Koha 935

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 5 nëntor 2020 Viti XlX Numër 935 Çmimi 0,50

Një klerikalist dhe antimisionar i fesë ISSN 1800-5696

Dilemat e regjistrimit të popullsisë në kohën e pandemisë

Çdo ditë ngjan njëlloj, rreziku nga infektimi është gjithnjë në rritje


PËRMBAJTJE

8

12 Forumi Ballkanik kundër antisemitizmit dhe heshtja për holokaustin komunist në Shqipëri

Keqinformimi për historinë çon në keqinformim për të tashmen

14

20 Kur i pashë tok...

A mos po e teprojmë me dasma e argëtime familjare ?!

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020


PËRMBAJTJE

24

26 Barkat e Ulqinit

Monografia e vetme për një detar ulqinak

28

35 E vendosur ta sigurojë normën olimpike

Në Pejë hapet ekspozita e parë e akademikut Zuvdija Hoxhiq Berisha KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 5 nëntor 2020 Viti XlX Numër 935 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

Në udhëkryq

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Në udhëkryq

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

1 NSSI

6965-008

Një klerikalist ëve ulqinaka dhe antimisionar e r u g mun ë e i fesë dëshir nhjëet ma trit-o Teaje

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Dilemat e regjistrimit të popullsisë në kohën e pandemisë

Çdo ditë ngjan njëlloj, rreziku nga infektimi është gjithnjë në rritje

pandemisë në kohën e të popullsisë regjistrimit Dilemat e

në rritje është gjithnjë nga infektimi njëlloj, rreziku Çdo ditë ngjan

ISSN 1800-5696

uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

i fesë dhe antimisionar Një klerikalist

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Mblidhet në Tiranë ministeriali i Ballkanit Perëndimor

Angazhim rajonal për një agjendë të përbashkët digjitale Tiranë – Ministeriali rajonal digjital, si aktivitet përmbyllës i Samitit të tretë digjital, i cili këtë vit është organizuar nga Shqipëria, është mbajtur të hënën në Tiranë. Në njoftimin për media thuhet se takimi synon të shfaqë praktikat e mira në rajon, duke nënvizuar arritjet dhe rezultatet e Agjendës digjitale dhe duke hulumtuar mundësitë për ndërtimin e partneritetit me sektorin privat, duke ofruar më tepër mundësi dhe ndihmë për qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Në takim morën pjesë kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, sekretarja e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu, komisionerët e Bashkimit Evropian, Thierry Breton dhe Mariya Gabriel, të cilët përshëndetën ministerialin përmes platformës online, ministrat përkatës nga Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina, zëvendësministri i

4

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Infrastrukturës dhe Energjisë në Qeverinë e Shqipërisë, ndërsa ministrja e Serbisë mori pjesë në takim përmes platformës online. Ministrat pjesëmarrës nënshkruan dy memorandume bashkëpunimi, për udhërrëfyesin për 5G, për transformimin digjital në Ballkanin Perëndimor dhe memorandumin për ndërveprueshmërinë e shërbimeve dhe sistemeve. Të dyja propozimet erdhën nga Shqipëria si vend organizator i Samitit Digjital të Ballkanit Perëndimor dhe janë dokumente të rëndësishme për avancimin në angazhimet rajonale në kuadër të procesit te Berlinit, konektivitetin digjital dhe integrimin në BE. Në këtë takim Malin e Zi e përfaqësoi ministrja e Administratës Publike, Suzana Pribilloviq, e cila në fjalën e saj ka prezantuar rezultatet dhe aktivitetet e kësaj ministrie në fushën e digjitalizimit. Ajo ka theksuar rëndësinë e harmonizimit të aktiviteteve rajonale

me qëllim të forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit, me theks në rëndësinë e detyrimeve të dala nga memorandumet, si dhe dokumentet e miratuara më herët në nivel rajonal, me qëllim që digjitalizimi të jetë në funksion të përshpejtimit të proceseve të reformave që po zbatojnë. “Memorandumet që po i firmosim sot konfirmojnë përcaktimin e fuqishëm të të gjitha vendeve që së bashku t’i realizojmë aktivitetet dhe projektet në këtë fushë. Mali i Zi bashkëpunon në vazhdmësi me vendet e rajonit me qëllim të fuqizimit në fusha të ndryshme: digjitalizimit, shkencës, arsimit dhe tregtisë”, ka vlerësuar Pribilloviq. Ministeriali rajonal digjital si pjesë e Samitit të tretë digjital është mbajtur në kuadër të Procesit të Berlinit dhe Planit Shumëvjeçar të Veprimit të Zonës Rajonale Ekonomike (MAP REA) për Ballkanin Perëndimor. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Rritet frikshëm numri i të infektuarve dhe të vdekurve nga SARS-CoV-2 në Mal të Zi

Shifrat alarmante të ditëve të fundit Kurba e numrit të të infektuarve dhe të vdekurve nga SARS-CoV-2 është rritur ndjeshëm gjatë ditëve të fundit në Mal të Zi. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka mbërritur tashmë në rreth 20 mijë vetë, që do të thotë e ka tejkaluar 3.2 për qind të numrit të përgjithshëm të popullsisë së Malit të Zi. Po ashtu, edhe numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë është rreth 350 persona. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, të hënën është shënuar shifër rekord prej 496 të infekuarish brenda një dite, ndërsa numri i viktimave një

ditë ka arritur në 12. Situata më e rënduar paraqitet veçmas në disa qytete të Malit të Zi, si në Zhablak, Podgoricë, Cetinë, Ulqin, Budvë, Tivar etj. Në disa qytete, përfshirë edhe Ulqinin, të hënën janë hapur sërish shkollat dhe objektet hotelierike, të cilat kanë qenë të mbyllura dy javë për shkak masave kufizuese të ndërmarra nga Trupi Koordinues Nacional. Por fillimi i javës ka shënuar shifra të larta të të infektuarve në Ulqin. Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se situata epi-

demiologjike në Mal të Zi është më e keqja në krahasim me vendet tjera të rajonit. Parashikimet janë të zymta nëse kemi parasysh faktin se ndodhemi në prag të sezonit dimëror dhe gripit sezonal. Ankthi për përkeqësimin e situatës rritet edhe më shumë për shkak të tubimeve masive në ceremoninë e varrimit të mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq, me ç’rast janë shkelur masat epidemiologjike kundër përhapjes së pandemisë. (Kohapress)

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Diskursi demografik

Dilemat e regjistrim të popullsisë në ko e pandemisë nuk mund të deshifrohet ndryshe në këtë kohë të pluralizmit ku qytetarët kanë mundësi të deklarohen lirshëm, në çdo pyetje në fletën e regjistrimit. Por si duket, realiteti politik ka ndryshuar, nga del se deri më tash pushteNail Draga ti ka pasur monopol, duke prezantuar strukturën e popullsisë sipas interesit të tyre, qe jep për të kuptuar se në të kaluarën janë bërë manipulime në Ditë më parë opinioni në Mal të Zi këtë drejtim. Dhe këtu qëndron çështështë njoftuar me propozimin nga ja se një regjistrim objektiv do të ofroQendra e Tranzicionit Demokratik(C- jë të dhëna të tjera numerike, e jo si DT) që ka të bëjë me regjistrimin e deri më tash, të cilat i janë prezantupopullsisë, që duhet të organizohet ar opinionit. Kryesisht është fjala për gjatë muajit prill të vitit të ardhshëm. pjesëtarët e popullit serb, të cilët realPropozimi është drejtuar në adresa isht janë më tepër se sa i ka paraqitur të ndryshme, si Presidentit të Mal- deri më tash statistika zyrtare. Ndërsa it të Zi, kryetarit të Kuvendit të Malit në pozitë më të favorshme nuk janë as të Zi, Kryeministrit aktual, mandatarit pjesëtarët e popullit boshnjak, shqippër formimin e qeverisë, partive poli- tar e atij kroat, që dëshmohet nga tike etj., duke i njoftuar me propozimin analiza e të dhënave në regjistrimet qe ka të bëjë me iniciativën për mos- e popullsisë nga viti 1948 e më pas. deklarimin e qytetarëve sipas përkatësisë nacionale, fetare e gjuhësore(!). Të dhëna nga regjistrimet Dhe për çudi, një propozim i tillë u bë ideologjike tek ato pluraliste objekt reagimi i subjekteve politike, Regjistrimi i parë i popullsisë pas i shoqërisë civile dhe individëve të Luftës së Dytë Botërore në Mal të ndryshëm, duke shprehur pikëpamjet Zi u mbajt në vitin 1948 dhe ofroi të e tyre në lidhje me këtë çështje, e cila dhënat e para sipas strukturës komkëtu që nga fillimi ka marrë përmasa bëtare të qytetarëve, e drejtë kjo e mohuar më parë (përveç serbëve). politizuese. Kështu në këtë vit si malazezë janë deklaruar 90.67%, serbë 1.78 %, Dilema e identitetit Nuk ka dilemë se një propozim i tillë ndërsa shqiptarë 5.15%. Rikujtojep për të kuptuar se kemi të bëjmë jmë me këtë rast se regjistrimet e me një mjedis ku qytetarët nuk janë të popullsisë në kohën e monizmit ishin vetëdijshëm se kush janë e çka janë, ideologjike dhe të dhënat e ndryshme përkatësisht kanë dilema sa i përkitët duhet trajtuar në kontekst të rrethaidentitetit të tyre kombëtar, fetar e nave politike të kohës, ku nuk ka gjuhësor. Por, thënë më se buti, kemi munguar diskriminimi, përkatësisht të bëjmë me nënçmim e dinjitetit të manipulimi me strukturën kombëtare qytetarëve, sepse një propozim i tillë të popullsisë. Në këtë aspekt rasti i

6

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

serbëve paraqet rast specifik sepse të dhënat dëshmojnë për mundësinë e manipulimit të numrit të tyre deri në regjistrimin e vitit 1991, sepse nuk mund të arsyetohet me asnjë argument pjesëmarrja e serbëve në vitin 1948 me 1.78%, duke ditur se ata ishin më shumë, e dhënë kjo e cila ishte e diskutueshme deri në vitin 1991. Në këtë aspekt nuk kanë qenë në pozitë më të favorshme as shqiptarët, të cilët vazhdimisht ishin nga 5-7%, e dhënë e cila nuk ishte objektive, sepse shqiptarë ka pasur më tepër. Ndërsa boshnjakët nuk ishin të pranuar me këtë emër por me përkatësinë fetare si myslimanë dhe me numër të papërfillshëm në kuadër të popullsisë së përgjithshme, duke i trajtuar kryesisht si malazezë në aspektin kombëtar. Vetëm regjistrimet e popullsisë në pluralizëm, pas vitit 1991, ofruan mundësi të paraqitjes më objektive të strukturës kombëtare të popullsisë në Mal të Zi, duke eliminuar deformimet strukturore të periudhës moniste. Një dukuri e tillë ishte identike në të gjitha vendet e ish kampit socialist, ku as Mali i Zi nuk bënte përjashtim.

Identiteti i mohuar apo manipulimi i programuar

Ndryshimet më të theksuara në strukturën kombëtare të popullsisë kanë ndodhur pas vitit 1991, me ardgjen e pluralizmit, ku mundësia e deklarimit ka qenë e lirë, ndërsa rasti i serbëve është dëshmi e një ndryshimi strukturor. Kështu, në vitin 1991, sipas regjistrimit të popullsisë janë deklaruar si serbë 9.34 %, ndër-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

mit ohën sa në regjistrimin vijues në vitin 2003 janë deklaruar 31.99%, ndërsa në vitin 2011, ishin 28.73%. Të dhënat e tilla dëshmojnë se numri i serbëve është trefishuar, që paraqet rast për hulumtim, që dëshmohet me regjistrimin objektiv në krahasim me kohën e monizmit. Nga ana tjetër, malazezët kanë pësuar një rënie drastike nga viti 1948 që ishin 90.67% në 44.98%, në vitin 2011, nga del se ka ekzistuar manipulimi i evidentimit të qytetarëve në aspektin kombëtar nga ana e pushtetit të kohës. Nuk ka dilemë se numri i serbëve në Mal të Zi përbën pa dyshim një të tretë e popullsisë së përgjithshme, që sipas të gjitha gjasave kjo pjesëmarrje do të rritet gjithnjë, ku regjistrimi në vitin 2021 do të dëshmojë më konkretisht një konstatim të tillë.

Regjistrimi duhet të paraqesë gjendjen demografike reale

Iniciuesit e një propozimi të tillë mbështetet në praktikën europiane se pyetjet për çështjet e tilla nuk janë obligative, ndërsa harrojnë se është e drejtë autonome e secilit individ të deklarohet se kush është në aspektin kombëtar, gjuhësor e fetar. Ndërsa për ata të cilët nuk dëshirojnë të deklarohen mundësia ka ekzistuar edhe më parë, por ka qenë një numër minimal që e kanë shfrytëzuar atë mundësi. Duke marrë parasysh faktin se deri më tash këto rubrika kanë qenë standarde në regjistrimet e popullsisë(1948-2011) duke paraqitur identitetin dhe pjesëmarrjen e popullsisë së përgjithshme të pjesëtarëve të popujve të ndryshëm, çdo devijim në këtë aspekt është dështim me

Propozimi nga një OJQ që në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë që do të mbahet në Mal të Zi në muajin prill të vitit të ardhshëm që të mos evidentohet struktura kombëtare, gjuhësore e fetare e popullsisë sikurse në regjistrimet e deritashme(1948-2011) është irituese dhe e papranueshme, sepse çdo qytetar përveç emrit dhe mbiemrit, ka identitetin e vet, ndërsa çdo eliminim i këtyre strukturave është mohim i të drejtave e lirive të qytetarëve në përgjithësi dhe e pakicave kombëtare në veçanti, sidomos për ne shqiptarët, sepse do të eliminohej instituti i aksionit afirmativ si dhe përfaqësimi i tyre autentik, andaj si i tillë ky propozim është i pa pranueshëm dhe diskriminues

pasoja shoqërore. Ndërsa koncepti i “shtetit qytetar” në këtë mjedis të pakonsoliduar më tepër ka karakter të marketingut politik sesa të realitetit shoqëror. Pikërisht duke njohur rrethanat shoqërore në këtë mjedis me të drejtë shtrohet pyetja se çfarë mund të jetë një regjistrim i tillë i popullsisë pa elementet të identitetit, siç janë ajo nacionale, fetare e gjuhësore. Ose edhe më qartë, kush i frikohet realitetit demografik në Mal të Zi si bashkësi multinacionale, multikulturore e multifetare e popujve të ndryshëm. Pasi një propozim i tillë ndodhi pas zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit 2020, ku DPS-ja i humbi zgjedhjet për të parën herë në pluralizëm pas tridhjetë viteve, andaj nuk ka dilemë se një propozim i tillë është sponsorizuar nga ana e tyre, për qëllime të veçanta. Nuk ka dilemë se regjistrimi i popullsisë paraqet sfidë për ata të cilët kanë manipuluar në të kaluarën, andaj kanë frikë nga të dhënat objektive. Andaj kësaj radhe ekzistojnë gjasat maksimale që regjistrimi të jetë objektiv për të parën herë, sepse nga viti 19482011 regjistrimi ka qenë i realizuar nën regjinë e pushtetit, andaj pushteti I ri duhet të tregohet profesional duke eliminuar dilemat në lidhje me strukturën nacionale, gjuhësore e fetare në mënyrë objektive në këtë mjedis.

