KOHA Javore Podgoricë e enjte, 9 korrik 2020 Viti XlX Numër 919 Çmimi 0,50
Shqiptarët në teatrin zgjedhor ISSN 1800-5696
Elez Biberaj emërohet drejtor në detyrë i Zërit të Amerikës
Mushkëritë e Ulqinit në rrezik
PËRMBAJTJE
6
10 Mjaft më interesave personale!
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi në kohë të pandemisë dhe politikës kleronacionaliste
14
16 Lajm i vjetër
Unë, “armiku i popullit”!?
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
PËRMBAJTJE
18
22 Projekte madhore për kulturën shqiptare
Promovim i vlerave dhe valorizim i potencialit turistik
29
35 Dëshmi e suksesit të një projekti mbarëkombëtar për fëmijë
Komuna e Gucisë është vënë në masa të përkohshme karantine KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve nënshkruan marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Formalizohet koalicioni i parë i partive shqiptare Ulqin – Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve kanë nënshkruar të premten marrëveshjen e koalicionit për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen më 30 gusht. Formalizimin e koalicionit e kanë bërë të ditur nëpërmjet një konference për shtyp, të mbajtur të premten në hotelin “Mediteran” në Ulqin,
4
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
ku kryetarët e këtyre dy partive, Fatmir Gjeka dhe Mehmed Zenka, kanë bërë publik vendimin, për të cilin kanë thënë se është miratuar paraprakisht në organet drejtuese të partive. Kryetari i PD-së, Fatmir Gjeka, ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit se janë të bindur se puna e tyre e deritashme dhe ajo që do të ndërmarrin nesër bashkërisht, është garanci për suk-
sesin në këto zgjedhje. Ndërsa kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, ka theksuar se këtë koalicion e ka imponuar koha dhe nevojat e popullit shqiptar, si dhe që ka ekzistuar vullneti i mirë i të dy partive dhe anëtarëve të saj për arritjen e marrëveshjes. Gjeka dhe Zenka u kanë bërë thirrje edhe subjekteve të tjera shqiptare që t’i bashkëngjiten këtij koalicioni. Javën e kaluar, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi u ka bërë thirrje subjekteve politike shqiptare që të bëhen bashkë dhe të garojnë me një listë të përbashkët zgjedhore në zgjedhjet parlamentare. Për këtë gjë ka kohë që bën përpjekje edhe Ministria për Evopën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë. Por pas arritjes së koalicionit ndërmjet PD-së dhe UDSH-së, bashkimi i partive shqiptare në një listë të përbashkët zgjedhore, sipas të gjitha gjasave, duket thuajse i pamundur. Deputeti i vetëm nga partitë shqiptare në Kuvendin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, njëherësh nënkryetar i Forcës së Re Demokratike, ka deklaruar për mediat malazeze se pritet që kjo parti në ditët e ardhshme të marrë vendim për mënyrën e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare. Ai ka bërë të ditur se janë në bisedime me përfaqësuesit e partive të tjera shqiptare. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, të mbajtura më 16 tetor 2016, nga tri lista shqiptare vetëm Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca, UDSH, ASH) ka fituar një deputet, ndërsa dy listat e tjera shqiptare – Koalicioni Shqiptar “Me një qëllim” (PD, IQ, LD në MZ, Perspektiva) dhe Lista Demokratike e Shqiptarëve nuk kanë arritur të fitojnë vota të mjaftueshme për të hyrë në Kuvendin (Kohapress) e Malit të Zi.
NGJARJE JAVORE
Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me Covid-19
Rikthehen masat kufizuese Podgoricë – Rritja e madhe e numrit të të infektuarve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit ka bërë që Mali i Zi t’i rikthejë disa masa kufizuese, të cilat kanë ekzistuar më herët gjatë valës së parë të përhapjes së koronavirusit. Kështu Trupi Koordinues Kombëtar për sëmundjet infektive, në mbledhjen e mbajtur të hënën, ka vendosur masa epidemiologjike shtesë në nivel shtetëror dhe disa masa që vlejnë vetëm për regjionin verior të vendit. Për shkak të rrezikut të madh epidemiologjik, TKK për sëmundjet infektive ka vendosur të ndërpreritet puna e institucioneve parashkollore. Po ashtu, orari i punës së objekteve hotelierike kufizohet deri në orën 24.00. Këto masa do të aplikohen në shtatë ditët e ardhshme, pas së cilës do të analizohet ndikimi i tyre dhe do të
vendoset nëse do të zgjaten. Ndërkaq për shkak të situatës komplekse epidemiologjike në regjionin verior, është ndërprerë puna e të gjitha objekteve hotelierike në komunat e Andrijevicës, Beranes, Bijello Poles, Gucisë, Petnjicës, Plavës, Plevlës dhe Rozhajës. Në këto komuna është i ndaluar grumbullimi në vende publike të mbyllura dhe të hapura, ceremonitë fetare lejohen pa pjesëmarrjen e qytetarëve, ndalohet transporti në automjete dhe qëndrimi në vende publike i më shumë se dy personave, me përjashtim të pjesëtarëve të së njëjtës familje dhe personave që kryejnë punë të rregullta. Po ashtu janë lënë në fuqi vendimet e mëparshme për regjimin e kalimit kufitar me vendet fqinje, me përjashtim
të Serbisë ku është i detyrueshëm qëndrimi në karantinë për këdo që hyn në Mal të Zi nga ky vend. Dje është zhvilluar takimi i përfaqësuesve të TKK-së për sëmundjet infektive, Komisionit Zgjedhor Shtetëror, institucioneve shtetërore përgjegjëse dhe organizatave joqeveritare që merren me kushtet e zgjedhjeve, ku është biseduar për masat që është e nevojshme të ndërmerren në mënyrë që procesi zgjedhor i ardhshëm të zhvillohet pa pengesa në kushtet e përhapjes së koronavirusit. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, prej fillimit të qershorit numri i të infektuarve në Mal të Zi e ka tejkaluar shifrën prej 500 personave, ndërkohë që numërohen edhe disa viktima nga Covid-19. (Kohapress) E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet parlamentare n të Zi në kohë të pandem politikës kleronacionalis Qytetarët e Malit të Zi do të votojnë në zgjedhjet parlamentare më 30 gusht, në një kohë të krizës së dyfishtë si asnjëherë deri më tash, e para nga pandemia e corona virusit dhe e dyta nga agresiviteti i KOS-it përmes politikës kleronacionaliste serbe, duke dëshmuar se kemi të bëjmë me veprimtari politike më aktive se partitë opozitare serbe, që paraqet rast të panjohur deri më tash në skenën politike në Mal të Zi, me pasoja në raportet shoqërore në këtë mjedis multinacional e multikulturor, përmes retorikës dhe ikonografisë serbomadhe si para tri dekadave, duke krijuar një atmosferë të tensionuar shoqërore
Nail Draga
Ndonëse afati përfundimtar për mbajtjen e zgjedhjeve është data 18 tetor, në sajë të situatës epidemiologjike, është vendosur që ato të mbahen më herët, pikërisht me datën 30 gusht të këtij viti. Madje në këtë date do të mbahen votimet e rregullta edhe në disa komuna (Budva, Kotorri, Andrijevica, Gucia). Në lidhje me këtë çështje bëhet me dije se gjatë muajit korrik pritet sinjali i gjelbërit nga Komisioni i Venecias për Ligjin zgjedhor të cilin deputetet e kanë vendosur në procedurë parlamentare. Një pritje e tillë duket se do të jetë formale, sepse për Ligjin zgjedhor shumica parlamentare në Kuvendin e Malit të Zi, e ka ezauruar këtë çështje në fund të muajit dhjetor, pa pranin të opozitës.
Pa ndryshime në Ligjin zgjedhor
Është çështje tjetër se a do të marrë pjesë opozita në parlament dhe të vo-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
tojë për ndryshimin e këtij ligji, sepse duhen 2/3 e votave të deputetëve. Si duket, një çështje e tillë është e diskutueshme, sepse para vitit të ri kur është diskutuar për ndryshimet e këtij ligji opozita e ka bojkotuar, andaj do të ishte mrekulli që ata kësaj herë të marrin pjesë dhe ta përkrahin një ligj të tillë. Këtij konstatimi i shkon përshtat edhe gjendja aktuale politike, me rastin e rotacionit të pushtetit lokal në Budva, si dhe shëtitjet e pjesëtarëve të qytetarëve ortodoksë në mbështetje të KOS-it kundër Ligjit të bashkësive fetare. Andaj, janë të gjitha gjasat që në zgjedhje të shkohet me ligjin e vjetër zgjedhor, që nuk është në favor të demokracisë parlamentare në Mal të Zi, sepse shumë çështje kanë mbetur identike si më parë, pa marrë parasysh kërkesat reale dhe të arsyeshme të opozitës, sidomos kur kemi të bëjmë me listat e hapura, regjistrin zgjedhor dhe çështje të tjera të kësaj procedure.
Dilemat parazgjedhore
Në lidhje me pjesëmarrjen e subjekteve politike në zgjedhjet parlamentare, deri më tash nuk ka të dhëna zyrtare, por në ditët në vijim nuk do të mugojnë lëvizjet në këtë drejtim. Deri
më tash opinion është informuar se Socialdemokratët e Malit të Zi(SD) do të dalin të vetëm në zgjedhje. Ndërsa partia më e madhe në Mal të Zi, DPS, siç duket do të dalë e vetme në zgjedhje. Duhet cekur me këtë rast se nga viti 2012, DPS nuk ka dalë në zgjedhje në koalicion, edhe pse në saje të vlerësimit të situatës, mund të ndryshojnë qëndrim. Deri më tash nga Partia Boshnjake më parë janë deklaruar se do të dalin vetëm në zgjedhje, nga del se në saje të pjesëmarrjes në pushtetin qendror, kanë përfituar pozita duke punësuar kuadrot e tyre, andaj vlerësojnë se janë komod në këtë aspekt, sepse puna e tyre pritet të vlerësohet e mbështetet nga elektorati i tyre, duke qenë përfaqësuesi autentik dhe i vetëm në mbrojtje të identitetit të popullit boshnjak në Mal të Zi .
Opozita në disa kolona
Ndërsa në lidhje me pjesëmarrjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare nuk ekziston një qëndrim unik, sepse ajo është heterogjene dhe me koncepte të ndryshme programore e ideologjike. Ndonëse me herët ka pasur zëra se ka mundësi që opozita të bojkotojë zgjedhjet parlamentare, por,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
në Mal misë dhe ste duke njohur situatën e përgjithshme në skenën opozitare në Mal të Zi, gjasat për bojkot janë minimale, sepse kemi të bëjmë me opozitë heterogjene dhe me animozitete brenda tyre. Për momentin duket se opozita do të paraqitet në disa kolona, ku dominon opozita serbe, e cila prezantohet përmes Fontit Demokratik(DF), ku mund ti bashkëngjiten edhe subjekte të tilla me të vogla të cilat ekzistojnë në skenën politike në Mal të Zi. Në rend të dytë janë Demokratët e Malit të Zi(DCG), të cilët në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, ishin befasia e zgjedhjeve, por në sajë të qëndrimit të tyre parimor, refuzuan të marrin pjesë në Parlamentin e Malit të Zi.. Ndërsa se si do të jetë qëndrimi i tyre, për pjesëmarrjen në zgjedhjet parlamentare si subjekt i vetëm apo në koalicion, do të dihet në ditët në vijim. Situata aktuale nuk është në favor të tyre, sepse elektorati i tyre votues është në vakum, sepse bojkotimi i Parlamentit dhe rrethanat aktuale politike nuk janë në favor të këtij subjekti politik, ku rrotacioni në pushtetin lokal në Budva, e tensionoi situatën në prag të zgjedhjeve parlamentare. Dhe së fundmi, kemi të bëjmë me dy subjekte të tjera opozitare Partia-Social Demokrate(PSD) dhe URA, të cila janë promalazeze, por kritike ndaj pushtetit aktual, i cili ka marrë përmasat e autoritarizmit, duke qenë I dëmshëm për qytetarët dhe ndaj parimeve demokratike. Në saje të informatave që janë publikuar, PSD do të dalë e vetme në zgjedhje. Do të jetë një sfidë e tyre, sepse pas ndarjes së brendshme të këtij subjekti politik në SD, është një veprim I guximshëm i tyre për të arritur cenzusin e nevojshëm për të pasur statusin e partisë parlamentare. Në pozitë jo të volitshme gjendet URA, e cila si duket do të mbesë e vetme,
sepse nuk ka ndonjë subjekt tjetër që mund të jetë me program analog, sepse kemi të bëjmë me elektorat me numër të kufizuar, andaj në saje të situatës aktuale do ta kenë të vështirë të kalojmë cenzusin për të qenë pjesë e parlamentit shtetëror. Duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me zgjedhje në një situate të tensionuar, si ekonomike ashtu dhe politike, opozita do të jetë në pozitë të vështirë sepse pushteti ka përvojë dhe mekanizëm për të përfituar elektoratin, që është dëshmuar edhe në zgjedhjet e kaluara.
KOS-i në mes teologjisë dhe politikës
Zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahen më 30 gusht, janë të 11-tat nga miratimi i pluralizmit dhe të 5-tat nga pavarësia e vitit 2006, do të mbahen në një situatë konfuze shoqërore, nga dy aspekte; e para, shëndetësore nga përmasat e koronavirusit dhe e dyta politike, në saje të veprimit publik të KOS-it. Nëse epidemia e koronavirusit ka përmasa globale, veprimi kishtar ortodoks serb ka karakter ekskluzivisht politik, që është kundër pushtetit aktual në Mal të Zi. Madje në këtë aspekt Mali i Zi është rast i veçantë në Europën Juglindore, sepse këtu KOS-i vepron në dimensionin politik, si të ishte pjesë e skenës politike, si në asnjë vend tjetër në regjion, duke harruar misionin e tyre teologjik. Andaj, duke marrë parasysh veprimin e saj që më tepër është politik sesa teologjik, do të ishte e udhës të regjistrohej si parti politike dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Një veprim i tillë nuk ka dilemë se do të sfidonte opozitën aktuale serbe, e cila deri më tash vazhdimisht ka dështuar në zgjedhje. Ndërsa në këtë aspekt nuk përjashtohet mundësia që KOS-i të mbështesë ndonjë grupim qytetar, që do të ishte risi në skenën politike në Mal të Zi.
