Koha 948

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 shkurt 2021 Viti XX Numër 948 Çmimi 0,50

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë si referendum për ndryshimin e qeverisjes

ISSN 1800-5696

Libër i vogël, por me shumë porosi

Profesionist me vizion të gjerë shkencor


PËRMBAJTJE

5

6 Vend i çuditshëm

Abazoviq: Kemi ardhur t’i lirojmë ullinjtë

8

14 Rezultatet e larta në arsimin universitar dhe tregu i punës

Diplomacia e BE-së: Duarbosh dhe e injoruar

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021


PËRMBAJTJE

20

23 Krijimtari e pasur artistike

Të promovojmë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën

26

32 Veterineri i pasionuar me frazeologjinë gjuhësore të shqiptarëve

Pengu më i madh, një roman për Prishtinën e kohës së studimeve KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë

KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 11 shkurt 2021 Viti XX Numër 948 Çmimi 0,50

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

nuk jetohet ma Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

APATIA politike

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

pozitiv

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë si referendum për Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016 ndryshimin e qeverisjes

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Libër i vogël, por me shumë porosi

Profesionist me vizion të gjerë shkencor

shumë porosi por me Libër i vogël,

shkencor vizion të gjerë Profesionist me

ISSN 1800-5696

ma uk Qençe n 1001 HALL EVE

6965-0081 NSSI

SHQIPTAR ËT E

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, u takua me shefen e Delegacionit të BE-së, Oana-Cristina Popa, dhe Ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan

Njohje me situatën aktuale në Malin e Zi Podgoricë – Deputeti i Listës Shqiptare, Genci Nimanbegu, është takuar në mjediset e Kuvendit të Malit të Zi me shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Malin e Zi, Oana-Cristina Popa. Takimi është zhvilluar në kuadër të aktiviteteve politike që Ambasadorja Popa ka zhvilluar me përfaqësues të klubeve të deputetëve dhe listave zgjedhore. Ajo e ka informuar deputetin Nimanbegu me prioritetet e punës që do të ketë Delegacioni i BE-së në Malin e Zi. Në anën tjetër, deputeti Genci Nimanbegu e ka informuar Ambasadoren Popa në takimin e tyre të parë zyrtar me pikëpamjet e Listës Shqiptare në lidhje me tensionet në jetën politike të Malit të Zi, të cilat duhen marrë me shumë përgjegjësi, veçanërisht nga partitë politike që përfaqësojnë subjektet kryesore të shumicës, por edhe të opozitës në Mal të Zi.

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Në kumtesën për media të Forcës së Re Demokratike thuhet se tema të diskutimit ishin tranzicioni politik i pushtetit, marrëdhëniet në Parlament, bashkëpunimi midis pozitës dhe opozitës në Kuvend, duke pasur parasysh prioritetet që i lidhin partitë politike, e që është integrimi në BE. “Temë e bisedimit ishte gjithashtu edhe nevoja për të përforcuar dialogun, veçanërisht në miratimin e propozimeve ligjore që do të çonin në avancim dhe jo në prapambetje të Malit të Zi drejt rrugës evropiane”, thekson kumtesa. Bashkëbiseduesit janë pajtuar që bojkotimi i punës së Kuvendit nuk është rrugë e mirë e punës, sidomos në raport me çështjet që kërkojnë shumicë të kualifikuar dhe kanë të bëjnë me gjyqësorin dhe procesin zgjedhor. Në takim është biseduar edhe për mospërfshirjen e përfaqësuesve të pakicave në pushtetin ekzekutiv, ligjet për media dhe çështje të shumta

me interes për qytetarët e Malit të Zi. Gjatë javës së shkuar, deputeti Genci Nimanbegu është takuar edhe me Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Malin e Zi, Songul Ozan. Ai e ka njohur Ambasadoren Ozan me situatën politike dhe sfidat aktuale në Malin e Zi. “Situata në Mal të Zi është politikisht e vështirë dhe të gjithë pjesëmarrësit duhet të kontribuojnë në qetësimin e tensioneve. Lista Shqiptare është e përkushtuar të kontribuojë në vazhdimin e bashkëpunimit më të mirë me Turqinë dhe gjithashtu të mos rrezikojë rrugën Euro-Atlantike të Malit të Zi, e cila është në interesin më të mirë të qytetarëve të Malit të Zi dhe veçanërisht për komunitetet pakicë”, thekson kumtesa për media. Ambasadorja e Turqisë ka deklaruar angazhimin për forcimin e marrëdhënieve të mira të Turqisë me Malin e Zi. (Kohapress)


NGJARJE JAVORE

Nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. Dritan Abazoviq vizitoi ullishtën në Valdanos

Abazoviq: Kemi ardhur t’i lirojmë ullinjtë

Valdanos – Shoqata për Kthimin dhe Mbrojtjen e Pronës Private të Ulqinit ka organizuar aksionin e pastrimit të ullishtës dhe të rrugëve hyrëse në të cilin mori pjesë nënkryetari i Qeverisë së Malit të të Zi. Dr. Dritan Abazoviq, ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac, ministrja e Administratës Publike, Tamara Srzentiq dhe ministri i bujqësisë, pylltarisë dhe menaxhimit të ujërave, Aleksandër Stijoviq. Nga Zyra e Nënkryetarit të Qeverisë njoftohet se nënkryetari Abazoviq ka thënë se Valdanosi nuk është çështje ekonomike, dhe as çështje e drejtësisë aq sa është çështje e mbijetesës kulturore të këtij populli dhe të lidhjes së tyre me ullishtën. Ai ka thënë se janë 18 mijë pemë, 43 vjet plotësisht të robëruara në mënyrë të padrejtë dhe se një rast i tillë nuk mund të gjendet askund në botë.

“Ne jemi të vendosur që dora e drejtësisë të vijë përfundimisht edhe këtu. Ju falënderoj që askush nga Ju nuk e ka humbur energjinë që të luftojë për Valdanosin. Ullinjtë mijëravjeçarë janë fakt që edhe në kohërat më të vështira mund të jemi së bashku dhe se mund ta ndihmojmë njëri-tjetrin”, ka thënë Abazoviq duke iu drejtuar të pranishmëve. Duke vënë theksin në periudhën e kaluar, nënkryetari i Qeverisë ka thënë se qytetarët deri më tani kanë pasur perceptimin se Ushtria e Malit të Zi nuk është në shërbim të qytetarëve dhe se janë dikush që pamundëson që pronarët të hyjnë në pronat e tyre. “Tani çështja është ndryshe. Ministrja e Mbrojtjes, Olivera Injac e dëshmon këtë. Nuk ka pasur asnjë dilemë në atë se ushtria në çdo mënyrë ndihmon që të realizohen rrugët që të jetë më afër njerëzve dhe t’u jap

mbështetje njerëzve në të gjithë atë që ata duhet të bëjnë në Valdanos në periudhën në vazhdim”, ka deklaruar Abazoviq. Nënkryetari i Qeverisë ka theksuar se ndjehet i kënaqur sidomos për faktin që është aty me ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujërave, Aleksandar Stijoviqin, i cili, siç ka thënë nënkryetari i qeverisë, ka ofruar mbështetje logjistike dhe i cili është i gatshëm që mu te vendi të shoh se çfarë duhet të punohet në revitalizimin e ullinjve dhe në këtë drejtim të ndihmojë. “Qëllimi ynë është që këtë proces ta çojmë deri në fund. Valdanosi asnjëherë nuk ka ndarë, ai përherë ka bashkuar. Kemi ardhur që t’i lirojmë ullinjtë, dhe lirimi i ullinjve është lirimi i shpirtit tonë”, ka përfunduar nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi, Dr. t. u. Dritan Abazoviq.

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Vend i çuditshëm Për Koha Javore:

Astrit Lulushi / Uashington Të gjitha luftërat fillojnë shumë kohë para se të shkrepet plumbi i parë dhe vazhdojnë shumë kohë pasi plumbi i fundit të ketë bërë punën e vet. Hoxha me “shokë” mbollën komunizmin në Shqipërinë e lodhur; si foshnje e morën në duar, e shtrënguan fort, nga dashuria a tjetër, dhe e asfiksuan. Ajo që ishte planifikuar si marrje e shpejtë e pushtetit, u bë një nga konfliktet më të hidhura e më të gjata të Partisë me Popullin. Familja u shkatërrua; u

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Vendimi mund merrej në sekondë, por pasoja ishte e vazhdueshme për pjesën tjetër të jetës; dikush merrte anën e pushtetit dhe dikush hidhej në Ferr. Të merrje anën ishte e vështirë, derisa provoje a dëgjoje për vuajtje, krime, vrasje, burgje, internime (që s’duhej të kishin ndodhur nëse nuk do të na mungonte qytetërimi), dhe vendosej se çfarë lloj shpirti kishe. Pastaj filloje të flisje, flisje, e flasje dhe bëheshe produkt i sistemit

krijua e re, dhe vëllai u hodh në luftë me vëllain. Të gjithë përballeshin me të njëjtën pyetje: “Me cilën anë je?”, si në ndeshje futbolli. Vendimi mund merrej në sekondë, por pasoja ishte e vazhdueshme për pjesën tjetër të jetës; dikush merrte anën e pushtetit dhe dikush hidhej në Ferr. Të merrje

anën ishte e vështirë, derisa provoje a dëgjoje për vuajtje, krime, vrasje, burgje, internime (që s’duhej të kishin ndodhur nëse nuk do të na mungonte qytetërimi), dhe vendosej se çfarë lloj shpirti kishe. Pastaj filloje të flisje, flisje, e flasje dhe bëheshe produkt i sistemit. Në zemrën e njeriut mbillen shumë fara,

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Hoxha me “shokë” mbollën komunizmin në Shqipërinë e lodhur; si foshnje e morën në duar, e shtrënguan fort, nga dashuria a tjetër, dhe e asfiksuan. Ajo që ishte planifikuar si marrje e shpejtë e pushtetit, u bë një nga konfliktet më të hidhura e më të gjata të Partisë me Popullin. Familja u shkatërrua; u krijua e re, dhe vëllai u hodh në luftë me vëllain. Të gjithë përballeshin me të njëjtën pyetje: “Me cilën anë je?”, si në ndeshje futbolli por asnjëherë nuk dihet se çfarë do të rritet. Mund të bëhesh i keq dhe përfiton përkohësisht. Mund të jesh i varfër, por ke shpresë. Dielli ende shkëlqen ditën dhe hëna bën dritë natën. Kur edhe shpresa humbet, një farë zilie fillon të rritet. Kur shtytja të merr përpara, ke vetëm një detyrë, të zgjedhë anën. Disa zgjedhin anën e fituesit. Kjo është pika ku bota e tyre nis të formohet dhe nuk ndryshon më. E ardhmja shpaloset se si do të jetë. Kur jemi fëmijë, besojmë se bota është plot magjira. Besojmë në mite e legjenda, dhe se koha pret, tashmja mund të

ndalet, dhe e ardhmja është e përcaktuar nga fati. Kjo është bota që mbajmë mend nga koha e fëmijërisë, por që s’do të donim ta kishim njohur a provuar kurrë, botë ku njeriu bëhej simulant, i poshtër, dembel; si i dergjuri në shtrat, i cili kur sheh shiringën hidhet e thotë: “Doktor, jam mirë, nuk kam gjë”, dhe del me vrap nga spitali. Të jesh jashtë është mirë. Jeton më mirë, takohesh me shumë njerëz të ndryshëm, sheh vende të mrekullueshme. Kur lëviz, njeriu jeton. Por duhet të jetë gjithmonë e kundërta; kur jeton, njeriu lëviz. Nga kjo lind edhe nevoja për të

qenë i lirë, që pastaj të mund të jetosh. Pra, është vullneti i lirë dhe jo vullneti i detyruar apo “puna vullnetare” (shpikje e asaj kohe për të kontrolluar lëvizjen e njerëzve). Dhe nëse atje ku shkon, njerëzit duan të dinë për të kaluarën tënde, u thuaj një gënjeshtër, tjetri bëhet kurioz, kërkon përsëri, dhe ti u thuaj se vjen nga një vend i çuditshëm, se nuk di të qash, as të duash, as të kundërshtosh, se nuk e njeh dhimbjen që sjell dashuria. Dhe nëse duan ta dinë, thuaji edhe se do të kthehesh kur të mbarojnë vendet për të jetuar.

Në zemrën e njeriut mbillen shumë fara, por asnjëherë nuk dihet se çfarë do të rritet. Mund të bëhesh i keq dhe përfiton përkohësisht. Mund të jesh i varfër, por ke shpresë. Dielli ende shkëlqen ditën dhe hëna bën dritë natën. Kur edhe shpresa humbet, një farë zilie fillon të rritet. Kur shtytja të merr përpara, ke vetëm një detyrë, të zgjedhë anën. Disa zgjedhin anën e fituesit. Kjo është pika ku bota e tyre nis të formohet dhe nuk ndryshon më. E ardhmja shpaloset se si do të jetë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Deutsche Welle

Diplomacia e BEsë: Duarbosh dhe e injoruar Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE-së me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndryshe ajo që u dëgjua pas takimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov, dhe të ngarkuarit të BE për politikën e Jashtme, Josep Borrell

Christian Franca sillen “me arrogancë” kunTrippe drejt Rusisë dhe nuk pranojnë të japin informacione në zbardhjen e rastit Navalny; në Spanjë ka gjykime të motivuara politikisht kundër sepaKonferenca e shtypit u kthye në një ratistëve katalonjas. Kjo është vetëm orë të arrogancës dhe dështimit. një pjesë e rrebeshit të akuzave dhe Borrelli dukej për momente të caktu- gënjeshtrave që Lavrovi lëshoi mbi ara si një nxënës shkolle, i papërgati- Borrellin. Borrelli heshti për këto. tur, dhe Lavrovi njihet për atë që nuk i Ai u përpoq me përzemërsi, në një fal asgjë partnerëve të tij në negocia- kohë që një shpërthim i kontrolluar ta. Kësaj here ai ia mori Borrellit edhe zemërimi mund ta kishte ndalur turrin dinjitetin politik. e Lavrovit. Bashkimi Evropian nuk është i “be- Në një kohë që të dy ofruan në skenë sueshëm”; vendet si Gjermania dhe të hapur të konferencës së shtypit një

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

shfaqje të tillë, Ministria e Jashtme e Lavrovit e plotësoi komplet fyerjen. Tre diplomatë nga vende të BE-së u dëbuan nga Rusia, sepse ata me gjasë kishin marrë pjesë në protesta kundër arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Të tri vendet, Gjermania, Polonia dhe Suedia, e hedhin poshtë me vendosmëri këtë, edhe Josep Borrell e shprehu protestën e tij me protokoll. Të premten pasdite më së voni dihej se misioni i Borrellit dështoi plotësisht. Por, në këtë moment kryediplomati i BE-së duhej të qëndronte

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

edhe disa orë në Moskë. Ai duhej të bënte diçka, të takohej me përfaqësues nga kampi i Navalnyt, apo përmes një daljeje tjetër publike në Rusi t’i vinte gjërat në vend. Madje edhe një kthim para kohe me avion dhe një ndërprerje e udhëtimit do të kishte dërguar një sinjal. Që para udhëtimit drejt ferrit, disa diplomatë skeptikë kishin pyetur, se çfarë do të mund të sillte një udhëtim i tillë, e nëse nuk do ishte më mirë, që të anulohej ai për shkak të dënimit të Navalnyt? Vëzhgues të shqetësuar kishin kujtuar, se Kremlini i ka kushtet

më të favorshme, Borrell rrezikon të dështojë. Të gjitha këto rezultuan të vërteta. BE ndodhet tani para ndoshta dështimit më të madh në historinë e saj të re diplomatike. Kjo nuk do të mbetet pasoja, kur BE-ja pas disa javësh të marrë në shqyrtim edhe njëherë me bazë strategjinë e saj me Rusinë. Kremlini me sa duket nuk ka shumë interes për marrëdhënie me Brukselin që bazohen mbi parimet e drejta dhe marrëdhënie si të barabartë. Kështu BE për respekt të vetvetes do të kufizohet tek ajo që nuk shtrohet për

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

diskutim dhe që e duan të dyja palët: tregtia, furnizimet me energji, zbutja e pandemisë, kontaktet e shoqërisë civile. Kjo nuk është një gjendje zeroje, por mbetet shumë pas asaj që do ishte e mundur. Dora që Josep Borrelli ia ofroi kaq demonstrativisht Moskës u kthye vërtet mbrapsht. Në BE deri tani disa vende nuk donin sanksione të reja kundër Moskës për rastin Navalny. Por, tani që Borrell u kthye duarbosh nga Moska, sanksionet e reja janë të pashmangshme. Pra pika më e ulët nuk është arritur ende. E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë si referendum për ndryshimin e qeverisjes LVV.

