KOHA Javore Podgoricë e enjte, 20 gusht 2020 Viti XlX Numër 924 Çmimi 0,50
Zgjedhjet parlamentare në atmosferë të krizës shumëdimensionale
ISSN 1800-5696
Fjala
Zbrazëtirë e madhe në jetën kulturore në vend
PËRMBAJTJE
5
8 Kërkohet që tekstet për filloristët të jenë falas
Zgjedhjet pa zgjidhje
10
12 Asfalti
Kosova është test për moralin e karakterit të Izraelit
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
PËRMBAJTJE
16
20 Lista Shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi
Shqiptarët dhe ndikimi i Turqisë në rajonin e Ballkanit
22
24 Indiferentizmi i shqiptarëve ndaj Nënë Terezës!?
Jashtë dhe brenda rrjeteve sociale, dy realitete të kundërta
KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 20 gusht 2020 Viti XlX Numër 924 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Zgjedhjet parlamentare në atmosferë të krizës shumëdimensionale
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Fjala
Zbrazëtirë e madhe në jetën kulturore në vend
Fjala
kulturore në vend madhe në jetën Zbrazëtirë e
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
pozitiv
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
shumëdimensionale
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, qëndroi të hënën në vizitë pune në Ulqin
Nënshkruhet marrëveshja për rikonstruktimin e kinemasë së dikurshme Ulqin – Ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, dhe kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, kanë nënshkruar të hënën marrëveshjen për rikonstruktimin e kinemasë së dikurshme me qëllim të shndërrimit të saj në një mjedis polivalent, i cili do të përfshijë kinemanë dhe qendrën multimediale. Vlera e përgjithshme e investimeve kap shumën 1.3 milion euro. Bogdanoviq ka thënë pas nënshkrimit të marrëveshjes se me realizimin e këtij projekti, me mbështetjen e Qeverisë së Malit të Zi, krijuesit dhe qytetarët e Ulqinit së shpejti do të fitojnë njërin prej objekteve më përfaqësuese në nivel shtetëror. Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Ulqinit dhe bashkëpunëtorët e tij, ministri Bogdanoviq ka biseduar edhe për projekte të tjera, por edhe për aktivitetet e nevojshme që të
4
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
ndërmerren me qëllim të përmirësimit të ofertës kulturore të Ulqinit dhe krijimin e kushteve më të mira për punën e artistëve të këtij qyteti. Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Kulturës, në takim është diskutuar edhe për aktivitetet e përbashkëta në fushën e revitalizimit të trashëgimisë kulturore. Bogdanoviq ka përkujtuar se Qendra për Konservimin dhe Arkeologjinë në vazhdimësi kryen hulumtime arkeologjike në lokalitetin e Shasit, kurse këtë vit ka filluar konservimi i Urës së Vjetër në Kllezën. Ai ka vizituar edhe Qendrën e Kulturës në Ulqin, ku janë investuar 80 mijë euro nëpërmjet bashkëpunimit me PNUD-in, si dhe fillimin e punimeve në Përmendoren mbi Ranë, meremetimi i së cilës realizohet në kuadër të projektit Micro 030, me mbështetjen financiare të Ministrisë
së Kulturës. Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, ka theksuar se vizita e ministrit Bogdanoviq është tregues i bashkëpunimit të jashtëzakonshëm të pushtetit lokal dhe Ministrisë së Kulturës. Sipas tij, mbështetja e këtyre projekteve dhe aktiviteteve ka rëndësi të madhe për zhvillimin më të mirë të potencialeve kulturore të Ulqinit. “Përmes këtyre dhe projekteve të ngjashme dëshirojmë të nxisim kulturën në Ulqin sepse ky qytet e meriton”, ka thënë Nrekiq, duke nënvizuar sidomos rëndësinë e rikonstruktimit të kinemasë së dikurshme, që sot është shndërruar në një gërmadhë, me ç’gjë “do të realizohej ëndrra e të gjithë qytetarëve të Ulqinit”. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi i shqetësuar për çmimin e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë
Kërkohet që tekstet për filloristët të jenë falas Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kërkon që tekstet për nxënësit shqiptarë të shkollës fillore të jenë falas, pasi që një gjë e tillë është e garantuar me konventën ndërkombëtare, të ratifikuar nga Mali i Zi. “Shprehim shqetësimin tonë për mosrespektimin e Konventës Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, të cilën Mali i Zi e ka ratifikuar më 23 tetor 2006 e ku një pjesë e rëndësishme i kushtohet arsimit, duke theksu-
ar se ‘Pjesa 13, Neni 2, a) Arsimi fillor duhet të jetë i detyrueshëm dhe falas për të gjithë”, thuhet në deklaratën për shtyp. Reagimi i KKSH-së ka ardhur pas publikimit të çmimeve të teksteve mësimore për nxënësit e shkollës fillore dhe të mesme, ku vërehet dallimi i çmimit të kompletit të librave për nxënësit që e ndjekin mësimin në gjuhën shqipe dhe atyre në gjuhën malazeze. “Tekstet për nxënësit shqiptarë në ciklin fillor kushtojnë nga 50.70€
deri në 103.60€ dhe për ciklin e mesëm çmimet nisin nga 62.60€ deri 114.60€, ndërsa për nxënësit që e ndjekin mësimin në gjuhën malazeze, kompletet e teksteve mësimore për ciklin fillor kushtojnë nga 39.80€ deri në 94.20€ dhe për atë të mesëm nga 78.40€ deri në 106.80€. Sugjerojmë që këto diferenca të mbulohen nga Qeveria”, thuhet në deklaratën për shtyp. KKSH vëren se përkundër të drejtave të përcaktuara nga Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Ekonomike, Sociale dhe Kulturore, ku është e përcaktuar që arsimi fillor duhet të jetë falas, në realitet, sidomos në zonat e banuara me shqiptarë, prindërit shqiptarë i paguajnë tekstet dhe mjetet mësimore, si dhe transportin e nxënësve. Sipas KKSH-së, në situatën e vështirë ekonomike si pasojë e pandemisë, “është akoma më shumë e nevojshme që tekstet mësimore të jenë falas për nxënësit dhe po ashtu transporti të jetë i siguruar”. (Kohapress)
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi politik
Zgjedhjet parlamentare në at të krizës shumëdimensionale Në saje të gjendjes ekzistuese, zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi (30 gusht), do të mbahen në një krizë shumëdimensionale të paparë deri më tash ku përveç asaj ekonomike e politike i është shtuar edhe ajo shëndetësore (Corona-19), që nuk ka dilemë së do të ndikojë në daljen e qytetarëve për të votuar, nga del se do të kemi rezultat të diskutueshëm deri në momentin e fundit për të përcaktuar shumicën e ardhshme parlamentare
Nail Draga
Në zgjedhjet parlamentare të cilat do të mbahën më 30 gusht, Komisioni Zgjedhor Shtetëror(KZSH) ka verifikuar listen e pjesëmarrësve, të cilët do të jenë 6 koalicione dhe 5 parti politike. Këto do të jenë zgjedhjet e njëmbedhjeta nga miratimi i pluralizmit dhe të pestat nga pavarësia e Malit të Zi në vitin 2006. Ndonëse më herët ka pasur iniciativë që opozita të dalë me një listë zgjedhore, përpjekjet e tilla mbetën vetëm tentime dhe ata do të marrin pjesë në zgjedhje në dy kolona(DF dhe DCG), ndërsa PSD dhe URA do të marrin pjesë të vetme. Dhe janë këto subjekte politike që do të jenë konkurent të DPS-it por edhe partnerëve të saj që janë partitë e popujve pakicë. Nga numri I subjektëve politike për pjesëmarrje në zgjedhje dy koalicionet(DF dhe DCG) kanë ndikuar që partite e vogla të mos garojnë të vetme, që është një veprim pozitiv politik me mundësi të mëdha me rritë numrin e deputetëve të opozitës por edhe për të qenë pjesë e parlamentit të ardhshëm, më përfaqësuesit e tyre legjitim. Në kuadër të pjesëtarëve të popujve pakicë,në këto zgjedhje nuk ka ndonjë risi, sepse pothuaj gjendja është identike si më parë, më përjashtim të kroatëve. Pjesëtarët e popullit boshnjak
6
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
kësaj here marrin pjesë me një subjekt politik(BS), ndërsa shqiptarët marrin pjesë me dy lista zgjedhore(koalicione). Risi në këto zgjedhje paraqesin kroatët të cilët deri më tash kanë pasur një subjekt politik(HGI), ndërsa kësaj here është paraqitur edhe një subjekt tjerët(HRS), që do të konkurojnë për një mandat të deputetit.
Fushata parazgjedhore pa dinamikën e mëparshme
Subjektët politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 30 gushtit 2020, këto ditë janë duke shpalosur programin e tyre, por jo me dinamikë siç jemi mësuar në zgjedhjet e mëhershme. Janë pikërisht rrethanat e reja shoqërore, që kanë ndikuar në një model të ri parazgjedhor të panjohur deri më tash. Madje edhe retorika e subjektëve politike është përcaktuar në tema të veçanta. Kështu për dy konkurentët kryesor në këto zgjedhje për DPS-in dhe DF-in parësore janë temat identitetare, në anën tjetër SDP dhe Demokratët iu premtojnë qytetarëve paga dhe pensione më të mëdha, ndërsa URA ofron qeverisjën me eksperta. Çështje tjetër është se çka premtohet dhe sa realisht mund të realizohet në praktikë, sepse qytetarët janë ngopur me deklarata të tilla të cilat, nuk i degjojnë për herë të parë. Katërmbëdhjetë vite pas pavarësisë dhe në zgjedhje te pesta parlamentare, për DPS-in, siç duket mbrojtja e shtetit është çështje kyçe. Më ndryshim nga zgjedhjet e deritashme, kësaj here siç
duket kundërshtari kryesor nuk iu është opozita, por KOS-i, sepse të gjithë e kanë të qartë se ajo është opozita me e rrezikshme, edhe pse ata nuk marrin pjesë në zgjedhje si parti politike. Për temat ekonomike nga qeveria nuk prononcohen në fushatë sepse kriza momentale do ti dekurajonte qytetarët, ndërsa analistët thesojnë se ajo do të jetë edhe ma e theksuar pas zgjedhjeve. Nga ana tjetër partitë politike të popujve pakicë, nuk janë të zëshme në fushatë parazgjedhore, ku edhe pse janë pjesë e qeverisë, ka qenë e udhës për të ndryshuar retorikën, sepse votuesit e tyre, presin angazhime konkrete përmes projektëve të ndryshme në mjediset përkatëse, përkatësisht për barazi qytetare e nacionale në Mal të Zi, si vendi me multinacional e multikulturor në Europën Juglindore. Nuk ka dilemë se kjo fushatë parazgjedhore ishte e veçantë por dhe shumë e shkurtër, andaj si e tillë është e pa parashikueshme.
Pensionistët, faktor në zgjedhje (!?)
Në Mal të Zi në kuadrin e spektrit politik ka kohë që është në funksion Partia e pensionistëve, invalidëve dhe e restitucionit(PIR), të cilët kohë pas kohe deklarohen në lidhje me pozitën e pavolitshme sociale te kësaj kategorie të popullsisë. Dhe ndonëse një shqetësim i tillë është i vazhdueshëm, deklarimi publik është bërë dukuri sidomos në prag të zgjedhjeve parlamentare, sepse kemi të bëjmë me një kategori të qytet-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tmosferë e arëve të cilët kanë dhënë kontributin e tyre dekada me radhë në zhvillimin e përgjithshëm shoqëror. Në sajë të dhënave që disponojmë, momentalisht në Mal të Zi në tërësi janë 130.300 pensionistë ku pensioni mesatar është 289,1 euro, ku këtë shumë e marrin 63.578 pensionistë. Nga ana tjetër pensioni minimal me rritje në vitin 2020 është 128,82 euro ku e marrin 11.700 pensionistë. Rreth 3.000 pensionistë e kanë pensionin nën 100 euro, por madje bëhët me dije se ka pensionistë që e kanë pensionin nën 50 euro(!?). Duke marrë parasysh se pensionistët më vëshirësi e mbyllin muajin, për të mbijetuar, ndërsa një numër i tyre ushqehën nga kuzhinat popullore e madje edhe nga kontejnerat, dëshmon se kemi të bëjmë me një kategori të qytetarëve të rrezikuar në aspektin social. Pikërisht kemi të bëjmë me një moment të veçantë, andaj nuk duhet të nënçmohet kontigjenti i votave të pensionistëve, sepse, votat e tyre mund të jenë vendimtare për formimin e shumicës së re parlamentare. Andaj duke marrë parasysh këtë gjendje të mjerueshme sociale, Qeveria, më 16 korrik 2020, miratoj vendimin për rritjen e pensionëve më të dobëta(128 euro) për 13 %, si dhe ndryshimin e Ligjit për dalje në pension. Duhet theksuar së këtë ligj e ka propozuar më herët SDP dhe ka qenë gati nga viti 2018, por ka mbetur në sirtar, sepse nuk ka ekzistuar vullneti politik i DPS-it, ndërsa tash ndryshuan qendrim duke e mbeshtetur ate në parlament, nga del qartë së kemi të bëjmë me marketing parazgjedhor, për përfitime politike!
