KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 shtator 2020 Viti XlX Numër 926 Çmimi 0,50
Koha për reflektim ISSN 1800-5696
Kosova nderon me një pllakë dhe statujë senatorin amerikan Robert Dole
Ngjarje e rëndësishme kulturore për Malësinë dhe kulturën shqiptare
PËRMBAJTJE
8
12 Jeta si në ndonjë film fantastik
Demokracitë lëkunden por nuk bien, autokracitë shemben herët a vonë
14
16 Kërkesat e shqiptarëve në Mal të Zi janë të njëjta sikurse para një shekulli!
Libri
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
PËRMBAJTJE
20
24 Borxh ndaj librit dhe adhuruesve të tij në Malësi
Terrin mes dy dritave s’e duron ylli që shkoqet, as njeriu
26
28 Saga e lavdishme e familjes Muzaka
Duke pritur emetimin e një emisioni KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 3 shtator 2020 Viti XlX Numër 926 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Ngjarje e rëndësishme kulturore për Malësinë dhe kulturën shqiptare
amerikan Robert Dole statujë senatorin pllakë dhe Kosova nderon me një
kulturën shqiptare për Malësinë dhe sishme kulturore Ngjarje e rëndë-
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 6965-0081 NSSI
1001 HALL EVE
reflektim Koha për
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Koha për reflektim
Kosova nderon me një pllakë dhe statujë senatorin amerikan Robert Dole
SHQIPTAR ËT E
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Nesër në Uashington
Takimi ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë Takimi i delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë do të mbahet nesër më 4 shtator në Uashington, ndoshta edhe në praninë e presidentit amerikan Donald Trump. Delegacionet e Prishtinës dhe Beogradit kanë udhëtuar tashmë në kryeqytetin e SHBA-së. Delegacioni i Kosovës kryesohet nga kryeministri Avdullah Hoti, ndërsa pjesë e tij janë edhe dy zëvendëskryeministrat, Driton Selmanaj dhe Albulena Balaj - Halimaj, ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj - Stublla, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, shefja e stafit të kryeministrit, Ardita Dushi, dhe koordinatori i Kosovës në dialog, Skënder Hyseni, kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës. Ndërkaq delegacionit serb i prinë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Takimi Kosovë - Serbi me ndërmjetësimin amerikan është përfolur se
4
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
mund t’i pajtojë shtetet deri në marrëveshjen përfundimtare, ani pse një gjë të tillë e kanë kundërshtuar në vazhdimësi në Serbi. Bisedimet në Uashington shoqërohen nga pritshmëri krejt të kundërta të të dyja palëve. Prishtina takimet në Amerikë i paraqet si ngjarje që do të ndiqen nga njohja reciproke, ndërsa Beogradi me këmbëngulje përpiqet ta mohojë këtë. Që Amerika ndoshta përpiqet të ofrojë me të vërtetë një zgjidhje përfundimtare të problemit të Kosovës, mendon edhe një pjesë e opozitës serbe, e cila pretendon se Vuçiqi iu ka premtuar të huajve se do nënshkruajë njohjen e pavarësisë së Kosovës, por që nuk guxon ta bëjë. Vetë Presidenti Aleksandar Vuçiq ka thënë se pret „ide të reja” dhe “surpriza” nga bisedimet në Uashington. Prognozat e presidentit të Serbisë, se në Uashington mund të priten ide të reja, por edhe surpriza për Dushan Janjiq nga Forumi për Marrëdhënie
Etnike kanë bazë, në radhë të parë për faktin se gjithçka do të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë. “Kjo iniciativë ka ardhur nga Donald Trump, i cili me letrat e tij drejtuar Thaçit dhe Vuçiqit ka treguar ambiciet historike për ta zgjidhur këtë problem, dhe e gjitha kjo flet për dimensionin e fortë politik të takimit. Për Trumpin me siguri që do të jetë një mundësi, që për shkak të mënyrës së tij të komunikimit, të thotë që kjo është një ngjarje historike, ashtu si marrëveshja e Izraelit dhe Emirateve, dhe se është hyrë në fazën e paqes, se është arritur një sukses i madh, por kjo nuk është asgjë e re kur është fjala për administratën aktuale amerikane dhe presidentin amerikan”, vlerëson Janjiq. Bisedimet në Uashington zyrtarisht janë cilësuar si vendi ku do të diskutohen vetëm tema ekonomike. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Në zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë
PDS, fituese e zgjedhjeve Guci – Në zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë, të mbajtura krahas me ato parlamentare, më 30 gusht 2020, për 30 mandate (këshilltarë) sa do të numërojë përbërja e re e Kuvendit të Komunës, garuan gjashtë lista zgjedhore: dy koalicione (Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH dhe Koalicioni Partia Boshnjake - Partia Liberale) dhe katër parti politike: PDS, SD, PSD dhe PPS. Zgjedhjet u mbajtën në dhjetë vendvotime – tri në Guci dhe shtatë në vendbanimet periferike: Martinaj, Dosugjë, Grnçar, Kolinë, Dola, Krushevë dhe Vuthaj, të cilat u zhvilluan në atmosferë të qetë dhe pa ndonjë problem evident. Në këto zgjedhje të drejtën e votës e shfrytëzuan 2.164 qytetarë të moshës madhore ose 47.09 % prej gjithsej 4.595 personave me të drejtë vote sa ishin në listat zgjedhore. Pas numërimit të votave, Komisioni
Komunal i Zgjedhjeve, në krye me Sanid Rexhepagiq, konfirmoi se në zgjedhjet lokale në Komunën e Gucisë kanë votuar gjithsej 2.164 qytetarë (2.058 në vendvotime dhe 106 përmes letrës), prej të cilave 2.140 ishin vota të vlefshme, kurse 24 të pavlefshme. Numrin më të madh të votave – 776 e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve, e cila është shpallur fituese e zgjedhjeve me gjithsej 11 mandate (këshilltarë) në Kuvendin e ri të Komunës së Gucisë. Koalicioni i partive shqiptare “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” mori 469 vota dhe siguroi 7 mandate në Kuvendin e ri, sa kishin partitë shqiptare edhe në përbërjen e kaluar të tij. Socialdemokratët e Malit të Zi, me 499 vota të fituara, siguruan 7 mandate, Koalicioni PB - PL me 242 vota – 3 mandate, Partia Socialdemokrate me 80 vota – 1 mandat dhe Partia
Popullore Socialiste me 74 vota – 1 mandat. Partia fituese e zgjedhjeve PDS, për të krijuar shumicën në pushtetin lokal duhet të lidhë koalicion paszgjedhor me partitë tjera që participojnë në Kuvend. Ndërkaq, në zgjedhjet parlamentare, në të cilat garuan 11 lista zgjedhore (gjashtë koalicione dhe pesë parti politike), në komunat e Plavës dhe Gucisë dy koalicionet e partive shqiptare arritën këto rezultate paraprake: “Lista Shqiptare Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj” fitoi në Plavë 89 vota dhe në Guci 253 vota, ndërsa Koalicioni “Bashkë nji za” fitoi në Plavë 19 vota dhe në Guci 280 vota, të cilat pa dyshim ndikuan që koalicionet shqiptare në fjalë të sigurojnë nga një mandat në Kuvendin e ri të Malit të Zi.
Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet parlamentare dhe mësimet që duhet të nxjerrim
Koha për reflektim Ismet Kallaba
Zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, që u mbajtën të dielën, janë një moment reflektimi për të gjithë aktorët politikë pjesëmarrës në to – për subjektet politike në radhë të parë, por edhe për vetë votuesit. Duke marrë parasysh rezultatet, këto zgjedhje përbëjnë një moment kthese në historinë e parlamentarizmit në Malin e Zi dhe një situatë të re politike për këtë vend me demokraci të brishtë, të pamësuar me ndërrimin e pushtetit prej 30 vitesh të pluralizmit politik. Çdo fillim e ka një fund, duam apo nuk duam ne, prandaj askush nuk duhet t’i marrë si tragjike këto zgjedhje. Ajo që na mbetet, sidomos ne shqiptarëve pa ndonjë peshë politike, ekonomike, kulturore etj., është që të përshtatemi me realitetin e ri politik. Në parim, ndërrimi i pushtetit është i shëndetshëm për demokracinë. Pushteti aktual i konsumuar në vend të pluralizmit ka instaluar au-
6
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Duke marrë parasysh rezultatet, këto zgjedhje përbëjnë një moment kthese në historinë e parlamentarizmit në Malin e Zi dhe një situatë të re politike për këtë vend me demokraci të brishtë, të pamësuar me ndërrimin e pushtetit prej 30 vitesh të pluralizmit politik. Çdo fillim e ka një fund, duam apo nuk duam ne, prandaj askush nuk duhet t’i marrë si tragjike këto zgjedhje. Ajo që na mbetet, sidomos ne shqiptarëve pa ndonjë peshë politike, ekonomike, kulturore etj., është që të përshtatemi me realitetin e ri politik
tokracinë si sistem qeverisjeje, ka ushqyer shumë dukuri negative si korrupsionin, nepotizmin, klientelizmin politik, pabarazinë sociale etj. Por a është ky momenti i duhur për ndërrimin e pushtetit?! Duhet pranuar se ekziston rreziku real nga forcat fituese proserbe, të cilat priten të krijojnë shumicën e re parlamentare dhe qeverinë e re. Ky rrezik ka të bëjë me vetë shtetësinë e brishtë të Malit të Zi, por sidomos me pakicat, në radhë të parë me shqiptarët. Rikthimi i retorikës së urrejtjes dhe veprimet luftënxitëse të kohës së fundit, të dirigjuara nga Kisha Ortodokse Serbe, të përkujtojnë vitet ’90 të shekullit të kaluar. Në këtë konfiguracion të ri politik, pozita e Lëvizjes Qytetare URA dhe e koalicionit “E bardha në të zezë”,
“
të kryesuar prej saj, është kyçe, por njëkohësisht edhe e palakmueshme. E gjithë lufta e kësaj partie është bazuar në rrëzimin e pushtetit të instaluar nga PDS-ja dhe kryetarit të saj Millo Gjukanoviq, por bashkëpunimi me partitë proserbe në qeverisjen e re eventuale do të jetë shumë i vështirë, para së gjithash në rrafshin e politikës së jashtme sepse ndajnë qëndrime të ndryshme. Për shkak të fuqisë së saj polike (vetëm katër deputetë) Lëvizja Qytetare URA do ta ketë të vështirë t’ua imponojë politikat e saj dy partnerëve të tjerë të koalicionit qeverisës. Po ashtu, qeverisja e re, kushdo që ta formojë atë, do të ballafaqohet me probleme të mëdha ekonomike dhe sfidën e rimëkëmbjes pas krizës së pandemisë së Covid-19.
Është koha për reflektim edhe të politikës zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, që t’i kthejnë sytë nga shqiptarët në Malin e Zi, të cilët janë jetimë në vendin e vet, sepse situata në të cilën ndodhen ata është pasojë edhe e miopisë politike të Shqipërisë dhe Kosovës! Kërkohet që politika e të dy shteteve shqiptare të punojë në vijimësi me shqiptarët në Malin e Zi dhe forcat e tyre politike e jo vetëm dy-tre muaj para zgjedhjeve, për më keq duke mbështetur njërin krah politik
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Situata e re politike i ka gjetur të papërgatitura partitë shqiptare, të cilat kanë nevojë të këndellen. Mbështetja e parezervë e një force politike dhe pushtetit të personifikuar nga Millo Gjukanoviqi i ka çuar partitë shqiptare dhe shqiptarët në Malin e Zi në përgjithësi në humnerë politike. Për më tepër, PDS ka depërtuar thellë në elektoratin shqiptar duke mos i trajtuar partitë shqiptare si aleatë tradicionalë. Prandaj partitë politike shqiptare nuk duhet t’i lidhin interesat e tyre vetëm me një parti politike, siç ka qenë rasti deri tani, por të provojnë të krijojnë aleanca edhe me parti të tjera, në interes të shqiptarëve dhe votuesve që përfaqësojnë. Ndërkaq, vetë PDS-ja ka nevojë për reflektim sepse nuk mund t’i fitojë gjithmonë zgjedhjet dhe pushtetin në saje të pakicave. Kjo parti, në vend që të luftojë për vota në vende të tjera, sulmon votuesin shqiptar dhe partitë shqiptare si partnerë të vet strategjikë. Partitë shqiptare nuk kanë asnjë ar-
“
Situata e re politike i ka gjetur të papërgatitura partitë shqiptare, të cilat kanë nevojë të këndellen. Mbështetja e parezervë e një force politike dhe pushtetit të personifikuar nga Millo Gjukanoviqi i ka çuar partitë shqiptare dhe shqiptarët në Malin e Zi në përgjithësi, në humnerë politike. Për më tepër, PDS-ja ka depërtuar thellë në elektoratin shqiptar duke mos i trajtuar partitë shqiptare si aleatë tradicionalë
sye që të jenë të kënaqura me rezultatet e zgjedhjeve parlamentare, pavarësisht se kanë fituar më shumë vota se në zgjedhjet parlamentare të vitit 2016, rrjedhimisht edhe më shumë (dy) deputetë. Në realitetin e ri politik, pesha e tyre politike edhe ashtu e vogël, do të jetë e pavlerë në rast të krijimit të një qeverie nga forcat aktuale opozitare. Është koha për reflektim edhe të politikës zyrtare në Tiranë dhe Prishtinë, që t’i kthejnë sytë nga shqiptarët në Malin e Zi, të cilët janë jetimë në vendin e vet, sepse situ-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ata në të cilën ndodhen ata është pasojë edhe e miopisë politike të Shqipërisë dhe Kosovës! Kërkohet që politika e të dy shteteve shqiptare të punojë në vijimësi me shqiptarët në Malin e Zi dhe forcat e tyre politike e jo vetëm dy-tre muaj para zgjedhjeve, për më keq duke mbështetur njërin krah politik. E njëjta gjë vlen edhe për diasporën shqiptare, si pjesë e pandarë e vendlindjes, e cila mund t’i ndiejë pasojat e veprimit të saj politik në zgjedhjet e fundit parlamentare në Mal të Zi. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Project Syndicate
Demokracitë lëkund autokracitë shembe Në regjimet autoritare, sa më shumë përhapen vlerat liberale, aq më e madhe bëhet preferenca për tiparet e regjimit demokratik. Pra, ndërsa regjimet demokratike nuk duhet të shqetësohen se mos qytetarët e tyre liberalë mbështesin një sistem alternativ, ndërsa regjimet autokratike po.
