KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 janar 2021 Viti XX Numër 944 Çmimi 0,50
Bunker
ISSN 1800-5696
Frika nga shprehja e mendimit te lirë!
Vit shkollor jo shumë efektiv
PËRMBAJTJE
4
8 Qeveria e re tregoi fytyrën e vërtetë
Viti 2021, një kapitull i ri me plot shpresë
14
16 Mos raftë me u harrua
Trampizmi përfundoi në të njëjtën mënyrë siç filloi – me thirrje për dhunë!
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
PËRMBAJTJE
18
20 Respekto veten duke u ushqyer shëndetshëm
Mallëngjimi për dukuritë negative dhe vuajtjet e shqiptarëve
22
28 Libër me shumë porosi
Diskursi eseistik për kulturën shqiptare në opusin krijues të Basri Çapriqit KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM pozitiv
Podgoricë e enjte, 14 janar 2021 Viti XX Numër 944 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ma uk Qençe n ISSN 1800-5696
Frika nga shprehja e mendimit te lirë!
SHQIPTAR ËT E
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
Vit shkollor jo shumë efektiv
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma Bunker
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, reagon pas shkarkimit të drejtorëve shqiptarë në Qeverinë e Malit të Zi
Qeveria e re tregoi fytyrën e vërtetë Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, ka reaguar ndaj shkarkimit të drejtorëve shqiptarë, kuadro të kësaj liste, nga Qeveria e Malit të Zi, konkretisht nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Kulturës dhe Sportit dhe nga Ministria e Turizmit (Ekologjisë, Planifikimit Hapësinor dhe Urbanizmit). Në një deklaratë për media, ai ka thënë se raporti i Qeverisë së Malit të Zi ndaj pakicave vërtetohet përmes ndërrimit të kuadrove të Listës Shqiptare, të punësuar përmes konkursit publik. Sipas tij, mënyra se si janë ndërruar ata tregon se ftesa e kryeministrit dhe e shumicës së re parlamentare dërguar pakicave për formimin e qeverisë së re “nuk ishte e sinqertë, por ishte demagogjike dhe protokollare”.
4
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Ai ka treguar se drejtorët e drejtorive të këtyre ministrive janë njoftuar për shkarkimin e tyre përmes faqes në internet të Qeverisë së Malit të Zi, pa kurrfarë paralajmërimi mbi procedurën e nisur dhe vetëm përmes njoftimit me gojë, pasi që është marrë vendimi në qeveri. Nimanbegu ka thënë se me këtë qeveria e re ka treguar fytyrën e vet të vërtetë, duke e hequr maskën. “Me siguri se Qeverisë i ka penguar fakti se ata janë përfaqësues të kombit shqiptar në Mal të Zi, dhe se vendet, me siguri do të plotësohen me shqiptarë ‘të përshtatshëm’, gjegjësisht me njerëz tjerë me të cilët do të vërtetojnë se janë duke respektuar Kushtetutën, që në nenin e famshëm 79 flet për përfaqësimin proporcional në pushtetin ekzekutiv”, ka deklaruar ai.
Nimanbegu ka theksuar se përgjegjësia për këto akte bie mbi Qeverinë dhe shumicën qeveritare, në rastin konkret mbi ministrat përgjegjës të cilët, sipas tij, “si duket këto hapa i kanë përvetësuar nga dy personat e parë të Qeverisë, kryetari dhe nënkryetari i Qeverisë, të cilët që nga 30 gushti një gjë flasin e punojnë krejt kundër, gjë që vërtetojnë edhe shkarkimet që i kanë miratuar në Qeveri”. Deputeti i Listës Shqiptare ka thënë se “veprimet e tilla edhe më shumë do të përforcojnë rezervat e popullit shqiptar në Malin e Zi ndaj pushtetit të tanishëm dhe qëllimeve të vërteta të tij dhe në këtë mënyrë do të ashpërsojë konfliktet politike në Malin e Zi”. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Ministria e Shëndetësisë njoftoi mbi masat e reja
Hyrja në Mal të Zi pa test dhe ndërpritet ndalimi i qarkullimit ndërqytetor Podgoricë – Në një konferencë për media e cila u mbajt të hënën, më 11 janar 2021 në ambientet e Institutit për Shëndet Publik, ministrja e Shëndetësisë, znj. Jellena Boroviniq- Bojoviq ka njoftuar se me vendim të ri, nga e martja u lejua hyrja në Mal të Zi pa test të obliguar për koronavirus, kurse nga fundjava do të lejohet qarkullimi ndërqytetor. Ajo, ndër të tjera, duke falënderuar të gjithë qytetarët të cilët i kanë respektuar rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, ka thënë se aktualisht situata është më e mirë. Boroviniq- Bojoviq ka njoftuar se
me masa të reja ndalohet organizimi i Vitit të Ri më 13 janar, si në ambiente të hapura ashtu edhe në ato të mbyllura, ndërsa nëpër objekte hoteliere të cilët do të vazhdojnë të punojnë deri në orën 20:00 nuk lejohet muzikë, nuk lejohet pjesëmarrja e muzikantëve dhe janë të ndaluara argëtimet. Nga ana tjetër, drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Igor Galliq ka njoftuar se nuk ka pasur rritje të numrit të të infektimeve të reja në nivel shteti, por, sipas tij, ekziston transmision i gjerë lokal i virusit. Në të njëjtën kohë, Millena Cojiq, anëtare e Komisionit për Mbrojtje
të Qytetarëve nga Koronavirusi iu ka thënë qytetarëve se ata janë në duar të sigurta dhe njëkohësisht iu ka bërë apel të gjithë atyre të cilët kanë simptoma që të qëndrojnë në shtëpi dhe që përmes telefonit t’i njoftojnë punonjësit shëndetësor. Kur bëhet fjalë për vaksinën në vendin tonë, ministrja Boroviniq-Bojoviq, ndër të tjera ka bërë të ditur se komesari për zgjerim z. Oliver Varheli ka mundësuar një pako me ndihma për shtetet e Ballkanit, duke thënë se Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi do përkushtohet që Mali i Zi të jetë në grupin e parë t. u. për të fituar vaksinën.
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
6
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Bunker Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
Stalini, Mao, Enveri, të gjithë vepruan pa shpirt; mjaft të tmerrshëm u treguan në një mënyrë apo në një tjetër, në publik ose privatisht, njëri më shumë se tjetri. Për njeriun, jeta fillonte me dhimbje, vazhdonte me ngërdheshje dhe merrte fund me zhgënjime; përfundimi që arrinte, kur kalonte nëpër hulli dhe shihte se një fund të ngjashëm kishin të gjithë; të mirët iknin të hidhëruar, pasi kishin paguar shtrenjtë gjithçka; të këqinjtë largoheshin të lumtur, pa shlyer asnjë faj. Njeriu qeshte me ironi e sarkazëm, sepse i madhi nuk ia dinte të voglit; i forti shtypte të dobëtin; dhe plaku nuk ia njihte meritat të riut. Thuajse 100 përqind e të gjithë njerëzve të idhullizuar janë të tmerrshëm në një mënyrë ose në një tjetër: ajo që shpesh konsiderohet e madhe tek një person mund të përçmohet nga armiqtë e tij. Morali i historisë është që kurrë askush nuk duhet të adhurohet deri në idhullizim; pra,
“
Thuajse 100 për qind e të gjithë njerëzve të idhullizuar janë të tmerrshëm në një mënyrë ose në një tjetër: ajo që shpesh konsiderohet e madhe tek një person mund të përçmohet nga armiqtë e tij. Morali i historisë është që kurrë askush nuk duhet të adhurohet deri në idhullizim; pra, jo më diktatorë, as tiranë apo udhëheqës absolutë
“
Stalini, Mao, Enveri, të gjithë vepruan pa shpirt; mjaft të tmerrshëm u treguan në një mënyrë apo në një tjetër, në publik ose privatisht, njëri më shumë se tjetri. Për njeriun, jeta fillonte me dhimbje, vazhdonte me ngërdheshje dhe merrte fund me zhgënjime; përfundimi që arrinte, kur kalonte nëpër hulli dhe shihte se një fund të ngjashëm kishin të gjithë; të mirët iknin të hidhëruar, pasi kishin paguar shtrenjtë gjithçka; të këqijntë largoheshin të lumtur, pa shlyer asnjë faj. Njeriu qeshte me ironi e sarkazëm, sepse i madhi nuk ia dinte të voglit; i forti shtypte të dobëtin; dhe plaku nuk ia njihte meritat të riut.
jo më diktatorë, as tiranë apo udhëheqës absolutë. Shqiptarët këtë duhet ta kishin mësuar, me siguri, nëse arsimi nuk do të kishte vepruar mbi ‘ta si makineria që shpëlan zhavorrin. Prandaj sot, pas kaq shumë vitesh nga përmbysja e diktaturës, shqiptarët anojnë në anën e
tiranisë (mund të jetë vetëm çështje konjukturash politike ndërkombëtare që kjo tirani ndjehet e butë tani), sepse diktatura me atë arsim “falas” ia nguliti mirë shoqërisë mendësinë që e mban të vetëmbyllur në bunker, duke pritur rastin e favorshëm për të dalë prej tij më e egër.
Shqiptarët këtë duhet ta kishin mësuar, me siguri, nëse arsimi nuk do të kishte vepruar mbi ‘ta si makineria që shpëlan zhavorin. Prandaj sot, pas kaq shumë vitesh nga përmbysja e diktaturës, shqiptarët anojnë në anë e tiranisë (mund të jetë vetëm çështje konjukturash politike ndërkombëtare që kjo tirani ndjehet e butë tani), sepse diktatura me atë arsim “falas” ia nguliti mirë shoqërisë mendësinë që e mban të vetëmbyllur në bunker, duke pritur rastin e favorshëm për të dalë prej tij më e egër
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 14 JANAR 2021
“
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Fillimi i një viti të shumëpritur
Viti 2021, një ka i ri me plot shpre Për Koha Javore:
Toni Ujkaj
Sapo kemi hyrë në një vit të ri që aq shumë e prisnim që të vinte, ndoshta më shumë se kurrë ndonjëherë më parë, sepse lamë pas një vit me plot të këqija, një vit tersi, të mbrapshtë,
8
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Pavarësisht se kemi kaluar muaj të tërë nën një regjim që për herë të parë e jetoi gjithësecili nga ne, duhet të jemi optimistë se edhe kësaj të keqeje do t’i vijë fundi, se pandemia do të zhduket dhe ne sërish do të ndjehemi të lirë dhe fatlumë për të vazhduar jetën tonë normale, ashtu siç Zoti na fali, të lirë e të shëndetshëm të zi dhe fatkeq. Që nga gjysma e dytë e muajit mars të vitit të kaluar përjetuam çaste të vështira, stres, ankth, frikë e pasiguri nga një pandemi famëkeqe që gjunjëzoi edhe
shtetet më të fuqishme tē botës. Por një fjalë e urtë popullore thotë se: “pas çdo të keqeje vjen diçka e mirë”. Ne duhet të shpresojmë dhe të jemi optimistë se gjatë vitit 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
apitull esë “ gjendja në të cilën po jetojmë do të shkojë gradualisht drejt përmirësimit dhe normalizimit edhe pse pasojat do të ndjehen për një kohë të gjatë. Rimëkëmbja ekonomike dhe rikuperimi i plotë mund të zgjasë dhe ndoshta sdo të jetë asgjë siç ka qenë më parë, pasi pandemia bëri ndryshime dhe reformoi shumëçka në zinxhirin e jetës njerëzore. Pavarësisht se kemi kaluar muaj të tërë nën një regjim që për herë të parë e jetoi gjithësecili nga ne, duhet të kemi shpresë se edhe kësaj të keqeje do t’i vije fundi, se pandemia do të zhduket dhe se ne sërish do të ndjehemi të lirë dhe fatlumë për të vazhduar jetën tonë normale, ashtu
Ne të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë që situata të shkojë sa më parë drejt normalizimit, që kjo epidemi e rrezikshme të venitet. S’do mend se vaksina do të ketë ndikim kyç në çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje, por edhe ne duhet të japin kontributin tonë maksimal si individë, duke u ndërgjegjësuar për të zbatuar me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë çdo rekomandim që vjen nga autoritetet. Të zbatojmë masat kufizuese të cilat kanë influencë të padiskutueshme në uljen e rasteve të reja dhe në frënimin e përhapjes së mëtejshme të virusit Covid-19.
