KOHA Javore Podgoricë e enjte, 24 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 942 Çmimi 0,50
Kriza e kombëtares dhe nevoja për neoshqiptarizëm ISSN 1800-5696
Shqiptarët organizohen politikisht
Ndërlikohet edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara
PËRMBAJTJE
8
12 Pa vazhdim
Çfarë do të thotë për Ballkanin presidenca e Xho Bajdenit?
14
16 Mangësi në të shprehur dhe në të shkruar
Një udhëheqëse ndryshe nga Kosova
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.org
2
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
PËRMBAJTJE
18
22 “Zgjoi” i Bashollit në konkurrencë zyrtare në “Sundance Film Festival”
Individët që nuk janë të kënaqur me pamjen e jashtme
24
28 Mjeku humanist që i mungon edhe sot Shtëpisë së Shëndetit
Vit i aktiviteteve të rëndësishme në vend KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 24 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 942 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Kriza e kombëtares dhe nevoja për neoshqiptarizëm
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
8 dhjetor 2016
Viti
Ndërlikohet edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara
politikisht organizohen Shqiptarët
kufizuara aftësi të i fëmijëve me Ndërlikohet edukimi
neoshqiptarizëm dhe nevoja për kombëtares Kriza e
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Shqiptarët organizohen politikisht
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.org
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, vizitoi Komunën e Ulqinit
Qeveria e re do t’i kushtojë më tepër vëmendje Ulqinit Ulqin – Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, dr. Dritan Abazoviq, ka thënë se qeveria e re do t’i kushtojë në të ardhmen më tepër vëmendje Ulqinit dhe disa lokaliteteve të rëndësishme të tij, siç janë Ada, Valdanosi dhe Kriporja. Ai i ka bërë këto komente të enjten, gjatë vizitës së tij të parë zyrtare si nënkryetar i Qeverisë së Malit të Zi, në Ulqin, qytetin e tij të lindjes, ku shoqërohej nga ministri i Financave dhe Përkujdesjes Sociale, Millojko Spahiq, dhe ministri i Ekologjisë, Planifikimit të Mjedisit dhe Urbanizmit, Ratko Mitroviq. Në takim me kryetarin e Komunës
4
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
së Ulqinit, Loro Nrekiq, Abazoviq ka theksuar rëndësinë që kjo komunë ka për Malin e Zi. “Ulqini është njëra prej komunave me potencialet më të mëdha në Mal të Zi, të cilat në periudhën e kaluar nuk janë valorizuar në mënyrën më të mirë. Kjo duhet të ndryshojë në një afat urgjent”, ka thënë ai. Nënkryetari Abazoviq ka theksuar se Qeveria e Malit të Zi do të ndihmojë projektet e rëndësishme infrastrukturore dhe se do të mbështesë maksimalisht projektin e ndërtimit të bulevardit drejt Adës. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i ka njohur përfaqësuesit
e Qeverisë me situatën aktuale në këtë komunë dhe projektet e pushtetit lokal, siç janë rregullimi i rrjeteve të ujësjellësit dhe kanalizimit. Ai ka thënë se shpreson që qeveria e re do të vazhdojë bashkëpunimin me Komunën e Ulqinit. Gjatë vizitës së tyre në Ulqin, nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dritan Abazoviq, dhe ministrat Millojko Spahiq e Ranko Mitroviq kanë vizituar ishullin Ada, Ranën, Kriporen e Ulqinit dhe Valdanosin, ku janë njohur me problemet e ndryshme që pengojnë valorizimin e këtyre potencialeve natyrore me vlera të mëdha. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi qeverinë
Kosova shkon në zgjedhje të reja Prishtinë – Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur të hënën të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës të drejtuar nga Avdullah Hoti, ndërsa kërkoi nga Presidenti i vendit të shpallë zgjedhjet jo më larg se 40 ditë nga data e shpalljes së tyre. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje! për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës, të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për “mashtrim me subvencione”. Vota e tij ishte vendimtare, më 3 qershor, për votimin e Qeverisë së kryeministrit Avdullah Hoti, e cila u votua nga 61 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Republikës së Kosovës, minimumi i mundshëm për konfirmimin e një qeverie të Kosovës. Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese thuhet se personi i dënuar për vepër
penale me një vendim gjyqësor të formës së prerë në tri vitet e fundit, nuk mund të jetë kandidat për deputet dhe as të fitojë mandat të vlefshëm në Parlamentin e Kosovës. Zgjedhjet parlamentare në Kosovë u mbajtën më 6 tetor të vitit të kaluar. Por koalicioni qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje!, si fituese e zgjedhjeve, dhe Lidhjes Demokratike
të Kosovës, së bashku me partitë e pakicave, i krijuar pas bisedimeve të gjata, zgjati vetëm 51 ditë. LDK-ja e prishi marrëveshjen e koalicionit, që çoi në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, dhe krijimin e qeverisë së re nga LDK, AAK, Nisma Socialdemokrate dhe partitë e pakicave. (Kohapress/VOA)
Të gjithë besimtarëve katolikë URIME KRISHTLINDJEN KËSHILLI KOMBËTAR NACIONALNI SAVJET ALBANACA - ALBANIAN NATIONAL COUNCIL E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Dukuri
Kriza e kombëtar nevoja për neosh
Prirja shkatërruese për “ndërkombëtarizimin” e emrave personalë, të bizneseve, të bareve e restoranteve etj., duka na zhveshur nga çdo gjë kombëtare, rrjedh nga kompleksi i inferioritetit dhe problemi me vetëdijen kombëtare, sepse emrat dhe emërtimet në gjuhë të huaj nuk na bëjnë as më oksidentalë, as më orientalë, as më të civilizuar
Ismet Kallaba
Kriza e shoqërisë së sotme shqiptare manifestohet në mënyra dhe forma të ndryshme, disa prej të cilave janë veçori pothuajse e të gjitha shoqërive moderne, ndërsa të tjerat kanë karakter kombëtar dhe lidhen përjashtimisht me shqiptarët. Ky degradim ka
6
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
“
Të duash të veten nuk domethënë se e përbuzën të huajën. Ndërsa të shpërfillësh e për më tepër ta mohosh të veten dhe të duash të huajën, çon në asgjësimin e qenies sonë kombëtare. Prandaj sot kemi nevojë më shumë se kurrë për neoshqiptarizëm
të bëjë, ndër të tjera, me importimin e çdo gjëje të huaj, që konsiderohet superiore ndaj kombëtares, e cila vlerësohet si më e ulët apo inferiore. Nënçmimi i kombëtares, nënkupto i vetvetes, ndodh në të gjitha fushat, duke filluar nga gjuha, arsimi, kultura,
muzika e deri te biznesi. Përdorimi i fjalëve të huaja, vend e pa vend, në dëm të leksikut shqip, është vetëm një prej këtyre shfaqjeve. Po ashtu prirja për “ndërkombëtarizimin” e emrave personalë, të bizneseve, të bareve e restoranteve etj. Kjo prirje shkatër-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
res dhe hqiptarizëm
“
Përjashtimi i kombëtares lidhet me krizën identitare të shoqërisë shqiptare. Disa përpiqen ta shpjegojnë këtë fenomen me efektet e procesit të globalizimit. Por si duket, shqiptarët e kanë keqkuptuar globalizmin, ashtu si dhe shumë procese të tjera nëpër të cilat kanë kaluar më herët shoqëritë tjera
ruese, duka na zhveshur nga çdo gjë kombëtare, rrjedh nga kompleksi i inferioritetit dhe problemi me vetëdijen kombëtare, sepse emrat dhe emërtimet e tilla në gjuhë të huaj nuk na bëjnë as më oksidentalë, as më orientalë, as më të civilizuar. E di që, në parim, çdo njeri është i lirë dhe ka të drejtë të emërtojë me emra që ai don, megjithatë është e pakuptueshme dhe e pashpjegueshme se si shqiptarët në një kohë kur kanë qenë më pak të shkolluar se sot kanë pasur vetëdije më të lartë kombëtare. Në kohën kur janë kërcënuar dhe kanë vuajtur pasojat për shkak të emërtimeve shqipe, disa shqiptarë kanë pasur guximin të përdorin për baret, dyqanet, libraritë e tyre emërtime
të tilla, si “Teuta”, “Kalaja”, “Morea”, “Arb”, “Naimi” etj. Të rrallë janë sot lokalet në trevat shqiptare në Malin e Zi, ku mund të dëgjosh muzikë shqipe. Justifikimi më i shpeshtë është se kjo bëhet për të shmangur keqkuptimet dhe ndasitë që mund të shkaktohen për shkak të klientëve joshqiptarë. Por në realitet, e vërteta është se ekziston një perceptim i përhapur te vetë këta shqiptarë se kënga shqipe ka vlerë më të ulët. Arsimi kombëtar ka qenë shtyllë e përparimit tonë si komb dhe shoqëri. Të gjitha të arriturat tona në këtë fushë i atribuohen ideologjisë së shqiptarizmit, të trashëguar sidomos nga periudha e Rilindjes Kombëtare. Por sot, edhe në shkollat shqipe, vërehet “dezertimi nga
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shqiptarizmi”, siç e quan profesori Milazim Krasniqi. Sipas tij, mjafton të shikoni “librat shkollorë, letërsinë shqipe që shkruhet në Kosovë viteve të fundit, gazetarinë e viteve të fundit, muzikën, artet figurative dhe do të shihni se janë larguar tërësisht nga tematikat kombëtare, nga motivet, nga kujtesa dhe nga idetë kombëtare”. Përjashtimi i kombëtares lidhet me krizën identitare të shoqërisë shqiptare. Disa përpiqen ta shpjegojnë këtë fenomen me efektet e procesit të globalizimit. Por si duket, shqiptarët e kanë keqkuptuar globalizmin, ashtu si dhe shumë procese të tjera nëpër të cilat kanë kaluar më herët shoqëritë tjera. Sepse nëse ky është vërtet globalizmi, atëherë shqiptarët duhet ta luftojnë atë. Të duash të veten nuk domethënë se e përbuzën të huajën. Ndërsa të shpërfillësh e për më tepër ta mohosh të veten dhe të duash të huajën, çon në asgjësimin e qenies sonë kombëtare. Prandaj sot kemi nevojë më shumë se kurrë për neoshqiptarizëm.
