KOHA Javore Podgoricë e enjte, 29 tetor 2020 Viti XlX Numër 934 Çmimi 0,50
Realiteti i paimagjinuar që po e përjetojmë
ISSN 1800-5696
Vrasja e Atë Zef-Leonard Tagaj, vepër kriminale e pushtetit jugosllav
Reflekset e Mesdheut
PËRMBAJTJE
6
10 Çështje tufe
Ndërgjegjja si vlerë universale në shoqërinë bashkëkohore
14
16 Imazhin ta krijojmë me zotësi dhe jo me dinakëri
Banaliteti i së keqes së komunizmit shqiptar vazhdon edhe sot
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
PËRMBAJTJE
20
24 Mjeshtri i vetmisë – Omer Kaleshi!
Dimër i vështirë ekonomik për Ulqinin
26
28 Vendlindja është një gjë e shtrenjtë
Katër breza detarësh KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM
Realiteti i pozitiv paimagjinuar që APATIA po e përjetojmë politike nuk Podgoricë e enjte, 29 tetor 2020 Viti XlX Numër 934 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Vrasja e Atë Zef-Leonard Tagaj, vepër kriminale e pushtetit jugosllav
Reflekset e Mesdheut
pushtetit jugosllav vepër kriminale e Zef-Leonard Tagaj, Vrasja e Atë
Mesdheut Reflekset e
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, vizitoi Komunën e Gucisë
Gatishmëri e ndërsjellë institucionale për bashkëpunim Guci – Të martën, më 20 tetor 2020, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi, vizitoi Komunën e Gucisë, ku u prit nga kryetari i ri i komunës, Bujar Hasangjekaj me bashkëpunëtorë. Mysafiri dhe diplomati i lartë nga Republika e Shqipërisë, ambasadori Kurtezi, në takimin me nikoqirin – kryetarin e Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, në fjalën përshëndetëse u shpreh: “Vizita në Guci në këtë moment është një nga ato aktivitete në jetën e diplomatit që kapërcen formalitetin dhe protokollin, është e mbushur me oksigjen frymëzues dhe patriotik, ushqen optimizëm”, tha mes tjerash ambasadori Kurtezi. Ai në vazhdim të fjalës së rastit theksoi se “takimi me Bujar Hasangjekajn nuk sjell vetëm hijeshi, por këtë herë ka edhe ngarkesë krenarie, sepse
4
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
detyra e marrë nga ana e tij si kryetar i Kuvendit të Komunës së Gucisë, erdhi si rezultat i pjekurisë, parimësisë dhe vendosmërisë për unitet të të gjitha forcave politike shqiptare. Qoftë ky shembull i Gucisë sinjal vigjilence për shqiptarët anembanë Malit të Zi”. Ambasadori Kurtezi, kryetarit të Kuvendit Hasangjekaj, i dhuroi pikturën me figurën e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Kryetari i ri i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, në deklaratën për gazetën “Koha Javore”, përkitazi me vizitën e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë, Ridi Kurtezi, Komunës së Gucisë, deklaroi: “Ishte një kënaqësi dhe nder për mua që sot, ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi, më nderoi me
vizitën e tij. Ishte një vizitë vëllazërore dhe domethënëse për komunën tonë. U deklaruam për bashkëveprime të ndryshme në të mirë të komunitetit tonë”. “Ambasadorin e falënderova për vizitën dhe urimet, për dhuratën e çmuar, interesimin e tij dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Aktivitetet dhe bashkëveprimet ndërinstitucionale në të ardhmen do të jenë më intensive dhe frytdhënëse”, theksoi kryetari Hasangjekaj. Ambasadori Kurtezi, në ndarje, përzemërsisht falënderoi nikoqirin e Komunës së Gucisë për pritje të sinqertë duke premtuar se edhe në të ardhmen përmes vizitave dhe takimeve të ndërsjella do të vazhdojë bashkëpunimi. Shaban Hasangjekaj
NGJARJE JAVORE
Nisma e Qendrës për Tranzicion Demokratik mbi regjistrimin e popullsisë, e papranueshme për mandatorin Krivokapiq, për shqiptarët dhe boshnjakët
Deklarimi mbi fenë, kombësinë dhe gjuhën duhet të ekzistojë si alternativë Podgoricë – Qendra për Tranzicion Demokratik ditë më parë ka njoftuar se ka ndërmarrë iniciativën që me rastin e regjistrimit të popullsisë, të paraparë për vitin 2021, të shmanget praktika e grumbullimit të të dhënave mbi përkatësinë nacionale, gjuhësore dhe fetare. Por, nga ana tjetër, kjo lloj praktike e propozuar nga kjo OJQ ka hasur në kundërshime. Sipas gazetës “Dan” e cila i referohet ekipit të ekspertëve të të mandatuarit Zdravko Krivokapiq, ku ky i fundi ka deklaruar që ky lloj propozimi për të nuk është i pranueshëm. Kësaj gazete nga ekipi i ekspertëve të Krivokapiqit ndër të tjera i është thënë se regjistrimi i popullsisë nuk është as problem ekzistencial dhe as revan-
shizëm zgjedhor, por një procedurë e thjeshtë statistikore me të cilën nuk guxohet askurrë më që të manipulohet për qëllime politike. Ndërkaq, ky propozim i Qendrës për Tranzicion Demokratik është i papranueshëm edhe për disa përfaqësues të popujve pakicë në Mal të Zi. Lideri i Lidhjes Demokratike Shqiptare, z. Nikollë Camaj në një prononcim për gazetën “Dan” ka thënë se për popullin shqiptar në Mal të Zi gjuha dhe kombësia janë një përcaktues shumë i rëndësishëm, dhe se në bazë të këtyre dy përcaktuesve pakicat sigurojnë realizimin e të drejtave themelore. “Nëse nuk do të dihet se sa popuj pakicë jetojnë në Mal të Zi dhe në çfarë numri, nuk do të mund as të realizo-
jnë të drejtat e tyre themelore si të gjithë qytetarët e tjerë, me ç’rast do të diskriminoheshin”, ka thënë Camaj. Në të njëjtën kohë, edhe lideri i Partisë Demokratike, z. Fatmir Gjeka për të njëjtën gazetë, ka konsideruar se deklarimi mbi fenë, kombësinë dhe gjuhën, duhet të ekzistojë si alternativë. Propozimi në fjalë i Qendrës për Tranzicion Demokratik është i papranueshëm edhe për Partinë Boshnjake e cila ka deklaruar se popujt pakicë në bazë të të dhënave mbi regjistrimin e popullsisë i realizojnë të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe se ato nuk mund të ju reduktohen. Rikujtojmë se regjistrimi i fundit i popullsisë në Mal të Zi është bërë në vitin 2011. t. u.
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Çështje tufe Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
6
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Vizitori është i prirur të besojë se njerëzit vërtet vuajnë, por sheh se askush nuk është në burg, veç për krime ordinere. Çështja është se njerëzve iu mungon individualiteti, si ata që presin; dhe si në tufë, shtyjnë njëritjetrin e nuk lënë asnjë të kalojë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Kur mbizotëron psikologjia e tufës, i dyti ndjek të parin, dhe të gjithë shkojnë pas; të gjithë ankohen se janë të varfër e të këputur, se, sado të punosh, nuk bëhet ‘hajër’. Dje, në diktaturë, këto ishin të vërteta. Sot njerëzit i sheh se nuk jetojnë keq, ose të paktën jo më keq se kudo gjetkë. Ankesa a qarja është kthyer në zakon dhe ka marrë udhën e traditës. Edhe qeverinë që kanë, e meritojnë, sepse ajo nuk ka ardhur me dhunë (me manipulime votash, ndoshta). Pas zgjedhjeve asgjë nuk ndryshon, pavarësisht se cila parti vjen, mentaliteti mbetet stabël, mendësia është po ajo që ka qenë. Dhe ‘lideri’ e përforcon këtë ide, kur deklaron se politika është e domosdoshme, dhe se njerëzit duhet të kenë nevojë për ‘të, kur kudo gjetkë është e kundërta, politikanët kanë nevojë për popullin. Vizitori është i prirur të besojë se njerëzit vërtet vuajnë, por
“
Ankesa a qarja është kthyer në zakon dhe ka marrë udhën e traditës. Edhe qeverinë që kanë, e meritojnë, sepse ajo nuk ka ardhur me dhunë (me manipulime votash, ndoshta). Pas zgjedhjeve asgjë nuk ndryshon, pavarësisht se cila parti vjen, mentaliteti mbetet stabël, mendësia është po ajo që ka qenë. Dhe ‘lideri’ e përforcon këtë ide, kur deklaron se politika është e domosdoshme, dhe se njerëzit duhet të kenë nevojë për ‘të, kur kudo gjetkë është e kundërta, politikanët kanë nevojë për popullin
sheh se askush nuk është në burg, veç për krime ordinere. Çështja është se njerëzve iu mungon individualiteti, si ata që presin; dhe si në tufë, shtyjnë njeri tjetrin e nuk lënë asnjë të kalojë. Zelli është i paçmuar, nëse është për punë të mira. Por, nëse i gabuar, sa më i madh zelli aq më e madhe është
“
e keqja. Kur njeriu udhëhiqet nga arsyeja, kjo nuk tregon se arsyet që ka dhënë më parë i ka ndryshuar, dhe as se ka hequr dorë nga parimet që i ka nderuar, edhe nëse nuk mund të gjejë parime të tjera më të mira, madje edhe nëse ka provuar vdekje, burgim, vjedhje prone a konfiskime.
