KOHA Javore Podgoricë e enjte, 26 nëntor 2020 Viti XlX Numër 938 Çmimi 0,50
Nëntori, muaji i lavdive dhe i festave kombëtare ISSN 1800-5696
Harmoni
Pandemia Covid-19, goditja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
PËRMBAJTJE
8
12 Blinken, kryediplomati i ardhshëm amerikan
Me përvojën personale të ndihmojmë të tjerët
14
16 Përkeqësohet situata me pandeminë në Malin e Zi
A thua se gjendja është normalizuar
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
PËRMBAJTJE
18
22 Nga ideja për autonomi deri te pavarësia
Arti i fjalës është hapësirë e lirë
24
30 Vizionari i denjë i pajtimit ndër shqiptarë
Piloti shqiptar i Ulqinit, viktimë e pushtetit komunist KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 26 nëntor 2020 Viti XlX Numër 938 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Nëntori, muaji i
Në udhëkryq
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
ëve lavdive dhe i festave ulqinaka re kombëtare mungu ë e dëshir nhjëet ma o trit Teaje
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
ISSN 1800-5696
uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Harmoni
Pandemia Covid-19, goditja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
Harmoni
Botërore pas Luftës së Dytë goditja më e madhe Pandemia Covid-19,
kombëtare lavdive dhe i festave Nëntori, muaji i
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
KËSHILLI KOMBËTAR NACIONALNI SAVJET ALBANACA - ALBANIAN NATIONAL COUNCIL
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi kërkon nga institucionet komunale dhe shtetërore në komunat ku jetojnë shqiptarët
Të vendosen simbolet kombëtare shqiptare Ulqin – Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi ka kërkuar nga institucionet komunale dhe shtetërore në komunat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, që t’i vendosin simbolet kombëtare shqiptare. Në shkresën dërguar këtyre institucioneve, kryetari i KKSH-së, Faik Nika, ka thënë se një gjë e tillë bazohet në nenin 95 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe Ligjin për zgjedhjen dhe përdorimin publik të simboleve kombëtare, të miratuar në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar nga Kuvendi i Malit të Zi. Sipas nenit 11 të Ligjit për zgjedhjen dhe përdorimin publik të simboleve kombëtare, “Në njësitë e vetëqeverisjes vendore në të cilat pjesëtarët e popujve pakicë apo të bashkësive të pakicave nacionale tjera përbëjnë shumicën e popullsisë, bazuar në rezultatet e regjistrimit të fundit, në objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe
4
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
institucioneve publike themelues i të cilave është komuna, gjegjësisht shteti, valëvitet gjithmonë edhe flamuri i atij populli pakicë ose i bashkësisë së pakicës nacionale tjetër”. Kjo vlen edhe për hapësirat publike të organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike, si dhe për mjediset për kurorëzime. Ndërkaq, në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicë, por më tepër se pesë për qind të popullsisë, Ligji për simbolet kombëtare parashikon përdorimin e flamurit shqiptar me rastin e festave kombëtare. Në nenin 12 të këtij ligji thuhet se “në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë së pakicës nacionale tjetër përbëjnë më shumë se pesë për qind të popullsisë, sipas rezultatit të regjistrimit të fundit, ditën e festës kombëtare të atij populli pakicë apo
të bashkësisë së pakicës nacionale tjetër, në objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale, vendoset flamuri i atij populli pakicë ose i bashkësisë së pakicës kombëtare tjetër”. Kjo kërkesë e KKSH-së vjen në prag të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar. Për shkak të përdorimit të simboleve të tyre kombëtare, shqiptarët janë dënuar në shumë raste nga organet policore dhe gjyqësore të Malit të Zi, me pretekstin për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, bazuar në Ligjin për rendin dhe qetësinë publike. Në muajin shtator të këtij viti, Qeveria e Malit të Zi ka dhënë pëlqimin për vendimin e KKSH-së mbi caktimin e etalonit të stemës, flamurit, tekstit dhe partiturës së Himnit kombëtar shqiptar, si dhe për vendimin mbi caktimin e festës kombëtare të pjesëtarëve të popullit shqiptar në Malin e Zi. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike në Malin e Zi
Ashpërsohen masat kufizuese Trupi Kombëtar i Koordinimit për sëmundjet infektive (TKK) ka vendosur t’i ashpërsojë masat kufizuese për shkak të situatës epidemiologjike të rënduar. Në mbledhjen e mbajtur të hënën, TKK ka vendosur të shkurtojë për dy orë orarin e punës së objekteve hotelierike dhe subjekteve të tjera që ofrojnë shërbime, si dhe që për dy orë të zgjasë periudhën e ndalimit të daljes nga objektet e banimit. Vendimi ka hyrë në fuqi nga mesnata e mbrëmshme dhe do të zgjasë deri më 8 dhjetor. “Për shkak të situatës epidemiologjike jashtëzakonisht të ndërlikuar TKK, me propozim të Institutit për Shëndet
Publik të Malit të Zi, ka vendosur të shkurtojë orarin e punës së ndërmarrjeve hotelierike dhe shërbyese nga 07:20:00 që është tani, në 07:0018:00, dhe të zgjasë zbatimin e masave të ndalimit të daljes nga objekti i banimit nga ora 21:00-05:00 që është tani, në 19:00-05:00 të ditës së ardhshme. Masat do të zbatohen nga e mërkura, më 25 nëntor 2020, në orën 00:00, deri më 8 dhjetor, deri kur do të zgjatet edhe zbatimi i masave të sjella më 13 nëntor”, thuhet në deklaratën për shtyp të TKK-së. Sipas këtij organizmi, këto masa janë ndërmarrë duke pasur parasysh situatën epidemiologjike në njërën anë
dhe atë ekonomike në anën tjetër, me qëllim që ato të japin rezultat por që të prekin sa më pak qytetarët, ekonominë dhe sipërmarrësit, TKK iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë në plotëni të gjitha masat, sepse kjo është e vetmja mënyrë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ditëve të fundit Mali i Zi ka shënuar numër të madh të të infektuarve me Covid-19 e për pasojë edhe të viktimave. Mali i Zi renditet për momentin në vendin e parë në rajon, me numrin më të lartë të të infektuarve për 100 mijë (Kohapress) banorë.
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Nëntori, muaji dhe i festave k Qani Osmani
Nëntori për ne shqiptarët nuk është vetëm muaji i njëmbëdhjetë i vitit, por me të na lidhin shumë ngjarje të mëdha historike kombëtare. Muaji nëntor është muaji në të cilin gërshetohen një varg ngjarjesh me karakter historik, të cilat kanë lënë gjurmë në historinë kombëtare dhe janë ngulitur thellë në vetëdijen e shqiptarëve. Rastësi apo me paramendim këto ngjarje janë të përfshira në një ditë të shënuar siç është 28 Nëntori, ditë kjo e cila është kthyer në datë-simbol të ngjarjeve me karakter historik për të gjithë shqiptarët. Nëntori është muaji në të cilin janë inkorporuar ngjarje historike që kanë kuptim brenda tyre dhe janë bërë referencë frymëzimi për gjeneratat që do vinë pas, ku për shqiptarët kanë qenë burim për të realizuar synimet e tyre për të qenë të lirë nga robëria që impononte pushtuesi. Nëntori është muaji i lindjeve dhe i vendimeve kombëtare. Është muaji i themelimit të Alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, kur në 22 nëntor të vitit 1908, në Kongresin e Manastirit vendoset të meret për bazë alfabeti latin. Me këtë vendim zgjidhet dilema dhe përfundon rruga e gjatë dhe e vështirë e përpjekjeve tona për një gjuhë të unisuar me të cilën do të shërbehet mbarë kombi shqiptar dhe do të luftohet për çrrënjosjen e analfabetizmit dhe për ngritjen e vlerës, vetëdijes kulturore,
6
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
arsimore kombëtare. Kur një herë e përgjithmonë do të zhduket hija e terri e analfabetzmit, kur do të dilnim para botës si një popull me një gjuhë, alfabet e kulturë të përbashkët, ku shkrimtarët tonë do të mundin t’i botonin veprat e tyre në botë e nga bota, sepse hyri në përdorim alfabeti më i lexueshëm, që i përmbushte kërkesat dhe standardet botërore. 28 Nëntori është data më e ndritshme e Rilindjes sonë kombëtare në të gjithë historinë tonë. Kjo ditë e bekuar shënon momentin e ndarjes nga robëria e gjatë dhe mbetet simbol i sakrificës, bashkimit, unitetit dhe qendresës së popullit shqiptar. Dita e Flamurit është festa e krenarisë sonë kombëtare, me traditën më të gjatë të kremtimit. Është festë e rimëkëmbjes së dinjitetit dhe forcimit të ndërgjegjes sonë kombëtare. Andaj sot, të gjithë ne, me përkulje i kujtojmë gjeneratat dhe personalitetet kombëtare duke shprehur respekt dhe mirënjohje për të gjithë ata që e mbajtën gjallë indin tonë kombëtar në periudha të caktuara të historisë sonë. Nëntori është muaji i Skënderbeut, është nëntori i plakut Ismail Qemali, është dita e flamurit kombëtar. Është nëntori i parë ku Pavarësinë Shqipërisë e shpalli Kryeheroi ynë, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, kur në Krujë me 28 Nëntor të vitit 1443 e ngriti për herë të parë në historinë e këtij kombi Flamurin me Shqiponjën Dykrenare në Kalanë e Krujës. Skënderbeu deri në vdekje luftoi me atë flamur në dorë dhe kurrë nuk diti për humbje. Ai flamur valoi i pamposhtur në Kalanë e Krujës dhe në kulla e kala të tjera arbërore për 25 vjet, për aq kohë sa Kryeheroi Ynë udhëhoqi popullin dhe Shqipërinë. Nëntori i dytë është më 28 Nëntor të vi-
tit 1912 ku në Vlorë ishin mbledhur patriotët dhe krerët e të gjitha krahinave shqiptare. Për shkak të pengesave gjatë rrugës Isa Boletini me mbi 10 mijë kalorës nga Kosova, kishte mbërritur vetëm të nesërmen. Kuvendi Kombëtar i Vlorës shpalli Pavarësinë e Shqipërisë dhe zgjodhi Qeverinë e parë të shtetit shqiptar. Kryetar i Kuvendit e natyrisht edhe kryetar i parë i Qeverisë së shtetit shqiptar u zgjodh Ismail Qemali, i cili, kur po e ngriste Flamurin e qendisur nga Marigona, në fjalën e Tij solemne, ndër të tjera ka thënë; “ Fqinjtë tanë nuk duhet të gënjehen me lakmi, se shqiptari s’e duron robërinë. Historia e shekujve të kaluar e dëshmon këtë të vërtetë. Ky truall është atdheu ynë. Ne e kemi gjuhën tonë, zakonet tona, kulturën tonë. Ndaj, sot, të mbledhur në këtë kuvend të madh historik, ne shprehim para gjithë botës vullnetin e popullit tonë sovran”. Prandaj, Nëntori është muaji i shqiptarëve, muaji i flamurit. Sa herë që afrohet 28 Nëntori, mendja na fluturon te flamuri ynë Kuq e Zi, flamuri ynë i lyer me gjak që sjell në kujtesën tonë përpjekjet, luftërat dhe fitoret tona. Na sjell në kujtesën tonë Epokën e lavdishme të Skënderbeut që me shekuj mbajti gjallë qëndresën, shpirtin dhe identitetin tonë kombëtar. U valvit pa u përkulur kurrë nëpër dallgët e stuhisë e historisë dhe më 28 Nëntor të vitit 1912, flamuri i Skënderbeut u ngrit në qiellin e Shqipërisë së saposhpallur shtet i pavarur. Është ky flamur që na priu nëpër beteja të përgjakshme shumëshekullore në përpjekjet e popullit shqiptar për liri e pavarësi. Për këtë flamur dhe nën hijen e këtij flamuri e kanë flijuar jetën e tyre bijat dhe bijtë më të mirë të kom-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
i lavdive kombëtare bit tonë. Është ky flamuri i lirisë që mishëron e pasqyron shpirtin e pastër, karakterin e fortë dhe vlerat e larta morale e njerëzore të kombit tonë. Është ky flamur i bukur e hijerëndë që rrezaton pastërtinë morale, dinjitetin, nderin e kombit shqiptar, sepse atë nuk e shemtojnë njollat e pushtimit të tokave të huaja, robërimit të popujve të tjerë. Përpjekjet e shqiptarëve për liri e pavarësi krijuan ngjarje që mbetën në kujtesën tonë për të mos u harruar. Data e 28 nëntorit të vitit 1997, është data e shfaqjes së ushtrisë sonë më të lavdishme nëpër shekuj: Ushtrisë Çlirim-
tare të Kosovës e cila lindi si një rreze shprese dhe rradhët e saj u forcuan me shumë djem e vajza, që ishin morali, krenaria dhe baza shpirtërore nga ku ushqehej populli kosovar i shumëvuajtur me shpresa të humbura dhe i nëpërkëmbur nga barbarët serbo-sllav. Shfaqja e UÇK-së në Llaushën legjendare haptas, do t’i ripërtërijë popullit shpresën e humbur se dita e lirisë ishte afër. Në 28 nëntorin e vitit 1955 do të lindë djali i dytë i mësuesit Shaban Jashari i cili punoi me përkushtim në luftën kundër analfabetizmit, djali i tij dhe i
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Nëntori është muaji i lindjeve dhe i vendimeve kombëtare. Është muaji i themelimit të Alfabetit të njësuar të gjuhës shqipe, kur në 22 nëntor të vitit 1908 në Kongresin e Manastirit vendoset të merret për bazë alfabeti latin. Me këtë vendim zgjidhet dilema dhe përfundon rruga e gjatë dhe e vështirë e përpjekjeve tona për një gjuhë të unifikuar me të cilën do të shërbehet mbarë kombi shqiptar tërë Kosovës martire, Adem Jashari, legjendë e gjallë, që luftoi deri në vetmohim për çështjen madhore kombëtare. Me lindjen e tij, dhe me qëllimin e tij madhor ndryshoi historinë kombëtare. Lufta e tij heroike, e familjes së tij dhe e shokëve e bashkëluftëtarëve të tij, i dhuroi lirinë Kosovës, i dha emër e dinjitet. Prandaj, 28 Nëntori nuk është thjeshtë vetëm një festë e ditës së Flamurit Kombëtar dhe e Pavarësisë së Shqipërisë, por është edhe një amanet, një betim për të qenë gjithmonë të mbrojtur me idealin kombëtar, që Shqiptaria dhe shqiptarët të ndihen të lirë, krenar dhe zot në trojet e veta. Flamuri ynë kombëtar është vetëm flamuri i lirisë! Është ky flamur që mban së bashku të gjithë shqiptarët dhe të gjitha trojet tona padrejtësisht të ndara. Është kjo shqiponjë që nën krahët e saj të fuqishëm me një ngrohtësi prej nëne i mbanë së bashku të gjitha bijat dhe bijtë e saj kudo që ndodhen në botë. Kjo është forca magjike e padukshme e flamurit tonë kombëtar. Për të kujtuar rrugën që e kemi kaluar për të ardhur deri te kjo ditë, rrugën tonë drejt lirisë, rrugën e mundimshme, por të drejtë dhe të lavdishme. I madhërishëm qoftë edhe kujtimi për të gjithë martirët e kombit, atyre që dhanë gjithçka për lirinë e popullit shqiptar. ZOTI E BEKOFTË POPULLIN SHQIPTAR! E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Kryediplomatë të ardhshëm të SHBA-së
Blinken, kryediplo i ardhshëm ameri Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Sipas një portali i cili citon një burim të mirinformuar me procesin e përzgjedhjes së kabinetit të ri, z. Xho Bajden ka vendosur të emërojë diplomatin veteran dhe bashkpuntorin e tij të ngushtë, z. Toni Blinken në detyrën e Kryediplomatit të ardëshëm të Shteteve të Bashkuara. Sipas burimit në fjalë, pritet që z. Bajden të njoftojë zyrtarisht, javën që vjen, të preferuarin e tij për Sekretar Amerikan të Shtetit. Disa burime të tjera thonë se z. Bajdën po konsideron ish-diplomatin Toni Blinken edhe për detyrën e Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, por duket se të gjitha shënjat tregojnë se z. Blinken do jetë Kryediplomati i ardhshëm amerikan – një zyrtar që gëzon respekt nga të dy palët në Kongres – duke pasur gjithashtu parasysh se zyrtarët e lartë të administratës së ardhshme duhet të miratohen nga Senati, i cili mund të kontrollohet nga Republikanët për katër vitet e ardhëshme, diçka që do të vendoset përfundimisht me zgjedhjet për Senat, që do të zhvillohen në shtetin Xhorxhia, në janar 2021. Kush është Toni Blinken? Sipas biografisë zyrtare botuar në faqën e Departamentit Amerikan të Shtetit kur ishte në detyrë, në mandatin e dytë të ish-presidentit Barak Obama, z. Entoni J. Blinken ka shërbyer si Zevëndëssekretar i Shtetit - numri dy i diplomacisë amerikane – si zevëndës i z. Xhon Kerit. Blinken,