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
The National Interest
Çfarë do të thotë p presidenca e Xho B Amerikanët ende kanë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tyre, madje edhe një muaj pas zgjedhjeve presidenciale. Por, për evropianët në përgjithësi dhe Ballkanin Perëndimor në veçanti, disa gjëra janë të qarta. Stili i politikës së jashtme amerikane do të ndryshojë dhe ai do të përputhet më shumë me përpjekjet dhe preferencat e Bashkimit Evropian (veçanërisht me të Gjermanisë) kur bëhet fjalë për çështjet e paqes dhe të ardhmes së Ballkanit Valbona Zeneli Kameron Munter Ky sipas gjasave do të jetë rasti për procesin e anëtarësimeve në BE të aspirantëve nga Ballkani Perëndimor, por edhe për skemat e përgjithshme të zhvillimit ekonomik. Pas një periudhe diplomacie kreative, (por shpeshherë të paqëndrueshme) nga ana e administratës Tramp, ekipi i Xho Bajdenit ka shumë të ngjarë të jetë i kujdesshëm, i qëndrueshëm dhe i parashikueshëm. Para së gjithash, çështjet e Ballkanit do të lidhen me çështje të tjera shumë të rëndësishme transatlantike. Me këtë situatë të përgjithshme në sfond, do të ishte zgjuarsi për udhëheqësit e Ballkanit të shihnin çështjet e tyre në kontekstet më të gjera transatlantike, sesa thjesht nga perspektiva tipike e brendshme e Ballkanit. Është tashmë gjerësisht e pranuar se integrimi euroatlantik i rajonit ka dëshmuar një “lodhje të përgjithshme nga zgjerimi” në vendet dhe institucionet e Bashkimit Evropian, shoqëruar me një oreks të zvogëluar për reforma dhe një mungesë të konsiderueshme të progresit të përgjithshëm në rajon. Mosmarrëveshjet mbeten një plagë e hapur në një rajon të ngulitur me ndarje politike
8
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
dhe etnike, duke shkaktuar frika se krizat etnike, institucionale dhe politike mund të shkaktojnë konfrontime të reja etnike dhe gjeopolitike. Këtyre çështjeve u shtohet edhe dëmi i tmerrshëm ekonomik dhe pasojat katastrofike sociale që pandemia e koronavirusit është duke shkaktuar në strukturën e shoqërisë civile në një rajon, në disavantazh kritik krahasuar me vendet e BE-së. Teksa Bashkimi Evropian, përmes instrumenteve të tij politike dhe ekonomike, është përqendruar në zhvillimin e Ballkanit dhe mbajtjen gjallë të joshjes së procesit të integrimit, në një rajon ku aktorë të rinj malinjë po fitojnë shpejt ndikim, vitet e ardhshme do të jenë një test i vërtetë për Ballkanin Perëndimor dhe komunitetin transatlantik. Ndërsa anëtarësimi i plotë në BE do të zgjasë për shumë vite, Perëndimi politik ka nevojë për një strategji vizionare të ndërmjetme për të përmirësuar zhvillimet demokratike, për të zgjeruar mundësitë ekonomike dhe për të nxitur pajtimin në Ballkanin Perëndimor. Por, kjo është një rrugë dykahëshe dhe udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë të zgjuar në kërkimin dhe kapjen e mundësive të reja. Në frontin e zhvillimit ekonomik, ne duhet të presim (dhe me të vërtetë
të shpresojmë) një vëmendje të shtuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj përpjekjeve të bashkëpunimit bilateral, si për shembull, përmes projekteve të Korporatës të Financave të Zhvillimit (Development Finance Corporation), ose për mbështetje për planet më të gjera evropiane, të tilla si Procesi i Berlinit i udhëhequr nga Gjermania, apo investimet e reja evropiane prej 9 miliardë eurosh si pjesë të Planit Ekonomik dhe agjendës së gjelbër për Ballkanin Perëndimor. Sidoqoftë, nuk ka gjasa që këto projekte thjesht të ecin përpara vetë. Përkundrazi, ato do të shihen në një kontekst më të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
për Ballkanin Bajdenit? gjerë të ristrukturimit të përparësive amerikane dhe evropiane, në çështje të tilla si: rregullat e tregtisë transatlantike, pasojat e Brexit-it, rindërtimi e rirregullimi i sektorëve kryesorë të ekonomisë globale pas rimëkëmbjes së shpresuar pas pandemisë shkatërruese të koronavirusit dhe ndoshta më e rëndësishmja, përafrimi dhe konvergjenca e politikave të SHBA-së dhe BE-së ndaj Kinës. Zhvillimet kryesore për t’u vëzhguar me kujdes janë ato që do të ndodhin në 2021 dhe më gjerë, me zinxhirët globalë të prodhimit dhe furnizimit, veçanërisht për artikujt kritikë dhe strategjikë, siç janë për shembull pajisjet e shëndetit publik. Është e arsyeshme që Evropa dhe Amerika të përpiqen të hartojnë një politikë të përbashkët ekonomike ndaj Kinës, duke i kushtuar kështu një vështrim të ri edhe ndikimit të investimeve kineze në infrastrukturën evropiane, ose të lidhura drejtpërdrejt me Nismën e Belt and Road apo iniciativën “17+1”, për të gjetur mënyra të reja për të përmbajtur zgjerimin kinez në Evropë. Në këto dhe në fusha të
tjera kritike për të ardhmen e vendeve të Ballkanit, udhëheqësit lokalë do të ishin të zgjuar të mos konkurronin për burime apo të përpiqeshin të vendosnin gjigantët globalë kundër njëri-tjetrit, por më shumë të kuptonin se ku përshtaten përparësitë e tyre ekonomike në planet e përgjithshme të një vizioni të ri euroatlantik. Kjo pikëpamje mund të mos e vendosë Ballkanin në krye të tryezave të negociatave, por në njëfarë mënyre mund të nënkuptojë që Ballkani të njihet si një derivat i çështjeve më të mëdha, që kapin interesin e Uashingtonit, Parisit ose Berlinit. Kur bëhet fjalë për sigurinë, mund të pritet që ekipi i Bajdenit t’u përgjigjet në mënyrë me të favorshme pretendimeve të deklaruara shpesh nga aleatët evropianë se siguria është më shumë sesa ajo tradicionale e “hard power”. Jo vetëm në bisedimet me BE-në, por edhe brenda selisë qendrore të NATO-s, ka të ngjarë që të dëgjohen më shumë biseda për çështje të sigurisë duke filluar nga siguria kibernetike dhe lufta asimetrike, deri te zhvillimi i gjeneratave të reja të armatimit të teknologjisë së lartë. Është gjithashtu e sigurt se priten më shumë diskutime mbi dimensionet e sigurisë së pandemive (duke pasur parasysh supozimet se koronavirusi ka të ngjarë të mos jetë kriza e fundit e shëndetit publik, me të cilin përballemi) dhe ndoshta më intrigues, ndikimi i ndryshimit të klimës mbi sigurinë. Emigracioni është një çështje kryesore për të gjitha qeveritë evropiane, por modelet e emigracionit padyshim që do të ndikohen në vitet që vijnë nga shkretëtirëzimi, aksesi mbi ujin e pijshëm dhe pasoja të tjera klimatike që do të ndikojnë në rajone të mëdha në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Në këtë drejtim, ven-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
det e Ballkanit janë në vijën e zjarrit si korridori më i mundshëm i tranzitit njerëzor për lëvizjet e migrimit masiv bazuar në ndryshimin e klimës. Udhëheqësit e Ballkanit do të ishin të mençur të punonin ngusht me ekspertët e sigurisë euroatlantike për të demonstruar se ata mund të luajnë një pjesë të rolit kryesorë në përgjigjen për shqetësimet e sigurisë së të gjithëve. Asnjë nga këto rreziqe e kërcënime transnacionale nuk janë të reja. Krerët e shteteve të Ballkanit janë përballur me këto për vite me radhë. Ajo që është e rëndësishme tani, në këtë pikë të veçantë vlimi, është se vendet e mëdha dhe të pasura të Perëndimit do të punojnë ngusht me njëratjetrën për të gjetur zgjidhje. Shtetet ballkanike duhet të përpiqen të jenë pjesë e këtij diskutimi, në vend që të vazhdojnë të fokusohen tek ankesat e bezdisshme publike për premtimet e pambajtura të Perëndimit, ose, më keq, të vazhdojnë të përqendrohen në grindjet e brendshme të rajonit. Temat e tilla si pranimi i Maqedonisë së Veriut ose Shqipërisë në institucionet perëndimore evropiane, ose marrëdhënia midis Kosovës dhe Serbisë, apo krizat e vazhdueshme qeverisëse në strukturën e vështirë të organizimit të Bosnjës e Hercegovinës, duhet të rishikohen në kërkim të zgjidhjeve të shekullit XXI, që janë të bazuara mbi vlerat themelore të BE-së. Tani është koha për të hapur këndvështrimin dhe për t’i dhënë pasqyrës rajonale gjerësi dhe thellësi më të madhe. Kur zonja Von der Lejen njofton se janë katër fusha kryesore, në të cilat BEja kërkon të punojë me Amerikën (ku përfshihet Ballkani); dhe kur Entoni Blinken shpjegon se multilateralizmi do të jetë parimi kryesor i politikës amerikane - udhëheqësit e Ballkanit duhet ta bëjnë veten pjesë të kësaj bisede transatlantike. (Valbona Zeneli është profesoreshë dhe drejtoreshë e Departamentit të Iniciativave Strategjike në Qendrën Evropiane të Studimeve të Sigurisë, George C. Marshall Marshall Center. Kameron Munter është diplomat dhe akademik amerikan. Ai ka shërbyer si ambasador i SHBA-së në Serbi dhe Pakistan, si edhe drejtor i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë). E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Tridhjetë vjet nga zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi (1990-2020)
Shqiptarët organizo Pas 45 vitesh të sistemit monist, zgjedhjet e para pluraliste në Mal të Zi (9.12.1990) u mbajtën në atmosferën e krizës politike dhe shoqërore në ish-Jugosllavi, sepse partia në pushtet (LKJ) nga janari i vitit 1990 përfundoi së ekzistuari duke paralajmëruar edhe shpërbërjen e këtij shteti, ku ngjarjet e mëvonshme e dëshmuan një konstatim të tillë, ndërsa konceptit të unitetit jugosllav vazhduan për një kohë t’i mbesin besnik vetëm udhëheqja politike serbe e ajo malazeze, që ishte mimikri e konceptit të politikës serbomadhe, për të përfituar sa më shumë territore nga ish shteti i përbashkët, pa marrë parasysh viktimat, që u dëshmua në vitet në vijim
Për Koha Javore:
Nail Draga
Në krahasim me vendet tjera të ishkampit socialist, ish-Jugosllavia dallohej me sistem socialist më liberal, i decentralizuar që përbëhëj prej tetë organizatave të LKJ-së (të gjashtë republikave e dy krahinave) me autonomi të konsiderueshme. Në saje të ngjarjeve politike në ish-Jugosllavi, me inaugurimin e politikës serbomadhe të shkaktuar nga Memorandumi i Akademisë së Shkencave të Serbisë, duke filluar nga viti 1987, politika serbe ishte shkaktare në fillimin e destabilizimit dhe të dekompozimit të ish- Jugosllavisë. Një veprim i tillë u dëshmua në praktikë duke eliminuar autonominë e dy krahinave: Vojvodinës (1988) dhe Kosovës (mars 1989). Nga janari 1989, në Mal të Zi në saje të të ashtuquajturit revolucionit antiburokratik apo “jogurt revolucioni” nga rruga u ndërrua pushteti, duke u instaluar qeverisja e re e cila u realizua sipas skenarit të politikës serbomadhe. Në këto raporte politike në nëntor
10
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
1989, përfundimisht ndodhi shembja e Murit të Berlinit, e më këtë filloi përfundimi i ideologjisë komuniste në të gjitha vendet e ish-kampit socialist, duke mundësuar jetësimin e pluralizmin politik. Në këtë kohë në saje të gjendjës së aparthejdit politik nga ana e Serbisë në Kosovë, më 23 dhjetor 1989, u themelua partia e parë politike (LDK), duke mbyllur përfundimisht sistemin monist të LKJ-së, që u dëshmua pastaj me dorëzimin e librezave partiake (LKJ) masivisht në muajt në vijim gjatë vitit 1990.
Fillimi i shpërbërjes së Jugosllavisë
Në rrethana të tilla jo stabile politike ish-Jugosllavia përjetonte muajt e fundit, sepse në vitin 1990 pluralizmi politik u praktikua në të gjitha njësitë federale. Këtij procesi i parapriu shpërbërja e LKJ-së që ndodhi në Kongresin e 14-të në janar të vitit 1990, duke paralajmëruar edhe shpërbërjen e ish-Jugosllavisë, që do të ndodhë definitivisht në vitin vijues e më pas. Në saje të këtyre rrjedhave politike LKJ e Sllovenisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Maqedonisë u transformuan në parti social-demokrate, ndërsa në emërtimin e vjetër mbetën në Mal të Zi dhe në Serbi për një kohë, sepse edhe ata si të fundit ndrysh-
uan emërtimin, ndonëse mbetën me platformën unike politike në mbrojtje të unitetit jugosllav. Në këtë aspekt u angazhua drejtpërdrejt politikani serb Sllobodan Millosheviqi që nga inaguarimi i tij në pushtet (1987), ku si projekt politik kishte Memorandumin e Akademisë së Shkencave të Serbisë, që synim final nuk kishte mbrojtjën e Jugosllavisë, por Serbinë e Madhe.
Shqiptarët me subjektin e tyre politik
Në Mal të Zi, subjekti i parë në skenën politike u paraqit Lidhja Liberale e Malit të Zi (26 janar 1990), ndërsa më pas u paraqiten edhe parti të tjera politike të cilat kanë marrë pjesë në zgjedhjet e para pluraliste më 9.12.1990. Duke ndjekur rrethanat shoqërore në këtë kohë ndonëse kanë hezituar nga mungesa e përvojës politike, por edhe nga frika e cila ishte e pranishme, shqiptarët u organizuan politikisht për herë të parë për themelimin e partisë së parë politike. Në saje të angazhimit të një grupi aktivistësh fillimisht në Ulqin më 26 gusht 1990, u mbajt themelimi i Forumit Demokratik të Shqiptarëve në Mal të Zi, subjektit jopolitik , që i parapriu themelimit të subjektit të parë politik të shqiptarëve në këtë mjedis. Ndërsa mu atë ditë një grup aktivistësh në një shtëpi
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ohen politikisht
private në Kodra (Ulqin) themeluan Këshillin inicues të partisë së parë politike me emrin Lidhja Demokratike Shqiptare. Ndërsa më pas u mbajt kuvendi themelues i këtij subjekti politik më 9.9.1990 në Tuz me emrin Lidhja Demokratike në Mal të Zi.
Mbrëmja përmbyllëse në Ulqin
Tubimi qendror i LDnëMZ u mbajt në Ulqin më 5.12.1990, në sallën e shkollës “Marshall Tito” e cila ishte e vogël të zënte pjesëmarrësit, dhe nuk ishte befasi, sepse ky ishte manifestimi i parë publik me këto përmasa nga viti kur shqiptarët organizohen në një tubim partiak-popullor, për të mbeshtetur subjektin e tyre politik në zgjedhjet e para pluraliste.
Organizim letraro-artistik kushtuar Naim Frashërit
Ndërsa me këtë rast më lejohet të ceki se një ditë më pas, pikërisht më 6 dhjetor 1990, kam organizuar dhe moderuar veprimtarinë letraro-artistike të shënimint të 90-vjetorit të vdekjes së poetit kombëtar Naim Frashëri në Katërkollë (Anë të Malit), që ishte veprimtaria e parë e tillë e mbajtur në Ëomunën e Ulqinit. Në lidhje me veprimtarinë poetike të Naim Frashërit fjalën e rastit e mbajti prof. Bajram Rexha, që ishte takimi i tij i parë publik pas largimit nga puna dhe burgosjes nga pushteti i kohës. Ndërsa një grup të rinjësh kanë reci-
tuar poezi nga N.Frashëri, si dhe me krijimtari letrare janë paraqitur edhe disa krijues vendorë.
Mali i Zi me 20 njësi zgjedhore
Në këto zgjedhje Mali i Zi ishte i ndarë në 20 njësi zgjedhore, përkatësisht çdo komunë ishte një njësi zgjedhore, që në saje të ndarjes proporcionale të popullsisë, kuvendi i ardhshëm do të kishte 125 deputetë. Në këto zgjedhje pragun elektoral prej 4% e kanë kaluar: Lidhja e Komunistëve e Malit të Zi duke fituar 56.2% të votave dhe ka fituar 83 (66.4%) mandate, Lidhja Reformiste e Jugosllavisë për Mal të Zi, 13.6% të votave, 17 (13.65%) mandate, Partia Popullore, 12.8% të votave, 13 (10.4%) mandate dhe Koalicioni Demokratik (SDA-LDnëMZ), 10.1% vota dhe 12 (9.6%) mandate.
Shqiptarët të përfaqësuar me katër deputetë
Duke marrë parasysh rrethanat shoqërore të kohës për të eliminuar ndonjë të papritur nga ana e pushtetit i cili ndonëse pluralizmi ishte legalizuar, ata kishin mentalitet e veprim monist. Duke marrë parasysh sindromin antishqiptarë, shqiptarët përmes partisës së tyre (LDnëMZ), vendosën të shkojnë në koalicion me partinë e boshnjakëve (SDA). Një vendim i tillë ishte i qëlluar, sepse u mbeshtet nga elektorati shqiptar e ai
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
boshnjak duke fituar së bashku 12 deputetë, nga të cilët 4 ishin shqiptarë (LDnëMZ). Pasi kemi të bëjmë me deputetët e parë shqiptarë si përfaqësues autentik, meritojnë të përmendën: Gjergj Gjokaj, Tahir Pereziqi, Mustafë Çapuni dhe Xheladin Zeneli.
