KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 shkurt 2021 Viti XX Numër 950 Çmimi 0,50
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Tregues se Kosova ka të ardhme
ISSN 1800-5696
Duhet të flasim shqip
Shkolla fillore publike (mekteb-i iptidai) në Ostros të Vogël
PËRMBAJTJE
6
10 Emigrimi nga Shqipëria me përmasa shqetësuese
Kështu nuk shkon dhe nuk duhet toleruar më tutje!
12
14 Shqiptaro-egjiptianët
Serbia i ka ndezur motorët e lobimit në Uashington
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
PËRMBAJTJE
18
23 Mos shisni, por blini tokë dhe investoni në Malësi
Fuqia e imagjinatës dhe përjetimit femëror të botës
26
30 Për herë të parë pas 26 vitesh pezullohen karnavalet në Malësi
“Recetë kuzhine” provokon dhe kritikon postmodernitetin e Kosovës KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 25 shkurt 2021 Viti XX Numër 950 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Tregues se Kosova ka të ardhme ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
ISSN 1800-5696
ma uk Qençe n 1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Duhet të flasim shqip
Shkolla fillore publike (mekteb-i iptidai) në Ostros të Vogël
shqip flasim Duhet të
të Vogël iptidai) në Ostros publike (mekteb-i Shkolla fillore
të ardhme Kosova ka Tregues se
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
15 dhjetor 2016
Viti
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Çmimi 0,50 XV Numër 744
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Forca e Re Demokratike nuk do të votojë kandidatin e PDS-së për kryetar të ri të komunës së Ulqinit
Zgjedhjet e reja lokale, rrugëdalje nga situata Ulqin – Forca e Re Demokratike ka bërë të ditur se nuk do të mbështesë kandidatin e Partisë Demokratike të Socialistëve për kryetar të ri të Komunës së Ulqinit. Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, i ka mbushur 67 vjeç në fund të muajit janar, duke i plotësuar kushtet për pension. Përkundër kësaj, akoma nuk është zgjedhur kryetari i ri i Komunës së Ulqinit. Klubi i Këshilltarëve të Forcës së Re Demokratike e ka cilësuar si akt të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për Ulqinin dhe qytetarët e tij zvarritjen e përfundimit të mandatit të kryetarit të komunës së Ulqinit. “Që nga informata e vonuar e Sekretariatit për Adminstratë dhe Veprimtari Shoqërore se kryetari i Komunës ka mbushur 67 vjeç dhe i ka
4
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
plotësuar kushtet ligjore për pensionim, pazaret e tejzgjatura politike për përkrahjen e listës së dëshirave me kandidatë për kryetar Komune, e ka çuar Komunën e Ulqinit në një gjendje të status quo-së dhe e vetmja rrugëzgjidhje është që mandati t’i kthehet popullit”, thuhet në kumtesën për media. Forca e Re Demokratike vlerëson se për tre vite të pushtetit, me përkrahjen dhe ndihmën e gjerë të të gjitha strukturave të pushtetit në Podgoricë nuk është realizuar premtimi politik i zgjedhjeve lokale të vitit 2018 se pa PDS-në në krye të Komunës së Ulqinit nuk ka zhvillim të saj. Për këtë arsye, “çdo kandidat për kryetar Komune nga kjo parti (PDS) është i papranueshëm për qytetarët e Ulqinit dhe për Forcën e Re
Demokratike”, derisa rrugëdaljen nga kjo situatë e shohin në mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale. Ndërkaq, nga Këshilli Komunal i PDS-së kanë njoftuar së fundmi se kandidat i saj për postin e kryetarit të Komunës së Ulqinit është Aleksandar Daboviq, i cili aktualisht është kryearkitekti i Komunës së Ulqinit. Koalicionin qeverisës në Komunën e Ulqinit e përbëjnë 30 këshilltarë të PDS-së, Forcës së Re Demokratike, koalicionit “Zgjohu” (Partia Demokratike, Lëvizja Qytetare “Perspektiva” dhe LD në MZ), Unionit Demokratik të Shqiptarëve, Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe Partisë Boshnjake, nga 33 këshilltarë sa ka gjithsej Kuvendi i Komunës së Ulqinit. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Në Komunën e Ulqinit
Përkeqësohet situata epidemiologjike
Ulqin – Situata epidemiologjike në Komunën e Ulqinit është përkeqësuar ditëve të fundit për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve me COVID-19 e për pasojë ka pasur edhe disa të vdekur. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, numri i të infektu-
arve në Komunën e Ulqinit të martën ka arritur shifrën 302. ISHP-ja ka bërë të ditur se vlera e incidencës kumulative në Komunën e Ulqinit, për periudhën dyjavore, nga 6 deri më 19 shkurt 2021, është 1416.47 të infektuar për 100 mijë banorë, duke e renditur Ulqinin në
zonën e katërt, ku gjenden komunat me nivelin më të lartë të të infektuarve. Vetëm dy komuna – Budva dhe Tivati kanë vlerë më të lartë të incidencës kumulative sesa Komuna e Ulqinit në nivel të Malit të Zi. (Kohapress)
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Diskursi demografik
Emigrimi nga Shqip me përmasa shqetë migrantëve i cili bazohet në të dhënat e dy censuseve të njëpasnjëshëm, edhe pse ka vështirësi ose kufizime”, thuhet në raport. Në lidhje me këtë çështje si bazë është Nail Draga marrë popullsia me datën 1 janar 2020 nga regjistri civil, i cili përmban shtetasit shqiptar, pavarësisht vendbanimit të tyre(edhe ata që jetojnë jashtë vendit), Nga miratimi i pluralizmit në vendet e sipas moshës dhe gjinisë. Në përgish- kampit socialist në Evropën Jug- jithësi përllogaritet që diaspora shqiplindore, emigrimi i popullsisë në botën tare ka arritur numrin prej 1.684.135 e jashtme ishte çështje jetike, për të persona, ndërsa sipas gjinisë, femra ka përjetuar lirinë e mohuar rreth pesë 799.416, e meshkuj 884.719. dekada. Në këtë aspekt përjashtim nuk bën as Shqipëria, e cila ishte vendi Emigrantë më më i izoluar dhe më i varfër në kuadër shumë në Itali e Greqi të këtij kampi, andaj edhe emigrimi i popullsisë nuk paraqet ndonjë befasi, sepse populli shqiptar kërkonte atë qe i është mohuar dekada me radhë. Në lidhje me këtë çështje janë publikuar të dhëna të cilat janë shqetësuese, sepse sipas INSTAT-it që kanë të bëjnë me datën 1 janar 2020 nga Shqipëria kanë emigruar 1.684.135 shqiptarë, duke qenë ndër vendet me shkallë më të lartë në rajon. Ndërsa sa i përket popullsisë në vend , Shqipëria ka pasur 2.845.955 banorë, duke pësuar një rënie prej 0.6% në krahasim me 1 janar e 2019-ës.
Në raport janë përfshirë të dhënat nga OKB, që ka të bëjë me shpërndarjen territoriale të emigrantëve shqiptarë në botë në periudhën kohore 19952019.Nga të dhënat e tilla del qartë së emigrimi i shqiptarëve është më i lartë në Itali (39.4%), Greqi (35.3%), SHBA (8.2%), Gjermani (4.2%), Kanada (1.4%),në Mbretërinë e Bashkuar (0.9%),në Belgjikë (0.9%) dhe në vendet e tjera(9.7%). Në saje të këtyre të dhënave del se emigrantë shqiptarë ka më së shumti në Itali e Greqi, pastaj në Gjermani, ndërsa prej vendeve të tjera jashtë Evropës vend të rëndësishëm zënë SHBA -ja dhe Kanadaja. Në lidhje me këtë çështje, të dhëna
Raporti nga INSTAT-i
Sipas raportit të publikuar ditë më parë nga INSTAT-i, “Diaspora e Shqipërisë në shifra” del se rreth 1.6 milionë shqiptarë banojnë jashtë vendit, që është bazuar në të dhënat e dy regjistrimeve të popullsisë. “Duke pasur parasysh se shqiptarët vendbanues nuk regjistrohen sistematikisht kur largohen nga vendi dhe duke qenë se ka pak stimuj që ata të regjistrojnë largimin te autoritetet vendore, nuk ka matje të besueshme të numrit të individëve që janë larguar nga Shqipëria. Sidoqoftë, INSTAT përdor metoda të tërthorta për kryerjen e një vlerësimi mbi numrin e
6
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
përia ësuese më të sakta do të kemi në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë në Shqipëri që duhet të mbahet gjatë këtij viti, duke ofruar të dhëna mbi procesin e emigrimit në bazë territoriale, strukturës sociale, moshës, gjinisë, profilit arsimor dhe profesional.
Rënie e numrit të nxënësve
Emigrimi i popullsisë ka ndikuar me pasoja të ndryshme shoqërore në Shqipëri, ku si tregues negativ është rënia e numrit të nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme. Nga një dukuri e tillë, numri i nxënësve në shkollat shqiptare po ulet në mënyrë të dukshme në vitet e fundit, e kjo ka të bëjë veçanër-
“
Sipas të dhënave nga INSTAT-i, dukuria e emigrimit nga Shqipëria ka marrë përmasa shqetësuese, nga del se 1.6 milionë shqiptarë janë emigrantë, në shumë vende të botës, duke qenë ndër vendet me shkallën më të lartë në regjion, me pasoja të mëdha shoqërore dhe kombëtare
isht me arsimin fillor. Sipas të dhënave të Institutit të Statistikës, INSTAT, në vitin shkollor 2019/2020, në shkollat fillore procesin edukativo-arsimor e kanë ndjekur 294.879 nxënës. Ky numër është më i vogël për 3.8 për qind krahasuar me vitin paraprak dhe 10,1 për qind, krahasuar me vitin shkollor 2016/2017. Gjendja nuk është aspak më e mirë as në arsimin e mesëm, ku numri i nxënësve është ulur për 4,2 për qind. Gjithashtu, numri i nxënësve të cilët kanë mbaruar arsimin e mesëm është më i vogël për 3,6 për qind. Kjo rënie që i takon kësaj grupmoshe, ndodhi për shkak të nivelit të lartë të emigrimit
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të popullsisë, bëhet e ditur nga INSTAT-i. Behët më dije se në këtë vit shkollor 2020/2021 në 1.754 shkolla fillore dhe të mesme në vend, mësimin e ndjekin mbi 430 mijë nxënës.
