Koha 952

Page 1

KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 mars 2021 Viti XX Numër 952 Çmimi 0,50

Sistemi i vlerave, dëshmi e raporteve shoqërore ISSN 1800-5696

Gjuhë e shkruar dhe e folur

Roli negativ i pandemisë tek mirëqenia sociale e gruas


PËRMBAJTJE

8

12 Kurrë nuk është vonë për lustracion!

Bën të domosdoshme ndërhyrjen amerikane në Ballkan

16

18 Dino Murtezani, ikonë e muzikës instrumentale shqiptare

Kadare, në portugalisht

KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli

Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:

Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me

2

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021


PËRMBAJTJE

20

24 Rexhep Kokaj (1944-2021)

Projekt që do të ndikojë në zhvillimin socio-ekonomik të dy vendeve

25

28 Rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka

Libër i një rëndësie të veçantë në fushën e veterinarisë KOHA Javore KOHA Javore

KOHA Javore KOHA Javore

Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50

Pa ndonjë NDRYSHIM

pozitiv

Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe

APATIA politike

Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016

SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE

Komedia e mjerimit

mjerimit Komedia e

Në udhëkryq

1 NSSI

6965-008

ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq

Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

1 NSSI

6965-008

e luftës viktimat që nderoi Manifestim

nuk jetohet ma

ISSN 1800-5696

ISSN 1800-5696

Manifestim që nderoi viktimat e luftës

Qëndrimi anticivilizues i një politikani

Lufta e Ftohtë duhet shmangur

Kadare meriton Nobelin!

ARKIVI: www.kohajavore.me

Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar

ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E

1001 HALL EVE

avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,

8 dhjetor 2016

Viti XV Numër

743 Çmimi 0,50

Podgoricë e enjte,

15 dhjetor 2016

Viti

Çmimi 0,50 XV Numër 744

E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

3


NGJARJE JAVORE

Kosova nuk dorëzohet

“Kamenova” na u rrëmbye

Agjencia Kosovare e Privatizimit është ankuar në Gjykatën e Apelit në Mal të Zi, pasi Gjykata Themelore e Kotorrit refuzoi padinë e saj, me të cilën AKP-ja pretendon se kompania “Rekreaturs” ka vjedhur pronën e saj, 33 mijë metra katrorë tokë në pjesën e prapme të plazhit të “Kamenovës”. Agjencia ka konfirmuar për “Vijesti” se gjithashtu ka ngritur padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Strasburg dhe po pret deklaratën. Në padi pretendohet se kompania

4

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

“Rekreaturs”, ndryshoi në mënyrë të paligjshme selinë e saj nga Prishtina në Budvë. Njoftuan se ende nuk është informuar Qeveria e re e Malit të Zi e kryeministrit Zdravko Krivokapiq për përvetësimin e pretenduar dhe mosmarrëveshjet që kanë vazhduar për më shumë se një dekadë, në mënyrë që të dëshmohet se ish-vendpushimi, i ndërtuar në zonën e prapme të një prej plazheve më tërheqëse të ish-Jugosllavisë, është në pronësi të qytetarëve të Kosovës. Ata pretendojnë

se pasuria iu mor në mënyrë të paligjshme pas luftës së vitit 1999. Kompleksi prej gati tre hektarësh e gjysmë, ku dikur ishte vendpushim i Kosovës, siç është shkruar në regjistrat kadastralë të Administratës së Patundshmërive, është pronë e Malit të Zi, e bashkëpërdorimi i është shkruar “Rekreatursit”. Kjo kompani është pronare e madhe dhe një pjesë e vogël është e “Kozhar SOUR trgovina” nga Kosova dhe “Kosovska Banka” SHA e falimentu(Kohapress/Koha Net) ar.


NGJARJE JAVORE

Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Gucisë

Miratohen një sërë propozim vendimesh Guci – Në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Komunës së Gucisë, që u mbajt të premten, më 5 mars, në sallën e Komunës, u shqyrtuan dhe u miratuan pesë propozim vendime të këshillave dhe komisioneve të qeverisjes lokale. Mbledhja është thirrur nga kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj, me kërkesë të kryetares së Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, dhe në të ishin të pranishëm 25 këshilltarë prej gjithsej 30 sa numëron Kuvendi. Në fillim të seancës është bërë verifikimi i mandatit të këshilltarit të ri të PDS-së, Iso Radonçiq, i cili zëvendësoi këshilltarin e deritashëm, Sherif Feratoviq, që për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit më parë dha dorëheqje nga posti i këshilltarit, si dhe është aprovuar procesverbali nga seanca e rregullt, e mbajtur më 29 dhjetor 2020. Pas miratimit të rendit të ditës siç është propozuar pa ndryshime dhe plotësime, me 24 vota “Për” dhe një të “Përmbajtur”

është miratuar propozim vendimi për dhënien e pëlqimit paraprak kryetares së Komunës së Gucisë për blerjen e ndërtesës administrative me parcelën e tokës përkatëse që i takon Agro-kooperativës “Alo Hot”, e regjistruar në FP 109, KK Guci, në ngastrat kadastrale nr. 96/1 dhe 96/9, të cilin e argumentoi në fjalën e rastit vetë kryetarja Anella Çekiq. Po ashtu, me 24 vota “Për” dhe një të “Përmbajtur” u shfuqizuan dy vendime të mëparshme të Komunës së Gucisë - Vendimi mbi rrugët lokale dhe të pakategorizuara, i datës 23 qershor 2017, dhe Vendimi mbi furnizimin e vendbanimeve me ujë të pijshëm dhe nevojave sanitare në territorin e Komunës së Gucisë. Sekretarja e Sekretariatit për Planifikim Hapësinor, Pasuri dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor, Havaja Prelvukaj, theksoi se shfuqizimi i vendimeve në fjalë kërkohet në bazë të shkresës së Ministrisë së Financave dhe Mirëqenies Sociale, e cila Komunës së Gu-

cisë i ka kërkuar që ato t’i shpallë të pavlershme. Kryetari i Komisionit Komunal për Zgjedhje dhe Emërime, Naser Radonçiq, i ka njoftuar të pranishmit në seancë se për shkak të ekzistimit të konfliktit të interesit, nga posti si anëtar i Këshillit Drejtues të Qendrës për Kulturë në Guci ka dhënë dorëheqje Këlmend Ahmetaj dhe në vend të tij është emëruar anëtari i ri Xhevat Gjonbalaj, nga posti i anëtarit të Këshillit për Parashtresa, Propozime dhe Mbikëqyrje Shoqërore, pas dorëheqjes paraprake është shkarkuar Sherif Feratoviq dhe në vend të tij është emëruar anëtari i ri Allen Gjurkoviq. Feratoviq pas dorëheqjes është shkarkuar po ashtu edhe nga funksioni i kryetarit të Komisionit për Veprimtari Shoqërore e në vend të tij kryetare e re është emëruar Samra Radonçiq. Të tri vendimet në fjalë janë miratuar me shumicë votash të këshilltarëve të pozitës në qeverisjen lokale. Shaban Hasangjekaj

E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

5


VËSHTRIM & OPINION

Ese

Sistemi i vlerave, d e raporteve shoqër Nail Draga

Nga kohërat më të lashta e deri në ditët tona, janë krijuar vlera të ndryshme shoqërore të cilat janë dëshmi e gjeneratave në mjedisin përkatës. Ndërsa në kohën moderne, sidomos në pluralizëm, ofrohen mundësi të mëdha të shpalosjes së vlerave personale, ku individë te ndryshëm pa vlera përfitojnë në saje të krizës së përgjithshme, e cila ka kapluar shoqërinë, që është dëshmi e krizës morale, si dukuri me përmasa shqetësuese. Nëse analizojmë rrethanat shoqërore në periudhën post-moniste, nuk ka dilemë se pluralizmi ka meritë të jashtëzakonshme në portretimin e individëve ashtu siç janë realisht, e jo të maskuar si në kohën e monizmit, sepse atëherë ekzistonte mimikria, nga frika e pasojave të kohës. Andaj, tani nuk kemi nevojë të pyesim shumë se kush është kush, çfarë referencash ka, sepse çdo gjë është transparente.