8
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Antony J. (state.gov) Z. Blinken ka mbajtur pozicione të larta të politikës së jashtme në dy administrata, për dy dekada. Ai ka shërbyer si Ndihmës i Presidentit dhe Zëvendës i Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë. Në atë kapacitet, ai ka kryesuar Komisionin Ndërqeveritar të Kongresistëve, forum kryesor ky i administratës për formulimin e politikës së jashtme. Gjatë mandatit të parë të Administratës Obama, ai ishte Zëvendësndihmës i Presidentit dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i Zëvendëspresidentit Xho Bajden. Z. Blinken ka shërbyer për gjashtë vjet si zyrtar i lartë administrativ në Kongres (2002 - 2008) si Drejtor i Personelit demokrat për Komisionin e Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit Amerikan. Z. Blinken ka qenë gjithashtu anëtar i stafit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Presidentit Klinton në Shtëpinë e Bardhë nga 1994-2001. Nga 1999 në 2001, ai ishte ndihmës i posaçëm i presidentit dhe drejtor i lartë për çështjet evropiane - Këshilltari kryesor i Presidentit Klinton për marrëdhëniet me vendet e Evropës, me Bashkimin Evropian dhe NATO-n. Nga viti 1994 deri në vitin 1998, z. Blinken ishte Ndihmës i posaçëm i Presidentit Klinton dhe Drejtor i Lartë i zyrës që merrej me përpilimin e fjalimeve me rëndësi të presidentit mbi politikën e jashtme dhe më pas ka shërbyer edhe si Drejtor i Planifikimit Strategjik: si mbikqyrës i përpilimit të politikës së jashtme, komunikimeve dhe politikës së jashtme në përgjithësi të Presidentit Klinton. Z. Blinken ka filluar shërbimin e tij në diplomaci në Departamentin e Shtetit ku nga viti 1993 në 1994 ai
ka shërbyer si Ndihmës i posaçëm i Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Kanadeze. Pas largimit nga Administrata e Klintonit, ai ka punuar si zyrtar i Lartë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, një qëndër kjo me rëndësi studimesh botërore në uashington. Para se t’i bashkohej Administratës së Presidentit Klinton, z. Blinken ushtronte profesionin e avokatit në Nju Jork dhe në Paris. Ai ka qenë aktiv edhe në fushën e gazetarisë, duke shërbyer si korrespondent i revistës “The New Republic”, ndërkohë që ka botuar artikuj me subjekt të politikës së jashtme, përfshirë “New York Times”, “The New York Times Magazine”, “Foreign Affairs”, e të tjera. Ai është diplomuar në Harvard College, Magna cum Laude dhe ka kryer jurisprudencën në Universitetin Columbia. Gjatë fushatës për president, z. Toni Blinken ishte zëdhënësi kryesor i Presidentit të zgjedhur Bajden për politikën e jashtme. Është e qartë se në cilëndo detyrë të lartë të politikës së jashtme ose të sigurisë kombëtare - si Sekretar Amerikan i Shtetit ose Këshilltar i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë – që Xho Bajdën do ta emëroj atë, Toni Blinken ka përvojë dhe duket se do të ketë edhe mbështetjen e emërimit të tij në detyrën e kryediplomatit amerikan edhe nga Senati, që mund të jetë në dorë të Republikanëve sesjonin e ardhshëm të Kongresit Amerikan. Përsa i përket njohurisë së z. Blinken për punët e Shqipërisë, të Kosovës dhe të Ballkanit – ai duhet të jetë i informuar shumë mirë për gjëndjen në dy shtetet shqiptare dhe në Ballkanin Perëndimor, në përgjithësi. Mjafton t’i hedhim një shikim të shpejtë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
omati ikan karrierës së tij në Uashington, gjatë dy administrave të mëparshme dhe detyrave tjera të tij të rëndësishme, brenda dhe jashtë Qeverisë: Të gjitha detyrat e tij të larta kanë qenë të lidhura ngusht me politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara, duke pasur në fokus në veçanti politikën amerikane karshi Evropës dhe NATO-s gjatë dekadave të fundit. Gjithashtu, është interesant fakti se gjatë 1990-ve ( periudha më kritike e politikës së angazhimit amerikan ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi), Toni Blinken ishte pjesë e stafit të Presidentit Klinton në Shtëpinë e Bardhë, gjatë një periudhe që u morën vendime me rëndësi, sidomos për Kosovën. Emërimi i z. Blinken në cilëndo detyrë qoftë, është një ogur i mirë për politikën e ardhshme amerikane ndaj Kosovës dhe Shqipërisë, për vet faktin se ai ka punuar për Zëvendëspresidentin Xho Bajdën - si këshilltar i sigurisë kombëtare - kur ky ishte numri dy i këtij vendi, ndërkohë që dy vitet e fundit ka shërbyer si zëdhënës numër një i politikës së jashtme gjatë fushatës së z. Bajdën për president. Në një intervistë para disa kohësh z. Blinken e përmblodhi rolin e Shteteve të Bashkuara në botë nën administratën e z. Bajden me tri fjalë: Rivendosja e “rolit udhëheqës” të Amerikës në botë, “bashkpunim dhe demokraci”. Z. Xho Bajden kur ishte senator por edhe më vonë, ishte njëri prej mbëshetësve politik amerikanë më të vendosur të Kosovës, Shqipërisë dhe të të drejtave të shqiptarëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, kështu që, në cilëndo detyrë të politikës së jashtme ta emërojë Presidenti i zgjedhur z. Blinken - qoftë si kryediplomat i Amerikës ose si Këshilltar i
Burime të besueshme në Kongresin e Shteteve të Bashkuara dhe në Qeverinë amerikane në Uashington, njoftojnë se Presidenti i zgjedhur Xho Bajden ka emëruar tanimë Sekretarin (e ardhshëm) Amerikan të Shtetit, ndërkohë që vazhdon përpjekjet për të përzgjedhur anëtarët e tjerë të administratës së tij të ardhshme
Entoni J. Blinken, i besuar i Presidentit të zgjedhur Xho Bajden dhe i përfolur si i emëruar prej tij në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit ose Këshilltar i Presidentit për Sigurinë Kombëtare në administratën e ardhshme amerikane
Presidentit për Sigurinë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë - për shqiptarët është një gjë tepër pozitive Toni Blinken është një person i mirinformuar për gjëndjen në Shqipëri, në Kosovë si dhe për gjithë shqiptarët në Ballkanin Perëndimor, ashtu siç është i mirinformuar edhe bosi i tij i
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
ardhshëm, Presidenti i zgjedhur Xho Bajden. Kur të vijë puna tek çështjet shqiptare, nuk besoj se as njëri as tjetri të kenë nevojë të kërkojnë nga stafi i tyre dosje të posaçme mbi ndonjë problem shqiptar. Joe Biden supporting Albanians early time YouTube E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Harmoni Kur njerëzit janë të shqetësuar, ose të pikëlluar, për këtë nuk duhet t’ia hedhin kurrë fajin të tjerëve, por vetvetes - domethënë pikëpamjeve të veta. Është veprimi i një personi të lirë të papenguar të qortojë të tjerët për fatkeqësitë e tij, duke mos fyer as të tjerët dhe as veten, pa u gëzuar në asnjë përsosmëri që nuk është e tij. Nëse një kalë thotë se është i bukur, lavdet e tij për veten edhe mund të durohen. Por kur ngazëllehesh e thua: “Unë kam një kalë të bukur”, dije që je i gëzuar vetëm për meritat e kalit
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Çdo rrethanë ka prirje të nxisë imagjinatën. Në vitet kur nuk ekzistonte asnjë lloj lirie dhe marrëdhëniet me vendet e tjera ishin plotësisht fiktive, jo-ekzistuese, ndërtesa më e madhe qeveritare ishte ajo e Ministrisë së Jashtme, për të cilën flitej nën zë se
10
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
“
Ka gjëra që janë përtej fuqisë sonë. Por brenda fuqisë janë mendimi, qëllimi, dëshira, neveria dhe çfarëdo çështje që është e jona. Përtej fuqisë sonë janë trupi, prona, reputacioni, pozita dhe të gjitha që nuk janë punët tona. Gjërat brenda fuqisë janë nga natyra të lira, të pakufizuara, të papenguara; por ato përtej fuqisë sonë janë të dobëta, të varura, të kufizuara, janë të huaja, nuk janë tonat. Mos harro, pra, se nëse ia atribuon lirinë gjërave nga natyra të varura dhe quan tënden atë që i përket tjetrit, do të pengohesh, do të ankohesh, do të shqetësohesh, do të gjesh gabime tek të gjithë, edhe tek Zoti, por kurrë tek vetja
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ishte përgatitur për ambasadë kineze, derisa një ditë marrëdhëniet u prenë. Harmonia e brendshme mungonte, megjithëse parullat thonin ndryshe. Në atë kohë Tirana ishte qytet tjetër; njerëzit ecnin si në procesion. Bulevardi i ngjante një sheshi parade Mardi Gras, ku kasapët lëshojnë kaun më të dhjamur nëpër rrugët e zbukuruara me kurora, ndërsa turma parakalon me muzikë dhe flamuj; ishte si betejë midis atyre që qëndronin dhe luftonin mbi një dërrasë midis dy anijeve, dhe ai që nuk binte në ujë ishte fituesi..., por jo gjithnjë. Ka gjëra që janë përtej fuqisë sonë. Por brenda fuqisë janë mendimi, qëllimi, dëshira, neveria dhe çfarëdo çështje që është e jona. Përtej fuqisë sonë janë trupi, prona, reputacioni, pozita dhe të gjitha që nuk janë punët tona. Gjërat brenda fuqisë janë nga natyra të lira, të pakufizuara, të papenguara; por ato përtej fuqisë sonë janë të dobëta, të varura, të kufizuara, janë të huaja, nuk janë tonat. Mos harro, pra, se nëse ia atribuon
“
Në vitet kur nuk ekzistonte asnjë lloj lirie dhe marrëdhëniet me vendet e tjera ishin plotësisht fiktive, jo-ekzistuese, ndërtesa më e madhe qeveritare ishte ajo e Ministrisë së Jashtme, për të cilën flitej nën zë se ishte përgatitur për ambasadë kineze, derisa një ditë marrëdhëniet u prenë. Harmonia e brendshme mungonte, megjithëse parullat thonin ndryshe. Në atë kohë Tirana ishte qytet tjetër; njerëzit ecnin si në procesion. Bulevardi i ngjante një sheshi parade Mardi Gras, ku kasapët lëshojnë kaun më të dhjamur nëpër rrugët e zbukuruara me kurora, ndërsa turma parakalon me muzikë dhe flamuj.
lirinë gjërave nga natyra të varura dhe quan tënden atë që i përket tjetrit, do të pengohesh, do të ankohesh, do të shqetësohesh, do të gjesh gabime tek të gjithë, edhe tek Zoti, por kurrë tek vetja. Njeriu nuk shqetësohet nga gjërat, por nga pikëpamja që ka për ‘to, thotë Epiktetus (The Art of Living). Kështu, vdekja nuk është e frikshme, përndryshe e tmerrshme do t’i ishte shfaqur Sokratit. Për ‘të vdekja ishte çast i lumtur. Por terrori i idesë së vdekjes është i tmerrshëm. Kur njerëzit janë të shqetësuar, ose të pikëlluar, për këtë nuk duhet t’ia hedhin kurrë fajin të tjerëve, por vet-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
vetes - domethënë pikëpamjeve të veta. Është veprimi i një personi të lirë të papenguar të qortojë të tjerët për fatkeqësitë e tij, duke mos fyer as të tjerët dhe as veten, pa u gëzuar në asnjë përsosmëri që nuk është e tij. Nëse një kalë thotë se është i bukur, lavdet e tij për veten edhe mund të durohen. Por kur ngazëllehesh e thua: “Unë kam një kalë të bukur”, dije që je i gëzuar vetëm për meritat e kalit. Çfarë është atëherë e jotja, veç përdorimit të anës së jashtme tē ekzistencës. Kështu, kur njeriu është në harmoni me natyrën, do të kënaqet, sepse do të ndjehet i lumtur për ndonjë të mirë të vetes. E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Me përvojën pers të ndihmojmë të t Kristjan Dukaj
Këtyre ditëve bota ka përkujtuar rastet e para pozitive të prekura me Covid-19. Kemi rikujtuar lajmet e para nga qyteti kinez Vuhan, pamjet e para nga spitalet e atjeshme si dhe mjekët me maska në betejen me këtë të keqe duke tentuar të shpëtonin të sëmurët. I kemi përkujtuar informacionet e para lidhur me pasojat e rënda që po shkaktonte ky virus tek të infektuarit si dhe shumë të panjohura nga fillimi i kësaj pandemie, por
12
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
edhe pamundësinë e shkencës në luftë me këtë sëmundje. Përhapja e saj e shpejtë dhe pasojat e rënda, befasuan edhe sistemet më të përgaditura shëndetësore në botë. Për më pak se njëqind ditë, koronavirus arriti të gjunjëzojë të gjithë botën, duke përhapur frikë dhe panik edhe në shoqëritë më të zhvilluara e të cilat ishin të pafuqishme në luftë me këtë të keqe, e që as pesimistët më të mëdhenj, nuk do mund ta parashikonin rrjedhën e këtij virusi në nivel global, e cila nuk mund të krahasohet me situatat e ngjashme më përpara, madje as me fatkeqësitë natyrore ose edhe me luftërat e shumta. Për një kohë të shkurtër, jetët tona ndryshuan! Jeta në frikë, panik, izolim dhe pamundësi në luftë me armikun e
rrezikshëm dhe të padukshëm! Para 9 muajve, edhe Mali i Zi shpalli rrezikun e përgjithshëm, ndërsa Qeveria ka ndërmarrë një sërë masash duke vendosur shëndetin e qytetarët në vend të parë. Në situatën e krijuar, sistemi shëndetësor ka marrë përgjegjësinë që në luftën me këtë sëmundje të rrezikshme të shpëtojë sa më shumë jetë të njerëzish. Apelet e shumta, masat dhe rekomandimet e parashikuara nga kompetentët për ruajtjen e shëndetit, për veten dhe të tjerët, më së shpeshti nuk kanë dhënë rezultat e dëshiruara dhe për këtë arsye, sot, Mali i Zi është në situatë gjithnjë e më të rëndë, me rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid-19 dhe për fat të keq me numër në rritje të të vdekurve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
sonale tjerët
“
Apelet e shumta, masat dhe rekomandimet e parashikuara nga kompetentët për ruajtjen e shëndetit, për veten dhe të tjerët, në shumë raste nuk kanë dhënë rezultatet e dëshiruara dhe për këtë arsye, sot, Mali i Zi është në situatë gjithnjë e më të rëndë, me rritjen e numrit të të infektuarëve me Covid-19 dhe për fat të keq me numër në rritje të të vdekurve të afërmve, bashkëqytetarëve, kolegëve dhe të njohurve tanë
Përvoja ime personale në betejën me pasojat e koronavirusit të ri, më jep të drejtë të inkurajoj të tjerët në respektimin e përpiktë të masave të parapara. Rezultati pozitiv nga testimi, tek unë ngjashëm sikur për secilin të infektuar, ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe ankth. Nëse kësaj i shtojmë edhe simptomet e dhimbshme të shkaktuara nga ky virus, krijohet vërtet një situatë e rëndë për familjen dhe rrethinën
të afërmve, bashkëqytetarëve, kolegëve dhe të njohurve tanë. Masat preventive në parandalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje janë marrë me kohë, por nuk janë respektuar në masën e duhur e që e dëshmon situata e rëndë aktuale me koronavirusin në Mal të Zi. Përvoja ime personale në betejën
me pasojat e koronavirusit të ri, me jep të drejtë të inkurajoj të tjerët në respektimin e përpiktë të masave të parapara. Rezultati pozitiv nga testimi tek unë ngjashëm sikur për secilin të infektuar, ka shkaktuar shqetësim, frikë dhe ankth. Nëse kësaj i shtojmë edhe simptomat e dhimbshme të shkaktuara nga ky
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
virus, krijohet vërtet një situatë e rëndë për familjen dhe rrethinën. Edhe pse i ri dhe në fuqi të plotë, armiku i padukshëm Covid-19 nuk kursen askënd. Vendosmëria, vullneti dhe zbatimi i masave parandaluese si dhe përkujdesja e punëtorëve shëndetësorë, janë treguar të suksesshme në betejën aktuale e cila vazhdon. Shpresojmë se gjendja e krijuar përfundimisht do të fillojë të qetësohet. Aq më parë pasi që, tashmë janë duke u paralajmëruar rezultatet e dëshiruara në zbulimin e vaksinës së shumëpritur. Por, megjithatë obligim i gjithë neve është të bëjmë atë që mundemi: mbajtjen e maskës, distancën fizike dhe higjienën e duarve. Për veten, të afërmit tonë dhe shoqërinë në përgjithësi.
