KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 mars 2021 Viti XX Numër 951 Çmimi 0,50
Gjuhë e vjetër dhe e re ISSN 1800-5696
Shteti i ka rregullat e njëjta për të gjithë
Trashëgimia kulturore shqiptare në mëshirën e kohës
PËRMBAJTJE
6
16 Koronavirusi dhe roli i mediave
Referendumi për qeverisje të konsoliduar dhe presidenten e vendit
18
20 Libër që e bën të pavdekshëm këtë personalitet të rrallë
Ndjekja e trendeve për t’u pranuar nga shoqëria
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
PËRMBAJTJE
22
24 Valdanosi, hapi i parë i fitores së pronarëve
Një dhuratë për qytetin dhe artdashësit në kohën e pandemisë
26
28 Lahuta dhe lahutarët në rrezik zhdukjeje në Hot, Grudë, Triesh e Kojë
Piktori që flet me artin e tij KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë
KOHA Javore NDRYSHIM Podgoricë e enjte, 4 mars 2021 Viti XX Numër 951 Çmimi 0,50
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
pozitiv
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
1 NSSI
6965-008
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
Në udhëkryq
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
nuk jetohet ma Gjuhë e e v ë k a vjetër dhe in ulq re mungua e re e dëshirënh ma trit-o jëet Teaje uk Qençe n
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
ISSN 1800-5696
1001 HALL EVE
6965-0081 NSSI
SHQIPTAR ËT E
Shteti i ka rregullat e njëjta për të gjithë
Trashëgimia kulturore shqiptare në mëshirën e kohës
të gjithë e njëjta për rregullat Shteti i ka
kohës në mëshirën e kulturore shqiptare Trashëgimia
e re vjetër dhe Gjuhë e
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 743
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
U nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në rindërtimin e ish-kinemasë në Ulqin
Objekt modern dhe multifunksional Ulqin – Kryetari i Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, dhe drejtori ekzekutiv i SHPK “Eurozox” nga Danillovgradi, Zoran Drobnjak, kanë firmosur të mërkurën e kaluar kontratën për fillimin e rindërtimit të ish-kinemasë në Ulqin. Oferta e kompanisë “Eurozox” është vlerësuar si më e mira dhe më e përshtatshmja në tenderin për rindërtimin e ish-kinemasë, që Komuna e Ulqinit ka hapur në fund të vitit të kaluar. Nga zyra e kryetarit të Komunës së Ulqinit kanë bërë të ditur se vlera totale e punëve të kontraktuara do të arrijë shumën 1.3 milion euro, ndërsa afati për përfundimin e punimeve
4
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
është 360 ditë nga dita e nënshkrimit të kontratës. “Me këtë rast, u shpreh kënaqësi me nënshkrimin e kontratës dhe u theksua se me rindërtimin e ish-kinemasë, e cila tani është në një gjendje të devastuar, do të realizohet ëndrra e shumë ulqinakëve dhe Ulqini do të fitojë një objekt modern dhe multifunksional”, thuhet në deklaratën për shtyp. Në muajin gusht, ish-ministri i Kulturës, Aleksandar Bogdanoviq, gjatë vizitës së tij në Ulqin në periudhën e fushatës për zgjedhjet parlamentare, kishte nënshkruar kontratën me kryetarin e Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq, për rindërtimin e objektit të
kinemasë së dikurshme. Sipas projektit, rindërtimi është parashikuar të bëhet mbi bazën e objektit ekzistues, me sipërfaqe 242 metra katrorë. Salla do të ketë gjithsej 147 ulëse – 110 në katin e parë dhe 37 në katin e dytë. Në katin e dytë është parashikuar të jetë një galeri e madhe. Po ashtu, objekti përmban edhe dhomën për projeksion dhe një zyrë. Investitorë janë Ministria e Kulturës dhe Komuna e Ulqinit. Që prej disa vitesh Ulqini, qyteti që dikur kishte dy kinema (njëra vetëm për periudhën e verës), nuk ka në funksion asnjë kinema. (Kohapress)
NGJARJE JAVORE
Me ndryshimin e masave kufizuese
Rihapen objektet hoteliere në Tuz, Tivar dhe Danillovgrad Podgoricë – Komisioni për mbrojtjen e banorëve nga sëmundja covid-19 me propozim të Institutit të Shëndetit Publik, ka miratuar të dielën më 28 shkurt 2021 masat e reja me të cilat në komunën e Tuzit, Tivarit dhe Danillovgradit lejohet puna e shoqërive ekonomike dhe e sipërmarrjeve të cilat ushtrojnë veprimtari hoteliere në objektet hoteliere, (bare, restorante, kafeteri, restorante hoteliere, dhe objekte të tjera të ngjashme hoteliere. Lajmin mbi vendosjen e masave të reja e ka kumtuar Ministria e Shëndetësisë e Malit të Zi. Ndërkaq, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se ndalohet dalja e qytetarëve nga territori i gjashtë komunave të tjera: Podgorica, Ulqini, Cetina, Herceg Novi, Nikshiqi dhe Plluzhina, përveç në raste të punëve të përditshme të rregullta me vërtetim nga punëdhënësi apo me plotësimin e kushteve të tjera të cilat kjo ministri i ka përcaktuar qartazi. Masat hyjnë në fuqi në datën pub-
likimit të tyre në Gazetën Zyrtare të Malit të Zi, përkatësisht nga e marta më 02.03.2021, është njoftuar nga Ministria e Shëndetësisë. Nga ky institucion kanë bërë të ditur se masat në fjalë do të jenë në fuqi deri më 10 mars 2021. Rikujtojmë se urdhri i Qeverisë së Malit të Zi për mbylljen e objekteve hoteliere në Tuz si pjesë e masave mbrojtëse kundër koronavirusit në vend, është bërë shkas që një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Malësisë gjatë javës së kaluar, të ngrihen në protestë paqësore, duke bllokuar kështu rrugën Tuz-Podgoricë që lidh Malin e Zi me Shqipërinë dhe anasjelltas, të pakënaqur ndaj masave në fjalë. Kreu i Komunës së Tuzit, në një takim që kishte zhvilluar me pronarët e bizneseve hoteliere në vend, kishte urdhëruar që ato të vazhdojnë punën e tyre, pavarësisht vendosjes së masave nga Ministria e Shëndetësisë kundër pandemisë.
Ditën e mërkurë herët në mëngjes, (datë 25.02.2021), në Tuz kishin mbërritur forca të shumta të policisë për të kërkuar mbylljen e bizneseve dhe respektimin e ligjit në fuqi. Kryetari i Komunës së Tuzit, vendosjen e këtyre masave për mbylljen e objekteve hoteliere edhe në Tuz e ka cilësuar si diskriminuese dhe politik, për arsye se, siç është shprehur ai, Tuzi ka qenë në zonën e gjelbër të tabelës që përcakton shkallën e rrezikut të pandemisë. Protesta në fjalë ka zgjatur për disa orë, ku më pas kryetari i Komunës së Tuzit dhe deputeti Genci Nimanbegu zhvilluan takim me zv/kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviq dhe me ministren e shëndetësisë Jelena Boroviniq-Bojoviq, ku nga ky takim janë dakorduar që në 48 orët e ardhshme, ISHP- ja në bazë të analizave të fundit të situatës epidemiologjike, do të shqyrtohej korrektimi e masave ekzistuese, të cilat do të vlejnë nga 1 t. u. marsi 2021.
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë 2021
Referendumi për qe konsoliduar dhe pr Votimi i qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt, dëshmuan se qytetarët e dëshirojnë ndryshimin, sepse janë ngopur me partitë politike të cilat kanë qeverisur tash më dy dekada në Kosovë. Ky votim plebishitar për LVV, duke fituar më shumë vota se të gjitha partitë e tjera konkurruese ishte përgjigje ndaj atyre subjekteve politike të cilët kanë keqpërdorur pushtetin, përmes korrupsionit e aferave korruptive për interesa personale e klaneve të ndryshme. Pra, ky votim iu tha ndal talljeve të tyre me qytetarët, duke i nënçmuar e trajtuar ata si shërbëtorë duke luajtur me dinjitetin e tyre, që është në kundërshtim më shtetin ligjor dhe të demokracisë së konsoliduar
Nail Draga
Në këto zgjedhje LVV, së bashku me iniciativën qytetare të V.Osmanit, nuk e kishin të lehtë sepse kundër tyre ishin të gjithë si partitë politike, media, gazetarë dhe klane të ndryshme, sepse ata ishin në mbrojtje të interesave të tyre. Por, më së fundit qytetarët u vetëdijesuan, nuk lejuan të mashtrohen sepse kanë qenë dëshmitarë të korrupsionit e keqpërdorimit të pushtetit e të parasë publike për interesa personale, partiake e klaneve të ndryshme. Dhe ky demoralizim ishte një forcë morale e qytetarëve për të mbështetur ata të cilët nuk ishin në pushtet dhe janë të pa korruptuar, duke iu mundësuar atyre ndryshimin e qeverisjes funksionale në favor të qytetarëve sipas parimeve të demokracisë pluraliste.
Dy votime plebishitare
Organizimi i zgjedhjeve, fushata parazgjedhore, votimi dhe numërimi i
6
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
votave në një kohë rekord nga ana e KQZ, qytetarët e Kosovës, treguan kulturë demokratike, duke qenë leksion i demokracisë për vendet e tjera në regjion e sidomos për Shqipërinë. Qytetarët që morën pjesë në votime dëshmuan përkushtim maksimal, duke votuar në mënyrë plebishitare për LVV me 47.85%, duke qenë fitorja më e thellë e një subjekti politik në Kosovën e pasluftës, duke tejkaluar LDK në vitin 2001, kur u votuan me 45.65% nga qytetarët. Janë këto dy raste plebishitare, që realisht ishin një referendum i cili ndonëse nuk është i legalizuar ligjërisht, qytetarët me votimin e tyre e legalizuan një proces të tillë popullor.
Në pritje të rezultateve përfundimtare
Rezultatet preliminare të zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit u publikuan nga KQZ brenda shtatë orëve, duke shpallur edhe fituesin e zgjedhjeve, ku partia e parë doli LVV me 47.85%, e dyta PDK 17,41%, LDK 13.08%, AAK 7.43%, LS 5.54% dhe NISMA 2.6%. Nga numri i përgjithshëm i votuesve prej 1.794.862, kanë
votuar 816.421 votues ku nga ato të vlefshme kanë qenë 791.288(97%), ndërsa dalja në zgjedhje ka qenë 45.49%. Por, duhet cekur se këtyre të dhënave iu mungojnë votat nga diaspora, votat me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta, nga del se numri i përgjithshëm do të rritet gjithnjë, që do të publikohet gjatë ditëve në vijim. Vetëm kur të publikohen rezultatet definitive dhe të bëhet certifikim i tyre atëherë do të kemi një përmbledhje komplete, ku hapet rruga për mbledhjen konstituive te Kuvendit të Kosovës dhe formimit të Qeverisë së re.
Kandidatja për presidente, më e votuara
Në pamundësi për të zgjedhur Presidentin e shtetit, direkt nga qytetarët, në këto zgjedhje dy kandidatë janë prezantuar si kandidatë të mundshëm për presidentin e Republikës së Kosovës. Përmes listës së deputetëve nga LVV kandidate ishte V.Osmani ndërsa nga AAK, ishte R.Haradinaj. Dhe në saje të votave të numëruara deri tash V.Osmani doli deputetja më e votuar me rreth
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
everisje të residenten e vendit 250.000 vota, ndërsa R.Haradinaj, përmes AAK-së ka marrë vota më pak së partia e tij. Nuk ka dilemë se votimi plebishitar për LVV, si dhe votimi për V.Osmanin, paraqet dëshmi për suksesin e referendumit i cili duhet të respektohet nga të gjithë deputetet e tjerë në Kuvendin e Kosovës. Sipas kushtetutës presidenti i Kosovës duhet të votohet nga deputetët në Kuvendin e Kosovës, ku duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë. Nëse me rastin e parë, apo edhe të dytë kandidati nuk arrin votat e duhura, atëherë votohet për të tretën herë, ku janë të mjaftueshme 61 vota, por në kuvend duhet të jenë të pranishëm 80 deputetë si kuorum i nevojshëm. Nëse nuk realizohet ky parashikim, atëherë vendi shkon në zgjedhje të reja.
