KOHA Javore Podgoricë e enjte, 30 korrik 2020 Viti XlX Numër 921 Çmimi 0,50
Vizitor në atdhe?! ISSN 1800-5696
Të ndarë në zgjedhje
Pa një raportim profesional nuk i shërbehet masës
PËRMBAJTJE
6
8 Praktika zgjedhore në Mal të Zi
Evropa ime: T’u tregojmë vendin elitave të korruptuara të Ballkanit Perëndimor
16
18 Të përmbyllësh studimet në kushte pandemie
Apologji për komunitetin dibran në Shkodër
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
PËRMBAJTJE
20
28 Ra ky mort e u pamë
Figurë e madhe e arsimit dhe politikës
31
33 Gazetari i famshëm amerikan me origjinë shqiptare
Roman i fateve njerëzore
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 30 korrik 2020 Viti XlX Numër 921 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re u g n u m Vizitor në atdhe?! e ë ir h s ë d ma t e jë h n o t i tr je a Te uk
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Të ndarë në zgjedhje
zgjedhje Të ndarë në
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë
2016 e enjte, 15 dhjetor
shërbehet masës profesional nuk i Pa një raportim
Vizitor në atdhe?!
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
Pa një raportim profesional nuk i shërbehet masës
Viti XV Numër
744 Çmimi 0,50
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, u takua me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi
Përpjekje për unifikimin e faktorit politik shqiptar Ulqin – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Meliza Haradinaj – Stublla, ka zhvilluar të shtunën vizitë pune në Mal të Zi në përpjekje për unifikimin e partive politike shqiptare për daljen në një listë të përbashkët zgjedhore, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 30 gusht. Gjatë vizitës së saj në Ulqin dhe Tuz, ajo ka zhvilluar takime me kryetarin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi dhe përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare. Ministrja Haradinaj ka thënë se ka ardhur me kënaqësi të veçantë pas vizitës që ka pasur me përfaqësuesit shqiptarë në Luginën e Preshevës dhe se shpreson që i njëjti unitet të përcillet edhe te shqiptarët në Malin e Zi. “Ne kemi ardhur me dëshirën dhe vullnetin e sinqertë që të ndihmojmë në unitetin e faktorit politik shqip-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
tar këtu, që t’i shohim shqiptarët të suksesshëm, të fortë dhe unikë. Po shpresojmë që i njëjti unitet, siç është në Luginën e Preshevës, por edhe në Maqedoni, do ta përcjellë edhe Malin e Zi dhe i njëjti unitet të reflektojë edhe në Kosovë që spektri politik në Kosovë të bashkohet, sidomos tani para situatave sfiduese në të cilën gjendet Kosova”, ka theksuar ajo, duke shpresuar që partitë politike shqiptare në Mal të Zi të arrijnë të bashkohen para dorëzimit të listave zgjedhore. Kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se e vlerëson lart vizitën e ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës ngaqë shqiptarët në Malin e Zi kanë nevojë për mbështetje institucionale të Kosovës dhe Shqipërisë. “Kemi nevojë për unifikim për çështjet e përbashkëta dhe të përgjithshme të shqiptarëve në Mal të
Zi sepse sinqerisht besojmë se është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e atyre problemeve, të cilat i kemi të trashëguara me vite. Dhe kjo përkrahje na stimulon më fort që ne të insistojmë në unifikimin e subjekteve politike shqiptare deri në momentin e fundit në prag të dorëzimit të listave”, është shprehur ai pas takimit me ministren Haradinaj Stublla. Ai ka thënë se në ditët në vijim do të bëjnë ç’është e mundur që ky shans i shqiptarëve në Mal të Zi për unifikim të mos humbet. Kjo ishte vizita e parë e ministres Meliza Haradinaj – Stublla në Mal të Zi, që prej marrjes së postit në Qeverinë e re të Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Avdullah Hoti. Vizita u zhvillua me nismën e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e i. k. Zi.
NGJARJE JAVORE
Dështojnë përpjekjet për pjesëmarrje në një listë zgjedhore të subjekteve politike shqiptare në zgjedhjet e ardhshme parlamentare
Të ndarë në zgjedhje Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, që do të mbahen më 30 gusht. Megjithë përpjekjet e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, subjektet politike shqiptare nuk janë pajtuar për një listë të përbashkët. Ditëve të fundit, ka qenë diaspora shqiptare në SHBA e tubuar rreth Koalicionit të organizatave shqiptaro-amerikane nga Mali i Zi, që i ka bërë thirrje “të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe miratojë një platformë dhe një listë të vetme bashkëpunimi me qëllimin final - atë të unifikimit dhe përfaqësimit të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme të 30 gushtit”. Dy net me radhë, të dielën dhe të hënën mbrëma, përfaqësuesit e organizatave shqiptaro-amerikane dhe këshilltari shqiptar në Kuvendin e Bashkisë së Nju-Jorkut, Mark Gjo-
naj, kanë biseduar me udhëheqësit e subjekteve politike shqiptare në platformën online Zoom, por pa pasur sukses që t’i bindin për një listë të përbashkët zgjedhore. Tashmë është e sigurt se subjektet politike shqiptare do të garojnë të ndarë në dy lista. Më herët, Partia Demokratike dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve kanë nënshkruar koalicionin parazgjedhor. Para disa ditësh këtij koalicioni i është bashkëngjitur edhe Lidhja Demokratike në Mal të
Zi. Ndërkaq Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit kanë nënshkruar të martën në Ulqin marrëveshjen për kaolicion. Në zgjedhjet e kaluara parlamentare, që janë mbajtur më 16 tetor 2016, partitë shqiptare kanë garuar në tri lista zgjedhore dhe kanë fituar vetëm një deputet. (Kohapress)
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Praktika zgjedhore Zgjedhjet e lira pasqyrojnë realitetin e pluralizmit në një shoqëri demokratike, ku pushteti detyrohet të realizojë detyrimet ndaj qytetarëve dhe institucioneve. Zgjedhjet e lira mund të konsiderohen ato zgjedhje që realizohen në pajtim me Kushtetutën, ligjet, rregullat juridike dhe standardet ndërkombëtare
Qani Osmani
Duke qenë se jemi në prag të zgjedhjeve parlamentare si çdo raund zgjedhor propaganda politike mundohet që të identifikojë paraprakisht fituesit dhe humbësit. Bëhen analiza paraprake të sipërfaqshme, të njëanshme, apo dhe tendencioze në funksion të retorikës për të fituar sa më shumë pikë në elektorat. Megjithatë, për këtë pjesë le të merren ata të cilët janë më në brendësi të kombinatorikave politike. Çështja që dua të trajtoj ka të bëjë me diçka tjetër, por që lidhet ngusht me proceset zgjedhore. E kam fjalën për zgjedhjet e lira e të ndershme në kuptimin që vota duhet të jetë e shejtë e pa manipulueshme dhe elektorati të japë verdiktin e tij sipas bindjeve dhe jo sipas Logjikës së forcës dhe presionit, apo sipas metodave manipulative, siç mund të jetë një punësim, një rrugë e shtruar me asfalt, apo pa dashur ta banalizoj një thes miell. Fillimisht duhet konstatuar se, pavarësisht faktit se a thua bëhet fjalë për zgjedhje lokale, parlamentare apo presidenciale, si dhe pa marrë parasysh se a thua këto zgjedhje janë të rregullta apo të parakohshme, ato përcillen me ankth të paparë. Kështu, shpallja e zgjedhjeve i ngjanë aktit të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, ndërsa fushata parazgjedhore si dhe dita e zgjedhjeve i ngjanë një beteje të përma-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
save “ të jesh apo të mos jesh “. E përbashkët tjetër e gjitha këtyre llojeve të zgjedhjeve në Mal të Zi është boshti rreth të cilit rrotullohen bisedat dhe platformat. Kështu, “ vlerat parësore të cilat hanë bukë e pinë ujë “ në tregun politik malazez si dhe në fushatat parazgjedhore janë demagogjia politike, kamuflimi ekonomik, patriotizmat e rrejshëm, loja me ndjenjat nacionale dhe bisedat boshe rreth integrimit euro-atlantik. Gjithçka tjetër vjen në rradhë të dytë, duke përfshirë këtu edhe platformat e mirëfillta politike, ekonomike dhe zhvillimore. Me një fjalë, zgjedhjet në, Mal të Zi si në fazën e shpalljes së tyre, gjatë mbajtjes së tyre si dhe në periudhën më pas, janë sui generis dhe kryesisht bazohen në disa modele të demokracisë që zbatohen në praktikën zgjedhore. E ato janë : 1.Modeli i demokracisë “ shit dhe blej vota “. 2.Modeli i “ kërcënimit - shantazhimit “ , si dhe 3.Modeli i demokracisë “ së kushtëzuar “. Duhet thënë gjithsesi se kto modele nuk i njeh shkenca dhe të njëjtat nuk i ka studiuar, prandaj nuk mund ti hasim në libra, apo punime tjera shkencore, por ato ekzistojnë dhe zbatohen në praktikën politike zgjedhore të shtetit malazez. E kur gjithë kësaj i shtohet realiteti i hidhur i cili dëshmon se në këtë shtet, personat e vdekur respektohen më shumë se sa të gjallët, dhe se për të vdekurit investohet më shumë se sa që investohet për mirëqenien e të gjallëve, portreti i deformuar i këtij shteti virtual bëhet edhe më i shëmtuar. Çështjet e mësipërme janë disa nga elementet të cilat e karakterizojnë bllokun
politik malazez. Ndërsa, për ma tepër, kur jemi tek blloku politik shqiptar, i cili në këtë rast na tangon drejtëpërsëdrejti, dhe i cili është boshti kryesor i këtij shkrimi modest, që në fillim duhet konstatuar se, për këtë bllok zgjedhjet janë shumë të veçanta dhe hibride! Kjo ngase, në “kanunin dhe manifesti-n“ e partive politike shqiptare, është “ lideri partiak “ ai i cili vendosë mbi fatin e partisë që e përfaqëson dhe elektoratit që e voton. Madje këta liderë , nga “ ushtarët “ e tyre partiak identifikohen me tipare të jashtëzakonshme, si p.sh.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e në Mal të Zi persona të cilët, jo vetëm që janë largpamës, por herë-herë ata shohin me katër sy! E, bile ndonjëherë edhe me gjashtë sy! E, të mjerët harrojnë dhe nuk dinë se, verbëria e tyre është ajo që i bën ata që të mendojnë se lideri i tyre na paska katër apo gjashtë sy! Me të përcaktuarit e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhje, e të cilët , zakonisht janë po të njejtat fytyra të cilët enden tashmë vite me radhë nga një eshallon në tjetrin, fillon fushata parazgjedhore, sa e turpshme, po aq edhe qesharake. Gjatë fushatës, ata të cilët janë në opozitë premtojnë se, kur të vijnë në pushtet, lumenjtë do të rrjedhin mjaltë e qumësht dhe se populli kurrë më nuk do të shijojë idhëtinë e padrejtësisë, diskriminimin, dhe brengat e skamjes, duke tentuar në këtë mënyrë që ti flakin në harresë bëmat e tyre të para disa viteve kur ishin në pushtet. Ndërsa, ata të cilët janë në pushtet dhe të cilët ëndërrojnë edhe për një mandat tjetër, ata tregojnë për aq shumë “ suksese “
të arritura, saqë të venë në dyshim se ndoshta mos vallë janë duke biseduar për ndonjë vend skandinav, ngase fjalët e tyre nuk reflektojnë asgja tjetër përpos rehatisë të tyre personal të cilin e kanë arritur në kurriz të popullit të përvuajtur të cilin e përfaqësojnë. Në anën tjetër, përfaqësuesit e pushtetit lokal, të cilët i fitojnë zgjedhjet e fundit në saje të premtimeve boshe, në momentin që ju kujtohet se ditët e “ pashallëkut “ të tyre janë kah mbarimi, ata nxitojnë së arrnuari disa gropa në rrugë dhe së hapuri disa kanale dhe hendeqe duke e rënduar e vështirësuar edhe më tepër realitetin edhe ashtu të rëndë të qytetarëve, kanale dhe hendeqe këto të cilat do të qëndrojnë si të tilla deri në fushatën tjetër parazgjedhore. E kur këto “ manovra “ të tyre banale nuk arrijnë ta bindin elektoratin e rraskapitur, ata fillojnë e premtojnë jo vetëm zgjidhjen e çështjeve madhore kombëtare, por i dalin zot edhe zgjedhjes së problemeve globale dhe ndërkombëtare.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Gjatë këtyre fushatave “ avangardat “ partiake janë të mobilizuara deri në skaj. Kanosjet dhe premtimet nuk kanë të ndalur. Sharjet dhe akuzat e ndërsjellta bëhen përditshmëri. Ndërsa, i vetmi segment i cili shënon rritje pozitive janë operatorët e telefonisë mobile, edhe atë, në saje të kartelave mbushëse të cilat iu shpërndahen “ partizanëve “ partiakë. Kështu, kalojnë vitet, e bashkë me to edhe shumë fushata dhe mandate, ndërsa gjendja e elektoratit shkon duke u vështirësuar prej viti në vit në të gjitha segmentet dhe poret e jetës. E, s’do mend se, sa më e mjeruar që bëhet jeta e popullatës, aq më i lehtë bëhet nënshtrimi i po të njejtës ndaj “ lojtarëve “ politik si dhe lojërave të tyre të fëlliqura dhe kushtëzimeve të tyre të pandershme. Në këtë mënyrë, popullata e mjerë bëhet pronë e partive politike dhe padronëve të tyre, të cilët e shfrytëzojnë atë si mjet për të realizuar qëllimet dhe orekset e tyre personale të pangopshme. Kjo praktikë dhe logjikë e deritanishme duhet të marrë fund, në prag të këtyre zgjedhjeve akterët politik duhet të marrin masa serioze për të kanalizuar energjinë e tyre jo në dëm të qytetarit, jo në dëm të demokracisë, jo në dëm të imazhit, por në funksion të përmbushjes së standarteve demokratike. Subjektet politike që janë në garën zgjedhore kësaj here do të bënin mirë që të kursenin dozat e propagandës, të akuzave dhe të sharjeve dhe t’i japin përparsi luftës politike me programe, platforma dhe alternativa.Kjo luftë si e tillë sheshon shumë punë dhe shërben si rregullator për mbarëvajtjen e proceseve zgjedhore duke krijuar luksin qytetarit për të vendosur për programin më të mirë. Në rastin konkret me standarde duhet të kuptojmë, ta lëmë qytetarin të vendosë për fatin e tij, ta lëmë qytetarin ta orientojë votën e tijë sipas bindjeve të tijë, ta lëmë votuesin të votojë për veten e tij dhe jo edhe për lagjën. Nëse nuk respektohet bindja e qytetarit, shkelet demokracia, përdhunimi i demokracisë na njollosë të gjithve, pra na kthen prapa. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Evropa ime: T’u treg të korruptuara të Ba Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim me Bashkimin Evropian. Në mars u vendos për fillimin e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Bosnja ka bërë kërkesë për anëtarësim, ndërsa Serbia bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po si qëndron puna lidhur me vlerat e shumë përbetuara si demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm në praktikë?