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Lokalet në kohën e pandemisë
A thua se gjendja është normalizuar Shtjefën Ujkaj
Nëse ne fillojmë të kujdesemi për veten, atëherë kujdesemi për të gjithë, kujdesemi për familjarin tonë që ndoshta është në moshë të thyer, për shokun, shoqen edhe fqinjin Që nga fillimi i përhapjes së koronavirusit ka ndryshuar gjithçka, biles, siç shumë shprehen, ky virus na distan-
14
“
coi edhe nga familja. Dukshëm tani nuk e pershëndesim më njëri-tjetrin me atë ngrohtësinë e mëparshme, e
vetmja përshëndetje që bëhet tani është ajo me grusht ose brryl. Natyrisht, flas për një numër njerëzish
Gjendja është çdo ditë e më e rënduar, dhe problemi më i madh qëndron në faktin se ka ende shumë njerëz që nuk po e marrin seriozisht këtë situatë, duke luajtur me jetën e vet, po ashtu edhe me jetën e dikujt tjetër që mund të bjerë pre e infektimit. Nëse ne fillojmë të kujdesemi per veten, atëherë kujdesemi për të gjithë, kujdesemi për familjarin tonë që ndoshta është në moshë të thyer, për shokun, shoqen edhe fqinjin.
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
të cilët janë të ndërgjegjshëm dhe i kushtojnë rëndësi mbrojtjes nga armiku. Në anën tjetër, diçka që të bie menjëherë në sy është fakti se lokalet janë përplot me njerëz, a thua se gjendja është normalizuar. Fjala është për lokalet e Podgoricës, por jo vetëm. Këtu duket se bën pjesë ai grup i njerëzve të papërgjegjshëm. Masat e ndërmarra nga Trupi Koordinues Nacional nuk po zbatohen në nivelin e duhur. Mungesa e ruajtjes së distancës sociale as që vihet në dyshim, gjithashtu shumë pak nga klientët e lokaleve e mbajnë maskën. Por kështu nuk veprojnë vetëm klientët, ka edhe nga ata kamarierë të cilët shërbejnë duke shkelur rregullat e përcaktuara ligjërisht. Gjendja është çdo ditë e më e rën-
duar, dhe problemi më i madh qëndron në faktin se ka ende shumë njerëz që nuk po e marrin seriozisht këtë situatë, duke luajtur me jetën e vet, po ashtu edhe me jetën e dikujt tjetër që mund të bjerë pre e infektimit. Nëse ne fillojmë të kujdesemi per veten, atëherë kujdesemi për të gjithë, kujdesemi për familjarin tonë që ndoshta është në moshë të thyer, për shokun, shoqen edhe fqinjin. Mendoj se për një periudhë të caktuar do të mund të durohet edhe pa frekuentuar lokalet. Takimi me shokun mund të bëhet edhe në park ose në një ambient tjetër të hapur, gjithmonë duke ruajtur distancën dhe duke vendosur maskën në fytyrë. Shumë nga takimet që bëhen, nuk
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
bëhen për punë apo për ndonjë hall, por bëhen vetëm për dëshirë “hajt se po kalojmë kohën”. Por, në një kohë të këtillë kujdesi duhet të jetë shumë intensiv dhe s’duhet të jemi neglizhentë në asnjë moment, sepse sigurisht një ditë do të rikthehet edhe normaliteti, por për këtë duhet të kemi sa më shumë durim. Mali i Zi tani është ndër vëndet më të goditura të Ballkanit përsa i përket koronavirusit Covid-19. Numri i rasteve të reja ditore është i lartë, po ashtu edhe numri i vdekjeve është goxha i lartë për një vend kaq të vogël. E gjithë kjo duhet të jetë shqetësuese për secilin prej nesh. Dhe në fund duhet të kuptojmë një herë e mirë se duhet të jemi më seriozë për përgjegjësinë që mbajmë të gjithë në rëndimin e kësaj situate. E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
15
NË FOKUS
Përkeqësohet situa pandeminë në Mal Situata e pandemisë me Covid-19 në Mal të Zi është tejet kritike duke qenë se ka një rritje të theksuar të rasteve pozitive. Këtë e theksoi edhe Trupi Koordinues Nacional i Malit të Zi, në konferencën e rregulltë me gazetarë, ku vunë në dukje përkeqësimin kritik të situatës epidemiologjike në vend. Senad Begiq tha se kohëve të fundit është shënuar një rritje e theksuar e të infektuarve si dhe një numër i madh i të vdekurve nga Covid-19. Begiq paralajmëroi shtrëngimin e masave për të dalë nga kjo situatë e rrezikshme. Situatë e rënduar paraqitet veçmas në Ulqin dhe në zonën e Anës së Malit ku janë shënuar shifra të larta të të infektuarve. Zëvendësdrejtori i Shtëpisë së Shën-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
“
“Gjendja është alarmante dhe ka një shtim të të infektuarve me Covid-19. Pacientët paraqiten si me simptome të lehta ashtu edhe me simptome të mesme ku bëhet trajtimi në ambulancën e Katërkollës, por kemi edhe raste që paraqiten me simptome të rënda, të cilët i hospitalizojmë në spitalin e Tivarit ku fatkeqësisht kemi edhe asish që e humben betejën me Covid-19”, tha z. Sellaj.
detit në Ulqin, Nail Rexha e paraqiti si tejet të rëndë gjendjen epidemiologjike në Komunën e Ulqinit. “Gjendja epidemiologjike është e rëndë dhe tejet e përkeqësuar. Në fillim të javës së kaluar u vërejt njëfarë përmirësimi e gjendjes, por menjëherë sa lirohemi e pësojmë shumë keq”, tha z. Rexha. Edhe mjeku i Shtëpisë së Shëndetit
në Katërkollë të Anës së Malit, Kujtim Sellaj gjendjen e paraqet alarmante dhe me rritje të të infektuarve dhe të vdekurve. “ Gjendja është alarmante dhe ka një shtim të të infektuarve me Covid-19. Pacientët paraqiten si me simptome të lehta ashtu edhe me simptome të mesme ku bëhet trajtimi në ambulancën e Katërkollës, por kemi edhe
NË FOKUS
ata me lin e Zi raste që paraqiten me simptome të rënda, të cilët i hospitalizojmë në spitalin e Tivarit ku fatkeqësisht kemi edhe asish që e humben betejën me Covid-19”, tha z. Sellaj. Në këtë kuadër, z. Sellaj falenderoi mërgimtarët shqiptarë nga SHBAja që ofruan mbështetje financiare dhe donacione në sasinë e terapisë mbështetëse për të infektuarit me
“
Përhapja e pandemisë në Mal të Zi, ditëve të fundit ka shënuar një numër rekord infektimesh dhe viktimash me Covid-19. Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se situata epidemiologjike në Mal të Zi është e keqe në krahasim me vendet e tjera të rajonit. Situatë e rënduar paraqitet edhe në qytetin e Ulqinit dhe në zonën e Anës së Malit, ku janë shënuar shifra të larta të të infektuarve dhe viktimave Covid-19. “Diaspora ka ndërmarrë një aksion për blerjen e disa pajisjeve mjekësore si dhe testeve të shpejta dhe testeve PCR për Shtëpinë e Shëndetit dhe për ambulancën e Katërkollës si
“Diaspora ka ndërmarrë një aksion për blerjen e disa pajisjeve mjekësore si dhe testeve të shpejta dhe testeve PCR për Shtëpinë e Shëndetit dhe për ambulancën e Katërkollës si donacion. Gjithashtu kanë bërë edhe blerjen e antiviralit remdesivir, i cili përdoret tek pacientët me gjendje të rënduar”, tha mjeku Sellaj.
donacion. Gjithashtu kanë bërë edhe blerjen e antiviralit remdesivir, i cili përdoret tek pacientët me gjendje të rënduar”, tha mjeku Sellaj. Numri i përgjithshëm i të infektuarve në Mal të Zi ka mbërritur tashmë në rreth 30 mijë vetë. Po ashtu edhe numri i të vdekurve që nga fillimi i pandemisë ka kaluar mbi 400 persona. Të dhënat zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik tregojnë se situata epidemiologjike në Mal të Zi është më e keqja në krahasim me vendet tjera të rajonit. A. Salaj (VOA)
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
17
HISTORI
Në prag të 108-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë
Nga ideja për auto deri te pavarësia Dr. Nexhat Avdiu
Në fund të shekullit XIX në Stamboll lindi lëvizja nacional-borgjeze e turqve të rinj, që veten e quanin Xhonturq. Kjo lëvizje vepronte përmes Komitetit të fshehtë “Bashkim e Përparim” (Ittihad ve Terakki) dhe drejtohej kundër pushtetit absolutist të sulltan Abdyl Hamitit II. Në këto zhvillime, Lëvizja Kombëtare Shqiptare, për të krijuar kushte të favorshme në luftën për autonominë e Shqipërisë dhe për të larguar rrezikun e copëtimit të tokave shqiptare, u bashkua me lëvizjen e Turqve të Rinj. Në pranverën e verën e vitit 1908 në shumë qytete të Shqipërisë, si në Ohër, Prespë, Strugë, Manastir, Shkup, Gjirokastër, Shkodër, Prizren, Ferizaj, Mitrovicë etj., krahas komiteteve kombëtare ”Për lirinë e Shqipërisë” u formuan edhe komitetet xhonturke ”Bashkim e Përparim”. Zgjerimi i veprimtarisë së komiteteve xhonturke në Shqipëri e në Maqedoni dhe në viset e tjera u dha mundësi Turqve të Rinj të fillonin kryengritjen. Në rrethanat kur administrata osmane në Rumeli (ku përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare) ishte shthurur dhe zotër të situatës ishin bërë Xhonturqit, si edhe përballë rrezikut të një sulmi të ushtrisë kryengritëse kundër Stambollit, sulltan Abdyl Hamiti II u detyrua të pranonte, natën e 23-24 korrikut, shpalljen e Kushtetutës së vitit 1876 dhe rivendosjen e rendit kushtetues.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Shpallja e Kushtetutës së Hyrietit (lirisë) u prit me gëzim e entuziazëm edhe nga populli shqiptar, i cili vuante prej shekujsh nën sundimin e autokracisë së sulltanëve. Mirëpo ky entuziazëm nuk zgjati shumë. Qysh në zgjedhjet e para për parlamentin turk, që i shpallën Xhonturqit më 15 shtator 1908, sipas ligjit elektoral nuk njiheshin popujt joturk dhe të gjithë banorët e Perandorisë u shpallën ”osmanlinj”. Revolucioni i shumëpritur xhonturk nuk solli lirinë e premtuar për shqiptarët dhe popujt e tjerë të shtypur, përkundrazi forcoi Perandorinë Osmane, duke e centralizuar edhe më shumë pushtetin qendror. Lëvizja Kombëtare në krye me Ismail Qemalin, Hasan Prishtinën, Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Dervish Himën, Çerçiz Topullin etj., gjatë viteve 1909-1911 organizuan kryengritje të armatosura gjithandej viseve etnike shqiptare, të cilat u shtypën me gjak nga ekspeditat ushtarake xhonturke. Për t’i joshur krerët shqiptarë, sulltani iu ofronte edhe pozita të larta ministrore. Kështu, në vitin 1909, Ismail Qemali refuzoi dy herë rresht postin e Ministrit të Drejtësisë dhe më pas atë të Ministrit të Brendshëm të Perandorisë dhe në një takim të drejtpërdrejtë që pati ai me Sulltanin ia komunikoi qëllimin për: Shpalljen e Autonomisë së Shqipërisë nga Perandoria Osmane dhe emërimin e një shqiptari në krye të shtetit të ri që pritej të lindte. Këtë ide dy vjet me vonë (1911), Ismail Qemali nuk ngurroi t’ia përsëriste edhe vezirit Qamil Pasha, por veziri ndonëse nuk ishte plotësisht në dijeni të zhvillimeve që priteshin të ndodhnin në viset shqiptare, këmbënguli që Shqipëria të mbetej pjesë e Perandorisë.
