Koha 939

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 3 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 939 Çmimi 0,50

Shqiptarët nuk e respektojnë flamurin e vet kombëtar ISSN 1800-5696

Mbyllje e gjatë

Këngët shkodrane janë një thesar i çmuar që i këndoj me shumë dëshirë


PËRMBAJTJE

4

6 Vëmendjen ndaj 28 Nëntorit nuk e zbehu as pandemia

Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan

8

12 Padrejtësitë e Perandorisë Otomane ndaj kulturës shqiptare

A mund të jetë ende SHBA-ja “xhandar” i botës

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org

2

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020


PËRMBAJTJE

16

22 Fëmijët mësojnë nëpërmjet figurave dhe modeleve

Për këtë sezon festash, dekoret filluan më herët se kurrë

26

34 Don Pjetër Popaj dhe 35-vjetori i Meshës së parë në Nju Jork KOHA Javore KOHA Javore

Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë KOHA Javore KOHA Javore Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 3 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 939 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

pozitiv

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shqiptarët nuk e respektojnë flamurin e vet kombëtar

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ma uk Qençe n ISSN 1800-5696

Mbyllje e gjatë

1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

gjatë Mbyllje e

8 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 743

Podgoricë e enjte,

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.org

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

Këngët shkodrane janë një thesar i çmuar që i këndoj me shumë dëshirë

me shumë dëshirë çmuar që i këndoj janë një thesar i Këngët shkodrane

kombëtar flamurin e vet e respektojnë Shqiptarët nuk

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Në përvjetorin e 108-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë

Shqiptaro-amerikanët themelojnë Kongresin Panshqiptar Amerikan KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë Në përvjetorin e 108-të të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, aktivistët shqiptaro-amerikanë kanë njoftuar se është themeluar Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA). Sipas njoftimit KPA-ja është themeluar që me përkushtim të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të

4

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë. “Kryesuar nga Bruno Ceka, veprimtar i spikatur shqiptaro-amerikan, KPA-ja ka zgjedhur Këshillin e Përkohshëm, që do të bashkërendohet dhe do të bashkëpunojë me komunitetin prej rreth një milion

shqiptarësh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. KPA-ja uron të gjithë shqiptarët dhe miqtë tanë në ShBA , Evropë e gjetiu: Gëzofshi festën e 28 Nëntorit! Paçi shëndet e lumturi!”, thuhet në njoftimin e Këshillit të Përkohshëm të Kongresit Panshqiptar Amerikan.


NGJARJE JAVORE

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, vizitoi punimet në rrugën Dinoshë-Cem i Trieshit

Të kënaqur me punimet e deritanishme Tuz - Kryeministri në ikje i Malit të Zi, Dushko Markoviq, ka vizituar të hënën punimet në rrugën Dinoshë – Cem i Trieshit, ku u prit nga kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, si dhe kryetari i Kuvendit, Fadil Kajoshaj. Në deklaratën për shtyp të zyrës së kryetarit të Komunës së Tuzit thuhet se kryeministri është shprehur i kënaqur me punën e deritanishme, duke e vlerësuar rëndësinë madhore që ka kjo rrugë ndërkombëtare. Ky aks rrugor lidh dhe ofron qytet-

arët nga komunat në veri të Malit të Zi, sidomos Plavës dhe Gucisë, me Komunën e Tuzit dhe Kryeqytetin. “Markoviq vlerësoi kontributin e kryetarit Gjeloshaj në ndërtimin e institucionit të Komunës dhe bashkëpunimin e shkëlqyer institucional me qeverinë”, thekson më tej deklarata për shtyp. Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, ka theksuar që përveç rëndësisë së lidhjes së komunave, kjo rrugë zbulon bukuritë dhe atraksionin e lumit Cem, duke iu dhënë mundësi banorëve vendas

që të zhvillojnë turizmin. Gjeloshaj po ashtu veçoi angazhimin e kryeministrit Markoviq për realizimin e Komunës së Tuzit dhe përkrahjes financiare të qeverisë së udhëhequr nga ai. Njëkohësisht u pajtuan për modelin e realizimit të mjeteve me vlerë 400 mijë euro për punimin e rrugës Delaj-Poprat. Kryetari Gjeloshaj gjithashtu falënderoi kryeministrin Markoviq për angazhimin gjatë kohës së fundit për disa çështjeve proceduriale që ishin kërkesë e komunës. (Kohapress) E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Nëntori, muaji i datave të shënuara historike

Vëmendjen ndaj 2 nuk e zbehu as pa Toni Ujkaj

“ 6

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Duke qenë se këtë vit për herë të parë shqiptarëve në Mal të Zi u mundësohet përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, Malësia kësaj radhe u duk ndryshe. Pothuajse anembanë Malësisë u valëviten flamujt me ngjyrat Kuq e Zi. Në shumë çati të shtëpive valoi i lirë Flamuri Kombëtar, ndërsa një pjesë e godinës së Komunës së Tuzit ndriçoi me ngjyrat e Flamurit Kuq e Zi.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

28 Nëntorit andemia

Pandemia nuk e zvogëloi interesin dhe vëmendjen ndaj Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Nga të gjitha trojet shqiptare duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malësia, Ulqini, etj., u shpalosën mesazhe urimi nga shumë personalitete publike e politike të vendeve përkatëse, duke ua uruar këtë festë të gjithë shqiptarëve

Nëntori është muaji i festave kombëtare për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë dhe veprojnë në vise të ndryshme të rruzullit tokësor. 28 Nëntori është njëra nga datat më të rëndësishme për historinë e kombit shqiptar. Kjo datë e shënuar konsiderohet si Nëntori i Dytë pas atij të vitit 1443 ku Gjergj Kastrioti–Skënderbeu ngriti flamurin në Krujë, në nëntor të vitit 1912 në Vlorë ndodhi historia e shkruar me shkronja të arta, ku u mposht një sundim barbar shumëshekullor, dhe kështu Shqipëria u lirua përgjithmonë nga thundrat e armiqve të huaj të cilët e kishin gllabëruar për plot pesë shekuj edhe më herët. Prandaj, festa në fjalë e muajit nëntor që sapo e lamë pas, është festa më e gëzueshme për secilin shqiptar kudo. Për 28 Nëntorin ndër vite u thurën vargje poetike, u kënduan këngë nga rapsodë e artistë, por dhe u realizuan shumë filma dokumentar, etj. Por, kjo festë sivjet pati një qasje ndryshe të të kremtuarit, jo për nga rëndësia sepse kjo festë do të mbetet në altarin e përjetshëm për Pavarësinë dhe Çlirimin e Shqipërisë, por për shkak të situatës së pazakontë në të cilën kjo festë na gjeti këtë vit, në një kohë të pandemisë globale me të cilën po lufton i gjithë njerëzimi sot e pothuajse një vit më parë. Megjithatë, pandemia nuk e zvogëloi interesin dhe vëmendjen ndaj Ditës së Pavarësisë dhe të Flamurit. Nga të gjitha trojet shqiptare duke filluar nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Malësia, Ulqini, etj, u Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shpalosen mesazhe urimi nga shumë personalitete publike e politike të vendeve përkatëse, duke ua uruar këtë festë të gjithë shqiptarëve. Në nderim të 108-të vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, shumë rrugë, sheshe dhe institucione të qyteteve ku jeton populli shqiptar u stolisën me flamujt Kuq e Zi, por dhe nëpër shtëpi private u vendosën flamujt kombëtar. Duke qenë se këtë vit për herë të parë shqiptarëve në Mal të Zi u mundësohet përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, Malësia kësaj radhe u duk ndryshe. Pothuajse anembanë Malësisë u valviten flamujt me ngjyrat Kuq e Zi. Në shumë çati të shtëpive valoi i lirë Flamuri Kombëtar, ndërsa një pjesë e godinës së Komunës së Tuzit ndriçoi me ngjyrat e Flamurit Kuq e Zi. Në Malësi viteve të fundit, pothuajse çdo vit festat kombëtare të Nëntorit janë shënuar në mënyrë solemne ku janë organizuar aktivitete të ndryshme të karakterit historik, kulturor e argëtues. Mirëpo këtë vit rrethanat e një gjendjeje epidemiologjike mbarëbotërore, por edhe masat kufizuese të vendosura për mospërhapjen e mëtejshme të këtij virusi vrastar, nuk lejuan dhe nuk mundësuan që këto festa të shënohen si në të kaluarën. Megjithatë, besojmë dhe shpresojmë që situata do t’i rikthehet normalitetetit të maparshëm e në këtë mënyrë do të kemi mundësi që të kremtojmë në kushte të volitshme të gjitha festat dhe aktivitetet që do të pasojnë në periudhën e ardhshme kohore. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

The New Yorker

A mund të jetë ende SHBA-ja “xhandar” i botës Daniel Immerwahr Në vitin 1939, pak para pushtimit gjerman të Polonisë, një emisar britanik, Lordi Lothian, vizitoi Shtëpinë e Bardhë me një kërkesë të pazakontë. Mbretëria e Bashkuar nuk ishte në gjendje t`a mbronte botën nga nazistët, i tha Lothian presidentit Franklin Delano Roosevelt. “Qytetërimi anglo-sakson” kishte nevojë për një kujdestar të ri. Skeptri po binte nga duart e britanikëve, shpjegoi më tej Lothian, dhe Shtetet e Bashkuara duhet që ta “rrëmbejnë atë”. Megjithëse i bërë në mënyrë jozyrtare, ai ishte një përgjërim i jashtëzakonshëm. Londra ishte e gatshme të hiqte dorë, dhe ta linte Uashingtonin të drejtonte botën. Por Roosevelt nuk ishte i interesuar për këtë gjë. Madje në fakt, u ndje i ofenduar. “Unë u tërbova nga inati. E kush ishin britanikët që të na hidhnin në prehër barrën e tyre? Ruajtja e civilizimit ishte puna e tyre. Në atë kohë ushtria e Shteteve të Bashkuara ishte vetëm pak më e madhe se ajo e Bullgarisë, me shumë pak aftësi për të frenuar forcat jo liberale në Evropën Qendrore”- shkroi në atë kohë presidenti amerikan në ditarin e

8

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

tij. Por ajo ishte ndoshta hera e fundit që një president, do të ishte kaq i paqartë mbi hegjemoninë e SHBA. Siç e shpjegon Stephen Wertheim në librin e tij të ri “Nesër, bota”, Lufta e Dytë Botërore ishte ajo që ndryshoi mendjen e Roosevelt, dhe të thuajse të gjithë atyre që ishin përreth tij. Rënia e Francës në vitin 1940, i bindi udhëheqësit amerikanë mbi nevojën për të hyrë në atë konflikt. Në vitin 1941, botuesi Henry Luce shkoi më tej dhe propozoi një “Shekull Amerikan”, një rend global të pasluftës i udhëhequr nga vlerat, institucionet dhe nga forca ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Në fillim ideja e Luce ishte e diskutueshme, por në fund të luftës u duk e pashmangshme. Deri në atë kohë, ushtria amerikane e zmadhuar me shpejtësi, kishte fituar terren në të gjithë planetin, dhe Uashingtoni hezitonte të hiqte dorë. Siç deklaroi pasardhësi i Roosevelt, HarryTruman në Kongres, në fundin e vitit 1945:“Ne duhet të ruajmë vazhdimisht epërsinë tonë në tokë, det dhe ajër”. Sot, Pentagoni kontrollon rreth 750baza në rreth 80 vende dhe territore të huaja. Edhe në mungesë të trupave në tokë, dronët ameri-