Gudrun Steinacker
Që nga viti 1989 ka “përparime” edhe pse të vonuara nga luftërat pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor gëzojnë lirinë e udhëtimit gjë që shumë e përdorin për të migruar në perëndim. Në zinxhirët e supermarketeve, shumë prej tyre në duart gjermane, ka kryesisht mallra të importuara dhe vështirë gjen për të blerë produkte vendase. Projekte të mëdha korruptive ndërtimi si dhe ndërtimi i hidrocentraleve të vegjël, shpyllëzimi i pyjeve, grabitja e tokës dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit i bëjnë dëm të madh natyrës unike. Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të gjendje të ulët, papunësia është e lartë. Shumë prej qytetarëve të këtyre vendeve nuk mund të mbijetojnë pa paratë që u dërgojnë familjarët nga jashtë apo pa një sektor të lartë informal. Ka ardhur koha ta pranojmë se transformimi neo-liberal në Ballkan ka dështuar. Pjesëmarrja e ulët zgjedhore në Ser-
8
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
bi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut shpreh mosbesim të thellë ndaj demokracisë. Demonstratat në Beograd e zbehën “shkëlqimin” e fitores së Presidentit Aleksandër Vuçiq në zgjedhje. Maqedonia e Veriut po përballet pas një fushate të ndyrë zgjedhore me një formim gati të pamundur të qeverisë. Ish-shpresa, prokurorja speciale Katica Janeva u dënua për korrupsion. Ish-shefi i shërbimit sekret dhe kushëriri i ish-kryeministrit Gruevski, Sasho Mijalkov, “i forti i të fortëve” që dikur e kishin frikë të tërë dhe një nga sipërmarrësit më të pasur të vendit, ecin tani serbes nëpër Shkup. Kurse vetë Nikolla Gruevski shijon pasurinë e tij në mërgim në Budapest. Bosnja është një vend i paqëverisshëm në të cilin elitat, të kryesuara nga kleptokratë si Milorad Dodik dhe Bakir Izetbegoviq, ndajnë burimet mes njëri-tjetrit. Shqipëria dhe Kosova janë në gjendje të përhershme krize. Kryeministri i zgjedhur kosovar Albin Kurti u rrëzua me ndihmën e një intrige amerikane, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi po përballet me një akuzë për krime lufte në Hagë, gjë që Kryeministri shqiptar Edi Rama e quan sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Mali i Zi, ku do të zhvillohen zgjedhje në muajin shtator, është i përçarë nga një mosmarrëveshje absurde mbi ligjin për fenë midis
Kishës Ortodokse ultrareaksionare ortodokse serbe dhe klikës së sundimtarit afatgjatë, Presidentit Milo Gjukanoviq. Pse nuk çuditet askush që miliardat e BE-së, EBRD-së, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatave të tjera zhduken? Në varësi të këndvështrimit në Ballkan janë zhvilluar pas vitit 1989 demokraci hibride, kleptokraci ose shtete mafioze. Studiuesi me origjinë serbe Branko Milanoviq shprehet në blogun e tij për “kleptokraci shumëpartiake”; politologu Jasmin Mujanoviq shprehet në librin e tij Hunger and Fury për “autoritarizëm elastik”; kurse drejtuesi i Transparencës Ndërkombëtare në Bosnje, Sërgjan Blagovçanin, flet në një studim të fundit për “sundimin e karteleve”. Sipas mendimit të Vedran Xhihiq nga Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare (OIIP) zgjedhjet në Serbi janë “gjoja demokraci në formë arti iluzionist”. Fatkeqësisht situata në disa vende anëtare të BE-së nuk është më e mirë. Ato thjesht patën fat që u bënë më kohë anëtare të klubit, sikurse dëshmojnë shembuj nga Rumania dhe Bullgaria, Malta, Qiproja, Hungaria dhe Polonia. Sociologu hungarez Balint Magyar e quante Hungarinë që në vitin 2016 si “shtet mafioz post komunist” . Kriteret që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
gojmë vendin elitave allkanit Perëndimor
përdor ai mund të përdoren edhe për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. Vendimmarrësit e Brukselit dhe burokracinë e atjeshme nuk i shqetësojnë gjëra të tilla për shkak të përparësive të tjera. Dhe vërtet ka pak kuptim të kërkosh reforma “të bazuara në ligje dhe rregulla” në Ballkan, kur vetë shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, i shpërfillin rregullat, sapo u preken “interesat e tyre”. Aleancat partiake evropiane, sidomos EPP dhe PSE, luajnë një rol për t’u shqetësuar në raportet e krijuara me
kleptokracitë në Ballkan. Etiketimi i partive të Ballkanit si konservatore, të krishtera, liberale, social-demokrate apo socialiste është thjesht mashtrim. I ashtuquajtur proces i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 me shumë energji dhe qëllime të mira, është shndërruar në malin e famshëm që u mbars e polli një mi. Organizatën për shkëmbimin e të rinjve RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor), rezultati pothuajse i vetëm konkret i këtij procesi, nuk duhet të nënvlerësohet. Ajo ia detyron ekzistencën e saj përfaqë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
suesve të përkushtuar të shoqërisë civile. Projektet e synuara të infrastrukturës kanë mbetur në letër. Kina po ndërton autostrada, hekurudha dhe ura, ndonjëherë madje edhe me financimin e BE-së, dhe po i josh vendet e Ballkanit në një kurth borxhesh. Qëndrueshmëria e këtyre projekteve është çështje tjetër. Gjithsesi ato janë ideale për të “tjetërsuar” miliona para. Një zhvillimi i qëndrueshëm në përshtatje me ndryshimin e klimës dhe biodiversitetin e kërcënuar nuk duket se është në interes të elitave të Ballkanit ose të partnerëve të tyre evropianë. Rreziku është i madh që presioni për një “rikuperim ekonomik” të shpejtë pas Coronës do t’i shndërrojë në butafori mashtruese përpjekjet për një zhvillim dhe ndryshim që u shërben njerëzve dhe natyrës. BE-ja duhet ta rishikojë urgjentisht në mënyrë themelore politikën e saj për Ballkanin. Një “metodologji” e re nuk ka më dobi. BE-ja duhet t’u tregojë vendin elitave të korruptuara në politikë dhe në biznes duhet të kundërshtohen. Dhe t‘i nxjerrë edhe personalisht përpara përgjegjësisë. Kjo është e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile të dobët, por të shumëllojshme dhe të gjallë. Për sa kohë të rinjtë do të kenë mundësi të zgjedhin vetëm mes përshtatjes ose emigrimit, nuk do të jetë e mundur të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar. Brukseli, Berlini dhe Parisi duhet të tregohen më në fund të guximshëm dhe të flasin hapur me elitat e Ballkanit. Por kjo nënkupton gjithashtu edhe pranin e deficiteve vetjake dhe luftimin e tyre. Një “le të vazhdojmë kështu si deri tani” do të jete me pasoja fatale. (Autorja ka punuar mes viteve 1976 dhe 2016 në Ballkan, së fundmi si ambasadore e Gjermanisë në Maqedoninë e Veriut dhe në Malin e Zi.) E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Përkujtohet Dr. Ibrahim Rugova
Kampion i lirisë dhe burrështetasi që ndante vlerat amerikane Përfaqësia e përhershme diplomatike e Shteteve të Bashkuara në Republikën e Kosovës kujton dy gjigantë të të drejtave të njeriut - një shqiptar dhe një amerikan - Dr. Ibrahim Rugovën dhe kongresistin Xhon Luis, si dy kampionë të të drejtave të njeriut dhe të lirive themelore për të gjithë, pa dallim Duket se ky projekt ka për qëllim, jo vetëm të theksojë vlerat e përbashkëta midis Kosovës dhe Shteteve të Për Koha Javore: Bashkuara, por edhe për të venë në Frank dukje personalitetet nga të dy vendet, Shkreli të cilët kanë lënë pas këtë trashëgimi të pasur vlerash të përbashkëta edhe si një mjet për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet tona, nepërmjet këtyre Ambasada e Shteteve të Bash- vlerave dhe personave, të cilët sa kuara në Prishtinë njofton publikun ishin gjallë mbetën bartësit e këtyre nepërmjet një deklarate, në portalin vlerave kombëtare dhe universale. e saj të fejsbukut se, në ditët e ar- Në njoftimin e Ambasadës Amerikane dhshme, do të kujtojë heronjë dhe jepet një përshkrim i shkurtër i secilit udhëheqës nga Shtetet e Bashkuara prej këtyre burrave, për të shpjeguar dhe nga Kosova, të cilët gjatë jetës arsyen se pse, pikërisht, këta të dy u dhe veprimtarisë së tyre në jetën përzgjodhën. Në kohën e tyre ata publike, kanë mbështetur vlerat e u dalluan si heronjë dhe udhëheqës përbashkëta të dy popujve, mbi të me influencë në luftën për sigurimin e gjitha, liritë bazë të njeriut, individë të të drejtave civile dhe të drejtave bazë cilët edhe kanë vepruar në mbrojtje të njeriut, njëri në Shtetet e Bashtë të drejtave dhe lirive themelore për kuara e tjetri në Kosovë. të gjithë njerëzit kudo dhe pa dallim. Në njoftimin për përzgjedhjen e Fillimisht, Ambasada e Shteteve të ish-Presidentit të Kosovës, Dr. IbraBashkuara në Republikën e Kosovës him Rugova thuhet: “Ibrahim Rugova ka vendosur të kujtojë ikonat e të dre- ishte presidenti i parë i Kosovës. Ai jtave të njeriut, Dr. Ibrahim Rugovën, ishte shkrimtar, akademik dhe poliPresidentin e parë të Kosovës dhe tikan që zbatonte dhe mbronte një kongresistin amerikan Xhon Luis, i cili politikë të rezistencës paqësore ndaj ndërroi jetë ditët e fundit, në moshën sundimit serb, në fushatën e tij për 80-vjeçare, e të cilët kujtohen si ud- të siguruar lirinë dhe pavarësinë për hëheqës me influencë dhe frymëzues Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. të shoqërive, jo vetëm në vendet ku Fushatën e tij për liri ai e kishte bazuar ata kanë vepruar e punuar, por edhe në fushatat për liri dhe për të drejmë gjërë. ta civile në modelin e qendresës së
10
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Gandhit (në Indi) dhe Martin Luther King-ut (në Amerikë). Ai besonte në fuqinë e politikës dhe jo në dhunën”, për të realizuar objektivat e tij, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Aty citohen edhe fjalët e Ibrahim Rugovës që përmbledhin, pak a shumë vizionin e tij për të ardhmen e shtetit të Kosovës dhe të marrëdhënieve me jashtë, veçanërisht
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Vizioni im është të kemi një Kosovë të pavarur dhe demokratike, me një shoqëri politikisht tolerante dhe me një ekonomi të qëndrueshme, një Kosovë të integruar në BE, NATO dhe me marrëdhënie të mira dhe në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, përfundon citati i Presidentit të parë të Republikës së Kosovës, botuar në faqen zyrtare fejsbuk të Ambasadës Amerikane në Prishtinë. Kongresisti Xhon Luis, njëri prej bashkpuntorëve më të ngushtë të udhëheqsit të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara Martin Luther King-ut gjatë viteve 1960/70 ishte një politikan amerikan dhe udhëheqës i lëvizjeve për të drejtat civile gjatë disa dekadave,por edhe anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit amerikan nga shteti Xhorxhia, duke filluar nga viti 1987 e deri që ndërroi jetë, disa ditë më parë, nga një sëmundje e rëndë. Në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë citohet kongresisti Luis për bindjet e tij se, “Asgjë nuk mund të ndalojë fuqinë e një populli i cili është i përkushtuar dhe i vendosur për të bërë ndryshime në shoqërinë tonë. Pse? Sepse qeniet njerëzore janë lidhja më dinamike me Hyjnoren në këtë planet.”, ka thënë Luis. Kongresisti Xhon Luis gjithë jetën e tij luftoi për të drejta të barabarta për vetën dhe për të tjerët, përfshirë komunitetin e tij afrikano-amerikan. Ai gjithmonë inkurajonte aktivistët e tjerë dhe qytetarët e thjeshtë që, “Mos ki frikë të bësh pak zhurmë dhe të shkaktosh telashe apo, ato që ai i quante “probleme për të cilat ia vlen të bëhet zhurmë, probleme që janë të nevojshme”, për të tërhequr vëmendjen e pushterarëve dhunues të lirive dhe të drejtave që duhet të jenë të barabarta për të gjithë. Xhon Luis, konsiderohet si njëri prej “6 të mëdhejve”, të Lëvizjes së të Drejtave
Civile në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që punoi gjithë jetën e tij për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave dhe lirive të afrikano-amerikanëve. Trashëgimia e tij, në mbrojtje të këtyre të drejtave dhe lirive, vazhdon edhe sot ndërkohë që përballë nevojës për veprim dhe për protesta në mbrojtje të këtyre të drejtave të njeriut, fjalët e tij gjithnjë kumbojnë në veshët e atyre që ndoshta hezitojnë të aktivizohen në mbrojtje të këtyre të drejtave : “Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur”? Nuk e di se ide e kujt është kjo nismë që ka ndërmarrë Ambasada Amerikane në Prishtinë, por është vërtetë një ide unike dhe me vlerë – për të venë në dukje personat që ndajnë të njëjtat vlera – qofshin personalitete të njohura ose jo, nga Shtetet e Bashkuara dhe nga Kosova. Ndoshta nga shembulli amerikan, ndoshta jo, por Rugova shpesh fliste për faktin se shqiptarët e Kosovës 30 vjet më parë e kishin mposhtur frikën që mund të kenë pasur nga regjimi diktatorial komunist sllav, ndërsa kërkonin trajtim dhe të drejta të barabarta nga okupatorët serb. Dr. Rugova ishte shprehur në atë kohë se kemi mposhtur frikën por edhe “kemi arritur që të lirohemi edhe brenda vetvetes”. Sikur shqiptarët e Kosovës, në fillim të 90-ave, i ishin përgjigjur pyetjeve për të cilat njihej Xhon Luis: “Nëse jo ne, atëherë kush? Nëse jo tani, atëherë kur”? Bazuar në këto vlera të përbashkëta që, sipas Ambasadës Amerikane në Kosovë, pasqyrohen nga Ibrahim Rugova dhe Xhon Luis, Presidenti historik i Kosovës i vuri gurthemelet miqësisë së përherëshme midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, duke forcuar kështu më tejë lidhjet e forta midis dy kombeve tona, bazuar pikërisht në këto vlera të përbashkëta universale, për liri dhe drejtësi, për të gjithë dhe pa dallim. Përveçse ndante dhe mbronte vlerat kombëtare
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dhe universale, Dr. Ibrahim Rugova u ofronte bashkbiseduesve edhe urtësinë e shqiptarit, vlerat e miqësisë dhe të qëndresës tradicionale, që pasurojnë vlerat universale, së bashku me besën, nderin e burrërinë, vlerata dalluese të Kombit shqiptar. Presidenti Rugova besonte se bota, sidomos ajo perëndimore, do të kishte respekt më të madh për shqiptarët në qoftë se ata do t’u përmbaheshin këtyre vlerave bazë të identitetit të tyre arbëror. Dr. Rugova ishte një burrështetas shqiptar ndryshe – ai jo vetëm që i mbronte si vlera të shtrënjta kombëtare, por edhe frymëzohej nga këto virtyte. Ai me durim, guxim e besim fillojë të shpaloste para botës – në përputhje me vlerat perëndimore dhe universale dinjitetin dhe vlerat kombëtare të shqiptarëve, të nepërkëmbura për më shumë se 50 vite nga një ideologji sllavo-komuniste e anti vlerave perëndimore, por krejt e huaj dhe armiqësore edhe ndaj vlerave, kulturës dhe traditave më të mira shqiptare. Ishin këto vlera, mbi të cilat Dr. Rugova dëshironte që të ndërtonte shtetin e Kosovës dhe jo bazuar në një ideologji të huaj sllavo-komuniste ose në trashëgiminë e saj autoritare, por mbi vlerat dhe trashëgiminë shpirtërore dhe patriotike të rilindasve të vërtetë të Kombit, në harmoni të plotë me vlerat e njohura universale për liri dhe të drejta të barabarta themelore dhe të pa mohueshme për të gjithë njerëzit pa dallim. Është inkurajues fakti që Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ve në dukje, në këtë mënyrë publike, se besimi në vlerat e përbashkëta amerikano-shqiptare që ndante Presidenti Ibrahim Rugova me kongresistin amerikan, Xhon Luis, është mënyra më e mirë për të ndërtuar institucionet e shtetit të Kosovës dhe për të forcuar më tej miqësinë dhe bashkpunimin me Shtetet e Bashkuara. Kam drojë se marrëdhëniet e Kombit shqiptar me Amerikën kanë hyrë në binarë krejt ndryshe nga ato që dëshironte Presidenti Ibrahim Rugova. Klasa aktuale politike shqiptare, në të dy anët e kufirit, do bënte mirë të nxirrte mësime edhe nga simbolikat. Shqiptaria ka nevojë për burrështetas si Ibrahim Rugova, vërtetë një burrë vlerash universale dhe kombëtare! Krenar që e kam njohur! E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Vizitor në atdh Dhimbjet e diktaturës ishin bërë të padurueshme, shumë vetë ishin thyer, dorëzuar dhe jetonin në mjerim pashpresë. Sot këta njerëz i sheh përsëri; njësoj të moshuar si ai; mund të jenë të ngarkuar me halle të jetës së përditshme; ndonjë edhe pa shtëpi; por të gjithë mendojnë se diçka kanë fituar; kanë hedhur tej atë ndjenjë të dikurshme të frikës - që i detyronte të tregonin fytyrën e ujkut shqyes të pamëshirshëm për të fituar një vështrim dashamirës nga regjimi - liria i ka bërë disi njerëz
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Vendosë të kthehet, si vizitor, në vendin tij të lindjes që kishte menduar se nuk do t’a shihte më kurrë. Krijon ndjenjë optimiste, apo jo? Por ushqen pesimizmin. Kur iku 35 vjet më parë, sy me shikime të frikshme e shoqëruan pa ditur pse. Vështronin sy ulur dhe prisnin prej tij t’u thoshte se çfarë kishte vendosur do të bënte (do të merrte detin). Disa donin ta dinin për ta kallëzuar, të tjerë për të thënë ‘oh sa mirë!’ Dhe vetëm kaq. Askush nuk i dinte - as ai vetë - peripecitë e ikjes.