Koha e krizës morale

Pas ndryshimeve të mëdha shoqërore, me falimentimin e sistemit socialist, koha jonë veçohet me fazën e tranzicionit, e cila është multidimensionale. Nëse deri më tash kemi përjetuar krizën ekonomike e atë politike, këtyre iu shtohet edhe një tjetër, e ajo është kriza e moralit. Kemi të bëjmë me këtë kategori shoqërore e cila ua tejkalon dy të parave sepse, kanë rënë vlerat njerëzore në nivelin më të ulët. Dhe nga një

6

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

gjendje e tillë shoqërore, kemi devijime të mëdha në fusha të ndryshme, si në punësim, arsim, gjyqësi e sidomos në politikë. Madje kjo e fundit ka marrë përmasa të çuditshme, sepse në politikë askushi mendon së bëhet dikushi.

Sistemi i vlerave dhe pluralizmi

Në shoqërinë pluraliste, ekzistojnë një numër i konsiderueshëm i subjekteve politike të cilat nuk bazohen në sistemin e vlerave, por të interesit personal apo të klaneve të ndryshme, dhe si të tilla nuk janë të qëndrueshme dhe pa një të ardhme të garantuar. Përvoja e deritashme dëshmon se brenda partive politike janë krijuar grupe e fraksione, që më vonë janë formuar si parti të veçanta. Shembuj të tillë ka kudo, në kohën e pluralizmit ku as shqiptarët nuk janë përjashtim në skenën politike ne mjediset e tyre ku veprojnë, sipas legjislacionit vendor. Veprimet e tilla janë nxitur kryesisht nga qëndrimet autoritariste të udhëheqësve partiakë, me ambiciet lideriste për t’u bërë një herë kryetar, duke vazhduar për disa mandate, duke u bërë monotonë se nuk ofrojnë më ide dhe si të tillë konsumohen. Po ashtu bie në sy servilizmi i tyre sepse rreth vetes ka me afruar individët më të përshtatshëm dhe të dëgjueshëm, ndërsa nga ana tjetër duke, injoruar e larguar persona me vlerë si konkurrent të rrezikshëm. Nga një qëndrim i tillë është paraqitur privatizimi i partisë, si pronë private, apo si shoqëri aksionare, për përfitime materiale etj., duke keqpërdorur demokracinë pluraliste, që është në kundërshtim me interesat e qytetarëve në mjedisin

përkatës.

Përfaqësimi dhe prezantimi

Pjesëmarrja në skenën politike ka peshë të veçantë për çdo subjekt politik në mjedisin përkatës. Në këtë aspekt çdo subjekt serioz tenton që në mesin e tij të përfshijë individë me përgatitje profesionale, me autoritet shoqëror dhe me ndikim në elektoratin votues. Por, jo rrallëherë në këtë aspekt ka pasur edhe dështime, sepse udhëheqësi partiak, apo stafi i tij i ngushtë, nuk ka zgjedhur më të mirët por më të përshtatshmit. Nëse në fillim të pluralizmit, në saje të papërvojës diçka e tillë edhe ka mundur të arsyetohet me kalimin e kohës, kjo dukuri ishte negative dhe me pasoja të rënda shoqërore. Këtu është fjala të përfaqësimi dhe prezantimi i subjektit përkatës në takime, forume apo organizime të ndryshme. Në raste të tilla, subjekti politik, nuk mund të përfaqësohet nga kushdo sepse duhen individë të përgatitur, me autoritet shoqëror dhe të guximshëm. Nuk ka dilemë se nëse mungon guximi për të prezantuar çështjet ashtu siç duhet, dështimi i takimit është i garantuar. Një qëndrim i tillë vlen për ata individë, që janë të angazhuar në partitë politike nacionale, ndërsa për ata të të ashtuquajturave parti qytetare, as që bëhet fjalë. Andaj, përfaqësimi dhe prezantimi, mbetet çështje e përhershme e cila duhet të jetë çështja preokupuese për çdo subjekt politik. Madje në mungesë të individëve partiakë, ata të cilët mendojnë seriozisht për çështje me peshë, takojnë dhe ofrojnë persona nga shoqëria civile, të cilët dallohen me profesionalizmin dhe qëndrimin e tyre parimor. Dhe

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

dëshmi rore të tillët, nuk qëndrojnë aty në mënyrë formale, por prezantojnë çështjet dhe marrin obligime me afate për të gjetur zgjidhje të favorshme. Vetëm në këtë formë mund të punohet në avancimin e çështjeve të cilat janë trashëguar nga e kaluara, që do të jenë në favor të barazisë qytetare e nacionale, ngase në këtë koncept takimet e tilla do të kishin kuptim dhe mbështetje nga qytetarët, sepse nuk kemi të bëjmë me çështje personale, apo partiake, por me çështje për të gjithë qytetarët e mjedisit përkatës. Në këtë aspekt, subjektet politike nacionale kanë obligim dhe përgjegjësi që të angazhohen vazhdimisht, sepse çështjet e tilla janë ekskluzivitet i tyre, si përfaqësuese autentike të shqiptarëve, sepse punët tona nuk na i kryejnë të tjerët.

Interesi mbi parimet

Sistemi i vlerave eliminon interesin personal apo atë të klaneve të ndryshme. Sa është vepruar në këtë drejtim, dëshmon numri i partive politike të shqiptarëve, përkatësisht formimi i partive politike me qëllim për të dëshmuar se janë dikushi në politikë, sepse moto e tyre kryesore nuk janë parimet, por përfitimet e ndryshme, duke mos anashkaluar as ato materiale. Ndërsa të flasësh për idealet e dikurshme, tash është iluzion që i takon së kaluarës dhe nuk mund të kuptohet nga gjeneratat e tashme, të cilët janë të angazhuar në politikë. Madje, koalicionet e arritura në nivele lokale e ato qendrore dëshmojnë një konstatim të tillë në mënyrë transparente. Në këto vite të pluralizmit jemi dëshmitarë se disa parti politike ishin me peshë në hapësirën shqiptare, por me ndryshimet në udhëheqje ata

Çdo shoqëri e cila udhëhiqet nga individë me integritet personal e profesional, bazohet në kultivimin e vlerave, sepse vetëm një shoqëri e tillë mund të ketë qëndrueshmëri dhe të ofrojë perspektivë për të ardhmen. E kundërta është kur autokratët e mediokrit behën pjesë e pushtetit, të cilët vuajnë nga kompleksi i inferioritetit, xhelozisë dhe egoizmit që është dëshmi e individëve karrierist të cilët rreth vetes ofrojnë antivlera. Në këtë përmasë patjetër duhet vlerësuar meritokracinë, autoritetin shoqëror dhe profesionalizmin e dëshmuar në mjedisin përkatës, sepse në rast të kundërt do të kemi zhvlerësim të vlerave me pasoja të mëdha shoqërore, në kohën tonë dhe në të ardhmen mbetën vetëm me emrin e së kaluarës, ndërsa sot janë minore, pa ndonjë peshë në skenën politike. Kujtojmë këtu me këtë rast p.sh. PPD dhe PDSH në Maqedoni të Veriut, apo UDSH në Mal të Zi. Ndërsa LDMZ nga partia e parë dhe më e madhe e shqiptarëve në Mal të Zi, është dekompozuar tërësisht pa ndonjë peshë politike, ndërsa më së shumti në Ulqin e pësoi PPD, nga ngritja e menjëhershme(2001) pas dy palë zgjedhjeve u shkri dhe mbeti vetëm si emër në ish skenën politike lokale.