Mbështetje pa kushte
Duke marrë parasysh se kandidatja për presidente V.Osmani më parë ishte në kuadër të LDK-së, jo si anëtare e thjeshtë, por në cilësinë e nënkryetares si dhe deputetja më e votuar në këtë listë në zgjedhjet e tetorit të vitit 2019, ajo duhet të mbështetet pa kushte nga deputetët. Sepse kemi të bëjmë me një personalitet me qëndrim parimor, duke iu mbetur besnik premtimeve parazgjedhore të qytetarëve dhe elektoratit votues të LDK-së. Por, një qëndrim i tillë të tjerëve iu pengonte, andaj atë e shkarkuan nga pozita e nënkryetares dhe më pas e përjashtuan nga LDK. Ishte ky një veprim absurd përjashtues, duke dëshmuar se në LDK, nuk ka ekzistuar demokracia e brendshme duke eliminuar mendimin ndryshe. Por, duke mbrojtur parimet personale dhe ato partiake ajo në zgjedhjet e 14 shkurtit iu bashkëngjit LVV duke dëshmuar mbështetjen
popullore me rreth 250.000 vota. Dhe ishin qytetarët që e mbështetën masivisht, duke ia marrë gjysmën e elektoratit të LDK-së, duke e vendosur këtë parti në rezultatin më të dobët në historinë e saj.
Reflektimi i nevojshëm i deputetëve
Pikërisht, duke marrë parasysh realitetin e ri politik, deputetët e LDKsë në këtë përbërje duhet të reflektojnë dhe të marrin guximin për t’i kërkuar falje znj.Vjosa Osmani, për veprimet jo- parimore ndaj saj, nga ish-udhëheqësja e mëparshme e LDK-së, dhe jo vetëm të qëndrojnë në sallë në ditën e votimit por edhe ta votojnë sepse do të ishte në nderin e tyre personal, sepse të votohet për kandidaten për presidente znj.V.Osmani është në interesin e shtetit të Kosovës, dhe të qëndrueshmërisë dhe stabilitetit politik të saj. Por, nëse nuk ndodh diçka e tillë, si pasojë do të kemi zgjedhje të reja parlamentare ku subjektet politike (LDK, PDK, AAK) nga qëndrimi egoist e joparimor do të pësojnë rënie të votuesve të tyre, që në mënyrë indirekte, do ta forconin LVV, edhe më shumë se sa më 14 shkurt. Andaj, mbetet të presim në reflektimin e tyre, në interes të shtetit të Kosovës.
Mërgimtarët përcaktojnë fituesin
Për këto zgjedhje mërgimtarët kanë treguar një interesim të jashtëzakonshëm, sepse me kureshtje kanë përcjellë rrethanat nga zgjedhjet e tetorit 2019 e më pas. Dhe nuk ka se si të ishin indiferentë, sepse ata kanë dhënë kontribut të madh si para, gjatë dhe pas luftës 1998-1999, duke u përkujdesur për popullsinë në vendlindje, duke i mbështetur fi-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nanciarisht dhe në çështje të tjera sociale e shoqërore. Për të marrë pjesë në këto zgjedhje bëhet me dije se kanë aplikuar një numër i konsiderueshëm i tyre, por pasi vota e tyre është dërguar me postë, nuk është ditur saktë numri zarfeve të dërguar dhe votat brenda. Por, të dhënat nga KQZ (më 28 shkurt) njoftojnë se janë aprovuar 53.600 zarfe me fletëvotime, ndërsa janë refuzuar 20.400 sosh si jovalide. Po ashtu do të numërohen edhe 31.500 vota me kusht dhe 2800 vota të personave me nevoja të veçanta. Një veprim i tillë nga KQZ, paraqet “masakrim” të votës së mërgimtarëve, sepse në sajë të disa parregullsive në plotësimin e formularit të votimit është zvogëluar dukshëm numri i votave të tyre. Nuk ka dilemë se shkak i një veprimi të tillë është pamundësia e votimit në 60 misionet diplomatike të Kosovës në botë, si kudo në botën e qytetëruar. Në saje të numrit të votave të tyre mërgimtarët pritet të përcaktojnë fituesin e këtyre zgjedhjeve(LVV), duke dëshmuar se ata mbesin të vendosur për të mbështetur vendlindjen e tyre, ndonëse jetojnë dhe punojnë në botën e jashtme. Duke marrë parasysh mundësinë e manipulimit me votat e mërgimtarëve në procesin zgjedhor, një nder çështjet parësore në Qeverinë e re të Kosovës, duhet të jetë miratimi i ligjit për të drejtën e votimit të diasporës në misionet diplomatike të Kosovës në vendet e ndryshme të botës. Një veprim i tillë është dashur të bëhet më herët, por ish qeveritarët nuk kanë treguar interesim serioz në këtë drejtim, sepse siç duket nga mërgimtarët iu kanë interesuar vetëm financat e jo vota e tyre(!). E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Krimi mizor ndaj gazetarit
Princi me duart e lyera në gjak Presidenti i deritanishëm i ShBA-së, Donald Trump, i dinte të gjitha këto fare mirë dhe ai megjithatë e ka mbrojtur MbS-in si gjoja partnerin shembullor në Lindjen e Mesme. Pasuesi i Trumpit, Joe Biden, përpiqet tani – me ndihmën e raportit të CIA-s dhe duke theksuar veçanërisht të drejtat e njeriut – që ta izolojë politikisht Mohamed bin Salmanin dhe t’i vendosë mbi një bazë të re marrëdhëniet midis dy vendeve Rainer Sollich
8
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
Pas publikimit të raportit të CIA-s janë shmangur edhe dyshimet e fundit: vrasja e gazetarit kritik ndaj qeverisë, Jamal Khashoggi, më 2018
në Stamboll, ka ndodhur me porosi ose të paktën me dijeninë e princit saudit Mohamed bin Salman. Ky nuk ka qenë një aksion i dalë jashtë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
kontrollit i një komandoje shtetërore vrasëse pa dijeninë dhe porosinë “nga lart”, sikurse është përpjekur t’i mbushë mendjen botës dhe qytetarëve të vet oborri mbretëror saudit. Në këtë mënyrë është e qartë: MbS, siç e quan veten princi, mban përgjegjësi të plotë për një krim mizor politik në dekadën e kaluar: gazetari u fut në një kurth dhe u vra, sepse pushtetarëve në Riad nuk i pëlqente kritika e vazhdueshme që publikonte në mediat e ShBA-së. Trupi i tij më pas me sa duket është copëtuar me sharrë dhe është djegur me acid: një vrasje e tmerrshme dhe e paimagjinueshme në “stilin e mafisë” që e ka njollosur keq reputacionin e Arabisë saudite në rajon dhe në mbarë botën. E, ajo është edhe një shkelje e rëndë e civilizimit, që nuk mund të justifikohet me asgjë e që bota nuk duhet ta pranojë kurrë. Ndërkohë që MbS si pasues i fronit dhe si një pushtetar që sot vepron
“
Në këtë mënyrë është e qartë: MbS, siç e quan veten princi, mban përgjegjësi të plotë për një krim mizor politik në dekadën e kaluar: gazetari u fut në një kurth dhe u vra, sepse pushtetarëve në Riad nuk i pëlqente kritika e vazhdueshme që publikonte në mediat e ShBA-së
jozyrtarisht ka edhe merita, veçanërisht sa i përket një liberalizimi gradual, por të dukshëm të shoqërisë dhe një vlerësim të ndjeshëm të rolit të gruas në shoqëri. Janë të shumtë të rinjtë sauditë që shohin tek ai një figurë shpresëdhënëse dhe e nderojnë atë si një popstar. Por, Mohamed bin Salman ka edhe një anë tjetër, që moralisht është mjaft e rëndë: Ai i ka duart të lyera me gjak. Jo vetëm me gjakun e Jamal Khashoggit, por edhe me gjakun e shumë njerëzve të tjerë të pafajshëm që kanë humbur jetën në luftën e vazhdueshme me Jemenin fqinj prej sulmeve saudite nga ajri ndaj shkollave apo shtëpive. Presidenti i deritanishëm i ShBAsë, Donald Trump, i dinte të gjitha
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këto fare mirë dhe ai megjithatë e ka mbrojtur MbS-in si gjoja partnerin shembullor në Lindjen e Mesme. Pasuesi i Trumpit, Joe Biden, përpiqet tani – me ndihmën e raportit të CIA-s dhe duke theksuar veçanërisht të drejtat e njeriut – që ta izolojë politikisht Mohamed bin Salmanin dhe t’i vendosë mbi një bazë të re marrëdhëniet midis dy vendeve. Por, Bideni është i tërhequr sa u përket sanksioneve direkte kundër princit të kurorës, i cili ndërkohë në shumë vende të BE-së është shpallur person i padëshiruar. E këtu është fare i qartë rreziku: nën MbS-in, Arabia Saudite rrezikon të vazhdojë të mbetet si një shtet pariah duke pësuar si rrjedhojë edhe dobësimin e DW interesave të veta.
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
Qasje
Shteti i ka rregul e njëjta për të gji Genci Nimanbegu
Pas intervistës të Tv stacionit A1, dhe kësaj radhe jo me tweet, qytetarëve (si dhe udhëheqësve të tyre të zgjedhur) i bëhet me dije: “ Nuk ka lojë me Shtetin, rregullat janë të njëjta për të gjithë, dhe për ato Komuna ku situata është e mirë si për ato ku është e keqe.” Qeveria Krivokapiq-Abazoviq, e ku për gabimin precedentë e njehsojmë edhe ministreshen Boroviniq-Bojoviq dhe Galiq, dhe ndonjë nga PTHSH (prokuroria themelore e shtetit) janë Shtet. Me ato nuk ka lojëra. Ato i kanë rregullat e njëjta për të gjithë! Abazoviqi dmth Shtetin e barazon me Qeveri ose me veten pasi ata që kanë
10
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
përcaktuar rregullat janë ata vetë. A po ju duket e njohur kjo? Çka është atëherë populli, ndaj të cilit duhet ushtruar dhunë nëse nuk respektojnë rregullat. Kush duhet t’i trembet shtetit? Pasi që Shteti i ka dhanë rregullat e njëjta për të gjithë? Pasi që populli duhen të hesht dhe të mos luajnë me Shtet! Sepse Shteti është i drejt dhe të gjithë i trajton njësoj. Në Konventën e Montevideos nga viti 1933, mbi të drejtat dhe detyrat e Shtetit thuhet: Shteti është subjekt i së drejtës ndërkombëtare i cili ka këto cilësi: (a) popullsinë e përhershme (b) territorin e definuar (c) Qeverinë (ose Pushtetin) dhe (d) kapacitet që të kryejnë marrëdhënie me shtete të tjera. Nuk jeni ju Shtet, Shtet janë edhe populli në Mal të Zi, dhe nëse nuk më besoni mua besoni Montevideos. Si ata në Beranë edhe ata në Tuz dhe Cetinë, si dhe të gjithë ata 620,000
sipas Monstatit dhe 189,000 që jetojnë në Podgoricë. Si dhe ata që kanë situatë të mirë dhe të keqe. Nëse infektimi paraqitet në Tuz (mars 2020) ato plotësisht mbyllen, Kur infektimi paraqitet në Podgoricë, ku infektimi nga Nëntori nuk ulet më pak se 1200 nga ISHPja, atëherë prapë Tuzi mbyllet. Asnjë ditë me më pak se 3,000 të infektuar dhe së paku 100 të infektuar në ditë në Podgoricë në më se 100-ditët e fundit! Ata shkojnë në Tuz, por edhe në Kollashin. Pra, Kollashini gjithashtu mbyllet? Pasi që rregullat janë të njëjta për të gjithë. Ja pra që nuk janë të njëjta. Precedenti i bëhet Tuzit, së pari herë pa shpalljes të rregullave, pa afat të hyrjes në fuqi prej 24 apo 48 orësh. Se çka mendon Shteti lexon Galiqi. Pranojeni se keni gabuar, mos kërcënoni me Shtet, mos i ndigjoni apo dhe mos jeni politikanë që nuk kanë guxim të jenë të drejtë dhe për
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
llat ithë
“
“
Nuk jeni ju Shtet, Shtet janë edhe populli në Mal të Zi, dhe nëse nuk më besoni mua besoni Montevideos. Si ata në Beranë edhe ata në Tuz dhe Cetinë, si dhe të gjithë ato 620,000 sipas Monstatit dhe 189,000 që jetojnë në Podgoricë
Si dhe ata që kanë situatë të mirë dhe të keqe. Nëse infektimi paraqitet në Tuz (mars 2020) ato plotësisht mbyllen, Kur infektimi paraqitet në Podgoricë, ku infektimi nga Nëntori nuk ulet më pak se 1200 nga ISHP-ja, atëherë prapë Tuzi mbyllet. Asnjë ditë me më pak se 3,000 të infektuar dhe së paku 100 të infektuar në ditë në Podgoricë në më se 100-ditët e fundit! Ata shkojnë në Tuz, por edhe në Kollashin. Pra, Kollashini gjithashtu mbyllet? Pasi që rregullat janë të njëjta për të gjithë. Ja pra që nuk janë të njëjta. Precedenti i bëhet Tuzit, së pari herë pa shpallje të rregullave, pa afat hyrjes në fuqi prej 24 apo 48 orësh. Se çka mendon shteti lexon Galiqi
