Koha 917

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 qershor 2020 Viti XlX Numër 917 Çmimi 0,50

Miku i mirë njihet në ditë të vështirë ISSN 1800-5696

Personalitet shumëdimensional me zemër ari

Rrezart Cungu, kampion i Malit të Zi


PËRMBAJTJE

8

12 Njeriu

Në Malësi mungesë e theksuar e ngjarjeve kulturore

14

16 Frymoi gjithë jetën për ruajtjen e qenies kombëtare

“Ti ke të drejtë të mos vdesësh!”

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020


PËRMBAJTJE

20

23 Në kërkim të ëndrrave

“Isha dhjetë vjeçe”- dëshmi e dhimbshme nga lufta e vitit 1999

24

26 Mësues me autoritet të veçantë

Artistët mposhtin pandeminë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq dekretoi vendimin për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe ato lokale në disa komuna

Zgjedhjet parlamentare më 30 gusht Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka dekretuar të shtunën vendimin për datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në Mal të Zi dhe të zgjedhjeve lokale në disa komuna të Malit të Zi. Ai ka marrë vendim që zgjedhjet për deputetë në Kuvendin e Malit të Zi të mbahen më 30 gusht. Po të njëjtën ditë do të mbahen edhe zgjedhjet për këshilltarë të kuvendeve të komunave: Andrijevicë, Budvë, Guci, Kotorr dhe Tivat.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Në njoftimin e Presidencës së Malit të Zi thuhet se vendimi është marrë pas konsultimeve që Presidenti Gjukanoviq ka zhvilluar me përfaqësuesit e partive politike, të cilët i janë përgjigjur ftesës së tij, më 16 qrshor 2020, dhe kompetencave dhe afateve të përcaktuara me Kushtetën e Malit të Zi, Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, si dhe Ligjin mbi vetëqeverisjen lokale. Gjukanoviq ka zhvilluar takime konsultuese me kryetarin e So-

cialdemokratëve të Malit të Zi, Ivan Brajoviq, kryetarin e Partisë Boshnjake, Rafet Husoviq, kryetarin e Partisë Liberale, Andrija Popoviq, kryetarin e Iniciativës Demokratike Kroate, Andrija Vuksanoviq, kryetarin e UDSH-së, Mehmed Zenka, kryetarin e ASH-së, Nik Gjeloshaj, dhe kryetarin e Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu. Zgjedhjet e fundit paralamentare në Mal të Zi janë mbajtur më 16 tetor (Kohapress) 2016.


NGJARJE JAVORE

Forca e Re Demokratike jep alarmin për mos fillimin e zbatimit të projekteve për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe atmosferike në Komunën e Ulqinit

Investimet nuk fillojnë, së shpejti fillon pagesa e obligimeve Ulqin – Forca e Re Demokratike ka tërhequr vërejtjen për shkak të mos fillimit të disa projekteve me rëndësi për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe trajtimin e ujërave të zeza dhe atmosferike në Komunën e Ulqinit. Sipas kësaj partie, kjo ndodh pavarësisht se mjetet financiare janë siguruar, projektet janë përfunduar dhe tenderët janë mbyllur. “Unë jam këtu për të çuar alarmin që këto investime shumë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të komunës sonë nuk po zbatohen. Mos fillimi i

këtyre investimeve përbën një kosto të jashtëzakonshme për komunën e Ulqinit”, ka thënë kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, në një konferencë për shtyp, të mbajtur të hënën në selinë e kësaj force politike në Ulqin. Ai ka thënë se bëhet fjalë për 25 milionë euro investime në fazën e parë, të siguruara nga kreditë e Bankës Evropiane të Investimeve dhe Bankës Gjermane për Zhvillim, të cilat jo vetëm që do të përmirësonin përfundimisht çështjen e furnizimit me ujë të pijshëm dhe rregullimin e ujërave atmosferike dhe ujërave të zeza, por edhe do t’i jepnin një stimul të fuqishëm ekonomisë në Komnën e Ulqinit. Sipas tij, këto investime do të hapnin shumë vende pune dhe do të tërhiqin investime të reja serioze në fushën e turizmit. Cungu ka paralajmëruar se së shpejti komunës së Ulqinit i nisin obligimet e pagesës së kredisë, ndërkohë që projekti ende s’ka filluar. Ai u ka bërë thirrje institucioneve të komunës së Ulqinit që të angazhohen në mënyrë që sa më shpejt të vënë në jetë këto projekte kaq të rëndësishme për këtë komunë. “Të njëjtën gjë kërkoj edhe nga partnerët shtetërorë dhe ndërkombëtarë, që kanë qenë të përfshirë”, është shprehur kryetari i Forcës së Re Demokratike, duke iu bërë thirrje institucioneve përgjegjëse shtetërore për të hetuar shkaqet e vonesave të panevojshme që shkaktojnë kosto të mëdha. Cungu ka sqaruar se me anëtarësimin e Komunës së Ulqinit, në fund

të vitit 2011, në agjencinë “Vodacom”, të themeluar nga Qeveria e Malit të Zi, kanë filluar edhe përgatitjet për investime kapitale në bazë të studimit të fizibilitetit për ujësjellës e kanalizim në tërë Komunën e Ulqinit, me të cilin është paraparë që duhet të investohet në mënyrë graduale 126 milionë euro, në tri faza. Ai ka thënë se me realizimin e këtyre investimeve do të sigurohej stabilitet në furnizimin me ujë të pijshëm dhe rregullimi i sistemit të ujërave të zeza dhe atmosferike për disa dekada. “Këto projekte përbëjnë një ndër investimet më të rëndësishme serioze në infrastrukturën e Komunës së Ulqinit të bëra ndonjëherë. Këto investime do të përmirësonin cilësinë e shërbimeve jetike për qytetarët dhe do të krijonin parakushtet për investime masive të cilat do të hapnin vende të reja të punës. Futja e këtyre mjeteve financiare dhe zbatimi i projekteve, duke përfshirë në punë qytetarë dhe kompani lokale ulqinake, do të përbënte edhe një nxitje të konsiderueshme ekonomike”, ka thënë Cungu. Ai ka vijuar duke thënë se vetëm falë këtyre investimeve do të sigurohej infrastruktura e duhur që do të mundësonte shfrytëzimin optimal të potencialit të jashtëzakonshëm turistik që ka Ulqini. Cungu ka theksuar se i gjithë ky projekt është hartuar me transparencë dhe profesionalizëm, në bashkëpunim të ngushtë me partnerë serioz, si Banka Evropiane e Investimeve, Banka Gjermane për Zhvillim, Ministria e Turizmit dhe Ministria e Financave e i. k. Malit të Zi. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Të gjithë për kongresistin Eliot Engel!

Miku i mirë njihet n Thonë se miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Në ditët më të vështira, kongresisti demokrat nga Nju Jorku, z. Eliot Engel, ka qenë dhe vazhdon të jetë mik shumë i mirë i shqiptarëve për një kohë të gjatë.

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York Thonë se miku i mirë njihet në ditë të vështirë. Në ditët më të vështira, Kongresisti demokrat nga Nju Jorku, Z. Eliot Engel ka qenë dhe vazhdon të jetë mik shumë i mirë i shqiptarëve për një kohë të gjatë. Për aq gjatë, në të vërtetë, sa shpeshherë e pyes veten se si nuk u lodh ky ligjvënës amerikan me ne dhe me gomarllëqet tona shqiptare, me konflikte politike midis partive dhe udhëheqësve të këtyre partive shqiptare, me korrupsionin, me shkeljet e lirive bazë të njeriut, përfshirë lirinë e medias, dështimit të ndërtimin e një shteti ligjor dhe të tjera halle që, kryesisht, shqiptarët po ia shkaktojnë vetvetes këto 30-vitert e kaluara. Lista është shumë e gjatë e problemeve që po pengojnë seriozisht shtetformimin, duke detyruar shqiptarët të largohen masivisht nga trojet e veta, si nga Kosova ashtu edhe në Shqipëria. Kurdoherë që politikanët shqiptarë vizitojnë Uashingtonin, nuk largohen kurrë pa u ndaluar tek miku i shqiptarëve, Kongresisti Eliot Engel, për tu konsultuar me të dhe për të bërë edhe fotografi, pasi ata janë të vetëdijshëm për popullaritetin e Z. Eliot Engel në radhët e shqiptarëve, anembanë trojeve tona, si njëri prej mbështetësve më të vendosur dhe parimorë që kemi pasur ndonjëherë në Uashington. Po, po, kemi pasur edhe mbështetës të tjerë

6

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

të njohur të politikës amerikane – nga presidentë e senatorë, e deri tek kongresistë gjatë viteve --kontributin e të cilëve për të drejtat e shqiptarëve, kur shqiptarët ishin në orën më të zezë të historisë së tyre, unë dhe të tjerë, jemi përpjekur ta vëmë në dukje, nga koha në kohë. Shumë prej tyre janë larguar nga politika për arsye moshe, disa kanë ndërruar jetë e do të tjerë kanë humbur interesin e tyre të dikurshëm për çështjet shqiptare, qoftë për mungesë të aktivizimit të komunitetit shqiptaro-amerikan, qoftë sepse ndoshta konsiderojnë se Shqipëria është e lirë nga komunizmi dhe Kosova është çliruar nga okupimi serb dhe sot gëzon pavarësinë dhe si përfundim nuk ka më nevojë për një angazhim si dikur. Por, mund të them me bindje të thellë se si asnjë tjetër politikan amerikan - me gjithë qëllimet e mira të tyre dhe punës së tyre të mirë në favor të shqiptarëve gjatë viteve -- nuk ishte si Kongresisti Eliot Engel, i cili e ka trajtuar çështjen shqiptare me seriozitetin më të madh, si një kauzë morale, politike, kombëtare dhe ndërkombëtare të tijën – si një çështje e dinjitetit njerëzor. Për më tepër, Eliot Engel – njëri prej demokratëve më të fuqishëm në Kongresin e Shteteve të Bashkuara -mbetet sot pothuaj i vetmi ligjvënës amerikan, si njohës i mirë i problemeve shqiptare në Ballkan dhe mbështetës i vendosur i interesave kombëtare shqiptare, në pozitën e tij të lartë si Kryetar i Komisionit të fuqishëm të Dhomës së Përfaqësuesve për Punët e Jashtme. Në këtë kapacitet, ai vazhdon të jetë i angazhuar me çështjet shqiptare dhe nuk demoralizohet nga politikat dhe të bëmat dhe të pabërat e kësaj klase politike shqiptare të dështuar, në të dy

anët e kufirit shqiptaro-shqiptar, por mbetet gjithnjë optimist për një të ardhme më të ndritur për shqiptarët në Ballkanin Perëndimor. Në këto kohë të turbullta kombëtare dhe ndërkombëtare, Eliot Engel ka thënë se “Shtetet e Bashkuara janë më të forta në skenën globale kur ne zhvillojmë një politikë të jashtme të rrënjosur në vlerat thelbësore amerikane – në mbështetjen për demokracinë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.” Një kampion i vërtetë i demokracisë dhe i të drejtave të njeriut anembanë botës, Eliot Engel ka qëndruar dhe vazhdon të jetë pranë shqiptarëve kudo dhe gjithmonë, bazuar në këto parime të politikës së jashtme amerikane. Por sot, Kongresisti Eliot Engel ka nevojë më shumë se kurrë për mbështetjen e miqve të tij shqiptaro-amerikanë, sidomos të atyre në shqiptarëve që jetojnë e punojnë dhe që kanë të drejtë vote si anëtarë të Partisë Demokrate në zgjedhjet paraprake në distriktin e tij elektoral, më 23 qershor, 2020. Z. Engel ka nevojë urgjente për votën e secilit shqiptar e shqiptare me të drejtë vote në distriktin elektoral për anëtar Kongresi. Kurrë mos mendoni se vota jote është vetëm një votë dhe si e tillë nuk ka rëndësi. Sot miku ynë i madh, Eliot Engel, gjendet përballë një dite të vështirë në jetën e tij politike dhe ka nevojë për ne, si individë dhe si komunitet shqiptare-amerikan, se pse ia kemi borxh, për të gjitha ato që ka bërë për ne gjatë 30-viteve të tij në Kongresin e Shteteve të Bashkua dhe jashtë tij! Ka ardhur koha që shqiptarët t’i gjenden pranë dhe të ndihmojnë mikun e tyre Eliot Engel-in, në ditën e tij të vështirë. Më 23 qershor mbahen votimet para-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

në ditë të vështirë

prake për të zgjedhur kandidatin e Partisë Demokrate për Kongres i cili do të përballet me kandidatin republikan në nëntor. Kandidati demokrat që do zgjidhet këtë të martë, qoftë Z. Engel qoftë kundërshtari i tij demokrat - do të jetë i sigurt se do të fitojë zgjedhjet e nëntorit ndaj kandidatit republikan, pasi ky distrikt zgjedhor banohet me një përqindje dërmuese demokratësh. Kësisoji, votimet ditën e martë janë kritike për Z. Engel. Analistët thonë se për herë të parë në 30-vjet, (Kongresisti Engel është zgjedhur në Kongres për herë të parë në vitin 1989), Z. Engel gjendet përballë sfiduesit më serioz të karrierës së tij politike nga radhët e Partisë Demokrate. Kundërshtari i tij është afrikano-amerikani 44-vjeçar Jamaal Bowman, një drejtor shkolle të mesme, i cili ka siguruar mbështetjen e krahut të majtë ekstrem të Partisë Demokrate, përfshirë Senatorin Bernie Sanders, Senatores Elizabeth Warren, kongresistes Alexandra Ocasio-Cortez dhe të tjerë, madje ai ka siguruar edhe mbështetjen e gazetës së madhe të Nju Jorkut, The New York Times. Mbështetjen për Kongresisti Eliot Engel, lajmeve të fundit, e kanë shpallur tanimë, ish-senatorja dhe ish-kandidatja për president, Hillary Clinton, Senatori aktual demokrat i Nju Jorkut, Chuck Schumer dhe të tjerë. Sipas një sondazhi të ditëve të fundit, kundërshtari i Z.Engel udhëheq, tani

