KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 mars 2022 Viti XXl Numër 1001 Çmimi 0,50
Vladimir Putini udhëheqësi zemërak i Rusisë, po e çon botën në luftë ISSN 1800-5696
Këtë vit, karnavale pa maska
E kaluara e Sanxhakut në fotografi
PËRMBAJTJE
6
12 Neandertalët
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia dhe “Ballkani i Hapur”
14
16 Mali i Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë
Ku ka ujë ka edhe pasuri!
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
PËRMBAJTJE
18
20 Shqiptarët në Ukrainë
Libër me vlerë për shqiptarët në kohën e monizmit
26
28 “Mimozat” e Martin Camajt
Arkeologët kanë filluar ta zgjojnë Shasin e fjetur
ARKIVI: www.kohajavore.me
E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Një delegacion i KKSH-së zhvilloi takime me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës
Kërkohet mbës institucionale n
Prishtinë – Një delegacion i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, i kryesuar nga kryetari Faik Nika, zhvilloi të premten në Prishtinë takime me krerët më të lartë të Republikës së Kosovës – kryeministrin Albin Kurti, kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz. Përfaqësuesit e KKSH-së i njohën krerët e Kosovës me pozitën e shqiptarëve në Malin e Zi, zhvillimet aktuale politike në Mal të Zi, problemet me të
4
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
cilat përballen shqiptarët, diskriminimin e trevave të banuara me shqiptarë, rënien e numrit të shqiptarëve, reflektimin e luftës në Ukrainë në situatën në Mal të Zi etj. Ata i falënderuan për mbështetjen e deritashme dhe kërkuan më tepër mbështetje institucionale nga Kosova. Disa nga problemet që u theksuan kanë të bëjnë me rritjen e kuotave për studentët shqiptarë që duan të studiojnë në universitetet publike të Kosovës, zgjidhjen e problemit të pensionistëve shqiptarë nga Mali i
Zi të cilët kanë punuar më herët në Kosovë, ndihma me projekte konkrete në fushën e arsimit dhe kulturës, ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë etj. Në takim me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është biseduar për “thellimin e bashkëpunimit institucional, me qëllim mbrojtjen e të drejtave qytetare dhe politike të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe avancimin e identitetit kulturor e gjuhësor”. Kryeministri Kurti ka premtuar se të gjitha kërkesat e shtruara me shkrim
NGJARJE JAVORE
Takim me studentët shqiptarë nga Mali i Zi
shtetje nga Kosova do t’u përcillen ministrive përkatëse. Në takim me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, delegacioni i KKSH-së e ka njohur atë me situatën aktuale në Mal të Zi dhe pozitën e shqiptarëve. Kryetari Konjufca është shprehur se Republika e Kosovës dhe Mali i Zi kanë raporte të mira fqinjësore dhe tashmë edhe një përcaktim të qartë gjeostrategjik dhe transatlantik. “Zhvillimet e fundit shqetësuese në Ukrainë janë shenjë se ne duhet të forcojmë edhe më shumë bash-
këpunimin me njëri-tjetrin”, ka thënë ai. Të njëjtat shqetësime përfaqësuesit e KKSH-së i kanë ndarë edhe në takimin me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla – Schwarz. Krerët e institucioneve të Kosovës dhe përfaqësuesit e KKSH-së janë pajtuar për avancimin e bashkëpunimit dhe domosdoshmërinë e përkrahjes së shqiptarëve në Malin e Zi. Delegacioni i KKSH-së përbëhej nga
Në sallën e hotelit “Sirius” në Prishtinë, të enjten mbrëma delegacioni i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi ka zhvilluar një takim me studentët shqiptarë nga Mali i Zi që studiojnë në Prishtinë. Disa nga studentët kanë treguar për problemet e tyre me të cilat janë përballur apo ballafaqohen, si numri i vogël i kuotave në disa programe studimi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, mungesa e kuotave të specializimit në fushën e mjekësisë për kandidatët shqiptarë nga Mali i Zi etj. Në takim është konstatuar se arsimimi i lartë në gjuhën amtare, sidomos në institucionet e arsimit të lartë në Prishtinë, ku studiojnë një pjesë e madhe e të rinjve shqiptarë, ka ndikim pozitiv në formimin e identitetit të tyre kombëtar. Po ashtu është theksuar nevoja e organizimit të studentëve shqiptarë nga Mali i Zi në një shoqatë, e cila do të përfaqësonte interesat e tyre. Shqetësimet e shprehura nga studentët u janë përcjellur autoriteteve të Kosovës në takimet që delegacioni i KKSH-së ka zhvilluar të premten.
kryetari Faik Nika, nënkryetari Smajl Maliq Çunmulaj, Ali Gjeçbritaj, Ali Daci dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj. Po ashtu në takime ka marrë pjesë Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Podgoricë, Ariana Zheri. k. ka – Hoxha. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Pushtimi i Ukrainës n Rusia dhe “Ballkani i Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork Senatori Romney, në atë kohë kandidat i Partisë Republikane për President, (në vitin 2012), gjatë fushatës përballë presidentit demokratit Barak Obama dhe zëvendës-presidentit Joe Biden, kishte deklaruar se, “Pa asnjë dyshim, Rusia është armiku gjeopolitik numër një i Amerikës”. “Rusët”, ka thënë Senatori Romney, “luftojnë për të gjitha kauzat e aktorëve më të këqij në botë”, ishte shprehur ish-kandidati i Partisë Republikane për president, gazetarit të CNN, Wolf Blitzer. Në atë kohë, administrata amerikane Obama/Biden si dhe miqtë e tyre në media, por edhe establishmenti politik, sulmuan Senatorin Mitt Romney për “pikëpamjet e tija të prapambetura”, dhe për komentin e tij që përcaktonte Rusinë si, “armikun gjeopolitik numër një i Amerikës”, e që nënkupton, natyrisht, njëherazi edhe armikun e Perëndimit. Ish-Presidenti Barak Obama, në një debat televiziv të fushatës për president të vitit 2012, ka kritikuar ashpër Senatorin Romney për komentin që ai kishte bërë për Rusinë, duke iu përgjigjur, me përqeshje: ku jeton ti, ke harruar që, “Lufta e ftoftë ka marrë fund 20-vjetë më parë” duke lënë të nënkuptohej se ora e Senatorit Romney kishte ngelur në periudhën e luftës së ftoftë dhe se duke cilësuar Rusinë si armikun gjeopolitik numër një të Amerikës, ai nuk kishte haber se kush ishin kërcënimet e jashtme ndaj sigurisë kombëtare të Shteteve të Bashkuara 10-vjet më parë. Por, pas sulmit të para disa ditëve të Rusisë kundër Ukrainës, duket se ish-Presidenti Obama ka ndryshuar pikëpamjet e tija në lidhje me Rusinë,
6
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
ndërsa reagoi në lidhje me sulmin rus kundër Ukrainës, duke theksuar ndërlikimet historike të këtij krimi shtetëror, dhe shtoi se pasojat e këtij akti ilegal dhe armiqësor do të shtrihen përtej kufijve të Ukrainës. “Për një kohë të gjatë tani kemi vërejtur forcat përçarëse dhe autoritare që po ngrenë kokë anembanë botës, duke sulmuar idealet e demokracisë. të shtetit ligjor, barazisë, lirisë individuale, lirisë së fjalës, lirisë fetare dhe vetëvendosjes. Pushtimi i Ukrainës nga Rusia tregon se ku çojnë këto prirje të rrezikshme – dhe se ato duhet të kundërshtohen”. Pak si vonë, Z. President Obama, por megjithëkëtë duhet vlerësuar komenti i tij. Rusia, historikisht, gjithmonë ka përbërë një rrezik gjeopolitik ndaj interesave të Shteteve të të Bashkuara dhe ndaj lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së popujve. Por, pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, mediat amerikane, me prirje të majta e të djathta, si dhe përfaqësues të politikës amerikane, përfshirë demokratët -- pas agresionit rus në Ukrainë, po rikujtojnë deklaratën e Senatorit Romney të 10-viteve më parë, duke i dhënë kredinë se ai paska pasur të drejtë sa i përket Rusisë së Putinit. Si shembull, deklarata kongresistit demokrat nga Kalifornia, Ted Lieu, sikur përmbledh të gjitha reagimet dhe komentet ndaj deklaratës së dikurshme të senatorit republikan në një intervistë me CNN, se “Agresioni i Putinit ndaj Ukrainës, vërteton se Mitt Romney kishte të drejtë kur e ka quajtur Rusinë, armikun gjeopolitik numër një të Shteteve të Bashkuara”. Një ndër kritikët e deklaratës së Mitt Romney ka qenë në atë kohë edhe Madeleine Albright (ish-Sekretarja Amerikane e Shtetit), por e cila, disa vite më vonë, më 2019, i kërkoi ndjesë Senatorit Romney për kritikat e saj ndaj tij në lidhje me Rusinë, duke thënë se, “Unë personalisht, i kërkoj ndjesë Senatorit Romney, pasi besoj se ne kemi nënvlerësuar zhvillimet në Rusi”.
Ajo kërkoi ndjesë publikisht gjatë një dëshmie para Komisionit të Dhomës së Përfaqësueseve në shkurt të 2019, në lidhje me regjimet autoritare dhe për rreziqet që ato paraqesin për sigurinë botërore. Sidoqoftë, shumë ishin të gabuar në lidhje me objektivat e Rusisë putiniste, sidomos në Evropë, por edhe në botë, gjatë këtyre 20-viteve të fundit, përfshirë ish-presidentët amerikanë, Bill Clinton, Xhorxh Bush i ri dhe Barak Obama, si edhe një numër udhëheqësish evropianë, përfshirë ish-Kancelaren gjermane Angel Merkel dhe Gerhard Schroeder. Senatori Mitt Romney në një deklaratë me rastin e pushtimit të Ukrainës nga Rusia kritikoi ashpër ish-presidentët amerikanë Obama dhe Trump, duke thënë se “dekada e 80-ave na bëri thirrje për veprim, e ne nuk iu përgjigjëm”, tha Senatori Romney në një deklaratë dhe shtoi: “Pushtimi i Ukrainës nga Putini është hera e parë në 80-vjet që një fuqi e madhe pushton një komb sovran, pa asnjë justifikim, pa provokim, por edhe pa nder”, u shpreh senatori republikan nga shteti Utah. Ku ishte bota perëndimore, NATO, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, kur Putini pushtoi Krimenë në vitin 2014? Çfarë provash tjera donin të kishin se çfarë po përgatiste Putini për Evropën? Po për Ballkanin Perendimor? E di njeri? Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u pyet të premten gjatë një konference me shtypin në lidhje me nismën e tij dhe të presidentit serb Vuçiq, “Ballkani i Hapur”, se çfarë ndikimi mund të ketë pushtimi rus i Ukrainës në nismën e tyre ballkanike. Siç dihet, sipas shumë vezhguesve politikë, vendas dhe të huaj, ajo nismë e ka origjinën në Moskë, ndërsa Z. Rama u pyet edhe për marrëdhëniet e Tiranës zyrtare me Beogradin, pas sulmit rus në Ukrainë. Sipas medias, Kryeministri Rama u përgjigj duke thënë se, “Sa i përket Serbisë, natyrisht, që është një rast për ata që nuk lënë rast pa u marrë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
nga Hapur” me Ballkanin e Hapur për të spekuluar përsëri. Nuk kemi pasur mungesë qartësie e pozicioni për Serbinë, nga pikëpamja e politikës së vet të jashtme kur kemi nisur procesin. Do të shikojmë në vijim shumë gjëra, jo në raport me Serbinë, por në raport se si do të zhvillohet ky proces.” Sipas kësaj deklarate, Kryeministri i Shqipërisë nuk e ka ndër mend të ndryshojë asgjë sa i përket “raportit me Serbinë”, d.m.th. as nuk do të rishikojë nismën e tij “Ballkani i Hapur”, një pjellë kjo e Serbisë dhe Rusisë, me qëllimin përfundimtar për të përhapur influencën ruse në Ballkan, por pa një luftë të nxehte si kjo në Ukrainë, që Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres e cilësoi si, “momenti më i rrezikshëm për sigurinë në Evropë, në një gjeneratë”. E solla këtë shembull të debatit amerikan të 10-viteve më parë si dhe kujtesën këto ditë në median amerikane rreth atij debati midis dy ish-kandidatëve për president, Obama dhe Romney, në vitin 2012 -- por edhe “mea culpat” nga të dy krahët e politikës amerikane – që sot kërkojnë falje duke vlerësuar Senatorin Mitt Romney, për largpamësinë ndaj rrezikut që paraqet Rusia për Amerikën dhe për botën. Se kishte të drejtë sa i përket rrezikut që paraqet Rusia ndaj interesave amerikane dhe perëndimore, por jo vetëm. Por edhe për të venë në dukje një problem tjetër, nismën Rama/ Vuçiq të “Ballkanit të Hapur”, në raport me ato që po ndodhin sot në Ukrainë dhe për të venë në dukje qëndrimin e Serbisë ndaj këtij akti kriminal. Serbia dhe Bjellorusia janë të vetmet vende në Evropë që nuk dënuan sulmin ushtarak të Ukrainës nga Moska. Ishte për tu çuditur që gjatë konferencës me shtypin, Kryeministri shqiptar edhe kështu u përpoq të mbronte qëndrimin e mikut të tij Vuçiqit ndaj agresionit rus në Ukrainë duke thënë se Vuçiqi është shprehur në “mbështetje të integritetit territorial të Ukrainës”, sikur kjo e falë Vuçiqin për mos dënimin, nga ana e tij,
