Koha 922

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 6 gusht 2020 Viti XlX Numër 922 Çmimi 0,50

Rotacioni politik i shëndetshëm për demokracinë ISSN 1800-5696

Partitë shqiptare të ndara në zgjedhjet e 30 gushtit

Aktivitet kulturor që i mungonte Malësisë


PËRMBAJTJE

10

12 Kuvend

Djegia elektorale e shkallës IV

14

18 Mbi origjinën e familjes arbëreshe Gramsci

Moikom Zeqo dhe dashuria e veçantë për Ulqinin

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020


PËRMBAJTJE

20

22 Elitë e mohuar

Portreti i Nënë Terezës në kontekstin e origjinës

28

30 Hyseni: Do të shohim hapa konkretë të angazhimit amerikan në dialogun Kosovë-Serbi KOHA Javore KOHA Javore

POEZI: Anton Gjuravçaj KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në zgjedhjet lokale në Guci

Partitë shqiptare i bashkojnë forcat Për dallim nga zgjedhjet parlamentare, ku partitë shqiptare nuk kanë arritur të bashkohen por do të garojnë në dy lista të ndara, partitë shqiptare në Guci i kanë bashkuar forcat në zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë komunë, më 30 gusht. Tri partitë shqiptare – Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare kanë lidhur koalicion parazgjedhor për pjesëmarrje të përbashkët në këto zgjedhje, me Listën “Shqiptarët e bashkuar në Guci”. Ata e kanë dorëzuar listën zgjedhore në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve të Komunës së Gucisë të martën, kur ka qenë edhe afati i fundit për dorëzimin e listave.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Bartës i listës së partive shqiptare është drejtori politik i LDSH-së, Bujar Hasangjekaj. Në një postim në llogarinë e tij në facebook, ai ka bërë të ditur për dorëzimin e listës zgjedhore. “Sot dorëzuam Listën zgjedhore ‘Shqiptarët e bashkuar për Guci (LDSH, UDSH, ASH )’. Listën e unitetit dhe shpresës për shqiptarët në Guci. Bashkimi i faktorit politik shqiptar ishte më se i domosdoshëm. Sinergjia pa dyshim se do të reflektohet pozitivisht. Kjo ishte edhe kërkesë e kahmotshme dhe e drejtë e votuesit shqiptar dhe ne reflektuam në raport me këtë kërkesë. Përfaqësimi i denjë dhe meritor i shqiptarëve bëhet vetëm përmes

partive nacionale shqiptare dhe në asnjë mënyrë tjetër. Suksese dhe na priftë e mbara”, shprehet Hasangjekaj në postimin e tij. Në përbërjen aktuale të Kuvendit të Komunës së Gucisë, partitë shqiptare kanë shtatë këshilltarë (katër LDSH dhe tre koalicioni UDSHASH) nga 30 këshilltarë, sa ka gjithsej ky kuvend. Krahas zgjedhjeve parlamentare, në pesë komuna të Malit të Zi më 30 gusht do të mbahen edhe zgjedhjet lokale. Përpos Gucisë, zgjedhjet lokale do të zhvillohen edhe për kuvendet e komunave të Andrijevicës, Budvës, Kotorrit dhe Tivatit. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Banorët e Kosovës pengohen sërish të shfrytëzojnë pronat e tyre në zonën kufitare Mali i Zi – Kosovë

Malazezët kontrollojnë Kullën e Zhlepit Banorët e bjeshkëve të Kullës së Zhlepit kanë filluar të kenë punë me policinë malazeze. Këta të fundit ndaj banorëve shqiptarë po kryejnë bastisje. Kjo gjë po i shqetëson banorët e kësaj zone, të cilët po thonë se për të njëjtat stane tatimin e pronës e paguajnë në Pejë. Të njëjtit po kërkojnë ndihmë nga Qeveria e Kosovës. Banorët e bjeshkëve të Kullës së Zhlepit po thonë se policia malazeze ka filluar t’i largojë ata nga kjo zonë. Një tabelë tregon që prej kësaj pjese fillon territori i shtetit të Malit të Zi e përfundon ai i Republikës së Kosovës. Por në praktikë, në bjeshkët e Kullës së Zhlepit po ndodh e kundërta. Këto bjeshkë duket se janë marrë nën kontroll nga policia malazeze.

Foto: Arkivi

Madje sipas banorëve, tash e tri javë ka filluar edhe dëbimi nga e njëjta polici. Këta të fundit kanë penguar edhe mediat kosovare të kryejnë punën e tyre. Përfaqësuesi i banorëve, Sadri Zekaj, thotë që banorët e bjeshkëve të Strellcit, Llukës, Radavcit e Jabllanicës nuk po i lejojnë të dalin andej pa u lajmëruar, meqë sipas autoriteteve malazeze, kjo pjesë është territor i Malit të Zi. Zekaj thekson që banorët tatimin e paguajnë në Pejë dhe se për këtë ekzistojnë edhe dokumentet. Ndërkohë ish-kryetari i Pejës dhe përfaqësuesi i banorëve të Rugovës, Ali Lajçi, thotë që ka filluar zbatueshmëria e ratifikimit të marrëveshjes me Malin e Zi.

Sipas tij, policia malazeze është më rigoroze teksa thekson që po tentohet të vendoset territori në administrim të plotë. Mirëpo sipas banorëve, aksione të bastisjes nga ana e policisë së Malit të Zi ka pasur edhe më herët. Qeveria e Kosovës nuk është prononcuar për këtë çështje përkundër interesimit të mediave. Kuvendi i Republikës së Kosovës ka miratuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi në mars të vitit 2018. Votimi i kësaj marrëveshjeje është penguar nga Lëvizja Vetëvendosje! dhe një pjesë e opozitës së atëhershme në Kuvendin e Kosovës.

(Kohapress/Gazeta Express)

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Rotacioni politik i shëndetshëm për demokracinë Në vendet demokratike me pushtet të konsoliduar rotacioni politik është dukuri normale, që është në favor të demokracisë dhe të pluralizmit, ndërsa përjashtim bëjnë vendet autoritare me animozitete të brendshme jo vetëm politike, ku Mali i Zi paraqet rast të veçantë në vendet e ish-kampit socialist në Evropën Juglindore

Nail Draga

Në saje të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme në çdo vend demokratik qytetarët me votën e tyre kanë mundësi për të siguruar një ndryshim të modelit qeverisës, me qellim për të zëvendësuar modelin e vjetër, që në shumë raste është i konsumuar dhe i kompremetuar nga afera të ndryshme dhe i tejkaluar në rrethanat e reja shoqërore, duke ofruar një model të ri qeverisës me ide dhe kuadro të reja, duke sjellur risi, shpresë dhe motivim për qytetarët e mjedisit përkatës.

Mali i Zi rast i veçantë në rajon Nga mbajtja e zgjedhjeve të para pluraliste në Mal të Zi (9.12.1990) e deri më tash nuk ka ndryshime të pushtetit, sepse atë vazhdon ta mbajë gjithnjë e njëjta parti politike (DPS), e cila është vazhdimësi e kohës së monizmit. Kemi të bëjmë me një mjedis specifik i cili veçohet nga vendet tjera të ish-kampit

6

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

socialist në Europën Juglindore. Në saje të përbërjës heterogjene të popullsisë, Mali i Zi veçohet nga vendet e tjera të rajonit ku politizimi ka marrë përmasa në shumë aspekte shoqërore. Ndonëse pluralizmi ofron mundësi optimale për zgjidhjën e çështjeve kontestuese, raportet shoqërore në Mal të Zi, kanë rikthim si para tri dekadave kur filloi falemintimi i shtetit të ish-Jugosllavisë. Dhe në këtë dimension dallohet Kisha Ortodokse Serbe (KOS), si përfaqësuese e serbëve në këtë mjedis, e cila me veprimin e saj më tepër i ngjanë ndonjë organizate politike se sa teologjike, ku si shkas është kontestimi nga ana e tyre e Ligjit për lirinë e bashkësive fetare. Organizimi i protestave enkas për këtë çështje, që ata i vlerësojnë si “shëtitje”, përmes retorikës dhe ikonografisë klero-fashiste, del qartë se koncepti i politikës serbomadhe vepron në mënyrë perfide edhe në këtë mjedis, më mision ideologjik me pasoja jo vetëm shoqërore. Nga një ndarje e tillë e qytetarëve në Mal të Zi, kryesisht ata të përkatësisë ortodokse dhe organizimi i zgjedhjeve parlamentare në një atmosferë të tillë, ndikon në ndarjet e vazhdueshme në skenën politike (pro malazeze dhe pro

serbe), duke mbetur dukuri e vazhdueshme në këtë mjedis, nga viti 2006 e më pas!.

Parlamenti i kontestuar

Por, ky mandat parlamentar (20162020) mbetët i veçantë për tre çështje; e para se shumica parlamentare (42 deputetë) ishte më e brishta në pluralizëm, e dyta se me 16 tetor 2016, ditën e zgjedhjeve, sipas të dhënave të Qeverisë, nga ana e opozitës pati tentativë të grushtshtetit, ku me pas u organizua edhe një proces gjyqësor ndaj disa pjesëmarrësve të tillë, por ende pa aktvendime gjyqësore(!?) dhe e treta, pikërisht për këtë shkak parlamenti u bojkotua nga partitë opozitare (39 deputet), fillimisht nga të gjithë, ndërsa më pas disa u kthyen në parlament, duke mos i qendruar besnik marrëveshjes, duke u bërë parlamenti më i kontestuar në pluralizëm në Mal të Zi.

Opozita e përçarë favorizon pushtetin

Animoziteti brenda opozitës është njëri ndër faktorët kryesorë që deri më tash mungon qëndrim i përbashkët për çështje madhore, sidomos kur është fjala për angazhimin për ndryshime të pushtetit, përkatësisht rotacionin e tij.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Por, për të qenë unik duhet të ekzistojë një platformë e përbashkët e cila mungon, në vazhdimësi në pluralizëm. Madje, nga një qasje e tillë joserioze, jep për të kuptuar se kemi të bëjmë me “profesionalizmin opozitar”, që është në favor të pushtetit aktual. Çështje të veçantë paraqet koncepti politik i opozitës për çështjen e pushtetit nga njëra anë dhe të shtetësisë së Malit të Zi, që vazhdon të jetë me qasje dualiste në atë proserbe dhe promalazeze. Opozita proserbe nuk paraqet befasi sepse ajo ishte e angazhuar në vitin 2006 kundër pavarësisë së Malit të Zi, ku edhe sot qëndron në ato pozita. Dhe një qasje të tillë është duke e shfrytëzuar pushteti aktual, që është motiv i vazhdueshëm për të mobilizuar qytetarët, përkatësisht votuesit që kanë mbeshtetur pavarësinë e Malit të Zi. Nuk ka dilemë se deri sa të ekzistojë një opozitë e tillë, me qasje proserbe, e mbështetur nga KOS-i, me direktiva nga Beogradi kundër pushtetit përkatësisht nënkuptohet kundër pavarësisë shtetërore, DPS-i nuk ka nevojë të shqetësohet se mund të rrezikohet, duke vazhduar dominimin në skenën politike në Mal të Zi.

Hipokrizia e politikës lokale

Dukuria e korrupsionit politik në Mal të Zi nuk është e re e as e panjohur, duke u shfaqur në forma dhe mënyra të ndryshme, varësisht prej komunave përkatësisht strukturën e tyre heterogjene nacionale e politike. Janë pikërisht konceptet e ndryshme politike e jo ato programore që kanë ndikuar në ndryshimin e vullnetit te qytetarëve përmes votës së lirë. Dhe diçka e tillë është duke ndodhur në pluralizëm ku akrobacionet politike, janë bërë dukuri e njohur duke bërë dekompozime në pushtetin lokal në disa komuna në Mal të Zi. Pikërisht në këtë aspekt tek ne, një dukuri e tillë ndodhi për të parën herë në Ulqin, kur shumica parlamentare lokale nga zgjedhjet e vitit 2006 (Forca, LDnëMZ, PPD dhe BDSH), në vitin 2007 u dekompozua sepse tre këshilltarë të PPD-së, devijuan nga pozita lokale, duke kaluar në radhët e opozitës (DPS, UDSH), duke formuar shumicën e re parlamentare në pushtetin lokal të Ulqinit. Dhe një veprim i tillë ndikoi në dekompozimin e skenës politike të shqiptarëve në Ulqin, me pasoja në funksionimin e pushtetit lokal në saje

të interesave personale dhe ambicieve lideriste të përfaqësuesve të subjekteve politike. Ishte ky një veprim hipokrit i personave të cilët politikës lokale ia mveshën epitetin e korrupsionit politik, dukuri me pasoja jo vetëm lokale.

Devijimi i votës së qytetarëve

Një veprim i tillë quhet korrupsion politik, sepse votat janë marrë nga elektorati për të ndryshuar gjendjen ekzistuese, përkatësisht për ta dërguar në opozitë DPS-in, e jo për ta rikthyer atë në pushtet, në mënyrë klandestine. Një dukuri identike ndodhi më parë në Kotorr, e kohë më parë edhe në Budvë, ku një këshilltar, gjoja me status “të pavarur”, iu bashkua DPS-it, dhe formoi shumicën e re parlamentare lokale, çështje e cila mori përmasa të një korrupsioni politik tre muaj para se të përfundonte mandati i pushtetit lokal. Nga dukuria e korrupsionit politik nuk ka dilemë së përfitojnë individët, partitë politike apo klanet e ndryshme. E kundërta do të ishte që individi në këtë rast këshilltari, apo këshilltarët të pakënaqur me subjektin politik që iu përkasin për çështje të ndryshme në pushtetin lokal t ia dorëzojnë mandatin, subjektit të cilit i takojnë, duke u zëvëndësuar nga kandidati i radhës, në listën zgjedhore. Ndërsa, mbajtja e mandatit të këshilltarit përmes votës së lirë, duke u deklaruar si të „pavarur“ është mashtrim i elektoratit, sepse do të ishte korrekte propozimi i shkurtimit të mandatit dhe shpallja e zgjedhjeve te reja. Por, një veprim të tillë mund ta bëjnë vetëm ata të cilët qendrojnë pas parimeve dhe kanë kapacitet demokratik, e jo ata të cilët, politikën e shohin si mundësi përfitimi personal. Ndërsa deri kur mund të veprohet në këtë mënyrë në skenën politike mbetet çështje e hapur, sepse ligji aktual zgjedhor nuk parashikon masa ndëshkuese, për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

devijime të tilla paszgjedhore.