për tani, me 10 për qind (41-31) ndërsa 27 për qind e votuesve mbeten ende të pavendosur se për cilin kandidat do të votojnë të martën më 23 qershor. Shqiptaro-amerikanët me të drejtë vote që jetojnë e punojnë në këtë distrikt elektoral mund të bëjnë ndryshimin e këtyre numrave, me qëllim që të sjellin Kongresistin Eliot Engel edhe për një mandat tjetër në Kongresin e Shteteteve të Bashkuara. Shqiptarët kudo qofshin kanë ende nevojë për angazhimin e tij të mëtejshëm me çështjet dhe kauzat tona, të cilat ai i ka promovuar dhe i ka mbështetur si asnjë tjetër ligjvënës në Uashington. Duhet të jemi të vetëdijshëm se në qoftë se humb Kongresisti Engel në këto zgjedhje, shqiptarët do të humbasin shumë si komunitet këtu në Amerikë, por do ta pësojnë keq edhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në përgjithësi, marrëdhëniet me Shqipërinë dhe me Kosovën në veçanti. Nuk do të ketë më një zë në Kongresin amerikan që t’i thotë kësaj administrate ose një tjetre nesër, ndal kur punët nuk shkojnë në interes të shqiptarëve! Jam i sigurt se Tiranës dhe Prishtinës zyrtare nuk ua “ndin” kjo situatë, për të përdorur një shprehje popullore, sepse janë të nzënë me punë shumë më me rëndësi: për karrige e pushtet për vete dhe për partitë e tyre. Më kujtohet kur isha drejtor i NACC-ut në vitin 2005, grupi i çështjeve shqiptare në Kongres -- themeluar nga Eliot Engel me kolegë të tij -- kishte më shumë se dy dyzina anëtarë, gjysma republikanë, gjysma demokratë -- dhe shumë mbështetës të tjerë. Sot, edhe në qoftë se ekziston ky grup, ekziston si emër, vetëm sa për sy e faqe. Me humbjen e mundshme të Z. Engel -- largo Zot – thua lamtumirë grupit të çështjeve shqiptare, sado i vogël dhe i pa influencë që të jetë aktualisht. Lutemi që Z. Engel të fitojë edhe në këto zgjedhje, se për ndryshe, shqiptarëve u humb zëri i fundit me rëndësi në Uashington. Duke votuar Kongresisti Eliot Engel, ju, jo vetëm votoni për të dërguar në Uashington edhe për një mandat tjetër një mbështetës të sprovuar të çësht-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

jeve shqiptare dhe një mbështetës i fortë i komunitetit shqiptaro-amerikan, por edhe për të ndaluar shkuarjen në Kongres të një ultra majtisti socialist i tipit të Senatorit Sanders , sepse kush fiton të martën në atë distrikt zgjedhor fiton edhe zgjedhjet e përgjithshme në nëntor, pasi ajo zonë është me shumicë dërmuese demokrate. Fotot më poshtë janë nga udhëtimi i një delegacioni të Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan KKSHA) në trojet shqiptare, nga data 2 deri 10 Korrik, 2005 (kur autori ishte Drejtor i KKSHA – me Kongresistin Eliot Engel dhe me disa anëtarë të bordit të KKSHA-s, përfshirë aktivistët e njohur të komunitetit dhe të çështjeve kombëtare, Harry Bajraktari dhe Rrustem Gecaj, si dhe disa përfaqësues të komunitetit shqiptaro-amerikan nga Nju Jorku dhe Detroiti. Unë jam dëshmitar i shumë veprave madhore të Z. Engel në favor të shqiptarëve, por kjo vizitë në trojet shqiptare është vetëm një shembull i angazhimit të pakursyer të Z. Eliot Engel për çështjet shqiptare, në përgjithësi, atëherë dhe sot. Ky pra është momenti për të treguar se komuniteti shqiptaro-amerikan është mirënjohës dhe i denjë i kësaj mbështetjeje prej tri dekadash për çështjet shqiptare, duke dalë masivisht në votime, për të hedhur votën në favor të kandidaturës së Z. Eliot Engel në zgjedhjet e ditës së martë edhe për një mandat tjetër. Gjëja më e vogël që mund të bëjnë shqiptarët në distriktin e tij elektoral, për t’i thënë, “Thank You, Kongresisti Engel”, për të gjithë ndihmën dhe kujdesin që kini treguar për komunitetin shqiptaro-amerikan dhe për shqiptarët në përgjithësi gjatë tre dekadave të kaluara, është që të dilni e të votoni për Kongresistin Eliot Engel, ditën e martë më 23 qershor – njërin prej 10 demokratëve më efektivë në Kongresin amerikan, sipas Universitetit Virxhinia dhe Universitetit Vanderbilt. Të mos e prejmë në besë mikun tonë të madh, në këtë ditë të vështirë për të, kur ka nevojë për ne. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Njeriu Dhe njeriut i mbeten dy alternativa - të vazhdojë sipas programit ose të shkëputet nga priza e sistemit dhe të fillojë të jetojë sipas qëllimit a bindjeve të veta, në kushte e në kohën e vet, të shkelë në shteg të ri të pa hapur, ku mund të lërë gjurmë, larg nga udha e zakonshme.

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Jeta është koha që jetohet, është mrekulli. Çdo ditë e re një sfidë. Dhe njeriu kujtohet se jeta ka vlerë, sepse ajo është e kufizuar. Koha fluturon, por edhe mund të humbasë, kur nuk përjetohet, ose kur administrohet sipas rregullave të vendosur nga një tjetër. Që ta kuptosh duhet, me guxim e bindje, për ta ndjekur udhën tënde. Në shumë raste njeriu ndjen se nuk bën jetën që do, ose jetën e qël-

“ 8

limshme. Njeriu është si pjesë e programit të një sistemi kontrolli, i cili i dikton atij se çfarë duhet të bëjë me kohën e dhuruar nga natyra për të jetuar me talentin e vet, duke i thënë se ku të jetojë, si të jetojë, dhe çfarë mund të arrijë. Dhe njeriut i mbeten dy alternativa të vazhdojë sipas programit ose të shkëputet nga priza e sistemit dhe të fillojë të jetojë sipas qëllimit a bind-

jeve të veta, në kushte e në kohën e vet, të shkelë në shteg të ri të pa hapur, ku mund të lërë gjurmë, larg nga udha e zakonshme. Natyra kërkon të thotë diçka, me gjithë këto ndryshime që po ndodhin gjatë kohës sonë; se njeriu nuk ka nevojë për shumë gjëra për t’u ndjerë i lumtur. Me një iPhone a kompjuter, sot mund të shëtisë botën, por prapë ai vazhdon me lakmi të grumbullojë

Jeta është koha që jetohet, është mrekulli. Çdo ditë e re një sfidë. Dhe njeriu kujtohet se jeta ka vlerë, sepse ajo është e kufizuar. Koha fluturon, por edhe mund të humbasë, kur nuk përjetohet, ose kur administrohet sipas rregullave të vendosur nga një tjetër. Që ta kuptosh duhet, me guxim e bindje, për të ndjekur udhën tënde. Në shumë raste njeriu ndjen se nuk bën jetën që do, ose jetën e qëllimshme. Njeriu është si pjesë e programit të një sistemi kontrolli, i cili i dikton atij se çfarë duhet të bëjë me kohën e dhuruar nga natyra për të jetuar me talentin e vet, duke i thënë se ku të jetojë, si të jetojë, dhe çfarë mund të arrijë.

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

sende, të blejë toka, shtëpi gjigante e rroba, shumicën e të cilave as që e di se i ka diku hedhur në ndonjë sirtar a qoshe. Shumica e njerëzve, në një vend relativisht të lirë, janë aq të zënë me kujdesin për fakte dhe punë të tepërta, sa harron të mbledhë e shijojë frutat që ofron jeta. Gishtat e tij nga mundimi i tepërt janë shumë të ngathët dhe dridhen. Në fakt, njeriu nuk ka kohë të lirë për të qenë as vetja. Ai

Në fakt, njeriu nuk ka kohë të lirë për të qenë as vetja. Ai nuk mund të mbajë marrëdhënie të sinqerta me të tjerët; puna e tij zhvlerësohet; por ka kohë për të qenë robot; s’është në gjendje të kujtojë se është injorant - gjë që kërkon rritja e tij - nuk ka kohë të përdorë njohuritë e veta. Cilësitë më të mira të natyrës njerëzore janë si frytet e një peme që mund të rriten vetëm nga trajtimi me kujdes. Megjithatë, njeriu me pushtet zakonisht e trajton tjetrin pa mëshirë, pa dinjitet.

nuk mund të mbajë marrëdhënie të sinqerta me të tjerët; puna e tij zhvlerësohet; por ka kohë për të qenë robot; s’është në gjendje të kujtojë se është injorant - gjë që kërkon rritja e tij - nuk ka kohë të përdorë njohuritë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

e veta. Cilësitë më të mira të natyrës njerëzore janë si frytet e një peme që mund të rriten vetëm nga trajtimi me kujdes. Megjithatë, njeriu me pushtet zakonisht e trajton tjetrin pamëshirë, pa dinjitet. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Në përkujtim të “Besëlidhjes së Malësisë” (1970)

Traseja e së ardh për gjeneratat e Kristjan Gj. Dukaj

Popuj të ndryshëm të botës, krenohen me historinë e vet, ngjarje dhe data të lavdishme nga e kaluara e që janë krenaria e çdo kombi dhe, njëkohësisht, traseja e të ardhmes për gjeneratat e reja. Ne, si popull, kudo që jetojmë kemi arsye të pafundme të jemi krenarë me të kaluarën tonë, me vepra, ngjarje dhe virtyte të shumta të trashëguara ndër shekuj. Pikërisht, në këtë periudhë është rasti të kujtojmë njërën prej ngjarjeve më të shënuara në historinë e re të Malësisë, 28 qershorin e vitit 1970, të njohur botërisht se “Besëlidhja e

10

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Janë shkruar libra dhe artikuj të shumtë e, po ashtu, janë realizuar materiale të shumta filmike , nga autorë të ndryshëm vendas dhe të huaj, për t’i dhënë vendin e merituar kësaj ngjarjeje të rëndësishme për të ardhmen tonë. Sigurisht se njëjtë do të veprohet edhe në të ardhmen, pasi largpamësia e të parëve tonë për të ndërmarrë një hap të tillë, pikërisht në atë kohë, është ndër shembujt më të spikatur të dashamirësisë ndaj kombit dhe vendit të vet dhe, sidomos, ndaj gjeneratave të ardhshme

Malësisë”. Janë shkruar libra dhe artikuj të shumtë e, po ashtu, janë realizuar materiale të shumta filmike , nga autorë të ndryshëm vendas dhe të huaj, për t’i dhënë vendin e merituar kësaj ngjarje të rëndësishme për të ardhmen tonë. Sigurisht se njëjtë do të veprohet edhe në të ardhmen, pasi largpamësia e të parëve tonë për të ndërmarrë një hap të tillë, pikërisht në atë kohë, është ndër shembujt

më të spikatur të dashamirësisë ndaj kombit dhe vendit të vet dhe, sidomos, ndaj gjeneratave të ardhshme. Ne, si pjesëtarë të brezit të ri, Ju jemi mirënjohës përjetësisht të gjithë atyre që me kontributin e vet, na lanë në trashëgimi një vlerë kaq të madhe siç është “Besëlidhja e Malësisë 1970”. Duke shfletuar shtypin e para disa viteve, lexova idenë e shfaqur publikisht që të instalohet shpër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

hmes “ reja blimi vjetor për veprimtari humane në Komunën e Tuzit, i cili do të mbante emrin “Besëlidhje e Malësisë” ( Koha javore, Viti XIV, nr.668 ) jo vetëm si borxh ndaj atyre që vepruan në arritjen e kësaj marrëveshjeje por edhe si obligim për gjeneratat që vijnë që me ndarjen e kësaj mirënjohjeje, çdo vit të përkujtojnë këtë ngjarje madhore. Ide e ngjashme është shpalosur edhe më parë, në 40- vjetorin e Besëlidhjes së Malësisë, nga i njëjti

Tashmë jemi në prag të shënimit të 50- vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë, kësaj ngjarjeje dhe date të lavdishme dhe, me siguri, nuk do të mungojë vullneti nga institucionet përkatëse që kjo ngjarje të përjetësohet edhe me Shpërblimin vjetor për veprimtari humane, me emrin “Besëlidhja e Malësisë 1970”.

autor, me rastin e përurimit të filmit dokumentar “Përjetësia e Besës”. Është e qartë se institucionalizimi në këtë mënyrë i ngjarjeve dhe datave të lavdishme nga e kaluara, u jep atyre përjetësinë, duke ua rikujtuar brezave të ardhshëm vlerat e tilla, shembujt e zgjuarsisë, guximit dhe humanizmit ndaj popullit të vet. Kjo aq më parë, pasi kjo ngjarje e asaj kohe kishte unifikuar maksimalisht individët dhe familjet në trevën e Malësisë, intelek-

Duke shfletuar shtypin e para disa viteve, lexova idenë e shfaqur publikisht që të instalohet shpërblimi vjetor për veprimtari humane në Komunën e Tuzit, i cili do të mbante emrin “Besëlidhje e Malësisë” (Koha javore, Viti XIV, nr. 668) jo vetëm si borxh ndaj atyre që vepruan në arritjen e kësaj marrëveshjeje por edhe si obligim për gjeneratat që vijnë që me ndarjen e kësaj mirënjohjeje, çdo vit të përkujtojnë këtë ngjarje madhore

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tualë dhe veprimtarë të shumtë si dhe prijësit fetar të kohës, në qëllimin e përbashkët për të arritur marrëveshjen historike. Këtë, e kam mësuar personalisht nga intervistat e shumta të pjesëmarrësve të drejtpërdrejtë të kësaj ngjarjeje, me rastin e filmimit të materialeve për filmin dokumentar “Përjetësia e Besës” para dhjetë viteve të plota. Të gjithë ata, shpreheshin të lumtur për veprën e shenjtë të viti 1970 dhe, sidomos, për faktin që Besa e dhënë asokohe është respektuar gjithnjë nga bashkëvendësit tanë, kudo që jetojnë. Tashmë jemi në prag të shënimit të 50- vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë, kësaj ngjarje dhe date të lavdishme dhe, me siguri, nuk do të mungojë vullneti nga institucionet përkatëse që kjo ngjarjeje të përjetësohet edhe me Shpërblimin vjetor për veprimtari humane, me emrin “Besëlidhja e Malësisë 1970”.

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Kultura si pjesë e pandarë e zhvillimit të një vendi

Në Malësi munges theksuar e ngjarje

Tuz – Pandemia globale nga e cila u prek edhe vendi ynë, shtyri dhe anuloi shumë veprimtari të të gjitha segmenteve të jetës shoqërore. Koronavirusi pati ndikim negativ gjithpërfshirës. Në kohën e izolimit total, asgjë nuk u duk më siç kishte qenë më parë. Padyshim që ky izolim ndikoi negativisht te shumë persona të cilët këtë izolim e përjetuan në mënyra të ndryshme. Dikujt i shërbeu për t’u angazhuar për ndonjë punë apo projekt që mund ta ketë lënë përgjysmë për shkak të mungesës së kohës së lirë, dikush tjetër

“ 12

ka qenë kreativ dhe i ka shkuar për shtati ky izolim, derisa të tjerët kanë qenë më pak produktivë për shkak të efektit negativ psikologjik të izolimit si rrjedhojë e pranisë së pandemisë në vend. Megjithatë, vendi ka disa javë që i është rikthyer normalitetet të jetës falë zbutjes së masave kufzuese të urdhëruara nga autoritetet qeveritare dhe shëndetësore. Tanimë kur veprimtaria jetësore është rikthyer gradualisht, njerëzit ashtu siç kishin nevojë për liri në kohën e izolimit, ata tani kanë nevojë edhe për shumë aktivi-

Publiku në Malësi është shumë kulturëdashës dhe këtë e ka konfirmuar në të kaluarën me pjesëmarrjen masive nëpër aktivitete të ndryshme kulturore në vend, kurdoherë që ato janë organizuar. Për këtë arsye, ata janë shumë të etur për aktivitete dhe manifestime të natyrës kulturore në vend edhe në vazhdim, aq më tepër nëse marrim parasysh qe kanë qëndruar të izoluar dhe të privuar për të përmbushur nevojat e tyre shpirtërore me aktivitete kulturore.

