Politika E-City Tirana Qyteti im-ZĂŤri im NĂŤntor-Dhjetor 2012
CRCA/ DCI SHQIPËRI
Lexoni në brendësi: Editorial
Fq. 3
Vizita e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës në Bashkinë Tiranë
Fq. 6
Lidershipi i të Rinjve të Tiranës Konsulton Publikisht Manifestin Rinor
Fq. 7
Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri Tel: + 355 4 2242264 E-mail: blerina.metaj@gmail.com; enibogdani88@gmail.com
Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Nëntor 2012
Fq. 9
Një MANIFEST për Rininë Shqiptare
Fq. 11
Shkrim nga Lutjona Lula “Brezi i Kafeve apo Brezi pa Hapësira Publike” Fq. 12 MANIFESTI RINOR
Fq. 14
Financuar nga:
2
Editorial Lidershipi i të Rinjve të Tiranës është një iniciativë e projektit “TIRANA, QYTETI IM – ZËRI IM”, një projekt i implementuar nga Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri-CRCA, në partneritet me Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë dhe me mbështetjen financiare të Olof Palme International Center. Grupi rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës” përbëhet nga të rinj që vijnë nga organizata rinore dhe nga forume politike rinore. Lidershipi i të Rinjve të Tiranës këtë Dhjetor bën pothuajse 1 vit. Ideja dhe diskutimet për krijimin e grupit kanë filluar që në Janar të vitit 2012, por mbledhja e parë e grupit u realizua në muajin Mars. Më tej grupi është takuar pothuajse dy herë në muaj. Në takimet e grupit të Lidershipit të të Rinjve të Tiranës, ose ndryshe të njohur dhe si LRT, diskutohen vendimet që i përkasin mbarëvajtjes së projektit në lobimin dhe advokimin për dëgjimin e zërit të të rinjve. Përveç takimeve të përhershme grupi i LRT ka marrë pjesë në një sërë iniciativash e projektesh të iniciuara prej tyre. Në këtë kontekst duhet përmendur arritja e tyre më e madhe për këtë vit, hartimi dhe publikimi i
Manifestit të të Rinjve. Gjatë këtij viti, grupi rinor ka ndjekur disa trajnime, duke përmendur trajnimin mbi të folurën në publik më 22-23 Maj si edhe trajnimin mbi metodat e lobimit dhe avokimit në Shtator të po këtij viti.
Njohuritë dhe eksperiencën e marrë nga këto trajnime, secili nga të rinjtë i ka ndarë edhe brenda grupimeve përkatëse. Të rinjtë e LRT janë gjithmonë në lëvizje duke përmirësuar dhe perfeksionuar aftësitë e tyre si lidera të rinj. Edhe pushimet verore për LRT janë një mundësi për trajnime të ndryshme, brenda dhe jashtë vendit. Gjatë verës me anëtarët e LRT si dhe me të rinj të tjerë nga e gjithë Shqipëria u organizua shkolla verore “Të Rinjtë dhe Pjesëmarrja në Vendimmarrje” e organizuar në kuadër të projektit “TIRANA, QYTETI IM – ZËRI IM”. Kjo shkollë ofroi një kurikul interaktive duke kombinuar trajnimet me punën në grup e diskutimet si dhe aktivitetet e kohës së lirë dhe plazhin. Shkolla verore i mundësoi grupit të LRT të krijonin lidhje më të forta shoqërore dhe rrjetëzim si edhe të pasuronin grupin me disa anëtarë të rinj entuziastë.
3
Të rinjtë e LRT kanë kryer dy vizita studimore, një në Kuvendin e Shqipërisë dhe një në Bashkinë e Tiranës. Vizitat studimore kishin për qëllim ti njihnin të rinjtë me institucionet, mënyrën e funksionimit të tyre dhe të kishin mundësi të vizitonin ambjente ku merren disa
nga vendimet më të rëndësishme për këtë grup. Lidershipi i të Rinjve të Tiranës ka si detyrë kryesore të monitorojnë punën e Këshillit Bashkiak dhe mbi të gjitha vendimet që kanë të bëjnë me të rinjtë. Monitorimi i vendimeve të Këshillit Bashkiak ka qenë një sfidë për LRT, pasi nuk janë lejuar të monitorojnë çdo mbledhje me arsyetimin e mungesës së vendeve në sallën e mbledhjeve.
