KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 shkurt 2022 Viti XXl Numër 1000 Çmimi 0,50
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 27 janar 2022 Viti XXl Numër 996 Çmimi 0,50
Aksidenti politik
Podgoricë e enjte, 3 shkurt 2022 Viti XXl Numër 997 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 20 janar 2022 Viti XXl Numër 995 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 10 shkurt 2022 Viti XXl Numër 998 Çmimi 0,50
KOHA Javore
ADMINISTRATA PUBLIKE E ORIENTUAR VE DREJT QYTETARË
SHTOJCË
Podgoricë e enjte, 17 shkurt 2022 Viti XXl Numër 999 Çmimi 0,50
Kemi një audiencë besnike që nuk e tradhëton Radion
Partitë shqiptare duhet të përfillin vullnetin e votuesit të tyre tyre të tin e votuesit përfillin vulln Vazhdon rënia tare duhe ee numrit të Partitë t të shqipshqiptarëve në Mal të Zi
Omikroni, shpresë për fundin e një epidemie të tillë krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ike… ekonom e, citaol het ma soje e, nuk politeik çiae n Q r u g i s Pa ISSN 1800-5696
LEVE
6965-0081 NSSI
1001 HAL SHQIPTARË T E
Gjuetia nuk është temë e ndaluar në letërsinë për fëmijë
Faqe e lavdishme në historinë e marrëdhënieve amerikano-shqiptare
Dhembja e nënës sa e njerëzimit
fëmijë letërsinë për e ndaluar në është temë Gjuetia nuk
parlamentare të parakohshm e apo zgjedhje Qeveria e pakic ës
1 NSSI
6965-008
Në udhëkryq
6965-0081 NSSI
Evropa heshti!
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
heshti! Evropa
Si ta dallojmë dhe parandalojmë bullizmin kibernetik? ë till epidemie të fundin e një shpresë për Omikroni,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Pasiguria Qeveria e pakicës zgjedhje politike, Në apo pritje të të parakohshme së re sociale, Kur politikaqeverisë parlamentare relativizon ekonomike… etikën dhe moralin
Identiteti është një betejë e përhershme
SHTOJCË
kano-shqiptare rëdhënieve amerihistorinë e marFaqe e lavdishme në
përhershme një betejë e Identiteti është
DREJT QYTE TARËVE E ORIEN TUAR PUBLIKE ADMINISTR ATA
Përvjetor i rëndësishëm për Javore informimin shqip KOHA në Malin e Zi e A avorH KJO avoreHA KJO e A rH avoetikën KJO dhe moralin Podgo ricë e enjte,
20 janar 2022
Viti XXl Numër
995 Çmim i 0,50
Podgoricë e enjte, 3 shkurt
Podgo ricë e enjte,
15 dhjeto r 2016
Viti XV Numër
2022 Viti XXl Numër 997
Çmimi 0,50
744 Çmimi 0,50
relativizon Kur politika
Podgoricë e enjte, 17 shkurt 2022 Viti XXl Numër 999 Çmimi 0,50
ISSN 1800-5696
Qeveria e re me mandat dhe objektiva të kufizuara
Kush i mbolli ullinjtë e parë në Ulqin?
PËRMBAJTJE
8
12 Rusia u fryn “flakëve” të konfliktit në Ballkan
Kryeministri shqiptar, zvogëlim apo thellim i ksenofobisë?!
14
16 Jo gjithçka përbën lajm
Asgjë e re
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
PËRMBAJTJE
18
20 Tuz – rikthehet manifestimi i karnavaleve
Shërues i trupit dhe i shpirtit...
22
26 Një udhërrëfyes për vlerat universale që na lidhin
Udha te Gjyteza e Dinoshës
ARKIVI: www.kohajavore.me
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Sipas kryetarit të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq
Formimi i qeverisë së pakicës, opsioni më realist Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka thënë se mendon që opsioni më realist është që të formohet një qeveri e pakicës, duke shtuar se një qeveri teknike do të ishte mundësia e fundit – vetëm nëse dështojnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur krizën politike nëpër të cilën po kalon shteti. “Nëse nuk ka marrëveshje për qeveri të pakicës, ne mund të rikthejmë disa prej zgjidhjeve të mundshme: e para është organizimi i zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, dhe nëse nuk ka zgjidhje, atëherë ne definitivisht do të hynim në skenarin e formimit të një qeverie kalimtare
4
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
teknike. Kjo qeveri do të kishte vetëm një detyrë – të përditësojë legjislacionin për zgjedhjet sa më shpejt që të jetë e mundur, që të mbahen zgjedhjet e parakohshme parlamentare”, ka thënë Gjukanoviq për gazetarët në Bruksel. Idenë e qeverisë së pakicës po e shtyn përpara kreu i Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviq, ndërkaq krijimin e një qeverie teknike po e kërkon partia pro-serbe, Fronti Demokratik. Por, presidenti i Malit të Zi tha se beson se në çdo variant, qeveria e ardhshme do të jetë qeveri e vazhdimit të kursit politik dhe strategjik që
shteti ka pasur në 25 vitet e fundit. “As ky eksperiment njëvjeçar nuk vuri në pikëpyetje orientimin strategjik të Malit të Zi”, ka thënë Gjukanoviq. Ai e ka quajtur eksperiment Qeverinë e ish-kryeministrit, Zdravko Krivokapiq, që u shkarkua nga Kuvendi në fillim të shkurtit. Krivokapiq u zgjodh në krye të ekzekutivit pas fitores në zgjedhjet e 30 gushtit të vitit 2020 dhe formoi Qeverinë më 4 dhjetor të po atij viti. Abazoviq e ka përjashtuar mundësinë që Partia Demokratike e Socialistëve e Gjukanoviqit dhe Fronti Demokratik të jenë pjesë e një qeverie teknike. (Kohapress/REL)
NGJARJE JAVORE
Mali i Zi dënon vendimin e Rusisë për njohjen e pavarësisë së rajoneve të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luganskit në Ukrainë
Shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës Mali i Zi ka dënuar njohjen e pavarësisë nga Rusia të rajoneve separatiste të Donjeckut dhe Luganskit në Ukrainë si dhe ndërhyrjen e trupave ruse në këto dy rajone. “Dënojmë të gjitha aktet e njohjes së rajoneve të Donjeckut dhe Luganskit si entitete të pavarura, me të cilat shkelet e drejta ndërkombëtare dhe rendi ndërkombëtar i bazuar në ligj”, ka theksuar kryetari i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq. Ai ka thënë se Mali i Zi përsërit mbështetjen e qartë për pavarësinë, integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës brenda kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht. Edhe zëvendëskryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se vendimi i Federatës Ruse
për njohjen e pavarësisë së rajoneve të vetëshpallura të Donjeckut dhe Luhanskit cenojnë ndjeshëm sigurinë dhe ligjin ndërkombëtar. Ai bëri thirrje që përmes dialogut të gjenden zgjidhjet më të mira, të ruhet paqja dhe të promovohet toleranca. “Mali i Zi qëndron me vendosmëri me aleatët e tij të NATO-s dhe partnerët e BE-së në dëshirën për të kontribuar në zgjidhjen e krizës dhe ruajtjen e integritetit territorial të çdo vendi”, ka thënë Abazoviq. Lidhur me ngjarjet e fundit në raportet ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës kanë reaguar edhe nga Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi. Përmes një cicërime në Twitter, nga kjo ministri kanë deklaruar se vendimi i Rusisë për të njohur republikat e
vetëshpallura popullore të Donjeckut dhe Luhanskit është një shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, marrëveshjes së Minskut dhe të drejtës ndërkombëtare. “Mali i Zi qëndron i bashkuar me aleatët e tij të BE-së dhe NATO-s në mbështetje të Ukrainës”, thuhet në deklaratë. Marrëdhëniet e mira mes Malit të Zi dhe Rusisë janë përkeqësuar që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia, kur Podgorica zyrtare, duke ndjekur politikën e Bashkimit Evropian, iu bashkua sanksioneve të vendosura nga Brukseli ndaj Rusisë. Marrëdhëniet u përkeqësuan më tej nga pranimi i Malit të Zi në NATO në vitin 2017, ndaj të cilit Moska zyrtare reagoi ash(Kohapress) për.
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
20 vjet të së përjavshmes “Koha javore”
Përvjetor i rëndë informimin shqi
Ky përvjetor (20-vjetori) përkon edhe me botimin e numrit 1 000 të kësaj të përjavshmeje. Në hist Malin e Zi ky është një përvjetor i rëndësishëm. “Koha javore” është media e shkruar më jetëgjatë
Ismet Kallaba
KOHA Javore KOHA Javore Podgoricë e enjte, 27 janar 2022 Viti XXl Numër 996 Çmimi 0,50
Aksidenti politik
Podgoricë e enjte, 20 janar 2022 Viti XXl Numër 995 Çmimi 0,50
Pasiguria politike, sociale, Kur p relat ekonomike… etikën dh
Kemi një audiencë besnike që nuk e tradhëton Radion
1 NSSI
ISSN 1800-5696
6965-008
heshti! Evropa
Evropa heshti!
1 NSSI
ISSN 1800-5696
SHQIPTARË T E
Javore KOHA
1001 HAL LEVE
6965-0081 NSSI
6
Omikroni, shpresë për fundin e një epidemie të tillë krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
6965-008
“
Si ta dallojmë dhe parandalojmë bullizmin kibernetik? ë till epidemie të fundin e një shpresë për Omikroni,
ike… ekonom e, citaol het ma soje e, nuk politeik nrçiae Q u g i s a P Faqe e lavdishme në historinë e marrëdhënieve amerikano-shqiptare
kano-shqiptare rëdhënieve amerihistorinë e marFaqe e lavdishme në
e A avorH KJO e A rH avoetikën KJO dh Podgo ricë e enjte,
“Koha javore” është po ashtu një burim i rëndësishëm arkivor. Kushdo që të shkruaj për shqiptarët në Malin e Zi, “Koha javore” do të jetë një ndër burimet kryesore dhe të pashmangshme që do t’i shërbejnë si referencë
KO Javo
Podgoricë e enjte, 17 shk
ISSN 1800-5696
Më 21 shkurt të këtij viti janë bërë 20 vite nga botimi i numrit të parë të gazetës (të përjavshmes) “Koha javore”. Dalja e saj në vitin 2002 përbën një ngjarje të shënuar për shqiptarët në Malin e Zi, sepse përpos që shikohej në njëfarë mënyre si vazhdimësi e revistës së mëparshme “Koha”, botimi i së cilës u ndërpre arbitrarisht, plotësoi dhe pasuroi peizazhin mediatik në gjuhën shqipe në Malin e Zi. Ajo po ashtu shënonte plotësimin e një prej kërkesave të shqiptarëve (partive politike shqiptare) në fushën e informimit në gjuhën shqipe. Më kujtohen ditët e para kur te pjesa më e madhe e redaksisë, të cilët nuk kishin përvojë në shtyp, vërehej një lloj mosbesimi. Por vetëm pas tri javësh që kishim filluar punë, arritëm të nxjerrim numrin e parë të gazetës. Dalja e
“Kohës javore” u prit me entuziazëm nga lexuesi. Dhe prej asaj kohe, “Koha javore” do të vijojë rrugëtimin e vet, duke qenë në dorën e lexuesit çdo të enjte, për të mos u ndalur më kurrë deri më sot. Që prej fillimit “Koha javore” ka krijuar një profil të qartë duke trajtuar ngjarje dhe tema që i shqetësojnë shqiptarët në Malin e Zi, por edhe shtetërore dhe (mbarë)kombëtare, duke i parë shqiptarët si një trung i përbashkët. E themeluar (tani edhe e financuar) nga Kuvendi i Malit të Zi, “Koha javore” u botua fillimisht nga SHAGBG “Pobjeda”, kurse që nga viti 2015 (numri 646) botohet nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi. Burimi i financimit dhe botuesi nuk kanë ndikuar në politikën e saj redaktuese, duke qëndruar besnike ndaj parimeve themelore të gazetarisë dhe duke mos rënë pre e politizimit. Gjatë këtyre njëzet viteve “Koha javore” ka kaluar nëpër shumë sfida, në radhë të parë financiare. Falimentimi i SHAGBG “Pobjeda” ka rrezikuar edhe të përjavshmen “Koha javore”. Në varësi edhe të rrethanave, “Koha javore” e ka ndryshuar formatin e saj duke dalë fillimisht në formatin e
20 janar 2022
Viti XXl Numër
995 Çmim i 0,50
Podgo ricë e enjte,
15 dhjeto r 2016
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
relat Kur p
Javo KO Podgoricë e enjte, 17 shk
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ësishëm për ip në Malin e Zi
torinë e shtypit 20 vjet nuk janë shumë, por për shtypin shqiptar në dhe më me traditë në historinë e shtypit shqiptar në Malin e Zi
KOHA Javore KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 shkurt 2022 Viti XXl Numër 997 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 10 shkurt 2022 Viti XXl Numër 998 Çmimi 0,50
OHA ore
ADMINISTRATA PUBLIKE E ORIENTUAR VE DREJT QYTETARË
SHTOJCË
kurt 2022 Viti XXl Numër 999 Çmimi 0,50
Qeveria e pakicës zgjedhje Në apo pritje të të parakohshme politikaqeverisë së re parlamentare tivizon he moralin ISSN 1800-5696
Partitë shqiptare duhet të përfillin vullnetin e votuesit të tyre tin e votuesit përfillin vullneVazhdon rënia e numrit të tare duhet të shqiptarëve në Partitë shqipMal të Zi 6965-0081 NSSI
ISSN 1800-5696
Dhembja e nënës sa e njerëzimit
Gjuetia nuk është temë e ndaluar në letërsinë për fëmijë fëmijë letërsinë për e ndaluar në është temë Gjuetia nuk
parlamentare të parakohshm e apo zgjedhje Qeveria e pakic ës
Identiteti është një betejë e përhershme
SHTOJCË
përhershme një betejë e Identiteti është
DREJT QYTE TARËVE E ORIEN TUAR PUBLIKE ADMINISTR ATA
KJO avoreHA Podgoricë e enjte, 3 shkurt
he moralin tivizon politika
ore OHA
2022 Viti XXl Numër 997
Çmimi 0,50
“
Krahas arsimit, media në gjuhën shqipe është ndër elementet më të rëndësishme identitare të shqiptarëve në Malin e Zi. Për këtë arsye, “Koha javore” përbën edhe një mision. Nga ana tjetër, ajo nuk duhet të shikohet vetëm si një e drejtë për informimin në gjuhën amtare, por para së gjithash si një e drejtë e arritur e shqiptarëve në Malin e Zi
gazetës ditore, kurse sot botohet në formatin e revistës. Ky përvjetor (20-vjetori) përkon edhe me botimin e numrit 1 000 të kësaj të përjavshmeje. Në historinë e shtypit 20 vjet nuk janë shumë, por për shtypin shqiptar në Malin e Zi ky është një përvjetor i rëndësishëm. “Koha javore” është media e shkruar më jetëgjatë dhe më me traditë në historinë e shtypit shqiptar në Malin e Zi. Në kohën e krizës së shtypit (printit), kur në vende të tilla si Kosova, nuk botohet asnjë e përditshme, ky përvjetor merr një domethënie edhe më të madhe. Sot jetojmë në kohën e ndryshimeve të mëdha, në kohën e krizës së leximit, në kohën kur nuk dominon fjala por imazhi dhe spektakli. Prandaj edhe “Koha javore” ka vend për ndryshime dhe përmirësime, sepse gjithnjë mund të bëhet më mirë, por gjëja më e vështirë është të ruhet tradita. Me traditën e saj tashmë 20-vjeçare, “Koha javore” është shndërruar në një institucion të shqiptarëve në Malin e Zi. Në këtë 20-vjetor është koha për të
falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar që “Koha javore” të botohet dhe të mbijetojë. Për “Koha javore” kanë shkruar dhe vijojnë të shkruajnë disa nga penat më të rëndësishme të shtypit shqiptar në Malin e Zi dhe në tërë hapësirën shqiptare. Prandaj duhet falënderuar të gjithë bashkëpunëtorët, sepse pa ta “Koha javore” nuk do të ishte ajo që është sot, sikurse edhe lexuesin besnik. Krahas arsimit, media në gjuhën shqipe është ndër elementet më të rëndësishme identitare të shqiptarëve në Malin e Zi. Për këtë arsye, “Koha javore” përbën edhe një mision. Nga ana tjetër, ajo nuk duhet të shikohet vetëm si një e drejtë për informimin në gjuhën amtare, por para së gjithash si një e drejtë e arritur e shqiptarëve në Malin e Zi. “Koha javore” është po ashtu një burim i rëndësishëm arkivor. Kushdo që të shkruaj për shqiptarët në Malin e Zi, “Koha javore” do të jetë një ndër burimet kryesore dhe të pashmangshme që do t’i shërbejnë si referencë.
