Koha 1006

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 7 prill 2022 Viti XXl Numër 1006 Çmimi 0,50

E vjetra mënjanohet ISSN 1800-5696

Nën ethet e rezultateve të zgjedhjeve lokale

Me treg, por tregtohet në rrugë


PËRMBAJTJE

8

10 Ukraina duhet të jetë pjesë e NATO-s

Ambasador që la ura të përhershme midis SHBA-së dhe Kosovës

16

18 Vegim i arsyes për një poezi të thellë shpirtërore

Pasurim i thesareve albanologjike

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022


PËRMBAJTJE

22

24 Sharmi i tranzicionit

Pasqyrim i ngjarjeve tragjike në qytetin e Ulqinit të vitit 1944 e pas

26

30 Roman i fateve prekëse

Më merr malli për det, por vjetët...

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, znj. Ariana Zherka-Hoxha, vizitoi Komunën e Tuzit

Mundësi për bashkëpunim ndërinstitucional Tuz – Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Mal të Zi, znj. Ariana Zherka-Hoxha, u prit të hënën në Komunën e Tuzit nga kryetari Nik Gjeloshaj. Në njoftimin për opinion të Komunës së Tuzit thuhet se gjatë takimit, ku morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit Fadil Kajoshaj dhe nënkryetari i Komunës Haris Ramoviq, ndër të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

tjera është diskutuar mbi planet dhe projektet që komuna po bën për zhvillimin e vendit. Ndër të tjera është diskutuar edhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërinstitucional në sektorë të ndryshëm, e mbi të gjitha në fushën e kulturës dhe artit, thuhet në njoftim. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj ka thënë se Kosova mbetet

ndër partnerët më të afërt të tyre për bashkëpunim, veçanërisht në fushën e biznesit, gjë të cilën ambasadorja Zherka-Hoxha u zotua se do ta vazhdojë edhe në të ardhmen, thekson njoftimi. Znj. Ariana Zherka-Hoxha, u emërua ambasadore e Republikës së Kosovës në Mal të Zi në muajin janar t. u. të vitit 2022.


NGJARJE JAVORE

U shënua Dita e Komunës së Ulqinit

Nën ethet e rezultateve të zgjedhjeve lokale Ulqin – Dita e Komunës së Ulqinit – e shtuna e parë e muajit prill, këtë vit u shënua nën ethet e rezultateve të zgjedhjeve lokale, që u mbajtën të dielën më 27 mars 2022. Kuvendi solemn, që u mbajt të shtunën në sallën e madhe të Qendrës së Kulturës, u karakterizua nga atmosfera e zymtë dhe pjesëmarrja e ulët e vetëm disa dhjetëra vetëve, ku vërehej mungesa edhe e shumicës së këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Në fjalën e rastit, kryetari i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, ka thënë se sot Ulqini është qytet modern evropian, i cili kërkon administratë bashkëkohore, të avancuar dhe të orientuar nga qytetarët. “Periudha pas nesh ka qenë mjaft sfiduese dhe e komplikuar në të gjitha nivelet, si lokale, shtetërore, por fatkeqësisht jemi dëshmitarë edhe në nivelin global”, ka thënë ai. Daboviq ka folur për të arriturat gjatë një viti prej kur është në krye të Komunës së Ulqinit. “Puna ime është transparente dhe e orientuar drejt kërkesave dhe sugjerimeve të qytetarëve... Vitin pas nesh

ia kam kushtuar ndërtimit të disa prej shtyllave elementare në të cilat bazohet çdo qeverisje lokale demokratike. Jemi përpjekur, shpresoj edhe kemi arritur, që me promovimin e shembujve pozitivë të aktiviteteve shoqërore të dobishme të ndikojmë në ndjesinë e përkatësisë së komunitetit dhe përgjegjësisë kolektive të qytetarëve të Ulqinit”, ka thënë ai. Kryetari i Komunës së Ulqinit ka veçuar realizimin e projektit të kanalizimit për katër lagje të qytetit, pastaj rritjen e mbështetjes për sportin, fëmijët dhe të rinjtë, OJQ-të etj. Ai ka thënë se është i bindur që Ulqini do të vazhdojë zhvillimin e tij dinamik, të qëndrueshëm dhe do të shfrytëzojë çdo ditë potencialet e tij të mëdha zhvillimore. Në fjalën e tij, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani, ka thënë se të gjithë duhet të jemi krenarë që jetojmë në këtë qytet në të cilin kanë jetuar dhe për të cilin kanë luftuar paraardhësit dhe gjeneratat para nesh. “Ata këtij qyteti i kanë dhënë shumë, por vepra më e madhe e tyre është vetë Ulqini dhe ne që jetojmë këtu”,

ka thënë ai, duke shtuar se “ky qytet i vogël, por me të kaluar të lavdishme dhe të bujshme, ka dhënë shumë figura të shquara në shumë fusha”. Në pjesën festive të programit kanë luajtur Orkestri i harqeve i Qendrës së Artit – Elbasan, me dirigjent Blerim Narazani, si dhe kanë kënduar tenorët e njohur Kastriot Tusha e Josif Gjipali, si dhe sopranoja nga Ulqini, Gjylie Pelingu – Hoxha. Në kuadër të shënimit të Ditës së Komunës së Ulqinit është mbajtur edhe koncerti tradicional i Shkollës së Arsimit Muzikor dhe Baletit – Ulqin, konferenca shkencore me temë “Roli i teknologjisë në zhvillimin ekonomiko-juridiko-social në nivel global gjatë pandemisë Covid-19”, organizuar nga Instituti për Hulumtime Shkencore dhe Zhvillim në sallën e konferencave të Hotelit “Mediteran”, është hapur Panairi i Artizanateve dhe Agrobiznesit “Mix Art International Fest 3”, organizuar nga Shoqata “Globus Art” në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, si dhe është mbajtur Turneu XVIII Ndërkombëtar i Karatesë “Ulqini Open” në sallën e Shkollës Fillore “Marshall Tito”. i. k. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

6

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

E vjetra mënjanohet Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Njeriu bëhet i vjetër, por veprat e tij qëndrojnë edhe kur ikën. Ka të tjerë që sulmojnë idetë e vjetra për t’i zëvendësuar me gjithçka të re të pa testuar. Në vitin 1776 u botua në Londër libri “Historia e tkurrjes dhe e rënies së Perandorisë Romake” i Eduard Gibon. Libri është një kurs i mirë për njohuritë, besimet dhe qëndrimet e njerëzve rreth historisë romake dhe popujve të përfshirë në ‘të. Gibon krijoi shprehjen historike “një vend që mund të shihet nga brigjet e Italisë, por është më pak i njohur se brendësia e Amerikës”. Ai dha edhe një përshkrim dhe vlerësim të heroit tonë Gjergj Kastriot-Skënderbeut.

Gibon kritikoi edhe kultin e individit, kur fati i një populli lidhet ngushtë me atë të një personi dhe e argumenton me ngjarjet që ndodhën pas vdekjes së Skënderbeut Gibon zhgënjehet me Barletin që nuk sjell thuajse asnjë hollësi rreth Gjon Kastriotit, atit të heroit, por gabon kur thotë se Skënderbeu vdiq më 1466. Viti 1468 i përcaktuar nga Fan Noli, tashmë është pranuar si viti i saktë i vdekjes së heroit. Gibon kritikoi edhe kultin e individit, kur fati i një populli lidhet ngushtë me atë të një personi dhe e argumenton me ngjarjet që ndodhën pas vdekjes së Skënderbeut. Pavarësisht se “Historia e tkurrjes dhe e rënies së Perandorisë Romake” është një vepër monumentale me shumë referenca, historianë të kohës sonë nuk e rekomandojnë si burim të mirë për historinë romake/

Gibon krijoi shprehjen historike “një vend që mund të shihet nga brigjet e Italisë, por është më pak i njohur se brendësia e Amerikës”. Ai dha edhe një përshkrim dhe vlerësim të heroit tonë Gjergj Kastriot-Skënderbeut. Gibon zhgënjehet me Barletin që nuk sjell thuajse asnjë hollësi rreth Gjon Kastriotit, atit të heroit, por gabon kur thotë se Skënderbeu vdiq më 1466. Viti 1468 i përcaktuar nga Fan Noli, tashmë është pranuar si viti i saktë i vdekjes së heroit.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

bizantine. Veçanërisht me shpikjen e internetit, thonë ata, është e lehtë të gjënden përkthime të burimeve parësore dhe shumë burime dytësore më të mira se sa ato që ofron Giboni; se ka dokumente shumë të detajuara për të cilat ai ka gabuar; dhe se nuk kishte përfitimin e arkeologjisë moderne. Gibon ishte mjaft i mirë për kohën e tij (në fakt, më i miri). Ai flet për rënien e Perandorisë Romake duke nënkuptuar se ajo përfundoi në vitin 476 me rënien e pjesës Perëndimore, por më pas vazhdon të flasë për pjesën Lindore. Ai e quan pjesën bizantine të historisë “një përrallë të lodhshme dhe uniforme dobësie dhe mjerimi”. Gibon krijon përshtypjen për ndjenjën e një rënie të vazhdueshme të Perandorisë, që në fakt nuk është e vërtetë. Ndoshta Perandoria Romake nuk arriti kurrë madhësinë që kishte nën Trajanin, por kjo nuk do të thotë se ajo gjithmonë ishte në tkurrje. Kishte shekuj kur ajo u rrit në përmasa, fuqi, pasuri, kulturë. Por, po, vepra e Gibonit është një lexim i rëndësishëm për të gjithë të interesuarit për historinë dhe letërsinë e shekullit të 18-të, pasi ishte një best seller në kohën e vet. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Ukraina duhet të je Epoka e pasluftës së Ftohtë ka mbaruar dhe nuk ka më shtete neutrale në vijën e parë – midis Evropës së lirë dhe Rusisë perandorake. Si një vend që do të ruajë pavarësinë dhe integritetin e vet territorial, Ukrainës i duhet të jetë pjesë e një strukture sigurie efektive

Januz Bugajski

Kievi e ka bërë të qartë se nga Perëndimi kërkon garanci reale për sigurinë dhe jo premtime të palexueshme. Dhe me qëndrueshmërinë e saj si komb dhe aftësitë në luftim, Ukraina ka dëshmuar se do të mbrojë sigurinë evropiane si të sajën. Asnjë prej negociatave midis Kievit dhe Moskës nuk duhet të keqinterpretohet. Ukraina nuk po negocion në pozitat e të dobëtit, por si një fuqi ushtarake në rritje, që ka zmbrapsur forcat ruse në mjaft fronte betejash. Ajo po negocion me Rusinë kryesisht për të lehtësuar presionin ndaj civilëve që bombardohen nga trupat ruse dhe për të siguruar ndihmë humanitare. Kurse objektivi i Rusisë është të bindë Perëndimin që të neutralizojë Ukrainën, ndërkohë që i bën presion Kievit për të pranuar statusin e një vasali të çarmatosur. Krimet e luftës të kryera nga trupat ruse nuk janë vetëm veprime të bëra nga dëshpërimi. Moska qëllimisht masakron civilë të paarmatosur. Kështu, videot e shkollave dhe spitaleve të bombarduara do shërbejnë që Perëndimi t’i bëjë presion Ukrainës për lëshime të njëanshme. Sidoqoftë, mizoritë ndaj civilëve po japin efekt të kundërt. Ata po e bëjnë rezistencën e Ukrainës më solide; po i shtojnë furnizimet me armë nga Perëndimi; dhe po e rrisin mbështet-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

jen për sanksione gjithëpërfshirëse ndaj tregtisë me Rusinë dhe energjisë së saj. Sanksionet ndihmojnë në të privuarit e Rusisë nga burimet që i nevojiten për të vazhduar luftën dhe për të funksionuar si shoqëri. Ukrainës i duhet ta fitojë këtë luftë, si për të shmangur çfarëdo sulmi të ardhshëm nga Moska, po ashtu dhe për t’i dhënë një mësim të dhimbshëm Rusisë në lidhje me ambiciet

e saj perandorake/imperialiste. Një fitore e plotë do përfshinte tërheqjen totale të trupave ruse nga të gjitha territoret e pushtuara, përfshirë Donbasin dhe Krimenë. Në të njëjtën kohë, sanksionet duhet të vazhdojnë të jenë në fuqi derisa Putini dhe regjimi i tij të rrëzohen, ndërkohë që miliarda dollarë asete të ngrira ruse në institucionet financiare perëndimore kanalizohen për rindër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

etë pjesë e NATO-s timin e Ukrainës. Në fjalimin e tij të fundit në Varshavë, Presidenti Xho Bajden në fakt u bëri thirrje shtetasve të Rusisë që të hedhin regjimin e Putinit ose të (pranojnë të) përballen me shkatërrim ekonomik. Kievi po kërkon garanci ndërkombëtare të qenësishme për sigurinë, në mënyrë që të pengojë çfarëdo agresioni ushtarak në të ardhmen. Kjo sinjalizon ose një lëvizje drejt anëtarësimit në NATO ose një traktat me NATO-n apo SHBA-në që do t’i siguronte Ukrainës të merrte të gjitha armët dhe mbështetjen e nevojshme për parandalim dhe vetëmbrojtje. Vetë Rusia nuk mund të jetë palë që garanton sigurinë e Ukrainës, sepse ajo është kërcënimi i vetëm i sigurisë së Ukrainës, pasi shkeli Memoran-

dumin e Budapestit të vitit 1994, të nënshkruar nga SHBA-ja, Britania e Madhe dhe Rusia për të garantuar sigurinë e Ukrainës, kur Kievi dorëzoi armët e tij bërthamore. Ukraina është pikërisht ai lloj vendi që NATO ka nevojë të këtë si anëtar: një vend që e kupton katërcipërisht kundërshtarin rus, shfaq aftësi të jashtëzakonshme ushtarake dhe ka përkushtimin për mbrojtjen e Evropës së lirë. Kur një vend anëtarësohet në NATO, shanset e një sulmi rus ndaj tij zvogëlohen ndjeshëm, siç është vënë re në rastin e shteteve baltike, që janë shumë më të vogla dhe më të dobëta (se Ukraina). Edhe pse Moska kërcënon vazhdimisht Estoninë, Letoninë, Lituaninë, ajo nuk ndërhyn ushtarakisht atje, pasi i frikësohet një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

reagimi shkatërrues të NATO-s të udhëhequr nga SHBA-ja. Kremlini vazhdon të ndërmarrë fushata frikësimi me asgjësime bërthamore dhe luftëra botërore, në mënyrë që të prishë kohezionin/unitetin e Perëndimit. Ndonëse përdorimi i armëve strategjike bërthamore të çfarëdo lloji kundër Perëndimit nuk është i pritshëm, duke pasur parasysh se do të nënkuptonte vetëvrasje kombëtare, Moska mund të përdorë armë taktike bërthamore ose kimike me rreze të shkurtër veprimi kundër objektivave ukrainase. Sidoqoftë, një përshkallëzim i kësaj natyre, gjithashtu, do të provokonte reagimin e NATO-s, siç është shprehur Bajdeni, dhe kjo mund të përfshinte forcat amerikane, në një kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj burimit të sulmit. Qeveritë e Perëndimit duhet të jenë të kujdesshme që padashur të mos mbështesin fushatën e frikësimit të Kremlinit, që paralajmëron Luftën e Tretë Botërore në rast të ndonjë përfshirjeje të drejtpërdrejtë të NATO-s në luftë. Ushtria ruse nuk mund të krahasohet me NATO-n dhe do të shmangë çdo konfrontim të drejtpërdrejtë me të. Përveç paaftësisë organizative, dështimeve të pajisjeve dhe mungesës së fuqisë njerëzore që dolën në pah në Ukrainë, Rusia po përballet me një katastrofë ekonomike të paprecedent, pasi sanksionet perëndimore po rriten, çfarë do t’i shterojnë në mënyrë domethënëse kapacitetet e saj ushtarake. Për më tepër, Moska nuk ka aleatë të besueshëm. Edhe Bjellorusia e shtetet e Azisë Qendrore, pjesë e Organizatës së Traktatit për Siguri Kolektive (CSTO) të dominuar nga Moska, nuk duan të luftojnë në emër të imperializmit rus. Për më tepër, Kina do ta shmangë përfshirjen në luftë me SHBA-në dhe do të përgatitet më shumë për të përvetësuar burime energjie dhe territore të vyera të Siberisë dhe të Lindjes së Largët, sapo Rusia të fillojë të shkërmoqet. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Xhon Menzies (1948-2022)

