Koha 1014

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 qershor 2022 Viti XXl Numër 1014 Çmimi 0,50

Pushteti pa identitet dhe nevoja për ndryshimin e imazhit ISSN 1800-5696

Turizmi malor, bukuri në vete

Kundërshtimi i çarmatimit nga shqiptarët


PËRMBAJTJE

10

12 Ukrainasit dhe lufta e agonisë

Lart e poshtë

14

16 CNN-i i Malësisë dhe i diasporës

Personalitet që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022


PËRMBAJTJE

18

22 Botim i veçantë për ulqinakët e Shkodrës

Shpërblehen talentet e reja të artit figurativ

26

28 Dy ditë në Prishtinë

Vizitë monumenteve kulturore-historike të Malësisë

ARKIVI: www.kohajavore.me

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Pas dështimit të dy seancave, zgjidhen krerët e rinj të Komunës dhe Kuvendit të Komunës së Ulqinit

Omer Bajraktari kryetar i Komunës, Ardijan Mavriqi kryetar i Kuvendit Ulqin – Pas dështimit të dy seancave ku është dashur të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe ndërprerjes sërish të seancës të premten nga kryesuesi Mehmed Zenka nga UDSH, këshilltarët e shumicës së re qeverisëse dhe Demokratëve të Malit të Zi nga opozita kanë vazhduar seancën duke zgjedhur kryetarin e ri të Komunës së Ulqinit si dhe kryetarin dhe sekretaren e re të Kuvendit të Komunës së Ulqinit. Kryetar i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit është zgjedhur Ardijan Mavriqi nga Forca e Re Demokratike, i cili pason në këtë detyrë kryetarin e deritashëm Haxhi Sulejmani. Për të kanë votuar 20 këshilltarë, 18 të koalicionit qeverisës që përbëhet nga koalicioni “Fillimi i Ri” (Lëvizja Qytetare URA, Partia Demokratike, Socialdemokratët, Partia Socialdemokrate dhe Alternativa Shqiptare) dhe Forca e Re

4

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Demokratike, si dhe dy këshilltarët e Demokratëve. Ndërsa kandidatja për kryetare të Kuvendit, këshilltarja e PDS-së Ivana Jançiq – Popoviq, e propozuar nga 12 këshilltarët e opozitës (koalicioni UDSH-LD në MZ dhe koalicioni Partia Demokratike e Socialistëve – Partia Boshnjake) nuk ka pasur asnjë votë pasi që këshilltarët e opozitës e kanë lëshuar më herët sallën e Kuvendit. Po ashtu këshilltarët kanë votuar për zgjedhjen e sekretares së re të Kuvendit, Mirjeta Gjoni, pasi që më herët kanë shkarkuar sekretarin Besart Resulani nga UDSH. Me 18 vota për të këshilltarëve të koalicionit qeverisës dhe dy vota kundër të këshilltarëve të Demokratëve, Kuvendi ka zgjedhur Omer Bajraktarin nga Lëvizja Qytetare URA kryetar të ri të Komunës së Ulqinit. Në fjalën përshëndetëse pas betimit,

kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka thënë se sot jemi në vazhdimësinë e një udhëtimi, i cili nuk mbaron kurrë, udhëtimi për ta bërë vendin tonë më të mirë për qytetarët tanë. “Në atë rrugëtim, ne po ashtu duhet të bëhemi më të mirë në shërbim të qytetarëve… Në rrugëtimin tonë jemi të pajisur me vizion, vullnet për të dhënë maksimumin për rilindjen e Ulqinit tonë, të shoqëruar me dashuri të madhe për këtë vend që krahas dallimeve politike, na bashkon dhe frymëzon”, ka thënë ai. Bajraktari është shprehur se për zhvillimin dhe mirëqenien e Ulqinit kërkohet bashkëpunimi i të gjithëve. “Të ndërtojmë kalanë e raporteve të mira dhe në mënyrë transparente e të vendosur të hapim rrugët për futjen e Ulqinit në hartën e vendeve më të njohura turistike në rajon e më gjerë”, ka thënë ai. Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit ka deklaruar se është i vetëdijshëm që pritshmëritë, nevojat dhe dëshirat e qytetarëve të Ulqinit janë të mëdha, por ato janë të justifikuara dhe reale. “Interesi i Ulqinit duhet të jetë mbi çdo interes tonë individual apo partiak. Prandaj Ulqini mundet, drejt dhe me nder, nëse punojmë të gjithë bashkë dhe nëse e mira e qytetit tonë është prioriteti ynë numër një!”, ka përfunduar Bajraktari. Edhe të premten është ndërprerë seanca nga kryesuesi Mehmed Zenka, por këshilltarët e shumicës kanë vendosur ta vazhdojnë atë, në bazë të udhëzimeve të Ministrisë për Administratën Publike. Seancën në vazhdim e ka kryesuar këshilltari më i vjetër i pranishëm në sallën e Kuvendit, Genci Nimanbegu nga Forca e Re Demokratike. Opozita ka reaguar ndaj zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Komunës së Ulqinit dhe kryetarit të Komunës duke vlerësuar se vazhdimi i seancës nga këshilltari Nimanbegu dhe aktet e ndërmarra më vonë janë joligjore. Ata kanë paralajmëruar se për këtë do të ankohen dhe do të ngrejnë padi në organet gjyqësore kompetente. Kryetari i ri i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka marrë të hënën zyrtarisht detyrën nga kryetari i deritashëm Aleksandar Daboviq. i. k.


NGJARJE JAVORE

Shqipëria zgjedh kreun e ri të shtetit

Gjenerali Bajram Begaj zgjidhet president Duke u zotuar se Shqipëria për të vjen mbi gjithçka, ushtaraku Bajram Begaj u zgjodh të shtunën president i Shqipërisë me 78 vota të deputetëve të Kuvendit. Në votimin e tij në Kuvend morën pjesë 83 deputetë, prej të cilëve katër ishin kundër dhe një abstenoi. Pjesa më e madhe e opozitës nga Partia Demokratike e bojkotoi seancën. Kandidatura e Begajt u mbështet nga Partia Socialiste dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili e propozoi për president pas dështimit për të zgjedhur president konsensual me Partinë Demokratike në opozitë. Para votimit, Begaj tha se do të mbajë pozitën e presidentit “me respekt të barabartë për të gjitha palët përfaqësuese të popullit shqiptar”. “Fjalët nuk kanë qenë kurrë arma ime më e fortë, por edhe sikur të ishin jam i bindur se do ta kisha të vështirë t’i gjeja në këtë rast. Ky është një ndër ato raste që fjalët nuk e përshkruajnë dot. Vetëm përkushtimi me besnikëri absolute ndaj Republikës, qytetarëve dhe Kushtetutës së saj, mund ta tregojnë sadopak madhësinë e këtij nderi”, tha Begaj. Para se të propozohej për president, Begaj mbante detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Presidenti aktual i Shqipërisë, Ilir Meta, firmosi të shtunën përpara votimit në Kuvend dekretin për lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, duke i hapur rrugë votimit të tij në postin e kreut të ri të shtetit. Kryeministri i Shqipërisë, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi

Rama, edhe të shtunën përsëriti se emri i Begajt u propozua për shkak të profilit të tij ushtarak dhe dedikimit e shërbimit të tij ndaj shtetit të Shqipërisë. Rama gjithashtu theksoi se Begaj është figurë jopartiake dhe unifikuese, si dhe “shëmbëlltyra e normalitetit” për Shqipërinë. “Besoj se kemi arritur qartësisht objektivin që kemi pasur qysh në krye të herës dhe të gjitha reagimet flasin për këtë. Natyrisht përjashtuar ndonjë reagim pa lidhje të hapësirës politike, flas përtej kësaj, që do të thotë që i kemi dhënë Shqipërisë një president normal, një figurë të pakontestueshme në aspektin e integritetit të humanizmit dhe patjetër edhe të përkushtimit për vendin dhe për njerëzit”, u shpreh kryeministri Rama. Seanca e Kuvendit për të zgjedhur të parin e shtetit u mbajt të shtunën, pas dështimit të tre rundeve të mëparshme, ku partitë opozitare nuk propozuan asnjë kandidat, duke i hapur rrugën PS-së që ta zgjedhë e vetme presidentin. Partia Demokratike në opozitë e ka konsideruar jokushtetuese zgjedhjen e presidentit. Kryetari i kësaj partie, Sali Berisha, ka thënë se me zgjedhjen e tij si president, “krijohet precedenti tepër i rrezikshëm për vendin, sepse krijon precedentin e mundësisë së ardhjes së ushtarakëve në pushtet, pavarësisht se Kushtetuta nuk i lejon ata”. Megjithatë, bashkësia ndërkombëtare ka uruar zgjedhjen e presidentit të ri të Republikës. Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka thënë se pret bashkëpunim për marrëdhënie të sigurta BE-Shqipëri.

Urimit i janë bashkuar edhe kori diplomatik ndërkombëtar në Shqipëri. Edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, uroi Begajn për zgjedhjen në krye të shtetit shqiptar, duke thënë se do të punojnë së bashku drejt integrimeve evropiane. Begaj, mjek në profesion, mori detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare, në vitin 2020. Që nga viti 1998 ai ka shërbyer në disa poste administrative ushtarake, si komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës, shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake, drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor, dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare. Ai është ushtaraku i dytë pas gjeneralit Alfred Mosiu që zgjidhet president i Shqipërisë gjatë periudhës së pluralizmit. Presidenti i ri i Shqipërisë pritet të marrë zyrtarisht detyrën më 24 korrik të këtij viti – ditën kur largohet nga zyra presidenti aktual, Ilir Meta. (Kohapress/REL) E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Qasje

Pushteti pa identitet dhe nevoja për ndryshimin e imazhit Deri tani kemi pasur një pushtet pa identitet. Prandaj nevojitet ndryshimi i imazhit të keq të krijuar nga qeverisjet e mëparshme. Në këtë përpjekje, gjëja më e rëndësishme (vështirë) është ndryshimi i mendësisë, sepse për të qenë realist, çrrënjosja e këtij mentaliteti të krijuar ndër vite është shumë i vështirë dhe don kohë

Ismet Kallaba

Ulqini është ndër komunat me potencialet më të mëdha zhvillimore në Malin e Zi. Përkundër kësaj, ai që prej disa vitesh vazhdon të renditet ndër komunat më të varfra në nivel shtetëror. Përpos diskriminimit ekonomik nga pushteti qendror, kësaj gjendjeje i ka kontribuar më së shumti keqqeverisja e pushtetit lokal. Komuna e Ulqinit mban namin e keq dhe është shndërruar në

“ 6

sinonim të keqqeverisjes dhe simbol të papërgjegjësisë, jotransparencës, korrupsionit dhe veprimeve të tjera joligjore. Kuptohet që ka shumë faktorë që kanë ndikuar në gjendjen e mjerueshme të kësaj komune, e cila dita-ditës po degradon para syve tanë, ndërsa qytetarët ndjehen të pafuqishëm për ta parandaluar këtë të keqe, por pa dyshim që politika është faktori kryesor. Të gjithë ata (parti dhe politikanë) që kanë qenë pjesë e qeverisjes ndër vite janë bashkëfajtorë të kësaj gjendjeje, së cilës i kanë kontribuar me veprimin ose mosveprimin e tyre. Komuna e Ulqinit dhe institucionet publike në varësi të saj janë shndërruar në strofull dhe qendër sociale të punësimit të mil-

Kuvendi i Komunës së Ulqinit është shndërruar në një organ joserioz dhe pa kredibilitet. Për më tepër, Kuvendi nuk përcillet nga qytetarët për shkak të interesit për vendimet që do të merren aty, por për “bëmën” e radhës, sepse ai është shndërruar në një shfaqje cirku. Kulmi sigurisht ishte seanca(t) konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit, ku u desh të ndërhynte edhe Qeveria e Malit të Zi për zgjidhjen e ngërçit politik të krijuar ndërmjet shumicës së re qeverisëse dhe opozitës

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

itantëve partiakë, ku nuk ka vend për profesionistë të vërtetë. Në asnjë vend nuk ndodh që të shpërblehesh për diçka që nuk e ke kryer. Por, në Komunën e Ulqinit dhe ndërmarrjet publike qëllimi i punësimit është që të mos punosh, sepse nuk i jep llogari akujt. Kjo nuk do të thotë se në Komunën e Ulqinit dhe ndërmarrjet publike të saj nuk ka nëpunës të mirë, të përgjegjshëm dhe profesionistë, por ata janë nën hijen e personave vendimmarrës. Komuna e Ulqinit, kështu siç është, nuk është në shërbim të qytetarëve, sepse e gjithë lufta bëhet për të siguruar pagat për punonjësit. Ajo, faktikisht, nuk qeveriset nga pushteti lokal, por thjesht “lundron” nga ta çojë era, mu sikur ajo barka pa kapiten. Keqmenaxhimi i Komunës së Ulqinit ka bërë që borxhet e saj dhe të ndërmarrjeve publike të rrezikojnë falimentimin e tyre, për shkak të pamundësisë për të shlyer detyrimet financiare ndaj punonjësve dhe të tjerëve. Qytetarët jo vetëm që vuajnë pasojat e keqqeverisjes, por edhe paguajnë dëmet e krijuara nga kjo lloj qeverisjeje. Papërgjegjësia ka bërë që të rriten ambiciet e militantëve partiakë, të cilët përpiqen të përfitojnë ndonjë pozitë nëse u jepet rasti, pavarësisht përgatitjes profesionale të mangët dhe mosplotësimit të kushteve ligjore. Ndërsa Kuvendi i Komunës së Ulqinit,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

si organ përfaqësues ku sipas ligjit merren vendimet më të rëndësishme në nivel lokal, vuan nga niveli i ulët i përfaqësimit, jokompetenca dhe papërgjegjësia e të zgjedhurve partiakë, vendimet jo rrallë herë joligjore për shkak të interesave partiake etj. Në këtë mënyrë, ai është shndërruar në një organ joserioz dhe pa kredibilitet. Për më tepër, Kuvendi nuk përcillet nga qytetarët për shkak të interesit për vendimet që do të merren aty, por për “bëmën” e radhës, sepse ai është shndërruar në një shfaqje cirku. Kulmi sigurisht ishte seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit, ku u desh të ndërhynte edhe Qeveria e Malit të Zi për zgjidhjen e ngërçit politik të krijuar ndërmjet shumicës së re qeverisëse dhe opozitës. Deri tani kemi pasur një pushtet pa

Komuna e Ulqinit, kështu siç është, nuk është në shërbim të qytetarëve, sepse e gjithë lufta bëhet vetëm për të siguruar pagat për punonjësit. Ajo, faktikisht, nuk qeveriset nga pushteti lokal, por thjesht “lundron” nga ta çojë era, mu sikur ajo barka pa kapiten

identitet. Prandaj nevojitet ndryshimi i imazhit të keq të krijuar nga qeverisjet e mëparshme. Në këtë përpjekje, gjëja më e rëndësishme (vështirë) është ndryshimi i mendësisë, sepse për të qenë realistë, çrrënjosja e këtij mentaliteti të krijuar ndër vite është shumë i vështirë dhe don kohë. Kam frikë se edhe pushteti i ri (vjetër) vuan nga euforia dhe ambiciet e sëmura të disa individëve. Për momentin shohim një luftë për pozita brenda vetë partive

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të shumicës së re qeverisëse, gjë që tregon se personat e tillë nuk luftojnë për të mirën e përgjithshme publike, por për interesa personale. Ulqini e pret sezonin turistik mbase më i papërgatitur se kurrë, me rrugë dhe infrastrukturë të amortizuar dhe të rrënuar nga ndërhyrjet e ndryshme. Atmosfera pozitive dhe euforia ekzistuese te koalicioni qeverisës mund të zbehet shumë shpejt, sepse qytetarët kanë nevojë për ndryshime konkrete dhe të dukshme.

