Koha 929

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 shtator 2020 Viti XlX Numër 929 Çmimi 0,50

Intelektualët, dimensioni i munguar i subjekteve politike

ISSN 1800-5696

Pishtarë të ardhmërisë drejt realizimit të aspiratave tona

Intervistë EKSKLUZIVE me gazetaren dhe moderatoren e njohur, Juli Krisafi


PËRMBAJTJE

5

12 Demokracia në kohë pandemie dhe majtizmi shqiptar

Koalicionit të partive shqiptare ca poste të rëndësishme në qeverisjen lokale

14

16 Kush e vrau kulturën?

Një humbje në heshtje

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020


PËRMBAJTJE

18

24 Dëshmi nga koha e ekzodit kosovar

Monumentet, dëshmi e trashëgimisë kulturore

30

33 Media dhe shoqëria civile në promovimin e qeverisjes së mirë

Kur shpërblehet pasioni KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

Podgoricë e enjte, 24 shtator 2020 Viti XlX Numër 929 Çmimi 0,50

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ma uk Qençe n ISSN 1800-5696

Pishtarë të ardhmërisë drejt realizimit të aspiratave tona

1001 HALL EVE

tona të aspiratave drejt realizimit ardhmërisë Pishtarë të

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Intelektualët, dimensioni i munguar i subjekteve politike

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Intervistë EKSKLUZIVE me gazetaren dhe moderatoren e njohur, Juli Krisafi

Juli Krisafi moderatoren e njohur, me gazetaren dhe Intervistë EKSKLUZIVE

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Qeveria e Shqipërisë do të ndihmojë hapjen e librarive me literaturë shqipe në disa qytete ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi

Cakaj: Edhe një tjetër punë e vyer e Shqipërisë për shqiptarët

Qeveria e Shqipërisë ka premtuar se do të ndihmojë hapjen e librarive me literaturë në gjuhën shqipe në disa qytete ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi. Ministri në detyrë i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj, e ka cilësuar këtë edhe një tjetër punë të vyer të Shqipërisë për shqiptarët. “Qeveria e Shqipërisë ka vendosur t’i japë mbështetjen e nevojshme financiare Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, për të filluar

4

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

punën për hapjen e librarisë me literaturë në gjuhën shqipe, në Ulqin”, ka shkruar ai në një postim në llogarinë e tij në facebook. Cakaj ka thënë se pas hapjes së librarisë në Ulqin, ky projekt duhet të udhëhiqet nga KKSH-ja e të mbështetet nga Shqipëria edhe në Tuz, Guci e Plavë. “Këto projekte do të kenë rëndësi të veçantë në forcimin e trashëgimisë historike e kulturës së vyer të shqiptarëve në Mal të Zi. Ne do të vazhdojmë me përpjekjen e pakursyer për të

qenë afër shqiptarëve në rajon”, ka thënë ai. Për kryetarin e KKSH-së, Faik Nika, ky është një lajm jashtëzakonisht i mirë për shqiptarët në Mal të Zi nga shteti amë. Ai ka falënderuar shtetin amë për mbështetjen e vazhdueshme për shqiptarët në Malin e Zi dhe ministrin në detyrë të MEPJ-së, Gent Cakaj. “Bashkë për identitet dhe gjuhën e bukur shqipe”, ka shkruar ndër të tjera Nika, në facebook. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Nënshkruhet marrëveshja e koalicionit për qeverisjen lokale në Guci

Koalicionit të partive shqiptare ca poste të rëndësishme në qeverisjen lokale Guci – Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve lokale për zgjedhjen e 30 këshilltarëve në Kuvendin e ri të Komunës së Gucisë nga Komisioni Komunal i Zgjedhjeve, më 7 shtator 2020, filluan bisedimet intensive për marrëveshjen e koalicionit për qeverisjen lokale në Guci, në mandatin e ri katërvjeçar 2020-2024. Ndonëse ekzistonin disa variante dhe zgjedhje të mundshme marrëveshjeje për lidhje të koalicionit të qeverisjes lokale midis subjekteve politike që participojnë në Kuvendin e Komunës, të hënën më 14 shtator 2020, u arrit marrëveshja për koalicionin qeverisës midis Partisë Demokratike të Socialistëve, Koalicionit “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” dhe Koalicionit Partia Boshnjake – Partia Liberale. Marrëveshjen e koalicionit paszgjedhor e nënshkruan kryetari i Organizatës Komunale të PDS-së së Gucisë, Adell Damjanoviq, drejtori politik i LDSH-së dhe njëheri kryetar i Degës së LDSH-së së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, dhe përfaqësuesi i Partisë Boshnjake, Rifat Balliq. Koalicioni i qeverisjes së re lokale të Gucisë përbëhet prej 21 këshilltarëve (11 të PDS-së, 7 të koalicionit “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” dhe 3 të koalicionit PB-PL), prej gjithsej 30 këshilltarëve sa numëron Kuvendi i Komunës së Gucisë. Koalicioni qeverisës në marrëveshje është pajtuar që posti i kryetarit të Komunës sërish t’i takojë PDS-së, si

parti fituese në zgjedhje, me numër më të madh të mandateve (këshilltarëve), 11 sish, e pritet që kryetare e re e komunës do të jetë sërish kryetarja aktuale, Anella Çekiq, kurse koalicionit të partive shqiptare do t’i takojë posti i kryetarit të Kuvendit të Komunës, të cilin do ta mbulojë përfaqësuesi i LDSH-së, sipas gjasave njëri nga dy këshilltarët e këtij subjekti, ekonomisti i diplomuar Bujar Hasangjekaj ose politikologu Asdren Çelaj. Ky është rasti i parë që Kuvendi i Komunës së Gucisë të drejtohet nga një shqiptar. Koalicioni i partive shqiptare do të ketë edhe nënkryetarin e komunës, e sipas gjasave atë do ta mbulojë nënkryetari aktual Edon Balidemaj (ASH) dhe disa poste të tjera me rëndësi në administratën lokale, ndër të cilat sekretarin e Kuvendit të Komunës, të cilin sigurisht do ta mbulojë sekretari aktual, Enver Dedushaj (UDSH).

Sipas rezultateve përfundimtare të Komisionit Komunal të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të mbajtura në Komunën e Gucisë, më 30 gusht 2020, numrin më të madh të votave, respektivisht këshilltarëve, e ka fituar Partia Demokratike e Socialistëve 776 vota – 11 mandate, Koalicioni “Shqiptarët bashkë për Gucinë – LDSH, UDSH, ASH” 469 vota – 7 mandate, Socialdemokratët e Malit të Zi 499 vota – 7 mandate, Koalicioni PB-PL 242 vota – 3 mandate, Partia Socialdemokrate 80 vota – 1 mandat dhe Partia Popullore Socialiste 75 vota – 1 mandat. Seanca konstitutive e përbërjes së re të Kuvendit të Komunës së Gucisë pritet të mbahet ditëve të ardhshme, në të cilën do të bëhet verifikimi i mandateve të këshilltarëve, do të zgjedhet kryetari i ri i Kuvendit dhe do të zgjedhen dhe emërohen drejtuesit e organeve të administratës Shaban Hasangjekaj lokale.

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi politik

Intelektualët, dime munguar i subjekte Në shoqëritë e ndryshme vazhdimisht kanë ekzistuar persona me dinjitet të cilët janë dalluar nga të tjerët përmes ndershmërisë, guximit qytetar dhe profesionalizmit të dëshmuar. Në një kategori të tillë personash bëjnë pjesë intelektualët, të cilët kanë krijuar autoritetin e tyre duke mbrojtur parimet shoqërore e jo duke qenë konformistë për interesa personale. Ndonëse një kategori e tillë për nga numri është e vogël, vazhdimisht gëzojnë respektin shoqëror, duke qenë model për të tjerët,ndërsa përjashtim bëjnë mjediset me mentalitet autokratik apo demokraci të pakonsoliduar

ku as shqiptarët në Mal të Zi nuk janë përjashtim.

Sindromi i politikës ndaj intelektualëve Nail

Draga

Me qëllim për të mbeshtetur ndryshimin shoqëror të pluralizmit në vendet e ish kampit socialist në fillim subjektet politike janë mbështetur edhe nga intelektualët, duke mos qenë statistë, por e kundërta duke qenë pjesëmarrës aktivë, sipas kapacitetit dhe mbështetjes në forumet politike. Por, më kalimin e kohës prania e tyre ka filluar të zbehet, sepse në subjektet politike në saje të mos funksionimit të demokracisë së brendshme, autoritarizmit e bajraktarizmit u formuan grupime të ndryshme, të njohura si frakcione, që më vonë pasoi në ndarje duke themeluar parti të reja. Kemi të bëjmë me dukurinë e dekompozimit në skenën politike e cila është bërë dukuri e kohës kudo në hapësirën etnogjeografike shqiptare,

6

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Në saje të qëndrimit të tyre parimor, dhe në mungesë të respektit të tyre, intelektual të ndryshëm në heshtje në saje të edukatës dhe etikës janë tërhequr sepse nuk kanë mundur të pranojnë situatat konfuze dhe grupet e interesave në subjektet politike. Në situatë të tillë nuk ka dilemë se injorohen vlerat profesionale, intelektuale dhe autoriteti shoqëror. Madje përvoja e deritashme dëshmon se të tillët subjekteve politike, përkatësisht udhëheqësve të tyre iu janë nevojitur për një kohë të caktuar, deri sa kanë arritur qëllimet e tyre. Një e dhënë e tillë dëshmon se kemi të bëjmë me një qëndrim utilitar, nga ana e subjekteve politike përkatësisht mungesën e respektit, se ka ekzistuar friga si më parë edhe tash nga autoriteti i tyre profesional dhe shoqëror, sepse të tillët i kanë trajtuar si konkurent të mundshëm për stafin udhëheqës së partive politike.

Pra, kemi të bëjmë me sindromin e politikës ndaj intelektualëve, përkatësisht qëndrimin dhe autoritetin e tyre ndaj rrethanave shoqërore, që bie ndesh me interesat e subjekteve politike në veçanti dhe pushtetit në përgjithësi.

Zhgënjimi i intelektualëve

Çdo subjekt politik që ka një strategji të veprimit do të përpiqej që në mesin e tyre për të pasur përfaqësim intelektual, personalitete me vlera dhe kontribute, që vetëm intelektualët mund t’i ofronin. Nga një veprim i tillë do të përfitonte subjekti politik duke pasur vizione dhe alternativa më të qarta. Por, përvoja e deritashme dëshmon së një numër i konsideruar i intelektualëve janë zhgënjyer, sepse me të arritur objektivat e tyre, subjektet politike në mënyrë perfide i kanë mënjanuar ata, nga del se ndaj tyre ekziston një animozitet sepse ata janë parimor dhe të vendosur në qëndrimet e parimet e tyre. Kemi të bëjmë pikërisht me çështjen e parimeve, që nuk janë të pranueshme për struktura të ndryshme

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ensioni i eve politike politike të cilët i kanë devijuar ato, në saje të interesave personale apo të klaneve të ndryshme. Një përvojë e tillë është dëshmuar në praktikë pothuaj kudo në kohën e tranzicionit që nuk është në favor të demokracisë dhe vlerave të pluralizmit politik.

Qasje e dyfishtë e subjekteve politike

Por, në saje të rrjedhave shoqërore, në pluralizëm jemi dëshmitarë se subjektet politike kanë qasje të dyfishtë, sepse ndryshe veprojnë sa janë në opozitë e ndryshe kur vijnë në pushtet. Raste të tilla ka mjaft kudo, andaj nuk thuhet kot se pushteti dëshmon karakterin e personave në qeverisje. Kemi të bëjmë me një situatë të re, sepse me kalimin e kohës subjektet politike kanë humbur dimensionin intelektual, sepse ka munguar respekti dhe mbështetja e tyre nga subjekti politik në aspektin kadrovik, apo përfaqësues, për të realizuar objektivat në qeverisje, sepse kanë ardhur në shprehje interesat personale e klanore e jo ato profesionale në nivel lokal apo shtetëror. Nuk ka si të jetë ndryshe se të tillët shumë herë janë anashkaluar për të qenë përfaqësues madje edhe në këshillat apo komisionet e ndryshme profesionale në nivel lokal apo shtetëror, sepse atyre vendet ua zënë të tjerët, të cilët janë afër udhëheqjes partiake, që janë më të pranueshëm, përkatësisht të degjueshëm. Një veprim i tillë të kujton kohën e monizmit, madje duke i tejkaluar në shumë aspekte, çështje që meriton një qasje të veçantë. Veprimet e tilla thënë më së buti janë aksidentale, sepse intelektualët iu duhën më shumë subjekteve politike, se sa ata atyre, sepse në saje të kapacitetit të tyre ata ofrojnë zgjidh-

je, ide dhe alternativa, që avancojnë çështjet preokupuese në mjedisin përkatës.

Populizmi, militantët dhe matrapazët

Duke marrë parasysh faktin së në shumë subjekte politike aderojnë kategori të ndryshme qytetarësh, duhet theksuar së në fillimet e pluralizmit kemi pasur të bëjmë me populizmin, dukuri kjo e njohur për vendet me demokraci të pakonsoliduar, ndërsa më vonë kemi pasur një evoluim, që kemi të bëjmë më kategori të veçantë e ata janë militantët. Madje këta vazhdojnë të jenë ende në modë sepse janë të zëshëm, të përshtatshëm dhe praktik andaj si të tillë janë në pararojë të veprimit politik së bashku më matrapazët, sidomos gjatë fushatave zgjedhore. Në një situatë të tillë nuk ka dilemë së zbehen vlerat intelektuale, profesionale e meritokracia shoqërore sepse në rend të parë janë interesat personale e ato klanore të subjekteve politike. Madje një pjesë e mirë e militantëve kanë avancuar sepse me kalimin e kohës janë pajisur edhe me diploma të fakulteteve të ndryshme, kryesisht të atyre private, pavarësisht së kanë mungesë të njohurive elementare, por në saje të angazhimit dhe “meritave” politike ata punësohen dhe zënë pozita duke dëshmuar se angazhimi politik jep rezultate.