Zelli është i paçmuar, nëse është për punë të mira. Por, nëse i gabuar, sa më i madh zelli aq më e madhe është e keqja. Kur njeriu udhëhiqet nga arsyeja, kjo nuk tregon se arsyet që ka dhënë më parë i ka ndryshuar, dhe as se ka hequr dorë nga parimet që i ka nderuar, edhe nëse nuk mund të gjejë parime të tjera më të mira, madje edhe nëse ka provuar vdekje, burgim, vjedhje prone a konfiskime.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Editorial i gazetës “The New York Times” (2)
Jepni fund krizës sonë kombëtare – Rasti kundër Donald Trampit Z. Tramp është person që nuk ka integritet. Ai në mënyrë të përsëritur e ka shkelur betimin e tij për ta ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Tash, në këtë moment rreziku, i përket popullit amerikan – edhe atyre që do të parapëlqenin një president republikan – që t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë Shtetet e Bashkuara përmes votimit (vijon nga numri i kaluar) Veprimet jo të duhura të z. Tramp si udhëheqës kanë qenë veçanërisht në pah të dhimbshme gjatë pandemisë së koronavirusit. Në vend që të punonte për të shpëtuar jetën e njerëzve, z. Tramp e ka trajtuar pandeminë si problem të marrëdhënieve publike. Ai gënjeu për rrezikun, e sfidoi ekspertizën e zyrtarëve të shëndetit publik dhe i rezistoi zbatimit të masave të nevojshme parandaluese; ai ende është duke u përpjekur që ta imponojë vazhdimin e aktivitetit ekonomik pa e futur virusin nën kontroll. Përderisa ekonomia u rrafshua, ai nënshkroi një valë fillestare të ndihmës për amerikanët që i humbën vendet e punës. Pastaj, tregu i aksioneve u ngrit dhe, ndonëse miliona njerëz mbetën pa punë, z. Tramp i humbi interesimi për gjendjen e tyre të vështirë. Në shtator, ai deklaroi se virusi nuk e prek pothuajse askënd, një ditë para se numri i viktimave të sëmundjes në
8
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Shtetet e Bashkuara të shkonte në 200.000. Nëntë ditë më vonë, z. Tramp u sëmur. Themelet e shoqërisë civile amerikane ishin duke u shkatërruar para se z. Tramp të zbriste poshtë me ashensor nga ndërtesa “Trump Tower” në qershor të vitit 2015 për ta bërë të ditur fushatën e tij presidenciale, por ai i ka shpeshtuar prirjet më të këqija në politikën amerikane: nën udhëheqjen e tij, kombi është bërë më i polarizuar, më paranojak dhe më zemërngushtë. Ai i ka vënë amerikanët kundër njëri-tjetrit, duke i zotëruar mediat e reja masive si Tuiter-i dhe Fejsbuk-u për t’i endur përkrahësit e tij rreth një zjarri virtual të ankesave dhe për ta vërshuar sheshin e publikut me gënjeshtra, dezinformata dhe propagandë. Ai është i pamëshirshëm në denigrimin e kundërshtarëve dhe ngurrues për ta dënuar dhunën e kryer nga ata që i vlerëson si aleatë. Në debatin e parë presidencial në
shtator, nga z. Tramp u kërkua që t’i dënojë supremacistët e bardhë. Ai u përgjigj duke e udhëzuar një bandë të dhunshme, “Proud Boys”, që të qëndrojnë e të mbahen. Ai e ka minuar besimin në qeveri si
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION mjet për ndërmjetësimin e dallimeve dhe arritjen e kompromiseve. Ai kërkon besnikëri absolute nga zyrtarët qeveritarë, pavarësisht interesit publik. Ai është haptazi përbuzës ndaj ekspertizës. Ai ka nisur një sulm ndaj sundimit të ligjit, duke e përdorur autoritetin e tij si instrument për ta siguruar pushtetin e vet dhe për t’i ndëshkuar kundërshtarët politikë. Në qershor, administrata e tij u hodhi gaz lotsjellës dhe i largoi protestuesit paqësorë nga një rrugë përballë Shtëpisë së Bardhë në mënyrë që z. Tramp të mund të bënte fotografi me një libër që nuk e lexon para një kishe në të cilën nuk shkon. Sferës së plotë të sjelljeve të tij të këqija mund t’i duhen dekada për të dalë në dritë, por ajo që tashmë dihet është mjaft tronditëse: Ai i ka rezistuar mbikëqyrjes ligjore nga degët tjera të qeverisë federale. Administrata në mënyrë rutinore i sfidon urdhrat e gjykatave dhe z. Tramp në mënyrë të përsëritur i ka udhëzuar zyrtarët e administratës që të mos dëshmojnë në Kongres ose të mos ofrojnë dokumente, sidomos ato që e përfshijnë kthimin e taksave të z. Tramp. Me ndihmën e Prokurorit të Përgjithshëm, Uilliam Bar, ai u ka dhënë mbrojtje nga drejtësia ndihmësve të tij besnikë. Në maj, Departamenti i Drejtësisë tha se do ta hedhë poshtë ndjekjen penale ndaj ish-këshilltarit për siguri kombëtare, Majkell Fllyn, ndonëse z. Fllyn ishte deklaruar fa-
“
Ai e ka minuar besimin në qeveri si mjet për ndërmjetësimin e dallimeve dhe arritjen e kompromiseve. Ai kërkon besnikëri absolute nga zyrtarët qeveritarë, pavarësisht interesit publik. Ai është haptazi përbuzës ndaj ekspertizës
jtor për akuzën se e kishte gënjyer FBI-në. Në korrik, z. Tramp ia zbuti dënimin një ish-ndihmësi tjetër, Roxher Ston, i cili ishte dënuar për pengimin e një hetimi federal rreth fushatës zgjedhore të Trampit në vitin 2016. Senatori Mit Romni, republikan i Utah-s, me të drejtë e dënoi këtë zbutje dënimi si akt të korrupsionit të pashembullt dhe historik. Vitin e kaluar, z. Tramp i bëri trysni qeverisë së Ukrainës për të nisur hetime kundër rivalit kryesor politik, Xho Bajden, dhe më pas i udhëzoi zyrtarët e administratës që t’i pengojnë hetimet e Kongresit rreth veprimeve të tij. Në dhjetor të vitit 2019, Dhoma e Përfaqësuesve votoi për hetimin e z. Tramp për krime të rënda dhe kundërvajtje. Megjithatë, Rpublikanët e Senatit, me përjashtim të z. Romni, votuan për ta liruar presidentin nga hetimet, duke e injoruar korrupsionin e z. Tramp për të vazhduar përpara me projektin e plotësimit të ulëseve të sistemit gjyqësor federal me avokatë të rinj konservatorë si mur zjarri kundër sundimit të shumicës. Tani, me liderë të tjerë republikanë, z. Tramp është duke nisur një fushatë agresive për zvogëlimin e numrit të amerikanëve që votojnë dhe numrin e kutive që numërohen. Presidenti, i cili për një kohë të gjatë ka përhapur akuza të pabaza për manipulim të gjerë të votave, i ka shtuar sulmet e tij retorike muajve të fundit, sidomos ndaj votave të dorëzuara me postë. “Rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit mund të mos përcaktohet kurrë saktë-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
sisht”, shkroi ai në Tuiter. Vetë presidenti ka votuar përmes postës dhe nuk ekzistojnë dëshmi që i mbështesin pretendimet e tij. Por fushata dezinformuese shërben si arsyetim për spastrim të listave të votuesve, mbyllje të qendrave të votimit, për hedhje në mënyrë të pakujdesshme të fletëvotimeve që mungojnë dhe ndryshe për t’i penguar amerikanët që ta ushtrojnë të drejtën për të votuar. Ky është një sulm i patolerueshëm pikërisht ndaj themeleve të eksperimentit amerikan në qeveri nga populli. Presidentë të tjerë modernë janë sjellur në mënyrë të paligjshme ose kanë marrë vendime katastrofale. Riçard Niksoni e përdori fuqinë e shtetit kundër kundërshtarëve të tij politikë. Ronald Regani e injoroi përhapjen e AIDS-it. Bill Klintoni u hetua për gënjim dhe pengim të drejtësisë. Xhorxh W. Bushi e dërgoi kombin në luftë me pretendime të rreme. Z. Tramp ka tejkaluar dekada të veprimeve të gabuara presidenciale brenda një mandati të vetëm. Gjatë një rasti tjetër të orëve të errëta të kombit, Frederik Dagllasi e vajtoi presidencën e Endrju Xhonson-it, duke thënë: “Ne duhet ta kemi qeverinë tonë aq të formësuar, saqë edhe kur është në duart e një njeriu të keq, ne të jemi të sigurt.” Por kjo nuk është natyra e demokracisë sonë. Optimizmi i nënkuptuar i demokracisë amerikane është që shëndeti i Republikës të qëndrojë në gjykimin e elektoratit dhe në integritetin e atyre që zgjidhen nga votuesit. Z. Tramp është person që nuk ka integritet. Ai në mënyrë të përsëritur e ka shkelur betimin e tij për ta ruajtur dhe mbrojtur Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara. Tash, në këtë moment rreziku, i përket popullit amerikan – edhe atyre që do të parapëlqenin një president republikan – që t’i ruajnë dhe t’i mbrojnë Shtetet e Bashkuara përmes votimit. (Fund) E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Ndërgjegjja si vlerë në shoqërinë bashk Ndërgjegjja është ndjenjë e përgjegjësisë, është një mekanizëm i mbjellur te njeriu, një ndjenjë e shenjtë. Janë dy orientues që njeriut ia ndriçojnë rrugën e tij të jetës, “arsyeja” dhe “ndërgjegjja”. Njeriu vendimet i merr duke i matur me peshoren e mendjes dhe duke i kaluar nëpër filtrin e ndërgjegjjes. Ajo ndërlidhet edhe me fenë, sepse feja synon që ta mbajë aktive vazhdimisht ndërgjegjjen
Qani Osmani
Për ndërgjegjjen dhe funksionin e saj është folur dhe diskutuar shumë. Një nga problemet aktuale me të cilat ajo ndeshet, është kriza në të cilën jeton sot. Mjerisht ajo sot shpesh përdoret vetëm si term për të justifikuar çdo lloj mbrapshtie duke u shprehur me: ndërgjegjja më thotë..., veproj sipas ndërgjegjjes..., nuk më vret ndërgjegjja...etj. Për natyrën, konceptin dhe funksionin e ndërgjegjjes, filozofët kanë debatuar me qindra vjet. Sipas disa shkrimeve, Sokrati më shumë preferonte vdekjen sesa rrjedhën me të cilën do ta tradhtonte ndërgjegjjen e tij duke bërë kompromis me të vërtetën. Pra këtu shihet qartë se çfarë rëndësie ka pasur dhe ka ndërgjegjja jo vetëm për filozofët, por edhe për mbarë qeniet njerëzore. Sipas Fjalorit të Gjuhës së Sotme Shqipe “ndërgjegjja është ndjenjë vetjake e përgjegjësisë morale për sjelljen e veprimet përpara të tjerëve ose shoqërisë; qëndrim i drejtë e i ndershëm në punë apo në një veprimtari, që nis-
10
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
et nga kjo ndjenjë”. Pra, ndërgjegjja është një prej kategorive morale që gjen vend thuajse në çdo bisedë, në shumë ndërveprime njerëzore, një vlerë që stolisë çdo fjalor të etikës dhe filozofisë; një “frymë” kjo që e mban gjallë humanizmin te çdo qenie njerëzore, që e mban në piedestal njeriun, nëse është e gjallë s’e lë atë të rrokulliset në humnerën e pafundme të paturpërisë , në theqafje të pakthim. Ndërgjegjja është shkathtësi e vetëgjykimit, madje edhe pa të thënë diçka të tjerët, mjedisi, pa veprimin e agjensëve të jashtëm. Është forcë e vetëllogarisë. Është autoritet i vetëpeshimit, i matjes së veprave vetjake por edhe i atyre të tjerëve, është sens i empatisë. Ashtu siç është shprehur shkrimtari i njohur francez Viktor Ygo, “është drejtësia më e përsosur”. Sipas Tolstojit “brenda nesh ekziston drita hyjnore, që quhet ndërgjegjje”.Themeluesi i Indisë së pavarur Mahatma Gandi një herë ishte shprehur se “ekziston një gjykatë më e lartë se çdo gjykatë tjetër, e ajo është ndërgjegjja”. Ndërgjegjja është një zë i brendshëm që bën gjykime për vendimet dhe veprimet e personit, që i afirmon apo i refuzon ato, që kërkon përgjegjësi, që akuzon, që e bën njeriun ta ndëshkojë vetveten, që njeriut ia tregon të mirën dhe të keqen. Kjo ndjenjë e padukshme dhe misterioze brenda njeriut, i ndih-