Propozim diskriminues

Në vendet demokratike, sisë paraqet demografike,

e qytetëruara dhe regjistrimi I popullçështje të statistikës duke ofruar të dhëna

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shumëdimensionale për qytetarët e vendit përkatës. Por, kur kemi të bëjmë me Malin e Zi, situata është tjetërfare sepse kemi të bëjmë me një mjedis të ndarë dhe të pakonsoliduar. Dhe nga një gjendje i tillë askush në Mal të Zi regjistrimin nuk e trajton si çështje teknike statistikore, por ekskluzivisht me përmasa politike. Andaj, deklaratat e ndryshme nga disa të vetëquajtur analistë se regjistrimi i popullsisë do të ndikojë në përçarjen e popullsisë është manipulim i opinionit, sepse një dukuri e tillë këtu ka qenë e vazhdueshme, që është dëshmuar në praktikë nga viti 2006, me rastin e refrendumit për pavarësi të Malit të Zi. Ndërsa çdo tentativë edhe në formë propozimi për të eliminuar deklarimin e lirë të qytetarëve sipas përkatësisë kombëtare, gjuhësore e fetare është ide e dështuar, përkatësisht mohim i demokracisë, që është kundër barazisë nacionale e qytetare në Mal të Zi në përgjithësi dhe e popujve pakicë në veçanti, sepse do të eliminohej instituti i aksionit afirmativ si dhe përfaqësimi i tyre autentik, andaj si i tillë është i papranueshëm dhe diskriminues. Përfundimisht iniciativa nga një organizatë joqeveritare për kufizimin e të drejtës se deklarimit të qytetarëve për përkatësinë e tyre kombëtare, gjuhësore dhe fetare, paraqet mohimin e lirive dhe të drejtave të njeriut si dhe të vetë demokracisë. Andaj, një iniciativë të tillë e vlerësojmë si të pabazë dhe irituese për qytetarët dhe opinionin e gjerë në Mal të Zi, në këtë kohë të pandemisë. E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Sbunker.net

Keqinformimi për h në keqinformim për Është jetike të kuptohet pse rishkrimi i historisë nga Rusia përmban implikime të rrezikshme për botën tonë sot. Artikulli i Vladimir Putinit i qershorit 2020, “Mësimet e vërteta të 75 vjetorit të Luftës së Dytë Botërore”, lë të kuptojë se Rusia ka ngritur në një nivel tjetër stilin e praktikuar sovjetik të rishkrimit të historisë së Luftës së Dytë Botërore

Dalia Bankauskaite Putini miraton pretendimin e rremë se Rusia dhe Ushtria e Kuqe janë të vetmit çlirues të Evropës dhe të vetmit fitimtarë të Luftës. Për me tepër, Kremlini përfshiu këtë ide në kushtetutën e Rusisë – një ideologji shtetërore, prandaj vjen kërkesa që bota ta pranojë këtë pikëpamje të rishkruar të historisë. Në këtë artikull, të botuar më 18 qershor 2020 në revistën konservatore amerikane “The National Interest”, Putini orvatet të rishkruajë historinë sipas traditës së Bashkimit Sovjetik. Ai pretendon se pjesa qendrore e Luftës së Dytë Botërore është lufta e madhe patriotike mes Bashkimit Sovjetik dhe Gjermanisë naciste në vitet 1941-1945. Por, nuk përmend faktin se në vitet 1939-1941, Bashkimi Sovjetik ishte aleat i Gjermanisë naziste. Në parim, artikulli nuk shpalosë porosi të reja; përkundrazi, përsërit temat që janë ngritur rregullisht nga Kremlini në vitet e kaluara. Putini lartëson rolin e regjimit sovjetik dhe të Ushtrisë së Kuqe sovjetike në çlirimin e Evropës

8

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

nga nazistët dhe përkufizon Rusinë dhe popullin rus si të vetmit fitimtarë të luftës. Ndërkaq, roli i përshkruar i BRSS-së kur shpërtheu lufta – bëhet fjalë për paktin Molotov-Ribbentrop – minimizohet. Në vend të kësaj, Putini akuzon Perëndimin dhe Poloninë për shpërthimin e lutës. Për Kremlinin, fitorja sovjetike në Luftën e Madhe Patriotike është narrativi kryesor për shtetësinë e tashme ruse, e cila vuan nga psikologjia e humbjes së perandorisë përmes rënies së BRSS-së, po aq edhe statusin e të qenit fuqi e madhe. Tutje në këtë artikull, Putin ngul këmbë në paraqitjen e Rusisë si ndërtues kyç i rendit botëror duke ftuar vetëm fuqitë e mëdha – anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB – në një samit për të diskutuar rreth rendit ndërkombëtar, duke iu mbyllur dyert vendeve të tjera. Ky artikull u botua para referendumit kushtetues në Rusi (25 qershor – 1 korrik 2020) dhe para paradës së madhe ushtarake më 24 qershor. Fillimisht, parada ishte organizuar në festën e përvitshme të 9 majit, që shënon fitoren e tyre në Luftën e Madhe Patriotike, por ishte shtyrë për shkak të pandemisë. Të pavërtetat që përfshihen në këtë artikull: – Putini pretendon se viktima e parë e Luftës së Dytë Botërore, Polonia, është pjesërisht përgjegjëse për fillimin e luftës.

– Putini krahason paktin e fshehtë Molotov-Ribbentrop (ku Gjermania e Hitlerit dhe Bashkimi Sovjetik i Stalinit ndanë Evropën në sferat e tyre të interesit) si ekuivalente me Marrëveshjen e Munihut më 1938 (mes Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë, Francës, Italisë) që i dorëzoi Gjermanisë së Hitlerit Sudetin e Çekosllovakisë. Ai përdor një teknikë të keqinformimit ku një individ ose institucion akuzohet për diçka që ka bërë vetë agresori. – Putini deklaron se përfshirja e Letonisë, Lituanisë dhe Estonisë në BRSS u zbatua “në baza kontraktuale, me pëlqimin e autoriteteve të zgjedhura”, në kundërshtim me realitetin e aneksimit ilegal të shteteve baltike nga Bashkimi Sovjetik, si pasojë e drejtpërdrejtë e paktit Molotov-Ribbentrop. Narrativat historike janë themeltare për formimin e shumë identiteve kolektive. Mënyra se çfarë marrëdhënie ka një grup me historinë, ka ndikim të madh në politikat sociale dhe në sjelljet e një kombi. Bota nuk duhet të harrojë kurrë të vërtetën se Marrëveshja e Munihut ishte pajtim i turpshëm i Perëndimit me aneksimin e territoreve çekosllovake në emër të paqes së përgjithshme. Megjithatë, shkruan profesori Mark N. Katz, “të pretendosh se ata ranë në ujdi për të inkurajuar konfliktin mes Gjermanisë dhe BRSS-së, kjo

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

historinë çon r të tashmen është e tepërt”. Marrëveshja pushoi së ekzistuari menjëherë pasi Hitleri e shkeli duke pushtuar pjesën tjetër të Çekosllovakisë. Zakonisht, marrëveshjet ndërkombëtare arrihen në mënyrë që të vendoset paqja. Megjithatë, pakti Molotov-Ribbentrop që u nënshkrua më 23 gusht 1939, nga ministrat e Jashtëm të Gjermanisë naziste dhe Rusisë sovjetike, ishte pakt i luftës mes dy regjimeve totalitare. Ky pakt siguronte se asnjëra anë nuk do ta sulmonte tjetrën pa u provokuar, dhe në Protokollin e saj sekret vendoste sferat e ndikimit përgjatë Polonisë, Lituanisë, Letonisë, Estonisë dhe Finlandës. Gjermania filloi luftën vetëm pas nënshkrimit të këtij pakti, me pushtimin e Polonisë nga perëndimi më 1 shtator 1939, gjë që shtyu Francën e Britaninë t’i shpallnin luftë Gjermanisë. Fill më pas, Bashkimi Sovjetik pushtoi Poloninë nga lindja. Në vazhdim u pushtuan shtetet baltike nga Bashkimi Sovjetik, në qershor 1940, si dhe aneksimi i dhunshëm u arrit më 1944. Grupet e rezistencës antisovjetike, të njohur si Luftëtarët e Lirisë apo Vëllezërit e Pyllit, luftuan kundër pushtimit sovjetik prej 1944 deri më 1953, dukë shënuar një ndër përpjekjet më të gjata për rezistencë në Evropë, me disa luftëtarë që bënë qëndresë deri në vitet 1960. Përveç narrativave mashtruese, retorika e këtij artikulli nuk lë hapësirë për dialog për rolin historik të shumë kombeve të tjera që morën pjesë në Luftën e Dytë Botërore. Mund të vërehen sheshit figurat retorike që përdoren për të mbështetur narrativën e Putinit: – Putini përdor shkallën sipërore për të nënvizuar ndarjen ne kundër atyre, duke detyruar publikun të bëjë zgjedhjen e detyruar binare se ata që nuk pajtohen me pikëpamjet e tij janë

kundër tij dhe kundër Rusisë, dhe heshtazi pro-nazistë. Përveç kësaj, sipëroret e hiperbolat krijojnë diskursin ku veprat sovjetike gjatë Luftës së Dytë Botërore zmadhohen ndërkaq rolet e kombeve të tjera minimizohen. – Putini përdor krahasimin artificial të individit kundër grupit – në këtë rast, kombit rus. Pra, interesi i kombit paraqitet si më i lartë se interesi dhe nevojat e individit, që është një taktikë tipike e regjimeve nacionaliste. Gjithashtu, ky ofron paraqitjen e rreme të “unitetit” përbrenda shoqërisë ruse, ndërkohë që nuk merr parasysh kujtesat tjera kolektive të regjimit sovjetik – shtypjet, gulagët sovjetikë, masakrën e Katinit dhe sigurisht Paktin sekret Molotov-Ribbentrop. – Prezantimi selektiv i ngjarjeve historike dhe identifikimi i kujtesës personale me kujtesën kolektive: përemri “unë” shpesh zëvendësohet me shumësin “ne”, duke turbulluar lexuesin se a është kjo “ne” Putini, Kremlini, apo populli rus, populli sovjetik etj. – Përsëritja e frazave dhe pyetjet retorike të përsëritura i ndihmojnë Putinit që të zgjojë emocionet e lexuesve dhe ta bëjë pikëpamjen e tij mbi këtë temë më të dallueshme, të pakundërshtueshme dhe për t’u mbajtur mend. Në Evropë, përfundimi i Luftës së Dytë Botërore u festua si kohë pajtimi, paqeje dhe uniteti. Evropa përpiqet të falë dhe vërtet të rindërtojë e ribashkojë për hir të prosperitetit të përbashkët, përderisa Putini drejton gishtin dhe akuzon. Evropa dialogon hapur për krimet e luftës, Putini përjashton dialogun, mohon krimet sovjetike dhe shtyn përpara “të vetmin version korrekt” të historisë. Interpretimi i kujtesë historike është çështje e ndërlikuar dhe nuk mund të jetë bardhë e zi. Zakonisht, në shoqëritë demokratike, narrativat

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

ndërtohen përreth dialogut të hapur që përmban disa perspektiva të ndryshme dhe fare në fund zhvillohet një marrëveshje bashkëpunuese mes kombesh të ndryshme. Interpretimi i Luftës së Dytë Botërore nga Putini pasqyrohet pastër në Kushtetutën e re të Federatës Ruse. Amendamenti i nenit 67 të Kushtetutës ka për qëllim të kthejë narrativën e fitimtarëve të Luftës së Dytë Botërore (“Miti i Luftës”) në hyrje të ideologjisë së obligueshme shtetërore. E konsolidon statusin e Rusisë si fitimtarja e vetme e luftës, duke vendosur themelet për një identitet të ri rus. Diplomatët rusë tashmë kanë filluar të zbatojnë këtë narrativë. Për shembull, Ambasada ruse në Gjermani kërkoi nga mësuesit e historisë në Gjermani që të përdorin artikullin e Putinit në mësimet e tyre të historisë. Zyrtarët rusë dhe mediat e afërta me pushtetin përdorin si pikë referimi interpretimin e Putinit. Edhe mes brezave të rinj të rusëve, kjo mund të shihet përbrenda kulturës pop, ku Rusia shihet si fitimarja e vetme e Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimtarja e Evropës nga nazistët. Putini e ka shkruar këtë artikull për të arsyetuar politikën e jashtme ruse – para luftës, gjatë luftës, pas luftës dhe sot. Artikulli gjithashtu rreket të zbehë krimet e Stalinit ndaj vetë popullatës së tij. Caqet e këtyre narrativave janë të rinjtë – brezi pa kujtesë të Luftës së Dytë Botërore – të moshës kur formësohet interesi i tyre për historinë dhe kur është më e lehtë që të manipulohet kuptimi i tyre. Po ashtu, Putini përmend se si erdhi Hitler-i në pushtet, duke deklaruar se kjo kishte të bënte më së shumti me pakënaqësinë me rendin global pas Luftës së Parë Botërore dhe me Traktatin e Versajës. Ai i lë lexuesit që të hamendësohen se çfarë mund të ndodhë nëse Rusia është e pakënaqur me rendin e sotëm global. A e shfrytëzon Putini këtë argument për të miratuar interesat e veta për zgjerimin e një perandorie? Narrativa historike e Rusisë si çlirimtare e Evropës nga nazizmi, siç përshkruhet nga Putini, paraqet mobilizimin ideologjik të shoqërisë ruse, duke formuar mentalitetin e superfuqisë në mendjet e qytetarëve të saj dhe duke i marrë me vete ata që janë më pak të informuar për historinë në Perëndim. E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Një ditë e zakonshme në kohë pandemie

Çdo ditë ngjan një infektimi është gj

10

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ëlloj, rreziku nga jithnjë në rritje Askush nga kompetentët nuk shqetësohet shumë që të organizojë ndonjë ligjëratë ndërgjegjësuese se si duhet të sillemi në këtë kohë që po kalon secili nga ne, për të dhënë udhëzime dhe këshilla, dhe mbi të gjitha, që të tentojë të bindë njerëzit se rreziku është i madh dhe këtë më së miri e dëshmojnë viktimat e përditshme që sa vijnë dhe shtohen. Prandaj, bëhuni të kujdesshëm, kujdesuni për veten dhe të tjerët, mos u bëni moskokëçarës

