Politika e-City Prill-Maj 2012

Page 1

Politika E-City Tirana: Qyteti im-Zëri im Prill-Maj 2012

Nr. 2, Viti 1 i Botimit, Botim i CRCA/DCI SHQIPËRI, Mbështetur nga: OLOF PALME INTERNATIONAL CENTRE dhe SIDA


THIRRJE E HAPUR - NJË GRUA PËR PRESIDENTE TË SHQIPËRISË! Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë po ndjek me interes diskutimet që po bëhen ndërmjet partive parlamentare për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë. Duke patur parasysh se gratë dhe vajzat në Shqipëri kanë sot përfaqësimin politik më të ultë, ne mendojmë se ka ardhur koha që partitë politike të mendojnë seriozisht zgjedhjen e një kandidateje grua për Presidente të Republikës. Me këtë rast ne i rekomandojmë të gjitha partive politike parlamentare dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, që të marrin në konsideratë këtë propozim të Koalicionit, duke bërë të mundur që Shqipëria të ketë për herë të parë në historinë e saj një Presidente grua. Në Shqipëri ka një numër të madh të grave me karrierë të shkëlqyer shoqërore, të cilat janë kandidate potenciale për postin e Presidentes së Shqipërisë. Zgjedhja e një gruaje në këtë post nuk do të ishte një nder apo “lëshim” që iu bëhet grave, por një nder që i bëhet pozicionit kushtetues të Presidentit. Koalicioni beson se zgjedhja e një gruaje si Presidente e Shqipërisë do ta zbuste klimën e ashpër dhe mosbesuese që mbizotëron në politikën shqiptare, si dhe do të shërbente si një model për qindra e mijëra gra e vajza anembanë Shqipërisë për të marrë pjesë në politikë. Gratë në Shqipëri përbëjnë thuajse 50 % të popullsisë, ndërkohë që zenë vetëm 16 % të vendeve në Parlament, duke e renditur Shqipërinë ndër vendet e fundit në Evropë përsa i përket përfaqësimit të grave në jetën politike të vendit. Ndërkaq në pushtetin vendor gratë zënë vetëm 1% të pozicioneve drejtuese në Bashki e Komuna, duke na renditur ndër vendet e fundit në Botë për përfaqësimin e grave në qeverisjen lokale. Gra presidente ka në shumë vende të botës, si: Argjentinë, Kosovë, Banglandesh, Liberi, Indi, Lituani, Kosta Rika, Brazil, Zvicër, Malavi etj. Zgjedhja e një gruaje në krye të shtetit, jo vetëm që krijon një imazh të rëndësishëm përpara qytetarëve shqiptarë, Bashkimit Europian dhe partnerëve tanë ndërkombëtar, por ajo do të tregonte pjekurinë e demokracisë në vend drejt një ndarje të drejtë të pushtetit midis burrave dhe grave në Shqipëri. Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë është një ndër grupimet kryesore të shoqërisë civile në Shqipëri dhe ka si qëllim të advokojë për një përfaqësim më të drejtë dhe më të barabartë të grave, të rinjve dhe minoriteteve në Parlament, Qeverinë qendrore dhe lokale, në partitë dhe forumet politike, si dhe në vendimmarrje në përgjithësi.

Deklaratë publike______Fq. 2

5 Prill: Mbledhja e Këshillit Bashkiak_____________ Fq. 4

5 Maj: Mbledhja e Këshillit Bashkiak_____________ Fq. 7

Fakte mbi Bashkinë_____Fq. 10

Vizita në Parlamentin e Shqipërisë____________ Fq. 11

Takim me gratë parlamentare më datë18 Prill________Fq. 12

Pse politikës Shqiptare i duhen më shumë gra?________ Fq. 13

22-23 Maj: Trainim i grupit rinor mbi lidershipin dhe të folurën në publik_____________ Fq. 15 CRCA/ DCI SHQIPËRI

Adresa e zyrës: Rr. Rreshit Çollaku, Vila 13/1, Tiranë, Shqipëri Adresa postare: Kutia Postare 1738, Tiranë / Shqipëri Tel: + 355 4 2242264 E-mail: blemetaj@yahoo.it; mersila.ballo@gmail.com

Mbështetur nga:

1


këshill i dedikon kohë dhe buxhet zgjidhjes së çështjeve të të rinjve, grave dhe fëmijëve. Përfaqësuesit e CRCA/DCI Shqipëri, edhe pse kanë paraqitur dy herë kërkesë të rregullt zyrtare pranë Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranës për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit për vitin 2012, nuk janë lejuar që të ndjekin mbledhjen e datës 5 Prill 2012 të tre përfaqësuesit e interesuar, por Këshilli ka lejuar vetëm një prej tyre, me justifikimin se Salla e Mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nuk ka hapësirat e duhura për të lejuar pjesmarrjen e të gjithe personave të interesuar.

