KOHA Javore Podgoricë e enjte, 31 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 943 Çmimi 0,50
Një vit për t’u harruar ISSN 1800-5696
125-vjetori i kinemasë dhe e ardhmja e pasigurt
Kur ëndrra bëhet realitet
PËRMBAJTJE
6
8 Shqiptarët dhe pjesëmarrja në pushtet
Si e futën Putini dhe KGB-ja Rusinë nën kontroll dhe si ia hodhën Perëndimit
10
12 Nevoja për kthesë të re historike
Jo-legjitimët
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
PËRMBAJTJE
14
16 Ndalo, nëse nuk po lexon siç duhet!
Morbus Albanensis
22
26 Viti i mediave në betejë me armikun e padukshëm
30 vjet kulturë KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Letërsia shqipe Qençe nuk Podgoricë e enjte, 12 janar 2017 Viti XV Numër 747 Çmimi 0,50
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
Të ndërmerren masa urgjente për mbrojtjen e Kripores së Ulqinit
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Mosbesimi ndaj pakicave
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
është letërsi e
jetohet ma fuqishme
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
APATIA politike
“Koha javore” në versionin online, së shpejti në domenin e ri. Mund ta lexoni në linkun: kohajavore.me
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq u takua me ambasadorin e Shqipërisë në Mal të Zi, Ridi Kurtezi
Mali i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë Podgoricë – Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, z. Ridi Kurtezi zhvilloi një takim kortezie dhe njohës me kryeministrin e Malit të Zi, z. Zdravko Krivokapiq. Në faqen zyrtare të Ambasadës së Shqipërisë në Mal të Zi theksohet se ambasadori Kurtezi përcolli urimet më të mira për sukses gjatë mandatit të z. Krivokapiq në Qeveri, duke riafirmuar qëndrimin e qeverisë shqiptare për të zgjeruar dhe intensifikuar më tej marrëdhëniet mes dy vendeve fqinje, në dobi të progresit të gjithanshëm demokratik dhe përshpejtimit të agjendës së integrimit në sistemin e vlerave dhe standarteve evropiane.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
“Gjatë takimit ambasadori Kurtezi ka vleresuar se pakica shqiptare në Malin e Zi është një urë e qëndrueshme miqësie dhe një faktor i rëndësishëm paqeje, stabiliteti, zhvillimi dhe integrimi. Gjithashtu, pasi ka vlerësuar atë çfarë është realizuar deri më sot, Kurtezi ka inkurajuar kryeministrin Krivokapiq, për t’u angazhuar më tej në realizimin e të gjitha të drejtave të pakicës shqiptare në Mal të Zi të cilat burojnë nga legjislacioni vendas dhe ai ndërkombëtar. Në anën tjetër, nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Qeverisë së Malit të Zi, njoftohet se kryeministri Krivokapiq ka konstatuar se Mali
i Zi dhe Shqipëria kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë, të cilat beson se do të jenë edhe më të mira në mandatin e qeverisë eksperte aktuale e cila në radhë të parë, siç ka thënë ai, është zëri i qytetarëve. “Si projekte bazë të një interesi të përbashkët, kryeministri malazez ka veçuar magjistralen Adriatiko-Joniane, Gazsjellësin Adriatiko-Jonian, si dhe projektin i cili do ta bënte lumin Buna të lundrueshëm që do të lidhte Liqenin e Shkodrës me Detin Adriatik dhe që do të hapte mundësi të tjera favorizuese në interes ekonomik, si të Malit të Zi ashtu edhe të Shqipërisë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. t. u.
NGJARJE JAVORE
Kuvendi i Malit të Zi
Miratoi ndryshimet e Ligjit për liritë fetare Podgoricë – Kuvendi i Malit të Zi ka miratuar të hënën mbrëma ndryshimet në Ligjin për liritë fetare. Për ndryshimet kanë votuar 41 deputetë të shumicës qeverisëse, kurse deputetët e opozitës nuk kanë marrë pjesë në punën e Kuvendit, pasi ishin të pakënaqur me ndryshimet e propozuara në ligj. Ndryshimet u hartuan nga Qeveria e re malazeze, me kërkesë të Kishës Ortodokse Serbe. Mbështetës të opozitës dhe të organizatave të ndryshme promalazeze kanë protestuar para Kuvendit të Malit të Zi, duke kundërshtuar ndryshimet në Ligjin për liritë fetare, i miratuar nga qeveria e kaluar në fund të vitit 2019. Ndryshimet e miratuara fshinë nenet nga versioni i mëparshëm i Ligjit për liritë fetare në të cilat përcaktohej se “të gjitha ndërtesat fetare që përfaqësojnë trashëgiminë kulturore dhe ishin pronë e shtetit të Malit të Zi para humbjes së pavarësisë së tij më 1918 dhe që më vonë nuk janë bërë pronë e një komuniteti fetar në
mënyrë të përshtatshme ligjore, do të njihen si pronë e shtetit”. Ky nen ishte i papranueshëm për Kishën Ortodokse Serbe, e cila menjëherë pas miratimit të versionit të parë të ligjit, në dhjetor 2019, nisi protesta të gjera, me mbështetjen e shumicës së opozitës së atëhershme. Ndryshimet e reja në ligj gjithashtu shfuqizuan dispozitën ku parashihej që një komunitet fetar duhet të reg-
jistrohet, e cila ishte gjithashtu një nga pikat që Kisha Ortodokse Serbe e kundërshtoi me forcë. Dy amandamente të Lëvizjes Qytetare URA u bënë pjesë integrale e ligjit të miratuar. Me këto amandamente përcaktohet që bashkësitë fetare qendrat e të cilave janë jashtë vendit dhe të cilat nuk janë regjistruar në regjistra, janë të detyruar të veprojnë brenda rendit ligjor të Malit të Zi. (Kohapress/REL)
URIME VITI I RI 2021 KËSHILLI KOMBËTAR NACIONALNI SAVJET ALBANACA - ALBANIAN NATIONAL COUNCIL E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptarët dhe pjesë Dyshimi permanent ndaj shqiptarëve ishte një lloj lajtmotivi që përshkonte tërë administratën shtetërore dhe të gjitha nivelet ku, sa për sy e faqe, ishin të përfaqësuar shqiptarët. Dyshimi ndaj shqiptarëve ishte (dhe është) një kod i pazbërthyeshëm dhe kjo me vetë fajin e shqiptarëve, sepse asnjëherë nuk ishte shtruar si problem, si diçka që duhet trajtuar në formën: “Ose do të jetë kështu ose ndryshe s’bën”. Kjo, gjithsesi kishte të bëjë me atë filozofinë e mjerë “më mirë pak se aspak”. Në të vërtetë, në atë kënaqësi me pak, askush nuk e çante kokën për marrjen e rolit të figurantit. Çdo kritikë në adresë të pushtetit, pasohej me një kundërkritikë bombarduese që i jepte forcë mbajtjes vertikalisht të efektit dehës. Argumenti i qëndrueshëm dhe i justifikueshëm nuk kishte vlerë, sepse kundër një kritike të argumentuar sajoheshin dhjetëra kundër-argumente me elemente që ndërlidheshin me fatin e popullit
Qani Osmani
Paraqitja e partive politike shqiptare në Mal të Zi, nuk është dhe nuk guxon të trajtohet si çështje teknike, vetëm si rezultat i ndryshimeve në ish-Federatën jugosllave. Në qoftë se kemi një qasje sipërfaqësore ndaj organizimit politik të shqiptarëve në Mal të Zi, shumë lehtë mund të gjendemi në grackën e mosnjohjes së realitetit të kësaj pjese të kombit që jeton në trojet e veta shekullore dhe luan rol tepër të rëndësishëm në mbrojtjen e kauzës kombëtare. Organizimi i shqiptarëve në parti politike nuk guxon të kuptohet si trend i kohës, por si angazhim i logjikshëm i popullit shqiptar në Mal të Zi, për mbrojtjen e qenies kombëtare dhe krijimit të parakushteve të duhura për një perspektivë më të sigurt. Nisma e themelimit të partive politike shqiptare të reja në përmasa të mëdha u nxit edhe nga mosrealzimi i objektivave partiake dhe dështimi i
6
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
shumë partive të mëparshme. Është fakt i pamohueshëm se partitë politike shqiptare për një kohë të shkurtër të jetësohen dhe më pas të dështojnë. Qysh në fillim shihet qartë se partitë politike shqiptare në Mal të Zi, dëshiruan që të jepnin pak ndërsa të përfitojnë shumë nga trupi zgjedhor shqiptar në Mal të Zi. E gjithë kjo i çoi drejt një rruge të vetme, që të veprojnë kokë më vete. Me legalizimin e pluralizmit politik në Mal të Zi dhe me participimin e faktorit politik shqiptar në pushtetin qendror dhe lokal, të gjithë e dinin (por të gjithë heshtnin) se edhe ata pak përfaqësues të partive politike shqiptare që ishin në poste drejtuese kishin individ-hije që kontrollonin çdo veprim të tyre. Pra, nuk kishin pavarësi në punën e përditshme, që rreptësisht kontrollohej. Të gjitha këto i shërbenin vetëm arsyetimit të pjesëmarrjes në pushtet, që në shumë raste u tregua se ishte pjesëmarrje e dhunshme, pjesëmarrje inati, pjesëmarrje për interesa klanore, kurse në fakt, ishte hapi i parë i defaktorizimit të vetëdijshëm të partive shqiptare, që asnjëherë partisë më të madhe që ushtroi pushtetin shtetëror për tri dekada nuk i kishin qëndruar përballë me ndonjë letër, që do të
shndërrohej në dokument veprimi. Andaj, në vend që përfaqësuesit e popullatës shqiptare të kishin rolin e rëndësishëm në aparatin shtetëror, ata në fakt kishin marrë rolin e figurantëve, pra të figurave që nuk flasin, por vetëm lëvizin, duke u bërë pjesë e një kallaballëku të parandësishëm të quajtur multi-etnik, por që përdorej si një kozmetikë e shkëlqyeshme në demostrimin e vlerave demokratike, qytetëruese dhe njëkosisht për t’i bindur edhe vetë shqiptarët se ata janë të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ëmarrja në pushtet përfaqësuar në të gjitha segmentet e funsionimit të pushtet shtetëror dhe lokal. Shqiptarët, fatkeqësisht, shërbyen vetën si numra në llogaritjen e përqindjeve të përfaqësimit të tyre, që zakonisht i nevojitej vetëm partisë politike shqiptare në qeveri për të pasur alibi në arsyetimin e qëndrimit në pushtet. Dyshimi permanent ndaj shqiptarëve ishte një lloj lajtmotivi që përshkonte tërë administratën shtetërore dhe të gjitha nivelet ku, sa për sy e faqe, ishin të përfaqësuar shqiptarët. Dyshimi ndaj shqiptarëve ishte (dhe është) një kod i pazbërthyeshëm, edhe kjo me vetë fajin e shqiptarëve, sepse asnjëherë nuk ishte shtruar si problem, si diçka që duhet trajtuar në formën: “Ose do të jetë kështu ose ndryshe s’bën”. Kjo, gjithsesi kishte të bëjë me atë filozofinë e mjerë “më mirë pak se aspak”. Në të vërtetë, në atë kënaqësi me pak, askush nuk e çante kokën për marrjen e rolit të figurantit. Çdo kritikë në adresë të pushtetit, pasohej me një kundërkritikë bombarduese që i jepte forcë mbajtjes vertikalisht të efektit dehës. Argumenti i qëndrueshëm dhe i justifikueshëm nuk kishte vlerë, sepse kundër një kritike të argumentuar sajoheshin dhjetëra kundër-argumente me elemente që ndërlidheshin me fatin e popullit. Sajuesit e manipulimeve dilnin në sipërfaqe dhe sakaq mjegullonin
“
Zgjimi i vetëdijes së fjetur shqiptare dukej si një proces i dhimbshëm. Duhej shpresuar se veprimet e këtilla do t’u jepnin forcë që të vërtetën ta shikonin në sy dhe se do të përcaktoheshin për një alternativë që nuk do të ishte e çastit, por e përhershme. Këtë do të duhej ta përcaktonte edhe vetëdija dhe ndërgjegjja e përfaqësuesve të shqiptarëve, të cilët do të duhej të kishin vetëm një alternativë: t’i kthehen interesit të popullit dhe t’i lënë pas interesat personale dhe grupore
gjithçka që nuk i shkonte për shtati partisë në pushtet. Pra, kritika nuk kishte vend në ambientin që pretendohej të jetë demokratik. Thjesht ngulfatej. Servilët mundoheshin ta bindnin opinionin se “përfaqësuesit shqiptarë në pushtet janë të pagabueshëm, kurse të tjerët duhet të heshtin”. Por, koston e një atmosfere të tillë të turbullt e paguanin shqiptarët, roli i të cilëve u minimizua në përmasa ekstreme. Fatkeqësia bëhej edhe më e madhe kur të kihet parasysh fakti se një atmosferë të tillë të turbullt, faktorët politik shqiptar në pushtet vazhdonin ta thellonin hendekun e ndasisë, gjë që ishte e mjaftueshme për partinë shtet që ta mbajë anash (faktorin politik shqiptar) jo vetëm në vendim-marrje, por edhe në projektet e shumta që eliminonin politikën, historinë e kulturën tonë. Shqiptarët arritën në stadin më të lartë të hutisë pikërisht me kontributin e tyre. Pra, u bënë e keqja e vetvetes. Ndërkaq, hutija sipas një interpretimi logjik, është e barasvlershme me pasivitetin. Më nuk ndihmonte edhe aktrimi i herëpashershëm, sepse ishte sipërfaqësor dhe mbi të gjitha i tejdukshëm. Kontribuesit e kësaj injorance ishin pikërisht ata që kishin arritur ta mjegullojnë atmosferën dhe që prisnin momentin që sërish të dalin dhe të notojnë në ujërat e politikës, duke u paraqitur si shpëtimtarë të shqiptarëve, të cilët pothuaj ishin fundosur në baltën e rërës. Zgjimi i vetëdijes së fjetur shqiptare dukej si një proces i dhimbshëm. Duhej shpresuar se veprimet e këtilla do t’u jepnin forcë që të vërtetën ta shiko-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nin në sy dhe se do të përcaktoheshin për një alternativë që nuk do të ishte e çastit, por e përhershme. Këtë do të duhej ta përcaktonte edhe vetëdija dhe ndërgjegjja e përfaqësuesve të shqiptarëve, të cilët do të duhej të kishin vetëm një alternativë: t’i kthehen interesit të popullit dhe t’i lënë pas interesat personale dhe grupore. Andaj,lufta politike e ardhshme e partive politike shqiptare, e inteligjencës së frikësuar do të duhet të jetë luftë për ngjalljen e shpresave të popullit, për kthimin e besimit, optimizmit. Duhet të marrë fund funsionimi i oligarkive dhe i klaneve partiake, duhet të marrë fund mentaliteti provincial, bajraktarizmi, duhet demaskuar përfituesit që keqpërdorin emocionet e popullit, si dhe spiunët e shumtë që janë përpunuar nga shërbimet sekrete. Shqiptarët s’do të humbin asgjë nëse ia fillojnë nga pika zero. Duhet të merret qëndrim i prerë: në të ardhmen, çdo koalicion ndërmjet partive shqiptare dhe participimi në pushtet, do të duhet ta ketë çmimin e vet. Duhet të bindet pala tjetër se shqiptarët më nuk do të jenë “dekor” i qeverisë dhe justifikim para ndërkombëtarëve, të cilët do të duhej të binden se shqiptarët asnjëherë nuk kanë hezituar që problemet t’i zgjedhin në mënyrë institucionale. Por, gjithashtu, të gjithë duhet ta dinë se politika institucionale humb kuptimin kur në vendimarrje vazhdimish je i mbivotuar (një vlerë absurde e demokracisë ballkanike) dhe natyrisht, nuk duhet që vazhdimisht konstruktiviteti të kërkohet vetëm nga shqiptarët. E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Foreign Policy
Si e futën Putini dhe KGB-ja R kontroll dhe si ia hodhën Perë Vështrimi më i mirë për Vladimir Putinin që kam dëgjuar ndonjëherë ka qenë ai i babait të një shokut tim, ish-disident sovjetik. Në Leningradin e viteve 1960, provoi në lëkurën e tij praktikat operuese të KGB-së, shërbimit më të frikshëm të sigurimit të Bashkimit Sovjetik. Po e njëjta organizatë me të cilën Putini kaloi vitet më të rëndësishme të rinisë para se t’i futej politikës dhe të niste ngritjen marramendëse drejt Presidencës. E kaluara e KGB-së e liderit rus, nënkupton se ai do të ketë gjithmonë mendësinë e një spiuni – më thoshte kështu gjatë një mbrëmjeje, babai i shokut tim. “Putini nuk mund të nënshtrohet dot”, tha ai, “por, mund të thyhet.”