urt 2022 Viti XXl Numër 999 Çmimi 0,50
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
The Indipendent
Rusia u fryn “flakëve” të konfliktit në Ballkan
“
Teksa Rusia po kërcënon të pushtojë Ukrainën, vazhdojnë lojërat e saj edhe në Evropën Juglindore, ku Moska po luan një rol të madh në tronditjen e një paqeje tashmë të brishtë në vendet që përbënin ish-Jugosllavinë. Rusia po furnizon vazhdimisht me armë Serbinë, dhe po nxit urrejtjen ndëretnike në Bosnje Hercegovinë. Po kërcënon Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Po ndërhyn në Mal të Zi Borzou Daragahi
Mbështetja e Kremlinit për serbët etnikë ka ndihmuar në nxitjen e valës së fundit të nacionalizmit i cili kërcënon ta zhbëjë paqen në Bosnje, të rindezë potencialisht konfliktin e armatosur mbi Kosovën, dhe të nxisë trazira politike në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi. Në mbarë Ballkanin, duke përfshirë NATO-n dhe shtetet e BE-së si Bullgaria dhe Hungaria, Moska po blen ose po fiton kontrollin e aseteve strategjike në sektorët kyç si media, siguria, komunikimi dhe financat. “Ata zbatojnë doktrinën famëkeqe të kontrollit refleksiv për kontrollin e proceseve vendimmarrëse të armikut. Ne mund të presim që Rusia të shkaktojë një luftë në Ukrainë, por lufta mund të shpërthejë edhe diku tjetër”, tha Ivana Stradner nga think-tanku amerikan “American Enterprise Institute”. “Unë nuk do ta përjashtoja Ballkanin si një fushëbetejë tjetër, ku Rusia
8
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
mund ta sfidojë Bashkimin Evropian dhe NATO-n, për t’i treguar se të dyja janë ‘Tigra prej letre’”. Rusia e sheh Ballkanin si një rajon të rëndësishëm me lidhje të forta kulturore dhe historike. Moska e ka akuzuar vazhdimisht Perëndimin për destabilizimin dhe ndërhyrjen në politikën e saj, duke filluar me njohjen e shpejtë nga Gjermania të pavarësisë së Kroacisë nga Jugosllavia, e cila shkaktoi shpërbërjen përfundimtare të federatës. “Politika e ShBA-së dhe disa vendeve të tjera Perëndimore, që synojnë të konfirmojnë dominimin e tyre në rajon, ka qenë një faktor serioz destabilizues për Ballkanin”, u shpreh presidenti rus Vladimir Putin në një intervistë të vitit 2019 të cituar nga mediat serbe. Por, edhe Moska është akuzuar për nxitjen e tensioneve etnike nëpërmjet mbulimit tendencioz të ngjarjeve nga mediat e mbështetura nga Rusia apo përhapjes se lajmeve të rreme nga mediat pro-ruse në rajon. Në Serbi, Bosnje dhe Malin e Zi, ajo ka
shfrytëzuar lidhjet midis Kishave Ortodokse Ruse dhe Serbe për të ndikuar mbi opinionin publik. Moska dhe Beogradi, nënshkruan kohët e fundit një pakt për të kundërshtuar atë që ata e përshkruan si “revolucion shumëngjyrësh”, një kryengritje popullore kundër sundimit autoritar që konsiderohet sie nxitur nga Perëndimi. Sputnik, media kryesore që përhap propagandën ruse nëpër botë, ka një degë të saj edhe në Beograd. “Sputnik Serbia” përhap narrative në të gjitha mediat kryesore në rajon, të cilat nuk kanë të bëjnë fare me realitetin, por që forcojnë pikëpamjen ruse mbi krizat e ndryshme ndërkombëtare”, thotë Thomas Brey, gazetar dhe studiues që ka mbuluar prej kohësh Ballkanin. Rusia i ka shitur Serbisë sisteme të mbrojtjes ajrore Pantsir-S1M, tanke, transportues të blinduar, helikopterë dhe raketat anti–tank Kornet. Po ashtu ka ngritur një bazë të shërbimit sekret ushtarak për mbledhjen e të dhënave të inteligjencës pranë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Kampit Bondstill, bazës së NATO-s në Kosovë. Një skandal shpërtheu muajin e kaluar, kur u zbuluar se Ministri i Brendshëm serb Aleksandar Vulin kishte spiunuar disidentët rusë që u mblodhën në një takim në Beograd vitin e kaluar, duke ia dorëzuar transkriptet e diskutimeve një bashkëpunëtori të Putinit. Një nga ata disidentë u arrestua më pas nga autoritetet ruse. Pavarësisht skandalit, Vulin vazhdon të qëndrojë në detyrë. Bosnje-Hercegovina, pika e nxehtë potencialisht më e rrezikshme në Evropën Juglindore, ka qenë ndër fokusin kryesor të interesit për Rusinë dhe aleatin e saj lokal Serbinë, e cila është përfaqësuesja kryesore e Kremlinit në Ballkan. Udhëheqësi serb i Bosnjës Milorad Dodik, që kandidon për një mandat të ri në zgjedhjet e tetorit 2022, shkon shpesh në Moskë për t`u takuar me Putinin, të cilat ndihmojnë në rritjen e popullaritetit të tij. Në fillim të dhjetorit 2021, pak ditë pas takimit me
Putin, ai deklaroi mbështetjen e Rusisë në mosmarrëveshjet e serbëve me fraksionet e tjera etnike në Bosnje–Hercegovinë. Dodik tha se presidenti rus i kishte premtuar entitetit serb të Bosnjës, Republika Srpska, një linjë re të gazi, karburant dhe një termocentral me panele diellore. Pavarësisht akuzave për korrupsion, Dodik pritet të fitojë lehtësisht zgjedhjet, duke vazhduar kontrollin politik të Republika Srpska. “Përpara çdo palë zgjedhjeve, Dodik takon Putinin për disa minuta. Kaq mjafton që serbët e zakonshëm ta shohin se kush është miku i tyre”, thotë Sërgjan Puhalo, analist politik në Banja Lluka, kryeqyteti de facto i Republikës Srpska. “Ndërkohë kur rusët vijnë në Sarajevë, mesazhi i vetëm është: Mos u anëtarësoni në NATO, dhe as në Bashkimin Evropian”, shprehet Sead Tucalo, profesor dhe dekan i fakultetit të shkencave politike në Universitetin e Sarajevës. Rusia i ka bllokuar të gjitha rezolutat e Kombeve të Bashkuara, të cilat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
konsiderohen të pafavorshme për serbët e Bosnjës, dhe bashkë me Kinën, kundërshtoi emërimin e kreut të një organi që mbikëqyr zbatimin e Marrëveshjes së Dejtonit, e cila i dha fund luftës civile të viteve 1990 në Bosnje. Ndërkohë, Serbia e ka kërcënuar me luftë Kosovën, që e shpalli pavarësinë 14 vjet më parë, pavarësisht kundërshtimit të Beogradit dhe Moskës. Në një takim të zhvilluar në Soçi vitin e kaluar, Putin e siguroi presidentin Vuçiq për mbështetjen e Kremlinit. Mediat ruse vazhdojnë ta përshkruajnë Kosovën si një “krahinë autonome” të Serbisë. Në Malin e Zi, pasi supozohet se mbështetën një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016, elementët pro-rusë të mbështetur nga Kisha Ortodokse Serbe luajtën një rol të madh në rrëzimin e qeverisë së Gjukanoviq dhe vendosjen e një qeverie më pro-Kremlinit, e cila u fut në krizë disa javë më parë, duke nxitur shqetësimet për ndërhyrje të reja ruse. Në Maqedoninë e Veriut, anëtarja më e re e NATO-s, Rusia thuhet se po vazhdon të ndikojë në politikën e brendshme. Me shumë gjasa, Rusia nuk dëshiron të shohë një rindezje të luftërave traumatike ballkanike, të cilat përfunduan vetëm falë ndërhyrjes së fuqishme ndërkombëtare, përfshirë bombardimet e NATO-s. Por, tronditja e rajonit e shteron energjinë diplomatike të Perëndimit, duke shtuar problemet e emigrimit nga ky rajon dhe destabilitet. “Rusët po i rrisin tensionet në rajon”, thotë Tucalo. Ngacmimi dhe frikësimi e kanë ndihmuar Moskën të arrijë qëllimet e saj strategjike. “Rusia do të donte të krijonte një kaos dhe më pas të pozicionohej si ndërmjetëse në Ballkan. Më vonë do ta përdorte këtë fuqi për të rinegociuar me Perëndimin mbi kaosin që ka shkaktuar po vetë në Ukrainë. Një nga qëllimet e Putinit është ta rikthejë Rusinë si një fuqi të madhe. Dhe, një Rusi revanshiste është gati ta përdorë forcën në mënyrë të njëanshme në shekullin XXI, sepse në mendjen e Putinit kjo është pikërisht ajo që bëri Perëndimi gjatë shekullit XX-të”. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Qeveria e re me ma dhe objektiva të kufi Në pritje të formimit të Qeverisë së re, pavarësisht se si do të quhet e pakicës apo teknike, nën udhëheqjen e Lëvizjës “URA”, dhe e mbeshtetur nga opozita aktuale, ajo do të jetë me mandat të kufizuar deri në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku do të ballafaqohet me disa objektiva që kanë mbetur të pa realizuara më parë së sajë të mos koordinimit nga konstituentët e ish shumicës parlamentare
Nail Draga
Pikërisht kemi të bëjmë me ca çështje të cilat kanë qenë të veçanta në lidhje me demontimin e qeverisjës së kaluar, por fatkeqësisht nuk u miratuan në parlament, duke mbetur premtim për qytetarët në përgjithësi e elektoratin votues në veçanti. Duke marrë parasysh se do të kemi një shumicë të re parlamenztare ku shpresohet se do të jetë konstruktive, ekzistojnë të gjitha gjasat që disa nga premtimet e prezantuara ma herët të realizohen në praktikë.
prejardhjen e pasurisë nga ana e deputetëve të DPS-it të cilët janë në kontekst të aferave të ndryshme korruptive në të kaluarën. Nuk ka dilemë se për realizimin e objektivave të tilla penalizim mund të jetë mandati i kufizuar kohor i Qeverisë prej një viti, andaj, duhet gadishmëri politike me u ballafaquar me realitetin shoqëror dhe politik në
Mal të Zi. Nuk mjafton vetëm deklarimi formal në parlament apo në komisionet përkatëse nga shumica parlamentare, sepse këto janë obligime për të gjitha partitë parlamentare.
Kontestohet marrëveshja me kishën serbe dhe regjistrimi i popullsisë
Në sajë të raportëve aktuale poli-
Qeveria e pakicës para sfidave të mëdha
Çështjet të cilat do të jenë parësore për Qeverinë e pakicës, janë me peshë shoqërore dhe politike për të ardhmën e Malit të Zi janë: miratimi i ligjit për prejardhjën e pasurisë, ligji i lustracionit, nënshkrimi i kontratës me Kishën Ortodokse Serbe dhe regjistrimi i popullsisë. Në lidhje me këto çështje duhet konsenzus jo vetëm ne mes shumicës parlamentare por edhe nga opozita, sepse kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë shoqërore dhe shtetërore. Por, me të drejtë bëhët pyetja, se a thu do të votohet fjala vjen ligji për
10
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
andat fizuara tike në vend si pasojë e rënies së qeverisë, e cila për momentin është teknike, për Qeverinë e pakicës do të mbesin të kontestuara dy çështje e ata janë marrëveshja me Kishën Ortodokse Serbe dhe regjistrimi i popullsisë. Pasi marrëveshja për kishën serbe nuk është në harmoni me Kushtetutën e Malit të Zi duhet të pësojë ndryshime tekstuale andaj ajo do të shtyhet për më vonë, e po ashtu edhe regjistrimi i popullsisë, sepse paraqet çështje të ndieshme politike. Madje është bërë praktikë qe në ato vende ku do të ketë zgjedhje parlamentare nuk praktikohet të mbahet regjistrimi i popullsisë. Në këtë aspekt, Mali i Zi ka edhe përvojë, sepse në sajë të situatës jo të favorshme politike, regjistrimi i popullsisë i cili është dashur të mbahet në vitin 2001, është mbajtur në vitin 2003.