Qeveria e akrobacioneve politike

Nail Draga

Sipas të dhënave nga KQZ-ja, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do marrin pjesë gjithsej 28 subjekte politike, prej tyre, 21 parti politike, 2 koalicione dhe 5 iniciativa qytetare. Nuk është paraqitur asnjë kandidat i pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të këtyre subjekteve politike është 1079 kandidatë. Tri subjektet më të mëdha politike, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK), synojnë postin e kryeministrit të Kosovës, ndërsa Vjosa Osmani, Presidentja në detyrë dhe Ramush Haradinaj synojnë postin e Presidentit të Kosovës. Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt, janë si rezultat i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës (21 dhjetor 2020) që ka shpallur të pavlefshëm votimin e qeverisë së Kosovës më 3 qershor 2020. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për vlerësimin e ligjshmërisë së pjesëmarrjes në votim për qeverinë e udhëhequr nga LDK, të deputetit Etem Arifi, i cili ishte i dënuar me 1 vjet e 3 muaj heqje lirie për „mashtrim me subvencione“. Vota e tij ishte vendimtare, më 3 qershor, për votimin e Qeverisë së kryeministrit A.Hoti, e cila u votua nga 61 deputetë nga 120 sa ka gjithsej Kuvendi i Kosovës. Sipas Gjykatës Kushtetuese individët që kanë qenë të dënuar në tre vitet e fundit nuk mund të kandidohen për deputetë, nga del se në këtë listë është edhe Albin Kurti, që nuk i lejohet të kandidohet në listën e

10

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Vendimi i tillë hapi debate të mëdha politike në Kosovë, duke e trajtuar qeverinë aktuale të paligjshme e cila ishte si rezultat i akrobacioneve politike të LDK -së dhe të partive të tjera parlamentare, të cilat më herët rrëzuan qeverinë Kurti. Ishte ky një veprim kundër qytetarëve të Kosovës, të cilët për afër dy muaj sa veproi qeveria Kurti, Kosovës filloi të vije era shtet, duke filluar të eliminojë disa anomali në qeverisje, për të ndaluar korrupsionin, për t’i zbuluar aferat korruptive si dhe keqpërdorimin e buxhetit të parave publike të qytetarëve të Kosovës. Pikërisht, ky veprim parimor paraqiste frikë për partitë e tjera politike se çdo veprim në këtë drejtim do të rrezikonte aktorët e veprimtarive të tilla, andaj, u bashkuan të gjithë kundër LVV, të prirë nga LDK, për të ruajtur pozitat dhe privilegjet e mëparshme.

Ndryshimi i nevojshëm

Por, në rrethanat aktuale shoqërore dhe politike në Kosovë, i tërë opinioni është i mendimit se kemi të bëjmë me ndryshimin e nevojshëm, sepse janë bërë dy dekada me një status quo që nuk është në favor të qytetarëve të Kosovës. Në këtë periudhë kohore, janë partitë LDK-PDK-AAK të cilat në forma të ndryshme kanë qeverisur duke mos dëshmuar qeverisje të qëndrueshme, sepse në radhë të parë kanë vendosur interesat personale, partiake e të klaneve të ndryshme, e jo interesat e qytetarëve të Kosovës. Kemi të bëjmë me struktura të njohura individësh të cilët janë ndërruar në pozita të ndryshme, pa ndonjë risi dhe vlerë të veçantë si personale ashtu edhe profesionale, nga del se kemi të bëjmë me shtetin e kapur nga oligarkët e ndryshëm, me pasoja shumëdimensionale. E dhëna se asnjë qeveri nga viti 2008 nuk ka përfunduar manda-

tin e saj të plotë, del qartë se kemi pasur paqëndrueshmëri politike dhe qeverisëse, duke dëshmuar joseriozitet dhe mungesë të emancipimit politik.

Pushteti e jo shteti(!)

Nga përvoja e deritashme e partive politike që kanë qeverisur deri më tash për dy dekada në Kosovë, del qartë se ata kanë qenë të preokupuar për pushtet e jo për shtet. Aferat e ndryshme korruptive, nepotizmi në të punësuar, mos funksionimi i pushtetit ligjor, keqpërdorimi i mjeteve financiare të taksapaguesve, keqpërdorimi i pozitës zyrtare etj., janë dëshmi për qytetarët, të cilët janë ngopur me dukuritë e tilla, andaj shpëtimi mund të gjendet përmes zgjedhjeve, duke e dënuar pushtetin aktual, duke mos e votuar, por duke mbështetur partitë e tjera politike, që nuk kanë qenë pjesë e qeverisjeve në Kosovë. Andaj kësaj here qytetarët do dinë për të zgjedhur se kush mund t’i përfaqësojë më mirë në Kuvend, e më pas në Qeveri, dhe rasti është në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 14 shkurt të këtij viti. Nëse me parë ekzistonte ndjenja e idealizmit dhe e përgjegjësisë për të sakrifikuar për Kosovën, me keqardhje them se janë zbehur, për të mos thënë janë eliminuar këto vlera të një pjese e konsiderueshme e pushtetarëve, sepse për interesa personale e sakrifikojnë Kosovën(!). Dhe me një qasje të tillë del qartë se kastës politike, të oligarkëve të ndryshëm në Kosovë iu intereson vetëm pushteti e jo shteti. Përjashtim në këtë aspekt, si opozitë konstruktive është dëshmuar vetëm LVV, e cila iu ka ndenjur besnike parimeve, në mbrojtje të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës. Kujtojmë me këtë rast mbrojtjen në parlament të çështjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, pastaj të refuzimit të formimit të Bashkësisë së komunave serbe etj.

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

E para dihet, cila do të jetë e dyta

Si asnjë herë më parë në zgjedhjet parlamentare, kësaj here në saje të gjendjes aktuale në skenën politike sipas sondazheve të publikuara deri më tash vlerësohet për një fitore të LVV-së, së bashkë me grupin e bashkëngjitur nga Vjosa Osmani. Por, dilema mbetet se deri sa do të jetë numri i mandateve të deputetëve, dhe a do të jenë të mjaftueshëm për shumicën parlamentare, apo iu duhet një subjekt tjetër politik që të formojnë qeverinë. Nëse para zgjedhjeve në vitin e kaluar të mbajtura më 6 tetor 2019, te disa subjekte ishin definuar vijat e kuqe, çështja qëndron se a do të kemi një qëndrim të tillë pas zgjedhjeve. Në këtë aspekt besoj se nga LVV kanë mësuar leksion nga e kaluara dhe do të dinë për ta menaxhuar situatën në rrethana të reja të imponuara nga faktori i brendshëm dhe i jashtëm, në favor të një Qeverie të qëndrueshme dhe funksionale. Ndërsa enigmë në skenën politike kosovare është vendi i dytë, garë e cila do të jetë në mes LDK-së dhe PDKsë. Nuk ka dilemë se LDK do të ketë rënie të numrit të votuesve si rezultat i qeverisjes në kohë të krizës, por edhe të aferave të ndryshme, duke abuzuar me vullnetin e qytetarëve dhe mosmbajtes së parimeve partiake, ku rast tipik është përjashtimi i V.Osmanit, nga partia si deputeti më i votuar në listën e LDK. Nga ana tjetër për PDK nuk ka dilemë se shkuarja e dy personaliteteve kyçe në Gjykatën speciale në Hagë(Thaçi e Veseli), do të ndikojë në elektoratin e tyre votues. Edhe pse PDK kishte qëndrim opozitar, i dha një ndihmë të konsiderueshme LDK për të rrëzuar Qeverinë Kurti, duke i siguruar votën vendimtare nga një ish deputet i AAK-së, ku si shpërblim i premtoj postin e konsullit në Çeki për djalin e tij, duke dëshmuar së pazaret politike në Kosovë janë bërë dukuri normale(!). Ishte ky një pazar tipik politik, dukuri kjo e njohur tash sa vite në skenën politike në Kosovë, ku nuk zgjidhen mjete për të realizuar qëllimet e veta, qe paraqet korrupsion tipik politik me pasoja për qytetarët e Kosovës. Duke marrë parasysh faktin se kemi të bëjmë me një shoqëri parapolitike pa parime, por me sindromin e klaneve të interesit, këto veprime nuk janë sekrete shtetërore

por janë të njohura për opinionin e gjerë. Në skenën politike kosovare numri i katërt ka kohë që është i rezervuar për AAK-në e cila është transparente ne kërkesat e saja. Për ata nuk ka vija të kuqe sepse janë deklaruar publikisht se do të jemi pjesë e qeverisjes së ardhshme pa marrë parasysh se kush i fiton zgjedhjet. Një qëndrim të tillë e mbështesin në faktin se ato duhet të jenë subjekti plotësues, për formimin e shumicës parlamentare, sikurse më parë LSI-ja në Shqipëri. Ndërsa nga një supozim i tillë ata vlerësojnë se do të shpërblehen e atë pikërisht me postin e presidentit të Kosovës, për të cilin e dëshiron lideri i saj R.Haradinaj.

Presidenti dhe pazaret politike

Në mungesë të mundësisë së zgjedhjes së Presidentit nga ana e qytetarëve, edhe kësaj radhe si duket se do të bëhen pazare politike, si më herët, çështje kjo e cila duhet të trajtohet me seriozitet nga shumica e re parlamentare. Pikërisht, duhet bërë përpjekje ligjore për ndryshuar zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejtë nga qytetarët e jo nga parlamenti, duke eliminuar spekulimet, që do të jetë në favor të demokracisë parlamentare.

Vendosin votat e mërgimtarëve

Në saje të informacioneve del qartë se disponimi i mërgimtarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje është i jashtëzakonshëm. Sipas të dhënave, për të votuar kanë aplikuar rreth 140.000 elektor, ku nga ky numër rreth 30.000 iu janë refuzuar aplikimet(!?). Një veprim i tillë është krim duke iu mohuar të drejtën elementare për të votuar që nuk mund të arsyetohet me asgjë. Pikërisht, duke parë parregullsi dhe duke dyshuar në këtë proces, sepse aplikimet do të dërgohen me postë(2-12 shkurt) një numër i konsideruar i tyre do të udhëtojë drejt Kosovës, për të marrë pjesë në votim drejtpërdrejt. Pasi, Kosova në botën e jashtme ka 60 përfaqësi diplomatike, ka qenë më e arsyeshme që qytetarët e Kosovës të votojnë në ato përfaqësi, e jo të votojnë me postë, apo të udhëtojnë në vendlindje, duke eliminuar dyshimet dhe shpenzimet materiale. Nuk ka dilemë se nëse në këto votime

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

do të marrin pjesë ky numër i paralajmëruar i tyre, duke tejkaluar parashikimet, mërgimtarët me votën e tyre mund të zgjedhin rreth 10 deputetë, që do të jenë numër përcaktues për fitoren e zgjedhjeve.

Mërgimtarët, ndërgjegjja jonë kombëtare

Në këto zgjedhje kemi risi, sepse nga mërgata shqiptare disa individë janë nominuar për të qenë pjesë e listës zgjedhore me mundësi reale për të qenë pjesë e legjislaturës re të Kuvendit të Kosovës. Një veprim i tillë nga subjektet politike është për t’u përshëndetur, andaj i mbetët elektoratit votues me votë për të dëshmuar respektin ndaj tyre, të cilët edhe pse fizikisht janë larg Kosovës, me tërë qenien e tyre kanë qenë dhe janë në Kosovë. Kontributi i tyre para, gjatë e pas luftës mbetet emblematik, andaj ata janë ndërgjegjja e jonë kombëtare!