siç Zoti na fali, të lirë e të shëndetshëm. Ne të gjithë së bashku duhet të kontribuojmë që situata të shkojë sa më parë drejt normalizimit, që kjo epidemi e rrezikshme të venitet. Sdo mend se vaksina do të ketë ndikim kyç në çrrënjosjen e kësaj sëmundjeje, por edhe ne duhet të japim kontributin tonë maksimal si individë, duke u ndërgjegjësuar për të zbatuar me përpikmëri dhe përgjegjësi të plotë çdo rekomandim që vjen nga autoritetet. Të zbatojmë masat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kufizuese të cilat kanë influencë të padiskutueshme në uljen e rasteve të reja dhe në frënimin e përhapjes së mëtejshme të virusit Covid-19. Prandaj, besoj dhe shpresoj se aspiratat kryesore të secilit njeri në këtë vit të ri janë që në rënd të parë të çlirohet nga kjo “robëri” që na ka mbërthyer prej një kohe tashmë mjaft të gjatë e pastaj të gjitha segmentet e jetës të fillojnë të rimëkëmben në mënyrë që njerëzimi t’i rikthehet sa më shpejt mirëqenies dhe jetës normale.
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Mbjellja e frikës është një armë e fuqishme dhe një sëmundje ngjitëse që përhapet shumë shpejt dhe pasi që kjo të jetë instaluar me sukses tek një popull, atëherë ai komunitet jeton në një mentalitet të nënshtruar dhe të robëruar, sepse kontrollohet nga idetë spekulative dhe konspirative që vazhdimisht ushqejnë frikën
Haxhi Zeneli
Kurë dikush merr guximin të shprehë atë që mendon kemi zëra nga rrethi ynë shoqëror që i kundërvihen me fjalët: “po çfarë të duhet ty, përse nuk shikon punët tuaja dhe familjen tënde? etj,etj. Por a e keni vrarë mendjen ndonjëherë dhe të mendoni, se nëse të gjithë heshtim, ku përfundon një shoqëri apo ai popull? Megjithatë shqiptarët në përgjithësi
10
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
jetojnë në një shoqëri konservative dhe çdo gjë që bëjmë në kundërshtim me traditat religjioze që na i kanë lënë pushtuesit tanë vihet në diskutimin. Ka të atillë që nuk kanë guximin ta shprehin mendimin publikisht, por pëshpëritin nëpër skuta nga frika se mos po i prishin punët e veta që lidhet me interesin e tyre personal. Mbjellja e frikës është një armë e fuqishme dhe një sëmundje ngjitëse që përhapet shumë shpejt dhe pasi që kjo të jetë instaluar me sukses te një popull, atëherë ai komunitet jeton në një mentalitet të nënshtruar dhe të robëruar, sepse kontrollohet nga idetë spekulative dhe konspirative që vazhdimisht ushqejnë frikën. Nëse një popull bien viktimë e kon-
spiracioneve të frikshme, ai ka humbur betejën për të marrë guximin që ta mposhti të keqën. Ai popull është i predestinuar të ngecë në zhvillim. Andaj, shoqërisë të cilës i mungon kultura dhe toleranca e debatit dhe liria e shprehjes e ka të vështirë të bëjë një udhëtim paralel me të tjerët. Nga ana tjetër, njerëzit e guximshëm janë të gatshëm të paguajnë këtë çmim, sepse ata nuk i u lejon ndërgjegjja e tyre të qëndrojnë indiferent dhe të kaplohen nga frika e kësaj forme. Sa më shumë që një popull ka njerëz të guximshëm, aq më shpejt do arrihet tek një shoqëri e avancuar dhe e shëndoshtë. Në këtë kuadër kuptohet se nuk duhet të abuzohet në emër të lirisë së shprehjes pasi ajo është e lirë deri në atë masë deri-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Frika nga shprehja e mendimit te lirë! sa respektojmë vlerat, veçantitë dhe kulturën e të tjerëve. Çfarë mund të bëjmë dhe si mund të ndikojmë ne si shoqëri tek brezat pasardhës? Patjetër që ne sot kemi mundësi të ndryshojmë të ardhmen për brezat tanë. Tek ata duhet të inkurajojmë guximin për të shprehur mendimin e lirë me vlera pozitive, që ndihmon edhe zhvillon shoqërinë ku ata jetojnë. Dhe nëse ata nuk e kanë këtë edukim nga ne, brezat që pasojnë do mbesin të paguximshëm, të frikë-
“
suar, viktima të së ardhmes. Për të kuptuar vlerat e vërteta që shpien popullin tonë drejt zhvillimit, duhet edukatë dhe njohuri të vlerave shkencore, kulturore dhe kombëtare. Këto vlera duhet të jenë në përputhje me traditën dhe kulturën e popullit tonë dhe rrethit gjeografik ku jetojmë dhe jo antivlerat që na çorodisin. Ne nuk mund të adaptojmë antivlerën si një gjë normale që është në dëm për kombin tonë. Ato antivlera duhet luftuar dhe çrrënjosur me themel, dhe të mos i lejmë për gjeneratat në vijim.
Vlerat tona duhet te jenë në harmoni me frymën europiane. Deshëm apo nuk deshëm, ne duhet t’i promovojmë vlerat europiane, dhe jo vlerat e vendeve te largëta, të cilat nuk përputhen me vlerat e vendndodhjes tonë, por as me kulturën dhe traditat tona. Derisa ne nuk e kuptojmë se sa është e rëndësishme varrosja e antivlerën, e cila është e dëmshme ndaj kombit tonë, atëherë ne si shoqëri do vazhdojmë drejt ngecjes dhe prapambeturisë së shoqërisë tonë.
Nëse një popull bien viktimë e konspiracioneve të frikshme, ai ka humbur betejën për të marrë guximin që ta mposhti të keqen. Ai popull është i paracaktuar të ngecë në zhvillim. Andaj shoqërisë të cilës i mungon kultura dhe toleranca e debatit dhe liria e shprehjes e ka të vështirë të bëjë një udhëtim paralel me të tjerët. Nga ana tjetër njerëzit e guximshëm janë të gatshëm të paguajnë këtë çmim sepse atyre nuk ua lejon ndërgjegjja e tyre të qëndrojnë indiferentë dhe të kaplohen nga frika e kësaj forme. Sa më shumë që një popull ka njerëz të guximshëm, aq më shpejt do arrihet tek një shoqëri e avancuar dhe e shëndoshtë. Në këtë kuadër kuptohet se nuk duhet të abuzohet në emër të lirisë së shprehjes pasi ajo është e lirë deri në atë masë derisa respektojmë vlerat, veçantitë dhe kulturën e të tjerëve
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 14 JANAR 2021
“
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Me rastin e mbylljes së vitit të Gjergj Fishtës – 80-vjetorit të vdekjes (2)
Nevoja për kthesë Atë Gjergj Fishta ka ndërruar jetë më 30 dhjetor 1940. Disa entuziastë të Poetit Kombëtar e kishin shpallur (privatisht) vitin 2020 si “Viti i Fishtës”, duke shpresuar (më kot) se entet zyrtare, akademitë e shkencave të dy shteteve shqiptare, në Shqipëri dhe Kosovë do të bënin një gjë të tillë për të kujtuar njeriun e madh të letrave shqipe – por që nuk e bënë
mbi tokë e me të përmirësuemit e tij individual e kolektiv, atë ditë fillon shkatërrimi i atij shteti, e sundimtari bahet mikrobi-gjaks i kombit të vet, pa Për Koha Javore: qenë nevoja që armiku prej së jashtmi të harxhojë fishekë në të…” Frank Shkreli “Shqyptarë! Atdheu nuk mbahet me dokrra e me pallavra, por me fli e me punë”, paralajmëron Gjergj Fishta dhe pohon se “ Elementi ma i rrezikshëm a, ma mirë me thanë, rreziku ma i madh (vijon nga numri i kaluar) “Nuk ashtë mjaftë që të jetë ba i Shqypnisë janë vagabondat: njata Shqypnia; duhet ta mbajmë”, ka shqyptarë që, pa mujtë me përfitue paralajmëruar Fishta dhe vazhdon se kurrë nji mendim të shëndoshë në nëse duam të shohim se “Çfarë rrezi- mendje të vet, s’janë të zotët me i ku mund ti kërcënohet atdheut nga rreshtue dy shkrola bashkë pa gas’përmbrendi…simbas parimeve të bim; që për atdhe filluen me u kapë etikës së popujve të qytetnuem” duhet së parit, a m’atëherë kur banë rrush e të shohim, “natyrën e pëmbrendshme kumlla gjanë e të parëve të vet e ma të autoritetit dhe rregullat simbas të s’u mbet asnji dysh…Njerëz rrugaça, cilave duhe përdorue financat e shte- njerëz shakllabana e të pa kurrfarë tit, e mandej të ndajmë elementin ma njerëzie e mirërritjeje, të pa kurrfarë të rrezikshëm për autoritetin dhe fi- mësimi të vlefshëm, që gjithë jetën e vet s’qenë të zotët me shtrue kund nancat…” Fishta i shikon ata që i quan “sundim- ndoj plang, me ngulë kund ndoj trutarë” të shtetit, qofshin ata “princë, ell, me ngrefë kund ndoj shtëpi, me bajraktarë, pashë a beg”, jo si të kapë kund ndoj punë, me zanë kund preferuarit e shoqërisë me privileg- ndoj mik, por gjithmonë me valixhe je, të drejta e pasuri, në krahasim me nën dorë, të harlisun nga mendja, të njerëzit e thjeshtë, por si të barabartë përdhosun kah fjala, të çoroditun kah me të gjithë të tjerët, sepse “gjaku i vepra; ku mbillen, s’korren; ku bijnë gjithë njerëzve ashtë një.” Si rrjedhim, nuk çohen; veç nga, si mizat pakrye, ai paralajmëron në artikullin e “Hyllit të skele në skele, fshat në fshat, qytet në Dritës” se, “Ditën, pra, që nji sundim- qytet, gjithkund tue zanë ndoj ves të ri, tar i shtetit zen ta përdorojë autoritetin gjithkund tue lanë ndonji marre të re shtetnuer jo për dobi të shtetit mbarë, për Shqypni. “…Qe, pra, se kush janë rreziku ma por për qëllime vetjake ase për interes të ndonji kastës në shtet, qëllimi i të i madh i Shqypnisë: vagabondat, salcilës mos të ketë kurrnjë të përpjekun lahanat, rrugaçat. Por, megjithkëte, me lehtësimin e gjallnimit të njeriut këta njerëz, këta mikrobe të kombit,
12
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
jo veç se po kanë sy e faqe me lypë, por edhe po munden sot me shpresue të hynë ndër zyra të shtetit shqyptar e me marrë, madje, rrogat ar. Po a përnjimend se, për me ushqye e me majtë këta njerëz të poshtër, tregtari ynë do të thithë miazmat e dugajave e të sokaqeve, bulku ynë do ta mbajë kryet në gërshanë gjatë shtigjeve të vështira? E po ku jemi na, o Zot? A përnjimend se edhe kuptimi i burrënisë asht harrue në këte dhe, që njerëzve kaq të poshtër po u delka me u ushqye me djersë – me gjak – të kombit shqyptar…? “Shqyptarë! A vagabondat jashta pune e jashta Shqypnie, ase ndryshe kemi sharrue me t’egër e me të butë”, përfundon porosinë dhe paralajmërimin At Gjergj Fishta, në vitin 1921. Fatkeqësisht, paralajmërimi i Fishtës nuk u mor parasysh as në kohën e tij, as më vonë. Por ia vlen që sot, pothuaj 100-vjet më vonë, kjo kambanë kushtrimi, kujdes rrezikun e përbrendshëm” të dëgjohet nga “sundimtarët” e sotëm, por edhe nga të gjithë shqitarët, anembanë trojeve shqiptare para se të jetë tepër vonë. Kjo është një thirrje për bashkim me qëllim për të mënjanuar përsëritjen e historisë përçarëse të 100-viteve të kaluara të shqiptarëve, që siç e ka thënë At Gjergj Fishta, asaj “lëngatës” të rrezikut të brendshëm, t’i bëhet ballë që në fillim, para se të jetë tepër vonë. Kombi shqiptar ka nevojë për një këthesë të re historike, me njerëz të rinj dhe me përfaqësues ndryshe! (Fund)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
të re historike
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Trampizmi përfundoi në të njëjtën mënyrë siç filloi – me thirrje për dhunë! Si shqiptaro-amerikan, i cili ka shprehur mendimet e veta mbi “fenomenin” Trump, edhe më parë, nuk mund të qëndroj mënjanë sot, e të mos shprehem mbi zhvillimet e fundit në Amerikë, përfshirë këtu përpjekjen për grusht shteti, nga terroristët vendas, përpjekjen për të rrëmbyer demokracinë amerikane
Klement R. Camaj Si një person që jam rritur për të dashur gjithçka amerikane, për të admiruar gjithçka amerikane, për të respektuar gjithçka amerikane, ndihem i shqetësuar për këtë që po ndodh, sidomos kur në mesin e turmës që atakon demokracinë amerikane, shoh kaq shumë shqiptarë që mbështesin hyrjen me dhunë në tempullin e demokracisë botërore. Fillimisht dua të potencoj faktin se hera e fundit që dikush ka hyrë në këtë tempull, pa leje, ka qenë viti 1814, kur forcat britanike tentuan të rrënojnë idenë liridashëse të popullit amerikan. Derisa po shikoja lajmet, me pabesim, vura re flamurin shqiptar!