Qytetari jo vetëm si votues

Duke pasur parasysh se në rend të parë dominon interesi personal apo interesi i një grupi të ngushtë, subjektet politike qytetarin e trajtojnë vetëm si votues, sepse benifitet i llogarisin për vete, andaj nuk është për t’u çuditur se disa individë vazhdimisht kanë përparësi dhe mbështeten nga kryetari i partisë. Në këtë aspekt nuk ekziston ndonjë model për vlerësimin e vlerave të personave të angazhuar në parti politike, sepse kemi të bëjmë me qasje subjektive. Në vend që si parim duhet të jetë meritokracia, fatkeqësisht dominojnë shkaqet e tjera si xhelozia, egoizmi, por nuk përjashtohen edhe arsye të tjera. Dhe nga një qasje e tillë nuk është për të habitur lista për këshilltarë apo deputetë e cila aprovohet nga subjekti politik me bekimin e kryetarit për zgjedhje lokale apo qendrore, që në shumë raste ka pa-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

sur pakënaqësi që është reflektuar më pas, e që nuk ishte në favor të subjekteve përkatëse.

Meritokracia e pa vlerësuar

Andaj, për ndryshime cilësore në këtë drejtim, fillimisht duhet të vlerësohet qytetari, sepse ai nuk duhet të injorohet duke u trajtuar vetëm si votues, por edhe si person që ka mundësi të zgjedhë apo zgjidhet nga të tjerët, në elektoratin votues. Vetëm kur të kuptohet dhe vlerësohet qytetari në saje të komunikimit të drejtpërdrejt në vazhdimësi e jo një herë në katër vjet vetëm në prag të zgjedhjeve, do të kemi avancim të demokracisë dhe vlerave pluraliste, që fillon me demokratizimin e brendshëm të subjekteve politike. Në këtë përmasë patjetër duhet vlerësuar meritokracinë, autoritetin shoqëror dhe profesionalizmin e dëshmuar, në mjedisin përkatës. Në të kundërtën do të kemi zhvlerësim të vlerave me pasoja të mëdha shoqërore, në kohën tonë dhe në të ardhmen. Përfundimisht çdo shoqëri e cila udhëhiqet nga individë me integritet personal e profesional, bazohet në kultivimin e vlerave, sepse vetëm një shoqëri e tillë mund të ketë qëndrueshmëri dhe të ofrojë perspektivë për të ardhmen. E kundërta është kur mediokrit bëhen pjesë e pushtetit, dhe si të tillë mendojnë se aty do të jenë të përhershëm, që është dëshmi e individëve karrieristë të cilët rreth vetes ofrojnë antivlera, me pasoja të rënda shoqërore. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

7


VËSHTRIM & OPINION

Kriza e re ballkanike e shkaktuar nga lidhja e fortë ruse me qeverinë e re të Malit të Zi

Bën të domosdoshme ndërhyrjen amerikane në Ballkan Pas tri dekadash qeverisjeje nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), qeveria e koalicionit të gjerë e Podgoricës, që u zgjodh në gusht 2020, u pa gjerësisht si një fillim i ri. Kryeqytetet perëndimore shpresonin që administrata e re do të mund të çrrënjoste korrupsionin dhe t’i mundësonte Malit të Zi të përparojë më shpejt drejt anëtarësimit në BE. Por në vend të një qasjeje “me duar të pastra”, qeveria e koalicionit ka treguar cenueshmërinë e saj ndaj agjendës së fshehtë Beograd-Moskë Janusz Bugajski

Në Ballkanin Perëndimor, një vit i ri sjell një tjetër krizë. Ndërsa bllokimi politik në Bosnjë-Hercegovinë dhe mosmarrëveshja e njohjes midis Serbisë dhe Kosovës kanë nevojë për zgjidhje urgjente, stabiliteti i Malit të Zi është gjithashtu nën një kërcënim në rritje nga Beogradi dhe Moska, që synojnë të dobësojnë pavarësinë e vendit. Pas tre dekadash qeverisjeje nga Partia Demokratike e Socialistëve (DPS), qeveria e koalicionit të gjerë e Podgoricës, që u zgjodh në gusht 2020, u pa gjerësisht si një fillim i ri. Kryeqytetet perëndimore shpresonin që administrata e re do të mund të çrrënjoste korrupsionin dhe t’i mundësonte Malit të Zi të përparojë më shpejt drejt anëtarësimit në BE. Por në vend të një qasjeje “me duar të pastra”, qeveria e koalicionit ka treguar cenueshmërinë e saj ndaj agjendës së fshehtë Beograd-Moskë. Në thelb të kërcënimit për Malin e Zi është mospranimi nga Beogradi i identitetit të veçantë kombëtar të

8

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

vendit dhe shtetësisë së ndarë. Në ambiciet e tij për Serbinë e Madhe, Presidenti Aleksander Vuçiç po përpilon një bashkim Serbi-Mali i Zi, me Malin e Zi si partner të vogël, i cili, me sa duket, është modeluar sipas synimit të Putinit për bashkimin Rusi-Bjellorusi. Në rastin e një ndryshimi të tillë, Beogradi do të përcaktonte politikën e jashtme dhe atë të sigurisë së Malit të Zi, do të dobësonte identitetin malazez dhe do të linte pas dore pakicat shqiptare dhe boshnjake. Forca politike më e fuqishme e koalicionit udhëheqës, Fronti Demokratik, është e dedikuar për të prishur pa-

varësinë e Malit të Zi. Por, në vend që të ndjekë një qasje të shpejtë që mund ta përçajë qeverinë, ajo parasheh një proces gradual të krijimit të lidhjeve më të ngushta me Serbinë dhe përdorimin e koalicionit trepalësh si maskim për të mbajtur një shumicë parlamentare. Nga ana tjetër, të dy koalicionet e vogla në qeveri, qartazi, përllogariten se i duheshim Frontit Demokratik për të fituar pushtetin dhe për të ndjekur platformën e tyre reformiste. Sidoqoftë, në Ballkan, shpesh zbulohet se është më e lehtë dhe më fitimprurëse të promovosh nacionalizmin sesa të bësh reforma.