Senatori republikan i Shteteve të Bashkuara, Mitt Romney kishte të drejtë sa i përket Rusisë. Përafërsisht, ky është titulli i mjaft artikujve të ditëve fundit -- pas agresionit rus kundër Ukrainës -- në mediat amerikane, duke sjellë në kujtesë debatin e Senatorit republikan të shtetit Utah, Z. Mitt Romney me ish-Presidentin demokrat, Z. Barak Obama, 10-vjet më parë, në lidhje me rrezikun që paraqiste gjithnjë Rusia për Amerikën të sulmit barbar rus në Ukrainë. Fatkeqësisht, duket se disa ende nuk e kanë kuptuar se Vuçiqi dhe Putini janë kopje të Millosheviqit! Ndërsa për “Ballkanin e Hapur”, megjithëse kundërshtohet ç’prej fillimit, vendosmërisht, nga qeveria e Republikës së Kosovës dhe nga shumica e shqiptarëve kudo, Kryeministri Rama u përpoq të justifikonte këtë nismë në konferencën me gazetarët të premten, se “është një projekt i mbështetur shumë fort nga Shtetet e Bashkuara… dhe nga shumë aleatë e partnerë… dhe nuk shoh asnjë problem, fare, fare, për tu fokusuar ose për tu shqetësuar…”, tha Kryeministri Rama. Me sa di unë, nuk ka një qëndrim të qartë të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin e Hapur. Me sa dihet tani, qëndrimi i SHBA-ve, i shprehur nga i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar është se, “Nëse në nismën “Balkani i Hapur” (Open Ballkan) nuk përfshihen të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor, atëherë ajo nuk do të funksionojë”. Në këtë deklaratë unë nuk shikoj një mbështetje të fortë nga Shtetet e Bashkuara për “Open Balkan”, siç pretendon Edi Rama. Por, si shumica e shqiptarëve jam i vetëdijshëm se alternativa Vuçiq-Putin ose Rusi/Serbi nuk është dhe nuk mund të jetë kurrë në interesin e shqiptarëve, ashtu siç nuk është nisma “Ballkani i Hapur”, siç nuk ishte as “Mini-Shengeni Ballkanik”, para tij. Për të justifikuar një nismë politike rajonale, siç është “Ballkani i Hapur”, pa pjesëmarrjen e Kosovës -- duke thënë se e mbështesin fort SHBA-të -- është papërgjegjësi personale dhe kombëtare. Shtetet e Bashkuara edhe kur gabojnë, reflektojnë për mungesat dhe gabimet politike dhe po të jetë nevoja, kërkojnë edhe ndjesë. “Ballkani i Hapur”, si nismë e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, nuk është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
as nuk mund të jetë krijesë dhe as e mbështetur si ide nga Shtetet e Bashkuara, sepse ajo u shërben kryekëput interesave serbo-ruse në Ballkanin Perëndimor. Sepse siç ka thënë Senatori republikan Mitt Romney 10-vjet më parë, Rusia është armiku gjeopolitik numër një i Amerikës jo vetëm i vlerave të saj, por edhe i lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së kombeve, përfshirë Shqipërinë e Kosovën si dhe mbarë rajonin. Sa i përket nismës së “Ballkanit të Hapur”, është shqetësues dhe alarmues fakti se pse Kryeministri i Shqipërisë nuk heq dorë nga një nismë e dështuar, ende pa filluar, por aq e rrezikshme për kombin shqiptar madje edhe si ide, sidomos pa pjesëmarrjen e Kosovës – përball agresionit rus në Ukrainë dhe ambicieve serbo-ruse në rajonin e Ballkanit. Shumë ekspertë po thonë se agresioni rus në Ukrainë është një përpjekje nga Putini për të vendosur një rregull të ri ndërkombëtar, përtej Ukrainës. Prandaj nisma “Ballkani i Hapur”, duhet të shqetësojë të gjithë ata që u intereson demokracia dhe të drejtat e njeriut, kudo. Të gabosh është njerëzore, Z. Rama. Të kërkosh ndjesë është hyjnore. Gjëja më e mirë do të ishte të heqësh dorë nga “Ballkani i Hapur” dhe në, heshtje e pa bujë, të bashkërendosh politikat e interesave kombëtare në bashkëpunim me institucionet përkatëse të Shqipërisë, por sidomos me autoritetet e Kosovës, por edhe me partnerët strategjikë të kombit! Putini e filloi në Ukrainë, por sipas disa ekspertëve, objektivat e tija ekspansioniste shkojnë përtej Ukrainës. Kjo është edhe arsyeja që Vuçiqi nuk e dënon pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ndërkohë që mbështet me gjithë fuqi e shpirt nismën, tashti famëkeqe, por edhe një nismë e pa nder e pa burrni, “Ballkani i Hapur”. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
The Guardian
Qëllimi përfundimtar Putinit nuk është Ukr por qytetërimi perënd Vladimir Sorokin Evropa tani duhet të merret jo me ish-Putinin, por me Putinin e ri i cili e hodhi mënjanë maskën e tij të “partnerit në biznes” dhe të “bashkëpunëtorit paqësor”. Nuk do të ketë kurrë më paqe me të. Si dhe pse ka ndodhur kjo? Në filmin e fundit të trilogjisë “The Lord of the Rings” të Peter Jacksonit, kur Frodo Baggins duhet të hedhë në llavën përvëluese Unazën e mallkuar të Fuqisë, atë unazën që u ka sjellë shumë vuajtje dhe luftë banorëve të Tokës së Mesme, papritmas vendos ta mbajë për vete. Dhe, me vullnetin e unazës, fytyra e tij befas nisë të ndryshojë duke u bërë e lig dhe e keqe. Unaza e Fuqisë e kishte marrë atë në zotërim të plotë. Megjithatë, në librin e Tolkienit ka një fund të lumtur … Kur Putini u vendos në fronin e pushtetit rus nga një Boris Yeltsin i sëmurë, më 1999, fytyra e tij ishte mjaft simpatike, madje tërheqëse, ndërsa retorika e tij ishte shumë e shëndoshë. Shumëkujt iu duk se njeriu që ngjitej në majat e piramidës ruse të pushtetit ishte zyrtar inteligjent pa krenari dhe arrogancë dhe një individ modern që e kuptonte se Rusia post-sovjetike kishte vetëm një rrugë të mundshme për të ardhmen: demokracinë. Foli jo pak për demokracinë në intervistat e tij të asaj kohe, duke ua premtuar qytetarëve të Federatës Ruse vazhdimin e reformave, zgjedhjet e lira, lirinë e fjalës, respektimin e të drejtave të njeriut nga autoritetet, bashkëpunimin me Perëndimin dhe, më e rëndësishmja, një rotacioni të vazhdueshëm të atyre
8
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
që janë në pushtet. “Nuk e kam ndërmend të lidhem për këtë karrige”, ka thënë ai. Në Rusi, siç e dinë të gjithë, njerëzit ende besojnë te fjalët dhe paraqitjet e qëndisura të sundimtarëve. E, në atë kohë, ky njeri ishte “individ i këndshëm në çdo aspekt”, siç shkroi Nikolai Gogol për protagonistin e tij te “Shpirtrat e vdekur”: i hapur për diskutim, i gatshëm t’i kuptojë të gjithë, serioz e jo pa humor apo aftësi që të bëjë shaka me veten. Për më tepër, disa politikanë, intelektualë dhe teoricienë politikë të cilët tash janë kundërshtarë të ashpër të Putinit e të sistemit të tij, e mbështetën atë; disa prej tyre madje kaluan nëpër dyert e shtabit të fushatës së tij për ta ndihmuar që t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme. Dhe, ia doli. Por, Unaza fatale e Fuqisë ruse tashmë ishte në gishtin e tij dhe po e kryente punën e vet tinëzare: një përbindësh perandorak nisi ta zë vendin e këtij individi të pashëm e të këndshëm. Në Rusi pushteti është piramidë. Kjo piramidë u ndërtua nga Ivani i Tmerrshëm në shekullin XVI – një car ambicioz, brutal e i pushtuar nga paranoja e shumë vese tjera. Me ndihmën e ushtrisë së tij personale – opriçnina – e ndau në mënyrë mizore dhe gjakatare shtetin rus në pushtet dhe në njerëz, miq dhe armiq, e hendeku mes tyre u bë hendeku më i thellë. Miqësia e tij me Hordhinë e Artë e bindi se e vetmja mënyrë për të sunduar gjigantin e Rusisë ishte duke u bërë pushtues i kësaj zone të madhe. Pushteti zotërues duhej të ishte i fortë, mizor, i paparashikueshëm dhe i pakuptueshëm për njerëzit. Populli nuk duhet të ketë zgjidhje tjetër veçse
t’i bindet dhe ta adhurojë. Dhe, një person i vetëm ulet në majën e kësaj piramide të errët; një person i vetëm zotëron pushtetin absolut dhe të drejtën për të gjithë. Në mënyrë paradoksale, parimi i fuqisë ruse nuk ka ndryshuar shumë në pesë shekujt e fundit. E konsideroj këtë si tragjedinë kryesore të vendit tonë. Piramida jonë mesjetare ka qëndruar lartë gjatë gjithë asaj kohe; sipërfaqja e saj ka ndryshuar, por kurrë forma bazike. Dhe, ka qenë gjithmonë një sundimtar i vetëm rus i ulur në kulmin e saj: Pjetri I, Nikolla II, Stalini, Brezhnevi, Andropovi … Sot Putini është ulur në kulmin e saj për më shumë se 20 vjet. Pasi ka shkelur premtimin e vet ai lidhet për karrige me gjithë fuqinë e tij. Piramida e Pushtetit e helmon sundimtarin me autoritet absolut. Lëshon dridhje arkaike mesjetare te sundimtari dhe te brezi i tij, mbase duke u thënë: “Jeni zotërit e një vendi integriteti i të cilit mund të ruhet veç me dhunë dhe me mizori; bëhu i padepërtueshëm, si unë, aq edhe mizor e i paparashikueshëm, se çdo gjë të lejohet, se duhet të shkaktosh tronditje dhe frikë te popullata jote, se populli nuk duhet të të kuptojë, por duhet të ta ketë frikën”. Mjerisht, Jelcini i cili erdhi në pushtet në kulmin e valës së Perestrojkës, nuk e shkatërroi formën mesjetare të piramidës; thjesht e rinovoi sipërfaqen e saj – në vend të betonit të zymtë sovjetik u bë shumëngjyrëshe dhe u mbulua me tabelat që reklamonin mallra perëndimore. Piramida e Fuqisë i përkeqësoi tiparet më të këqija të Jelcinit: u bë i pasjellshëm, ngacmues dhe alkoolik. Fytyra e tij u kthye në maskë të rëndë e të palëvizshme të arrogancës së paturpshme. Nga fundi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ri raina, dimor… i sundimit të tij, Jelcini e nisi një luftë të pakuptimtë në Çeçeni kur ky vend vendosi të shkëputej nga Federata Ruse. Piramida e ndërtuar nga Ivani i Tmerrshëm arriti të zgjonte imperialistin edhe te Jelcini, një demokrat ky jetëshkurtër: si car rus dërgoi tanke dhe bombardues në Çeçeni duke e dënuar popullin çeçen me vdekje dhe me vuajtje. Jelcini dhe krijuesit tjerë të Perestrojkës që e rrethonin, jo vetëm që nuk e shkatërruan Piramidën e mbrapshtë të Pushtetit, por nuk e varrosën as të kaluarën sovjetike – ndryshe nga gjermanët e pasluftës që varrosën kufomën e nazizmit të tyre në vitet 1950. Kufoma e këtij përbindëshi që kishte asgjësuar dhjetëra miliona qytetarë të vet e që e kishte kthyer vendin 70 vjet pas në të kaluarën, u mbështet në një cep: do të kalbet vetë, menduan ata. Por, doli se nuk kishte vdekur. Pas ardhjes në pushtet, Putini nisi të ndryshojë. Dhe, ata që fillimisht e mirëpritën sundimin e tij, gradualisht e kuptuan se këto ndryshime nuk ishin të mira për Rusinë. Kanali televiziv NTV u shkatërrua, kanalet tjera nisën të kalonin në duart e bashkëpunëtorëve të Putinit pas së cilës gjë hyri në fuqi regjimi i censurës së rreptë: tash e tutje Putini nuk prekej nga kritikat. Mikhail Khodorkovsky, kreu i kompanisë më të pasur e më të suksesshme në Rusi, u arrestua dhe u burgos për 10 vjet. Kompania e tij “Yukos” u grabit nga miqtë e Putinit. Ky “operacion special” u krijua për t’i frikësuar oligarkët tjerë. Kjo edhe ndodhi: disa prej tyre u larguan nga vendi e pjesa tjetër u betuan për besnikëri ndaj Putinit. Disa madje u bënë financues të tij. Piramida e Fuqisë vibronte dhe dridh-
jet e saj e ndalën kohën. Si një ajsberg i madh, vendi po lundronte nëpër të kaluarën – fillimisht te e kaluara sovjetike, pastaj te e kaluara mesjetare. Putin deklaroi se rënia e BRSS-së ishte katastrofa më e madhe e shekullit XX. Për gjithë njerëzit sovjetikë me mendje të shëndoshë, rënia ishte veçse bekim; ishte e pamundur ta gjeje një familje të vetme të padëmtuar nga Rrota e Kuqe e represioneve staliniste. Miliona u asgjësuan. Dhjetëra miliona u helmuan nga tymrat e komunizmit – qëllim i paarritshëm që kërkon sakrifica morale dhe fizike nga qytetarët sovjetikë. Por, Putini nuk arriti ta tejkalonte oficerin e KGB-së brenda tij; oficerin që ishte mësuar se BRSS-ja ishte shpresa më e madhe për përparimin e njerëzimit dhe se Perëndimi ishte armik i aftë vetëm për korrupsionin. Duke e vënë në lëvizje makinën e tij kohore drejt të kaluarës, dukej sikur po kthehej në rininë sovjetike ku ndjehej shumë rehat. Gradualisht i detyroi të gjithë nënshtetasit e tij të kthehen atje. Perversiteti i Piramidës së Pushtetit qëndron në faktin se ai që ulet në kulmin e saj e transmeton gjendjen e tij psikosomatike për gjithë popullsinë e vendit. Ideologjia e putinizmit është mjaft eklektike; respekti për sovjetikën rri krah për krah me etikën feudale – Leninin që ndan shtratin me Rusinë cariste dhe me krishterimin ortodoks rus. Filozofi i preferuar i Putinit është Ivan Ilini – monarkist, nacionalist rus, antisemit dhe ideolog i Lëvizjes së Bardhë që u dëbua nga Lenini prej Rusisë Sovjetike në vitin 1922 dhe që e përfundoi jetën në mërgim. Kur Hitleri erdhi në pushtet në Gjermani, Ilini e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
uroi përzemërsisht për “ndërprerjen e bolshevizimit të Gjermanisë”. “Refuzoj kategorikisht të vlerësoj ngjarjet e tre muajve të fundit në Gjermani nga këndvështrimi i hebrenjve gjermanë … Hipnoza liberal-demokratike e mosrezistencës është hedhur poshtë …”, shkroi ai. Megjithatë, kur Hitleri deklaroi se sllavët ishin racë e rëndit të dytë, Ilini u ofendua dhe Gestapoja shpejt e çoi në paraburgim për kritikat që nisi t’i bënte. Më pas ai u shpëtua nga Sergei Rahmaninovi dhe u nis për në Zvicër. Në artikujt e tij Ilini shpresonte se, pas rënies së bolshevizmit, Rusia do ta kishte Fyhrerin e vet të madh i cili do ta çonte vendin nga gjunjët. Në të vërtetë, “Rusia që çohet nga gjunjët” është slogani i preferuar i Putinit dhe i putinistëve të tij. Nga Ilini i merr gjithashtu udhëzimet kur flet me përbuzje për një shtet ukrainas “të krijuar nga Lenini”. Në fakt, Ukraina e pavarur nuk u krijua nga Lenini, por nga Rada Qendrore në janar 1918, menjëherë pas shpërbërjes së Asamblesë Kushtetuese nga Lenini. Ky shtet u ngrit për shkak të agresionit të Leninit, por jo falë përpjekjeve të tij. Lenini ishte i bindur se nëse, pas bolshevikëve, autoritetet në Rusi “bëhen antikombëtare dhe antishtetërore, servile ndaj të huajve, për ta copëtuar vendin, për t’u bërë patriotikisht joparimorë, duke mos mbrojtur ekskluzivisht interesat e kombit të madh rus pa i marrë parasysh rusët e vegjël kurva [ukrainasit] të cilëve Lenini ua dha shtetësinë, atëherë revolucioni nuk do të përfundonte po do të hynte në fazën e re të zhdukjes nga dekadenca perëndimore”. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Financial Times
Vladimir Putini – ud i Rusisë, po e çon bo