Megjithatë në 6 mbledhje të monitoruara të Këshillit Bashkiak 2 prej tyre janë monitoruar edhe nga tre pjesëtarë të LRT. Ndërkohë që angazhimi më i rëndësishëm i LRT për këtë vit ka qenë Manifesti rinor. MANIFESTI i të Rinjve është një dokument që përmbledh kërkesat kryesore të të rinjve shqiptarë. Manifesti është ideuar që me krijimin e grupit dhe është përpiluar një draft i parë nga të rinjtë e LRT. Më pas është konsultuar me të rinj, forume dhe organizata rinore në të gjithë vendin. Në muajin Nëntor u zhvillua një konsultim publik i tij dhe në muajin Dhjetor, me rastin e ditës së rinisë, u prezantua Manifesti final. Duke lënë pas një vit plot me punë, LRT ka filluar të mendojë për vitin pasardhës. Ky grupim rinor do të fillojë vitin 2013 duke lobuar dhe avokuar me Manifestin e të rinjve për përmbushjen e kërkesave kryesore të rinisë Shqiptare. LRT është një bashkim i përfaqësuesve të të rinjve nga organizata rinore dhe forume rinore partiake, ku qëllimi kryesor është interesi më i lartë i të rinjve.
4
UNE JAM LIDERSHIPI I TË RINJVE TË TIRANËS Uniteti Rinor, Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë, Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, Lëvizja Rinore për Integrim, Forumi Rinor i Partisë Demokratike, Përtej Barrierave, Roma Active Albania, Parlamenti Rinor, Aleanca Kuq & Zi, Forumi Rinor Partia Republikane, Partia Civile, Rinia Aktive
Nëse je një i/e re shqiptar/e që aderon në një organizatë rinore apo në një forum rinor partiak dhe kërkon të ndikosh për një realitet më të mirë për të gjithë bashkëmoshatarët shqiptar, të mirëpresim në takimin e radhës në LRT. Nga Enida Bogdani Lehtësuese e grupit rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës
5
VIZITË STUDIMORE NË BASHKINË TIRANË
Grupi rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës realizoi një vizitë studimore në Bashkinë e Tiranës, më datë 22 Nëntor, nën kujdesin e Drejtorisë për Marrëdhëniet me Publikun. Grupi rinor pati mundësinë të vizitonte nga afër ambjentet ku realizohej pritja e publikut, si dhe të njihej gjerësisht me proçedurën e Bashkisë për pritjen e qytetarit.
Znj. Manjola Sopoti, Përgjegjëse e Sektorit të Komunikimit dhe Pritjes së Qytetarit i njohu të rinjtë me punën e Bashkisë dhe iu dha përgjigje pyetjeve të tyre. LRT pati mundësinë të vëzhgonte nga afër dhënien e kartave të studentit si dhe proçedurën e aplikimit.
6
LRT shpreson që të kthehet për një vizitë tjetër në Bashki, për ti prezantuar Manifestin Rinor kryetarit të Bashkisë Tiranë.
LIDERSHIPI I TË RINJVË TË TIRANËS KONSULTON PUBLIKISHT MANIFESTIN RINOR
CRCA dhe Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, që ka si mision avokimin për rritjen e pjesëmarrjes së grave dhe të rinjve në politikë dhe vendimmarrje, në bashkëpunim me grupimin rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, organizoi më datë 9 Nëntor 2012 Konsultimin Publik të Manifestit Rinor. Qëllimi i konsultimit ishte prezantimi dhe diskutimi i gjerë publik i Manifestit Rinor me të rinjtë, organizatat dhe forumet rinore, për të sjellë shqetësimet reale të një prej grupeve më të mëdha shoqërore, siç janë të rinjtë, në vëmendjen e Qeverisë, institucioneve dhe partive politike.