Viti vijues i krizës ekonomike e politike
Në vitin vijues, Qeveria e re në Mal të Zi, përveç krizës ekonomike u përball edhe me krizë politike, sepse në qershor Sllovenia e Kroacia shpallën pavarësinë, ndërsa në shtator Maqedonia duke filluar dezintegrimin e Jugosllavisë. Por, politika malazeze ishte në mbeshtetje të politikës serbomadhe të S.Millosheviqit në vjeshtë (1991) ku iu bashkangjitën ushtrisë jugosllave me rastin e sulmit në Kroaci (Dubrovnik) me parullën “lufta për paqe” (“rat za mir”) . Në këtë atmosferë të luftës ata qytetarë të cilët ishin kundër kësaj lufte u cilësuan armiq, përkatësisht dezertor. Të vetdijshëm se kemi të bëjmë me një luftë pushtuese në favor të politikës së ekspansionizmit serb, shqiptarët refuzuan të marrin pjesë si rezervist në një luftë të tillë, ku pasi ishin të rrezikuar si zgjidhje të vetme kishin emigrimin në botën e jashtme. Ishte ky një emigrim i dhunshëm duke lënë vendlindjet e tyre e duke u vendosur kryesisht në SHBA, por edhe në Evropën Perëndimore. E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Pa vazhdim Kur një rrugë planifikohet dhe çdo ditë a çdo vit puna vazhdon, ajo përfundon dhe lidhet me rrugë të tjera; vendi gjallërohet, njerëzit jetojnë më mirë, e vizione të reja krijohen. Mendo shtetin si të ishte rrugë e ngjashme, dhe jo ku çdo gjë e krijuar dje, pardje a nga fillimi, prishet; menaxhmenti i ri vjen dhe puna nis nga e para. Në Shqipëri kjo është bërë traditë. Çdo qeveri që vjen në pushtet merret me përlyerjen, nxirrjen a prishjen e punës së qeverisë para-ardhëse; vazhdimësia këputet, mungon, dhe shteti kurrë nuk ngrihet, por veç zvarritet, deri sa të vdesë, sepse, si njeriu, shteti është krijuar për të ecur përpara
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi/ Uashington Kur një rrugë planifikohet dhe çdo ditë a çdo vit puna vazhdon, ajo përfundon dhe lidhet me rrugë të tjera; vendi gjallërohet, njerëzit jetojnë më mirë, e vizione të reja krijohen. Mendo shtetin si të ishte rrugë e ngjashme,
“ 12
dhe jo ku çdo gjë e krijuar dje, pardje a nga fillimi, prishet; menaxhmenti i ri vjen dhe puna nis nga e para. Në Shqipëri kjo është bërë traditë. Çdo qeveri që vjen në pushtet merret me përlyerjen, nxirrjen a prishjen e punës së qeverisë para-ardhëse; vazhdimësia këputet, mungon, dhe shteti kurrë nuk ngrihet, por veç zvarritet, deri sa të vdesë, sepse, si njeriu, shteti është krijuar për të ecur përpara. Në vitin 27 p.e.s., kur Roma u shpall perandori dhe Augusti, perandor, Aleksandri i Madh kishte 300 vjet i vdekur. Por miti i tij si ‘i Madh’ ishte formuar plotësisht. Megjithëse ka
Në vitin 27 p.e.s., kur Roma u shpall perandori dhe Augusti, perandor, Aleksandri i Madh kishte 300 vjet i vdekur. Por miti i tij si ‘i Madh’ ishte formuar plotësisht. Megjithëse ka edhe nga ata që thonë se të gjitha taktikat që përdori Aleksandri u krijuan nga i ati, Filipi, i cili ndërtoi makinerinë e luftës nga themeli; ushtria maqedonase e pajisur dhe e stërvitur mirë u krijua nga Filipi; forca elitare e kalorësisë që Aleksandri përdori u krijua nga Filipi; taktika për të sulmuar pas shpine ushtrinë kundërshtare u krijua nga Filipi; bashkimi helen me idenë për të përhapur kulturën e tyre, duke pushtuar Persinë e fuqishme, u krijua nga Filipi; gjithçka që Aleksandri kishte nevojë, e gjeti gati nga i ati
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
edhe nga ata që thonë se të gjitha taktikat që përdori Aleksandri u krijuan nga i ati, Filipi, i cili ndërtoi makinerinë e luftës nga themeli; ushtria maqedonase e pajisur dhe e stërvitur mirë u krijua nga Filipi; forca elitare e kalorësisë që Aleksandri përdori u krijua nga Filipi; taktika për të sulmuar pas shpine ushtrinë kundërshtare u krijua nga Filipi; bashkimi helen me idenë për të përhapur kulturën e tyre duke pushtuar Persinë e fuqishme, u krijua nga Filipi; gjithçka që Aleksandri kishte nevojë, e gjeti gati nga i ati. Konsensusi midis të gjithëve në botën antike ishte se Aleksandri vërtet ishte gjenerali më i madh që kishte jetuar ndonjëherë. Kështu mendonte edhe perandori August. “Pasi pa trupin e Aleksandrit që në fakt e preku dhe thuhet se një copë hunde u këput, ai nuk pranoi të shihte eshtrat e Ptolemejve, duke thënë: ‘Unë erdha të shihja një mbret, jo kufoma’”, shkruan Kasius Dio, autor i Historisë së Romës së lashtë nga mbërritja e Eneas deri në Perandori. Ekziston edhe një variant nga një tjetër historian i lashtë, Suetonius, autor i Jetës së Cezarëve. Ai thotë se, “Augusti qëndroi para sarkofagut me trupin e Aleksandrit të Madh dhe tregoi respektin e tij duke vendosur lule dhe një kurorë të artë. Kur e pyetën më pas nëse dëshironte të shihte edhe varrin e Ptolemejve, ai u
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përgjigj: ‘Dëshira ime ishte të shihja një mbret, jo kufoma’”. Këto dy përshkrime ndryshojnë në atë që Kasius Dio e paraqet Augustin si të pakujdesshëm dhe arrogant, duke dëmtuar trupin e “gjeneralit më të madh që ka jetuar ndonjëherë”. Dhe Suetoni paraqet një August më të respektueshëm, i cili nderon Aleksandrin me lule dhe një kurorë. Por nga të dy këto citime del se Augusti e shikonte Aleksandrin si të barabartë, ndërsa i shihte mbretërit Ptolemeasit thjesht si imitime të trashëgimisë së madhe të Aleksandrit. Perandori August bëri shumë më shumë për perandorinë e tij dhe për historinë sesa Aleksandri për të vetën. Por respekti që Augusti tregoi për Perandorin e parë dhe më të madh të Perandorisë më të madhe në histori duhet të na thotë diçka. Por çfarë? - se udhëheqësi i urtë, i mençur, ecën në gjurmët e paraardhësve, dhe rruga e përparimit vazhdon. Ajo që ka ndodhur e ndodh në Shqipëri është se sapo merr pushtetin, puna e parë që udhëheqësi bën është prishja e çdo gjëje që ka lënë udhëheqësi paraardhës; kjo është arsyeja që thonë se kështu përpara
“
Respekti që Augusti tregoi për Perandorin e parë dhe më të madh të Perandorisë më të madhe në histori duhet të na thotë diçka. Por çfarë? - se udhëheqësi i urtë, i mençur, ecën në gjurmët e paraardhësve, dhe rruga e përparimit vazhdon. Ajo që ka ndodhur e ndodh në Shqipëri është se sapo merr pushtetin, puna e parë që udhëheqësi bën është prishja e çdo gjëje që ka lënë udhëheqësi paraardhës; kjo është arsyeja që thonë se kështu përpara nuk ecet dhe vendi nuk bëhet; apo njerëzit hidhen në vjedhje e korrupsion, ose ikin, pasi nuk shohin të hapet ndonjë dritare a të krijohet perspektivë. Të gjithë punojnë vetëm për sot, sepse e dinē se puna e tyre, nëse mbetet, do të shkojë kot, dhe ata që vijnë thonë: “Vetëm Partia ime di të bëjë shtet”, por s’bën gjë, dhe shteti 108 vjeçar vazhdon të mbetet foshnje, i fundit në Ballkan e jashtë Evrope
nuk ecet dhe vendi nuk bëhet; apo njerëzit hidhen në vjedhje e korrupsion, ose ikin, pasi nuk shohin të hapet ndonjë dritare a të krijohet perspektivë. Të gjithë punojnë vetëm për sot, sepse e dinë se puna e tyre,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nëse mbetet, do të shkojë kot dhe ata që vijnë thonë: “Vetëm Partia ime di të bëjë shtet”, por s’bën gjë, dhe shteti 108 vjeçar vazhdon të mbetet foshnje, i fundit në Ballkan e jashtë Evrope. E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Vizita e Dr. Vjosa Osmanit në Shqipëri
Një udhëheqëse ndr “Në komb t’onë, duket se tërë hollësia e mendjes dhe e zemrës, tërë bukuria e karakterit dhe e sjelljes, i kanë renë për miras gruas.” (Faik Konica, Revista Albania, 1906)
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
“Ti Shqipëri më jep nder, më jep emërin shqipëtar…”, këndonte Naimi i madh. Shyqyr që Naimi u ka kënduar maleve, fushave, bregoreve, lumenjve dhe kodrave të Shqipërisë - dhuratës nga Zoti - si dhe “vendasve të mi të bekuar”, shqiptarëve në përgjithësi dhe jo politikanëve shqiptarë. Sepse, politikanët shqiptarë shpesh ia dalin që me sjelljet e tyre me njëri-tjetrin dhe me të tjerët, me praktikat dhe me vendimet e tyre si përfaqësues të popullit shqiptar, as nuk na kanë nderuar as nuk na bëjnë krenarë si shqiptarë, kudo që gjendemi. Vizita e Dr. Vjosa Osmanit, Kryetares së Kuvendit të Kosovës dhe Ushtrueses së detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës në Tiranë ishte një rast i tillë, zhgënjyes. Ashtu si edhe mijëra shqiptare e shqiptarë, anembanë botës edhe unë mbetem i zhgënjyer dhe i hidhëruar në shpirt nga pritja që iu bë në Parlamentin shqiptar, Dr. Vjosa Osmanit, bartëse e dy detyrave kryesore të Republikës së Kosovës. Atë ditë nuk e ndjeva veten aspak krenar se jam shqiptar. Ju lutem lexojeni fjalimin e Zonjës fisnike nga Kosova në Paralamentin e Shqipërisë dhe më thoni se çfarë tha gabim në fjalën e saj kjo përfaqësuese e denjë e një brezi të vuajtur të shqiptarëve të Kosovës dhe pse duhej që karriga e Kryeministrit të Shqipërisë
14
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
të ishte bosh për ato 14 minuta që foli zonja Osmani. Veni re gjithashtu mosrespektin e hapur që treguan parlamentarët e pranishëm shqiptarë ndaj pranisë së Vjosa Osmanit në Kuvendin e Shqipërisë, me telefona në dorë duke lexuar dhe duke dërguar mesazhe. Lëri më duartrokitjet me dy gishta, të disa prej tyre. Karriga bosh e Kryeministrit ishte një shprehje tjetër e qartë mosrespekti për Kosovën dhe një akt bojkotimi me dashje të zonjës Osmani. Disa prej këtyre “burrave”, të Parlamentit të Shqipërisë e treguan haptas përbuzjen dhe irritimin e tyre ndaj zyrtares së lartë dhe gruas fisnike nga Kosova. Fatkeqësisht, bojkotimet kanë një histori të gjatë dhe të shëmtuar në Shqipërinë e shekullit të kaluar. Gjatë komunizmit, Shqipëria njihej botërisht si vendi i bojkotimeve. Bojkotime ndaj Lindjes e Perëndimit, bojkotime ndaj organizatave ndërkombëtare, madje bojkotime edhe ndaj të Madhit Zot, duke e shpallur Shqipërinë vendin e parë ateist në botë, vendin bojkotues kundër Zotit. Karriga bosh e Kryeministrit të Shqipërisë gjatë fjalimit të zonjës Osmani në Kuvendin e Shqipërisë më kujtoi karrigat bosh të delegacionit të Shqipërisë komuniste pranë Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) dhe largimin nga salla të delegacionit të regjimit hoxhist 55-vjet më parë, kur Papa Pali i VI-të - i pari Papë në histori që ka vizituar OKB-në. Shtypi i kohës shkruante se delegacioni i Shqipërisë komuniste ishte i vetmi delegacion që u largua nga salla - për të kundërshtuar praninë e udhëheqësit të Kishës Katolike në OKB, duke shkaktuar kështu një skandal të vërtetë diplomatik në skenën botërore. Shtypi i
asaj kohe shënon se bojkotimi nga delegacioni i regjimit komunist shqiptar, i fjalimit të Papës Pali i VI-të në OKB - është pasuar nga një fushatë e egër, fyese dhe denigruese kundër Papës dhe Vatikanit - urdhëruar nga vet Enver Hoxha dhe shpërndarë nga mjetet e propagandës së tij me radio dhe me shtyp. E njëjta gjë ndodhi edhe pas fjalimit të zonjës Vjosa Osmani në Parlamentin e Shqipërisë, të enjtën që kaloi, një fjalim të cilin Presidentja në detyrë zonja Osmani me të drejtë e cilësoi, “sikur i flet njeriu familjes së vet”, por trajtimi që iu bë asaj nga një pjesë e medias së oborrit të pushtetit, nuk kishte asgjë të bënte me familjen e madhe shqiptare. Jo, jo, zonja Osmani, të gjithë e kuptuam shpejt pas fjalimit në Parlamentin shqiptar, ti nuk u trajtove si pjesëtare e “familjes shqiptare”. Pjesëtarë të caktuar të medias, të akredituar pranë “oborrit mbretëror”, u hodhën menjëherë në veprim duke shfryrë mllef kundër teje dhe duke justifikuar sjelljet e “trimave” të Shqipërisë karshi teje, një gruaje fisnike - politikane ndryshe nga Kosova. Unë e kam lexuar tri herë fjalimin tënd në Parlamentin e Shqipërisë, e nderuara Presidente dhe nuk mund të gjej ndonjë arsye logjike se pse janë çuar peshë këta njerëz. Ku e kanë hallin? Pse janë të zemëruar me fjalimin tënd në Parlament dhe me vizitën tënde në Tiranë në përgjithësi, megjithëse pritja juaj nga Presidenti Ilir Meta ishte dinjitoze dhe me protokoll të rastit? Ndoshta u zemëruan se e fillove vizitën tënde në Shqipërinë Nënë me një homazh tek Memoriali i Heroit kombëtar Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, në Lezhë. Mos vallë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ryshe nga Kosova
janë zemëruar me ty se kritikove disa prej politikave të Shqipërisë ndaj Serbisë dhe të qëndrimeve të saj ndaj Kosovës? Ju zonja Presidente me të drejtë paralajmëruat se “Kosova nuk mund ta shpërblejë Serbinë me territor të saj e as me koncesione të tjera për politikën gjenocidale që Serbia kishte ndaj nesh. Serbia duhet të pendohet, të kërkojë falje e të dënohet. E jo të shpërblehet. Dhe kjo duhet të jetë e qartë për këdo dhe ta themi me zë të lartë, këtu e në çdo vend tjetër të botës”. Ka gjë të keqe në këtë deklaratë? Duket se as thirrja e Dr. Vjosa Osmanit për unfikim të ideve dhe bashkrendim të politikave dhe programeve kombëtare nuk u prit mirë. Apo u zemëruan nga thirrja e saj publike që Kuvendi i Shqipërisë t’i bashkohet Kuvendit të Republikës së Kosovës në miratimin e Rezolutës që dënon gjenocidin serb në Kosovë? Apo mos i zemërove “burrat” e Kuvendit dhe “trimat” e Qeverisë së Shqipërisë dhe zëdhënësit e tyre në median e oborrit të tyre me thirrjen tënde që dy qeveritë dhe parlamentet shqiptare t’i garantojnë rinisë shqip-