mon mendjes dhe zemrës që ta gjejë rrugën e drejtë, shprehur me fjalorin e teknologjisë është një navigues në rrugët apo ujërat e pafundme të jetës. Ndërgjegjja është ndjenjë e përgjegjësisë, është një mekanizëm i mbjellur te njeriu, një ndjenjë e shenjtë. Janë dy orientues që njeriut ia ndriçojnë rrugën e tij të jetës, “arsyeja” dhe “ndërgjegjja”. Njeriu vendimet i merr duke i matur me peshoren e mendjes dhe duke i kaluar nëpër filtrin e ndërgjegjjes. Ajo ndërlidhet edhe me fenë, sepse feja synon që ta mbajë aktive vazhdimisht ndërgjegjjen. Dikush shumë bukur, në mënyrë lakonike ka pohuar se ndërgjegjja është Zoti vetë brenda nesh! E nëse pra njeriu sillet në mënyrë të pandërgjegjshme do të thotë se i ka larë duart me të Madhin, se litari hyjnor për të është një gjë e panjohur, i është këputur lidhja me hyjnoren. Në këtë drejtim parashtrohet edhe pyetja a ka edhe njerëz me ndërgjegje të fjetur, të bllokuar apo të vdekur? Po, madje edhe shumë. Njerëz që s’japin pesë pare për norma, rregulla, që shkelin mbi vlerat si të shkelin mbi lloç, pa i vrarë ndërgjegjja. Këta janë kategoria e “të gjallëve të vdekur”. Këta bëhen më të rrezikshëm kur gjejnë pandanët e vet, kur shumohen, kur gjejnë bashkëmendimtarë, kur unifikohen me racën e të pacipëve dhe atëherë gjenerojnë një klimë të tmerrit, imoralitetit, të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ë universale këkohore kataklizmës, të ferrit qysh në këtë botë. Këta lloj njerëzish të bëjnë ta humbësh
optimizmin, besimin për të nesërmen e mirë, krijojnë një re të zezë që shkon
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
duke na pllakosur të gjithëve. Këta janë të pandërgjegjshmit. Karakteristikë e njerëzve të pandërgjegjshëm është se janë me perde, ndërsa të ndërgjegjshmit janë ata njerëz që mbajnë nën kontroll egon, egoizmin, agresivitetin, pasionet, të gjitha djallëzitë, lista e të cilave është shumë e gjatë, sepse edhe engjëlli edhe djalli gjenden brenda tek i gjalli. Në fakt edhe nuk është aq e lehtë të jesh i ndërgjegjshëm, sepse kërkon luftë me të gjitha fuqitë negative, luftë me vetveten, me forcat që duan të prishin rendin në botë, në horizont. N’daç bëhu i ndërgjegjshëm n’daç jeto pa të, për vete e ke! Natyrisht edhe për shoqërinë, por pa ndërgjegje, para se gjithash ia hapë varrin vetes me duart e tua, varrosesh për së gjalli, vetëvarrosesh. Varrosesh për së pari herë, para se të të varrosë populli, shoqnia. Mes tjerash, për të konstatuar nëse një njeri ka ndërgjegje ose jo mund të kuptoni nga sjellja që ka ndaj njerëzve që janë poshtë atij. Përfundimisht, mund të themi se ndërgjegjja si vetëdije, si “dëshmim i zemrës” është një vlerë universale, nuk është në monopolin e asnjë doktrine, ideologjie, kombi apo feje, atë e gjejmë edhe te çdo qenie njerëzore që ka ruajtur natyrshmërinë të paprishur. Ajo s’ka të bëjë fare me nivelin e dijes, as me statusin social. Ajo ka një fuqi magnetike që i bën për vete njerëzit, tërheq duartrokitje, madje edhe lotë. Refleksionet e saj i gjejmë në parahistori, në librat e shenjtë, në aktualitet. Pa kulturë e pa zë të gjallë të ndërgjegjjes s’ka as arsim, s’ka jetë e as shoqëri të shëndoshë. Pandërgjegjësia të humb gjithçka, autoritet, post, famë, ta bën jetën të hidhur si pelini, të çon të futesh në birucë të miut, të bën të urresh vetveten. Ndërgjegjja është reagimi ynë ndaj vetvetes. Ajo është zëri i “egos” tonë të vërtetë, i cili na thëret t’i kthehemi vetvetes dhe të jetojmë në mënyrë të plotë e harmonike. Ndërgjegjja nuk mund të gënjehet mbi të mirën e të keqen. Ajo çfarë ajo urdhëron është gjithmonë e mira morale që nuk falimenton. E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Pandemia dhe eunukët
Realiteti i paimagjinuar që po e përjetojmë
12
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Ulqini po përjeton ndër ditët më të vështira të historisë së tij moderne. Javën e kaluar brenda një dite kanë humbur jetën tri viktima nga koronavirusi. Pas gjithë kësaj, frika është e pranishme pothuajse kudo. Njerëzit zgjohen në mëngjes me shpresën se nuk ka vdekur dikush tjetër nga COVID-19. Një panik i heshtur mbizotëron në qytet. Njerëzit duken të hutuar, të pasigurt ndaj asaj që i pret të nesërmen sepse pandemisë nuk po i duket fundi
Ismet Kallaba
Situata e krijuar nga koronavirusi SARS CoV-2 ka shpërfaqur të gjitha dobësitë e funksionimit të të institucioneve komunale dhe shtetërore. Të gjithë jemi të vetëdijshëm për një gjë të tillë sepse një sistem që nuk mund të funksionojë mirë në situatë normale, nuk ka si të funksionojë në gjendje të jashtëzakonshme. Megjithatë është pritur një angazhim dhe një koordinim më i madh i të gjitha institucioneve në këtë kohë për të përballuar situatën e krijuar. Po kalojmë një kohë kur njeriu e kupton se sa i vogël është, se është një hiçgjë, vetëm një numër më shumë që gjallon në këtë botë... Se çdo ditë duhet ta jetosh, pa harruar se ajo mund të jetë dita e fundit e jetës. Ulqini po përjeton ndër ditët më të vështira të historisë së tij moderne. Javën e kaluar brenda një dite kanë humbur jetën tri viktima nga koronavirusi. Dikush mund të thotë me të drejtë se edhe në të kaluarën kanë vdekur njerëz nga sëmundjet tjera, madje edhe më shumë në numër të viktimave! Pas gjithë kësaj, frika është e pranishme pothuajse kudo. Njerëzit zgjohen në mëngjes me shpresën se nuk ka vdekur dikush tjetër nga COVID-19. Mjafton të shkoni një ditë në institucionet shëndetësore për të kuptuar gjendjen reale dhe kaosin. Personeli mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit, i veshur me rroba të posaçme kundër sëmund-
“
Mjafton të shkoni një ditë në institucionet shëndetësore për të kuptuar gjendjen reale dhe kaosin. Personeli mjekësor në Shtëpinë e Shëndetit, i veshur me rroba të posaçme kundër sëmundjeve infektive, të ngjall frikën. Të duket vetja sikur po shikon ndonjë film fantastiko-shkencor, pjesë e të cilit je bërë padashur edhe vetë
jeve infektive, të ngjall frikën. Të duket vetja sikur po shikon ndonjë film fantastiko-shkencor, pjesë e të cilit je bërë padashur edhe vetë. Një panik i heshtur mbizotëron në qytet. Njerëzit duken të hutuar, të pasigurt ndaj asaj që i pret të nesërmen sepse pandemisë nuk po i duket fundi. Shpejtojnë të kryejnë shpejt punën dhe të kthehen sa më parë në shtëpi. Thjesht, një realitet i paimagjinuar që po e përjetojmë. Përkundrejt kësaj situate, ku pothuajse për çdo ditë shënohen raste të infektimeve të reja dhe koronavirusi vijon të marrë jetë njerëzish, dasmat nuk kanë të ndaluar, kurse pronarët protestojnë për mbylljen e lokaleve të tyre për shkak të masave kufizuese. Këta të fundit sikur nuk e kuptojnë situatën reale, madje kanë “zbuluar”
“
se virusi nuk përhapet nëpër bare dhe restorante. Edhe më e pamoralshme dhe demagogjike më duket mbështetja që marrin nga disa aktorë politikë. Nuk arrij t’i kuptoj dot sepse kjo nuk është një situatë normale kur bëhet politikë apo luftohet për vota. Ndërkohë, ata që duhej të qëndronin në ballë të luftës kundër pandemisë bëjnë sehir përballë situatës duke e lënë popullin në mëshirën e fatit. Këta eunukë janë strukur në zyrat e tyre dhe mendojnë se me deklarata, duke akuzuar njëri-tjetrin për gjendjen, do ta zgjidhin situatën. Ata duhet ta kuptojnë se nuk janë aty vetëm për të shfrytëzuar privilegjet e pozitës, por për të drejtuar dhe se në situata të këtilla duhet të marrin edhe vendime jopopullore, pa çka se dikujt mund të mos i pëlqejnë.
Po kalojmë një kohë kur njeriu e kupton se sa i vogël është, se është një hiçgjë, vetëm një numër më shumë që gjallon në këtë botë... Se çdo ditë duhet ta jetosh, pa harruar se ajo mund të jetë dita e fundit e jetës
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Banaliteti i së keqe komunizmit shqipta vazhdon edhe sot Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Kryeministri i Shqipërisë, z. Rama e ka zakon, që në raste të tilla publike të komunikojë, jo vetëm, nëpërmjet fjalëve e deklaratave, por përdorë edhe simbole, sipas nevojës dhe rrethanave. Disa javë më parë, ai deklaroi nga foltorja e Parlamentit të Shqipërisë se “komunizmi dhe komunistët ishin në anën e duhur të historisë”, një deklaratë kjo që u pasua 2-3 javë më vonë, me një deklaratë tjetër, në të njëjtën frymë dhe domethënie, në mbrojtje të komunizmit nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, z. Gramoz Ruçi, i cili tha me krenari se “jemi ndarë komunistë dhe ballistë, që në vitin 1944…” Unë jetoj dhe kam punuar në Shtetet e Bashkuara Amerikës për 50 vite dhe falënderues Zotit nuk kam asgjë të përbashkët me ballistët, e me komunistët, jo se jo. Prandaj nuk dëshiroj t’i futem ndonjë debati për të mbrojtur as njërin as tjetrin, por si shqiptaro-amerikan më shqetësojnë prirjet e kohëve të fundit të udhëheqësve më të lartë aktual të Shqipërisë, teksa mbrojnë një ndër periudhat më të zeza të historisë së Shqipërisë dhe të shqiptarëve – komunizmin sllavo-aziatik - madje edhe 30 vjet pas shembjes së komunizmit zyrtar. Sipas fotografive dhe disa portaleve
14
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
në takimin me Ministrin e Jashtëm grek, Kryeministri i Shqipërisë, kësaj radhe, nuk bëri ndonjë deklaratë në mbështetje të komunizmit enverist, por dërgoi një mesazh të qartë, realisht dhe simbolikisht - me veshjen e tij - me një kollare pra, me flamurin kuqezi - simbolin më të shenjtë dhe përbashkues të të gjithë shqiptarëve pa dallim - dhe shqiponjën dykrenore, të përdhosur me yllin komunist, sim-
bol i një ideologjie të dështuar e kriminale sllavo-aziatike, të hedhur tanimë në koshin e plehrave të historisë - siç thoshte dikur ish-presidenti i Amerikës, Ronalld Regan - nga mbarë bota e qytetëruar, por, siç duket, jo nga Kryeministri i Shqipërisë dhe nga Kryetari i Kuvendit të atij vendi. Kishim menduar dhe shpresuar se ky yll - që nuk shndriti kurrë për askënd dhe të cilit ia pau sherrin mbarë bota
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
es së ar
për krimet që u bënë në emër të tij, e sidomos Shqipëria dhe shqiptarët - ishte shlyer njëherë e mirë nga simbolet kombëtare të shqiptarëve. Por, jo, paskemi qenë gabim dhe vazhdojmë të jemi gabim. Banaliteti i së keqes së komunizmit shqiptar vazhdon, me shfaqjen zyrtare të mjeteve, deklaratave dhe simboleve të tjera nostalgjike të komunizmit. “Banaliteti i së keqes…” dhe “Ba-
“