Popullsia po plaket
Sipas të dhënave nga INSTAT-i, popullsia e Shqipërisë nga viti 2001 ka ardhur duke u tkurrur, ku në disa qarqe kjo tkurrje ka ndikuar në rritjen e moshës mesatare të popullsisë. Nga të dhënat e publikuara në vjetarin statistikor, popullsia nën moshën 15 vjeç po shkon drejt barazimit me popullsinë mbi 65 vjeç. Kështu, nga 1 janari 2020, në Shqipëri kishin 478.850 të rinj të moshës nën 15 vjeç dhe 420.036 të moshuar të moshës 65 vjeç ose më shumë. Qarqet me raportin më të lartë të varësisë së të rinjve janë ato të Kukësit dhe Dibrës, ndërsa qarqet me raportin më të ulët të varësisë së të rinjve janë ato të Gjirokastrës dhe të Vlorës Nga ana tjetër, qarqet me raportin më të lartë të moshuarve, më të vjetër së 65 vjeç janë Lezha dhe Gjirokastra, ndërsa më të ulët e kanë Korça dhe Tirana. Ndërsa nga 1 janari 2020, mosha mesatare e popullsisë në Shqipëri ishte 37.2 vjet. Sipas këtij treguesi, qarku i Tiranës kishte popullsinë më të re në Shqipëri, me një moshë mesatare prej 35.5 vjet, ndërsa popullsinë me të të vjetër në vend e kishte qarku i Gjirokastrës, me moshë mesatare prej 41.8 vjet, që është rezultat i drejtpërdrejtë i emigrimit të popullsisë dhe të mosshënimit të saj në vend. Përfundimisht duhet theksuar së të dhënat e publikuara nga INSTAT-i, mbesin referencë e besueshme në lidhje me emigrimin e shqiptarëve, dukuri e cila ka marrë përmasa shqetësuese me pasoja shumëdimensionale, për kohën tonë dhe në të ardhmen. E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Tregues se Kosov
Kosovarët kanë treguar pjekuri politike gjatë gjithë historisë, anipse fati nuk ishte gjithmonë në anën e tyre. Në kohën e shtypjes dhe të okupimit, kur ishte pothuajse e pamundur të organizonin zgjedhje të lira, zgjodhën një udhëheqës të urtë dhe pacifist që kishte një mbështetje gjithëpopullore dhe diti ta ruaj popullin e vet nga skenarët e ndryshëm antishqiptarë, duke e udhëhequr atë drejt lirisë dhe pavarësisë. Sot kosovarët mbështesin një ndryshim, një frymë që buron nga pjesa më e rëndësishme e popullsisë - të rinjtë
hej aq mirë, duke patur parasysh se disa nga figurat e rëndësishme që mund të ishin me peshë politike nuk iu bashkuan asaj. Por ndodhi ajo që dihet: LDK mori ndëshkimin e madh Fiqret për shkak të largimit të zonjës OsmaMujeziqi / ni. Pra, LDK-ja nuk ka arritur të fitoShtuttgart jë në asnjë komunë, duke dështuar edhe në bastionet e saj. Rrëzimi i Qeverisë “Kurti 1” ishte Zgjedhjet parlamentare në Kosovë, një maskaradë politike dhe manipuqë u mbajtën më 14 shkurt, treguan lim zgjedhor, por pupulli i Kosovës e edhe një herë se Republika e Kosovës mbajti mend dhe i ndëshkoi me votë ka një ardhmëri, sepse ka njerëz që në këto zgjedhje. Çdo kohë ka herdinë shumë mirë si të reagojnë në onjtë e vet. Edhe kjo kohë ka dy permomente të rëndësishme historike. sonalitete që sot sytë e kosovarëve Një fitore e Lëvizjes Vetëvendosje! plot shpresë janë drejtuar nga ata: pritej gjithsesi, por një rezultat kaq i Albini dhe Vjosa. lartë jo se nuk pritej, por ishte vështirë Me sa duket, as ky duet dhe as të imagjinohej, sidomos duke pasur njerëz të tjerë të njohur në listën e parasysh rrëzimin e qeverisë dhe an- LVV-së nuk janë persona me ambigazhimin e të gjitha partive kundër cie megalomane për pasuri. Por janë kësaj partie. Pastaj edhe pesha poli- politikanë të cilët mund të jenë të tike e Vjosa Osmanit në LDK nuk nji- suksesshëm në çdo vend perëndi-
“ 8
Një mbështetës i fuqishëm i shoqërisë kosovare është diaspora e saj, e cila bëri dhe po bën të pamundurën duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit të vet. Kjo diasporë, aq e përkushtuar për vendin dhe të ardhmen e tij, mund të krahasohet me diasporën izraelite, e cila bëri të mundur që shteti i tyre të ekzistojë dhe të zhvillohet në një hapësirë krejtësisht armiqësore
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
mor me një demokraci të konsoliduar. Kjo i dallon ata nga paraardhësit e tyre, të cilët nuk kanë bërë asgjë kundër varfërisë dhe janë përgjegjës për korrupsionin, duke keqpërdorur paratë publike dhe ky korrupsion është përhapur në vend në të gjitha poret e jetës. Shndërrimi i suksesit zgjedhor në sukses në qeverisje është kusht për jetëgjatësinë e kësaj liste votuese në të ardhmen. Slogani i saj “Krejt dhe drejt” duhet të zbatohet në mënyrë që të kryhen reformat në drejtësi dhe të luftohet papunësia dhe korrupsioni. Kjo mund të arrihet duke reformuar të gjitha fushat, për të mbajtur dhe siguruar funksionimin e shtetit. Nuk dihet ende se me cilat sfida do të përballet koalicioni fitimtar në formimin e një qeverie dhe zgjedhjen e presidentit, por këto janë çështje që duhet të trajtohen me kujdes dhe seriozitet. Kosovarët kanë treguar pjekuri politike gjatë gjithë historisë, anipse fati nuk ishte gjithmonë në anën e tyre. Në kohën e shtypjes dhe të okupimit, kur ishte pothuajse e pamundur të organizonin zgjedhje të lira, zgjodhën një udhëheqës të urtë dhe pacifist që kishte një mbështetje gjithëpopullore dhe diti ta ruaj popullin e vet nga skenarët e ndryshëm antishqiptarë, duke e udhëhequr atë drejt lirisë dhe pavarësisë. Sot kosovarët mbështesin një ndryshim, një frymë që buron nga
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
va ka të ardhme
pjesa më e rëndësishme e popullsisë - të rinjtë. Kjo frymë duhet të jetë ajo e cila do të ndryshojë “krejt dhe drejt” për të hapur horizonte të reja perspektive. Shumica e kosovarëve tani besojnë se vetëm me Abinin kryeministër dhe Vjosën presidente, ndryshimi shoqëror i shumëpritur mund të kryhet dhe mirëqenia sociale të përmirësohet. Një mbështetës i fuqishëm i shoqërisë kosovare është diaspora e saj, e cila bëri dhe po bën të pamundurën duke sakrifikuar çdo gjë për lirinë e vendit të vet. Kjo diasporë, aq e përkushtuar për vendin dhe të ardhmen e tij, mund të krahasohet me diasporën izraelite, e cila bëri të mundur që shteti i tyre të ekzistojë dhe të zhvillohet në një hapësirë krejtësisht armiqësore. Rëndësinë dhe seriozitetin e këtyre zgjedhjeve e tregon edhe rasti i një
“
Rrëzimi i Qeverisë “Kurti 1” ishte një maskaradë politike dhe manipulim zgjedhor, por pupulli i Kosovës e mbajti mend dhe i ndëshkoi me votë në këto zgjedhje. Çdo kohë ka heronjtë e vet. Edhe kjo kohë ka dy personalitete që sot sytë e kosovarëve plot shpresë janë drejtuar nga ata: Albini dhe Vjosa
gruaje të moshës 107 vjeçe, që voton me shpresë për ndryshim dhe për të mirën e vendit. Sigurisht, pritjet janë të mëdha. Së pari, këto zgjedhje duhet të shihen si një mundësi për fituesin për të bërë ndryshime, por edhe për humbësin për t’u reformuar duke u çliruar nga uzurpatorët e pozitave të larta, për t’u kthyer sërish në një subjekt politik serioz dhe konkurrues në skenën politike. Qeverisja e mirë kërkon kundërshtim të arsyeshëm dhe konstruktiv. Udhëheqja e re do të ketë sfida të
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
panumërta, por kur ekziston vullneti dhe dëshira për të punuar për shtetin dhe jo për kapjen e tij, rezultatet patjetër që do të shihen. Trajtimi i temave duhet të jetë serioz dhe profesional. Problemet mund të zgjidhen vetëm me njerëz të përgjegjshëm dhe kompetentë. Mbështetja dhe besimi te fuqitë perëndimore, SHBA dhe BE, dhe integrimi në strukturat euro-atlantike, duhet të jenë qëllim i përhershëm dhe prioritet i politikës së jashtme. Punë të mbarë dhe ju priftë e mbara! E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Të drejtat e shqiptarëve në Malin e Zi dhe realizimi praktik i tyre
Kështu nuk shkon d duhet toleruar më tu Hajrullah Hajdari
Pavarësisht se kaluam 30 vite në demokraci dhe po aq vite po përjetojmë një tranzicion politiko-ekonomik të tejzgjatur, pozita politike dhe mirëqenia e shqiptarëve në Mal të Zi, në krahasim me fillimvitet e demokracisë e dhe vendet e tjera të këtij shteti, ka mbetur në vendnumëro! Shkaqet e kësaj gjendjeje të palakmueshme shpeshherë janë diskutuar e komentuar, por për arsye të oportunizmit, joprofesionalizmit apo të korrupsionit politik, ato asnjëherë nuk janë thënë hapur, jo për të kritikuar por, së paku, për të nxitur frymën e përgjegjësisë dhe veprimit për trasimin e një rruge tjetër, e cila do të na shpie drejt ndryshimit të pozitës në të cilën ndodhemi. Kështu nuk shkon dhe nuk duhet toleruar më tutje! Është e njohur në politikë se “faji është jetim” dhe gjithmonë “nuk jam unë (nuk jemi ne) fajtor” apo “faji duhet kërkuar diku tjetër”. Por, meqë ra fjala për demokraci, atëherë fajin s’kemi ku ta kërkojmë tjetër, përveç te politika zyrtare dhe politikanët tanë shqiptarë, sepse me politikanët malazezë dhe hyzmeqarët e tyre jemi ngopur. Po ç’kanë bërë ata?! Shqiptarët në Malin e Zi, në fillimvitet
10
“
e demokracisë u bënë pjesë e përmasës shqiptare të krizës jugosllave, ndonëse qenë i vetmi rajon i ngulimeve shqiptare ku nuk shpërtheu konflikti i armatosur. Vendbanimet shqiptare ishin vendet ekonomikisht më pak të zhvilluara në Mal të Zi, nuk gëzonin të drejtën e përdorimit të simboleve kombëtare, programet shkollore ishin reduktuar, emigrimi i popullsisë kishte marrë përmasa të mëdha, kështu që identiteti kombëtar rrezikohej gjithnjë e më shumë. Shqiptarët në këtë kohë përbënin 6.57% të popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi, gjegjësisht 7.14% të popullsisë së përgjithshme, gjuha amtare e të cilëve ishte gjuha shqipe.
Ngecja e zhvillimit ekonomik dhe boshatisja e vendeve shqiptare, përgjegjësi e partive politike shqiptare
Fillimvitet e demokracisë, ndonëse në kushte të rënduara politike, pasi rajoni ishte kapluar nga lufta dhe si pasojë Jugosllavia si shtet po zhbëhej, ngjallën shpresë te shqiptarët se po vinin kohë më të mira, qoftë politike apo ekonomike. Në zgjedhjet e para parlamentare të vitit 1990 populli shqiptar, i vetëdijshëm për nevojën e ndryshimeve, në numër të madh votuan shqip, votuan LD në MZ-në, atëbotë partinë e vetme politike shqiptare. Nuk vonoi shumë, sa për shkak të pakënaqësisë për punën e kësaj partie e me shumë për interesa personale të individeve
Ndonëse nuk ka shënime zyrtare, në bazë të shënimeve krahasuese të regjistrimeve të popullsisë, na del se mbi 20 000 shqiptarë e kanë braktisur vendin e tyre, që përbëjnë së paku 41% të popullsisë shqiptare në Mal të Zi
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
apo grupimeve të caktuara, partitë politike shqiptare filluan të binin si “kërpudhat pas diellit”, aq sa deri më sot në skenën politike shqiptare kanë defiluar 13 parti apo grupe qytetarësh. Absurd, të panevojshme, servilizëm, të dëmshme, gjithsesi! Deri në vitin 1998 ekzistonin vetëm dy parti politike shqiptare dhe disi, sa i përket çështjes kombëtare, kishin qëndrime të përafërta dhe nuk vërehej ndonjë lakmi ndaj pushtetit qendror dhe as ndonjë joshje për shqiptarët nga ana e pushtetit për të hyrë në qeveri. Pikërisht këtu fillojnë përçarjet dhe lakmia për pushtet, pikërisht nga këtu fillojnë premtimet e shumta të partisë-shtet dhe joshja e elektoratit shqiptar me premtime të shumta për punësim në shkëmbim të votës, pa asnjë kriter, për leje ndërtimi apo ndonjë favor tjetër që, ata të cilët votonin partitë shqiptare nuk mund t’i merrnin dot. Përderisa militantët partiakë punësohen edhe pa e kryer fakultetin, ata që nuk janë me partinë në pushtet presin në Entin për Punësim dhjetë vite e më shumë. Është ky korrupsion politik, nepotizëm i pastër! Efekti i korrupsionit politik, për neve i rëndësishëm në nivelin lokal, ka për pasojë jo vetëm ngecjen e zhvillimit ekonomik por edhe rritjen e shkallës së papunësisë, pabarazinë në mes të qytetarëve, joprofesionalizmin, humbjen e besimit në administratën publike etj., dhe si rrjedhojë, karvani i emigrantëve shqiptarë nuk ka të ndalur. Vendet shqiptare po boshatisen nga dita në ditë. Ndonëse nuk ka shënime zyrtare, në bazë të shënimeve krahasuese të regjistrimeve të popullsisë, na del se mbi 20 000 shqiptarë e kanë braktisur vendin e tyre, që përbëjnë së paku 41% të popullsisë shqiptare në Mal të Zi.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe nuk utje! Zhvillimi ekonomik i vendeve shqiptare në Mal të Zi, sot është nën nivelin e fillimviteve të demokracisë. Në vitin 1996, të ardhurat buxhetore të komunës së Ulqinit ishin më të mëdha se të komunës së Tivatit për afro 15%, (6291:5517), ndërsa sot sipas indeksit zhvillimor të komunave në Mal të Zi, Ulqini renditet në vendin e 12-të, ndërsa Tivati në vendin e 6-të. Ulqini është e vetmja komunë në bregdetin malazez e cila përfiton nga Fondi i Egalizimit, si komunë nën mesataren zhvillimore në Mal të Zi (76.95%). Numri i të punësuarve në Ulqin, në vitin 1989 ishte 4 068, ndërsa në vitin 2017 – 4 438 punëtorë. Pra, për 28 vite janë punësuar vetëm 370 punëtorë, ndërkaq shkalla e papunësisë në Ulqin është 24.39%, ndërsa në Plavë (viti 2017) 57.98%. Investimet në ekonomi nga pushteti qendror në komunën e Ulqinit janë katastrofale. Në vitin 2017 nga buxheti i Malit të Zi në vendet e banuara me shqiptarë është investuar: në sektorin e komunikacionit 2.37% të investimeve të përgjithshme në këtë sektor në Mal të Zi, në infrastrukturën e nevojave komunale dhe ruajtjes së mjedisit vetëm 1%, në infrastrukturën shkollore, shëndetësore dhe sport 1.59%, ndërsa në turizëm 0%. Përkundër këtyre rezultateve katastrofale, politikanët tanë zgjodhën rrugën e vazhdimit të bashkëpunimit me partinë-shtet, pa ndërmarrë asnjë hap konkret për ndryshimin e kësaj gjendjeje të mjerueshme.