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

tete të tjera të cilat do të plotësonin nevojat sociale që ka njeriu për t’u ushqyer edhe shpirtërisht e jo vetëm me ushqim. Dhe njëra ndër ushqimet e shpirtit është edhe sfera e kulturës e cila padyshim që është goditur shumë nga pandemia e Covid- 19, nga kriza financiare, dhe në këtë kudër, shumë qytete rajonale, evropiane dhe botërore i kanë mbyllur institucionet e tyre të kulturës: muzetë, galeritë, teatrot, kinematë, etj. Ndërkohë, në këtë periudhë kur Forumi Koordinues Kombëtar ka lejuar mbajtjen e aktiviteteve publike me numër të kufizuar të të pranishmëve, duke respektuar masat, përfshirë edhe aktivitetet kulturore, adhuruesit e kulturës padyshim që janë të etur për aktivitete kulturore, e nga ana tjetër, edhe veprimtarët e sektorit të kulturës janë të etur për publikun e tyre. Në Malësi jo vetëm sot por edhe në të kaluarën kemi pasur mungesë të organizimit të aktiviteteve të mirëfillta kulturore. Edhe në ato pak aktivitete kulturore që janë organizuar, kanë dominuar folklori dhe koncertet e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

së e eve kulturore

ndryshme, ndërsa më të rralla kanë qenë shfaqjet teatrale si: dramat, komeditë, aktivitetet letrare, simpoziumet shkencore, koncertet e muzikës klasike etj. Javë më parë kemi mësuar se QKI “Malësia” në Tuz ndodhet në një situatë të vështirë financiare dhe si rjedhojë edhe aktivitetet kulturore në vend mungojnë, me shumë gjasa se as në të ardhmen nuk do të mbahen. Këtë realitet e pohoi edhe kreu i këtij

institucioni para pak javësh gjatë një prononcimi për gazetën “Koha Javore” z. Ajrudin Axhoviq, i cili nuk qe optimist për organizmin eventual të ndonjë manifestimi kulturor gjatë muajve të verës në këtë institucion. Publiku në Malësi është shumë kulturëdashës dhe këtë e ka konfirmuar në të kaluarën me pjesëmarrjen masive nëpër aktivitete të ndryshme kulturore në vend, kurdoherë që ato janë organizuar. Për këtë arsye,

Për t’u informuar se çfarë bën Komuna e Tuzit, përkatësisht Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale në kuadër të të cilit vepron edhe sektori për kulturë, nëse planifikon organizimin e ndonjë aktiviteti kulturor në javët dhe muajt në vazhdim në Malësi, ne komunikuam me zyrën e Sekreatriatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit me ç’ rast që nga data 5 qershor ua dërguam pyetjet në lidhje me këtë çështje, mirëpo nga ky sekretariat gazetës “Koha Javore” nuk iu përgjigjen në pyetje deri në momentin e hyrjes së gazetës në shtyp (e martë, 23 qershor 2020).

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ata janë shumë të etur për aktivitete dhe manifestime të natyrës kulturore në vend edhe në vazhdim, aq më tepër nëse marrim parasysh qe kanë qëndruar të izoluar dhe të privuar për të përmbushur nevojat e tyre shpirtërore me aktivitete kulturore. Për t’u informuar se çfarë bën Komuna e Tuzit, përkatësisht Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale në kuadër të të cilit vepron edhe sektori për kulturë, nëse planifikon organizimin e ndonjë aktiviteti kulturor në javët dhe muajt në vazhdim në Malësi, ne komunikuam me zyrën e Sekreatriatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit, me ç’ rast që nga data 5 qershor ua dërguam pyetjet në lidhje me këtë çështje, mirëpo nga ky sekretariat gazetës “Koha Javore” nuk iu përgjigjen në pyetje deri në momentin e hyrjes së gazetës në shtyp, (e martë, 23 qershor 2020). Në këtë kuadër, mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë nismë konkrete për të pasuruar dhe zhvilluar jetën kulturore në Malësi e cila ka aq shumë nevojë për ngjarje të t. u. ndryshme kulturore. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Homazh shkrimtarit dhe studiuesit Moikom Zeqo

“Ti ke të drejtë të mos vdesësh!”

Me vdekjen e Moikomit varroset një bibliotekë enciklopedike, e mistershme dhe poetike, POR në kujtesën e botës akademike e për më shumë në kujtesën e miqve: Ti ke të drejtë të mos vdesësh, Moikom!

Dr. Sabina Osmanovic

Ti ke të drejtë Të mos vdesësh, Të dukurit S’është gjithmonë ekzistencë! Janë vargje nga poema „Epistolae in tenebris” të Moikom Zeqos, të cilën e kërkova ta rilexoj kur mora vesh lajmin

14

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

e hidhur për vdekjen e tij. Pas një sëmundjeje të gjatë e dërmuese, më 15 qershor 2020 ndërroi jetë një prej mendjeve më të ndritura në hapësirën shqipfolëse, Dr. Moikom Zeqo. 71 vitet e jetës së tij qenë të mbushura me pasion të rrallë për dijen dhe kureshtjen e papërshkrueshme të një studiuesi interdisiplinar. Profili i tij krijues shtrihet në disa fusha, duke filluar nga letërsia, arkeologjia detare dhe tokësore, historia e artit etj. Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit, në një familje me origjinë nga Libohova. U diplomua në degën Gjuhë-Letërsi shqipe në vitin

1971, në Fakultetin Histori- Filologji të Universitetit të Tiranës. Punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita“. Qe mësues, punonjës shkencor pranë Muzeut Arkeologjik të Durrësit dhe specialist në sektorin e artit antik në Akademinë e Shkencave në Tiranë. Ai gjithashtu mbajti poste shtetërore, si atë të Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Po ashtu shërbeu si deputet ne Kuvendin e Shqipërisë e më pas u emërua drejtor i Muzeut Kombëtar. Mbajtësi i Urdhrit të Lartë “Mjeshtër i Madh” është autor i një sërë librash me poezi, të cilën e konsideronte “mister pa ngjashmëri“. Ndërsa num-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ri i botimeve studimore e publicistike nga fusha të ndryshme ngelet për t’u përcaktuar nga studiuesit në të ardhmen. Krijimtaria e tij është polisemike, e karakterizuar nga intertekstualiteti letrar dhe si e tillë kërkon lexues të stërvitur. Një pjesë e mirë e krijimtarisë së tij volumnioze është përkthyer në disa gjuhë të huaja. Përkrah tjerash, ai kishte një dashuri të veçantë për pikturën dhe ishte autor i tri ekspozitave vetjake. Disa nga kuadrot gjenden të faqosura në kopertinat e librave të tij. Profesorin, siç preferonim ta thërrisnim, e kam njohur diku para rreth 10 viteve. Herën e parë e pata takuar në Ulqin, të cilin ai e donte shumë saqë shkroi se ky qytet „meritonte një sagë dashurie të përhershme, të pafundme“. Para disa vitesh, bibliotekën e këtij qyteti e pasuroi me më shumë se pesëqind libra nga biblioteka e tij personale. Ndryshe nga studiuesit hijerëndë, atij i pëlqente të shoqërohej me njerëz, të ndante me ta njohuritë e tij. Bisedat në tavolina me miqtë zgjasnin me orë e pas çdo bisede me të, ndiheshe më e ditur. Sa

Ndryshe nga studiuesit hijerëndë, atij i pëlqente të shoqërohej me njerëz, të ndante me ta njohuritë e tij. Bisedat në tavolina me miqtë zgjasnin me orë e pas çdo bisede me të, ndiheshe më e ditur. Sa herë që e takoja më dhuronte nga një libër me dedikim të veçantë. Kjo ishte mënyra e tij e të shpërndarit të dijes.

herë që e takoja më dhuronte nga një libër me dedikim të veçantë. Kjo ishte mënyra e tij e të shpërndarit të dijes. Shpesh më dërgonte e-maile me materiale të ndryshme, më njoftonte për botimet e reja dhe shkëmbenim mendime për krijimet e tij. Ishte i dashur dhe inkurajues me studiuesit e rinj, i gatshëm për të këshilluar dhe për të ndihmuar. Do më mungojnë bisedat interesante me të, do jetë e çuditshme të mësohem me faktin se nuk do të marr më e-maile me shkrimet e tij te fundit, ku titulli i subjektit gjithmonë ishte: Sabinës time të mençur. Herën e fundit e kam takuar diku para një viti. Ishte e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

dukshme që sëmundja po e gërryente fizikisht pak nga pak, por jo edhe shpirtin e tij krijues. Në një intervistë televizive disa vite më parë, profesor Moikomi citonte Borhesin, që e kishte ndër shkrimtarët e preferuar: “Kur vdes një njeri, varroset një bibliotekë. Gjithë njerëzit janë biblioteka, por nuk kemi ditur t’i lexojmë.” Me vdekjen e Moikomit varroset një bibliotekë enciklopedike, e mistershme dhe poetike, POR në kujtesën e botës akademike e për më shumë në kujtesën e miqve: Ti ke të drejtë Të mos vdesësh, Moikom! E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

15


KULTURË

In Memoriam: Simë Dobreci

Frymoi gjithë jetën për ruajtjen e qenies kombëtare …Por mua, në këto ditë përjetimesh të hidhura, kur po na largohen dhimbshëm disa nga shokët tanë më të mirë, si Simë Dobreci e si Moikom Zeqoja, po m’i trondit mendjen dhe shpirtin një alarm tepër i madh: U përpoqëm për Shestanin me vetëmohim, që ta mbanim gjallë, por Shestani tashmë, që nga Uzhdabiqi deri në Thtjan, është shuar thuajse i tëri. Tivarin me rrethinë e kanë tjetërsuar. Me mbi 50% popullsi me prejardhje shqiptare, aty nuk ka asnjë shkollë shqipe dhe s’po përdoret më shqipja as në familje, e lere më në administratë e në jetën publike. Ka ndodhur kështu, jo vetëm për fajin e malazezëve, por edhe për fajin e vetë shqiptareve. Tani po i vijnë rrotull për ta shkombëtarizuar edhe Ulqinin

Gjokë Dabaj

Ka qenë viti 1952, kur çdo të shtunë e bënim bashkë rrugën nga Tivari në fshatrat tanë afër Ulqinit, Krythë e Braticë. Sima ishte në gjimnaz, në vitin e tretë; në mos gabohem, unë isha në klasën e shtatë të tetëvjeçares. Rruga nga Tivari Nalt deri në Krythë e Braticë ishte rreth 30 kilometra. Ne e bënim më këmbë atë rrugë dy herë në javë: të shtunave pasdite kur shkonim në shtëpi dhe të hënave kur ktheheshim në shkollë. Ishim katër vetë: Gjoka i Pal’s Stanaj (djalë i ri që ish rritur në Egjipt e që punonte si nëpunës në Portin e Tivarit), Gjergj Stanaj, edhe ai gjimna-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

zist, Sima dhe unë, më i vogli. Takoheshim poshtë spitalit, kalonim Tombën, pranë ullirit 2700-vjeçar, monument kulture i Tivarit, arrinim te Kroni i Zalefit, një krua ujëshumë, pranë të cilit nuk mund të kaloje pa u ndalur, pa e larë fytyrën dhe pa pirë ujë me grushte. Prej Kronit të Zalefit e linim rrugën automobilistike dhe i binim shkurt në një rrugë të moçme këmbësore. Kalonim përmes vendit ku çetnikët malazezë, në shkurt 1944, kishin vrarë Stjepën e Kol’s Gjur’s, Pjetrin e Kol’s Gjur’s dhe Muharrem Dragovojën. Në vendet ku ishin vrarë, qe ngulur nga një gur. Në krahun e poshtëm të rrugës guri i Stjep’s dhe i Muharremit, në krahun e sipërm, rrëzë murit, guri i Pjetrit. Thoshin se Pjetri kish patur mundësi të shpëtonte, por s’kishte dashtë me e lanë vëllain të vdekur e me ikë. E kish marrë trupin e vëllait, e kish vënë në prehër dhe ishte mbështetur për muri, derisa e kishin vrarë edhe atë.

Sa herë kalonim andej, ndaleshim dhe i shikonim ata gurë. Më tutje ishte katundi Dobrovodë, që dikur i kishin thënë Ujëmirë. Një katund i pasur që s’i mungonte asgjë, ashtu si edhe Zalefit e të gjithë fshatravet të tjerë të Tivarit. Në skajin jugor të Dobrovodës ishte Ullini i Egër, pikë kufitare që ndante Shqipërinë nga Mali i Zi në kohën e Luftës së Dytë Botërore. Sa herë kalonim pranë atij ulliri, na vinte vetvetiu pyetja: Italianët dhe gjermanët, që i patën pushtuar këta vende në atë kohë, pse nuk e vunë kufirin në perëndim të Tivarit, atje ku edhe emrin e ka Kufin?! Mbas Ullinit të Egër, vinin Brinjat e Peçuricës, një rrugë që na dukej më e gjatë se të tjerat. E kalonim Peçuricën dhe ngjiteshim djathtas në Kunje e prej Kunjevet në Fushë të Goranës. Pastaj vinte malorja për të dalë në Qafë të Mozhurit dhe prej Qafës së Mozhurit, nëpër një lagje të Krruçit, arrinim në Krythë, aty ku unë ndahesha dhe


