KOHA Javore Podgoricë e enjte, 1 tetor 2020 Viti XlX Numër 930 Çmimi 0,50
Përrallë me gurë ISSN 1800-5696
Mediat dhe shoqëria civile të bashkohen në luftë kundër korrupsionit
Analizë mbi arritjet e shqiptarëve dhe pozitën e tyre politike
PËRMBAJTJE
4
8 Aleksa Beçiq, kryetar i Kuvendit të Malit të Zi
Fuqitë e mëdha dhe konflikti i Nagorni Karabaku
12
18 Rilindja e fjalës
Dedë Gjon Luli – Një kujtim i bjerrur
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
PËRMBAJTJE
22
24 Mbiemrin e kam Gustavson
Vazhdimësi me jetën e mëhershme poetike të autorit
26
28 Krojet publike në Triesh rrezikojnë zhdukjen
Mësimi zhvillohet në përputhje me situatën epidemiologjike KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kuvendi i Malit të Zi mbajti seancën konstitutive
Aleksa Beçiq, kry Kuvendit të Malit
Podgoricë – Të mërkurën më 23 shtator 2020, u zhvillua seanca e njëzeteshtatë e Kuvendit të Malit të Zi, përkatësisht ajo konstitutive e përbërjes së parlamentit të ri me prani të të gjithë deputetëve, të avokatit të popullit, Sinisha Bjekoviq, të kryetares së Gjykatës së Lartë, Vesna Medenica, të kryetarës së Gjykatës Kushtetuese, Desanka Llopiçiq dhe të ushtruesit të detyrës të Prokurorit të Lartë të Shtetit, Ivica Stankoviq. Seanca ka filluar me intonimin e himnit të Malit të Zi, ndërsa është udhëhequr nga deputeti më i vjetër i kuvendit, Z. Miodrag Llekiq, shoqërur nga deputeti më i ri, Maksim Vuçiniq.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Gjatë kësaj seance kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksa Ivanoviq, ka paraqitur raportin e rezultateve zyrtare të zgjedhjeve të 30 gushtit e më pas është bërë verifikimi i mandateve të 81 deputetëve të përbërjes së re të Kuvendit të Malit të Zi. Sipas rezultateve përfundimtare, Partia Demokratike e Socialistëve ka fituari 30 deputetë, koalicioni “Për të ardhmen e Malit të Zi”, 27, koalicioni “Paqja është kombi ynë”, 10, koaliconi “E bardha në të zezë”, 4 deputetë, Socialdemokratët dhe Partia Boshnjake kanë fituar nga tre deputetë, Partia Social Demokratike 2 deputetë, ndërsa Lista Shqiptare, “Genci Nimabegu- Nikë Gjeloshaj”,
1 deputet dhe koalicioni “Bashkë një za” 1 deputet. Në këtë seancë deputetët kanë propozuar emrin e mandatarit për kryeministër të ri të qeverisë, dhe të gjithë deputetët e tri partive opozitare që fituan shumicën në zgjedhje të 30 gushtit, 41 deputetët tre koalicioneve e kanë mbështetur liderin e koalicionit “Për ardhmërinë e Malit të Zi”, Z. Zdravko Krivokapiq për mandatar për kryeministër në përbërjen e re të Qeverisë së Malit të Zi, me kërkesë që presidenti i Republikës së Malit të Zi, Z. Millo Gjukanoviq ta propozoj Z. Zdravko Krivokapiq për mandatar. Në seancën e njëzeteshtatë të Kuvendit të Malit të Zi u emërua me
NGJARJE JAVORE
yetar i t të Zi
shumicë votash kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Z. Aleksa Beçiq, lider i koalicionit“Paqja është kombi ynë”. Për emërimin e Beçiqit për kryetar të kuvendit kanë votuar 45 deputetë të koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë” si dhe deputetët e Partisë Boshnjake dhe deputeti i listës shqiptare “Genci Nimanbegu – Nikë Gjeloshaj”, Nikë Gjeloshaj. Kundër emërimit të Beçiqit për kryetar të kuvendit kanë votuar deputeti i Partisë Liberale, Andrija Popoviq, ndërsa të përmbajtur kanë qenë deputetët e PDS-së, të Socialdemokratëve, deputetja e Partisë Social Demokratike, Draginja Vuksanoviq si dhe deputeti
Në seancën e njëzeteshtatë të Kuvendit të Malit të Zi u zgjodh me shumicë votash kryetar i Kuvendit të Malit të Zi, Aleksa Beçiq, lider i koalicionit “Paqja është kombi ynë”. Për zgjedhjen e Beçiqit për kryetar të Kuvendit kanë votuar 45 deputetë të koalicionit “Për Ardhmërinë e Malit të Zi”, “Paqja është kombi ynë” dhe “E zeza në të bardhë” si dhe deputetët e Partisë Boshnjake dhe deputeti i listës shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”, Nik Gjeloshaj.
i kolicionit shqiptar “Bashkë një za”, Fatmir Gjeka. Gjatë ceremonisë së betimit, Z. Beçiq ndër të tjera është zotuar dhe betuar se këtë detyrë do ta kryej në bazë të kushtetutës dhe ligjit, me sinqeritet, ndërgjegjshmëri dhe përgjegjësi. Ndërkaq, përfaqësuesit e partive politike shqiptare në përbërjen e re të Kuvendit të Malit të Zi do të përfaqësohen nga deputeti, Nikë Gjeloshaj i listës shqiptare “Genci Nimanbegu – Nikë Gjeloshaj” ku bëjnë pjesë (ASH, FORCA, LDSH, LP dhe UT), dhe nga Fatmir Gjeka i koalicionit shqiptar “Bashkë një za” të cilin e përbëjnë (UDSH, PD dhe LD në MZ).
Në kuadët të seancës së njëzeteshtatë të Kuvendit të Malit të Zi, kuvendi ka formuar klubin e deputetëve të Partisë Social Demokrate të përbërë nga koalicioni shqiptar “Bashkë një za”, si dhe formoi klubin e deputetëve “E bardha në të zezë”. Ndërkaq, Presidenti i shtetit, Z. Millo Gjukanoviq i ka dërguar letër urimi Aleksa Beçiqit me rastin e emërimit të tij në krye të kuvendit të Malit të Zi, duke i uruar ndër të tjera sukses në kryerjen e kësaj detyre të përgjegjshme, në të mirë të shtetit dhe të të gjithë qytetarëve. Z. Gjukanoviq ka deklaruar se mandatarin për kryeministër do ta propot. u. zoj deri më 23 tetor. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Smajl Ardolli, një personazh i harruar (1)
Hero i ditëve tona Me aq sa jam informuar, nuk i është kushtuar asnjë shkrim dhe asnjë kujtesë as nga autorët e tjerë, të cilët pak a shumë janë marrë me trevën e Krajës, përveç Hajrullah Koliqit që e ka përmendur shkurtimisht gjestin e tij. Kështu çuditërisht për tri dekada, përveç ndonjë diskutimi verbal me njëri-tjetrin, gjesti i tij prej heroi është lënë tërësisht në harresë!
Hajrudin S. Muja
Nuk ia fali vetes gabimin që në librin “Kisha e Sherrit” (Shkup 2014) dhe në monografinë “Kraja” (Ulqin 2018), nuk kam qenë i njohur dhe nuk kam shkruar asgjë për një personazh që sot, megjithëse i ndjerë, do ta quaja “hero i ditëve tona”. Me aq sa jam informuar, nuk i është kushtuar asnjë shkrim dhe asnjë kujtesë as nga autorët e tjerë, të cilët pak a shumë janë marrë me trevën e Krajës, përveç Hajrullah Koliqit që e ka përmendur shkurtimisht gjestin e tij. Kështu çuditërisht për tri dekada, përveç ndonjë diskutimi verbal me njëri-tjetrin, gjesti i tij prej heroi është lënë tërësisht në harresë! Por, për të kuptuar më mirë këtë personazh dhe arsyen që unë e konsideroj si hero, më duhet ta nisë shkrimin pak më herët, pikërisht në kohën e lapsuseve që Kisha Ortodokse Serbe (KOS-i) organizonte në Krajë, para ngritjes së “kryqit serb” në majën e Rumisë (2003-2004) dhe para ngritjes së kishës “konservë” aty (2005)! Gjithçka duke filluar me organizimin e solemnitetit për shugurimin e gërmadhave të Kishës së Krajës, të organizuar nga KOS-i më 24 shtator 1989, ku do të marrë pjesë edhe flamurtari i shovinizmit serb – mitropoliti
6
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Amfillohije Radoviq dhe “besimtarët” të tij, duke uzurpuar Kishën e Vjetër të Krajës, që dikur bashkë me ishujt e Liqenit të Shkodrës, kishte qenë si një vend “pelegrinazhi” që krahasohej me Rotezon (Schmitt:2012/54). Ndonëse kisha gjendet në zemër të Krajës, ku popullata vazhdon të jetë njëkohësisht shqiptare dhe myslimane, KOS-i e cilësonte atë si “përmendorja e parë serbe në Mal të Zi” (“Prečista Krajinska” (Lukić:1974)]. Në kohën e Balshës quhej “Zonja e bekuar e Krajës”, Shufflay e quan “E papërlyera e Krajës”, ndërsa Joviçeviqi edhe pse i ngjizet versionit serb të historisë, thotë se është ngritur: “në njërin prej vendeve më të mira të Krajës” (Jovičević:1922). Pavarsisht se të dhënat historike janë të mjegulluara pa të dhëna të sakta, “Shën Mëria e Krajës“ është e krajanëve dhe u takon vetëm atyre.
Se si e ndjenin krajanët këtë lapsus na tregon një kumtesë për opinion, e lëshuar atëbotë nga dega në Krajë e Lidhjes Demokratike në Mal të Zi: “Ceremonitë e tilla fetare po i shqetësojnë njerëzit në këto troje... Ardhjet e tyre, si dhe provokimet gjatë këtyre viteve, fyejnë dinjitetin e banorëve të Krajës. Në këtë mënyrë Kisha Ortodokse Serbe po bën përpjekje që të promovohet në këtë truall serbizmi...” Ndërkaq, në përgjigjen e ftesës së bërë për pjesëmarrje, Argjipeshkvi i Argjipeshkvisë së Tivarit, Msgr. Pjetër Perkola, i shkruante: “Konsideroj që gërmadhat është dashur të lihen vetëm si përmendore të kulturës dhe asgjë tjetër, për nderim të katolikëve, të ortodoksëve edhe të muhamedanëve, si dhe të çdo njeriu të ndershëm” (“Barske Novine”). Sidoqoftë, ky ishte vetëm fillimi mbasi prej kësaj “dite të shënuar” ata do Mitropoliti Amfilohije në Kishën e Krajës (4 qershor 2014)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION të vazhdonin në ditën e katërt të çdo qershori të tubohen në Kishën e Krajës, pa asnjë të drejtë historike, fetare, juridike e kanunore, duke i acaruar banorët e këtij nënqielli paqedashës. Kështu që edhe më 4 qershor të vitit 2014, Amfillohije Radoviq përsëriti se: “tensionet midis popullit shqiptar dhe atij serb mund t’i ulë vetëm Kisha Ortodokse (Serbe)”, i mbështetur në faktin se 30 për qind të popullsisë në Shqipëri janë ortodoksë (kupto “serbë”) (Koha Javore, 12. 6. 2014). Koliqi kishte të drejtë kur në një kumtesë në konferencën shkencore “Kraja me veçantitë shestanase në rrjedhën e shekujve” (ff. 37-45), të mbajtur në Ulqin më 8 tetor 2012, tha: “Ajo, tenton që dhe sot, t’i përvetësojë objektet tona, duke zhvilluar herë pas here, liturgji serbe në rrënojat e shenjtërores sonë ‘Zoja e Bekuar e Krajës’ në Krajë, shekulli i X-të, si dhe të Shasit, të cilat datojnë që në shekullin e XII-të etj”. Një lapsus të tillë e vërteton pohimi i Volterit, se “popujve të mjerë gjithmonë u pëlqen të flasin për të kaluarën e vet”, dhe se “në bazë të asaj të kaluare duan ta rregullojnë të ardhmen e tyre”, që rezulton shumë i saktë nëse bëhet fjalë për KOS-in. Serbët mbajnë në gojë Perandorinë e Dushanit dhe mendojnë për shtetin e madh Serb, kurse kujtimi i kësaj të kaluare “të shkëlqyer” (është) i bashkuar me klasën sunduese për zgjerimin e territoreve. Në kohën e duhur ata kanë shfrytëzuar epërsinë në propagandimin e imazhit të tyre, për formulimin e “dëshmive” historike, për “tokat serbe”, duke instrumentalizuar
“
Me aq sa jam informuar, nuk i është kushtuar asnjë shkrim dhe asnjë kujtesë as nga autorët e tjerë, të cilët pak a shumë janë marrë me trevën e Krajës, përveç Hajrullah Koliqit që e ka përmendur shkurtimisht gjestin e tij. Kështu çuditërisht për tri dekada, përveç ndonjë diskutimi verbal me njëritjetrin, gjesti i tij prej heroi është lënë tërësisht në harresë!