Andrew J.Nathan
Regjimet autoritare, gëzojnë shpesh më shumë mbështetje publike sesa qeveritë demokratike. Për të zbuluar arsyen, unë dhe kolegët e mi kryem Sondazhin e Barometrit Aziatik në 4 kohë të ndryshme, dhe në 14 vende aziatike midis viteve 2001 - 2016. Ajo që zbuluam është se regjimet autoritare, vuajnë në fakt nga dobësi të mëdha me pasoja afatshkurtra dhe afatgjata. Kur u pyetën se sa besim kishin në 6 institucione të ndryshme qeveritare, të anketuarit në Kinë dhe Vietnam shprehen “shumë” ose “goxha” besimi në institucione, me një pikavarazh mesatar 4.4 - 5.3. Ndërkohë të anketuarit në Japoni dhe Tajvan, shprehën një besim në shkallë 2 - 2.6 ndaj institucioneve në vendet e tyre. Ndërkohë, kur i bëmë 4 pyetje nëse të anketuarit mendonin se forma e qeverisjes në vendin e tyre mund të zgjidhë problemet, qytetarët në Japoni, Tajvan dhe Korenë e Jugut, dhanë më shumë përgjigje “jo” sesa “po”, ndërsa qytetarët në Vietnam, Kinë, Mianmar, Kamboxhia dhe vende të tjera autoritare, u përgjigjën
8
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
më shumë “po” dhe më pak “jo”. Thuhet zakonisht se rezultate të tilla pasqyrojnë efektet e nacionalizmit dhe qasjen e qytetarëve tek media. Dhe kjo është e saktë. Në sistemet demokratike dhe autoritare, qytetarët që shprehin krenari ndaj vendit të tyre, kanë gjithashtu më shumë të ngjarë të shprehin mbështetje për regjimin. Po ashtu, besimi më i madh tek media ka një efekt pozitiv në mbështetjen e regjimit në fuqi. Tek demokracitë, ku mediat janë të shumëllojshme dhe shpesh kritike ndaj qeverive, qytetarët që kanë më shumë besim tek media, kanë më shumë të ngjarë të mendojnë se e kuptojnë pse qeveria bën atë që bën. Në sistemet autoritare, ku mediat janë të kontrolluara apo të ndikuara nga qeveria, qytetarët që u besojnë burimeve zyrtare, kanë më shumë të ngjarë të mbështesin regjimin. Dy grupe të tjera variablash janë më befasuese, dhe tregojnë dobësitë e regjimeve autoritare. Së pari, ne zbuluam se mirëqenia ekonomike e familjes së të anketuarit, kishte pak ndikim në mbështetjen e tij për regjimin. Njerëzit dukej se ia njihnin meritat ose e fajësonin veten e tyre sesa mirë ose keq ishin ekonomikisht familjet e tyre, edhe pse ia atribuonin këtë gjendjes së përgjithshme të ekonomisë në vendin me regjim autoritar.
Nga ana tjetër, si në demokraci ashtu edhe në autokraci, qytetarët i jepnin më shumë peshë rolit të qeverisë në sigurimin e “drejtësisë”, e përkufizuar si garantimi i trajtimit të barabartë për të pasurit dhe të varfrit, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe tubimeve, si dhe garantimin e qasjes në nevojat më themelore si ushqimi, veshja dhe strehimi. Dhe ata i jepnin edhe më shumë peshë “efektivitetit” të qeverisë, pra aftësisë së saj për të luftuar korrupsionin, administruar sundimin e ligjit dhe zgjidhjen e atyre që të anketuarit i identifikuan si problemet më të rëndësishme me të cilat përballet vendi. Këto gjetje flasin për një kërcënim afatshkurtër të legjitimitetit të një lideri autoritar. Regjimet autoritare janë më të ndjeshme sesa demokracitë ndaj korrupsionit, abuzimit me pushtetin dhe gabimeve katastrofike të politikës, për shkak të fshehtësisë dhe të përqendrimit të tepërt të pushtetit në duart e një njeriu. Ndërkohë në demokraci, qytetarët e pakënaqur mund të organizohen në lëvizje të ndryshme dhe të votojnë. Nën një regjim autoritar, pakënaqësia ka tendencë të ndërtohet gradualisht, derisa të shpërthejnë protestat masive, duke e rrezikuar potencialisht mbijetesën e regjimit. Një arsye e fundit për dallimet në mbështetje, midis regjimeve autor-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
den por nuk bien, en herët a vonë
itare dhe atyre demokratike, është kultura. Këtu sondazhi përfshiu një pyetësor prej 9 pikësh për të matur vlerat tradicionale shoqërore si shmangien e konfliktit, mbrojtjen ndaj autoritetit, dhe besnikërinë e grupeve ndaj individualizmit. Ai përfshiu edhe pyetjet mbi disa çështje, për të vlerësuar mbështetjen mbi parimet thelbësore liberale-demokratike, si liria e fjalës dhe e tubimit, pavarësia e gjyqësorit dhe ndarja e pushteteve. Me përjashtim të 2 vendeve, shumica mbështesnin vlera tradicionale që kanë prirjen t’i japin një legjitimitet më të madh regjimit në të cilin ata jetojnë, pavarësisht nëse është demokratik apo autoritar. Po kështu, ekziston edhe një marrëdhënie stategjikisht e rëndësishme, midis afirmimit të vlerave liberal-demokratike dhe kritikave ndaj qeverisë në fuqi. Roli i kombinuar i performancës dhe kulturës në gjenerimin e legjitimitetit të regjimit, flet për ekzistencën e një dileme afatgjatë për regjimet autoritare. Për të arritur rezultate të larta në qeverisje, si regjimet demokratike
ashtu dhe ato autoritare do të ndjekin politika që promovojnë modernizimin. Por nga përkufizimi, politika të tilla bien ndesh me vlerat tradicionale, gjë që ndihmon në shpjegimin pse vendet autoritare që janë modernizuar më shpejt, kanë njëherazi përhapjen më të shpejtë të vlerave liberal-demokratike, sidomos midis qytetarëve të rinj dhe më të arsimuar. Për më tepër, ndërsa vlerat liberal-demokratike – dhe kritikat ndaj qeverisë – bëjnë pjesë në politikën e demokracive, ato paraqesin një kërcënim unik për sistemet autoritare, pasi janë të lidhura fort me dëshirën për një regjim alternativ. Në sondazh, ne paraqitëm tri forma alternative të sundimit autoritar, dhe pyetëm nëse të anketuarit do të pranonin ndonjë prej tyre. Ndoshta nuk është për t’u habitur, që qytetarët liberalë, si në regjimet autoritare ashtu dhe ato demokratike, i cilësuan jo tërheqëse që të tria, duke nënkuptuar se nuk shohin ndonjë alternativë autoritare, që të jetë më e mirë se sa ato që kanë tashmë. Por kur shtruam 4 pyetje në lidhje me cilësitë që të intervistuarit preferojnë tek një qeveri, ne zbuluam një preferencë për tiparet e regjimit liberal-demokratik në mesin e qytetarëve që besojnë tek vlera liberal-demokratike. Për shembull, të anketuarit u pyetën nëse besojnë se, “qeveria është në shërbimin tonë, se njerëzit duhet t’i tregojnë qeverisë se çfarë duhet të bëjë”, apo nëse ata besojnë se “qeveria është si një prind, që duhet të vendosë vetë se çfarë është e mirë për ne”. Fakti që ata që u përmbahen vlerave liberale, dhe shfaqin një preferencë për tiparet e regjimit të lidhur me demokracinë liberale, nuk është befasues. Por implikimet janë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ndryshme për lloje të ndryshme regjimesh. Nëse këta qytetarë liberalë jetojnë në një demokraci, ata mund të jenë të pakënaqur me atë që kanë, por nuk do të preferonin një regjim alternativ. Ndërkohë, në regjimet autoritare, sa më shumë përhapen vlerat liberale, aq më e madhe bëhet preferenca për tiparet e regjimit demokratik. Pra, ndërsa regjimet demokratike nuk duhet të shqetësohen se mos qytetarët e tyre liberalë mbështesin një sistem alternativ, ndërsa regjimet autokratike po. Sigurisht, regjimet autoritare mund të përpiqen të përshpejtojnë gërryerjen e vlerave demokratike, siç ka bërë Kina me fushatat e saj për të ringjallur Konfuçianizmin, dhe për të promovuar kultin e presidentit Xi Jinping. Këto përpjekje, i inkurajojnë të rinjtë dhe më të arsimuar të ndjehen krenarë për traditat dhe arritjet e vendit të tyre. Por të njëjtat grupime janë gjithnjë e më të vendosur për të nxjerrë në pah individualitetin e tyre, mbrojtur të drejtat e tyre personale dhe pronësore, dhe mësuar më shumë rreth botës së jashtme. Ata duan një qeveri të përgjegjshme, që i bindet sundimit të ligjit. Sa më mirë që e kryen një regjim autoritar misionin e tij për ta modernizuar shoqërinë, aq më shpejt vlerat liberal-demokratike do të zëvendësojnë vlerat tradicionale, dhe aq më e madhe do të bëhet përqindja e popullsisë që është e pakënaqur me sundimin autoritar. Pra, edhe regjimet autoritare më të suksesshme, janë duke i hapur gradualisht varrin vetes së tyre. (Autori është profesor i shkencave politike në Universitetin e Kolumbias, SHBA) E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Kosova nderon me n statujë senatorin am Të dielën, më 30 gusht 2020, Republika e Kosovës zbuloi një pllakë dhe vendosi një statujë në qendër të Prishtinës në kujtim të vizitës së ish-Senatorit Robert Dole dhe 6 kolegëve të tij senatorë amerikanë. Ishte Senatori Dole, ai që paralajmëroi i pari Uashingtonin dhe botën - i pari, pasi u kthye nga ajo vizitë në Kosovë, për fundin e ish-Jugosllavisë si shtet federativ
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Pas “shtypjeve shokuese” që kishte parë në Kosovë ndaj shqiptarëve të asaj krahine nga ana e forcave policore serbe, ish-Senatori Dole ia nisi punës për të sensibilizuar Kongresin por edhe popullin amerikan për krimet dhe shkeljet e rënda të të drejtave të njeriut që po ndodhnin në Kosovë kundër shqiptarëve autoktonë, nga forcat kriminale të Millosheviqit. Kjo ishte, pikërisht, edhe periudha që njëherazi vuri në lëvizje edhe lobimin në Kongres dhe pranë qeverisë federale të komunitetit shqiptaro-amerikan, i cili megjithëse i vogël në numër, arriti të siguronte një mbështetje të paparë deri atëherë - në qarqet e politikës amerikane - në favor të të drejtave dhe kauzave të shqiptarëve në trojet e tyre autoktone në ish-Jugosllavi dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në përgjithësi. Vendimi për ngritjen e statujës dhe të pllakës përkujtimore, për të shënuar këtë ngjarje tepër të rëndësishme, jo vetëm në historinë e Kosovës si shtet modern i pavarur, por edhe të shqiptarëve në përgjithësi, ishte marrë në fillim të këtij viti. Ambasadori i Shteteve të Bashkuara
10
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
