KOHA Javore Podgoricë e enjte, 17 shtator 2020 Viti XlX Numër 928 Çmimi 0,50
Shqiptarët dhe realiteti i ri politik në Mal të Zi ISSN 1800-5696
“Heronjtë” e ditëve tona!
Murtaja e bardhë troket në Mal të Zi
PËRMBAJTJE
5
6 Partitë shqiptare pjesë e qeverisjes
Përtej durimit
16
18 Misioni ynë, lufta pa kompromis për çështjen shqiptare
Kush mund ta ndalojë bullizmin në shkolla?
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
PËRMBAJTJE
22
26 Mision në shërbim të së vërtetës
Shqetësime artistike për gjendjen e shoqërisë së sotme
28
30 Në përkujtim të tre heronjve shqiptarë që vdiqën në sulmet terroriste në Nju Jork KOHA Javore KOHA Javore
Ndihmon tridhjetë persona me nevoja të veçanta dhe familje të tjera KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare në Malin e Zi
Gjukanoviq fitues, por nuk mund të formojë shumicën Podgoricë - Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Malin e Zi ka shpallur të hënën rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare që u mbajtën më 30 gusht. Në bazë të rezultateve, Partia Demokratike e Socialistëve, e presidentit Millo Gjukanoviq, ka fituar 30 vende në përbërjen e re të Kuvendit, koalicioni “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, 27 deputetë, koalicioni “Paqja është kombi ynë”- 10 dhe koalicioni “E zeza në të bardhë” katër vende. Partia Boshnjake dhe Socialdemokratët fituan nga tri vende secila, Partia Socialdemokrate dy, dhe nga një vend në Kuvend e kanë fituar Lista Shqiptare “Nik Gjeloshaj-Genci Nimanbegu” dhe koalicioni “Bashkë nji zâ”. Pas shpalljes së rezultateve përfun-
4
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
dimtare, brenda 15 ditëve, kryetari i përbërjes së vjetër të Kuvendit, Ivan Brajoviq, thërret seancën e parë të përbërjes së re të Kuvendit të Malit të Zi. Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, propozon emrin e kryeministrit të ri në afat prej 30 ditësh që nga konstituimi i Kuvendit. Zgjedhjet në Mal të Zi u mbajtën më 30 gusht. Për herë të parë pas tri dekadash, Partia Demokratike e Socialistëve e presidentit Millo Gjukanoviq ka humbur shumicën në Kuvend. Zgjedhjet u fituan nga partitë opozitare, një pjesë e të cilave konsiderohen si pro-serbe dhe pro-ruse. Liderët e tri subjekteve politike të koalicionit opozitar, të cilat e kanë fituar shumicën në zgjedhjet parla-
mentare në Mal të Zi, kanë firmosur tashmë marrëveshjen për qeverisje. Në një konferencë për media, më 9 shtator, ata kanë prezantuar parimet mbi të cilat do të mbështetet qeveria e ardhshme dhe të cilat nënkuptojnë bashkëpunimin me aleancën e NATO-s, mosvënien në diskutim të njohjes së pavarësisë së Kosovës dhe që përjashtojnë mundësinë e ndryshimit të simboleve shtetërore të Malit të Zi. Parimet e marrëveshjes u prezantuan nga liderët e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë” - Zdravko Krivokapiq, Aleksa Beçiq dhe Dritan Abazoviq. (Kohapress/REL)
NGJARJE JAVORE
Arrihet marrëveshja për koalicionin qeverisës në Komunën e Gucisë
Partitë shqiptare pjesë e qeverisjes Partitë shqiptare do të jenë pjesë e koalicionit qeverisës në Komunën e Gucisë, kanë konfirmuar burime të shumta. Marrëveshja për koalicionin qeverisës është arritur të hënën midis Partisë Demokratike të Socialistëve, Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” dhe Koalicionit Partia Boshnjake – Partia Liberale. Koalicioni qeverisës përbëhet nga 21 këshilltarë, nga 30 këshilltarë sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Gucisë. Kryetari i Komunës do t’i takojë sër-
ish PDS-së, si partia fituese dhe me numrin më të madh të këshilltarëve – 11, kurse koalicioni i partive shqiptare, sipas marrëveshjes, do të ketë kryetarin e Kuvendit të Komunës. Kjo është hera e parë që një shqiptar do të drejtojë Kuvendin e Komunës së Gucisë. Kryetare e Komunës pritet të jetë kryetarja aktuale Anella Çekiq, kurse kryetari i Kuvendit nga Lidhja Demokratike Shqiptare. Përpos kësaj, koalicioni i partive shqiptare do të ketë edhe nënkryetarin e Komunës dhe disa poste të tjera me rëndësi në administratën
lokale. Në zgjedhjet lokale që u zhvilluan në Komunën e Gucisë, më 30 gusht, së bashku me zgjedhjet parlamentare, numrin më të madh të këshilltarëve – 11 e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve. Koalicioni “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” ka fituar shtatë këshilltarë, po aq sa edhe Socialdemokratët e Malit të Zi. Koalicioni PB - PL ka fituar tre këshilltarë, kurse nga një këshilltar Partia Socialdemokrate dhe Partia Popullore e Socialistëve. (Kohapress)
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Përtej durimit Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Lumi i kohës ka ngecur. Nën të asgjë nuk shihet. Është nxirrë, kapur nga fosile; nga ata që për pak popullin e çkombtarizuan. E mbajtën në errësirë edhe ditën, e verbuan. E ndanë nga bota. Gjëra të tmerrshme bënë. Burgosën e vranë vetëm se njerëzit donin të mendonin të kishin ëndrra. Çfarëdo ëndrre. I mbyllën në vetvete. I ngurtësuan, i imuniziuan ndaj goditjeve që kur të zbuteshin të bëheshin thërrima.
“ 6
I mësuan të mos i besonin askujt. Jetën e bënë të pavlefshme. Njeriu mund të jetë i kujdesshëm, por pak besim duhet t’i japë tjetrit, pasi nuk mund ta dish nëse është i keq ose jo. Shumica e njerëzve janë të mirë. Ata kanë familje. Dhe duan të jetojnë më të mirën që munden. Gjithmonë do të ketë njerëz të këqinj dhe do t’i njihni kur t’i takoni. Ndonjëherë nuk është kështu. Por nuk mund të lejoni që kjo t’ju ndalojë ta jetoni jetën tuaj të plotë e të lirshme dhe miq të zini dhe të shihni të mirën në njerëz. Sepse, nëse nuk e bëni, nuk do
të gjeni kurrë lumturi. Ju që keni jetuar në një vend burg dhe e mbani mend. Jeta e brendshme ka një botë jashtë, megjithatë është botë e rrezikshme që e lini t’iu prekë. Ndonjëherë nuk ka asgjë që mund të bësh. Njerëzit e duan dhunën. Ata ngadalësojnë shpejtësinë kur shohin në anë të rrugës një makinë të përmbysur për të parë viktimat. Të njëjtit njerëz pretendojnë se e duan boksin, pa e kuptuar se çfarë është. Boksi ka të bëjë me respektin; fitore për vete dhe marrjen e saj nga tjetri. Boksi është një veprim jo natyral. Gjithçka
Shumica e njerëzve janë të mirë. Ata kanë familje. Dhe duan të jetojnë më të mirën që munden. Gjithmonë do të ketë njerëz të këqinj dhe do t’i njihni kur t’i takoni. Ndonjëherë nuk është kështu. Por nuk mund të lejoni që kjo t’ju ndalojë të bëni jetën tuaj të plotë e të lirshme dhe miq të zini dhe të shihni të mirën në njerëz. Sepse, nëse nuk e bëni, nuk do të gjeni kurrë lumturi. Ju që keni jetuar në një vend burg dhe e mbani mend. Jeta e brendshme ka një botë jashtë, megjithatë është botë e rrezikshme që e lini t’iu prekë. Ndonjëherë nuk ka asgjë që mund të bësh. Njerëzit e duan dhunën. Ata ngadalësojnë shpejtësinë kur shohin në anë të rrugës një makinë të përmbysur për të parë viktimat. Të njëjtit njerëz pretendojnë se e duan boksin, pa e kuptuar se çfarë është. Boksi ka të bëjë me respektin; fitore për vete dhe marrjen e saj nga tjetri. Boksi është një veprim jo natyral. Gjithçka varet nga të ecurit prapa. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të dhënë një grusht është të bësh hap prapa. Hap prapa shumë larg dhe nuk ke asgjë të godasësh
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Disa njerëz do të thoshin se gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një luftëtar është zemra. Por më trego një luftëtar me asgjë tjetër përveç zemrës dhe unë do t’ju tregoj një njeri me shpresë që pret të humbasë. Magjia është të luftosh përtej durimit kur të tjerëve u është sosur. Është magjia e rrezikimit të gjithçkaje për një ëndërr që askush nuk e sheh përveç teje. Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk duan të hapin sytë dhe në terr humbasin
varet nga të ecurit prapa. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të dhënë një grusht është të bësh hap prapa. Hap prapa shumë larg dhe nuk ke asgjë të godasësh. Disa njerëz do të thoshin se gjëja më e rëndësishme që mund të ketë një luftëtar është zemra. Por më trego një luftëtar me asgjë tjetër përveç zemrës dhe unë do t’ju tregoj një njeri me shpresë që pret të humbasë. Magjia është të luftosh përtej durimit kur të tjerëve u është sosur. Është magjia e rrezikimit të gjithçkaje për një ëndërr që askush nuk e sheh përveç teje. Ndonjëherë njerëzit thjesht nuk duan të hapin sytë dhe në terr humbasin.