Më shumë votues sesa qytetarë të moshës madhore
Çështje të veçantë paraqet regjistri zgjedhor i qytetarëve të cilët do të marrin pjesë në ditën e votimit. Ne regjistrin zgjedhor janë gjithsej 541.232 qytetarë. Në krahasim me zgjedhjet presidenciale që janë mbajtur me 15 prill 2018, num-
ri i votuesëve është rritur për rreth 8.6 mijë. Në lidhje me këtë çështje ja vlen të cekim se nga zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 deri ato në prill në vitin 2018, numri i votuesve është rritur për 21.194, gjegjësisht nga 511.405 në 532.599. Nga një e dhënë e tillë ku sipas MONSTAT-it në këtë periudhë kohore numri i banorëve është rritur për 1.844 persona, del se më shpejt rritet numri i votuesve se sa numri i qytetarëve të moshës madhore, që paraqet paradoks të llojit të vet, andaj mbetet çështje për hulumtim të veçantë, nga ana e KZSH, për të eliminuar dilemat dhe spekulimet në këtë kohë të fushatës parazgjedhore.
Shqiptarët me dy lista zgjedhore
Ndonëse janë bërë përpjekje në vend e në veçanti nga diaspora shqiptare në SHBA por edhe nga Shqipëria, që shqiptarët kësaj here të dalin në zgjedhje me një listë të përbashkët zgjedhore, angazhimi nuk solli sukses, sepse në rend të parë ishin ambiciet personale e ato lideriste. Kështu me 30 gusht shqiptarët do të dalin me dy lista zgjedhore: Lista Shqiptare”Koha është tani” e përbërë nga Forumi Shqiptar(AA,LDSH), Forca, Unioni i Tuzit dhe Lëvizja Perspektiva si dhe lista e dytë Koalicioni “Bashkë një za” i përbërë nga ”PD, UDSH dhe LDMZ. Kujtojmë më këtë rast se në zgjedhjet e fundit(2016) shqiptarët u prezantuan me tre lista: Koalicioni “Shqiptarët e vendosur”(Forca. UDSH, AA) ku fitoi 4854 vota(1.27%) me 1 mandat të deputetit, Koalicioni shqiptarë “Me një qellim” PD, LDMZ, 3394 vota (0.89%)dhe lista e tretë LDSH 1542 vota(0.40%), pa mandate të deputetit. Në vitin 2016 votuesit shqiptarë për subjektet politike nacionale votuan 9790 votues, nga del se po të ishin në një listë të përbashkët do të ishin fituar dy deputet. Por, në sajë të mos unifikimit në një listë zgjedhore dhe ligjit zgjedhor ekzistues, që është diskriminues për shqiptarët, nuk do të jetë çudi që shqiptarët të mbesin përseri me një deputet si në mandatin e kaluar, që do të ishte humbje e madhe jo vetëm politike. Sidoqoftë kësaj here votuesit shqiptar, kanë mundësi të zgjedhin në mes dy koalicionëve shqiptare, sepse në këtë mënyrë do të zgjedhin përfaqësuesit autentik në skenën politike në Mal të Zi.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Në zgjedhjet lokale në Guci, shqiptarët me listë të përbashkët
Ne këto zgjedhje megjithate kemi një lajm pozitiv, sepse në zgjedhjet lokale në Guci që do të mbahën të njëjtën ditë me ato parlamemntare shqiptarët do të dalin me listë të përbashkët ”Shqiptarët e bashkuar për Guci”(LDSH, UDSH, ASH). Kujtojmë së në zgjedhjet e fundit lokale ata kishin gjithsej 7 këshilltarë në Kuvendin Komunal në Guci, ndërsa kësaj here të bashkuar ky numër sipas të gjitha gjasave duhet të jetë më i lartë, sepse të bashkuar mundësitë janë më të mëdha.
Enigma për shumicën parlamentare (!?)
Gjendjes së pavolitshme ekonomike e politike iu bashkangjit ajo e pandemisë së Covid-19, që do të ndikojë në pjesëmarrjën e qytetarëve në ditën e votimit. Kemi të bëjmë pikërisht me kategorinë e qytetarëve të cilët jo vetëm në zgjedhjet e fundit kanë abstenuar, andaj motivimi i pjesëmarrjës së tyre në zgjedhje mbetet çështje e diskutueshme. Sepse pjesëmarrja në votime e kësaj kategorie të qytetarëve, do të vendosë rezultatin definitiv dhe përcaktimin e shumicës parlamentare. Madje, nëse pjesëmarrja do të jetë më e lartë së në vitin 2016(72.6%), ajo do të jetë në favor të opozitës. Pikërisht kjo kategori e votuesëve e bën të pa parishikueshëm dhe enigmatik rezultatin e tyre zgjedhjeve. Duke marrë parasysh së asnjë subjekt politik vetë apo në koalicion nuk do të ketë shumicën parlamentare, nuk ka dilemë së këtu rol përcaktues do të kenë partitë politike të popujve pakicë, si deri më tash duke qenë pjesë e pushtetit. Ndërsa nuk përjashtohet mundësia që rol vendimtar për formimin e shumicës parlamentare ta kenë edhe dy partitë tjera opozitare promalazeze (PSD dhe URA), duke qenë alternativa të besueshme për formimin e shumicës parlamentare, përkatësisht të qeverisë së re. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Simulimi i zgjedhjeve
Zgjedhjet pa zgj Ismet Kallaba
Zgjedhjet janë një ritual që mbahen, si rregull, për çdo katër vite për të matur qëndrimet e popullatës dhe mbështetjen që gëzon te votuesi një politikë e caktuar. Në vendet me demokraci të zhvilluar dhe të konsoliduar, zgjedhjet konsiderohen një e drejtë që i jepet popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet në organet
“ 8
Në vendet me demokraci jofunksionale dhe qeverisje autokratike, siç është Mali i Zi, zgjedhjet janë një mashtrim në emër të demokracisë. Politika e mban popullin në gjendje të tendosuar duke prodhuar shpesh situata konfliktuale. Gjithmonë gjendet një kauzë për të cilat zgjedhjet janë historike, siç është rasti me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat konsiderohen si një lloj referendumi për të ardhmen e Malit të Zi përfaqësuese. Zgjedhjet ngjajnë me një ndeshje sporti, ku secili preten-
don se është më i mirë se tjetri. Në një treg të lirë politik, me rregul-
Në skenën e polarizuar politike në Mal të Zi, pesha politike e shqiptarëve është tejet e vogël dhe e papërfillshme. Shqiptarët janë defaktorizuar dhe nuk e kanë më as peshën politike që kanë pasur më parë. Pavarësisht se çfarë deklarojnë zyrtarisht, subjektet politike shqiptare të bashkuar në dy lista zgjedhore luftojnë për fitimin e më së shumti dy deputetëve
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
jidhje la të përcaktuara qartë, partitë politike luftojnë që përmes ideve të tyre të fitojnë përkrahjen e sa më shumë votuesve me qëllim të marrjes së pushtetit. Në sistemet e tilla, me demokraci përfaqësuese, ndërrimi i pushtetit konsiderohet i shëndetshëm për demokracinë. Megjithatë, historia na mëson se përpjekjet për ndryshimin e pushtetit jo gjithmonë përkojnë me zgjidhje fatlume, siç është rasti i fashizmit në Gjermani, Itali etj., komunizmit në Shqipëri dhe vendet e ish-kampit socialist, apo i pushteteve të ndryshme autoritare
“
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se pas gjoja luftës për të mirën e popullit zhvillohet lufta e egër për pushtet. Pushteti tenton të ruajë me çdo mjet favoret dhe privilegjet e veta, ndërsa opozita përpiqet ta rrëzojë pushtetin me çdo mjet. Njerëzit bëhen me vetëdije pjesë e këtij procesi zgjedhor të simuluar, ndonëse e dinë se zgjedhjet nuk do të zgjidhin asgjë
në vende të ndryshme. Në vendet me demokraci jofunksionale dhe qeverisje autokratike, siç është Mali i Zi, zgjedhjet janë një mashtrim (manipulim) në emër të demokracisë. Politika e mban popullin në gjendje të tendosuar duke prodhuar shpesh situata konfliktuale. Gjithmonë gjendet një kauzë për të cilat zgjedhjet janë historike, siç është rasti me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të cilat konsiderohen si një lloj referendumi për të ardhmen
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e Malit të Zi. I gjori popull, në vend që të mendojë për halle të tjera jetësore, i duhet të lidhë fatin e tij me politikën. Në një sistem të tillë politik, siç është ky në Mal të Zi, i cili jo vetëm që nuk është demokratik por zor të gjendet një emërtim i saktë që t’i përshtatet, fushatat parazgjedhore shndërrohen në shesh ku nuk zgjidhen mjetet dhe metodat për goditjen e kundërshtarit. Në vend të ideve futen në lojë veprimet e pista dhe të paligjshme. Si ta quash një sistem ku vota është shndërruar në plaçkë me të cilën tregtohet?! Vota nxirret si në bursë dhe e blen ai që jep më tepër, kupto ai që ka mundësi më të mëdha financiare. Në skenën e polarizuar politike në Mal të Zi, pesha politike e shqiptarëve është tejet e vogël dhe e papërfillshme. Shqiptarët janë defaktorizuar dhe nuk e kanë më as peshën politike që kanë pasur më parë. Pavarësisht se çfarë deklarojnë zyrtarisht, subjektet politike shqiptare të bashkuar në dy lista zgjedhore luftojnë për fitimin e më së shumti dy deputetëve. Për më keq, edhe në këto zgjedhje, përkundër premtimit se nuk do të sulmojnë njëri-tjetrin, në vend që të përqendrojnë luftën e tyre ndaj të tjerëve, partitë shqiptare fokusohen në luftën brenda llojit. Si rrjedhim, të gjithë jemi të vetëdijshëm se asgjë nuk do të ndryshojë pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe se pas gjoja luftës për të mirën e popullit zhvillohet lufta e egër për pushtet. Pushteti tenton të ruajë me çdo mjet favoret dhe privilegjet e veta, ndërsa opozita përpiqet ta rrëzojë pushtetin me çdo mjet. Njerëzit bëhen me vetëdije pjesë e këtij procesi zgjedhor të simuluar, ndonëse e dinë se zgjedhjet nuk do të zgjidhin asgjë. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Kosova është test për moralin e karakterit të Izraelit Hebrenjtë dhe shqiptarë ndajnë fatin e vuajtjeve dhe persekutimeve. Prijësit shqiptar duke vizituar përkujtimoren në Yad Vashem dhe lutur para flakës së përjetshme kanë shprehur nderimet ndaj hebrenjve të cilët janë vrarë gjatë Holokaustit. Izraeli duhet nderuar viktimat e spastrimit etnik në Kosovë duke njohur pavarësinë dhe lidhur marrëdhënie diplomatike Alush Gashi David L. Phillips
Në vitet 1990 mbi 10,000 shqiptarë u vranë në Kosovë dhe afro një milioni uzhvendosën si rezultat i agresionit serb. Goditja e shqiptarëve, për shkak të përkatësisë së tyre etnike, sipas Konventës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Parandalim dhe Dënim të Krimit Gjenocid, i plotëson kriteret e definicionit për gjenocid. Konventa është miratuar unanimisht në Asamblenë e Përgjithshme të OKB në vitin 1948, për të parandaluar që mos t’iu ndodhi tjerëve që i ndodhi hebrenjëve të Evropës. Kosova mund të mos ekzistonte sikur komuniteti hebraik anë e kënd botës të mos luanterolin kyç në kundërshtim të Serbisë në planete tyre barbare të deportimit të popullatës shqiptare më qellim të ndërrimit të përbërjes demografike të Kosovës. Lutjet e EliWiesel dhe prijësvetjerë hebrenjë shpien te in-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
tervenimi i NATO-s në vitin 1999, duke parandaluar eskalimin e gjenocidit ndaj shqiptarëve në Kosovë, çliruan Kosovën nga tirania serbe, dhe vendosën Kosovën në rrugë të pavarësisë. Pas gati një dekade të qeverisur nga OKB-ja Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008. Legalitetin e këtij vendimi u fuqizua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë. Deri më sot, 111 shtete e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kanë lidhur marrëdhëniediplomatike, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe 24 shtete anëtare të Bashkimit Evropian. Sidoqoftë, vërehet mungesa e Izraelit në listëne vendeve që e kanë njohur Kosovën. Njohja e Kosovës nga Izraeli do të afirmonte përkushtimin për drejtësi dhe etikë në marrëdhënie ndërkombëtare. Njohja do të kishte dobi praktike, duke fuqizuar ndërtimin e paqes dhe pajtueshmërisë në Kosovë,shtetin më të ri në Evrope
që ende vazhdon përpjekjet për tu shëruar nga agresioni i Serbisë. Në vitet 1990, Qeveria e Serbisë dërgoi në Kosovë forca ushtarake, policore, dhe paramilitare. Mbylli institucionet demokratike vetëqeverisëse. Protestuesit paqësore për demokraci janë rrahur, burgosur, dhe vrarë. Serbia ndaloi mediumet dhe arsimin në gjuhë shqipe. Dëboi nga puna mjekët dhe mësuesit. Fshatrat i kallën flakë. Ekzekutuan pleq, gra, dhe fëmijë. Trashëgimiae Serbisë në Kosovë është gjetur në varreza masive si dhe në shumë tregime individuale të vuajtjeve. Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve sipas modelit tëTribunalit të Nurembergut, gjykoi zyrtaret serb për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Megjithatë,ato gjykime nuk janë të mjaftueshme. Sepse afro 1700 Shqiptarë të Kosovës ende janë të zhdukur. Kështu që nuk mund të këtë pajtim për familjet e të zhdukurve deri sa Serbia të zbuloi fatin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e tyre dhe sjellë mbetjet mortore të tëdashureve të tyre. Në vend pendimi, Serbia në mënyrë cinike ka shpallur fushatën e dekurajimit të vendeve që të njohin pavarësinë e Kosovës. Për më tepër, duke punuar me Rusinëbëjnë presion ndaj vendeve që e kanë njohur Kosovën që ta“ç’njohin” atë. Vlenë tëtheksohet së Qeveria e Serbisë e ka mirëpritur “Ambasadën e Shtetit te Palestinës” ne Beograd. Serbia mendon së më obstruksion mund ta detyrojë Kosovën të kthehet. Ky fiksion duhet zhdukur; Serbia në mënyrë të pakthyeshme e ka humbur Kosovën për shkak të krimeve të shkaktuar nga SllobodanMillosheviqi. Kosova ndoshta është shtet i vogël me vështirësi, por kurrë nuk do t’i bashkohet Serbisë. Për shqiptarët e Kosovës, sugjerimi që të bashkohen me Serbiështë i njëjtë sikur t’u kërkohethebrenjve që
shpëtuan nga Holokausti që të pajtohen të jetojnënën pushtetin Nazist. Për befasinë tonë fushata dhe presioni i Serbisë ka dekurajuar shumë shtete për normalizim të marrëdhënieve më Kosovën. Ka krijuar frikën se njohja e Kosovës mund të vendosë precedent për situata tjera, duke përfshirë edh Palestinën dhe ndarjen e saj nga Izraeli. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur se rasti i Kosovësështë “ suigeneris”, nocin ligjor që do të thotë unik. Njohja jo vetëm që nuk do të ishtembështetje ndërkombëtare për Palestinë, apo që mund të dukët si mbështetje për ndarje legale të regjionit Bask nga Spanja ose të turqvenga Qipro. Njohja është shumë më tepër se sa simbolike. Do të kishte edhe dobi praktike, nxitjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në lehtësimin e BE-së. Njohja e Kosovës nga Iz-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
raeli është me rëndësi për stabilitetin e Evropës Juglindore dhe pajtiminndërmjetKosovës dhe Serbisë. Vendosja e marrëdhënieve diplomatike do t’i fuqizonte kredencialet e Izraelit si ithtar i drejtësisë. Do të ngriste autoritetin moral, duke bërë deklaratë të fuqishme për solidaritetin me viktima tënjë populli të shtypur.Thënia “KURRË MË”nuk duhet të trivializohet. Ashtu siç Izraeli që lindi nga hiri i Holokaustit, Kosova ka lindur nga vuajtjet e mëdha. Vendosja e marrëdhënieve më Kosovën do të afirmonte karakterin moral të Izraelit. (Alush Gashi, këshilltar politik i Kryeministrit të Kosovës. Ka shërbyer Ministër i Shëndetësisë dhe anëtar i Kuvendit të Kosovës. David Phillips, udhëheq Programin e Ndërtimit të Paqes dhe të Drejtave. Ka shërbyer si Drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Humanitet Elie Wisel) E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri parazgjedhore
Asfalti Asfalti që po shtrohet këto 30 vitet e fundit, sipas të gjitha standardeve të ndërtimit, rrallë herë është për njerëz dhe shumë më shpesh është vetëm për dele. Deleve nuk iu duhet trotuari, nuk u duhen vijat e komunikacionit, shenjat e trafikut, kanalet kulluese anash. Mos të flas për shtigje për biçikleta, zgjerime për ndalime etj.