Fillimi i luftës italo-turke (në fund të shtatorit 1911) krijoi kushte të favorshme për vazhdimin e Kryengritjes shqiptare. Kështu më 12 janar 1912 në Stamboll u mbajt një mbledhje e krerëve të Lëvizjes Kombëtare, ku u vendos që në katër vilajetet shqiptare të organizohet një kryengritje e përgjithshme. Aty u vendos që Kryengritja të fillonte në Kosovë e pastaj të zgjerohet edhe në krahinat tjera të Shqipërisë. Hasan Prishtina u ngarkua të organizonte kryengritjen e përgjithshme, fillimisht në Kosovë, ndërsa Ismail Qemali të siguronte armë dhe përkrahjen diplomatike nga shtetet evropiane për këtë rrugë të nisur. Kryengritja e përgjithshme shqiptare dhe lufta italo-turke (në Jemen), i dhanë goditje të reja sundimit pesëshekullor turk në Ballkan. Nga këto zhvillime, ndonëse gjatë verës së vitit 1912 Perandoria Turke po i numëronte javët e fundit në Ballkan, në zgjidhjen e çështjes shqiptare do të përfshihen edhe Fuqitë e Mëdha. Në këte kontekst Austro-Hungaria por edhe shtetet e tjera, duke e kuptuar funksionin historik të Shqipërisë si digë para zgjerimit sllav, filloi t’i bëjë trysni Turqisë që të tregojë më
HISTORI
onomi tepër mirëkuptim për 14 kërkesat e parashtruara të shqiptarëve. Konti austro-hungarez Berthold (ministri i jashtëm) u propozoi Fuqive të Mëdha që të ndërmarrin masa për decentralizimin e Turqisë evropiane në aspektin etnik, ku do të përfshiheshin edhe katër vilajetet shqiptare: Vilajeti i Kosovës, i Shkodrës, i Manastirit dhe i Janinës. Këtë propozim e kundërshtoi fuqishëm Rusia, e cila me planet e saj ogurzeza synonte që tërë Ballkanin ta bënte sllave-ortodokse dhe për fat të keq, në këtë drejtim ajo kishte përkrahjen e Francës dhe të Anglisë. Për këtë çështje, reagoi edhe Porta e Lartë, e cila deklaroi se çështja shqiptare është “çështje e brendshme e Turqisë” dhe për të dëshmuar këtë gjë, përfaqësuesit turq ndryshuan rrënjësisht konkluzat e marrëveshjes së arritur me krerët shqiptarë, më 18 gusht 1912 në Shkup. Këto marifetllëqe i hapën rrugë formimit të aleancave të shteteve ballkanike (Serbisë, Malit të Zi, Bullgarisë dhe Greqisë) për pushtimin dhe copëtimin e tokave shqiptare. Planet serbe për një “luftë kundër Turqisë”, kishin filluar me bisedat e fshehta me Bullgarinë. Diplomacia
Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, populli shqiptar hyn në familjen e popujve të lirë duke mos pasur qëllim tjetër, veçse të jetojë në paqe dhe harmoni me të gjitha shtetet fqinje ruse, në krye me carin Nikollaj II ishte shumë e interesuar që sa më parë të nënshkruhet aleanca luftarake në mes Bullgarisë e Serbisë për ndarjen e Shqipërisë etnike. Për këtë qëllim, qarqet sunduese bullgare u ndaluan edhe krerëve bullgaro-maqedonas të krahinës së Maqedonisë që të bashkëpunojnë dhe të përkrahin Kryengritjen e Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912. Pas një varg takimesh (që kishin nisur qysh në tetor 1911) midis kryeministrit serb MilLovanoviq dhe atij bullgar Geshov, me ndihmën e Rusisë, më 13 mars 1912, Serbia lidhi një aleancë - “Traktat miqësie” me Bullgarinë, ku si synim parësor kishin kundërshtimin e formimit të çfarëdo shteti shqiptar në Ballkan dhe copëtimin e tokave shqiptare. Një aneks sekret i këtij traktati parashikonte veprime eventuale të përbashkëta kundër Perandorisë Osmane, ku parashihej që Serbisë t’i takonte mbarë territori në veri të maleve të Sharrit. Krahas bisedimeve serbo-bullgare u zhvilluan edhe bisedimet bullgaro-greke, të cilat përfunduan më 29 maj 1912 me nënshkrimin e një marrëveshjeje mbrojtëse në rast sulmi nga ana e Turqisë. Kësaj aleance pas bisedimeve të carit rus me Krajl Nikollën, iu bashkua edhe Mali i Zi. Këto shtete ortodokse të “Aleancës Ballkanike”, në emër të luftës kundër “robërisë osmane” në tetor të vitit 1912 filluan Luftën e Parë Ballkanike për pushtimin dhe copëtimin e tërësisë së tokave shqiptare. Zhvillimet e Luftës së Parë Ballkanike të shpallur në tetor 1912 nga shtetet ortodokse të “Aleancës Ballkanike” e që kishin për qëllim copëtimin e tokave shqiptare, përshpejtuan aktivitetin diplomatik të Ismail Qemalit. Ai
nisi fillimisht me takimet në Bukuresht të Rumanisë për të vazhduar më tej në Vjenë të Austrisë me ministrin e Jashtëm Berthold, njërin nga njerëzit më të fuqishëm të diplomacisë evropiane në ato vite. Në këto takime, pasi u vu në pah rreziku i copëtimit të Shqipërisë nga shtetet fqinje, Austro-Hungaria u shpreh e gatshme ta nxiste dhe ta mbështeste Pavarësinë e Shqipërisë. Konti Handik e siguroi Ismail Qemalin se qeveria e tij kishte biseduar edhe me qeveritë italiane e gjermane për këtë qëllim dhe së bashku nuk e shihnin me sy të mirë një shtrirje të Malit te Zi dhe Serbisë në jug të Ballkanit. Meqë ngjarjet zhvilloheshin me shpejtësi në Shqipëri, delegacioni shqiptar bëri përpjekje që sa më parë të niset për në atdhe, që të mbahet Kuvendi Kombëtar për Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Me kërkesën e Ismail Qemailit, diplomatët austro-hungarezë delegacionit shqiptar ia premtuan një vapor për të zbarkuar në Durrës. Ndonëse ishte menduar që ngritja e Flamurit të bëhet më 22 nëntor në qytetin e lashtë të Durrësit, me qëllim që të evitonin lëvizjet e mëtejshme nëpër Shqipërinë e trazuar nga lufta, situata në këtë qytet ishte shumë më ndryshe nga ç’pritej. Për shkak të gjendjes së nderë që mbretëronte në qytet, po atë ditë Ismail Qemali i lajmëroi telegrafisht të gjitha qytetet që delegatët e tyre t’i nisin për në qytetin e tij të lindjes në Vlorë, ku më 28 nëntor 1912 u ngrit flamuri dhe u shpall Pavarësia e Shetit Shqiptar. Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, populli shqiptar hyn në familjen e popujve të lirë duke mos pasur qëllim tjetër, veçse të jetojë në paqe dhe harmoni me të gjitha shtetet fqinje. E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
19
INTERVISTË
Intervistë me Martin Bojaj, Dr. Sc. i makroekonomisë
Pandemia Covid-19, goditja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore Martin Bojaj në këtë intervistë dhënë gazetës “Koha Javore” flet për problematikat dhe pasojat që shkaktoi virusi Sars Cov-2 në ekonominë e vendit tonë dhe më gjerë, si dhe për zgjidhjet optimale për një rimëkëmbje më të shpejtë të ekonomisë së vendit. Bojaj, së bashku me një ekip studiuesish nga Fakulteti Ekonomik i Malit të Zi, kanë realizuar studimin: “The macroeconomic effects of Covid-19 in Montenegro: a Bayesian VARX approach https://doi.org/10.1186/s40854-02000207-z, mbi ndikimin e pandemisë Covid-19 në ekonominë e Malit të Zi. Ky studim është publikuar në revistën shkencore “Financial Innovation” të cilën e boton SPRINGER e që është indeksuar në SSCI (Social Sciences Citation Index) dhe të gjitha punimet që kjo revistë do t’i botojë në periudhën në vazhdim mbi temën e pandemisë Covid-19 dhe ndikimin e saj në ekonomi, i dërgohen njëkohësisht për studime Organizatës Botërore të Shëndetësisë Koha Javore: Z. Bojaj, çfarë goditjeje i dha virusi Sars Cov–2 sektorit të ekonomisë në Mal të Zi, përfshirë mikro dhe makroekonominë e vendit? M. Bojaj: Pandemia Covid–19 i dha ekonomisë një ndër goditjet më të mëdha pas Luftës së Dytë Botërore në planetin tokë. Pandemia në vendin tonë goditi jashtëzakonisht rëndë fushën e turizmit i cili në mënyrë zinxhirore ndikoi në uljen e tij, posaçërisht në një ekonomi të vogël siç e ka Mali i Zi. Kjo goditje gjatë sezonit turistik kishte një efekt tepër negativ në PBB (prodhimi i brëndshëm bruto), në turizëm e në papunësi që është rritur. Njëkohësisht, shpenzimet në Ministrinë e Shëndetësisë kanë qenë të multiplikuara, gjë që impakton shumë liritë ekonomike. Pra, pandemia në
20
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
fjalë e ka hasur planetin tokë në një sfidë të pashqyrtuar dhe të paanalizuar më parë, veçanërisht për makroekonomistët. Kjo pandemi i vuri në rishqyrtim politikat fiskale monetare të modeleve makroekonomike, me synim për t’a rikthyer ekonominë sa më shpejt, që njerëzit të jenë sa më të shëndetshëm, një mision dhe vizion ky i gjithë shkencës.
Pra, turistët nuk erdhën, nuk pati të ardhura në zonën bregdetare, dhe si rrjedhojë e kësaj pati influencë negative edhe në investime dhe kjo u reflektua në sistemin bankar dhe në politikat fiskale të cilat rritën shpenzimet e shëndetësisë dhe e gjithë ekonomia shënoi tkurrje, duke hyrë në një krizë e cila kërkon studim serioz dhe jashtëzakonisht të thellë.
Koha Javore: Përveç degës së turizmit e cila është prekur më së shumti, siç e potencuat, cilët janë sektorët e tjerë që pësuan goditje? M. Bojaj: Duke konsideruar se turizmi në Mal të Zi përbën mbi 25 përqind të PBB-së, ai në një mënyrë multiplikative e shumëfishoi efektin negativ edhe në sektorë të tjerë.
Koha Javore: Një analizë e Fondit Monetar Ndërkombëtar tregon për një dobësim të ekonomisë malazeze me 12 përqind brenda këtij viti, që është dhe rënia më e fuqishme në rajon me një recesion të thellë në disa dekada, siç e parashikon edhe Banka Botërore. Cilat do të jenë pasojat e këtij recesioni?
INTERVISTË
M. Bojaj: Analiza makroekonometrike e cila është bërë në artikullin “The macroekonomic effects of Covid -19 in Montenegro: a Bayesian VARX aproach” nxjerr një përfundim i cili tregon se firmat dhe institucionet shtetërore publike duhet të ruajnë veçanërisht kuadrot e tyre, pra nuk duhet t’i largojnë nga puna, sepse nëse do të ndodhte një largim i tillë i kuadrove të specializuar pas krizës ose në fillim të daljes nga kriza nga efekti makroekonomik i pandemisë, do të ketë efekte negative. Është më lirë për sektorin publik dhe privat që të mbajë punëtorët në firma me të ardhura të merituara sipas kontratave, sesa t’i largojë nga puna. Sepse, në moment që institucionet e administratës publike do të fillonin rimëkëmbjen e tyre, resurset njerëzore do të jenë fundamentale, duke qenë se njerëzit i krijojnë dhe i mbajnë institucionet. Ky është konkluzioni i gjithë politikave fiskale monetare jokonvencionale të cilat vendimarrësit duhet t’i shqyrtojnë me shumë pjekuri. Koha Javore: Si po funksionon sistemi bankar në Mal të Zi në këtë kohë të pandemisë
globale? M. Bojaj: Sistemi bankar në Malin e Zi në krye me Bankën Qëndrore kanë ndërmarrë masa të volitshme të ashtuquajtuara periudha shkëputëse ose moratoriume të cilat i kanë mundësuar tregut financiar që ta zvogëlojë barrën e të cilat së bashku edhe me paketa të tjera, vendimmarrësit i kanë vëndosur në zbatueshmëri përmes politikës tatimore, përmes politikës së subvencioneve dhe përmes politikave të këtyre periudhave të vendosura në një ftohje të akullt, ku firmat dhe qytetarët nuk kanë pasur nevojë që të shlyejnë pagesat dhe anuitetet mujore. Unë mendoj që kjo krizë duhet të shfrytëzohet si potencial, mundësi e madhe dhe historike për territorin e Malit të Zi me qëllim që të shfrytëzohen fondet e huaja, si ato të Bashkimit Evropian dhe më gjerë dhe të përfitohet nga kjo situatë me qëllim të plotësimit të kapitujve të negociatave me BE-në. Koha Javore: Në këndvështrimin tuaj, çfarë duhet që të ndërmarrin institucionet relevante që situata në fushën e ekonomisë të shënojë përmirësim
dhe rimëkëmbje? M. Bojaj: Unë mendoj që vendimmarrësit duhet të frenojnë përhapjen e pandemisë Covid-19. Duhen të zbatohen masat restriktive të arsyeshme dhe të ketë një bashkëpunim dhe transparencë midis qytetarëve dhe institucioneve, në mënyrë që populli ta kuptojë institucionin dhe të ketë besueshmëri të plotë tek institucioni, sepse nëse populli do të ketë besueshmëri në institucion, atëherë ata do t’i zbatojnë rregullat për parandalimin e virusit. Zbatimi i tri rregullave: vendosja e maskës, mbajtja e distancës dhe larja e duarve do të thoja se janë ADN-ja e rimëkëmbjes më të shpejtë të ekonomisë në Mal të Zi. Njëra ndër sfidat me të cilat do të ballafaqohen vendimmarrësit e politikave fiskale dhe monetare do të jetë kontrolli i mirëmbajtjes së borxhit publik i cili tashmë i ka kaluar kufijtë e një ekonomie të qëndrueshme, posaçërisht si kjo e një shteti të vogël, një sfidë e madhe, por edhe një filozofi shkencore me të cilën do të merren vendimmarrësit e politikave jokonvencionale dhe konvencionale. Bisedoi: Toni Ujkaj E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
21
INTERVISTË
Intervistë me Prof. Dr Gëzim Puka