KULTURË

tre të tjerët, Gjoka, Sima e Gjergji, zbrisnin për në Braticë. Kjo ish njohja ime me Simën që në fëmijëri dhe rini të hershme. Më vonë, edhe Simën edhe mua, në kohë të ndryshme, do të na tërhiqte krahina e Kosovës, atje ku shqiptarët kishin pak më shumë liri. Ose, thënë më saktë, atje ku shqiptarët luftonin më me këmbëngulje për lirinë. Unë zgjodha rrugën e organizimit ilegal, Sima zgjodhi veprimtarinë patriotike legale. Por të dyve na udhëhiqte i njëjti ideal i kombit tonë. Në vitet kur Doktor Sima, tashmë mjek dhe profesor i dalluar në Universitetin e Prishtinës dhe në Spitalin e Prishtinës, unë jetoja në Republikën e Shqipërisë. Simë Dobreci në atë kohë, e them me plot gojën dhe me shumë mirënjohje, i është gjendur vëllait tim, Palë Dabajt, si një vëlla i dytë. Vëllai im ishte inxhinier, Sima mjek. Jetonin afër njëri-tjetrit dhe i prisnin e i përjetonin së bashku të gjitha ngjarjet familjare. Në vitet 1981 e këndej, Doktor Sima ishte pranë studenteve dhe në përkrahje të demonstratave studentore. Kjo bëri që ai, si shumë pedagogë e intelektualë të tjerë, u suspendua nga puna dhe u detyrua të kthehet në vendlindje. Por, në jetën e njerëzve të mëdhenj, ndodh që edhe privacionet në jetë i shfrytëzojnë për mirë. Prof.Dr.Simë Dobreci, me profesion mjek dermatolog, iu kushtua publicistikës patriotike. Së bashku me disa shokë at-

dhetarë, me të ndjerin Atë Vinçenc Malaj e me të tjerë, themeloi dhe udhëhoqi në Ulqin shoqatën “Dom Gjon Buzuku” si dhe një nga revistat më gjurmëlënëse me titullin kuptimplotë “Buzuku”. Kam këtu një tufë të këtyre revistave, nga 1-shi deri te 43-shi, dhe po më duket sikur e kam Simën përpara meje. Është një enciklopedi krahinore, por edhe gjithkombëtare, pa përfshirjen e së cilës, cilado enciklopedi shqiptare në të ardhshmen, do të ishte e mangët. Kush nuk e njeh Shestanin, i cili tashmë pothuaj nuk ekziston, e ka këtu, në faqet e kësaj reviste: Gjuha shqipe buzukiane e shestanasve, traditat etnokulturore me relikte të Antikitetit, veshja, sidomos e grave, ilire të mbijetuara deri në shekullin 21, këngët popullore, vallja, toponimia, ngjarjet historike, personalitetet, të gjitha i ka përmbledhur e pasqyruar këtu, me një punë e përpjekje titanike, Prof.Dr.Simë Dobreci, njeriu që e shkriu krejt jetën në të mirë të kombit të vet… Në të mirë të kombit të vet, por pa qenë asnjëherë kundër ndonjë kombi tjetër! Kjo është e domosdoshme të vihet në dukje: Simë Dobreci ishte një humanist i mirëfilltë. Kombëtar deri në sakrificën sublime dhe altruist, pikërisht ashtu siç i takon të jetë një mjeku të vërtetë. Kam përpara edhe libra të tjerë prej dorës dhe prej pakujdesjes së tij si kryeredaktues. Midis tyre, “Përmbledhje vlerash njerëzore”. Do të mjaftonte vetëm ky libër për të kuptu-

ar dimensionin dhe diapazonin e këtij njeriu, prej të cilit, më në fund, jemi të detyruar të ndahemi pa mundur t’ia çojmë një lule te arkivoli. …Mendimet, formimi, përkushtimi ynë jetësor, bënë që gjithë jetën të ishim afër njëri-tjetrit. Sa herë që shkoja në Ulqin dhe ngjitesha përpjetë për në Krythë, ishte e pamundur të mos i ktheja sytë në luginën e bukur të Braticës, ku gjendej shtëpia e Simë Dobrecit. Sa herë që më jepej rasti, kisha kënaqësi të madhe të kthehesha deri te Sima e të uleshim në atë oborrin e bukur, si në parajsë, ku Lulja, bashkëshortja e tij e mrekullueshme, do të na gostitë me kafe, me raki e me gjithë të mirat. Kur flisnim për familjen e tyre, të madhe, të plotë e të bukur (shih faqen 4 të librit “Përmbledhje vlerash njerëzore”), ndjenim sikur jemi e njëjta familje. Sa herë që nuk mund t’i shkoja për vizitë, më mbetej merak pse nuk shkova. …Por mua, në këto ditë përjetimesh të hidhura, kur po na largohen dhimbshëm disa nga shokët tanë më të mirë, si Simë Dobreci e si Moikom Zeqoja, po m’i trondit mendjen dhe shpirtin një alarm tepër i madh: U përpoqëm për Shestanin me vetëmohim, që ta mbanim gjallë, por Shestani tashmë, që nga Uzhdabiqi deri në Thtjan, është shuar thuajse i tëri. Tivarin me rrethinë e kanë tjetërsuar. Me mbi 50% popullsi me prejardhje shqiptare, aty nuk ka asnjë shkollë shqipe dhe s’po përdoret më shqipja as në familje, le më në administratë e në jetën publike. Ka ndodhur kështu, jo vetëm për fajin e malazezëve, por edhe për fajin e vetë shqiptarëve. Tani po i vijnë rrotull për ta shkombëtarizuar edhe Ulqinin. Por, jo vetëm Ulqinin, jo vetëm Rozhajën, jo vetëm Plavën, jo vetëm Mitrovicën, jo vetëm Medvegjën e Bujanovcin, jo vetëm Manastirin, jo vetëm Kosturin e Konicën, jo vetëm Janinën e Prevezën, por edhe Shkodrën, Përmetin e Gjirokastrën, po u vijnë rrotull për t’i deshqiptarizuar! A mos po duan ta shuajnë krejt kombin shqiptar, siç ia dolën t’i shuajnë Shestain e Tivarin e Doktor Profesor Simë Dobrecit, i cili frymoi gjithë jetën pikërisht për t’i ruajtur nga shpërbërja edhe Shestanin, edhe Tivarin, edhe krejt ku flitet shqip?! E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

17


IN MEMORIAM

Në Ulqin u mbajt orë përkujtimore me rastin e vdekjes së Prof. dr. Simë Gjon Dobrecit

Ulqin – Në prani të një numri të madh të pjesëmarrësve, në mesin e të cilëve mjekë, përfaqësues të institucioneve dhe partive politike, shoqatave kulturore, komuniteteve fetare etj., nga Ulqini, Tivari, Malësia dhe Kosova, të shtunën në sallën e madhe të Komunës së Ulqinit u mbajt orë përkujtimore me rastin e vdekjes së mjekut, profesorit universitar dhe studiuesit prof. dr. Simë Gjon Dobreci. Takimi përkujtimor filloi me një minutë heshtjeje në nderim të këtij personaliteti të shquar të mjekësisë dhe kulturës kombëtare, kurse më pas është shfaqur një material i shkurtër televiziv, i përgatitur më herët nga Klan Kosova, ku vetë prof. dr. Simë Dobreci flet për jetën dhe veprimtarinë e tij. Në fjalët e tyre, folës të shumtë kanë vlerësuar figurën e profesor Dobrecit. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, i cili e ka moderuar orën përkujtimore, ka thënë se “jemi mbledhur sot për të qarë hallin që ne si Ulqin kemi një shkencëtar më pak, që kemi një doktor më pak, që kemi një profesor më pak, një veprimtar më pak, një qytetar më pak, një gjysh më pak, një baba e burrë më pak. Janë këta rolet kryesore që i ka mbajtur Sima mbi supe me krenari dhe ka qenë i shkëlqyeshëm në secilin.” Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka thënë se prof. dr. Simë Dobreci është vlerë për qytetin e Ulqinit dhe për popullin tonë. Ai ka theksuar se Dobreci, “si një njeri i urtë që ishte, i gëzohej çdo gjëje me vlerë për shqiptarët në Mal të Zi. Nga ai njeriu merrte mirësi dhe

18

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Foto: Art Photo

Personalitet shumëdimensional me zemër ari

mësonte mençuri.” Nrekiq ka thënë se “Ulqinit, qytetarëve të tij e veçmas të rinjve dhe brezave që do të vijnë, Dr. Simë Dobreci do t’u shërbejë si shembull shumëdimensional, si një njeri i thjeshtë dhe i kulturuar, punëtor e intelektual, patriot që të kujtojnë burrat e urtë dhe trimat që nxori ndër shekuj kombi ynë.” Prim. Dr. Gani Karamanaga ka nënvizuar se Dr. Simë Dobreci ishte mjeku i parë shqiptar në Ulqin, në vitin 1963, dhe se ka qenë i privilegjuar që ka pasur mundësi të mësojë prej tij si dhe të ishte njëkohësisht bashkëpunëtor i tij. Ai ka theksuar se pas kthimit në vendlindje, prof. dr. Simë Gjon Dobreci nuk pushoi, por vazhdoi punën si mjek specialist i sëmundjeve të lëkurës dhe ordinanca në shtëpinë e tij në Braticë ishte e hapur për të gjithë të sëmurët. “Kthimi në vendlindje vërehet në shumë fusha, qoftë në fushën e

mjekësisë, por edhe në kulturën e qytetit. Së bashku kemi organizuar të gjitha simpoziumet mjekësore Ulqin-Shkodër”, ka vijuar Karamanaga. Dr. Nail Draga ka veçuar kontributin e Prof. dr. Simë Dobrecit në fushën e kulturës dhe për hulumtimin e trashëgimisë së zonës së Shestanit. Ai ka thënë se Prof. dr. Simë Dobreci është themelues i Shoqatës “Dom Gjon Buzuku” si dhe i revistës “Buzuku”, kryeredaktor i së cilës ishte. Sipas tij, artikujt e botuar në revistën “Buzuku”, e më pas të emërtuar “Gjon Buzuku”, janë me vlerë të veçantë për albanologjinë në përgjithësi. “Në saje të hulumtimit disavjeçar me plot pasion për vendin e origjinës së tij, autori na ka ofruar të dhëna për Shestanin në veçanti dhe Krajën në përgjithësi, që do të mbesin testament për brezat e ardhshëm”, ka theksuar Draga. Prof. dr. Afërdita Krasniqi – Daka nga Katedra e Dermatovenerologjisë së


IN MEMORIAM Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka kujtuar kohën kur ajo ishte studente e prof. dr. Simë Dobrecit e më pas kolege e tij në këtë fakultet. “Dua vetëm ta falënderoj profesor Simën sepse e kishim një model të profesionistëve shëndetësorë, e kishim një mësimdhënës që ishte shembull me shpjegimet dhe ligjëratat e tij në gjuhën e bukur shqipe, që na shpjegonte aq spontanisht dhe aq lirshëm”, ka thënë ndër të tjera ajo. Krasniqi – Daka ka thënë se Profesor Sima nuk u largua asnjëherë nga studentët dhe pacientët e tij. “Edhe në vitet e 90-ta kur u largua, ai në shtëpitë shkolla na qëndroi pranë”, ka theksuar ajo, duke shtuar se “në çdo pore të jetës së tij ishte fisnikëria, madhështia, burrnia, patri-

otizmi dhe hapësirë të veçantë i la edhe gjinisë femërore, që kombi i vet të ketë të arsimuar edhe këtë pjesë të kombit”. Në orën përkujtimore janë lexuar edhe disa mesazhe ngushëllime që në adresë të familjes i kanë dërguar miq dhe bashkëpunëtorë të tij të ngushtë nga Prishtina dhe Tirana. Në emër të familjes, organizatorët e orës përkujtimore dhe të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar Zana Dobreci, mbesa e Prof. dr. Simë Gjon Dobrecit. Duke folur për gjyshin e saj, ajo ka thënë se ai ishte “me flokë argjendi dhe zemër ari”. “Gjyshi im, ti ishe pasuria më e madhe e familjes sonë dhe dhurata më e bukur e dërguar nga Zoti e tani e tutje do jesh një yll ndriçues që do

të ndriçosh jo vetëm familjen tënde, por të gjitha trojet shqiptare të cilat i deshe aq shumë. Gjatë gjithë jetës sime do të jem krenare që isha mbesa jote dhe me shumë kënaqësi do t’i kujtoj buzëqeshjet, përqafimet dhe fjalët e tua të urta”, ka thënë Dobreci. Të pranishmit u nënshkruan në librin e ngushëllimeve, të hapur nga familja në nderim të Prof. dr. Simë Gjon Dobrecit, i cili u nda nga jeta pak ditë më parë. Ora përkujtimore u organizua nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, Komuna e Ulqinit, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Shtëpia e Shëndetit – Ulqin, Bashkimi i Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi dhe Shoqata “Illyricumi” – i. k. Tuz.

In memoriam

Simë (Gjon) Dobreci (1934-2020) Të martën, më 16 qershor 2020, ndërroi jetë mjeku dermatolog, profesori universitar dhe studiuesi Prof. dr. Simë Gjon Dobreci. Ai u lind më 27 mars 1934 në fshatin Braticë të Komunës së Ulqinit. Shkollën tetëvjeçare e kreu në Braticë e Ulqin (1953), gjimnazin klasik në Tivar (1957), fakultetin e mjekësisë në Beograd (1963). Punoi në Tivar e Ulqin (1964-1967). Shkoi në Spitalin e Prishtinës (1967), ku e filloi specializimin e dermatologjisë dhe e kreu në Zagreb (1970). Më 1973 zgjidhet asistent i dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës themeluar më 1969. Më 1974, ai qëndroi një vit në Klinikën dermatologjike të Vankuverit në Kanada. Në Klinikën e Prishtinës u mor me veprimtari shëndetësore, edukative dhe shkencore. Një kohë ishte drejtor i Klinikës. U zgjodh docent i dermatologjisë (1984), profesor inordinar (1989), profesor ordinar (1994). Për studentët e mjekësisë botoi tekstin “Dermatologjia” më 1980, i cili u ribotua i përmirësuar më 1984, si

dhe botimi i tretë i ripunuar më 1998, kurse ribotimi i katërt i plotësuar më 2009. Për studentët e stomatologjisë botoi tekstin “Sëmundjet e lëkurës” më 1989. Më 1990/1991, regjimi serb e përjashtoi prej klinikave kuadrin arsimor shqiptar. Fakulteti i Mjekësisë e vazhdoi punën nëpër shtëpi private. Sa i takon veprimtarisë shkencore, Dobreci kryesisht u mor me mikozat e lëkurës. Temën e doktoraturës “Dermatomikozat endemike në Kosovë” e mbrojti më 1980 dhe u mori gradën doktor shkencash në mjekësi. Është po ashtu autor i librave “Dermatomikozat & sëmundjet tjera të lëkurës”, “Krijime popullore shestanase” dhe “Përmbledhje vlerash njerëzore”. Botoi 25 punime shkencore në revista profesionale (kryesisht në Acta dermatologica jugoslavica dhe në Praxis Medica). Me paraqitje të punimeve shkencore mori pjesë në Kongresin e Dermatologëve Botërorë në Berlin, më 1987, në Kongresin e Dermatologëve

Evropianë në Bari të Italisë, më 1987, dhe në Konferencën Internacionale të Dermatologëve në Athinë, më 1994. Prej 1994-1999 ishte kryeredaktor i Praxis Medica, revistës profesionale-shkencore të Shoqatës së Mjekëve të Kosovës. Pas pensionimit në vitin 1999, u kthye në vendlindje ku për vite të tëra ka redaktuar revistën kulturore “Buzuku” (Gjon Buzuku), dhe është marrë ngapak me profesionin e tij. Ka dhënë një kontribut të madh në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore dhe shkencore. Përveç shumë çmimeve e shpërblimeve të tjera për veprimtaritë e veta, Simë Dobreci u dekorua edhe me “Medaljen Presidenciale të Meritave” nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, më 17 shkurt 2016. Gjithashtu, ai u shpërblye me dekoratën “Nderi i kombit” nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, më 1 prill 2017. Është laureat i Çmimit Tradicional të “Art Club”-it, në vitin 2012, për arritje të jashtëzakonshme në art, kulturë dhe shkencë. Në vitin 2014, Komuna e Ulqinit i ka ndarë titullin “Mirënjohja e Qytetit”. Ka qenë po ashtu edhe Ambasador i Paqes. Varrimi i prof. dr. Simë Gjon Dobrecit u bë të enjten, më 18 qershor 2020, në varrezat në fshatin e tij të lindjes, në Braticë të Ulqinit. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