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Fytyra e vërtetë e ateizmit (3)

Komunistët fituan bin mohuar Zotin po bëh Se çështja e besimit në Zotin është ndjenjë e lindur, natyrë dhe ndërgjegje, e argumenton vetë nevoja për hulumtime, vetë përpjekjet njerëzore për të gjetur të vërtetën, për ta rehatuar shpirtin

Hajrudin S. Muja

(vijon nga numri i kaluar) Në kohën e Renesancës, humbja e besimit te dogmat zyrtare rreth Jezusit dhe përpjekja për të gjetur një prehje shpirtërore te besimet ekzotike, shpjegon më së miri përhapjen e ateizmit [Hofman:2003, f. 17]. Fjala “zot” ishte ndër fjalët më të abuzuara në historinë njerëzore, shpesh e barasvlerësuar me “lirinë”, “drejtësinë” dhe “dashurinë”! Fridrih Niçe (18441900), fillimisht si besimtar e në fund si i çmendur, ka portretizuar një shembull në “The Madman”, për atë njeriun e çmendur i cili në një mëngjes kishte shkuar në treg dhe duke qarë bërtiste: “Jam duke kërkuar Zotin”! Shumica e atyre që nuk besonin në Zot qëndronin bashkë e qeshnin. “Përse ka humbur?”, pyeti njëri. “Apo ndoshta është fshehur”, tha tjetri. “Vallë të ketë frikë nga ne... apo ndoshta ka migruar”, bërtisnin e qeshnin! I çmenduri ua ndërpreu të qeshurat: “Ku është Zoti... ua them unë, e kemi vrarë unë dhe ju, të gjithë ne jemi vrasësit e tij!” Natyrisht i çmenduri pastaj vazhdoi me “argumentet” e veta të çmendura se pas “vrasjes” së Zotit, asgjë nuk ka ndryshuar në horizont! Shkoi pastaj në kishë dhe pasi këndoi “requiem aeternam deo”, sërish bërtiti: “Çfarë janë tani këto ki-

8

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

sha nëse nuk janë varrezat e Zotit?” [Nietzche:1954, f. 125]. Kur e shpalli Zotin “të vdekur”, ai nuk mendonte për fetë, por për Krishterimin: “Unë e konsideroj Krishterimin një mallkim të madh, çoroditja e brendshme më e madhe, instikti më i madh i hakmarrjes, për të cilën asnjë mjet nuk është aq helmues, aq tinzar, aq i nëndheshëm dhe aq zemërngushtë” [Nietzche:1921, f. 125]. Në “Gesamite Briefe” ai mbante një tjetër qëndrim për islamin, për: “atë që Evropa e ka humbur, burrërinë, respektin, autoritetin dhe dëshirën e cila fuqimisht afirmon jetën” [Nietzche:1996]. Megjithatë ai mbeti njëri ndër kryesorët e bindjeve ateiste që solli motivimin e Sigmund Frojd-it (1856-1939) dhe Karl Jung-ut (1875-1961) për lëvizjen “Zoti është i vdekur” [Berlinerblau:2005]. Të tilla bindje i dhanë edhe Stalinit (1878-1953) fuqinë e duhur për ta gjallëruar ateizmin në arenën politike [Zacharias:1990, f. 24]. Historiani Pol Xhonson [në: “The Modern Times”], ndryshe nga Baynes (1969), thotë se të gjithë ‘djajtë’ e shekullit XX, përfshirë Hitlerin dhe Musolinin, në të vërtetë kishin pikëpamje të tilla. Të tilla bindje përfshinë edhe mendjet shqiptare në periudhën e viteve të hershme të pavarësisë. Në vitet e ’30ta të shekullit të kaluar, ateizmi ishte bërë një “modë” a një “sëmundje” e intelektualëve të kohës. Në vitin 1934 ishte ndezur një debat i ashpër ndërmjet Ismet Totos në gazetën “Illyria” me “Mistika e re” dhe broshurën “Grindje me klerin” [Univers, #2/2002, ff. 267-

286] nga njëra anë dhe Ismet Dibrës, Junus Bulejt, Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit nga ana tjetër. Një tjetër ateist që kishte pikëpamje antifetare ishte Ilo Mitkë Qafzezi, i cili përveçqë botonte herë pas here shkrime në “Gazeta e Korçës”, iu përvesh edhe punës për përkthim të pjesërishëm të Kur’anit, jo për të njohur lexuesin me të vërtetën islame, por për të shpifur kundër tij [Basha:2011, f. 377]. Më pastaj erdhën komunistët të cilët pavetëdijshëm fituan bindjen se duke mohuar Zotin po bëheshin ‘përparimtarë’. Në shtator të vitit 1967, Enver Hoxha përshëndeti ndërmarrjet e studentëve të shkollës “Naim Frashëri” të Durrësit për të eleminuar kishat e xhamitë në Shqipëri dhe “për të fshirë obskurantizmin religjioz” [Moorey:2015, f. 62]. Me dekretin 4337 ndaloi besimin fetar (1967), mbylli e shkatërroi 2.169 objekte fetare, shndërroi në bare, kafene apo shtëpi kulture dhjetëra kisha, xhami e teqe, librat e shenjtë u dogjën, varret e njerëzve të respektuar u përdhosën [Fevziu:2012, f. 210]. Sikurse shkruante “Nëntori” i përmuajshëm: “Shqipëria u bë vendi i parë dhe i vetëm ateist në botë” [Zickel & Iwaskiw:1992, f. 86]. Ndaj prijësve myslimanë e të krishterë u ushtrua dhunë, shumica e tyre u vranë, u burgosën ose ikën. Në Shkodër u hap “Muzeu ateist” (1973-1990), i vetmi i llojit të tillë në botë, kurse Pjesa C, neni 37 i Kushtetutës së vitit 1976 thotë: “Shteti nuk njeh asnjë fe dhe perkrah e zhvillon propagandën ateiste për të rrënjosur te njerëzit botëkuptimin materialist shkencor”

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ndjen se duke heshin “përparimtarë” [Kushtetutat, 2006, f. 141]. Ata përvetësuan vlerat e huaja duke ua paraqitur fenë si një virus që duhej të luftohej. “Feja e Shqyptarit asht shqyptaria” e Pashko Vasës, që Rilindja Kombëtare e përdori për të bashkuar shqiptarët [Rizvanolli:2007, f. 295]! Ata ia dolën që të përjashtojnë lutjet për heronjtë dhe t’i zëvendësojnë me fjalën “Lavdi” ose “Të qoftë i lehtë dheu”; në vend të ngritjes së duarve ose shenjës së kryqit “një minutë heshtje”, lutjet i zëvendësuan me krisma pushkësh, të gjitha këto në emër të modernizimit, demokracisë e përparimtares! Ndonëse i shkaktoi të këqija të pafund popullit, nuk e zhduku dot. Murej tregon një barcoletë që kishte dëgjuar kur vizitoi Shqipërinë post-ateiste, ku thuhet se kur njëri tha “unë jam ateist”, tjetri e pyeti: “A je ateist mysliman apo ateist ortodoks?!” [Moorey:2015, f. 22]. Se çështja e besimit në Zotin është ndjenjë e lindur, natyrë dhe ndërgjegje, e argumenton vetë nevoja për hulumtime, vetë përpjekjet njerëzore për të gjetur të vërtetën, për ta rehatuar shpirtin. Ata u përpoqën të mësojnë për një gjë që e ka emrin “përtej natyre” (metafizikë) dhe neve nuk na intereson sa patën sukses, por kush u tha se përtej natyrës është një send që duhej hulumtuar e studiuar? Ata u bindën për nevojën e lidhjes së njeriut me një qenie më të lartë, se: “Bota nuk mund të jetë pa një fuqi prapa saj”. Kur dijetarët konstatuan për pesë shqisat e jashtme, na dhanë të kuptojmë se ka edhe të tjera që e lidhin njeriun me botën e tij të brendshme. Në këtë përpjekje ata do të duhej të ndaleshin aty ku ndalej mendja, që kështu të mos e ngatërronin “kuptueshmërinë” me “parashikimin”. Mendja iu tha se ekziston një fuqi që e drejton, e mbikëqyrë dhe e orienton këtë botë. Kjo është gjë e kuptueshme për të gjithë dhe me kaq çështja do të

Bindjet ateiste përfshinë edhe mendjet shqiptare në periudhën e viteve të hershme të pavarësisë. Në vitet e ’30-ta të shekullit të kaluar, ateizmi ishte bërë një “modë” a një “sëmundje” e intelektualëve të kohës. Në vitin 1934 ishte ndezur një debat i ashpër ndërmjet Ismet Totos në gazetën “Illyria” me “Mistika e re” dhe broshurën “Grindje me klerin” nga njëra anë dhe Ismet Dibrës, Junus Bulejt, Gjergj Fishtës dhe Anton Harapit nga ana tjetër. Një tjetër ateist që kishte pikëpamje antifetare ishte Ilo Mitkë Qafzezi

merrte fund. Emri i kësaj fuqie, forma dhe veçoritë pastaj nuk janë çështje e mendjes por e parashikimit. Kjo Fuqi do të lajmërohej dhe do të udhëzonte njerëzit vetë përmes Shpalljeve dhe të dërguarve të Tij. Ngatërrimi filozofik i kuptueshmërisë me parashikimin lindi idhujtarinë dhe ateizmin. Prandaj pra, pati të drejtë Francis Bekon (1561-1626), kur në esenë “Of Atheism” (1597), shprehej se: “një filozofi e vogël mund ta bëjë njeriun ateist!” Filozofia duhet të heshtë për atë që nuk mund ta thotë, sepse e pathëna nuk është joekzistuese, ajo ekziston e madje edhe paraqitet. Ndërkohë, shkenca nuk mund të krijojë argument për ekzistencën e Zotit, sepse Hyjnorja nuk vjen përmes eksperimenteve dhe edukimeve [Fllu:2019, f. 135], por përmes shpalljes së mesazhit. Tragjedia e vërtetë brenda këtij konteksti është ndryshimi i madh ndërmjet asaj që besojmë dhe asaj që dimë! Humbja e udhës në fizikë dhe metafizikë përgjatë jokorrektësisë në aplikimin e teologjisë dhe filozofisë, është e ngjashme me një shpatë që e përdorë në mënyrë të papërgjegjshme dhe përfundon duke prerë kokën e vet! Sa herë që janë shfaqur zbulime të reja,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

faktet e mëparshme shkencore janë hedhur poshtë. Shkenca mund të shtrojë një tezë dhe të mbledhë ithtarët e vet, por në asnjë rast nuk mund ta dëshmojë se ne jemi “produkt i një rasti të verbër”! Po, cili njeri me ndërgjegje të pastër mund të besojë se fjalori u zhvillua për shkak të një eksplodimi në shtëpinë botuese?! Cili produkt i dizajnuar në përvojën njerëzore nuk tregon dizajnuesin e vet?! Cila mendje dhe ide mund të mbrojë mundësinë që jeta të ketë filluar rastësisht, duke përdorur analogjinë e një tufe majmunësh që godasin tastierën e kompjuterit dhe përfundojnë duke shkruar një sonet shekspirian?! Këto pyetje që kërkojnë përgjigje i ka shkruar Xherald Shreder [“Has Science Discovered God”] – një ish-ateist që u pendua për mosbesimin e tij! Nëse teorema nuk funksionon me një sonet, atëherë është absurd sugjerimi se vepra e madhe dhe shumë e ndërlikuar e fillimit të jetës të jetë mundësuar rastësisht [Fllu:2019, ff. 75-76]! Ajo nuk ka shpjeguar asgjë në këtë drejtim dhe prandaj sa më shumë që dimë, më fantastike bëhet bota dhe më e thellë errësira rreth saj. (vijon) E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

The Guardian

Ukrainasit dhe luft Simon Tisdall

Është e çuditshme, gjithashtu, se si OKB-ja kërkon marrëveshje me Rusinë për konvojin që do ta shoqërojë bartjen e drithërave nga Odesa dhe nga portet tjera të Ukrainës. Është Putini ai që i ndalon 22 milionë tonelata të drithërave që të arrijnë në Lindjen e Mesme dhe në Afrikë, ku miliona njerëz po përballen me urinë. Mos kërkoni leje. Dërgojeni një forcë shumëkombëshe për ta thyer bllokadën e tij të paligjshme. SHBA-ja dhe Britania e Madhe kanë bërë bujë të madhe në të kaluarën, për mbrojtjen e lirisë së lundrimit në ujërat ndërkombëtare, përfshirë në Detin e Zi. Çuditërisht, më 24 shkurt, ata në fakt ia dorëzuan këto ujëra Rusisë, marina e së cilës bombardon dhe rrethon qytetet dhe portet e Ukrainës, sipas tekeve të veta. Krerët e mençur bëjnë me dije për kujdestarinë e Turqisë ndaj konventës obskure të vitit 1936, që kufizon kalimin përmes Bosforit në kohë lufte. Kujt po ia ndien tash për këtë!? Rexhep Taip Erdogani duhet t’i ndihmojë partnerët perëndimorë. Është koha që ai mujshari i Turqisë që po seniloset, të merret me përgjegjësitë e veta, ku përfshihet edhe mirëpritja e aplikantëve për NATO – Finlandës dhe Suedisë. Ngurrimi i NATO-s për të marrë iniciativë, në vend se të reagojë pasivisht ndaj veprimeve ruse, është gjithashtu i pakuptueshëm. Propozimet për një zonë ndalim-fluturimi dhe për streha të sigurta për refugjatët në Ukrainën Perëndimore, vazhdimisht po refuzohen si shumë të rrezikshme. Pra, guxoni të provoni diçka tjetër! NATO-ja i ka muskujt