“
Lumi i kohës ka ngecur. Nën të asgjë nuk shihet. Është nxirrë, kapur nga fosile; nga ata që për pak popullin e çkombtarizuan. E mbajtën në errësirë edhe ditën, e verbuan. E ndanë nga bota. Gjëra të tmerrshme bënë. Burgosën e vranë vetëm se njerëzit donin të mendonin të kishin ëndrra. Çfarëdo ëndrre. I mbyllën në vetvete. I ngurtësuan, i imuniziuan ndaj goditjeve që kur të zbuteshin të bëheshin thërrima. I mësuan të mos i besonin askujt. Jetën e bënë të pavlefshme. Njeriu mund të jetë i kujdesshëm, por pak besim duhet t’i japë tjetrit, pasi nuk mund ta dish nëse është i keq ose jo
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Si të (mos e) luft Ekspertët e shëndetit publik që u përmbahen rregullave të vjetruara për të frenuar pandeminë po pengojnë teknologjitë e reja që mund të na ndihmojnë të zhvillojmë një qasje më fleksibël. Duke u përqendruar tek ata që e kanë më të lartë rrezikun e përhapjes së virusit, ne mund të shkaktojmë më pak dëm dhe mund ta frenojmë pandeminë në mënyrë më efikase
Peter Singer Joanna Masel
Kur COVID-19 u shfaq për herë të parë, kërkesat strikte për karantinë dhe izolime të rrepta dhe të shkurtra do të kishin qenë një çmim i vogël për t’u paguar për ta mbajtur atë sa më larg. Tani që pandemia ka infektuar më shumë se 27 milionë njerëz në 213 vende dhe territore të botës, ne duhet të gjejmë mënyra të reja për ta vënë atë nën kontroll, të cilat nuk janë thjesht efektive, por edhe efikase. Për të shmangur më shumë dhimbje sesa është e nevojshme, ne duhet të japim urdhra qëndrimi në shtëpi, urdhra sa më të saktë që është e mundur, për ata që kanë më shumë gjasa të paraqesin rrezik për të tjerët. Kjo kërkon jo vetëm gjurmimin e kontakteve të atyre që janë të infektuar, por edhe dallimin se cili nga kontaktet e tyre ka më shumë të ngjarë të jetë infektuar. Për këtë mund të na ndihmojë teknologjia. Ne duhet të kombinojmë aplikacione të reja që njoftojnë njerëzit kur ata kanë qenë të ekspozuar ndaj një rreziku infektimi me metoda të reja testimi që janë të shpejta, të lehta dhe aq të disponueshme sa janë testet e shtatzënisë. Gjurmimi i kontaktit nuk mund të funksionojë pa pasur rezultate të shpejta të testimit të kryer, por ai mund të funksionojë mirë edhe nëse testet më të shpejta nuk janë aq të sakta sa ato që kemi tani. Aplikacionet mund të përmirësojnë jo vetëm shkallëzimin e
8
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
gjurmimit të kontaktit, por gjithashtu, tepër e rëndësishme, edhe shpejtësinë e kësaj. Gjurmimi i kontakteve, qoftë i kryer manualisht apo nëpërmjet ndonjë aplikacioni, rekomandon karantinë për kontaktet e ngushta të atyre që janë pozitivë në COVID-19. Në Shtetet
e Bashkuara, rregullat e nxjerra nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thonë se nëse kaloni 15 minuta më afër se 1.8 metra me një person gjatë periudhës që ai/ajo mund të infektojë me COVID-19, pasi ka rezultuar pozitiv në virus, atëherë duhet t’i nënshtro-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tojmë COVID-19 heni një karantine 14-ditore. Sipas këtyre rregullave, ne mund të presim mesatarisht 59 kontakte të ngushta për një person të infektuar. Ekziston mundësia që 2 përqind e banorëve të SHBA-së sot të jenë të infektuar. Këtë shumëzojeni me 59 dhe shumica e njerëzve në SHBA që nuk po qëndrojnë tashmë në shtëpi, do të duhet të futen në karantinë. Por, viruset nuk u binden rregullave
të thjeshtuara të CDC-së. Rrezikoni shumë më pak duke qëndruar 15 minuta 1.5 metra larg një personi kur ai është drejt fundit të periudhës që mund të infektojë të tjerët, sesa po të kaloni tetë orë 2.1 metra larg tij/ saj në kulmin e periudhës së tyre in-
fektuese. Në Arizona, Covid Watch po eksperimenton një aplikacion të ri që kërkon të vlerësojë me saktësi rrezikun e infeksionit, sesa të riprodhojë rregullat e CDC-së. Aplikacioni rekomandon karantinë vetëm për ata mbi një nivel të caktuar rreziku dhe do t’u tregojë atyre, në një mënyrë krejtësisht private, sa kohë të qëndrojnë në shtëpi dhe kur të testohen. Karantina 14-ditore nuk ka asgjë magjike. Nëse nuk keni simptoma pesë ditë pasi jeni ekspozuar ndaj virusit, rreziku juaj përafërsisht përgjysmohet. Rreziku juaj gjithashtu bie (por jo në zero), nëse testi juaj rezulton negativ, por vendet ku të gjithë personat e karantinuar janë testuar po përdorin të njëjtin rregull 14-ditor me ata që nuk bëjnë testin. Nëse, në vend të kësaj, i lëmë njerëzit të dalin nga karantina kur rreziku i tyre bie nën pragun që ne përdorim për të vendosur se kush duhet të hyjë në të, ne mund të arrijmë siguri më të madhe me kosto më të ulët për individët dhe ekonominë. Pragu për karantinën mund të varet nga vendi ku jeni. Australia dhe Zelanda e Re kanë relativisht pak raste dhe synojnë të shkojnë në zero sa më shpejt të jetë e mundur. Ato mund të kenë pragje më të rrepta, duke i futur njerëzit në karantinë edhe për ekspozime më të shkurtra sesa 15 minuta dhe duke kërkuar ose rezultate të shumta negative testimi ose karantina më të gjata pas ekspozimesh më të rrezikshme. Në vendet e goditura më shumë nga virusi, shumë rekomandime karantine jo vetëm që mund të shkaktojnë dëm të tepruar ekonomik dhe psikologjik, por mund edhe të dëmtojnë ndjeshëm mbështetjen e nevojshme të publikut, në mënyrë që rregullat të jenë efektive. Sa herë që përmendet teknologjia e gjurmimit të kontaktit, njerëzit ngrenë shqetësime rreth privatësisë. Aplikacionet e reja që përdorin sistemin Google-Apple duhet ta qetësojnë këtë shqetësim, sepse ata kanë shpikur një mënyrë për t’ju paralajmëruar
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
për një ekspozim të rrezikshëm pa qenë e nevojshme që informacionet se kë keni takuar të dalin ndonjëherë nga telefoni juaj. Shqetësimi ynë për kompani si Apple është i ndryshëm. Për ta bërë të vështirë që përdoruesit të parashikojnë se kush i ka vënë ata në rrezik, versionet e njëpasnjëshme të ndërfaqes së programimit të aplikacionit (API) të kontrolluara nga Apple dhe Google kanë kufizuar kohëzgjatjen maksimale të regjistruar të kontaktit dhe më pas kanë kufizuar sasinë e informacionit në dispozicion për të përcaktuar sasinë e infektimit. Kjo redukton aftësinë e aplikacionit për të bërë dallimin midis kontakteve me rrezik më të ulët dhe të atyre me rrezik më të lartë. Këto përparësi të gabuara vendosin humbjen e mundshme dhe të kufizuar të privatësisë mbi nevojën për të synuar rekomandimet për karantinë. Ekziston një detyrim moral për të kufizuar dëmet nga karantina, si dhe për të ndalur përhapjen e një virusi që, nëse nuk kontrollohet në mënyrë efektive, do të shkaktojë qindra mijëra viktima të tjera dhe do të zgjasë izolimet, me të gjitha vështirësitë që do të sillte kjo gjë për miliarda njerëz. Rezultate të tilla bëhen më të mundshme nëse karantina rekomandohet pa kriter dhe pajtueshmëria bie si rezultat i kësaj. Në një pandemi që vazhdon të përhapet gjithnjë e më shpejt, ne duhet të jemi gati t’i ndryshojmë rregullat shpejt në përputhje me kushtet lokale, provat më të fundit epidemiologjike dhe zhvillimin e teknologjive të reja që na ndihmojnë të zvogëlojmë përhapjen e virusit. Ekspertët e shëndetit publik të cilët u përmbahen rregullave të vjetruara, ose, siç ndodhë në Zvicër, që madje i kthejnë ato në ligje, po pengojnë teknologjitë e reja që mund të na ndihmojnë të zhvillojmë një qasje më fleksibël. Duke u përqendruar tek ata që e kanë më të lartë rrezikun e përhapjes së virusit, ne mund të shkaktojmë më pak dëm dhe mund ta frenojmë pandeminë në mënyrë më efikase. E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Vështrime nga diaspora
“Heronjtë” e ditë
Të çudit fakti se si ka mundësi që ata njerëz të cilët dje ia kushtuan jetën lirisë së atdheut, sot janë në gjendje t’ia hanë edhe kockat, sepse mishin veç e kanë përpirë. Nga iu erdhi gjithë ajo pasuri këtyre “heronjve” që sot krekosen se ata janë shpëtimtarët e vetëm të atdheut?
ishte i shtyrë nga fama që do merrte në këtë luftë. Revolucioni borgFiqret jez-francez na mëson se “revoluMujeziqi cioni gllabëron fëmijët e vet”. As sot nuk është ndryshe, por me një ndryshim, se “heronjtë gllabërojnë atdheun e tyre”! Të çudit fakti se Se historia është mësuese e jetës, si ka mundësi që ata njerëz të cilët nuk ka dyshim. Nëse i referohe- dje ia kushtuan jetën lirisë së atdmi së kaluarës, qysh nga Antikiteti heut, sot janë në gjendje t’ia hanë shohim se njerëzit çdoherë kanë edhe kockat, sepse mishin veç e qenë të prirë nga fama për të bërë kanë përpirë. Nga iu erdhi gjithë vepra heroike. Kështu as Akili nuk ajo pasuri këtyre “heronjve” që sot do të merrte pjesë dhe nuk do të krekosen se ata janë shpëtimtarët e vritej në luftën e Trojës sikur të mos vetëm të atdheut?
10
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Sigurisht kanë mësuar nga filozofia e Makiavelit, se arsyetimi është vlerëplotë nëse rezultati është i mirë, pra, qëllimi e justifikon mjetin. Por nuk duhet harruar se çfarë mjetesh duhet përdorur. Mjetet nuk janë aspak të parëndësishëm për arritjen e qëllimit; përkundrazi, me mjete të këqija (hajni, vrasje, mashtrim, tradhti etj.) nuk mund të arrihet asnjë qëllim i mirëfilltë. Në Kosovë populli e tha fjalën e vet në zgjedhjet e fundit: zgjodhi një parti dhe koalicion për të luftuar korrupsionin. Por partneri i koa-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ëve tona! licionit solli mocionin e mosbesimit, pa ndonjë shkak të besueshëm për të rrëzuar Qeverinë. Që çudia të jetë më e madhe, u morën vesh brenda natës me “Lista Srpska” për qeveri të re. Nuk është problemi se ata janë serbë, por sepse kanë qëndrim armiqësor ndaj Kosovës së pavarur dhe dirigjohen nga Qeveria e Serbisë. Pra, a thua të jetë Beogradi dhe Serbia më pak i rrezikshëm sesa Vetëvendosja!? Ku është logjika këtu? Nga ana tjetër, Presidenti i Kosovës ftohet nga Prokuroria e Gjykatës Speciale në Hagë, por ai nuk e sheh të arsyeshme të japë dorëheqje, ani pse dëmtohet imazhi i shtetit të ri. Në Shqipëri Partia Socialiste erdhi në pushtet me “një milion shuplaka”, sepse populli e kishte dënuar pushtetin e mëparshëm me votë. Mirë. Në vend që vota e popullit të vlerësohej dhe valorizohej, filluan aferat me deputetët me të kaluar kriminale. Korrupsioni në vend që të luftohej, ishte ulur këmbëkryq
edhe në Ministrinë e Brendshme, e cila e kishte për detyrë ta luftonte. Në politikën e jashtme, zhgënjim. Mini-Shengeni ballkanik filloi të paraqitet si alternativë për integrimin në Bashkimin Evropian. Gjepura, kur dihet fort mirë se pa tejkalimin e armiqësive shekullore nuk ka miqësi të sinqertë. Duhet pastruar terrenin armiqësor nga mbeturinat, pastaj mund të flitet për heqjen e barrierave armiqësore në mes popujve të Ballkanit. Detyra e qeverisë është mbrojtja e shtetit, jo vjedhja e tij. Në tunelet e sigurisë së lartë në Krrabë vidhet thesari i shtetit 280 kg ar, gjatë ngjarjeve të vitit 1997. Akterët përfliten, por përgjegjësi s’ka! “Heronjtë e ditëve tona” më shumë kishin frikë nga qeveria “Kurti”, e cila ishte përkushtuar në luftimin e korrupsionit, sesa nga krejt fatkeqësitë e botës. Në Shqipëri Kurti pritet në heshtje, kurse Vuçiq me pompozitet. Ku është morali këtu?! Të jetë vallë Kurti më i rrezikshëm për shqiptarët sesa ish-bashkëpunëtori i Milloshe-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
“
Qeni është një nga kafshët më besnike dhe më të çmuara për njeriun. Ai mund të kuptojë një duzinë fjalësh ose komandash: “kape”, ”rrëshqit”, ”ma jep këmbën”, “ulu” etj. Unë në politikën shqiptare në Ballkan kuptoj më pak se një qen!
viqit, radikali Vuçiq? “Një ministër i mirë, në fund të jetës së tij, duhet të ishte i pasur me famë dhe vepra të mira dhe jo në kapital”, do të thoshte Makiaveli, por ministrat tanë janë të pasur vetëm në kapital. Për fat të keq, këta janë “heronjtë e ditëve tona”! Qeni është një nga kafshët më besnike dhe më të çmuara për njeriun. Ai mund të kuptojë një duzinë fjalësh ose komandash: “kape”, ”rrëshqit”, ”ma jep këmbën”, “ulu” etj. Unë në politikën shqiptare në Ballkan kuptoj më pak se një qen!