tare “një të tashme më të mirë e një të ardhme më premtuese?” Apo ishte mesazhi i Presidentes së Kosovës që i zemëroi ata më së shumti: Hiqni traun me Kosovën! Pyetja është: pse gjithë ky mllef kundër një gruaje fisnike shqiptare e edukuar në Amerikë dhe qëndrimeve të saj atdhetare dhe thirrjeve për unifikim dhe bashkrendim të objektivave mbarëkombëtare midis dy shteteve shqiptare? Duke marrë parasysh qëndrimet e Tiranës zyrtare ndaj disa prej këtyre çeshtjeve, unë besoj se këto dhe arsye të tjera kontribuan që, fatkeqësisht, një pjesë e vizitës së Presidenetes së Kosovës në Tiranë të mos ishte aq e këndshme për të as për shumë prej nesh që jemi dakort me ato që Dr. Osmani tha në Parlamentin e Shqipërisë. Fatkeqësisht, ajo nuk u prit plotësisht si një si pjesëtare e familjes shqiptare, “në shtëpinë tonë të përbashkët”. Duket se “establishmenti” politik, për mungesë të një fjale më të mirë shqip u trondit nga fjalët e një përfaqësueseje të re të politikës shqiptare, qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri - frikë nga një udhëheqëse ndryshe e një brezi të ri politikanësh shqiptarë, që jep shpresë se ditët më të mira për Kombin shqiptar nuk janë larg, në qoftë se ajo dhe të tjerë si ajo nuk lejohen nga politikanët e këtyre 30-viteve të fundit të marrin në dorë frenat e të ardhmes kombëtare. Unë gjithashtu jam i mendimit se një gjë tjetër që trazoi zemrat e disa prej “burrave” të Shqipërisë është paragrafi i fundit i fjalimit historik dhe shumë prekës të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Kuvendin e Shqipërisë, ku ajo foli, ndër të tjera edhe për vuajtjet dhe krimet komuniste të regjimit të Enver Hoxhës dhe regjimit sllavo-komunist të ish-Jugosllavisë ndaj qindra mijëra familjeve shqiptare në përgjithësi dhe familjes së saj të ngushtë, në veçanti, duke përmendur vrasjen e xhaxhait të nënës së saj, i cili është vrarë dhe varrosur i gjallë nga regjimi i Enver Hoxhës, si kundërshtar politik, varri i të cilit as nuk dihet, si shumë kundërshtarëve politikë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Enver Hoxhës. “Përgjatë historisë sonë shumë familje janë ndarë mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të tillë e kishte fatin dhe familja ime. Gjyshi im, babai i nënës sime kishte përjetuar tortura të tmerrshme në burgjet e regjimit serb dhe në fund kishte vdekur nga ato tortura, ndërsa xhaxhai i nënës sime, vëllai tjetër Sulejman Vuçiterna, kryetar i Akademisë Ushtarake këtu në Shqipëri, kishte mbetur në Shqipëri, por u varros për së gjalli nga regjimi i Enver Hoxhës”u tha ajo parlamentarëve shqiptarë. Veshët e deputetëve shqiptarë nuk ishin mësuar të dëgjonin të vërteta të tilla në atë Parlament për krimet komuniste kundër shqiptarëve në të dy anët e kufirit, të dy regjimeve komuniste si motra: regjimit komunist të Enver Hoxhës dhe regjimit komunist sllavo-jugollav të Titos e Rankoviqit. Një deklaratë e tillë e guximshme nga zonja Osmani duhet të ketë shkaktuar irritim të madh në radhët e disa deputetëve të pranishëm atë ditë, ish-bashkëpunëtorë dhe nostalgjikë të atij regjimi vrasës. Zonja e nderuar, Presidentja në detyrë e Kosovës dhe njëherazi edhe Kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dr. Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Shqipëri, u tregoi “burrave” të politikës shqiptare, në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, si dhe përfaqësuesve të medias shqiptare, në shërbim të politikanëve shqiptarë - vlerat e gruas shqiptare: nënave, motrave dhe bijave të këtij Kombit të lashtë dhe krenar – e të cilat, sipas Faik Konicës janë dalluar gjithmonë për nga hollësia e mendjes dhe e zemrës dhe për nga bukuria e karakterit dhe e sjelljes - vlera këto që u mungojnë shumë burrave të politikës shqiptare, fatkeqësisht. Këtë mungesë vlerash njerëzore dhe shqiptare, shumë prej tyre e treguan haptas javën që kaloi, me trajtimin që i bënë Presidentes në detyrë të Republikës së Kosovës, zonjës Vjosa Osmani, e cila la nder kudo që shkoi, sidomos me fjalimin e saj historik në Kuvendin e Shqipërisë, javën që kaloi. E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Gjuha shqipe dhe moszotërimi i rregullave themelore të saj
Mangësi në të shpreh Situata thellohet edhe më tepër kur shkujdesi në të folur apo në të shkruar fillon nga vetë mësuesi. Këto gabime në shkolla po bëjnë që fëmijët të mos mund të dalin përtej kornizave të të folurit të paraardhësve të tyre që mund të kenë vetëm disa klasë shkollë. Shqiptimi dhe shkrimi jokorrekt i fjalëve, renditja e gabuar e tyre, nuk duhet që të tolerohet duke u vlerësuar me nota kaluese. Nëse kjo ndodh nga mungesa e aftësive të mësimdhënësit, atëherë këtë profesion ta ushtrojë një tjetër, sepse ai/ajo nuk është për të. Asnjë vendi nuk i duhen mësues që prodhojnë analfabetë.
Paula Dekaj
Lënda e parë së cilës i nënshtrohemi ta mësojmë që në klasën e parë është Abetarja. Pasi, pa përvetësuar leximin dhe shkrimin, s’jemi të aftë të mësojmë gjë prej fushave të tjera. Duke ia nisur me këtë libër në fillore, pastaj me “Gjuhën Shqipe” apo “Gjuha Shqipe dhe Letërsia”, janë
16
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
lëndët që i mësojmë për dymbëdhjetë vite mësim në shkollë. Pavarësisht hapësirës e rëndësisë që i jepet kësaj fushe, nga bankat e shkollës përsëri dalin analfabetë. Situata thellohet edhe më tepër kur shkujdesi në të folur apo në të shkruar fillon nga vetë mësuesi. Këto gabime në shkolla po bëjnë që fëmijët të mos mund të dalin përtej kornizave të të folurit të paraardhësve të tyre që mund të kenë vetëm disa klasë shkollë. Shqiptimi dhe shkrimi jokorrekt i fjalëve, rënditja e gabuar e tyre, nuk duhet që të tolerohet duke u vlerësuar me nota kaluese. Nëse kjo ndodh nga mungesa e aftësive të
mësimdhënësit, atëherë këtë profesion ta ushtrojë një tjetër, sepse ai/ ajo nuk është për të. Asnjë vendi nuk i duhen mësues që prodhojnë analfabetë. Për fat të keq, ngaqë kësaj tragji-komedie askush nuk i vë rëndësi, kjo vetëm sa vazhdon rrjedhën e vet të gabuar normalisht. Po këta nxënës, nesër në auditoret e universiteteve janë studentë me zotërim të dobët të drejtshkrimit të gjuhës shqipe. Problemi qëndron se këtu nuk kemi të bëjmë më me fëmijë, por me të rritur të cilët nuk e vrasin mendjen ta thonë më bukur e më saktë atë që kanë ndërmend. Duke u bazuar në atë që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
“
Një pasqyrë e mirë e realitetit të përgjithshëm të shoqërisë është media. Pikërisht aty shohim gabime të cilat herë vijnë nga vetë gazetarët, dhe më me tepricë nga bashkëbiseduesit. Media kontribuon negativisht me huazimet e fjalëve të huaja që na sjell ditë për ditë. Edhe pse mund të kemi disa sinonime në gjuhën shqipe për një fjalë të huaj, gazetari/ moderatori preferon “ta përshtasë” sipas dëshirës dhe ta shqiptojë/shkruajë sa herë të dëshirojë. Për shembull, kohët e fundit emisionet televizive “startojnë” dhe nuk “fillojnë” më si më parë.
hur dhe në të shkruar shohim, dëshira për vetëzhvillim dhe vetëpërmirësim në këtë aspekt duket e rrallë. Fakultetet nxjerrin profesionistë të fushave të ndryshme, por gjuha shqipe standarde a nuk duhet zbatuar nga të gjithë? Një pasqyrë e mirë e realitetit të përgjithshëm të shoqërisë është media. Pikërisht aty shohim gabime të cilat herë vijnë nga vetë gazetarët, dhe më me tepricë nga bashkëbiseduesit. Media kontribuon negativisht me huazimet e fjalëve të huaja që na sjell ditë për ditë. Edhe pse mund të kemi disa sinonime në gjuhën shqipe për një fjalë të huaj, gazetari/moderatori preferon “ta përshtasë” sipas dëshirës dhe ta shqiptojë/shkruajë sa herë të dëshirojë. Për shembull, kohët e fundit emisionet televizive “startojnë” dhe nuk “fillojnë” më si më parë. Rinia shqiptare nëpërmjet disa programeve televizive që gëzojnë një audiencë të gjerë, flet gjuhën shqipe si mos më keq. “Miratovi”, “pranovi”, “pëlqevi”, thotë ndërkohë që flet, një i ri shqiptar në një emision njohjeje/dashurie, ku për më tepër cilësohet edhe si një djalë i artikuluar. Meqenëse këta të rinj, falë
këtyre emisioneve fitojnë një popullaritet të madh, herë pas here kanë komunikojnë me ndjekësit e tyre në rrjete sociale. Kur këtë iu duhet ta bëjnë me shkrim, atë status duhet ta rilexojmë disa herë për të nxjerrë një domethënie. Shkrimet që qarkullojnë nëpër rrjete sociale në përgjithësi, dëshmojnë mangësitë në drejtshkrim qysh nga personat me pozita të larta dhe të rëndësishme në shoqëri, deri tek personat më të thjeshtë. Meqë rrjetet sociale janë një formë komunikimi publik edhe për pushtetarët dhe politikanët, ne vetë mund të vërejmë se sa gabime ortografike kanë kumtesat e tyre. Përveç këtyre, po të lexosh poshtë një statusi/lajmi të shumëkomentuar, sheh fjali që fillojnë por s’përfundojnë, mungesë totale shenjash pikësimi apo përdorim të tyre vend e pa vend, si dhe fjalë që nuk mund t’ua zbërthesh kuptimin. Përveç statuseve, komenteve dhe replikave që bëhen publikisht, komunikimi me mesazhe është një tjetër hapësirë ku ne shpalosim veten tonë. Fillimi i një bisede pa përshëndetje, mungesa e përdorimit të zanores ‘‘ë’’ dhe bashkëtingëllores ‘‘ç’’ duke
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
i zëvëndësuar me ‘‘e’’ dhe ‘‘c’’, mesazhe të gjata pa formë, si dhe nxitimi për ta dërguar sa më shpejt mesazhin as pa e kontrolluar njëherë më parë, na japin një komunikim që lë vend për keqkuptime. Aq më keq, mungesë aftësie për të ‘‘lidhur dy fjalë’’ vërehet me afrimin e festave. Fotomesazhe të shumta ‘‘pushtojnë’’ inbox-in tonë për këto raste, dhe rrallëherë na vjen ndonjë mesazh i mirëformuluar, sado i shkurtër qoftë. Pas të folurës, drejtshkrimi na qenka kudo i nevojshëm. Pavarësisht kësaj, sot gjendemi kaq dobët në njohurinë dhe zotërimin e tij, sepse rëndësia e tij duhet të merret më seriozisht e gabimet e brezave të përmirësohen dhe jo të përkeqësohen. Gjuha jonë shqipe pretendon të zhvillohet përherë e më shumë, ndërsa kjo nuk mund të arrihet nëse gjithësecili e deformon fjalën, ashtu siç vetë dëshiron. Njëherë e një kohë, edhe poeti klasik i Rilindjes, Filip Shiroka ka thënë: ‘‘Kurrë nuk kemi të drejtë të quhemi komb i qytetëruar, sado që të mësojmë gjuhë të huaja, sepse kombi nuk qytetërohet vetëm me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet.’’ E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Kirurgji plastike-estetike
Individët që nuk janë të kënaqur me pamjen e jashtme Shtjefën Ujkaj
Njerëzit, në shumë raste nuk janë të kënaqur me pamjen e tyre fizike, kështu që ata detyrohen të marrin vendimin për ndërhyrje të kirurgjisisë plastike. Por, sa ia vlen të bëhet një
18
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
gjë e tillë?! Përveç kostos së lartë për të tilla ndërhyrje kirurgjikale, shpesh klientët nuk janë të kënaqur as me rezultatin e asaj çfarë bëjnë. “Ndryshe e paramendojmë veten pas operimit e krejt ndryshe del në realitet”, shprehet një pacient që vetë i është nënshtruar një ndërhyrjeje të tillë, i cili dëshiroi të mbetet anonim. Sipas studimeve dhe ekspertëve të botës, njerëzve profesionistë që merren me këto operime, tregojnë se sado që të përkushtohen për nje
pacient që ai të duket sa më mirë, ai përseri nuk do të jetë shumë i kënaqur me veten, sepse sipas tyre ata nuk mund të ia ndërrojnë bazat/ fizionominë atij personi. Të lartëpërmendurit e fushës së mjekësisë tregojnë gjithashtu se, përpara ndërhyrjes pacientat duhet t’i nënshtrohen disa analizave, pasi duhet të mësohet gjendja shëndetësore e personit që dëshiron të kryejë ndërhyrjen. Në rast se këtu bëjnë pjesë njerëzit me semundje të ndryshme, atëherë është e
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Po në mjedisin tonë sa frekuentohen këto vende të cilat të mundësojnë një ndërhyrje të tillë? Natyrisht, edhe tek ne ka nga ata individë që s’janë shumë të kënaqur me pamjen e tyre, apo kanë një kompleks. Në veçanti të rinjtë dhe të rejat, duan që të bëjnë përmirësime të hundës, veshëve, por edhe minimizim të dukjes së rrudhave të fytyrës etj. rrezikshme të bëhet ndërhyrja, shprehen doktorë specialistë të kirurgjisë. Po në mjedisin tonë sa frekuentohen këto vende të cilat të mundësojnë një ndërhyrje të tillë? Natyrisht, edhe tek ne ka nga ata individë që s’janë shumë të kënaqur me pamjen e tyre, apo kanë një kompleks. Në veçanti të rinjtë dhe të rejat, duan që të bëjnë përmirësime të hundës, veshëve, por edhe minimizim të dukjes së rrudhave të fytyrës, etj. Por, si dhe pse arrihet deri tek kjo ide?