në Republikën e Kosovës, z. Filip Kosnett vizitoi ish-Senatorin amerikan, z. Robert Dole në zyrën e tij në Uashington. Kryediplomati amerikan në Prishtinë njoftoi në portalin e tij të internetit, qëllimin e takimit me z. Dole. Ai ka shkruar se “Ishte kënaqësi për mua që t’i dorëzoja personalisht Senatorit Dole, fotografinë e statujës së tij që do të zbulohet së shpejti në Prishtinë (punuar nga skulptori Luan Mulliqi) – për një burrë të shquar e plot merita”, është shprehur ambasadori Kosnett. Senatori Dole nga ana e tij shfaqi kënaqësinë për vendosjen dhe zbulimin e shpejtë të statujës së tij në Prishtinë ndërsa falënderoi përfaqësuesin e lartë diplomatik amerikan në Kosovë për vizitën, duke shënuar gjithashtu në portalin e tij se Ambasadori Kosnett, “Po bën një punë të mrekullueshme, si përfaqësues i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.” Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Philip Kosnett duke i dorëzuar ish-Senatorit Robert Dole fotografinë e statujës së tij që, sipas ambasadorit amerikan që tashmë u zbulua në Prishtinë. Senatori Robert Dole me tre presidentët amerikanë –Xhorxh Bush i vjetër, Bill Klinton dhe Xhorxh Bush i ri –protagonistët kryesorë të lirisë, çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës nga zgjedha e rëndë serbe – njëri përcaktoi “vijën e kuqe” për Serbinë, tjetri mobilzoi NATO-n për çlirimin e Kosovës dhe i fundit nga Tirana shpalli pavarësinë e Kosovës. Në krah të tyre ishte gjithmonë Senatori Dole, si njëri
prej mbrojtëve më të shquar të të drejtave të shqiptarëve të Kosovës. Autoritetet e Republikës së Kosovës kishin marrë vendimin për të vendosur statujën e ish-Senatorit republikan Robert Dole në Prishtinë, në vitin 2018, me rastin e 95-vjetorit të lindjes të ligjvënësit amerikan, i njohur si njëri ndër politikanët më të dalluar amerikanë të fund shekullit të kaluar, për përpjekjet e tij në mbështetje të çlirimit dhe të pavarësisë së Kosovës. Statuja e Senatorit Dole u vendos në një kënd të Rrugës Bob Dole dhe Bulevardit Bill Clinton, që siç tha edhe ambasadori amerikan Kosnett, në inagurimin e vendit ku u vendos statuja e Dolit, rrugë këto që janë emëruar pas dy kundërshtarëve politikë amerikanë nga dy parti të ndryshme politike, njëri republikan e tjetri demokrat. Megjithë ndryshimet në qëndrimet e tyre në rrafshin e zhvillimeve politike në Amerikë, ata ishin miq të ngushtë me njëri tjetrin. Ata ndanin dashurinë për atdheun e tyre dhe ishin dedikuar shërbimit ndaj të tjerëve, ndërkohë që përpiqeshin të bashkëpunonin kurdoherë që ishte e mundur. Ambasadori Kosnett është shprehur duke shtuar se “ Do bënim mirë të gjithë, nëqoftëse do të përqafonim filozofinë e Senatorit Bob Dole — se në politikë kemi kundërshtarë, por jo armiq”. Senatori Robert Dole, një ish-veteran i Luftës së Dytë Botërore, Kongresmen dhe Senator nga shteti Kansas, udhëheqës i republikanëve në Senat dhe kandidat i Partisë Republikane
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
një pllakë dhe merikan Robert Dole për President, e kishte bërë çështjen e Kosovës kauzë të tij, që në fillim të 90ave të shekullit të kaluar. Në një letër dërguar Dr. Ibrahim Rugovës, Senatori Dole, udhëheqës në atë kohë i republikanëve në Senat dhe kryetari i Komisionit të Senatit për punë të Jashtme, Senatorit demokrat, Claiborne Pell – dy ligjëvënësit e lartë amerikanë - i shkruajnë presidentit të ardhshëm historik të Kosovës se, “ Siç e dini ne jemi shumë të shqetësuar rreth gjendjes në Kosovë. Për vite tani, popullësia shqiptare në Kosovë është subjekt shtypjesh dhe mohimesh të të drejtave të njeriut nga një regjim i egër komunist i Republikës së Serbisë…” Senatorët amerikanë shprehen se situata në Kosovë është e rrezikshme dhe e pa parashikueshme. Ata ftojnë Dr. Ibrahim Rugovën që të vizitonte Uashingtonin, sa më parë që të jetë e mundur, që sipas tyre, “ Për t’u takuar me ta dhe me senatorë të tjerë të interesuar për gjendjen në Kosovë, për tu këshilluar me ju, për hapat më të mirë që duhet të merren, individualisht dhe në bashkpunim me njëri tjetrin”, shkruanin ish-senatorët Claiborne Pell dhe Bob Dole, në letrën e tyre drejtuar Dr. Ibrahim Rugovës të dates 19 Shtator, 1991. Kështu filloi edhe ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës. Fillimisht me sensibilizimin e popullit amerikan dhe të përfaqësuesve të tij në Kongres, siç ishte ish-Senatori Bob Dole, i cili me letrat e tij të shumta dërguar udhëheqësve të botës për t’i njoftuar për gjendjen në Kosovë, sensibilizoi edhe opinionin ndërkombëtar në favor të mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve të Kosovës dhe të aspiratave të tyre demokratike për një Kosovë të lirë dhe të pavarur. Angazhimi dhe roli i tij, brenda dhe jashtë vendit në atë kohë, ishte kritik për zhvillimin e punëve në favor të Kosovës, sidomos gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, përpjekje këto që më në fund çuan në çlirimin dhe më vonë në pavarësinë
e Kosovës. Statuja e ish-Senatorit republikan Robert Dole në Prishtinë i bashkohet statujës së ish-presidentit amerikan demokrat Bill Klinton dhe bashkëpunëtores së tij, ish-Sekretares së Shtetit Madeleine Albright, në frymën e bashkpunimit të dy partive kryesore amerikane në mbështetje të aspiratave të Kosovës për liri e pavarësi. Kjo frymë bashkpunimi midis dy partive amerikane republikane dhe demokrate – përsa i përket Kosovës, vazhdon edhe sot. Duke folur për angazhimin e ish-Senatorit Bob Dole ndaj lirisë dhe të drejtave të poullit të Kosovës gjatë inagurimit, vitin që kaloi, të vendit ku u zbulua statuja e Senatorit Dole, Ambasadori Kosnett e cilësoi, Z. Bob Dole si, “Një udhëheqës në promovimin e kauzës së lirisë anë e mbanë botës. Nuk është për të çuditur që ai u bë një mbështetës i pa zevëndësueshëm i Kosovës, duke qëndruar pranë dhe në mbështetje të popullit të këtij vendi, në përpjekjet e tij për të ndërtuar një shtet të fortë dhe të lirë”, ka thënë me atë rast, kryediplomati amerikan në Prishtinë. Duhet thënë se në këtë frymë bashkëpunimi është njohur dhe vlerësuar shumë prej popullit të Kosovës, ndihma e këtyre burrave dhe grave amerikane në mbështetje të Kosovës gjatë dekadave. Siç është shprehur edhe Ibrahim Rugova, shpresojmë që më në fund, kjo frymë bashkpunimi, të sigurojë një miqësi të përhershme, jo vetëm, midis Shteteve të Bashkuara e Kosovës por edhe midis Kombit amerikan dhe Kombit shqiptar, në përgjithësi. Megjithë grindjet dhe mosmarrëveshjet midis partive të ndryshme politike në Kosovë dhe në Shqipëri, duket se të paktën deri tani, kjo miqësi është e paprekshme dhe gjesti për vendosjen e statujës së ish-Senatorit Republikan Robert Dole në Prishtinë pasqyron një qëndrim të përbashkët mirënjohjeje të klasës politike shqiptare dhe popullit të Kosovës, karshi burrave të shtetit
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
amerikan që kontribuan në themelimin e shtetit të pavarur e të lirë të Kosovës, që është sot. Duke aluduar se edhe midis miqve mund të ketë mosmarrveshje, ambasadori amerikan në Prishtinë, Filip Kosnett, me rastin e inaugurimit të vendit ku u vendos statuja e Senatorit Dole në Prishtinë, është shprehur se,“Qeveritë tona nuk do të pajtohen gjithmonë për politikat e ndryshme dhe do të nevojitet punë serioze për të mbajtur qëndrimet tona në përputhje me njëra tjetrën, ndërsa rritet partneriteti i Kosovës me Shtetet e Bashkuara. Por, një gjë është e qartë: se miqësia e qëndrueshme midis popullit të Kosovës dhe popullit të Shteteve të Bashkuara, nuk varet nga ndonjë parti politike ose nga ndonjë individ, në veçanti,por janë lidhje ndërmjet dy popujve tanë”, është shprehur me atë rast, ambasadori amerikan në Prishtinë. Po e përfundoj këtë shkrim me fjalët e ambasadorit amerikan në Prishtinë, z. Kosnett që shqiptoi në inaugurimin e vendit ku u zbulua statuja e Senatorit Dole në Prishtinë, duke shpresuar se rasti i zbulimit të statujës së Senatorit Amerikan Robert Dole në Prishtinë, të jetë një moment që të fokusohemi në historinë dhe në vlerat tona të përbashkta që kanë bashkuar popullin e Shteteve të Bashkuara dhe popullin e Kosovës. “Le të frymëzojë ky monument i Bob Dolit, përpjekje të reja për të ndërtuar - për fëmijët e Kosovës një atdhe që ata e meritojnë - për një Kosovë në paqe me fqinjtë e saj, me drejtësi dhe mundësi të barabarta për të gjithë, pa dallim”, është shprehur ambasadori amerikan në Kosovë, Filip Kosnett. Shpresojmë që ashtu të jetë! Me Senatorin Robert Dole në darkën e dekorimit të tij me çmimin “Duart e Shpresës”, nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan, Shtator, 2005 –kur autori drejtonte këtë organizatë lobimi shqiptaro-amerikane. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Nga diaspora në kohë pandemie
Jeta si në ndonjë film fantastik
Sot jemi të detyruar të ikim nga njëri-tjetri, sa më shumë distancë - aq më mirë! Diku 75 për qind e përdoruesve të internetit janë më aktivë se më parë. Me fjalë të tjera, jetojmë si në ndonjë film fantastik, ku bota reale me atë imagjinare janë duke ecur paralelisht, por edhe shumë pranë njëra-tjetrës
Fiqret Mujeziqi
“ 12
Heronjtë e ditëve tona janë punëtorët shëndetësorë. Ata po përballen me pasojat e një pandemie të paparë, siç është koronavirusi. Qëllimi është luftimi i kësaj të keqeje që ka kapluar botën. Shumica e tyre kanë vënë jetën e tyre në rrezik për të shpëtuar të tjerët. Ky
Njerëzit e zakonshëm kanë humbur nga jeta sociale pothuaj të gjitha ato vlera të cilat deri dje i quanim njerëzore. Njeriu ka nevojë për ngrohtësi, afërsi, shtrëngim duarsh e pse jo edhe ndonjë puthje. Të gjitha këto u zhdukën si me magji brenda kësaj kohe, posa u paraqit pandemia. Frika për të mos u infektuar është më e madhe sesa kënaqësia që sjellin kontaktet sociale në shoqëri
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
nuk është fare ekzagjerim. Kjo e vërtetë aspak nuk na pëlqen, por duhet thënë, sepse ka të bëjë me jetën tonë. Por çfarë ka ndodhur me njerëzit e zakonshëm? Ata kanë humbur nga jeta sociale pothuaj të gjitha ato vlera të cilat deri dje i quanim njerëzore. Njeriu ka nevojë për ngrohtësi, afërsi, shtrëngim duarsh e pse jo edhe ndonjë puthje. Të gjitha këto u zhdukën si me magji brenda kësaj kohe, posa u paraqit pandemia. Frika për të mos u infektuar është më e madhe sesa kënaqësia që sjellin kontaktet sociale në shoqëri. Puna nga shtëpia (për ata të cilët kanë një mundësi të tillë) është bërë pothuajse gjë e zakonshme. Por a është kjo ajo që duam? A nuk është ky një izolim?