Popujt pakicë duhet të jenë prezantim dhe përfaqësim, sepse për ne shqiptarët mundësia e tashme pjesë e Qeverisë Çështja e pjesëmarrjës së popujve pakicë në kuadër të Qeverisë në Mal të Zi deri më tash nuk ka qenë e definuar me asnjë akt normativ apo ligjor, por është varur nga disponimi i partisë – shtet e cila për tridhjetë vite ka qenë DPS-i. Ndryshimi ne këtë aspekt në skenën politike ndodhi nga viti 1998, ku pjesëtarët e popujve pakicë u bënë pjesë e qeverisë, dukuri e cila zgjati deri në vitin 2020. Por, pas zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 30.8.2020, nga shumica e re parlamentare ndryshoj qasja ndaj partive politike të popujve pakicë, duke mos treguar bashkëpunim të sinqertë për pjesëmarrje të tyre në pushtetin ekzekutiv, ndërsa në rrethana të reja kanë mundësi reale të jenë pjesë e saj, duke dëshmuar në praktikë përbërjën multinacinale në Mal të Zi. Eshtë çështje tjetër se çka do iu ofrohet atyre në përberjen e qeverisë së pakicës dhe nga kush do të përfaqësohen.
Përfaqësimi dhe prezantimi
Nuk ka dilemë se kemi të bëjmë me çështje me rëndësi të veçantë në
duhet të shfrytëzohet me tërë kapacitetin e mundshëm. Në këtë aspekt duhet të bëhët zgjidhje me kuadra të dëshmuara në profesionin e tyre e jo me militant partiak. Andaj, është koha e fundit të prezantojmë vlera dhe profesionist të dëshmuar. Andaj nevoitet kthesë cilësore në këtë aspekt, sepse kemi të bëjmë me përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në këtë mjedis. Por,më të drejtë bëhët pyetja se a duhet shqiptarët të jenë pjesë e Qeverisë, pavarësisht se çka iu ofrohet atyre. Mendoj se para se të diskutohet për ofertën e mundëshme nga mandatari i Qeverisë, partitë shqiptare duhet të ulën dhe të bisedojnë shtruar mes vete për pjesëmarrje në Qeveri. Në mungesë të një platformë politike shqiptare në nivel lokal e ate shtetëror, strukturat udhëheqëse të partive politike të shqiptarëve duhet të trajtojnë ofertën e mundshme dhe pozitat optimale. Në rënd të parë duhet të jetë pozita dhe statusi i shqiptarëve e jo funksionët për individë të ndryshëm.
Partner në koalicion
Në sajë të përvojës së deritashme, duke marrë pjesë në koalicionin qeveritar nga viti 1998-2020, nga ana e DPS-it shqiptarëve iu është ofruar në mënyrë të vazhdueshme Ministria e Popujve Pakicë, e cila ishte formuar enkas si duket për ta. Duke marrë parasysh këtë konstatim, mendoj se ka ardhur koha që shqiptarët meritojnë ndonjë ministri tjetër, ma me peshë dhe me mundësi në ndikimin e zhvillimin shoqëror në mjedisin përkatës. Një veprim i tillë do të eliminonte paragjykimet e kriuara ndaj shqiptarëve në aspektin e kuadrave në kyçje në ministri të tjera. Por, për të qenë serioz, përfaqësuesit e shqiptarëve duhet të paraqesin kërkesat e tyre në formë të shkruar, që do të jenë në favor të avancimit të pozitës dhe të statusit të shqiptarëve në Mal të Zi. Vetëm ne këtë formë do të ishin serioz ndaj elektoratit të tyre votues dhe partner në kuadër të koalicionit të qeverisë se re, e cila do të ketë mandat të kufizuar ne veprimtarinë e saj. Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Dilema
Kryeministri shqipt apo thellim i kseno Në rastin tonë, “ksenofobia” vjen si rezultat i paragjykimeve, racizmit, jotolerancës dhe diskriminimit; dhe të gjitha këto paraqesin shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi
Hajrullah Hajdari
Çështjet etnike, kur bëhet fjalë për identitetin dhe integrimin e kombësive e sidomos për marrëdhëniet ndëretnike, janë çështje shumë të ndjeshme. Posaçërisht ndjesia e marrëdhënieve etnike është e shprehur në shtetet e Ballkanit, ku çështjet etnike dhe marrëdhëniet ndëretnike pothuajse në vazhdimësi e kanë rënduar dhe po e rëndojnë jetën shoqërore dhe politike. Në këtë aspekt çështja shqiptare, edhe pse populli më i vjetër në Ballkan, paraqet një ndër çështjet më të rëndësishme të kësaj natyre, sidomos në Mal të Zi, ku dominon kombësia sllave, ndërsa shqiptarët autoktonë janë etni më e vogël. Në rastin kur etnia më e madhe mbizotëron mbi etninë më të vogël, në këtë rast shqiptarët, të cilët asnjëherë nuk kanë qenë faktor i destabilitetit në Mal të Zi. Përkundrazi, ata e kanë ndihmuar stabilitetin e Malit të Zi. Shqiptarët votuan pro pavarësisë së Malit të Zi dhe besuan se, në bazë të parimeve demokratike si kombësi e veçantë në Malin e Zi të pavarur, do
12
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
t’u mundësohet realizimi i të drejtave të tyre kombëtare më shpejt dhe në një nivel më të lartë se deri atëherë. Problemet themelore të shqiptarëve në Malin e Zi janë identifikuar në Planin e veprimit për strategjinë e zhvillimit të politikave të popujve pakicë (2019-2023), por sa ato zbatohen në praktikën e përditshme të jetës shoqërore-politike është çështje tjetër. Në bazë të hulumtimit të kryer nga Qendra për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (CEDEM) në vitin 2019, të drejtat e shqiptarëve si popull pakicë në Mal të Zi janë respektuar në përqindje si vijon: Përdorimi i gjuhës 37.9 Organizimi politik 41.4 Arsimimi në bazë të speci- fikave 39.4 E drejta e shprehjes së lirë 45.8 Lufta kundër diskriminimit etnik 38.1 Barazia në punësim 32.9 Trajtimi nga organet shtetërore 37.6 Para qitja në media 42.5 Mbrojtja e kulturës dhe specifikave 41.8 Mesatarja 39.1 Në bazë të të njëjtit hulumtim, të drejtat e pakicës rome janë respektuar në masën 41.4%, të myslimanëve 74.2%, ndërsa të boshnjakëve 64.8%. Pra, shqiptarët gjenden në
shkallën më të ulët të respektimit të të drejtave të popujve pakicë në Mal të Zi, apo në një distancë etnike shumë të pavolitshme. Distanca etnike paraqet, në të vërtetë, dëshirën e vendosjes së marrëdhënieve të caktuara me grupe të caktuara etnike. Për të vërejtur distancën etnike të popullit shumicë në Mal të Zi, pra të malazezëve ndaj shqiptarëve, sipas burimeve të theksuara po përmend vetëm disa marrëdhënie nga jeta e përditshme të cilat përcaktojnë distancën etnike ndaj shqiptarëve: Të jetojnë në një shtet 21.7 Të ketë shqiptarin fqinj 29.5 Të ketë shqiptarin bashkëpunëtor në punë 26.9 Të ketë shqiptarin udhëheqës në punë 33.7 Shqiptari t’i edukojë fëmijët 39.0 Të shoqërohet dhe të vizitohet me shqiptarët 35.6 Shqiptari të ketë pozitë udhëheqëse shtetërore 46.8 Të jetë me shqiptarë në farefisni të largët 62.3 Të jetë me shqiptarë në farefisni të afërt 80.5 Mesatarja 41.8 Nga rezultatet e paraqitura kuptojmë se distanca etnike e malazezëve ndaj shqiptarëve është në nivel shumë të lartë. Është shqetësuese, përveç të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tar, zvogëlim ofobisë?! tjerave, mosdëshira e malazezëve që një shqiptar ta ketë udhëheqës në punë e sidomos që një shqiptar të ketë pozitë udhëheqëse shtetërore (46.8%). Kjo distancë është edhe më e thellë në marrëdhënien e popullit serb në Mal të Zi ndaj shqiptarëve. 84% e popullsisë serbe në Mal të Zi nuk dëshirojnë që shqiptari të ketë pozitë udhëheqëse shtetërore. Nga ana tjetër, vetëm 2.2% e shqiptarëve nuk dëshirojnë të jetojnë në të njëjtin shtet me malazezët apo vetëm 5.9% nuk dëshirojnë që bashkëpunëtor në punë të kenë malazezin. Pse është kështu?! Në kohërat më të hershme, në një nivel më të ulët të zhvillimit ekonomik dhe kulturor, ishte e pranishme dukuria e luftimit të pranisë së të huajve, sepse ata të tjerët (të ardhurit) perceptoheshin si qenie jo të pastra, prania e të cilëve rrezikon një komunitet të idealizuar si të pastër dhe duhet ruajtur nga ndotjet e mundshme. Kjo dukuri quhet “ksenofobi”. Fjala “ksenofobi” rrjedh nga greqishtja e vjetër, që do të thotë “frikë nga të huajt”, gjegjësisht “ksenofob” është ai që urren çdo gjë të huaj, që nuk pranon asgjë të huaj dhe e hedh poshtë ose e mohon atë fare. Pra, është një virus që lë pasoja në marrëdhëniet shoqërore-politike. Po cilët janë të huaj në Mal të Zi?! Shqiptarët jo se jo, sepse prania e tyre në këto troje është dokumentuar shkencërisht shumë shekuj para Krishtit apo epokës së re. Ndërkaq dyndja e sllavëve në këto troje ka ndodhur pas shekullit IV të epokës së re. Shumë ekspertë mendojnë se “ksenofobia” është komponent i nacionalizmit ekstremist, shovinizmit dhe racizmit, dhe se ky fenomen nuk mund të ndahet krejtësisht nga rrethanat kombëtare, politike, ekonomike, kul-
turore. Në rastin tonë, “ksenofobia” vjen si rezultat i paragjykimeve, racizmit, jotolerancës dhe diskriminimit dhe të gjitha këto paraqesin shkeljet më të shpeshta të të drejtave të njeriut dhe të drejtave kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi. Ndryshimet në kulturë, traditë e më në fund edhe në histori, kanë ndikuar veçanërisht te malazezët që të lidhen ngusht me idealin e tyre të vlerësimit të vetes ndaj të tjerëve dhe kështu vazhdimisht, së paku në 145 vitet e kaluara, kanë bërë rolin e ksenofobit. Ndërkaq, shqiptarët kurrë nuk e kanë shprehur këtë fenomen të dëmshëm shoqëror. Kur malazezët okupuan Ulqinin, nuk gjetën asnjë malazias aty. Pas vendosjes së malazezëve në Ulqin, shqiptarëve shumicë nuk u pengoi që malazezët t’i trajtojnë si qytetarë të barabartë, madje u mësuan edhe zanatin e peshkimit, tregtinë e shumë të tjera dhe asnjëherë nuk shprehën urrejtje racore ose fetare ndaj tyre. Kështu është edhe sot! Shqiptarët asnjëherë, me asnjë veprim të tyre, nuk u krijuan malazezëve ndjesinë e pasigurisë e aq më pak u dhanë shkas që t’i konsiderojnë si armiq të mundshëm të tyre. Edhe në Evropë mund të vërehet fenomeni i ksenofobisë, por shumë më pak i theksuar për shkak të ndryshimeve të vogla në nivelin e zhvillimit ekonomik dhe kulturor. Si rrjedhojë, në Evropë nuk ekzistojnë qeveri ksenofobe, por ekzistojnë popuj, si në rastin e shteteve ballkanike, pra edhe në Mal të Zi, që i detyrojnë qeveritë e tyre të jenë ksenofobe. Nga të gjitha veprimet e qeverisë së Malit të Zi ndër vite dhe shprehjes së popullit malazez, e veçanërisht atij serb në Mal të Zi në marrëdhënie me popullin shqiptar, dukuria e “ksenofobisë” nuk mund të ndahet, por ajo është e ndërlidhur. Rrjedhat poli-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tike në Mal të Zi, sikur po shkojnë në një drejtim të kundërt të kuptimit të fjalës “ksenofobi“, gjegjësisht në drejtimin e zbutjes së saj. Me shumë gjasa kryetari i Qeverisë së Malit të Zi do të jetë një shqiptar (Dritan Abazi). Pra, ai do të ketë atë pozitë shtetërore të cilën nuk e dëshirojnë 46.8% të malazezëve dhe 84% të popullsisë serbe në Mal të Zi, që i bie se afër 2/3 e popullsisë së Malit të Zi nuk e dëshiron një shqiptar në krye të qeverisë së tyre. Nuk ka asnjë dyshim se ksenofobia është një reagim që nxjerr në dukje kontradiktat e një shoqërie gjithnjë e më të shpërbërë dhe të paqartë. Kam përshtypjen se globalizimi, kriza ekonomike, vështirësitë e jetës së përditshme dhe të papriturat mund të kenë ndikuar pozitivisht në perceptimin se vetëdija e identitetit personal arrihet në dialogun me tjetrin. Dialogu është i pazëvendësueshëm, sepse mundëson çmontimin dhe shkatërrimin e ksenofobisë. Sa është e gatshme shoqëria malazeze për një reflektim të tillë?! Nëse në mënyrë të qetë një shqiptar vjen në krye të Qeverisë, atëherë mund të konstatojmë se ky reflektim do t’i mundësojë popullit malazez dhe politikës së saj të besojnë se shqiptarët duhet të perceptohen si qenie e pastër autoktone, nga të cilët nuk kanë nevojë të mbrohen dhe prania e të cilëve nuk e rrezikon qenien malazeze. E kundërta e kësaj do të thotë thellimi i veprimit dhe ndjesisë ksenofobe. Pavarësisht se Dritani si kryeministër nuk vjen si përfaqësues i shqiptarëve (i partive shqiptare), zvogëlimi i ksenofobisë malazeze ndaj shqiptarëve do të jetë kryekëput meritë e tij personale, siç mund të jetë edhe përgjegjësi e tij nëse ksenofobia thellohet edhe më tepër. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Asgjë e re Diçka e tillë ka filluar të ishte tashmë procesi i kthimit të Shqipërisë në një shtet të vërtetë socialist despotik siç ishte më parë. Despotizmi i ri me gënjeshtrat mashtruese thuhen mjaft shpesh për t’u besuar, krimet e legalizuara dhe çnjerëzimi ndërhyrës (patronazhist) në jetën e individit marrin djepin e tij deri në varr. Arsyeja e vetme që pranohet ky dado-statizëm është premtimi i një bote më të mirë në parimet humanitare
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington The New Despotism është një libër i shkruar nga Lordi Hewart, kryegjykatësi i Anglisë, dhe i botuar në Londër gati 100 vjet më parë. Hewart e ekzekuti-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
mit këtë “despotizëm të ri” si “për të nënshtruar Parlamentin, për t’iu dënuar gjykatave dhe për të bërë vullnetin, ose kapriçon, është ekzekutiv i pakufizuar dhe suprem”, ndërlidhja e tij me humanitarizmin, thotë Robert Nisbet në librin Twilight of Authority, në vitet 1960. Por është edhe kapaciteti për të hyrë në detajet më të vogla të jetës njerëzore që bën të rritet ky lloj despotizmi. Diçka e tillë ka filluar të ishte tashmë procesi i kthimit të Shqipërisë në një shtet të vërtetë socialist despotik
siç ishte më parë. Despotizmi i ri me gënjeshtrat mashtruese thuhen mjaft shpesh për t’u besuar, krimet e legalizuara dhe çnjerëzimi ndërhyrës (patronazhist) në jetën e individit marrin djepin e tij deri në varr. Arsyeja e vetme që pranohet ky dado-statizëm është premtimi i një bote më të mirë në parimet humanitare. Nëse jepet carte blanche, ajo bëhet shumë ndërhyrëse dhe tepër e zellshme në kauzat e saj, duke rezultuar në një formë totalitarizmi të mbajtur nga dhuna dhe frikësimi, që duhet të jetë përgjegjësia individuale
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION për mbajtjen e fuqisë kolektive - sepse qëllimi. nuk justifikon mjetin. Despotët e sotëm hedhin dyshime mbi humanitarizmin; ata skllavërojnë në mënyrë kriminale secilin, cilindo dhe të gjithë, deri në detajet më të vogla të jetës njerëzore; mirë i humanitarizmit si mbulesë për agjendën funksionon shumë, i lejon njerëzit të ndihen mirë ndërsa marshojnë pa e ditur drejt skllavërisë socialiste. Fatkeqësisht, shumë mashtrohen. Disa nga mizoritë dhe shkeljet më të mëdha të lirisë kanë ardhur nga një zell i tepruar ose një despot shtypës në emër të “humanitarizmit”. Thuhet se fjalët më të frikshme që mund të dëgjojnë liria janë: “Unë jam nga qeveria dhe jam këtu për të folur”, tha Ronald Reagan. Dominimi alternativ i një fraksioni mbi
“
“
Dominimi alternativ i një fraksioni mbi një tjetër, i mprehur nga fryma e hakmarrjes, e natyrshme për mosmarrëveshje partiake, e cila në epokën e fundit solli kaq shumë tmerre, është në vetvete një despotizëm i frikshëm. Çrregullimet e mjerimet që rezultojnë nga ata që janë njerëz të priren për sigurinë dhe prehje në pushtetin absolut, dhe herët e vonë një shefi nuk ka fraksionizotërues, më i njëjti ose më shumë se me fat se konkurrentët e tij, e kthejnë këtë prirje për qëllimet e suksesshme. tij, mbi rrënojat e Lirisë publike
një tjetër, i mprehur nga fryma e hakmarrjes, e natyrshme për mosmarrëveshje partiake, e cila në epokën e fundit solli kaq shumë tmerre, është në vetvete një despotizëm i frikshëm. Çrregullimet e mjerimet që rezultojnë nga
Despotët e sotëm hedhin dyshime mbi humanitarizmin; ata skllavërojnë në mënyrë kriminale secilin, cilindo dhe të gjithë, deri në detajet më të vogla të jetës njerëzore; mirë i humanitarizmit si mbulesë për agjendën funksionon shumë, i lejon njerëzit të ndihen mirë ndërsa marshojnë pa e ditur drejt skllavërisë socialiste. Fatkeqësisht, shumë mashtrohen
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ata që janë njerëz të priren për sigurinë dhe prehje në pushtetin absolut, dhe herët e vonë një shefi nuk ka fraksionizotërues, më i njëjti ose më shumë se me fat se konkurrentët e tij, e kthejnë këtë prirje për qëllimet e suksesshme. tij, mbi rrënojat e Lirisë publike. Vetëm për shkak se diçka përkufizohet si njeriu nuk e bën atë të tillë, ashtu si përdoret vetëm i duhuri për jetën, është mbrojtja e lirisë dhe pronës së individit. Despotët në brendësi, që i përdorin postet për personale, kanë hapur dritën dhe tradhtinë që njerëzit të shohin dhe të zgjedhin se cila nga dy kauzat është e drejtë dhe fisnike; liria apo shtypja.