Këshilli Bashkiak i Tiranës të marr masa për të garantuar që çdo qytetar i interesuar të ndjekë mbledhjet e këshillit Qendra për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/DCI Shqipëri), një ndër organizatat kryesore të shoqërisë civile në vend, me anë të kësaj letre kërkon të protestojë me forcë publikisht për shkeljen e të drejtës së saj dhe të qytetarëve të Tiranës, për të ndjekur mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, nga ana e Sekretariatit të Këshillit Bashkiak të kryeqytetit. Që prej vitit 2006 e në vijim, CRCA / DCI Shqipëri punon në drejtim të promovimit të pjesmarrjes së barabartë të të rinjve, grave dhe minoriteteve në jetën politike të vendit. Që prej Janarit të këtij viti ne po punojmë bashkë një grup të rinjsh nga partitë politike dhe shoqëria civile, nëpërmjet “Lidershipit të të rinjve të Tiranës”, për të nxitur pjesmarrjen aktive të të rinjve në qeverisjen lokale. Pjesë e punës sonë është edhe vëzhgimi i vendimmarrjes lokale, që realizohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës, për të parë se sa dhe si ky

Për ne mos lejimi i përfaqësuesve tanë që të ndjekin nga afër mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, është një precedent i rëndë i shkeljes së ligjit dhe të të drejtave të njeriut në Shqipëri. Ligji Nr.8652, i datës 31.7.2000, “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, në Nenin 34, pika 1, thotë: “Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun. Çdo qytetar lejohet të ndjekë mbledhjet e këshillit, sipas mënyrës së përcaktuar në rregulloren e këshillit”. Ndërkohë Neni 39 i Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, i datës 31.05.2004, thotë se “Në sallën e mbledhjeve marrin pjesë me cilësinë e të ftuarit, vetëm personat e autorizuar nga kryesia e Këshillit”. Ashtu siç shihet, Neni 39 i Rregullores, është në kundërshtim të hapur me frymën e Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Qeverisjes Vendore”, i cili duhej të rregullonte procedurat dhe mënyrat që Këshilli duhet të ndjekë për garantimin e ushtrimit të të drejtës së qytetarëve dhe jo numrat e qytetarëve që janë të lejuar ose jo.

2


Ligji përcakton se “Mbledhjet e Këshillit janë të hapura për publikun” dhe Rregullorja në fjalë nuk mund ta dalë kundër ligjit duke kufizuar të drejtën bazë të çdo qytetari për të marrë pjesë dhe për të ndjekur mbledhjet e institucioneve të zgjedhura prej tij, të drejta këto të garantuara nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë. Për më tepër, është në interesin e rritjes së transparencës dhe mirë-qeverisjes, që Këshilli Bashkiak i Bashkisë Tiranë, t’i organizojë mbledhjet e tij të hapura për të gjithë qytetarët e Tiranës, pasi Tirana e vitit 2012 nuk është Tirana e vitit 2004. Duke u nisur nga kjo ngjarje e rëndë, CRCA/DCI Shqipëri i rekomandon Kryetarit të Bashkisë Tiranë, Kryetarit të Këshillit Bashkiak dhe grupeve të partive politike në këtë Këshill, të ndërmarrin masat më të shpejta për ta zgjidhur këtë çështje, përfshirë edhe:

-

Rishikimin e Rregullores së Funksionimit Të Këshillit Bashkiak Tiranë, të datës 31.05.2004, për të siguruar që çdo qytetar i interesuar, të ketë mundësi të ndjekë mbledhjet e Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë;

-

Parashikimin në Rregullore të procedurave dhe mënyrave për ndjekjen e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak nga të interesuarit, si p.sh. vënia në dispozicion e një salle tjetër nga ajo ku zhvillohet mbledhja, ku qytetarët dhe grupet e interesuara, përmes një monitori apo mjeteve të tjera, të kenë mundësi të ndjekin mbledhjet e hapura të Këshillit;

-

Sigurimin e transparencës ndaj qytetarëve dhe taksapaguesve të

Tiranës, të cilët ju kanë besuar qeverisjen e qytetit;

Në çdo rast nëse nuk zgjidhen këto kërkesa të rëndësishme demokratike, CRCA/DCI Shqipëri do të padisë pranë Gjykatës Kushtetuese, Nenin 39 të Rregullores së Funksionimit të Këshillit Bashkiak Tiranë, si një nen që haptazi kufizon të drejtën e qytetarëve për informim dhe pjesmarrje në institucionet e tyre publike. CRCA /DCI Shqipëri beson se e drejta e informimit dhe e pjesmarrjes në vendimmarrje, janë ndër të drejtat themelore të njeriut në një vend demokratik, prandaj institucionet duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar respektimin e të drejtave të qytetarëve në ushtrimin e tyre larg pengesave administrative.

