1 minute read
malësorëve të - pasuri botërore
*Veshja e vajzës është pronë e Albinë Berishës. Fotografoi dhe e shkroi legjendën Florë Berisha.
2. Veshja e nuses në Malësi të Madhe Veshja e nuses në Malësi të Madhe është dalluar nga veshja e nuses të kombeve tjera në Ilirinë e Shenjtë. Veshja e nuses, e ekspozuar në Muzeun Etnografik në Lekaj, ka karakteristika të veçanta të cilat e veçojnë me disa elemente nga veshja në trevat tjera shqiptare. Është e stolisur me ngjyra dalluese nga veshjet e grupmoshave tjera. Veshja e nuses, e ekspozuar në këtë muze përbëhet nga: shamia, grykca, brezat, pështjellaku (bohçje) dhe çorapët. Kjo veshje bën pjesë në veshjet më të bukura dhe më tërheqëse të malësoreve, e cila karakterizohet me pasurinë e saj dhe koloritin e pasur të ngjyrave, që zgjojnë interesimin e vizituesve dhe dëshirën për ta vizituar, si dhe kritikëve të artit për të shkruar për to. Kjo veshje, e ekspozuar në këtë muze, në pjesën e sipërme, respek- tivisht duke filluar nga koka deri në fund të këmbëve, është e zbukuruar me ngjyra plot shpresëdhënëse, të qepura dhe të stolisura. Një grup vizituesish kanë shprehur habi se si ka pasur mundësi që ta punojë gjithë këtë dora e njeriut. Stolisja e kokës së nuses është mjaft interesante. Nusja ka filluar të stoliset me shami të larme, me ngjyrë të kuqe, të verdhë, vjollce, të kaltër dhe me nuanca tjera të cilat janë të renditura e të kombinuara në mënyrë harmonike, pastaj duvaku i bardhë, i cili ka funksion për një kohë të shkurtër, prej nisjes së nuses nga shtëpia e prindërve e deri në mbrëmjen e dasmës, rreth orës 24.
Advertisement
Shamia e postavës (e cila vendoset pas postavës), për veshjen e nuseve