19


KULTURË

Mbi antologjinë “Ku janë ëndrrat” të Hajro Ulqinakut

Në kërkim të ënd Me antologjinë “Ku janë ëndrrat”, që botohet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Klubit letrar “De Rada” në Ferizaj, autori Hajro Ulqinaku hartoi një palimpsest të fjalës së bukur shqipe për fëmijë, që u ofrohet jo vetëm fëmijëve, por edhe prindërve, mësuesve, studentëve dhe lexuesve të tjerë, të cilët janë të interesuar për rrjedhat e kësaj fushe të krijimtarisë Zyrafete Shala

Pas botimit të Librit për Detin (2018) ku është përmbledhur pjesa më e rëndësishme e krijimtarisë së Hajro Ulqinakut, Klubi letrar “De Rada” në Ferizaj, kësaj radhe u ofron lexuesve antologjinë Ku janë ëndrrat, ku përfshihen poezi dhe tregime për fëmijë të shkrimtarëve kosovarë, përzgjedhur nga Hajro Ulqinaku, që edhe pse tani ndodhet në dekadën e nëntë të jetës, vazhdon t’i qëndrojë besnik letërsisë për fëmijë, qoftë me krijimtarinë e tij, qoftë me ofrimin e shkrimeve më të bukura nga autorët e tjerë. Emri i Hajro Ulqinakut është i njohur për breza të tërë të lexuesve shqiptarë, prandaj, krahas vlerësimit të lartë që kritika letrare shqipe i bën veprës së tij, besoj që vlerësimin më të çmuar i kanë bërë vetë fëmijët, me pranimin e kësaj vepre në botën e çiltër të tyre dhe me lidhjen emocionale që kanë krijuar me të. E them këtë duke u kthyer disa dekada prapa, kur po i mbushja 5 vjet dhe mësova para kohe të shkruaja e të lexoja; Çelësi i artë i Hajro Ulqinakut ishte libri i parë që lexova. Përveç lehtësisë së komunikimit dhe kënaqësisë që më ofroi, ky libër u kthye vërtet në një ‘çelës të artë’ me të cilin hapa portën e botës së pafund të letërsisë. Sa herë që e

20

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

kam marrë në duar këtë libër, në faza të ndryshme të jetës, përveç nostalgjisë për ‘parajsën e humbur’, ai më ka bërë të mendoj se sa e vështirë është t’u flasësh fëmijëve me gjuhën e tyre dhe sa e vështirë është të gjesh shtegun për të arritur tek ata; sepse, siç thotë Niçe, fëmijët janë të vetmit që e jetojnë vërtet të tashmen, pa u vënë poshtë nga gërmadhat e së shkuarës dhe pa pasur frikë nga të papriturat e së ardhmes. Në antologjinë Ku janë ëndrrat, përfshihen poezi dhe tregime nga dymbëdhjetë autorë, të cilët, tërë krijimtarinë e tyre, ose një pjesë të mirë të saj, ua kanë dedikuar fëmijëve. Shikuar në aspektin e shtrirjes kohore, kjo antologji përfshin krijime të botuara që nga vitet ’60 të shekullit të kaluar (XX), e deri në fund të dhjetëvjetëshit të parë të shekullit tonë. Marrë në tërësi, kjo përmbledhje sjell poezi dhe tregim të krijuara përgjatë pesë dekadave, nga autorët më të njohur të letërsisë shqipe për fëmijë në Kosovë. Secilit autor i është dhënë një hapësirë e veçantë brenda librit, që do të thotë se krijimtaria e tyre nuk paraqitet e copëzuar, por e përmbledhur në një vend, gjë që krijon mundësinë e vendosjes së një relacioni më të plotë mes lexuesit dhe autorit, për t’u njohur kështu më lehtë me stilin, figuracionin, gjuhën dhe veçoritë e tjera estetike të krijimeve të tyre. Ndërsa radhitja e au-

torëve ndjek kriterin kronologjik të krijimtarisë, me vetëm një përjashtim, që mund të interpretohet si veprim modest i autorit Hajro Ulqinaku, që e vendos veten në fund të librit. Edhe pse përfaqësojnë një periudhë të gjatë kohore, gjysmëshekullore, dhe janë nga krijues të profileve dhe interesimeve të ndryshme, poezitë dhe tregimet e kësaj antologjie, krahas shumësisë së temave dhe motiveve, përvijojnë kufijtë e një bote unike, tipike për fëmijët. Kjo botë, në aspektin hapësinor është shumë e gjerë, nis nga toka me zogjtë, me lulet, me kafshët, me detin, me lumenjtë, me përrenjtë, me shtëpitë dhe shtrihet deri në qiell, me diellin, me hënën, me yjet, me shiun, me borën. Po aq e pasur ajo shfaqet edhe në rrafshin imagjinativ, me dëshirat, me kureshtjen, me ëndrrat; por edhe në rrafshin emocional, përmes relacioneve me njerëzit, me objektet dhe me gjallesat e shumta, që tërheqin vëmendjen e fëmijëve. Dashurinë për prindërit, për gjyshërit, për atdheun dhe për natyrën, e gjejmë pothuajse në krijimet e të dymbëdhjetë autorëve, por te secili prej tyre ajo shfaqet me kolorit e me figura të pasura nga më të ndryshmet. Kur kemi parasysh faktin se motivi dhe tema e detit janë nga më intrigueset për krijimtarinë e Hajro Ulqinakut, nuk është për t’u habitur, që një numër i madh i krijimeve


KULTURË

drrave

të kësaj antologjie trajtojnë pikërisht këtë temë, e cila, përveç që ndërlidhet me dashurinë e fëmijëve për të, në rrafshin simbolik jep edhe përmasat e universit pa fund dhe mistereve të jetës, që ndodhen përpara tyre. Me antologjinë Ku janë ëndrrat, që botohet me rastin e 50-vjetorit të themelimit të Klubit letrar “De Rada” në Ferizaj, autori Hajro Ulqinaku hartoi një palimpsest të fjalës së bukur shqipe për fëmijë, që u ofrohet jo vetëm fëmijëve, por edhe prindërve,

mësuesve, studentëve dhe lexuesve të tjerë, të cilët janë të interesuar për rrjedhat e kësaj fushe të krijimtarisë. Duke shkëputur pjesët më të realizuara, me vlera të mirëfillta artistike, të krijimtarisë së shkrimtarëve, që e pasuruan letërsinë shqipe për fëmijë, ai krijoi një mozaik individualitetesh letrare e talentesh krijuese, që komunikuan me shumë breza lexuesish të vegjël dhe do të vazhdojnë edhe më tutje t’u ofrojnë atyre një mundësi të veçantë të njohjes së jetës, zgjerimit

të kufijve të imagjinatës, bashkimit të realitetit me të bukurën në art, formimit etik e intelektual, identifikimit të së mirës dhe së keqes, e të gjitha këto i ofrojnë përmes këshillave e udhëzimeve që asnjëherë nuk marrin konotacion moralizues. Hajro Ulqinaku, në simfoninë e tij për Detin, mallin e vendlindjes, i bashkoi edhe shumë zëra të tjerë, me ndjeshmëri dhe ngjyra të ndryshme, që të gjithë së bashku e krijojnë simfoninë e botës së fëmijërisë. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Në vigjilje të shënimit të 50-vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë

SHKA “Rapsha” përgatit dramën “Në besë të kësaj shtëpie” Tuz – Shoqëria kulturore-artistike “Rapsha” i është rikthyer vazhdimit të projektit të cilin e kishte filluar që nga muaji janar, por që e pezulluan për shkak të pandemisë, për të vënë në skenë dramën “Në besë të kësaj shtëpie” e cila i dedikohet vitit jubilar të pesëdhjetë vjetorit të Besëlidhjes së Malësisë. Kryetari i SHKA “Rapsha” David Junçaj për gazetën “Koha Javore” tregon për qëllimet e këtij projekti dhe se kur do ta shfaqin këtë dramë të përgatitur nga aktorë amatorë por me mjaftë përvojë në skenë. “Ky projekt ka të bëjë drejtpërdrejt me mbajtjen e besës, përcjelljen e gjaksorit dhe faljen e gjakut. Qëllimi i realizimit të këtij projekti është që përmes shfaqjes së kësaj drame të rikujtojmë ngjarjet e pesëdhjetë viteve më parë,

22

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

ku burrat e Malësisë u mblodhen dhe morën vendim që të lidhin besën kundrejt gjakëmarrjes e cila ishte një plagë jashtëzakonisht e rëndë për gjithë Malësinë dhe shqiptarinë. Pra, përmes këtij projekti, dëshiruam që të kremtojmë 50-vjetorin e Besëlidhjes së Malësisë, një ngjarje e cila pati jehonë të madhe në të gjitha viset ku jetojnë shqiptarët”,- u shpreh kryetari i SHKA “Rapsha”, David Junçaj. Ai tha se varësisht nga situata që do të krijohet në vazhdim, do të vendoset edhe caktimi i vendit të shfaqjes të kësaj drame dhe mbajtja eventuale e një koncerti pas shfaqjes, por kjo sipas tij varet nga rrjedha e situatës epidemiologjike në vend. “Shfaqja e kësaj drame fillimisht ka qenë e përcaktuar që të jepet ditën e mbajtjes së Besëlidhjes, pra me 28

qershor, por për shkaqe tashmë të njohura u shty për në fillim të muajit gusht, natyrisht, nëse krijohen kushtet e organizimit, në të kundërt, ajo do të shfaqet deri në fund të vitit kalendarik”- shprehet Junçaj. Ndërkohë, ai shpalosi dhe disa nga planet më të afërta të shoqatës që drejton, duke potencuar kështu pjesëmarrjen në festivalin virtual “Anadrini Folk” i cili organizohet për herë të parë në trojet shqiptare. “Do të organizojmë si zakonisht tashmë në mënyrë tradicionale edhe Logun e Vitojës me rastin e festës së Shën Gjonit si dhe aktivitete të tjera, varësisht nga situata e krijuar në vend”- përfundon kryetari i SHKA “Rapsha”, në këtë prononcim për gazetën “Koha Javore”- David Junçaj. t. u.


KULTURË

“Isha dhjetë vjeçe”dëshmi e dhimbshme nga lufta e vitit 1999 Filmi pasqyron tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës para terrorit serb të fundshekullit të kaluar si dhe vuajtjet e qindra mijëra të shpërngulurve fëmijë, pleq, gra, të sëmurë dhe të plagosur të cilët kishin gjetur strehim në vendin fqinj, Malin e Zi.

Dijana Dukaj

Kohë më parë, u përurua filmi dokumentar “Isha dhjetë vjeçe”, autor i të cilit është gazetari i mirënjohur, Velibor Çoviq, i cili ka bërë edhe regjinë e këtij materiali dokumentar. Siç shprehet vet autori, ideja dhe grumbullimi i materialeve për realizimin e këtij materiali janë të kamotshme, por duke marr parasysh se është dashtë angazhim i madh në kërkim të dëshmive arkivore, personave dhe udhëtimeve të shumta, ishte e nevojshme kohë e mjaftueshme për realizimin sa më të plotë të këtij dokumentarit. Ideja fillestare, siç shihet edhe nga materialet e realizuara, lindi në bazë të një fotografie të një vogëlusheje e

shpërngulur nga Kosova në Rozhajë, në vitin 1999. Ndërkohë, përmbajtja e përgjithshme e realizuar, pasqyron tragjedinë e shqiptarëve të Kosovës para terrorit serb të fundshekullit të kaluar si dhe vuajtjet e qindra mijëra të shpërngulurve fëmijë, pleq, gra, të sëmurë dhe të plagosur të cilët kishin gjetur strehim në vendin fqinj, Malin e Zi. Vetë autori, pohon se ka vizituar më tepër se 50 familje shqiptare në Kosovë duke dëgjuar dëshmitë e tyre nga koha kur qëndruan në Mal të Zi, të strehuar në familjet e këtushme, në pritje të lirisë së Kosovës. Ai, në këtë mënyrë rikujton humanizmin e treguar ndaj njerëzve në nevojë, ndaj atyre që ishin shpërngulur nga vatrat e veta të cilat i kishte përfshirë zjarri i luftës. Njëkohësisht, nga përmbajtja e realizuar përmes dëshmive të gjalla të atyre që e kanë përjetuar terrorin e luftës, mësojmë detaje të shumta, të dhimbshme dhe rrënqethëse, por që solidariteti i treguar ndaj tyre ishte shpresa për të shpëtuar nga e keqja. Kjo, siç pohon autori, Çoviq, “është

kultivuar në kujtesën kolektive të këtij popullit jo vetëm nga ata që përjetuan drejtpërdrejtë plagën e shpërnguljes nga vatrat e veta, por atë e kanë përcjellur edhe në gjeneratat e reja në shenjë mirënjohjeje ndaj atyre që u kishin hapur dyert e veta në Mal të Zi”. Në premierën e këtij filmi që u shfaq në kuadër të Underhill Fest, ishin të pranishëm autoritete të shumta të jetës publike e kulturore si dhe veprimtarë të kohës të cilët rikujtuan periudhën tragjike të luftës, në veçanti përmes pamjeve dhe dëshmive të shumta të para njëzet viteve, të fëmijëve të shumtë nga ajo kohë të cilët, tashmë njerëz të rritur, por që i kanë të freskëta kujtimet dhe vuajtjet e përjetuara njëjtë sikur solidaritetin e treguar ndaj tyre që jeton përjetësisht e që është edhe mesazhi i këtij filmi dokumentar. Autori, u shpreh i kënaqur me përkrahjen dhe ndihmesën e dhënë nga Kinoteka malazeze, pastaj nga RTK, si dhe burime tjera arkivore në mënyrë që filmi dokumentar “isha dhjetë vjeçe”, të jetë sa më i plotë. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

23


KULTURË

Në Ulqin u mbajt nata finale e edicionit të 17-të të Festivalit “Netët e klipit shqiptar”

Artistët mposhtin pandeminë Fituese e edicionit të sivjetshëm është shpallur artistja e njohur Aurela Gaçe, duke arritur të rrëmbejë trofeun e madh për klipin më të mirë në të gjithë komponentët, me projektin e saj “Veten dua gjallë”, prodhuar nga Max Production Në skenën në Molin e Madh, nën bedenat e Kalasë së Ulqinit, të shtunën mbrëma është mbajtur nata finale e edicionit të 17-të të Festivalit Mbarëkombëtar të konkurrimit të videoklipeve shqiptare “Netët e klipit shqiptar”.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Rreth 125 personazhe të artit e krijues të 48 videoklipeve garues të këtij viti, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia si dhe nga diaspora, kanë performuar në skenë apo janë lidhur përmes transmetimit online, duke mposhtur pandeminë dhe situ-

atën e krijuar në rajon për shkak të saj. Fituese e edicionit të sivjetshëm është shpallur artistja e njohur Aurela Gaçe, duke arritur të rrëmbejë trofeun e madh për klipin më të mirë në të gjithë komponentët, me projektin e