Manifesti Rinor është një dokument që parashtron kërkesat kryesore të të rinjve, evidentuar nga problemet dhe shqetësimet e tyre. Ky Manifest është formuluar nga grupi rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” dhe është konsultuar më gjerë me organizata dhe grupime rinore.
7
Politike, Parlamentarëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive e Komunave në Shqipëri, për të adresuar shqetësimet kryesore dhe pritshmëritë që rinia ka dhe që partitë politike, autoritetet e të zgjedhurit qëndrorë dhe vendorë duhet ti kenë parasysh dhe të marrin masa për ti plotësuar ato.
Në pjesën e parë të takimit, përfaqësues të “Lidershipit të të Rinjve të Tiranës” iu prezantuan pjesmarrësve kërkesat e Manifestit sipas pesë pikave të tij: Edukim gjithëpërfshirës dhe cilësor; Përfaqësim rinor në vendimmarrje; Punësim rinor; Hapësira Publike për të Rinjtë; Shëndetësia për të Rinjtë.
Në këtë Konsultim morën pjesë përfaqësues të forumeve politike rinore si nga PS, PR, PDIU, AK, LSI, PC, etj; organizatave dhe grupimeve rinore si RVSH, Parlamenti Rinor, Përtej Barrierave, Lëvizja Mjaft, Uniteti Rinor; aktivistë të shoqërisë civile; përfaqësues të Bashkisë Tiranë; KMD-së; përfaqësues të organizatave ndërkombëtare; Medias, etj.
Ndërsa pjesa e dytë e takimit u përqëndrua në punë në grupe po sipas pesë pikave kryesore të Manifestit, ku u diskutuan kërkesat e parashtruara dhe u dol me sugjerime e riformulim të tyre. Synohet që drafti përfundimtar i Manifestit Rinor, me të gjitha sugjerimet e dala nga Konsultimi, t’u drejtohet të gjitha Partive
8
RELACION: MBLEDHJA E KËSHILLIT BASHKIAK NËNTOR 2012
Një pjesëtar i stafit të CRCA-s dhe dy anëtarë të grupit rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës” morën pjesë si vëzhgues në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të muajit Nëntor. Nisur nga eksperienca e mbledhjes së mëparëshme, shkuam në mbledhje 30 minuta përpara zhvillimit të mbledhjes për të parë nëse ishte e mundur të akomodohen tre persona për të vëzhguar mbledhjen dhe gjetëm bashkëpunimin e stafit të Bashkisë Tiranë. Në këtë mbledhje plotësohej kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e saj. Mbledhja e Këshillit Bashkiak u monitorua nga media dhe u transmetua live në disa stacione kombëtare. Kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha, ishte prezent gjatë gjithë mbledhjes. Në fillim u miratua rendi i ditës, që pati shumë ndërhyrje edhe pasi u miratua. Por në vend që të kalohej tek miratimi i p/vendimeve, kryebashkiaku ndau axhendën e aktiviteteve të kryeqytetit për 100-vjetorin. Kjo shtyu rendin e ditës për rreth 30 minuta. Mbledhja u shoqërua me shumë debate ndërmjet pozitës e opozitës dhe me komente të politizuara. Në kuadër të prezantimit të axhendës së kryeqytetit për 100-vjetorin e pavarësisë, u diskutua edhe emërtimi i shesheve dhe rrugëve, ku në fokus ishte emërtimi i sheshit “Çamëria”. Z.Dalipi, kryetar i këshilltarëve të opozitës, komentoi se Bashkia duhet të ndiqte dhe të ishte në dijeni të debateve publike për emërtimin e shesheve dhe rrugëve. Vendimet e miratuara dhe të parashikuara në rendin e ditës ishin: 1.p/Vendim: Për “Transferimin kapital të vlerës së investimeve të kryera nga Aparati i Bashkisë së Tiranës gjatë viteve 2000 – 2009”. Komisioni i Financës dhe Ekonomisë kishte mendim të dyzuar, duke qenë se këshilltarët e opozitës kishin mungesë informacioni për të marr një vendim. Megjithatë p/vendimi u miratua vetëm me votën e maxhorancës. 9