fenë për interesat e veta shoviniste. Kështu tani KOS-i, veç gërmadhave të Kishës së Krajës, ka uzurpuar edhe gërmadhat në ujdhesat e liqenit të Shkodrës, i ka serbizuar dhe i ka shndërruar në “koloni kallugjericash të sjella nga treva jomalazeze” dhe “në stacionare kishtare-ushtarake”, përkatësisht në një qendër pelegrinazhi për ortodoksët serbë. Veç kësaj, vëren Hajrullah Koliqi, KOS-i po bën përpjekje që t’i përvetësojë, t’i serbizojë edhe eshtrat e Gjon Vladimirit, t’i sjellë ato pranë Kishës së Krajës dhe këtë ta shndërrojë në një qendër pelegrinazhi për ortodoksët serbë (Koha Javore, 12. 06. 2014). Por le t’i kthehemi temës së cilës i kushtohet ky shkrim. Bëhet fjalë për Smajl Ardollin (i lindur më 1940), të birin e Mujo Hysës (v. 1971), i cili sipas shkresës së 1 majit 1931, pasi ishte kthyer nga Stambolli ku kishte punuar për një kohë, kishte qenë anëtar i Këshillit komunal për Kapetaninë e Krajës dhe Shestanit në Banovinën e Zetës (Hajdari:2016/568), duke përfunduar më pas, për pesë vite në burgun famëkeq të Goli Otok-ut, bashkë me
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kushërinjtë Qemalin, Tahirin, Isanë dhe Rizanë. Episodi i këtij rrëfimi fillon në Ostros, në fillim të verës së vitit 2000, kur tre burra të mëdhenj me mjekra dhe me një çantë në dorë, hyjnë në “Caffe Grill - Ostros” dhe pyesin “ku janë Hardojt” dhe se janë të interesuar të gjejnë shtëpinë e Smajl Mujos. Pasi i morën udhëzimet e nevojshme, shkuan në drejtim të Hardojve. Atë pasdite, më tregon Muharrem Hardolli: “Erdhi Smajli në shtëpinë time dhe më tregoi se tre mjekrroçët që i kishin shkuar në shtëpi, kishin hapur çantën e mbushur me para dhe i kishin thënë që të kërkonte sa të donte në shkëmbim me tokën ‘Mas Kishet’, e cila ishte në shefi me Kishën e Krajës”. Ose për ta sqaruar më mirë, më thotë biri i Smajlit – Muja (New York, shtator 2020): “vetë kisha gjindet në pronën e tyre”. Gjysma e varrezave pranë kishës janë brenda murit të “proshmes”, të cilat me rastin e gërmimeve arkeologjike (2012) nuk janë prekur fare. Ofertën e “mjekrroçëve” Smalji nuk e kishte pranuar, por as që e kishte refuzuar: “do të mendohem”, iu kishte thënë, që ata mund ta kuptonin si shpresë për ndonjë rast ose ofertë tjetër! Pas disa ditësh, tregonte më pas Smajli: “Më erdhën sërish, kësaj here të shoqëruar nga një hoxhë, të cilin kurrë nuk e kisha parë më parë”! Duke e ditur se intrigat u vijnë shpesh për dore, Smajli nuk kishte faj nëse mendonte se edhe ky “hoxhë” mund të ishte njëri prej atyre, i maskuar nën uniformën e një hoxhe, me shpresë se do t’ia mbushte mendjen me fitimin e ndonjë “sevapi”. Vazhdimi i tregimit do të dëshmojë se Smajli kishte të drejtë dhe se kjo ishte thjesht një intrigë e tyre nga ato të zakonshmet. Por për ta argumentuar dhe për të shpjeguar se cili ishte ai “sevap”, më duhet të dal edhe një herë nga tema. (vijon) E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Deutsche Welle
Fuqitë e mëdha d konflikti i Nagorn Miodrag Soric
“Njerëzit vuajnë nga pasojat që sjell me vete koronavirusi”, mendon ekspertja për Kaukazin, Silvia Stöber, e cila udhëton prej vitesh rregullisht këtë rajon. “Përveç kësaj, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, do ta bënte një ditë fakt retoriken e tij agresive kundër Armenisë”. Azerbajxhani ushtarakisht është më i fortë se Armenia. Gjithsesi, Azerbajxhani mbështetet nga presidenti turk Recep Tayip Erdogan. Ka një marrëveshje ndihme midis dy vendeve. Turqia e konsideron veten si mbrojtëse të popujve turq dhe kërkon mundësi për ta dëshmuar veten si të tillë. Turqia e furnizon Bakunë prej vitesh me armë dhe ndihmon në zgjerimin e infrastrukturës, si për shembull në rrjetin e hekurudhave. Muajt e fundit, Erdogani e ka kritikuar disa herë Armeninë. “Me sa duket presidenti Alijev nga kjo mbështetje ndjehet i inkurajuar për të ndërmarrë veprime kundër Armenisë”, mendon Stöber. Ajo thekson se ky është një konflikt etnik dhe jo fetar. Ngjashëm e sheh situatën edhe Alexander Rahr nga Forumi Gjermano-Rus, i cili punon edhe si këshilltar i Gazpromit. Ai e cilëson Rusinë, kryesisht të krishterë ortodokse, si fuqi mbrojtëse të Armenisë, ku jetojnë gjithashtu kryesisht të krishterët.
8
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Moska dhe Jerevani janë anëtarë të Organizatës së Traktatit për Sigurinë Kolektive, një aleance ushtarake të iniciuar nga Kremlini. Nga ana tjetër, aleati i Azerbajxhanit është Turqia. Moska ka të stacionuar mijëra ushtarë në kufirin jugor të Armenisë. “Pa Moskën, Armenia nuk është në gjendje të mbrohet”, mendon Silvia Stöber. I këtij mendimi është edhe Alexander Rahr, por thekson se Kremlini përpiqet të ketë marrëdhënie të mira me të dy vendet. “Kështu, Rusia luan në skenën ndërkombëtare një rol të dukshëm për të gjithë. Prandaj, Moska përpiqet të ru-
ajë status-quo-në lidhur me Nagorni Karabahun, nuk dëshiron ashpërsimin e situatës”, thotë Rahr. Moska e konsideron Kaukazin si zonën e saj të influencës. Në 30 vitet e fundit, Moska ia ka dalë të kufizojë ndikimin e ShBA-së në këtë zonë. “Pararoja e Uashingtonit në Kaukaz është Gjeorgjia. Azerbajxhani shihet me mosbesim nga ShBA-ja, edhe për politikën e tij ndaj të drejtave të njeriut”, shpjegon ai. “Gjë që i vjen përshtat Rusisë”. Në fakt, presidenti Putin furnizon me armë si Armeninë ashtu edhe Azerbajxhanin. Kremlini koordinohet me Bakunë kur bëhet fjalë për politikën
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe ni Karabaku
e gazit dhe të naftës. Të dy shtetet i lidh interesi për të arritur çmime sa më të larta në eksportimin e lëndëve të tyre të para. Muajt e fundit, Baku është ankuar disa herë tek Kremlini për politikën e Armenisë në Nagorni Karabak. Se Jerevani po vendos në malet e Karabahut refugjatë të krishterë nga Siria, pra jo vetëm refugjatë armenë. Alijev është i irrituar, sepse protestat kundër Perëndimit nuk kanë sjellë rezultat. „Grupi i Minskut” ( i cili nuk duhet ngatërruar me grupin me të njëjtin emër të vendeve, që kujdesen për Ukrainën), përpiqet prej vitesh për zgjidhjen politike të problemit të Na-
gorni Karabahut. Grupi “kaukazian” i Minskut, me ShBA-në, Francën dhe Rusinë, është pjesë e një iniciative të OSBE-së. Në bazë të së drejtës ndërkombëtare, Nagorni Karabaku i përket Azerbajxhanit, megjithëse ai është i populluar kryesisht nga armenë. As vetë Armenia apo Rusia nuk e njohin Nagorni Karabakun si shtet të pavarur. “Irani fqinj, në këtë konflikt është në anën e Armenisë”, thotë Stöber. “Në radhë të parë për arsye se azerbajxhanasit, që jetojnë në Iran, kërkojnë të drejtat e pakicës kombëtare të cilat Irani i refuzon. Në Iran ka edhe një pakicë armene. Ajo trajtohet me
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Azerbajxhani. Ky vend në detin Kaspik është i varur nga eksporti i naftës. Meqenëse koniunktura botërore ka mbetur pezull për shkak të pandemisë, çmimi i ulët i naftës krijon humbje në arkat e shtetit, të cilat përndryshe do të ishin të mbushura plot. Në Baku ka pasur demonstrata të azerbajxhanasve të pakënaqur
dashamirësi. Presidenti i Azerbajxhanit, Alijev, kërkon afërsi me shtetet arabe, veçanërisht me ato që mbajnë qëndrim armiqësor ndaj Iranit”. Ka dy skenarë se si mund të përshkallëzohej konflikti. Së pari, në rast se Turqia do të ndërhynte masivisht në konflikt me trupat e saj. Së dyti, nëse përplasjet ushtarake do të ndodhnin ne territorin armen. Atëherë do të ndjehej e sfiduar Rusia, mendon Rahr. Në të njëjtën kohë ai është i sigurt që kjo nuk do të ndodhë. Për Moskën janë të rëndësishme marrëdhëniet e mira me Turqinë. Kremlini shpreson ende që tensionet mes Turqisë dhe NATO-s të rriten dhe që Turqia ta braktisë një ditë Aleancën Perëndimore të Mbrojtjes. “Për sa kohë të mos preken interesat ruse, Rusia nuk do të kishte asgjë kundër zgjerimit të pushtetit të Turqisë”, mendon Rahr. “Do të ishte e dëshirueshme që ShBA-ja edhe në këtë rajon të përmbushte funksionin e tyre politik global”, mendon Ulrich Schlie, që mban profesurën “Henry Kissinger” për siguri dhe studime strategjike në Universitetin e Bonit. “Kjo vlen të thuhet sidomos për marrëdhëniet me Turqinë. Ankaraja ka një funksion të rëndësishëm strategjik në NATO. Por, ambiciet gjeopolitike të Erdoganit po bëhen një problem gjithnjë e më i madh për rendin ndërkombëtar”. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Dikur vendi ishte fshat. Të gjithë donin t’a braktisnin. Vetëm fshati mendonte se ishte i bukur, megjithëse i vet-izoluar në heshtje i mjerë. Një shi i madh erdhi, rrugët u lanë, dhe çdo gjurmë këmbe njeriu u fshi. Dhe zogjtë vërshuan, bllokuan qiellin; natë gjatë gjithë ditës u bë. Fshati dukej si një dritë e zbehtë e lënë më vete; kishte shumë mankthe, dhe ndryshe nga sot, ëndrrat ishin të thjeshta; pak liri deshën. Kaluan vite. Shumë gjëra ndodhën; vendi u shkatërrua, u rindërtua, u shkatërrua dhe u rindërtua përsëri; me para të shpëlara dhe ikona të shitura dolën milionerët e rinj, rikrijuan parti, morën pushtetin dhe një pas një sunduan sa deshën, pas duke lënë ndërtime me mure, gurë të hedhur
“ 10
Përrallë me gurë tej si mjegulla e mëngjesit që ngrihet e ikën maleve. Fshati mori pamjen e një të veje veshur me të zeza. Heshtje. Njerëzit papritur harruan
Kaluan vite. Shumë gjëra ndodhën; vendi u shkatërrua, u rindërtua, u shkatërrua dhe u rindërtua përsëri; me para të shpëlara dhe ikona të shitura dolën milionerët e rinj, rikrijuan parti, morën pushtetin dhe një pas një sunduan sa deshën, pas duke lënë ndërtime me mure, gurë të hedhur tej si mjegulla e mëngjesit që ngrihet e ikën maleve. Fshati mori pamjen e një të veje veshur me të zeza. Heshtje. Njerëzit papritur harruan gjithçka. Nëse duhet të zgjedhësh midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, ose fyerjes së dikujt, zgjidh të jesh bujar. Nuk lejohet të gënjesh, megjithatë, ndonjëherë është më mirë të jesh i ndjeshëm, që të thonë se je i sinqertë
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
gjithçka. Nëse duhet të zgjedhësh midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, ose fyerjes së dikujt, zgjidh të jesh bujar. Nuk lejohet të gënjesh, megjithatë, ndonjëherë është më mirë të jesh i ndjeshëm, që të thonë se je i sinqertë. Edhe gjuha është përçudnuar; gazetarët që e shkruajnë, më parë pyesin bosat. Fjala është bërë shterpë, edhe pse prejardhja e saj i ngjan zinxhirit me hallka të lidhura njëra pas tjetrës. Është etimologjia që lidh fjalët, u jep atyre kuptimin e parë. Fjala ‘shterim’, e cila lidhet me ‘errësirë’ dhe kjo me fjalën ‘harresë’. Mungesë kujtese. Mungesë drite. Mungesë të ardhme. Të kujtosh është të restaurosh një ndërtesë të vjetër me gurë nga rrënojat e saj. Dhe gurët kanë memorie, por nuk shihet të krijohet ndonjë muze i denjë për vuajtjet.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Njeriu thotë se di për secilin, por nuk di asgjë për veten. Asnjë nuk di asgjë. Nëse ndonjëherë imagjinon se di diçka është edhe më keq. Më mirë është të jetosh pa e ditur sesa të jetosh në gabim e frikë. Në jetën e individit, si në jetën e kombit, konfliktet më të këqija janë ato përbrenda, mes vedit.