Në Tiranë qëndroi për një vizitë Ministri i Jashtëm grek, z. Nikos Dendias për takime me udhëheqësit më të lartë të shtetit dhe qeverisë shqiptare. Ndër të tjera, kryediplomati grek pati takim me Kryeministrin e Shqipërisë, z. Edi Rama, të pasuar me një konferencë për mediat nga zyrtarët e lartë të dy vendeve fqinje
naliteti burokratik…” do ta quante, Hanah Arendt, ndoshta filozofja më me influencë dhe ndër shkrimtarët më të njohur të shekullit të kaluar, edhe sot në 45-vjetorin e vdekjes së saj – 30 vjet pas shembjes së komunizmit zyrtar në Shqipëri. Kështu e ka përcaktuar Hanah Arendt bashkpunimin e kategorisë së këtyre njerëzve duke përshkruar të keqën e nazizmit dhe të komunizmit, në periudhën e jetës dhe veprimtarisë së saj: “Subjekti ideal i sundimit totalitar nuk është nazisti i bindur ose komunisti i bindur, por njerëzit për të cilët dallimi midis faktit dhe trillimit, dhe dallimi midis të vërtetës dhe gënjeshtrës, nuk ekzistojnë më.” (Hanah Arendt, Origjinat e Totalitarizmit). Më habit tepër fakti se pse përfaqësuesit ndërkombëtarë në Tiranë nuk reagojnë ndaj këtyre dukurive dhe prirjeje, por edhe deklaratave publike, pro-komuniste të autoriteteve më të larta të Shqipërisë, një vend që gjithnjë pretendon se dëshiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Të nderuar ambasadorë, duhet të jeni të sinqertë me shqiptarët: me Enver Hoxhën dhe me nostalgji për komunizëm, sidomos të atij të llojit enverist, nuk shkohet në Evropë! Ambasadori i nderuar i Gjermanisë në Tiranë, z. Peter Zingraf, paralajmëroi nga Shkodra se, “Shqipëria ka shumë për të bërë…”. Një ndër ato kushte që duhej të plotësonte Shqipëria është përballimi i saj - i udhëhequr, zyrtarisht, nga qeveria dhe entet shtetërore, përfshirë Parlamentin – me të kaluarën e saj komuniste dhe me krimet e regjimit të Enver Hoxhës. Është kjo një kërkesë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në përputhje të plotë dhe të domosdoshme me vendimet që kanë marrë vite më parë, shumë prej vendeve të tjera anëtare të Bashkimit Evropian dhe në NATO, përfshirë Gjermaninë e cila është shembull i përballjes së saj me nazizmin dhe me komunizmin. Thuhet se diplomatët ndërkombëtarë të Perëndimit në Tiranë nuk reagojnë ndaj këtyre dukurive në Shqipëri, sepse janë të interesuar më shumë në stabilitetin e vendit se sa në zhvillimin e një demokracie të vërtetë. Hanah Arendt do të këshillonte se edhe, “Hitleri e Stalini i mbajtën premtimet për stabilitet për të fshehur qëllimin e tyre të vërtetë, për të krijuar një gjëndje paqëndrueshmërie të përhershme.” Tashmë 30 vjet ju flisni dhe shpenzoni fonde për vendosjen e drejtësisë në atë vend. Për çfarë drejtësie e kini fjalën, kur Kryeministri i vendit marshon para kamerave të televizionit me kollare kuqezi me yll të kuq në qafë, simboli i regjimit më të pa drejtë e kriminel komunist në Evropë. Të nderuar diplomatë perëndimorë! Nëqoftëse vazhdoni me heshtjen tuaj ndaj këtyre dukurive pro-komuniste në Shqipëri - ndaj këtyre prirjeve nostalgjike komuniste të autoriteteve shqiptare – atëherë ju ia keni arritur qëllimit drejt krijimit të një paqëndrueshmërie politike të përhershme në Shqipëri dhe jo objektivit të përfolur për forcimin e një demokracie perëndimore, ashtu siç e gëzoni ju në vendet tuaja. Me ndihmën tuaj, të na rrojë, jo vetëm i ashtuquajturi “stabilitet” por dhe përjetësimi i frymës komuniste në Shqipëri! Ju lumtë! Efkaristo dhe ejvalla, u qoftë të gjithëve! E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Kur jemi vetvetja dhe nuk tjetërsohemi
Imazhin ta krijojmë me zotësi dhe jo me dinakëri Ne si qenie njerëzore duhet të veprojmë fuqishëm që të krijojmë një emër sa më të mirë në mesin e shoqërisë njerëzore, me punë dhe veprime të ndershme. Jo me gënjeshtra, devijime e manipulime të ndryshme, të mos i nënshtrohemi me servilizëm dhe të mos bëhemi padronë vetëm se mund të na ofrojnë një privilegj të vogël dhe për një kohë të shkurtër, por të jemi njerëz që falë djersës, mundit dhe përkushtimit, të gëzojmë simpati, admirim e respekt, dhe jo të lejojmë që dikush të na nëpërkëmbë, të na etiketojë si të tillë apo të atillë e të na bëjë që t’i ulim sytë për veprimet tona të kryera gjatë punës sonë në shoqëri
mirë dhe e keqe për një individ. Dhe kur ai të dijë që të bëjë këtë vlerësim, padyshim që më pas, gjatë shkollimit të mëvonshëm dhe në vitet në Toni Ujkaj vazhdim, do të priret që të thithë ato virtytet më të mira morale, njerëzore e intelektuale për të lënë gjurmë dhe për të bërë emër në një fushë të cakSecili individ ka egon e vet. Ai ka em- tuar. rin, gjuhën dhe disa identitete, mes Për ta realizuar këtë objektiv, sigurtë cilëve identitetin kulturor, fetar e isht se ata do të duhet të impenjokombëtar. Secili njeri ka veçoritë dhe hen në këtë drejtim, të krijojnë egon virtytet e veta morale dhe njerëzore e tyre, me synime të qarta, të patë ndryshme, sepse asnjëri nuk mund thyeshme dhe të palëkundshme, të të jetë i njëjtë me tjetrin, as për nga painfluencuera nga dikush tjetër që fiziku, as për nga fizionomia, as për ndoshta pretendon që në rrugën e Tij nga mendimet, qëndrimet, arsimimi, të ndikojë negativisht dhe në disfavor etj. Pra, kemi dallime, dhe pikërisht të objektivave të Tij. këto dallime e bëjnë diversitetin. Por, Kemi shumë personalitete të fushave për të pasur një identitet të qëndrue- të ndryshme jetësore të cilët japin shëm sigurisht që nevojitet që njeriu çdo ditë kontribut të pazavendësueshëm në lëminë e tyre ku ata janë ta ketë edhe integritetin personal. Por, derisa njeriu është në një moshë kualifikuar, duke dhënë këshilla, rekodelikate dhe mëson se si duhet që mandime e kritika, ku shprehin qarnesër të sillet në jetën e përditshme, tazi egon e tyre, tregojnë se janë si ai në radhë të parë do të përpiqet që të tillë, të palëkundur, të pathyeshëm të gjykojë mbi atë se çfarë është e në parime të tyre, dhe kjo është për
16
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
t’u vlerësuar. Nga ana tjetër, kemi edhe individë të tillë të cilët për fat të keq, edhe pse në dukje të parë mund të lënë përshtypje të mirë se ata janë vërtetë njerëz me virtytet më të larta që mund ta personifikojnë një njeri, por të njëjtit, ndoshta pa kaluar shumë kohë, mund të mos jetë ata që ne i njihnim deri atëherë, ose më saktë, ata që ne na shtireshin se ishin në të vërtetë. Dhe nisur nga kjo dukuri, ne kemi parë dhe shohim çdo ditë individë të cilët shumë shpejt tjetërsohen. Nuk dinë më se çfarë janë dhe kush janë, se cila është origjina e tyre, identiteti i tyre apo gjuha e tyre, dhe kështu ata e humbasin busullën e tyre të orientimit. Duke qenë si të tillë ata nuk mund të karakterizohen më nga virtyte të cilat duhet t’i ketë një njeri i mirëformuar, por do të bëhen dhe do të bien nën ndikimet e interesave të ndryshme, si servil apo ushtarë të dikujt tjetër, dhe kështu ata nuk zotërojnë më me egon e tyre, pasi me timonin e drejtimit të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
tyre do të udhëheqë dikush tjetër dhe jo ata. Në këtë kontekst, ne si qenie njerëzore duhet të veprojmë fuqishëm që të krijojmë një emër sa më të mirë në mesin e shoqërisë njerëzore, me punë dhe veprime të ndershme. Jo me gënjeshtra, devijime e manipulime të ndryshme, të
mos i nënshtrohemi me servilizëm dhe të mos bëhemi padronë vetëm se mund të na ofrojnë një privilegj të vogël dhe për një kohë të shkurtër, por të jemi njerëz që falë djersës, mundit dhe përkushtimit, të gëzojmë simpati, admirim e respekt, dhe jo të lejojmë që dikush të na nëpërkëmbë, të na etiketojë si të tillë apo të atillë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e që të na bëjë që t’i ulim sytë për veprimet tona të kryera gjatë punës sonë në shoqëri. Vetëm duke qenë vetëvetja, me integritetin tonë, ndershmërinë dhe vlerat tona morale dhe njerëzore do të admirohemi nga të gjithë, e posaçërisht nga ata që dinë të bëjnë dallimin midis vlerave dhe antivlerave. E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
17
KULTURË
Dosja: Krimet e komunizmit
Vrasja e Atë Zef-Leona vepër kriminale e pus (Me rastin e 75-vjetorit të vrasjes, 1945-2020)
Nail Draga
Ndër personalitetet e nderuara të krahinës së Krajës së Shkodrës bën pjesë edhe At Zef-Leonard Tagaj, teolog, poliglot dhe humanist i dalluar në kohën e tij, i cili u ekzekutua nga pushteti i komunistëve kur ishte në detyrën e meshtarit në famullinë e Traboinit në Malësi më 19.2.1945. Ai u lind në Ljare në vitin 1910, në një familje fisnike e njohur më virtyte tradicionale të popullit tonë. Pas shkollimit fillor, ka vijuar shkollimin në Kolegjin Françeskan në Napoli të Italisë (1926-1928). Ishte pikërisht viti 1928, kur ka veshur zhgunin për të parën herë e të cilin e mbajti deri në vitin 1945, kur ekzekutohet nga pushteti i komunistëve. Në vitin 1929 ka studiuar filozofinë në Nocera, ndërsa në vitin 1936 shugurohet meshtar. Përveç diplomës së filozofisë e teologjisë, ai mori diplomë edhe në infermieri dhe kirurgji misionare. Me këto aftësi kthehet në vendlindje, ku pasi caktohet më detyrë fillon punën si famullitar në famullinë e Traboinit më 25 gusht 1937. Në këtë famulli u vendos me nënën e tij dhe dy mbesat nga vëllau (Maria e Roza), ku u pritën me dashamirësi nga popullsia vendase. Ardhja e tij në këtë famulli ishte ngjarje e veçantë, sepse dinte gjuhën, historinë, traditat dhe kulturën e tyre, ngase para tij këtu kanë qenë famullitar dy kroatë. Harmonia e krijuar me popullatën e Traboinit bëri që ai këtu të ndihej si në shtëpinë e vet, që është dëshmuar nga shumë dëshmitarë të kohës. Në mjedisin e ri ku jetoi e veproi Patër Zefi kemi të bëjmë me një zonë kufit-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
are ku nuk ishte lehtë të përballoheshin rrethanat shoqërore, ngase ishte kohë lufte, por ai ka ditur t’i menaxhojë në saje të zgjuarsisë dhe parimeve si misionar i devotshëm. Ishte koha e Luftës së Dytë Botërore, e cila edhe në këtë mjedis ka pasur keqperdorime e manipulime politike, por ai ishte i denjë në qëndrimin e guximin e tij me mision mbrojtjën dhe ruajtjen e popullit, ku pati sukses të plotë. Ishte në favor të ruajtjes së paqës dhe marrëdhënieve të mira mes njerëzve dhe krahinave përreth. Por, veprimtaria e tillë dhe autoriteti popullor ishte pengesë e qarqeve antishqiptare, që u dëshmua me rastin e ardhjes në pushtet të komunistëve nga fundi i vitit 1944. Ishte koha e ideologjisë komuniste dhe e bashkëpunimit jugosllavo-shqiptar që ishte fatale për popullin shqiptar, që u dëshmua në praktikë, ndaj të gjithë atyre që trajtoheshin si armiq apo kundërshtar të sistemit të ri.