2. p/Vendim: Për ”Disa ndryshime në buxhetin e Bashkisë së Tiranë për vitin 2012”. Edhe njëherë Komisioni i Financës dhe Ekonomisë dha opinione të ndryshme. Ishte e vështirë të ndiqej debati pasi flisnin për mungesë dokumentacioni dhe nuk ishte i qartë ndryshimi në fjalë për buxhetin. Për më tepër këshilltarët e tjerë angazhoheshin në debate pa marrë lejen e fjalës, që e bënte fizikisht të vështirë dëgjimin. P/vendimi u kalua me votën e maxhorancës, ku këtë herë këshilltarët e opozitës hynë në votim duke votuar kundra. 3. p/Vendim: Për ”Miratimin e sistemit të pikëzimit për programin e subvencionimit të familjeve që përfitojnë kredi të lehtësuara nga shteti, sistemin e pikëzimit për programin e banesave sociale me qera, dhe sistemin e pikëzimit për bonusin e strehimit”. Znj. Gazholli kryetare e Komisionit të Strehimit dhe Çështjeve Sociale tha se komisioni nuk u mblodh. Ndërkohë që disa këshilltarë të opozitës shprehën se nuk ishin dakord me sistemin e tanishëm të pikëzimit. Por debati dhe argumentat ishin shumë të vështirë për tu ndjekur, sepse merrej fjala pa leje dhe flisnin shumë këshilltarë njëkohësisht. Nga ky moment nuk u ndoq më rendi i ditës dhe ishte e vështirë të kuptohej nëse u miratuan p/vendimet e tjera. Këshilltarët flisnin pa respektuar rendin e fjalës. Komente : Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u vëzhgua nga tre përfaqësues të CRCA dhe Lidershipit, këtë rradhë me bashkëpunimin e stafit të Bashkisë Tiranë. Seanca e mbledhjes së Këshillit Bashkiak u transmetua live në disa televizione, që e bën të aksesueshme nga shumë qytetarë mbledhjen e këshillit. Por jo e gjithë seanca u transmetua në media. Mbase duhet të bëhet një plan mediatik i seancave që duhen transmetuar që janë më të rëndësishme për qytetarët e Tiranës. Votimi i rendit të ditës kaloi me shumë debate, dhe mbasi u miratua, Kryebashkiaku doli nga rendi i miratuar i ditës. Votimi i p/Vendimeve u bë në debat e sipër, dhe disa pa votimin e këshilltarëve të opozitës. Ishte shumë e
vështirë për një qytetar/vëzhgues të ndiqte radhën e mbledhjes. Moderimi i seancës nga Kryetari i Këshillit nuk u respektua nga të gjithë këshilltarët dhe Kryetari i Bashkisë e në disa raste Kryetari nuk respektoi dhënien e fjalës. Kjo seancë u dominua nga debate me ngjyrime politike dhe shqetësime për zgjedhjet e radhës. Njoftimi për mbledhjen e nëntorit është publikuar në faqen zyrtare të bashkisë bashkë me rendin e ditës së mbledhjes, por nuk mund të shkarkohet për arsye teknike. Shpesh herë komentet e këshilltarëve nuk kishin të bënin me rendin e ditës, dhe kalonin në ngjyrime politike dhe personale. Kjo e bënte të vështirë miratimin e p/Vendimeve dhe debatin konstruktiv mbi të mirën e qytetarëve. Jo të gjithë p/vendimet e rendit të ditës u miratuan.
10
NJË MANIFEST PËR RININË SHQIPTARE!