KULTURË

saj “Veten dua gjallë”, prodhuar nga Max Production, i cili u publikua në muajin shkurt të këtij viti. Pas fitimit të Çmimit, këngëtarja është shprehur se gjatë gjithë jetës së saj në skenë e ka kuptuar që asgjë nuk bëhet e vetme. “Nëse ti nuk ke një ekip, është e pamundur. Mundet mbase një herë të dalësh mirë, por kurrë nuk mund të vazhdosh me këmbët në tokë dhe pse jo, të fitosh admirimin e njerëzve, vlerësimin e jurive”. Ajo ka falënderuar po ashtu jurinë e Festivalit, e cila përbëhej nga kineasti Saimir Kumbaro, kryetar i jurisë, dhe anëtarët Suela Bako, aktore dhe regjisore, Alida Cenaj, gazetare, Armand Peza, sipërmarrës dhe administrator i “Geraldina Sposa”, Ergys Zhabjaku, fotograf, Stefi Prifti, këngëtar – fitues i edicionit të kaluar, dhe Hygerta Sako, ish-Miss Albania 1995 dhe moderatore sportive në TVSH. Në këtë edicion janë ndarë gjithsej 22 çmime. Në mesin e fituesve është edhe këngëtarja e re nga Ulqini, Egzona Salaj, e cila ka fituar Çmimin

Deliart. Ky është viti i dytë me radhë dhe hera e tretë që nata finale e Festivalit “Netët e Klipit Shqiptar”, një prodhim i “Deliart Association” dhe Radio Televizionit Shqiptar, orgaizohet në Ulqin, me mbështetjen e Komunës së Ulqinit dhe Organizatës Turistike të Ulqinit. Edicioni i sivjetshëm u prezantua nga Arjola Shehu, ndërsa përpos TVSHsë ëshët transmetuar edhe në Radio Televizionin e Kosovës dhe Radio Televizionin e Maqedonisë. Shumë artistë kanë hedhur idenë që ky festival të zgjerohet duke u shndërruar në një festival ballkanik të videoklipeve. Regjisori dhe njëkohësisht producenti i “Deliart Association”, Petri Bozo, e ka mbështetur këtë ide, por duke thënë se sigurisht që nuk do të përjashtojë në asnjë rast konkurrimin e klipeve shqiptare. “Ndofta do të jetë një festival akoma më i madh ballkanik, por ‘Netët e Klipit Shqiptar’ do të vazhdojnë rrugën e vet, nuk diskutohet”, ka thënë ai. i. k.

Fituesit e Çmimeve Klipi më i mirë në të gjithë komponentët - Aurela Gaçe “Veten dua gjallë” Debutuesi më i mirë - Stiv Boka “Xheloze” Klipi më i mirë alternativ - Andi Dhoska “Survive” Imazhi më i mirë në klip - Evi Reçi “Kur unë një gjë e du” Klipi më i mirë remake - Big Mama “Akoma të du” Kamera më e mirë - Rona Nishliu “Me lule të bukra” Klipi më i mirë urban - WSF ft. Eranda Libohova “Marinela” Çmimi Special i jurisë - Eranda Libohova Klipi më i mirë hip-hop - Mato Lala “Favela” Interpretimi më i mirë femër Flaka Krelani “Playa” Interpretimi më i mirë mashkull Gena “Shqiponja e lirë” Montazhi më i mirë - Mato Lala “Favela” Klipi më i mirë pop - Mentor Haziri “Mara” Grafika më e mirë - Eden “Running from myself” Dueti më i mirë në klip - Venera dhe Lindi “A e din” Fabula më e mirë - Aurela Gaçe – “Veten dua gjallë” Klipi më i mirë popfolk - Mateus Frroku ft. Olsi Bylyku “Lulet jon për ty” Klipi i muzikës qytetare - Rina Ramadani “Jetoj në këtë qytet” Çmimi i medias - Devis Xherahu “Nuk e kuptoj” Çmimi “Deliart” - Egzona Salaj Çmimi i publikut - Elita Reçi ft. Dani “Zemër gur” Regjia më e mirë - Eda Zari ”Loving art” Produksioni më i mirë - Gena “Shqiponja e lirë”

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

25


PORTRET

Portret: Pjetër Mirdita

Mësues me auto Ismet Karamanaga

Pjetër Mirdita si dhe shumë arsimtarë, pedagogë dhe mësues të tjerë, në fillim të arsimimit në gjuhën shqipe kanë punuar me pasion dhe dashuri të madhe për arsimimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Ulqin dhe Malin e Zi, sepse siç thoshte ai, “arsimi ka pasur një rol të veçantë në edukimin e popullatës sonë shqiptare, kurse ne të parët arsimin dhe punën në arsim e kemi dashur me zemër dhe kemi pasur përgjegjësi të madhe”. Ishte ky një pedagog i rrallë, i thjeshtë, gjithmonë i qeshur, me autoritet të madh dhe të veçantë te fëmijët. Ai ishte një nga pishtarët e arsimit në gjuhën shqipe te ne, një mësues i cili ka punuar me zemër, dhe, pa dyshim, një njeri me autoritet të rrallë dhe të veçantë. Pjetri i takon atij grupi të pishtarëve të arsimit tonë të cilët me shumë dashuri dhe vullnet kanë arsimuar shumë gjenerata, në mesin e të cilëve ende edhe sot janë shumë nga ata të cilëve u ka mbetur në kujtesë edukimi i parë, si bazë e fortë për vazhdimin e shkollimit dhe formimit si njerëz dhe profesionistë në lëmi të ndryshme. Ishin këta mësues, arsimtarë dhe pedagogë të jashtëzakonshëm, si: Antonija Markoviqi, Minja Nikollaidisi, Muhamed Zejnelaga, Qauthere Llunji, Shefki Karamanaga, Mehmed Cuca, Hilmi Cungu dhe disa të tjerë, emrat e të cilëve duhen të përmenden me një pietet të veçantë. “Ishte ajo koha pa telefona, kompjuterë, koha kur kemi pasur vetëm tabelën e zezë, hartat, shkumësin dhe librin. Unë nuk jam kundër risive dhe përparimit”, thoshte i ndjeri Pjetër,

26

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

“mirëpo më duket që tash është tepruar në këtë lëmi. Unë kam dhënë mësim dhe edukim me vullnet dhe dashuri të madhe dhe gjithmonë jam munduar që ta interpretoj dhe t’ua shpjegoj fëmijëve sa më mirë dhe më qartë”. Edhe unë jam dëshmitar i këtij entuziasti të rrallë pasi që kam punuar në arsim, bile një kohë të shkurtër në fillim të punës sime në arsim në Shkollën Fillore “Boshko Strugar”, kështu që e kam njohur Pjetrin nga arsimi. Ai gjithmonë ka pasur një autoritet të veçantë. Jam i sigurt që Pjetër Mirdita ka punuar me zemër deri në fund të punës së tij në arsim, të them më mirë, arsimin dhe punën në arsim e ka pasur në zemrën e madhe të tij deri në fund të jetës së tij. Me pak mjete, veç me shkumësin, dërrasën e zezë dhe Abetaren, sistemi dhe vullneti i edukimit të këtyre edukatorëve të parë në gjuhën shqipe te ne, ishte një shembull se si mund të mbetet i përjetshëm te shumë ata të cilët ende edhe sot nuk mund ta harrojnë mësuesin e parë. Ende edhe sot shumë gjeneratave u ka mbetur në kujtim të përjetshëm dhe të papërsëritshëm. Mënyra e shpjegimit të lëndës e arsimtarëve të parë, vullneti i tyre dhe aftësia për t’u transmetuar të rinjve dije, edukim dhe disiplinë të rrallë, është shembull për shumë mësues dhe edukatorë të rinj sot. Pjetri ka lindur në Pistull, në vitin 1934, në një familje të madhe me

një pedigre të veçantë. “Gjyshi im ka punuar në Stamboll dhe çdoherë kur vinte nga Stambolli ka blerë tokë, kështu që të gjithë ne kemi trashëguar shumë nga të parët tanë. Mirëpo, tokën e kemi punuar dhe mirëmbajtur”, thoshte ai. “Bile, si kuriozitet, Plantazha ime me pemë të ndryshme është shpallur nga Ministria e Bujqësisë më e mira dhe më e bukura në Malin e Zi. Kam fituar vendin e parë”, thoshte Pjetri me plot krenari. Edhe sot ky plantacion është i bukur dhe është bërë si bahçja e ëndrrave për fëmijët e të birit të tij, Fredit, i cili shpesh gjatë fundjavave kalon kohën në shtëpinë e lindjes së të parëve të tij në Pistull. Pas përfundimit e Shkollës së Mësuesisë në Prishtinë, Pjetri fillon si të gjithë të rinjtë e asaj kohe hapat e parë në arsim në Krajë dhe në Shtoj.

Me kënaqësi shpirtërore dhe me një buzëqeshje nga zemra, me zë të ëmbël dhe të butë, ashtu siç e kam regjistruar edhe unë me syrin tim të mprehtë, Pjetri ka folur gjithmonë në shkollë, por edhe në rrugë. Një sjellje e tillë i ka mbetur përgjithmonë në kujtesë çdo njeriu i cili sadopak e ka njohur Pjetrin, në veçanti u ka mbetur në kujtesë të gjithë atyre të cilët e kanë pasur mësuesin e parë në shkollën fillore


PORTRET

oritet të veçantë

Në vitet ‘60 kalon në Shkollën Fillore “Boshko Strugar“, ku qëndroi deri në pensionimin e parakohshëm në vitin 2003. Ai vjen në Ulqin dhe ndërton shtëpinë në një pjesë të truallit të Karamanagëve, në të cilin sot jeton i biri i tij Fredi. Në mars të vitit 2010 ka ndërruar jetë. Më kujtohet ajo ditë me erë dhe ceremonia mortore e të ndjerit Pjetër në bahçen e tij, me të cilën ai është krenuar aq shumë, të mbushur plot me pemë të ndryshme, lule dhe gjelbërim të pafund. Një ambient i jashtëzakonshëm. Të rrallë kanë qenë ata të cilët e kanë dashur aq shumë arsimin dhe edukimin e fëmijëve, siç ka qenë Pjetër Mirdita. Njerëzit nuk e harrojnë. Në shkollë ka ardhur gjithmonë i veshur në mënyrë elegante, me kravatë, i qeshur. Ende edhe sot duke kaluar rrugës që të çon nga Rana në drejtim të Pazarit, të shkon syri te shtëpia që gjendet mbi rrugën e ngushtë, zyrtarisht Rruga nr.7, ku ka jetuar Pjetër Mirdita

pas ardhjes së tij në Ulqin. Tash në të jeton i biri i tij Fredi me familjen e tij, duke mos e harruar djersën, punën dhe vullnetin e babait të tij për të arritur një jetë më të mirë. Fredi krenohet për punën dhe veprën e babait të tij. “Ende edhe sot, shumë të moshuar kur më takojnë në rrugë më quajnë djali i Pjetrit”, shprehet ai. Edhe unë, autori i këtij shkrimi, shpeshherë edhe në shkollë rrallë e kam quajtur me emër, pavarësisht që Fredi ka pasur një edukim të fortë nga babai i tij Pjetër Mirdita. “Ka ba shumë mas meje”, i kujtohet Fredit, kurse mua më kujtohet që Fredi ka qenë nxënës i mirë, i aftë në shumë lëndë dhe ka filluar që në moshën katërvjeçare të luajë shah. Me kënaqësi shpirtërore dhe me një buzëqeshje nga zemra, me zë të ëmbël dhe të butë, ashtu siç e kam regjistruar edhe unë me syrin tim të mprehtë, Pjetri ka folur gjithmonë në shkollë, por edhe në rrugë. Këto veti të babait të tij shpeshherë i përsërit edhe Fredi. Një sjellje e tillë i ka mbetur përgjithmonë në kujtesë çdo njeriu i cili sadopak e ka njohur Pjetrin, në veçanti u ka mbetur në kujtesë të gjithë atyre të cilët e kanë pasur mësuesin e parë në shkollën fillore. Edhe më vonë si pensionist, Pjetri ka mbetur njësoj - i vyeshëm, modest, i qeshur, gojë ëmbël dhe i veshur elegant deri në momentin e fundit. Koha kalon, mirëpo ne nuk guxojmë t’i harrojmë pishtarët e parë të arsimit, kulturës dhe edukimit në gjuhën shqipe te ne, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh për avancimin e popullit tonë. Në këtë kuadër, edhe Pjetër Mirdita ka vepruar dhe punuar

Mënyra e shpjegimit të lëndës e arsimtarëve të parë, vullneti i tyre dhe aftësia për t’u transmetuar të rinjve dije, edukim dhe disiplinë të rrallë, është shembull për shumë mësues dhe edukatorë të rinj sot

në kohët më të vështira për emancipimin e popullit tonë. Ai, pa dyshim, meriton një vend të posaçëm në majën e piramidës së arsimit te ne në gjuhën shpipe. Pavarësisht se ka ndërruar jetë në vitin 2010, mua më kujtohet sikur të jetë në mesin tonë figura e tij markante, të ecurit dhe zëri i tij. Një figurë e tillë ka qenë e rrallë, me autoritet te fëmijët, por edhe te qytetarët e Ulqinit. Mendoj se nuk gaboj kur them se ai te shumë qytetarë të Ulqinit ka mbetur ende si i tillë në kujtesë. Pjetër Mirdita ka lënë gjurmë të pashlyera në arsimin dhe kulturën tonë. Mendoj se është e nevojshme të hulumtohet arkivat pasi që gjurmët e këtyre entuziastëve të kulturës dhe trashëgimisë sonë, ndër të cilët ka qenë edhe i ndjeri Pjetër Mirdita, janë në arkiv apo bibliotekë te ne. Pjetër Mirdita shpesh thoshte që punën në arsim e ka dashur me zemër dhe se në mungesë të mjeteve materiale, shumë herë i është dashur të improvizojë mësimin në kushte të vështira, gjithmonë me qëllim që nxënësve mos t’u mungojë arsimi themelor. “Edhe unë si shumë mësues të tjerë, në fillim të arsimit në gjuhën shqipe te ne, kam punuar me pasion dhe dashuri të madhe për arsimin dhe edukimin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në Malin e Zi. Në veçanti ka qenë vështirë në kohën e asimilimit të popullit tonë autokton. Kanë qenë kohë të vështira”, thoshte Pjetri. Ai theksonte se në punën e tij si mësues gjithmonë është këshilluar me mësuesit e tjerë dhe se kanë jetuar dhe vepruar në një kohë të vështirë, “në kohën e luftës dhe skamllykut”, ndërsa sot ekzistojnë kushte të tjera. Pjetër Mirdita me plot meritë është njëri ndër mësuesit që ka vendosur themelet e arsimit shqip te ne. Siç theksova, ka ndërruar jetë në vitin 2010, por kujtimi për të mbetet i përjetshëm. I lehtë qoftë dheu mbi të. Pastë dritë. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