Me SHBA-në në krye, bota është një vend ku diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Pa të, planeti zhytet në kaos kanë qëndrojnë pezull në qiell, duke mbikëqyrur njerëzit, dhe duke qëlluar herë pas here me raketa ndaj tyre. Sipas llogaritjeve të Byrosë së Gazetarisë Investigative, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë më shumë njerëz në 5 vitet e fundit nga sulmet ajrore, sesa nga të shtënat e policisë. Argumenti për këtë praktikim të përhapur të dhunës është i njohur. Po të mos ishte ushtria amerikane, bota do të ishte e paligjshme dhe e rrezikshme. “Nëse jemi të detyruar ta përdorim forcën, kjo është për shkak se ne jemi Amerika; jemi kombi i domosdoshëm. Ne jemi më të mëdhenj dhe shohim më larg në të ardhmen sesa vendet e tjera”- deklaroi dikur Madeleine Albright, Sekretarja e Shtetit e presidentit BillClinton. Një vetë-vlerësim i tillë është sfiduar shpesh, por kurrë më shumë se sa tani. Në 4 vitet e tij presidenti Donald Trump kultivoi konceptin se Shtetet e Bashkuara nuk mbrojnë asgjë tjetër në botë, përveç interesit të tij personal. Ai përbuzi marrëveshjet ndërkombëtare, pati marrëdhënie të ngrohta me diktatorët, dhe e bëri qesharake idenë që SHBA mund të jetë një arbitër i paanshëm në çështjet botërore. Ndonëse dukej më pak i fokusuar në udhëheqjen globale sesa paraardhësit e tij, kjo nuk ndodhi për shkak të respektimit të normave ndërkombëtare. Ashtu si vrasja e George Floyd e thelloi krizën e legjitimitetit të policisë amerikane, edhe presidenca Trump vuri në pikëpyetje politikën e jashtme të Uashingtonit. Me siguri Joe Biden, që ka premtuar t’i japë fund qasjes së ashpër ndaj aleatëve, do të rivendosë imazhin ndërkombëtar të Amerikës. Por, a do të ndryshojë diçka nga zgjedhjet e tij në një nivel më të thellë? Dy libra të rinj hedhin dritë mbi këtë.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Njëri, me autor ish-Sekretarin e Mbrojtjes Robert Gates, i sheh Shtetet e Bashkuara si një “fanar për njerëzit e shtypur kudo në botë”, që nën Trumpin, u larguan përkohësisht nga misioni i tyre. Tjetri, nga politologu konservator australiano–britanik Patrick Porter, i cili i cilëson argumente të tilla si një trillim të paqartë. Për Porter, Trump është “më pak një devijim sesa një kulm”.Gates ka shërbyer si Sekretar i Mbrojtjes, shefi i CIA-s dhe zëvendës këshilltar i sigurisë kombëtare, midis posteve të tjera. Në mënyrë të pazakontë, ai ka pasur poste të larta nën presidentët demokratë dhe republikanë. Ai e ka quajtur Biden “një njeri me integritet të mirëfilltë” dhe Trumpin “të papërshtatshëm për të qenë Komandant i Përgjithshëm”. Libri i tij i fundit “Ushtrimi i fuqisë”, ofron një panoramë të zymtë të botës. Vendi është “sfiduar në çdo front”, beson Gates. Vendet ku Shtetet e Bashkuara duhet të patrullojnë janë Irani, Iraku, Afganistani dhe Lindja e Mesme. Gates fajëson për krizën “liderët politikë të kohëve të fundit”, të cilët kanë përdorur pushtetin në mënyrë të pahijshme. Ata janë mbështetur më shumë tek ushtria, duke lënë pas dore “instrumente të tjera” të fuqisë, si bindja, tregtia, ndihma, sanksionet, marrëdhëniet me publikun dhe veprimet e fshehta. Ajo që kërkon ai në thelb është një reformë: më pak përplasje, më shumë patrullim në komunitet. Një ushtrim më i zhdërvjellët i ndikimit, argumenton ai, do të mbështesë supremacinë e Shteteve të Bashkuara, dhe “do të garantojë që autoritarizmi, i mundur dy herë në shekullin XX, të

mos dominojë në shekullin XXI”. Largimi nga militarizmi, do të thotë të pranosh kufijtë e ndikimit të SHBAsë. Në një moment, Gates diskuton mbi Korenë e Veriut, e cila vazhdon të zhvillojë arsenalin e saj bërthamor. Aibeson se Pheniani nuk do të heqë kurrë dorë vullnetarisht nga armët e veta bërthamore, por çdo përpjekje për t`a detyruar t`a bëjë këtë mund të shkaktojë një luftë të madhe. Presidentët e SHBA-së, duhet të shmangin ndërhyrjen me forcë, shkruan Gates, përveç nëse ekziston “një kërcënim për interesat jetike amerikane”. Çështje të tilla janë edhe në thelbin e librit të Patrick Porter “Premtimi i rremë i rendit liberal”. Sipas tij, çështja nuk është se politikë–bërësit si Gates janë hipokritë. Vetë ideja e një “rendi liberal” është kontradiktore. Liberalizëm, në kontekstin e marrëdhënieve ndërkombëtare, do të thotë liri, barazi dhe pëlqim, ndërsa rendet botërore janë hierarki që qëndrojnë në këmbë“ bazuar në kërcënimin e forcës”. Shtetet e Bashkuara, shkruan Porter, janë “hegjemonia më e butë deri më tani”. Por, është gjithsesi një hegjemoni, dhe hegjemonia përfshin dominimin. Merrni për shembull çështjen e Gjykatës Penale Ndërkombëtare në Hagë, që u krijua në vitin 1998, pas gjenocidit në Ruandë. Gjykata premtoi të ishte kolona e një sistemi të bazuar në rregulla, duke nxjerrë para drejtësisë kriminelët e luftës, pavarësisht nga kombësia e tyre. Por kur u bë e qartë se rregullat do të zbatoheshin edhe për Shtetet e Bashkuara, Uashingtoni kundërshtoi. “Forcat e armatosura amerikane

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kanë një rol unik paqeruajtës, të vendosura në vendet e nxehta nëpër botë. Po sikur ushtarët amerikane të arrestoheshin për krime lufte apo krime kundër njerëzimit? Ne nuk mund t’i ekspozojmë njerëzit tanë ndaj këtyre lloj rreziqeve”- tha David Scheffer ambasadori i parë i përgjithshëm i vendit për çështjet e krimeve të luftës. Dhe në vitin kur gjykata hapi dyert, Kongresi Amerikan miratoi një ligj që ndalon ndihmën ushtarake (me përjashtime) ndaj çdo vendi që dëshiron të respektojë gjykatën. Ligji autorizoi ushtrinë amerikane të lironte personelin amerikan ose çdo aleat të burgosur nga gjykata, duke i dhënë atij pseudonimin “Akti i Pushtimit të Hagës”. E tillë është mënyra e ushtrimit të hegjemonisë, argumenton Porter. Bërësit e rregullave nuk janë përgjithësisht zbatues të rregullave. A kanë në fund SHBA-të një zgjedhje? Në fakt jo, shkruan Gates. Me SHBA në krye, bota është një vend ku diferencat mund të zgjidhen në mënyrë paqësore. Pa të, planeti zhytet në kaos. Pyetja për Gates nuk është nëse Shtetet e Bashkuara duhet të mbretërojnë, por si duhet që ta bëjnë këtë. Një dorë ndryshe, shpreson ai, mund ta rikthejë vendin në rolin e tij të nevojshëm. Ky restaurim do ta vendosë Amerikën sërish në krye të tryezës, siç e ka thënë Biden. Porter ka këshilla të ndryshme: të braktisë rolin që ka aktualisht. Sistemi me në qendër SHBA-në u ndërtua në fund të Luftës së Dytë Botërore, kur ekonomia amerikane ishte më e madhe se 4 ekonomitë e ardhshme më të mëdha së bashku. Sot, sipas disa parametrave, ajo është më e vogël se ajo e Kinës. Kriza e epërsisë amerikane po zgjat prej dekadash, dhe sot sipas Porter ka arritur kulmin e saj. Për të, një kurs më i mirë për hegjemonen e plakur, do të ishte një “rënie e hijshme”. Kjo do të kërkonte që Uashingtoni të hiqte dorë nga koncepti se trupat e tij ose vlerat e tij duhet të dominojnë planetin. Ajo nuk do të nënkuptojë tërheqje nga punët e kësaj bote, thjesht përshtatje në një arenë ndërkombëtare ku fuqitë janë më të niveluara. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Toleranca si një vi domosdoshëm nje dhe shoqëror “Çfarë është toleranca? Është e domosdoshme për njerëzimin. Të gjithë jemi plot dobësi dhe gabime; le të falim reciprokisht marrëzitë tona - ai është ligji i parë i natyrës.” – Volter

Për Koha Javore:

Frank Shkreli

16 Nëntori shënoi Ditën Ndërkombëtare të Tolerancës, e shpallur si e tillë nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara (OKB-ja) në vitin 1993, me nismën e UNESCO-s. OKB-ja ka për mision të vetin angazhimin e saj për forcimin e tolerancës duke nxitur mirëkuptimin e ndërsjelltë midis kulturave dhe popujve. Ky zotim është thelbi i Kartës së Kombeve të Bashkuara, si dhe i Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut. Ky angazhim është më i rëndësishëm më shumë se kurrë në këtë periudhë të ekstremizmit të dhunshëm në rritje dhe konflikteve të shtuara që karakterizohen nga mosrespekti i përgjithshëm dhe themelor për jetën e njeriut, thekson OKB-ja me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tolerancës, ditë që shënohet ndërkombëtarisht çdo vit me 16 Nëntor, nga të gjitha vendet anëtare të OKBsë, ç’prej miratimit të Rezolutës, për këtë qëllim, në vitin 1996, në përputhje me Deklaratën e Parimeve mbi Tolerancën, sipas OKB-së. Duke i hedhur një sy medias në trojet shqiptare, nuk shoh të jetë përmen-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

dur në mediat kryesore shqiptare kjo ditë ndërkombëtare kushtuar tolerancës në botë. Megjithëse flitet shumë për tolerancën fetare midis shqiptarëve të feve të ndryshme – veçanërisht nga politikanët shqiptarë, sidomos, para të huajve - toleranca është diçka më shumë se vetëm ajo fetare, sado e mirë dhe e nevojshme është ajo dhe për të cilën të gjithë shqiptarët jemi krenarë. Në Deklaratën e Parimeve mbi Tolerancën, miratuar në Paris me 1995 nga shtetet anëtare të UNESCO-s, të cilën nuk e gjeta të përkthyer në shqip në asnjërin prej portaleve të institucioneve shqiptare ku duhej të ishte, toleranca në kuptimin e Kombeve të Bashkuara, sado e rëndësishme që është, nuk është vetëm për marrëdhëniet ndërfetare, por përfshin të gjitha fushat dhe larmitë e veprimtarisë njerëzore, politike, kulturore, gjuhësore e të tjera. Në Deklaratën e lartpërmendur thuhet se tolerancë do të thotë se njerëzit kudo qofshin duhet të respektojnë njëri-tjetrin, në të gjithë larminë e tyre politike, besimit, kulturës, gjuhës dhe dallimeve tjera midis tyre. Nuk duhet pasur frikë nga dallimet dhe nuk duhet që ato të jenë objekt shtypjesh, brenda dhe midis shoqërive, por dallimet të vlerësohen si një pasuri e çmuar, jo vetëm të një vendi, por mbarë njerëzimit. Toleranca pra ka një kuptim shumë më të

gjerë – përveç atij fetar, me të cilin u pëlqen shqiptarëve të mburren para botës – përfshirë tolerancën politike, në nivelin kombëtar të shqiptarëve. Në vitin 1996, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara u ka bërë thirrje të gjitha vendeve anëtare që të marrin përsipër, në nivel kombëtar, zbatimin e Deklaratës së Parimeve mbi Tolerancën. Prandaj ia vlen që të kujtojmë me këtë rast se për çfarë tolerance bëhet fjalë në Deklaratën e OKB-së mbi Parimet e Tolerancës, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Ja një përkthim jo formal i disa prej parimeve më të theksuara të Deklaratës në fjalë: “Toleranca do të thotë respekt, pranim dhe vlerësim i larmisë së pasur të kulturave të botës sonë, formave tona të shprehjes dhe mënyrave të jetesës së njeriut. Ajo nxitet nga dija, sinqeriteti, komunikimi dhe liria e mendimit, ndërgjegjes dhe besimit…Ushtrimi i tolerancës nuk është vetëm një detyrë morale, por është edhe një kërkesë e nevojshme politike dhe ligjore. Toleranca, është virtyti që bën të mundur paqen dhe që kontribuon në zëvendësimin e kulturës së luftës me kulturën e paqes.” “Toleranca është, mbi të gjitha, një qëndrim aktiv i nxitur nga njohja e të drejtave universale të njeriut dhe lirive themelore të tjerëve. Në asnjë rrethanë nuk mund të përdoret për të justifikuar cenimin e këtyre vler-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

irtyt i erëzor ave themelore. Toleranca duhet të ushtrohet nga individë, grupe dhe shtete”. “Toleranca është përgjegjësia që mbështet të drejtat e njeriut, pluralizmin (përfshirë pluralizmin kulturor), demokracinë dhe shtetin e së drejtës. Toleranca përfshin gjithashtu refuzimin e dogmatizmit dhe absolutizmit dhe afirmon njëherazi standardet e përcaktuara për tolerancën në instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut”. “Në përputhje me respektimin e të drejtave të njeriut, ushtrim i tolerancës nuk do të thotë aspak që të tolerohen padrejtësitë shoqërore ose të braktisen dhe të shtypen bindjet e dikujt. Tolerancë do të thotë se njeriu është i lirë t’u përmbahet bindjeve të veta dhe të pranojë që të tjerët t’u përmbahen dhe të ruajnë bindjet e tyre. Do të thotë të pranosh faktin se qeniet njerëzore, natyrshëm, të ndryshme në pamje, nga rrethanat e jetës, ndryshimet në të folur, në sjellje dhe për nga vlerat e tyre individuale, kanë të drejtë të jetojnë në paqe dhe të jenë ashtu siç janë. Kjo gjithashtu do të thotë që pikëpamjet e dikujt nuk duhet t’u imponohen të tjerëve”. Këto pra, janë pikat kryesore në Deklaratën e Parimeve mbi Tolerancën të OKB-së, deklaratë që e cilëson ushtrimin e tolerancës, jo vetëm si një detyrë morale, por edhe si nevojë dhe kërkesë politike dhe ligjore për individët, për grupet e ndryshme shoqërore dhe politike, e sidomos për autoritetet shtetërore dhe qeveritare. Ata duhet të jenë të parët që të japin shembull për tolerancë. Shtetet dhe qeveritë duhet të miratojnë ligjet e nevojshme për të garantuar drejtësi dhe trajtim të