Truri është i vogël, por mund të mbajë qiellin dhe tokën, diellin dhe yjet, mund të mbajë idetë e Platonit, muzikën e Bethovenit, dramat e Çehovit, dinosaurët dhe balenat e balozët, dhe shpresat, pasionet, gabimet dhe fantazitë dhe të gjitha ëndrrat. Njeriu thotë se di për secilin, por nuk di asgjë për veten. Asnjë nuk di asgjë. Nëse ndonjëherë imagjinon se di diçka është edhe më keq. Më mirë është të jetosh pa e ditur sesa të jetosh në gabim e frikë. Në jetën e individit, si në jetën e kombit, konfliktet më të këqija janë ato përbrenda, mes vedit. Vetëm në imagjinatë, të vuajturit bashkohen në solidaritet për të luftuar së bashku shtypësit e tyre të pamëshirshëm. Realiteti është më i fortë, i ngjan gurit të krisur të një ndërtese të prishur, që hidhet përsëri në themel.
“
Edhe gjuha është përçudnuar; gazetarët që e shkruajnë, më parë pyesin bosat. Fjala është bërë shterpë, edhe pse prejardhja e saj i ngjan zinxhirit me hallka të lidhura njëra pas tjetrës. Është etimologjia që lidh fjalët, u jep atyre kuptimin e parë. Fjala ‘shterim’, e cila lidhet me ‘errësirë’ dhe kjo me fjalën ‘harresë’. Mungesë kujtese. Mungesë drite. Mungesë të ardhme. Të kujtosh është të restaurosh një ndërtesë të vjetër me gurë nga rrënojat e saj. Dhe gurët kanë memorie, por nuk shihet të krijohet ndonjë muze i denjë për vuajtjet. Truri është i vogël, por mund të mbajë qiellin dhe tokën, diellin dhe yjet, mund të mbajë idetë e Platonit, muzikën e Bethovenit, dramat e Çehovit, dinosaurët dhe balenat e balozët, dhe shpresat, pasionet, gabimet dhe fantazitë dhe të gjitha ëndrrat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Dedë Gjon Luli – N Na ishte njëherë një Ded Gjon Luli! Por po të vërejmë se si kujtohet ai sot nga shqiptarët, me rastin e vrasjes së tij 105 vjetë më parë nga forcat serbo-malazeze, njeriu kollaj mund të vijë në përfundim se ai nuk ekziston më në memorien e kombit të vet, si njëri prej figurave më të dalluara kombëtare të historisë së shqiptarëve
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Historia e kombit shqiptar gjatë shekujsh është përballur vazhdimisht me pengesa të llojllojshme të cilat kanë bërë të pamundur bashkimin shpirtëror dhe kombëtar të Shqiptarëve. Ishin këto pengesa të vjetra e të reja, sipas orekseve të rastit, të armiqëve të shqiptarëve, por të cilat ishin shumë më të rënda se pengesat me të cilat janë përballuar kombe të ndryshme të Ballkanit dhe të Europës, në rrugën e tyre drejtë bashkimit kombëtar. Megjithë këto pengesa -- dëshira dhe ndërgjegjia e shqiptarëve për liri dhe bashkim kombëtar nuk u shua kurrë. Por megjithë pengesat historike për bashkimin e shqiptarëve, historia ka plot raste personalitetesh kombëtare që janë dalluar për veprimtarinë dhe luftën e tyre për bashkim shpirtëror dhe kombëtar të shqiptarëve. Njëri prej këtyre figurave më të dalluaraa është Ded Gjon Luli nga Malësia e Madhe. Me 24 Shtator 2020 u mbushën 105-vjetë nga vrasja tradhtisht e tij. Ishte 24 Shtatori, 1915 kur mbaroi njëri prej kreshnikëve më të shquar të kombit shqiptar. Megjithëse – në mungesë të kujtimit të kësaj date dhe të këtij heroi të kombit, nga faktorët zytar shqiptarë – përpjekja ime modeste për të kujtuar
12
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
këtë burrë të maleve tona – më duket krejtësisht si një përpjekje e bjerrur, por nuk po mundem të kursehem pa i thënë dy fjalë, me këtë rast. Dedë Gjo’ Luli ishte prijsi i kryengritjes së Malësorëve kundër Perandorisë Osmane, kryengritje e cila çoi në ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë në trojet shqiptare, ç’prej kohës së Gjergj Kastriotit — Skënderbeut. Sipas historianëve, kryengritja e Malësorëve, në krye me Ded Gjo’ Lulin kundër otomanëve dallohej nga kryengritjet e tjera të shqiptarëve — mbi të gjitha — për nga karakteri mbarëkombëtar që e frymëzonte atë, që më në fund, tërhoqi edhe interesimin dhe mbështetjen e Ismail Qemalit dhe Luigj Gurakuqit. Pasi angazhimi dhe lufta serioze e Malësorëve me Ded Gjon Lulin tërhoqi vëmendjen e tyre, ata shkuan për tu takuar me malësorët e Ded Gjo Lulit dhe si përfundim përpiluan, atë që njihet si, “Memorandumi”, i cili përmbante kërkesat mbarëkombëtare të Shqiptarëve për një Shqipëri me administratë, gjuhë dhe buxhet të vetin. Memorandumi në fjalë ishte, në të vërtetë, një pasqyrim i kërkesave të gjithë shqiptarëve për vetadministrim. Kërkesa kryesore e Ded Gjo Lulit dhe e malësorëve të tij, ishte se Shqipëria, vetëm “donte vedin me sundue”. Lufta e tyre kishte qëllime, kryekëput, mbarëkombëtare. Si frymëzuesi i këtyre përpjekjeve gjithë kombëtare, Ded Gjon Luli mbetet edhe në këtë 105-vjetor të vrasjes së tij -- një simbol mbështetës i përjetshëm i idealeve dhe i bashkrendimit të intere-
save dhe të fateve, afat-shkurta dhe afat-gjata, të trojeve etnike shqiptare për bashkim. Për më tepër, Dedë Gjon Luli duhej të konsiderohej edhe si njeriu që ndërkombëtarizoi çështjen shqiptare, në atë kohë. Si
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Një kujtim i bjerrur përfundim i luftërave të malësorëve për liri, gazetat europiane të kohës shkruanin për Shqipërinë dhe shqiptarët, jo më duke përdorur një fraza të zbrazta gjeografike, por shkruanin për një popull që ishte në prak të lirisë dhe të çlirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit turk: për një popull i cili dëshironte bashkim të trojeve të veta etnike -- ndër më homogjenet në Europë-- pasi si sanxhak ottoman, Shqipëria ishte e ndarë në vilajete dhe administrohej nga një sistem i egër otoman. Për më tepër, Kryengritja e Malësorëve, në krye me Ded Gjo’ Lulin, frymëzoi edhe kryengritjet e tjera mbarë shqiptare në Kosovë dhe anë e mbanë trojeve shqiptare, duke çuar më në fund në
shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë me 28 Nëntor, 1912. Dedë Gjo’ Luli, si rradhë ndonjë tjetër patriot shqiptar, pati guximin dhe trimërinë të sfidonte perandorinë osmane dhe kolonializimin shekullor të shqiptarëve ngaa institucionet e sajë. Si i tillë, ai ndryshoi përgjithmonë historinë e kombit shqiptar, duke e çuar atë drejtë fillimit eventual të lirisë shoqërore dhe të pavarësisë politike të një shteti të pavarur, të quajtur Shqipëri. Vepra e Dedë Gjon Lulit dhe e malësorëve të tij mbetet sot e kësaj dite një akt i madh historik e patriotik, që do që meritonte të kujtohet gjithmonë me krenari frymëzuese dhe si simbol i paharrueshëm i fuqisë morale dhe të vlerave atdhedashëse të malësorëve dhe të kombit shqiptar, në përgjithësi, për të jetuar në liri dhe duke sunduar veten, larg influencave të huaja, kundër pushtuesve të huaj dhe të gjithë atyre që, historikisht, nuk ia kanë dashur kurrë të mirën shqiptarëve -- as atëherë, as sot! Me heroizëm dhe sakrificë Dedë Gjon Luli dhe malësorët e tij — i ndëjtën besnikë vlerave shekullore të fisit të shqiptarëve: mbi të gjitha drejtësisë dhe lirisë, si dhe vet-sundimit dhe vlerave të Kombit Shqiptar – besës e burrënisë, nderit dhe dinjitetit njerëzor, përballë robërisë shekullore të perandorisë turke, si dhe të armiqëve të tjerë të afërt dhe të largët të Kombit shqiptar, ndër shekuj. Dedë Gjon Luli ishte personfikimi i këtyre vlerave shekullore të shqiptarit. Ded Gjon Luli duhet të kujtohet edhe sot si një figurë e kombit shqiptar i cili i me shembullin e tij u thotë edhe sot shqiptarëve se kjo tokë e vjetër nuk mund të nxirret në ankand për tu shitur nga askush. Duke ngritur flamurin e Gjergj Kastriotit Skënderbe, për herë të parë në pesë shekuj, Dede Gjon Luli ka ndërruar përgjithmonë fatin dhe epokën e Shqiptarëve. Prandaj, në këtë 105-vjetor të vrasjes nga serbo-malazezët, Ded Gjon Luli meriton të njëjtin respekt që i akordohet rilindasëve të kombit dhe baballarëve të pavarësisë së Shqipërisë,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
si Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi. Mungesa e vazhdueshme e respektit zyrtar për Ded Gjo Lulin, si figurë historike dhe e veprës së tij atdhetare por – të pakën edhe e një kujtimi sadopak simbolik të tij në përvjetorë si ky 105-vjetor, më bën të ndihem se edhe ky kujtim modest nga ana ime –mijëra kilometra larg trojeve shqiptare – në të vërtetë nuk është asgjë më shumë se një kujtim i bjerrur. Si rrejdhim, në këtë përvjetor, së bashku me Fan Nolin, dua të shprehem se megjithë, “Trimëritë, mençurinë, guximin dhe vetëdijen e lartë që kishte dhe për sakrificat që bënte për Atdheun e tij”, Ded Gjon Luli -- edhe unë ashtu siç është shprehur edhe Noli -- “Jam ndjerë i pezmatuar, kur vonë u rehabilitua nga sistemi komunist dhe shumë pak u përmend”, Ded Gjon Luli, sipas Fan Nolit. Besoj se Noli do të shprehte të njëjtin zhgënjim edhe sot se si politika 30-vjeçare post-komuniste trajton Herojt e Kombit si Dedë Gjon Lulin dhe kontributin e tij ndaj lirisë dhe vet-sundimit të Kombit! Me heshtjen e tij, regjimi komunist i Enver Hoxhës e dënoi për së vdekuri Dedë Gjon Lulin, heroin e luftërave për Flamur dhe Pavarësi të shqiptarëve. Fatkeqsisht, është kjo një heshtje që vazhdon edhe në periudhën post-komuniste. Çdo komb tjetër po mos të kishte një hero si Ded Gjo Lu do ta çpikte një të tillë. Sot, udhëheqsit shqiptarë, për fat të keq, adhurojnë më shumë pasardhësit e atyre kombeve që kolonizuan tokat shqiptare për pesë shekuj, madje duke u ndërtuar atyre edhe përmendore në tokat shqiptare që dikur i kishin zaptuar dhe jo heronjtë, e luftërave për Flamur dhe Pavarësi të Shqipërisë, si Dede Gjon Luli. Megjithëkëte, “Historia vonon, por nuk harron”, ka shkruar Fan Noli, në kujtim të heroit mbarëkombëtar, Ded Gjon Lulit. Marrë nga libreza “Kryengritja e Ded Gjo’ Lulit” (1911-1971), Ernest Koliqi, Romë, 1971 E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
13
SOCIALE
OJQ “Horizonti i Ri” dhe gazeta “Koha Javore” organizuan trajnim me përfaqësues të mediave dhe shoqërisë civile
Mediat dhe shoqëria civile të bashkohen luftë kundër korrup Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me gazetën “Koha javore” organizuan gjatë fundjavës në Ulqin, trajnimin “Qeverisja e mirë dhe antikorrupsioni”, në të cilin morën pjesë përfaqësues të mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi dhe aktivistë të shoqërisë civile. Koordinatori i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, ka treguar se synimi i projektit është krijimi i një platforme “ku shoqëria civile dhe mediat të punojnë për një qëllim – në thellimin e mendimit kritik, në hulumtim, në gazetari hulumtuese, në luftimin e korrupsionit dhe në promovimin e qeverisjes së mirë”. Sipas tij, një tjetër qëllim i projektit është edhe edukimi i publikut për çështjet e korrupsionit dhe reformës së administratës publike. “Media dhe shoqëria civile janë ato që do ta hulumtojnë dhe do ta pasqyrojnë te publiku se si duhet të jetë një administratë publike moderne, e orientuar drejt qytetarit”, ka thënë Veliqi në hapje të trajnimit dyditor, të mbajtur në Pallatin “Venezia”. Ai ka thënë se, ndonëse është një sfidë e vështirë, do të synojnë të krijojnë një rrjet dhe një grup, që do të
14
“
realizojë monitorime dhe të shkruajë artikuj hulumtues, që më pas do të botohen në gazetën “Koha javore”. Redaktori i gazetës “Koha javore”, Ali Salaj, ka thënë se projekti bazohet në luftën kundër korrupsionit përmes nxitjes së mediave në gjuhën shqipe në Mal të Zi për të hetuar, raportuar dhe edukuar publikun për çështjet e korrupsionit dhe qeverisjes së mirë. “Përmes programit të veçantë trajnues do të fuqizohen kapacitetet e mediave në gjuhën shqipe dhe teknikat e hulumtimit në luftën kundër korrupsionit si dhe avancimi i gazetarisë së pavarur”, ka thënë ai. Salaj ka potencuar rolin e gazetarisë hulumtuese si një prej instrumenteve që më së shumti i mbron të drejtat e njeriut. “Kur të kemi parasysh faktin se mediat në gjuhën shqipe në Mal të Zi janë në një pozitë të palakmueshme, të nëpërkëmbura edhe për shkak të pasivitetit të vetë gazetarëve, atëherë puna e guximshme individuale dhe puna si pjesë e një ekipi për grumbullimin e informatave mund ta avancojë gazetarinë në mediat shqipe në Mal të Zi dhe ta shndërrojë informimin në një gazetari të angazhuar”, ka thënë ai.