Pjesë nga përgjigja e Bashkisë Tiranë në lidhje me Deklaratën publike të datës 11 prill 2012

3


5 Prill 2012: Mbledhja e Këshillit Bashkiak

Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak 5 Prill 2012, ora 18.00 – 20.00 CRCA në kuader të projektit Tirana: Qyteti im-Zëri im, më 5 Prill, ora 18.00, ndoqi mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Edhe këtë herë pjesmarrja në mbledhje krijoi jo pak shqetësime në sekretarinë e Këshillit Bashkiak. Edhe pse CRCA kërkoi nga sekretariati i Këshillit Bashkiak që mbledhja të ndiqej nga 3 persona në total (1 person i stafit dhe 2 të rinj nga grupi rinor «Lidershipi i të rinjve të Tiranës»),por kjo nuk u bë e mundur. Pak orë përpara fillimit të mbledhjes, CRCA u njoftua nga sekretari i Këshillit Bashkiak se në mbledhje mund të merrte pjesë vetë një person për shkak të mungesës së hapësirave në sallën e mbledhjes së KB. Autorizimi, që me regulloren e Këshillit Bashkiak lejon ndjekjen e mbledhjes nga ana e publikut dhe të qytetarëve të thjeshtë, ju dha vetëm personit të stafit pak minuta përpara fillimit të mbledhjes. Vetë kryetari i Këshillit, i pyetur personalisht nga ana e stafit përpara

Bashkisë, me një ton neglizhent, theksoi se autorizimi i jepej ekskluzivisht vetëm një personi. Stafi i CRCA që ka ndjekur mbledhjen e Këshillit ka konstatuar mungesë etike dhe profesionalizmi në komunikim nga ana e punonjësve të Policisë Bashkiake që ishin në hyrje të derës së institucionit. Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ishte konform ligjit. Mbledhjen e Këshillit Bashkiak e ndoqi dhe ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha. Këshilli Bashkiak votoi në unanimitet të 8 projektvendimet e parashtruar në mbledhjen e tij të radhës. Tetë pikat për të cilat u diskutua ishin : 1. p/Vendim; “Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë” (nr.1) 2. p/Vendim; “Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë” (nr.2)

4


3. p/Vendim; Për “Miratimin e përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit” 4. p/Vendim; Mbi “Krijimin e Galerisë së Artit bashkëkohor, “Tirana Art Gallery” dhe miratimin e strukturës organizative”

ndryshimin e destinacionit të këtij objekti në qendër sociale “Të qëndrojmë së bashku””.

Diskutimi mbi p/vendimet, por sidomos 3 pikat e para dhe pika 7, u shoqëruan me debate nga këshilltarët e 2 forcave kryesore politike.

Nga vëzhgimi ynë i mbledhjes rezulton se: 5. p/Vendim; Për “Vendosjen e pllakës memorial në kujtim të holokaustit”

-

Ka mungesë vullneti nga ana e Këshillit Bashkiak për të qenë në dispozicion të shoqërisë civile. Marrja e një autorizimi për të vëzhguar këtë Këshill trasformohet çdo herë në një sfidë ;

-

U miratua lista e 409 familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimi ne interesave të kredisë. Pika 1 dhe 2, pra pikat që prekin shtresat e paprivilegjuar a, shtresat në nevojë e shtresat sociale si përfaqësuesit e shoqatës të qytetarëve me aftësi të kufizuara, të jetimëve, të përndjekurve politikë si dhe përfaqësues të komunitetit rom që përfitojnë nga kjo kredi, ishin pikat më të nxehta, me debate midis komisionerëve. U zhvillua një debat i

6. p/Vendim; Për “Emërtimin e shkollës “Gjergj Fishta” 7. p/Vendim;”Ristrukturimin e Qendrës Sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit”, miratimin e strukturave të tyre organizative si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012”. 8. p/Vendim; Mbi “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.71, datë 20.12.2005, “Për kalimin capital të asetit “Pjesë objektit” të Ndërmarrjes Shërbimeve Mekanike, Rr. “Sabaudin Gabrani” Bashkisë Tiranë si dhe

5


ndezur mes këshilltarit të majtë Z. Dalipi dhe këshilltarit të djathtë, Z. Poni. Z. Dalipi shtyu shumë herë Kryetarin e Bashkisë të replikonte mbi listat e qytetarëve që përfitonin nga këto kredi. Pika 1 u votua Pro nga të gjithë komisionerët. Ndërkohë pika 2 u votua 28 Pro dhe 25 Kundra. Duke qënë se përfituesit kryesorë të këtij projekti janë familjët në nevojë që i përkasin shktresës së ulët dhe të mesme, mund të themi se ky p/vendim i vjen në ndihmë kësaj kategorie më vulnerabel ku përfshihen fëmijët, të rinjtë dhe gratë ; -