Shqiptarët në dy lista zgjedhore(!?)
Ndonëse më herët kishte paralajmërime se shqiptarët do të përpiqen kësaj here të jenë në një listë zgjedhore, të premten më 3 korrik 2020, një dilemë e tillë u eliminua, sepse mediat informuan së është formua lista zgjedhore e përbashkët në mes Partisë Demokratike dhe Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Ky koalicion paraqet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
bashkimin e tyre në koalicion parazgjedhor, pas ndarjes në vitin 2011. Bëhet me dije se iu ofrojnë mundësi të gjitha subjekteve të interesuara që ti bashkëngjiten këtij koalicioni. Pas publikimit të kësaj liste zgjedhore duhet të presim formimin e listës së dytë zgjedhore, ku duhet të bëjnë pjesë Forumi Shqiptar, Forca dhe ndonjë subjekt tjetër. Në këtë aspekt janë duke u zhvilluar biseda, dhe për marrëveshjen parazgjedhore duhet pritur edhe disa ditë. Nëse çdo gjë do të shkojë sipas situatës aktuale, shqiptarët do të kenë dy lista zgjedhore, por nuk përjashtohet të kemi edhe ndonjë listë të tretë, sepse nga përvoja e zgjedhjeve të mëhershme, duhet të jemi të rezervuar dhe të presim deri në ditën e fundit, kur behët dorëzimi i tyre në KQZ, me datën 4 gusht.
Mungoi dëshira për listë të përbashkët
Ndonëse unifikimi i votës në një listë zgjedhore garanton sukses ku rast tipik kemi bashkimin e subjekteve politike në Malësi, kur u bashkuan me rastin e votimit për komunën e Tuzit(mars 2019), ishte mesazh i qartë për subjektet politike shqiptare në skenën politike në Mal të Zi. Por, siç duket në rend të parë ishin ambicjet lideriste dhe interesat personale, andaj u veprua me nxitim për të formuar një listë zgjedhore e cila do të startojë nga e dyta. Me një veprim të tillë shqiptarët humbën mundësinë praktike që sipas Ligjit zgjedhor të sigurojnë tre mandate të deputetëve, me kusht që të jenë të bashkuar në një listë zgjedhore.
Zgjidhet përfaqësuesi autentik i shqiptarëve
Andaj me formimin e dy apo më shumë listave zgjedhore, mundësitë janë të pakta, madje ka gjasa të fitohet një mandat deputeti. Rasti i zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, kur në zgjedhje u paraqiten tri lista të shqiptarëve, u fitua vetëm një deputet, duhet të jetë mesazh për të gjithë përfaqësuesit e subjekteve politike të shqiptarëve në këtë mjedis, sepse kemi të bëjmë me zgjedhjen e përfaqësuesit autentik të shqiptarëve në Mal të Zi, e drejtë e cila iu është rezervuar vetëm subjekteve politike të shqiptarëve, e jo atyre të ashtuquajtura parti qytetare. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Alex Soros
Nju Jork – Në adresimin hyrës për marrëdhëniet e jashtme në Këshillin e Evropës, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Mass, ka pohuar se pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve presidenciale të muajit nëntor, evropianët “duhet të mendojnë se si të shuajnë konfliktet në rrethinë të Evropës, madje pa SHBA-në”. Qëndrimi i tij është i famshëm. Shumë analistë evropianë, si Janan Ganesh dhe Wolfgang Münchau të “Financial Times”, kanë argumentuar se marrëdhëniet SHBA-BE nuk do të ndryshojnë edhe aq shumë nëse një demokrat mposht Presidentin Donald Trump. Një president demokratik, argumenti thotë, ende do të ishte proteksionist në tregti, simpatizues i instinkteve të supozuara të izolacionizmit dhe jo aq entuziast për shkrimet për të mbrojtur Evropën. Ky përshkrim ishte për senatorët Elizabeth Warren nga Massachusetts dhe Bernie Sandersin e Vermontit, ani pse të dy ishin përkrahës të fuqishëm të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të të drejtave të njeriut. Tani, disa evropianë këto epitete ia kanë vënë edhe Joe Bajdenit. Por kërkon besim ideja se Bajdeni nuk do të sjellë ndryshim të vërtetë të politikës amerikane karshi Evropës. Bajdeni gjithmonë ka qenë një transatlantik i vendosur dhe gjatë karrierës së gjatë politike ai ka gdhendur marrëdhënie të afërta me liderët kyç të Evropës, përfshirë kancelaren gjermane, Angela Merkel. Si zëvendëspresident nga viti 2009 deri më 2017, Bajdeni gjithmonë ishte i gatshëm për diplomaci personale, kur këtë nuk e bënte presidenti Barack Obama. Teksa analistët evropianë kanë të
8
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Një fitore e Bajdenit mund t’i këndellë marrëdhëniet transatlantike Një prej synimeve kryesore të Bajdenit në politikën e jashtme do të ishte tërheqja nga veprimet e këqija të Trampit dhe ta trajtonte COVID-19 si krizë botërore, ashtu siç është. Kjo do të thotë nisjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të mbrojtur amerikanët nga pandemia dhe të ndihmonte në tentativat globale për të luftuar kërcënimin e madh drejtë të dyshojnë se aleanca e vjetër transatlantike thjesht do të kthehet në gjendjen para epokës së Trampit, ata po e nënvlerësojnë se çfarë do të thotë fitorja e Bajdenit për politikën e jashtme amerikane. Partia Demokratike është ende parti e vlerave dhe administrata e Bajdenit do t’ia mësynte rinisjes së plotë pas katër vjetëve të Trampit, duke rikthyer angazhimin historik të Amerikës si lidere e përgjegjshme në skenën botërore. Trampi periudhën e tij në krye të SHBA-së e nisi me përplasjet me Evropën për ndryshimet klimatike, tregti dhe të drejtat e njeriut. Mirëpo Bajdeni do ta kthente Amerikën në tavolinën e diplomacisë. SHBA-ja do të rikthehej në marrëveshjen e Parisit për klimën, do të bënte marrëveshje të reja për tregti dhe do të merrte pjesë në tentimet për zbulime të reja teknologjike, duke respektuar standardet për të drejtat e njeriut.
Në Bashkimin Evropian, pamja e Amerikës është shumë e errët, falë veprimit të ngadalshëm të administratës së Trampit përballë krizës së COVID-19, një pjesë të së cilës e kaloi më shumë duke fajësuar shtetet e tjera sesa duke bashkëpunuar me ato. Në vend se të luftonte krizën duke përdorur burimet e Organizatës Botërore dhe organizatave të tjera, SHBA-ja ndaloi udhëtimet nga Evropa pa asnjë paralajmërim dhe njoftoi se do të ndalte fondet për OBSHnë. Një prej synimeve kryesore të Bajdenit në politikën e jashtme do të ishte tërheqja nga veprimet e këqija të Trumpit dhe ta trajtonte COVID-19 si krizë botërore, ashtu siç është. Kjo do të thotë nisjen e bashkëpunimit ndërkombëtar për të mbrojtur amerikanët nga pandemia dhe të ndihmonte në tentimet globale për të luftuar kërcënimin e madh. Me Bajdenin në Shtëpinë e Bardhë, kompanitë evropiane si “Nokia” dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“Ericsson”, do të njiheshin dhe do të përkraheshin si aleancë në synimin e rrjetit 5G. Më tej, SHBA-ja do të ndihmonte Evropën që ta largonte nga gazi rus dhe do të punonin së bashku drejt kalimit në energji të gjelbër. Një administratë e Bajdenit gjithashtu do të njihte mençurinë e negocimit për vazhdimin e marrëveshjes New Start, traktat për armët bërthamore me Rusinë që skadon në vitin 2021. Kjo do të ndihmonte në format e tjera të kontrollit të armëve dhe të çonte përpara interesat e sigurisë për Evropën dhe SHBA-në dhe të parandalonte një betejë të re armësh. Për më shumë, një administratë e Bajdenit do të mbështeste fundin e çdo marrëveshjeje dhe do t’i besohej se do të ruante angazhimet e veta ndaj partnerëve dhe aleatëve në të gjithë botën. Trampi ia ka mundësuar Evropës që t’u shmanget këtyre mundësive për shkak të sjelljeve të pahijshme që kanë shpërqendruar vëmendjen nga çdo çështje tjetër. Për shembull, me krejt sytë e kthyer nga përplasja kineze dhe amerikane, BE-ja është bërë më shumë akomoduese te Kina. Në fillim të muajit qershor, Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, deklaroi se Evropa nuk e sheh Kinën si kërcënim ushtarak. Teksa krejt liderët politikë në Amerikë zëshëm kanë dënuar ligjin kinez të sigurisë në Hong-Kong, veprimi i BE-së ka qenë i qetë.
Që të mos harrojmë, BE-ja është blloku më i madh i tregtisë në botë. Me vendosmëri të mjaftueshme, Evropa, duke punuar ngushtë me SHBA-në, do të ishte e leverdishme kur bëhet fjalë për promovimin e sistemit multilateral të bazuar në rregulla. Për ta bërë këtë, do të duhet zgjerimi diplomatik dhe politik. E njëjta gjë aplikohet për çështjet më afër kufirit. Evropa ka shumë për të fituar duke punuar ngushtë me SHBA-në për të forcuar pavarësinë e Ukrainës dhe t’i dalë përballë agresionit të Kremlinit. Së paku duhet të vazhdojë me sanksionet e ashpra ndaj Rusisë. BE-ja gjithashtu ka një interes që të qartësojë rrugën për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe t’u japë fund lojërave që janë luajtur në duart e Rusisë, Kinës, Turqisë dhe fuqive të tjera. Duke sjellë Ballkanin Perëndimor në çerdhen transatlantike, Evropa mund të llogariste në shumicën e Kongresit amerikan. Duke ndjekur këto qëllime, Evropës do t’i duhej të vendoste vlerat e saj mbi qëllimet politike dhe diplomatike. Duke e bërë këtë, publikut amerikan do t’i tregohej se Evropa nuk është vetëm cak i sulmeve të Trampit, por një partnere e besueshme dhe e vyeshme. Në fakt, amerikanët shpesh e kanë parë Evropën për ide politike, që prej marrjes së teknologjisë e mbrojtjes së demokracisë. Një ringjallje e lidhjes transatlantike mund t’u jepte krah ideve evropiane në SHBA.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Që gjithçka të shkojë mirë, një formatim transatlantik do t’i kërkonte Amerikës që të përkrahte të drejtat e njeriut dhe demokracinë, që do të thotë qëndrime më të ashpra kundër qeverisë turke. Fatmirësisht, kjo nuk do të ishte e vështirë. Sondazhet nga “National Security Action” vazhdimisht kanë treguar se shumica e amerikanëve janë të shqetësuar me keqmenaxhimin e Trampit në marrëdhëniet amerikane me shtetet e tjera dhe do të preferonin ta shihnin qeverinë që t’u dilte ballë vlerave amerikane, përfshirë të drejtat e njeriut. Në vitet e fundit, deklaratat e Trampit për spektakël kundër aleatëve përtej Atlantikut, i kanë dhënë arsye Evropës që t’ia kthejë shpinën dhe të thyejë barrierat proteksioniste. Por çdo sondazh nga Evropa tregon se shumë evropianë që tani përkrahin proteksionizmin janë ish-përkrahës të aleancës transatlantike. Me një ndryshim në lidershipin amerikan dhe me një qasje më të butë, zhgënjimi i tyre do të lëkundej. Megjithatë, analistët evropianë mund të vazhdojnë t’i shmangin faktet për Bajdenin, demokratët dhe qëndrimet amerikane për politikën e jashtme. Duke ulur pritjet, ata do ta bëjnë më të lehtë për të ardhmen e Bajdenit që të bindë sytë e publikut evropian. Marrëdhëniet dhe aleancat kanë të bëjnë me perceptim më shumë se çfarëdo tjetër. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët dhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi
Mjaft më interesav Nga zhgënjimi ka mundësi që votuesi shqiptar kësaj radhe, si asnjëherë më parë, të pushojë të drejtën e tij politike për të ushtruar obligimin qytetar. Politikanët shqiptarë kësaj radhe duhet ta kenë të qartë se abstenimi i shqiptarëve nga e drejta e votës do të jetë i madh! Nëse ndodh kështu, pasojat do të jenë të mëdha e përgjegjësia është e tyre
Hajrullah Hajdari
Zgjedhjet parlamentare të radhës në Mal të Zi, tanimë janë dekretuar e shpallur për t’u mbajtur më 30 gusht të këtij viti. Sot, pas 30 viteve në demokraci, shqiptarët janë të ndarë e të përçarë në shumë parti politike, ku secila prej tyre me rastin e zgjedhjeve deklarohet si parti nacionale (ashtu duhet për të pasur të drejtë konkurrimi sipas të drejtës së diskriminimit pozitiv të Ligjit zgjedhor), pothuaj të gjitha në koalicion me partinë-shtet – Partinë Demokratike të Socialistëve, e cila si në
“ 10
Mos investimi në degët kryesore të ekonomisë ka për pasojë rritjen e papunësisë. Përderisa shkalla e papunësisë në Budvë është 11.61%, në Zhablak 15.32%, në Ulqin është 24.39%, ndërsa në Plavë 57.98%
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
asnjë vend tjetër në Evropë, apo edhe më gjerë, qëndron e palëkundur në pushtet 30 vite me radhë, pa u ndërruar asnjëherë. Afrimi i partive nacionale shqiptare në Mal të Zi me partinë-shtet nuk do të kishte asgjë të keqe sikurse të siguronin të paktën një avancim të theksuar të të drejtave civile-politike dhe një zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, në përputhje me resurset natyrore që zoti iu ka dhuruar trojeve shqiptare.