Natyrisht se po t’i futemi në thellësi të këtij veprimi, do të arrijmë në konkluzionin se rrjetet sociale mund të japin shkas duke sërvirur një “bukuri marramëndese”, të cilën të gjithë e dimë se nuk është askund në realitet, por përdoren filtra bukurie të ndryshme dhe personin e ndryshojnë plotësisht. Kështu, duke marrë si shembull nga këto rrjete sociale, duke ndjekur persona të ndryshëm me famë, ku profili i tyre duket i kuruar deri në detaj, arrihet edhe deri tek idetë e atilla për të bërë ndryshime
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
edhe në pamjen fizike. Por, si pasojë e asaj mund të ndodhë edhe që njerëzit të mos jenë të kënaqur me veten për vetë faktin se duan të ndjekin modelin e një x-aktori, ku duan të duken si ai/ajo, por që kjo është diçka e pamundur sado që të mundohen t’ia arrijnë atij qëllimit. Njerëzit janë të veçantë, çdo njëri ka fizionomi specifike, kurrsesi s’mund të bëhemi si një person tjetër, edhe pse ndoshta dëshirat janë të mëdha. Mbetemi ata që jemi, mbetemi të veçantë dhe për këtë dallojmë nga të tjerët. E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
19
VËSHTRIM & OPINION
Pandemia e COVID-19
Ndërlikohet edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara Periudha e pandemisë COVID-19 e ka ndërlikuar edukimin dhe aktivitetet e përditshme të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe prindërve të tyre. Qendra Ditore për fëmijë dhe të rinj me pengesa dhe vështirësi në zhvillim “Sirena” në Ulqin ka bërë përpjekje që
20
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
mësimi të zhvillohet në formë individuale për t’i mbrojtur nxënësit nga infektimi i mundshëm. Drejtori i Qendrës Ditore, z. Bilal Alaj vë në dukje përkushtimin ndaj mbrojtjes së fëmijëve nga infektimet e mundshme me COVID-19.
“
“Puna në këtë institucion zhvillohet në formë individuale. Jemi larguar grumbullimit të fëmijëve në grupe të mëdha dhe falë mirëkuptimit të të punësuarve si dhe të kushteve që janë krijuar për punë, ne i jemi përmbajtur në përpikmëri masave mbrojtëse të Trupit Koordinues Nacional”, tha z. Alaj.
“Puna në këtë institucion zhvillohet në formë individuale. Jemi larguar grumbullimit të fëmijëve në grupe të mëdha dhe falë mirëkuptimit të të punësuarve si dhe të kushteve që janë krijuar për punë, ne i jemi përmbajtur në përpik-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
mëri masave mbrojtëse të Trupit Koordinues Nacional”, tha z. Alaj. Psikologu dhe logopedi i kësaj qendre ditore vlerësojnë se periudha e pandemisë e ndërlidhur me mungesën e socializimit ka ndikuar në mënyrë negative tek gjendja emocionale e fëmijëve. Psikologia Albiana Tabaku tha se për shkak të pandemisë fëmijët janë të privuar prej shumë aktiviteteve. “ Në aspektin e aktiviteteve grupore, ku qëllimi parësor është socializimi në mes të fëmijëve, për shkak të situatës ata janë të privuar nga ky aktivitet dhe normalisht që lë pasoja dhe ndikon në zhvillimin e tyre”, tha psikologia Tabaku. Ndërkaq, logopedia Salije Meqikukiqi vlerëson se pandemia ka ndikuar në të gjitha fushat e veprimtarisë. “Pandemia ka ndikuar në fushat financiare, ekonomike dhe terapeutike. Kjo e fundit është më e rëndësishme
“
“
“Pandemia ka ndikuar në fushat financiare, ekonomike dhe terapeutike. Kjo e fundit është më e rëndësishme sa u përket fëmijëve me aftësi të kufizuara. Duke marrë parasysh faktin se ne si staf dhe terapeutistët në veçanti jemi përpjekur maksimalisht që të ruajmë energjinë e punës që kjo situatë të mos ndikojë negativisht tek fëmijët me nevoja të veçanta”, tha logopedja Meqikukiqi
sa u përket fëmijëve me aftësi të kufizuara. Duke marrë parasysh faktin se ne si staf dhe terapeutistët në veçanti jemi përpjekur maksimalisht që të ruajmë energjinë e punës që kjo situatë të mos ndikojë negativisht tek fëmijët me nevoja të veçanta”, tha logopedia Meqikukiqi. Z. Alaj shprehet i shqetësuar për mosmbështetjen buxhetore nga insti-
“Në aspektin e aktiviteteve grupore, ku qëllimi parësor është socializimi në mes të fëmijëve, për shkak të situatës ata janë të privuar nga ky aktivitet dhe normalisht që lë pasoja dhe ndikon në zhvillimin e tyre”, tha psikologia Tabaku
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
tucionet e pushtetit vendor në kohën e pandemisë. “Në këtë qendër gjenden 37 fëmijë. Këta janë fëmijë që nuk flasin, nuk ecin, janë fëmijë me autizëm, me lloje të ndryshme të pengesave dhe vështirësive në jetën e tyre. Aq më shumë kanë problem prindërit e tyre, të cilët tërë kohës janë të angazhuar rreth fëmijëve . Në këtë situatë është vështirë t’u ofrohen edhe kushtet elementare sidomos me mjetet higjienike”, tha z. Alaj. Ai vuri në dukje se fëmijët me aftësi të kufizuara janë në rrezik shumë më të lartë nga pandemia dhe reagimi i institucioneve duhet të përfshijë masa të planifikuara për t’i trajtuar ata. A. Salaj (VOA)
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
21
PANORAMË
“Zgjoi” i Bashollit në konkurrencë zyrtare në “Sundance Film Festival”
Filmi debutues i regjisores dhe skenaristes Blerta Basholli “Zgjoi” (Hive) është përzgjedhur në konkurrencë zyrtare kryesore në festivalin e njohur “Sundance Film Festival” që do të mbahet në janar të vitit 2021 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Zgjoi” është film i bazuar në një ngjarje të vërtetë që portretizon Fahrijen (interpretuar nga Yllka Gashi) e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes në një ambient
22
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
tradicionalisht patriarkal ku ambicia e saj për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Punët bujqësore fillojnë t’i ecin mbarë, pos bletëve që janë shumë kaotike dhe agresive ndaj saj. Në rrugëtimin për ta gjetur paqen me bletët, ajo fillon ta gjejë edhe paqen me vetveten. Regjisorja dhe skenaristja Blerta Basholli në lidhje me pjesëmarrjen në “Sundance...” u shpreh jashtëzakonisht e lumtur e në veçanti për temën që shtjellon ky film, për gratë e suksesshme të Krushës së Madhe. Regjisorja Basholli falënderoi
edhe të gjithë ekipin e filmit për të cilin u shpreh: “ Ishte një kombinim perfekt i një grupi filmbërësish nga shumë vende të ndryshme që kontribuan jashtë mase në të gjitha fazat e realizimit të filmit”. “Jam shumë i lumtur që pas një pune gati 5 vjeçare do të sjellim para publikut një rrëfim shumë të rëndësishëm për ne. Dua të falënderoj të gjithë ekipin dhe regjisoren Basholli e në veçanti zonjën Fahrije që na besoi tregimin e saj që ta realizojmë në film” – u shpreh producenti kryesor i filmit Yll Uka.
MARKETING
Urime Krishtlindjen
Gëzuar festat e fundvitit E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
23
MOZAIK
Përmbledhje e zhvillimeve kryesore në Malësi përgjatë vitit 2020
Vit i aktiviteteve të rë Përkundër përballjes me vështirësi nga më të ndryshmet të cilat i solli pandemia e virusit Sars Cov-2, nga fundi i muajit mars, viti 2020 në Malësi mund të konsiderohet si një vit i ngjarjeve dhe zhvillimeve krahasuar me vite të mëparshme, kur kemi të bëjmë me ndodhi kulturore dhe letrare të dobishme për shoqërinë. Me përjashtim të atyre që organizohen tradicionalisht çdo vit në vend, në vazhdim do të shpalosim disa nga aktivitetet më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas Mbajtja e trajnimit dyditor: “Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi” nën organizimin e Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve Përmes këtij trajnimi në të cilin morën pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, Faik Nika, përfaqësues të Komunës së Tuzit, të rinj dhe të reja nga treva të tjera shqiptare në Mal të Zi, u synua që të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi të jenë në qendër të vëmendjes që studentët dhe qytetarët në përgjithësi të njihen me të drejtat dhe se ku duhet t’i kërkojnë mekanizmat për realizimin e tyre. “Kemi filluar me modulin e parë që u mbajt në Ulqin e që kishte të bënte me Konventat Ndërkombëtare të cilat Mali i Zi i ka ratifikuar, ndërsa sot po realizojmë modulin e dytë të këtij seminari që ka të bëjë me kuadrin ligjor të të drejtave të pakicave në Mal të Zi”, ishte shprehur kryetari i KKSHsë, Faik Nika.
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve dha donacion librash për Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji”
Forumi i Parë i Gruas Shqiptare në Rajon Unioni i Bashkive Shqiptare të Rajonit, pjesë e së cilës është edhe Komuna e Tuzit, organizoi në Tuz, Forumin e Parë të Gruas Shqiptare në Rajon, në të cilin morën pjesë gra të suksesshme dhe me autoritet në të gjitha sferat jetësore, si: politikane, juriste, afariste, arkitekte, gazetare, artiste, këngëtare, ekonomiste, piktore, aktore dhe të fushave të tjera jetësore. Në këtë forum u mbajtën tri panele diskutimi. Në panelin e parë u diskutua për gruan në politikë dhe në pushtetin vendor. Paneli i dytë trajtoi rrugëtimin e gruas në botën ekonomike dhe paneli i tretë shpalosi rolin e gruas në Shqipëri. Kjo ishte hera e parë që në Tuz u organizua Forumi i Parë i Gruas Shqiptare në Rajon
Në kuadër të aktiviteteve të tij vjetore për mbrojtjen dhe ruajtjen e identitetit kombëtar shqiptar në Mal të Zi, KKSH-ja ka dhuruar një fond të pasur me libra për Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe për Shkollën e Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz. Në ceremoninë e dorëzim-pranimit të këtij fondi të pasur me 74 tituj librash të autorëve të njohur shqiptarë me 146 ekzemplarë, drejtoresha e Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”, znj. Miliana Daboviq falënderoi donatorët për këtë sasi të konsiderueshme dhe me vlerë të këtyre librave të cilët siç tha, do të jenë të domosdoshëm për nxënësit dhe për profesorët në këtë institucion
24
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
MOZAIK
ëndësishme në vend Në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, u organizua mbrëmje letrare me krijues të njohur shqiptarë në Mal të Zi Themelimi i Forumit të Gruas në Tuz Lidhja Demokratike Shqiptare më datë 17 korrik 2020 në Tuz, ka themeluar Forumin e Gruas. Në kumtesën për opinion të kësaj partie u theksua se është e nevojshme që zëri i gruas shqiptare të dëgjohet dhe të institucionalizohet.
SHPK “Komunale” hap tregun e gjelbër Nevoja për ekzistencën e një tregu të gjelbër në qytezën e Tuzit ishte e kahmotshme. Tregtarët vendas përherë e kanë theksuar mungesën e një tregu të tillë që do t’i përmbushte kërkesat e tyre që vite me radhë u mungonin, si pasojë e një tregu me kushte të dobëta dhe të papërshtatshme për biznesin e tyre të vogël. Kjo çështje tashmë është zgjidhur në favor të tregtarëve vendas, të cilët në të kaluarën produketet e tyre të ndryshme ushqimore i shisnin në tregun e vjetër, mu në mes të rrugës në brendësi të tregut. Sot, për këta tregtarë është siguruar një hapësirë e një objekti i cili ndodhet përballë tregut të vjetër, me një kapacitet prej shtatëdhjetë e katër banakëve, ku tregtarët vendas janë zhvendosur për të kryer veprimtarinë e përdishme të shitjeve. Drejtori i SHPK “Komunale” në Tuz. z. Nikollë Camaj, në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, ishte shprehur se nga kur e kanë marrë pushtetin në Komunën e Tuzit, njëri ndër prioritetet e tyre ka qenë realizimi i një tregu të gjelbër, që ky vend nuk e kishte.