14
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Flamuri shqiptar që valëvitej, para ndërtesës që po merrej nga terroristët vendas, e njëjta ndërtesë që autorizoi forcat amerikane për të ndërhyrë në Kosovë. Nuk mund të besoj se kaq shumë shqiptarë do të mbështesnin verbërisht një sulm të tillë ndaj demokracisë amerikane, do të mbështesnin një president i cili nuk ka bërë asgjë tjetër, përveçse të ndajë, jo vetëm vendin e vet, por të gjithë botën. Nuk mund të besoj se po këta shqiptarë kishin të njëjtat bluza dhe kishin të njëjtin flamur si ultra-nacionalisti serb, Shesheli. Mendova se e vetmja gjë e përbashkët, mes nesh, si shqiptarë, dhe atyre si ultra-nacionalistë serbe është se ndajmë të njëjtin kontinent. Por, për fat të keq, si duket, për disa shqiptarë, ata ndajnë edhe të njëjtën
ideologji politike. Unë nuk mund ta kuptoj dhe, të jam i sinqertë, nuk dua të kuptoj, se si kaq shumë shqiptarë këtu në Amerikë mund të mbështesin një ideologji që mbështetet në logjikën “përçaj e sundo”, që mbështetet në politikën kundër migrimit, e vetë migrimi u dha këtyre mundësinë për të jetuar ëndrrën amerikane. Për ata shqiptarë, për të cilët, lajmet dhe edukimi i vetëm janë rrjetet sociale, u përkujtoj se fjalimi i Trampit, sot ne Washington ishte shumë i ngjashëm me fjalimin e Sllobodan Millosheviqit, në 1989, në Gazimestan, në Kosovë. Siç bëri Millosheviqi, Tramp tentoi që të shfrytëzojë nacionalizmin për të marrë pushtetin mbi Amerikën. Nacionalizmi i “bardhë” i Trumpit dhe nacionalizmi serb i Millosheviçit, janë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dy anë të sënjëjtës medalje. Por pasojat nuk qenë njësoj, për faktin se këtu jeton demokracia. Përkrahësit më të mëdhenj të Trampit, i treguan vendin, duke pohuar se fitorja i takon atij që fitoi zgjedhjet, dhe se Trumpi, me këtë gjest antiamerikan, vetëm turpëroi veten dhe tentoi të përdhosë postin e presidentit amerikan. Për fat të keq, kjo “lëvizje trampiste” mori jetë njerëzish, të cilët do të rëndojnë në ndërgjegjen dhe shpirtin e tij, nëse ai këto i ka! Ne si shqiptarë jemi njerëz që kemi luftuar gjatë historisë; me osmanët për disa shekuj, me nacionalizmin serb, po ashtu, me shekuj, luftën e klasave, me dekada. Pastaj, vuajtëm nga papunësia, diskriminimi shoqëror dhe ekonomik – dhe mbijetuam. Por duhet pasur para sysh
se në këtë të mbijetuar, aleat patëm SHBA-të. Prandaj, të them thjesht, ideologjia dhe kuptimi i flamurit shqiptar, nuk i përkasin një tubimi të këtillë, qoftë edhe nëse deri dje e kemi pasur idhull Trumpin. Demokracia amerikane mbështetet në përqafimin e atij që fiton zgjedhjet, bile jo vetëm në SHBA, por kudo në botë, edhe në shtete me demokraci të brishtë. Në të gjitha rastet e deritashme, presidenti në largimin, ka përkrahur presidentin në ardhje, dhe kjo e ka bërë Amerikën të veçantë. E pra, asnjëherë ata që humbin, nuk e kanë lehtë të pranojnë humbjen. Por kjo e bën Amerikën të veçantë. Më në fund, edhe Tramp do t’i pranojë, por kjo që ndodhi sot, dëshmoi Trampin e vërtet,Trampin e shkrimeve të mëparshme, Trumpin që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
provoi, edhe me çmimin e gjakut të militantëve të vet, të rrijë në pushtet. Këtë skenar ai e kishte paralajmëruar disa herë, por i dështoi, dhe fitoi demokracia amerikane. Ne si shqiptaro- amerikanë, duhet t’i drejtohemi njëri-tjetrit, dhe të kuptojmë se Trumpi nuk është Parti Republikane, dhe se Partia Republikane nuk është Trampi. Për mungesë të një fjale më të mirë, dhe për ta përfunduar këtë shqiptim të shkurtër, shqiptaro-amerikanët, thënë thjesht, nuk mund të bëjmë pjesë aty ku shprehet urrejtja, diskriminimi dhe margjinalizimi. Ne nuk guxojmë te jemi pjesë e një grupi që sulmon dhe shkatërron ndërtesën e Kryeqytetit, fener i demokracisë amerikane. Ne jemi shumë më të mirë se kaq. E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Mos raftë me u harrua Gjekë Gjonaj
Qytetarët e Ulqinit janë mësuar që festat e fundvitit, të cilat konsiderohen ndër më të dashurat e vitit, t’i kremtojnë në atmosferë magjike, në ambiente të hapura, nën tingujt e mrekullueshëm muzikor të këngëtarëve të njohur vendas dhe të huaj, në puhinë detare të natës. Festimet në vigjilje të vitit të ri sivjet ishin shumë më të zbehta dhe më të heshtura se zakonisht.
16
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Ato u kremtuan mes gëzimit e lumturisë së dikurshme dhe mungesës së disponimit të sotshëm. E gjithë kjo nga frika e përhapjes së pandemisë së koronavirusit dhe kufizimet e autoriteteve shëndetësore shtetërore. Ulqinakët për gjatë kohë nuk mbajnë mend vit më befasues, më të keq, më të mbrapshtë dhe më të vështirë se vitin 2020, i cili ua ka ndryshuar jetën e tyre në shumë mënyra. Ata kërshëndellat katolike, vitin e ri dhe krishtlindjet ortodokse i festuan në kushte të veçanta mes dritave zbukuruese të qytetit dhe hijes së pandemisë. Ndryshe nga vitet e përparshme këtë herë magjinë e fishekzjarrëve në qiellin blu, yjeve të natës, koncerteve muzikore, këngëve dhe
valleve e buzëqeshjeve të fëmijëve, të rinjve dhe të rejave, qytetarët e shijuan nga shtëpitë e tyre për shkak se u ishte ndaluar të merrnin pjesë në festime për shkak të një virusi të padukshëm e vdekjeprurës, i cili trazoi gjithë botën. Në këtë atmosferë të zymtë festive ulqinakët e përcollën Vitin e Ri 2020, i cili u solli shumë probleme ekonomike, sociale, kulturore e shëndetësore, madje edhe humbje jetësh të familjarëve dhe të të afërmve të tyre. Të lodhur nga pandemia e izolimi, të shqetësuar nga vështirësitë e shumta ekzistenciale dhe të brengosur për të ardhmen qytetarët pritën Vitin e Ri 2021. Jo, siç ishin mësuar viteve të mëparshme, por krejtësisht ndryshe.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Foto: f.gjokaj
VËSHTRIM & OPINION
Ulqinakët për gjatë kohë nuk mbajnë mend vit më befasues, më të keq, më të mbrapshtë dhe më të vështirë se vitin 2020, i cili ua ka ndryshuar jetën e tyre në shumë mënyra. Ata kërshëndellat katolike, vitin e ri dhe krishtlindjet ortodokse i festuan në kushte të veçanta mes dritave zbukuruese të qytetit dhe hijes së pandemisë
Të mbyllur në gjirin e ngrohtë familjar, pa shokë e miq, me thjeshtësi, privim dhe me dhimbje për ata njerëz që humbën betejën me Covid-19. Ulqini pas një viti shumë të vështirë në historinë e tij, në prag të natës së shumëpritur të ndërrimit të moteve gjeti forcë dhe ndezi dritat e pemës së festave të fundvitit, duke përcjellë mesazhe shprese e besimi për një të ardhme më të lumtur, dhe më të ndritur të qytetarëve të tij me dëshirën e rimëkëmbjes sa më të shpejtë ekonomike të çdo familjeje ulqinake. Dekorimet festive me drita shumëngjyrëshe dëshmojnë se jeta është më e fortë se gjithçka dhe se Ulqini nuk gjunjëzohet kurrë. Ulqinakët hynë në vitin 2021 me
“
Të lodhur nga pandemia e izolimi, të shqetësuar nga vështirësitë e shumta ekzistenciale dhe të brengosur për të ardhmen qytetarët pritën Vitin e Ri 2021. Jo, siç ishin mësuar viteve të mëparshme, por krejtësisht ndryshe. Të mbyllur në gjirin e ngrohtë familjar, pa shokë e miq, me thjeshtësi, privim dhe me dhimbje për ata njerëz që humbën betejën me Covid-19
shpresën se jeta normale pas kësaj mortaje të padukshme mund të kthehet pas vaksinimit të popullatës dhe pastaj të festojnë përsëri si duhet. Për këto dhe shumë të pathëna të tjera viti që lamë pas do të mbahet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
mend gjatë si vit shkatërrues, tragjik e traumatik. Si vit i humbjes së shpresave dhe i sfidave të shumta e të mëdha. E populli e thotë bukur: Mos raftë me u harrua. E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Ushqimi dhe shëndeti
Respekto veten duk ushqyer shëndetshë Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti ka arritur përmasa epidemike në mbarë botën, me të paktën 2.8 milionë njerëz që vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës. E meqë jemi ata çfarë hamë, le të bëjmë që të jemi versioni më i mirë i vetes sonë, fizikisht e mendërisht Teprimi me sasinë e konsumit të ushqimit apo një dietë me ushqime të shpejta, përforcuar nga një stil jetese krejt pasiv, mund të na japë formën trupore më pak të dëshirueshme. Paula Përtej asaj që vërehet nga shqisa e Dekaj të parit, nuk do shumë mend për të kuptuar se një stil jete i pashëndetshëm, do na japë një trup të pashëndetshëm.