10

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

dhe mjetet. Mund të bëjë shumë më tepër për ta ndaluar vrasjen sistematike të civilëve dhe për ta smbrapsur Rusinë, siç kam argumentuar më parë këtu. I braktisur, për të luftuar i vetëm, Zelenski kërkon armë të rënda, por lutjet e tij shpeshherë mbesin të paplotësuara – ose përgjigjet vonohen. “Duhet të jemi seriozë në lidhje me furnizimin e ushtrisë [së Ukrainës] në mënyrë që ajo të mund të bëjë atë që bota ia kërkon të bëjë: ta luftojë një superfuqi botërore, e vetme në fushën e betejës”, thotë gjenerali amerikan Filip Bridlov, ish-komandant i NATO-s në Evropë. Ka të drejtë. Nuk është mirë të mbështetesh në sanksione, siç dëshmoi BE-ja sërish gjatë javës së kaluar. Ishte i çuditshëm vendimi i saj për ta lejuar mini-Putinin e Hungarisë, Viktor Or-

banin, që ta hollojë me ujë embargon e naftës. Megjithatë, janë të kënaqur Olaf Sholci i Gjermanisë dhe shokët e tij euro-luhatës. Detyra u krye për naftën, tani ata do të rezistojnë më me kokëfortësi ndaj asaj që kanë më së shumti frikë bankierët dhe biznesmenët e tyre: sanksionet për gazin. Ndoshta, më e vështira për t’u kuptuar është arsyeja se pse disa qeveri perëndimore vazhdojnë të bëjnë, si deri tash, biznes me Putinin për të cilin e dinë, me siguri, se po i mbikëqyrë mizoritë dhe krimet e luftës. Sholc dhe Emanuel Makroni i Francës mbajnë biseda të rregullta telefonike me të. Thuhet se janë realistë që kërkojnë paqe. Jo. Ata janë leshko që i normalizojnë vrasjet masive. Diplomatët e sofistikuar shpjegojnë se është e nevojshme të ruhen kana-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ta e agonisë let e komunikimit. Të frikësuar nga destabilizimi i Rusisë bërthamore, duan t’ia japin Putinit një “rrugëdalje”. Por, nuk po e kuptojnë. Putini “mesianik” thjesht nuk po dëgjon. Një enigmë tjetër: pse në mbarë botën po tolerohet shpërndarja e paturpshme e dezinformatave të ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov? Pse ambasadorët e Rusisë marrin kohë falas nëpër transmetime, për të gënjyer? Është koha që të gjithë ta thyejnë qafën, të dërguarit perëndimorë në Moskë të tërhiqen dhe 300 miliardë dollarët e aseteve të ngrira të Bankës Qendrore Ruse të përdoren për të rindërtuar Ukrainën. Arsyeja se pse vazhdon mosndëshkimi i tillë është se Kina dhe India, megjithëse janë betuar se do ta respektojnë kartën e OKB-së dhe ligjin ndërkombëtar, në vend të kësaj

preferojnë të përfitojnë nga agonia e Ukrainës duke blerë energji ruse me çmim të ulët. Ndërkohë, vendet në zhvillim e konsiderojnë veten si viktima të pafajshme të një konflikti të largët që nuk ka asnjë lidhje me to. Mjerisht, mungon konsensusi global për Ukrainën. Por, në fund të fundit, janë kontradiktat politike dhe ndrojtja e vetë aleatëve perëndimorë që më së shumti po e minojnë Kievin, në një moment kritik, 100 ditë pas luftës. Reagimi i dobët është pozicioni i tyre i paracaktuar. Nuk veprojnë siç duhet. Të frikësuar nga aludimet bërthamore të Putinit, të frikësuar nga përshkallëzimi dhe të alarmuar nga rritja e kostove të brendshme, udhëheqësit perëndimorë, thellë në vetvete janë të frikësuar se Ukraina mund të fitojë. Në të njëjtën kohë, janë të përkushtuar – politikisht, moralisht, retorikisht – për të qenë të sigurt se nuk do të humbasë. Konfuzioni i deritashëm që përfaqëson disavantazhin në dy situata të ndryshme, personifikohet nga Bajdeni. Duke i sqaruar qëllimet e luftës së SHBA-së, gjatë javës së kaluar këmbënguli se Rusia duhet ta “paguajë çmimin e madh”. Nëse kalon pa u ndëshkuar, do të “hapet diku tjetër dera e agresionit, me pasoja katastrofike për mbarë botën”. Megjithatë, edhe pse rrezikon, Bajden shmangi përmendjen e cilësdo fitore për Ukrainën. Nuk kishte asgjë për fitoren. Në vend të kësaj, foli në mënyrë të paqartë për negociatat e ardhshme, ndërsa ofroi garanci personale për Putinin. Shtetet e Bashkuara nuk e kërkuan përmbysjen e tij, tha ai. As NATO nuk do të sulmojë, pos nëse nuk sulmohet. Duke i kundërshtuar deklaratat e fundit të Pentagonit, Bajden këmbënguli: “Nuk duam ta zgjasim luftën vetëm për t’i shkaktuar dhimbje Rusisë”. E injoroi kërkesën maksimaliste të Sekretares së Jashtme të Britanisë së Madhe, Liz Trus, për tërheqjen e plotë ruse nga Krimea dhe nga i

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Duket e çuditshme, për ta thënë këtë më butë, se si Xho Bajden është i gatshëm për ta furnizuar Ukrainën me raketa të avancuara, për sa kohë që nuk i lëshon ato drejt Rusisë. Vladimir Putini mund të drejtojë raketa ndaj ukrainasve, përtej kufirit, sa herë që t’i teket – por, trupat e Volodimir Zelenskit nuk munden të kundërpërgjigjen ndaj torturuesve të tyre gjithë Donbasi. Synimet shumë modeste të luftës së Bajdenit janë një manifest për gjithë këtë konfuzion. Ku e çon kjo Ukrainën? Ende e vetmuar, ende pa armë thelbësore moderne dhe ende duke luftuar për jetë me njërën dorë të lidhur pas shpine – nga miqtë e saj më të ngushtë. Dhe, ku e çon kjo Perëndimin? Në frikë, në mes të fitores dhe disfatës dhe, duke shpresuar, duke u lutur për një formë të kompromisit të keq – nëse Ukraina mund të shmangë kapitullimin dhe nëse Putini përfundimisht denjon të pranojë territor dhe imunitet në këmbim të ndalimit të tmerrit. Kjo qasje e gjunjëzuar garanton vetëm një gjë: lufta do të vazhdojë dhe do të vazhdojë. Diplomacia është bllokuar. Sanksionet kanë efekt të kufizuar dhe, për sa i përket çmimeve të energjisë, po e dëmton Evropën më shumë se vet Rusinë. Vetëm rritja e presionit të drejtpërdrejtë dhe të tërthortë ushtarak të NATO-s mund ta ndryshojë këtë dinamikë. Duke bërë fushatë në vitin 2020, Bajden u zotua t’i jepte fund asaj që ai i quajti “luftërat e përhershme” të Amerikës. Tani, duke goditur me më pak forcë seç duhet, ai dhe udhëheqës tjerë perëndimorë pikërisht kështu po i dënojnë ukrainasit. E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Lart e poshtë Nëse pyeten shqiptarët e sotëm do të thonë se nuk janë turq, pavarësisht se udhëheqësit duan t’i afrojnë, ata janë jo të errët. Arbërit e lashtë nuk ishin as kaukazianë pasi nuk është gjetur asnjë regjistrim i tyre në letër. Megjithatë, seriozisht, ndoshta një pjesë e madhe e problemit është përdorimi i termave, pseudo shkencorë, nga një epokë e shkuar, që u krijuan për një agjendë specifike

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

12

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Sundimtari i Arbërisë ishte biri i Gjonit. Kur vdiq, mumifikimi ishte ende i përhapur. Trupi i tij duhej të ishte një nga më të ruajturit në të gjithë historinë arbnore. Por nuk është. Do të thonin se pas gjithë asaj lufte, do të ishte totalisht i lodhur. Por një person i vdekur, nuk është në gjendje të ndihet “i lodhur”, as ndonjë ndjesi tjetër fizike apo emocionale

nuk ka. Një i vdekur nuk mund të jetë “i lodhur”, ashtu siç nuk mund të jetë “zgjuar” ose “energjik”. Nëse pyeten shqiptarët e sotëm do të thonë se nuk janë turq, pavarësisht se udhëheqësit duan t’i afrojnë, ata janë jo të errët. Arbërit e lashtë nuk ishin as kaukazianë pasi nuk është gjetur asnjë regjistrim i tyre në letër. Megjithatë, seriozisht, ndoshta një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION pjesë e madhe e problemit është përdorimi i termave, pseudo shkencorë, nga një epokë e shkuar, që u krijuan për një agjendë specifike. Dhe po, nëse pyetni shumicën e shqiptarëve, ata do të identifikohen si shqiptarë, dhe pikë. Pak arrogante për t’u imponuar identitete njerëzve që nuk u jepej kurrë, as edhe një copë letër. A ndalemi ndonjëherë për të pyetur se çfarë na jep të drejtën për ta bërë këtë? Çfarë na jep neve të drejtën për t’i etiketuar njerëzit sikur të ishin lloj kafshësh në një kopsht? Gjëja më e madhe që shqiptarët sot urrejnë është marrëzia e prejardhjes, e cila rikrijohet si ndjenjë e tyre e përbashkët. Në fakt Shqipëria është më Kaukaziane se Evropa, pasi ‘evropianët’ janë ngritur nga kaukazianët që kanë migruar në kontinent nga Lindja. Gjenet mund të gjenden kryesisht në Itali, Spanjë dhe Britani. Shqipëria e lashtë është më shumë Kaukaziane sesa Evropa. Por para së gjithash, Shqipëria pret në derë, edhe pse nuk është gjë tjetër. Është shqiptare. Njerëzit në Shqipërinë e poshtme

Në fakt Shqipëria është më kaukaziane se Evropa, pasi ‘evropianët’ janë ngritur nga kaukazianët që kanë migruar në kontinent nga Lindja. Gjenet mund të gjenden kryesisht në Itali, Spanjë dhe Britani. Shqipëria e lashtë është më shumë kaukaziane sesa Evropa. Por para së gjithash, Shqipëria pret në derë, edhe pse nuk është gjë tjetër. Është shqiptare

do të jenë ndryshe nga njerëzit në Shqipërinë e sipërme, por janë shqiptarë; njerëzit në Shqipërinë e epërme do të jenë me lëkurë më të bardhë, sepse kanë më pak diell, por megjithatë janë shqiptarë. Dy rajonet u bashkuan nga një sundimtar. Për më tepër, nocioni i racës nuk ekzistonte atëherë. Njerëzit ishin padyshim të vetëdijshëm për dallimet fizike, por “racizmi” personal ishte shumë i rrjedhshëm dhe shpesh herë në konflikt me të kuptuarit sot. Prirësit që kishin prejardhje të lartë prireshin të pushtonin tokën e tyre. Madje i quanin ata që luftonin “arbër”. Pse? Sepse edhe këta dukeshin më shumë si ata, e konsideronin veten arbër, dhe tokat e tyre stërgjyshore si arbërore. Ndaloni së munduari të aplikoni një

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

binar bardhë/zi në Shqipëri dhe më tej, ndaloni së akuzuari ata sepse përkrahni ideologjinë e mirëfilltë të shekullit të 20-të që zhvlerësonte dhe errësonte. Po... është më shumë si fiksioni i filmave Mummy, nëse e keni parasysh: A ishte modeli i grimerit që kthehet në filmat horror të Boris Karlof dhe madje edhe në filmin Mummy disa vite më parë… Dhe kjo fytyrë? Mund të jetë një reklamë për promovimin e përdorimit të kremit kundër diellit, çfarë ndodh nëse jo? Thjesht, përfundon duke u dukur si një fytyrë balte e djegur. Gjatë kohës së lashtë arti ishte gjithashtu në kulmin e tij. Ka plot reliefe. Është mirë të jesh gabim dhe është mirë të korrigjohet. Kjo është të mësuarit.

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Kosova nderon Xhim Xhemën

Personalitet që ndërkombëtarizoi çështjen e Kosovës Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani dekoroi z. Xhim Xhema, shqiptaro-amerikanin e njohur, lobistin, patriotin e madh dhe filantropistin e dalluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Në njoftimin botuar në portalin e Presidencës së Republikës së Kosovës, thuhet se në Ditën e Presidentit, në shenjë mirënjohjeje në kontributin e dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në prani të zv/ambasadorit të SHBA-së, z. Nikolas Xhakob dhe përfaqësuesve të Federatës Pan-Shqiptare “Vatra”, Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, dekoroi z. Xhim Xhema me “Urdhrin e Lirisë”. Z. Xhim Xhema ishte dekoruar më

parë edhe me “Medaljen e Artë të Lidhjes së Prizrenit”, nga Presidenti historik, Dr.Ibrahim Rugova. Në të njëjtën ceremoni, ditën e martë, më 24 maj, 2022, presidentja Osmani dekoroi me Urdhrin “Dr. Ibrahim Rugova” edhe amerikanin, z. Kristofer Hiland. Ai është i njohur për komunitetin tonë në Nju Jork dhe më gjërë. Ai ka qenë zyrtar i lartë i fushatës për president të z. Bill Kinton dhe ka punuar shumë ngusht me përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan. Ai ishte bërë pjesë e pa ndarë e këtij komuniteti me përpjekjet e tij në mbështetje të çeshtjeve kombëtare të shqiptarëve, sidomos në promovimin dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës gjatë viteve 1990. Presidentja Dr. Vjosa Osmani, vlerësoi kontributin e të dekoruarve për afirmimin e çështjes së Kosovës ndër Senatori Dole, Xhim Xhema dhe Elmi Berisha

14

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

vite, dhe tha: “Duke e rikthyer vëmendjen tonë te miqtë e Kosovës dhe atdhetarët tanë përtej Oqeanit Atlantik, ne e ripërtërijmë edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë, Dr. Rugovën”, ka theksuar Presidentja Osmani në ceremoninë e ndarjes së dekoratave. Nuk është e rastit që Presidentja Osmani i dekoron veprimtarin dhe afaristin e dalluar në Amerikë, Xhim Xhemën me dekoratën, “Urdhri i Lirisë”, pikërisht në Ditën e Presidentit, që festohet në Kosovë kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës. Z. Xhim Xhema dhe Dr. Ibrahim Rugova kanë bashkëpunuar ngusht me njëri-tjetrin për të ndërkombatirizuar çështjen e Kosovës gjatë viteve 90-ta dhe më vonë, jo vetëm këtu në Amerikë, por edhe anembanë botës. Xhim Xhema për Zërin e Amerikës disa vite më parë ka thenë:“Presidenti Rugova ishte një udhëheqës largpamës, një njeri që mbronte idenë e mjeteve paqësore, por i vendosur në udhëheqjen e shqiptarëve drejt pavarësisë. Është vërtetë një tragjedi”, ka shtuar ai, “që Presidenti Rugova nuk jetoi të gëzonte pavarësinë e Kosovës”. “Shpresoj që udhëheqësit e rinj të Kosovës të përqafojnë udhëheqjen paqësore të President Rugovës, një qëndrim që u ka siguruar shqiptarëve mbështetje në pjesën më të madhe të botës”, ka thenë Xhema për Zërin e Amerikës në vitin 2010. Përveç atdhedashurisë së tij të flakët,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Khristopher Hiland dhe Xhim Xhema. Foto credit: Gazeta shqiptaro-amerikane ILLYRIA