I rritur në një banesë shteti në Leningrad, Vladimir Putinit të ri i pëlqente që me shkopinj t’i ndiqte minjt tij, që të kapërcente mbi kokën e Putinit në përpjekjen për të shpëtuar Joe Cummings Presidentit rus ky incident ia dha një mësim që do ta kujtonte për dekada të tëra. “Të gjithë duhet ta kenë këtë parasysh. Asnjëherë nuk duhet ta çoni askënd në qosh”, ka thënë ai. Të enjten Putini e urdhëroi ushtrinë e tij ta sulmonte Ukrainën nga veriu, nga jugu dhe nga lindja në atë që mund të jetë operacioni më i madh ushtarak në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Pavarësisht muajve të tërë të paralajmërimeve të perëndimorëve për planet e tij për një sulm të pacipë, Putini e cilësoi pushtimin si operacion mbrojtës – madje duke shkuar aq larg sa ta citonte një nen të caktuar të Kartës së OKB-së – duke pretenduar se Rusisë “nuk i ka mbetur asnjë mundësi për të vepruar ndryshe”. Lufta e tij në Ukrainë shënon kulmin e rrëshqitjes në autokraci paranojake që e bën atë të krahasohet me sundimtarët më brutalë të Rusisë. Ai veçse ishte figurë e distancuar para pandemisë, por distanca që ish-oficeri të KGB-së ndërmerr për ta shmangur koronavirusin ka limituar kontaktet njerëzore. Vizitorët perëndimorë detyrohen të ulen rreth një tavoline të madhe komike. Aleatët bëjnë dolli shampanje nga skajet e kundërta të një tepihu masiv. Edhe këshilltarët më të afërt të Putinit rrallë lejohen t’i afrohen tri metra pa kaluar javë të tëra në karantinë e testime. Njerëzit që e kanë njohur për dekada të tëra, thonë se kjo i ka thel-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
luar pakënaqësitë e përmbajtura ndaj Perëndimit dhe një fiksim për historinë e përbashkët të Rusisë me Ukrainën – duke e bërë atë më agresiv dhe më të paparashikueshëm se kurrë. “Është edhe më i izoluar se Stalini”, thotë ish-këshilltari, Gleb Pavlovsky. “Në vitet e fundit të jetës së tij, Stalini nuk erdhi në Kremlin. Jetonte në shtëpinë e tij, por Byroja Politike vinte ta takonte dhe ata flisnin e pinin. Putini nuk e ka këtë veti. Është i izoluar aq sa njeriu mund të jetë. Dhe, në atë situatë, çështjet racionale bëhen irracionale”. Ideali romantik për t’i shërbyer vendit të vet e tërhoqi Putinin, tashmë 69 vjeç, t’i bashkohej kundërzbulimit të KGB-së në fund të viteve 1970. Megjithatë, pa kaluar shumë kohë u përball me rrëshqitjen e gjatë dhe të zymtë të Bashkimit Sovjetik drejt kolapsit. I dislokuar në Dresden të Gjermanisë Lindore, i pafuqishëm shikonte sesi regjimet komuniste në Evropën Lindore po binin një nga një, ndërsa lëvizjet nacionaliste në vendlindje e shtynë Mikhail Gorbachevin ta hapte vendin. Një natë, menjëherë pasi Muri i Berlinit ra në vitin 1989, Putini doli nga selia e KGB-së për t’u përballur me një turmë të zemëruar dhe më pas i kërkoi mbështetje një njësie sovjetike që kishte pranë. Përgjigjja e përndiqte prej vitesh. “Nuk mund të bëjmë asgjë pa një urdhër nga Moska. E, Moska po hesht”, kujton ai. “E kisha ndjenjën se shteti nuk është më. Ishte e qartë se BRSS-ja është sëmurë me sëmundje vdekjeprurëse,
të pashërueshme e të quajtur paraliza e pushtetit”. Kur u kthye në Rusi, Putini u largua nga KGB-ja dhe u ngrit shpejt në grada si ndihmës i besuar i dy liderëve më të rëndësishëm demokratë të Rusisë – kryetarit të bashkisë së Shën Petersburgut, Anatoli Sobchak, dhe Boris Yeltsinit, presidenti të parë të vendit. Pasi Yeltsini papritmas e emëroi Putininin si pasardhësin të tij – në natën e Vitit të Ri në vitin 1999 – Putini u përpoq të rivendoste fuqinë që Rusia kishte humbur. Në shtetin e vet nisi një fushatë brutale për t’i nënshtruar separatistët në Çeçeni, i gjunjëzoi mediat dhe i dobësoi oligarkët e vendit. Por, jashtë vendit fillimisht kërkoi aleancë me SHBA-në, duke e pyetur Bill Clintonin nëse Rusia mund të bashkohej ndonjëherë me NATO-n e, pas sulmeve të 11 Shtatorit, duke ofruar mbështetjen e tij për luftën e George W. Bushit kundër terrorit. “Në thelb donte të ishte si nënkryetar i një bordi”, thotë Samuel Charap, politolog në “Rand Corporation”. “Nuk duhet që … të ndryshoni ligjin tuaj të peshkimit që të përputhet me atë që ju thotë Brukseli – thjesht e zini një ulëse në tryezën e burrave të mëdhenj”. Sipas një ish-zyrtari të lartë rus, lutjet e Putinit ranë në vesh të shurdhër duke i shkaktuar hidhërim për atë që ai e shihte si refuzim të Perëndimit për ta marrë seriozisht. “Është faji i tyre. Ata duhet të na kishin mbështetur dhe të na kishin integruar në botë, por punuan kundër nesh”. Momentet e kthesës kryesore erdhën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhëheqësi zemërak otën në luftë
të nëpër shkallë. Një ditë e vërejti një mi të madh të cilin e çoi në një qosh. Papritmas, miu u hodh drejt më 2003 dhe më 2004. Putini e burgosi Mikhail Khodorkovskyn, atëherë njeriun më të pasur të Rusisë, ndërkohë që u bë gjithnjë e më i pakënaqur ndaj ShBA-së për luftën në Irak, për zgjerimin e NATO-s në Evropën Lindore dhe për mbështetjen për “revolucionet me ngjyra” në shtetet ish-sovjetike. Moment që veçanërisht e lëndoi është Revolucioni Portokalli në Ukrainë ku protestat përmbysën zgjedhjet dhe fitoren me hile të kandidatit të mbështetur nga Moska. “Frika e humbjes së hapësirës post-sovjetike për shkak të zgjerimit të NATO-s u lidh me frikën e humbjes së fuqisë së tij”, thotë Alexander Gabuev, anëtar i lartë në Qendrën “Carnegie” në Moskë. Gradualisht nisi ta shfaqte anën revanshiste. Ish-ndihmësit e Mikheil Saakashvilit, liderit të “revolucionit me ngjyra” në Gjeorgji, dyshuan se diçka nuk ishte në rregull në një takim në vitin 2007, kur Putini u ankua për “Muzeun e Pushtimit Rus” të Tbilisit e kur ia kujtoi atij se gjeorgjianët tjerë, si Stalini dhe Beria, ishin në majat e pushtetit sovjetik. Saakashvili bëri shaka: “Pse nuk e hapni një Muze të Pushtimit Gjeorgjian në Kremlin”? Ndihmësit e tij mezi morën frymë nga frika e reagimit të ashpër të Putinit. Zemërimi i Putinit ndaj ShBA-së dhe NATO-s doli në pah kur Ukraina dhe Gjeorgjia më 2008 aplikuan për t’u bashkuar me Aleancën. Ai e paralajmëroi Bushin se, sipas hesapeve ruse, Ukraina nuk ishte “as shtet i vërtetë”. Megjithëse NATO ofroi vetëm garanci të paqarta nëse ven-
det do t’i bashkoheshin përfundimisht Aleancës, kjo ishte e mjaftueshme për ta shtyrë kryeministrin e atëhershëm të niste një luftë shkatërruese pesëditore kundër Gjeorgjisë dhe t’i dërgonte trupat atje për të pushtuar dy rajone kufitare. Por, reagimi i heshtur i Perëndimit, i ndjekur nga përpjekja e ShBA-së për të rivendosur lidhjet me Rusinë, nënkuptonte se përdorimi i forcës nga Putini “nuk u trajtua sa duhet me vendosmëri”, thotë Kadri Liik, anëtar i lartë në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë. “E, kjo e krijoi situatën ku gjërat u përkeqësuan për keq e më keq”. Në mendjen e Putinit u ndërthur frika nga cenimet që mund t’i bëhen nga Perëndimi dhe nga kryengritja e brendshme. Në dhjetor të vitit 2011 e akuzoi ShBA-në për “dhënien e sinjalit” për protestat që i paraprinë kthimit të tij në Presidencë, e më pas e përshkroi revolucionin e vitit 2014 në Ukrainë si “grusht shteti të armatosur” duke e shtyrë atë të pushtonte Gadishullin e Krimesë. Kjo e dëmtoi rëndë pozitën globale të Rusisë, por shkalla e mbështetjes për Putinin në vend u rritë për mbi 80 për qind. Me pak kundërshtime kuptimplota, oreksi i tij për aventurizëm u rrit – duke kulmuar me një ndërhyrjen ushtarake të vitit 2015 që e ndryshoi valën e Luftës Civile në Siri. “Putini është mësuar të jetë njeri me fat. Kjo gjë është shumë e rrezikshme për një kumarxhi, sepse fillon të besojë se fati është në anën e tij”, thotë Pavlovsky. “Kur e luan ruletin rus, ndjen se Zoti është në anën tënde deri-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sa nuk të kërcet plumbi”. Teksa rrethi i Putinit u bë më i kufizuar, pamja që ai merrte për botën u shtrembërua edhe më shumë. Ai dhe më të besuarit e tij nxirrnin gjithnjë e më shumë teori të çuditshme konspirative se Perëndimi ishte i prirë të shkatërronte Rusinë përmes çdo gjëje, që nga martesat e homoseksualëve e deri te aktivisti kundër korrupsionit, Alexei Navalny. “Përfundoni në kurth, sepse rrethi juaj i brendshëm përpiqet t’ju tregojë vetëm lajme të mira dhe ato që përshtaten me pikëpamjet tuaja. Paramendojeni Putinin duke e diskutuar luftën në Ukrainë me gjeneralët e tij – ata do të bërtasin me entuziazëm: ‘Po, ne mundemi! Askush nuk do të rezistojë”, thotë Tatiana Stanovaya, themeluese e grupit të analizave “R.Politik”. Vendet perëndimore e morën si të pamundur mundësinë e negocimit me një Putin të izoluar e me vetëbesim të tepruar. Ngecën bisedimet për konfliktin e Donbasit, të ndërmjetësuara nga Franca dhe nga Gjermania. Ukraina më pas zgjodhi një president të ri, Volodymyr Zelenskyn, i cili mbajti qëndrim më të guximshëm kundër Putinit: ish-komediani i kërkoi NATO-s ta pranonte Kievin dhe ta arrestonte aleatin më të ngushtë të Putinit atje. “Regjimi politik i Rusisë është i një shteti të tipit mafioz ku durimi ndaj fyerjeve do të thotë se lideri e humbi autoritetin e tij”, thotë Nikolai Petrov, bashkëpunëtor në “Chatham House”. “Nuk ka asnjë mënyrë për ta pastruar këtë si duhet”, E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Neandertalët Ata ishin më të fortë dhe më të zgjuar se ne. Ka pasur shumë diskutime pse Neandertalët u zhdukën. Teoria më e njohur është konsumi më i mirë. Truri është konsumatori më i madh për trupin duke rreth 20% të fuqisë totale. Një tjetër faktor i konsumit të jetë lëvizja dhe neandertalët mendohet se kanë qenë mbase vrapues, por jo të distancave të gjata. Neandertalët kërkojnë më shumë kalori sesa njerëzit dhe kishin nevojë të gjuanin më shpesh
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Nëse njerëzit e shpellave ishin më të fortë se njerëzit modernë, atëherë pse u zhdukën? Bëhet fjalë për Neandertalët. Ata ishin më të fortë dhe më të zgjuar se ne. Ka pasur shumë diskutime pse Neandertalët u zhdukën. Teoria më e njohur është konsumi më i mirë. Truri është konsumatori më i madh për trupin duke rreth
“ 12
“
Meqenëse bota ishte në një epokë akullnajash dhe ushqimi ishte i pakët, mendohet se Neandertalët vdiqën nga uria dhe nga gjuetia jonë për ushqim. Pra, nuk duket se më i forti mbijeton. Ndoshta Bota i përket atij që është i pafuqishëm. Cila është përqindja më e lartë e ADN-së së Neandertalit është gjetur në një njeri modern? Shuma e aziatikëve dhe evropianëve kanë 1–2% ADN të përbashkët me Neandertalët, ndërsa Nën-Saharianët, të cilët nuk u larguan nga Afrika, kanë pak ose aspak
20% të fuqisë totale. Një tjetër faktor i konsumit të jetë lëvizja dhe neandertalët mendohet se kanë qenë mbase vrapues, por jo të distancave të gja-
ta. Neandertalët kërkojnë më shumë kalori sesa njerëzit dhe kishin nevojë të gjuanin më shpesh. Meqenëse bota ishte në një epokë akullnajash
ADN-ja e Neandertalit është një përqindje shumë e ulët e materialit tonë gjenetik. Në fakt, shumë prej nesh, linjat e gjakut të të tjerëve konsiderohen më shumë Neandertale, janë në faktin se me Denisovane, specie “binjake” të Neandertalëve që migruan në Azi. Përhapja e gjeneve Denisovane është më e përqendruar mes autoktonëve në Australi, Papa Guinea e Re dhe Indonezi. Përhapja e gjeneve Neandertale është më e gjerë dhe çuditërisht e gjen veten në përqendrim të lartë mes autoktonëve në Amerikën veriore, dhe nga skajet e Azisë Lindore dhe Rusisë
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe ushqimi ishte i pakët, mendohet se Neandertalët vdiqën nga uria dhe nga gjuetia jonë për ushqim. Pra, nuk duket se më i forti mbijeton. Ndoshta Bota i përket atij që është i pafuqishëm. Cila është përqindja më e lartë e ADN-së së Neandertalit është gjetur në një njeri modern? Shuma e aziatikëve dhe evropianëve kanë 1–2%
ADN të përbashkët me Neandertalët, ndërsa Nën-Saharianët, të cilët nuk u larguan nga Afrika, kanë pak ose aspak. ADN-ja e Neandertalit është një përqindje shumë e ulët e materialit tonë gjenetik. Në fakt, shumë prej nesh, linjat e gjakut të të tjerëve konsiderohen më shumë Neandertalë, janë në faktin se me Denisovane,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
specie “binjake” të Neandertalëve që migruan në Azi. Përhapja e gjeneve Denisovane është më e përqendruar mes autoktonëve në Australi, Papa Guinea e Re dhe Indonezi. Përhapja e gjeneve Neandertale është më e gjerë dhe çuditërisht e gjen veten në përqendrim të lartë mes autoktonëve në Amerikën veriore, dhe nga skajet e Azisë Lindore dhe Rusisë. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Ese për ujin
Ku ka ujë ka edhe Besmir Asllani Është shqetësuese. Më ndodh të dëgjoj njerëz që si pjesë të komunikimit, shpesh janë jashtë teme dhe pyesin me injorancë “çka me ba këtu?”. Kam menduar për përgjigjen: këtu me pi ujë. A ju duket gjë e vogël?! Ujë për larje dhe për pirje kemi mjaft. Ku ka ujë, ka edhe pasuri. Uji është treguesi i përqindjes së madhe të mirëjetesës. Uji stimulon që të bëhet diçka e mirë dhe luksoze. Natyra dhe ne jemi miq dhe bashkëjetojmë sa i përket këtij luksi. Mirësevini në Anë të Malit! Shtyhen gjërat me opsesionin që të shkojnë nga një vend, ku të gjitha që janë pa pagesë të behën me pagesë. Bota ka shumë toka të thata e që të ikësh nga ato nuk ke pse eta mendosh gjatë, por të ikësh nga Ana e Malit duhet menduar më shumë.