“ 12
Dhimbjet e diktaturës ishin bërë të padurueshme, shumë vetë ishin thyer, dorëzuar dhe jetonin në mjerim pashpresë. Sot këta njerëz i sheh përsëri; njësoj të moshuar si ai; mund të jenë të ngarkuar me halle të jetës së përditshme; ndonjë edhe pa shtëpi; por të gjithë mendojnë se diçka kanë fituar; kanë hedhur tej atë ndjenjë të dikurshme të frikës - që i detyronte të tregonin fytyrën e ujkut shqyes të pamëshirshëm për të fituar një vështrim dashamirës nga regjimi liria i ka bërë disi njerëz. Të jetosh pa liri është shkalla më e ulët e të qenit. Ata sot jetojnë një shkallë më lartë, jo më shumë. Për të vazhduar ngjitjen duhet ndershmëria
apo integriteti që shumë vetë e kanë të vështirë ta gjejnë në këtë kaos e hutim 30 vjeçar. Gjendja jo shumë ka ndryshuar, thonë. Më parë rrugët ishin plot me njerëz; sot duket se ka më shumë rrugë të gjera e sheshe, por jo shumë njerëz. Afërsisht 50% e popullsisë ka emigruar, ligjshëm apo duke lënë ligjin pas. Nuk është kjo gjendje që Shqipëria ka merituar. Ata të rinj që kanë shkuar jashtë për të studiuar nuk kthehen dot kur shohin perspektivën e mbyllur; qeveria nuk i do për nëpunës, pasi sjellin me vete frymën perëndimore të kryerjes së punës (prakticitetin, dhe kundërshtimin e padrejtësisë që drejtuesi autokrat nuk e pranon). Janë pastaj
Më parë rrugët ishin plot me njerëz; sot duket se ka më shumë rrugë të gjera e sheshe, por jo shumë njerëz. Afërsisht 50% e popullsisë ka emigruar, ligjshëm a duke lënë ligjin pas. Nuk është kjo gjendje që Shqipëria ka merituar. Ata të rinj që kanë shkuar jashtë për të studiuar nuk kthehen dot kur shohin perspektivën e mbyllur; qeveria nuk i do për nëpunës, pasi sjellin me vete frymën perëndimore të kryerjes së punës (prakticitetin, dhe kundërshtimin e padrejtësisë që drejtuesi autokrat nuk e pranon). Janë pastaj edhe ata që kishin emigruar për më shumë liri dhe tani duan një fillim - për ta ky kthim është emigracion i ri, këtë herë në vendlindjen e tyre - ata u ngjajnë jetimëve - një shtet jo i mirë, nuk njeh as të drejtën; dhe pa njohjen e saj s’ka si të njohë gjë tjetër.
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
he?! edhe ata që kishin emigruar për më shumë liri dhe tani duan një fillim për ta ky kthim është emigracion i ri, këtë herë në vendlindjen e tyre - ata u ngjajnë jetimëve - një shtet jo i mirë, nuk njeh as të drejtën; dhe pa njohjen e saj s’ka si të njohë gjë tjetër.
“
Vendosë të kthehet, si vizitor, në vendin tij të lindjes që kishte menduar se nuk do t’a shihte më kurrë. Krijon ndjenjë optimiste, apo jo? Por ushqen pesimizmin. Kur iku 35 vjet më parë, sy me shikime të frikshme e shoqëruan pa ditur pse. Vështronin sy ulur dhe prisnin prej tij t’u thoshte se çfarë kishte vendosur do të bënte (do të merrte detin). Disa donin ta dinin për ta kallëzuar, të tjerë për të thënë ‘oh sa mirë!’ Dhe vetëm kaq. Askush nuk i dinte - as ai vetë peripecitë e ikjes
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Me çfarë informacionesh njihemi në përditshmëri nga disa portale lajmesh
Pa një raportim profesional nuk i shërbehet masës
“
Për fat të keq kemi portale të tilla ku menjëherë sapo të hysh në kryefaqet e tyre i identifikon se kujt individ apo parti politike i përkasin, pra nga cila palë anojnë më shumë. Dhe përderisa këto lloj mjetesh informative nuk i transmetojnë masës informacione objektive dhe të balancuara, lajmi i tyre nuk mund t’i shërbejë interesave të përgjithshme të shoqërisë, dhe si të tilla krijojnë te lexuesi një huti dhe një shpërqendrim, duke e bërë lexuesin gradualisht skeptik, dhe si rjedhojë edhe të humbasë besueshmërinë që deri atëherë e kishte ndaj atyre mediave
Toni Ujkaj
Jetojmë në një kohë kur teknologjia inovative ka shënuar një evolucion deri në përsosmëri. Platformat digjitale multifunksionale kanë mundësuar që secili individ i cili posedon një aparat celularë inteligjent të ketë qasje në rrjetin e gjerë i cili globalisht njihet si: www, (World Wide Web). Cilido që ka hapur një adresë në një rrjet social, siç fjala vjen në facebook, aspiron që të bëhet lajmëtar, të raportojë mbi çështje të ndryshme në shoqëri, e jo rrallëherë edhe mbi jetën private e personale të individëve. Por ky lloj transmetimi i informacioneve nuk duhet të na bëjë shumë përshtypje dhe të na shqetësojë, aq më tepër nëse marrim parasysh faktin se vetëm para pak vitesh këto platforma të komunikimit virtual ishin inekzistente, pra shoqëria mund të ketë qenë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
e etur për një shpikje të tillë e cila padyshim ka lehtësuar komunikimet ndërnjerëzore. Ajo që shpeshherë të bie në sy në disa portale është mënyra e të raportuarit, madje në disa nga ato, që i kanë dhënë vetes epitet në opinon si “media kredibile dhe me reputacion” në vendin ku veprojnë, portale të cilave nuk ju dihet adresa, por që janë aktive si dritare të ashtuquajtura informative anonime që prodhojnë lajme. Në bazë të mënyrës së të raportuarit, të të përçuarit të informacionit në opinion, edhe njerëzit më të rëndomtë e kanë fare të lehtë që t’a identifikojnë misionin e tyre informativ, nëse ato informojnë duke përfaqësuar interesat e përgjithshme të shoqërisë për ngjarje të ndryshme, me një raportim objektiv dhe të balancuar ashtu siç e parashikon etika, standardet dhe tiparet e një gazetari dhe të një gazetarie profesionale, apo raportojnë dhe janë të pozicionuara në shërbim të interesave të grupeve të ndryshme të interesit. Se një praktikë e kësaj të fundit po aplikohet dita-ditës në disa portale informative, dëshmojnë më së miri rubri-
kat e tyre të lajmeve, ku gjatë kërkimit, dominojnë informacione të cilat potencojnë një ose disa individë kryesisht nga sfera politike ku në mënyrë të pareshtur dhe ekskluzive raportojnë në kohë për çdo gjë që x personi vepron në politikën ditore, duke e lartësuar dhe ngritur figurën e tij, e nga ana tjetër jorrallëherë duke pasur tendenca që ta njollosin dhe ta diskreditojnë palën apo individët rival, ndërsa në këto portale ndeshesh më pak me lajme që kanë të bëjnë me interesin e përgjithshëm të shoqërisë. Ky lloj raportimi nuk mund t’i shërbejë masës, por vetëm atyre grupeve të interesit nga të cilat mund të jenë themeluar e nga të cilat rrjedhimisht edhe financohen. Pra, për fat të keq kemi portale të tilla ku menjëherë sapo të hysh në kryefaqet e tyre i identifikon se kujt individ apo parti politike i përkasin, pra nga cila palë anojnë më shumë. Dhe përderisa këto lloj mjetesh informative nuk i transmetojnë masës informacione objektive dhe të balancuara, lajmi i tyre nuk mund t’i shërbejë interesave të përgjithshme të shoqërisë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe si të tilla krijojnë tek lexuesi një huti dhe një shpërqëndrim, duke e bërë lexuesin gradualisht skeptik dhe si rrjedhojë edhe të humbasë besimin që deri atëherë e kishte ndaj atyre mediave. Në këtë kuadër, drejtuesit e këtyre mediave “anonime” duhet t’i kushtojnë vëmendje dhe kujdes interesit të përgjithshëm të shoqërisë, e nëse nuk dinë se si mund të realizohet një mision i tillë informativ le t’i referohen pak literaturës që i dedikohet standardeve të një gazetarie profesionale dhe jo të raportojnë në opinion vetëm individë të cilët jam i bindur se edhe vetë atyre që i potencojnë çdo ditë, ua ka mërzitur i njëjti apo të njëjtit emëra që këto portale i paraqesin thuajse sikur ata na qenkan personalitete hyjnore, pa të cilët shoqëria do të ishte gjysmake, duke i personifikuar x figurat politike si fenomene, si njerëz të paprekshëm dhe superior ndaj klasës tjetër shoqërore. Përveç kësaj, këto mjete informative, duke analizuar strukturën e të bërit lajm, vijën logjike të lajmit, etj, të bie në sy se ato nuk zbatojnë dhe nuk përfil-
“
Pa dyshim që masa do të gjykojë më së miri në këtë aspekt që të zgjedhë ato media të cilat ndër vite kanë krijuar imazh të pathyeshëm në opinion, si media me reputacion dhe kredibilitet të lartë në misionin e tyre të të informuarit profesional, dhe si të tilla japin çdo ditë kontribut të rëndësishëm dhe jetik për një shoqëri demokratike, media të cilave u njihet adresa që nga titullari/ët e deri tek secili anëtar i redaksisë së informacionit
lin thuajse asnjë kriter gjuhësor, madje jorrallëherë hasim në disa terma dhe terminologji fjalësh që as fjalorët më enciklopedik të gjuhës shqipe nuk i kanë njohur. Ndërkaq, portale të tilla herëpashere tentojnë të hyjnë edhe në atë që njihet si plagjiaturë, me tendenca që të paraqesin punën e tjetërit sikur të ishte e tyre. Shikuar në këtë këndvështrim, është shumë me rëndësi që të dimë të zgjedhim se nga ku të informohemi. Padyshim që masa do të gjykojë më së miri në këtë aspekt që të zgjedhë ato media të cilat ndër vite kanë kri-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
juar imazh të pathyeshëm në opinion, si media me reputacion dhe kredibilitet të lartë në misionin e tyre të të informuarit profesional, dhe si të tilla japin çdo ditë kontribut të rëndësishëm dhe jetik për një shoqëri demokratike, media të cilave u njihet adresa që nga titullari/ët e deri tek secili anëtarë i redaksisë së informacionit. Ndërsa, duhen menjanuar ato lloj mjetesh të ashtuquajtura informative të cilat nuk përbëjnë shumë interes për masën e gjerë dhe interesat e tyre, përveçse lartësojnë dhe potencojnë “arritjet” e atyre individëve për të cilët kanë më shumë interes. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
15
KULTURË
Apologji për komunitetin dibran në Shkodër Zenepe Dibra, D I B RAN ËT E S H KO D R Ë S, Botoi:”Shkodra”, Shkodër, 2019
Trajtimi i temave që kanë të bëjnë me popullsinë e një mjedisi janë intriguese për studiues të profileve të ndryshme, ku vend të veçantë ka popullsia e ardhur në atë mjedis që ka të bëjë me kohën e vendosjes dhe integrimin e tyre, ku dibranët janë shembull i veçantë në qytetin e Shkodrës, si në të kaluarën dhe në ditët tona
Nail Draga
Migrimi i popullsisë nuk është dukuri e panjohur e as i kohës së re. Janë pikërisht qendrat e mëdha të cilat kanë qenë motivuese, për qytetarët e ndryshëm në saje të zhvillimit të përgjithshëm shoqëror dhe ekonomik. Në këtë aspekt në hapësirën etnogjeografike shqiptare në Veriun shqiptar, Shkodra ishte qytet i veçantë, duke qenë adresë e preferuar për popullsi të ndryshme nga areali shqiptar, por dhe me gjerë. Kujtojmë me këtë rast vitin 1479, kur qyteti i Shkodrës nga ana e Venedikasve iu dorëzua Perandorisë Osmane, me ç’rast qytetin e braktisën rreth 1/3 e popullsisë duke u vendosur në Venedik e gjetiu. Nga ajo kohë e më pas në qytetin e Shkodrës janë vendosur popullsi nga rrethina e saj e më gjerë, duke u bërë një dekompozim antropolgjik e demografik. Në këtë aspekt si dëshmi janë rreth 400
16
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
patronime të familjeve të sotme shkodrane, të cilat dëshmojnë origjinën e tyre nga vendbanimet e rrethinës apo të zonës së saj gravituese e më gjerë. Në këtë kategori bëjnë pjesë edhe dibranët të cilët kanë bërë emër kryesisht në fushën e ndërtimit, duke qenë sinonim i kësaj veprimtarie. Lidhja e dibranëve me shkodranët nuk është e kohës së re, ajo është e hershme, duke filluar nga Mesjeta e më pas. Dhe nuk kishte si të ishte ndryshe, sepse Shkodra si qyteti kryesor i Veriut shqiptar, ishte qendra e zhvillimit ekonomik e shoqëror, politik e ushtarak. Shkodra ishte qyteti i shqiptarizmit, ku merreshin vendime të mëdha, ku hartoheshin peticionet dhe memorandumet, mblidheshin patriotët e zonave veriore e verilindore. Qëllimet e përbashkëta për çlirim e bashkim kombëtar i forcuan në vazhdimësi lidhjet e tyre. Kujtojmë me këtë rast ndihmën e dibranëve në mbrojtje të kufinjve verior në hapësirën etnogjeografike shqiptare në vitet 1879 e 1880 në luftërat për mbrotjën e Plavës(Nokshiqi), pastaj në Grudë (prill 1880) e përfundimisht në mbrojtje të Ulqinit (nëntor 1880).Ndërsa në mënyrë të veçantë duhet cekur angazhimi i