Politizimi, dukuri me pasoja

Përfundimisht kemi të bëjmë me tranzicionin e tejzgjatur që veçohet më krizë politike e morale, ku kuadrot e dëshmuara me përgatitje shkollore mbesin jashtë procesit të punësimit, përkatësisht të pushtetit, sepse nuk kanë mbështetje politike. Raste të tilla ka mjaft kudo në vendet e ish kampit socialist, sepse përkatësia

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

partiake ka më shumë vlerë së sa diploma universitare, qofshin ato edhe prestigjioze. Në gamën e gjerë shoqërore, nuk ka dilemë së intelektualët janë në pozitë të pavolitshme, sepse ata me qëllim margjinalizohen, duke mos pasur respektin e duhur, ndërsa e kundërta është me të vetquajturit intelektual të cilët me qëndrimin tyre konformist janë të përshtatshëm për të gjitha pushtetet dhe si të tillë përmes subjekteve politike arrijnë qëllimet e tyre personale. Në rrethana të tilla shoqërore, nuk ka dilemë së kemi të bëjmë me politizimin e shoqërisë në tërësi, dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese duke eliminuar vlerat e dëshmuara, që është fatkeqësi për të tashmen dhe të ardhmen. E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Project Syndicate

Presidenca Trump: kthese në politikën Në atë rast, Trump mund të dëshmohet si një pikë kthese në historinë amerikane dhe botërore, sidomos nëse rizgjidhet. Sharmi i tij elektoral mund të dominojë në politikën e brendshme, por efekti i tij në politikën botërore mund të jetë transformues

Joseph S. Nye, Jr

Ndërsa Shtetet e Bashkuara po hyjnë në fazën kryesore të fushatës zgjedhore presidenciale të vitit 2020, teksa asnjë nga kandidatët në konventat respektive të pranimit të kandidaturës nuk ka folur shumë mbi politikën e jashtme, gara midis presidentit Donald Trump dhe sfidantit Xho Bajden do të zhvillohet me sa duket kryesisht në fushëbetejën e çështjeve të brendshme. Por në planin afatgjatë, historianët do të pyesin nëse presidenca Trump përfaqësonte një pikë kthese domethënëse mbi rolin e Amerikës në botë, apo ishte thjesht një “aksident” i vogël historik. Në këtë fazë, përgjigjja nuk dihet, pasi ne nuk e dimë nëse Trump do të rizgjidhet si president. Libri im “A ka rëndësi morali në politikë?”, vlerëson 14 presidentët amerikanë që nga viti 1945, dhe i jep Trumpit një notë zyrtare ‘të paplotë”, por tani për tani ai renditet në katërshen e fundit. Presidentët e katërshes më të mirë si Frenklin Ruzvelt, i njohën gabimet e izolimit të Amerikës

8

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

në vitet 1930, ndaj pas vitit 1945 krijuan një rend ndërkombëtar liberal. Një pikë kthese ishin vendimet e pas luftës të presidentit Herri Truman, që çuan në aleancat e qëndrueshme që kanë zgjatur deri më sot. SHBA-ja investoi shumë në Planin Marshall në vitin 1948, krijoi NATO-n në vitin 1949, dhe drejtoi një koalicion ushtarak nën drejtimin e Kombeve të Bashkuara që luftoi në Kore në vitin 1950. Në vitin 1960, gjatë administratës së Duajt Ajzenhauer, SHBA-ja nënshkroi një traktat të ri sigurie me Japoninë. Përgjatë dekadave, amerikanët kanë përjetuar përçarje të forta – midis tyre dhe me vendet e tjera – mbi ndërhyrjen ushtarake në vendet në zhvillim si Vietnam dhe Irak. Por rendi institucional liberal vazhdoi të gëzonte mbështetje të gjerë deri në zgjedhjet e vitit 2016, kur Trump u bë i kandidati i parë i një partie të madhe që e sulmoi këtë rend. Trump ishte gjithashtu shumë skeptik në lidhje me ndërhyrjet e huaja ushtarake, teksa e ka rritur buxhetin e mbrojtjes, dhe e ka përdorur me masë forcën ushtarake. Anti-intervencionizmi i Trump është relativisht i njohur, por vizioni i tij i ngushtë dhe transaksional i interesave të SHBA-së, dhe mosbesimi i tij ndaj aleancave dhe institucioneve shumëpalëshe, nuk pasqyrojnë

mendimin e shumicës. Që nga viti 1974, Këshilli i Çikagos për Çështjet Globale, e ka pyetur publikun nëse Amerika duhet të marrë pjesë aktivisht apo të qëndrojë jashtë çështjeve botërore. Gati një e treta e publikut amerikan ka qenë vazhdimisht izolacioniste, duke arritur kulmin me 41 përqind në vitin 2014. Megjithatë, 64 përqind ishin në favor të përfshirjes aktive në problemet botërore deri në zgjedhjet e vitit 2016, dhe shifra u rrit në 70 përqind në vitin 2018. Zgjedhja e Trump president, dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

: Një pikë n botërore? apeli i tij populist mbështetej tek zhvendosjet e vendeve të punës nga SHBA-ja jashtë vendit, që u theksuan më shumë nga Recesioni i Madh i vitit 2008, por edhe më shumë për shkak të polarizimit të ndryshimeve kulturore në lidhje me racën, rolin e grave dhe identitetin gjinor. Edhe pse nuk fitoi votën e popullit në vitin 2016, Trump e lidhi me sukses pakënaqësinë e të bardhëve me rritjen e dukshmërisë dhe ndikimit të pakicave racore dhe etnike me politikën e jashtme, duke u bërë përgjegjëse për pasigurinë ekonomike, mosrritjen e pagave, marrëveshjet e këqija tregtare dhe emigracionin. Por si president, sipas ish-këshilltarit të Sigurisë Kombëtare Xhon Bolton, Trump kishte pak strategji dhe politika e tij e jashtme diktohej kryesisht nga politika e brendshme dhe interesat e tij personale. Pak para se Trump të merrte zyrtarisht detyrën, Martin Ulf i “The Financial Times”, e përshkroi momentin si “fundin e një periudhe ekonomike” – atë të global-

izimit të udhëhequr nga Perëndimi – ashtu dhe të një epoke gjeopolitike, të ‘momenti unipolar’ të pas Luftës së Ftohtë, dhe të një rendi global të udhëhequr nga SHBA-ja”. Në atë rast, Trump mund të dëshmohet si një pikë kthese në historinë amerikane dhe botërore, sidomos nëse rizgjidhet. Sharmi i tij elektoral mund të dominojë në politikën e brendshme, por efekti i tij në politikën botërore mund të jetë transformues. Debati aktual mbi Trumpin ringjall një pyetje të vjetër: A janë rezultatet kryesore historike produkt i zgjedhjeve të udhëheqësve politikë, apo ato janë kryesisht rezultat i forcave sociale dhe ekonomike, që janë përtej kontrollit të ndokujt? Ndonjëherë, historia i ngjan një lumi të vrullshëm, rrjedha e të cilit formohet nga reshjet dhe topografia, dhe ku udhëheqësit janë thjesht milingona të kapura pas një trungu që pluskon mbi rrymën e lumit. Për mendimit tim, ata janë më shumë praktikantë të raftingut që drejtojnë varkën dhe u shmangen shkëmbinjve, herë pas here duke u përmbysur në lumë, por duke arritur ndonjëherë ta drejtojnë varkën drejt një destinacioni të dëshiruar. Për shembull, Ruzvelti nuk ishte në gjendje ta fuste SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore deri në sulmin japonez mbi Pearl Harbor. Por formulimi i tij moral i kërcënimit që vinte nga Hitleri, dhe përgatitjet e tij për t’u përballur me atë kërcënim, ishin thelbësore. Pas Luftës së Dytë Botërore, përgjigja e SHBA-së ndaj ambicieve sovjetike mund të kishte qenë shumë ndryshe nëse presidenti do të kishte qenë Henri Uollas (që u zëvendësua si zv/presidenti nga Ruzvelt pas zgjedhjeve të 1944-ës), dhe jo Truman. Pas zgjedhjeve të vitit 1952, një ad-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ministratë izolacioniste e Robert Taft apo një presidencë agresive si ajo e Dugllas Mekartur mund të kishte prishur konsolidimin relativisht të qetë të strategjisë së kontrollit të Herri Trumanit, që u përforcua nga Azjenhauer. Xhon F.Kenedi ishte vendimtar në shmangien e një lufte bërthamore gjatë Krizës Kubane të Raketave, dhe më pas me nënshkrimin e marrëveshjes së parë të kontrollit të armëve bërthamore. Por ai dhe Lindon Xhonson e zhytën vendin në fiaskon e panevojshme të Luftës së Vietnamit. Në dekadat e fundit të shekullit XX, forcat ekonomike shkaktuan dobësimin e madh të Bashkimit Sovjetik, dhe veprimet e Mikail Gorbaçovit e përshpejtuan kolapsin e Bllokut Sovjetik. Por rindërtimi i mbrojtjes amerikane dhe aftësia negociuese e Ronald Reganit, por edhe aftësia e Xhorxh W. Bush në menaxhimin e krizave, luajtën një rol të rëndësishëm në pasjen e një fundi paqësor të Luftës së Ftohtë, me një Gjermani të ribashkuar në NATO. Pra, udhëheqësit dhe aftësitë e tyre kanë rëndësi, dhe kjo do të thotë se Trump nuk mund të shpërfillet lehtë. Më të rëndësishme se sa “cicërimat” e tij në Twitter është dobësimi që ai i ka bërë institucioneve, aleancave dhe fuqisë së butë të Amerikës, të cilën sondazhet tregojnë se ka rënë që nga viti 2016. Shkathtësitë makiavelike dhe organizative janë thelbësore për presidentët e suksesshëm amerikanë. Por edhe inteligjenca emocionale, e cila çon në vetëndërgjegjësim, vetëkontroll dhe analizë të thellë kontekstuale, nuk është kurrkund e dukshme tek Trumpi. Pasardhësi i tij, qoftë në vitin 2021 apo 2025, do të përballet me një botë të ndryshuar, pjesërisht për shkak të personalitetit dhe politikave idiosinkretike të Trumpit. Se sa i madh do të jetë ky ndryshim, kjo do të varet nga fakti nëse Trump është një president me një mandat apo me dy mandate. Ne do të mësojmë pas 3 nëntorit, nëse jemi në një pikë kthese historike apo në fundin e një “aksidenti” historik. (Autori është profesor në Universitetin e Harvardit) E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Vështrime nga diaspora

Pishtarë të ardhm realizimit të aspir

Albin Kurti është “halë në sy” për të gjithë politikanët që e shohin politikën si një tregti dhe një mundësi për përfitime personale. Bazuar në të kaluarën e tij dhe në aktivitetin e tij politik, është politikan i cili nuk mund të shantazhohet. Prandaj, frika që një politikan i tillë të vijë në pushtet është e madhe nga kundërshtarët e tij politikë. Luftohet me të gjitha mjetet, sipas asaj se “diçka gjithmonë ngjitet”

Fiqret Mujeziqi

Albin Kurti ishte në fundjavën e 36të në Shtutgart. Ky emër është bërë i njohur në diasporën shqiptare dhe vlen si sinonim i luftës kundër korrupsionit dhe është njeriu i cili rrënjët i ka në popull dhe gëzon popullaritet të madh. Përshtypja e parë pas takimit me të ma vërtetoi se ai ishte një person që me meritë të plotë gëzon respektin e një numri të madh të shqiptarëve. Ai ka karakteristikat e një politikani modern evropian: i hapur dhe i drejtpërdrejtë. Ishte ashtu

“ 10

siç e kisha paramenduar: i thjeshtë, modest, i afërt me njerëzit dhe inteligjent. Pesha e popullaritetit është një nga peshat më të rënda, bëhet edhe më e rëndë, veçanërisht për njerëzit me karakter dhe të ndershëm. I tillë është edhe Albin Kurti. Ai është “halë në sy” për të gjithë politikanët që e shohin politikën si një tregti dhe një mundësi për përfitime personale. Bazuar në të kaluarën e tij dhe në aktivitetin e tij politik, është politikan i cili nuk mund të shantazhohet. Prandaj, frika që një politikan i tillë të vijë në pushtet është e madhe nga kundërshtarët e tij politikë. Luftohet me të gjitha mjetet, sipas asaj se “diçka gjithmonë ngjitet”. Takimet e tij me mërgatën shqiptare ishin të afërta dhe të sinqerta. Rrallë ndonjë politikan deri më sot të ketë

“Albinat” i duhen shtetit dhe kombit gjithmonë sepse përmirësojnë imazhin e një populli dhe rrisin shpresat për të ardhmen. Edhe nëse Albini do ”zhgënjente”, ”Albina” të tjerë do dalin në sipërfaqe për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe robërimit të shtetit. Pa luftuar dukuritë negative në shoqëri, nuk ka prosperitet