Toni Ujkaj

Teksa zgjohesh në mëngjes nën qiellin e Malësisë, secili nga ne ka një plan paraprak se si ta organizojë ditën, për të punuar dhe përmbushur detyrimet e përditshme. Dita fillon me një kafe të mëngjesit në njërin ndër baret e qytezës tonë të vogël, me një mik apo koleg me të cilin parashtrojmë shumëçka që duket sikur në këtë kohë nuk po shkon ashtu siç do të dëshironim. Asgjë nuk të jep shumë shpresë në aspektin se vendi do të ndryshojë për mirë, do të avancojë dhe do të shënojë progres në lëmi të shumta të jetës. Këtë konstatim nuk është vështirë ta arrish, nëse vetëm pak ndalemi dhe vështrojmë dinamikën e jetës në vend, ngjarjet dhe zhvillimet që janë aq të pakta, aq të rralla. Ne, ndryshe nga vendet e tjera më të mëdha, kemi mangësi në shumë sektorë të jetës. Këtu dita duket si-

kur nuk kalon kurrë. Jo sepse nuk ka njeriu vullnet dhe optimizëm për të vepruar diçka, por sepse vendi nuk të ofron shumë mundësi që të bësh diçka ndryshe nga ajo që është bërë në të kaluarën. Çdo mosveprim në ngritjen dhe avancimin e jetës në vend duket sikur i është mveshur virusit Sars- CoV 2 i cili vazhdon ta mbërthej vendin, por jo dhe ta paralizojë në atë masë ashtu siç dikush mund të justifikohet. Duke mos pasur zhvillime dinamike siç kanë qenë në të kaluarën, dita bëhet më e mërzitshme, më monotone, më e gjatë dhe shpresa sikur do të rikthehet çdo gjë në normalitet të mëparshëm duket e largët dhe gati-gati e sosur. Në çdo lëvizje që bëjmë jemi të ndrojtur, sikur po funksionojmë me gjysmën e trupi tonë, duke vrarë mendjen nëse kemi harruar maskën, nëse po mbajmë distancën e duhur, nëse do të prekemi edhe ne nga virusi, nëse do të kemi fatin të shpëtojmë apo do të vdesim. Të gjitha këto na krijojnë një konfuzion dhe një stres psikologjik i cili na shoqëron çdo ditë që e jetojmë në këtë situatë të paimagjinuar më parë. Por, kjo gjendje do të mund të përjetohej dhe të përballohej më lehtë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sikur të gjithë së bashku, në koordinim me njëri-tjetrin të vepronim në favor të vetes tonë, në radhë parë, për të respektuar ato rekomandime që pareshtur i japin autoritetet kompetent. Por, kur shikon vetë disa prej atyre që nëpër media dalin dhe u bëjnë apel qytetarëve për të zbatuar rregulla, teksa në rrugë dalin të pambrojtur, të bën të mendosh se vallë sa të përgjegjshëm janë ata që ne na drejtojnë përballë situatave të tillë aq të rrezikshme?!. Kështu shohim se, sikur qytetarët e zakonshëm ashtu edhe ofiqarët dalin nëpër rrugë, bare e restorante të pambrojtur, me një fjalë, të gjithë veprojnë njëlloj përballë kësaj gjendjeje të jashtëzakonshme. Askush nga kompetentët nuk shqetësohet shumë që të organizojë ndonjë ligjëratë ndërgjegjësuese se si duhet të sillemi në këtë kohë që po kalon secili nga ne, për të dhënë udhëzime dhe këshilla, dhe mbi të gjitha, që të tentojë të bind njerëzit se rreziku është i madh dhe këtë më së miri e dëshmojnë viktimat e përditshme që sa vinë dhe shtohen. Prandaj, bëhuni të kujdesshëm, kujdesuni për vetën dhe të tjerët, mos u bëni moskokëçarës! E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Forumi Ballkanik kundër antisemitizmit dhe heshtj holokaustin komunist në Në Shqipëri u mbajt “Forumi Ballkanik kundër antisemitizmit”. Ishte kjo një nismë shumë me vend e Kuvendit të Shqipërisë, në bashkëpunim me Aleancën Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit, forum në të cilin morën pjesë zyrtarë të lartë ballkanikë, përfaqësues të Bashkimit Evropian, Izraelit dhe madje edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, iu drejtua forumit virtual me një fjalim të shkurtër

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

Ishin mjaft përfaqësues të vendeve pjesëmarrëse në forumin virtual – përfshirë edhe ata të Shqipërisë, Kryeministrin Edi Rama dhe Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Folës të ndryshëm, përfshirë zyrtarët e lartë shqiptarë, diskutuan se si vendet e Ballkanit mund të bashkëpunojnë për zhdukjen e antisemitizmit dhe për krijimin e shoqërive tolerante për brezat e ardhshëm. Është kjo një thirrje shumë me vend, pasi është vënë re se antisemitizmi është një fenomen që, kohët e fundit, po shtohet anembanë botës. Një fenomen që duhet të luftohet e të zhduket që në zanafillë, në cilën do shoqëri qoftë. Sa interesant thashë me vete, që udhëheqësit shqiptarë, në një forum ndërkombëtar, siç ishte ai që u mbajt virtualisht në Tiranë – flasin para botës për masat dhe bashkëpunimin kundër antisemitizmit dhe për krijimin e shoqërive tolerante: “Sfida e luftës kundër antisemitizmit në format e veta më të sofistikuara duhet të jetë sot, më shumë se kurrë, një thirrje ndaj ndërgjegjes sonë kolektive”, u shpreh Kryeministri shqiptar, Edi Rama. Ndërkohë, Kryetari

12

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi i tha forumit se “Të gjithë kombet që aspirojnë demokracinë, pluralizmin, diversitetin e tolerancën, duhet t’i bashkohen frontit kundër antisemitizmit”, deklaroi kryetari i Parlamentit shqiptar Gramoz Ruçi. Çfarë shprehjesh thashë -- gjithnjë duke folur me veten -- nga zyrtarët më të lartë shqiptarë, të cilët edhe botës demokratike i japin mësim për demokraci, pluralizëm, diversitet e tolerancë dhe më në fund Kryeministri shqiptar theksoi nevojën për një, “thirrje ndaj ndërgjegjes kolektive”, për të vepruar. Thashë me vete gjithashtu, si mund të përputhen këto shprehje të dy udhëheqësve të lartë shqiptarë në Forumin Ballkanik mbi antisemitizmin me deklaratat, pikërisht, të këtyre dy zyrtarëve shqiptarë në Parlamentin e Shqipërisë, mbi meritat e komunistëve dhe të komunizmit, pothuaj 50-vjeçar në Shqipëri. Dihet se komunizmi, ashtu si edhe nazizmi -- sidomos regjimi komunist i Enver Hoxhëls, nuk ishte aspak tolerant ndaj kundërshtarëve politikë dhe segmenteve të caktuar të popullsisë shqiptare që kundërshtonin regjimin e tij. Kur dëgjova fjalët e zotërinjve Rama e Ruçi në Forumin kundër antisemitizmit në Tiranë, pyeta veten se cili është Rama i vërtetë dhe cili është Ruçi i vërtetë – ata që deklaruan disa javë më pare se komunizmi ishte në anën e duhur të historisë dhe se shqiptarët ishin ndarë që në vitin 1944 (duke justifikuar kështu të gjitha

krimet e regjimit komunist në Shqipëri si dhe intolerancën politike ndaj njëri tjetrit, e pasqyruar këto 30-vitet e fundit) – apo ndoshta zotërinjtë Rama e Ruçi për fat të mirë të Kombit – paskan pësuar një metamorfozë të mirëseardhur më në fund, që u pasqyrua në fjalimet e tyre në forumin kundër antisemitizmit, ku folën për “tolerancë”, “demokraci” dhe “ndërgjegje kolektive”, ndaj së kaluarës. Toleranca është një virtyt njerëzor dhe shoqëror, por disa shoqëri vuajnë, fatkeqësisht, nga toleranca ndaj së keqes. Heshtja ndaj çështjeve me rëndësi morale për një komb, është në vetvete një pranim i (heshtur) i së keqes, ka thëne një amerikan i madh i shekullit të kaluar. (Fulton Sheen). Parimet morale nuk varen nga vota e shumicës. E keqja është e keqe, krimi është krim, edhe kur shumica është në rrugë të gabuar, ka thënë ai. Prandaj është me rëndësi të dihet e vërteta, nëse udhëheqësit aktualë të Shqipërisë do të vazhdojnë të heshtin për çështjet e mëdha morale të Kombit – përfshirë krimet e komunizmit dhe përballjes me të kaluarën komuniste të vendit, pasi shqiptarët – sidomos ata dhjetëra e qindra mijëra që kanë vuajtur, janë vrarë ose zhdukur nga regjimi komunist, vetëm e vetëm, se nuk pajtoheshin me atë regjim. Ata presin për 30-vjet tani – që të kthehen në veprim fjalët tolerancë, ndërgjegje kolektive, demokraci e vërtetë, zgjedhje të lira, pajtim kombëtar, kërkim faljeje për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ja për Shqipëri krimet ndaj njerëzve të pafajshëm, gra, pleq e fëmijë – që më në fund këto vlera të mëdha universal të kthehen në një çështje të madhe morale kombëtare për të cilën nuk mund të heshtet më. Nganjëherë njeriu shpreson edhe kundër shpresës. Shpresova se diskutimet në “Forumin Ballkanik kundër Antisemitizmit”, t’u kenë kujtuar, të pakën për një moment udhëheqësve shqiptarë edhe holokaustin komunist shqiptar ndaj mijëra shqiptarëve kundërshtarë të regjimit komunist, në përgjithësi, dhe holokaustin fetar shqiptar në veçanti. Këto mendime po më sillen në kokë, ndërkohë që Kisha Katolike Universale dhe sidomos Kisha Katolike Shqiptare - anembanë trojeve arbërore -- po përgatitet që me 5 Nëntor, 2020 të shënojë Festën e Martirëve të Lumë shqiptarë – Vinçenc Prenushi me 37 shokët -festën pra të 38 martirëve: qëndresën, virtytet e tyre njerëzore, morale, kombëtare, shpirtërore si dhe mesazhin e tyre për aktualitetin e sotëm shqiptar politik dhe moral, për shoqërinë, por sidomos për udhëheqësit aktualë të Shqipërisë. Shpresojmë e shpresojmë për zgjimin e një ndërgjegje morale mbarëkombëtare, por deri kur? Unë nuk e di se ku e gjeni ju forcën morale – si udhëheqës të atij vendi – që haptas të vazhdoni të mbroni një regjim gjakatar siç ishte komunizmi. Nostalgjikët e komunizmit shqiptar ende nuk e kanë kuptuar se e vërteta dhe idetë e mëdha nuk mund të mbahen të mbyllura përgjithmonë në çmendurinë e mentaliteti të Enver Hoxhës, me të cilin ata gjithnjë mendojnë, veprojnë dhe jetojnë. Herët ose vonë, shoqëria shqiptare do të ketë një “zgjim të ndërgjegjes kolektive”, përsa u përket krimeve të komunizmit. Por në këtë ndër kohë, me qëndrimet tuaja, me shkrimet dhe deklaratat tuaja duke mbrojtur një regjim që nuk mund të mbrohet -- ju nuk i bëni nder as vetes, as Kombit shqiptar,

por jeni duke mbajtur peng Shqipërinë e mjerë, larg Evropës ku e ka vendin e saj të denjë dhe larg vlerave perëndimore. Ndërkohë që me deklarata e juaja, në favor të komunizmit, viktimat e atij regjimi po i vrisni për së dyti, për së treti e për së katërti, në të vërtetë sadoherë që hapni gojën në mbrojtje të atij regjimi diktatorial. Dhe jo vetëm këta të lumtur të Kishës Katolike dhe të Kombit – të cilët do të kujtohen javën që vjen -- por të gjitha viktimat e tre feve kryesore në Shqipëri, nëpërmjet historisë së këtyre 38 martirëve shqiptarë -- tani bota e njeh pak më mirë të vërtetën e krimeve të tmerrshme të burgjeve dhe të kampeve të përqendrimit të regjimit të Enver Hoxhës ndaj popullit të vet të pafajshëm, në përgjithësi. Për 30-vjetë tani, jo vetëm historia e Kombit shqiptar pret përgjigje prej autoriteteve zyrtare të shtetit dhe mbështetësve dhe pjesëmarrësve në këto krime të institucioneve të dhunës komuniste. Presin përgjigje gjithashtu edhe martirët, në ditën kushtuar atyre me 5 Nëntor, 2020. Ata duan dhe kërkojnë të dinë pse-në. Duan të dinë pse u vranë atëherë nga regjimi enverist dhe institucionet e tij të dhunës dhe pse vazhdojnë të vriten edhe sot nga autoritetet e vendit me deklaratat e papërgjegjshme të nostalgjikëve të regjimit enverist, madje edhe nga përfaqësuesit më të lartë të shtetit e të qeverisë shqiptare? E gjithë kjo ndodhë në një shtet që pretendon të jetë demokratik dhe i cili mburret me anëtarësimin në Aleancën Ushtarake të Atlantikut, NATO, ndërkohë që botës i japin mësime për demokraci e tolerancë dhe i bëjnë thirrje botës për gjoja, “ ndërgjegje kolektive” ndaj së kaluarës. Vetë martirët e Kishës Katolike Shqiptare në ditën e tyre më 5 Nëntor, nuk kërkojnë as hakmarrje as dënime ndaj askujt, pasi në prag të martirizimit të tyre, ata i kishin falur xhelatët komunistë. Por martirët e pafajshëm u kërkojnë sot autoriteteve shqiptare, zbulimin e të vërtetës ndaj të së kaluarës komuniste dhe njëkohësisht – para Kombit dhe para botës – kërkojnë njëzëri nga bashkatdhetarët e tyre në shekullin XXI – në emër të të gjitha viktimave të komunizmit në Shqipëri, një përgjigje ndaj këtyre pyetjeve: “Pse na vratë, o vëllazën shqiptarë; cila ishte e keqja që ju bâmë me misionin tonë, o stërnipa të Kastriotit. Ku ua shkelëm doket e zakonet tueja, ku e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