Koordinatori i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, ka thënë se synimi i projektit është krijimi i një platforme “ku shoqëria civile dhe mediat të punojnë për një qëllim – në thellimin e mendimit kritik, në hulumtim, në gazetari hulumtuese, në luftimin e korrupsionit dhe në promovimin e qeverisjes së mirë”
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Ligjërues të trajnimit ishin Jeta Xharra, udhëheqëse e BIRN Kosova dhe moderatore e emisionin “Jeta në Kosovë”, dhe Faik Ispahiu, udhëheqës i Internews Kosova dhe themelues i KALLXO.com. Përmes përvojës së tyre, ata kanë treguar se si kanë arritur që nga një iniciativë e dy personave, që ka filluar në vitin 2005, me emisionin “Jeta
SOCIALE
a n në psionit
në Kosovë”, të rriten shumë shpejt duke krijuar një rrjet të gjerë të hulumtuesve dhe bashkëpunëtorëve në të dyja organizatat, me rreth 70-80 persona. “Ajo që duam të tregojmë është se është e mundur të fillohet me diçka të vogël dhe më pas të rritet me punën ekipore. Çfarë unë pres prej këtij trajnimi janë kolegët e rinj, bash-
“
Ligjërues në trajnim ishin Jeta Xharra, udhëheqëse e BIRN Kosova dhe moderatore e emisionit “Jeta në Kosovë”, dhe Faik Ispahiu, udhëheqës i Internews Kosova dhe themelues i KALLXO.com. Përmes përvojës së tyre, ata kanë treguar se si kanë arritur që nga një iniciativë e dy personave, që ka filluar në vitin 2005, të rriten shumë shpejt duke krijuar një rrjet të gjerë të hulumtuesve dhe bashkëpunëtorëve në të dyja organizatat, me rreth 70-80 persona
këluftëtarë të rinj kundër korrupsionit”, ka thënë Xharra. Ajo ka thënë se mediat dhe shoqëria civile duhet të bashkohen dhe të organizohen në luftë kundër korrupsionit njëjtë siç është i organizuar krimi. Ndërsa Ispahiu ka treguar, ndër të tjera, se pas emisioneve të para “kemi mbërritur në një pikë kur është
dashur t’i bashkojmë të gjithë dhe kemi krijuar Kallxo.com”. Ai po ashtu ka thënë se kjo platformë që simbolizon raportimin dhe luftën kundër korrupsionit në Kosovë, sot ndodhet në çdo faqe të komunave të Kosovës. “Kisha pasur dëshirë që në fund të trajnimit të dalim me një grup të gazetarëve hulumtues”, ka thënë Ispahiu. Dy ligjëruesit kanë folur gjatë trajnimit për bazat e gazetarisë hulumtuese, gazetarinë e angazhuar, monitorimin si mjet për ndryshime në shoqëri, modelin e luftimit të korrupsionit përmes mediave sociale dhe krijimit të ekipeve të gazetarëve hulumtues, funksionin e zyrës ligjore në luftimin e korrupsionit, procesin e hulumtimit, verifikimin e fakteve, krijimin e koalicionit me media dhe OJQ-të e tjera për të arritur qëllimin e luftimit të korrupsionit etj. Ata po ashtu i kanë këshilluar pjesëmarrësit në ndërtimin e ideve për projekte që mund të jenë të aplikueshme për luftimin e korrupsionit dhe avokim të shoqërisë civile në situatën e Malit të Zi. Trajnimi është aktiviteti i parë në kuadër të projektit “Parandalimi i korrupsionit dhe promovimi i pjesëmarrjes qytetare”, i cili realizohet nga OJQ “Horizonti i Ri” në bashkëpunim me gazetën “Koha Javore”, me mbështetjen e Departamentit të Shtetit të SHBA-së – Zyra për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, në kuadër të Programit të shoqërisë i. k. civile për drejtësi penale. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
15
KULTURË Një nga atributet qenësore të demokracive është sistemi shumëpartiak, pra pluralizmi, i cili krahas ekzistencës së zgjedhjeve të lira e të ndershme përbën faktor kyç në sigurimin e legjitimitetit politik të një vendi. S’ka dyshim se formimi i partive të para politike në Mal të Zi në përgjithësi, e i Lidhjes Demokratike në Mal të Zi në veçanti, është një sukses historik për popullin shqiptar. Kur kishin kaluar 25 vite nga fillimi i pluralizmit në Mal të Zi, ende në mënyrë zyrtare, qoftë nga ndonjë parti politike shqiptare apo shoqëri civile apo nga kushdo tjetër, nuk ishte bërë ndonjë bilanc i të arriturave apo të paarriturave të pritshmërive të shqiptarëve nga pluralizmi politik. Interesimin e parë dhe iniciativën për të shqyrtuar rrugën 25-vjeçare të pluralizmit politik në Mal të Zi, me ndikim të veçantë te shqiptarët, e ndërmori NP “Qendra Kulturore” - Ulqin në bashkëpunim me SHAI “Art Club”, të cilët më 9 dhjetor 2015, në Ulqin organizuan tryezën e rrumbullakët me temë “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi 1990-2015”. Ditë më parë, nga shtypi doli përmbledhja e punimeve nga kjo tryezë me titullin “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (1990-2015)”, e redaktuar dhe përgatitur për botim nga dr. Nail Draga. Në këtë libër lexuesi do të gjejë, përveç fjalës së rastit dhe përshëndetëse, 16 punime të autorëve të ndryshëm, pjesëmarrës në tryezën e përmendur të rrumbullakët. Autorët, secili në mënyrën e vet, trajtojnë tema të ndryshme të fillimit të pluralizmit politik, të cilat për nga përmbajtja (jo renditja) mund të rreshtohen, së paku, në tri kategori. Në kategorinë e parë bëjnë pjesë punimet e autorëve të cilët trajtojnë, kryesisht, momentet e fillimit të demokracisë, themelimit të Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, themelimit të partisë së parë shqiptare në pluralizëm – Lidhjes Demokratike në Mal të Zi dhe degëve të saj në Rozhajë dhe Krajë, statusin e shqiptarëve dhe subjektet politike shqiptare në Mal të Zi. Met Gjoni në punimin e tij “Fillimi i proceseve demokratike në Mal të Zi” jep detaje nga përgatitja dhe themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve në një kohë kur “shqiptarët në Mal të Zi ishin në një gjendje hutie dhe të frikësuar nga atmosfera
16
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Mbi librin “Shqiptarët dhe pluralizmi në Mal të Zi (1990-2015)”
Analizë mbi arritjet e shqiptarëve dhe pozitën e tyre politike Duke lexuar punimet e prezantuara në këtë libër mund të arrihet në konkluzionin se autorët, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mendojnë se partitë politike shqiptare, ndoshta edhe si pasojë e numrit tepër të lartë të tyre, nuk u janë përmbajtur programeve dhe dokumenteve politike të tyre, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe pritshmëritë e votuesve të tyre, dhe si pasojë gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi (politike dhe ekonomike) pothuajse është në nivelin e nisjes së këtij procesi politik, në vitin 1990 që mbretëronte kohëve të fundit”. Meritën kryesore për formimin e këtij Forumi autori ia atribuon intelektualit, tani të ndjerë, Gjergj Gjokaj, ndërsa nga ana tjetër nuk lë pa përmendur edhe disa “hile” të grupit që punonte për formimin e partisë së parë shqiptare, si dhe “fajet” e kësaj partie që shpien në formimin e partisë së dytë shqiptare Unionit Demokratik të Shqiptarëve. Ndërkaq, Qani Osmani në punimin e tij thekson se te partitë politike shqiptare “nuk hasim në dallime bindëse në aspektin normativ, andaj me të drejtë trupi zgjedhor shqiptar, analistët politikë, por edhe delegacionet e huaja parashtronin pyetjen e arsyeshmërisë së
shumë partive politike shqiptare që angazhohen për realizimin e vlerave të njëjta”. Haxhi Lajçi në punimin e tij thekson se pluralizmi në Malësinë e Rozhajës, fillimisht mbështetjen e gjeti tek intelektualët e kohës, sidomos tek ata që u arsimuan në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Ali Gjeçbritaj në hollësi përshkruan themelimin e degës së LD në MZ-së në Krajë, më 21 tetor 1990. Sabri Salaj thekson se “me krijimin e lëvizjes së parë politike, të quajtur Lidhja Demokratike në Mal të Zi, e cila u krijua në kuadër të projektit dhe platformës së përbashkët të Lidhjes Demokratike të Kosovës” u krijuan
KULTURË
kushtet për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të pakicave autoktone në Mal të Zi, ndërsa Xheladin Zeneli, në punimin e tij jep detaje të hollësishme rreth mënyrës së themelimit të partisë së parë shqiptare – LD në MZ-së, duke ia atribuar meritën kryesore të themelimit të saj z. Lekë Lulgjuraj. Në grupin e dytë të punimeve të paraqitura bëjnë pjesë punimet e juristëve Mustafë Çapuni dhe Hajrullah Hajdari. Mustafë Çapuni në punimin e tij “Kushtetuta e Malit të Zi dhe shqiptarët” ndër të tjera thekson se “me aprovimin e kushtetutës së re të Malit të Zi edhe një herë mbizotëroi majorizimi malazias. Mali i Zi formoi qeveri kombëtare, ku ka themeluar Këshillin për të Drejtat Kombëtare dhe Etnike, nuk ka përcaktuar të drejtat kolektive, pra edhe një herë kombin shqiptar nuk e pranoi si subjekt politik, qeveritar, konstitutiv dhe me mekanizmin e centralizimit të pushtetit vazhdoi udhën e injorimit të pjesëmarrjes së shqiptarëve në pushtetin qeveritar”. Çapuni në këtë punim flet edhe për Memorandumin, jetësimin e të cilit e kanë përcjellur shumë probleme objektive dhe subjektive të qarqeve të ndryshme. Ndërkaq Hajrullah Hajdari, në punimin e tij në mënyrë të hollësishme bën përshkrimin e sistemit zgjedhor në Mal të Zi dhe rezultateve zgjedhore të partive politike shqiptare për 25 vitet e kaluara. Ai në këtë punim thekson se zgjedhjet e kësaj periudhe “nuk ishin krejtësisht të lira, fer dhe demokratike, për shqiptarët edhe diskriminuese”. Duke u nisur nga përcaktimi se ligji zgjedhor në fuqi për shqiptarët është vërtet diskriminues, sidomos pas mohimit të të drejtave të fituara më parë, ai propozon që e “mënyra e të drejtës së përfaqësimit të shqiptarëve të për-