-

Këshilltaret gra ishin ndër më aktivet në këtë mbledhje të Këshillit Bashkiak. Z. Hafizi këshilltare e majtë dhe këshilltaret e tjera të majta ishin shumë më aktive krahasuar me koleget e tyre të djathta. Ndërkohë këshilltarët e djathtë meshkuj gjatë diskutimit kanë qenë të vetmit që kanë diskutuar nga krahu i tyre ;

-

Përsa i përket ristrukturimit të Qendrës Sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit” dhe miratimit të strukturave të tyre organizative, këshilltarët e majtë të komisionit të Strehimit dhe Çështjeve sociale ngritën shqetësimin e përcjellë nga punonjësit e këtyre strukturave se po spekulohej duke e quajtur riorganizimin një justifikim për largimin e tyre nga puna. Shumë këshilltarë dolën nga mbledhja pikërisht gjatë diskutimit të këtij p/vendimi. Ky p/vendim që prek direkt qytetarët më në nevoje u kalua pa shumë debat e replika.

-

Bërja publike e njoftimit për ditën dhe orën e mbledhjes së Këshillit Bashkiak, mungoi në website-n e Bashkisë.

Propozimi për krijimin e Galerisë së Artit Bashkëkohor, “Tirana Art Gallery”, i cili mori votat e të gjithë anëtarëve të Këshillit Bashkiak, ishte një p/vendim shumë pozitiv për të rinjtë. U theksua se si hapja e kësaj gallerie do të mundësonte ekspozimin e veprave të artistëve vendas dhe të huaj në veçanti të të rinjve. Këshilltarët e majtë sugjeruan që emri i galerisë të vendosej në gjuhën shqipe por me kundërshtimin e këshilltarëve të djathtë emri i galerisë mbeti në anglisht si më sipër;

6


2 Maj 2012: Mbledhja e Këshillit Bashkiak Relacion: Mbledhja e Këshillit Bashkiak 2 Maj 2012, ora 18.00 – 22.30

grupit rinor në çdo mbledhje të Këshillit Bashkiak duke qenë se kjo nuk ishte bërë e mundur në dy mbledhjet e para të Këshillit Bashkiak. Pas këtij takimi arritëm që të tre përfaqësuesit të merrnin pjesë në mbledhjen e rradhës. Kjo u vlerësua shumë nga dy përfaqësuesit e grupit rinor që ndoqën mbledhjen. Kuorumi i nevojshëm për zhvillimin e mbledhjes ishte konform ligjit. Mbledhjen e Këshillit Bashkiak e ndoqi dhe ishte prezent edhe kryetari i Bashkisë Tiranë, Z. Lulzim Basha. Këshilli Bashkiak votoi 5 p/vendimet e parashikuara në rendin e ditës dhe 2 p/vendimet shtesë të paraqitura në fillim të mbledhjes për t’ia shtuar këtij rendi të ditës. Shtatë pikat për të cilat u diskutua ishin :

Dy anëtarë të grupit “Lidershipi i të rinjve të Tiranës”, më 2 Maj, ora 18.00, ndoqën mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak. Kjo u bë e mundur pas dy muaj përpjekjesh për të realizuar pjesëmarrjen e të rinjve në mbledhjet e Këshillit, pasi në dy mbledhjet e para ishte lejuar vetëm pjesëmarrja e një përfaqësuesi nga stafi i CRCA’së i cili bën monitorimin e mbarëvajtjes së mbledhjeve të Këshillit Bashkiak. Ditën e mërkurë 2 Maj, drejtori dhe menaxherja e programit të CRCA’së takuan sekretarin e Këshillit Bashkiak për ti paraqitur projektin dhe për ti kërkuar Këshillit, autorizim për pjesëmarrjen e një përfaqësuesi të stafit dhe dy anëtarëve të

1. p/Vendim; “Miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranësˮ. 2. p/Vendim; “Miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës për familjet në nevojë për strehim”. 3. p/Vendim; “Një ndryshim në vendimin nr.25, datë 28.12.2011, për “Miratimin e buxhetit të vitit 2012”, me qëllim shpërblimin e sportistes Romela Begaj nga Klubi Sportiv “Tirana”, për arritje të rezultateve të larta sportiveˮ. 4. p/Vendim; “Miratimin e treguesve ekonomike dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të 7


programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015”. 5. Informacion i Kryetarit të Bashkisë për performancën fiskale në Bashkinë e Tiranës. 6. Me nismë të Kryebashkiakut Basha, shpallja e ish ministrit të Jashtëm Italian Franko Frattini qytetar nderi. 7. Shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, me kërkesën e 20 këshilltarëve të djathtë.

zona të qytetit të Tiranës, me qëllim që një numër i madh familjesh të Tiranës të kenë mbështetje sa më proporcionale në raport me kostot aktuale të qiramarries. Kryebashkiaku sqaroi se shpërndarja e shumës se bonusit do të bëhet në bazë të sipërfaqes së banesës dhe jo të zonës së banimit, me synimin që sa më shumë qytetarë në nevojë të përfitojnë. 3. U votua në unananimitet edhe projektvendimi për ndryshimin e buxhetit mbi shpërblimin prej 2 milionë lekësh të reja sportistes Romela Begaj për arritje të rezultateve të larta sportive.