Zgjedhjet, referendum për qytetarët

Në rrethana të tilla siç ndodhet Kosova, ndryshimet janë të mundshme dhe diçka të tillë janë duke pritur qytetarët jo nga partitë politike të cilat deri më tash kanë disa vite në pushtet me qeverisjen e tyre. Andaj kësaj here qytetarët do të dinë për të zgjedhur se kush mund t’i përfaqësojë më mirë në Kuvend dhe më pas në Qeveri, dhe rasti është në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, të cilat më tepër i ngjajnë një referendumi se sa zgjedhjeve parlamentare. Në rastin konkret, që të shpëtohet Kosova, për të kthyer besimin e humbur në qeverisje, qytetarët duhet të mbështesin atë forcë politike e cila është e pakorruptuar, e cila do të sjell model të qeverisjes, me individë me integritet personal e profesional, që veçohen me autoritet shoqëror e intelektual, që në rend të parë kanë shtetin e jo pushtetin si kanë vepruar deri më tash pjesa ma e madhe e partive politike duke humbur besimin të qytetarët dhe vlerat e demokracisë pluraliste.a Kosova ka nevojë për ndryshime politike, dhe do të jenë qytetarët e saj të cilët do të vendosin me votën e tyre, sepse të gjithë e kanë të qartë se kemi të bëjmë me rastin që nuk duhet të humbet, sepse vetëm ndryshimi është shpëtim! E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Megjithëse kaluan disa javë nga dita që shënoi 30-vjetorin e themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, më 10 janar të vitit 1991, për mua nuk është kurrë vonë që të flitet dhe të kujtohet Çamëria Shqiptare - në përvjetorë që duhet të shënohen dhe kurdoherë tjetër – dhe të kujtohet gjithmonë në të gjitha dimensionet e tragjedisë së saj

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / Nju Jork Ia vlen që në këtë 30-vjetor të themelimit të Shoqatës Patriotike, “Çamëria”, t’i kujtojmë edhe njëherë lexuesit se me gjithë hallet dhe telashet e sotme të shqiptarëve, Çamëria nuk duhet të harrohet, por të kujtohet si një tragjedi kombëtare e shekullit 20. Kjo Shoqatë, është themeluar pas shembjes së komunizmit në Shqipëri, 30-vjetë më parë në Tiranë, nga intelektualët e dalluar çamë si Abaz Dojaka, Hasan Minga, Sali Bollati, Petrit Demi, Ilmi Saqe, Lutfi Saqe, Petrit Kasemi, Bashkim Braho, Qani Biraçi, Nexhat Mergjushi, Ferhat Sejko, Arshi Rexho, Resul Taipi etj. Shoqata “Çamëria”, ç ‘prej fillimit i ka venë vetes misionin e shenjtë për të sensibilizuar opinionin kombëtar dhe ndërkombëtar, me qëllim për të bërë të njohur – në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar -- gjenocidin e kryer nga forcat shoviniste greke në vitet 1940-ave të shekullit të kaluar, si dhe për të rivendosur të drejtat themelore universale të njeriut në trojet e tyre, mohuar çamëve shqiptarë, për pothuaj një shekull tani. Këtu në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara jeton dhe vepron, patrioti çam, shqiptaro-amerikani i respektuar i komunitetit, Z. Sali Bollati, lindur në Paramithi të Çamërisë -- njëri prej themeluesve të Shoqatës Patriotike

12

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Edhe unë Ça mos e harru

Çamëria në Shqipëri– dhe një ambasador i vërtetë i çështjes çame këtu në Amerikë dhe më gjerë, një veprimtar i palodhshëm i Çamërisë martire në të gjitha dimensionet e vuajtjeve dhe padrejtësive që i janë bërë e vazhdojnë të bëhen kundër saj. Pjesë e rëndësishme e veprimtarisë 30-vjeçare të Shoqatës, “Çamëria” vazhdon të jetë, sipas vetë Shoqatës, “Institucionalizimi i Çështjes Çame përmes Presidentit të Republikës, Kuvendit të Shqipërisë, qeverisë shqiptare dhe institucioneve të tjera deri në zgjidhjen përfundimtare të saj”. Tragjedia e Çamërisë mbetet e tillë për shqiptarët dhe vazhdon të mbetet si një fitore e forcave më të errëta të Luftës së Dytë Botërore. Është një tragjedi që duhet të rendojë në shpirtrat dhe zemrat e shqiptarëve ashtu siç duhej të rëndonte edhe masakra e Tivarit dhe shumë masakra të tjera ndaj shqiptarëve, anembanë trojeve shqiptare. 30-vjetori i themelimit të Shoqatës Patriotike “Çamëria”, thërret me zë të lartë për një shqyrtim të ndërgjegjes të atyre që kanë shkaktuar këtë tragjedi, por ky përvjetor përbën gjithashtu një rast të mirë për një apel të gjithë shqiptarëve – sidomos atyre në pushtet -- për një shqyrtim të vetë ndërgjegjes tonë si shqiptarë, jo vetëm për krimet e të huajve ndaj shqiptarëve, por edhe për krimet e kryera nga shqiptari kundër shqiptarit, gjatë shekullit të kaluar. Qytetërimi nisë pikërisht aty, me shqyrtimin e ndërgjegjes, ka thënë me një rast Ismail Kadare: “Shqyrtimi i ndërgjegjes mbetet sot po aq dramatik dhe aktual sikurse në teatrin

grek, dy mijë e pesëqind vite më parë. Nga krimet e nazizmit e të komunizmit, ai vjen gjer te hapja e dosjeve të fshehta, ato që janë kthyer në ankth në vendet që ende s’e kanë bërë këtë, duke përfshirë këtu, për fat të keq, edhe vendin tim, Shqipërinë”. (Nga Fjalimi i Kadaresë me rastin e dhënies së një Çmimi prestigjioz në Izrael, 2015). Dihen përpjekjet dhe fushatat e fqinjëve për zhdukjen e popullit shqiptar gjatë dekadave dhe shekujve të kaluar nëpërmjet spastrimeve etnike, shpërnguljeve të detyrueshme dhe masakrave, siç ishte ajo e Çamërisë, e Tivarit dhe lufta e fundit në Kosovë, ndër të tjera. Si askund tjetër në Evropë e ndoshta edhe në botë e gjithë harta e trojeve shqiptare është një skenë masakrash, krimesh, spastrimesh etnike, shpërnguljesh me dhunë dhe dëbimesh barbare të shqiptarëve. Uroj që gjatë “Javës Çame”, të shënuar muajin që kaloi, autoritetet shqiptare të kenë reflektuar edhe mbi përpjekjet aktuale dhe në vazhdimësi nga Greqia, Turqia dhe Serbia – për të ndryshuar historinë dhe identitetin e shqiptarëve në trojet e veta-brenda kufijve aktualë të Shqipërisë -- duke “mbjellur” varreza dhe monumente të okupatorëve shekullorë, grekë, turq dhe sllavë. Fatbardhësisht, zhdukja fizike e shqiptarëve gjatë shekujve, me masakra, spastrime etnike dhe shpërngulje të detyrueshme, sot në shekullin XXI, është pak më e vështirë se në të kaluarën, falë mbështetjes historike dhe të pa hile të miqve të vërtetë perëndimorë të Kombit shqiptar. Por, siç tregojnë monumentet greke, turke e sllave në

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

am jam - për të uar kurrë Çamërinë! Sali Bollati, i mbijetuari i Çamërisë dhe njëri prej themeluesve të Shoqatës “Çamëria” dekorohet nga Këshilli i Bashkisë Nju Jork, nëntor, 2019 – në foto me Z. Mark Gjonaj, anëtar i Këshillit të qytetit

Autori me Z. Sali Bollati, të mbijetuarin e gjenocidit grek në Çamërinë Shqiptare dhe njëri prej patriotëve që themeluan Shoqatën “Çamëria” në Tiranë, 30 vite më parë – në Sallën e Këshillit të Bashkisë -- New York, Nëntor, 2019

territorin shqiptar, përpjekjet e këtyre “vendeve strategjike” dhe “popujve miq” nuk kanë pushuar të mësyjnë tokat shqiptare duke “mbjellur” varreza, e monumente të ushtarëve e të “heronjve” të tyre në trojet shqiptare, përfshirë edhe zemrën e Tiranës, me miratimin e vetë autoriteteve shqiptare. Askush nuk reagon kundër, askënd nuk e vret ndërgjegjja kombëtare! “Java Çame” kishte si temë, “Çamëria është e të gjithë shqiptarëve. Çam Jam!” Por, fatkeqësisht, shqiptarët kujdesën më shumë për të huajt, “Duke u dhënë pas doktrinave të huaja shterpa e miqësive të mbrapshta, u harruan për fat të keq shpeshherë njerëzit tanë të gjakut, ata

që kanë qenë e janë pjesë e Trungut Shqiptar të Pavdekshëm. Ajo ka qenë pjesë e një harrese të madhe për të cilën Kombin Shqiptar do ta vrasë ndërgjegjja për një kohë të gjatë.” (Ismail Kadare në përshëndetjen drejtuar gazetës Çamëria-Vatra Amtare, 1992, cituar në librin e Sali Bollatit, “Çamëria, Krahina më Jugore e Trojeve Etnike Shqiptare. Në këtë 30-vjetor të themelimit të Shoqatës “Çamëria”, unë i bashkohem përpjekjeve të kësaj shoqate kundër asaj që ajo e cilëson si, “nisma për ta ‘mbjellë’ Shqipërinë me varreza të ushtarëve grekë, duke kërkuar ngritjen e një memoriali për martirët e gjenocidit grek në Çamëri” të lënë pa varre. Por, jo vetëm kundër varre-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

zave greke, por edhe kundër ndërtimit (natën) të monumenteve turke dhe sllave në Shqipëri, ngritur vitet e fundit, me miratimin e autoriteteve shqiptare. Edhe për këtë nevojitet një shqyrtim i thellë i ndërgjegjes kombëtare të autoriteteve më të larta shqiptare. Hiqni dorë nga “doktrinat e huaja shterpa dhe miqësitë e mbrapshta” dhe mos harroni “njerëzit tanë të gjakut”. Shqiptarë jemi aty dhe atje ku na fali Zoti. Edhe unë, një shqiptaro-amerikan, me origjinë nga Malësia e Madhe, por me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për një gjysmë shekulli, me krenari dhe me ndjenja të thella vëllazërore, deklaroj: Çam jam! E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

Rëndësia e të mësuarit

Rezultatet e larta n universitar dhe treg Paula Dekaj

Besoj se shumë prej nesh, që në vegjëli, na është diktuar të mësojmë, të mësojmë dhe të mësojmë në shkollë. Për këtë e dëshmojnë rezultatet e larta, të pothuaj të gjithë nxënësve në klasat e fillores. Por, me zhvillimin tonë, bindjet e prindërve nisin të zëvëndësohen me ato tonat. Kështu, shumë nxënës nga klasa e pestë apo e gjashtë, fillojnë ‘‘t’i lënë mësimet’’.

14

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Shkolla 9-vjeçare dhe gjimnazi luajnë rol kyç në formimin tonë bazë. Dhe, arsyeja pse po i përmend vitet parauniversitare, është se zakonisht një nxënës i mirë, është edhe një student i mirë. Por, ç’vlerë ka të jesh student i mirë? Ta zëmë si shembull fillimin e leximit të një romani. Në hyrje vetëm sa jemi njohur me disa personazhe, dhe krijojmë një ide se për çfarë bëhet fjalë. Me shfletimin e faqeve, njohim personazhe, vende dhe ndodhi të reja. Pra, historia merr një shtrirje kohore, vendore dhe ndjesia jonë në lidhje me të, zhvillohet. Me kalimin e kapitujve, kemi hyrë në brendësi të ngjarjeve dhe të asaj që kanë përjetuar personazhet. Në fund të romanit, jemi të aftë ta

tregojmë përmbajtjen e tij, dhe të nxjerrim një mesazh. Po kështu, preferoj të vlerësoj edhe studimin e rregullt të librave të fakultetit. Një fushë specifike, pavarësisht ideve paraprake që mund të kemi për të, është si një roman i palexuar për ne. Lëndët e semestrit fillestar në vitin e parë, janë si ato faqet e para të romanit. Studimi përciptas i leksioneve që jep edhe rezultatet e dobëta, është njësoj si ta lexosh një faqe të romanit po, e një jo. Edhe pse, në fund të tyre një ide është formuar, nuk mund të jetë në të njëjtat nivele dhe aq e plotë, sa do të na jepte studimi i mirëfilltë i tyre. Ky lloj i të studiuarit, pa diskutim do të lërë boshllëqe njohurish. Pavarësisht zellit e dëshirës për të më-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

Është e palogjikshme të aspirosh që të marrësh një diplomë vetëm sa për formalitet, dhe të dalësh me njohuri të dobëta në atë drejtim, ndërkohë që fare mirë mund t’i përkushtohesh pak më shumë, duke u bërë i zoti për kurdo dhe kudo, për ta ushtruar atë profesion

në arsimin gu i punës

Ne jemi vërtet një vend i vogël e në zhvillim, por tregu i punës s’mund të qëndrojë përherë njësoj, aq më parë kur profesionistët janë përherë të nevojshëm. Prandaj, mbështes idenë e fokusimit maksimal në përpjekjet për të rritur sa më shumë dijet tona, dhe kundërshtoj ndjekjen e shembullit të disa të paaftëve, që zënë vendet e punës me mënyra të jashtëligjshme, dhe pa meritë

suar sa më shumë, përgjatë rrugëtimit të tij, një student mund të dëgjojë shprehje jo pak demotivuese. Për shembull, shprehje të tipit: ‘‘Lodhesh kot se njësoj s’do gjesh punë’’ apo, ‘‘Pse mundohesh për nota të larta, kur vendin e punës do ta zërë dikush me

mesatare shume më të ulët sesa ti’’ janë mjaft ironike. Sigurisht që jemi koshientë për realitetin, se padrejtësia është e përhapur kudo, por kjo nuk duhet të na ndikojë kurrë aq sa të lëmë pas dore diçka, që në fund të fundit do të na

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

shërbejë neve. Është e palogjikshme të aspirosh të marrësh një diplomë vetëm sa për formalitet, dhe të dalësh me njohuri të dobëta në atë drejtim, ndërkohë që fare mirë mund t’i përkushtohesh pak më shumë, duke u bërë i zoti për kurdo dhe kudo, për ta ushtruar atë profesion. Ne jemi vërtet në një vend të vogël e në zhvillim, por tregu i punës s’mund të qëndrojë përherë njësoj, aq më paë kur profesionistët janë përherë të nevojshëm. Prandaj, mbështes idenë e fokusimit maksimal në përpjekjet për të rritur sa më shumë dijet tona, dhe kundërshtoj ndjekjen e shembullit të disa të paaftëve, që zënë vendet e punës me mënyra të jashtëligjshme, dhe pa meritë. E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Mbi librin “Pa idealizime” të autorit Islam Pali (1)

Libër i vogël, por me shumë porosi Artikujt që janë radhitur në këtë libër tregojnë se Islam Pali ka qenë gazetar i shkëlqyeshëm, se e ka njohur shumë mirë profesionin e gazetarisë, se ka ditur të hyjë në thelbin e problemit, duke respektuar gjithherë parimet themelore të gazetarisë, duke u bazuar vetëm në të vërtetën, sado e hidhur të ketë qenë ajo. Ai e ka respektuar në maksimum parimin kryesor të gazetarisë, sipas të cilit më mirë është të mos informosh se të dezinformosh

Fran Camaj

E kam ndier veten të lumtur e të gëzuar kur dy djelmosha të rinj anamalas, që kishin kryer fakultetin për letërsi e gjuhë me sukses të shkëlqyeshëm, e filluan karrierën punuese në Redaksinë e Programit shqip në Radio Titogradin e atëhershëm, sot Radio e Malit të Zi, të cilën asokohe e drejtoja unë. Fjala është për dy talentë të rinj (moshatarë), që premtonin shumë, të cilët do t’i dëshironte çdo redaksi. I pari, tanimë i ndjeri, Basri Çapriqi, punoi në këtë redaksi vetëm gjashtë muaj (1985) dhe vazhdoi karrierën punuese brilante në Universitetin e Prishtinës, kurse i dyti, autori i këtij libri, i ndjeri Islam Pali, karrierën

16

punuese e filloi në këtë redaksi në vitin 1986 dhe e mbylli aty ku e filloi, në vitin 2002. Isha shumë i gëzuar që kisha fituar dy kolegë të rinj, njërin më parë e tjetrin më vonë, sepse isha i bindur se me aftësitë, punën, talentin dhe vullnetin e tyre do të jepnin ndihmesë të madhe në ngritjen përmbajtësore e cilësore të radio emisioneve në gjuhën shqipe, që asokohe ishte e vetmja dritare e informimit të shqiptarëve në Malin e Zi në gjuhën tonë amtare. Për aq sa punuan nuk zhgënjyen as njëri as tjetri, por Islami punoi më gjatë dhe me artikujt, komentet, vështrimet, intervistat dhe shkrimet tjera gazetareske i bëri emisionet shumë më interesante dhe më të dëgjueshme nga publiku. Isha i gëzuar dhe i lumtur për angazhimin e tyre në këtë redaksi, por fatkeqësisht shumëfish më i dëshpëruar kur mora lajmet e kobshme për ndarjen e parakohshme të tyre nga jeta, në kohën kur të dy i nevojiteshin më së shumti familjeve të veta, por po aq edhe vendlindjes dhe do të thosha

Pothuajse të gjitha komentet dhe opinionet e botuara në këtë libër tregojnë se sa e ka preokupuar autorin zgjidhja e çështjes shqiptare në përgjithësi, e jo vetëm në Malin e Zi, sa mirë e në thelb e ka njohur atë dhe sa me seriozitet e pasion i është qasur kësaj çështjeje jetike për kombin tonë.