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Ne jemi qenie njerëzore dhe kemi nevojë për kontakte sociale, për njëritjetrin. Kemi nevojë që në vendin e punës të takojmë shokun apo shoqen dhe t’i themi “mirëmëngjes, e pijmë nga një kafe?” Pastaj bisedojmë për çështje pune e kështu me radhë. Sot jemi të detyruar të ikim nga njëri-tjetri, sa më shumë distancë - aq më mirë! Diku 75 përqind e përdoruesve të internetit janë më aktivë se më parë. Me fjalë të tjera, jetojmë si në ndonjë film fantastik, ku bota reale me atë imagjinare janë duke ecur paralelisht, por edhe shumë pranë njëra-tjetrës. Realiteti ka ndryshuar shumë. Si shembull, ne ishim për një fundjavë në një hotel në Bavari për t’u çlodhur pak nga stresi i ditës. Hoteli kishte kushte të mira, por mbajtja e maskës ishte e detyruar. Në mëngjes, derisa merrnim
“
Kjo pandemi nuk është vetëm një virus, është shumë më tepër se kaq. Do të ndryshojë shumë gjëra në historinë njerëzore. Rendi shoqëror, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, do të pësojë shumë. Marrëdhëniet në prodhim përcaktohen gjithashtu nga zhvillimi dhe lufta kundër këtij virusi
ushqimin i mbanim maskat, pastaj te tavolina e ngrënies i hiqnim. U ngrita për ushqim shtesë dhe harrova për të vënë maskën! Si nga dheu mbiu para meje shefi i sallës i cili, me një mirësjellje dhe humor të theksuar, m’u drejtua: “Zotëri, mos keni nevojë për një maskë pasi që jeni duke marshuar në restorantin tonë?” “Më falni zotëri, nuk e dija se gjendem në një mjedis të kontaminuar”, ia ktheva po me shaka dhe qeshëm të dy. Kjo pandemi nuk është vetëm një virus, është shumë më tepër se kaq. Do të ndryshojë shumë gjëra në historinë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
njerëzore. Rendi shoqëror, pavarësisht nëse na pëlqen apo jo, do të pësojë shumë. Marrëdhëniet në prodhim përcaktohen gjithashtu nga zhvillimi dhe lufta kundër këtij virusi. Po me globalizimin, çfarë do të ndodhë? Me kalimin e kohës, nëse nuk do të kemi zbulimin e një vaksine që do të neutralizonte virusin, ndryshimet do të jenë të përmasave të mëdha. Ajo që ka rëndësi sot: të bëjmë jetën e bretkosës. Të mbajmë frymën sa më gjatë, pra, për aq kohë sa të jetë e mundur në të gjitha segmentet e jetës. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Libri Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Teoritë zakonisht lindin të parat, por ndonjëherë ato nuk arrijnë të kapërcejnë paqartësitë e botës reale, ose shpesh e bëjnë më të turbullt. Historia është shkruar jo nga më i forti, por nga më i çuditshmi. Franz Boas, themeluesi i antropologjisë moderne amerikane, citohet të ketë thënë se, njeriu nuk gënjen kurrë për hedhurinat e tij. Dhe ka të drejtë: një pjesë e madhe e asaj që dihet për të kaluarën e njerëzimit vjen nga përmbajtja e grumbujve dhe gropave me plehëra. Zbulimi i ri se libri në formën e sotme ka ekzistuar 2.500 vite më parë është për shkak të gërmimit të plehrave, zhvarrosjes së një qyteti që zgjeroi kuptimin e njeriut për kulturat letrare të Egjiptit, Greqisë dhe Romës së lashtë. Në fund të vitit 1896, dy arkeologë anglezë Bernard Grenfell dhe Arthur Hunt u nisën nga Oxfordi për në fshatin egjiptian El-Bahnasa, në jug të kryeqytetit të Memfisit të lashtë.
“ 14
Deri kohët e fundit, historianët ishin të bindur se libri i parë doli diku gjatë shekullit IV të erës sonë, dhe, duke pasur parasysh që një pjesë e vogël e librave që mbijetuan nga ajo kohë ishin bërë të gjitha në pergamene, supozohej se shpikja e librit me fletë kishte shoqëruar rënien e shkrimeve në papiruse Ata u vendosën në një degë të Nilit të quajtur Bahr Yusuf (Kanali i Josifit). Arkeologëve u tërhoqën vemendjen përrallat që rrëfenin banorët e fshatit, ku dikur shtrihej qytetit i lashtë Oksyrhynshus, i cili pas pushtimit nga Aleksandri (v. 320 p.e.s) u bë kryeqytet provincial me rreth 20.000 banorë.
“
Pas një viti, Grenfell e Hunt u kthyen në Britani, dhe zbulimet i publikuan në një vëllim me titull Oxyrhynchus Papyri. Në sezonin e parë të gërmimeve ata zbuluan fragmente nga poetja Sappho; kopjen më të hershme të njohur të Ungjillit të Mateut; një libër me titull ‘Veprat e Palit dhe Thedas’ që janë biseda të Apostullit me besimtarë. Gropa me dokumente shtrihej 10 metra poshtë në tokë, të ruajtura nga rëra mbrojtëse dhe klima e thatë
Tani si, qyteti kaq i madh prodhoi edhe një sasi të konsiderueshme plehërash, në pjesën më të madhe në formë dokumentesh, dhe tekstesh të tjera të hedhura. Diku midis qytetit dhe fermave të ujitura që e rrethonin, ndodhej një rrip i pakultivuar toke, ku banorët hidhnin mbeturinat, të sigurt se rëra e shkretëtirës do t’i mbulonte. Grumbujt e plehërave u rritën e u
Franz Boas, themeluesi i antropologjisë moderne amerikane, citohet të ketë thënë se, njeriu nuk gënjen kurrë për hedhurinat e tij. Dhe ka të drejtë: një pjesë e madhe e asaj që dihet për të kaluarën e njerëzimit vjen nga përmbajtja e grumbujve dhe gropave me plehëra. Zbulimi i ri se libri në formën e sotme ka ekzistuar 2.500 vite më parë është për shkak të gërmimit të plehrave, zhvarrosjes së një qyteti që zgjeroi kuptimin e njeriut për kulturat letrare të Egjiptit, Greqisë dhe Romës së lashtë
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
rritën gjatë shekujve, u bënë tuma, duke krijuar një peizazh me kodra dhjetëra metra të larta. Pas një viti, Grenfell e Hunt u kthyen në Britani, dhe zbulimet i publikuan në një vëllim me titull Oxyrhynchus Papyri. Në sezonin e parë të gërmimeve ata zbuluan fragmente nga poetja Sappho; kopjen më të hershme
të njohur të Ungjillit të Mateut; një libër me titull ‘Veprat e Palit dhe Thedas’ që janë biseda të Apostullit me besimtarë. Gropa me dokumente shtrihej 10 metra poshtë në tokë, të ruajtura nga rëra mbrojtëse dhe klima e thatë. Pas disa vitesh në gërmime gjetkë, Grenfell dhe Hunt u kthyen në Oxyrhynchus dimrin e vitit 1903-1904 dhe përsëri çdo vit deri në vitin 1907. Në fund ata rikuperuan gjysmë milioni copa të ndara papirusesh, duke i botuar në vëllime vjetore. Më 1920, Grenfellit vdiq. Hunt vazhdoi i vetëm punën deri sa edhe ai vdiq në vitin 1934; vëllimi i 70 i Oxirhynchus Papyri u botua në 2014, dhe përgatitësit parashikojnë më shumë se njëqind vëllime. Gropa e Oxyrhynchus është elefanti në dhomën e papirologëve. Më shumë se gjysma e të gjitha papiruseve që kanë mbijetuar deri në shekujt e IV kanë dalë nga grumbujt
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e hedhurinave për rreth Elbahnasit, dhe pesha e provave vazhdon të ushtrojë një tërheqje të fuqishme për ata që studiojnë shkrimin, letërsinë dhe kulturën antike. Por po aq intriguese sa ishin përmbajtjet e poezive të
humbura, shkrimeve fetare dhe letrave personale, edhe paraqitja fizike dhe forma e tyre janë po aq të rëndësishme. Deri kohët e fundit, historianët ishin të bindur se libri i parë doli diku gjatë shekullit IV të erës sonë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
dhe, duke pasur parasysh që një pjesë e vogël e librave që mbijetuan nga ajo kohë ishin bërë të gjitha me pergamene, supozohej se shpikja e librit me fletë kishte shoqëruar rënien e shkrimeve në papiruse.
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Kërkesat e shqiptarëve në Malin e Zi
Të njëjta sikurse p Loja e partisë në pushtet i ka bindur shumicën e shqiptarëve se po ta humbiste pushtetin do të vijnë serbët dhe gjendja e shqiptarëve do të përkeqësohet, duke harruar që as këta vetë nuk kanë bërë asgjë për atë që u takon shqiptarëve. Si do që të jetë një ditë ne duhet të përballemi me të vërtetën, se asgjë nuk është e përjetshme
Për Koha Javore:
Haxhi Zeneli / Nju Jork
Ka më shumë se një shekull që shteti i Malit të Zi luan me të drejtat elementare të shqiptarëve sikur “maca me miun”. Loja e partisë në pushtet, i ka bindur shumicën e shqiptarëve se po ta humbiste pushtetin aty do të vinë serbët dhe gjendja e shqiptarëve do të përkeqësohet, duke harruar që as këta vetë nuk kanë bërë
“ 16
asgjë për atë që u takon shqiptarëve. Si do që të jetë një ditë ne duhet të përballemi me të vërtetën, se asgjë nuk është e përjetshme. Kështu që “Mbreti Millo” deshi apo nuk deshi, ai do të shkojë një ditë! Andaj është e rëndësishme që ne të këmbëngulim në kërkesat tona serioze dhe ti avancojmë ato pa marrë parasysh
se kush është në pushtet. Historia e padrejtësive që ky shtet ju ka bërë shqiptarëve është mjaft tronditëse në aspektin e mbrojtjes së interesave të tyre. Pushteti arriti ti animojë shqiptarët pa realizuar asnjë nga kërkesat e tyre. Shqiptarët duhet të kuptojnë se shteti i Malit të Zi më shumë se një shekull ende vazhdon lojën me
Është e rëndësishme që ne të këmbëngulim në kërkesat tona serioze dhe t’i avancojmë ato pa marrë parasysh se kush është në pushtet. Historia e padrejtësive që ky shtet iu ka bërë shqiptarëve është mjaft tronditëse në aspektin e mbrojtjes së interesave të tyre. Pushteti arriti ti animojë shqiptarët pa realizuar asnjë nga kërkesat e tyre. Shqiptarët duhet të kuptojnë se shteti i Malit të Zi më shumë se një shekull ende vazhdon lojën me shqiptarët duke i mbajtur me mashtrime dhe përçarje. Edith Durham këtë e ka vërejtur para një shekulli se si Mali i Zi i përdor shqiptarët për interesat e veta në luftra kundër Perandorisë Osmane, ku atyre iu premtonin se do t’i kenë të gjitha të drejtat pasi të ti bashkëngjitën luftës për çlirimin e Malit të Zi dhe si gjithnjë shqiptarët nuk e kuptonin lojën e tyre se ata e kishin qëllimin vetëm për të zgjeruar shtetin e tyre drejt tokave shqiptare
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
para një shekulli!
shqiptarët duke i mbajtur me mashtrime dhe përçarje. Edith Durham këtë e ka vërejtur para një shekulli se si Mali i Zi i përdor shqiptarët për interesat e veta në luftra kundër Perandorisë Osmane, ku atyre ju premtonin se do i kenë të gjitha të drejtat pasi të i’u bashkëngjitën luftës për çlirimin e Malit të Zi dhe si gjithnjë shqiptarët nuk e kuptonin lojën e tyre se ata e kishin qëllimin vetëm për të zgjeruar shtetin e tyre drejt tokave shqiptare. Si ka mundësi që ende edhe sot ne po luftojmë për të njëjtat drejta ekzistenciale në vendin tonë si popull autokton. Andaj partitë shqiptare në Mal të Zi duhet t’ia bëjnë me dije çdo pushteti i cili udhëheqë Malin e Zi se ka ardhur koha që ta mbyllin lojën e “maces me miun” njëherë e përgjithmonë, dhe se pushtetet në
“
Si ka mundësi që ende edhe sot ne po luftojmë për të njëjtat të drejta ekzistenciale në vendin tonë si popull autokton. Andaj partitë shqiptare në Mal të Zi duhet t’ia bëjnë me dije çdo pushteti i cili udhëheqë Malin e Zi se ka ardhur koha që ta mbyllin lojën e “maces me miun” njëherë e përgjithmonë, dhe se pushtetet në Mal të Zi duhet t’i mbështesin shqiptarët në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe në avancimin e të drejtave të tyre. Malit të Zi duhen t’i bëhet e qartë dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se atyre nuk u vjen rreziku nga shqiptarët, përkundrazi rreziku i malazezëve qëndron diku tjetër.