Investimet kapitale shtetërore në trevat e banuara me shqiptarë në një shkallë të ulët
Megjithatë, përkundër resurseve natyrore shumë më të avancuara në krahasim me viset e tjera të Malit të Zi (57% e bregdetit malazez i takon Komunës së Ulqinit, liqeni i Shkodrës dhe liqeni i Shasit, lumi Buna, fusha e male të përshtatshme për zhvillimin e turizmit, bujqësisë e blegtorisë), sot e kësaj dite, trevat e banuara me shqiptarë janë
viset më të pazhvilluara në Mal të Zi. Sipas të dhënave zyrtare statistikore, indeksi i zhvillimit krahasues të komunave në Mal të Zi, për periudhën 2010-2015, është: Budva 252.35, Tivati 119.28, Tivari 106.71, Plluzhina 105.24, Zhablaku 77.05, Ulqini 76.95, Plava 62.05, Gucia 40.43, ndërsa të ardhurat e shprehura në euro, për një banor, në fund të vitit 2017 ishin: në Budvë 1 685.40, Tivat 720.13, Tivar 326.62, Pluzhinë 804.07, Zhablak 541.73, Ulqin 280.43, Guci 134.54. Investimet kapitale nga ana e shtetit në vendet e banuara me shqiptarë në vitin 2017 ishin në një shkallë të ulët, të paimagjinueshme, e as më pak e as më shumë poshtëruese për shqiptarët. Shkalla e investimeve në trevat e banuara me shqiptarë, në krahasim me nivelin shtetëror, është nën çdo nivel - vetëm 0.39% të investimeve të përgjithshme. Në nivelin shtetëror investimet në turizëm dhe në valorizimin e objekteve kulturore ishin në nivelin 14.149.685,00, ndërkaq për zhvillimin e turizmit dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ve personale! valorizimin e objekteve kulturore në vendet e banuara me shqiptarë nuk është investuar asnjë cent. Natyrisht, mosinvestimi në degët kryesore të ekonomisë ka për pasojë rritjen e papunësisë. Përderisa shkalla e papunësisë në Budvë është 11.61%, në Zhablak 15.32%, në Ulqin është 24.39%, ndërsa në Plavë 57.98%. Këto të dhëna statistikore pasqyrojnë më së miri “kujdesin” e shtetit të Malit të Zi ndaj shqiptarëve, të cilët kontribuuan aq shumë për pavarësinë e tyre e, nga ana tjetër, tregojnë gjendjen reale zhvillimore dhe kulturore të shqiptarëve të cilët të gjendur para këtyre fakteve, s’u mbetet tjetër veçse braktisja e trojeve të tyre shekullore dhe emigrimi në vende të tjera, i cili për pasojë do të ketë asimilimin e tyre sa më të shpejtë.
Sistemi zgjedhor aktual, diskriminues për shqiptarët
Që nga zgjedhjet e para parlamentare e deri më sot, pa marrë parasysh afërsinë dhe bashkëpunimin me partinë-shtet, përfaqësuesit e partive shqiptare janë shprehur se Ligji zgjedhor për shqiptarët në Mal të Zi është diskriminues, pasi që nuk mundëson pjesëmarrjen proporcionale të shqiptarëve në jetën politike dhe ekonomike. Mirëpo, si duket, me kalimin e kohës apo me rehatinë që gjetën përfaqësuesit tanë në Parlamentin e Malit të Zi dhe në organet e tjera shtetërore, e kanë harruar këtë qëndrim. Është e vërtetë se ndikimi dhe fuqia e faktorit politik shqiptar në vendimmarrje për ndërrimin e sistemit zgjedhor, së paku për kthimin e të drejtave të fituara më parë (kur shqiptarët kishin mundësi të fitonin pesë deputetë), është jashtëzakonisht i vogël. Megjithatë, deklaratat e deputetit tonë se ky ligj nuk është më i miri, por megjithatë siguron zgjedhje të lira e të ndershme, nuk i shërben unitetit të faktorit shqiptar, aq më tepër kur dihet se populli është i indinjuar me përfaqësuesit politikë për shkak të bartjes së votës pas zgjedhjeve në koshin e partisë shtet, që viteve të fundit është bërë praktikë. Populli është i indinjuar edhe më tepër sepse, nga ky
transferim i votës në koshin e atij për të cilin votuesi nuk ka votuar, shqiptarët nuk përfituan as në aspektin politik e aq më pak në atë ekonomik. Statistikat e lartpërmendura flasin vetë dhe pa dyshim të japin të drejtë të mendosh e të pyesësh veten: Për cilën parti duhet të votoj? Nëse jam i vetëdijshëm se vota ime dhënë partive shqiptare do të shkojë në koshin e madh të shtetit dhe nga ajo bartje do të fitojnë vetëm politikëbërësit aktualë, atëherë votuesi shqiptar pyet: Pse të mos e hedhë votën time në atë koshin e madh?! Ndoshta do të përfitojë edhe ai vetë e kështu vota shqiptare të shpërndahet edhe më shumë!
“
Afrimi i partive nacionale shqiptare në Mal të Zi me partinështet nuk do të kishte asgjë të keqe sikurse të siguronin të paktën një avancim të theksuar të të drejtave civile-politike dhe një zhvillim ekonomik dhe mirëqenie sociale, në përputhje me resurset natyrore që zoti iu ka dhuruar trojeve shqiptare
Dalja me një listë zgjedhore, mojë koha, do të jetë shumë vonë! e vetmja mundësi për të fituar më shumë se një deputet A do të dalin shqiptarët në Për herë të parë shqiptarët dolën me votime? një listë të përbashkët në zgjedhjet e gjashta parlamentare, në vitin 2002, me moton “Shqiptarët bashkë”, dhe herën e dytë në zgjedhjet lokale, vitin e kaluar, në Tuz. Rezultatet zgjedhore nga dalja me listë të përbashkët, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat, sidomos në Tuz, ishin të mira. Këto ditë, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi lëshoi një komunikatë me të cilën kërkon nga subjektet politike shqiptare që të bëjnë gjithçka e të dalin me një listë të përbashkët zgjedhore. Për të realizuar një veprim të tillë, siç theksohet edhe në kumtesë, pa dyshim se mungon një platformë politike dhe e veprimit të Këshillit Kombëtar me partitë politike shqiptare, me të cilën në detaje do të përcaktohen mënyra e bashkëpunimit dhe e bashkërendimit të veprimeve politike të shqiptarëve në Mal të Zi. Në kumtesën e KKSH-së theksohet edhe kjo: “E njëjta platformë do të jetë edhe parakusht për pjesëmarrje ose jo të shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme në Mal të Zi”. Dhe vërtet do të duhej të ndodhte ashtu! Po, a janë të gatshme partitë politike për një sakrificë të tillë?! KKSH-ja nuk duhet t’i lë asgjë kohës, por duhet të veprojë sa më parë, sepse kur të dësh-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Votuesi shqiptar është i lodhur nga premtimet boshe nga të gjitha instancat, është i lodhur me bartjen e votës dhe tjetërsimin e vullnetit të tij zgjedhor! Është i lodhur sepse nuk ka investime kapitale, nuk ka zhvillim ekonomik! Është i lodhur sepse përfaqësuesit shqiptarë nuk po i mbajnë premtimet e dhëna parazgjedhore, është i lodhur me mosveprimin e tyre. Nga ky zhgënjim, ka mundësi që votuesi shqiptar kësaj radhe, si asnjëherë më parë, të pushojë të drejtën e tij politike për të ushtruar obligimin qytetar. Politikanët shqiptarë kësaj radhe duhet ta kenë të qartë se abstenimi i shqiptarëve nga e drejta e votës do të jetë i madh! Nëse ndodh kështu, pasojat do të jenë të mëdha e përgjegjësia është e tyre. Nga e gjithë kjo del edhe përgjegjësia e madhe e KKSH-së. KKSH-ja duhet të shndërrohet në forcë motorike të partive shqiptare, t’i ulë ata në tavolinën e bashkërendimit të mënyrës së veprimit dhe koordinimit të kërkesave tona. Ata duhet sa më parë të nënshkruajnë marrëveshjen për dalje në zgjedhje me një listë të përbashkët. Mjaft më interesave personale! Në të kundërtën, populli duhet thirrur që të mos dalë në zgjedhje! E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Shqiptarët në teatrin Në një ambient pak a shumë të acaruar, ku edhe shumë analistë dhe opinionistë të ndryshëm kanë përjashtuar nga observimet e tyre sensin e partive shqiptare për të gjetur pikat që i bashkojnë interesat shqiptare në Mal të Zi, është vështirë të krijohen shtigje që do të shpienin në një mirëkuptim brendashqiptar
Për Koha Javore:
Qani Osmani
Mali i Zi sërish ndodhet para një teatri zgjedhor, i cili pritet të shfaqet më 30 gusht. DPS-i në krye me Gjukanoviqin mund të jetë sërish i sigurt në fitoren e radhës, ndërkohë që partitë opozitare malazeze do të mundohen, kush më shumë e kush më pak, të nxjerrin kushtëzime për ta bërë sa më interesante fushatën dhe debatin parazgjedhor. Legjitimimi i pushtetit politik në Mal të Zi përmes zgjedhjeve, asnjëherë nuk ka ndodhur si proces i izoluar nga makineria e përpunimit të opinionit publik nga ana e DPS-it, dhe se rotacioni i pushtetit në Mal të Zi është kuptuar si “ndryshim klimatik“, që duhet të vijë vetvetiu bashkë me ndryshimin e stinëve. Por, analizat e atyre që merren me kritikën ndaj pushtetit, do të duhej të kenë në thelb edhe një problem tjetër, të cilin ne shumë pak e problematizojmë: çfarë cilësie dhe fuqie vjen nga zëri i “opozitës”. Përderisa opozita malazeze vazhdon të barrikadohet rreth disa kushtëzimeve, në anën tjetër partitë politike shqiptare, konkurrimin politik vazhdojnë ta zhvillojnë pa një frymë të përbashkët bashkëpunimi dhe bashkërendimi. Sipas disa paralajmërimeve dhe
12
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
deklarimeve të disa liderëve partiakë, partitë politike shqiptare duket se do të vazhdojnë të dalin ndara në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Një gjë e tillë është e pritur nga opinioni shqiptar, ngase përçarjet dhe mosmarrëveshjet brendashqiptare në Mal të Zi po ndodhin në kohën kur këtu mëhalla politike ka peshë më të madhe se çfarëdo lloj bashkërendimi për çështje madhore që kanë të bëjnë me avancimin e të drejtave të shqiptarëve. Që të pengohet ky provincializëm i mëtejmë i politikës, shqiptarëve në Mal të Zi iu nevojitet përfundimisht një koncentrim i vullnetit politik përmes një liste të vetme zgjedhore, e cila do t’u mundësonte zgjedhjen përpjesëtimisht me numrin e deputetëve shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi. Në një ambient pak a shumë të acaruar, ku edhe shumë analistë dhe opinionistë të ndryshëm kanë përjashtuar nga observimet e tyre sensin e partive shqiptare për të gjetur pikat që i bashkojnë interesat shqiptare në Mal të Zi, është vështirë të krijohen shtigje që do të shpienin në një mirëkuptim brendashqiptar. Objektivisht, ndaj bindjen duke njohur mirë veprimin politik të udhëheqëseve të partive politike shqiptare dhe duke pasur parasysh një antagonizëm të jashtëzakonshëm ndërmjet partive më të mëdha shqiptare këtu në Mal të Zi, se një marrëveshje parazgjedhore gati se është e pamundur, aq më parë në qoftë se i marrim për bazë veprimet politike
të pamatura dhe të papërgjegjshme të partive më të mëdha që janë në koalicione qeveritare dhe lokale, të cilët arritën që votën shqiptare ta bëjnë të devalvuar në tregun politik malazez sikur edhe më parë. Nuk ka më as kritere të mirëfillta, të cilat do të përcaktonin se kush dhe sa peshon sot në tregun politik shqiptar në Mal të Zi. Çka do të përfitonin shqiptarët në Mal të Zi nëse krijohet një listë e përbashkët shqiptare, me kusht që ajo të amortizojë deri në maksimum përçarjet dhe fragmetimet brendashqipare? E para, vota shqiptare do të fitonte në peshë si asnjëherë deri më tani, dhe kjo fuqi politike do të prodhonte një përqindje të konsiderueshme mandatesh në Parlamentin malazez. Çdo përpjekje serioze duke e vënë interesin e përgjithshëm mbi interesat personale dhe partiake pa marrë parasysh pengesat që mund të shkaktohen nga qarqet e errëta që punojnë në dëm të shqiptarëve, kur ideja është e fortë dhe fuqizon interesin kombëtar shqiptar, mbështetja prej masës popullore nuk do të mungojë, do të tejkalohen të gjitha barrierat dhe fitorja do të jetë e padiskutueshme. E dyta, doktrina politike e shqiptarëve në Mal të Zi do të kishte një adresë ku do të fokusoheshin problemet aktuale dhe ato që duhet të zgjidhen në të ardhmen, duke filluar nga statusi juridiko-politik, statusi i gjuhës, punësimi proporcional, investimet kapitale, interesat ekonomike, kulturore e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
n zgjedhor
sociale të banorëve shqiptarë në Mal të Zi. Njerëzit me dinjitet dhe ndërgjegje të pastër e që kanë integritet kombëtar, politikën nuk e kuptojnë si një profesion për levërdi dhe interesa personale, siç po ndodh në klasën politike aktuale, por si një detyrim ndaj popullit që i takojnë dhe për asnjë çmim nuk devijojnë nga kauza për të cilën janë përcaktuar. Ideali i tyre bazohet në vlera morale dhe njerëzore, ata përjashtojnë çdo veprim politik që pengon zhvillimin dhe kultivimim e vlerave demokratike në funksion të zhvillimit dhe përparimit të kombit, marrin obligime dhe asnjëherë nuk i ikin përgjegjësisë. Populli ua ka borxh mbështetjen dhe fuqizimin politik personave me këtë përkushtim, por me kusht që këta persona të mos devijojnë nga premtimet dhe synimet kombëtare. Ata popullit i kanë borxh që të bashkojnë spektrin politik shqiptar, ngase shqiptarët e bashkuar janë e vetmja shpresë që mund të sjellë ndryshime. Kështu të ndarë, humbja është e pashmangshme. E treta, fuqia negocuese e shqiptarëve me faktorin politik malazez do të ridimensionohej me një performancë efikase përfaqësimi, duke përfshirë interesat e gjithë spektrit politik shqiptar. Mbaj bindjen