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Gazetar në interes të kujt?
Jo gjithçka përbën lajm Toni Ujkaj
Teksa jemi të rrethuar nga një mori mjetesh informative, media të shtypura, audio-vizuale e online, infor-
“
16
macionet mbi përditshmërinë në të gjitha sferat jetësore, nuk mungojnë. Informohemi, e dezinformohemi. Lexojmë për ata që meritojnë, e për ata që nuk e meritojnë vëmendjen mediatike. Lexojmë, dëgjojmë e shohim lajme të cilat në gazetarinë profesionale, nuk do të përbënin lajm. Megjithatë, tashmë jemi mësuar edhe kështu, dhe asgjë nuk na bën përshtypje. Syri na është mësuar që të
lexojmë gjithçka. Nëpër artikuj që mbajnë vulën e disa gazetarëve, ose që vetëquhen të tillë, sot lexojmë mbi jetën apo veprimtarinë e x personave të cilët pavarësisht që nuk janë shquar për ndonjë talent, cilësi, virtyt apo zotësi në një fushë të caktuar, prapëseprapë, kjo për disa gazetarë dhe media si duket, nuk prish punë, sepse u japin mjaft hapësirë dhe rëndësi. Dhe jo
Nëpër artikuj që mbajnë vulën e disa gazetarëve, ose që vetëquhen të tillë, sot lexojmë mbi jetën apo veprimtarinë e x personave të cilët pavarësisht që nuk janë shquar për ndonjë talent, cilësi, virtyt apo zotësi në një fushë të caktuar, prapëseprapë, kjo për disa gazetarë dhe media si duket, nuk prish punë, sepse u japin mjaft hapësirë dhe rëndësi. Dhe jo vetëm atyre, por kujtdo. Madje-madje gati më shumë sesa njerëzve të cilët me veprimtarinë e tyre humane, kulturore, shkencore, artistike, etj, vërtetë e meritojnë t’u kushtohet vëmendje mediatike
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Dita-ditës po lexojmë gjithçka na del para. Lexojmë edhe mbi tematika të cilat jo vetëm për gazetarë dhe media serioze nuk do të përbënin interes publik, dhe nuk do të tërheqnin vëmendjen e lexuesit, por edhe janë bërë monotone dhe të mërzitshme. Prandaj, do të ishte e udhës që çdo tematikë që trajtohet në media, të përzgjidhet me shumë kujdes dhe profesionalizëm nga ai i cili e hedh idenë dhe shtjellon një ngjarje. Publiku do që të lexojë lajme të cilat janë në dobi të përgjithshme, dhe jo lajme të cilat iu dedikohen një numri të kufizuar, apo një grupi të interesit vetëm atyre, por kujtdo. Madje-madje gati më shumë sesa njerëzve të cilët me veprimtarinë e tyre humane, kulturore, shkencore, artistike, etj, vërtetë e meritojnë t’u kushtohet vëmendje mediatike. Po si mund të shpjegohet kjo? A thua kjo është e vetmja praktikë e punës së këtyre gazetarëve? A veprojnë në këtë mënyrë, sepse nuk njohin rolin dhe misionin e informimit, apo ekziston ndonjë arsye tjetër që i shtyn këta gazetarë t’i thurin lavdi kujtdo, pavarësisht nëse x personi njihet në opinion për ndonjë veprimtari në shoqëri? Këtyre pyetjeve më së miri u japin përgjigje vetë ata gazetarë që nuk e kursejnë lapsin, por shkruajnë e publikojnë çfarëdo që ju shkon ndërmënd. Dita-ditës po lexojmë gjithçka na del para. Lexojmë edhe mbi tematika të
cilat jo vetëm për gazetarë dhe media serioze nuk do të përbënin interes publik, dhe nuk do të tërheqnin vëmendjen e lexuesit, por edhe janë bërë monotone dhe të mërzitshme. Prandaj, do të ishte e udhës që çdo tematikë që trajtohet në media, të përzgjidhet me shumë kujdes dhe profesionalizëm nga ai i cili e hedh idenë dhe shtjellon një ngjarje. Publiku do që të lexojë lajme të cilat janë në dobi të përgjithshme, dhe jo lajme
“
të cilat iu dedikohen një numri të kufizuar, apo një grupi të interesit. Gazetarët e prirur mbi këtë lloj stili të punës, do të duhej të vetëdijësohen mbi atë se çfarë përbën interes të përgjithshëm e çfarë jo, sepse vetëm në këtë mënyrë atyre do t’u vlerësohej gjerësisht puna dhe mundi në fushën e gazetarisë. Në të kundërtën, do të mbeten zanatçi të mërzitshëm në lëmin e informimit, dhe si të tillë edhe “gazetarë” monotonë.
Gazetarët e prirur mbi këtë lloj stili të punës, do të duhej të vetëdijësohen mbi atë se çfarë përbën interes të përgjithshëm e çfarë jo, sepse vetëm në këtë mënyrë atyre do t’u vlerësohej gjerësisht puna dhe mundi në fushën e gazetarisë. Në të kundërtën, do të mbeten zanatçi të mërzitshëm në lëmin e informimit, dhe si të tillë edhe “gazetarë” monotonë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Festa e karnavaleve në shtrirje të gjerë gjeografike
Tuz – rikthehet manifestimi i karnavaleve
Në ditët e sotme karnavalet lidhen me periudhën e të Kreshmës, gjatë së cilës besimtarët e krishterë agjerojnë, prandaj për disa ditë me radhë, para të Mërkurës së Hirtë, në muajin shkurt apo mars, ata festojnë si për t’i shijuar të gjitha ato ushqime nga të cilat do të heqin dorë deri në ardhjen e festës së Pashkëve. Megjithëkëtë, besohet se karnavalet kanë prejardhje pagane, dhe të krishterët e bënë festë të tyren më pas
Paula Dekaj
Muzikë dhe njerëz me maska që vallëzojnë në rrugë janë karakteristika të një prej festave më popullore në botë, të karnavaleve. Por, çfarë simbolizon kjo festë? Në ditët e sotme karnavalet lidhen me periudhën e të Kreshmës, gjatë së cilës besimtarët e krishterë agjerojnë, prandaj për disa ditë me radhë, para të Mërkutës së Hirtë, në muajin shkurt apo mars, ata festojnë si për t’i shijuar të gjitha ato ushqime nga të cilat do të heqin dorë deri në ardhjen e festës së Pashkëve. Megjithëkëtë, besohet se
18
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
karnavalet kanë prejardhje pagane, dhe të krishterët e bënë festë të tyren më pas. Edhe pse kjo festë në tërësi lidhet me një qëllim, mënyrat e të festuarit janë nga më të ndryshmet, ku në secilin qytet apo shtet, karnavalet kanë cilësi të veçanta, dhe disa prej tyre kanë arritur të fitojnë më tepër popullaritet. Për shembull, karnavali në Rio de Zhaneiro, Brazil, konsiderohet si më i madhi në botë, ku rreth dy milionë njerëz dalin në rrugë për të festuar çdo ditë të kësaj feste. Karnavali i quajtur Mardi Gras, në New Orleans, SHBA, me një kohëzgjatje dy javore, është aq i popullarizuar nga turistët, sa vlerësohet se mbi një milionë turistë iu bashkangjitën çdo vit festimeve të Mardi Gras. Karnavalet e Venecies janë po aq të famshme, por dallojnë si një festë shumë më e qetë, në të cilën mbizotëron muzika klasike, dhe e veçanta e tyre janë bukuria e maskave të punuara me
dorë. Në Evropë, përveç karnavaleve të Venecies, mjaft të popullarizuara janë edhe karnavalet në Santa cruz de Tenerive të Spanjës, të cilat konsiderohen si festa e dytë më e njohur ndërkombtarisht, pas atyre të Brazilit. Karnavali i Cologne, në Gjermani është po ashtu një nga karnavalet më të mëdha, më të mira dhe të vjetra të Evropës, duke vijuar me karnavalet e Nice të Francës, të cilat janë një nga ngjarjet më të mëdha kulturore të Rivierës Franceze, apo karnavalet e popullarizuara në Basel të Zvicres. Në Shqipëri, qyteti që i ka festuar më herët karnavalet mendohet të jetë Shkodra, ku festimet e para i përkasin gjysmës së dytë të shekullit të XIX, një traditë që vazhdoi deri në vitin 1949. Të famshme janë po ashtu edhe Karnavalet e Korçës, vitet e fundit edhe ato të Gjirokastrës. Në Malësi, Tuz, më 2020 u shënjua 25-vjetori i traditës së karnavaleve.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Përveç vitit të kaluar që ishte e pamundur të organizoheshin për shkak të pandemisë, ky manifestim çdo vit bashkon një numër të konsiderueshëm të të rinjve, nga vendi por edhe nga qytete të tjera të Malit të Zi e rajonit, të cilët në grupe të caktuara, nëpërmjet humorit, satirës dhe argëtimit, trajtojnë fenomene dhe japin mesazhe të ndryshme. Këtë vit, shoqata “Karnevali-Koret” Tuz, ka njoftuar për një program të pasur kulturor, i cili vijon si më poshtë: Më 26 shkurt, në orën 19, Hapja e Karnavalit – Koncert, i ftuar Shkumbin Ismaili. Të nesërmën, më 27, në orën 13, Progami i fëmijëve – Tuz, ndërsa në orën 19, Nata e humorit me Agron Llakaj – Koncert i Eliza Markiq. Më 28, në orën 19, Nata e saragave dhe verës – Koncert i David Dreshaj dhe Grupi MARS, dhe e fundit, më 1 shkurt, në orën 19 do të jetë Mbrëm-
“
Këtë vit, shoqata “Karnevali-Koret” Tuz, ka njoftuar për një program të pasur kulturor, i cili vijon si më poshtë: Më 26 shkurt, në orën 19, Hapja e Karnavalit – Koncert, i ftuar Shkumbin Ismaili. Të nesërmën, më 27, në orën 13, Progami i fëmijëve – Tuz, ndërsa në orën 19, Nata e humorit me Agron Llakaj – Koncert i Eliza Markiq. Më 28, në orën 19, Nata e saragave dhe verës – Koncert i David Dreshaj dhe Grupi MARS, dhe e fundit, më 1 shkurt, në orën 19, Mbrëmja finale – Koncert, e ftuar këngëtarja Gjyste Vulaj. Gjatë mbrëmjeve festive është planifikuar edhe Pazari i Karnavaleve.
ja finale – Koncert, e ftuar këngëtarja Gjyste Vulaj. Që nga fillimi i kësaj jave, në sheshin e Tuzit vërehet atmosfera festive
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
prej dekorimeve të vendosura. Sipas njoftimit, gjatë mbrëmjeve festive është planifikuar edhe Pazari i Karnavaleve. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
19
KULTURË
Gani Karamanaga, mjek dhe shkrimtar
Shërues i trupit dhe i shpirtit...