Xhim Xhema dallohet për veprimtarinë e tij gjatë dekadave në Amerikë se ka ditur të zgjidhte dhe të bënte miq për kauzat shqiptare në Uashington, sidomos për çlirimin e Kosovës, duke siguruar mbështetjen e dy partive politike kryesore të këtij vendi – Republikanë dhe Demokratë. Kishte “bërë për vete”, politikanët më të dalluar dhe më me influencë të këtij vendi demokratik, njerëz me vlera morale dhe politike, por edhe humane si Robert Dole, që besonin në lirinë, demokracinë dhe të drejtat e njeriut për të gjithë popujt, pa dallim. Është e pamundur të thuhet se sa shërbime i ka bërë Xhim Xhema gjatë 50-viteve të kaluara, Kosovës dhe kombit shqiptar, lirisë e demokracisë dhe interesave shqiptare në përgjithësi, duke ndërtuar ura të forta miqësie me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kohët e fundit, mësova se kishte qenë vet Xhim Xhema, i cili kishte kërkuar nga Shtëpia e Bardhë që Presidenti Ronald Regan, që në vitin 1985,të dekoronte murgeshën shqiptare Nënë Terezën me “Medaljen Presidenciale të Lirisë”, dekorata më e lartë që u jep presidenti i Amerikës personave “Me kontribute të veçanta ndaj sigurisë ose interesit kombëtar të Shteteve të Bashkuara, paqes botërore ose arritjeve të mëdha publike ose private”. Desha ta përmend këtë fakt dhe hol-

lësitë e aktivitetit të Xhim Xhemës për të pasqyruar veprimtarinë shumë dimensionale të tij, me qëllim për t’i zbardhur faqen kombit tonë para popullit amerikan dhe botës. Ishte fati ynë që komuniteti shqiptaro-amerikan kishte njerëz si Xhim Xhema i cili me veprimtarinë dhe me miqësinë e tij që kishte lidhur me politikanët më të njohur të këtij vendi – bëri që “çështja e Kosovës” (The Kosovo issue) siç i referoheshim krizës në Kosovë atëherë në fjalorin e përditshëm – në mbrojtje të të drejtave dhe lirive për shqiptarët në përgjithësi. Ishte një periudhë shumë kritike në historinë e shqiptarëve në shekullin XX kur interesat e tyre kombëtare ishin vendosur në krye të listës së politikës së jashtme amerikane, gjatë dekadave të fundit të shekullit të kaluar dhe fillim shekullin XXI. Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan (NAAC) në vitin 2003 e kishte vlerësuar kontributin e z. Xhema, gjatë viteve, me medaljen “Për Arritje të Mëdha në Jetë” me motivacionin: “Për devotshmërinë e tij legjendare ndaj çështjes shqiptare dhe për punën e palodhur drejt përmirësimit të jetës së shumë shqiptarëve, në të dy anët e Atlantikut”. Meritat e njohura dhe të panjohura të Xhim Xhemës gjatë dekadave janë aq

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të mëdha e aq të shumta, saqë nuk ka dekorata që mund të shpërblejnë veprat patriotike dhe humane të tij për një gjysmë shekulli. Modestia e tij është vërtetë një pasqyrim i asaj thënies biblike “Mos ta dij dora e majtë çfarë bën dora e djathtë”. Të gjithë ata që e njohin Xhimin, e dinë se nuk i pëlqejnë lavdet dhe vlerësimet. Më fal Xhimi, por nuk kisha si mos ta shënojmë dhe ta vlerësojmë, me këtë rast, dekoratën shumë të merituar “Urdhri i Lirisë”, që u dha Presidentja e Republikës së Kosovës, për lirinë dhe pavarësinë e të cilës punove aq shumë. Është domethënës fakti se kjo dekoratë të jepet, pikërisht, në Ditën e Presidentit kushtuar Dr. Ibrahim Rugovës, mikut tënd të madh. Është gjithashtu një rast për të rikujtuar veprimtarinë tuaj edhe këtij brezit të sotëm të shqiptarëve, me miqtë tanë amerikanë në mbrojtje të interesave kombëtare, por edhe të ritheksojmë dhe të “ripërtërësimin edhe kujtimin për afirmuesin e madh të demokracisë, presidentin tonë Dr. Rugovën”, siç u shpreh edhe Presidentja e Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Urimet janë shumë me vend për dekoratën e lartë të Republikës së Kosovës, “Urdhri i Lirisë! Pa kontributin e individëve si Xhim Xhema, nuk jam i sigurt se çfarë lirie do gëzonte sot Kosova. E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

15


KULTURË

Televizioni Boin (1)

CNN-i i Malësisë

Puna dhe përpjekjet për themelimin e këtij televizioni kishin qenë tepër të vështira, por Tomë Bojaj dhe bashkëshortja e tij Sandra, ia kishin vënë themelet e forta që për më shumë se dy dekada nuk e lëkundën asnjëherë stuhitë e ndryshme, bile as ato shoviniste. Ky televizion u themelua për qëllime të mira kombëtare dhe zonja Bojaj meriton respekt gjithëkombëtar, sepse po e vazhdon amanetin e burrit të saj të ndjerë

Gjekë Gjonlekaj

Në verën e vitit 2000, një grup malësorësh shqiptarë udhëtuam nga Nju Jorku për në Prishtinë, për të vizituar Kosovën tonë të lirë. Arritëm atje në Itakën tonë pas një çerek shekulli. Ishim dënuar nga pushteti i atëhershëm jugosllav, sepse kishim qenë aktivë në lëvizjen e shqiptarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, por edhe për bashkimin kombëtar, edhe pse të gjitha aktivitetet tona kishin qenë në pajtueshmeri me Kushtetutën dhe ligjet amerikane. Ndërsa po kalonim me aeroplan nëpër qiellin e kaltërt të Dardanisë, nga dritaret e aeroplanit po shikonim fushat dhe malet e bukura të asaj treve historike dhe legjendare. Përveç qytetarëve të Kosovës, në Prishtinë kishin ardhur edhe një grup malësorësh nga Mali i Zi, midis të

16

cilëve dalloheshin Tomë Bojaj dhe Luigj Berishaj të emisionit televiziv në gjuhën shqipe në Podgoricë për të marrë pjesë në Panairin e Librit. Aty po merrja pjesë edhe unë me disa vepra të botuara anglisht dhe shqip në Nju Jork. Organizatorët e këtij Panairi e pritën mirë ndërmarrjen time botuese Gjonlekaj Publishing Company. Gjatë atyre ditëve në Prishtinë shumicën e kohës e kaluam me Tomë Bojajn dhe Luigj Berishajn. Tomë Bojaj ishte njeri i veçantë. Ky djalë i ri të jepte përshtypjen e një profesionisti që aspironte punë të mëdha dhe të mira. Toma ishte shumë i matur dhe i ndjeshëm ndaj çështjes kombëtare. Fliste ngadalë dhe nuk premtonte shumë. Kishte alergji ndaj fjalëve të mëdha e punëve të vogla. Ishte optimist në jetë, por ajo çka shkëlqente në sytë dhe fytyrën e tij ishin cilësitë e tij të mrekullueshme prej një patrioti të vërtetë. Fliste me pasion për historinë, kulturën dhe traditat tona, e veçanërisht ato të Malësisë së Madhe. U miqësuam në Prishtinë, mbase ndikim të madh kishin idealet dhe profesionet tona të përbashkëta. Toma ishte elegant dhe çdo punë i kishte

Televizioni BOIN për ne në Amerikë është si një dritare, jep dritë dhe pa këtë dritare ne jemi në gjysmë errësirë. Tani është koha të mendojmë shoqërisht dhe sinqerisht për një mbështetje serioze dhe të qëndrueshme për një kohë të gjatë

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

hije. Ishte shumë i brengosur lidhur me shtypjet dhe diskriminimet serbo-malazeze ndaj malësorëve. Këto cilësi fisnike dhe patriotike e shtynë që një vit më vonë, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, më 28 Nëntor të vitit 2001 të themelonte televizionin e pavarur në gjuhën shqipe. Data të cilën e kishte caktuar për inagurimin e këtij televizioni tregonte më së miri kush ishte Tomë Bojaj. Këtij televizioni i dha emrin BOIN, që ishte vendlindja e tij në Grudën historike të Malësisë së Madhe, ku kishin jetuar shumë familje të përmendura. Puna dhe përpjekjet për themelimin e këtij televizioni kishin qenë tepër të vështira, por Toma dhe bashkëshortja e tij Sandra ia kishin vënë themelet e forta që për më shumë se dy dekada nuk e lëkundën asnjëherë stuhitë e ndryshme, bile as ato shoviniste. Ky televizion u themelua për qëllime të mira kombëtare dhe zonja Bojaj meriton respekt gjithëkombëtar, sepse po e vazhdon amanetin e burrit të saj të ndjerë. Tragjedia e tij personale, sëmundja dhe më vonë vdekja, kishin qenë katastrofë e papërshkrueshme për familjen e tij dhe për të gjithë malësorët në Malësi e në diasporë. Toma u përcoll me nderime të mëdha. Dom Nosh Gjolaj, në një intervistë që u transmetua në TV BOIN, e krahasoi Tomë Bojajn me burrat më të përmendur të Malësisë së Madhe. Në ato kohë të vështira dëgjohesh-


KULTURË

ë dhe i diasporës in pëshpërima se ky televizion mund të ndërpriste transmetimet. Por shikuesit e rregullt të këtij televizioni i luteshin Zotit që të mos ndodhë një gjë e tillë. Znj. Sandra Bojaj ishte para dy sprovave të mëdha e të vështira: jeta, edukimi dhe arsimimi i katër fëmijëve të moshës tepër të re, por edhe vazhdimi i Televizionit BOIN, që ishte amanet i burrit të saj. Ajo mori dy përgjegjësi të mëdha në jetë, duke vazhduar kujdesin e gjithanshëm të fëmijëve dhe të Televizionit BOIN me nder e dinjitet. Qëndrimi i saj na kujton ato malësoret fisnike të shekullit të kaluar, të atyre malësoreve të mrekullueshme të cilat pas vdekjes së burrave ruanin shtëpinë, nderin e familjes dhe fisit. Ky rast i veçantë evokon një zonjë amerikane e cila mori përsipër vazhdimin e gazetës “The Washington Post” pas vdekjes tragjike të burrit të saj. Kjo grua e famshme amerikane quhej Katharine Graham, e cila e menaxhoi

Televizioni BOIN shkëlqen si drita e diellit në ekranet televizive të Malësisë, mbase edhe më shumë në diasporën e Amerikës dhe Evropës. Malësorët e Amerikës, bile edhe ata që e kuptojnë mirë gjuhën angleze, përsëri qëndrojnë gjithë ditën dhe në mbrëmje deri vonë me këtë kanal të dashur. Qëndrojnë edhe më shumë ata që kanë nostalgji për vendlindjet e tyre. TV BOIN është një pasqyrë e vërtetë e Malësisë dhe Tuzit

këtë gazetë, duke hyrë në historinë e Amerikës për guximin dhe aftësitë e saj të veçanta në përparimin e gazetarisë. Ajo ishte gruaja e parë në Amerikë e cila kishte krijuar “Tryezën e rrumbullakët”, për t’u ulur të gjithë njësoj. Znj. Katherine Graham vdiq në vitin 1991 dhe u përcoll për në amshim me nderimet më të mëdha nga elita politike dhe intelektuale të Uashingtonit, ku kishte marrë pjesë edhe Presidenti i Shteteve të Bash-

kuara Xhorxh Bush dhe dy ish-presidentë amerikanë. Sot qytetërimi botëror e konsideron televizionin si fuqinë e katërt të shoqërisë njerëzore, ku bëjnë pjesë ekzekutivi, legjislativi dhe gjyqësori. Televizioni BOIN shkëlqen si drita e diellit në ekranet televizive të Malësisë, mbase edhe me shumë në diasporën e Amerikës dhe Evropës. Malësorët e Amerikës, bile edhe ata që e kuptojnë mirë gjuhën angleze, përsëri qëndrojnë gjithë ditën dhe në mbrëmje deri vonë me këtë kanal të dashur. Qëndrojnë edhe më shumë ata që kanë nostalgji për vendlindjet e tyre. TV BOIN është një pasqyrë e vërtetë e Malësisë dhe Tuzit. Gazetaret dhe punëtorët teknikë janë të mrekullueshëm. Gazetaret e TV BOIN bisedojnë me popullin shumë të qeta dhe pa provokime. Edhe telespektatorët e diasporës ndihen mirë kur i shikojnë emisionet të cilat i drejtojnë ato. TV BOIN është shumë i kujdesshëm ndaj të varfërve, që tregon se janë edhe humanistë. Të gjitha këto veprime bëhen me sugjerimet e drejtoreshës ekzekutive, znj. Sandra Bojaj dhe personelit të këtij televizioni. TV BOIN ishte iniciator për ndërtimin e gjithë atyre shtëpive për më të varfrit. Kameramanët Mark Ujkaj dhe Xhenan Dresheviq janë specialistë të xhirimeve më të bukura të ngjarjeve dhe natyrës piktoreske të maleve dhe fushave tona. Edhe këta meritojnë respekt njësoj si personeli i gazetarisë. (vazhdon) E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

17


KULTURË

Botim i veçantë p ulqinakët e Shkod (Zenepe Dibra, “Lidhjet historike mes Shkodrës e Ulqinit”, Botimet “Shkodra”, Shkodër, 2022)

Nail Draga

Ka vite që opinionit shkencor e kulturor të Shkodrës me botime të veçanta i është paraqitur Dr. Zenepe Dibra, me profesion inxhinjere e ndërtimtarisë, duke ofruar botime me interes për opinion e gjerë. Botimet e publikuara deri më tash trajtojnë tema shumëdimensionale kushtuar gruas shqiptare, ndërtimeve në qytetin e Shkodrës, personaliteteve të ndryshme të hapësirës shkodrane, dibranëve në Shkodër etj. Duke qenë studiuese e pasionuar, ajo ditë më parë opinionit i paraqitet me librin më të ri me titull “Lidhjet historike mes Shkodrës dhe Ulqinit” (vlera dhe kontribute historike). Jo vetëm titulli, por edhe pamja e dy kalave në ballinën e librit nxitë kureshtjen e lexuesve. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe, sepse kemi të bëjmë me dy qytete antike ku Shkodra ishte kryeqyteti i Ilirisë, ndërsa Ulqini porti i saj në Adriatik. Kemi të bëjmë me lashtësinë e qytetërimit shqiptar i cili ka sfiduar rrethanat e kohës deri në ditët tona. Libri është i ndarë ne pesë kapituj, ku fillimisht trajtohen lidhjet mes Ulqinit dhe Shkodrës në periudha të ndryshme historike, duke vazhduar më pas me përpjekjet e shkodranëve për mbrojtjen e territorit shqiptar veri-perëndimor. Me rëndësi të veçantë është kontributi i shkodranëve në Ulqin si dhe i ulqinakëve në Shkodër, duke përfunduar me