Arti i fjalës është hapës Gëzim Puka është pedagog pranë Departamentit të Letërsisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”. Ai ka doktoruar në Universitetin e Tiranës për studime letrare në lëmin e dramaturgjisë moderne. Ka rreth 35 artikuj të botuar dhe pjesëmarrje në konferenca shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është autor i monografisë “Në kërkim të një drame “ndryshe””, dhe variant i përmbledhur i kësaj monografie në anglisht me titull: “Albanian authors in search of a “peculiar” drama type”. Dr. Gëzim Puka ligjeron lëndët: Kritikë letrare, Letërsi e krahasuar dhe Hyrje në shkencën e letërsisë, në programet e studimit gjuhë-letërsi dhe gazetari-komunikim në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të USH-së. Pasioni i tij për teatrin e ka shtyrë disa herë të ndërmarrë nisma dhe të realizojë disa projekte artistike duke vënë në skenë me studentët disa pjesë të famshme dramaturgjike Koha Javore: Fëmijëria e atyre viteve ka qenë e vështirë, ju çfarë mbani mend nga ajo, si u rritët? Puka: Sapo përmendet fëmijëria futemi në kohën e rrëfimit, e cila natyrshëm kërkon gjetjen e fjalëve më domethënëse dhe më shprehëse, prandaj kur kujtohemi dhe flasim për fëmijërinë bëhemi të gjithë pak romantikë ose pak poetë. Siç e përmendët, veç vështirësive unë gjej ndër ato vite edhe shumë hare e lumturi. Luaja në natyrë, verës madje edhe deri vonë. Prindërit më kërkonin të merakosur në rrugicat e errëta, por që gumëzhinin nga zëra fëminorë. Shkruaja me bishtagyp dhe bojë, por shkronjat i bëja drejt dhe saktë. Rrobat m’i kalonin vëllezërit dhe motrat më të rritur. Ato ishin gjithmonë të pastra pasi laheshin me kujdes nga duart e nënës, që e kam me origjinë ulqinake. Në shtëpinë tonë mblidhej gjithë lagjja për të parë TV, sidomos kur kishte ndeshje futbolli. Kujtoj antenën e lartë, që e rrotullonim fshehas për të kapur valët e stacioneve jugosllave ose italiane. Mbaja radhë të gjata për të blerë ushqime, shpesh duke dëgjuar zënkan e më të rriturve që mbanin drejtësinë e radhës. Ndoshta nuk ishim shumë të kthjellët, por e ndienim peshën e ideologjisë false të kohës. Çdo mëngjes në shkollë betoheshim se do të ishim gjithmonë gati për partinë, ndërsa nxitonim të vinim në qafë shallin e kuq trecepësh, për t’u dukur të rregullt në sytë e mësuesit. Televizioni perëndimor na kishte futur në një botë ëndrrimtare dhe idealizonim çdo gjë që vinte nga ai drejtim horizonti. Kishte shumë solidaritet në shoqëri qoftë në mësime, qoftë në lojë. Lahesha kudo
22
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
në liqen, në lumë, në det. Kishte grindje dhe zënka, por nuk e mbanim gjatë mërinë. Në stadium hyja pa biletë dhe nuk kishte aq të shara sa ka sot. Bukën e haja edhe në rrugë, të lyer më një shtresë të hollë gjalpi dhe nuk dezertoja nga loja. Nuk mbaj mend fëmijë të vetmuar në lagjen tonë, po ashtu nuk kujtoj tallje dhe bullizëm ndaj njëri-tjetrit. U rritëm përpara kohe nga vështirësitë dhe ishim krenarë dhe mirënjohës ndaj prindërve për mundimet e tyre. Koha Javore: Si ju lindi dashuria për librin, cilat qenë prirjet tuaja, dhe pse në fund zgjodhët Letërsinë? G. Puka: Jetonim në një shtëpi të madhe bashkë me xhaxhallarët. Njëri prej tyre kishte një bibliotekë të vogël. Ishte një sasi librash që kishin mbetur pas konfiskimit të bibliotekës së gjyshit pas ndalimit të fesë në Shqipëri. Disa libra ishin blerë rishtas. Kujtoj se librat e parë që kam lexuar ishin letërsi e përkthyer: “Aventurat e Çipolinos”, “Aventurat e Tom Sojerit”, “Aventurat e kapitenit Hateras”, “Kapiteni pesëmbëdhjetëvjeçar”, “Dy vjet pushime”, “Bija e Montezumës”. Kujtoj axhën tim që merrej me kopshtari e ndërkohë më mësonte edhe ndonjë varg të Fishtës ose të Mjedës. Nga ky i fundit më ndërmendet “Gruni dhe egjra”: “Egjra që rritej//Grunit përbri,//Nji dit’ i foli//Si me kreni://”Pa kurrfarë mundit,// Pa nji kujdes,//Un’ kallx e kokrra//Bri tejet qes.//Ty me djersë t’ballit//T’vin’ rreth puntortë,//E me m’mbërri mue//I ngjiat kaq t’ortë”.//Ia priti gruni://”Mos u kreno,//Se gjaja e keqe// Rritet sido.””. Pasioni im ka qenë teatri. Që në klasë
të katërt u aktivizova në shtëpinë e pionierëve në Teatrin “Migjeni”. Organizoheshin mbrëmjet festive për Vitin e Ri. Kujtoj Gjosho Vasinë si na mësonte paroditë duke i shoqëruar me kitarë. Regjisori Tonin Ujka më përzgjodhi në disa shfaqje për fëmijë, ishin vënie në skenë të dramave të Fadil Krajës: “Lypësi i lagjes”, “Kufitari i vogël” (kjo shfaqje u regjistrua e plotë nga TVSH në vitin 1986), “Ishte fillimi”. Më vonë kam pasur rol kryesor në të parën komedi të vënë në skenë nga Fatbardh Smaja, “Talent i rrallë” nga Naum Prifti. Pata rol edhe tek drama “Shtegtim nëpër ankth” e Serafin Fankos, i cili së bashku më disa aktorë të tjerë të teatrit krijuan një studio teatrore që e ndoqëm për dy vjet. Kur isha student interpretova një rol interesant tek drama “Çmurosja” e S.Fankos, një shfaqje që fitoi të gjitha çmimet e mundshme në Festivalin Mbarëkombëtar të Dramës të zhvilluar në vitin 1994. Pata fatin të isha në skenë me Tinka Kurtin, Bep Shirokën, Viktor Bruçetin, Elez Kadrinë, Ymer Balën, Agron Dizdarin etj. Kujtoj që në korrikun e vitit 1990, kur të gjithë hynin në ambasada, unë konkurrova për art dramatik në Fakultetin e Arteve në Tiranë. Nuk fitova. U zhgënjeva shumë, sepse kisha projektuar një ardhmëri në teatër. Duke e konsideruar afrinë dhe dashurinë për artin e fjalës fillova studimet për gjuhë-letërsi. Tani që shoh prapa nuk jam penduar, sepse letërsia dhe skena janë të lidhura pazgjidhshmërisht. Koha Javore: Në profesionin tuaj jeni arsimtar, në kujtesën tuaj si është gdhendur takimi i parë me
INTERVISTË
sirë e lirë
nxënësin? Si do ta diferenconit të qenurit mësues me të qenurit pedagog? G. Puka: Si mësues kam filluar punë në vjeshtën e vitit 1994 në fshatin Pentar, që lumi Buna e ndante nga Mali i Zi. Kishim hyrë në periudhën e demokracisë, por atje akoma ndihej lidhja me të shkuarën. Fshatarët tregonin shpesh ngjarje të frikshme për vrasjet që kishin ndodhur në kufi. Kujtoj historinë e një vajze shkodrane, që ishte masakruar nga kufitarët, se desh të arratisej. Ishte një fshat i qetë me njerëz punëtorë. Fëmjët e shkollës nuk kishin shumë pretendime dhe mua më dukeshin më të pjekur se nxënësit e qytetit, që i njoha kur bëra praktikën. Kujtoj klasën e tetë që kisha në kujdestari. Të gjithë e mendonin të ardhmen e tyre në emigracion. Në fakt kjo gjë më ndodhi edhe mua, mësuesit të tyre, pasi bëra një periudhë shtatë vjeçare mërgimi në Itali. Kur isha vjet në Pentar mësova se klasa e parë kishte vetëm një nxënës. Kurbeti e kishte dhënë efektin e vet. Në lidhje me pjesën e fundit të pyetjes, mund të them se nuk ka ndonjë ndryshim të madh midis të qenit mësues dhe pedagog. Për mua e përbashkëta është se këtë punë duhet ta konsiderojmë më shumë mision sesa profesion. Koha Javore: Çfarë mund të na
thoni për lexuesin e sotëm? Po studentët, sa të përkushtuar janë ndaj studimit? G. Puka: Kjo në fakt është një pyetje për shkrimtarët. Janë ata që e prodhojnë letërsinë impenjative dhe që po përballen me një lloj largimi të lexuesit. Fati e ka dashur që të punoj në një departament ku kemi shkrimtarë të njohur si: Ridvan Dibra, Alfred Çapaliku, Ledri Kurti, Arben Prendi, por edhe studiues e përkthyes, si: Vinçens Marku, Valbona Karakaçi, Elinda Dibra, Ermira Alija. Besoj se shpreh edhe mendimin e kolegëve se kjo “arrati” na ka shqetësuar, si të gjithë studiuesit dhe kritikët e letërsisë. Një shoqëri që nuk e konsumon të bukurën e shprehur me fjalë, vështirë se mund të prodhojë gjëra të dobishme. Pastrimin shpirtëror që të bën letërsia dhe arti, nuk e arrijnë alternativat e tjera. As provokimi teknologjik, as telenovelat dhe as rrjetet sociale nuk të mbushin dot me emocione si fjala poetike. Mendoj se intimiteti me librin është ndër më të përsosurit. Arti i fjalës është hapësirë lirie. Ajo që u them së pari studentëve tanë është që duhet ta lexojnë letërsinë, vetëm kështu do të vetëformohet edhe një botëkuptim i ri i tyre. Koha Javore: Cila mendoni se është filozofia e duhur për ta bërë ligjerimin sa më interesant dhe të dobishëm kundrejt studentit? G. Puka: Mbase ke gjetur fjalën e duhur. Duket që këtë degën tonë studimore ta rikonceptojmë filozofikisht. Në shumë vende ajo titullohet “Filozofi dhe letërsi”. Në këtë mënyrë letërsia shihet shumë e lidhur me idetë. Në fakt letërsia është edhe një porosi e madhe, ashtu siç ndonjëherë është edhe propaganduese e madhe, ose edhe një lojë e madhe. Ajo që ne rrekemi t’u themi studentëve lexues, në çdo rast, pikësëpari duhet të orientohemi nga pyetja “Si?” shfaqet e bukura përmes fjalës, sepse vetëm kështu i qëndrojmë besnikë natyrës së veprës letrare. Nëse si pedagogë hallakatemi pa ide të qarta duke teorizuar së tepërmi, nuk do të jemi kurrë të kuptueshëm për studentët. Ne duhet të ligjërojmë, ndërkohë që parimet e tyre duhet të krijohen. Auditoret duhet të kenë më shumë hapësirë për pjesëmarrje në diskutim. Kjo do të thotë të vihet në qendër të vëmendjes studenti. Koha Javore: Çfarë ju pëlqen më
tepër dhe çfarë ju motivon në punën e përditshme si pedagog? G. Puka: Sot më shumë puna më duket si sfidë. Programi ynë studimor ose dega jonë “Gjuhë-letërsi”, nuk është në ditët e saj më të mira. Ngushëllohem me faktin se letërsia dhe artet në përgjithësi, si dhe interpretimi dhe vlerësimi i tyre i kanë mbijetuar mijëraveçarëve. Gjuha dhe letërsia shqipe janë një thesar i çmuar i kulturës kombëtare dhe sado që jetojmë në epoka ngatërresash zgjedhjeje, në këtë “supermerkatën” tonë, besoj se për shqiptarinë këndi i studimeve albanologjike përbën akoma interes, sepse shpreh identitetin tonë. Më motivon fakti se bëjmë një punë të dobishme për të përgatitur mësues dhe profesionistë në media dhe komunikim, që t’i shërbejnë sa më mirë kulturës kombëtare. Një tjetër gjë që më motivon është se punojmë më një rini energjike, që ka mundësi të shprehet artistikisht. Kjo ka qenë arsyeja që më ka nxitur të krijoj edhe një lëvizje amatore teatrore në Universitet. Ndër vite kam vënë në skenë me ndihmën e aktores së teatrit “Migjeni”, Merita Smaja, “Bretkosat” e Aristofanit, “Rinocerontin” e Joneskos. Më vonë kam përshtatur “Emirën” e Santorit, dramën e parë shqipe. Me këtë rast u bëj thirrje edhe studentëve nga Mali i Zi, që të bëhen pjesë e Universitetit tonë. Kam bindjen se jeni në koherencë me mua në mendimin pozitiv për institucionin tonë, pasi edhe ju vetë keni studiuar në Universitetin e Shkodrës. Koha Javore: Si e shikoni të ardhmen e arsimit në vend? G. Puka: Të ardhmen mundohem ta shoh me optimizëm edhe pse herë pas here më humbet qartësia në pikëvështrim. Mendoj se u duhet dhënë më shumë hapësirë universiteteve, si të vetmet institucione shkencore për orientimin e politikave të arsimit në vend. Asnjë administratë qeverisëse, sado e kompletuar që të jetë, nuk mund ta zëvendësojë mendimin e profesionistëve dhe specialistëve të arsimit të lartë. Duhet të jenë këta të fundit që të hartojnë platforma për të rimëkëmbur edhe gabimet që janë bërë më parë, qoftë edhe në tekste, ku ajo që na intereson ne, letërsia, dhe së bashku me të edhe edukimit estetik i është zvogëluar hapësira. Intervistoi: Paula Dekaj E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
23
MOZAIK
Dosja: Krimet e komunizmit
Piloti shqiptar i Ulq viktimë e pushteti (Raif-Rafo Gorana 1916-1944)
Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo ngjarjeve të ndryshme paraqet moment nderimi dhe vlerësimi si kudo në botën e qytetëruar. Përkujtimi për Raif-Rafo Goranën pas 76 viteve e vlerësojmë si organizim të qëlluar ndonëse i vonuar, duke dëshmuar se ai ishte në vetdijën jo vetëm të familjarëve dhe të afërmëve të tij, duke iu rikthyer Ulqinit, vendlindjës së tij të dashur! Andaj, me këtë rast nisma për të paraqitur të dhëna qofshin ato edhe modeste për jetën dhe veprimtarinë e tij, si dhe përfundimin tragjik, përkatësisht eliminimin e tij pa gjyq nga pushteti komunist i kohës, është në favor të shpalosjes së vërtetës së munguar dekada më radhë në saje të rrethanave shoqërore e politike në Ulqin
Piloti i parë shqiptar Dr.Nail Draga
Në saje të dhënave të cilat disponojmë del qartë së Rafo Gorana ishte personalitet me dinjitet kombëtar i veçantë për kohën e tij në Ulqin, si për nga profesioni por edhe qëndrimi i tij shoqëror dhe kombëtar. Ishin pikërisht vlerat e tij personale e familjare që e bëjnë të dallohej nga të tjerët, andaj si i tillë nuk ishte i pranueshëm dhe i përshtatshëm për pushtetin e komunistëve të cilët e morën pushtetin në Ulqin nga nëntori i vitit 1944. Ishte pikërisht pushtetit i ri ideologjik që nuk zgjodhi mjete për të eliminuar personat dhe familjet me autoritet në Ulqin. Kemi të bëjmë me kohën e manipulimit ideologjik, sepse sipas demagogjisë së tyre çdo gjë fillonte me ta, duke eliminuar traditën shoqërore në Ulqin dhe më gjerë.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Raif Gorana u lind në Ulqin në vitin 1916. Rrjedh nga një familje qytetare me tradita tregtare. Babai i tij, Latif Gorana kishte raporte pune tregtare si në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Bosnjë. Raifi shkollën e mesme e ka përfunduar në Rajllovac afër Sarajevës. Ishte kjo shkollë profesionale e njohur në përgatitje të pilotëve. Aty ai u pajis më njohuritë profesionale teknike dhe të pilotimit duke qenë i pari i tillë në qytetin e Ulqinit. Me të filluar Lufta e Dytë Botërore ai i është bashkëngjitur lëvizjës kundër okupatorit. Në njësitet partizane ka pasur autoritet të jashtëzakonshëm. Madje në këto formacione ka qenë edhe në nivelin e komandantit.
Person me autoritet në Ulqin
Ai dallohej nga bashkëmoshatarët e tij në Ulqin edhe për nga pamja antropologjike, por edhe nga veshja e uniformës së pilotit, duke qenë pasioni dhe imazhi i tij profesional.