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

patur një takim të tillë me diasporën shqiptare. Ai vlerësoi lart rolin e diasporës në ndihmat për atdheun dhe foli për njohjen e statusit të refugjatëve me ligj, arsimin në diasporë, investimet etj. Me rëndësi për diasporën është përzgjedhja e mësimdhënësve më të mirë për mësimin e gjuhës shqipe sepse, siç u shpreh ai, ”duhet të krahasohet me nivelin e arsimit gjerman”, përndryshe nxënësit do të humbin besimin dhe krenarinë kombëtare pasi fillojnë të perceptojnë kombin e tyre si të pavlefshëm, që do të thotë se në vend të integrimit do të kemi asimilim të sigurt. Çdo kohë i ka heronjtë e vet, sepse ata përputhen me realitetin e kohës. Në Ballkanin Perëndimor kemi nevojë për figura si e Albin Kurtit, sepse korrupsioni tashmë ka mbërritur majat e tij. Është shumë e besueshme se figura të tilla do dalin në sipërfaqe, sa më afër që rajoni t’i afrohet Bashkimit Evropian. Për pushtetarët e tanishëm nuk është në pyetje fare integrimi dhe mirëqenia e popullit, sepse vetëm ashtu ata mund të pasurohen. Sidoqoftë, është e rëndësishme për Bashkimin Evropian që vendet që kanë potencial për t’u integruar në të ardhmen të kryejnë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mërisë drejt ratave tona reforma të gjera, dhe kjo mund të bëhet vetëm me figura politike të pakorruptuara dhe të pastra. Këto lëvizje do të mbështeten, favorizohen dhe preferohen në mënyrë që e ardhmja e tyre të jetë e sigurt për sa kohë që ka stabilitet gjeostrategjik dhe gjeopolitik në Evropë. Mungesa e figurave të besueshme është problem për rajonin. Sigurisht se e kemi parë me sa arrogancë dhe banalitet u sulmua qeveria “Kurti”, e cila ishte edhe shpresa e popullit të Kosovës për të bërë ndryshime. Pakica e pasur në Kosovë, e cila sundon mbi shumicën e varfër, nuk la gjë pa bërë për të hequr qafe një qeveri të ndershme. Duke u bazuar në argumentin se zhvillimi ekonomik rrit standardin e jetesës së popullsisë, përmirëson mirëqenien, forcon stabilitetin dhe qëndrueshmërinë politike të një vendi, shpesh mendojmë se një marrëveshje ekonomike do të kapërcejë dallimet politike. Kjo mund të jetë pjesërisht e vërtetë përsa i përket Gadishullit Ballkanik. Ksenofobia është kultivuar për vite me radhë në mesin e popujve ballkanikë dhe veçanërisht ndaj shqiptarëve, kështu që nuk është lehtë të kapërcehen vështirësitë brenda një periudhe të shkurtër kohore. Në fakt, asnjë popull nuk u çlirua vetë dhe formoi shtetin nacional. Shtetet e formuara në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX ishin si raport i forcave globale të kohës. I lumtur ishte ai popull që gjendej në anën e fitimtarit. Sa i përket territorit ku jetonin këta popuj, pak kishte rëndësi. Shtetet e vogla nuk mund të luajnë një rol vendimtar në politikën botërore, por pozicioni dhe pozicionimi i tyre është shumë i rëndësishëm. Gjithmonë duhet qëndruar

në anën e fitimtarit. Por shtetet e vogla mund të jenë shtete funksionale dhe të funksionojnë në përputhje me ligjin dhe normat demokratike. Në Ballkanin Perëndimor dukuria e shtetit të korruptuar është pjesë e përditshmërisë. Nëse e shikojmë origjinën e korrupsionit si një fenomen negativ që rrjedh nga fjala “corrumpere”, që do të thotë “thyej”, “shkatërroj”, atëherë arrijmë në përfundimin se ky fenomen negativ shkatërron dhe shkel ligjin dhe moralin e shtetit, dhe kështu i bën shtetet jofunksionale. “Albinat” i duhen shtetit dhe kombit gjithmonë sepse përmirësojnë imazhin e një populli dhe rrisin shpresat për të ardhmen. Edhe nëse Albini do ”zhgënjente”, ”Albina” të tjerë do dalin në sipërfaqe për të vazhduar luftën kundër korrupsionit dhe robërimit të shtetit. Pa luftuar dukuritë negative në shoqëri, nuk ka prosperitet. Ideja e anti-korrupsionit së shpejti do të përhapet në rajonin e Ballkanit, pasi ajo është mënyra e vetme për t’u integruar në shoqëritë me demokraci të avancuar dhe Bashkimin Evropian. Nëse interesat e fuqive të mëdha nuk do të thyhen në këto hapësira, si gjithmonë gjatë historisë dhe në dëmin tonë, atëherë ne do të kemi shumë fytyra të reja në politikën rajonale, të cilat do të zgjojnë dëshirën

për një rajon më të qetë dhe të qëndrueshëm. Jam i bindur që njerëz si Albini do të vazhdojnë të ndjekin qëllimin e shtetit të pakorruptuar, por duhet të jetë edhe dëshira dhe vullneti i partnerëve tanë strategjikë për të mbështetur dhe ndihmuar këto forca progresive në luftën kundër zyrtarëve të korruptuar që po gllabërojnë shtetet dhe kombet në të gjithë rajonin e Ballkanit. Partnerët tanë duhet të mbështesin forcat progresive dhe jo ata që janë të “dëgjueshëm” për të arritur qëllimet e politikës ditore. Albini është i guximshëm dhe në kuptimin e plotë të fjalës krenaria e kombit, sepse idetë e tij janë racionale dhe të arritshme, dhe vetëm ata që i kanë zhytur duart në korrupsion mund të kenë frikë nga ide të tilla. Pushtuesi nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe pushtuesi nga brenda mjafton që njerëzit të mos jetojnë të lirë. Zyrtarët e përfshirë në praktika korruptive, zakonisht fshehen pas ideve të zymta populliste, nacionaliste, shoviniste etj. sepse populli duhet mbajtur “zgjuar” dhe ushqyer me këto ide. Këto ide, të cilat pushtuan rajonin e Ballkanit Perëndimor në vitet ‘90-ta, përveç katastrofave, nuk u sollën asnjë përfitim popujve të këtij rajoni. Sa më shumë që rajoni i afrohet integrimeve evro-atlantike, aq më të fortë bëhen zërat e fantazmave nga e kaluara. Erëra të reja do të fryjnë mbi këto hapësira, por shpresojmë që ato të kenë mbështetjen e gjerë të botës së lirë dhe demokratike. Zgjidhja e vetme racionale do të ishte njohja e realitetit dhe vendosja e kontakteve racionale në rajon. Paqja nuk ka asnjë alternativë. Liria dhe e ardhmja u përket atyre që janë mjaft të guximshëm për t’i parë gjërat përmes syrit të realitetit.

Albini është i guximshëm dhe në kuptimin e plotë të fjalës krenaria e kombit, sepse idetë e tij janë racionale dhe të arritshme, dhe vetëm ata që i kanë zhytur duart në korrupsion mund të kenë frikë nga ide të tilla. Pushtuesi nuk vjen vetëm nga jashtë, por edhe pushtuesi nga brenda mjafton që njerëzit të mos jetojnë të lirë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Demokracia në kohë pandemie dhe majtizmi shqiptar Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Në sfondin e pandemisë së koronavirusit, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së António Guterres, në mesazhin e tij, nënvizoi rëndësinë e demokracisë si një mjet për të siguruar përhapjen e lirë të informacionit, pjesëmarrjes në vendim-marrje dhe llogaridhënie nga autoritetet, për masat që po merren kundër virusit COVID-19. “Ç’prej fillimit të pandemisë”, theksoi Sekretari i Përgjithshëm, “kemi vënë re se masat emergjente në luftën kundër virusit janë përdorur, në shumë vende, për të kufizuar dhe për të penguar proceset demokratike dhe hapësirën e veprimtarisë së lirë të qytetarëve. Kjo është, veçanërisht, e rrezikshme, në vendet ku demokracia nuk ka lëshuar ende rrënjë sa duhet dhe ku institucionet demokratike janë ende të dobëta”, tha Guterres. Edhe para se të fillonte pandemia, ka nënvijuar ai, shqetësimet dhe moskënaqësitë nga popujve, ndaj autoriteteve anë e mbanë botës, po shtoheshin dhe besimi tek autoritetet publike po pakësohej gjithnjë e më shumë dhe kudo. Sot, theksoi, Guterres, shqetësimet dhe mungesa e shpresës për një jetë më të mirë, sidomos nga pikëpamja ekonomike, po shkaktojnë protesta dhe trazira shoqërore, anë e mbanë botës. “Është e qartë”, përfundoi ai mesazhin e tij, në kujtim të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë

12

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

se “Sot, qeveritë duhet të bëjnë më shumë për të dëgjuar ankesat e njerëzve që kërkojnë ndryshime dhe që autoritetet të hapin kanale të reja dialogimi dhe respekti për lirinë e papenguar për të protestuar, në mënyrë paqësore”. Dita Ndërkombëtare e Demokracisë është themeluar në vitin 2007 nga Asambleja e Përgjithshme e OKBsë e cila ka ritheksuar edhe njëherë se demokracia është një vlerë universale e bazuar në vullnetin e popujve të shprehur në mënyrë të lirë për të përcaktuar sistemet e tyre politike, ekonomike, sociale dhe kulturore që ata vet dëshirojnë dhe për të vendosur mbi pjesëmarrjen e tyre të plotë, në të gjitha aspektet e jetës së tyre. Në nder të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, edhe Shtetet e Bashkuara theksuan qëndrimin e tyre në mbështetje të demokracive dhe vlerave demokratike. Demokracia është ideal i njohur botërisht dhe respekton liritë, dinjitetin dhe barazinë për çdo njeri. Sekretari Amerikan i Shtetit, Michael Pompeo, në mesazhin e tij kushtuar Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë me 15 Shtator, 2020 theksoi, ndër të tjera, pikërisht, “Të drejtën e çdo qytetari për të marrë pjesë në proceset e vetëqeverisjes demokratike. Demokracitë kanë përgjegjësitë e veta para qytetarëve të tyre. Demokracitë respektojnë sundimin e ligjit, mbrojnë jetën dhe pronën private dhe respektojnë liritë, dinjitetin dhe barazinë për çdo person”, është shprehur kryediplomati amerikan, me këtë rast. “Demokracia mbetet aspirata e njerëzve në të gjithë botën sepse secili prej nesh dëshiron të jetë i lirë. Që nga koha kur jemi fëmijë, ne instinktivisht pohojmë aftësinë tonë

për t’u vetëqeverisur, për të marrë vendime që formojnë jetën tonë. Si qytetarë, ne e kuptojmë se duhet të jemi të lirë që të angazhojmë edhe të tjerët në debate mbi mençurinë e vendimeve të udhëheqësve politikë, të cilëve u besojmë pushtetin, për të mbrojtur jetën, pronën dhe liritë tona. Dhe, si qenie njerëzore, ne e dimë që nuk mund ta ndërtojmë demokracinë vetëm. Demokracitë janë bashkësi gjithëpërfshirëse të individëve, të cilët janë të lirë të punojnë së bashku për të arritur qëllimet e përbashkëta që ata kanë përcaktuar lirisht , sepse liria zhbllokon talentet dhe krijimtarinë e të gjithëve”, ka thenë Mike Pompeo. Sot, bota është prekur rëndë nga një prej krizave më të mëdha të shëndetit publik, të kohërave moderne, ka nënvijuar ai, duke shtuar se “Demokracitë, qeveritë autoritare dhe diktaturat po sfidohen njësoj nga pandemia e koronavirusit, por vetëm demokracitë janë të lira të debatojnë hapur se si të përgjigjen ndaj kësaj pandemie…Prioriteti i parë i regjimeve autoritare, nuk është shëndeti publik”, tha ai, “por mbrojtja e pushtetit të tyre. Ata nuk pranojnë t’u përgjigjen pyetjeve të vështira në lidhje me pandeminë. Autoritarët mbjellin dezinformim, anashkalojnë grupet më të prekura, zgjërojnë masat e kontrollit dhe mbikëqyrjen masive, ndërkohë që edhe pezullojnë shtetin e së drejtës. Njerëzit vuajnë kur drejtuesit e tyre janë përgjegjës vetëm para vetes ose ndaj partive që ata kontrollojnë”, ka thenë Kryediplomati amerikan, Pompeo në mesazhin e tij, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë, 2020. “Qeverisja demokratike nuk është e përsosur, por sigurisht është