drejtësi vetëm arsye të F..King votimeve të Nikshiqit dhe paraqykimeve dhe ndarjeve të trashëguara. Bëhuni të drejt dhe për drejtësi bëjeni një hap mbrapa. Pasi që arrestimin e atyre që duan ta
bëjnë, ngitja e aktpadisë për arsye të mbrojtjes së popullsisë së vet nuk e bën Shteti, e bënë Pushteti ose Qeveria e MZ, që të mos e e emëroj me mbiemrin e dymbëdhjetëve. Plus këtu ndonjë PTHSH (ODT)
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Dhe tani shihni se kush luan me Shtet, bile kush po luan dhe si po luan. Shpreh keqardhje që më herët nuk e kisha informatën që kolegu Milan Knezheviq pati gatishmëri me ardhë në Tuz, ai pati përgjegjësi dhe solidaritet të vijë dhe të ndihmojë që të arritët deri te zgjidhja e përshtatshme për të gjithë. Jam i sigurt që Milani sikur edhe unë do të pritej me duartrokitje nga populli i shtetit tim dhe të tij. Shtetit asgjë nuk do ti mungonte, këtë të jeni të sigurt. Është dashtë shteti të vi pasi që populli ishte aty. Populli nuk ka mjete dhune si Pushteti, por ka kurajo dhe përgjegjësi të reagojë ndaj rregullave diskriminuese. Në realitet, kur dikush luan me Shtet, dhe në këtë lojë shteti është i padrejtë atëherë Shteti nuk do të vlejë s edhe një bathë. (Autori është deputet i Listës Shqiptare) E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Gjuhë e vjetër Në gjuhën shqipe ka huazime nga latinishtja dhe greqishtja e lashtë, që tregon se paraardhësit e shqiptarëve kanë qenë në Ballkan para Perandorisë Romake dhe gjatë Greqisë klasike. Ndërsa për pasardhësit e kujt janë shqiptarët ekzistojnë 3 teori: ilire, dake, trake
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington
12
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
Sa i përket ADN-së, studimet tregojnë se shqiptarët janë të lidhur me grekët, italianët e Jugut, sllavët e jugut, keltët dhe gjermanikët. Ka ende debate se nga vijnë shqiptarët. Por fakti që shqiptarët flasin një gjuhë e cila zë degë të pavarur të IE dhe fjalët e tyre të huazimit janë nga latinishtja dhe greqishtja e lashtë, tregon
se paraardhësit e tyre kanë qenë në Ballkan të paktën që nga koha e Greqisë së Lashtë. Emri i shqiptarëve të sotëm ka qenë arbënor, nga i njëjti emër i një Fisi Ilir të quajtur Albanoi dhe qyteti i tyre i quajtur Albanopolis në zonën e Shqipërisë Veriore-Qendrore. Kjo është përmendur nga Ptolemeu, por
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
dhe e re
“
Të gjitha gjuhët vazhdimisht evoluojnë dhe ndryshojnë. Disa gjuhë ndryshojnë më shpejt se të tjerat, por të gjitha gjuhët gjithmonë ndryshojnë. Cilado formë e gjuhës shqipe që mund të jetë folur në antikitet ishte sigurisht shumë e ndryshme nga çdo formë e shqipes së sotme - ashtu siç dihet se greqishtja e re ndryshon nga greqishtja e lashtë në mënyrë thelbësore. Cila gjuhë është “më e vjetër” varet tërësisht nga vendi se ku fillon forma moderne e gjuhës
askush nuk e ka parë, faqja e librit është zhdukur. Disa thonë se historia dhe gjuha shqipe i paraprinë greqishtes dhe se disa fjalë greke janë me origjinë
shqipe. Nëse shqipja është më e vjetër se greqishtja varet nga ajo që kuptojmë me “shqip”, çfarë kuptojmë me “greqisht”, dhe çfarë kuptojmë me “më e vjetër”. Forma më e hershme e vërtetuar e gjuhës greke është greqishtja mikenase, e cila së pari është dëshmuar në mes të mijëvjeçarit të dytë para Krishtit, e shkruar me shkrimin Linear B. Ndërkohë, përmendja më e hershme e mbijetuar e gjuhës shqipe daton në fund të shekullit XIII pes. Gjuha shqipe dëshmohet për herë të parë me shkrim në shekullin XV të erës sonë (Formula e Pagëzimit). Leksiku i Arnold Ritter von Harff është dokumenti i dytë më i vjetër në gjuhën shqipe. Leksiku u shkrua nga Arnold Ritter von Harff, udhëtar gjerman, i cili në 1496 qëndroi disa orë në portin e Durrësit dhe transkriptoi disa fjalë të vendasve, duke shkruar anash përkthimin gjermanisht të tyre. Sidoqoftë, kjo dëshmi nuk tregon domosdoshmërisht origjinën e shqiptarëve dhe gjuhës së tyre. Në përgjithësi është rënë dakord midis gjuhëtarëve që greqishtja dhe shqipja janë të dyja gjuhë Indo-Evropiane, që do të thotë se të dyja rrjedhin nga Proto-Indo-Evropianishtja, një gjuhë parahistorike e rindërtuar që besohet të jetë folur nga barinjtë nomadë në stepat në veri të Detit të Zi rreth 6 mijë vjet më parë. Në gjuhën shqipe ka hua nga latinishtja dhe greqishtja e lashtë, që tregon se paraardhësit e shqiptarëve kanë qenë në Ballkan para Perandorisë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
Romake dhe gjatë Greqisë klasike. Ndërsa për pasardhësit e kujt janë shqiptarët ekzistojnë 3 teori: ilire, dake, trake; teza ilire (falë kryesisht albanologëve të huaj) shpëtoi nga harresa hakmarrëse e periudhës osmane, u ringjall dhe vazhdon të mbizotërojë sot. Ndërkohë, greqishtja gjithashtu përfshin degën e vet të familjes gjuhësore indo-evropiane, degën helene. Ka të ngjarë që degët helene dhe shqipe të jenë shkëputur nga proto-indo-evropianishtja në të njëjtën kohë, pasi ato ndajnë një numër izoglosesh me njëra-tjetrën. Të gjitha gjuhët vazhdimisht evoluojnë dhe ndryshojnë. Disa gjuhë ndryshojnë më shpejt se të tjerat, por të gjitha gjuhët gjithmonë ndryshojnë. Cilado formë e gjuhës shqipe që mund të jetë folur në antikitet ishte sigurisht shumë e ndryshme nga çdo formë e shqipes së sotme - ashtu siç dihet se greqishtja e re ndryshon nga greqishtja e lashtë në mënyrë thelbësore. Cila gjuhë është “më e vjetër” varet tërësisht nga vendi se ku fillon forma moderne e gjuhës. Është e vërtetë që disa fjalë në greqishten e re rrjedhin nga shqipja, por këto janë huazime të kohëve të fundit që ose zëvendësuan fjalë të vjetra në greqishten e vjetër ose janë fjalë që përdoren për të përshkruar koncepte që nuk ekzistonin në kohërat antike. Për shembull, fjala e greqishtes së re “louloúdhi”, ka shumë të ngjarë të vijë nga shqipja, që do të thotë “lule”. Fjala greke e lashtë për “lule”, megjithatë, ka qenë “anthos”, e cila sigurisht nuk vjen nga shqipja. Ka edhe fjalë në greqishten moderne që janë huazuar nga latinishtja, anglishtja, italishtja, frëngjishtja, gjermanishtja, etj. Fakti që ka disa fjalë në greqishten e re që rrjedhin nga shqipja do të thotë se greqishtfolësit dhe shqipfolësit kanë ardhur në kontakt me njëri-tjetrin gjatë rreth 600 viteve të fundit. Është gjithashtu e rëndësishme të theksohet se ka edhe shumë fjalë shqipe që rrjedhin nga greqishtja. E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
Trashëgimia kulturore shqiptare në mëshirën e kohës Pjesë të kësaj prone gjenden edhe në viset shqiptare të Malit të Zi, por siç thamë më lart, ne nuk arritëm t’u dalim zot për shkak të thundrës së tjetrit, por dhe mungesës së guximit qytetar dhe intelektual. Për pasojë, pothuajse gjithë artefaktet tona u faturohen sot të tjerëve
Qani Osmani
Që në fillim duhet theksuar se trashëgimia kulturore është trashëgimi fizike e artefakteve dhe objekteve (atributeve) të një grupi ose të shoqërisë të cilat janë të trashëguara nga gjeneratat e kaluara, tek gjeneratat e tashme me qëllim të kujdesit për të mirën e brezave të ardhshëm. Trashëgimia kulturore përfshin pronën kulturore, e njohur edhe si kultura materiale (të tillë si ndërtesat, monumentet, peizazhet, librat, veprat e artit dhe objektet e ndryshme), kulturën shpirtërore, (të tilla si folklori, traditat, gjuha dhe njohuritë tradicionale), si dhe trashëgiminë natyrore. Doket e zakonet përbëjnë një nga karakteristikat e rëndësishme etnike të çdo bashkësie shoqërore, sipas të cilave është zhvilluar jeta e popullit në të kaluarën. Ato janë norma të krijuara nga përvoja, ligje të pashkruara të popullit, në bazë të të cilave drejtohej e qeverisej një shoqëri e caktuar. Doket e zakonet e popullit tonë, të krijuara në rrjedhën e gjatë të shekujve që nga lashtësia e deri vonë, janë pjesë përbërëse e kulturës popullore shqiptare. Ato janë krijuar në truallin
14
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
ku banojnë shqiptarët prej shekujsh dhe kanë një substrat të përbashkët. Është obligim i çdo brezi që t’ua lë trashëgim pasardhësve vlerat shpirtërore e materiale të krijuara prej stërgjyshërve të tyre. Mjerisht, edhe përkundër të dhënës se kemi trashëguar thesare të paçmuara, ne s’po ia dalim të bartim as minimumin e tyre tek fëmijët tanë, sepse, për ironi të fatit, ato u faturohen gati me ekskluzivitet të plotë të tjerëve. Në dallim nga e shkuara, aktualisht kjo ndodh për shkak të paaftësisë sonë të qëllimshme për të bërë më shumë në planin e daljes zot të vlerave kulturore. Edhe atë pak punë që është bërë ua kemi borxh entuziastëve, të cilët në mënyrë joinstitucionale dhe pa asnjë ndihmë materiale, të domosdoshme për gjurmimin, evidentimin dhe katalogjizimin e vlerave trashëgimore, kanë ngritur muze privatë në pronat dhe me paratë e tyre, duke u përpjekur që kësisoj të kompensojnë atë që realisht nuk mund të kompensohet, sepse nuk ka trashëgimi të mirëfilltë kulturore pa gërmime arkeologjike, pa “zhvarrosjen” e vendbanimeve antike, pa arkitekturën e kohërave që s’janë më, që si veprimtari tejkalojnë shumëfish kapacitetet profesionale, mundësitë dhe entuziazmin e individëve, sado të përkushtuar qofshin ata. Nëse deri dje kemi mundur të arsye-
tojmë mungesën e angazhimit në këtë plan, nëse kemi mundur të tolerojmë vjedhjen e copërave të kushtueshme të shpirtit, sot nuk mund ta bëjmë këtë, sepse i kemi dy universitete, kemi institutin që ka nisur të kujdeset për trashëgiminë tonë kulturore dhe që duhet të ndalë avazin e gjertanishëm që na ka varfëruar ndoshta pariparueshëm nga vlerat që na takojnë, duke na e pamundësuar imazhin e qartë rreth disa periudhave të rëndësishme të së shkuarës. Pra, kjo është realiteti të cilin duhet pranuar pa justifikime, me gatishmërinë që gabimet e djeshme t’i shndërrojmë në pikën ku do të zë fill kuptimi për vlerat kapitale të etnisë dhe veprimi ynë ndryshe ndaj tyre. Shqiptarët kanë trashëguar ndër shekuj shumë vlera, që sot janë pjesë e kulturës botërore. Trojet tona janë përplot rrënoja qytetesh antike; kala të banueshme mesjetare; tempuj paganë; kisha e manastire, xhami, teqe dhe objekte të tjera sakrale me vlera të pallogaritshme; qytete me moshë mijëravjeçare...Shqiptarët kanë një Kanun-një kushtetutë të lashtë me të cilën e rregullonin jetën e tyre, në një kohë kur të tjerët hanin lirshëm kokat e njeri-tjetrit; te shqiptarët janë, të paktën 2 prej shtatë kodikëve të purpurt të kohës së Krishtit; në trojet tona janë ndoshta sixhilatet më të pasura të kohës osmane në Ballkan; e jona është muzika e papërsëritshme
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