përdhosëm kanunin tuej, o mbasardhës të Lekës; thue gabuem që ju mësuem ‘Hymnin e Flamurit’ të ngritun në bjeshkët e Dedë Gjo’ Lulit; gabuem, thue, se ecëm ndër gjurmë të opangëve të tija për me mbledhë ushtarë për Krishtin? … Me ruejtë fenë e Tij në tokën tonë të Arbënit? Thue nuk i ndejëm besës suej ndër votrat e sofrat e shtrueme e të çueme prej atyne burrneshave fisnike, që në djep druni përkunden dikur foshnje Nanë Terezën? Gabuem, thue, se kënduem në ‘Lahutë të Malcís’, kangën e Atë Gjergjit e diftuem si vdes shqiptari për Fé e Atme, ashtu si vdiq Gjeçovi? Por nuk ka gjâ, mbasi na jemi këtu… këtu âsht toka jonë, këtu âsht trupi ynë, këtu âsht edhe gjaku ynë, që u derdh për jú, për idealin ma të naltë, për të cilin vdes shqiptari. Një ditë kemi për t’u ringjallë s’bashkut!”. (Marrë nga vepra “Çinarët” e françeskanit shqiptar Konrad Gjolaj, nga Radio Vatikani). Ka ardhur koha për veprim. Mjaft më me rezoluta dhe projekt-rezoluta propagandistike boshe që nuk çojnë askund. Tregojeni veten burra, se më në fund, pas 30 vjet postkomunizëm jeni gati – personalisht, institucionalisht dhe moralisht – të zbuloni, të pranoni dhe të njoftoni të vërtetën mbi krimet çnjerëzore të regjimit të Enver Hoxhës. Sepse për shqiptarët, trajtimi i krimeve të komunizmit, është një domosdoshmëri që viktimave të regjimit komunist -- të gjallë e të vdekur -- në mos asgjë tjetër, të paktën – “T’u kthehet një pjesë e dinjitetit të tyre” dhe siç u shpreh edhe Sekretari Amerikan Shtetit, Mike Pompeo në fjalën e tij në Forumin Ballkanik kundër anti-semitizmit, “Duhet të garantohet siguria e çdo personi, për të mundësuar që të gjithë të jetojnë krah për krah në paqe”, me të drejta dhe përgjegjësi të barabarta për të gjithë shqiptarët pa dallim feje, krahine ose pikëpamjesh politike. Shqipëria duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve! Kthejani pra, dinjitetin dhe nderin jo vetëm viktimave të komunizmit, por mbarë Kombit shqiptar duke i bërë “thirrje ndërgjegjes sonë kolektive” për përgjegjësitë që mban historia e kaluar komuniste dhe udhëheqësit aktualë të shtetit shqiptar ndaj viktimave të pafajshme të regjimit të Enver Hoxhës. Unë jam i bindur se, eventualisht, edhe në Shqipëri, më në fund, “E vërteta dhe dashuria do të fitojnë mbi gënjeshtrat dhe urrejtjet”. (Vaclav Havel.) E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Meditim në kohë pandemie

A mos po e teprojmë dasma e argëtime fam Gjekë Gjonaj

Koronavirusi në Komunën e Ulqinit vazhdon të jetë me shifra të larta të viktimave, sikurse edhe në vendin tonë, në rajon e më gjerë. Autoritetet shëndetësore kohën e fundit ditë për ditë raportojnë se betejën me këtë virus vdekjeprurës e kanë humbur një e më shumë pacientë nga Ulqini. Të dhënat zyrtare të fundjavës së kaluar tregojnë se Ulqini ka përqindjen më të lartë të vdekjeve nga Covid -19 nga të gjithë qytetet e tjera në Mal të Zi do të duhej të jenë alarm

14

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

për secilin qytetar, që të respektojë këshillat dhe apelet e mjekëve infektologë e epidemiologë se tubimet masive të qytetarëve, pra edhe të dasmave tradicionale e gëzimeve të tjera familjare mund të bëhen burim serioz i infektimit dhe se ato janë të palejueshme. Në të gjithë Ballkanin dhe rajonin e gjerë të Europës dhe të botës, autoritetet kanë identifikuar darsmat si manifestime, ku koronavirusi përhapet në mënyrë masive. E virusi përhapet më lehtë dhe më shpejt midis të ftuarve që rrinë shumë pranë njëri-tjetrit, bërtasin për shkak të muzikës me zë të lartë, ose që këndojnë e vallëzojnë së bashku, duke u përqafuar dhe puthur në festë. Pavarësisht nga kushtet e pandemisë, disa familje në Ulqin dhe Anë

të Malit nuk heqin dorë nga dasma e djalit apo e vajzës së tyre. Dasmat vazhdojnë të organizohen sikur në kohëra normale, me një numër shumë të madh të të ftuarve, madje edhe jashtë Ulqinit, duke mos i menduar aspak pasojat që mund t’u sjellin këto tubime . Restorantet ushtojnë nga muzika, ndërsa distanca sociale dhe masat e parandalimit të virusit anashkalohen në tërësi. Këto familje me ose pa vetëdije i thyejnë rregullat të cilat mbrojnë shëndetin e qytetarëve, duke rrezikuar në këtë mënyrë edhe shëndetin e vet, të familjarëve, të të afërmve, të miqve e të gjithë të ftuarve të tjerë. Në rrjete sociale në kohën e pandemisë mund të shohim postime fotografish dhe sekuenca video- inçizimesh nëpër disa restorante e salla të ndryshme ku mbahet

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

ë me miljare?! dasma , ndërkohë që maskat dhe distanca nuk “njihen” nga të pranishmit, ndërsa këngëtarët kujdesen për disponimin e të ftuarve. Raste të ngjashme janë parë javëve të shkuara, edhe pse vazhdojnë thirrjet për kujdes dhe evitim të tubimeve publike. Nuk duhet harruar faktin se një numër jo i vogël i qytetarëve nuk besojnë fare në ekzistencën e coronavirusit SARS CoV-2. Duke pasur parasysh se epidemia me koronavirus për çdo ditë po merr jetë njerëzish, se shumë shtete evropiane po aplikojnë përsëri masa të reja të mbylljes, me qëllim të pengimit dhe luftimit të virusit, dashuria për familjen dhe nevoja për të shprehur gëzimin familjar nuk duhet të jenë arsye për sjellje të papërgjegjshme, të cilat mund të na kushtojnë viktima

Duke pasur parasysh se epidemia e koronavirusit për çdo ditë po merr jetë njerëzish, se shumë shtete evropiane po aplikojnë përsëri masa të reja të mbylljes, me qëllim të pengimit dhe luftimit të virusit, dashuria për familjen dhe nevoja për të shprehur gëzimin familjar nuk duhet të jetë arsye për sjellje të papërgjegjshme, të cilat mund të na kushtojnë viktima të reja njerëzish

të reja njerëzish. Ka ardhur koha që, në këto kushte të jashtëzakonshme, ta kuptojmë se ky virus shkatërrues nuk i prishi vetëm planet e dasmave dhe festave tona familjare, por edhe të shumë popujve të tjerë nga mbarë bota. Disa nga ata, për dallim nga ne, që duam me çdo kusht të mos heqim dorë nga tradita dhe zakonet tona të vjetra, pavarësisht mundësive që të realizojnë dasmë kudo që dëshirojnë, e anuluan tërësisht dasmën për shkak të situatës së krijuar nga virusi korona. Shembuj të tillë të njerëzve të famshëm të cilët në kohë pandemie, organizuan martesë modeste ka mjaft, por po përmendim shkurt këto raste: yllin botëror, Jennifer Lopez dhe partnerin e saj, Alex Rodriguez, princeshën Beatrice e cila u martua

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

me Edoardo Mapelli Mozzi në një ceremoni private në Windsor, aktoren turke, Songul Oden, e cila tek shqiptarët njihet si Gymysh, është martuar me biznesmenin Arman Biçakçi dhe mbesën e të ndjerës Princesha Diana, Amelia Spencer, që është martuar me të dashurin e saj prej 11 vjetësh, Greg Mallett. Dasma e tyre, siç transmetojnë mediat ishte një ceremoni e vogël private , në prani të familjes dhe miqve të ngushtë. Atëherë, le të pyesim vetveten nëse të tjerët mund t’u përshtaten rrethanave dhe masave të reja kufizuese për shkak të pandemisë dhe të pranojnë realitetin e ri të hidhur të kohës në të cilën jetojmë, pse vallë, nuk mundemi ne. Mos, ndoshta, po e teprojmë paksa me dasma e argëtime familjare gjatë pandemisë?

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Mbeturinat, të dëmshme për shëndetin dhe për vizualitetin

Një mjedis që duket i bukur për syrin është i mirë edhe për shëndetin

16

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020


VËSHTRIM & OPINION

Jo pak herë më ka rastisur që të vërej se nga makinat njerëzit i hedhin mbeturinat në rrugë, një gjest që tregon mungesë kulture e po ashtu një sjellje të papjekur e të shëmtuar

Shtjefën Ujkaj

Ngado që ti biesh has në një imazh të pabukur për vendin apo për mjedisin ku jetojmë, por jo vetëm, shëndeti është ai më kryesori e ky dita-ditës po degradon nga pakujdesia e njeriut

njerëzish, ngaqë ai numër i vogël i njerëzve mund të mos përkujdeset as për shtëpinë e vet, por të bën përshtypje nga kjo pjesë kaq e madhe e popullsisë që nuk tregojnë aspak kuj-

Natyra dhe mjedisi ku jetojmë është i dhuruar nga Zoti, është i pastër dhe i bukur, njeriu është faktori kryesor që mund ta mbajë të rregullt e të hijshëm ashtu siç edhe është. Ne si qenie njerëzore duhet të jemi falënderues për çdo gjë që na rrethon, e po ashtu duhet edhe të kujdesemi për këto pasuri natyrore. E lehtë është që të prishim imazhin e diçkaje të bukur, e lehtë që të shëmtojmë, por është mirë që të reflektojmë për të mirën dhe të mbrojmë çdo gjë që është e varur nga duart tona....

ndaj ambientit e hapësirës ku jetojmë... E keqja është se marrim frymë nga një ajër i papastër.... E gjithë kjo bëhet nga njerëz të pakujdesshëm që mbeturinat i hedhin vend e pa vend. Kjo pakujdesi nuk të bën përshtypje vetëm nga një numër i vogël

Ngado që t’i biesh has në një imazh të pabukur për vendin apo për mjedisin ku jetojmë, por jo vetëm. Shëndeti është ai më kryesori e ky dita-ditës po degradon nga pakujdesia e njeriut ndaj ambientit e hapësirës ku jetojmë... E keqja është se marrim frymë nga një ajër i papastër.... E gjithë kjo bëhet nga njerëz të pakujdesshëm që mbeturinat i hedhin vend e pa vend.

des për hapësirat publike, për vendin dhe mjedisin ku dita-ditës e vendosin këmbën... Natyra dhe mjedisi ku jetojmë është i dhuruar nga Zoti, është i pastër dhe i bukur, njeriu është faktori kryesor që mund ta mbajë të rregullt e të hijshëm

ashtu siç edhe është.. Ne si qenie njerëzore duhet të jemi falënderues për çdo gjë që na rrethon, e po ashtu duhet edhe të kujdesemi për këto pasuri natyrore. E lehtë është që të prishim imazhin e diçkaje të bukur, e lehtë që të shëmtojmë, por është mirë që të reflektojmë për të mirën dhe të mbrojmë çdo gjë që është e varur nga duart e tona.... Një mjedis që duket i bukur për syrin është i mirë edhe për shëndetin, s’ ka gjë më të mirë se sa të thithësh një ajër të pastër... Që të kemi një mjedis të bukur e me plot hijeshi, mënyra më e mirë është që të përkujdesemi për të, të punojmë në këtë drejtim e jo të veprojmë në të kundërt, që për fat të keq kjo po ndodh nga një pjesë e madhe. Jo pak herë më ka rastisur që të vërej se nga makinat njerëzit i hedhin mbeturinat në rrugë, një gjest që tregon mungesë kulture e po ashtu një sjellje të papjekur. Por e gjithë kjo duhet të dënohet, sepse kështu veçse do të bëhemi qesharakë, çdo kush që i bënë dëm natyrës i bënë dëm edhe vetes, të afërmve edhe shoqërisë.

Që të kemi një mjedis të bukur e me plot hijeshi, mënyra më e mirë është që të përkujdesimi për të, të punojmë në këtë drejtim e jo të veprojmë në të kundërt, që për fat të keq kjo po ndodh nga një pjesë e madhe. Jo pak herë më ka rastisur që të vërej se nga makinat njerëzit i hedhin mbeturinat në rrugë, një gjest që tregon mungesë kulture e po ashtu një sjellje të papjekur. Por e gjithë kjo duhet të dënohet, sepse kështu veçse do të bëhemi qesharakë, çdokush që i bën dëm natyrës i bën dëm edhe vetës, të afërmit edhe shoqërisë E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

17


VËSHTRIM & OPINION

Skicë për një portret: Amfillohije Radoviq

Një klerikalist dhe antimisionar i fesë Në kundërshtim me parimet fetare që proklamojnë dashurinë mes besimtarëve dhe njerëzve, Amfillohija ishte një antimisionar i fesë, i cili ka helmuar pasuesit e tij dhe ortodoksët ekstremistë në Mal të Zi dhe më gjerë me urrejtjen patologjike ndaj feve dhe kombeve të tjera

Ismet Kallaba

Javën e kaluar vdiq në moshën 82-vjeçare Amfillohije Radoviq (emri i lindjes Risto Radoviq), Mitropolit i Mitropolisë Malazeze-Bregdetare të Kishës Ortodokse Serbe. Për disa ditë, vdekja e tij dhe ceremonia e varrimit ishin me të drejtë ngjarja kryesore në Mal të Zi dhe në media për shkak të famës dhe autoritetit që gëzonte në popull, kuptohet te

“ 18

shumica ortodokse, por edhe për shkak të ndikimit të tij në jetën politiko-shoqërore të vendit. Së bashku me kryetarin e Partisë Demokratike të Socialistëve dhe Presidentin aktual të Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, konsiderohen dy personalitetet më të mëdha të 30 viteve të fundit në Mal të Zi. Kjo gjë u dëshmua edhe nga pjesëmarrja masive e besimtarëve ortodoksë, udhëheqësve serbë të rajonit, figurave të shquara etj. në ceremoninë e varrimit të tij, përkundër masave kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19. Amfillohije u bë i njohur për opinionin, jashtë Kishës Ortodokse Serbe, gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, për bekimin e kryqëzatave serbe në luftërat ndëretnike dhe vëllavrasëse

Ai do të zhvillojë edhe një fushatë tjetër, të hapur dhe me qëllime djallëzore, për përvetësimin e trashëgimisë fetare, historike dhe kulturore të feve dhe popujve të tjerë. Janë të njohura rastet me kishat në Ostros dhe ishujt në liqenin e Shkodrës, Kalanë e Ulqinit, Shas, Martinaj të Gucisë etj. në trevat ku sot jetojnë shqiptarët në Malin e Zi. Por edhe përvetësimi i majave të shenjta, si maja e Rumisë, duke i shpallur ato si trashëgimi vetëm e Kishës Ortodokse Serbe.