tyre në mbrojtjën e Shkodrës (tetor 1912-prill 1913) kundër malazezëve e serbëve, duke mbetur shëmbull i ndihmës vëllazërore për misionin e çlirimit dhe të bashkimit kombëtar. Angazhimi i dibranëve në mbrojtje të trojeve shqiptare në regjionin e Shkodrës nuk mbeti me kaq, sepse u dëshmuan në mbrojtje të Dibrës në vitin 1912, nga pushtuesit serb. Kemi të bëjmë me kohën e luftërave ballkanike, ku aleanca ortodokse ballkanike si mision kishte pushtimin e territoreve shqiptare. Dhe gjatë kësaj lufte dibranët ndonëse treguan heroizëm në mbrojtje të atdheut, ata përjetuan gjenocid nga pushtuesit serb, dhe nga një gjendje e tillë u detyruan të shpërngulën ne mjedise të tjera të Shqipërisë si në Tiranë, Elbasan e gjetiu. Ndërsa më pas dibranët përjetuan tragjedinë e përcaktimit të kufinjëve nga ana e Konferencës së Ambasadorëve në Londër në vitin 1913, ku hapësira dibrane u nda në dy pjesë. Kështu nga vendimi i tillë Dibra (qyteti) iu dhurua Serbisë, ndërsa pjesa tjetër e zonës rurale u përcaktua të mbetëj në Shqipëri. Ishte ky një veprim kriminal i kësaj konferencë me pasoja kombëtare dhe nga ajo kohë
KULTURË u paraqit emërtimi tjetër Dibra e vogël, për Peshkopinë, që më vonë u bë qendër e re për këtë regjion. Në vazhdën e migrimeve të popullsisë nga viste e tjera shqiptare në qytetin e Shkodrës, vend të veçantë zënë dibranët e ardhur në fund të shek. XVIII dhe në fillim të shek.XIX e më pas. Ata zunë vend në disa lagje të qytetit, por disa qindra çadra dibranësh u vendosën në një vend, që në atë kohë u quajt “Sheshi i dibranëve”, të ish Fusha e Çelës. Dibranët e ardhur në Shkodër kanë origjinën nga fise e fshatra të ndryshme nga Dibra e Madhe dhe Gollaborda. Ata duke qenë me origjinë të përbashkët duke punuar së bashku me kalimin e kohës humbën mbiemrin e tyre familjar por më pas u identifikuan me mbiemrin e përbashkët Dibra, duke iu mbetur trashëgim deri në ditët tona. Por, në këtë aspekt ka edhe përjashtime, se disa familje mbajnë ende mbiemrat e mëhershëm, duke i mbetur besnik trashëgimisë familjare. Po ashtu duhet cekur se në kuadrin e popullsisë dibrane që janë vendosur në Shkodër, bëjnë pjesë edhe shqiptarët e komunitetit ortodoks nga Reka e Epërme e Dibrës. Kujtojmë me këtë rast familjen e poetit Migjeni, përkatësisht gjyshin e tij muratorin Nikolla Dibrani që ishin vendosur në Shkodër në pjesën e dytë të shek. XIX. Migrimi i popullsisë dibrane dhe vendosja e tyre në Shkodër e gjetiu është bërë kryesisht për shkaqe ekonomike, sociale si dhe mungesa e infrastrukturës. Dibranët me veprimtarinë e tyre kanë qenë të dalluar si mjeshtër në ndërtimtari, zejtari e tregti. Madje profesioni i ndërtimtarisë u bë sinonim i dibranëve të ardhur në Shkodër, ku si dëshmi janë objektet e ndërtuara, që ishin model për kohën. Ndërtimet që ata kanë lënë ruajnë kujtimet mjeshtërore, artistike e estetike të shumë objektëve që jetojnë deri në ditët e sotme. Dibranët me mjeshtri ndërtonin banesa të tipave
të ndryshme, ura, kisha, manastire, xhami, teqe, hamame etj. Ata punonin skalitjen e gurit, përfundonin çatitë e banesave, prodhonin dyert, dritaret, portat, divanët, musandrat, tavanet e drurit etj., duke qenë vepra artistike për kohën dhe në ditët tona. Dibranët Shkodrën nuk e kishin zgjedhur rastësisht, sepse ajo nga shek .XVIII-XIX kishte marrë hov në zhvillimin e përgjithshëm ekonomiko-shoqëror por edhe kulturor duke u bërë qëndra kryesore në Veriun shqiptar. Dhe në rrethana të tilla shoqërore, Shkodra ishte bërë qendër gravituese për popullsinë e rrethinave, por edhe më gjerë, sidomos për profesionet e ndryshme ku fusha e ndërtimit ishte në vend të parë. Dibranëve të ardhur në Shkodër, më pas iu janë bashkangjitur edhe të tjerë, duke formuar komunitetin e tyre që nderohej nga shkodranët, në saje të punës, qendrimit dhe raportet shoqërore me popullsinë vendase. Sot shkodranët me prejardhje dibrane përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të ardhur në Shkodër krahas Bushatlive dhe Kranjanëve, autorja e dëshmon më të dhënën nga regjistri zgjedhor në zgjedhjet lokale në Shkodër në vitin 2011, ku në listën zgjedhore, pas atyre me mbiemrin Bushati, numri i zgjedhësve me mbiemrin Dibra ishte në vendin e dytë. Po kështu në shkallë kombëtare mbiemri Dibra zë vendin e 9 të në mesin e 100 mbiemrave me të njohur në Shqipëri, duke lënë pas mbiemrin Bushati (vendi 31) dhe Kraja (vendi 14), që në Shkodër janë në numër më të madh se mbiemri Dibra. Mbiemrin Dibra, si patronim familjar, përveç në Shkodër e kemi të pranishëm edhe në Anë të Malit, Ulqin e Tivar, nga del se ata ishin me origjinë nga ajo zonë, që këtu janë vendosur nga shek. XIX e më pas. Duhet thënë me këtë rast se mbiemri Dibra, është shkruar në origjinal, pa prapashtesën sllave-viq, sikurse ka ndodhur me mbiemrat e familjeve tjera shqiptare. Mbetet të hulumtohet për mundësinë e vazhdimësisë se lidhjeve e kontak-
tëve të tyre me dibranët e Shkodrës, ku ishte vendosur numri më i madh i tyre, që janë të pranishëm edhe në ditët tona. Nocioni i mjeshtrisë së dibranëve, nuk ishte i lokalizuar dhe i njohur vetëm në qytetin e Shkodrës, por më gjërë në zonën e saj gravituese si në Anë të Malit, Krajë e Ulqin, sepse deri në Luftën e Dytë Botërore, mjeshtrat dibranë kanë qenë të pranishëm në ndërtimin e objekteve të banimit edhe në këto mjedise, duke mbetur në kujtesën e popullsisë si punëtorë e mjeshtra cilësor. Duhet cekur me këtë rast se për për profesionin e ndërtimtarisë, emërtimi mjeshtër u zëvendësua me sinonimin dibranë, që ishte i rrallë për atë kohë që vazhdon edhe sot në këtë regjion. Dibranët e ardhur në Shkodër me kalimin e kohës u integruan në jetën e këtij qyteti,duke bërë lidhje martësore apo bashkëpunime të ndryshme me shkodranët. Ishte ky një proces i natyrshëm, në mjedisin e ri, duke u vazhduar edhe në vitët vijuese, në saje të respektit të ndërsjellë në qytetarinë shkodrane. Autorja librin e ka konceptuar ne katër kapituj, ku përveç të dhënave për disa fise dhe familje dibrane në Shkodër, pjesa kryesore ka të bëjë me kontributin e dibranëve për Shkodrën në fushat e ndryshme si ndërtimi, shkenca, arsimi,shëndëtësia etj., duke evidentuar persona të ndryshëm të fushave përkatëse, që paraqet një leksikon me interes jo vetëm për dibranët në veçanti por edhe për qytetarët e Shkodrës në përgjithësi, duke qenë pjesa më e rëndësishme e këtij botimi. Dhe në fund duhe thënë se autorja e librit “Dibranët e Shkodrës”, ka bërë një punë me vlera të mëdha njohëse për komunitetin dibran në Shkodër, duke iu kujtuar se origjina e çdo individi apo familje mbetet çështje jo vetëm personale por është pjesë e kujtesës historike, si kudo në vendet e qytetëruara. Nuk ka dilemë se një botim i tillë është më vlera shoqërore jo vetëm për qytetarët e Shkodrës, por për të gjithë ata të cilëve iu intereson mozaiku i popullsisë së vendosur në Shkodër, andaj si i tillë mund të shërbejë si model edhe për qytete të tjera në hapësirën etnogjeografike shqiptare. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
17
SOCIALE
Situata e shkollimit gjatë muajve të fundit në Shqipëri
Të përmbyllësh studimet në kushte pandemie Paula Dekaj
Fëmijë parashkollorë, fëmijë të ciklit të ulët, nxënës të shkollës 9-vjeçare, gjimnazistë dhe studentë, të gjithë në kushte dhe rrethana të ndryshme, papritur dhe pamenduar u gjetën në një udhëkryq. Një mision i tillë si shkollimi është thelbi i një shoqërie të mirëformuar dhe mirëzhvilluar, por kur bëhet fjalë për sigurinë e jetës, mund të ndodhë që të kalojë pak si në dorë te dytë. Flasim për fillimin e karantinës deri në përfundimin e saj, kjo ndodhi herë frikësuese dhe herë interesante për nxënës dhe studentë të ndryshëm, shënoi me ca ditë pushimi pa ndonjë afat të njohur. Falë kushteve teknologjike një pjesë e mirë e mësimit u realizua online. Mirëpo, ne e dimë se edhe në kushte normale, jo të gjitha familjet kanë kompjuter dhe internet në shtëpi. Kjo gjë u pasua me pamundësi për një pjesë nxënësish a studentësh për të frekuentuar mësimin online. Një metodë e re mësimi nuk mund të ishte e lehtë as për stafin arsimor/ akademik. Në një vend ku teknologjia në shkollë lidhet vetëm me orën e informatikës dhe në fakultet leksionet merren tek fotokopja afër shkollës apo kur shumica e gjimnazistëve dhe
18
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
e studentëve hasin vështirësi qoftë edhe në dërgimin e një email-i, suksesi në këtë lloj situate me metoda të reja mësimi kishte pikëpyetje të mëdha. Gjithsesi, vetë mësuesi apo pedagogu kanë luajtur një rol të madh në kapërcimin e vështirësive të hasura. Mësimi nga shtëpia për atë pjesë që i ka mundësitë e lartpërmendura, mund të jetë shumë praktik. Udhëtimet për në shkollë eliminohen dhe komoditeti shtohet. Po të bëjmë një krahasim konkret në klasën time, këtë semestër pati pjesëmarrje më të madhe studentësh në leksionet dhe seminaret online sasa ka pasur semestret e kaluara në auditor. Natyrisht, forma e mësimit nuk e bën studentin ‘‘më të mirë’’ apo ‘‘më të keq’’. Vetiniciativa e atij që ka vullnet për të mësuar mbetet faktor kyç. Pra, platformat digjitale për mësim (leksione/seminare) thuajse plotësojnë mundësitë e auditorit. Sa i përket provimeve ka gjëra që duhen rregulluar. Format më të praktikuara për testime gjatë kësaj periudhe ishin ato të ‘‘Google Forms’’. Në rastet më të ‘‘rrepta’’, këtyre iu shtua edhe vëzhgimi direkt me kamera nga pedagogu nëpërmjet platformës ‘‘Zoom’’. Por gjithsesi, provime të tilla linin përsëri hapësira të mëdha për kopjime. P.sh.: mund të dukesh sikur je thjesht duke punuar në provim me celular/kompjutër, por aty mund të kalosh sa në faqen e provimit, sa tek galeria e fotove, grupi i shokëve në ‘‘Whatsapp’’ apo tek dokumentet ku ndodhen të gjitha leksionet. Gjithashtu, mund të
jesh edhe duke luajtur ‘‘Ludo King’’ në celular dhe provimin ta plotësojë dikush tjetër për ty. Natyrisht, beteja me kopjen nuk është eliminuar as në klasa/auditore fizike, por prapë se prapë, mësuesi/pedagogu i ka të gjitha mundësitë për ta identifikuar dhe për ta mbajtur nën kontroll mbarëvajtjen e provimit sipas rregullores. Në vend që të penalizohen nxënësit/studentët për kopjime konkrete, ndodhin penalizime (për fajin e askujt) për arsye të mundshme si: shkëputja nga interneti për pak minuta si shkak i ndërprerjes së energjisë elektrike. Sidoqoftë, përderisa këto hëndeqe nuk rregullohen, provimet online mund t’u japin rezultate të larta atyre që kopjojnë dhe të ulëta atyre që realisht mësojnë. Në Shqipëri gjatë kësaj periudhe provimet online janë praktikuar më tepër nga vitet e para dhe të dyta të nivelit Bachelor dhe vetëm ndonjë (në varësi të zhgjedhjes nga vetë studentët) nga vitet e treta. Gjithashtu, në nivelin Master vitet e para kanë dhënë shumicën e provimeve online dhe vitet e fundit në auditor. Hapësira në shkolla kushtuar kurseve të cilat janë në përmbyllje të studimeve ishte me vend dhe e domosdoshme. Më tepër se kurrë, studenti duhet vlerësuar saktësisht për rezultatet finale të diplomës. Sidoqoftë, rikthimi në shkolla në prani të virusit ishte dhe mbetet një rrezik i madh për shëndetin. Problemi lind atëherë kur, pavarësisht nga numri i kufizuar i nxënësve/studentëve në ambiente shkollore, ky numër i kufizuar bashkohet njësh në
SOCIALE
oborr, klasë a kudo. Shiritat udhëzues të ngjitur në tokë e banka janë shkelur e do të shkelen përsëri derisa nuk ushtrohet kontroll ndaj askujt. Studentët vendoseshin në radhë që t’u matej temperatura, në hapësirën e shkruar ‘‘Mbani distancën 2m’’, ata mbanin një distancë 20cm. Dezinfektimi i duarve, ambienteve, vendosja e maskave, dorzave dhe matja e temperaturës nuk mjafton kur nuk respektohet një nga më kryesoret, distanca fizike. Deri më tani folëm për situatën e shkollimit në kushte pandemie në Shqipëri ku të prekur nga kjo, janë edhe studentët nga Mali i Zi, të cilët vazhdojnë studimet e tyre atje. Plus
