesh, e

aktivisht

tyre

të jesh verbërisht besnik është

nëpërmjet zgjedhjeve personale,

“vlera” që nevojitet për të

dhe për më tej, sa i shërbejnë

mbijetuar si qënie konsumatore,

vendit

nëse nuk dëshiron që të tjerët

vetes

formimit

tyre

larg,

nëpërmjet

profesional

dhe

angazhimit publik. Shoh

me

të të konsumojnë ty. Në kohën kur duhet të ndodhte

keqardhje

e kundërta, ku të rinjtë të ishin

bashkëmoshatarë të mi, që nuk

burim

mendojnë

vetëm

zhvillimi, në Shqipëri kemi të

konsumojnë atë informacion që

rinj, ndjekës të modeleve të

më,

7

por

idesh

dhe

motorr


vjetra, kopje të shëmtuara të

por është kurdoherë zgjuar dhe

morale, tek solidariteti, dhe që

liderave pa vizion. Por as që dua

gati të reagojë kur vendi ka

ka besim tek vetja.

ta mendoj që faji është i të

nevojë. Dhe nuk është thirrje

Por a e kanë kuptuar këtë gjë të

rinjve, do ishte tepër e thjeshtë

nën armë, por është thirrje për

gjithë të rinjtë? Po të bazohemi

që të akuzonim vetëm të rinjtë

një

angazhohet

tek ato që thamë në fillim,

shkaktarë që si pasojë solli

publikisht në vendimarrjen e

dyshoj se akoma jo. Por besoj

mungesën e rinisë në Shqipëri.

vendit,

një

se një pjesë e të rinjve e kanë

Shkaku duhet kërkuar më thellë,

shoqërie

dhe

kuptuar që misioni i tyre në

më lart në hierarki.

harmonike. Ka nevojë për atë

Shqipëri nuk është të jenë qënie

Nuk kemi rini në Shqipëri, pasi

rini që merr pjesë jo vetëm si

konsumatore, të përtypin atë

ka humbur shpresa, dhe madje

“trup i ri” por si mendje me ide

çfarë të tjerët u japin, pa e

madje, ka humbur besimi tek

të reja e progresive, që u

bluar më parë. Është detyra e

shpresa. Kaq keq është gjendja,

përgjigjen sfidave të vendit dhe

këtyre të rinjve të flasin me

prandaj

zhvillimit

miqtë e tyre, të ngrenë zërin

pasive, prandaj rrinë kafeneve

qëndrueshëm. Ka nevojë për

për çfarë po i ndodh sot vendit.

dhe pikave të basteve. Ka

çdo të ri që formimin e tij

Le të krijojmë një marrëdhënie

humbur besimi tek shpresa se

profesional, akademik, por jo

besimi reciprok me pedagogët

me të mbaruar shkollën ata do

vetëm, nuk e ka qëllim në

tanë. Nëse jemi kështu siç jemi,

mund

si

vetvete, por një mjet për t’i

është edhe meritë e tyre. Të

bashkëmoshatarët e tyre në

shërbyer vetes, e veten e tij ta

angazhohemi brenda dhe jashtë

çdo vend të zhvilluar, për të

vërë në shërbim të Shqipërisë.