“
Ka ardhur koha për një klasë të re politike shqiptare në Mal të Zi, për një mentalitet tjetër politik, për një bashkërendim të mirëfilltë të kërkesave shqiptare. Figura dhe politika e Albin Kurtit duhet të jetë shembull për të gjithë shqiptarët e pakënaqur në Mal të Zi, për të gjithë ata që dëshirojnë zhvillim dhe mirëqenie ekonomike të vendeve të banuara me shqiptarë dhe forcimin e identitetit të tyre kombëtar. Albini, sigurisht, nuk do vijë të na i kryejë punët, ato duhet t’i bëjmë vetë. Pra, duhet ta gjejmë apo ta krijojmë një Albin Kurti, i cili është më se i nevojshëm
sot shqiptarët, si pasojë e ligjit zgjedhor diskriminues përfaqësohen në Kuvendin e Malit të Zi vetëm nga dy përfaqësues, nga katër sa kishim deri në vitin 1998. Ndërkaq, edhe pse partitë shqiptare fituan numrin e duhur të këshilltarëve, besimin për të udhëhequr komunën e Ulqinit këshilltarët e zgjedhur ia dhanë DPSit, përkundër të gjitha dështimeve të cilat i paraqita më lart. Edhe më keq, shqiptarët (politikanët, jo populli) po i rrinë besnik DPS-it edhe sot kur ata e humbën pushtetin, madje përsëri kryetar i komunës së Ulqinit do të zgjidhet nga radhët e tyre, edhe pse partitë shqiptare e kanë numrin e duhur për të zgjedhur kryetarin nga radhët e shqiptarëve. Shtrohet pyetja: Pse? Për interes të shqiptarëve dhe zhvillimit të tyre, JO! Vetëqeverisja vendore është krejtësisht e centralizuar. Në këto kushte komunat nuk disponojnë me pasuritë e tyre, madje as nuk përfitojnë nga të ardhurat e krijuara aty. Zona e bregdetit shfrytëzohet pamëshirshëm nga pushteti qendror. Si në asnjë vend tjetër, në bregdetin malazez vija e “të mirave detare” në komunën e Ulqinit shkon deri në 1 000 m në brendësi, përkundër përkufizimit ligjor 6 metra nga bregu i detit, pa çka se atje e dërguam një njeri tonin i cili mbulon vendin e kryetarit të Këshillit Drejtues, por zona nuk u tërhoq, nuk ndryshoi, ndërsa shqiptarët qëndronin në koalicion me partinë-shtet!
Dështimi i partive politike shqiptare
Shqiptarët në Mal të Zi duhet ta gjejnë apo krijojnë një AlSi rrjedhojë e bashkëpunimit dhe bin Kurti - për ndryshime nënshtrimit të interesave të partisë-shtet ose partive tjera malazeze,
Nga sa cekëm më lart, mund të themi me të drejtë se kemi një dështim
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
të klasës politike shqiptare. Ata nuk i kanë përmbushur premtimet e dhëna, përkundrazi, duke bashkëpunuar qorrazi apo për interesa personale me partinë-shtet, kanë kontribuar dukshëm në keqësimin e gjendjes ekonomike dhe në boshatisjen e vendeve shqiptare. Politikanët tanë nuk kanë qenë të aftë të materializojnë vendimet juridike të brendshme e as ndërkombëtare, sidomos në sferën e të drejtave kombëtare, për të cilat do të flasim njëherë tjetër. Si duket, interesi i tyre kryesor ka qenë dhe janë kujdesur më shumë për menaxhimin e buxheteve komunale, sepse, thonin ata, për investime kapitale është qeveria. E çka ka bërë qeveria, e shohin të gjithë shqiptarët. Politikanët aktualë shqiptarë në Malin e Zi janë përgjegjës për gjendjen e mjerueshme ekonomike dhe politike. Ata duhet të reflektojnë sa më parë që është e mundur. Votuesit besnikë të tyre duhet të kërkojnë llogari për politikën dështuese të tyre. Ka ardhur koha për një klasë të re politike shqiptare në Mal të Zi, për një mentalitet tjetër politik, për një bashkërendim të mirëfilltë të kërkesave shqiptare. Figura dhe politika e Albin Kurtit duhet të jetë shembull për të gjithë shqiptarët e pakënaqur në Mal të Zi, për të gjithë ata që dëshirojnë zhvillim dhe mirëqenie ekonomike të vendeve të banuara me shqiptarë dhe forcimin e identitetit të tyre kombëtar. Albini, sigurisht, nuk do vijë të na i kryejë punët, ato duhet t’i bëjmë vetë. Pra, duhet ta gjejmë apo ta krijojmë një Albin Kurti, i cili është më se i nevojshëm.
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Serbia i ka ndezur m e lobimit në Uashing Ka disa vite qëkur jam përpjekur të paralajmëroj për situatën në të cilin gjendet sot, si komuniteti shqiptaro-amerikan ashtu edhe dy shtete shqiptare, përsa i përket lobizmit në Uashington, në mbështetje të interesave kombëtare të shqiptarëve në Ballkanin Perëndimor
Për Koha Javore:
Frank Shkreli
Janë dy ngjarje të kohëve të fundit që e dramatizojnë këtë situatë edhe më tej dhe bëjnë thirrje për veprim: njëra është largimi, Janarin që kaloi nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara, i njërit prej mbështetësve më të mëdhenj dhe më të fundit të Kosovës, të Shqipërisë dhe shqiptarëve në përgjithësi, ish-kongresmeni Eliot Engel, pas pothuaj tri dekadash në detyrë, duke pasur parasysh se pothuaj asnjë nga mbështetësit e mëdhenj të shqiptarëve dikur në Kongresin amerikan, nuk janë më aty. Tjetra ka të bëjë me shtimin, kohët e fundit, të përpjekjeve lobiste të Serbisë në Uashington dhe anembanë Amerikës – e cila i sheh ndryshimet politike në kryeqytetin amerikan dhe humbjen e influencës së shqiptarëve, sidomos gjatë 10-15 viteve të fundit në Shtetet e Bashkuara, si një rast të volitshëm për të plotësuar, si të thuash, këtë boshllëk të ndikimi të Amerikës sa i përket Ballkanit Perëndimor – ndërsa politikanët shqiptarë i kanë zënë ethet e zgjedhjeve dhe nuk duan të dinë se çfarë po ndodhë në rajon dhe në botë, përtej interesave të tyre personale dhe partiake -- me të vetmin qëllim të ekzistencës së tyre politike dhe ruajtjes së pushtetit
12
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
të tyre personal dhe të partive që ata përfaqësojnë. Komuniteti shqiptaro-amerikan bëri histori me lobizmin e mirë- organizuar gjatë luftës së ftohtë e veçanërisht gjatë luftës në Kosovë dhe ish-Jugosllavi -- ndërsa shquhej si një prej forcave lobiste më të fuqishme në Uashington, në një periudhë prej tre dekadash. Gjatë 10-15 viteve të fundit, me përjashtim të ndonjë individi aty këtu që mban kontakte personale me ndonjë anëtarë të Kongresit nga shteti ku jetojnë shqiptarët, nuk ka pasur ndonjë organizim as përqendrim serioz të vëmendjes për lobizëm në interes të çështjeve shqiptare në Shtetet e Bashkuara. Një lajm i mirë i kohëve të fundit, përsa i përket kësaj teme, është krijimi i një organizate të re lobizmi nga komuniteti shqiptaro-amerikan, i quajtur Kongresi Panshqiptar Amerikan (KPA). Një grup veprimtarësh shqiptaro-amerikanë, themelues të këtij kongresi, janë shprehur se, “KPA-ja është themeluar me qëllim që të promovojë vlerat dhe interesat e shqiptarëve dhe të amerikanëve, të përkrahë parimet demokratike dhe të mbrojë identitetin e shqiptarëve, sot dhe për brezat që vijnë”, thuhej në njoftimin për media. Ata kanë premtuar gjithashtu se do të bashkëpunojnë me të gjitha organizatat ekzistuese shqiptaro-amerikane siç janë Federata Pan-Shqiptare Vatra, Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Gazeta Illyria dhe Gazeta Dielli dhe organizata të
tjera përfaqësuese të komunitetit në New York, Detroit, Dallas, Chicago, etj. Ndonëse është në fazën fillestare të organizimit, KPA-së i urojmë sukses në këtë ndërmarrje fisnike. Lobimi, siç dihet, është një ushtrim ligjor politik për influencë në Shtetet e Bashkuara, që kontrollohet me ligj e që komuniteti shqiptaro-amerikan ka ditur ta përdor dhe të përfitojë në raste kur Kombi kishte më shumë se kurrë nevojë për ndihmën politike
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
motorët gton dhe ushtarake amerikane. Deri më sot, fatkeqësisht, komuniteti shqiptaro-amerikan, sidomos nga pikëpamja organizative këto 10-15 vitet e fundit ishte më tepër si një spektator, pothuaj indiferent, ndaj zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, sepse kështu duket se i konvenonte klasës aktuale politike në Shqipëri dhe në Kosovë, me gjithë zhurmën e madhe të tyre për bashkëpunim me diasporën. Krijimi me bujë të madhe i ministrive të diasporës disa vite më parë në Tiranë, Prishtinë e Shkup – në vend që të organizonte dhe të bashkërendonte veprimtaritë e emigrantëve shqiptarë në interes të çështjeve kombëtare, sidomos në botën perëndimore, në të vërtetë, duket se politikisht e ka çangazhuar, diasporën – diçka që më duket se vetëm tashti e kanë kuptuar diasporat shqiptare në perëndim. Ndërkaq, shikoni se ç’po ndodhë
muajt e fundit këtu në Shtetet e Bashkuara. Shteti agresor Serbia, ka ndërmarrë një fushatë të re lobimi në Uashington, sikur do të përfitojë nga mungesa e veprimtarisë së shqiptarëve në këtë fushë. Serbia nuk do ta ketë lehtë me administratën e re të Presidentit Joe Biden, i cili e di mirë historinë e konflikteve të fund viteve të shekullit të kaluar – dhe e cila e dallon mirë kush është agresori e kush janë viktimat e këtij agresori, sidomos në rastin e Kosovës. Por, me një realitet të ri politik në Uashington -- me një administratë të re amerikane e që nuk pritet të jetë tepër miqësore ndaj Serbisë, duket se Beogradi zyrtar ka vendosur të shikojë nga e ardhmja sa u përket marrëdhënieve me Amerikën, pa u larguar asnjë centimetër nga qëndrimet e tija anti-shqiptare në përgjithësi dhe kundër pavarësisë dhe njohjes së shtetit të Kosovës, në veçanti, duke i kushtuar këtij misioni lobues serb në Uashington burime të mëdha njerëzore dhe financiare. Ndër masat e fundit që ka ndërmarrë Serbia për të shtuar influencën e saj politike dhe ekonomike, me qëllim të vendosjes së lidhjeve më të ngushta me Shtetet e Bashkuara janë disa multidimensionale, sipas një numri burimesh serbe dhe ndërkombëtare: Serbia ka blerë një ambasadë të re të madhe, simbol i një investimi të ri politik dhe ekonomik në Shtetet e Bashkuara, me një ambasador të ri, njërin prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Aleksandë Vuçiqit dhe ish-Drejtor i Zyrës së Kosovës në qeverinë serbe nga viti 2013 deri në tetor të vitit 2020, Marko Gjuriq, i njohur mirë nga bashkëbiseduesit shqiptarë në Prishtinë. Ndër masat e fushatës së re diplomatike dhe ekonomike të Serbisë në Shtetet e Bashkuara, përfshihet edhe hapja e zyrave të reja tregtare dhe konsullore, ndërkohë që Beogradi kërkon të shtojë lidhjet edhe me industrinë teknologjike amerikane, duke shpresuar edhe për një bashkëpunim më të madh madje edhe në fushën ushtarake. Një prej masave të kësaj fushate të re diplomatike të Serbisë është edhe rivendosja e lidhjeve më të ngushta me diasporën serbe në Amerikë. Si pjesë e kësaj fushate lobiste serbe në Shtetet e Bashkuara, sipas disa burimeve mediatike, personeli i ambasadës së Serbisë në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Uashington është rritur me 50%. Nuk është aspak e rastit që Vuçiqi ka dërguar si ambasador të Serbisë në Uashington, Marko Gjuriqin, njeriun e besueshëm të tij, i cili ka kryesuar Zyrën e qeverisë serbe, përgjegjëse për Kosovën, për një periudhë prej pothuaj 10-vjetësh. Për fat të mirë të Kosovës dhe për interesat shqiptare në përgjithësi -- ambasadorit të ri të Serbisë në Uashington dhe bashkëpunëtorëve të tij, do t’i duhet të përballet me administratën më mirë të informuar, ndoshta në histori, mbi çështjet e Ballkanit Perëndimor, në përgjithësi dhe mbi Kosovën, në veçanti. Sidomos duke marrë në konsideratë thirrjen e disa ditëve më parë të Presidentit Biden që Serbia të punojë për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Kosovën, duke u përqendruar në njohjen e ndërsjellët, diçka që Serbia deri tani është shprehur kategorikisht kundër. Absolutisht, me gjithë fushatën e re diplomatike serbe, ambasadori i ri i Serbisë në Uashington, Marko Gjuriq nuk do t’a ketë të lehtë të bindë politikën amerikane se Serbia po ndryshon, sidomos, duke marrë parasysh edhe lidhjet e ngushta historike dhe fetare të Serbisë me Rusinë, si dhe lidhjet ekonomike me Kinën komuniste, në rritje e sipër. Por kjo nuk do të thotë – në asnjë kusht e në asnjë rrethanë – se komuniteti shqiptaro-amerikan duhet të vazhdojë të jetë vetëm një spektator ndaj zhvillimeve në rajon si edhe ndaj fushatës së re diplomatike dhe lobiste të Serbisë në Uashington – për të mos folur për rolin që do të duhej të luanin Tirana dhe Prishtina zyrtare, në bashkëpunim dhe bashkërendim me njëra tjetrën. Deri më sot, një rol ky që, fatkeqësisht, nuk ekziston – as nuk duket të jetë një përparësi që mund të merret parasysh në një të ardhme të afërt nga Shqipëria dhe Kosova në bashkëpunim me njëra tjetrën dhe me diasporën për të bashkërenduar interesat kombëtare – afatshkurtra dhe afatgjata -- për tu mbrojtur, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Uroj që qeveria e re e Kosovës t’i marrë këto punë pak më seriozisht se në të kaluarën. (Autori ka shërbyer si Drejtor Ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Uashington DC) E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Shqiptaro-eg Në kohët moderne, një diasporë greke u themelua në Egjipt në 1843. Muhamed Ali (shqiptar), sundimtari i Egjiptit, inkurajoi emigrimin e punëtorëve të kualifikuar në Egjipt nga e gjithë Evropa dhe u ofroi atyre privilegje dhe mbrojtje. Në atë kohë, ekonomia egjiptiane po lulëzonte (Kanali i Suezit, industria e pambukut dhe sektori bankar)