Rezistenca dhe reagimi i shumicës malazeze do të bëhen edhe më të dukshme gjatë përpjekjeve për të gërryer identitetin e tyre. Ligji mbi pronën fetare, i hartuar për të forcuar rolin e Kishës Ortodokse autoqefale të Malit të Zi, është rrëzuar. Manovrat e mëtejshme anti-malazeze mund të përfshijnë futjen e shtetësisë së dyfishtë, në mënyrë që serbët jo-rezidentë të mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhje dhe të ndërmarrin fushata kulturore dhe arsimore për t’i kthyer malazezët në serbë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION Lidhja ruse me qeverinë e re po bëhet gjithnjë e më e qartë. Gjykata e Apelit e Malit të Zi revokoi dënimet e komplotistëve të tetorit 2016, të cilët u përpoqën të përmbysnin qeverinë e mëparshme nën drejtimin e shërbimeve ruse të inteligjencës. Moska ushtroi haptas presion për ndryshimin e vendimit dhe për të rritur rolin e saj në Podgoricë. Prirjet negative janë gjithashtu të dukshme në sektorin e sigurisë së Malit të Zi, me një numër të emëruarish problematikë. Milan Knezheviq, udhëheqësi i Frontit Demokratik që u pat përfshirë në komplotin e grushtit të shtetit më 2016, u emërua kryetar i Këshillit të Sigurisë dhe Mbrojtjes së Parlamentit. Me emërimet e tjera në sektorin e sigurisë, qartazi të koordinuara me Beogradin dhe Moskën, NATO mund të ndërpresë ndarjen e informacioneve të ndjeshme me Podgoricën, që të evitojë komprometimin. Serbia dhe Rusia, gjithashtu, kanë në shënjestër pasuritë strategjike të Malit të Zi, ku përfshihen planet për të blerë portin e Tivarit dhe kompaninë elektrike të vendit. Por, përkundër disa sukseseve fillestare, projekti i Beogradit për bashkim është përballë një numër pengesash. Koalicioni qeveritar mbetet i brishtë dhe varet nga shumica më e vogël parlamentare. Partia më e vogël pro-reformës mund të arrijë në përfundimin se idealizmi i saj i pastër qeveritar nuk mund të zbatohet me nacionalistët serbë të përfshirë në marrëveshje të jashtme të korruptuara me oligarkë rusë. Qeveria mund të përballet me akuza për korrupsion dhe keqmenaxhim, çfarë do ta ulte mbështetjen popullore të fillimit. Rezistenca dhe reagimi i shumicës malazeze do të bëhen edhe më të dukshme gjatë përpjekjeve për të gërryer identitetin e tyre. Ligji mbi pronën fetare, i hartuar për të forcuar rolin e Kishës Ortodokse autoqefale të Malit të Zi, është rrëzuar. Manovrat e mëtejshme anti-malazeze mund të përfshijnë futjen e shtetësisë së dyfishtë, në mënyrë që serbët jorezidentë të mund të regjistrohen dhe të votojnë në zgjedhje dhe të ndërmarrin fushata kulturore dhe arsimore për t’i kthyer malazezët në serbë. DPS-ja e humbi pushtetin kryesisht

Në thelb të kërcënimit për Malin e Zi është mospranimi nga Beogradi i identitetit të veçantë kombëtar të vendit dhe shtetësisë së ndarë. Në ambiciet e tij për Serbinë e Madhe, Presidenti Aleksandar Vuçiq po përpilon një bashkim Serbi-Mali i Zi, me Malin e Zi si partner të vogël, i cili, me sa duket, është modeluar sipas synimit të Putinit për bashkimin Rusi-Bjellorusi

për shkak të zemëratës së popullit ndaj korrupsionit dhe favorizimit, por ajo vazhdon të jetë partia më e madhe dhe ka shansin të grumbullojë malazezët rreth një programi për vetëmbrojtjen kombëtare. Por do të duhet një koalicion më i gjerë politik, duke përllogaritur që sulmi i Serbisë në të vërtetë mund ta forcojë identitetin malazez. Mbështetja për shtetësinë dhe anëtarësimin në NATO raportohet të jetë rritur në vend, me disa sondazhe që tregojnë se 67% e qytetarëve tashmë e mbështesin pavarësinë dhe 55% mbështesin anëtarësimin në NATO, ndërsa vetëm 7% duan një shtet të përbashkët me Serbinë dhe 20% një union të lirë. Administrata e Biden-it duhet të bëhet më aktive dhe t’i presë rrugën qëllimeve të Vuçiqit për Serbinë e

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

Madhe, përmes një qasjeje të trefishtë. Së pari, duhet t’i jepet përparësi dialogut Serbi-Kosovë, në përputhje me letrën e fundit të Bidenit drejtuar Vuçiqit, ku ai bëri thirrje për njohje të ndërsjellë të shteteve. Së dyti, duhet të ndërmerret një iniciativë multietnike që do të implementojë ndryshimet e nevojshme kushtetuese në Bosnjë-Hercegovinë për ndërtimin e një shteti plotësisht funksional. Dhe së treti, Vuçiqi duhet të paralajmërohet se ndërhyrja politike në politikën malazeze do të kishte efekt negativ për qeverinë me lidhje të huaja destabilizuese. Tentakulat e ndikimit të Kremlinit në Beograd dhe Podgoricë duhet të zbulohen dhe të priten. (Artikulli është botuar në gazetën “Dita”)

E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

9


VËSHTRIM & OPINION

Gjuhë e shkruar dhe e folur Gjuha e thjeshtë, ose gjuha e folur, vulgare, u hodh në letër për të përhapur fenë mes njerëzve të varfër e pa shkollë

Për Koha javore:

Astrit Lulushi / Uashington Mësimi i gjuhëve nuk ishte gjë e re. Pellazgët zgjodhën bregdetin për shekuj me radhë dhe shumë popuj që pasuan flisnin gjuhën e tyre për tregti dhe si gjuhë të kulturës. Kështu helenët dhe ilirët që u vendosën në trojet pellazge u mësuan të dëgjonin ose të përdornin gjuhë të tjera. Në kohën kur Romakët erdhën, Mes-

10

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

dheu ishte një rrjet i madh tregtar, dhe shkëmbimi i gjuhës ishte bërë i zakonshëm. Ilirët thjesht mësuan latinisht ashtu si kishin mësuar pellazgjisht, në mënyrë që të përparonin politikisht dhe ekonomikisht. Por, edhe fakti që shoqëritë Ilire ishin brenda botës mesdhetare ndihmoi

kulturën romake të zërë rrënjë sepse romakët nuk mund të shtrinin kulturën e tyre mbi asgjë, por mbi popuj disi të ngjashëm me ta në kulturë dhe vlera. Madje vetë Roma ishte formuar prej tyre. Sa përqind e një gjuhe moderne mund të kuptohej nga njerëzit e

Jo të gjithë tekstet e letërsisë janë njësoj. Sa më shumë prapa shkon aq më të vështira bëhen ato për t’u lexuar e kuptuar. Homeri, për shembull, shkroi poemat e tij epike, Iliada dhe Odisea, rreth shekullit të 8 pes, në dialekte, kështu që është më vështirë të kuptohen nga grekët e sotëm

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

lashtë? Sa nga gjuha e lashtë mund të kuptohet nga folësit e sotëm? Edhe pa përfunduar një shkollë fillore, njeriu është në gjendje ta kuptojë gjuhën e folur. Kjo është arsyeja që greqishtja e zakonshme (koine) u përdor afërsisht 2,000 vjet më parë për të shkruar Dhjatën e Re. Ndërsa, një fermer që gjen një gur varri antik derisa lëron arën e tij do të jetë në gjendje ta lexojë dhe të kuptojë se kush dhe nga se vdiq 2500 vjet më parë njeriu, emri i të cilit është gdhendur. Pra gjuha e thjeshtë, ose gjuha e folur, vulgare, u hodh në letër për të përhapur fenë mes njerëzve të varfër e pa shkollë. Jo të gjitha tekstet e letërsisë janë njësoj. Sa më shumë prapa shkon, aq

më të vështira bëhen ato për t’u lexuar e kuptuar. Homeri, për shembull, shkroi poemat e tij epike, Iliada dhe Odisea, rreth shekullit të 8 p.e.s. në dialekte, kështu që është më vështirë të kuptohen nga grekët e sotëm. E njëjta gjë vlen për tragjeditë klasike 300 vjet më vonë, kryesisht për shkak të gjuhës poetike dhe përdorimit krijues për të nxitur reagime të thella emocionale vetëm me fjalë. Sofokliu tek Edipi shkruan: “Je i verbër në veshë, në sy e në mendje”. Shumica e fjalëve janë ende në përdorim, por nuk janë të lehta për t’u ndjekur. Gjuha e shkruar është e ngjashme, gjuha e folur është ndryshe. Në shembullin e cituar, Sofokliu do t’i shqiptonte fjalët me një theks të ngushtë, kësh-