barabartë për të gjitha grupet dhe individët, pa dallim. Përveç politikës, një rol të rëndësishëm në promovimin e tolerancës luan edhe edukimi, i cili duhet të ndikojë tek të rinjtë që të zhvillojnë kapacitetet për gjykim të pavarur dhe për mendim e arsyetim kritik, sipas interpretimit të Deklaratës së Parimeve mbi Tolerancën. Mund të thuhet se asnjë vend në botë, pa marrë parasysh sistemet qeverisëse, nuk është imun nga të këqijat që vijnë nga mungesa e tolerancës zyrtare dhe shoqërore ndaj atyre personave ose grupeve që i konsiderojmë si ndryshe nga ne, qoftë edhe për nga pikëpamjet politike. Vendet normale e kanë kuptuar tanimë se toleranca – sidomos toleranca politike - dhe pajtimi janë gurthemeli i një shoqërie të drejtë dhe të barabartë për të gjithë dhe pa dallim. Në fillim të këtij muaji, bota shqiptare shënoi 100-vjetorin e lindjes së Anton Çettës, pajtimtarit të Kombit. Duhet theksuar se, historikisht është provuar se toleranca dhe pajtimi nuk janë të lehta për asnjë shoqëri, madje as për shoqëritë më të zhvilluara, e sidomos nuk janë të lehta për shqiptarët me një të kaluar të tmerrshme përçarëse komuniste. Por, megjithë vështirësitë me të cilat përballet një shoqëri, toleranca ndaj njëri tjetrit – sidomos në radhët e politikës – por dhe pajtimi janë të domosdoshëm,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sepse në mungesë të tolerancës dhe pajtimit kombëtar, sidomos kur konfliktet midis palëve janë tepër të acaruara në një shoqëri me institucione politike pa tradita demokratike - siç është shoqëria shqiptare - si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, gjendja mund të përkeqësohet më tej, duke çuar në konflikte të reja. Prandaj është detyrë dhe përgjegjësi madhore e udhëheqësve më të lartë të vendit që me deklaratat e tyre të papërgjegjshme – dhe grindjet e llojit që kemi dëgjuar javët dhe muajt e fundit në Tiranë dhe në Prishtinë - të mos i fryjnë erës së konfliktit, mostolerancës dhe mospajtimit ndër shqiptarët, por të punojnë drejt vendosjes së besimit dhe bashkëpunimit midis palëve në konflikt dhe shoqërisë, në përgjithësi. Mostoleranca nxit mostolerancën, paralajmëron OKB-ja, duke theksuar se për të luftuar mostolerancën në shoqëri - si individët ashtu edhe qeveritë - duhet të jenë të vetdijshëm për lidhjen që ekziston midis sjelljeve të tyre jo tolerante ndaj kundërshtarëve politikë dhe atyre që mendojnë ndryshe - dhe ciklit të mbrapsht vicioz të mosbesimit dhe dhunës politike dhe kriminale në shoqëri, të cilat janë domosdoshmërisht pasojë e mungesës së tolerancës politike dhe shoqërore në të gjitha nivelet e jetës. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Padrejtësitë e Perandorisë Otomane ndaj kulturës shqiptare Në vazhdimësi kemi individë që po mundohen ta shtrembërojnë historinë. Ata kanë gjetur një formë për t’i sulmuar historianët dhe studiuesit, të cilët me fakte flasin për këtë pjesë të historisë. Sulmi i tyre bazohet në fakte të shtrembëruara. Këtë e bëjnë ata të cilët në vend të flamurit kombëtar shqiptar, valëvisin flamurin turk, ofendojnë heronjtë kombëtarë që kanë luftuar sulltanët e Perandorisë.

Për Koha Javore:

Haxhi Zeneli

Se kuptojë nostalgjinë e disa shqiptarëve që ende e kanë për Perandorinë Osmane. Lidhja e tyre është shumë e thjeshtë, është një lidhje në baza fetare dhe në asnjë mënyrë nuk ka të bëjë në mirëqenie ekonomike apo si ndonjë forme tjetër në të mirë të kombit. Në vazhdimësi kemi individë që po mundohen ta shtrembërojnë historinë. Ata kanë gjetur një formë për t’i sulmuar historianët dhe studiuesit, të cilët me fakte flasin për këtë pjesë të historisë. Sulmi i tyre bazohet në fakte të shtrembëruara. Këtë e bëjnë ata të cilët në vend të flamurit kombëtar shqiptar, valëvisin flamurin turk, ofendojnë heronjtë kombëtar që kanë luftuar sulltanët e perandorisë. Kështu, mundohen ta bindin opinionin se

12

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Perandoria Osmane ka ardhur për ti çliruar shqiptaret dhe për ta zhvilluar dhe emancipuar si popull. Ndërkaq, dihet se pas kapitullimit të Perandorisë ne mbetëm populli më i ndarë, më i varfër dhe më i shkatërruar i Ballkanit dhe popull me 90% analfabetë. Shqiptarët me shumë mund i bënë vetë të gjitha nga hiçi. Ata krijuan shtetin e tyre, të cilët më vonë u shtypën nga komunizmi famëkeq. Por edhe nëse e krahasojmë komunizmin me Perandorin Osmane megjithatë shqiptarët arritën më shumë për 45 vite të sistemit monist, se sa në 5 shekujt e Perandorisë Osmane. Edhe pse në një diktaturë ekstreme, shqiptarët mos arritën të arsimoheshin: u çelën shkolla, universitete, fabrika, uzina, miniera, zhdukën analfabetizmin dhe arritën zhvillim në shumë fusha të ekonomisë, arkeologjisë, artit dhe kulturës kombëtare, krijuan forcën ushtarake të tyre, duke krijuar përfundimisht identitetin e një kombi. Andaj asnjë meritë nuk i shkon Perandorisë Otomane në rimëkëmbjen e shqiptarëve. Të gjitha ato që thuhen

janë të pavërteta. Po i citojmë disa të vërteta historike të kohës së Xhonturqve tek çështja edukimit dhe Alfabetit të Gjuhës Shqipe. “Xhonturqit dhe aleatët e tyre nëpërmjet disa deputetëve tradhtarë dhe disa feudalëve dhe fanatikëve fetarë përsëri e shtruan problemin e çështjes së alfabetit në Parlamentin e Turqisë. Këta dolën me tezën se popullsia myslimane, gjoja ka qenë dhe është për alfabetin turko-arab, i cili njëherazi është dhe alfabet i Kur’anit, kurse alfabeti latin e prish fenë myslimane dhe se me të nuk shkohej në Qabe”.(Gazeta Dielli,Tetor,2013) Perandoria Osmane duke parë në një moment lulëzimin e gjuhës shqipe, reagoi ashpër duke ndaluar shoqatat, shkollat dhe botimet në shqip. Në Vlorë atdhetarët arrestoheshin dhe internoheshin. Shkolla e Vlorës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi nga frika se mos te vrisnin, u largua nga Shqipëria. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip dhe patrioti, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i shkollë së parë shqipe në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Korçë, u internua në Selanik. Xhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për t’i rrjepur të gjallë të gjithë ata shqiptar që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Populli shqiptar që përkrahte idetë e Lidhjes së Prizrenit dhe që kishin shumë anëtarë, siç ishin: Pandeli Sotiri, Hasan Tahsini, Pashko Vasa, Jani Vreto, Sami Frashëri, Abdyl Frashëri e të tjerë e panë shumë mirë bashkëpunimin e kishës greke me autoritetet otomane, për të shuar aktivitetin e gjuhës

dhe arsimimin në shqip. Në fund të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja shqipe në të gjitha shkollat anembanë vendit. Po ashtu nxori edhe një dekret sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe. Pas kapitullimit të Perandorisë Osmane shqiptarët përsëri ishin ata që ndihmuan në shpëtimin e Turqisë. Në krye erdhi Mustafa Qemali,”Babai i Turqisë” moderne me prejardhje shqiptare,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

edhe pse në fillim ata e refuzuan, por merita e tij luftarake ia siguron vendin e merituar. Ai bëri ndryshime rrënjësore, duke e zhveshur Turqinë nga prapambeturia dhe injoranca fetare. Ndau shtetin nga feja dhe me ndihmën e shqiptarëve u bë zëvendësimi i alfabetit arab me atë latin. Andaj mund të themi se kontributi i inteligjencës shqiptarëve të asaj kohe ka qenë shumë më i madh sesa kontributi i Perandorisë Osmane ndaj shqiptarëve për pesë shekuj. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Mbyllje e gjatë Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington

“ 14

Nga izolimi i gjatë njeriu del i çmendur (nëse është me fat për të jetuar), ose ndoshta i vdekur. Kjo ka ndodhur më parë, jo shumë kohë të shkuara,

kur një popull u burgos për 45 vjet, pa asnjë kontakt me jashtë. Për të kuptuar se çfarë ndodh me një grup, deri diku, duhet parë se çfarë ndodh

Sidoqoftë, efektet e një izolimi kaq ekstrem, kur ndodhin tek fëmijët, i bëjnë ata të mos jenë në gjendje të flasin - si në rastin e Xhinit, një vajzë e cila u mbyll nga babai i saj për 13 vjet kur ishte vetëm 10 muajshe. Xhini, lindur në vitin 1957, është pseudonimi i kësaj vajze amerikane, viktimë e abuzimit të rëndë, neglizhencës dhe izolimit. Rrethanat e saj janë shënuar dukshëm në analet e gjuhësisë dhe psikologjisë anormale të fëmijëve. Ndryshe nga Blanche, Xhini e kishte më keq, sepse e mbyllur, ajo humbi periudhën kritike të përvetësimit të gjuhës dhe kjo e bëri të pamundur të kishte një gjuhë të parë. Kur u shpëtua nga izolimi, ajo filloi të mësonte fjalë dhe ishte gjithmonë e kënaqur kur mësonte fjalë të reja. Por gjuha nuk është fjalë, thonë ekspertët, gjuha është gramatikë, është fjali. Si pasojë, Xhini mund të flasë disa fjalë, por mbështetet në gjuhën e shenjave për komunikim.

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Nga izolimi i gjatë njeriu del i çmendur (nëse është me fat për të jetuar), ose ndoshta i vdekur. Kjo ka ndodhur më parë, jo shumë kohë të shkuara, kur një popull u burgos për 45 vjeçar, pa asnjë kontakt me jashtë. Për të kuptuar se çfarë ndodh me një grup, deri diku, duhet parë se çfarë ndodh me një individ kur përjeton izolim të plotë

Po një popull çfarë pasojash ka nga një izolim i tmerrshëm, ta zëmë, 45-vjeçar? A u trajtuan ndonjëherë këto probleme? Po përgjegjësitë kush i mori? Po llogari a u dha? Jo! Humbja, si në çdo sistem që përdorë krime të tilla për të bërë zap një popull, iu faturua kombit, i cili sot paguan me reputacion, ose me të ikur që përfundojnë kryesisht rrugëve, kampeve e burgjeve të botës me një individ kur përjeton izolim të plotë. Blanche Monnier (1849-1913), ishte një grua 25 vjeçare aristokrate nga Poitiers i Francës, e cila donte të martohej me një avokat të varfër. Por nëna e kundërshtoi dhe e mbylli në një dhomë të vogël të errët pa asnjë ekspozim ndaj rrezeve të diellit; çdo ditë i hidhej për të ngrënë një copë bukë e pak ujë, dhe nuk lejohej të shihte njeri. Blanche u bë anoreksike, dhe në kohën kur u shpëtua nga izolimi, pas 26 vjetësh, mezi peshonte 25 kg. Gjendja e saj mendore ishte shumë e rëndë, dhe shpejt çoi në shtrimin e saj në një spital psikiatrik, ku edhe vdiq në vitin 1913. André Gide (1869-1951), nobelist, botoi një libër në vitin 1930 në lidhje me këtë incident, me titull ‘La Séquestrée de Poitiers’. Libri pati ndikim të

madh tek Michel Foucault, filozof, historian i ideve, shkrimtar, aktivist politik dhe kritik letrar (1926-1984). Teoritë e Foucault kryesisht adresojnë marrëdhëniet midis fuqisë dhe dijes, dhe si përdoren ato për kontroll shoqëror përmes institucioneve. Sidoqoftë, efektet e një izolimi kaq ekstrem, kur ndodhin tek fëmijët, i bëjnë ata të mos jenë në gjendje të flasin - si në rastin e Xhinit, një vajzë e cila u mbyll nga babai i saj për 13 vjet kur ishte vetëm 10 muajshe. Xhini, lindur në vitin 1957, është pseudonimi i kësaj vajze amerikane, viktimë e abuzimit të rëndë, neglizhencës dhe izolimit. Rrethanat e saj janë shënuar dukshëm në analet e gjuhësisë dhe psikologjisë anormale të fëmijëve. Ndryshe nga Blanche, Xhini e kishte më keq, sepse e mbyllur, ajo humbi periudhën kritike të përvetësimit