Pas një periudhe relativisht të gjatë të mungesës së aktiviteteve të ndryshme shoqërore, veçanërisht të atyre kulturore në vend, më 29 korrik 2020, në fshatin Traboin të Hotit u organizua një mbrëmje letrare në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, e cila mblodhi në një ambient të freskët dhe tërheqës panoramik, krijues të spikatur të gjineve të ndryshme letrare, të njohur në të gjitha trevat shqiptare në Mal të Zi dhe më gjerë. Të pranishmit e kufizuar në numër për shkak të zbatimit të masave në fuqi për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, u njohën më nga afër me krijimtarinë e pasur letrare dhe artistike të shkrimtarëve, publicistëve, përkthyesve, romancierëve, kritikëve letrarë, prozatorëve, studiuesve, gjuhëtarëve, poetëve, etj., si të Anton Gojçajt, Nikollë Berishajt, Hajredin Kovaçit, Ali Gjeçbritajt, Dimitrov Popoviqit, Robert Camajt, Mark Lucgjonajt dhe Kaltrina Hotit. Kjo mbrëmje letrarare dhe artistike e gërshetuar me muzikë klasike dhe me një ekspozitë të piktorës së njohur Kaltrina Hoti, u mirëprit nga admiruesit e pranishëm të fjalës së shkruar, të artit dhe të kulturës në tërësi, në mes të të cilëve, përfaqësues diplomatik, përfaqësues të Komunës së Tuzit dhe të ftuar të fushave të tjera jetësore nga Malësia, Ulqini, Kraja, Ana e Malit, Plava dhe gjetiu. Aktiviteti në fjalë ishte organizuar nga Komuna e Tuzit.
Panairi i parë i Librit Në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”, u organizua në Tuz Panairi i parë i Librit në të cilin morën pjesë mbi pesëmbëdhjetë shtëpi botuese nga Mali i Zi, Shqipëria dhe Kosova, stendat e të cilave ishin të vendosura në ambientin e hapur, në qendër të qytezës së Tuzit. Në këtë panair mori pjesë edhe botuesi më i madh në gjuhën shqipe në Mal të Zi i cili boton kryesisht libra të autorëve vendas, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” nga Ulqini e cila prezantoi botimet e saj të viteve të fundit. Kjo është hera e parë që në Malësi organizohet Panairi i Librit. Panairi qëndroi i hapur për vizitorë nga data 26 deri më 28 gusht, ndërsa u organizua nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit. Toni Ujkaj E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
25
KULTURË
Muze i ri në Uashington kushtuar viktimave të komunizmit në botë
Ideologjia vrastare q Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit është një organizatë anti-komuniste jofitimprurëse këtu në Shtetet e Bashkuara, me qëndër në Uashington e themeluar me një akt të Kongresit, votuar unanimisht në vitin 1993 “me qëllim për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit”. Ky është misioni i këtij fondacioni me moton e veprimit “Për të mësuar të Vërtetën - Për të kërkuar Drejtësinë - Për të ruajtur Kujtesën”. Për pothuajse tre dekada ky fondacion ka zhvilluar një veprimtari të dendur për të edukuar dhe për t’i kujtuar - rinisë dhe publikut amerikan në veçanti, por edhe vizitorëve ndërkombëtarë në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara - krimet barbare të komunizmit gjatë shekullit të kaluar dhe më vonë, krime të bëra në më shumë se 40 vende të botës të sunduara dikur nga komunizmi. “Në qoftë se ne nuk u mësojmë brezave të rinj të vërtetën historike të 100 milionë viktimave të vrara nga regjimet komuniste gjatë shekullit të kaluar, atëherë ne nuk duhet të habitemi ndaj gatishmërisë së tyre për t’i përqafuar idetë marksiste”, pasi nuk e njohin, shprehet Marion Smith, Drejtor i përgjithshëm i Fondacionit Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në Uashington.
Memoriali në Uashington, kushtuar Viktimave të Komunizmit në botë
Në vitin 2007, Fondacioni ngriti statujën Përkujtimore të Viktimave të Komunizmit në cep të rrugëve të Nju Xhersit dhe Masaçusets Avenju, pranë selisë së Fondacionit Përkujtimor në Uashington, jo larg nga ndërtesa e Kongresit Amerikan dhe afër stacionit kryesor të trenave në kryeqytetin amerikan, si një kujtesë e përhershme për viktimat e komunizmit në botë, për të gjithë vizitorët dhe ata që kalojnë aty pranë çdo ditë. Mirëpo, Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit në frymën e
26
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
misionit që i ka caktuar vetes ç’prej themelimit të tij - “Për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit”, por edhe për të promovuar lirinë për ata popuj që ende jetojnë nën regjime
komuniste - ka vendosur që në vitin 2021 të hedhë një hap tjetër edhe më të rëndësishëm – hapjen e Muzeut të Viktimave të Komunizmit mu në qendër të Uashingtonit, në rrugën e 15-të në veri-perëndim të Sheshit
KULTURË
që përçmoi lirinë
të njohur MekPerson. “Washington Business Journal” njofton në një artikull të gjatë botuar javën që kaloi - hapjen e muzeut më të ri privat në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara, atë kushtuar Viktimave të Komunizmit
në botë. Në këtë artikull botoi edhe fotografinë e ndërtesës (më poshtë ku do të vendoset muzeu). Z. Marion Smith, Drejtori ekzekutiv i Fondacionit Përkujtimor së Viktimave të Komunizmit, u shpreh për “Washington Business Journal” se hapja e një Muzeu Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit në Botë në Uashington DC ka qenë një objektiv për një kohë të gjatë i fondacionit që ai drejton. Muzeu, sipas tij do të jetë i pasuruar me ekspozita të përhershme dhe të përkohshme dhe do të tregojë shumë histori tragjike nga afro 40 vende që janë sunduar nga diktatura komuniste moniste, gjatë 100 viteve të kaluara. Ndërkaq, Fondacioni Përkujtimor organizon programe, takime edukative dhe fushata mediatike që kanë të bëjnë me pasojat e komunizmit në botë dhe çdo vit shpërndan çmime dhe dekoratën prestigjoze të “Lirisë Truman-Regan”, atyre që “kanë vënë në dukje dhe që kanë punuar dhe që kanë treguar një angazhim të gjatë në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë, duke kundërshtuar ideologjinë komuniste”, ndërkohë që Fondacioni gjithnjë mbështet aktivitetet anti-komuniste në Kinë dhe në Amerikën Latine. Siç thash edhe më lart, misioni i Fondacionit të Kujtesës së Viktimave të Komunizmit në botë është themeluar për të edukuar Amerikanët rreth ideologjisë, historisë dhe trashëgimisë së komunizmit dhe për të promovuar lirinë për ata popuj të cilët ende jetojnë nën regjime komuniste. Fondacioni Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit shprehet se këtë detyrë e konsideron si një detyrim solemn të vetin për t’i ekspozuar gënjeshtrat e komunizmit, të gjithë atyre që thonë se janë të gatshëm që, pse jo, kolektivizimit dhe komunizmit si ideologji, t’i jepet edhe një mundësi tjetër veprimi, që të provohet edhe njëherë. Brezat e rinj, sipas Fondacionit Amerikan Përkujtimor të Viktimave të Komunizmit duhet të ballafaqohen me realitetin e marksizmit, në praktikë.
Theksohet se socializmi nuk është një filozofi e mirë njerëzore dhe se socializmi marksist është ideologjia më vdekjeprurëse në histori. Në shekullin XXI, ne kemi një mundësi të mësojmë nga krimet e komunizmit gjatë shekullit XX dhe ta riafirmojmë shoqërinë tonë të lirë, të bazuar në lirinë individuale, në tregun e lirë, në sundimin e së drejtës, në vetëqeverisjen demokratike dhe në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të njeriut. Në çfarë lloj bote duam të jetojmë, në shekullin XXI - një botë e përcaktuar nga kolektivizmi e komunizmi, apo nga liria, demokracia dhe të drejtat e njeriut? Siç duket, me ndërtimin e një muzeu të ri në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara dhe të botës së lirë në përgjithësi, në kujtesë të përhershme të viktimave të komunizmit në botë Fondacioni (Amerikan) Përkujtimor i Viktimave të Komunizmit, po përpiqet që të pakën, pjesërisht t’i përgjigjet pyetjes se në çfarë bote duam të jetojmë në këtë shekull - nën komunizëm apo në liri. Me atë rast, Presidenti Bush ka thenë se viktimat e komunizmit do t’i kujtojmë përgjithmonë në histori: “Ne kurrë nuk do t’i dimë emrat e të gjithë atyre që u vranë nga komunizmi, por në këtë vend të shenjtë, viktimat e panjohura të komunizmit do të shenjtërohen në histori dhe do të kujtohen përgjithmonë. Ne ua përkushtojmë këtë memorial, sepse kemi një detyrim ndaj atyre që vdiqën - të përkujtojmë jetën e tyre dhe të nderojmë kujtesën e tyre”. Rrezikun nga komunizmi, ish-presidenti Xhorxh W. Bush e ka krahasuar me kërcënimin e terrorizmit në fillim të këtij shekulli, ndërsa është shprehur se: “Ashtu si komunistët, edhe terroristët dhe radikalët që kanë sulmuar kombin tonë janë pasues të një ideologjie vrasëstare që përçmon lirinë, shtyp të gjitha disidencat, ka ambicie ekspansioniste dhe ndjek qëllime totalitare”. F.Shkreli E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
27
PORTRET
Portret: Prim. Dr. Gani Karamanaga
Mjeku humanist që i mu edhe sot Shtëpisë së Sh Ai ka qenë ndër nxënësit më të mirë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Cetinë, pastaj edhe një ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Ganiu ka pasur edhe një karrierë të suksesshme si mjek, por edhe si udhëheqës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ka punuar mbi 40 vite në mjekësi në Ulqin dhe rrethinë, duke lënë gjurmë të mëdha, në popull dhe te kolegët
Ismet Karamanaga Dr. Gani Karamanaga ka gëzuar dhe ende gëzon respekt të madh te popullata, pavarësisht se ka një kohë që është në pension. Derisa ka qenë mjek aktiv, shumë mendime dhe diagnoza të tij i kanë vërtetuar klinikat më të njohura në vend dhe jashtë. Sot ai merret me publicistikë dhe shkruan pandërprerë libra. Pa dyshim që ky njeri i rrallë, që nga fillimi i punës së tij në mjekësi ”Betimin e Hipokratit” e ka pasur të lindur në zemrën e tij të madhe për çdo pacient, njeri, pa dallim feje, kombi dhe race, dhe gjithmonë ka qenë i gatshëm që edhe në mesnatë të dalë nga Kalaja për t’u ofruar ndihmë. Jam krenar që është vëllai im. Megjithëse ka disa vite që është në pension, ai nuk pushon kurrë. Ka një energji të pashtershme dhe frymëzim të pafund. Ai studion, shkruan dhe hulumton. Ganiu ka shumë botime dhe pa dyshim që në botimet e tij ka përfshirë personalitete dhe ngjarje të ndryshme nga e kaluara jonë, por edhe nga jeta bashkëkohore. Ka shkruar shumë artikuj dhe studime lidhur me profesionin
28
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
e tij, të cilin e ka ushtruar deri në perfeksionizëm. Unë do të veçoj, sipas meje, librin më të mirë në këtë lëmi ”Udhëtimi i një mjeku”, të botuar në gjuhën shqipe dhe malazeze. Libri përfshin udhëtimin e një mjeku gjatë një periudhe të gjatë të jetës së tij, të lidhur me sakrifica dhe sfida në luftën për zhvillimin e mjekësisë, por edhe për ngritjen e identitetit të popullatës sonë shqiptare në qytetin e bukur të Ulqinit, pas tërmetit katastrofal të vitit 1979 dhe më vonë. Tre mandate është zgjedhur drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin, kështu që kontributi i tij ka qenë jashtëzakonisht i madh. Ende edhe sot vërehet mungesa e tij, pavarësisht se pa çdo njeri mund të punohet dhe jetohet. Nuk dua t’i analizoj librat e tij pasi që për këtë ka njerëz më kompetentë, por dua të përsëris një fjali nga fjalimi i tij në përurimin e librit tim ”Ulqini, Florini - Portrete, In Memoriame”, organizuar më 17 shtator të këtij viti në Skenën Verore, në Kalanë e Ulqinit, që ende më tingëllon në veshët e mi. “E përse mos të shkruaj për vëllain tim një vlerësim?! Pse jo?” Ishte kjo fjali me të cilën ai e përfundoi vlerësimin e tij për librin tim. Nuk është për t’u çuditur se përse shkruan Gani Karamanaga. Në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Cetinë ishte nxënës i shkëlqyeshëm dhe që nga ajo kohë si nxënës ka shkruar dhe ka
botuar poezi në gjuhën malazeze, në revistën “Stvaranje” të asaj kohe. Prandaj gjithmonë ka pasur afinitet dhe frymëzim për të shkruar. Sot, një gjysmë shekulli më vonë, tek ai përsëri është zgjuar talenti i pashtershëm për shkrim. Edhe tash në moshën 74-vjeçare, ai ka një durim të pafund, një inspirim të rrallë, në veçanti kur hulumton dhe shkruan për ngjarjet brenda mureve të Kalasë sonë, vendlindjes sonë të lashtë dhe të bukur. Kohët e fundit bie në sy lidhja dhe frymëzimi i tij nga fëmijëria jonë dhe jeta brenda bedenave të Kalasë 2500-vjeçare. Kujton saranxhën në kopshtin tonë, ku si fëmijë kemi luajtur, lexuar dhe mësuar, por edhe ku kemi shijuar aromën e detit në orët e pasditës, kujton freskinë e maestralit. Kohën e fundit shkruan në veçanti për legjenda dhe ngjarje që kanë ndodhur në çdo skaj të Kalasë, por edhe për disa ngjarje gjatë një kohe relativisht të shkurtër të shekullit të kaluar. Çdo rrugëtim nëpër kohë dhe hapësirë, në çdo qytet, ka tregime, legjenda, anekdota dhe rrëfime të ndryshme, kështu që edhe qyteti ynë i bukur Ulqini ka legjendat dhe tregimet e veta gojore. Ganiu ka bërë një punë të madhe duke i mbledhur dhe botuar në librat e tij me tituj interesantë, duke përdorur të folmen autoktone shqipe të Kalasë së Ulqinit. Shumë prej tyre i kemi dëgjuar si fëmijë
PORTRET