Grupi rinor Lidershipi i Të Rinjve të Tiranës, prezanton publikisht Manifestin e Rinisë, pas 10 muajsh pune dhe konsultimi me organizata rinore dhe forume politike rinore në mbarë vendin. “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës”, në bashkëpunim me CRCA dhe Koalicionin për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë, ftoi të rinjtë dhe përfaqësues të institucioneve dhe qeverisë të ndiqnin nga afër parashtrimin e kërkesave të të rinjve. Këto kërkesa i drejtoheshin Qeverisë dhe Partive Politike në Shqipëri, në Konferencën për Shtyp organizuar më 7 Dhjetor, në kuadër të Ditës Kombëtare të Rinisë. Rinia reagon me anë të këtij Manifesti dhe merr rradhën për të dalë në publik. Është koha që rinia të jetë vetë protagoniste e fatit të vet. Të rinjtë e Shqipërisë duhet të vendosin të gjithë bashkë për të ardhmen e tyre, dhe jo disa të vendosin për të gjithë. Prandaj, ky Manifest u kërkon Partive Politike, Parlamentarëve, Qeverisë dhe Kryetarëve të Bashkive e Komunave në Shqipëri, të adresojnë shqetësimet kryesore dhe pritshmëritë që të rinjtë kanë për klasën politike në vend.
Manifesti Rinor është një dokument që parashtron kërkesat kryesore të të rinjve shqiptarë, i konsultuar masivisht përgjatë një periudhe 10 mujore, ku evidentohen problemet dhe shqetësimet e të rinjve anembanë Shqipërisë. Procesi i përgatitjes së Manifestit është drejtuar nga grupi rinor “Lidershipi i të Rinjve të Tiranës” dhe u prezantua nga vetë të rinjtë gjatë kësaj konference për shtyp. Në këtë event pati një pjesëmarrje të gjerë nga mediat dhe pjesëtarë të organizatave rinore. Manifesti i Rinisë do të shërbejë si një mjet lobues dhe advokues me aktorët përkatës për të parashtruar kërkesat kryesore të të rinjve. Nga Janar 2013 për grupin rinor Lidershipi i të Rinjve të Tiranës fillon faza e dytë, gjatë së cilës do të synohet ndërgjegjësimi publik për kërkesat që përmban Manifesti.
“BREZ I KAFEVE” APO “BREZ PA HAPËSIRA PUBLIKE”!
Në opinionin publik shqiptar është mjaft i përhapur stereotipi i “brezit të kafeve”. Është e vërtetë që një pjesë e madhe e studentëve shqiptarë preferojnë të jenë mbase pak apatikë duke pritur për diçka, shpeshherë pa e ditur çfarë. Por, stereotipi e ka si tipar të tijin dallues, përgjithësimin e gabuar.
Ne jemi brezi, i cili është përballur me ndryshime drastike në shoqërinë shqiptare. Gjatë viteve të tranzicionit shoqëria shqiptare është përballur me kthesa dhe ndryshime të papritura, të dëshiruara dhe jo. Ndryshime të tilla në shoqërinë tonë duket se kanë shkaktuar shpesh stres dhe apati. E pra, ne jemi brezi i përballur me to.
12
Thyerja e stereotipit vjen nga vet të rinjtë e Nismat tona shpesh nëpërkëmben si angazhuar në organizata dhe forume rinore. kapriço dhe teka të moshës jo vetëm nga Interesi për publiken dhe skeptikët, por edhe nga ata që mënyrën e funksionimit të do të duhej të na Nuk e mohoj kemi saj është tipar i një mbështesnin. Ligjet për pasivitet, por nuk qytetarie demokratike. arsimin miratohen pa na Angazhimi në këto pyetur, hapësirat në jemi “brezi i kafeve” organizata është vullnetar vëndimmarrje janë minimale, në këtë kuptim. dhe të rinjtë janë forca dyer që mbyllen pa mbaruar motorrike e ekzistencës së kërkesën. Të lodhur nga Në fund të fundit jemi tyre. Dëshmitarë janë përpjekjet, kafja me miqtë ata që dhe kafen e ngjarjet e javës së parë të duket si vendi ku ideja jote shohin si hapësirë Dhjetorit. Në kuadër të dëgjohet. Pa harruar të solidarizimit me probleme përmendet përballja me publike për problemet te ndryshme sociale, shumë optikën politizuese. Rregulli i tona në mungesë të aktivitete janë ndërrmarë pashkruar i shoqërisë sonë nga organizata të shoqërisë “më thuaj me kë parti je, të të hapësirave që na janë civile. Entuziazmi i të rinjve them se cili je”. mohuar. të angazhuar në sferën e shoqërisë civile ishte mjaft frymëzues. Më e rëndësishme është mospërkrahja nga Por nëse është kështu pse ne jemi të akuzuar për pasivitet? Si pjesë e kësaj gjenerate nuk e mohoj faktin se një pjesë e jona janë skeptikë ndaj kontributit të tyre në shoqëri. Jo rrallë në baret e fakulteteve dëgjohen shprehje si: “nuk është në dorën tonë”. Ky skepticizëm dhe kjo ndjenjë pafuqie janë ushqyer nga tentativa të dështuara për ndryshim apo dhe nga një kulturë historike diktatoriale. Por, përvec kësaj si problem është mungesa e hapësirave të shfaqjes së rinisë si potencial.