Mentor Llunji
Ka ardhur koha të thuhen dy fjalë për asfaltin… Jo si përzierje bitumeni, por si “përzierje” në secilën garë parazgjedhore. Ka ardhur koha t’i njihet roli kyç në jetën tonë politike. Etimologjia e fjalës greke “asphaltos” do të thotë ai që të mbron nga rënia. Asfalti simbolikisht po mbron nga rënia klasë të ndryshme politike në tërë rajonin, me të njëjtën recetë,
“ 12
që tri dekada. Është “alet” i pazëvendësueshëm në garë për vota, por edhe shembull i jokreativitetit politik. Kushti kryesor është të shtrohet 10 ditë para zgjedhjeve... Ndonjeherë edhe natën! Nuk është me rëndësi ku, si dhe pse! Asfalti që po shtrohet këto 30 vitet e fundit, sipas të gjitha standardeve të ndërtimit, rrallë herë është për njerëz
Fatkeqësisht, njerëzit këtë herë nuk e shohin votën si një monedhë me vlerë në duart e tyre. Pasi me atë monedhë mund të blejnë vetëm një status quo. Nuk janë të joshur dhe këtë herë do të votojnë me inercion dhe pa pikë entuziazmi. Me një shpresë të heshtur dhe pak utopike, që zgjedhjet e ardhshme të prodhojnë një mendim të ri politik, ku votuesi më në fund të çlirohet nga kjo pengmarrje e premtimeve të parealizuara.
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
dhe shumë më shpesh është vetëm për dele. Deleve nuk iu duhet trotuari, nuk u duhen vijat e komunikacionit, shenjat e trafikut, kanalet kulluese anash. Mos të flas për shtigje për biçikleta, zgjerime për ndalime etj. Harrohet që secili shtrim i asfaltit rrit qarkullimin dhe shpejtësinë në ato zona, ndaj edhe nevoja për shenja… kaq e thjeshtë! Vështirë të besohet që ky fakt nuk dihet, andaj i bie që nuk shtrohet për njerëz, por për votë dhe këtu qëndron paradoksi kyç. Shtrohen rrugë delesh për vota njerëzish. Shtrimi i asfaltit që u bë në Gjerana para do ditësh, së fundmi në Kllezën, është i këtillë - pa trotuar, pa kanale kulluese, pa vija, pa shenja... një kozmetikë demode për shekullin XXI. Strategji e devalvuar në kohë të gabuar. Është një akt parazgjedhor deja vue. Njëjtë si të reklamosh udhëtimin me aeroplan duke ofruar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
karrocën. Thjesht, i ka dalë boja. Njerëzve u duhet substancë dhe jo shtresë maskuese asfalti... Njerëzve u duhet vizion dhe jo premtim… Pas 30 viteve zgjedhje, premtimi për votuesin është bërë ofendim dhe tallje. Realizimi i tij eshte bërë ëndërr, ndërkaq realiteti zhgjëndërr. Këshilla më e sinqertë për të gjitha partitë politike në këto zgjedhje do të ishte: Heshtni sa më tepër deri në ditën e votimit. Mos “shpralloni” parullat bajate dhe mos përkujtoni kështu votuesin në të pabërat e tri dekadave pasi edhe ashtu vota do të shkojë aty ku do të shkojë. Njerëzit këtë radhë s’kanë kah t’ia mbajnë… As partia në pushtet, por as partitë shqiptare nuk janë të rrezikuara, pasi lugati i Serbisë së Madhe e bëri të veten! U ringjall si në vitet më të errëta dhe me gjasë do ta bëjë këtë edhe vite me radhë, me qëlllim apo jo, tashmë është pak me
“
Njerëzve u duhet substancë dhe jo shtresë maskuese asfalti... Njerëzve u duhet vizion dhe jo premtim… Pas 30 viteve zgjedhje, premtimi për votuesin është bërë ofendim dhe tallje. Realizimi i tij është bërë ëndërr, ndërkaq realiteti zhgjëndërr
rëndësi. Fatkeqësisht, njerëzit këtë herë nuk e shohin votën si një monedhë me
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vlerë në duart e tyre. Pasi me atë monedhë mund të blejnë vetëm një status quo. Nuk janë të joshur dhe këtë herë do të votojnë me inercion dhe pa pikë entuziazmi. Me një shpresë të heshtur dhe pak utopike, që zgjedhjet e ardhshme të prodhojnë një mendim të ri politik, ku votuesi më në fund të çlirohet nga kjo pengmarrje e premtimeve të parealizuara. Të prodhojë klasë e cila nuk do të shesë prona për të ndarë rrogat, nuk do të përdorë monedhën patriotike si shansin e fundit për të marrë votën, nuk do të shohë angazhimin partiak si punësim, por shans që të tregojë veten dhe të japë një kontribut, sado i vogël të jetë ai... Të fokusohet në dije dhe sinqeritet, jo për një votë apo një stendë më tepër…, por qoftë edhe për nje xixë shprese për të cilën kemi nevojë më tepër se kurrë. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Fjala “Mirëdita”, që presidenti amerikan tha si fjalë të parë, kaloi fillimisht në mendje dhe doli pasi u përpunua, çka tregon një mendje analitike dhe etje të jashtëzakonshme të njeriut për përgjigjet e pyetjeve të heshtura, të cilat zgjojnë interesin e fortë për të eksploruar çështje, filozofi dhe madje edhe mistik; fjala e parë zotëron qartësi dhe këmbëngulje në kërkimin për të vërtetën; me dëshirë për njohuri midis iluzionit dhe realitetit, ku shqiptarët sot notojnë
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington “Mirëdita!”, përshëndeti George W. Bush në parlamentin shqiptar, dhe shqiptarët u ngazëllyen, por vetëm për një çast, pa kapur bukurinë e fjalës që çdo mëngjes u kalon nëpër gojë. Sa shpejt harrohet efekti i momentit të parë?! “Mirëdita”, që presidenti amerikan tha si fjalë të parë, kaloi fillimisht në mendje dhe doli pasi u përpunua, çka tregon një mendje analitike dhe etje të jashtëzakonshme të njeriut për
“ 14
përgjigjet e pyetjeve të heshtura, të cilat zgjojnë interesin e fortë për të eksploruar çështje, filozofi dhe madje edhe mistik; fjala e parë zotëron qartësi dhe këmbëngulje në kërkimin për të vërtetën; me dëshirë për njohuri midis iluzionit dhe realitetit, ku shqiptarët sot notojnë. “Mirëdita” e pajis njeriun me këtë dëshirë të brendshme për daljen në ditë a dritë për të ndihmuar dhe u kujdesur për vete, për njerëzit që do,
shtëpinë, familjen, për t’i bërë sa më të rehatshëm dhe të sigurt. Dashuria për miqtë është burim kryesor i lumturisë dhe nganjëherë i pakënaqësisë, kur miqtë të zhgënjejnë. Por s’ka gjë. Dëshira për të ndihmuar të tjerët është aq e fortë sa shpesh njeriu e gjen veten duke sakrifikuar nevojat personale për dikë tjetër, dhe ndonjëherë mund ta teprojë, duke u përfshirë thellë në jetën e të tjerëve. Fjala rrezaton energji dinamike dhe
“Mirëdita” e pajis njeriun me këtë dëshirë të brendshme për daljen në ditë a dritë për të ndihmuar dhe u kujdesur për vete, për njerëzit që do, shtëpinë, familjen, për t’i bërë sa më të rehatshëm dhe të sigurt. Dashuria për miqtë është burim kryesor i lumturisë dhe nganjëherë i pakënaqësisë, kur miqtë të zhgënjejnë. Por s’ka gjë. Dëshira për të ndihmuar të tjerët është aq e fortë sa shpesh njeriu e gjen veten duke sakrifikuar nevojat personale për dikë tjetër, dhe ndonjëherë mund ta teprojë, duke u përfshirë thellë në jetën e të tjerëve
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
efikase. Me ‘të njeriu kontrollon veten dhe duket më i aftë, përndryshe pse duhen intervistat a bisedat, që shpesh zgjaten? Fjala shpreh guxim dhe përpjekje përballë vështirësive; dhe i bënë të tjerët të mendojnë se nuk do të tërhiqesh. Njeriu vishet në mënyrë dinjitoze dhe korrekte, duke u kujdesur për detajet e pamjes, por është fjala që kryen funksionin e parë.