Mal të Zi duhet ti mbështesin shqiptarët në zhvillimin ekonomik, kulturor dhe në avancimin e të drejtave të tyre. Malit të Zi duhen t’i bëhet e qa-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
rtë dhe ta kuptojnë njëherë e përgjithmonë se atyre nuk u vjen rreziku nga shqiptarët, përkundrazi rreziku i malazezëve qëndron diku tjetër. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
17
KULTURË
Panairi i Librit në Tuz
Ngjarje e rëndësish për Malësinë dhe k Në Malësi deri në Panairin e parë nuk është bërë asgjë në frymën e të kthyerit të librit në një mjet komunikimi midis njerëzve, sepse libri është një përcjellës i kulturës, dijes dhe historisë. Ne të gjithë duhet ta shijojmë librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin
Gjekë Gjonaj
Pushteti i ri vendor në Komunën e Tuzit po vazhdon të më befasojë me surpriza të reja të kënshme në të mirën e qytetarëve të Malësisë. Në këtë kontekst po përmendim hapjen e parë të Panairit të librit i cili u u mbajt javën e kaluar në Tuz në kuadër të manifestimit “ Vera në Malësi”. Në Malësi deri në këtë panair nuk është bërë asgjë në frymën e të kthyerit të librit në një mjet komunikimi midis njerëzve, sepse libri është një përcjellës i kulturës, dijes dhe historisë. Ne të gjithë duhet ta shijojmë librin si një mik që lidh dy miq dhe dy njerëz të panjohur me njëri-tjetrin. Organizimi i kësaj ngjarjeje kulturore shqiptare, e cila në vendet e civilizuara vlerësohet si festë e librit, ka qenë një nevojë e kahmotshme në shërbim të prezentimit të letërisisë artistike shqiptare , evropiane dhe botërore. Prandaj vlera e kësaj përpjekjeje e organizatorit ( Sekretariatit për Vetqeverisje Lokale ) për ta sjellë “ aromën” e fletëve të librit edhe në Malësi, në këtë kohë të internetit dhe digjitalizimit, kur po rrezikohet lexueshmëria e librit, është shumë më
18
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
e madhe se sa që duket formalisht. Tranzicioni që po pësojmë si shoqëri, konteksti ekonomiko-shoqëror, komercializimi i gjithçkaje, ndikimi teknologjik, mosfinancimi i librave, aktivitetet e pakta kulturore, vetëdija e ulët e shumëçka tjetër, ndaras e bashkë e kanë përmbysur atë që mund të quhet kulti i librit. Ky vendtakim u shërbeu qytetarëve të Malësisë dhe gjithë frekuentuesve të tij si shtytje për ta blerë librin edhe si ushqim i përditshëm i mendjes drejt zgjerimit të njohurive dhe informacionit, pasurimit të fjalorit dhe të folurit . Panairin e librit në Tuz nuk duhet shikuar vetëm si një pikë takimi midis individëve lexues ose jo, botimeve, autorëve dhe shtëpive të reja botuese, por si një mënyrë për t’u thënë shqiptarëve që
“
vetëm nëpërmjet leximit do të mund të ecim përpara si e vetmja rrugë e përftimit të kulturës, nivelit intelektual dhe profesionalizmit të domosdoshëm. Panairi duhet t’i japë mesazhin njerëzve se vetëm duke lexuar mund të bëhen të suksesshëm, se vetëm me anë të leximit do të krijojmë një potencë intelektuale dhe të na ndergjegjësojë se nëpërmjet leximit do të mund të kthjellohemi sesa lart jemi nga niveli i tregut ku bëjmë pjesë dhe sa avantazh kemi ndaj tij. Realiteti është që vetëm nëpërmjet leximit të librit, do të krijojmë, ndërtojmë dhe analizojmë këndvështrime dhe gjykime multidimensionale mbi ngjarje konkrete dhe evente të caktuara në jetë. Leximi jo vetëm se na pajis me informacion jetik por edhe na përgatit dhe komple-
Lexuesit e kësaj treve shqiptare çdo ditë e më shumë që nga fëmijët, të rinjtë dhe të të rejat, të moshuarit njohin kulturat më të zvilluara evropiane, njohin shkrimtarët, filozofët dhe ideologët e mëdhenj nga vende evropiane dhe botërore. Kjo ngjallë nevojën që institucionet e kulturës të të gjitha niveleve të punojnë më shumë së bashku për të përmirësuar punën e librit, sepse korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë. Me librin do të ecim përpara. Rruga e bashkëpunimit është rruga e vetme që ka Mali i Zi dhe lexuesit
KULTURË
hme kulturore kulturën shqiptare ton përballë sfidave duke na ndihmuar të jemi të hekurt përballë vështirësive që na dalin përpara. Malësia është mjaft kulturore. Lexuesit e kësaj treve shqiptare çdo ditë e më shumë që nga fëmijët, të rinjtë dhe të rejat, të moshuarit njohin kulturat më të zvilluara evropiane, njohin shkrimtarët, filozofët dhe ideologët e mëdhenj nga vende evropiane dhe botërore. Kjo ngjallë nevojën që institucionet e kulturës të të gjitha niveleve të punojnë më shumë së bashku për të përmirësuar statusin e librit, sepse korridori i librit është një korridor që na çon në Evropë. Me librin do të ecim përpara. Rruga e bashkëpunimit është rruga e vetme që ka Mali i Zi dhe lexuesit. Ministria e Kulturës duhet të jetë një pol ku krijohen urat e komunikimit dhe dialogut. Andaj është imperativ i kohës që kjo nismë e organzatorit si një hapësirë kuturore më e thelluar të vazhdohet në mënyrë
“
Panairin e Librit në Tuz nuk duhet shikuar vetëm si një pikë takimi midis individëve lexues ose jo, botimeve, autorëve dhe shtëpive të reja botuese, por si një mënyrë për t’u thënë shqiptarëve që vetëm nëpërmjet leximit do të mund të ecim përpara si e vetmja rrugë e përftimit të kulturës, nivelit intelektual dhe profesionalizmit të domosdoshëm. Panairi duhet t’i japë mesazhin njerëzve se vetëm duke lexuar mund të bëhen të suksesshëm, se vetëm me anë të leximit do të krijojmë një potencë intelektuale dhe të na ndërgjegjësojë se nëpërmjet leximit do të mund të kthjellohemi sesa lart jemi nga niveli i tregut ku bëjmë pjesë dhe sa avantazh kemi ndaj tij
që kjo ngarje kulturore e rëndësishme për Malësinë dhe kulturën shqiptare të bëhet tradicionale, për vetë rëndësinë
që ka libri në zhvillimin e shoqërisë, sidomos në zhvillimet e sotme shoqërore.
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
19
KULTURË
Në Tuz u organizua Panairi i parë i Librit
Borxh ndaj librit dhe adhuruesve të tij në Malësi Qëllimi është që ky panair të bëhet tradicional, dhe në këtë mënyrë ta afrojmë librin tek qytetarët. Komuna do të vazhdojë me organizimin e evenimenteve të tjera për të zhvilluar kulturën. Të gjithë ata që e duan librin, fjalën e shkruar dhe përkthimin, në dy ditët në vazhdim do të kenë mundësinë që në njëzet stendat e pozicionuara të njihen nga afër me mbi një mijë e pesëqind tituj të shkrimtarëve të ndryshëm nga mbi pesëmbëdhjetë shtëpi botuese”, u shpreh ndër të tjera sekretarja e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit, znj. Marina Ujkaj
20
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
KULTURË Tuz – Në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, u organizua në Tuz Panairi i parë i Librit në të cilin morën pjesë mbi pesëmbëdhjetë shtëpi botuese nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, stendat e të cilave ishin të vendosura në ambientin e hapur, në qendër të qytezës së Tuzit. Në këtë panair mori pjesë edhe shtëpia botuese më e madhe në gjuhën shqipe në Mal të Zi e cila boton kryesisht libra të autorëve vendas, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve, “Art Club” nga Ulqini e cila prezantoi botimet e saj të viteve të fundit. Me pjesëmarrje të përfaqësuesve të Komunës së Tuzit, të përfaqësuesve diplomatikë në vend, dhe të personaliteteve të tjera nga fusha të ndryshme jetësore, panairi i munguar i librit në Tuz solli një freski dhe një admirim nga adhuruesit e fjalës së shkruar, meqenëse asnjëherë deri më sot nuk është organizuar një panair libri, por edhe ngjarjet e natyrës kulturore në tërësi në këtë trevë kanë qenë të pakta.
Në fillim të këtij manifestimi kulturor e letrar i cili u gërshetua edhe me tinguj të muzikës klasike, u theksua se panairi në fjalë është i një rëndësie të veçantë si për Komunën e Tuzit ashtu edhe për të gjithë ata që e duan fjalën e shkruar dhe librin. Ndërkohë, në emër të organizatorit të këtij evenimenti kulturor, ka përshëndetur sekretarja e Sekretariatit për Vetqëverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj e cila këtë organizim e quajti si një borxh ndaj librit dhe adhuruesve të tij në Malësi. “Qëllimi është që ky panair të bëhet tradicional, dhe në këtë mënyrë ta afrojmë librin tek qytetarët. Të gjithë ata që e duan librin, fjalën e shkruar dhe përkthimin, në dy ditët në vazhdim do të kenë mundësinë që në njëzetë stendat e pozicionuara të njihen nga afër me mbi njëmijë e pesëqind tituj të shkrimtarëve të ndryshëm nga mbi pesëmbëdhjetë shtepi botuese. Komuna do të vazhdojë me organizimin e evenimenteve të tjera për të zhvilluar kulturën.”, u shpreh ndër të tjera sekretarja e Sek-
retariatit për Vetëqeverisje Lokale të Komunës së Tuzit, znj. Marina Ujkaj. Në të njëjtën kohë, panairin në fjalë e ka shpallur të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, z. Nikë Gjeloshaj i cili tha se edhe pse në kohë të pandemisë globale, duhet t’i kushtohet kujdes kulturës, sportit dhe të gjitha aktiviteteve të tjera shoqërore që ndikojnë në zhvillimin e shoqërisë. “Ne kemi shumë shkrimtarë, shumë intelektualë të cilët përmes librit, përmes përçimit të diturisë tek gjeneratat e tjera, kanë punuar shumë që ky vend sot të jetë komunë, mirëpo edhe duke punuar nëpër institucione të tjera, jo vetëm këtu por edhe më gjerë. Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim të gjitha ato projekte që kanë lidhje me kulturën, sportin dhe me zhvillimin e shoqërisë”, tha mes të tjerash Gjeloshaj. Kjo është hera e parë që në Malësi organizohet Panairi i Librit. Panairi qëndroi i hapur për vizitorë nga data 26 deri më 28 gusht 2020, nga ora 9 deri në orën 12, dhe nga t. u. ora 18 deri në orën 22.00.
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
21
FOKUS
Në Mal të Zi u mbajtën zgjedhjet parlamentare
Shqiptarët e ndarë në dy koalicione, fituan nga një deputet Podgoricë – Në Mal të Zi këtë të diel më 30 gusht 2020, u mbajtën zgjedhjet parlamentare, të njëmbëdhjetetat me radhë që kur në Mal të Zi hyri sistemi shumëpartiak dhe të pestat që kur ky shtet fitoi pavarësinë në vitin 2006. Rezultatet paraprake të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve tregojnë se në bazë të numërimit të 100 përqind të votave, Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar 35.10 përqind (143.548 vota), ndërsa Koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, 32.55 përqind (133.267 vota). Ndërkaq, Koalicioni “Paqja është kombi ynë”, ka fituar 12.53 përqind (51.297 vota) , Koaliconi “E bardha në të zezë”, 5.53 përqind (22.649 vota) Socialdemokratët, 4.10 përqind (16.769 vota) Partia Boshnjake, 3.99 përqind (16.286 vota) PSD-, “Mali i Zi i fuqishëm”, 3.14 përqind (12.839 vota). Ndërkaq, Lista Shqiptare “ Genci Nimabegu - Nikë Gjeloshaj“ ka fituar 1.59 përqind (6.488 vota), kurse Koalicioni Shqiptar –“Së bashku një zë”, ka fituar 1.14 përqind (4.675
22
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
vota). Sipas rezultateve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, censusin për të fituar deputetë, nuk e kanë kaluar Iniciativa Qytetare Kroate 0.27 përqind (1.106 vota) dhe Partia Kroate e Reformës, 0.13 përqind (527 vota). KSHZ-ja ka njoftuar se Mal të Zi kanë votuar 413.952 qytetarë, kurse fletëvotime të vlefshme kanë qenë 409.451. Të drejtë vote në këto zgjedhje kanë pasur 540.026 qytetarë. Kjo është hera e parë që zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi zhvillohen në kushte specifike për shkak të pranisë së epidemisë së koronavirusit në vend. Në këto zgjedhje votuan gjithsejt, 76.65 përiqind të votuesve të regjistruar. Për të përcjellur procesin zgjedhor në Mal të Zi u akredituan vëzhgues vendas dhe të huaj. Rikujtojmë se në këto zgjedhje parlamentare për 81 mandate në Kuvendin e Malit të Zi garuan gjashtë koalicione dhe pesë parti poltike.
Partia Demokratike e Socialistëve – “Me vendosmëri për Malin e Zi, PDS –Millo Gjukanoviq”, me bartës të listës zgjedhore, kryeministrin aktual, Dushko Markoviq. Koalicioni – “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, (Fronti Demokratik, Partia Socialiste Popullore, Partia e Punës, Mali i Zi i Drejtë, Mali i Zi i Bashkuar dhe personalitete jopartiake), me bartës të listës, Zdravko Krivokapiq. Koalicioni – “Paqja është kombi ynë” (Demokratët, Demos, Partia e Pensionistëve, Invalidëve dhe Kthimit, Lëvizja Qytetare e Majta e Re dhe Shoqëria për Hulumtime dhe teorive politike), me bartës të listës, Aleksa Beçiq. Koalicioni – “E bardha në të zezë” (Lëvizja Qytetare URA, Asociacioni i Qytetarëve CIVIS, Forumi i Bokës, Partia e së Drejtës, Pajtimit dhe Intelektualët e Pavarur), me bartës të listës, Dritan Abazoviq. Lista Shqiptar – “Genci Nimangebu – Nikë Gjeloshaj” ( Forca, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Qytetare Perspekiva dhe Unioni i Tuzit), me bartës të
FOKUS
listës, Nikë Gjeloshaj. Koalicioni Shqiptar – “Së bashku një zë ”, (Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Partia Demokratike), me bartës të listës, Fatmir Gjeka. Partia Socialdemokrate – “Mali i Zi i
Fuqishëm”, me bartës të listës, Draginja Vuksanoviq-Stankoviq. Socialdemokratët – Ivan Brajoviq, “Ne vendosim me konsistencë”, me bartës të listës, Ivan Brajoviq. Partia Boshnjake, “Drejtë”- Rafet Husoviq, me bartës të listës Ervin
Ibrahimoviq. Iniciativa Qytetare Kroate, “Me gjithë zemër për Malin e Zi”, me bartës të listës, Adrijan Vuksanoviq. Partia Kroate e Reformës, me bartës të listës Radovan Rade Mariq. t. u. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
23
KULTURË
Terrin mes dy drita ylli që shkoqet, as “Ex Malo Bonum”, është një citim latinisht nga Shën Augustini, që në shqip mund të përkthehej se, nga një e keqe vjen diçka e mirë.