18
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
E keqja është se të gjithë kemi informacione të bollshme për ushqimin, aq sa të dimë se çka është e mirë apo e keqe, por duke qëndruar në apati, preferojmë të mos i marrim në konsideratë. Kjo sepse ndoshta jemi neglizhentë dhe nuk e duam trupin tonë. E rëndë duhet të jetë kur nuk ke çfarë për të ngrënë, në një botë ku rreth 9
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ke u ëm milionë njerëz vdesin nga uria çdo vit, por thjesht të konsumosh në sasi më të reduktuar (normale), dhe të jesh më i përmbajtur ndaj disa produkteve, nuk është mision i pamundur. E gjithë kjo realizohet duke treguar pak më shumë kujdes për veten. Të gjithë preferojmë të konsumojmë diçka më të shijshme edhe pse pa vlera ushqyese, në vend të të anasjelltas, por duhet bërë një pakt me veten, për të mirën e vetes. Lakmia ndaj këtyre produkteve, duhet të jetë e menaxhueshme, por disa individë mund ta kenë të pamundur. Këta persona, pasi i shohin kilogramët e shtuar, marrin iniciativa t’iu nënshtrohen dietave strikte njëra pas
“
E rëndë duhet të jetë kur nuk ke çfarë për të ngrënë, në një botë ku rreth 9 milionë njerëz vdesin nga uria çdo vit, por thjesht të konsumosh në sasi më të reduktuar (normale), dhe të jesh më i përmbajtur ndaj disa produkteve, nuk është mision i pamundur. E gjithë kjo realizohet duke treguar pak më shumë kujdes për veten
tjetrës, të cilat mund t’i gjejnë nga kërkimet në internet. Doktori ‘‘Google’’ na mëson shumë gjëra të pasigurta, ndër to mund të jenë edhe këto dieta. Për këtë arsye, në raste të nevojshme është më e dobishme të kontaktojmë një dietolog/e profesionist/e, sesa të bazohemi në internet. Përveç kohës së humbur me dieta joefektive, kjo mund të jetë një lojë e rrezikshme për shëndetin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, obeziteti ka arritur përmasa epidemike në mbarë botën, me të paktën 2.8 milionë njerëz që vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës. E meqë jemi ata çfarë hamë, le të bëjmë që
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të jemi versioni më i mirë i vetes tonë, fizikisht e mendërisht. Të kujdesesh për veten, kërkon edhe shpenzime financiare, por gjithashtu është dhe pjesë e kulturës. Shumë vetave nuk u mungon paraja, por kultura. Të bërit kontrolle të rregullta mjekësore, edhe pa ndjerë shqetësime, përfaqësojnë një individ që e do vetën, dhe qe e do jetën. Ndërsa, kur një person është i vetëdijshëm për një problem shëndetësor, dhe përsëri vazhdon me moskokëçarje të mos respektojë këshillat e mjekut, është e keqja e vetes, dhe e gjithë shoqërisë, sepse kësaj të fundit i duhen njerëz të shëndetshëm e jo shtim pacientësh nëpër spitale.
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
19
KULTURË
Vështrim mbi romanin “Hienat e Pinjeshit” të shkrimtarit Ibrahim Berjashi
Mallëngjimi për dukuritë negative dhe vuajtjet e shqiptarëve Përjetimet e ngjarjeve të shtjelluara nga autori vijnë si shprehje e mllefit, dhembshurisë dhe pamundësisë për të ndikuar në mënyrë tjetër ndaj të gjitha këtyre dukurive negative të shoqërisë shqiptare, që vazhdojnë të jenë aktuale sot e kësaj dite
Hajrullah Hajdari
Ditë më parë doli nga shtypi romani më i ri “Hienat e Pinjeshit” i autorit Ibrahim Berjashi. Ai është autor i pesëmbëdhjetë veprave letrare në poezi dhe prozë. Ky është romani i tretë i tij. Autori librin e ka ndarë në dy pjesë, në kreun e parë dhe të dytë, të cilat nëpërmes ngjarjeve dhe brengave që ka autori për kohën e kaluar, por edhe për të tanishmen, ndërlidhen me mjeshtëri dhe krijojnë një tërësi. Dukuritë negative të shoqërisë shqiptare, kudo që ata jetonin, për të cilat autori shpreh mallëngjimin e tij, janë grumbulluar, pothuajse gjatë gjithë jetës së tij, jo vetëm krijuese. Gjeografia e gjerë e ngjarjeve, duke filluar nga Ulqini (Pinjeshi), ku autori jeton dhe punon mbi 40 vite e duke përfunduar në Australinë e largët,
20
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
ku jetojnë e punojnë shumë bashkëvendës të tij, tregon më së miri brengat e autorit dhe mishërimin e tij me vuajtjet e tyre. Temat e shtjelluara në këtë roman janë me tematika interesante, me ngjarje të ndryshme që e kanë preokupuar autorin dhe jo veç atë. Vetë titulli i librit “Hienat e Pinjeshit”, që në mënyrë figurative do të thotë njeri gjakpirës, grabitqar, i ndyrë e i pamëshirshëm, paralajmëron lexuesin se në vazhdim do të ndeshet me veprimet e pushtetmbajtësve dhe me vuajtjet shpirtërore të krijuara shqiptarëve nga “librezëkuqët”, UDB-ashat, punëtorët e sigurimit shtetëror dhe spiunët matrapazë të kohës. Në kreun e parë, autori nëpërmes personazheve të imagjinuara, por domethënëse, Sheshirit, Sollakut, Lakur-it, Minakut apo Gjuro Udbashit e Adem Sigurimit, trajton trafikimin e vajzave beqaresha, grave të divorcuara apo edhe të vejushave, si “mall” shumë i kërkuar në Evropë. Ngjarjet vendosen, kryesisht, në ato vende të ish-Jugosllavisë, ku dhe nga ku bëhej trafikimi i femrave dhe ku ato, në shumicën e rasteve, gjetën
zhgënjimin e tyre (Maribor, Rijekë), pasi ndjeheshin të mashtruara. Për veprimet e Sheshirit dhe Sallakut, autori thotë: ”Nuk janë për herë të parë në këtë kodër e në këtë qytet bregdetar. Ata kanë hangër njerëz të pafajshëm në kohën e librezëkuqëve”. Pasi thekson se këta dy persona njihen si dëshmitarë të Gjuro Udbashit e Adem Sigurimit, thekson: “Qofshin të mallkuar për mot e jetë”. Ikja e intelektualëve, madje edhe me grada të larta shkencore nga Ulqini, për të siguruar bukën diku tjetër, është brenga e radhës së autorit. Por ajo çka më së tepërmi e mundon shkrimtarin Ibrahim Berjashi është mënyra e trafikimit të femrave shqiptare dhe vuajtjet e tyre për të gjetur ekzistencën materiale, qoftë edhe në atë rrugë, por edhe dukuria, për mua e shëmtuar, e shitjeve të vajzave të reja shqiptare burrave të moshuar serbë. Autori në mënyrë simbolike ngjarjen e vendosë tek Ura e moçme e Shkodrës e pastaj në ndonjë restorant peshku në Shirokë, ku nënshkruhen kontratat martesore, sigurisht me përfitime, të cilat do të vërtetohesh-
KULTURË
in në gjyq, në praninë e Lakur-it dhe Minakut, sepse ata ishin dy ndërmjetësit kryesorë të këtyre veprimeve mashtruese, por gjithsesi fitimprurëse për ta. ”Po përtërihen fshatrat tona”, kishte thënë Tihomiri. “Janë mbi pesëdhjetë në krahinën e Shumadisë në Serbi”, lavdërohej ai. Arratisja e shqiptarëve me gomone, vdekja e tyre në mes të detit dhe problemet e lëna familjarëve të tyre, sidomos të vejave apo vajzave të tyre të mitura. të cilët për të mbijetuar detyrohen të shkojnë në Spanjë, në shtetet skandinave apo kudo tjetër në Evropë, ku s’i pret gjë tjetër përveçse prostitucioni dhe mashtrimi, është preokupimi i radhës i autorit. Ela, një vajzë 16-vjeçare që kishte rënë pre e Lakur-it dhe Minakut, të cilët në bashkëpunim me banditët malazias, kosovarë, shkodranë, elbasanas e durrsake, gjatë viteve 1998-1999, nëpër Evropë kishin shitur mbi 1000 vajza shqiptare. Në Bari të Italisë kishte lindur një vajzë, të cilën e kanë lënë në maternitetin e atij qyteti. Kjo dukuri e dhimbshme, që edhe sot haset te shqiptarët, përfundon me kërkimin e foshnjës, të cilën e kishin vendosur diku në një foshnjore, nga e ëma, por burokracia, ryshfetet dhe interesat e çifteve, si Lakuri dhe Minaku, e vështirësojnë këtë proces. Megjithatë, mbetet dilema se a do ta gjejë nëna bijën e saj? Duke qenë se autori, për çdo mëngjes kur zgjohej nga gjumi, nga dritaret e shtëpisë ku lindi dhe u bë 15 vjeç, takimin e parë e kishte me majën e Maranajit dhe rrezet e diellit që ledhatonin me butësi Liqenin e Shkodrës, s’është çudi që një nga ngjarjet e vendosi po aty. Liqeni i vjetër i Labeatëve apo i Shkodrës tani, gjatë historisë ka përjetuar shumë ngjarje, zaptues, luftëra e furtuna të llojllo-
jshme, të cilat i ruan në thellësinë e tij. I ruan, por askush nuk u interesua, asnjë ekspeditë apo arkeolog, të gjurmojë fundin e liqenit për të zbuluar ndonjë amforë apo edhe toteme të ndryshme të popullsisë së këtyre anëve e që shprehin, ndoshta, një pjesë të së kaluarës sonë të lashtë. Pjesën e fundit të kreut të parë, autori, si edhe në shumë veprat e tij, ia kushton dashurisë, por një dashurie ndryshe. Vija kufitare, e vendosur padrejtësisht, e kishte ndarë Krajën nga Shkodra, i kishte ndarë dy të dashuruar, Shegën që kishte mbetur në Shkodër dhe Halilin që kishte mbetur në anën tjetër të Taraboshit. Edhe pse me shumë sakrifica për 50 vjet e ruajtën dashurinë. Halili u detyrua të bashkëpunojë me Gjuro Udbashin e sidomos me Adem Sigurimin, vetëm për dashurinë ndaj Shegës. Autori kreun e dytë e fillon me krijimin e Klubit të Studentëve të Krajës, anëtar i të cilit ishte edhe ai vetë. Ai flet me mallëngjim për këtë periudhë kohore në të cilën “drugarët” e “kursistët” e Krajës, të konsideruar si “shqiptarë të ndershëm” e si bashkëpunëtorë të Gjuro Udbashit, gëzonin respekt, ndërsa çdo e keqe u përshkruhej mësuesve të rinj dhe studentëve, sidomos pas mitingut madhështor që u mbajt në qendër të Krajës. Pagëzimi i një vajze të posalindur me emrin Liridonë, apo ndërrimi i mbiemrave nxënësve pa lejen e prindërve dhe zyrtarëve vendorë, ngriti në këmbë strukturat politike, shoqërore... komunale dhe shtetërore. “Drugarët” thonin se këtë e kanë bërë studentët, veçon autori. Mallëngjimin e vet autori e shprehë edhe me mosvendosjen e një pllake përkujtimore në afërsi të Monopolit, për të përkujtuar Masakrën e Tivarit. Pothuajse të gjitha ngjarjet e përshkruara në këtë roman autori i lidhën