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
14
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Gjurmët e shqiptarit në lashtësi kanë humbur. Regjistruar herë si grekë, herë si osman ose dikush tjetër, sot mundi i tij është shpërndarë, ka shkuar në të mirën e dikujt tjetër. Aleksandria, qytet i themeluar nga maqedonasit e lashtë në Egjipt në 331 pes, për nder të Aleksandrit te Madh, ishte një nga qytetet më të mëdha në botën antike. Si rrjedhim, qyteti ka një
histori të lashtë maqedonase, greke, armene, hebraike. Shumë biznese në Aleksandri drejtoheshin nga maqedonas e grekë. Shqiptarët dhe grekët, secili, i konsiderojnë maqedonasit e lashtë si të vetët. Zakonisht, egjiptianët kanë një mendim të lartë për grekët, pasi ata ishin pjesë e indit egjiptian për qindra vjet dhe shihen si të ngjashëm me egjip-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
gjiptianët tianët në shumë aspekte. Egjiptianët, posaçërisht Egjiptianët e Veriut, ndajnë shumë aspekte kulturore, ushqime dhe histori me Grekët. Grekët ishin të pranishëm në Egjipt që nga shekulli i 7-të pes; ata ndërtuan qytete e koloni dhe kontribuuan shumë në kulturën, ekonominë dhe ushtrinë egjiptiane. Ky kontribut arriti kulmin gjatë periudhës ptolemeike, kur gjenerali maqedonas Ptolemeu mori në zotërim pjesën e tokave të pushtuara nga Aleksandri i Madh, dhe krijoi dinastinë e vet. Kjo periudhë ishte një nga pikat më të ndritshme në historinë e Egjiptit kur kulturat e pasura të egjiptianëve dhe maqedonasve u përzien. Në kohët moderne, një diasporë greke u themelua në Egjipt në 1843. Muhamed Ali (shqiptar), sundimtari i Egjiptit, inkurajoi emigrimin e punëtorëve
“
Shqiptarë e të tjerë nga Europa në Egjipt erdhën për të jetuar dhe punuar dhe nuk dëshironin të ishin qytetarë të privilegjuar. Ata bënë çdo lloj pune, ndërtuan spitale, kisha, shkolla e jetimore, institucione, hodhën bazat e Egjiptit si shtet modern, dhe për këto ruhen në kujtesë
të kualifikuar në Egjipt nga e gjithë Evropa dhe u ofroi atyre privilegje dhe mbrojtje. Në atë kohë, ekonomia egjiptiane po lulëzonte (Kanali i Suezit, industria e pambukut dhe sektori bankar). Shqiptarë e grekë jetonin kudo në Egjipt, por numri më i madh ishte në Aleksandri, Kajro, Port Said, Mansoura dhe Minia. Është vlerësuar se 400,000 grekë e shqiptarë jetonin në Egjipt deri në vitin 1950, para Eksodit pas grush-
“
tit të shtetit të Nasserit kundër mbretit Faruk, pasardhësit të fundit të dinastisë së shqiptarit Muhamet Ali. Shqiptarë e të tjerë nga Europa në Egjipt erdhën për të jetuar dhe punuar dhe nuk dëshironin të ishin qytetarë të privilegjuar. Ata bënë çdo lloj pune, ndërtuan spitale, kisha, shkolla e jetimore, institucione, hodhën bazat e Egjiptit si shtet modern, dhe për këto ruhen në kujtesë.
Shqiptarë e grekë jetonin kudo në Egjipt, por numri më i madh ishte në Aleksandri, Kajro, Port Said, Mansoura dhe Minia. Është vlerësuar se 400,000 grekë e shqiptarë jetonin në Egjipt deri në vitin 1950, para Eksodit pas grushtit të shtetit të Nasserit kundër mbretit Faruk, pasardhësit të fundit të dinastisë së shqiptarit Muhamet Ali
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare
Duhet të flasim shqip
Nëse identifikimi si shqiptar është diçka që na intereson, duhet të flasim shqip, së pari. Nëse nuk duam të identifikohemi si të tillë, atëherë marrim udhën drejt asimilimit
Paula Dekaj
Gjuha amtare, apo siç përcaktohet edhe si ‘‘gjuha e parë’’, festohet çdo 21 Shkurt, që prej vitit 1999. Kjo ditë ndërkombëtare ceremoniale e shpallur nga UNESCO, është e pranuar zyrtarisht edhe nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Ruajtja e gjuhës së parë, si identifikuese e etnisë së një kombi, bëhet edhe më e rëndë-
16
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
sishme kur asimilimi është çdo ditë e më shumë pjesë e realitetit tonë. Të jetosh jashtë territorit të vendit tënd apo të jesh një pakicë, rrjedhimisht e bën më të vështirë ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amë. Nëse marrim rastin konkret të shqiptarëve në Mal të Zi, fjalori i tyre (i jo të gjithëve) përmban një sërë fjalësh nga gjuha malazeze. Kjo ndodh sigurisht si pasojë e ndërveprimit me njëri-tjetrin, dhe kur këto ndërveprime ndodhin me popullsi të etnive të ndryshme, bëjnë përzierje të tilla që mund të sjellin si pasojë humbjen e gjuhës së pastër amtare. Për shembull, edhe prindërit shqiptarë që i shkollojnë fëmijët e tyre në shkolla joshqipe, nuk kontribuojnë dhe aq në ruajtjen e gjuhës së vet. Edhe pse secili prind niset me
dëshirën për t’i dhënë fëmijës shkollimin më të mirë, ai nuk duhet të harrojë se kështu po e largon fëmijën nga gjuha shqipe. Me këtë nuk po veçojmë vetëm rastin kur prindërit shqiptarë në Mal të Zi i shkollojnë fëmijët në shkolla malazeze, por edhe me ata prindër ku vetë brenda kufijve aktuale të Shqipërisë, zgjedhin t’i çojnë fëmijët në shkolla ku mësimi zhvillohet në gjuhë të huaj. Efekti anësor që mund të ketë e gjithë kjo, janë pasardhësit që nuk preferojnë të flasin shqip. Prandaj prindër, nëse fëmija flet anglisht/ frëngjisht/gjermanisht apo çfarëdo lloj gjuhe tjetër gjatë gjithë kohës, nuk është më diçka që duhet krenuar, por të shqetësohesh që fëmija shqiptar, nuk flet shqip. Padiskutim, ruajtja e gjuhës është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shumë më e vështirë për emigrantët, ku detyrimisht fëmijët e tyre do ndjekin shkollat me gjuhë zyrtare të vendit ku jetojnë, dhe e vetmja mënyrë e ‘‘trashëgimit’’ të gjuhës mbetet komunikimi në familje. Dhe për këtë, duhen vlerësuar të gjithë ata të cilët, fëmijëve të tyre u mësojnë shqip, ua rrënjosin në zemër dhe ua bëjnë pjesë të identitetit. Nëse identifikimi si shqiptar është diçka që na intereson, duhet të flasim shqip pikësëpari. Nëse nuk duam të identifikohemi si të tillë, atëherë marrim udhën drejt asimilimit. Ky i fundit edhe pse është një zgjedhje personale, ka efekte të jashtme, sepse duke zvogëluar numrin e popullsisë së një pakice, zbeh edhe forcat e saj për të bërë ndryshime në të mirë të gjithë kësaj
“
Të jetosh jashtë territorit të vendit tënd apo të jesh një pakicë, rrjedhimisht e bën më të vështirë ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amë. Nëse marrim rastin konkret të shqiptarëve në Mal të Zi, fjalori i tyre (i jo të gjithëve) përmban një sërë fjalësh nga gjuha malazeze. Kjo ndodh sigurisht si pasojë e ndërveprimit me njëri-tjetrin, dhe kur këto ndërveprime ndodhin me popullsi të etnive të ndryshme, bëjnë përzierje të tilla që mund të sjellin si pasojë humbjen e gjuhës së pastër amtare
popullate. Nëse kthehemi në retrospektivë, vitin e shkuar Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, zhvilloi një aktivitet letrar në ambientet e “Centre Ville” në kryeqytet,
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
në shenjë të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, me temën: Gjuha shqipe dhe ruajtja e saj. Ndërsa sivjet, ndoshta edhe për shkak të situatës pandemike, kjo datë nuk pati vëmendjen e duhur. E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
17
KULTURË
Mos shisni, por blin dhe investoni në M Komuna e Tuzit ka nevojë për investime në fusha të ndryshme nga buxheti i saj, por edhe nga mërgimtarët tanë që jetojnë në Shtete të Bashkuara të Amerikës, Australi apo vende të ndryshme të Evropës. Këtë e ka thënë edhe administrata e re e komunës, e cila është shprehur e gatshme dhe e përgatitur që të jetë në shërbimin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë që një pjesë të kapitalit të tyre ta investojnë në vendlindje vestime në fusha të ndryshme nga buxheti i saj, por edhe nga mërgimtarët tanë që jetojnë në Shtete të
Gjekë Gjonaj
Komuna e Tuzit në përgjithësi është një rajon i pasur me burime natyrore mbitokësore e nëntokësore dhe me potenciale njerëzore. Rrjedhimisht këto pasuri do të duhej të ishin të mjaftueshme për të siguruar punësim dhe mirëqenie për banorët e Malësisë. Mirëpo, kjo krahinë , falë situatës së kaluar politike dhe ekonomike nëpër të cilën ka kaluar Mali i Zi, në kohën e komunizmit dhe të pluralizmit politik , fatkeqësisht ka mbetur një nga rajonet e varfra të vendit. Qeveritë e mëparshme e kanë lënë Malësinë jashtë skemës së investimeve të duhura publike. Kjo trevë shqiptare ka numrin më të madh të të larguarve jashtë shtetit për shkak të rrethanave politike të kohës së shkuar, varfërisë dhe humbjes së shpresës se ky vend mund të ketë një të ardhme më të mirë. Mundësia e vetme për të ndryshuar këtë situatë janë investimet pa të cilat nuk ka zhvillim ekonomik e mirëqenie sociale. Komuna e Tuzit ka nevojë për in-
18
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Bashkuara të Amerikës, Australi apo vende të ndryshme të Evropës. Këtë e ka thënë edhe administrata
KULTURË
ni tokë Malësi e re e komunës, e cila është shprehur e gatshme dhe e përgatitur që të jetë në shërbimin e mërgimtarëve shqiptarë të cilët dëshirojnë që një pjesë të kapitalit të tyre ta investojnë në vendlindje. Dëshira e të gjithë banorëve të Malësisë është të investoni në vendlindje. Këtu është jeta. Këtu janë prindërit tuaj. Vëllezërit e motrat. Kushërinjtë e farefisi juaj. Njerëzit tuaj. Keni dy vendlindje, prandaj është obligim i dyfishtë për ju, sepse ju takon të investoni në vendin ku jetoni , por edhe në Malësi prej nga keni origjinën. Ashtu siç mbani kontak-
tet e vazhdueshme me pjesëtarët e familjeve tuaja në vendlindje dhe i ndihmoni ata vazhdimisht në çdo nevojë që kanë, kontribuoni me sa keni mundësi për zhvillimin dhe prosperitetin e këtyre zonave me ide e financime sado simbolike që mund të jenë. Në këtë mënyrë ia rrisni vlerat vetes dhe vendlindjes suaj të dashur dhe do ta fuqizoni atë ekonomikisht. Me hapjen e bizneseve të vogla apo të mëdha do të hapen edhe vende të reja të punës. Rinia jonë e shkolluar nuk do të jetë e detyruar të largohet nga vendi i vet e të kërkojë punësim në shtete të huaja. Malësinë duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku dhe të përmirësojmë jetesën e banorëve të saj. E, mos të lejojmë që fshatrat tona të vazhdojnë të zbrazen, shtëpitë e kullat shekullore të shemben.