20
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
KULTURË
Letërsia botërore në historinë e saj njeh emra të tillë, bile shumë të shquar... Me profesion mjekë, ndërsa hobi i tyre ka qenë letërsia. Njerëz, që si të thuash mjekësinë e kanë pasur bashkëshorte, ndërsa letërsinë dashnore. Kanë qenë, pra, edhe shërues të trupit edhe të shpirtit njerëzor
Fadil Kraja
Mund të kujtojmë disa prej tyre. Avicena ( Ibn Sina) i lashtësisë arabe ishte mjek i shquar, por u bë proverbial me sentencat e tij filozofike dhe letrare. Edhe francezi Jul Verne ishte mjek, por në letërsinë botërore u njoh dhe njihet si romansieri fantastik, ndër më të shquarit e të gjitha kohërave. Mjekë nga profesioni kanë qenë edhe shkrimtarët e mëdhenj rusë, Ivan Turgenjev dhe Anton Çehov. Edhe në letërsinë shqipe njihen shkrimtarë që si profesion kanë pasur mjekësinë. Përmendim prozatorin Mirash Markaj, dramaturgun Zisa Cikuli, romancierin Dhimitër Xhuvani etj, Po bën emër në letërsi mjeku dhe njeriu i mirë, ulqinaku e shqiptari i thekur, Gani Karamanaga. Vitet e fundit shpërtheu me disa vëllime, ku, ndër më të përmendurit është libri me proza “Rrënjët” që pati dhe vazhdon të ketë jehonë. Libri i fundit që boton dhe për të cilin po flasim është edhe
“
më interesant. Titulli i librit është “Në derë të oborrit “. Çdo krijues i përket kohës dhe hapësirës ku jeton. Dhe i qëndron kohës si krijues nëse zbaton këtë sentencë filozofike. Balzaku i madh duke bërë të famshëm Parisin e tij, u bë i famshëm edhe vetë. Sot thuhet se : “Ai që nuk ka qenë ndonjëherë në Paris, mjafton të lexojë Balzakun dhe do ta shëtisë Parisin në çdo rrugë e rrugicë të tij.” Kur lexova librin “Në derë të oborrit “ edhe unë thashë: Ai që nuk ka qenë ndonjëherë në Ulqin dhe nuk e ka vizituar Kalanë historike dhe piktoreske të Ulqinit, të lexojë librin e Gani Karamanagës dhe ky do të marrë në dorë, do ta shëtisë me pëllëmbë këtë kala, me sokaqet e gurta, me tabelat, me emrat e familjeve që banojnë aty, me torën, me frëngjitë, por gjithashtu do t’i tregojë edhe historinë e kësaj kalaje. Do t’i njohë me burrat edhe gratë e shquara ndër kohëra si kanë çelur dhe mbyllur sytë në këtë kala. Sepse, ky libër është një guidë e vërtetë turistike dhe letrare e Kalasë së Ulqinit. Autori, duke qenë vetë i lindur dhe banues në këtë kala, në këtë libër sikur dëshiron të zbatojë një thënie biblike , por edhe Kuranore: “ Ai që nuk di se nga ka ardhur, ai nuk di as ku do të shkojë.”
Pra, Gani Karamanaga, mjeku dhe shkrimtari , doktori i shpirtit dhe i trupit të njeriut, me këtë libër lan një borxh ndaj vendlindjes së tij. E shlyen me mall e pasion si shkrimtar, por edhe me kujdesin e një mjeku të përkorë , që profesioni e ka mësuar të mos lerë pa analizuar dhe shqyrtuar asnjë detaj. Ai, doktori i vështron detajet më llupë, ndaj edhe Kalaja sikur i dorëzohet e tëra dhe i thotë: “Doktor, jam në dorën tënde, Ti bëj ç’të duash me mua...” Ndaj, autori pasi e zbërthen Kalanë, gjeografikisht, etnografisht, folklorikisht dhe administrativisht , nuk harron të futet edhe në guackat historike të Kalasë dhe si një detyrim kombësie , aty nga fundi i librit shkruan tekstin e Hymnit Kombëtar të Shqipërisë, e kjo ka shumë rëndësi. Ulqini është shqiptar! Ulqini ka folur dhe do flasë gjithmonë shqip...vetëm shqip... Diku nga fundi i librit autori thotë se që kur ishte i vogël babai i tij i thoshte: “ O bir, në jetë ec gjithmonë përpara, se ajo është rruga më e drejtë!” Gani Karamanaga po e zbaton me sukses porosinë e babait. Ai po marshon përpara në rrugën e tij të drejtë. Edhe si mjek. Edhe si shkrimtar! Për këtë meriton urime. Vetëm urime!
Kur lexova librin “Në derë të oborrit “ edhe unë thashë: Ai që nuk ka qenë ndonjëherë në Ulqin dhe nuk e ka vizituar Kalanë historike dhe piktoreske të Ulqinit, të lexojë librin e Gani Karamanagës dhe ky do të marrë në dorë, do ta shëtisë me pëllëmbë këtë kala, me sokaqet e gurta, me tabelat, me emrat e familjeve që banojnë aty, me torën, me frëngjitë, por gjithashtu do t’i tregojë edhe historinë e kësaj kalaje. Do t’i njohë me burrat edhe gratë e shquara ndër kohëra si kanë çelur dhe mbyllur sytë në këtë kala. Sepse, ky libër është një guidë e vërtetë turistike dhe letrare e Kalasë së Ulqinit E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
21
KULTURË
Në Podgoricë u përurua libri i Mustafa Cankës “Paraqitje interkulturore Ulqin dhe Tivar”
Një udhërrëfyes për universale që na lid “Një libër i tillë mund të lindë vetëm si fryt i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj vlerave njerëzore. Ai është një lloj udhërrëfyesi drejt universit të vlerave universale. Realizimi i mesazhit të tij duhet t’i sjellë përfitime Malit të Zi - sepse ne e meritojmë atë. Ne jemi një popull i lirë dhe te ne ka vend për dashuri dhe ndërlidhje. Këtë e dëshmon libri i Mustafa Cankës”, ka thënë Ludmilla Popoviq, doktor i letërsisë krahasuese dhe shkencave humane Podgoricë - Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave të Malit të Zi organizoi të premten mbrëma në Bibliotekën Popullore “Radosav Lumoviq” në Podgoricë përurimin e librit “Paraqitje interkulturore Ulqin dhe Tivar” të publicistit Mustafa Canka nga Ulqini. Për librin, të botuar si botime të veçanta në gjuhën shqipe dhe gjuhën malazeze, kanë folur shkrimtari dhe kronikani nga Tivari, Zhelko Milloviq, njëherazi recensent i librit, shkrimtari Mirash Martinoviq dhe Ludmilla Popoviq, doktor i letërsisë krahasuese dhe shkencave humane. Në vështrimin e tij për librin, Milloviq ka thënë se ndonëse vetëm 25 kilometra larg njëri-tjetrit, Ulqini dhe Tivari, dy qytete që me shekuj kanë frymuar së bashku duke ndarë të njëjtat vlera historike, ekonomike, kulturore etj., sot fatkeqësisht janë të largët për shkak të vendimeve të gabuara politike shtetërore, komunale apo personale. “Kur kemi menduar për Ulqinin dhe Tivarin, ata gjithmonë kanë shkuar si një pako. Edhe përgjatë historisë kanë qenë gjithmonë bashkë, kanë ndarë fatin e përbashkët… Sot Tivari dhe Ulqini, për fat të keq, janë më larg se kurrë”, ka thënë ai. Sipas Milloviqit, në këtë libër Canka, kronikani i vlefshëm i së bukurës, ka grumbulluar kujtesën në tërësi, duke u përpjekur të tregojë se ajo çfarë i
22
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
KULTURË
r vlerat dhin bashkon Ulqinin dhe Tivarin është shumë më e madhe sesa ajo që i ndanë. “Vepra e tij tregon tërë ato perla që sot i quajnë bashkëjetesë, por që në fakt nuk janë asgjë tjetër përpos jetës sonë të zakonshme – jeta e përbashkët mediterane, të cilën e kemi kultivuar me shekuj. Duke balancuar me mençuri të shkuarën dhe të tashmen,
autori ofron përgjigje në shumë pyetje që nuk kanë të bëjnë me identitetin por me njerëzoren, që është kategori më e lartë sesa identitarja”, është shprehur ai. Për shkrimtarin e njohur Mirash Martinoviq, ky libër është i rëndësishëm, para së gjithash, sepse Canka i lexon dhe i identifikon gjurmët që kanë lënë përgjatë mijëvjeçarëve ilirët, grekët, shqiptarët, sllavët, pushtuesit osmanë. Sipas tij, ai vë në dukje ngjashmëritë dhe diversitetin, nxjerr përfundime që mund të jenë të dobishme për banorët e sotëm. “E gjithë kjo jeton në njeriun e këtij nënqielli, te njeriu i sotëm, i cili trashëgoi atë që kultivuan të parët e tij e që përvijohet tek ai. Nuk duhet
të harrojmë se të gjithë paraardhësit tanë jetojnë brenda nesh. Ekziston gjithmonë një traditë e gjallë që pulson edhe kur ne nuk jemi të vetëdijshëm për të, dhe që ajo na udhëheq dhe në shumë mënyra e përcakton atë”, ka thënë Martinoviq. Ndërkaq, duke folur për rëndësinë e librit të Mustafa Cankës, Ludmilla Popoviq ka thënë se ai përbën një thesar të vërtetë të Malit të Zi. “Libri është një udhërrëfyes për vlerat universale që na lidhin me sistemin e vlerave kozmopolite”, ka thënë ajo. Popoviq vlerëson se një libër i tillë mund të lindë vetëm si fryt i dashurisë dhe i përkushtimit ndaj vlerave njerëzore. “Ai është një lloj udhërrëfyesi drejt universit të vlerave universale. Realizimi i mesazhit të tij duhet t’i sjellë përfitime Malit të Zi - sepse ne e meritojmë atë. Ne jemi një popull i lirë dhe te ne ka vend për dashuri dhe ndërlidhje. Këtë e dëshmon libri i Mustafa Cankës”, ka thënë ajo. Vetë autori Mustafa Canka ka treguar se libri është shkruar me zemër. Ai ka thënë se nuk dyshon kurrë në atë çfarë bën, sepse e din që ajo është e drejtë, që nuk vjen nga zorra e trashë, nuk vjen nga truri i vogël, por nga thellësia e shpirtit. “Unë jetoj me mjedisin (hapësirën), e përjetoj çdo pëllëmbë, të mos them se Ulqini dhe Tivari janë të mitë. I tërë planeti është i vogël për ne. Në qoftë se ju nuk keni paqe në shpirt, çdo gjë është e kotë”, është shprehur ai. Canka ka thënë se rruga jonë nuk është mbyllja, por hapja ndaj tjetrit. “Gjithmonë kur kemi qenë të hapur, dhe kjo është me rëndësi që ta kuptojnë njerëzit, kur Ulqini dhe Tivari por edhe Mali i Zi kanë qenë pjesë e sistemeve të mëdha, në shtete të mëdha, të gjitha potencialet, resurset, predispozitat tona kanë ardhur në shprehje”, ka theksuar ai. Në librin e Cankës një vend të posaçëm zënë shenjtit, për të cilët ai ka thënë se janë forcë e kohezionit dhe forca më e madhe të cilët e orientojnë njeriun në jetë. Përurimi është udhëhequr nga gazetarja dhe drejtoresha e Radio Tivarit, Vesna Shoshkiq, e cila ka lexuar edhe pjesë nga libri dhe recensioni i Ismet i. k. Karamanagës për librin. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
23
MOZAIK
Ullishta e Ulqinit – dhuratë hyjnore
Kush i mbolli ullinjtë e parë në Ulqin? Një ndër pasuritë më të çmuara që ka Ulqini është ulliri. E dimë se veprimtaria kryesore ulqinake ka qenë detaria, kurse pjesa e dytë e jetës së detarëve, pra ajo e pensionimit, ka të bëjë me punimin e tokës, ullishtarinë. Ja një thënie ulqinake: “Nëse nuk di çtë bësh me para, bli ullishtë”. Pra, ullishta është vlerë që nuk humbet kurrë, prandaj kujtojmë edhe një thënie tjetër për ullirin: “Ullishta është sikurse nëna. Sa herë që t’i kthehesh e kujdesesh për të, ajo të shpërblen”
Gazmend Çitaku
Ulliri përmendet në të dy librat e shenjtë, në Bibël dhe në Kur’an. Në kohën e përmbytjes në Arkën e Hazreti Nuhit (Noas), degën e ullirit e ka sjellë në sqep pëllumbi. Sipas mitologjisë greke përmendet përmes konfliktit të Posejdonit dhe Athinës se kush do t’i sillte Atikasve gjënë më të dobishme. Posejdoni krijon një burim uji, kurse Athina mbolli ullirin e parë në Akropol dhe kjo e bëri fituese, sepse banorët konsideruan më të dobishëm ullirin. Gjithashtu Hipokrati, babai i mjekësisë, rekomandon vajin e ullirit si ilaç për 60 sëmundje të ndryshme. Ullinjtë më të vjetër në botë janë: 1) Ullinjtë motra të Noas, Liban, 40006000; 2) Vouves Olive Tree, Greqi, Kretë, 3000-5000 vjet; 3) Al-Badawi ulliri në një fshat në jug të Jerusalemit, 4000 vjet; pastaj vjen ai i Tivarit mbi 2240 vjeç; dhe kohëve të fundit sipas një studimi të bërë në vitin 2015 nga ana e Universitetit të Pylltarisë nga Stambolli ku marrin pesëdhjetë kampione nga trungjet e vjetra të ullinjve (25 në Ulqin dhe 25
24
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