Ambasador që la ura të përhershme midis SHBA-së dhe Kosovës Ambasadori aktual i Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës, z. Xhef Hovenier në portalin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë, njoftoi lajmin e zi për kalimin e parakohshëm në amshim të ambasadorit dhe diplomatit të njohur amerikan Xhon Menzies (1948-2022)

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork “Mbajmë zi për humbjen e një kolegu dhe diplomati të dalluar, ambasadorit Xhon Menzies. Ai ishte një mbështetës besnik dhe i palëkundur i sovranitetit dhe pavarësisë së Kosovës. Në detyrën e tij si diplomat dhe edukues, ai preku aq shumë jetë njerzish dhe ndërtoi ura të përhershme midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës me vendet e Ballkanit dhe Lindjes së Mesme”. Ambasadori Hovenier e ka fjalën për shërbimin me dinjitet të Xhon

10

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Menzies në Bosnje, ku i ndjeri ka shërbyer si ambasador i Shteteve të Bashkuara në vitin 1996, por edhe në Kosovë në vitet 2001-2002. “Në vitet më të errëta të ditëve tona”, siç u shpreh Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani me rastin e kalimit në amshim të këtij burri të madh të diplomacisë amerikane. Në ngushëllimin përcjellur familjes dhe miqve të ambasadorit Menzies, Presidentja e Kosovës shkroi: “Ai shërbeu në Kosovë në ditët tona më të errëta dhe i përforcoi thirrjet tona për paqe dhe pavarësi”. “Ambasadori Xhon Menzies”, tha në vijim Osmani, ishte, “mik i madh i vendit tonë dhe ish-Shef i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Kosovë”, në një kohë të vështirë për Kosovën, përfundon Osmani mesazhin e saj të nguhëlli-

meve të sinqerta dërguar, në emër të Kosovës, familjes dhe miqve të diplomatit Xhon Menzies. Të ndjerin Xhon Menzies e kujtoj edhe unë nga vitet e shërbimit tim në Zërin e Amerikës, si dhe nga disa takime në Uashington dhe më vonë në Nju Jork. Ai vinte shpesh i ftuar në intervista për të diskutuar gjendjen në Ballkan, me shërbimet e programeve radio-televizive drejtuar vendeve ballkanike, sidomos shërbimit boshnjak por edhe të tjerave. Diplomati Menzies ishte mjaft i lidhur edhe me komunitetet amerikano-ballkanike, sidomos me shqiptarët dhe me boshnjakët – ndërkohë që edhe merrte pjesë si i ftuar edhe në takime me përfaqësues të këtyre komuniteteve. Kishte marrëdhënie të mira me komunitetin shqipta-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ro-amerikan në Nju Jork, veçanërisht gjatë shërbimit të tij në Misionin e SHBA-së pranë OKB-së, ndërkohë që kishte lidhje të ngushta edhe me Presidentin historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovën. Në një mesazh lamtumirëse, ish-përfaqësuesi i Ibrahim Rugovës në Zyrën e ish-Senatorit Robert Dole dhe aktualisht Kryetar i Federatës Pan-Shqiptare Vatra, z. Elmi Berisha e cilëson ish-diplomatin amerikan në Kosovë, si një “humanist dhe misionar që Zoti u dërgon kombeve të lashta dhe liridashëse”, siç ishin shqiptarët. Kryetari i Vatrës, sikur po shprehej në emër të të gjithë shqiptarëve që e kanë njohur, dhe atyre që nuk e kanë njohur ish-diplomatin Menzies dhe veprën e tij në mbështetje të interesave dhe të drejtave të shqiptarëve, lirisë dhe pavarësisë që gëzon sot Kosova, duke thenë ndër të tjera: “E deshte shumë Kosovën, Presidentin e saj historik. Ishe më shumë se ambasador në Kosovën e pasluftës, na inkurajoje dhe na jipje shpresa reale se Kosova de fakto është shtet i pavarur, besove dhe punove shumë që kjo të jetësohet! Nga njerëzit e kalibrit Tuaj ndryshohen rrjedhat e politikës, ato shoqërore dhe të historisë. Kështu do të kujtoheni nga shqiptarët dhe Kosova, z. ambasador”, ka shkruar z. Elmi Berisha me rastin e kalimit në amshim të ish-përfaqësuesit amerikan në Kosovën e pasluftës. Pas daljes në pension nga Departamenti Amerikan i Shtetit, Xho K. Menzies ka shërbyer në shumë detyra akademike të Shteteve të Bashkuara, përfshirë dekan i Whitehead School of Diplomacy and International Relations at Seton Hall University; në University of California, Berkeley dhe në University of Arkansas. Z. Menzies ka shërbyer edhe si president i Graceland University in Lamoni, të shtetit Iova (shtator 2002 -gusht 2006). Ish-ambasadori Menzies ishte përgjegjës për regjistrimin e më shumë se 300 studentëve ndërkombëtarë në Graceland University, duke tërhequr shumicën e

tyre nga vendet ballkanike. Në janar të vitit 2006, z. Menzies vizitoi Kosovën për këshillime në lidhje me bisedimet përfundimtare për pavarësinë e Kosovës, bisedime që në atë kohë po mbaheshin në Vjenë. Përveç Kosovës dhe Bosnjës, ai ka shërbyer si diplomat edhe në Hungari, ish-Gjermaninë Lindore dhe në Bullgari. Zyra e Presidentit të Kosovës, në vitin 2014 ka dekoruar z. Xhon Menzies me Medaljen Presidenciale, dekorata më e lartë e shte-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tit të Kosovës. Për fat të keq, miqtë e kombit shqiptar të 50-viteve të kaluara duket sikur po zhduken dalëngadalë, sidomos ata nga radhët e diplomacisë dhe të politikës amerikane. Po zhduken ata që në të vërtetë, për pothuaj një gjysëm shekulli, ndërtuan ura midis dy kombeve tona dhe të cilët u qëndruan besnikë dhe të palëkundur lidhjeve historike midis dy popujve tanë. Pushofsh në paqe Xhon K. Menzies! E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Agjërimi në traditën shqiptare (2)

Obligim fetar për çd Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Në vitin 1807, gjenerali francez Frederik Guillaum de Vaudonkurt (1772-1845) kishte vërejtur në Epir se dy fetë e vetme - islami dhe ortodoksia, nuk ishin fare të ngarkuara me fanatizëm, sepse ”quheshin shqiptarë”. Feja e Krishtit ose e Muhamedit – thotë ai – mund të ndryshonte vetëm në mënyrën e lutjes. Pjesa më e madhe e fshatrave myslimane nuk kishin xhami dhe prandaj ata nuk e kishin të vështirë të festonin Pashkët me të krishterët, po aq sa këta të fundit të merrnin pjesë në kremtimin e Ramazanit [Vaudoncourt:1816]. Kështu shkruante edhe shkencëtari austriak, hulumtues e studiues i Gadishullit Ballkanik – A. Waldkamf (1887), se si ortodoksët merrnin pjesë me dëshirë në festën e Ramazanit [Krasniqi:2007, f. 38]. Më pastaj kemi përshkrimin e Xhon Kam Hobhouse (1786-1869), i cili kishte udhëtuar gjatë tetorit, që i binte të jetë muaji i Ramazanit: “e krezhmja e turqve”. Fillimi i këtij muaji demonstrohej me gëzim duke u ndriçuar të gjitha minaret. Krisma pushkësh në çdo kënd të qytetit. Në fillim u hab-

“ 12

it tek u trazua gjatë natës, kur dëgjoi “zërin e muezinit nga minarja që i thërriste ‘turqit’ për kohën e lutjeve“ [Hobhouse:1817]. Duke qenë për gjashtë vjet shoqërues i gjeneralit Daglas në Korfuz, Capt. J. J. Best ka bërë dy udhëtime “gjuetie” në Shqipëri dhe është mahnitur “me këtë vend të panjohur magjik”. Në vitin 1842 boton librin “Excursions in Albania”, në kapitullin e dytë të të cilit, pasi fillon me pamjen e bukur të qytetit jugor e të kështjellës nga liqeni, vazhdon të flasë për Ramazanin dhe mënyrën se si shqiptarët gjatë këtij muaji “natën e bëjnë ditë dhe ditën natë”, kur madje edhe vetë qeveritari Myshir Mustafë Pasha, natën i pranonte vizitat e të huajve [Best:1842]! Një situatë të tillë pak vite më pas na tregon gjeografi i Oksfordit, Henri Tozer (1869). Thotë se gjatë Ramazanit, në tregje nuk kishte shumë rrëmujë, madje edhe jomyslimanët nuk hanin para të tjerëve dhe prisnin zhurmën e topit të kalasë! Në horizont mbizotëronin minaret në formë spirale me maje dalluese për vizitorët. Ato ndriçoheshin gjatë festave fetare dhe perandorake. Në vitin 1853 e kishte parë secilën prej tyre “të rrethuar nga llampat ndriçuese”. Teksa largohej nga qyteti “ato formonin një konstelacion të shndritshëm që sa vinte e zbehej, si një tufë xixëllonjash në horizont” [Tozer:1869, f. 141]. Shumë vite më vonë, kemi vizitën e fundit të udhëtarit Roi Trevor, që i bëri Shkodrës në vjeshtë të vitit 1912,

gjatë muajit të Ramazanit: “periudha e agjërimit për muhamedanët”. Ai thotë se gjatë këtij muaji, asnjë besimtar i vërtetë nuk lejohej të fuste gjë në gojë (të hajë apo të pijë) ndërmjet agimit dhe perëndimit të diellit. Në treg “turqit këmbëkryq para mallrave të tyre” iu dukën si “kuti të mëdha paketimi prej druri”, për shkak se nuk u lejohej të pinin duhan. Trevor kishte fituar përshtypjen se as i krishteri nuk ishte i sigurt të pijë duhan në treg, sepse mund të shkaktonte trazirë “për shkak se për myslimanin madje edhe thithja e tymit të duhanit që pi dikush tjetër thyen ligjin e Profetit” [Trevor:1913. ff. 75-76]. Duke shpjeguar agjërimin e shqiptarëve ashtu siç e kishte kuptuar vetë, Uadham Peakok e kishte parë si një detyrim tejet të vështirë! Ai tregon se gjatë muajit të Ramazanit, myslimani i mirë nuk mund të hajë ose të pijë prej agimit deri në perëndim të diellit, ai s’mund të pijë madje as një filxhan kafeje, as një të vetmen

Kishte edhe disa grupe kripto-fetare të cilët as nuk iu përmbajtën plotësisht fesë së tyre të vjetër dhe as nuk e pranuan plotësisht besimin e ri. Të tilla grupe i hasim në disa rajone të Shqipërisë dhe të Kosovës nga shekulli XVII. Të tillët mbanin agjërime të krishtera, por gjithashtu shkonin në xhami gjatë muajit të agjërimit (Ramazanit)

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

do mysliman cigare. Mund të imagjinohet lehtë se çfarë prove e dhimbshme është kjo kur vjen Ramazani në verë dhe sa i vështrirë mund të jetë abstenimi nga ushqimi dhe pija në ditët e gjata e të nxehta të verës, në vapën e korrikut ose të gushtit, kur thuajse nuk ka mbetur bimë pa u djegur, ndërsa shi nuk ka rënë me muaj të tërë dhe vapa përvëlon si e dalë prej furre! Pra, gjatë Ramazanit, grupe myslimanësh të agjërueshëm mbase mund të shihen para dyerve të avllive, tek presin diellin të shkojë drejt perëndimit dhe shikojnë “qenët e krishterë” tek pijnë pije freskuese e cigare duhani! Ashtu presin krismën e topit për të lajmëruar se koha e agjërimit ka mbaruar dhe se mund të hanë [Peacock:1914, ff. 119-120]! Kush mund të ishin “qentë e krishterë” përveç atyre që na ka shpjeguar Nopça, i habitur nga kryeipeshkvi i Shkodrës imzot Serreqi, kur kishte thënë: “çdo mysliman dallohet nga era e keqe që lëshon trupi

i tij dhe prandaj ata janë të detyruar të lahen pesë herë në ditë”! Sipas Nopçës, ky ishte besim i verbër e fanatik i Serreqit, që përdorte shpifje për të shfryrë inatin e vet nga ndjenja e pafuqisë [Nopça:2013, f. 52]! Të tillë ishin “edhe njerëz të arsimuar, klerikë dhe laikë, të lartë e të ultë, që me gjithë seriozitetin pohojnë se janë në gjendje të njohin çdo muhamedan nga era e neveritshme që kundërmon prej tyre”, dhe kjo shpjegohej me agjërimin [Bartl:2006, f. 115]! Disa madje provonin të gjenin si “shpjegim shkencor” për ‘argumentin’ e tyre ndikimin që i sjell gjendjes së stomakut agjërimi i muajit të Ramanzanit. Unë nga ana ime - thotë Nopça – vërtetoj se: “muhamedanët lahen më shumë se katolikët, të tjerat ia lë gjykimit të lexuesit“ [Nopça:2013, f. 57]. Bektashinjtë shqiptarë, të cilët kishin krijuar “një besim liberal të pranueshëm për të krishterët dhe myslimanët” [Mann:1955, f. 40], ishin udhëzuar më shumë drejt tolerancës dhe orientimit kombëtar [Hasluck:1929/II, f. 556], si pasuri kryesore të doktrinës bektashiane. Këta shpesh akuzoheshin për mosrespektim të normave islame, si pirje alkooli në publik gjatë Ramazanit, duke demostruar se: “sapo të bëheni dervish, ju liroheni nga të gjitha detyrimet themelore islame, siç janë lutja, agjërimi, zekati etj.” [Duijzings:2000, ff. 105-125]. Sipas tyre, qëllimi (i besimtarit) nuk është që të hajë natën e të agjërojë ditën, por të ruhet gjithnjë nga e tepërta [Frashëri:2000, ff. 46-47]. Ata mbajnë “agjërim zie” në dhjetë ditët e Muharremit, në shenjë kujtimi të tragjedisë së Kerrbelasë. Në dhjetor të vitit 1904, konsulli italian në Janinë pohonte se bektashinjtë, ndonëse ishin myslimanë “nuk ndiqnin rregullat e Muhamedit... mund të pinin pije alkolike... nuk ndiqnin Ramazanin, por mbanin një agjërim pesëmbëdhjetë ditor në verë” [Clayer:2009]. Kishte edhe disa grupe kripto-fetare