Hauard Amos Pak njerëz kanë treguar më mirë se gazetarja Kethrin Belton në librin e saj të ri, “Njerëzit e Putinit: Si e rimori KGB-ja Rusinë dhe pastaj ia mësyu Perëndimit”, se si KGB-ja formësoi Putinin dhe Rusinë moderne. Belton thotë se Putini nuk ka hequr dorë kurrë nga misioni i tij për të rikthyer pushtetin e KGB-së, që për një kohë u duk sikur do ta kishte fatin e njëjtë me atë të Bashkimit Sovjetik. Ajo gjurmon karrierën e Putinit dhe bashkëpunëtorëve të tij që prej kohës kur ishte spiun i nivelit të mesëm në vitet 1980, gjatë kryengritjes së viteve 1990, e deri në majat e politikës dhe biznesit rus. Ata kanë farkëtuar një sistem, thotë Belton, që përdorë rregullat e lojës së KGB-së për të mbajtur pushtetin, manipuluar qindra miliarda dollarë në qarkullimin e parave dhe për të shpërndarë ndikimin rus thellë në Perëndim. Shpërthimi i koronavirusit është moment i përshtatshëm për të studiuar Putinin dhe regjimin e tij. Vështirësitë dhe pasiguria ekonomike kanë ndikuar që përkrahja e Putinit të bie në nivelin më të ulët në 20 vitet e fundit, duke sjellë një prej krizave më të mëdha të presidencës së tij dhe
8
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
duke ngritur pyetje për të ardhmen e tij politike. Ndërkohë që lideri rus orvatet ta kalojë këtë stuhi, analiza e Beltonit është dritare në grupin e njerëzve (pothuajse të gjithë burra) që ushtrojnë pushtetin në Kremlin. I shkruar bukur dhe i hulumtuar me kujdes, “Njerëzit e Putinit” duket se do të bëhet vepra më autoritare rreth ndikimit të vazhdueshëm të spiunëve rusë. Për ta kuptuar mënyrën e veprimit të Putinit, Beltoni propozon që të shkojmë në qytetin Dresden të Gjermanisë Lindore, ku Putini shërbeu si agjent i huaj më 1985. Edhe pse shumë studime të kësaj periudhe të jetës së Putinit dëshmojnë se ai nuk kishte bërë më shumë sesa të mësojë gjermanisht dhe të pijë birra, Beltoni skicon një portret shumë të ndryshëm. Putini, thotë ajo, ishte i përfshirë në kontrollin e agjentëve, rekrutimit, vjedhjen e teknologjisë e madje edhe menaxhimin e grupeve terroriste majtiste përgjegjëse për vrasjet në anën tjetër të Perdes së Hekurt. Në të njëjtën kohë Putini ishte në dijeni të masave të ndërmarra nga KGB-ja për të ruajtur ndikimin e vet në rast të shembjes së perandorisë sovjetike, e cila u parashikua nga disa zyrtarë largpamës. Në përgjithësi, kjo nënkuptonte krijimin e fondeve të korrupsionit me “rojtarë të besuar” dhe “firma të besueshme”
dhe themelimin e skemave të ndërlikuara të kontrabandës dhe rrjeteve të agjentëve jashtë shtetit. Beltoni shpjegon se Putini dhe KGB-ja kishin për qëllim të krijonin “një program për gjithçka që do të vijë më pas.” Shenjat mund të kenë qenë aty me dekada, por influenca e vazhdueshme e KGB-së u vu re nga Perëndimi tek në vitin 2016, pas dëshmive se Moska kishte ndërhyrë për të mirën e Donald Trampit në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Beltoni thellohet në botën e matrapazëve post-sovjetikë që e rrethuan Trumpin shumë përpara se të kandidonte për president, duke identifikuar lidhjet e tyre me sigurimin rus dhe se si përdorën taktikat e KGB-së për ta kurthuar presidentin e ardhshëm në një rrjet të obligimeve financiare. “Në fillim, biznesi i TrAmpit ishte jo më shumë se vegël e përshtatshme për të kanalizuar fonde në ShBA”, shkruan Beltoni, teksa gjurmon kontaktet e tij me figura si tajkuni i ndërtimtarisë Agas Agalarov, kontrabanduesi i mallrave antike Shalva Tshingrinski, dhe tregtari i naftës Tamir Sapir, të cilët “operonin në dritë-hijen mes shërbimeve ruse të sigurisë dhe mafias”. Me kohën, këto marrëdhënie u thelluan, ndërsa Beltoni sugjeron se “në një moment Trampi u bë mundësi politike”. Sidoqoftë, ky libër nuk ka të bëjë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Rusinë nën ëndimit vetëm me operacionet e spiunimit të Rusisë jashtë vendit. Siç e thotë titulli, fokusi kryesor i “Njerëzve të Putinit” është një grup i biznesmenëve dhe zyrtarëve të fuqishëm në zemër të Kremlinit – dhe ajo çfarë ata bëjnë përmes parave dhe ndikimit. Jo befasisht, pothuajse të gjithë karakteret e Beltonit kanë prapavijë të KGBsë. Aty është Igor Seçin, ish-agjent i KGB-së në Afrikën Lindore, i cili punoi si sekretar i Putinit në vitet 1990 (Belton rikujton anekdotën në të cilën ai kërkon ryshfet prej 10.000 dollarëve për shefin) dhe i cili tash është kryetar i gjigantit të naftës Rosneft. Aty është Genadi Tishenko i cili studioi gjermanisht me Putinin në shkollën e trajnimeve të KGB-së, para se të kalonte në tregti të naftës dhe të grumbullonte pasuri 14 miliardë dollarëshe. Aty është edhe Andrei Akimov, ish-agjent sovjetik në Vjenë, i cili u bë lojtar kyç në kapjen nga shteti të kompanisë private të naftës Jukos dhe në skemat e ndërlikuara financiare që u përdorën për të zhvatur miliarda dollarë nga marrëveshjet për eksport të gazit. Beltoni shkon edhe më tej duke treguar se si edhe miliarderët që shpesh shihen si më të pavarur, kanë lidhje të pashkëputshme me Kremlinin. Ajo kujton se si pronarët e bankës private Alfa Bank, Mikhail Fridman dhe Pjotr Aven, punësuan kushërinjtë e miqve spiunë të Putinit nga Gjermania Lindore dhe se si Putini i tha miliarderit Roman Abramoviç të blinte klubin e futbollit Çelsi më 2003. Nënshtrimi i biznesit rus ka qenë në dukje edhe gjatë shpërthimit të pandemisë duke qenë se autoritetet mbështeten tek pasanikët e mëdhenj për të ofruar dhjetëra miliona dollarë për të ngritur kapacitetet e sistemit shëndetësor. Nëse ka momente ku Beltoni shkon shumë larg në portretizimin e Rusisë së Putinit, atëherë ato kanë të bëjnë me mveshjen e influencës së tepërt të KGB-së dhe agjencive ruse të
spiunimit. Ajo shpjegon se shembja e Bashkimit Sovjetik qe një “marifet i brendshëm” i njerëzve të KGBsë dhe ngritja e Putinit drejt Presidencës si operacion i planifikuar mirë i KGB-së. Në të dyja rastet, këto qenë procese të ndërlikuara që nuk mund të reduktohen vetëm në makinacionet e një grupi mjeshtrash të spiunimit. Beltoni përdor po ashtu burime anonime dhe dëshmi rrethanore për t’i dhënë më shumë kredibilitet thashethemeve më të errëta të Rusisë post-sovjetike: se Putini ishte i implikuar në vrasjen e shefit të tij Anatoli Sobçak në vitet 1990 dhe se aleati i tij Nikolaj Patrushev organizoi rrethimin terrorist të teatrit moskovit më 2002, ku u vranë së paku 170 veta, në mënyrë që ta mbulonte Putinin me gjak dhe “ta lidhte atë me presidencën”. Nuk ka arsye për të dyshuar ashpërsinë e zyrtarëve të dikurshëm të KGB-së, por shërbimet e sigurisë të Rusisë nuk janë aq të plotfuqishme. Korrupsioni, jokompetenca dhe rastësia janë gjithashtu aspekte të politikës ruse. Shumë më bindëse është shpalosja e Beltonit e mënyrës se si regjimi i Putinit manipulon sistemin ekonomik për të akumuluar pasuri personale për rrethin e tij, si krijon financime sekrete për “fondet e luftës”, dhe si financon operacionet e ndikimit jashtë vendit. Përmes bashkëbisedimeve me bankierë, me burime të Kremlinit dhe ish-spiunë, “Njerëzit e Putinit” tregon se si bashkëpunëtorët e liderit rus morën në dorë ekonominë ruse duke i zhveshur asetet nga monopoli shtetëror i gazit Gazprom, duke rrjepur para nga eksportet e energjisë, dhe duke krijuar gjigantë financiarë, sikurse kompania e sigurimeve Sogaz dhe Bank Rusia, që kontrollohen për së afërmi nga njerëz të Kremlinit. Beltoni argumenton bindshëm se si ky proces u mundësua nga shumë njerëz në Perëndim, të cilët besonin se integrimi i Rusisë në tregjet financiare globale do ta afronte atë me Perëndimin pas rënies së komunizmit. Në vend të kësaj, listimi i firmave ruse dhe përkulja e avokatëve, financierëve dhe zyrtarëve perëndimorë, thjesht pasuroi njerëzit e afërt të Putinit, forcoi një version të kapitalizmit shtetëror dhe përfundimisht stagnoi zhvillimin ekonomik
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të vendit. Bankierët në SHBA dhe Evropë u “verbuan nga rrjedhja e parave”, shkruan Beltoni. “Njerëzit e Putinit” kishin llogaritur me saktësi se për Perëndimin, paraja është brengë më e madhe se çdo tjetër”. Në momentin kur marrëdhëniet e Rusisë me Perëndimin u shemben pas aneksimit të rajonit të Krimesë më 2014, kapja e ekonomisë ruse nga Putini ishte gati totale – Perëndimi kishte humbur rastin që të ndikonte në sistemin e Putinit. “Të gjitha janë para të Putinit”, citon Beltoni një bankier. “Kur erdhi në pushtet, ai filloi duke thënë se nuk ishte më shumë se një menaxher. Por, pastaj u bë aksionar kryesor i të gjithë Rusisë”. Disa prej këtyre parave kanë financuar jetën luksoze të Putinit dhe aleatëve të ngushtë, por sipas Beltonit, shumë prej parave u dërguan jashtë shtetit, larg mbikëqyrjes demokratike, për të minuar institucionet në Perëndim – që prej zgjedhjeve amerikane deri te vota e Brexit-it në Mbretërinë e Bashkuar dhe financimi i partive ekstreme në Evropë. Njerëzit e KGB-së i kanë 800 miliardë dollarë “të fshehura në llogari bankare (offshore) jashtë vendit,” sipas Beltonit. Më herët këtë vit, Putini paralajmëroi një numër ndryshimesh kushtetuese që do t’i mundësojnë të mbetet president deri më 2036, duke transformuar veten me sukses në car të ditëve moderne. Por, cili do të jetë fati i regjimit të KGB-së ruse? A do të zgjasë përtej vdekjes së Putinit, apo fundi i saj do të jetë shumë më i afërt? A mund “të thyhet” Putini, siç më kishte thënë dikur babai i shokut? Nuk ka shumë