se është nevojë e pashmangshme bashkëpunimi dhe unifikimi i spektrit politik shqiptar në Mal të Zi. Në interes të avancimit të çështjes shqiptare, shqiptarët duhet të faktorizohen politikisht në Mal të Zi dhe të detyrojnë në mënyrë demokratike faktorët politikë malazezë që të hapin dialogun serioz për ndryshimin e kushtetutës së vendit, duke realizuar hapin e parë politik, duke unifikuar mandatet politike parlamentare dhe duke krijuar opozitën etnike politike shqiptare në Mal të Zi. E katërta, kjo listë e përbashkët shqiptare do të vendoste për përfshirjen apo jo në bashkëqeverisje me subjektet politike malazeze, dhe që më parë do të diheshin kushtet që do të përcaktonin rrjedhën e mëtejme të procesit negociues. Duke pasur parasysh intensitetin e krizës sistematike dhe diskriminimet me të cilat ballafaqohen shqiptarët në Mal të Zi edhe gjatë periudhës kur edhe partitë aktuale shqiptare janë në koalicione qeverisëse, si periudhë paraqet fatkeqësinë e paimagjinueshme mbi çështjet dhe të drejtat e popullit shqiptar. Veprimet e pakontrolluara të partive që participojnë në Qeverinë e Malit të Zi, për dëmin që i kanë shkaktuar popullit shqiptar, është e pajustifikueshme dhe jashtë çdo logjike që të men-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dohet për besueshmërinë ndaj tyre. Me këto degradime që ua kanë bërë qytetarëve shqiptarë, asnjëherë nuk mundet të mendohet se këta janë të pavarur e konsistentë në përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave të shqiptarëve. E pesta, lista shqiptare do të vendoste se për cilat çështje duhet të ketë konsensus brendashqiptar dhe cilat çështje mund të ngelin pjesë e modaliteteve pluraliste, që do të pasuronin koloritin e specifikave të skenës politike shqiptare në Mal të Zi. Kjo klasë politike si rezultat i mosdijes dhe injorancës për t’i kuptuar proceset politike që kanë të bëjnë me dinamikën e zhvillimit të ngjarjeve, duke mos e njohur fare të kaluarën e kanë humbur orientimin për të sotmen dhe kanë harruar të ardhmen, kanë ngelur në errësirën e mesjetës dhe nuk dinë çka është diskriminimi dhe liria, nuk e dallojnë diktaturën nga demokracia si dhe dezintegrimin nga integrimet. Përplasjet publike të partive shqiptare që priten të shfaqen gjatë teatrit zgjedhor në fund të gushtit, shtresa intelektuale shqiptare në Mal të Zi do t’i kuptojë si prodhim i stërkalave të ujit që do t’i ndihmojë mullirit të Gjukanoviqit të bluajë sa ma mirë “unitetin politik të shqiptarëve“. Nuk thuhet më kot se e keqja më e madhe shqiptarëve u vjen nga vetë shqiptarët. Si dhe përçarja më e madhe e shqiptarëve po ashtu vjen nga vetë shqiptarët. Trupi zgjedhor shqiptar duhet ta kishte kuptuar që moti, se ne shqiptarët e Malit të Zi i bëjmë politikë njëri-tjetrit, më saktë njëra parti partisë tjetër shqiptare. Vota shqiptare kurrë gjatë këtyre viteve të pluralizmit politik nuk ka qenë më e devalvuar në tregun politik malazez. Dhe derisa për diskriminimin e turpshëm të shqiptarëve pjesën më të madhe të fajit e ka politika malazeze, për mosdaljen me një “listë të përbashkët“ në këto zgjedhje parlamentare faji mbetet kryekëput te partitë shqiptare, gjegjësisht te partitë më të mëdha që janë në koalicione qeveritare dhe lokale. Prandaj, elektorati shqiptar ende nuk e ka të qartë se çfarë i bëjnë të ndihen mirë ato politikanë shqiptarë, përfaqësimi i të cilëve edhe në të ardhmen do të ketë vetëm efekte “dekorative” të pushtetit. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Unë, “armiku i p Në shtator të vitit 2018 isha në Shqipëri për të marrë pjesë në promovimin e tre vëllimeve të librit tim, “Demokracia nuk pret”, por kisha vendosur që të mos largohesha nga Tirana pa vizituar Autoritetin për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991 (AIDSSH).
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / Nju Jork Autoriteti, i themeluar në bazë të një ligji të miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015, është i hartuar, kryesisht, në bazë të modelit të ligjit gjerman mbi regjistrat e Stasit, ish-policisë sekrete të Gjermanisë Lindore komuniste, “Me përgjegjësinë për mbledhjen, administrimin, përpunimin, përdorimin e dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit dhe informimin në lidhje me to…”. Vizita ime në zyrën e AIDSSH, dy vjet më parë, ishte një përvojë e veçantë, ku pata nderin dhe kënaqësinë të takohesha me Kryetaren e AIDSSH, Zonjën Gentiana Sula, me anëtarin e Autoritetit, Zotin Simon Mirakaj dhe me zyrtarë të tjerë të atij enti. Kryetarja Sula dhe ndihmësit e saj më ofruan mua dhe bashkëshortes një pritje tepër miqësore dhe plot respekt. I falënderoj të gjithë ata, veçanërisht, për gatishmërinë dhe ndihmesën që më ofruan, me atë rast, në procesin e aplikimit për nxjerrjen e dosjes që kishte përgatitur për mua ish-Sigurimi i Shtetit gjatë sundimit të regjimit komunist. Vizita në Zyrën e AIDSSH, Tiranë, Shtator, 2018 Vizita tek Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944÷1991 përfundoi pas aplikimit, falë ndihmës së stafit të Autoritetit, për hapjen e dosjes time, brenda një
14
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
periudhe të shkurtër, dosje të cilën, natyrisht, e lexova me vëmendje, por që pothuaj asgjë nuk më habiti nga ato që kishte brenda. Dokumentimi, identifikimi dhe hapja e dosjeve për individë, brenda dhe jashtë Shqipërisë, është një objektiv me rëndësi i punës së përditshme të Autoritetit. Më vonë, gjatë një vizite që stafi i AIDSSH bëri në Nju Jork, më sollën -- në disk -- kopjen e dosjes time personale të përgatitur nga Sigurimi i regjimit komunist të Enver
Hoxhës. Sipas renditjes në listën e emërtimit të dokumenteve që përmban dosja ime prej 60 faqesh, duket se interesimi i Sigurimit të Shtetit rreth meje kishte filluar aty nga viti 1984-85 kur unë kam qenë Shef i Shërbimit shqip të Zërit të Amerikës dhe ka zgjatur deri në datën 20 Mars, 1991, kur është mbyllur, që është pikërisht dita që unë dhe tre anëtarë të Delegacionit të parë të Departamentit Amerikan të Shtetit kemi zbritur në Tiranë për hapjen e ambasadës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
popullit”!? dhe për të marrë pjesë në zgjedhjet e para pluraliste, nja një javë pas nënshkrimit në Uashington të protokollit për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Kopertina e dosjes sime
Dihet se gjatë gjithë historisë së tij, Zëri i Amerikës ishte halë në sy për regjimin e Enver Hoxhës dhe për Sigurimin e Shtetit, sidomos gjatë viteve të 1980-ave, kulmi i Luftës së Ftoftë dhe i lëvizjeve pro-demokratike në Evropën Lindore, sidomos në Poloni, që filluan me lëvizjen e punëtorëve polakë, Solidarnost dhe që u përhap më vonë anë e mbanë Evropës Lindore, përfshirë Shqipërinë, në vitin 1990. Dosja e Sigurimit më përshkruan sikur të isha dy metra i gjatë, i rrezikshëm për regjimin komunist po se po, pasi konstatohet, gabimisht, se unë, “Si zëvendës drejtor
në Drejtorinë për Evropën Lindore në Departamentin e Shtetit, Frani ka në mbikëqyrje edhe Zërin e Amerikës në tërësi”, duke shtuar se, “Nga të dhënat del se Frani është mjaft i aftë dhe i specializuar në drejtim të vendit e njeri mjaft i besuar i amerikanëve”, duke lenë të nënkuptohet se si i tillë, mund të jetë edhe i rrezikshëm. Prandaj në dokumentin sekret të datës 4 -6-87 bëhet thirrje që, “Bazuar në sa sipër dhe me qëllim për të zbuluar e mësuar veprimtaritë dhe detyrat që i janë ngarkuar e kryen në drejtim të vendit tonë në fushën politike, propagandistike, studimore e subversive sipas orientimeve të Departamentit të Shtetit të kundërzbulimit amerikan”, vendoset që, “Fran Shkreli të merret në trajtim aktiv”, ndërkohë që vendimit për të “zbuluar veprimtarinë armiqësore të Fran Shkrelit”, i bashkëngjitet edhe “plani përkatës i masave agjenturoro-operative” prej nja 14-pikash kundër meje. Në një dokument të përfshirë në dosje, kërkohet që “për zbulimin e veprimtarisë së objektit në vendin ku jeton kundër vendit tonë… të mendoni dhe na propozoni për masa presioni e demaskimi ndaj objektit që do të ishin më me efekt për ta larguar atë nga veprimtaria armiqësore kundër vendit tonë, e për ta demaskuar në radhët e emigracionit “shqiponjas”, arbëreshe e shqiptare, si spiun i të gjitha vendeve ku kaluar etj.”. Unë, poli-agjent, mos ma çoni gazin bre! Duket se Sigurimi ishte i konfuzuar me të dhënat, pasi nga qëllimi për të më shpallur poli agjent për veprimtarinë kundër regjimit, në një dokument tjetër thuhet se sipas një burimi, “Fran Shkreli është me qëndrim të mirë” ndaj Shqipërisë dhe “nuk lejon që ndokush të flasë keq për të”. Madje në të njëjtin dokument thuhet se ai “dëshiron të vizitojë Shqipërinë, por mendon se nuk do ti lejohet kjo gjë, ndoshta nga qeveria jonë, por mendon që edhe amerikanët mund të mos e lejojnë”. Në të njëjtin dokument të datës 19.12.1989, ndërkohë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
që duket se në Tiranë po diskutohej mundësia për marrëdhënie diplomatike me Shtetet e Bashkuara, oficeri raporton se sipas një burimi, “Frani ngul këmbë në bindjen e tij se vendi ynë do të afrohet e lidhë marrëdhënie me Amerikën, gjë që po ndodhë, ai e vlerëson si hap shumë të zgjuar diplomatik të qeverisë tonë”, thuhet në dokumentin në fjalë. Në një letër drejtuar operativit resident të Sigurimit në Nju Jork i kërkohet që për të ndjekur gjithë veprimtarinë time “armiqësore” në punë dhe në familje, të angazhohen të pakën gjashtë veta, të cilët identifikohen vetëm me numra, njerëz që sipas të dhënave në dosje, “më njohin mirë” mua, sepse sipas një dokumenti tjetër në dosje, “Nga analiza e të dhënave rezulton se Fran Shkreli… është mjaft aktiv kundër vendit tonë”, e që “ndiqet nga ana juaj në përpunim 2A”, (grupi i të akuzuarve për agjitacion e propagandë) -- i shkruan nga “pozita” një agjent i Sigurimit një agjenti tjetër, jo më heret se me 25 tetor, 1989, d.m.th. më pak se dy javë para shembjes së Murit të Berlinit. Është interesant se ndërkohë që komunizmi në Evropën Lindore po jepte shpirt, Sigurimi i Shtetit Shqiptar ishte i angazhuar në ndjekjen e personave si unë. A nuk e shihnin a po nuk donin ta shihnin furtunën anti-komuniste që po vinte – fillimin e mbarimit të komunizmit! Bazuar në dosjen që kam në dorë, megjithëse jetoja dhe punoja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, jo vetëm që ndiqesha nga Sigurimi i Shtetit komunist të Enver Hoxhës për veprimtari armiqësore por sipas një “Ekstrakti” sekret në dosjen time të Sigurimit të Shtetit thuhet se, “Frani ndiqet edhe nga organet e shërbimit të sigurimit shtetëror jugosllav për veprimtari kundërshtare dhe për ketë ushtrohet masa e kontrollit dhe e vëzhgimit…”. A mos vallë punonin së bashku këto dy shërbime të Sigurimit sekret ballkanas? Në një dokument tjetër sekret -- që përmban dosja – dokument i lëshuar në Tiranë me datën 3/8/90, vetëm një vit para rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë, udhëzohet “Rezidentura e Nju Jorkut” që, “Problemi i Fran Shkrelit të ndiqet me përparësi dhe me shumë kujdes”. (vazhdon) E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Lajm i vjetër Lajmi i keq është vdekjeprurës i ngadaltë; dhe lajmi i mirë vlerësohet vetëm në një realitet të përsosur - që nuk ekziston. Nëse njerëzit do të vëzhgonin vetëm realitetin e tyre dhe të lejonin veten të mashtroheshin, jeta do t’i ngjante përrallave të njëmijë e një netëve
Astrit Lulushi
Sa shumë njeriu është i lidhur me instinktet. Çdo veprim i tij është inerci e veprimeve të nisura nga e kaluara. Instinkti është thelbi i krijimit - Big Bang i jetës - dhe inercia mund të quhet forca e shpërthimit që vazhdimisht zgjerohet. Ndonjëherë, pasi kemi parë e dëgjuar gjithë ditën, ndalemi dhe pyesim - Çfarë është lajmi? Dhe kuptojmë se lajmi i vërtetë kurrë nuk është i vjetër. Një herë në Kinën e lashtë, në vitet 300, perandori Wei dërgoi një njeri në provincë për të përcjellë lajmet, siç ishte zakoni i komunikimit atëkohë. Gjatë bisedës me njerëzit e mbledhur, mikpritësi e pyeti lajmëtarin: Çfarë është duke bërë Perandori? I dërguari u përgjigj me respekt: Mjeshtri im dëshiron të zvogëlojë numrin e gabimeve të veta,
“ 16