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duke shpjeguar agjërimin e shqiptarëve ashtu siç e kishte kuptuar vetë, Uadham Peakok e kishte parë si një detyrim tejet të vështirë! Ai tregon se gjatë muajit të Ramazanit, myslimani i mirë nuk mund të hajë ose të pijë prej agimit deri në perëndim të diellit, ai s’mund të pijë madje as një filxhan kafeje, as një të vetmen cigare të cilët as nuk iu përmbajtën plotësisht fesë së tyre të vjetër dhe as nuk e pranuan plotësisht besimin e ri. Të tilla grupe i hasim në disa rajone të Shqipërisë dhe të Kosovës nga shekulli XVII. Të tillët mbanin agjërime të krishtera, por gjithashtu shkonin në xhami gjatë muajit të agjërimit (Ramazanit) [Reinowski:2007, f. 409]! Jastrebov thotë se shumica e banorëve myslimanë të maleve në Kosovë nuk e mbanin Ramazanin dhe nuk i kryenin lutjet e përcaktuara, vetëm një pakicë e njihnin “suren e parë të Kur’anit” [Jastrebov:1904, f. 224]. Edhe Vlora tregon se në Shqipërinë e Jugut “duket se tek shqiptarët vetëm dy herë në vit zgjohet ndjenja fetare, për myslimanët në dy Bajramet, kurse tek të krishterët në Krishtlindje dhe në Pashkë” [Vlora:2003, ff. 32-33]. Natyrisht mund të ishte kështu në ndonjë vend të caktuar, sepse tregohet që në kohën kur myslimanët e Çamërisë u futën në tokën shqiptare dhe u ulën në “Fushën e Kllogjerit”, ishte muaji i Ramazanit dhe njerëzit kishin filluar të agjëronin, megjithë thirrjet e hoxhallarëve që të mos agjëronin, sepse kjo detyrë për ta ishte e pamundur nga gjendja e tyre e mjeruar! Ata kishin përgjigje të prerë: “nëse do na vijë vdekja, le të na gjejë agjërueshëm”. Për shumë familje thuhet se agjërimin e fillonin dhe e mbaronin me “nijetin”, sepse viti kishte qenë tepër i ashpër dhe nuk kishin çfarë të hanin. (vijon) E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Në Katërkollë të Anës së Malit

Me treg, por tregt Kjo dukuri duhet të ndalohet rreptësisht, sepse është e nevojshme për shëndetin e banorëve të kësaj ane dhe blerësve. Është një dukuri që s’i bën nder askujt, posaçërisht banorëve të Anës së Malit që kanë qenë gjithmonë përparimtarë. Shprehitë duhen ndryshuar, tregun e ri duhet respektuar, por edhe rregulluar. Shitja në trotuar është turp dhe e palejuar e diela në Shkodër, e marta në Ulqin, ndërsa e mërkura në Krajë. Pra, tregtia

Asllan Bisha

Tregu është i nevojshëm dhe i dobishëm. Njerëzit gjithmonë kishin nevojë për të tregtuar, për të këmbyer dhe më vonë shitur prodhime. Pra, janë caktuar ditët e javës. E enjtja ishte ditë tregu apo pazari në Katërkollë, e premtja në Ulqin, e shtuna në Tivar,

14

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

në këtë anë është e vjetër sa edhe vetë banorët e saj.

Në Katërkollë dikur tregtohej tek Arra, ndërsa një kohë të gjatë tregtia bëhej në rrugë, në trotuar, ku anamalasit i ekspozonin prodhimet e ndryshme për t’i shitur. Blerësit vinin për të blerë prodhimet si dhe për të shitur prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Në mungesë të tregut, shitja bëhej në rrugë, në trotuar. Ky treg vazhdoi të funksionojë në rrugë. Ishte kjo nevojë e domosdoshme. Dhe banorët u mësuan. Vinin të shisnin prodhime në treg, në trotuar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

tohet në rrugë

Pas shumë përpjekjeve për treg, u arrit që tregu të sigurohet. Komuna e Ulqinit siguroi tregun po ashtu afër rrugës. Dhe të gjithë menduan se tregu do të bëhet në vendin e caktuar, ku kushtet janë gati të mira. Por anamalasit nuk shkuan në tregun e ri, por vazhdojnë të blejnë dhe shesin në rrugë. Kjo është një dukuri e keqe, e cila tregon se shprehitë e shitjes dhe blerjes në rrugë po vazhdojnë

Në Katërkollë dikur tregtohej tek Arra, ndërsa një kohë të gjatë tregtia bëhej në rrugë, në trotuar, ku anamalasit i ekspozonin prodhimet e ndryshme për t’i shitur. Blerësit vinin për të blerë prodhimet si dhe për të shitur prodhime të ndryshme bujqësore dhe blegtorale. Në mungesë të tregut, shitja bëhej në rrugë, në trotuar. Ky treg vazhdoi të funksionojë në rrugë. Ishte kjo nevojë e domosdoshme. Dhe banorët u mësuan. Vinin të shisnin prodhime në treg, në trotuar. Nga nuk vinin të blenin nga bregdeti malazias, kroat, por edhe nga qytetet e ndryshme të Malit të Zi, e me gjerë. Ky ishte treg i pasur dhe i

veçantë. Prodhimet e kësaj ane janë ekologjike, ngase ky mjedis ishte i pandotur, me prodhues të vyeshëm, me bujq të dalluar, por edhe me blegtorë. Edhe çmimet në Katërkollë janë të përshtatshme, të levërdisshme. Bëhej shitje, pazar i mirë me levërdi. Kësaj shitjeje i mungonte një treg. Pas shumë përpjekjeve për treg, u arrit që tregu të sigurohet. Komuna e Ulqinit siguroi tregun po ashtu afër rrugës. Dhe të gjithë menduan se tregu do të bëhet në vendin e caktuar, ku kushtet janë gati të mira. Por anamalasit nuk shkuan në tregun e ri, por vazhdojnë të

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

blejnë dhe shesin në rrugë. Kjo është një dukuri e keqe, e cila tregon se shprehitë e shitjes dhe blerjes në rrugë po vazhdojnë. Pra, inspeksioni komunal duhet të marrë masa. Duhet t’i kthejnë shitësit në vendin e caktuar me stenda dhe t’i largojnë nga rruga. Dihet se ushqimet në rrugë dhe shitja e tillë ka pasoja, sidomos pluhuri dhe higjiena e prodhimeve dobësohet. Edhe diçka tjetër: këta shitës i japin një pasqyrë të keqe, imazh të dobët tregtisë, qytetërimit. Askund tjetër në Mal të Zi nuk bëhet tregti e tillë. Kjo vërehet sidomos gjatë sezonit turistik kur shumë vizitorë vijnë nga Ulqini në Katërkollë. Dhe është vërejtje e shumë mysafirëve për tregun në rrugë. Kjo dukuri duhet të ndalohet rreptësisht, sepse është e nevojshme për shëndetin e banorëve të kësaj ane dhe blerësve. Është një dukuri që s’i bën nder askujt, posaçërisht banorëve të Anës së Malit që kanë qenë gjithmonë përparimtarë. Shprehitë duhen ndryshuar, tregun e ri duhet respektuar, por edhe rregulluar. Shitja në trotuar është turp dhe e palejuar.

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Pasurim i thesareve albanologjike (Mehmet Ahmetaj, FJALO R O N O MASTI K I TE R R ITO R E V E S H QI PTAR E N Ë MAL TË Z I, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2017)

Nail Draga

Hapësira etnogjeografike shqiptare në Mal të Zi, vazhdimisht ka qenë inspirim për autorë dhe studiues të ndryshëm. Në këtë gamë të çështjeve, areali hapësinor shqiptar nga Ulqini në Jug dhe Rozhaja në Veri, ofron lëndë më interes nga fusha e gjuhësisë. Në këtë aspekt veçohet studiuesi Mehmet Ahmetaj i cili

16

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

deri më tash ka botuar studime me vlerë nga fusha e gjuhësisë shqiptare siç janë: Fjalor i të folmëve shqiptare në Mal të Zi (1996), Studime gjuhësore II-dialektologji (1999), E folmja e Plavës dhe e Gucisë (2002), E folmja e Anës së Malit (2006), Gjurmime onomastike-përmbledhje punimesh (2009) si dhe Fjalor onomastik i territoreve shqiptare në Mal të Zi (2017). Në saje të angazhimit disavjeçar dhe përkushtimit profesional M.Ahmetaj, nuk ka qenë statik por ka vizituar viset dhe vendbanimet shqiptare në Mal të Zi, duke mbledhur, sistemuar e përpunuar lëndën gjuhësore të

vjelur në terren, duke dëshmuar seriozitet në hulumtimin gjuhësor të këtij trualli autokton shqiptar. Një angazhim i tillë dëshmon se ky studiues është njohës i mirë i të folmëve të atyre viseve, sepse dialektin e këtij mjedisi e ka të folme amtare. Dhe nga një hulumtim i tillë nga folmja e Plavës dhe e Gucisë si dhe të Anës së Malit, janë botuar monografi të veçanta, ndërsa kësaj here opinionit i paraqitet me “Fjalor onomastik i territoreve shqiptare në Mal të Zi”, që përfshin lëndë të pasur shumëdimensionale. Në këtë botim trajtohen çështje nga toponimia, duke analizuar në detaje:


KULTURË

makrotoponimet, mikrotoponimet, oikonimet, oronimet, hidronimet, emërtimet e vendbanimeve, rrënojave, murishtave, kështjellave, gërmadhave, etj. Autori na ofron të dhëna etimologjike për disa vendbanime shqiptare të cilat dëshmojnë përkatësinë shqiptare të tyre, pavarësisht se në rrethana të ndryshme shoqërore janë sllavizuar, duke humbur gjuhën amtare të stërgjyshërve të tyre. Madje në ca vendbanime si në Rozhajë apo Plavë e Guci, banorët vendas tash deklarohen në aspektin e përkatësisë kombëtare si “myslimanë”, kurse dekadave të

fundit si “boshnjakë”, edhe pse në aspektin historik, gjeografik, etnik e gjuhësor i përkasin etnosit të trungut shqiptar. Ne këtë botim, emrat vetjakë të bashkëpërmbledhur i përkasin traditës sonë kombëtare shqiptare, të cilët i karakterizon rëndom një sistem i tërë specifikash, përkatësisht prejardhja e tyre iliro-arbërore-shqiptare. E gjithë lënda toponomastike e prezantuar në këtë botim, dëshmon në mënyrë të dokumentuar për stërlashtësinë, origjinalitetin, koloritin dialektor autentik, identitetin, vazhdimësinë autoktone të shqiptarëve në këto troje.

Duke lexuar këtë botim del qartë se toponimia e trojeve shqiptare sot në Mal të Zi, trajtuar nga rrafshi historik, gjeografik, etnik e gjuhësor, që nga koha antike e deri në ditët tona, ka ruajtur vazhdimësinë të pa shkëputur nga onomastika iliro-arbërore-shqiptare, duke qënë burim i të dhënave me interes me qasje shumëdimensionale. Nuk ka dilemë së përdoruesit e këtij Fjalori onomastik, e në veçanti ata të cilët janë nga këto treva, kanë mundësi të zgjerojnë gamën e gjerë të emërtimëve duke plotësuar dhe kompletuar këtë botim të veçantë nga fusha e gjuhësisë shqiptare. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi krijimtarinë poetike të Ledia Dushit

Vegim i arsyes për poezi të thellë shpi Nikollë Berishaj

Do ta filloj këtë vegim timin mbi poeteshën Ledia Dushi dhe poezinë e saj me një anekdotë të vitit 2000. Pra, para gati plot 22 vitesh, Shoqata “Illyricumi” nga Tuzi organizonte Javën e parë të Kulturës në Malësi. Në një mori aktivitetesh kishim paraparë edhe takimet poetike të autorëve shqiptarë, ku kishim ftuar poetë jo vetëm të Malësisë, të Krajës dhe të Ulqinit, por nuk donim ta anashkalonim as Shkodrën. Të bindur se kishim bërë një përzgjedhje të mirë, unë e publikova programin në internet, që sapo kishte filluar të njihej në anët tona. Në program ishte edhe lista e poetëve të ftuar. Pas disa ditësh në e-mailin tim fitova një shkresë në të cilën dërguesi na përgëzonte për veprimtarinë me një propozim që në përzgjedhjen e autorëve ta fusnim edhe Ledia Dushin që, sipas autorit të shkrimit, ishte një poeteshë që po i tejkalonte kufijtë poetikë shqiptarë. Propozimi mbante nënshkrimin e një autori, emrin e të cilit ma kishte përmendur Ali Podrimja, si përkthyes që pak kohë më parë e kishte prezantuar atë në gjermanisht. Letra e shkruar në një gegënishte të përkryer mbante emrin e Hans-Hoakim Lankshit. Të jem i sinqertë, Ledian nuk e njihnim, por vendosëm ta gjejmë dhe ta ftojmë. Madje, në manifestim edhe e angazhuam në Jurinë për zgjedhjen e poezisë më të mirë të poetëve të rinj. Kështu i kujtohem njohjes sonë. *** Poetesha Ledia Dushi vjen nga një