“
Fjala rrezaton energji dinamike dhe efikase. Me ‘të njeriu kontrollon veten dhe duket më i aftë, përndryshe pse duhen intervistat a bisedat, që shpesh zgjaten? Fjala shpreh guxim dhe përpjekje përballë vështirësive; dhe i bënë të tjerët të mendojnë se nuk do të tërhiqesh. Njeriu vishet në mënyrë dinjitoze dhe korrekte, duke u kujdesur për detajet e pamjes, por është fjala që kryen funksionin e parë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët dhe ndikimi i Turqisë në rajonin e Ballkanit Evropa kërkonë nga shqiptarët që të ndryshojnë, por vetë Evropa nuk ka ndryshuar fare dhe ende nuk po ndryshon qasjen ndaj shqiptarëve Për Koha Javore:
Haxhi Zeneli / New York Turqia në vitin 1915,u bëri thirrje të gjithë myslimanëve të kohës për ta shpëtuar lëkurën e vetë, ku pësuan në betejën Çanakalasë me çrast humbën jetën më shumë se 25 mijë shqiptarë nga 35 mijë që morën pjesë. A ekzistojnë gjasat që shqiptarëve tu këndohet edhe një “këngë e dytë”, por me shpresë që kjo kurrë mos të ndodhë më. Shqiptarët duhet të jenë shumë vëmendshëm nga implikime të tilla. Sot sipas ngjarjeve politike, Turqia ka mundësi që shqiptarët ti përfshijë për së dyti në një politikë humbëse kundrejt Evropës! Nëse kjo histori do të përsëritet, pa dyshim se do i varros
16
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
ëndrrat e shqiptarëve njëherë e përgjithmonë. David L.Philips, drejtor i programit për Ndërtimin e Paqës dhe të Drejtave në Institutin e Universitetit të Columbis, vazhdimisht na tërheq vërejtjen se Erdogani nuk ka qëllime të mira për shqiptarët dhe se si ai synon dominimin e Ballkanit nëpër mes Bosnjës, Kosovës dhe Shqipërisë duke e përdorur këtu me sukses edhe fenë. Për më shumë se
“
dy dekada Turqia përgatiti fushëveprimin duke përdorë disa “shoqata humanitare” që të shtrojë rrugën drejt Ballkanit, me qëllim të ngritjes së ideologjisë dhe indoktrinimit fetar me qëllim që në një të ardhme ti përdori myslimanet “mish për top”. Turqia edhe pse ishte një shtet laik që nga rënia e Perandorisë Osmane dhe ka pasur një qasje fleksibile ndaj fesë, duke e përdorur atë sipas nevojave
Erdogani po luan një lojë edhe në kurrizin e shqiptarëve dhe të gjithë myslimanëve të Ballkanit, duke prekur aty edhe interesat e ShBA-ve dhe Evropës. Në një të ardhme jo shumë larg do të bindemi se nga kjo lojë e Erdoganit do të kërcënohen ekzistencialisht Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me politikën dhe fuqizimin ekonomik të Turqisë në Ballkan. Pa dyshim se amerikanët nuk do ta tolerojnë këtë edhe pse i kanë duart e zëna në anët tjera, ata do të detyrohen që një ditë të përballen me Turqinë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe për interesa të tyre. Presidenti i Turqisë Erdogan, ka kohë që ka marr një nismë për ta portretizuar vetën jo vetëm si një qenie myslimane, por edhe si një fuqi e vetme islamike duke u përpjekur të krijojë një shtet islamik,(sukur alkaida),me qëllim që ti afrojë rreth vetës edhe arabët myslimanë për fuqizimin e ti. Erdogani po luan një lojë edhe në kurrizin e shqiptarëve dhe të gjithë myslimanëve të Ballkanit, duke prekur aty edhe interesat e ShBA-ve dhe Evropës. Në një të ardhme jo shumë larg do të bindemi se nga kjo lojë e Erdoganit do të kërcënohen ekzistencialisht Europa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me politikën dhe fuqizimin ekonomik të Turqisë në Ballkan. Pa dyshim se amerikanet nuk do ta tolerojnë këtë edhe pse i kanë duart e zëna në anët tjera ata do të detyrohen që një ditë të përballën me Turqinë. Kurse në anën tjetër, përpjekjet e Ruso/Serbëve për ti larguar shqip-
“
Nëse shqiptarët por edhe Bosnja mbetën jashtë Evropës, pa dyshim që rruga e Erdoganit drejt Ballkanit është e hapur ku ai edhe një herë do t’i marrë shqiptarët në ombrellën e vet dhe nga kjo gjendje pa dyshim se ShBA-të në një të ardhme do t’i shtyjëë në një aleancë drejt Serbisë por edhe Greqisë me qëllim që t’i përdorë ata në një përballje për dobësimin e Turqisë në Ballkan
tarët nga aleati i tyre Amerika dhe për ti trasuar tek Turqia është synim që po duket i arritshëm çdo ditë e më shumë. Për këtë nuk mundemi të fajësojmë vetëm shqiptarët por faji dhe përgjegjësia bie edhe mbi ShBA-të dhe Evropën, të cilët ende nuk e kanë një plan të qartë për Kosovën dhe shqiptarët. Që nga bombardimi i NATO-s ata në vazhdimësi u treguan të luhatshëm në pranimin e shqiptarëve në BE. Siç duket me qëllim apo pa dashje po i lejnë shqiptarët në mëshirën e Turqisë!
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Evropa kërkojnë nga shqiptarët që të ndryshojnë, por vetë Evropa nuk ka ndryshuar fare dhe ende nuk po ndryshon qasjen ndaj shqiptarëve. Nëse shqiptarët por edhe Bosnja mbetën jashtë Evropës padyshim që rruga e Erdoganit drejt Ballkanit është e hapur ku ai edhe njëherë do i merr shqiptarët në ombrellën e vetë dhe nga kjo gjendje padyshim se ShBA-të në një të ardhme do i shtyjë në një aleancë drejt Serbisë por edhe Greqisë me qëllim që ti përdorë ata në një përballje për dobësimin Turqisë në Ballkan. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Aktivitetet e natyrës kulturore, letrare e artistike në Malësi
Zbrazëtirë e madh jetën kulturore në Toni Ujkaj
Jetojmë në një zonë ku arti dhe kultura lë për të dëshiruar. Po të bëjmë një
“
18
krahasim me disa qytete jo larg nesh, menjëherë tek ne do të vërejmë një varfëri të skajshme kur kemi të bëjmë me ngjarjet kulturore dhe artistike. Malësia është një vend i cili ka nxjerrë emëra të spikatuar dhe të mëdhënj të artit dhe të kulturës e kështu kemi se për çfarë të mburremi. Megjithatë, sot në këtë vend, edhe pse kemi ende krijues të mirëfilltë që japin kontribut të çmuar në shoqëri, prapëseprapë jemi
Ne si shoqëri, të gjithë së bashku, institucione, shoqata joqeveritare apo media, duhet që të impenjohemi shumëfish më shumë për të ngjallur dhe zhvilluar jetën kulturore në vend, sepse dihet që një vend i cili nuk i kushton rëndësi artit, kulturës e identitetit në tërësi, nuk mund të pretendojë të bëhet vend i emancipuar në rrugën drejt zhvillimit dhe progresit të gjithanshëm
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
të etur për ngjarje të ndryshme kulturore, letrare dhe artistike. Pra, sigurisht që këtyre krijuesve ne duhet t’ju japim hapsirën e merituar për të nxjerrë në pah dhe për të promovuar krijimtararinë e tyre të begatshme, qoftë në letërsi, art, kulturë, apo në fusha të tjera. Fatmirësisht, sot kemi edhe shumë të rinj dhe të reja në vend që spikasin për talente në lëmi të ndryshme të shoqërisë, por sërish e theksoj, ata duhet të kenë mbështetje që dhuntinë e tyre ta identifikojnë dhe ta evidentojnë në shoqëri. Ne nuk pretendojmë të krahasohemi me qytete të mëdha ku arti dhe kultura tashmë zënë vendin parësor në axhendën e veprimtarive shoqërore, por të paktën sa për të mos e lënë pas dore tërësisht gjuhën, kulturën, traditat dhe identitetin tonë të cilit i përkasim. Në Malësi historikisht si pjesë e mbro-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
he në ë vend jtjes dhe e ruajtes së gjuhës, traditave dhe të identitetit kombëtar kanë vepruar pareshtur shoqata të shumta kulturore dhe artistike në vend, por a është i mjaftueshëm dhe a përmbush folklori gjithë zbrazëtirën që ne kemi në fushën e kulturës? S’do mend se publiku këtu tashmë është ngopur vetëm me koncerte dhe mbrëmje të muzikës burimore folklorike. Publiku këtu sigurisht, pa mëdyshje do të admironte edhe diçka tjetër përveç folklorik dhe mbrëmjeve të zhurmshme muzikore që janë organizuar nga disa këngëtarë me vetëiniciativë. Në këtë pikëmaje, pa qenë nevoja të përmendën qytetet e mëdha siç është Tirana apo Prishtina, po të bëjmë një krahasim vetëm me qytetin e Ulqinit, do të shohim se qëndrojmë mjaft larg sa i përket veprimtarive kulturore në vend. Në Ulqin vendasit por edhe të huajt,
“
Ne kemi mungesë të theksuar të mbrëmjeve letrare, të ekspozitave të artit, të dramave, të komedive etj. Nuk është fjala vetëm tani që koronavirusi ngadalësoi dhe pezulloi shumë veprimtari të jetës, por kështu ka qenë edhe para epidemisë në vend. Nuk mund të thuhet se ngjarje të tilla nuk janë organizuar, por ato kanë qenë të rralla, gjë që sigurisht se nuk mund të kënaqin nevojat dhe boshllëkun që e ka publiku në Malësi në sferën e kulturës
ndonëse sivjet më pak, kanë se çfarë të shijojnë kur bëhet fjalë për jetën kulturore në vend. Atje herë pas here shoqatat joqeveritare janë aktive dhe mjaft të përkushtuara në organizimin e ngjarjeve të ndryshme kulturore. Por, a mund të themi të njëjtën për Tuzin? Jo. Sepse në Tuz, ka kohë që sektori joqeveritar është shumë pasiv për të mos thënë ka rënë në gjumë letargjik. Veprimtaria e disa shoqatave që dikur organizonin ndonjë aktivitet letrar dhe kulturor në vend, sot nuk duket asgjëkundi. Nga ana tjetër, Komuna si institucion kompetent dhe i obliguar për të vepruar edhe në fushën e artit dhe të kulturës, organizon ndonjë aktivitet të kësaj natyre, mirëpo nuk mund të thuhet se ato janë të shpeshta dhe që përmbushin nevojën dhe pritshmëritë për evenimente kulturore. Ne kemi mungesë të theksuar të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mbrëmjeve letrare, të ekspozitave të artit, të dramave, të komedive, etj. Nuk është fjala vetëm tani që koronavirusi ngadalësoi dhe pezulloi shumë veprimtari të jetës, por kështu ka qenë edhe para epidemisë në vend. Nuk mund të thuhet se ngjarje të tilla nuk janë organizuar, por ato kanë qenë të rralla, gjë që sigurisht se nuk mund të kënaqin nevojat dhe boshllëkun që e ka publiku në Malësi në sferën e kulturës. Në këtë kuadër, ne si shoqëri, të gjithë së bashku, institucione, shoqata joqeveritare apo media, duhet që të impenjohemi shumëfish më shumë për të ngjallur dhe zhvilluar jetën kulturore në vend, sepse dihet që një vend i cili nuk i kushton rëndësi artit, kulturës e identitetit në tërësi, nuk mund të pretendojë të bëhet vend i emancipuar në rrugën drejtë zhvillimit dhe progresit të gjithanshëm.
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
19
NË FOKUS
Lista Shqiptare në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi Bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, në një intervistë dhënë “Zërit të Amerikës”, vuri në dukje angazhimin e forcave politike shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi. Gjeloshaj beson se listat shqiptare mund të sigurojnë përfaqësimin e denjë në parlamentin malazez duke i ndihmuar të ardhmes më të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi Objektivi i Listës Shqiptare në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit do të jetë zhvillimi ekonomik dhe demokratik i zonave ku shqiptarët janë shumicë në Mal të Zi. Këto komente bartësi i Listës shqiptare, Nik gjeloshaj i bëri në një intervistë dhënë Zërit të Amerikës. Gjeloshaj , vuri në dukje se koalicioni i subjekteve poltike shqiptare është më i madhi në këto 30 vitet e fundit
“ 20
të pluralizmit në Mal të Zi. “Fokusi jonë duhet të jetë zhvillimi ekonomik në zonat ku jetojnë shqiptarët ku edhe do të përqendrohet koalicioni jonë. Ky është koalicioni më i madh në këto 30 vitet e fundit të pluralizmit dhe besoj se shqiptarët do ta vlerësojnë këtë bashkim që kemi bërë duke treguar me këtë edhe një sinqeritet ndaj votuesve tonë, por edhe duke marrë përgjegjësinë ndaj
“Fokusi jonë duhet të jetë zhvillimi ekonomik në zonat ku jetojnë shqiptarët ku edhe do të përqendrohet koalicioni jonë. Ky është koalicioni më i madh në këto 30 vitet e fundit të pluralizmit dhe besoj se shqiptarët do ta vlerësojnë këtë bashkim që kemi bërë duke treguar me këtë edhe një sinqeritet ndaj votuesve tanë, por edhe duke marrë përgjegjësinë ndaj proceseve që na presin”, tha z. Gjeloshaj.