U miratua: 1. Drafti i rregullores për organizimin, funksionimin, ndarjen e detyrave dhe përgjegjësive për administratën bashkiake, u miratua vetëm me votat e maxhorancës, pra 29 pro me 19 kundra. Kryebashkiaku shpjegoi se ishte rritur numri i personelit teknik, për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve, ishte realizuar fuqizimi i inspektoriateve të ndryshme, fuqizimi i krahut urbanistik të Bashkisë së Tiranës. 2. U votua në unanimitet të këshilltarëve projektvendimi që ka të bëjë me vlerën maksimale të bonusit të strehimit. Ky projekt-vendimi ka të bëjë me përditësimin e hartës së bonusit të strehimit, për tre

4. Drafti për miratimin e tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015 u votua vetëm nga këshilltarët e maxhorancës. 5. Kryebashkiaku, pas kërkesës së këshilltarëve te majtë informoi mbi performancën fiskale dhe çështje të tjera të lidhura me performancën fiskale të Bashkisë së Tiranës. 6.Franco Frattini shpallet qytetar nderi me kërkesë të Kryebashkiakut duke paraprirë vizitën e tij në Tiranë. 7.Këshilli miratoi me votat e mazhorancës shkarkimin nga detyra e Z. Vladimir Gjonaj 8


nga posti i Sekretarit të Këshillit Bashkiak. Vendin e tij, po me votat e mazhorancës e zuri Z. Behar Zeneli. Që në fillimin e mbledhjes shkarkimi i sekretarit shkaktoi shumë shqetësim dhe revoltë tek këshilltarët e majtë, të cilët e konsideruan atë antiligjor, pasi sipas tyre nuk ishte parashikuar në rendin e ditës dhe duhej tu paraqitej atyre të paktën 5 ditë më parë. Kjo u shoqërua me debate shumë të ashpra, deri në bojkotimin e seancës nga pala e majtë, për tu kthyer pas 30 minutash pushimi.

Gjonaj duke e konsideruar atë antiligjor, pasi sipas tyre nuk ishte parashikuar në rendin e ditës dhe duhej tu paraqitej atyre të paktën 5 ditë më parë. • Këtë rradhë grupi i të rinjve u prit shumë mirë nga personeli i Këshillit Bashkiak. Sekretari i Këshillit e lejoi grupin të vëzhgonte mbledhjen në një frymë trasparente dhe mjaft e denjë për një institucion siç është ai i Këshillit Bashkiak ku interesat e qytetarëve janë në vend të parë.

Nga monitorimi janë evidentuar një seri rastesh të cilat vlejnë të ndalemi : • Në disa raste fjalori i përdorur nga këshilltarët dhe kryetari i Këshillit mund të konsiderohet absolutisht i ashpër për një institucion publik. • Mund të thuhet se kryetari ju dha pak kohe këshilltarëve për të marrë pjesë në diskutime, edhe pse ata shumë shpesh kërkonin fjalën për të shprehur opinionet e tyre. Ai i drejtohej gjithnjë kryetarëve të grupeve me justifikimin se ishte diskutuar mjaftueshëm në komisionet respektive. Z. Dalipi, Z. Poni, dhe Z. Rokaj ishin ata që dominuan diskutimet gjatë gjithë mbledhjes. • Projekt vendimet u miratuan në tre raste vetëm me votat e mazhorancës (projekt vendime mjaft të rëndesishme në mendimin tonë, siç është rregullorja e brendshme e Bashkisë). Projekt vendimet që trajtonin tema sociale dhe shumë të rëndësishme për qytetarët u votuan me unanimitet të plotë. • Përfaqësuesit e majtë nuk e kanë votuar projekt-vendimin për shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir 9