18

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

djerrinë poetike gati gjysmëshekullore, ku më shpesh kultivoheshin hithat dhe ferrëlagëset që lartësonin kulte njerëzish dhe ngadhënjim idesh, sesa ndjenja, lule, flutura e shpendë... të vetëdijshme për bukurinë, por edhe kalueshmërinë e tyre. Që nga fillimet e saj ajo brumin e vet poetik nuk e kërkon jashtë vetes, e vetëdijshme plotësisht se shoqëria në të cilën po i hidhte vargjet e para nuk ishte e lirë, por vetëm jetonte në iluzionin e lirisë “Jena t’shfrenuem/ Shpirt/ Ahma!/s’jena t’lirë“, thotë ajo. Por thellë në atë djerrinë, dikur, para ardhjes së “njerëzve të rinj” shëtisnin dhe vargëzonin poezitë e veta ata që artit sublim të poezisë shqiptare i kishin hap vadat, e që shpesh po ata “njerëz të rinj” i kishin lënë qëllimisht të shterojnë duke i vlerësuar si dekadentë. Përmbledhjet e poezisë së Ledia Dushit nuk mund t’i shohim autonome njërën nga tjetra, por si vazhdimësi, si zhvillim i poetikës së saj, duke krijuar një harmoni të përhershme në mes të gjuhës dhe shprehjes së saj poetike. Poetika e saj ia përshkon trupin, ndjenjat dhe gjithsesi racion, për të mbledhur nga aty nektarin, të cilin aq mjeshtërisht e thur në vargje. Ledia si poeteshë na paraqitet me gegënishten e saj si mjetin më sublim të shprehjes, e jo si kokëfortësi apo rebelim, që edhe do të ishte i arsyeshëm. Si shembull të mirë të përdorimit të gegënishtes, Ledia kishte vetëm Martin Camajn, që deri në vdekje i mbeti besnik asaj, duke e pasuruar dhe duke e standardizuar atë. Edhe pse poetika e Camajt është për t’u vlerësuar lart, Ledia nuk e kopjon atë por me poezinë e saj i bëhet krah i djathtë. Ajo gegënishten, me sa e njoh unë, e përdor vetëm në poezi, aty ku futet më së thelli në shpirtin e saj dhe

sikur prej tij nxjerr atë më të mirën, drithërimat e zemrës të shprehura në vargje. Poetika e saj tejkalon çastin dhe bëhet e gjithëkohshme, por edhe e pakohshme (jashtëkohshme). Ajo, madje nuk kufizohet me qytetin, rajonin e me atdheun, ajo nuk e pranon qendrën dhe periferinë, ajo i tejkalon të gjitha këto duke u gërryer në amshueshmërinë e kohës së futur në paskajshmërinë e universit të saj të brendshëm. E ai univers veçse zgjerohet, bëhet edhe më i pakufishëm pikërisht me përdorimin e fjalës së ëmbël, shpesh të harruar por domethënëse të gegënishtes. Po për këtë gegënishten e saj edhe e kritikuan “skribomanët e kritikës letrare”, që për mendimin tim fatkeqësisht ka mbetur si relikt i keq i së shkuarës, kur poezia shkruhej me porosi dhe qëllim. Përdorimin e gegënishtes në poezinë e saj e kundërshtoi shumë edhe njëra ndër penat më të etabluara në sistemin komunist, Dritëro Agolli, duke e quajtur “mendim reaksionar dhe primitiv i këtij grupi të vogël, që ka për qëllim shkatërrimin e unitetit kombëtar shqiptar”. Madje shkuan edhe më tej, duke e quajtur “spiune të Serbisë” poeten 20-vjeçare. Por, edhe përkundër kësaj, ajo vazhdon, pa u përkulur, të na sjellë margaritarë poetikë. “Ajo ia del me shkrue nji poezi të mirëfilltë moderne në idiomën letrare tradicionale pa u bâ moderne dhe pa ngec në modelet tradicionale”, shprehet për të Lankshi. Poezia e Ledia Dushit është poezi që lind në procesin krijues të vetmisë e meditimit, në thellësinë më të madhe të unit të saj, aty ku kufijtë nuk ekzistojnë, aty ku botët ndërthuren, ku koha ia lëshon vendin ndjenjës. Prej aty Ledia thith nektarin të cilin me mjeshtëri e thur dhe na e sjell të


KULTURË

një irtërore përpunuar deri në të pamundshmen e mundshme të vargut të saj. Në mes të Zanafillës dhe Qiellit, në atë hapësirën unike (siç e quajnë ithtarët e meditimit transcendental), aty ku është e ruajtur memoria shekullore e të gjitha breznive paraardhëse, ajo shton një përvojë sublime të vetën që thërret, nganjëherë pisket: “Ndoshta m’asht shformue zemra... (e unë s’e di)”, sepse e ndien veten të relaksuar ndërmjet saj si krijuese të krijimit poetik dhe Krijuesit të gjithësisë. Andaj, nuk çudit fakti se temën e vdekjes, të cilën e prek shpesh, e merr si një gjë që gjithmonë shoqëron jetën, që është pjesë e saj e zakonshme. Ajo nuk i frikësohet vdekjes. E përjeton atë si pjesë të natyrshme të vetes, ngase vetëm “Dashnia e ndan të tanën veç me Vdekjen”, shprehet ajo në një vend. Njohësit e mirë të fenomenologjisë së vdekjes thonë se më i frikshëm se vdekja është vetëm përfytyrimi i vdekjes. Por jo edhe për Ledian, e cila me vargun e vet sikur e sfidon atë. Unë, fmij luej mbi vorrin tim. Ajo, sipas meje, pajtohet plotësisht me thënien se “pavdekshmëria e vetme që ekziston është pavdekshmëria e vdekjes. Derisa të ekzistojmë me ne është edhe vdekja”, andaj edhe vargu i saj: “flej shpirt, unë mbeta çuet dhe për vdekjen”, sepse edhe kur “me jetu s’mundem me dekë s’du”. Asaj i shtihet Vdekja edhe syçilë, e ajo me të paraqitet pragmatike, sikur vetëm i duhet të përgatitet

“e ndoshta tash m`duhet me e shtrëngue pse zemrës heshtinë ia kam prishë...”, por nuk ndihet e vetmuar aty, sepse “ndoj shpirt ka me u ulë ndër prroje”. Poetja sikur jeton në dy botë paralele, në atë të amshueshmen (uniken), ku për hir të së vërtetës nuk duket aq e ngushtuar sa në këtë botën që jeton pasi ta lëshojë lapsin prej dore. “asgja nuk asht gjallimi as vaji i zhgrehun as vdekja që mendjes m`del e m`hyn birue m`ka t`tanën kso lige të ndjellun që m`shtihet trishtim…“ Një prej elementeve interesante për mua është edhe heshtja, por jo e saj. Ajo kurrë nuk flet për heshtjen e vet, për heshtjen që do të shpërthente prej saj me fuqinë e një vargu. Heshtjen ua lë “tokave të zhdukuna, të ngjituna keq.” “heshtja na i heqë sytë e nuk na len me pa si rrëshqitet n`bar” Ledia nuk shkruan shumë, nuk është skribomane që dëshiron vetëm të rritë numrin e shënimeve në bibliografinë e saj. Madje në prodhimtarinë e saj poetike ajo bën një pauzë (por nuk hesht! Se, siç thotë: “qyshkur nuk flej ma e di se kam me u kthye Atje”). Kjo pauzë nuk është e zakonshme për poetët, veçanërisht jo për ata të cilët që në fillim bëhen laureatë të çmimeve më prestigjioze letrare, siç është rasti me përmbledhjen e parë të saj “Ave Maria bahet lot” (Tiranë 1997) për të cilën fitoi Penën e argjendtë më 1998. Poetesha jonë është shumë e lidhur me vendlindjen, Shkodrën, por nuk e glorifikon atë, nuk mund ta quajë as djep i kulturës, e as metropol. Vend-

lindjen ajo e lidh me tërë zhvillimin e saj intelektual dhe njerëzor. Ajo e di se djepi i thatë mbetet vetëm mjeshtëri e marangozit, apo siç shprehet në një intervistë: “nëse njerëzit me aftësi të veçanta në fusha të ndryshme, do të evidentohen dhe do të kenë një prodhim real të përpjekjes. Vetëm atëherë, madje as atëherë, nuk di në do të mund ta përdor fjalën metropol. Por fjalët e mëdha thuhen atëherë kur s’ke asgjë”. Sa i përket përkthimit të poezisë së autores, frikohem se një gjeneratë e krijuar në shtetin amë, apo kohëve të fundit edhe jashtë, e kanë vështirë të ballafaqohen me të gjitha ato fjalë, me qëllim të lëna pas dore të gegënishtes. Për fat të mirë, mund t’i ndihmojë shumë Fjalori i veprës letrare të Martin Camajt, i botuar vitin e kaluar në Prishtinë. Ndërsa ajo si përkthyese na paraqitet në të njëjtën mënyrë, ajo përkthen edhe në gegënisht. Për mua, Ledia si përkthyese është interesante dhe sfiduese. Para disa muajsh në revistën “Fokalizator” në Podgoricë poezinë e saj e përfshiva, bashkë me tetë poetë të gjallë shqiptarë, për mua më përfaqësues. Parimi kryesor imi si përkthyes është të marr në veprat më të mira nga gjuha nga e cila përkthej për t’ua prezantuar lexuesve të gjuhës në të cilën përkthej. Ajo është sfidë mjaft e madhe për përkthyesin, por dobi e dyfishtë, si për njërën ashtu edhe për tjetrën letërsi. Në fund të fundit, a nuk është njerëzore që tjetrit t’i prezantohesh në dritën më të mirë të mundshme? (Vështrimi është lexuar në mbrëmjen autoriale me poeten Ledia Dushi, në kuadër të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”, në Ulqin, më 26 mars 2022) E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

19


KULTURË

Përplasja e qytetërimeve në vështrimin e Eduard Saidit (3)

Theksimi i dallimeve midis kulturave, injorim i debatit Bernard Çobaj

(vijon nga numri i kaluar) Saidi po ashtu përmend se në botën islame ka rishfaqje të retorikës që thekson dallimet e brendshme midis islamit dhe Perëndimit, ashtu siç në Afrikë, Evropë, Azi dhe vende të tjera paraqiten lëvizje që theksojnë nevojën për të përjashtuar apo asgjësuar tjetrin, sikur në Bosnje apo Kosovë. Aparteidi i të bardhëve në Afrikën Jugore, ideja cioniste që Palestina duhet të jetë vetëm për hebrenjtë, ishin lëvizje të tilla. Kolonizimi i Kosovës po ashtu justifikohej me idenë e kombit të zgjedhur si rezultat i mitologjisë së ndërtuar nga serbët në kuadër të betejës së Kosovës. Brenda çdo kampi qytetërues ka përfaqësues zyrtarë të një kulture që e bëjnë veten zëdhënës të saj, të cilët i caktojnë vetes rolin e artikulimit të “tonë”, ose për të treguar esencen

“ 20

e “tyre”. Kjo kërkon gjithmonë ngjeshje, reduktim, ekzagjerim. Pra, në rrafshin e parë deklaratat rreth çfarë është kultura “jonë”, çka është qytetërimi, ose si duhet të jetë, përfshijnë domosdoshmërisht një garë lidhur me përkufizimin. Si rrjedhojë, më tepër se përplasje të qytetërimeve kemi përplasjen e përkufizimeve. Kulturat nuk janë të njëjta. Ka një kulturë zyrtare që përfaqëson shteti. Ajo ofron përkufizime të patriotizmit, besnikërisë, kufijve dhe përkatësisë. Është kjo kulturë zyrtare që flet në emër të së tërës. Por është gjithashtu e vërtetë që përveç

Saidi konstaton se botën e pasluftës, qoftë në Lindje apo Perëndim, e karakterizon qëndrimi jashtëzakonisht i përhapur i shprehjes së dyshimit dhe skepticizmit ndaj autoritetit shekullor. Kjo është ajo që Hantingtoni nuk mund ta përballojë dhe kapërdijë, prandaj sajon përplasje kulturash apo qytetërimesh.

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

kulturës kryesore (mejnstrim) apo zyrtare, ka kultura kundërshtuese ose alternative, jotradicionale, heterodokse, rryma që përmbajnë në vete shumë tema antiautoritare, që janë në konkurrencë me kulturën zyrtare. Këto mund të quhen kundër-kultura, një ansambël praktikash që lidhen me zëra margjinalë siç janë të varfrit, emigrantët, artistët bohemë, punëtorët


KULTURË

Kulturat nuk janë të njëjta. Ka një kulturë zyrtare që përfaqëson shteti. Është kjo kulturë zyrtare që flet në emër të së tërës. Por është gjithashtu e vërtetë që përveç kulturës kryesore (mejnstrim) apo zyrtare, ka kultura kundërshtuese ose alternative, jotradicionale, heterodokse, rryma që përmbajnë në vete shumë tema antiautoritare, që janë në konkurrencë me kulturën zyrtare. Këto mund të quhen kundër-kultura, një ansambël praktikash që lidhen me zëra margjinalë siç janë të varfrit, emigrantët, artistët bohemë, punëtorët etj. etj. Nga kundër-kultura vjen kritika ndaj autoritetit dhe sulmon atë që është zyrtare dhe ortodokse. Asnjë kulturë nuk është e kuptueshme pa pasur parasysh burimin gjithnjë të pranishëm të provokimit kreativ që jozyrtarja bën te zyrtarja. Për të mospërfillur ndjesinë e shqetësimit brenda çdo kulture në Perëndim, në islam, në konfucianizëm dhe të supozojmë se ekziston homogjenitet i plotë midis kulturës dhe identitetit, është të shmanget ajo që është jetike dhe pjellore në kulturë. Artur Shlezinger në librin me titull “Shpërbërja e Amerikës” (Disuniting of America), thotë se grupet e reja në shoqërinë amerikane duan që në historinë e shkruar të pasqyrohet jo vetëm një Amerikë që u konceptua dhe u sundua nga patricët dhe pronarët e tokave, por një Amerikë në të cilën skllevërit, shërbëtorët, punëtorët dhe emigrantët e varfër luajtën një rol të rëndësishëm, por ende të papranuar. Rrëfimet e njerëzve të tillë, të heshtura nga ligjërimet e mëdha, kanë arritur të prishin përparimin e ngadaltë dhe qetësinë e patrazuar të historisë zyrtare. Ka një debat të ngjashëm brenda botës islame, që shpesh lihet pas dore për shkak të histerisë kundrejt kërcënimit që shkakton islami, fundamentalizmi islamik dhe terrorizmi kaq i pranishëm në media. Si çdo kulturë kryesore botërore, islami përmban brenda vetes një shumëllojshmëri të jashtëzakonshme rrymash dhe kundër-rrymash. Saidi konstaton se botën e pasluftës, qoftë në Lindje apo Perëndim, e karakterizon

qëndrimi jashtëzakonisht i përhapur i shprehjes së dyshimit dhe skepticizmit ndaj autoritetit shekullor. Kjo është ajo që Hantingtoni nuk mund ta përballojë dhe kapërdijë, prandaj sajon përplasje kulturash apo qytetërimesh. Për teoricienë të këtij lloji, identiteti i qytetërimit është një gjë e qëndrueshme dhe e patrazuar, si një dhomë plot mobilje në pjesën e pasme të shtëpisë suaj. Kjo është jashtëzakonisht larg nga e vërteta, jo vetëm brenda botës islame por në të gjithë sipërfaqen e globit. Theksimi i dallimeve midis kulturave do të thotë të injorosh plotësisht debatin e pafund rreth përkufizimit të kulturës ose qytetërimit brenda atyre qytetërimeve, përfshirë edhe atë perëndimor. Këto debate plotësisht zhveshin çdo ide të një identiteti fiks dhe rrjedhimisht marrëdhënieve fikse ndërmjet identiteteve, gjë që Hantingtoni konsideron të jetë një lloj fakti ontologjik/qenësor i ekzistencës politike, domethënë përplasjes së qytetërimeve.