Kur malësorët , në vitet ’70 të shekullit të kaluar, morën rrugën e mërgimit si shpresë të vetme kishin se si të gjejnë një vend pune për t’ju dërguar para familjeve të tyre. ndërsa sot ata janë shpresa e banorëve ( qytetarëve) të Malësisë sepse me kapitalin e tyre të krijuar vite me radhë nëse do të investojnë në vendlindje dukshëm do të përmirësojnë gjendjen e pa lakmueshme, për të mos thënë të rëndë ekonomike, të bashkëvendësve të tyre. Investimet mund të bëhen vetëm nëse ruajmë edhe dashurinë ndaj natyrës dhe mjedisit, duke mos lejuar që pa ndonjë nevojë të madhe të shesim tokën e të parëve tanë. Kur isha i ri i dëgjoja burrat e vjetër të mençur të Trieshit të thonin : “ ma mirë ashtë nji grusht dhe se nji grusht pare”, ... “ mos e shitni tokën për biskota se nuk do ta bleni me ar”.,, “ kush tokën e shet nuk e mbron”... “ mos e shit nëse ke mend, por blejë”. Tani, duam të besojmë se shumica prej nesh e kemi kuptuar domethënien e këtyre fjalëve. Andaj, malësorë mos shisni, por blini tokë dhe investoni në Malësi, mbase është gjest patriotik. Mos bëni gabimin e pakthyeshëm e të hidhur të malësorëve në Shtoj të Ulqinit, ku në tokat e tyre janë ndërtuar më se 4.000 shtëpi e objekte afariste nga njerëz të nacionaliteteve të ndryshme, të cilët sot kanë ndryshuar strukturën demografike të këtij vendbanimi shqiptarësh-malësorë. Kjo e keqe kolektive e popullit tonë, nëse nuk jemi të vëmendshëm, mund të ndodhë edhe në Malësi, në një të ardhme jo fort të largët. Duhet të mësojmë veten dhe bijtë tanë që tokat në Malësi nuk mund t’i blejë kushdo. Ato janë të shenjta për ne. Mos të harrojmë kurrë se toka në Malësi ruan hirin e paraardhësve tanë. Ajo është e pasur me jetët e popullit të vet. Ajo është nëna jonë. Ajo ka pirë gjakun e paraardhësve tanë. Ajo ruan kripën e lotëve të tyre. Çdo gjë që do t’i ndodhë tokës , do t’u ndodhë edhe bijve të saj. Duajini këtë tokë ashtu si i porsalinduri i do rrahjet e zemrës së nënës. E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
19
KULTURË
Shkolla fillore publike (mekteb-i iptidai) në Ostros të Vogël (2)
U ndërtua nga Hatixhja, bashkëshortja e madhe e Tahir Pashës Sa i përket vendit të shkollës nuk kemi arritur që të gjejmë ndonjë të dhënë dhe për këtë duhen bërë hulumtime. Kurse në oborrin e xhamisë së Ostrosit të Vogël kemi identifikuar pllakën origjinale të saranxhës së ujit, në të cilën është shënuar se u ndërtua nga zonja Hatixhe
Mr. Ali Bardhi
(vijon nga numri i kaluar) Duke iu referuar këtyre dy dosjeve, deri diku mund të hedhim pak dritë rreth bamirëses në fjalë, por fakti se në dokumente Tahir Pasha ka pasur njëkohësisht nën kurorë dy bashkëshorte, emrat e të cilave tashmë i njohim, zonja Hatixhe dhe zonja Xhenanë, nga ku të dyja janë pajisur me nga një dekoratë. Por përsëri na e bën të vështirë të përcaktojmë me saktësi se cila prej tyre mund të ketë qenë ndërtuesja apo bamirësja e kësaj shkolle. Nëse i ndërlidhim të dhënat e gjetura në dosjen e parë, në të cilën ceket bashkëshortja e Tahir Pashës në njëjës, pra si ndërtuese e kësaj shkolle, dhe të dosjes së dytë, ku ceken emrat e të dyja bashkëshorteve – bashkëshortes së madhe zonjës Hatixhe dhe tjetrës zonjës Xhenanë, atëherë mund të arrijmë në përfundimin se
20
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
“Sâhibu’l-Hayrât Hadice bint Salih Marşik(ç) Sene 1310” Që d.m.th. “Pronarja e këtij hajrati (mirësie) Hatixhja, e bija e Salih Marshiqit Viti 1310” 1310 h/1892-1893
ndërtuesja e kësaj shkolle ka qenë bashkëshortja e madhe, zonja Hatixhe. Pas arritjes në konkluzionin se ndërtimi i shkollës fillore në Ostros të Vogël u realizua nga zonja Hatixhe, bashkëshortja e madhe e Tahir Pashës, jemi përpjekur të hulumtojmë më tej rreth vendndodhjes së ndërtesës së kësaj shkolle dhe jetës së zonjës Hatixhe. Sa i përket vendndodhjes s shkollës nuk kemi arritur që të gjejmë ndonjë të dhënë dhe për këtë duhen bërë hulumtime. Kurse në oborrin e xhamisë së Ostrosit të Vogël kemi identifikuar pllakën origjinale të saranxhës së ujit, në të cilën është shënuar se u ndërtua nga zonja Hatixhe (Fotografinë e pllakës origjinale të saranxhës na e ka dërguar arsimtari Sabri Kanaqi). Pllaka e saranxhës ka këtë mbishkrim:
Siç e kemi parë edhe nga pllaka origjinale, zonja Hatixhe i përkiste fisit të Marshiqëve dhe ka qenë nga Ostrosi i Vogël, lagjja e Hardojve. Këto të dhëna e bëjnë akoma më bindës faktin se ndërtimi i shkollës fillore katërvjeçare në Ostros të Vogël është realizuar nga kjo zonjë. Rreth veprimtarisë së zonjës Hatixhe nuk kemi hasur në të dhëna të publikuara, po kështu edhe për anëtarët e tjerë të familjes, gjë që në të ardhmen nevojiten hulumtime. Zonja Hatixhe vdiq në Stamboll, ku edhe u varros. Këtë fakt e shohim nga disa të dhëna që na jep një dosje e Arkivit Osman e datës 11 shtator 1322 rumi/ 24 shtator 1904, në të cilën bëhet fjalë për shlyerjen e shpenzimeve të varrimit të bashkëshortes së Tahir Pashës nga hazine-i hassa (thesar privat i sulltanit), pa iu dhënë emri, në Varrezën e Dergjahit të Jahja Efen-
KULTURË
“
Nga pllaka origjinale mësojmë se zonja Hatixhe i përkiste fisit të Marshiqëve dhe ka qenë nga Ostrosi i Vogël, lagjja e Hardojve. Këto të dhëna e bëjnë akoma më bindës faktin se ndërtimi i shkollës fillore katërvjeçare në Ostros të Vogël është realizuar nga kjo zonjë
…Sertüfengi-i Hazret-i Şehriyarî müşîr Devletlü Tahir Pasa Hazretleri’nin halîlesi merhûme ve mağfûre Hatîce Hanım’ın rûhuna Fâtiha. fi 14 Recep sene 1322 fi 11 Ağustos sene 1320
Përkthimi në shqip: … Për shpirtin e fisnikes (bashkëshortes) së Marshallit Tahir Pashës, Komandant i garnizonit-armatës së hirësisë së sulltanit, zonjës Hatixhe, një Fatiha. Më 14 Rexhep viti 1322 Më 11 gusht viti 1320
Varri i bashkëshortes së Tahir Pashës, zonjës Hatixhe, me vit vdekjeje 1904. Varreza e Dergjahit të Jahja Efendiut – Beshiktash / Stamboll Shih Tuba Ruhengiz Dikbiyik, po aty, fq, 413.
diut (BOA, HH.T, 173/80). Por fakti se në këtë dokument nuk ceket emri i bashkëshortes, na e vështirëson të përcaktohemi saktësisht se cila prej tyre mund të ketë qenë e varrosur në këtë varrezë. Në Beshiktash, në lagjen Jıldız, aty ku edhe e ka pasur shtëpinë Tahir Pasha, akoma ekziston dhe ruhet varreza me Dergjahin e Jahja Efendiut (Kjo varrezë i ka fillimet nga gjysma e dytë e shek. XVI dhe në të ka të varrosur personalitete të lartë të shtetit, di-
jetarë, pjesëtarë të tarikatit, familjarë nga dera e sulltanit dhe pjesëtarë të sarajit të tij. Nga gjysma e dytë e shek. XIX përreth dergjahit kanë filluar të varrosen familjarët e sulltanit. Shih Tuba Ruhengiz Dikbiyik, Yahya Efendi Kabristani Mezar Taşlaı, Universiteti Marama (temë magjistrature e pabotuar), Stamboll, 2009, fq. 20). Duke iu referuar këtij dokumenti, i cili bën fjalë për varrimin e bashkëshortes së Tahir Pashës në këtë varrezë, kemi kërkuar se mos ndoshta janë
bërë hulumtime për varrezën në fjalë, cka kemi arritur që të sigurojmë një temë magjistrature pranë Universitetit Marmara, të mbrojtur nga zonja Tuba Ruhengiz Dikbıyık. Në këtë katalog, me numrin 219, është i paraqitur varri me mbishkrim osman i bashkëshortes së Tahir Pashës, zonjës Hatixhe, me datë vdekjeje 14 Rexhep 1322 hixhri/ 11 gusht 1320 rumi/ 24 gusht 1904, si dhe nënës së tij, zonjës Nesli (Naslije) (Tuba Ruhengiz Dikbıyık, po aty, fq. 410-413). (Fund) E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
21
KULTURË
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ndau çmimet kombëtare për letërsi
Mehmet Kraja nderohet me Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli” Shkrimtari Ag Apolloni është shpërblyer me Çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për librin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, kurse Blerina Rogova – Gaxha me Çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, për përmbledhjen “Thasë”. Me Çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u shpërblye Agron Shala për librin “Dekalogu”, me Çmimin për veprën më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kika” u shpërblye Nexhat Halimaj me veprën “I vetëm në mal”. Çmimin për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” e ndanë Fatbardha Statovci dhe Teuta Blakqori Për nder të 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës ka ndarë Çmimin Kombëtar Letrar për vepër jetësore “Azem Shkreli” dhe çmimet vjetore për letërsi. Çmimin për vepër jetësore “Azem Shkreli”, MKRS-ja ia ka ndarë shkrimtarit, njëherit kryetarit të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja. Shkrimtari Ag Apolloni është shpërblyer me Çmimin për veprën më të mirë në prozë “Anton Pashku”, për librin “Një fije shprese, një fije shkrepëse”, kurse Blerina Rogova – Gaxha me Çmimin për veprën më të mirë në poezi “Ali Podrimja”, për përmbledhjen “Thasë”. Juria profesionale e përbërë nga pesë anëtarë: Nysret Krasniqi, Dije Demiri - Frangu, Anton Berisha, Xhevat Syla dhe Fazli Gajraku ndau edhe disa çmime të tjera. Kështu, me Çmimin për veprën më të mirë në kritikë letrare dhe eseistikë “Ibrahim Rugova” u shpërblye Agron Shala për librin “Dekalogu”, me Çmimin për veprën
22
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
më të mirë për fëmijë dhe të rinj “Vehbi Kika” u shpërblye Nexhat Halimaj me veprën “I vetëm në mal”. Çmimin për veprën më të mirë të përkthyer në gjuhën shqipe “Pjetër Bogdani” e ndanë Fatbardha Statovci dhe Teuta Blakqori. Statovci për veprën “Rasti i çuditshëm i Benxhamin Button” dhe Blakqori për veprën “Vogëlushja”. Çmimet janë ndarë nga ministrja në detyrë Vlora Dumoshi, e cila ka thënë se përmes letërsisë është shpërfaqur identiteti ynë kombëtar. “Nuk është e rastësishme që e kemi caktuar këtë ditë për ta ndarë këtë çmim. Letërsia është shtetndërtimi i
Kosovës. Gjithmonë e kemi shpërfaqur identitetin tonë kombëtar përmes letërsisë, vargut dhe prozës”, ka thënë ajo. Ndërsa, fituesi i Çmimit Kombëtar Letrar për vepër jetësore, autori Mehmet Kraja, duke u shprehur falënderues, ka thënë se çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi. “Uroj që vlerësimet që kanë dalë nga juria të jenë vlerësime reale. Çmimet nuk e bëjnë letërsinë, por për ambientin e letërsisë kanë rëndësi”, ka thënë ai. (Kohapress)
KULTURË
Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave organizoi mbrëmje poetike me poeteshat e popujve pakicë
Fuqia e imagjinatës dhe përjetimit femëror të botës “Poezia si krijim shpirtëror subtil, nuk njeh kufij. Poeteshat, pjesëtare të popujve pakicë në Malin e Zi, me poetikat e tyre lidhin vlerat e përhershme kulturore dhe janë pjesë e pandarë e poetencialeve kulturore të Malit të Zi. Ato veçohen jo vetëm si përfaqësuese të shkrimit femëror, por edhe si pjesëtare të popujve pakicë në Malin e Zi. Me krijimtarinë e tyre bashkojnë përvojat dhe frymëzimet e ndryshme, në një tërësi unike të botës universale të artit”, ka thënë moderatorja e mbrëmjes, Neda Popoviq Podgoricë - Në sallën “Dodest” të Qendrës Kulturore Informative “Budo Tomoviq” në Podgoricë, të mërkurën e kaluar është mbajtur mbrëmja poetike “Lidhjet poetike femërore”, kushtuar poezisë që krijohet nga pjesëtaret e popujve pakicë dhe grupeve etnike në Malin e Zi. Mbrëmja është organizuar nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave dhe me vargjet e tyre janë prezantuar poeteshat Kaltrina Hoti, Rebeka Çilloviq, Dijana Sindik dhe Amra Tahiroviq, ndërsa Marija Ivanova ka recituar vargje nga autori rom Ruzhdija Ruso Sejdoviq. Moderatorja e mbrëmjes, Neda Popoviq, ka thënë se shkrimi femëror nuk merret shpesh parasysh dhe atij i mveshen interpretime të ndryshme, në vend që të shihet si edhe të gjitha poetikat e tjera. “Poezia si krijim shpirtëror subtil, nuk
njeh kufij. Poeteshat, pjesëtare të popujve pakicë në Malin e Zi, me poetikat e tyre lidhin vlerat e përhershme kulturore dhe janë pjesë e pandarë e poetencialeve kulturore të Malit të Zi. Ato veçohen jo vetëm si përfaqësuese të shkrimit femëror, por edhe si pjesëtare të popujve pakicë në Malin e Zi. Me krijimtarinë e tyre bashkojnë përvojat dhe frymëzimet e ndryshme, në një tërësi unike të botës universale të artit”, është shprehur ajo. Ajo ka përkujtuar se përkundër vështirësive të mbijetesës, jo vetëm të shkrimit femëror por edhe të semiosferës së përgjithshme të letërsisë malazeze, para disa kohësh është botuar antologjia e vjershërimit femëror të Malit të Zi, me titull “Poeteshat e e Malit të Zi”, të autores Jovanka Vukanoviq, si kronologji dhe kontribut i krijimtarisë letrare femërore.