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

të gjuhës dhe kjo e bëri të pamundur të kishte një gjuhë të parë. Kur u shpëtua nga izolimi, ajo filloi të mësonte fjalë dhe ishte gjithmonë e kënaqur kur mësonte fjalë të reja. Por gjuha nuk është fjalë, thonë ekspertët, gjuha është gramatikë, është fjali. Si pasojë, Xhini mund të flasë disa fjalë, por mbështetet në gjuhën e shenjave për komunikim. Dhe tani që u njohët me këto raste, pyesni veten: Po një popull çfarë pasojash ka nga një izolim i tmerrshëm, ta zëmë, 45 vjeçar? A u trajtuan ndonjëherë këto probleme? Po përgjegjësitë kush i morri? Po llogari a u dha? Jo! Humbja, si në çdo sistem që përdor krime të tilla për të bërë zap një popull, iu faturua kombit, i cili sot paguan me reputacion, ose me të ikur që përfundojnë kryesisht rrugëve, kampeve e burgjeve të botës. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

15


VËSHTRIM & OPINION

Atmosferë më e ngrohtë dhe shpresë për të ardhmen

Për këtë sezon festash, dekoret filluan më herët se kurrë Paula Dekaj

Sapo kemi hyrë në muajin dhjetor i cili përkon me një sezon të dashur festiv. Në këtë muaj kremtohet Krishtlindja nga besimtarët e krishterë, dhe Viti i Ri që fillon me 31 Dhjetor (Nata e Vitit të Ri) dhe vazhdon deri në orët e para të 1 Janarit (Dita e Vitit të Ri). Referuar një artikulli të History.com mësojmë se, festimet në kuadër të

16

Edhe pse shpresojmë që situata të përmirësohet sa më shpejt, duke parë gjendjen aktuale pandemike si mjaft të përshkallëzuar, mendoj se duhet të ideojmë se si ta bëjmë sa më të këndshëm këtë sezon festash, në shtëpi me familjen një fillimi të viti të ri datojnë që 4.000 vjet më parë, në Babiloninë e lashtë. Ndërsa, 1 Janari si dita e parë e vitit është themeluar fillimisht nga Jul Cezari. Më vonë kjo datë u zëvendësua përkohësisht nga udhëheqësit e krishterë me data të rëndësishme fetare të tilla si: 25 Dhjetori (dita e lindjes së Jezusit) dhe 25 Marsi (Dita

e Lajmërimit). Në vitin 1582, Papa Gregori XIII rivendosi 1 Janarin si Ditën e Vitit të Ri. Kështu, vit pas viti, të gjithë jemi mësuar me magjinë që sjell ky sezon festash. Individë, familje, institucione, komunitete e shoqëri në të gjithë botën, në simbol të njërës prej këtyre festave apo të të dyjave, i bashkohen

Jo rastësisht, këtë vit dekoret filluan më herët se zakonisht. Shtëpia, vendi ku kemi qëndruar më shumë se çdo vit tjetër, sikur ka nevojë të marrë një pamje të re, më të shndritshme. Sidoqoftë, ky fenomen nuk është vënë re vetëm nëpër shtëpia, por edhe në qendra të ndryshme qytetesh. Ndër të tjera, Tirana këtë vit e ndezi bredhin më herët se kurrë. Gjithashtu, edhe në Tuz kanë filluar disa zbukurime për festat që po vijnë

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

një tradite të përvitshme zbukurimesh e dekoresh të veçanta, për banesat e tyre apo vendet e punës. Të gjithë e dimë se për çfarë bëhet fjalë, sepse jemi mjaft të familjarizuar me dritat shumëngjyrëshe dhe bredhin e zbukuruar. Këto detaje simbolike të cilat nuk i shohim përgjatë gjithë vitit, me afrimin e fundvitit përveç aspektit estetik, sikur na dhurojnë një atmosferë më të ngrohtë dhe shpresë për të ardhmen. Aq më tepër që për këto të fundit kemi nevojë më shumë se kurrë. Jo rastësisht, këtë vit dekoret filluan më herët se zakonisht. Shtëpia, vendi ku kemi qëndruar më shumë se çdo vit tjetër, sikur ka nevojë të marrë një pamje të re, më të shndritshme. Sido-

qoftë, ky fenomen nuk është vënë re vetëm nëpër shtëpia, por edhe në qendra të ndryshme qytetesh. Ndër të tjera Tirana këtë vit e ndezi bredhin më herët se kurrë. Gjithashtu, edhe në Tuz kanë filluar disa zbukurime për festat që po vijnë. Nëse çdo vit gjatë kësaj periudhe janë planifikuar ca ditë pushimi nga puna, udhëtime dhe blerje biletash, dhurata për njerëzit e dashur, këtë vit duket se do mund të realizohen vetëm këto të fundit, dhuratat. Covid-19 e ka goditur turizmin kudo që nga shfaqja e tij. Në një kohë që aktiviteti ynë i përditshëm kufizohet nga një orë policore dhe nga shumë masa të tjera, mundësitë për të udhëtuar jashtë për qejf, duken minimale.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Edhe pse shpresojmë që situata të përmirësohet sa më shpejt, duke parë gjendjen aktuale pandemike si mjaft të përshkallëzuar, mendoj se duhet të ideojmë se si ta bëjmë sa më të këndshëm këtë sezon festash, në shtëpi me familjen. Ashtu siç erdhi papritur ky virus, ashtu edhe mori dhe vazhdon të marrë mjaft jetë njerëzish. Nëse kjo situatë na streson çdo ditë me barrierat që na ka dhuruar, por në anën tjetër kemi ende gjënë më të shtrenjtë, jetën, besoj se duhet të na mjaftojë si arsye për t’i kaluar edhe këto festa gëzuar. Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, festat do vazhdojnë të jenë po aty dhe do të kemi të gjitha mundësitë për t’i festuar ashtu siç dëshirojmë ne. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

17


NË FOKUS

28 Nëntori në Ulqin

Shqiptarët nuk e respektojnë flamurin e vet kombëtar Pjesa më e madhe e shqiptarëve në Ulqin nuk e respektojnë dhe nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të simboleve të veta kombëtare. Ngritja e flamurit nuk të bën as më patriot, as më pak patriot, por tregon se e respekton identitetin tënd. A duhet të presim që të na respektojnë të tjerët nëse vetë nuk e respektojmë flamurin dhe simbolet tjera kombëtare?

18

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020


NË FOKUS Përdorimi i lirë i simboleve kombëtare, në mjediset private dhe publike, ka qenë një ndër kërkesat kryesore të partive politike shqiptare që në fillim të viteve ’90 të shekullit të kaluar. Në të kaluarën, kjo e drejtë iu është mohuar shqiptarëve në Malin e Zi dhe ka shumë raste kur ata janë dënuar për shkak të flamurit kombëtar. Miratimi i Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare në fund të muajit dhjetor të vitit të kaluar nga Kuvendi i Malit të Zi dhe dhënia e pëlqimit nga Qeveria e Malit të Zi për vendimin e KKSH-së mbi caktimin e etalonit të stemës, flamurit, tekstit dhe partiturës së Himnit kombëtar shqiptar, si dhe për vendimin mbi caktimin e festës kombëtare të pjesëtarëve të popullit shqiptar në Malin e Zi ka krijuar parakushtet për shfrytëzimin më të lirë dhe më të gjerë të kësaj të drejte nga shqiptarët në Malin e Zi. Megjithatë, miratimi i Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, nuk ka ndikuar shumë në përdorimin më të gjerë të flamurit kombëtar në Ulqin dhe te popullata shqiptare në këtë qytet. Kjo është vërejtur më së miri me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së

Flamuri është simbol i identitetit tonë kombëtar, kurse 28 Nëntori ditë krenarie për të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë. Përdorimi dhe ngritja e flamurit me rastin e festave kombëtare është detyrim dhe nderim që u bëjmë heronjve dhe gjithë të tjerëve që kanë vuajtur dhe sakrifikuar për lirinë dhe flamurin

Flamurit Kombëtar shqiptar. Përkundër shkresës së dërguar nga Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi, ku kërkohet nga institucionet komunale dhe shtetërore në komunat ku jetojnë shqiptarët në Mal të Zi, që t’i vendosin simbolet kombëtare shqiptare, vetëm disa institucione në këtë komunë e kanë vendosur flamurin shqiptar në objektet e tyre me rastin e 28 Nëntorit. Nga institucionet shtetërore në Ulqin, vetëm Shtëpia e Shëndetit e ka vendosur flamurin shqiptar, nga institucionet komunale, përpos Komunës së Ulqinit e kanë vendosur Shërbimi i Mbrojtjes dhe i Shpëtimit, Ndërmarrja Publike “Ujësjellës-Kanalizime” dhe Qendra e Kulturës, kurse nga institucionet arsimore asnjë shkollë. Sipas nenit 11 të Ligjit për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, “Në njësitë e vetëqeverisjes vendore në të cilat pjesëtarët e popujve pakicë apo të bashkësive të pakicave nacionale tjera përbëjnë shumicën e popullsisë, bazuar në rezultatet e regjistrimit të fundit, në objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe institucioneve publike themelues i të cilave është komuna, gjegjësisht shteti, valëvitet gjithmonë edhe flamuri i atij populli pakicë ose i bashkësisë së pakicës nacionale tjetër”. Ndërkaq, në njësitë e vetëqeverisjes lokale ku shqiptarët nuk përbëjnë shumicë, por më tepër se pesë për qind të popullsisë, Ligji

për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare parashikon përdorimin e flamurit shqiptar me rastin e festave kombëtare. Në nenin 12 të këtij ligji thuhet se “në njësitë e vetëqeverisjes lokale në të cilat pjesëtarët e popullit pakicë apo të bashkësisë së pakicës nacionale tjetër përbëjnë më shumë se pesë për qind të popullsisë, sipas rezultatit të regjistrimit të fundit, ditën e festës kombëtare të atij populli pakicë apo të bashkësisë së pakicës nacionale tjetër, në objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale, vendoset flamuri i atij populli pakicë ose i bashkësisë së pakicës kombëtare tjetër”. Edhe në shtëpitë private, vetëm një pjesë e vogël e shqiptarëve e kanë vendosur flamurin shqiptar me rastin e 28 Nëntorit. Kjo tregon se pjesa më e madhe e shqiptarëve në Ulqin nuk e respektojnë dhe nuk janë të vetëdijshëm për rëndësinë e përdorimit të simboleve të veta kombëtare. Ngritja e flamurit nuk të bën as më patriot, as më pak patriot, por tregon se e respekton identitetin tënd. A duhet të presim që të na respektojnë të tjerët nëse vetë nuk e respektojmë flamurin dhe simbolet tjera kombëtare? Flamuri është simbol i identitetit tonë kombëtar, kurse 28 Nëntori ditë krenarie për të gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë. Përdorimi dhe ngritja e flamurit me rastin e festave kombëtare është detyrim dhe nderim që u bëjmë heronjve dhe gjithë të tjerëve që kanë vuajtur dhe sakrifikuar për lirinë dhe flamurin. Për shkak të pandemisë së COVID-19, viktimave dhe pasojave të tjera të shkaktuara nga kjo sëmundje, si dhe masave kufizuese, 28 Nëntori i sivjetshëm ka kaluar në një atmosferë të zymtë në Ulqin dhe nuk ka pasur asnjë aktivitet publik për shënimin e kësaj feste kombëtare. Ismet Kallaba E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

19


BISEDË

Bisedë me këngëtaren Egzona Salaj

Këngët shkodrane janë një thesar i çmuar që i këndoj me shumë dëshirë Egzona Salaj është një këngëtare nga Ulqini. Ajo këngën e kishte shumë për zemër qëkur ishte e vogël e po ashtu talentin e kishte dhunti nga Zoti. Shkollën e Mesme të Muzikës - degën e Kantos (të solo këndimit) Egzona e mbaroi në Shkodër, ndërsa studimet i vazhdoi dhe i përfundoi në Tiranë po në të njëjtin drejtim. Ajo ka marrë pjesë në festivale të shumta e ku u shpërblye edhe me çmime të ndryshme. Aktualisht këngëtarja në fjalë është duke vazhduar studimet Master

20

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020


BISEDË

K.Javore: Edhe studimet i keni mbaruar për muzikë dhe jeni diplomuar në Akademinë e Arteve në Tiranë, në degën e Kantos, duke marrë titullin Soprano. Çfarë ndjesie është të jesh një këngëtare profesioniste? E.Salaj: Diplomimi në degën e Kantos (solo këndimit) për mua ishte ëndërr që u bë realitet si dhe shpërblim i gjithë punës gjatë tre viteve të studimeve Bachelor. E kisha gjithmonë me deshirë, shkolla më ka ndihmuar të përfshihem jo vetëm në zhanrin e muzikës klasike por edhe në çdo lloj muzike, ta kuptoj dhe ta interpretoj ashtu siç duhet. K.Javore: Po tani me çfarë po merreni aktualisht? E.Salaj: Aktualisht vazhdoj studimet Master në degën Kanto (solo këndim) dhe njëkohësisht po punoj në projekte të reja, gjithmonë lidhur me muzikën si klasike ashtu dhe atë popullore, argëtuese apo të lehtë.