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

në ish-Jugosllavi, që prodhuan krime dhe masakra të shumta. Për shkak të këtyre lidhjeve me kriminelët e luftës, ai shpesh është quajtur “luftëtar me mantel”. Ai ishte pjellë e një politike hegjemoniste serbe të përçudnuar, që rrënjët i ka te Kisha Ortodokse Serbe dhe Akademia Serbe e Shkencave dhe e Arteve. Me t’u vendosur në krye të Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi, Amfillohija filloi fushatën për ripërtëritjen e jetës fetare dhe kishtare. Kjo rezultoi me sukses të plotë, para së gjithash, falë traditës dhe rolit që ka feja dhe kisha në jetën e popullit ortodoks në Malin e Zi, por edhe rrethanave të tjera favorizuese të kohës. Krahas kësaj, ai do të zhvillojë edhe një fushatë tjetër, të hapur dhe me qëllime djallëzore, për përvetësimin e trashëgimisë fetare, historike dhe kulturore të feve dhe popujve të tjerë. Janë të njohura rastet me kishat në Ostros dhe ishujt në liqenin e Shkodrës, Kalanë e Ulqinit, Shas, Martinaj të Gucisë etj. në trevat ku sot jetojnë shqiptarët në Malin e Zi. Por edhe përvetësimi i majave të shenjta, si maja e Rumisë, duke i shpallur ato si trashëgimi vetëm e Kishës Ortodokse Serbe. Përreth 30 vite ai e ka udhëhequr me dorë të hekurt Kishën Ortodokse


VËSHTRIM & OPINION

Serbe në Malin e Zi duke krijuar një institucion me reputacionin më të lartë në Mal të Zi dhe duke u bërë kësisoj shpejt një faktor i rëndësishëm dhe de facto, një shtet brenda shtetit të Malit të Zi. Kjo jo vetëm falë privilegjeve të trashëguara, por edhe favorizimeve nga institucionet shtetërore që i kanë toleruar veprimet joligjore të saj duke iu shmangur konfrontimit të drejtpërdrejtë. Amfillohija ka dalë hapur kundër pavarësisë dhe shtetësisë së Malit të Zi, si dhe nuk e njeh kombin malazez. Amfillohije në krye të Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi ka penguar krijimin e Kishës Autoqefale Malazeze, e cila vijon të jetë një organizatë fetare jokanonike me mbështetje minore nga besimtarët. Edhe pse shtet shekullar, ku feja është e ndarë nga shteti, Kisha Ortodokse Serbe në Malin e Zi ka qenë një aktor i rëndësishëm i pothuajse të gjitha ngjarjeve politike-shoqërore në vend, kurse Amfillohija protagonisti kryesor i tyre. Veprimet e tij politike militante dhe konservatore, duke i mallkuar hapur të gjithë jo bashkëmendimtarët e tij, kanë nxitur kontradikta të shumta për shkak të promovimit të hapur të klerikalizmit, nacional-shovinizmit serb dhe mohimit të atributeve të shtetësisë së Malit të Zi. Ai u konfrontua hapur me pushtetin

e Malit të Zi për shkak të miratimit të Ligjit mbi liritë fetare. Protestat e organizuara nga Kisha Ortodokse Serbe, në formën e liturgjive, pothuajse në të gjitha qytetet e Malit të Zi, kundër miratimit të Ligjit mbi liritë fetare kishin ndikim të drejtpërdrejtë në rrëzimin e Qeverisë së Malit të Zi, pas 30 vitesh, në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në këto zgjedhje, vetë Amfillohija do të hiqte më në fund maskën duke mbështetur një listë të përbërë nga partitë proserbe, madje duke zgjedhur në krye të saj një person të afërt të tij, si dhe duke votuar për të parën herë. Ai ka luajtur rol kyç edhe në krijimin e shumicës së re parlamentare që pritet të krijojë qeverinë e re të Malit të Zi. Në kundërshtim me parimet fetare që proklamojnë dashurinë mes besi-

mtarëve dhe njerëzve, Amfillohija ishte një anti-misionar i fesë, i cili ka helmuar pasuesit e tij dhe ortodoksët ekstremistë në Mal të Zi dhe më gjerë me urrejtjen patologjike ndaj feve dhe kombeve të tjera. Si i tillë, ai ishte i adhuruar nga ithtarët e tij, por i urryer nga të tjerët. Për shqiptarët Amfillohija do të kujtohet si një antishqiptar i përbetuar, ithtar i ideologjisë dhe politikës ksenofobe serbe kundër shqiptarëve. Me vdekjen e tij asgjë nuk do të ndryshojë në qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi ndaj shqiptarëve, sepse kushdo që do ta pasojë dhe do të vijë në krye të Mitropolisë Bregdetare-Malazeze, do të ndjekë politikën e Amfillohijes. Filizat e rinj, të helmuar nga Amfillohija, nuk ka dyshim se do të ndjekin filozofinë dhe politikën e tij.

Për shqiptarët Amfillohija do të kujtohet si një antishqiptar i përbetuar, ithtar i ideologjisë dhe politikës ksenofobe serbe kundër shqiptarëve. Me vdekjen e tij asgjë nuk do të ndryshojë në qëndrimin e Kishës Ortodokse Serbe në Malin e Zi ndaj shqiptarëve, sepse kushdo që do ta pasojë dhe do të vijë në krye të Mitropolisë Bregdetare-Malazeze, do të ndjekë politikën e Amfillohijes. Filizat e rinj, të helmuar nga Amfillohija, nuk ka dyshim se do të ndjekin filozofinë dhe politikën e tij. E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

19


KULTURË

Shënim çasti

Kur i pashë tok... (thashë: eh, sikur të isha me ta!)

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

Ditë (net) më parë TVSH –shqip, ritransmetoi filmin artistik “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu. Seç më pushtoj një përmallim i zi. Një nostalgji pikëlluese. Në dhomën time (të vocërr) të gjumit, në atë zgjiç, të humbur (si të harruar) të Francës, ku pleqëroj ditët (e fundit) jetës mërgimtare. Përnjëherësh e papritmas, në dhomën gjumit, sikur u dynd një epokë (si ajo para gjyqit!). Më erdhi mysafir një galeri miqsh e dashamirësh që nuk janë, nuk jetojnë më. Tani e tutje sikur nuk po ndiqja një ritransmetim të zakonshëm filmi. Jo! Tash i ndiqja ata. Bisedoja me ta... Dhe, kur i pashë ashtu tok, e para gjë që m shkrepi ishte: pse nuk jam edhe unë në mesin e tyre! Pse nuk jam

20

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

bashkë me ta, atje... (Në mëshirën e Coronavirusit të tmerrshëm dhe të gjithëpushtetshëm jam, amanet ia paça lënë. Zgjate dorën!) Në atë turbullirë, në atë shqetësim nostalgjik Pandemie, si i çartur, në terrin e zi të natës, në pellgun e pikëllimit të një të syrgjynosuri, i qasem “engjëllit shpëtimtar” (googel) dhe nga kopshti i saj i pasur vjel një pjesë të asaj që, deri diku, e plotëson këtë mozaik të shprishur. Me riprodhimin e tekstit të bisedës së shkurtër rasti me Rozën, kur faqen e gazetës “Zëri i rinisë”, që me xhelozi e ruaj në arkivin tim, tash e dyzet vjet, që nga viti 1980!, sikur i kompensoj e mbuloj të gjitha zbrazësitë.

(Në çast, që në Prishtinë (ku gjendem momentalisht), pandeha të trokas në heshtjen e Dritës, që e mbështjell tani e sa vjet. Nuk ia prisha rehatinë. E lash të qetë. Me Vetmi, që ka zgjedhë vetë, në yrnek të aktoreve të njohura dhe Pandemi, si frikë universale e ditëve më të reja (të zeza), për mbarë njerëzimin!

Roza midis “ujqve”!

Për interpretimin e suksesshëm të rolit të Rozës, në filmin “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu, në takimet e pesëmbëdhjeta të filmit në Nish, aktorja Drita Krasniqi, mori çmimin e debutueses. Drita Krasniqi: Ndonëse e kam pritur, çmimi më ka gëzuar shumë. Kjo bisedë rasti me aktoren Drita Krasniqi u bë diku mes mureve të Fortesës në Nish, në çastin kur aktorëve dhe aktoreve më të suksesshme në takimet e pesëmbëdhjeta filmore i ndanë shpërblimet e merituara. Drita mori çmimin e debutueses për interpretim të suksesshëm të rolit të Rozës, në filmin më të ri të “Kosova-filmit” – “Gjurmë të bardha” të regjisorit Ekrem Kryeziu. Biseda, pra, nis atje – “mes muranash”, ndoshta me vetëm dy-tri fjalë urimi të përzemërt, me paralajmërim për një bisedë më të gjatë për lexuesit tanë, për të vazhduar këtu diku e, natyrisht, për të mos përfunduar me kaq... Për fillim të bisedës kemi shumë shtigje të hapura. Sa bukur (e kënaqësi do të thosha) të bisedohet me


KULTURË

artistët e rinj, përherë plot sofra, provokime e plot notese shënime. Por, sot biseda është e rastit, prandaj edhe e fillojmë pikërisht me rastin e marrjes së çmimit. - Ndonëse konkurrenca ishte jashtëzakonisht e fortë, pasi numri i debutuesve ishte shumë i madh, njërin nga çmimet që ndahen në Festivalin e Nishit sinqerisht e kam pritur. E kam pritur sepse mendoj se nuk m`u dha rastësisht. Edhe në festivalin e Pulës, ku filmi “Gjurmë të bardha” përjetoi premierën e parë. Interpretimi im i rolit të Rozës është pritur shumë mirë nga publiku i Arenës së lashtë të Vespazionit. Madje, një kohë të gjatë kryesoja në listën e kandidateve për çmimin e parë, për rol femre. E, pastaj erdhi vepra më e mirë e festivalit të njëzeteshtatë të filmit artistik të mirëfilltët jugosllav në Pulë – “Kurora e Petrisë” – e bashkë me të erdhi edhe aktorja e re e deri tash e panjohur, Mirjana Karanoviqi... – thotë në fillim të bisedës Drita Krasniqi dhe shton: - “Sado që këtë apo ndonjë tjetër shpërblim e prita, ai më solli një gëzim të madh. E kuptova dhe e përjetova si një satisfaksion, si një fuqizim besimi në atë që punoj, më në fund e kuptova si një stimulim që të eci përpara drejt caqeve sa më të larta artistike. Nuk është e rastit e as e pa bazë e vërteta e vjetër, sa edhe vetë çmimet se çdo çmim është edhe një obligim më tepër për të shpërblyerin”. Thonë se konkurrenca ishte e fortë? – “Po. Vetë fakti se debutuesja Mirjana Karanoviq triumfoi në të dyja

këto festivale të filmit jugosllav (në Pulë dhe në Nish), për të korrur një rezultat të shënuar edhe në festivalin ndërkombëtar të filmit në Venedik, më së miri dëshmojnë për konkurrencën e fortë midis kategorisë së debutuesve. Pa qëllim që, për asnjë çast, të mohoj apo të vë në luhatje talentin as suksesin e koleges së re. Mirjana, mendoj se në film të tillë, nëmemë të tillë çfarë ishte “Kurora e Petrisë” edhe aktoret pa ndonjë talent të theksuar mund të arrinin një sukses të tillë, apo më të lartë, ndoshta...? E, ne kemi aq shumë tema të këtilla, më të mira, më të fuqishme e më subtille, ndoshta. Më vjen ndërmend jo rastësisht, “Bute Bardhja”, për shembull (radiodramë) e Ymer Shkrelit... - Si e patë veten në petkun e Rozës? “Si për herë të parë, këtu në Prishtinë, si herën e dytë në Pulë, si herën e tretë në fortesën e Nishit, lojën e Rozës e ndoqa me ethe, me dridhje, me shqetësim... Analizova çdo imtësi, çdo detaj, çdo lëvizje... Njëmijë herë, po të shikoja këtë film, këtë Rozë, po aq herë do të gjeja vende për korrigjime. Është mirë po të bëhej kështu apo ashtu, do të bëhej edhe më mirë... A nuk është kjo punë e mirë”? - Në një skenë Roza paraqitet me pak ose fare pak petka në trup! Çfarë mendoni ju, Drita, për këtë? “Një skenë e tillë as që më kujtohet fare. Kush mendon dhe e zë ngojë “skenën e lakuriqur” ai me të vërtetë nuk kupton shumë nga filmi dhe,

mund të them se, është lakuriq nga dija dhe kuptimi për këtë art. Lakuriqësia e Rozës këtu është në funksion të dramës, është damar i filmit. Kështu e përjetova këtë lakuriqësim”, kur për të parën herë, veçse lexova skenarin. Kështu përjetova atë kur e pashë filmin për të tretën herë. Kështu do të përjetoja atë po të shikoja filmin edhe për të njëmijtën herë... Të kuptohemi, në film nuk lakuriqet Drita Krasniqi, por këtë punë e bën Roza, ajo Rozë e ngratë e pa prindër dhe pa askënd tjetër, e cila e ndrydhur nga kushtet dhe rrethanat e tjera të jetës, shtegton atje, atje lart midis “zemrës” së egër të bjeshkësh, midis malesh, shkëmbinjve... Ajo atje është “një qengj në llavën e ujqve”. Por, edhe atje Roza di për dashuri të pastër si uji i burimeve që e rrethojnë... Ajo, e pastër e virgjër, si ata blej bore që, si plisa të bardhë, mbulojnë malet e larta, dashurohet në Sokolin, madje pa e parë atë kurrë më parë, pos në fotografi”!

Aktorja e parë që u zhvesh para kamerave

Kështu së paku është quajtur guximi i Drita Krasniqit, e cila në vitet e 80-ta kur ende kanë ekzistuar stereotipet e forta shqiptare, kishte arritur që pa u frikësuar të zhvishet para një kamere filmike dhe të bëjë skena nudo në filmin “Gjurmët e bardha”. Drita, në një intervistë për emisionin Express Rozë, rrëfen se atë kohë kishte më pak paragjykime sesa mund të kishte një aktore sot… E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

21


MOZAIK

Në Tuz u shënua festa e kungullit

Prezantim i produkteve ushqimore të vjeshtës Tuz – Të shtunën më 31 tetor 2020 në qendër të qytezës së Tuzit u organizua festa e kungullit e cila organizohet për herë të parë në Malësi. Në prani të një numri të konsideruar të publikut, të pranishëm qenë zyr-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

tarët të Komunës së Tuzit dhe të dikasterëve përkatëse. Kjo festë mblodhi amvise të shumta nga Malësia të cilat në tezgat e tyre prezantuan produkte ushqimore të lloj- llojshme të stinës së vjeshtës,

duke dominuar ato të gatuara nga kungulli si gjellë, fli dhe emblësira. Drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit, Leonora Dedivanoviq, gjatë një prononcimi për gezetën “Koha Javore”, u shpreh se ky manifestim është një festival i stinës së vjeshtës. “Duke menduar që ndodhemi në stinën e vjeshtës dhe se kjo stinë ka bukuritë e saj, vendosëm që të organizojmë këtë aktivitet me të gjitha prodhimet e vjeshtës, por edhe prezantim të punimeve të ndryshme artizanale”, u shpreh Dedivanoviq. Ajo më tutje tha se nëpërmjet organizimit të këtij aktiviteti synojnë që të kenë një vlerësim ndaj të gjitha frutave të vjeshtës. Ndërkaq, pjesë e këtij aktiviteti ishin edhe OJQ “Fëmijët e Malit të Zi” dhe nxënës të SHF “Mahmut Lekiq” në Tuz. Aktiviteti në fjalë u organizuar nga Organizata Turistike e Tuzit. t. u.