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

edhe shqiptarizmit në tërësi. Meqë fjala është për librin që kemi në dorë “Pa idealizime”, titull ky i marrë nga një koment i autorit me të njëjtin titull, që në fillim dua të theksoj se kësaj vepre i mungojnë shumë vështrime, komente, reportazhe, intervista e artikuj tjerë, të emetuar në emisionet në gjuhën shqipe të Radio Titogradit të atëhershëm dhe të Radios së Malit të Zi më vonë, të cilat fatkeqësisht nuk i ka ruajtur autori dhe duket as arkivi i këtij institucioni informativ. Them se mungojnë, sepse jam dëshmitar i emetimit të shumë prej tyre, që nuk gjenden në këtë libër, për shkaqet të cilat i përmendin edhe përpiluesit e kësaj vepre. Edhe përkundër kësaj mungese të madhe, ato që janë radhitur në këtë libër tregojnë se Islam Pali ka qenë gazetar i shkëlqyeshëm, se e ka njohur shumë mirë profesionin e gazetarisë, se ka ditur të hyjë në thelbin e problemit, duke respektuar gjithherë parimet themelore të gazetarisë, duke u bazuar vetëm në të vërtetën, sado e hidhur të ketë qenë ajo. Ai e ka respektuar në maksimum parimin kryesor të gazetarisë, sipas të cilit më mirë është të mos informosh se të dezinformosh. E përmenda këtë parim meqë gjatë gjithë karrierës punuese Islami ka vepruar në kushte të jashtëzakonshme për të dhe për shqiptarët në përgjithë-


KULTURË

si, por asnjëherë nuk është lëkundur para tyre dhe para asnjë trysnie tjetër. Më vjen keq që nuk kemi në këtë libër asnjë artikull të Islamit nga periudha katërvjeçare e punës fillestare të tij në kohën e monizmit, kur dihet se çfarë censure ka ekzistuar në sistemin njëpartiak komunist. Kur i shtojmë këtij fakti edhe propagandën e shfrenuar dhe të pa mbajtur mend antishqiptare, që është zhvilluar në atë kohë nga qarqet nacional-shoviniste në Serbi e në Mal të Zi, mund të kuptohen rrethanat se në çfarë kushtesh kanë vepruar gazetarët shqiptarë, sidomos në një mjedis joshqiptar, siç ishte rasti i Islamit. Megjithatë ai çdoherë ka ditur me mjeshtëri të shprehë mllefin dhe mospajtimin me politikën e tillë antishqiptare, edhe pse nuk ishte punë e lehtë. As pas rënies së diktaturës puna e gazetarëve shqiptarë nuk ka qenë më e lehtë. Edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë për të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë, Islamin e ka preokupuar në radhë të parë çështja shqiptare, e në veçanti pozita e shqiptarëve në Malin e Zi. Ai e dinte shumë mirë se ku qëndron faji për pozitën e palakmueshme të shqiptarëve në këtë re-

publikë të ish-Jugosllavisë, sot shtet i pavarur, dhe për këtë në shkrimet e veta nuk e kursen pushtetin, por as faktorin politik shqiptar, i cili në momentet vendimtare nuk ishte në gjendje të bashkohej dhe të vepronte në mënyrë unike për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Përkundrazi, me sjelljet e tyre të papërgjegjshme, më shumë kanë nxitur përçarjen se bashkimin aq të nevojshëm. Mjafton të lexosh komentin “Pa idealizime” për të kuptuar se me sa mjeshtëri e përshkruan autori patriotizmin e rrejshëm të faktorit politik shqiptar në Mal të Zi: “Çorientimi i zgjedhësve shqiptarë nga politika shqiptare krijoi bindjen se qëllim i politikës shqiptare s’bëhet më atdhetarizmi, por vetvetja. Deklarimet e krerëve unionistë, demokratë dhe progresistë se ‘për bashkim mungoi vullneti i palës kundërshtare’, s’është gjë tjetër veçse demagogji politike. Lojën politike me lokalizëm, partitë shqiptare e bënë edhe për të ‘shfajësuar’ veten publikisht nga përgjegjësitë e përbashkëta për synimet e papërmbushura përpara elektoratit të tyre”. Autori e vëren shumë mirë mungesën e tolerancës së partive shqip-

tare në Mal të Zi, e cila shkon në dëm të të gjithë shqiptarëve, sepse “Me jotolerancën e tashme duket se shqiptarët në Mal të Zi nuk janë të vetëdijshëm se varrosin vetveten dhe ua lehtësojnë punën të tjerëve”. Citat nga komenti “Me jotolerancë politike varroset vetvetja”, shkruar me rastin e shënimit ndaras të dy jubileve, dy përvjetorëve: i themelimit të Forumit Demokratik të Shqiptarëve dhe i Memorandumit për Statusin Special të Shqiptarëve në Malin e Zi. Pothuajse të gjitha komentet dhe opinionet e botuara në këtë libër tregojnë se sa e ka preokupuar autorin zgjidhja e çështjes shqiptare në përgjithësi, e jo vetëm në Malin e Zi, sa mirë e në thelb e ka njohur atë dhe sa me seriozitet e pasion i është qasur kësaj çështjeje jetike për kombin tonë. Ky ka qenë preokupim kryesor vite me radhë i gjithë shqiptarëve, pra edhe i autorit të librit që kemi në dorë, duke mos harruar shumë çështje tjera të rëndësishme për kulturën, artin, gjuhën, traditat, ekonominë dhe të kaluarën e lavdishme, por të trazuar të vendlindjes dhe qytetit ku kaloi pjesën më të madhe të jetës Islam Pali. (vazhdon) E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

17


PORTRET

Portret: Prof. dr. Isuf Dedushaj – epidemiolog

Profesionist me vizion të gjerë shkencor Shaban Hasangjekaj Fshati Vuthaj i Komunës së Gucisë, dikur ishte njëri ndër vendbanimet më të mëdha në Komunën e Plavës. Aso kohe, numëronte mbi 200 familje me mbi 1200 banorë tërësisht të popullatës shqiptare. Është fshat piktoresk përballë Alpeve të thepisura shqiptare, e rrëzë bjeshkëve të larta me pyje e kreshta: Bjeliçit, Ropojanit e Zastanit, me pozitë kodrinore, me bukuri e atraksione të rralla natyrore (kanione, ujëvara, lugina, bregore e shpella), të cilat janë motiv i joshjes së shumë vizitorëve nga komuna, por edhe e turistëve mysafirë anekënd botës, të cilët fitojnë përshtypjen se kanë të bëjnë me një trevë atraksionesh e bukurish që ka krijuar natyra, e të cilat rrallë kund mund t’i gjeni si Ujëvara Gerla, Syri i kaltër (i Skavkaçit), Krojet e Ali Pashë Gucisë, etj. Pos objektit të Shkollës fillore katërklasëshe, atij të Shtëpisë së kulturës dhe një vistër shtëpizash për destinacione turistike, ka edhe Muzeun etnografik të hapur para ca vitesh. Por gjithsesi, fshati Vuthaj më tepër veçohet, njihet dhe përmendet si vatër e paepur e shumë ngjarjeve dhe ndodhive historike, por edhe të trashëgimisë etno- kulturore dhe të identitetit kombëtar. Mirëpo, ajo që më së shumti e karakterizon dhe e

18

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

bën të zëshëm dhe më të theksuar, është e dhëna se fshati Vuthaj është truall burimi i një numri shumë të madh intelektualësh profilesh të ndryshme profesionale, të cilët kontributin e vet e shprehin në komunat e Plavës dhe Gucisë, në Kosovë e Shqipëri, por edhe anekënd botës. Njëri ndër ta është edhe doktori i Shkencave të mjekësisë, epidemiologu prof. dr. Isuf Dedushaj, jeta dhe veprimtaria profesionale e të cilit është mjaft e bujshme. Lindi në fshatin Vuthaj, më 10 tetor të vitit 1951, katër muaj pas vdekjes së babait të tij, emrin e të cilit e mban ai (Isuf Isufi). Shkollën fillore tetëvjeçare e vijoi dhe e kreu në Vuthaj (katër klasët e ciklit të ulët) dhe në Guci, në Shkollën fillore “Xhafer Nikoçeviq” (katër klasët e ciklit të lartë). Edhe pse në kushte të vështira ekonomiko- sociale – jetim pa njërin prind, ia doli që ta regjistrojë dhe në afat të rregullt me sukses të shkëlqyer ta kryej Gjimnazin “11 Maji” të Pejës. Në vitin vijues shkollor, arrin që ta regjistrojë Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, të cilin me sukses të lartë e përfundon në vitin 1976. Si mjek fillestar i praktikës së përgjithshme, fill pas përfundimit të fakultetit, punësohet në Shtëpinë e shëndetit në Drenas, ish Gllogoc, ku me përkushtim të plotë “me mish e shpirt”, siç thotë populli, jep kontributin e vet maksimal në ofrimin e ndihmave mjekësore duke punuar ditë e natë, thuajse pa orar të caktuar pune. Pas ca muajve të kaluar me punë në Shtëpinë e sipërpërmendur shëndetësore, nevoja e ka kërkuar që të kalojë me punë në Entin Krahinor për

mbrojtje shëndetësore, ku zgjidhet bashkëpunëtor për lëndën Mjekësi sociale. Në ndërkohë, me rastin e zgjedhjes së degës së specializimit, mjeku i diplomuar, Isuf Dedushaj, si ish student i dalluar i mjekësisë, nga stafi drejtues i institucionit ku punonte kishte oferta, por edhe sugjerime, që specializimin ta bënte në degën e pe-


PORTRET diatrisë apo të gjinekologjisë, por ai, prej kohës kur punonte në Shtëpinë e shëndetit në Drenas, ku pati rast të ballafaqohet me shumë raste infektive e virusale të popullatës së atij vendi, vendosi që për specializim ta merr degën e epidemiologjisë me qëllim që popullatës t’i sjellë ndihmë profesionale në luftimin e viruseve të ndryshme me të cilat përballoheshin. Specializimin nga Epidemiologjia e përfundon më 20 maj të vitit 1980, kur edhe bëhet epidemiologu i parë shqiptar i Kosovës. Studimet pasuniversitare i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë, ku dhe magjistroi në nëntor të vitit 1983. Në këtë vit zgjidhet ligjërues i Fakultetit të Mjekësisë. Tri vite më vonë, më 27 nëntor 1986, epidemiologu dr. Isuf Dedushaj, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, mbron tezën e disertacionit të doktoratës dhe fiton gradën Doktor i shkencave të mjekësisë – Epidemiolog. Në periudhën kohore 1986-1987, pranë Universitetit të Zagrebit, përfundon subspecializimin nga Imun-

ologjia. Si mësimdhënës në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, prej vitit 1976 fiton gradën Profesor ordinar i Epidemiologjisë. Epidemiologu dr. Isuf Dedushaj, në Entin për Mbrojtjen Shëndetësore, punoi në periudhën kohore 19761990, kur për shkaqe etnike dhe politike, largohet me dhunë nga puna. Përveç detyrës së ligjëruesit, epidemiologu prof. dr. Isuf Dedushaj, në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ka ushtruar edhe detyrën e prodekanit në dy mandate, në periudhën kohore 1992-1996. Prof. dr. Isuf Dedushaj ka ushtruar dhe kryer funksione dhe detyra të rëndësishme edhe në institucione të tjera sociale-shëndetësore. Në periudhën kohore 1992-2001, ka qenë kryetar i Kryqit të Kuq të Kosovës. Ka qenë anëtar i Kryesisë së Forumit të intelektualëve të Kosovës, në detyrën e përgjegjësit për sektorin e shëndetësisë, si dhe anëtar i Redaksisë së Revistës shkencore “Praxis Medica” të Kosovës.

Aktivitetin e punës së vet profesionale, prof. dr. Isuf Dedushaj e ka demonstruar në rolin e mentorit, respektivisht të komisionarit për mbrojtjen e temave të disertacioneve të doktoratës të 38 kandidatëve, prej të cilëve dy jashtë Kosovës, pastaj të 45 magjistraturave shkencore dhe 100 mjekë i ka udhëhequr në specializime të lëndëve të preventivës (Epidemiologji, Higjienë, Mjekësi sociale, Mjekësi e punës dhe Mjekësi e përgjithshme). Aktivitetin e vet profesional, epidemiologu prof. dr. Isuf Dedushaj, e ka shprehur edhe përmes publikimeve shkencore. Ka publikuar 112 punime shkencore në gazeta dhe revista të Kosovës dhe jashtë saj. Ka qenë redaktor përgjegjës i revistës “Shëndeti” për 10 vjet me radhë. Ka kryer detyrën e drejtorit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka kryer detyrën e kryetarit të asociacionit të Shëndetësisë Publike të Kosovës, si dhe ka qenë dekan i Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë. Prof. dr. Isuf Dedushaj, është edhe autor i gjashtë teksteve universitare: 1. Vaksinimi kundër sëmundjeve ngjitëse (1994), 2. Epidemiologjia, parimet dhe praktika (1997), 3. AIDS – SIDA, sëmundje që vret (1998), 4. Imunoprofilaksia (2002), 5. Epidemiologjia sociale e sëmundjeve ngjitëse (2005), dhe 6. Enciklopedi e doktorëve të Shkencës së mjekësisë shqiptare gjithandej globit (2019). Në fund, pa mëdyshje mund të konstatohet se prof. dr. Isuf Dedushaj vërtetë është profesionist me vizion të gjerë shkencor, i cili edhe pse në pension, është duke dhënë kontribut të dukshëm në luftën e pakompromis kundër armikut të padukshëm shëndetësor – pandemisë Covid-19. Drejtpërdrejt apo në distancë, falë përvojës së vet më se dyzetvjeçare është duke ndihmuar, mbështetur dhe përkrahur ish kolegët e vet në ballafaqim në parandalimin e përhapjes së virusit vdekjeprurës, si dhe në zbutjen e pasojave nga ai. Prof. dr. Isuf Dedushaj është në pension dhe jeton në Prishtinë, por kohë pas kohe me kënaqësi e viziton edhe vendlindjen e vet – fshatin Vuthaj, të cilin e donë shumë, duke i përkujtuar ditët e kamotshme të fëmijërisë dhe rinisë së hershme të përcjellura me batica dhe zbatica të ndryshme. E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

Prof.Dr. Rifat Latifi

Të promovojmë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën Dalip Greca

Dr. Rifat Latifi, Profesor i Kirurgjisë në Kolegjin Mjekësor të Nju Jorkut, Shkolla e Mjekësisë, Drejtor i Departamentit të Kirurgjisë në Rrjetin Shëndetësor të Qendrës Mjekësore Westchester në Valhalla, Nju Jork, anëtar i Kolegjit Amerikan të Kirurgëve (ACS), Kolegjit Ndërkombëtar të Kirurgëve (ICS) dhe të Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol PAJA, për gazetën “DIELLI”, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, Nju Jork, rrëfen me detaje lidhjen e tij të gjatë shpirtërore me Federatën Vatra, rolin dhe kontributin historik të Vatrës në çështjen kombëtare dhe etapat se si do të ngrihet Vatra në vitet në vazhdim. Profesor Latifi analizon procesin e vaksinimit global, situatën e virusit në Shqipëri, Kosovë dhe SHBA. VATRA sipas Dr. Latifit duhet të promovojë vlerat shkencore në të gjitha sferat akademike dhe arritjet e Shqiptarëve në të gjithë botën.