Vëmendja e tepërt që i kushtohet menaxhimit dhe sqarimit të përplasjes së kulturave fsheh diçka tjetër - faktin e një shkëmbimi dhe dialogu të madh dhe shpesh të heshtur mes tyre. Cila kulturë sot, qoftë japoneze, arabe, evropiane, koreane, kineze, indiane, nuk ka pasur kontakte të gjata intime dhe jashtëzakonisht të pasura me kulturat e tjera? Nuk ka asnjë përjashtim nga ky shkëmbim fare. Pothuajse e njëjta gjë është e vërtetë për letërsinë ku lexuesit për shembull të Garsia Markezit, Rumit, Ishiguros, Xhojsit, Kadaresë ekzistojnë shumë përtej kufijve kombëtarë ose kulturorë të imponuar nga gjuha dhe kombi. Në fushën e letërsisë krahasuese ka një përkushtim për marrëdhëniet midis letërsive për pajtimin dhe harmoninë e tyre, pavarësisht nga ekzistenca e barrierave të fuqishme ideologjike dhe kombëtare midis tyre. Madje, kjo lloj sipërmarrjeje kolektive bashkëpunuese është ajo që i ik propaganduesve të një përplasjeje të përjetshme mes kulturave - përkushtimi i përjetshëm që ka ekzistuar në të gjitha shoqëritë moderne dhe të lashta mes studiuesve, artistëve, muzikantëve, vizionarëve dhe profetëve, për t’u përpjekur të pajtohen me tjetrin, me atë shoqëri apo kulturë tjetër që duket kaq e huaj dhe kaq e largët. Nëse nuk theksojmë dhe shfrytëzojmë maksimalisht një frymë bashkëpunimi dhe shkëmbimi humanist, një angazhim dhe punë të thellë ekzistenciale në emër të tjetrit, do të përfundojmë duke goditur në mënyrë të ashpër e sipërfaqësore daullen e kulturës sonë në kundërshtim me të gjithë të tjerët. (vijon)

Theksimi i dallimeve midis kulturave do të thotë të injorosh plotësisht debatin e pafund rreth përkufizimit të kulturës ose qytetërimit brenda atyre qytetërimeve, përfshirë edhe atë perëndimor. Këto debate plotësisht zhveshin çdo ide të një identiteti fiks dhe rrjedhimisht marrëdhënieve fikse ndërmjet identiteteve, gjë që Hantingtoni konsideron të jetë një lloj fakti ontologjik/qenësor i ekzistencës politike, domethënë përplasjes së qytetërimeve. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

21


KULTURË

Sharmi i tran (Përshtypje nga përmbledhja me tregime “Tregimet e tranzicionit” të Stefan Çapalikut, Botimet Fishta 2021)

Argëzon Sulejmani

Nëse tranzicionit të stërzgjatur shqiptar dhe ballkanik do duhej t’i përzgjidhet copëza sharmante, ajo do të mund të ishte pjesa e tregimeve të tij letrare dhe dokumentare. Kjo, assesi, nuk bën të merret si konkluzë, sepse, për fat të keq ose të mirë, tranzicioni ynë vazhdon jetesën e vet tej stërzgjatjes, tej numërimit. Tranzicioni, botërisht i përemëruar si politik, në fakt, për gjeneratat tona përbën stilin e jetesës me të cilin ne jemi formuar e kalitur, përderisa gjithçka jetësore e kemi jetuar e përjetuar përgjatë kohës që historia mëton ta quajë tranzicion. Nëse për shumë gjenerata që përjetuan goditjet e viteve të ‘90ta, tranzicioni është oqeania përmes të cilit arrihet te Itaka, për gjeneratat tona, tranzicioni është toka ose ujana ku kemi lindur dhe, sipas disa përkufizimeve mund të thuhet që tranzicioni është atdheu ynë. Ne jemi tranzicionarë. Një pjesë, biles, edhe krenarë për diçka të tillë. “Tregimet e tranzicionit” të Stefan Çapalikut, më futën hullive të tranzicionit si mënyrë jetese, si mendim dhe mendësi, si përditshmëri dhe filozofi. Dymbëdhjetë tregime të ndara në tre libra: libri i ëndërrimeve, libri i dyshimeve, libri i dështimeve. Jo pa qëllim autori duhet t’i ketë ndarë kështu, pavarësisht që kohëshkrimi i tregimeve nuk ndjek kronologjinë krijuese në faqosjen e përmbledhjes. Ajo që mund të vihet re është pakësimi i temave apo titujve në raport me “librat”, në raport me kohën, ashtu që nëse do të mund të kishte një libër të katërt në përmbledhje, ai me siguri nuk do të mund të shënonte më

22

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

shumë se (as)një titull. Tregimet dominohen nga një realizëm që përshkohet nga paradokset, nga një thjeshtësi dhe qartësi shkrimi që fshehë shumë metafora dhe simbolika, nga një tekst i qashtër që vetëm pasi ta keshë përfunduar tregimin nxjerrë në pah intertekstualitetin e vet. Vlera më e madhe e tregimeve është mozaiku tematik dhe ai i personazheve, përderisa ambienti nuk ndryshon. Tregimet janë të shkruara përgjatë 25 viteve (1996-2021) dhe ajo që vihet re është pasuria e temave dhe ngjyrave të viteve të para tranzicionit. Kështu “Libri i ëndërrimeve” përmban gjashtë tregime, “Libri i

dyshimeve” tre tregime, kurse “Libri i dështimeve” dy tregime. Ajo që mund të kuptohet nga një fakt i tillë është, mbase, humbja e shkëlqimit të tranzicionit, humbja e laramanisë, njëtrajtësimi i atij mozaiku që viteve të para kishte ngjyra të forta ëndrrash, shpresash, për rrjedhojë temash. Vihet re se tregimet e viteve të para dominohen nga një lirshmëri rrëfimi, e cila me kalimin e kohës ngushtohet ose humbet nga rritja e trysnisë, rritja e dramacitetit, pse jo edhe nga monotonia e një gjendjeje që zgjatet e zgjatet pa mbarim. Tregimet e tranzicionit përbëjnë një kronikë dokumentare të të gjithë asaj


KULTURË

nzicionit kohe që disa nuk e kanë durimin ta prekin në palcë, kurse të tjerët kanë kohën e botës që ta bëjnë muhabet të pavlerë që përsërisin vetveten, siç vetë shoqëria që i është lëshuar një gjendjeje shpirtërore repetitive që tallet me botën që dot nuk e ndryshon, kurse arsyeton me çdo mjet ndryshimin eventual të vetvetes. Tregimet vijnë fort natyrshëm te lexuesi, sa që paradokset hera-herës duken të trilluara, fiktive, mbase edhe për arsyen që nënvetëdija nuk do ta pranojë që aty përshkruhet ambienti i jetës sonë, ose, nuk do ta pranojë që mbi gjithçka edhe ditët tona e kanë sharmin e vet. Për ta afruar përmbledhjen me lexuesin po përzgjedhë shkurtimisht të analizoj disa nga tregimet që, mendoj unë, janë më reprezentative për kohën dhe botimin. Analizën ose impaktin prej lexuesi të tregimeve do ta nisja prej fundi, në kuptimin prej titullit të dymbëdhjetë të këtij botimi. Në fakt, është një tregim i vitit 1996 por që autori ka vendosur ta rendisë në fund. Titullohet “Ditëlindja e fundit” dhe për kryepersonazh ka një abortus 4 muajsh, një dështak (nga lindje e dështuar), i pa identitet, i cili ngrinë dhe ngre gjakun e një qyteti. Më shumë se vetë subjektiviteti i tij, rëndësi të veçantë merr vetë impakti i tij te bashkëqytetarët. Duke mos pasur emër, mbiemër, ditëlindje etj, ai (dhe jo ai) kthehet në një makth por dhe grishës për ambientin ku graviton aq sa, përtej gjithçkaje, ata, kur sigurohen që nuk bëhet fjalë për një alien dhe nuk mund të lejojnë të flitet për të si për një “trup të huaj”, marrin t’i lënë një emër; në atë çast abortusi zhduket fluturim prej krahëve të prindërve adaptues. Tregimi mund të shihet në disa pikëpamje, biles deri në atë religjioz, por mua më pëlqen ta shoh si lidhje me një datë dhe me një emër. Mund të jetë kjo edhe pyetja esenciale e këtyre tregimeve: kur saktësisht nisi tranzicioni dhe mos e emëruam gabimisht si të tillë; se mos për këtë arsye u tranua dhe na shkoi nga krahët!? A është tranzicioni

shqiptar një abortus, një gjymtak, një nocion i adaptuar, një nocion kopil? Në këtë prizëm tregimin “Ditëlindja e fundit” e shoh si tharmin dhe ajkën e kësaj përmbledhjeje dhe nëse asgjë më shumë idesë sime, përkrahës kam vetë vitin e hershëm të shkrimit të tij - 1996. Dy tregimet “Pse me ne dhe jo me ata” dhe “Po sikur të kem qenë spiun” i shoh si dy gjysma të së njëjtës njësi. Të dy tregimet i kam lexuar fillimisht në platformën fejsbuk të autorit. Të dyja shkaktojnë një transformim emocioni, një bashkëdyzim ndjesishë apo emocion të dyfishtë nëse do t’i rrekeshim termave që përdorë psikologjia për çrregullimet eventuale. Me të parën kam qeshur me lot por e kam kuptuar që është për të qarë, kurse në të dytën kam vajtuar fatin tonë i cili është tejet qesharak në njësinë e vet themelore. Te “Pse me ne dhe jo me ata” tregohet, në një farë mënyre, tranzicioni i shpirtit të një shoqërie, e cila nga shoqëri reaguese, protestuese, transformohet në një shoqëri policeske, gati-gati banditeske. Thënë më troç ose më vrazhdë, storja tregon zhbërjen ose mbytjen e asaj fryme bashkëpunimi që aludohej të kishte egzistuar në vitet e nëntëdhjeta. “Po sikur të kem qenë spiun” mund të lexohet si pjesë e dytë e këtij tregimi ose intermezzo e tij. Aty kryepersonazhi bën për herë të parë llogaritë nëse mund të ketë qenë edhe ai vetë spiun, meqenëse përgjatë aq shumë viteve asnjëherë nuk kishte ardhur deri te gjykimi i drejtë i së kaluarës komuniste shqiptare. Në një vend, autori cekë thënjen konkluduese të presidentit të parë të pluralizmit shqiptar, i cili e kishte përmbyllur temën e xhelatëve dhe viktimave të enverizmit me një paragraf si vijon: “Të gjithë bashkëvuajtës dhe të gjithë bashkëfajtorë”. Për këtë arsye, dy tregimet e kanë një lidhje natyrale, edhe për faktin se janë të shkruara përgjatë të njëjtit vit, në vitin e dytë të koronavirusit, vitin 2021. Parë në këtë prizëm, tregimi i dytë i lartëson personazhet e tregimit të parë, ashtu

që nëse më parë mund të thuhej që përmes tij vihet re një transformim i shpirtit shoqëror, së dyti, tashmë, mund të thuhet që bëhet fjalë për një regres, përkatësisht kthim prapa të vetëdijes por edhe shpirtit të një shoqërie. Rikthimi i një shoqërie prapa, drejt atyre reflekseve primitive mbrojtëse të një kohe, që aludohen të kenë qenë inspektimi dhe spiunazhi, ngre alarmin e një tranzicioni të rrejshëm, një tranzicioni abortus që kur marrim t’i vëmë emër dhe datëlindje, se ku e thyen qafën dhe, ne duke mos dashur të pajtohemi me këtë, nisemi të luajmë fantazmash me mbetjet e tij halucinante. “Shpesh e shkuara përcakton të ardhmen, por këtu te ne mundet që edhe e ardhmja të ta përcaktojë të shkuarën “thotë në një vend autori, duke e ngritur kështu një pikëpyetje të madhe nëse tregimet e kësaj përmbledhjeje, do të lexohen në të ardhmen si tregime të demokracisë, tregime të lirisë, tregime të tranzicionit apo tregime të ankthit ku autori s’dinte çfarë të na tregonte më parë, “ato që kishte dëgjuar apo ato që s’kishte parë”. Si përfundim, mund të thuhet se, për lexuesin serioz “Tregimet e tranzicionit” mund të bëhen ndër shenjat e rralla dalluese të një përditshmërie që vazhdon të përsërisë një të djeshme të viteve të nëntëdhjeta. Siç është cekur edhe në titull, rrëfimet vijnë si sharmancë e kësaj pjesëkohe monotone që po kalon një vend dhe një komb, vijnë si terapi antianksioze, apo thënë edhe më troç tentojnë të na e bëjnë më të lehtë kalimin e këtij kapërcyelli të stërzgjatur përparues dhe integrues. Çapaliku është një prej autorëve që e ka letrarizuar së shumti tranzicionin me rrëfime të shkurta apo të gjata, novela, romane, drama, poezi etj. Shkodra dhe shkodranishtja e hera-hershme e autorit, të cilat ulqinakët i kanë më të afërta fizikisht dhe historikisht, në një lexim dhe njohje më të thellë mund të çojnë në paradigmën që Shqipëria s’është gjë tjetër veç një Shkodër e madhe, ose Shkodra nuk është tjetër veçse një Shqipëri në miniaturë. Nëse do më pyesnit miqësisht se nga t’ia filloni me këtë autor, dashamirësisht do t’ju propozoja të nisnit me rrëfimet e tij të shkurtra, tregimet, në rastin konkret “Tregimet e tranzicionit”. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

23


KULTURË

Në QKI “Malësia” u bë përurimi i librit “Çinari i Moçëm” të autorit Prim. Dr. Gani Karamanaga

Pasqyrim i ngjarjev tragjike në qytetin Ulqinit të vitit 1944

Tuz – Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi, në bashkëpunim me Qendrën Kulturore-Informative “Malësia”, të mërkurën më 30 mars 2022, përuruan librin me titull “Çinari i Moçëm” të autorit Prim. Dr. Gani Karamanaga. Në praninë e një numri të konsiderueshëm të admiruesve të fjalës së

24

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

shkruar, për librin folën akademiku Zuvdija Hoxhiq, shkrimtari Gazmend Çitaku dhe gazetari e publicisti Mustafë Canka. Drejtori i Qendrës për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave në Mal të Zi z. Salko Luboder, në emër të tij dhe të institucionit që përfaqëson, teksa i përshëndeti të

pranishmit, shpalosi arritjet që ka bërë kjo qendër gjatë vitëve të fundit për avancimin e kulturës, identitetit dhe vlerave themelore të komunitetit shqiptar në Mal të Zi. Gazetari dhe publicisti Mustafë Canka tha se të gjitha viktimat e krimeve në këtë botë meritojnë të përkujtohen dhe të varrosen me dinjitet.