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
proceseve që na presin”, tha z. Gjeloshaj. Gjeloshaj theksoi angazhimin e koalicionit për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi e posaçërisht ruajtjen e identitetit kombëtar. “Do të përqendrohemi në disa çështje, siç është ekonomia, ku nënkuptohet kthimi i pronës, pastaj çështjet tjera specifike kombëtare si ruajtja e identitetit, përmirësimin e kushteve në arsim, kulturë dhe në sferat tjera ku ne si popull duhet të ruajmë identitetin tonë”. Gjeloshaj i bëri thirrje gjithë elektoratit shqiptarë të votojnë listat shqiptare, pasi përmes tyre mund të realizohen interesat e shqiptarëve në Mal të Zi. “Duhet që edhe ne shqiptarët të mobilizohemi dhe të jemi pranë njëri tjetrit dhe pranë subjekteve politike shqiptare. Nuk duhet të inkurajohemi
NË FOKUS
“
se kemi dy lista shqiptare sepse votat e listave shqiptare sipas ligjit mblidhen dhe bëhen bashkë dhe si të tilla marrin pjesë në ndarjen e mandateve. Për këtë arsye votoni listat shqiptare, sigurisht se si udhëheqës i Listës Shqiptare mendoj se lista jonë është më serioze, më e kompletuar dhe që mund të punojë më shumë për popullin shqiptar”, tha ai. Gjeloshaj vlerëson angazhimin e mërgimtarëve shqiptar në Amerikë dhe kyçjen e tyre ekonomike dhe politike në Mal të Zi. “Jam i bindur se diaspora çdo herë e më shumë të kyçet në proceset politike dh në ato zhvillimore ekonomike në ato vende ku jetojnë shqiptarët dhe besoj edhe në këto zgjedhje do të kemi votuese nga diaspora. Pa marrë parasysh situatën me pandemi
do të kemi përfaqësuesë, individë dhe shumë persona që do të jenë bashkë me shqiptarët me 30 gusht”. Bartësi i listës së koalicionit, Nik Gjeloshaj beson se listat shqiptare mund të sigurojnë përfaqësimin më të den-
“
“Jam i bindur se diaspora çdoherë e më shumë të kyçet në proceset politike dhe në ato zhvillimore ekonomike në ato vendes ku jetojnë shqiptarët dhe besoj edhe në këto zgjedhje do të kemi votuese nga diaspora. Pa marrë parasysh situatën me pandemi do të kemi përfaqësues, individë dhe shumë persona që do të jenë bashkë me shqiptarët më 30 gusht”.
jë në parlamentin malazez duke i ndihmuar të ardhmes më të mirë të shqiptarëve në Mal të Zi. A. Salaj (VOA)
“Duhet që edhe ne shqiptarët të mobilizohemi dhe të jemi pranë njëri-tjetrit dhe pranë subjekteve politike shqiptare. Nuk duhet të inkurajohemi se kemi dy lista shqiptare sepse votat e listave shqiptare sipas ligjit mblidhen dhe bëhen bashkë dhe si të tilla marrin pjesë në ndarjen e mandateve. Për këtë arsye votoni listat shqiptare, sigurisht se si udhëheqës i Listës Shqiptare mendoj se lista jonë është më serioze, më e kompletuar dhe që mund të punojë më shumë për popullin shqiptar”, tha ai. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
21
SOCIALE
Network-u, fuqia e tij për të ndikuar në jetën tonë
Jashtë dhe brenda rrjeteve sociale, dy realitete të kundërta Keqpërdorimi i informacioneve personale është bërë trend. Mund të mos kenë kaluar dhjetë minuta kur ti ke postuar një selfie, mirëpo fotoja jote është bërë objekt bisede në 2-3 chat-e të ndryshme. Nuk e kam fjalën për figurat publike ku atyre kjo gjë veçsa u jep popullaritet. E panevojshme mund të jetë për një njeri të thjeshtë të postojë foton e bebes së sapolindur dhe ta ndajë me 200, 500 apo edhe më shumë persona
Paula Dekaj
Gjendemi shumë larg celularëve të një dekade më parë. Ata ekzistojnë ende, por përdorimin e gjerë e zënë smartfonët. Funksioni që mundëson komunikim nëpërmjet thirrjeve dhe mesazheve, tashmë është vetëm një ndër të shumtit. Të paturit një ekran touchscreen, dy kamera të avancuara, internet të shpejtë dhe një pafundësi aplikacionesh, ka rritur në maksimum mundësinë e njerëzve për diçka më tepër. Pra, jo vetëm komunikim (bisedë), siç kuptohet në zhargonin e përditshëm. Platformat digjitale na mundësojnë komunikim edhe nëpërmjet vetëm një fotoje, videoje apo statusi. Shumica prej nesh që jemi përdorues të rrjeteve sociale, nëpërmjet postimeve, kemi si qëllim të komunikojmë diç-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
ka. Të nxitur nga faktorë të jashtëm, direktë apo indirektë, shpesh përfundojmë duke postuar pafund dhe duke komunikuar asgjë. Hierarkinë e këtyre rrjeteve sociale e përbëjnë njerëzit e famshëm. Emra të njohur edhe jashtё kësaj bote apo të krijuar brenda saj, pak rëndësi ka. Problemi qëndron në atë se çfarë promovojnë këto figura publike, me një numër të lartë ndjekësish. Natyrisht, ka mjaft nga këta, të cilët promovojnë vlera të dobishme për sho-
“
qërinë. Po ashtu ka edhe prej atyre që promovojnë atë çfarë vetë nuk mund të jenë. Shpalosja e së bukurës së përsosur, së kushtueshmes dhe lumturisë, duket të jetë qëllimi i shumë personave brenda jetës së internetit. Foto të kuruara në maksimum, veshje, aksesorë dhe makina luksoze, darka në hotele me 5 yje, koktejle, sushi, janë ato të cilat vihen më tepër në qendër të vëmendjes. Kjo matet me numrin e like-ve që marrin këto pos-
Jetojmë një dy botë paradoksale. E para, ajo realja ku mundohemi të jemi sa më privatë, kemi numër të kufizuar njerëzish që na rrethojnë. Ndërsa e dyta, privatësia lë për të dëshiruar. Ndodh çdo ditë që pjesë të shoqërisë virtuale të kemi njerëz me të cilët bisedojmë/komentojmë, por kur takohemi në rrugë nuk flasim. Dy realitete me kahe të kundërta që vetëm sa i largohen boshtit, nuk mund të na sjellin asnjë përfitim. Vetëm të qenurit vetvetja mund të na identifikojë dhe të na ngrejё në shoqëri
SOCIALE
time dhe me numrin e ndjekësve që gëzojnë këta persona që bëjnë jetë kaq të përkryer. Duke pasur parasysh që mosha minimale për të patur një profil në Facebook, Twitter, Instagram, Pinterest, Tik-Tok apo Snapchat është 13- vjeç, e aq më keq kur fëmijët mund edhe të gënjejnë për moshën, kështu të posedojnë një profil në një moshë edhe më të vogël se kjo, përballja me informacionet e pafundme influencuese bëhet më tepër e rrezikshme. Dihet se të rritesh mes kushteve të avancuara teknologjike ka avantazhet e veta. E rëndësishme është që këto të mos marrin vëmendje më tepër sesa duhet. Shumë të rinj e të reja kanë si idhuj artistë, ikona bukurie/modelë, deri edhe influencerë rrjetësh sociale. Të ekspozuar ndaj një jete krejt ndryshe nga ajo e tyre, mund t’i bëjë të ndihen të pamjaftueshëm me veten e tyre dhe fatkeqë për jetën që bëjnë. Vitet e fundit, figura të njohura që deri atëherë tregonin jetën e tyre të përsosur (larg të zakonshmes), filluan të flisnin publikisht për problemet e tyre emocionale me ankthin. Edhe pse pas një gënjeshtre të gjatë duke
promovuar një realitet inekzistent, së paku u treguan ndjekësve të tyre të dashur që: ‘‘mos u ndjeni keq me vetën, as ne nuk jemi perfektë, as nuk kemi jetën perfekte’’. Dashur pa dashur, gjithsecili prej nesh përpiqet të tregojë pak më shumë nga ç’është në të vërtetë. Intrigimi nga trendet e jetës moderne në kushte teknologjike, ka bërë që zgjedhjet tona të jenë të ndikuara nga rrjetet sociale. P.sh.: të vizitojmë një vend turistik më shumë për të bërë foto apo statuse sesa për ta shijuar vëtetë udhëtimin; të tymosim me shisha thjesht sepse tymi që nxjerrim duket bukur në selfie video; apo deri aty sa të rrezikojmë jetën duke i dhënë makinës/motorrit me shpejtësi maksimale, po prapë për ta ndarë me të tjerët në rrjete sociale. Për shumë persona është bërë rutinë ditore shpërndarja qoftë edhe e një fotoje në rrjete sociale. Shumë postojnë sesi u zgjuan në mëngjes, ku dolën në drekë apo çfarë hëngrën në darkë. Pastaj, shohim plot edhe postime përshkruese të gjendjes emocionale, ndarja e halleve publikisht, me shokët e njohur apo të panjohur, në vend të psikolog-ut/es.
Keqpërdorimi i informacioneve personale është bërë trend. Mund të mos kenë kaluar 10-minuta kur ti ke postuar një selfie, mirëpo fotoja jote është bërë objekt bisede në 2-3 chat-e të ndryshme. Nuk e kam fjalën për figurat publike ku atyre kjo gjë veçsa u jep popullaritet. E panevojshme mund të jetë për një njëri të thjeshtë të postojë foton e bebes të sapolindur dhe ta ndajë me 200, 500 apo edhe më shumë persona. Besoj se asnjë prind nuk do të dëshironte që fëmija i tij të bëhej produkt bullizmi, kështu e mira do të ishte që kur të shpërndajmë foto tepër personale të dimë me kë po i ndajmë. Jetojmë një dy botë paradoksale. E para, ajo realja ku mundohemi të jemi sa më privatë, kemi numër të kufizuar njerëzish që na rrethojnë. Ndërsa e dyta, privatësia lë për të dëshiruar. Ndodh çdo ditë që pjesë të shoqërisë virtuale të kemi njerëz me të cilët bisedojmë/komentojmë, por kur takohemi në rrugë nuk flasim. Dy realitete me kahe të kundërta që vetëm sa i largohen boshtit, nuk mund të na sjellin asnjë përfitim. Vetëm të qenurit vetvetja mund të na identifikojë dhe të na ngrejё në shoqëri. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
23
KULTURË
Indiferentizmi i shqiptarëve ndaj Nënë Terezës!? Disa ditë më parë shkrova një artikull për shqiptaro-amerikanin Lekë Gojçaj, i cili ndërroi jetë javën që kaloi në Nju Jork, për të kujtuar jetën dhe veprimtarinë e tij prej bamirësi, përfshirë, ndër të tjera, edhe ndërtimin e disa shtatoreve të Nënë Terezës, anëembanë trojeve shqiptare dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Për Koha Javore:
Frank Shkreli / New York Në librin e tij, “Shtatoret e Përjetësisë”, Lekë Gojçaj flet për sponsorizimin (me vëllain e tij Pashkon) të disa shtatoreve kushtuar Shenjtëreshës Nenë Terezës, në trojet shqiptare dhe në Amerikë. Këtë, vëllezërit Gojçaj e bënë si pjesë e përpjekjeve të tyre për t’ia bërë të njohur këtë bijë të dalluar të Kombit Shqiptar, një bote të dyshimtë e cila ende nuk e njihte origjinën e saj shqiptare si duhej, ose e njihte bazuar në keq identifikime dhe në informacionin që sot konsiderohet si “fake news”, që përhapej nga sllavët e jugut dhe të armiqve historikë të Kombit shqiptar. Nga libri nuk është krejtësisht e qartë se pse ata nuk ndërtuan një shtatore kushtuar Nenë Terezës në Shqipëri. Megjithatë, duhet thenë prej fillimit, se Shqipëria vërtetë e ka nderuar Nenë Terezën me një ditë kushtuar
24
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
asaj –Dita e Nenë Terezës – e shpallur festë publike. Aeroporti i Tiranës, mban emrin, Aeroporti Ndërkombëtar Nenë Tereza, sheshi i dytë më i madh në Tiranë, quhet Sheshi Nënë Tereza dhe spitali më i madh civil në Tiranë mban gjithashtu emrin e saj. Prandaj ka giasë që indiferentizmi ndaj statujës ose statujave të saj në Shqipëri është më shumë një pa kujdesje, ose një braktisje e përgjegjësive nga entet përkatëse qeveritare, që shfaqet edhe ndaj shumë monumenteve historike të personaliteteve të tjera shqiptare (por jo ndaj monumenteve të huajve në Shqipëri). Sidoqoftë, edhe në Shqipëri ka dy shtatore të Nenë Terezës të sponsorizuara, me sa dijë unë, nga autoritetet shqiptare. Njëra shtatore e Nënë Terezës ishte vendosur, fillimisht, në një skutë pranë universitetit të Tiranës dhe në sheshin që mban emrin e saj në kryeqytetin shqiptar. Gjithmonë kur vizitoja Tiranën, gjatë viteve, nuk hezitoja të shkoja andej pranë universitetit për të parë, “gjëndjen e Nënë Terezës në Atdheun e saj”, gjëndje e cila nuk ndryshonte, nga viti në vit, ashtu e “veshur” me shkurret që e rrethonin dhe nuk ndryshonte as për nga indiferentizmi i hapët që tregohej ndaj asaj shtator-