shenja të ndonjë shembjeje politike apo se Putini është gati të thyhet si nga rivalët e brendshëm, si nga ndonjë marifet i huaj. Por, kriza e koronavirusit e ka bërë Putinin më të cenueshëm se sa vëzhguesit mbajnë mend ndonjëherë, dhe përkrahja ndaj tij ka vazhduar të bie. Planet politike të Kremlinit janë përmbysur. Beltoni ofron disa parashikime tek “Njerëzit e Putinit” lidhur me jetëgjatësinë e regjimit, duke sugjeruar se Putini do të përsërisë gabimet e paraardhësve të tij të KGB-së. Sundimi i njerëzve të KGB-së të Putinit po “kalcifikohet”, vëren ajo, dhe po përballet me rrezikun që “të bëhet më i brishtë nga dita në ditë”. E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Jo-legjitimët Mes viktimave të para të raprezaljes e terrorit ishin personat, tregtarë e fermerë, të cilët me punë e zotësi kishin vënë një farë pasurie. Plaçkitësit e hajdutët në çeta të udhëhequra nga anarkistë, rrugaçë e aventurierë të sëmurë me maninë e madhështisë, zbritën nga malet, zunë shtigje e vunë prita, ndaluan çdo njeri të dilte nga vendi. Shqipëria u kthye në një gropë të përbashkët me viktima të gjallë e të vdekur, pa varr të vetin e pa emra. Mbi mbarë vendin frynte era e keqe e përndjekjeve dhe pushkatimeve; njerëz kufoma me pamje të friksuar të ekspozuar në publik qëlloheshin e ndoteshin nga turmat. Partizanë në grupe hynin në çdo shtëpi e lokal, dhe tërhiqnin zvarrë pa shkak njerëz, pa i njohur, vetëm se shprehja e fytyrës së tyre nuk u pëlqente, ose sepse shtëpitë i kishin luksoze a vila të ndërtuara me punë e djersë, dhe ua rrëmbenin
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Të majtët në pushtet vazhdojnë të përdorin dhunën. Kjo lë të kuptohet se pushteti që mbajnë nuk është i ligjshëm. Komunistët do të kishin dashur të vinin në pushtet me revolucion, si ai i Leninit. Kjo do t’u kishte dhënë edhe legjitimitetin e pushtetit, dhe krimet e tmerrshme të mëpastajme ndoshta nuk do të kishin ndodhur, as dhuna e tanishme policore. Pasi gjermanët, më 1944 ikën, Shqipëria mbeti pa qeveri, politikisht ishte bosh; komunistët e shpallën veten çlirimtarë, sepse pushteti u mbeti në duar. Ata filluan një fushatë të hakmarrjes, pasi e kuptuan se në sy të të tjerëve nuk e meritonin pushtetin, e ndjenin veten të pa-legjitimë; u duhej të krijonin armiq dhe të dilnin fitimtarë ndaj tyre; kështu mendonin se do të lehtësoheshin nga barra e kompleksitetit dhe nga ëndrrat plot makthe që shihnin pasi ndjeheshin të pasigurt me pushtetin që e kishin
10
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
marrë në mënyrë të paligjshme. Mes viktimave të para të raprezaljes e terrorit ishin personat, tregtarë e fermerë, të cilët me punë e zotësi kishin vënë një farë pasurie. Plaçkitësit e hajdutët në çeta të udhëhequra nga anarkistë, rrugaçë e aventurierë të sëmurë me maninë e madhështisë, zbritën nga malet, zunë shtigje e vunë prita, ndaluan çdo njeri të dilte nga vendi. Shqipëria u kthye në një gropë të përbashkët me viktima të gjallë e të vdekur, pa varr të vetin e pa emra. Mbi mbarë vendin frynte era e keqe e përndjekjeve dhe pushkatimeve; njerëz kufoma me pamje të friksuar të ekspozuar në publik qëlloheshin e ndoteshin nga turmat. Partizanë në grupe hynin në çdo shtëpi e lokal, dhe tërhiqnin zvarrë pa shkak njerëz, pa i njohur, vetëm se shprehja e fytyrës së tyre nuk u pëlqente, ose sepse shtëpitë i kishin luksoze a vila të ndërtuara me punë e djersë, dhe ua rrëmbenin. Shumë prej tyre mblidheshin për t’u ekzekutuar; të tjerë gjykoheshin shpejt në gjykatat e improvizuara me drejtësinë e kolektivit a sheshit. Vrasjet ishin të shpejta dhe shpesh përfshinin të pafajshmit. Ata që njiheshin hapur si armiq të komunizmit u vranë; gratë, fëmijët e familjarët e
tyre u dënuan me burgime të rënda e internime; dhe këta nuk ishin të sigurt për jetën. Kishte mes tyre edhe ish-partizanë e ish-komunistë, për të cilët, për ironi e keqardhje, fjala e fundit para skuadrës së pushkatimit ishte “Rroftë Enveri, Rroftë Partia”. Disa ishin lloji i heronjve të minutës së fundit që shtuan radhët partizane, pasi luftimet e vërteta kishin mbaruar. Të tjerë ishin kriminelë që përdornin statusin e tyre të ri “patriotik” për të shantazhuar tregtarë të pasur, biznesmenë, ose pronarë tokash, për të plaçkitur pronat e tyre. Në Shqipëri, hakmarrja komuniste kishte agjendë politike; ishte një zgjidhje që morri emrin ‘luftë e klasave’. Komunistët i panë spastrimet si të domosdoshme që të mbijetonin dhe sulmuan tregtarët që nuk paguanin detyrimet që u kërkoheshin, përveç taksave që i kishin paguar; fermerë që nuk dorëzonin prodhimet e tepërta; dhe intelektualët që akuzoheshin për bashkëpunim me ambasada perëndimore; këta u panë si shënjestra të ligjshme për të mbrojtur pushtetin. Si zakon për krenarinë partizane, organizoheshin parada, me komandantët aleatë rusë a jugosllavë përkrah në tribuna, që merrnin për-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shëndetjen e njësive ushtarake të zbukuruar me shalle të kuq, simbol i besnikërisë ndaj të kuqve, ndaj komunizmit, dhe jo ndaj vendit. Në këmbim të shtrirjes së perandorisë së tij në Evropën Qëndrore e Lindore, Stalini ra dakord të linte Mesdheun për Perëndimin. Më pas Shqipëria do të mbetej vetëm, por lufta e klasave apo hakmarrjet vrasëse vazhduan; frika dhe ndjenjat e dyshimta të tradhtisë nuk do të shuheshin; dhe në disa raste e forma do të vazhdonin edhe në shekullin XXI.
“
Në Shqipëri, hakmarrja komuniste kishte agjendë politike; ishte një zgjidhje që morri emrin ‘luftë e klasave’. Komunistët i panë spastrimet si të domosdoshme që të mbijetonin dhe sulmuan tregtarët që nuk paguanin detyrimet që u kërkoheshin, përveç taksave që i kishin paguar; fermerë që nuk dorëzonin prodhimet e tepërta; dhe intelektualët që akuzoheshin për bashkëpunim me ambasada perëndimore; këta u panë si shënjestra të ligjshme për të mbrojtur pushtetin
Pa mohuar krejtësisht atë ideologji që i sundoi 45 vjet, pra, pa një de-komunistizim të sinqertë, Shqipëria
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nuk bëhet as për 30 vjet të tjera. Pas kësaj, nuk dihet se ç’mund të ndodhë. E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Me rastin e mbylljes së vitit të Gjergj Fishtës – 80-vjetorit të vdekjes (1)
Nevoja për kthesë Atë Gjergj Fishta ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940. Disa entuziastë të Poetit Kombëtar e kishin shpallur (privatisht) vitin 2020 si “Viti i Fishtës”, duke shpresuar (më kot) se entet zyrtare, akademitë e shkencave të dy shteteve shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë do të bënin një gjë të tillë për të kujtuar njeriun e madh të letrave shqipe – por që nuk e bënë
përbejnë, si askush tjetër përfshirë armiqtë e jashtëm të kombit -rrezikun më të madh për Shqipërinë dhe për Kosovën. Prandaj në prag të zgPër Koha Javore: jedhjeve të Vitit të Ri, shqiptarët kanë nevojë për një “Parti Shqiptare”, përFrank Shkreli faqësuesit e të cilës do të kenë si qëllim interesat madhore të kombit dhe mirëqenjen e të gjithë shqiptarëve, pasi “gjaku i të gjithë shqiptarëve Në fund të këtij viti që vërtetë duhej ashtë nji” (Fishta), ashtuqë ata të mos të ishte shpallur zyrtarisht si “Viti i At detyrohen të zbrazin trojet shqiptare Gjergj Fishtës”, por që nuk ndodhi nga keq-qeverisja dhe nga “vagabondhe në fillim të Vitit të Ri, në prag të të dat, sallahanat, rrugaçat…këta njerëz, cilit kombi shqiptar, si Shqipëria ashtu këta mikrobe të kombit” (Fishta). edhe Kosova duket se do të përbal- Fatkeqësisht, në prag të zgjedhjeve len me sfidat më serioze të 30-viteve të reja në Shqipëri dhe në Kosovë, post-komunizëm, në liri dhe demokra- nuk kemi vërtetë një parti shqiptare ci dhe pavarësi për Kosovën. Jo se që vetëm lufton për interesat shqipkëto sfida dhe rreziqe me të cilat po tare dhe pasi nuk kemi as edhe një përballet kombi janë shkaktuar nga të Fishtë të dytë që të na paralajmërohuajt – megjithëse edhe ata, sidomos, jë për rreziqet e përbrendshme që fqinjtë e shqiptarëve kanë punuar dhe paraqesin partitë aktuale kryesore në punojnë që shqiptarëve t’u shkojnë trojet shqiptare – mendova se ia vlen punët si është më keq, sidomos midis që në fund të vitit 2020 ”Viti i At Gjergj njëri tjetrit. Por rreziqet dhe proble- Fishtës”, që nuk ishte shpallur dhe me met e mëdha me të cilat përballen sot rastin e 80-vjetorit të vdekjes së PoShqipëria dhe Kosova dhe të gjithë etit të Madh të kombit – të kujtojmë shqiptarët, janë pasojë të atij që At paralajmërimin prej profetit të Gjergj Gjergj Fishta e kishte quajtur dikur Fishtës mbi “rrezikun e përbrendsi “Rreziku i përbrendëhëm”. Kosova shëm” , fjalë tepër aktuale edhe për dhe Shqipëria do të zhvillojnë zgjedhje ditët e sotme, për ata që duan t’i lexoparlamentare në fillim të Vitit të Ri, në të jnë e t’i dëgjojnë, para se të jetë tepër cilat do të marrin pjesë me dyzina parti vonë – botuar dy vjet më parë. politike, të udhëhequr nga individë, që Paralajmërimin për rrezikun e brendi kanë hyrë politikës duke “shpresue të shëm, At Gjergj Fishta e ka bërë me hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me shkrimin e titulluar “Rreziku i Përmarrë, madje, rrogat ar”, dhe jo për të brendshëm” në revistën e famshme mirën dhe përparimin e kombit. Njerëz françeskane në fillim shekullit të kalutë tillë të politikës shqiptare edhe sot ar, “Hylli i Dritës”, numër 1 i vitit 1921.