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION më e mirë se alternativat e tjera të qeverisjes. Shoqëritë demokratike respektojnë të drejtat e njeriut dhe janë më paqësore, më të begata dhe më të sigurta. Ne qëndrojmë pranë të gjithë atyre njerëzve kudo, që kërkojnë të jetojnë të lirë, të sigurt dhe me dinjitet, me qeveri demokratike”, ka përfunduar mesazhin e tij, Sekretari Amerikan i Shtetit. Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara e vitit 2007 u bën thirrje të gjitha qeverive anëtare që të dedikojnë programe kombëtare për promovimin dhe konsolidimin e demokracisë, në kujtim të 15 shtatorit, si Dita Ndërkombëtare e Demokracisë. Fatkeqësisht, edhe kjo ditë kushtuar Demokracisë në botë, në vitin 2020, e gjenë politikën shqiptare, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, të ndarë e të përçarë. Pas 30 vite post-komunizëm, ende nuk bien dakort për rregullat e lojës, që kërkon demokracia e vërtetë. Në vend që në trojet shqiptare të promovohet demokracia e vërtetë, atje vazhdon një ngërç politik me bojkote dhe mosmarrëveshje politike, nga të gjitha palët - nga një klasë politike që po i merr frymën zhvillimit të vërtetë demokratik dhe ekonomik të gjithë shqiptarëve. Për më shumë, tepër shqetësues është fakti që ekstremistë të majtë të politikës shqiptare, po promovojnë, jo demokracinë e vërtetë, por shprehin nostalgjinë e tyre për regjimin diktatorial dhe për vet figurën e diktatorit famëkeq Enver Hoxha, si dhe për gjoja “meritat” e regjimit të tij. Fatkeqësisht, kjo është një prej arsyeve se pse Shqipëria ka mbetur në vend numro dhe shumë mbrapa gjithë vendeve të tjera ish-komuniste. Sepse politikanët dhe partitë që ata përfaqësojnë si dhe historianë/politikanë, me këmishë të bardhë e me kollare, - më të rrezikshmit për demokracinë, do i quante Ronald Reagan - nuk mund të ndahen nga sistemi komunisto-socialist majtist, edukimi dhe tradita e të cilit i ka brumosur ata dhe një pjesë të madhe të kësaj klase politike. Duke refuzuar që të paktën të distancohen nga fryma e kësaj ideologjie majtiste mbytëse, e cila ka formuar karakterin e tyre autoritar politik, kjo klasë politike po ia kalon karakterin, mentalitetin dhe botëkuptimin e saj majtist-sl-

lavo-komunisto-socialist edhe brezit të ri të politikanëve shqiptarë, si në Shqipëri ashtu dhe në Kosovë. Në botën shqiptare sot – 30 vite pas shëmbjes së Murit të Berlinit - ka njerëz që përhapin dyshime mbi meritat e zhvillimeve demokratike duke promovuar ide majtiste dhe duke vendosur në pozita kyçe në qeveri, individë të brumosur, jo me ide të majta të një demokracie të vërtetë – themi të llojit të social-demokratëve perëndimorë, por individë që besojnë se e majta ekstreme i ka zgjidhjet për problemet e mëdha me të cilat përballen sot shqiptarët. Suksesi i një qeverie – qoftë e majtë apo e djathtë – është nëse ajo është e zoja të plotësojë nevojat bazë të qytetarëve të vet për një jetë normale dhe të sigurt, në liri dhe demokraci. Në këtë pikë, qeveritë shqiptare të së majtës ekstreme, përfshirë komunizmin për pothuaj gjysëm shekulli dhe qeveritë post-komuniste të 30-viteve të fundit – kanë dështuar mizorisht! Prova numër një: largimi i qindra mijëra shqiptarëve nga trojet e veta, që vazhdon edhe sot. Trashëgimia e kësaj klase politike do të mbetet zbrazja e trojeve shqiptare dhe jo ndërtimi i një demokracie të vërtetë, pro-perëndimore. Shpresa ime nuk ka qenë kurrë tek politikat majtiste, qofshin ato të “demokracisë” së sotme 30-vjeçare, qofshin politikat diktatoriale majtiste të komunizmit 50-vjeçar, të “pushtetit popullor”. Unë e kisha shpresën tek ai që unë mendoja se do të ishte brezi i ri politikës shqiptare, të rinjë e të reja, të rritur e të edukuar pas shëmbjes së komunizmit – sidomos ata që janë diplomuar nepër universitetet perëndimore. Sa i gabuar paskem qenë. Nuk dua të përmendi emra të këtyre politikanëve të rinjë sepse lista është e gjatë, por gjithkush i di se kush janë këta, të cilëve po u referohem. Por Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Besa Shahini si përfaqësuese e kësaj gjenerate e merr stafetën. Kur zonja Shahini u emërua për ministre, unë në të vërtetë e shikova si një hap pozitiv. Një e re nga Kosova, shumë mirë thashë me vete, e shkolluar në perëndim megjithëse nuk e njihja. Nuk di se cilat janë arsyet e largimit të saj nga detyra, por deklarata publike që bëri me bindje të thellë gjatë një interv-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

iste në televizion, se ajo ishte më majtiste se vet qeveria Rama dhe se edhe pas dorëheqjes do të vazhdojë të punojë për kauzat e majta, në Shqipëri dhe në Kosovë. Thashë me vete e hangër dreqi edhe shpresën time në brezin e ri të shqiptarëve të shkolluar në perëndimin e lirë dhe demokratik. Fatkeqësisht, edhe kësaj herë, më gënjeu shpresa se ky brez i ri mund të bënte ndryshimin epokal. Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë, 2020 nuk e di nëse ky brez i politikanëve të rinjë shqiptarë është aq i korruptuar materialisht dhe politikisht sa janë padronët e tyre politikë në Tiranë dhe në Prishtinë. Duket se këta politikanë të rinjë shqiptarë nuk kanë asnjë problem me uzurpimin e plotë të institucioneve qeveritare dhe shtetërore nga një grup ose parti e vetme. Dhe këtë, pa pikë turpi e quajnë demokraci! Për fat të keq, ka indicie se këta na qenkan po aq të korruptuar ideologjikisht dhe politikisht, sa edhe klasa politike që këta i shërbejnë - me krenari madje– si mbështetës/e të politikave majtiste eskstreme të shekullit të kaluar, për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballet sot Kombi shqiptar – politika dhe ideologji këto të provuara dhe të pranuara tanimë si të dështuara, historikisht, anë e mbanë Evropës dhe botës. Në vend që të punoni për zbatimin e ideologjive tuaja të preferuara të dështuara majtiste - për zgjidhjen e problemeve të shoqërisë shqiptare – përpiquni të pastroni politikën e korruptuar shqiptare, pjesë e të cilës jeni edhe ju, tani. Në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë – para se të përcaktoheni si politikanë majtistë, pyesni veten se çfarë të mirash i sollën Kombit shqiptar politikat dhe ideologjitë e viruseve të huaja të politikave majtiste ekstreme që iu imponuan shqiptarëve për pothuaj një shekull!? “Demokracia mbetet aspirata e njerëzve në të gjithë botën sepse secili prej nesh dëshiron të jetë i lirë”, tha në mesazhin e tij Sekretari Amerikan i Shtetit, Pompeo në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë. Mos kini frikë nga e ardhmja dhe mos t’iu mbajë peng e kaluara! 30vite pas shëmbjes së Murit të Berlinit, shqiptarët ende presin realizimin e ëndrrave të tyre shekullore për liri dhe për një demokraci të vërtetë! E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Një humbje në Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Ideja për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë Jugore ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastriotit - Skënderbeut, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot. Pastaj Hamp shkoi në Greqi për të njohur nga afër edhe arbëreshët (arvanitas) dhe dialektin e tyre

Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Vdiq përfaqësuesi i fundit i një brezi të shquar albanologësh. Ai ishte 98 vjeç. Quhej Eric Pratt Hamp. Vdiq më

14

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

17 shkurt 2019. Shtypi shqip heshti, jo në shenjë nderimi por sepse ndoshta nuk kishte kohë të kujtohej. Shqiptarët sot kanë probleme krimin, korrupsionin e varfërinë, pasoja të politikave, këto i bëjnë të harrojnë kulturën, kulturologët e albanologët, veçanërisht ata të huaj. Eric P. Hamp ishte mes të gjithash indo-europianist, keltolog, sllavist i shquar. Ideja për studimet mbi prejardhjen e shqipes i lindi rreth viteve 1950 gjatë një vizite në Italinë jugore ku ra në kontakt me arbëreshë, të cilët që

prej shekullit XV pas vdekjes së prijësit të tyre, Gjergj Kastriotit -Skenderbeut, kishin emigruar në gadishullin italik, për të jetuar por edhe për të përhapur a mbajtur gjallë gjuhën dhe zakonet të pranishme sot. Pastaj Hamp shkoi në Greqi për të njohur nga afër edhe arbëreshët (arvanitas) dhe dialektin e tyre. Ndryshe nga linguistët e tjerë, veçanërisht ata evropianë, të cilët punojnë tërësisht në bazë të materialeve të shkruara, Hamp kreu punë të gjerë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë heshtje kërkimore mbështetur në kontakte të drejtpërdrejta me gjuhët dhe dialektet indo-europiane si shqipja, arbërishtja dhe arvanitika; breton; welsh; irlandisht; skoceze dhe gaelike. Hamp lindi në Londër me 1920. Ishtë fëmijë 5 vjeç kur së bashku me familjen emigroi në SHBA ku u vendosën përfundimisht në Çikago të shtetit Illinois. Hamp studioi në Kolegjin Amherst ku u diplomua në vitin 1942. Ai shërbeu në Ushtrinë Amerikane dhe pasi u lirua në vitin 1947 rifilloi studimet duke marrë masterin (1948 ) dhe doktoraturën (1954) nga Universiteti i Harvardit. Hamp ka shkruar me qindra në mos mijëra artikuj, studime dhe kritika, duke trajtuar thuajse çdo aspekt të rëndë-

“Disa emra trakas supozohet të jenë shpjeguar me ndihmën e shqipes. Nga këto, vetëm dakishtja Maluensis (mal) shpjegohet mirë në këtë mënyrë; Decebalus (ballë) dhe Burebista (burre + bisht) janë me siguri të gabuara”

sishëm të linguistikës historike. Në studimin “The Position of Albanian”, paraqitur më 1963 në konferencën mbi dialektet e lashta të gjuhëve indo-europiane, mbajtur në Los Anxhelos, Eric Hamp arrin në përfundimin se gjuha shqipe nuk tregon ndonjë afrimitet të dukshëm me ndonjë gjuhë indo-europiane, por është thjesht e mbijetuara e vetme e nëngrupit të vet brenda

Libri “Albanian and Its Dialects” është vepra e tij më e shënuar rreth shqipes. Në vitin 2012, Eric Hamp u nderua nga Shqipëria me një pullë postare me portretin e tij, krahas dy albanologëve të tjerë të shquar, Jokl e Pedersen.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

familjes indo-europiane; dhe se gjuhët e lashta, si dako-mezishtja ashtu edhe ilirishtja janë konsideruar paraprakisht si paraardhëset e saj më të afërta. Hamp njihet edhe për kontributin në fushën e etimologjisë së shqipes: “Mbështetur në demonstrimin e paraqitur nga Mares (Milan), se velii dhe velikyi janë njësoj të vjetër dhe ndryshe të përcaktuar nga *-ko-, duket semantikisht i zbrazët, njësoj si elementi që kam identifikuar në rrënjën e fjalës jabl”ko. Kështu, *-ko- me një ndryshim *-Hko- është baraz me indo-europianishten *-H{o}k{^w} o, me kuptimin ‘shfaqet’, dhe ky ekuacion shpjegon prapashtesën e mbiemrave të përmasave të tilla si “vysòk”, “shiròk”. Një etimologji e re e ‘plakut’, me një tjetër -ko-, është dhënë.”

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

15


KULTURË

Kush e

Kultura vritet në dy mënyra: vritet me antikulturën dhe kjo është e dallueshme, e prekshme dhe tejet provokuese, por ka edhe një mënyrë tjetër. Kultura vritet me pseudo kulturën që arrin kulmin me snobizmin i cili kur ka edhe mundësi monetare, blen modernitetin vezullonjës, e vesh atë, e kreh, e nanurit, e bojatis dhe më tej e deklamon, e shet dhe e sjell falë propagandës si gjendje shpëtimi

Përparim Kabo

Kultura është investim i gjatë dhe i vështirë që kërkon punë, kohë, që

16

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

do përkushtim, motivim dhe vlera të cilat ushqehen nga liria. Kultura sjell zhvillim dhe atje ku zhvillimi mungon, gjëja e parë që duhet nënvizuar është mungesa e kulturës dhe mosqenia në drejtimin e punëve të njerëzve me dije, me kulturë dhe me aftësi shkencore.

Një shtet që mbledh vetëm taksa dhe vë gjoba dhe tregon forcën vetëm me njerëzit me uniformë, ia ka mbyllur shtegun kulturës; atje nuk ka me klimë ku njerëzit të ndjehen mirë shpirtërisht dhe të mëkuar me ushqimin kulturor. Kultura ndërtohet edhe nga kritika e


KULTURË

vrau kulturën?

shëndetshme, por kjo formë sjellje e specializuar nuk duhet të shndërrohet në një thike që fillimisht të përkëdhel lëkurën dhe më tej ngulet thellë e më thellë, derisa çka është krijuar vritet, ose është e përmbysur dhe e pështyrë. Kultura është komunikim dhe në kohën që jetojmë, mediatizimi ka në dorë si të thuash fatin e saj. Media e paguar mund t’i shërbejë një kulture të vjetër, të prapambetur, të helmuar dhe të padenjë ashtu si edhe mund të ndodhi që media e frymëzuar nga ndjenjat e skupit dhe të blerjes së vëmendjes mund të të përmbysë gjëra principiale dhe të t’a bëjë të zezën të bardhë, të bardhën të zezë, grinë jeshile dhe të kuqen mavie… Kultura është investim historik dhe si e tillë ajo ka njerëzit e saj, ka të vetësakrifikuarit e saj, ka dëshmoret

e saj. Tashmë në Shqipëri ne s’kemi më njerëz të tillë, jo se ata dhe ato nuk ekzistojnë; jo se ata dhe ato nuk punojnë dhe nuk rropaten, përkundrazi kemi edhe ata/ato që luftojnë me mish dhe me shpirt, por në një shoqëri pa ideale, ku injorantët kanë pushtetin dhe bëjnë ligjin, është e kuptueshme: të parët që goditen janë njerëzit e kulturuar, ata që bëjnë dallimin. Pikërisht ata nuk duhen lejuar të ndërtojnë klimën e shoqërisë. Kështu dalin të fortët, të pasurit me rrugë kriminale, femra pa tru që shesin trupin te ata, e më tej media online që bëjnë lajm jetët e tyre banale dhe i shesin si model të shoqërisë. Kultura është në hall në këtë vend, sepse u shkatërrua çfarë u ndërtua së paku në 100 vjet. Tashmë prej 30 vjetësh në thasët e magazinës së historisë gjen eshtrat e saj….