K.Javore: Egzona, tashmë pothuajse i gjithë publiku e ka parasysh që jeni bija e këngëtarit të mirënjohur nga Ulqini, Gëzim Salaj. Na thoni pak, sa ju ka shtyrë babai në këtë profesion apo dëshira ishte e gjithë e juaja për t’i hyrë botës së bukur të muzikës? E.Salaj: Muzikën e kam shumë pasion dhe normalisht ishte talenti dhe një dëshirë e madhe e imja së pari që t’i hyja kësaj rruge, por edhe babai ishte një mbështetje shumë e madhe për mua meqë është i kësaj fushe. K.Javore: Shkollën e mesme e vazhduat në Shkodër, në Shkollën e Muzikës “Prenkë Jakova”. Gjatë atyre viteve që jetuat atje, a ishit e angazhuar me muzikë, nëse po si ju priti publiku shkodran? E.Salaj: Po, kam mbaruar shkollën e mesme të muzikës në degën e kantos (solo këndimit). Gjatë atyre viteve kemi pasur angazhime të ndryshme ku kemi mbajtur disa koncerte me shkollën. Kam qenë aktive edhe me korin “Prenkë Jakova”, po ashtu kam marrë pjesë edhe në Ahëngun Shko-

dran bashkë me Qendrën Kulturore “Pjetër Gaci”. Publiku shkodran është shumë i dashur dhe këngët shkodrane janë një thesar i çmuar që i këndoj me shumë deshirë, dhe vazhdoj akoma të jem aktive në Shkodër me koncerte dhe në gëzime familjare. K.Javore: Gjatë viteve të karrierës, a keni marrë pjesë në ndonjë festival të cilin e çmoni si të rëndësishëm? Po ashtu, a do të na veçonit ndonjë çmim të fituar? E.Salaj: Në vitin 2015 kam marrë pjesë në Festivalin Folklorik Kombëtar te Gjirokastrës, ku fitova edhe çmimin “Këngëtarja më e mirë e Festivalit”, që është një çmim i veçantë për mua. Po ashtu kam marrë pjesë edhe në Salzburg në “Fest der Kulturen” ku mu nda një mirënjohje e veçantë me motivacion “Për pjesëmarrje dhe për kontribut të dhënë në ruajtjen dhe kultivimin e kulturës burimore shqiptare me zërin e saj të shkëlqyer”. Së fundmi kam marrë pjesë në Festivalin “Netët e Klipit Shqiptar” ku u nderova me Çmimin e Produksionit Deliart.

K.Javore: Duke marrë parasysh gjendjen aktuale problematike në të gjithë globin, sa produktive ishit gjatë kësaj periudhe? A patët motivim për të sjellë diçka të re në muzikë? E.Salaj: Situata e pandemisë ka ndikuar tek të gjithë dhe motivimi ndoshta nuk është aq i madh siç ka qenë përpara pandemisë, por jam munduar të vazhdoj të angazhohem duke marrë pjesë në gëzime familjare me numër të vogël të ftuarish, kuptohet aq sa lejohej. Gjithashtu tani për programin e Vitin e Ri isha pjesë e disa organizimeve që do shfaqen në TV. K.Javore: Cilat janë planet tua të ardhshme dhe përshëndetja që iu bëni lexuesve të gazetës “Koha Javore”? E.Salaj: Planet parësore gjithmonë për mua janë: të jem active e të sjell muzikë të bukur për publikun. Gjithashtu në plan kisha realizimin e dy klipeve, por gjithçka do vazhdojë kur gjendja të stabilizohet, ku shpresojmë të ndodhë sa më shpejt. Dua t’i përshëndes të gjithë lexuesit e gazetës “Koha Javore” duke iu uruar shëndet në këto kohë të vështira dhe gjithë të mirat. Bisedoi: Shtjefën Ujkaj E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

21


KULTURË

Botime të reja

Fëmijët mësojnë nëpërmjet figurave dhe modeleve (Lumnije Rexha – Bisha, Punë të mbarë, S HAI „Art Club“, Ulqin, 2020)

Përvojën e saj shumëvjeçare si edukatore Lumnije Rexha – Bisha e ka shfrytëzuar për hartimin dhe përgatitjen e teksteve që u kushtohen fëmijëve të moshës parashkollore. Ditëve të fundit ajo ka botuar librin e ri „Punë të mbarë“. Libri është i ndërtuar në mënyrë të tillë që fëmija, nëpërmjet figurave dhe modeleve të kuptojë vetë se çfarë duhet të bëjë, kuptohet me ndihmën e edukatoreve dhe prindërve. Në parathënien e librit, autorja thotë se libri ndikon në: nxitjen dhe aftësimin tekstpër t’u angazhuar në mënyrë aktive në aktivitete praktike dhe për të respektuar rregullat elementare për përdorimin e librit; zhvillimin e aftësive për të komunikuar në gjuhën amtare që ndihmojnë në artikulim-

22

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

in e drejtë të fjalëve dhe pasurimin e fjalorit; zhvillimin e të menduarit, zgjidhjen e problemeve, kuptimin e koncepteve, procesimin e informatës dhe intelektin e përgjithshëm; vetëdijesimin për veten, për të tjerët dhe për mjedisin që e rrethon. Libri pasuron fondin e librave shqip që i dedikohen fëmijëve parashkollorë. Redaktor i librit është shkrimtari Asllan Bisha, recensente Trandajfile Kasneci, lektor Ismet Kallaba, korrektore Gjylije Kurti, konsulente Emine Hasani – Vejseli, Minire Shabani, Nerimane Mehmeti dhe Ferizade Halili, kopertina është disenjuar nga Fjolla Bisha, radhitja kompjuterike është bërë nga Iliriana Bisha – Tagani dhe Shkelzen Bisha, kurse faqosja nga Gazmend Çitaku. Libri është botuar nga Shoqata e

Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës së Malit të Zi, ndërsa është shtypur në shtypshkronjën IVPE - Cetinë. Lumnije Rexha – Bisha punon në Institucionin Publik Parashkollor “Solidariteti” në Ulqin. Krahas punës së saj për edukimin e fëmijëve, ajo merret me përgatitjen dhe hartimin e teksteve për fëmijët e moshës parashkollore, si e vetmja autore shqiptare në Malin e Zi që përpilon tekste që i kushtohen kësaj grupmoshe. Deri tani ka botuar librat: “Hapi krahët” (2011), “Gjëegjëza, fjalë të urta” (2012), “Gëzohuni fëmijë” (2015), “Duart tona punëtore” (2020) dhe “Punë të mbarë” (2020). i. k.


FOTOGRAFIA E JAVËS

ANTON JALZHETIQ

„Qesh pak, shiko këtu”

„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

23


MOZAIK

Dosja: Krimet e komunizmit (2)

Piloti shqiptar i Ulq viktimë e pushteti (Raif-Rafo Gorana 1916-1944)

Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo ngjarjeve të ndryshme paraqet moment nderimi dhe vlerësimi si kudo në botën e qytetëruar. Përkujtimi për Raif-Rafo Goranën pas 76 viteve e vlerësojmë si organizim të qëlluar ndonëse i vonuar, duke dëshmuar se ai ishte në vetëdijen jo vetëm të familjarëve dhe të afërmve të tij, duke iu rikthyer Ulqinit, vendlindjes së tij të dashur! Andaj, me këtë rast nisma për të paraqitur të dhëna qofshin ato edhe modeste për jetën dhe veprimtarinë e tij, si dhe përfundimin tragjik, përkatësisht eliminimin e tij pa gjyq nga pushteti komunist i kohës, është në favor të shpalosjes së vërtetës së munguar dekada më radhë në saje të rrethanave shoqërore e politike në Ulqin

Dr. Nail Draga

Arrestimet në Ulqin

Me të vendosur të pushtetit komunist në Ulqin filloi ndjekja e figurave kombëtare si Cafo Begu-Alibegaj dhe bashkëmendimtarët e tij. Kështu disa ditë më pas arrestohen persona të tjerë si: hafiz Hasan Llunji, Memin Resulbegu, Zydi Fici dhe Mustafë Canka, duke i trajtuar si armiq të pushtetit popullor edhe pse ata ishin persona me dinjitet familjar dhe kombëtar. Por, pushteti ndaj tyre përgatiti një skenar tjetër, sepse pasi i kanë arrestuar ata planifikojnë për ti çuar gjoja për gjykim në Tivar, por të katërtit me duar të lidhura i pushkatojnë pa gjyq të kthesa e Braticës që shkon për Valdanos me 15.12.1944. Të gjithë i varrosën në një varr, ku janë edhe sot, por pa ndonjë shënjë apo varr të ndërtuar.

24

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Veprimet e tilla të komunistëve dëshmuan se ata kishin hartuar më kohë lista për të eliminuar figurat e njohura me autoritet në Ulqin që i trajtonin si armiq të pushtetit përkatësisht si pengesë në realizimin e vendosjes së pushtetit sipas strategjisë së tyre politike. Ishte ky veprim patologjik kundër shqiptarëve, që u dëshmua me veprimet kriminale ku për 18 ditë i pushkatuan 8 qytetarë të Ulqinit pa proces gjyqësor. Duhet thënë me këtë rast se tentimi nga familjarët për zbardhjen e krimeve të pushtetit ndaj pjesëtarëve të familjes në kohën e monizmit (19441990) ishte i ndaluar dhe me pasoja. Një qendrim i tillë pas rënies së sistemit socialist nga viti 1990 e më pas nuk mund të arsyetohet me asgjë (!?).

Sigurimi i Shqipërisë bashkëpunon me jugosllavët

Se burgosjet në Ulqin kanë vazhduar dëshmon e dhëna së ndonëse ishte në Shqipëri, Hodo Alibegu, atje arrestohet nga Sigurimi i Shqipërisë dhe iu dorëzua pushtetit jugosllav në Ulqin. Atij më vonë iu organizua një proces


MOZAIK

qinit, it komunist gjyqësor ku u dënua me 20 vite burg. Po aq u dënua edhe Selë Lamoja. Por, më pas gjykata e rishqyrtoi vendimin e tillë, ku Hodo Alibegun e denon me pushkatim, i cili u realizua me 17 mars 1948. Një e dhënë e tillë dëshmon se pushteti komunist në Shqipëri ishte i vërbuar nga ideologjia komuniste dhe ka bashkëpunuar me pushtetin e Jugosllavisë kundër interesave kombëtare që ishte me pasoja për shqiptarët për rreth pesë dekada.

Ballafaqimi me të shkuarën obligim qytetar

Në rrethana të reja shoqërore pas dështimit të ideologjisë komuniste, nga viti 1990 është pritur me të drejtë që të

punohet në ndriçimin e ngjarjeve dhe personaliteteve e individëve të ndryshëm të cilët u eliminuan nga pushteti i ri pas Luftës së Dytë Botërore. Por, ndonëse kanë kaluar tridhjetë vite, ngjarjet nga viti 1944/45 kur është instaluar pushteti komunist në Ulqin, ende nuk janë hulumtuar me kompetencë profesionale nga studiues të fushave të ndryshme. Nëse në kohën e sistemit monist trajtimi i temave të tilla ishte me pasoja, pas rënies së sistemit monist, qëndrimi indiferent ndaj kësaj periudhe nuk mund të arsyetohet me asgjë. Në lidhje me këtë përiudhë kohore në mjediset e ndryshme në vendet e ishkampit socialist, janë hapur temat e tilla, duke prezantuar krimet e komunistëve me dokumente të dëshmuara. Por, në këtë aspekt përjashtim bën Mali i Zi, sepse këtu ende hezitojnë të ballafaqohen me të kaluarën që është në kundërshtim më drejtat qytetare e nacionale të qytetarëve që janë obligime sipas standardeve demokratike evropiane.