Prof. Rifat Latifi kthehet në familjen dhe shtëpinë vatrane

Ju falënderoj për këtë nder të madh, që të bisedojmë me ju dhe me Vatranët kudo gjenden. Për mua takimi i mikpritjes në Vatër ishte në fakt një kthim në shtëpinë Vatrane. Unë kam qenë në një mënyrë a një tjetër pjesë e Vatrës gjithë jetën time, edhe para se të vija në SHBA në vitin 1985.

20

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Cili shqiptar nuk e ka ditur apo nuk e di se kush është Vatra? Cili nga ne nuk e ka njohur dhe ndjerë në shpirt peshën e madhe patriotike dhe funksionim e Vatrës si përfaqësuese dhe zëri shqiptar në Amerikë? Ne i kemi mësuar këto në libra, sado që të jetë, ndoshta pak i rritur në mendjet tona fshatareske (rastin tim) apo qytetare në rastet e tjera? Secili, ose të paktën unë lutem që secili prej nesh e di këtë fakt të pa kundërshtueshëm. Shpirtërisht kam qenë përherë pjesë e Vatrës por për shkak të detyrimeve të specializimit dhe të punës në shtete të ndryshme të SHBA, që nga Houstoni, Texas, Fildalfia, Pensilvania, prapë në Houston, Texas, pastaj në Cleveland, Ohio, dhe më në fund, New Haven, CT, Richmond, VA, dhe në Tucson, AZ, Doha, Qatar etj, kanë bërë që fizikisht të jem larg Vatrës. Edhe unë si çdo patriot shqiptar, pavarësisht ku jemi, ne jemi me shpirt afër nënës dhe atdheut tonë të dashur. Vatra është ajo që e kemi edhe nënë edhe mëmëdhe, por edhe baba dhe atdhe, edhe inspirim por edhe detyrim që ta ndihmojmë, ta ndërtojmë dhe ta bëjmë funksional dhe modern me kohën në të cilën jetojmë.

Prof. Latifi dhe Vatra nga koha e specializimit në New Haven, ct, deri më sot, sfidat në të ardhmen

Vatra si çdo Federatë apo organizatë tjetër gjendet përpara sfidave që i përcakton vetë koha. Në një rast, gjatë viteve 97/98 në një mbledhje të Vatranëve kur ne po bisedomin dhe caktonim disa fitues të bursave të Vatrës, unë ndjeva se nuk kishte një transparencë që mendoja se duhej ta kishte. Përdora disa fjalë që Vatranit që udhëhiqte mbledhjen dhe që më

solli në mbledhje në Manhattan nga CT, nuk i pëlqyen. Unë ngula këmbë se ne duhet të kemi transparencë totale. Unë kurrë nuk kam kuptuar se pse isha pjesë e atij grupi Shqiptar eminent. Dikush nga Vatranët kishte menduar se ndoshta edhe kur fshatari i Kllodernicës së Drenicës që po mbaronte specializimin në Kirurgji në Univeristetin e Yale-s, me gjasë mund të ndihmojë Vatrën. Ditë më vonë, kur lufta në Kosovë filloi, dhe Dr. Ibrahim Rugova vizitoi Vatrën, në vitin 1998, më kujtohet kur në një restorant në Nju Xhersi, kryetari i Vatrës, Zoti Agim Karaxhozi e pyeti Dr. Rugovën se çfarë mendon ai për demonstratat e serbëve në Beograd? Ai ( Dr. Rugova) uli pak shikimin, ngriti gotën e konjakut, thithi cigaren dhe tha: “Le bre burrë se ato janë punë të shkjive”. Ajo që tha Rugova më pëlqeu shumë, ishin këto punë të shkijve, dhe ne duhet të përgatitemi për punët tona dhe fatin tonë.

Të gjitha kapacitetet intelektuale, shpirtërore dhe materiale në dispozicion për Vatrën

Po, unë u ndjeva jashtëzakonisht i nderuar gjatë vizitës tek Vatra. Ndonëse për një vizitë shumë të shkurtër, unë mësova shumë dhe u inspirova në të njëjtën kohë. Kur pashë se fotot e heronjve të mi të fëmijërisë, djalërisë dhe burrërisë, të fotokopjuara dhe ngjitur në mure, me disa karrige të piknikut të varfër në sallë, mendova se ne mund dhe duhet të bëjmë shumë më shumë për Vatrën. Librat dhe arkivat e Vatrës janë në rrezik në bodrum (më thanë, por unë nuk i pashë). Ne komuniteti Shqiptar në Amerikë duhet dhe mund ta nderojmë këtë shtëpi të shenjtë që të jetë mburrja jonë.


MOZAIK njohjes së të kaluarës dhe trasimit të së ardhmes. Në të njëjtën kohë, ne kemi shumë mjekë Shqiptarë në mesin tonë dhe me përgatitje të mirë, ne mund të ofrojmë programe edukative, shëndetësore dhe këshillëdhënëse në sfera të ndryshme të mjekësisë në formë të seminareve që secili prej nesh në mënyrë vullnetare mund të bëjë në sferat tona. Ne mund të diskutojmë gjendjen e mjekësisë në tokat tona dhe të ofrojmë këshilla qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi. Për më shumë, VATRA duhet të promovojë vlerat shkencore në të gjitha sferat akademike dhe arritjet e Shqiptarëve në gjithë botën.

Gara e vaksinave për të shpëtuar botën Pandemia COVID-19 është treguar shumë serioze dhe vdekjeprurëse potencialisht për të gjitha moshat dhe pavarësisht nëse kemi sëmundje shoqëruese apo jo. E vetmja mënyrë që të dalim nga kjo gjendje do të jetë vaksinimi i përgjithshëm, mbrojtja me maska dhe të gjithë të jemi të kujdesshëm. Falë zhvillimeve të mëdha teknologjike në mjekësi dhe ngaqë potenciali është shumë i madh, numri i vaksinave do të shtohet me shpejtësi marramendëse. Në të njëjtën kohë, efikasiteti i tyre do të shtrihet dhe përmirësohet dukshëm. Është shumë afër mendjes se vaksina do të përdoret jo vetëm një herë por edhe më shumë, për shkak të mutacionit të virusit, nëse jo edhe për çdo vit, ashtu siç është rasti me gripin. Mes nesh ka milionerë, pasanikë dhe shumë patriotë, shumë gra e burra që kanë arritur piedestalin shkencor, afirmativ në biznes, në politikë, mjekësi dhe në punë të tjera, por në të njëjtën kohë nuk e dimë mirë gjendjen e Vatrës. Ne jetojmë me komunitetin Izraelit dhe komunitetet e tjera dhe punojmë me ta, mësojmë nga ta, por sikur asgjë nuk mësuam nga ta kur vjen tek dashuria për atdheun. Prandaj, ju keni të drejtë se unë thashë që të gjitha kapacitetet e mia intelektuale, shpirtërore dhe materiale do t’i vë në dispozicion për Vatrën. Me këtë rast unë propozoj që ne Vatranët duhet të adaptojmë formulën 100Px10PxUS$1000. Njëqind

Vatranë obligohen të gjejnë secili dhjetë vetë që do të dhurojnë 1000 dollar dhe të gathë mbledhim një milion dollar për Vatrën. Ata që duan të bëjnë më shumë, edhe më mirë. Dhe menaxhimin e Vatrës e bëjmë menaxhim profesional. Secili Shqiptar në SHBA mund të dhurojë 1,000 jo vetëm një herë, por për shumë vite.

Vatra duhet të promovojë vlerat shkencore, akademike dhe arritjet e shqiptarëve në gjithë botën

Unë mendoj se Vatra duhet të merret me punë të avokacionit publik në SHBA posaçërisht, me edukimin e vlerave akademike Shqiptare dhe

Të githë duhet të Vaksinohemi

Të vaksinosh më shumë se 300 milion persona është mision monumental. Me gjithë vështirësitë, unë mendoj se ky proces do bëhet më efikas. Efektet anësore serioze të vaksinës nuk janë shumë të rralla dhe ne të gjithë duhet të vaksinohemi.

Situata e pandemisë në shqipëri e Kosovë

Asnjë vend në botë nuk ka shpëtuar nga COVID-19, por vendet tona kanë qenë shumë më pak të përgatitura dhe është reflektim i gjendjes së përgjithshme në mjekësi dhe sa shumë e kemi injoruar dhe nuk e kemi bërë prioritet. (vazhdon) E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

21


PANORAMË

Në Sundance Film Festival

Filmi “Zgjoi” fitoi tri çmimet kryesore Ky film ka fituar çmimet: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë, dhe Çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes Filmi artistik nga Kosova, “Zgjoi”, me regji të Blerta Bashollit, ka fituar tri çmimet kryesore të Sundance Film Festival. Ky film ka fituar çmimet: Filmi më i mirë, Regjisorja më e mirë dhe Çmimin e vlefshëm të publikut të festivalit më të madh të filmit të pavarur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Të shpërblehem nga festivali im i preferuar, ka rëndësi të papërshkrueshme për mua. Dua t’i ndaj këto çmime me të gjithë ekipin, aktorët dhe posaçërisht me Fahrije Hotin, të cilën e mbaj në zemër që nga momenti i parë që e kam takuar, dhe e cila është shembull për të gjithë ne”, u shpreh Basholli përmes një video

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

mesazhi. Filmi “Zgjoi” është i frymëzuar nga historia e vërtetë e Fahrije Hotit nga Krusha e Madhe, e cila në kërkim të burrit të saj të humbur gjatë luftës në Kosovë, fillon një biznes bujqësor për ta siguruar mbijetesën e familjes. Ajo e fillon këtë angazhim duke u përballur me një ambient tradicionalisht patriarkal, ku ambicia për t’u zhvilluar nuk shihet me sy të mirë. Askush dhe asgjë nuk e ndaloi Fahrijen në misionin e saj. E pikërisht kjo gjë e intrigoi Bashollin që të realizojë një film të bazuar në jetën e saj. Rolin e Fahrijes e luan aktorja Yllka Gashi. Filmi “Zgjoi” është filmi i parë i gjatë

i Bashollit dhe pas Festivalit “Sundance” e pret një rrugëtim nëpër festivale të tjera. Për publikun kosovar do të shfaqet në fund të këtij viti. “Zgjoi” është bashkëprodhim në mes të Kosovës, Zvicrës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Zyra Federale për Kulturë FOC dhe Cineforom, Agjencia e Filmit e Maqedonisë së Veriut dhe Qendra Kombëtare për Kinematografi në Shqipëri. Ky film është prodhuar nga Industria Film dhe Ikonë Studio në bashkëprodhim nga Alva Film Production, Blac Cat Production, AlbaSky, Swiss National TV.


KULTURË

Në QKI “Malësia” në Tuz u hap ekspozita “Reflektimi i Mediteranit”

Krijimtari e pasur artistike

Tuz – Pas qytetit të Podgoricës ku veprat e tyre u ekspozuan para një jave në Shtëpinë e Kulturës “Budo Tomoviq”, piktorët nga Ulqini e prezantuan krijimtarinë e tyre të pasur artistike edhe në Tuz, të hënën në mbrëmje. Ekspozitën “Reflektim i mediteranit” e përbërë nga afro dyzetë piktura të piktorëve të njohur nga Ulqini, Vahida Hasanaga-Nimanbegu, Bilal Nikeziq, Brigita Antoni, Edin Kapllanit, Jozo Kocoviq, Mersiha Rasulbegoviq- Mavriq dhe Naser Hasa e vizituan përfaqësues të pushtetit vendor, diplomatë, figura politike në vend, dhe personalitete të fushave të ndryshme jetësore. Motivi dhe frymëzimi që ngjall fryma mesdhetare është e përbashkëta e pamjeve dominante të këtyre puni-

meve artistike të realizuara nga piktorët në fjalë. Në këto punime, secili artist e trajton temën frymëzuese në mënyrën e vet specifike e unike të ekspozimit të objektivit të veprave. Artistët nëpërmjet këtyre veprave artistike përcjellin atmosferën që sjell bregdeti me dukuritë e tij dhe diversiteti natyror. Në një prononcim për gazetën “Koha Javore”, piktori nga Ulqini, Jozo Kocoviq, tha se tematikë kryesore e opusit të tyre artistik është mediterani, por edhe inspirim kryesor i tyre për të krijuar. “Pikturat përbëhen nga një diversitet punimesh, ku disa konsistojnë në rryma apo frymëzime të tjera, mirëpo pjesa më e madhe janë ato ngjyrat, format dhe inspirimi mediteran”, shprehet Kocoviq.

Ai mendon se nevojiten organizime më të mira artistike në mënyrë që këto aktivitete të jenë më të konsoliduara dhe të krijohet njëfarë kontinuiteti. “Sepse nëse ka shkëputje atëherë edhe auditori krijon shkëputje dhe nuk e ka atë shprehi që të frekuentoj ekspozita dhe galeri. Është shumë e nevojshme që të krijohet vazhdimësia e aktiviteteve artistike”, përfundoi piktori Kocoviq. Ekspozitën “Reflektim i mediteranit” e shpalli të hapur kryetari i Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj, ndërsa është organizuar nga Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 16 shkurt nga ora 8 deri në t. u. orën 16.

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

23


KULTURË

Përkujtimore

Malli për Ibron! (ose për plakun e ri, të epokës së re!)