FOTOGRAFIA E JAVËS

TONI UJKAJ FESTA E KUNGULLIT

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

23


DETARI

Traditë barkëtarie

Barkat e Ulqinit Ulqinakët kanë pasur shkiverrën e vet. Aty, në Ranë, me drurë të veçantë, me mjeshtëri të rralla, kanë ndërtuar dhe meremetuar barkat. Ulqinakët kanë qenë pronarë të mëdhenj të barkave. Shumë barka ka pasur Ulqini. Thonë në histori, tregojnë si në legjenda, se Ulqini ka pasur aq barka sa ka pasur viti ditë. Madje, edhe më shumë! 500!

Hajro Ulqinaku

Që nga fillimi ilirët dhe ulqinakët kanë qenë barkëtarë të njohur. Kanë qenë lundrues të shkathtë, por së pari ata kanë qenë anijendërtues të rrallë. Janë të njohura anijet ilire: liburnat, lembat, fustat... Ulqinakët kanë pasur shkiverrën e vet. Aty, në Ranë, me drurë të veçantë, me mjeshtëri të rralla, kanë ndërtuar dhe meremetuar barkat. Ulqinakët

24

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

kanë qenë pronarë të mëdhenj të barkave. Shumë barka ka pasur Ulqini. Thonë në histori, tregojnë si në legjenda, se Ulqini ka pasur aq barka sa ka pasur viti ditë. Madje, edhe më shumë! 500! Tash ne, këtu, shënojmë: sa barka ka pasur Ulqini në mes dy Luftërave (I dhe II) Botërore. Gjithandej, sipas shënimeve dhe kujtimeve të intelektualit nga Kalaja – z. Hajro Nimanbegut. Zoti Hajro Nimanbegu që në fillim të bisedës na e tërheq vërejtjen: të gjitha këto janë sipas kujtesës. - Saktësisht duhet vërtetuar në Kapitanerinë e Portit, në regjistrat e anijeve dhe të pronarëve të tyre ulqinakë. Unë kujtoj këto barka:

Tipi i anijeve të kaikëve

Në mes të dy Luftërave Botërore: “Vihori” i Nimanbegëve, 240-tonësh. “Dva brata” (“Dy vëllezër!”), i dëmtuar rreth vitit 1960, ka mbetur në Liqenin e Shkodrës. Riza Shabani, gjyshi i Nazifit (Shabanit), i ka pasur dy barka, s’po më kujtohen emrat; njëra ka qenë prej 30-tonësh. Bim Beci e ka pasur “Mladi Soko” prej 30-tonësh. Lito Himçja ka pasur një kaik 20-25-tonësh, më kujtohet me emrin “Mendra”. Nuti i Adem Manit - Kaleshi, ka pasur një kaik prej 30-tonësh. Kryporja e Ulqinit ka pasur një kaik “Slani” prej 20-tonësh. Smajlagët e kanë pasur një barkë, rreth 60-tonësh, por nuk më kujto-


DETARI

het shumë. Selim Karamanaga e ka pasur një fllugë - kaik nja 15-tonësh, por s’e kam parë me sy. Dushan Hajdukoviqi e ka pasur një barkë, “Plavnica”, rreth 40-tonësh. Këto ishin, pra, barkat e Ulqinit në mes dy luftërave. Vetëm “Dva Brata”, “Slani” e “Mendra” kanë shpëtuar nga Lufta II Botërore, të tjerat janë zhdukur.

Fllugat e ulqinakëve

Fllugat kanë shërbyer për transport. Kanë bartur dru, zhur e mallra të tjera. Kanë shërbyer për lundrime bregore. Sulë Beci ka pasur një fllugë. Kasem Hoxha, një. Beqir Osmani, një. Januz Truma, po një anije. Kromajt kanë pasur një fllugë prej 15 tonësh dhe mund të quhet barkë. Rexhep Beci e ka pasur një fllugë. Mund që ka pasur edhe më shumë flluga në Ulqin. Ficët e Himçet kanë pasur një fllugë peshkimi. Dragoviqët (Ili Rashoja) – një. Beqir Osmani – një. Januz Truma – një. Loro Pici – një. Emro Abazi – një. Gati të gjitha këto flluga peshkimi kanë shërbyer edhe pas Luftës të II Botërore, deri vonë.

“Poskiq” – anije më e madhe ulqinake

Vëllezërit: Nijazi, Jakupi, Hyseini, Maliqi dhe Reshiti kanë qenë kapidana të parë të Ulqinit, por ata e kanë pasur edhe barkën më të madhe që e ka pasur Ulqini. Lirisht mund të thuhet se ajo ishte barka më e madhe çfarë e ka pasur në histori ndonjë shqiptar. Në shtëpinë e zotëri Hajro Nimambe-

gut (stërnip) e marrim fotografinë e barkës me vela dhe shënimet për të: velanije (barkë me vela) e tipit barkë, me emrin “Poskiq”, pronë e Jakup Nimanbegut nga Ulqini, kapiten i lundrimeve të gjata. BTR 908, NTT 853, mbartja 1 500 tonë, gjatësia 53.74 m, gjerësia 10.24 m, lartësia 6.16m. E ndërtuar në Senj, në vitin 1874. I blerë në Rijeka, nga Kazuliqët, më 23. IV. 1909. Pastaj informatori ynë na jep edhe këto shpjegime: - Është ndërtuar në mënyrën ‘e moçme’, vetëm me dru. I ka pasur 3 direkë dhe 24 vela. Para Luftës I Botërore, kjo me vela, është shitur në Aleksandri (Misir – Egjipt). Meqë vëllezërit e kanë ndarë pasurinë, janë ndarë në familje të veta, kanë blerë dy barka të tjera me të cilat prapë kanë punuar bashkë; kanë blerë shtëpi, ullishta...

Kujtime për kaikun “Due frateli”

Për barkën me motor “Due frateli”, më pas të riemëruar ”Dva brata” (Dy vëllezër”), na tregon deri në hollësira z. Mustafa (Cafo) Nimanbegu. - Pas “Poskiqit” edhe “Vihorit” e ka blerë gjyshi, Jakup Begu, thotë informatori dhe vazhdon: - Më 1948 ka mbetur në Liqenin e Shkodrës, sepse ka marrë pak ujë dhe s’ka mundur të kalojë nga deti nëpër Bunë e të dalë në Ulqin. Ka çue (mbartur) 70 tonë (7 vagonë). Më 1946 ka qenë në shkiverrë (kantier) të “Arsenalit”, në Tivat. I ishte hequr njëri direk (sepse

i ka pasur dy direkë, ka lundruar me vela dhe me motor), i është hequr direku i prapmi edhe i janë bërë kabinat, timoni i është vënë me çikrik (i rrumbullakët). Ka lundruar me motor. Në kabina ka fjetur kapedani dhe motoristi, marinarët kanë fjetur në palmetë. Deri me 45-tën ka lundruar në vijat: Ulqin - Shqipëri - Itali - Dalmaci (Shpalato) etj. - Më 1948 e kanë nacionalizuar, sepse ka pasur shumë tonelata, që e ka lejuar atëherë ligji (jugosllav). Kjo barkë i është dhënë sipërmarrjes “Pomorsko preduzeqe Lovqen” nga Kotorri. Një kohë (shumë kohë) ka shërbyer si barkë poste në: Virpazar – Rijeka Cërnojeviqa dhe Plavnicë. Motori i saj ka qenë karakteristik, ”HMG”, sepse, kur është dashur të ndizet (të vihet në veprim) është dashur të nxehet me disa llamba speciale, – tregon Cafo Nimanbegu. Ndërsa të bijtë e Jakup IV Nimanbegut, Ademi dhe Qazimi, shtojnë: - E kanë thirrur Hysni Nimanbegun të punojë si motorist, se nuk kanë ditur të punojnë me të. Vazhdon tregimin për barkën, zotëri Cafoja: - Mandej “Lovqeni” ia ka dhënë barkën Sipërmarrjes së peshkimit të gjumcave. Ia kanë ndërruar emrin në “Galeb”, a kështu disi. Ka jetuar barka, ndoshta, deri në vitin 60 dhe aty ka mbaruar në breg të Rijeka Cërnojeviqit! Ia kam parë korbat, majeret, karbetat deri vonë. Ajo nuk dëshironte të vdiste. Ajo barkë e përjetoi Luftën, por jo edhe nacionalizimin. E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

Mbi librin “Kapidan Xhela (Selim Shurdha)” të Hajro Ulqinakut

Monografia e vetme për një detar ulqinak Për çudi, në Bokën e Kotorrit ka sa e sa libra për detarë dhe kapitenë. Ata i kushtojnë rëndësi kësaj tradite, bile kanë edhe Muzeun e Detarisë. Ne, fatkeqësisht, e kemi vetëm një libër për një kapedan dhe personazh të njohur. Ne nuk shkruajmë, as e ruajmë këtë traditë. Dhe çdo ditë harresa historike vazhdon

26

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020


KULTURË Është libër i veçantë dhe i rrallë. Shkruhet për detarin, kapedanin e njohur Selim Shurdha, i cili lundroi në Detin Adriatik dhe Mesdhe. Ai ishte pasues i shumë detarëve ulqinakë të cilët lundruan në Adriatik dhe lanë gjurmë të thellë në mbijetesën e këtij qyteti 2500-vjeçar. Tradita detare është e lashtë, që nga koha ilire. Detarët ulqinakë ishin ferrë në sy dhe konkurrentë të detarëve romakë. Ata e nisën luftën me Mbretëreshën Teutë. Ulqinakët u nënshtruan, por detarët ulqinakë kurrë nuk u dorëzuan, as në kohën venedikase, por edhe nën sundimin turk, e as në kohën e Austro-Hungarisë. Piratët ulqinakë ishin të njohur, jo vetëm si kusarë, piratë, por edhe detarë, tregtarë; me anijet e tyre arritën në Mesdhe, në Tripoli, në Aleksandri dhe deri në pjesët e tjera të Afrikës Veriore. Ata e zhvilluan Ulqinin. Kronisti Evlia Çelebiu e përshkruan Ulqinin dhe pasuritë e tij si qytet të rrallë. Edhe në kohën e Turqisë, sundimtari i Shkodrës Mahmut Bushatliu e

Libri “Kapidan Xhela“ ka rëndësi për detarinë e Ulqinit dhe flet për një traditë të këtij populli për të cilën shkroi Hajro Ulqinaku dhe është nxitës që të ruhet kjo traditë dhe dhunti e lundrimit të ulqinakëve

sulmoi flotën detare ulqinake në Valdanos, por detarët s’u dorëzuan. Njëri prej figurave të njohura është edhe kapedan Selim Shurdha, i cili kishte anijen “Gloria“. Dhe Hajro Ulqinaku shkroi përpiloi libër për këtë personazh. Por është i vetmi libër për një kapiten të tillë. Kjo ka rëndësi. Për çudi, në Bokën e Kotorrit ka sa e sa libra për detarë dhe kapitenë. Ata i kushtojnë rëndësi kësaj tradite, bile kanë edhe Muzeun e Detarisë. Ne, fatkeqësisht, e kemi vetëm një libër për një kapedan dhe personazh të njohur. Ne nuk shkruajmë, as e ruajmë këtë traditë. Dhe çdo ditë harresa historike vazhdon. Ulqini në shekullin XX pati tragjedi. Detaria ulqinake gjatë Luftës së Parë Botërore u shkatërrua dhe, posaçër-

isht pas Luftës II Botërore, Ulqini mbeti pa flotë detare. Dhe kjo zeje e lashtë sa edhe vetë qyteti po shuhet. Të rrallë janë ata që tani shkojnë në shkollë të detarisë. Duhet thënë se tani për tani kemi kapedanë të njohur ulqinakë që lundrojnë në anijet e ndryshme të Malit të Zi, por edhe në anije të tjera jashtë vendit. Kjo është shpresë. Detaria ulqinake ka pasur zhvillim të jashtëzakonshëm. Ulqinakët janë themeluesit e flotës tregtare në Durrës, bile shumica e tyre ishin ulqinakë. Libri “Kapidan Xhela“ ka rëndësi për detarinë e Ulqinit dhe flet për një traditë të këtij populli për të cilën shkroi Hajro Ulqinaku dhe është nxitës që të ruhet kjo traditë dhe dhunti e lunAsllan Bisha drimit të ulqinakëve.

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

27


KULTURË

Manifestimi letrar “Muzat e Alpeve 2020”

Në Pejë hapet eksp e parë e akademiku Zuvdija Hoxhiq Beri Dhjetëra piktura që sjellin poaq dimensione, forma e ngjyra jete nëpër qytete të ndryshme të Kosovës , përbëjnë ekspozitën “Gjurmë Kosovë”, të akademikut Zuvdija Hoxhiq-Berisha, në Galerinë e Arteve në Pejë, me të cilën Shoqata Rajonale e Shkrimtarëve “TEUTA”, hapi Manifestimin e Përvitshëm Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020”

“Ekspozita e Hoxhiqit prek gjenezën e kulturës shqiptare”

Filozofia e burimit ideor dhe artistik e kësaj ekspozite, sendërtohet mbi njollat e mbetura të lapsit arkitekton-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

ik të një qytetarie të vjetër e cila në kuptimin e peshës trashëgimore, do të matej me ngjyrat e tokës, para së gjithash, me kutin e letërsisë, tha me rastin e hapjes kuratori i ekspozitës Naser Shatrolli. ”Objektet me te cilat është paraqitur autori ,vetëm sa e përfytyrojnë mënyrën e të jetuarit të paraardhësve tanë, por jo vetëm, gjersa prek në gjenezën e kulturës shqiptare. Ndërsa kultura e minaresë dhe e subjekteve të tjera në këtë formulim artistik, në kontekstin filozofik janë vlera që ngacmojnë nervin e komunikimit me rrethin dhe rrethanat, transmetojnë ide, pikëpamje, harmoni, mesazhe bashkërenduese në

bashkësi dhe përtej.”