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët dhe realiteti i ri politik në Mal të Zi
Të insistohet për zgjidh të çështjes shqiptare në Pjesëmarrja eventuale në pushtet, patjetër duhet të jetë e mbështetur me një garanci për realizimin e kërkesave tona. Për këtë arsye, personalisht kam insistuar dhe më tej insistoj që na duhet patjetër të krijojmë një platformë politike të përbashkët, në bazë të së cilës do të aprovojmë platformën e veprimit politik, sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë qëllimet tona, të cilat për hir të së vërtetës nuk janë të mëdha
Hajrullah Hajdari
Politika trajton mendimet për një shoqëri të drejtë dhe, për arsye të shumëllojshmërisë së mendimeve për një shoqëri të tillë dhe si realizohet ajo, politika praktike i trajton ato nëpërmjet dialogut, diskutimit e ballafaqimit. Shumë politikanë kanë të njëjtat mendime, për shembull mbi përfaqësimin politik, por nuk pajtohen me mënyrat si duhet të realizohen ato. Disa shpesh bëjnë kompromise dhe kërkojnë zgjidhje sa më të pranueshme për popullin, votuesin, ndërsa disa të tjerë i qëndrojnë fort idesë se duhet ruajtur patjetër rrugën politike e cila, sipas tyre, gjithmonë ka sjellë rezultate të mira dhe të pranueshme për popullim e tyre. Në politikë duhet të keshë guximin dhe vendosmërinë për të vepruar në një mënyrë të caktuar, në një moment të caktuar dhe kështu duke u ballafaquar me realitetin, nëpërmjet dialogut dhe diskutimeve të ndryshosh idenë se qëndrimi i deridjeshëm, i ndërtuar së bashku me partnerët tradicionalë
12
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
ishte i drejtë, nga njëra anë, e nga ana tjetër të ndërtosh një rrugë të re në favor të zhvillimeve gjithëpërfshirëse politike dhe ekonomike që do të jenë në lartësinë e një shteti demokratik, ku postulati kryesor është ligji dhe veprimi i shtetit të së drejtës, për të krijuar në një kohë të afërme, kushte për një zhvillim që popullit i ofron prosperitet, mirëqenie sociale dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Zgjedhjet parlamentare që lamë pas, në Mal të Zi, në një mënyrë i dërguan një mesazh të qartë edhe popullit shqiptar në Mal të Zi, mesazh se duhet të reflektojnë sa më parë për t’u përgatitur për sfidat e reja që do të dalin nga tranzicioni i ri politik dhe veprimet institucionale të tyre me qëllim që në institucionet e duhura, duke luftuar në dhe për interesat e popullit shqiptar, të krijojmë një pozicion sa më të mirë për valorizimin e vlerave tona kombëtare – politike dhe ekonomike dhe në fund për t’u dhënë një mesazh atyre se shqiptarët shekullorë në këto troje, dinë, duan dhe meritojnë të vendosin për fatin e tyre, pa marrë parasysh se kush vjen e shkon nga pushteti. Mesazhi përfundimtar i zgjedhjeve parlamentare, që lamë pas, është po ashtu i qartë. Tranzicioni politik, me kohëzgjatje më të gjatë në shtetet ish-komuniste në Evropë, ka përfunduar dhe sipas të
gjitha gjasave në mënyrë të qetë do të kemi ndërrimin e pushtetit. Mendoj se ky është një moment i çmuar që mund të jetë një pikë kthese për shqiptarët në Mal të Zi, për jetën e tyre, zhvillimin kulturor-arsimor dhe ekonomik-social, për qasjen politike të shqiptarëve, për ata që merren me politikë dhe përfaqësojnë shqiptarët në politikë dhe pushtet. Mendoj se shqiptarët, me pjesëmarrjen e tyre në pushtet nuk duhet të pretendojnë se mund të jenë kreatorë të politikës malazeze, pasi që ajo u takon atyre. Shqiptarëve nuk duhet t’u interesojë lufta e brendshme politike e DPS-it dhe Frontit apo cilës do parti politike qytetare malazeze. Shqiptarët duhet të kenë parasysh interesat e kombësisë shqiptare në Mal të Zi, pra prosperitetin e tyre e kjo arrihet nëse mbizotëron ligji dhe shteti i së drejtës, nëse krijohen kushtet për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, për valorizimin e çështjes në përgjithësi të kombësisë shqiptare, këtu në Mal të Zi. Vitet kaluan e po kalojnë, ndërsa shqiptarët në aspektin ekonomik bëjnë hapa prapa e në aspektin politik, përkundër disa përparimeve, në shumë aspekte të saj nuk kemi arritur as nivelin e vitit 1974. Zgjedhjet e 30 gushtit 2020 treguan, po ashtu, se shqiptarët me patjetër
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
hje kushtetuese ë Mal të Zi
“
Mendoj se ky është moment i çmuar që mund të jetë një pikë kthese për shqiptarët në Mal të Zi, për jetën e tyre, zhvillimin kulturor-arsimor dhe ekonomik-social, për qasjen politike të shqiptarëve, për ata që merren me politikë dhe përfaqësojnë shqiptarët në politikë dhe pushtet
duhet të merren me veten e tyre, me ndërgjegjësimin e votuesit shqiptar, sidomos pas këtyre zgjedhjeve, sepse, si duket, monopoli politik i një partie politike ose disa prej tyre, nuk shpreh më interes të veçantë për ne shqiptarët. Nga një analizë precize e votës shqiptare kam arritur në një përfundim se afro 50 përqind e votuesve shqiptarë kanë votuar partitë joshqiptare, ose konkretisht 11.163 shqiptarë kanë votuar dy listat shqiptare, ndërsa 10.100 votues (lejoj mundësinë e korrigjimit +/- 2-3%) kanë votuar partitë e ashtuquajtura qytetare, e së bashku me këto vota do të kishim luftuar për deputetin e katërt në Parlament, ndërsa fuqia vendimmarrëse do të ishte shumë më e madhe. Ky është pikërisht problemi i shqiptarëve në Mal të Zi. Shqiptarët nuk duhet të heshtin, sidomos politika shqiptare, ata duhet të reflektojnë. Këto zgjedhje po ashtu treguan se shqiptarët në Mal të Zi nuk kanë nevojë për përkrahje të kujtdo qoftë që mbjell ndarjen e jo bashkimin e faktorit politik shqiptar. Ata janë të dëmshëm për ne, por ne kemi nevojë për ndihmën e tyre pikërisht tash. Pikërisht tash, sepse shqiptarët në Malin e Zi duhet të krijojnë një sintezë idesh të sinqerta e reale kundrejt votuesit shqiptar që voton partitë qytetare malazeze. Ata duhet bindur se ky është momenti i kthimit në origjinë, se ky është momenti i tejkalimit të ideve të vëllazërim-bashkimit si rrugë e arritjes së barazisë dhe zh-
villimit të njëjtë ekonomik. Kjo është tanimë e kaluar, është koha të kontribuojmë së bashku për çështjen kombëtare, për zhvillimin ekonomik, arsimor e kulturor të viseve tona, aq të begatshme me pasuri natyrore, por aq të prapambetura si rrjedhojë e politikës 140-vjeçare të shtetit malazez. Ne nuk duam ndarje, përkundrazi ne duam të kultivojmë barazinë mes kombeve dhe kombësive tona, duam ashtu siç ne i respektojmë të tjerët të na respektojnë edhe të tjerët, ne duam një zhvillim ekonomik konform mundësive që na i ka dhënë Zoti për të dalë nga zona e krahinave më të pazhvilluara në Mal të Zi, ne duam dinjitet si të tjerët e së bashku me të tjerët, ne tanimë kemi mësuar shkrim e lexim ndaj duam të përfaqësohemi nga përfaqësuesit tanë në mënyrë të denjë e të barabartë me të gjithë. Zaten, ne kontribuam për pavarësinë e këtij shteti ku jetojmë e veprojmë. Këto mund të arrihen nëse e bashkojmë mendjen, idenë dhe punën të gjithë shqiptarët së bashku. Ky bashkim duhet të ndodhë, por kur dhe nga kush?! Për të mirën e popullit shqiptar, për të mirën e atyre që votuan shqip edhe për të mirën e atyre të tjerëve që nuk i votuan, së bashku jemi më të fortë, ana tjetër shkoi, koha e tyre, për momentin, perëndoi. Politikanët e tanishëm shqiptarë vështirë se mund të arrijnë një unifikim të votës dhe partive politike shqiptare. Atyre u mungon ideja e veprimit pozitiv si pasojë e qëndrueshmërisë së tejzg-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
jatur në politikë, ata janë të ngarkuar me të kaluarën e të sotmen e shikojnë si një mundësi të mbijetesës së tyre politike. Politika zyrtare e shtetit amë Shqipërisë, e Kosovës dhe e diasporës, pikërisht tani e kanë shansin të ndikojnë në vetëndërgjegjësimin e vetëdijes shqiptare, por duke filluar që nga ky moment e jo të merren me çështjen tonë dy apo tre muaj para zgjedhjeve, me projekte të ndryshme politike dhe ekonomike duke u njoftuar me problematikën tonë, së pari në bazë e pastaj të ushtrojnë ndikimin e tyre drejt pushtetarëve malazezë e politikës së tyre. S’kemi arsye pse t’i qasemi të kaluarës, nëpërmjet vuajtjeve të saj të sotmes (nesërmes), aq më parë kur e dimë se nesër, e kaluara nuk na sjellë diçka më të mirë, ndërsa e sotmja (e nesërmja) politike, nëpërmes mesazheve drejtuar opinionit të brendshëm dhe ndërkombëtar se ajo do të jetë në lartësinë e fitores demokratike të qytetarëve në përgjithësi, se do të jetë partner i besueshëm në rrafshin ndërkombëtar, ku integrimi në Evropë është prioritar dhe se obligimeve të marra me anëtarësimin në NATO do t’u përmbahen, mund të krijojë avantazh të kërkesava tona. Është çështje e veçantë thirrja e fituesve të zgjedhjeve drejtuar partive politike të pakicave për pjesëmarrje në pushtet, sepse e kanë shumicën për të vendosur. Kjo duhet të shqyrtohet me seriozitet, të ballafaqohemi me realitetin e nëpërmes dialogut të arrihet një qëndrim i përbashkët i partive politike shqiptare. Pjesëmarrja eventuale në pushtet, patjetër duhet të jetë e mbështetur me një garanci për realizimin e kërkesave tona. Për këtë arsye, personalisht kam insistuar dhe më tej insistoj që na duhet patjetër të krijojmë një platformë politike të përbashkët, në bazë të së cilës do të aprovojmë platformën e veprimit politik, sepse vetëm kështu mund t’i arrijmë qëllimet tona, të cilat për hir të së vërtetës nuk janë të mëdha. Mbi të gjitha, mendoj se faktori politik shqiptar në Mal të Zi, politika zyrtare e shtetit amë Shqipërisë, Kosova dhe diaspora, duhet të insistojnë për zgjidhje kushtetuese të çështjes shqiptare në Mal të Zi. Kjo zgjidhje komparative është e mundur, por duhet insistuar së bashku. E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi demografik
Murtaja e bardhë t Në saje të të dhënave nga Institucioni i Drejtorisë për Statistikës MONSTAT, del se në pesë gjashtë vitet e ardhshme Mali i Zi do të bëjë pjesë në ato vende ku popullsia më shumë do të vdesinë se sa do të lindinë, ku në pozitë më të pavolitshme janë Veriu i vendit por edhe disa komuna tjera ku bën pjesë edhe Ulqini si kryeqendra e shqiptarëve në këtë mjedis, çështje kjo shumë shqetësuese për të ardhmën me pasoja shumëdimensionale.
tit 2018, në Serbi kanë lindur rreth 64.000 foshnje, por në të njëjtën periudhë kanë vdekur 101.000 persona.
Nail Draga Shtimi natyror i popullsisë
në Mal të Zi (2009-2019)
Çështjet e shtimit natyror të popullsisë në Mal të Zi, mbeten preokupim i subjekteve përkatëse në nivel shtetëror, që prezantohet kohë pas kohe në sajë të dhënave statistikore. Kështu në sajë të dhënave nga MONSTAT-i numri i fëmijëve të lindur në vitin 2009 ishte 2.780 - më i lartë së numri i të vdekurve. Por, një numër i tillë në fund të vitit të kaluar ka rënë në 630. Një e dhënë e tillë dëshmon se shtimi natyror viteve të fundit ka rënë nën 1.000 individë, me tendecë të rëniës së vazhdueshme. Dhe nga një e dhënë e tillë del qartë se për pesë - gjashtë vite, Mali i Zi do të jetë në grupin e vendëve që kanë shtim natyror negativ. Një dukuri e tillë nuk është specifike vetëm për Malin e Zi, por ajo ka përfshirë tërë rajonin, sespe murtaja e bardhë ka përfshirë edhe Bosnje e Hercegovinën, Kroacinë, Slloveninë, Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas të dhënave nga disa demografë del se situata më kritike në këtë aspekt është në Serbi, sepse atje çdo vit humbet nga një qytet mesatar. Kështu gjatë vi-
14
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Në sajë të projeksioneve nga viti i kaluar sipas Kombëve të Bashkuara, trendet negative demografike do të ndikojnë në rënien e numrit të banorëve në Mal të Zi, ku sipas parashikimeve deri në vitin 2050, këtu do të jetojnë 589.000 banorë. Një e dhënë e tillë përafërsisht i përgjigjët numrit të popullsisë sipas regjistrimit të vitit 1981. Sipas këtyre parashikimeve deri në vitin 2100 Mali i Zi do të kthehet në vitin 1950, me gjithsej 454.000 banorë. Sipas Stategjisë Nacionale të Zhvillimit të Qendrueshëm të Qeverisë deri në vitin 2030, thuhet se rezultatet e fundit nga regjistrimi i popullsisë kanë treguar rritje të ngadaltë të popullsisë në dekadat e fundit. Shkalla e shtimit natyror në vitin 1951 ka qenë 20.8 për mijë, ndërsa dhjetë vite më pas 20.4 në njëmijë banorë, në dy regjistrimet e fundit ishte tjetërsisht fare, 4.3 në vitin 2003 dhe vetëm 2.2 në vitin 2011. Në strategjinë për nga fusha e demografisë cekët politika për natalitetin, sigurimi i nivelit të ndihmave sociale për fëmijë etj. Se kemi rënie të natalitetit dëshmon konstatimi se sipas Zyrës së Statis-
tikës së Bashkësisë Evropiane (EUROSTAT) vitve të fundit numri i fëmijëve të lindur për një familje arrinë nga 1.7 dhe 1.8.