por nuk mund të arrijë deri në fund të tyre. Ky ishte lajmi. Kur i dërguari iku, njerëzit thanë: Çfarë mesazhi i denjë! Në vend që të shurdhojë veshët e fermerëve të përgjumur në ditën e pushimit me kritika për një jave të harxhuar keq, ai foli për fillimin e freskët dhe të guximshëm të një jave të re. Lajmi i keq është vdekjeprurës i ngadaltë; dhe lajmi i mirë vlerësohet vetëm në një realitet të përsosur - që nuk ekziston. Nëse njerëzit do të vëzhgonin vetëm realitetin e tyre dhe të lejonin veten të mashtroheshin, jeta do t’i ngjante përrallave të njëmijë e një e netëve. Nëse do të respektonim vetëm atë që është e pashmangshme, muzika dhe poezia do të kumbonin nëpër rrugë, jeta do të ishte hare. Kur jemi kureshtarë dhe të mençur, ne e kuptojmë se vetëm gjërat e mëdha dhe të denja kanë ndonjë ekzistencë të përhershme dhe absolute, dhe se frika dhe kënaqësitë e vogla përbëjnë pjesën hije të realitetit. Duke mbyllur sytë, dhe pranuar të mashtrohemi nga pamja e jashtme, njeriu vendos dhe konfirmon jetën e tij të përditshme të rutinës që
është ndërtuar mbi themele thjesht iluzorë. Fëmijët i dallojnë marrëdhëniet e jetës më qartë se të rriturit, të cilët nuk arrijnë ta jetojnë atë denjësisht, por që mendojnë se janë më të mençur nga përvoja, domethënë nga dështimi. Na ishte një herë...një djalë mbreti, i cili, duke u dëbuar në foshnjëri nga qyteti i tij i lindjes, u rrit nga një pylltar, dhe mendonte se i përkiste një race barbare me të cilën jetonte. Një ditë, një nga ministrat e atit të tij, i tha të vërtetën se kush ishte, dhe koncepti i karakterit të djalit ndryshoi kur mësoi se ishte princ. Kështu edhe njeriu, nga rrethanat në të cilat rritet a vendoset mes gënjeshtrave, gabon karakterin e vet, derisa e vërteta zbulohet, dhe ai e kupton se çfarë e kush është. Ne jemi këta që jemi sepse vizioni ynë nuk depërton përtej sipërfaqes së gjërave. Ne mendojmë se është ajo që duket se është. Nëse një njeri i shëtitur na jep një përshkrim për realitetin që ka parë, ne e njohim vendin siç na e përshkruan ai; të vërtetën e vlerësojmë në distancë, në periferi të sistemit, prapa yllit më të largët,
Nëse do të respektonim vetëm atë që është e pashmangshme, muzika dhe poezia do të kumbonin nëpër rrugë, jeta do të ishte hare. Kur jemi kureshtarë dhe të mençur, ne e kuptojmë se vetëm gjërat e mëdha dhe të denja kanë ndonjë ekzistencë të përhershme dhe absolute, dhe se frika dhe kënaqësitë e vogla përbëjnë pjesën hije të realitetit. Duke mbyllur sytë, dhe pranuar të mashtrohemi nga pamja e jashtme, njeriu vendos dhe konfirmon jetën e tij të përditshme të rutinës që është ndërtuar mbi themele thjesht iluzorë. Fëmijët i dallojnë marrëdhëniet e jetës më qartë se të rriturit, të cilët nuk arrijnë ta jetojnë atë denjësisht, por që mendojnë se janë më të mençur nga përvoja, domethënë nga dështimi
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përpara Adamit dhe pas njeriut të fundit; të gjitha kohët, vendet dhe rastet ne i përmbledhim në të tashmen; mendojmë se çdo gjë arrin kulmin në momentin e tanishëm dhe se s’ka ndodhur kurrë më parë; nuk arrijmë ta kuptojmë atë, sepse shohim vetëm realitetin ku jemi mbyllur. Bota, mbushur me realitete të tjera, vazhdimisht dhe me bindje i përgjigjet koncepteve tona, qoftë kur udhëtojmë shpejt apo ngadalë, larg ose afër - sot rruga është e hapur, dhe njeriu, veç realitetit të rremë, nuk tradhton asgjë tjetër.
“
Ne jemi këta që jemi sepse vizioni ynë nuk depërton përtej sipërfaqes së gjërave. Ne mendojmë se është ajo që duket se është. Nëse një njeri i shetitur na jep një përshkrim për realitetin që ka parë, ne e njohim vendin siç na e përshkruan ai; të vërtetën e vlerësojmë në distancë, në periferi të sistemit, prapa yllit më të largët, përpara Adamit dhe pas njeriut të fundit; të gjitha kohët, vendet dhe rastet ne i përmbledhim në të tashmen; mendojmë se çdo gjë arrin kulmin në momentin e tanishëm dhe se s’ka ndodhur kurrë më parë; nuk arrijmë t’a kuptojmë atë, sepse shohim vetëm realitetin ku jemi mbyllur. Bota, mbushur me realitete të tjera, vazhdimisht dhe me bindje i përgjigjet koncepteve tona, qoftë kur udhëtojmë shpejt apo ngadalë, larg ose afër - sot rruga është e hapur, dhe njeriu, veç realitetit të rremë, nuk tradhton asgjë tjetër.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
30 vjet nga themelimi i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” (2)
Projekte madhore për kulturën shqiptare Ibrahim Berjashi (vijon nga numri i kaluar) Një moment shumë i veçantë për kulturën dhe publicistikën shqiptare në Mal të Zi është dalja e së përmuajshmes “Fati”. Numri i saj i parë është përuruar më 31 mars 1994. Kam kërkuar disa herë me gojë nga “Art Club”-i që të shënohet kjo datë e rëndësishme për median e shkruar shqip në Mal të Zi. Në redaksinë e gazetës kanë qenë të gjithë emrat kryesorë që merren me gazetari në gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite. Lidhja Demokratike në Mal të Zi nuk e ka shikuar me sy të mirë këtë të përmuajshme, dhjetë numra të së cilës i ka financuar Fondacioni “Për shoqëri të hapur”. I gjithë ekipi që e ka përgatitur “Fati”-n ka punuar vullnetarisht, pa asnjë honorar, meqë shoqatës i kanë munguar fondet për këtë. Gazeta ka trajtuar tema të ndryshme të ndërlidhura me shqiptarët në Malin e Zi, me një fizionomi të pavarur, pluraliste. Pa dyshim se “Art Club”-i vëmendjen kryesore e ka përqëndruar në artin e letërsisë me artet pamore, si
“ 18
Projekti më kulmor i gjithë veprimtarisë së SHAI “Art Club”, pa asnjë dyshim është simpoziumi kushtuar 440-vjetorit të botimit të librit të parë shqip, “Meshari”-t të dom Gjon Buzukut, i organizuar në Ulqin, më 19 dhe 20 maj 1995. Zaten, ka qenë një synim i veçantë yni, duke u nisur nga fakti se as sot e kësaj dite nuk dihet se ku u botua ky libër dhe në artin muzikor. Që në fillim të veprimtarisë, ai ka organizuar takime letrare me autorë shqiptarë, mbi të gjitha nga Kosova dhe Shqipëria. Fillimisht, takimet janë quajtur “Taverna poetike”, të mbajtura në lagjen e peshkatarëve në grykëderdhjen e Port Milenës, që më vonë u emërtua “Kalimera poetike”, që vlerësohet manifestimi më i rëndësishëm veror mbarëshqiptar. Në vjeshtën e vitit 1992 kam shkuar në Tiranë, ku jam takuar me përfaqësuesit e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë - kryetarin Bardhyl Londo dhe sekretarin e përgjithshëm Xhevahir Spahiu. I kam informuar me shoqatën dhe synimet e saj. Poetin Spahiu e kemi ftuar disa herë si mysafir të “Art Club”-it, ndërsa në mandatin e tyre në LSHASH, askush nuk është ftuar nga letrarët që veprojnë në shoqatën tonë. Projekti më kulmor i gjithë veprim-
tarisë së Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, pa asnjë dyshim është simpoziumi kushtuar 440-vjetorit të botimit të librit të parë shqip, “Meshari”-t të dom Gjon Buzukut, i organizuar në Ulqin, më 19 dhe 20 maj 1995. Zaten, ka qenë një synim i veçantë yni, duke u nisur nga fakti se as sot e kësaj dite nuk dihet se ku u botua ky libër. Kam pasur fatin, kënaqësinë, por edhe përgjegjësinë që të jam bashkërendues i këtij projekti. Pjesëmarrësit, emrat më të lartë të gjuhësisë shqiptare, e kanë quajtur “Akademi e shqiptarëve në Malin e Zi”. Dua të veçoj dy veta që i kisha pranë në realizimin e këtij projekti kaq të madh për një shoqatë joqeveritare, siç është “Art Club”: Imzot Pjetër Përkoliqin dhe Mr. Riza Rexhën. Edhe në momentet kur na arriti lajmi nga Kraja se në Ftjan militantë shqiptarë të armatosur të partive joshqiptare ”kanë bllokuar rrugën
“Art Club”-i vëmendjen kryesore e ka përqendruar në artin e letërsisë, artet pamore, si dhe artin muzikor. Që në fillim të veprimtarisë ka organizuar takime letrare me autorë shqiptarë, mbi të gjitha nga Kosova dhe Shqipëria. Fillimisht takimet janë quajtur “Taverna poetike”, të mbajtura në lagjen e peshkatarëve në Grykëderdhjen e Port Milenës, që më vonë u emërtua “Kalimera poetike”, që vlerësohet manifestimi më i rëndësishëm veror mbarëshqiptar
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
me traktora në Ftjan”, për të mos depërtuar në Ljare, Brisk, Karanikej e deri te Kotecat e Shestanit në kufi me Selcën, ku ende mund të dëgjohet “gluha e Buzukut”. Me asnjë kusht “nuk lejohet ardhja e akademikëve Rexhep Qosja dhe akademik Idriz Ajeti”. Ishte me programin e Simpoziumit që të vizitohen ato vendbanime të Krajës së Sipërme. Por, me mirëkuptimin e pjesëmarrësve, ishulli Ada ishte vizita alternativë. Dhe, derisa kishim vizituar ishullin ekzotik të lumit Buna, më erdhi lajmi se dhomat ku janë akomoduar pjesëmarrësit e simpoziumit janë kontrolluar nga organet e sigurimit jugosllav të asaj kohe. Nuk kishin lënë asnjë “porosi”. Imzot Pjetër Përkoliqi na thotë mua dhe prof. Rizait se “edhe ky lajm është kalues!” U bëmë edhe më këmbëngulës që projekti të përfundonte me sukses dhe në mënyrë të dinjitetshme. Në një afat rekord, falë kontributeve të adhuruesve të veprimtarisë së Shoqatës, u botua përmbledhja e
“
Një moment shumë i veçantë për kulturën dhe publicistikën shqiptare në Mal të Zi është dalja e së përmuajshmes “Fati”. Numri i saj i parë është përuruar më 31 mars 1994. Në redaksinë e gazetës kanë qenë të gjithë emrat kryesorë që merren me gazetari në gjuhën shqipe edhe sot e kësaj dite
kumtesave “’Meshari’ i Gjon Buzukut - monument i kulturës shqiptare (1555-1995)”. Në mbrëmjen përmbyllëse u shtua dukshëm numri edhe i të paftuarve, të cilët tejkaluan parashikimet dhe mundësitë tona financiare. Arkitekti dhe biznesmeni me prejardhje nga Kraja, Beqir Subashiqi (tani i ndjerë), mua dhe prof. Rizait na pëshpëriti në vesh: ”Mos u shqetësoni se shpenzimet e kësaj mbrëmjeje të mrekullueshme i mbuloj unë”. Kjo mbështetje, personalisht për mua, ishte një lehtësim i pafund shpirtëror, edhe financiar. Edhe nga fakti se personalisht isha angazhuar që të respektoj dispozitat statutare, mandatin katërvjeçar në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
postin e kryetarit të Shoqatës, por edhe nga pretendimet brenda “Art Club”-it, si dhe nga “stimulimet” e zyrtarëve të lartë të Lidhjes Demokratike që të shkarkohem nga kryetari, më 28 dhjetor 1994, Ditën e Shoqatës, në mënyrë që ndërrimi i udhëheqësisë të bëhet në një formë natyrale, kam deklaruar fundin e mandatit katërvjeçar të kryetarit dhe kryesisë, si dhe nga posti i kryeredaktorit të revistës “Fati”. Kam apeluar që kjo përvojë të jetësohet në “Art Club”, por që edhe partitë politike shqiptare ta ndjekin këtë rrugë. (Fund) (Autori është themelues dhe kryetari i parë i SHAI “Art Club”) E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
19
MOZAIK
Në Parkun Arkeologjik të Apolonisë
Restaurohen kolonat e dëmtuara të Nimfeut Ka nisur puna për restaurimin e dy kolonave të dëmtuara të Nimfeut, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë. Specialistët e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore-IKTK kanë nisur zbatimin e projekt-restaurimit të kolonave të Çezmës Monumentale - Nimfeut, miratuar nga Këshilli Kombëtar i Restaurimimeve, pranë Ministrisë së Kulturës. Projekti ka si qëllim ringritjen në ver-
20
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
tikalitet me metodën e anastilozës të kolonave të fasadës monumentale të Nimfeut. Projekti ka filluar zbatimin në 22 qershor, së pari, me masat e sigurimit teknik dhe pastrimin e territorit, për të vijuar me fillimin e punës ndërhyrëse. Aktualisht janë ringritur në vertikalitet të dyja kolonat e rrëzuara, duke realizuar ngjitjen e tamburëve dhe kapiteleve përkatëse. Puna po vazhdon me pjesën e integrimit, duke realizuar mbushjen e
lakunave, për të siguruar stabilitet të kolonave ( me material të rikthyeshëm). Dy kolonat e fasadës së fontanës monumentale të Apolonisë janë dëmtuar dy muaj më parë. Ato janë gjetur të dëmtuara gjatë kontrollit nga punonjësit e Zyrës së Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis, në datën 13 prill 2020, të cilët kanë bërë denoncimin pranë Drejtorisë së Policisë Vendore, Fier, e cila menjëherë nisi punën për zbardhjen e ngjarjes. Njëkohësisht, Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parqeve Arkeologjike Apoloni dhe Bylis vuri në dijeni Ministrinë e Kulturës. Nga inspektimi në terren u konstatua se kolonat kishin pësuar shkëputje të tamburëve nga njëri-tjetri dhe ciflosje. Zyra e Administrimit dhe Koordinimit të Parkut hartoi menjëherë një projekt restaurimi, i cili u aprovua pranë Këshillit Shkencor të Institutit të Monumenteve dhe në Këshillin Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore pranë Ministrisë së Kulturës. I gjithë zbatimi i projektit mendohet të përfundojë brenda një periudhe kohore 3 javore.