shokëve të tyre të klsasës, këta studentë kanë vuajtur edhe çeshtjen e mbylljes së kufijve Mal i Zi-Shqipëri. Nga kjo janë detyruar të kalojnë në Shqipëri dhe të qëndrojnë atje deri në përfundim të vitit akademik. Edhe pse, shumica prej tyre zakonisht kanë qëndruar në qytetin ku kanë studiuar, qëndrimi larg familjes në rrethana të tilla ka vështirësitë e veta si emocionale ashtu edhe financiare. Tekefundit, jeta mbetet një rrjedhë ngjarjesh, shpeshherë edhe me të papritura, por sidoqoftë, historia ka treguar vlerën e arsimit. Shëndeti duhet të jetë gjithmonë parësor, por një e ardhme me një brez të paarsimuar është po aq e rrezikshme sa
koronavirusi. Rikthimi në shkolla në shtator vihet në mëdyshje dhe lëkundet mes mësimit online ndërthururur me atë në shkolla. Sidoqoftë, ajo që nuk duhet të rrëshqasë nga duart e personave përgjegjës janë: vazhdimi i mësimit serioz siç ishte dhe arritja në vlerësime sa më të sakta. Edhe gjeniu më i madh, mundet që të përfundojë nga tre klasa brenda një viti, por kurrsesi nuk mund ta injorojë arsimin. Si përfundim, përpara arsimit jemi të gjithë ‘‘të vegjël’’, por ‘‘për t’u rritur’’ na duhen struktura arsimore të mirëformuara që ecin me hapa të mëdhenj në punën drejt zhvillimit të rinisë dhe të ardhmes së një kombi. Vetëm kjo do na rrisë! E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
19
KULTURË
Me rastin e vdekjes së aktorit Michel Piccoli, kujtohen, (pos atij vetë) edhe disa të tjerë miq parisienë të çiftit Kadare (1)
Ra ky mort e u pamë
(Michel Piccoli, me të shoqen Ludivine, Claud Durant, Nicole Zand, Alain Bosque, Eric Faye, janë vetëm disa nga miqtë e dëshmuar parisienë, të Kadaresë. Në këtë mes hyn edhe malaziasja Branka Bogavac që nuk është parisiene, por është martuar më një francez, ka fëmije me të dhe në Paris jeton e krijon nga viti 1963)
Për Koha Javore:
Bajram Sefaj / Francë Pa fije dyshimi e dileme, shkrimtari ynë më i njohur dhe më i shquar i këtij shekulli, Ismail Kadare, ka shumë miq e dashamirë, në të katër anët e botës. Lirisht mund të pohohet (supozohet) se, lexuesit e tij të shumtë, shpërndarë në të katër krahët e Planetit tonë, janë dashamirë të artit të tij letrar, në rend të parë, por edhe krijimtarisë së tij artistike në përgjithësi. Pra, në një farë mënyre janë miqtë e tij të gjithë ata që e preferojnë artin e tij. E, të tillë, supozohet se, (prapë) janë të shumtë. Sot e më këtë rast, pa pardon dhe pa lejen (sans permission!) të Kadaresë, radhis gjashtë miq besnikë e bujarë parisianë që, shkrimtarit shqiptar më famë botërore, iu gjendën pranë dhe i dhanë krahun e ndihmës. E përkrahen, e përmbajtën, e mbështetën gjithandej, qoftë moralisht dhe materialisht, (pse mos
20
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
të pohohet edhe kjo kur është e vërtetë!), në çastet më të vështira në jetën e tij, deri në atë çast kur braktisi vendlindjen e vet, çau kufijtë e skuqur hermetikë të Shqipërisë së diktaturës më të egër që e njihte Evropa, ajo pjesë e saj që, atëbotë, konsiderohej si Evropë e Lirë! Në çastin më dramatik të jetës së tij, rreth Kadaresë, u gjend çifti bashkëshortor Piccoli (aktori me famë botërore i kinemasë franceze, Michel Piccoli me bashkëshorten Ludivine!). Ata ishin të parët që, në ato momente të vështira dhe delikate, me fisnikëri dhe bujari iu gjenden pranë Kadaresë dhe bashkëshortes së tij, Helene (Gushi) Kadare. Çifti bashkëshortor parisien Michel Piccoli dhe nusja e tij Ludivinë, ishin miq të “orëve të para” siç ia thonë, fjalës. E pastaj, vijnë të tjerët, kush më herët kush, me vonë. Claud Durant, president i shtëpisë botuese të njohur “Fayard-it”, botues ekskluziv i veprës letrare të Kadaresë. Nicole Zand, kritikja e njohur letrare e gazetës së njohur ditore parisiene “Le Monde”, që nuk la vepër dalë nga duart (dhe mendja) e Kadaresë, pa shkruar në mënyrë objektive, por mjaft afirmative dhe favorizuese të
shkrimtarit shqiptar. (Sipas inercisë, nuk durohem pa shënuar, se kjo grua dhe intelektuale e shquar, me origjinë nga Polonia, është nëna e regjisorit të njohur francez, Mathieu Amerlic). Alain Bosquet, me origjinë nga Ukraina, shkrimtar i njohur në Francë por, jo vetëm, Eric Faye, shkrimtar dhe krijues i mirënjohur nga qyteti francez Limogé. Ai, pos që ishte mik i Kadaresë, shquhej në angazhimin e palodhshëm që Kadare të nderohej me çmimin Nobel për letërsi. ( E. Faye, i ishte mik i ngushtë i shqiptarit tjetër të shquar, z. Jusuf Vrionit, të
KULTURË
cilin e ndihmoi shumë në finalizimin e veprës memoaristike “Mondes effacées” (sovenirs t’un européen), që, në prill të vitit 1998, JC Lattes, editor i mirënjohur parisien, nxori në dritë këtë libër vëllimor autobiografik që, J. Vrioni la amanet të mos botohet në gjuhën shqipe përgjatë jetës së tij!). * Me nxitim, vrullshëm e maraz, ngutëm të them se në atë qerthull të ngushtë parisienësh, që, në orët e para të azilit (çastet më dramatike) Kadaresë iu gjenden pranë e pranë, ishte edhe Branka Bogovac, parisiene e natyralizuar, malaziase fisnike e bujare me prejardhje nga Vir-Pazari, e cila, që nga viti i largët 1963, bashkë me bashkëshortin francez (dhe tre fëmijët) jeton në Paris. Hisen e saj të rrëfimit mbërthej në parantezë, dhe e “transferoj” të tërin, ashtu siç se kam “gatuar” e ngjeshur në librin tim me titull “Përballë kolosit” që, së shpejti, shpresoj së do të shohë dritën e botimit. Këtu mund të shtoj se, Branka është e bindur së vëllai i saj, Dushani, gazetar i shquar dhe intelektual i mirëfilltë, ishte një nga viktimat e shumta të regjimit fashist të satrapit, Sllobodan Millosheviq. * (Fisnikëria e një malaziaseje në Paris: Dera e shtëpisë parisiane e familjes së Brankës, ku jeton me bashkëshortin francez dhe fëmijët, që nga vitit 1963, ishte kurdoherë e në çdo vakt, e hapur, (një lugë me tepër) për familjen e njohur Kadare (nga Shqipëria fqinje, pë mot e jetë, në marrëdhënie të këqija më Serbinë hegjemoniste. Është prekës dhe interesant rrëfimi i saj mbi takimin e parë me Ismail Kadarenë: ...Pas trekatër muajsh leximi intensiv të vepres
letrare të tij, me të vërtetë ndodhi befasia, duke dalë nga metroja, vetëm disa metra larg shtëpisë sime, para vetës pash Kadarenë. Nuk është gjë e thjeshtë (as e lehtë) t’i drejtohesh njeriut, ashtu në rrugë, por ky është fati i njerëzve të famshëm. Njerëzit e rëndomtë, ata i njohin, mahniten me veprat e tyre, prandaj edhe mund t’i lejojnë vetës t’u drejtohen. Iu paraqita Kadaresë, gjë të cilën, me dashamirësi ai e pranoi, ani pse nga natyra është shumë i matur... Pas një copë rruge bashkë, e ftova në shtëpinë time për një kafe, (një veçori kjo ballkanase), t’i ofrohet mikpritja një të huaji. Që atë mbrëmje, hiç më larg, kisha nderin që të pranoj çiftin bashkëshortor Kadare. Me gëzoi fakti se Kadare kishte besim në mua. Sigurisht se shkrimtari i madh, qysh në shikim të parë, mund të vlerësojë dike. Megjithatë, ishte një guxim i madh të shkohej (të vinte) në shtëpinë e një malaziasje të panjohur për të. Lidhëm miqësi të menjëhershme, ngase na lidhnin shumë gjëra të përbashkëta, sidomos shikimi i ngjashëm mbi shumë gjëra. Mbi botën dhe jetën. Ishim të afërt. Si të ishin nga i njëjti vend. Nuk është për t’u habitur, kur dihet se Tiranën, nga Mali i Zi e ndajnë jo me shumë se, dyqind kilometra rrugë. Pastaj bisedat u shpeshtuan dhe, mund të them se, kështu lindi një miqësi e mrekullueshme midis nesh. Kështu edhe erdhi deri të bisedat letrare me Kadarenë dhe të shoqen e tij. Intervistat më ta i kam botuar gjithandej në shtypin ditor dhe në periodikun e ish-Jugosllavisë. Bile një bisedë imja e gjate me zonjën Helenë është botuar madje në shtatë vazhdime tek e përditshmja malazeze “Pobjeda”. Kadare përherë me
ka dalë në ndihmë dhe pozitivisht iu është përgjigjur kërkesave të mia për intervista. Ai është njeri që dëshiron që situata midis serbëve dhe shqiptarëve të zgjidhej njëherë e mirë në mënyrë paqësore. Ai kurdoherë është i gatshëm për dialog. Sigurisht se publiku shqiptar e di por, të shtoj me këtë rast se Kadaré është tejet i njohur dhe i popullarizuar në opinionin lexues francez. Dëshmia më e mirë për këtë është pjesëmarrja masive e lesuesve në çdo paraqitje të tij para publikut francez. Por, dëshmi edhe më e madhe se kjo është fakti se botuesi i tij ekskluziv francez (Fayard), përpos në gjuhën frënge, veprën e tij madhore letrare, e ka botuar madje në dymbëdhjetë vëllime edhe gjuhën shqipe. Kur është fjala për çmimin Nobel, unë gjithnjë besoj në të. Ai është akoma i ri dhe ka kohë. As Borhesi, as Umberto Eko, as Marsel Prusti, nuk e kanë marrë atë shpërblim, e fama e tyre e tejkalon famën e shumë e shumë nobelistëve... * Në të gjitha botimet, “Biseda në Paris”, pra edhe në këtë të Shtëpisë së mirënjohur botuese Onufri nga Tirana që, për lexuesin shqiptar kudo qoftë ai e sjell në shqip, një përzgjidhje të librit të vëllimshëm (410 faqe) të Branka Bogavac, ku përfshihen njëzet shkrimtarë eminentë botërorë, midis të cilëve është edhe Ismail Kadare. Parathënien e këtij libri (përkthyer me korrektësi të pa shoqe, nga serbishtja në shqip nga Nikolla Sudar që jeton e krijon në Tiranë) e shkruan mikja parisiane e Brankës, zonja Helena Kadaré, bashkëshorte dhe bashkudhëtare e Ismailit kur edhe vetë është shkrimtare shqiptare ndër më të shquarat të letërsisë më të re shqipe! Në parathënie të këtij botimi unik në gjininë e tij Helena Kadare e përmbyll kështu: “Dhe thëniet e mençura të këtyre krerëve të artit ndjekin njëra tjetrën në faqet e mrekullueshme të këtij libri të pangjashëm me asnjë tjetër, që gazetarja malazeze ka ditur t’i qëmtojë e t’i paraqesë me aq mjeshtri. Ndodhë rrallë që një libër që sapo e ke mbaruar së lexuari, ke dëshirën e papërballueshme ta rinisësh përsëri nga e para. Me librin e Branka Bogavac-it ndodhë pikërisht një gjë e tillë”. (Vazhdon) E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
21
PANORAMË
Lumi Cem edhe në kohë pandemie, vendi më i preferuar i pushuesve nga Malësia
Të shtohet kujdesi n këtij “Monumenti N Malësi –Lumi Cem si i vetmi në Malësi të cilin e karakterizojnë pasuri dhe bukuri panoramike të rralla, dekada me radhë ka qenë destinacion i preferuar turistik, kryesisht i pushuesve vendas nga Malësia, por edhe i bashkëkombasve mërgimtarë të cilët gjatë sezonit veror kanë qëndruar në vendlindje me familjet e tyre. Përgjatë kanionit të bukur të Cemit ku rrjedhë një ujë i freskët dhe i kristaltë, ka disa pika plazhi të cilat janë edhe më të frekuentuarat nga pushuesit. Ndër shekuj, njëra nga pikat më të njohura turistike të këtij lumi ka qenë ajo e Tërgajës ku çdo vit në muajt më të nxehtë të vitit, plazhi ka qenë i tejmbushur me pushues nga të katër anët e Malësisë dhe nga mërgimtarë të ardhur nga SHBA, Evropa dhe gjetiu. Padyshim që këtë vit pandemia globale COVID-19 ka ndikuar negativisht dhe ka ulur dinamizmin e jetës në tërësi, dhe si rrjedhojë e kësaj ka reduktuar në masë të madhe edhe numrin e pushuesve nëpër pikat
22
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
pushimore të lumit Cem. Megjithatë pushues ka, sepse Cemin e preferojnë të gjithë. Ditët e ngrohta me diell me temperatura relativisht të larta janë bërë shkas që banorët vendas t’u drejtohen plazheve të vogla pranë brigjeve të lumit Cem, për t’i kaluar më lehtë këto ditë vape. Edhe këtë vit Cemi po tërheq pushues vendas të cilët tashmë ditë kanë filluar t’i frekuentojnë plazhet që ai disponon, që nga pika e Tërgajës deri tek ujëvara e Niagarës. Njëri ndër frekuentuesit e përvitshëm të këtij lumi, banor i fshatit Dinoshë, Samir Beqaj, për lexuesit e gazetës “Koha Javore” shprehet se situata aktuale ka ndikuar që numri i pushuesve të jetë më i ulët se viteve të mëparshme. “Ne si vendas fillojmë mjaft herët të pushojmë pranë lumit Cem, që nga gjysma e muajit qershor, kurse në mënyrë masive prej fillimit të korrikut. Lumi Cem është një atraksion i rrallë dhe tërheqës, në veçanti gjatë