Pa program demografik qeveritar
Gjendja aktuale demografike nuk është e rastit por ka vazhdimësi, sepse nuk ka ekzistuar përkushtimi qeveritar në nivel qendror dhe atë lokal. Patjetër duhet të miratohen plane për ripërtëritjen demografike, sepse nëse vazhdohet me të njëjtën heshtje si deri më tash, pasojat do të jenë të mëdha. Çdo vend i cili çështjet e tilla i trajton në mënyrë serioze, duhet të miratojë strategjinë e ripërtëritjes demografike, duke paraparë mjete të konsiderueshme si dhe formimin e ekipeve profesionale, të cilët do të merren me këtë temë me rëndësi shoqërore. Më këtë rast duhet cekur se çifteve të reja është përpjekur që t u sigurohen kredi për banesa, në sajë të projektit “1.000 plus”, që më tëpër mbeti si dëshirë se sa realitet në këtë kohë të krizës jo vetëm ekonomike.
Kosova në plus 18.500 banorë, ndërsa Serbia me minus të dyfishtë
Sipas të dhënave nga EUROSTAT-i për vitin 2018, Mali i Zi gjindet në grupin e katër vendeve të rajonit ku ende ka shtimin natyror pozitiv. Në mesin e këtyre vendeve bëjnë pjesë edhe Shqipëria, Kosova dhe Ma-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
troket në Mal të Zi qedonia e Veriut. Kështu Kosova është ende në vend të parë, sepse në fund të vitit 2018, ka qenë “në plus” për 18.500 banorë, Shqipëria për 7.130 dhe Maqedonia e Veriut me 1.600 banorë. Nga ana tjetër, me shtimin natyror negativ është Bosnje e Hercegovina, Kroacia, Sllovenia e Serbia. Minusi më i lartë është evidentuar në fund të vitit të kaluar në Serbi, me -37.680 banorë, Kroaci -15.761, Bosnje e Hercegovinë -8.277 dhe Slloveni -900 banorë. Nëse analizojmë të dhënat demografike për Malin e Zi, del se këtu ende kemi shtim pozitiv të popullsisë, por nëse e analizojmë sipas komunave rezulton vazhdimi i trendit negativ të shtimit të popullsisë. Kështu shtimi natyror negativ në vitin 2013 është shënuar në tetë komuna, në dhjetë komuna në vitin 2014, në vitin 2015 në 12 komuna, ndërsa në vitin 2016 dhe 2017 në 13 komuna. Në sajë të dhënave nga Institucioni i Statistikës MONSTAT, del se në pesë-gjashtë vitet e ardhshme Mali i Zi do të bëjë pjesë në ato vende ku popullsia më shumë do të vdesin se sa do të lindin, ku në pozitë më të pavolitshme janë Veriu i vendit por edhe disa komuna tjera ku bën pjesë edhe Ulqini si kryeqen-
dra e shqiptarëve në këtë mjedis, çështje kjo shumë shqetësuese për të ardhmën me pasoja shumëdimensionale.
Duhen masa stimuluese nga shteti
Deri tash në Mal të Zi nuk kemi infor-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
macione se në kuadër të Qeverisë, apo të ndonjë ministrie është trajtuar çështja demografike apo çështja e politikës popullative. Është e udhës që të ekzistojë strategjia e nxitjes së natalitetit, me qasje ekonomike dhe jo vetëm deklarative, duke ndarë mjete të konsiderueshme financiare. Mbështetja financiare me rastin e lindjes së fëmijeve është e karakterit të përkohshëm, andaj duhet gjetë modele të qëndrueshme në këtë aspekt duke marrë parasysh se gjinia femërore është më pak e punësuar dhe më shumë e ngarkuar në rritjen e fëmijeve. Modeli i Serbisë mund të shërbejë edhe për Malin e Zi, sepse ata japin shtesa për fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare. Duhet parë mundësinë e rikthimit te pensioneve për femrat të cilat kanë lindur tre e më shumë fëmijë, që u mohua në vitin 2017 nga ana e Qeverisë, më ç’rast u krijuan paknaqësi të mëdha duke protestuar në rrugë për të rikthyer të drejtën e mohuar. Vetëm më aktivitete konkrete nga ana e Qeverisë me qëllim të nxitjes së natalitetit dhe zhvillimit të qendrueshëm popullativ duke marrë modele nga vendet e ndryshme, mund të kemi ndryshime pozitive, në të kundërtën e ardhmja do të jetë me pasoja të mëdha shoqërore. E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Fëmijët përballë bullizmit
Kush mund ta ndalojë bullizmin në shkolla? Përshtatja me një ambient të ri shkollor dhe përfshirja në shoqëri të re, për disa fëmijë është më e lehtë, ndërsa për disa natyra të tjera, si ato paksa më të ndrojturat, kjo fazë është më e vështirë. Prandaj, këta fëmijë mund të marrin ngacmime të vazhdueshme nga bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm. Kur këto ngacmime marrin përmasa më të gjera, bullizmi bëhet faktor serioz me ndikim negativ tek jeta e fëmijës, edhe pasi përfundon shkollimin. Në një periudhë të jetës kaq delikate siç është fëmijëria, pasojat e bullizmit mund të bëhen të rrezikshme, duke lënë gjurmë të thella në jetën e tyre
Paula Dekaj
Ndonjëherë përballë bullizmit të githë ndihemi të paaftë për të bërë diçka, por njëkohësisht mund të jemi të vetmit që mund të bëjmë diçka. Veprimet apo fjalët bullizuese padyshim që mund të lëndojnë këdo dhe arsyet pse një fëmijë mund të bjerë lehtësisht pre e bullizmit, janë nga më të ndryshmet. Nuk mund të përcaktojmë faktorë fiksë, të cilët kontribuojnë në të qenit viktimë e bullizmit, por një rast kur ndodh më tepër është situata kur fëmijët ndërrojnë shpesh shkollat. Përshtatja me një ambient të ri shkollor dhe përfshirja në shoqëri të re, për disa fëmijë është më e lehtë, ndërsa për disa natyra të tjera, si ato paksa më të ndojturat, kjo fazë është më e
16
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
vështirë. Prandaj, këta fëmijë mund të marrin ngacmime të vazhdueshme nga bashkëmoshatarët e tyre dhe jo vetëm. Kur këto ngacmime marrin përmasa më të gjera, bullizmi bëhet faktor serioz me ndikim negativ tek jeta e fëmijës, edhe pasi përfundon shkollimin. Në një periudhë të jetës kaq delikate siç është fëmijëria, pasojat e bullizmit mund të bëhen të rrezikshme, duke lënë gjurmë të thella në jetën e tyre. Por, kush mund ta ndalojë bullizmin në shkolla? Bullizmi është diçka që shikohet, prandaj shumë njerëz përreth fëmijëve të bullizuar mund ta shohin qartazi bullizimin që po u bëhet, por jo të gjithë dinë të reagojnë apo si të reagojnë. Njerëzit më të rritur duhet të mbajnë më tepër përgjegjësi për rolin e tyre në raste të tilla. Për shembull, mësuesit duhet të jenë të vëmendshëm ose më të përgjegjshëm ndaj këtyre situatave. Detyra e tyre nuk përfundon vetëm me dhënien e njo-
hurive mësimore brenda kornizës së planit mësimor, ata duhet të jenë gjithashtu vëzhgues të mirë të nxënësve të tyre, t’i njohin ata e t’i udhëzojnë drejt sjelljeve paqësore e dinjitoze. Jo më kot, secila klasë ka mësuesin e vet kujdestar. Në shkollë nuk maten dhe vlerësohen vetëm njohuritë mësimore, por edhe sjelljet e nxënësve me shokët e shoqet e klasës. Këto vlerësime nuk duhet të jenë thjesht në fund të dëftesës në mbarim të vitit shkollor. Shkolla duhet të jetë një istitucion edukues dhe i sigurt për brezat e rinj. Një shkollë ku ka viktima bullizmi dhe stafi akademik nuk bën asgjë në përgjigje të kësaj, është një shkollë me mangësi. Edhe pse bullizimet janë më të priruara të ndodhin larg syrit të mësuesit, kur ky bullizim merr përmasa më të gjera, për një mësues të vëmendshëm është e pamundur që kjo t’i shpëtojë. Që kjo të jetë më e lehtë, mësuesit duhet të mos bëjnë autoritarin në profesionin e vet, por të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kenë një komunikim sa më të hapur me nxënësit që kanë nën kujdestari. Këta të fundit duhet të ndihen të lirë t’i shpalosin shqetësimet e tyre tek mësuesi. Pastaj, puna e mësimdhënësit nuk duhet të përfundojë vetëm me identifikimin e viktimës apo bullizuesit, ai duhet të trajtojë tema të veçanta për këto veprime. Duhet gjithashtu t’ua bëjë sa më të qartë nxënësve të vet pasojat e sjelljeve të tilla dhe të mundohet ta ndalojë atë sa më shpejt. Gjithashtu, komunikimi mësues-prind duhet të jetë i vazhdueshëm, mbledhjet duhet të mbahen rregullisht dhe nëse është e nevojshme të organizohen të tjera posaçërisht. Kur bullizmi ndodh në shkollë, prindi në shtëpi mund të vërejë ndryshime tek fëmija i vet, por përsëri të mos kuptojë asgjë. Por nëse vëren ndryshimin më të vogël duhet të informohet sa më parë dhe t’i dalë në ndihmë fëmijës duke
marrë përsipër rolin e tij në këtë mes. “Viktima”, nga vetë emri, plus faktori moshë e vogël, është personi më i dobët që mund të bëjë diçka rreth kësaj. Me shtimin e ngacmimeve/ lëndimeve në rastet më të shumta ai veçse bëhet më konfuz, dalëngadalë fillon e humbet besimin në vete, bëhet natyrë edhe më e mbyllur se ç’është dhe shanset e tij për të reaguar veçsa do të zvogëlohen me kalimin e kohës. Por, përveç mësuesve dhe prindërve, të parët që kanë informacion kur ndodh një rast bullizmi, janë fëmijët. Bashkëmoshatarë të të bullizuarit apo jo, ka gjasa që ata ta marrin vesh të parët, pasi këto lëndime ndodhin në sy të fëmijëve të tjerë me qëllim që të kenë një impakt negativ sa më të fortë. A janë ata të aftë ta ndalojnë bullizmin? Nuk duhet të harrojmë se këtu luan
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
rol aftësia e fëmijës për të qenë shok apo thjesht vëzhgues. Ngaqë për një fëmijë është e vështirë të bëjë reagimin më të mirë, ka raste të shpeshta që ndodhin sherre për arsye të tilla. Më e mira që mund të bëjë fëmija është t a njoftojë një të rritur, pra mësuesin a familjarin për t’i ardhur në ndihmë zgjidhjes së situatës. Fatkeqësisht, kjo nuk ndodh shpesh pasi mes fëmijësh, ky nxënës në shoqëri të ndryshme do të etiketohej rëndom si “spiuni i shkollës’’ dhe sigurisht ai nuk ka sesi e dëshiron një gjë të tillë. Prandaj, zgjedhja më e mirë mbetet informimi dhe edukimi me doza të mëdha i fëmijëve mbi bullizmin dhe mbrojtjes ndaj tij, në mënyrë që të ketë sa më shumë bashkëpunim e komunikim mes nxënësve, mësuesve e prindërve që shkolla të jetë vend i sigurt ku fëmija zhvillohet e jo dëmtohet. E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
17
MOZAIK
Lidhja Demokratike në Mal të Zi shënoi 30-vjetorin e themelimit
Misioni ynë, lufta pa kompromis për çështjen shqiptare “Edhe pas 30 vjetësh, LD në MZ mbetet subjekti i palëkundur në realizimin e orientimeve programore, aspiratave të saj, e gjithë kjo në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, sot në Malin e Zi”, ka thënë kryetari i LD në MZ, Saubih Mehmeti. Ulqin – Lidhja Demokratike në Mal të Zi, subjekti i parë politik i shqiptarëve në periudhën e pluralizmit politik në Mal të Zi, shënoi të enjten mbrëma në kompleksin “Lamiga”, në Krythë të Anës së Malit, 30-vjetorin e themelimit të saj. Për shkak të situatës epidemiologjike të shkaktuar nga COVID-19 dhe masave kufizuese, në ceremoninë e organizuar morën pjesë një numër i caktuar i personave - anëtarë të kryesisë së LD në MZ dhe të kryesive të degëve, përfaqësues të Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji zâ” dhe të mediave. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i LD në MZ, Saubih Mehmeti, ka paraqitur në mënyrë të përmbledhur një kronologji të veprimtarisë politike të kësaj force politike. Ai ka thënë se LD në MZ ka një rol historik, i cili daton që prej themelimit të saj, më 9 shtator 1990, dhe kontributi i saj ka qenë shumë i rëndësishëm në shumë aspekte. “Gjatë kësaj periudhe kemi pasur mjaft të arritura, në rend të parë unifikimin e shqiptarëve, sidomos në ruajtjen dhe afirmimin e të drejtave të tyre në Malin e Zi, e jo vetëm”, ka theksuar Mehmeti, duke nënvizuar se kontributi i LD në MZ ka qenë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