në Tivar), vijnë në përfundim se në Ulqin identifikojmë dy ullinjë shumë të vjetër, njëri që shkon 1457-2326 vjeç e që ndodhet në Valdanos, si dhe një tjetër në Krruç që mosha i shkon 1593-2035 vjeç. Pra, ullishta e Ulqinit qenka shumë e vjetër. Duke u nisur nga fakti se ullishta e Ulqinit (80.000 rrënjë) dhe e Tivarit (120.000 rrënjë) janë pothuaj të njëjta edhe për nga lloji i ullinjve, por edhe për nga mosha, dhe duke i takuar një zone të njëjtë, lehtë vijmë në përfundim se këta ullinjë nuk i ka mbjellë askush tjetër përpos banorëve lokal e ata janë ilirët e Ulqinit dhe Tivarit. Pra, ulliri i Tivarit 2240 vjep dhe i Valdanosit në Ulqin 1892 vjeç, përfundimi është shumë i thjeshtë: kultivues të këtyre ullinjve janë ILIRËT vendas. Ullishta e Ulqinit shtrihet mes Malit të Bardhë, Mavrianit dhe detit e në drejtim të Valdanosit dhe Kroit të Zanave. Ilirët ulqinakë këta ullinjë mesiguri i
kanë sjellë nga lundrimet e tyre të shumta nëpër brigjet e Mesdheut dhe ato i kanë mbjellur së pari në Gjirin e Valdanosit, i cili ishte edhe porti natyror i Ulqinit, e pastaj edhe në Krruç ku edhe hasim dy ullinjtë më të vjetër në Ulqin. Këta ullinj janë mbjellur sipas rregullave dhe kanë formuar bylyqe (grumbuj ullinjësh) e që paraqesin një numër të rrënjëve që i kanë takuar një pronari. Sa më shumë bylyqe të kishte një pronar aq më konak (pasanik) ishte. Sipas madhësisë, ullinjtë karakteristikë të Ulqinit janë Kazani, përbëhet prej 3 e më shumë trungjesh, Fishkulli, këta rriten shumë por nuk kanë shumë fryte, dhe Shatorra janë ullinjë shumë të bukur dhe rriten deri 5m lartësi. Kurse sipas varieteteve më i përhapuri është Ulliri i verdhë (Olea Eurepaea), italian, vlonjat, frankë, ullastra dhe të egjër. Kazanat si ullinjtë më të vjetër në Ulqin siç e thamë i mbollën ilirët, por duhet theksuar se edhe çdo pushtues tjetër i këtyre trevave si romakët, venedikasit por edhe osmanët, sollën llojet e ndryshme të ullinjëve të cilët u treguan shumë të suksesshëm pasi që klima është shumë e përshtatshme. Sipas traditës gojore ulqinake qarkullon një rregull që çdo djalë i ri para se të martohej ishte i obliguar të mbillte një
MOZAIK
bylyk me ullinjë dhe mbjellja kryesisht bëhej gjatë vjeshtës ose në fillim të pranverës duke pasur kujdes që hëna të ishte e plotë, jo e re. Sipas studimit të Dr.Bahri Briskut nga viti 1972, ku tregon se pas vitit 1945 një rrënjë ulliri ka pasur vlerën 1 napolon ari, kurse kazani 2. Më 1972 një rrënjë ulliri vlente 600-800 dinarë, ndërsa sot ullishta ka filluar të shitet me m2. Sipas Entit Statistikor të Malit të Zi, në vitin 1965 Ulqini kishte 94.835 rrënjë ullinj, kurse në vitin 2004, 86.000 sosh. Dikur ullishta mblidhej me mbledhtarë të cilët kryesisht ishin vajza të reja para martese, por edhe femra të shtresave më të varfëra. Ato gjatë ditës mundnin të mbledhnin deri në 100 kg ullinj dhe këtë kryesisht e bënin duke mbushur kaçile (shporta) që zënin 2-5 kg. Në kushte normale një trug ulli mund të prodhojë 200 kg ullinj, kurse kazani 400. Mbledhja e ullinjëve kalonte mes shakave, hokave dhe këngëve të mbledhtareve. Hajde, hajde, more, Hashim aga Na bjer tirit ere ceraga, Si dygeç rri përditë, Ferrat në sofa pa shkallit... Mënyra më e vjetër e përfitimit të vajit të ullirit është ajo me thes, ku pasi që mbushet thesi, ai vendoset mbi magje dhe shkelet me këmbë. Vaji i përfituar në këtë mënyrë është vaj shumë i shijshëm, sepse nuk ka mundësi që ullinjtë të shtrydhen shumë dhe eventualisht të shtohet aciditeti nga shtrydhja. Deri më 1914 në Ulqin kanë funksionuar shumë mullinjë primitivë
për bluarjen e ullinjëve, dhe kryesisht kanë qenë në Mëhallë të Re, mirëpo kronistët na sjellin të dhëna se edhe në Kalanë e Ulqinit janë evidentuar rrënojat e tre mullinjëve. Këta mullinjë fillimisht ndërtoheshin nëpër ahrinje të shtëpive ose nëpër hajate dhe vetëm më vonë ndërtohen si objekte të veçanta. Mullirin e parë me tre gurë e montoi detari ulqinak Fazli Lazoja i cili në vitin 1906 nga Italia në Ulqin solli tri presa të vogla dhe dy të mëdha. Gurët e këtij mulliri vëhen në lëvizje me anën e kuajve. Pas vitit 1920, ulqinakët sollën nga Dalmacia dhe Italia mullinjë modern të kohës, kështu që deri në fillim të vitit 1945 në Ulqin evidentoheshin 15 mullinj të tillë. Por, ai që mund të quhet mulliri i parë modern u ndërtua në vitin 1942 nga ana e pasanikut të kohës Anton Pogu. Ai ndërtoi fabrikën e parë moderne me tre gurë dhe tri presa të cilat vëhen në punë me ndihmën e motorëve. Mulliri për bluarjen e ullinjve përbëhet nga: mulliri, mandravida dhe manavela. Pjesa kryesore është mashtra dhe paraqet pjesën ku vendosen ullinjtë nëpër të cilën kalojnë gurët për bluarjen. Një mashtër mbushet me 200 kg ullinj dhe kjo quhet një gurë, kurse bluarja zgjatë një orë. Gjatë bluarjes del edhe vaji më i mirë i quajtur vaj magje i cili është një eliksir i vërtetë. Në mashtër ullinjtë hidhen me bagazhe (enë druri 20 kg) kurse nga mashtra për në shporta, brumi i fituar qitet me babune (enë druri 10 kg). Pastaj përmes presave, brumi i ullirit futet në shporta dhe me anë të presave shtrydhen ende. Pjesa e mbetur nga shtrydhja quhet bërsi, dhe para vitit 1945 këtë bërsi vinin dhe e blinin tregtarë nga Italia të cilët i futnin në presat e tyre më të forta dhe fitonin ende vaj por që ishte i cilësisë më të dobët. Vaji i fituar ruhej nëpër qypa dheu apo rezervoarë guri, ku vaji rrinte për një kohë të gjatë i freskët dhe ruante cilësitë e veta. Nga vaji më i keq bëhet punimi i sapunit me të cilin ulqinakët edhe sot ende e përdorin. Për përgatitjen e sapunit po sjellim recetën: në kazan për zierje qiten 5 kg vaj ulliri ose baltë, 1 kg sodë kaustike dhe 10 litra ujë. Në të shkuarën, rrugët që kalonin nëpër ullishtë kanë qenë të gjitha të kalldramuara dhe në distanca
respektive ekzistonin kroje të ndryshëm të cilët ulqinakët e pasur i kishin ndërtuar si e mirë publike dhe quheshin vakyfe. Kështu edhe sot i gjejmë këto kroje në ullishtën e Ulqinit: Kroi i Doçes, i Thatë, i Mustafajt, i Begut, i Vakfit, i Bashbylykut, i Çinarit, i Buçilit, i Detarëve, i Zanave. Disa toponime nga ullishta: Ullishta e Ali Shahit, Bishti i Malit, Qafa, Lugu i Xhemiles, Faqja e Shullanit etj. Mullisit e parë deri në vitin 1945: Nuti i Adem Manit, Hysnia i Myrtezajt, Caf Mavriqi, Meti i Muharremit, Alo Kasmi, Duli i Haxhimollës, Latif Haxhibrahimi, Halil Milla, Janus Milla, Dalip Myrtoja, Nuro Kollari etj. Kurse sot kemi disa sish ultramodern të cilët prodhojnë vajin më cilësor extra virgin oil. Këta mullinj i kanë: Skënder Katana, Ruzhdi Kollari, Adnan Kollari, Omer Dragovoja, Fatmir Sadiku, Skender Kollari etj. Dikur për ruajtjen e ullishtës ka qenë i caktuar një njeri i quajtur karrxhi. Detyra e tij ka qenë që të njoftojë pronarët e ullishtave nëse dikush ka hyrë në ullishtën e tij, dhe nëse i ka shkaktuar ndonjë dëm. Pronarët e ullishtave njoftonin karrxhinë nëse e kanë dhënë me qera ose kanë angazhuar krastitësin. Në fund të sezonit të ullishtës ka qenë e përcaktuar sasia e vajit që duhej ndarë për karrxhinë. Kësisoji ullishta është ditë pëllëmbë më pëllëmbë e kujt është, dhe nuk ka pasur nevojë për t’u rrethuar dhe shumë rrallë ka ndodhur që të vjedhë dikush ullinjë. Nga kjo që thamë më lart, shohim se ullishta për ulqinakët ka qenë shumë e rëndësishme dhe ka përfaqësuar një varg të gjërë veprimtarish që nga mbjellja, kujdesi e deri te vjelja e prodhimit. Me ullishtë është jetuar mirë deri më shfaqjen e turizmit si veprimtari më e lehtë dhe më fitimprurëse. Sot ulqinakët ende kujdesen për ullishtën, por jo në mënyrën siç e meriton ajo. Konkludojmë se ullishta e Ulqinit është shumë e vjetër dhe se mosha e vjetërsisë sillet prej 2200 deri në disa vite, sepse për çdo ditë mbillen rrënjë të reja, por ndodhë që edhe të shkatërrohen nga ndërtimi i egër që ka filluar. Ilirët ishin ata që i mbollën dhe ne jemi pasardhësit që mbledhim frytet e stërgjyshërve tanë. Apeloj që në mënyrë urgjente Komuna e Ulqinit të ndërmarrë hapa sa më parë në drejtim të mbrojtjes së dy ullinjëve më të vjetër të identifikuar. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
25
REPORTAZH
Udhëpërshkrim
Udha te Gjyteza e Dinoshës Sami Flamuri
“Historia është një tokë e huaj, atje çdo gjë është ndryshe” L. P. Hartley Parafrazoj Shekspirin kur them se rasti është mbreti i botës. Edhe takimi im me z. Muhamed Gjokajn nuk ishte rastësi, por jam i bindur se do do të ndodhë diçka e mirëpritur nga ne të dy. Pasi ishim të ftuar në një emision televiziv (Focus, TV Teuta, 3.2. 2022) që të analizojmë ngjarjet e fundit politike në Mal të Zi, ajo çka na bashkoi ishte historia e shqiptarëve, kurse për analizat përkatëse ia lëmë shikuesit verdiktin e fundit. Historia flet me shekuj dhe kur vjen te lashtësia jonë pellazgo-iliro-arbërore, atë na e kanë shkruar të huajt, andaj më pëlqeu ftesa e z. Gjokaj se ia vlen mundi dhe të filloj rrugëtimin tek e kaluara jonë në trevat shqiptare në Malin e Zi. Malësia/Malcia, trevë e cila aq sa është e njohur mbart në vetvete misteret e një lashtësie që aq mjeshtërisht e përshkruan Homeri shqiptar, At Gjergj Fishta te vepra e tij monumentale “Lahuta e Malcis” (1937), vulosi në kujtesën e shqiptarëve eposin e kreshnikëve. “Kur të kesh kohë, bajmë nji shetitje deri te vendet arkeologjike në Dinoshë… që nga koha e bronzit?! Rri i hapur për këtë”. Porosia e Muhamedit ishte e qartë: vendbanimi i Dinoshës dhe fshe-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
htësitë e saj ishin aq pranë dhe aq afër. Vendosa që të nisem udhës së zbulimit, ku udhërrëfyesi vendas ishte gati të shtunën e 12 shkurtit 2022. Malcia ime e dashur e priste birin e saj. Pas një bisede paraprake me mikun tim Gazmend Çitaku, i cili në pamundësi që të më bashkëngjitet, më porositi që në Dinoshë ka ekzistuar “Aquaducti”, ujësjellësi i kohës romake, me gjatësi afro 15 km (më vonë mora vesh se ai ishte edhe më i vjetër), i cili furnizonte nga lumi Cem me ujë qytetin antik Dioklea (Dukla). Siç u tha, ashtu edhe u bë. Në orën 10 erdha nga Ulqini në Tuz, komunën më të re shqiptare në Mal të Zi. Muhamedi me djalin e tij 19-vjeçar Beratin, më priste me padurim dhe pa humbur kohë Dinosha na priste, e cila është fare pranë Tuzit, vetëm 5 km nga qendra. Ndalesa e parë ishte lumi Cem, i pastër si loti te shkëmbinjtë e thepisur dinarikë, që nga fjalët e Muhamedit merrnin qasje tjetër: “Sami, s’ka pjesë të kti lumi që s’ka toponime shqiptare! Ja ‘Dhëmbi i gjarprit’, ‘Shpell’ Farku’, ‘Haxhajt’, ‘Brigjezat’, ‘Shpella e Aishes’.” Kanalet gurore ishin pamja mahnitëse se si malcori e përçoi këtë lumë për digat e veta, ujitjen dhe doemos përdorimin e tij për mullinjtë e ujit antik, që sot ishin të heshtur, ashtu si koha që këta njerëz krenarë dhe bujarë i bëri të mos jenë më në trevat tona. Po Dinosha, ku është? Sipas A. Joviqeviqit në Dinoshë dhe Milesh (1920) ekzistonin 80 shtëpi, nga të cilat 68 ishin të besimit islam dhe 12 të atij katolik. Në vitin 1941 Dinosha ka pasur 62 shtëpi - në Dinoshë 31, kurse në lagjet e saj Tojeq 17, Lulanaj 8 dhe tek Rranxa e Pllanicës 6.