KULTURË

ve e 4 e pas

“Dr. Ganiu e dëshmoi me besnikëri këtë në librin e tij. Prej vitesh përgatiti këtë vepër, mbodhi dhe sistemoi materialin, bisedoi me dhjetra njerëz dhe analizoi me kujdes gjithçka. Sepse, kur derdhet gjaku asgjë më nuk mund të jetë e njëjtë”, theksoi Canka. Ai më tej u shpreh se libri që ne kemi përpara tregon seriozitetin e tij, dhe

se është dëshmia e një njeriu që e ndjen si detyrë dhe obligim ndaj komunitetit të tij. “I vetëdishëm për faktin se e ardhmja duhet të ndërtohet mbi të vërtetën, Dr. Ganiu konfirmoi atë që bëri gjatë gjithë jetës së tij si mjek, të vazhdojë t’i shërbejë komunitetit tonë të vogël. Kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme të kemi libra të tillë”, u shpreh Canka. Ndërkaq, shkrimtari Gezmend Çitaku tha se se një nga faqet më të errëta të historisë sonë padyshim se paraqesin krimet e sistemit komunist. “Me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore shumë atdhetarë dhe patriotë u zhduken dhe eliminuan vetem për shkak të mospërputhjes ideologjke. Përpjekjet për zbardhjen e këtyre krimeve mbesin vetëm iniciativa individuale familjare, por diçka më serioze e më e organizuar në mënyrë institucionale gjithmonë ka munguar. Një tentativë të tillë ka bërë edhe Dr. Gani Karamanaga me librin e tij “Çinari i Moçëm”. Ai është përpjekur që përmes kësaj kronike të iniciojë diçka më serioze në zbardhjen jo vetëm të rastit të Rafo-Raif Goranës, por të shumë rasteve të tjera të zhdukjeve misterioze që kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore pas vitit 1945”, u shpreh Çitaku. Në të njëjtën kohë, akademiku Zuvdija Hoxhiq ndër të tjera u shpreh se e vërteta nuk mund të fshihet dhe nuk mund të varroset me lopatë, sepse kurdoherë ajo del në dritë. “Gani Karamanaga është mjek i shkëlqyer, autor i disa librave nga fusha e mjekësisë, dhe tani Ganiu i cili ka ditur se si janë mushkëritë e njerëzve, pas daljes në pension përkushtohet të shohë se si është shpirti i Ulqinit dhe i njerëzve të tij, pra nuk ka fushë të të cilën ai nuk e ka prekur në mënyrë të shkëlqyer sa i takon historisë së qytetit të vjetër, nga legjendat deri tek ngjarjet”, u shpreh Hoxhiq. Në fund të këtij përurimi, autori Dr. Gani Karamanaga ka shpërndarë libra falas për të gjithë të pranishmit. Në librin “Çinari i Moçëm” janë trajtuar ndryshimet e mëdha shoqërore që pasuan me vendosjen e pushtetit të ri komunist. Duke filluar me pilotin e parë shqiptar në Mal të Zi, Raif Go-

rana cili u pushkatua më 27 nëntor të vitit 1944 tek Çinari i Moçëm në Ulqin, nëpërmjet eseve të prezantuara në këtë botim, paraqiten edhe historitë e individëve të ndryshëm të cilët u burgosën, u pushkatuan pa gjyqe apo u dënuan me procese gjyqësore të montuara. Prim. Dr. Gani (Hasan) Karamanaga - biografi U lind më 1946 në Ulqin. Shkollën tetëvjeçare e ka mbaruar (më 1960) në Ulqin, ndërsa Shkollën e Mesme të Mjekësisë (më 1964) në Cetinë. Ka diplomuar në Universitetin e Beogradit më 14 korrik të vitit 1969. Si mjek ka punuar në: Ostros (Krajë), Katërkollë (Ana e Malit), Tivar edhe në Ulqin. Prej atëherë, tërë kohën punon në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Për punën profesionale dhe shkencore, Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi i jep titullin primarius në muajin maj të vitit 1998. Në periudhën 1978 deri me 1982, ka qenë drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin. Ka qenë nismëtar për riorganizimin e shërbimit shëndetësor në Ulqin. Përsëri rizgjedhet për drejtor me vendimin e Qeverisë së Malit të Zi me 11.12.2003. Me vendim të Këshillit të drejtorëve të Shtëpisë së Shëndetit, zgjedhet drejtor me datën 7 mars 2008. Lufta për ndërtimin dhe hapjen e Maternitetit kanë qenë angazhimi i veçantë i Dr. Ganiut. Dr. Gani Karamanaga është njëri ndër themeluesit e Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe kryetari i tij. Njëkohësisht është edhe anëtar i redaksisë së revistës “Dija”. Merr pjesë në emisionet në të cilat trajtohen tema nga mjekësia, në TV “Teuta”, RTV e Malit të Zi në gjuhën shqipe dhe malazeze. Është organizatori i tetë simpoziumeve, Ulqin-Shkodër. Ganiu boton edhe artikuj në gazetën shqipe “Koha Javore”, në portalin Ul-info, etj. Dr. Gani Karamanaga deri më tani ka botuar 13 libra në gjuhën shqipe, ku dhjetë prej tyre janë botuar edhe në gjuhën malazeze. t. u. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

25


KULTURË

U përurua romani “Tragovi koji ostaju” i autores Edita Nimanbegu

Roman i fateve p

Shkrimtari Muzafer Çaushi, i cili edhe e ka përkthyer librin, ka thënë se romani i dytë është shkruar më me mjeshtëri sesa libri i parë i autores, sepse për nga tematika ato janë të përafërt. Ai ka thënë se autorja e ka kaluar me sukses sfidën e romanit të dytë, pasi që pritjet e lexuesit janë të mëdha pas librit të parë Ulqin – Në Bibliotekën e Qytetit në Ulqin, të mërkurën mbrëma është bërë përurimi i romanit “Tragovi koji ostaju” (përkthim i romanit “Gjurmë që mbesin”) i autores Edita Nimanbegu. Për shkrimtarin Muzafer Çaushi, i cili edhe e ka përkthyer librin, autorja e ka kaluar me sukses sfidën e romanit të dytë, pasi që pritjet e lexuesit janë të mëdha pas librit të parë. “Thonë se secili fillim është më i vështiri. Megjithatë, kur bëhet fjalë

26

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

për krijimtarinë, posaçërisht për atë letrare, por edhe në muzikë, i ashtuquajturi libri i dytë është më i vështiri... Kjo është ajo shkalla që duket kaluar. Duhet të tregosh se ai suksesi i parë nuk ka qenë i rastësishëm, se nuk ka ndodhur në një moment frymëzimi, por që vërtet rrjedh nga një njeri i talentuar, nga njeriu i cili ka vërtet diçka për të thënë”, ka thënë ai. Sipas Çaushit, ky libër është punuar më me mjeshtëri sesa libri i parë i

autores, sepse për nga tematika ato janë të përafërt. “Struktura e romanit, struktura e fjalive, është e harmonizuar shumë më mirë, më e rregulluar dhe më me mjeshtëri”, ka thënë ai, duke shtuar se të dy romanet e Nimanbegut përshkruajnë jetën e vështirë të femrës, temë të cilën ajo e njeh më së miri. Në fjalën e saj, profesoresha e letërsisë jugosllave Lirija Mujiq, me origjinë nga Ulqini, është përqendruar në tematikën e romanit.


KULTURË

prekëse “Duke lexuar këtë roman, unë jam kthyer në rininë time. Në atë kohë kur si gjimnaziste kam kaluar ditët, sepse unë jam e lindur ulqinake dhe shumëçka përreth meje ka qenë ajo çfarë kam lexuar në libër”, ka thënë ajo. Mujiq ka theksuar se në roman periudhën e jetës bashkëkohore shkrimtarja e lidh me të kaluarën. “Kjo është ajo çfarë më ka kënaqur në roman – nuk lejon që të harrohet, por na sugjeron që atë duhet megjithatë ta lëmë mënjanë”, është shprehur ajo duke nënvizuar se kemi të bëjmë me një roman të shkurtër, të cilin mund ta klasifikojmë në romanet shoqërore, por që në fakt është roman i dashurisë. Publicisti Ajdin Rakiq nga Tuzi ka thënë se “Gjurmë që mbesin” është më shumë se një roman. “Edita përshkruan një periudhë kohore në të cilën, siç thotë vetë, ‘za-

konet e mjedisit i vendosin kufijtë dhe lindin paragjykime’. Në roman janë përshkruar më shumë gjenerata, që nga gjenerata e parë që ka qenë tejet patriarkale deri te gjenerata më e re e cila i përshtatet rrjedhave bashkëkohore”, ka thënë ai. Rakiq ka theksuar se romanet e Nimanbegut janë të frymëzuar nga rrëfimet e vërteta. “Dhe jam i sigurt se Edita ka edhe shumë rrëfime të tjera të bukura nga Ulqini që do t’i shndërrojë në roman dhe do t’i bëjë që të ketë qasje opinioni i gjerë lexues”, ka thënë ai. Udhëheqësja e përurimit dhe e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin, Ardita Rama, ka thënë se librat kanë gjithmonë një tipar karakteristik që i dallon nga njëri-tjetri dhe se ky tipar është tema e shtjelluar në romanin e Nimanbegut. “Libri ‘Gjurmë që mbesin’ është një novelë fatesh prekëse, fatesh femërore të cilat i ndjek dhimbja dhe vuajtja e thellë shpirtërore e femrës ulqinake për gjenerata me radhë. Edita e vazhdon luftën e saj kundër

paragjykimeve, nënvlerësimit të femrës, edukimit të rreptë patriarkal, të cilin e filloi me librin e saj të parë ‘Shtigjet e fatit’, të botuar në vitin 2015”, është shprehur ajo. Autorja Edita Nimanbegu ka falënderuar pjesëmarrësit në përurim, duke thënë se ata i ka gjithmonë forcë mbështetëse kur i ka pranë vetes. Gjatë përurimit janë lexuar fragmente nga libri, ndërsa nxënësi i Shkollës së Muzikës në Ulqin, Endrit Pelingu, ka shoqëruar lexuesit në kitarë. Libri “Tragovi koji ostaju” është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Ndërkaq, përurimi i librit është organizuar nga Biblioteka e Qytetit – Ulqin në bashkëpunim me autoren. Edita Nimabegu është autore e romaneve “Shtigjet e fatit” dhe “Gjurmë që mbesin”, të dy të përkthyer edhe në gjuhën malazeze. Në kuadër të këtij aktiviteti, në mjediset e Bibliotekës është hapur ekspozita e punimeve të punëtorisë figurative me femra, të cilën e udhëheq i. k. piktorja Vahida Nimanbegu.

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

27


EKONOMI

Filozofia „Lean Management“ (2)

Optimizimi i procesit

5S nuk është një projekt i cili përdoret vetëm një herë, por pjesë e filozofisë japoneze Kaizen, që do të t punëtorët për të arritur sukses. Në vete i integron të gjitha fushat e një kompanie, përfshirë menaxhimi

Për Koha Javore:

Fiqret Mujeziqi / Shtutgart (vijon nga numri i kaluar) Në filozofinë “Lean Management” janë të njohura metodat japoneze 5S, të cilat fillimisht zbatoheshin në gjigantin japonez të industrisë automobilistike “Toyota” nga Taichi Ono dhe sot ato janë metoda bashkëkohore në prodhim dhe shërbime. Fillimisht u përdor në objektet e prodhimit, por është bërë gjithnjë e më popullore në kompanitë e shërbimit dhe softuerëve në vitet e fundit. 5S nuk është një projekt i cili përdoret vetëm një herë, por pjesë e filozofisë japoneze Kaizen, që do të thotë përmirësim i vazhdueshëm. Kjo është një filozofi biznesi që duhet të jetohet nga menaxhmenti dhe punëtorët për të arritur sukses. Në vete i integron të gjitha fushat e një kompanie, përfshirë menaxhimin, shitjet, marketingun, blerjen, shpërndarjen, shërbimin dhe prodhimin. Objektivat kryesore të metodës 5S janë rregullsia dhe pastërtia, cilësia, ergonomia në vendin e punës, efikasiteti, efektiviteti i kostos dhe siguria në punë. Kjo e bën “Lean Management” një qasje më të thelluar sesa menaxhimi themelor i cilësisë. Qël-

28

limi është të krijojmë vende pune që prodhojnë produkte me cilësi më të lartë, në kohën më të shkurtër të mundshme dhe me nivelin më të lartë të sigurisë! 5S ndjek gjithashtu një vizion të caktuar. Ky vizion i metodës Lean Management 5S është veçanërisht i dukshëm në kërkesat e mëposhtme: • Ajo që është e panevojshme mënjanohet • Një vend i pastër i punës • Mbeturinat janë qartë të dukshme • Sa më pak letër në vendin e punës • Informacioni mund të merret shpejt dhe me lehtësi • Procedurat rutinore janë të lehta për t’u kuptuar dhe vizualisht të kuptueshme • Devijimet nga standardi mund të njihen në shikim të parë • Vendi i punës është i këndshëm dhe stimulues ( https://lean-managementmethode.de/lean_methoden_werkzeuge/5s_methode/) Shpeshherë ndodh që në vendin e punës të kemi gjësende të ruajtura me vite, të cilat na pengojnë në kërkim të asaj çka na nevojitet dhe për çka kemi nevojë. Këto duhen

I gjithë procesi i metodave 5S është një proces që nuk merr fund asnjëherë, por çdoherë duhet shkuar me ide të reja të cilat të gjithë procesin e bëjnë më të thjeshtë, më të kuptueshëm dhe më të përdorshëm

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

mënjanuar menjëherë. Një vend i pastër i punës, përveçse jep kënaqësi të brendshme dhe disponim në punë, na mundëson të jemi më efikas në veprim dhe çdo gjë e panevojshme bie lehtë në sy si një çrregullim. Grumbujt e letrave në vendin e punës po ashtu janë një pengesë në efikasitetin në punë, sepse humbim kohë të panevojshme duke kërkuar, prandaj mënyra më e mirë për të marrë informacione është ajo elektronike. Procedurat duhet të jenë të thjeshta dhe vizualisht të kuptueshme, ku çdo interpretim i gabuar bie menjëherë në sy dhe tregon nëse ka devijime nga standardet. Sot kudo shohim ndërtesa të mëdha me mure prej qelqi, për të mundësuar hyrjen e dritës në ambiente dhe për të mundësuar pamjen nga brenda të natyrës përreth. Vendi i punës është ambientuar me natyrën, kështu që punëtorëve u ofrohet një panoramë, pamje e bukur dhe paraqet një stim-


EKONOMI

me metodën 5S

thotë përmirësim i vazhdueshëm. Kjo është një filozofi biznesi që duhet të jetohet nga menaxhmenti dhe in, shitjet, marketingun, blerjen, shpërndarjen, shërbimin dhe prodhimin

Tipi i nëpunësit me syze të rrumbullakëta me një grumbull letrash përpara, ulur në një tavolinë prej druri në një zyrë të errët, mund të takohet në veprat e Balzakut apo klasikëve të tjerë, por jo në ditët e sotme. Zyrtari bashkëkohor është vital, i shpejtë dhe fleksibël për t’u ambientuar në vendin e punës. Ambienti i punës është i këndshëm, por vendi i punës duhet të jetë mobil, bile preferohet “Home Office”, ose puna nga shtëpia si mënyrë bashkëkohore që ndikon në efikasitetin në punë dhe uljen e shpenzimeve për ndërmarrjet

ulim për disponimin e mirë. Tipi i nëpunësit me syze të rrumbullakëta me një grumbull letrash përpara, ulur në një tavolinë prej druri në një zyrë të errët mund të takohet në veprat e Balzakut apo klasikëve të tjerë, por jo në ditët e sotme. Zyrtari bashkëkohor është vital, i shpejtë dhe fleksibël për t’u ambientuar në vendin e punës. Ambienti i punës është i këndshëm, por vendi i punës duhet të jetë mobil, bile preferohet “Home Office”, ose puna nga shtëpia si mënyrë bashkëkohore që ndikon në efikasitetin në punë dhe uljen e shpenzimeve për ndërmarrjet. Çka do të thotë metoda 5S dhe si ndikon në procesin e optimizimit? Metoda 5S e ka marrë emrin nga pesë fjalë japoneze. Akronimi qëndron për termat japonezë: Seiri, Seiton, Seiso, Seiketsu, Shitsuke (https://de.wikipedia.org/wiki/5S). Në gjuhën shqipe më së miri i përshtaten këto terma që fillojnë me germën S: 1. Seiri = sortojmë (ajo çka nuk është e nevojshme, largohet nga ky vend) 2. Seiton = seleksionojmë (ajo çka është e nevojshme vendoset në vendin e vet)