dhe mbetet i pamohueshëm duke iu referuar edhe rezultateve ndër vite. Sipas tij, “edhe pas 30 vjetësh, LD
në MZ mbetet subjekti i palëkundur në realizimin e orientimeve programore, aspiratave të saj, e gjithë
MOZAIK kjo në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, sot në Malin e Zi”. Kryetari i LD në MZ ka thënë se dekada në të cilën kemi hyrë e pret këtë subjekt politik me sfida të reja, të cilat do t’i kapërcejnë më me lehtësi dhe sukses nëse do të arrijnë të riorganizohen si subjekt politik. “Unë ju siguroj që jemi në rrugë të mbarë, me inkuadrimin e një brezi të ri në politikë, të profesioneve të ndryshme, të cilët janë të interesuar dhe të përkushtuar në avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Malin e Zi”, ka thënë Mehmeti, duke potencuar se do të vazhdojnë luftën pa kompromis për çështjen shqiptare, sepse, në fund të fundit, ky është misioni i tyre. Nënkryetari i LD në MZ, Marash Dedvukaj, ka thënë në fjalën përshëndetëse se ndien kënaqësi që pas 30 vitesh përsëri janë së bashku. Ai ka thënë se Lidhja Demokratike ka qenë gjithmonë “urë në mesin e shqiptarëve, të cilët kanë qenë së bashku dhe kemi luftuar për të drejtat tona”. Dedvukaj ka theksuar se me këtë datë, ai feston dy përvjetorë të rëndë-
sishëm për të. “Para 33 vitesh kam vënë kurorë me bashkëshorten dhe para 30 vitesh me Lidhjen Demokratike. Dhe kam vendosur, të jeni të bindur, mos ta lëshoj as atë, as këtë”, ka pohuar ai. Kryetari i parë i LD në MZ, tani kryetar nderi, Mehmet Bardhi, ka thënë se në përvjetore është gjithmonë mirë që të bëhet njëfarë bilanci. Ai ka veçuar sidomos rëndësinë e kuadrove profesioniste, përgatitjes dhe angazhimit të tyre në politikë me qëllim të realizimit të kërkesave politike. “Politika bëhet me njerëz, kuadro, të cilët dinë se çfarë kërkojnë dhe dinë të zbatojnë pastaj programin e partisë politike”, ka thënë ndër të tjera Bardhi. Në ceremoninë solemne kanë përshëndetur edhe kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Haxhi Sulejmani, dhe drejtori i Shkollës Fillore në Dacaj të Rozhajës, Haxhi Lajçi. Po ashtu janë lexuar edhe telegramet e urimit të dërguara nga ambasadat e Shqipërisë dhe Kosovës në Podgoricë. Me këtë rast janë ndarë mirënjohje
për ish-kongresistin Joseph John DioGuardi dhe bashkëshorten e tij, Shirley Cloyes DioGuardi, udhëheqës të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane dhe veprimtarë të shquar të çështjes kombëtare, me motivacion “për kontributin e jashtëzakonshëm në mbrojtjen e çështjes shqiptare dhe ngritjen e problemit në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”. Mirënjohje i është ndarë po ashtu kryetarit të parë të LD në MZ, Mehmet Bardhi, “për kontributin unik dhe politikën parimore në udhëheqjen e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi”. Pas pjesës ceremoniale, për të gjithë të pranishmit është shtruar darkë. LD në MZ është subjekti i parë politik i shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar pas miratimit të pluralizmit politik, në Tuz, më 9 shtator 1990. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, që u mbajtën më 30 gusht, Lidhja Demokratike në Mal të Zi ishte pjesë e Koalicionit Shqiptar “Bashkë nji zâ”, bashkë me Partinë Demokratike dhe Unionin Demokratik të Shqiptarëve, ku arritën të fitojnë një deputet në përbërjen e re të Kuvendit të i. k. Malit të Zi.
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
19
ARSIM
Ministria e Arsimit jep detajet mbi organizimin e mësimdhënies për vitin e ri shkollor
Procesi mësimor në harmoni me situatën epidemiologjike
‘‘Për nxënësit të cilët mësimdhënien e ndjekin në gjuhën shqipe, orët mësimore do të emetohen në kanalet televizive, TV “Teuta” dhe Tv “Boin”. Skema programore do të publikohet në sajtin www.ucidoma.me, në portalin për mësimdhënës www.skolskiportal.edu.me, në kanalin YouTube - Uci doma, në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, në rrjetet sociale dhe në kanalet televizive”, theksohet në këtë kumtesë të Ministrisë së Arsimit Podgoricë – Ministria e Arsimit ka hartuar një informacion të detajur mbi organizimin e mësimdhënies në shkolla që do të fillojë me datën 1 tetor, i cili bazohet në rekomandime të qarta të Institutit për Shëndet Publik, të harmonizuara me situatën epidemiologjike, në mënyrë që të mbrohen fëmijët, por edhe t’u sigurohet dituria. Nga Zyra për Marrëdhëniet me Publikun e Ministrisë së Arsimit, kumtohet se të dhënat kyçe nga informacioni i detajuar janë që mësimdhënien në shkolla do ta ndjekin nxënësit e klasës së parë, të dytë, të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë të shkollës fillore, dhe nxënësit e vitit të parë të shkollës së mesme, kurse nxënësit e klasave dhe viteve të tjera mësimin do ta ndjekin online, me konsultimet në shkolla në çdo pesëmbëdhjetë ditë.
20
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
“Të gjitha verifikimet e diturisë, hartimit të testeve, të kontrollit të detyrave në formë të shkruar për të gjithë nxënësit, do të organizohen ekskluzivisht në shkolla, duke respektuar masat. Të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe të atyre profesionale të cilës do klasë, ushtrimet dhe mësimdhënien praktike do ta realizojnë në shkollë ose tek punëdhënësit, duke respektuar masat. Kohëzgjatja e orës mësimore për nxënësit e shkollave fillore është tridhjetë minuta, më së shumti katër orë në ditë, kurse për nxënësit e shkollave të mesme 30 minuta, më së shumti 6 orë në ditë”, thuhet ndër të tjera në këtë kumtesë. Më tutje theksohet se pavarësisht faktit se një pjesë e nxënësve do ta ndjekin mësimin në shkolla, Ministria e Arsimit ua ka mundësuar nxënësve të të gjitha klasave të shkollave fillore dhe të mesme materialin e xhiruar
me numrin më të madh të lëndëve të cilat nga 1 tetori do të emetohen në TVMZ 2 dhe në MNE Sport. “Për nxënësit të cilët mësimdhënien e ndjekin në gjuhën shqipe, orët mësimore do të emetohen në kanalet televizive, TV “Teuta” dhe Tv “Boin”. Shema programore do të publikohet në sajtin www.ucidoma.me, në portalin për mësimdhënës, www.skolskiportal.edu.me, në kanalin YouTube - Uci doma, në faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit, në rrjetet sociale dhe në kanalet televizive”, theksohet në këtë kumtesë të Ministrisë së Arsimit. Nga kjo ministri theksojnë se mësimdhënësit janë të detyruar që rregullisht nëpërmjet detyrave shtëpiake, eseve, prezantimeve, projekteve, etj të përcjellin arritjet e nxënësve. Nga kjo ministri kanë rekomanduar që mësimdhënësit për komunikim
ARSIM
me nxënësit mund të përdorin platformën Microsoft 365 të programit i cili është i qasur në të gjitha shkollat dhe i cili sipas tyre ofron mundësinë e shpërndarjes së materialeve, të përgatitjes së kuizeve, të thirrjeve audio dhe video, dhe të ngjashëm. “Shkollat janë të detyrueshme që të gjithë nxënësve që nuk kanë mundësi të shfrytëzojnë format e lartpermendura të komunikimit, t’u ofrojnë formë alternative të mbështetjes për mësimdhënie. Për nxënësit me nevoja të veçanta për arsim është hartuar instrumenti për vlerësimin e statusit zhvillimor të fëmijëve, i cili u është shpërndarë institucioneve, në bazë të të cilit do të planifikohet dhe realizohet veçmas puna me fëmijë”,
theksohet në mes tjerash në këtë kumtesë. Nga Ministria e Arsimit bëjnë të ditur se në një klasë nuk mund të jenë njëkohësisht më shumë se pesëmbëdhjetë nxënës; në një bankë mund të qëndrojë vetëm një nxënës, ndërsa është e domosdoshme të mbahet distanca fizike prej së paku dy metrash. Ndërkaq, drejtori i shkollës mund të vendos nëse ekziston kapacitet hapsinor duke respektuar masat, që mësimdhënia të realizohet edhe me numër më të lartë të nxënësve, mbi ç’ gjë duhet të njoftojë ministrinë. “Personeli dhe nxënësit vijnë në shkollë me maska në fytyrë, dhe rekomandohet që me vete të kenë edhe të
paktën dy maska rezervë. Në shkollë nuk mund të vijnë as nxënësit dhe as personeli në rast se kanë simptoma të infektimit të frymëmarrjes dhe të zorrëve, të temperaturës së lartë, humbje të nuhatjes së aromës dhe shijes, dhe ngjashëm, si dhe personat të cilëve u është lëshuar vëndimi mbi vendosjen në karantinë ose në izolim shtëpiak”, theksohet ndër të tjera në këtë kumtesë të Ministrisë së Arsimit. Drejtorët/drejtoreshat e shkollës janë të detyruar që në mënyrë të plotë të sigurojnë respektimin e të gjitha masave të hartuara, duke përfshirë dezinfektimin dhe ajërosjen e rregullt të hapësirave të institucioneve shkolt. u. lore. E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
21
MOZAIK
20-vjetori i portalit “Malësia.org”
Mision në shërbim të së vërtetës Albert Camaj
Në mungesë të medieve të pavarura shqipe, të pa ndikuara nga jashtë, në kohën kur edhe mendimi në shqip censurohej e jo më fjala e shkruar, kur bëhej normë autocensura, duke e arsyetuar me frikën, që mos të bëj dikush gisht nga ti, dhe kur pushteti bënte reperkusion
“ 22
Misioni ynë gjithmonë ishte dhe mbetet, të zbardhet e vërteta e të paraqitet realiteti, që jo çdokujt dhe çdoherë i konvenon, andaj gjatë këtij rrugëtimi krijuam edhe “armiq”, por shumë e më shumë miq edhe për një fjalë, dhe i shuante ato; kur mungonte edhe fjala e pathënë, vendosem që të bëjmë një hap në këtë drejtim. E hapëm medien e parë elektronike Malesia.org. Para njëzet vitesh, kur e hapëm këtë medie, kishim një qëllim; të tregojmë se e drejta për tu informuar,
nuk nënkupton të drejtën e dikujt të përhapë informacione dhe të pavërteta sipas dëshirës së vet, por, ishte dhe mbeti synimi ynë që, gjithkush, ka të drejtë të dëgjojë të vërtetën. Qëllimi ynë para njëzet vitesh ishte dhe mbeti i njëjtë sikurse është edhe sot, tërësisht i qartë; t’i hapim
Para njëzet vitesh, kur e hapëm këtë medie, kishim një qëllim: të tregojmë se e drejta për t’u informuar, nuk nënkupton të drejtën e dikujt të përhapë informacione dhe të pavërteta sipas dëshirës së vet, por, ishte dhe mbeti synimi ynë që, gjithkush, ka të drejtë të dëgjojë të vërtetën. Qëllimi ynë para njëzet vitesh ishte dhe mbeti i njëjtë sikurse është edhe sot, tërësisht i qartë; t’i hapim derën dhe të sfidojmë proceset shoqërore, politike dhe kulturore në trojet tona. Këto procese që ndodhin ndër shqiptarë e që dita ditës përjetohen si trysni, janë si pasojë e faktit se nuk u prijmë vetë proceseve, as shoqërore, as politike e as atyre kulturore. Në krejt këtë vorbull, shqiptarit politik, me apo pa dëshirën e tij i hapet shtegu i paqartësisë së saj, në synimin e tij se ka të shkohet.