Poetesha Kaltrina Hoti nga Plava, e cila ka lexuar dy poezi të saj në gjuhën shqipe, ka thënë se takimet e këtilla dërgojnë një mesazh të fuqishëm se dallimi mes nesh qëndron vetëm te ngjyra e shpirtit. “Dua që me poezinë e parë të shpreh dashurinë ndaj vendit. Vetëm dy dashuri janë të përjetshme: për nënën dhe për vendin e vet”, ka thënë ajo në fjalën e saj. Mbrëmja poetike është ndërthurur edhe me muzikë, ku Amela Frluçkiq, magjistre e fizarmonikës, ka interpretuar disa pika muzikore. Nga Qendra për Ruajtjen dhe Zhvillimin e Kulturës së Pakicave kanë vlerësuar se mbrëmja poetike na rikujton fuqinë e imagjinatës, intuitës, mendimit, refleksionit dhe përjetimit femëror të botës. i. k. E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
23
REPORTAZH
Lugina e Lumit Cem, admirohet e vizitohet edhe gjatë dimrit
Rikonstruksioni i rrugës së re, shpresë për perspekiva të reja Fatmirësisht, rikonstruksioni i aksit rrugor me gjatësi prej 17.3 kilometrash që filloi të punohet nga muaji korrik i vitit 2019, me vlerë prej 11 milionë euro, edhe pse me vonesë dhe zvarritje prej vitesh, do të lehtësojë dukshëm qarkullimin, jo vetëm për banorët e zonave që gravitojnë përgjatë brigjeve të këtij lumi, por edhe për të gjithë vizitorët të cilët do ta ndajnë një pjesë të kohës për të zhvilluar ndonjë shëtitje apo ekspeditë një ose disa ditore, qoftë në Tërgajë apo në ndonjërën prej pikave pushuese të pjesës së epërme
Toni Ujkaj
Lumi Cem- një perlë e vërtetë natyrore jo vetëm për një komunë, shtet apo për ata që frymojnë përgjatë brigjeve të tij, por si i tillë është konsideruar edhe nga shumë studiues të huaj përgjatë vitesh, të cilët i kanë evidentuar dhe dokumentuar resurset e rëndësishme që përmban ky lumë, si pasurinë e biodiversitetit, shumëllojshmërinë e bimëve endemike, zogjtë e rrallë, etj, duke e konsideruar Cemin edhe si njërin ndër qendrat e biodiversitetit në Ballkan, me një natyrë të paprekur që është një pasuri të cilën e karakterizon këtë zonë që e përshkon lumi Cem.
24
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Cemi admirohet veçanërisht gjatë stinës së verës, pasi historikisht banorët e Malësisë i kanë shfrytëzuar brigjet e këtij lumi si vendorganizim logjesh, për të pushuar, për të bërë plazh dhe për t’u takuar me njëritjetrin nëpër disa pika plazhore që i posedon ky lumë. Bukuritë përrallore, uji i kristaltë dhe pamjet e rralla panoramike të këtij lumi unik, nuk të lënë mbresa vetëm gjatë stinës së verës, por gjatë cilësdo stinë, apo thënë ndryshe, kurdoherë që mund të të bien rasti të kalosh përbri rrjedhës së këtij lumi. Lumi Cem në mënyrë që të ketë frekuentim më të madh, që të zgjojë interesimin e investitorëve eventual në aspektin e zhvillimit turistik, nga fshati Dinoshë e sipër, padyshim që në këtë drejtim rëndësi jetike ka infrastruktura e duhur rrugore, e cila deri më tani i ka munguar. Dhe kur dihet se rrugët janë ato që në shumicën e rasteve percaktojnë prespektivën
e një vendi, atëherë s’do mend se edhe Lumi Cem në vazhdim do të tërheqë vëmendjen e atyre të cilët duan dhe shprehin gatishmëri të që nxisin turizmin në këtë zonë, që është aq i nevojshëm si për vendasit, ashtu edhe për vizitorët e huaj. Fatmirësisht, rikonstruksioni i aksit rrugor me gjatësi prej 17.3 kilometrash që filloi të punohet nga muaji korrik i vitit 2019, me vlerë prej 11 milionë euro, edhe pse me vonësë dhe zvarritje prej vitesh, do të lehtësojë dukshëm qarkullimin, jo vetëm për banorët e zonave që gravitojnë përgjatë brigjeve të këtij lumi, por edhe për të gjithë vizitorët të cilët do ta ndajnë një pjesë të kohës për të zhvilluar ndonjë shetitje apo ekspeditë një ose disa ditore, qoftë në Tërgajë apo në ndonjërën prej pikave pushuese të pjesës së epërme. Në të njëjtën kohë, ky aks rrugor, Dinoshë- Cemi i Trieshit që nëpërmjet Shqipërisë do të lidhë Plavë-Gucinë
REPORTAZH
me kryeqytetin Podgoricë, do të reduktojë dukshëm distancën rrugore Podgoricë- Plavë-Guci dhe anasjelltas, dhe gjithashtu do të lehtësojë udhëtimin, pasi që nga një rrugë e ngushtë e gjarpërore siç ishte vite më parë, rruga po zgjerohet dhe modernizohet. Se lugina e Lumit Cem kishte filluar të marrë një imazh tjetër panoramik, më tërheqës dhe më të admiruar për syrin e vizitorit, këtë e përjetova javën e kaluar teksa bëra një vizitë njëditore mu deri tek pika kufitare në Cemin e Trieshit, ku teksa udhëtoja poshtë maleve të larta të cilat bëheshin edhe më të bukura nga akujt e varur nga ngricat dhe temperaturat e ulëta,
udhëtimi mu duk më i lehtë, më argëtues dhe më pak i lodhshëm, falë zgjerimit dhe asfaltimit të rrugës e cila ishte ende në ndërtim e sipër. Punëtorët e ndërmarrjes përkatëse, punonin në vendosjen e rrjetave mbrojtëse me aq përkushtim saqë dukej sikur as të ftohtit dhe acari dimëror nuk ua kishte zbehur intensitetin e punës. Në çdo tre-katër kilometra kishte makineri të rënda dhe në punëtorë të cilët punonin në asfaltimin e rrugës dhe në vendosjen e anësoreve, por edhe në zgjërimin e atyre pjesëve ku ende ishin të paasfaltuara. Pavarësisht se ishte hera e parë që këtë pjesë e vizitova gjatë sezonit të dimrit, dita u duk shumë e shkurtër
dhe orët kaluan shumë shpejt, sepse vendet e shumta panoramike që vetëm natyra e kësaj ane t’i ofron, me gurgullimën e ujërave të lumit që të relaksojnë shpirtërisht, bën që Cemin ta pëlqesh edhe më shumë, kurdoherë e në çdo moment. Në fund të ditës, afër muzgut të mbrëmjes u ktheva nga ato bukuri unike dhe të ralla natyrore, me shpresën se kjo pjesë do të zgjojë interesim për investime në zhvillimin e turizmit të kësaj zone, dhe se së shpejti do të përshkoj nëpër aksin e ri rrugor e të finalizuar, nëpër pikën e re të kalimit kufitar, për të vazhduar më pas nëpër territorin shqiptar drejt Plavës e Gucisë. E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
25
MOZAIK
“Recetë kuzhine” prov kritikon postmodernit Ron Salaj
1. Byung-Chul Han në esenë e tij “Shoqëria e Ekspozimit” teorizon mbi dy koncepte: vlerën e kultit dhe vlerën e ekspozimit. Sipas Han, “vlera e kultit” varet nga ekzistenca dhe jo nga ekspozimi. Për shembull, praktika e të mbyllurit të gjësendeve të shenjta në dhoma të paqasshme, duke i tërhequr nga dukshmëria e publikut, vetëm sa ia rrit vlerën e kultit atyre gjësendeve. Ky negativitet, i paraqitur përmes ndarjes, izolimit dhe paqasshmërisë, përbën vlerën e kultit. Në anën tjetër, ekziston “vlera e ekspozimit”, simptomatike për shoqërinë e sotme, që Han e quan “Shoqëria e Suksesit”. Vlera e ekspozimit nuk paraqitet përmes negativitetit (ndarje, izolim, paqasshmëri), por përmes pozitivitetit (njëllojshmëria, singulariteti, tejkomunikimi, etj.). Sipas Han, në shoqërinë e pozitivitetit, gjërat shndërrohen në komoditete; ato duhet të shfaqen/ekspozohen në mënyrë që të jenë; vlera e kultit, që zhduket në favor të vlerës së ekspozimit. Shoqëria e pozitivitetit është shoqëri e ekspozimit. Në shoqërinë e ekspozimit secili subjekt është gjithashtu objekti vetë-reklamues. A nuk ndodh pikërisht kjo në rrjetet sociale, ku paraqitja e subjektit shfaqet rreptësishtë përmes pozitivitetit? Fotografitë në Instagram pasqyrojnë, pothuajse ekskluzivisht, fytyrën sublime të personit. Në LinkedIn mund të lexosh rezymetë e karrierës, të paraqitura në mënyrën më të mirë të mundshme. Facebooku tash e shumë kohë më parë dominohet nga teprica e pozitivitetit. Byung-Chul Han, traktatin-libër të tij “Shoqëria e Rraskapitur”, e përfundon kështu: shoqëria e suksesit [...] është
26
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
shumë e gjallë për të vdekur dhe shumë e vdekur për të jetuar. Konkluzioni i Han paraqet saktësisht kontradiktën e kapitalizmit në nivel ontologjik. Shoqëria e suksesit, paçka se e rraskapitur, është kyçe për prodhimin dhe akumulimin e kapitalit. Prandaj, vdekja e saj është e pamundur. Por, tashmë, shoqëria e suksesit është e vdekur, ontologjikisht. 2.Tendenca universale e kapitalizmit që të hegjemonizojë çdo sferë të jetës nuk ka përjashtuar as artin, as feminizmin. Sheryl Sandberg, shefja operative e Facebookut, i hapi rrugë kështu feminizmit neoliberal të njohur si “Lean-in feminism”. Përmes librit të saj “Lean in: Women, Work, and the Will to Lead” këshillonte gratë se si ashpërsia dhe suksesi në botën e biznesit do t’u mundësonte atyre barazi të plotë. Imperativi i shoqërisë së suksesit tashmë u servohet ekskluzivisht grave. Në të vërtetë, feminizmi i Sandberg synon një shoqëri në të cilën përfitimet nga eksploatimi në vendin e punës dhe shtypja në rendin shoqëror ndahen në mënyrë të barabartë në mes të burrave dhe grave të klasës dominante (elitës korporateske). Një formë e “sundimit me mundësi të barabarta”. Feminizmi elitist i Sandberg riprodhon klasat shoqërore. Gratë që kanë pasur mundësi materiale për të studiuar në shkolla elitare do të mund të zinin një vend konkurrues në botën e biznesit (me shumë pak përjashtime). Si rezistencë ndaj feminizmit elitar të 1%, kemi “Feminizmin e 99%”, lëvizje radikale feministe. Feminizmi 99% e kundërshton feminizmin elitist pikërisht për arsyen e thjeshtë se gratë nga shtresat e varfra, apo gratë që përjetojnë diskriminim të shumëfishtë (për shembull gratë që janë të varfra, të zeza dhe transseksuale dhe si pasojë të diskriminuara për shkak të gjinisë, ngjyrës dhe orientimit seksual), nuk janë të përfaqësuara dhe as të fuqizuara nga feminizmi elitist i Sandberg. Riprodhimi shoqëror – krijimi dhe mirëmbajtja e lidhjeve shoqërore, kujdesi ndaj familjes, shokëve