Gjuha e shkruar është e ngjashme, gjuha e folur është ndryshe. Në shembullin e cituar, Sofokliu do t’i shqiptonte fjalët me një theks të ngushtë, kështu që citimi do të tingëllonte sikur të ishte këngë

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

tu që citimi do të tingëllonte sikur të ishte këngë. Ka mjaft shkronja, shqiptimi i të cilave nuk ka ndryshuar shumë. Pra, një Athinas nga koha e Platonit mund të kuptojë fjalët me shkronja relativisht të pandryshuara, por do ta kishte të vështirë me ndonjë fjalë tjetër. Edhe një njeri që ka studiuar greqishten Homerike, klasike dhe koine, e ka të vështirë ta kuptojë Greqishten e re; leximi i vështirë, e bën më të vështirë kuptimin. Gjuhëtarët dhe klasikët nuk bien dakord për shqiptimin e greqishtes së lashtë. Sot ekzistojnë dy qasje themelore: shqiptimi erasmik, që pranon skemën e shqiptimit kriptik, ose të hamendësuar. Kjo teori u paraqit nga Desiderius Erasmus (1469-1536), por ai vetë kurrë nuk e përdori. Nga ana tjetër, ekziston Shqiptimi i Gjuhës kishtare - të cilës shumica e gjuhëtarëve i përmbahen - kjo gjuhë është e njohur se respekton traditat, pra është ‘Ortodokse’, dhe nuk ndryshon me kalimin e kohës edhe për shumë çështje të tjera. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

11


VËSHTRIM & OPINION

Kurrë nuk është vo Fund muajin që kaloi, Prezenca e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE-së) organizoi një seminar rreth proceseve të lustracionit në Shqipëri, thuhet në një njoftim në portalin e Zyrës së kësaj organizate ndërkombëtare në Tiranë

Për Koha Javore:

Frank Shkreli / New York Sipas njoftimit, seminari online u mbajt për të diskutuar politikat dhe proceset e lustracionit në Shqipëri që nga rënia e regjimit diktatorial komunist, 30 vjet më parë. Thuhet mëtej se, veprimtaria me titullin “Lustracioni në Shqipëri: E kaluara dhe e ardhmja”, e zhvilluar si pjesë e veprimtarisë së Prezencës në fushën e drejtësisë transitore, mblodhi bashkë institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, ekspertë dhe profesionistë, si dhe pedagogë e studentë të Universitetit të Tiranës dhe të universiteteve private të vendit. Pjesëmarrësit diskutuan rreth gjetjeve të studimit me të njëjtin emër si më lart, i cili u porosit nga Zyra e OSBE-së në Tiranë për të trajtuar proceset e lustracionit në Shqipëri që nga zgjedhjet e para pluraliste të vitit 1991 deri më sot. Bëhet fjalë për studimin e posa botuar me titullin, “Lustracioni në Shqipëri, e shkuara dhe e ardhmja”, me autor, Z. Ilir Kalemaj, mbështetur nga Zyra e OSBE-së. Në njoftimin e OSBE-së thuhet se ky studim i autorit Kalemaj u mbështet me qëllim për të pasuruar literaturën në fushën e drejtësisë tranzitore dhe zhvillimin e një debati shkencor në lidhje me këtë subjekt tepër të rëndësishëm. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, autori i këtij studimi, Z. Kalemaj tha se lustracioni në Shqipëri ka dështuar megjithë përpjekjet që

12

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

janë bërë në vitin 1995, 1998 dhe në vitin 2008. Studiuesi Kalemaj u shpreh për VOA-n-shqip se gjatë këtyre 30-viteve post-komunizëm në Shqipëri nuk ka pasur një vullnet të sinqertë politik për ta çuar deri në fund procesin e lustracionit. Studimi: “Lustracioni në Shqipëri”, nevoja urgjente për t’u ndarë nga diktatura dhe nga Sigurimi i Shtetit (zeriamerikes.com) “Këtu ka munguar vullneti politik, pra nuk ka pasur asnjëherë një vullnet të mirëfilltë politik për ta kryer këtë proces nga fillimi deri në fund, as një dakordësi politike dhe as një vullnet të sinqertë. Nuk bëhet fjalë për një ligj të thjeshtë lustracioni, as për një paketë ligjore që të kryejë lustracionin, por bëhet, për të pasur vullnetin politik për t’u ndarë nga e kaluara, për të dënuar moralisht krimet e komunizmit dhe sistemin totalitar, dhe për të mbyllur tranzicionin në mënyrë të plotë. Mungesa e vullnetit politik është thembra e Akilit në rastin shqiptar” – është shprehur Z. Kalemaj për Zërin e Amerikës. Siç njoftohet, Seminari i OSBE-së u zhvillua në kuadrin e “Ditëve të Kujtesës”, një veprimtari e përvitshme kjo rreth përballjes me të kaluarën komuniste, organizuar nga Instituti Shqiptar për Demokraci, Media dhe Kulturë (IDMC) me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer. Duke folur në hapjen e Ditëve të Kujtesës, më 19 Shkurt 2021 në Tiranë, Kryetari i Prezencës së OSBE-së, ambasadori Vincenzo Del Monaco ka thënë se, “E kaluara mund të kuptohet përmes një dialogu racional, të matur dhe të gjithëpranuar, përfshirë edhe përmes hulumtimeve të hollësishme rreth asaj kohe, në mënyrë

që mësimet e nxjerra të integrohen në shoqërinë e tanishme, për të mos rënë në grackën e harrimit të së kaluarës”. Unë them, shyqyr që kemi organizata ndërkombëtare, si OSBE-ja, Ambasada e Gjermanisë dhe Fondacioni Adenauer në Tiranë, që përpiqen, nepërmjet seminareve të tilla dhe organizimeve të tjera, të hedhin sado pak dritë mbi krimet e regjimit komunist në Shqipëri dhe me forume si ky të ndihmojnë në sensibilizimin e politikës dhe shoqërisë shqiptare mbi nevojën për t’u përballur me të kaluarën e hidhët komuniste të saj. Dua të jem i sinqertë, se të merresh

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

onë për lustracion! me lustracionin ose pastrimin e figurave politike dhe juridiko-gjyqësore në një shoqëri post-komuniste si ajo shqiptare nuk është e lehtë, por as e pamundur nuk është siç tregon edhe përvoja e disa vendeve ish-komuniste të Evropes Lindore dhe Qendrore, përfshirë rastin e Gjermanisë, që janë marrë seriozisht me këtë problem. Gjermania nuk do të ishte transformuar në shtetin e gjithëfuqishëm që është sot, po të mos ishte përballur me të kaluarën naziste dhe komuniste dhe me përgjegjësinë individuale të njerëzve. Nuk mund të ketë demokraci as një ekonomi të lirë, netoftë nuk ekziston përgjegjësia personale. Vet fakti se shumë ish-zyrtarë të regjimit komunist të Enver Hoxhës i janë shmangur përgjegjësisë për ato që kanë bërë gjatë atij regjimi, i ka bindur shumë prej tyre, se ata mund të ushtrojnë të njëjtën papërgjegjësi edhe në detyrat e larta që mbajnë në sistemin e sotëm post-komunist. Unë e kam thënë shpeshherë se këta ish-zyrtarë janë një prej faktorëve

kryesor për problemet me të cilat përballet shoqëria shqiptare post-komuniste, përfshirë korrupsionin, krimet e ndryshme, politikën në përgjithësi dhe reformën në drejtësi, në veçanti. Shoqëria shqiptare nuk do të bëjë kurrë përparim, në asnjë prej këtyre fushave, netoftë nuk vendoset se cilat ishin krimet dhe kush ishin përgjegjësit për ato krime. Pa një lustracion të vërtetë, Shqipëria do të mbetet një shtet gjysmë i lirë, ashtu siç është cilësuar për 30-vjet postkomunizëm nga entet ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut, përfshirë Departmentin Amerikan të Shtetit – larg dhe në mospërputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut. Unë nuk besoj në hakmarrje por e them këtë me dëshirën dhe shpresën që Shqipëria dhe shqiptarët, në përgjithësi, të përballen sinqerisht me të kaluarën komuniste, duke adaptuar një proces lustracioni në përputhje me rrethanat e Shqipërisë, me përvojat dhe standardet e përdorura në shtetet e tjera ish-komuniste. Sepse