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
“
MOZAIK
derën dhe të sfidojmë proceset shoqërore, politike dhe kulturore në trojet tona. Këto procese që ndodhin ndër shqiptarë e që dita ditës përjetohen si trysni, janë si pasojë e faktit se nuk u prijmë vetë proceseve, as shoqërore, as politike e as atyre kulturore. Në krejt këtë vorbull, shqiptarit politik, me apo pa dëshirën e tij i hapet shtegu i paqartësisë së saj, në synimin e tij se ka të shkohet. Kur para njëzet vitesh filluam me këtë medie, ishim të vetëm, por po ashtu besonim dhe ishim të bindur se me ne jeni ju, të cilët do ti bashkoheni medies tonë Malesia.org, me mendime, vepra dhe sugjerime, si dikur kur hapem “Malësia chat”, si pjesë të kësaj medie, i cili për një kohë të shkurtër u bë i njohur si vendtakimi i të gjithë shqiptarëve kudo që ata ishin. Në këtë rrugëtim të gjatë, plotësisht
“
Në këtë rrugëtim të gjatë, plotësisht të pavarur dhe krejtësisht në bazë vullnetare, ndoshta edhe gabuam ndonjëherë, por askurrë të ndikuar ose me qëllim për të tjetërsuar të vërtetën. Misioni ynë gjithmonë ishte dhe mbetet, të zbardhët e vërteta e të paraqitet realiteti, që jo çdokujt dhe çdo herë i konvenon, andaj gjatë këtij rrugëtimi krijuam edhe “armiq”, por shumë e më shumë miq
të pavarur dhe krejtësisht në bazë vullnetare, ndoshta edhe gabuam ndonjëherë, por askurrë të ndikuar ose me qëllim për të tjetërsuar të vërtetën. Misioni ynë gjithmonë ishte dhe mbetet, të zbardhët e vërteta e të paraqitet realiteti, që jo çdokujt dhe çdo herë i konvenon, andaj gjatë këtij rrugëtimi krijuam edhe “armiq”,
por shumë e më shumë miq. Edhe një herë duam, të ju sigurojmë se ne do të jemi me ju, ashtu siç bëjmë tash e njëzet vjet, sepse besojmë dhe jemi të bindur se mendimi i lirë, i drejtë dhe absolutisht i pavarur nga çfarëdo lloj interesi, përpos atij kombëtar, do të jetë dhe do të vazhdojë në portalin Malesia. org, për jetë e mot! E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
23
LETËRSI
Poezi Hajredin Kovaçi
PËR SHTATË PALË QEJFE Shtatë ditë e shtatë net e pashë në ëndërr në shtatë dete u lamë bashkë u sollëm rreth shtatë oqeaneve me barkë! Shtatë mrekullitë e botës i shtimë në çantë shtatë palë qiej u ngjitëm lart shtatë ngjyrëshe ia dhashë puthjen e zjarrtë! Për shtatë palë qejfe ishim bashkë Si atë ditë ka mbet’ e re Sekretin do ta fshehim Shtatë pashë nën dhê! Shtatë hurma i ha çdo mëngjes për të kthjelluar mendt’ e kresë këngën me shtatë nota ia qes! Me shtatë zanoret e alfabetit tim i thuri vargje Asaj për kujtim!
60 Ëndrrat i pashë gjithmonë copa-copa. Ëndrra shoh pa prâ më falni ju meshkuj, por më të bukura janë ato me gra! Rruzat n’pe s’i shtina dot kam pa e s’kam pa, por asgjë s’kam pa! Kam dëgjuar edhe çka s’kisha dashtë! Eca, eca, eca për të gjetë fundin
24
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
që ishte diku larg në fund të fundit e këmbēt m’u bënë shika-shika! Kam punu, si i thonë një fjalës sa “jam shprishë” kam duru etje, sa kam pi ujë n’gjurmë bagëtish! Këndova këngë të ndaluara lexova libra, shkrova dola në rrugë ma morën lirinë për ta gjetur prapë vrapova pas kohës me vrap e koha s’kish luajtur vendit! Përgjithmonë e vrava frikën një sy gjumë e bëj rehat! Paralajmërova zhdukjen e heshtur dhe shpëtova fjalën të mos vdesë! Fola, bëra me gisht kot, krejt kot gjuajta, i rashë një pērçik nën bisht! Teposhtë e përpjetë me njërën këmbë zvarrë mundohem të bashkoj cepat e atdheut! Shumë, shumë herët e kam kuptu se flokët nuk duhen gjë për me mendu!
VRASËSIT E ARTIT T’u thuash TURP, është pak edhe MARRE se ata e hanë me bukë! T’u thuash të PAFYTYRË ka kohë që mbajnë maska!
T’u thuash të POSHTËR ata shembin edhe urat! T’i pështyjmë në distancë këta POÇE-RROÇE he u shembshin n’koqe!
DY LEJLEKË TË BARDHË Mbrëmë në fshatin tim ndodhi një mrekulli dy lejlekë të bardhë u ulën mbi xhami! Vallë, nga kanë ardhë kaherë s’i kemi parë?! U afrova më afër të bëj një fotografi s’kishin besim në mua i dhanë vetes dhe ikën në largësi! M’u duk pak çudi s’desha t’u bëj keq se unë s’i bëj keq askujt! Rrugë të mbarē lejlekë të bardhë ngado që të shkoni u vaftë mbarë!
S’U BËRA UJK Po duan disa për pak ditë të bëhen ujqër duke ndenjur në shtëpi! 730 ditë ndenja në izolim kur isha shumë i ri me kilometra distancë sociale e familjare e s’u bëra ujk por mbeta njeri!
LETËRSI
POEZIA Qiell i kaltër plot zogj shtatë palë i thellë e plot diell është POEZIA! Çast i bukur që të lë pa frymë! Vallëzim mbi valë POEZIA është përrallë!
Emocion është, moment s’përsëritet Ndjenjë që kurrë s’venitet! POEZIA është si katër stinët! Është ligj, urti, filozofi, e mbi të gjitha POEZIA është dashuri! 21 mars 2020
që
PLESHTI Gjithë natën më le pa gjumë dhe kruhesha deri në gjak do të të zë e do të të mbys me thu do të marr hak! Nëse prapë çon kry do të djeg jorganin me gjithë ty!
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
25
KULTURË
Artistja e re nga Ulqini, Emina Nimanbegoviq, hapi ekspozitën e parë personale me temë “Distopia”
Shqetësime artistike për gjendjen e shoqërisë së sotme Ajo është paraqitur me 17 piktura të punuara në disa teknika dhe një skulpturë, që si emërues të përbashkët kanë shoqërinë moderne distopiste – një vend të padëshiruar, të dehumanizuar, frikësues për të jetuar. Ekspozitën e ka hapur piktorja akademike Svetllana Dragojeviq, pedagoge në Fakultetin e Dizajnit dhe Multimedias të Universitetit Donja Gorica në Podgoricë
26
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
KULTURË
Ulqin – Shqetësimet e saj lidhur me gjendjen e shoqërisë së sotme njerëzore, të ndikuar dhe të varur kryekëput nga zhvillimi i teknologjisë, artistja e re nga Ulqini, Emina Nimanbegoviq, është përpjekur t’i shprehë përmes punimeve të saj. Në ekspozitën e titulluar “Ne ‘Distopia’”, ajo është paraqitur me 17 piktura të punuara në disa teknika dhe një skulpturë, të cilat në fakt përbëjnë punimin e saj të diplomës, që si emërues të përbashkët kanë shoqërinë moderne distopiste – një
vend të padëshiruar, të dehumanizuar, frikësues për të jetuar. Artistja ka zgjedhur qytetin e saj Ulqinin për të hapur ekspozitën e saj të parë personale. Ekspozita është hapur të premten mbrëma, në Galerinë “Kulla e Balshajve” në Kalanë e Ulqinit, në kuadër të Festivalit “Skena Verore”. Ekspozitën e ka hapur piktorja akademike Svetllana Dragojeviq, pedagoge në Fakultetin e Dizajnit dhe Multimedias të Universitetit Donja Gorica në Podgoricë.
Ajo ka thënë se kemi të bëjmë me një artiste të re, tashmë të formuar, nga e cila presim shumë. Duke folur për punimet e prezantuara në ekspozitë, Dragojeviq ka theksuar ndër të tjera se “jemi në kontakt me kohën në të cilën jetojmë, domethënë ‘distopinë’... dhe të gjitha këto realitete distopiste që po na ndodhin”. Emina Nimanbegoviq ka diplomuar sivjet për dizajn në Fakultetin për Dizajn dhe Multimedia të Universitetit Donja Gorica – Podgoricë. (Kohapress) E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Detroit vijoi misionin e saj të filantropisë
Ndihmon tridhjetë p nevoja të veçanta dh Ne më shumë mund të konsiderohemi edhe si shoqatë kushtrimi për nevoja të ndryshme që lindin në Malësi. Ne organizojmë kohë pas kohe darkat ku mblidhemi i gjithë bordi drejtues i shoqatës tonë për të diskutuar dhe grumbulluar mjetet financiare në mënyrë që të ndihmojmë studentët por jo vetëm, shprehet kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”- Detroit, Ruzhdi Gjokaj Shoqata Atdhetare “Malësia e Madhe”- Detroit ka vazhduar misionin e saj të filantropisë në Malësinë e Madhe këndej dhe andej kufirit, por edhe në Durrës, ku ka ndihmuar një familje të prekur nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar. Kontributin me të holla të kësaj shoqate e ka dorëzuar vetë kryetari i sho-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
qatës z. Ruzhdi Gjokaj i cili ndodhet në vendlinje që disa javë. Ne biseduam me z. Gjokaj i cili gjatë prononcimit për gazetën “Koha Javore” tregoi misionin e tyre fisnik dhe bamirës, një mision që siç tha nuk është i lehtë por që ka qëllim të mirë për të ndihmuar me aq sa kanë mundësi të gjithë ata që herë pas herë kanë
nevoja të ndryshme. “Ne si shoqatë kësaj radhe kemi grumbulluar një sasi të hollash për të ndihmuar një familje në Durrës nga pasojat që la tërmeti. Atje i dorëzuam pesë mijë dollarë. Më pas kemi ndihmuar tri familje në qytetin e Koplikut me nga dy mijë dollarë për familje, e këto të holla ua kam dorëzuar
MOZAIK
persona me he familje të tjera unë personalisht si kryetar i shoqatës. Gjithashtu këtu në Tuz kemi ndihmuar një person që vuan nga një sëmundje e rendë me dy mijë dollarë amerikanë”, shprehet Gjokaj. Ai më tutje tha se përveç këtyre aksioneve, shoqata që ai drejton ka ndihmuar edhe tridhjetë persona me nevoja të veçanta me nga treqind dollarë për secilin. “Së shpejti shoqata jonë do të ndajë edhe katërmijë e pesëqind dollarë amerikanë për ndërtimin e kompleksit sportiv në fshatin Milesh. Dhe është për t’u përgëzuar fakti se rinia këtu po tregohet vizionare për të investuar në vend të vet dhe për t’u hyrë aktiviteteve të shëndetshme shoqërore siç është sporti”, thekson Gjokaj. Ai thotë se me kurajo, vullnet të mirë dhe optimizëm për të ndihmuar të tjerët, mund të arrihet qëllimi.
“Ne më shumë mund të konsiderohemi edhe si shoqatë kushtrimi për nevoja të ndryshme që lindin në Malësi. Ne organizojmë kohë pas kohe darkat ku mblidhemi i gjithë bordi drejtues i shoqatës tonë për të diskutuar dhe grumbulluar mjetet financiare në mënyrë që të ndihmojmë studentët por jo vetëm. Unë personalisht nga buxheti im familjar ua paguaj dy familjeve në Malësi nga tetë bukë në ditë për një vit rresht”, shprehet kryetari i Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”- Detroit, Ruzhdi Gjokaj. Sipas tij këtë shoqatë e karakterizon një virtytë që quhet transparenca e plotë në çdo vendim dhe veprim që kjo shoqatë ndërmerr nga kompetencat e saj. “Ne në diasporë kemi edhe disa shoqata të tjera të cilat investojnë në vendin e tyre, mirëpo Shoqata jonë
është një shoqatë e cila veprimtarinë e saj bamirëse e ka shtrirë në një dijapazon më të gjerë, duke ndihmuar edhe ata që jetojnë në maje të bjeshkëve, sikurse është Trieshi, e deri tek secili që ka nevojë nepër fshatra të Malësisë këndej por edhe andej kufirit në Shqipëri. Pra shoqata jonë është shembull dhe model bamirësie, jo vetëm për Malësinë tonë por edhe për vende të tjera, dhe jemi shoqata më aktive në diasporë të SHBA-së”, u shpreh Gjokaj, duke u bërë apel edhe individëve dhe shoqatave të tjera nga diaspora që t’i bashkëngjitën misionit të tyre të bamirësisë. Bordin drejtues të Shoqatës Atdhetare “Malësia e Madhe”- Detroit e përbëjnë 21 anëtarë, me kryetar, dy nënkryetarë, sekretar dhe arkëtar. t. u.