Ndryshimi i pushtetit vlerë e demokracinë

Mbajtja e zgjedhjeve parlamentare, të rregullta apo të parakohshme, paraqet ofertën për qytetarët për të ndryshuar pushtetin ekzekutiv. Dhe një dukuri e tillë ndodhë kudo në vendet demokratike, ku qytetarët përmes votës së tyre të lirë, vendosin për fatin e tyre. Janë pikërisht zgjedhjet që përcaktojnë së kush do të jetë pozitë, apo opozitë, në saje të ofertës programore që subjektet politike iu kanë ofruar qytetarëve për mandatin vijues. Një subjekt politik, vetëm apo në koalicion me subjektet e tjera, ofertën e prezantuar, ka mundësi ta realizojë në praktikë, gjatë mandatit katërvjeçar. Dhe kemi të bëjmë me kohë të mjaftueshme për të dëshmuar rezultate në praktikë, ndërsa nëse ato mungojnë do të jenë qytetarët, përkatësisht elektorati që do ti ndëshkojë në votime të radhës.

Në favor të konsolidimit të shoqërisë

Në raste të tilla, opozitës i jepët mundësia për të dëshmuar potencialin organizativ e kadrovik, madje me mundësi reale për të qenë udhëheqëse e qeverisjes. Një rotacion i tillë i pushtetit nuk ka dilemë së është i shëndetshëm për demokracinë në mjedisin përkatës. Sepse çdo rotacion normal dëshmon konsolidimin e shoqërisë sikurse veprohet në vendet demokratike. Por, në këtë aspekt përjashtim bëjnë vendet autokratike, me demokraci jofunksionale, përkatësisht me demokraci hibride, të cilat vazhdojnë të qeverisin pothuaj në mënyrë identike si në kohën e monizmit, ku përvoja tridhjetëvjeçare e pluralizmit politik dëshmon në mënyrë transparente një konstatim të tillë. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Pa sundim ligji, s’ka Evropë

Në mënyrë tipike, Bashkimi Evropian ka ndërmarrë edhe një herë një hap drejt një integrimi më të thellë si përgjigje ndaj një krize katastrofike. Dhe, edhe një herë, atij po i mungojnë mekanizmat efikase për të vënë në zbatim parimet themelore, duke përgatitur kështu terrenin për më shumë mosmarrëveshje të brendshme në të ardhmen.

Harold James

Takimi pesë-ditor i Këshillit Europian për të diskutuar një buxhet 20212027 dhe një pako shpenzimesh emergjence për situatën e krijuar nga COVID-19 kishin të gjitha shenjat e një euro-samiti: diskutime që zgjatën deri natën vonë, kërcënime nga disa liderë se do të largoheshin pa një marrëveshje dhe një shtysë franko-gjermane për një marrëveshje. Natyrisht, gjithçka u mbyll me një kompromis të pakënaqshëm. Konkretisht, liderët europianë ranë dakord të ndanin vetëm 390 miliardë euro (457 miliardë dollarë) nga paketa e emergjencës prej 750 miliardë eurosh në formën e grantesh, si edhe pjesën e mbetur prej 360 miliardë eurosh në formë kredish, sepse “katër kursimtarët” (Austria, Danimarka, Holanda dhe Suedia) këmbëngulën se shifra duhet të fillonte me një tresh. A është kjo marrëveshje më e mirë sesa kompromisi i fundit i pakënaqshëm në marshimin e ngadaltë të Europës drejt integrimit më të thellë?

8

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Për 70 vjet, mantra e Europës ka qenë se ajo rritet në përgjigje të krizave. Shtysa fillestare për integrim në vitet 1950 u nxit nga Lufta e Ftohtë. Integrimi monetar i fillimit të viteve 1990 erdhi në mes një çasti vendimtar gjeopolitik të shkaktuar nga fundi i atij konflikti të gjatë. Kohët e fundit, shumë shpresuan se imigracioni, ndryshimet klimatike, revanshizmi rus, zgjedhja e presidentit amerikan Donald Trump dhe Brexit-i do të gjeneronin një vrull të ri për një projekt europian që duket se po i mbaron energjia. Me sa duket, u desh një krizë ekonomike e shkaktuar nga pandemia për ta bërë këtë. Por, në përgjithësi, krizat ekonomike nuk kanë qenë të mira për integrimin europian. Madje, ato priren t’i ndajnë europianët, për shkak të ndasive përsa i përket asaj që e shkaktoi problemin dhe se çfarë duhet bërë për këtë gjë. Midis vitit 2010 dhe 2012, ndërsa tensionet mes Veriut dhe Jugut rriteshin, dhe më pas edhe midis Lindjes dhe Perëndimit, euroja thuajse kolapsoi, duke kërcënuar se do të shkatërronte të gjithë Bashkimin Europian. Ndryshe nga ajo krizë, pandemia nuk shkaktohej nga ndonjë gabim i veçantë politik (të paktën jo nga ana

e europianëve). Për shkak se incidenca, përhapja dhe pasojat ekonomike të virusit janë pak a shumë të rastësishme, ka arsye të mjaftueshme që të gjithë të tregojnë solidaritet. Prandaj, në qendër të marrëveshjes së re është një formë e re e përvetësimit të borxhit. Për herë të parë, vetë BE-ja do të japë një borxh, i cili do të mbështetet nga qeveritë e shteteve anëtare dhe do të shërbehet përmes një mekanizmi fiskal të përbashkët nën kujdesin e Komisionit Europian. Marrëveshja krijon kështu një precedent dhe ka të ngjarë t’i bëjë asetet në euro më tërheqëse për investitorët që kërkojnë një strehë të sigurt përveç dollarit amerikan. Europa duket se ka arritur një lloj “momenti Hamiltonian”. Në vitin 1790, sekretari i parë amerikan i thesarit, Alexander Hamilton, argumentoi me sukses se Qeveria Federale Amerikane duhet të marrë përsipër borxhet e shteteve të shkaktuara gjatë Luftës së Pavarësisë, e më pas t’i paguanin ato me të ardhurat nga tarifat e importit. Megjithatë, marrëveshja e kompromisit e BE-së la shumë për të dëshiruar për ata që kishin kërkuar që grantet dhe huatë e BE-së të shoqëroheshin me shumë kushte të tjera. Propozime të tilla risollën menjëherë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

në mendje kujtime të dhimbshme nga kriza e euros, kur qeveritë kombëtare të prekura nga kriza kërkuan një palë të tretë të jashtme të cilës do të mund t’ia ngarkonin përgjegjësinë. Kjo çoi në një diskreditim të dyfishtë: qeveritë kombëtare dukeshin të paafta dhe të pavëmendshme, dhe pala e tretë – qoftë Gjermania apo “Europa” – u bënë mishërimi i mizorisë dhe hakmarrjes. Edhe para samitit të fundit, u pranua gjerësisht se forma e vjetër e kushtëzimit (kriza e euros) nuk do të ishte e përshtatshme. Zv/kryeministri spanjoll Pablo Iglesias i partisë së majtë Podemos e ka lavdëruar marrëveshjen duke u shprehur se ajo nuk ka përfshirë asnjë “burrë me të zezë” për të përmbushur zbatimin e masave shtrënguese ose kushteve të tjera. Mekanizmi Europian i Stabilitetit, pasi u krijua me një kosto të madhe politike në vitin 2012, nuk u përfshi në diskutimet e fundit. Por propozimet për kushtëzim këtë herë nuk kishin të bënin më shumë me ekonominë sesa me politikën. Ideja ishte që atyre që marrin fondet e BE-së duhet t’u kërkohet të mbështesin sundimin e ligjit, pavarësinë e gjyqësorit, lirinë e shtypit dhe lirinë akademike. Siç theksoi ish-Presiden-

ti i Këshillit Europian, Donald Tusk, vitin e kaluar: “Pa sundim ligji, nuk ka Europë”. Por, si përfundim, qeveritë jo liberale të Polonisë dhe Hungarisë siguruan shuma të mëdha pa asnjë garanci se ata nuk do të lejohen të cënojnë akoma më tej institucionet demokratike të vendeve të tyre. Historikisht, imponimi i sundimit të ligjit brenda strukturave të mëdha federale nuk ka qenë asnjëherë e lehtë. Merrni si shembull Shtetet e Bashkuara, ku lëvizja e guximshme financiare e Hamilton ishte vetëm fillimi. Gjatë epokës së Rindërtimit pas Luftës Civile, Ushtria e Bashkimit nën udhëheqjen e presidentit Ulysses S. Grvuri në zbatim të drejtat e votimit dhe të drejta të tjera civile për ish-skllevërit në ish-Konfederatë. Në vitin 1957, Garda Kombëtare hoqi dallimet racore nëpër shkollat në Arkansas. Dhe në vitin 1963, presidenti John F. Kennedy dërgoi Gardën Kombëtare në Universitetin e Alabamës. Administrata Trump tani po nxjerr agjentë federalë të armatosur kundër protestuesve që sfidojnë dëshirat e shtetit dhe të qeverive lokale. Ushtarë me uniforma jeshile, pa matrikull, janë shfaqur në rrugët e Portlandit dhe Siatëllit, dhe Sekretari Amerikan i Mbrojtjes u është referuar rrugëve

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

amerikane si një “shesh beteje”. Trazirat aktuale të Amerikës janë pikërisht ajo që europianët duan të shmangin. Gjithsesi, skenari i Gardës Kombëtare është i paimagjinueshëm në Europën moderne. Nuk do të ketë trupa europiane që veprojnë për të mbrojtur lirinë akademike ose të drejtat LGBT në asnjë shtet anëtar. Askush nuk po bën thirrje për vënien në zbatim të momentit Hamiltonian dhe askush nuk e mohon që burrat me jeshile janë një kërcënim më i madh sesa burrat me të zeza. Qeverisja bashkëkohore europiane bazohet në bindje dhe ligjërim racional. E megjithatë, e vetmja mënyrë që një Europë e qytetëruar të funksionojë është që ajo të vërë në zbatim kushte politike. Mbrojtja e vlerave europiane kërkon që shkeljet sistematike të ndëshkohen, si duke pezulluar të drejtat e votës në vendimmarrjen e BE-së, ashtu edhe duke mbajtur pagesat e BE-së. Europa tani do të ndërtohet nëpërmjet transfertave fiskale dhe detyrimeve që ato krijojnë. Por, si përfundim, Tusk ka të drejtë: nëse të gjithë anëtarët e tij nuk respektojnë të njëjtat standarde, atëherë nuk mund të ketë Bashkim Europian. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Kuvend Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

Majtas dhe djathtas sjellin në mendje më shumë spektrin politik sesa drejtimet e rrugëve. Politika ka hyrë në çdo qelizë tonën, është bërë pjesë e saj. Nuk dihet se kur, por koha është kapur dhe si çdo gjë që zotëron, njeriu e vë atë në shërbim të vetes. Por, si hyri politika mes nesh? Për të na bashkuar, tha, por na përçau. Pse liberalët quhen të majtë dhe konservatorët, të djathtë? Historitë e origjinës gjithmonë janë tërheqëse, por me kohën e shpërdorur ato edhe ndryshojnë, psh., liberali i djeshëm është konservatori i sotëm. Përsëri dyshoni?

“ 10

Historia e së majtës dhe të djathtës në politikë rezulton të jetë e veçantë, ku e majta u referohet njerëzve dhe partive që kanë pikëpamje liberale. Kjo në përgjithësi do të thotë se ata mbështesin reforma progresive, që veçanërisht kërkojnë barazi më të madhe shoqërore dhe ekonomike. E majta përdoret edhe për njerëz me pikëpamje më ekstreme, siç është komunizmi dhe socializmi - ështē kjo barazia ideale që këta synojnë, por është provuar e pamundur, utopike

Historia e së majtës dhe të djathtës në politikë rezulton të jetë e veçantë, ku e majta u referohet njerëzve dhe partive që kanë pikëpamje liberale. Kjo në përgjithësi do të thotë se ata mbështesin reforma progresive, që veçanërisht kërkojnë barazi më të madhe shoqërore dhe ekonomike. E majta përdoret edhe për njerëz me pikëpamje më ekstreme, siç është komunizmi dhe socializmi – ështē kjo barazia ideale që këta synojnë, por është provuar e pamundur, utopike. Fjala e djathtë, në të kundërt, u referohet njerëzve ose grupeve që kanë pikëpamje konservatore. Kjo

zakonisht do të thotë se ata janë të predispozuar për të ruajtur kushtet dhe institucionet ekzistuese, ose duan të rivendosin ato tradicionale. E djathta ekstreme shpesh përdoret për pikëpamjet nacionaliste, përfshirë fashizmin dhe disa ideologji shtypëse, që në fakt e kanë origjinën më shumë në të majtën, e cila armë të fortë ka propagandën për të ndryshuar çdo ngjyrë. Origjina e të majtës dhe të djathtës politike lidhet me udhëdrejtimet fizike. Majtas dhe djathtas tregojnë pozicionet ku përfaqësuesit u ulën fillimisht në Asamblenë Kombëtare Franceze

Fjala e djathtë, në të kundërt, i referohet njerëzve ose grupeve që kanë pikëpamje konservatore. Kjo zakonisht do të thotë se ata janë të predispozuar për të ruajtur kushtet dhe institucionet ekzistuese, ose duan të rivendosin ato tradicionale. E djathta ekstreme shpesh përdoret për pikëpamjet nacionaliste, përfshirë fashizmin dhe disa ideologji shtypëse, që në fakt e kanë origjinën më shumë në të majtën, e cila armë të fortë ka propagandën për të ndryshuar çdo ngjyrë

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të vitit 1789, parlament i formuar pas Revolucionit Francez. Në krahun e djathtë të kryetarit të këtij kuvendi, u ul fisnikëria dhe udhëheqësit më të lartë fetarë. Në të majtë zunë vend përfaqësuesit e thjeshtë dhe klerikët më pak të fuqishëm. Ana e djathtë mbronte aristokracinë; ana e majtë ishte pro shtresës së mesme. Përfaqësuesit e moderuar u ulën në qendër. Ata ishin konstitucionalistët. Të pavarurit zunë vend në qendër të këtij spektri. Normalisht, Kryetari nuk duhej t’i përkiste asnjërës anë. Më 1946, në Shqipëri, Kuvendi u shkëput nga kjo traditë parlamentare. Gjithë vendi “votoi” majtas. Kjo traditë me një spektër të majtë vazh-

Origjina e të majtës dhe të djathtës politike lidhet me udhëdrejtimet fizike. Majtas dhe djathtas tregojnë pozicionet ku përfaqësuesit u ulën fillimisht në Asamblenë Kombëtare Franceze të vitit 1789, parlament i formuar pas Revolucionit Francez. Në krahun e djathtë të kryetarit të këtij kuvendi, u ul fisnikëria dhe udhëheqësit më të lartë fetarë. Në të majtë zunë vend përfaqësuesit e thjeshtë dhe klerikët më pak të fuqishëm. Ana e djathtë mbronte aristokracinë; ana e majtë ishte pro shtresës së mesme. Përfaqësuesit e moderuar u ulën në qendër. Ata ishin konstitucionalistët. Të pavarurit zunë vend në qendër të këtij spektri. Normalisht, Kryetari nuk duhej t’i përkiste asnjërës anë

don. Sikur të paktën t’u kishte ngjarë kuvendeve të kohërave kur nuk kishte ende shtet dhe anë - sot ngjarjet në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

parlamentin “tonë” nuk do të shiheshin si shfaqje për të qeshur nga ata që s’revoltohen. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Djegia elektorale *Preferohet leximi nën tingujt e këngës “Vendi im” të Rock Grupit “Troja”*

Ju mund t’i besoni numerologjisë ose matematikës. Apo, mund t’i besoni politikës duke iu dhënë sa njërës sa tjetrës. Për të parën, për këdo që e matë kohën me diell, le ta shtjellojmë shkurt e shqip. Pse katër dhe përse katër mijë!? Shumë thjesht. Viti 2020. 2+0+2+0 bëjnë katër, apo jo!? A nuk është ky viti i mbrapshtë: një herë i mbrapshtë, dy herë i mbrapshtë, tri herë i mbrapshtë. Shtoji, pra, katrës - tri zero: 4000 dhe, nisja lexo për numrin tre, se në fund të fundit dielli nuk plaket asnjëherë. Për politikën dhe matematikën pak më gjatë.

Argëzon Sulejmani

*** E lexova në shumë vende: është imperativ i kohës bashkimi i shqiptarëve në zgjedhjet parlamentare në Malin e Zi, që do të mbahen të dielën e 30 gushtit 2020. Pyes, kur nuk ka qenë imperativ (domosdoshmëri)!?

Në fakt, shqiptarët në Malin e Zi janë bashkë. Në nivele lokale (bashkishë), në të dy komunat me shumicë shqiptare (Ulqin dhe Tuz) shqiptarët janë bashkë. Në nivel qëndror (republikan), po ashtu, të gjitha partitë shqiptare janë bashkarisht të pozicionuara tash e sa kohë. Me logjikën e ekstremeve ndarje-bashkim, shqiptarët në Malin e Zi, shpesh herë, janë ndarë për t’u votuar, kurse janë bashkuar për të ushtruar pushtetin. Epilog ka qenë bashkimi. I ëndërruari, i shumëkërkuari, i lartësuari. Dhe, pas epilogut, e mbyllë kopertinën e fundit dhe i futë një sy gjumë robi, do thoshit. Dhe ata (lexo:

12

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

ne) këtë bënë. Shqiptarët në Malin e Zi kanë respektuar më për së afërmi thelbin apo preambulën e demokracisë (demoNkraci e quan poetikisht një studiues): të zgjedhësh dhe të zgjidhesh, apo më saktë të zgjidhesh dhe të zgjedhësh. Tanimë numërojnë mbi dhjetë subjekte politike. Me ritmin e këtyre tri dekadave pluralizëm dhe migrim, nuk do të jetë e largët dita kur shqiptarët në Malin e Zi, të gjithë e një për një, do të jenë në listat e votuesve dhe listat për t’u votuar. Në lokalitete të veçanta kjo mbase veç ka ndodhur. *** Shkëputje. Një nga portalet lokale të Ulqinit jep lajmin mbi deklaratën e një përfaqësuesi të një partie të ashtuquajtur qytetare, ku thotë se vetëm përmes kësaj partie garantohet gjithçkanaja idilike e Malit të Zi. Qeshem lehtë, teksa e kujtoj atë vendvotimin që pat votuar 104% për pavarësinë e Malit të Zi. -Ç’do kjo katër këtu, do pyesësh!? -Po është e vitit të mbrapshtë pra. Njëqind e katër përqind “PO”. Lumi

Po. Lumenj po-shë. Dhe, ky vendvotim nuk ndodhej në Podgoricë e as Cetinë. Ky vendvotim ndodhej në komunën e Ulqinit dhe është i banuar, sipas statistikave të fundit, 100% me shqiptarë që në plebishit votojnë partitë nacionale shqiptare. - Po le mor zotni a moj zonjë tani se, idila është jona. Njëmend, nuk e kisha ditur që Cetina mbahej për kryeqytet humori në Malin e Zi. Edhe këtë e lexova diku. E besova 104%. Nga shkëputja në hedhje. Partitë shtetformuese malazeze gëzojnë në vazhdimësi përkrahjen e partive politike shqiptare, dhe, thuajse të të gjithë elektoratit shqiptar në Malin e Zi. Partitë nacionale shqiptare janë më meritoret për një kanalizim të tillë. Pavarësisht që është demokratike, shul demokraci, jam i mendimit që moskoncentrimi i trupës votuese shqiptare rreth partive politike nacionale dhe, ngarendja e kësaj trupe drejt partive qytetare, në përspektivë mund ta çorjentojë votën e këtij korpusi drejt grupacioneve të tjera që, së paku për kohën, duken skeptike ndaj ideve perëndimore. Prandaj, mendoj që egzistimi dhe mirëfunk-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

e shkallës IV sionimi i partive nacionale shqiptare nuk është veç ajo ura lidhëse në mes të kombeve, që parapëlqehet të thuhet, por për kohën është themeli i një shteti të ri demokratik, multietnik dhe properëndimor. Duhet bërë kujdes kur zgjedhim rrugët më të shkurtra, sepse andejpari gjithnjë ka të papritura. Me këmbë në tokë. Shqiptarëve në Malin e Zi nuk u duhet më shumë kësi lloj pushteti, sepse deri më tani ata (lexo: përfaqësuesit e tyre) kanë provuar shumë nga kolltuqet e tij. Shqiptarëve në Malin e Zi, politikisht, mund t’u kenë mbetur peng veç dy poste: ai i kryetarit të qeverisë dhe ai i kryetarit të shtetit. Të tjerat i kanë konsumuar, se si e tek, me radhë, në këto tri dekada. Shqiptarët në Malin e Zi, në këto tri dekada, kanë udhëhequr me: Parlamentin e Malit të Zi, ministri respektive të tij, komuna përkatëse, institucione gjegjëse, delegacione të veçanta, diplomaci dhe trupë diplomatike, etj. Kaq është shteti, apo!? Edhe policë, policë shqiptarë kemi shumë e më shumë, ditë e përditë. Polici vazhdon të mbetet pushtet më vete. *** “Për kryeministrin e parë shqiptar” do të mund të ishte slogani i listës së përbashkët shqiptare në Malin e Zi. Me këtë motivacion pat garuar një parti shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Të gjitha shënimet emotive janë qesharake, thotë poeti Fernando Pessoa. Fushatat politike u ngjajnë kaq shumë çmendurive dashunore. -Qeshja të zgjatë jetën, -ta thotë deputeti, - ma thotë. Shpesh-herë, shqiptarëve në Malin e Zi u flasin për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, apo Luginë të Preshevës. Ata u bënë bashkë dhe ju duhet të bëheni bashkë, - është porosia. Por, ata askurrë, dmth asnjëherë dhe kurrë, nuk u bënë bashkë aq sa për të thënë. Ata, as sa shqiptarët në Malin e Zi nuk janë bashkë. Nejse, këshilla të tilla vijnë zakonisht nga

Tirana apo Prishtina zyrtare, vende ku “bashkimi” ka mbetur një emër i bukur që nuk ua vënë më as fëmijëve. Tirana, me atë parlamentin e përgjysmuar dhe përgazuar, që rrënon me mëngjes teatro e shpresë. Prinë fuqishëm me numrin e azilkërkuesve. Etj. etj. Kuku nënë, thotë Qosja. Kurse, Prishtina që nuk bëhet dot bashkë as kundër Covidit as kundër dreqit e të birit. Kuku nënë, prapë. Është interesante kjo çështja e mandateve, përkatësisht numrit të tyre në Parlamentin e Malit të Zi. Shqiptarët e partive të adhtuquajtura nacionale shqiptare më së shumti kanë fituar 4 (katër - prapë katër) mandate në odën më të lartë përfaqësuese të Malit të Zi. E bukura është se, këtë e kanë arritur, në rastin më të mirë, kur kanë qenë të grupuar rreth një liste, pra bashkë, dhe në rastin tjetër kur kanë qenë të stërndarë, pra në katër lista (me sistem zgjedhor zonal, duhet thënë). Qytetari nuk besoj që e ka ndierë fort këtë shpërndarje numerike, megjithatë kjo tregon që politika, pikë së pari, është matematikë, është shkencë më vete. Kjo nuk ka pse të na pengojë që ta kthejmë filxhanin e kafesë përmbys. Sipas matematikës, shqiptarëve në Malin e Zi, me këtë sistem zgjedhor, ju nevojiten 4000 vota për një mandat. Ideja që lista e përbashkët mund të grumbullojë 12.000 vota duket vetëm euforike. Në vitin 2016, tri listat shqiptare do të numëronin më pak se dhjetë mijë vota(<10.000). Në zgjedhjet e fundit parlamentare, ishte lista e tretë shqiptare ajo që privoi një mandat deputeti, “dogji” më shumë se një mijë vota. Kjo listë e tretë mund të thotë për listën e dytë që “dogji” më shumë se tre mijë vota. Në këtë rast, faji është jetim, kurse djegia është evidente. Ja një diagnozë de-novo: Combustio electoralis gradus IV (shqip: djegie elektorale e shkallës IV). Prapë katër. Për këtë nuk u kujtua askush të kërkojë falje në këto katër vjet. E pse të kërkojnë falje, kështu funksionon demokracia, ne mbrujmë tharm demokracie!?

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Në vitin 2020, kur me shumë gjasë, shqiptarët në Malin e Zi do të përfaqësohen me dy lista zgjedhore, duhet pasur kujdes dëmin e të tretit që në kësi dualitetesh funksionon mbi bazën e dëmit. Në këto kushte, lista e parë mund ta arrijë - aq sa mund ta rrezikojë një mandat deputeti. Lista e dytë (renditja është bërë në bazë të publikimit të koalicioneve) mund ta dëshirojë por nuk arrin dot më shumë se një mandat deputeti. Matematika patriotike (!?) është e thjeshtë. Listë të tretë kësaj here nuk do të ketë, por dorë të tretë po. Dora e tretë mund të zgjedhë në mes të të qenit patriotike apo të qenit demo(N)kratike. Tharmi demokratik, megjithatë, duhet të ruhet. Në këso kohë krizash, mundet që bash ai të na nxjerrë nga kriza. Bujrum tharm, bujrum! Pavarësisht të gjithave, mbështes krijimin e një liste të përbashkët të partive shqiptare në Malin e Zi. Le të funksionojë, në rastin më të keq, sipas praktikës së ekstremeve ndarje-bashkim. Dmth, kësaj radhe me kah të kundërt, bashkim-ndarje: pas zgjedhjeve, dy koalicionet shqiptare le të funksionojnë si të ndara. Në këtë mënyrë sigurojmë numër maksimal mandatesh dhe kështu besoj do të mund të përmbyllej mentaliteti tridhjetëvjeçarë i spektrit politik shqiptar në Malin e Zi, që në zhargonin e këtyre ditëve, “imperativ” të kohës do duhej të kishte rifreskimin, reformimin dhe rishikimin e prioriteteve. Kjo, do të mund të niste prej shtatorit të vitit 2020, kur shqiptarët do të mund të guxonin të flijonin qeverinë për qytetarinë. Dmth, në vend të mandateve qeveritare, të merrnin mandate qytetare, dhe ato mandate mbi: punësimin, shkollat, spitalet dhe jetën kulturore. Asgjë më shumë e as më pak. Këto katër. Katër. Amen! Amin! Katër herë. *** -Ti sikur do duhej të merreshe vetëm me mjekësi, - sa herë e zë veten në flagrancë tek i nënflas Çehovit.

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

13


IN MEMORIAM

Përkujtim

Moikom Zeqo dhe dashuria e veçantë për Ulqinin Ismet Kallaba

Në mesin e muajit qershor u nda nga jeta njëri prej eruditëve të pashoq të botës akademike shqiptare – studiuesi, shkrimtari, historiani, arkeologu, mësuesi, gazetari, eseisti, deputeti... Moikom Zeqo. Ai ishte një shkencëtar poliedrik, një enciklopedi e gjallë, por në radhë të parë një dijetar humanist me energji pozitive, i cili rrezatonte mirësi dhe me dijen e tij bënte për vete këdo. Mënyra se si ai e transmetonte dijen, të linte gojëhapur. Unë nuk kam njohur njeri me diapazon aq të gjerë njohurish nga fusha të ndryshme të dijes, jo vetëm në botën shqiptare, sesa Moikom Zeqoja! Ai ka lënë trashëgim një numër të madh të veprave, që janë testamenti i tij për shoqërinë shqiptare dhe brezat e ardhshëm. Kontributi i tij për albanologjinë është aq i madh saqë studimi i veprës së tij përbën sfidë për studiuesit në të

“ 14

ardhmen. Mënyra e qasjes së tij ndaj fenomeneve dhe objektit të studimit ishte e veçantë, argumentimi shumë bindës, kurse hipotezat dhe përfundimet moikomiane në të shumtën paraqesin këndvështrime të reja, të padëgjuara më parë. Por ky shkrim në formën e përkujtimit nuk ka për qëllim të trajtojë veprimtarinë dhe veprën e tij të vëllimshme, por vetëm një segment të vogël të jetës dhe veprës së tij, që lidhet me shqiptarët në Malin e Zi dhe Ulqinin, për të cilin ai ishte i lidhur shpirtërisht dhe kishte një dashuri të veçantë. Lidhja e tij me Ulqinin mund të shpjegohet me qytetin e tij të lindjes, Durrësin, dy qytete bregdetare me histori dhe shumëçka të përbashkët. Në këtë qytet, ku Zeqo kaloi fëmijërinë e tij, jetonte një komunitet ulqinakësh të larguar nga vendlindja e tyre pasi që Ulqini iu dorëzua Malit të Zi. Nuk besoj të jetë i rastësishëm edhe fakti se një ndër botimet e para të Zeqos i kushtohet heroit dhe patriotit Mujo Ulqinaku! E në fakt, kontakti i tij i parë fizik me Ulqinin (nuk e di ta ketë vizituar më herët!), në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar, në kohën kur ishte deputet i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, nuk ishte fatlum pasi që ishte arrestuar

Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi i mbetën përjetësisht borxh mendjendriturit dhe penëmprehtit Moikom Zeqo. E di që asgjë nuk mund ta shlyejë këtë borxh që kemi si qytet dhe shoqëri ndaj tij, por të paktën ai e meriton një titull nderi nga qyteti i Ulqinit, post mortum, shumë më parë sesa disa politikanë jetëshkurtër e interesxhinj, të cilët nuk kanë bërë asgjë për Ulqinin

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

me pretekstin se e kishte kaluar kufirin në mënyrë ilegale. Për të, “Ulqini meriton një sagë dashurie të përhershme, të pafundme”. Sipas Zeqos, “Ulqini është një qytet arkeologjik i klasit të parë. Ai është një strukturë urbane iliro-shqiptare buzë Adriatikut, me një histori sinkretike qytetërimesh të mëdha”. Ndërsa Shasin e konsideronte si “një qytet asteroid i Ulqinit antik”. Ai e njihte Ulqinin më mirë sesa vetë qytetarët e tij. Para Moikomit vetja të dukej i vogël saqë kur ai fillonte të fliste, gjëja më e mençur ishte të heshtësh. Më kujtohet një rast, paksa qesharak, kur në një darkë pas një aktiviteti shkencor, një politikan i lartë shqiptar në Mal të Zi, duke e dëgjuar


IN MEMORIAM

Ai ka lënë trashëgim një numër të madh të veprave, që janë testamenti i tij për shoqërinë shqiptare dhe brezat e ardhshëm. Kontributi i tij për albanologjinë është aq i madh saqë studimi i veprës së tij përbën sfidë për studiuesit në të ardhmen. Mënyra e qasjes së tij ndaj fenomeneve dhe objektit të studimit ishte e veçantë, argumentimi shumë bindës, kurse hipotezat dhe përfundimet moikomiane në të shumtën paraqesin këndvështrime të reja, të padëgjuara më parë

Moikomin i cili fliste me plot pasion për Ulqinin dhe të kaluarën, më thoshte me sinqeritet duke m’u drejtuar me emër, se “nuk marr vesht gja” nga ajo çfarë ai fliste. Moikom Zeqoja është autor i disa artikujve dhe kumtesave për Ulqinin, burim informacioni dhe bashkëbisedues i dokumentarëve që bëjnë fjalë për këtë qytet. Në Sesionin shkencor “Shasi i lashtë, monument i kulturës”, i organizuar nga Shoqata “Ora” më 16-17 maj 2008, ka marrë pjesë me kumtesën “Shasi, optika sinkronizuese e antikës së mesjetës”. Po ashtu, ka marrë pjesë si i ftuar edhe në shumë aktivitete kulturore. Në Ulqin ai kishte shumë miq, ashtu siç kishte kudo në botën shqiptare dhe

më gjerë. Ai vetë ishte një mik i Ulqinit dhe i shqiptarëve në Malin e Zi. Ishte redaktor dhe recensent i disa librave të autorëve nga Ulqini. Dashurinë e tij për Ulqinin, Moikom Zeqoja nuk e shprehte vetëm me fjalë, por edhe me vepra konkrete. Po kujtoj vetëm dy raste. Në vitin 2011 i ka dhuruar Bibliotekës së Ulqinit rreth 500 libra nga Biblioteka e tij private, të cilat i kishim sjellë me makinën time nga Tirana. E di që kishte marrë nismën për të grumbulluar edhe një fond tjetër të librave për Bibliotekën e Ulqinit, nga biblioteka e tij dhe nga miqtë e tij. Ndërkaq, më 7 shtator 2010, siç shkruan ai në një artikull të tij, “së bashku me Ismet Kallabën, Gazmend Kovaçin dhe Anton Lulgjurajn e vumë në jetë një ide të vjetër, për të zbuluar enigmën e relievit mbi murin ballor të kështjellës pranë molit”. Me një shkallë të huazuar nga Shtëpia e Zjarrfikësve në Ulqin ishte ngjitur në murin e Kalasë së Ulqinit për të deshifruar simbolin apo stemën enigmatike në murin e saj. E di që ka pasur në plan dhe më ka premtuar se do të shkruante një libër për Ulqinin, por sëmundja e tij, si duket, e kishte bërë të pamundur këtë dëshirë të tij, duke na lënë peng përgjithmonë pse nuk e ndihmuam për të realizuar këtë projekt me vlerë për Ulqinin, që s’do mend, do të pasuronte botimet për këtë qytet.

Sa herë që e takoja, më dhuronte botimet e tij të fundit me dedikim. Herën e fundit e kam takuar në muajin nëntor, në Panairin e Librit në Tiranë, në përurimin e përmbledhjes me poezi në gjuhën malazeze “Vječnost u zakup“ (“Përjetësia me qira”), të botuar nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore – Podgoricë. Jam i vetëdijshëm se çfarëdo që të thuash dhe sado që të shkruash për të është shumë pak në krahasim me veprën e tij madhore. Pa dashur që ta personalizoj, por ky është një përshkrim i asaj se si e njoha unë Moikom Zeqon, prandaj titulli i këtij shkrimi mund të ishte fare mirë edhe “Moikom Zeqoja, siç e njoha unë”. Tani që nuk është më në mesin tonë, ia dimë edhe më tepër vlerën dhe e ndiejmë mungesën e tij. Moikom Zeqoja do t’u mungojë të gjithëve. Ai ka shkuar në përjetësi, por ka lënë një vepër që është monument për kulturën shqiptare. Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi i mbetën përjetësisht borxh mendjendriturit dhe penëmprehtit Moikom Zeqo. E di që asgjë nuk mund ta shlyej këtë borxh që kemi si qytet dhe shoqëri ndaj tij, por të paktën ai e meriton një titull nderi nga qyteti i Ulqinit, post mortum, shumë më parë sesa disa politikanë jetëshkurtër e interesxhinj, të cilët nuk kanë bërë asgjë për Ulqinin.

Ai e njihte Ulqinin më mirë sesa vetë qytetarët e tij. Para Moikomit vetja të dukej i vogël saqë kur ai fillonte të fliste, gjëja më e mençur ishte të heshtësh. Dashurinë e tij për Ulqinin, Moikom Zeqoja nuk e shprehte vetëm me fjalë, por edhe me vepra konkrete E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

15


KULTURË

Me rastin e vdekjes së aktorit Michel Piccoli, kujtohen, (pos atij vetë) edhe disa të tjerë miq parisienë të çiftit Kadare (2)

Ra ky mort e u pamë

(Michel Piccoli, me të shoqen Ludivine, Claud Durant, Nicole Zand, Alain Bosque, Eric Faye, janë vetëm disa nga miqtë e dëshmuar parisienë, të Kadaresë. Në këtë mes hyn edhe malaziasja Branka Bogavac që nuk është parisiene, por është martuar më një francez, ka fëmije me të dhe në Paris jeton e krijon nga viti 1963)

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj / Francë (vazhdon nga numri i kaluar) Rikthehet edhe një herë, për një çast të shkurtër në kujtesë miku i çmuar i Kadaresë, intelektuali i formatit botëror, Alain Bosqet. Jo për të treguar se pikërisht vepra e tij poetike “Trazimi i zotit” (La tourmant de dieu)u bë sebep që emri im të figurojë midis tre emrave të mëdhenjve të letërsisë (Alain Bosquet poet, Ismail Kadare dhe Besnik Mustafajt, krijues të shquar shqiptarë të mirënjohur edhe për opinion frankofon. Ata të dytë bashkë kishin përkthyer poezinë e përfshirë në këtë vëllim, jo të vëllimshëm , por tejet të rëndësishëm të këtij krijuesi me famë botërore (Kadare nga faqja 5 deri në faqen 16, kurse Mustafaj nga faqja 17 deri në faqen 86). Kur miku im Besnik Mustafaj që atëbotë, ishte ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shqipërisë në Par-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

is më tha se, në vend të pasthënies së atij vëllimi, do të hyjë biseda ime që, ekskluzivisht për lesuesit shqiptarë (kudo që janë) e kisha zhvilluar me Alain Bosquet, as që i kushtova kujdes të madh asaj pune. Premtim (në erë) hesapi, mendova! Por, jo kishte ndodhë mrekullia. Biseda ime e zhvilluar më A. Bosquet, më 2 maj 1995 në Paris zinte hapësirën prej faqes 89 deri në faqen 98 të këtij vëllimi të cilin në tirazh 2 mijë kopjesh e kishte nxjerrë në dritë botuesi “Arbri”, Tiranë – 1996. Në përgjigjen e gjatë e shteruese në pyetjen e parë nisë nga poezia, Bosquet, ndër të tjera jep edhe këtë sqarim:”...pas “Librit të dyshimit dhe të nderit” më 1977 në vitin 1986, botova një libër të dytë mbi Perëndinë, “Trazimi i Zotit”. Nuk mund ta lëmë Zotin, në duart e priftërinjve dhe besimtarëve... e të tjera e të tjera. Më tutje në bisedë hyn (encontournabel-i) Ismail Kadare, por jo mbi “Dialogun (e tij) me Alain Bosquet”, por me diçka tjetër më të parëndësishme. (... Kjo tërësi prej më shumë se 1 mijë faqesh është ribotuar nën titullin përgjithësues ”Tridhjetë vjetët e para” shoqëruar nga një bisedë me Ismail Kadarenë). Po atë vit 1996 (ditë më herët më

vonë) kur në tregun shqiptar u shfaq “Trazimi i Zotit”, në anën tjetër, Botuesi ekskluziv i veprës së Kadaresë “Onufri” nga Tirana, nxori në dritë “Dialogun me Alain Bosquet” që do të gëzojë tri (ri)botime të njëpasnjëshme, në një afat të shkurtë (rekord) kohor. Aq i madh, ndër masa të gjëra lexuesish ishte për këtë libër monumental që leximi i tij, nuk përfundon kurrë. Në fakt, botimi i “Dialogut me Alain Bosquet ”, është edhe arsyeja kryesore dhe e vetme, pse Bosquet rikthehet (bis) në këtë shkrim. Në rend të parë, duke pasur


KULTURË

Michel Piccoli, Helena, LudivinE Pccoli dhe Ismail Kadare

në dorë një libër të tërë, me 170 faqet e tij, mund të supozohet se ky duet kolosësh (Kadare-Bosquet) kishte miqësi dhe afërsi të konsiderueshme, si kusht parësor për të zhvilluar dialog të gjatë lumë. Dy viganë, rreth një tryeze debati, e veçantë, kjo! * “Ra ky mot e u pamë” Titulli i huazuar nga një libër i Kadaresë (kushtuar Kosovës) -Ra ky mort e u pamë, që nuk është tjetër gjë, pos asaj që thuhet, andej nga krahu (ana) jonë: Ra kjo dek’ e u pamë, shfaqet si shpëtimtar në këtë ngarendje! Rasti i vdekjes së aktorit të mirënjohur francez, Michel Piccoli, që, ditë më parë, në moshën e shtyrë (94 vjeçare) ndërroi jetë në Paris, u bë shkas i drejtpërdrejtë për këtë kallëzim, paksa më të zgjatur se që mendohej e parashikohej. Michel Piccoli, pa dyshim miku i mirë dhe i shtrenjtë parisien i shkrimtarit tonë (I. Kadare), ishte lumi (shtrati i tij) e tregimet e tjera që hynë, si detyrimisht, në rrjedhën e lumit vërshues ishin degët e tij. Me rastin e vdekjes së aktorit të njohur, jo vetëm në Francë, por, edhe në mbarë arenën botërore të kinemasë, në shenjë mirënjohje e nderimi, për lexuesin shqiptar, (që kurrë nuk pa ditë të bardha!), ia kushtova, pak rreshta përmbledhur në një kronikë modeste: “Më 18 maj 2020, në moshën 94 vjeç, ndërroi jetë (shkoi në jetën e andejshme, të amshueshme), aktori i njohur francez, Michel Piccoli. Nuk është e vërtetë se nuk di shumë mbi jetën dhe veprën artistike të këtij aktori të shquar e më famë botërore (njohuri kurrë nuk ka aq sa duhet!) por edhe me ato

dijeni qe disponoj, sado modeste që janë, mbi këtë kolos, mbi këtë princ me fletë të artit të filmit, pa modesti e them!, do të sajoja një libër të tërë. Aq e gjerë dhe e pasur është fusha e veprimtarisë së tij, në teatër në fillim, e pastaj në artin e kinemasë, deri në fund të jetës. Por, unë nuk do të hyj andej, “llugave” ose në mal pa sëpatë, siç predikon një ekspresion yni i mençur, provoj të shpalos, si i pashpresë, të sjell ndonjë të re, apo të panjohur, mbi jetën dhe veprën e këtij kolosi të kinemasë. Rroftë googla! Ja tek është në dispozicion dhe në gatishmëri të përhershme. Ajo i di të gjitha, për të gjithë, e mbi një aktor ndër më të shquarit e këtij shekulli, sikur ishte Michel Piccoli, po se po! Michle Piccoli, pos që ishte aktor i mirë, ai ishte edhe një Don Juan i fisëm. I martuar tri-katër herë, madje edhe me aktoren bukuroshe, Romi Schneider, e tjera e të tjera. Prandaj, shtrëngohem të ndalemi vetëm të një segment fragment a episod të jetës së tij që, ndoshta opinioni i gjerë, francez e botëror nuk e njeh fare, ose që, ndërkohë duhet ta këtë harruar (që nuk është mëkat i madh) ndërkaq, në anën tjetër, nëse opinioni shqiptar e ka harrur e ka qitë pas shpine e në harresë atë “detaj” , do të ishte mëkat i madh, gabim i pafalshëm kombëtar, do precizuar e nënvizuar. Ju kujtohet (o, shqiptarë të mi!) muaji i surmë i tetori të vitit 1990. Sigurisht se ju kujtohet. Në mos për tjetër për një ngjarje të llahtarshme që tronditi opinionin jo vetëm evropian, por dhe atë botëror të “letrave”, sidomos. Atë muaj të zi, asaj vjeshte, të atij viti të lig më i miri dhe më i shquari shkrim-

tar shqiptar i të gjitha kohëve, zotëri Ismail Kadare, pas shumë dilemash tundimesh e grirjes shpirtërore, e netëve të pa gjumë, braktisi Mëmëdhenë e kërkoi azil (strehim) politik në Francë. Atje ku kanë gjetur strehën e shpëtimit dhe të sigurisë e rehatisë, shumë shkrimtarë të njohur nga të katër anët e botës, jo demokratike, e në veçanti, totalitariste. Siç ishte Shqipëria e atyre ditëve. Ne mos edhe më zi me keq, akoma… Ku synoj të dal. Po, në atë çast kur shkrimtari ynë i njohur, Ismail Kadare, po përjetonte çastet me të vrugëta të jetës se tij në “qytetin e dritave” në Paris (çfarë paradoksi, ky!), i pari që iu gjend pranë, që e përkrahu, e përmbajti, i dha zemër, e ndihmoi moralisht (e pse mos të thuhet, më zë të lartë madje!) edhe materialisht aktori i njohur parisien. Kudo që në Paris, gjithanej në Francë, ishte Ismaili (fati i tij), aty ishte edhe Michel Piccoli. Në të gjitha paraqitjet e para publike të Ismailit në Paris, e gjetiu në Francë, edhe atëherë kur do t’i ndahej ndonjë shpërblim letrar, edhe atëherë kur duhej të shpallej kandidatura e tij për çmimin Nobel, për letërsi e deri të “imtësitë e vogla” jetësore, siç janë: të ardhurat financiare mujore, streha e banimit, e të tjera, e të tjera. Në shenjë solidariteti e miqësie, Michel Piccoli, bashkë me Marcello Mastroianin, Anouk Aimee e ndonjë tjetër emër të fuqishëm të kinemasë, në filmin artistik “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të regjisorit italian, Luciano Tavoli, pos që ka interpretuar një ndër rolet më të rëndësishme atë të Priftit, Piccoli ishte edhe prodhues i këtij projekti, e kështu më radhë. (Këto punë më se miri i di Kadare vetë. Ah sikur ta kisha dëshminë e tij, nuk do ta jepja për kushedi sa!). * Por, sikur ia thonë popullorçe shqipe: ngreh një kashtë, dalin gjashtë, në krye të këtij shkrimi u radhitën, disa (një pjesë e vockël e miqve parisienë), të cilët bënë shumë për Kadarenë tonë, gjatë ditëve të tij të para në Parisin e dritave, pak a shumë, të mekura... Ani, le të jetë ashtu, kjo kronikë, megjithatë, mbyllet me shkrimin (homazh) me rastin e vdekjes se aktorit dhe mikut të madh të Kadaresë. “Sheqeri (i hidhur) në këtë rast, ruhet për në fund”! E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi origjinën e fam arbëreshe Gramsc Eksodi tragjik i shqiptarëve në Itali (atyre që sot njihen me termin “arbëreshë”) është i lidhur me pushtimin otoman të Ballkanit në shekullin e pesëmbëdhjetë

Giuseppe Carlo Siciliano

Përfaqësuesit e parë me mbiemër Gramshi erdhën në Itali në gjysmën e dytë të shekullit të pesëmbëdhjetë, pas pushtimit dhe nënshtrimit të Shqipërisë nga trupat osmane. Ata arritën në Puglia me grupin e udhëhequr nga djali i heroit kombëtar Gjergj Kastriot- Skënderbeut. Të gjitha familjet e ardhura shqiptare u detyruan nga Ferrante d’Aragona të rindërtonin shtëpitë e vjetra në Italinë jugore, popullsia e së cilës ishte zhvendosur për shkak të urisë, murtajës, tërmeteve shkatërruese dhe konflikteve të vazhdueshme për çështjen e kurorës napoletane. Familjet shqiptare u vendosën fillimisht në Calabria Citra, provincë e tanishme e Cosenzas. Pas grupit të parë pati shtatë migrime të njëpasnjëshme shqiptarësh në një hark të gjatë kohor. Prania e familjeve shqiptare në territorin e Mbretërisë së Napolit është regjistruar vetëm në disa botime të rralla. I përket atyre eksodeve të popullatave që për shkak të rrethanave të caktuara historike nuk kanë lënë shumë gjurmë dokumentare të lëvizjes të tyre. Edhe pakica e mësipërme shqiptare ka qenë subjekt i të njëjtave dinamika sociale dhe burokratike, të shoqëruara me një harresë të gjatë, por kohë

18

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

pas kohe dalin dëshmi, veçanërisht raste të tilla si regjistrimi i vdekjeve nga disa priftërinj largpamës. Familja Gramsci fillimisht u vendos në Platacia, më pas në Cosenza dhe më në fund në Napoli, kryeqytetin e mbretërisë. I pari i regjistruar rregullisht i familjes Gramsci, ishte Nikolla, i lindur në Plataci në vitin 1465. Ai vendosi të niste një karrierë ushtarake. Në fillim shkoi në Cosenza për t’iu përgjigjur thirrjes ushtarake. Vendosi të qëndronte në ushtri dhe të transferohej në Napoli duke u bërë pjesë e Armatës së Re Napolitane të ngritur nga Ferrante d’Aragona. Në moshën 55 vjeçare, atë e gjejmë të regjistruar në kryeqytetin napoletan me gradën e “zv/shefit të Regjimentit Leopoldo” në garnizonin e Gaeta-s. Hulumtimi mbi origjinën e familjes Gramsci në Itali është i vështirë. Dokumentet janë ruajtur me xhelozi në famullitë lokale dhe për rrjedhojë, jo gjithmonë ka qenë e lehtë të përdoren. Nga analiza e dokumenteve të Gjendjes Civile të Arkivave të Shtetit në Cosenza dhe në Arkivat e Seksionit Civil të Shtetit, mbiemri Gramsci del i pranishëm vetëm në territoret e bashkësive arbëreshe të vendosura në veri të Kalabrisë. Ai mungon plotësisht në zonat në të djathtë dhe në të majtë të lumit Crati ku shfaqen familje të tjera shqiptare. Kjo tregon se në kohën e vendosjes së familjeve shqiptare në Kalabri, autoritetet napolitane synuan shpërndarjen e tyre

në zona të ndryshme dhe jo vetëm kaq. Shqiptarët u urdhëruan të vendoseshin në një territor të gjerë malor, të paarritshëm, të izoluar dhe pa rrjet rrugor. Duhet patur parasysh se vendosja e shqiptarëve në Kalabri erdhi në një periudhë kur zona ishte goditur rëndë nga shumë kriza: tërmete të tmerrshme kishin shkatërruar në mënyrë të përsëritur territorin, por po aty ishin përhapur murtaja, kolera dhe malaria endemike. Sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, kjo popullatë ishte terrorizuar nga luftërat për vazhdimësinë e kurorës në Napoli mes anguinëve dhe aragonezëve. Të gjitha këto kishin çuar në një rënie të lartë të popullsisë vendase. Në vitet 1400 kjo zonë kishte pamjen e një pylli të egër të mbuluar me shkurre për shkak të mungesës së gjatë të dorës së njeriut. Pothuajse në të gjithë shtrirjen e saj, shihje fshatra te shkatërruar plotësisht dhe të braktisur. Në derdhjet sezonale të ujërave të Cratit në detin Jon nuk ishte venë dorë që nga koha e pushtimit romak. Në vend që të garantohej rrjedhja e ujit në det, ai ishte lënë në gjendje të egër, duke u kthyer gjithnjë e më shumë në një moçal gjigand me ujë të ndenjur nga Cosenza deri në Sybaris. Në këtë skenar te trishtuar, çfarë mundësie më e mirë mund të paraqitej për aragonezët – që ishin fitues në betejën e gjatë me anguinët falë edhe trupave shqiptare të udhëhequra nga gjenerali Dhimitër


KULTURË

miljes ci Rëra dhe dy djemtë e tij – sesa ta ripopullonin me shqiptarë të arratisur nga turqit këtë territor të gjerë? Kishte edhe një tjetër rrethanë historike: Erina Kastrioti, vajza e Gjonit dhe mbesa e Gjergjit, ishte e martuar me princin Pietro Antonio Sanseverino Bisignano, zotërues i Kalabrisë Citra dhe i tokave në Crotone. Kjo grua e sertë siguroi që bërthamat e para shqiptare në zonë të zgjeroheshin me ardhjen e familjeve te reja nga Shqipëria që garantonin më mirë rregullimin e territorit dhe produktivitetin ekonomik. Por, një largësi mes grupeve shqiptare, pra shpërndarjen e familjeve të ardhura, e dëshironte Ferrante i Aragonës, mbreti i Napolit dhe miku i ngushtë i Skënderbeut. Ai i trembej traditave ushtarake shqiptare, shpirtit të tyre konfliktual. Frika e bëri atë të mos u besonte shumë “miqve” të ardhur në masë, megjithëse ata në mënyrë të përsëritur i ofruan atij bashkëpunim, por edhe vlera. Pavarësisht kësaj, për të shmangur çdo lloj problemi ai vendosi t’i ndajë grupet homogjene sa më shumë që të ishte e mundur në një zonë gjeografikisht të vështirë, ku thuajse çdo gjë mungonte dhe ku kishte fshatra plotësisht të izoluar. Rreth vitit 1480, pas valës së tretë të refugjatëve shqiptarë nga Epiri dhe Çamëria, disa familje u transferuan në zonën e Jonit të Sipërm për të marrë në posedim tokat që u ishin dhënë nga Sanseverinos. Ishte një vend tmerrësisht i egër me toka të djerra, të papunuara kurrë më parë, ku banonin kryesisht burra: një rrafshnaltë në 1000 metra mbi nivelin e detit, relativisht afër bregdetit Jon, në zemër të Masivit Pollino, pothuajse e padukshme për këdo që vinte nga Lindja dhe i paprekshëm nga Perëndimi.

Gjithsesi, përsa i përket sigurisë, territori jepte garanci ekstreme për një popull që po largohej, i lodhur nga rrethimet dhe luftërat e pafundme, malësor alpin i aftë për ta shndërruar natyrën e egër dhe mospërfillëse duke u rimarrë me bujqësi dhe blegtori, kryesisht me bagëti të imta. Pas disa dekadave izolimi të detyruar, shqiptarët u vendosën në banesa të përkohshme (masoneri tipike të kallinjve, thurur me thupra të thata gështenjë ose të ngjashme me vegjetacionin e pranishëm në këtë zonë, të suvatuara vetëm nga brenda me baltë dhe, në raste të rralla, të lara e të zbardhura me gëlqere, mbuluar me gjethe dhe me bar të thatë). Gjatë kësaj kohe u mbajt i pandryshuar premtimi për t’u rikthyer sa më shpejt në vendin e tyre, në vendin e Skënderbeut, sapo vendi të çlirohej nga pushtimi otoman. Kjo ishte arsyeja pse “u pranuan” kushtet e këqija të jetës në zonat e izoluara të Kalabrisë. Ata e quanin të afërt ditën e kthimit dhe qëndrimin në atë egërsi natyrore, të përkohshëm. Por, dalëngadalë e lanë ëndrrën e lashtë të kthimit të mezipritur në shtëpi. Me kalimin e kohës pas vdekjes së Skënderbeut, ata u ndjenë jetimë dhe të pastrehë. Pasoi varfërimi i ngadaltë dhe i pandalshëm i atyre familjeve, të cilat edhe pse u mburrën për pasurinë që kishin lënë në atdhe, dukej se po u shteronin burimet edhe për shkak të izolimit. Tashmë është konfirmuar nga një seri dokumentesh të shkruara arkivore që rrënjët e familjes së Antonio Gramsci gjenden në Plataci. Hulumtimi është bazuar në një punë të konsiderueshme paraprake, e cila zgjati rreth dy vjet, kryesisht në arkiva, duke shfletuar regjistrat e lindjeve, të martesave dhe të vdekjeve të 21 komuniteteve italo-shqiptare në krahinë, duke përfshirë fraksionet e tyre përkatëse. U shfrytëzuan më shumë se 37 mijë certifikata të vdekjeve. Cili ishte rezultati? Komunitetet që kanë mbiemrin Gramsci (me variante të Gramisci – më të përhapura – dhe më të rralla

Gramesci e Gramis) ishin si vijon: Acquafromosa: Kola Gramishi, së bashku me përfaqësues të tjerë të familjeve shqiptare morën koncesionin për rindërtimin e komunitetit në Acquaformosa në vitin 1501. Akti ruhet në Arkivin e Vatikanit, Kodi Vatikani latin 14.386 F. 9 ss. Çuditërisht nuk ka gjetje të mëtejshme për praninë e Gramsci ose Gramisci në komunitet. Castroregio: Këtu ekziston vetëm një rast. Duhet të theksohet se shqiptarët e ardhur fillimisht iu shmangën martesave me vendasit, për të shmangur lidhjen me tokën e re, në dëm të ëndrrës së një kthimi të menjëhershëm në shtëpi (Anna Gramishi, 38 vjeçe, lindur në Castroregio më 1795 nga prindër të panjohur, vdekur në 1817 – certifikatën e vdekjes e gjejmë me datën 12.3.1817). Civita: Në këtë komunitet prezantohet mbiemri Gramis/Grams, i cili mund të jetë një transkriptim lokal i mbiemrit Gramshi. Por, gjithashtu mund të supozohet të jetë një transkriptim i gabuar i mbiemrit Dramis/ Dramë, mbasi është shumë më i përhapur në të gjithë zonën e shqiptarëve të Pollino (Margherita Gramis, e viteve 70, e lindur në Civita në 1742 nga prindër të panjohur, vdekur në vitin 1812 – certifikata e vdekjes është e datës 13.7.1812; Antonio Gramis, 57 vjeç, lindur në Civita më 1760 nga prindër të panjohur, vdekur më 1817 – certifikatën e vdekjes e gjejmë të datës 23.11.1817; Maria Grams, gruaja e Crisostomo Mortatos, mbiemër që rezulton nga akti i vdekjes së djalit të saj Tomaso i lindur në Civita në vitin 1768 dhe vdekur në vitin 1810 në moshën 42 vjeçare – certifikatë vdekjeje e 15.10.1810). E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

19


KULTURË

Në 100-vjetorin e lindjes së Arshi Pipës (1920-1997)

Elitë e moh Për Koha Javore:

Vilhelme Vrana Haxhiraj Arshi Pipa është nderuar me titullin e lartë: “Naim Frashëri i klasit të Parë” dhe “Qytetar Nderi”i Shkodrës. U lind në Shkodër, i biri i Mustafa Nuriut nga Libohova dhe Hatixhe Sumës nga Shkodra. I ati, Nuriu ishte jurist i diplomuar në Stamboll. Gjatë Luftës së Parë Botërore ishte jurist i Drejtorisë së Drejtësisë në Shkodër. Profesionin e tij ( jurist) ia dha djalit tjetër, vëlla me baba, Myzaferit. Arshiu, kishte dhe katër motra: Nedreti,Fehimeja, Bedrija dhe Gjyltere. Arsimin fillestar e mori në Kolegjin Saverian e më pas 8 vjet në Gjimnazin e Shkodrës - dega klasike, që e përfundoi më1938. Nën kujdesin e të atit, ndiqte mësime edhe në medrese gjatë mbasditeve. Më 1936 me poezinë “Në lamën e luftës” fitoi çmimin e tretë në një konkurs poetik nga e përkohshmja “Cirka”. Më pas studioi Letërsi e Filozofi në Universitetin e Firences. Me disertacionin “Morali dhe feja tek Bergson” u diplomua më 1942. U kthye në Shqipëri e dha mësim në shkollat e mesme të Tiranës e Durrësit (1941-1946). Kur Lidhja e Shkrimtarëve dhe nisi botimin e organit “Bota e Re”, Arshi Pipa dhe Mitrush Kuteli ishin të vetmit jokomunistë në Këshillin Drejtues. Mori pjesë në Kongresin e Parë të Lidhjes në tetor të 1945, ku punimet i drejtoi Skënder Luarasi. Në kujtim të Migjenit bëri një shkrim që s’i pëlqeu partisë. Në një takim letrar në Shtëpinë e Kulturës (Tiranë) lexoi “Këngën e Pleshtit” të Gëtes (Goethes) me të cilën thum-

20

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

bonte Shemsi Totozanin. Ky ishte shkaku që Pipën e transferuan me punë në Durrës. Atje lexon poezinë me titull “Bushtra”. Në mbrëmjen poetike të 27 prill 1946 në Tiranë, ku pranë kishte Nako Spirun, të cilin s’e njihte, arrestohet dhe dënohet me dy vjet heqje lirie. Ridënohet - më 20 dhjetor 1947. Kur i dhanë dënimin me 20 vjet

heqje lirie, mësoi për vdekjen tragjike të të vëllait, Myzafer Pipa (avokat). vo:Vivra,“Tradhtia e Madhe ndaj Kombit” f.82, Nacional,Tiranë 2018). Arshi Pipa vuajti në burgjet dhe kampet e shfarosjes (genocidit komunist), në (Durrës,Vloçisht, Gjirokastër, Korçë, Tiranë, Burrel etj). Arshiu veç punës së detyruar, jepte mësime në


KULTURË

Prof. dr. Arshi Pipa ishte akademik, pedagog i filozofisë dhe i gjuhëve frënge dhe italiane, poet, studiues, albanolog, folklorist, linguist, përkthyes, botues, i cili më 28 korrik, 2020, kishte 100-vjetorin e lindjes

huar letërsi, filozofi dhe në gjuhë, si dhe shkroi dy libra. Familjen ia përndoqën nga shtëpia, ku gjatë shpërnguljes i vdes i ati. U lirua më 26 prill 1956 dhe në fundverën 1957 u arratis me një nga katër motrat, Fehimen. Kërkuan strehim në Sarajevë deri më 1958, nga ku emigroi në SHBA. Punoi si arkëtar në një hotel të Nju Jork-ut dy vite.Më 1960 u emërua në kolegjin Philander Smith, Little Rock, Arkansas, ku jepte filozofi. Pasi e spikatën si njohës të thellë të italishtes, vitin e dytë akademik, drejtoi katedrën e gjuhës italiane në City University, të Georgia-s, në “Shkollën e Gjuhëve dhe të Gjuhësisë”. Ndërkohë jepte dhe mësim filozofie, në “Kolegjin e Arteve të Lira”gjatë verës 1961 dhe ’62). Ka qenë pedagog i gjuhës italiane në Universitetin e Kolumbia-s në vitet 1961-62, dhe profesor i asociuar i gjuhës italiane, në Universitetin e Delfit, Garden City. Gjatë verës, dha filozofi në Kolegjin e Arteve të Lira po aty. Në vitet në vazhdim ligjëroi lëndën e filozofisë në kolegjin Adelphi Suffolk. Nga viti 1963-66 ishte profesor i asociuar në vitin akademik 196364 në departamentin e gjuhës italiane, në Universitetin e Kalifornisë, Berkley. Atje jepte kursin e letërsisë moderne italiane dhe drejtonte seminaret e kritikës letrare, (De Sanctis, 1963, Kroçe, 1964, Viko, 1965), po ashtu si dhe në gjuhën shqipe, letërsi dhe folklor më 1965, si dhe filozofi romake. Në vitin 1966, drejtoi disertacionet për gradën e doktorit në filozofi (Ph.D). Përkrahu lëvizjen studentore të Berkley University të Kalifornisë, e njohur si “Free speech movement” (Lëvizja e fjalës së lirë) Ai u bë një kritik i paanshëm i politikës. Nga viti 1966, ka qenë në fakultetin

e Universitetit të Minnesota-s dhe Minneapolis, fillimisht si profesor i asociuar (1966-69), dhe më pas si profesor i gjuhës italiane, në departamentin e gjuhëve frënge dhe italiane (Departamenti i Gjuhëve Romane gjatë vitit 1968). Arriti të jetë pjesëtar i Universitetit të Minesotes, si anëtar me të drejta të plota dhe gjithashtu kontribuonte në planifikimin, hartimin dhe ndarjen e diplomave të studimeve të gjuhës italiane. Programi për gradat e master-it u themelua në vitin 1968, ndërkohë ai ishte drejtues i programit master (“graduate school”) në gjuhën italiane. Arshiu ishte programues i Temave, (diplomat për master dhe disertacionet e PhD) u shkruan dhe u aprovuan nën drejtimin e tij. U ka dhënë mësim kurseve ekstra-kurrikulare të gjuhëve, të ndara në kurse të ulta dhe të larta, kurseve të qytetërimit dhe të kulturës në anglisht, dhe në veçanti, kurseve ekstra-kurrikulare për shkrimtarët e mëdhenj, (Dante, Bokaçio, Manzoni, Leopardi), në zhanret e “Poezisë kalorësiake”, “Letërsisë Utopike”, dhe temat krahasuese (Marksizmi dhe Ekzistencializmi në tregim dhe dramë), përfshi seminaret (Ungareti dhe Montale, Viko dhe Kroçe ). U ka dhënë gjithashtu mësim bashkërisht, kurseve të diplomuara të gjuhëve frënge dhe italiane, (Simbolizmi Francez dhe Hermetizmi Italian, Romantizmi në Francë dhe në Letërsinë Italiane), duke pasuar me themelimin e programeve të master-it, në gjuhët frënge dhe italiane (1970), të konceptuar dhe hartuar me iniciativën e tij. Me daljen në pension u vendos përfundimisht në Washington D.C., pranë së motrës. Gjatë kësaj kohe u intensifikuan lidhjet e tij me “Vatrën” dhe “Diellin”. Gjithmonë, ai ka qenë bashkëpunëtor

i zellshëm i “Diellit”. Shqetësimet e tij për gjendjen e “Vatrës”, në këtë kohë, si dhe mendimet e tij për përparimin e saj, ai i shprehu, së pari, në gazetën “Dielli”, në artikullin e gjatë “Për riorganizimin e Vatrës”, (nr. i 16 gushtit 1983) dhe në Fjalimin e rastit të 28 Nëntorit 1986, “Për shpëtimin e Vatrës”, që u botua në “Diellin” e 28 shkurtit, 1987. Arshiu ka dhënë përcaktimin më të saktë dhe më të bukur për Vatrën: “Vatra është një monument poetik i vetëdijes dhe poetikës kombëtare”. Ai ka shkruar me dhimbje kraharori për gjendjen e mjeruar të “Vatrës” dhe ka vlerësuar lart prestigjin e saj ndaj organizatave e tjera të diasporës. Kjo i jepte mundësi e avantazh që t’i bëjë një shërbim të madh kombit, “i cili do të ketë vlerë më të madhe nëse Vatra mban një qëndrim mbipartiak dhe mbiqeveritar”. “Ndërhyrja e saj, shkruan Pipa, është sidomos e rëndësishme në raste kur të drejtat e kombit shqiptar cënohen ose rrezikohen”. Në pranverë të vitit 1991, Pipa u zgjodh kryetar i “Vatrës”, pa qenë anëtar i saj, detyrë në të cilën qëndroi vetëm një vit, sepse në qershor të 1992-shit, nuk u rizgjodh. E mori kryesinë e “Vatrës” me të vetmin qëllim për ta vënë atë në shërbim të problemeve me rëndësi të jashtëzakonshme historike, që dolën para kombit : zhvillimeve demokratike në Shqipëri dhe zgjidhjes së problemit të Kosovës. Gjatë kësaj kohe tepër të shkurtër, ai iu kushtua me të gjitha energjitë rimëkëmbjes së “Vatrës”, dhe kreu shumë punë me vlerë. Në “Albanica”, në nr. 3-4 të 1992-shit, në shkrimin On VATRA and Dielli, ai ka shkruar me hollësi për to. Vdiq me 20 korrik 1997 në Washington, D. C. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Portreti i Nënë Terez në kontekstin e orig (Dr. Gëzim Alpion, Nënë Tereza , shenjtëresha dhe kombi i saj)

Më duhet të them prej fillimit se kam qenë në dijeni se ky libër ishte në përgatitje e sipër, pasi autori, Prof. Dr. Gëzim Alpion, me besim e mirësi, më ka nderuar duke më kontaktuar disa herë me ndonjë pyetje ose për informacion në lidhje me ato që po shkruante– por fatkeqësisht, unë nuk e kam parë ende librin e botuar të cilin pres ta marr së shpejti

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York Me kënaqësi mësova nga disa burime për botimin, përfshirë edhe njoftimet nga shtëpia botuese britanike Bloomsbury, e cila ka reklamuar këtë vepër, si pjesë e njoftimeve paraprake të zgjedhura, siç është zakoni nga shtëpitë botuese kudo, para se të nxjerrin në treg një libër. Në mungesë të librit, por bazuar në këto burime të sakta, po shënoj për lexuesin lajmin e botimit të këtij libri në gjuhën angleze, me titull “Mother Teresa –The Saint and her Nation”, ose “Nënë Tereza – Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, me autor Prof. Dr. Gëzim Alpion. Profesori Alpion është arsimuar në Universitetin e Kajros dhe në Universitetin Durham, ndërsa ka ligjëruar në universitetet britanike, Huddersfield, Sheffield Hallam dhe Newman para se të emërohej në vitin 2002 në Departamentin e Sociologjisë në Universitetin Birmingham. Prej aty, në vitin 2010, ai kaloi në Departamentin e Shkencave Politike dhe Studi-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

meve Ndërkombëtare dhe në vitin 2016, ai iu bashkua Departamentit të Politikave Sociale, Sociologjisë dhe Kriminologjisë, po në Universitetin e Biminghamit. Specializimet e Gëzimit janë në disa fusha akademike, përfshirë sociologjinë e fesë, nacionalizmin, famën, racën, median, filmin dhe autorësinë. Mbi të gjitha, Dr. Alpion konsiderohet si autori më i njohur, në gjuhën angleze, i jetës dhe veprimtarisë së Shën Nënë Terezës dhe është, njëkohësisht, edhe themeluesi i “Studimeve mbi Nënë Terezën”. Autori i librit të ri, “Nënë Tereza – Shënjtëresha dhe Kombi i Saj”, Dr. Gëzim Alpion pretendon se “Tragjeditë personale dhe origjina e saj shqiptare e kanë ndihmuar Nënë Terezën të bëhet personaliteti fetar më me influencë në botë, i kohërave moderne. Krishtërimi shqiptar i ka rrënjët në lashtësinë Ilire dhe qëndrimi i Kishës Katolike kundrejt shqiptarëve dhe sllavëve të jugut, ka shërbyer si mjet në formimin e jetës personale dhe fetare të Nënë Terezës”, shkruan Dr. Alpion. Siç thashë edhe më lart, këto shënime po i sjellë për lexuesin, bazuar pothuaj ekskluzivisht në informacionin që jep shtëpia botuese Bloomsbury mbi librin, Nënë Tereza –Shënjtëresha dhe kombi saj, përfshirë edhe disa vlerësime e komente

mbi librin nga një numër ekspertësh dhe akademikësh. “Dalja në shesh e një personaliteti të kalibrit të Nënë Terezës, që njihet anë e mbanë botës, nuk ndodh rastësisht”, ka thënë Dr. Alpion, duke shtuar se, “Ne duhet ta shikojmë dhe ta kuptojmë jetën dhe veprimtarinë e saj në pasqyrën e familjes së saj, në traditat shpirtërore të Kombit Shqiptar”, por edhe në ndikimet e huaja në popullin e saj gjatë shekujsh. Prandaj, ky libër, sipas botuesit, jep për lexuesin një portret të plotë të kësaj figure me influencë botërore. Portreti i Nënë Terezës paraqitet në kontekstin e origjinës së saj familjare, etnike, kulturore dhe shpirtërore. Jeta dhe veprimtaria e saj përshkruhen në dritën e informacioneve të reja mbi familjen e saj, të traditës shpirtërore të Kombit të saj, përpara dhe pas Krishtërimit, si dhe duke pasur parasysh edhe ndikimin e Vatikanit dhe fuqive të tjera me influencë, mbi popullin e saj shqiptar, ç’prej mesjetës e këndej. Libri mbi Nënë Terezën i autorit Gëzim Alpion, në përmbajtje, përqëndrohet në traumat e jetës dhe në sukseset e saja, si një individ privat dhe si misionare publike, përfshirë përshpirtëshmërinë e saj të ndërlikuar. Në libër pretendohet se jeta e Nënë Terezës dhe e historisë së kombit të saj shqiptar, veçanërisht marrëdhëni-


KULTURË

zës gjinës et e bashkatdhetarëve të saj me Katolicizmin – janë të ndërlidhura me njëra tjetrën. Zbulimi i kësaj ndërlidhjeje është jetik për të kuptuar se si Nënë Tereza – kjo ikonë humanitare dhe shpirtërore e kohëve moderne – identifikon dhe paraqet para botës DNA-në kulturore dhe shpirtërore të Kombit të saj të lashtë. Libri është i ndarë në tre pjesë. Pjesa e parë i përgjigjet pyetjes: “Kush janë Shqiptarët e Nënë Terezës?” Flitet, ndër të tjera subjekte, për origjinën ilire të shqiptarëve e deri tek Perandoria Otomane dhe Turqia; viktimizimi i Shqiptarëve në shekullin e 19 dhe 20, Kalvari dhe vuajtjet e Krishtërimit shqiptar, e tjera ngjarje. Pjesa e dytë e librit i kushtohet “Rrënjëve Shqiptare të Nënë Terezës dhe viteve të saj në Shkup”. Tituj dhe nëntituj të pjesës së dytë të librit, kanë të bëjnë me marrëdhëniet e Nënë Terezës me prindërit e saj dhe me jetën familjare në përgjithësi, ndërsa pjesa e tretë e librit përqëndrohet në “Marrëdhëniet e Nënë Terezës me Vatikanin dhe me Kombin shqiptar”. Thuhet se ky libër është i pari i këtij lloji që e trajton Nënë Terezën në kontekstin e rrënjëve të saj etno-shpirtërore, duke e shikuar misionin dhe thirrjen e saj prej murgeshe, si një pasqyrim i historisë së trazuar të popullit shqiptar, gjatë dy mijë viteve të kaluara. Në librin mbi Nënë Terezën, autori përmend edhe ato që ai i konsideron si ndikime negative në Ballkan, nga Perandoria Otomane, nga Vatikani, nga Kisha Ortodokse Serbe, nga Kisha Ortodokse Greke si dhe nga Patriarkati Ekumenik i Konstandinopojës. Sipas të dhënave nga botuesi, Dr. Alpion sugjeron në librin e tij se ekziston nevoja për studime objektive të mëtejshme që të pasqyrojnë rolin vendimtar të fesë në përcaktimin e identitetit kombëtar, por edhe rolin fetar në justifikimin e aneksimeve territoriale të rajonit të Ballkanit. Por le t’i këthehemi protagonistës

kryesore të librit të Dr. Alpion-it, Nënë Terezës, për të cilën autori thotë se Nënë Tereza nuk fliste kurrë për çështjet private të familjes së saj, si pasojë e disa përvojave jo të këndshme më herët në jetën e saj, përfshirë, “Shqetësimet që kishte rreth sigurisë fizike të nënës dhe motrës në Shqipërinë komuniste të pas vitit 1945.” Dr. Alpion për një kohë të gjatë tani mbron tezën se vdekja e babait të saj, i cili është helmuar nga nacionalistët serbë në vitin 1919, kur ajo ishte vetëm 9-vjeçe, ka shkaktuar atë që ai cilëson si “një natë të errët në shpirtin e saj”. Ky studim ofron prova të tjera, sipas botuesit, se humbja e 8 familjarëve të saj gjatë pandemisë spanjolle, në atë kohë, ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendimin e saj për tu bërë murgeshë, por edhe në themelimin më vonë të urd-

hërit të saj “Missionaries of Charity” në vitin 1950. Por Dr. Gëzim Alpion këmbëngul se, “Përkushtimi i Nënë Terezës ndaj të varfërve ishte i sinqertë dhe i patundur deri në fund të jetës së saj”, por sipas tij, “Prania e përherëshme e vdekjeve në familjen e saj kur ajo ishte fëmi, ka qenë një përvojë e rëndë shpirtërore, e cila ka patur një ndikim të thellë në jetën e saj shpirtërore, në marrëdhëniet e saj me Kombin dhe familjen, gjithë jetën e saj.” Por, për “Nënë Terezën”, sipas autorit, “dinjiteti i çdo qenjeje njerëzore ishte i shenjtë.” Nënë Tereza, e njohur gjithashtu në Kishën Katolike si Shën Tereza e Kalkutës, u lind në vitin 1910 në Shkup - asokohe pjesë e Vilajetit të Kosovës të pushtuar nga Perandoria Otomane. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

23


POLITIKË

Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi

Partitë shqiptare të në zgjedhjet e 30 gu Mosunifikimi i forcave politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Malin e Zi po vlerësohet si i dëmshëm për përfaqësimin e tyre në parlament. Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dhe analistët, në këtë veprim shohin dobësinë e liderëve politikë, të cilët nuk e përfillën kërkesën e elektoratit për bashkimin e forcave politike shqiptare në Mal të Zi Partitë politike shqiptare në Mal të Zi nuk kanë arritur të tejkalojnë mosmarrëveshjet për tu bashkuar në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat do të mbahen më 30 gusht në Mal të Zi. Ky veprim në opinionin shqiptar po vlerësohet si një dobësi e liderëve partiakë. Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, i cili bëri përpjekjet e vazhdueshme për unifikimin e subjekteve politike

“ 24

“ Partitë politike shqiptare udhëheqin me konceptin e luftës për pushtet se sa që politikën e kuptojnë si një shërbim në interes të qytetarëve dhe në interes të atyre të drejtave kombëtare dhe atyre njerëzore që janë specifike për shqiptarët në Mal të Zi”, tha z. Shabani.

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020


POLITIKË

ndara ushtit cilëson elementin përjashtues të liderëve politikë që mohuan dëshirën e elektoratit shqiptarë për bashkim. “Për fat të keq ende mbizotërojnë çështjet individuale dhe personale tek disa liderë politik. Po të shohim dëshirën dhe vullnetin e elektoratit shqiptar, i cili historikisht voton për partitë nacionale pothuajse 80% e tyre i japin mbështetje një liste të përbashkët. Këtë, për fat të keq, nuk e reflekton lidershipi i subjekteve poli-

“Për fat të keq ende mbizotërojnë çështjet individuale dhe personale tek disa liderë politik. Po të shohim dëshirën dhe vullnetin e elektoratit shqiptar, i cili historikisht voton për partitë nacionale pothuajse 80% e tyre i japin mbështetje një liste të përbashkët. Këtë, për fat të keq, nuk e reflekton lidershipi i subjekteve politike shqiptare në Mal të Zi. Si pasojë e kësaj mund të vjen deri te mungesa e influencës së shqiptarëve në aspektin politik. Pavarësish a fitohet një apo dy deputet, shanset janë minimale për të pasur ndikim dhe faktorizim në skenën politike në mal të Zi”, thotë z. Nika

tike shqiptare në Mal të Zi. Si pasojë e kësaj mund të vijë deri te mungesa e influencës së shqiptarëve në aspektin politik. Pavarësish a fitohet një apo dy deputet, shanset janë minimale për të pasur ndikim dhe faktorizim në skenën politike në Mal të Zi”, thotë z. Nika

Ky veprim i forcave politike shqiptare, sipas z. Nika do të zbehë përfaqësimin e tyre politik në Parlament duke humbur ndikimin edhe në qeverinë e ardhshme malazeze. “Qëllimi ishte që të bëhet një listë e përbashkët e koordinuar mirë dhe e bazuar në një platformë të përbashkët për problemet e shqiptarëve në Mal të Zi duke besuar se vetëm ashtu mund të bëhemi faktor politik në Mal të Zi dhe të kemi dhe të kemi rol në vendimmarrjen e qeverisë së ardhshme”, shtoi z. Nika. Analisti Haxhi Shabani, vë në dukje të metat e politikës shqiptare, ku sipas tij, udhëheqin me konceptin e luftës për pushtet. “ Partitë politike shqiptare udhëheqin me konceptin e luftës për pushtet se sa që politikën e kuptojnë si një shërbim në interes të qytetarëve dhe në interes të atyre të drejtave kombëtare dhe atyre njerëzore që janë specifike për shqiptarët në Mal të Zi”, tha z. Shabani. Për zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi do të garojnë dy lista zgjedhore ku përshihen 5 subjekte në njërën dhe tre në listën tjetër zgjedhore. Ditëve të fundit, ka qenë diaspora shqiptare në SHBA që i ka bërë thirrje të gjithë spektrit politik shqiptar të mbështesë dhe të miratojë një platformë dhe një listë të vetme bashkëpunimi. Këto ditë në Mal të Zi qëndroi edhe këshilltari shqiptar në Kuvendin e Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, i cili ka biseduar me udhëheqësit e subjekteve politike shqiptare, por pa pasur sukses që ti bind ata për një listë të përbashkët A. Salaj zgjedhore. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

Në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi” u organizua mbrëmje letrare me pjesëmarrje të krijuesve të njohur shqiptarë në Mal të Zi

Aktivitet kulturor që i mungonte Malësisë

Traboin/Hot – Pas një periudhe relativisht të gjatë të mungesës së aktiviteteve të ndryshme shoqërore, veçanërisht të atyre kulturore në vend, të mërkurën në mbrëmje më 29 korrik 2020, në fshatin Traboin të Hotit u organizua një mbrëmje letrare në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, e cila në një ambient të freskët dhe tërheqës panoramik, mblodhi krijues të spikatur të gjinive të ndryshme letrare, të njohur në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë. Të pranishmit e kufizuar në numër për shkak të zbatimit të masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së korona-virusit, u njohën më nga afër me krijimtarinë e pasur letrare dhe artistike të shkrimtarëve, publi-

26

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

cistëve, përkthyesve, romansierëve, kritikëve letrarë, prozatorëve, studiuesve, gjuhëtarëve, poetëve, etj, të Anton Gojçajt, Nikollë Berishajt, Hajredin Kovaçit, Ali Gjeçbritajt, Dimitrov Popoviqit, Robert Camajt, Mark Lucgjonajt dhe Kaltrina Hotit. Kjo mbrëmje letraare dhe artistike e gërshetuar me muzikë klasike dhe me një ekspozitë të piktorës së njohur Kaltrina Hoti, u mirëprit nga admiruesit e pranishëm të fjalës së shkruar, të artit dhe të kulturës në tërësi, në mes të të cilëve, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të Komunës së Tuzit, shoqatat civile, dhe të ftuar të fushave të tjera jetësore nga Malësia, Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Plava dhe gjetiu. Udhëheqësi i këtij manifestimi le-

trar, përkthyesi Nikollë Berishaj këtë takim e quajti një vazhdimësi të aktivitetit letrar të para njëzetë viteve kur OJQ “Illyricumi” organizoi javën e kulturës dhe të sportit në Malësi. “Atë botë kjo shoqatë në krye me Fran Camajn dhe Nikollë Berishajn, me mbështetje të fuqishme të piktorit tonë të madh të ndjerë, Gjelosh Gjokaj, të diasporës dhe të emërave të tjerë të çmuar nga trevat tona, i dha Malësisë një manifestim që i mungonte e që ka mbetur i shënuar në kujtesën tonë deri më sot. Për fatin tonë të mirë, sot manifestimet e tilla ka se kush t’i institucionalizojë. Është Komuna e Tuzit me stafin e saj”, u shpreh ndër të tjera Berishaj, i cili më pas bëri prezantimin e mysafirëve të ftuar, duke shpalosur


KULTURË

krijimtarinë letrare të secilit krijues të pranishëm, vlerësimet dhe çmimet që ata kanë marrë ndër vite për ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë kombëtarë përmes penës. Ndërkohë, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, duke përshëndetur publikun e pranishëm u shpreh se derisa në Malësi mungonte institucioni i Komunës, të gjitha aktivitetet e natyrave të ndyshme, përfshirë edhe ato kulturore u organizuan nga shoqata dhe individë të ndryshëm, me mbështetje edhe të diasporës. “Sot kur kemi vetëqeverisjen lokale këto manifestime nuk kanë nevojë që të organizohet përmes OJQ-ve. Ne si pushtet lokal obligohemi që të gjitha ato organizime tani t’i shënojmë në mënyrë institucionale. Përkrahja e

manifestimeve të tilla kulturore nga ana e Komunës së Tuzit nuk do të mungojë as në të ardhmen”, u shpreh ndër të tjera Gjeloshaj, i cili ka ndarë edhe disa mirënjohje për të gjithë krijuesit e pranishëm në këtë mbrëmje letrare. Ndërkaq, personalitetet e penës, krijuesit e mirënjohur të letërisë së shqiptarëve në Mal të Zi, sollën çaste të këndshme letrare dhe artistike me leximin e disa poezive të tyre, përmes të cilave trajtojnë dhe prekin shumë çështje nga fusha të ndryshme të jetës shoqërore të popullatës shqiptare në Mal të Zi. Kjo mbrëmje letrare u konceptua edhe si një bashkëbisedim ndërmjet krijuesve të pranishëm, të cilët përveç poezive dhe prezantimit të veprave

të tyre letrare, treguan se çfarë i ka frymëzuar dhe nxitur ndër vite që të jenë krijues, pjesën më të madhe të të cilëve i ka brengosur dhe vazhdon ende t’i brengos një plagë e kahmotshme, ajo e emigrimit dhe boshatisjes së vendlindjes së popullatës nga të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi, duke e trajtuar këtë fenomen edhe sot si pjesë të pandashme të opusit të tyre të krijimtarisë së shkruar letrare, por edhe shumë plagë të tjera të shqiptarëve në Mal të Zi. Ky aktivitet letrar u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit në kuadër të të cilit vepron edhe sektori për kulturë. t. u. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

27


LETËRSI

Poezi Anton Gjuravçaj

Besa që nuk e njohu veten E marr në gojë me zemër lepuri pa e njohur mirë apo ndoshta aspak me logjikë se mund të shërbej ashtu si edhe kombi flamuri.... sa dikur dinin çka është komunizmi aq sot dinë çka është demokracia /udhëkryqi/ me ‘’ideal’’ të njëjtë... e spiunët pjellë e keqe ambiciesh shpirt ligësie e paditurie kudo gjakojnë…. ashtu anonim për “nder” të postit në emër të ‘’kombit’’ /dhuratë e ‘’demokracisë’’ e gjysmakëve.../ përcillje e fatit të keq apo mallkim fara e keqe në asnjë sistem politik nuk mund gjejë lirinë.... as kombin demokracia nuk është shëtitje qensh as gjimnastikë /përkulje e puthje duarsh në njërën anë e ngritje në maje të këmbëve e rrahje gjoksit në anën tjetër/ gjasat janë kemi ngatërruar parimet e perimet shumëkund... e historinë

28

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

e duam vetëm si burim gojor /diçka mes dëshirës e kompleksit/ vetëshërbim me çmime prej një dollari daulle e plasur në duart e gjithkujt ...

Kënga për këngën ji e bukur e pa kthyeshme e brishtë si atë ditë që ike me vargun tim të parë ji vegimi im në një moment të trishtë që përveç meje kurrkush s e ka parë mos e ul këmbën në tokë mos shkel në të pa shërueshmen plagë me një zjarr që koha ka me e shua me një ëndërr që realiteti ka me varë

nëse lejojmë që e vërteta të bëhet jetime mëngjeset nuk do të ndalin ecjen me shkop...

ji e largët e pa arritshme sa mister aq e vërtetë ji shkumë deti e luftërave të lavdishme që me shpirtin tim i bëra vetë

egjra gjithmonë prishë shijen e bukës fat i keq apo nëmë demokracia ka krimbat e vet edhe kopilët...

mos e ul këmbën në tokë mos formo valë në gjak aq sa në një anë largësia të njomë aq afërsia të plakë

në kohë kur turmat e “dijetarëve” nën “ethet e floririt” bëjnë “gjykimin e ditës se fundit” / duhet nxjerrë me çdo kusht vdekje për komb si dikur pensionet luftarake/ e nëse ka shumë dëshmitar / atëherë me mistikën se kurrkush nuk e din se çka ka fundi i vegshit/ apo së paku që në vend të fytyrës të ruhet mendja e kresë / nxjerrin sa më shumë burgosje për shkak të kombit/

ji lart sa më lart qëndro rrezet e diellit e rrufetë mi tako merri në gji e butë ledhato nismi mua e mos përto

në rrethana kur i qesim punë vetit por edhe Shën Pjetrit besa më qesharake në historinë e vet ulë sytë

mos e ul këmbën në tokë mos vendos pa nevojë në shpinë barrë sa mallkimi bukurinë e do edhe më shumë zemra falë ji e bardhë e largët e pakthyeshme si loti e pastër pranverë në të pa definuar kohë kur të më tradhtojë kjo botë përplot smirë në shteg të parë ti më tako


LETËRSI

Pranverë e kaluar shekuj më parë Erdhe përsëri me atë dashuri vdekjeje e lodhur e leckosur me këpucë të shqyera nëpër rrugët e Evropës e përbetuar në lashtësinë tënde se do ta marrësh botën me këmbë me shpirt vetmie... ua volle fletën e kalimit shekujve në doracakun për sfilitje pranvera e radhës u mbyt në sytë e tu me shtatë shtretërit e lëngimit apo në maje të gishtërinjve kaloi në ato tri orët e gjumit të pas mesnatës /në hotelin pranë Moraçës së gjelbër/ e ndjekur prej ëndrrave tona pa gjumë shpresa përvëluese nxjerrë reliktet e vdekjes prej nesh stinë e pa stinë duhet lërë hija diku qoftë edhe në ethe... rrugët e zbrazura nuk janë altari yt edhe njëherë do të vjelësh veten tinëzare e troku i ikjes do të rrëzojë horizontin e murosur largësinë...