“Fakte mbi Bashkinë e Tiranës dhe Këshillin Bashkiak ” 1- Gjatë muajit Prill Këshilli Bashkiak u mblodh vetëm një herë. Pesë pikat për të cilat u diskutua ishin: a. p/Vendim për “Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë” (nr.1) b. p/Vendim për “Trajtimin e familjeve që përfitojnë nga projekti për subvecionimin e interesave të kredisë” (nr.2) c. p/Vendim për “Miratimin e përfundimit të proçedurave të privatizimit të banesave, të cilat kanë mbetur pa u rregjistruar në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për lidhjen e kontratave para noterit” d. p/Vendim mbi “Krijimin e Galerisë së Artit bashkëkohor, “Tirana Art Gallery” dhe miratimin e strukturës organizative” e. p/Vendim për “Vendosjen e pllakës memorial në kujtim të holokaustit” f. p/Vendim për “Emërtimin e shkollës “Gjergj Fishta” g. p/Vendim ”Ristrukturimin e Qendrës Sociale “Të qëndrojmë së bashku”, “Qendrës Komunitare Multidisiplinare për Fëmijët dhe familjet në Nevojë” dhe Qendrës Komunitare për të Moshuarit”, miratimin e strukturave të tyre organizative si dhe rishpërndarjet në buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2012”. h. p/Vendim mbi “Një ndryshim në vendimin e Këshillit Bashkiak nr.71, datë 20.12.2005, “Për kalimin capital të asetit “Pjesë objektit” të Ndërmarrjes Shërbimeve Mekanike, Rr. “Sabaudin Gabrani” Bashkisë Tiranë si dhe ndryshimin e destinacionit të këtij objekti në qendër sociale “Të qëndrojmë së bashku””. -Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës gjatë muajit prill janë publikuar 23 lajme, veçojmë 4 lajme kulturore, 4 lajme lidhur me çështjet sociale, 2 lajme që kanë të bëjnë me rininë dhe sportet dhe pjesa tjetër lidhet me probleme urbanistike dhe rrugë-kanalizime. -Në faqen e Kryebashkiakut janë postuar 32 postime, ku 19 janë foto nga aktivitetet që Kryebashkiaku ka zhvilluar gjatë këtij muaji. Pjesa tjetër janë të njejtat lajme si në faqen e Bashkisë. 2- Gjatë muajit Maj Këshilli Bashkiak u mblodh vetëm një herë. Shtatë pikat për të cilat u diskutua ishin: a. p/Vendim; “Miratimin e rregullores për organizimin, funksionimin, detyrat dhe dhe përgjegjësitë e administratës së aparatit të Bashkisë së Tiranës “. b. p/Vendim; “Miratimin e vlerës maksimale të bonusit të strehimit për tre zona të qytetit të Tiranës për familjet në nevojë për strehim”. c. p/Vendim; “Një ndryshim në vendimin nr.25, datë 28.12.2011, për “Miratimin e buxhetit të vitit 2012”, me qëllim shpërblimin e sportistes Romela Begaj nga Klubi Sportiv “Tirana”, për arritje të rezultateve të larta sportive “. d. p/Vendim; “Miratimin e treguesve ekonomike dhe financiarë të Bashkisë së Tiranës dhe tavaneve përgatitore të programit buxhetor afatmesëm për periudhën 2013-2015”. e. Informacion i Kryetarit të Bashkisë për performancën fiskale në Bashkinë e Tiranës. f. Me nismë të Kryebashkiakut Basha, shpallja e ish ministrit të Jashtëm Italian Franko Frattini qytetar nderi. g. Shkarkimin e sekretarit të Këshillit Bashkiak, Vladimir Gjonaj, me kërkesën e 20 këshilltarëve të djathtë

-Në faqen zyrtare të Bashkisë së Tiranës gjatë muajit maj janë publikuar 24 lajme, veçojmë 6 lajme mbi zhvillimin ekonomik , 4 lajme lidhur me çështjet sociale, 10 lajme që kanë të bëjnë me urbanistikën dhe projekte arkitekturore. Pjesa tjetër lidhet me vizita zyrtare, mjedisin, komunikim dhe zhvillimin europian. - Në faqen e Kryebashkiakut janë postuar 51 postime, ku 17 postime janë foto nga aktivitetet që Kryebashkiaku ka zhvilluar gjatë këtij muaji. Pjesa tjetër janë të njejtat lajme si në faqen e Bashkisë. 10


Nga vizita e Grupit Rinor “Lidershipi i të rinjve të Tiranës” në Kuvendin e Shqipërisë

11


Takim me Gratë Parlamentare CRCA në bashkëpunim me Koalicionin ad-hoc të shoqërisë civile, organizuan më 18 Prill, një takim joformal me gratë parlamentare për ti njohur më nga afër me propozimet e Koalicionit për forcimin e kuotës gjinore në Kodin Elektoral dhe për të diskutuar bashkarisht rreth angazhimit të deputeteve në mbështetje të kuotës gjinore dhe rritjes së pjesëmarrjes së grave në politikë dhe vendimmarrje. Në takim përveç grave parlamentare të dy partive kryesore politike si PS dhe PD morën pjesë edhe përfaqësueset e forumuve të grave të LSI dhe PR. Gjithashtu në këtë takim morën pjesë ambasadori amerikan, ambasadori i BE në Shqipëri, përfaqësues të Ambasadës Hollandeze, Suedeze dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në vend si OSCE, UNDP, Un Women, NDI, si edhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile pjesë e Koalicionit Ad-Hoc. Deputetet, përfaqësuese të dy forcave politike kryesore në vend, në fjalët e tyre shprehën gadishmërinë për të kontribuar në favor të kuotës gjinore dhe për të qenë të gjitha bashkë në këtë pikë. Ato falenderuan në mënyrë të veçantë organizatat e shoqërisë civile për këtë takim që bëri bashkë gratë parlamentare të majta e të djathta, duke u shprehur se takimi duhet të kishte ardhur nga vetë ato.