Nga fillimi i muajit korrik qe botuar një shkrim nga Auron Tare për Ernest Koliqin dhe Martin Camajn, një “stu-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
dim”, siç u quajt nga disa, që akuzon Koliqin dhe Camajn si poliagjentë dhe kolaboracionistë të forcave më
të errta anti-shqiptare. “Studimin” e botoi portali nga Nju Jorku, Peisazhe të Fjalës. Bazuar në absurditetin e
KULTURË
ave s’e duron s njeriu akuzave dhe aludimeve të Auron Tares, për nja dy javë, “studimi” i Auron Tares u bë çështje e ditës në media shqiptare, përfshirë televizionin - sikur nuk kishte halle më të mëdha për shqiptarët - i kushtonte kohë dhe hapësirë, nga nata në natë. Auron Tare për pak kohë u bë “TV star”, si rrjedhim i akuzave dhe aludimeve të tij pabazuaraKëtyre zërave, modestësisht, iu bashkova edhe unë në atë kohë duke thënë se megjithë pretendimet e Tares, “studimi” i tij nuk sillte asgjë të re, asgjë që nuk dihej më parë. Për më tepër, mua dhe shumë të tjerëve na u duk se pretendimet e Auron Tares ishin një shpifje me qëllim baltosjen e këtyre dy shkrimtarëve. Aludimet dhe të pretendohej se këta dy shkrimtarë të njohur të kombit shqiptar ishin poliagjentë dhe anti-shqiptarë, mu duk mua dhe shumë të tjerëve si diçka që kishte dalur nga tryeza e Enver Hoxhës, në kulmin e Luftës së Ftohtë. Me atë rast, kam thënë gjithashtu se shkrimi ose “studimi” “Dritëhije në Histori” i Auron Tares, botuar në portalin e Ardian Vehbiut, “Peisazhe të Fjalës” në Nju Jork, nuk ishte as i “rrallë” e as “origjinal”, siç pretendohej nga autori dhe botuesi. Sidoqoftë, debati rreth këtij “studimi”, ishte ai që ishte, me qëndrime pro nga autori dhe botuesi dhe ndonjë mbështetës i tyre, që si duket mezi kishin pritur rastin të hedhnin baltë mbi dy shkrimtarë të njohur shqiptarë—ndërkohë që shumë të tjerë shprehën pikëpamjet e tyre kundër “studimit” të Auron Tares, për mungesë dokumentacioni dhe sidomos, për interpretimet dhe aludimet dashakeqëse, pa mbështetje dokumentacioni. Por, siç ka thenë Abraham Linkolni, në fund të fundit “E vërteta është, zakonisht, mbrojtja më e fortë dhe
më e mirë kundër shpifjeve”. Zot na ruaj prej atyre që të mirës i thonë e keqe dhe të keqës e mirë. Por, siç ka thënë edhe Shën Augustini, shpesh ndodhë që edhe nga një e keqe – siç ishin shpifjet publike të Auron Tares kundër Koliqit dhe Camajt— ndodhë që vjen diçka e mirë. Në këtë ndërkohë, me të thenë të drejtën, u gëzova kur mora vesh se Autoriteti për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit 1944-1991, (AIDSSH) ka në plan të organizojë këtë javë një tryezë të rrumbullakët me rastin e 95-vjetorit të lindjes së Martin Camajt (21 korrik 1925). Specifikisht, në njoftimin e AIDSSH-së thuhet se, “Në kuadër të Ditës Evropiane të Përkujtimit të Viktimave të Regjimeve Totalitare, AIDSSH me partnerë, organizoi tryezën e rrumbullakët, “95 vjet Martin Camaj – vepra dhe përndjekja”, me pjesëmarrjen e familjarëve, bashkëpunëtorëve akademikë, studiuesve brenda dhe jashtë vendit e institucioneve publike, më 28 gusht, ora 18.00 në Pallatin Presidencial në Tiranë”, thuhet në njoftimin e botuar në faqen fejsbuk të AIDSSH-së. Ndërkohë, AIDSSH kërkoi nga të interesuarit se, “Për shkak të interesit të lartë për pjesëmarrje në tryezën e rrumbullakët “95 vjet Martin Camaj vepra dhe përndjekja” dhe kufizimeve të detyruara në kushtet e përhapjes së COVID-19, pjesëmarrësit në aktivitet ishin të lutur të dërgojnë email të konfirmimit të pranisë së tyre. AIDSSH njofton gjithashtu se ashtu siç është lajmëruar edhe më heret, aktiviteti u t transmetua “live” nga AIDSSH-ja dhe medie të pranishme. Uroj që tryeza e rrumbullakët e AIDSSH-së për Jetën dhe Veprimtarinë e Martin Camajt, të hedhë dritë mbi shpifjet dhe aludimet propagandistike të ish-regjimit komu-
nist, në përgjithësi si dhe të atyre nostalgjikëve modernë të atij regjimi, të cilët duan që me çdo mjet të baltosin dy figurat më të njohura të letrave dhe historisë shqiptare. Por, mbi të gjitha, uroj që qëllimi dhe përfundimi i kësaj tryeze të jetë zbardhja e të vërtetës, për jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt – përfshirë edhe akuzat dhe aludimet e kohëve të fundit kundër tij - sepse këtë do të donte edhe ai vet – të vërtetën, me të gjitha të mirat e të këqijat, asgjë më pak as më shumë se të vërtetën! Që drita e së vërtetës të zëvendësojë terrin e akuzave djallëzore të kundërshtarëve të tij, “shpend mishngranës me fytyrë njerëzore”, sepse “Terrin mes dy dritave s’e duron ylli që shkoqet, as njeriu…” Martin Camaj. Ismail Kadare e ka quajtur Martin Camajn, “Shkrimtari i Lartësive, që i ka strehuar ngjarjet dhe personazhet e veta në një lartësi që iu siguronte pavdekësinë. Ka kujtuar ndoshta se do ta mbronte artin e tij prej ndikimit të katrahurës shqiptare, asaj së cilës kujtonte se i kishte lënë lamtumirën”, ka shkruar Kadare. Fatkeqësisht, “katrahura shqiptare”, të cilës i referohet Kadare – sidomos në fushën politike dhe letrare – është ndoshta më e theksuar sot se kurdoherë tjetër që prej kohës së komunizmit. Sot më shumë se kurrë, në këtë rrëmujë në të cilën ndodhet Shqipëria dhe bota shqiptare, thirrja e Camajt për “Afrim të Shqiptarëve”, është më aktuale se kurrë. Uroj që pjesëmarrësit - në tryezen e rrumbullakët të mbajtur në Tiranë, për jetën dhe veprimtarinë e Martin Camajt, organizuar nga AIDSSH-ja –të kenë dalë nga ajo konferencë më të bashkuar në përpjekjet e tyre, për të hedhë më shumë dritë mbi të vërtetën dhe jo më baltë mbi jetën jetën dhe veprimtarinë e F. Shkreli Martin Camajt. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
25
MOZAIK
Viti 1990!
Duke pritur emetim Ndër ato dhimbjet e mëdha, që nuk më shqiten kurrë dhe sa herë rikujtoj ditët e kapërcyera në TVP, është edhe reportazhi im i fundit, nga udhëtimi im i fundit si gazetar i tevepe-së, (gjithçka e fundit), që e kam realizuar në Oslo
Për Koha Javore:
Bajram Sefaj
Jemi, pra ne kryeqytetin e Norvegjisë, në Oslo në pranverën (muajin maj) të vitit 1990. Krejtësisht i përgatitur (i shndërruar në pogaçe, siç e kishin zakon të thoshin atëherë), ai reportazh kurrë nuk e pa dritën e botimit, të emetimit, që, në fakt është e njëjta gjë. Ndoshta ka humbur dhe është tretur krejt. Si edhe mijëra e mijëra emisione dhe materiale të tjera të fondit te arkivit të TVP-së, e kanë përpijë flakët e asgjësimit që u ka vërë armiku barbar. Provoj të shpalos atë dhimbje. Ishte në atë reportazh edhe Nëna Terezë, ishte edhe Berit Becker (Meritë Becker, sikur bukur e quajti atë në një reportazh të vetin, me rastin e vdekjes saj tragjike, kolegu Zenun Çelaj!). Një agjenci udhëtimesh më qerasi me një udhëtim falas, hej, deri në Oslo të Norvegjisë. Shfrytëzova këtë rast fatlum dhe shpejt e shpejt “sajova” ekipin televiziv që përbëhej prej meje dhe një xhiruesi Pagarusha.. Me kishte pikur ideja që as nga Oslo, që sa po kishin filluar ta popullzonin refugjatët shqiptarë, si edhe krejt Norvegjinë dhe shtete të tjera skandinave, më në fund të përgatis një emision (me shumë minuta!) dokumentar nga atje. Në momentin e fun-
26
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
dit derisa po nisesha një kolegia ime, u kujtua e me tha që pasi veç shkoja në Oslo, mos të kthehem pa e takuar edhe etnografen e njohur norvegjeze Berit Bakër. Ajo kishte kaluar dy a tre vjet në katundin Isniq të komunës se Deçanit. Me qëllim të thëllimit të dijeve nga kjo lëmë kishte udhëtuar gjithandej nëpër Kosovë. Pas udhëtimit tejet të gjatë duke u përbiruar nëpër gjithë ato kalime kufitare dhe duke përjetuar gjithfarë ndodhish më në fund arritëm në Oslo. Pavarësisht nga lodhja dhe pagjumësia, kisha flakë e etje, për te filluar xhirimin, thuaj se ai qytet i veriut të skajshëm të Evropës do të ikte dhe do të më tretej sysh. Oslo, nuk ishte qytet i madh. Qytet bonbone ishte. I vogël. Nuk ishte i shkapërderdhur. Ishte qytet i vocërr, por shumë i hijshëm. Të bëhej ta gëlltitje të tërin. Të tërin, me rrugë, me aveny e sheshe, me parqe e me ndërtesa të reja e të vjetra. Krejt çfarë kishte në atë copë (krye)qytet të Norvegjisë, duke përfshirë edhe njerëzit e tij, synohej t’i fusja në lentën e filmit. Sa i takon Pallatit (të bardhë) mbretëror, ai lypsej të “fotografohet” në mënyrë të veçantë, mbretërish! Në atë Pallat mbretëror, në muajin dhjetor të vitit 1979, Nëna jonë e madhe, Nëna Terezë, (Gonxhe Bojaxhiu), nga duart e vet mbretit të Norvegjisë, kishte marrë çmimin NOBEL për paqe. Të dukej se përmes ditarëve, apo nga ndonjë e çarë tjetër e Pallatit, vinin (dëgjoheshin) fjalët e ëmbla që ajo i kishte shqiptuar me atë rast: “Unë gjithmonë e kam në zemër popullin tem Shqiptar. Shum luti zo-
tin që Paqja e tij të vijnë në zemrat tona, në gjitha familjet tona, në gjithë botën. Lutnu shumë për fukaratë e mij – dhe për mua dhe motrat e mija. Unë lutem për juve”. M. Teresa Bojaxhiu (Oslo, 10/12/79). Edhe pse nuk kisha pasur rastin as fatin të takoja kurrë më parë zonjën Berit Backer, e ndjeja disi të njohur dhe të afërt, kur edhe aty, në Oslo, kisha dëgjuar fjalë të mira dhe admiruese për punën e saj të mirë dhe fisnike. Më në fund, i telefonova. I thashë se po e pres bashkë me Ibsen-in (Henrik Ibsen 1828 – 1906), shkrimtar dhe dramaturg i madh norvegjez dhe i letërsisë botërore, përgjithësish nën hijen e shtatores së tij monumentale, në oborrin e shtëpisë së Teatrit mbretëror të Oslo-s, ku po qëndroja. Gazmoren time e mori si origjinale, në përpjekjen e saj që të kuptohet si e tillë, dhe e mbështolli me shami të bardhë. Nuk vonoi shumë e erdhi. Sinjalin e parë ogurzi, që diçka nuk është në rregull, se diçka nuk shkonte, në raport me komunitetin shqiptar, hetohej që në të parë. Jo! – tha, nuk hyjmë në atë kafene! Aty ka shumë shqiptarë! Nuk e pritja një reagim të tillë. Përkundrazi. Tash me brejti meraku se as regjistrimin e bisedës me të nuk e kishte pranuar me qejf aq të madh, veçse nuk kishte kuptim ta refuzonte, pasi, si të thuhet, ishte nikoqire, ishte në shtëpinë e vet, ishte në Oslo. Të nesërmen herët, xhiruam bisedën e gjallë televizive, me veprimtaren e shquar dhe etnologen norvegjeze Berit Becker. Në ndarje, Beritën (ose Meritën) e lusim që të na e dërgojë
MOZAIK
min e një emisioni
një shirit me muzikë tipikë norvegjeze, me të cilin do të ilustrohej emisioni, reportazhi i gjatë i tipit mozaik, që e kishte “marrë” në Oslo. Muzikën e premtuar, më saktësi, me pedanteri skandinave dhe me besnikëri të pashoqe, zonja Berit ma dërgoi dhe pa modesti të rreme mund të them se emisioni doli shumë i realizuar. Me
gëzim dhe me padurim, pritja emetimin e tij. Ai, ndërkaq nuk u emetua kurrë! Ndërkohë, ndodhi ajo që ndodhi. Ngjarja kur, madje njëmijë e treqind punëtorë shqiptarë të Radios dhe të Televizionit të Prishtinës, me dhunë barbare u nxorën jashtë shtëpisë se tyre informative.