12
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Megjithëse artikulli është shkruar para 100 viteve, aktualiteti i fjalëve dhe paralajmërimi i At Gjergj Fishtës drejtuar klasës së atëhershme politike mbi rrezikun e brendshëm që i kanosej Shqipërisë dhe shqiptarëve, fatkeqësisht, tingëllon aktual, si një kambanë kushtrimi që bie edhe sot për shqiptarët dhe autoritetet politike të dy shteteve – Shqipëri e Kosovë, një shekull më vonë. At Gjergj Fishta e njihte mirë fizionominë e shqiptarit. Ai nuk i kursente fjalët dhe nuk shkruante për të siguruar mbështetje politike nga autoritete qeveritare dhe shtetërore të rastit ose të kohës, as për interesa personale ose politike dhe as nuk kishte për qëllim që me shkrimet e tij të argëtonte “Damat e kalorësit e oborreve princore”, siç është shprehur dikur në një shënim At Viktor Volaj, një mësim ky edhe për median e sotme shqiptare, bashkëpunëtore të kësaj klase të papërgjegjshme politike. Fishta konsideronte se “rreziku i brendshëm” i vinte kombit jo nga “armiqtë e brendshëm”, siç i cilësonte regjimi komunist kundërshtarët e vet politikë. Jo, për At Gjergj Fishtën, rreziku i brendshëm për Shqipërinë dhe për shqiptarët ishin, “vagabondat, sallahanat, rrugaçat…këta njerëz, këta mikrobe të kombit”, siç i cilësonte ai, të cilët “po munden sot me shpresue se hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar”. Mbi të gjitha, me këtë paralajmërim si edhe me të gjitha shkrimet e tij, pa marrë parasysh se ç’mendojnë për të dhe për veprën e tij pseudo-historianët shqiptarë dhe nos-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
të re historike
talgjikët e sotëm të Enverit, At Gjergj Fishta synonte gjithmonë mbrojtjen e interesave të kombit shqiptar dhe të avancimit të imazhit dhe të shpirtit të tij heroik e fisnik, në botë. Frati i maleve paralajmëronte shqiptarët për ato që ai i konsideronte si rreziqe që i kanoseshin kombit shqiptar nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm. Megjithëse për shqiptarët “modernë” dhe për klasën e sotme politike, si në Tiranë ashtu edhe në Prishtinë, At Gjergj Fishta mund të konsiderohet shumë i largët dhe pa konsekuenca për historinë dhe aktualitetin e sotëm shqiptar, unë u them se e kini gabim. Në sytë e vëzhguesve të paanshëm, mendimet dhe paralajmërimet e Fishtës janë aq aktuale sot, sa ishin pothuaj edhe një shekull më parë, pasi duket sikur fatkeqësisht një shekull më vonë, asgjë nuk ka ndryshuar në këtë pikëpamje. Sidomos kur të merret parasysh gjendja aktuale në Shqipëri dhe Kosovë, përfshirë grindjet politike dhe luftën për pushtet, korrupsionin, drogën, trafiqet e lloj-llojshme, mbrojtjen e interesave personale dhe familjare në punët e shtetit dhe të bizneseve nga ana e pushtetarëve e të tjera që, historikisht, nuk e paraqet klasën e sotme politike shqiptare në dritën më të mirë që mund të jetë në botë - qoftë në Shqipëri, qoftë në Kosovë.
Fatkeqësisht, shqiptarët nuk kanë mësuar aspak nga gabimet e së kaluarës, përfshirë periudhën historike dhe hallet për të cilat ka shkruar Gjergj Fishta, një shekull më parë. Interesat personale dhe partiake sot po shkatërrojnë harmoninë e brendshme shoqërore të botës shqiptare dhe po nxisin armiqtë e kombit që të peshkojnë në ujërat e turbullta shqiptare kurdo që shohin një rast të volitshëm dhe derën e hapur për realizimin e qëllimeve të tyre djallëzore kundër interesave shqiptare. Gjendja politike aktuale në Shqipëri, sidomos në prag të zgjedhjeve dhe situata e brishtë e brendshme dhe e jashtme e Kosovës, kërkon prej atyre që ia duan të mirën kombit shqiptar e sidomos, nga ata që sot kanë në dorë “timonin” e kombit, që t’i vihet vesh paralajmërimit shekullor të At Gjergj Fishtës: “Kujdes nga rreziku i brendshëm!” Dallimet e theksuara shoqërore në fushën politike dhe ekonomike, ku një segment i vogël i shoqërisë që kontrollon politikën dhe ekonominë, favorizohet mbi të tjerët, sidomos në një shoqëri të varfër siç është bota shqiptare – përbëjnë një rrezik për të ardhmen e shqiptarëve, jo vetëm brenda trojeve shqiptare, por edhe në marrëdhënie me të tjerët. Por, me një harmoni të brendshme politike dhe ekonomike, kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj interesave kombëtare të shqiptarëve, sado serioze qofshin ato, do të mund të përballeshin më lehtë me bashkimin e shqiptarëve rreth një platforme të përbashkët interesash kombëtare që duhet të qëndrojnë mbi të gjitha interesat e tjera politike dhe ekonomike. Në paralajmërimin për rrezikun e brendshëm nga At Gjergj Fishta në revistën e famshme françeskane “Hylli i Dritës”, të vitit 1921, Poeti i Kombit, me një perspektivë historike të tij, shkruan se nëse para fitimit të pavarësisë, shqiptarët ishin “Të ndrydhun nën nji zgjedhë robnie pesëqindvjeçe, të rrejtun prej të huajve, të tradhtuem prej të mëdhenjve, deri shpresën e kishin bjerrë shqyptarët, se shofin
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kurrë atdheun e vet të lirë e të pamverme; e prandej shumica e madhe e tyne s’pat as të nxetë as të ftoftë, kur u thamë se kishte Shqypni. Por, qe, sot koha na dha arsye. Sot Shqypnia ka nji qeveri të vetën, ka nji parlament të vetin, ka nji ushtri, nji financë, a ma tepër ka nji vijë kufijsh të njoftme ligjsisht prej Fuqive të qytetnueme: të tana sende këto qi na dëshmojnë se Shqypnia ashtë, e se ashtë e lirë dhe e pamvarun”. Fishta shkruante se “Ideali ynë përsa i përket pamvarsisë dhe lirisë së kombit shqyptar u realizue”, duke shtuar se “Shteti shqyptar leu”, por njëkohësisht shtron pyetjen: “Po mirë: por a jeton? A rritet kombi shqiptar? Ai shprehet se, aty për aty, nuk dukej të kishte ndonjë kërcënim të menjëhershëm nga jashtë ndaj Shqipërisë së re të pavarur, por paralajmëron se për të shuar jetën e re të pavarësisë së shtetit të ri shqiptar, nuk ishte e nevojshme që rreziku të vijë, patjetër, nga jashtë. “Shumë herë ai rrezik vjen tue u pjekë e tue u nugë shi përbrenda tejzave mbi të cilat bulon jeta. Njato mikrobe të helmatosuna, qi vërvisin përbrenda gjakut të nji limfatiku, janë nji për nji të rrezikshëm për jetë të njeriut sa nji zhigjetë a nji plumb që të përshkohet nëpër trup të tij…” Prandaj, Fishta bën thirrje se, “Duhet pra që na, si edhe të gjithë njata që kanë për zemër Shqypninë edhe dijnë çka asht liria e vërtetë, çka asht atdheu, t’i mbledhin mendtë tok mbi nji çashtje kaq me randësi e mos të përkundena në nji optimizëm të pa arsyeshëm, tue mahitë vendin e popullin me fjalë entuziazmi. Kombi s’do rrejtë; asht mëkat me e rrejtë kombin! Kombit i duhen çilë sytë e i duhen çilë sytë me kohë, kur të shifet se jeta e tij ashtë në rrezik, kështu që me kohë të mund të marrë ato masa që vendi e mendoret t’ia këshillojnë me i përdorue për të shpëtue jetën e vet.” Fishta paralajmëron siç shprehet, me fjalën e të moçmit se, “lëngatës i do ba ballë që në fillim, pse vonë e vonë mandej ka për t’iu gjetë bari”. (vazhdon) E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Objektivat për lexuesin në vitin 2021
Ndalo, nëse nuk po lexon siç duhet! Leximi në vetvete, për persona të ndryshëm, mbart qëllime të ndryshme. Fatkeqësisht disa shpenzojnë orë të tëra leximi, vetëm për të arritur rekorde apo për t’u mburrur, pa u ndalur një moment për të reflektuar mbi atë libër, por pasi kalon pak kohë, nuk kujtojnë asgjë në lidhje me të. Më fatkeqësi është që ka kaq njerëz, të cilët nuk e gjejnë kohën përgjatë gjithë vitit, për të lexuar qoftë edhe një libër të vetëm
Paula Dekaj
Në përmbyllje të një viti, shumë njerëz bëjnë planet për vitin që vjen. T’i vendosësh vetes qëllime të caktuara, mund të jetë hapi fillestar drejt realizimit të tyre. Bazuar në sjelljen e njerëzve në këtë aspekt, mund t’i ndajmë në: në ata që çdo gjë ia lënë rastit dhe kohës dhe në ata që janë shumë të organizuar, ku për të arritur gjërat që duan planifikojnë deri në detaje. Të rrëmbyer nga ritmi i shpejtë i së përditshmes, ndihmuar nga 1001 mënyra për ta shpenzuar kohën e lirë, mund të bëjë që leximi i librave, të mbesë i fundit në listë. Por, kjo nuk ndodh për të pasionuarit ndaj fjalës së shkruar. Nga vrojtimet e shumta në internet, kam parë disa të cilat tregojnë që përgjatë një viti, kanë lexuar deri në 400 libra. Kjo ishte arritur duke ndjekur me ngulm objektivin, të
14
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
cilin ia kishin paracaktuar vetes një vit më parë. Falë zhvillimeve teknologjike, libra mund të lexojmë që nga smartfoni, tableti apo kompjuteri ynë, pa pasur nevojë të shkojmë në bibliotekë, apo për t’i blerë në librari. Shumica e këtyre lexuesve që thyejnë rekorde me veten apo shoqërinë, janë “e-readers”. Si për shumëçka tjetër që na vijnë në ndihmë, këto mjete teknologjike bëjnë që të kemi edhe një bibliotekë virtuale, përveç asaj fizike. Gjithashtu, vitet e fundit ka një interes të shtuar për ta dëgjuar tekstin e një libri, në vend të leximit të tij. Pa diskutim kjo ndodhë ngaqë është më praktike. Shumë persona, çdo ditë bëjnë orë të gjata udhëtimi për në punë, dhe ka prej atyre që përveç dëgjimit të muzikës a lajmeve në radio, preferojnë t’u lexohet një libër, nga aplikacionet që e ofrojnë këtë. Deri më tani, kjo mundësi ekziston vetëm në disa gjuhë kryesore. Në gjuhën shqipe, ende nuk ka alternativa të tilla. Leximi në vetvete, për persona të ndryshëm, mbart qëllime të ndryshme. Fatkeqësisht, disa shpenzojnë orë të tëra leximi, vetëm për të
arritur rekorde apo për t’u mburrur, pa u ndalur një moment për të reflektuar mbi atë libër, por pasi kalon pak kohë, nuk kujtojnë asgjë në lidhje me të. Më fatkeqësi është që ka kaq njerëz, të cilët nuk e gjejnë kohën përgjatë gjithë vitit, për të lexuar qoftë edhe një libër të vetëm. Të lexosh, nuk do të thotë ‘‘të heqësh qafe’’ diçka. Të lexosh, do të thotë të mësosh prej tij. Eksperienca jonë me historinë e një libri duhet të jetë parësore dhe jo numri i tyre që kemi lexuar. Nësë pjesë të kohës sonë të lirë kemi bërë një libër, ne duhet ta shijojmë atë, duke e lexuar me kuptimin e plotë të fjalës. Sa e trishtë është të mendosh gjatë gjithë kohës ‘‘a jam gati ta përfundoj këtë libër?’’. Më mirë t’ia dhurojmë dikujt tjetër, që mund ta lexojë gjithë kënaqësi e do t’i vlejë shumë, sepse do të dijë të nxjerrë një mesazh prej tij. Objektivi për ta bërë veten lexues të rregullt, duke pasur si qëllim pasurimin e njohurive në një fushë të caktuar, për të zgjeruar horizontin, apo edhe vetëm për ta shfrytëzuar më mirë kohën e lirë, të bësh plane për leximet e vitit të ardhshëm, duket me vend. Por, sa duhet të lexojmë? Për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shembull, nëse duam të lexojmë çdo ditë nga një libër, sado pak faqe që të përmbajë, përsëri është tepër. Edhe të lexosh vetëm një libër në vit, është shumë pak. Jo të gjithë kanë të njëjtën kohë të lirë, por e mira është që çdo minutë ta shtytëzojmë në maksimum, duke mos ia falur të gjitha rrjeteve sociale. Të lexojmë aq sa të mundemi, jo vetëm që të themi se kemi lexuar kaq libra, por që të themi bindshëm se ‘‘jam mahnitur’’ apo ‘‘kam ëndërruar’’ me këtë libër.