18

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

histori dhe kujtime të ulqinakëve në Shkodër. Libri është i pajisur me fotografi të ndryshme si dhe me bibliografinë e literaturës së konsultuar. Është fjala për një botim të veçantë që dallohet nga përmbajtja, sepse ka të bëjë me popullsinë shqiptare me origjinë nga qyteti i Ulqinit, e cila këtu është vendosur nga viti 1880 e më pas. Kemi të bëjmë me kohën e dekompozimit politik të hapësirës etnogjeografike shqiptare, për shkak të

vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, por edhe më pas. Rasti i Ulqinit ka mbetur rast tipik i presioneve diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës kundër Perandorisë Osmane, e cila u detyrua t’ia dorëzojë Ulqinin Principatës së Malit të Zi (nëntor 1880). Ndonëse ulqinakët luftuan më armë në dorë në mbrojtje të tërësisë tokësore shqiptare, ata nuk mundën të luftojnë kundër të gjithëve, por dëshmuan akt pa-


KULTURË

për drës

triotizmi dhe heroizmi në mbrojtje të identitetit kombëtar. Nga rrethanat e tilla duke mos dashur të jenë nën admnistrimin e Malit të Zi, sipas të dhënave, Ulqinin e braktisën 413 familje ulqinake, të cilat kryesisht u vendosën në Shkodër dhe Durrës. Dhe nga ajo kohë ulqinakët e vendosur në Shkodër u përshtatën dhe bashkëjetuan me shkodranët, duke ruajtur me gjelozi origjinën e tyre. Pikërisht në këtë aspekt deri në

Është fjala për një botim të veçantë që dallohet nga përmbajtja, sepse ka të bëjë me popullsinë shqiptare me origjinë nga qyteti i Ulqinit, e cila këtu është vendosur nga viti 1880 e më pas. Kemi të bëjmë me kohën e dekompozimit politik të hapësirës etnogjeografike shqiptare, për shkak të vendimeve të padrejta të Kongresit të Berlinit, por edhe më pas. Rasti i Ulqinit ka mbetur rast tipik i presioneve diplomatike të Fuqive të Mëdha të Evropës kundër Perandorisë Osmane, e cila u detyrua t’ia dorëzojë Ulqinin Principatës së Malit të Zi (nëntor 1880)

ditët tona na dëshmojnë mbiemrat e familjeve ulqinake, duke ruajtur identitetin e tyre siç janë: Beci, Fani, Bilali, Gjyli, Bleta, Broci, Luli, Shazi, Shurdha, Truma, Ulqinaku, Kashi, Kalamishi, Kurtabegu, Hoti, Kadia, Dizdari, Ahmetaga etj. Ndërpreja e komunikimit në mes Shkodrës dhe Ulqinit nga viti 1880 e më pas, ka lënë pasoja shoqërore e kombëtare në përgjithësi, e familjare në veçanti. Ndonëse ka pasur pëngesa të natyrave të ndryshme, komunikimi ka vazhduar deri në vitin 1948. Kemi të bëjmë me këtë vit tragjik, sepse Shqipëria ndërpreu marrëdhëniet me ish-Jugosllavinë, duke u izoluar që la pasoja për shqiptarët brenda dhe jashtë saj. Nga ajo kohë e deri në vitin 1991, shqiptarët jashtë shtetit amë-Shqipërisë mbetën jetim pa mbeshtetje dhe pa interesimin e duhur, duke mbijetuar në hapësirën e tyre etnogjeografike. Kemi të bëjmë me qasjen ideologjike të pushtetit në Shqipëri e jo të interesave kombëtare shqiptare, duke marrë parasysh se gjysma e popullsisë shqiptare ishte jashtë kufijve politik të vitit 1913. Vetëm pas dështimit të socializmit si rend shoqëror dhe komunizmit si ideologji, nga viti 1991 filloi komunikimi brenda shqiptarëve. Pasi deri atëherë ne mes Shqipërisë dhe ish-Jugosllavisë nga ana e Malit të Zi kishte vetëm një VKK në Han të Hotit, në këtë aspekt ngjarje të veçantë paraqet rihapja e VKK në Muriqan-Sukubinë, përkatësisht në Bardhoje, me 28 maj 2002, pas 54 viteve. Ishte ky një moment i rrallë sa emocional dhe kombëtar për popullsinë e Anës së Malit, Ulqinit, Tivarit dhe të Krajës, sepse përfundimisht u

mundësua komunikimi i mohuar me Shkodrën e tërë Shqipërinë. Dhe nga ajo ditë kemi një komunikim të vazhdueshëm në të gjitha veprimtaritë shoqërore, që është në favor të identitetit dhe komunikimit mbarëkombëtar, si kudo në botën demokratike. Këtë libër e vlerësoj si një homazh për të gjithë ata të cilët kanë lënë emër me kontributin e tyre në lidhjet shoqërore e kombëtare mes Shkodrës dhe Ulqinit. Kujtojmë me këtë rast kontributin e shkodranëve në hapjen e shkollës shqipe në Ulqin në vitin 1941-1944 me emrin “Skanderbeg”, me drejtor shkodranin Jahja Domnori. Po ashtu, nderim edhe për ulqinakët të cilët kanë dhënë kontribut në fusha të ndryshme shoqërore në qytetin e Shkodrës, por në veçanti në veprimtarinë e detarisë në nivel kombëtar. Në këtë botim janë prezantuar familje dhe individë me origjinë ulqinake në Shkodër duke qenë një leksikon i veçantë me vlera njohëse dhe profesionale. Në saje të temës së trajtuar dhe përmbajtjes së prezantuar, këtë botim e vlerësoj si kontribut me vlerë në hulumtimin e raporteve shoqërore, sociale e kulturore në hapësirën shkodrane në Veriun shqiptar, ku bën pjesë Ulqini dhe rrethina e tij. Andaj si i tillë, ky botim është i mirëseardhur në mënyrë të veçantë për ulqinakët e Shkodrës, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të njihen me rrethanat shoqërore në këtë qytet me vlera të mëdha për identitetin kombëtar e kulturor të shqiptarëve, duke mbetur model për të gjithë shqiptarët në tërë hapësirën e tyre etnogjeografike. (Lexuar më rast e përurimit të librit në Shkodër, më 28 maj 2022) E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

19


REPORTAZH

Në këtë fillim të sezonit turistik, interesimi për turizmin po rikthehet

Turizmi malor, b

Me të nisur të ngrohjes së motit, të ngritjes së temperaturave që këto ditë kanë shënuar rekord për këtë periudhë kohore, njerëzit fillojnë dhe mendojnë se si dhe ku mund ta kishin kaluar një ditë, fundjavë apo edhe më shumë, që sadopak t’a përballojnë më lehtë vapën verore. Destinacioni më i preferuar ku drejtohen vendasit dhe të huajt është bregdeti, i cili sivjet siç duket do të frekuentohet masivisht, pas një rikthimi në normalitet të turizmit në vend pas pandemisë globale. Në fillim të këtij qershori, në disa

20

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Ndryshe nga dy vite më parë, ku plazhet e vendit, ishin pothuajse të boshatisura si pasojë e masave kufizuese nga Covid-19, i cili i kishte sjellur një goditje të fortë edhe turizmit, sivjet situata fatmirësisht është rikthyer në normalitet dhe premton për një sezon të suksesshëm turistik

plazhe të vendit, është vërejtur një frekuentim relativisht i madh i pushuesve vendas dhe të huaj, edhe pse disa pika plazhi janë ende në përgatitje e sipër të terrenit dhe të bizneseve për të çelur sezonin

turistik, që të presin mysafirët të përgatitur dhe me shërbimet përkatëse. Ndryshe nga dy vite më parë, ku plazhet e vendit ishin pothuajse të boshatisura si pasojë e masave ku-


REPORTAZH

bukuri në vete

Përveç turizmit bregdetar, edhe turizmi malor është i admiruar nga shumëkush. Bukuritë natyrore, peizazhet e shumta, ajri i pastër dhe i freskët, lumenjtë, liqenet, burimet e shumta natyrore, ushqimet tradicionale që ofrojnë vendet rurale, monumentet kulturore e historike, janë vetëm disa nga motivet që japin shkas për ta pëlqyer dhe dashur turizmin malor

fizuese nga Covid-19, i cili i kishte sjellur një goditje të fortë edhe turizmit, sivjet situata fatmirësisht është

rikthyer në normalitet dhe premton për një sezon të suksesshëm turistik. Ndërkaq, përveç turizmit bregdetar, edhe turizmi malor është i admiruar nga shumëkush. Bukuritë natyrore, peizazhet e shumta, ajri i pastër dhe i fresktët, lumenjtë, liqenet, burimet e shumta natyrore, ushqimet tradicionale që ofrojnë vendet rurale, monumentet kulturore e historike, janë vetëm disa nga motivet që japin shkas për ta pëlqyer dhe dashur turizmin malor. Këtë fakt e dëshmon edhe shtimi nga viti në vit i turistëvë të huaj të cilët përgjatë muajve të verës mund t’i takosh në çdo lokacion që shquhet për turizmin malor, të cilët në mënyrë të organizuar shijojnë gjithçka që ky lloj turizmi ofron. Në këtë kuadër, edhe turizmi malor këtë vit jep shpresë se do të zgjojë interesim nga shumë turistë të huaj por edhe nga vendasit. Po të nisesh në ndonjë destinacion që të çon në viset rurale të njohura për turizmin malor, mund të vëresh shtim të qarkullimit rrugor nëpër pikat doganore. Këtë të diel, më 5 qershor teksa bëra një udhëtim të shkurtër, por të këndshëm drejt verilindjes së vendit, në Guci, rrugës së re nga pika doganore Dinoshë - Cemi i Trieshit - Grabom, hasa në një qarkullim të shtuar dhe pritje të radhëve të gjata në pikat kufitare. Me të kaluar në tokën shqiptare, në Tamarë, e më pas nëpër fshatrat

Selcë - Lepushë e Vërmosh, takoje aty-këtu grupe të shumta turistësh, sidomos të huaj të cilët shijonin turizmin malor nëpërmjet formave të ndryshme. Disa teksa po ecnin e vraponin rrugëve malore, të tjerë duke ngasur biçikletat dhe motorët, e ca të tjerë ishin ndalur dhe akomoduar me veturat e tyre në vise të ndryshme pranë rrugës, ku pushonin, hanin, pinin dhe shijonin freskinë e rrallë të asaj natyre magjepsëse dhe unike. Me të mbërritur në Guci, në atë vend ku aq hijeshëm ndërthuren bukuritë natyrore me ajrin e freskët, vizita ishte edhe më e këndshme, sepse edhe aty të pushtonte një ndjenjë kënaqësie dhe rehatie e papërshkrueshme. Entuziazmi u shtua edhe më shumë teksa u ndala për disa minuta tek Krojet e Ali Pashë Gucisë, një vend piktoresk, me peizazhe të rralla që çdo vend do t’ia kishte lakmi. Aty sikur unë, kishte edhe shumë turistë të ardhur nga shtete të ndryshme të Evropës, të cilët shijonin qëndrimin pranë atyre burimeve (krojeve), livadheve të gjelbëruara e freskisë që pak kund mund t’i gjesh. Megjithatë, për ta bërë turizmin malor më të njohur dhe më tërheqës, kërkohen kushte dhe investime të duhura. Po të shikosh, ajo që binte menjëherë në sy për të keq, ishte infrastruktura rrugore në një gjendje të amortizuar, pasi shumë rrugë që përshkoje, ishin të pushtuara nga gropat. Edhe rruga që të çonte tek lokacioni më i njohur turistik i vendit, Krojet e Ali Pashës, ishte e mbushur përplot me gropa, e dëmtuar si mos më keq dhe të linte përshtypjen sikur në të nuk është vënë dorë prej shumë vitesh. U largova nga Gucia me shpresë që në vizitën e radhës vendi do të jetë më tërheqës për çdo vizitorë i cili dëshiron të pushojë ndonjë ditë në këtë pjesë të Alpeve shqiptare. t. u. E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

21


KULTURË

Në Tuz u shënua Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve

Shpërblehen talentet e reja të artit figurativ

Tuz – Për të tretin vit radhazi, Komuna e Tuzit shënoi Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve me një aktivitet argëtues e letrar, ku përpara godinës së komunës, morën pjesë një numër i konsiderueshëm i fëmijëve të cilët kërcyen, recituan, kënduan dhe u dëfryen me bashkëmoshatarët e tyre. Këtë aktivitet e hapi kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nik Gjeloshaj i cili Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve e konsideroi një ditë të rëndësishme. “Kjo ditë ne të rriturve na përkujton se gjithçka bëjmë, e bëjmë për të mirën tuaj, për një të ardhme të gëzuar dhe me plot mundësi për realizimin e dëshirave dhe synimeve tuaja. Fëmijë të dashur, edhe ne kemi kaluar këtë rrugë që po kaloni ju sot,

22

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

rruga e fëmijërisë, por që ajo ishte paksa ndryshe, me më pak mundësi, megjithëse edhe ne ëndërronim. Madje, ëndërronim se do ta ndryshojmë botën, që ta bëjmë më të pranueshme, më pak të dhunshme, e më të begatshme për fëmijët, veçanërisht për ata që edhe sot vuajnë nga uria”, u shpreh Gjeloshaj. Ai apeloi tek më të vegjlit që as ata të mos ndalojnë mbi këto synime, por të mësojnë, të argëtohen e të gëzohen, e mbi të gjitha të mbesin të mirë e të shëndetshëm ashtu siç janë. Në këtë aktivitet janë ndarë tre çmime, për punimet më të mira të fëmijëve (vizatimet), të cilat ata i kanë realizuar përgjatë muajit maj, e që i paraqiten në një ekspozitë.

Në këtë manifestim u tha se fituesit e këtyre çmimeve do të kenë mundësi që të takojnë piktorë të njohur, të njihen me punën e tyre por edhe të marrin këshilla për art, në takimet artistike që do të mbahen në fund të qershorit, takime që mbajnë emrin e piktorit të madh Gjelosh Gjokaj me titull: “Një gotë për Gjeloshin”. Juria e përbërë nga dy profesorët e artit figurativ nga Ulqini, Edin Kapllani dhe Allmir Suka, përzgjodhën tri punimet më të mira, duke zbuluar tre talentë të rinj nga Malësia. Vendi i tretë i takoi nxënëses Gabriella Lulgjuraj, vendi i dytë nxënëses Betina Ujkaj, dhe vendi i parë, nxënëses Adrijana Cacaj. t. u.