Eh, sikur atë emision dokumentar (tash kur nuk me kujtohet më se çfarë titulli i pata dhënë!) të ishte emetuar, se pakut, me rastin e ngjarjes tragjike kur Berit Beckër, gjeti vdekjen më të papritur. Më të pabesueshme! U vra nga dora e ligë e një prej atyre që, mbase më se shumti, e kishte ndihmuar. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
27
KULTURË
Saga e lavdishme e familjes Muzaka Luan Rama
Sipas studiuesit të njohur të historisë së Greqisë dhe shqiptarëve të Greqisë, Carl Hopf, në librin e tij “Chroniques greco-romaines” shkruhet për të birin e Gjon Muzakës, Adrianin, i cili ishte kapiten i kalorësisë së lehtë në shërbim të mbretit francez. Ai kishte nën komandën e tij një trupë prej 300 stradiotësh dhe me ta luftoi kundër anglezëve në veri të Francës. Por, më pas mësohet se, i helmuar, vdiq në veri të Francës, në Picardie, në vitin 1526. Ndërkohë, vëllai i tij i quajtur Konstantin, siç shkruan historiani Paolo Petta në librin e tij “Despotë të Epirit dhe të Maqedonisë” (Despoti d’Epirio e principi di Macedonia), ishte nga të pakët komandantë që e shpëtoi trupën e tij dhe në krye të tyre mori rrugët drejt Francës. Cilët ishin këta prijës të mëdhenj dhe cila ishte jeta e tyre? Vallë Konstandini mbeti përfundimisht në Francë? Ku vallë? Pranë oborrit mbretëror? Ndoshta një ditë arkivat e vjetra do të na zbulojnë të dhëna të reja për bëmat e tyre. Në kujtimet e tij, Gjon Muzaka u kujtonte bijve të vet, por dhe historisë, se “kur u pushtua Shqipëria nga osmanët, ai shkoi në Napoli tek mbreti Ferrante i Aragonës, ku ai e priti në oborrin e tij dhe i premtoi mjaft toka në Apicie”. Ai kujton gjithashtu se kur ikën në Napoli, “biri i tij Theodhori ishte një vjeç e gjysmë, Adriani një muajsh, ndërsa Konstandini lindi në Napoli”. Gjon Muzaka, i cili nuk pranoi të ndryshonte fenë siç ia kërkoi sulltani, e përshkruan ikjen e tij dhe të familjes së tij në mënyrë ro-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
maneske… Ai iku fshehurazi natën, pa e parë kush, aty nga viti 1476, duke marrë një anije për tu hedhur në brigjet e jugut të Italisë. “Gruaja ime dhe nëna juaj, Maria Dukagjini”, shkruante ai, “ishte shtatzënë me Don Adrianin dhe në muajt e fundit të barrës u detyrua të ikë në Durrës, duke mos treguar se kush ishte dhe u strehua në shtëpinë e disa fisnikëve, miqve tanë, ku dhe solli në jetë Adrianin. Ai u çua në kishë të pagëzohej si një fëmijë i gjetur i ndonjë fshatari, aq sa dhe kumbarët nuk e dinin se biri i kujt ishte. Don Theodori dhe Dona Helena u fshehën edhe ata në shtëpitë e fisnikëve të tjerë. Dhe, kur erdhën të dërguarit e turqve për të kërkuar në qytet nënën tuaj bashkë me bijtë, ajo u fsheh në shtrojën e një shtrati prej puplash, i cili pasi u rregullua mirë e mirë, nuk jepte përshtypjen se kishte brenda një njeri. Të
dërguarit turq kërkuan nëpër shtëpi, por Zoti mëshirëplotë desh që mos t‘i zbulonin. Kështu i shpëtoi tërbimit të turkut e bashkë me fëmijët e saj ajo nuk ra në duart mizore. Pas ndonjë muaji, fisnikët e mësipërm, bashkë me disa burra të mirë që ishin vasalët tanë, morën me qera një anije, ku hipën nënën bashkë me fëmijët dhe i shoqëruan ata shëndoshë e mirë deri në Pulje”. Emri i Gjon Muzakës gjendet dhe në ditaret e historianit italian Sanudo ku, më 1499, duke iu referuar letrës së guvernatorit Jacomo Lion, ka shkruar: “Thuhet se Gjon Muzaka, kapiten i Francavila-s, djalë i të ndjerit Muzak Arianiti, i cili pat qenë zot i Muzeqesë në Shqipëri, ishte i gatshëm të shkonte me 300 kalorës në Shqipëri, në shërbim të Sinjorisë sonë, duke premtuar të bënte shumë punë”. Në fakt, në vitin 1498, ai kishte
KULTURË
Në historinë mesjetare franke, një vend të nderuar zë dhe stradioti i famshëm Muzaka, një nga bijtë e Gjon Muzakës, i cili ishte një nga bashkëluftëtarët më të afërt të Skënderbeut
shkuar një herë në brigjet shqiptare dhe pasi kthehet nga kjo luftë, kërkon të shkojë përsëri. Në vitin 1512, siç shkruhet në një dokument, “Giovanni Musaçhio albanese“ lufton për mbrojtjen e Pratos dhe në vitin 1529 lufton në Toskana kundër trupave gjermane të perandorit Maximilian. Lidhur me Teodoro albanesen (Teodoro Musaçhio) shkruhet se në vitet 1525-1526 ai luftonte në krahinën e Piemontit, në Monferrato, Ceva etj., në krye të 100 kalorësve, ku merr pjesë dhe në mbrojtjen e Milanos. Por, në vitin 1529, gjatë një beteje kundër perandorit Maximilian, bie në fushën e betejës. Në dokumente të tjera flitet dhe për një pinjoll tjetër të Gjon Muzakës, Musaçhino di Musaçhio, i cili kishte luftuar kundër pizianëve, kundër venecianëve të Bartolomeo d’Alviano-s. Po kështu kishte luftuar dhe kundër
spanjollëve në Prato dhe kundër gjermanëve në veriun italian. Beteja e tij e fundit shënohet ajo e mbrojtjes së Firences në vitin 1530. Pesë vjet më vonë shkruhet se ka vdekur. Në vitin 1550, shumë vite pas vdekjes së atit të tij Gjon Muzaka, Konstandini shtoi në këtë memorie dhe shënime të tjera që i përkisnin familjes dhe se çfarë ndodhi më pas me ata, si dhe princat e tjerë ku flitet dhe për birin e Skënderbeut, Gjon Kastrioti dhe nënën e tij. “Ta dini se im vëlla Adriani, kishte një kalorësi të lehtë prej njëqind kalorësish në shërbim të mbretit të Francës dhe se paguhej mirë si në luftë ashtu dhe në paqe. Dhe ky i quajturi zot Adrian Muzaka, vdiq në dhjetë të muajit maj, i helmuar nga ca zotërinj francezë që shërbenin në Monsinjori Vendôme-s, për t’i marrë vendin dhe paratë dhe se ai kishte nën vete 12 mijë këm-
bësorë. Të tjerët i morën kuajt dhe paratë. Ai ishte vendosur në qytetin e Bivilles që është në provincën Picardie, ku i përmenduri mbret i kishte dhuruar një kështjellë me emrin Mundi, pranë Monrosë dhe Bivilles. Pra, ai vdiq në dhjetë të muajit maj të vitit 1526”. Në Analet e udhëtimeve gjeografike dhe historike, Conrad Malte-Brun shkruan për kapitenin legjendar Muzakën e “vjetër“ (Musachio ancien et preux capitaine) dhe kavalerinë e tij prej 500 kalorësish, duke përmendur edhe një nga trimat e tij, Nicola Masi, “një kapiten plot kurajo”, emri i të cilit në shqip ishte “mëzi“, “poledro“… Stema e familjes Muzaka ishte shqiponja dy-krenore me një yll në mes. Një histori e çuditshme më kishte ndodhur me këtë stemë në pranverën e vitit 1992, në Ambasadën shqiptare në Paris. Një pinjoll i Muzakajve, familja e të cilit nga Kalabria kishte emigruar prej kohësh në Francë, erdhi në Ambasadë dhe më solli një emblemë të madhe të Muzakajve, të derdhur në bronz. Meqë ishte shumë e rëndë, e lamë atë në korridorin e brendshëm të Ambasadës, mirëpo ylli me pesë cepa, në mes krerëve të shqiponjës, u bë shqetësues për ish-emigrantët shqiptarë monarkistë, të cilët shihnin në të një simbol komunist, pra një nostalgji për epokën që sapo kishte perënduar. Dhe, atëherë, emblemën e rëndë e hoqëm. Por, në fakt, ai yll nuk ishte shtuar nga ai pinjoll si shenjë adhurimi për Shqipërinë komuniste. Ai yll kishte të drejtë të qëndronte në emblemë pasi ai kishte ekzistuar i tillë tetë shekuj më parë, që në kohën bizantine. Historiani Pëllumb Xhufi shkruan se “meqë Andrea Muzaka, kishte luftuar dhe kishte mundur ushtrinë serbe të Vukashinit në vitin 1369, në Perister, perandori bizantin i kishte dhuruar Muzakës emblemën perandorake: shqiponjën me dy krerë dhe me yllin në mes”. Çuditërisht, epoka bizantine dhe epoka totalitare kishin pikëtakuar njëra-tjetrën në një histori parisiane… E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
29
RAJON
Për çdo vit Kosovën e vizitojnë miliona turistë. Një vizitë dyditore në Kosovë një turisti i kushton nga 100 deri 150 euro. Sipas shoqatave të turizmit në Kosovë, rënia e numrit të turistëve ka bërë që të ketë deficit deri në 20 milionë euro në këtë sektor
Pandemia si virus i turizmit Janë bërë gjashtë vjet që kur Erdis Driza nga Prizreni e ka shndërruar shtëpinë e vjetër të familjes në bujtinë. Punën më të madhe thotë se e ka në muajin gusht, sidomos në ditët kur mbahet festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”. Për shkak të pandemisë COVID-19, ky festival që ka filluar më 7 gusht dhe zgjat deri më 25 gusht, po mbahet online. Si pasojë e kësaj, Erdis Driza thotë se në bujtinën e tij, ku mund të flejnë brenda natës deri në 17 persona, tash nuk është askush. Ai thotë për Radion Evropa e Lirë se do ta mbyllë bujtinën e tij, biznes ky me të cilin ai mbanë familjen pesë anëtarëshe. “Në mars, sa deshëm ta hapim pas një rinovimi të vogël, filloi izolimi dhe e mbyllëm edhe prej atëherë që pesë muaj, diku 15 mysafirë i kemi pasur. Këtë javë më duhet të shkoj në ATK që ta paraqes mbylljen e bujtinës
30
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
sepse është tremujori i dytë që po më duhet të paguajë trustin, tatimin, të gjitha po më duhet t’i paguaj, e në anën tjetër nuk po fitojmë aq para sa të paguajmë ato që janë obligative”, thotë Driza. Të papunë janë edhe kompanitë turistike në qytetin perëndimor të Kosovës. Mentor Bojku nga Peja është bashkëpronar i kompanisë “Outdoor Kosovo”. Ka disa vjet që me veturat e kompanisë ai dhe punëtorë të tjerë, kanë bartur dhjetëra turistë brenda ditës për në bjeshkët e Rugovës dhe në lokacione të tjera. Mirëpo, që nga fillimi i pandemisë, veturat e tij kanë mbetur të parkuara dhe të pashfrytëzuara si pasojë e mungesës së vizitorëve. Bojku tregon për Radion Evropa e Lirë se aktualisht nuk e kanë të angazhuar asnjë punëtor dhe janë duke punuar vetëm ai dhe partneri i tij në biznes. “Gjatë kohës kur nuk ka sezon jemi të angazhuar dy-tre persona, ndër-
sa kur është vrulli i punës, kemi 1516 punëtorë. Në të njëjtën periudhë të këtij viti krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, jemi të angazhuar vetëm dy persona, sa për të mos u mbyllur firma”, thotë Bojku.