polifonike, bashkë me eposin e lashtë të kreshnikëve; i yni është institucioni i besës, nëpërmjet të cilit na ka njohur bota; e jona është Gjuha e lashtë dhe e veçantë shqipe; veshjet kombëtare të një bukurie të rrallë, për të cilat kanë shkruar personalitete të shquara të jetës kulturore evropiane; e jona është dhe letërsia unikate të cilës nuk i mungon pothuajse asnjë hallkë e rëndësishme, që nga koha kur ajo ishte e helenizuar dhe e latinizuar... Natyrisht, pjesë të kësaj prone gjenden edhe në viset shqiptare të Malit
të Zi, po, siç thamë më lart, ne nuk arritëm t’u dalim zot për shkak të thundrës së tjetrit, po dhe mungesës së guximit qytetar dhe intelektual. Për pasojë, pothuajse gjithë artefaktet tona u faturohen sot të tjerëve: tempuj fetarë të të parëve tanë-kishat katolike dhe ortodokse ua kemi falur sllavëve; shumë xhami të vjetra, teqe, ura, hamame, sahat-kulla, kala dhe shtëpi monumentale të kohës së sundimit osman...,ua faturojmë turqve, pa çarë kokën se ato janë ndërtuar nga duart e shkathëta të mjeshtërve shqiptarë dhe
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
u kanë takuar po shqiptarëve të atyre kohërave; ua kemi falur fqinjëve traditat, zakonet, adetet tona të bukura e të rralla; me heshtjen tonë kronike ua falim të tjerëve edhe kuotat më të larta të etnisë..., duke harruar se një etni vlen aq sa i ka dhënë botës personalitete të jetës shoqërore e kulturore që me famën e tyre e kanë kaluar kufirin. Në kësi rrethanash, në vend të vajit, duhet të sfidojmë mendësinë vetëshkatërruese, të imponuar prej tjetrit dhe prej lakmisë së mercenarëve kulturorë, misioni i të cilëve është zhveshja jonë në këste. E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Koronavirusi dhe roli i mediave Roli i mediave në këtë kohë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për faktin se ndihmojnë në informimin dhe orientimin e saktë të publikut. Në këtë kohë kërkohet etikë, dhe detyrë parësore e çdo medieje dhe çdo gazetari është informimi i saktë, i shpejtë dhe objektiv
Esat Mehmeti
Sëmundja e shekullit, Covid-19 shpërtheu anembanë botës dhe siç duket s’ka të ndalur. Shifrat e të prekurve nga ky virus vdekjeprurës vijojnë të jenë të larta. Çdo ditë e më shumë po merr jetë njerëzish, pa dallim moshe e gjinie. Situata aktuale epidemiologjike është e përshkallëzuar dhe mjaft komplekse. Numri i lartë i vdekjeve është tepër shqetësues, dhe ka shkaktuar frikë. Efektet e krizës epidemike kanë paralizuar dhe zhytur botën në një recesion të thellë, sa ekonomike, aq edhe psikologjike. Vala e dytë dhe më e fortë e pandemisë që nga mesi i qershorit e këndej, ka penguar rimëkëmbjen ekonomike në gjithë globin. Pandemia po rrezikon tregjet e punës dhe po kërcënon të përmbysë progresin e bërë në drejtim të rritjes së mirëqenies sociale. Kufizimet e udhëtimit dhe masat e distancimit social kanë dobësuar gjithashtu rritjen ekonomike, në veçanti të atyre me varësi nga turizmi. Papunësia rritet çdo ditë e më shumë, numri i personave që kanë rënë në varfëri vlerësohet të jetë shtuar. Ashtu, si në vendet e tjera të botës, covid-19 po tregohet më shumë
16
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
se agresiv edhe në Ulqin dhe Anë të Malit. Në këtë zonë janë shënuar shifra të larta të të infektuarve, duke marrë jetë njerëzish, madje pa kursyer asnjë moshë. Koronavirusi gjatë muajit shkurt, në këtë mjedis ka shënuar bilanc tepër të lartë, qindra të infektuar e dhjetëra humbje jete, por ajo më e dhembshmja është bilanci tragjik i shumë të rinjve tanë. Gjendja e trishtë ka ndryshuar formën dhe stilin e jetesës, duke vënë në rrezik shëndetin dhe mirëqenien ekonomike të popullsisë. Situata paraqitet tejet shqetësuese. Spitalet dhe shtëpitë e shëndetit janë tepër të ngarkuara . Në Mal të Zi, situata e pandemisë është tejet kritike, duke qenë se ka një rritje të theksuar të rasteve pozitive. Kohëve të fundit nga pasojat e koronavirusit shumë persona kanë ndërruar jetë dhe janë konfirmuar shumë raste të reja të infektimit, është njoftuar nga Instituti i Shëndetit Publik. Numri i përgjithshëm i të vdekurve si pasojë e infektimit me Covid-19 prej fillimit të pandemisë e deri në fund të muajit shkurt është 1003 persona, ndërkohë janë shëruar 521 pacientë. Numri i përgjithshëm i rasteve aktuale aktive me Covid-19, në Mal të Zi, është 8.605 persona , kurse prej fillimit të epidemisë, në mars të vitit të kaluar e deri në fund të shkurtit,1003 persona kanë vdekur, thuhet në kumtesën e bërë publike të Institutit të Shëndetit Publik. Autoritetet shëndetësore përherë u drejtohen qytetarëve që të mos neglizhojnë asnjë simptomë të së-
mundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim mjekun e familjes. Gjithashtu, strukturat shëndetësore, në bashkëpunim me ato qeveritare, në parandalimin e përhapjes së pandemisë, shtrënguan masat epidemiologjike, pasi që numri i rasteve të reja është në rritje, por nuk mjafton me kaq !. U mbyllën objektet hoteliere, baret e restorantet, si dheu bënë kufizime të tjera, ndërsa shkollat JO ! Aty ku virusit nuk i shpëtuan shumë nxënës e punëtorë të arsimit. Nuk u mbyllën as kopshtet, as çerdhet e fëmijëve e disa pika të tjera, ku grumbullimi njerëzve nuk është i paktë !. Çuditërisht !!! Virusit nuk i shpëtoi as një miku im, por fatmirësisht e sfidoi. Në një bisedë të afërt dhe miqësore me të, ndër të tjera ai ka një mesazh : ... “për të gjithë ata që ende nuk e besojnë sa i rrezikshëm është ky virus, ua them nga përvoja ime personale dhe e familjes sime. Kujdes dhe sa më shumë vigjilencë në respektimin e të gjitha masave parandaluese, për shëndetin tuaj dhe të familjarëve të dashur”, vuri në pah miku im. Andaj t’i respektojmë masat e duhura : Mbuloni gojën dhe hundën me maskë ! Mbani higjienën ! Respektoni distancën ! Mendoj se duhet të rritet kontrolli dhe të mbyllemi së ‘paku izolim dyjavor ,kështu, me bindje se Covidi edhe nëse nuk do të shporret, numri i të infektuarave do të zvogëlohet ndjeshëm. Derisa, vazhdohet me këtë avaz, situata do të përkeqësohet
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
edhe më shumë dhe na presin sfida edhe më të mëdha !. Procesi i vaksinimit ka fillua, por po shkon me ritëm tejet të ngadalësuara ! Dozën e parë të vaksinës e morën personeli shëndetësor, ata të cilët janë në vijën e parë të luftës me covid. Por jo vetëm kaq ! Kriza e përgjithshme globale e shkaktuar nga Covid-19 ka prekur edhe fushën mediatike, duk krijuar një realitet dhe dinamikë të re. Përveç presionit financiar, kjo gjendje nxori në pah problemet e vazhdueshme strukturore me të cilat përballen gazetarët. Në kohën e pandemisë me të cilën po përballet bota sot, puna e gazetarëve të fushës së shëndetësisë përballen me sfida të mëdha, pasi fillimisht shtohet rreziku për t’u infektuar nga virusi vdekjeprurës. Megjithatë, vëmendja më e madhe mediale këto ditë është fusha e shëndetësisë për shkak të virusit, dhe kjo ka ndikuar në rritjen e përgjegjësisë për raportim objektiv. Kështu, pas punëtorëve shëndetësorë, padyshim edhe roli i mediave dhe gazetarëve është i madh. Roli i mediave në këtë kohë
është jashtëzakonisht i rëndësishëm për faktin se ndihmojnë në informimin dhe orientimin e saktë të publikut. Në këtë kohë kërkohet etikë, dhe detyrë parësore e çdo medie e gazetari është informimi i saktë, i shpejtë dhe objektiv. Gazetaria duhet të jetë në shërbim të publikut, informimit të drejtë dhe të informimit profesional gazetaresk, e jo të jetë në shërbim të çlirimit emocional. Mediat dhe gazetarët duhet të punojnë në sensibilizimin e qytetarëve të informojnë në kohë reale pa shkaktuar panik. Gjatë pandemisë, gjërat po ndryshojnë, qeveria, ekspertët mjekësorë, shkencëtarët dhe media po veprojnë kundër një armiku për të cilin dihet shumë pak. Vëmendja kryesore e mediave është intensive. Megjithatë, ka divergjenca edhe mes shkencëtarëve në lidhje me Covid-19. Me zhvillimin e mediave digjitale, mediave sociale dhe raportimit nga qytetarët, në saje të përparimit të teknologjisë së informacionit, ka një transformim të dukshëm në këto vitet e fundit. Edhe roli i mediave sociale gjatë kësaj kohe është i madh. Mediat sociale luajnë rol jetik në komu-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
nikim, në mirëqenien psikologjike, thirrjen për ndihmë, mbledhjen e donacioneve etj. E vërtetë është se teknologjia e sotme na mundëson që ta kemi lajmin për një kohë shumë të shkurtër, por duke shtuar se shumësia e medias, mundëson edhe shumësinë e gabimeve . Një pjesë e rëndësishme e publikut përdorin edhe mediat sociale, të cilat shërbejnë për të mbushur boshllëkun e informacionit. Mediat sociale u shërbejnë autoriteteve publike për të përhapur edhe më shumë mesazhet dhe informacionin zyrtar, duke plotësuar kështu dhe ndonjëherë më shpejt sesa vetë mediat tradicionale . Ndërsa sa i përket lirisë se mediave, del se raporte të ndryshme konfirmojnë se vazhdon ende një klimë pasigurie dhe presioni ndaj gazetarëve me një trend të tkurrjes së hapësirës së mediave kritike. Sot, media si një nga mjetet më të rëndësishme për përhapjen e informacionit është e nevojshme të përfshihen në hartimin e planeve në përgatitjen e njerëzve për t’u përshtatur me kriza dhe sfida të tjera. E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Ndjekja t’u pranu Në një botë ku e reja është kryefjalë, prodhime, sugjerime, kombinime veshjesh nga njëra anë dhe dyqane, nga ana tjetër, sa në cep të rrugës sa në “aksin Online”, kur gjendemi mes kësaj rrokopuje, i bëjmë dot ballë “pushtimit”?
18
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Stili i veshjes
e trendeve për uar nga shoqëria Paula Dekaj
Në udhën drejt krijimit të një identiteti, natyre dhe stili, zgjedhim, për çudi a pa çudi, që uniken ta shprehnim me një dozë frymëzimi nga e tëra. Sot, nëse ka diçka që imitohet pambarimisht dhe ne i shkojmë nga pas, është trendi, prirja a, siç u zu të thuhej, tendenca e fundit. Një pjesë e jona e bëri këtë me të ethshmen frikë-dëshirë: pranimin nga shoqëria. Një art-pikturë mbi lëkurë, iPhone i fundit, dy fije floku lajlelule në ballë na afrojnë me botën: në një hap me të tjerët. Megjithatë, shumë ritme larg vetes. Nëse iniciativa, prirje apo shije të tilla rëndojnë vetëm financiarisht, rasti kur tymoset ngase grupit i lipset një anëtar “cool” si ata, pasojat janë dhe shëndetësore. Fusha e modës lidhet ngusht me risinë. Për të mbijetuar dhe rritur në biznes, shtëpitë e modës sjellin ide të reja çdo sezon, dhe në favor të kësaj, një pjesë e mirë e njerëzve janë përherë në pritje të tyre. Markat e kategorisë ‘‘Fast fashion’’ (modë e shpejtë), janë të parat që shkojnë fill pas prirjeve të reja, dhe i sjellin tek konsumatorët me një kosto si pjesë e origjinalitetit të tyre, me të vetmin ndryshim jokushtueshmërinë.