FOTOGRAFIA E JAVËS

PLAZHI I MADH ARBEN GJURASHAJ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

23


FEJTON

Çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve në Mal të Zi në fenë ortodokse sipas dokumenteve arkivore të Arkivit Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë (1)

Kundërshtimi i çarmatimit nga shqiptarët

Çarmatimin e popullsisë së Plavës e Gucisë fillimisht e ka bërë brigada e Vasojeviqëve dhe e Kollashinit, por në këtë proces janë përfshirë edhe njësitet vullnetare, veprimet e të cilave shpeshherë ishin të pakontrolluara… Shpallja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 27 nëntor 1912, mbi përndjekjen dhe dënimin e kundërshtarëve, e vërteton dhe e nxitë procesin e filluar të çarmatimit

Hajrullah Hajdari

Hyrje

Publikimi i dokumenteve arkivore me rëndësi për të kaluarën e një populli, në veçanti të popullit shqiptar, me qëllim të zbardhjes së të kaluarës së popullit tonë, ka qenë, është dhe duhet të jetë detyrë e rëndësishme dhe obligim për çdo hulumtues apo studiues. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për shqiptarët në Mal të Zi, të ndarë padrejtësisht e pa vullnetin e tyre nga trungu amë e të lënë në mëshirën e një populli me të cilin nuk i lidhte asgjë e përbashkët - as historia, as gjuha, as kultura apo etnografia. Historiografia shqiptare, ajo malazeze jo se jo, deri më tani nuk ka treguar

24

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

interesim apo kujdes të veçantë për zbardhjen e ngjarjeve apo dukurive të ndryshme të cilat mund të kenë ndikuar dukshëm në jetën dhe zhvillimin e tyre arsimor, kulturor apo social-ekonomik. Me rastin e përcaktimit të kësaj teme pata parasysh se çarmatimi dhe kalimi me dhunë i shqiptarëve të rrethit të Plavës e Gucisë në fenë ortodokse - pravosllave paraqet një nga vuajtjet më të mëdha të kësaj popullate në vargun e madh të vuajtjeve të shkaktuara nga okupuesit serbo-malazezë, siç janë djegia e shtëpive apo fshatrave të tëra, rrahjet, keqtrajtimet, burgosjet, bartja e kapicës (kësulës malazeze) me dhunë e shumë vuajtje të tjera. Për punimin e kësaj teme kam përdorur kryesisht fondet e Arkivit Shtetëror të Malit të Zi në Cetinë e sidomos fondin e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MUD), Dhomës Administrative (UO), Ministrisë së Ushtrisë (MV) dhe pjesërisht të Gjyqit Ushtarak (VS). Ngjarjet

të cilave i kushtohet kjo temë janë pasqyruar edhe në shtypin serbo-malazez të kohës, në libra të autorëve të ndryshëm, si Branko Babiq, Zhivko Andrijasheviq dhe Zoran Stanojeviq, Mustafa Memiq etj. Punimi më i kompletuar i autorëve shqiptarë është libri i Zekeria Canës „Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913“, të cilin po ashtu e kam shfrytëzuar si literaturë. Çarmatimi, në veçanti kryqëzimi apo kalimi me dhunë në fenë ortodokse i shqiptarëve myslimanë dhe katolikë në territorin e Plavës dhe Gucisë, ka qenë temë e disa punimeve historiografike, ndonëse të pakëta, por në të gjitha ato punime është trajtuar si një segment i hulumtimit sipërfaqësor, me kundërthënie të ndryshme, por asnjëherë deri më tani këto hulumtime apo studime nuk kanë dhënë përgjigje për disa çështje shumë të rëndësishme. Së pari, në asnjë punim shkencor nuk është definuar politika e çarmatosjes së popullit shqiptar. Së


FEJTON

dyti, nuk është sqaruar se a ishte kryqëzimi një incident apo ishte si rrjedhojë e strategjisë dhe politikës zyrtare shtetërore, e planifikuar dhe e mënduar mirë. Së treti, nuk janë sqaruar sa duhet as marrëdhëniet e qeverisë malazeze me Krajl Nikollën, si pasojë e së cilës kemi veprimin e pakontrolluar dhe mizor të organeve shtetërore ndaj popullatës shqiptare dhe, së katërti, nuk është sqaruar kush ka qenë iniciatori kryesor i këtij veprimi dhe cili ka qenë qëllimi e, mbi të gjitha a është ky veprim gjenocidal ndaj shqiptarëve. Në të vërtetë, Zekeria Cana, në punimin e tij “Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913”, të gjitha veprimet së bashku, pra çarmatimin, kryqëzimin, burgosjen dhe likuidimin e shqiptarëve nga shteti i Malit të Zi, i ka quajtur gjenocid, por nuk u ndal në nxjerrjen e mendimit apo përfundimeve të cilat mund të japin përgjigje në pyetjet e shtruara më lart.

I. Çarmatimi i popullsisë

Qëllimi i Malit të Zi dhe Serbisë gjatë luftërave ballkanike ishte spastrimi etnik i territoreve të “çliruara” me qëllim të ndryshimit të strukturës nacionale të popullsisë. Për të arritur këtë qëllim ushtria malazeze dhe serbe gjatë rrugëtimit të saj nëpër territoret shqiptare, ua vuri zjarrin shumë fshatrave e së bashku edhe fshatarëve të tyre, pasi qëllimi përfundimtar i tyre nuk ishte vetëm dëbimi i ushtrisë turke, por zaptimi i territorit shqiptar deri në Durrës. Çarmatimi i popullatës shqiptare është proces të cilin ushtria malazeze e ushtroi gjatë okupimit dhe aneksimit të trojeve shqiptare. Natyrisht, me fillimin e zaptimit të trojeve shqiptare, veçanërisht në krahinën e Plavës dhe Gucisë, edhe intensiteti i çarmatimit

ishte më i madh dhe vazhdoi deri në prill të vitit 1913, ndonëse popullsia shfaqte pakënaqësi për shkak të çarmatosjes. Në fazën fillestare për bashkëngjitjen e këtyre territoreve shtetit malazez, çarmatimi i popullsisë ishte parakusht i vendosjes së rendit dhe qetësisë, sigurisë politike dhe ushtarake. Një pjesë e Ushtrisë Malazeze iu përmbajt proklamatës së Krajl Nikollës dhe urdhëresave të komandave ushtarake mbi disiplinën, humanizmin dhe sjelljen e drejtë ndaj popullatës së territoreve të zaptuara, mirëpo, pjesa tjetër e ushtrisë, madje edhe disa komandantë të saj, pavarësisht proklamatës dhe urdhëresave, vazhdonin vrasjet, plaçkitjet, vënien e zjarreve dhe rrëmbimin e qytetarëve. Çarmatimin e popullsisë së Plavës e Gucisë fillimisht e ka bërë brigada e Vasojeviqëve dhe e Kollashinit, por në këtë proces janë përfshirë edhe njësitet vullnetare, veprimet e të cilave shpeshherë ishin të pakontrolluara. Më 14 tetor 1912, komandanti Veshoviq nga Krusheva, me telegram e lajmëroi njërin nga komandantët e Ushtrisë Malazeze Janko Vukotiqin se “me rastin e pushtimit të djeshëm të fshatit Nokshiq, komandanti Milija Nikoliq ua vuri zjarrin të gjitha shtëpive të fshatit dhe ndoshta u bë shkaktar që ata nuk erdhën të dorëzohen”. (Zekeria Cana, Gjenocidi i Malit të Zi mbi popullin shqiptar 1912-1913, Prishtinë, 1966, fq. 94) Përveç Nokshiqit, u dogjën dhe u shkatërruan edhe fshatrat Rzhanicë dhe Pepaj. (DACG, MUD, 1913, dok. 44) Në dimrin e vitit 1912-1913 u mblodhën një numër i madh armësh (DACG, MUD - UO, 1912, dok. 2979). Ndaj atyre që ua morën armët apo të dyshuarve pushteti malazez mori masa të ashpra dhe të gjitha i arsyetonte si mjete legale për të vendosur pushtetin. Popullata e vendeve të okupuara, etnikisht në numër më shumë se serbët e malazezët, në mënyrë të organizuar e kanë kundërshtuar okupimin dhe vendosjen e pushtetit malazez, kështu që edhe pse të okupuar gjendja e luftës në këto treva vazhdoi së paku edhe gjashtë muaj. Vetëm deri në fund të nëntorit, në territorin e Plavës dhe Gucisë u mblodhën 1.303 armë të tipave të ndryshme (DACG, MV, 1912, telegram i M. Radonjiqit më

24 dhe 26 nëntor 1912). Ky proces në rrethana lufte dhe aspiratat territoriale të Malit të Zi, nga njëra anë, dhe nga ana tjetër procesi i krijimit të një Shqipërie të lirë do ta bënte këtë proces të kundërshtueshëm. Për këtë arsye Krajli i Malit të Zi e urdhëroi Janko Vukotiqin që “pa asnjë konsideratë, në vendet e okupuara, hollësisht dhe saktë të çarmatosen turqit, ashtu që asnjë brisk nuk guxon t’ua lësh atyre. Ndryshe, nëse nuk e bën, atëherë për okupimin e atyre vendeve do të na duhen shumë njerëz”. (Branko Babiq, Politika Crne Gore u novo oslobodjenim krajevima 1912-1914, “Obod” Cetinje, “Pobjeda” Titograd, 1984, fq. 170). Nga kjo urdhëresë më së miri shihet motivi i çarmatimit të shqiptarëve. Në të vërtetë Mali i Zi nuk kishte proklamuar apo definuar ndonjë politikë zyrtare të çarmatimit të popullatës. I gjithë aksioni i çarmatimit kryhej në bazë të disa urdhërave telegrafike të Krajlit dhe Qeverisë që ua jepnin kryesisht komandave ushtarake ose drejtorive krahinore. Pa dyshim, qëllimi i Qeverisë së Malit të Zi dhe vetë Krajl Nikollës ka qenë që së pari të bëhet çarmatimi i shqiptarëve myslimanë, pastaj edhe i myslimanëve në territoret e okupuara. Për procesin e çarmatimit dhe masat e metodat e përdorura rregullisht janë informuar organet në Cetinë. Shpallja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, më 27 nëntor 1912, mbi përndjekjen dhe dënimin e kundërshtarëve, e vërteton dhe e nxitë procesin e filluar të çarmatimit. Vërtet, Janko Vukotiqi, nëpërmes agjutantit kujdestar kishte urdhëruar: “Për më pak faj mos i myshketoni njerëzit, por ata çoni menjëherë në entin e ndëshkimit”. (DACG, MUD, 1912, IK II, dosja 2). Nga kjo del se për keqtrajtimet, plaçkitjet e pushkatimet e Ushtrisë Malazeze dhe vullnetarëve të tyre vetë Krajli dhe Qeveria e Malit të Zi ishin në dijeni të plotë dhe të gjitha veprimet bëheshin në koordinim. Çarmatimi, që në fillim, u kundërshtua nga shqiptarët. Për t’u ikur masave ndëshkuese, ata dilnin në mal dhe kështu filluan përndjekjet, vrasjet dhe pushkatimet individuale ose në grup. Megjithatë, me përdorimin e dhunës u arrit që ushtria të grumbullojë një numër të konsiderueshëm të armëve. (vijon) E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

25


REPORTAZH

Dy ditë në Prishtinë Gani Karamanaga U zgjuam herët. U nisëm për Prishtinë ku në Bibliotekën Kombëtare Universitare do të mbahej përurimi i monografisë time “Mjekët Shqiptarë nga Mali i Zi”. Filloi “Rruga e Kombit”. Farmacisti Naim Krymi, me prejardhje ulqinake, para disa viteve tha: ”Duke grahur veturën më dukej si të mos ishim në Shqipëri”. Kaluam kufirin ndërmjet shteteve shqiptare, Shqipërisë dhe Kosovës. Vazhduam drejt, sipër Prizrenit. Duke iu afruar Prishtinës, trafiku u rrit, nuk kemi ecur shpejt. Hyrja në Prishtinë, më lehtë se e mendova, kemi përcjellë shenjet e komunikacionit, ndihmonte edhe bashkëshortja. Në anën e djathtë doli hoteli “Grand”, simbol i qëndrueshmërisë së Kosovës, të cilin edhe serbët në kohën e luftës për pavarësi nuk mundën ta dëmtojnë. Qendra e Prishtinës e ruajtur vetëm për këmbësorë. “Popull i madh”- thoshte bashkëshortja. Të rinj, të moshuar, lokalet dhe dyqanet në dy anët e bulevardit. “Kam bindje, se jemi në një qendër të Evropës” - i fola Fitnetes. Ajo tha: “Mu më përngjan më tepër si qendra e Zagrebit kur ishim atje para dhjetë vjetëve”. Në Prishtinë kam qenë në vitin 2014 kur u themelua Oda e Mjekëve të Kosovës. Isha përfaqësuesi i mjekëve nga Mali i Zi (mjekët malazezë ende nuk kishin guxim të shkonin në Kosovë). Duke lënë anash emocionet se jemi përsëri në kryeqytetin e shtetit të dytë shqiptarë, vërejta se çdo gjë ishte më e rregullt, më e bukur se para disa viteve. Edhe të rinjtë e të moshuarit ishin më të veshur, më të kulturuar, fjalët e mira dhe mikpritëse

26

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

në çdo vend. Kosova ka luajtur një rol të posaçëm në shkollimin, edukimin dhe përgatitjen e kuadrove shqiptare nga Mali i Zi, pas viteve 1945 e këndej. Në fillim të vitit shkollor 1949/50, një grup i madh i nxënësve nga Ulqini dhe Ana e Malit: Ruzhdi dhe Naxhije Alibegu, Hilmi Cungu, Ismet Lamoja, Hasan Gorana, Bahri Brisku, Kabil Veliaga, Mefit Hoxha, Daut Shurdha dhe të Anës së Malit: Fadil Taipi, Xhevdet e Sabri Hollaj etj. e morën “rrugën për kurbet”, u nisën për Kosovë, për t’u shkolluar, për t’u bërë mësues në Shkollën Normale, në Gjakovë e cila sa ishte hapur. Normalja në Prishtinë - universitet i kohës Në vitin shkollor 1953/54 Shkolla Normale, nga Gjakova transferohet në Prishtinë. Po këtë vit, në Normalen në Prishtinë, vijnë shumë të rinj të

tjerë nga Ulqini, Ana e Malit, Malësia. Aty shkollohen: Shefki Karamanaga, Xhemajl Milla, Hilë Cuca, Ruzhdi Ushaku, Hajredin Pufja, Ali e Limone Llunji, Pjetër e Zef Mirdita, Shefqet Peku. Në dekadën e tetë të shekullit XX, në Kala, Ismail Bushati disa ditë në mbrëmje organizon argëtim me muzikë popullore shqipe me këngëtarin Shaban Gjeka. Por, pas katër ditëve Ismailin e thërrasin në polici dhe e ndalojnë muzikën shqipe në Kala. Vitet e nëntëdhjeta të shekullit XX. Filloi ardhja masovike e turistëve nga Kosova. Ishte koha e fillimeve të demokracisë në Mal të Zi. Ardhja e turistëve nga Kosova përsëri zbulon resurset natyrore të Ulqinit, e ngritën ekonominë e vendit tonë. Në ato vite të nëntëdhjeta, ishte gjallëri e madhe në Ulqin, ka pasur 30 lokale me argëtim dhe muzikë


REPORTAZH shqipe... Në vitin 1999 politika serbomadhe shkaktoi eksodin e madh të shqiptarëve nga Kosova. Mali i Zi, posaçërisht Rozhaja dhe Ulqini, i hapën dyert e tyre, por pas tre muajve dashuria për vendlindje, trimëria, qëndrueshmëria e kosovarëve rezultoi rikthimin e tyre në Kosovë. Filloi rindërtimi, ringjallja, ndihma ndërkombëtare. Në ditën e përurimit të librit tim në Prishtinë, kalova në afërsi të bulevardit i cili kishte emrin e ish-Presidentit të Amerikës Bil Klinton. Ai, së bashku me ish-kryeministrin e Britanisë Madhe, Toni Bler, ishin nismëtarët kryesorë për ndalimin e agresionit ndaj Kosovës, dhe së bashku me popullin shqiptarë do ta arrijnë pavarësinë e Kosovës, shtetit të ri shqiptar në Siujdhesën e Ballkanit. Deri në vitin 1806 kjo është thirrur Siujdhesa Ilirike. Duke përshëndetur të pranishmit në amfiteatrin e Bibliotekës Kombëtare, dr. Sarije Pofja - Doko, tha: “Kam dëgjuar se dy shqiptarë është zor t’i bashkosh, por në këtë monografi, “Mjekët shqiptarë nga Mali i Zi,

Zaim Kurti, Arife Kurti, Gani Karamanaga, Faik Nika, Prishtinë

dr. Ganiu na bashkoi... Në një kapitull të librit janë Kosova e Shqipëria së bashku”. Akademiku Isuf Dedushaj në fjalën e tij, u shpreh: “Më vjen mirë si po ju shoh këtu, disa prej juve nuk i kam parë kaherë”. “Profesor, mendojmë që ta kemi edhe një përurim në fund të gushtit në Plavë, se ka mjekë prej Plave, Gucisë në libër”, tha Faik Nika.