Riprodhohet me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së Presidentit të pavdekshëm të Kosovës – Ibrahim Rugova

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj

I çmuari dhe fort i dashuri, vëlla Ibro! Unë nuk e zgjodha çastin për ta shkruar këtë letër mallëngjimi. Çasti më zgjodhi mua! Dhe, të them menjëherë, çast më i lig nuk mund të imagjinohej se që është ky! Kam shumë vështirësi, të papërballueshme dhe të pakapërcyeshme fare, për ta shkruar këtë letër. Ashtu si prej kohësh, dëshiroja dhe ëndërroja të ta shkruaja. Nga ajo mori pengesash që më dalin përpara në këtë synim, e që bënë të hezitoj e të lejoj të parakalojnë një milion vjet pranë meje, si pranë një të vdekuri, pa ta shkruar këtë letër, me këtë rast, po i veçoj, vetëm dy, që janë më të mëdhatë dhe më të papërballueshmet. E para, respekti i lartë, dashuria e madhe dhe pikëllimi i thellë, që ndiej për Ty, zoti President. Pengesa e dytë, sasi e madhe dhe kallaballëk mllefi, deri në shkatërrim, ndaj të gjithë atyre hasmëve dhe shpirtligjve, kur aq pamëshirshëm e në mënyrë trupërisht spektakolare e (krye)skandaloze iu gëzuan fatit tënd të lig! Gëzimit për fatkeqësinë e tjetrit dhe kënaqësinë për vuajtjet e tjetrit, ti e di mirë, Ibro, u thonë Sadizëm! Zoti të ruajttë prej të prekurve nga kjo dergjë e rëndë! Fati, njëmend, ishte i tillë. Por, sa

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

më i egër dhe tragjik që shfaqej, në destruktivitetin e tij makabër, ai fat e ai çast, në anën tjetër, nxori në pah fisnikërinë, burrërinë, besnikërinë dhe trimërinë tende të pashoqe! Bravo! Veprimi dhe qëndrimi yt burrëro, kur pa dy mendje, pa dilema dhe pa më të voglin hezitim e luhatje, gjete shtëpinë tënde Kosovë! Shkove atje për të vdekur bashkë me anëtarin e fundit të familjes së madhe shqiptare të Kosovës (zot shtëpie i së cilës je tani e një mijë vjet!), kur automatikisht e përnjëherësh, hyre në odën e burrave të pavdekshëm shqiptarë. Iu bashkove, kështu, plejadës së trimave më të shtrenjtë të kombit tonë, për të cilët janë thurur dhe këndohen, legjenda. U bëre plak i ri i epikës tonë të re! Urime! Po qe se them se ke pasur një milion mundësi të ngelësh jashtë Kosovës, në vend të sigurt, komod e me beneficione, kjo do të ishte vetëvrasja ime më banale. Shthurje e shkrirje e pamëshirshme e flakës së kësaj letre! Shumë herë, më mirë të menduar sesa të folur! Të realizuar. Je shkrimtar e filozof, i çmuari im, e beson dhe e njeh (mirë) këtë dhimbje të thellë! “Et, je me demande?”. E, bëj pyetje, me ç ‘rrobë të zezë e


KULTURË

çoroditëse tradhtie do të vishej qenia jote fisnike, sikur, përnjëmend, të ngjante ajo që kurrsesi, nuk mund të ndodhte Ty, të ikje e të rrije larg popullit tënd! Mbrojtës dhe baba i të cilit je! Lehtë e kanë të tjerët, kur ti, në anën tjetër, nga diktatura fashiste ke kllapa në duar (pas shpine). Ke gojë të kyçur. Sy të mbyllur. Ke pranga në këmbë. Ke helm në gjak e në zemër të lënduar... Ke fëmijë e familje të kërcënuar për vdekjeje... E, si të vritet vdekja!

Më jep përgjigje kush? Tash, keq, dhimbshëm e dhunshëm përnjëherësh, po e përfundoj këtë letër, kur dora e dridhur trishtimi, nuk arrin dot, ta shkruajë ndryshe pos ashtu si dikton zemra (ime) e plasur! Më dhemb, me djeg e më bluan fare, keqardhja për këtë vonesë të pafalshme mijëvjeçare! Kur, në anën tjetër, u kisha aq shumë zili, kolegëve të mi, odës së madhe të burrave të dheut, brenda dhe jashtë mëmëdheut tonë, kur shkruan e folën, kur ngritën zërin e indinjatës së thellë,

ndaj tërë tragjedisë që ndodh rreth teje! Veçmas ndaj trillimeve e cilësimeve, pa fije hezitimi dhe tejet të pamatura, kur, në anën tjetër, dihet e njihet aq mirë, veprimi yt fisnik. Vepra jote madhore. Ashtu sikurse jam i vonuar në çdo shteg të jetës, nga trungu i thatë i së cilës, kurrë nuk kam vjelë asnjë fryt të ëmbël, jam vonesëmadh edhe në shkrimin e kësaj letre. E shkruaj në çastin e lig e të dhimbshëm, kur fotografia me portretin tënd, mbi tryezën time të “punës”, dot nuk më gjegjet: je, apo nuk je më në jetë? Nuk me ngel, prandaj, tjetër udhë, i dashuri vëlla, Ibro, pos të fshij lot pikëllimi e të qes (ngjis), një varg të ri, në poemën kushtuar Ty, që e kam nisur para shumë vjetësh, diku në mërgim. Diku në Parisin e rinisë sate. Kur ishe student (nxënës) i filozofit dhe mendimtarit francez të kohës, Roland Barthes, më të shquarit të epokës sonë. Autorit të veprës së madhe, mendore, filozofike, shkencore, nga universi planetar filozofik i tij, na e solle një mendim të tij të artë, monumental do të thosha, mendim që nuk e brejnë as nuk e ndryshkun as vrushkujt e shekujve në kalim, kur thoshte: frika mbetet një, (përjetë e pandryshuar), mbetet frikë, por. ndërrojnë vetëm burimet e saj! Të kujtohet kur çdo kush matej të zhytej në thellësinë e këtij mendimi, kur është një e tjetër nuk ka! Fort mirë po e shoh se poema ime nuk do të përfundojë kurrë. Vepra jote del e denjë për penda shumë herë më të mprehta e talente shumëfish më të mëdha se që është imtësia ime e imët! Sa më ka zënë malli, Ibro, të pimë bashkë nga një filxhan kafe te “Qarri”, në Prishtinë. E pastaj të nisim e të llafosim e të rrahim tema të letërsisë dhe të rrjedhave kulture në botën shqiptare dhe përgjithësisht. Sikur bënim shpeshherë, dikur. Të kujtohet, sigurisht! Qoftë edhe atëherë kur ishin bashkë, në emisionet e kulturës në gjuhën (tonë) shqipe të Televizionit të Prishtinës. Ibro, më prit se, ja, po “...lidh mbathcat...” sikur na porosit i pavdekshmi varg kushtrimi i poetit Azem (Shkreli), e po vij. Erdha, ma ki besën! E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

25


KULTURË

Në Ulqin u mbajt mbrëmje autoriale me shkrimtarin Anton Gojçaj

Pengu më i madh, një ro Prishtinën e kohës së st Ulqin – Në sallën e konferencave të Hotelit “Plaza” në Ulqin, të shtunën mbrëma është mbajtur mbrëmja autoriale me poetin, prozatorin, eseistin dhe studiuesin e letërsisë nga Malësia, Anton Gojçaj. Në bashkëbisedim me moderatorët Nikollë Berishaj dhe Adriana Hoxha, shkrimtari ka folur për jetën, rrugën e tij në letërsi, ndikimet e vendlindjes, shkollimit, jetës dhe literaturës në krijimtarinë e tij letrare dhe shumë çështje të tjera që lidhen me letërsinë.

Vendlindja si përcaktuese e identitetit të njeriut

Shkrimtari Anton Gojçaj ka thënë se njeriu përbëhet gjithmonë nga një shumësi identitetesh, por në varësi nga vendi, momenti dhe rrethanat se cili identitet është më i rrezikuar, ai vjen më tepër në shprehje, ndërsa identitetet tjera tërhiqen. Ai ka thënë se këtë e ka kuptuar më së miri kur gjatë viteve ’90 ka emigruar në Gjermani, ku ka jetuar disa vite. “Njeriu ka edhe identitet personal, edhe lokalist, edhe krahinor, edhe kombëtar, edhe gjuhësor, edhe kulturor e shumë identtitete të tjerë. Megjithatë, identiteti i fëmijërisë, i vendlindjes, është një identitet që e përcjellë gjithkë gjithë jetën”, ka theksuar Gojçaj, duke shtuar se edhe psikoanaliza e ka vërtetuar se vendi ku ke lindur ka “një domethënie të madhe edhe për zhvillimin psikologjik, edhe zhvillimet e tjera të çdo njeriu”. Gojçaj ka thënë se sa më tepër që kalojnë vitet, “njeriu i kthehet gjithnjë e më shumë fëmijërisë”, apo “stacionit të parë”, siç e ka quajtur ai.

Shkollimi në Zarë dhe studimet në Prishtinë

Gojçaj ka treguar se për dy vite ka ndjekur Seminarin e Françeskanëve në Zarë, në fillim të viteve ’80. Kjo ka qenë një periudhë kur Shqipëria ishte akoma e izoluar dhe fretënit shqiptarë shkolloheshin në Jugosllavi.

26

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Kjo periudhë ka pasur një ndikim të madh në formësimin e tij intelektual. “Ka pasur shumë gjëra të mira, ka pasur edhe vështirësitë e veta. Kam pasur profesorë të mirë aty. Kam mësuar gjuhët. Kam mësuar greqishten e vjetër, latinishten, italishten, kroatishten, gjermanishten, pak anglishten. I kanë dhënë shumë rëndësi gjuhëve aty”, ka treguar ai. Përkundër kësaj, ai nuk i ka vazhduar studimet teologjike për t’u bërë meshtar, sepse siç thotë me shaka, duke iu referuar thënies “shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur”, se “nuk më ka zgjedhur Ai lart”. Studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës dhe vitet e kaluara në kryeqytetin e Kosovës më 1984-1990, në kohën e vlimeve të mëdha politike dhe luftës për të drejtat e shqiptarëve, kanë lënë gjurmë në jetën dhe krijimtarinë e tij. “Këto janë ato frikat që janë jashtë njeriut, që të përcjellin, futen në palcë etj., që kanë mbetur në mua”, ka thënë ai, duke përshkruar situatën e elektrizuar në Kosovë gjatë kohës së studimeve. Shkrimtari ka thënë se i ka mbetur peng i madh që të shkruaj një roman për Prishtinën, ku dëshiron të shprehë se si e ka parë dhe përjetuar Prishtinën e asaj kohe. “Gjithmonë dëshiroj ta shkruaj një roman për Prishtinën e viteve kur kam qenë student, por nuk po arrij. Ndoshta duhet akoma një distancë kohe. Dëshiroj, por nuk arrij. Janë vitet të cilat kanë përcaktuar më së shumti e

për të cilat kam shkruar më së paku. Diçka po më pengon, por nuk e di se çka”, ka hapur zemrën para publikut Gojçaj.

Poezitë e para si reagim ndaj letërsisë së kohës

Shkrimtari ka treguar se poezitë e tij të para, në vitet ’80 të shekullit të kaluar, i ka shkruar si reagim dhe revoltë ndaj poezisë së deriatëhershme që krijohej në Kosovë, e cila në përgjithësi ishte një poezi tepër abstrakte dhe figurative, gjysmë hermetike, jo e drejtpërdrejtë me realitetin dhe brengat, me të cilën vetëm studiuesit e letërsisë kanë mundur të komunikojnë. “Shtrohet pyetja se për kë kanë shkruar ata poetë kur s’ka pasur lexues të mirëfilltë ose kanë qenë shumë të vogël, ose shumë të pakët ata lloj lexuesish, për atë lloj letërsie? Dhe unë e kam pasur një revoltë ndaj kësaj poezie dhe pata nisur të shkruaj një poezi më të drejtpërdrejtë, më shumë të rimuar, lojëcake, gati si këngë të lehta, si njëfarë oponence e imja ndaj asaj”, ka treguar Gojçaj për fillimet e krijimtarisë së tij letrare. Ai ka thënë se me këtë nuk ka dashur të tregojë se poezia që është shkruar deri në atë periudhë nuk ka pasur vlera, pasi që ka pasur disa emra të letërsisë shqipe në Kosovë të njohur ndërkombëtarisht dhe të përkthyer në gjuhë të huaja. “Por thjesht kam dëshiruar të shkruaj një poezi, ta kthej poezinë të jetë më komunikative, me njerëzit e thjeshtë, me lexuesit e zakonshëm që nuk janë Foto: Studio PRO


KULTURË

oman për tudimeve teorikisht aq shumë të njohur, që nuk kanë kulturë leximi aq të zhvilluar, por të cilët mund të kënaqen duke lexuar poezi”, është shprehur shkrimtari.

Burimet e frymëzimit krijues

Gojçaj ka pranuar se tekstet biblike kanë ndikuar në krijimtarinë e tij. Ai ka thënë se jo vetëm shkrimtarët, por të gjithë krijuesit i kanë dy burime kryesore të frymëzimit. “E para është jeta personale, ngjarjet personale, empirike, çfarë u ndodh atyre në jetë: dashuritë, zhgënjimet, hilet, miqësitë e pasinqerta e gjëra të ndryshme, problemet e shoqërisë. E dyta janë leximet, literatura të cilën e lexon, e cila është po ashtu shumë e rëndësishme për çdo shkrimtar”, ka theksuar shkrimtari. Sipas tij, Bibla është me siguri një ndër veprat që kanë ndikuar, “por jo vetëm Bibla, por edhe shumë e shumë vepra të tjera të cilat po ashtu janë të lidhura ndoshta në mënyrë të tërthortë me Biblën dhe përmes tyre edhe duke lexuar edhe shkrimtarë të tjerë të cilët kanë pasur ndikim në mënyrë të tërthortë. Por, jo vetëm Bibla, por edhe letërsia e vjetër greke, romake, mesjetare etj.”

Kriza e shkrimit

Shkrimtari ka thënë se aktualisht po përjeton krizën e shkrimit, sepse e sheh që nuk mund të thotë gjë të re. “Unë shpesh kam idenë të shkruaj diçka, por përtoj. Pas disa ditësh e shoh që ka shkruar dikush tjetër shumë më bukur se çfarë kam dashur unë. Çfarë të shkruaj më?!”, ka pyetur ai, duke arsyetuar se “nëse nuk mund të them diçka të re, më mirë të mos shkruaj fare”. Për të argumentuar mendimin e tij, Gojçaj i është referuar edhe dilemës që ekziston dhe që shprehet shpesh në rrethet letrare, se “a mund të ketë më origjinalitet sot pas mijëra vitesh letërsie?!” “Kanë shkruar qindra e mijëra shkrim-

Foto: Studio PRO

tarë, janë shkruar qindra e mijëra vepra letrare, po çka mund të them unë gjë të re më?!”, ka thënë ai. Mbrëmja autoriale është mbajtur në kuadër të edicionit të 28-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike –

Basri Çapriqi”, i cili organizohet nga Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, me mbështetjen e Fondit për Mbrojtjen dhe Realizimin e të Drejtave të Pakicave. i. k.