me emigrimin. Kështu, shumë prindër kanë mbetur vetëm në pleqërinë e tyre. Autori këtë dukuri e ilustron me shembuj konkretë, të cilët mund t’i shohësh në çdo lagje apo fshat. Pleqtë e mbetur vetëm, shpeshherë detyrohen të kërkojnë partnere, martohen, u shkruajnë pasurinë, por në fund shpesh edhe zhgënjehen nga sjelljet e tyre. Dodona, të cilën moshatarët e vet filluan ta thërrasin “kopileee”, ngase e ëma e kishte lënë në maternitet menjëherë pas lindjes, është personazhi i radhës për të cilën autori shpreh keqardhje për çdo gjë që i ndodhi në jetën e saj, sepse në realitet këto ngjarje janë, sot e kësaj dite të pranishme. Më duket se mallëngjimin e fundit, autori e zhvendosi përsëri në vendlindjen e tij, duke treguar edhe një herë dashurinë dhe brengat e tij, por jo vetëm të tijat, për mëmëdhenë. Xha Ahmeti kishte shumë vite që kishte ikur në Australi, kishte punuar, edhe ishte martuar atje. Por fati e deshi që gruaja t’i vdiste, ndërsa vajza e tij Klaudia u martua në Zelandën e re. Mbeti vetëm dhe vendosi të kthehet në vendlindje, në kullën e tij. Por kulla tashmë, si edhe shumë shtëpi në Krajë, Anë të Malit, Malësi, Plavë e Guci, me kalimin e kohës ishte bërë e pabanuar. Por, ndjesia për të vetin bëri që për dy ditë shtëpia e xha Ahmetit të bëhet e banueshme. Për çdo mëngjes “puthte muret e kullës, shkëmbinjtë e Vaut, liqenin e nuk ngopej”, e mua duke lexuar me vëmendje më bëhej se po dëgjoj fjalët e poetit të shquar, Çajupit: “Mëmëdhe quhet toka ku më ka rënurë koka, ku kam dashur mëm’e atë, ku më njeh dhe gur’ i thatë”. Përjetimet e ngjarjeve të shtjelluara nga autori vijnë si shprehje e mllefit, dhembshurisë dhe pamundësisë për të ndikuar në mënyrë tjetër ndaj të gjitha këtyre dukurive negative të shoqërisë shqiptare, që vazhdojnë të jenë aktuale sot e kësaj dite. Ai përdor një stil të lehtë shkrimi, të kuptueshëm për të gjitha shtresat e lexuesve dhe si i tillë mundëson t’i kuptojmë më mirë qasjet e autorit rreth tematikës së trajtuar, me mundësi që në cilëndo mënyrë të ndikojmë në përmirësimin e imazhit të personazhit kryesor të këtij romani popullit shqiptar në këto troje. E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
21
KULTURË
Diskursi eseistik pë në opusin krijues të Dr.Nail Draga
Trajtimi i çështjeve që kanë të bëjnë me opusin krijues të autorëve të ndryshëm, paraqet obligim profesional që mund të trajtohet në shumë aspekte, varësisht nga qasjet e autorëve përkatës. Në rastin konkret Basri Çapriqi te opinioni shqiptar është i njohur si poet, sepse si i tillë ishte i veçantë dhe vlerësohej nga kritikët e kohës, por nuk duhet harruar së ai ka dhënë një kontribut me peshë edhe në fushën e eseistikes, sidomos në dekadën e parë të veprimtarisë së tij krijuese. Esetë e shkruara kanë trajtuar aktualitetin botës shqiptare në periudhën e thyerjeve të mëdha shoqërore e ideologjike dhe janë botuar kryesisht në revistën “Fjala”, e cila ishte prestigjioze jo vetëm në Prishtinë por edhe në hapësirën mbarëkombëtare, duke mbetur model për kohën kur janë shkruar e botuar. Andaj, edhe analiza e këtyre eseve duhet trajtuar në varshmëri të kohës, por ndonëse kanë kaluar rreth tridhjetë vite nga botimi i tyre, ato kanë vlerën e tyre edhe në kohën tonë.
Kalaja e Ulqinit dhe autorët shqiptarë
Për ata të cilët nuk janë nga Ulqini, por janë jashtë tij, të cilët në këtë qytet kanë ardhur gjatë verës për të kaluar pushimet, nuk kanë njohuri se autorët vendas nuk e kanë pasur mundësinë të shpalosin vlerat e tyre kulturore në mjediset e Kalasë dymijë e pesëqind vjeçare. Jo se diçka të tillë e kanë dëshiruar autorët shqiptar, por ishte pushteti monist i kohës që ndaj kulturës shqiptare kishte qasje mohuese e me të edhe të vetë
22
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
autorëve. Është dashur të ndryshojë sistemi shoqëror ku nga viti 1990 u miratua pluralizmi ku filluan ndryshime edhe në fushën e kulturës, e kryesisht duke iu falënderuar shoqërisë civile, përmes formimit të subjekteve kulturore. Në Kala të Ulqinit, prezantimi i autorëve shqiptar ndodhi vetëm pas rënies së monizmit(1990) e pikërisht në gusht të vitit 1992, ku për të parën herë u prezantuan autorët shqiptarë, dr.Ruzhdi Ushaku me promovimin e librit “Ulqini në rrjedhë të shekujve” më 12 gusht 1992 e më pas takimi me shkrimtarin Mehmet Kraja, ndërsa i treti autor ishte Basri Çapriqi ku më 16.6.1993, iu organizua promovimi i librit “Aksidenti i orës shqiptare”, botuar nga “Fjala” në Prishtinë në vitin 1993. Ndërkaq, autori i katërt i cili është prezantuar në Kala të Ulqinit, pikërisht në Kullën e Balshajve, në muajin korrik 1997, ishte Milazim Krasniqi, ku është diskutuar për veprimtarinë e tij letrare e publicistike. Ishte kjo një mbrëmje e veçantë dhe e para e kësaj tematike deri atëherë në Ulqin, ndonëse kemi pasur pengesa në “defekt” të rrymës elektrike, ishim të detyruar që mbrëmja të me qirinj(!). Këto takime u organizuan nga Shoqata “Art Club”, si subjekti i parë joqeveritar i shqiptarëve në Mal të Zi, i themeluar më 28.12.1990, në Ulqin, duke dëshmuar përkushtimin për kulturën shqiptare e cila ishte injoruar dhe anatemuar në monizëm, sepse ekzistonte një refuzim i vazhdueshëm institucional. Por, përmes kësaj Shoqate, u bë një kthesë e madhe në organizimin e veprimtarive të ndryshme kulturore, shkencore, artistike si dhe u bënë botime në gjuhën shqipe, qofshin ato revista apo botime të veçanta të profileve të ndryshme, kryesisht të autorëve vendorë.
Ngjarjet në vitet 1989-1990 dhe shqiptarët
Ngjarjet që kanë të bëjnë me vitet 1989-1990 kanë pasur përmasa të gjëra në nivel regjional e europian dhe si të tilla nuk kanë pasur mundësi të anashkalojnë edhe shqiptarët. Janë pikërisht këto vite që iu paraprinë ndryshimeve të mëdha, ku kemi fillimin e fundit të falimentimit të sistemit socialist, përkatësisht të dëshmit të ideologjisë komuniste dhe shpërbërjen e shteteve të ish kampit socialist në Europën Juglindore. Pas vitit 1981, në saje të demonstratave të studentëve në Kosovë dhe masave represive të pushtetit jugosllav të kohës ndaj shqiptarëve, viti 1989 ishte me ngjarje dramatike për shqiptarët në Kosovë, sepse më
KULTURË
ër kulturën shqiptare ë Basri Çapriqit Foto: f.gjokaj
23 mars 1989 Kosovës iu hoq autonomia, duke e bërë një provincë në kuadrin të Serbisë. Ishte ky fillimi i shpërbërjes së shtetit me emrin Jugosllavi që u shpërbë në vitin 1991, me rastin e pavarësimit të Sllovenisë e Kroacisë, duke pasuar më pas të luftërave pushtuese të drejtuara nga politika serbe në Kroaci, Bosnje e Hercegovinë dhe së fundmi në Kosovë(1998-1999). Në aspektin ndërkombëtar, më 9 nëntor 1989, përfundimisht u shemb muri i Berlinit, duke e paralajmëruar shembjen e komunizmit në Europën Juglindore. Në dhjetor 1989, revolta popullore në Rumani, likuidimi i ish presidentit N.Çaushesku me bashkëshorten, përshpejtoi rënien e komunizmit,
Më 23 dhjetor 1989, në Prishtinë themelohet LDK, partia e parë shqiptare e cila vulosi fillimin e pluralizmit te shqiptarët dhe përfundimin e komunizmit te shqiptarët në Kosovë e kudo ku kishte shqiptar në ish - Jugosllavi. Ndërsa viti vijues 1990, vazhdoi me dinamikën e vet kur më 2 korrik u bë shpallja e Deklaratës kushtetuese, ndërsa më 5 korrik mbyllja e RTP si dhe e gazetës së vetme ditore „Rilindja“, ndërsa nga vjeshta u mbyllën shkollat dhe Universiteti i Prishtinës, ku nga pushteti serb u inaugurua aparteidi kolonial nga pushteti serb si rast specifik në Europë. Në Shqipëri jehona e ndryshimeve në Europën Juglindore e bëri të vetën, ndonëse me vonesë, që arsyetohet me pushtetin e diktaturës si askund
në vendet e ish-kampit socialist. Pas protestës së parë antikomuniste më 14 janar 1990 në Shkodër, më pas ka pasur edhe protesta të tjera, ku duhet veçuar atë të 2 korrikut 1990, eksodin e rreth 5000 qytetarëve të Tiranës e disa qyteteve të tjera, në disa ambasada të shteteve perëndimore(kryesisht të RFGJ), si dhe emigrimin e tyre më pas me anije nga porti i Durrësit për në Brindizi (Itali) dhe më pas në Gjermani, përmes Kryqit të Kuq Gjerman. Ngjarjet e 2 korrikut 1990 në Prishtinë e Tiranë, ndodhën brenda një dite, duket si koincidencë, por mbetet të hulumtohet në të ardhmen, për të dhënë përfundime të argumentuara e jo me paragjykime e konsipiracione për kohën. Në Shqipëri, këto ngjarje vazhduan më pas në vjeshtë e duke u mbyllur me protestat e studentëve të Universitetit të Tiranës në dhjetor 1990, si dhe me lejimin e pluralizmit politik, me themelimin e Partisë Demokratike më 9 dhjetor 1990. Ishte ky një moment historik, duke i dhënë fund periudhës së diktaturës 46- vjeçare, dhe hapjen e Shqipërisë me botën e lirë demokratike. I kemi cekur këto ngjarje sepse si të tillat ato ndikuan edhe te shqiptarët si brenda kufijve politikë të shtetit amë në Shqipëri, por edhe jashtë saj në hapësirën etnogjeografike shqiptare si dhe në diasporë. Ndikimet e para ishin te krijuesit e fushave të ndryshme shkencore, kulturore, artistike e në veçanti te mediat, të cilat tash kishin një frymëmarrje të lirë që e kishin të ndaluar dekada më radhë. Në këtë aspekt, në Kosovë, mediat e shkruara i paraprinë zhbllokimit informativ, ku në veçanti dallohet revista „Fjala“, me përmbajtjen dhe temat e trajtuara nga autorë të profileve të ndryshme shkencore e kulturore. (vazhdon) E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
23
KULTURË
Prozë pandemie nga Bajram Sefaj
Koronavirusi pandeha se më anashkaloi, por nuk më harroi dot! (Skicë (e nisur moti) për një tregim të mundshëm eventual ) Si të pikte prej kupës së qiellit. E uruara Ajo! U përplas për tokë. Sakaq, sa çel e mbyll sytë. Gllabëroi dhe mbuloi me tesha të zeza krejt botën mbarë. Njerëzimi ra përdhe. Më shumë nga frika, hutimi dhe paniku, se sa nga “dhëmbi” shkatërrimtar i ati atje virusi (mikrobi) të padukshëm që mezi e sheh syri magjik i mikroskopit më të ndjeshëm, sado inatçi e cikërrimtar qoftë, kur nuk i shpëton asgjë, në gjithësi (e rrethinë) pa e parë, pa ia marrë masën, në dimensionet më të imëta. Ç’është ky dreq, ky djall me bisht, ç’është! Ç’kërkon këtu në të zezën e, fatkeqen tokë, të kafshuar nga “tana anët”, mikrobesh, të mëdha e vogla, kur shpirtin, për bira të hundës don t’ia nxjerrin robit të zotit, pjesës dërrmuese të banorëve (banuesve) të saj. Hajt, grahi pelës, mos fol shumë! Mos pyet shumë se të zuri belaja...! * Kështu e nisa këtë skicë për tregim, shumë ditë më parë se të “më zëntë belaja”. Kur isha në breg. Shëndosh e mirë dhe larg kthetrave të kësaj shtrige të ligë e të pabesë, kur e gjunjëzoi botën mbarë. Duke e mbështjellë me arna të zi frike e paniku. E tashti, kur, ndërkohë, më rroku për fyti e me kanxhat e saj të gjakosura, veç shpirtin që nuk ma nxori për hundësh, kam eksperiencë të rrëfej një tregim krejt tjetër. E këtë do ta bëj, një ditë prej ditësh, kur t’i vjen vakti. Nëse kam ymër edhe ndonjë ditë...