“
Falë zhvillimeve teknologjike, libra mund të lexojmë që nga smartfoni, tableti apo kompjuteri ynë, pa pasur nevojë të shkojmë në bibliotekë, apo për t’i blerë në librari. Shumica e këtyre lexuesve që thyejnë rekorde me veten apo shoqërinë, janë “e-readers”. Si për shumëçka tjetër që na vijnë në ndihmë, këto mjete teknologjike bëjnë që të kemi edhe një bibliotekë virtuale, përveç asaj fizike
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Morbus Albanensis Mendrit Shehu ‘’Kur e pashë atë vend u mrekullova nga malet e larta dhe nga fisnikëria e njerëzve”. Kjo fjali ka shekuj që përsëritet. Udhëtarë, diplomatë, nganjëherë spiunë e agjentë, mrekulloheshin nga gjendja e një vendi, i cili ishte aq larg rrëmujës së metropoleve mondane dhe luksit që nuk të ofron asgjë përveçse kënaqësive të fillimit. “Morbus Albanensis”, shprehja është shumë e dëgjuar për të huajt që kanë jetuar në Shqipëri, por jo për ne shqiptarët. “Sëmundja e Shqipërisë” pra, është një fenomen që duhet ta njohim edhe ne vetë. “Sëmundja e Shqipërisë”, një gjendje që nuk ka se si të përcaktohet nëse nuk shpjegojmë historitë e të sëmurëve në radhë të parë. Bajron, Nopça, Han, Durham, Baldaci… e kështu me radhë, të gjithë këta e kanë ndjerë herë pas herë nevojën që të jetonin në stanet e barinjve shqiptarë apo të shëtisnin nëpër rrugicat e ngushta të Shkodrës, Gjirokastrës dhe të qyteteve të tjera. Në udhëtimin e tij më se dyqind-vjeçar në “Morbus Albanensis”, disa raste janë të njohura, disa mbase kanë qenë të çmendur, disa i ka shtyrë ndonjë histori e dështuar dashurie që të fshihen në gërxhet e malësorëve. “Morbus Albanensis” është e vetmja nga radha e gjatë e sëmundjeve të cilën nuk duhet të mundohemi ta luftojmë, përkundrazi duhet të mundohemi ta kemi.
Kralica e malësorëve
Anglia është vendi tipik i udhëtarëve. “Perandoria, ku dielli nuk perëndon kurrë”, është mbase vendi ku janë shkruar më shumë libra udhëtimi se në çdo vend tjetër. Pikërisht këtu, në një natë me mjegullën tradicionale angleze, u lind Edit Durhami, një emër që më vonë do të përbënte plot gjëra, sidomos për ne shqiptarët. Mund të tingëllojë si një çudi, por ka qenë vërtet kështu. Një sëmundje,
16
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
një depresion i shkaktuar nga vdekja e të atit të saj e ka detyruar Durhamin që të ndërmarrë udhëtimet e para. “Duhet ndryshuar klimë e ambient”, mjeku që ka thënë këto fjalë as që i shkonte ndërmend se po e çonte Editin drejt një sëmundjeje tjetër: “Morbus Albanensis”. Në një moshë të vështirë, 37-vjeçare, pa ndonjë perspektivë të madhe dhe ende e hidhëruar tmerrësisht nga vdekja e të atit, Durhami niset të shohë toka të reja. Fati i saj deshi që të shohë edhe tokën e shqiptarëve. Shkodra ishte kontakti i saj i parë me “vendin e shqipeve”. Në 1896 Shkodra ishte një nga qytetet më të rëndësishme të krejt Orientit. E “mbërthyer” në një pozicion nga i cili atëherë vetëm se mund të buronin para, qyteti i lashtë filloi të kishte një periudhë lulëzimi ekonomik, që i bëri mjaft përshtypje anglezes që vinte nga një botë tjetër. “Virusi” tashmë kishte hyrë. Disa vjet më vonë, më 1904, Durhami nis të udhëtojë në zona të tjera të Shqipërisë. Aftësia për t’u çuditur vazhdon të jetë gjithnjë e fortë te anglezja dhe përshkrimet që ajo ka lënë më pas janë të mbushura me histori që përshkohen nga ironia e hollë angleze: “Ndonëse ishin shumë të sjellshëm dhe erdhën bile më mbuluan këmbët kur kujtuan se më kishte zënë gjumi, vllahu gërhiste si bubullimë, ndërsa myslimani ngrihej e bënte kafe sa herë që i donte qejfi”. Rrugëtimi i gjatë i Durhamit nëpër trojet e rraskapitura shqiptare do të vazhdojë deri në vitet e zjarrta të Luftërave Ballkanike, por lidhja tashmë ishte krijuar. Në 1928, Ahmet Zogu do t’i jepte urdhrin më të lartë shqiptar të asaj kohe - Urdhrin e Skënderbeut. Durhami mbylli sytë në dheun e saj, duke kujtuar gjithnjë Shqipërinë. “Morbus Albanensis” kishte rezultuar sëmundje e pashërueshme.
Baldaci, njeriu i luleve
Antonio Baldaci ishte botanist. Nga profesioni i duhej që të bridhte maleve e gërxheve që të zbulonte lloje të reja bimësh, të cilat të parët e tij nuk i kishin parë me sy. Gërxhe, shpate,
shkëmbinj e të tjera si këto, Shqipëria ka pasur gjithnjë me shumicë. Antonio nga Gjenova ka lënë pas shumë punime mbi Shqipërinë. Ky është një tjetër i sëmurë nga “infeksioni” që përmendëm më sipër. Udhëtimin e parë nëpër territoret shqiptare e ndërmerr më 1888. Që prej këtij viti e deri shumë më vonë nuk do të shmangej dot nga magjia e të qëndruarit nëpër vatrat e malësorëve, e të dëgjuarit legjenda dhe pse jo… nga ngrënia e një pjate të thjeshtë, me fasule të gatuar sipas mënyrës tradicionale. Libri i tij më i njohur “Itinerari Albanesi” ka mbetur ende shembulli i njërit prej dokumenteve më interesante. Baldaci vdiq vonë në kohën e fashizmit. Vepra e tij u propagandua nga fashistët si shembulli i një miqësie të vjetër që “lidh dy brigjet tona”. Ishte vërtet kështu, por fashistët në këtë rast nuk kishin si të dinin faktorin “Morbus Albanensis”. Studimet për sëmundjen e vjetër donin edhe disa vite që të provoheshin.
Doktorët e vegjël anonimë
Zakonisht historinë e bëjnë njerëzit që lënë diçka pas vetes. Han, Durham dhe të tjerë kanë lënë pas vetes me mijëra faqe botime. E gjithë kjo histori ka edhe një anë tjetër, atë të të huajve që nuk janë dukur dhe aq shumë në faqet që përbëjnë publicitet. Zakonisht mjekë, kanë mbërritur në Shqipëri për arsye të ndryshme dhe janë ngulur këtu për shumë kohë derisa janë shuar duke u varrosur thjesht si shqiptarë. I pari i Marubëve është njëri prej tyre, por për të tashmë është shkruar gjerë e gjatë. Disa prej të “sëmurëve” që kanë mbetur nën hije… Quhej Emilio Tedeskini. Nuk dihet përse në vitin e largët 1766 u ngulit në Shkodër. Vinte nga Napoli dhe arriti të krijojë shpejt një rreth të gjerë klientësh personalë, nga familjet e pasura. Tedeskini më pas u shpërngul për në Durrës. Vdiq më 1868 dhe la pas një djalë, i cili konsiderohet ende si farmacisti më i vjetër i Shkodrës. Të dhënat mbi Tedeskinin e dytë hum-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
basin në mjegullën e shekujve, por lista e të “sëmurëve” tanë vazhdon të shtohet… Shumë të huaj kanë hyrë e kanë dalë ndër këto troje. Njëri prej tyre vinte nga Austria, quhej Franc Piohler. Sikur të kishte kohë, edhe ky pa dyshim do të ishte bërë njëri ndër mjekët e njohur të Shkodrës së Bushatlinjve, por nuk mundi. Ra pritë e një atentati. Një tjetër, Telesforo De Klerikis kishte shërbyer për shumë vjet si mjek i ushtrisë së Bonapartit. Askush nuk e di se si përfundoi në Shkodër. Dokumentet e arkivave e përmendin dy herë. Një herë kur i vdes e shoqja dhe herën tjetër kur martohet për së dyti. Dihet vetëm se ishte nga Milano dhe se shërbeu si mjek i Bushatlinjve për shumë kohë. Pier Tomas ishte një tjetër mjek që jetoi në Shkodër në fillim të shekullit të kaluar. Në regjistrat e kishës janë të regjistruar një tufë fëmijësh që francezi la pas vetes. “Sëmundja” kishte nisur të hidhte rrënjë të forta… Quhej Simini, por shkodranëve u shkonte për shtat ta thërrisnin Doktor Jasemini. Në Shkodër erdhi direkt nga qyteti i tij, nga Leçja. Bëri shumë mrekulli aty nga mesii shekullit të kaluar dhe la pas një lumë gojëdhënash. Nuk dihet fati i mëtejshëm i tij. Dihet vetëm se u martua me një vajzë katolike vendase. Tufani që shkaktoi revolucioni garibaldian në Itali dërgoi në Shqipëri një grumbull të madh “të sëmurësh”. Filipo Marmoki kishte qenë një garibaldian i vendosur. Kur dështoi kryengritja kundër Burbonëve të Napolit nuk i mbeti gjë tjetër veçse të
hidhte sytë – si shumë të tjerë – nga bregu përballë. Në Shkodër la pas nam të mirë dhe një histori që do ta vazhdonin plot të tjerë. Me sa duket jo vetëm shqiptarët paskan qenë popull refugjatësh. Rudolf Shmit nuk duhet të ketë qenë edhe aq i “sëmurë” nga virusi për të cilin po flasim, megjithatë, të moshuarit e kanë kujtuar deri vonë nën emrin “Doktor Shmitri”. Një infermiere që punonte me të në spitalin austro- hungarez të qytetit duket se ka qenë shkaku i kësaj nofke. Nga 1889 deri në vitet e para të shekullit tonë Shmiti drejtoi të parin spital civil të qytetit duke u shndërruar në një nga figurat kryesore të shkodranëve. Vdiq në Trieste pa lënë pas as fëmijë dhe as pasuri.
Kaser dhe të tjerët në Dukagjin
Virusi që mban emrin shqiptar ka këmbëngulur të mos zhduket me gjithë peripecitë e shumta që kalonte kontinenti i vjetër. Në kohët tona, të ashtuquajtura moderne, virusi është shfaqur nën një veshje tjetër: me xhinse apo me aparate të kushtueshëm fotografikë, dhe me të tjera kontakte. Një nga të sëmurët modernë është Karl Kaser, profesor i Universitetit të Gracit në Austri. Udhëtimin e parë nëpër Shqipëri e ndërmori aty nga 1988, kohë në të cilën itineraret e një të huaji ishin ende nën përgjim. Më pas nuk iu nda Shqipërisë për vite e vite derisa kreu një nga “aventurat” më të mëdha të jetës së tij: udhëtimin një mujor nëpër Dukagjin.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Të fryrë nga pickimet e mushkonjave, të lodhur nga udhëtimet e gjata në këmbë, por edhe të zhgënjyer nga ajo që panë, grupi prej 20 studentësh mbërriti një natë vere në Tiranë, pas një bashkëjetese një mujore me malësorët e rinj të Shqipërisë. Ishin të kënaqur nga ana profesionale, sepse kishin bërë atë që shumë vetë nuk kishin arritur ta bënin, por ndjeheshin edhe të habitur. Në këmbim të fjetjes a të ushqimit ndër Malësi u kishin kërkuar të holla. Dhe kjo nuk përkonte me ato që kishin lexuar nga “të sëmurët” e vjetër. Edhe virusi ka pësuar mutacion.