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

siç citohet nga VOA shqip, studimi i lartë përmendur i autorit Ilir Kalemaj, “Lustracioni në Shqipëri: E kaluara dhe e ardhmja”, botimi i të cilit është mbështetur nga OSBE-ja në Tiranë, “Pa një proces lustracioni nga postet drejtuese të shtetit shqiptar, të atyre që janë përlyer me krime gjatë diktaturës, që kanë hartuar e zbatuar platformat sekrete të Sigurimit të Shtetit, që janë marrë me hetimin e dënimin për ‘krime të opinionit e mendimeve’, dhe me dëshmi të rrema -- nuk mund të flitet në Shqipëri për demokraci të vërtetë.” E duam Shqipërinë vërtetë demokratike, sepse siç u shpreh edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Z. Antoni Blinkey në një fjalim me tre mars në Departamentin e Shtetit, ku preku vazhdimisht temën e demokracisë: “Demokracitë e forta janë më të qëndrueshme, më të hapura, partnerë më të mirë për ne, më të përkushtuar ndaj të drejtave të njeriut, më pak të prirur për konflikt dhe tregje më të besueshme për mallrat dhe shërbimet tona”. Është vështirë të gjesh sot në Shqipëri ish-zyrtarë të komunizmit e që sot gëzojnë detyra të larta administrative të shtetit dhe të qeverisë -- të cilit do nivel dhe cilës do fushë qofshin, përfshirë drejtësinë -- e që në një mënyrë ose një tjetër, të jenë distancuar gjatë këtyre 30-viteve, nga e kaluara e tyre komuniste. Për 50-vjet vija e partisë ishte: Partia mbi të gjitha! Partia nuk gabon kurrë, ishin individët që gabonin. Sot na ofrohet një argument tjetër i kundërt: na thonë se ish-komunistët si individ nuk janë përgjegjës për krimet e regjimit komunist, përgjegjës ishte sistemi. Një shtrembërim ky i vlerave njerëzore, juridike dhe politike që, fatkeqësisht, duket se pranohet edhe nga disa përfaqësues ndërkombëtarë në Tiranë. Një fjalë e vjetër popullore thotë se për çdo gjë mund të vonohesh në jetë. “Me u koritë nuk është vonë kurrë”, thotë populli, “por kurrë nuk është vonë gjithashtu për të bërë gjënë e duhur”. Kurrë nuk është vonë as për lustracion! E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

13


VËSHTRIM & OPINION

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas

Roli negativ i pandemisë tek mirëqenia sociale e gruas Paula Dekaj

Që nga bllokimet (lockdowns) e para të bëra me qëllimin e parandalimit të përhapjes së Covid-19, shqetësimi i menjëhershëm që ngritën shoqatat të cilat kanë në fokus mbrojtjen e të drejtave të gruas, ishte kontakti më i ngushtë që do të kishin gratë me dhunuesin, në rastet kur ai është familjar, apo partner intim. Si rrjedhojë e kufizimeve, në vende të ndryshme të botës u vërejtën raportime më të larta të dhunës. Ky pohim mbështetet edhe nga rezultatet e hulumtimit të Institutit Evropian për Barazi Gjinore (EIGE), ku thuhet se Franca ka një rritje prej 32% të raporteve të dhunës në familje vetëm përgjatë një jave të karan-

14

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

Një studim i fundit i Komisionit Evropian, pretendon se pandemia ka përkeqësuar barazitë ekzistuese midis grave dhe burrave në pothuajse të gjitha sferat e jetës, si në Evropë, por dhe më gjerë. Gjithashtu, si konkluzion është vënë në dukje ndikimi disproporcional i pandemisë në jetën e grave, dhe se do të duhen vite apo edhe dekada për të kapërcyer pengesat e barazisë gjinore të shkaktuara

Këtë javë u shënua 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku edhe në Shqipëri e Kosovë si problematikë kryesore u theksua ndikimi negativ i pandemisë në rolin e gruas në shoqëri. Raportime më të larta dhune, humbje të vendeve të punës, si edhe angazhimi më i lartë me familjen apo fëmijët, janë telashet e reja me të cilat gratë po ballafaqohen gjatë kësaj situate pandemike

tinës. Ndërsa, Lituania vërejti 20% më shumë raporte të dhunës gjatë një periudhe trejavore bllokimi, sesa gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, (në 2019). Përveç kësaj, një studim i fundit i Komisionit Evropian, paraqet se

pandemia ka përkeqësuar barazitë ekzistuese midis grave dhe burrave në pothuajse të gjitha sferat e jetës, si në Evropë, ashtu edhe më gjerë. Gjithashtu, si konkluzion është vënë në dukje ndikimi disproporcional i pandemisë në jetën e grave, dhe se

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„


VËSHTRIM & OPINION

do të duhen vite apo edhe dekada, për të kapërcyer pengesat e barazisë gjinore të shkaktuara. Ndërkaq, këtë javë u shënua 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, ku edhe në Shqipëri e në Kosovë si problematikë kryesore u theksua ndikimi negativ i pandemisë në rolin e gruas në shoqëri. Raportime më të larta dhune, humbje të vendeve të punës, si edhe angazhimi më i lartë me familjen apo fëmijët, janë telashet e reja me të cilat gratë po ballafaqohen gjatë kësaj situate pandemike. Në thelb të shënimit të kësaj date qëndron festimi i arritjeve të grave në të gjithë botën, për kontributin që ato japin për avancimin në shoqëri, kul-

Në thelb të shënimit të kësaj date qëndron festimi i arritjeve të grave në të gjithë botën, për kontributin që ato japin për avancimin në shoqëri, kulturë apo në sferën politike. Historia e kësaj feste i ka rrënjët në marshime dhe kërkime të drejtash, si për paga më të mira, orare më të shkurtra apo kushte më të mira pune, dhe të drejtë vote

turë apo në sferën politike. Historia e kësaj feste i ka rrënjët në marshime dhe kërkime të drejtash, si për paga më të mira, orare më të shkurtra pune apo kushte më të mira pune, dhe të drejtë vote. Për herë të parë, Dita Kombëtare e Gruas u shënua në Shtetet e Bash-

Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„

kuara të Amerikës, më 28 Shkurt të vitit 1909. ndërsa Kombet e Bashkuara, në vitin 1975 festuan për herë të parë Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Në Mal të Zi, Shqipëri, Kosovë, Maqedoni të Veriut, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbi etj., 8 Marsi përkon edhe me Ditën e Nënës. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

15


KULTURË

Kadare, në portugalisht (Madje më dhjetë libra të përkthyer e të botuar në gjuhën portugeze, shkrimtari ynë me famë botërore, është i pranishëm dhe tejet i popullarizuar tek opinioni lexues i këtij vendi të vogël evropian, me gjuhë të madhe e kulturë të lashtë!)