“
Sot, nëse ka diçka që imitohet pambarimisht dhe ne i shkojmë nga pas, është trendi, prirja a, siç u zu të thuhej, tendenca e fundit. Një pjesë e jona e bëri këtë me të ethshmen frikë-dëshirë: pranimin nga shoqëria
Një avantazh i madh ky, çka bën që modës t’i rendim lehtazi nga pas. Por, ndoshta ndodh kështu për faktin se, aftësia për të qenë unik nuk mbart tek të gjithë të njëjtën rëndësi, apo ndoshta sepse t’iu përshtatesh trendeve është më e lehtë se të krijosh vetë një të tillë. Ndër të tjera, adaptimi i një risie të caktuar të jep dhe ndjenjën e sigurisë, ngaqë suksesi i saj është konfirmuar pasi të tjerë nismëtarë e kanë provuar. Në një botë ku e reja është kryefjalë,
“
prodhime, sugjerime, kombinime veshjesh nga njëra anë dhe dyqane, nga ana tjetër, sa në cep të rrugës sa në “aksin Online”, kur gjendemi mes kësaj rrokopuje, i bëjmë dot ballë “pushtimit”? Gjenialiteti gjallon brenda secilit prej nesh, njëlloj si dhe çelësi i pikëpyetjes sonë. Ja! Manekinët duken vërtet bukur, por nëse duam të mbajmë sa më shumë udhën drejt vetjakes, duhet ta lëmë të ngrejë krye origjinalitetin, në liri. Sidoqoftë, këto të gjitha janë zgjedhje personale…
Një art-pikturë mbi lëkurë, iPhone i fundit, dy fije floku lajlelule në ballë na afrojnë me botën: në një hap me të tjerët. Megjithatë, shumë ritme larg vetes. Nëse iniciativa, prirje apo shije të tilla rëndojnë vetëm financiarisht, rasti kur tymoset ngase grupit i lipset një anëtar “cool” si ata, pasojat janë dhe shëndetësore
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
19
MOZAIK
Mbi librin “Pa idealizime” të autorit Islam Pali
Libër që e bën të pav këtë personalitet të r Asllan Bisha
Shoqata e Artistëve dhe Intelektualëve “Art Club”, vitin e kaluar, vitin e mbrapshtë me koronavirus, e përmbylli me një libër të anëtarit të saj, të ndjerit Islam Pali. Ai ishte gazetar i Radio Titogradit (Radios së Malit të Zi). E nisi punën në vitin e largët të shekullit të kaluar. Kështu shkruan redaktori i librit të Islam Palit, Fran Camaj, i cili ashtu si dhe vetë Islami emigroi në SHBA. Libri me titull “Pa idealizime” i Islam Palit u përgatit për botim nga Ismet Kallaba dhe Sabri Halili, i cili shkroi parathënien e librit, me redaktor Fran Camaj dhe recensent dr. Haxhi Shabanin. Islam Pali jetoi dhe kontribuoi jo vetëm në gazetari që e deshi shumë. Ai shkroi reportazhe të mrekullueshme dhe me vlerë të madhe nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja. Shkrimet e tij kishin nivel të lartë. Ai ishte brumosur me dituri. Kishte mbaruar studimet për Letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Kishte
“ 20
studiuar me të ndjerin Profesor Dr. Basri Çapriqin. Kishin bërë gara dhe mësuar shumë. Kishin një qëllim - të bënin emër në letërsi dhe të kontribuonin. Ishte atëherë ndjenja për të kontribuar dhe ndihmuar vendlindjen dhe kombin shqiptar, i cili po nëpërkëmbej në Jugosllavi. Dhe pas studimit u kthyen në vendlindje. Të dy u punësuan në Radio Titograd. I ndjeri Basri Çapriqi u kthye në Prishtinë si asistent në Universitetin e Prishtinës, ndërsa Islam Pali vazhdoi punën. Shkroi për mullinjtë e Millës, shkrime të rralla që flasin për trashëgiminë kulturore materiale në Anë të Malit. Po ashtu duhet të përmendim se portreti i tij për pleqnarin e njohur nga Shasi, Lanush Nuzin, është i rrallë. Askush nuk e ka pikturuar dhe nxjerrë më mirë në dritë figurën e tij, pleqninë që bëri emër në Malësi. Ai zgjidhi një problem rreth fejesës së një vajze nga Malësia. Ishte më i riu nga bajraku i Anës së Malit dhe iu dha fjala në fund. Të gjithë iu bindën fjalës së tij. Zgjidhjen e kishte marrë nga babai i tij Nuzi, që zanatin, urtinë, drejtësinë ia la të birit. Zgjidhja dhe urtia e djalit të ri i mahniti pleqnarët. Ai kështu ia rriti zërin dhe namin Anës së Malit. Islam Pali u mor edhe me toponominë e katundeve të kësaj ane. Toponimet
Islam Pali u mor edhe me toponominë e katundeve të kësaj ane. Toponimet dhe mikrotoponimet u shënuan shkencërisht dhe disa u sqaruan drejt. Mikrotoponominë e katundeve të Anës së Malit - të Krythës, Millës, Kosiqit, Bojkut, Katërkollës, Brajshës, Selitës, Sukubinës dhe katundit Bore. Ai sqaroi etimologjinë e shumë emrave të lashtë me rrënjë shqipe të kësaj treve.
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
“
Portreti i tij për pleqnarin e njohur nga Shasi, Lanush Nuzin, është i rrallë. Askush nuk e ka pikturuar dhe vënë më mirë në dritë figurën e tij, pleqninë që bëri emër në Malësi
dhe mikrotoponimet u shënuan shkencërisht dhe disa u sqaruan drejt. Mikrotoponominë e katundeve të Anës së Malit - të Krythës, Millës, Kosiqit, Bojkut, Katërkollës, Brajshës, Selitës, Sukubinës dhe katundit Bore. Ai sqaroi etimologjinë e shumë emrave të lashtë të kësaj treve, që kanë rrënjë shqipe. Them se toponomia e katundeve të Anës së Malit që janë në Mal të Zi është pothuajse e mbyllur, sepse në këtë lëmi ka punuar dr. Nail Draga dhe Fadil Salaj nga Shtodri. Islam Pali ka shkruar po ashtu edhe poezi, të cilat kanë vlerë dhe i kushtohen vendlindjes, përjetimeve rinore dhe mallit për vendlindje, i cili e përcolli edhe kur ishte ne ShBA, ku dhe vdiq. Vepra e Islam Palit dhe kontributi i tij është me vlerë për shqiptarët dhe për Anën e Malit në veçanti. Recensionet, intervistat dhe përkthimet letrare paraqesin rëndësi të veçantë. Ai e vlerësoi shumë poezinë e shokut të tij, të ndjerit Basri Çapriqit, kur thotë se Çapriqi e evropeizoi poezinë shqipe. Libri është një perlë dhe vlerë që e bën të pavdekshëm emrin e Islam Palit, këtij personaliteti të rrallë.
vdekshëm rrallë
MOZAIK
Vepra e Islam Palit dhe kontributi i tij është me vlerë për shqiptarët dhe për Anën e Malit në veçanti. Recensionet, intervistat dhe përkthimet letrare paraqesin rëndësi të veçantë. Ai e vlerësoi shumë poezinë e shokut të tij, të ndjerit Basri Çapriqi, kur thotë se Çapriqi e evropeizoi poezinë shqipe. Libri është një perlë dhe vlerë që e bën të pavdekshëm emrin e Islam Palit, këtij personaliteti të rrallë
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
21
KULTURË
Në Galerinë e Qendrës për Kulturë në Ulqin u hap ekspozita kolektive e artistëve të këtij qyteti
Një dhuratë për qytetin dhe artdashësit në kohën e pandemisë Disa breza artistësh - piktorë akademikë me përvojë, të cilët i kanë prezantuar veprat e tyre në shumë galeri në vend dhe në botë, por edhe piktorë të rinj që sapo kanë kryer studimet për art, janë paraqitur me punimet e tyre në këtë ekspozitë, gjë që tregon se Ulqini ka traditë dhe nuk duhet të brengoset për të ardhmen në fushën e artit. Pjesa më e madhe e tyre veçohet me stilin e vet, ndërsa të tjerët janë në rrugën e krijimit të identitetit të tyre artistik Ulqin - Në kohën e pandemisë, kur Ulqini po kalon nëpër një situatë të rënduar epidemiologjike, artistët e këtij qyteti – piktorë dhe fotografë, i kanë bashkuar forcat e tyre në një ekspozitë të përbashkët, që vjen si dhuratë për qytetin e tyre dhe artdashësit. Ekspozita është hapur të premten mbrëma, në Galerinë e Qendrës së Kulturës në Ulqin. Disa breza artistësh - piktorë akademikë me përvojë, të cilët i kanë
22
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
prezantuar veprat e tyre në shumë galeri në vend dhe në botë, por edhe piktorë të rinj që sapo kanë kryer studimet për art, janë paraqitur me punimet e tyre në këtë ekspozitë, gjë që tregon se Ulqini ka traditë dhe nuk duhet të brengoset për të ardhmen në fushën e artit. Pjesa më e madhe e tyre veçohet me stilin e vet, ndërsa të tjerët janë në rrugën e krijimit të identitetit të tyre artistik. Me punimet e tyre janë prezantuar Allmi Suka, Bilal Nikeziqi, Brigita
Antoni, Emina Nimanbegu, Edin Kapllani, Izabella Makoviqi, Jetmira Hoxha, Jozo Koçoviqi, Mersiha Resulbegoviq – Mavriq, Naser Hasa, Vahida Nimanbegu, Valona Cakuli, si dhe piktorët e ndjerë Gjergj Noc Martini dhe Rudi Goga. Ekspozita është organizuar nga Qendra për Kulturë – Ulqin dhe Shoqata e Artistëve Figurativë “Perla Blu” nga Ulqini. i. k.
FOTOGRAFIA E JAVËS
ARBEN GJURASHAJ UJËVARA
„Qesh pak, shiko këtu”
„Nëse një fotograf profesionist fotografon të njëjtin objekt që fotografon edhe një person i zakonshëm, ku qëndron ndryshimi„.