Pakultura dhe kriza e ideve ka shkaktuar gjendjen ku jemi, aq sa kemi njerëz me “armë në dorën e mendjes” që tanimë ndajnë fatet e ish-kulturës sipas protokollit se cili është mik e cili armik, cili është që bën e cili duhet hedhur në koshin e plehrave. Kultura sjell të ardhmen, madje e parasjell atë, por tek ne sytë e mendjes dhe të kulturës ose nuk janë ose janë prapa kokës; shohin të shkuarën dhe merren me të duke gjetur agjentë, tradhtarë, të paaftë, anti-atdhetarë dhe turli emërtimesh që i takojnë fjalorit të regjimit të djeshëm… Ja përse Shqipëria krahas krizës në fusha të tjera ka edhe një krizë kaq thelbësore… Një shoqëri e pakulturuar ose e keqkulturuar nuk ndërton dot sistemin e lirisë të rregullit dhe të demokracisë… E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

17


KULTURË

Mbi monografinë “Burrëria dhe Besa” të autorit Velibor Çoviq

Dëshmi nga koha e ekzodit kosovar Kohë më parë, në Podgoricë, doli nga shtypi monografia “Burrëria dhe Besa”, një dëshmi me vlerë kushtuar ekzodit të shqiptarëve nga Kosova në vitin 1999, të cilët kishin gjetur strehim në Mal të Zi. Autori i kësaj monografie, gazetari dhe publicisti i njohur malazias Velibor Çoviq, përmes këtij libri ofron dëshmi dhe fakte të shumta nga koha kur qindra mijëra shqiptarë - gra, fëmijë, të moshuar dhe të plagosur, i braktisën vatrat e veta për të shpëtuar nga zjarri i luftës që kishte përfshirë këtë vend, në kërkim të lirisë. Autori i kësaj vepre ka gjurmuar gjatë duke vizituar individë dhe familje të shumta, të cilët e kujtojnë gjithnjë periudhën më të vështirë nga e kaluara kur kishin nevojë, mbi të gjitha, për të shpëtuar kokën në pritje të lirisë nga okupimi serb në Kosovë. Ai, përmes fotografive të shumta, fakteve të ndryshme dhe teksteve autoriale, dëshmon raste dhe momente të veçanta nga periudha kur më tepër se 100 mijë shqiptarë të shpërngulur nga Kosova, kërkuan shpëtim, pikërisht në Mal të Zi. Në këtë mënyrë, kjo monografi është një dokument unik nga koha e shpërnguljes dhe vuajtjeve të refugjatëve kosovarë, të cilët në kërkim të shpëtimit u strehuan në

“ 18

këto hapësira. Monografia “Burrëria dhe Besa” është botuar në tri gjuhë: në atë shqipe, malazeze dhe angleze në mënyrë që të jetë e lexueshme, jo vetëm në vendet e rajonit, por edhe kudo në botë. Autori Çoviq, në temën e refugjatëve kosovarë nga viti 1999, ka realizuar filmin dokumentar “Isha dhjetë-vjeçare”, që kohë më parë është promovuar në Podgoricë, kurse së shpejti do të shfaqet edhe në RTK. “Fytyrat dhe sytë e njerëzve nga fotografitë në monografi, flasin bindshëm për vështirësitë në të cilat ndodhej një numër i madh i njerëzve. Vite me radhë kam menduar se çfarë ka ndodhur me ata njerëz, gra e fëmijë, me të cilët ilustroheshin lajmet aktuale në Ditarin televiziv. Të gjithë ata kanë emrin e vet, statusin familjar, ëndrrat, shpresat, doket... Kështu, arsye të mjaftueshme që 20 vite më vonë, të kërkoj disa njerëz nga kolonat e atëhershme me kilometra të gjata, të cilat në vitin 1999 udhëtonin drejt Malit të Zi. Kjo është arsyeja që kam realizuar filmin dhe monografinë. Shumë familje nga Dukagjini, madje, nuk kanë fotografi më të vjetra se 20 vite. Nëse përmes filmit dhe

Përmes fotografive të shumta, fakteve të ndryshme dhe teksteve autoriale, autori dëshmon raste dhe momente të veçanta nga periudha kur më tepër se 100 mijë shqiptarë të shpërngulur nga Kosova, kërkuan shpëtim, pikërisht në Mal të Zi. Në këtë mënyrë, kjo monografi është një dokument unik nga koha e shpërnguljes dhe vuajtjeve të refugjatëve kosovarë, të cilët në kërkim të shpëtimit u strehuan në këto hapësira

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

monografisë do të pasuroj albumet e tre familjare, mendoj se kam bërë shumë”, deklaron Çoviq për gazetën “Koha Javore”. Përveç fakteve dhe dëshmive të


KULTURË

Autori i kësaj monografie, gazetari dhe publicisti i njohur malazias Velibor Çoviq, përmes këtij libri ofron dëshmi dhe fakte të shumta nga koha kur qindra mijëra shqiptarë - gra, fëmijë, të moshuar dhe të plagosur, i braktisën vatrat e veta për të shpëtuar nga zjarri i luftës që kishte përfshirë këtë vend, në kërkim të lirisë. Autori i kësaj vepre ka gjurmuar gjatë duke vizituar individë dhe familje të shumta, të cilët e kujtojnë gjithnjë periudhën më të vështirë nga e kaluara kur kishin nevojë, mbi të gjitha, për të shpëtuar kokën në pritje të lirisë nga okupimi serb në Kosovë shumta, përmbajtja e kësaj monografie rikujton periudhën e vështirë dhe të gjatë të refugjatëve kosovarë, por gjithherë me shpresën se një ditë do të kthehen në vatrat e veta

në Kosovën e lirë. Shpresat e tyre u realizuan, por kujtimet në momentet dhe ditët e ankthit jetojnë përjetësisht, për ç’gjë monografia “Burrëria dhe Besa” është një kontribut i madh.

Aq më parë pasi autori i saj Velibor Çoviq, me përkushtimin më të madh, i është qasur këtij projekti me fakte dhe dëshmi të paharruara. Dijana Dukaj

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

19


INTERVISTË

Intervistë EKSK LUZIV E me gazetaren dhe moderatoren e njohur, Juli Krisafi

Sfida më e madhe, p të vërtetën dhe pam ta zbuluar atë deri n

Juli Krisafi është gazetare dhe moderatore e njohur. Veprimtaria e saj në media filloi që në vitin 2001 në gazetën “Albania”, për të vazhd Nga atëherë e deri më sot, Krisafi ka drejtuar emisione të njohura në mediat vizive në Shqipëri të cilat kanë pasur sukses dhe audiencë sjell për shikuesit ngjarjet kryesore të ditës me një ose dy tema qendrore të cilat trajtohen me të ftuar në studio që thellojnë dhe analizo Koha Javore: Znj. Krisafi, jeni cilësuar ndër vite si njëra ndër figurat më të njohura të ekranit të mediave në Shqipëri, që edhe sot zëri Juaj vazhdon të mbetet një zë unik në interpretimin e lajmit. A mund të na tregoni se kur dhe ku e filluat karrierën Tuaj në fushën e gazetarisë? J. Krisafi: Unë mendoj që e kam filluar rrugën e gazetarisë që kur isha fare e vogël dhe shihja me ëndje edicionet informative. Më kujtohet që i njihja të gjithë prezantuesit e RTSHsë dhe gjithashtu kisha një memorie të fortë për ngjarje të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Kur u rrita fillova të mendoja se do të bëhesha gjyqtare ose prokurore por kjo rrugë nuk rezultoi e suksesshme. Fillimet e mia në gazetari kanë qenë të rastësishme. Pasi unë kam studiuar gjuhë dhe letërsi dhe me pas marrëdhënie ndërkombëtare. Por ndoshta jeta dhe drejtimi që merr në të ka të bëjë pikërisht me rastësinë, duke qenë ne vendin e duhur dhe me personat e duhur. Unë kam nisur punë tek gazeta “Albania” në vitin 2001. Atje mbuloja partitë e vogla. Kjo gazetë dhe drejtuesit e kolegët u bënë shkollë e mirëfilltë. Edhe pse më pëlqente shumë shtypi i shkruar, ndoshta pamja dhe zëri ndikuan që të merrja ofertat e para në televizion. Ekrani i parë ka qenë 6 muaj më vonë në “TV Koha”. Dhe siç duket magjia e tij ishte e papërballueshme për t’u

20

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

kthyer pas. Kështu nisi karriera ime në televizion. Koha Javore: Keni udhëhequr emisione të shumta që kanë pasur sukses dhe audiencë të gjerë në media të rëndësishme në vend. Cili ka qenë synimi i këtyre emisioneve dhe sa keni arritur që përmes tyre të bëni ndryshime dhe reforma në shoqëri? J. Krisafi: Kryesisht puna ime ka qenë e lidhur me redaksinë e informacionit. Edhe emisionet që kam përgatitur dhe prezantuar, kanë patur kryesisht me bazë informacionin. Një zhanër të cilin e kam shumë përzemër janë dokumentarët kryesisht historikë. Kam prezantuar një emision “Debati” kryesisht tema politike dhe gjithashtu “Pasdite” në Top Channel, një emision argëtues me tema dhe debate kryesisht nga arti, kultura dhe çështjet sociale. Të bësh ndryshime dhe reforma në shoqëri përmes emisioneve televizive është e vështirë, megjithatë për kauza të caktuara të ndjeshme për shoqërinë mendoj që ia kemi dalë të kemi një ndikim të madh. Koha Javore: Cilin do ta veçonit si emisionin Tuaj më të realizuar dhe pse? J. Krisafi: Të gjitha emisionet për mua janë të dashura dhe kam punuar shumë në realizimin e tyre. Por nëse

do më pyesnit ku ndihem më mirë dhe cilin preferoj do të ishin debatet televizive dhe edicionet informative të zgjeruara me shumë të ftuar dhe lidhje live nga terreni. Pak a shumë ajo që bëj momentalisht. Koha Javore: Cilat kanë qenë sfidat me të cilat jeni përballur në misionin tuaj informativ përgjatë viteve në Shqipëri? J. Krisafi: Të jesh gazetar në vende si Shqipëria apo edhe vende të tjera të rajonit tonë është mjaft e vështirë.


INTERVISTË INTERVISTË

përballja me mundësia për ne fund

duar të shfaqej gjashtë muaj më vonë në ekrain e televizionit “Koha”. ë të gjerë. Aktualisht udhëheq emisionin “Ora 19.00” në Syri TV, që ojnë çështjet kryesore Kjo nisur nga konfliktet apo nga krizat politike e ekonomike që kanë përfshirë Ballkanin kohë pas kohe. Sfida më e madhe e jona është përballja me të vërtetën dhe pamundësia për ta zbuluar atë deri në fund. Liria e medias është një kapitull delikat në çdo raport vlerësimi të ndërkombetarëve për ne. Një tjetër sfidë me të cilën jam përballur dhe nuk kam fituar është prirja e pronarëve apo drejtuesve të televizioneve ndaj gazetarisë tallava dhe programeve me nivel shumë të ulët kulturor. Duket

se janë fatkeqësisht të preferuarat e publikut shqiptar për momentin. Koha Javore: Sa e vështirë është që sot në Shqipëri të bësh gazetari të mirëfilltë e profesionale, a janë gazetarët dhe mediat e pavarura në punë apo janë të censuruar/a nga eprorët e tyre dhe mbase nga sistemi politik në vend? J. Krisafi: Censura ose autocensura janë tipare dalluese të gazetarisë ballkanike. Mediat e pavarura duket se janë specie në zhdukje, thënë kjo figurativisht për këtë mision thuajse të pamundur të medias drejt pavarësisë. Koha Javore: Sipas këndvështrimit Tuaj çfarë do të ishte e domosdoshme që të ndryshonte në industrinë mediake sot në Shqipëri? J. Krisafi: Shpesh e kam drejtuar pyetjen : na bën ne publiku? Apo e bëjmë ne atë? Unë mendoj që media duhet të marrë në dorë rolin e saj jo vetem informues e argëtues por edhe edukues. Publiku mund të edukohet me programe më cilësore ndërkohë që e kemi përdorur median për të çedukuar shijet e publikut duke i servirur atij programet më pak cilësore të mundshme. Koha Javore: Si do ta përshkruanit situatën aktuale në

Shqipëri, ku çdo ditë nëpër media atje pasqyrohen kronika të zeza me kryelajm: plagosje, vrasje, dhunime, përdhunime, vjedhje, trafikim të lëndëve narkotike e dukuri të tjera negative që si duket nuk kanë të sosur? J. Krisafi: Situata aktuale në Shqipëri nuk ndryshon shumë nga përditshmëria e 30 viteve të fundit. Por nëse pas viteve ‘90 ne shpresonim se një ditë do të bëhej më mirë, sot duket se shpresa ka vdekur, edhe pse shpesh themi që vdes e fundit. Këtë e tregon braktisja masive e atdheut nga shumë shqiptarë. Koha Javore: Kush mendoni se është “fajtor” i këtij realiteti të hidhur që po kalon Shqipëria çdo ditë dhe kush mund ta ndryshojë situatën drejt një Shqipërie të qetë e të sigurt sikurse janë vendet e zhvilluara? J. Krisafi: Fajtorë jemi vet ne, mendoj unë. Ndoshta kemi zgjedhur gabim këto 30 vite. Mungon një alternativë idealiste që do të vendoste para çdo interesi vetjak fatet e vendit. Ndoshta këtë alternativë duhet ta krijojmë dhe të mos presim të na bjerë nga qielli. Koha Javore: Znj. Krisafi, cilat janë angazhimet Tuaja aktuale në media? J. Krisafi: Bashkë me drejtuesit e “Syri TV” dhe stafin e redaksisë së informacionit unë moderoj emisionin “Ora 19:00”. Nga e hëna në të premte ‘Ora 19:00’ sjell për shikuesit ngjarjet kryesore të ditës me një ose dy tema qendrore të cilat trajtohen me të ftuar në studio që thellojnë dhe analizojnë çështjet kryesore. Koha Javore: Cila është porosia juaj drejtuar lexuesve të gazetës “Koha Javore”? J. Krisafi: Le të kontribuojmë të gjithë për një medie të lirë. Sepse është gazetaria e mirë, televizioni i mirë, ajo që mund ta bëjë botën tonë një vend më të mbarë duke qenë njëkohësisht një gardiane e demokracisë. Koha Javore: Znj. Krisafi, Ju falënderoj për këtë intervistë! J. Krisafi: Faleminderit edhe ju! Intervistoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