24
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
FOTOGRAFIA E JAVËS
ARBEN GJURASHAJ FLUTURIMI MBI DEÇIQ
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
Si ka vijuar procesi mësimor në vitin e ri shkollor?
Vit shkollor jo shumë efektiv Arlinda Sukaliqi
Më 31 dhjetor ka përfunduar gjysmëvjetori i parë për vitin shkollor 2020-2021. Por, si ka vijuar ky vit i cili për shkak të pandemisë ka filluar një muaj me vonesë? Pandemia ka bërë që të anashkalohet shumëçka në atë që përbën një mësimdhënie cilësore. Vendimet nga ana e Ministrisë së Arsimit kanë bërë që të kalohet nga një skenar në tjetrin, duke filluar nga shkurtimi i orëve në 30 minuta, numri i orëve ditore në ciklin fillor vetëm katër, pastaj ndarja në grupe ku maksimumi në një klasë mund të qëndrojnë 15 nxënës, nxënësit nga klasa e parë deri në të gjashtën ndjekin mësimin e rregullt në shkollë, ndërsa të tjerët online etj. Të gjitha
26
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
këto ndryshime kanë ndikuar drejtpërdrejt në cilësi të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Edhe pse viti shkollor filloi me një muaj vonesë, gjegjësisht më 1 tetor, dhe gjysmëvjetori i parë përfundoi më 31 dhjetor, nuk është treguar si diçka me vend, pasi gjatë gjithë këtyre muajve është dëshmuar se shkollat nuk janë burim i infeksionit dhe si e tillë hapja e shkollës me një muaj vonesë nuk ishte e nevojshme dhe ndikoi keq në mosrealizimin e tërësishëm të planprogramit mësimor. Vendosja e masave të reja në institucionet shkollore ka shkaktuar një stërlodhje të mësimdhënësve, që duhet të punojnë me dy ndërrime
“
dhe në dy mënyra të ndryshme: atë të rregullt (duke shkuar në shkollë) dhe përmes platformës online. Pajisja me mjete elektronike si dhe përdorimi i duhur i tyre ka qenë një sfidë tjetër me të cilën janë detyruar të ndeshen mësimdhënësit në këtë periudhë pandemie. Nga ana tjetër duhet theksuar se siguria brenda shkollave ishte në nivelin më të lartë sa i përket përhapjes së virusit. Masat ishin rigoroze dhe u respektuan në maksimum, si nga mësimdhënësit ashtu dhe nga nxënësit dhe punonjësit e tjerë të shkollës, d.m.th. protokolli u zbatua në tërësi. Sa i përket mësimit online, ky vit shkollor vlerësohet jo shumë efektiv, sepse shumë nxënës kanë ngecur
Vendosja e masave të reja në institucionet shkollore ka shkaktuar një stërlodhje të mësimdhënësve, të cilët duhet të punojnë dy ndërrime dhe në dy mënyra të ndryshme: atë të rregullt, duke shkuar në shkollë, dhe përmes platformës online
KULTURË
Mësimi online nuk ka treguar ndonjë efikasitet, sepse kjo metodë është vështirë e realizueshme duke e ditur gjendjen ekonomike të vendit, pasi që kërkon shumë investim, shumë përkushtim institucional e mbi të gjitha vetëdijësim të komunitetit të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, por edhe përgatitje profesionale të mësimdhënësve për realizim në mësimnxënie. Edhe pse mund të theksojmë se deri-diku ky gjysmëvjetor mund të cilësohet si i mbarë për klasat që vijuan rregullisht mësimin në shkolla, pra procesin mësimor, por për ata që vijuan online nuk mund të thuhet e njëjta gjë. Procesi mësimor ka ecur mirë edhe pse ka pasur raste të infeksioneve, më së shumti të mësimdhënësve sesa nxënësve. Mësimi online nuk ka treguar ndonjë efikasitet, sepse kjo metodë është vështirë e realizueshme duke e ditur gjendjen ekonomike të vendit, pasi që kërkon shumë investim, shumë përkushtim institucional e mbi të gjitha vetëdijësim të komunitetit të mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve, por edhe përgatitje profesionale të mësimdhënësve për realizim. Mësimi online nuk ka pasur efektin e duhur pasi shpeshherë nxënësit kanë qenë të shpërqendruar nga kjo metodë e mbajtjes së mësimit. Bazuar në shumë statistika, si prindërit ashtu edhe nxënësit dëshi-
“
Është vërtetuar se përmes mësimit online nuk mund ta dimë se a e ka marrë informacionin nxënësi, ose nuk mund të merret me aktivitete siç kërkon mësimdhënësi, ose siç ka nevojë t’i bëjë mësimdhënësi
rojnë ose preferojnë mësimin me prani sesa çfarëdo formati tjetër jashtë bankave të shkollës. Për prindër nuk ka qenë aspak e lehtë gjatë kësaj kohe pasi janë detyruar të bëhen mësues të fëmijëve të tyre. Është vërtetuar se përmes mësimit online nuk mund ta dimë se a e ka marrë informacionin nxënësi, ose nuk mund të merret me aktivitete siç kërkon mësimdhënësi, ose siç ka nevojë t’i bëjë mësimdhënësi. Nxënësit kanë pasur shpeshherë probleme të kyçen online për shkak të problemeve teknike. Ka pasur nxënës të cilët angazhohen në mësimin online njëjtë si në klasë, domethënë të cilët mund të arrijnë atë çka synohet prej mësimdhënësit, por ka nxënës të cilët nuk mund ta përballojnë këtë. Mungesa
e përqendrimit, për shembull, ku ata fokusohen në gjëra të tjera, sepse u duket interesante pse mësuesen po e sheh përmes kamerave etj. Orët e humbura mësimore dhe ngecja në mësimnxënie duhet të kompensohen dhe ashtu ka ndodhur. Është punuar gjatë të shtunave dhe pushimi dimëror është shkurtuar. Kompensimi i orëve do të vazhdojë edhe gjatë periudhës së gjysmëvjetorit të dytë, ku pushimi veror do të fillojë pak më vonë sesa viteve të tjera. Urojmë që gjysmëvjetori dytë, i cili fillon më 18 janar, t’i gjejë të gjithë nxënësit në bankat shkollore, t’i kthehemi jetës normale dhe t’i kompensojmë disi ato që nxënësit s’i kanë arritur, e kjo e gjitha shpresojmë të ndodhë në shkollë e jo online. E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
27
KULTURË
Botime të reja
Libër me shumë porosi (Islam Pali, Pa idealizime, S HAI “Art Club”, Ulqin, 2020) Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club” ka botuar para disa ditësh librin “Pa idealizime” të autorit Islam Pali (pas vdekjes). Libri është përmbledhje e artikujve gazetareskë të gjinive të ndryshme, recensioneve dhe përkthimeve letrare, punimeve në fushën e toponomastikës etj., që janë botuar në revistat “Koha”, “Fati”, “Koha javore”, “Lemba” apo emetuar në Radion e Malit të Zi. Po ashtu, pjesë e librit janë edhe disa poezi të autorit, që botohen për të parën herë. Libri është përgatitur për botim nga Sabri Halili dhe Ismet Kallaba, redaktor i librit është Fran Camaj, recensent dr. Haxhi Shabani, ndërsa redaktor teknik Qazim Muja. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. Në parathënien e librit, Sabri Halili shkruan se „temat e trajtuara nga Islami para dhjetë e më shumë vjetësh edhe sot janë shumë aktuale”, ndër-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
sa “fakti që tekstet u përkasin fushave të ndryshme... tregon për interesimin dhe kontributin e autorit në disa fusha të dijes”. Redaktori Fran Camaj, në vështrimin e tij thekson se ky është një libër i vogël, por i madh për nga përmbajtja dhe me shumë porosi. Sipas tij, tekstet e përfshira në këtë libër “tregojnë se Islam Pali ka qenë gazetar i shkëlqyeshëm, se e ka njohur shumë mirë profesionin e gazetarisë, se ka ditur të hyjë në thelbin e problemit, duke respektuar gjithherë parimet themelore të gazetarisë, duke u bazuar vetëm në të vërtetën, sado e hidhur të ketë qenë ajo”. Ndërsa recensenti Haxhi Shabani vëren se „Islam Pali u takon atyre kuadrove në gazetarinë në gjuhën shqipe në Malin e Zi të cilët qysh gjatë viteve të tetëdhjeta të shekullit të shkuar krijuan standarde në gazetari që duhen ndjekur”.