U flijua për të shpëtuar popullin
Më datën 19 shkurt 1945, shtëpia ku banonte At Zefi rrethohet nga pjesëtarët e Ushtrisë Jugosllave, që udhëhiqej nga Bajo Stankoviqi. Në këtë moment ndihmësi i fratit Frano Mirashi, deshti të përdorë armën dhe të vrasë dy epror përgjegjës për të mos e dorëzuar për të gjallë fratin. Por, ishte frati largpamës që nuk e lejoi një veprim të tillë, sepse e dinte se ky do të ishte shkas që ata të hakmerren duke vrarë e masakruar popullsinë e Hotit. Ndonëse frati ishte paralajmëruar më heret se mund ta vrasin komunistët, ai ishte i bindur se nuk do të ndodhë diçka e tillë, sepse nuk i kishte bërë asgjë askujt. Por, ishte e kotë se ata e kishin planifikuar ta likuidonin, ku më pas e marrin fratin dhe e drejtojnë jo nga Tuzi, por në një drejtim tjetër, të vendi i quajtur Lugje të Thella, ku e pushkatojnë së bashku me Vasel Marashin Camaj. Përveç se u pushkatua,
sipas dëshmitarëve okular ai u plaçkit, ku vrasësit ia morën rrobat e trupit duke u lënë aty në ambient të hapur dy ditë.
Pushteti jugosllav masakron shqiptarët në Malësi
Duke njohur dhe përjetuar rrethanat shoqërore të kohës, frati e kishte të qartë se komunistët do të bëjnë çmos për të treguar pushtetin e tyre të ri, e sidomos kundër popullsisë shqiptare në Malësi. Dhe ishin pikërisht personat e veçantë që ishin në shënjestër të tyre, ku përveç fratit kishte edhe të tjerë që këtë pushtet e vlerësonin si të imponuar e jo të zgjedhur nga populli. Por, kur nuk gjetën arsye për të masakruar popullsinë në Hot, atëherë vazhduan në Grudë. Atje vranë Gjekë Çunin dhe maltretuan disa të tjerë .Por, këtu nuk u ndalën më kaq, sepse vranë edhe Zef Miliqin Lulgjuraj, kumarën e tij Losh Gjokun e Hotit dhe tre bijtë e Prekë Tomës Lulgjuraj: Lucën, Dodën dhe Gjergjin, si dhe Kolë Gjelin nga Trieshi. Po atë ditë që u vra At Zefi, nga Ushtria Jugosllve u pushkatua edhe Pjetër Zeku Camaj nga fshati Spi. Ishin këto vrasje nga ana e pushtetit që po instalohej kundër shqiptarëve e Malësisë, duke dëshmuar moralin e tyre kriminal me urrejtje patologjike ndaj popullit shqiptar që vazhdoi me burgosje e vrasje edhe në vitet në vijim. Nuk ka dilemë se po të kishte pasur rezistencë të armatosur nga ana e popullit kundër Ushtrisë Jugosllave, në atë kohë pa dyshim se popullsia vendase do të ishte masakruar në përmasa të mëdha, sikurse frati dhe këta burra të tjerë. Qëllimi i pushtetit të ri komunist, ishte vendosja e dhunës, më qellim për të eliminuar të gjithë ata të cilët nuk janë mbështetës të tyre, apo kanë autoritet në mjedisin përkatës dhe ndikim në popull. Për malësorët në Malësi të Madhe,
KULTURË
ard Tagaj, shtetit jugosllav krimet e sllavëve nuk janë të panjohura, sepse ata ndonëse tash nën rrobat e pushtetit komunist, vazhduan masakrat e mëhershme që janë bërë nga paraardhësit e tyre sikurse ishte ajo e 24.12.1919, kur u likuiduan 74 hotjan në Drume, pasi i kishin marrë peng nga Kisha e Traboinit në Hot.
Pse e vranë Atë Zefin?
Një ndër dilemat që ende edhe sot ka mbetur e pashpjeguar lidhet me shkakun e eliminimit të At Zef-Leonard Tagaj. Por, në rrethana të tilla në ndryshim të pushteteve, jo rrallëherë janë eliminuar të pafajshmit, të cilët kanë qenë pengesë imagjinare për pushtetin e kohës. Deri më tash nuk ka asnjë të dhënë zyrtare në këtë aspekt, sepse vrasësit nuk kanë dashur të lëjnë gjurmë të dokumentura, andaj ekzistojnë vetëm të dhëna të besueshme nga qytetarët e Hotit e tërë Malësisë për meshtarin e famullisë së Traboinit. Ka ekzistuar vlerësimi unanim se At Zef-Leonard Tagaj ka qenë meshtar i nderuar, më autoritet popullor, me qëndrime e parime kombëtare, njeri i rrallë i kompletuar me virtyte njerëzore dhe së është vrarë tërësisht i pafajshëm. Ishin pikërisht këto vlera njerëzore që ishin pengesë për pushtetin e ri komunist, andaj vendosën për ta eliminuar pa proces gjyqësor, për të përhapur frikë e pasiguri te populli i Malësisë.
Humbën gjurmët në bibliotekën e famullisë
At Zef-Leonard Tagaj ishte zotërues i gjuhëve klasike e moderne si dhe i retorikës. Ai ishte në rrjedhat intelektuale të kohës, shkonte shpesh në Shkodër, ku kishte kontakte me personalitete të nderuara, dhe atje merrte botimet e reja nga lëmi i teologjisë por edhe i kulturës. Bëhet më dije se duke qenë studiues i teologjisë e filozofisë është marrë edhe me shkrime. Por, mjerisht, armiqt e tij nuk kanë lënë asgjë prej shkrimeve të tij, duke zhdukur gjurmët në bibliotekën e
famullisë së Hotit (1937-1945). Dhe një veprim i tillë të përkujton kohën e fashizmit, kur digjeshin librat dhe vriteshin autorët e tyre, të cilësuar si të rrezikshëm për pushtetin e kohës.
Nderohet jeta e veprimtaria e tij
Më rastin e 70-vjetorit të vrasjës së At Zef-Leonard Tagaj ,më 19.2.2015, në organizim të Misionit françeskan në Malësi dhe famullisë së Traboinit, udhëhequr nga Patër Fran Dushaj, realizuan shtegtimin për të vendi i vrasjes së tij. Ishte ky fillimi i angazhimeve për të shënuar në mënyrë dinjitoze personalitetin e ndëruar, fratin e Traboinit në këtë vit jubilar të vrasjës së tij. Më pas u inicua procesi i zhvarrimit të mbetjeve mortore nga varri ekzistues pranë kishës, duke i vendosur në hapësirën brenda Kishës së Traboinit, me 21 gusht 2015. Ndërsa më rastin e këtij përvjetori me 30 gusht 2015, Misioni françeskan në Malësi, Famullia e Trabonit dhe Arqipeshkvia e Tivarit organizuan veprimtari përkujtimore ku para qytetarëve të pranishëm u bë zbulimi i shtatorës së At Zef-Leonard Tagaj punuar nga skulptori shkodran Pjerin Kolnikaj si dhe u bë bekimi i varrit të tij në lterin e Kishës së Trabonit. Po ashtu Patër Fran Dushaj, famullitar i Traboinit, ka botuar tre vëllime kushtuar jetës dhe veprimtarisë së të ndjerit At Zef-Leonard Tagaj, duke i ofruar opinionit botime me vlerë profesionale, për shqiptarët jo vetëm në Malësi por në tërë hapësirën etno-gjeografike shqiptare. Me këto veprime nderimi ndaj figurës dhe veprimtarisë teologjike e shoqërore të At Zefit, dëshmohet se ai nuk është harruar dhe do të nderohet vazhdimisht te populli shqiptar me pietet ashtu siç ishte ai me veprimtarinë e tij.
Përfundim
Ndonëse janë bërë përpjekje që në lidhje me ngjarjet e ndodhura pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore në hapësirën etno-gjeografike shqiptare në përgjithësi e në ato shqiptare në Mal
Atë Zef-Leonard Tagaj (1910-1945)
të Zi, ende deri sot nuk janë hulumtuar me seriozitetin shoqëror e atë shkencor. Nëse në monizëm një përpjekje e tillë ishte e rrezikshme dhe me pasoja, në pluralizëm ekzistojnë mundësi praktike në këtë drejtim. Shqiptarët në Malësi të Madhe janë ekzemplar i veçantë në këtë aspekt, sepse ata u përndjekën, burgosën, internuan e u vranë nga pushteti i ri komunist, për qëllime të tyre ideologjike. Por me këtë rast duhet thënë se popullsia shqiptare e Malësisë në kuadër të Malit të Zi ishte në mes dy zjarreve (Mali i Zi dhe Shqipëria) sepse pushteti i instaluar komunist nga viti 1944 e më pas, në shënjestër kishte personat me autoritetet dhe familjet me ndikim shoqëror. Kemi të bëjmë me plane djallëzore të komunistëve për të eliminuar kundërshtarët apo siç kanë cilësuar ata, armiqtë e pushtetit popullor. Në këtë kategori të personave bënte pjesë edhe djali i Shestanit e frati i Hotit, At Zef-Leonard Tagaj. Me qëndrimin dhe parimet e tij teologjike e shoqërore ai ishte i papërshtatshëm për pushtetin e ri. Si i tillë ai ishte pengesë në realizimin e objektivave të tyre kundër shqiptarëve në Malësi, përkatësisht në Mal të Zi. Ai u pushkatua pa gjyq nga kriminelët e kohës nga njësitet ndëshkuese të ish-Armatës Jugosllave. Dhe ky nuk ishte i vetmi, sepse kriminelët vranë edhe malësorë të tjerë, duke dëshmuar se e ardhmja e shqiptarëve në Malësi do të jetë e pa perspektivë dhe luftë për mbijetesë në trojet e tyre autoktone. Lë të jetë ky përvjetor një nxitje për të hulumtuar e shpalosur para opinionit të gjërë martirizimin e shumë shqiptarëve në Mal të Zi të cilët u eliminuan në forma të ndryshme nga pushteti monist nga viti 1944-1990, sepse kemi të bëjmë me dosjen e krimeve të komunizmit kundër popullsisë shqiptare. Dhe në fund e them se është obligim moral, profesional e kombëtar i yni që të punojmë sa më parë në këtë drejtim, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët! E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
19
KULTURË
Mjeshtri i vetmisë – Omer Kaleshi! Bajram Sefaj
“...Duket sikurse ai (Kaleshi) ecën si i verbër midis rekuizitës shekullore të përfytyruar prej poetëve e piktorëve, që nga Gete (Geothe), Bajron (Byron) e deri te Delakrua (Delac-roix, me një padurim për të mbërritur në themelin e gjërave, atje ku është baza, shtresa tektonike që nuk lëviz...” Në qoftë se nga teksti (frëngjisht e turqisht) i librit monografik të artit “Omer Kaleshi”, që për autor ka shkrimtarin e njohur shqiptar, Ismail Kadare, nuk mësohet edhe aq shumë mbi mjeshtërinë artistike të këtij piktori me prejardhje shqiptare, kur “emrit të tij turk Omer, i mungon vetëm H-ja, për t’u bërë i njëjtë me emrin e poetit të madhe grek, atëherë, lirisht mund të thuhet se, mbi jetën e tij mëson gjëra fantastike. “Një zjarr i rënë në hambarët dhe stallën ngjitur me shtëpinë e tij, kujtim shqetësues i fëmijërisë, i ka lënë mbresë të thellë. Ishte një zjarr kriminal, i vënë për arsye urrejtjeje dhe hakmarrjeje, ndaj i është dukur dhe më i tmerrshëm. Dele dhe buaj digjeshin. Më vonë, kur urrejtja të bëhej edhe më e fortë, do të digjeshin njerëz”, thotë ndër të tjera Kadare, kurse piktori Omer, i qetë e zë-paktë, shton: “ Ka vjet që punoj në këtë dramë”, për të ardhur deri “...në atë të bardhë, të ftohtë anash, atë dëborë, atë brymë frigoriferike, ato na kujtuan morgun e
20
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
KULTURË madh të Prishtinës, ku hetuesit e TPIsë plotësojnë dosjet e tyre në vitin e egër 1999”. Omer Kaleshi, piktor turk, me origjinë shqiptare, ka vjet mbase decenie që jeton e krijon në Paris, ku pos veprës kolosale artistike, krijon edhe vetminë, madje më të madhe dhe më të qetë seç është ajo e Ludvig van Betovenit të shurdhër. Kaleshi , përnjëmend, është mjeshtër i vetmisë. Me këtë pohim pajtohet gjithsecili që ka pasur rastin ta vizitojë atelienë e tij dhe të rrijë e të bisedojë me të. Ndonëse ka në tokën e shqetësuar të gadishullit më aventurier të Evropës, Omer Kaleshi është njeri i shquar për butë-
si dhe tolerancë. Por, le të lexojmë bashkë një pjesë të tekstit të kapitullit të pestë të librit ku Kadare, me mjeshtërinë dhe zhdërvjelltësinë e tij tashmë të njohur dhe të pranuar nga të gjithë, hedh ditën më të fortë në një pjesë të mirë të rrugës jetësore të këtij piktori të mirënjohur. “Katundi Serbicë në Maqedoni është një ndër më të largëtit e më të paarritshmit për udhëtarin. Omeri i vogël, që kishte lindur në këtë humbëtirë, shumë herët e kuptoi përse gjyshi i tij, i ardhur nga malet veriore të Shqipërisë, kishte zgjedhur për vendvendosje në këtë skutë të mënjanuar. Një rënie në gjak e kishte detyruar.