Dy rezoluta nga Këshilli i Evropës

Edhe pse në Këshillin e Evropës janë miratuar dy rezoluta kundër krimeve të komunizmit, e para ajo më nr.1096 nga viti 1996, “Masat për të çrrënjosur trashëgiminë e sistemeve totalitare komuniste” dhe e dyta nr.1481, nga viti 2006 “Domosdoshmëria për dënimin ndërkombëtar të krimeve të regjimeve totalitare komuniste”, asnjëra prej tyre nuk është miratuar në Kuvendin e Malit të Zi. Një veprim i tillë refuzues dëshmon mos gatishmërinë e pushtetit aktual për t’u ballafaquar më të shkuarën komuniste sikur kanë vepruar vendet e tjera në Evropën Juglindore. Nuk ka dilemë se një qëndrim i tillë politik dëshmon në mënyrë transparente se këtu ka mbetur e ngulitur në psikologjinë e tyre sistemi monist, i cili për qëllimet ideologjike dhe për pushtet

ka eliminuar individë të ndryshëm, ku as shqiptarët në Ulqin dhe më gjerë në Mal të Zi nuk bënin përjashtim.

Rishkrimi i historisë obligim qytetar

Është obligim moral e profesional nga përfaqësuesit tanë politik, si përfaqësues në institucionet qeveritare në Mal të Zi të riaktualizojnë çështjen e zbardhjës së vërtetës së eliminimit të qytetarëve tanë pa gjyqe nga pushteti komunist i kohës. Një veprim i tillë do të eliminonte dilemat dhe spekulimet për temat tabu të cilat kanë qenë të pranishme për rreth pesë dekada. Ndërsa qëndrimi refuzues pas dëshimit të komunizmit, dëshmon dobësi personale e familjare por edhe si qytetarë që nuk arsyetohet më asgjë. Në këtë aspekt ne duhet të marrim shëmbuj nga vendet e tjera në rajon të cilët individët me dosje kriminale i kanë shpallur heronj, ndërsa ne vazhdojmë të hështim për viktimat e pafajshme të komunizmit, të cilët ende nuk kanë varre apo ndonjë pllakë përkujtimore. Edhe pse të vonuar siç është ky takim përkujtimor për Rafo Goranën është koha për tu thënë e vërteta ndaj viktimave, familjarëve dhe brezave të tashëm dhe të ardhshëm, andaj duhet angazhim politik, intelektual dhe guxim qytetar, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët. Duke marrë parasysh faktin se këtë takim përkujtimor e vlerësoj si homazh për të gjithë viktimat, uroj dhe shpresoj me misionin e ndriçimit të personaliteteve dhe ngjarjeve nga Lufta e Dytë Botërore e më pas pa paragjykime ideologjike duke shpalosur të vërtetën, përkatësisht rishkrimit të historisë si obligim profesional, qytetar e kombëtar si kudo në botën demokratike. (Fjala e mbajtur në Ulqin, më 6 mars 2020, me rastin e organizimit të takimit përkujtimor) Fund E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

25


KULTURË

Nga historia e komunitetit shqiptaro-amerikan

Don Pjetër Popaj dh i Meshës së parë në Ishte Nëntori i vitit 1985, kur Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, me qendër në Nju Jork, lajmëronte me një njoftim të posaçëm komunitetin shqiptaro-amerikan të asaj kohe për shugurimin e priftit të ri katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, nga Kardinali i Nju Jorkut, John O’Connor, në Katedralen e madhe të Shën Patrikut në Manhatan më 16 Nëntor 1985. Në këtë ceremoni morën pjesë qindra shqiptaro-amerikanë. Komuniteti shqiptar në Amerikë, pa dallim, ftohej gjithashtu të merrte pjesë me 24 Nëntor, 1985 edhe në ceremoninë fetare kur meshtari i ri dhe i pari prift katolik shqiptaro-amerikan, Don Pjetër Popaj, do të kremtonte meshën e parë në Kishën e lartpërmendur. Njoftohej gjithashtu mbarë komuniteti, se përveç ceremonisë fetare për të shënuar atë ditë të rëndësishme në jetën e Don Pjetrit, të Kishës katolike shqiptare në Amerikë dhe të komunitetit shqiptaro-amerikan në përgjithësi – me këtë rast, do shtrohej edhe një darkë madhështore në Imperial Manor -- njërin prej lokaleve më të njohura të shtetit fqinj, Nju Xhersi, një darkë që u kryesua nga aktivisti i njohur për shumë dekada i komunitetit shqiptaro-amerikan, Z. Tonin Mirakaj –një darkë që ende kujtohet si ndër më të dalluarat e komunitetit, me një pjesëmarrje prej më shumë se 1000-bashkatdhetarëve, përfaqësues të tri feve kryesore të shqiptarëve në Amerikë. Ndër këta pjesëmarrës kisha nderin të isha edhe unë i pranishëm në këtë ceremoni historike – i ardhur enkas nga Uashingtoni – për të festuar së bashku me shumë shqiptarë të ardhur nga shumë vende të Amerikës, por edhe nga Evropa dhe Kanadaja. Ishte një ditë që do të mbetet për një kohë të gjatë në kujtesën e

26

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

shumë shqiptaro-amerikanëve dhe kjo është pikërisht edhe arsyeja që sot po e kujtojmë si një ngjarje, ndër më të dalluarat e komunitetit tonë këtu në Shtetet e Bashkuara, për nga pjesëmarrja dhe për nga rëndësia historike e vetë ngjarjes – e që u përshëndet edhe nga i pari i shtetit të Nju Jork-ut, ish-guvernatori Mario Cuomo, i cili kishte bërë një deklaratë të veçantë me këtë rast. Në një shkrim të ditëve të fundit për gazetën Illyria në Nju Jork, kryesuesi i asaj darke, 35 vite më parë, Z. Tonin Mirakaj kujton se në darkën e cilësuar si “Darkë Gazmore” në “Imperial Manor”, në Paramus, Nju Xhersi, me një pjesëmarrje të më shumë se 1000-personave, në mes e të cilëve dalloheshin, Mons. J.Dougherty, udhëheqës Episcopal i Bronxit, Mons. Simon Filipaj, i ardhur enkas nga Ulqini, priftërinjtë shqiptarë në Amerikë, Mons. Zef Oroshi, Don Prenk Ndrevashaj, At Andrea Nargaj, Don

Lazër Sheldia, Don Rrok Mirdita e të tjerë klerikë amerikanë vendas. I ftuar nga Z. Mirakaj për të marrë pjesë në darkën madhështore të shqiptarëve, ishte edhe Guvernatori i atëhershëm i Shtetit të Nju Jork-ut, i ndjeri Mario Cuomo, por në pamundësi të merrte pjesë, Krye-ekzekutivi i shtetit Nju Jork, pat lëshuar me atë rast, një Deklaratë të posaçme, duke theksuar dhe duke përshëndetur Dom Pjetër Popaj si të parin shqiptar, i shuguruar prift katolik në Nju Jork, për të cilin u shpreh se, Don Pjetër Popaj “ka sjellë krenari dhe gëzim në radhët e komunitetit katolik shqiptar në Nju Jork.” Ketë deklaratë e lexoi ndihmësi i Governatorit Cuomo për Marrëdhënie Etnike, z. John Nikas. “Vlen të shënohet se kjo darkë madhështore kaloi në një atmosferë jashtëzakonisht vëllazërore dhe shoqërore”, do të shkruante Gjekë Gjonlekaj, në një kronikë për gazetën Dielli, duke i akorduar meritat për


KULTURË

he 35-vjetori ë Nju Jork

suksesin e kësaj ngjarjeje me rëndësi për komunitetin edhe sot e 35-vjetë më parë -- komisionit përgatitës të kryesuar nga Don Rrok Mirdita, më vonë i emëruar nga Vatikani si Kryeipeshkëv i Tiranë-Durrësit, tani i ndjerë -- dhe z. Tonin Mirakaj i cili jeton në Nju Jork, gjithnjë aktiv në komunitet -- ndonëse, aktualisht në pension. Shugurimi i Don Pjetër Popajt, 35vjet më parë, ishte një ngjarje me rëndësi për të dhe për familjen e tij, por ishte gjithashtu një rast krenarie për ta dhe për mbarë komunitetin shqiptaro-amerikan, asokohe dhe sot, sidomos kur reflektojmë sot mbi veprimtarinë e këtij prifti të dalluar shqiptar, jo vetëm në fushën fetare, por edhe si udhëheqës në fushën kulturore dhe patriotike të komunitetit shqiptaro-amerikan. Nën drejtimin e Don Pjetrit, famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, ai vetë dhe qendra “Nëne Tereza” pranë

kësaj kishe, i ka gjithmonë dyert e hapura për të gjithë komunitetin, pa dallim feje a krahine. Gjatë 35 viteve të kaluara, si udhëheqës i Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, Don Pjetri ka inkurajuar dialogun vëllazëror dhe bashkëpunim me të gjitha grupet e komunitetit, për të mirën edhe zhvillimit të vlerave të përbashkëta morale e kombëtare të shqiptarëve, pa dallim feje e krahine, përfshirë edhe bashkëpunimin dhe respektin për njëri-tjetrin midis përfaqësuesve të feve të tjera. Dom Pjetri është një pasardhës i denjë, si famullitar në Kishën Zoja e Shkodrës në Nju Jork — i Monsinjor Zef Oroshit dhe ish-Arkipeshkvit Tiranë-Durrës, të ndjerit Rrok Mirdita — famulli kjo që siç dihet tani --kishte brenda praninë e të Madhit Zot -i cili gjatë një periudhe kur dukej se katolicizmi shqiptar po zhdukej nga regjimi komunist në Shqipëri – në të vërtetë, po mbillte një farë të re rritjeje e lulëzimi, që është sot Kisha Katolike në Shqipërinë post-komuniste, me të gjitha veprimtaritë e saja, në të mirë të besimtarëve dhe të Kombit shqiptar. Këtu në Amerikë, me veprimtarinë e tij të palodhshme, Don Pjetër Popaj ka bërë të mundur rreshtimin e denjë të kombit shqiptar në radhën e grupeve të kombeve te tjera këtu në Amerikë, duke bërë të mundur dhe duke organizuar dhe inkurajuar pjesëmarrjen e komunitetit shqiptaro-amerikan në evenimente, parada e shfaqje kulturore e muzikore që organizohen në Nju Jork — duke shpalosur kështu pasurinë tonë kulturore, kombëtare e folklorike, para popullit amerikan dhe para botës. Me veprimtaritë e Kishës “Zoja e Shkodrës”, në Nju Jork dhe me jehonën e fjalës së tij, Dom Pjetri ka nderuar gjithkund dhe gjithherë

Kishën Katolike Shqiptare, por në të njëjtën kohë ai ka promovuar edhe virtytet dhe emrin e mirë të Kombit shqiptar. Don Pjetri, për nga arritjet e tija në shumë fusha, me krenari rreshtohet në listën e gjatë te klerikëve katolikë shqiptarë, të cilët në trojet tona në Ballkanin Perëndimor dhe në diasporë, kanë qenë shtylla të rëndësishme të ajkës së patriotizmit dhe ndërtimit e zhvillimit të kulturës dhe gjuhës shqipe. Dom Pjetri këtë vazhdon ta bëje çdo ditë, — ndër të tjera aktivitete— edhe me botimin e vazhdueshëm të revistës Jeta Katolike, si dhe me organizim simpoziumesh, konferencash e akademishë, në përkujtim të personaliteteve me të dalluar të historisë kombëtare. E falënderojmë të Madhin Zot dhe “Zejën e Shkodrës”, Zojën e Këshillit të Mirë, që veprimtaria fetare e kombëtare e Don Pjetrit dhe atyre që bashkëpunojnë me të, të vazhdojë të jetë ashtu si në të kaluarën, tani dhe gjithmonë, në dobi të përparimit shpirtëror, kombëtar e kulturor të komunitetit shqiptar këtu në Amerikë dhe më gjerë. Urojmë në këtë përvjetor që ai të vazhdojë të jetë një trashëgimi e pavdekshme e historisë sonë këtu në Amerikë dhe një kujtim i martirëve të shumtë të klerit katolik shqiptar, të cilët me dashuri të pamasë dhe me vendosmëri të patundur, ia kushtuan jetën e veprën predikimit të Fjalës së të Madhit Zot, në rrethana shpeshherë shumë të vështira, ndërkohë që ata i dedikuan dijen, pendën dhe jetën e tyre, ngritjes së Kombit shqiptar. Në rastin e 35-vjetorit të shugurimit tuaj si meshtar, e kemi gojën plot me falënderime (në këtë ditë të Falënderimeve në Shtetet e Bashkuara) duke të uruar: Ad Multos Annos i nderuar Don Pjetër, në shërbim të Kishës dhe F. Shkreli të Kombit. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