3. Seiso = spastrojmë (mbajmë të pastër vendin e punës) 4. Seiketsu = standardizojmë 5. Shitsuke = sistematikisht përmirësojmë (vetëdisiplinë). Veprimi i metodave 5S në mënyrë grafike paraqitet më poshtë në grafikun 1.1. Siç mund të shihet nga ky grafik, veprimet ndërmerren ”hap pas hapi” dhe janë të ndërlidhura, kurse qëllimi është vetëdisiplina që shfaqet si përmirësim në vazhdimësi. Këto veprime bëjnë të mundur arritjen e përmirësimeve të vogla por domethënëse dhe pa njohuri të thella. Në qoftë se nuk krijojmë vetëdisiplinë, i tërë procesi vihet në rrezik. I gjithë procesi i metodave 5S është një proces që nuk merr fund asnjëherë, por çdoherë duhet shkuar me ide të reja të cilat të gjithë procesin e bëjnë më të thjeshtë, më të kuptueshëm dhe më të përdorshëm. Për ta pasur më të qartë veprimin e metodave 5S shkojmë hap pas hapi për të treguar domethënien e fjalëve që kemi paraqitur në grafik: Seiri - është hapi i parë, që do të thotë i sortojmë dhe i mënjanojmë të gjitha gjësendet e panevojshme. Ndryshe ky quhet edhe pikat e kuqe,

ku me ndihmën e ngjyrës së kuqe bëjmë etiketimin e sendeve të panevojshme të cilat duhet mënjanuar, sepse pengojnë në proces. Seiton - ajo që në të vërtetë është e nevojshme merr një vend të mirëpërcaktuar, të kontrolluar dhe të shënuar nga një këndvështrim ergonomik. Gjësendet duhet t’i kemi afër dhe lehtësisht të disponojmë me to. Seiso - të gjithë pastrojnë vendet e tyre të punës dhe veglat e tyre të punës. Defektet njihen, shënohen dhe përpunohen vazhdimisht. Pastrimi shërben për provë dhe shërben si instrument matës për të treguar se deri ku kemi mbërritur. Seiketsu - do të thotë i standardizuar. Kjo do të thotë të përdorni shënjime, etiketa dhe shënues të qëndrueshëm në të gjithë vendin e punës, në çdo kohë. Pastrimi i vazhdueshëm parandalon që sendet e reja të gjejnë qasje të paplanifikuar në vendin e punës. Në këtë rast shënohen vendet ku janë gjësendet e nevojshme, ashtu që mungesa e tyre bie menjëherë në sy. Shitsuke - vetëdisiplinë dhe përmirësim i vazhdueshëm (Kaizen). Për të ruajtur rendin dhe pastërtinë, kërkohet disiplinë. Nëse një shenjë (qoftë numër, skicë, figurë etj.) përcaktohet për një mjet, gjithmonë i përket atij. Nëse shenja është e zbrazët, menjëherë vërehet mungesa e gjësendit. Gjatë kryerjes së kontrolleve të rregullta, menjëherë vërehen devijimet. Devijimet e zbuluara duhet të eliminohen. Metodat e paraqitura respektohen vazhdimisht çdo ditë. Niveli tjetër i metodës 5S arrihet duke nxitur një kalim tjetër të 5S për të arritur një nivel edhe më të lartë të shkallës që duam të arrijmë. (vijon) E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

29


PËRKUJTIM

Përkujtim për detarin Halit Beci

Më merr malli pë Hajro Ulqinaku

Halit Beci u lind në Ulqin, më 1930. *Tanë t’ parët tonë kanë qenë detarë. *Kemi heqë keq nepër det, tash është kënaqësi. *Pasanikët ma të mëdhenj me barka kanë qenë në Mëhallë të Re dhe në Mera. *Më merr malli për det, por vjetët!.. *E kam detin afër, dal në breg dhe e heq mallin. Halit Beci është detari më i moçëm i gjallë i farefisit Beci. Ai mburret me traditën detare të familjes. Që në fillim të bisedës na e jep një fotografi të një barke të madhe me vela e cila e kishte pasur emrin në gjuhën shqipe “Urshaja e Detit”. Zotëri Haliti, duke e ditur interesimin e gazetarit, sa më dikton: Rodi. Prej rodit (farefisit) prej nesh, familjes Beci i pari kapidan ka qenë Ismail Beci, sa mbaj në mend unë, nëse s’ ka qenë ndokush përpara tij. Ai e kishte barkën e vet me vela, tregtare. E kishte emrin “Urshaja e Detit”, ja, pra, fotografia. Mbas tij (Ismailit), djali i tij Mehmeti (është fjala për atë udhëheqësin e Ulqinit me Mehmet Gjylin), edhe ai i ka pasur barkat e veta. Një gjë e di, kur kanë hyrë këtu në Ulqin malazezët, ai ka dalë prej këtu, në Shkodër me 12 anije të tonazheve të ndryshme. Ato kanë qenë pronë e tij. Rodi jonë në Mbrojtjen e Ulqinit i ka humbur shtatë anije. As Mehmeti, asnjë barkë nuk është kthyer më në Ulqin. As ai, e as Mehmet Gjyli, me të cilin i kanë udhëhequr Luftërat e Ulqinit (1878), kur malazezët e kanë djegur Mëhallën

30

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

e Re dhe kundër turqve (1880), që të mos i dorëzohet Ulqini Malit të Zi, mos ta shkelë Mali i Zi Ulqinin. Mehmeti s’ka ble shtëpi në Shkodër dhe ai gjithmonë ka thënë se shtëpinë e ka në Ulqin. Ai ka banuar në Mëhallë të Re dhe më s’i ka themelet, i janë rrënuar. Familja e Halitit. Stërgjyshi: Memini; Gjyshi: Beqiri. Të gjithë janë marrë me detari. Edhe bijtë e tyre janë marrë me detari: Sylejmani dhe Ibrahimi (Bimi), babai im, ndërsa djali i tretë Rashidi, s’ka qenë detar; ka vdekur i ri. Axha Sylejmani dhe baba Bimi kanë punuar në barkën e Mehmet Becit, që, më duket se e ka pasur emrin “Luani i Detit”. Sylejmani ka qenë nostrum, e baba - marinar. Barka ka qenë e madhe dhe kanë lundruar nëpër Mesdhe. Me barkë me vela e kanë kaluar edhe Bosforin e Dardanelet dhe kanë dalë në Detin e Zi. Unë jam duke biseduar se çka kam dëgjuar prej axhës dhe prej babës, paçin rahmet. Kanë qenë në Misir, në Aleksandri dhe deri në Rusi. Rusët e digjnin grurin, thoshte baba, për të mos i ulej çmimi në treg. Në barkat e Mehmet Becit kanë punuar edhe shumë ulqinakë të tjerë si: Tahiri i Jakup agës, Shaqir Myrteza; s’po më kujtohet më ndonjë emër. Barka e vogël. Pasi kanë punuar me Mehmet Becin, axha dhe baba e kanë ble një barkë të vogël, s’e di se çfarë tonazhi, por ka qenë me vela, me një direk, dhe kanë punuar, kanë shkuar nëpër brigjet e Shqipërisë e të Dalmacisë. Në kohën e Austrisë – tre vjet burg. Baba dhe axha, kur janë kthyer nga lundrimi në Shqipëri, te Guri i Gjeranave i ka dalë sotomarina (nëndetësja) austriake dhe ka gjuajtur në ta, që të ndalen; i kanë zënë dhe i kanë lidhur mbrapa, e i kanë çuar në Kumbor (Grykë e Kotorrit) dhe aty ata kanë qëndruar në burg – tri vite, shkaku pse e kanë kaluar kufirin ilegalisht! Kur kanë dalë prej burgut, pas tri viteve, e kanë gjetur barkën të

gastuar (në Kumbor) në gjendje “më të mirë” seç e kanë lënë. Nga barka s’u ka munguar asgjë, asnjë perper, asnjë fishek nga çiftja që e kanë pasur në barkë. Ia kanë ruajtur ushtarët austriakë. Burgun e kanë bërë në Kala të Kotorrit. Dy vëllezërit ndahen. Mandej edhe janë ndarë dy vëllezërit. Axha Sylejmani e ka pasur vetëm një djalë – Beqirin. Syla e ka pasur një barkë, fllugë të madhe, me një vel, pa makën, nja 180-200 tonësh. Ka punuar me djalin Beqirin. Beqiri është marrë me detari. I ka lënë dy djem, të cilët merren me tregti dhe turizëm. Ibrahimi (Bimi). Baba ka jetuar 84 vjet. Ka vdekur më 1962, në Ulqin. I ka lënë pesë djem. Katër nga ne: Memini, Rexhepi, Meti dhe Haliti (unë) jemi marrë me detari. Iljazi, i pesti, ka punuar në Kripore. Memini ka qenë “makës” (makinist) në jahtin e mbretit të Egjiptit, Farukut. Jahti është thirrur “Nimet Allah”. Rexhepi ka lënë dy djem dhe më i madhi, Shyqeriu (Çyli), ende lundron; ndërsa djali i dytë, jo. Mehmeti ka jetuar në Split, atje ka vdekur, e ka pasur gruan dalmatine dhe ka lënë një djalë, jeton atje. Haliti: Dita e parë në det. Ka qenë pranverë, më 1942/43, kam qenë 12/13 vjeç, kam hyrë në barkën tonë, e ka pasur emrin nashke “Sretna” – Dubrovnik. E ka pasur blerë baba në Cavtat, prej familjes Moreti, italian, ta kallëzon mbiemri. Ka qenë katërvag-


PËRKUJTIM

ër det, por vjetët...

Halit Beci, i pari në të majtë, me shokë

onash, me vel e me motor (Baba e ka pasur më përpara një barkë me vel, fllugë e madhe, por unë s’di gjë për të, s’e kam mbërritur). Me këtë barkë, “Sretna” – Dubrovnik, kemi punua me vëllezërit e mi. Barkën e kanë marrë gjermanët. Në fillim të ‘45-tës barkën na e kanë marrë gjermanët, në Bunë; e kanë marrë se u ishte dashur për transport dhe e kanë çuar, kur është tërheqë gjermani, dhe në Llapad (Dubrovnik), mandej e kanë minuar dhe e kanë humbë (fundosur). Rexhepi (vëlla prej babe) ka punuar në “Llovqen” – Kotorr. Ka punuar si kapidan. “Llovqen” – Kotorr. Në fillim të ‘48tës, para ushtrie, kam filluar në “Llovqen” – Kotorr, nëpër barka të vogla, nëpër brigjet e Dalmacisë. Aty kam punuar deri në vitin ‘50, në muajin e gjashtë. Kam shkuar në ushtri, tri vjet, në Marinë. Pa punë. Kur kam ardhur prej ushtrie, kam qenë pa punë; nja dy vjet kam pritur; s’ ka pasur punë; zor ka qenë të gjendej punë. Kotorri. Atëherë kam shkuar përsëri në këtë ndërmarrje – “Llovqen” – Kotorr. Aty kam punuar, nepër barkat e vogla, 4-5 vjet (1956-1961). Vapori i parë. Në këtë ndërmarrje, për herë të parë jam barkuar në vapor. Ndërmarrja i ka pasë blerë tre vapore. Unë kam punuar së pari në vaporin që është thirrur “Muo” (emër

i periferisë së Kotorrit); ishte vapor për lundrime të gjata. Kam punuar në të 1-2 vjet, duke lundruar nepër Mesdhe. Tivari. Në fillim të ‘62-tës është formuar “Prekookeanska” – Tivar. E kam lëshuar Kotorrin dhe kam ardhur në fillim të “Prekookeanskës”. Vapori i parë ka qenë “Bar”. Aty kam qenë si “kormillar” (timonier). Në këtë vapor kam qenë nja 1-2 vjet. Mbas këtij vapori kam shkuar në “Mojkovac”. Më vonë kam shkuar në “Piva”,“Tara”,“Kolashin”, “Rumija”... Puna më e vështirë ka qenë në “Bar”, “Piva” e “Tara”, sepse kanë qenë të vjetër, pa ndonjë mekanikë moderne. Kam qenë edhe në vaporet “Kolashin” e “Beograd”. Trageti “Sveti-Stefan”. Në tragetin “Sveti-Stefan” të Tivarit, në relacionet Tivar – Bari (Itali), atë vijë e kemi pasur nga dy herë në javë, kemi shkuar e kemi ardhur. Puna në det është e vështirë boll, por në traget është edhe më e vështirë, se njerëzit, pasagjerët janë të këqij boll. “Ribnica” – tanker. Kam punuar në një vapor specifik, të llojit të veçantë – “Ribnica”, të cilin e kanë pasë blerë në Spanjë. Ka qenë tanker. Kemi bartur naftë. Ka qenë punë e vështirë. S’është guxuar të pihet duhan. Kur është blerë vapori, na kanë çuar në Bilbao (Katalonia - Spanjë) mua edhe 3-4 drejtues të vaporit

dhe të makinës, që të njihemi me punën në këtë tip anije, sepse në ndërmarrje s’ka pasë anije të këtij lloji. Anija ka qenë në remont dhe ne kemi qëndruar, kemi ushtruar 6 muaj. Pronari spanjoll quhej Pedro, ishte nga Santanderi. Tankeri ka qenë mbi 20.000 tonësh. Në Santander kemi ndenjur nja 3-4 muaj, derisa është bërë kontrolli teknik i vaporit. Mbas gjashtë muajsh ka ardhur edhe ekuipazhi tjetër, jemi bërë komplet 41 vetë, e kemi qëndruar në “dok” (shkiverrë) 11 muaj. Në këtë tanker kam punuar nja 16 muaj. Prej Spanje kemi shkuar në Itali. Në Livorno kemi ngarkuar naftë dhe kemi shkuar në Savana (Amerika Veriore). Kemi kaluar nëpër Atlantik, pastaj nëpër Gjirin e Meksikës, kemi lundruar 13-14 ditë e net. Rreziqet. Ka pasur rreziqe, si gjithmonë, por më ka ndodhur që – prej Panamaje e deri në Shangai (Kinë) të lundrojmë nepër oqean të qetë, në det të qetë, pa asnjë tallas. Kam qenë: në Kinë, Filipine, Vladivostok (në Rusi, në Detin e Ngrirë); në të gjitha kontinentet. Edhe në Suedi, në Veri, kam qenë. Në Malme kam takuar ulqinakë, të emigruar prej kohësh, kanë shkuar atje për të gjetur punë, për rrnesë. Shokët në vapore. Shokë nëpër vapore kam pasë: Zhemal Idrizagën, pastë rahmet, Adem Demën, Ismail Dervishin, Shaban Sukaliqin, nga rrethina, e të tjerë: kroatë, malazez... Kam lundruar nja 30 vjet. E kam lanë lundrimin për shkaqe shëndetësore. Kriporja. Në Kriporen “Bajo Sekuliq” të Ulqinit kam ardhur më ‘82-shin. Kam punuar nja 10 vjet. Aty jam pensionuar, mbas punës në pompa. Malli për det. Më merr malli për det, por vjetët... E kam detin afër, dal në breg dhe e heq mallin. Kohën e kaloj me pensionistët: tregtarë, esnafë, detarë, me shokë të moçëm. Detari nga Mëhalla e Re, Halit Beci jetoi 102 vjet. Vdiq më 2022. Pastë hirin e Zotit. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