Franci mes gurëve e monumentit
Shumë vetë e mbajnë mend fotografin e guximshëm që vazhdonte të bënte punën e tij mes gurëve dhe bombave lotsjellëse në shkurtin e 1991. Franc Gustinsish është një nga dëshmitarët më shembullorë të Shqipërisë së këtyre viteve të fundit. Që nga momenti i fotografisë që paraqiste monumentin e bronztë të Hoxhës që po rrëzohej. Franci vetë ai thotë “Pata fatin e keq që të infektohem” – nuk iu nda dhe me sa duket nuk do t’i ndahet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Njësoj si një kolegu i tij italian, që kishte shkuar aq larg sa të themelonte një gazetë në Tiranë, edhe Franci kur u dërgonte ndonjë letër nga Italia miqve të tij shkruante: “Djema, po ju shkruaj nga mërgimi”. Një sinjal i fortë që “sëmundja” e Shqipërisë tashmë ka arritur në një shkallë tjetër. /GazetaSi/ E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Viti 2020
Një vit për t’u harruar
Ky vit do të mbahet mend si një vit i keq, ters, i zi për mbarë njerëzimin, që duhet harruar sa më parë. As parashikuesit më të mirë dhe parashikimet më ogurzeza nuk e kishin imagjinuar këtë. Jeta u përmbys menjëherë, duke u shndërruar si në një film fantastiko-shkencor, me personazhe reale, ku edhe vetë bëhesh padashur pjesë e tij. Dhe ashtu siç ndodh zakonisht, pas frikës dhe ballafaqimit të parë, vjen periudha e përshtatjes, kur duhet të bashkëjetosh me të keqen (pandeminë)
Ismet Kallaba
Çdo njeri në jetë kalon sfida dhe vështirësi të ndryshme. Pothuajse çdo brez është përballur me fatkeqësi të tilla, si luftra, tërmete, epidemi etj., që kanë goditur një apo më shumë pjesë të botës. Por janë disa ngjarje që përcaktojnë rrënjësisht rrjedhën e jetës sonë dhe shërbejnë si pikë orientimi për të ardhmen. E tillë
18
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
është pandemia e COVID-19, nën hijen e së cilës u zhvillua çdo gjë në vitin 2020. Ky vit do të mbahet mend si një vit i keq, ters, i zi për mbarë njerëzimin, që duhet harruar sa më parë. As parashikuesit më të mirë dhe parashikimet më ogurzeza nuk e kishin imagjinuar këtë. Shoqëria njerëzore ka pësuar shumë humbje nga COVID-19 e bashkë me të edhe ne si shqiptarë dhe si komunitet. Jeta u përmbys menjëherë, duke u shndërruar si në një film fantastiko-shkencor, me personazhe reale, ku edhe vetë bëhesh padashur pjesë e tij. Dhe ashtu siç ndodh zakonisht, pas frikës dhe ballafaqimit të parë, vjen periudha e përshtatjes, kur duhet të bashkëjetosh
me të keqen (pandeminë). Pas Luftës së Dytë Botërore, pandemia e COVID-19 konsiderohet si kriza më e madhe njerëzore në kohën e sotme, pasojat e së cilës do të ndjehen për një kohë të gjatë në të gjitha fushat. Pandemia do ta ndryshojë përgjithmonë njerëzimin dhe asgjë nuk do të jetë si më parë. Bota do të ndahet në para dhe pas pandemisë. Pas viktimave njerëzore, pandemia do të ketë pasoja për shëndetin mendor. Pandemia do t’i ndryshojë edhe marrëdhëniet, zakonet dhe traditat njerëzore. Jeta jonë do të bëhet gjithnjë e më tepër individuale. Në anën tjetër, pandemia na ka bërë që të reflektojmë më tepër për mënyrën e jetës sonë.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Në Malin e Zi, përjashto pandeminë, ngjarja që ka shënuar vitin 2020 kanë qenë zgjedhjet parlamentare që sollën në pushtet partitë opozitare, duke bërë që për herë të parë pas 30 vitesh të pluralizmit politik të ndërrojë pushteti. Secili individ ka dëshirat e veta, që ndryshojnë nga njëri-tjetri. Por dëshira e përbashkët e të gjithë njerëzve për vitin 2021 është që sa më parë të dalim nga kjo situatë dhe që jeta sado kudo t’i kthehet normalitetit.
“
Pandemia do ta ndryshojë përgjithmonë njerëzimin dhe asgjë nuk do të jetë si më parë. Bota do të ndahet në para dhe pas pandemisë. Pandemia do t’i ndryshojë edhe marrëdhëniet, zakonet dhe traditat njerëzore. Jeta jonë do të bëhet gjithnjë e më tepër individuale. Në anën tjetër, pandemia na ka bërë që të reflektojmë më tepër për mënyrën e jetës sonë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
19
KULTURË
125-vjetori i kinema dhe e ardhmja e pas Vëllezërit Lumiere kishin organizuar shfaqjen e parë filmike në Paris para 125 vitesh. Sot, gjatë pandemisë Covid-19, kinematë rrezikojnë të mbyllen Kur vëllezërit Lumiere dërguan ftesa për shfaqjen e parë publike të filmit, më 28 dhjetor 1895, bënë mjaft bujë. Shfaqja e cila u zhvillua në bodrumin e “Grand Cafe” në Paris, zgjati 20 minuta dhe në fund, siç kanë thanë organizatorët, të gjithë kishin mbetur “pa fjalë, të befasuar dhe të mahnitur në mënyrë të papërshkrueshme”. Për herë të parë, 32 pjesëmarrësit në publik, kishin parë fotografi lëvizëse.
Vëllezërit Lumiere, pionierë të kinemasë
20
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Suksesi ishte i jashtëzakonshëm. Megjithëse Auguste dhe Luis Lumiere kishin patentuar tashmë pajisjet e tyre filmike – kinematografët, aparatet fotografike dhe projektorët – më 13 shkurt 1895, ata nuk ishin të vetëm në shpikjen e tyre. Shpikësit në Britani të Madhe, Shtete të Bashkuara dhe Gjermani po punonin gjithashtu në krijimin e pajisjeve që do të bënin të mundur lëvizjen e fotografive.
Më 1 nëntor 1895, disa javë para vëllezërve Lumiere, vëllezërit gjermanë Maks dhe Emil Skladanovski prezantuan projektorin e tyre. Sidoqoftë, pajisja e tyre ishte teknikisht inferiore ndaj asaj të paraqitur nga vëllezërit Lumiere, prandaj falë epërsisë teknike dhe marketingut, 28 dhjetori i vitit 1895 hyri në histori si dita kur lindi kinemaja. Një shekull e një çerek më vonë, kjo
KULTURË
asë sigurt
do të ishte në fakt një arsye për të festuar. Por për shkak të pandemisë së koronavirusit këtë vit, asnjë punëtori ose ngjarje nuk është organizuar – diçka e zymtë në krahasim me ngjarjet
që u zhvilluan pesë vjet më parë, kur kinemaja shënoi 120 vjetorin. Në atë kohë “Grand Palais” në Paris njohu arritjet e vëllezërve Lumiere përmes një ekspozite gjithëpërfshirëse. Por industria ndoshta nuk dëshiron të festojë, veçanërisht kur ky vit ka dalë të jetë katastrofik për filmat. Në të gjithë botën kinematë janë detyruar të mbyllen, ndërsa qeveritë përpiqen të mbajnë virusin nën kontroll. Madje edhe kur disa kinema u hapën, në Gjermani dhe në vende të tjera këtë verë, hitet filmike mungonin. Në anën tjetër, biznesi i transmetimeve online është duke lulëzuar, bazuar në shifrat e shitjeve të kompanive si “Netflix” dhe “Amazon”, që tejkalojnë ato të kinemave standarde. Shumë kompani që merren me produksion janë duke shikuar nëse mund t’ia dalin pa pasur shfaqje nëpër kinema. Për shembull “Soul”, filmi më i fundit i “Pixar”, do të anashkalojë kinematë dhe do të ketë premierë në platformën “Disney +”. Vdekja e kinemasë është parashikuar herë pas here – me përhapjen e televizionit në vitet ‘50, ose me ardhjen e video-kasetave në vitet ‘80. Por, kurrë gjërat nuk janë dukur aq të zymta sa këtë vit: me humbje deri në 70 përqind, shumë njerëz në industri mendojnë se kinemaja, në formën e saj konvencionale është e dënuar. Producenti gjerman Uli Aselman, i cili prodhoi filmin “Jugend ohne Gott”
(2017), ka thënë se përjetimi gjatë shikimit të filmit në kinema duhet të bëhet përsëri i veçantë. Të tjerë si Lars Henrik Gas, drejtor i “International Short Film Festival Oberhausen”, besojnë se hapësirës kulturore të kinemave, i duhet dhënë një status i ngjashëm me muzeun dhe të subvencionohen si një ndërmarrje kulturore. Ndërkohë, kinematë gjermane duket se po shkojnë drejt zhdukjes, veçanërisht me bllokimin e fundit që u vendos pak para Krishtlindjes. Në një njoftim të fundit për shtyp, Kristine Berg, kryesuesja e Shoqatës Gjermane të Kinemave Filmike (Hauptverband Deutscher Filmtheater, ose “HDF”), ka thënë se bllokimi i ri do të ndikojë në falimentimin e shumë kinemave. “Ne do ta mbyllim këtë vit me humbje prej rreth 1 miliard eurosh, duke përfshirë koncesionet. Ne nuk mund ta përballojmë këtë”, ka thënë ajo. Kinematë gjermane janë mbyllur për 38 ditët e ardhshme. Sipas një sondazhi të bërë në mes të prillit të kaluar nga HDF-ja, gjatë karantinimit të parë, 58 përqind e kinemave që iu përgjigjën pyetësorit kanë treguar se mund të mbijetonin vetëm për dy-tre muajt e ardhshëm. Pas më shumë se gjysmë viti, situata ka të ngjarë të jetë shumë më e keqe. (Deutsche Welle) E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
21
KULTURË
30-vjetori i themelimit të Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”
30 vjet kulturë
Me veprimtarinë e vet aktive në pothuajse të gjitha fushat e krijimtarisë, “Art Club”-i theu tabutë dhe perceptimet e gabuara për kulturën shqiptare në Malin e Zi. Në mungesë të institucioneve kulturore kombëtare, “Art Club”-i ka luajtur rolin e një institucioni të tillë për shqiptarët në Malin e Zi Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” shënoi këto ditë 30-vjetorin e themelimit të saj. Ajo është themeluar më 28 dhjetor 1990, në fillimet e proceseve pluraliste, nga një grup i krijuesve të shquar të Ulqinit, Si e tillë është ndër organizatat më të vjetra të shoqërisë civile ndër shqiptarë dhe në tërë Malin e Zi. “Art Club”-i lindi si një alternativë, i udhëhequr nga dëshira për të pasuruar dhe bërë diçka ndryshe në jetën kulturore, artistike dhe shkencore te shqiptarët në Malin e Zi. Që prej fillimit, misioni i “Art Club”-it ka qenë dhe ka mbetur i qartë – që përmes formave të ndryshme të artit, kulturës, shkencës etj. të ruajë dhe të promovojë identitetin kombëtar të shqiptarëve në Malin e Zi. Me veprimtarinë e vet aktive në pothuajse të gjitha fushat e krijimtarisë, “Art Club”-i theu tabutë dhe perceptimet e gabuara për kulturën shqipt tare në Malin e Zi. Në mungesë të institucioneve kulturore kombëtare, “Art Club”-i ka luajtur rolin e një institucioni të tillë për shqiptarët në Malin e Zi. Kontributi i “Art Club”-it për kulturën shqiptare gjatë këtyre tri dekadave është i papërshkrueshëm. “Art Club”-i është themelues i disa veprimtarive elitare me traditë, siç është “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”, iniciator i
22
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Panairit të Librit në Ulqin, organizator i dhjetëra sesioneve shkencore dhe i qindra aktiviteteve kulturore etj. Vlen të veçohet veprimtaria botuese, ku “Art Club”-i ka botuar rreth 160 libra të gjinive të ndryshme, si dhe disa organe të shtypit. “Art Club”-i është përpjekur që ta shtrijë veprimtarinë në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë. Ai po ashtu ka vendosur bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet më të rëndësishme kulturore e shkencore në Mal të Zi,
“
Shqipëri e Kosovë. Në këtë përvjetor të rëndësishëm për “Art Club”-in dhe kulturën shqiptare në Malin e Zi është rasti të kujtojmë të gjithë ata themelues apo anëtarë të Shoqatës, të cilët nuk jetojnë më. Po ashtu falënderojmë donatorët pa ndihmën e të cilëve nuk do të mund të realizoheshin shumë projekte dhe aktivitete me vlerë. Kishim planifikuar që 30-vjetorin e “Art Club”-it ta shënonim me aktivitete disaditore, por për shkak të situatës epidemiologjike jemi të detyruar që ta shtyjmë për një kohë më të përshtatshme. Përkundër vështirësive të natyrave të ndryshme dhe jo rrallëherë mungesës së mbështetjes financiare adekuate, Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” është e vendosur dhe e përkushtuar për të vijuar edhe në të ardhmen punën në të mirë të kulturës shqiptare në Malin e Zi dhe I. Kallaba më gjerë. (Autori është kryetar i SHAI “Art Club”)
“Art Club”-i është përpjekur që ta shtrijë veprimtarinë në të gjitha trevat ku jetojnë shqiptarët në Malin e Zi dhe më gjerë. Ai po ashtu ka vendosur bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet më të rëndësishme kulturore e shkencore në Mal të Zi, Shqipëri e Kosovë
FOTOGRAFIA E JAVËS
BINAK ULAJ MAJAT E ROMANIT
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
23
KULTURË
25-vjetori i Shkollës së Muzikës në Ulqin
Kur ëndrra bëhe Gani Karamanaga
noviq, Hristina Dragoviq, Ivana Pekiq, Vanja Goroviq, Maida Resulbegoviq-Goca, Jelena Ivanoviq. Autorit të këtij teksti i lejohet që të vë në pah dy emra të veçantë:
Iliriana Gjoni Me rastin e 25-vjetorit të Shkollës së Muzikës në Ulqin (1995-2020), këto ditë doli nga shtypi Monografia e autorit Jusuf Lika. Recensionet për këtë monografi u shkruan nga: Akademiku Zuvdija Hoxhiq-Berisha, Prof.Dr. Ruzhdi Ushaku dhe Prof. Dr. Sllobodan Jerkov. Recensenti i kësaj monografie, Zuvdija Hoxhiq-Berisha thotë: “Shkolla për Arsimimin Fillor të Muzikës është shndërruar në një institucion arsimor dhe artistik me reputacion të lakmueshëm. Në mënyrë më të thjeshtë, mbi këtë ndërmarrje kulturore, më të vërtetë fenomen, dëshmon edhe Monografia me rastin e 25-vjetorit të Shkollës”. Recensenti tjetër, Sllobodan Jerkov vë në dukje se “Kultura e në veçanti kultura muzikore, pasqyrohet përmes formave të dukurive dhe pastaj përmes qëndrimit të popullit ndaj trashëgimisë së vet.. Sa më e pasur të jetë kultura muzikore, aq më i pasur është edhe populli”. Ndërkaq studiuesi nga Ulqini, Ruzhdi Ushaku thotë: “Për jetën profesioniste të Ulqinit ishte ngjarje e shënuar kulturore hapja e Shkollës së Muzikës në Ulqin në vitin 1995..” Autorin e Monografisë, Jusuf Lika përvoja jetësore e mësoi që sakrifica nuk është e kotë nëse njëriu bën atë që do më së shumti...” Ëndrra ime fëmijërore u realizua”, thotë ai. Në kapitullin VI, mund të lexojmë për profesorët që kanë dalë nga kjo shkollë. Ata janë: Fatime Buzuku, Ilir.ana Gjoni, Jelena Knezheviq, Laureta Jacoviq, Lluka Gjaçiq, Gjylie Pelingu, Adrian Peroviq, Jozo Jakoviq, Milica Iva-
24
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Është nxënëse e gjeneratës së parë të Shkollës së Muzikës në Ulqin. Ndër të tjera ajo është zgjedhur si fituese e bursës Erasmus dhe kalon në Universitetin e Muzikës në Kalsruhe (Gjermani), ku me notën më të lartë kryen studimet master në degët piano-solo dhe piano-muzikë kamertale. Paralelisht fillon veprimtarinë e vet edhe si pedagoge. Në klasën e saj gjinden fituesit e çmimeve të para në
Gjylie Pelingu
garat kombëtare të Gjermanisë.