MOZAIK
Arkeologji
Në Himarë zbulohen varrezat 3500 vjet të vjetra Një zbulim i madh arkeologjik është realizuar në bregdetin e Himarës, duke vërtetuar edhe njëherë jetesën ilire në këtë zonë. Janë zbuluar pesë varreza tumulare të cilat i përkasin shekujve XV-XII p.e.s. Janë një traditë e hershme ilire e cila ka filluar rreth shekullit X p.e.s. e më pas janë trashëguar brez pas brezi.
Gërmimet kanë filluar që prej vitit 2008. Fillimisht, këto varre kanë lënë shenja në rrjedhën e lumit që derdhet në Himarë dhe në të arkeologët kanë kryer gërmime për dy vjet. Më pas kjo ka çuar edhe në zbulimin e varreve. Në secilin prej varreve gjenden skelete të cilat zbulojnë për një traditë të hershme ilire, ku personat të cilët ndërronin jetë, varroseshin në një
varr të vetëm. Gjithashtu, brenda varreve janë zbuluar sende me vlerë, por edhe armë luftarake, kryesisht të llojeve thikë që janë përdorur në ato kohë. Ka një rëndësi të veçantë zbulimi i këtyre varrezave pasi tregojnë për një fis ilir, të cilët gjendeshin në atë zonë dhe dëshmon për rrënjët e lashta të popullit shqiptar. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
21
MOZAIK
Në Tuz u organizua Panairi i punimeve artizanale
Promovim i vlerave dhe valorizim i potencialit turistik Tuz – Organizata Turistike e Tuzit dhe Sekretariati për Vetqeverisje Lokale kanë organizuar në Tuz panairin e punimeve artizanale, që u mbajt të dielën më 5 korrik 2020, në Parkun e qendrës së Tuzit. Në këtë panair ku morën pjesë njëmbëdhjetë ekspozues nga Tuzi, mjeshtër të prodhimeve nga materialeve të ndryshme të drurit, letrës, leshit, gurit, lëkurës, dhe të llojeve të tjera të punimeve të dorës.
22
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Në fillim të hapjes së këtij panairi, ka përshëndetur znj. Marina Ujkaj, sekretare e Sekretariatit për Vetqeverisje Lokale dhe drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit, z. Leonora Dedivanoviq, të cilat përshëndetën artizanët në panair dhe vizitorët e paktë në numër. Ndërkohë, fyelltari i njohur, z. Shtjefën Ujkaj, ka prezantuar instrumentin e fyellit, njërin ndër instrumentet
më të vjetër të punuar në mënyrë artizanale, duke shpalosur një ligjëratë të shkurtër mbi historikun e këtij instrumenti të lashtë në të cilin më pas edhe ekzekutoi mjeshtërisht një melodi autoriale. Sipas organizatorëve, qëllimi i këtij panairi ishte promovimi i vlerave të punimeve artizanale si punime kreative unikale, dhe valorizimi i pot. u. tencialit turistik të Tuzit.
FOTOGRAFIA E JAVËS
SAMIRA GJOKAJ KRUJA
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
23
MOZAIK
Elez Biberaj emëroh në detyrë i Zërit të Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale (USAGM) ka emëruar gazetarin me përvojë të Zërit të Amerikës Elez Biberaj në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës. Emërimi i zotit Biberaj u njoftua përmes një e-maili drejtuar stafit të martën nga shefi i ri ekzekutiv i Agjencisë Amerikane për Median Globale Michael Pack. Po ashtu u njoftua edhe emërimi i drejtuesve në detyrë për rrjetet e tjera informative
24
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
që mbikëqyren nga USAGM dhe financohen nga qeveria amerikane. Zoti Elez Biberaj ka drejtuar Divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006. Në këtë detyrë ai ka mbikëqyrur transmetimet e Zërit të Amerikës për Rusinë, Ukrainën, Armeninë dhe Ballkanin. Më parë ai ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës. Zoti Biberaj mban një doktoraturë për shkenca politike nga Universiteti Columbia dhe është autor i katër librave, përfshi “Shqipëria në
Tranzicion: Rruga e vështirë drejt demokracisë”. Emërimi vjen ndërsa vëmendja e publikut është përqendruar tek pavarësia editoriale e Zërit të Amerikës. Pararendëset e zotit Biberaj në krye të Zërit të Amerikës, Amanda Bennet dhe zëvendësja e saj Sandy Sugawara, dhanë dorëheqjen disa ditë para se zoti Pack të pushonte nga puna drejtuesit e tjerë të lartë të rrjeteve të financuara nga qeveria amerikane në fillim të muajit.
MOZAIK
het drejtor Amerikës Emërimet e drejtuesve të rinj, të njoftuara për stafin mëngjesin e së martës, përfshijnë edhe Jeffrey Scott Shapiro në postin e zëvendësdrejtorit të Zyrës për Transmetimet në Kubë. Zoti Shapiro është një avokat, analist ligjor dhe gazetar i cili punoi për faqen e lajmeve në internet “Breitbart”, para se të bëhej këshilltar në këtë rrjet në vitin 2017. Parameswaran Ponnudurai, zëvendëspresident për programet në Radion Azia e Lirë që nga viti
2014, u emëruar president në detyrë në këtë rrjet. Kelly Sullivan, një drejtuese e lartë në rrjetin për Trasmetimet për Lindjen e Mesme, u emërua presidente në detyrë. Daisy Sindelar, një nga menaxheret me përvojë në Radion Evropa e Lirë/Radio Liria, u emërua presidente në detyrë për rrjetin RFE/RL. Michael Pack u konfirmua nga Senati me 4 qershor, afro dy vjet pasi ishte emëruar në këtë post nga Presidenti
Donald Trump. Ai tha se emërimet e njoftuara të martën, “do të shërbejnë në role kritike për të mundësuar që rrjetet tona të kenë rezultate më të larta dhe për t’i shërbyer me më efikasitet audiencës tonë”. Së bashku, të pesë rrjetet e lajmeve të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Median Globale, përfshirë Zërin e Amerikës, kanë një audiencë javore globale prej më shumë se 350 milionë dëgjuesish, shikuesish, dhe ndjekësish në internet në 61 gjuhë. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
25
SOCIALE
Apel publik për ruajtjen dhe revitalizimin e Pyllit të Pishave
Mushkëritë e Ulqinit në rrezik
Pylli i Pishave paraqet ambient ku nuk ka alergjenë. Trajtohet si vegjetacion me ndikime pozitive për shëndetin e njeriut. Uji i detit në afërsi është me mineralizim të madh dhe kështu formohen të gjitha kushtet për terapinë aerosole natyrore
Prim. Dr. Gani Karamanaga
“ 26
Kompleksi më i madh i Pyllit të Pishave (Pishnaja) shtrihet nën lokalitetin e kodrës së Pinjeshit deri në Ranë (Plazhi i Vogël) të Ulqinit. Gjatësia e Pyllit të Pishave është deri në dy kilometra, kurse gjithsej deri në Kepin e Gjeranave janë 3 km.
Është e nevojshme që pushteti vendor të hartojë Programin për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pyllit të Pishave, që të inicohet themelimi i organizatës ose grupit të punës, i përbërë nga inxhinieri i pylltarisë dhe i ekologjisë, teknikut të përshtatshëm dhe punëtorëve, të cilët duhet të realizojnë propozimet dhe idetë e tyre
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Në fëmijërinë tonë Pishat i kemi ndarë në: Pishat e para, të dyta dhe të treta. Pishat kanë qenë vend për shëtitje, mjekim me faktorë natyrorë, pjesë e dashurive gjatë verës etj. Pylli i Pishave paraqet ambient ku nuk ka alergjene. Trajtohet si vegjetacion me ndikime pozitive për shëndetin e njeriut. Uji i detit në afërsi është me mineralizim të madh dhe kështu formohen të gjitha kushtet për terapinë aerosole natyrore. Kjo gjë është e dobishme për parandalimin dhe mjekimin e astmës bronkiale, posaçërisht te fëmijët, te të sëmurit prej sëmundjes pulmonare kronike - SPOK-u, parandalimin dhe mjekimin e së-
SOCIALE
mundjeve të tjera alergjike, si dhe ndihmesë në mjekimin e sëmundjeve të gjëndrës tiroide. Për këtë gjë propozohen shëtitjet në mëngjesin e hershëm dhe qëndrimi deri tri orë në Pyllin e pishave. Efekte të dobishme kanë edhe valët e ulëta në bregun e detit. Babai im tregonte: “Knjaz Nikolla i ka dhanë të holla Arsllan begut për me ba rrugën prej kishës t’Meterizit deri në Lima ke shpija e tij. Por, Arsllan begu me ata të holla ka gadit rrugën prej gadishullit Suka nëpër Pyllin e Pishave deri ku isht sat hotel ‘Albatros’-i”. Ky fakt tregon se Pylli i Pishave në Ulqin është i vjetër më shumë se
100 vjet. Në dekadën e gjashtë të shekullit XX, kjo rrugë u asfaltua. Para disa vitesh Ndërmarrja Publike “Morsko Dobro” (Të Mirat Detare) e zgjeroi këtë rrugë dhe e rregulloi si shëtitore, deri te kthimi për hotelin “Albatros”. Por pjesa tjetër në vazhdimësi ka mbetur pa u rregulluar dhe është lënë pas dore. Duke marrë parasysh rëndësinë, bëj apel publik për ruajtjen dhe revitalizimin e Pyllit të Pishave. Është e nevojshme që pushteti vendor të hartojë Programin për mirëmbajtjen dhe kujdesin ndaj Pyllit të Pishave, që të inicohet themelimi i organizatës ose grupit të punës,
i përbërë nga inxhinieri i pylltarisë dhe i ekologjisë, teknikut të përshtatshëm dhe punëtorëve, të cilët duhet të realizojnë propozimet dhe idetë e tyre. Kjo nënkupton pastrimin dhe rregullimin e parcelave, ndërtimin e mureve të ulët me gurë dhe mbushja me dhe të ri, përcaktimin e rrugëve dhe vendeve për shëtitje, ndalimin e ndërtimit të çdo objekti në mesin e pishave, ruajtjen prej zjarrit, rigjenerimin dhe mbjelljen e pishave të reja etj. Duke ecur shihen edhe pishat e reja, që janë mënyra e vetërigjenerimit të tyre. Por gjithsesi është e domosdoshme ndihmesa jonë. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Koronavirusi goditi shumë sektorë të jetës shoqërore
Bizneset dhe turizmi pësuan më së shumti Tuz – Shpërthimi i virusit COVID-19 i përmasave globale që nuk anashkaloi as vendin tonë i dha një goditje të fortë, në mes të tjerash edhe sektorit të biznesit dhe të turizmit në vend. Në krahasim me një vit më parë, ku në Malësi jemi mësuar të shikojmë baret dhe restorantet përplot mysafirë, por edhe në shërbimet e tjera të bizneseve, këtë vit situata ka ndryshuar dukshëm. Nëpër shërbimet hoteliere në Tuz vihet re një rënie drastike e numrit të frekuentuesve të bareve dhe restoranteve, kjo si pasojë e pranisë së virusit në vend, mungesës së turistëve, veçanërisht atyre nga dijaspora dhe masave kufizuese në fuqi të cilat që të gjitha së bashku e kanë ngadalësuar dhe ulur intensitetin e punës së biznesve të ndryshme në vend. Se kjo pandemi i ka dhënë një goditje të fuqishme sektorit të biznesit në vend e pohojnë edhe disa pronarë të biznesve në Tuz të cilët pohojnë se në krahasim me një vit më parë, biz-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
nesi i tyre është tkurr dukshëm. Në një bisedë për gazetën “Koha Javore”, pronari i restorantit më të njohur dhe më të frekuentur në Malësi, “Troja”, Anton Ujkaj, pohon se këtë vit, si pasojë e situatës epidemiologjike në vend, ka një rënie drastike të biznesit. Ai thotë se këtë restorant e vizitojnë mjaft edhe në këtë kohë, duke qenë se është i kategorisë së lartë me një arkitekturë unike dhe me ushqime tradicionale që e veçojnë nga restorantet e tjera, mirëpo, jo në atë masë siç ishte viteve të mëparshme. Ky realitet, sipas tij, është rezultat i mungesës së turistëve të huaj nga rajoni, veçanërisht të atyre nga shteti fqinj, Shqipëria, ku sipas tij nga ky vend i kanë edhe mysafirët më të shumtë në këtë restorant. Ujkaj theksoi se për momentin këtë hapsirë hotelierike e vizitojnë vetëm qytetarët vendas nga Malësia, Podgorica dhe nga qytetete të tjera të Malit të Zi.