partive politike, por duke e

fituar vendin e punës, pa pasur

Ka nevojë për atë rini që është

ditur pse po e bëjmë e ku do

nevojë të kërkojnë “mikun” që

e gatshmë të udhëheqë kolegët,

shkojmë, të bindur se do

do “kafen”, për t’i dërguar

bashkëmoshatarët e tij, pa frikë

arrijmë qëllimin tonë. S’ka gjë,

“kafen” tjetër atij “kollarexhiut

se ca “pleq matufë” duan t’u

le të jenë/jemi pak. E besojmë

injorant”. Ka humbur besimi tek

zënë rrugën ideve dhe energjive

se kemi të drejtë, e besojmë se

shpresa se rinia vërtet sjell

të reja, që një ditë të udhëheqin

jemi në rrugë të mbarë dhe se

ndryshimin, dhe jo vetëm në

vendin për t’i dhënë Shqipërisë

kjo është mënyra jo thjesht për

kohë

dinjitetin e nëpërkëmbur, për të

ta bërë, por për ta bërë mirë,

mos i dhënë më të drejtë

njëherë e mirë “Shqipërinë si

humbur besimi tek shpresa se

Pashko

kur

gjithë Europa”, që pastaj t’i

nëpërmjet pjesmarrjes në jetën

pyet/përgjigjet “Po sot Shqypni,

themi Europës dhe europianëve

publike, politike, partiake ose jo

pa m’thuj si je? Por’si kur lisi i

“Welcome to Albania”; “Jemi

zhvillohet vetja dhe vendi.

rrzuem përdhe”. Ja pra, për

krenarë që jemi shqiptar”.

Shqipëria sot më se kurrë ka

këtë rini ka nevojë Shqipëria,

nevojë për të rinjtë. Ka nevojë

për një rini që beson tek vlerat

flamujt

është

rinia

konkurrojnë

fushatash dhe

shumë

kur

tundin

pankartat.

Ka

rini në

krijimin

e

solidare

afatgjatë

Vasës

e

Besart Mataj, MA, Shkenca Politike,

për atë rini që nuk fle gjumë,

Universiteti i Tiranës

8


INTERVISTË ME… Etleva Bisha, Eksperte Politike

Në Dhjetor 2010, CRCA realizoi VËZHGIMIN “Zgjedhjet Elektorale të Qershorit 2009 dhe Produkti në Përfaqësimin e Grave në Kuvendin e Shqipërisë”. Vëzhgimi synonte të vlerësonte se sa dhe si ishte e mundur të arrihej objektivi i kuotës së përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë prej 30 përqind, si dhe se cilët ishin faktorët që kushtëzuan përmbushjen ose jo të këtij objektivi. Gjetjet kryesore të këtij Vëzhgimi i sjell përmes intervistës autorja e tij, znj. Etleva Bisha. Pyetje 1: Sa dhe si i përmbushën partitë politike në zgjedhjet e 2009-s detyrimet ndaj Kodit Zgjedhor në aspektin e respektimit të kuotës gjinore në listat e kandidatëve për deputet? Për shkak të ndryshimeve që ndodhën në Kodin Zgjedhor në prag-zgjedhjet e 2009, veçanërisht nenit 67 të tij ,

pritshmëritë e Forumeve Politike të Grave, shoqërisë civile, por edhe të aktivistëve për të drejtat e njeriut që kishin punuar për rritjen e përfaqësimit të gruas në vendimarrjet politike publike, ishin të larta në pikpamjen e arritjes së kuotës gjinore në përfaqësimin e grave në Kuvendin e Shqipërisë. Por në fakt, këto zgjedhje edhe pse shënuan progres duke e rritur përqindjen e grave në Kuvendin e Shqipërisë, nuk i përmbushën këto pritshmëri. Në 12 Qarqe të Vendit pesë partitë politike kryesore që tashmë janë edhe parti parlamentare, kanë pasur në total 669 kandidatë, 193 prej të cilëve kanë qenë gra. Pra këto parti në total kanë patur 29% kandidate gra në listat e tyre (ligji thotë të paktën 30 përqind). Nëse i referohemi dy partive kryesore politike, PS dhe PD që në fakt kanë edhe numrin më të lartë të deputetëve në bazë qarku dhe në atë kombëtar, situata është edhe më keq: PS në total ka patur 24% gra në listat e saj dhe PD në total ka pasur 27% gra në lista. Absurd është fakti që Kodi Zgjedhor është miratuar nga vetë partitë politike dhe janë po ato që nuk respektojnë