“Do të vijmë, edhe profesori Halil Ahmetaj edhe unë, na lajmëroni” - u përgjigj Isuf Dedushaj. Në fjalën time përshëndetëse fillimisht u shpreha: “… Ne Ju kemi dërguar disa emra siç janë: Ruzhdi Ushaku, Ali LLunji, Basri Çapriqi, Hajro Ulqinaku... Ne Ju kemi dhënë edhe kryeministrin Albin Kurti”. Vazhdova: “ Në vitin 2008 në Durrës në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Mojsiu”ishte përurimi i librit timë të parë “Mjekimi me faktorë natyrorë në regjionin e Ulqinit”. Atë përurim mundem me e krahazue me këtë të cilin po e realizojmë sot në Prishtinë..” Në mes të pranishmëve ishin edhe prindërit e Kryeministrit të Kosovës, nëna Arife dhe babai Zaim Kurti. Ua dhurova librin. Pas manifestimit u fotografuam së bashku me Faik Nikën, kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi. “Sukubina është ndërmjet Ulqinit edhe Shkodrës.. Ka dhënë gjithmonë intelektualë dhe emra të rëndësishëm.. Edhe ju, sukubinasit e keni ndie veten gjithmonë të ngritur”- iu drejtova Zaim Kurtit. E mori një libër edhe për Albinin. Arife Kurti tha: “Para shumë viteve në Ulqin e keni vizituar djalin tonë tjetër”. Kur mbërrita në Ulqin, u takova me Hajro Ulqinakun. Ai më tha: “ Ti je ai i cili pas 77 vjetëve e përurove një libër në Prishtinë. Normalisht, këtu nuk mendoj në ata prej Ulqinit të cilët kanë jetuar dhe jetojnë në Kosovë”. Kosova ka ndryshuar. Mbetëm me emocione për përparimin e shtetit të dytë shqiptar në Ballkan. E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

27


KULTURË

Shkolla Fillore „Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” në Triesh, kremtoi ditën e shkollës

Vizitë monumenteve turore-historike të M

“ 28

Gjatë vizitës së Muzeut Etnografik të Malësisë, në të cilin përmes eksponateve nga më të ndryshmet, aq bindshëm e aq madhërishëm pasqyrohet mënyra më autentike në retrospektivën e trashëgimisë më se të pasur shpirtërore dhe materiale të Malësisë nëpër shekuj - pronari z. Shtjefën Ivezaj, me krenari të veçantë për këtë vepër madhore e atdhetarizëm të theksuar, i shoqëruar si gjithnjë me bashkëshorten e tij Gjysten, me shumë dashamirësi e plot entuziazëm mirëpriti nxënësit dhe kolektivin e shkollës nga Trieshi duke i falënderuar për vizitë, por njëherë dhe duke u ndarë leksione e këshilla brezit të ri për ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të Malësisë, si vlera më të çmuara të kombit

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022


KULTURË

e kulMalësisë

Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet Shkolla Fillore nëntëvjeçare ‘’Gjergj Kastrioti-Skënderbeu’’ në Triesh, kremtoi ditën e shkollës duke zhvilluar një shëtitje njëditore, ku krahas njohjes me peizazhet e bukuritë e radha natyrore që ofron Malësia, nxënësit të shoqëruar nga drejtori Leon Gjuravçaj dhe trupi arsimor, zhvilluan vizitë monumenteve kulturore-historike të Malësisë: Muzeut Etnografik të Malësisë në Lekaj, Shtëpisë Muze ‘’Dedë Gjo’ Luli’’ në Bardhaj të Hotit, gërmadhave të Kishës katolike në Qafë-Kishë nga shekulli XVI si dhe

Vatë Marashi Dedvukaj, që pjesën më të madhe të jetës e kalon në mërgim, pikërisht në Nju Jork, po malli e nostalgjia për të parët e për vendlindje, viteve të fundit gjithnjë më shpesh e thërret këtë burrë fisnik plot dashuri, i mbajtur mirë e krenar po dhe tepër i gëzuar për këtë vizitë i drejtohet drejtorit Gjuravçaj, nxënësve dhe trupit arsimor të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga Trieshi, me këto fjalë: “Mirë se vini në mal të Hotit çi ka dhanë heronj të kombit”! Në një atmosferë tejet miqësore e të këndshme, mikpritje madhështore e shoqërim të përzemërt sipas traditës së Hotit, ashtu si i ka hije këtij trungu familjar e këtij malësori bujar e zemërbardhë në Shtëpinë e Dedë Gjo’ Lulit, nën përkujdesjen e Vatës bashkë me nipin Franin shtrohet sofra për malësorët e vegjël e të rritur

Skenës verore në Dubravë. Gjatë vizitës së Muzeut Etnografik të Malësisë, në të cilin përmes eksponateve nga më të ndryshmet, aq bindshëm e aq madhërishëm pasqyrohet mënyra më autentike në retrospektivën e trashëgimisë më se të pasur shpirtërore dhe materiale të Malësisë nëpër shekuj - pronari z. Shtjefën Ivezaj, me krenari të veçantë për këtë vepër madhore e atdhetarizëm të theksuar, i shoqëruar si gjithnjë me bashkëshorten e tij Gjyten, me shumë dashamirësi e plot entuziazëm mirëpriti nxënësit dhe kolektivin e shkollës nga Trieshi duke i falënderuar për vizitë, por njëherë dhe duke u ndarë leksione e këshilla brezit të ri për ruajtjen, kultivimin dhe afirmimin e trashëgimisë shpirtërore dhe materiale të Malësisë, si vlera më të çmuara të kombit. Më pas në mënyrë të organizuar vazhduam rrugëtimin për në Bardhaj të Hotit. Me të hyrë në oborr të Shtëpisë Muze ‘’Dedë Gjo’ Luli’’ – pinjolli, pasardhësi i Heroit, Vatë Marashi Dedvukaj, që pjesën më të madhe të jetës e kalon në mërgim, pikërisht në Nju Jork, po malli e nostalgjia për të parët e për vendlindje, viteve të fundit gjithnjë më shpesh e thërret këtë burrë fisnik plotë dashuri, i mbajtur mirë e krenar po dhe tepër i gëzuar për këtë vizitë i drejtohet drejtorit Gjuravçaj, nx-

ënësve dhe trupit arsimor të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga Trieshi, me këto fjalë: “Mirë se vini në mal të Hotit çi ka dhanë heronjë të kombit”! Në një atmosferë tejet miqësore e të këndshme, mikpritje madhështore e shoqërim të përzemërt sipas traditës së Hotit, ashtu si i ka hije këtij trungu familjar e këtij malësori bujar e zemërbardhë në Shtëpinë e Dedë Gjo’ Lulit, nën përkujdesjen e Vatës bashkë me nipin Franin shtrohet sofra për malësorët e vegjël e të rritur. Atmosferë që gjatë mbetet në kujtesë – dot s’harrohet. Nxënësit dhe mësimdhënësit nga mikpritësit, zemërhapur njohën me Shtëpinë Muze, me orenditë, eksponatet, vlerat historike të enterierit, me vatrën ku u lind, u rrit, jetoi dhe veproi me familje udhëheqësi i Kryengritjes së Malësisë së Madhe – strategu dhe heroi Dedë Gjo’ Luli. Destinacioni i fundit i këtij pikniku njëditor përfundon, ku tjetër, po në Traboin të Hotit, ku na pret terreni enkas i përgatitur për këtë vizitë te Kroii Traboinit, falë angazhimit të kryetarit të Bashkisë Lokale të Hotit - Ilir Gojçaj, ku nxënësit dhe kolektivi u argëtuan dhe u freskuan me ujë të freskët dhe u gostitën me ushqime e lëngje nga sponsori ‘’Fondacioni Prof. Dr. Pjetër Toni Gjuravçaj’’. Donika Lulgjuraj E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

29


MOZAIK

Maturantët e Plavës shënuan mbrëmjen e maturës

Sa të lumtur e gëzu aq edhe të emocion Ndër nëntë paralelet me gjithsej 144 maturantë (pesë paralele me 98 maturantë të shkallës së katërt, dhe katër paralele me 46 të shkallës së tretë), të Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, që këtë vit shkollor kryen shkollën e mesme, tetë në shkollën amë në Plavë, dhe një në paralelen e ndarë në Guci (gjenerata e tretë e maturantëve nga shkolla e këtij qyteti – 10 sish), janë edhe dy paralele me mësim në gjuhën shqipe: paralelja e drejtimit të gjimnazit me 22 nxënës – 9 vajza: Anjeza Balidemaj, Anjeza Hasangjekaj, Amina Rugova, Enola Balidemaj, Forina Gjonbalaj, Gjovana Shala, Leonarda Gjekaj, Mirlinda Gjonbalaj e Zana Rugova, dhe 13 djem: Besnik Sinanaj, Ditmir Ulaj, Dren Gjonbalaj, Edmond Arifaj, Ermal Prelvukaj, Erblin Prelvukaj, Eridon Gjonbalaj, Fatmir Sinanaj, Gentrit Ulaj, Lis Gjonbalaj, Rinard Gjonbalaj, Mirlind Hasangjekaj dhe Sami Kukaj, me kujdestar klase profesorin e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Fadil Ulaj, dhe paralelja e mësimit profesional, drejtimi teknik i turizmit (shitës) me nëntë nxënës – 4 vajza: Albiona Gjonbalaj, Anisa Prelvukaj, Donjeta Hakaj e Ilidiana Imeraj, dhe 5 djem: Alvis Sinanaj, Dorart Kukaj, Jeton Mujaj, Qendrim Sinanaj dhe Vlorian Qosaj, me kujdestare klase profesoreshën e gjuhës angleze, Jasmina Rugova, të premten e kaluar, më 3 qershor 2022, shënuan Mbrëmjen e maturës. Që në orët e hershme të mbrëmjes, para godinës së shkollës ku përfunduan maturën, u tubuan vajza dhe djem maturantë, të veshur me rroba asnjëherë më të bukura, vajzat me fustane bashkëkohore dhe të modës, ngjyrash dhe dizajnesh të ndryshme, kurse djemtë me kostume të larmishme më moderne. Rrobat i kishin përgatitur më parë, falë mirësisë, mirëkuptimit dhe përkujdesjes së

30

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

prindërve të tyre, të cilët nga buxheti familjar ua kishin siguruar, por edhe nga të afërmit e tjerë, për të shënuar dhe përjetuar në mënyrë sa më madhështore njërën ndër festat më të mëdha të jetës së tyre – Mbrëmjen e maturës, mbrëmjen e lumturisë dhe gëzimit, por edhe të mallëngjimit dhe përmallimit të shprehur me shumë emocione. Ajo ishte mbrëmje kur ata njëri-tjetrit me buzë në gaz, por edhe me lot në sy i dhanë lamtumirën pas shumë vitesh të kaluara bashkë, me disa nga katër, me ca të tjerë nga

nëntë, por edhe me disa nga 12 dhe 13 vite shkollore, duke ndarë bashkë të mirën dhe të keqen, gëzimin, e ndonjëherë edhe hidhërimin, lojën dhe piknikun, vizitat e ndërsjella, por edhe ekskursionet njëditëshe apo shumëditëshe, brenda komunës, jashtë saj dhe më gjerë. Moti i mirë me diell, edhe pse me vapë, mundësoi që manifestimi i kësaj mbrëmje madhështore të fillojë mu në vigjiljet e mbrëmjes të ditës së premte, kur në praninë e disa qindra personave, prindërve, familjarëve të


MOZAIK

uar, po nuar ngushtë, por edhe të tjerëve, të cilët kishin ardhur që gëzimin dhe harenë e Mbrëmjes së maturës ta ndanin me fëmijët dhe të afërmit e tyre. Vargëzimi i vashëzave dhe djemve maturantë të nëntë paraleleve të kësaj shkolle, në çift, por edhe nga tre sish, pikënisje patën hollin e katit përdhes të shkollës, për të vazhduar parakalimin nëpër rrugën “Racina” të Plavës, të shtruar me tapet të kuq, duke vazhduar deri te Qendra për Kulturë “Husein Bashiq”, për tu kthyer më pas sërish në ambientin

e hapësirës së sheshit të qytetit në afërsi të shkollës, për të vazhduar pastaj me autobusët e kompanisë së komunikacionit ndërurban të kompanisë “Elan” për në Guci, ku po ashtu në vigjiljet e mbrëmjes defiluan prej stacionit të autobusëve nëpër sheshin e qytetit, deri te godina e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në të cilën disa prej maturantëve të të dy paraleleve në gjuhën shqipe kishin kryer klasët e larta të shkollës fillore, por edhe një numër i konsiderueshëm maturantësh të paraleleve të tjera, po ashtu kishin përfunduar shkollimin fillor, për t’u kthyer pastaj sërish me autobus në restorantin e kompleksit “Aqua Resort”, që gjendet përballë Liqenit të Plavës, mu pranë rrugës magjistrale Guci-Plavë, në lagjen Llatek të fshatit Brezojevicë jo larg Plavës. Ushtruesja e detyrës së drejtorit të shkollës, Snezhana Bojoviq, e shoqëruar nga mësimdhënës, gjatë tërë kohës së qëndrimit në restorant, i shoqëroi maturantët e hareshëm, e cila në fjalën e vet të rastit, atyre me admirim, por edhe me dozë emocioni iu drejtua: “Kam kënaqësi, obligim dhe nder që t’u përshëndes në emër të kolektivit të shkollës, ku përfunduat maturën, por edhe në emër timin personal. Jam e sigurt se nga kjo shkollë do të bartni përplot përkujtime të bukura, por edhe dituri të cilat do t’u ndihmojnë që të sigurt të ndjekni rrugët tuaja jetësore, por edhe të pajiseni me njohuri të tjera dhe të sendërtoni ardhmërinë tuaj të lumtur”, është shprehur ajo dhe në vazhdim ka shtuar: “Ajo që është në radhë, por edhe ajo në të cilën besojmë, është se ju do të vazhdoni zhvillimin dhe përsosjen tuaj profesionale e intelektuale”. Drejtoresha Bojoviq, më pastaj ka vënë në dukje se këtë vit shkollor edhe pse në kushte bukur të vështira të punës si pasojë e pandemisë Covid-19, me sukses e kryen shkollimin e mesëm 144 nxënës – maturantë – në nëntë paralele mësimore. Shkolla është krenare me të gjithë maturantët, por në veçanti me ata të cilët janë laureatë të Diplomës “Lluça” (“Pishtari”). “Maturantë të dashur, prej sot ju presin nxitje e sfida të reja, dhe me