jeje, që ishte vendosur në një skutë që mezi shihej nga kalimtarët, por në qendër të Tiranës. Për t’i ra shkurt bisedës, kishte edhe një përmendore tjetër të Nënë Terezës – ajo që ishte vendosur në hyrje të aeroportit ndërkombëtar të Tiranës. OK, busti që ishte tek universiteti, i ç’vendosur prej atje është vendosur në hyrje të aeroportit ndërkombëtar në Tiranë -se dikujt nuk i pëlqente ajo statujë që ishte vendosur aty më parë. Atëherë, ajo statuja gjigante e Nenë Terezës që dominonte hyrjen tek aeroporti Rinas (më vonë aeroporti Nënë Tereza), është ç’vendosur prej aeroportit, për t’i lëshuar vendin statujës së Nënë Terezës që ishte pranë Universitetit të Tiranës. Në këtë ndërkohë, për një periudhë, duke mos ditur ç’të bënin me të, statuja e aeroportit ishte hedhur në një depo, së bashku me disa statuja të kohës së komunizmit. Por saga e kësaj statuje nuk mbaron këtu. Kërkoj ndjesë nëse e konfuzova lexuesin. Nuk di nëse e shpjegova si duhet deri këtu, po qëndroni gjithnjë me mua, i dashur lexues? OK. Statuja që ka qenë në Rinas nxirret më në fund nga depoja ku ishte hedhur dhe transportohet nga Tirana në Qafë Thanë, në kryqëzimin e rrugëve mbi liqenin e Pogradecit, ose liqenin
KULTURË e Ohrit, ku qendron edhe sot. E tani, kemi ardhur, pikërisht, tek subjekti i këtij shkrimi. Siç duket, të frymëzuar nga dy shkrimet e fundit që kam bërë për Nenë Terezën: nga vlerësimi i librit të Prof. Gëzim Alpion mbi Nenë Terezën, muajin e kaluar dhe nga shkrimi disa ditë më parë mbi librin e Lekë Gojçajt për Shtatoret e Përjetësisë, kanë nxitur lexuesit të më dërgojnë komente dhe foto nga vendi ku është vendosur përmendorja e Nenë Terezës, në Qafë Thanë, pasi, thanë ata, shpesh kalojnë nga kjo rrugë ku është vendosur Përemendorja e Shenjtëreshës shqiptare. Fotot flasin për një braktisje të dukshme dhe mungesë kujdesjeje nga entet qeveritare që janë përgjegjëse për monumente të tilla të kulturës shqiptare, përfshir Kryeministrinë, Ministrinë e Kulturës, Bashkinë e Prenjasit, e tjera. Lexuesit, që kalojnë andej shpesh, janë të revoltuar se përemendorja e Nënë Terezes e vendosur në atë kryqësim rrugësh, madje as nuk identifikohet me emrin e saj, as edhe me ndonjë thënje identifikuese të saj. Sugjerim: “Gjithmonë, shpirtërisht, jam e lidhur me uratë dhe dashni me popullin tem Shqiptar, sidomos në kohë të vështira…”, është shprehur Nënë Tereza siç sugjeron edhe titulli i librit, “E kam në zemër popullin tim Shqiptar”, sipas biografit të Nënë Terezës, të Përndershmit Dom Lush Gjergjit. “Shumë luti Zotin që paqja e Tij të vijë në zemrat tona, në të gjitha familjet tona dhe në të gjithë botën”, ka shkruar me një rast, Nënë Tereza, sipas Librit “E kam në Zemër Popullin tem Shqiptar—Bisedime me Shën Nenën Tereze”, të Dom Lush Gjergjit. Aty qendron busti i Nënë Terezës, i vendosur ku kryqësohet rruga për në kufi midis Maqedonisë e Shqipërisë – ashtu pa emër dhe pa identitet. “Aty Nënë Tereza, vazhdon të duket si një punonjëse trafiku. Dikush që nuk e di kush është, vështirë të besoj se ajo është Nënë Tereza”, më shkruan i zemëruar një lexues nga Shqipëria që kalon andej shpeh dhe vazhdon: “Nuk ka emër, bari është i djegur e shpesh era hedh në këmbet
e saj mbeturina e qese. E trishtë por e vërtetë! Nuk di, nuk di ta shpjegoj. Ndërkohë që ruajmë monumente të emrave që nuk njohim apo që kanë dëmtuar Shqipërinë...nuk dimë të respektojmë ato që realisht e lartësojnë këtë vend”, shkruan lexuesi, me të drejtë i acaruar për ato që ka parë. Sipas rrugëtarve, statuja e Nënë Terezës është vendosur pranë rrugës majtas që të drejton për në kufirin Shqipëri Maqedoni e Veriut, për të shkuar në Pogradec e më tej në kufirin me Greqinë duhet të marësh drejt, shkruajnë lexuesit. Këtu ngrihet, sipas tyre, busti i Nënë Terezës që duket sikur i jep bekimin e saj kujdo që kalon aty. Ata e përshkruajnë shtatoren aty, të rrethuar vetëm nga një bar i thatë e disa bimë shkure, mbeturinat janë hedhur sa andej ketej. “E trishtë, por e vërtetë”, shprehet lexuesi, duke shtuar se, “Nuk besoj se kjo gjë ndodh në ndonjë vend tjetër të botës. Çdo vend tjetër do krenohej me këtë figurë që nuk ka ngurruar kurrë të thotë që ka gjak shqiptari!” Vërtetë e trishtë gjëndja e shtatores së Nënë Terezës në Qafë Thanë. Qendron atz, e braktisur nga entet e kulturës shqiptare, pa emër e pa identitet! Si e huaj, megjithëse në vend të vet! Trishtues është indif-
erentizmi dhe mos kujdesi për monumente të tilla kombëtare, anë e mbanë Shqipërisë. Duhet të jemi të sinqert, se megjithëse trishtohemi kur shohim monumentin e Nenë Terezës në këtë gjëndje, për fat të keq edhe monumente të tjera në Shqipëri, nuk trajtohen shumë më mirë se ai i Nënë Terezës në Qafë Thanë. Për këtë indiferentizëm ndaj personaliteteve shqiptare, siç është Nënë Tereza dhe për mos kujdesje ndaj kulturës dhe personave që përbëjnë identitetin dhe historinë e Kombit Shqiptar, dikush duhet të jetë përgjegjës, qoftë në nivel qendror, qoftë atë vendor. Të pakën, në këtë rast, por edhe në përgjithësi, dikush duhet të mbajë përgjegjësi për të pastruar vendin për rreth përmendores, që sipas fotografive bashkangjitur këtij artikulli të marra nga vendi, para 4-5 ditësh, statuja duket krejtësisht e braktisur, pranë një rruge që tërheq turistë vendas dhe të huaj. Nga fotot, nuk më duket një pamje që i jep nder Shqipërisë dhe as nuk nderon shqiptarët kudo që jemi dhe aq më pak Nënë Terezën, këtë figurë të madhe, që siç u shpreh edhe një lexues, që çdo vend tjetër do të ishte krenar ta kishte. Jeta në të gjallë e Nënë Terezës ishte një jetë sakrificash të mëdha, pa bujë e në ndihmë të njerëzve në nevojë. Ndaj edhe nëse fondet për lule apo germa bronzi mungojnë për të identifikuar Nënë Terezën në Qafë Thanë(!!!) emri i Nënë Terezës mund të shkruhet edhe me një grusht gurrësh të mbledhur, aty pranë, në zallin e liqenit. E kjo nuk do kërkonte asnjë shpenzim -veç zemrës së bardhë, dashurisë e një vullneti të mirë. Në kryqëzim të kufijve, ajo qendron shumë bukur aty, por pakkush nga të huajt apo edhe të tjerë e dinë se kush është. Në minimumin, vendosja e emrit për ta identifikuar Nenë Terezën është detyrim, është respekt për veten por edhe për misionin e Nënë Terezës, një mision fisnik që duhet të vazhdojë. E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
25
LETËR
Letër qytetarëve të Ulqinit
Nuk mund të lejojm serbomadhe të përh Shqiptarë, Atdheu ynë i përbashkët Mali i Zi pas dhjetë viteve të plota përsëri u gjend para një provimi dhe sprove të madhe të pjekurisë qytetare. Armiqtë e përbashkët nga fillimi i viteve ’90 ishin të prirur të besonin që me të bëmat e tyre të ngatërrojnë malazezët me shqiptarët, myslimanët, katolikët dhe kështu të provokojnë një luftë ndërfetare dhe vëllavrasëse në Mal të Zi. Për fat të mirë të popullit malazez gjer te kjo nuk erdhi, edhe pse erdhi tek disa ngjarje të papëlqyeshme, të cilat nuk do të duhej të ndodhnin në këto hapësira, dhe në të cilat populli nuk ka mundur të ndikojë. Siç e shohim, në tërësi është ruajtur paqja dhe toleranca ndërfetare në Mal të Zi. Është e vërtetë se disa herë në dhjetë vitet e fundit me sukses i tejkaluam grackat e kurdisura nga regjimi i Millosheviqit, të instaluar në Mal të Zi, të cilin e penguam me kohë. Jam i bindur se edhe kësaj radhe do të veprojmë me mjeshtëri dhe mençuri dhe do të ruajmë qetësinë qytetare. Nuk guxojmë të lejojmë që fryma dinake e së keqes dhe serbomadhe që po përhapet në Mal të Zi, të na tërheqin në greminë si më herët në vitet e nëntëdhjeta. Në qoftë se e tejkalojmë veten me tolerancë dhe me mençuri, është vështirë të besohet se fuqitë e djallit dhe fryma e së keqes të cilat përsëri po përhapen në Mal të Zi, të ngadhënjejnë. Mbi këta shpirtra të këqij dhe helmues mund të ngadhënjejmë bashkërisht vetëm nëse ngadhënjejmë mbi vetveten dhe ngrihemi mbi këtë. Armiqtë e paqes dhe të lirisë, të futur nga Batalioni i Shtatë famëkeq, të cilin e formuan serbomëdhenjtë nga Mali i Zi, kanë për detyrë të frikësojnë popullin, të krijojnë një klimë të dëmshme në mes të qytetarëve malazezë. Sa po shoh nga letra, ata kanë ardhur edhe në mesin e qytetarëve të Ulqinit dhe qëllimet e tilla tanimë po i tregojnë në vepër.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Qëllimi i vizitës së tyre është të fusin trazira dhe urrejtje ndërnacionale, bëjnë listat se gjoja kush nga shqiptarët e Ulqinit duhet të likuidohet. Bëjnë regjistrimin e mallit dhe pasurisë, të familjeve tuaja të cilat duhet të largohen nga Ulqini dhe pasuria e grabitur t’u mbetet atyre. Kërkojnë para dhe ryshfet nga individët shqiptarë, që gjoja në këtë mënyrë t’ju ruajnë jetën dhe familjen. Ofrojnë shërbime të llojllojshme për ekstradimin e familjeve tuaja në Shqipëri, dhe të gjitha këto për shkak që ta kenë më lehtë plaçkitjen e shtëpive tuaja, në qoftë se do t’i braktisnit. Bëjnë presion dhe detyrime të ndryshme, bëjnë luftë psikologjike kundër shqiptarëve, vetëm që të grabisin pasurinë tuaj. Shfrytëzojnë situatën momentale të bombardimeve të përditshme të NATO-s dhe konfuzionin në shoqërinë malazeze. I dashuri Hajro, vëllezër ulqinakë, e mora letrën që ma dërgoi njeriu i Juaj,
që ishte drejtuar në emrin tim dhe të Bobos. E lexova dhe e peshova mirë të vërtetën mbi situatën momentale në Ulqin, për të cilën më shkruani. Me Bobon jam takuar dhe kemi biseduar për situatën e re të krijuar dhe trazirat në mesin e banorëve të Ulqinit. Unë gjendem në Cetinën liridashëse me miqtë e mi dhe punoj për mbrojtjen e qytetit, ndërsa Bobo ndodhet në shpatet e Llovqenit dhe djemtë tanë. Cetina është e rrethuar nga Ushtria e Jugosllavisë, të cilën cetinjanët e përjetojnë si armiqësore. Jemi të shtrënguar nga të gjitha anët, por kryesisht jemi të lirë. Kështu do të jetë, siç ka qenë gjithmonë. Përgjigjen që po ju dërgoj kuptojeni seriozisht dhe qëllimmirë. Miqtë nga Cetina u janë në dispozicion. Ju ofrojmë dy mundësi: 1. Dërgojini gratë tuaja dhe fëmijët në Cetinë. Ne marrim përsipër të gjithë përgjegjësinë për jetën dhe sigurinë
LETËR
më që fryma e keqe hapet në Mal të Zi
e tyre. Kemi siguruar hapësira të mjaftueshme në shtëpia dhe banesa për të gjitha ato. Ushqim dhe komoditet ka mjaft dhe s’ka pse të mendoni. Nuk do t’u mungojë asnjë fije e flokut nga koka. Derisa të ketë cetinjanë të gjallë, edhe familjet tuaja në Cetinë do të jenë të mbrojtura. Ju që jeni të aftë të mbroni shtëpitë tuaja, Ulqinin dhe Malin e Zi, qëndroni në vatrat tuaja dhe mbroni ato. Është detyrë e shenjtë e çdo njeriu që të mbrojë veten nga e keqja. Mos lejoni që fëmijët dhe familjet tuaja t’i dërgoni në Shqipëri. Ky do të ishte turp. Atdheu juaj është Mali i Zi. Derisa të ekzistojë Mali i Zi do të ketë edhe bij e bija të tij, të cilët do ta mbrojnë me mençuri. 2. Mundësia e dytë është që ne cetinjanët të vijmë në Ulqin, që ta mbrojmë së bashku. Nëse do ta kërkonit një gjë të tillë, ne jemi të gatshëm t’ju ndihmojmë. Ky është mendim i përbashkët i të gjithë atyre që ju përjetojnë si vëllezër