Gjylie Pelingu
Pasi kreu mësimet në Shkollën e Muzikës në Ulqin, shkollimin e lartë bachelor dhe master i ka kryer në Tiranë, në Universitetin e Arteve te profesoresha Manjola Nallbani. Është fituese e garave nacionale dhe ndërkombëtare. Që në vitin 2013 është anëtare e ESMA-së (Europian Summmer Music Academy). Jeton në Ulqin. Ishte kënaqësi dhe përjetim shpirtëror duke dëgjuar interpretimet e Ilirjana Gjonit dhe Gjylie Pelingut. Shkolla e Muzikës në Ulqin ishte ëndrra e disa gjeneratave. Por,
KULTURË
et realitet nismëtari dhe realizuesi i këtij projekti madhështor është Jusuf Lika i cili është njëkohësisht edhe autori i kësaj Monografie. Shumë nxënës kanë kaluar nëpër këtë shkollë, disa kanë arritur suksese të veçanta, por u ka shërbyer edhe të tjerëve që të kenë një kulturë dhe edukim muzikor. Fillimisht, Shkolla e Muzikës së Ulqinit ishte degë e Shkollës së Muzikës nga Tivari. Por, së shpejti u transformua si institucion i veçantë dhe i pavarur. Gati të gjitha manifestimet kulturo-artistike në Ulqin kanë qenë të përcjella nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës së Muzikës në Ulqin. Ato manifestime zbukuruan festimet lid-
hur me Ditën e Ulqinit dhe Skenën Verore në Ulqin. Ishin prezentë edhe në përurimet e veprave të autorëve nga Ulqini dhe rajoni dhe ishin pjesëmarrës në shumë gara republikane dhe ndërkombëtare. Monografia flet edhe për fillimet e jetës muzikore në Ulqin. I kujton edhe ata të cilët kanë dhënë kontribut në folklor dhe në jetën muzikore gjatë shekullit XX. Me respekt po i veçoj disa emra: profesorët e muzikës Qamil Gorana, Hajdar Axhemi, Fiqiri Hasanaga. Po aty e kanë vendin edhe bartësit e folklorit Rexhep dhe Munib Abazi, Kabil Mehmeti, Beqir Truma, Atif Hasanaga. Me veçanti po e përmend edhe vio-
linistin Ali Tahir Zhygjelin. Në fund Ulqini mund të krenohet me arritjet e Shkollës së Muzikës. Falënderime dhe respekt për autorin e Monografisë, Jusuf Lika.
Iliriana Gjoni
Learta Gorana
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
25
MOZAIK
Viti 2020
Viti i mediave në be me armikun e padu Duke u sakrifikuar në situata të ndryshme, të përballur drejtpërdrejt me këtë armik të padukshëm, gazetarët u gjendën përkrah punëtorëve shëndetësorë dhe institucioneve tjera në ndërgjegjësimin e opinionit më të gjerë dhe shpërndarjen e informacioneve në kohë reale. Me siguri, në të ardhmen kur e gjithë kjo t’i takojë të kaluarës, roli i mediave nga viti që po lëmë pas, puna e përditshme e tyre dhe kontributi i dhënë që pasojat e koronavirusit të ri të jenë sa më të vogla, do të veçohen si shembull që duhet ndjekur edhe nga gjeneratat e ardhshme. Urojmë që vitin e ardhshëm, mediat të punojnë në kushte normale dhe që pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19, sa më parë t’i takojë të kaluarës
Dijana Dukaj
Viti 2020, tashmë numëron orët e fundit dhe së shpejti do t’i takojë historisë. Pikërisht, në këtë kohë është e rëndomtë të flitet, përshkruhet apo
26
“
analizohet ajo që e veçoi vitin që po lëmë pas, arrititjet apo dëshirat tona. Por, kësaj radhe nuk është si rëndom. Edhe fundviti është i ngjashëm me pjesën tjetër të vitit, pothuajse që nga fillimi i tij e që s’ka nevojë të rikujtohet, pasi ajo që përjetoi mbarë njerëzimi vazhdon të na shqetësojë gjithnjë. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe shpallja e më të mirëve, ndarja e mirënjohjeve dhe falënderimeve për sukseset e arritura gjatë vitit e kështu me radhë,
janë nën hijen e asaj që përjetuam dhe u përballëm në çdo çast të vitit që po lëmë pas. Në këtë vështrim të shkurtër, në veçanti nga njerëzit e medias, vlen të theksohet roli ose misioni që kryen ato gjatë gjithë kohës, duke iu përgjigjur kështu interesimit në rritje të opinionit më të gjerë ndaj asaj që prodhuan mediat. Ndonëse mediat punuan në kushte të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pasojat e koronavirusit, ato e dëshmuan rolin e pazëvendësueshëm në mbrojtjen e
Në këtë vështrim të shkurtër, në veçanti nga njerëzit e medias, vlen të theksohet roli ose misioni që kryen ato gjatë gjithë kohës, duke iu përgjigjur kështu interesimit në rritje të opinionit më të gjerë ndaj asaj që prodhuan mediat. Edhe pse mediat punuan në kushte të jashtëzakonshme të shkaktuara nga pasojat e koronavirusit, ato e dëshmuan rolin e pazëvendësueshëm në mbrojtjen e interesit më të gjerë për çdo individ dhe shoqërinë në përgjithësi. Mjafton të rikujtojmë periudhën nga fillimet e pandemisë globale, respektivisht përhapjen e saj edhe në mjediset tona ( nga muaji mars i këtij vitit ), kur asnjë nga strukturat e shoqërisë nuk ishin të përgatitura për të vepruar në situatën e krijuar. Ngjashëm edhe puna e mediave të cilat të ndodhura në rrethanat e paparashikuara e, njëkohësisht, për t’iu përgjigjur misionit të vet, bënë të pamundurën në mbështetje të betejës për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
MOZAIK
etejë ukshëm
interesit më të gjerë për çdo individ dhe shoqërinë në përgjithësi. Mjafton të rikujtojmë periudhën nga fillimet e pandemisë globale, respektivisht përhapjen e saj edhe në mjediset tona ( nga muaji mars i këtij vitit ), kur asnjë nga strukturat e shoqërisë nuk ishin të përgatitura për të vepruar në situatën e krijuar. Ngjashëm edhe puna e mediave të cilat të ndodhura në rrethanat e paparashikuara e njëkohësisht, për t’iu përgjigjur misionit të vet, bënë të pamundurën në mbështetje të betejës për të shpëtu-
ar sa më shumë jetë njerëzish. Ato, duke u ndodhur në linjën e parë të frontit së bashku me punëtorët shëndetësor, iu gjenden pranë secilit individ në momentet më të vështira. Në këtë mënyrë, interesi për mediat, respektivisht për të konsumuar sa më shumë informacione lidhur me rrjedhat e pandemisë globale nga opinioni më i gjerë, ka shënuar rritje të menjëhershme. Kjo, në radhë të parë falë përkushtimit të njerëzve në media të cilët, duke përvetësuar teknologjinë e re të punës, shumë shpejt janë adap-
tuar kryerjes së misionit të vet në kushte të jashtëzakonshme të punës. Mjaft shpesh, duke u sakrifikuar në situata të ndryshme, të përballur drejtpërdrejtë me këtë armik të padukshëm, gazetarët u gjendën përkrah punëtorëve shëndetësor dhe institucioneve tjera në sensibilizimin e opinionit më të gjerë dhe shpërndarjen e informacioneve në kohë reale. Me siguri, në të ardhmen kur e gjithë kjo t’i takojë të kaluarës, roli i mediave nga viti që po lëmë pas, puna e përditshme e tyre dhe kontributi i dhënë që pasojat e koronavirusit të ri të jenë sa më të vogla, do të veçohen si shembull që duhet ndjekur edhe nga gjeneratat e ardhshme. Urojmë që vitin e ardhshëm, mediat të punojnë në kushte normale dhe që pandemia globale e shkaktuar nga Covid-19, sa më parë t’i takojë të kaluarës.
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
27
MOZAIK
Këndi i gjimnazistit
Koha e dëshirave Ulqini, me të vërtetë, është një qytet madhështor, por a jemi ne në gjendje ta lëmë bukurinë e tij të vërtetë të shndrisë? Kemi ajër të freskët nga deti i hapur, ajër i cili gjallëron trupin dhe zemrën e një njeriu. Por nuk kemi një park të vetëm, një park në të cilin do mund të çlodheshim nga mësimi dhe stresi i një dite apo edhe një jave. Kemi hapësira pa mbarim, të panumërta, por nuk kemi të paktën një rrugë për vozitjen e biçikletave
Hera Kurti
Më pëlqen Shkodra. Më pëlqejnë rrugët e ndërtuara me shumë kujdes. Më lë përshtypje teatri dhe shfaqjet e ndryshme të cilat gjallërohen dhe marrin jetë në skenën e madhe. Më pëlqen kur ndodhem brenda, e shoqëruar me emocionet e audiencës, por gjithashtu edhe kur gjendem jashtë në rrugët e Shkodrës pas shfaqjeve. I adhuroj libraritë, të vendosura sa aty-këtu, të vogla por të rëndësishme. Më tërheqin vëmendjen hapësirat e shumta në rrugët e gjera për vozitjen e biçikletave. E dua Shkodrën. E dua Shkodrën, ndoshta po aq sa edhe Ulqinin. Me aq shumë ngjashmëri, po me aq shumë dallime. Syri i njeriut nuk percepton të njëjtat
28
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
pamje nga këto dy qytete. Ulqini, me të vërtetë, është një qytet madhështor, por a jemi ne në gjendje ta lëmë bukurinë e tij të vërtetë të shndrisë? Kemi ajër të freskët nga deti i hapur, ajër i cili gjallëron trupin dhe zemrën e një njeriu. Por nuk kemi një park të vetëm, një park në të cilin do mund të çlodheshim nga mësimi dhe stresi i një dite apo edhe një jave. Kemi hapësira pa mbarim, të panumërta, por nuk kemi të paktën një rrugë për vozitjen e biçikletave. Sa herë që dalim për një vozitje të shkurtër me biçikletë, me dëshirën që t’i lëmë pas mendimet pesimiste dhe t’i largohemi realitetit shpesh të trazuar, kaplohemi nga frika e automjeteve. Na mungon kinemaja e qytetit, në të cilën do mundeshim të shijonim filma të lëmive të ndryshme, së bashku me të afërmit dhe shoqërinë tonë. T’i lëmë pas obligimet e jetës së përditshme dhe ta lëmë imagjinatën tonë të na shpie larg ashpërsisë së realitetit. Për disa çaste të vetme, do mundeshim të ishim heronjtë e historisë dhe shpëtimtarët e ditës.