Ndërkaq, përveç uljes së numrit të frekuentuesve të restorantit, ky virus i ka dhënë një goditje të fortë edhe organizimit të manifestimeve publike siç janë dasmat dhe ahengjet e ndryshme të cilat sërish janë të ndaluara si masë mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së mëtejshme të virusit, COVID-19. Pronari i restorantit “Troja”, i cili vite me radhë ka pasur numrin më të madh të pronotimeve për rastet e gëzimeve të ndryshme familjare, pohon se këtë vit (deri më tani) nuk ka rezervime për organizime të tilla. Se biznesi është në një krizë të theksuar e pohojnë edhe pronarët e sipërmarrjeve dhe bizneseve të tjera në Malësi të cilët po përballen me një situatë të vështirë dhe të paparë të krizës në sektorin e biznesit. Ndërkaq, edhe turizmi në vend ka pësuar goditje të fuqishme, ashtu sikurse të gjitha shtetet e rajonit, Evropës dhe të kontinenteve të tjera. t. u.
MOZAIK
Me vendimin e Trupit Koordinues Nacional për sëmundjet infektive
Komuna e Gucisë është vënë në masa të përkohshme karantine Guci – Duke pasur parasysh situatën e pavolitshme epidemiologjike në Komunën e Gucisë, të shkaktuar nga koronavirusi Covid-19, nga i cili në analizat e mostrave të testuara në laboratorët e mikrobiologjisë molekulare të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, kanë rezultuar pozitiv 14 persona nga treva e saj, Trupi Koordinues Nacional për sëmundje infektive i Qeverisë së Malit të Zi, me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit në fjalë, në mbledhjen e vet të mbajtur më 2 korrik 2020, ka vendosur që në këtë komunë t’i fusë masat e përkohshme të nivelit të karantinës,
të cilat janë fuqizuar që nga mbrëmja e ditës së prurjes, e ato janë: - Ndalohet dalja nga objektet e banimit prej orës 18:00 në mbrëmje deri në ora 05:00 në mëngjes; mbyllen të gjitha objektet hoteliere; ndalohet hyrja në territorin e komunës dhe dalja nga ajo, pos rasteve urgjente; ndalohen tubimet në vendet e hapura dhe të mbyllura publike; mbajtja e ceremonive dhe ritualeve fetare në objektet fetare pa prani të qytetarëve; ndalohet transporti në automjet motorik të udhëtimit të më shumë se dy personave të rritur në të njëjtën kohë, si dhe lëvizja dhe dalja e më shumë se
dy personave në vendin e hapur publik, pos anëtarëve të amvisërisë së përbashkët familjare; është i detyrueshëm shfrytëzimi i maskave mbrojtëse në vendin e mbyllur dhe të hapur publik, pos në objektet e banimit; janë të ndaluara tubimet në objektet e banimit të personave të cilët nuk janë anëtarë të amvisërisë së përbashkët familjare; si dhe ndalohet puna e institucioneve të edukimit parashkollor. Masat në fjalë do të jenë në fuqi gjithnjë deri në vendimin e ri të Trupit Koordinues Nacional për sëmundje infektive. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
29
MOZAIK
Vajza e Kadaresë zgjidhet zv. Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së Shqipëria është zgjedhur për rolin e Zëvendëspresidentit për sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB).Këtë pozitë nga data 01.07. e merr ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare Vajza e shkrimtarit të njohur, Ismail Kadare, Besiana Kadare është zgjedhur Zëvendëspresidente e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Ka qenë vetë Kadare, e cila në një postim në mediat sociale ka konfirmuar marrjen e pozitës së re. Ajo shkruan se ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për të, pasi do i shërbejë vendit në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare. “Jam krenare të njoftoj se Shqipëria është zgjedhur Zëvendës- Presidente e sesionit 75 të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara! Është një nder i veçantë të shërbej si Zv/Presidente e këtij sesioni historik dhe mezi pres të punoj me Ambasadorin Volkan Bozkir, Presidentin e sapozgjedhur të Asamblesë së Përgjithshme nga Turqia. Ky është një privilegj i madh dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për t’i shërbyer vendit tim në këtë post të rëndësishëm, me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare. Secili grup rajonal në OKB përfaqësohet me një
30
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Zëvendës- President në Asamblenë e Përgjithshme. Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Evropës Lindore (anëtarët e EEG, përfshijnë Ballkanin, Evropën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj”, shkruan z.Kadare. Presidenti Ilir Meta uroi përmes një postimi në Facebook angazhimin e Besiana Kadaresë në këtë pozitë. “Caktimi i Shqipërisë për të mbajtur postin e Zëvendëspresidentit për Sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara është një mundësi shumë e mirë për përfaqësimin dinjitoz të vendit tonë në këtë institucion tepër të rëndësishëm
botëror. Shumë suksese Ambasadores Besiana Kadare në ushtrimin e kësaj detyre dhe përgjegjësie të lartë”, ka shkruar Meta në rrjetet sociale. Po ashtu Ambasadorja e SHBAsë, në Shqipëri Yuri Kim përmes një postimi në rrjetet sociale ka reaguar pas emërimit të Besiana Kadares, si zëvendës presidente në sesionin e 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Kim uron vajzën e shkrimtarit Ismail Kadare për postin e ri. “Përgëzime Besiana Kadare në zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm!”, shkruan Yuri Kim. Marrë nga gazetasi.al
MOZAIK
Në kohën e rikthimit të koronavirusit në vend
Policia Komunale në mbikëqyrje të respektimit të masave “Qytetarët e Malësisë tashmë e dinë se janë të ndaluara funeralet, dasmat, puna e lokaleve pas orës 00.00, prandaj duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat, aq më tepër tani kur Mali i Zi ka hapur kufijtë me shtetet e BE-së. Apeloj te qytetarët që me këta njerëz të mos mbajnë takime, veçanërisht me njerëz të panjohur, por të respektojnë distancimin fizik dhe social dhe të përdorin maskë”, shprehet kryeshefi i Policisë Komunale, Rexhep Çunmulaj Tuz –Në Malësi, sikurse në pjesën dërrmuese të qyteteve në Mal të Zi, është rikthyer sërish virusi COVID19, nga i cili deri më tani sipas të dhënave të fundit të Institutit të Shëndetit Pubik ( e martë 7 korrik 2020), nga ky virus janë të prekur dy persona nga Tuzi, ndërsa numri total i të prekurve në Mal të Zi ka kaluar pesëqind. Duke mos përjashtuar shtimin eventual të numrit të të prekurve me COVID-19 në Malësi, Shtabi Emergjen i Komunës së Tuzit është në gatishmëri të plotë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e kësaj epidemie dhe për të mbrojtur shëndetin e qytetarëve, këtë e deklaroi gjatë një prononcimi për gazetën “Koha Javore”, kryeshefi i Policisë Komunale në
Tuz, Z. Rexhep Çunmualaj. “Shtabi emergjent i Komunës nga dita në ditë është duke ndjekur situatën epidemiologjike në komunën tonë dhe në tërësi në Mal të Zi. Fatmirësisht, nuk kemi rritje të numrit të të infektuarve, megjithatë, në rast se do të kemi rritje të numrit të të prekurve, ne do t’i marrim masat e nevojshme. Qytetarët e Malësisë tashmë e dinë se janë të ndaluara funeralet, dasmat, puna e lokaleve pas orës 00.00, prandaj duhet të jenë të kujdesshëm dhe të zbatojnë masat, aq më tepër tani kur Mali i Zi ka hapur kufijtë me shtetet e BE-së. Apeloj tek qytetarët që me këta njerëz të mos mbajnë takime, veçanërisht me njerëz të panjohur, por të respektojnë distancimin fizik dhe social dhe të përdorin maskën”, shprehet kryeshefi i Policisë Komunale, z. Rexhep Çunmulaj. Ai më tej shtoi se Shtabi Emergjent i Komunës informo-
het vazhdimisht për ecurinë e zhvillimeve në lidhje me situatën epidemiologjike në Mal të Zi. I pyetur se sa banorët e Malësisë po i respektojnë urdhërat e autoriteteve përkatëse për të parandaluar përhapjen e virusit COVID-19, kur është fjala për tubimet publike (dasmat, funeralet, etj), Çunmulaj thotë se banorët e Malësisë janë vetëdijësuar për rrezikun që bart virusi dhe si të tillë, sipas Çunmulajt, edhe masat kufizuese janë duke u respektuar maksimalisht në këtë komunë. “Për çdo rast, qoftë ngushëllimi apo gëzimi, njerëzit më parë më kontakojnë mua, duke më pyetur për çdo detaj në lidhje me zbatimin e masave. Policia Komunale i mbikqyr të gjitha rastet e ngushëllimeve apo të dasmave. Gjithashtu, policia ka në kopetencë mbikqyrjen e shitoreve e bizneseve të ndryshme të cilat në këtë situatë duhet të kenë në përdorim maskat, mjetet për dezinfektimin e duarve në hyrje dhe në dalje dhe respektimin e distancës fizike”, përfundoi Çunmulaj. Rikujtojmë që virusi COVID-19 në Malësi, pas rastit të parë të shënuar më 24 mars 2020, ku qenë prekur 37 persona, u rikthye sërish në muajin t. u. qershor. E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Zgjedhjet parlamentare 2012
Kandidatët shqiptarë për ligjvënës në organin më të lartë legjislativ Edhe zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 në Mal të Zi u mbajtën në pajtueshmëri me legjislacionin primar dhe sekondar të procesit zgjedhor - Kushtetutën e Malit të Zi , Ligjin për Zgjedhjen e Këshilltarëve dhe Deputetëve dhe Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike
Gjekë Gjonaj
Komisionin Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) si organ menaxhues i zgjedhjeve po ashtu ka miratuar Rregullat zgjedhore të cilat shërbejnë për të rregulluar aspekte specifike të procesit zgjedhor. Ligji zgjedhor në Mal të Zi është ligji më i rëndësishëm i cili rregullon procesin zgjedhor në vend. Ky ligj rregullon sistemin zgjedhor për zgjedhjet për Kuvendin e Malit të Zi dhe organizimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Malit të Zi; njohjen dhe mbrojtjen e të drejtës për të votuar dhe kriteret për pranueshmërinë e votës; mirëmbajtjen e listës së votuesve; regjistrimin e partive politike dhe çertifikimin e subjekteve politike; përgjegjësitë dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve; krijimin dhe funksionimin e Komisionit Shtetëror për Ankesa dhe Parashtresa; organizimin dhe funksionimin e komisioneve dhe këshillave të zgjedhjeve; rregullat për akreditimin e vëzhguesve të zgjedhjeve, si dhe të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre; kufizimet e shpenzimeve për fushatë dhe obligimet për publikim financiar; mbulimin e fushatave
32
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
zgjedhore nga mediat; kodin e mirësjelljes së subjekteve politike, kandidatëve të tyre dhe mbështetësve; procedurat e votimit, numërimit dhe shpalljes së rezultateve si dhe aspekte tjera të rëndësishme lidhur me zgjedhjet dhe procesin zgjedhor në Mal të Zi. U aplikua sistemi zgjedhor proporcional. Mali i Zi është i përcaktuar si një njësi të përbashkët zgjedhore, e cila u mundëson votuesve të zgjedhin e të votojnë për cilindo kandidat, pavarësisht nga përkatësia gjeografike e kandidatit. Kuvendi i Malit të Zi ka gjithsej 81 deputetë. Mali i Zi aplikoi pragun zgjedhor prej 3% për subjektet politike, koalicionet dhe kandidatët e pavarur për të pasur të drejtën për përfaqësim në Kuvend, me përjashtim të partive politike shqiptare për të cilat vlente pragu zgjedhor prej 0,7 për qind. Kuota gjinore e parashikuar me Ligjin zgjedhor përcakton që në listat e kandidatëve të secilit subjekt politik duhet të jenë së paku 30% kandidatë të gjinisë më pak të përfaqësuar. I njëjti kriter aplikohet edhe sa i përket shpërndarjes së vendeve në Kuvend, ku së paku duhet të jenë 30% nga gjinia më pak e përfaqësuar. Deputetët zgjedhën për mandat katërvjeçar. Qytetarët e Malit të Zi, më 14 tetor 2012, votuan në zgjedhjet parlamentare, në të cilat u zgjodhën 81
deputetë. Në këto zgjedhje garuan 13 subjekte politike apo koalicione. Propozimi i kandidatëve për deputetë bëhet me dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë. Të drejtën e dorëzimit të listës së kandidatëve për deputetë e kanë partitë politike të regjistruara, edhe atë, në mënyrë të pavarur (një parti), si koalicion, ose si grup votuesish. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e caktoi radhitjen e listave me short për të mos pasur moskënaqësi mes përfaqësuesve të subjekteve politike: 1. Aleanca Rinore e Shqiptarëve. 2. Bashkimi Serb. 3. Iniciativa Qytetare Kroate. 4. Mali i Zi Pozitiv - Darko Pajoviq. 5. Partia Socialiste e Malit të Zi. 6. Unioni Demokratik i Shqiptarëve. 7. Koalicioni Shqiptar: Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare. 8. Fronti Demokratik-Miodrag Lekiq. 9. Forca për Bashkim – Genci Nimanbegu-Vasel Sinishtaj-Zana Sarvan. 10.Partia Boshnjake - Rafet Husoviq. 11.Koalicioni Mali i Zi Evropian-Millo Gjukanoviq. 12.Së bashku. 13.Lidhja Nacionale Serbe-Ranko Kadiq.