Islam Pali u lind në Krythë të Anës së Malit, në vitin 1959. Ka mbaruar studimet e larta në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës dega Letërsi dhe gjuhë shqipe. Pas përfundimit të fakultetit, një kohë të gjatë ka punuar në Redaksinë shqipe të Radio Titogradit (më vonë Radio e Malit të Zi). Ka qenë ndër themeluesit e SHAI “Art Club”, si dhe ndër themeluesit dhe kryetari i parë i Shoqatës së Gazetarëve Shqiptarë në Mal të Zi. Përpos punës në Radion e Malit të Zi, ka bashkëpunuar me revistën për art, shkencë, kulturë dhe çështje shoqërore “Koha”, të përmuajshmen informative, kulturore dhe shoqërore “Fati”, revistën për art, kulturë dhe shkencë “Lemba”, gazetën “Koha Javore” etj. Në vitin 2002 emigroi në Nju Jork të SHBAsë, ku vdiq më 19 korrik 2019. i. k.
MOZAIK
Në Qendrën Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa në Zhvillim “Lipa” në Plavë
Hapet kabineti për teknologji ndihmëse Plavë – Pas Cetinës dhe Rozhajës, edhe në Plavë, në Qendrën Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa në Zhvillim “Lipa”, më 6 janar është hapur kabineti për teknologji ndihmëse. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të këtij institucioni, Muhamed Rekoviq, ka thënë se hapja e kabinetit në fjalë paraqet ngjarje të madhe për tërë bashkësinë e Plavës dhe Gucisë. “Definitivisht, fëmijët tanë me këtë teknologji ndihmëse do të përmirësojnë zhvillimin dhe do të avancojnë cilësinë e jetës së vet, e me këtë do të përmirësojnë edhe cilësinë e shërbimeve të Qendrës Ditore. Pos kësaj, me këtë teknologji do të mund të shërbehen përmes profesionistëve tanë shkollat që vijojnë fëmijët me pengesa në zhvillim. Të pranishmëve, punën me teknologjinë ndihmëse ua kanë sqaruar punëtorët tanë profe-
sionistë, si përdoren dhe cilat janë parimet e saj”, ka pohuar ai. Rekoviq ka falënderuar kryetarin e ri të Komunës së Plavës, Nihad Canoviq, drejtoreshën e Qendrës për Punë Sociale të komunave të Plavës dhe Gucisë, Branka Gjukiq, profesoreshën Senada Gjesheviq, dhe mysafirët e tjerë të cilët duke i respektuar masat epidemiologjike kanë marrë pjesë në hapjen e kabinetit. Me përdorimin e mjeteve të teknologjisë ndihmëse, siç është komunikuar, u jepet mundësia fëmijëve dhe të rinjve me pengesa në zhvillim që të kryejnë aktivitete të caktuara, të cilat përndryshe nuk do të mund t’i kryejnë, apo t’i kryejnë me vështirësi. Shërbimin do ta ofrojnë punëtorët profesionistë të cilët drejtpërdrejt janë të kyçur në punë me shfrytëzues, e të cilët paraprakisht kanë fituar
certifikatat gjegjëse pas ushtrimeve pesëditëshe. “Projektin ‘Me teknologji ndihmëse deri te inkluzioni i plotë’ e financojnë Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Malit të Zi, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Financave dhe Drejtorisë për Financa në kontraktimin e fondeve për ndihmë të Bashkimit Evropian. Projektin e zbaton dhe e jetëson Qendra Ditore për Fëmijë me Pengesa në Zhvillim dhe Personave të Prekur me Invaliditet në Cetinë, si bartëse e projektit, Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa dhe Vështirësi në Zhvillim në Rozhajë dhe Qendra Ditore për Fëmijë dhe të Rinj me Pengesa në Zhvillim ‘Lipa’ në Plavë, si partnere”, ka përfunduar ushtruesi i detyrës së drejtorit, Muhamed Rekoviq. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
Këndi i gjimnazistit
Profesor Rasimi, 43 vite me ditar në dorë Motoja e profesorit, e cila nuk ndryshoi asnjëherë, ishte që kurrë për të nuk kishte nxënës “të keq” dhe pikërisht nga ky fakt raporti i tij me nxënësit ishte në nivelin e duhur, duke mos munguar respekti i dyanshëm
Mendim Cuca
Gjenerata të shumta të nxënësve të Gjimnazit të Ulqinit e njohin shumë mirë profesorin Rasim Muja, mësimdhënësin e gjuhës frënge dhe asaj latine të shkollës së mesme të qytetit të Ulqinit. Pothuajse të gjithë e njohin atë si mësimdhënës të vyer e të rregullt. Profesori ynë ka qenë mësimdhënës edhe i prindërve tanë, të cilët e kujtojnë, njëjtë si edhe ne, për
30
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
vetitë më të mira të një mësimdhënësi, ku veçohen cilësia e lartë në mësimdhënie, vlerësimi objektiv, gjithmonë parimor dhe shumë i dashur me nxënës. Profesor Rasim Muja ka lindur në fshatin Ftjan të Krajës, në komunën e Tivarit, më 8 gusht 1953. Rrjedh nga një familje fshatare. Ciklin e ulët të shkollës fillore e ka kryer në fshatin e lindjes, ndërsa ciklin e lartë pranë shkollës fillore në Ostros. Pas shkollës fillore ka vazhduar shkollën e mesme, gjegjësisht gjimnazin në Ulqin, ku dhe ka diplomuar në vitin shkollor 1971/1972. Në vitin shkollor 1972-1973 është regjistruar në Fakultetin Filozofik në Prishtinë, në degën e gjuhës dhe letërsisë frënge me gjuhë latine, me kohëzgjatje
gjashtë semestra, ku u diplomua në vitin 1976. Karrierën e tij si mësimdhënës e filloi si student në vitin 1975, në Gjimnazin “8 Nëntori” në Podujevë, ku në ndërkohë u diplomua dhe vendosi të punojë në Gjimnazin “Ivo Llolla Ribar” në Prishtinë, ku punoi deri në vitin 1980. Në vitin 1980 u kthye në Ulqin dhe filloi të punojë pranë Qendrës për Arsimin e Mesëm të Orientuar ”Vëllazërim Bashkim”. Më vonë kaloi të punojë si profesor i gjuhës frenge në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj, ku ishte i vetmi profesor. Aty punoi deri në vitin 1992 dhe pastaj përsëri u kthye në Gjimnazin “Vëllazërim Bashkim” si profesor i gjuhës frenge dhe latine,
MOZAIK
ku edhe e përfundoi karrierën e tij si mësimdhënës më 8 gusht 2020. Nga kjo rezulton se ai ishte plot 43 vite në mesin e nxënësve. ”Gjatë kësaj periudhe, shumë herë janë bërë reforma në arsim, ku janë bërë shumë ndryshime, mund të them edhe prova. Por megjithëse çdo periudhë ka pasur karakteristikat e veta, e vetmja gjë që nuk ndryshoi kurrë është nxënësi”, thotë profesori. Nga karriera e tij e gjatë si mësimdhënës, ai përcolli plot 43 gjenerata nxënësish dhe bazuar në këtë, ai tregon se sot kemi kuadro me profile dhe funksione të ndryshme. Kur e pyetëm profesorin për ndonjë dallim në mes gjeneratave, ai tregon se gjeneratat e para me këto të ditëve të sotme kanë ndryshime të
“
“Këndi i gjimnazistit” është konceptuar si një rubrikë që ka për qëllim promovimin e nxënësve të dalluar të shkollave të mesme dhe nxitje për moshat e reja që të lexojnë e shkruajnë sa më shumë
mëdha, sepse edhe demokratizimi e ka bërë të veten. Por motoja e profesorit, e cila kurrë nuk ndryshoi, ishte që kurrë për të nuk kishte nxënës “të keq” dhe pikërisht nga ky fakt raporti i tij me nxënësit ishte në nivelin e duhur, duke mos munguar respekti i dyanshëm. Ai pohon se e mban mend shumë mire gjeneratën e parë dhe atë të fundit të nxënësve që u kishte dhënë mësim. Në pyetjen tonë nëse do të zgjidhte përsëri arsimin si profesion, përgjigjja e tij është “po, dhe atë me plot deshirë”. Ndërsa në pyetjen se nëse është lodhur gjithë këto vite të punës me nxënës, përgjigjja e tij
është e prerë: “jo”. Profesor Rasim Muja na tregoi një thënie interesante që ia kishte treguar profesori i tij, se “duke punuar me të rinj, edhe vetë ndjehesh i ri”. Profesori ynë i nderuar ka disa muaj që është duke e shijuar pensionin e merituar pas një jete të tërë me ditar në dorë. Ai tani ka filluar një cikël të ri në jeten e vet dhe ne i dëshirojmë jetë sa më të gjatë. Për fund, në emër të gjeneratës sonë por edhe shumë e shumë gjeneratave të tjera i themi: Faleminderit profesor! (Autori është nxënës i dalluar i Gjimnazit të Ulqinit) E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
31
MOZAIK
Qasje
Momenti që të mendohet për ndërtimin e Spitalit në Ulqin Spitali i Tivarit me shërbimet që ofron është planifikuar edhe për komunën e Ulqinit. Ndodhitë lidhur me pandeminë Covid-19 dhe shkalla e lartë e infektimeve të banorëve të Ulqinit, e cila rezultoi me shumë raste vdekjesh, me siguri duhet të jetë një arsye më tepër për nismën për ndërtimin e spitalit
Prim. Dr. Gani Karamanaga Me ndërtimin e Maternitetit të Ulqinit në vitin 2004 u bë edhe rregullimi i hapësirës rreth Shtëpisë së Shëndetit. Më qëllim parkingu u ndërtua në vendin e sotëm, si edhe ai përballë godinës së Maternitetit. Sipas Sekretariatit për Urbanizëm të Komunës së Ulqinit, hapësira e lirë e cila gjendet në pjesën jugore të Shtëpisë së Shëndetit në afërsi të Maternitetit dhe repartit teknik është lënë e lirë dhe e paraparë për Spitalin e dikurshëm në Ulqin. Në atë kohë, sekretare e Urbanizmit në Komunën e Ulqinit ishte znj. Zana Sarvan. Me ndërtimin e Maternitetit ashensori me qëllim është ngjitur deri në pllakëpullaz. Është menduar që aty të vazhdohet ndërtimi për sallën kirurgjikale
32
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
dhe shërbimin intensiv. Spitali i ardhshëm në Ulqin duhet të jetë me katin përdhes dhe dy kate, për tre reparte: pediatri, kirurgji dhe sëmundjet e brendshme. Ndërsa reparti i gjinekologjisë mund të jetë në godinën e Maternitetit. Është e ditur se për këto projekte duhet pëlqimi i Qeverisë së Malit të Zi, konkretisht i Ministrisë së Shëndetësisë. Prandaj duhet të jetë më i madh angazhimi i faktorëve, qofshin ato lokalë nga Komuna e Ulqinit, si dhe e përfaqësuesve tanë në Qeverinë e Malit të Zi. Është i ditur edhe fakti se në disa vitet e fundit nuk ka pasur angazhime rreth maternitetit. Mosangazhimi i takon udhëheqësisë, më së pari, e mandej edhe humbja e euforisë dhe angazhimi i stafit mjekësor, të cilët nuk kanë pasur përkrahje për punën e tyre. Pas ndryshimeve në udhëheqësinë e Shtëpisë së Shëndetit, e cila pritet së shpejti, menanxhmenti i ri duhet të fokusohet në ringjalljen e Maternitetit. Hapi i dytë duhet të jetë transfuzioni në kuadër të Institutit për Transfuzi-
on nga Podgorica. Transfuzioni e ka vendin në katin përdhes të Maternitetit. Për këtë shërbim, një pjesë e madhe e aparaturës mjekësore është ofruar para dhjetë viteve. Në vazhdim duhet të luftohet për ndërrimin dhe plotësimin e sistematizimit lidhur me veprimtarinë dhe vendet e punës së Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit. Me sistematizimin e ri, Shtëpia e Shëndetit në Ulqin, përveç veprimatarisë jospitalore duhet të ketë edhe atë spitalore. Në dekadën e fundit kanë kryer studimet shumë mjekë, stomatologë, farmacistë shqiptarë. Disa prej tyre janë edhe në specializime në Prishtinë, Podgoricë, Beograd etj. Kështu do të formohet edhe personeli mjekësor i nevojshëm për spitalin e ardhshëm. Ulqini si vend ku shumicën e popullatës e përbejnë shqiptarët, vend atraktiv dhe turistik, e meriton një vend të posaçëm sa i takon rregullave të Ministrisë së Shëndetësisë, gjegjësisht Qeverisë së Malit të Zi. Pse mos të thuhet, Spitali i Tivarit me ato shërbime që ofron është
MOZAIK
Stacioni shëndetësor i sotëm në Katërkollë
planifikuar edhe për komunën e Ulqinit. Ndodhitë lidhur me pandeminë Covid-19 dhe shkalla e lartë e infektimeve të banorëve të Ulqinit, e cila rezultoi me shumë raste vdekjesh, me siguri duhet të jetë një arsye më tepër për nismën për ndërtimin e spitalit. Mjetet financiare që i takojnë Spitalit të Tivarit, si edhe personeli mjekësor mund të drejtohet nga spitali i ardhshëm në Ulqin. Një moment i rëndësishëm është edhe diaspora, e cila gjithmonë ka qenë në dispozicion për ndihmë.