Për Koha Javore:

Bajram Sefaj / Gaiallard, Francë Të dhëna mbi librat e Ismail Kadaresë në portugalishten evropiane. 1. A Pirâmide (nga frëngjishtja La pyramide, 1992, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Pluhuri mbretëror, botuar në Lisbonë, 1994, nga shtëpia botuese: Dom Quixote, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Costa në bashkëpunim me Octávio Gameiro. 2. O General do Exército Morto (nga frëngjishtja Le Général de l´armée morte, 1970 Albin Michel dhe 1998 Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Gjenerali i ushtrisë se vdekur, botuar në Porto, 2020, nga shtëpia botuese: Sextante Editora, pjesë e shtëpisë botuese Porto Editora, përkthyer nga frëngjishtja nga Artur Lopes Cardoso. 3. O Dossier H (nga frëngjishtja Le Dossier H, 1989, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Dosja H, botuar në Lisbonë, 1991, nga shtëpia botuese: Difusão Cultural, përkthyer nga frëngjishtja nga Carmen de Carvalho . 4. Um Jantar a Mais (nga frëngjishtja Le dîner de trop, 2009 Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Darka e gabuar, botuar në Lisbonë, 2010, nga shtëpia botuese: Quetzal Editores, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Leonar-

16

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

do. 5. Os Tambores da Chuva (nga frëngjishtja Les Tambours de la pluie, 1985, 1994, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Keshtjella, botuar në Lisbonë, 2012, nga shtëpia botuese: Quetzal Editores, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Leonardo. 6. O Acidente (nga frëngjishtja L´Accident, 2008, Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Aksidenti, botuar ne Lisbonë, 2011, nga shtëpia botuese: Quetzal Editores, përkthyer nga frëngjishtja nga Ana Cristina Leonardo. 7. e 8. A Filha de Agamémnon dhe O Sucessor (nga frëngjishtja La Fille d´Agamemnon dhe Le Successeur, 2003 Librarie Arthème Fayard). Titujt origjinal në shqip: Vajza e Agamemnonit dhe Pasardhësi, botuar në Lisbonë, 2008, nga shtëpia botuese: Dom Quixote, përkthyer nga frëngjishtja nga Isabel St. Aubyn. 9. Abril despedaçado* (nga frëngjishtja Avril Brisé, 1986 Librarie Arthème Fayard). Titujt origjinal në shqip: Prilli i thyer, botuar në Lisbonë, 2000, nga shtëpia botuese: Dom Quixote, përkthyer nga frëngjishtja nga Magda Bigotte de Figueiredo. 10. O Nicho da Vergonha (nga frëngjishtja La niche de la honte, 1984 Librarie Arthème Fayard). Titulli origjinal në shqip: Kamarja e turpit, botuar në Porto, 2020, nga shtëpia botuese: Sextante Editora, pjesë e shtëpisë botuese Porto Editora, përkthyer nga frëngjishtja nga Artur Lopes Cardoso * “Prilli i thyer” është ekranizuar tri herë. Ekranizimi i tretë është ai i reg-

jisorit brazilian Ualter Salles, Filmi ka titullin “Abril despedaçado” dhe është shfaqur në Festivalin e Venecias më 2001. * Libraria Bertrand, padyshim është më e madhja në Lisbonë e, në mbarë Portugalinë, por ndoshta edhe nder më të mëdhatë në botë! Njihet edhe për diçka tjetër: ka hyrë në Librin e Rekordeve të Guinness-it më 2011, si libraria më e vjetër në botë që ende funksionon si e tillë (librari). Shet libra që nga viti 1732! (Krahasimet janë të rrezikshme! –porosi e lashtë latine!). Tavolinat, plotë libra, kryesisht të lashtë me kopertina të grisura, kur kryekëput ngjajnë në ato të bukinistëve anës së Senës (të palarë, Noli), të Parisit. Me instinkt,


KULTURË Një “pushim” i shkurtër (me laps e letër në dorë), në librarinë Bertrand, Lisbonë, 2016, foto: Fatmir Alijaj

si me inerci, tek ata “bukinistë” të Lisbonës, blej një libër të vocërr të autorit George Besson që mbante titullin “Peinture Française”, siécle XX, vol. II, collection des maitres – (Piktura Franceze e shek. XX, volumi II, koleksioni i mjeshtërve. Kur, vetëm shfletimi i tij dhe vështrimi i gjithë atyre riprodhimeve, ishte baras me vizitën një ekspozite të spikatur. Besoni!). * Libraria, ta quajmë ndër më të

mëdhatë në botë, ajo e Lisbonës, çdo lexues shqiptar që rruga e sjell këtë (kye)qytet, të një shteti relativisht të vogël, por me gjuhë e kulturë tejet të zhvilluar, e pret me befasi të këndshme. Midis mijëra(pa hezitim mund të thuhet miliona librash të zhanreve të ndryshëm, në etazherët e universit botëror të librit letrar, e pret edhe me një gërshetë librash të shkrimtarit tonë të formatit të madh, Ismail Kadare. Nuk ke si mos të ndjehesh krenar, kur përbri veprave letrare të shkrimtarëve më të shquar botëror gjen, kësaj radhe, të përkthyera në gjuhën portugeze, Os Tambores da Chuva, O Acidente, Um Jantar a Mais, A Filha de Agamémnon e O Suceessor, A Piramide, O Palácio dos Sonhos, Abril Despedeçado, gjithsej shtatë a më shumë!, vepra madhore të shkrimtarit tonë, në portugalisht! Pothuaj se të gjithë këta libra të tij, janë përkthyer nga gjuha frënge në gjuhën portugalishte, nga përthyes të ndryshëm sikundër edhe janë edituar nga botues të njohur, kryesisht në Lisbonë, por edhe në qytete tjera, sikurse është, bie fjala, qyteti Rio. Personalisht unë për vetën time, s’e kam vesvesen as sa ishin, as sa s’ishin, libra të të madhit Kadare, në raftet e kësaj librarie. Të gjitha do t’i gjej, në etazherët e “librarisë” (lexo:

të bibliotekës) tejet të pasur, të bashkatdhetarit tonë Fatmir Alijat, i mërguar, që në Portugali. Tani e disa vjet, jeton dhe punon në Rio, në qytetin e dytë më të madh (më të bukur) të Portugalisë, fill pas Lisbonës. Në bibliotekën tejet të pasur të këtij mesoburri, këtij pejani të thekur, i cili, lirisht mund të quhet, mik i madh i librit, adhurues dhe lexues entuziast dhe i paepur, pos librave të autorëve portugezë, shqiptarë, dhe i veprat e shkrimtarëve evropianë e botërorë. Kësaj radhe, për lexuesit e gazës sonë, Fatmiri përgatiti dhe pajisi me të dhëna e shënime të duhura, (si të domosdoshme), regjistrin prej dhjetë veprave, vetëm të Kadaresë. Një tjetër herë, llogarisim (shpresojmë) se, gjithnjë për lexuesit tanë, do ta bëjë të njëjtën gjë, do të sajoi listën me emra shkrimtarësh portugezë dhe veprat e tyre letrare, që ndërkohë, janë përkthyer në gjuhën shqipe dhe, interesimin eventual që ato kanë pasur të lexuesi shqiptar, në Kosovë e gjetiu. Sot e me këtë rast, të shtojmë se, Shtëpia Botuese “Dudaj” nga Tirana, në mënyrën më korrekte i është revanshua, mund të thuhet edhe kështu, përkthesave dhe përgjithësisht opinionit lexues portugez, duke blerë ekskluzivitetin e botimit të veprave të nobelistit portugez, shkrimtarit të njohur, José Saramago! E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