Kemi palestra pa fund për aktivitetet fizike, por asnjë librari të vetme për pak gjimnastikë mendore. Aty ku do të zhytemi thellë në botën e librave, aty ku paraja do shpenzohet e shoqëruar nga buzëqeshjet e qëndisura në fytyrat e njerëzve, aty ku fjalët e çmuara nga libri do të mbesin në kujtesën tonë dhe do të ndryshojnë këndvështrimin ndaj temave të ndryshme, ndoshta edhe përgjithmonë. Këto janë gjëra të thjeshta, mbi themelet e të cilave ndërtohet kultura e një populli. Ato nuk kërkojnë shumë, vetëm pak përkushtim të zjarrtë të qytetarëve dhe udhëheqësve. Po aq sa mërzitem nga këto mungesa, më gëzojnë dhe më bëjnë krenare vlerat e qytetit tim. Krenohem për Kalanë e Ulqinit, për qytetin antik të Shasit, për ullishtat mijëvjeçare, për plazhet mahnitëse, për Liqenin e Shkodrës dhe pamjen e tij nga Kraja, për Kriporen e Ulqinit, për shumë njerëz të mëdhenj që ka lindur qyteti im, krenohem për shumë e shumë vlera të tjera. Dhe krejt në fund, këtë Vit të Ri, jo si të tjerët, nuk është bora e mëndafshtë apo babagjyshi trashalluq që po trokasin në dyert tona, por është akoma armiku i frikshëm që na trazoi gjatë vitit që po lëmë pas. Këtë Vit të Ri, përveç dëshirës për shuarjen e kësaj pandemie që e rrëmbeu botën si me stuhi, lista e dëshirave është e mbushur përplot, vazhdon pa mbarim dhe ne jemi duke shpresuar që këto dëshira të realizohen. (Autorja është nxënëse e dalluar e Gjimnazit të Ulqinit)
MOZAIK
Viti i Ri 2021
Dëshira të njëjta për mbarë njerëzimin Merita Dukaj Tashmë jemi në vigjilje të Viti të Ri dhe ndërrimin e moteve, rëndom e prisnim me entuziazëm të veçantë, me dëshira dhe shpresa të reja. Ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe atmosfera festive dallon nga vitet e kaluara. Edhe pse i kemi zbukuruar oborret dhe shtëpitë tona, ambientet përreth dhe sheshet kryesore, prapëseprapë, na mungon shumë nga ajo që ishim mësuar. Nxënësit, përqafonim njëri-tjetrin duke uruar gjithë të mirat në Vitin e Ri. Korridori i shkollës, oborri dhe klasa jonë ishin të zbukuruara me bredhin e Viti të Ri, me këngën dhe buzëqeshjen tonë, me përqafime dhe urime të pafund. Biseduam dhe flisnim ku do të presim mbrëmjen më të hareshme dhe më të gjatë të vitit, si dhe çka kemi përgatitur e kështu me radhë. E gjithë kjo, tashmë, na duket si një e kaluar
e largët pasi viti 2020 që po lëmë pas, ishte vit i trazirave për mbarë njerëzimin. Ai, na largoi nga bankat e shkollës, nga shokët e klasës, nga mësuesit tonë, nga shkuarja e rregullt në shkollë, nga aktivitete dhe përvoja të shumta të cilat i takojnë moshës tonë e që i prisnim me padurim. Ja, kështu e kaluam vitin që po lëmë pas, nga gjysma e muajit të tretë të tij e që vazhdon gjithnjë. Andaj, cila mund të jetë dëshira jonë më e madhe përveç se Viti i Ri, të jetë pa frikë nga sëmundja e shkaktuar nga virusi korona, për mbarë njerëzimin, që gjysmë-vjetorin e dytë ta vazhdojmë në bankat e shkollës sepse ato janë për nxënësit e saj, për njohje me mësime dhe njohuri të reja. Sa më parë të largohemi nga frika, ankthi dhe mërzia që ka shkaktuar armiku i padukshëm koronavirusi dhe që vitin 2020, ta kujtojmë vetëm në rreshtat dhe vargjet e shkruara dita-ditës. Të realizohen dëshirat tona që festat
e ardhshme të na gëzojnë sinqerisht, pa droje nga sëmundja, nga të tjerët, të përqafojmë të dashurit tonë, shokët dhe shoqet në shkollë ashtu siç ishte më parë. Të mund të udhëtojmë dhe të takojmë të dashurit tonë, pa kufizime dhe frikë kudo. Por, edhe në këto kushte nga shtëpitë dhe dhomat tona, të mendojmë për ata që na duan dhe na mungojnë, për ata me të cilët kemi ndarë ditët e fëmijërisë, bankën e shkollës, lodra e përqafime, t’i kujtojmë me mesazhe të bukura që, së paku, në këtë mënyrë të ndajmë çastet e mbrëmjes më të gëzuar me ndonjë urim, me përqafime qoftë edhe nga larg për ata që na mungojnë. Të shpresojmë dhe urojmë se me vitin që po lëmë pas, të jetë e kaluar e gjithë ajo që na shqetësoi në vitin 2020. T’i gëzohemi Vitit të Ri, nga i cili dëshirat e mbarë njerëzimit janë, pothuajse të njëjta; shëndet e qetësi! (Autorja është nxënëse e vitit II, SHMP “25 Maji”- Tuz) E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
29
MOZAIK
m
t Mualimja Mihana Goga - Bekteshi
Një ndër vullnetarët e vitit 2020 Ajo u vlerësua lart për punën dhe angazhimet e saj vullnetare gjatë kohës së pandemisë. Ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve është organizuar nga “Let’s Do It”, një organizatë e njohur në fushën e aktiviteteve mjedisore vullnetare në Kosovë, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Vullnetarëve Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarëve “Let’s Do It”, njëra ndër organizatat që realizon aktivitete të ndryshme mjedisore vullnetare, ka shpallur vullnetarët e vitit 2020 në Kosovë. Në mesin e këtyre vullnetarëve është edhe ulqinakja Mihana Goga - Bekteshi nga departamenti i Gruas në Këshillin e Bashkësisë Islame në Obiliq.
30
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Ajo u vlerësua lart për punën dhe angazhimet e saj vullnetare gjatë kohës së pandemisë. “Një aktiviste shembull nga komuna e Obiliqit në fushën e ruajtjes dhe mbrojtjes së mjedisit. Mihanen e kemi prezente pothuajse në çdo aktivitet tonin mjedisor, e ajo nuk ndalon së kontribuari edhe duke vetorganizuar aksione vetëdijësuese të pastrimit e duke i bërë pjesë të këtyre orga-
nizimeve edhe akterët relevantë të komunës prej nga vjen”, u tha në ceremoninë e ndarjes së mirënjohjeve. Dita Ndërkombëtare e Vullnetarizmit është ditë e caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 1985 dhe iu dedikohet të gjithë atyre vullnetarëve të shumtë anembanë botës, të cilët sakrifikojnë interesat e tyre personale, në interes të shoqërisë dhe komunitetit. (Kohapress)
MOZAIK
Për herë të parë në Tuz
U organizua “Pazari i dimrit në Malësi” Tuz – Përkundër faktit se këtë vit ndodhemi në rrethana specifike të të jetuarit, në Malësi ndryshe nga vitet e mëparshme u ndie një atmosferë ndryshe në vigjilje të Krishtlindjes dhe të Vitit të Ri, atmosferë më e ngrohtë dhe më festive. Këtë harmoni festash e solli “Pazari i dimrit në Malësi”, i cili u organizua nga Sekretariati për
Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit. Ky pazar mblodhi ndërrmarrës dhe përfaqësues të shoqërisë civile të cilët sollën produkte ushqimore si dhe punime të lloj-llojshme artizanale, por edhe kafe, pije të ndryshme dhe punime artistike. Të gjitha këto u vendosën në qendër të qytezës
së Tuzit në ambient të hapur, në mes dekorimeve të shumta të cilat u realizuan për festat e fundvitit. Kjo është hera e parë që organizohet ”Pazari i dimrit në Malësi”, i cili u hap nga data 21 dhjetor, ndërsa do të zgjasë deri më 8 janar 2021. t. u. E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
31
MOZAIK
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, Gent Cakaj
Mbështet financiarisht pasurimin e bibliotekave të dy shkollave në Tuz Tuz – Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Shqipërisë, z. Gent Cakaj nëpërmjet një postimi në faqen e tij zyrtare në fejsbuk, ka njoftuar se do të mbështesë financiarisht ripërtërirjen e dy bibliotekave, atë të Shkollës Fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz dhe të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji”. Ai ka thënë se tani është radha për t’iu dhënë mbështetje edhe shqiptarëve në Malin e Zi.
32
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
“Ne kemi marrë përsipër edhe pajisjen e plotë me literaturë bashkëkohore në gjuhën shqipe për këto dy shkolla. Derisa të ndodhë funksionalizimi i plotë i Fondit Ndërshtetëror për Mbështetjen Financiare të Shqiptarëve në Mal të Zi, ne gjithsesi do të vijojmë mbështetjen për projekte të ndryshme në të mirë të shqiptarëve atje, veçanërisht në ruajtjen dhe ngritjen e arsimit në gjuhën shqipe”, thuhet në këtë njoftim.
Z. Cakaj gjithashtu ka bërë të ditur se për një kohë të shkurtër do të hapin edhe Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në qytetin e Ulqinit. Rikujtojmë se para pak kohësh, Republika e Shqipërisë ka financuar projektin e librarisë së parë me literaturë në gjuhën shqipe në qytetin e Ulqinit. t. u.
MOZAIK
Punët për ndërtimin e urës së re në lumin Vruja në Komunën e Gucisë
Në fazën përfundimtare Guci – Punët për ndërtimin e urës së re në lumin Vruja në Komunën e Gucisë, të cilat kanë filluar para ca muajsh, po kryhen me intensitet dhe janë në përfundim e sipër. Para pak ditësh në shtratin e urës janë vendosur trarët e betonit e së shpejti pritet finalizimi i saj. Realizimi i këtij projekti në vlerë 400 mijë euro financohet nga Qeveria e Malit të Zi nga buxheti kapital. Punët është duke i kryer Ndërmarrja ndërti-
more “Fidija” nga Podgorica. Ura e vjetër është rrënuar plotësisht, kurse ajo e reja, punët në ndërtimin e së cilës janë në fazën përfundimtare, do të jetë e gjatë 30 metra dhe në të dyja anët me trotuar. Fjala është për njërin nga segmentet e projektit të konstruksionit, respektivisht modernizimit të aksit të rrugës rajonale Plavë – Vojno Sellë – Krushevë – Guci, në gjatësi prej rreth dhjetë kilometrash, vlera e të cilit kap shumën
prej afër 4.4 milionë euro. Theksojmë se punët në pjesën e këtij objekti infrastrukturor rrugor Plavë – Vojno Sellë – Hakaj, në gjatësi prej rreth 5 kilometrash që i takon Komunës së Plavës, janë në fazën e dytë dhe përfundimtare, kurse ato në vazhdimin e saj në pjesën Vishnjevë – Krushevë – Kolinë – Guci, që i përket Komunës së Gucisë, pos urës së përmendur në ndërtim e sipër, ende nuk Shaban Hasangjekaj kanë filluar.
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
33
Urime festat e fundvitit
uron Gëzuar Viti i Ri 2021 34
Javore KOHA
E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Forca e Re Demokratike Ju uron Gëzuar Festat e fundvitit. Shëndet, mbarësi për ju dhe familjet Tuaja.
Urime!
Gëzuar Viti i Ri 2021 E ENJTE, 31 DHJETOR 2020
Javore KOHA
35
KOHA Javore
e A vorH KJaO Podgoricë e enjte, 3 dhjetor 2020
KJaO vorH e A
Podgoricë e enjte, 17 dhjetor 2020 Viti XlX Numër 941 Çmimi 0,50
Viti XlX Numër 939 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 31 dhjetor
2020 Viti XlX Numër 943 Çmimi
0,50
Vit i mbrapshtë i njerëzimit Shqiptarët nuk e respektojnë flamurin e vet kombëtar
2020 Viti XlX Numër 938 Çmimi
Ndryshimi i ligjit zgjedhor - obligim demokratik ndaj qytetarëve
KOHA Javore
e A vorH KJaO Podgoricë e enjte, 26 nëntor
Vrasja e dinjitetit dhe idesë së lirisë
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Këngët shkodrane janë një thesar i çmuar që i këndoj me shumë dëshirë
Mbyllje e gjatë
Një vit për t’u harruar Kur ëndrra bëhet realitet
KJaO vorH e A
Podgoricë e enjte, 19 nëntor 2020 Viti XlX Numër 937 Çmimi 0,50
0,50
125- vjetori i kinemasë dhe e ardhmja e pasigurt
Podgoricë e enjte, 5 nëntor 2020
Viti XlX Numër 935 Çmimi 0,50
Është koha të reflektojmë Nëntori, muaji i e lavdive dhe i festav kombëtare Depolitizimi i pushtetit - mision i demokracisë pluraliste
Me rëndësi kishtare dhe kombëtare
ISSN 1800-5696
Pandemia Covid-19, goditja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Harmoni
Një klerikalist dhe antimisionar i fesë Dilemat e regjistrimit të popullsisë në kohën e pandemisë
Çdo ditë ngjan njëlloj, rreziku nga infektimi është gjithnjë në rritje