dhe miq. Vëllezër ulqinakë, nuk guxoni të harroni asnjëherë luftën tonë të përbashkët, që me mençuri e kemi udhëhequr nga viti 1989, nga revolucioni AB e deri në ditën e sodit në Mal të Zi. Kujtoni ardhjen e fshehtë të peshkopit të parë malazez nga viti 1918, përmes Shqipërisë në Mal të Zi, të ndjerit Antonije Abramoviq. Mendoni për atë ngjarje për të cilën askush nuk ka ditur përveç ulqinakëve, Bobos dhe meje nga Cetina. Kujtohuni kur Dino Krumiqi dhe Boboja, bijtë e guximshëm malazezë, në muzgun e 4 janarit të vitit 1994, me barkë kaluan Bunën, edhe pse ishte e ftohtë, e rrëmujshme dhe e ruajtur mirë nga ushtria dhe policia. Ne qëndronim në pritje tek Myzi në “Belle Amie”, derisa kemi marrë lajmin që e kanë kaluar lumin dhe kanë shkelur në tokën e Shqipërisë. Atëherë së bashku jemi gëzuar. Kemi falënderuar Zotërat që i kemi në anën tonë dhe na
kanë ndihmuar që detyrën ta kryejmë me sukses. Kemi realizuar shumë plane të përbashkëta që kishin të bënin me të drejtat dhe liritë e njeriut në Mal të Zi. Përmes Ulqinit në Mal të Zi kemi qitur të gjithë ata jeta e të cilëve ishte në rrezik nga mercenarët e regjimit të errët të Millosheviqit në Mal të Zi. Ulqini ka qenë vend i shpëtimit për shumë njerëz, të cilëve që më parë u ishte caktuar dënimi me vdekje vetëm pse ishin të fesë dhe kombësisë tjetër, duke mos pyetur a është e drejtë kjo apo jo. Duke ju falënderuar juve dhe trimërisë suaj, janë ruajtur shumë jetë. Ulqini dhe bijtë e tij të guximshëm kanë luajtur rol historik në vitet e vështira pas revolucionit AB. Prandaj edhe do ta mbrojmë së bashku deri në lirinë përfundimtare. Derisa të ketë bij të guximshëm malazezë, do të ekzistojë Ulqini dhe shqiptarët në Mal të Zi! Nuk guxojmë të lejojmë që me shqiptarët të ndodhi skenari si me myslimanët e Bosnjës, të cilët në vitin 1992, në mënyrë të papranueshme u deportuan nga Mali i Zi dhe iu dorëzuan çetnikëve të Radovan Karaxhiqit në Bosnje, ku u humbet çdo gjurmë. Do të bëjmë çdo gjë në mënyrë që të mos përsëritet Srebrenica, Sarajeva, Vukovari apo Dubrovniku. Ky është Mali i Zi, ndërsa ne jemi bijtë e tij. Prandaj të gjithë së bashku, vëllazërisht dhe të bashkuar, në mbrojtjen e të gjitha qëllimeve të shenjta deri në lirinë përfundimtare dhe pavarësinë e Malit të Zi. Probatin Hajro, përshëndete Dinon, Myzin, Safetin, Nagipin, Hodon dhe të gjithë miqtë tanë dhe njoftoje menjëherë me qëndrimin e përbashkët të cetinjanëve kur bëhet fjalë për Ulqinin dhe popullin e tij. Përshëndetje nga Cetina. E enjte, më 27 maj 1999 Bozho V. Lipovina
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
27
LETËRSI
Vështrim për romanin “Hana” të autorit Asllan Bisha
Hana nga Spalatoja Gani Karamanaga
Para dhjetë viteve ishim në Kotorr në Panairin e Nautikës. Ndërmjet tjerash, në mol ishte e ekspozuar një velanije e madhe me tre direkë. Duke mbetur të fascinuar para kësaj anijeje të mrekullueshme, më kujtohej ngjarja: Para dyzet viteve ulqinaku Fejzo Bushati u ngjit për 17 sekonda në maje të direkut të velanijes shkollore “Jadran”, në lartësi 33 metra. … Dhe kështu fillon romani “Hana”, me garat sportive në rivën e Spalatos (Splitit), ku ishin pjesëmarrës edhe marinarët në shërbimin ushtarak. Dafi i Ranës nga Ulqini zuri vendin e parë duke u ngjitur në direkun e lartë. Njëkohësisht zgjidhet edhe vajza më e bukur. Pas daljes në skenë dhe njohjes, ngadalë filloi afërsia, lindi dashuria e cila i zhduku ndryshimet, religjionin, kombësinë tjetër. Asllan Bisha e përshkruan jetën e marinarëve në shërbimin ushtarak të asaj kohe, kohët e vështira kur duhet të mbrohet kufiri. Me siguri, këtu janë edhe përjetimet e autorit i cili në kohën rinore ishte marinar në Dalmaci. Në pyetjen, Dafi shprehet: “Marinar i moçëm, edhe një javë më ka mbe-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
“
Asllan Bisha në romanin „Hana“ konfirmohet si njohës i jetës qytetare në Ulqin, posaçërisht në lagjen e Ranës, ku deti dhe peshkimi janë biseda të pranishme në çdo shtëpi, në çdo takim ndërmjet njerëzve. Përshkruan gjuetinë vjeshtore të peshkut-qefullit, gëzimin e peshkatarëve dhe fëmijëve
tur… Durim se kalojnë… Ditët e fundi qenkën më të rënda. Prêt e prêt, koha nuk ecën, por sikur mos ta kisha njohur Hanën do ta kisha edhe më të vështirë. Dafi e vështroi kazermën për herë të fundit…” Dafi është i dashuruar në Hanën, por dashuria më e madhe është për vendlindjen. Ai asnjë moment largohet prej ëndrrave të tij, për peshkimin në Zall, në lumin Buna. Ai është bir i Ranës së Ulqinit. Pas shërbimit ushtarak, ai do t’i kthehet nënës së vetmuar. “Sa legjendat i kishte dëgjue Dafi për veloret ulqinake. Po ashtu edhe malli e kishte marrë për nënën. Për peshkimin, për Kalanë që e vështronte përditë nga Rana. E lehtësonte mendimi…” … Dafi vjen me nuse, të cilën nëna Lejlaja e pranon me duar të hapura. Në shtëpinë e vogël në breg të detit hyri gëzimi, komshinjtë dhe të afërmit, u bë ahengu dhe dyzeni. Në romanin “Hana”, autori na përcjellë nëpër katër qytete të lashta: Spalaton (Splitin), Kotorrin, Tivarin e Moçëm, ku ndalohet autobusi për të ardhur në Ulqin. Vend të posaçëm autori i jep Ulqinit, posaçarisht lagjes Rana, ku Dafi
lindi, jetoi, shkoi në peshkim dhe ku do të përfundojë jeta e tij. Por, nuk është asgjë ideale. Edhe dy të rinjtë do të ballafaqohen me problemet, mendimin e qytetit. Dafi nuk kishte kurrgjë kundër që Hana të shkojë në kishë. “Dhe të dielën e parë në prag të Pashkëve, Hana nga Spalatoja u fut në kishë. Ishte e panjohur. Besimtarët ishin kureshtarë. Një zonjë iu afrua dhe sa mbaroi mesha, e pyeti: - Ti je gruja e Dafit nga Rana? - Po, - i tha Hana. - Ti guxon të vish në kishë?! - Burri im isht shqiptar. Unë jam kroate. - Të gjithë kemi një Zot, - tha meshtari. Asllan Bisha në romanin „Hana“ konfirmohet si njohës i jetës qytetare në Ulqin, posaçërisht në lagjen e Ranës, ku deti dhe peshkimi janë biseda të pranishme në çdo shtëpi, në çdo takim ndërmjet njerëzve. Përshkruan gjuetinë vjeshtore të peshkut-qefullit, gëzimin e peshkatarëve dhe fëmijëve. Në këtë roman autori na njeh edhe me paragjykimet e ndryshme në disa vende të ish-Jugosllavisë. Dini, djali i Hanës dhe Dafit, pas mbarimit të shkollimit punësohet dhe martohet në Sarajevë. Por, kthehet në vendlindje sepse atje
LETËRSI
Me këtë vepër autentike për jetën në Ulqinin e dikurshëm, për ndryshimet në ish-Jugosllavi, duke përshkruar realitetin, dashurinë, fitoren, Asllan Bisha zë vend të rëndësishëm në prozën shqiptare nuk i duan shqiptarët. Edhe pas disa mospajtimeve me Dafin, Hana pas largimit nga jeta e Dafit vendos definitivisht që të varroset afër burrit të saj. Dhe kështu dashuria fiton, ajo i zhduku paragjykimet, mosmarrëveshjet.
„Dafi, që ishte ngritur si pelivan në direkun e anijes, i dha vetes forcë të shkëputej nga humnera... e la rakinë... iu kthye gjirit familjar. Ai tha: Unë raki, djali raki, ndërsa Hana të durojë nuk bën...“ ...
Hana qante për të shoqin, i cili i mungonte asaj, djalit edhe vajzës. U ndal një çast dhe tha: „Kurrë nuk i dihet vdekjes. Desha të varrosem në varrezat katolike. Tani, unë do të varrosem pranë burrit, pranë Dafit. Mbi varr më shkruani: Hana nga Spalatoja, e shoqja e Dafit.“ Në fund, me këtë vepër autentike për jetën në Ulqinin e dikurshëm, për ndryshimet në ish-Jugosllavi, duke përshkruar realitetin, dashurinë, fitoren, Asllan Bisha zë vend të rëndësishëm në prozën shqiptare.
Peshkimi me fllugë
Rana (fillimi i shek. XX)
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
29
RAJON
Serbia në udhëk e Fuqive të Mëdh Kapërcimi i dallimeve me Kosovën mund të jetë çelësi për shpërfaqjen e Serbisë si një forcë e rëndësishme për zhvillimin dhe stabilitetin rajonal James Jay Carafano Luke Coffey Serbia ka qenë në këtë pikë edhe më herët. Në kohë të lashta, Ballkani Perëndimor ka qëndruar nëpër vijën ndarëse midis Perandorisë Romake dhe kufirit të pafundmë të Lindjes. Më vonë, rajoni shënoi pikën e përputhjes së interesave konvergjente të Rusisë Imperialiste dhe Austro-Hungarisë e Perandorisë Osmane. Por të qenit në udhëkryqin e fuqive të mëdha jo domosdoshmërisht ju vë në pragun e fuqive të mëdha. Përkundrazi, mund t’ju vërë në shtegun e paqes dhe prosperitetit. Sot Serbia e ka një mundësi unike për rivendosje strategjike, e cila do ta vinte vendin dhe të gjithë rajonin në shtegun e një të ardhmeje më të mirë. Ky shteg nis me krijimin e hapësirës për shtetësinë e Kosovës. Kur e shkuara mund të prolongohet Dubrovniku ka shumëçka më tepër se vetëm skenat mahnitëse të përdorura në “Game of Thrones”. Në shekullin e tetëmbëdhjetë, qyteti i vogël shtet (në ditët e sotme Kroacia), pothuajse tërësisht i rrethuar nga territori osman, ia doli ta ruajë lirinë dhe të lulëzojë. Ishte ky një port madhor dhe epiqendër biznesi jo vetëm për Stambollin,
30
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
por edhe për shumë fuqi evropiane – duke arritur madje të krijonte marrëdhënie tregtare me republikën e porsakrijuar amerikane. Të gjitha këto fuqi kuptuan se interesave të tyre u shërben më së miri që ta lejonin vendin, ku interesat e tyre të ardhshme
do të lulëzonin. Etërit e Dubrovnikut u bënë të vlefshëm për këdo. Me ndërtimin e Evropës si tërësi, të lirë dhe në paqe, Ballkani Perëndimor mbetet pa dyshim punë e papërfunduar. Aty, integrimi rajonal është i pamjaftueshëm. Derisa Sllovenia dhe
RAJON
kryqin ha Kroacia janë në Bashkimin Evropian, synimet e të tjerave për anëtarësim duken të largëta. Vazhdon të ketë potencial për konflikt. Krimi dhe korrupsioni përbëjnë ende problem. Rusia po e vazhdon ndërhyrjen e saj të qëllimshme në rajon, ndërsa Kina po përpiqet që ta shtrijë edhe më tutje ndikimin e saj aty. Megjithëkëtë, epiqendra e përçarjes aty vazhdon të jetë e përqendruar pikë së pari në tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, vend ky që e siguroi pavarësinë më 2008. Me politikat e saja të jashtme, Serbia vazhdon të ushtrojë presion mbi vendet e tjera për të mos e njohur Kosovën dhe përpiqet vazhdimisht që ta bllokojë pjesëmarrjen e Kosovës në organizata ndërkombëtare. Kapërcimi i dallimeve me Kosovën mund të jetë çelësi për shpërfaqjen e Serbisë si një forcë e rëndësishme në zhvillimin dhe stabilitetin rajonal. Rruga përpara Në mënyrë tradicionale, Serbia është mbështetur fuqimisht në marrëdhëniet e saja me Rusinë dhe Kinën, ndonëse i gëzon dukshëm më shumë investimet dhe ndihmat nga Perëndimi. Pavarësisht kësaj, si ale-
ate, Moska dhe Pekini kanë pasur performancë më të paktë. Që të dyja e trajtojnë Serbinë si të mirëqenë. Serbia po i pakëson vlerat e saja duke mos i thelluar marrëdhëniet me Perëndimin, për t’i baraspeshuar relacionet që i ka me këto fuqi mosmirënjohëse. Këtu nuk bëhet fjalë për zgjedhjen e anëve. Bëhet fjalë për ta bërë Serbinë një akter më të çmuar dhe të përgjegjshëm në rajon, dhe, si rrjedhojë, shfaqjen e saj një forcë më pozitive në baraspeshimin e interesave të fuqive të mëdha në rajon. Shtegu më i shpejtë dhe më produktiv që Serbia t’i baraspeshojë marrëdhëniet e saja me Perëndimin është përmes normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën. Asnjë hap tjetër nuk do të ishte më konstruktiv. Ju lumtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian për përkushtimin në ndërmjetësimin e një riafrimi të ardhshëm mes Serbisë dhe Kosovës. Nëse kjo çështje themelore zgjidhet, atëherë mund ta transformojë të ardhmen e gjithë Ballkanit Perëndimor. Për sa i përket Kosovës, e ardhmja e saj qartazi qëndron në integrimin e plotë në komunitetin transatlantik. Kosova e di këtë dhe Serbia humbet kohën dhe burimet e saja po qe se mendon që Kosova ndonjëherë do të largohet prej këtij shtegu. Derisa Kosova duhet të synojë që ta mbajë të hapur dhe konstruktiv dialogun me Serbinë, ajo duhet të vazhdojë t’u vihet në kërkim mënyrave për ta avancuar atë. Veç e ka marrë vendimin e mprehtë për ta filluar zhvillimin e ushtrisë së saj kombëtare, kështu që përfundimisht do të kualifikohet për anëtarësim në NATO. Ndërkohë, vendi duhet të vihet në kërkim të mënyrave kreative për të bashkëpunuar me NATO-n. Kreativiteti është qenësor, meqë disa prej uverturave më evidente bashkëpunuese nuk janë të mundura. Bashkëpjesëmarrja me aleatët në Afganistan, për shembull, mund të duket si një veprim i natyrshëm. Tek e fundit, ky është një moment boshtor për Afganistanin, dhe mbështetja ndërkombëtare shtesë pikërisht tani do të ishte e çmuar dhe e mirëseardhur. Për më tepër, dërgimi qoftë edhe i një kontingjenti krejtësisht të vogël do t’ia zgjeronte dhe thellonte