Po të njëjtin vit, renditen këto vëllazëri; Gjokajt (8 shtëpi), Dukajt (5), Beqajt (19), Kajoshajt (11) dhe Nikajt (1). Po ashtu përmenden në Tojeq – Lulanajt (10) dhe një pjesë e Kajoshajve (3) te Rranxa e Pllanicës me Gjokiqët e Dinoshës (12). Në vëllazërinë e Grudës jetojnë me shekuj disa fise: Ivezaj, Sinishtaj, Kalaj, Lulgjuraj, Gjokaj, Berishaj, Gjolaj, Vuçinaj, Bojaj, Vulaj, Stanaj, Lulanaj, Kajoshaj, Beqaj, Kërnaj, Pepaj, Hakshabanaj, Gilaj, Pecaj dhe Fërluçkaj. Dhe ja befas, zemra e Dinoshës, para neve Xhamia e Dinoshës – Grudë. Sipas gojëdhënave që qarkullojnë, kjo është ndër xhamitë më të vjetra të ndërtuara në Malësinë e Madhe. Thuhet se është ndërtuar në vitin 1770, te brinja e Gjokajve. Edhe pse e lashtë, Xhamisë së Dinoshës, në pamje të parë i ishin bërë ca meremetime të mëvonshme, pothuajse butaforike, pa asnjë shije, sepse kjo faltore është një margaritar i stilit osman që meriton të kthehet në identitet, por si duket pret ditë më të mira. Ajo ruante një thesar, mu kolonën antike të “Gjytezës” që po na priste, mbi një kodër afro 111 metra lartësi. “Po ta shofim”, i thashë Muhamedit, i cili tani po më përgatiste për “Gjytezën” ilire. “Po kjo kullë”, e cila është mu përtej oborrit të xhamisë, “e kujt është”?, e pyeta befasisht mikëpritësin tim. Sikurse kishte mbetur në kohë! ” Eh, mor Sami, ajo është e Baca Kurtit!” Ndër personalitetet më të shquara të Malësisë pa dyshim radhitet edhe Baca Kurt Gjeka (Gjokaj). U lindi rreth vitit 1807 në fshatin Milesh - Grudë. Me këtë burrë në zë për trimëri dhe mençuri krenohet jo vetëm fisi i ti,j por edhe fiset e tjera të Grudës, Hotit, Trieshit e Kojës. E vranë në pabesi
REPORTAZH
malazezët në vitin 1881. Dita me diell. Po na priste “Gjyteza”, për të cilën Muhamed dhe Berat Gjokaj ishin të sigurt se do të më lënte pa fjalë! Ishte pikërisht Muhamedi që e shoqëroi një ekspeditë polake nga Varshava, së cilës do t’i referohem se çka gjetën në Gjytezën e Dinoshës. Si për inat na ishte vërsulur era. Udhërrëfyesi im këmbëngulte se Dinosha është e njohur për erërat e saj të forta dhe të thata. Ne po ndiqnim shtegun e dhive, ku përveç tyre vetëm edhe kuajt e egër që bridhnin këtyre kodrinave, ishim mysafirët e vetëm. Sikurse edhe më premtoi Muhamedi, pas gati 30 minutash ecje, lart kodrinës me shkurre dhe ferra, filluan të dukeshin muret… “Ja, dolëm… Po ku jemi o i bekuar! Ja pra, e gjithë fusha e Dinoshës dhe ajo e Zetës. Shif nga këtu. Glauku i Taulantëve (335-302 p.e.s.) sundonte nga ky vend”. Qyteza (Gjyteza) ka qenë pjesë integrale e sistemit planetar përreth Liqenit të Shkodrës (Lacus Labeatis), dhe element i strukturës paraurbane dokleate. Sipas matjeve të Bugaj/Lutovac/ Polak/Trzeciecki (2013), shpati në formën e një trekëndëshi të përzgja-
tur, me sipërfaqe 2.5 ha, rrethohej nga mure të fuqishme mbrojtëse, të cilat krijonin një fortifikim po trekëndësh me majën nga lindja. Shpati nuk pirret njëcopësh, por ndërpritet nga tre breza shkëmborë. Brezi i parë që nis 90 m poshtë majës, përforcohet prej një muri i cili veçonte një akropol 0.40 ha. Në mesin e tij, muri çahej nga një hyrje korridor 1.5 m e gjerë, vijon rreth 100 m poshtë murit të akropolit dhe 200 m poshtë majës. Muri përbëhet nga faqet anësore me blloqe mesatare, deri të mëdha (0.50x0.25 m, 1.30x0.40 m) dhe mbushja e mesit me çakllin e përfituar nga nxjerrja e blloqeve. Në ruajtjen e tyre në mur, shihet synimi për t’i vendosur dyst dhe jo kuturu, si dhe përpjekja për ruajtjen e horizontalitetit nëpërmjet nivelimit me rrasa. Forma drejtkëndëshe e blloqeve nuk është thjesht pasojë e shtresëzimit të rregullt të formacioneve shkëmbore, por edhe e synimit për trajta sa më gjeometrike. Kjo tërthorazi dëshmon përdorimin rëndom të mjeteve të rënda metalike të punës, vareve dhe çekanëve, por ende jo të daltave. Si të tilla fugat mbeten të mëdha, 5-10 cm. Nëse këto fuga kanë qenë
të mbushura apo jo me llaç balte dhe guralecë, kjo nuk dihet. Si e tillë teknika paraqitet më e avancuar se muret tip gajtan të fazës së parë të hekurit, duke afruar Dorzin 2 (8/7 p.e.s). Sipërfaqja prej 2.5 hektarësh, e madhe për qytezat e hekurit të parë, tregon për Dinoshën si kryeqendër krahinore. Dinosha ka qenë kryeqendër e pellgut verilindor, atij të Dokleas, e nuklit gjeografik të cilin perandori Dioklecian (284-305 e.s.), me origjinë nga kjo rrethinë, e ktheu në epiqendër të provincës së Prevalit. S’kishte se si të mos merrja edhe ca pamje filmike, ku Muhamed Gjokaj shpalosi të dhënat e kësaj treve e cila, brez pas brezi i mbart legjendat e gjigantëve ilirë. Me keqardhje erdhi edhe koha e zbritjes, ku kjo ditë që filloi buzë lumit Cem tani po merr epilogun e vet te Gjyteza mijëvjeçare… Vizita ime përfundoi me një drekë me “kaçamak” vendi në restorantin “Troja”. Ishte kjo një ditë që do ta mbaj gjatë në kujtesë si një thesar, ku vetëm shqiptari dhe malësorët të atillë janë, ku miku nderohet, dhe më në fund faqja e bardhë mbizotëron çdo gjë tek aristokracia e shqiptarisë. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
27
KULTURË
Në Tuz u hap ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi kushtuar figurës shumëdimensionale të kombit shqiptar
Hasan Prishtina, shembulli më unik i politikanit Tuz – Jeta dhe vepra e kryeministrit të 8-të të Shqipërisë, Hasan Prishtina, përkatësisht 100-vjetori i marrjes së detyrës së tij si kryeministër i Shqipërisë, u përkujtua në Tuz, përmes një ekspozite me dokumente arkivore dhe fotografi, të cilat u shpalosën në hollin e Qendrës Kulturore-Informative “Malësia” në Tuz, më 17 shkurt 2022. Në prani të një numri të konsiderueshëm të publikut, kjo ekspozitë të cilën e shpalli të hapur kreu i Kuvendit të Komunës së Tuzit, Fadil Kajoshaj, pasqyron ndihmën që dha Hasan Prishtina në organizimin e kryengritjeve antiosmane në territoret e Vilajetit të Kosovës, si dhe mbështetjen që ai ka dhënë për arsimin shqip. Pjesë e kësaj ekspozite janë letërkëmbimet e Hasan Prishtinës me personalitetet e kohës mbi rëndësinë e çështjes shqiptare në prag të shpalljes së pavarësisë. Specialisti në Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Lorenc Agalliu,
28
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
gjatë fjalës së rastit, ndër të tjera, e quajti Hasan Prishtinën si njërin nga figurat më të shquara patriotike. Ai tha që shpreson se me bashkëpunim dhe ndihmë të Komunës së Tuzit të hapin edhe në Tuz një Kënd Arkivor nga ku qytetarët dhe studiuesit, e cilido dashamirës i kulturës, të studiojnë pa qenë nevoja që të jenë prezent në Tiranë. “Pra, ne do të sjellim arkivin, historinë e Shqipërisë dhe të trojeve shqiptare në çdo skaj ku jetojnë dhe punojnë shqiptarët”, u shpreh Agalliu. Ndërkohë, në fjalën e tij përshëndetëse, Mehmet Prishtina, pasardhës i Hasan Prishtinës, tha se me Hasan Prishtinën lidhën kauzat shtetndërtuese të shqiptarëve. “Kjo kauzë u bë edhe platforma e lëvizjes sonë kombëtare, e njohur si Doktrina apo 14 pikat e Hasan Prishtinës, për të cilat negocionte me palën turke më 1912, me rastin e kryengritjes së përgjithsme antiosmane”, theksoi Prishtina.
Ai shtoi se Hasan Prishtina është shembulli më unik i politikanit i cili asgjë nuk mori nga politika, por vetëm i dha asaj. “Hasan Prishtinën e eliminuan fizikisht, por jo edhe shpirtërisht, sepse emri dhe vepra e Tij do të jenë pjesë e pandashme e idealit të njerëzve të ndershëm të popullit tonë”, u shpreh Prishtina. Kjo ekspozitë deri më tani është prezantuar gjerësisht edhe në qytete të tjera shqiptare dhe jashtë kufirit të Shqipërisë si në Shkup, Ulqin dhe tashmë në Tuz. Ekspozita në fjalë u organiza nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve - Shkup, Arkivin Qendror Shqiptar - Tiranë dhe Mehmet Prishtinën, pasardhës i Hasan Prishtinës. t. u.
KULTURË
Në Guci u hap ekspozita me dokumente arkivore dhe fotografi nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës
Aktivitet me peshë dhe vlerë kulturore të kombit shqiptar Ekspozita në fjalë është rezultat i një bashkëpunimi të frytshëm të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni të Veriut, me seli në Shkup dhe e Arkivit Qendror të shtetit shqiptar. Ekspozitën, në mënyrë solemne e hapi kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, i cili në fjalën përshëndetëse vuri në dukje rëndësinë e kësaj ekspozite. “Për ne është nder dhe kënaqësi, e besa edhe krenari, që sot në mesin tonë kemi të hapur një ekspozitë të njërës nga figurat më të ndritura në historinë e kombit tonë”, tha Hasangjekaj Ndërkaq, drejtori i Arkivit vendor të Shqipërisë, z. Lorenc Agalliu, në fjalën e vet të rastit, përshëndeti gjithë të pranishmit dhe i falënderoi për pjesëmarrje dhe interesim të shprehur për të vizituar ekspozitën
e hapur, të përgatitur dhe organizuar në bashkëpunim me Mehmet Prishtinën, bashkëpunëtorin e ITSHKSH-së, me seli në Shkup, dhe njëherazi përfaqësuesin e familjes së Hasan Prishtinës, ekspozitë kjo që ofron me shumë dashuri dhe përkushtim nga Drejtoria e përgjithshme e arkivave të Shqipërisë. Drejtori Agalliu theksoi se ekspozita në fjalë ka shëtitur në disa qytete të trojeve shqiptare, në Tiranë, Shkup e Ulqin, në orët e paradites së sotme në Tuz, e sonte edhe në Guci, në vendin, siç tha ai, ku janë të thella rrënjët e shqiptarëve. Pasardhësi i familjes së Hasan Prishtinës, z. Mehmet Prishtina, në fjalën përshëndetëse rikujtoi sakrificat e Hasan Prishtinës , i cili në momentet më të vështira gjeti strehim në këto treva. “Në momentet më të vështira të jetës
së tij, kur ndiqej nga forcat revizioniste që nuk kishin interesin ta mbanin tërësinë e Shqipërisë Hasan Prishtina gjeti strehim këtu” tha ai. Ekspozita e shpalosur argumenton disa copëza udhëtimesh jetësore e politike të Hasan Prishtinës, dhe kjo ndoshta mjafton që të krijohet një përfytyrim më i përafërt mbi imazhin e këtij udhëtimi, i cili ka qenë i mbushur me ngjarje dhe ide, në të cilat Hasan Prishtina ka qenë protagonist kryesor. Në fund, pasardhësi i familjes së kolosit shqiptar Hasan Prishtina, z. Mehmet Prishtina, u shprehi mirënjohje të gjithë atyre që kontribuuan në organizimin e kësaj ekspozite, duke mbetur me shpresë që në ekspozitat e ardhshme të ketë detaje të reja nga jeta dhe vepra e Hasan Prishtinës. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
29
KULTURË
Artistët e Shkollës së Muzikës dhe Baletit
Nota festive në një kohë të trishtë pandemie Pandemia Covid-19 ka sfiduar edhe Shkollën e Muzikës dhe Baletit në Ulqin, sikurse edhe krejt sistemin arsimor në Mal të Zi. Megjithatë, mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkollë në këtë vit pandemie e zhvilluan mësimin sipas rregullave dhe rekomandimeve të Ministrisë së Arsimit. Drejtoresha e këtij institucioni, Fatime Buzuku thotë se ashtu si kurse në shkolla të tjera, orët mësimore zgjasin 3o minuta . “ Grupet e nxënësve në orët e mësimit nuk janë të mëdha me qëllim që të ruhet distanca, ndërsa shumë më lehtë e zhvillojmë mësimin në orët individuale, ku punon një mësues dhe një nxënës. Vështirësi më të mëdha kemi pasur në realizimin e
30
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
koncerteve, për shkak të mungesës së ndonjë nxënësi, pastaj në organizimin e pikave muzikore në ambiente të mbyllura”, thotë Buzuku. Pavarësisht kushteve të kufizuara për shkak të pandemisë, ajo shprehet e kënaqur me suksesin e arritur në gjysmëvjetorin e parë. “ Gjatë kësaj periudhe kohore arritëm të realizojmë 7 koncerte dhe 1 orë interne, të cilat janë shumë të rëndësishme, sepse pikërisht koncertet dhe skena i motivojnë artistët. Aktualisht nxënësit po përgatiten për pjesëmarrje në konkurse e festivale të ndryshme ndërkombëtare, nëse lejon situata epidemiologjike. Para këtyre garave do të shfaqim një koncert më 7 dhe 8 mars , me rastin
e Ditës së Mësuesit dhe Ditës së Grave ”, pohon Buzuku. Kjo kohë e trishtë pandemia nuk i ka penguar nxënësit e kësaj shkollë as vitin e kaluar në disa konkurse ndërkombëtare online, ku u shpërblyen me diploma dhe 17 çmime të para dhe shumë të tjera. Nxënësit e kësaj shkollë janë të pranishëm pothuajse në të gjitha aktivitetet kulturore me pika e tyre muzikore, që dëshmon bashkëpunimin e mirë me institucionet tjera) Këtë vit shkollor në Shkollën e Muzikës dhe Baletit, Ulqin janë regjistruar rreth 300 nxënës, në degët, piano, kitarë, violinë, flautë, fizarmonikë, solo këndim dhe balet. (Gj.Gjonaj)
ARSIM
Mungesa e interesimit për të mësuar! Është krejt e natyrshme që fëmijët të kenë ulje-ngritje kur bëhet fjalë për të mësuar, dhe kjo është pjesë e jetës për shumë fëmijë. Megjithatë, për disa njerëz, mungesa e fokusit për shkollën bëhet një problem madhor dhe mund të çojë në vështirësi në të ardhmen e një personi. Po nga vjen ky lloj mosinteresimi?! Nga përdorimi i teknikave tradicionale? Mësuesi lexon , shpjegon dhe nxënësi shkruan e hesht ? Nga shpërqendrimet e shekullit 21., rrjeteve sociale, videove, lojërave nga celulari? Nga përdorimi I metodave dhe teknikave moderne të mësimdhënies, ku nxënësi pohon e mësuesi korrigjon? Apo nga mungesa e angazhimit si nga të dyja palët, ashtu edhe nga pala e tretë, që janë prindërit? . Mungesa e interesit mund të shkaktohet nga vështirësitë në përqendrim, problemet familjare, vështirësitë emocionale, paaftësitë në të mësuar dhe shumë faktorë të tjerë. ... Cilindo nga këto pyetje të zbërthejmë për të dhënë një përgjigje të saktë, fajtor dalin prapë herë më shumë mësimdhënësit e herë më pak nxënësit e herë prindërit , e herë situ-
“
Zgjidhjet e përkohshme që po krijoheshin për arsimin në distancë variojnë nga mjetet e klasës në internet si Google Classroom, te Zmadhimi dhe podkastet e inçizuara nga mësuesit sërish në Youtube ose Tv. Ndërkohë që prindërit dhe mësimdhënësit po përpiqeshin të përshtaten me këtë skenar të ri, gjatë kësaj kohë ishte e rëndësishme t’i ndihmonim fëmijët të qëndronin të fokusuar në të mësuarit dhe të shmangin përdorimin e tepërt të lojërave, mediave sociale dhe videove
atat dhe kushtet e të nxënit. Nga ana tjetër, po të kemi parasysh situatën e gati dy viteve më parë, me COVID-19 që shkaktoi mbylljen e shkollave, dhe fëmijëve në të gjithë vendin po u jepeshin burime alternative, si: disa në internet, për të studiuar jashtë klasës. Zgjidhjet e përkohshme që po krijoheshin për arsimin në distancë variojnë nga mjetet e klasës në internet si Google Classroom, te Zmadhimi dhe podkastet e inçizuara nga mësuesit serish në Youtube ose Tv. Ndërkohë
që prindërit dhe mësimdhënësit po përpiqeshin të përshtaten me këtë skenar të ri, gjatë kësaj kohë ishte e rëndësishme t’i ndihmonim fëmijët të qëndronin të fokusuar në të mësuarit dhe të shmangin përdorimin e tepërt të lojërave, mediave sociale dhe videove. E jona (mësimdhënësve e prindërve) na mbetet t’i motivojmë sa më shumë që të mundemi me të gjitha kushtet e mundësit, e tyrja (nxënësve) të përpiqen , të përqendrohen e të venD. Lulgjuraj dosin për fatin e vet. E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
31
MOZAIK
Fabrika “Metek plus” në Ulqin
I vetmi prodhues i fshesave të melekuqes në Mal të Zi Shumë njerëz që duan të fillojnë biznesin e tyre, pengohen nga idetë se çfarë biznesi mund të hapin nga e para dhe pengohen edhe nga mungesa e kapitalit fillestar. Thjesht jo të gjithë e dinë se ka biznese të tilla, madje edhe në qytete të vogla. Mirëpo, për sipërmarrësin aspirant që t’i afrohet qëllimit të tij, Shyqyri Zenelin nga Ulqini, këto nuk ishin probleme të parealizueshme. Mendja i shkoi të hapë një biznes unik (të vetëm), i cili mungonte në tregun e Malit të Zi. Vlerësoi me maturi tregun e lokalitetit dhe shtetit të tij. Zbuloi se çfarë prodhimi u duhet qytetarëve, çfarë kanë nevojë dhe çfarë presin ata. Dhe guximshëm u përcaktua për hapjen e një fabrike të vogël të quajtur “ Metek plus” për prodhimin e fshesave të melekuqes, pranë shtëpisë së tij familjare në lagjen Kodra.