14
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
Çfarë burimesh të shumta. Gati çdo fshat me burim të vetin. A ke qenë ti ndonjëherë i etur vërtetë? Të pish nga burimi që e ke afër shtëpisë, ndryshe të shijon. Në një pjesë të mirë të Evropës e botës, populli e blen ujin e pijshëm. Ndërsa ti po shkon ta blesh kur mund ta kesh e etjen ta shuash duke
“
e veneruar si rrjedh para syve. Ky ujë buron për ne. Mali e zbret ngadalë për ty vajzë e për ty djalë i Anës së Malit. Toka e shtynë ujin për ne sepse ajo i do këto këmbë të pasherre që ecin e nuk bëjnë mbi te çrregullime e nuk ngjallin hidhërime. Uji është kuptimi se vjen me shumicë
Është shqetësuese. Më ndodh të dëgjoj njerëz që si pjesë të komunikimit, shpesh janë jashtë teme dhe pyesin me injorancë “çka me ba këtu?”. Kam menduar për përgjigjen: këtu me pi ujë. A ju duket gjë e vogël?! Ujë për larje dhe për pirje kemi mjaftë. Ku ka ujë ka edhe pasuri. Uji është treguesi i përqindjes së madhe të mirëjetesës. Uji stimulon që të bëhet diçka e mirë dhe luksoze. Natyra dhe ne jemi miq dhe bashkëjetojmë sa i përket këtij luksi. Mirësevini në Anë të Malit!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
pasuri! dhe rrjedhshëm. Ai gjithmonë ka ardhur për ne e tash edhe ne duhet të presim pak që ta marrim e ta pimë. Çdo gjë është fat, por të mos kesh ujë është fat shumë I keq. Uji në qetësinë e tij po na dëshmon se është këtu me ne. Ne duhet ta shfrytëzojmë e të punojmë dhe të gjallërojmë me të. Kur ne largohemi nga vendlindja men-
“
Uji është kuptimi se vjen me shumicë dhe rrjedhshëm. Ai gjithmonë ka ardhur për ne e tash edhe ne duhet të presim pak që ta marrim e ta pimë. Çdo gjë është fat, por të mos kesh ujë është fat shumë i keq. jëherë rrugës etja na vjen pas. Ajo ecë me ne duke na gërryer nga brenda shpirtin dhe etjen për dashuri. Pastaj duhet dikush tjetër të na ndihmoj ta gjejmë ujin në jetë sepse ne po e humbim vet. Punohet shumë në Evropë e Amerikë por uji që ne do të gjejmë atje i humbë disa cilësi. Së pari ai ujë është “i frikësuar” dhe pa shije. A keni pasur frikë
Uji në qetësinë e tij po na dëshmon se është këtu me ne. Ne duhet ta shfrytëzojmë e të punojmë dhe të gjallërojmë me të. Kur ne largohemi nga vendlindja menjëherë rrugës etja na vjen pas. Ajo ecë me ne, duke na gërryer nga brenda shpirtin dhe etjen për dashuri. Pastaj duhet dikush tjetër të na ndihmojë ta gjejmë ujin në jetë, sepse ne po e humbim vet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ndonjëherë kur keni qenë diku ku nuk ju kanë njohur e ku çdokush funksionon për vete? Uji ka nevojë “për dashuri”. Kush do të ju dojë juve kur të jeni të vetëm atje? Ti ke mbirë sot në një tokë te re e Anën e Malit e braktise ujin e le, por a e din se ku je dhe etje a ke? Kush ka mallë për vendlindjen nuk ka ujë që ia heq etjen e zemra i digjet. Uji këtu i ka të gjitha. Ka nderimin dhe falënderimin për ujin e vendlindjes tonë. Le të pimë ujë këtu dhe le të presim për shegën e çdo gjë që e bën toka pa e shikuar këndshëm. Çfarë mrekullie edhe toka këtu është shumë bujare. Ana e Malit na bën të jemi sheikë të ujit. Sa i përket parave ne duhet te punojmë, të kërkojmë punë e të mos ndalemi. Ashtu të parët tanë e gjetën ujin këtu. Uji është gjysma e punës, por edhe gjysma e rrugës e bërë për te jetuar si pasur dhe i lumtur.
E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
15
FOKUS
Mali i Zi i bashk sanksioneve të BE-së ndaj Rus
“ 16
Ministria e Jashtme e Malit të Zi, bëri të ditur të premten se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”. Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviq tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështetë të gjitha prioritetet e politikës së jashtme”. “Pas Luftës së Ftohtë, megjithëse mund të ketë neutralitet ushtarak, neutralitet politik nuk mund të ketë. Ka vende në kontinentin evropian që janë ushtarakisht neutralë - si Austria, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe të tjera - por ato nuk janë aspak neutrale me rastin e luftës në Ukrainë”, tha për mediat malazeze zoti Raduloviq
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kohet
sisë
Ministria e Jashtme e Malit të Zi i bashkohet sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë si kundërpërgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës. Ministria e Jashtme e Malit të Zi, bëri të ditur të premten se “për shkak të një lufte që po zhvillohet në Evropë duhet të veprohet me përgjegjësi maksimale dhe në interes të vendit”. Ministri i jashtëm malazez, Gjorgje Raduloviq, tha se “Mali i Zi si anëtar i NATO-s do të mbështetë të gjitha prioritetet e politikës së jashtme”. “Pas Luftës së Ftohtë, megjithëse mund të ketë neutralitet ushtarak, neutralitet politik nuk mund të ketë. Ka vende në kontinentin evropian që janë ushtarakisht neutralë - si Austria, Finlanda, Irlanda, Suedia dhe të tjera - por ato nuk janë aspak neutrale me rastin e luftës në Ukrainë”, tha për mediat malazeze zoti Raduloviq. Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minon të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare, duke cenuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”. Lufta në Ukrainë i ka ndarë në më dysh aktorët politikë në Malin e Zi. Kryetari i partisë pro-ruse, Fronti Demokratik, Andrija Mandiq kritikoi reagimin e vendeve të perëndimit
“
“
Presidenti malazez, Milo Gjukanoviq i ka kritikuar veprimet e Rusisë, që sipas tij “minon të gjitha normat e të drejtës ndërkombëtare duke cenuar sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane”
dhe të zyrtarëve të lartë malazezë. “Sot jemi dëshmitarë të dënimeve të fuqishme të shteteve Perëndimore për atë që po ndodhë në Ukrainë, dhe këtu jo shumë kohë më parë, kur ndodhi një sulm në Republikën Federale të Jugosllavisë, nuk iu kushtua vëmendja nëse respektohej ligji ndërkombëtar duke njohur shtetin e rremë të Kosovës”, tha zoti Mandiq. Edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka një ndikim të fuqishëm në Mal të Zi, kritikoi qëndrimin e zyrtarëve malazezë për luftën në Ukrainë. “Është e qartë se edhe qeveria edhe opozita në Mal të Zi janë marioneta të Perëndimit dhe se ata po zbatojnë programin ideologjik të partisë së Gjukanoviqit, në raport me Rusinë”, thuhet në reagimin e KOS-it. Mali i Zi ishte nën shënjestrën politike të Serbisë dhe Rusisë, të cilët bënë përpjekje për një grusht shteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016. Gjykimi për grusht shtetin në Mal të Zi u cilësua si “gjykim i shekullit” për shkak të përfshirjes së agjencisë ruse të sigurimit shtetërorë në komplotin e dyshuar. Mali i Zi , ndërkaq e sfidoi aleatin historik -Moskën me 2017 duke u anëtarësuar në NATO. a.s. (VOA)
Edhe Kisha Ortodokse Serbe, e cila ka një ndikim të fuqishëm në Mal të Zi, kritikoi qëndrimin e zyrtarëve malazezë për luftën në Ukrainë. “Është e qartë se edhe qeveria edhe opozita në Mal të Zi janë marioneta të Perëndimit dhe se ata po zbatojnë programin ideologjik të partisë së Gjukanoviqit, në raport me Rusinë”, thuhet në reagimin e KOS-it
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Mali i Zi, protesta në mbështetje të Ukrainës Qytetarët malazezë dhe ukrainas protestuan në pasditen e së dielës, në sheshin qendror të Podgoricës, në shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për pavarësinë dhe lirinë e Ukrainës. Protestuesit dënuan pushtimin rus me pankartat që shkruanin “Lavdi Ukrainës”, “Stop luftës së Putinit” etj. E ngarkuara me punë në ambasadën e Ukrainës në Mal të Zi, Natalija Fialka duke shprehur mirënjohje për miqtë malazezë dhe ukrainas që po dënojnë sulmin rus tha se Ukraina është e vendosur për ta fituar këtë luftë. “Ukraina po lufton kundër agresionit të madh rus. Jemi të vendosur për të fituar dhe po e shihni që nuk po dorëzohemi. E gjithë bota është me ne dhe numri i ukrainasve që erdhën këtu për të na mbështetur së bashku me vëllezërit malazezë është dëshmi se ne kemi një mbështetje të madhe në këtë vend dhe në mbarë botën. Ata shpresuan se do të dorëzoheshim pas 24 orësh, por ne nuk po dorëzohemi. Tani ka filluar lufta e vërtetë shtetërore, sepse çdo qytetar i Ukrainës po lufton për atdheun e tij, dikush me armë e të tjerët me të gjitha mënyrat e mundshme,” tha zonja Fialka. Protestuesit parakaluan nëpër rrugët e Podgoricës me flamujt e Ukrainës dhe të Malit të Zi. Në këtë protestë në mes të tjerëve mori pjesë shumë intelektualë si dhe producenti dhe profesori i njohur malazez, Janko Lumoviq, i cili vuri në dukje se po merrte pjesë në këtë tubim sepse ishte e rëndësishme që Mali i Zi të mbështes Ukrainën, që është nën agresionin e paimagjinueshëm në a.s. shekullin e 21-të. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët në Uk Moikom Zeqo
shqiptar, Rrok Zojsi. Në korrik të vitit 2004, akademikja Julia Ivanonvna erdhi në Tiranë. Ajo solli me vete një ekspozitë e fotografi origjinale që pasqyronin jetën e katër fshatrave shqiptarë, që ekzistojnë edhe sot në Ukrainë. Shqiptarët kanë shtegtuar
në Rusi të paktën që në shekullin XV. Në këtë shekull një shqiptar i quajtur Maksim Artioti ka studiuar në Padova të Italisë, ku ka qenë dhe Leonik Tomeo nga Durrësi, i cili ka qenë pedagog i Nikolla Kopernikut. Maksim Artioti më vonë ka shtegtu-
Në një bisedë të Enver Hoxhës me Stalinin, Stalini e pyet Enver Hoxhën nëse Albania e Kaukazit është e njëjta gjë me Albaninë e shqiptarëve. Këtë pyetje do ta bënte edhe papa Piu II i shekullit XV, i cili ka shkruar një Komentar ku thotë se shqiptarët kanë ardhur ndoshta nga Albania e Kaukazit. Pak a shumë të njëjtin mendim ka dhe dijetari francez Pukëvil në shekullin XIX, i cili mendon se shqiptarët mund të kenë ardhur nga Kaukazi ose nga viset pontike ose nga Kolkida. Enver Hoxha i thotë Stalinit se shqiptarët nuk kanë asgjë të përbashkët me Albaninë e Kaukazit, por rrjedhin nga ilirët. Atëherë, Stalini merr në telefon një dijetar rus dhe e pyet për këtë çështje. Dijetari rus i thotë që shqiptarët kanë disa fshatra pranë Ukrainës, ku jetojnë si një komunitet etnik. E përmenda bisedën midis dy politikanëve të shekullit XX, përtej konotacioneve politike që ngjallin emrat e tyre. Nuk është thjesht një trill kurioziteti. Shumë më përpara tyre Çabej dinte diçka më të saktë. Në vitin 2003 bëra një udhëtim në Rusi së bashku me Dritëro Agollin. Shkuam dhe në Sant Petërburg, ku ishte një universitet dhe katedra e gjuhës shqipe, ku studionin rreth 30 vajza dhe djem rusë që mësonin gjuhën shqipe. Aty takova disa albanologë rusë që kanë shkruar libra për Shqipërinë dhe gjuhën shqipe. Takova dhe albanologen akademike Julia Ivanovna, akademike etnografe, që kishte botuar tre libra për Shqipërinë, për etnografinë e Shqipërisë së veriut, për kanunin e Lek Dukagjinit dhe të drejtën zakonore shqiptare si dhe për kalendarin origjinal popullor të shqiptarëve, nga Antikiteti në Mesjetë, duke u bazuar në kërkimet etnografike të dijetarit
18
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
krainë ar në Rusi, ku u njoh si një dijetar i madh dhe specialist i shkëlqyer i latinishtes dhe greqishtes së vjetër. Në kohën e careshës ruse Katerina II, me urdhër të saj u botua një fjalor shumëgjuhësh, ku qe futur edhe gjuha shqipe. Në shekullin XIX, gjatë