Edicioni i sivjetshëm i kushtohet letërsisë shqipe në Malin e Zi Në qendër të edicionit të 28-të të manifestimit letrar “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” është letërsia shqipe në Malin e Zi. Këtë e ka bërë të ditur në hapjen e këtij edicioni kryetari i Shoqatës së Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, Ismet Kallaba. Ai ka thënë se edhe viteve të kaluara në këtë manifestim kanë qenë të ftuar krijues shqiptarë nga Mali i Zi, por këtë edicion për shkak edhe të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19 janë përqendruar në letërsinë vendore. Kallaba ka theksuar se ndonëse të paktë në numër, “shqiptarët në Malin e Zi i kanë dhënë shumë letërsisë shqipe” dhe se “krahas grupit të shkrimtarëve, të cilët kanë bërë emër duke vepruar kryesisht jashtë trevave shqiptare në Malin e Zi, konkretisht në Kosovë, ekziston edhe një grup tjetër i shkrimtarëve të cilët jetojnë dhe veprojnë në vendin e tyre”. Sipas tij, “letërsia që krijohet nga shqiptarët në Malin e Zi është pjesë e pandarë e letërsisë shqipe”. “Ashtu si dhe gjuha shqipe, krijimtaria letrare është pjesë e rëndësishme e identitetit shqiptar në Malin e Zi”, ka thënë kryetari i SHAI “Art Club”. Ai ka treguar se në këtë edicion janë përcaktuar për tre krijues të shquar shqiptarë në Malin e Zi, të cilëve do t’u kushtohen mbrëmje autoriale në kuadër të manifestimit “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi”. Sipas traditës, “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” organizohet gjatë verës, por vitin e kaluar, për shkak të pandemisë dhe masave kufizuese, ky manifestim është shtyrë. Qëllimi kryesor i manifestimit “Kalimera Poetike – Basri Çapriqi” është të promovojë krijimtarinë më të mirë letrare shqiptare, por edhe ballkanike dhe të huaj, në mënyrë që ta bëjë atë të njohur për publikun vendas dhe turistët. E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

27


MOZAIK

Vendbanime të hershme ilire

Kalaja e Samoborit sipas arkeologëve Kalaja e Samoborit (Foto: Dr. Anton Lulgjuraj)

Gjekë Gjonaj

Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë dhe gjatë tërë gjysmës së parë të mijëvjeçarit të parë p.e.s., ilirët fillojnë dhe i vendosin vendbanimet e tyre në kodra të larta me pozicion dominues mbi zonën përreth, dhe gradualisht (i përforcojnë) i rrethojnë me mure të forta. Midis tyre ishin edhe Kalaja e Samoborit dhe ajo e Hotit, të cilat ndodhen pranë kufirit shtetëror të Malit të Zi dhe Shqipërisë. E para ndodhet në territorin e sotëm të Malit të Zi, kurse e dyta në shtetin amë - Shqipëri. Gjatë Luftës së Parë Botërore erdhën në Shqipëri arkeologët austriakë C. Praschniker e A. Schober, të cilët filluan kërkimet nga veriu i Shqipërisë në drejtim të jugut dhe i kushtuan vëmendje edhe monumenteve e qendrave arkeologjike ilire (C. Praschniker-A. Schober, Archäologische Forschungen in Albanien und Montenegro, Wien 1919 ; C. Praschniker, Muzakia und Malakastra, Wien 1920). Këta studiues bënë një përshkrim të shkurtër, por mjaft të saktë të vendosjes së mureve rrethues dhe të tri kullave që kanë arritur t’i shohin në sipërfaqe. Krahas përshkrimit sipërfaqësor, ata kanë bërë edhe dy fotografi të anës veriore të kështjellës. Kalaja e Samoborit është një vendbanim ( qytezë) i vjetër ilir, i vendosur në një kodër, 178 metra të lartë, këndej kufirit malazezo-shqiptar , në pjesën veriore të Liqenit të Shkodrës , midis fshatrave Bozhaj dhe Ploçë, afër burimit të njohur të Vitojës. Ky gadi-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

shull me lartësi afro 80 metra mbi nivelin e liqenit që kontrollon rrugën natyrore me bregun lindor të qytezës. Fortifikimi ( vendbanimi ) përfshin një terren të përshtatshëm për banim, me sipërfaqe 1.5 ha midis dy majave shkëmbore. Njëra është më e lartë në perëndim, kurse tjetra është më e ulët në lindje. Më e larta veçohet nga një hark muresh dhe komunikon me një hyrje harkore të vendosur në një kënd të fortifikimit. Pjesa tjetër e vendbanimit, që kap edhe rrugën e dytë bashkë me luginën ndërmjet ka një planimetri më të përpunuar me përdorimin e një këndi të drejtë në anën juglindore dhe të një kull gjatë brinjës nga lindja. Studiuesit austriakë Kamilo Prashniker dhe Arnold Shober, shënojnë një dallim në teknikën e ndërtimit midis dy pjesëve të fortifikimit, por përshkruajnë vetëm murin lindor. Sipas tyre, ai është ndërtuar me blloqe krejtësisht të përpunuara, afërsisht katërkëndëshe të vendosura pa rregull dhe të plotësuara me gurë të vegjël. Kjo kështjellë ilire, e cila sipas studiuesve Prashniker dhe Shober, është ngritur ( ndërtuar) rreth viteve 225-

100 para Krishtit. Kësaj periudhe i përgjigjen dhe copat e qeramikës së grumbulluar nga vetë ata, pastaj edhe fragmentet e trasha të amforave dhe atyre të përdorimit të përditshëm, mes tyre edhe prodhimet lokale me ngjyrë të zezë nga pjekja, të lëmuara me dorë .sikurse edhe disa fragmente të tasave me pareten fine si dhe kupa të lyera me vernik të zi mjaft cilësor. Këto gjetje të studiuesve austriakë dëshmojnë se vendbanimi daton në përgjithësi në të njëjtën kohë me vendbanimin ilir të Gajtanit, i cili shtrihet në juglindje të Shkodrës, midis fshatrave Guri i Zi e Rremcë. Parashniker dhe Shober në librin e tyre “ Kërkime arkeologjike në Shqipëri dhe Mal të Zi” , të botuar në gjuhën shqipe në Tiranë, në vitin 2003, në faqet 91-94, ndër të tjera shkruajnë : “ Në thelb është ruajtur vetëm muri rrethues që rrethon kalanë. Më mirë është ruajtur qoshja juglindore e fortifikimit, ku një trakt i vogël muri qëndron ende në këmbë mbi 2 m lartësi. Blloqet e gurëve janë lënë siç kanë dalë nga gurorja, herë me forma katrore deri në 1.60 m gjatësi, 0.60


MOZAIK

t dhe Hotit austriakë Gërmadhat e Kalasë së Hotit ( Foto: Dr. Anton Lulgjuraj)

m lartësi dhe 1 m thellësi, dhe ndonjëherë në formë shumëkëndëshe të vënë njëri mbi tjetrin pa ndonjë kujdes të veçantë. Hapësirat mes gurëve janë mbushur me gurë të vegjël. Askund nuk është ruajtur pjesa e sipërme e murit. Vende-vende, aty ku muri është zhdukur pothuajse tërësisht, vazhdimi i tij mund të dallohet përmes çakullit të shpërndarë të bërthamës së murit. Rreth 25 m në perëndim të qoshes ndodhet një portë, me sa duket porta kryesore e vendbanimit. Porta ndodhet në një kënd të dalë të murit, i cili me tërheqjen e tij formon një lloj kulle, që përforcon portën, në krahun e majtë të sulmuesit. Për fat të keq nuk mund të themi asgjë mbi gjerësinë dhe organizimin e portës për shkak të gjendjes shkatërruese të saj. Muri vazhdon më tej shumë i shkatërruar, me gjurmë shumë të pakta, përreth majës perëndimore, që kurorëzohet sot me një ledh mbrojtës primitiv i luftës së fundit ballkanike. Më buzën verore të majës, ai zbret drejt lugut ( luginës - shënimi im) dhe, i ruajtur në gjendje më të mirë, vazhdon përgjatë buzës veriperëndimore të tij deri

tek maja lindore. Në krahun lindor muri është i ndërtuar me gurë të vegjël të thatë. Muri i ri është vendosura mbi një mur më të vjetër, të ndërtuar me gurë të mëdhenj. Ai duhet të jetë mur tarracimi, i ndërtuar në kohët e reja për të mbajtur dheun e grumbulluar në tokën bujqësore të lugut dhe që ndiqte një pjesë të linjës së murit të vjetër. Pak a shumë në mes të krahut gjatësor muri i vjetër ka pasur një kullë me faqe ballore jashtë murit, gjurmë të së cilës, prej gurësh të mëdhenj natyrorë në forma që i afrojnë kuadratikes. Ndërkaq duhet përmendur dhe një mur i cili, pasi shkëputet nga muri rrethues në krahun lindor të portës, ndjek shpatin lindor të majës perëndimore deri te krahu verior i kodrës, ku lidhet përsëri me murin rrethues. Me ndihmën e këtij muri, maja e lartë perëndimore ishte organizuar si një hapësirë e veçantë fortifikuese”. Kalaja e Hotit po ashtu është një vendbanim i hershëm ilir, Kjo kështjellë shtrihet në pjesën perëndimore të ekstremit verior të Liqenit të Shkodrës, andej kufirit me shtetin amë. “Gërmadhat e kësaj kala janë

Kjo kështjellë ilire, e cila sipas studiuesve Prashniker dhe Shober, është ngritur ( ndërtuar) rreth viteve 225-100 para Krishtit. Kësaj periudhe i takojnë edhe copat e qeramikës të grumbulluara nga vetë ata, pastaj edhe fragmentet e trasha të amforave dhe atyre të përdorimit të përditshëm, mes tyre edhe prodhimet lokale me ngjyrë të zezë nga pjekja, të lëmuara me dorë .sikurse edhe disa fragmente të tasave me me pareten fine si dhe kupa të lyera me vernik të zi mjaft të mirë të vendosur mbi një kodër të pjerrët, në pjesën perëndimore të ekstremit verior të Liqenit të Hotit. Kodra 178 m e lartë, ka në pjesën e sipërme një rrafsh të rrethuar me 4 maja, në lindje ruhen gërmadhat e një muri rrethues në formë elipsoide. Në faqen veriore duken tri kulla katërkëndëshe me faqe ballore të dalë jashtë murit. Muret e ruajtur në lartësi kanë faqe të brendshme dhe të jashtme të punuara me gurë të gdhendur dhe të lidhur me shtresë të trashë llaçi, ndërsa hapësira mes faqeve është mbushur me gurë të vegjël të thyer. Ne nuk kemi ndonjë pikëmbështetje për datimin e tij, sidoqoftë ky sistem fortifikimi zor që të jetë antik”, thuhet në veprën e cituar, faqe 178 , të Prashniker dhe Shober. Këto vendbanime të rëndësishme në pellgun e Liqenit të Shkodrës janë simbol i traditës dhe trashëgimisë së largët ilire. Prandaj në gërmadhat e këtyre objekteve do të ishte me interes që të kryhen gërmime të reja arkeologjike, studime e kërkime shkencore, sepse ato janë pasuri e jashtëzakonshme e trashëgimisë kulturore historike shqiptare. E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

30

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021


MOZAIK

Hiking në një nga majat më të bukura të Shqipërisë

Shëtitjet e gjata për kënaqësi

Hiking është një aktivitet me vështirësi të moderuar, i cili përfshin ecjen në distanca të gjata, zakonisht nëpër shtigje . Kohëzgjatja e aktivitetit ndryshon midis programeve të shkurtra gjysmë-ditore dhe itinerareve më të gjata mbi 20 ditë. Zakonisht është një aktivitet që lejon grupe me madhësi të ndryshme dhe mund të kryhet nga mosha të ndryshme personash të ndryshëm me një fizik të mirë. Dallimi midis shëtitjes (hiking) dhe ecjes është se hiking përshkruhet si një shëtitje e gjatë, shpesh e bërë për kënaqësi në shtigje nëpër pyje ose fshat. Ecja është termi që përdoret për të përshkruar aktivitetin e përditshëm në distanca të shkurtra. Disa benefitet e hikingut janë: sforcohen muskujt dhe eshtrat, si dhe normalizohen rrahjet e zemrës, ndikon pozitivisht në shëndetin mendor, konsiderohet si anti-stres dhe rritë vetëbesimin. Një nga faktorët të rëndësishëm është edhe stina për hikinng si dhe terreni dhe gjatësia e udhëtimit . Zonat mbi 1000 m gjatë në dimër janë me dëborë dhe kjo e vështirëson lëvizjen nëpër terrene vera është stine e nxehtë dhe në ditët me diell , pavarësisht sa sfiduese mund të janë këto dy stina , keqpërgaditja ose mungesa e pajisjeve të duhura, mund t’ju gjejnë në një situatë jo të përshtatshme dhe të rrezikshme. Temperaturat në male janë të ndryshme nga temperaturat e

zonës në qytet. Dimri është shumë i ftohtë dhe temperaturat arrijnë deri në -17 gradë celsius , vera është stine e nxehtë , dhe si pasojë mund të rrezikonin ftohjen ose dehidrimin, ndërsa pranvera dhe vjeshta janë relativisht të ftohta por edhe sugjerohen si stinë për hiking .Në vjeshtë dielli lind më vonë, por perëndon më herët. Planifikoni kohën e udhëtimit, në mënyrë që të mos ju zëre errësira e natës papritur. Kontrolloni parashikimin e motit para se të niseni, në mënyrë që të visheni siç duhet. Çfarë duhet të keni me vete: një çantë shpine të përshtatshme për hiking ,veshje sportive, xhaketën kundër erës, çizme- këpuce hiking, duhet të keni ujë 1.5-2l dhe nëse planifikoni lëvizje të gjata +10 km, atëherë konsideroni të merrni edhe ushqime me vete. Ushqim energjik për ngjitje si: fruta të thata, arra, çokollata etj, bluza rezerve, syze, kapele dhe krem qe do j ‘u mbrojnë nga dielli. Shumë njerëz kanë dëshirë që të eksplorojnë destinacionet duke ecur vetëm apo me miqtë e tyre. Në qoftë se shtegu që doni të shtegtoni ka guidat elektronike përdorin ato si udhërrëfyes duke shkarkuar hartat në celularin tuaj. Disa shtigje, vende , male nuk janë të shënuara mirë dhe si pasojë ju mund të humbisni rrugën lehtë. Një element tjetër i rëndësishëm është edhe pushimi , bëni

pushime të shkurtra sa herë të keni nevojë për to dhe mos sforconi veten ,besoni trupit tuaj, qëllimi është të kaloni një kohë të këndshme atje dhe jo të vuani pas një ngjitje të gjatë, për të cilën nuk jeni përgatitur. Nëse nuk jeni në formë të mirë fizike, ka edhe shtigje të lehta ku mund të filloni të bëni hiking. Hiking si çdo aktivitet tjetër kërkon përgatitje dhe stërvitje , sa ma shpesh t’a ushtroni aq më tepër do t’a zotëroni. Në bjeshkët e Kelmendit gjendet një nga majat më mahnitëse të Shqipërisë , Maja e Vajushës . Nga Lëpusha për t’u ngjitur dhe eksploruar pamjet që sjellë Maja e Vajushës duhen dy orë ngjitje malore dhe një orë e pak zbritje malore. Këto maja të mrekullueshme me gjemba e bëjnë këtë shëtitje spektakolare sepse kur të arrini në kreshtën e Vajushës, do të shihni një zinxhir të pafund malesh që prekin qiellin. Vetë kulmi qëndron në kufirin midis Malit të Zi dhe Shqipërisë dhe ofron pamje që do t’ju mahnisin. Ne lartësinë e 2056m mbi nivelin e detit, shtegu mes pyllit me ahun gjigant dhe luginat malore të mbushura me burime lule, boronica dhe me kafshët e ndryshme si dhe legjendat e mitet e shumta që sjellin Bjeshkët e Nemuna janë vetëm disa nga arsyet pse së paku një herë në jetën tuaj duhet të bëni hiking në Majën e Vajushës. Donika Lulgjuraj E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