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
23
REPORTAZH
Perlat e Ulqinit
Valdanosi, hapi i parë i fitores së pronarëve
Gjiri i Valdanosit është një ndër lokalitetet më interesante dhe më të pasura të Ulqinit. Ky gji gjendet 5km në veriperëndim dhe ndodhet mes malit të Mavrianit dhe Mendrës. Ajo çka e bën të veçantë këtë gji janë pasuria e madhe e trungjeve të ullinjve, pastaj është port natyror i anijeve i mbrojtur nga erërat e forta të jugut dhe veriut, ka plazh të virgjër me ujë të pastër deti si dhe është lokalitet i pasur dhe i pahulumtuar arkeologjik. Fillimi i vitit 2021 shënoi një kthesë të madhe në jetën e ulqinakëve. Pas një viti të rëndë siç ishte 2020-ta, të mbyllur nga Covid 19, ky fillimvit u shënua me lejimin që pronarët e ullishtës së Valdanosit mund të hyjnë në pronat e veta, t’i pastrojnë dhe të kujdesen për to. Ky është vetëm hapi i parë i fitores së pronarëve të ullishtës pas një beteje më shumë se 40 vjeçare. Vlen të theksohet se për herë të parë kjo ullishtë iu mor pronarëve të vet në vitin 1948 në bazë të një ligji që nxori shteti i atëhershëm, duke dashtë që ta shndërrojë në pasuri popullore bujqësore dhe herën e dytë në vitin 1979, kur kundër vullnetit të popullit iu dha në shfrytëzim ushtrisë së atëhershme. Hapi u hodh menjëherë, pronarët nuk pritën që t’u thuhet dy
24
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
herë dhe menjëherë pas lejimit të dielën e parë iu përveshën punës së pastrimit, normalisht ata që e dinin se ku i kanë pronat dhe kishin qasje, kurse të tjerët presin ndihmën e më të moshuarve ose konsultimin me hartat kadastrale. Kështu edhe unë bashkë me mikun tim Sami Flamurin dolëm të dielën e 21 shkurtit që t’i bëjmë një vizitë ullishtës së Valdanosit dhe të informohemi me punët e bëra si dhe
konstatimin e gjendjes në terren. Makinën e parkuam para ullishtës së Hajro Çaushit dhe vazhduam rrugës së Bishtit në mënyrë që duke përshkuar rrugën e vjetër që supozojmë se duhet të jetë ndërtuar që në antikitet të arrijmë deri ke plazhi i Valdanosit i cili për kuriozitet duhet përmendur se është i gjatë 600m dhe arrin gjerësi deri në 20m por çka është më interesantja në vitin 1968 është shpallur Monument natyror i klasit III. Samiu mahnitej me rrugën e vjetër me kalldrëmin me gjerësisë dhe cilësinë e punimeve të bëra atëbotë. Sot kur kishte kaluar buldozeri që të hapë rrugën kishte shkaktuar edhe dëme. Vende-vende kalldrëmi i vjetër ishte shkulur, vende-vende muri i thatë ishte rrëzuar, kurse vendevende rruga ishte zgjeruar mirë. Samiu na tregon se në Kroaci ”Muri i thatë” është shpallur vlerë e trashëgimisë kulturore botërore dhe e mbrojtur nga UNESCO, deri sa ne nuk i kushtojmë kujdes që të mbrojmë as pasuritë arkeologjike (rasti i fundit ai i shembjes së bedenit të kalasë së Ulqinit). Ullishta e Ulqinit është përplot me mikrotoponime tipike vendase si Qafë, Bisht, Anaemalit, Shkalla, Majere, Kroni i thatë etj. Duke ecur bisedonim e
REPORTAZH shkëmbenim informacione për vjetërsinë e këtyre ullinjve. Sipas studiuesit tonë ulqinak dr Bahri Briskut ullishta e Krruçit dhe ajo e Valdanosit kanë trungjet më e vjetra të ullinjve. Vlen të theksojmë se në Valdanos ka 18000 rrënjë ullinj mijëvjeçarë prej të cilëve më i vjetri i identifikuar është 2000 vjeçar. Deri më 1977 e gjithë ullishta e Valdanosit ka qenë pronë private e afro 200 familjeve ulqinake dhe pastaj me një urdhër shteti vendoset që t’ia japin ushtrisë dhe i shtyjnë pronarët që pa dëshirën e vet t’ia shesin ushtrisë të gjithë këtë pasuri sipas një vlere që vetë e kanë vendos ata (1,5 $ për m2 dhe 60$ për rrënjë ulliri e që kjo vlerë ka qenë shumë herë më e vogël se sa vlera e tregut). Sipas një studimi jo të plotë të kohës së fundit, supozohet se plotësisht janë tharë rreth 1300 rrënjë ullinj kurse mbi 4000 janë në gjendje kritike. Duke u mahnitur me pejsazhin që shfaqej para nesh, ullinjtë sa vinin e trungjet iu bëheshin më të mëdhenj dhe befas para neve u shfaq një ulli kazan që sipas madhësisë së trungut nuk ishte e vështirë të vinim në përfundim se para nesh u shfaq ulliri më i vjetër i Ulqinit, që së paku ne kishim informata për te. Ishte shumë mbresëlënës dhe vetvetiu të shtynte që t’i afroheshe e të bisedoje me të. Shkrepëm edhe fotografitë dhe vazhduam rrugën duke numëruar llojet e ullinjve që mund t’i gjejmë në këtë ullishtë: kazan, fishkull, shatorr, ullastër, ulli i egër. Në bisedë e sipër arritëm deri përmbi det dhe vendi që po shkalisnin nga bimësia gjysmëshekullore vëllezërit Naser dhe Hasim Hasa ishte një ballkon natyror që të jepte ndjenjën që po fluturoje përmbi det. Pasi që u përshëndetëm me ta, na shpjeguan se rruga ishte e hapur mu deri te ullishta e tyre dhe se tani për të vazhduar rrugën duhej të zbrisnim kah deti. U kthyem dhe filluam të zbrisnim teposhtë. Në një
pikë të bukur vrojtuese u ndalëm që të bëjmë video xhirimin dhe të dëshmojmë lashtësinë dhe rëndësinë e këtij vendi të shenjtë. Bëmë xhirimin duke e emituar drejtpërdrejt në rrjetet sociale dhe pasi që mbyllëm emitimin pas 10 metrash para na doli një krua i vjetër i cili dukej sikurse ishte i strukur pas një druri. U ndalëm dhe bëmë matjet e duhura. Vallë cili është ky krua? Vite më parë kur ishte hapur rruga e poshtme për Bisht kur kishin gjet një krua kishin supozuar se kanë gjetur Kronin e Salë Kikës por a ishte
ai apo është ky këtu. Po cili pra është cili? Shumë pyetje e përgjigje asnjë. Në kompleksin e Valdanosit ndodhen Kroni i Zanave, Kroni i Detarëve, Kroni i Salë Kikës dhe Kroni i Vakfit. Por sipas studiuesit prof.dr. Maksut Haxhibrahimit këtu diku gjendet edhe Kroni i Mavrianit. Pra pesë sish, bëmë fotografitë e duhura dhe matjet me shpresë se do të bëjmë identifikimin e të gjitha krojeve. Duke zbritur rrugës kah deti, në baltën e rrugës identifikova një pjesë ene qeramike të periudhës venedikase. Ja pra edhe dëshmia materiale se këndej pari janë bartur mallrat që binin anijet ulqinake nga mbarë bota. Zbritëm deri në vendin ku dëgjohej sharra motorike dhe aty takuam shokun tim Saidin apo siç ne e quajmë Artan Bilalin. Ai kishte dalë me familje në pronën e vet dhe siç thoshte pas 40 vitesh më në fund po i vë dorë. Shend e verë Artani na ofroi ëmbëlsira dhe me të vërtetë vendi ku gjendej ullishta e tij ishte fare afër detit dhe rruga e asfaltuar vinte deri në pronën e tij. Ne vazhduam rrugën tonë duke i lënë ullishtarët e kënaqur që kishin mundësi të punonin në pronat e tyre stërgjyshore. Ja pra, drejtësia vonon por nuk harron. Edhe rasti i ullishtarëve të Valdanosit donë Zoti dhe çdo gjë vihet në vend të vet. 7 km rrugë të sapo hapura i përshkuam shumë shpejt dhe duke mos ndjerë lodhjen fare dhe të kënaqur se më në fund drejtësia po vendoset u kthyem te makina duke i premtuar vetes se aventura e radhës do të jetë gjetja apo identifikimi i Kronit të Zanave. Teksti dhe fotografitë: Gazmend Çitaku E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
25
PORTRET
Portret: Bilal Nikezi
Piktori që flet me artin e tij
Bilali gjithmonë ka pasur inspirim dhe pasion pikturimin e femrës dhe bukurinë e saj. Ai mendon që bukuria e femrës është dhunti nga Perëndia. Prandaj ajo është frymëzimi i tij i pafund dhe gjithmonë mbizotëron në opusin e krijimtarisë së tij. Ai ka realizuar shumë portrete kushtuar femrës dhe qenies së saj
Ismet Karamanaga Bilal Nikezi është një piktor akademik i talentuar, me grada të larta artistike, të fituara në Kosovë, ku edhe e ka kryer Akademinë e Arteve, por edhe në vende të tjera ku ka studiuar dhe specializuar artin figurativ. Pa dyshim që Bilal Nikezi ka lënë dhe ende lë gjurmë të pashlyera në artin tonë figurativ. Ekspozitat e shumta individuale dhe kolektive flasin qartë për aktivitetin dhe veprat e këtij piktori. Ai ka një vend të veçantë në majën e piramidës së shumë piktorëve tanë me famë, në qytetin tonë të bukur të Ulqinit, në Mal të Zi, në Kosovë dhe çdokund tjetër ku ai ka ekspozuar dhe është prezantuar. Bilali gjithmonë ka pasur inspirim dhe pasion pikturimin e femrës dhe bukurinë e saj. Ai mendon që bukuria
26
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
e femrës është dhunti nga Perëndia. Prandaj, ajo është frymëzimi i tij i pafund dhe gjithmonë mbizotëron në opusin e krijimtarisë së tij. Ai ka realizuar shumë portrete kushtuar femrës dhe qenies së saj. Lidhur me këtë inspirim, Bilali ka edhe një hobi tjetër. Ai është një fotograf i pasionuar dhe mbi 30 vite fotografon. Këtë pasion dhe fotografinë e ka ngritur lart deri në perfeksionizëm. Gjithashtu, dua të përmend që Bilali është edhe zhytës i mirë, kështu që gjatë verës shpeshherë shkon në peshkim. Pavarësisht që gruaja mbizotëron në artin e tij, Bilali ka edhe inspirime të tjera, duke filluar nga perëndimi i diellit, peshkimi dhe peshkatarët, barkat dhe sanallat, kalimerat në Port Milenë dhe rrjetat që i stolisin ato. Të gjitha këto janë në opusin e pikturimit të tij. Me një mjeshtëri të paparë, ai i pikturon ato me ngjyra, duke i dhënë një kolorit të cilin e kanë vetëm impresonistët e mëdhenj të këtij drejtimi në artin figurativ. Diçka tjetër që e karakterizon pikturimin e tij është se mbizotëron vizatimi, pastaj vaji dhe kolazhet. Mua dhe një mikun tim nga Gjer-
mania gjithmonë na ka fascinuar një pikturë e cila mund të krahasohet me pikturat e mëdha nga koha e impresionizmit. Kjo pikturë gjendet sot në Berlin, në një koleksion privat. Të shkruash për Bilal Nikezin, njeriu duhet ta njohë artin figurativ shumë më mirë se unë. Mirëpo, si një koleg i tij nga Gjimnazi i Ulqinit dhe shok i tij, dua ta kujtoj lexuesin dhe opinionin për veprën e tij të madhe dhe për jetën e tij kushtuar artit dhe kulturës sonë. Bilalin e njoh që nga fëmijëria. Një kohë të gjatë kemi punuar së bashku në Shkollën e Mesme të Ulqinit, kështu që unë edhe disa të privilegjuar kemi pasur “lejen” të hyjmë brenda në atelienë e tij në shkollë. Gjithashtu shpeshherë kemi shkuar së bashku në ekskursione e mos të flasim për hapjen e ekspozitave në Zvicër, Lihtenshtajn, Austri dhe në vende të tjera, ku unë isha edhe moderator. Bilali, pa dyshim, si intelektual dhe piktor akademik, i takon së pari Ulqinit, pastaj Malit të Zi dhe më gjerë. Ne jemi krenarë që Bilali jeton dhe vepron në Ulqin. Ata që e njohin artin, posaçërisht artin figurativ më mirë
PORTRET
dhe më thellë, ata që e njohin punën e këtij piktori akademik, janë më kompetentë dhe më së miri dinë ta vlerësojnë artin e Bilal Nikezit, kurse neve shokëve të tij për artin figurativ më së tepërmi na ka folur dhe na flet vetë Bilali. Bilali jeton dhe vepron në shtëpinë e tij në Ulqin, ku ai ka një atelie të mbushur plot me piktura, grafika dhe sende të tjera, të cilat krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme. Aty Bilali frymëzohet ditë për ditë më shumë dhe më mirë, aty është i relaksuar dhe i qetë. Them se duhet të jemi krenarë që një piktor i talentuar, i njohur anembanë tokave shqiptare, por edhe në Evropë, jeton dhe vepron në qytetin tonë të bukur, duke na dhuruar vepra të cilat një ditë do të përbëjnë pjesën e trashëgimisë sonë të lavdishme. Proverbi latin “Ars longa, vita brevis” (Arti është jetëgjatë, jeta është e shkurtër), që ende sot gjendet mbi derën e shtëpisë së të ndjerit Rudi Goga, po ashtu një piktor akademik, sidomos mjeshtër i grafikës, vlen edhe për të afërmin dhe shokun e tij Bilal Nikezin. Prandaj edhe mendoj se ndaj mendimin e shumë adhuruesve të artit që mjeshtëria e pikturimit dhe pikturat e Bilal Nikezit do të mbesin përgjithmonë në bagazhin e kulturës sonë. Çdo njeri, kalimtar dhe turist i cili kalon rrugës ku gjendet shtëpia e të ndjerit Rudi Goga, pavarësisht sa e njeh artin, ndalon dhe me vëmendje e lexon mbishkrimin në fjalë. Gjatë karrierës artistike, Bilali ka pasur një numër të madh të ekspozitave personale dhe shumë ekspozita kolektive, jo vetëm në Malin