jshme në vlerë prej 60 mijë eurosh. Këtë biznes e filloi me pesë punëtorë.
Prodhim i veçantë ekologjik
Kapaciteti i fabrikës
Pronari i kësaj fabrike të vogël për prodhimin e fshesave të melekuqes, Shyqyri Zeneli, ka rënë në dashuri me këtë zanat para më shumë se një dekade, ndonëse nuk dinte shumë për të, sepse nuk është në traditën e tyre familjare. Siç tha ai, miku i tij nga Serbia, i cili njihet për prodhimin e fshesave të melekuqes, i ka dhënë udhëzime bazë dhe mbështetje për këtë zeje, e cila është e vetmja e këtij lloji në Mal të Zi. Këtë biznes familjar e ka filluar në vitin 2010. Me mjete vetanake financiare arriti hap pas hapi të ndërtojë një fabrikë të vogël, dhe ta pajisë me makineritë e nevo-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Kjo fabrikë është në gjendje të prodhojë më së shumti 400 copë fshesa në ditë, si dhe afro 1.000 copë në muaj. Ai për prodhimin e fshesave përdorë melekuqen nga fushat pjellore vendorentë Serbisë, e cila sipas ekspertëve bujqësorë, konsiderohet e cilësisë më të mirë në rajonin e Ballkanit, dhe është një nga tri më të njohurat në botë . “Ne prodhojmë shtatë lloje të fshesave të madhësive të ndryshme. Ajo që e veçon dhe e bën tërheqëse një fshesë të bërë nga melekuqja, është fakti se ajo konsiderohet si një produkt ekologjik i cili nuk e ndot mje-
disin. Fshesat tona janë me cilësi të mirë, prandaj klientët janë të kënaqur”, shprehet Zeneli.
Mungesa e punëtorëve
Kohët e fundit fenomeni i “mungesës së fuqisë punëtore”, e cila është shfaqur në shumë vende, nuk e ka anashkaluar as biznesin e vogël të këtij sipërmarrësi punëtor e të suksesshëm anamalas. “ Që nga fillimi i punës së kësaj fabrike, kam pasur problem me fuqinë punëtore, edhe pse pagat ua kam dhënë në kohë sipas marrëveshjes. Edhe sot pas një dekade punë, mungesa e fuqisë punëtore është kthyer në pengesë. Kam filluar me pesë punëtorë dhe ende nuk jam zgjeruar më shumë”, thotë Zeneli.
MOZAIK Ky sipërmarrës, për dallim nga shumë pronarë e drejtorë të firmave private, punon çdo ditë pune së bashku me punëtorët e tjerë. Ai nuk përton të përvjelë mangët dhe të bëhet pjesëtarë i përditshëm i prodhimtarisë. Këtë, siç thekson ai e bën nga dashuria që ka për këtë zanat, duke synuar të rrisë cilësinë e fshesave. Klientët ulqinakë më shumë i duan fshesat plastike Edhe pse kjo fabrikë prodhon fshesa shtëpiake që thuren prej melekuqes kaq të njohur, të cilat shiten në dyqanet dhe tregjet në Mal të Zi, sidomos në qytetet bregdetare, pastaj në Podgoricë e në qytete veriore, konsumatorët ulqinakë më shumë i duan fshesat plastike. “Fshesat e melekuqes që i prodhojmë në fabrikën tonë shihen rrugëve të shumë qyteteve të Malit të Zi , por jo edhe nëpër rrugët e qytetit të Ulqinit. Është paradoksale që fshesat tona kanë një vlerësim të mirë në shumë komuna malazeze, por jo në Ulqin, ku punëtorët e ndërmarrjes komunale përdorin fshesa plastike dhe jo fshesat tona”, thekson Zeneli.
Zgjerimi i kapaciteteve prodhuese
Secili sipërmarrës i suksesshëm planifikon zgjerimin e biznesit të vet. Të njëjtën gjë e ka në plan edhe sipërmarrësi Zeneli. Mirëpo, kjo varet nga shumë faktorë, e mbi të gjitha nga mbështetja institucionale nga ana e shtetit. “ Unë i jam drejtuar me shkresë zyrtare Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale, dhe Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik për subvencione. Përveçse një përgjigjeje korrekte, deri më tani nuk kam marrë asnjë ndihmë”, pohon me keqardhje Zeneli. Megjithatë, ai synon të mbjellë këtë vit një bimë tropikale për prodhimin e fshesave në tokën prej 30 mijë metrash katrorë të marrë me qira në Shtoj, për të siguruar lëndën e parë të nevojshme që e importon, e cila kushton mjaft shtrenjtë. Shton se kjo bimë, sikur të kultivohej në Anë të Malit, do të ishte mjaft e levërdishme për të gjithë fermerët potencialë. Shyqyri Zeneli me punën dhe përkushtimin e tij dëshmoi se edhe në një qytet të vogël, siç është Ulqini, mund të organizohet një biznes fitimprurës nga i cili një familje mund të sigurojë një standard normal jetese pa lukse të Gj. Gjonaj mëdha.
Këshilli Britanik ndau pajisje me vlerë për shkollat fillore
Pajisje elektronike për shkrim dhe lexim digjital Në kuadër të projektit “Mësimdhënësi për shekullin 21”, Këshilli britanik, të premten në Shkollën fillore “25 Maji” në Rozhajë, organizoi ndarjen solemne të pajisjes elektronike – Mikrobit, për shkollën fillore të kësaj komune, dhe për ato të komunave Andrijevicë, Plavë, Guci dhe Petnjicë. Sipas fjalëve të drejtoreshës së Këshillit britanik, zonjës Vanja Maçgal, fjala është për pajisjen elektronike, e cila u kontribuon bazave të shkrim-leximit digjital, përmes të të kuptuarit më të lehtë dhe më të mirë të teknologjisë bashkëkohore. “Projekti zbatohet që pesë vjet, me qëllim të zhvillimit të mendimit kritik dhe të shkathtësisë së zgjidhjes së problemeve të fëmijëve në shkollat fillore, por edhe të zhvillimit ë hapave të parë të programimit dhe kodimit, që ndikon në zhvillimin e shkrim-leximit digjital në shkolla. Mikrobiti është mini kompjuter, i cili
mund të programohet dhe të zhvillojë kreativitet dhe kuptim logjik për novacion te fëmijët, fuqishëm të ndikojë në zhvillimin e trurit të tyre logjik, përmes punës ekipore për zgjidhje problemeve. Këtë projekt e bëjmë me 162 shkolla në Mal të Zi me qëllim që përmes teknologjive të reja të transformohet dhe modernizohet arsimi”, ka konfirmuar zonja Maçgal. Duke falënderuar për donacionin në fjalë, drejtori i Shkollës fillore “25 Maji” në Rozhajë, Senad Tahiroviq, ka thënë se ky program u ka mundësuar nxënësve të mësojnë risi në mësim dhe përmes lëndëve të ndryshme mësimore të zhvillojnë mendimin kritik, të zgjidhim problemet dhe të mësojnë mënyrën e kodimit. Partner në realizimin e këtij projekti është Ministria e arsimit, shkencës, kulturës dhe sportit në Qeverinë në largim të Malit të Zi. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Administrative assistant (Exercise Coordinator)
•
BASIC FUNCTION OF THE POSITION
The primary role of the Exercise Coordinator is to coordinate military exercises and conferences. The incumbent is a local national who serves as USEUCOM’s coordinator to facilitate successful exercises and international participation in the Partner Network. The incumbent will work with liaisons in the partner country’s Ministry of Defense to create an annual and quarterly exercise training plan. S/He will coordinate and monitor the implementation of exercise activities with the Ministry of Defense and other ministries and governmental agencies as directed.
• 1. 2.
3.
4.
QUALIFICATIONS REQUIRED
EDUCATION: Two years of college or university studies. EXPERIENCE: Must have at least three (3) years of experience in administration. Experience in interpretation/translation is required. LANGUAGE: English Language - Fluent (reading/speaking/writing) with translation/ translator capabilities. Montenegrin Language-Fluent (reading/speaking/writing) with translation/translator capabilities. KNOWLEDGE: Word processing/spreadsheet database management, Organizing, Computer skills; Social skills; Planning and Budgeting capabilities; Preparing official correspondence. Detailed understanding of military structure and its functions, as well as its interaction with Defense Attaché Office and Office of Defense Cooperation. Detailed understanding of Montenegrin Government Ministries. SKILLS AND ABILITIES: Computer literacy; Office equipment literacy; Valid driver’s license. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 08, 2022
HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
SPORT
Klubi i Taekwondosë “Ulqini” mori pjesë të shtunën në Turneun ndërkombëtar në Kakanj të Bosnjë dhe Hercegovinës
I pari në renditjen e përgjithshme
Garuesit e këtij klubi kanë fituar nëntë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta, pesë medalje të bronzta si dhe trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave Klubi i Taekwondosë “Ulqini” ka shënuar një sukses tjetër të rëndësishëm duke zënë vendin e parë në renditjen e përgjithshme, në Turneun ndërkombëtar në sportin olimpik të taekwondosë, që u mbajt të shtunën në Kakanj të Bosnjë dhe Hercegovinës. Garuesit e këtij klubi kanë fituar nëntë medalje të arta, shtatë medalje të argjendta, pesë medalje të bronzta si dhe trofeun e vendit të parë në disiplinën e formave. Medalje të arta kanë fituar Ajan Brashnjani, Enes Dushku, Adnan Mekiq, Berina Mustafa, Amel Nuti,
Adit Dervishi, Dorian Vukaj, Amra Dushku dhe Sumeja Bisha, medalje të argjendta Bledar Kasmi, Hakush Fici, Adna Sulejmanoviq, Erdi Resulbegoviq, Berina Kollari, Selma Demiri dhe Enes Dushku, kurse medalje të bronzta Noar Mavriq, Fabian Zadrima, Nermin Sulejmanoviq, Herona Avdiq dhe Amela Nuti. Në turne kanë marrë pjesë gjithsej 520 garues të 38 ekipeve nga pesë vende të rajonit. KT “Ulqini” është përfaqësuar me 22 garues, në të dyja disiplinat: ndeshje dhe forma. (Kohapress)
Tre sportistë të KT “Ulqini” në Kupën e Evropës së nivelit G2-E2 Garueset e KT “Ulqini”, Merisa Malokraja, Sara Kraja dhe Arta Ismailaga po marrin pjesë në Kupën e Evropës – Taekwondo President’s Cup 2022, që po zhvillohet në Durrës. Në këtë aktivitet dhjetëditor të nivelit G2E2, i cili ka filluar më 17 shkurt dhe do të përfundojë më 27 shkurt, marrin pjesë afër 2 000 sportistë nga tërë Evropa.
E ENJTE, 24 SHKURT 2022
Javore KOHA
35
kohajavore.me