“Peja mbështet bashkëpunimin ndërkufitar”

Drejtoresha Xhenet Syka –Kelmendi, e cila paraprakisht priti në zyrën e saj përfaqësuesit e “TEUTËS”, tha se: ”Ekspozita e parë e akademikut Hoxhiq në Kosovë është e para edhe në periudhën e pandemisë, e cila anuloi kalendarin e aktiviteteve të planifikuara në komunën tonë. Por, së bashku me kolegët e respektuar kemi bërë të pamundurën që edicionin e 8-të të manifestimit trekufitar “Muzat e Alpeve” ta fillojmë nga Peja. Se, politikat tona lokale më së tepërmi


KULTURË

pozita ut isha janë të përqendruara në bashkëpunimet ndërkufitare dhe rajonale dhe vetëm kështu mund të integrohemi dhe të prezantojmë diversitetin tonë në të gjitha sferat e jetës, e në veçanti në atë të kulturës”.

“Peja dhe “TEUTA”, shembull se si duhet prezantuar kultura”

“Forma institucionale të cilën ka krijuar komuna e Pejës për të prezantuar veprat e artit është ajo që duhet krijuar për t’u shijuar ato, çfarë është edhe misioni i artit. Ndërsa “TEUTA” ka vizion dhe po ashtu ka një mision për të lënë gjurmë në kohë. Sepse,

detyra e krijuesve është që ta shënojnë kohën në të cilën jetojnë, që të mos mbeten figurantë anonimë e vetëm numra nëpër institucione të ndryshme. Ndërsa, ky artikulim konkret i shënimit kulturor është një sprovë e sfidë dhe po aq duhet të jetë provokim që të vazhdojmë në këtë formë, që të nderojmë veten, kulturën, kombin dhe kuptimin e jetës”- tha me këtë rast Xhevat Limani, shkrimtar dhe themelues i “Teatrit Shqiptar në Amerikë”.

“Pejën e dua dhe e përjetoj si atdhe”

“Kur zhduket shtëpia, është njësoj si kur digjet biblioteka. Ndërsa unë, duke i vizatuar ato pothuajse me naivitet fëmijëri, besoj se i kam ruajtur sa për veten time, po aq dhe për ata për të cilët kanë domethënien e njëjtë. Sepse, këto piktura më lidhin me rrënjët me të cilat degëzohem, me Berishët e mi nga Kodralia e Deçanit, me Kosovën, e veçanërisht me Pejën, ku kalova disa prej viteve më të bukura të jetës; fëmijërinë time. Prandaj, unë Pejën e përjetoj dhe e dua si atdhe dhe çdo rikthim atje është sikur të mos kisha ikur kurrë . Ndaj, me keqardhje të sinqertë pse edhe sot nuk jam në qytetin tim të dashur dhe me ju- ju kujtoj me dashuri”- shkruan mes tjerash në letrën falënderuese

enkas për këtë rast, akademiku Zuvdija Hoxhiq- Berisha të cilit rritja e papritur e numrit të të prekurve nga pandemia në Kosovë ia pamundësoi pjesëmarrjen.

“TEUTA” ua dhuron pikturat institucioneve mbështetëse

Ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur për dy javë në Galerinë e Arteve në Pejë, është e para e akademikut Zuvdija Hoxhiq- Berisha në Kosovë, si dhe e dyta e “TEUTËS” pas ekspozitës fotografike “Motive nga Kruja e Skenderbeut”, me 2018. Karvani i shkrimtarëve “Muzat e Alpeve”, vazhdoi aktivitetin e saj të përvitshëm kulturor dhe letrar në Klinë dhe në Petnjicë. Ndërsa, shkrimtarja dhe gazetarja Ajetë Beqiraj kryetare e Shoqatës Rajonale të Shkrimtarëve “TEUTA”, e cila me këtë ekspozitë filloi edicionin e 8-të të Manifestimit Letrar Trekufitar “Muzat e Alpeve 2020”, falënderoi Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport të Republikës së Kosovës dhe Komunën e Pejës për mbështetjen e vazhdueshme ndër vite, për të shtuar se dëshirë e “TEUTËS” por edhe e akademikut Hoxhiq është që këto piktura të mbesin tek këto dy institucione si shenjë mirënjohjeje e “TEUTËS” dhe gjurmë e çmueshme e aktivitetit multikulturor “Muzat e Alpeve”.

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

29


PORTRET

Portret: Mulla Ibrahim ef. Bajramoviq

Autoritet fetar

Që nga fillimet e predikimeve të tij në Brajshë e deri në fund të jetës, tërë kohën ia ka kushtuar fesë, pastaj harmonisë fetare ndërmjet konfesioneve dhe nacionaliteteve. Njëkohësisht, si kryeimam ka treguar trimëri të madhe duke e kundërshtuar pushtetin komunist të asaj kohe. Ka punuar me një entuziazëm të posaçëm, në veçanti kur është dashur të mbrohen vakëfet, xhamitë dhe të hapet mejtepi

Ismet Karamanaga Me këtë shkrim modest kushtuar mulla Ibrahim ef. Bajramoviqit po e rikujtoj opinionin për këtë personalitet të dalluar të fesë islame të shekullit të kaluar. Pavarësisht që koha kalon shpejt, kujtimet ndaj këtij personi kanë mbetur. Me punën e tij të pashtershme me mision predikimin e fesë, ai pa dyshim ka lënë gjurmë të pashlyera në edukimin por edhe në ngritjen e fesë islame në këto treva. Kujtimi i tij do të mbetet përgjithmonë te të afërmit e tij, së pari, por edhe te të gjithë ata të cilët e kanë njohur. Është me rëndësi të madhe të përmendet se mulla Ibrahimi, që nga fillimet e predikimit të tij në Braishë e deri në fund të jetës, tërë kohën ia ka kushtuar fesë, pastaj harmonisë fetare ndërmjet konfesioneve dhe nacionaliteteve. Ky aktivitet i tij është me rëndësi të theksohet pasi që në këto treva gjithmonë ka pasur njerëz të ngarkuar me nacionalizëm, kështu që mulla Ibrahimi me autoritetin, predikimet dhe sjelljen e tij si personalitet i respektuar dhe i nderuar nga të gjithë, ka punuar në ruajtjen e

30

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

harmonisë ndërfetare. Njëkohësisht, si kryeimam ka treguar trimëri të madhe duke e kundërshtuar pushtetin komunist të asaj kohe. Këtë trimëri e ka treguar në shumë raste kundër atyre barbarëve të cilët kanë pasur qëllim që të zhduket feja e bukur islame. Për dallim nga shumë imamë të tjerë, që nga koha e rrëzimit e Xhamisë së Detarëve në Ranë dhe më vonë, ka pasur një karizëm të veçantë dhe ka treguar një trimëri të paparë. Vitet ‘60 dhe ‘70 kanë qenë vite kur këta barbarë kanë rrëzuar Xhaminë e Merasë dhe në radhë ka qenë edhe Xhamia e Lamit në Mahallën e Re. Shumë banorë dhe qytetarë, në veçanti të kësaj lagjeje, nuk guxojnë ta harrojnë kontributin e mulla Ibrahimit për mbrojtjen dhe shpëtimin e kësaj xhamie, por duhet ta mbajnë në kujtesë përgjithmonë. Për këtë do të ishte mirë që në derën e saj të vendoset një pllakë me emrin e tij. Në ato kohë të vështira, ky trim dhe guximtar i ka dalë përpara “bagerit” me fjalët: ”Džamiju možete porušiti, samo preko mene mrtvoga” (Xhaminë mund ta rrëzoni vetëm mbi mua të vdekur). Mulla Ibrahimi ka qenë i vetmi i cili e ka frenuar eskavatorin dhe ka shpëtuar Xhaminë e Lamit në Mahallën e Re, e cila ende edhe sot shërben për predikim dhe lutje. Për fat të keq, shumë banorë të Mahallës së Re dhe shumë prej atyre që kryejnë detyrën e tyre në këtë xhami nuk kanë njohuri për këto ngjarje të veçanta në mbrojtjen e fesë

sonë. Sot është shumë më lehtë të flitet dhe të predikohet, sepse pluralizmi ka lejuar shumë më tepër të drejta në këtë drejtim. Prandaj, është me rëndësi të madhe të përmendet kjo ngjarje. Ka edhe sot njerëz të ngarkuar, por askujt nuk i shkon më ndër mend një gjë e tillë. Natyrisht, nuk ka më komunistë dhe njerëz të ngarkuar aq shumë, pavarësisht se ende edhe në radhët e veta popullsisa myslimane ka njerëz të cilëve iu pengon zëri i myezinit. Mirëpo, duke falënderuar Zotin së pari, pastaj edhe atyre që udhëheqin Bashkësinë Islame, si dhe personaliteteve siç ka qenë mulla Ibrahimi, ata janë pakicë. Asgjë nuk ka mundur ta ndalojë dhe ta lodhë h. mulla Ibrahimit Bajramoviqin. Ai ishte një njeri i rrallë dhe i veçantë. Nuk është lehtë ta përshkruash figurën e tij markante, sidomos pas një distance të gjatë kohore nga ndërrimi i jetës së tij. Mulla Ibrahimi ka qenë një njeri modest, i thjeshtë, i qeshur, por me një autoritet të rrallë. Ai ishte gjithmonë i veshur në mënyrë elegante, me kravatë, me një të ecur karakteristike dhe gjithmonë me çallmë, simbolin e një imami. Gjithmonë iu ka folur më parë, me çka ka treguar kulturën dhe respektin e madh, të lindur dhe të mësuar në mjedise ku është arsimuar në kohë të ndryshme, si edhe gjatë shërbimit të tij në rrugën e përhapjes, zhvillimit dhe forcimit të fesë islame. Predikimet dhe ligjëratat e tij kanë


PORTRET

i nderuar

qenë tërheqëse për shumë besimtarë, të cilët edhe për faktin se mulla Ibrahimi ka pasur një autoritet të tillë dhe ka qenë imam në Xhaminë e Namazgjahut, kanë filluar ta falin, të paktën namazin e xhumasë. Sipas mendimit të atyre të cilët e kanë njohur më mirë se unë dhe duke pasur parasysh punën e tij si kryeimam, mendoj se duhet të vlerësohet lart jeta dhe puna e palodhur e personaliteteve siç ka qenë i ndjeri mulla Ibrahimi, jo vetëm në përhapjen dhe forcimin e fesë islame, por edhe në forcimin e unitetit kombëtar, në kushte të vështira, me shumë sakrifica, në veçanti në kohën e komunizmit. Prandaj, ky njeri me virtyte të veçanta, si personalitet i nderuar nga të gjithë qytetarët e Ulqinit, pa dallim feje dhe kombësie, në veçanti si imam dhe si edukator, nuk guxohet të harrohet, por duhet të përmendet, të flitet për të dhe të nderohet. Jam më se i bindur se meriton që të organizohet një tubim kushtuar mulla Ibrahimit, ku imamët tanë të nderuar, hulumtues dhe studiues, ta ndriçojnë

më tepër rolin dhe veprimtarinë e këtij imami të nderuar nga qyteti ynë, në veçanti të flitet dhe të ceket roli i tij në mbrojtjen e xhamive tona dhe vakëfeve, hapjen e mejtepit etj. Përpos punës së tij fetare, ai gjithmonë ka qenë i pranishëm në dasma, festa, gëzime, hidhërime, në veçanti në luftën për mbrojtjen e objekteve fetare dhe në tubime të ndryshme. Mulla Ibrahimi ka qenë orator i mirë dhe i përgatitur. Më duket se përveç diturisë fetare, ai këtë dhunti e ka pasur edhe nga Perëndia, në veçanti në predikimet në gjuhën malaziase. Po citoj me këtë rast një fjali të cilën ai e përsëriste shpesh e që ka peshë të madhe për një mjedis, siç është vendi ynë: “Të gjithë ne jemi prej një nëne dhe prej një babai, të krijuar nga një Krijues, i cili ka dashur që të gjithë të mos jemi të një feje, besimi”. Ky mesazh ka qenë tërheqës për shumë besimtarë që të vijnë në xhami dhe të fillojnë të falen dhe të dëgjojnë predikimin fetar. Dëshiroj që edhe gjeneratat e reja, pavarësisht a shkojnë apo jo në xhami, mos ta harrojnë dhe ta kujtojnë atë. Duhet të mësojnë dhe t’i respektojnë të gjithë ata mësues dhe imamë, të cilët kanë predikuar dhe predikojnë e arsimojnë të rinjtë. Mulla Ibrahimi ka qenë shpesh edhe vizitor i Kalasë së Ulqinit, pasi që njëra nga vajzat e tij është e martuar në Kala. Mirëpo, mua më kujtohet vizita e tij në vitin 1996, kur ne si “Shoqatë” kemi organizuar në ato kohë “Duelin e deshve”, një manifestim “tradicional” në “Fushën e Topave” në Kala. Si kryetar i Shoqatës “Kalaja” unë isha

njëri ndër organizatorët e këtij manifestimi. Ende edhe sot shumë prej nesh nga Kalaja, në arkivat tona, e kemi të shënuar në video-kaseta këtë manifestim, i cili ka qenë më i miri dhe më atraktivi se kurdoherë më parë. Bile në atë kohë, kemi pasur deri 3 000 mysafirë, mes tyre edhe njerëz nga shkenca, kultura dhe arti. Më kujtohet mulla Ibrahimi, i cili me të afërmit e tij dhe disa të tjerë nga Bashkësia Islame qëndronte jashtë Fushës së Topave, në një kopsht. Pas përfundimit të manifestimit kalova pranë tyre, i përshëndeta dhe duke dalë nga Kalaja, më kujtohet fjalia e tij duke u qeshur me zë kur iu tha të tjerëve, por për ta dëgjuar unë, ”ovaj to radi” (ky po e bën këtë). Një manifestim të tillë ata nuk kanë mundur ta lejonin dhe fjalia e tij ishte normale, pasi që ata si përfaqësuesit më të lartë të fesë nuk kanë mundur, as guxuar ta lejojnë një gjë të tillë. Disa të dhëna të shkurtra nga biografia e tij. Haxhi Ibrahim ef. Bajramoviqi ka lindur më 1931 në Peçuricë. Pas përfundimit të shkollës fillore në Tivar, fillon Medresenë në Shkodër, të cilën e përfundoi me sukses në Sarajevë. Ka qenë imami i parë i shkolluar nga Mali i Zi pas Luftës së Dytë Botërore. Si imam ka filluar në fshatin Brajshë, pastaj kalon në Ulqin deri në vitin 1997, kur pensionohet. Përveç detyrës së kryeimamit, mulla Ibrahimi ka kryer edhe obligimet administrative të Bashkësisë Islame, bile deri në perfeksionizëm. Ka punuar me një entuziazëm të posaçëm, në veçanti kur është dashur të mbrohen vakëfet, xhamitë dhe të hapet mejtepi. Ka ndërruar jetë më 6 nëntor 2000. E kemi për detyrë që mulla Ibrahimin ef. Bajramoviqin dhe të gjithë imamët, myderrizët, hafizët me nam, të cilët kanë lënë gjurmë të pashlyera në historikun dhe në jetën tonë, të mos i harrojmë, por t’i kujtojmë pasi që ata janë trashëgimia jonë e lavdishme. Inshallah shpirti i tij gjen prehje në Xhehnet. E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

