2 minute read

40-vjetorit 15.4.1979

Munibe Abazin.

Pas disa ditëve në komunën e improvizuar, në disa baraka, u bë edhe kurorëzimi i parë pas tërmetit: Shyqyri - Çylo Shabani u martua. Kumbar ishte vëllai im, Ismeti.

Advertisement

Jeta në kamp

Në kampin tonë ku kemi qenë të vendosur pas tërmetit, ka pasur disa shtëpiza komfore, me një dhomë, banjë, tarracë të vogël.

Disa të tjera kanë qenë vetëm shtëpiza me banjo të përbashkët. Shtëpiza jonë ishte e bukur me tre kravate.

Ka pasur shumë probleme pas tërmetit. Përkohësisht ishim me shërbimin shëndetësor në pushimoren “Gornji Ibar”, në rrugë e cila shkon për Zallin e Madh. Në kamp kemi organizuar një ambulancë.

Isha i ulur në tarracën e vogël, para shtëpisë së vogël.

Mu afrua kushëriri, Nail Karamanaga (1925-1986). Më pyeti se pse jam i padisponuar. Naili vazhdoi:

- Shiko, problemet e punës lëri atje! Këtu je në shtëpinë tonë...

Mendova: “Naili ka të drejtë”. Afër shtëpizës sonë ishte edhe familja e Havasë dhe Sulltane - Tane Karamanaga.

Pas disa ditëve ndërroi jetë Tanja, motra më e vogël. Ka qenë një grua komunikative. Nga martesa me Selimin, kushëririn e babait, nuk kanë pasur fëmijë.

Si ishte adeti atëherë (po edhe sot), gratë më të afërta kanë vënë në krye shaminë - beshbezin.

Sadetja (nusja e Basriut), beshbezin e vendoste vetëm kur ishte te plaka, Havaja. Sa shkonte për qytet, beshbezin e hiqte.

Për të qeshur, kur isha një ditë te Havaja, iu drejtova Sadetes - Detes: - Ti, Dete, beshbezin o hiqe o vëre, se jo kur je këtu e ke në krye, e kur del jashtë kampit je pa të!

Havaja ka qenë gjithmonë autoritet dhe e kanë dëgjuar.

E shikoi pak Deten. Kjo s’bëri zë.

Saranxha

Në shtëpinë e parë kemi pasur një bahçe të vogël.

Në skaj, sipër bedenit, ka qenë saranxha (rezervuar uji). Nën saranxhë ishte qemeri (nënkalimi). Saranxha ka pasur murinjet në tri anët, kurse sipër - hardhinë.

Kjo ndërtesë interesante ka pasur dy penxhere - dritare të vogla, me parmakë.

Saranxha ka qenë vend i këndshëm për pushim dhe meditim. Aty gjithmonë frynte era maestrale. Në kopsht – bahçe, nëna ka mbjellë një portokall, i cili gjendet aty edhe sot.

Tërmeti i vitit 1979 e rrënoi qemerin edhe saranxhën tonë.

Ata mbërritën poshtë, në kopshtin e Ilija Miliqit, deri te bregu i detit. Kjo pamje në fotografinë poshtë, nuk ekziston më.

Rezistenca dhe fitorja

Tri ditë pas tërmetit në hotelin “Bellevue” në Zall, u organizua një tubim me banorët e Kalasë. Udhëheqësia e Komunës së Ulqinit, në krye me Marko Kallugjeroviqin, kishte marrë vendimin që të mos lejohej jeta në Kala. Kalalive u premtuan nga një shumë të hollash për ndërtimin e shtëpive jashtë Kalasë. Propozuan lokalitetin e Limanit, në afërsi të Çinarit të Vjetër.

Por, banorët e Kalasë nuk u pajtuan më këtë vendim. Një pjesë e madhe kundërshtoi, një pjesë e vogël ishte indiferente.

Në Kala atëherë nuk ka pasur as rrymë, as ujë.

Pushteti deshi edhe ta mbyllte Kalanë me derë hekuri te Porta e Madhe dhe te Jallia. Shërbimi i “Elektrodistribucionit” i preu edhe shtyllat për energji brenda Kalasë.

Kryetari i Malit të Zi, Veljko Millatoviq pati mirëkuptim për banorët e Kalasë. Së shpejti në Kala për të jetuar u kthyen Ismail Bushati dhe Jakup Nimanbegu.

Këta e instaluan gjeneratorin për rrymë elektrike dhe e rifilluan jetën në shtëpitë e tyre.

Pak më vonë, këtyre iu bashkëngjitet edhe Ruzhdi Karamanaga, i cili gjithashtu u kthye në shtëpi në Kala. Ai më vonë e mori të jetonte në shtëpinë e tij Zejnel Ismajlagën me familje. Aty qëndroi derisa e rindërtoi shtëpinë e vet.

Këta ishin tre mbrojtësit e Kalasë.

Në seancën konstituive të Kuvendit të Komunës së Plavës

This article is from: