Koha 923

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 13 gusht 2020 Viti XlX Numër 923 Çmimi 0,50

Shqiptarëve u duhet përfaqësimi autentik ISSN 1800-5696

“Lufta” të fillojë nga radhët e veta

Autoritet fetar i nderuar nga të gjithë


PËRMBAJTJE

5

12 Nostalgjikët

Votoni me zemër, votoni për të ardhmen, votoni listat shqiptare

14

16 Bekim Fehmiu dhe paradigma identitare

Njeriu i “Shtatoreve të përjetësisë”

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020


PËRMBAJTJE

18

19 Shqetësim për çështjet identitare shqiptare

Mesazhe universale poetike

22

24 Donacion me vlerë për shkollën në Dacaj të Rozhajës

Leon Gjolaj, afarist me banim në Shtutgart të Gjermanisë

KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 13 gusht 2020 Viti XlX Numër 923 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

Shqiptarëve u ëve ulqinaka duhet përfaqësimi e r u g mun ë e autentik dëshir nhjëet ma o trit Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

“Lufta” të fillojë nga radhët e veta

Autoritet fetar i nderuar nga të gjithë

radhët e veta fillojë nga “Lufta” të

të gjithë nderuar nga fetar i Autoritet

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

autentik duhet përfaqësimi Shqiptarëve u

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vizitoi të hënën Komunën e Ulqinit

Investimet, përgjigjja më e mirë ndaj krizës së pandemisë Ulqin – Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka deklaruar të hënën gjatë vizitës së tij në Ulqin se zhvillimi dhe investimet kapitale nuk guxojnë të ndërpriten sepse kjo është përgjigjja më e mirë ndaj krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit. “Zhvillimi dhe investimet kapitale duhen të jenë në fokusin tonë. Ato nuk mund të kenë dinamikën e mëparshme në kohën e pandemisë, por kantieret nuk guxojnë të mbyllen. Zhvillimi është përgjigjja më e mirë ndaj krizës sonë”, ka thënë Markoviq në takimin me krerët e Komunës së Ulqinit. Ai ka thënë se askush në botë nuk e din se sa do të zgjasin problemet e krijuara nga pandemia e koronavirusit dhe se bëhet fjalë për një prej krizave më të mëdha ekonomike botërore të ndodhura ndonjëherë. “Ne nuk jemi dorëzuar, por përpiqemi të ruajmë jo vetëm substancën ekonomike, por edhe standardin dhe kushtet për jetë dhe punë”, ka thek-

4

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

suar kryeministri Markoviq. Ndërkaq, kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka falënderuar kryeministrin për ndihmën e Qeverisë së Malit të Zi ndaj komunës së Ulqinit. “Ulqini përbën resurs nacional, e këtë status zhvillimor e ka ruajtur ndër të tjera duke iu falënderuar mbështetjes së Qeverisë dhe kryeministrit Markoviq personalisht”, ka thënë ai. Në takim në zyrën e kryetarit të Komunës së Ulqinit kanë marrë pjesë edhe ministri i Financave, Darko Radunoviq, kryetari i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, dhe nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixha Gjoni. Gjatë vizitës së tij në Ulqin, kryeministri Dushko Markoviq ka marrë pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së hotelit të Fondit të Sigurimit Pensional-Invalidor në Ulqin, rikonstruksioni i të cilit ka kushtuar 2.6 milionë euro. Ai po ashtu ka vizituar kantierin e kompleksit të ri turistik që po ndër-

tohet në Plazhin e Madh, kompleksin bujqësor të kompanisë “Voli” në Shas, si dhe ka biseduar me afaristët e Ulqinit. Markoviq ka falënderuar afaristët lokalë për mbështetjen dhe solidaritetin gjatë gjithë kohës së pandemisë. Në fund të vizitës së tij, kryeministri Markoviq ka deklaruar se është i inkurajuar nga projektet infrastrukturore të filluara dhe përmbajtjet hotelierike të avancuara, se Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë edhe më tej Ulqinin në tejkalimin e goditjes së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, si dhe që Ulqini duhet t’i shfrytëzojë të gjitha potencialet e tij dhe të jetë bartës i zhvillimit turistik të Malit të Zi edhe në vitet e ardhshme. Vizita e kryeministrit Dushko Markoviq në Ulqin është zhvilluar në kuadër të një turi që ai po bën në komuna të ndryshme në Mal të Zi, në prag të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 30 gusht. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Deklaratë e Koalicionit të Organizatave Shqiptaro-Amerikane nga Mali i Zi lidhur me zgjedhjet parlamentare

Votoni me zemër, votoni për të ardhmen, votoni listat shqiptare Koalicioni i Organizatave Shqiptaro-Amerikane nga Mali i Zi, të cilat veprojnë në SHBA, ka dalë me një deklaratë lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të zhvillohen në Mal të Zi dhe ato lokale në Komunën e Gucisë, më 30 gusht, të cilën po e japim në formë integrale. “Të dashur bashkatdhetarë, Ne, përfaqësuesit e Koalicionit të Organizatave të Komunitetit Shqiptar në Amerikë, me origjinë nga Mali i Zi, bazuar në angazhimet tona gjatë dy javëve të fundit, japim këtë deklaratë: 1. Siç e dini, fillimisht ne u angazhuam dhe thirrëm për një marrëveshje në mënyrë që të gjitha partitë dhe organizatat shqiptare në Mal të Zi të bashkohen në një listë të vetme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Mal të Zi. Duke u nisur nga suksesi dhe rezultati pozitiv i bashkimit të subjekteve shqiptare për Komunën e Malësisë – Tuz vitin e kaluar, ne kishim arsye të bindshme se kjo është mënyra më e mirë që si një subjekt i bashkuar të jemi më të fortë dhe kështu të mbrojmë interesat tona për një të ardhme më të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodhi. Por kjo nuk duhet të na ndalojë në punën dhe angazhimet tona për një zhvillim më të mirë, që subjekti politik shqiptar të jetë i bashkuar dhe mbështetur nga votuesit tanë. Megjithëse dëshirat tona nuk u realizuan, koalicioni i formuar në Guci para disa ditëve është shpresëdhënës që të vazhdojmë të përpiqemi dhe të punojmë për një bashkim të subjektit politik me

mbështetjen e elektoratit shqiptar. 2. Megjithëse mund të kemi pasur arsye që të pozicionohemi dhe të mbështesim njërën prej dy listave, kësaj here ne nuk do ta bëjmë atë. Arsyeja kryesore për këtë është se ne vazhdojmë të jemi për forcë për unitet dhe jo për ndarje. Por presim dhe kërkojmë që të gjithë subjektet politike shqiptare t’u përmbahen parimeve demokratike dhe të jenë në dispozicion për të paraqitur platformën e tyre të ideve dhe planeve për arritjen e tyre. 3. Për këto arsye i bëjmë thirrje të gjithë elektoratin shqiptar, vëllezërit dhe motrat tona në atdhe, të votojmë me mençuri, të votojnë me zemrën dhe të votojnë vetëm për subjektin politik shqiptar. Siç e dimë të gjithë, subjektet politike malazeze, si DPS, kane qenë të suksesshme në depërtimin e radhëve tona dhe përdorimin e partneritetit me individë të ndryshëm për të avancuar aghendën e tyre. Kjo kurrsesi nuk është një aghendë që përfshin një të nesërme më të mirë për shqiptarët në Mal të Zi. Prandaj, vota juaj për subjekte tjera politike, sikurse për DPS-në, është votë kundër vetvetes, kundër të mirës sonë. Mos të humbasim këtë moment historik që së bashku, edhe pse të ndarë në dy lista, duke votuar subjektin politik shqiptar, mund të sigurojmë një përfaqësim më të denjë në parlamentin malazez. Në dy-tre ditët e fundit kemi parë dhe deklarata të ndryshme të cilat thonë se ne po zgjedhim palë dhe me këtë po dëmtojmë procesin demokratik. Fjalët i

tilla i merr era, por puna jonë dhe angazhimet tona do të flasin qartë dhe me zë të lartë, se ne jemi një forcë për unitet dhe për një të ardhme më të mirë për popullin tonë. Kjo është koha jonë për të realizuar ëndrrat dhe aspiratat tona dhe që njëherë t’i tregojmë udhëheqësisë sonë politike se do të ketë një çmim për të paguar nëse interesi i tyre personal vazhdon të jetë mbi interesat tona kombëtare. Ne kërkojmë përgjegjësi për besimin që votuesit vendosin tek ju. Të lëmë ato çka na ndanë dhe të jetë ky një fillim i ri! Ndërsa vazhdojmë të përgatitemi për zgjedhjet e ardhshme, ne premtojmë se një numër i konsiderueshëm i votuesve nga diaspora do të jenë me ju, për të votuar me ju, që të votojnë për të ardhmen tonë, të fitojmë dhe të gëzohemi së bashku. Ne premtojmë se do të jemi me ju dhe në të ardhmen, gjatë kohërave të mira dhe të vështira, ashtu si jemi të gatshëm të jemi me ju edhe në këtë kohë krize me pandeminë Covid-19. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me ju. Ky është vetëm fillimi i angazhimit tonë, jo vetëm me fjalë, por edhe me vepra që premton mundësi për zhvillime ekonomike nga të cilat do të përfitojmë të gjithë. Së bashku, të votojmë subjektin politik shqiptar, për një të ardhme më të mirë dhe më premtuese. VOTONI ME ZEMËR, VOTONI PËR TË ARDHMEN, VOTONI LISTAT SHQIPTARE”, thuhet në deklaratën e Koalicionit të Organizatave Shqiptaro-Amerikane nga Mali i Zi. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Për “viq”-at dhe “të diplomuar”-it e kandidatëve për deputetë të listave zgjedhore shqiptare

“Lufta” të fillojë n

Jam i vetëdijshëm se mbiemri me apo pa “viq” nuk të bën as më patriot, as më pak patriot, por çdo njeri që i thotë vetes shqiptare/e duhet ta kuptojë se prapashtesa “viq” është një mish i huaj, një tumor të cilin na e kanë injektuar padrejtësisht të tjerët në qenien tonë

Ismet Kallaba

Zgjedhja dhe përdorimi i lirë i emrit dhe mbiemrit përbën një nga të drejtat themelore të njeriut, ashtu si dhe shkrimi i tyre në gjuhën amtare dhe alfabetin e vet. Kjo është e sanksionuar edhe me Ligjin mbi të drejtat dhe liritë e pakicave, ku në nenin 10 të tij thuhet: “Pjesëtarët e popujve pakicë dhe të bashkësive të pakicave nacionale të tjera kanë të drejtë që të përcaktohen në mënyrë të pavarur dhe të lirë mbi përkatësinë kombëtare, të drejtën e zgjedhjes dhe përdorimit të lirë të emrit personal dhe familjar si dhe emrit të fëmijëve të vet, si dhe të drejtën e

“ 6

regjistrimit të këtyre emrave në librat e amzës dhe dokumentet personale në gjuhën dhe alfabetin e tyre”. Përkundër kësaj, një pjesë e mirë e shqiptarëve në Mal të Zi vijojnë të mos e shfrytëzojnë këtë të drejtë. Emri dhe mbiemri simbolizon identitetin dhe përkatësinë kombëtare, fetare etj. të dikujt. Pavarësisht deklarimit zyrtar të dikujt, në bazë të emrit dhe mbiemrit tuaj dikush krijon idenë dhe perceptimin e parë mbi përkatësinë tuaj. Në të kaluarën, pushteti jugosllav dhe ai malazez kanë zbatuar politika shkombëtarizuese dhe asimiluese ndaj shqiptarëve. Pjesë e kësaj politike ka qenë edhe deformimi dhe përçudnimi i mbiemrave të shqiptarëve, duke ua mveshur dhe imponuar atyre prapashtesën “viq”, pa çka se kjo nuk ka të bëjë fare me shqiptarët, pastaj shkrimi i emrit dhe mbiemrit në alfabetin e gjuhës serbokroate etj. Shqiptarëve u janë imponuar mbiemrat me prapashtesën “viq”, në të shumtën pa dëshirën e tyre,

Edhe më absurd e bën këtë realitet fakti që partitë shqiptare, 30 vite pas ndërrimit të sistemit politik dhe zbatimit të shumëpartiakësisë, vazhdojnë të përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë me mbiemra me prapashtesën “viq” apo emrat dhe mbiemrat e të cilëve nuk janë të shkruar në gjuhën shqipe, por në gjuhën malazeze. Më duket demagogji të proklamosh se gjoja lufton për të drejtat e shqiptarëve, kur në fakt në praktikë dëshmon të kundërtën duke ligjëruar vetë dukuri të tilla

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

ku ofiqarët i kanë shkruar vetë me direktivë nga lart (pushteti), kurse ata që e kanë refuzuar apo janë përpjekur t’i ndryshojnë mbiemrat, duke i shqipëruar ato, janë ballafaquar me pasoja të ndryshme. Të gjitha partitë shqiptare në programet e tyre kanë të përcaktuar luftën për të drejtat nacionale të shqiptarëve, ku pa dyshim bën pjesë edhe e drejta e zgjedhjes dhe përdorimit të lirë të emrit dhe mbiemrit, si dhe e shkrimit të tyre në gjuhën amtare dhe alfabetin shqip. Tashmë që kjo e drejtë është arritur ligjërisht, nuk ka asnjë arsye që ajo të mos shfrytëzohet në praktikë. Më duket e pakuptimtë dhe e pashpjegueshme që shqiptarët të mos e shfrytëzojnë këtë të drejtë për të cilën kanë luftuar. Edhe më absurd e bën këtë realitet fakti që partitë shqiptare, 30 vite pas ndërrimit të sistemit politik dhe zbatimit të shumëpartiakësisë, vazhdojnë të përfshijnë në listat zgjedhore kandidatë me mbiemra me prapashtesën “viq” apo emrat dhe mbiemrat e të cilëve nuk janë të shkruar në gjuhën shqipe, por në gjuhën malazeze. Më duket demagogji të proklamosh se gjoja lufton për të drejtat e shqiptarëve, kur në fakt në praktikë dëshmon të kundërtën duke ligjëruar vetë dukuri të tilla. Jam i vetëdijshëm se mbiemri me apo pa “viq” nuk të bën as më patriot, as më pak patriot, por çdo njeri që i thotë vetes shqiptare/e duhet ta kuptojë se prapashtesa “viq” është një mish i huaj, një tumor të cilin na e kanë injektuar padrejtësisht të tjerët në qenien tonë. Nëse diçka e tillë edhe mund të kuptohej në të kaluarën kur shqiptarët

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

nga radhët e veta ishin të detyruar, sot kjo gjë nuk ka kurrfarë arsyetimi. Prandaj u sugjeroj partive shqiptare që të fillojnë “luftën” së pari nga radhët e veta, duke i pastruar listat nga ata persona që i kanë mbiemrat me “viq” apo të shkruar me alfabetin në gjuhën joamtare. Vetëm në këtë mënyrë do të dilnin ballëhapur ndaj votuesit duke treguar se janë vërtet përfaqësuesit e vetëm autentikë të shqiptarëve, siç deklarojnë. Për më tepër, unë nuk mund ta kuptoj se si mund të marrë guximin dikush t’i përfaqësojë shqiptarët dhe të drejtat e tyre kur vetë nuk i shfrytëzon të drejtat që i janë garantuar me ligj?! Një gjë tjetër që më ka rënë në sy te listat zgjedhore shqiptare ka të bëjë me profesionin e kandidatëve. Një numër i tyre, krahas profesionit ka shtuar edhe përcaktorin (mbiemrin) “i/e diplomuar”,

U sugjeroj partive shqiptare që të fillojnë “luftën” së pari nga radhët e veta, duke i pastruar listat nga ata persona që i kanë mbiemrat me “viq” apo të shkruar me alfabetin në gjuhën joamtare. Për më tepër, unë nuk mund ta kuptoj se si mund të marrë guximin dikush t’i përfaqësojë shqiptarët dhe të drejtat e tyre kur vetë nuk i shfrytëzon të drejtat që i janë garantuar me ligj?!

si për shembull “jurist i diplomuar”, “ekonomist i diplomuar” etj. I mora si shembull këto dy profesione ngaqë vërej se te këto përdoret më së shpeshti “i/e diplomuar”. Për mendimin tim, këto janë reminishenca të trashëguara nga sistemi arsimor i kaluar sepse nuk e di të përdoren diku tjetër në botë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sot?! Ose je jurist, ose nuk je! Ose je ekonomist, ose nuk je! Mbiemri “i/e diplomuar” krahas profesionit, as ia shton dhe as ia ul vlerën dikujt! Përndryshe, sipas logjikës së thjeshtë, i bie që ata të tjerët të cilët nuk e kanë shënuar te profesioni “i/e diplomuar” janë “të padiplomuar”!

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Ballkani, shtete mafioze post komuniste

Ruajtja e status quo-së do të ishte fatale Është koha urgjente për një rishikim në themel të politikave të BE-së për Ballkanin. Nuk do të gjykojë një “metodologji” të re. Elitat e korruptuara në politikë dhe biznes duhet të sfidohen. Ato gjithashtu duhet të ngarkohen me përgjegjësi personale. Kjo mund të bëhet e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile, që është e dobët, por e shumëllojshme dhe e gjallë. Për sa kohë që të rinjve u ka mbetur zgjedhja vetëm midis përshtatjes ose emigrimit, nuk do të mund të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar Gudrun Steinacker Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor ka qenë politikë zyrtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2003. Gjermania mbështet procesin e zgjerimit. Po ku ndodhemi sot, gati njëzet vjet pas Selanikut dhe në epokën e pandemisë së koronavirusit? Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata të pranimit me Bashkimin Evropian. Në mars u pa fillimi i negociatave të pranimit të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Bosnja ka aplikuar për anëtarësim dhe Serbia po bllokon çdo përparim në Kosovë. Kjo është njëra anë e procesit të pranimit. Po ç’mund të themi për praktikimin e vlerave aq të propaganduara: demokracia, sundimi i ligjit dhe zhvillimi i qëndrueshëm? Ka pasur “përparime” që nga viti 1989, megjithëse të vonuara nga luftrat e shpërbërjes së Jugosllavisë. Me përjashtim të Kosovës, ekziston liria e udhëtimit për “gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor”, të cilën

8

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

shumë e përdorin për të migruar në Perëndim. Në zinxhirin e supermarketeve, shumë prej të cilëve në duar gjermane, gjen kryesisht mallra të importuara dhe thuajse asfarë produktesh vendase për t’u blerë. Projektet e mëdha të ndërtimit, gjerësisht korruptive, ndërtimet e hidrocentraleve të vogla, shpyllëzimet, grabitjet e tokave dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit po i bëjnë një dëm të madh natyrës unikale. Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të ulëta, papunësia është e lartë. Shumë nuk mund të mbijetojnë pa transfertat nga jashtë dhe sektorin e madh informal. Është koha të pranojmë se transformimi neo-liberal i Ballkanit ka dështuar. Pjesëmarrja e ulët në votime në Serbi, Kroaci dhe Maqedoninë e Veriut shpreh mosbesim të thellë ndaj demokracisë. Demonstratat në Beograd zbehin “shkëlqimin” e fitores së zgjedhjeve të Presidentit Aleksandar Vuçiq. Maqedonia e Veriut po përballet me formimin e një qeverie pothuajse të pamundur pas një fushate të pisët

zgjedhore. Ish-shpresëdhënësia, prokurorja speciale Katica Janeva u dënua për korrupsion. Ish-shefi i Shërbimit Sekret, kushëriri i ish-kryeministrit Gruevski, Sasho Mijalkov, dje i frikshmi kapo i kapove, një nga sipërmarrësit më të pasur të vendit, ecën i qetë nëpër Shkup. Vetë Nikolla Gruevski shijon pasurinë e tij në mërgim në Budapest. Bosnja është një vend i paqeverisshëm në të cilin elitat, të kryesuara nga kleptokratë si Millorad Dodik dhe Bakir Izetbegoviq, ndajnë burimet mes vetes. Shqipëria dhe Kosova janë në gjendje të përhershme krize. Kryeministri i zgjedhur kosovar Albin Kurti u rrëzua me një intrigë amerikane, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përballet me akuza për krime lufte në Hagë, të cilat kryeministri shqiptar Edi Rama i quan sulm ndaj të gjithë shqiptarëve. Mali i Zi i vogël, ku do të zhvillohen zgjedhjet në fund të muajit gusht, është i ndarë nga një mosmarrëveshje absurde mbi ligjin fetar midis Kishës Ortodokse ultrareaksionare Serbe dhe klikës së sundimtarit afatgjatë, Presidentit Millo Gjukanoviq.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

“ Nuk është çudi që miliardat e BE-së, BERZH-it, Bankës Botërore, FMNsë dhe organizatave të tjera po largohen. Varësisht nga pikëpamja, pas vitit 1989 në këto vende janë ndërtuar demokraci hibride, kleptokraci, ose shtete mafioze. Studiuesi i pabarazive Branko Millanoviq, me origjinë serbe, shkruan në blogun e tij për “kleptokraci shumë-partiake”; shkencëtari politik Jasmin Mujanoviq, në librin e tij “Uri dhe Furi” e përshkruan qeverisjen si “autoritarizëm elastik”; në studimin e tij aktual, udhëheqësi i Transparency International në Bosnje, Srgjan Bllagovçanin, flet për “ligjin e karteleve”. Sipas Vedran Xhihiq nga OIIP austriak (Instituti Austriak për Politikë Ndërkombëtare), zgjedhjet në Serbi janë “një demokraci false si një art iluzionizmi”. Fatkeqësisht, situata është vështirë më e mirë në disa vende të BE-së. Ato patën fat që u bënë anëtare të klubit në kohën e duhur, siç dëshmojnë shembujt e Rumanisë, Bullgarisë, Maltës, Qipros, Hungarisë dhe Polonisë. Sociologu hungarez Balint Magyar e përshkroi në vitin 2016 Hungarinë si “shtet mafioz post komunist”. Kriteret e tij mund

të zbatohen edhe në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor. Vendimmarrësit e Brukselit dhe burokracia e tyre vështirë se i kushtojnë kujdes përparësive të tjera. Në të vërtetë, ka pak kuptim të kërkosh reforma “të bazuara në rregulla” në Ballkan nëse shtetet e BE-së, përfshirë Gjermaninë, heqin dorë nga rregullat, posa u preken “interesat e tyre”. Aleancat evropiane, veçanërisht EPP dhe PSE, luajnë një rol krucial në marrëveshjet me kleptokracitë në Ballkan. Etiketimi i partive të Ballkanit si konservatorë, të krishterë, liberalë, socialdemokratikë apo socialistë është thjesht mashtrim që nuk çon askund. Procesi i ashtuquajtur i Berlinit, i cili filloi në vitin 2014 me shumë energji dhe qëllime të mira, është si ai elefanti i famshëm që ulëret e pjell një mi. Organizata e shkëmbimit të të rinjve RYCO (Zyra Rajonale e Bashkëpunimit Rinor), pothuajse i vetmi rezultat konkret i procesit, nuk duhet të zhvlerësohet. Ajo ia detyron ekzistencën e saj përfaqësuesve të përkushtuar të shoqërisë civile. Projektet e infrastrukturës kanë mbetur në letër. Kina po ndërton autostrada, hekurudha dhe ura, ndonjëherë edhe me

Projektet e mëdha të ndërtimit, gjerësisht korruptive, ndërtimet e hidrocentraleve të vogla, shpyllëzimet, grabitjet e tokave dhe zhvillimi i pakontrolluar i turizmit po i bëjnë një dëm të madh natyrës unikale. Arsimi dhe kujdesi shëndetësor mbeten të ulëta, papunësia është e lartë. Shumë nuk mund të mbijetojnë pa transfertat nga jashtë dhe sektorin e madh informal. Është koha të pranojmë se transformimi neo-liberal i Ballkanit ka dështuar

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Nuk është çudi që miliardat e BE-së, BERZH-it, Bankës Botërore, FMN-së dhe organizatave të tjera po largohen. Varësisht nga pikëpamja, pas vitit 1989 në këto vende janë ndërtuar demokraci hibride, kleptokraci, ose shtete mafioze

financimin e BE-së, duke i tërhequr shtetet në një grackë borxhi. Se sa të qëndrueshme janë këto projekte është çështje tjetër. Por ato janë ideale për të “keqpërdorur” miliona njerëz. Një ekonomi e qëndrueshme d.m.th. një zhvillim i përshtatur me ndryshimin e klimës dhe biodiversitetin e kërcënuar nuk duket të jetë në interes të elitave të Ballkanit dhe partnerëve të tyre evropianë. Ekziston rreziku i madh që presioni për një “rimëkëmbje ekonomike” sa më të shpejtë pas Koronas, të bëjë që përpjekjet për një ndryshim në shërbim të njerëzve dhe natyrës të shkojnë dëm. Është koha urgjente për një rishikim në themel të politikave të BE-së për Ballkanin. Nuk do të gjykojë një “metodologji” të re. Elitat e korruptuara në politikë dhe biznes duhet të sfidohen. Ato gjithashtu duhet të ngarkohen me përgjegjësi personale. Kjo mund të bëhet e mundur vetëm në bashkëpunim me shoqërinë civile, që është e dobët, por e shumëllojshme dhe e gjallë. Për sa kohë që të rinjve u ka mbetur zgjedhja vetëm midis përshtatjes ose emigrimit, nuk do të mund të ndalohet eksodi i njerëzve të arsimuar. Më në fund duhet guxim të flasim me elitat e Ballkanit Tacheles në Bruksel dhe në Berlin dhe Paris. Por kjo nënkupton gjithashtu njohjen e mangësive tona dhe luftimin e tyre. Një ruajtje e status quo-së do të ishte fatale. (Autorja ka qenë ambasadore e Gjermanisë në Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut) E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Historiku i partive politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të Malit të Zi

Shqiptarëve u duhet përfaqësimi autentik Partitë politike shqiptare edhe pse të vetëdijshme se ligji zgjedhor që nga zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi (9 dhjetor 1990) e deri më sot në praktikë ka ndryshuar disa herë varësisht nga rrethanat shoqërore dhe interesat e pushtetit

Qani Osmani

Në rastin konkret, në pozitë më të pavolitshme kanë qenë shqiptarët, si e vetmja popullsi josllave, ku ende nuk kanë arritur të realizojnë në praktikë përfaqësimin autentik të popullatës shqiptare, subjektet politike shqiptare garuan në të gjitha zgjedhjet si ato lokale ashtu edhe ato parlamentare. Zgjedhjet e para parlamentare u mbajtën më 9 dhjetor të vitit 1990, sipas sistemit të shumicës, ku e definonte tërë territorin e Malit të Zi me 20 njësi zgjedhore, mandatet u përcaktuan në bazë të formulës së D’ontonit. Në këto zgjedhje morën pjesë edhe shqiptarët me subjektin e vetëm të tyre politik – LD në MZ, edhe jo si subjekt i vetëm por në koalicion me partinë e boshnjakëveSDA dhe së bashku arritën të fitojnë 11 mandate, 4 prej të cilave i takuan LD në MZ-së. Në këtë rast duhet cekur gjithsesi se fillimisht Parlamenti i Malit të Zi ka pasur 125 deputetë. Në zgjedhjet e dyta të parakohshme të cilat u mbajtën më 20 dhjetor të vitit

10

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

1992, sipas sistemit proporcional ku i tërë territori i Malit të Zi definohet si një njësi zgjedhore, ku çdo subjekt politik për të marrë pjesë në parlament duhej paraprakisht të siguronte 4% të votave të përgjithshme të elektoratit të dale në votime. Në një situatë të tillë, në pozitë të pabarabartë ishin pjesëtarët e popujve më të vegjël që këtu trajtohen si pakica kombëtare nga shkaku se nuk patën elektorat të mjaftueshëm për të arritur pragun e nevojshëm për të qenë parti parlamentare. Në këto zgjedhje të parakohshme shqiptarët kësaj radhe dolën vetëm në zgjedhje, me po të njëjtin subjekt politik - LD në MZ, por edhe pse fituan 11.508 vota (3.96%) nuk e arritën censusin prej 4% sepse iu munguan 115 vota dhe mbetën jashtë parlamentit. Për këto zgjedhje me rëndësi është të ceket se u mbajtën një gjysmë viti pas formimit të Republikës të përbashkët Jugosllave, e përbërë nga Serbia dhe Mali Zi. Zgjedhjet e treta parlamentare, të cilat u mbajtën më 3 nëntor 1996, dallonin dukshëm nga të mëparshmet ngase tani territori i Malit të Zi nuk ishte një njësi zgjedhore, por ai ndahej në 14 njësi zgjedhore. Një veprim të tillë e bëri partia në pushtet (DPS) sepse në saje të gjendjes ekzistuese frikohej se do t’i humbte zgjedhjet, andaj ia përshtati vetes ligjin zgjedhor. Në krahasim me zgjedhjet e mëparshme, ky ligj e elimi-

nonte sistemin proporcional, duke i eliminuar në këtë mënyrë partitë e vogla. Se ky ligj zgjedhor avanconte partinë në pushtet (DPS) dëshmon e dhëna se edhe pse fitoi 51% të numrit të përgjithshëm të votave, ajo mori 63% të mandateve në parlament (45 deputetë), duke përvetësuar 39.000 vota të të tjerëve. Ligji zgjedhor i vitit 1996, për shqiptarët paraqiti një risi, sepse në saje të këtij ligji zgjedhor mundësohej përfaqësimi i tyre në Parlamentin malazez. Kështu nga gjithsej 14 njësi zgjedhore, për shqiptarët ishin rezervuar dy, që së bashku jepnin katër deputetë. E para përfshinte territorin e komunës së Ulqinit dhe Krajën, e dyta territorin e Malësisë. Në këto dy njësi zgjedhore, partitë politike shqiptare (LDMZ, UDSH) fituan gjithsej 9.138 vota duke siguruar 4 deputetë, nga dy secili subjekt politik. LD në MZ arriti të fitojë 5.289 vota, derisa UDSH-ja arriti të fitojë 3.849 vota. Pas ndarjes së partisë më të madhe në pushtet (DPS) në dy pjesë dhe ngjarjeve që u zhvilluan pas zgjedhjeve presedenciale që u mbajtën në tetor të vitit 1997, më 31 maj të vitit 1998 u mbajtën zgjedhjet e katërta parlamentare. Ndryshe nga zgjedhjet e mëparshme kemi rikthim në sistemin zgjedhor proporcional, ku Mali i Zi është i ndarë në dy njësi zgjedhore, ku në njësinë e dytë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION zgjidhen 5 deputetë nga radhët e pakicës nacionale shqiptare sipas parimit të aksionit afirmativ. Kështu që kësaj here u gjet kompromisi që shqiptarët të votojnë në 59 qendra votimi ku jeton popullsia shqiptare si popullsi autoktone në pesë komuna të Malit të Zi (Ulqin, Tivar, Plavë, Podgoricë dhe Rozhajë). Ky ligj zgjedhor sjell po ashtu edhe një risi, sepse për pjesëmarrje në parlament subjekteve politike iu zvogëlohet censusi nga 4% në 3% të votave të përgjithshme. Në këto zgjedhje garuan edhe partitë politike shqiptare, ku arritën të fitojnë këto rezultate: LD në MZ arriti të fitojë 5.425 vota (një mandat) dhe UDSH-ja 3.529 (një mandat). Zgjedhjet e pesta të radhës u mbajtën më 22 prill të vitit 2001. Me rëndësi është të ceket edhe fakti se pas këtyre zgjedhjeve për herë të parë ndodhi që asnjë strukturë politike nuk arriti që të ketë shumicën parlamentare në Parlamentin e Malit të Zi. Derisa Qeverinë e mbështeti Lidhja Liberale e Malit të Zi. Në këto zgjedhje parlamentare popullata shqiptare e përfaqësuar nga partitë politike shqiptare arritën që në Parlamentin e Malit të Zi të sigurojnë dy mandate në saje të këtyre rezultateve: LD në MZ fitoi 3.570 vota (një mandat) dhe UDSH-ja e cila fitoi 4.232 vota (një mandat). Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Beogradit, ku u deklarua që me referendum qytetarët e Malit të Zi të vendosin mbi statusin juridiko-politik të Malit të Zi, Lidhja Liberale e Malit të Zi ia refuzoi përkrahjen Qeverisë së atëhershme dhe zgjedhjet e gjashta të radhës u mbajtën më 20 tetor të vitit 2002. Ajo që është karakteristike për këto zgjedhje është se përveç stabilizimit politik, nuk ndodhi asgjë e re në përfaqësimin e pakicave nacionale, të cilët edhe kësaj radhe u përfaqësuan vetëm nga pakica nacionale shqiptare të cilët kësaj radhe garuan me koalicione. Kështu që Koalicioni Demokratik “Shqiptarët Bashkë” (UDSH, LD në MZ, PPD) arritën të fitojnë 8.498 vota dhe siguruan dy mandate në Parlamentin e Malit të Zi. Zgjedhjet e para që u mbajtën pas referendumit, i cili u mbajt më 21 maj të vitit 2006, me të cilin Mali i Zi e riktheu pavarësinë shtetërore, zgjedhjet u mbajtën në shtator të vitit 2006. Ajo që eshtë karakteristike për këto zgjedhje ka të bëjë me faktin se për herë të parë përfaqësimi i pakicave nacionale

u bë në saje të shumë listave. Në përbërjen e Parlamentit tanimë përveç shqiptarëve kemi edhe përfaqësues të pakicave nacionale serbe, boshnjake, derisa partia që përfaqësonte pakicën nacionale kroate hyri në koalicion parazgjedhor me DPS-në dhe në fund i takoi një mandat në Parlamentin e Malit të Zi. Në këto zgjedhje parlamentare, që ishin të shtatat me radhë, garuan edhe Partitë politike shqiptare, si vijon: LD në MZ e cila arriti të fitojë 4.373 vota (një mandat). UDSH-ja arriti të fitojë 3.692 vota (një mandat) dhe Alternativa Shqiptare (ASH) e cila fitoi 2.656 vota (një mandat). Me rëndësi është fakti se ASH arriti që të bëhet parti parlamentare. Në zgjedhjet parlamentare, të tetat me radhë, partitë politike shqiptare të cilat garuan në këto zgjedhje arritën të fitojnë katër deputetë, duke përsëritur rezultatet e zgjedhjeve të viteve 1990 dhe 1996. Si për zgjedhjet e kaluara, edhe në këto zgjedhje vlente ligji që në qendrat e votimit që janë me shumicë me popullsi shqiptare do të japin 5 deputetë, për të cilët do të garojnë të gjitha subjektet politike. Duke marrë parasysh përvojën e kaluar si dhe depërtimin e DPS-së në elektoratin shqiptar, në një masë të konsiderueshme u bënë disa përpjekje për formimin e një koalicioni të madh të partive politike shqiptare. Por një ide e tillë, e cila u mirëprit nga opinioni i gjerë shqiptar si në vend ashtu edhe në diasporë, dështoi sepse dolën në pah interesat karrieriste si dhe ambiciet e sëmura lideriste të disa liderëve partiakë. Dhe mosrealizimi i një koalicioni të tillë në mes partive politike shqiptare bëri që shqiptarët të jenë të përçarë si asnjëherë më parë dhe të dalin në zgjedhjet parlamentare me pesë lista zgjedhore, nga 16 sa kishte gjithsej në nivel të Malit të Zi. Në këto zgjedhje, partitë politike shqiptare arritën këto rezultate: UDSH-ja fitoi 4.747 vota (1 deputet), FORCA 2.939 vota (1 deputet), Lista Shqiptare (LD në MZ-ASH) 2.898 vota (1 deputet) dhe Koalicioni Shqiptar “Perspektiva” 2.619 vota (1 deputet). Befasia e këtyre zgjedhjeve ishte rezultati i FORCËS pasi arriti të bëhet parti parlamentare. Pra, mund të themi se shqiptarët, nga pesë deputetë, që iu mundësonte “njësia e veçantë“ zgjedhore, fituan katër deputetë, ndërsa një e fitoi koalicioni qever-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

itar në krye me DPS-në. Në zgjedhjet e parafundit parlamentare të vitit 2012, partitë politike shqiptare të asaj kohe garonin të ndara në 4 lista. Pjesëmarrëse në këto zgjedhje ishin: Aleanca Rinore e Shqiptarëve, UDSH, Koalicioni shqiptar (LD në MZ, PD, ASH), si dhe koalicioni Forca për Bashkim (Genci Nimanbegu, Vasel Sinishtaj, Zana Sarvan). Sa u përket votave për secilin nga këto lista situata ishte e tillë: Aleanca Rinore Shqiptare fitoi 531 vota, UDSH-ja 2.848 vota, Koalicioni Shqiptar (LD në MZ, PD, ASH) 3.824 vota (1 deputet) dhe Forca për Bashkim 5.244 vota (1 deputet). Nga këto të dhëna shihet qartë se të gjitha subjektet dhe koalicionet shqiptare asokohe fituan 12.477 vota dhe arritën të fitonin vetëm dy mandate (deputetë). Në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi, të cilat u mbajtën me 16 tetor të vitit 2016 partitë politike shqiptare garuan të ndara në tre koalicione. Listat të cilët garuan ishin “Shqiptarët të Vendosur”, koalicion i përbërë nga Forca e Re Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternativa Shqiptare që kryesohej nga Genci Nimanbegu si dhe koalicioni “Me një qëllim”, i përbërë nga Partia Demokratike, Iniciativa Qytetare-Tuz, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Lëvizja Qytetare “Perspektiva” që kryesohej nga Gzim Hajdinaga. Dhe lista e tretë shqiptare e quajtur “Lidhja Demokratike e Shqiptarëve” që përfshinte degën e LD në MZ të Malësisë, Rozhajës dhe Plavë - Gucisë dhe kryesohej nga Nikollë Camaj. Koalicioni “Shqiptarët e Vendosur” arriti të fitojë 4.854 vota duke fituar një mandat, ndërsa koalicioni “ Me një Qëllim” edhe pse pati 3.394 nuk arriti dot mandatin, ndërsa lista e tretë çoi dëm 1.542 vota. Ajo që u vu re në këto zgjedhje ishte fakti se votat e dhëna për partite politike shqiptare pësuan rënie nga 12.477 në 9.790. Si përfundim mund të themi se skena politike shqiptare në Mal të Zi duhet të pësojë ndryshime, e po ashtu edhe ligji zgjedhor. “Shqiptarët duhet të kenë zonën e veçantë zgjedhore e cila duhet të përfshijë vendvotimet shqiptare, ku do të marrin pjesë në zgjedhje vetëm partitë nacionale shqiptare”, sepse vetëm në këtë mënyrë do të kemi përfaqësim autentik, konform standardeve ndërkombëtare, që vlen edhe për popujt e tjerë pakicë në këtë mjedis. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Nostalgjikët Ashtu siç është shkruar historia - nga fitimtarët - kështu edhe kujtimet e asaj periudhe të sëmurë psiqikisht duhen shkruar nga ata që i mbijetuan gjendjes së frikës. Prandaj dëshira/ ambicia për të shkruar për atë kohë bëhet nxitëse për të përcaktuar historinë e jetës së atyre që vetë nuk mund ta përcaktojnë. Mësimi krijon kohën për të shkruar, kur, dhe si të shkruash

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Të majtët në Shqipëri janë gjenetikisht të lidhur me bindjet e tyre; të papërgjegjshëm të pandreqshëm; aq

“ 12

sa deklarojnë se janë të majtë sepse zemra është në krahun e majtë. Sipas arsyetimit të tyre, të gjithë njerëzit duhet të jenë të majtë dhe i gjithë vendi duhet të qeveriset vetëm nga partia e tyre; 30 vjet pas dështimit, mendjen e kanë të fiksuar në propagandë, dhe veset i shesin për virtyte. Nostalgjia e tyre duket se është maskë për zemërimin e panjohur, atëherë kur ishin të vetëdijshëm për

të mos njohur mundimet e jashtëzakonshme dhe nuk vlerësonin sesa rëndë punonin të tjerët për të mbijetuar dhe për t’u ruajtur nga tmerret e luftës së klasave me viktima të shumëfishta gjatë rrugës. Shpesh kanë tendencë të shohin larg prapa - dhe të mohojnë mjerimin e plotë, zhgënjimin dhe tragjedinë shoqëruar me versionin e idealizuar, romantizues servirur nëpërmjet kalemxhinjëve

Asnjëherë nuk duhet menduar se duhet pasur ndonjë dhuratë të veçantë për shkrime a poezi; në fillim të gjitha u ngjajnë kumtesave. Sidoqoftë, del të jetë një shans më i mirë sesa ëndrra tjetër (kthimi në një parti, në një gjithçka). Leximi i gjerë është përgatitja më e mirë; kur mëson të lexosh, mëson të tjerët të shkruajnë. Një mënyrë për të menduar është të mendosh për të gjithë ata që kanë linja faji; dhe një shtresë gjeologjike faji të mos hapet dhe kurrë të shkatërrojë të tjerët. Ne të gjithë kemi linja gabimesh emocionale, disa prej të cilave vijnë përmes gjeneve, dhe disa përmes përvojave tona; ndonjëherë ato luhaten e zhvendosen dhe shkaktojnë një trazim përbrenda që e bëjnë jetën më të vështirë, sidomos në një vend ku cilësitë parësore konsiderohen të jenë dhuna, arroganca, vulgariteti, korrupsioni, mendjemadhësia e lakmia, dhe ku mazhoranca (bolshevizmi) mendon se mund t’i mashtrojë përsëri të gjithë nëse reklamimi është i duhur

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

të ulur në sofër me djallin. Ashtu siç është shkruar historia - nga fitimtarët - kështu edhe kujtimet e asaj periudhe të sëmurë psiqikisht duhen shkruar nga ata që i mbijetuan gjendjes së frikës. Prandaj dëshira/ ambicia për të shkruar për atë kohë bëhet nxitëse për të përcaktuar historinë e jetës së atyre që vetë nuk mund ta përcaktojnë. Mësimi krijon kohën për të shkruar, kur, dhe si të shkruash. Asnjëherë nuk duhet menduar se duhet pasur ndonjë dhuratë të veçantë për shkrime a poezi; në fillim të gjitha u ngjajnë kumtesave. Sidoqoftë, del të jetë një shans më i mirë sesa ëndrra tjetër (kthimi në një parti, në një gjithçka). Leximi i gjerë është përgatitja më e mirë; kur mëson të lexosh, mëson të tjerët të shkruajnë. Një mënyrë për të menduar është të mendosh për të gjithë ata që kanë lin-

ja faji; dhe një shtresë gjeologjike faji të mos hapet kurrë dhe të shkatërrojë të tjerët. Ne të gjithë kemi linja gabimesh emocionale, disa prej të cilave vijnë përmes gjeneve, dhe disa përmes përvojave tona; ndonjëherë ato luhaten e zhvendosen dhe shkaktojnë një trazim përbrenda që e bëjnë

jetën më të vështirë, sidomos në një vend ku cilësitë parësore konsiderohen të jenë dhuna, arroganca, vulgariteti, korrupsioni, mendjemadhësia e lakmia, dhe ku mazhoranca (bolshevizmi) mendon se mund t’i mashtrojë përsëri të gjithë nëse reklamimi është i duhur.

Nostalgjia e tyre duket se është maskë për zemërimin e panjohur, atëherë kur ishin të vetëdijshëm për të mos njohur mundimet e jashtëzakonshme dhe nuk vlerësonin sesa rëndë punonin të tjerët për të mbijetuar dhe për t’u ruajtur nga tmerret e luftës së klasave me viktima të shumëfishta gjatë rrugës. Shpesh kanë tendencë të shohin larg prapa dhe të mohojmë mjerimin e plotë, zhgënjimin dhe tragjedinë shoqëruar me versionin e idealizuar, romantizues servirur nëpërmjet kalemxhinjëve të ulur në sofër me djallin

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

13


IN MEMORIAM

Lekë Gojçaj

Njeriu i “Shtatoreve

Javën që kaloi, komuniteti shqiptaro-amerikan humbi njërin prej aktivistëve më të njohur të tij, Lekë Go goditur mbarë botën, komuniteti shqiptaro-amerikan, me një pjesëmarrje të madhe përcolli për në amsh ditën e enjtë të javës që kaloi deri në vitin 1990 ishte vetizoluar nga bota perëndimore për pothuaj 50 vjet komunizëm. Për Koha Javore: I ndjeri Lekë, përveç aktiviteteve të tjera, ka botuar edhe një libër me titFrank Shkreli / ull, “Shtatoret e Përjetësisë”, mbi jetën New York dhe veprimtarinë e familjes Gojçaj në Hot të Malësisë së Mbishkodrës nga ku e ka origjinën familja, dhe në Shtetet Leka njihej në komunitetin tonë si një e Bashkuara të Amerikës ku kishte gjeveprimtar i dalluar, i cili gjendej gjith- tur strehim dhe siguri. Pjesën e parë monë i gatshëm për të ndihmuar dhe të librit ia ka kushtuar shtatoreve të kurdoherë që e lypte nevoja, i an- Nenë Terezës që ai dhe vëllai i tij kanë gazhuar në nismat atdhetare, fetare sponsorizuar duke i vendosur në trojet dhe shoqërore të komunitetit, por edhe shqiptare dhe në Amerikë. më gjërë. Por mbi të gjitha, Lekë Go- Suksesin e realizuar, që ka bërë të munjçaj njihej dhe do të mbeten - së bashku dur edhe shpenzimet për këto shtatore, me vëllain e tij Pashkun, i cili gjithashtu nga një biznes imobilar si emigrant në ka ndërruar jetë para disa viteve - si dy Shtetet e Bashkuara, Leka ia dedshqiptarë fisnikë malësorë, mërgimtarë ikonte punës së rëndë prej disa dekaqë i kishin përcaktuar vetes misionin e dash, familjes dhe mbi të gjitha nënës shenjtë dhe patriotik për të vendosur sa së tij. Në një intervistë me “Zërin e më shumë shtatore të Shënjëtëreshës Amerikës“, Leka ishte shprehur se,”PaNënë Tereza, anë e mbanë trojeve surinë më të madhe, kisha nënën me shqiptare dhe në botë. Këtë donin ta vete. Jo se kam qenë punëtor i madh, bënin me qëllim për t’ia bërë të njohur jo se kam patur edukatë për biznes, këtë bijë të dalluar të Kombit Shqiptar por kemi punuar me djersë të ballit, na një bote të dyshimtë e cila ende nuk e kanë ndihmuar miq e dashamirë. Kjo njihte origjinën e saj shqiptare si duhej, ishte meritë e të gjithëve, e Zotit mbi të ose e njihte bazuar në keq identifikime gjitha, e vëllait tim Pashkut, i cili është dhe në informacionin që sot konsidero- punëtor i vërtetë, natë e ditë nuk lodhet si “fake news“, të sllavëve të jugut het”, është shprehur ai disa vite më dhe të armiqëve historikë të Kombit parë në një intervistë për VOA-n. Shqiptar. Përveç shtatoreve gjigante Ishte pra ky sukses në biznesin e tij që ai kishte sponsorizuar, Lekë Gojçaj imobilar që ia kishte bërë të mundur, nuk linte derë pa trokitë nga Uashingto- që nderimin, respektin dhe mahnitjen ni e deri në Vatikan për të dhuruar shta- e tij pas “madhështisë së shpirtit të toret më të vogëla prej argjendi, Papës, Nenë Terezës”, siç thotë ai, ta çonte në zyrtarëve të lartë të politikës amerikane vend duke realizuar ëndrrën e tij për të në Uashington, përfshirë kongresmenë ndërtuar sa më shumë shtatore kushe senatorë, me qëllim që edhe ata të tuar Nenë Terezës në trojet shqiptare njohin më mirë Nënë Terezen, si shqip- dhe në Amerikë. Ishte në vendlindjen tare që ishte dhe nepërmjet saj të njih- e vëllezërve Gojçaj në Malësi, që më nin më mirë edhe Kombin Shqiptar, që 13 qershor, 1996, atyre u lindi ideja e

14

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

projektit për shtatoren e Nenë Terezës - shënon Lekë Gojçaj në librin e tij, “Shtatoret e Përjetësisë”. Këtë nderim dhe mahnitje me Nënë Terezën, Lekë dhe Pashko Gojçaj janë përpjekur ta shprehin gjatë jetës së tyre me vepra – përfshirë, pikërisht, edhe ndërtimin e disa shtatoreve të Nenës Tereze, që me sponsorizimin e tyre kanë bërë të mundur ndërtimin e tyre këtu në Shtetet e Bashkuara dhe në trojet shqiptare. Realizimin e kësaj nisme e kanë filluar me vendosjen e shtatores së parë të Shënjëtores shqiptare, në vendlindjen e tyre në Tuz të Malësisë (18 tetor 1997) që mendohet të jetë edhe shtatorja e parë e Nenë Terezës, në botë. Gojçajt kishin vendosur që shtatorja e Nenë Terezës të ishte produkt i punës së tre skulptorëve shqiptarë - të përzgjedhur me qëllim nga vëllezërit Gojçaj - përfaqësues të tri feve kryesore të shqiptarëve: Vasil Rakaj, katolik, Sadik Spahia, mysliman dhe Vasiliev Nini, ortodoks, për të dëshmuar, sipas Lekë Gojçajt, harmoninë fetare ndër shqiptarët, por edhe për treguar se Nenë Tereza u përket të gjithë shqiptarëve pa dallim.


IN MEMORIAM

e të përjetësisë”

ojçaj. Megjithëse nën rregulla shumë të kufizuara për arsye të pandemisë aktuale që ka him, me më të madhin respekt, veprimtarin, bamirësin dhe fisnikun malësor, Lekë Gojçaj,

Shtatoren e dytë të Nenë Terezës, vëllezërit Gojçaj e vendosën para Kishës , “Zoja e Shkodrës” në Hartsdale të Nju Jorkut, me 10 shtator të vitit 2000, kur Nenë Tereza e cila shpesh kishte vizituar komunitetin shqiptaro-amerikan në Nju Jork – tani u bë pjesë e pandarë e këtij komuniteti, pranë Kishës Katolike “ Zoja e Shkodrës” në Nju Jork. Vëllezërit Gojçaj ndihmuan gjithashtu me një shtatore edhe Kishën Katolike Shqiptare në Detroit. Shtatorja e tretë e Nenë Terezës e kishte radhën të vendosej në Prishtinë, kryeqytetin e Dardanisë së lirë, si një premtim, shkruan Lekë Gojçaj, që ai i kishte dhënë Presidentit të parë historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugovës në një takim me një grup shqiptaro-amerikanësh. Premtimi u bë realitet me 2 Korrik 2002, datë që përkonte me shpalljen e “Deklaratës Kushtetuese të Kosovës”. Në përurimin e shtatores së vendosur në rrugën kryesore të kryeqytetit të Kosovës që edhe mban emrin “Nënë Tereza”, pat marrë pjesë edhe Presidenti Ibrahim Rugova. Për shtatoren e katërt (vepër e skulp-

torit shqiptarXhelil Rufati nga Maqedonia), e kishte radhën Struga, qyteti shqiptar në Maqedoni, si rezultat i një propozimi që u kishte ardhur vëllezërve Gojçaj nga Jashar Pollozhani, kryetar i Shoqatës Humanitare “Nënë Tereza“ në Strugë. Përurimi i shtatores së Nenë Terezës në Strugë u bë me 17 prill të vitit 2004, kur “Katër vajza si zana zbuluan shtatoren e Nenë Terezës, i gjithë sheshi shpërtheu në një duatrokitje të gjatë.” Nga ai moment Nenë Tereza u bë pjesë e pandashme e qytetit piktoresk me shumicë shqiptare, buzë Liqenit të Ohrit, thuhet në librin, “Shtatoret e Përjetësisë”, të autorit Lekë Gojçaj. Pastaj radhën e kishte Mitrovica në pjesën veriore të Kosovës, që edhe atje të ngrihej shtatorja e Nenë Terezës. Për vendosjen e shtatores në Mitrovicë bashkpunoi i njëjti komision shqiptaro-amerikanësh që kishte bashkpunuar, më herët për vendosjen e shtatores së Nenë Terezës në Strugë. I ndjeri Lekë Gojçaj, në librin “Shtatoret e Përjetësisë” shpreh zhgënjimin e tij të thellë se nuk ia doli që shtatoren e Nenë Terezës ta vendosnin edhe pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) në Nju Jork, që ishte një dëshirë e madhe e tij. Sipas tij, ai hasi në pengesa të konsiderueshme, pasi OKB-ja nuk pranon dhurata nga individë, por vetëm nga shtetet anëtare. Vëllezërit Gojçaj pastaj kishin menduar që t’i dhuronin shtatoren e Nenë Terezës, Shqipërisë si shtet anëtar i OKB-së, por siç duket as me shtetin shqiptar (nepërmjet misionit të tij pranë OKB-së), nuk gjeti mirëkuptimin e nevojshëm për të realizuar ëndrrën e tij për miratimin e vendosjes së shtatores së Nenë Terezës pranë OKB-së në Nju

Jork. Lekë Gojçaj ndërroi jetë pa realizimin e këtij projekti në OKB, por vëllezërit Gojçaj kanë lenë gjurmë të pashlyeshme dhe dëshmi historike duke vendosur shtatoren e Nenë Terezës nepër rrugë dhe sheshe anë e mbanë trojeve shqiptare, si edhe në botën e re, këtu në Shetet e Bashkuara të Amerikës. Si rrjedhim, siç është shprehur edhe Dom Lush Gjergji, biografi i Nenës Terezes në një mesazh ngushëllimi me rastin e vdekjes së Lekë Gojçajt, duke vlerësuar kontributin e vëllezërve Lekë dhe Pashko Gojçaj, ka thekësuar se,“Emrat e tyre janë të shkruar jo vetëm në mendjen e shumë shqiptarëve, por edhe më shumë në zemra dhe ndërgjegje, sepse ata edhe më shumë kanë dëshmua fisnikërinë, bujarinë, mikpritjen, bamirësinë, si stil jete dhe veprimi, duke pasur dhe kultivuar gjithnjë dhe kudo ide dhe ideale të larta shpirtërore, kulturore, kombëtare dhe fetare shqiptare.” Në mesazhin e tij, Dom Lush Gjergji falënderoi vëllezërit Gojçaj edhe për ndihmën dhe mbështetjen e tyre në ndërtimin e Katedrales “Nëna Tereza” në Prishtinë, që, sipas tij, “Ishte sfidë për të gjithë ne”, por që, “Për vëllezërit Lekë dhe Pashko Gojçaj, ishte rast i mirë i bashkëpunimit, vëllazërisë dhe dëshmisë së çdo shqiptari, pa dallim vendi apo feje - që dëshmon para nesh dhe mbarë njerëzimit, që ne në Nënën Tereze e kemi gjetur vetveten dhe të vërtetën, jetën dhe dashurinë, flijimin dhe dhurimin, si mundësi për të jetuar dhe për të vepruar me dashuri dhe për dashuri”. Jeta, puna dhe veprimtaria kulturore, fetare dhe atdhetare e vëllezërve Gojçaj nuk mund të vlerësohej më mirë se kështu. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

15


KULTURË

Bekim Fehmiu paradigma iden Bruce Williams Shqipëria, “toka e shqiponjave” ka qenë vend magjepsës për Perëndimin që nga vargjet e Bajronit kur ky e vizitoi atë, deri te shkrimet e shekullit 20 të Edith Durhamit e Rose Wilder Lanes. Siç shihet, në Kosovë dhe Maqedoni nocioni i kombit shqiptar nuk është kufizuar vetëm brenda kufijve, ndaj dhe ky kompleksitet identitar shqiptaro-jugosllav është mishëruar në karrierën dhe personalitetin e aktorit Bekim Fehmiu. Karriera e Fehmiut ishte e pasur. Ai ishte njëri nga yjet ndërkombëtar të filmit, duke u bërë i njohur edhe për audiencën amerikane si seks simbo-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

li i mashkullit jugosllav, i cili në vitin 1970 luajti në filmin “The Adventures” me yllin Lewis Gilbert. Në fund të viteve ’80 Fehmiu praktikisht ishe pensionuar nga skena dhe kinemaja duke theksuar propagandën antishqiptare që ishte shtysë për të që të vijë te ky vendim. Aktori që kishte marrë leksione në Akademinë e Arteve Dramatike në Beograd dhe në Teatrin Kombëtar Jugosllav ishte në të dy anët e konfliktit etnik. Koncepti i kombësisë në rastin e tij është problematizuar dhe ka qenë i lidhur ngusht me pritje të ndryshme që iu bënë nëpër periudha të ndryshme kohore. Për biografinë e Bekim Fehmiut është folur e shkruar mjaft. Është pohuar se ai ka lindur në Sarajevë më 1936

nga një familje etnike shqiptare e më pas është transferuar në Shkodër, përpara se të vendoset në Kosovë. Megjithatë vendi dhe data e lindjes janë kontestuar. Në një referencë në shtypin serb pohohet se ai ka lindur në Kukës. Sidoqoftë, Fehmiu nuk ishte çdoherë prototipi i “evropianit” gjatë karrierës së tij ndërkombëtare. Në disa raste, prejardhja dhe edukimi i tij u tekstualizuan më afër nëpër rrëfime, teksa audienca ndërkombëtare e pa mësuar me ndryshimin e theksuar midis një shqiptari dhe një serbi do të ishte e shurdhër ndaj detajeve dhe etnisë së aktorit. Siç tregon në autobiografinë e tij, Fehmiu krijoi miqësi me një profesor drame të njohur në letërsinë dhe kulturën shqiptare, i cili do ta


KULTURË

dhe ntitare inkurajojë aktorin që të shërbejë si model në Jugosllavi për etninë e tij shqiptare. Gjatë një interviste në vitin 1982 aktori duket sikur thekson pozicionin e tij, kujdesshëm, karshi nacionalizmit dhe problemeve që do të çonin në luftën e viteve 98-99 në Kosovë. Aty Fehmiu thotë se duhet të garantohen liritë me kushtetutën jugosllave, duke nënkuptuar nocionin e unitetit jugosllav teksa tejkalon çështjen e pavarësimit të Kosovës. Tutje, ai shtron pyetjen e diskutueshme: si ndihet një shqiptar në Beograd për etninë e tij shqiptare? Fehmiu rrëfen vizitën e tij të parë në Shqipëri ku supozohej të dakordohej për të luajtur rolin e heroit kombëtar Skënderbeut në një film. Aktori pati

“Once upon a time there was a country” ishin fjalët hyrëse të “Kusturica’s Underground” (1995) që na lejojnë të reflektojmë për unitetin falsifikues të Titos në Jugosllavi dhe nocionin e kinematografisë jugosllave. Siç pohon Dina Lordanova, kjo deklaratë shfaq pretendimin se bashkimi jugosllav qe “ndërtim politik fals i ndërtuar mbi gënjeshtra dhe tradhti” pranuar propozimin por më tej nuk u bë gjë nga ana e palës shqiptare. Në fund të intervistës aktori pohon se po iu mëson të bijve gjuhën shqipe, jo për arsye të nacionalizmit, por siç thoshte babai i tij “sa më shumë gjuhë të dish aq më shumë do të kesh vlerë”. Megjithatë viti 1982 e solli atë në një rol shqiptar për herë të parë, kur luante rolin e babait të Nënë Terezës në “Teresa’s father in Brunello Rondi’s”, aty rrëfehej fëmijëria e saj dhe periudha në Kalkutë. Sidoqoftë, Fehmiu ishte mes dy gjuhëve dhe kjo i hapte dyert për paradigmat tjera identitare, mjaft delikate. Në fakt, gjuha serbe ishte gjuha e ligjërimit profesional të tij. Megjithëse shumë e rëndësishme, etnia shqiptare e Fehmiut s’kishte

rol jashtë vendit. Kur nisën tensionet etnike atëherë u ngritën këto çështje dhe u zhvendos paradigma, ndërsa aktori e tekstualizoi kombësinë e tij shqiptare duke e parë veten në qendrën e një vorbulle lokale e kulturore, fetare e gjuhësore. Fehmiu u bë i zjarrtë në denoncimin e tij publik kundrejt antishqiptarizmit serb. Ai u bë mbrojtës i zëshëm i etnisë së tij. Por qasja e Fehmiut ishte e vështirë sepse u përpoq të jetë mirë me të dyja komunitetet. Kjo ide e tij mbeti vetëm imagjinare, pasi që gjithçka u shpartallua. Pikërisht dinamika etnike e detyroi Fehmiun ta braktisë aktrimin. Dhe Fehmiu doli në pension, e Ballkani mbeti Ballkan. (përktheu: Bujar Meholli)

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Botime të reja

Shqetësim për çështjet identitare shqiptare (Qani Osmani, Identiteti përballë nënshtrimit, Ulqin, 2020) Pas librave “Demokracia dhe partitë politike shqiptare në Mal të Zi” dhe “Vizione – shoqërore, politike, fetare”, autori Qani Osmani vjen me librin e ri “Identiteti përballë nënshtrimit”. Libri është përmbledhje e opinioneve, vështrimeve dhe analizave të autorit mbi problemet dhe fenomenet sociale shqetësuese për shoqërinë e sotme shqiptare, që janë publikuar më herët në media të ndryshme në hapësirën mbarëshqiptare. Ai merret me çështje të ndryshme që lidhen me identitetin shqiptar e që i përkasin dimensionit shoqëror, politik, fetar etj. Në parathënien e librit, autori sqaron

18

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

se ideja e librit lindi “si rezultat i një nevoje për të reflektuar mbi fenomenet shoqërore në shoqërinë tonë, të cilat janë shndërruar në normalitet, në rutinë, dhe disa prej të cilave janë duke shkaktuar pasoja, dilema, kriza e keqkuptime”. Pavarësisht se artikujt nuk kanë pretendime shkencore, autori i referohet shpesh literaturës teorike, gjë që i jep librit seriozitetin e duhur. Ai është një vëzhgues i ngjarjeve, rrethanave dhe fenomeneve shoqërore ndër shqiptarë, që i përpunon në laboratorin e tij. Osmani nuk mjaftohet vetëm me analizën e dukurive, por jep edhe

përfundime dhe orientime për daljen nga kriza e përgjithshme morale, etike etj. e shoqërisë shqiptare. Nisur nga temat e trajtuara, autori e ka ndarë librin në pesë kapituj, që të gjithë me emërues të përbashkët identitetin. Redaktor i librit është dr. Nail Draga, recensent Ali Salaj, lektor Ismet Kallaba, korrektore Rinita Osmani dhe redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë, ndërsa botimin e tij e ka mbështetur Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i. k.


KULTURË

Botime të reja

Mesazhe universale poetike (Valbona Bajri, D I E LL P RAN V E R O R, Ulqin, 2020) Ditë më parë nga shtypi doli libri më i ri i poetes Valbona Bajri me titull ”Diell pranveror”. Ky libër brenda kapakëve të vet përmban 70 poezi të cilat sapo të fillosh t’i lexosh nuk të lënë që ta heqësh nga dora librin. Poezitë janë të shkruara me një gjuhë të lehtë, të kapshme dhe tek lexuesi transmetojnë çiltërsi, dashuri dhe emocione. Edhe pse titulli i librit është Diell pranveror,blibri fillon me poezinë Kjo kohë e cila është një thirrje optimiste në kohën dhe situatën viruase në të cilën ndodhemi:

Kjo kohë... Po ngjyros portretet, Po zgjon ëndrrat njerëzore… Për lexuesin emri i Valbona Bajrit tashmë është i njohur pasiqë ky është libri i saj i tretë dhe të gjithë do pajtohen se disa nga poezitë më të mira që ka shkruar deri më tani gjenden brenda kapakëve të këtij libri. Ajo me mjeshtri tek lexuesi transmeton ngjarjet e thjeshta ditore duke i mbështjellë me petkun poetik dhe kësisoji ato i transformon në mesazhe të fuqishme letrare.

Varfanjaku i shkretë po rrinte bashkë më gurin e vetmuar Priste ndonjë zemër të pastër bukë për t’i ofruar. Jo vetëm motivet e rëndomta si përditshmëria, dashuria prindërore, bukuria e natyrës, por edhe thirrjet patriotike e atdhetare i hasim në poezitë e Valbonës. Ajo me këtë libër ia arrin të komunikojë me lexuesin si dhe t’i transmetojë atij mesazhet universale poetike. Redaktore e librit është Syme Kokaj dhe libri u botua me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave të Malit të Zi. Valbona Bajri (1986) u lind në fshatin Çapraj-Ana e Malit. Me krijimtari letrare u mor si nxënëse dhe si studente. Kontribuoi me punimet e saj në prozë e poezi në revistat e shkollës ’’Shkëndijat’’ dhe ‘’Fillimet’’. Si gjimnaziste botoi përmbledhjen me poezi ’’Dy sy’’. Në vitin 2015 botoi përmbledhjen më poezi ’’Fol me gjuhen e zemrës’’. Mbaroi studimet në degën Gjuhë shqipe e letërsi në Universitetin Luigj Gurakuqi në Shkodër. Ky është libri i saj i tretë. (Kohapress)

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

19


PORTRET

Rexhep Efendi Lika

Autoritet fetar i nderuar nga të gjithë Është me rëndësi të madhe të përmendet që Mulla Rexhepi, që nga fillimet e para të tij, ka punuar dhe tërë jetën ia ka kushtuar së pari fesë, pastaj harmonisë fetare ndërmjet shumë konfesioneve dhe nacionaliteteve. Ky aktivitet i tij është me rëndësi të madhe pasiqë në këto treva gjithmonë ka pasur njerëz të ngarkuar me nacionalizëm, në veçanti nga të tjerët, kurse Mulla Rexhepi me autoritetin, predikimet dhe sjelljen e tij si personalitet i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, ka punuar në ruajtjen e harmonisë ndërfetare

Ismet Karamanaga Nuk është lehtë ta përshkruash Rexhep efendi Likën, këtë njeri modest, të thjeshtë, të qeshur dhe të “butë”, siç thotë populli ynë. Ai është gjithmonë i veshur në mënyrë elegante, me kollare, me një të ecur karakteristike dhe gjithmonë me çallmë, simbolin e një imami. E takoj shpesh në Ranë, ku ulet për çdo ditë, e bën një “xhiro” dhe shpesh rrin dhe pin kafe me njerëz të ndryshëm para kohës së faljes së namazit. Gjithmonë ju flet më parë, me çka tregon kulturën dhe respektin e madh, të lindur dhe të mësuar në mjedise dhe kohë të ndryshme, gjatë shërbimit të tij në rrugën e përhapjes, zhvillimit dhe forcimit të fesë së bukur islame, nëpër qytete të ndryshme në

20

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Mal të Zi. Mulla Rexhep Lika pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në qytetin tonë, por edhe në vende të tjera në fillim të punës së tij. Predikimet dhe ligjëratat e tij kanë qenë tërheqëse për shumë besimtarë, të cilët edhe për faktin se Mulla Rexhepi ka qenë imam në xhami, kanë filluar ta falin, të paktën namazin e Xhumasë. Është me rëndësi të madhe të përmendet që Mulla Rexhepi, që nga fillimet e para të tij, ka punuar dhe tërë jetën ia ka kushtuar së pari fesë, pastaj harmonisë fetare ndërmjet shumë konfesioneve dhe nacionaliteteve. Ky aktivitet i tij është me rëndësi të madhe pasi që në këto treva gjithmonë ka pasur njerëz të ngarkuar me nacionalizëm, në veçanti nga të tjerët, kurse Mulla Rexhepi me autoritetin, predikimet dhe me sjelljen e tij si personalitet i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, ka punuar në ruajtjen e harmonisë ndërfetare. Ai e ka bërë këtë edhe shumë më parë, në kushte të vështira, në veçanti në kohën e komunizmit, pasiqë kurrë nuk ka pasur frikë, por gjithmonë

ka pasur guxim si imam i ri në vendet ku ka punuar, më vonë edhe në Ulqin. Në vitin 2017, në Galerinë e Arteve të Qendrës për Kulturë në Ulqin, Bashkësia Islame në Malin e Zi dhe Mexhlisi i Bashkësisë Islame - Ulqin kanë


PORTRET organizuar një tubim me titull “Një jetë në shërbim të fesë”, kushtuar haxhi ef. Rexhep Likës, ish-Kryeimam i Ulqinit. Ishte ky një tubim i qëlluar pasi që mendoj se duhet të vlerësohet lart jeta dhe puna e palodhur e personazheve si Mulla Rexhepi, jo vetëm në përhapjen dhe forcimin e fesë së bukur islame, por edhe në forcimin e unitetit kombëtar, në kushte të vështira e me shumë sakrifica, në veçanti në kohën e komunizmit. Ky njeri me virtyte të veçanta, si personalitet i nderuar nga të gjithë qytetarët e Ulqinit, pa dallim feje dhe kombësie, në veçanti si imam dhe si edukator, nuk guxohet të harrohet. Personalitetet siç është Mulla Rexhepi duhet të përmenden, të flitet për ta dhe të nderohen, në veçanti derisa ata janë në këtë botë, ndër ne. Shumë qytetarë të Ulqinit dhe shumë besimtarë të cilëve mulla Rexhepi u ka predikuar në xhami gjatë viteve, por shpeshherë edhe gjatë tubimeve të ndryshme, nuk kanë pasur dijeni se çfarë sakrificash të mëdha ka bërë në jetën e tij mulla Rexhepi, në rrugën e forcimit të fesë islame. Në vijim po jap disa të dhëna të shkurtra nga biografia e Rexhep ef. Likës. U Lind në vitin 1940 në fshatin Brajshë të Anës së Malit. Pas përfundimit të Medresesë detyrohet të shkojë me shërbim jashtë Ulqinit. Si imam i ri, ai ka filluar rrugën e predikimit, arsimimit dhe forcimit të fesë në

Plevlë, në vitet 1963-1965, pastaj në Bijello Pole, më vonë në Tuz për 21 vjet, prej vitit 1966–1987, kurse në Ulqin kthehet dhe ushtron punën e imamit dhe Kryeimamit prej vitit 1987 deri në pensionim. Një rrugë e gjatë, shpeshherë me sakrifica të mëdha dhe në kushte të vështira, një punë dhe aktivitet që, pa dyshim, duhet të vlerësohet lart. Ai është i palodhur edhe sot kur është në pensionin e merituar. Ende sot, në moshën 80-vjeçare, shpesh i zëvendëson imamët të cilët për arsye të ndryshme mungojnë ndonjëherë, e të mos flasim që ai për çdo ditë është i rregullt në faljen e vakteve. Asgjë nuk mund ta ndalojë dhe ta lodhë. Ai është një njeri i rrallë dhe i veçantë. Në tubimin e përmendur kushtuar atij, u vlerësua lart nga të gjithë folësit puna dhe aktiviteti i Mulla Rexhepit si imam, por edhe si personalitet i nderuar nga të gjithë qytetarët, pa dallim feje dhe kombësie. Por mua më kujtohet në veçanti dhe më ka mbetur në kujtesë fjalia e një zonje, mësueseje nga Rana, e cila tashmë edhe vetë punon në edukimin e të rinjve, e cila me emocione dhe me fjalë të zgjedhura për mësuesin e saj të parë tha: “Pjesëmarrja në këtë tubim ishte një ndjenjë e veçantë për mua pasi që kishim një mësues siç jeni Ju. Dhashtë Zoti të keni jetë të gjatë dhe të lumtur”. Vlerësimi i një nxënësi ka një peshë të veçantë për një mësues, për një edukator, i cili

Ende sot, në moshën 80-vjeçare, shpesh i zëvendëson imamët të cilët për arsye të ndryshme mungojnë ndonjëherë, e të mos flasim që ai për çdo ditë është i rregullt në faljen e vakteve. Asgjë nuk mund ta ndalojë dhe ta lodhë. Ai është një njeri i rrallë dhe i veçantë

ishte njëri nga pishtarët e edukimit në frymën islame në qytetin e Ulqinit. Përpos punës së tij fetare, ai gjithmonë ka qenë dhe është i pranishëm në darsma, festa, gëzime, hidhërime, në luftën për mbrojtjen e Valdanosit, Kripores, e në tubime të ndryshme. Për këtë jam dëshmitar pasi që edhe kam bërë shumë foto në kohën kur ai ka qenë kryeimam, por edhe si imam dhe qytetar i nderuar i Ulqinit tonë të bukur. Mulla Rexhep Lika është orator i fortë dhe i përgatitur. Më duket se përveç diturisë fetare, ai këtë dhunti e ka edhe nga Perëndia. Po citoj me këtë rast një fjali të cilën ai e përsërit shpesh e që ka peshë të madhe për një mjedis siç është vendi ynë. “Të gjithë ne jemi prej një nëne dhe prej një babai, të krijuar nga një Krijues, i cili ka dashur që të gjithë të mos jemi të një feje, besimi”. Ky mesazh ka qenë tërheqës për shumë besimtarë që të vijnë në xhami dhe të fillojnë të falin, po e përsëris, të paktën namazin e Xhumasë. Respekti që e gëzon Mulla Rexhepi në Ulqin dhe më gjerë është i madh. Dëshiroj që edhe gjeneratat e reja, pavarësisht nëse shkojnë apo jo në xhami, mos ta harrojnë dhe ta kujtojnë atë. Duhet të mësojnë dhe t’i respektojnë të gjithë ata mësues dhe imamë, të cilët predikojnë dhe i arsimojnë të rinjtë. Në fund, i dëshiroj jetë të gjatë dhe të bukur në mesin e familjes së tij, të respektuar nga të gjithë qytetarët e qytetit tonë të bukur. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

21


MOZAIK

Afarist i njohur nga Malësia

Leon Gjolaj, afarist me banim në Shtutgart të Gjermanisë Leoni në Gjermani u rrit, u shkollua dhe u punësua. Shumë shpejt, personi në fjalë po tregonte sukses në punë, kështu ai hapi një biznes personal dhe u bë pronar një ndërmarrje të njohur. Ky biznes merret me shitjen e pasurive të patundshme, duke përfshirë apartamente, banesa të ndryshme, shtëpia luksoze e kështu me radhë Biznesmen i suksesshëm që ka bërë bujë në tregun gjerman me ndërmarrjen e tij të njohur “Konigskinder Immobilien”, e cila ka mbi 220 milion euro statistikë shitjeje në vit. Është për t’u krenuar të gjithë malësorët me suksesin që ai ka arritur jashtë vendit dhe jashtë Malësisë. Leon Gjolaj, është nga një familje malësore nga Gruda, ku kohë më parë u shpërngul në Shtutgart të Gjermanisë. Leoni në Gjermani u rrit, u shkollua dhe u punësua. Shumë shpejt, personi në fjalë po tregonte sukses në punë, kështu ai hapi një biznes personal dhe u bë pronar i ndërmarrjes së njohur e të lartpërmendur. Ky biznes merret me shitjen e pasurive të patundshme, duke përfshirë apartamente, banesa të ndryshme, shtëpia luksoze e kështu me radhë. Kur flasim për Leonin, të gjithë ata që e njohin dinë dhe kanë parasysh një djalë human dhe donator, i gatshëm për ndihmë, sidomos për pjesën e zonës së Malësisë. Faktikisht, ai para pak muajsh i bëri dhuratë të bukur Malësisë duke i dhuruar vendit të tij 25 mijë euro, që siç shprehet Leoni, “me shumë ëndje e viziton”. Kjo me siguri që nuk është hera e parë që dhuron për Malësi, por jo

22

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

vetëm. Ky djalë faqebardhë dhe patriot, në zemër dhe në vepra, jo rrallëherë ka organizuar edhe mbrëmje në frymë kombëtare në Shtutgart. Ai, organizon koncerte dhe darka nga më të ndryshmet vetëm e vetëm për t’i afruar malësorët, duke u krijuar mundësinë për t’u njohur më mirë

me njëri-tjetrin. Por këto organizime nuk i bën vetëm për malësorët, por edhe për gjithë shqiptarët e tjerë që jetojnë në Gjermani. Një ndër festat e përvitshme që Leoni me disa bashkëpuntorë të vet organizon, është edhe festa e “Lahutës së Malsisë”. Shtjefën Ujkaj


FOTOGRAFIA E JAVËS

MARJAN IVEZAJ HËNA

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

23


MOZAIK

Donacion me vlerë për shkollën në Da të Rozhajës Gjokë Dukaj

Në shikim të parë, pamje e rëndomtë për vizitorët apo kalimtarin e rastit. Natyra e mrekullueshme me gjelbërimin e njomë, pothuajse, duket e paprekur nga pasojat e motit të nxehtë. Flladi që vjen nga malet e thepisura përreth të bën mirëseardhjen e parë mu në hyrje të Rozhajës. Por, edhe këtu, ngjashëm sikur në pjesën tjetër të vendit, banorët lëvizin nën maska në respektim të masave dhe rekomandimeve nga kompetentët për ruajtjen e shëndetit nga pasojat e koronavirusit. Edhe pse Komuna e Rozhajës, që nga fillimi i valës së dytë të pandemisë nga muaji qershor, u përball me pasoja mjaft të rënda, respektivisht me një përqindje mjaft të lartë të të prekurve nga Covid 19, situata aktuale me 22 të infektuar, kurse 248 të shëruar nga kjo sëmundje gjatë kësaj periudhe, është shpresëdhënëse për normalizim të situatës. Mirëpo, edhe krahas rrethanave ekzistuese, qëndrimi ynë në këtë mjedis, me bujarinë e banorëve, miqve dhe kolegëve tanë, ishte i këndshëm si rëndom. Kësaj radhe edhe më shumë se aq, pasi ishim këtu për një rast të bukur, vëllazëror e human në mesin e disa bashkëkombësve tanë nga mërgimi, respektivisht nga Gjermania, të cilët kishin ardhur për të dorëzuar një

24

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

donacion për shkollën e këtushme nëntëvjeçare në Dacaj, e vetmja në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës. Siç dihet tashmë, objekti i kësaj shkolle u përfshi nga flakët e zjarrit, më 15 maj të këtij viti dhe është i domosdoshëm rindërtimi i kësaj godine për të vijuar mësimin dhe punën edukativo-arsimore në këtë vend. Prej atëherë, donatorë dhe veprimtarë të njohur nga vendi dhe diaspora, janë duke ndihmuar me mjetet e veta rindërtimin e këtij objekti shkollor,

për tu mundësuar kështu nxënësve nga këto fshatra të vazhdojnë mësimin e rregullt në shkollën e tyre. Përveç institucioneve vendase dhe individëve të shumtë, Ministria e Arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, siç njoftoi drejtori i shkollës Haxhi Lajçi, për rindërtimin e kësaj shkolle ka dedikuar mjetet në shumë prej 215 mijë eurosh. “Nismën e dashamirësit të kësaj shkolle Xhevdet Muriqi, i cili jeton dhe punon në Gjermani e përkrahën edhe Shoqata Humani-


MOZAIK

ë acaj tare Shqiptare “Sali Çekaj”, pastaj Shoqata Humanitare “Besa” e drejtuar nga veprimtarët e njohur Osman Ferizi dhe Rexhep Nikçi, si dhe Biblioteka kombëtare private “Akademik Mark Krasniqi”, themeluar nga Maxhun Smajli”, tha Lajçi, duke shtuar se “kësaj ftese i janë përgjigjur 64 individë të cilët, përveç mjeteve financiare, kanë grumbulluar edhe mjete të nevojshme mësimore për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, në shumën prej rreth 10 mijë eurosh”. Drejtori, Lajçi, duke shprehur mirënjohje të thellë për donatorët, theksoi se mbështetja e këtillë dhe aksionet tjera të ngjashme, premtojnë se së shpejti nxënësit dhe mësimdhënësit do të vijojnë mësimin në objektin e ri

Dashamirësinë e donatorëve e dëshmon edhe fakti se ata kishin udhëtuar nga Gjermania për të dorëzuar donacionin dedikuar kësaj shkolle, pavarësisht rrethanave aktuale nga pasojat e koronavirusit dhe, siç njoftuan ata, njëri nga preokupimet kryesore në aktivitetet e tyre në mërgim është të ndihmojnë arsimimin e nxënësve shqiptar kudo. Të kënaqur që ishin me këtë rast në Dacaj të Rozhajës, ata paralajmëruan se aktivitete të ngjashme, do të realizojnë edhe në të ardhmen shkollor. “Përkrahja e këtillë, për mësimdhënësit e kësaj shkolle, e vetmja në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës, jo vetëm që i nderon por edhe inkurajon për të vazhduar punën fisnike të edukimit dhe arsimimit të fëmijëve në gjuhën shqipe në këtë komunë”, tha mes tjerash, drejtori i shkollës në Dacaj, Haxhi Lajçi. Dashamirësinë e donatorëve në fjalë, e dëshmon edhe fakti se ata kishin udhëtuar nga Gjermania për të dorëzuar donacionin dedikuar kësaj shkolle, pavarësisht rrethanave aktuale nga pasojat e koronavirusit dhe, siç njoftuan ata, njëri nga preokupimet kryesore në aktivitetet e tyre në mërgim është të ndihmojnë arsimimin e nxënësve shqiptar kudo.

Të kënaqur që ishin me këtë rast në Dacaj të Rozhajës, ata paralajmëruan se aktivitete të ngjashme, do të realizojnë edhe në të ardhmen. Të rikujtojmë se në këtë aktivitet, i cili u realizua duke respektuar masat e rekomanduara nga TKN, si mbajtja e maskave, distanca fizike dhe numri i mundshëm i të pranishmëve në ambiente të mbyllura, morën pjesë kreu i pushtetit vendor, Rrahman Husoviq, me bashkëpunëtorët, pastaj, profesor Idriz Zeqiri, përfaqësues të mediave si dhe pjesa më e madhe e mësimdhënësve të kësaj shkolle. Në fund, drejtori i shkollës, Haxhi Lajçi, u dhuroi donatorëve librin monografik “Shkolla në Dacaj dhe Buxhovë” ( Malësia e Rozhajës) 1943 – 2013”.

Siç dihet tashmë, objekti i kësaj shkolle u përfshi nga flakët e zjarrit, më 15 maj të këtij viti dhe është i domosdoshëm rindërtimi i saj për të vijuar mësimin dhe punën edukativo-arsimore në këtë vend. Prej atëherë, donatorë dhe veprimtarë të njohur nga vendi dhe diaspora, janë duke ndihmuar me mjetet e veta, rindërtimin e këtij objekti shkollor, për tu mundësuar kështu nxënësve nga këto fshatra të vazhdojnë mësimin e rregullt në shkollën e tyre. Përveç institucioneve vendase dhe individëve të shumtë, Ministria e Arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, siç njoftoi drejtori i shkollës Haxhi Lajçi, për rindërtimin e kësaj shkolle ka dedikuar mjetet në shumë prej 215 mijë eurosh. “Nismëm e dashamirësit të kësaj shkolle Xhevdet Muriqi, i cili jeton dhe punon në Gjermani, e përkrahën edhe Shoqata Humanitare Shqiptare “Sali Çekaj”, pastaj Shoqata Humanitare “Besa” e drejtuar nga veprimtarët e njohur Osman Ferizi dhe Rexhep Nikçi, si dhe Biblioteka kombëtare private “Akademik Mark Krasniqi”, themeluar nga Maxhun Smajli”, tha Lajçi, duke shtuar se “kësaj ftese i janë përgjigjur 64 individë të cilët, përveç mjeteve financiare, kanë grumbulluar edhe mjete të nevojshme mësimore për nxënësit dhe mësimdhënësit e shkollës, në shumën prej rreth 10 mijë eurosh”. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

25


SOCIALE

Zjarrvëniet e qëllimshme përgjatë sezonit veror

Akte të shëmtuara d papërgjegjshmëri qy Toni Ujkaj

Anembanë Malësisë por jo vetëm, para pak ditësh në disa lokacione, sipërfaqe të mëdha pronash u përfshinë nga flakët e zjarrit dhe nga tymi, ku nga të katër anët kundërmonte erë tymi dhe shkrumi. Ndodhi të tilla nuk janë risi në vendin tonë, sepse pothuajse çdo sezon veror, ku temperaturat arrijnë 40 gradë të shkallës Celsius

26

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

vendin e kaplojnë zjarre të shumta si në zonat fushore ashtu edhe në zonat malore të shtira gjeografikisht në përmasa mjaft të gjera. Po kush i vë flakën natyrës? Çfarë njerëzish mund të jenë ata që marrin guximin t’i venë flakën mjedisit, natyrës, bukurive dhe pasurive natyrore, çfarë ndërgjegjësimi dhe përgjegjësie kanë ata kundrejt natyrës? Këto që po ndodhin, duhen konsideruar si akte të turpshme dhe të papranushme, sepse nëse dëmtojmë mjedisin, ne dëmtojmë mushkëritë tona, kontaminojmë ajrin tonë që e thithim çdo ditë. Me qindra fushata ndërgjegjësimi zhvillohen çdo vit nga qeveri dhe sho-

qëria civile për mbrojtjen e mjedisit, e ne jo vetëm që nuk e adimirojnë një natyrë siç Zoti na e dhuroi, por dhe duam ta shkatërrojmë atë përmes zjarrëvënieve të qëllimshme. Vatra zjarresh gjatë dhjetëditëshit të fundit janë vërejtur aty-këtu nëpër shumë zona të Malësisë, rurale dhe urbane, ku ka pasur edhe dëme në prona, në të mbjella, në bletë, etj, por edhe janë rrezikuar shtëpi banimi dhe objekte të tjera nëpër disa zona malore. Këto dëme nuk besoj të vijnë vetvetiu, nga ajri apo vetëm nga moti i ngrohtë, por nga njerëz të papërgjegjshëm, të paskrupullt dhe nga ata që kanë si objekiv vetëm të shkaktojnë dëme dhe jo dobi në shoqëri.


SOCIALE

dhe ytetare Për të fikur këto zjarre kanë vepruar organet kompetente, madje kanë qenë të angazhuar edhe nga ajri me aeroplanë, por fatmirësisht ishte vendimtar për shuarjen e këtyre vatrave edhe shiu i cili kishte rënë të hënën në orët e vona të mbrëmjes dhe në

Për këto lloj veprimesh që nuk janë të rralla në vendin tonë, do të duhej të mobilizoheshin të gjitha strukturat kompetente që të hetojnë, të zbulojnë dhe t’i vënë para përgjegjësive ligjore të gjithë ata persona të cilët bëhen shkaktarë të zjarrvënieve të qëllimshme

orët e hershme të së martës. Për këto lloj veprimesh që nuk janë të rralla në vendin tonë, do të duhej të mobilizoheshin të gjitha strukturat kompetente që të hetojnë, të zbulojnë dhe t’i vënë para përgjegjësive ligjore të gjithë ata persona të cilët

Natyra dhe resurset e saj të pasura dhe të çmuara, nuk duhen dëmtuar dhe shkatërruar, përkundrazi ato duhen mbrojtur dhe valorizuar çdoherë që jepet mundësia, prandaj duhet që të ndërgjegjësohemi dhe vetëdijësohemi që të qëndrojmë larg akteve të shëmtuara të dëmtimit të natyrës nëpërmjet zjarrvënieve

bëhen shkaktar të zjarrvënieve të qëllimshme. Natyra dhe resurset e saj të pasura dhe të çmuara, nuk duhen dëmtuar dhe shkatërruar, përkundrazi ato duhen mbrojtur dhe valorizuar çdo herë që jepet mundësia mundësia, prandaj duhet që të ndërgjegjësohemi që të qëndrojmë larg akteve të shëmtuara të dëmtimit të natyrës nëpërmjet zjarrvënieve. Ne duhet ta mbrojmë dhe ta ruajmë natyrën të pastër dhe të bukur ashtu siç Zoti e ka krijuar, të tregojmë qytetari dhe civilizim për t’ua lënë të padëmtuar edhe brezave pasardhës.. t.u.

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

27


MOZAIK

Në zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë

Të bashkuar, më të fuqishëm dhe produktiv Guci – Derisa subjektet politike nacionale shqiptare, për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, nuk kanë arritur t’i harmonizojnë qëndrimet dhe në zgjedhje të dalin me një listë zgjedhore të përbashkët, por të garojnë në dy sosh të ndara, partitë politike shqiptare në Komunën e Gucisë ia kanë dalë që t’i bashkojnë forcat dhe në zgjedhjet lokale që do të mbahen në këtë komunë më 30 Gusht, do të dalin me një listë të përbashkët zgjedhore. Kështu, të hënën më 3 gusht 2020, tri subjektet politike shqiptare: Lidhja Demokratike Shqiptare, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Alternative Shqiptare kanë nënshkruar

marrëveshjen për koalicionin parazgjedhor “Shqiptarët bashkë për Guci.” Marrëveshjen e koalicionit e nënshkruan liderët e partive: Bujar Hasangjekaj i LDSH-së, Enver Dedushaj i UDSH-së dhe Myftar Balidemaj i ASH-së, të cilët më 4 gusht ia dorëzuan Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Komunës së Gucisë. Bartës i listës së përbashkët në fjalë është drejtori politik i LDSH-së dhe njëherit kryetar i Degës së LDSH-së në Guci, Bujar Hasangjekaj, i cili në ditën e dorëzimit të listës komisionit relevant të komunës, për gazetën “Koha Javore” u deklarua: “Sot dorëzuam listën zgjedhore me emërtimin meritor ‘Shqiptarët bashkë për Guci – LDSH, UDSH, ASH’, listën e unitetit dhe shpresës për shqiptarët në Komunën e Gucisë. Bashkimi i faktorit politik shqiptar ishte më se i domosdoshëm. Sinergjia pa dyshim se do të reflektohet pozitivisht. Kjo ishte edhe kërkesë e kahmotshme dhe e drejtë e votuesve shqiptarë dhe ne reflektuam në raport

Lista e kandidatëve për këshilltarë të Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Guci – LDSH, UDSH, ASH” 16. Shkresa Hasangekaj 1. Bujar Hasangjekaj 2. Fadil Ulaj 17. Lirim Goçaj 3. Asdren Çelaj 18. Deja Gjonbalaj 4. Fjolla Balidemaj 19. Luan Balidemaj 5. Dardan Qosaj 20. Ahmet Gjonbalaj 6. Edon Balidemaj 21. Arbenita Vukaj 7. Ali Kukiq 22. Uran Gjonbalaj 8. Havaja Prelvukaj 23. Avni Dedushaj 9. Shaban Prelvukaj 24. Kelmend Ahmetaj 10. Jeta Hasangjekaj 25. Musa Goçaj 11. Mem Balidemaj 26. Laura Kukaj 12. Arber Vukaj 27. Metush Kukaj 13. Esad Kukaj 28. Myftar Balidemaj 14. Armend Kukiq 29. Gresa Dedushaj 15. Jeton Gjonbalaj 30. Naim Gjonbalaj

28

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

me këtë kërkesë. Përfaqësimi i denjë dhe meritor i shqiptarëve bëhet vetëm përmes partive nacionale shqiptare dhe në asnjë mënyrë tjetër. Suksese dhe na priftë e mbara!”. Lidhja e koalicionit parazgjedhor për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë me një listë unike, pa masë e gëzoi elektoratin shqiptar, por edhe shqiptarët e të gjitha trojeve etnike ku jetojnë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës, e në veçanti shqiptarët në Diasporë anekënd botës, të cilët pa ngurrim, për këtë akt vërtet madhor, përcjellin mesazhet e veta të sinqerta dhe të përzemërta bashkëkombësve të vet në Komunën e Gucisë, duke uruar dhe përgëzuar për vendimin e pritur qëmoti. Përfaqësuesit e listës unike zgjedhore të të tri subjekteve politike shqiptare, pa ndonjë mosmarrëveshje u pajtuan edhe për renditjen kandidatëve për këshilltarë në Kuvendin e ardhshëm me mandat katërvjeçar të Komunës së Gucisë. Subjektet politike shqiptare, në përbërjen aktuale të Kuvendit të Komunës së Gucisë, kanë shtatë këshilltarë (4 LDSH dhe 3 koalicioni UDSH-ASH), nga 30 këshilltarë sa ka gjithsej kuvendi në fjalë. Theksojmë se në zgjedhjet lokale të Komunës së Gucisë, për këshilltarë të Kuvendit të Komunës do të garojnë gjashtë lista zgjedhore: dy koalicione “Shqiptarët bashkë për Guci – LDSH, UDSH, ASH” dhe “Ispravno za Gusinje – Rafet Husoviq (BS, LP) (Drejtësisht për Gucinë – Rafet Husoviq (PB, PL)” dhe katër lista të subjekteve të pavarura: DPS (PDS), SNP (SPS), SD dhe SDP (PSD). Sipas vendimit të Komisionit Komunal Zgjedhor, i cili u verifikua të shtunën më 8 gusht, listat zgjedhore për zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë, do të kenë këtë renditje: 1. Koalicioni “Shqiptarët bashkë për Guci – LDSH, UDSH, ASH” 2. Koalicioni “Ispravno za Gusinje – Rafet Husoviq (PB, PL)” 3. Partia Demokratike e Socialistëve 4. Socialdemokratët e Malit të Zi 5. Partia Socialdemokrate 6. Partia Socialiste Popullore. Shaban Hasangjekaj


MOZAIK

Ekspertja për komunikime strategjike znj. Jellena Paviqeviq vlerëson lart punën e nëntë figurave publike në Mal të Zi

Genci Nimanbegu pa pretendime materiale dhe keqpërdorime Në një artikull që ekspertja për komunikime strategjike znj. Jellena Paviqeviq ia kushton figurave publike në Mal të Zi, (në portalin CDM), ajo veçon nëntë emra të personaliteteve publike në vend të cilët sipas saj kanë ngritur standardet, kanë evidentuar problemet dhe kanë inicuar zgjidhjen e tyre. Autorja, duke mos dashur të theksojë përkatësinë e tyre politike, për arsye të siç ka thënë, fushatës parazgjedhore në vend, ka nxjerrë në pah atë se çfarë këto figura i personifikon, duke i konsideruar ato si profesionistë të përkushtuar, pavarësisht se cilës parti politike i përkasin. Në mesin e këtyre personaliteteve që autorja trajton dhe që ka konsideratë të lartë për punën dhe arritjet e tij, është z. Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi, të cilin ekspertja për komunikime strategjike e cilëson si njeri me autoritet, që në mënyrë të edukuar, me pak dozë hu-

mori dhe me shumë sharm dhe respekt ndaj të tjerëve, udhëheq seancat parlamentare. “Dhe krahas kësaj vazhdimisht përfaqëson interesat e shqiptarëve në Mal të Zi në atë mënyrë e cila ngjall respekt”, thekson Paviqeviq. Ajo më tej shprehet se z. Nimanbegu në një mënyrë të paepur dhe me shumë takt arrinë që të mbajë atmosferën e seancave të kuvendit, të cilat bëhen shpeshherë shumë të nxehta. “Krahas të gjitha këtyre ai është i gatshëm që ta konfirmojë se gjatë politikbërjes së tij nuk ekzistojnë pretendimet materiale dhe keqpërdorimet, por është i vetëdijshëm se për cilën arsye ka fituar mbështetjen dhe interesat e kujt përfaqëson”, ka theksuar Paviqeviq në vështrimin e saj. Ndërkaq, përveç z. Genci Nimanbegut, autorja flet edhe për tetë figura të tjera publike në vend, duke e vlerësuar punën dhe angazhimin e tyre. Pas z. Nimanbegu të cilin autorja e

radhit të parit në listen e vlerësimeve të saj, pason z. Zoran Pazhin, ministri aktual i drejtësisë, znj. Zorica Kovaçeviq, kryebashkiake e Danillovgradit, z. Nedelko Rudoviq, deputet në Kuvendin e Malit të Zi, znj. Millena Popoviq-Samarxhiq, kryetare e Sindikatës së Mjekëve, z. Boris Mugosha, deputet në Kuvendin e Malit të Zi, z. Andrija Popoviq, deputet në Kuvendin e Malit të Zi, z. Sinisha Bjekoviq, mbrojtës i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut dhe znj. Velerija Saveliq, ish-drejtore e financave në kompaninë “Pllantazhe”. “Këta nëntë njerëz, sipas mendimit tim, kanë pasur komunikim konsistent dhe të qartë, i cili me qëndrim dhe fjalor profesional e të edukuar ka arritur që të ngrisë standardet në diskursin publik, por edhe të tregojë për probleme dhe të inicojë zgjidhjen e tyre”, ka vlerësuar ekspertja për komunikime strategjike, z. Jellena t. u. Paviqeviq. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore – Podgoricë botoi librat e Letërsisë për shkollat fillore në gjuhën shqipe

Botimet e reja të gatshme për vitin e ri shkollor “Puna me librat nuk mbaron kurrë, gjithmonë do të ketë vend t’u kthehemi me përgjegjësi për të ndreqë e bërë më mirë, por ka rëndësi se u fitua një përvojë e mirë që do të na vlejë për të ardhmen”, shprehet Dimitrov Popoviq, redaktor i botimeve në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore - Podgoricë Podgoricë - Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore - Podgoricë, brenda planit për vitin e ardhshëm shkollor, sipas programit shtetëror të miratuar, bazuar edhe në disa propozime të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, hartoi dhe botoi këto ditë librat e Letërsisë për shkollat fillore në gjuhën shqipe. Redaktori i botimeve në gjuhën shqipe pranë Entit të Teksteve dhe Mjeteve Mësimore, Dimitrov Popoviq, në një postim në rrjetin social Facebook, ka thënë se për t’i bërë sa më të mirë këta libra, kanë pasur mbështetjen e duhur nga një shumicë mësuesish dhe intelektualësh shqiptarë, si në komisionet e recensentëve ku u aktivizuan 45 recensentë të miratuar, 17 autorë e bashkautorë librash dhe të tjerë. Ai ka falënderuar autorët, recensentët dhe të tjerët që kanë kontribuar për botimin e këtyre teksteve. “Falënderojmë autorët për përgatitjen e teksteve, të cilët punuan me shumë përgjegjësi duke i dorëzuar në kohë dhe me korrektësi, sidomos bashkautorët nga Shqipëria, sipas klasave, dr. Ermira Alija, dr. Ermira

30

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Ymeraj, dr. Eljon Doçe, dr. Vjollca Osja dhe prof. i Gjimnazit të Shkodrës, Zija Vukaj. Njëkohësisht falënderojmë recensentët e ardhur nga universitetet e Shkodrës e Tiranës, si Prof. dr. Vehbi Hoti, Prof. dr. Fatbardha Hoxha, Prof. dr. Fatmir Vadahi, Prof. dr. Gezim Dibra, Prof. dr. Alfred Çapaliku, Prof. dr. Mithat Hoxha, dr. Fatbardha Saraçi, dr. Arben Hoti”, ka shkruar Popoviq. Ai ka treguar se në këto botime ka edhe një rritje te ndjeshme të pjesëmarrjes së mësuesve e profesorëve shqiptarë nga Mali i Zi, si dr. Mark Camaj. dr. Haxhi Shabani, dr.

Rrok Gjolaj, mr. Anton Gojçaj, pedagog Fran Vulaj, Nikollë Camaj, mr. Liridona Sinishtaj, mr. Sehad Lulanaj, mr. Mark Lucgjonaj, mr. Marian Lulgjuraj. mr. Maja Gojçaj, mr. Leze Cacaj, Luigj Junçaj, psikologe mr. Ardita Kokaj, Valbona Kroma, Lumnije Metani, Ilir Tafica, Aishe Resulbegoviq, Prelë Gjolaj etj. Redaktori i botimeve në gjuhën shqipe ka bërë të ditur se të hënën, më 17 gusht 2020, të gjithë librat e rinj si dhe librat reprint do të jenë në libraritë e Entit. Sipas Popoviqit, “puna me librat nuk mbaron kurrë, gjithmonë do të ketë vend t’u kthehemi me përgjegjësi për të ndreqë e bërë më mirë, por ka rëndësi se u fitua një përvojë e mirë që do të na vlejë për të ardhmen”. Ai ka treguar se brenda këtij viti po punohet edhe me Letërsinë e klasës së parë dhe me librat e mësuesit, të cilët do të nxirren në faqen e internetit të Entit. Në fund, ai u ka uruar suksese të gjithë mësuesve e nxënësve në vitin e ri shkollor 2020/2021. (Kohapress)


MOZAIK

Muaji gusht, ndryshe nga ç’ jemi mësuar ta shijojmë

COVID-19 i dha kahje tjetër sezonit veror Sezoni veror është njëri ndër më dinamikët kur bëhet fjalë për fluksin e njerëzve dhe të vizitorëve të huaj në vend. Mirëpo, këtë vit ky sezon veror nuk ngjason as përafërsisht me ato të mëparshmet, dhe sigurisht se fajtor për këtë është koronavirusi i cili çakordoi shumë sfera të jetës, ngadalësoi veprimtari të shumta dhe anuloi shumë të tilla. Muaji gusht në kushte të zakonshme është dhe muaji me numrin më të lartë të vizitorëve të huaj në vend, kurse këtë vit nuk e ndjejmë më atë gjallërinë e jetës që e sillte ky muaj, në çdo pikëpamje. Malësia është një trevë e cila nga viti në vit vizitohet nga një numër i konsiderueshëm i turistëve, kryesisht

nga bashkëvendasit tanë të cilët jetojnë në mërgim, në SHBA, Evropë, e gjetiu, mirëpo këtë vit ata janë të paktë, për shkak të pasojava dhe masave në fuqi të cilat u ndërmorën për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend. Vetëm një vit më parë, vendi kishte një gjallëri tjetër. Nëpër bare dhe restorante kudo mund të dëgjoje zhurmë dhe gjallëri jete nga mërgimtarët tanë, nëpër koncerte, darsma, mbrëmje folklorike e ahëngje të ndryshme, kurse tani është krejtësisht ndryshe. Se këtë vit ka një rënie drastike të turizmit në vend, kanë pohuar edhe nga Organizata Turistike Nacionale e Malit të Zi të cilët kanë deklaruar

se turizmi në vend, krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka shënuar një rënie drastike me 92 përqind. Dhe një fakt i tillë mund të vërehet në të gjitha vendet, ngado që të shkosh, në Tuz, Podgoricë, por edhe nëpër qytetet bregdetare ku ka dukshëm më pak klientë nëpër objekte hoteliere, bare, restorante, plazhe, apartamente, etj. Pra, si pasojë e virusit COVID- 19 në vend, edhe në Malësi ka shumë pak turistë të huaj, për të mos thënë fare, e nga ana tjetër, edhe veprimtaritë e jetës në tërësi po zhvillohen me një ritëm shumë të ngadalshëm në të gjithë sektorët. t. u.

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

31


MOZAIK

Zgjedhjet parlamentare 2016

Genci Nimanbegu, nënkryetar i Kuvendit të Malit të Zi Në seancën e parë konstituive të mbledhjes së rregullt të vjeshtës të Kuvendit të Malit të Zi të mbajtur më 24 nëntor 2016 për kryetar të Kuvendit u zgjodh z.Ivan Brajoviq. Në të njëjtën seancë për nënkryetar u zgjodhën z.Genci Nimnabegu nga radhët e partisë shqiptare Forca dhe z.Branimir Gvozdenoviq, nga radhët e Partisë Demokratike të Socialistëve. Në seancën e parë konstituive të mbledhjes së rregullt të vjeshtës të Kuvendit të Malit të Zi të mbajtur më 24 nëntor 2016 për kryetar të Kuvendit u zgjodh z.Ivan Brajoviq. Gjekë Gjonaj Në të njëjtën seancë për nënkryetar u zgjodhën z.Genci Nimnabegu nga radhët e partisë shqiptare Forca dhe z.Branimir Gvozdenoviq, nga radhët Në bazë të materialit zgjedhor nga të e Partisë Demokratike të Socialgjitha qendrat e votimit për zgjedh- istëve. jen e deputetëve në Kuvendin e Malit Shqiptarët pjesë e Qeverisë të Zi , Komisioni Shtetëror i Zgjedh- Partia Demokratike e Socialistëve pas disa negociatave ( bisedimeve) jeve konfirmoi se: - në lista zgjedhore janë regjistruar me partnerët e koalicionit parazgjedhor dhe me partitë nacionale argjithsej 528.817 zgjedhës; −në vendvotime votuan 378.086 ritën të nënshkruajnë Marrëveshjen për veprimin e përbashkët politik, votues; − jashtë vendvotimeve votuan formimin e shumicës parlamentare dhe pjesëmarrjen në Qeveri. Për10.134 zgjedhës; faqësuesit e Partisë Demokratike − gjithsej votuan 388.220 votues; Sipas rezultateve zyrtare të Komi- të Socialistëve, z.Millo Gjukanoviq, sionit Shtetëror Zgjedhor, të cilat i Socialdemokratëve, z.Ivan Brajoviq, ka nënshkruar kryetari i Komisionit Partisë Boshnjake , z.Rafet Husoviq, Budimir Sharanoviq, në mbledhjen e Koalicionit “ Shqiptarët të vendosur” mbajtur më 29 tetor 2016 listat zg- ( Forca, UDSH dhe ASH) , z.Nazif Cungu, z.Mehmed Zenka, z.Gjergj jedhore arritën këto rezultate: Numri i votave që morën listat zgjedhore të shqiptarëve Lista Zgjedhore Vota Përqindja Mandate 1.Koalicioni “Shqiptarët të vendosur” (Forca, UDSH, Alternativa Shqiptare). 4.854 1.27 % 1 2. Koalicioni Shqiptar „Me një qëllim“ (DP-IQ-LD në MZ dhe Perspektiva) 3.394 0.89% 0 3.Lista e Lidhjes Demokratike të Shqiptarëve “Guxo” 1.542 0.40 % 0

32

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Camaj, Iniciativa Qytetare Kroate, znj.Marija Vuçinoviq dhe Partia Liberalët e Malit të Zi, z.Andrija Popoviq hodhën , më 27 nëntor 2016, nënshkrimet në Marrëveshjen për konstituimin e shumicës parlamentare dhe formimin e Qeverisë së Malit të Zi. Lideri i Partisë Demokratike të Socialistëve dhe liderët e tri partive të përmendura shqiptare , më 27 nëntor 2016, nënshkruan edhe Aneks Marrëveshjen për bashkëqeverisje në Malin e Zi. Marrëveshja u arrit pasi koalicioni shqiptar dhe Partia Demokratike Socialiste, që fitoi më shumë vota në këto zgjedhje, vendosën që Tuzi me shumicë shqiptare në Malësi, të shpallet komunë e plotë dhe e pavarur deri në pranverë të vitit të ardhshëm. Po ashtu u vendos që kryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve, z.Mehmed Zenka që ishte pjesë e koalicionit, të marrë postin e ministrit për të drejtat e njeriut dhe të pakicave në Qeverinë e Malit të Zi. Ndërkohë, deputeti i koalicionit “Shqiptarët të vendosur”, z.Genci Nimanbegu është zgjedhur nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi me mbështetjen e 42 votave nga 81 vota që ka Parlamenti. Deputeti Nimanbegu e bëri në gjuhën shqipe betimin para deputetëve. Pas bisedimeve me përfaqësuesit e pakicave, Partinë Boshnjake, Partinë Kroate


MOZAIK

dhe Koalicionin Shqiptar, mandatari për formimin e Qeverisë, z.Dushko Markoviq, shpalli zyrtarisht Qeverinë e re të Malit të Zi. Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” në mandatin e ardhshëm 4 vjeçar në Qeveri do ta përfaqësojë ( kryesojë) Ministrinë për të Drejtat e Njeriut dhe të Popujve Pakicë. Koalicioni do të ketë hapësirë kadrovike në pushtetin e ardhshëm në

masën prej 3,5 %. Sa u përket kërkesave për të cilat janë dakorduar Koalicioni “Shqiptarët të Vendosur” dhe PDS-ja, duhet të veçohet afatizimi i Vendimit që Komuna e Tuzit të fitojë statusin e plotë, kthimi i pronës së Ullishtës së Valdanosit, Kriporja e Ulqinit të shpallet zonë e mbrojtur dhe të rifillojë procesi i prodhimit të kripës, Plani Hapësinor Urbanistik i Komunës së Ulqinit të punohet

sipas kërkesave të Komunës së Ulqinit,pastaj Buna të ketë ndryshime në zonën e të Mirave Detare, ku parashihet që vetëm gryka e Bunës të jetë në kompetenca të Mirave Detare, ndryshimi i Ligjit mbi të Mirat Detare, ndryshimi i Ligjit për prishjen e rendit dhe qetësisë, përdorimi i lirë i simboleve nacionale, rishqyrtimi i kontratave të privatizimeve në ekonomi etj. E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

33


MARKETING

U.S. Embassy Podgorica The U.S. Embassy Podgorica is pleased to announce an online auction to be held at https:// online-auction.state.gov/en-US. If you are interested in bidding on Embassy Podgorica surplus property, you will first need to register as a user at https://online-auction.state.gov/ sr-Latn-ME/Account/Register The US Embassy Podgorica next online auction will be available from Aug 10-16, 2020. You will not be able to place bids outside of those dates. In order to bid, you must be a resident of Montenegro. Please contact PodgoricaOnlineAuction@state.gov if you have any questions. In order to place a bid you will need to ‘subscribe’ to the Podgorica auction. To subscribe, on the Podgorica auction page click on the ‘subscribe to place bids’ button. Please continue to monitor and check the website for auction updates. More information can be found on Podgorica auction web site. Američka Ambasada u Podgorici vas sa zadovoljstvom obavještava o novoj elektronskoj aukciji: https://online-auction.state.gov/en-US. Ukoliko ste zainteresovani da učestvujete na elektronskoj aukciji Američke Ambasade i dajete ponude za korišćene stvari, prvo se morate registrovati kao korisnik na: https://online-auction.state.gov/sr-Latn-ME/Account/ Register Svaka aukcija će imati tačno određen početni i završni datum. Aukcija će obično biti aktivna šest dana, od ponedjeljka do nedjelje. Da biste mogli da date ponudu bit će potrebno da se prijavite na Podgorica auction web stranicu. Da se prijavite na Podgorica auction web stranicu pritisnite na “Prijavite se da biste dali ponudu”. Molimo vas da provjeravate s vremena na vrijeme ovu web stranicu za eventualne izmjene. Više informacija možete naći na Podgorica auction web stranici. Slijedeća elektronska aukcija Američke Ambasade bit će dostupna za davanje ponuda od 10. do 16. avgusta. Izvan ovih datuma nećete biti u mogućnosti da dajete ponude. Da biste mogli da učestvujete i dajete ponude, morate biti gradjanin ili rezident Crne Gore. Ukoliko imate pitanja, molimo vas da nas kontaktirate na PodgoricaOnlineAuction@ state.gov.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 13 GUSHT 2020


MOZAIK

Në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi do të garojnë gjithsej 11 lista zgjedhore

Dy lista shqiptare Podgoricë – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që do të mbahen më 30 gusht, janë paraqitur 12 lista zgjedhore, prej të cilave 11 i kanë plotësuar kushtet dhe janë verifikuar, ndërsa lista zgjedhore “Snezhana Jonica – Socialistët e Malit të Zi – Të jetojmë si jugosllovenë” është refuzuar. Prej 11 listave zgjedhore, dy janë lista zgjedhore shqiptare: Lista Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, të cilën e përbëjnë Alternative Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe Unioni i Tuzit, si dhe Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za”, i përbërë nga Partia Demokratike, Unioni Demokratik i Shqiptarëve dhe Lidhja Demokratike në Mal të Zi. Ato janë verifikuar pas plotësimeve për shkak të mangësive që ka konstatuar Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Përpos tyre, në zgjedhjet parlamentare do të marrin pjesë edhe Partia Demokratike e Socialistëve, Socialdemokratët e Malit të Zi, Partia Socialdemokrate, Partia Boshnjake, Iniciativa Qytetare Kroate, Partia Reformiste Kroate e Malit të Zi, Koalicioni “E zeza në të bardhë”, i përbërë nga Lëvizja Qytetare URA, Partia e Drejtësisë dhe e Pajtimit, Grupi i zgjedhësve CIVIS dhe intelektualët e pavarur, Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, i përbërë nga Fronti Demokratik, Partia Popullore Socialiste, Mali i Zi i Drejtë, Mali i Zi i Bashkuar, Partia e Punëtorëve, Partia e Pensionistëve dhe e Invalidëve të Bashkuar të Malit të Zi, Partia Komuniste Jugosllave e Malit të Zi, Partia Radikale Serbe dhe Partia e Pensionistëve, e Invalidëve dhe e së Drejtës Sociale e Malit të Zi, dhe Koalicioni “Paqja është kombësia jonë”, i përbërë nga Mali i Zi Demokratik, DEMOS, Partia e Pensionistëve, Invalidëve dhe Restitucionit e Malit

Kandidatët për deputetë të Listës Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” (ASH - Forca – LDSH – LQ “Perspektiva” Unioni i Tuzit) 1. Nik Gjeloshaj 2. Genci Nimanbegu 3. Nikolla Camaj 4. Afërdita Pelingu 5. Florim Pali 6. Fadil Kajoshaj 7. Lindon Gjelaj 8. Flutra Husiq 9. Faik Nika 10. Artan Çobi 11. Ilir Çapuni 12. Mirjeta Gjoni 13. Bujar Hasangjekaj 14. Ardijan Mavriq 15. Iber Hoti 16. Jeta Hasangjekaj 17. Ivan Ivanaj 18. Marash Dukaj 19. Xhevdet Seferi 20. Gjergj Camaj 21. Ridvana Suliq 22. Arben Llunji 23. Astrit Salaj 24. Armend Milla 25. Genta Sinani 26. Vasel Berishaj 27. Shpetim Maraj 28. Edon Balidemaj 29. Adriana Hoxha 30. Elvir Zeçeviq 31. Admir Nikaj 32. Ali Daci 33. Leonora Gjeloshaj 34. Andrija Simoni 35. Arbin Çapriq 36. Asdren Çelaj 37. Veneranda Gjonaj 38. Mehmed Mila 39. Besa Nikaj 40. Nazmir Sula 41. Adelina Daci 42. Ardit Ceka 43. Edin Kraja

44. Skender Tahiri 45. Vildana Llazorja 46. Anto Gazivoda 47. Zog Sinanaj 48. Sulejman Beqaj 49. Aida Jamini 50. Senad Kollari 51. Frasher Selimi 52. Fatmir Daci 53. Blerta Kurtoviq 54. Valdet Axhemoviq 55. Rexhep Gjokaj 56. Irfan Murati 57. Linda Camaj 58. Minir Karamanaga 59. Luigj Dedvukaj 60. Shaban Prelvukaj 61. Visar Doda 62. Mark Lula 63. Leart Gorana 64. Fjolla Balidemaj 65. Senad Gilaj 66. Besart Çobaj 67. Xhevdet Gjokaj 68.Valbona Resulbegoviq 69. Ruzhdi Lluka 70. Granit Ujkashi 71. Amir Hollaj 72. Kristina Dushaj 73. Pashko Gjokaj 74. Lindita Gjonaj 75. Redzep Çunmulaj 76. Rinita Osmani 77. Elizabeta Camaj 78. Prela Ujkaj 79. Abdula Nimanbegoviq 80. Valentina Vulaj 81. Asllan Llunji Kandidatët për deputetë të Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji za” (PD – UDSH – LD në MZ) 1. Fatmir Gjeka 2. Mehmed Zenka 3. Saubih Mehmeti 4. Arbenita Vukaj 5. Enis Gjokaj

të Zi dhe Lëvizja Qytetare “E Majta e Re”. Afati për dorëzimin e listave ka

6. Fitim Dragoviq 7. Astrit Hoxha 8. Seida Suma 9. Dritan Alaj 10. Beqir Sellaj 11. Mirsad Grdoç 12. Luljeta Sefa 13. Marash Dedvukaj 14. Agon Hasa 15. Isat Jakupi 16. Ardita Rama 17. Driton Salaj 18. Aida Lleshi 19. Mirsad Orahovac 20. Haxhi Sulejmani 21. Zuke Hasanagiq 22. Dr. Agron Ibrahimi 23. Igmete Mehmedi 24. Arben Truma 25. Ajet Zaga 26. Emin Lulanoviq 27. Rejhana Alosheviq 28. Nezir Gjeçbritriq 29. Biondina-Kim Mehmedi 30. Ahmet Markasheviq 31. Mr. Avdyl Alibegu 32. Riza Çoba 33. Medina Cenoviq 34. Musa Goçaj 35. Skender Rexhoviq 36. Zaim Beqoviq 37. Naxhije Ardoliq 38. Dr. Sc. Dritan Ceka 39. Ardijana Karamanaga 40. Xhelal Dervishi 41. Enis Haxhaj 42. Elira Kovaçi 43. Samir Kurtoviq 44. Dardan Qosaj 45. Asmira Dervisheviq 46. Xhevat Gjoni 47. Florijeta Peroviq 48. Deda Camaj 49. Milazim Mustafa

qenë deri më 4 gusht 2020, në orën 24:00. (Kohapress) E ENJTE, 13 GUSHT 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 13 gusht 2020

Viti XlX Numër 923 Çmimi 0,50

Shqiptarëve u duhet përfaqësim autentik ISSN 1800-5696

“Lufta” të fillojë nga radhët e veta

Autoritet fetar i nderuar nga të gjithë


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.