e Zi - në Ulqin e Tivar, Podgoricë, por edhe në Gjermani, shumëherë në Austri, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Shqipëri. Punimet e tij gjenden në galeri të ndryshme dhe në koleksione private, në vende të ndryshme të Evropës, ku piktori ka ekspozuar. Ndërkohë numëron edhe disa çmime për punën dhe veprën e tij. Bilali gjithmonë ka qenë dhe ka mbetur një njeri modest, i qetë dhe i mirë. Ai është edhe njeri i cili flet me artin e tij, por një njeri i cili edhe ka dhënë intervista të shumta nëpër televizione të ndryshme, në vend dhe jashtë. Kritikët e artit e kanë vlerësuar shumë lart veprën e tij, si piktor i zellshëm, i vyer, i talentuar dhe i respektuar në mesin e artistëve në përgjithësi. Pikturat dhe grafikat e tij të shumta stolisin sot shtëpitë dhe galeritë anembanë vendit tonë, por edhe jashtë vendit, kudo ku ka shkelur këmba e tij. Bile edhe unë e kam një pikturë në shtëpinë time, një dhuratë nga ai, të cilën e ruaj me një dashuri të madhe. Edhe një sekuencë nga aktiviteti i madh i këtij piktori akademik. Mua më ka mbetur në kujtesë përgjithmonë, për këtë edhe po e përsëris, që të mbesë e shkruar dhe e shënuar për gjeneratat që do të vijnë pas nesh. Së bashku me Bilalin dhe me piktorin tjetër akademik nga Ulqini, Edin Kapllanin, ishim në Zvicër. Unë isha në rolin e moderatorit dhe prezantuesit të një ekspozite me famë të madhe. Në Galerinë e njohur “Hadorn”, në qytetin e Lihtensteigut në Zvicër. Kemi kaluar disa ditë të jashtëzakonshme në mesin e adhuruesve të artit, të pikturës dhe në përgjithësi të kulturës evropiane në Zvicër. Prezantuam artin, kulturën dhe bukuritë natyrore të qytetit tonë. Shtypi, revistat, stacionet televizive dhe portalet e ndryshme ishin plot lëvdata për prezantimin e artit figurativ të piktorëve tanë, si edhe për prezantimin e bukurive të qytetit tonë dhe Malit të Zi në përgjithësi. Edhe ne kemi bërë shumë foto dhe video nga ky prezan-
tim i artit dhe kulturës, kurse më vonë pas kthimit u paraqitëm edhe në media te ne. Hapjen solemne të ekspozitës e bëra unë dhe ajo pa dyshim ka pasur një jehonë dhe sukses të madh. Piktorët akademikë Bilal Nikezi dhe Edin Kapllani bënë prezantimin e pikturave të tyre, kurse unë përveç hapjes solemne kam bërë edhe prezantimin e turizmit të Malit të Zi, në veçanti të qytetit tonë të bukur të Ulqinit. Ishim edhe në bisedime për binjakëzimin ndërmjet qytetit të Lichtensteigut dhe Ulqinit. Përse nuk ka ardhur deri te binjakëzimi, duhet ta pyesin veten politikanët. Dëshiroj që në këtë portret kushtuar Bilal Nikezit, të përmend dhe ish-nxënësin tonë nga Gjimnazi, sot një mërgimtar me një dashuri të pafund për qytetin e Ulqinit, z. Senad Draga, i cili mundësoi këtë prezantim të kulturës sonë në Zvicër, duke iu falënderuar pozitës dhe lidhjeve të tij në Zvicër. Kështu edhe ka ardhur deri tek organizimi i kësaj ekspozite. Ende edhe sot e kujtojmë dhe e falënderojmë këtë njeri të mirë dhe të vyeshëm, i cili ka dhënë një kontribut të madh për emancipimin e kulturës dhe artit tonë. Edhe disa të dhëna nga jeta e Bilal Nikezit. Ka lindur në Ulqin, në vitin 1955, në një shtëpi me një pedigre të veçantë. Pas përfundimit e shkollës fillore dhe të mesme në Ulqin, fillon studimet në Akademinë e Arteve në Prishtinë, të cilat i përfundoi me sukses të madh duke treguar një talent të rrallë dhe të pashtershëm. Pas kthimit në Ulqin, punësohet në Gjimnazin e Ulqinit, ku gjendet edhe sot. Bilali nuk flet shumë për artin e tij. Shpesh shprehet që arti dhe puna e tij flasin shumë më tepër për të. Dhe në fund të këtij shkrimi modest kushtuar Bilal Nikezit, mendoj se ndaj mendimin e shumë qytetarëve tanë, në veçanti të shumë piktorëve akademikë, që Bilali ka një vend të veçantë në artin dhe kulturën tonë. Do të ishte mirë që edhe organet kompetente të Komunës, në veçanti në ditët solemne, ta kujtojnë Bilalin dhe të tjerët, të cilët bëjnë kaq shumë për prezantimin dhe emancipimin e artit dhe kulturës sonë, brenda dhe sidomos jashtë shtetit. Është mirë t’i kujtojnë dhe mos t’i harrojnë, siç ndodh shpeshherë në raste të tilla. E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
27
MOZAIK
Trashëgimia shqiptare
Lahuta dhe lahutarët në rrezik zhdukjeje në Hot, Grudë, Triesh e Kojë Malësorët e Hotit, Grudës, Trieshit e Kojës janë të njohur për artin e veglave muzikore tradicionale. Ata, përveç çiftelisë, fyellit, zymareve, defit dhe tupanit preferonin edhe lahutën
Gjekë Gjonaj
Dikur në shumicën e rasteve pothuaj çdo familje kishte nga një lahutë të varur në mur. Shtëpia pa lahutë quhej “ shtëpi e lanun”. Ishte turp për malësorin të mos e kishte në shtëpi një lahutë dhe një pushkë. Lahuta dhe pushka ishin dy koncepte a dy dukuri , që kanë ndërmjet tyre lidhje të dyanshme për çdo familje malësore. Lahuta u shërbente malësorëve për t’u kënduar kreshnikëve shqiptarë, nga epika jonë historike ose baladat dhe rapsoditë e epikës sonë legjendare, kurse pushka për t’u mbrojtur nga armiku. Lahutën e kanë përdorë burrat-lahutarë, të cilët kur i binin këtij instrumenti qëndronin këmbëkryq dhe e mbanin atë në mënyrë të pjerrët në drejtim të këmbës së djathtë , së bashku me harkun. Lahutarët i binin dhe i këndonin lahutës në raste të ndryshme gëzimi, në ndeja pas darke , pranë oxhakut, në manifes-
28
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
time të rastit dhe në gara e festivale folklorike vendore, kombëtare e ndërkombëtare. Burrat e Malësisë e përdornin me ëndje të madhe dhe e dëgjonin me vëmendje të posaçme këtë vegël iliro-arbërore shqiptare, e cila sipas specialistëve shqiptarë përfaqëson arketipin më të lashtë të veglave kordofone me hark ( së paku 9.000 vjeçare) të kontinentit evropian. Kjo vegël muzikore me shekuj ka argëtuar, motivuar, inspiruar, promovuar, shoqëruar e ngazëlluar shpirtin krijues të kësaj pjesë të popullatës shqiptare në trojet e tyre etnike, e cila që nga Kongresi i Berlinit padrejtësisht u shkëput nga shteti amë – Shqipëria. Kënga e lahutarit frymëzonte malet dhe malësinë e trimërinë , i nxiste në luftë patriotët për të luftuar për atdheun e trojet e tyre. Në çdo luftë, në çdo kuvend burrash, në çdo betejë, lahuta i frymëzonte malësorët kundër sllavëve dhe osmanëve. Me lahutë është kënduar Teuta e Genti, Gjergj Kastrioti -Skënderbeu e Lekë Dukagjini, Nora e Kelmendit, Oso Kuka, Ali Pashë Gucia, Jakup Ferri, Mic Sokoli, Ded Gjo’ Luli, Çun Mula, Bajram Curri, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Azem Galica, Prekë Cali dhe luanët e maleve që ranë gjatë shekujve në betejat për liri.
Secila lahutë ka nga një histori. Shumë nga ato janë të gdhendura bukur. Në kokat e tyre sheh të gdhendura simbole të njohura që hasen në mitologjinë gojore shqiptare, e sidomos në Eposin e Kreshnikëve. Të tilla janë Orët e malit, Zanat, gjarpri shërues, kreshniku, dielli, hëna me yjet, por edhe koka e dhisë, e cila ndeshet rëndom te ky instrument. Zbukurimi i saj bëhet edhe me portretin e gdhendur të Gjergj Kastriotit dhe e shton krenarinë e dëgjuesve të këngëve epike me historinë e famsh¬me të fitoreve të popullit shqiptar para rreth gjashtë she¬kujsh. Ajo stoliset edhe me portrete të figurave të tjera të shquara të dy shekujve të fundit, nga Rilindja e deri te UÇK-ja dhe Adem Jashari. Malësia në periudha të ndryshme historike ka pasur shumë lahutarë e rapsodë popullorë. Është gati e pamundur që të evidentojmë të gjithë emrat e tyre, sepse mungojnë të dhëna të shkruara. Por, po përmend disa prej tyre, duke kërkuar ndjesë , respekt e mirëkuptim për të gjithë të tjerët. Lahutarë nga krahina e Hotit janë: Gjokë Prëlota Gjelaj ( 1903-1976) , Gjeto Mirashi Gjonaj ( 1909-1972), Llesh Prëla Camaj ( 1920-2020), Zef Prëtashi Dushaj ( 1933-1999),
MOZAIK
Zef Gjoka Gjelaj (1935) , Martin Dushaj (1937), Pjetër Zefi Gojçaj (1937-2008)), Luigj Gjeka Dushaj, Nrekë Marku Dushaj ( 1939) , Nosh Gjoni Lajçaj (1941), Gjelosh Nika Junçaj ( 1941), Kolë Toma Dedvukaj (1948), Nikollë Ujka Junçaj (1950), Marash Ujka Junçaj (1950), Gjergj Kola Gjelaj (1951), Gjokë Luca Gojçaj (1955), Gjon Dedvukaj (1955), Lucë Pjetri Gojçaj (1965), Agron Pllumaj (1986), Fran Marku dhe Aleks Gjergji Dushaj (2001). Lahutarët më në zë nga Gruda janë: Marash Deda Lulgjuraj, Halil Rrusta Kajoshaj, Gjokë Kalaj, Gjergj Uci Vulaj, Dodë Lulgjuraj dhe Hilë Lulgjuraj. Nga mali i Kojës me lahutë kanë in-
terpretuar, Kolë Uci Ulaj, Prelë Kola Ulaj,Pjetër Pretashi Ulaj , Kolë Bardhi Krcaj, Prelë Kola Krcaj, Nosh Kola Krcaj, Dok Marashi Ivanaj dhe Gjergj Mirashi Marashaj, Edhe Trieshi dikur ka qenë çerdhe e lahutarëve e instrumentistëve të tjerë shumë të njohur, si : Nikollë Gali Lekoçaj, Tomë Nikolla Lekoçaj, Nikollë Sokoli Lekoçaj, Nikollë Gjoni Lekoçaj, Gjokë Nikolla Lekoçaj, Zef Gjoni Micakaj, Gjokë Prëla Dedivanaj, Nikollë Lucaj, Fran Lleshi Lucaj, Dodë Prëka Micakaj, Mark Zefi Micakaj Gjelosh ( Losh) Nou Memçaj, Nikollë Nikprelaj, Zef Pjetri Lucaj, Pjetër Gjergji Lucaj, Gjergj Pjetri Lucaj, Tomë Leka Lucaj dhe Mark Pjetri
Lucaj. Lahuta është një instrument, i cili lidhet ngushtësisht me Eposin Shqiptar dhe, bashkë me mospërdorimin e Eposit, po zhduket edhe vegla muzikore. Specialistët shprehen se faktorët kryesor që po çojnë në zhdukjen e këtij instrumenti muzikor, i cili është unik dhe më i vjetri në llojin e vet në Evropë, jo vetëm nga Malësia, por edhe nga të gjitha trevat mbarëshqiptare janë se po tregohet pak vlerësim nga ata që e kanë trashëguar këtë instrument dhe se blerësit e huaj po tregohen të uritur për ta pasur, për ta blerë këtë instrument muzikor. Njohësit e mirë të lahutës shprehen të shqetësuar se në rastet e riprodhimit të këtij instrumenti vihen re elemente të reja, jo sipas traditës sonë kombëtare, por të kopjuara nga kultura e huaj. Ky është një rrezik evident që kërcënon realisht të ardhmen e jetës artistike në këtë trashëgimi që flet shumë. Tashmë është faza kohore e fundit e njerëzve përgjegjës të cilët merren me kulturën muzikore dhe artistike të shqiptarëve që institucionet shtetërore të arsimit dhe kulturës në Mal të Zi ta njohin këtë instrument shqiptar. Ta përfshijnë atë në institucionet shtetërore të specializuara për studimin dhe promovimin e saj. Ta fusin në koleksionet tona muzeore. Ta popullarizojnë këtë vlerë trashëgimie kulturore tek opinioni publik dhe në mënyrë të veçantë te rinia dhe nxënësit. Sepse lahuta për shqiptarët-malësorë nuk është vetëm argëtim. Është histori, qytetërim, traditë, shije estetike, shpresë. E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
29
RAJON
Në Maqedoninë e Veriut
Mes polemikave nis regjistrimi i popullsisë Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe përfundon i gjithë procesi i regjistrimit, i cili për shtetasit që jetojnë brenda vendit, do të nisë më 1 prill. Në bazë të regjistrimit të fundit të vitit 2002, shqiptarët përbëjnë 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës dymilionëshe të Maqedonisë. Përpjekja për regjistrimin e popullsisë në vitin 2012 kishte dështuar për shkak të ndërprerjes së procesit të regjistrimit, dhjetë ditë pasi që kishte nisur, për shkak të dallimeve të partive politike dhe anëtarëve të regjistruesve në terren lidhur me regjistrimin e diasporës, që edhe luan rol të rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë në Maqedoninë e Veriut Në Maqedoninë e Veriut ka nisur regjistrimi i popullsisë, përkatësisht i personave që janë në vuajtjen e dënimit, personave të pastrehë, si dhe i shtetasve që momentalisht jetojnë jashtë vendit. Ky proces do të zgjasë deri më 21 prill, kur edhe përfundon i gjithë procesi i regjistrimit, i cili për shtetasit që jetojnë brenda vendit, do të nisë më 1 prill. “Ky është një operacion shumë i