Qysh në atë kohë, emri i Shqipërisë, malet me mjegull të së cilës dalloheshin nga rrafshulëta maqedonase, lidhej me një kërcënim... Ishte viti 1955. Një vit më pas, familja e tij, ashtu si mijëra familje të tjera, mërguan në Turqi. Ishte koha e egër e terrorit të serbomadhit Rankoviq. Jugosllavia dëbonte nga trualli i vet një pjesë të kombësive josllave. Shenjat e para të spastrimit etnik dukeshin në horizont... Në Ankara, Omeri punoi si elektricist. Ëndrra e tij për të shkuar në Stamboll në Akademinë e Arteve të Bukura, u realizua më në fund. Më 1962 bashkë me dy studentë të tjerë vendosën “të eksplorojnë botën”. E fillon nga Turqia. Për pesë muaj i bien anekënd me autostop. Shikojnë katunde, qytete, pazare, dervishë, barinj, karvanë, saraje, tyrbe otomane, uzina, varre bidonvile. Vizitojnë rrethojat e Trojës, Bergamon, Hefesin, gjithçka. Pas këtij shtegtimi, vëllai i tij, Hasan Kaleshi, profesor në Hamburg e në Prishtinë të Kosovës, ku edhe vdiq, e ndihmoi të marrë vizë për të dalë në botë. Më 1963 udhëton nëpër Itali dhe Francë. Më 1964 në Vjenë, Gjermani, Angli e Holandë. Më pas viziton Madridin e Toledon. Muzetë dhe galeritë janë magjepsëse kudo, por atë e tërheq sidomos Parisi. Kthehet në Paris dhe punon si lyerës ndërtesash. Një aristokrat shqiptar, një zotni i madh i kulturës evropiane e otomane, Abedin Dino, e ndihmon, ashtu siç kishte ndihmuar dhjetëra bashkëkombës të tij, të merrte letrat. Ca kohë lan qelqet në Drugstoren e Shamp Elize (Champs Elyseese). Një ditë aty gjithashtu ra zjarri...”. Mbase, duke pasur parasysh këtë biografi dramatike, ndjekur krejt me flakë e zjarr, edhe mund të kuptohet pse Omer Kaleshi, fill pas rinisë së tij të hershme, është ngujuar në kështjellën e vetmisë, për t’u bërë mjeshtër i saj. Ky piktor i vyer dhe i afirmuar, tash i shtyrë në moshë, me përjashtim të rasteve të rralla, kur në dyert e banesës atelie pret dikë, pjesën tjetër të jetës e bën midis figurave të tij, që, kryesisht, pra, janë barinj ose dervishë. “Këta njerëz, këto koka janë banorë të Anadollit, po aq sa të luginave ballkanase, ata janë turq, shqiptarë, maqedonas, epirotë, hebrenj, trojanë, babilonas, pellazgë”, që edhe përbejnë plejadën e modeleve të tij më të shpeshta. E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
21
KULTURË
Në Shkollën për Arsim Fillor të Muzikës në Ulqin hapet programi mësimor për balet
“Dhuratë” e bukur për 25-vjetorin e shkollës Krahas Shkollës Artistike për Muzikë dhe Balet “Vasa Paviq” në Podgoricë, të njohur për traditën e saj, Shkolla e Muzikës në Ulqin është institucioni i dytë publik mësimor në Malin e Zi ku nxënësit kanë mundësi të arsimohen për balet. Kjo përbën një vlerësim dhe mirënjohje për punën e kësaj shkolle ndër vite, që vjen si një “dhuratë” e bukur në 25-vjetorin e saj
22
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Ulqin – Ministria e Arsimit e Malit të Zi ka aprovuar kërkesën e Shkollës për Arsim Fillor të Muzikës në Ulqin për organizimin e programit për arsimimin dhe edukimin fillor të baletit në këtë shkollë, duke filluar nga viti shkollor 2020/2021. Ajo po ashtu i ka dhënë licencën kësaj shkolle për realizimin e programit mësimor të arsimit dhe edukimit fillor të baletit. Shkolla e Muzikës në Ulqin ka kërkuar në korrik të vitit 2018 nga Ministria e Arsimit pajisjen me licencë për realizimin e programit mësimor të arsimit dhe edukimit fillor të baletit. Ajo e ka arsyetuar këtë me nevojën dhe interesimin e prindërve dhe nxënësve në qytetin e Ulqinit për fillimin e arsimit fillor në fushën e baletit dhe nevojën e organizimit më efikas të procesit mësimor në këtë shkollë. Një komision i ngritur nga Ministria e Arsimit ka konstatuar se Shkolla për Arsim Fillor të Muzikës në Ulqin i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara për organizimin e programit të ri mësimor për balet. Shkolla e Muzikës në Ulqin është hapur në vitin shkollor 1995/1996 si paralele e Shkollës për Arsim Fillor të Muzikës “Petar II Petroviq Njegosh” në Tivar, për të fituar në vitin shkollor 2000/2001 statusin e institucionit publik të pavarur për arsimimin fillor të muzikës. Krahas Shkollës Artistike për Muzikë dhe Balet “Vasa Paviq” në Podgoricë, të njohur për traditën e saj, Shkolla e Muzikës në Ulqin është institucioni i dytë publik mësimor në Malin e Zi ku nxënësit kanë mundësi të arsimohen për balet. Kjo përbën një vlerësim dhe mirënjohje për punën e kësaj shkolle ndër vite, që vjen si një “dhuratë” e bukur në i. k. 25-vjetorin e saj.
FOTOGRAFIA E JAVËS
ADELLA NIKAJ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
23
FOKUS
Covid-19 dhe masat shtrënguese
Dimër i vështirë eko Ajo që pësoi më së shumti nga pandemia është dega kryesore e ekonomisë së Ulqinit - turizmi, nga i cili jetojnë afro 90 për qind e qytetarëve. Edhe pse nuk janë bërë analizat përfundimtare të sezonit të sivjetshëm turistik, tashmë është e sigurt që humbjet do të jenë mbi 90 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Ekspertët ekonomikë pohojnë se do të nevojiten shumë vite të rimëkëmbet. Dështimi i sezonit turistik mund të krahasohet me katastrofën elementare natyrore e cila goditi rëndë Ulqinin më 15 prill 1979, kur shumica e objekteve hotelierike u shembën
Gjekë Gjonaj
Komuniteti i biznesit në Ulqin është në këmbë të qelqta që nga muaji mars kur u shfaq pandemia e Covid-19. Ky virus po shkatërron ekonominë e Ulqinit. Po varfëron qytetarët dhe po rrezikon falimentimin e biznesit të vogël dhe të mesëm. Pandemia i dha goditje të fortë të gjitha degëve ekonomike. Por ajo që pësoi më rëndë është dega kryesore e ekonomisë së Ulqinit - turizmi, nga i cili jetojnë afro 90 përqind e qytetarëve. Edhe pse nuk janë bërë analizat përfundimtare të sezonit të sivjetshëm turistik tashmë është e sigurt që humbjet do të jenë mbi 90 përqind në krahasim me vitin e kaluar. Ekspertët ekonomik pohojnë se do të nevojiten shumë vite të rimëkëmbet. Dështimi i sezonit turistik mund të krahasohet me katasrofën elementare natyrore e cila goditi rëndë Ulqinin më 15 prill 1979, kur shumica e objekteve hotelierike u shembën. Pasojat e krizës së thellë ekonomike veç janë të pranishme. Mjaft punëtorë sezonalë në sektorin e turizmit mbetën pa paga. Numër i madh
24
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
FOKUS
onomik për Ulqinin i qytetarëve që merren me strehim privat kësaj verë kanë mbetur pa të ardhura. Disa as që i kanë hapur fare dyert e apartamenteve të tyre, sepse të hapura dhe të zbrazëta sjellin vetëm shpenzime. Të gjithë punonjësit turistikë janë të mendimit se sezoni veror turistik ka pësuar kolaps të plotë. Domethënë pandemia e virusit korona ka paralizuar turizmin. Masat e deritashme të Qeverisë ishin të mirëpritura, mirëpo
“
Rreziqet dhe efektet negative në ekonominë e Ulqinit sa vijnë e shtohen nga kohëzgjatja e situatës së virusit. Mbyllja e para pak ditëve të kafeneve dhe restoranteve për shkak të shtimit drastik të të infektuarve në këtë qytet ka ngjallur pesimizëm shtesë. Afaristët ulqinakë kanë frikë për ekzistencën dhe askush prej tyre nuk është i gatshëm për çfarëdo lloj investimi. Sfida më e madhe e këtij dimri është që ata të ruajnë fuqinë punëtore. E kjo do të jetë shumë e vështirë nëse Qeveria nuk merr masa konkrete për shpëtimin e ekonomisë të pamjaftueshme për përballimin e krizës. Sipërmarrësit e vegjël vuajnë mungesën e mbështetjes së duhur financiare nga Qeveria gjatë pandemisë për të tejkaluar krizën ekonomike. Faturat e larta të energjisë dhe të ujit, tatimet dhe taksat lokale po i detyrojnë bizneset e vogla të ulin prodhimet dhe të shtojnë numrin e të papunëve. Rreziqet dhe efektet negative në ekonominë e Ulqinit sa vijnë e shtohen nga kohëzgjatja e situatës së virusit. Mbyllja e para pak ditëve të kafeneve dhe restoranteve për shkak të shtimit drastik të të infektuarve në këtë qytet ka ngjallur pesimizëm shtesë. Afaristët ulqinakë kanë frikë për ekzistencën dhe askush prej tyre nuk është i gatshëm për çfarëdo lloj investimi. Sfida më e madhe e këtij dimri është që ata të ruajnë fuqinë punëtore. E kjo do të jetë shumë e vështirë nëse Qeveria nuk merr masa konkrete për shpëtimin e ekonomisë. Fitorja ndaj Covid-19 nuk është afër, siç parashikojnë mjekët epidemiologë dhe infektologë. Deri atëherë, pohojnë afaristët, masat për t’u zbutur humbjet ekonomike duhet të jenë më të mëdha dhe të menjëhershme. Në rast të vazhdimit të shkatërrimit ekonomik për shkak të masave në kuadër të luftës kundër koronavirusit, kjo mund të shkaktojë një dimër kurrë më të vështirë për ekonominë ulqinake. E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
25
HISTORI
Nazif Shabani
Hysni Shabani
Nga tradita jonë
Katër bre Gani Karamanaga Para disa ditësh mendova se nuk kam shkruar për familjen e njohur detare Shabani nga Kalaja. Vendosa që të takohem me Nazif Shabanin. U takuam në kafenenë “Cruiser” në Ranë. Nazifi më tha: “Kam ba çudi si nuk ke shkrue për familjen tonë”. “Kemi qenë të një mendimi”, ishte përgjigjja ime.