21


PANORAMË

40 filma në festivalin ndërkombëtar ‘Art Without Limit` në Prishtinë

“Art Without Limit International Film Festival” është festivali më i ri i filmit në Kosovë, i cili mbahet nga data 2830 shtator në Prishtinë. AWLIFF është i vetmi festival në Ballkan ku të gjithë filmat të cilët janë në program për t’u shfaqur, kanë si temë personat me nevoja të veҫanta. Festivali është organizuar nga një grup femrash dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive Ganimete Sava, ndërsa drejtor artistik është regjisori Burim Haliti, dhe drejtor i programit Michael Stoeger. Mbështetjen më të madhe për festi-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

valin e ka dhënë producenti i njohur austriak Veit Heiduschka, i cili do të jetë president i jurisë profesionale i festivalit. Heiduschka si producent ka fituar ҫmimin Oskar me filmin ‘Amour’ së bashku me regjisorin e famshëm Michael Haneke. Mbi 500 filma nga 70 vende të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët kanë përzgjedhur 40 prej tyre, për t’u shfaqur në edicionin e parë në këtë festival. Juria profesionale do të ndajë tetë

çmime: -Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Fiction) -Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Dokumentar) -Golden dhe silver për filmin më të mirë të shkurtër (Animacion) -Projekti më i mirë i portretizuar (Dokumentar) -Projekti më i mire i cili fuqizon gruan Ndryshe, festivali ishte paraparë të mbahet në ‘Kino Armata’ në Prishtinë, por për shkak të pandemisë COVID-19, këtë vit do të mbahet online.


KULTURË

Botime të reja

Qasje të ndryshme për procesin e pluralizmit ndër shqiptarët (Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi 1990-2015, Redaktoi dhe përgatiti për botim: Nail Draga, S HAI „Art Club“, Ulqin, 2020) Para disa ditësh doli nga shtypi libri „Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (1990-2015)“, i redaktuar dhe përgatitur për botim nga dr. Nail Draga. Libri është përmbledhje e materialeve nga tryeza e rrumbullakët, e mbajtur në Ulqin, më 9 dhjetor 2015, organizuar nga Qendra e Kulturës – Ulqin në bashkëpunim me Shoqatën e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“, me rastin e 25-vjetorit të zgjedhjeve

të para pluraliste në Malin e Zi. Autorët e prezantuar me kumtesat e tyre në libër paraqesin qasje të ndryshme për procesin e pluralizmit ndër shqiptarët në Malin e Zi, që kanë ndodhur përgjatë një çerekshekulli. Ata trajtojnë tema të ndryshme që lidhen me fillimin e proceseve demokratike në Mal të Zi dhe aspekte të ndryshme gjatë kësaj periudhe kohore. Ky libër pasuron fondin e botimeve që merren me pluralizmin ndër

shqiptarët në Malin e Zi. Libri është botuar nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve „Art Club“, si pjesë e kolanës „Botime të veçanta“. Lektor i librit është Sabri Halili, kurse redaktor teknik Gazmend Çitaku. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë, ndërsa botimi i tij është mundësuar nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drei. k. jtave të Pakicave. E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

23


KULTURË

Mbi librin “Monumentet” të autorit Gani Karamanaga

Monumentet, dësh trashëgimisë kultu

Në mënyrë të veçantë trajtohen ato monumente që ishin dikur, por që sot nuk ekzistojnë në Ulqin, në saje të rrethanave shoqërore të kohës. Ato nuk paraqiten vetëm me fotografi, por edhe me përmbajtje tekstuale, duke dhënë informacionin e nevojshëm. Është meritë e autorit që ka arritur të ofrojë të dhëna të tilla, qoftë përmes burimeve të shkruara, por edhe nga persona të ndryshëm, që kanë qenë dëshmitarë të ekzistencës së monumenteve të tilla Ndonëse i njohur nga profesioni si mjek specialist, viteve të fundit dr. Gani Karamanaga publikut i është prezantuar me botime të veçanta, jo vetëm nga fusha e mjekësisë, por edhe nga trashëgimia kulturore, ku preokupim ka të kaluarën dhe të tashmen e qytetit të Ulqinit. Botimeve të mëparshme i shtohet edhe një botim interesant, i cili për nga qasja dhe tematika është i veçantë, jo vetëm për mjedisin tonë, por edhe më gjerë. Fjala është për botimin “Monumentet”, që trajton kryesisht objektet e arkitekturës popullore në qytetin e Ulqinit në harkun kohor prej dy shekujsh. Autori jo vetëm si qytetar i Ulqinit, por si intelektual, nuk ka mundur të qëndrojë indiferent, por e kundërta, ka hulumtuar dhe mbledhur material të ndryshëm për monumentet e qytetit dhe të rrethinës së Ulqinit, duke prezantuar të kaluarën dhe gjendjen aktuale të tyre. Në mënyrë të veçantë trajtohen ato monumente që ishin dikur, por që sot nuk ekzistojnë më në Ulqin, në saje të rrethanave shoqërore të kohës. Ato nuk paraqiten vetëm me fotografi, por edhe me përmbajtje tekstuale, duke dhënë informacionin e nevojshëm. Është mer-

24

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

itë e autorit që ka arritur të ofrojë të dhëna të tilla, qoftë përmes burimeve të shkruara, por edhe nga persona të ndryshëm, që kanë qenë dëshmitarë të ekzistencës së monumenteve të tilla. Autori vlerëson të dhënat për monumentet përkatëse, por është fleksibël, sepse me të drejtë thotë se duhet parë edhe autorë të tjerë për të vërtetuar konstatimet e ndryshme. Nga një qëndrim i tillë kritik, autori me të drejtë iu hap mundësi autorëve të tjerë që të vazhdojnë të hulumtojnë monumentet në Komunën e Ulqinit. Këtu mendohet jo vetëm për ato që janë me mbrojtje ligjore, por edhe të tjerat që janë jashtë këtij regjistri e që kanë vlera arkitektonike në veçanti e të trashëgimisë kulturore në përgjithësi, sepse monumentet janë identiteti i një mjedisi. Duke qenë banor i Kalasë së Ulqinit, të dhënat e para në këtë botim fillimisht janë për të, sepse autori i ka përjetuar që nga koha e rinisë, drejtpërdrejt apo i ka trashëguar prej të tjerëve. Pikërisht në këtë aspekt autori prezanton ngjarje e momente interesante nga jeta e banorëve të Kalasë. Me interes janë disa mikrotoponime të Kalasë, si: Fusha e Qehajës, Tabja, Kishllahi, Taphana, Jallia, Qoshku i

Hajlijes, Kulla e Hoxhë Bushatit, Kulla e Beqir Begut etj., që janë pjesë e kujtesës kolektive edhe në ditët tona. Në këtë aspekt autori na prezanton edhe thënien emblematike “Askush nuk u pranua për profet në vendin e vet”, që është e gdhendur në një gur të një shtëpie në Kala, që si e tillë mbetet për të gjitha kohërat. Pas informacioneve në Kala, autori prezanton të dhëna për monumente në lagje të tjera në Ulqin, të cilat nuk ekzistojnë, si: shtëpia e Beqir Sumës në Sukë, objekti i Konsullatës Turke, objekti i Doganës, shtëpia e familjes Fani, shtëpia e Cafo Begut, shtëpia e Pashës, shtëpia e Parrucës në Ranë etj. Pastaj ofrohen të dhëna të tjera me interes, siç janë: kafja e Ibrahim-Bim Dymylës, furra e bukës e Kolë Naumit, kulla e familjes Kroma, kulla e familjes Hoti, Beledia, objekti i Barnatores, hotelet “Republika”, “Galebi”, “Jadrani” etj. Në këtë kategori të objekteve intriguese është informacioni në lidhje me objektin e ish-Shtëpisë së Kulturës në Ranë, e cila ka funksionuar nga viti 1948-1962, duke qenë, sipas autorit, objekti kulturor ndër më të mirët në Mal të Zi. Dhe, si i tillë, i pajisur me sallë filmi dhe bibliotekë


KULTURË

hmi e urore e hapësira të tjera në një vend atraktiv, në Ranë. Pikërisht, siç duket, kjo ishte arsyeja që pushtetit të kohës i ka penguar, andaj për “nevoja” shtetërore e transformojnë në restorant, duke eliminuar mundësitë praktike për zhvillimin e aktiviteteve

kulturore. Ishte ky një veprim përfid i pushtetit të kohës me pasoja etnokulturore për popullsinë shqiptare të Ulqinit. Po ashtu, autori na ofron të dhëna interesante edhe për objektet fetare, si ato islame, katolike e ortodokse, tyrbet, si dhe për një numër të konsideruar krojesh në qytet dhe jashtë tij. Nga të dhënat del se shumë pak është punuar në ruajtjen dhe valorizimin e monumenteve, që është dobësi e pushtetit dhe e institucioneve përkatëse në nivel lokal e shtetëror, sepse monumentet janë identiteti kulturor dhe kombëtar i çdo mjedisi. Botimi është i pasur me shumë fotografi, të cilat kanë shënimet përkatëse, e disa kanë edhe emrat e personave të ndryshëm që kanë

punuar në objektet përkatëse në të kaluarën, si në hoteleri, zejtari, shëndetësi e veprimtari të tjera. Këto pamje krijojnë nostalgji për të kaluarën e Ulqinit, sidomos për ulqinakët e moçëm, sepse kemi të bëjmë me objekte që nuk ekzistojnë më, por si dëshmi kemi fotografitë e ndryshme të kohës, që janë me vlera të mëdha në cilësinë e dokumenteve. Pikërisht në këtë përmasë duhet përgëzuar autorin për pasionin, angazhimin dhe mbledhjen e një lëndë me vlerë për monumentet në Ulqin, duke i dhuruar publikut një botim interesant që do të shërbejë si dëshmi për të prezantuar të kaluarën e Ulqinit në fletëpalosjet apo botimet e ndryshme, si kudo në botën e qytetëruar. Dr. Nail Draga

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

25


REPORTAZH

Zbulimet arkeologjike në liqenin e Ohrit

Hedhin dritë mbi p “Në të gjithë gjatësinë e bregut të liqenit tashmë janë zbuluar tre vendbanime të hershme të periudhës parahistorike, si dhe tre të tjera që i përkasin Mesjetës”, thotë dr. Adrian Anastasi, i cili drejton projektin “Harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar”, ku përfshihen edhe liqenet dhe lagunat e të gjithë vendit Kërkimet nënujore të arkeologëve kanë mbledhur të dhëna të reja mbi tregtinë dhe jetën në bregun e liqenit të Ohrit gjatë periudhës së Mesjetës. Disa qindra vjet më parë peshkatarët dhe tregtarët e mallrave me anije në Liqenin e Ohrit kanë patur stacionet e bregut, ku edhe mbroheshin nga moti i keq dhe ujërat e trazuara. Arkeologu nënujor Adrian Anastasi, shpjegon se zbulimet arkeologjike të kësaj vere kanë ofruar të dhëna të reja, lidhur me tre vendqëndrime të barkave që shfrytëzonin rrugët ujore për transport dhe peshkim gjatë periudhës mesjetare, nga shekulli XI-XV. Ato ndodhen pranë Tushemishtit dhe besimet e banorëve – që duket se shkojnë deri në periudhën pagane, si dhe potenciali i ri arkeologjik e qartësojnë edhe më mirë historinë mesjetare të zonës. “Ne zbuluam nën ujë tri hapësira me objekte arkeologjike, rreth 70 metra larg njëra-tjetrës, pikërisht pranë vijës bregliqenore”, tha dr. Anastasi. Specialistët arkeologë po dokumentojnë dhe shqyrtojnë materialet e zbuluara, kryesisht qeramikë e periudhës mesjetare, por edhe ndonjë element që i përket parahistorisë, dhe që ka ndryshuar vendndodhje, si pasojë e lëvizjeve gjeologjike në tabanin e liqenit. Gent Olldashi, përgjegjës i ekipit të zhytësve në liqen, thotë se pranë bregut ndodhet një kapelë, kishëz e hershme që i blatohet Shën Naumit, ndërsa në pasqyrën e ujit burojnë nga bregu ujëra të pijshëm, që kanë lidhje edhe me Liqenin e Prespës.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Një gadishull i vogël në formën e hundës i mbronte peshkatarët dhe transportuesit e dikurshëm nga era e fortë e juglindjes, si dhe nga dallgët

e papritura që ngrihen herë pas here në liqen. Kjo ishte arsyeja që edhe barkat me vela të transportit nga Pogradeci, në


REPORTAZH

periudhën mesjetare Tushemisht, Shën Naum, apo Strugë e Ohër, mund të mbroheshin këtu gjatë kohës së stuhisë, duke e emërtuar këtë hapësirë në tokë dhe në ujë si një “vend i mirë”, njëlloj siç njihet edhe sot nga banorët.