30
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
rëndësishëm dhe i bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të kyçen në zhvillimin e shtetit, pasi kemi të bëjmë me një operacion nga i cili të gjithë kanë dobi, në veçanti institucionet, të cilët përmes të dhënave statistikore më pas bëjnë hartimin e politikave zhvillimore”, ka deklaruar ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq. Ai tha se Ligji për regjistrimin e popullsisë dhe metodologjia për zbatimin
e tij janë hartuar në bazë të standardeve ndërkombëtare dhe se këtë, sipas tij, e kanë konfirmuar edhe përfaqësues të lartë të Eurostat-it. Regjistrimi i shtetasve që jetojnë jashtë vendit do të bëhet përmes një aplikacioni të posaçëm, ku çdo i interesuar mund të fusë të dhënat, të cilat do të përpunohen së bashku me të dhënat tjera të shtetasve brenda vendit, por shumë persona që jetojnë
RAJON
jashtë vendit kanë shprehur vërejtje për shkak të problemeve teknike, kryesisht me moshapjen e aplikacionit. Zëvendësdrejtori i Entit të Statistikës, Ilmi Selami, tha për Radion Evropa e Lirë se probleme ka pasur, por se ato janë evituar gjatë ditës, ndërsa njoftoi edhe për masa tjera për informimin e diasporës mbi aplikacionin dhe procesin e regjistrimit. “Kemi angazhuar të gjithë mekanizmat, të gjitha institucionet, të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion që të çdo mërgimtar të arrijë deri tek informacionet e nevojshme për regjistrim. Ende është herët për të thënë se ata janë mirë të informuar, por shpresoj se ditët në vijim edhe këtë punë do të arrijmë ta bëjmë”, tha Selmani. Ai shtoi se shtetasit që jetojnë jashtë vendit “nuk duhet të shqetësohen”, meqë sipas tij, ata do të kenë edhe një mundësi të dytë në rast se nuk arrijnë të regjistrohen përmes sistemit online. “Kjo është mundësia e parë, por mërgata ka edhe mundësinë e dytë, do të thotë nëse nuk arrin të regjistro-
“
Regjistrimi i popullsisë ka nisur mes përplasjeve të thella, të pranishme tani një kohë të gjatë, mes partive politike. Opozita maqedonase tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme me të cilat synon anulimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë
hen online për shkak të pengesave të natyrave të ndryshme, të dhënat e tyre mund t’ia japin ndonjë të afërmi të tyre që jeton në Maqedoninë e Veriut, i cili gjatë periudhës prej 1 prill deri më 21 prill kur do të bëhet regjistrimi i popullatës rezidente, të cilët përveç veten e tyre do të mund të regjistrojnë dhe të afërmit e tyre që nuk jetojnë në vend”, deklaroi zëvendësdrejtori i Entit të Statistikës, Ilmi Selami. Regjistrimi i popullsisë ka nisur mes përplasjeve të thella, të pranishme tani një kohë të gjatë, mes partive politike. Opozita maqedonase tashmë ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme me të cilat synon anulimin e Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Partia maqedonase në opozitë, VMRO-DPMNE, pretendon se regjistrimi nuk është proces statistikor, por
politik. Kjo parti ka akuzuar partitë në pushtet për kurdisjen e rezultatit sa i përket përqindjes së popullatës, në veçanti asaj shqiptare, e cila bazuar në regjistrimin e fundit të vitit 2002 përbën 25.17 për qind të numrit të përgjithshëm të popullatës dy milionëshe. Pikërisht për shkak të politizimit të procesit, regjistrim të popullsisë në Maqedoninë e Veriut nuk ka pasur që 19 vjet. Një përpjekje kishte në vitin 2012, por regjistrimi ishte ndërprerë dhjetë ditë pasi kishte nisur, pikërisht për shkak të dallimeve mes partive dhe anëtarëve të regjistruesve në terren lidhur me regjistrimin e diasporës, që edhe luan rol të rëndësishëm në numrin e përgjithshëm të popullsisë në Maqedoninë e Veriut. (REL) E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
31
MOZAIK
“Raising Awareness” në Tuz
Zhvillimi i feminizmit përmes artit
Të mërkurën, në Komunën e Tuzit u organizua punishtja e parë në kuadër të projektit “Raising Awarness” , që synon të kultivojë zhvillimin e feminizmit përmes artit , një shoqëri të ndërgjegjshme që të ngritë vetëdijen ndaj dhunës , pabarazisë gjinore dhe diskriminimit. Pjesëmarrësit në këtë punishte ishin nxënësit e shkollës fillore dhe të gjimnazit të moshës prej 15 deri 19 vjeç. Të ftuarit special ishin: Maja Raieviq, ( drejtoreshë e Qendrës së të Drejtave të Grave në Mal të Zi) e cila foli për të drejtat e grave, për format e ndryshme të dhunës që u bëhen atyre, si ato psikike , fizike etj. dhe si
32
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
mund të reagojmë ndaj fenomeneve të tilla. Leonora Dukaj ( aktiviste për të drejtat e grave) ligjëroi për dukurinë e trafikimit njerëzor, viktimat, trajtimet që duhen bërë si dhe problemet e parandalimit të tyre. Arkitektja Ema Alihoxhiq-Jasharoviq paraqiti shembuj edhe nga historia personale për diskriminim që u bëhen femrave në jetën e përditshme si në atë profesionale ashtu edhe në atë private. Ndërkaq, Leonora Dedivanoviq (drejtoresha e Agjencisë Turistike në Tuz) foli për rëndësinë e vetëbesimit që çdo femër duhet ta ketë si pjesë e karakterit të saj, duke sjellë shembuj nga eksperienca vet-
jake. Punishtja e dytë do të mbahet gjatë kësaj jave në Komunën e Tuzit. Të ftuar do të jenë: Andrea Sinishtaj (psikologe ) dhe Nada Vojinoviq aktiviste, drejtoreshë e ’’ Concept Zahara” ) . Projekti ‘’Raising Awareness‘’ do të mbyllet përmes ekspozitës që do të zhvillohet javën që vjen, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Gruas’’, në Qendrën Kulturore në Tuz .Projekti do të përmbajë elemente nga të dyja punishtet . Ky projekt u organizua nga profesoresha e kulturës së artit Arlinda Lulgjuraj , dhe u mbështet nga Komuna e Tuzit. Donika Lulgjuraj
MOZAIK
Në seancën e Kuvendit të Komunës së Plavës
Jasmina Cikotiq zgjedhet kryetare e re e Kuvendit Plavë – Profesoresha e gjuhës dhe letërsisë malazeze në Shkollën e Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” në Plavë, Jasmina Cikotiq, është zgjedhur kryetare e re e Kuvendit të Komunës së Plavës, në mbledhjen e mbajtur të hënën, në sallën e vogël të Qendrës për Kulturë “Husein Bashiq”. Mbledhja është thirrur me nismën e 1/3 të këshilltarëve të Kuvendit të shumicës qeverisëse dhe në të ishin të pranishëm 20 këshilltarë, prej gjithsej 31 sa numëron Kuvendi (munguan 10 këshilltarët e subjekteve politike në opozitë: 3 të PSD-së, 2 të Koalicionit FD-PPS, 4 të PDSsë dhe 1 i Grupit të qytetarëve “Zgjedhim Plavën”). Në mungesë të kryetarit të Kuvendit, Shefket - Sheko Jevriq (PDS), i cili Kuvendin bashkë me pesë këshilltarë të PDS-së e ka braktisur seancën e mbajtur më 21 dhjetor 2020, në të cilën është shkarkuar kryetari i komunës, Mirsad Bajraktareviq, duke kaluar në opozitë, kurse në seancën e radhës të Kuvendit të mbajtur më 25 janar 2021, është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Kuvendit, seancën e ka hapur sekretari i Kuvendit Adill Milush, kurse deri në zgjedhjen e kryetares së re me propozimin e shumicës qeverisëse atë e ka drejtuar këshilltari i Partisë Boshnjake, Besim Musiq, i cili të pranishmit i ka njoftuar me propozimin e rendit të ditës prej tri pikash. Ndonëse nuk ka pasur propozime për ndryshimin dhe plotësimin e rendit të ditës, ai është miratuar njëzëri nga 20 këshilltarët e pranishëm. Anëtarja e Këshillit Komunal për Veprimtari Shoqërore dhe përfaqësuesja
e këshilltarëve nismëtarë për thirrjen e seancës së Kuvendit, Hurjeta Pejçinoviq, për kryetare të re të Kuvendit të Komunës së Plavës propozoi zonjën Jasmina Cikotiq, profesoreshën e Shkollës së Mesme të Përzier “Beqo Bashiq” të Plavës, e nominuar për këtë post nga shumica qeverisëse dhe e mbështetur me nënshkrimet e veta nga 13 këshilltarët e Socialdemokratëve të Malit të Zi dhe të Partisë Boshnjake. Meqë ky ishte propozimi i vetëm për këtë post, në votimin publik me aklamacion, me 19 vota “Për”: 9 të Socialdemokratëve, 7 të Partisë Boshnjake, 2 të PDS-së dhe 1 të Alternativës Shqiptare, dhe një votë “të përmbajtur” e këshilltarit të pavarur (ish-këshilltar i Socialdemokratëve) Adis Toshiq, Jasmina Cikotiq u zgjodh kryetare e re e Kuvendit të Komunës së Plavës, puna e së cilës në
këtë funksion do të jetë profesionale dhe mandati i saj do të jetë sa edhe mandati i Kuvendit. Pas dhënies së betimit solemn, kryetarja e re në fjalën e vet të rastit falënderoi këshilltarët për besimin e dhënë në këtë detyrë duke u zotuar se atë do ta kryejë me përkushtim, besnikëri dhe përgjegjësi të plotë konform statutit, ligjit dhe Kushtetutës së vendit. Dy pikat tjera të rendit të ditës së seancës - Propozimi i Vendimit mbi ndryshimin dhe plotësimin e aktit themelues të Qendrës për Kulturë të Plavës dhe Propozimi i Vendimit mbi dhënien e pëlqimit në Vendimin mbi ndryshimin dhe plotësimet e Statutit të Qendrës për Kulturë në Plavë, janë miratuar me 19 vota “Për” dhe 1 “Të përmbajtur” të këshilltarit të pavarur. Shaban Hasangjekaj
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
33
Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 4 MARS 2021
SPORT
Në edicionin e 10-të të Turneut ndërkombëtar në taekwondo “Zrenjanin Open”
Tetë medalje për KT “Ulqini”
Medalje të arta kanë fituar Medina Kanaqeviq dhe Bledar Kasimi, i cili me tri fitore ishte garuesi më i suksesshëm nga KT “Ulqini”, medalje të argjendta Sumeja Bisha dhe Edina Kraja, kurse medalje të bronzta Hava Malokraja, Sara Kraja, Merisa Malokraja dhe Enes Dushku. Në turne kanë marrë pjesë 506 garues nga gjashtë shtete – Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia Garuesit e Klubit të Taekwondosë “Ulqini” kanë fituar tetë medalje, prej të cilave dy medalje të arta, dy medalje të argjendta dhe katër medalje të bronzta në edicionin e 10-të të Turneut ndërkombëtar në taekwondo “Zrenjanin Open”, që u mbajt të shtunën në këtë qytet të Serbisë. Medalje të arta kanë fituar Medina Kanaqeviq dhe Bledar Kasimi, i cili me tri fitore ishte garuesi më i suksesshëm nga KT “Ulqini”, medalje të argjendta Sumeja Bisha dhe Edina
Kraja, kurse medalje të bronzta Hava Malokraja, Sara Kraja, Merisa Malokraja dhe Enes Dushku. Në turne kanë marrë pjesë 506 garues nga gjashtë shtete – Mali i Zi, Kroacia, Sllovenia, Bosnja e Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa KT “Ulqini” është përfaqësuar me dhjetë garues. “Duhet të jemi të kënaqur me pjesëmarrjen e madhe të garuesve duke pasur parasysh situatën me COVID-19. Këtë vit jemi të parët që
organizojnë turne në rajon. Jemi të kënaqur që qyteti ynë është iniciator i garave në taekwondo dhe shpresoj që kjo të ripërtërihet, se do të fillojmë ta marrim veten dhe të ecim drejt së mirës”, ka deklaruar Sllavisha Periq, njëri prej trajnerëve të KT “Zrenjanin” dhe organizatorëve të turneut. Taekwondistët kanë garuar në lufta dhe forma, në kategorinë e pionierëve, kadetëve dhe juniorëve. (Kohapress)
E ENJTE, 4 MARS 2021
Javore KOHA
35
KOHA Javore Podgoricë e enjte, 4 mars 2021 Viti XX Numër 951 Çmimi 0,50
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni Gjuhë e vjetër dhe e re ISSN 1800-5696
Shteti i ka rregullat e njëjta për të gjithë
në linkun:
www.kohajavore.me
Trashëgimia kulturore shqiptare në mëshirën e kohës
kohajavore.me