dhe shoqeve, etj. – është element kyç në manifestin e feminizmit të 99%-shit. Siç e shpjegon Nancy Fraser, “historikisht, riprodhimi shoqëror është ndarë në bazë të gjinive. Përgjegjësitë më të mëdha u janë lënë grave, megjithëse burrat kanë performuar një pjesë të vogël. Rritja e kapitalizmit e ka intensifikuar ndarjen gjinore – duke e ndarë prodhimin ekonomik nga riprodhimi shoqëror, duke i trajtuar këto si dy gjëra të ndara, të lokalizuara në dy institucione të ndryshme dhe të koordinuara në dy mënyra të ndryshme. Prodhimi ekonomik lëvizi në fabrika dhe zyra, ku u konsiderua “ekonomik” dhe u shpërblye me rroga. Ndërsa, riprodhimi shoqëror u la mbrapa, në sferën private shtëpiake, ku u sentimentalizua dhe natyralizua duke u performuar për hatër të “dashurisë dhe ‘virtytit të mirë’ dhe jo për shkak të shpërblimit me rrogë”. Në Kosovë janë mijëra gra që mirëmbajnë dhe performojnë në jetën domestike private, duke ua mundësuar mijëra partnerëve të tyre që të punojnë në zyrë, në fabrika apo në maje ndërtesash dhe, rrjedhimisht, mundësojnë rritjen dhe akumulimin e kapitalit privat. Por, vetëm njëri/a prej tyre paguhet, edhe pse të dy kontribuojnë pothuajse në mënyrë të barabartë. 3. I pyetur çka është provokative në art sot, Jacques Rancier përgjigjet kështu: Sigurisht jo sulmet [artistike] ndaj religjionit ose traditës. Sot, arti më provokativ do të ishte sfidimi i modernitetit në të cilin jetojmë; neoliberalizmi apo çfarëdo modeli kapitalist të cilin po e përjetojmë. Çka solli moderniteti në Kosovë? Duke mënjanuar sferën infrastrukturore (rrugët, internetin dhe komoditetet e tjera), shoqërisht jemi ende në “momentin bosh”, siç do të thoshte Pier Paolo Pasolini. Gruaja para modernitetit jetonte në shoqërinë disiplinore (në sensin e Foucault). Gruaja pas modernitetit jeton në shoqërinë e suksesit (në sensin e Han). Gruaja në shoqërinë disiplinore shërbente dhe dominohej. Gruaja në shoqërinë e suksesit konsumon dhe dominohet. Dhuna ndaj grave në të dyja
MOZAIK
vokon dhe tetin e Kosovës shoqëritë nuk ka pushuar asnjëherë. Ajo madje është rritur, por ka ndërruar formë. Në shoqërinë disiplinore gruaja mbahej në pasivitet. Në shoqërinë e suksesit ajo mbahet në interpasivitet. 4. Ekspozita “Recetë kuzhine” e artistit Arianit Beqiri provokon dhe kritikon pikërisht (post)modernitetin tonë. “Recetë kuzhine” personifikon shoqërinë disiplinare dhe të suksesit përbrenda figurës së gruas. Sikur Arianiti dëshironte të thoshte: iku tradita, erdhi moderniteti, do të ikë dhe moderniteti… dhe prapë gruaja do të vazhdojë të mbahet në margjinalitet, në shtypje. Dy janë elementet e shoqërisë disiplinore të cilat mund t’i vërejmë në artin e Arianitit: panciri dhe grilat. Panciri si objekt mbrojtës na përkujton shoqërinë disiplinore. Gruaja në shoqërinë e tillë ka nevojë për mbrojtje fizike. Ndërsa në pikturën “Duke na përshëndetur nëna” shihet figura e gruas prapa grilave. Panciri dhe grilat tentojnë që të izolojnë, të mbrojnë, të ndajnë. Në shoqërinë disiplinore, ashtu siç e përshkruan Arianiti, “grilat nuk janë në tërë shtëpinë, sepse arratisja duhet të bëhet jo vetëm nga muret e shtëpisë, sa nga ideja e shtëpisë. Pra, të nxirret shtëpia nga gruaja, e jo gruaja nga shtëpia.” Sepse, në postmodernitet, “amvisja sot është një e burgosur”. Megjithatë, arti i Arianitit komunikon-kritikon edhe shoqërinë e suksesit. Përmes teknikës së instalacionit audiovizuel, Arianiti paraqet një “Përparëse” me enë të kuzhinës dhe një audio me përditshmërinë e grave. Enët janë të bardha dhe në organin gjenital është një filxhan i kuq. I kuq sepse, sipas Arianitit, “i tërë morali i gruas është vendosur tek organi gjenital; i kuq sepse është një vrasje.” Filxhani i kafesë metaforikisht lidh shoqërinë disiplinore me atë të suksesit. Në shoqërinë disiplinore momenti i pirjes së kafesë paraqet momentin e zhytjes në paqe, në pushim… nga punët e shtëpisë, nga dhuna (psikologjike, verbale, fizike), apo nga orari i punës. Por, ekziston një detaj i vogël (por, shumë i rëndësishëm) – vega e thyer në filxhanin
e kafesë. Vega e thyer paraqet “rikthimin në rutinë”. Në anën tjetër, në shoqërinë e suksesit, kafeja paraqet tepricën e pozitivitetit. Mund të pish aq shumë kafe sa të dëshirosh, por mos e sfido imperativin e shoqërisë së suksesit, mos kërko t’i ndërrosh koordinatat e sistemit. Jeto në interpasivitet. Jeto nën dominim. 5. Shkrimtari kenian, Ngũgĩ wa Thiong’o, në esenë e tij mbi çlirimin e kulturës nga trashëgimia kolonialiste, identifikon dy lloj artistësh, intelektualësh: artistët zyrtarë, të aprovuar nga regjimi neo-kolonial dhe artistët jozyrtarë, ata/o të cilët kanë krijuar një thyerje me regjimin dhe trashëgiminë kolonialiste duke i rezistuar përmes artit për popullin. Arianitin kështu, mund ta fusim në kategorinë e dytë të artistëve. Për të përdorur regjistrin filozofik të Alain Badious, arti i Arianitit angazhohet në procedurën-e-së-Vërtetës. Kështu, piktura e tij “Një nënë shqiptare e pikëlluar dhe në mendime gjatë luftës”, paraqet artin si kategori politike. Rancier shkruante se “arti është punë për shpërndarjen e të ndjeshmes. Nganjëherë, por jo shpesh, arti rregullon tërësinë e perceptimit midis asaj që është e dukshme, e mendueshme dhe e kuptueshme, dhe asaj që nuk është. Kjo është politika e artit”. “Një nënë shqiptare e pikëlluar në mendime gjatë luftës” tenton që të rikthejë perceptimin në të padukshmen, në rolin esencial të gruas në shoqërinë kosovare: dje – gjatë rezistencës anti-kolonialiste; sot – duke i rezistuar shoqërisë së suksesit; nesër – mbi triumfin e dashurisë, siç do të thoshte Arianiti. 6.Në konferencën “La Femis”, organizuar më 1987, Gilles Deleuze, gjatë ndërhyrjes së tij, citon André Malraux duke thënë se “arti është diçka e tillë që i reziston vdekjes.”. André Malraux kishte të drejtë, por deri në një pikë. Në periferi të kapitalit – në Siri për shembull – arti nuk i rezistoi dot vdekjes. U mbyt nga fashizmi kulturor. Ndërsa, në qendrën e kapitalit, arti nuk i rezistoi dot kapitalizmit. Ajo që ende reziston, në qendër e periferi, është poezia.
Pier Paolo Pasolini thoshte se “poezia, edhe pse prodhohet, ky prodhim realisht është i pakonsumueshëm dhe prandaj ekziston një raport i çuditshëm në mes të poetit dhe konsumatorit. Prandaj unë, thoshte Pasolini, prodhoj një mall, një komoditet, poezinë, që është e pakonsumueshme: do të vdes unë, do të vdesë botuesi im, do të vdesë e gjithë shoqëria jonë, do të vdesë kapitalizmi, por poezia do të mbetet gjithmonë e pakonsumueshme”. 7. Relacioni qendër-periferi, inferior-superior, poshtë-lart na paraqitet në veprën multimediale të Arianitit “Krijimi i Adamit”, të paraqitur përmes ikonografisë religjioze kishtare, të vendosur në pjesën e sipërme të sallës së ekspozimit. Përmes audios dëgjohet thirrja disfatiste “Mos prek” dhe në prapavijë të saj dëgjohen zhurma të luftës (bombardime, armë, etj.), çirrje të bebeve, piskama të grave, etj.. Sipas Beqirit, e gjithë kjo që po ndodh këtu poshtë është si derivat i kësaj veprës sipër. “Mos prek” është rezistencë ndaj tepricës së pozivitetetit, simptomë e shoqërisë së suksesit. “Mos prek” shfaqet me një intensitet të lartë dhe hermenutikë të thellë të narracionit. “Mos prek” është provokimi final i Beqirit ndaj shoqërisë që kemi ndërtuar. “Mos prek” është revoltimi i gruas ndaj shtypjes, shfrytëzimit, dominimit shovinist mashkullor. 8. Por, “mos prek” duhet të shkojë më tej. Të shndërrohet në akt rezistence. Akt rezistence aktive. Beqiri, përmes artit, na tregoi që arti reziston. Gilles Delueze thotë se “akti i rezistencës, siç duket, i ka dy fytyra: është njerëzor (human) dhe, gjithashtu, është akt artistik. Vetëm akti i rezistencës i mbijeton vdekjes, qoftë përmes formës së punës artistike, ose përmes formës së luftës njerëzore (humane).” Rezistenca dhe poezia do të mbijetojnë përgjithmonë. Feminizmi radikal duhet ta takojë kreativitetin poetik në-Rezistencë. Ndërsa, Rezistenca do të organizohet në-Poezi. 9. De-kolonializmi është gjithmonë fenomen i dhunshëm, shkruante Frantz Fanon. Në fakt, de-patriarkalizmi, thyerja me dominimin dhe shfrytëzimin mashkullor, gjithashtu është fenomen i dhunshëm. 10. Rezistenca dhe poezia. Arti dhe çlirimi. Panciri dhe filxhani. Dhjetëra, qindra, trupa me emra dhe me fotografi, të mbuluar me dhe. Mijëra të tjerë të lënë në skajin e shoqërisë. E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
27
MOZAIK
Mali i Zi, keqësohet situata me COVID-19 Kohëve të fundit në Mal të Zi është shtuar dukshëm numri i të infektuarve me COVID-19. Mali i Zi renditet i pari në rajon me mbi 1300 të infektuar në 100 mijë banorë. Për shkak të situ-
“ 28
atës tejet të rëndë epidemiologjike dhe numrit të shtuar të të sëmurëve dhe viktimave u mbyllën të gjitha objektet hotelerie, restorantet, baret, shkolla dhe u ndërmorën një sërë
“Në qytetin e Ulqinit kemi raste të rritjes së rasteve me infeksion, ku vërehet në rritje e numrit të pacientëve në ambulancat e COVID-19. Jemi dëshmitarë të vizitave të shumta të pacientëve ku vetëm brenda një dite ka pas deri në 150 pacientë që kanë marrë shërbime në këto ambulanca, “ thotë Zonja Hollaj
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
masash të reja kundër pandemisë. Instituti i Shëndetit Publik i Malit të Zi mori konfirmimin nga laboratori në Berlin të Gjermanisë se në mostrat e dërguara atje ishte identifikuar vari-
“
MOZAIK anti britanik i COVID-19. Situata e rënduar epidemiologjike ka shkaktuar reagime të ashpra tek opozita dhe te një grup qytetarësh, të cilët kërkuan dorëheqjen e ministres së shëndetësisë për shkak se, siç u shprehën ata, “me mosveprimet e veta rrezikoi shëndetin publik në momentin kur pandemia çdo ditë po merr jetë njerëzish.” Këto reagime u bënë më të ashpra kur të mërkurën qeveria e Serbisë i dhuroi Malit të Zi 2000 vaksina ruse. Opozita e cilësoi këtë dhuratë
si përpjekje e Serbisë për të shtrirë ndikimin politik mbi Malin e Zi, ashtu siç bëri me Kishën Ortodokse Serbe. Ndërkaq, qeveria e Malit të Zi i shprehu mirënjohje qeverisë së Beogradit dhe e cilësoi këtë akt si një kapitull të ri në marrëdhëniet midis dy vendeve. Situata me COVID-19 është përkeqësuar edhe në qytetin bregdetar të Ulqinit. Drejtoresh e Shtëpisë së Shëndetit, Zonja Sadije Hollaj vë në dukje se ditëve të fundit është shtuar numri i të sëmurëve dhe i viktimave.