caktohet më Kushtetutën e shtetit dhe në këtë mënyrë të eliminohet mundësia e veprimit të vullnetit të partisë në pushtet sipas rastit dhe interesit momental të saj”. Në grupin e tretë bëjnë pjesë punimet e Xhoana Perkajt dhe Nikollë Camajt. Xhoana M. Perkaj, në punimin e saj “Partitë politike shqiptare në Mal të Zi para dhe pas referendumit për pavarësinë shtetërore”, ndikimin të cilin partitë shqiptare e kanë pasur në skenën politike të Malit të Zi, e ndanë në dy periudha: në periudhën para referendumit (1990-2006) dhe pas referendumit (2006-2015). Ajo mendon se në periudhën e parë “shqiptarët kanë luajtur një rol vendimtar lidhur me ardhmërinë e Malit të Zi, duke e përkrahur fuqishëm orientimin strategjik për pavarësi”, ndërsa periudhën e dytë, ajo po ashtu e ndanë në dy periudha: Periudha e parë, ku “partitë shqiptare janë factor i cili është ende i rëndësishëm në marrjen e vendimeve strategjike për Malin e Zi“ dhe periudha e dytë “partitë shqiptare si faktor politik nuk kanë ndikim mbi asnjë segment të rëndësishëm të jetës politike në Mal të Zi”, duke theksuar se numri enorm i partive politike, nga të cilat disa përfshijnë numrin simbolik të anëtarëve, bën që partitë shqiptare mos të jenë më faktor serioz politik. Ndërkaq Nikollë Camaj në punimin e vet “Metamorfoza e diskursit nga individi te subjekti politik”, duke folur për statusin e shqiptarëve dhe përkrahjen e qeverisë së Gjukanoviqit, ndër të tjera thekson se “të përkrahësh një qeveri vetëm se dikush na kërcënon me ‘palën tjetër’, pra me opozitën ‘proserbe’ del pak qesharake. Nuk është e udhës që vetëm ne të sakrifikohemi për të plotësuar nevojat e shumicës parlamentare, për të ‘shpëtuar’ shtetësinë e Malit të Zi. Kur duam të shpëtojmë ne veten?!”. pyet ai. Camaj po ashtu thekson se edhe pse kanë kaluar 25 vite të pluralizmit politik në Mal të Zi, “statusi i shqiptarëve mbetet akoma i pazgjidhur; pothuaj i njëjtë si në fillim të viteve ‘90”. Në këtë libër janë përfshirë edhe punimet e Albion Malokut “Shqiptarët në Mal të Zi dhe Kosova”, tre punimet e deputetit të LD në MZ-së në Kuvendin e parë pluralist në Mal të Zi Xheladin Zenelit, Nail Dragës “Memorandumi, document për barazi nacionale dhe qytetare”, si dhe dy letra të hapura
mbi pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi dërguar Sali Berishës, kryeministër i Shqipërisë, më 28 janar 2012, dhe Ambasadës së SHBA-së në Podgoricë, Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Misionit të OSBE-së në Mal të Zi, Ambasadës së Republikës së Shqiperisë në Podgoricë dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës në Podgoricë, më 23 janar 2015, dërguar nga Vasel Sinishtaj, punime shumë përmbajtësore e cilësore të cilat lexuesi duhet patjetër t’i lexojë. Ky libër, përveç të tjerave, na jep mundësi të bëjmë një analizë apo një bilanc të arritjeve të shqiptarëve dhe pozitës së tyre politike gjatë 25 viteve të demokracisë e pluralizmit politik. Duke lexuar punimet e prezantuara në këtë libër, mund të arrihet në konkluzionin se autorët, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, mendojnë se partitë politike shqiptare, ndoshta edhe si pasojë e numrit tepër të lartë të tyre, nuk u janë përmbajtur programeve dhe dokumenteve politike të tyre, nuk i kanë përmbushur premtimet dhe pritshmëritë e votuesve të tyre, dhe si pasojë gjendja e shqiptarëve në Mal të Zi (politike dhe ekonomike) pothuajse është në nivelin e nisjes së këtij procesi politik, në vitin 1990. Puna e tryezës së rrumbullakët dhe punimet e prezantuara në këtë libër duhet vlerësuar shumë. Megjithatë, mendoj se janë bërë vetëm hapat e parë dhe për këtë duhet lavdëruar organizatorët, sepse për të bërë një bilanc të këtyre 25 viteve duhet të shqyrtohet, diskutohet e analizohet tranzicioni politiko-ekonomik në Mal të Zi në përgjithësi, si fenomen, në mënyrë që në bazë të të dhënave krahasuese të nxjerrim elementet dhe faktorët e ndikimit në pozitën politiko-ekonomike të shqiptarëve, me qëllim që të mësojmë në të ardhmen. Të mësojmë sepse kështu si jemi, jemi në fillim, kurse depërtimi drejt zhvillimit është i vështirë. Pse!? Pavarësisht rezultateve të paraqitura, rruga e demokracisë “mund të dështojë kur mungon vullneti dhe kur veprohet politikisht me ngathtësi” (Manfred G. Schmidt ”Teoritë e demokracisë”, Tiranë, 2016, fq. 446). Gjithsesi, ky libër vlen të lexohet, sidomos nga gjeneratat e reja, të analizohet e të jetë bazë për trajtimin e tranzicionit në përgjithësi në 30 vitet e kaluara në pluralizmin politik apo në demokraci. Hajrullah Hajdari E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
17
KULTURË
Rilindja e fja (Mbi përmbledhjen me poezi “Vdekja e fjalës” të poetit Hajredin Kovaçi)
Argëzon Sulejmani
Vdekja nuk ekziston; ekzistojnë vetëm grimca të rrënjëve që romakët më vonë do t’i quanin elemente e, që janë: zjarri, toka, ajri dhe uji. Mjeku sicilian, Empedokli, formuloi teorinë e katër rrënjëve, të cilat qeveriseshin nga Grindja dhe Dashuria*. Më tej thuhet që, kjo doktrinë të jetë vlerësuar e gabuar, por që pavarësisht kësaj vazhdonte dhe vazhdon të jetojë në folklor, imagjinatë dhe gjithsesi në poezi. Në poezi, me siguri të padyzueshme, si pushtet i Dashurisë ose antipod i Grindjes. (*Borges Libri i qenieve imagjinare, fq. 159). Së fundmi, Hajredin Kovaçi vjen me përmbledhjen më të re me poezi, ku qartazi vihet re vazhdimësia ose ndërlidhja me jetën e mëhershme poetike të autorit. Kjo e dëshmon më së miri përgjegjësinë dhe qëllimin e letrarisë, atë të të qenit dëshmitare, reaksionare dhe këndellëse. Në poezinë e Kovaçit, si në asnjë vepër tjetër të cilës do lëmi, vjen e plotë tabloja demografike e shqiptarëve në Malin e Zi. Motive nga secili cep i kësaj gjeografie, ngjarje nga secili vendbanim dhe figura nga e gjithë shtrirja etnografike janë pjesë e veprimtarisë poetike të autorit por jo vetëm. Përmbledhja dominohet kryesisht nga tonet reaksionare që zbuten poetikisht si dhe nga qesëndia e shtuar që godet vargëzueshëm. Këta janë binarë të konsoliduar ose
18
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
të mëtej shtruar të poetit, i cili qysh në fillime nuk e dredhon për asnjë arsye idenë dhe idealin. Përcaktimin më të saktë mbi poezinë e poetit Kovaçi, që pashmangësish vlen edhe për këtë përmbledhje, e ka bërë poeti me siguri më i arrirë i poezisë moderne e postmoderne shqipe, Prof. Basri Çapriqi, i cili ndër të tjera shprehet se në poezitë e këtij autori vihet re “një ton ironik që pretendon të ngritët në një dominantë stilistike”. Pena kritike e poetit Kovaçi vazhdon të vargëzojë edhe në këtë botim,
porse ajo vjen shumë natyrshëm tek lexuesi që e njeh autorin nga përmbledhjet e mëhershme, nga njohja e veprimtarisë së tij publike e politike, kështu që këto tone përkthehen tek ai si realiste, pasqyruese dhe metaforike. Kështu, në poezitë me titujt: “Rrëshajat”, “Strucat”, “Qentë”, autori vë në pah karaktere njerëzish që mbulohen nga këso lëkurash si dhe lëkurën e njeriut që e ndodhur ballë këtyre mostrave humbë toruan dhe gjumin, humbë qetësinë dhe lirinë. Zëvendësimi i rruazave humane që
KULTURË
alës janë bazë evoluimi jo veçse fizik, me boshte të mefëta zvarranikësh, sa do që mund të duket intriguese, në thelb përmban tone vajtuese për njeriun e asaj toke. Kurse, në një pikëvështrim tjetër, në rastin kur kërcet janë të forta sa të ngrenë një kokë struci, simbolika të jep të kuptosh që në krye të leximit se, i gjithë ai organizim është tejet i kotë, sepse e shpie kafkën në humnerën e gravitetit. Vendlindja nuk i ndahet poetit as kësaj radhe. Ajo vjen nga të gjitha distancat fizike dhe mbetet gjithn-
Pena kritike e poetit Kovaçi vazhdon të vargëzojë edhe në këtë botim, porse ajo vjen shumë natyrshëm tek lexuesi që e njeh autorin nga përmbledhjet e mëhershme, nga njohja e veprimtarisë së tij publike e politike, kështu që këto tone përkthehen tek ai si realiste, pasqyruese dhe metaforike
jë aty ku zënë vend dashuritë unike. Vjen nga mërgimi, përmallshëm deri në lamtumirë; vjen për së afërmi, thellësisht deri në lirinë e shpellës. Rastet e veçanta, toponimet jo edhe aq të lakuara si dhe e kaluara e trevës së poetit marrin edhe në këtë përmbledhje një pjesë të mirë të masës së përgjithshme. Ulqini me detin e kalanë, Ana e Malit me zonat e bregut të Bunës e Shasin, Tivari me masakrën e vitit 1945 janë veçse disa nga elementet që poetizohen edhe më tej. Veç kësaj, ngjarje të tjera të shënu-
ara nuk kanë mbetur jashtë fokusit të poetit, sa do larg fizikisht mund të duken. Kështu, në faqet që do të lexoni do të mund të udhëtoni në Xërxë, Prishtinë, Korcë, Srebrenicë, Manhatan, çka tregon edhe në këtë rast shtratin e pafund ku poezia rron e dremitë. Poetët, megjithatë, priren kah e përveçmja që përmirëson të përgjithshmen. Emrat e veçantë, që në masë të caktuar kanë shënuar vitet e një kohe, gjithnjë zënë vend në vargjet e tyre. Jo domosdo si emra, por gjithsesi si frymë, përkushtim e konsideratë. Kësisoj, në këtë përmbledhje do të mund të lexoni përkushtime të shumta, ku do të mund të veçohen dedikimet ndaj dy profesorëve të respektuar në lëmit e tyre profesionale si dhe tejet të çmuar në veprimtaritë e tyre te shumta publike e shoqërore, Prof Basri Çapriqin e Dr Simë Dobrecin. Kjo tregon më së miri qëllimin fisnik të poezisë. Megjithatë, përmbledhja “Vdekja e fjalës” në thelb ka vdekjen, ka vajin, ka ringjalljen e këngën. Me të lexuar përmbledhjen kupton që autori është ndikuar nga shumë humbje, por që në ballinë si gjithnjë vihet kryevdekja. Është vdekja e nënës, ajo që poetin e ka tunduar rëndë dhe pikërisht kjo përmbledhje mund të shënohet edhe si “Requiem për Nënën”. Poezitë “Nana”, “Kam diçka” dhe “Lamtumirë nënë” vijnë tejet melankolike dhe shkrijnë ndjesinë sado të gurtë të çdo lexuesi. Shkrimtari ynë më i dalluar, Ismail Kadare, ka gjetur besoj simbolikën më të qëlluar për kujtesën e jetëve të nënave tona. Ai i ka quajtur “kukulla”, me qëllimin që të na bëjë të ndjehemi përgjithmonë fëmijë. Tek poetët e mirë do gjeni gjithnjë shumë sy fëmijësh. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
19
KULTURË
Mbi librin e Ismet Karamanagës “Ulqini florini – Portrete, In Memoriame”
Tekste të shkruara me dëshirë, përpjekje dhe dashuri
Profesori ynë shkruan në mënyrë elegante dhe të rafinuar për njerëzit e dashur të Ulqinit, për njerëzit që më së shumti e shënuan shekullin e kaluar. Si dëshmitar dhe njohës i ndryshimeve të qytetit tonë në atë periudhë sfiduese, Karamanaga flet me dashuri për ta, veçanërisht për njerëzit e vegjël, të zakonshëm
Mustafa Canka
Është gjithmonë bukur dhe këndshëm të jesh në këtë vend dhe të paraqesësh tituj të rinj, veçanërisht për profesorin tim të dashur Ismet Karamanaga. Së pari, unë ndiej nevojën ta falënderoj në emrin tim për gjithçka që bën ky njeri i zellshëm. Ne rrimë në Ranë pothuajse çdo mëngjes dhe pijmë kafe dhe unë e di se sa dëshirë, përpjekje dhe dashuri investon ai për të shkruar tekstet e tij. Profesori ynë shkruan në mënyrë elegante dhe të rafinuar për njerëzit e dashur të Ulqinit, për njerëzit që më
“ 20
së shumti e shënuan shekullin e kaluar. Si dëshmitar dhe njohës i ndryshimeve të qytetit tonë në atë periudhë sfiduese, Karamanaga flet me dashuri për ta, veçanërisht për njerëzit e vegjël, të zakonshëm. U bëj të gjithëve një pyetje: A do t’i kujtonte kush ndopak ata njerëz dhe thjesht do të shkruante për ta, përveç prof. Karamanagës?