“
Në vazhdim duhet të luftohet për ndërrimin dhe plotësimin e sistematizimit lidhur me veprimtarinë dhe vendet e punës së Shtëpisë së Shëndetit të Ulqinit. Me sistematizimin e ri, Shtëpia e Shëndetit në Ulqin, përveç veprimatarisë jospitalore duhet të ketë edhe atë spitalore
Stacioni shëndetësor në Katërkollë
Pacientët të cilët gravitojnë në trevën e Anës së Malit duhet të kenë një shërbim shëndetësor më të gjerë. Nënkuptohet, mjeku i zgjedhur tërë ditën, në dy turne, pediatri çdo paradite. Barnatorja më e paji-
sur me medikamente, si dhe laboratori biokimik. Duhet të mendohet edhe për mbrojtjen shëndetësore të grave me specialistin e gjinekologjisë për çdo ditë. Në fund, është koha dhe momenti që të mendohet për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm në Ulqin. E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
33
MOZAIK
Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë
Miratohet Buxheti dhe Plani i investimeve për vitin 2021 Guci – Në seancën e tretë të rregullt të Kuvendit të Komunës së Gucisë, të mbajtur më 29 dhjetor 2020, në sallën e Komunës, këshilltarët miratuan një sërë propozim vendimesh, të cilat temë shqyrtimi kishin aktivitetet dhe veprimtaritë e punës së organeve dhe institucioneve të administratës lokale, ndër të cilat qendrore ishin propozimi i vendimit për Buxhetin dhe për Planin e investimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2021. Pas verifikimit të mandateve të dy këshilltarëve të rinj, të zgjedhur në vend të këshilltarëve që kanë dhënë dorëheqje për shkak të emërimit në poste të reja të administratës lokale dhe jashtë saj, nga lista zgjedhore e PDS-së në zgjedhjet lokale, në vend të këshilltarit Irfan Radonçiq është zgjedhur këshilltari Zumber Nikoçeviq, kurse nga lista zgjedhore e Koalicionit PB – PL “Me korrektësi për Gucinë” Rafet Husoviq, në vend të këshilltarit Ragip Delanin është zgjedhur këshilltarja Anesa Bektesheviq. Ndërkaq këshilltarja e deritashme e PDS-së, dr. Harisa Llalliçiq, ka deklaruar se për shkak të një vistër arsyesh nuk do të përfaqësojë më këtë parti, duke u bërë këshilltare e pavarur në Kuvend. Në fillim të seancës, këshilltarët miratuan njëzëri procesverbalin nga seanca e dytë e rregullt e Kuvendit, e mbajtur më 20 nëntor 2020. Në paraqitjen procedurale, këshilltarët e dy subjekteve politike në opozitë, Admir Mullamekiq i “Socialdemokratëve të Malit të Zi, Ivan Brajoviq – Ne vendosim me konsekuencë për Gucinë” dhe dr. Ellvis Omergaiq, këshilltar i vetëm i PSD-së në Kuvend, reaguan ashpër me plot mllef ndaj kryetarit të Kuvendit, Bu-
34
Javore KOHA
E ENJTE, 14 JANAR 2021
jar Hasangjekaj, me rastin e hapjes së seancës me disa fjali së pari në gjuhën shqipe, e më pas edhe në gjuhën malazeze, duke u mbështetur në nenin 13 të Kushtetutës së Malit të Zi. Ata pretenduan se “seanca e Kuvendit duhet të hapet në gjuhën zyrtare, e ajo në Mal të Zi është gjuha malazeze”. Këshilltarët në fjalë, të njëjtin reagim e kanë bërë edhe në fillim të seancës së dytë të Kuvendit, të mbajtur më 20 nëntor 2020, për të njëjtin motiv. Reagimet e këshilltarëve në fjalë i kundërshtuan dy këshilltarët e Koalicionit të partive shqiptare “Bashkë për Gucinë”, Fadil Ulaj (UDSH) dhe Alia Kukiq (LDSH), duke theksuar se edhe gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, andaj nuk është bërë kurrfarë shkeljeje e ligjit dhe Kushtetutës nga kryetari i Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, tha se nuk i ka shkelur e as cenuar nenet dhe parimet e Kushtetutës në asnjë aspekt, duke bërë me dije se kryetarët e kuvendeve të komunave të Ulqinit dhe Tuzit, seancat i hapin duke u drejtuar të pranishmëve në gjuhën shqipe, e madje edhe pjesën më të madhe të seancës e drejtojnë në gjuhën shqipe. Në vazhdim, kryetari i Kuvendit, Bujar Hasangjekaj, të pranishmit i njoftoi me rendin e propozuar të ditës prej 15 pikash, i cili pësoi ndryshime dhe plotësime, pasi që kryetarja e Komunës, Anella Çekiq, nga rendi i ditës tërhoqi pikën e parë, ndërsa propozoi dy pika të reja për plotësimin e rendit të ditës. Rendin e ditës, të ndryshuar dhe plotësuar prej 16 pikash, këshilltarët e miratuan njëzëri. Pikat qendrore të punës së Kuvendit ishin Propozimi i vendimit për Bux-
hetin e Komunës së Gucisë për vitin 2021 dhe Propozimi i Planit të investimeve të komunës për vitin 2021. Ato i ka prezantuar sekretari për Ekonomi, Zhvillim dhe Financa, Mirallem Bektesheviq, i cili theksoi se të hyrat dhe shpenzimet e Buxhetit të Komunës së Gucisë për vitin 2021 planifikohen në shumën 2.153.550,00 euro, nga të cilat Buxheti operativ në shumën prej 1.504.050,00 euro, Buxheti kapital në shumën 619.500,00 euro, rezerva rrjedhëse e Buxhetit në shumën 20 mijë euro dhe rezerva e përhershme e Buxhetit në shumën 10 mijë euro. Plani i investimeve në Komunën e Gucisë për vitin 2021 është ndarë në infrastrukturën lokale me interes të përgjithshëm 85 mijë euro; në infrastrukturën rurale 140 mijë euro, dhe në shpenzimet për objektet ndërtimore 60 mijë euro, mjete këto që paraqesin shpenzimet kapitale në një anë dhe shpenzimet për shërbime 35 mijë euro, shërbimet komunale 70 mijë euro dhe shpenzimet për material 60 mijë euro, mjete këto investuese që paraqesin shpenzimet e përgjithshme në shumë prej 160.500,00 euro. Pas pjesëmarrjes në diskutim, me ç’rast këshilltarët e partive opozitare dhanë ca vërejtje, kritika dhe sugjerime, Buxheti dhe Plani i investimeve të Komunës së Gucisë për vitin 2021 u miratua me 26 vota “për” dhe dy vota “kundër” të këshilltarëve të PSD-së dhe PPS-së. Me shumicë votash “për” ose “njëzëri” këshilltarët miratuan edhe pikat tjera të rendit të ditës, duke përfshirë edhe dy pikat shtesë, të propozuara nga kryetarja e komunës, Anella Çekiq. Shaban Hasangjekaj
SPORT
Federata e Taekwondosë së Malit të Zi ndau çmimet për sportistët dhe klubet më të mira për vitin 2020
KT “Ulqini”, tetë çmime për garues dhe mirënjohje klubit për angazhim Nga ky klub, çmime kanë fituar garuesit Amella Nuti - sportistja më e suksesshme në kategorinë e pioniereve, Bledar Kasmi - sportisti më i suksesshëm në kategorinë e pionierëve, Medina Kanaqeviq – seniorja më e suksesshme në disiplinën e formave, Dion Mustafa – juniori më i suksesshëm në disiplinën e formave, Amra Dushku – kadetja më e suksesshme në disiplinën e formave, ndërsa Sara Kraja, Merisa Malokraja dhe Arta Ismailaga për pjesëmarrje të suksesshme në Kampionatin Evropian. Podgoricë – Federata e Taekwondosë së Malit të Zi ka ndarë të hënën çmimet për sportistët dhe klubet më të mira, të cilët kanë shënuar vitin 2020. Po ashtu u janë ndarë mirënjohje edhe klubeve për kontributin e dhënë në zhvillimin e sportit të taekwondosë gjatë vitit të kaluar, që u karakterizua nga kushtet e vështira për shkak të pandemisë. Klubit të Taekwondosë “Ulqini” i takuan tetë çmime për sportistë, si
dhe mirënjohja për klubin për angazhim gjatë këtij viti të vështirë. Nga ky klub, çmime kanë fituar garuesit Amella Nuti - sportistja më e suksesshme në kategorinë e pioniereve, Bledar Kasmi - sportisti më i suksesshëm në kategorinë e pionierëve, Medina Kanaqeviq – seniorja më e suksesshme në disiplinën e formave, Dion Mustafa – juniori më i suksesshëm në disiplinën e formave, Amra Dushku – kadetja më e suksesshme në disiplinën e formave,
ndërsa Sara Kraja, Merisa Malokraja dhe Arta Ismailaga për pjesëmarrje të suksesshme në Kampionatin Evropian. Po ashtu Klubit të Taekwondosë “Ulqini” i është ndarë mirënjohje për kontribut dhe zhvillim të sportit në kushte të vështira gjatë vitit 2020. Në deklaratën për shtyp, KT “Ulqini” ka falënderuar komisionin pranë Federatës së Taekwondosë së Malit të Zi për vlerësimin e këtij klubi dhe garuesve të tij. (Kohapress)
E ENJTE, 14 JANAR 2021
Javore KOHA
35
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 14 janar 2021 Viti XX Numër 944 Çmimi 0,50
Bunker
“Koha javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun: www.kohajavore.me
ISSN 1800-5696
Frika nga shprehja e mendimit te lirë!
Vit shkollor jo shumë efektiv
kohajavore.me