Në dokumentin e Bashkësisë Islame të Ulqinit, të vitit 1921, në mesin e banorëve të Kalasë së asaj kohe përmendet edhe Ahmet Shabani, si vëllai më i madh. Riza Shabani i parë ka pasur katër barka: “Rumija“, “Dva brata” (“Dy vëllezër”), “Kakarel“ dhe “Fati im“. Ka vdekur në Shkodër, më 1943. Pas vitit 1945 i ka mbetur vetëm barka “Fati im“, me të cilën kanë punuar, por ia kanë konfiskuar (nacionalizuar), më 1947, në Durrës.
Brezi i parë
Brezi i dytë
I pari i familjes Shabani ka qenë Hasani. Djemtë e tij, Ahmeti (nuk ka pasur fëmijë) dhe Rizaja.
26
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Hysni (Riza) Shabani (1910-1975) kthehet me familje në Ulqin, në vitin 1948.
Në shtëpinë e tyre kanë jetuar dy familje: familja Zyberi dhe Mano Truma. Familja Zyberi e liroi shtëpinë e tyre, ku ata jetuan deri në vitet e shtatëdhjeta kur ndërtuan shtëpinë e re në lagjen Meterizi. Hysni (Riza) Shabani ka qenë kapedan në anijet që kanë lundruar nëpër Detin Adriatik. Më kujtohet si një ndër detarët më të mirë të brezit të tij. Ka punuar në anijet - barkat prej hekuri (Petrovac, Lesendro, Prçanj, Risan), si edhe në anijen “Hrvat” dhe “Sutomore“. Gjithmonë ishte i veshur me elegancë, kapedan me dituri dhe autoritet. Anija “Sutomore” ka qenë më përpara anije luftarake. Bashin dhe kiçin i
HISTORI
Anija ‘Sutomore‘
Anija ‘Fati im‘
eza detarësh ka pasur të rrafshta. Kapedan ka qenë Hysni Shabani, oficer i parë Ali Sula, motorist Basri Karamanaga, ndihmës i motoristit Raif Truma. Ishte barkë druri dhe ka transportuar mallra deri në 25 vagonë.
Brezi i tretë
Nazif Hysni Shabani (1941) i takon detarëve të shkolluar në shkollat e larta. Ka përfunduar Fakultetin e Detarisë, dega e Inxhinierisë Detare, në vitin 1970, në Dubrovnik. Dhjetë vitet e para ka lundruar së bashku me kapedanin e brezit të tij, Shaqir Xhelë Pekun. Pastaj fillon punën në kompanitë e huaja ndërkombëtare
detare. Ai thotë: “Katër herë I jam sjellë botës duke lundruar nëpër tërë detet dhe oqeanet”. Duke biseduar, Nazifi shprehet: “Kur flas për detin, më duket se tanë bota ishte e imja”. ... Ishim të ulur në kafenenë “Bojana“ në Ranë: Nazif Shabani, Gani Vogliqi dhe Asllan Bisha. Nazifi është bashkëbisedues i mirë dhe filloi: “Baba më ka çuar të mësoj në Dubrovnik. Në molin e Gruzhës ishte Cano Karamanaga, me barkën ‘Tarash’. Kjo ishte barkë e bukur prej katër vagonësh, e tipit ‘kaik’. Ato janë ndërtuar fillimisht në Piran (Slloveni).
Kapidan Cani ishte duke përgatitur misditën. Më luti të haja. ‘Shika djalë, kape librin, mëso se ke edhe pesë anëtarë familje në shtëpi. Duhet me ja hekë bukën prej goje për me të shkollue ty!’” Mandej vazhdonte: “O banu të jesh ose vdiq të mos jesh!”
Brezi i katërt
Riza Nazif Shabani (1966) vazhdon traditën e detarisë. Përfundoi fillimisht Shkollën e Mesme për Detari dhe pastaj edhe Fakultetin e Detarisë në Kotorr. Lundron nëpër detet dhe oqeanet me anije të mëdha tejoqeanike. E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
27
REPORTAZH
28
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
REPORTAZH
Duke përshkuar rrugën e fshatit tim
Vendlindja është një gjë e shtrenjtë Vendlindja është një gjë e shtrenjtë, ka një rëndësi të madhe pavarësisht vlerave të saj, për çdo njeri toka e lindjes është një flori i paçmuar
Shtjefën Ujkaj
Nostalgjia bëhet pjesë e jetës së njeriut pasi kalon një periudhë e caktuar kohore. Njerëzit krijojnë nostalgji për shumëçka. Është e bukur dhe pjesa kur studion jashtë vendit e herë pas here të bjen ndërmend periudha kur në “x” qytet, kalove një kohë të mirë. Sepse ashtu aty krijon shoqëri të re, një shoqëri që edhe pse ndoshta nuk zgjat më shumë se tre-katër vite, prapë se prapë krijon marrëdhënie të mira që të lënë mbresa në kujtesë. I gjithë ky udhëtim nëpër vende të ndryshme është i bukur, po ashtu edhe i paharruar, por diçka që asnjëherë nuk mund ta harrosh dhe përherë do të rikthehet në mendje është vendlindja, vendi ku fillon hapat e parë të jetës, pikënisja e një udhëtimi të gjatë. Vendlindja, në këtë rast, fshati im Poprati i Trieshit, ka pasur goxha
vështirësi dhe vazhdimisht kanë munguar kushtet që të bëhet funksional për jetesë. Teksa përshkoja rrugën e fshatit tim, mu kujtua çdo gjë që kur isha fëmijë. Mu kujtua edhe pjesa kur heret në mëngjes nisesha për në shkollë, të cilën e kisha gjashtë kilometra larg nga shtëpia, dhe gjithë këtë rrugë më duhej ta kaloja në këmbë. Kështu, këtë udhëtim e bëja çdo ditë, si kur ishte koha e mirë, po ashtu edhe kur koha ishte me shi, breshër apo me borë. Por jo vetëm unë, kështu bënin dhe bashkëmoshatarët e mi. Sot, duke përshkuar rrugicat e fshatit tim asgjë nuk kishte ndryshuar, çdo gjë më erdhi e freskët në mendje dhe mu kujtua fëmijëria, mu kujtua çdo gjë nga ajo kohë, si të mirat e po ashtu edhe të këqijat. Vendlindja është një gjë e shtrenjtë, ka një rëndësi të madhe pavarësisht
vlerave të saj, për çdo njeri toka e lindjes është një flori i paçmueshëm. Gjatë fëmijërisë sime nuk mund të them që ishin kushtet shumë të mira për jetesë, kishte shumë mangësi në atë vend e për fatin e keq mangësi ka edhe sot, duke filluar nga infrastruktura e shumëçka tjetër. Por këtu nuk janë fajtorë banorët e “ngratë”, por politikanët, ata të cilët mburrën për vendin por nuk punojnë asgjë për vtë e në shumë raste edhe i bëjnë dëm atij. Them kështu nga vet fakti se fshati Poprat është lënë pas dore dhe asgjë ska ndryshuar nga koha e fëmijërisë sime, fatkeqësisht mund të jetë bërë edhe më keq... Nostalgjia për këtë vend asnjëherë nuk do të ketë fund e po ashtu do të jem i gatshëm që të ngris zërin sa herë që kjo të jetë e nevojshme, sepse u rrita aty dhe do të jem aty për çdo rast. E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
29
KULTURË
Në Galerinë e Arteve “Velimir A. Lekoviq” në Tivar u hap ekspozita kolektive e pesë piktorëve ulqinakë
Reflekset e Mesdheut
“Para vetes kemi një poetikë të pazakonshme, e cila flet për një rrëfim unik të Mesdheut. Ajo që më gëzon është fakti se miqtë nga Ulqini në të njëjtën temë reagojnë në mënyra krejt të ndryshme. Secili prej këtyre pesë artistëve është një botë në vete dhe fsheh kodin sekret, të cilin duhet ta zbulojmë vetë, aq sa jemi të aftë të lexojmë poetikën e tyre”, ka theksuar kritiku i artit dr. Millun Llutovac, udhëheqës i Galerisë së Arteve “Velimir A. Lekoviq” Tivar – Në Galerinë e Arteve “Velimir A. Lekoviq” të Qendrës së Kulturës në Tivar, të hënën mbrëma u hap ekspozita kolektive e pesë piktorëve ulqinakë, me temë “Reflekset e Mesdheut”. Me punimet e tyre në këtë ekspozitë janë prezantuar piktorët Bilal Nikezi, Edin Kapllani, Mersiha R. Mavriq, Naser Hasa dhe Vahida H. Nimanbegu.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Ekspozitën e ka hapur udhëheqësi i Galerisë, kritiku i artit dr. Millun Llutovac. Ai ka thënë se nuk bëhet fjalë për një ekspozitë të çfarëdoshme, por para së gjithash për një takim midis dy qyteteve dhe dy poetikave të ndryshme mbi temën e njëjtë – që jetojmë në këtë bregdet dhe që përpiqemi t’i deshifrojmë ato gjurmë
që i kemi gjithandej përreth. “Është kënaqësi e madhe t’i hapësh dyert një qyteti, aq më tepër kur bëhet fjalë për qytetin që na vështron nga fqinjësia, siç do të thoshte një shoku im nga Ulqini – aq afër, por kaq larg”, ka thënë Llutovac. Ai ka thënë se ajo që është me rëndësi është se para vetes kemi një poetikë të pazakonshme, e cila flet
KULTURË
për një rrëfim unik të Mesdheut. “Ajo që më gëzon është fakti se miqtë nga Ulqini në të njëjtën temë reagojnë në mënyra krejt të ndryshme”, ka theksuar ndër të tjera kritiku. Llutovac ka potencuar edhe një dimension të këtij rrëfimi artistik – “trashëgiminë e brendshme gjenetike, të cilën përpiqemi ta transferojmë në një rrëfim universal”. “Secili prej këtyre pesë artistëve është një botë në vete dhe fsheh kodin sekret, të cilin duhet ta zbulojmë vetë, aq sa jemi të aftë të lexojmë poetikën e tyre”, ka theksuar ai. Piktori Edin Kapllani, njëherazi kryetar i Shoqatës së Artistëve Figurativë “Perla Blu” që është bashkorganiza-
tore e ekspozitës, ka thënë se ishte kënaqësi e veçantë që pas një kohe izolimi të paraqiten në një ekspozitë. Sipas tij, ekspozita është pritur shumë mirë nga artdashësit në Tivar. Duke folur për vlerat artistike të grupit të piktorëve, Kapllani ka thënë se “edhe pse tema e njëjtë për të gjithë, por një laramani ndjenjash dhe përshtypjesh që ofron ky ambient e bën këtë ekspozitë më madhështore, ku dominojnë temat dhe ngjyrat e Mesdheut, duke filluar nga tonet e llojllojshme të ngjyrës së kaltër të detit, qiellit, e kuqja e atyre ditëve të pafundme diellore të këtij ambienti që na rrethon dhe nga i cili të gjithë ne frymëzohemi me një inspirim të pa