stinës së verës, kur njerëzit kanë nevojë të freskohen dhe t’u shmangen temperaturave të larta që dominojnë në vendin tonë. Zakonisht Cemin më shumë e frekuentojnë pushuesit nga Malësia, por edhe nga Podgorica dhe më gjerë. Një gjallëri të veçantë këtij lumi dhe Komunës së Tuzit në përgjithësi ia jep mërgata jonë e cila për shkak të situatës së pandemisë këtë vit po na mungon shumë”, u shpreh Beqaj. Ai thotë se pikat më të frekuentuara ku pushuesit preferojnë ta kalojnë një ditë vape janë ajo e ujvarës së Niagarës e cila shterron shumë herët, pika e njohur e Kollovradit në fshatin Dinoshë, Grykllukë, etj e deri në Tërgajë, si njëra ndër pikat më të frekuentuara dhe më atraktive të lumit Cem. “Kemi edhe disa pika që kryesisht frekuentohen nga vendasit dhe familjarët e tyre që u vinë në vizitë, dhe këto i ka çdo vendbanim nëpër të cilin kalon Cemi. Këtu bëjnë pjesë: Cemi i Rrogathit, Rromci, Dhëmb
PANORAMË
ndaj Natyror” gjarpëri, Vaxhori, Varadiçajt, e duke vazhduar përpjetë kah Haxhajt-Stanajt, Lulgjurajt, Cemi i Selishtit, Cemi i Trieshit etj”, shprehet Beqaj. Se çfarë i tërheq banorët që të zgjedhin Cemin për të pushuar gjatë stinës së verës, Beqaj thotë së këtë lum e karakterizojnë : uji i pastër, distanca e afërt nga shtëpia deri te lumi, shoqëria me të cilët tradicionalisht kalojnë një pjesë të mirë të kohës pranë këtij lumi, etj. “Edhe në aspektin ekonomik Cemi na favorizon, sepse shpenzimet janë minimale dhe kjo për ne ka shumë rëndësi në këtë situatë krize. Cemin e preferojnë dhe e duan më shumë sesa detin edhe fëmijët e mi. Ata janë mësuar me këtë vend dhe me këtë ujë dhe vështirë se u pëlqen diku tjetër më shumë. Megjithatë, edhe detin e vizitojmë shpesh në veçanti Ulqinin, me të cilin kemi edhe një lidhje më specifike”, thotë Beqaj. Kujdesi ndaj këtij lumi ndër vite ka mungur, aty janë bërë shumë devastime nga persona të pandërgjeg-
jshëm, prandaj edhe Beqaj pohon se ende ndaj këtij lumi mungon kujdesi që ai e meriton si lum unikal dhe i vetëm në Malësi, si dhe mungojnë shumë investime të tjera të cilat do ta bënin këtë lum edhe më atraktiv dhe tërheqës dhe do të përmirësonin dukshëm kushtet e frekuentusve. “Rëndësi ka që Cemi të ruhet ashtu siç natyra e ka dhuruar, pa ndërhyrje të mëdha. Sa më pak betonizim dhe ndërhyrje, aq më mirë. Mendoj se tani që po punohet rruga, nëse nuk e bënë kompania që po kryen punimet, do të duhej që banorët lokal dhe administrata lokale të përkujdesen që të mos bllokohen uljet pranë Cemit, por përkundrazi të hapen kalimet kudo që kanë qenë përpara, por edhe të shtohet ndonjë kalim i ri ku paraqitet nevoja. Gjithashtu, në ndonjë pjesë për buz lumit ka vend që të rregullohen rrugica ose shtigje për rekreacion si për ecje, çiklizëm, etj si dhe të shtohet numri i drunjve për hije. Adhuruesit e peshkimit dikur e kanë njohur Cemin si vend i peshkut të mirë:
ngjalës dhe troftës më të shijshme, kurse tani numri i peshkut në Cem ka rënë dukshëm, prandaj është nevoja që të ndërmerret diçka në këtë drejtim, duke filluar nga ndalimi i peshkimit ilegal e deri te shumimi i peshkut përmes mënyrave të njohura”, shprehet njëri ndër pushuesit dhe banorët e Dinoshës, Samir Beqaj. Ai shton se pjesës dërrmuese të banorëve që gravitojnë përgjatë Cemit nuk u mungon kujdesi për këtë lum, mirëpo ai thotë se ka edhe persona të papërgjegjshëm të cilët në mënyra të ndryshme e devastojnë këtë lum. “Lumin Cem, këtë monument natyror mund ta mbrojë siç duhet vetëm shteti në qoftë se i intereson. Ftoj edhe Komunën e Tuzit që të angazhohet në ruajtjen dhe valorizimin e kësaj perle që na e ka dhënë Zoti”, përfundon Beqaj. Rikujtojmë se Kuvendi i Kryeqytetit Podgorica më dt. 21 Dhjetor 2017, solli vendimin për shpalljen e Lumit t. u. Cem, “Monument Natyror”. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
23
REPORTAZH
Shëtitje nëpër Liman Rrëfimi 1
Shëtitje me Asllanin. Limani është pjesë bregdetare e Ulqinit. Fillon menjëherë pas kishës ortodokse nën Meteriz e vazhdon me plazhin e vogël me zhavorr i cila në gjuhën shqipe quhet „Plazhi i Metës“(Liman 1 në gjuhën malazeze). Pas 200 metrash ndodhet gjiri i vogël me plazhin „Zhuri“(Liman 2 në gjuhën malazeze). Kodra e Limanit është me ullinjtë dhe gjelbërim tjetër. Me automobil mbërritëm deri te kisha ortodokse. Aty dikur ishte Xhamia e Meterizit. U parkuam në fillim të rrugës që çon për në Limanin e Sipërm. Vazhduam duke ecur dalëngadalë. Në fillim në anën e majtë sipër rrugës ndodhen shtëpitë e familjeve Kostiq dhe Aleksiq.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
“ Në fillim të shekullit XX këtu ka qenë shtëpia e familjes Karamanaga. Këtu ka jetuar gjyshi im Ismail eff. Karamanaga. Babai tregonte se ai ua ka shituar atë malazezëve për një shumë të vogël parash. Jeta aty pas ardhjes së Malit të Zi nuk ishte aq e sigurt. Mandej dolën për të jetuar në Kala”- I tregova Asllanit. Aty takuam dr. Nevena Aleksiq më të cilën kam punuar një kohë të gjatë në Shtëpinë e Shëndetit, si edhe me Vjera Aleksiq, mësuese në pension. Asllani tha: “Kam punuar tërë jetën në shkollën “Boshko Strugar”. Në përgjithësi ka qenë kolektiv i mirë. Unë kam kaluar mirë me kolegët malazez”. Vera dhe Asllani e rikujtuan periudhën e punës së tyre në shkollë,
si edhe çastet tjera gjatë punës shumëvjeçare. Vazhduam rrugës nëpër Limanin e Sipërm. Djathtas ka qenë rruga e ngushtë për të mbërritur deri te Çinari i vjetër. Majtas nëpër ullinjtë e vjetër ngjitemi në Kodrën e Limanit. U ndaluam, pamja magjike: deti i kaltër, Kalaja, në fund Punta e Nuradinit, dallohen dy ishuj shkëmborë ; Guri i Madh dhe Guri i Vogël. Asllani mbeti i habitur me bukurinë e natyrës, por jo edhe me ndërtimin e pa rregullt: “ Shtëpitë e mëdha e prishin ambientin e mrekullueshëm, shumë beton, ky është devastim i natyrës..”
Rrëfimi 2
Limani i fëmijërisë sime. Në maje
REPORTAZH
të kodrës është një rrafshësi me ullinjtë, të cilët në fëmijërinë time ka qenë pronësi jona. Ne kemi shkuar si fëmijë për të mbledhur ullinj shpehëherë. Shtëpia jonë familjare ka qenë në skaj të Kalasë dhe me pamje nga Limani. Prej dritares së dhomës së madhe është parë ullishta jonë në majën e kodrës. Në kohën e mesditës nëna në dritare ka hapur shaminë e kuqe. Ne atëherë jemi kthyer në shtëpi për ushqim. Në vitet e gjashtëdhjeta ullishta jonë në Liman u shit. Babai bleu atëherë shtëpi më të madhe për ne. U ngjitëm deri në këtë bylyk ullinjsh, i tregova Asllanit për emocionet e mia. Ishte lënë pas dore, pylli në shumë vende i kishte mbuluar
ullinjtë.
Rrëfimi 3
Xhihani- Kulla e Arsllan Begut. Filluam të ulemi në Limanin e poshtëm. Sipër detit është kompleksi hotelierik “Eneida” i Ali Resulbegut. Aty dikur ishin shtëpitë e më përparshme të familjes Resulbegu. Objekti më karakteristik ka qenë Xhihani-Kulla e Asllan Begut. Arsllan Begu II ishte djali më madh i Jusuf Begut, pronarit feudal të Ulqinit të dikurshëm nga fundi i shekullit XVIII. U lind në Ulqin në vitin 1830, kurse vdiq në vitin 1907, në moshën 87 vjeçare. Për të mund të thuhet pa hezitim se ka qenë njeri me inteligjencë të rrallë, njohës i gjashtë gjuhëve të huaja. Gjatë
kohës së sundimit turk ka pasur funksione të larta politike dhe ushtarake. Ka pasur tre djem: Jusufin, Hajdarin edhe Tahirin. Për këtë personalitet të shquar në qytetin e Ulqinit janë të lidhura shumë ngjarje, si nga periudha turke, ashtu edhe nga periudha e sundimit të Principatës së Malit të Zi. Ali Nail Resulbegu (1966), pasardhësi i Arsllan Begut, në vend ku ishte kulla – Xhihani, ndërtoi objekt për turizëm. Sipas tyre, ai e ka rujtuar madhësinë dhe dimensionet e saj, por e vërteta thotë se të gjithë ne, shumë pak kemi bërë për ruajtjen e monumenteve kulturo-historike, siç ishte Xhihani në Liman. G. Karamanaga E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
25
MOZAIK
Zgjedhjet parlamentare 2012
Humbje politike e shqiptarëve Pasqyra 16: Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura në tetor 2012
Gjekë Gjonaj
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 në bazë të materialit zgjedhor u vërtetua se: në regjistrin zgjedhor janë regjistruar gjithsej 514.055 zgjedhës; Në vendvotime votuan 347.424 votues; Jashtë vendvotimeve respektivisht përmes postës ( zarfeve) votuan 15.290 votues. Gjithsej votuan 362.714 votues. Janë pranuar 515.035 fletëvotime, prej të cilave 981 për votim të njerëzve të dënuar me burg. Fletëvotime të pavlefshme ishin 5764. Fletëvotime të vlefshme ishin 356.950. Rezultatet përfundimtare të votimit i vërtetoi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve mbi bazën e procesverbaleve me rezultatet e mbledhura nga çdo komision komunal zgjedhor, në njësi të përbashkët zgjedhore.
UDSH dhe Aleanca Rinore jashtë Parlamentit
Prej partive nacionale shqiptare që nuk kanë hyrë në Parlament është Unioni Demokratik i Shqiptarëve me 2.848 vota të fituara dhe Aleanca Rinore e Shqiptarëve, e cila fitoi 531 votë. Kjo e fundit ishte lista më pak e votuar në këto zgjedhje. Ndërkaq, prej partive politike joshqiptare që fituan më së shumti vota e nuk arritën pragun prej 3 për qind për hyrje në Kuvendin e Malit të Zi ishin Bashkimi Serb – 5.275 vota, Lidhja Nacionale Serbe 3.085 vota dhe Koalicioni “ Së bashku”- 1.384 vota.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Emri i partisë Përqindja Votat Numri i ulëseve në Kuvend 1. Iniciativa Qytetare Kroate 0.40 1.470 1 2. Fronti Demokratik - Miodrag Lekiq 22.82 82.773 20 3. Mali i Zi Pozitiv - Darko Pajoviq 8.24 29.881
7
4. Partia Socialiste Popullore e Malit të Zi 11,o6 40.131 9 5.Partia e Boshnjakëve – Rafet Husoviq 4.17 15.124 3 6. Koalicioni “ Mali i Zi Evropian - Millo Gjukanoviq” 45,60 165.380 39 7. Forca për Bashkim 1.45
5.244
1
8.Koalicioni Shqiptar 1.05
3.824
1
9.Bashkimi Serb
5.275
0
1.45
10.Lidhja Nacionale Serbe-dr.Ranko Kadiq 0.85 3.085 0 11.Së bashku
0.38
1.384
0
12. Unioni Demokratik i Shqiptarëve 0.79 2.848 0 13. Aleanca Rinore e Shqiptarëve 0.15 531 0
Pjesëmarrja e pakicave nacionale
Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 2011 në Mal të Zi jetojnë 620.029 njerëz. Nga ky numër 44,98 për qind janë deklaruar si malazez, ndërsa
Gjithsej :
81
28,73 për qind si serb. Boshnjakët përbëjnë 8,65 për qind të popullsisë, shqiptarët 4,91 për qind, ndërsa 3,31 për qind janë deklaruar si “myslimanë.” Romët përbëjnë 1,01 për qind, kroatët 0,97 për qind, ndërsa 0,33 për qind e popullatës janë deklaruar
MOZAIK
Më 4 dhjetor 2012 z.Milo Gjukanoviq, edhe me vota të deputetëve shqiptarë, u zgjodh për herë të shtatë kryeministër i Malit të Zi me 44 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim, ndërsa 10 deputetë nuk morën pjesë në votim. Mirëpo, ndodhi e (pa)pritura politike denigruese: nuk u (për)zgjodh asnjë shqiptar për postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut e të Pakicave, siç ishte, fjala vjen, politikani Ferhat Dinosha, në mandatin e kaluar të qeverisë, i cili në atë kohë kishte statusin e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri si egjiptian. Përveç popullatës pakicë të romëve dhe egjiptianëve komunitetet e tjera pakicë (shqiptarët, boshnjakët dhe myslimanët), që përbëjnë afro 15 për qind të popullatës në Mal të Zi sipas regjistrimit të fundit kanë marrë pjesë në këto zgjedhje, përmes partive të veta nacionale. Aktivitetet e fushatave parazgjedhore të popujve pakicë janë përcjellë kryesisht në viset ku ata jetojnë në Ulqin, Tuz, Podgoricë, Plavë, Rozhajë , Bijello Polë e Beranë. Partitë e komuniteteve pakicë kryesisht janë mbështetur në fushata nga dera në derë dhe në programet që u dedikohen atyre në radio e televizione lokale. Shqiptarët në këto zgjedhje ,sikurse edhe në zgjedhjet paraprake, shfrytëzuan programet në gjuhën shqipe për t’u drejtuar zgjedhësve të tyre.