Por si i tillë nuk ishte i përshtatshëm për pushtetin e ri komunist i cili u vendos në Ulqin me 26 nëntor 1944. Për vrasjen e tij ekzistojnë variante të ndryshme. Në lidhje me këtë çështje edhe pse ka pasur dëshmitarë në Ulqin është heshtur vite më radhë, duke mos
MOZAIK
qinit, it komunist dhënë informacione. Ishte koha e heshtjes, frikës dhe pasojave nga pushteti i kohës. Ai në shtëpi herët në mëngjes është marrë nga disa persona gjoja për një takim në Cetinë, për të festuar fitorën ndaj okupatorëve. Sipas të dhënës së bashkëshortës së tij në momentin që do të largohej nga shtëpia, tri herë e përqafon djalin e vogël Agimin i cili ishte dyjavësh, duke mos e parë më. Ishte ky momenti i fundit i ndarjës nga familja, sepse kriminelët në vend të niseshin në drejtim të Cetinës shkuan në drejtim të Limanit në Ulqin. Ai u pushkatua në mengjesin e datës 27 nëntor 1944 mbi Lima tek Çinari duke shkuar për Valdanos. Aty është vrarë vetë i katërti: Hodo beg Bushati dhe i biri i tij Ahmeti (i cili ishte noter i Gjykatës së Ulqinit) dhe Radovan Aleksiqi. Ata u pushkatuan dhe nuk i njoftuan fare familjet e tyre, për ti marrur e varrosur, e sot e asaj dite nuk dihet gjë për varrin, apo varret e tyre, duke mbetur enigmë deri në ditët tona(!.?). Në lidhje me këtë çështje, po të nesërmen bashkëshortja e Rafos, zonja Halimja, ka shkuar në Policinë e Ulqinit
për të kërkuar bashkëshortin e saj, për të marrë ndonjë informacion. Gjatë tri javëve jo që nuk mori informacion, por ata i janë kërcnuar “së nëse paraqitesh përsëri këtu do të vrasim ty dhe djalin”. Nga një situatë e tillë tragjike, ajo nuk kishte pse të qëndronte më tutje në Ulqin, por mori djalin e vogël Agimin dhe shkoi në Shkodër të gjinia e saj. Ishte kjo një ndarje tragjike familjare e imponuar nga pushteti i ri i vendosur në Ulqin, i cili për 24 orë i ka pasur duart e lira për të arrestuar dhe pushkatuar këdo që kanë llogaritur si armiq, apo pengesë kundër pushtetit të tyre. Duhet thënë me ketë rast se me vendosjen e pushtetit të ri në Ulqin, pushteti faktik ishte në duar të OZNës/UDB-ës, ndërsa partia LKJ ishte fasadë formale, andaj edhe pasojat janë të njohura.
Pse u eliminua Rafo Gorana nga komunistët?
Me të drejtë bëhët pyetja, cili ishte shkaku që të eliminohet Rafo Gorana nga komunistët, i cili ishte pjesëtar i njësive partizane, pra shok, dhe bashkëpunëtor i tyre në luftë kundër okupatorëve. Në lidhje me këtë çështje ka dilema të ndryshme që si të tilla mbesin ende pa përgjigje definitive, sepse nuk ekziston një raport gjyqësor. Por, në saje të një informacioni që disponoj, pakënaqësia e Rafos u dëshmua më rastin e hyrjës së njësiteve partizane në Ulqin, në mengjesin e 26 nëntorit të vitit 1944 dhe organizimit të ceremonisë së pritjës së tyre në Ulqin.
Kërkoi të vendosej edhe Flamuri Shqiptar
Në Mëhallë të Re ku është mullini i vojit apo më mirë të themi të Mullini i Met Muharremit është organizuar një pritje nga qytetarët për brigadën partizane. Rafoja pasi kishte autoritet në popull, është pritur me brohoritje. Në atë takim ka folur edhe Rafoja dhe janë
shpalosur flamuri jugosllav, partiak dhe ai malazez. Por, nga një pamje e tillë i pakënaqur Rafoja ka thanë së duhet të jetë edhe flamuri shqiptar. Pasi në mesin e pjesëtarëve të partizanëve kanë qenë të pranishëm edhe shqiptarët nga Shqipëria, sepse kishin pikëpamje të njëjta ideologjike, pikërisht një ushtar i cili ishte nga Bregu i Matit, e ka pasur më vehte flamurin shqiptar dhe e ka nxjerrë nga çanta dhe ia ka dhënë Rafos, ku pasi i është vendosur shtiza edhe ai e kishte vendosur përkrah flamujve të tjerë. Nuk ka dilemë së ky ishte shkaku për eliminimin e tij fizik, por nuk duhet përjashtuar autoritetin e tij në popull, qendrimin në njësitin partizan duke qenë edhe komandant, si dhe parimet e tij shoqërore për barazi praktike nacionale të shqiptarëve në rrethana të reja politike. Më një fjalë ishte personaliteti dhe karakteri i tij që ishte pengesë për pushtetarët e rinj për të realizuar qëllimet e tyre djallëzore kundër shqiptarëve në Ulqin dhe më gjerë.
Ishte i veçantë në kohën e tij
Sipas dëshmive, Rafoja ka qenë trup madh, i pashëm dhe i veshur gjithmonë pedant. Ai mbante vazhdimisht me gjelozi uniformën e pilotit (çizmet e lëkurës, një pallto të madhe të lekurës dhe helmetën e lëkurës në kokë). Po ashtu ka pasur edhe një orë dore me emrin “Bullova”, që e kanë pasur vetëm pilotët. Kur e kanë vrarë ia kanë marrë xhaketën dhe mantilin e lëkurës e po ashtu edhe orën e dorës. Rafoja ka qenë i martuar me Halimën nga Shkodra. Kur e kanë vrarë Rafon, ka lanë vetëm një djalë Agimin, më moshë afër dy javësh. Më pas Hlimja është vendosur në Shkodër të familja e saj së bashku me djalin Agimin dhe është martuar me një person tjetër. Agim Gorana (1944-2010) ka qenë profesor i fizikës, ka jetuar dhe punuar në Shkodër, ndërsa pas vitit 1996, është vendosur në Tiranë. Me këtë rast dua të ceki se në Shkodër ka jetuar edhe një vëlla i Rafos, Hyseni i njohur si Ceni. Ai ka vdekur në Shkodër në vitin 1947 ndërsa e kanë varrosur në Ulqin. Vdekja e tij atëher ka qenë e dyshimtë (pra jo e natyrshme). Ai ka qenë i martuar me një shkodrane. Ka lënë dy djem dhe një vajzë. (vazhdon) E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
25
KULTURË
Mbi librin me kumtesa “250-vjetori i Famullisë së Trieshit” (2)
Me rëndësi kishtare (250-vjetori i Famullisë së Trieshit, Përmbledhje kumtesash nga Simpoziumi shkencor kushtuar këtij jubileu, botuar nga Misioni Françeskan në Malësi / Famullia e Trieshit, shtypur nga Fiorentia, Shkodër 2017. Redaktorë: Zef Gjuravçaj, Pjetër Lucaj, Gjokë Dukaj)
Të dhëna me interes për historinë e Trieshit sjell kumtesa “Një fragment historie nga krahina e Trieshit” e dr. Lukë Gjokajt. Në fakt, kumtesa fokusohet në disa fragmente historike. Në mënyrë të veçantë mbulohet periudha gjatë shekujve XVIII-XIX, ku dominojnë aspekte të historisë luftarake të fisit dhe vëmendje e posaçme i kushtohet dy përleshjeve të përgjakshme ndërmjet forcave vullnetare trieshjane dhe ushtrisë malazeze.
Anton Gojçaj
(vijon nga numri i kaluar)
II. Kumtesat pjesërisht kompatibile me temën e simpoziumit
Studiuesi italian Italo Sarro në studimin “Disa oreole mbi misionet françeskane në Arbëninë e shekullit XVIII”, siç vërehet edhe nga formulimi i titullit, ka për synim të hedhë dritë mbi kontributin e françeskanëve në Arbëni. Krahas të dhënave për famullitë e Arbënisë, kumtesa sjell edhe disa të dhëna statistikore me interes për misionin françeskan në Triesh gjatë shekullit XVIII, madje edhe në gjysmën e parë të shekullit XIX. Këtu mbetet i paqartë kuptimi i nocionit “mision” (françeskan) në raport me nocionin “famulli”, nëse si vit i themelimit të kësaj famullie merret viti 1763, kurse në artikullin e Sarros thuhet se në vitin 1747 në “misionin e Triepshit” ka pasur 61 pagëzime, 11 martesa, 2 ndërrime feje. Kumtesa e Sarros është rezultat i hulumtimeve në Arkivin e Propagandës Fide, Fondi “Albania”... Përveç disa
26
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
të dhënave numerike dhe zënies në gojë të hospicit në Triesh, në tekstin prej 28 faqesh, drejtpërdrejt Trieshit i kushtohet vetëm edhe një paragraf i huazuar nga relacioni ad limina i ipeshkvit Engjëll Radoja, nga viti 1786. Kjo është arsyeja pse e quajta pjesërisht kompatibile me temën. Përndryshe, punimi i Sarros është serioz dhe me vlera të pakontestueshme shkencore. Kumtesa e Gjovalin Çunit “Trieshi në optikën e autorëve të huaj”, që në titull qartësisht e kapërcen temën e ngushtë të simpoziumit, sepse fokusohet te fisi dhe jo famullia e Trieshit. Kumtesa ka rreth 27 faqe (në libër faqet 108-134), kurse me Trieshin drejtpërdrejt Çuni fillon të merret diku prej faqes 14 të punimit (në libër faqja 122). Studiuesi përdor shënimet në fund të fletës, ato janë të kompletuara, por nuk e sheh të nevojshme që në fund të japë edhe burimet dhe literaturën – sikur mendon se do të ishte vetëm një përsëritje e panevojshme e të dhënave që jepen qartë në kuadrin e fusnotave. Në gjysmën e parë të punimit, autori “regjistron” personalitetetet e huaja, të njohura, që shkruan për Shqipërinë (Bajroni, G. von Hahn, E. Durham, T. Ipen, F. Nopça, A. Baldaçi, Atë Z. Valentini, L. H. Hekuard, A. Degrand), gjegjësisht relacionet e tyre për Shqipërinë dhe - sidomos për Malësinë. Në vazhdim
merret me shtjellimin e nocioneve “Malësi”, “fis”, pastaj me pyetjen e autoktonisë së fiseve malësore në trevat ku edhe sot shtrihen, përmend gojëdhënat ekzistuese për paraardhësit e përbashkët të disa fiseve shqiptare dhe malazeze. Gjovalin Çuni reflekton edhe për Kanunin (e Lekës), të cilin e nderonin malësorët. Çuni thotë se ky fis shfaqet me tre emra (Triesh, Triepsh, Zaterbaç (ndoshta Zatrijebaç !? – AG). Mbi etimologjinë e fjalës “Triesh” merret edhe P. Marinaj në kumtesn e sipërpërmendur, por vërehet se asnjëri nuk i referohet prof. Mark Camajt, përndryshe pjesëmarrës në simpozium, i cili në tezën e vet të doktoraturës “Onomastika Malesije”(Onomastika e Malësisë), mbrojtur në Universitetin e Beogradit në vitin 1995, është marrë gjerësisht me këtë çështje. Kjo tezë doktorature vërtet nuk është botuar si libër nga ndonjë shtëpi botuese, por besoj se në kontakt me autorin ka mundur të sigurohet një version i fotokopjuar i saj në mënyrë që të diskutohen përfundimet e studiuesit. Kumtesa “Fillimet dhe zhvillimi i arsimit në Triesh” e Zef Gjuravçajt ka natyrën e një vështrimi kronologjik për arsimin në këtë trevë. Drejtpërdrejt me famullinë lidhet me konstatimin se kur mësimi në shkolla mbahej në gjuhën joamtare, uratët
KULTURË
e dhe kombëtare (mësim-besimi) në kishë mësoheshin në gjuhën shqipe. Gjuravçaj, duke iu referuar një studimi të botuar në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit XX në Shqipëri, sikur priret që hapjen e shkollave në gjuhën shqipe për herë të parë në këtë trevë ta shikojë si një veprim diplomatik të Perandorisë, e cila “duke u paraqitur si “mbrojtëse”, “bamirëse” dhe “protektore” e popullit shqiptar, në të vërtetë qëllimin e kishte që “ta përfitojë popullin shqiptar dhe të zëjë rrënjë ideja se ajo është mbrojtëse e vërtetë e tij duke hapur shkolla për mësimin e shqipes.” Në fakt, çdo sistem shoqëror, pushtues
dhe jopushtues, politikën e arsimit e projekton në përputhje me interesat dhe vizionin e vet strategjik. Trajtesa në pjesën më të madhe e ruan neutralitetin (objektivitetin shkencor) sa i përket dhënies së gjykimit mbi zhvillimin e arsimit në këtë trevë nëpër periudha historike. Të dhëna me interes për historinë e Trieshit sjell kumtesa “Një fragment historie nga krahina e Trieshit” e dr. Lukë Gjokajt. Në fakt, kumtesa fokusohet në disa fragmente historike. Në mënyrë të veçantë mbulohet periudha gjatë shekujve XVIII-XIX, ku dominojnë aspekte të historisë luftarake të fisit dhe vëmendje e posaçme i kushtohet dy përleshjeve të përgjakshme ndërmjet forcave vullnetare trieshjane dhe ushtrisë malazeze: e para ishte beteja në vitin 1856, ku fitues dolën trieshjanët, kurse njëzet vite më vonë, më 1876, kur ushtria malazeze e sulmoi për të dytën herë Trieshin, tani nën komandën e Mark Milanit, shumica e trieshjanëve e kishte lëshuar vendin, kishin mbetur vetëm disa familje, por kjo nuk i pengoi malazezët për t’u vënë flakën shtëpive me ç’rast u vranë disa trieshjanë që nuk kishin ikur me kohë. Në famullinë e Trieshit në bazë të dokumenteve kishtare etj., gjuha e kumtesës është gegnishtja, gjykimet e autorit janë të përmbajtura, theksohet
qartë kur mbështetet në gojëdhëna dhe kur në fakte dhe dokumente. Kumtesa përmban edhe shënime në fund të fletës, por jo edhe shënime bibliografike në fund, gjë që nuk ia ul vlerën thelbësore punimit, i cili niset më shumë nga hulumtimet e drejtpërdrejta arkivale, por gjithsesi do t’i kishte dhënë ngjyrim shkencor-akademik. Autori i ka kushtuar shumë kohë dhe mund kësaj trajtese, që me disa shtojca eventuale, qoftë në tekst por sidomos në ilustrime (fotografi të objekteve, famullitarëve, pse jo edhe të besimtarëve ose nga meshët e mbajtura gjatë viteve) duket e mjaftueshme dhe me interes për historinë e kishës katolike në këtë rajon – me vlera edhe përtej-kishtare, që të botohet edhe si libër më vete, gjë që edhe ia rekomandoj autorit.