27


PORTRET

Portret: Rebi - Rrebo Tivari

“Jarani” nga Rana Ai është i vetmi që nuk e ka pasur qejf lundrimin në det nga i gjithë fisi Tivari. Rreboja, pa dyshim, i don shumë detin, barkat, sanallat, por veç për t’i parë në molin e Ulqinit, kurse gjatë verës e don detin për t’u larë dhe notuar, por jo të navigojë dhe lundrojë. Një pjesë të jetës e ka kaluar në Mostar, ku është shkolluar, martuar dhe jetuar deri në vitin 1971. Por dashuria për vendlindjen gjithmonë ka qenë e fortë dhe tërheqëse, prandaj këtë vit ai vendos të kthehet në Ulqin

Ismet Karamanaga Çdo njeri që dëshiron të shkruaj për detarinë e famshme ulqinake, gjithmonë i shkon mendja te fisi më i njohur detar nga lagjja Rana, fisi Tivari, i cili në bagazhin e vet ka pasur shumë detarë dhe kapedanë me nam. Kështu që të rrallë janë ata pjesëtarë të këtij fisi të cilët nuk kanë lundruar. Fisi Tivari nga Rana e bukur e Ulqinit ka një histori të veçantë. Për këtë arsye, në fillim të këtij shkrimi do të përshkruaj disa ngjarje nga historia jonë. Siç dihet, vendimet e Kongresit të Berlinit të vitit 1878 për dhurimin e Ulqinit Malit të Zi apo “pazarllëkun” me trojet tona shqiptare, shkaktuan shpërnguljen e 413 familjeve nga Ulqini dhe rrethina, por edhe shumë nga Tivari, i cili pati të njëjtin fat. Kështu edhe familja e njohur e Adem Tivarit I, nga Kalaja e Tivarit, u nis për në mërgim, në drejtim të Durrësit, ndoshta edhe më gjatë deri në Stamboll, ashtu siç ndodhi me shumë të tjerë. Mirëpo, për fat të madh, Adem Tivari I e hodhi spirancën në gjirin e Ulqinit, doli në Ranë dhe për fatin e qytetit tonë të bukur vendosi së bashku me vëllezërit e tij dhe me insistimin e të

28

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

parëve ulqinakë, ndërmjet të cilëve ishte edhe gjyshi im Mulla Ismail Karamanaga, të qëndrojnë këtu dhe të mos largohen. Adem Tivari I hapi shkverin, kantierin e parë në Ranë. Me vëllezërit e tij filloi ndërtimin e anijeve dhe barkave, duke u bërë ndërtuesi i parë me famë të madhe, kurse vëllezërit dhe më vonë edhe pasardhësit e tij u bënë kapedanë dhe detarë me nam, por edhe njerëz të profesioneve, më të ndryshme. Kjo traditë e lundrimit në det ende vazhdon pa ndërprerje, që nga ajo kohë e deri sot. Mirëpo, edhe këtu ka përjashtime. Në fokusin e shkrimit tim është i biri i Ismail Tivarit, Rebi - Rrebo Tivari, i vetmi i cili nuk e ka pasur qejf lundrimin në det nga i gjithë fisi. Bile edhe vëllai i tij më i ri, Rexhepi, ka lundruar një kohë, kurse Rreboja tërë jetën e tij e ka kaluar në tokë. Ai është modest dhe i qetë, siç thotë populli ynë, dhe duke biseduar me të nuk mund t’i shmangeni ndjenjës se si ai reagon kur flet për të parët e tij. Rreboja, pa dyshim, i don shumë detin, barkat, sanallat, peshkimin dhe peshkun. E don detin, barkat dhe sanallat, por veç për t’i parë në molin e Ulqinit, kurse gjatë verës e don detin për t’u larë dhe notuar, por jo të navigojë dhe lundrojë. “Lundrimin nuk e kam pasur kurrë pasion, as nuk më ka shku mendja kurrë me u barkuar në ndonjë barkë”, tregon ai, duke e bërë buzën në gaz. Rrebo Tivari është gjithmonë i pari në Ranë dhe në mol, blen peshkun e

parë, e pastron te shkallët e peshkaxhinjve, shkon në shtëpi dhe përsëri në Ranë, në mol, ku përfundon rruga e tij e detit, pavarësisht se secilën bisedë e fillon me detin, barkat. Vërehet që në gjenet, gjakun dhe në secilën qelizë të trupit, zemrës dhe shpirtit të tij është deti. “Fati që motra ime fejohet dhe martohet në Mostar, trason edhe rrugën time. Natyrisht, shkollën fillore e kam ndjekur këtu në Ulqin, së bashku me Alushin (Ali Llunjin)”, tregon ai, kurse pas martesës së motrës shkon në Mostar dhe jeta e tij merr një drejtim tjetër. Prandaj, në vitin 1956 shkon në Mostar, ku fillon të ndjekë shkollën e mesme, SHUP-in e dikurshëm, dhe mëson zanatin e mekanikut në Shoqërinë “Soko” të Mostarit. Bëhet mjeshtër me profesion teneqexhi. “Për çdo ditë kemi punuar dhe kemi pasur edhe mësim praktik. Kështu që jemi bërë profesionistë në këtë lëmi. Ishte koha e vëllazërim-bashkimit, e Jugosllavisë së madhe, ku nuk ka pasur pengesa, as probleme ndërkonfesionale. Përkundrazi, të gjithë kemi kaluar, punuar dhe jetuar së bashku, pa probleme. Ishim të gjithë të barabartë. Gjuhën ‘boshnjake’ e kam ditur dhe natyrisht atje e kam mësuar edhe më mirë, kështu që nuk kam pasur problem për asgjë. Në Mostar kam kaluar shumë bukur. Bile në Urën e famshme, atë të ‘Vjetrën’ të Mostarit, kam njoftuar një vajzë nga Mostari i vjetër dhe pas një kohe, në vitin 1962, vendosim me u martuar”, tregon Rre-


PORTRET

boja. Dashuria e madhe për këtë vend, takimi në urën mbi lumin Neretva, në këtë qytet kaq tërheqës dhe të bukur, është bërë për çdo ditë e më e fuqishme dhe me bashkëshorten Naxhijen kalon një kohë të bukur në Mostar. Mirëpo, dashuria për vendlindjen gjithmonë ka qenë e fortë dhe tërheqëse, prandaj në vitin 1971 vendosin të kthehen në Ulqin, në shtëpinë e vjetër të të parëve të tij. Zonja Naxhije e ka pasur të vështirë ta lejë Mostarin, të adaptohet me adetet e Ulqinit, të mësojë gjuhën, mirëpo dashuria ndaj Rrebos ka qenë më e madhe dhe ajo vendos që ta përcjellë. Së shpejti Rreboja e rindërton shtëpinë dhe natyrisht, si mjeshtër i mirë, fillon të punojë në Adë, si “hausmajster”. Ishin këto fillimet e kohëve të arta të turizmit tonë. “Bile deshën me më vu edhe shef, mirëpo unë nuk kam pasur dëshirë me punuar në zyrë. Vendi im i punës ka qenë zanati dhe mjeshtëria ime, mirëmbajtja e bungallove të kampit për mysafirë në Adë. Aty e kam ndi veten më mirë”, kujton ai. Rreboja ka pasur duar të arta dhe gjithmonë ka pasur një nam të madh si mjeshtër në këtë lëmi. Pak ka shtëpi në Ulqin ku Rreboja nuk ka ndërhyrë për riparimin e pullazeve, vendosjen e ullukëve dhe të teneqes. Ky mjeshtër me nam ka mundur të bëjë çdo gjë me teneqe dhe bakër. Bile shpesh thotë se ka pasur dëshirë të hapë një dyqan me artizanate, të cilat i ka parë si i punojnë mjeshtrat në Mostar. Rreboja ka mbi 20 vite që e gëzon pensionin e merituar dhe pavarësisht nga mosha 80-vjeçare, ende është në disponim të miqve dhe mysafirëve për t’i ndihmuar me ndonjë ide të re për shtëpitë e tyre, pasi siç tregon, mosha

e bën të veten dhe nuk ngjitet më në pullaze të shtëpive. Me nostalgji të madhe flet për turizmin e dikurshëm, për Adën e cila ngadalë po devastohet. “Në Adë kam kaluar shumë mirë. Më dhem zemra kur më shkon mendja se sa është devastuar Ada. Në kohët e luftërave të tmerrshme, të cilat e kanë shkatërruar ish-Jugosllavinë, janë bërë dame të mëdha në objekte, kurse tash edhe Zoti po e merr ngadalë dhe po ia kthen detit”. Ai thotë se gjatë punës së tij në Adë ka pasur momente të bukura. “Me të gjithë personelin dhe me mysafirë kam kaluar mirë. Duke filluar prej Zhivko Mihailloviqit, Sylejman Likës, Ali Peshkut dhe Ruzhdo Karamanagës, me të gjithë kam pasur relacione të mira. Të gjithë ata kanë lënë mbresa të bukura dhe të mira tek unë”. Me Rrebon ka qenë lehtë të merresh vesh pasi që ka qenë gjithmonë modest, i mirë, i butë dhe i qeshur, dhe çdo gjë e ka marrë me butësi dhe me gaz, kurrë nuk ka ditur të refuzojë apo të thotë se nuk mundet. Kështu ka mbetur edhe sot. Kafen e parë të mëngjesit e pin në kafenenë “Timoni” në Ranë, në tavolinën e tij. Rreboja është një ndër boemët më të vjetër në Ranë. Nuk pin alkohol, kurse pasion ka prognozën sportive. Ka jetë të rregulluar dhe ka pension relativisht të mirë. Për çdo ditë tregu del në pazar, pastaj shumë herë në Ranë, pasi që shtëpia e tij gjendet veç pak metra larg nga deti. “Është përparësi e madhe dhe privilegj të jetosh kaq afër Ranës”, shprehet Rrebo Tivari. “Nuk kanë thënë kot: ‘afër detit afër mretit’”, përsërit Rreboja thënien të cilën e dinë të gjithë ulqinakët. “Merrem pak me turizëm. I kam disa

dhoma të rregulluara. Është koha e ‘koronës’ dhe sivjet nuk e kam ba sefte. Nuk kemi pasur sezon turistik. E kam shpresën që kjo pandemi do të kalojë, përndryshe kemi me pasur probleme jetësore të gjithë ne nëse edhe sezoni i vitit 2021 do të dështojë. Kam dy varza dhe një djalë”, tregon me mall Rreboja, të cilin shumë ulqinakë e quajnë “Jaran”, si asociacion për fjalorin dhe shprehjen e tij të sjellë nga Mostari, të cilën ai e përdorë shpesh për miqtë dhe shokët e tij. “Djali dhe një vajzë jetojnë dhe punojnë në Suedi, kurse njëra është e martuar dhe jeton në Kosovë. Kemi mbetur vetum, mor Ismet. Kështu e ka mërgimi. Na merr shumë malli për fëmije, nipa dhe mbesa”, flet me mall Rreboja. Përsëri i kthehet të kaluarës dhe punës në Adë. “Eh, sa e bukur ka qenë atherë. Sa gjermanët, sa të huajt kemi pasur. Çfarë rrogash kemi pasur, mar Ismet. Shumë vuaj për ato kohët e arta të turizmit tonë. A e di se çka i kanë ba Adës dhe kampave të cilat i kam mbajtë unë, në kohën e viteve ‘90 të shekullit të kaluar?! Krojet i kanë hekur, me i marrë për me i çu në shtëpitë e tyre. Bile dëgjoj se tash edhe Zoti ka filluar me e zvoglua Adën. Shof në TV vendin ku ka qenë diskoja, po e merr deti”, shprehet Rreboja. “Unë kam kaluar shumë mirë me personelin dhe me mysafirët në Adë. Kurrë nuk kam pasur probleme. Por më së mirit kam kaluar me Bajukun në Adë, por edhe këtu në Ranë. Shpesh jemi shoqëruar derisa nuk ka ndërruar jetë, kemi kaluar kohë të paharruara”. “Shpesh na ke fotografu”, më përkujton mua. “Natyrisht, edhe të tjerët si kapedan Shaqir Peku, Filo Leskovci, Ali Kasneci, Çuço Llunji kanë qenë ata që Ranës tonë i kanë nap një sharm të veçantë. Fili nuk del më, kurse Shaqiri, Bajuku, Çuçi, dhe Aliu kanë ndërrur jetë, kështu që kam mbetur vetum”, i kujtohet Rrebos e kaluara dhe shoqëria e tij e ngushtë me të cilët ka kaluar kohë në Ranë. Rrebo Tivari është një njeri i veçantë. Ka një të ecur karakteristik, kapelën dhe shprehjen “Jaran”, me të cilën ju përshëndet dhe e përshëndesin gati të gjithë që e njohin. Ndahem nga kjo figurë markante e Ranës sonë. I dëshiroj jetë të gjatë, të bukur dhe të qetë. E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në konkursin e Ministrisë së Punëve të Brendshme

Komuna e Gucisë fiton projektin me vlerë 9 900 euro Guci – Në konkursin publik për ndarjen e mjeteve të Fondit për Mbrojtje dhe Shpëtim të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Komuna e Gucisë ka fituar mjete në shumën 9 900 euro, për realizimin e projektit “Avancimi i kapaciteteve teknike të shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit të Gucisë”. Në konkurs janë paraqitur 35 projekte të administratave lokale dhe organizatave joqeveritare, kurse mjetet janë ndarë për pesë projektet e vlerësuara më mirë, ndër të cilat edhe projekti i Komunës së Gucisë. Përmes këtij projekti, Shërbimi i Mbrojtjes dhe i Shpëtimit i Komunës

30

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

së Gucisë do të blejë: tetra-radio sisteme, veshje të specializuara azbesti, vegla hidraulike për shpëtim në gërmadha, barka gomash, pajisje mjekësore, çizme prej gome etj., mjete të cilat do të rrisin nivelin e gatishmërisë operative për reagimet dhe ndërhyrjet në rast të tërmeteve, shpëtimit nga gërmadhat e rrënojat, zjarret pyjore, përmbytjet, gjurmimet e alpinistëve të humbur dhe ndërhyrjeve të tjera të ngjashme. Po ashtu do të realizohen aktivitete në ngritjen e vetëdijes së popullatës së re, si dhe të opinionit të gjerë mbi rëndësinë e mbrojtjes nga përmbytjet dhe zjarret.