A do t’i kujtonte kush ndopak ata njerëz dhe thjesht do të shkruante për ta, përveç prof. Karamanagës? Kjo është arsyeja pse puna e tij është e lavdërueshme, jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet të vlerësohet shumë nga të gjithë, veçanërisht nga institucionet komunale dhe kulturore të komunitetit tonë të vogël
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Kjo është arsyeja pse puna e tij është e lavdërueshme, jashtëzakonisht e rëndësishme dhe duhet të vlerësohet shumë nga të gjithë, veçanërisht nga institucionet komunale dhe kulturore të komunitetit tonë të vogël. Unë e di që z. Ismeti tashmë është duke përgatitur me kujdes materialin për librin e ri dhe kjo do të thotë që, dashtë Zoti, të kemi një triologji - Ulqini florini - Portrete, In Memoriame. Sikur ta bënte atë vetëm për këtë qytet, do të ishte e mjaftueshme për një jetë njerëzore. Por profesori vazhdimisht krijon, shkruan, dëshmon dhe ne i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet të mirë. Dhe shumë tituj të rinj. (Fjala në përurimin e librit në Festivalin “Skena Verore”, në Kalanë e Ulqinit, më 17 shtator 2020)
MOZAIK
Qeveria e Malit të Zi
Jep pëlqimin për përdorimin e simboleve kombëtare shqiptare Podgoricë – Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për përdorimin e simboleve kombëtare të shqiptarëve në Mal të Zi. Ajo ka dhënë pëlqimin e saj në vendimin për flamurin, partiturën e himnit dhe përcaktimin e Ditës së
Festës Kombëtare të pjesëtarëve të popullit shqiptar në Mal të Zi. Në bazë të Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve nacionale, etaloni i simboleve nacionale përcaktohet me një vendim të Këshillit të Popullit Pakicë
ose të komunitetit tjetër pakicë. Më herët, Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, si institucion që përfaqëson pakicën shqiptare, ka vendosur të përdorë flamurin kombëtar shqiptar – shqiponjën e zezë dykrenare me sfond të kuq. Si stemë – shqiponjën e zezë dykrenare mbi të cilën është përkrenarja e heroit kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut, si dhe himnin “Rreth flamurit të përbashkuar”. Gjithashtu 28 Nëntori – Dita e Flamurit Kombëtar është caktuar si Dita e Festës Kombëtare të shqiptarëve në Malin e Zi. Qeveria ka dhënë po ashtu pëlqimin edhe për përdorimin e simboleve kombëtare të kroatëve dhe romëve. Këshilli Kombëtar Kroat në Malin e Zi do të përdorë flamurin dhe stemën e Republikës së Kroacisë, gjersa Këshilli Kombëtar i Romëve në Malin e Zi ka vendosur të përdorë flamurin kaltër e gjelbër të miratuar në vitin 1971. (Kohapress) E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
21
KULTURË
Mbiemrin e Për Koha Javore:
Bajram Sefaj/ Paris Hiç njohësit e ithtarët e denjë të artit të filmit, lidhem me kusht se, të gjithë të tjerët nuk janë në gjendje t’ia thonë emrin e asnjërit regjisor të filmit të Suedisë përpos të Bergmanit. E kur ia shqiptojmë emër e mbiemër – Ingmar Bergman, atëherë menjëherë kërkojmë vend në grupin e filmofilevë.. E për të dëshmuar, prapë, njohuri të “mëdha” të filmit numërohen disa filma vërtet antologjikë të këtij regjisori të madh. Me kujtohet, diku
Ingmar Bergmanin
22
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
shumë përpara, takimi i parë me artin filmik të Bergmanit “Burimi i virgjërisë “e, e të tjerët, për pak, ashti i numërimit të me ngelë në fyt, por, për fat, me kujtohen disa filma më të rinj të tij sikurse janë: “Pëshpërimat në jastëk”, “Sonata e vjeshtës” e të tjerë, përndryshe do të skuqesha para bashkëbiseduesit tim sued, të cilit, edhe ashtu me krejt pak mjete ia dëshmoj njohuritë kulturore nga ky vend i standardit të lartë jetësor. Bisedën përkitazi me Ingmar-in dhe artin e tij, e degëzoj edhe me disa imtësia, sigurisht e krejtësisht të parëndësishme. Suedi vëren entuziazmin tim të prishur, e nëpër fytyrën, përndryshe të ftohët, i rrjedh një nënqeshje e rrallë. Bashkëbiseduesi im (Johanson, Gustavson apo Enderson, tjetër
emër nuk mund të ketë)!, ma pret troç: suedezët e duan dhe s’e duan aq shumë Ingmar Bergmanin. Dhe – fillon nga e para. Pse suedezët e duan këtë regjisor. Kur kanë arsye, vërtet kanë arsye, ta duan shumë.. Ashtu sikurse këtij shteti zërin, për të mirë, ia qiti në tërë botën çeliku i mirë, ashtu sikurse njeriu (edhe më i painformuari) di për automobilin e markës “Volvo”, po e zëmë, janë të paktë ata që vërtet nuk dinë edhe për Bergmanin dhe filmat e tij. Kudo në botë. Pse e duan, me plot arsye, po e përsëris edhe një herë, suedezët Bergmanin, e marr me mend, e, jam i gatshëm që tërë ditën të dëgjoj dhe, përsëri, ma merr mendja se nuk është thënë krejt ajo që duhet thënë, për të dhe opusin e tij madhor kinermatografik...
KULTURË
kam Gustavson Me kureshtje shumë më të ndezur, por, jam i gatshëm të dëgjoj pse, vallë, s’e duan suedezët Bergmanin e tyre të madh? Gustavsoni këtë e thotë, gati – gati me temperament jo tipik për njeriun e këtij vendi. Nuk e duan, nuk e duan, thotë ai, masat e gjera (popullore) suedeze Bergmanin, ngase pothuajse në të gjithë filmat e vet, gati pa përjashtim, paraqet botën disi si të sëmur suedeze, me shumë trauma, me shumë devijime seksuale që prekin diku thellë në çrregullime e luhatje psikike. Në filmat e vet ai për së tepërmi merret me ato anë të errtë të qenies njerëzore. Ani pse për të, mund të thuhet lirisht se është një njohës i mirë dhe i thellë i neuropsikiatrik... Përfundon, kështu, disi, monologu i Gustavsonit, pse suedezët nuk e
duan edhe aq Bergmanin e kjo në shesh nxjerr edh enjë njohuri të re për këtë vend. Njohuri që, deri diku, edhe e lëkundin botëkuptimim tim mbi këtë vend. Po që se dikur, jo fort moti ndoshta, Suedia është marrë si sinonim i një vendi të shfrenuar në dashuri e në çrregullime të tjera seksuale e të tjera “tejkalime”, sot, ndërkaq, situata është krejt tjetër. Këtij vendi i duhet, mik, dashuria. Mendoj ajo midis femrës dhe mashkullit. Lidhje e fortë e me plot ndjenja. Si bazë e mirë për familje të shëndetshme e të pastër. Hajt provo e foli diçka në rrugë një suedezje të bukur e të bardhë, për ë cilat të painformuarit do të mendonin se është “një nga seria”! Edhe vetë do të turpëroheshe nga sjellja jote e pahijshme. Suedia sot është një
shtet i një shërimi, të them kështu, total nga ca sëmurje, edhe këto t’i quaj ashtu, që e kishin kapluar në vitet e gjashtëdhjeta, tashmë të harruara e që i dhanë një drejtim të tillë artit bergamian... Pas plotë tetë vjetësh, Ingmar Bergmanit, këto ditë, përsëri iu lejua xhirimi i filmit në Suedi. Xhirimi i filmit me titull “Fani e Aleksandër” fillon në pranverë dhe njëherazi është projekti më i shtrenjtë, dhe më astronomik, (realizimi do të kushtojë 35 milionë kruna) që është lejuar ndonjëherë në këtë vend. Të them, në fund se, krahas Bergmanit në Suedi janë shumë të njohur dhe të popullarizuar regjisorët: Alf Cheberg, Wilgot Cheman dhe Jean Troell. Bergmani, megjithatë, nuk është i vetmi regjisor suedez...
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
23
KULTURË
U përurua përmbledhja me poezi “Vdekja e fjalës” e poetit Hajredin Kovaçi
Vazhdimësi me jetë mëhershme poetike “Poeti me një origjinalitet të lakmuar shkruan për mërgimin. Askund nuk e kam gjetur kaq bukur personifikimin e mërgimit si sëmundje, si plagë, si një virus që ka mbërthyer shoqërinë tonë edhe më tej. ‘Mërgim lamtumirë’ është poezia që kur e lexon, t’i ngre flokët përpjetë. Të bën të kesh ‘etje për vendlindjen’. Këtu e tejkalon masën e mallit. Me mall për vendlindjen jetohet. Biles gjatë, deri në vdekje, por ‘etja për vendlindje’ nuk durohet”, ka thënë poeti dhe studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq Në prani të një numri të konsiderueshëm të adhuruesve të letërsisë, të shtunën mbrëma, në mjediset e kompleksit “Lamiga” në Krythë të Anës së Malit u bë përurimi i përmbledhjes me poezi “Vdekja e fjalës” e poetit Hajredin Kovaçi. Libri është botuar në muajin shkurt nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në fjalën përshëndetëse, kryetari i SHAI “Art Club”, Ismet Kallaba, ka treguar se ka qenë e planifikuar që përurimi të mbahet në muajin mars, por për shkak të epidemisë së shkaktuar nga Covid-19 është shtyrë. Duke bërë një prezantim të shkurtër të autorit, ai ka thënë se Hajredin Kovaçi është një poet i lindur, i sprovuar tashmë në krijimtarinë letrare, i cili në vëllimin e fundit poetik dëshmon edhe një herë se ka arritur pjekurinë krijuese. “Ai ka krijuar stilin e vet të njohur poetik. Kovaçi është poet i dhimbjes së popullit të vet, poet i reaksionit ndaj fenomeneve negative të shoqërisë së sotme. Herë-herë ai shpërthen ngaqë nuk i duron padrejtësitë, është i brengosur për ata që ikin”, ka thënë ndër të tjera Kallaba.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Për librin kanë folur recensenti i librit, Argëzon Sulejmani, dhe poeti e studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq. Poeti Sulejmani në vështrimin e tij theksoi se në përmbledhjen më të re
me poezi të Kovaçit qartazi vihet re vazhdimësia ose ndërlidhja me jetën e mëhershme poetike të autorit. “Kjo e dëshmon më së miri përgjegjësinë dhe qëllimin e letrarisë, atë të
KULTURË
ën e e të autorit të qenit dëshmitare, reaksionare dhe këndellëse”, ka thënë ai. Sipas Sulejmanit, në poezinë e Kovaçit, si në asnjë vepër tjetër të cilës do lëmi, vjen e plotë tabloja demografike e shqiptarëve në Malin e Zi. “Motive nga secili cep i kësaj gjeografie, ngjarje nga secili vendbanim dhe figura nga e gjithë shtrirja etnografike janë pjesë e veprimtarisë poetike të autorit, por jo vetëm. Përmbledhja dominohet kryesisht nga tonet reaksionare që zbuten poetikisht si dhe nga qesëndia e shtuar që godet vargëzueshëm. Këto janë binarë të konsoliduar ose të mëtej shtruar të poetit, i cili qysh në fillime nuk e dredhon për asnjë arsye idenë dhe
idealin”, është shprehur ai. Studiuesi i letërsisë Dimitrov Popoviq ka thënë se poeti Hajredin Kovaçi në këtë libër është i drejtpërdrejtë me veten dhe ata që e rrethojnë. “E thotë troç mendimin e tij edhe aty ku nuk ka nevojë të përdorë alegorinë. Kohërat e reja, në të cilat jetojmë e kërkojnë diçka të tillë”, ka thënë Popoviq. Duke folur për formën e poezisë së autorit, ai ka thënë se Kovaçi e ka gjetur “edhe formën, poezinë e shkurtër, jo me shumë vargje e rrjedhimisht as me shumë fjalë”. Ndër temat e trajtuara në vargjet e autorit, Popoviq ka veçuar sidomos atë për mërgimin, për të cilin Kovaçi shkruan me një origjinalitet të lak-
muar. “Askund nuk e kam gjetur kaq bukur personifikimin e mërgimit si sëmundje, si plagë, si një virus që ka mbërthyer shoqërinë tonë edhe më tej. ‘Mërgim lamtumirë’ është poezia që kur e lexon, t’i ngre flokët përpjetë. Të bën të kesh ‘etje për vendlindjen’. Këtu e tejkalon masën e mallit. Me mall për vendlindjen jetohet. Biles gjatë, deri në vdekje, por ‘etja për vendlindje’ nuk durohet”, ka thënë ai. Në fjalën e tij, autori Hajredin Kovaçi ka falënderuar të gjithë që kanë kontribuar për botimin e librit dhe publikun për pjesëmarrjen në përurim, përkundër kushteve “pothuajse të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë”. Ai ka thënë se lexon shumë, prandaj edhe shkruan. “Dëgjoj, shikoj, përcjell më vëmendje përditshmërinë, prandaj shkruaj. Shkruaj atë që ndiej dhe e nxjerr në formë proteste, më mirë se me plasë përbrenda!”, është shprehur ai, duke thënë se “poezia është diçka që s’kapet lehtë, në fluturim jo se jo!” Gjatë përurimit janë lexuar fragmente nga kritikat e redaktorit të librit, poetit dhe profesorit universitar Salajdin Salihu nga Tetova, dhe recensentes Liridona Sinishtaj, studiuese e letërsisë. Disa poezi nga përmbledhja i ka lexuar nxënësi Behar Pali, kurse mësimdhënësja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, Syme Kokaj, ka folur shkurtimisht për autorin Kovaçi dhe poezinë e tij. Në fund të përurimit, autori ka dhuruar libra për të gjithë të pranishmit, të cilët kanë vazhduar më pas shoqërimin në koktej. Përurimi është organizuar nga SHAI “Art Club”, në kuadër të aktiviteteve me rastin e shënimit të 30-vjetorit të i. k. kësaj shoqate. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
25
ARSIM
Në Mal të Zi filloi viti i ri shkollor
Mësimi zhvillohet me situatën epide
Tuz – Viti i ri shkollor në të gjitha institucionet edukativo-arsimore në Mal të Zi, në kopshte, shkolla fillore dhe të mesme filloi sot më 1 tetor, ndërsa zhvillohet në përputhje me situatën epidemiologjike në vend, siç është kumtuar më heret nga Ministria e Arsimit. Këtë vit mësimin në shkolla fillore duke qenë të pranishëm në klasa do ta ndjekin nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën, ndërsa klasat tjera nëpërmjet platformave digjitale online. Në shkolla të mesme mësimin do ta ndjekin fizikisht nxënësit e viteve të para, kurse të viteve të tjera, online. Gazeta “Koha Javore” shprehu interesimin për fillimin e vitit të ri shkollor, përkatësisht nëse dy shkollat në Tuz, ajo fillore “Mahmut Lekiq” dhe Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji” janë të gatshme që të startojnë procesin mësimor në harmoni me situatën epidemiologjike në vend, në bazë të rekomandimeve të Institutit të Shëndetit Publik, të Ministrisë së Arsimit dhe të Forumit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive. Drejtoresha e Shkollës së Mesme të Përzier 25 “Maji”, Znj. Miliana Daboviq, duke u prononcuar për gazetën “Koha Javore” u shpreh se institucioni që ajo drejton është plotësisht i gatshëm që të filloj procesin mësimor me nxënës të viteve të para në shkollë, por edhe me nxënësit e viteve të dyta, të treta dhe të katërta përmes platformës online “Microsoft Teams” për të vijuar procesin mësimor. “Ne jemi plotësisht të gatshëm për të filluar me sukses vitin e ri shkollor. Nxënësit do ta ndjekin mësimin në dy turne, me kohëzgjatje të orës mësimore prej 30 minutash. Kemi siguruar mjetet higjienike, kemi bërë
26
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
ndarjen e klasave me hapësirat e nevojshme ashtu siç ka rekomanduar Ministria e Arsimit, jo më tepër se pësëmbëdhjetë nxënës në një klasë, madje kemi klasë ku do të mësojnë jo më tepër se dhjetë nxënës. Gjithashtu, sipas rekomandimeve të autoriteteve përkatëse, në një bankë do të qëndroj vetëm një nxënës. Pra, do
të respektohet distanca e duhur, do të përdoren maskat si nga nxënësit ashtu nga arsimtarët, do të kemi termometrin për matje të temperaturës, dhe çdo gjë do të zhvillohet në përputhje me situatën epidemiologjike dhe me rekomandimet e institucioneve kompetente”u shpreh drejtoresha, Milijana Daboviq.