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

29


RAJON

Hyseni: Do të shohim konkretë të angazhi në dialogun Kosovë-

Bashkërenduesi i Kosovës për bisedimet me Serbinë, Skënder Hyseni tha të hënën në Uashington se Prishtina e sheh rolin e Uashingtonit në dialogun Kosovë-Serbi si të pazëvendësueshëm. Hyseni, tha për Zërin e Amerikës, pas takimeve në Departamentin e Shtetit dhe në Shtëpinë e Bardhë se e ka marrë angazhimin e Uashingtonit në këtë drejtim. Ai tha se dialogu me Serbinë duhet të marrë një dinamikë të re dhe duhet të kulmojë me njohje reciproke. Koordinatori për dialogun u takua në Uashington me të dërguarin e posaçëm për Ballkanin në Departamentit e Shtetit, Matthew Palmer dhe me zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

30

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

“Ka një përkushtim të paluhatur në përkrahje të dialogut të filluar në Bruksel dhe një përkrahje të fuqishme për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme, sa i përket normalizimit të raporteve midis Kosovës dhe Serbisë”, tha zoti Hyseni. Vëzhguesit thonë se ka një mungesë bashkërendimi mes Shteteve të Bashkuara dhe BE-së, lidhur me dialogun Kosovë-Serbi. Por Hyseni tha se nga takimet në Uashington, kjo përshtypje rezulton e gabuar dhe se i është thënë pa ekuivokë se Uashingtoni e përkrah dialogun plotësisht. “Do të shohim hapa konkretë të kyçjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialog, krahas Bashkimit Evropian”.

Në fund të qershorit, pas njoftimit të Prokurorisë së Posaçme të Kosovës me seli në Hagë për akuzat ndaj presidentit Hashim Thaçi, dështuan planet për një takim Kosovë-Serbi në Uashington. I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun, Richard Grenell tha më pas se takimi do të bëhej në një datë të ardhme. Hyseni, tha se ishte në kontakt me Ambasadorin Grenell dhe do të zhvillonte një bisedë telefonike me të, pasi ai ndodhej jashtë Uashingtonit. Por nuk përmendi data të mundshme. “Ne po punojmë ngusht me SHBAnë që procesi i normalizimit të ecë shpejt deri në njohje të plotë reciproke, si dy shtete të pavarura dhe sovrane”, tha ai.


RAJON

m hapa imit amerikan -Serbi

Megjithëse, Serbia ka këmbëngulur se nuk do ta njohë Kosovën, Hyseni thotë se ndonjëherë në politikë thuhen gjëra që jo domosdoshmërisht përputhen me realitetin dhe njohja reciproke është një epilog i pashmangshëm. “Përndryshe nuk do të kishte kuptim, dhe duhet shpallur e dështuar çdo përpjekje, sepse unë e kam bindjen e thellë dhe këtë linjë e kemi adoptuar në Kosovë”. Ai tha se nuk mund të ketë marrëveshje për çështje të veçanta, pa një marrëveshje gjithëpërfshirëse, të detyrueshme dhe të garantuar ndërkombëtarisht. I pyetur se çfarë është e gatshme të ofrojë Kosova, ai thotë se ka hapësirë për zgjidhje pa e dëmtuar sub-

stancën, por në rrethanat e njohjes reciproke. “Kur krijohet ajo barazia nga një pozicion krejtësisht i barabartë, Kosova dhe Serbia mund t i zgjidhin të gjitha problemet”. Hyseni i hodhi poshtë zërat që kanë shprehur shqetësimin se bisedimet po rrezikojnë të rrëshqasin në nivel teknik. “Mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asgjë teknike deri në përmbyllje të njohjes reciproke. Çdo gjë është skajshëm politike. Çdo gjë bart një dimension politik akut dhe ai dimension politik, akut duhet të adresohet dhe të zgjidhet ekskluzivisht në një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që nënkupton njohje të ndërsjellë mes këtyre vendeve”, tha

ai. Emërimi i Hysenit në pozitën e koordinatorit ngjalli debate mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë dhe u shoqërua me kritika sipas së cilave Lidhja Demokratike e Kosovës, “po i privatizonte bisedimet”. Ai e mohoi kategorikisht nocionin se LDK-ja synon të privatizojë këto bisedime dhe se kjo çështje nuk mund të ecë përpara pa një konsensus të shkallës së lartë brenda forcave politike në Kosovë. “Unë do të vazhdoj të insistoj që në këtë proces të jenë të pranishëm të gjithë, Kam kontaktuar çdo lider politik pa përjashtim dhe do të vazhdoj të insistoj nga pozicioni im si koordinator për dialog, që të krijohet një trupë Voa i të barabartëve”, tha ai. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

31


MOZAIK

U prezantuan rezultatet e hulumtimit “Zëri i qytetarëve për qeverisje të mirë”

Qytetarët nuk kanë besim tek të zgjedhurit e tyre Fokusi i hulumtimit të opinionit publik ka qenë matja e besueshmërisë së qytetarëve ndaj vetëqeverisjes lokale, si dhe vlerësimi i bashkëpunimit komunë – qytetar. Rezultatet e hulumtimit tregojnë se qytetarët në përgjithësi kanë shumë vërejtje dhe kritika për punën e qeverisjes vendore në Komunën e Ulqinit Ulqin – Shumica e qytetarëve të Komunës së Ulqinit nuk kanë besim në punën e këshilltarëve të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, ndërsa e kanë vlerësuar me notën mesatare 2.01 punën e kryetarit të Komunës së Ulqinit, tregojnë rezultatet e hulumtimit “Zëri i qytetarëve për qeverisje të mirë”, të publikuara të mërkurën e kaluar përmes konferencës për shtyp. Hulumtimi është pjesë e projektit “Zëri im në komunën time”, i cili realizohet nga OJQ “Horizonti i Ri”, në partneritet me OJQ „Ul-Info“ dhe Bibliotekën e Qytetit, me mbështetjen e Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi, në kuadër të programit “eDemokracia – merr pjesë, propozo, ndrysho!”, në fushën e reformës së administratës publike. Për metodologjinë dhe rezultatet e anketimit ka folur konsulentja profesionale Hakile Resulbegoviq. Duke folur për metodologjinë e anketimit, ajo ka treguar se në anketim kanë marrë pjesë 235 qytetarë të Komunës së Ulqinit dhe se pjesëmarrja në anketë ka qenë vullnetare dhe anonime.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Resulbegoviq ka thënë se pyetësori për nevojat e këtij hulumtimi është përbërë nga 14 pyetje të tipit të mbyllur. Ajo ka sqaruar se anketimi është kryer në periudhën mars-maj të këtij viti, nga anketuesit e rinj, të cilët paraprakisht kanë kryer trajnimin dyditor. Resulbegoviq ka analizuar edhe rezultatet e anketimit, duke thënë se “hulumtimi mbi besimin e qytetarëve në vetëqeverisjen vendore, i realizuar me një mostër përfaqësuese, tregoi se qytetarët në përgjithësi kanë shumë vërejtje dhe kritika për punën e saj”. Bazuar në përfundimet e hulumtimit dhe me qëllim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të Komunës së Ulqinit, ajo ka thënë se ndër të tjera propozojnë që “të merren masa për forcimin e demokracisë pjesëmarrëse në nivelin lokal, të intensifikohet bashkëpunimi midis sektorit civil dhe pushtetit lokal me qëllim të adresimit të interesave të komunitetit lokal, të ndërmerren hapa konkrete me qëllim të informimit më të efektshëm të qytetarëve rreth aktiviteteve të Komunës me interes për komunite-

tin lokal, e posaçërisht rreth shqyrtimeve publike, si dhe të futet në përdorim praktika pozitive ‘dyert e hapura’ për qytetaret dhe qytetarët e komunës së Ulqinit”. Lidhur me qëllimin e hulumtimit dhe projektin në përgjithësi kanë folur Allmedina Doda dhe Lenka Llaloviq. Ato kanë theksuar se fokusi i këtij hulumtimi të opinionit publik ka qenë matja e besueshmërisë së qytetarëve ndaj vetëqeverisjes lokale si dhe vlerësimi i bashkëpunimit komunë – qytetar. “Besimi i qytetarëve është realizuar përmes perceptimit të qytetarëve, që kanë të bëjnë me: shkallën e informimit të qytetarëve rreth aktiviteteve të ndërmarra nga Komuna e Ulqinit; nivelin e informimit proaktiv që bën qeverisja vendore në lidhje me faktin nëse qytetarët kanë pasur mundësi dhe në çfarë mënyre kanë mundur t’i prezantojnë nevojat e tyre në Komunën e Ulqinit; pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e vendimmarrjes për tema që përbëjnë interes të veçantë për ta; besimin e përgjithshëm të qytetarëve për punën e këshilltarëve të përbërjes aktuale të


MOZAIK

parlamentit lokal dhe kryetarit të Komunës së Ulqinit”, ka thënë Doda. Ajo më tej ka treguar se përpos hulumtimit, projekti “Zëri im në komunën time” ka përfshirë edhe trajnime të ndryshme për të rinjtë e komunës sonë. “Aktivistët rinorë, që ishin pjesë e këtij projekti, patën mundësinë të nji-

hen me temat e ndryshme që kanë të bëjnë me sistemin e vetëqeverisjes lokale dhe të marrin drejtpërdrejt pjesë në to. Krahas ciklit edukativ u organizuan edhe vizita në organet e administratës lokale dhe në Kuvendin e Komunës. Përgjatë këtyre aktiviteteve, pjesëmarrësit e programit kishin mundësinë të marrin informa-

cion të drejtpërdrejtë nga kryetari i Kuvendit në lidhje me atë se si formohet Parlamenti lokal, si është struktura e tij, cilat janë kompetencat dhe funksionet e Kuvendit, si merren vendimet dhe çështje të ngjashme”, është shprehur Doda. i. k. E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

33


MOZAIK

Këtë verë në Plavë

Nuk mbahet manifestimi tradicional “Ditët e boronicës” Plavë – Qendra për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, të hënën, më 3 gusht, opinionin publik e njoftoi se për shkak të situatës epidemiologjike në Mal të Zi dhe më gjerë, e shkaktuar nga koronavirusi Covid-19, nuk u mbajt manifestimi tradicional i aktiviteteve shumëpërfshirëse “Ditët e boronicës Plava 2020”. Për shkak të vetë natyrës së manifestimit në fjalë, zgjatjes së tij disaditore dhe ngjarjeve të shumta të planifikuara: ekspozitave, përurimeve, mbrëmjeve letrare, panaireve e riv-

istave dhe koncerteve të cilat kyçin numër të konsiderueshëm pjesëmarrësish, mendojnë që në kohën e zgjatjes së epidemisë Covid-19 në tërë territorin e Malit të Zi, vendimi i vetëm i drejtë është mosmbajtja e manifestimit të sipërpërmendur. Në bazë të planit dhe programit të punës, Qendra për Kulturë “Husein Bashiq” në Plavë, në bashkëpunim me administratën lokale, i ka bërë të gjitha përgatitjet, si dhe është propozuar programi i manifestimit me pëlqimin e kryetarit të komunës, Mir-

sad Bajraktareviq, dhe kryetarit të Këshillit të manifestimit, ministrit të Bujqësisë e Zhvillimit Rural, Millutin Simoviq. Edhe pse janë bërë me kohë përpjekjet me vlerë dhe përkushtim me shpresë se situata do të përmirësohet, Këshilli i manifestimit njëzëri ka vendosur që edicioni i sivjetshëm i këtij manifestimi të mos mbahet me qëllim të shmangies së çfarëdo rreziku për shëndetin e qytetarëve, duke u mbështetur në masat, rekomandimet dhe urdhrat e Trupit Koordinues Nacional dhe të Qeverisë së Malit të Zi. Sh. Hasangjekaj

Qeveria e Malit të Zi

Ndihmon nevojtarët e komunave të Gucisë dhe Rozhajës Guci/Rozhajë – Me qëllim të zbutjes së pasojave negative ekonomike, të shkaktuara nga epidemia e koronavirusit Covid-19, e në veçanti për shkak të masave rigoroze epidemiologjike, të cilat kohë më parë kanë qenë në fuqi në komunat e Gucisë dhe Rozhajës, Qeveria e Malit të Zi ka vendosur t’i ndihmojë nevojtarët – kategoritë më të rrezikuara të banorëve në komunat e sipërpërmendura. Duke pasur parasysh situatën e tillë dhe nevojën për ofrimin e ndihmës, Ministria e Ekonomisë ka zbatuar procedurën publike të blerjes së

34

Javore KOHA

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

5.100 pakove me artikuj të ndryshëm jetësorë, kryesisht ushqimorë. Pakot në fjalë u janë ndarë nevojtarëve – shfrytëzuesve të sigurimit material, atyre të shtesave për asistencë dhe ndihmë, si dhe shfrytëzuesve të invaliditetit personal, përmes Qendrës për Punë Sociale. Pakot po ashtu u janë ndarë edhe pensionistëve me pensione më të ulëta përmes shoqatave komunale të pensionistëve, si dhe individëve, respektivisht familjeve të cilët gjenden në vetizolim. Pakot shfrytëzuesve të sipërpërmendur u janë ndarë më 28-30 korrik në

adresat e vendbanimeve të tyre, nëpërmjet qendrave për punë sociale dhe shoqatave të pensionistëve të komunave të Gucisë dhe Rozhajës. Për besimtarët e fesë islame, pakot kanë qenë aq më të vlefshme sepse atyre u janë ndarë në vigjilje të festës së Kurban Bajramit. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit bëri lidhjen e kontratave me klubet sportive nga Malësia

U mbështetën financiarisht katër klube Tuz – Në bazë të konkursit publik sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale në Komunën e Tuzit, znj. Marina Ujkaj ka bërë firmosjen e kontratave për financimin e gjashtë klubeve sportive nga Malësia, është njoftuar në kumtesën për opinion të Komunës së Tuzit. Sipas këtij njoftimi, nga buxheti i Ko-

munës së Tuzit në bazë të konkursit publik për vitin 2020 është bërë ndarja e mjeteve financiare për Klubin e Taekwondo-së “Besa”, në shumën, 8 mijë e 500 euro, Klubin Futbollistik “Malësia 2010”, me 5 mijë euro, Klubin e Taekwondo-së “Alba”, me 2 mijë e 800 euro dhe Klubin Futbollistik “Tuzi”, me 1 mijë e 700 euro.

Gjatë takimit me përfaqësues të klubeve sportive në fjalë, kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj ka premtuar mbështetje të vazhdueshme ndaj sportit dhe sportistëve në Malësi, duke iu uruar klubeve fituese të këtyre mjeteve financiare suksese në aktivitetet e tyre në vijim. t. u.

E ENJTE, 6 GUSHT 2020

Javore KOHA

35



Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.