Në një shkrim të hershëm të profesor Eqrem Çabejit në gjeografinë e përhapjes së shqiptarëve në botë, përmenden edhe shqiptarët në Ukrainë. Çabej e dinte këtë referencë shkëlqyeshëm kohës së Luftës Ruso-Turke, shumë shqiptarë kanë luftuar në ushtrinë turke dhe për arsye të ndryshme kanë mbetur në rrethinat e Odesës. Poeti më i madh rus i të gjitha kohërave, Pushkini, flet në një letër të tij si dhe në një tregim për trimërinë e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kalorësve shqiptarë. Në vitin 1937, në një revistë, ku flitet për 100-vjetorin e vdekjes së Pushkinit, poeti ynë i madh, Migjeni, ka bërë me laps dy portrete të Pushkinit. Por, le të rikthehemi te tema e fshatrave shqiptarë në Ukrainë. Këto fshatra janë gjithsej katër dhe janë formuar në fund të shekullit XVIII. Fillimisht, ata u vendosën në fshatin Karakurt, në veri të Odesës, së bashku me bullgarët dhe gagauzët. Në fillim të viteve 1860, një pjesë e banorëve të fshatit Karakurt u shpërngul në rajonin e brigjeve të detit Azov rreth 10 kilometra larg bregdeti, ku u themeluan tri fshatra: Devnenskoje (Taz), Gjeorgjevka (Tyshki) dhe Gamovra (Xhandran). Këto katër fshatra shqiptare mbijetojnë ende dhe sot. Ato kanë një urbanistikë të thjeshtë, shtëpitë fillimisht qenë ndërtuar prej balte të pjekur, më pas u përdor guri i gdhendur dhe u bënë më monumentale. Hyrja në shtëpi bëhej nëpërmjet dhomës së zjarrit, në njërën anë qe dhoma e vogël e ndenjjes dhe në anën tjetër qe dhoma e madhe e miqve. Në këto shtëpi gatuhej në oxhak, aty ishte furra (kymbet) dhe pranë saj minderi prej balte. Interieri zbukurohej me qilima dekorativë, dhomat kishin mobile druri. Kishte dhe një furrë në oborr të shtëpisë. Pranë katër fshatrave kishte dhe kisha të ritit lindor. Popullsia shqiptare e këtyre fshatrave i ruante traditat e veta, kishin folklor gojor dhe koreografik. Gratë thurnin qilima me motive shqiptare dhe përdornin zbukurimet prej argjendi me motive të vjetra. Vathët ishin në formë unaze, ruheshin në vite kostumet e hershme kombëtare si dhe paftat e brezit prej argjendi. Fshati kryesor qe fshati Karakurt (sot Zhovtnjovoje), është qendra kryesore. Këtu mbijeton dasma shqiptare akoma dhe sot. Zakonet ceremoniale i ka studiuar jo vetëm Julia Ivanovna, por dhe etnografja tjetër ruse, Oksana Budina, gruaja e parë ruse e arkeologut shqiptar Dhimosten Budina. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
19
KULTURË
Libër me vlerë për shqiptarët në kohën e monizmit
(Hajrullah Hajdari, Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990, Art Club, Ulqin, 2021)
Trajtimi i temave që kanë të bëjnë me shqiptarët në Mal të Zi, janë inspiruese për autorë të ndryshëm, që është dëshmuar me botime të veçanta në këto tri dekadat e fundit. Kemi të bëjmë me kohën e pluralizmit,ku autorë të profileve të ndryshme kanë trajtuar e botuar artikuj, studime e botime me vlerë nga fusha e shkencës, letërsisë, kulturës e publicistikës
Nail Draga
Në mesin e këtyre autorëve bën pjesë edhe Hajrullah Hajdari, i cili pas tre librave të botuar deri më tash, si: “Shqiptarët në Mal të Zi nga Kongresi i Berlinit deri më 1941”(2016), “Ulqini në dokumentet malazeze nga viti 1880 deri më 1915”(2018), “Pronat dypalëshe të shqiptarëve në të dyja anët e kufirit Shqipëri – Mali i Zi” (2019), dhe së fundmi opinionit i prezantohet me botimin me titull “Pozita kushtetuese-juridike dhe politike e shqiptarëve në Mal të Zi nga viti 1945-1990”, botuar nga Art Club-i në Ulqin. Libri paraqet periudhën e socializmit, përkatësisht të ideologjisë komuniste, deri me dështimin e këtij rendi shoqëror në vitin 1990, kur këtu u miratua në praktikë pluralizmi politik. Kemi të bëjmë me një periudhë kohore e cila në rrethana të reja proklamonte barazinë shoqërore në një mjedis shumëkombësh siç ishte shteti i përbashkët me emrin Ju-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
gosllavi, ku bënte pjesë edhe Mali i Zi. Në këtë ish-republikë, shqiptarët ishin popullsia e vetme josllave, andaj kanë sfiduar rrethanat e kohës për të mbijetuar, ndonëse në spektrin formal-juridik, shqiptarët ishin të barabartë me qytetarët e tjerë, praktika tregonte të kundërtën, ata ishin të diskriminuar, sepse nuk ka ekzistuar vullneti politik i pushtetit për barazi qytetare e nacionale. Mosinvestimi në viset shqiptare, infrastruktura e pavolitshme dhe papunësia, ishin parakushte për emigrimin e shqiptarëve në botën e jashtme, duke mbetur plagë e pashërueshme deri në ditët tona. Me një fjalë, kemi të të bëjmë me një spastrim të heshtur etnik, përkatësisht me shpopullimin e vendbanimeve shqiptare, që dëshmohet nga burimet statistikore. Ndërsa nga të dhënat që i prezanton autori për shqiptarët sipas regjistrimeve të popullsisë (1948-1981), del qartë se kemi të bëjmë me klasifikim të të dhënave për shqiptarët sipas vendbanimeve, sepse numri i shqiptarëve ka qenë më i lartë sesa e ka paraqitur statistika zyrtare. Ndërsa të dhënat e prezantuara për gjoja deklarimin e popullsisë si malazeze në vendbanimet shqiptare ku nuk ka pasur asnjëherë të tillë, dëshmon falsifikimin e të dhënave me dirigjim të pushtetit me prapavijë politike, duke i
paraqitur shqiptarët me pjesëmarrje sa më të ulët në kuadër të popullsisë së përgjithshme. Autori librin e ka ndarë në shtatë pjesë, duke i trajtuar me qasje multidimensionale çështjet preokupuese për popullsinë shqiptare në Mal të Zi. Nga të dhënat e prezantuara, përveç konsultimit të literaturës përkatëse, bien në sy dokumentet arkivore të cilat opinionit i prezantohen për herë të parë. Duke lexuar këtë libër çdo kush e ka të qartë se sa ka qenë vështirë të jetohet si shqiptarë, sepse pushteti ideologjik ndaj shqiptarëve kishte standarde të dyfishta, ku në mënyrë perfide luftonte identitetin kombëtar të shqiptarëve. Ishte koha kur individët të cilët ishin në mbrojtje të identitetit të vet kombëtar, për barazi gjuhësore, arsimore e kulturore, cilësoheshin si të papërshtatshëm dhe madje armiq të pushtetit, ku të dhënat e ofruara në këtë aspekt janë të mjaftueshme për të dëshmuar një konstatim të tillë. Kjo është një dukuri e tillë është e njohur për të gjithë shqiptarët, ndërsa përjashtim bëjnë të rinjtë të lindur pas vitit 1980, sepse ata nuk mund ta imagjinojnë se kanë ekzistuar raporte të tilla shoqërore për ta kuptuar mbijetesën dhe sfidat e shqiptarëve në këtë periudhe kohore. Periudha kohore e trajtuar në këtë
KULTURË
libër ka të bëjë me ideologjinë komuniste e cila, në mënyrë formale, bazohej në parimet e barazisë nacionale për të gjithë, por në praktikë ishte krejtësisht ndryshe. Sepse barazia nacionale për të gjithë ata popuj të cilët morën pjesë në luftën për çlirimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore nga okupatorët, mbeti vetëm premtim bosh, që u dëshmua me tkurrjen e të drejtave nacionale të pakicave kombëtare, ku shqiptarët në Mal të Zi ishin shembull tipik i këtij konstatimi. Nuk ka si të ishte ndryshe, sepse sistemi politiko-shoqëror i vendosur në territorin e Malit të Zi pas Lufës së Dytë Botërore, ka pasur të gjitha karakteristikat e pushtetit totalitar, me bazament ideologjinë politike. Duke lexuar këtë libër, del qartë se në kuptimin formal-juridik, shqiptarët i gëzonin të drejtat dhe liritë qytetare si të gjithë qytetarët e tjerë, por kontestues ka qenë realizimi praktik i veçorive kombëtare të popullsisë shqiptare që ka të bëjë me gjuhën, arsimin, kulturën dhe simbolet kombëtare që ishin të palejuara, nga del se kemi pasur diskriminim në realizimin e të drejtave dhe identitetit kombëtar të shqiptarëve. Duhet cekur se shteti i ish-Jugosllavisë ka pasur standarde të dyfishta kur bëhej fjalë për shqiptarët, sepse ndryshe veprohej me italianët e hungarezët në Slloveni e Kroaci, e ndryshe me shqiptarët në Mal të Zi. Kemi të bëjmë me mungesën e vullnetit politik të pushtetit, sepse ndaj shqiptarëve në Mal të Zi si dhe ndaj atyre në Maqedoni, pushteti bënte eksperimente që më pas do të aplikohej në
Kosovë, që është dëshmuar pas ngjarjeve të vitit 1981 po atje. Një veprim i tillë destruktiv, pushtetit i ka shkuar në favor edhe fakti se përmbajtja e dispozitave ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut nuk janë përfshirë sa duhet në kushtetutën vendore dhe dispozitat e tjera ligjore. Pikërisht nga një qasje e tillë në ish-Jugosllavi nuk janë miratuar standardet ndërkombëtare për pakicat kombëtare, sepse këtu ekzistonte qasja ideologjike me parullën e „vëllazërim-bashkimit“, e cila ishte mashtrim perfid për opinionin e brendshëm dhe të jashtëm. Pikërisht nga një qasje e tillë duhet analizuar pozitën kushtetuese-juridike dhe politike të shqiptarëve në Malin e Zi, gjatë viteve 1945-1990, nga del se shqiptarët si popullsi autoktone, dhe e vetmja popullsi josllave, kanë qenë të pabarabartë me pjesëtarët e popujve të tjerë në Mal të Zi. Në rrethana të tilla shoqërore ku hegjemonizmi ishte orientim i politikës shtetërore, shqiptarët nuk kishin të drejtë të kenë asnjë dokument në gjuhën shqipe, as përdorimin e shkrimin me alfabetin shqip në letërnjoftim, e as në dëftesat e librezat shkollore, që ishte diskriminim klasik i pabarazisë kombëtare, që zgjati deri në vitin 1968. Por, të drejtat e arritura nga viti 1968 e më pas, në saje të fushatës antishqiptare nga viti 1981 u eliminuan, sepse pushteti luftonte gjoja „nacionalizmin“ te shqiptarët në Mal të Zi, që ishte një demagogji politike për të arsyetuar masat represive ndaj shqiptarëve. Një fushatë e tillë u realizua në veçanti në fushën e arsimit, ku përmes organizimit të seminarit për punonjësit e arsimit në gjuhën shqipe në shtator të vitit 1981, në Ulqin, u realizua në praktikë politika shtetërore antishqiptare. Pas këtij seminari u ndryshuan, përkatësisht u imponuan programet mësimore, u larguan nga përdorimi tekstet shkollore të botuara në Kosovë, u ndalua përdorimi i flamurit kombëtar shqiptar, etj. Skenaristët dhe regjisorët e këtij seminari vendosën dhe përjashtuan një numër të konsideruar të punonjësve të arsimit, fillimisht nga partia, ndërsa një pjesë e larguan nga puna, por më keq e pësuan disa të cilët i burgosën e më pas i dënuan përmes gjyqeve