Kosovës përvojën e saj ushtarake. Telashi, natyrisht, është se pesë shtete evropiane – Spanja, Sllovakia, Qiproja, Rumania dhe Greqia – nuk e njohin Kosovën. Që të gjitha, pos Qipros, janë në NATO (dhe Qiproja është në BE). Ky është një faktor kontribuues që e parandalon Kosovën që t’i dërgojë trupat në Afganistan dhe që përndryshe ia vështirëson shtegun transatlantik. Kosova duhet po ashtu të vazhdojë të kërkojë mënyra për të zhvilluar furnizim më të sigurt dhe të pastër energjetik, integruar në një arkitekturë më të fortë dhe të qëndrueshme rajonale energjetike. Një opsion, për shembull, është zhvillimi i gazsjellësit të propozuar Shqipëri-Kosovë, i cili do ta lidhte Kosovën me seksionin shqiptar të gazsjellësit të Adriatikut, ndryshe pjesë e Korridorit Jugor të Gazit që e sjell gazin nga deti Kaspik në Itali dhe më pas në pjesën tjetër të Evropës. Iniciativa e Tri Deteve (3SI) po ashtu përbën një mundësi për Kosovën. Ajo duhet të hyjë në dialog me vendet e 3SI-së për t’i rishikuar mundësitë e partneritetit, sidomos në rrafshin e infrastrukturës digjitale. Me pak fjalë, gara e sotme e fuqive të mëdha nuk ka nevojë të punojë në dëm të Ballkanit Perëndimor. Përkundrazi, ajo u ofron, si Serbisë ashtu edhe Kosovës, mundësi për të sjellë paqe dhe prosperitet më të madh në rajon. Në fund të fundit, Ballkani Perëndimor shndërrohet në një hapësirë të bashkëpunimit në vend të konkurrencës, duke ua demonstruar vlerat të gjitha palëve. Është domosdoshmëri tani që të dy vendet t’i fuqizojnë marrëdhëniet me Perëndimin, dhe shtegu më me ndikim i ecjes përpara është që të kuptohet se e ardhmja e dy vendeve është të bashkëjetuarit pranë njëra-tjetrës në paqe dhe me njohje të dyanshme. (James Jay Carafano, nënkryetar i Fondacionit Heritage, i udhëheq kërkimet e këtij fondacioni për çështjet e sigurisë kombëtare dhe marrëdhënie të jashtme. Luke Coffey është drejtor i qendrës “Allison” të Heritages për Studimin e Politikave të Jashtme. Ky vështrim është shkruar për “National Interest”) E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
SHPK “Komunale” hap tregun e gjelbër në Tuz
Kushte më të favorshme për shitësit dhe blerësit Tuz – Nevoja për ekzistencën e një tregu të gjelbër në qytezën e Tuzit është e kahmotshme. Tregtarët vendas përherë e kanë theksuar mungesën e një tregu të tillë që do t’i përmbushte kërkesat e tyre që vite me radhë u mungonin, si pasojë e një tregu me kushte të dobëta dhe të pafavorshme për biznesin e tyre të vogël. Kjo çështje tashmë është zgjidhur në favor të tregtarëve vendas, të cilët në të kaluarën produketet e tyre të ndryshme ushqimore i shisnin në tregun e vjetër, m’u në mes të rrugës në brendësi të tregut. Sot, për këta tregtarë është siguruar një hapësirë e një objekti i cili ndodhet përballë tregut të vjetër, me një kapacitet prej shtatëdhjetekatër tezgash, ku tregtarët vendas janë zh-
32
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
vendosur për të kryer veprimtarinë e përdishme të shitjeve. Ndërkaq, drejtori i SHPK “Komunale” në Tuz. Z. Nikollë Camaj, në një prononcim për gazetën Koha Javore, shprehet se nga kur marrë pushtetin në Komunën e Tuzit, njëri ndër prioritetet e tyre ka qenë realizimi i një tregu të gjelbër, që ky vend nuk e kishte. “Tuzi është vend agrar që prodhon produktet bujqësore më të mira, më të freskëta dhe më cilësore, prandaj është mekat që të mos kenë një hapsirë ku tregtarët t’i shesin prodhimet e tyre në vendin ku ato prodhohen. Tregu i gjelbër nuk favorizon vetëm tregtarët vendas, por të gjithë ata që duan mall të freskët, ushqime të shëndetshme dhe me çmim më të lirë. Me themelimin e SHPK “Ko-
munale”, detyrën për të menaxhuar tregjet e Tuzit e mori kjo ndërmarrje e cila shumë shpejtë do ta menaxhojë edhe tregun tjetër në Tuz”, theksoi drejtori i SHPK “Komunale”, Nikollë Camaj. Ai më tej shton se nuk është bërë ndonjë hapje zyrtare e tregut, por kanë hapur dyert e një objekti ku janë krijuar kushte më të përshtatshme për shitësit dhe blerësit. “Aty ekzistojnë kushte më humane që të mos tregtohet në pluhur, në baltë, në erë e në diell, por në kushte tejet të volitshme. Objekti në të cilin kemi hapur tregun e gjelbër është në pronësi të një bashkëvendasit tonë që përkohësisht ndodhet në SHBA, i cili deri në fund të këtij viti e ka dhënë falas për qytetarët tonë, kurse ne do të përkujdesemi për organizimin e tij të brendshëm, për menaxhimin, mirëmbajtjen dhe punimin e tezgave, ku mundësuam një hapësirë të veçantë për produktet e qumështit, djathit dhe të peshkut”, u shpreh Camaj. Ai tregon se tregtarët për një kohë nuk do të paguajnë taksë për zhvillimin e tregtisë së tyre aty, por do t’a shfrytëzojnë këtë hapësirë falas. Drejtori i SHPK “Komunale”, thekson se edhe pse ideja ka qenë për një treg tërësisht të gjelbër, në këtë hapësirë do të shiten edhe produkte të tjera. Një treg i përzier, ku do të dominojnë produktet që e përbëjnë një treg të gjelbër. t. u.
MOZAIK
Në Guci
Mbahet punëtoria e dytë për hartimin e strategjisë së punësimit lokal Guci – Komuna e Gucisë në bashkëpunim me partnerët e vet, të martën, më 11 gusht 2020, organizoi punëtorinë e dytë për hartimin e strategjisë së punësimit lokal. Planifikimi strategjik në këtë lëmi posaçërisht përfiton në rëndësi, në kushtet e krizës financiare shëndetësore, i cili negativisht ka ndikuar në shkallën e punësimit në komunë. Gjatë punëtorisë, liderja e projektit, Meri Lloreçiç, pjesëmarrësit i ka njoftuar me shtyllën evropiane të të drejtave sociale, me theks të veçantë në dy kategoritë më relevante të parimeve esenciale: mundësitë e barabarta dhe hyrja në tregun e punës dhe parimi i mbrojtjes sociale dhe i inkluzionit. Ajo po ashtu ka parashtruar ca shembuj të praktikës së mirë të aftësimit dhe arsimimit për grupe specifike qëllimore, siç janë personat e papunësuar pa përgatitje profesionale, gratë e papunësuara me shkallë të ulët të arsimimit, personat e papunësuar në afat të gjatë, personat në trevat rurale etj. Në këtë drejtim, posaçërisht është theksuar rëndësia e zhvillimit të kulturës së ndërmarrësisë si dhe promovimit të mësimit gjatë gjithë jetës. Përfaqësuesja e ekipit të projektit, Lidija Brnoviq, ka folur mbi arsimimin e të rriturve në Mal të Zi dhe ka paraqitur ofertën e programeve të licencuara të arsimimit të të rriturve në rajon. Ajo ka theksuar se në këtë aspekt është e njohur rëndësia e Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” në Guci, si institucion i vetëm arsimor në komunë, si dhe i bashkëpunimit në mes të shkollës dhe administratës
lokale në mënyrën se si të punohet në vazhdimësi në rritjen e diturive dhe shkathtësive të banorëve të Gucisë dhe në avancimin e mundësisë për punësim në territorin e komunës. Drejtori i Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, Sherif Feratoviq, ka theksuar se personeli mësimor i kësaj shkolle në vazhdimësi jep kontributin e vet në avancimin e diturive dhe shkathtësive, të vetëdijshëm për mënyrën e re të punës bashkëkohore dhe të trendeve që rrjedhin nga digjitalizimi. Përfaqësuesi i partneritetit lokal për punësim në emër të Komunës së Gucisë, Refik Piroviq, pas konsultimeve të bëra me punëdhënës, ka paraqitur nevojat e tyre në aspektin e fuqisë së punës, diturive dhe shkathtësive të tyre dhe të kompetencave të domosdoshme për punë. Ai po ashtu ka paraqitur një vistër masash ekonomike dhe të tjera, që Komuna
e Gucisë i zbaton për t’i mbështetur subjektet ekonomike. Këshilltarja e Zyrës për Punësim në Guci, Anesa Bektesheviq, ka parashtruar programet e mbështetjes për personat e papunësuar në planifikimin e karrierës dhe fitimin e diturive, shkathtësive dhe profesioneve të pritjeve të punëdhënësve, si dhe profesionet deficitare dhe suficitare në komunë. Partneriteti lokal për punësim është themeluar në kuadër të projektit “Zhvillimi i mëtejmë i iniciativave lokale për punësim”, i cili financohet nga mjetet e BE-së – Programi IPA, në kuadër të programit sektorial për punësim, arsimim dhe politikë sociale. Komuna e Gucisë vazhdon që me përkushtim të punojë në përmirësimin e kushteve për arsimimin dhe punësimin e qytetarëve të vet. Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
33
SPORT
Zyrtarizohet qëndrimi i Ujkanit te Torino Klubi i futbollit Torino ka njoftuar edhe zyrtarisht se e ka vazhduar bashkëpunimin me portierin e Kosovës, Samir Ujkanin deri në fund të qershorit të vitit 2021. Në faqen zyrtare të klubit thuhet se Torino janë të kënaqur që kanë
34
Javore KOHA
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
gjetur gjuhë të përbashkët me portierin kosovar. Është raportuar se ka pranuar të qëndrojë si portier i dytë edhe për një vit te torinezët. Portieri 32-vjeçar te Torino u transferua në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm
në fund të edicionit që përfundoi javë më parë luajti një ndeshje. Ai karrierë në Itali ka bërë edhe për disa skuadra, derisa ka luajtur edhe në Turqi. Ujkani është edhe rezervist i Arijanet Muriqit te Kosova.
SPORT
Festë në Tuz
“Deçiqi” thyen kampionen e Malit të Zi
Data 14 gusht 2020 do të mbahet mend gjatë nga shqiptarët e Tuzit në Malin e Zi. Në javën e parë të kampionatit të Malit të Zi, skuadra FK “Deçiç” e Tuzit mposhti me rezultatin e pastër 2-0 kampionen në fuqi, “Buduqnost”-in e Podgoricës. Ky ekip prej disa muajsh drejtohet nga ish-trajneri serb i Kukësit dhe Luftëtarit, Mlladen Milinkoviq.
Mediat malazeze e kanë cilësuar si të merituar fitoren e skuadrës nga Tuzi, duke bërë elozhe për lojën e zhvilluar. FK “Deçiç” u ngjit këtë sezon në Ligën e Parë malazeze dhe në sfidën hapëse bëri një prezantim fantastik. “Gjatë gjithë ndeshjes ‘Buduqnost’ nuk pati asnjë rast të rrezikshëm për të shënuar. Kjo ishte pa dyshim loja më e dobët qëkur në krye të
“Deçiq”-i kryeson kampionatin pas javës së parë. Në ndeshjen e javës së dytë, që do të mbahet të dielën, “Deçiq”-i do të jetë mysafir i “Iskra”-s
pankinës ka ardhur Milinkoviq”, shkruan gazeta “Pobjeda”. Golat për “Deçiq”-in i shënuan lojtarët vendas: Ilir Camaj në minutën e 32-të dhe Kristijan Vulaj në të 70-ën. “Deçiq”-i kryeson kampionatin pas javës së parë. Në ndeshjen e javës së dytë, që do të mbahet të dielën, “Deçiq”-i do të jetë mysafir i “Iskra”-s.
E ENJTE, 20 GUSHT 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 20 gusht 2020
Viti XlX Numër 924 Çmimi 0,50
ntare Zgjedhjet parlame rizës në atmosferë të k ale shumëdimension
ISSN 1800-5696
Fjala
Zbrazëtirë e madhe në jetën kulturore në ven