Pasuri e mbrojtur nga UNESCO

Një vit më parë, pjesa shqiptare e bregut të liqenit u shpall pasuri e UNESCO-s, falë zbulimeve arkeologjike që i përkasin 10-vjeçarit të fundit. Gjetjet e javëve të kaluara kanë rritur potencialin historik dhe turistik të zonës nga Lini deri në Tushemisht,

nënvizojnë specialistët. Dr. Adrian Anastasi, punonjës në Institutin e Arkeologjisë, tha se zbulimet e deritanishme në Liqenin e Ohrit kanë nxjerrë në dritë edhe tre vendbanime të mëdha parahistorike, me vjetërsi deri 6-mijë vjeçare. Dy prej tyre i përkasin periudhës neolitike dhe një tjetër periudhës së bronzit. Prej 8-9 vitesh, Anastasi me një ekip studentësh dhe teknikësh të fushës, po punojnë për të dokumentuar dhe marrë materialin e nevojshëm arkeologjik, që bën të mundur studimin dhe përfundimet shkencore të këtyre gjetjeve me shumë rëndësi. Dy nga stacionet parahistorike të zbuluara vitet e kaluara ndodhen pranë fshatit Lin, një tjetër pranë fshatit Hudënisht. “Objektet e zbuluara, përfshirë edhe palafitet do t’i nënshtrohen analizave të ‘karbonit 14’ për të përcaktuar vjetërsinë e saktë të vendbanimeve, që kanë karakteristika të veçanta”, thotë Adrian Anastasi. Në stacionin e emërtuar “Lin 3” qendra e banuar zhvillohet pjesërisht në tokë, si dhe nën ujë.

Skelat mesjetare

Në brigjet e qytetit të Pogradecit, si dhe në fshatin Lin dallohen në një thellësi të vogël hunjtë prej druri, që dëshmonin për skela anijesh të vogla të periudhës mesjetare. “Në të gjithë gjatësinë e bregut të liqenit tashmë janë zbuluar tre vendbanime të hershme të periudhës parahistorike, si dhe tre të tjera që i përkasin Mesjetës”, thotë dr. Adrian Anastasi, i cili drejton projektin “Harta arkeologjike nënujore e bregdetit shqiptar”, ku përfshihen edhe liqenet dhe lagunat e të gjithë vendit. Arkeologu nënujor vlerëson se mes kulturave të Maliqit dhe atyre të sapozbuluara në Liqenin e Pogradecit dhe Prespës ka një lidhje të ngushtë. “Unë besoj se banorët e lashtë në këto zona shkëmbenin mallrat dhe kulturën e kohës, duke shfrytëzuar

kalimin në dy qafa të njohura, ajo e Plloçës dhe ajo e Zvezdës”, shpjegoi ai. Që prej vitit 2002, kur iu bashkua arkeologut nënujor, zhytësi Gent Olldashi ka filluar të njohë edhe dimensionin tjetër të liqenit; atraksionet historike dhe turistike. “Tani e kuptoj se çfarë pasurie i shtohet qytetit tim”, thotë Olldashi, që mendon se ndonjë nga vendbanimet parahistorike apo mesjetare mund të kthehet në pikë të vizitueshme turistike. Sipas tij në këtë itinerar nënujor duhet të përfshihet edhe një avion i tipit “Spitfire”, që ndodhet i fundosur në 6-7 metra thellësi nënujore, shumë pranë qytetit. “Duhet edhe më tepër bashkëpunim nga organet e pushtetit vendor për t’i kthyer ato në elemente turistike”, shton 45-vjeçari, i cili kujdeset gjatë gjithë vitit që objektet arkeologjike nën ujë të mos dëmtohen nga keqbërësit. Dr. Anastasi thotë se materialet arkeologjike më parë duhet t’i nënshtrohen një procesi serioz studimi, konservimi si dhe të plotësohen të gjitha kriteret e mbrojtjes së siteve arkeologjike. “Një muze parahistorik mund të ndërtohet vetëm nëse ai pasqyron sintezën e studimeve të vendbanimit parahistorik përkatës dhe jo fantazi”, thekson Anastasi. Sipas tij, vënia nën kujdesin e UNESCO-s do t’i shërbejë edhe tërheqjes së fondeve për kërkime shkencore dhe për laboratore. Po ashtu, restaurimi dhe muzealizimi i objekteve dhe banesave palafite, tashmë të zbuluara nën ujë, duhet të ketë të njëjtat standarde. “Turistët në të ardhmen do të vizitojnë site të cilat i përkasin trashëgimisë kulturore botërore, pjesë e UNESCO-s”, tha Anastasi. “Shqipëria do të jetë realisht kontribuese në botë, me kulturën e saj të zbulimeve arkeologjike nënujore”, përfundoi ai. Gëzim Kabashi - BIRN E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

27


KULTURË

Pasuria e fshe filmave shqipt Valeria Dedaj Nezir Selimaj tregon sfidat me të cilat duhet të përballen, që kjo pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të mos humbasë. “Ish-Kinostudioja ‘Shqipëria e Re’ ka qenë një fuqi e madhe sa i përket filmit. Ne kemi trashëguar, duke u transformuar si shoqëri aksionare, rekuizitën e ish-Kinostudios dhe pronat ku ushtronte veprimtarinë e vet, që ishin të konsiderueshme. Nëse nisesh nga inventar real në vite, për shkak të keqadministrimit dhe për shkak të papërgjegjshmërisë për ta vlerësuar këtë pasuri, si trashëgimi dhe pjesë e saj, ato janë reduktuar ndjeshëm. Mund të them me keqardhje që janë dëmtuar dhe janë zhdukur vlera të cilat janë krijuar me vështirësi dhe duhet të ruheshin për t’ia transmetuar publikut të interesuar, si vlera të asaj periudhe. Por, përveç keqadministrimit ka pas dhe arsye të tjera, si viti 1997, siç më është thënë kur kam marrë detyrën, këtu janë hap dyert dhe plaçkitësit kanë bërë dëme në kostumografi, rekuizitë dhe sidomos tek trashëgimia auto”, shprehet Selimaj, administrator i “Albafilm”. Ndonëse për shkak të tranzicionit, ndryshimeve të dhunshme të sistemeve një pjesë e konsiderueshme është dëmtuar apo ka humbur, Selimaj flet për përpjekjet për të ngjallur vëmendjen e publikut dhe atë institucionale ndaj asaj që ka mbet: 24 makina dhe mijëra artikuj të tjerë kinematografikë, që sot administrohen nga “Albafilm” në 8.000 metra katrorë. “Një sërë mjetesh relike që u zhven-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

dosën u hodhën si mbetje rrugëve dhe shkurreve, që rrethonin territorin e ish-Kinostudios. Për shkak të natyrës dhe specifikës së ‘Albafilm’-it, ne vetëfinancohemi dhe sigurojmë të ardhura përmes aktivitetit tonë ekonomik, kryesisht nga qiradhënia. Për shkak të qiradhënies dhe të aktiviteteve të shumta që janë në territorin e ish-Kinostudios, ka ndodh që një pjesë e këtyre pronave të marra me qira, me afat të gjatë për shkak të mundësisë dhe të së drejtës që jep ligji për të plotësuar kushtet për ta privatizuar, një pjesë dhe është privatizuar. Aktualisht si territor ka mbetur pak, rreth 8.000-9.000 metra katrorë. Është ish-Parku i automjeteve

dhe një pjesë e territorit përreth tij, 5.000 metra hapësirë e gjelbër, ngjitur me Ministrinë e Kulturës”, thotë Selimaj. Një park i vizitueshëm “Arti”, do të ishte sipas tij zgjidhja më e mirë jo vetëm për mirëmbajtjen, por edhe për ta bërë të aksesueshme tek publiku. Po ashtu, ky koleksion do iu vinte në ndihmë edhe filmave të rinj, që po bëhen duke prekur Shqipërinë e së kaluarës. “Ne kemi inventarizuar në mënyrë ligjore çdo gjë që kemi gjetur këtu. Ka shumë rëndësi ruajtja e secilit objekt, që të etiketojmë gjendjen, por dhe të saktësojmë se kujt i përkasin kostumet, rekuizita edhe autot. Janë mijëra


KULTURË

ehtë e tarë! artikuj; kostume popullore, veshje të krahinave të ndryshme, kostume ushtarake që i kemi ruajt, për t’i trashëguar në të ardhmen. Një iniciativë e Ministrisë së Kulturës është të ndërtohet një Park ‘Arti’. Kështu tërë kjo pasuri do të jetë e vizitueshme nga kushdo që ka interes. Ky Park, së pari, do t’i japë një pamje tjetër ambientit, duke sjell imazhin e një trashëgimie me vlera. Së dyti, kjo ndikon edhe në ruajtjen dhe mirëmbajtjen e tyre. Së treti, Parku i Artit mund të jetë si një vend qetësimi edhe frymëzimi për të rinjtë”, përfundon Selimaj. Dashamir Canameri prej më se 20 vitesh përkujdeset për makinat që në

Në një qoshk të asaj çka ka mbetur nga ish-Kinostudioja “Shqipëria e re” pranë ish-Parkut të Makinave në krah të Ministrisë së Kulturës, bëhet beteja e përditshme për ruajtjen e një pjese të rëndësishme të kujtesës filmike. Veshje, aksesorë, orendi, disa prej makinave të para që janë përdorur në Shqipëri për udhëheqësit e huaj e ata shqiptarë, e mandej në filma kanë kaluar një sërë sprovash ekzistenciale vitet 1950 përdoreshin në prodhimet kinematografike. Na rrëfen për secilën prej tyre se në cilët filma kanë qenë edhe kush i ka përdorur. Një prodhim i viteve 1950 do të përdorej tek filmi “Plumba perandorit” me regji të Mevlan Shanajt, por edhe në delegacionet pritëse të rangut të lartë, si Chou En-Lai apo Mao Ce Dun. Makina tip Cadillac na rikujton lidhjen e fortë për gjysmë shekulli të ish-diktatorit të Kubës, Fidel Castro me ish-diktatorin shqiptar Enver Hoxhën. Makina e viteve 1955-‘60 e dhuruar nga Castro vendit tonë u përdor edhe gjatë vizitës të dytë që Çu En Lai në Tiranë në vitin 1966. Përpos që ka

shoqëruar delegacionin në paradën që ai bëri në Tiranë, mjeti më pas iu kalua Kinostudios “Shqipëria e Re” dhe u përdor edhe në filmin “Gracka”. E të tjera makina janë përdor në të dy sistemet, gjatë regjimit komunist tek “Ballë për ballë” me regji të Kujtim Çashkut, “Kapedani” i Muharrem Fejzos, “Gracka” me regji nga Saimir Kumbaro, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Zonja nga qyteti” i Milkanit, “Gjeneral Gramafoni” i Viktor Gjikës dhe pas viteve 1990 tek “Lindje perëndim Lindje” të Gjergj Xhuvanit dhe “Gjoleka, djali i Abazit” me regji të Dhimitër Anagnostit. Në vitet 1960 kinezët do të bënin një tjetër dhuratë për Enver Hoxhën, që është “Flamuri i kuq”. “Ky është një ‘Flamur i kuq’ që ka ardhur në Shqipëri kur është hapur ekspozita, kur u mbyll ekspozita ia bënë dhurate kinezët Enver Hoxhës. Në janar të 2020-s, kjo makinë është përdorur në filmin “Gjirokastra” me skenar të Ismail Kadaresë dhe regji të Juri Arabov, prodhim kinematografik, që ka në epiqendër jetën e ish drejtuesit totalitar të shtetit shqiptar për gjysmë shekulli”, shprehet Canameri. Fillimi i industrisë së kinematografisë shqiptare u shënua në 10 korrik të vitit 1952 me inaugurimin e ndërtesës së ngritur nga sovjetikët, “Shqipëria e Re”. Filmi i parë artistik “Skënderbeu” me regji të Sergei Yutkevich u realizua në vitin 1953 falë bashkëpunimit me Bashkimin Sovjetik. Nga filmi i parë në Shqipëri, “Tana” me regji të Dhimitër Anagnostit realizuar në vitin 1958, e deri në vitin 1995, janë prodhuar 270 filma me metrazh të gjatë, 700 dokumentarë dhe 150 filma të animuar. E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Sukseset e ullishtarit nga Ulqini, Osman Kallaba

Kur shpërblehet pasioni Shpërblimet e sivjetme fitojnë në peshë për faktin se Osman Kallaba ishte ullishtari i vetëm nga Mali i Zi, i cili qytetit të tij të lindjes i solli një dhuratë kaq të madhe, me të cilën duhet të ndjehen krenarë të gjithë banorët e tij, dhe jo vetëm. Me produktin e tij të klasit të parë, ai njëkohësisht po afirmon edhe Ulqinin, edhe Malin e Zi jashtë kufijve të tij

30

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020


MOZAIK

“ Se në Komunën e Ulqinit prodhohet vaji ekstra i virgjër i ullirit të cilësisë së lartë dëshmojnë dy medaljet e arta për cilësi, të cilat i mori ullishtari i njohur, Osman Kallaba, nga fshati Zhej i Anës së Malit në Manifestimin Ndërkombëtar të Ullishtarëve dhe Prodhuesve të Vajit të Ullirit “Noqnjak 2020”, i cili u mbajt në Zarë të Kroacisë. Konkurrenca ishte shumë e fortë, me më se 420 mostra të vajit të ullirit, kryesisht nga rajoni. Më së shumti mostra ulliri kishte nga Kroacia, Sllovenia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina. Në këtë manifestim morën pjesë 11 ullishtarë me produktet e veta organike nga Mali i Zi, mes të cilëve shtatë nga Ulqini, dy nga Tivari dhe nga një nga Podgorica dhe Sveti Stefani. Të gjithë ullishtarët konkurruan me nga një mostër, të cilat u vlerësuan nga ekspertët ndërkombëtarë. Laureati nga Ulqini i dy çmimeve më prestigjioze shprehet se ndjehet shumë i kënaqur dhe i vjen mirë që vaji i tij ekstra i virgjër “Ulqini” u vlerësua nga

“Dy medaljet e arta nuk janë vetëm të miat, por edhe të ullishtarisë së Ulqinit, nga e cila mora gjënë më të rëndësishme, e ajo është dashuria për ullirin”, thotë me modesti e sinqeritet Kallaba.