9

zbatimin e tij. Po të analizosh se çfarë ka ndodhur me tre vendet e para në listat e kandidatëve kupton se të gjitha partitë politike e kanë përdorur klauzolën “dhe/ose një në tre emrat e parë të listës shumë-emërore duhet ti përkasë secilës gjini”. Në 42% të qarqeve secila prej tyre (me përjashtim të PBDNJ e cila nuk ka patur gra në tre vendet e para në 33% të qarqeve) nuk ka pasur asnjë kandidate grua në një prej tre vendeve të para në listë, gjë që ka ulur shanset e grave për të qenë në zonat fituese të listave të kandidatëve të partive respektive politike. Pyetje 2. Cili është opinioni juaj në lidhje me kuotën gjinore të parashikuar në Kodin Zgjedhor? Padyshim që përfshirja e kësaj kuote në Kod është tejet e rëndësishme, por nga sa thashë më lart është e qartë se egzistenca e klauzolës “dhe /ose” në nenin 67 të këtij Kodi, ka qenë një nga faktorët e rëndësishëm që çoi në mosarritjen e kuotës 30% të përfaqësimit të gruas në Kuvendin e Shqipërisë. Nëse partitë politike kanë realisht vullnetin që deklarojnë nëpër media apo nëpër tubime publike në drejtim të rritjes


reale të pjesëmarrjes së gruas në vendimarrje të rëndësishme politike dhe publike, duhet të kenë edhe guximin që së pari të heqin “ose” nga neni i sipërcituar dhe së dyti të zbatojnë ato ligje që i miratojnë në Parlament. Pyetje 3: Cilët ishin faktorët kryesorë që çuan drejt mospërmbushjes së objektivit për të pasur të paktën 30% gra të zgjedhura në Kuvendin e Shqipërisë? Së pari do të thosha vetë Kodi Zgjedhor me klauzolën “dhe/ose” të shpjeguar më lart u la hapësirën partive politike për të mos përmbushur pritshmëritë mbi arritjen e kuotës gjinore të përfaqësimit të grave në Kuvendin e Shqipërisë. Por kjo kuptohet që lidhet edhe me mungesën e vullnetit politik, si dhe respektimit të ligjit nga partitë politike (ato që edhe e hartuan këtë Kod!!!!), të cilat i shpjeguam edhe më lart. Një tjetër faktor lidhet me mekanizmat e brendshëm të përdorur nga partitë politike për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet. E kam fjalën për mungesën e respektimit të standardeve më të mira demokratike të kandidimit brenda partive politike. Sipas intervistave të realizuara me gra përfaqësuese të Forumeve të Gruas të partive politike pjesë e vëzhgimit, rezulton që vendimi për listat e kandidatëve për 12 qarqet është marrë nga drejtuesit kryesor të forcave politike në nivel kombëtar (Kryesitë), ku gratë janë në minorancë. Kanë munguar

mekanizma përzgjedhës që në thelb do ti jepnin të drejtën kujtdo aspiranti/aspiranteje të konkuronte apo të garonte brenda forcës politike në përputhje me ambicjen/vullnetin individual e politik për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputet të forcës politike. Mungesa e këtyre standardeve në tërësi krijon barriera për individët që aspirojnë të jenë kandidatë, por për gratë pengesat janë shumë më të mëdha. Marrja e vendimeve për listat e kandidatëve nga një grup i vogël drejtuesish ku gratë janë në minorancë është barriera kryesore me të cilët ato u përballën. Pyetje 4: Po Forumet Politike të Grave çfarë roli patën në përzgjedhjen e kandidaturave gra dhe përfshirjen e tyre në listat e kandidatëve për deputet në 2009-ën? Po i referohem sërish intervistave me gra të Forumeve politike. Ato intervista dëshmojnë për mungesë të rolit të Forumeve partiake të Grave në procesin e hartimit/miratimit të listave të kandidatëve. Disa figura të njohura të këtyre Forumeve nuk u përfshinë në lista dhe shumë më e rëndësishme është që Forumet nuk kanë mundur të propozojnë e aq më shumë të lobojnë për të patur një numër më të madh grash të përfshira në listat e kandidatëve. Një tjetër fenomen që vihet re qartazi është fakti që Kryesitë e partive u kanë imponuar kandidaturat e grave degëve

10

lokale. Emrat e grave që kishin lidhje reale me qarkun respektiv ishin listuar në pjesët jo fituese të listës. Etleva Bisha, MA, Eksperte e çështjeve politike


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.