31


MOZAIK

Fondacioni Humanitar “Trojet tona” ndihmon Shkollën Fillore në Dacaj të Rozhajës

Laptopë dhe table mësimdhënësit d

Drejtori i Shkollës, Haxhi Lajçi, ka thënë se “kjo do të lehtësojë shumë kushtet për mësimdhënie në largësi, si për prindërit ashtu edhe për nxënësit, gjë që është qëllimi kryesor i donacionit”. Koordinatorja në vendlindje e Fondacionit, Vjollca Lika – Çobaj, ka treguar se Fondacioni Humanitar “Trojet tona” nga Amerika erdhi në ndihmë duke u bazuar në vlerësimin e asaj që nevojitet urgjentisht për të zhvilluar orët, të cilët morën një vendim që urgjentisht të sigurojnë fonde për blerjen e lap topëve dhe tabletëve, në mënyrë që nxënësit të kenë klasat më të mira të mundshme në internet dhe pajisje elektronike Rozhajë - Koordinatorët në vendlindje të Fondacionit Humanitar “Trojet tona”, i cili vepron në kuadër të Shoqatës Shqiptaro-Amerikane “Ana e Malit” në Nju-Jork të Amerikës, Vjollca Lika – Çobaj dhe Hajredin Zeneli, i kanë dorëzuar solemnisht donacionin e përbërë nga lap topë dhe tabletë Shkollës Fillore “Dacaj” në fshatin Dacaj të Rozhajës. Në ceremoni morën pjesë punonjës të Shkollës fillore, drejtori Haxhi Lajçi dhe kryetari i Kuvendit të Komunës së Rozhajës, Almir Avdiq. Drejtori Lajçi i ka falënderuar donatorët në emër të institucionit që drejton, prindërve dhe nxënësve, dhe ka thënë se pajisjet e dhuruara do të jenë një ndihmë e madhe për klasat në internet, duke pasur parasysh që COVID-19 ka marrë hov dhe se mësimi në distancë është aktualisht alternativa e vetme e mësimdhënies. Ai ka thënë se pajisjet e teknologjisë së informacionit janë të nevojshme për monitorimin online të mësimdhënies dhe ka treguar se përpos disa lap topëve për mësuesit, pjesë e donacionit janë edhe tabletët për të gjithë nxënësit e kësaj shkolle. Sipas tij, “kjo do të lehtësojë shumë

32

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

kushtet për mësimdhënie në largësi, si për prindërit ashtu edhe për nxënësit, gjë që është qëllimi kryesor i donacionit”. Në fund të fjalimit të tij, Lajçi falënderoi Radiotelevizionin lokal dhe drejtorin e portalit “Rozaje Today”, Mirza Lluboder, të cilët kanë ndjekur të gjitha ngjarjet dhe programet e shkollës fillore në Dacaj që nga fillimi, gjë që e bën shumë më të lehtë informimin për çdo ngjarje në shkollë, programet festive dhe nevojat për të arritur një audiencë sa më të madhe. Kryetari i Kuvendit të Komunës së Rozhajës, Almir Avdiq, ka thënë se donacioni në formën e pajisjeve kompjuterike vjen në kohën dhe vendin e duhur. Ai ka përkujtuar se shkolla fillore në Dacaj pësoi dëme të mëdha materiale në zjarret që përfshinë pyjet e Rozhajës disa muaj më parë, që është arsyeja pse aktualisht klasat ku zhvillohet mësimi janë dhoma alternative në ndërtesën e ish-Ambulancës, të cilat ndodhen në afërsi të shkollës. Avdiq theksoi se kjo është e vetmja shkollë fillore në gjuhën shqipe në Komunën e Rozhajës, e cila përfaqëson pasurinë e Rozhajës dhe të Malit të Zi,

dhe shprehu shpresën se ndërtimi i objektit të ri të shkollës do të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur. “Njerëzit e arsimuar kanë kontribuar dhe do të kontribuojnë për një cilësi më të mirë të jetës në këtë zonë”, ka shtuar ai. Avdiq gjithashtu vlerësoi lart punën e drejtorit të Shkollës dhe në emër të Komunës së Rozhajës dhe të tij falënderoi donatorët për mbështetjen e tyre me shumë vlerë. Në emër të Fondacionit Humanitar “Trojet tona” nga Nju-Jorku, pjesëmarrësve iu drejtua Vjollca Lika - Çobaj, e cila shprehu keqardhje për zjarrin që shkatërroi pothuajse plotësisht shkollën. Ajo ka thënë se Fondacioni Humanitar nga Amerika erdhi në ndihmë duke u bazuar në vlerësimin e asaj që nevojitet urgjentisht për të zhvilluar orët, të cilët morën një vendim që urgjentisht të sigurojnë fonde për blerjen e lap topëve dhe tabletëve, në mënyrë që nxënësit të kenë klasat më të mira të mundshme në internet dhe pajisje elektronike. Me kërkesën e drejtorit të shkollës, ajo ka lexuar para të pranishmëve të gjithë emrat e donatorëve. Në fund të fjalimit të saj, ajo tha se ky


MOZAIK

etë për dhe nxënësit

donacion përfaqëson vetëm fillimin e mbështetjes dhe se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Shkollën Fillore “Dacaj” në përputhje me mundësitë e Fondit. Në emër të Fondacionit foli edhe

Hajredin Zeneli, duke shprehur kënaqësinë që pati mundësinë të jetë njëri nga pjesëmarrësit në realizimin e këtij donacioni të vlefshëm për shqiptarët e kësaj ane. Donacioni u dorëzua në ambientet e

Sindikatës së Arsimit. Drejtori i Shkollës Fillore “Dacaj”, Haxhi Lajçi, ka theksuar se secilit prej donatorëve do t’u dërgojë nga një mirënjohje në emër të shkollës. (Kohapress) E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

33


MOZAIK

Në seancën e parë të rregullt të Kuvendit të ri të Komunës së Gucisë

Anella Çekiq rizgjedhet kryetare e komunës Guci – Të enjten, më 29 tetor 2020, në sallën e komunës u mbajt seanca e parë e rregullt e Kuvendit të Komunës së Gucisë, në përbërje të re, në të cilën pas verifikimit të mandatit të këshilltares së re, Amanda Mrkulliq – Omeragiq, nga lista zgjedhore “Socialdemokratët e Malit të Zi Ivan Brajoviq – Ne vendosim me konsekuencë për Gucinë”, në vend të këshilltares së këtij subjekti politik, Gjykë Novaj, e cila më parë ka dhënë dorëheqje nga mandati i këshilltares, si dhe aprovimit të procesverbalit të rendit të ditës nga seanca konstituive e kuvendit, e mbajtur më 3 tetor 2020, në të cilën është emëruar këshilli i komunës për zgjedhje dhe emërime, është zgjedhur ushtruesi i

34

Javore KOHA

E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

detyrës së sekretarit të Kuvendit të Komunës, me mandat deri në zgjedhjen e sekretarit sipas konkursit të shpallur dhe është zgjedhur kryetarja e Komunës së Gucisë në mandatin katërvjeçar 2020-2024. Kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, në bazë të statutit të Kuvendit të Komunës, propozoi këshillin shtatë anëtaresh të Komunës së Gucisë për zgjedhje dhe emërime, për kryetar t të cilit propozoi këshilltarin e PDS-së, Naser Radonçiq, i cili këtë detyrë e ka ushtruar edhe në mandatin e kaluar. Propozimi në fjalë është miratuar me 21 vota “PËR” dhe 1 “KUNDËR” (të këshilltarit të PSDsë) në votimin e hapur të 22 këshilltarëve të pranishëm në seancë, prej 30 sish sa gjithsej numëron kuvendi. Munguan shtatë këshilltarët e Socialdemokratëve në opozitë dhe këshilltarja e PDS-së. Në bazë të statutit të Kuvendit të Komunës, kryetari Hasangjekaj, për ushtrues të detyrës së sekretarit të kuvendit deri në zgjedhjen e sekretarit sipas konkursit të shpallur, propozoi Enver Dedushajn, i cili këtë funksion e ka ushtruar edhe në dy mandatet e kaluara. Në votimin publik (të hapur), propozimin e kanë mbështetur të gjithë këshilltarët e pranishëm (22 sish) me ç ‘rast Dedushaj ka falënderuar ata për besimin e dhënë në këtë post. Në vazhdimin e punës së seancës, përkitazi me zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Gucisë, kryetari i kuvendit, Bujar Hasangjekaj, për këtë post propozoi kryetaren e deritashme të komunës, Anella Çekiq, e nominuar nga kryesia e organizatës themelore të PDS-së së Gucisë dhe e mbështetur me nënshkrime nga 20

këshilltarët e shumicës së qeverisjes së re lokale (PDS-së, Koalicionit të partive shqiptare dhe Koalicionit PBPL). Në postin e kryetares së Komunës së Gucisë është zgjedhur më 17 gusht 2014, pas rikthimit të statutit të pavarur të Komunës së Gucisë pas plot 60 vjetësh. Në postin e kryetares së Komunës së Gucisë, ajo është rizgjedhur më 31 dhjetor 2016. Propozimin që Anella Çekiq për herë të tretë të zgjedhet kryetare e Komunës së Gucisë, rreptësishtë e ka kundërshtuar këshilltari i vetëm i Partisë Socialdemokrate në kuvend, dr. Ellvis Omeragiq, i cili për punën e zonjushës Çekiq në pozitën e kryetares në dy mandatet e kaluara, ka dhënë një vistër dështimesh, të metash, mangësish e mossuksesesh, duke theksuar se me qëndrimet e veta pasive dhe të njëanshme, nuk ka dëshmuar se është kryetare e të gjithë qytetarëve të komunës. Ndonëse propozimi i sipërpërmendur ishte i vetëm për këtë post, në votimin e hapur (publik), për kandidaten e propozuar për kryetare të Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, prej 22 këshilltarëve të pranishëm në seancë “PËR” kanë votuar 20 këshilltarë, të gjithë të shumicës së re qeverisëse, “KUNDËR” ishte këshilltari i PSD-së, kurse “I PËRMBAJTUR” ai i PPS-së. Kështu, inxhinierja e diplomuar e teknologjisë, bartësja e listës zgjedhore të Partisë Demokratike të Socialistëve – Dega në Guci në Zgjedhjet lokale, dhe kryetarja e deritanishme e komunës, Anella Çekiq, është rizgjedhur që Komunën e Gucisë ta drejtojë edhe në mandatin e ardhshëm katërvjeçar 2020-2024. Sh. Hasangjekaj


SPORT

Donjeta Sadiku, boksierja më e mirë e Kosovës

E vendosur ta sigurojë normën olimpike Sadiku insiston se shtyrja e Lojërave Olimpike ka qenë e mirëseardhur për të. Ajo thotë se tash ka mundësi më të mëdha për ta fituar normën, pse jo thotë edhe medalje olimpike, që deri tash e ka të arritur vetëm sporti i xhudos Donjeta Sadiku brenda një periudhe të shkurtër ka marrë pjesë në dy turne. Janë edhe dy turnetë e parë të saj pas kthimit të aktiviteteve ndërkombëtare, pas ndërprerjes shkaku i pandemisë së koronavirusit. Në turneun e fundit të mbajtur javën e shkuar në Sofje të Bullgarisë, Sadiku e fitoi medaljen e argjendtë. Për Sadikun, që synon të arrijë normë olimpike për lojërat olimpike “Tokio 2020”, që mbahen vitin e ardhshëm, ishin turne të mirëpritur. Kualifikimin në Lojërat Olimpike, Sadiku e synon ta arrijë nëpërmjet turneut kualifikues evropian të mbetur në gjysmë, atë të Londrës. Sadiku ka qenë në rrugë të mirë për të siguruar normën për “Tokio 2020”, por turneu në mars u pezullua shkaku i masave izoluese në shumë shtete të Evropës. Sadiku është dashur të boksojë në 1/8 e finales. Por ajo beson se nga Londra do të kthehet me medalje, që do t’ia siguronte edhe kualifikimin për në Tokio. “Synimi është turneu kualifikues, për t’u kualifikuar në Lojërat Olimpike, por ka edhe turne tjerë, në mesin e tyre edhe kampionati evropian për U22. Por, synimi mbetet turneu kualifikues”, ka thënë Sadiku. Boksierja më e mirë e Kosovës insiston se shtyrja e Lojërave Olimpike ka qenë e mirëseardhur për të. Ajo thotë

se tash ka mundësi më të mëdha për ta fituar normën, pse jo thotë edhe medalje olimpike, që deri tash e ka të arritur vetëm sporti i xhudos. “E kam meçin kundër gjermanes dhe tash e kam garën kundër suedezes. Kam pasur një meç kundër suedezes, javën e kaluar. Ishte barabartë, por besoj se në kualifikime do ta mposhti për ta fituar normën olimpike. E di se çfarë kundërshtareje do të kem përpara, por unë kam besim në vete dhe besoj të arrij të kualifikohem e pse jo si xhudo edhe boksi të ketë medalje olimpike”, ka shtuar boksierja kosovare. Sadiku thotë se e ka fituar përvojën edhe si seniore dhe se është gati të jetë pjesë e ekipit olimpik. Aktualisht Kosova e ka të konfirmuar vetëm një normë olimpike. Mundësi Egzon Shala do të jetë pjesëmarrës në Tokio, kurse xhudoja synon të shkojë me pesë norma olimpike. “Para kualifikimeve kam qenë në kampin përgatitor që u mbajt në Turqi. Na ka mbështetur KOK-u. Kam edhe dhjetë ditë përgatitje ku planifikojmë të shkojmë në Bullgari dhe shpresoj që sërish të gjej mbështetje nga KOK-u. Aty do të jenë shtete të forta dhe do të jetë ndihmë e madhe për mua. Dy herë nuk kam pasur mundësi të jem pjesë e Botërorit në Indi. Mirëpo synimet nuk i kam ndalur asnjëherë. Po ndeshem me boksiere

të rangut botëror”. Sadiku është bindshëm më e suksesshmja në Kosovë, derisa suksesin më të madh e ka në vitin 2016. Fitoi medaljen e artë në Kampionatin Evropian për të reja të mbajtur në Ordu të Turqisë. Turneu kualifikues për Lojërat Olimpike vazhdohet në shkurt të vitit (Koha Net) të ardhshëm. E ENJTE, 5 NËNTOR 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 5 nëntor 2020

Viti XlX Numër 935 Çmimi 0,50

Një klerikalist dhe antimisionar i fesë ISSN 1800-5696

Dilemat e regjistrimit të popullsisë në kohën e pandemisë

Çdo ditë ngjan njëlloj, rreziku nga infektimi është gjithnjë në rritje


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.