31


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës për vitin 2022

Aktivitet i ngjeshur Plavë – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Plavës për vitin 2022, e mbajtur të enjten, më 31 mars të vitit 2022, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, ku ishin të pranishëm 27 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, janë shqyrtuar dhe miratuar një sërë propozim vendimesh, raportesh e informatash, të organeve të qeverisjes lokale, të organizatave dhe të institucioneve publike që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Plavës. Seanca, të cilën e hapi kryetarja e Kuvendit të Komunës, Jasmina Cikotiq, filloi punën me miratimin e procesverbalit nga seanca e katërt e rregullt e KK, e mbajtur më 27 dhjetor 2021, dhe e vazhdoi me prezantimin e rendit të propozuar të ditës prej 18 pikash, i cili në propozim të kryetarit të komunës, Nihad Canoviq, kryetares së KK Jasmina Cikotiq, dhe përfaqësuesit të SHPK “Veprimtaritë Komunale” në Plavë, Skender Balliq, u shtua edhe me pesë pika të reja: Emërimi i sek-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

retares së re të KK-së; Përcaktimi (vërtetimi) i numrit të këshilltarëve të KK-së së Plavës; Rregullorja mbi sistematizimin e vendeve të punës në SHPK “Veprimtaritë komunale” në Plavë; Vendimi mbi propozimin e çmimit të ujit të pijshëm; Vendimi mbi financimin e fasadës dhe pullazit të objektit banesor në pronësi të komunës, dhe Vendimi mbi plotësimin e vendimit për tokën ndërtimore. Seanca filloi punën sipas rendit të plotësuar të ditës me emërimin e sekretares së re të Kuvendit të Komunës, juristes së diplomuar, Anella Musiq – Nikoçeviq, e cila në këtë post si ushtruese e detyrës së sekretarit, gjendet që nga seanca e katër e rregullt e KK-së e mbajtur më 27 dhjetor, ku në vend të sekretarit të mëparshëm, Adill Milushi, i cili në këtë post dha dorëheqje, u emërua në vend të tij. Emërimin e sekretares së re me vota të hapura e mbështetën 22 këshilltarë prej 27 sish sa ishin të pranishëm. Mirëpo, pa dyshim, Raporti vjetor mbi punën e kryetarit të Komunës,

të organeve të administratës lokale dhe të shërbimeve për vitin 2021 ishte tema qendrore e rendit të ditës në punën e seancës, të cilën në mënyrë koncize dhe analitike e parashtruan dhe e argumentuan kryetari i komunës Nihad Canoviq dhe kryeadministratori i qeverisjes lokale, Ervin Kandiq. Pas trajtimit dhe shqyrtimit kronologjik, në të cilin me diskutimet e veta morën pjesë katër këshilltarë, kryesisht të opozitës, të cilët dhanë vërejtjet dhe sugjerimet e veta, raportin në fjalë me votim të hapur e miratuan me 21 vota “Për”. Me shumicë votash “Për” apo “Njëzëri”, këshilltarët në punën e mëtejme të seancës, e cila zgjati më se pesë orë, shqyrtuan dhe miratuan propozim vendimet, raportet, rregulloret dhe informatat e parapara në rendin e ditës. Kjo ishte seanca e fundit në këtë mandat ngase së shpejti do të mbahen zgjedhjet lokale. Sh. Hasangjekaj


KULTURË

Botime të reja

Kontribut me vlerë në fushën e studimeve pedagogjike dhe historike (Demë Mulliqi, Rishfletim, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2022) Mësimdhënësi dhe studiuesi i pasionuar Demë Mulliqi ka ardhur këto ditë para lexuesit me librin e ri “Rishfletim”, një përmbledhje e kumtesave dhe vështrimeve që autori i ka mbajtur në konferenca shkencore dhe tubime, apo janë botuar në shtypin e kohës (“Bota sot”, “Koha ditore”, “Shkëndija”, “Gurra”, “Lemba”, “Koha javore”, “Kronika”, “Gazeta shqiptare” etj.). Vështrimet dhe kumtesat trajtojnë tema dhe çështje të ndryshme nga fusha e arsimit dhe e pedagogjisë, ndriçojnë ngjarjet historike dhe personalitetet kombëtare etj.

Duke qenë i lidhur me Ulqinin dhe shqiptarët në Malin e Zi, një pjesë e kumtesave merren me shqiptarët dhe trevat shqiptare në Malin e Zi. Ato paraqesin një kontribut me vlerë në fushën e studimeve pedagogjike dhe historike. Redaktor i librit është Ali Salaj, recensent Dr. Nail Draga, kurse redaktor teknik Qazim Muja. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Demë Mulliqi ka lindur në fshatin Raushiq të komunës së Pejës.

Është autor i librave: “Skënderbeu, edukator i kombit shqiptar”, “Shkollat e mesme të Pejës nën okupim (1990/91-1997/98)”, “Rrugëtimi i shkollës dhe arsimit në komunën e Pejës deri në vitin 1945”, “Zilja e thyer - Shkolla fillore kosovare në Mal të Zi (1998-1999)”, “Raushiqi mbi themelet e ankikitetit (monografi)” dhe “Përtej shprese” (roman). “Rishfletim” është libri i shtatë i tij. Për kontributin në fushën e arsimit dhe çështjes kombëtare, Demë Mulliqit i janë ndarë shumë mirënjohje nga institucionet arsimore dhe i. k. shtetërore.

E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2022

U miratuan një varg propozim-vendimesh dhe raportesh Guci – Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të komunës së Gucisë, të mbajtur të enjten, më 31 mars 2022, në sallën e Komunës, në të cilën ishin të pranishëm 28 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi, u shqyrtuan dhe miratuan një varg propozim-vendimesh, raportesh dhe informatash të organeve të qeverisjes lokale, të organizatave dhe institucioneve publike që punojnë dhe veprojnë në kuadër të Komunës së Gucisë, por edhe jashtë varësisë së saj. Në fillim të seancës të cilën e hapi kryetari i Kuvendit të komunës, Bujar Hasangjekaj, u verifikua mandati i këshilltarit të ri, Emir Çekiq, nga lista zgjedhore e Partisë Demokratike të Socialistëve, në vend të këshilltarit të po këtij subjekti politik, Zumber Nikoçeviq, i cili papritmas ndërroi jetë në fund të muajit dhjetor të vitit 2021, të cilin me këtë rast të pranishmit në seancë e nderuan me një minutë heshtje. Në vazhdim, njëzëri u miratua pa vërejtje të këshilltarëve procesverbali nga seanca e katërt e rregullt e Kuvendit, e mbajtur më 30 dhjetor 2021 dhe rendi i reduktuar i ditës prej 14 pikash, nga i cili në propozim të përpunuesit u tërhoq pika e katërt me radhë – Propozim-vendimi mbi shpronësimin e rindërtimit të rrugës Guci – Grebajë, seksioni 1 dhe Guci – Doli, seksioni 2. Seanca filloi punën sipas renditjes së pikave të propozuara të rendit të ditës me parashtrimin e dy informatave të punës vjetore të dy institucioneve publike për vitin 2021, të cilat punojnë dhe veprojnë në Komunat e Plavës dhe Gucisë – Informatën mbi gjendjen e rendit dhe qetësisë në Komunën e Gucisë, të cilën në mënyrë analitike dhe kon-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 7 PRILL 2022

cize me të dhëna faktike e numerike e argumentoi shefi i Departamentit të sigurisë në Plavë, Xhemall Shabotiq, dhe informatën mbi gjendjen e kujdesit shëndetësor parësor, kujdesit social dhe të fëmijëve në Komunën e Gucisë, të cilin kronologjikisht e argumentoi shefi i Kontabilitetit në Shtëpinë e Shëndetit në Plavë, Mr. Ramo Gutiq. Seanca vazhdoi punën me trajtimin dhe shqyrtimin e një sërë propozim-vendimesh nga rendi i ditës: Propozim-vendimin mbi shpronësimin e ndërtimit të rrugës së qytetit, duke filluar nga objekti i Xhamisë së Çekajve deri te ura mbi lumin Vruja; mbi konfirmimin e vendimit të kryetares së Komunës së Gucisë për përcaktimin e interesit publik për shpronësimin e patundshmërive për rregullimin e lumit Grnçar nga Ada deri në kufirin me Republikën e Shqipërisë në KK Grnçar dhe KK Guci; mbi shfuqizimin e vendimit të Kuvendit të komunës së Gucisë për shitjen e tokës ndërtimore; mbi shfuqizimin e vendimit të Komunës së Gucisë për shitjen e patundshmërive me marrëveshje të drejtpërdrejtë dhe mbi emërimin e komisionit komunal zgjedhor të Komunës së Gucisë. Propozim-vendimet e sipërpërmendura u miratuan me shumicë votash “për” dhe “njëzëri”, pas pjesëmarrjeve të ca këshilltarëve, kryesisht të

opozitës në debatime për shqyrtimin dhe trajtimin e tyre. Këshilltarët në seancë shqyrtuan dhe miratuan njëzëri edhe Programin e rregullimin hapësinor për vitin 2022, të cilin në mënyrë koncize e prezantoi drejtori për Investime dhe rregullim hapësinor, Shemso Jaroviq. Gjatë punës më se dyorëshe të seancës së Kuvendit, këshilltarët po ashtu me shumicë votash “për” dhe “njëzëri”, shqyrtuan dhe miratuan edhe raportin vjetor të kryetares së komunës dhe të organeve të Administratës lokale të Komunës së Gucisë për vitin 2021, të cilin e prezantoi dhe e argumentoi në mënyrë analitike kryetarja e komunës, Anella Çekiq; Raportin vjetor mbi punën e SHPK “Veprimtaritë Komunale” me raportin financiar për vitin 2021, të cilin e argumentoi drejtori ekzekutiv, Demir Bajroviq; Raportin vjetor të punës së Qendrës për Kulturë në Guci me raportin financiar për vitin 2021, të cilin e prezantoi U.D e drejtorit, Llejlla Balliq; Raportin njëvjetor të punës së Organizatës Turistike të Gucisë me raportin financiar për vitin 2021, të cilin e paraqiti U.D. i drejtorit, Irfan Radonçiq, dhe Raportin e punës së shërbimit të Kuvendit të komunës së Gucisë për vitin 2021, të cilin e prezantoi sekretari i Kuvendit të komunës, Enver Dedushaj. Sh. H.


MOZAIK

Akademi përkujtimore kushtuar shënimit të 40-vjetorit të vdekjes së kompozitorit Rexho Mulliqi

Pionier i muzikës artistike në Kosovë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Filarmoninë e Kosovës dhe Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të dielën, më 3 prill 2022, organizuan mbajtjen e Akademisë përkujtimore në shënim të 40-vjetorit të vdekjes së kompozitorit të mirënjohur shqiptar, Rexho Mulliqi, i cili u lind dhe u rrit në Guci. Në këtë organizim mori pjesë muzikantja Rreze Kryeziu. Ajo foli për vlerën e kompozitorit të ndjerë dhe peshën e krijimtarisë së iniciatorit të jetës së muzikës artistike profesionale në Kosovë. Kryeziu në fjalën e rastit u shpreh: “Pjesë përbërëse e gjeneratës së parë të kompozitorëve shqiptar është pikërisht kompozitori Rexho Mulliqi. Së bashku me kompozitorin Lorenc Antoni, jetuan dhe kompozuan në kohën e ish-Jugosllavisë, kur Kosova kishte fituar autonominë brenda Jugosllavisë... Rexho Mulliqi njihet si pionier i muzikës artistike në Kosovë, jo vetëm për faktin se ka krijuar bazat moderne të një krijimtarie muzikore, por edhe për bartjen e përvojave nga puna me amatorë në këtë fushë. Ai konsiderohet të jetë personazhi kryesor i muzikës artistike të shqiptarëve, ai është përfaqësues i identitetit kulturor kombëtar të Kosovës, tek i cili inspirimi nga folklori vërtetë ishte prezent në

veprat e tij, por gjithmonë i trajtuar në suazat e hapësirave të tjera krijuese evropiane”. Sa i përket pasurimit të literaturës muzikore në vend, zonja Kryeziu theksoi që kompozitori Mulliqi kishte stilizuar gjithashtu shumë këngë e valle popullore në gjuhën shqipe, dhe shtoi se “për qëllime të futjes së programit muzikor në gjuhën shqipe në radio dhe për të pasuruar literaturën muzikore në vend, Rexho stilizoi shumë këngë dhe valle popullore në gjuhën shqipe, duke pasur parasysh se ajo ishte shpesh privuar dhe e mangët gjatë kësaj periudhe. Gjithçka që kompozoi Rexho Mulliqi ishte shqiptare... Ky kompozitor harmonizoi e stilizoi mbi 50 këngë popullore, ndër të cilat dallohen: ‘Një lule’, e shkruar për solo sopran, kor dhe orkestër, ‘Lulëzoi fusha, lulëzoi mali’, për dy solistë, kor dhe orkestër, dhe ‘Zambaku i bardhë’, po ashtu për solistë, kor e orkestër”. Ndonëse në mungesë të kompozitorit dhe dirigjentit Rafet Rudi, nuk mungoi letra e tij, të cilën e lexoi moderatori i Akademisë përkujtimore, z. Dardan Selimaj. Rudi kishte përshkruar kohën, hapat dhe vështirësitë e kompozitorit. “Ndonëse Rexhoja në kohën kur i bënte hapat e parë në krijimtari, nuk ka mundur plotësisht të jetë korrekt

me aktualitetet muzikore në botë, për shkak të jetës së varfër muzikore që ekzistonte atëherë këtu, megjithatë, ai kishte njohje më tepër të veprimtarisë së kompozitorëve ‘stilistikisht më të përmbajtur’, sesa atyre ‘radikalistëve’ të tipit të treshit vjenez (Shoenbergut, Bergut, Vebernit)... Pra, ai kishte një njohje të mirë të kompozitorëve, që idiomën krijuese e formonin në muzikën tonale, dmth për muzikën në të cilën përfshihen drejtime si neoromantizmi, neobaroku, etj, e sidomos të kompozitorëve të shkollave nacionale. Rexhoja në strukturimin harmonik, meloritmik, dhe në organizimin formal të veprës së tij, qëndron në suaza të krijimtarisë së këtyre kompozitorëve, duke mos tentuar seriozisht ta bëjë një hap më tej jashtë bazave të këtij sistemi”, u shpreh me admirim Selimaj. Përveç këtyre fjalimeve, pjesë e kësaj ceremonie përkujtimore ishte edhe interpretimi i dy veprave të kompozitorit, i cili u paraqit nga solistë të rinj. Përkujtojmë që Rexho Mulliqi vdiq në Prishtinë në vitin 1982 dhe me nderimet më të larta u varros në varrezat e qytetit të vendlindjes, në Guci, të cilën e donte shumë dhe vazhdimisht sa ishte në jetë e vizitonte me bashkëshorten, këngëtaren, të njohur si “bilbilin e Kosovës”, Nexhmije PaSh. Hasangjekaj garushën. E ENJTE, 7 PRILL 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.