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
29
PËRVJETOR
Në përkujtim të tre shqiptarë që vdiqën terroriste në Nju Jor Gjekë Gjonaj
Njëmbëdhjetë shtatori i vitit 2001, nga një ditë e rëndomtë, u shëndërrua pa pritur në një ditë tmerri e ankthi për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atë ditë qytetarët e 77 vendeve vdiqën në një sulm terrorist ndaj Qendrës Ndërkombëtare të Tregtisë e njohur në gjuhën popullore si “ Kullat Binjake” në Nju Jork nga një grup prej 19 rrëmbyesish radikal nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipti dhe Libani. Në këtë tragjedi më të madhe që nga themelimi i qytetit të Nju Jorkut humbën jetën rreth tri mijë njerëz, në mesin e të cilëve edhe tre shqiptarë nga Mali i Zi , Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj. Shqiptarët në Malin e Zi, sikurse shqiptarët e tjerë të shpërndarë nëpër botë dhe popujt e tjerë paqedashës e liridashës, e që ndajnë vlera të njëjta me popullin mik amerikan, në 19-vjetorin e këtij akti terrorist, akt ky që hapi një kapitull të ri të botës së qytetëruar, shprehim respektin dhe nderimin për të gjitha viktimat e 11 shtatorit. Ata, përveç të vdekurve, nderojnë dhe kujtojnë vuajtjen, trimërinë, sakrificën dhe durimin e të mbijetuarve dhe anëtarëve të familjes së tyre. Nuk do të harrojnë kurrë as heronjtë e kësaj tragjedie siç ishin zjarrfikësit, policia dhe persone-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
li mjekësor. Po ashtu ndajmë mallë dhe dhimbje të thellë për bashkëvendasit tanë dhe jemi pranë familjeve të tyre dhe pran të gjitha atyre familjeve që humbën më të dashurit e tyre. Rrok Camaj , 60 vjeç nga Hoti i Malësisë së Mbishkodrës është viktima e parë shqiptare e akteve terroriste. Ai në ditën tragjike shkoi me kohë në punë, si zakonisht. Në orën 9 e 15 minuta të mëngjesit, pasi ndërtesa ku punonte u godit nga aeroplani, ai kishte telefonuar në shtëpi
nga kati i 105-të dhe kishte biseduar me të shoqen, Katrinën.” Unë jam shëndosh e mirë. Në dorë të Zotit jemi e çka të bëhet, le të bëhet. Pa marrë parasysh se çdo të ndodhë, të lutem mos i shqetëso fëmijët!” – ishin fjalët e fundit të Rrokut. Ky malësor për shumë njerëz është kuriozitet më vete. Ai ishte trim me kuptimin e plotë të fjalës, sepse punën e tij pak kush mund ta bënte. Pastrimi i dritareve të katit 105, ishte i mbushur me rreziqe. Ai i përjetoi dy herë aktet terroriste
PËRVJETOR
heronjve n në sulmet rk në këtë qendër: më 1993, kur terroristët hodhën bomba në ndërtesa dhe herën e dytë, kur i sulmuan ato me aeroplanë më 11 shtator të vitit 2001. Rroku në Nju Jork erdhi në vitin 1969 me bashkëshorten e tij Katrinën. Pas vështirësive të para, me të cilat u ballafaqua çdo emigrant i ardhur në Amerikë, ai gjeti punë si ndihmës kujdestar i një ndërtese në Manhatan. Më vonë Rroku e la këtë punë dhe filloi të punonte në aeroportin “Kennedy” të Nju Jorkut. Katër
Tre shqiptarët që vdiqën nga aktet terroriste të para gati dy dekadash, u përkujtuan në mesin e tri mijë viktimave të tjera, me ceremoni që nisën nga Memoriali ku çdo vit që prej tragjedisë, lexohen me zë të lartë emrat e secilit prej atyre, jeta e të cilëve u shua papritur
vjet pastroi dritaret e këtij aeroporti të madh, derisa në mars 1975 gjeti punë në “binjaket” e Nju Jorkut, vetëm dy vjet pasi ato u përuruan në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e gjithë botës. Rroku e kishte të vështirë t’u tregonte gruas e fëmijëve që kishte zgjedhur këtë profesion “në qiell”, siç do të shkruante një gazetar. E shoqja e pyeti shumë herë se ku kishte filluar të punonte, ndërsa ai nuk ia thoshte të vërtetën dhe i tregonte adresa të tjera. Për dy vjet Rroku e mbajti sekret nga familja vendin e punës, deri kur gazeta “Daily News” e bëri të njohur për lexuesit e saj, këtë malësor fisnik. Atëherë, gruaja dhe fëmijët e tij erdhën e u ngjitën në katin më të lartë të ndërtesës e pastaj edhe në kulm fare për të parë se si e ku punonte njeriu i tyre, që druhej t’u tregonte të vërtetën. Viktima e dytë e akteve terroriste Mon Gjonbalaj, 65 vjeç nga Vuthajt e Gucisë, më 11 shtator , si përherë ishte nisur në orën pesë të mëngjesit për të shkuar në punë. Disa minuta pasi terroristët sulmuan ndërtesën e parë, ai telefonoi në shtëpi dhe bisedoi me djalin, Bekimin, i cili në atë moment po ndiqte kanalin televiziv CNN, – tregon biri i tij, Salihu. – Diçka ka ndodhur këtu. Një bombë ka eksploduar në ndërtesën tjetër – ishin fjalët e Monit. – Nuk është bombë, por është aeroplan, – ia ktheu Bekimi. -Aeroplan?! – kishte pyetur i habitur Moni dhe kishte shtuar: – Do t’ju telefonoj përsëri. Në orën 9 e 9 minuta Moni telefonoi sërish në shtëpi. Kësaj here bisedoi me Albianën, bashkëshorten e Bekimit.
– Gjendem në katin 86 – tha Moni – Jemi bllokuar të gjithë. Nuk shohim tjetër, veçse tym. Nuk di a do të shihemi më. Të keni kujdes veten dhe familjen. Për gjashtë javë familja e tij jetoi me shpresë se ai kishte shpëtuar, por ëndrra e tyre u shua kur morën lajmin e hidhur se kryefamiljari kishte vdekur. Uniforma e tij me të cilën shkonte çdo ditë në punë është ekspozuar në Muzeun Përkujtimor për nder të viktimave të 11 shtatorit. Simon Dedvukaj, 26 vjeç nga Hoti i Malësisë është shqiptari i tretë dhe më i riu mes tyre që humbën jetën në Manhatan. Ai punonte si mbikqyrës i punëtorëve të kompanisë së pastrimeve “ AMB” në Qendrën Botërore të Tregtisë, në ndërtesën numër 2, kati 27. Sipas fjalëve të xhaxhait të tij Dedë Dedvukaj, Simoni ka telefonuar në shtëpi në orën 8 e 30 minuta të mëngjesit dhe prej asaj kohe nuk u dëgjua më. Në Kishën Katolike “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork, disa ditë pas ngjarjeve të 11 shtatorit 2001, u bë një ceremoni madhështore fetare për të ndjerin. Një vit pas vdekjes tragjike të Simonit, Kodi Biologjik konstatoi eshtrat e tij. Më 21 shtator 2002, me një ceremoni madhështore u bë varrimi i eshtrave të Simonit në Nju Jork. Tre shqiptarët që vdiqën nga aktet terroriste të para gati dy dekadash, u përkujtuan në mesin e tri mijë viktimave të tjera, me ceremoni që nisën nga Memoriali ku çdo vit që prej tragjedisë, lexohen me zë të lartë emrat e secilit prej atyre, jeta e të cilëve u shua papritur. I përjetshëm qoftë kujtimi për këta tre heronj shqiptaro-amerikan! E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Me rastin e 50-vjetorit të vdekjes së Dhimitër Beratit
Bashkëpunëtor i ngushtë Gjergj Fishtës dhe Ernes kaluar. Ai ishte njëri prej atyre fatbardhëve që nënshkruan Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912 Për Koha Javore: në Vlorë. Si përfaqësues i kolonisë shqiptare në Rumani, ai veproi me çka Frank Shkreli kishte dhe me çka dinte për rilindjen e Shqipërisë dhe si përfaqësues i komunitetit shqiptar me influencë në atë kohë në Rumani, ai udhëtoi për në Ishte fillimi i shtatorit i vitit 1970. Po Vlorë nga Bukureshti së bashku me bëhesha gati që brenda një ose dy Ismail Qemalin dhe me Luigj Guramuajsh të udhëtoja për në Shtetet e kuqin. Nënshkrimi i Dhimitër Beratit Bashkuara të Amerikës me statusin e dallohet qartë ndër nënshkrimet e 40 refugjatit politik. Në përgatitje e sipër, patriotëve të asaj kohe që e shpallën fillova tu them lamtumirën e fundit Shqipërinë të pavarur. Veprimtaria e tij miqëve dhe të njohurve nga komunite- ishte e shumëllojshme edhe në fusha ti shqiptar në Romë dhe në kampet e të ndryshme. Në faqën e tij të fesjrefugjatëve. Fillova takimet me Ernest bukut, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Koliqin, i cili më sugjeroi që para se Rama e kujtoi Dhimitër Beratin me të nisesha për nëi Amerikë të tako- rastin e 50-vjetorit të vdekjes me disa hesha me Dhimtër Beratin. Unë nuk të dhëna nga jeta e tij që mu dukën e njihja, por Koliqi mori përsipër që të tepër të seleksionuara. Kryeqeveritari më takonte me të. Fatkeqësisht, nuk shqiptar Beratin e cilëson si njërin prej kaluan as dy-tri ditë dhe u hap lajmi bashkëpunëtorëve “të ngushtë” të Isi zi në komunitetin shqiptar të Romës mail Qemalit, ndonëse sikur duket se se Dhimtër Berati kishte vdekur në ankohet për rolin politik të tij në vitet e një aksident kur një makinë e kishte fashizmit, duke thenë se “Berati u josh përplasur nga shpejtësia duke e lënë nga vegimet e viteve ‘39-43, por pa të vdekur në vend, ditën e martë të 8 rënë pre e dogmave totalitare”. Në të Shtatorit, 1970. Fatkeqësisht, ashtu vërtetë, ai ishte më shumë se joshës, mbeta pa u takuar me njëriun e fun- se Berati ka shërbyer si Ministër Sekdit të nënshkruesve të Pavarësisë së retar i shtetit i Kulturës Popullore, Shqipërisë dhe ndihmësin e vyer të 1941-1943. Duhet të vlerësohet fakdelegacionit shqiptar në Konferencën ti se këto tre vjet që ka shërbyer në Paqës në Paris me 1919 dhe njërin qeverinë fashiste, të pakën duket se prej personaliteteve më të njohura të në sytë e Ramës nuk ia mohon Dhimdiasporës shqiptare, të arratisur nga itër Beratit të gjithë kontributin patriotik e publicistik ashtu siç po ndodhë me regjimi komunist. Megjithë meritat e mëdha kombëtare, bashkpuntorët e tij të ngushtë, Fisha e Dhimitër Berati mbetet ndër ata të Koliqi. Megjithë vlerësimet pozitive të harruarit ose ndër ata të dëbuarit, kryeministrit shqiptar për Dhimitër Besiç janë At Gjergj Fishta, Ernest Ko- ratin është gjithmonë e rrezikshme kur liqi, Martin Camaj e të tjerë. Miku i një politikan bën vlerësime historike të tij Ernest Koliqi fliste me admirimin ngjarjeve dhe personaliteteve, sepse më të madh për Beratin dhe për ve- do e s’do, është natyra e politikës që primtarinë e tij patriotike, si në fush- disa i trajton si të nënës e të tjerët si ën politike ashtu edhe në publicis- të njerkës, në këtë rast, bazuar në tikë. Dhimitër Berati dallohej qysh trashëgiminë e ish-regjimit komunist. në moshë të re për veprimtarinë e tij Ndërsa At Gjergj Fishta, Ernest Kopatriotike, që në fillim të shekullit të liqi dhe Martin Camaj, ende cilësohen
32
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Dhimitër Berati