ARSIM
t në përputhje emiologjike Ajo më tej tha se këtë vit shkollor janë regjistruar dyezetekatër nxënës në dy paralele në gjuhën shqipe, dhjetë nxënës në një paralele në gjuhën malazeze, ndërsa në dy drejtimet profesionale teknik-turizmën dhe shitës, këtë vit janë regjistruar një paralale në gjuhën shqipe me njëzetedy nxënës dhe dy paralele në gjuhën mala-
zeze me nga dhjetë nxënës. E pyetur nëse profesorët janë të gatshëm dhe të mirëtrajnuar për të vazhduar procesin mësimor në distancë (online), Daboviq tha se edhe ata janë të gatshëm që të vazhdojnë mësimin me nxënës të viteve të dyta, të treta dhe të katërsa, sepse, siç tha jo, ata e kanë kaluar trajnimin për të vazhduar mësimin nëpërmjet platformës digjitale, “Microsoft Teams”. Nga ana tjetër, edhe drejtori i SHF “Mahmut Lekiq” Z. Luigj Dedvukaj për gazetën “Koha Javore”, pak ditë para fillimit të vitit shkollor, pohoi se kjo shkollë është e gatshme për të filluar procesin edukativo- arsimor sipas rregullores së parashikuar nga Ministria e Arsimit, rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik dhe të Forumit Koordinues Kombëtar për Sëmundjet Infektive. “Presim që këto ditë të furnizohemi me mjete higjienike të cilat i ka parashikuar Ministria për pastrim-dezinfektim të duarve, bankave, karrigëve, dorezave, dyshemes etj. Librat për nxënësit që që kanë asistencë sociale i kemi fituar nga Enti për Tekste dhe Mjete Mësimore, ndërsa për libra nga Komuna e Tuzit ende jemi në pritje”, u shpreh Dedvukaj. Ai theksoi se mësimi në këtë shkollë do të zhvillohet në katër turne, sipas udhëzime të dhëna nga Ministria e Arsimit. “Më së shumti 15 nxënës në një klasë me katër orë në ditë. Klasat do t’i ndajmë në dy grupe. Ndërsa për klasat e 7, 8 dhe të 9-të, mësimi do të zhvillohet online, dhe konsultimet, testimet, hartimet dhe provimet do të bëhen në shkollë, pasi për këtë gjë janë parashkuar më së paku dy ditë në muaj”, shprehet Dedvukaj, i cili njëkohësisht apeloi te prindërit që të respektojnë masat e ISHP-së
dhe TNK-së për respektim të masave mbrojtëse dhe distancës fizike, dhe që fëmijët e vegjël t’i sjellin deri të mësuesja që do të jetë në hyrje të shkollës, te dera, dhe t’i presin po tek e njëjta derë. Sipas Dedvukajt, këtë vit shkollor në shkollën qëndrore në Tuz dhe në paralelet e shpërndara të saj u regjistruan mbi 122 nxënës në klasën e parë. I pyetur nëse mësuesit/arsimtarët janë trajnuar për zhvilluar mësimin online me nxënësit, Dedvukaj tha se disa mësues janë trajnuar me ICT koordinatorin, që është bërë online nga Ministria e Arsimit. “Ne kemi caktuar ditën e premte të trajnimit për ata mësues që kanë nevojë të mësojnë përdorimin e Microsoft Teams, që është rekomandim i Ministrisë. Do të jemi të gatshëm për trajnime të tjera, pasi që një numër i arsimtarëve i përkasin asaj gjenerate më pak të interesuar, çfarë na detyron të jemi edhe më të përkushtuar”, përfundon Dedvukaj. Kujtojmë se personeli dhe nxënësit vijnë në shkollë me maska në fytyrë, dhe rekomandohet që me vete të kenë edhe të paktën dy maska rezervë. Në shkollë nuk mund të vijnë as nxënësit dhe as personeli në rast se kanë simptoma të infektimit të frymëmarrjes dhe të zorrëve, të temperaturës së lartë, humbje të nuhatjes së aromës dhe shijes, dhe ngjashëm, si dhe personat të cilëve u është lëshuar vëndimi mbi vendosjen në karantinë ose në izolim shtëpiak. Drejtorët/drejtoreshat e shkollës janë të detyruar që në mënyrë të plotë të sigurojnë respektimin e të gjitha masave të hartuara, duke kyçur dezinfektimin dhe ajërosjen e rregullt të hapësirave. t. u. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
27
TRASHËGIMI
Krojet publike në Triesh rrezikojnë zhdukjen Gjekë Gjonaj
Krahina e Trieshit përveçse është një vendbanim i hershëm malor me një thesar të pasur trashëgimor ka një traditë të veçantë edhe sa i përket krojeve publike, që rrezikojnë zhdukjen nga faqja e dheut.
28
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Këto objekte kulturore me vlera të mëdha historike e kulturore gjinden në secilin fshat të Trieshit. Në këtë trevë ka 15 kroje publike dhe disa kroje familjare. Në fshatin Rudinë janë pesë kroje: Kroni i Lekashit, Gurra e Margilajve, Saranxha e Sërdanit, Gurra e Thanzës dhe Kroni i Llogzës mbi Malin Qyteza e Madhe. Në fshatin Nikmarash ndodhen dy kroje: Kroni i Nikmarashit dhe Kroni i Bështjerrës. Në katundin Muzheçk janë dy kroje: Kroni i Muzheçkut dhe Gurra e Muzheçkut. Në katundin Budzë është Kroni i Liqëthit. Në vendbanimin Bisaq ndodhet Kroni
i Bisaqit. Në fshatin Stjepoh është Kroni i Stjepohit. Në fshatin Bëkaj është Kroni i Bëkajve, kurse në fshatin Poprat është Kroni i Popratës. Krojet publike burimore në Triesh kanë ekzistuar mjaft herët. Por, nuk dihet saktësisht se kur janë ndërtuar ato pasi nuk ekzistojnë të dhëna të sakta e as shënime historike. Mendohet se janë qindravjeçar - shekullor. Vetëm në njërin prej tyre figuron data e ndërtimit. Ai është Kroni i Nikmarashit, i ndërtuar në qendër të fshatit me të njëjtin emër në vitin 1882. Krojet në Triesh janë ndërtuar me gur gëlqeror të gdhendur në
TRASHËGIMI
Krojet e Rudinës dhe Nikmarashit. Foto: Natasha Gjeloshaj
madhësi të ndryshme. Ndërtuesit e tyre sipas gojëdhënave kanë qenë vetë trieshjanët. E përbashkëta e krojeve të Trieshit është thjeshtësia në realizim, pa pretendime në vështrim arkitektonik dhe shpesh edhe pa instalime shoqëruese të lidhura me funksione të tjera, por që në ndërtimin e tyre kane gjetur zbatim koncepte të qarta të natyrës teknike. Jeta në Triesh pa kroje, gurra e saranxha ka qenë e pamundshme. Uji nga krojet dhe gurrat ka shërbyer për furnizim të banorëve dhe kalimtarëve me ujë të pijshëm, për nevoja higjenike dhe për ujitjen e bagëtive. Ky ujë flori, siç e quajtën gjeneratat e vjetra të Trieshit, ka qenë burimi kryesor i jetës. Krojet gjithmonë kanë qenë faktor vendimtar për ekzistencën e trieshjanëve. Ato kanë qenë edhe vendtakimi i banorëve dhe kalimtarëve të ndryshëm. Fshatarët në buzëmbrëmje pranë krojeve të tyre zhduknin lodhjen e ditës. Bisedonin dhe argëtoheshin derisa binte mbrëmja. Krojet veçmas gjallëronin nga zërat e grave dhe vajzave të cilat kur afrohej të perëndonte dielli
në çdo fshat vinin të veshura e të stolisura me mbushë ujë me buljera në shpinë e kova në dorë. Kovat me ujë të ftohtë i merrnin në dorë dhe me to u jepnin për të pirë ujë atyre që takonin rrugës apo burrave të vjetër të cilët dilnin buzëmbrëmjeve në vende të caktuara në këto fshatra. Takimet dhe shoqërimet e burrave, djemve, grave dhe vajzave ishin mjaft të gëzuara. Banorët e sotëm, e më shumë ata të larguar veçanërisht për krojet e vjetra kane dashuri edhe si vende të rëndësishme takimi që zgjojnë kujtime, nostalgji dhe mall. Të gjitha këto kroje, të cilat ishin një element i rëndësishëm i përditshmërisë së trieshjanëve, kanë mbetur edhe sot. Një numër i vogël i tyre është në funksion, ndërsa pjesa tjetër jo. Shumica e banorëve të dikurshëm janë larguar nga Trieshi, prandaj tani nuk ka kush të përkujdeset për to. Ato janë lënë në mëshirën e kohës dhe të fatit. Si të tilla sot janë dëshmi e kujdesit të munguar të banorëve, mërgimtarëve e pushtetarëve. Pushteti i ri në Komunën e Tuzit do të ishte mirë sikur të fillojë zbatimin e
“
Krojet publike burimore në Triesh kanë ekzistuar mjaft herët. Por, nuk dihet saktësisht se kur janë ndërtuar ato pasi nuk ekzistojnë të dhëna të sakta e as shënime historike. Mendohet se janë qindravjeçar - shekullor
projektit për pastrimin e krojeve publike jo vetëm në Triesh, por në krejt territorin e Malësisë, pasi të konstatojë dëmtimet e theksuara në sipërfaqet e krojeve të gurit nga faktorët atmosferik, mbetjet e pluhurit, ngjyra, myshqet, njollat dhe papastërtitë tjera. Përkujdesja institucionale ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore në Malësi me aplikimin eventual të metodave profesionale do të mundësonte jetëgjatësinë e tyre duke e ruajtur origjinalitetin që kanë. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
29
RAJONI
Shqipëria dhe Kosova
Marrëveshje bashkëpunimi dypalëshe apo mini-Shengen?
Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 Shqipëria dhe Kosova nuk kanë nevojë të nënshkruajnë më marrëveshje bashkëpunimi mes njëra-tjetrës, tani kur në Uashington, Kosova është dakorduar të jetë pjesë e mini-Shengenit, thotë Emir Abrashi, hulumtues i politikave publike nga Demokraci Plus. Ndërkaq, Astrit Panxha nga Klubi i Prodhueseve në Kosovë thotë që nuk ka nevojë për marrëveshje të reja, por të zbatohen ato që janë nënshkruara deri më tani. Mini-Shengeni, sipas tyre, do të ketë një formë të re të bashkëpunimit nga aspekti bilateral, në atë rajonal. Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që nga viti 2014 mbajnë mbledhjet e përbashkëta ku premtohet në vazhdimësi për bashkëpunim të ndërsjellë dhe nënshkruhen marrëveshje në fusha të ndryshme. Deri më tani janë mbajtur pesë takime të përbashkëta dhe janë nënshkruar mbi 70 marrëveshje, duke filluar nga ekonomia e deri tek arsimi. Këto marrëveshje kanë pasur për qëllim një qeverisje të përbashkët strategjike, në veçanti eliminimin e barrierave tregtare mes dy shteteve.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Një takim i tillë i Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërinë pritet të mbahet më 2 tetor, ashtu siç ka njoftuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti.
Çdo vit marrëveshje që nuk u zbatuan në tërësi
Megjithatë, mbledhja e paralajmëru-
ar mes dy qeverive po vlerësohet e panevojshme, nëse aty, siç kanë ndodhur në çdo mbledhje paraprake, nënshkruhen marrëveshje mes dy shteteve. Emir Abrashi, hulumtues i politikave publike nga Demokraci Plus, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë
RAJONI
thotë se nuk ka nevojë më për marrëveshje Kosovë – Shqipëri, të cilat siç thotë ai, edhe ashtu nuk kanë pasur ndonjë efekt, pasi që nuk janë zbatuar. “Marrëveshjet Kosovë – Shqipëri, janë bërë aq shumë tryeza dhe mbledhje të qeverive, por rezultatet nuk po vërehen. Kjo nënkupton se i ka humbur edhe efekti këtyre marrëveshjeve. I kemi vendosur barriera njëra-tjetrës edhe pse ka marrëveshje që të gjitha barrierat dhe burokracitë të hiqen, ka dështime prej të dyja palëve për të tërhequr investime të huaja direkte, po ashtu është evidente se ka mungesë të zbatimit të rendit dhe ligjit”, thotë Abrashi. Serbia dhe Kosova me marrëveshjen për normalizimin ekonomik të nënshkruar më 4 shtator në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, janë pajtuar t’i bashkohen zonës së mini-Shengenit, të shpallur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019. Abrashi thotë se mini-Shengeni si i tillë nënkupton që barrierat duhet të hiqen jo vetëm mes Kosovës dhe Shqipërisë, por me të gjitha shtetet që janë anëtare në këtë treg. Shumë nga marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë pasur për qëllim të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve. Por, në praktikë, përfaqësues të bizneseve prodhuese thonë se këto marrëveshje nuk zbatohen dhe bizneset janë ato të cilat në vazhdimësi janë ankuar
“
Shumë nga marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë kanë pasur për qëllim të eliminojnë barrierat në mes dy shteteve. Por, në praktikë, përfaqësues të bizneseve prodhuese thonë se këto marrëveshje nuk zbatohen dhe bizneset janë ato të cilat në vazhdimësi janë ankuar për procedura burokratike
për procedura burokratike. Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se të dy qeveritë duhen të fokusohen në zbatimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe jo në marrëveshje të reja. “Ne besojmë që takimet e rregullta janë me rëndësi mes dy qeverive, por sa kanë qenë produktive këto qeveri... me vite të tëra janë nënshkruar shumë marrëveshje, por nuk janë zbatuar në praktikë. Unë besoj që nuk duhet të flitet për marrëveshje të reja, por duhet të kërkohet llogaridhënie ku jemi në aspektin e zbatimit të marrëveshjeve ekzistuese”, thotë Panxha. Ai shton se janë skeptikë nëse mini-Shengeni do të mund të realizohet për shkak të problemeve mes Kosovës dhe Serbisë, por në rast të një mini–Shengeni, atëherë marrëveshjet do të duhej të jenë më të gjitha vendet që janë pjesë e kësaj nisme. Panxha thotë që të gjitha vendet që janë zotuar për të zbatuar mini-Shen-
genin duhet të ulen dhe të negociojnë modalitetin dhe formën që do të marrë ky proces.
Kosova dhe Shqipëria të fuqizojnë bizneset
Ndërkohë, Emir Abrashi nga Demokraci Plus, thotë që në mbledhjet e ardhshme që pritet të mbahen mes Kosovës dhe Shqipërisë, të dy shtetet duhet të mbështesin bizneset e veta në mënyrë që të rrisin konkurrencën në kuadër të tregut të mini-Shengenit pasi, siç thotë ai, ka një disproporcion mes ekonomisë së Serbisë me atë të Kosovës dhe Shqipërisë. “Unë mendoj që duhet të bëhet një strategji mbarëkombëtare e ngritjes së bizneseve mes të dyja vendeve. Ne kemi diskrepancë të madhe mes nivelit të importit të Kosovës dhe Shqipërisë. Mund të imagjinoni çfarë diskrepance mund të krijohet në një treg të hapur ku bëjnë pjesë Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Në këtë treg të hapur, produktet tona mund t’i kemi joekzistente në treg nëse nuk ndryshon diçka”, thotë Abrashi. I ashtuquajturi projekti mini-Shengen, është vlerësuar nga ekspertët e fushës se do të mundësojë lëvizshmërinë e bizneseve dhe profesionistëve dhe do të ndihmojë në eliminimin e barrierave tregtare brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor. Kjo nismë, synon përmirësimin e bashkëpunimit rajonal. Shkëmbimet tregtare mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk janë në nivel të kënaqshëm. Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës për vitin 2019, tregojnë se vlera e produkteve, të cilat importohen nga Shqipëria në Kosovë, kap shifrën e mbi 200 milionë eurove në vit, derisa vlera e produkteve të Kosovës që eksportohen në Shqipëri, është rreth 70 milionë euro. E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Komuna e Kotorrit ndihmon simotrën në Guci
Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit, dhuratë automjeti zjarrfikës Guci – Të hënën, më 21 shtator 2020, në platonë para objektit të tregut në Guci, shefi i Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Kotorrit, Maksim Mandiq, ia dorëzoi çelësat e automjetit zjarrfikës komandantit të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Gucisë, Senad Radonçiq, të cilin kjo komunë bregdetare ia ka dhuruar Komunës së Gucisë. Dorëzimi i çelësave u bë në mënyrë solemne në praninë e zjarrfikësve të shërbimit në fjalë. Mysafiri nga Kotorri, Maksim Mandiq, pas nënshkrimit të kontratës dhe dorëzimit të çelësave të automjetit,
32
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
ka shprehur kënaqësinë që Komunës së Kotorrit i është dhënë rasti që Komunën e Gucisë ta ndihmojë duke ia dhuruar automjetin zjarrfikës. Fjala është për automjetin zjarrfikës specializues të përdorur, të cilin Shërbimi i Mbrojtjes dhe Shpëtimit i Komunës së Kotorrit e ka përdorur, e i cili me ato ekzistues që Komuna e Gucisë i disponon, do të shërbejë për dalje më të sigurta në terren dhe dukshëm do të ndihmojë në zvogëlimin e pasojave të shkaktuara nga shpërthimet e zjarreve. Ky donacion është fryt i bashkëpunimit të mëhershëm të dy kryetarëve të komunave të Kotorrit dhe Gucisë,
Zhelko Aprcoviq dhe Anella Çekiq. Komandanti i Njësitit të Zjarrfikësve të Gucisë, Senad Radonçiq, ka falënderuar shefin e Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Kotorrit dhe ka theksuar se ky automjet zjarrfikës pa dyshim do të ketë peshë dhe vlerë të konsiderueshme për këtë shërbim. Ai ka thënë se kur është fjala për parkun e automjeteve, prej tani do të kemi dy automjete zjarrfikës të gatshëm për ndërhyrje, që do të vendosen në funksion në raste nevoje, të cilat zjarrfikësit tanë të stërvitur mirë do t’i funksionalizojnë në çdo moSh. Hasangjekaj ment.
MOZAIK
Përurohet objekti i ri i Shkollës Fillore në Sukubinë
Kushte më të mira për mësim Ky është përurimi i dytë i objektit të ri të kësaj shkolle fillore. Kohë më parë u bë përurimi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi dhe ky që u zhvillua të premten në Sukubinë, i cili u shoqërua me një program identik artistik dhe gati me aktorë të njëjtë Shkolla Fillore në fshatin Sukubinë ka përfituar nga rinovimi i objektit të saj nga diaspora në SHBA, Ministria e Arsimit dhe Komuna e Ulqinit. Të premten, në një ceremoni të organizuar nga mësimdhënësit dhe nxënësit e kësaj shkolle, u bë përurimi i saj. Në ceremoni të pranishmit falënderuan investitorët për ndërhyrjet e bëra në këtë shkollë si dhe u shprehën të kënaqur me realizimin e këtij projekti që përmirëson ndjeshëm kushtet për mësimdhënie. Ministri i Arsimit, Damir Shehoviq, shprehu besimin se me krijimin e kushteve të mira për mësimdhënësit dhe nxënësit, cilësia e arsimit në
këtë shkollë do të rritet. Ndërkaq përfaqësuesi i diasporës shqiptare në SHBA, Cafo Boga, rikujtoi nismën e diasporës për rinovimin e kësaj shkolle. “Së pari dua t’ju përkujtoj se iniciativa për ta ndërtuar këtë shkollë lindi nga diaspora, pikërisht nga një bir i këtij fshati z. Richard Lukaj. Në bazë të kësaj iniciative u nënshkrua marrëveshja me Ministrinë e Arsimit dhe Komunën e Ulqinit për fondin e ndërtimit të objektit të ri”, tha ai. Boga shprehu besimin se objekti i ri do t’u ofrojë nxënësve një shkollë moderne dhe një ambient shumë më të mirë për t’u edukuar. “Është e ditur për të gjithë e sido-
mos për ata që punojnë në edukim, se sa rëndësi ka hapësira fizike për të krijuar atmosferën e volitshme të mësimit. Por është edhe realiteti tjetër, se objekti vetëm nuk mund ta kultivojë vizionin dhe pasionin që duhet t’i paraprijë zhvillimit të edukatës”, theksoi ai. Ky është përurimi i dytë i objektit të ri të kësaj shkolle fillore. Kohë më parë u bë përurimi në prag të zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit në Mal të Zi dhe ky që u zhvillua të premten në Sukubinë, i cili u shoqërua me një program identik artistik dhe gati me aktorë të njëjtë. (Kohapress) E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
33
FILM
“Exile”, me dramën psikologjike për përjashtimin social, edhe në Zürich Nuk është vetëm një psikodramë kineaste, por edhe një studim i thellë mbi identitetin dhe përkatësinë në një kohë të pasigurisë së vazhdueshme në Evropë. Krejt kjo merr mprehtësi edhe më të madhe në dritën e krizës së refugjatëve. Ato që kishin filluar si
34
Javore KOHA
E ENJTE, 1 TETOR 2020
frymëzime nga përjetime personale, tani regjisori Visar Morina po i universalizon kudo nëpër Evropë. Mbrëmjen e së hënës, filmi i tij “Exile” ka pasur premierën e vet zvicerane në kuadër të edicionit të 16-të të “Zürich Film Festival” (ZFF).
Sipas faqes zyrtare të ZFF-së, filmi i zhanrit triler garon në kategorinë “Focus Competition”. Ai është vetëm një nga dymbëdhjetë filmat e rinj dhe ata dokumentarë që vijnë nga vendet gjermanishtfolëse si Zvicra, Gjermania dhe Austria.
SPORT
Për herë të parë pas një dekade
Messi e Ronaldo jashtë listës për “Lojtarin e Vitit” Në garë për këtë çmim janë Kevin de Bruyne i “Manchester City”-t, si dhe sulmuesi Robert Lewandowski dhe portieri Manuel Neuer të “Bayern”-it Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kanë mbetur jashtë listës finale për Çmimin e “Lojtarit të Vitit” nga UEFA, për herë të parë pas dhjetë vitesh. Derisa në këtë edicion në garë për këtë çmim janë Kevin de Bruyne i
“Manchester City”-t, si dhe sulmuesi Robert Lewandowski dhe portieri Manuel Neuer të “Bayern”-it. Çmimet do të ndahen sot, në ceremoninë e hedhjes së shortit për Ligën e Kampionëve.
Tre gjermanë në garë për “Trajnerin e Vitit” Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka nominuar tre trajnerë gjermanë për çmimin e “Trajnerit të Vitit”. Hansi Flick i “Bayern”-it, Jurgen Klopp i “Liverpool”-it dhe Julian Nagelsmann i “Leipzig”-ut janë të nominuarit për këtë çmim. Klopp, Flick dhe Nagelsmann janë përzgjedhur nga një panel i 80 trajnerëve që kanë marrë pjesë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe atë të Evropës në sezonin 2019/20, së bashku me nga një gazetar nga secili anëtar i UEFA-s. Fituesi i këtij çmimi do të shpallet gjatë ceremonisë së shortit për Ligën e Kampionëve 2020/21, që mbahet sot në Nyon të Francës.
E ENJTE, 1 TETOR 2020
Javore KOHA
35