Situata epidemiologjike në Guci e kënaqshme Guci – Para pak ditësh, në Guci, Ekipi operativ komunal për mbrojtje dhe shpëtim, në krye me kryetaren e komunës, Anella Çekiq, ka organizuar dhe mbajtur takimin ku temë ishte trajtimi e diskutimi për situatën aktuale epidemiologjike në Komunën e Gucisë e shkaktuar nga virusi korona Covid-19. Në këtë takim janë paraqitur dhe prezantuar të dhënat mbi numrin e të
prekurve me COVID-19 në trevën e Komunës së Gucisë. Aty u tha se gjendja shëndetësore të qytetarëve të Gucisë me rrethinë, është e kënaqshme dhe vazhdimisht nën kontroll. Komuna e Gucisë do të vazhdojë me zbatimin e përgjegjshëm të të gjitha masave kundër pandemisë Covid-19. Me përfaqësuesit e Drejtorisë për Punë Inspektive, Dre-
“Në qytetin e Ulqinit kemi raste të rritjes së rasteve me infeksion, ku vërehet një rritje e numrit të pacientëve në ambulancat e COVID-19. Jemi dëshmitarë të vizitave të shumta të pacientëve ku vetëm brenda një dite ka pas deri në 150 pacientë që kanë marrë shërbime në këto ambulanca, “ thotë Zonja Hollaj. Ajo vlerëson se duhet respektuar masat kundër koronavirusit që të shpëtohet edhe sistemi i rënduar nga situata me pandemi. a.s
jtorisë së Policisë dhe Shërbimeve komunale, do të vazhdojë puna e koordinuar në territorin e Komunës së Gucisë. Në harmoni me situatën epidemiologjike do të organizohet sipas nevojës distribuimi i artikujve ushqimorë personave në izolim dhe vetizolim. Shërbimet komunale do të vazhdojnë me kryerjen e dezinfektimit të sipërfaqeve publike sipas planit të hartuar. Në takim është konkluduar se qëllimi kryesor është që në bashkëpunimin e mëtejmë të përkrahet dhe mbështetet përvoja e mirë nga periudha e mëhershme. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
29
MOZAIK
Pandemia pengoi organizimin e shumë aktiviteteve shoqërore
Për herë të parë 26 vitesh pezull karnavalet në M
Çdo vit në muajin shkurt në Malësi përgjatë thuajse një jave të tërë mbizotëronte atmosferë festive, një gjallëri dhe dinamizëm më i shtuar, falë organizimit të javës së karnavaleve të cilat u organizuan si rezultat i iniciativës dhe veprimtarisë së frytshme të disa të rinjve të cilët u angazhuan me shumë zell, vullnet dhe entuziazëm në ruajtjen dhe vijimësinë e traditës së karnavaleve në këtë vend
Për Koha Javore:
Toni Ujkaj
Para pothuajse tre dekadash, përkatësisht para 26-vitesh, filloi rrugëtimin njëri ndër manifestimet më të admiruara dhe gjithëpopullor në Malësi, karnavalet/koret. Sikurse shumë qytete rajonale, evropiane dhe botërore ku organizohen karnavalet të cilat janë sa kulturore aq dhe zbavitëse e argëtuese për spektatorët, edhe Malësia ka vazhduar ta ruajë dhe ta kultivojë këtë traditë tashmë të gjatë të organizimit të karnavaleve në një nivel mjaft të lartë. Ndonëse këtë vit manifestimi kulturor tradicional Karnavalet nuk u orga-
30
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
nizuan, shpresojmë dhe besojmë se ky pezullim për shkak edhe të situatës së pazakontë, nuk do ta zbehë interesimin që ky manifestim të vazhdojë vijimësinë ashtu siç u mbajt i gjallë gjithë këto vite. Manifestimi në fjalë tuboi çdo vit një numër relativisht të madh të grupeve pjesëmarrëse, të të rinjve nga vendi, por edhe të grupeve nga qytete të tjera të Malit të Zi dhe nga rajoni, duke ia shtuar dhe ngritur kështu madhështinë kësaj ngjarjeje kulturore, ku në formë karnavali u trajtuan një larmi e gjerë e dukurive të ndryshme që sot ngjajnë në shoqërinë tonë, të cilat grupet pjesëmarrëse i pasqyronin me humor, satirë, argëtim performancat e ndryshme. Çdo vit në muajin shkurt në Malësi përgjatë thuajse një jave të tërë mbizotëronte atmosferë festive, një gjallëri dhe dinamizëm më i shtuar,
falë organizimit të javës së karnavaleve të cilat u organizuan si rezultat i iniciativës dhe veprimtarisë së frytshme të disa të rinjve të cilët u angazhuan me shumë zell, vullnet dhe entuziazëm në ruajtjen dhe vijimësinë e traditës së karnavaleve në këtë vend. Nga viti në vit interesimi i grupeve pjesëmarrëse në karnavale nuk mungoi, përfshirë këtu edhe fëmijët nga çerdhe dhe shkolla fillore në Malësi të cilët çdo vit e bënë më madhështor këtë manifestim kulturor. Rikujtojmë se “Karnavalet - Koret”, arritën ndër vite suksese dhe popullaritet të madh si në nivel vendi, ashtu edhe më gjerë. Kështu në vitin 2009, OJQ “Karnavali- Koret” organizoi në Tuz Konventën Evropiane të Karnavaleve, ku morën pjesë njëzet e tre delegatë nga po kaq vende të ndryshme të Evropës.
ë pas lohen Malësi
MOZAIK
Organizimin e këtij evenimenti kulturor ndër vite e kanë mbështetur individë, afaristë nga Malësia, diaspora shqiptare dhe institucione. Manifestimi kulturor dhe tradicional “Karnavalet - Koret” gjatë këtyre viteve kishte si synim që doket, zakonet dhe traditat e lashta të zonës
së Malësisë t’i prezantojë, afirmojë dhe ruajë në formë karnavali. Si rezultat i sukseseve të arritura në manifestime të ngjashme nëpër qendra të ndryshme ndërkombëtare, shoqata “Karnavali - Koret” është anëtare e plotë Shoqatës Evropiane të Karnavaleve (FECC).
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
31
REPORTAZH
Kotorri
Qyteti i vogël, por i atraksioneve të mëd
Kotori është një qytet bregdetar në Mal të Zi. Ndodhet në një pjesë të izoluar të Gjirit të Kotorrit. Qyteti ka një popullsi prej 13,510 banorë dhe është qendra administrative e Komunës së Kotorrit. Ju do të fitoni përvojën tuaj në Kotor duke hyrë në njërën nga tre portat kryesore të Qytetit të Vjetër të Kotorrit: Porta e Lumit (që daton nga viti 1540) në veri, Porta e Jugut (Bastioni Gurdić, shekulli 13 deri në 18), ose Porta kryesore e Detit (1555) në anën perëndimore. Shumica e njerëzve hyjnë përmes Portës së Detit, dhe është e pamundur të mos shihni ndërtesat mesjetare që nga momenti kur ecni. Në të majtë është Sheshi Kryesor (Trg od Oružja) i Stari
32
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Grad, ku do të shihni Kullën e Sahatit mbresëlënëse (1602). Nga atje, zgjidhni një drejtim, filloni të ecni dhe humbni në labirintin e rrugëve simpatike të Stari Grad (Qyteti i vjeter). Qyteti i Vjetër është çuditërisht i vogël, kështu që edhe nëse çorientoheni pak, thjesht vazhdoni, dhe do të përplaseni me në një nga atraksionet kryesore të Kotorrit dhe do të kuptoni se ku jeni. Nëse keni kohë të kufizuar, atëherë ju sugjerojmë të bashkoheni me ndonjë guidë duke ecur në këmbë për të parë pamjet kryesore. Nëse jeni adhurues i kishave historike, atëherë do të pëlqeni arkitekturën në Kotor! Kishat brenda Qytetit të Vjetër, që datojnë që nga shekulli i 14-të dhe
janë të hapura për publikun për t’u eksploruar. Kishat më të bukura për të vizituar janë kisha Ortodokse Serbe ``Kisha Shën Nikolla, Kisha Shën Luka dhe Kisha Shën Ana’’. Hiking në Kalanë e San Giovannit , është një nga gjërat më joshëse për të bërë në Kotor. 1355 hapa ju ndjekin përpjetë kodrës ngjitur me Qytetin e Vjetër, duke siguruar pamje absolutisht epike të Gjirit të Kotorrit. Duhen vetëm 45 minuta ngjitje, dhe nuk është aspak rrugë e lehtë dhe 30 minuta për t’u rikthyer poshtë. Shkëmbinjtë janë të rrëshqitshëm dhe nëse shkoni kur dielli është në zenitin e tij, nxehtësia do t’ju lodhë. Sidoqoftë, pamjet ia vlejnë çdo sekondë dhimbjeje!
REPORTAZH
dha turistike Për t’a bërë më të lehtë shëtitjen, sigurohuni që të vishni rroba të përshtatshme, merrni ujë dhe të shkoni në mëngjes para se dielli të kalojë mbi mal. Shumica e njerëzve kalojnë dy orë ose më shumë në total me të gjitha ndalesat e fotografitë të përfshira. Nëse hiking nuk është mjaft
“
sfiduese për ju, atëherë mund të udhëtoni edhe me biçikletë poshtë malit teksa shijoni pamjet e mrekullueshme ! Një nga gjërat më të njohura (dhe më të vlefshme) për të bërë në Kotor është të lundrosh në një skaf motorik në Gjirin e Kotorrit tepër piktoresk.
Hiking në Kalanë e San Giovannit , është një nga gjërat më joshëse për të bërë në Kotor!1355 hapa ju ndjekin përpjetë kodrës ngjitur me Qytetin e Vjetër, duke siguruar pamje absolutisht epike të Gjirit të Kotorrit. Duhen vetëm 45 minuta ngjitje, dhe nuk është aspak rrugë e lehtë dhe 30 minuta për t’u rikthyer poshtë
Për një mënyrë miqësore me mjedisin për të eksploruar Gjirin e Kotorrit provoni të vozisni në një kajak. Për të marrë me qira një kajak (ose biçikletë), provoni Kotor Bay Tours ose shikoni për një guidë që ofron udhëtime me kajak. Çfarë do të ishte një pushim, pa kaluar ca kohë duke u rrezitur në plazh? Plazhi kryesor i Kotorrit ndodhet pesë minuta më këmbë në veri të Qytetit të Vjetër, pranë Portit të Kotorrit dhe Parkut Sloboda. Pra mundësitë që sjell Kotorri janë të shumta: nga hiking në male e deri te noti në plazhi, me kajak me biçikletë apo edhe këmbe janë arsyet pse Kotorrin duhet t’a vendosin tek ‘’lista e vendeve për ta vizituar’’. Donika Lulgjuraj
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
33
Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
SPORT
Portieri i Përfaqësueses së Kosovës huazohet tek ekipi holandez Willem II
Muriq gjen një vend për ta dëshmuar veten Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Arijanet Muriq, beson se është përforcim i duhur për portën e ekipit nga Eredivise të Holandës, Willem II. Muriq, i cili iu bashkua ekipit holandez gjatë afatit kalimtar të janarit, nuk arriti të debutojë fundjavën e shkuar në kampionat. Ndeshja me Den Haagun nuk u zhvillua shkaku i kushteve të këqija klimatike. Megjithatë, Muriq në një intervistë ka insistuar se është plotësisht i gatshëm për ndeshjen e tij të parë te Willem II, atë në udhëtim kundër Feyenoordit, që luhet të dielën. Në fakt, Muriq ka thënë se stadiumi “De Kuip” është vendi i duhur për ta dëshmuar veten. Muriq u huazua te Willem II deri në fund të këtij edicioni nga Manchester City, pasi nuk gjeti hapësirë të mjaftueshme në stinorin vjeshtor te Girona, ekip i kategorisë së dytë të Spanjës. Ai pritet të jetë portieri i parë deri në fund të këtij edicioni tek ekipi që po synon mbetjen në elitën e futbollit holandez edhe për sezonin tjetër. “Unë jam i gjatë dhe kjo është një përparësi e imja si portier. Mirëpo,
gjithashtu më pëlqen të luaj me topin dhe sa herë është nevoja unë e lëshoj portën, për shkak se jam një portier aktiv. Të dielën shpresoj që menjëherë të dëshmoj veten, pasi stadiumi ‘De Kuip’ është podiumi i duhur për një paraqitje të mirë”, ka thënë Muriq për sajtin “bd.nl”. Muriq, që te Girona pati vetëm gjashtë paraqitje, synon ta ndihmojë ekipin e tij që të mbetet në Eredivisie. Willem II aktualisht zë vendin e 16të në tabelë me 13 pikë të mbledhura, pas 29 ndeshjeve të zhvilluara. Ka vetëm një pikë më shumë se Den Haagu që është i parafundit. Shtatlarti insiston se kalimi te Willem II është një hap i mirë në procesin e tij të zhvillimit si portier. “Nuk jam aspak i shqetësuar me situatën e klubit në kampionat, pasi e di shumë mirë dhe dëshiroj të ndihmoj. Me vjen shumë keq që ndeshja me Den Haagun nuk u zhvillua pasi isha plotësisht i gatshëm dhe tani me padurim pres paraqitjen kundër Feyenoordit”, tha Muriq. “Ardhja te Willemi është një tjetër hap në procesin tim të rritjes si portier”.
Së bashku me portierin e Kosovës në qytetin e Tilburgut, prej nga është ekipi Willem II, po qëndron edhe babai i tij, Samiri. Aro ka zbuluar se edhe vëllai i tij i vogël është portier, por luan në Zvicër në një klub amator. Muriq, që ka debutuar te Përfaqësuesja e Kosovës në nëntor të vitit 2018 dhe deri më tani ka 16 paraqitje, ka thënë se momenti më i vështirë me “Dardanët” ishte humbja në Shkup nga Maqedonia e Veriut (2:1) në kuadër të gjysmëfinales së plejofit për “Euro 2020”. Muriq as edicionin e shkuar nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme, ku ishte huazuar te Nottingham Foresti në kategorinë e dytë të Anglisë. Edhe atje sikurse te Girona, gabimet i kushtuan me humbjen e vendit të titullarit. Te Nottinghami pati pesë paraqitje në total. “Mund të them se ishin përvoja të mira”, tha Muriq për huazimet te Nottinghami e Girona. Portieri 22-vjeçar në vitin 2018 debutoi me ekipin e parë të Manchester Cityt, ekip me të cilin ka kontratë deri në verën e vitit 2024.
E ENJTE, 25 SHKURT 2021
Javore KOHA
35
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 25 shkurt 2021 Viti XX Numër 950 Çmimi 0,50
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni Zgjedhjet parlamentare në Kosovë
Tregues se Kosova ka të ardhme
ISSN 1800-5696
Duhet të flasim shqip
në linkun:
www.kohajavore.me
Shkolla fillore publike (mekteb-i iptidai) në Ostros të Vogël
kohajavore.me