Deputetët shqiptarë në Kuvend
Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2012 partitë politike shqiptare, siç theksuam më lart, garuan të ndara në 4 lista. Pjesëmarrëse në këto zgjedhje ishin: Aleanca Rinore e Shqiptarëve ( 531 vota), UDSH ( 2.848 vota ), Koalicioni shqiptar (LDMZ, PD, ASH – 3.824 vota), si dhe Koalicioni “Forca për Bashkim” (Genci Nimanbegu, Vasel Sinishtaj, Zana Sarvan – 5.244 vota). Nga këto të dhëna rezulton se të gjitha subjektet dhe koalicionet shqiptare asokohe fituan 12.477 vota dhe arritën të fitonin vetëm dy mandate (deputet). Dy koalicionet shqiptare me gjashtë parti shqiptare morën vetëm nga një deputet shqiptar: z.Fatmir Gjeka nga “Koalicioni Shqiptar” dhe z.Genci Nimanbegu i koalicionit tjetër: “ Forca për Bashkim”. Kjo ishte një humbje politike e madhe e shqiptarëve, një ndëshkim politiko-elektoral i pamerituar: partitë politike shqiptare patën dy deputetë shqiptarë ma pak
se sa kishin në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009. Në Parlament në këtë mandat ishin edhe katër shqiptarë nga partitë politike joshqiptare. Tre nga Partia Demokratike e Socialistëve, që ishte në koalicion edhe me partitë shqiptare, z.Luigj-Lubo Shkrela, z. dr. Halil Dukaj e z.Nikollë Gegaj. Deputet shqiptar në këtë mandat të Parlamentit ishte edhe z. Mr. Dritan Abazoviq (Mali i Zi Pozitiv) .
Klubet e deputetëve
Në periudhën nga data 6 nëntor 2012 , domethënë deri në fund të kësaj legjislaturë në Kuvendin e Malit të Zi ishin shtatë klube të deputetëve:Klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve - 36 anëtarë, Klubi i Partisë Socialiste Popullore -16 anëtarë, Klubi i Partisë Social - Demokrate - 9 anëtarë, Klubi i Demokracisë së Re Serbe – 8 anëtarë, Klubi i Lëvizjes për Ndryshime - 5 anëtarë, Klubi Partisë Boshnjake – 3 anëtarë, Klubi i deputetëve shqiptarë 3 anëtarë. Në këtë përbërje të Kuvendit të Malit të Zi , deputeti i Unionit Demokratik të Shqiptarëve nuk ka qenë anëtar i asnjë klubi të deputetëve. Me konstituimin e Legjislatuirës së 25 të Kuvendit të Malit të Zi janë formuar këto klube të deputetëve: Klubi i Partisë Demokratike të Socialistëve- 30 anëtarë, Klubi i Frontit Demokratik - 20 anëtarë, Klubi i Partisë Socialiste Popullore- 9 anëtarë, Partisë Social-Demokrate - 8 anëtarë, Klubi Mali i Zi Pozitiv - 7 anëtarë, Klubi i Deputetëve Shqiptarë (FORCA, PD), IQK i PLMZ -4 anëtarë, Klubi i Partisë Boshnjake– 3 anëtarë.
Asnjë shqiptar në Qeveri
Më 4 dhjetor 2012 z.Milo Gjukanoviq, edhe me vota të deputetëve shqiptarë, u zgjodh për herë të shtatë kryeministër i Malit të Zi me 44 vota pro, 26 kundër, 1 abstenim, ndërsa 10
deputetë nuk morën pjesë në votim. Mirëpo, ndodhi e (pa)pritura politike denigruese: nuk u (për)zgjodh asnjë shqiptar për postin e Ministrit të Drejtave të Njeriut e të Pakicave, siç ishte, fjala vjen, politikani Ferhat Dinosha, në mandatin e kaluar të qeverisë, i cili në atë kohë kishte statusin e ambasadorit të Malit të Zi në Shqipëri.
Vëzhgimi i zgjedhjeve
Zgjedhjet parlamentare 2012 i kanë monitoruar numër i madh i vëzhguesve vendas dhe të huaj. Gjatë ditës së zgjedhjeve procesin zgjedhor e kanë monitoruar 94 përfaqësues të akredituar nga sektori civil , përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ambasadave të huaja dhe organizatave joqeveritare ndërkombëtare në pajtim me Ligjin Zgjedhor dhe me përcaktimet e OSBE-së. Numri i përgjithshëm i vëzhguesve përfshinë edhe 1.200 vëzhgues të pavarur nga CEM-i me ndihmën financiare të Qeverisë së Norvegjisë dhe 17 koordinatorë vendorë në përafërsisht 90 për qind të vendvotimeve. Organizatat tjera, të cilat më parë janë marrë me mbikëqyrjen e zgjedhjeve, siç është CDT-ja , kanë përcjellë financimin e fushatave zgjedhore dhe shfrytëzimin e resurseve shtetërore. Si përfundim mund të themi se pas këtyre zgjedhjeve skena politike në Mal të Zi duhet të pësojë ndryshime, e po ashtu edhe ligji zgjedhor. Shqiptarët duhet të kenë zonën e veçantë zgjedhore e cila duhet të përfshijë vendvotimet shqiptare ku do të zgjidhen 5 deputetë, ku do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim autentik, konform standardeve ndërkombëtare, që vlen edhe për popujt tjerë pakicë në këtë mjedis. ( Vijon) E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
27
PORTRET
Fadil Taipoviq (1933-2007)
Figurë e madhe e arsimit dhe politik Ismet Karamanaga
Fadil Taipoviqi ka qenë pa dyshim një ndër personalitetet më “të forta” të kombit tonë, në veçanti në Ulqin dhe në Mal të Zi, në fillim të viteve ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar. I arsimuar në Sarajevë, në një universitet presitigjoz të asaj kohe, ka diplomuar për gjeografi. Intelektual i rrallë, me virtyte të veçanta, Fadili ka arritur të bëhet drejtor i Gjimnazit të Ulqinit dy herë, pastaj kryetar i Komunës së Ulqinit në dy mandate, kurse kulmi i karrierës së tij politike ka qenë pozita e Ministrit apo Sekretarit për Turizëm, siç është quajtur në atë kohë. Ai është i pari nga shqiptarët e lindur në këto treva që ka arritur pozitat më të larta shtetërore në Malin e Zi dhe ish-Jugosllavi. Një karrierë e tillë është e rrallë nën qiellin tonë. Që nga fillimet e para, ai ka qenë guximtar dhe ka pasur kurajo të merret me sfida të mëdha. Mjafton të përmendet organizimi i pritjes së ish-Presidentit Tito gjatë vizitës së tij në Ulqin, ku Fadili ka qenë një ndër organizatorët e kësaj vizite historike. Ngjarje e madhe, ku nuk është guxuar të ketë lëshime dhe improvizime. Ende edhe sot nëpër rrjete sociale qarkullojnë fotografitë nga kjo vizitë. Pozita e tij shtetërore ishte një gjë e madhe jo vetëm për të, por edhe për të gjithë popullatën tonë shqiptare. Unë si ish-nxënës i tij, më vonë edhe mësimdhënës në Gjimnazin e Ulqinit
28
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
kur ai ishte për të dytën herë drejtor, e kam njohur mirë këtë figurë të madhe të arsimit dhe politikës te ne. Ai ka arritur majën e piramidës politike dhe të pushtetit duke vepruar dhe punuar në kushte të vështira të regjimit dhe sundimit komunist. Nga kjo distancë kohore dhe në kushte të sotme, është lehtë të gjykohet dhe të kritikohet. Mirëpo, në ato kohë, për një fjalë goje keni humbur punën dhe të gjitha pozitat, shpeshherë keni fituar edhe burgun kur jeni munduar që të flisni dhe të veproni haptas për të drejtat tona kombëtare. Jam më se i bindur se Fadil Taipoviqi ka punuar me shpirt dhe me zemër për avancimin e popullatës sonë shqiptare. Ka qenë koha e komunizmit, koha kur partia ka vendosur për gjithçka. Prandaj edhe Fadili si shumë nga ne, si anëtar i Lidhjes Komuniste, është dashur t’i zbatojë rregullat dhe udhëzimet e saj. Sipas mendimit tim, ai gjithmonë ka zgjedhur metodat më të mira dhe më të lehta për popullatën tonë. Kështu duhet të analizohet puna dhe veprimi i tij në politikë. Në këtë mënyrë ka mundur të luftojnë veç njerëz të kalibrit të Fadil Taipoviqit. Si nxënës, më pas si mësimdhës në Gjimnazin e Ulqinit, kam qenë afër tij. Por edhe më vonë, pas pensionimit, shpesh e kemi pirë kafen e parë të mëngjesit në Ranë. Kështu që figura e tij, të ecurit dhe sharmi më ka mbetur në kujtesë. Ka kohë që ka ndërruar jetë, por ai
meriton të përmendet e të mos harrohet. Nuk mjafton ta kujtojnë vetëm familja e tij e ngushtë, por edhe institucionet ku ai ka lënë gjurmë të pashlyera duhet ta kujtojnë dhe mos e harrojnë. Së paku një rrugë në Ulqin apo në Anë të Malit ta mbajë emrin e tij. Pa dashur të kritikoj askënd, ky është mendimi im dhe dëshiroj të zgjoj ndërgjegjen e atyre që sot janë në pushtet. Më kujtohet një sekuencë kur pas tërmetit të vitit 1979, një delegacion i kalalinjve të Ulqinit shkoi në një takim në Podgoricë për të kërkuar kthimin dhe revitalizimin e Kalasë. Në një takim të shkurtër rastësor me të ndjerin Fadil Taipoviqin, në hollin e godinës së Parlamentit të vjetër, ai na i dha disa këshilla për takimin me më të pushtetshmit e Republikës. Ndonëse ka kaluar shumë kohë, ende e kam parasysh figurën e tij markante duke
PORTRET
kës u ulur shkallave në godinën e vjetër të “Vlladës”, siç ende quhet edhe sot kjo ndërtesë. Ishte ky një freskim për ne që për të parën herë ishim aty. Nuk e di se sa ka ndikuar takimi me të para se jemi takuar me një qeveritar të Republikës, mirëpo e di se pas dy ditësh e kemi fituar rrymën në Kala. Praktikisht, pas këtij takimi pushteti i asaj kohe ka dhënë dritën e gjelbër për revitalizimin dhe kthimin e jetës në Kala. Ishte ky një sukses i madh për ne pasi që pushteti i asaj kohe deri atëherë kishte aspirata për të na larguar përgjithmonë nga Kalaja. Fadili ishte një njeri i rrallë dhe i jashtëzakonshëm. Them kështu sepse ai ka folur dhe ka qenë komunikues me çdo njeri, por gjithmonë me një autoritet të veçantë. Veç pamja e tij fizike ka lënë mbresa të jashtëzakonshme te bashkëbiseduesi dhe në përgjithësi tek e gjithë popullata. Ka qenë i pashëm, gjithmonë i qeshur, njeri me një pedigre të lindur. Në çdo hap dhe lëvizje të fytyrës së tij është vërejtur autoriteti dhe atraktiviteti i personazhit të tij. Është më rëndësi të madhe të përmendet puna e tij e palodhur në arsim, duke nisur nga fillimet e tij në Shkollën Fillore në Katërkollë, pastaj në Gjimnaz si mësimdhenës, më vonë edhe ngritja e tij në pozitën e drejtorit të Gjimnazit të Ulqinit. Të mos flasim për pozitën e tij në politikë, ku jam më se i bindur që ka dhënë një kontribut të madh për avancimin e popullit shqiptar në Malin e Zi. Gjithashtu duhet të përmendet edhe pozita e tij si kryetar i Komunës së Ulqinit për dy mandate, kurse sidomos duhet të veçohet dhe mos të harrohet pozita e tij si ministër në Qeverinë e Malit të Zi në Jugosllavinë e madhe.
“
Intelektual i rrallë, me virtyte të veçanta, Fadili ka arritur të bëhet drejtor i Gjimnazit të Ulqinit dy herë, pastaj kryetar i Komunës së Ulqinit në dy mandate, kurse kulmi i karrierës së tij politike ka qenë pozita e Ministrit apo Sekretarit për Turizëm, siç është quajtur në atë kohë. Ai është i pari nga shqiptarët e lindur në këto treva që ka arritur pozitat më të larta shtetërore në Malin e Zi dhe ish-Jugosllavi.