si poli-agjentë dhe bashkpuntorë të fashizmit, Dhimitër Berati, megjithëse ka shërbyer në detyra të larta qeveritare në vitet 1941-1943, (lexo ndryshe nga të tjerët) vetëm “u josh nga vegimet e viteve ‘39-43, por pa rënë pre e dogmave totalitare”, shkruan kryeministri Rama. S’ka dyshim se Dhimitër Berati duhet të kujtohet në ketë 50-vjetor të vdekjes, qoftë edhe nga kryeministri, por politikanët duhet të jenë të balancuar dhe objektiv në vlerësimet e tyre, ose më mirë të mos flasin fare. Nuk ka asnjë dyshim për merita të mëdha kombëtare të Dhimitër Beratit, ashtu siç kanë merita të mëdha edhe At Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Martin Camaj e të tjerë – por të cilët mbeten ende të përjashtuar dhe zyrtarisht ende cilësohen si kollaboracionistë dhe të “Dëbuem” nga Atdheu, do të thoshte Fishta – por me të cilët Dhimitër Berati ka bashkëpunuar ngushtë, për ideale të përbashkëta, gjithmonë në mbështetje të interesave të larta kombëtare. Në vitin 1919, kur Shqipërisë i kërcënohej pavarësia dhe kufijtë e saj, ku tjetër të gjindej Dhimitër Berati përveçse si anëtar i delegacionit shqiptar për të mbrojtur të drejtat e Kombit në Konferencën e Paqës në Paris, së bashku me patriotë të tjerë të dalluar të kombit, përfshirë At Gjergj Fishtën dhe Imzot Luigj Bumçin. Ishin këta lisa të mëdhenj të Kombit me rrënjë të thella dhe të pamohueshme në historinë e Kombit shqiptar, që përveç trajtimit të tyre çnjerëzor dhe anti-kombëtar nga regjimi komunist i
MOZAIK
ë i Atë st Koliqit Enver Hoxhës, ai bëri ç’mos që rrënjët dhe kontributet e çmuara të këtyre burrave të historisë kombëtare, të shlyheshin përgjithmonë. Enver Hoxha nuk ia doli t’i zhdukte krejtësisht nga historia, megjithëse kjo fushatë kundër tyre vazhdon edhe sot, ndonëse në heshtje. Fatbardhësisht, Enver Hoxha dhe apologjetët e tij sot, nuk ia dolën këtij qëllimi, pasi veprat dhe kontributet e këtyre burrave flasin vet. Historia e vërtetë, që do të shkruhet një ditë pa pasione ideologjike dhe interesa partiake, do t’i njohë, ashtu siç meritojnë, të gjithë këta vigana të Kombit shqiptar, përfshirë Dhimitër Beratin dhe bashkpuntorët e tij të ngushtë, At Gjergj Fishtën dhe Ernest Koliqin, ndër të tjerë, për meritat e tyre të veçanta dhe për kontributin e tyre të përbashkët në mbrojtje të interesave të Kombit të vet. Dhimtër Berati ka dhenë një kontribut të shquar si pjesëmarrës në ngjarjet më me rëndësi të historisë së shqiptarëve, përfshirë Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe mbrojtjen e të drejtave të Shqiptarëve në Konferencën e Paqës në Paris, së bashku me At Gjergj Fishtën, aty ku kundërshtoheshin dhe sulmoheshin të drejtat e shqiptarëve nga armiqët dhe aleatët e tyre historik, aty gjindej mbrojtësi i këtyre të drejtave, Dhimitër Berati. Në shtator të vitit 1970 para se të ndërronte jetë, Dhimtër Berati ishte i vetmi dëshmitar ende i gjallë ndër ata që kishin shpallur dhe nënshkruar Pavarësinë e Shqipërisë, por megjithë rolin e tij historik, ishte detyruar të largohej nga Atdheu nën kërcënimin e diktaturës komuniste, vetëm e vetëm, se para vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri, ai kishte pasur detyra të ndryshme në disa dikastere të qeverive të mëparshme, përfshirë atë fashiste. Në mërgim, ai ishte bashkpuntor i ngushtë i Profesor Ernest Koliqit dhe kontribues me shkrimet e tij në re-
vistën “Shëjzat”. Në një shkrim të Dhimitër Beratit në revistën “Shëjzat” të vitit 1961, siç shënon Karl Gurakuqi — edhe ky njëri prej të harruarve të Kombit — në librin, “Nëpër Vullajt e Shëjzave”, Dhimitër Berati botoi me rastin e 90-vjetorit të lindjes së Gjergj Fishtës, artikullin, “Patër Gjergj Fishta – Kujtime e shënime”. Gurakuqi ka shkruar se miqësia midis Fishtës dhe Beratit, këtyre dy gjigantëve të Kombit, kishte filluar që në vitin 1908 në Kongresin e Bashkimit të Alfabeteve në Manastir dhe ka zgjatë, sipas Beratit, deri sa Fishtën e “Ndieu Perëndia në vjetin 1940”. Karl Gurakuqi nënvizon se Fishta dhe Berati kishin një miqësi të fortë ndërsa shton, në shkrimin e tij kushtuar mikut të tij të madh Gjergj Fishtës, se Berati kujton ngjarje të bashkjetuara, fjalë e fraza të paharrueshme, vizitat që kishin bërë bashkarisht, por edhe talljet që e karakterizonin poetin, ka shënuar Karl Gurakuqi. Prandaj, nuk është për tu habitur që Berati vlerëson mikun e tij të ngushtë me këto fjalë: “Për ne të gjithë”, ka shkruar Dhimitër Berati, “Gjergj Fishta është poeti - në kuptimin që kishte kjo fjalë për Grekët - kur kujtonin Omirin. Iliada dhe Odiseja ishte Bibla, ishte Ungjilli i tyre; ato dy poema ishin për ta udhëheqësa si për doktrinë fetare, si për njoftime historike, ashtu edhe për çmuarjen vetiake e shoqënore të njeriut…Po ashtu duhet të jenë për kombin shqiptar, veprat, “Historija e Skëndërbeut” e Naimit dhe “Lahuta e Malëcisë” e Fishtës. T’i këndojmë, t’i mësojmë e t’i nderojmë veprat e tyre më duket si një prirje e natyrshme ndaj “Atdheut, si një shënjë dashurie ndaj popullit t’onë”, ka shkruar Dhimitër Berati për Fishtën dhe për Naimin.
Siç dihet me ardhjen e pushtetit komunist në Shqipëri, Dhimtër Berati nuk kthehet më në Shqipëri, por vendoset në Romë të Italisë ku siç thashë më lart bashkëpunon ngushtë me Profesor Ernest Koliqin dhe revistën “Shëjzat”. Ndonëse, në moshë të thyer, Berati merrte pjesë në çdo aktivitet të shqiptarëve, në raste përkujtimesh kombëtare e kulturore. Madje, ai kishte ardhur edhe në Nju Jork dhe Boston të Shteteve të Bashkuara në vitin 1969 për të marrë pjesë në kremtimet e organizatës “Vatra”. Me atë rast pat mbajtur një fjalim për komunitetin anti-komunist shqiptaro-amerikan të pas luftës së dytë botërore – një manifestim ky, ndër më të shkëlqyeshmit që ka njohur komuniteti shqiptaro-amerikan sot e kësaj dite – ku ishin të mbledhur arbëreshë dhe shqiptarë të Amerikës pa dallim besimesh, krahinash as rrymash politike e ideologjike. Ah, sikur të kishim takime të tilla edhe sot! Miku dhe bashkëpuntori i tij i ngushtë, Ernest Koliqi ka shkruar për këtë burrë të madh të historisë së Shqipërisë, se Dhimitër Berati, “Ishte dekani i gjallë i Rilindasve…dhe simboli i gjallë i idealeve që frymëzuan Lëvizjen për Rilindjen Kombëtare dhe kunorëzimin e saj me 1912, pas sa mundit e gjakut të derdhun”. Dhimitër Berati nuk duhet të harrohet as të anashkalohen meritat e tij patriotike – siç nuk duhet të harrohen as kontributet e bashkpuntorëve të tij të ngushtë – At Gjergj Fishta dhe Ernest Koliqi, por të kujtohen dhe të nderohen, pa paragjykime ideologjike dhe brez pas brezi për kontributin e tyre të gjatë dhe për meritat e veçanta të tyre në shërbim dhe në interes të Kombit shqiptar, ashtu siç i ka hije një populli që jeton në shekullin 21. E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
33
KULTURË
Duart tona punëtore
Përgatiti: Lumnije Re xha - Bisha
SHAI „ Art Club“ Ulqin 2020
Botime të reja
Libër edukativ për fëmijët e moshës parashkollore (Lumnije Rexha – Bisha, Duart tona punëtore, S HAI „Art Club“, Ulqin, 2020) Edukatorja Lumnije Rexha – Bisha ka botuar këto ditë librin „Duart tona punëtore“, i cili iu dedikohet fëmijëve të moshës parashkollore 3-6 vjeç. Libri është hartuar sipas fushave kurrikulare: zhvillimi gjuhësor, matematikor, shkencor, artistik, social dhe shëndetësor. Sipas autores, me këtë libër fëmijët mund të punojnë lirshëm, të argëtohen, të zhvillojnë intuitën, aftësinë për të vrojtuar. Redaktore e librit është Gjylije Kurti, recensent Asllan Bisha, lektor Ismet Kallaba, korrektore Lafe Osmani,
34
Javore KOHA
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
konsulente Miranda Maniq, Fiqirije Guçi, Elmadije Maraj, Suada Taipi, Arta Luka dhe Drita Tafiq, radhitja kompjuterike është bërë nga Iliriana Bisha – Tagani, kurse faqosja nga Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave në Mal të Zi, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE Cetinë. Lumnije Rexha – Bisha punon në In-
stitucionin Publik Parashkollor “Solidariteti” në Ulqin. Krahas punës së saj për edukimin e fëmijëve, ajo merret me përgatitjen dhe hartimin e teksteve për fëmijët e moshës parashkollore, si e vetmja autore shqiptare në Malin e Zi që përpilon tekste që i kushtohen kësaj grupmoshe. Deri tani ka botuar librat: “Hapi krahët” (2011), “Gjëegjëza, fjalë të urta” (2012), “Gëzohuni fëmijë” (2015) dhe “Duart tona punëtore” (2020). i. k.
SPORT
Shqipëria dhe Kosova arrijnë marrëveshje historike
Ligë e përbashkët në basketboll Është zyrtarizuar marrëveshja historike mes Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit. Pjesë e “Liga Unike” do të jenë tetë skuadra (katër ekipet më të mira nga secili shtet) Tiranë – Pas shumë negociatave, të enjten në Tiranë është nënshkruar marrëveshja për unifikimin e ligave të basketbollit të Shqipërisë dhe Kosovës. Kampionati do të quhet “Liga Unike” dhe në të do marrin pjesë tetë skuadra (katër ekipet më të mira nga secili shtet). Marrëveshja është firmosur nga kryetari i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, në prani të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe zyrtarëve të tjerë nga të dyja vendet, si dhe kryetarit të FIBA Europe, Turgay Demirel. Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili vëzhgoi ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, tha se ai shpreson që sportet e tjera në Shqipëri dhe Kosovë të ndjekin të njëjtin model. “Kjo ligë e ngre nivelin e konkurrencës dhe krijon hapësirë për të pa-
sur më shumë cilësi në ndeshje”, tha Rama. “Duket e çuditshme se përse kjo nuk është inicuar më herët, ose pse vetëm basketbolli po e bën këtë, por sigurisht që na duhej një periudhë pjekurie për këto ide, këto dëshira, të cilat kanë ekzistuar prej kohësh”, shtoi ai. Planet për ligën e përbashkët u përmendën fillimisht më herët këtë vit. Kreu i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, e përshëndeti këtë si “një projekt të madh” dhe shprehu lumturinë e tij që ajo ishte finalizuar. “Besoj se kjo do të jetë një ligë speciale dhe do të promovojë basketbollin shqiptar në përgjithësi. Kemi pasur pengesa që nga dita e parë, por nuk u ndalëm dhe i kemi kapërcyer të gjitha”, tha Fetahu. Homologu i tij shqiptar, Avni Ponari, tha se një ligë e unifikuar basket-
bolli kishte qenë qëllimi i tij që kur ai mori përsipër drejtimin e Federatës Shqiptare në vitin 2007. “Tani kjo ligë ka fituar mbështetje nga të gjitha anët. Unë besoj se kjo ligë do ta çojë basketbollin shqiptar drejt suksesit”, tha Ponari. Në të njëjtën ditë që u nënshkrua marrëveshja, liga e re zgjodhi një bord dhe një drejtor. Bashkimi u mirëprit nga Turgay Demirel, kreu i organit drejtues të basketbollit, FIBA, në Evropë, i cili ishte i pranishëm në ceremoni. “Basketbolli tani ka nevojë për risi dhe forma të reja bashkëpunimi në mënyrë që të rrisë interesin, por edhe nivelin e garës”, tha Demirel. “Liga Unike” pritet të nisë muajin e ardhshëm. Kosova është ndër anëtarët më të rinj të FIBA-s pasi u pranua në të në vitin 2015. (Kohapress/BIRN)
E ENJTE, 17 SHTATOR 2020
Javore KOHA
35