27


MOZAIK

Shkolla fillore “Hajro Shahmanoviq” në Plavë, gjysmëmaturantëve ua ndau diplomat “Lluça” (Pishtari)

Akademi solemne Me rastin e ndarjes së diplomës “Lluça” (Pishtari) gjysmëmaturantëve të Shkollës fillore “Hajrno Shahmanoviq në Plavë organizoi akademi solemne. Nga 131 gjysmëmaturantët e pesë paraleleve mësimore të klasës së nëntë, një prej të cilave me 9 sish me mësim në gjuhën shqipe, 21 gjysmëmaturantë gjatë shkollimit nëntë vjeçar fillor, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, u është ndarë diploma “Lluça” (Pishtari). Për suksesin e arritur mësimor me vendimin e kolektivit – të mësimdhënësve të shkollës, të gjithë gjysmëmaturantët janë shpërblyer me nga një libër. Hapjen e akademisë solemne të ndarjes së diplomës “Lluça” e bëri nxënësja moderatore e programit Sumeja Canoviq, e cila i përshëndeti

28

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

të pranishmit e gjysmëmaturantëve ua uroi shpërblimet për suksesin e arritur, e pastaj drejtori i shkollës, mr. Igor Vukaniq, i cili bashkë me kryetarin e komunës, Mirsad Bajraktareviq, gjysmëmaturantëve ua kanë dorëzuar diplomat. Drejtori Vukaniq në vazhdim është shprehur se “ajo që në veçanti për mua është më e dashur është e dhëna se edhe këtë vit shkollor Komuna e Plavës materialisht na ka mbështetur dhe përkrahur duke bërë të mundur që gjysmëmaturanëve tanë me sukses më të lartë tu ndahen diplomat “Lluça” (Pishtari). Kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, në fjalën e vet përshëndetëse gjysmëmaturantëve të suksesshëm – laureatëve të diplomës “Lluça” (Pishtari) u ka dëshiruar fat, shëndet dhe sukses në vazhdimin e

shkollimit të tyre të mesëm dhe në vazhdim ka konfirmuar: “Mbi ju dhe për ju s’ka çka të thuhet shumë, sepse të gjitha notat pesëshe që gjenden në librezat dhe diftesat tuaja, më së shumti flasin dhe dëshmojnë për ju. Para jush është një udhëkryq i madh, por ai mos t’u frikësojë, përkundër ai duhet tu trimërojë, nxisë dhe motivojë”, tha ai. Laureatë të diplomës “Lluça” (Pishtari) janë gjysmëmaturantët: Daris Bashiq, Junuz Canoviq, Ellmin Krciq, Fikret Krciq, Nafija Markishiq, Mallik Toskiq, Arif Toshiq, Angjellina Llazoviq, Amar Nikoçeviq, Mejrema Rexhiq, Anesa Kollashinac, Vasillije Petroviq, Ollivera Prashçeviq, Saud Pejçinoviq, Armend Rexhematoviq, Matija Stijoviq, Minea Shehoviq, Desa Arsenijeviq, Omar Kuçeviq, Marija Simonoviq dhe Mithat Selimaj. Të gjithë gjysmëmaturantët, laureatë të diplomës “Lluça” (Pishtari) të kësaj shkolle, u deklaruan se do t’i vazhdojnë mësimet kryesisht në shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq” në Plavë. Laureati i vetëm shqiptar i diplomës “Pishtari”, Mithat Selimaj, u deklarua se edhe ai do t’i vazhdojë mësimet në Shkollën e mesme të përzier “Beqo Bashiq” në Plavë në drejtimin e gjimnazit të përgjithshëm. Sh. H.


MOZAIK

Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë u ndanë diplomat “Lluça” (Pishtari)

Shpërblime të merituara për rezultat madhor në mësim Në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, në ceremonialin solemn ishin tubuar maturantët me sukses të shkëlqyer, prindërit e tyre, mësimdhënësit, nënkryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, me bashkëpunëtorët e vet, dhe personalitete tjera të shquara, për të marrë pjesë në ndarjen e diplomës “Lluça” (Pishtari) për rezultatet madhore që ata kanë arritur gjatë tri dhe katër vjetëve në këtë shkollë. Nga 174 maturantët e nëntë paraleleve mësimore (një sosh e gjeneratës së parë të paraleles së ndarë të shkollës në Guci), dy prej të cilave me 26 nxënës me mësim në gjuhën shqipe, 27 prej tyre gjatë shkollimit fillor dhe të mesëm, kanë treguar sukses të shkëlqyer dhe sjellje shembullore, 11 prej të cilëve notat në të gjitha lëndët mësimore i kanë pasur të shkëlqyera, u janë ndarë diplomat “Lluça I” (Pishtari), kurse 16 të tjerëve të cilët kanë pasur sukses të shkëlqyer, por jo në të gjitha lëndët mësimore, u janë ndarë diplomat “Lluça II” (Pishtari). Për suksesin e arritur mësimor dhe sjellje shembullore, me vendimin e kolektivit të mësimdhënësve të shkollës, maturantët janë shpërblyer me nga një libër. Drejtori i shkollës, Rifat Balliq, i cili

bashkë me nënkryetarin e Plavës, Nihad Canoviq, ua ka dorëzuar diplomat maturantëve, në fjalën përshëndetëse ka thënë se “Dita e dorëzimit të diplomave “Lluça” për maturantët të cilët me suksesin dhe sjelljet e veta kanë merituar të bartin epitetin e nxënësve më të mirë të gjeneratës, për shkollën është solemniteti më i rëndësishëm gjatë vitit”. Nënkryetari i Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, në fjalën e vet përshëndetëse, maturantëve të suksesshëm, laureatëve të diplomës “Lluça” (Pishtari), u ka dëshiruar fat, shëndet dhe sukses në vazhdimin e shkollimit të mëtejmë universitar, duke theksuar se Plava gjithmonë ka qenë e njohur me persona dhe individë të jashtëzakonshëm. Mësimdhënësja e gjuhës frënge, Hasnije Kukaj – Gjonbalaj, në fjalën

e rastit ka përshëndetur të gjithë të pranishmit, e në veçanti maturantët laureatë të diplomës “Lluça” (Pishtari), me theks të veçantë në dy maturantët shqiptarë, Erodita Kukaj dhe Driton Sinanaj, duke u dëshiruar të gjithëve sukses në shkollimin e mëtejmë, e pas përfundimit të kthehen për t’i kontribuuar vendlindjes. Laureatë të diplomës “Lluça 1” (Pishtari) janë: Zhelko Bolleviq, Hamza Musiq, Marko Jokiq, Hamdija Feratoviq, Meris Llalliçiq, Xhenana Bashiq, Adell Markishiq, Armin Shilkoviq, Ana Rajkoviq, Nina Rajkoviq dhe Erodita Kukaj, kurse laureatë të diplomës “Lluça 2” (Pishtari) janë: Anisa Dervisheviq, Adellisa Kollenoviq, Irma Mrkulliq, Semina Sharkinoviq, Xhenan Kandiq, Xhenana Kandiq, Amina Sharkinoviq, Ena Kallajxhiq, Samir Purishiq, Jasmina Krciq, Janko Lubiq, Alleksandar Dashiq, Merisa Purishiq, Driton Sinanaj, Tijana Gjuriçanin dhe Shuqko Markishiq. Kolektivi i mësimdhënësve të shkollës, për nxënës të gjeneratës për këtë vit shkollor në drejtimin e gjimnazit, shpalli maturantin Zhelko Bolleviq, nxënës të gjeneratës në paralelen e ndarë në Guci, maturantin Hamdija Feratoviq, maturanten Erodita Kukaj - nxënëse të gjeneratës në drejtimin e gjimnazit në gjuhën shqipe dhe maturanten Xhenana Bashiq - nxënëse të gjeneratës në drejtimet profesionale të shkollës. Dy nxënësit shqiptarë, laureatë të diplomës “Lluça 1 dhe 2” (Pishtari), Erodita Kukaj dhe Driton Sinanaj, për gazetën “Koha Javore” deklaruan se do t’i vazhdojnë studimet në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, Erodita në Mjekësi të përgjithshme, kurse Dritoni në Farmaci. Sh. Hasangjekaj

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2009

Kandidatët shqiptarë për deputetë Gjekë Gjonaj

Presidenti i Republikës së Malit të Zi, z.Filip Vujanoviq i shpalli zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Mal të Zi më 27 janar 2009, bazuar në nenin 92 paragrafin 5 të Kushtetutës së Malit të Zi një ditë pasi Kuvendi i Malit të Zi votoi shkurtimin e mandatit të tij. Këto kanë qenë zgjedhjet e para parlamentare të mbajtura pas miratimit të Kushtetutës së Malit të Zi, tetor 2007. Kushtetuta e Malit të Zi, e miratuar më 19 tetor 2007, parasheh Parlamentin njëdhomësh prej 81 deputetësh, të cilët zgjidhen në periudhë katër vjeçare. Ligji për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve ( Ligji zgjedhor) mundëson ndarjen e mandateve të partive që kalojnë pragun 3 për qind, në bazë të sistemit proporcional, në kuadër të një njësie të përbashkët zgjedhore. Megjithatë, si për zgjedhjet e kaluara, edhe në këtë zgjedhje, vlente ligji që në vendvotimet që janë me shumicë me popullsi shqiptare do të japin 5 deputetë, për të cilët do të garojnë të gjitha subjektet politike. Sipas Ligjit zgjedhor dhe një vendimi të posaçëm të Kuvendit për caktimin e qendrave të votimit për zgjedhjen e pesë deputetëve në Kuvendin e Malit të Zi , një e treta e mandateve të cilat

30

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

i fiton një listë zgjedhore duhet t’u ndahen kandidatëve sipas renditjes të paraqitur në listë, kurse gjysma tjetër mund t’u ndahet kandidatëve të tjerë me cilëndo renditje. OSBE –a , ODHIR-i dhe Këshilli i Evropës kanë kritikuar këtë mekanizmin në raportet e tyre të mëparshme, pasi kufizon transparencën dhe mund t’i vejë zgjedhësit në habi ( huti), sepse nuk mund të jenë të sigurt se cilët kandidatë do t’i përfaqësojnë. Një pjesë e opozitës ( pakicës) kritikuan kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, kurse disa parti kundërshtuan kuadrin ligjor. Pas shpalljes së pavarësisë dhe aprovimit të Kushtetutës së re zgjedhjet parlamentare janë pritur në fund të vitit 2009, por ato u mbajtën më 29 mars 20o9 . Me Kushtetutën e re të Malit të Zi janë paraparë edhe të drejtat dhe liritë e pakicave nacionale . Lista e kandidatëve shqiptarë për deputetë Në këto zgjedhje shqiptarët kanë konkurruar me këto lista:

FORCA – Nazif Cungu

Kjo listë nuk ka pasur slogan të posaçëm për zgjedhjet parlamentare 2009. Ajo gjithsej ka numëruar 27 kandidatë për deputetë/e. 1. Genci Nimanbegu 2. Nazif Cungu 3. Xhaudet Cakuli 4. Nail Draga 5. Mentor Lunji

6. Ilmira Lika 7. Jakup Muratoviq 8. Fuad Haxhibeti 9. Muharem Mollabeqiri 10. Mirsad Markashi 11. Ridvana Suliq 12. Dritan Pultiq 13. Mustafa Gorana 14. Shuquri Murati 15. Remzi Brisku 16. Astrit Ibroçi 17. Vjollca Lika Çoboviq 18. Aferdita Pelinkoviq 19. Nadil Milla 20. Cano Axhemoviq 21. Bajazit Lajka 22. Asim Resulbegoviq 23. Smajl Kaleziq 24. Faik Nikoviq 25. Kadrija Bushati 26. Cano Lazoja 27. Ilir Lazorja Struktura gjinore: Femra: 4 Meshkuj: 23

Partia e Prosperitetit Demokratik Kjo listë nuk ka pasur slogan të posaçëm për zgjedhjet parlamentare 2009. Në këtë listë gjithsej ka pasur 29 kandidatë për deputetë /e. 1. Ali Rexha 2. Kapllan Muçaj 3. Dritan Kurti 4. Safet Taipi 5. Zefa Llukiq 6. Osman Rexha 7. Muhamet Nika 8. Gjergj Pepgjonoviq


MOZAIK 18. Sabahete Zeneloviq 19. Valentin Junçaj 20. Besnik Jahoviq 21. Drita Rukaj 22. Gjylaver Avdiu 23. Rexhep Çunmulaj 24. Safet Nikoviq 25. Lindita Gjonaj 26. Tahir Çaushi 27. Nikë Berishaj Struktura gjinore: Femra: 6 Meshkuj: 21 9. Omer Shaba 10. Abdyl Hoxhiq 11. Blerim Holloviq 12. Aleksandar Jacoviq 13. Shaban Gjekaj 14. Rasim Osmani 15. Naser Selaj 16. Besim Kolari 17. Fatmir Seferi 18. Pjetër Dobreci 19. Antonia Kocoviq 20. Branka Margjonoviq 21. Arjeta Lika 22. Loro Llukiq 23. Husein Curanoviq 24. Liridona Mehmeti 25. Valdet Rexha 26. Prenca Mirdita 27. Vebi Paleviq 28. Agim Cobaj 29. Enver Muça Struktura gjinore: Femra: 3 Meshkuj: 26

Unioni Demokratik i Shqiptarëve (UDSH)– Ferhat Dinosha Slogani i UDSH-së në këto zgjedhje ka qenë “ BASHKË” ( Zajedno). Lista e kësaj parti kishte 31 kandidatë/e për deputetë/e. 1. Ferhat Dinosha 2. Mehmed Zenka 3. Fatmir Gjeka 4. Fuad Nimani 5. Musa Goçaj 6. Hadixhe Gjonoviq 7. Deda Zadrima 8. Haxhi Sulejmani 9. Beqir Zatoviq 10. Alija Dukoviq 11. Xhelal Myrtja 12. Enver Demiroviq 13. Fadil Kajoshaj

14. Xhenana Çaushi 15. Rama Sinanaj 16. Enis Gjokaj 17. Nail Aslani 18. Jasmina Hasiq 19. Sead Orahovac 20. Manush Halili 21. Naser Tagani 22. Izedina Axhoviq-Shkrijel 23. Gani Demiri 24. Husein Dervishi 25. Adem Gjokaj 26. Mahir Hoxha 27. Valbone Vogliq 28. Xhevdet Gjokoviq 29. Naim Hoxha 30. Almir Lulanaj 31. Beqir Seloviq Struktura gjinore: Femra: 3 Meshkuj: 28

Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” Kjo listë nuk ka pasur ndonjë slogan për zgjedhjet parlamentare 2009. Në këtë listë janë përfshirë 27 kandidatë /e për deputetë/e. 1. Amir Hollaj 2. Vasel Sinishtaj 3. Smail-Maliq Çunmulaj 4. Fehim Avdiu 5. Lindon Gjelaj 6. Zenel Selloviq 7. Rexhep Gjokoviq 8. Zana Sarvan 9. Simon Ivezaj 10. Xhemal Cenaj 11. Nikolla Dusheviq 12. Milazim Demiroviq 13. Nikolla Z. Gegaj 14. Kasem Çaushi 15. Katrina Gjurasheviq 16. Abaz Mustafa 17. Mark Lucaj

Lista Shqiptare: Lidhja Demokratike në Mal të Zi – Mehmet Bardhi – Alternativa Shqiptare – Gjergj Camaj

Kjo listë e përbërë prej 36 kandidatëve për deputetë/e, nuk ka pasur slogan të posaçëm për këto zgjedhje. 1. Mehmet Bardhi 2. Nik Gjeloshaj 3. Saubih Mehmeti 4. Luigj Junçaj 5. Nikollë Camaj 6. Gjergj Camaj 7. Muhamed Gjokaj 8. Aisha Gjeçbritaj 9. Ruzhdija Nikoviq 10. Hajrullah Hajdari 11. Arbër Kajoshaj 12. Ismet Gjonbalaj 13. Aferdita Lajiq 14. Hajredin Kovaçi 15. Vitore Lulgjuraj 16. Skender Hasangjekaj 17. Ramazan Bardiq 18. Marija Perazaj 19. Marash Dedvukaj 20. Daut Ceka 21. Spresa Kukiq 22. Mustafë Bardhi 23.Agron Berishaj 24. Xhafer Cukoviq 25. Luan Balidemaj 26. Arif Çelaj 27. Mehmet Gjonbalaj 28. Jimmy Daci 29. Fran Gjokaj 30. Enver Daciq 31. Naser Kuqi 32. Salih Duraku 33. Zef Gjokaj 34. Ramazan Kurtoviq 35. Musa Daciq 36. Fadil Veloviq Struktura gjinore: Femra: 5 Meshkuj: 31 ( Vijon) E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

31


FEJTON

Emri Sellena ndryshon historinë Për Koha Javore:

Fatbardha Demi

Që emri “sellenizëm” është përdorur në kohën parakristiane, kristiane dhe atë moderne, na e dëshmon fjala “proselenoi” (besimtarët e mëparshëm të besimit hënor) në Testamentin e Vjetër dhe Testamentin e Ri, në formën “proselito” e përdorur nga filozofët hebre për paganët që përqafonin Judaizmin. (61) Pra, bëhet fjalë për përdorimin e emrit “sellenizëm” për besim edhe në Egjipt dhe Azinë e Vogël (shk.6-1 p.K.). Aq e përhapur ka qenë feja dhe filozofia “sellenike”(helenike),sa edhe në shk.15 , sipas Aristidh Kolës, ekzistonte mundësia e zhdukjes së fesë kristiane, të paktën nga territoret greke (të Helladës-shën im). (62) Në Universitetin perandorak të Kostandinopojës, nën pëkujdesin e Kostandinit dhe Teodosios II (408450), megjithë luftën e egër kundër “helenizmit”, nuk mësohej filozofia kristiane, por rëndësia kryesore i kushtohej ruajtjes dhe transmetimit tek studentët, të filozofisë pellazge. (63) Arsyeja, sipas historianit Émile Bréhier (1876- 1952), ishte se gjatë 5

32

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

shekujve të parë nuk ka ekzistuar filozofia e kristianizmit, për shkak të nivelit të ulët intelektual dhe origjinalitetit, si dhe pamundësisë së besimit të ri për të sjellë vlera filozofike të ndryshme nga ato të autorëve paganë.(64) Në objektin arkeologjik(fig.1) i zhdukur si pasojë e Luftës II Bot. kemi figurën e Orfeut. Me simbolin e hënës, 7 yjeve dhe yllin/kryq, me shigjetë të drejtuar nga toka, shpreh Orfeun si zëdhënës tokësor i Zotit/ Hënë. (fig.2) Detaj i afreskut të Onufrit (shk.16) në kishën e Shën Premtes në Elbasan. (60) Koka e Krishtit është e rrethuar me 3 (numër kultik hënor) trekëndësha (simbol i femrës në objektet arkeologjike). Brenda secilit trekëndësh ndodhet një rreth (hapësira hyjnore) me një yll në formën e lules (simbol i Zotit/hënë). Onufri ka përdorur simbolet e besimit pellazg të huazuara nga besimi i ri i cili nuk mundi të merrte edhe emërtimin, sepse kundër besimit “sellenik”(helenik), gjatë 550 viteve u ndoq një inkuizicion i tmerrshëm. Historiani i kristianizmit В. Н.

Ло́сский (Боговидение) vëren se “Do të duhej luftë shekullore dhe forca mbinjerëzore për ta mposhtur besimin helenik, duke e zhveshur nga trashëgimia e lashtë etnike dhe kulturore (besimtare –shën im) deri sa të arrihej forma universale e së Vërtetës kristiane”(65). Sipas studiuesit Jean-Paul Willaime (Sociologie des religions) nuk ekziston një përkufizim i pranueshëm, për atë (botkuptim dhe veprimtari fetareshën. im) që sot e quajnë “religion”. (66) Ciceroni (106 a.C.-43 a.C.) sqaron se emri latin “relìgio”, nga e ka origjinën emërtimi i besimit në shumë gjuhë evropiane, vjen nga folja “rilexim”. Të gjitha trajtimet e tjera të studiuesve (lidhje, të shenjta, absolute, shpirtërore, hyjnore ose të denja për nderim të veçantë) vetëm e justifikojnë vendosjen e kësaj folje, si emër të besimit. (67) Meqenëse as në greqisht “nuk ka emër për fenë”(68), arrijmë në përfundimin se : të dyja teologjitë (katolike dhe ortodokse) janë të reja. E kundërta ka ndodhur me teologjinë e Atllantido-Pellazgëve,siç e dësh-


FEJTON

mojnë faktet e sipër-përmendura. Ata kishin krijuar fjalën “besim”, që përdoret edhe sot në gjuhën shqipe, e cila, së bashku me derivatet e saj (be, bekim, besa, besimtar, betim, besnik, besoj, etj). shpreh thelbin e botëkuptimit dhe teologjisë fetare të raportit të njeriut me Zotin, dhe dokumentohet para 120 shekujve, e përfaqësuar nga perëndia Bes. (Sellenizmi...f.41). Përse emri Sellena, e ka ndryshuar historinë e Botës? Për dy fakte historike : E para : sepse emri Sellenizmi/ Hellenizmi dhe Selleni/Helleni, nga “dora hyjnore” e shkrimtarëve ro-

makë, mesjetarë dhe ata modernë, u barazuan arbitrarisht në fjalët “ besimi grek” dhe “grekët”, duke e trajtuar të gjithë trashëgiminë e Europës mesdhetare, nga parahistoria deri në periudhën romake (besimin, kultet, mitet, arkeologjinë, gjuhësinë, kulturën, etj.) si të tyre. E dyta: se, për nevojat politike të teologeve të kristianizmit dhe studiuesve të shekullit 19-21, emri i besimit arbër “helenizëm”(me origjinë nga Sellena) ju bashkëngjit besimit pa emër të “grekëve”, ndërsa fiset pellazge dhe arbërore u pagëzuan me emrin “barbarë” dhe “paganë”, duke iu mohuar autorësinë e traditës së besimit,

teologjisë, filozofisë, riteve, shërbesave të tij, etj. Si përfundim : 1.Emërtimet Hënok, Hënoteizëm dhe Sellenizëm (Hellenizëm), që përfshijnë të gjithë periudhën e zhvillimit të besimit të fiseve atllantido-pellazge dhe të bashkësive fisnore të Arbërve, kanë përfaqësuar dhe dëshmuar se, besimi i parë i njeriut të Euro-Afro-Azisë ka qenë monoteist dhe adhurohej NJË Zot (femër) -Hëna. 2. Ky besim, gjatë mijëvjeçarëve është zhvilluar në vazhdimësi: si veprimtari rituale dhe mendësi duke krijuar teologjinë e vet, ritet, shkrimin, simbolet, këngët, himnet, ndërtimet, artin, etj. të cilat u huazuan nga hebraizmi, kristianizmi, islamizmi, budizmi . 3. Emërtimi i dhënë nga Rilindësit në shk.20 se “Feja e shqiptarëve është shqyptaria” përligjet nga shkenca historike, e besimit dhe ajo gjuhësore. Ky fakt pranohet edhe nga studiuesit e huaj : “Në një kuptim filozofik dhe politik, kjo shprehje të kujton të vetmen përvojë në botë , ku FEJA e një populli është kombësia e tij”. (69) 4.Se fondi themelor i gjuhës shqipe, sipas përfundimeve shkencore të Jeronim De Radës, përmban emrat zanafillor të idhujve fetarë të botës helenike-latine, të cilat “ tek ajo janë emra të zakonshëm dukurish të natyrës të paraqitur nga këta idhuj: çelës i vetëm akoma i gjallë i një kulti që mbajti të bashkuar për shumë shekuj me radhë pjesën më fisnike të Europës dhe që mori trajtë mbi sfondin e një feje të parë që ka qenë e jona…” (70) FUND E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

33


REAGIM

Pandemia COVID 19 shtyn konferencën

Lajmërim

Në përgjigje të njoftimit të bërë në gazetën Koha Javore, datë 11. Qershor 2020, mbi konferencën shumë të nevojshme të dobishme për historinë dhe kulturën tonë, “Pellgu i Liqenit të Shkodrës në rrjedhën e shekujve”, Komiteti organizativ bën me dije se ky njoftim është bërë pa marrë ende formën e prerë ideja për organizimin e kësaj konference. Është e vërtet që posteri i paraqi-

34

Javore KOHA

E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

tur në gazetë është drafti paraprak i konferencës studimore (jo i plotë), i ideuar që të mbahej me datën, 5-7 Shtator të këtij vitit, por që për shkak të situatës të krijuar nga Covid 19, kur janë të ndaluara të gjitha aktivitetet, gjithçka është shtyrë për vitin që vjen, duke shpresuar që edhe situata të normalizohet. Komiteti organizativ e mirëkupton dëshirën e atyre që e kanë botuar

lajmin dhe shprehet i keqardhur që duhet të bëjë këtë njoftim për shtyrjen e kësaj Konference shkencore ndërshqiptare. Paulin Pushimaj Edmond Malaj dom Nik Ukgjini Zef Kovaçi


SPORT

Në terrenet e tenisit të KT “Bellevue” u mbajt Kampionati shtetëror i Malit të Zi për seniorë

Rrezart Cungu, kampion i Malit të Zi Tenisti i KT “Bellevue”, Rrezart Cungu, dëshmoi dominimin e tij duke treguar se është tenisti më i mirë në Mal të Zi. Ai u shpall fitues i Kampionatit shtetëror të Malit të Zi, duke mos humbur asnjë set në të gjitha meçet. Në finale, ai fitoi bartësin e parë të Kampionatit, Igor Saveliq nga KT “Eminent”, me rezultatin 2-0 (6:2, 6:4). Ulqin – Në terrenet e Klubit të Tenisit “Bellevue” në Ulqin, gjatë fundjavës u mbajt Kampionati shtetëror i Malit të Zi për seniorë, i cili tuboi tenistët më të mirë të vendit. Gjatë dy ditëve, të shunën dhe të dielën, publiku i pranishëm ndoqi meçe dhe tenis cilësor, ku edhe një herë tenisti vendas i KT “Bellevue”, Rrezart Cungu, dëshmoi dominimin e tij duke treguar se është tenisti më i mirë në Mal të Zi. Cungu u shpall fitues i Kampionatit shtetëror të Malit të Zi, duke mos humbur asnjë set në të gjitha meçet. Në finale, ai fitoi bartësin e parë të Kampionatit, Igor Saveliq nga KT “Eminent” - Podgoricë, me rezultatin 2-0 (6:2, 6:4). Deri në finale, Cungu ka fituar në meçin e parë Matija Samarxhiqin, me rezultat 2-0 (6:1, 6:4), kurse në meçin e dytë Pavle Markushin, me rezultatin 2-0 (6:0, 6:0). Në gjysmëfinale, ai ishte më i mirë se tenisti Danillo Raiçeviq, me rezultatin 2-0 (6:2, 6:1). Këtij të fundit i ka takuar vendi i tretë në Kampionat pasi që ka fituar ndaj Mlladen Novoviqit. Tenisti tjetër nga Ulqini, që ka marrë pjesë në kampionat, Nermin Hoxhiq, ka humbur që në meçin e parë nga tenisti Mlladen Novoviq, me rezultat 2-0 (6:0, 6:1). Fituesi i Kampionatit, tenisti Rrezart Cungu, ka thënë se është krenar për lojën e treguar në finale.

Megjithatë, sipas tij, në fillim të kampionatit ka qenë shumë vështirë pasi që një kohë të gjatë nuk ka zhvilluar stërvitje dhe nuk ka pasur meçe, siç duhet. “Në ditën e parë, në meçin e parë, ishte paksa më e vështirë, por pastaj ishte më mirë dhe në finale sot ka qenë më së miri”, ka thënë Cungu, i cili ka falënderuar kundërshtarin e tij në finale për lojën e treguar. Kryetari i Federatës së Tenisit të Malit të Zi, Dimitrije Rashoviq, i cili ka bërë ndarjen e kupave dhe çmimeve për fituesit, ka thënë se turneu ka qenë në një nivel të lartë, qoftë sa i përket organizimit, e po ashtu edhe sa i përket cilësisë së lojës. “Këto janë turnetë e parë serioz. Kjo është java e dytë prej kur Federata e Tenisit të Malit të Zi organizon turnetë nga kalendari ynë. Shpresoj që shumë shpejt të fillojnë turnetë nga kalendari i Asociacionit Evropian të Tenisit dhe Asociacionit Botëror të Tenisit”, është shprehur ai. Kryetari i KT “Bellevue”, Senad Tafa, ka thënë se si organizator janë të kënaqur me rrjedhjen e turneut. “Një asrsye më tepër për të qenë të kënaqur është fakti se anëtari i klubit tonë ka fituar vendin e parë. I falënderoj të gjithë tenistët për fair playin dhe për cilësinë e lartë që kanë treguar gjatë gjithë turneut”, ka theksuar ai, duke shtuar se me këtë

kampionat kanë fituar të gjithë dhe se shpreson që tenisi dalëngadalë po ecën në rrugë të mbarë pas situatës së krijuar për shkak të pandemisë. Kjo ishte gara e parë për seniorë në kalendarin e Federatës së Tenisit të Malit të Zi, e zhvilluar pas pandemisë nga Covid-19. Fondi shpërblyes i turneut ishte 1000 euro. Rrezart Cungu vlerësohet si një ndër tenistët më të mirë dhe më me perspektivë në Mal të Zi. Në ranglistën e ATP-së, ai ndodhet në vendin 836 i. k. me 20 pikë. E ENJTE, 25 QERSHOR 2020

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.