III. Kumtesa pak ose aspak kompatibile me temën e simpoziumit
Jo të parëndësishme por vetëm pjesërisht kompatibile me tematikën e simpoziumit, gjegjësisht të librit, qoftë për tematikën apo për mënyrën e shtjellimit, mund të konsiderohen trajtesat e Anton Kolë Berishajt ”Fqinjësia në shenjë destruksioni dhe simbioze” dhe ajo e Gjon Gjokajt “Diaspora trieshjane në Amerikë”, kurse jokompatibile mund të vlerësohen kumtesat “At Anton Harapi e urtia e burrnia e banorvet të Cemit” e Ardian Ndrecës, “Institucioni i bajrakut: vendosja e rrjetit të parë politiko-administrativ në Malësi” e dr. Anton Vukpalajt (të cilave përndryshe nuk u mungon kultura e shkrimit akademik, akribia dhe disiplina metodologjike, përkundrazi) dhe ndonjë tjetri... Në përfundim jepet fjala përshëndetëse e Mark N. Gjeloshajt, kurse në formën e shtojcës janë bashkëngjitur tri kumtesa të shkruara mjaft vite para mbajtjes së simpoziumit, të autorëve mr. Gjergj Nikprelaj, dr. Gjergj Gjuravçaj dhe dr. Pjetër Gjuravçaj. (Fund) E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Në 19-vjetorin e vdekjes së Ibrahim Cekës
I pathyeshëm në rrugën e shenjtë të arsimit shqip Më 14 gusht të këtij viti u mbushën nëntëmbëdhjetë vite që profesor Ibrahim Ceka u nda nga kjo botë. Me këtë rast e kujtojmë, e nderojmë jetën, veprën dhe punën e tij me plot përkushtim në arsim si pedagog në kuptimin e plotë të fjalës dhe si zëvendësministër në Ministrinë e Arsimit të Malit të Zi. Kujtojmë një pedagog të dalluar të jetës arsimore, një intelektual guximtar, një njeri e shok të mirë, një atdhetar të sinqertë, të brumosur me dashurinë për gjuhën, kulturën dhe traditat e kombit tonë, fytyra e të cilit rrezatonte optimizëm. Ishte punëtor i suksesshëm i arsimit shqip. E deshi punën me shkollarë. Ishte i afërm me nxënës, por edhe me kolegët e Gjimnazit të Ulqinit, ku nga viti 1968-1984 jepte mësim. Po ashtu u shqua edhe në punën e pedagogut në të njëjtën shkollë të cilën e ushtroi me sukses nga viti 1992–1998. Dhe jo vetëm kaq. Ai ishte i nderuar jo vetëm në mesin e shqiptarëve në Malin e Zi, por edhe në Kosovë e troje tjera etnike. Profesor Ibrahim Ceka ishte shumë i matur në biseda me njerëz, njeri që me sjelljet e tij tepër njerëzore dhe me mirëkuptimin e tolerancën e tij, të bënte menjëherë për vete. Kështu e kam njohur unë profesor Ibrahimin me të cilin mbaj mend shumë takime, shoqërime, biseda të ngrohta e vëllazërore dhe shumë kujtime, ngjarje e episode nga udhëtimi ynë i përbashkët trevjeçar me tren Tivar-Podgoricë dhe anasjelltas ,
28
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
në kohën kur të dy punonim në Podgoricë. Shkurt, ai ishte një figurë e dalluar dhe një personalitet i paharruar i arsimit shqip në Malin e Zi, i cili e mbijetoi burgun e Shpuzit në vitin 1984, kur u burgos me pretekstin se në shtëpinë e tij i kishin gjetur një “ fletushkë” me përmbajtje ekonomike nga Shqipëria. Në këtë burg ai qëndroi gjashtë muaj për çështje politike, në bazë të montimeve politike që u bënte asokohe regjimi i egër komunist arsimdashësve dhe intelektualëve më të dalluar shqiptarë me qëllim që t’i shuaj këta pishtarë të dritës së popullit tonë. Burgosjet e këtilla politike të shqiptarëve në Mal të Zi filluan pas zhvillimeve që solli pranvera e vitit 1981 kur shërbimet e UDB-ës jugosllave u lëshuan në gjah, duke ndjekur e burgosur të rinj e të reja – nxënës e studentë, intelektual dhe punëtorë shqiptarë jo vetëm në Kosovë por në gjithë hapësirën gjeografike shqiptare nga ish-Jugosllavia. Burgjet, siç e dimë tashmë , u stërmbushën me të rinj e të reja aq shumë sa më nuk kishte vend në burgjet e Kosovës, për çka autoritetet shtetërore u detyruan t’i largojnë jashtë Kosovës, duke i deportuar nëpër burgjet tjera. Në këtë rrugë të shenjtë të arsimit, atë, nuk e gjunjëzoi as burgu. Përkundrazi, ai me krenari dhe dinjitet i përballoi të gjitha ditët dhe sfidat pas grilave të burgut në kohën e komunizmit. Mirëpo, e largoi për tetë vite nga puna me ditar në dorë
dhe nga vendlindja e tij Ulqini, duke e detyruar të shpërngulet në Prishtinë. Këtë “ndarje” prej tetë vitesh e konsideronte si një “dhimbje” në jetë, mbase ishte mësuar të ligjërojë bukur lëndën e pedagogjisë, filozofisë, psikologjisë dhe logjikës , të cilat me njohuritë e veta të dijes i përcolli me kënaqësi tek nxënësit. Puna e tij me nxënës la mbresa të pashlyeshme në jetë e në punë. Ibrahim Ceka përveçse në proceset arsimore ka një meritë të çmuar edhe në proceset demokratike në Mal të Zi në fillim të viteve 90-ta të shekullit të kaluar, kur u bashkëngjitet veprimtarëve dhe intelektualëve shqiptarë në subjektin e parë nacional politik – Lidhjen Demokratike në Mal të Zi. Ai që në fillimet e saj e deri në vitin 2001, kur e “ gjeti” në detyrën e zëvendësministrit të Arsimit në Qeverinë e Malit të Zi, i qëndroi besnik kësaj partie. Duke pasur parasysh veprimtarinë edukativo-arsimore, kontributin në arsimin shqip, vlerat intelektuale e qytetare të këtij të dënuari për arsye politike, shoqëria shqiptare duhet të ketë një respekt më dinjitoz individual dhe institucional ndaj tij dhe të tjerëve si ky. Sepse duke i kujtuar mësimdhënësit tanë veteranë dhe aktivistët e çështjes sonë kombëtare nderojmë rolin e tyre të rëndësishëm në kohëra tepër të vështira politike dhe ekonomike për të ardhmen e shoqërisë sonë. Gj. Gjonaj
IN MEMORIAM
In Memoriam
Lamtumirë Dritan “Nuk vdes ai që mbulohet, por vdes ai që harrohet”
Lamtumirë Dritan. Pusho në paqe në krahët e të madhit Zot, e të gjithë të dashurve atje sipër. Më fal që nuk të përkëdhela dot e s’të dhashë një gotë ujë. Nuk e meritove një ikje të tillë, djali ynë, babai i përkushtuar i Dorianit dhe Erionës, vëllau i Jetës, bashkëshorti i Vahides, miku i Ulqinit, Anës së Malit, Krajës, Tivarit e më gjerë. Nuk di ndryshe, as nuk mundem ndryshe ta përballoj largimin tënd nga kjo jetë. Pusho i qetë sepse ke ngelur i përjetshëm. Të fala i bën nënës, sepse gjithmonë të thërriste “djali nënës, i bukri nënës, i miri nënës…” Ju deshën vetëm katër vite të bashkoheni në krahërorin e njëri-tjetrit, atje në botën e përjetshme, në xhehnet. Nuk mund ta besoj se ti na e the lamtumirën e fundit tash që i mbushe 38 pranvera. E vërteta është që vdek-
ja nuk njeh rend, as moshë, as person, por Ti punove ndershëm, jetove ndershëm dhe vdiqe ndershëm. Lajmi për vdekjen e papritur u prit me dhimbje të madhe dhe pikëllim të thellë. U ndamë për herë të fundit me dhimbje, por edhe me krenari që patëm fatin e mirë të bindemi se shokët, miqtë dhe dashamirët e tu treguan respekt dhe konsideratë për ty, duke na respektuar dhe sadopak duke na zbutur dhimbjen e madhe edhe ne. Vendi i punës në të cilin u ndodhe në momentin e fundit të jetës, më së miri flet për personalitetin, përcaktimin dhe përkushtimin ndaj bashkëqytetarëve të tu. Punën e ke dashur me zemër, e punove me shpirt dhe shpirtin e dhe në këtë profesion. Ke arritur rezultate spektakolare me punën e palodhur, dashurinë dhe përkushtimin për t’u dalë në ndihmë të gjithë
atyre që trokiten në derën tënde. Me qëndrimin, dashurinë dhe respektin ndaj klientëve, preferoje jo distancën por afërsinë, jo dekret as imponim, por respekt, dashuri dhe përkushtim. Të vetëdijshëm se Ti nuk do të jesh më në mesin tonë, mungesën tënde nuk do ta zëvendësojë askush, duke falënderuar të madhin Zot për dy dhuratat më të shtrenjta – djalin Dorianin dhe vajzën Erionën, do të bëjmë përpjekje ta përballojmë këtë plagë të pashërueshme. Kam obligim moral të falënderoj të gjithë shokët, miqtë dhe dashamirët që na ngushëlluan me praninë e tyre, me telefonata, mesazhe dhe telegrame ngushëllimi me rastin e vdekjes së babait, vëllait, bashkëshortit, nipit dhe mikut. Qoftë i përjetshëm kujtimi ndaj Dritan Bilal Alaj Alajt.
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
29
KULTURË
Mbi librin “Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve” të autorit Gjon Keka
Vizionari i denjë i pajtimit ndër shqip Shaban Hasangjekaj
“Libri me titull ‘Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve’ konstruktohet e ngrihet mbi kultin e individit dhe të urtësisë së popullit. Në fakt autori i tij Gjon Keka heton, shqyrton, analizon e vlerëson figurën e Anton Çettës dhe urtinë, mësimin e filozofisë”, shprehet shkrimtari mr. Sarë Gjergji në vështrimin e vet vlerësues mbi librin dhe më tej konfirmon: “Duke qenë se edhe unë vetë isha në këshillin për pajtimin e gjaqeve në shumë raste, sidomos në rajonin e Anamoravës, isha përkrah të urtit Anton Çetta, duke e njohur atë nga afër edhe nga aktivitet e tjera (edhe të mëvonshme) them se studiuesi Keka e përshkruan Çettën me nota krejt realiste”. Duke lexuar librin në fjalë në figurën e Anton Çettës, lexuesi njeh kultin e njeriut të urtë e të virtytshëm, përballë dhe në raport me një fenomen e dukuri – siç është vëllavrasja, gjakmarrja, që jo pak i ka dëmtuar shqiptarët, madje duke mbajtur të ngujuar në shtëpitë e tyre edhe fëmijë të pafajshëm, duke i kthyer ata në bartës (të mundshëm) të së keqes nesër. Anton Çetta në librin e studiuesit Keka, cilësohet me të drejtë jo vetëm njeri model, shembull që duhet ndjekur, por edhe mendje progresive, pasuri e trashëgimi kombëtare. Kontributi i tij në aksionin e pajtimit të gjaqeve del të jetë sërish me të drejtë i pakontestueshëm dhe vendimtar. Studiuesi Keka ndërkaq vlerëson se falja e gjaqeve, pajtimi i shqiptarëve “me vetveten”, pati një efekt të jashtëzakonshëm në organizimin e jetës shoqërore në Kosovë. Sipas autorit Keka, pajtimi kishte karakter human, kulturor, emancipues e politik.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Akti i pajtimit homogjenizoi popullin, e bashkoi atë rreth një ideali. Pajtimi së këndejmi, nuk ishte thjeshtë vetëm një falje gjaku për më tepër ishte forca gjeneruese dhe determinuese drejt të ardhmes, drejt atyre proceseve që një dekadë më vonë do të sjellin dhe lirinë e Kosovës. Kështu studiuesi Gjon Keka gamën e interesimit të tij për pajtimin e gjaqeve më saktë për filozofinë që e përshkoi këtë aksion të udhëhequr nga Anton Çetta, e shtrin edhe në efektet psikologjike, si dhe në të gjithë rezultatin që prodhoi pajtimi i gjaqeve. “Studiuesi i ri Gjon Keka një autor tashmë i njohur në kulturën shqiptare për një seri monografish kushtuar figurave kombëtare shqiptare dhe atyre që kanë ushtruar një ndikim të madh në historinë botërore, librin e radhës ia ka kushtuar profesor Anton Çettës dhe filozofisë së tij të pajtimit të gjaqeve, filozofi që, për fat të keq nuk ka pasardhës ndër shqiptarë”, shprehet në recensionin e vet vlerësues kushtuar librit studiuesi shqiptar Dorian Koçi, duke shtuar në vazhdim se “Shqiptarët nuk janë të parët që kanë mes tyre fenomenin e gjakmarrjes. Ky fenomen ka pasur një shpërndarje të gjerë gjeografike në Evropë, duke filluar nga Skocia në Britaninë e Madhe, Korzika në Francë, Kreta e Mani në Greqi, etj. Gjithsesi shqiptarët mbeten të vetmit që vazhdojnë ta praktikojnë dhe kjo mbetet ‘thembra e Akilit’ në profilin tonë psikologjik”. Ndërkaq, sipas shkrimtarit Sarë Gjergji, studiuesi Gjon Keka dukurinë e vëllavrasjes e të hakmarrjes e sheh si një të keqe, nëse jo të ndërfutur, së paku të motivuar, të inkurajuar ndër shqiptarët nga pushtuesit e kohës për qëllime të caktuara. Në të vërtetë për shqiptarët ajo del si një “thembër e Akilit” në kohë të ndryshme. Shkrimtari
Sarë Gjergji, në vështrimin vlerësues, thekson se autori Keka në librin e vet potencon nevojën e Thadrimit të vlerave të mira shqiptare e gjithënjerëzore, si dhe kultivimin e tyre për t’u bërë një shoqëri dhe popull i denjë për të ecur tutje. Integrimi i shqiptarëve në familjen e madhe evropiane, kërkon gjithsesi një frymë dhe shpirt evropian, atë çka vet shqiptarët e kishin që në gjenezë. Studiuesi shqiptar Dorian Koçi në recensionin e vet me titull “Misionari i paqëzimit ndër shqiptarët”, ndër tjera thotë se: “Jo shumë kohë më parë në Kosovë në vitin 1991, një personalitet si Anton Çetta, ashtu siç del edhe nga faqet e këtij libri, ia doli mbanë që nëpërmjet kuvendeve të pajtimit ta neutralizojë këtë plagë shekullore të shqiptarëve”. Seriozitetin dhe përkushtimin e studiuesit Gjon Keka për figurën e Anton Çettës dhe rolin e tij kyç në aksionin e pajtimit të gjaqeve, për efektin e pajtimit, duke e parë atë në një spektër edhe më të gjerë, në një përmasë edhe më të madhe e nxjerr në pah edhe referimet e studiuesve të shumtë si:
KULTURË
ptarë Adam Pfaf, Geiko Miller – Fahrenholz, Thmoas Fuller, Ana Dileilo, etj. Ndonëse institucionet shtetërore të Kosovës nuk i ngritën asnjë përmendore Anton Çettës, studiuesi Gjon Keka është ai që me këtë libër bëri atë që duhej bërë për një figurë të tillë. Ai në hyrje të librit konfirmon: “Në fakt, unë isha ende i mitur kur filluan lëvizjet e rëndësishme në Kosovë, sidomos kjo e pajtimit të gjaqeve. Pra, për shkak të moshës, fryma e kohës për mua ndoshta ishte më pak e njohur. Por tani ndoshta, ajo frymë, ka mbetur thellë tek unë, dhe po më shtyn që ta trajtoj në këtë drejtim këtë projekt kombëtar të shpëtimit dhe pajtimit që nisi me në krye prof. Anton Çettën, plakun e urtë, njeriun që i dha kohës kuptimin e dyfishtë. Kjo lëvizje asokohe u bë një nga shtyllat e proceseve të rëndësishme politike e nacionale në Kosovë, posaçërisht njëra prej shtyllave të themeleve të shtetit të Kosovës, të lirisë dhe demokracisë së saj”. Në vazhdimin e hyrjes së librit, autori Keka konfirmon: “Me projektin e tij të pajtimit të gjaqeve prof. Anton Çetta i shërbeu popullit dhe shoqërisë, i shërbeu imunizimit të popullit, shoqërisë dhe publikut të gjerë. Ai donte që vendi të kishte paqe, të ardhme, të kishte rend pasi, siç edhe dihet, rendi ndihmon në marrëveshjen e shtëpisë. Këtë projekt e kërkonte vetë koha, ndaj edhe erdhi si rezultat i zërit të popullit për t’iu përgjigjur të keqes së ngulur barbarisht brenda tij, veseve dhe zakoneve të këqija kanunore që e rrënonin dhe gërryenin njeriun përbrenda”. Veprat e prof. Anton Çettës nuk ishin një imazh i kotë që u krijuan kalimthi. Ato ishin e ardhmja e tij, qëllimi i tij, ideali me të cilën ai e ka udhëhequr popullin nëpërmjet pasqyrës së virtytit dhe pajtimit, kulturës dhe civilizimit. Koha kur Anton Çetta erdhi në mesin e pop-