Osman Kallaba është shembull i vërtetë se si një njeri entuziast e punëtor i palodhshëm, në moshë të thyer, një emigrant nga Nju Jorku, përndryshe biznesmen dhe aktivist i dalluar i çështjes kombëtare me banim shumëvjeçar në SHBA, mund të arrijë majat e suksesit në një profesion të panjohur sa duhet deri para pak vitesh, kur nuk mungon dëshira e madhe dhe vullneti i lartë

ekspertë ndërkombëtarë dhe se produkti i tij organik mori vendin e parë në këtë manifestim. Ullishtari në zë Kallaba sivjet dëshmoi edhe një herë se vaji i tij i ullirit tashmë radhitet ndër vajrat më të njohura për cilësi në rajon. Shembulli i këtij ullishtari të licensuar, 72- vjeçar, tregon se prodhimi i vajit

të ullirit në Ulqin ka një traditë të gjatë dhe të pasur. Përveç kësaj, ai tregoi se me sukses po vazhdon traditën e ullishtarëve të njohur të kësaj komune. “Dy medaljet e arta nuk janë vetëm të miat, por edhe të ullishtarisë së Ulqinit, nga e cila mora gjënë më të rëndësishme, e ajo është dashuria për ullirin”, thotë me modesti e sinqeritet Kallaba. Ai edhe viteve të mëparshme, që nga viti 2017, është shpërblyer rregullisht me çmime të larta e të vlefshme në manifestime ndërkombëtare të ullishtarëve dhe prodhuesve të vajit. Mirëpo sivjet arriti kulmin duke fituar dy medalje të arta për cilësi të vajit të

ullirit. Shpërblimet e sivjetshme fitojnë në peshë për faktin se Osman Kallaba ishte ullishtari i vetëm nga Mali i Zi, i cili qytetit të tij të lindjes i solli një dhuratë kaq të madhe, me të cilën duhet të ndjehen krenarë të gjithë banorët e tij, dhe jo vetëm. Me produktin e tij të klasit të parë, ai njëkohësisht po afirmon edhe Ulqinin, edhe Malin e Zi jashtë kufijve të tij. Mirëpo është për të ardhur keq për moskujdesjen dhe mosmbështetjen e Komunës së Ulqinit, ndërsa Ministria e Bujqësisë e ka përkrahur me një

shumë simbolike minimale. Osman Kallaba është shembull i vërtetë se si një njeri entuziast e punëtor i palodhshëm, në moshë të thyer, një emigrant nga Nju Jorku, përndryshe biznesmen dhe aktivist i dalluar i çështjes kombëtare me banim shumëvjeçar në SHBA, mund të arrijë majat e suksesit në një profesion të panjohur sa duhet deri para pak vitesh, kur nuk mungon dëshira e madhe dhe vullneti i lartë. Gjekë Gjonaj E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

31


KULTURË

Nesër në Shkodër

Mbledhja e përbashkët e qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, është mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë, ku u patën nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014. Mbledhja e parë u mbajt në qytetin e Prizrenit dhe dy kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, e cilësuan takimin historik Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës do të mbajnë mbledhjen e përbashkët nesër në Shkodër. Lajmi është bërë i ditur nga dy qeveritë. Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimaj, e cila është edhe koordinatore për këtë takim, tha se shumica e draft-marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve kanë përfunduar. “U kërkoj mirëkuptim ministrave tanë nëse ndonjë draft-marrëveshje nuk do të kalojë për marrëveshje atje, për shkak të procedurave ligjore që i ka pala shqiptare. Por besoj që deri më tash, shumica e tyre kanë përfunduar”, ka thënë ajo në mbledhjen e qeverisë së Kosovës. Mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në shtator në Shkodër e ka paralajmëruar një muaj më parë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. “Jemi dakorduar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me

32

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

shpresën që situata jo e lehtë e lidhur me COVID-in të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit”, ka thënë Rama. Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka theksuar se ka ardhur koha për veprime praktike krahas mbajtjes së mbledhjeve të përbashkëta. “Tanimë është bërë një praktikë bashkëpunimi ynë, i mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive. Unë besoj që tash duhet të kalojmë në terma shumë praktikë të bashkëpunimit tonë të përditshëm”, ka deklaruar Hoti gjatë vizitës së tij të fundit në Tiranë. Paraardhësi i Hotit, ish-kryeministri Albin Kurti, ka pohuar se midis Shqipërisë e Kosovës janë nënshkruar 77 marrëveshje, por asnjëra prej tyre nuk ka gjetur zbatim. Në kuadër të përgatitjeve për këtë mbledhje, qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për negocimin e marrëveshjes për eliminimin e tatimit

të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal lidhur me tatimin mbi të hyrat dhe kapitalin ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Deri më tani, Kosova ka nënshkruar 16 marrëveshje me vende të ndryshme për eliminimin e tatimit të dyfishtë. Ndër to, Kosova ka marrëveshje edhe të vitit 2014 me Shqipërinë, mirëpo gjatë zbatimit është parë se ka disa pengesa dhe disa nene janë pengesë për zbatimin e tyre. Mbledhja e fundit e përbashkët ndërmjet dy qeverive, të Kosovës dhe Shqipërisë, është mbajtur në nëntor të vitit 2018 në Pejë, ku u patën nënshkruar një sërë marrëveshjesh. Kosova dhe Shqipëria kanë filluar mbajtjen e mbledhjeve të përbashkëta mes dy qeverive më 11 janar të vitit 2014. Mbledhja e parë u mbajt në qytetin e Prizrenit dhe dy kryeministrat e asaj kohe, Hashim Thaçi dhe Edi Rama, e cilësuan takimin historik.


KULTURË

OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” do të realizojnë projektin “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”

Media dhe shoqëria civile në promovimin e qeverisjes së mirë Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” në partneritet me gazetën “Koha Javore” do të realizojnë projektin “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”. Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti është luftimi i korrupsionit përmes nxitjes së mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistëve të shoqërisë civile për të hulumtuar dhe raportuar mbi këtë problem, për të edukuar publikun për çështjet e korrupsionit si dhe për të promovuar dhe monitoruar zbatimin e reformës së administratës publike. Në kuadër të këtij projekti, përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe OJQ-ve do të forcojnë kapacitetet e tyre përmes një programi të veçantë trajnues në lidhje me çështjet e transparencës dhe llogaridhënies, teknikave të hulumtimit, hartimit të raporteve investiga-

tive, gazetarisë qytetare, qasjes së lirë në informata dhe çështje të tjera nga koncepti i “Qeverisjes së mirë”. Pas ciklit trajnues për fuqizimin e kompetencave të gazetarëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile, do të shpallet një konkurs përzgjedhës për shkrime investigative, me qëllim të nxitjes së gazetarisë qytetare dhe rritjes së raportimit të thelluar në bazë të të dhënave dhe evidencave. Tre raportet më të mira do të shpërblehen në një ceremoni publike, në të cilën do të promovohet edhe udhëzuesi informues “Administrata publike e orientuar drejt qytetarëve“. “Horizonti i Ri” si Qendër e Resurseve Lokale do të inicojë një servis të veçantë, ku do të ofrohen këshilla dhe mbështetje logjistike për përdorimin e mekanizmave që ofron Ligji për Qasje të Lirë ndaj Informatave. Përmes këtij programi do të ndërto-

het një partneritet efektiv midis mediave dhe organizatave të shoqërisë civile, si kusht kryesor për një publik më të informuar në luftën kundër korrupsionit, forcimin e sundimit të ligjit, qeverisjes së mirë dhe demokracisë në përgjithësi. Media partnere në këtë projekt është gazeta për aktualitete dhe kulturë “Koha Javore”. Aktiviteti i parë i projektit, i cili do të tubojë përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistë të shoqërisë civile, do të mbahet këtë fundjavë në Ulqin. Projekti financohet nga Departamenti Amerikan i Shtetit – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të shoqërisë civile për drejtësi penale. (Kohapress)

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në Malësi filloi sezoni i zierjes së rrushit, prodhimit të rakisë dhe verës

Një traditë qindravjeçare e zonës Malësi – Në trevën e Malësisë ka filluar sezoni i zierjes së rrushit, përkatësisht prodhimit të rakisë dhe verës, një traditë kjo mbi njëqind vjeçare e shumë familjeve, veçanërisht të atyre që kanë zotuar sipërfaqe më të mëdha të tokës, por edhe kushte më të volitshme për kultivimin e këtij produkti, duke siguruar kështu edhe të ardhura ekonomike familjare. Vreshtaria në të kaluarën nuk mund të thuhet se ka qenë e zhvilluar aq sa dy degët tjera të bujqësisë dhe blegtorisë, por me kalimin e viteve edhe ajo ka zënë një vend të rëndësishëm në veprimtarinë e fermerëve të Malësisë. Falë zhvillimit dhe teknologjisë më të avancuar për kultivimin e hardhisë- rrushit, sot fermerët në Malësi e kanë shtrirë prodhimtarinë e tyre në

34

Javore KOHA

E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

qindra hektarë. Madje ka fermerë që janë shumë të njohur në sektorin e vreshtarisë. Prodhimtaria e tyre tashmë është bërë e njohur jo vetëm brenda vendin, por edhe jasht tij, si një produkt rrushi i cilësisë së lartë por edhe një raki dhe verë me kualitet të lartë. Një numër i vogël prodhuesish, falë përvojës që kanë përvetësuar edhe nga vendet e zhvilluara në këtë sektor, kanë bërë që produktet e tyre të përftuara nga rrushi siç është vera dhe rakia, t’i eksportojnë në tregjet e jashtme të cilat prodhimtarinë e tyre e kanë konsideruar si brende cilësore, konkurrente eventuale me ato të tregjeve të mëdha të vendeve ballkanike dhe evropiane. Kjo periudhë kohore edhe këtë vit po

shfrytëzohet për vjelje të rrushit dhe prodhimin e verës dhe të rakisë, duke u angazhuar maksimalisht për prodhimin e një rakie dhe vere cilësore, një virtyt ky që përherë e ka karakterizuar prodhimin mjeshtëror në këtë trevë. Vlen të potencohet se edhe sot e kësaj dite kur kultivimi dhe përpunimi i rrushit janë gjithnjë në rritje dhe kushtet e punës favorizojnë prodhuesit, fermerët sërish nuk janë të kënaqur me shitjen e produkteve të tyre në treg, sidomos të eksportimit të tij nëpër tregjet e jashtme. Një treg i qëndrueshëm do të ishte dobiprurës për të gjithë fermerët që prodhojnë rakinë dhe verën, sepse produktet e tyre do të njiheshin edhe më shumë, si produkte të cilësisë së t. u. lartë.


SPORT

Boksieri shqiptar Haxhi Krasniqi do të luftojë për titull bote më 10 tetor

A do të jetë me fat hera e tretë?! Krasniqi është i vetmi boksier shqiptar që ka boksuar dy herë për titull të botës. Tani bokson për herë të tretë. Ai është i vendosur të bëhet boksieri i parë shqiptar me titull të botës. Ka treguar se ështē në formë shumë të mirë Boksieri i suksesshëm kosovar, Haxhi (Robin) Krasniqi, do të boksojë më 10 tetor në Magdeburg kundër gjermanit Dominic Boesel për titullin e përkohshëm të botës në versionin WBA, në kategorinë gjysmë të rëndë. Zyrtarizimi i kësaj përballje u bë të martën në konferencë për media dhe tashmë është finalizuar çdo gjë. Për Krasniqin është edhe një rast për ta fituar një nga titujt e

mëdhenj në boksin profesionist. Ai kishte boksuar dy herë në të kaluarën për titull bote dhe të dy herët kishte dështuar. Po ashtu junikasi Krasniqi do të luftojë në peshën gjysmë të rëndë, një kategori më e rëndë se në atë super të mesme ku kishte boksuar për një kohë. Meçi me Boeselin pos që është i vlefshëm për titullin WBA Interim, është edhe për titullin IBO. Krasniqi

e Boesel janë pjesë të një kompanie promovuese, SES Boxing. Krasniqi në boks profesionist i ka 50 fitore e 6 humbje, ndërsa Boesel 30 fitore e një humbje. Krasniqi është i vetmi boksier shqiptar që ka boksuar dy herë për titull të botës. Tani bokson për herë të tretë. Ai është i vendosur të bëhet boksieri i parë shqiptar me titull të botës. Ka treguar se ështē në formë shumë të mirë. E ENJTE, 24 SHTATOR 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 24 shtator

2020 Viti XlX Numër 929 Çmimi

0,50

Intelektualët, dimensioni i munguar i e subjekteve politik

EKS KLU Z

ISSN 1800-5696

Pishtarë të ardhmërisë drejt realizimit të aspiratave tona

Intervistë me gazetaren dhe moderatoren e njoh Juli Krisafi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.