12


Bota dhe aq më shumë Shqipëria ka nevojë për

që ndikojnë në stepjen e tyre për tu bërë pjesë

pjesëmarrjen aktive të grave si në jetën publike

aktive e shoqërisë civile dhe politike. Gratë nuk

ashtu edhe në atë politike. Përvoja botërore ka

besojnë se mund t’ja dalin. Kjo vjen nga faktori

treguar se shumë gra kanë arritur jo vetëm të

më ndikues i jashtëm siç është mentaliteti

jenë të suksesshme në profesionet e tyre, por

patriarkal.

edhe të bëhen udhëheqëse të zonjat

aspiron të ndërtojë një sistem demokratik

por si qëndron kjo situatë të

nuk duhet harruar se ky sistem nuk

Shqipëri? Shembuj të tillë të

mund të funksionojë pa një shoqëri

përfshirjes së grave në jetën publike

e

politike

janë

shumë të pakta. Janë ato që hasin pengesa të shumta dhe kushte jo të barabarta me burrat. Ka ende shumë për tu bërë përsa i përket eleminimit

pengesave

ekzistojnë

midis

liderave meshkuj dhe lidereve gra të cilat duan të promovohen dhe

arrijnë

demokratike, pa një shoqëri civile

Pse politikës shqiptare i duhen më shumë gra?

pozicione të larta si në

Nga Ermelinda Shehaj

shoqëri ashtu edhe në politikë. Gratë shqiptare gjenden përballë sfidave të shumta. penguese

Këto

sfida

janë

brendshëm

shqetësohet dhe reagon për të drejtat e tij e komunitetin ku

ai

bën

padyshim,

pjesë. një

E

sistem

demokratik nuk mund të konsiderohet i tillë nëse përdor

elementët

e

përjashtimit, diskriminimit

e

mospërfshirjes në shoqëri të

një

komuniteti

rëndësishëm të atij të grave.

Realiteti

dhe

shoqëria

shqiptare

kanë

shumë për të ndryshuar. E ne

nuk

arrijmë

gratë janë po aq të zonjat (në mos më të zonjat) atëhere ne nuk mund

janë si te brendshëm dhe të jashtëm. e

reagim qytetar angazhues i cili

pranojmë dhe besojmë se edhe

për ecurinë dhe

faktorët

të pjekur e të zhvilluar, pa një

nëse

zhvillimin e tyre. Faktorët pengues Ndër

Pavarësisht se shoqëria shqiptare

përmendim

të jemi qytetarë me të drejta të plota, të barabarta. Zoti na ka pajisur me të drejta të

mosbesimin ne vetvehte të grave si forcë vitale

patjetërsueshme, të

padhunueshme

e të

e shoqërisë (të një pjese të tyre), mungesën e

pacënueshme; Atëhere si është e mundur që

organizimit nga vetë ana e tyre. Apatia e vetë

njeriu të ndryshojë rregulla e parime që janë të

grave, mungesa e lobimit të mjaftueshëm dhe

paracaktuara, apo të zëvendësojë e përjashtojë

mbi të gjitha e vullnetit se ato janë një forcë e

sa herë e sheh të arsyeshme në përputhje me

rëndësishme në zhvillimin e vendit janë faktorë

interesa të caktuara? 13


Si e tillë gratë duhet të solidarizohen e të

Ajo që na lind si detyrë si shoqëri është të jemi

tregohen më dashamirëse ndaj tyre. Ato duhet

të hapur ndaj të tjerëve pavarësisht nëse është

të kenë mundësi organizimi; gratë e politikës

burrë apo grua. Shoqëritë demokratike kanë

apo shoqërisë civile të cilat kanë më shumë

luftuar gjatë që gratë të jenë pjesë vitale e vetë

akses ndaj politikave e vendimmarrjes të

atyre shoqërive. Integrimi gjinor është i

ushtrojnë presion dhe reagojnë. Ka ardhur koha

rëndësishëm për të luftuar pabarazinë gjinore

që ato të mblidhen sëbashku pavarësisht

pasi integrimi gjinor çon padyshim në politika

ndasive politike, të bëhen pjesë aktive e

më gjithëpërfshirëse, të efektshme e të drejta.

kontribuese e shoqërisë e jo përjashtuese.