Humbjet milionëshe
Për çdo vit Kosovën e vizitojnë miliona turistë. Një vizitë dyditore në Kosovë një turisti i kushton nga 100 deri 150 euro. Sipas shoqatave të turizmit në Kosovë, rënia e numrit të turistëve ka bërë që të ketë deficit deri në 20 milionë euro në këtë sektor. Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës, thotë për Radion Evropa e Lirë se sektori i turizmit është në një kolaps total. “Viti i kaluar, në bazë të analizave që kemi marrë, nga sektori i hotelierisë dhe agjencive turistike, ka qenë njëri ndër vitet më të mira sa i përket turistëve. Nëse e llogarisim me pjesën e diasporës, kemi pasur mbi dy milionë turistë që e kanë vizituar Kosovën,
RAJON
ndërsa këtë vit, siç po shihet, deri më tash kemi një shifër 2 për qind të numrit të kaluar”, thotë Hoti. Ai thotë se rimëkëmbja e këtij sektori do të jetë i vështirë pasi kërkon një kohë më të gjatë. Sipas kryetarit të Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, Hysen Sogojeva, 70 përqind e bizneseve të hotelierisë janë duke punuar me humbje. “Duke e ditur natyrën e punës që e ka hotelieria, numri më i madh i punëtorëve është në sektorin e turizmit dhe hotelierisë dhe si rezultat i kësaj dhe masat të cilat janë ndërmarrë në fillim, ky sektor ka qenë më
“
“Sektori i turizmit është në një kolaps total. Viti i kaluar, në bazë të analizave që kemi marrë, nga sektori i hotelierisë dhe agjencive turistike, ka qenë njëri ndër vitet më të mira sa i përket turistëve. Nëse e llogarisim me pjesën e diasporës, kemi pasur mbi dy milionë turistë që e kanë vizituar Kosovën, ndërsa këtë vit, siç po shihet, deri më tash kemi një shifër 2 për qind të vitit të kaluar ”, thotë Baki Hoti, kryetar i Unionit të Turizmit të Kosovës
i atakuari”, thotë Sogojeva. Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë të dhëna edhe nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë lidhur me
këtë çështje, por nga kjo ministri nuk janë përgjigjur. (REL) E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Mbretëria e Norvegjisë
Qëllimi i projektit “Forcimi i kapaciteteve të brendshme dhe modernizimi i linjës zdrukthtare” është avancimi i kapaciteteve të brendshme të Shoqatës së Përpunuesve të Drurit, që dukshëm do të rrisë prodhimin e ndërmarrjeve të vogla në Komunën e Plavës. Projekti financohet nga Mbretëria e Norvegjisë me rreth 22 mijë dollarë, kurse përpunuesit e drurit dhe Komuna e Plavës marrin pjesë me 2.000 dollarë
Mbështet avancimin e përpunimit të drurit në Plavë Plavë – Mbretëria e Norvegjisë, përmes projektit “Norvegjia për ju – Mali i Zi”, mbështet projektin “Forcimi i kapaciteteve të brendshme dhe modernizimi i linjës zdrukthtare”, të cilin e zbatojnë Shoqata e Përpunuesve të Drurit dhe Komuna e Plavës. Qëllimi i këtij projekti është avancimi i kapaciteteve të brendshme të kësaj shoqate, që dukshëm do të rrisë prodhimin e ndërmarrjeve të vogla në Komunën e Plavës. “Përmes projektit në fjalë kemi blerë diht formatizerin, makinën CNC dhe makinën për bravë, mjete këto të cilat shfrytëzohen për përpunimin final të drurit, lehtësojnë punën dhe rrisin cilësinë e prodhimit final, të cilat dukshëm do të përmirësojnë kualitetin dhe efektin e punës sonë. Nevojat e blerësve ndryshojnë dhe ato gjithnjë janë më kërkuese, e ne duhet t’i
32
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
përcjellim me modernizimin e linjave zdrukthtare në mënyrë që me cilësi të mund t’u përgjigjemi nxitjeve dhe kërkesave në treg”, është shprehur Esad Bajraktareviq nga Ndërmarrja për Përpunimin e Drurit “Kriva breza” në Plavë, e cila është anëtare e Shoqatës së Përpunuesve të Drurit. Repartin e ndërmarrjes së sipërpërmendur, kohë më parë e kanë inspektuar 14 bashkëpunëtorë të rinj nga sfera e përpunimit të drurit, të cilët do të jenë drupërpunues të ardhshëm potencialë, të cilëve u është mundësuar që të shikojnë tërë procesin e prodhimit në të gjitha etapat e përpunimit të tij. “Funksionojmë si shoqatë e firmave të vogla dhe e ekonomive familjare me qëllim të tejkalimit të pengesave të cilat ndikojnë në afarizmin tonë. Duke iu falënderuar mbështetjes së Mbretërisë së Norvegjisë, me këtë
projekt, kemi blerë katër makina bashkëkohore që dukshëm do të lehtësojnë punën e anëtarëve të klasterëve. Prezantimi i repartit është aktiviteti i fundit me të cilin kemi dëshiruar që t’ua transferojmë përvojat tona bashkëpunëtorëve tanë të rinj nga sfera e përpunimit të drurit, me qëllim që t’i joshim dhe t’i interesojmë për këtë degë të industrisë. Kjo degë e industrisë në Plavë ka potencial. Kemi përvojë dhe përkrahje e mbështetje nga ana e Qeverisë, komunës dhe institucioneve tjera”, ka potencuar përfaqësuesi i autorizuar i Shoqatës së Përpunimit të Drurit, Nexhad Cecunjanin. Mbretëria e Norvegjisë e financon këtë projekt me rreth 22 mijë dollarë, kurse përpunuesit e drurit dhe Komuna e Plavës marrin pjesë me 2.000 dollarë. Shaban Hasangjekaj
MOZAIK
Tre filma shqiptarë në festivalin e Nju Jorkut për kineastë të pavarur Tre filma të regjisorëve shqiptarë janë pjesë e kategorive garuese në “New York True Venture Film Festival”, që këtë vit nis rrugëtimin e vet me edicionin e parë. “Rruga”, filmi i shkurtër nën regji të Besim Ugzmajlit garon për filmin më të mirë në kategorinë e të drejtave të njeriut dhe aktori Mal Noa Safçiu është nominuar për rolin më të mirë si fëmijë. Për skenarin më të mirë dhe regjinë më të mirë është nominuar filmi i shkurtër “Vulë” nën regjinë e Valmir Tertinit, ndërsa filmi i shkurtër “Lugatka” nën regji të Altin Sulaj ga-
ron për filmin me të mirë eksperimental. Festivali, me bazë në Nju Jork dhe i themeluar nga një shqiptar, skenaristi, regjisori e producenti Julian Biba, është një ngjarje dedikuar fuqizimit të filmbërësve të pavarur. “New York True Venture Film Festival” ishte menduar që të mbahej në maj të këtij viti, mirëpo për shkak të pandemisë, është shtyrë për muajin shtator dhe planet janë që të mbahet në versionin online. “Ne besojmë që duke u dhënë një mundësi ideve të reja të krijuesve unikë dhe inteligjentë, do t’i japim au-
diencës një mundësi për të vlerësuar artin”, është thënë në përshkrimin e këtij Festivali. Filmi “Rruga” ka në fokus Lenën (37), luajtur nga Gresa Pallaska, dhe Gentin (11), që e gënjejnë njëri-tjetrin duke e përshkruar jetën e tyre. Imagjinata është e kundërt me realitetin. Të dy janë viktima të realitetit të njëjtë - trafikimit të qenieve njerëzore. Regjisori Besim Ugzmajli ka thënë se “New York True Venture Film Festival” është festival i ri, por interesant fakti që ky festival promovon filmin e pavarur, e bën atë edhe më të veçantë.
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK
Korab Lecaj merr çmim për regji në Nju Jork Regjisori i filmit “Klithma”, Korab Lecaj, është shpërblyer të hënën me çmimin special “OUTSTANDING ACHIEVEMENT IN DIRECTING” apo “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, në edicionin e 9-të të “ International Filmmaker Festival of New York”, festival i cili tradicionalisht mbahet në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ky çmim regjisorit Lecaj i u nda për regjinë e filmit “Klithma”. Ky film ka qenë në garë me dh-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
jetëra filma të regjisorëve të huaj, në festivalin e Nju Jorkut. “Jam shumë i lumtur që filmi ynë është shfaqur për publikun amerikan. Gëzohem që rrëfimi ynë ka garuar me filma të regjisorëve të njohur ndërkombëtar. Për mua dhe karrierën time si regjisor, çmimi “Arritje të jashtëzakonshme në regji”, ka shumë domethënie”, ka deklaruar regjisori Lecaj. Festivali “International Filmmaker Festival of New York” është mbajtur nga data 28 deri më 31 gusht.
Ndryshe ky është çmimi i pestë për filmin “Klithma”. Ky film është shpërblyer edhe në festivalet: -Best Short Film – West Nordic International Film Festival (Norvegji) - Best Editing – 7th Indian Cine Film Festival (Indi) - Best Screenplay - Festivali i filmit “Hyjnesha në Fron” (Kosovë) - Best Cinematography - Asociacioni i Kinematografëve të Bosnjës dhe Hercegovinës.
SPORT
Liga e Kombeve
Shqipëria pa Marash Kumbullën ndaj Bjellorusisë e Lituanisë Qendërmbrojtësi Marash Kumbulla do të jetë mungesa e madhe e Kombëtares së Shqipërisë në dy ndeshjet e para të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve. Shqipëria të hënën ka nisur stërvitjet pas grumbullimit në Durrës, kurse Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar mungesën e Kumbullës. Kumbulla është larguar nga grumbullimi të hënën për t’u kthyer në Itali shkaku i dëmtimit, i cili është konfirmuar edhe me rezultatet mjekësore. Ai në edicionin e fundit pati paraqitje shumë të mira në Serie A me fanellën e Veronës dhe te Shqipëria shihej si lojtar i rëndësishëm në formacionin bazë të seleksionuesit Edy Reja. “Zyra e shtypit në FSHF konfirmon mungesën e Marash Kumbullës për këto ndeshje për shkak të një dëmtimi. Kësisoj, mbrojtësi është larguar nga grumbullimi pas marrjes së rezultateve mjekësore. Programi stërvitor i Kombëtares do të vijojë normalisht”, thuhet në njoftimin e FSHF-së. Shqipëria më 4 shtator luan si mysafire kundër Bjellorusisë, ndërsa tri ditë më vonë në stadiumin “Air Albania” të
“
Shqipëria më 4 shtator luan si mysafire kundër Bjellorusisë, ndërsa tri ditë më vonë në stadiumin “Air Albania” të Tiranës e pret përfaqësuesen e Lituanisë, në kuadër të grupit të katërt të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në grup gjendet edhe Kazakistani
Tiranës e pret përfaqësuesen e Lituanisë, në kuadër të grupit të katërt të Ligës C të Ligës së Kombeve të UEFA-s. Në grup gjendet edhe Kazakistani. Në stërvitjen e parë tekniku Reja ka pasur në dispozicion të gjithë lojtarët e tjerë, dhe nga afër kishte mundësinë të shihte gjendjen e tyre pas një periudhe të gjatë. Sulmuesi Armando Sadiku është kthyer në ekip pas telasheve më lëndime dhe ka paralajmëruar pikët e plota si në ndeshjen me Bjellorusinë, ashtu edhe me Lituaninë. “Kemi një grup shumë të mirë lojtarësh dhe jam shumë i bindur që do të marrim maksimumin në këto dy ndeshje duke u nisur nga dueli me Bjellorusinë. Fillimisht në këtë ndeshje do të marrim tri pikët e para dhe pastaj në ndeshjen e dytë që e lua-
jmë në shtëpi, sepse kualiteti i ekipit është shumë i mirë”, ka thënë Sadiku që është rikthyer te Shqipëria pas gati 15 muajve. “Është ndjenjë e veçantë të luaj me fanellën kuqezi dhe do të mundohem që të shënoj gola në këto dy ndeshje për ta ndihmuar ekipin që të marrë pikët maksimale”, ka thënë ai. Optimist para ndeshjeve me Bjellorusinë e Lituaninë është shprehur edhe mbrojtësi Qazim Laçi që është ftuar për herë të parë tek ekipi A i Shqipërisë. Laçi është pjesë e Ajaccios, ekip që garon në kategorinë e dytë të Francës. Ai shpreson që përzgjedhësi Reja t’i ofrojë mundësinë e debutimit me Shqipërinë. Qendërmbrojtësi ka 14 paraqitje me ekipin U21 të Shqipërisë, kurse është pjesë e ekipit francez prej vitit 2017. “Do të ishte krenari e madhe për mua nëse do të debutoja, pasi kam gjithë këto vite që po e pres një gjë të tillë. Natyrisht, konkurrenca është e madhe, por edhe unë sikurse gjithë lojtarët e tjerë do të luftoj për një vend titullari”, ka thënë Laçi. “Mirëpo, gjëja më e rëndësishme është që të marrim rezultate pozitive prej këtyre dy përballjeve”. E ENJTE, 3 SHTATOR 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 3 shtator 2020
Viti XlX Numër 926 Çmimi 0,50
Koha për reflektim ISSN 1800-5696
Kosova nderon me një pllakë dhe statujë senatorin amerikan Robert Dole
Ngjarje e rëndësishme kulturore për Malësinë dhe kulturën shqipta