të montuara politike. Në lidhje me këto çështje, autori ofron të dhëna arkivore të cilat botohen për herë të parë, duke dëshmuar se nga policia politike përcillej çdo shqiptar me ndërgjegje e vetëdije kombëtare, i cili nuk ishte sipas shijes së pushtetit dhe ideologjisë së tyre politike. Ishte kjo koha e mbijetesës së shqiptarëve, e cila vazhdoi deri më dështimin e sistemit shoqëror të ideologjisë komuniste në vitin 1990. Kemi të bëjmë me një periudhë kohore (1981-1990) ku jemi dëshmitarë okularë, sepse përcillej çdo shqiptarë i dyshimtë për pushtetin, ku thirreshin në biseda informative, kërcënoheshin, paraburgoseshin, dënoheshin për kundërvajtje, apo me burg, bastiseshin shtëpitë, iu merrnin librat në bibliotekat familjare, përcilleshin udhëtarët në autobusë, biseda në kafene, tubime familjare, darsma, kush cilat gazeta lexon, përcillej posta (letra, telefoni), cilat këngë këndohen e dëgjohen, kush përcjellë programin e TVSH-së etj. Veprimet e tilla ishin në favor të arsyetimit për masat represive ndaj shqiptarëve, gjoja të luftimit të “nacionalizmit” shqiptar në Mal të Zi. Pasi për këtë periudhë kohore ekziston lëndë e mjaftueshme, duhet të realizohet një botim i veçantë, që do të ishte në favor të demaskimit të politikës antishqiptare, e pasoja në atë kohë e deri në ditët tona. I vetëdijshëm se nuk kemi të bëjmë me çështje personale, por me pozitën dhe statusin e shqiptarëve në Mal të Zi për periudhën kohore 1945-1990, autori ofron të dhëna me interes të cilat trajtohen, analizohen dhe publikohen për herë të parë. Ndërsa shfrytëzimi i lëndës arkivore jo vetëm për nga forma, dëshmon për qasje profesionale për çështjet e trajtuara. Dhe në fund, e them pa hezitim se ky botim me vlerë i fushës historiko-juridike, e unë them edhe nga sociologjia politike, do të jetë nxitje për studiues të ndryshëm, për të vazhduar hulumtimet sipas profilit të tyre profesional, e si i tillë do të jetë referencë e nevojshme për të gjithë ata që do të trajtojnë rrethanat shoqërore e politike për shqiptarët në këtë mjedis, për këtë periudhë kohore. (Lexuar më rastin e përurimit të librit në Ulqin, më 2 dhjetor 2021) E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
21
KULTURË
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ndau çmimet për letërsi
Shkrimtarit Mehmet Kraja, Çmimi vjetor në prozë
Çmimi Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” iu dha shkrimtarit Adem Gashi, për kontributin e tij më shumë se dyzetvjeçar në krijimtarinë letrare. Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu dha autorit Mehmet Kraja për romanin “Liria ime”, ndërsa çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Xhevdet Bajrajt për përmbledhjen “Burri që lozte me engjëjt” Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka ndarë të hënën Çmimin Kombëtar Letrar për Vepër Jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet tjera vjetore për letërsi. Me vendim të jurisë profesionale, çmimi “Azem Shkreli” iu dha shkrimtarit Adem Gashi, për kontributin e tij më shumë se dyzetvjeçar në krijimtarinë letrare. Çmimi për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku” iu dha autorit Mehmet Kraja për romanin “Liria ime”, ndërsa çmimi për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja” i është dhënë Xhevdet Bajrajt për përmbledhjen “Burri që lozte me engjëjt”. Çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kikaj” e mori Shaip Grabovci për dramën “Zëra nga vitrine”, kurse çmimi për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” iu dha autores Blerina Rogova-Gaxha, për studimin “Vdekja në letërsinë moderne shqipe”. Ndërsa çmimin për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” e
22
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
mori Col Mehmeti, për përkthimin e veprës “Meditime” nga Mark Aureli. Juria që ka bërë përzgjedhjen e fituesve ka qenë në përbërje nga
Agim Vinca – kryesues, Majlinda Bregasi, Isak Shema, Ag Apolloni dhe Ervina Halili. (Kohapress)
MOZAIK
Në Malësi u mbajt manifestimi kulturor “Karnavali- Koret” 2022
Këtë vit, karnavale pa maska Tuz – Manifestimi kulturor tradicional – “Karnavali Koret”, vijoi traditën e nisur 27 vjet më parë, pas një shkëputjeje vitin e kaluar për shkak të situatës së vështirë nga epidemia e koronavirusit. Edicioni i njëzetegjashtë i këtij manifestimi, shpalosi aktivitete argëtuese për publikun në Malësi. Nata e parë e karnavaleve filloi me koncertin e organizuar në sheshin e qytetit të Tuzit, ku u mblodhën numër i konsiderueshëm i admiruesve të këngës së këngëtarit, Shkumbin Ismaili, i cili për disa orë performoi dhe argëtoi publikun nga repertori i tij muzikor.
Në fjalën përshëndetëse, duke i shpallur të hapura karnavalet e sivjetshme, nënkryetarja e Shoqatës “Karnavali – Koret”, Anita Junçaj, u shpreh se këtë vit vendosën që karnavalet t’i organizojnë në një formë ndryshe, për shkak të, siç tha ajo, të pranisë ende aktuale të koronavirusit në vend. “Jam e sigurtë që maskat do të na mungojnë gjatë këtyre ditëve, por me yjet që do të shkëlqejnë në këtë skenë, shpresojmë se do t’i përbushim pritshmëritë tuaja. Vitin e kaluar për shkak të pandemisë, ne anuluam karnavalin, dhe natën e koreve siç e quajmë ne, në mënyrë
simbolike shfaqëm filmin dokumentar”, theksoi ndër të tjera Junçaj. Dita e dytë e karnavaleve iu dedikua fëmijëve, të cilët në një numër mjaft të madh, të veshur në kostume cirku, vallëzuan dhe u argëtuan. Në ditën e tretë të karnavaleve, admiruesit e humorit u argëtuan nga afër nga mjeshtri i njohur i humorit shqiptar, Agron Llakaj, e më pas me tinguj të muzikës nga këngëtarja e re, Eliza Markiq. Ndërkaq, në natën e katërt të karnavaleve u organizua nata e verës dhe saragave, ku të pranishmit u dëfryen nga këngëtari David Dreshaj dhe grupi muzikor, “Mars”. Nata e fundit dhe përmbyllëse e karnavaleve në Malësi mblodhi një numër të madh të publikut në sheshin e qytetit të Tuzit, ku të pranishmit u argëtuan me muzikë nga këngëtarja, Gjyste Vulaj. Kujtojmë që manifestimi “Karnavalet-Koret” ka për qëllim kultivimin dhe afirmimin e trashëgimisë kulturore të Malësisë. Shoqata “Karnevali – Koret” është anëtare e plotë e Shoqatës së Karnavaleve në Shoqatën Evropiane të Qyteteve të Karnavaleve (FECC). t. u. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
23
KULTURË
U hap ekspozita fotografike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare” dhe u përuruan librat “Shtigjet e përgjakura” i Ali Dacit dhe “Aqif Blyta, kolosi i Pazarit të Ri” i Ismet Azizit
E kaluara e Sanxhakut në fotografi
Në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin, të shtunën mbrëma u hap ekspozita fotografike “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare” dhe u përuruan librat “Shtigjet e përgjakura” i autorit Ali Daci dhe “Aqif Blyta, kolosi i Pazarit të Ri” i autorit Ismet Azizi. Ky aktivitet është organizuar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi në bashkëpunim me Shoqatën “Kosova për Sanxhakun”. Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, ka treguar se kanë arritur të grumbullojnë mbi 300 fotografi që tregojnë për të kaluarën e Sanxhakut, kryesisht nga arkivat familjare, dhe se në ekspozitë janë paraqitur vetëm një pjesë e tyre. “Institucionet sidomos ngurrojnë të na ofrojnë bashkëpunim, por megjithatë ka njerëz të cilët nuk e fshehin prejardhjen e tyre dhe na i ofrojnë fotografitë”, ka thënë ai. Fotografitë e ekspozuara i përkasin kryesisht kohës së Luftës së Dytë Botërore, kur shqiptarët kanë udhëhequr Pazarin e Ri (Novi Pazarin)
inë ose koleksionin e fotografive që mund të përdoren për të lidhur pjesët e ndara brenda një enigme të madhe, në rastin konkret në enigmën e rrudhjes së trojeve shqiptare, asimilimin e shqiptarëve, por dhe zhdukjen e tyre, jo vetëm të Sanxhakut, por në tërësi rreth e përqark Arbërisë, nga dhuna e paparë e pushteteve të ndryshme hegjemoniste”, ka theksuar ai në vështrimin e tij. Sipas Mujës, “kjo imazh-bërje si koleksion i veçantë, synon të kronikojë ngjarjet dhe mjediset shqiptare të tjetërsuara për të treguar një histori dhe njëkohësisht për të dërguar një mesazh nëpërmjet rrëfimit të tyre të fuqishëm dhe ndikimit vizual në situata reale socio-politike të një momenti të caktuar”. Ai ka thënë se ky thesar fotografik “përfaqëson një trashëgimi të rëndësishme që na tregon për të kaluarën dhe ka vlerën e vet dokumentare, historike, por edhe artistike”.
Ekspozita, një sagë e veçantë epike
Autori Ali Daci ka thënë se librin “Shtigjet e përgjakura” e ka shkruar menjëherë pas përfundimit të luftës së Kosovës, duke u munduar që të përmbledhë në të fakte, argumente, deklarata të dëshmitarëve okularë dhe të pushtetarëve të asaj kohe. “E kam punuar dalëngadalë, pa u ngutur, sepse në një formë ka qenë ndjesia shumë e madhe e personave të cilët i kanë humbur më të dashurit e tyre. Prandaj e kam pasur pak të vështirë që të depërtoj deri te
Piktori dhe kritiku i artit, Qazim Muja, ka thënë se ekspozita “Sanxhaku, histori e dhembjes kombëtare”, në rend të parë, është një sagë e veçantë epike. “Duke e ditur se deshifrimi i serive të ndërlikuara të ngjarjeve shoqërore në përgjithësi, dhe të atyre kombëtare në veçanti, autori Azizi ofron si metodë dhe qasje të veçantë për leximin e historisë, pikërisht fotograf-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
“Shtigjet e përgjakura”, libër që dokumenton krimet ndaj refugjatëve nga Kosova
familjarët që të kërkoj edhe ndonjë fotografi, edhe ndonjë dëshmi, edhe ndonjë biografi për njerëzit që ata kanë humbur”, ka thënë ai. Daci ka thënë se libri mban titullin “Shtigjet e përgjakura” për shkak se kosovarët i kishin larë me gjak rrugët duke ikur nga falangat serbe. Në libër pasqyrohet vrasja e 21 të ikurve të pafajshëm nga lufta në Kosovë, gjashtë prej të cilëve u vranë në Husaj. Autori i librit ka thënë se megjithëse ky krim ndodhi dhe u pa nga pushtetarët e asaj kohe, fajtorët nuk u dënuan kurrë, përkundër kallëzimit penal dhe ngritjes së aktpadisë ndaj pjesëtarëve të të ashtuquajturit Batalioni i Shtatë.
Monografi për një personalitet dhe mjedis të veçantë
Për librin “Aqif Blyta, kolosi i Pazarit të Ri” të autorit Ismet Azizi, i botuar në vitin 2019, ka folur studiuesi dr.
KULTURË
Përkushtimi ndaj problemit të Sanxhakut
Nail Draga. Ai ka thënë se autori, falë punës dhe angazhimit disavjeçar, na ka dhuruar një libër me vlera shumëdimensionale për të kaluarën e Sanxhakut, por njëkohësisht edhe për ditët tona. “Kemi të bëjmë me libër monografik për një mjedis të veçantë dhe i panjohur sa duhet nga opinioni i gjerë, që përfshin kryesisht periudhën nga fillimi i shekullit XX deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore”, ka thënë Draga. Ai ka theksuar se libri ndahet në disa kapituj, duke ofruar fillimisht të dhëna për regjionin e Sanxhakut, e vazhduar më pas me personalitetin e Aqif Blytës, në lidhje me jetën dhe veprimtarinë e tij, shkollimin, veprimtarinë e tij në Izmir në Turqi, kthimin në vendlindje dhe përfshirjen e tij në politikë, rolin e tij në themelimin e organizatës Xhemieti (Bashkimi), aktivitetin e tij parlamentar dhe pas shuarjes së Xhemietit, përkatësisht okupimit të
Sanxhakut dhe Kosovës në Luftën e Dytë Botërore, ndarjen e tyre në zona okupimi, organizimin e pushtetit për mbrojtjen e Sanxhakut nga sulmet e çetnikëve, pastaj veprimtarinë e tij në Lidhjen e Dytë të Prizrenit, si dhe më pas në Organizatën Nacionaldemokratike Shqiptare dhe së fundi, hyrjen e komunistëve dhe vendosjen e pushtetit të tyre në Pazar të Ri, si dhe ekzekutimin e tij në janar të vitit 1945. “Nuk ka dilemë se Aqif Blyta ishte intelektual me vlera të mëdha politike e diplomatike, në shërbim të popullit dhe çështjes kombëtare, duke mbetur simbol i Pazarit të Ri nga pushtimi i çetnikëve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Në këtë aspekt, ai ka pasur ndihmën vëllazërore të kosovarëve, me në krye Shaban Polluzhën dhe bashkëluftëtarët e tij, duke dëshmuar organizim dhe sakrificë në mbrojtje të kauzës kombëtare”, ka thënë studii. k. uesi Draga.
Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, Ismet Azizi, ka treguar se kjo shoqatë kulturore është themeluar shtatë vite më parë dhe se me një përkushtim të madh i është qasur problemit të Sanxhakut, duke punuar në varësi të mundësive dhe përkrahjes. Ai ka thënë se në fillim ka qenë shumë e vështirë, por që ata kanë qenë këmbëngulës duke arritur t’i bindin institucionet dhe veprimtarët e ndryshëm nëpër botë, nga të cilët tani nuk mungon përkrahja. “Nuk mungon as përkrahja e institucioneve tona. Së fundmi kemi fituar një projekt të historisë gojore dhe kemi filluar punën, duke realizuar intervista nëpër vise të ndryshme të Sanxhakut. Kemi qenë në Bihor, ku jemi fascinuar me të kaluarën e Bihorit. Sepse ne për Bihorin kemi ditur vetëm si vend i shkatërrimit dhe i gjenocidit serbo-malazez ndaj kësaj popullate, por ne pamë aty shumëçka, morëm prej tyre shumë intervista dhe shumë shpejt ato do të dalin në opinion”, ka theksuar Azizi. Kryetari i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun” ka treguar se në të ardhmen planifikojnë botimin e një libri të ilustruar me fotografi dhe fjalë, ku do të përmblidhen të gjitha fotografitë që i kanë për Sanxhakun. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
25
KULTURË
“Mimozat” e M
Poezia “Mimozat” e poetit Martin Camaj është nyjëtuar si një tekst hermetik, ku midis vargjeve dallohen fjalës së munguar, si pas fillit të Arianës, të përshkosh labirintin e mundimshëm të formës, ku derdhet te Yzedin Hima “Ai madje i shikon me “përçmim” duart e tij, duart tona “të vrashta”, të cilat janë shndërruar në të tilla për shkak se nuk kanë “përkitur” (prekur) gratë mimoza, a mimozat gra dhe duke humbur funksionin fisnik, janë shndërruar në duar të gurta, duar pa ndijesi, në vegla, llamarina, kova a lopata.” Poezia “Mimozat” e poetit Martin Camaj është nyjëtuar si një tekst hermetik, ku midis vargjeve dallohen sytha simbolesh si shenja ftuese, si grishje për t’u afruar në honet e mungesës së fjalës e aty, kapur pas fjalës së munguar, sipas fillit të Arianës, të përshkosh labirintin e mundimshëm të formës, ku derdhet terri, e pastaj drejt e në dritën e kuptimit, ku forma tretet në domethënie si terri i honit shkimet në dritë. Si çdo lexim i një teksti të arrirë, leximi i poezive të Martin Camajt është një aventurë plot të papritura, ku në analizë të fundit kërkohet, zbulohet, krijohet dhe përjetohet e bukura. Sivjet për të parën herë/ Mimozat në dorën e një vashe i pashë/ Qetësisht tue marrun frymë si në degë… Janë tre vargjet e parë të kësaj poezie. Po pse pikërisht “simjet” dhe jo vjet apo parvjet apo kaherë?! Fjala që mungon është pikërisht koha ekzakte: simjet: në janar, në shkurt, në mars, në prill apo në dhjetor?! Mimozat çelin herët në shkurt dhe janë paralajmëruese të stinëve të bukura vijuese. Me ç’duket ky shpërthim mimozash në pastinë na çon drejt kuptimeve të tjera: nuk ka çelur mimoza, por ka shpërthyer vajza në lule, bukuri, aromë e dashni. Duke paralajmëruar stinët e lulëzimit të saj dhe njëheri dimrin e stinës së
26
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
unit poetik: Mimozat erdhën tue pru me vehte/ Ngjyrën e ditëve të blera, /Afshin e zemrave që rriten nga një fije/ Për ditë, pëshpëritjet e egra e të lehta/ Të atyne që shkelën në prakun e jetës/ Me kambë të dyshimta, me frigë.
Mjedisi i vizatuar është ekzotik. Në këtë mjedis ka kaluar çdo njeri, por sa ka ditur ai të qëndrojë, të vëzhgojë, të kërkojë, të gjejë, të zbulojë, të përjetojë gjithçka që të ofron ajo kohë dhe hapësirë? E ka kaluar këtë mjedis si Odiseu, “i lidhur” pas shtyllave
KULTURË
Martin Camajt
sytha simbolesh si shenja ftuese, si grishje për t’u afruar në honet e mungesës së fjalës, e aty, kapur pas erri, e pastaj drejt e në dritën e kuptimit, ku forma tretet në domethënie si terri i honit shikimet në dritë
të moralit, si Diogjeni me qiri në dritë të diellit në kërkim të dashurisë, apo symbyllur e “ duart e zëna me sende”, siç shkruan më poshtë Camaj?! Dhe këtu shfaqet pendesa. Uni poetik ndihet i penduar thellë për vete dhe për të tjerë, sepse përdor
shumësin në vend të njëjësit. Ai madje i shikon me “përçmim” duart e tij, duart tona “të vrazhta”, të cilat janë shndërruar në të tilla për shkak se nuk kanë “përkitur” (prekur) gratë mimoza, a mimozat gra dhe duke humbur funksionin fisnik, janë shndërru-
ar në duar të gurta, duar pa ndjesi. Nëse ato do të preknin, përkëdhelnin do të ishin duar të buta, të ndjeshme, njerëzore. Kanë humbur funksionin e tyre më të fisëm, duke e zëvendësuar atë me mbartjen e sendeve, duke u kthyer në vegla pa shpirt, si llamarina, lopata apo kova. Dhe mendimi zgjatet më tej se edhe njeriu bashkë me duart do ketë humbur edhe pjesë të tjera të tij, ndoshta edhe shpirtin e tij dhe është shndërruar në rob të sendeve: Me duart tona të vrashta, / të zanuna me sende të tjera, /s’kemi si me i përkitë / Uni poetik e shikon efektin vrastar “të mospërkitjes”, jo thjesht te vetja, tek të tjerët, por shumë më të dhimbshëm, shumë më të kobshëm te gruaja. Ai ndihet fajtor për të gjithë burrat e botës, ku shikon se mimozat femra, për këtë shkak, e humbin aromën dhe shndërrohen në gra vjeshtore. Kjo mungesë është aq e madhe për gruan sa e shndërron atë nga një grua në moshën më të bukur, në një grua të moshuar, grua vjeshtore, siç e quan Camaj: dhe aroma u humb n’erna lulesh / të mbytuna në parzmet e grave vjeshtore. / Pastaj vjen koha e pendesës, plot trishtim, pamundësi. Nëpërmjet një klithme a apostrofe uni poetik kërkon të pamundurën: O ti mimozë e re, bartse kujtimesh, / mes stinëve dhe e pa stinë, /çka të baj me kthye te ti dhe ‘i herë? Natyrisht, uni poetik i ka flakur sendet, ose i ka parë se sa të pavlerë janë dhe ndihet thellësisht i penduar për duart e zëna, ndihet i liruar nga robëria e sendeve, ndaj i drejtohet jo mimozës që çel në stinën e saj, por mimozës që çel mes stinëve dhe pa stinë, duke qenë i gatshëm të bëjë të pamundurën për kthimin e kohës që shkon e nuk kthen. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
27
MOZAIK
Arkeologët kanë fill ta zgjojnë Shasin e Gjekë Gjonaj
Punimet për kërkimet arkeologjike në qytetin e lashtë mesjetar të Shasit, rreth 25 kilometra nga Ulqini, kanë filluar rreth dy javë më parë.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
Ekipi arkeologjik i Muzeut “Polimle” nga Berana, i përbërë nga katër arkeologë malazezë, një shqiptar dhe katër punëtorë, është duke punuar në atë lokacion arkeologjik. “Deri më tani po punohet për pastrimin dhe sanimin e terrenit, pastrimin e pyllit, heqjen e gurëve dhe stivimin e tij brenda objekteve. Kjo do të pasohet me hulumtime të shëndosha, hulumtime shtresash, identifikimi i objekteve që shfaqen, për të valorizuar ofertën turistike në Shas”,
thotë arkeologu, Predrag Lutovac. Ai tregon se kantieri është shumë i lënë pas dore, muret kanë rënë dhe duhet të nisin sa më parë disa punime konservuese, në mënyrë që sa më shpejt të bëhet një plan, në mënyrë që vizitorët e ardhshëm të këtij lokaliteti të kenë një pasqyrë më të qartë të tij. Kërkimet në këtë vend janë kryer në kuadër të programit trepalësh për projektet IPA ndërmjet Malit të Zi, Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegov-
MOZAIK
luar fjetur inës. Koordinatori i Zyrës për Projekte të Komunës së Ulqinit, Artan Çobi, thotë se hulumtimet arkeologjike që po kryhen në pjesën perëndimore të qytetit të lashtë të Shasit do të përcaktojnë shtrirjen dhe lashtësinë e këtij lokaliteti. “Një nga qëllimet e këtij projekti është promovimi i ofertës turistike të rajonit ndërkufitar përmes rivitalizimit dhe përdorimit të qëndrueshëm të trashëgimisë kulturore të lënë pas dore, gjë që
Bëhet fjalë për kërkime gjatë të cilave është mbledhur shumë material i luajtshëm arkeologjik, i cili daton , siç pohojnë arkeologët që në mesjetë. Më pas është kontrolluar terreni, janë regjistruar dhe renditur të gjitha të dhënat dhe vendet që mund të jenë interesante. Pak më shumë se dy vjet më parë u kryen kërkime gjeofizike dhe konservuese të qytetit mesjetar të Shasit, i cili u financua nga Ministria e Kulturës përmes Programit për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore për vitin 2019 përmirëson shkëmbimin ndërkufitar të ideve dhe ngritjen e kapaciteteve të operatorëve të trashëgimisë dhe turizmit”, thotë Çobi. Vlera totale e këtij projekti të titulluar “Valorizimi dhe promovimi i trashëgimisë kulturore Ulqini” është 17,396
euro, të cilat janë siguruar nga fondet evropiane. Ky projekt parashikon gjithashtu ngritjen e dy postblloqeve dhe 50 ulëse me 25 kosha mbeturinash. Kujtojmë se gërmimet e para arkeologjike në qytetin më tërheqës të vdekur në Adriatik, Shas, janë bërë gati katër dekada më parë, në vitin 1985. Bëhet fjalë për kërkime gjatë të cilave është mbledhur shumë material i luajtshëm arkeologjik, i cili daton , siç pohojnë arkeologët që në mesjetë. Më pas është kontrolluar terreni, janë regjistruar dhe renditur të gjitha të dhënat dhe vendet që mund të jenë interesante. Pak më shumë se dy vjet më parë u kryen kërkime gjeofizike dhe konservuese të qytetit mesjetar të Shasit, i cili u financua nga Ministria e Kulturës përmes Programit për Mbrojtjen dhe Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore për vitin 2019. Sot Shasi , edhe pse vetëm një monument kulture i mbrojtur në letër, fle në të njëjtën kodër si në kohën kur u pushtua nga turqit, vetëm se gjithnjë e më shumë duket si një gërmadhë dhe pëshpërit gjithnjë e më padëgjueshëm për historinë e tij, për kishat që ishin aq ditë sa ka viti , dhe për kohët që gjëmonin mbi të. Të gjithë erdhën dhe shkuan, disa u shkatërruan dhe u ngritën, të tjerët ndërtuan dhe pushtuan, kurse shteti duhet të bëjë gjithçka që është e mundur për të eksploruar plotësisht Shasin, në mënyrë që të zgjojë qytetin nga gjumi shekullor, i cili të paktën, siç presin arkeologët, do të mund të tregonte aq shumë. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
29
PORTRET
Mr. Ali Muzli Ahmeti (1944-1990) albanolog
Veprimtar i paepur e frytdhënës i letërsisë gojore shqiptare Shaban Hasangjekaj
U lind më 20 korrik të vitit 1944, në fshatin Vuthaj të Komunës së Gucisë, nga e ëma Mejreme Hysenaj – Ahmetaj dhe i ati Muzli Ramë Ahmetaj, bajraktari i Vuthajve, familje kjo tipike tradicionale shqiptare, me traditë të lavdishme patriotike, atdhetare, bujare dhe mikpritëse, e vëllazërisë Ahmetaj, të bajrakut të Nikçit, e të fisit të Kelmendit. Në familje ku prindërit rritnin shtatë fëmijë, pesë djem dhe dy vajza, e Aliu ishte vëllai i dytë me radhë. I rritnin në kushte të pavolitshme ekonomike, të cilët si pjesa më e madhe e familjeve të kësaj treve, ekzistencën familjare e siguronin kryesisht nga punët e përditshme bujqësore dhe blegtorale.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
Ali Muzli Ahmeti, mësimet e para të fillores, ciklin e ulët (I-IV) i kreu në vendlindje – në Vuthaj, ndërsa katër klasat e ciklit të lartë (V-VIII), të pestën, gjashtën dhe të shtatën në gjuhën serbokroate dhe të tetën në gjuhën shqipe, në shkollën tetëvjeçare të Gucisë, ngase regjimi i atëhershëm i pushtetit malazez gjatë tri viteve shkollore 1956-1959, ndaloi zhvillimin e mësimit në gjuhën shqipe në shkollën tetëvjeçare të Gucisë dhe në atë katërvjeçare në Martinaj, por jo edhe në simotrën e saj në Vuthaj, për t’i hapur sërish pas tri vitesh, në vitin shkollor 1959/60 kur Aliu ishte në klasën e tetë të cilën në këtë vit shkollor e kreu me sukses të lartë. Aliu bashkë me shumë shokë, por jo edhe me shoqe vuthjane të asaj kohe, ka udhëtuar në këmbë çdo ditë mësimi nga dhjetë kilometra, me veshmbathje joadekuate e jo të mirë, rrugëve të papërshtatshme, dimrit shpeshherë të pa kaluara nga trashësia e borës, shumë herë edhe të uritur. Aliu ishte ndër nxënësit më të dalluar me sukses në mësime të