vet të rinjtë. Shpesh të rinjtë që aktivizohen shihen nga një pjesë si ata që harxhojnë kohën kot, kur ndërkohë ky gjykim vjen nga një kafe përballë shkollës. Nuk e mohoj kemi pasivitet, por nuk jemi “brezi i kafeve” në këtë kuptim. Në fund të fundit jemi ata që dhe kafen e shohin si hapësirë publike për problemet tona në mungesë të hapësirave që na janë mohuar.
13
Rinia zgjidhja, jo problemi! Rini dëgjo dhe reago! Është radha jote të dalësh në skenë. Fillo që këtu të reflektosh, kërkosh dhe veprosh. Ne, të Rinjtë e Shqipërisë duam të vendosim të gjithë bashkë për të ardhmen tonë, dhe jo disa të vendosin për të gjithë. Rinia është e ardhmja e një kombi, por ne Rinia e Shqipërisë jemi dhe investimi i të tashmes së këtij kombi. Ne duam një Shqipëri pa vrasje, pa vjedhje, pa korrupsion, pa varfëri, një Shqipëri të gjelbër, solidare, me mundësi të barabata për të gjithë, në respekt të të drejtave të njeriut.
MANIFESTI I TË RINJVE SHQIPTARË Përmes këtij Manifesti, ne ngremë zërin që Rinia të jetë protagoniste e së ardhmes së vet, dhe jo vetëm vëzhguese pasive e proceseve të zhvillimit në Shqipëri. Ne të rinjtë e Shqipërisë kërkojmë nga partitë politike, zyrtarët e zgjedhur, kandidatët, të gjitha institucionet shtetërore në nivel qëndror dhe vendor dhe strukturat e shoqërisë shqiptare:
SHËNDETËSIA PËR TË RINJTË! Akses i garantuar në shërbime shëndetësore falas dhe konfidencial për të rinjtë; Lehtësimi i proçedurave administrative shëndetësore për të rinjtë, në rastin e librezave shëndetësore; Fushata informuese dhe sensibilizuese për të rinjtë mbi shëndetin riprodhues e seksual, duhanin dhe substancat narkotike, përfshirë zonat rurale; Fushata të shpeshta informuese mbi çështjet e shëndetit për rininë duke shfrytëzuar teknikën “peer education” të rinjtë për të rinjtë; Paisja me kartë shëndeti për studentë, të papunë, dhe të rinj me aftësi të kufizuar (rimbursimi i medikamenteve); Kujdes dhe vëmendje e veçantë për mirëqenien psiko-sociale të të rinjve (psikologu në shkollat e mesme, qëndrat rinore, zyrat për rininë, universitete, etj).