ungon hëndetit duke luajtur në “Pazarin e Gjytetit” nga burrat të cilët një pjesë të ditës e kalonin aty. Ganiu i ka shënuar edhe nga disa zonja të Kalasë, të cilat shpeshherë i kanë folur në “Qoshkun” e famshëm të nenes Hajlije, duke pirë kafe. Të gjitha këto Ganiu i ka shënuar me frymëzim, emocione e ndjenjë të thellë shpirtërore. Shumë nga këto rrëfime janë ngjarje të vërteta dhe ky fakt iu jep tregimeve vlerë dhe peshë më të madhe dhe të veçantë. Gjithashtu, Ganiu në librat e tij ka nxjerrë në dritë edhe shumë personalitete, të cilët kanë dhënë kontribut të madh për ngritjen e fesë islame në Ulqin dhe rrethinë. Të mos flasim për kontributin e tij të madh për rindërtimin e Xhamisë së Ranës. Shkruan edhe për kroje të vjetra dhe objektet fetare, për myftinj dhe imamë të njohur të qytetit tonë. Çdo sekuencë e jetës është në fokusin e interesimit të tij. Libri i tij i fundit “Monumentet” është një libër monumental në fushën e trashëgimisë kulturore-historike. Rrjeti social Facebook më përkujtoi në një shkrim modest që ia kam kushtuar më herët. Kjo zgjoi tek unë emocione dhe frymëzim për të shkruar një portret pak më të gjatë. Ishim bashkë duke shëtitur dhe shijuar erën e detit në Ranën tonë të bukur. Pamja e Kalasë, vendlindjes sonë, deti i kaltër dhe valët e detit më shërbyen si inspirim. Ganiu ka qenë i butë, i mire, i vyeshëm dhe i sjellshëm. Ai e ka filluar punën si mjek në kohë të vështira, sidomos gjatë dhe pas tërmetit katastrofal të vitit 1979, duke u ballafaquar me sfida që vetëm një personalitet si ai ka mundur t’i përballojë. Ai ka qenë ndër nxënësit më të mirë në Shkollën e Mesme të Mjekësisë në Cetinë, pastaj edhe një ndër studentët më të mirë të Fakultetit të Mjekësisë në Beograd. Prandaj, nuk është për t’u çuditur që Ganiu ka pasur edhe një karrierë të suksesshme si mjek,
por edhe si udhëheqës në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin. Ka punuar mbi 40 vite në mjekësi në Ulqin dhe rrethinë, duke lënë gjurmë të mëdha, në popull dhe te kolegët. Ganiu është edhe kryetar i Bashkimit të Krijuesve Shqiptarë në Mal të Zi, ku vite me radhë jep kontribut të madh në promovimin dhe botimin e librave të ndryshëm të autorëve shqiptarë. Ai është edhe autor i shumë librave dhe artikujve nga fusha e mjekësisë. Një prej tyre, që unë e vlerësoj shumë, pa dyshim është libri “Dielli, deti, shëndeti”, një përmbledhje e punimeve kërkimore-shkencore. Së fundmi, ai ka shkruar edhe një libër të posaçëm për mjekët e pare në Ulqin, duke i nxjerrë nga harresa. Prandaj, kur të bëhet një analizë e mjekësisë së qytetit tonë, një enciklopedi për studiues, jam i sigurt se emri i prim. dr. Gani Karamanagës do të shkruhet me shkronja të mëdha. Për një njeri të tillë dhe specialist në fushën e pneumofiziologjisë, siç është dr. Gani Karamanaga, duhet të shkruhet gjithmonë pasi që ai është një njeri i jashtëzakonshëm, i sinqertë, modest dhe një mjek në të cilin pacientët nga tërë viset e Malit të Zi dhe diaspora kanë pasur besim të madh. Ka qenë gjithmonë i disiplinuar, me një autoritet dhe respekt të veçantë nga të gjithë. Ganiu i mungon edhe sot Shtëpisë së Shëndetit. Pavarësisht se unë nuk jam kompetent të vlerësoj këtë, por ky
është mendimi i atyre që ditë për ditë kanë qëndruar pranë ordinancës së tij në Shtëpinë e Shëndetit. Gjithashtu, edhe shumë mjekë të tjerë dhe specialistë të kësaj fushe ndajnë këto vlerësime për të. Kjo më nxiti edhe më tepër që të shkruaj për këtë humanist kaq të vyeshëm, të mirë dhe të njohur në tërë Malin e Zi dhe më gjerë. Duke e analizuar trekëndëshin ku ai ka lindur, është shkolluar dhe ka studiuar, duke filluar nga Ulqini, Cetina dhe Beogradi, mund të vëresh se sa shumë këto mjedise kanë ndikuar në zhvillimin e personalitetit të tij. Këto mjedise të ndryshme kanë bërë dhe kanë formuar një mjek dhe specialist kaq të mirë, një humanist të gjithanshëm, por më vonë edhe një publicist. Dr. Ganiu është gjithmonë i hapur për çdo pacient dhe për çdo njeri i cili kërkon ndihmën e tij për çdo gjë. Asnjëherë nuk mund të ndodhë që ai mos t’ju pranojë. “Trokitni” në derën e shtëpisë së tij, sepse ai gjithmonë ju pret me buzëqeshje, me fjalët më të mira dhe më të ëmbla, duke ju dhënë gjithmonë shpresë. Një shembull i tillë siç është dr. Ganiu, pa dyshim që meriton të përmendet dhe mos të harrohet. Ndoshta dikur ai dhe shokët e tij do ta gëzojnë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Emri i tij me siguri do të jetë në majën e piramidës së mjekësisë te ne, por pse jo, edhe në majën e piramidës së kulturës sonë. E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
29
MOZAIK
Dorëzimi i Selanikut nga gjenerali shqiptar
I mirë për grekët, i k tradhtar për Perand Selaniku është kryeqendra e Greqisë së Veriut. Unë jetova dhe punova rreth 12 vite në këtë qytet. Gjatë qëndrimit tim u mora dhe me studimet historike që lidheshin me jetën politiko-shoqërore të shqiptarëve, që nga koha e Perandorisë Osmane e deri më sot
Arben Llalla Kësisoji, në Selanik ka jetuar disa vite Ismail Qemal Vlora, kurse Mbreti Ahmet Zogu qëndroi pak muaj pas largimit nga Shqipëria në vitin 1939. Në qytetin e Selanikut është vrarë ish-kryeministri i Shqipërisë, Hasan Prishtina, më 12 gusht 1933. Gjatë kohës së kryengritjes së turqve të rinj (Xhonturqit) në korrik-gusht të vitit 1908, Çerçiz Topulli, Bajo Topulli dhe Mihal Grameno qëndruan disa ditë në Selanik. Në vitin 1916, në qytetin e Selanikut, forcat greke të ndihmuar nga ushtria franceze, pushkatuan atdhetarin e shquar Themistokli Gërmenjin. Komuniteti shqiptar në Selanik ka pasur edhe varrezat e tij në lagjen e sotme Triandhria. Vendi i varrezave të shqiptarëve ka qenë i blerë nga familjet shqiptare që kanë jetuar dhe punuar në Selanik në kohën e Perandorisë Osmane. Këto varreza u shkatërruar nga qeveria greke në vitin 1983. Eshtrat e mijëra të vdekurve u zhdukën, përveç disa nga ato të cilat i tërhoqën familjarët e tyre që jetonin ende në Selanik atë vit. Me Selanikun lidhet një ngjarje shumë e rëndësishme për shqiptarët dhe Greqinë, është ajo e 26 tetorit 1912, kur komandanti turk me kombësi shqiptare, gjenerali Hasan Tahsin Pasha Mesarea (1845-1918), ia dhuroi grekëve dhe jo bullgarëve
30
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
qytetin e Selanikut. Hasan Tahsin Pasha, pasi ua dhurojë grekëve Selanikun, u largua në fillim për në Francë e më pas në Zvicër. Vdiq në vitin 1918, në Lozanë, ku u varros për herë të parë. Në vitin 1937, Hasan Tahsin Pasha zhvarroset dhe eshtrat e tij u varrosën për herë të dytë në varrezat e shqiptarëve në Selanik, në varrin familjar Mesarea. Pasi u prishën varrezat shqiptare më 1983, përsëri zhvarroset dhe rivarroset në varrezat e Malakopit, ku eshtrat qëndruan 23 vite. Në tokën ku gjendeshin varret e shqiptarëve në Selanik u ndërtuan pallate, rrugë e një pjesë mbeti lulishte dhe njihet me emrin Parku
Triandhria. Më 2006, eshtrat e Hasan Tahsin Pashës do të zhvarrosen për të tretën herë për t’u rivarrosur me nderime të larta ushtarake bashkë me eshtrat e djalit të tij, Qenanit, në Muzeun e Luftërave Ballkanike që ndodhet 25 kilometra larg Selanikut në drejtim të qytetit të Edesës. Ndërtesa që është kthyer në Muze ka shërbyer për bisedime midis gjeneral Mesaresë dhe komandantit të ushtrisë greke Kostandinit, nga 25-26 tetor 1912. Hasan Tahsin Pashë Mesarea kishte shtatë fëmijë, prej të cilëve vetëm tre mbijetuan: dy djem dhe një vajzë. Njëri nga djemtë e tij, Qemal Mesar-
MOZAIK
keq për bullgarët, dorinë Osmane ea, ka qenë ambasador i Shqipërisë në Athinë më 1933-1934. Ai u martua me një greke dhe vdiq në vitin 1968. Vajza e vetme u martua në Turqi. Kurse, djali tjetër quhej Qenan Mesarea (1889-1965). Gjenerali Mesarea ka shërbyer si komandant i përgjithshëm i trupave osmane në Jemen, Siri, Irak, Qipro, Kretë dhe në Selanik. Gjatë kohës që ka shërbyer në Kretë, lidhi miqësi me Venizelon, i cili pas dorëzimit pa luftë qytetin e Selanikut e ndihmoi më vonë familjen Mesarea që të largohej për në Francë dhe të fitonte shtetësinë greke. Hasan Tahsi Mesarea i përket ajkës së shqiptarëve që kanë studiuar në Shkollën e Mesme Zosimea të Janinës. Siç dihet, në këtë gjimnaz kanë ndjekur mësimet Konstadin Kristoforidhi, Ismail Qemali, Hoxhë Hasan Tahsimi, Ali Asllani, Abedin Pash Dino, Naim dhe Sami Frashëri, Sali Nivica, Aleksandër Xhuvani, etj. Historia e Hasan Tahsin Mesarea është një nga historitë e shumta të
ushtarakëve shqiptarë që i kanë shërbyer ushtrive të huaja. Rrugëtimi i tij nisi në vitin 1845, në fshatin Mesarea, në Jugun e Shqipërisë (Mesare ndodhet në rrethin e Kolonjës). Ishte ushtarak vizionar i cili shpëtoi jetët e mijëra qytetarëve të kombësive të ndryshme që jetonin në qytetin e Selanikut. Akti i tij për dorëzimin me paqe të këtij qyteti tregon shpirtin human të një njeriut të cilit i takon nderi më i madh për shpëtimin e Selanikut nga shkatërrimi nën grykat e topave. Historianët grekë çlirimin e Selanikut ia dedikojnë komandantit të ushtrisë greke Konstandin apo Venizelosit, por këto merita janë të pavlera përpara aktit human të gjeneralit Mesaresë i cili preferoi më mirë dorëzimin me nder se sa të derdhej gjaku lum. Në çastin e dhurimit të Selanikut, gjeneral Mesarea kishte 26.000 ushtarë nën komandë dhe vendosi të shpëtonin e jo të vriteshin (nga Perandoria ai u shpall tradhtar dhe u dënua me vdekje, për çka iku në Zvicër – v.j.). Por, si ndodhi dorëzimi i Selanikut? Pas luftimeve të gjata midis forcave turke dhe forcave të ushtrisë greke në Greqinë e Veriut, u arrit armëpushimi. Gjenerali turk me kombësi shqiptare, më 26 tetor 1912, kishte firmosur dhurimin e qytetit grekëve dhe po përgatitej të largohej bashkë me ushtrinë për në Turqi. Më 27 tetor të dërguarit e kryegjeneralit të ushtrisë bullgare, Teodorov, duke mbajtur flamurin e bardhë, u takuan me gjeneral Hasan Tahsinin. Bullgarët përfaqësoheshin nga një kolonel, dy oficerë dhe kapiteni Standov që më pas u bë ambasador i Bullgarisë në Paris. Gjatë bisedës, kapiten Standovi shprehu befasinë dhe pakënaqësinë për dorëzimin e Selanikut grekëve pasi, siç tha ai, ushtria bullgare kishte hyrë duke luftuar disa herë në Selanik. Prandaj, gëzonte të
drejtën që ta marrë në dorëzim në emër të naltmadhnisë së tij, Carit të Bullgarisë. Por, gjeneral Hasan Tahsini u kujtoi bullgarëve që ushtria turke kishte pasur kundërshtar lufte për Selanikun vetëm ushtrinë greke. Koloneli kryesor i përfaqësueses bullgare, pas këtyre fjalëve u përgjigj me tërbim se para pak orëve ushtria bullgare kishte luftuar kundër ushtrisë turke në rrethinat e Selanikut. Prandaj, duhej të përgatitej menjëherë një shkresë e posaçme sipas të cilës qyteti i Selanikut i dorëzohej ushtrisë bullgare. Ndonëse tashmë i mundur, gjenerali Hasan Tahsin Pasha me kryelartësi tha “Jo!”. Atëherë me diplomaci ndërhyri kapiten Standovi për të qetësuar përshtypjen e keqe që kishte lënë koloneli bullgar, duke thënë se pas një përgjigje pozitive për bullgarët, Hasan Tahsin Pasha do të vlerësohej nga kryegjenerali Todorov dhe ushtria e tij. Pas dy orë bisedimesh, pa bindur gjeneral Tahsinin, kapiten Standovi shprehu dëshirë të bisedonte vetëm për vetëm me djalin e gjeneralit, adjutantin Qenan Mesarea. Pasi kaluan në një sallë veçmas, Standovi nxori nga çanta e tij një çek të një banke londineze me një shumë marramendëse që ia dha adjutant Mesareas duke pëshpëritur se çeku ishte shpërblimi për një firmë të thjeshtë të babait të tij. Në atë çast, Qenan Mesarea mbeti i hutuar dhe u kthye në zyrë duke refuzuar shpërblimin. Pasi dështuan kërcënimet dhe shpërblimet e ndryshme, përfaqësuesit bullgarë kërkuan që gjeneral Hasan Tahsin Pasha t’u jepte një kopje të protokollit të dorëzimit të Selanikut forcave të ushtrisë greke. Pasi morën kopjen e protokollit të dorëzimit të qytetit të Selanikut forcave greke, përfaqësuesit e ushtrisë bullgare u larguan për të mos u kthyer më kurrë. E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Në kuadër të projektit Interreg “P.A.S.T.4Future” u mbajt turneu edukativ i turizmit të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm
U vizituan vende të rëndësishme të Komunës së Tuzit Tuz – Nga data 14 deri më 18 dhjetor 2020, në kuadër të projektit Interreg “P.A.S.T.4Future” i implementuar nga Komuna e Tuzit si partneri i vetëm nga Mali i Zi, është mbajtur një turne edukativ i turizmit të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm në Mal të Zi ku morën pjesë mbi njëzetë përfaqësues të operatorëve turistikë, agjenci udhëtimi nga Mali i Zi, Serbia, Kroacia, Kosova si dhe përfaqësues
32
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
të sektorit joqeveritarë, përfaqësues të komitetit paraolimpik të Malit të Zi dhe gazetarë. Njoftimin mbi këtë turne e ka bërë të ditur Komuna e Tuzit. “Turneu edukativ iu kushtua turizmit të aksesueshëm dhe të qëndrueshëm dhe ishte një nga rezultatet kryesore përfundimtare të projektit të financuar nga “P.A.S.T.4Future” nga ana e Interreg - IPA CBC - Itali
- Shqipëri - Mali i Zi i Bashkimit Evropian”, theksohet në këtë njoftim. Më tutje thuhet se vizita filloi të hënën më 14 dhjetor, ku grupi vizitoi vende të rëndësishme në Komunën e Tuzit. Një ditë më vonë, ata vizituan rrugën panoramike rreth Koritës, të mërkurën Podgoricën, Tivarin dhe Ulqinin, kurse të enjten dhe të premten, Kotorrin dhe Tivatin. t. u.