kufi për krijimtarinë tonë”. Ekspozita është hapur si pjesë e projektit të Shoqatës së Artistëve Figurativë “Perla Blu” nga Ulqini, të mbështetur nga Fondi për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. Në kuadër të këtij projekti janë planifikuar të realizohen tri ekspozita, qëllimi i të cilave, sipas Kapllanit, është prezantimi i artit shqiptar në qytetet jo me shumicë shqiptare në Mal të Zi. Kështu, janë përzgjedhur tri qytete: Bijello Polja në veri, ku ekspozita është hapur më 5 tetor, Tivari në jug të Malit të Zi, kurse ekspozita e tretë do të hapet në kryeqytetin Podgorica, më 13 nëntor të këtij viti. (Kohapress) E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
31
IN MEMORIAM
Dritan Kurti (10.4.1978 24.10.2020)
Profesor Dritan Kurti u lind më 10 prill 1978 në Tivar. Shkollën fillore e kreu në Sukubinë e më pas në Katërkollë, ndërsa gjimnazin e përfundoi në Ulqin. Si pjesëtar i një familjeje arsimdashëse Dritani i vazhdoi studimet në Shkodër, në Fakultetin e Mësuesisë, në vitin 1996. Dritani i përkiste gjeneratës që vijoi studimet bashkë edhe me shumë moshatarë të tjerë duke sakrifikuar vetveten me kalimin e kufirit në mënyrë ilegale, pasi që kufiri me Shqipërinë asokohe ishte i mbyllur dhe Shkodra e ëndrrave, librave, poezive dhe artistëve të televizionit nuk ishte ajo çka studentët prisnin. Në moshë të re u angazhua në Shoqërinë Kulturore - Artistike “Zgjimi” të Sukubinës, për të vazhduar traditën e bukur të brezave të mëhershëm në kultivimin e trashëgimisë kulturore. Në vitin 2000 merr titullin profesor i
32
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
mësuesisë, për t’u punësuar fillimisht pranë Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në vitin 2002. Gjatë karrierës 20-vjeçare si mësues, Dritani punoi fillimisht në katundin e tij Sukubinë, më pas në Kravar, Kllezën dhe së fundmi në shkollën amë në Katërkollë. Krahas punës në shkollë Dritan Kurti ka qenë aktivist i dalluar i jetës kulturore, politike dhe asaj humane. Dritani ishte në Këshillin themelues të Partisë Demokratike në vitin 2011, anëtar i kryesisë që nga themelimi e deri më sot (2011-2020), anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës për Kulturë (2011-2014), kryetar i Bashkësisë Lokale - Sukubinë 2014-2020. Nga pjesëmarrja në jetën kulturore veçojmë: me themelimin e SHKA ”Tradita” në vitin 2013, ishte anëtar i kryesisë së kësaj shoqate dhe u shqua për kontributin e tij në këtë shoqëri kulturore-artistike. Kryetar
i Shoqatës “Ora” (2016-2019), ndërsa në vitin 2019 rizgjidhet sërish kryetar i saj. Me pjesëmarrjen e tij në aktivitete të ndryshme kulturore prezantoi kostumin e burrave të trevës sonë. Dritani fatkeqësisht humbi betejën me Covid-19 dhe kështu u largua nga kjo jetë, duke lënë pas babain Avniun, nënën Miniren, bashkëshorten Arjetën, vajzat Borën e Erën, motrën Dritën me familje, si edhe plot shokë, kolegë, miq dhe dashamirë. Dritani do t’u mungojë të gjithëve, por ai do të jetë në zemrat dhe mendjet e të gjithëve dhe do të jetë model si prind, model në mësimdhënie nga kolegët e po ashtu edhe në shumë fusha të tjera. I paharruar qoftë kujtimi për ty. Zoti të mëshiroftë! Të qoftë i lehtë dheu i Sukubinēs! Luljeta Avdiu – Cura
MOZAIK
Për prodhuesit bujqësorë të Komunës së Gucisë
Pajisje falas për përpunimin e qumështit dhe të pemëve e perimeve Guci – Mbretëria e Norvegjisë përmes projektit “Norvegjia për ju – Mali i Zi – Mbështetje afarizmit”, përkrahë projektin “Përpunimi shton vlerën”, të cilin e realizojnë Komuna e Gucisë dhe Agjencia Zhvillimore Rajonale për Bjellasicë, Komovi dhe Bjeshkët e Nemuna. Qëllimi i këtij projekti është avancimi i kapaciteteve për përpunimin e qumështit e prodhimeve të tij, si dhe për përpunimin e pemëve dhe perimeve.
“Përmes projektit, kemi blerë frizat, duplikatorët, linjat për përpunimin e pemëve dhe perimeve, ambalazhet dhe pajisjet tjera të domosdoshme që dukshëm do të përmirësojnë veprimtarinë e punës së prodhuesve tanë”, shprehet kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq. Sipas saj, “nevojat e blerësve ndryshojnë dhe gjithnjë janë më kërkuese, që do të thotë kërkesa më të mëdha për ushqim të shëndetshëm”.
Me këtë rast është organizuar dorëzim-pranimi i pajisjeve dhe është bërë nënshkrimi i kontratës me përfituesit e pajisjeve, të cilat i kanë dorëzuar falas kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe përfaqësuesi i zyrës së UNOPS-it, i cili edhe e realizon projektin, Armen Çekiq. “Komuna e Gucisë, si njërën ndër degët strategjike zhvillimore më qenësore, pikërisht ka përcaktuar bujqësinë, andaj në këtë drejtim komuna dhe ekipi i saj janë të orientuar në marrjen e mbështetjes sa më të madhe për këtë degë ekonomike nga donatorët e ndryshëm”, ka theksuar në fund kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq. Mbretëria e Norvegjisë e financon këtë projekt me 43.910 dollarë amerikanë, kurse Komuna e Gucisë siguron tërë ndihmën e domosdoshme logjistike dhe menaxhimin e këtij projekti. Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
33
KONKURS Bën korrigjimin dhe plotësimin e konkursit të shpallur me datë 14 tetor 2020 në të përditshmet malazeze, korrigjimi dhe plotësimi për vendin e punës të Redaktorit/es përgjegjës/e të të përjavshmes në gjuhën shqipe “ Koha Javore “, datë 28 tetor 2020 në përputhje me rregullat e përgjithshme dhe të veçanta për ngritjen e procedurës.
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI Shpall nevojën për: 1. REDAKTOR/E PËRGJEGJËS/E TË TË PËRJAVSHMES “ KOHA JAVORE “, 1 (një) ushtrues/e detyre, për kohë të caktuar, me orar të plotë pune, me përvojë pune në kohëzgjatje prej 60 muajsh, verifikimi i aftësive profesionale nuk është i nevojshëm, vendi i punës në Podgoricë. Kushtet: PLP (përgatitja e lartë profesionale) – e drejtimit shoqëror dhe njohja e gjuhës shqipe. Konkursi është i hapur 15 ditë Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për plotësimin e vendit të punës janë si vijojnë: - Redaktor/e përgjegjës/e të të përjavshmes “ Koha Javore “. - paraqitja në konkurs, - fotokopja e letërnjoftimit, pasaportës ose të librezës së punës, - vërtetimi mbi aftësinë shëndetësore, - PLP (përgatitja e lartë profesionale) – drejtimi shoqëror, - përvojë pune më së paku 5 vite punë në media, - vërtetimi se ndaj tij/saj nuk zhvillohet procedurë penale për ndonjë vepër që ndiqet sipas detyrës zyrtare, - vërtetimi mbi vendqëndrimin, - dorëzimi i CV-së me shtojcat si prova mbi plotësimin e kushteve të përgjithshme dhe të veçanta. - Dokumentacioni të dërgohet përmes postës me theksimin “ Për Konkurs – Koha Javore “ në adresën: Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi Bulevardi “ Skenderbeu” p.n. 85360 - Ulqin. - Dokumentet e dërguara me vonesë dhe dokumentet e pakompletuara nuk do të merren në shqyrtim. - Telefoni për kontakte: 030-411-302 E-mail: knsh@t-com.me Ulqin, 26 tetor 2020
34
Javore KOHA
E ENJTE, 29 TETOR 2020
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI KËSHILLI PROGRAMOR I TË PËRJAVSHMES “ KOHA JAVORE” Kryetari i Këshillit Programor Gjekë Gjonaj
SPORT
Xhudistët e Kosovës në krye të renditjes botërore
Distria Krasniqi ngjitet në vend të parë Katër xhudistë ndodhen brenda normës olimpike “Tokio 2020”. Gara e ardhshme për ekipin olimpik të Kosovës është Kampionati Evropian, që mbahet prej 19-21 nëntor në Pragë të Çekisë. Federata Ndërkombëtare e Xhudos (IJF) ka publikuar renditjen më të re olimpike. Pas garës së Grand Slamit të mbajtur në Budapest të Hungarisë, xhudistët kosovarë kanë shënuar ngritje. Distria Krasniqi ka dalë e para në kategorinë deri në 48 kilogramë, pas medaljes së artë të fituar të premten. Krasniqi mori një mijë pikë të reja, duke e çuar në 6.765 numrin e pikëve në total, me të cilat la prapa dy herë kampionen e botës, Daria Bilodid.
Loriana Kuka, që fitoi medaljen e bronztë, ka dalë e 13-ta me 3.463 pikë në kategorinë -78 kilogramë. Akil Gjakova është i 10-ti në kategorinë -73 kilogramë, duke grumbulluar gjithsej 3.447 pikë. Majlinda Kelmendi, e cila nuk mori pjesë në Grand Slamin e Budapestit, ndodhet e pesta me 4.152 pikë në kategorinë -52 kg. Të katër xhudistët ndodhen brenda normës olimpike “Tokio 2020”. Xhudistja Laura Fazliu, e cila po e
kërkon normën olimpike, me pikët e fituara në Grand Slam është ngritur për tetë vende, duke kaluar në pozitën e 55-të. Për të fituar normën olimpike, asaj i duhet të jetë diku në mesin e 30 xhudistëve në renditjen olimpike. Gara e ardhshme për ekipin olimpik të Kosovës është Kampionati Evropian, që mbahet prej 19-21 nëntor në Pragë të Çekisë. (Kohapress/Koha Net)
E ENJTE, 29 TETOR 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 29 tetor 2020
Viti XlX Numër 934 Çmimi 0,50
Realiteti i paimagjinuar që po e përjetojmë
ISSN 1800-5696
Vrasja e Atë Zef-Leonard Tagaj, vepër kriminale e pushtetit jugosllav
Reflekset e Mesdheut