këtë rast dua t’ju porosis se mu prej kësaj dite, nxitoni e ndjekni rrugët e reja, deri diku të panjohura. Ekzistojnë gjëra për të cilat nuk kemi mundur t’u përgatisim takimet me njerëz dhe ngjarje për të cilat nuk keni mundur të mësoni nga librat. Por ajo që së bashku ia kemi dalë, është se jeni bërë madhor, njerëz të pjekur e të kalitur, të vetëdijshëm për rëndësinë e përgjegjësinë personale. Edhe njëherë me tërë shpirt dhe zemër ua uroj mbrëmjen e maturës dhe ju dëshiroj çdo të mirë, shëndet dhe fat në jetë”, ka përfunduar u.d. e drejtorit të shkollës, zonja Snezhana Bojoviq. Të shoqëruar nga drejtoresha, kujdestarët e klasëve dhe ca mësimdhënës, maturantët festuan deri në orët e hershme të ditës së nesërme. Sa ishin të lumtur, krenar e të gëzuar se po finalizonin punën e tyre 12 e 13 vjeçare të edukimit e arsimit, të përmalluar, mallëngjyer e emocionuar, se po ndaheshin përgjithmonë si pjesëtarë të bashkësisë së klasës, të cilës i përkisnin, të shoqërisë së ngushtë që kishin dhe shumëçka tjetër në këtë drejtim. Mirëpo, edhe përkundër gjithë kësaj, ata u zotuan se nuk do të jenë larg njëri-tjetrit, pa marrë parasysh se ku do ta vazhdojnë shkollimin e mëtejmë superior në universitetet e ndryshme, kryesisht të Malit të Zi ata me mësim në gjuhën malazeze, dhe universitetet e ndryshme të Kosovës, Shqipërisë e Malit të Zi, ata me mësim në gjuhën shqipe. Në ambientet e restorantit “Aqua Resort”, deri në orët e vona të natës, nuk kanë pushuar tingujt e muzikës, me të cilat janë përcjellë vallet dhe këngët e maturantëve të hareshëm dhe të disponuar, të cilët nuk kanë hezituar për të ngritur ndonjë gotë uiski, birre, vere dhe pijeve të tjera freskuese joalkoolike bashkë me mësimdhënësit e vet të cilët i shoqëronin. Ndarja e maturantëve në fund, ka qenë momenti më i vështirë. Përqafimet me lot ndër faqe, e ndonjëherë edhe me vaj, si dhe shtrëngimi i dorës lamtumirëse, kanë qenë momentet, që për shumë kohë dhe mot, ata nuk do t’i harrojnë, dhe në përjetimet e tyre përgjithmonë do të qëndrojnë të Sh. Hasangjekaj pashlyera. E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

31


REPORTAZH

Shëtitje me klasat e teta dhe të nënta të Shkollave Fillore “Bedri Elezaga” - Katërkollë dhe “Gjer

Dasmorë në sh

Me të mbërritur te pompa e benzinës “Lukoil” afër shkollës në Katërkollë, syri të shihte shumë prind që kishin ardhur për të përcjellur fëmijët e tyre, ndërsa kujdestarët e klasave që vërtetonin numrin e nxënësve të ardhur kryenin obligimet e veta, por në të njëjten kohë edhe sikur ngushëllonin prindërit se çdo gjë do shkojë mirë, mos u bëni merak etj. Mes seriozitetit të baballarëve dhe shprehjes së fytyrës së nënave lexoja shumë çka, duke qenë se jam nënë edhe unë. Dhe kështu nuk ishte e vështirë të shihje muzgun e syve të përlotur nga ndarja prind-fëmi qoftë edhe për një periudhë të shkurtër kohore, dy apo tre ditore. Por urimet që bënin disa si psh. paçi rrugën e mbarë, mirëardhshi, kalofshi bukur etj, e bënin edhe më të veçantë këtë ndarje. Muslim Llolla me djalin e tij, kujdeseshin çdo moment për mbarëvajtje të çdo gjëje ashtu siç e ka traditë kjo familje e njohur tashmë e organizimit të udhëtimeve dhe akomodimeve dhe jo vetëm, ndërsa shoferët Qazimi dhe Valdeti

32

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

mezi prisnin të merrnin në dorë timonin e autobusave. Këtë radhë me marrëveshjen që bënë shoqatat në SHBA “Trojet tona” dhe “Kraja”, kësaj shëtitje Iu bashkëngjitën edhe nxënësit e Shkollës “Gjergj Kastrioti-Skënderbeu” nga Kraja të shoqëruar nga kujdestarët Tahir Bajraktari (arsimtar i plejadës së brezit të artë në shkollën e Krajës), si edhe Sead Popoviq, arsimtar i brezit të ri. Dhe kështu dy autobusë dhe një fugon u nisëm drejt kufirit. Kaluam fshatin Selitë, dhe kur kaloj pranë këti katundi nuk mund të lë pa përmendur mejtepin e vitit 1929. Atëherë shkolla në Selitë punën e rifilloi në ndërtesën e Mejtepit që gjëndej afër xhamisë, pranë rrugës së fshatit. Ajo ishte ndërtesë përdhese, e ulët. Muret gur-boke, të lidhur me mallter gëlqere. Pullazi i mbuluar me tjegulla lugore që u prodhonin në vend. Kishte derë e një dritare të vogël me kapak druri. Nga orenditë, shkolla pati banka prej dërrase në të cilat uleshin nga katër nxënës, tavolinë të vogël dhe karrige për mësuesin. Vazh-

duam drejt Draginës, ku gjendet Kodra e keqe dhe për të cilen tregoheshin shumë ndodhi. Por reputacionin e frikshëm Kodrës së keqe ja ka marrë hapja e Muzeut në Draginë te familja e Hajredin Kovaçit, që këtë katund e bën destinacion të shumë artdashësve dhe njerëzve të apasionuar pas muzeve. Në fund mbërritem në Sukubinë, në katundin ku jam rrit. Pika kufitare në Sukubinë e hapur në vitin 2002, është një vendkalim shumë i rëndësishëm që bashkon dy shtete dhe nëpër të cilin kalojnë me mijëra turistë, sidomos gjatë stinës së verës. Pas përfundimit të procedurave në kufi, kaluam në Muriqan. Dhe kur kalon nga kjo anë nuk mund të lësh pa sjellur nëpër mend historinë që për të “korrigjuar”punën e Komisionit Ndërkombëtar (1912), atë natë, anamalasi Murat Osja, burrë i njohur për urtësi e trimëri, çohet në mesnatë dhe merr gurin e kufirit mbi shpinë, ecën sa mundet gjatë gjithë natës dhe e çoi sa më larg, deri sa e lanë forcat dhe e lëshoi mbi tokë…aty ku është kufiri


REPORTAZH

rgj Kastrioti-Skënderbeu” - Ostros (1)

htetin amë sot, duke e shpëtuar Vidhgarin pa e ndarë përgjysmë. Me klasat e teta (8-1,8-2,8-3) ishin kujdestarët Rita Avdiu, Nezmije Taipi dhe Sanije Hajdari. Dr.Nexhat Avdiu ishte në rolin e ciceronit, dhe unë Luljeta si dhe shoferi Valdet Asllani i cili trashëgon profesionin e të atit Skenderit (një person gjithmonë i qeshur dhe entuziast dhe që me ne kur ishim nxënësa të shkollës fillore dhe të mesme u sillte gjithmonë mirë). Në autobusin tjetër ishin klasat e nënta (9-1,9-2,9-3) të shoqëruar nga kujdestarët Memli Kurti, Jetmira Sellaj dhe Ndriçim Muja. Në rolin e ciceronit Sami Flamuri, ndërsa me nxënësit e shkollës së Krajës Sead Popoviqi, asistentja e shkollës sonë Samire Kraja dhe Vjollca Lika Çobi. Me furgon Tahir Bajraktari, Arjeta Kurti dhe Hajredin Veliu në rolin e shoferit, por edhe si person që bashkë me Vjollca Lika Çobin (koordinatore e kësaj shëtitjeje) koordinonin punët për mbarëvajtje të ekskurzionit. Dhe kështu si dasmorë nga dy treva u ndalem në Muriqan për t’u veshur me ngjyrat e flamurit. Prej autobusit tonë nëna vështronte me admirim Memlin dhe Samiun që ndër të parët veshen bluzat kuq e zi dhe më pas ju bashkangjitën edhe të tjerët. Më pas kaluam fshatrat e Anës së Malit, ku bile në fshatin Goricë dhe Muriqan kam të afërt. Ngadalë kaluam fabrikën e çimentos në Zues ku Nexhati na tregoi se Gjergj Fishta kishte punuar në këtë fabrikë dhe njëherë gati sa nuk pësoi një aksident dhe që atëherë ai la thënien :”Ma ka xan rrota bishtin”. Përballë me madhështinë e vet na u shfaq Kalaja e Rozafës e cila hijeshon, dhe kam përshtypjen se ka mbrojtur qytetin e Shkodrës gjatë shekujve. Në Veri të Shqipërisë, midis lumenjve Drin, Buna dhe Kir dhe Liqenit të Shkodrës, shtrihet një nga qytetet më të vjetra të Shqipërisë – Shkodra. Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme ekonomike dhe kulturore në Shqipëri.

Në Shkodër altoparlantat e xhamive e kumontë e kishave i kurdisin sahatat asisoj që mos me ja prish ritmin shoshoit. Kaluam kështu urën e Bunës dhe u nisëm për te Rozafati, e cila gjendet në periferi jugore të qytetit, dhe në mendje më sillej legjenda e Rozafës. Një legjendë tregon se tre vëllezër donin të ndërtonin kështjellën së bashku. Gjithsesi, çdo natë, muret që ata kishin ngritur me mund gjatë ditës u shembën. Një plak u dha atyre disa këshilla. Një grua duhej të murosej në mure, kjo ishte mënyra e vetme që ata mund të përfundonin ndërtimin e mureve dhe ato do të zgjasin përgjithmonë. Të tre vëllezërit u këshilluan dhe vendosën që të flijonin njërën nga gratë e tyre, atë që do t’u sillte e para ushqimin e drekës të nesërmen. Por dy vëllezërit e mëdhenj nuk e mbajtën marrëveshjen dhe i paralajmëruan gratë e tyre. Kështu që Rozafa e re, gruaja e vëllait më të vogël, ishte e vetmja grua që u shfaq në kantierin e kalasë. Me guxim, Rozafa e pranoi fatin e saj, por me një kusht: ajo u kërkoi vëllezërve që një gji,

një krah dhe një këmbë të mos muroseshin me ta, në mënyrë që jo të vazhdonte të ushqente me gji fëmijën e saj të vogël, duke e ledhatuar me duar dhe me këmbë mund të tundte djepin e foshnjës. Shumica e ndërtesave të kështjellës janë shkatërruar me kalimin e kohës, por muri ende qëndron në Shkodër – i fortë dhe i pathyeshëm. Me të drejtë Lasgush Poradeci ka shkruar: “Kur ke tradicion, je nacion, je komb, jo popull, jo popullsi, jo popullatë. Një pjesë e njerëzisë (që s’ka traditë), një grup njerëzor (që s’ka traditë) është masë, është turmë, është popullatë, është popullsi – po nuk është komb, nuk është Nacion. Njerëzit, kur janë grup (pa traditë), s’janë Nacion (me traditë). Grupi s’ka fuqi shpirtërore dhe spirituale dhe materiale, është amorf. S’ka ekspresion special të grupit të vet. S’ka zhvillim, evoluim, evolucion, përparim, perfekcionim gjatë jetës së tij. Ay nuk mbush dot, nuk përmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vetëveten, për të vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt përsosjes. Evolucion, përparim, perfekcionim gjatë jetës së tij. Ay nuk mbush dot, nuk përmbush dot, nuk realizon dot veten e tij, vetëveten, për të vajtur drejt perfekcionit, drejt perfekcionimit, drejt përsosjes”. (vazhdon)

Ruga Ulqin – Sukubinë – Muriqan, punuar nga Simon Pinargiet, viti 1570

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në liqenin e Plavës

U mbajt regata e Hidroplanit MontAdria

Plavë – Edhe një risi në kuadër të përpjekjeve të Komunës së Plavës në promovimin e potencialeve natyrore dhe turistike të këtij qyteti, është mbajtja e regatës ndërkombëtare të Hidroplanit MontAdria. “Pas rafterit, të shtunën, më 4 qer-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

shor 2022, ekipet e aviatorëve nga Gjermania, Italia dhe Zvicra, kanë qëndruar në Plavë, dhe janë dëfryer (kënaqur) në liqenin më të madh glacial në Ballkan – Liqenin e Plavës. Falënderojmë ekipin nga MontAdria në synimin që të zhvillojë hidroavi-

acionin amfibik në Mal të Zi, si dhe në atë që kanë njohur trevën tonë si margaritar të natyrës, e që është i domosdoshëm të vizitohet”, ka deklaruar në fjalën e rastit kryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq. Sh. H.


SPORT

Qendërmbrojtësi Ibrahim Dresheviq në sytë e klubeve gjermane dhe italiane

Sampdoria dhe Augsburgu kërkojnë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës Ekipi italian ka kohë që po e monitoron Dresheviqin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Heerenveenin. Mirëpo, Sampdoria duhet ta mposhtë konkurrencën e ekipit nga Bundesliga, Augsburg, që po e sheh Dresheviqin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri Pas Sampdorias, edhe skuadra e Augsburgut ka shprehur interesim për mbrojtësin e Kosovës, Ibrahim Dresheviq. Bëhet e ditur se ekipi italian ka kohë që po e monitoron Dresheviqin, i cili në fund të këtij muaji do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Heerenveenin. Mirëpo, Sampdoria

duhet ta mposhtë konkurrencën e ekipit nga Bundesliga, Augsburg, që po e sheh Dresheviqin si përforcim të duhur për mbrojtjen në sezonin e ri. Prej janarit të vitit 2019, 25-vjeçari ka qenë pjesë e Heerenveenit në Eredivisie të Holandës, kurse karrierë ka bërë edhe në Suedi tek Elfsborgu. Në sezonin 2021/22, Dresheviq reg-

jistroi 32 paraqitje për ekipin holandez në të gjitha garat. Dresheviq ka lindur në Suedi, nga prindër shqiptarë nga Malësia. Ai iu bashkua ekipit të Kosovës më 23 gusht 2019, pasi që FIFA i dha lejen. Më herët Dresheviq përfaqësonte Suedinë në nivelin ndërkombëtar të (Kohapress) të rinjve.

E ENJTE, 9 QERSHOR 2022

Javore KOHA

35


kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.