Në plejadën e intelektualëve shqiptarë të trevës së krahinës së Plavës dhe të Gucisë, të cilët kanë bërë emër dhe janë në zë në profilet e ndryshme të veprimtarive dhe krijimtarive të tyre profesionale, bën pjesë edhe mr. Ali Muzli Ahmeti, tani i ndjerë
gjeneratës së vet në shkollën fillore tetëvjeçare të Gucisë. I etur për dritë dhe dije, dhe i entuziazmuar e frymëzuar nga bashkëvendësit më të vjetër vuthjanë, por edhe nga bashkëkombësit shqiptarë nga treva e krahinës së Plavës dhe Gucisë, e në veçanti për të ndjekur rrugëtimin e vëllait më të madh, Ibrahimit, që vijonte mësimet në shkollë të mesme, Ali Muzli Ahmeti donte që edhe ai ta vazhdonte shkollimin e mesëm. Ndonëse në vitin shkollor 1960/61, kur e kreu shkollën fillore, në Plavë dhe Guci nuk kishte shkollë të mesme me mësim në gjuhën shqipe, Aliu u regjistrua në Gjimnazin “11 Maji” (tani “Bedri Pejani”), në Pejë, si shumë nxënës të kësaj ane, të cilin në afat të rregullt e përfundon me sukses të lartë në qershor të vitit 1964. Si shumë bashkëvendës dhe bashkëkombës shqiptarë nga treva e Plavës dhe Gucisë dhe më gjerë, ndarja e hershme e Aliut nga familja në moshën 16 vjeçare, kushtet e pavolitshme ekonomiko-sociale të kohës, përshtatja dhe adaptimi në
PORTRET
jetën e qytetit dhe ambicia për dritë dhe dije, për Aliun kureshtar, ishin sfida të cilat me vështirësi u përballuan. Për katër vjet të shkollimit të mesëm në gjimnazin e Pejës, Aliu me vëllain më të ri, Rexhepin, dhe dy bashkëvendës vuthjanë kanë ndërruar shumë shtëpi banimi, e madje edhe podrume të këtij qyteti, shumicën e dimrave pa ngrohje, e madje shpeshherë me lukth të zbrazët në mungesë ushqimi të mjaftueshëm. Por, për Aliun kureshtar, suksesi në mësime ishte mbi të gjitha. Pas përfundimit të gjimnazit, drejtimi pedagogjik, Aliu regjistrohet në Fakultetin filozofik të Universitetit të Prishtinës, në degën e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, në të cilin diplomon në vitin 1970 duke marrë gradën Profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Në fakultetin në fjalë, vazhdon studimet postdiplomike në degën e Letërsisë dhe në vitin 1979 merr gradën Magjistër i shkencave filologjike. Mr. Ali M. Ahmeti, studimet e doktoratës degën e Letërsisë shqipe i regjistron dhe vijon në Universitetin e Zagrebit, por për fat të keq, pak para mbrojtjes së disertacionit të doktoratës, më 15 prill të vitit 1990, tragjikisht humbë jetën në fatkeqësi komunikacioni afër Lipjanit në Kosovë, kurse më 17 prill 1990, var-
roset me nderimet më të mëdha në varrezat e vendlindjes në Vuthaj. Mr. Ali Muzli Ahmeti, mbi 20 vjet me përkushtim punoi në arsim. Ishte profesor i nderuar i gjimnazit “Sami Frashëri” të Prishtinës. Por veprimtarisë së rregullt dhe të suksesshme në arsimimin e shumë gjeneratave të reja shqiptare, mr. Ali Muzli Ahmeti, aktivitetin dhe aftësitë e veta të punës letrare i ka dëshmuar dhe shprehur si studiues i zellshëm dhe mbledhës i pasionuar i letërsisë gojore – folklorit, kryesisht në trevën e krahinës së Plavës dhe Gucisë. Ka qenë edhe bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në vitin 1986 boton studimin monografik me titull “Vajtimet dhe gjëmat shqiptare të krahinës së Plavës dhe Gucisë” i cili ishte tezë e magjistraturës. Pas vdekjes, në vitin 1995, iu botua vëllimi poetik me titull “Kur dritaret fiken”. Studimi monografik i mr. Ali Muzli Ahmetit me titull “Letërsia gojore e krahinës së Plavës dhe Gucisë”, është vepra më e plotë deri më tani, që ka temë studimi trashëgiminë gojore të kësaj treve. Ajo ka një gjerësi mahnitëse rreth shqyrtimit të të gjitha llojeve të krijimtarisë gojore. Studimi në fjalë ka një strukturë të mirëfilltë shkencore. Autori mr. Ali Muzli Ahmeti dorëshkrimin e kishte përgat-
itur për ta mbrojtur si tezë të disertacionit të doktoratës, mirëpo vdekja e pamëshirshme dhe e papritur nuk e la për ta përmbushur edhe këtë përkushtim intelektual të tij. Vdekja e la në heshtje gjithë këtë punë të tij për 14 vjet me radhë, duke mos pasur kush të vejë dorë në përgatitjen e saj për botim. Më në fund, në vitin 2004, familja e autorit të ndjerë, bashkëshortja dhe vajzat të cilat i la pas vdekjes tragjike, gjetën mundësi dhe përkrahjen e shokëve të autorit për ta botuar dhe shtypur në Shtypshkronjën “Grafobeni” në Prishtinë. Mr. Ali Muzli Ahmeti, ka publikuar studime, artikuj të ndryshëm shkencorë, punime letrare e kritike, etj. Po ashtu është paraqitur me kumtesa edhe në tubimet e ndryshme shkencore. Ka lënë në dorëshkrim shumë materiale të letërsisë gojore, studime dhe punime letrare. Fati i zi e deshi që vizionari i denjë i çështjes së arsimit dhe veprimtari i paepur i letërsisë gojore shqiptare, mr. Ali Muzli Ahmeti, në hovin, lugun, vrullin, elanin dhe aktivitetin më të madh të punës së tij shumë-përfshirëse papritmas dhe në mënyrë tragjike të ndahet nga jeta, duke lënë shumë punë dhe angazhime të filluara të papërfunduara. U nda nga jeta mu atëherë kur më së shumti pritej prej tij. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
31
MOZAIK
OJQ “Fëmijët e Malit të Zi”
Nis fushatën promovuese “T’i kapërcejmë pengesat“
Tuz – Me qëllim të vetëdijesimit të personave me aftësi ndryshe dhe të qytetarëve për të drejtat e këtyre personave, OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” në bashkëpunim me Komunën e Tuzit filluan të premten më 25 shkurt 2022 fushatën promovuese –“T’i kapërcejmë pengesat“. Sipas njoftimit për media të kësaj organizate, në kuadër të kësaj fushate u krijuan materiale promovuese, slogane, broshura, pamje vizuale për rrjetet sociale, video me shembuj të praktikës së mirë në punësimin e
32
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
personave me invaliditet, paraqitje, të ftuar në TV, etj. “Në kuadër të këtij projekti u realizuan aktivitete të ndryshme të cilat kontribuuan tek kjo fushatë, siç janë: trajnime për përfaqësuesit e grupit monitorues për monitorimin e zbatimit të planit lokal të veprimit, trajnime për stafin mësimdhënës për zbatimin dhe monitorimin më të mirë të qëllimeve të arsimit gjithëpërfshirës apo inkluziv, seminare mbështetëse për prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuara, zhvillim dhe punëtori për
fëmijët me aftësi të kufizuara dhe shumë aktivitete të tjera”, thuhet në njoftimin e kësaj OJQ-je. Fushata e cila zhvillohet në kuadër të projektit “Bashkëpunimi për përmirësimin e pozitës së personave me invaliditet në Tuz” do të zgjasë deri më 10 prill 2022, ndërsa mbështetet nga Qendra për Edukim Qytetar (CGO), në kuadër të programit të organizatave të shoqërisë civile në Mal të Zi - nga shërbimet bazë deri te hartimi i politikave - M’ BASE, financuar nga t. u. Bashkimi Evropian.
MOZAIK
Qasje ndërkombëtare sportive
Gucia, pjesë e Ligës botërore në Skyrunning Federata Ndërkombëtare Skyrunning (ISF), Gucinë, Bjeshkët e Nëmuna dhe Malin e Zi i ka renditur pjesë të Ligës botërore të Skyrunning-ut në Kampionatin “VK OPEN” nën kategorinë Vertical Kilometer®. Kampionati “VK OPEN 2022” përbëhet prej tetë vrapimesh, si dhe prej finales së madhe, të sistemuara në shtatë shtete: Brazil, Kil, Mal të Zi, Portugali, Spanjë, Bullgari dhe Itali. “Të gjithë ata të cilët i joshin (tërheqin) vrapimet në terrenet e larta dhe të rrëpishme, siç janë Bjeshkët e Nëmuna, i njoftojmë se gara e
vrapimit në Guci është e planifikuar më 14 gusht 2022, në luginën atraktive glaciale Grebajë në gjatësi prej 3,5 km dhe në një ngjitje prej 1100 metrash e cila është edhe lartësia më e madhe nga të gjitha tetë vrapimet e garave të planifikuara të kampionatit të sipërpërmendur. Përveç vrapimit ‘Vertical Kilometer’, do t mbahen edhe dy vrapime të tjera: ‘SkyRace®‘ në gjatësi 30 kilometra me 2140 metra ngjitje plus diferenca në lartësi dhe ‘SkyUltra®’ në gjatësi 50 kilometra dhe në ngjitje 4400 metra plus në diferencë lartësie.
Shfrytëzoj rastin të ftoj të gjithë dashamirët e natyrës dhe sportit të vizitojnë Bjeshkët e Nëmuna dhe të marrin pjesë në këtë ngjarje spektakulare e mallëngjyese”, ka deklaruar drejtori i Organizatës turistike të Gucisë, Z. Irfan Radonçiq. Në “Skyrunning Bjeshkët e Nëmuna 2021”, që është mbajtur vitin e kaluar, kanë marrë pjesë më se 300 garues nga 18 shtete dhe është ndër Outdoor eventet më të mëdha në Mal të Zi. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
33
MOZAIK
Përfaqësuesit e Agjencisë për Investime
Në vizitë zyrtare Komunës së Plavës Plavë – Komunikimi dhe bashkëpunimi në vazhdimësi në mes të përfaqësuesve të vetëqeverisjes lokale dhe Agjencisë për investime, mund të krijojë supozime më cilësore për avancimin e ambientit investues në Komunën e Plavës, është konkluduar në takimin e kryetarit të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, dhe ushtruesit të detyrës së drejtorit të Agjencisë për investime, Mlladen Grgiq, të premten e kaluar. Kryetari Canoviq ka njoftuar bashkëbiseduesit me planet për periud-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 3 MARS 2022
hën e ardhshme, si dhe me potencialet në fusha të caktuara për të cilat opinioni profesional është i qëndrimit se janë rasti më i madh i Komunës së Plavës në kohën e ardhshme. Gjatë takimit, janë hapur tema të ndryshme me interes reciprok, dhe janë shkëmbyer mendime përkitazi me projektet potenciale të cilat do të mund të realizohen përmes modelit të partneritetit publik – privat. Përfaqësuesit e agjencisë në fjalë, posaçërisht janë përqendruar në të gjitha përparësitë të cilat i ofron lig-
ji mbi partneritetin publik – privat, si model më i ri i investimit në Mal të Zi. Në takimin dypalësh, në emër të Komunës së Plavës kanë marrë pjesë edhe kryetarja e Kuvendit të komunës, znj, Jasmina Cikotiq dhe drejtori i Drejtorisë për punë publike dhe investime, z. Fuad Feratoviq, ndërsa Agjencionin e sipërpërmendur e kanë përfaqësuar shefja e Shërbimit për punë të përgjithshme, znj. Merlina Toshiq, dhe këshilltarja e pavarur, znj. Angjella Dautoviq. Sh. Hasangjekaj
SPORT
Për shkak të agresionit të Rusisë në Ukrainë
FIFA dhe UEFA pezullojnë kombëtaren dhe ekipet ruse Vendimet u miratuan nga Byroja e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverive botërore dhe evropiane të futbollit. Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi, por këto dy ndeshje nuk do të zhvillohen pas këtij vendimi FIFA dhe UEFA kanë marrë një vendim zyrtar kundrejt Rusisë. Kombëtarja e Rusisë dhe të gjitha ekipet ruse janë pezulluar nga të gjitha garat sportive ndërkombëtare. Vendimet u miratuan nga Byroja
e Këshillit të FIFA-s dhe Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, përkatësisht organet më të larta vendimmarrëse të qeverive botërore dhe evropiane të futbollit. Pas vendimeve fillestare të miratuara nga Këshilli i FIFA-s dhe
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s, të cilat parashikonin miratimin e masave shtesë, FIFA dhe UEFA kanë vendosur së bashku që të gjitha ekipet ruse, qofshin ato kombëtare përfaqësuese apo ekipet e klubeve, do të pezullohen nga pjesëmarrja në garat e FIFA-s dhe UEFA-s deri në një njoftim të dytë. Një goditje e madhe kundrejt futbollit rus, që vjen si pasojë e pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kombëtarja shqiptare bën pjesë ne grupin 2 të Ligës B në Ligën e Kombeve, ku kanë përballë Rusinë, Izraelin dhe Islandën. Më 2 qershor është programuar sfida e parë e grupit përballë Rusisë në “Air Albania”, ndërsa përballja e kthimit më 13 qershor në Rusi, por këto dy ndeshje nuk do të zhvillohen pas këtij vendimi. Ndërkohë, Rusia është pjesë e grupit B në fazën “play-off” të Botërorit Katar 2022, që përbëhet nga Rusia, Polonia, Suedia dhe Republika Çeke. Shorti përcaktoi dy duelet gjysmëfinale Rusi - Poloni dhe Suedi - Republikë Çeke. Vendime të njëjta pritet të marrin edhe federatat e sporteve tjera. E ENJTE, 3 MARS 2022
Javore KOHA
35
kohajavore.me