Vlen të përmendet se kah fundi i vitit 2018, Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) i ka dhuruar Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit të Komunës së Gucisë pajisje në vlerë prej 40 mijë euro, kurse para pak kohe, këtij shërbimi, simotra e tij nga Komuna e Kotorrit i ka dhuruar një automjet të specializuar zjarrfikës. Realizimi i këtij projekti do të fillojë pas nënshkrimit të kontratës ndërmjet Komunës së Gucisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme, kurse zbatimi i tij parashikohet të zgjasë Shaban Hasangjekaj katër muaj.


MOZAIK

Për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike

Të hënën në Tuz u hap Covid qendra në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit Tuz – Në kuadër të Shtëpisë së Shëndetit në Tuz, Shtëpia e Shëndetit e Podgoricës ka bërë hapjen edhe të një Covid qendre e cila filloi punën nga e hëna, ndërsa do të qëndrojë e hapur çdo ditë nga ora 9 e mëngjesit deri në orën 17 të mbrëmjes, kështu thuhet në një deklaratë për publikun të lëshuar nga Shtëpia e Shëndetit e Podgoricës e cila, mes tjerash ka

njoftuar se hapja e kësaj qendre është bërë për shkak të situatës së përkeqësuar epidemiologjike. “Gjithashtu në Covid qendrën në Tuz do të kryhet edhe marrja e mostrave nazafaringeal ndaj Ag Covid–19. “Qytetarët me simptomatologji, që tregon për infeksion të shkaktuar nga virusi Covid–19 mund të bisedojnë me mjekun e zgjedhur dhe të marrin informacionet e nevojshme

në numrin e telefonit 067/085935”, thuhet në këtë njoftim. Ndërkaq, puna e mjekëve të zgjedhur për fëmijë, për të rritur dhe për shërbime të tjera do të kryhet sipas orarit të rregullt të punës, si dhe mund të merren mostrat e materialit biologjik për analiza biokimike, hematologjike dhe për analiza të tjera laboratorike. t. u.

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

31


IN MEMORIAM

Mesazh ngushëllimi i Forcës së Re Demokratike me rastin e vdekjes së Muharrem (Lemo) Mollabeqirit, themelues dhe anëtar i Këshillit Qendror të këtij subjekti politik dhe bashkëpronar i kompanisë “Concordia Comerce”

Afarist i suksesshëm dhe aktivist i zellshëm Të nderuar përkrahës, votues dhe simpatizantë të Forcës së Re Demokratike. Ju njoftojmë se sot (30 nëntor 2020) ka ndërruar jetë njëri nga themeluesit dhe anëtari i Këshillit Qendror të Forcës së Re Demokratike, Muharrem (Lemo) Mollabeqiri. Muharremi ishte njëri nga aktivistët më të zellshëm të subjektit tonë, i cili me punën dhe angazhimin e tij pa kursim ndikoi që Forca e Re Demokratike të bëhej subjekti shqiptar më i votuar në Ulqin dhe Mal të Zi, për vite më rradhë. Po ashtu, ishte njëri nga afaristët më të hershëm dhe më

32

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

të suksesshëm në sektorin privat në qytetin e Ulqinit, bashkëthemelues e bashkëpronar i kompanisë së njohur “Concordia Comerece”, e cila ka dhjetëra të punësuar. Sot, ai u largua nga kjo botë dhe, përveçqë la një boshllek të pazëvëndësueshëm në familjen e tij, qytetin ku lindi dhe jetoi, ndërmarrjen që themeloi, po aq la boshllëk të pazëvendësueshëm në subjektin Forca e Re Demokratike, për të cilën që nga themelimi kontribuoi dhe u angazhua pa kursim (ne bashkëpunëtorët e tij, shpeshherë, me të

drejtë e quanim “lokomotiva-motorri” kryesor i fushatave zgjedhore). Të gjithëve do të na mungojë për sfidat që kemi para, por edhe mësuam shumë nga ai se si duhet të luftojmë e të mos dorëzohemi deri në fund për vlerat, idealet dhe qëllimet e përbashkëta. Me këtë rast të gjithë familjes dhe të afërmve ju shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta, duke e ndarë këtë dhimbje me ta. Pushofsh në paqe Muharrem - Lemo Mollabeqiri. Faleminderit për të gjitha!


IN MEMORIAM

In Memoriam: Dr. Fatmir (Zejnel) Resulbegu (1951-2020)

Doktor i dalluar, njeri i popullit “Doktor i dalluar, njeri i popullit”, e titullova këtë shkrim përkujtimor për gazetën “Koha javore” kushtuar Dr. Fatmir – Faqo Resulbegut, i cili ndërroi jetë të martën, më 24 nëntor 2020. Lajmi u përhap shpejt. Njerëzit e kishin të pabesueshme se “Dr. Faqoja”, siç e kanë quajtur, nuk jeton më. Si mjek stomatolog të gjithë pacientët e tij e kanë dashur dhe respektuar. Në shoqëri ka qenë gjithmonë i mirëpritur. Prej tij ka rrjedhur gjithmonë energji pozitive. Shok dhe mik i mirë, prind i mrekullueshëm. Edhe gjatë shërimit në Spitalin e Tivarit ka ndriçuar me pozitivitet, por sëmundja e shpejtë vdekjeprurëse ia ndaloi ëndrrat, bisedat e tij. Në spital ishte në dhomë së bashku me Prof. Dr. Elez Osmanin. Diskutonin për jetën në Ulqin, për anekdota të llojllojshme. Atë ditë Elez Osmani doli nga spitali shëndosh dhe kujtimet për Faqon ua përcolli lexuesve të Ulqinit. Dr. Fatmir (Zejnel) Resulbegu rrjedh

nga familja e një nëpunësi. Babai tij ishte i shkolluar në Vjenë dhe gjithmonë është munduar që djemtë e tij të shkollohen. Kështu, të tre vëllezërit Resulbegu: Dr. Shuajbi, Sari dhe dr. Fatmiri ishin intelektualë të dalluar. Ka lindur në vitin 1951 në Ulqin. Shkollën fillore (1965) dhe gjimnazin (1969) i ka mbaruar në Ulqin. Ka studiuar për stomatologji në Fakultetin Stomatologjik në Beograd, ku u diplomua në vitin 1978. Pas mbarimit të fakultetit ka shërbyer në Novi Pazar gjatë viteve 1979/1980, ndërsa që nga ajo kohë ka punuar pandërprerë në Shërbimin Stomatologjik të Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin. Ka punuar edhe në Stacionin Shëndetësor në Katërkollë. Në vitin 1985 ka qenë në aftësim profesional nga lëmi i protetikës, në Klinikën Stomatologjike të Akademisë Ushtarake Mjekësore në Beograd. Prej vitit 2004 deri në vitin 2009 ka qenë kryeshef i Repartit stomatologjik në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ishte një ndër bartësit

e reformës së stomatologjisë në Mal të Zi në vitin 2009. Dr. Fatmir Resulbegu i takon gjeneratës së stomatologëve të cilët e ngritën këtë shërbim në një nivel të lartë. Ishte pjesëmarrës i simpoziumeve Ulqin - Shkodër. Gjithashtu ka marrë pjesë edhe në Simpoziumin për ultrasonografi në Prizren, në vitet 2005 dhe 2006, në Konferencën mjekësore ndërkombëtare në Prishtinë në vitin 2006, si dhe në Simpoziumin Mjekësor në Strugë, në vitet 2007 dhe 2008. Fatmir Resulbegu i takon elitës mjekësore në Ulqin dhe Mal të Zi. Ai ishte qytetar i nderuar dhe bashkëbisedues i mirë. Largimi i tij nga jeta është humbje e pazëvendësueshme për familjen e tij dhe krejt fisin Resulbegu, por Dr. Fatmir Resulbegu do t’i mungojë të gjithë Ulqinit, si doktor i dalluar dhe njeri i popullit. Respekt dhe ngushëllime familjes së tij të nderuar. Prim. Dr. Gani Karamanaga E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

33


MOZAIK

Studentët e dalluar të Uqinit kërkojnë bursa nga Komuna

Duke investuar në arsim, investojmë në të ardhmen tonë Ulqin – Studentët e dalluar të Komunës së Ulqinit i janë drejtuar me një kërkesë kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, nga i cili kërkojnë që të vazhdojnë të mbështesin studentët e suksesshëm të cilët studiojnë në vend dhe shtetet tjera të rajonit. Ata kanë kërkuar shpalljen e konkursit për ndarjen e bursave edhe për vitin akademik 2020/2021, me qëllim që sipas traditës së deritashme t’i ndihmojnë financiarisht për mbulimin e shpenzimeve të studimeve. Studentët janë shprehur se janë të

34

Javore KOHA

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

vetëdijshëm për problemet financiare të Komunës së Ulqinit, por besojnë se duke investuar në arsim, investohet në të ardhmen. “Komuna, edhe në qoftë se nuk e ka buxhetin e mjaftueshëm për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet për ndarjen e bursave, e vlerësojmë të arsyeshme që të shqyrtojë mënyrën dhe mundësinë për zgjidhjen e këtij problemi që po na preokupon ne studentëve elitarë të kësaj komune në përpjekjet tona akademike”, thuhet ndër të tjera në kërkesë. Sipas studentëve, dhënia e bursave

studentëve që kanë treguar suksese të larta në fakultete do të ndikojë pozitivisht në procesin mësimor të secilit student, sepse do të kuptojnë se pushteti aktual do të vazhdojë të vlerësojë atë që e meritojnë. “Në të kundërt, kjo strukturë udhëheqëse e pushtetit do të japë një mesazh të keq, se ka hequr dorë nga e ardhmja e këtij qyteti”, thekson deklarata për shtyp. Kërkesa është firmosur nga 29 studentë të dalluar të Komunës së Ulqinit. (Kohapress)


SPORT

Për herë të parë në historinë e Ligës së Kampionëve

Një arbitre drejton ndeshjen

Për herë të parë në turneun më prestigjioz kontinental të futbollit, Ligën e Kampionëve, një nga ndeshjet zyrtare u drejtua nga një grua. Ndeshja ndërmjet Juventusit dhe Dinamo Kievit, që u luajt mbrëmë në Torino, u gjykua nga francezja 37-vjeçare, Stephanie Frappart, e

cila i shtoi karrierës së saj një tjetër rekord. Frappart nuk është e panjohur për sportdashësit. Francezja ishte e para grua që drejtoi një ndeshje të futbollit për meshkuj në Ligue 1 dhe ndërkombëtarisht u bë e njohur sepse drejtoi finalen e Superkupës Evropiane ndërmjet Liv-

Francezja ishte e para grua që drejtoi një ndeshje të futbollit për meshkuj në Ligue 1 dhe ndërkombëtarisht u bë e njohur sepse drejtoi finalen e Superkupës Evropiane ndërmjet Liverpoolit dhe Chelseat, më 2019 erpoolit dhe Chelseat, më 2019. Ndeshja Juventus – Dinamo nuk kishte shumë rëndësi në kuptimin e rezultatit për ekipin italian, i cili është kualifikuar më herët, ndërkohë që ai ukrainas luftoi për një vend në Europa League, gjë të cilën ia siguron vendi i tretë në grup.

E ENJTE, 3 DHJETOR 2020

Javore KOHA

35


e A avorH KJO Podgori cë e enjte, 3 dhjetor 2020

Viti XlX Numër 939 Çmimi 0,50

Shqiptarët nuk e respektojnë flamurin e vet kombëtar ISSN 1800-5696

Mbyllje e gjatë

Këngët shkodran janë një thesar i çmuar që i këndo me shumë dëshi


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.