Partitë parlamentare
Në bazë të neneve 94 dhe 95 të Ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe
MOZAIK deputetëve, disa lista zgjedhore fituan këto mandate: 1.Iniciativa Qytetare Kroate - një ulëse. 2.Mali i Zi Pozitiv- Darko Pajoviq - 7 ulëse. 3.Partia Socialiste Popullore e Malit të Zi – 9 ulëse. 4.Fronti Demokrartik – Miodrag Lekiq - 20 ulëse. 5. Partia e Boshjakëve – Rafet Husoviq – 3 ulëse. 6.Koalicioni “ Mali i Zi Evropian-Millo Gjukanoviq” – 39 ulëse. 7.Lista e përbashkët e partive politike shqiptare dy ulëse, dhe atë: Forca për Bashkim – Genci Nimanbegu-Vasel Sinishtaj-Zana Sarvan – 1 ulëse dhe Koalicioni Shqiptar: Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare – 1 ulëse.
- Aleanca Rinore e Shqiptarëve“, si subjekti më i ri në skenën politike shqiptare në Mal të Zi, po ashtu dorëzoi listën e vet, e cila kryesohej nga Anton Lulgjuraj, njëherësh edhe kryetar i Forumit Demokratik për Integrim. Kandidatët për deputetë/e - UDSH Mehmed Zenka Hamdi Hasani Hadixhe Gjoni Gzim Hajdinaga Enver Dedushaj Fadil Kajoshaj Skender Kaleziq Zeqa Daciq Beqir Zati Jasmina Hasa Ali Dukaj Deda Zadrima Anita Nikaj Ramo Sinanaj Dr. Xhelal Murtja Anton Lucoviq Husein Dervishi
Lista zgjedhore Numri i votave të fituara Iniciativa Qytetare Kroate 1.470 „Mali i Zi Pozitiv – Darko Pajoviq“ 29.881 Partia Socialiste Popullore e Malit të Zi 40.131 Fronti Demokratik – Miodrag Lekiq 82.773 Partia Boshnjake– Rafet Husoviq 15.124 Koalicioni Mali i Zi Evropian – Millo Gjukanoviq 165.380 Forca për Bashkim – Genci Nimanbegu – 5.244 Vasel Sinishtaj – Zana Sarvan Koalicioni Shqiptar: Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare 3.824
Mexhida Zatoviq Suzana Kraja Gazmond Kaleziq Samir Tafili Floridin Vogliq Zana Sefa Lavdim Çaushi Arben Truma Almir Lulanaj Senad Duraku Xheneta Vuçiq Haxhija Kraja Valon Dasharami Armend Husiq Nermina Bakalloviq Admir Nikoviq Albert Nimanbegu. Kandidatët për deputetë/e - Forca për Bashkim Genci Nimanbegu, Vasel Sinishtaj Zana Sarvan Nazif Cungu Smail Maliq Çunmulaj
Numri i deputetëve /eve në Kuvendin e Malit të Zi 1 7 9 20 3 39 1
Përfaqësimi në Kuvend në % 1,23 8,64 11,11 24,69 3,70 48,15 1,23
1
1,23
Tabela 15:Rezultatet parlamentare të zgjedhjeve 2012 - numri i mandateve
Listat zgjedhore shqiptare
Në zgjedhjet parlamentare të tetorit 2012 subjektet nacionale shqiptare të ndara në katër kolona dorëzuan listat e tyre për deputetë . - Koalicioni “Forca për Bashkim”, i përbërë nga Forca, Iniciativa Qytetare dhe Lëvizja “Perspektiva” - Genci Nimanbegu dhe Vasel Sinishtaj. -Koalicioni Shqiptar – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Partia Demokratike dhe Alternativa Shqiptare“. Bartës i listës ishte Fatmir Gjeka. -Unioni Demokratik i Shqiptarëve. Bartës i kësaj listë ishte Mehmed Zenka .
Izedina Axhoviq Shkrijel Astrit Hoxha Nuro Shata Luleta Sefa Enis Gjokaj Kasem Hoxhiq Valbonë Malokraja Nazif Hoxhaj Rizo Molazeqiri Vjollca Abazi Junuz Muharemoviq Sead Orahovac Arijeta Muhoviq Enis Lulanoviq Selim Karamanaga Florinda Karamanaga Rina Kasmi
Xhevdet Takuli Mefit Tela Lindon Gjelaj Vera Hakaj Rexhep Gjokaj Nail Draga Nikolla Z. Gegaj Ilirijan Koliq Katrina Gjurasheviq Florim Pali Faik Nika Valentina Junçaj Aferdita Pelingu Elez Nikoviq Gjoka Gjonoviq Agon Salaj Lindita Gjonaj E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK & MARKETING Mirsad Markashi Nuo Camaj Veneranda Gjonaj Gjeto Ulaj Valdet Axhemoviq Vjollca Lika Çoboviq Suzana Gjonaj Ilmira Lika Leon Gj. Berishaj Mustafa Gorana Vera Nicaj Zaim Sinanoviq Asllan Lunji Simon Ivezaj Zenepa Likoviq Ridvana Suliq dhe Fuad Haxhibeti.
Kristijan Gjonaj Agron Lulgjuraj Sandro Camaj Hana Dedivanoviq Liridona Lulgjuraj Anton Gojçaj Arben Vulaj Lindon Lucoviq Rita Camaj Nikolla Camaj Antoneta Nikpreleviq Simon Camaj Danijela Camaj Kristijan Lucoviq Shpend Gorvokoviq dhe Lindon Dedivanoviq.
Kandidatët për deputetë/e Aleanca Rinore e Shqiptarëve Anton Lulgjuraj Violeta Camaj Angjell Gojçaj Shtjefën Lucaj Besnik Gjonaj Lindon Camaj Anton Nikpreleviq Donika Dusheviq Robert Vulaj Violeta Nikpreleviq Toma Lucoviq Lindon Camaj
-
Kandidatët për deputetë/e -Koalicioni Shqiptar Fatmir Gjeka Mehmet Bardhi Gjergj Camaj Saubih Mehmeti Zylfije Duraku Marash Dedvukaj Nik Gjeloshaj Feim Avdiu, Aishe Gjeçbritaj Gjoka Dukaj Zarifja Gjoni Isa Nikqi Fitim Dragoviq
Daut Ceka Gjyljeta Nela Agron Berishaj Blerta Ramoviq Besa Bardhi Ilirjana Ujkashi Agnesa Daci Haxhi Sulejmani Hajredin Kovaçi Rifat Gjinoviq Ardita Rama Mark Lucgjonaj Agron Mehmedi Alma Spuzha Edona Lajçi Astrit Kurti Naser Kuqi Antonia Koçoviq Ali Gjeçbritaj Agron Ibrahimi Sadat Laiq Lubo Lekoçaj Kujtim Boci Kapllan Muçaj Xhavid Cucoviq Muhamet Kollari Florijeta Peroviqi Muhamet Nika Eljesa Gjeloshaj Noki Popoviqi
( Vijon)
U.S. Embassy
The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce its new online auction site: https://online-auction.state.gov/enUS. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register
Each auction will have a start and end date, usually from Monday to Sunday, lasting one week. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site. The first US Embassy Podgorica online auction will be available to place bids from July 10th – July 19st. You will not be able to place bids outside of those dates. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. Ambasada Amerikane në Podgoricë ka kënaqësinë të Ju njoftojë për aktivizimin e faqes së uebit me aukcion elektronik: : https://online-auction.state.gov/en-US. Nëse jeni të interesuar që të merrni pjesë në ankandin elektronik të Ambasadës Amerikane dhe nëse jepni oferta për shfrytëzimin e gjësendeve, fillimisht duhet të regjistroheni si shfrytëzues në: https:// online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/Register Secili auksion do të mbajë datën e saktë të fillimit dhe të përfundimit . Zakonisht, auksioni do të jetë aktiv gjashtë ditë, nga hëna deri të dielën. Për të pasur mundësi për të dhënë ofertën, është e nevojshme që të aplikoni në faqen e Uebit Podgorica auction. Për të aplikuar në faqen e uebit Podgorica auction, klikoni në “Aplikoni për të marr ofertën”. Ju lutemi që herë pas herëta verifikoni këtë faqe të uebit për ndryshime eventuale. Informacione më të detajuara mund të gjeni në faqen e uebit të Podgorica auction. Auksioni i parë elektronik i Ambasadës Amerikane do të jetë në dispozicion për paraqitjen e ofertave nga 10 korrik deri më 19 korrik. Jashtë këtyre datave nuk do të keni mundësi që të jepni oferta. Nëse keni çfarëdo pyetjesh, Ju lutemi të na kontaktoni në : PodgoricaOnlineAuction@state.gov
34
Javore KOHA
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
SPORT
Monografia “15 vite festë futbolli” e gazetarit sportiv Shaban Sinani
Dëshmi e suksesit të një projekti mbarëkombëtar për fëmijë Monografia i kushtohet 15 edicioneve që janë mbajtur deri tani në Ulqin, Tetovë, Durrës, Pejë dhe Tërnoc, të turneut mbarëkombëtar në futboll për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, duke bërë që futbolli për fëmijët të frymojë shqip Monografia “15 vite festë futbolli” e autorit Shaban Sinani, gazetar sportiv në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ka dalë këto ditë nga shtypi. Ajo i kushtohet 15 edicioneve që janë mbajtur deri tani në Ulqin, Tetovë, Durrës, Pejë dhe Tërnoc, të turneut mbarëkombëtar në futboll për fëmijët deri në moshën 15-vjeçare, duke bërë që futbolli për fëmijët të frymojë shqip. Janë këto qytete shqiptare që sollën këtë turne mbarëkombëtar në fushat e tyre sportive, në radhë të parë për të promovuar miqësinë ndërshqiptare te gjenerata më e ndjeshme, ajo e moshës deri 15-vjeçare, dhe për të lidhur ura bashkëpunimi ndërmjet këtyre qyteteve edhe në sfera të ndryshme jashtë sportit. “Projekti i Turneut Mbarëkombëtar të Futbollit për Fëmijë, kombinon motivimin, sportin dhe kulturën, ndaj edhe unë si zëdhënës i këtij manifestimi gjithëkombëtar, por dhe si gazetar sportiv, isha i obliguar që t’i grumbulloj të gjitha materialet dhe faktet nga 15 turnetë e zhvilluara, që të dokumentohen për t’u shërbyer gjeneratave që vijnë për të mësuar për ndodhitë sportive në rrafshin mbarëkombëtar në dy dekadat e fundit. Jam krenar me faktin se puna shumëvjeçare u materializua me daljen në
dritë të librit ‘15 vite festë futbolli’”, deklaroi autori i librit Shaban Sinani. Sipas tij, qëllimi parësor i këtij projekti ka qenë dhe është shoqërimi i ndërsjellë, krijimi i kushteve që fëmijët futbollin ta shohin si argëtim dhe lojë, për të krijuar kushte për progres individual dhe zhvillimin e kreativitetit. Ai ka falënderuar me këtë rast ideatorin e projektit, Naim Kërçukun, ish-drejtor i Qendrës Kulturore të Fëmijëve - Durrës, koordinatorin për qytetin e Tetovës, Muzafer Livoreka dhe të gjithë koordinatorët e qyteteve pjesëmarrëse për bashkëpunimin në
grumbullimin e fakteve. Redaktorja e librit, Sadije Aliti, thekson se përmbledhja e këtyre aktiviteteve është një dëshmi e kohës se barrierat që i shkaktojnë kufijtë e shumtë në copëtimin e trojeve etnike shqiptare, nuk mund ta ndajnë e copëtojnë shpirtin e shqiptarëve. “Këto ngjarje të gjeografisë shqiptare vunë vulën e një ardhmërie pikërisht te gjeneratat e reja, duke ndërtuar ura afrimi e bashkëpunimi se gjaku i shqiptarit është një. Shoqërimi i fëmijëve në familjet nikoqire dëshmon për traditën shekullore të mikpritjes shqiptare”, shkruan ajo. Për hartimin e kësaj monografie janë shfrytëzuar kontributet në gazetën e përditshme në gjuhën shqipe “Fakti”, gazetën elektronike “Yll Press”, TV Art, “Art Channel” dhe “Klan Maqedonia”. Botimin e librit e kanë mbështetur financiarisht Ministria e Kulturës e Maqedonisë së Veriut dhe Komuna e Tetovës e cila, sipas autorit të librit, gjithmonë ishte në përkrahje të këtij projekti. Promovimi i librit parashihet të bëhet në pesë qytetet ku edhe është zhvilluar deri tani Turneu Mbarëkombëtar i Futbollit për Fëmijë. (Kohapress)
E ENJTE, 9 KORRIK 2020
Javore KOHA
35