Mirëpo, unë nuk jam biograf dhe nuk dua të hyj shumë në biografinë e tij, por disa gjëra janë me rëndësi të përmenden. Dy herë ka qenë në pozitë të drejtorit të Gjimnazit të Ulqinit. Si drejtor i Gjimnazit, të parën herë, ka dhënë një kontribut të madh që në vitet ‘70 të themelohet Gjimnazi i Ulqinit si institucion i pavarur arsimor pasi që deri atëherë ka qenë nën ingerencën e Gjimnazit të Tivarit. Kurse si drejtor për të dytën herë, në vitet ’80, kur është sjellë nga pushteti i Malit të Zi për ta stabilizuar gjendjen në Gjimnazin e Ulqinit me autoritetin e tij të madh në Republikën e Malit të Zi. Në këto vite si drejtor, ai ka vepruar duke e qetësuar situatën politike në arsimin tonë të rënduar nga ata të cilët kanë dashur edhe më tepër t’i shkelin të drejtat e popullatës sonë. Veç një autoritet i tillë ka pasur mundësi dhe fuqi intelektuale të ballafaqohet me sfida të tilla, në ato kohë të vështira për t’i ruajtur të drejtat tona. Veprimi i tij për avancimin dhe ngritjen e kombit shqiptar në një nivel më të lartë, në kushte shumë të vështira, është i padiskutueshëm. Ishte kjo koha kur filloi të ekspozohet edhe më tepër dhe më fortë, në forma të ndryshme, nacionalizmi dhe shovinizmi i huaj, duke fajësuar njerëzit tanë të cilët kërkuan të drejtat për popullatën tonë shqiptare. Fadil Taipoviqi ka qenë ai që me autoritet dhe takt të veçantë ka vepruar që Gjimnazi të qëndrojë në një nivel të lartë, konsistent dhe unik. Unë nuk jam kompetent ta vlerësoj më hollësisht punën dhe veprimtarinë e tij, në veçanti atë në politikë, mirëpo e di se gjithmonë ka gëzuar respekt të madh te shumica e popullatës sonë shqiptare. Edhe si kryetar i Komunës së Ulqinit,
Fadili ka pasur një autoritet të madh dhe të veçantë. Dua t’i shkruaj vetëm disa mbresa nga njëri nga anëtarët e delegacionit të Ulqinit, i cili ka marrë pjesë në Çaçak, qytetin me të cilin Ulqini ka qenë i binjakëzuar, ku ka marrë pjesë edhe Fadil Taipoviqi si kryetar i Komunës. Pas bisedës së Fadil Taipoviqit, të gjithë ata kanë mbetur të fascinuar, ngase ka qenë edhe orator i madh. Edhe një gjë tjetër për të dëshmuar për autoritetin që ka gëzuar si delegat në Republikë. Në vitet 19701976, kontributi i tij më i madh ka qenë iniciativa dhe përpjekjet që rruga Ulqin-Tivar të bëhet më e gjerë dhe më e sigurt, pasi që ata të Tivarit kanë pasur mendime të tjera. Autoriteti i tij ka qenë ai që ka pasur peshën më të madhe. Natyrisht, ka edhe mendime të tjera nëse ka mundur të bëjë më shumë për popullatën tonë, duke qenë në pozita të larta. Mirëpo, mendoj se rrethanat politiko-shoqërore të kohës, ekspansioni i nacional-shovinizmit ka qenë shumë i pranishëm në shoqëri në përgjithësi, kështu që haptas askush nuk ka mundur të veprojë ndryshe. Jam më se i sigurt se Fadil Taipoviqi gjithmonë e ka pasur ndër mend dhe në zemër veç avancimin e popullatës sonë dhe veprimi i tij ka qenë në mënyrë indirekte, mënyra të cilat kanë dhënë frytet më vonë te themelimi i partive shqiptare në Mal të Zi, pas tranzicionit politik. Fadil Taipoviqi dhe disa personalitete të tjera janë e kaluara jonë e lavdishme, por edhe e ardhmja jonë. Dhashtë Zoti që shpirti i tij të gjejë prehje në Parajsë pasi që jam më se i bindur që misionin e tij në këtë dynja e ka kryer me sukses, për të mirën e të gjithë popullatës sonë shqiptare. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
29
TRASHËGIMI
Nga trashëgimia jonë kulturore – blegtorale
Të qethurat Qethja e deleve kryhej zakonisht nga gjysma e korrikut deri në javën e parë të muajit gusht në tbanishtet (stanet) që gjendeshin në bjeshkët e larta, ku shtëpiakët me anëtarët e familjes dhe bagëti i kalonin kryesisht muajt e verës, por edhe ca të vjeshtës. Për familjet blegtorale “të qethurat” ishin festë e përbashkët e tbanishteve ku ata gjendeshin Të qethurat, apo më konkretisht qethja e deleve, janë rit i lashtë me rëndësi të veçantë në kulturën popullore shqiptare, respektivisht element i rëndësishëm në jetën baritore, kryesisht në amvisëritë e vendbanimeve rurale, pothuajse në të gjitha viset e trojeve shqiptare, por edhe në ato të konfesioneve të tjera, i cili daton që nga periudhat pagane. Ky rit (qethja e deleve) kryhej zakonisht nga gjysma e korrikut deri në javën e parë të muajit të gushtit në tbanishtet (stanet) që gjendeshin në bjeshkët e larta, ku shtëpiakët me anëtarët e familjes dhe bagëti i kalonin kryesisht muajt e verës, por edhe ca të vjeshtës. Për familjet blegtorale “të qethurat” ishin festë e përbashkët e tbanishteve ku ata gjendeshin. Ato manifestoheshin në mënyra solemne duke u shoqëruar me ceremoniale të shumëllojshme: me qethje “mobë” (shumë qethtarë, kryesisht barinj), me këngë e ahengje, me ushqim tradicional vendor (mazë të zier, fli, pite, mish qengji të pjekur në hellë, qumësht delesh me kajmak etj.) dhe pije freskuese bjeshkore – lëngje të punuara nga boronicat, mjedrat
“ 30
e dredhëzat dhe shumëçka tjetër, të cilat përsëriteshin çdo ditë prej familjes në familje, prej tbanishtes në tbanishten e bjeshkës tjetër, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tyre. Pos anës rituale “qethjet” në të kaluarën jo shumë të largët kishin edhe anën praktike, meqë dhenve (deleve) u hiqeshin “bashkët e leshit” dimëror, por jo edhe ogiçëve (prijësve të kopesë së deleve). Leshi ishte lënda kryesore e bashkësive familjare për prodhimin e veshmbathjes tradicionale (zhguna, tirq, çorapë, xhemper, meste, shall, mitanë, plisa etj.), por edhe prodhime të tjera për nevoja shtëpiake (qilima, sixhade, plafa, jastëkë etj.). Përpunimi i leshit bëhej në disa faza: larja, shprishja, lënuarja, tjerrja në pe, i cili pastaj është përdorur për punë në prodhimet e ndryshme familjare. Pos kësaj, qethja deleve u lehtësonte qëndrim më të këndshëm në temperatura të larta verore, prej kur edhe fillonte procesi i rritjes së leshit të ri, që është element i rëndësishëm në jetën e popullatës. Në krahasim me ceremonialet manifestuese solemne të qethjes së de-
Pos anës rituale “qethjet” në të kaluarën jo shumë të largët kishin edhe anën praktike, meqë dhenve u hiqeshin “bashkët e leshit” dimëror, por jo edhe ogiçëve. Leshi ishte lënda kryesore e bashkësive familjare për prodhimin e veshmbathjes tradicionale (zhguna, tirq, çorape, xhemper, meste, shall, mitanë, plisa etj.), por edhe prodhime të tjera për nevoja shtëpiake (qilima, sixhade, plafa, jastëkë etj.).
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
leve në kohët jo shumë të largëta, kur blegtoria ishte ndër veprimtaritë kryesore të punës së përditshme të familjeve fshatare nga e cila pothuajse sigurohej ekzistenca e anëtarëve të bashkësisë së saj, sot është ruajtur vetëm ana rituale, e cila kryhet simbolikisht vetëm në ca vendbanime të Plavës e Gucisë (Vuthaj, Martinaj, Hot, Zabel, Kolinë, Koritë, Meteh etj.), prej nga pak familje merren me kultivimin e deleve dhe atë në numër të vogël sosh. Një situatë e tillë pothuajse mbretëron edhe në bjeshkët e Shtedimit dhe Hajlës në Komunën e Rozhajës, e po ashtu edhe në bjeshkët e Dukagjinit (rrethina e Rugovës dhe e Deçanit) dhe në malet e Sharrit në rrethinën e Prizrenit (Opojë dhe Gorë). Në fund theksojmë se zhvillimi i teknologjisë e ka shtyrë leshin si material (lëndë) në plan të dytë, duke i futur në përdorim materialet e reja për prodhimin e veshmbathjes dhe mënyrat e elementet e reja të veshjes. Shaban Hasangjekaj
KULTURË
Botime të reja
Roman i fateve njerëzore (Asllan Bisha, Hana, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2020) Shkrimtari Asllan Bisha ka ardhur ditëve të fundit para lexuesit me romanin e tij të pestë, të cilin e ka titulluar “Hana”. Në roman autori trajton fatin njerëzor të dy të rinjve. Në fillim jeta e tyre ishte e bukur dhe e lumtur, mirëpo pasi fillon pleqëria dalin në sipërfaqe edhe mosmarrëveshjet ngase ata ishin me kombësi dhe religjione të ndryshme. Autori e shtjellon mjeshtërisht temën, e cila është aktuale, dhe jep mesazhin që njeriu është njeri dhe se duhen respektuar edhe ndasitë që ekzistojnë, me harmoni. Njeriu duhet ta ndihmojë njeriun. E keqja është e keqe, mirëpo njeriu duhet ta përballojë dhe mund të keqen, urrejtjen dhe gjithherë duhet të veprojë me humanizëm dhe ndërgjegje. Proza e Bishës shquhet për stilin e
rrjedhshëm dhe të drejtpërdrejtë. Edhe në këtë roman autori trajton ngjarje nga vetë jeta dhe rrethi ku jeton, ku ai e gjen brumin për veprat e tij. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave, kurse është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Redaktor i librit është dr. Haxhi Shabani, recensentë Gani Karamanaga dhe Ismet Kallaba, lektor Sabri Halili, redaktor teknik Gazmend Çitaku, ndërsa ballina është punuar nga piktori Agron Ujkashi. Romani “Hana” është libri i 20-të (përfshirë edhe ribotimet) e shkrimtarit Asllan Bisha, i cili shkruan kryesisht prozë për fëmijë dhe të rritur. Ka qenë korrespondent i gazetës
“Rilindja” dhe i RTV të Kosovës, bashkëpunëtor i Radio Titogradit dhe i revistës “Koha”, ndërsa tani bashkëpunon me gazetën “Koha Javore”. Po ashtu ka qenë kryeredaktor i revistës për fëmijë “Zana”. Ai është mbledhës folklori, autor punimesh nga ihtologjia (peshkimi) dhe i teksteve të këngëve për fëmijë dhe të rritur. Është njëri ndër përpiluesit e antologjisë “Dritaren lëre hapur”, si dhe është përfshirë në antologjinë “Putnici na putu” ( Udhëtarët në udhëtim ) dhe përmbledhjen “Pet albanskih književnika u Crnoj Gori“ ( Pesë shkrimtarë shqiptarë në Malin e Zi ). Disa nga krijimet e tij letrare janë përfshirë edhe në tekstet shkollore për shkollat në gjuhën shqipe në Mal të Zi. i. k. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
31
MARKETING
Të gjithë besimtarëve të fesë islame me fat
Kurban Bajramin
32
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
IN MEMORIAM / MARKETING
Ndërron jetë Regis Philbin
Gazetari i famshëm amerikan me origjinë shqiptare Të premten mbrëma u nda nga jeta Regis Philbin, personaliteti i njohur i televizionit amerikan me origjinë arbëreshe. Familja e tij tha në një deklaratë se Philbin vdiq nga shkaqe natyrore në moshën 88-vjeçare. Për dekada me radhë, Regis Philbin e ndau jetën e tij me shikuesit e programeve televizive të mëngjesit, gjithnjë me mënyrën e tij të shpenguar dhe me filxhanin e kafes përpara. Ai do të mbahet mend gjithashtu për programin “Kush dëshiron të bëhet milioner”, i cili për një periudhë të shkurtër u bë spektakli më i shikuar televiziv i Amerikës. Pyetja e tij për pjesëmarrësit: “A
është kjo përgjigjja juaj e fundit?” nisi të bëhej një shprehje e përdorur nga amerikanët në jetën e përditshme. Në vitin 2010, Regis Philbin shpalli publikisht rrënjët e tij shqiptare në një bisedë në studio me artisten Kara Dioguardi, e cila gjithashtu vjen nga një familje arbëreshe. “Nga ana e nënës sime, ata e kanë origjinën nga Shqipëria. U detyruan të largohen nga vendi, kaluan Adriatikun për në Itali dhe u vendosën në një fshat të vogël malor të quajtur Greci. Kjo ka ndodhur shekuj më parë”, tha Philbin. Ai tregoi për shikuesit një tabelë gjenealogjike ku dilnin rrënjët arbëreshe
ME FAT BAJRAMI
të familjes së tij që u vendos në atë fshat në kohën e Skënderbeut. Philbin është fitues i çmimit të karrierës Emmy dhe deri në kohën kur u largua nga programi i tij i mëngjesit mbante rekordin botëror Guinness për numrin më të madh të orëve përpara kamerës televizive. Presidenti Trump e quajti Philbinin njërin ndër të mëdhenjtë në historinë e televizionit. Ai tha në një koment në Twitter se Philbin e kishte këshilluar atë vazhdimisht që të kandidonte për (VOA) president.
MINISTRIA PËR MBROJTJEN E TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
33
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Cultural Affairs Assistant
• BASIC FUNCTION OF THE POSITION
The incumbent is responsible for managing the International Visitor Leadership Program (IVLP) and Fulbright Program. Serves as lead on all issues related to these exchange programs, including recruitment and selection of candidates, communication with candidates, Washington-based program officers and host institutions. Also leads public diplomacy efforts on outreach to minority and Muslim communities, including maintaining contacts. Develops and manages programs in these areas including as serving as Grants Officer’s Representative (GOR) for related grants. Manages cultural programs. Monitors Albanian language media and interprets as necessary.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: University Degree in International Relations, American Studies, Communications, Political Science, Economics or local equivalent is required. 2. EXPERIENCE: This position requires a minimum of three years of progressively responsible experience in a multilingual, multicultural or multinational, academic or governmental work environment, with project management, communications, or education duties as a significant part of the job. 3. LANGUAGE: Level 4 (fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Albanian language is required (This will be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 4. KNOWLEDGE: Knowledge of Montenegrin academic, cultural and media institutions is required. Familiarity with local NGOs, international organizations and assistance programs working within minority communities is required. Familiarity with Albanian-language media in Montenegro is required. 5. SKILLS AND ABILITIES: Must have excellent and detailed-oriented planning and organizations skills related to public event planning and program management. Must have highly effective interpersonal skills to maintain relations with a wide range of high-level external contacts as well as colleagues within the Embassy. Competency in basic computing skills required. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: August 11, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 30 KORRIK 2020
MARKETING
U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for
Voucher Examiner • BASIC FUNCTION OF THE POSITION
Under the direct supervision of the LE Financial Specialist/LE certifying officer, the incumbent is the Voucher Examiner for vendor payments, travel advances, transportation vouchers and vendor/contractor invoices for the Department of State and other serviced and non-serviced agencies at post. The incumbent provides pre-audit analysis for all invoices using ILMS/eInvoicing and RFMS/M as well as the preparation of the cash voucher. Prepares payment of representation and all types of allowances. Position also serves as an Alternate Class B Cashier.
• QUALIFICATIONS REQUIRED 1. EDUCATION: Completion of two years of college/university studies is required. EXPERIENCE: Two years of experience in voucher examining, accounting, bookkeeping and related financial work is required. 2. LANGUAGE: Level 4 (fluent) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 4 (fluent) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Must be able to read and interpret complex regulations and procedures for State and other agencies for which voucher examining services are provided. Must be very professional, communicative, tolerant and accurate. Must have specific knowledge with regard to travel authorizations and USG travel regulations. Must have a knowledge of accounting and/or fiscal clerical work in order to process correctly outstanding advance balances. Detailed knowledge of time and attendance and leave/pay regulations. 4. SKILLS AND ABILITIES: Must be proficient in the use of MS Office, RFMS/M, COAST, elnvoicing, E2 and other programs. Good logic and communication skills are a must. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: August 6, 2020 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/ embassy/jobs/ An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 30 KORRIK 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 30 korrik 2020
Viti XlX Numër 921 Çmimi 0,50
Vizitor në atdhe?! ISSN 1800-5696
Të ndarë në zgjedhje
Pa një raportim profesional nuk i shërbehet masës