Ndërtimi i një shoqërie të drejtë duhet të jetë

Duket sikur midis burrave dhe grave në Shqipëri

emëruesi ynë i përbashkët.

ekziston një mur ndarës i padepërtueshëm. Kjo gjendje nuk duhet të vazhdojë edhe për shumë kohë. Ka ardhur koha që shoqëria shqiptare e veçanërisht burrat ta kuptojnë se shoqëria demokratike nuk mund të ndërtohet me politika përjashtuese. Një sistem demokratik ngrihet dhe bazohet në respektimin e të drejtave të barabarta, të lirisë individuale dhe

Çfarë sjell pjesëmarrja e lartë e gruas në politikë?  Kanë freski dhe aftësi imagjinuese për dialog  Ato bëjnë një udhëheqje më të hapur, fleksibël e më të ndjeshme

atë të respektimit të dinjitetit të njeriut. Nuk ka rëndësi nëse je burrë apo grua. Njeriu duhet të vlerësohet për potencialin e tij individual e jo të bëhet pjesë e përgjithësimeve e ndasive gjinore. Ndasitë nuk të çojnë kërkund, përjashtimi i gëzimit të të drejtave thjesht thellon hendekun e krijon një realitet të padepërtueshëm për gratë. Mirëpo në aspektin ligjor duket se gratë i “gëzojnë” këto të drejta, por sa reale është kjo? Mendoj se ato kanë thjesht karakter deklarativ. Gjithashtu

grave

u

mungon

mjedisi

i

përshtatshëm, mbështetës e favorizues për t’i zhvilluar e gëzuar këto të drejta. Mentaliteti paragjykues është një faktor i cili duhet marrë në konsideratë. Ejnstein ka thënë: “Është më e

 Shpesh ato sjellin metoda krijuese në drejtim  Kanë komunikim më transparent dhe më të butë përballë agresivitetit të meshkujve  Mungesë tendence karrieriste 

Nuk shpërdorojnë postin në kuptimin “moral”

 Shfrytëzojnë me rentabilitet dhe bëjnë më shumë punë të dobishme në kohë  Humanizojnë dhe ruajnë ekuilibra social me kolegët

vështirë të shpërbësh një mentalitet se një atom”. Si e tillë është e rëndësishme të përmendim se sensibilizimi dhe ndërgjegjësimi i shoqërisë në tërësi e politikbërësve në veçanti është një mision i vështirë, por jo i pamundur. 14


22-23 MAJ 2012: TRAINIM DY DITOR ME GRUPIN E TË RINJVE MBI LIDERSHIPIN DHE TË FOLURËN NË PUBLIK

Më datë 22 dhe 23 maj 2012 CRCA/DCI Shqipëri, në kuadër të projektit “Tirana: Qyteti im-Zëri im” zhvilloi trainimin “Lidershipi dhe e folura në publik” për grupin rinor Lidershipi i të rinjve të Tiranës. Në të morën pjesë 16 pjesëtarë të grupit. Trainimi zgjati tetë orë dhe u zhvillua në dy ditë. Dita e parë u përqëndrua në temën e “Lidershipit”, ku të rinjtë pasi shprehën dëshirat/aspiratat e tyre, u njohën më nga afër me teoritë e lidershipit. U analizuan në brendësi terminologjia dhe termat lider, input, piramida e lidershipit, gatekeeper, outcome, feedback, etj,. Më pas pjesëmarrësit u ndanë në grupe më të vogla pune ku secilit grup ju caktua një kontinent/fushë (europa qëndrore, europa juglindore, amerika qendrore, bota e biznesit) ku të evidentohej lideri që ata mendonin se e përfaqësonte më së miri. Figurat e Bill Clinton, Steve Jobs,Tito dhe Angela Merkel ishin ato që u përshkruan nga grupet si figurat më emblematike të kohërave moderne. Çdo grup u ndal si në karakteristikat individuale ashtu dhe në ato të qeverisjes ose/dhe menaxhimit të liderave të përzgjedhur.

powerpoint bëri një ekspoze të shkurtër të strategjive që duhen pasur parasysh kur kemi të bëjmë me mediat. U fol për strategjitë e “spinning” dhe se si mund të pilotohen mediat në favor të një grupi të caktuar interesi. Pjesa e dytë u përqëndrua në përgatitjen e një konference shtypi lidhur me një protestë hipotetike që një parti e caktuar politike mendonte të zhvillonte lidhur me përzgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Pjesëmarrësit u ndanë përsëri në katër grupe pune dhe çdo grupi ju caktua një detyrë për përgatitjen e një konference (njoftimi për shtyp, konferenca, proçedurat për të organizuar një konferencë dhe deklarata për shtyp). Në fund të trainimit grupit ju dorëzua një pyetësor ku secili hodhi në letër përshtypjet dhe sugjerimet lidhur me trainimin.

Dita e dytë e trainimit u fokusua mbi karakteristikat e liderit. Çdo pjesëtar i grupit dha mendimet e veta dhe u formulua një listë e gjatë me të gjithë karakteristikat që mendonin se duhet të zotëronte një personalitet për të dalë në pah si lider (nga karizma tek ambicia, e nga ana fizike tek ëndërrat dhe vizioni për të ardhmen). Më pas trainimi vazhdoi me strategjitë e lobimit dhe bashkëpunimit me median. Traineri me anë të një prezantimi në 15


+++

16


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.