Çdo aspiratë nga më të lartat e kombit tonë është gjetur në punën e prof. Anton Çettës, në veprat e tij të kryera për lirinë, për pajtimin e gjaqeve, mbledhjen e folklorit, si dhe shumë të tjera gjurmëlënëse, që duhet të zënë vend midis nesh, për ta njohur atë jo vetëm si individ, por edhe si shoqëri dhe popull në shoqëri”, është shprehur autori Gjon Keka në fillim të hyrjes në librin e vet të dhjetë me radhë me titull “Anton Çetta dhe filozofia e pajtimit të gjaqeve” libër ky jo më pak i rëndësishëm se librat e tjerë, për një ngjarje, mendjen e shpirtin e shqiptarit, duke e ngritur atë deri në shkallë të heroit për pajtimin e gjaqeve në Kosovën e anatemuar të vitit 1990 e më gjerë ullit ishte domosdoshmëri për krijimin e këtij projekti të rëndësishëm për çështjen e pajtimit të gjaqeve. Me vetëdije të plotë, ai mori përgjegjësinë për ta realizuar këtë, prandaj edhe kujtimi për të do të jetë i përjetshëm te mbarë kombi shqiptar. Ai ishte njeri fisnik, i lirë, kishte një mendje progresive që e përshkoi Kosovën dhe tërë kombin shqiptar, si një agim, duke shpallur dhe ngritur nga letargjia e gjallë popullin dhe zgjimin e tij në shpresat më të mira për një të ardhme pa gjakmarrje e hakmarrje, ku drejtësia dhe humanizmi, edukimi dhe bukuria, të merrnin kuptimin më fisnik midis popullit tonë. Me veprën e tij ai u përpoq t’i ndërgjegjësonte ndjenjat e çoroditura, duke i kthyer drejt vëmendjes për të mirën, virtytin e të bukurat e popullit shqiptar. Andaj, panteonit të vlerave shqiptare i shtohet edhe një monografi tjetër për një figurë të rëndësishme të botës shqiptare. Sfida e lexuesve mbetet e njëjtë si edhe për autorin. Për autorin, kjo është tashmë një doktrinë që na e shtjellon mjeshtërisht përmes faqeve të këtij libri. Ky libër kushtuar prof. Anton Çettës, është një falënderim, një mirënjohje, një vepër që ai të mos harrohet, sepse si personalitet mbikohor i kombit tonë, ka dhënë kontribut në shumë fusha, të cilin me plot të drejtë dhe me meritë të plotë mund ta quajmë misionari i paqëzimit ndër shqiptarë, ndërsa projekti i tij i pajtimit të gjaqeve ishte një akt tjetër i tij i lartë, human e kombëtar në shërbim të dashurisë ndaj të mirës, dritës dhe të ardhmes, të popullit shqiptar të Kosovës dhe të mbarë
kombit tonë. Megjithatë, në fund theksojmë se vepra dhe figura e ndritur e prof. Anton Çettës nuk është harruar. Gazetari dhe publicisti i mirënjohur shqiptar Frank Shkreli i cili jeton dhe krijon në SHBA, në artikullin e vet me titull “Pajtimtari i trojeve shqiptare”, i botuar në numrin 936 të gazetës “Koha Javore” shkruan se, Qeveria e Republikës së Kosovës në një takim të radhës, miratoi propozimin e paraqitur nga ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, znj. Vlora Dumoshi që muaji nëntor të jetë “Muaji i Anton Çettës”, pasi ky vit shënon 100-vjetorin e lindjes së pajtimtarit të kombit, 25-vjetorin e vdekjes së tij dhe 30-vjetorin e pajtimit të gjaqeve kryesisht në Kosovë, por edhe në trevat tjera shqiptare dhe në Diasporë. Qeveria e Kosovës ka vendos që në kuadër të këtij muaji kushtuar bacës Anton, të organizojë një sërë aktivitetesh: do të bëhet përurimi i veprave të shumta të Anton Çettës, do të përurohet Kulla e Fazli Buqollit në Pejë, ku thuhet se u realizua pajtimi i parë i gjaqeve, do të hapet “Këndi i Anton Çettës”, një ekspozitë në Muzeun Kombëtar të Kosovës për jetën dhe veprimtarinë e këtij shqiptari të madh, kurse Radio Televizioni i Kosovës gjatë muajit nëntor është angazhuar të transmetojë emisione të ndryshme dokumentarësh mbi jetën dhe veprimtarinë akademike të të madhit Anton Çetta, kurse autoritetet kompetente të Kosovës gjatë muajit në fjalë, kanë vendosur të themelojnë edhe “Çmimin Anton Çetta” në nder dhe përkujtim të pajtimtarit të kombit. E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Gjendje problematike në Tuz
Hedhja e mbeturinave inerte jashtë kazanëve Në pamje të parë, teksa i afrohesh qytezës së Tuzit, bie në sy rregulli dhe pastërtia, lagje pas lagjeje. Këtë edhe shtetasit që vijnë nga vendet fqinje mënjëherë mund ta vërejnë. Mirëpo, ata të cilët jetojnë këtu apo janë rezidentë mund të kenë parë se ky imazh nuk ekziston kudo. Një problem i vjetër tashmë, por ende i pranishëm është hedhja e mbeturinave inerte jashtë kazanëve. Kjo ndodh si kur kazanët janë bosh, si kur janë gjysmë dhe padiskutim kur janë plot. Po pse? Ngaqë shumica e gjërave që hidhen aty janë sende të vëllimshme dhe sigurisht nuk ka kazan që i nxë. Pra, ato gjëra nuk e kanë vendin aty. Në tokë nuk është vendi as edhe
32
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
për mbeturinën më të vogël, por fatkeqësisht duke vepruar kështu toka ushqehet me lloj lëndësh që derdhen aty. Ndikimi që ka kjo në mjedis edhe pa qenë ekspert i fushës mund të jetë i dukshëm. Rreth e rrotull kontejnerëve edhe toka apo asfalti duket i nxirë. Në 3-4 pika sidomos, kontejnerët kanë fituar terrritor shumë të gjerë. Madje, sapo t’iu afrohesh atyre e vëren nga shumë metra tutje. Kjo pasi duke u stërgrumbulluar kaq mbeturina, në një mot me erë, përhapja e tyre bëhet lehtësisht. Për pasojë, kjo bën që para oborrit të disa shtëpive, ‘‘që për fat të keq iu kanë qëlluar kontejnierët më afër’’, të grumbullohen mbeturina. Ky kaos nuk vjen ngaqë këto mbe-
turina nuk mbildhen, sepse kazanët pastrohen edhe ato që janë në tokë përrteth, të gjitha largohen prej aty. Problemi qëndron se mbeturinat hiqen sot, dhe nesër vazhdon po i njëjti avaz. Qytetarët përsëri do t’i hedhin aty të gjitha gjërat e panevojshme, që duan t’i largojnë nga shtëpia. Fakti që paguan faturat e mbeturinave, nuk e justifikon abuzimin me hedhjen e tyre në vende të papërshtatshme. E gjithë kjo, në fund të ditës është ilegale. SHPK Komunale-Tuz, që prej muajve të parë të punës së saj u ka bërë apel qytetarëve që të tregohen më të ndërpërgjegjshëm në këtë aspekt. Por, sa dëgjohen këto thirrje?! P. Dekaj
MOZAIK
Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë
Miratohen një vistër vendimesh Guci – Në seancën e dytë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur të premten, më 20 nëntor 2020, në sallën e komunës, këshilltarët shqyrtuan dhe miratuan një vistër propozim-vendimesh (17 sosh) që kanë të bëjnë me aktivitetet dhe veprimtaritë e punës së organeve të administratës lokale. Kryetari i Kuvendit Bujar Hasangjekaj, ka konstatuar se janë të pranishëm 27 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi dhe se ekziston kuorumi për punë. Në fillim të mbledhjes janë verifikuar mandatet e pesë këshilltarëve të rinj, të zgjedhur në vend të pesë këshilltarëve që kanë dhënë dorëheqje për shkak të marrjes së posteve në administratën lokale. Kështu nga lista zgjedhore e PDS-së, në vend të këshilltarëve Anella Çekiq, Huso Radonçiq, Semih Rexhepagiq dhe Demir Bajroviq, janë zgjedhur këshilltarë të rinj Samira Radonçiq, Zef Dushi, Allen Gjurkoviq dhe Irfan Radonçiq, kurse nga Lista Shqiptare “Bashkë për Gucinë”, në vend të këshilltarit Edon Balidemaj (ASH) i cili u emërua kryetar i Komunës së Gucisë, është zgjedhur këshilltare e re Jeta Hasangjekaj. Po ashtu, në fillim të seancës është miratuar procesverbali nga seanca e parë e rregullt e Kuvendit, e mbajtur më 29 tetor 2020. Këshilltarët kanë miratuar njëzëri rendin e ditës prej 18 pikash, 17 të propozuara nga kryetari i Kuvendit Bujar Hasangjekaj, dhe një pikë plotësuese e propozuar nga kryetarja e Komunës së Gucisë Anella Çekiq. Puna e seancës ka filluar me propozim-vendimet për zgjedhjen e tre komisioneve me nga pesë anëtarë dhe gjashtë këshillave me nga tre dhe pesë anëtarë. Anëtarët e komisioneve dhe këshillave të punës së organeve të administratës lokale
i ka prezantuar kryetari i Këshillit të Kuvendit për zgjedhje dhe emërime, Naser Radonçiq, të cilat pastaj janë miratuar me shumicë votash të këshilltarëve të pozitës apo njëzëri. Në seancë, po ashtu janë zgjedhur gjashtë këshilltarë që do të marrin pjesë në ceremonitë e lidhjes së martesës në ofiqarinë e administratës lokale. Pas pauzës gjysmë orëshe gjatë së cilës përfaqësuesit e klubeve të këshilltarëve kanë bërë marrëveshje për ca vendime, në seancë nuk janë kthyer pesë këshilltarë të Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe këshilltari i PPS-së në opozitë, si dhe këshilltarja e PDS-së në pozitë, për të cilët siç u tha, nuk kanë dashur të jenë pjesëmarrës në punën e mëtejme të seancës në të cilën janë propozuar ca propozim-vendime të rëndësishme me të cilat ata nuk janë pajtuar. Më pas, 23 këshilltarët e pranishëm (të pozitës dhe opozitës) njëzëri me votim publik kanë dhënë pëlqimin ndaj aktvendimeve të kryetares së Komunës së Gucisë që Huso Brdakiq, magjistër i shkencave kompjuterike dhe kontabilitetit, dhe Edon Balidemaj, baçelor i studimeve të sigurisë, të zgjedhen, respektivisht të rizgjedhen nënkryetarë të Komunës së Gucisë në mandatin e ri katërvjeçar. Mbështetur në dispozitat e statutit, kryetari i Kuvendit Bujar Hasangjekaj, për nënkryetar të Kuvendit të Komunës propozoi këshilltarin nga lista zgjedhore e Koalicionit PB-PL, Mesud Çekiq (PB), i cili detyrën në këtë post do ta kryejë në mënyrë vullnetare. Me votim të hapur, propozimi është mbështetur nga të gjithë këshilltarët e pranishëm. Në vazhdim këshilltarët janë njoftuar me llogarinë përfundimtare të buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin
2019, të cilën në mënyrë analitike e ka paraqitur sekretari për Ekonomi, Zhvillim dhe Dinanca, Admir Mullamekiq. Sipas llogarisë përfundimtare e cila është miratuar me 20 vota “për” të pozitës dhe dy vota “kundër” të këshilltarëve të opozitës, të hyrat e Komunës së Gucisë për vitin 2019 kanë qenë 1.435.981,65 euro, kurse shpenzimet 1.197.094,92 euro. Këshilltarët miratuan edhe ribalancin e buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2020, të cilin po ashtu e argumentoi sekretari për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Admir Mullamekiq, duke theksuar se shuma e të hyrave është 1.632.287,00 euro. Prej kësaj shume, për buxhetin operativ janë parashikuar 1.161.070,00 euro, buxhetin kapital 444.800,00 euro, rezervën rrjedhëse 10 mijë euro dhe rezervën e përhershme 17 mijë euro. Këshilltarët po ashtu, me 20 vota “për” të shumicës qeverisëse dhe dy “kundër” të opozitës miratuan raportin për punën e kryetares së komunës dhe të organeve dhe shërbimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2019. Këshilltarët njëzëri miratuan edhe pikën shtesë të rendit të ditës, të propozuar nga kryetarja e komunës, e që ka të bëjë me sigurimin e mjeteve financiare për blerjen e një parcele të tokës për rrethimin e objektit të Qendrës për Kulturë në Guci. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
33
MARKETING
Urime 28 Nëntori Dita e Flamurit Kombëtar
KËSHILLI KOMBËTAR NACIONALNI SAVJET ALBANACA - ALBANIAN NATIONAL COUNCIL 34
Javore KOHA
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
SPORT
Talenti 14-vjeçar nga Kosova, Enis Xhemaili, frymëzim për të rinjtë
Shkëlqen në futboll edhe me një dorë “Sa më shumë duhet që të merresh me sport, se sporti është jeta. Me futboll, me basketboll, të ushtrohesh për t’u bërë më i madh. Kam bërë shumë që të mësoj futbollin, të bëhem trajner e të mësoj të rinjtë që të bëhen futbollistë. Kam qejf që të hap një fondacion që të ndihmoj njerëzit që janë të sëmurë dhe të varfër”, shprehet Enisi Talenti 14-vjeçar nga Kosova, Enis Xhemaili, është pa dyshim një shembull për çdo të ri që ka pasion futbollin. Fatkeqësisht ai ka lindur me gjysmën e dorës, por kjo nuk e pengon të ndjekë pasionin e tij. Lojtari i Dritës U15 ka habitur opinionin publik me talentin e tij, por dhe për faktin se arrin të luajë lehtësisht me një anomali të lindur. Statistikat e tij janë impresiouese: 9 gola në 4 ndeshje. Ai vlerësohet shumë për teknikën dhe fantazinë në fushë.
Në një prononcim për KTV, djaloshi tregon se jeton me futbollin dhe dëshiron të bëhet shembull frymëzimi për shumë persona që vuajnë. “Sa më shumë duhet që të merresh me sport, se sporti është jeta. Me futboll, me basketboll, të ushtrohesh për t’u bërë më i madh. Kam bërë shumë që të mësoj futbollin, të bëhem trajner e të mësoj të rinjtë që të bëhen futbollistë. Kam qejf që të hap një fondacion që të ndihmoj njerëzit që janë të sëmurë dhe të varfër”, ishin fjalët frymëzuese të Enisit.
Trajneri i moshave të skuadrës gjilanase, Ardian Latifi, e çmon shumë përkushtimin e Enisit, por beson se kalimi në futbollin profesionist mund t’i vështirësohet për shkak se anomalia fizike e pengon në dyluftimet me kundërshtarët. Ai thotë se Enisi duhet t’i nënshtrohet me patjetër një operacioni, pasi do ta ketë mjaft të vështirë në duelet me personat më të rritur në të ardhmen. Ai u bën thirrje fondacioneve dhe shtetit për ta ndihmuar djaloshin të mos heqë dorë (Kohapress) nga ëndrra e tij.
E ENJTE, 26 NËNTOR 2020
Javore KOHA
35
e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 26 nëntor
2020 Viti XlX Numër 938 Çmimi
0,50
Nëntori, muaji i ve lavdive dhe i festa kombëtare ISSN 1800-5696
Harmoni
Pandemia Covidgoditja më e mad pas Luftës së Dy Botërore