14
EDUKIM GJITHËPËRFSHIRËS DHE CILËSOR! Një sistem arsimor transparent, përmes dixhitalizimit/kompjuterizimit të shërbimeve arsimore dhe publikimit online të të dhënave; Një sistem arsimor gjithëpërfshirës; krijimi i kushteve të përshtatshme për grupet e marxhinalizuara; krijimi i kushteve të përshtatshme për akses të personave me aftësi të kufizuar në arsim; Rishikim dhe përmirësim të programeve mësimore, literaturës dhe teknologjisë së laboratorëve; Ambiente mësimore me kushte optimale dhe staf akademik me kualifikimin e duhur; Mekanizma funksional për ndërtimin e një dialogu konstruktiv mes stafit akademik dhe studentëve/nxënësve dhe për vlerësimin e stafit akademik nga studentët/nxënësit; Konsultimi i ndryshimeve të programeve mësimore dhe ligjeve për arsimin me të gjithë grupet e interesit; Mirëfunksionim të strukturave rinore vendimmarrëse të pavarura brenda institucioneve arsimore (qeveritë studentore, Senate, etj); Krijimi i zyrave për orientim karriere pranë institucioneve arsimore për një rini të mirë orientuar drejt interesave të tyre; Të nxitet dhe të njihet edukimi jo-formal si pjesë integrale e edukimit në tërësi; Instrumenta lehtësues për përfshirjen e të diplomuarve jashtë vendit në punë e shoqëri.
15
PËRFAQËSIM RINOR NË VENDIM-MARRJE! Përfaqësim gjithëpërfshirës për të rinjtë pa dallim moshe, race, gjinie, arsimi, aftësie apo përkatësie shoqërore; Të ulet mosha e votuesve të rinj nga 18 vjeç në 16 vjeç; Transparencë, akses dhe informacion të herë pas hershëm të politikave rinore dhe ekzistenca e një faqe zyrtare elektronike funksionale për politikat rinore, ku të ketë publikime dhe informacione në këtë faqe për politikat rinore nga institucionet përkatëse; Hartimin e politikave rinore në konsultim me të rinjtë në nivel lokal dhe qëndror; Partitë politike t’u krijojnë mundësi dhe të favorizojnë të rinjtë, edhe me kuota, si kandidatë në nivel vendor dhe qëndror; Mbështetje të iniciativave rinore, nga pushteti lokal, për të ngritur struktura në shërbim të komunitetit; Konsultim me të rinjtë për hartimin e një projektligji për rininë.
PUNËSIM RINOR! Të hartohen dhe zbatohen politika e strategji me të rinjtë dhe për të rinjtë për aktivizimin dhe aksesin e të rinjve në tregun e punës me kushte të barabarta për grupet vulnerabël/të riskuara; Krijimi i një “Agjencie Mbështetëse dhe Informuese për Rininë” ku të përfshihen hapësira virtuale me vende pune sezonale për të rinjtë; ofrimi kurseve profesionale; mbështetje për punësimin e studentëve (të rinjve) me rezultate të larta; studim i tregut të punës për të rinjtë; lehtësim i kushteve të stazhit të punës; Njohja dhe qarkullimi i praktikës së “peer education”- të rinjtë që mësojnë të rinjtë nga eksperiencat e tyre; Favorizimi me kredi të buta për biznese të vogla rinore dhe nxitja e punësimit të të rinjve, përmes uljes së taksimit të bizneseve që punësojnë të rinjtë; Të inkurajohen talentet në art, kulturë dhe sport duke marrë mbështetje nga bashkitë/komunat përkatëse.
16
HAPËSIRA PUBLIKE PËR TË RINJTË Funksionimi i bibliotekave dhe hapësirave publike në çdo minibashki dhe sigurimi i aksesit të të rinjve në to; Ngritja e Qendrave Rinore argëtuese, sportive dhe funksionimi i atyre ekzistuese në çdo minibashki; Akses i garantuar në hapësira publike edhe për të rinjtë me aftësi të kufizuar dhe grupet e marxhinalizuara; Lehtësira dhe përmirësimi i transportit publik për studentët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar edhe nga grupe të disavantazhuara; Akses falas në internet në hapësirat publike; Hapësirat publike institucionale të vihen në dispozicion të të rinjve sipas një rregulloreje të përcaktuar; Aktivitete artistike të hapura me akses sa më të gjerë në ambjentet e frekuentuara nga të rinjtë.
17