31


PORTRET

Portret: Ruzhdi Hasanaga

Veterineri i pasionuar me frazeologjinë gjuhësore të shqiptarëve Ruzhdi Hasanaga ka punuar mbi 40 vite si veteriner në Ulqin dhe rrethinë, duke lënë gjurmë të mëdha në popull. Më duket që këtë njeri kemi filluar ta njohim edhe më mirë dhe më thellë pas përurimit të librit të tij me titull “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”, në Bibliotekën e Ulqinit, në vitin 2017

Ismet Karamanaga Rrugëtimi nëpër kohë dhe hapësirë, në çdo qytet, ka legjenda, anekdota dhe tregime të ndryshme, kështu që edhe qyteti ynë i bukur Ulqini me rrethinë i ka legjendat dhe tregimet e veta gojore, fjalë të urta dhe terma që pak më rrallë mund t’i hasim në gjuhën e përditshme. Ruzhdi Hasanaga, në krahasim me shumë të tjerë të cilët merren me studime të tilla, ka bërë një punë të madhe dhe të rrallë, duke shënuar dhe mbledhur terma interesante dhe fjalë të urta popullore, të cilat ai i ka dëgjuar gjatë punës së tij 40-vjeçare në rrethinën e Ulqinit. Më vonë i ka botuar ato në një libër me titull interesant: ”Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi”, duke përdorur formën autoktone shqipe të rrethinës së Ulqinit. Një gjë të tillë nuk e ka bërë askush tjetër dhe kjo është për t’u lavdëruar dhe respektuar. Ruzhdiu ka gëzuar gjithmonë res-

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021

pekt të veçantë tek e gjithë popullata e Ulqinit dhe rrethinës, në veçanti në kohën kur ka qenë aktiv. Qëndrimi dhe sjellja e tij, fjalët e ëmbla, buzëqeshja dhe mënyra e trajtimit dhe e zgjidhjes së problemeve me të cilat janë përballur qytetarët tanë, sidomos në fshatrat e rrethinës së Ulqinit, e kanë ngritur punën e tij në një nivel të lartë. Pavarësisht se ka një kohë që është në pension, ai ende gëzon respekt të madh. Edhe sot e pyesin për këshilla. Askënd nuk e refuzon. Dera e shtëpisë së tij është gjithmonë e hapur për këshilla dhe sugjerime. Ndikimi i tij në fushën e veterinarisë, në veçanti derisa ka qenë aktiv, ka qenë i madh dhe shumë mendime të tij në këtë lëmë i kanë respektuar kudo. Mirëpo, duhet të ceket që ky njeri i rrallë, që nga fillimi i punës së tij ka filluar të merret edhe me studime dhe grumbullimin e fjalëve dhe termave që i ka dëgjuar në vendet ku janë përdorur. Prandaj fjalori dhe frazeologjia e përmbledhur e këtyre termave është unike dhe e rrallë. Është mirë që një punë e tillë, e bërë nga Ruzhdi Hasanaga, do të mbesë përgjithmonë e shkruar për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Prandaj, edhe një respekt i veçantë, një mendim modest nga autori i këtij shkrimi, kushtuar këtij intelektuali të rrallë.

Me një pasion të madh dhe me një përkushtim të veçantë mbi 40 vite, Ruzhdiu ka grumbulluar thesarin popullor, fjalët e urta popullore dhe fraza të cilat ende sot përdoren në gjuhën tonë të bukur

Materiali i tillë është grumbulluar dhe sistematizuar, shënuar spontanisht gjatë një periudhe të gjatë kohore, gjatë shërbimit të tij, duke i dëgjuar njerëzit gjatë kohës së vizitave si veteriner. Ky njeri i jashtëzakonshëm tregon se të gjitha këto i ka bërë për kënaqësi shpirtërore. “Më vonë e kam vendos ta bëj një përmbledhje për një libër i cili do të mbesë në arkivin e fjalorit tonë të pasur popullor”, tregon ai. Edhe disa të dhëna nga biografia e këtij njeriu të mirë dhe të “butë”, siç thotë populli ynë. Ka lindur në një familje me një pedigre të veçantë, në vitin 1937. Pas shkollës fillore në Ulqin, ndjek gjimnazin “e fortë” të asaj


PORTRET

kohe në Tivar, në gjuhën serbokroate, siç është quajtur më parë. Pas përfundimit të gjimnazit ka regjistruar Fakultetin e Mjekësisë në Zagreb, drejtimin e veterinarisë, dhe pas studimeve bëhet veterineri i parë shqiptar në Mal të Zi. Pa ndërprerje, afër 40 vite, ushtron detyrën si drejtor i Stacionit të Veterinarisë deri në pension. Gjithmonë ka qenë i papritueshëm. Asgjë nuk ka mundur ta ndalë për të shkuar të japë ndihmën atje ku është nevojitur ndihma e tij. Edhe diçka tjetër nga opusi i veprimtarisë së tij. Ky njeri modest, i sjellshëm dhe i aftë, vite me radhë ka qenë këshilltar i angazhuar në Radio Titograd. Ende edhe sot ruhen këshillat që i ka dhënë në radio për sëmundjet e kafshëve, që ishin shumë të përhapura në ato kohë. Është e nevojshme të përmendet se Ruzhdiu ka shkruar po ashtu edhe shumë artikuj në revistën “Praxis” të Zagrebit, punime me vlerë në lëmin e veterinarisë për mjekimin e kafshëve. Dhe në fund të punës së tij shumëvjeçare është treguar edhe si mbledhës i frazeologjisë së gjuhës sonë shqipe. Ka bërë një punë të madhe duke i nxjerrë nga harresa termat dhe frazeologjinë popullore, në erën e kompjuterëve, rrjeteve sociale dhe kohës moderne. Ai ende studion, shkruan dhe hulumton gjëra të ndryshme nga e kaluara jonë. Ka shkruar shumë artikuj dhe studime lidhur me profesionin e tij, të cilin e ka ushtruar deri në perfeksionizëm. Rrjeti social Facebook më përkujtoi në një shkrim modest që ia kam kushtuar më herët. Kjo zgjoi tek unë emocione dhe frymëzim për të shkruar një portret pak më të gjatë. Rastësisht e kam takuar në Ranën e Ulqinit, pas përurimit e librit të tij.

Ishte duke shijuar erën e detit në Ranën tonë të bukur. E fotografova, pa ditur që një ditë do ta përdori këtë fotografi për një portret modest të tij. Duke e analizuar vendin ku ai ka lindur, është shkolluar dhe ka studiuar, duke filluar nga Ulqini, Tivari dhe Zagrebi i Kroacisë, mund të vërehet se sa shumë kanë ndikuar në zhvillimin e personalitetit të tij. Këto mjedise të ndryshme kanë bërë dhe kanë formuar një veteriner të dalluar dhe specialist në këtë lëmë. Ruzhdiu ka qenë një punëtor i palodhur, pa orar të caktuar, por gjithmonë duke punuar ditë dhe natë pa refuzuar asnjë person për t’ia kryer shërbimin e nevojshëm. Duhet të ceket që nga puna dhe shërbimi i tij kanë qenë të varur shumë njerëz të cilët janë marrë me blegtori, në veçanti në rrethinën e Ulqinit, në Anë të Malit dhe kudo tjetër. Një shembull i tillë, siç është Ruzhdi Hasanaga, pa dyshim që meriton të përmendet dhe mos të harrohet. Ruzhdiu është i rrallë dhe i veçantë. Ndoshta dikur ai do ta gëzojë vendin e merituar në trashëgiminë tonë. Emri i tij me siguri do të jetë në majën e veterinarisë te ne. Dhe në fund të këtij portreti, po i përsëris disa fjali nga shkrimi që kam shkruar pas përurimit të librit të tij.

Ruzhdiu siç nuk e kemi njohur!

Kështu e kam filluar shkrimin tim kushtuar personalitetit dhe librit të tij të përuruar më 23 prill 2017, në Qendrën e Kulturës – Ulqin. Ishte kjo një befasi për të gjithë të pranishmit. Një mbrëmje solemne e paharruar që më ka mbetur në kujtesën time. Titulli i librit “Frazeologji dhe fjalë të urta të shqiptarëve në Mal të Zi” zgjoj interesim te të gjithë që merren me hulumtime dhe studime të frazeolog-

jisë popullore. Vetëm termi “fjalë të urta” mjafton të lexohet dhe të studiohet, në veçanti kur dëgjoni që Ruzhdiu këto fjalë i ka mbledhur gjatë rrugëtimit 40-vjeçar. Ishte kjo një befasi e rrallë për të gjithë ata që pak e shumë e njohin Ruzhdiun, apo më saktë, të cilët kanë menduar se e njohin. Të gjithë ne e njohim Ruzhdiun si një njeri të qetë, modest, një njeri i cili nuk din ta ngrejë zërin asnjëherë. Ruzhdiu gjithmonë ka qenë i pashëm, i veshur në mënyrë elegante, markant dhe i komunikueshëm. Të gjithë anëtarët e fisit Hasanaga janë të mirë, të veçantë, mirëpo Ruzhdiu dallohet, është i jashtëzakonshëm, i rrallë. Prandaj edhe them se kjo ishte një befasi e këndshme për shumë intelektualë dhe krijues nga Ulqini dhe më gjerë. Me një pasion të madh dhe me një përkushtim të veçantë mbi 40 vite, Ruzhdiu ka grumbulluar thesarin popullor, fjalët e urta popullore dhe fraza të cilat ende sot përdoren në gjuhën tonë të bukur. Fjala e shkruar mbetet dhe ruhet nga harresa. Edhe unë them se Ruzhdiu, siç e thotë edhe ai në librin e tij, “kam dhënë një ndihmesë kundër harresës, në përtërirjen e traditës kulturore, në ruajtjen dhe pasurimin e gjuhës së folur.” Ky ishte edhe qëllimi i tij. Unë do të shtoja se Ruzhdiu e arriti këtë qëllim dhe pa dyshim ky libër gjithmonë do të jetë një burim për studiues të gjuhës dhe thesarit tonë popullor. Më ka mbetur në kujtesë edhe një ekip i respektuar i folësve, të cilët i dhanë kësaj mbrëmjeje një solemnitet të rrallë. Në këtë mbrëmje solemne, për veprën e autorit folën panelistët Hajro Ulqinaku, Hajredin Kovaçi, si edhe mysafiri nga Shqipëria Prof. dr. Stavri Trako. Në këtë mbrëmje, shpjegime dhe sqarime të disa termave dha edhe prof. dr. Ruzhdi Ushaku. … Edhe pse në moshë, Ruzhdi Hasanaga ende është markant, i qeshur dhe gjithmonë elegant i veshur. Kafen e parë të mëngjesit e pi në Bar “Venus”, ku rri dhe bisedon me njerëz të cilët gjithmonë i befason me punën e tij hulumtuese. Ende shkruan, studion dhe hulumton. I dëshiroj jetë të gjatë dhe të bukur. E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

33


Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 SHKURT 2021


SPORT

Portret sportisti: Rafet Kolenoviq

Herkulesi nga Gucia Karriera e marrjes së tij me disiplinën sportive bodybuilding është mjaft e pasur dhe e suksesshme. Ka arritur rezultate të rëndësishme me pjesëmarrje në gara shtetërore dhe ndërkombëtare në vitet ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar. Herkulesi gucian Rafet Kolenoviq ka fituar një mori mirënjohjesh në Slloveni, Australi e Amerikë Në të kaluarën e largët – në kohën e ish-Jugosllavisë, por edhe në atë të afërt, në kohën e sistemin pluralist, treva e Plavës dhe Gucisë ka dhënë një numër të konsiderueshëm personalitetesh, të cilët kanë bërë emër dhe janë në zë në fusha dhe disiplina të ndryshme sportive, kush më pak e kush më shumë. Një ndër ta është Rafet Kolenoviq nga fshati

Kolinë i Komunës së Gucisë, i cili në kohën e ish-Jugosllavisë ka shënuar një vistër suksesesh në gjimnastikë e bodybuilding, të cilin për shkak të konstruksionit dhe dukjes së tij të jashtme trupore dhe fuqisë së jashtëzakonshme, e kanë quajtur “Herkulesi gucian”! Por, mjerisht për të pak kush din. Ai ka lindur në vitin 1954 në vend-

banimin Kolinë të Gucisë, i cili qysh në moshën e hershme fëmijërore ka treguar talent dhe prirje për gjimnastikë, me të cilën është marrë intensivisht qysh si nxënës i Shkollës Fillore “Xhafer Nikoçeviq” të Gucisë, kur dhe ka marrë pjesë në gara të ndryshme komunale e rajonale, e suksesi i tij është kurorëzuar me titullin Kampion i Malit të Zi. Pasi që me familje në rininë e hershme shpërngulet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si djaloshar korpulent fillon të merret profesionalisht me bodybuilding. Karriera e marrjes së tij me këtë disiplinë sportive është mjaft e pasur dhe e suksesshme. Ka arritur rezultate të rëndësishme me pjesëmarrje në gara shtetërore dhe ndërkombëtare në vitet ‘70 dhe ‘80 të shekullit të kaluar. Herkulesi gucian Rafet Kolenoviq ka fituar një mori mirënjohjesh në Slloveni, Australi e Amerikë, ndër të cilat veçohen sidomos rezultatet e tij impozante me pjesëmarrje në garat: në vitin 1975 në Pro Mr America – WBBG, vendi i parë për të rinjtë; Universe – Pro – PBBA, vendi i tretë; në vitin 1979 në garat Universe – Pro – IFBB, vendi i shtatë; World Pro Championships – IFBB, vendi i shtatë; dhe në vitin 1982 në garat Natural Mr America – NBA, Kategoria e mesme, vendi i pestë; Natural Universe – NBA, Kategoria e mesme, vendi i pestë. Kolenoviq me familje jeton dhe punon në SHBA, por kohë pas kohe vjen në vendlindje ku në muajt e verës e kalon një pjesë të pushimit vjetor. Shaban Hasangjekaj E ENJTE, 11 SHKURT 2021

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 shkurt 2021 Viti XX Numër 948 Çmimi 0,50

Zgjedhjet parlamentare në Kosovë si referendum për ndryshimin e qeverisjes

“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun:

www.kohajavore.me

ISSN 1800-5696

Libër i vogël, por me shumë porosi

Profesionist me vizion të gjerë shkencor

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.