MOZAIK
Ndryshime në krye të Komunës së Plavës
Nihad Canoviq, kryetar i ri Plavë – Në seancën e Kuvendit të Komunës së Plavës, të thirrur me nismën e 1/3 të këshilltarëve të Kuvendit, që është mbajtur të hënën në sallën e madhe të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”, ku ishin të pranishëm 20 këshilltarë prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi, është shkarkuar kryetari i Komunës, Mirsad Bajraktareviq, dhe është zgjedhur kryetari i ri, Nihad Canoviq. Propozimi për shkarkimin e kryetarit të Komunës ka qenë pika e vetme e propozuar e rendit të ditës, por me propozim të kryetares së Këshillit për zgjedhje e emërime, Sanija Srdanoviq, ai u plotësua edhe me tri pika të reja: Propozim vendimin për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komunës së Plavës, Propozim vendimin për shkarkimin e dy anëtarëve të Këshillit për zgjedhje dhe emërime, dhe Propozim vendimin për emërimin e dy anëtarëve të rinj të Këshillit për zgjedhje dhe emërime në vend të atyre të shkarkuar. Pas verifikimit të mandatit të këshilltares së re Resma Shehoviq nga lista zgjedhore “Socialdemokratët e Malit të Zi, Ivan Brajoviq – Ne vendosim me konsekuencë për Plavën”, në vend të këshilltares së këtij subjekti politik, Ana Petroviq, e cila më
parë kishte dhënë dorëheqje, dhe aprovimit të rendit të plotësuar të ditës, përfaqësuesi i propozuesve të nismës së sipërpërmendur, Sanell Canoviq, arsyetoi nismën për shkarkimin e kryetarit të komunës. Nismën e kanë mbështetur me nënshkrimet e veta 16 këshilltarë të Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe Partisë Boshnjake, me arsyetimin se kryetari i Komunës së Plavës, Mirsad Bajraktareviq, nuk i ka respektuar të gjitha detyrat e përcaktuara me ligje, dispozita dhe akte komunale që kanë qenë të parapara. Në votimin e hapur me aklamacion, prej 22 këshilltarëve të pranishëm në seancë, për shkarkimin e kryetarit Bajraktareviq kanë votuar 17 këshilltarë (16 të Socialdemokratëve dhe Partisë Boshnjake) të pozitës dhe një i Grupit të Qytetarëve “Zgjedhim Plavën” në opozitë, kurse pesë këshilltarë të PDS-së kanë votuar kundër shkarkimit të Bajraktareviqit, të cilët deri më tani kanë qenë në pozitë, e të cilët pas votimit, bashkë me kryetarin e Kuvendit të Komunës, Shefket Jevriq, kanë braktisur punën e seancës. Pas pushimit të shkurtër, vazhdimin e punës së seancës e ka drejtuar këshilltari i Partisë Boshnjake,
Besim Musiq. Këshilltarja e Socialdemokratëve, njëherit edhe kryetarja e Këshillit për zgjedhje e emërime, Sanija Srdanoviq, për kryetar të ri të Komunës së Plavës ka propozuar nënkryetarin aktual të komunës, ekonomistin e diplomuar, Nihad Canoviq, i nominuar nga kryesia e Socialdemokratëve të Malit të Zi – Dega në Plavë. Ndonëse ky ishte propozimi i vetëm për këtë post, në votimin publik me aklamacion, me 16 vota “Për” të Socialdemokratëve e Partisë Boshnjake dhe një votë “të përmbajtur”, Nihad Canoviq u zgjodh kryetar i ri i Komunës së Plavës deri në zgjedhjet e reja lokale. Përkujtojmë se kryetari i shkarkuar i komunës, Mirsad Bajraktareviq, ka qenë anëtar i Socialdemokratëve të Malit të Zi, por një muaj para zgjedhjeve parlamentare të 30 gushtit ka dhënë dorëheqje bashkë me dhjetë anëtarë të tjerë të këtij subjekti politik, i pakënaqur me renditjen në listën zgjedhore të SD-së për zgjedhjet parlamentare. Në vazhdimin e punës së seancës, kryetarja e Këshillit për zgjedhje dhe emërime, Sanija Srdanoviq, të pranishmit i ka njoftuar se nga detyra e anëtarëve të Këshillit për zgjedhje e emërime shkarkohen anëtarët Adis Toshiq e Ibër Hoti dhe në vend të tyre, anëtarë të rinj emërohen Mirallem Rexhepagiq dhe Allen Hakanjin. Në fund theksojmë se shumicën e re qeverisëse në Kuvendin e Komunën e Plavës e përbëjnë 16 këshilltarët e Socialdemokratëve dhe Partisë Boshnjake, kurse 15 këshilltarët e PDS-së, PSD-së, Koalicionit Fronti Demokratik – Partia Popullore Socialiste, Alternativës Shqiptare dhe Grupit të Qytetarëve “Zgjedhim Plavën” do të jenë në opozitë. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
33
MOZAIK
Komunës së Gucisë
Mirënjohje për mbështetje në plotësimin e misionit humanitar Guci – Në lokalet e Organizatës së Kryqit të Kuq në Plavë, të enjten, më 17 dhjetor 2020, në mënyrë solemne është bërë ndarja e mirënjohjeve organizatave dhe individëve për mbështetje në plotësimin e misionit humanitar përkitazi me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi Covid-19. Në emër të Komunës së Gucisë, mirënjohjen e ka marrë kryetarja Anella Çekiq. Në ceremoninë e rastit ka qenë i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Huso Brdakiq, i cili është
njëherazi edhe nënkryetar i Këshillit drejtues të Organizatës së Kryqit të Kuq në Plavë. Në fjalët e rastit, kryetari i Këshillit drejtues, Safet Kojiq, dhe sekretarja e Organizatës së Kryqit të Kuq të Plavës, Elvira Mulliq, kanë shprehur falënderime për të gjithë ata të cilët kanë ndihmuar banorët me rastin e pandemisë, duke theksuar se gjatë kohës së intensifikimit të saj, kur në fuqi kanë qenë masat rigoroze për parandalimin e përhapjes, përmes
kësaj organizate janë shpërndarë disa mijëra pako ndihma me artikuj ushqimorë e mjete dezinfektuese për banorët e rrezikuar në territorin e komunave të Plavës dhe Gucisë. Kryetarja Anella Çekiq ka bërë me dije se Komuna e Gucisë është në dispozicion të kësaj organizate për të gjitha programet që i realizon dhe se çështjet e definuara do t’i mbështesë në mënyrë financiare dhe logjistike, meqë Kryqi i Kuq në Plavë vepron edhe në trevën e Komunës së GuShaban Hasangjekaj cisë.
Në vendbanimin Beglluci të Gucisë
Punët në ndërtimin e ndriçimit LED në fazën përfundimtare
Guci – Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, e shoqëruar nga nënkryetari i Komunës, Huso Brdakiq, dhe sekretari i Sekretariatit për Punë të Inspeksionit, Refik Piroviq, kanë inspektuar më 14 dhjetor 2020 punimet në ndërtimin e ndriçimit LED në vendbanimin Beglluci, lagje e re e
34
Javore KOHA
E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
qytetit. Investimi është duke u kryer përmes projektit “Norvegjia për ju – Mali i Zi – Infrastruktura lokale”, për të cilin Mbretëria e Norvegjisë ka siguruar shumën prej 33 452 dollarësh, kurse Komuna e Gucisë 4 049 dollarë, ndihmën logjistike dhe menaxhimin me projekt. Vlera e tërësishme e projektit në fjalë është 37 501 dollarë. Projekti parasheh instalimin e ndriçimit publik në pjesën e re të qytetit të Gucisë, duke i mbuluar të gjitha amvisëritë në katër rrugët e vendbanimit në fjalë për më se 100 banorë të tij. “Jam më se e kënaqur që me sukses është duke përfunduar projekti mjaft i rëndësishëm për komunën tonë, i cili pa dyshim do të ndikojë në avancimin
e cilësisë së infrastrukturës lokale”, ka theksuar kryetarja e Komunës, Anella Çekiq. Ajo ka falënderuar Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë për mbështetje të parezervë. Nënkryetari i komunës, Huso Brdakiq, ka theksuar se ky është projekti i dytë të cilin Komuna e Gucisë e realizon me Ambasadën e Mbretërisë së Norvegjisë, me ndërmjetësimin e zyrës së UNOPS-it. Projekti i parë ka të bëjë me mbështetje të afarizmit, kurse ky me atë të infrastrukturës lokale. “Në kuadër të ftesës për zhvillim të infrastrukturës lokale, janë zgjedhur shtatë projekte, të cilat në mënyrë konkrete do të përmirësojnë cilësinë e jetës në bashkësitë lokale të trevave më pak të zhvilluara të Malit të Zi. Përmes këtij projekti sigurohet ndriçimi LED për banorët lokalë, që do të kontribuojë në mes tjerash në efikasitetin energjetik të kësaj treve”, ka theksuar menaxheri i projektit “Norvegjia për ju – Mali i Zi”, Armen Shaban Hasangjekaj Çekiq.
MARKETING
Urime festat e fundvitit
MINISTRIA E DREJTËSISË, TË DREJTAVE TË NJERIUT DHE PAKICAVE
Gëzuar Krishtlindjen E ENJTE, 24 DHJETOR 2020
Javore KOHA
35
KOHA Javore
e A vorH KJaO Podgoricë e enjte, 3 dhjetor 2020
KJaO vorH e A
Podgoricë e enjte, 17 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 941 Çmimi 0,50
Viti XlX Numër 939 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 24 dhjetor
2020 Viti XlX Numër 942 Çmimi
0,50
Vit i mbrapshtë i njerëzimit Shqiptarët nuk e respektojnë flamurin e vet kombëtar
2020 Viti XlX Numër 938 Çmimi
Ndryshimi i ligjit zgjedhor - obligim demokratik ndaj qytetarëve
KOHA Javore
e A vorH KJaO Podgoricë e enjte, 26 nëntor
Vrasja e dinjitetit dhe idesë së lirisë
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Këngët shkodrane janë një thesar i çmuar që i këndoj me shumë dëshirë
Mbyllje e gjatë
Kriza e kombëtares dhe nevoja për neoshqiptarizëm Ndërlikohet edukimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara
KJaO vorH e A
Podgoricë e enjte, 19 nëntor 2020 Viti XlX Numër 937 Çmimi 0,50
0,50
Shqiptarët organizohen politikisht
Podgoricë e enjte, 5 nëntor 2020
Viti XlX Numër 935 Çmimi 0,50
Është koha të reflektojmë Nëntori, muaji i e lavdive dhe i festav kombëtare Depolitizimi i pushtetit - mision i demokracisë pluraliste
Me rëndësi kishtare dhe kombëtare
ISSN 1800-5696
Pandemia Covid-19, goditja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Harmoni
Një klerikalist dhe antimisionar i fesë Dilemat e regjistrimit të popullsisë në kohën e pandemisë
Çdo ditë ngjan njëlloj, rreziku nga infektimi është gjithnjë në rritje