17


BISEDË

Dino Murtezani, iko instrumentale shqip Artisti i mirënjohur Dino Murtezani, ka lindur në Tetovë, Maqedoni, në vitin 1970. Në moshën 15-vjeçare shpërngulet në Slloveni, ku jeton dhe punon tani. Njihet si artist i shquar i muzikës tradicionale-instrumentale në rajonin e Ballkanit. Disa nga performancat e tij më së fundit janë: Java Evropiane 2020 bashkë me grupin Slloven “Duo Artimija”, “Harmonia e Botës: Kuarteti Dino Murtezani” në Lubjanë, Slloveni (2019), Festivali “Zâ Fest” (2017), si dhe shumë evente të tjera kulturore-artistike. Dino Murtezani është një artist i cili ka kontribuar shumë për muzikën shqiptare ndër vite me veprimtari muzikore, duke e bërë traditën kulturore dhe artistike shqiptare të njohur për ballkanasit. Me shpirtin e tij artistik, dhe talentin e tij magjepsë, Dino Murtezani ka sjellë dhe interpretuar disa kryevepra, nëpërmjet tingujve instrumental të kavallit, dhe jo vetëm Koha Javore: Na tregoni për veten tuaj si artist. Si mund ta përshkruani muzikën tuaj? D. Murtezani: Unë nuk jam artist i shkolluar, por kam filluar si fëmijë nëpër shoqata kulturore- artistike në vendlindje, në Tetovën ku kam lindur. Pas moshës 15-vjeçare erdha të ndjek shkollën dhe të jetoj te babai në Slloveni. Dhe pas një kohe, pas 20 viteve abstinencë, iu bashkëngjita shoqatave kulturo- artistike në Slloveni dhe kemi krijuar muzikën e Ballkanit. Nuk jam muzicient i arsimuar, por e bëj muzikën vetëm për shpirt dhe për dashuri. Kam pasur dëshirë të

arsimohem, por ashtu jeta solli që të mos e kem atë mundësi. Kam arritur mjaft suksese duke ruajtur vlerën e artit, pa e komercializaur atë. Koha Javore: Çfarë do të thotë arti për ju? Si është kultura muzikore në qytetin tuaj? D. Murtezani: Arti është një krijimtari e çdo individi dhe krijimtari e njerëzisë që le shumë gjurma, na tregon për historinë dhe na dallon nga speciet e tjera. Jemi të veçantë në këtë aspekt. Zhvillimi i teknologjisë e ka mundësuar artin bashkë me krijimtaritë e tjera. Në qytetin e Lubjanës ku unë edhe

jetoj u takova edhe me muzikën xhaz. Kështu fillova me muzikën popullore, të bëj etno-xhaz. Xhazi më solli te Elina Duni, e cila më ka ngazëllyer dhe jam befasuar kur e zbulova si artiste. Pata fatin të performoj me Elidën në festivalin “Zâ Fest” 2017, kur shkova në Shqipëri për herë të parë dhe mund të them se jam shumë i lumtur. Koha Javore: Me cilat projekte po merreni aktualisht? D. Murtezani: Meqenëse artin nuk e komercializoj, nuk planifikoj projekte por ia lejoj spontivitetin. Kam shumë miq, shumë muzicientë që më ftojnë të bashkëpunoj me ta. Dhe nëse më lejojnë mundësitë, me shumë qejf e realizojmë, dhe kështu e bëj për qejfin dhe shpirtin tim, pasi jam betuar se artin nuk e komercializoj asnjëherë. Ekzistencën ma mundëson profesioni që bëj. Jam mjeshtër i byrekut edhe të dy gjërat i bëj me shumë dëshirë. Byrekun e bëj për ekzistencë, nuk kam strese. Muzikën kur e luaj, e luaj për shpirt edhe nuk ngarkohem me pagesa. Koha Javore: Mund të na tregoni më tepër për performancën e fundit? D. Murtezani: Performanca e fundit ka qenë në bregdetin e Sllovenisë,

18

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021


BISEDË

onë e muzikës ptare

në Piran me disa miq me të cilët bëmë një projekt më të madh për “Europe House” (Shtëpinë Europiane) nga Tirana. Ambasada e Sllovenisë na angazhoi. Edhe ai ishte një projekt shumë i bukur që tashmë videot janë shfaqur edhe në facebook. Kënga “Baresha” më gëzoi shumë, sepse publiku e njeh si këngë dhe ka pasur shumë klikime. E parashikova këtë gjë. Kjo ka qenë një projekt më i rëndësishëm dhe besoj që do ketë edhe të tjerë në vijim. Koha Javore: Na tregoni për disa nga projektet tuajat më të preferuarat. D. Murtezani: Si e përmenda më lart, Festivali “Zâ Fest” 2017 që bashkëpunova me Elina Dunin, më thirri në Shqipëri. Kjo ka qenë një rrugëtim epik për mua, ku vizitova Shqipërinë për herë të parë. Kështu mu realizua ëndrra 35-vjeçare, atëherë prej kur isha i vogël nëna më përmendi se pas maleve të Bjeshkëve të Sharrit ka një shtet që quhet “Shqipni”. Por atëherë jetonim në kohërat jugosllave, të politizuara. Edhe nëna më hoqi vërejtjen mos fol shumë se daja Rexhep Munishi, që ka qenë arsimtar i gjuhës shqipe dhe veprimtar, ka qenë i burgosur për çështjen e Shqipërisë pas luftës së dytë botërore. Edhe mua si fëmijë atëherë imagjinata gjithmonë më ngacmonte, pse të ndodhin këto gjëra, ne jemi shqiptarë, jemi të gjithë të barabartë – nuk kuptoja si fëmijë.

Dhe kështu vizita e Shqipërisë dhe mikpritja që më bënë në festivalin “Zâ Fest” në Theth më ngazëlleu shumë. Edhe ajo do të mbetet performanca më e bukur, kulminacion i suksesit tim në art. Ashtu e kam pasur edhe ëndërr, dhe nuk pres më tepër. Koha Javore: Çfarë instrumenti luani? D. Murtezani: Si fëmijë kam filluar me fyell. Mandej daja, Rexhep Munishi që përmenda, më dhuroi mandolinën kur isha 9 vjeç. Nëpër shoqata kulturore e kisha ëndërr kavallin, por isha shumë i vogël edhe ata pleqtë që luanin në kavall më thanë: “eh mor çun, duhet shumë gjizë me hëngër t’i biesh kavallit!” Po më provokonin në njëfarë një mënyrë. Edhe mandej kavallin e realizova në moshën 35 vjeçare, kur m’u dha mundësia. Jam stërvitur shumë, kam luajtur 3000 deri 4000 orë që i jam kushtuar stërvitjes së kavallit, që ta kem nën kontroll. Ai është instrumenti im i parë. Përndryshe përpiqem të luaj në të gjitha instrumentet që i njoh edhe me harqe edhe me tela edhe ato frymore. Por kavalli është ai instrument që më ka ngrohur shpirtin dhe më lidh me universin. Është shumë vështirë të sqaroj, është një instrument mistik. Koha Javore: Cilët janë influencat tuajat muzikore? Çfarë ka ndihmuar në krijimin e identitetit tuaj artistik? D. Murtezani: Nëse njeriu beson, ke një besim të pashmangshëm dhe një dashuri të sinqertë, gjithmonë është një parakusht të kesh sukses. Edhe artistët, njerëzit që merrem me art, e kanë vërejtur këtë gjë tek unë

se e dua artin me shpirt dhe sinqeritet. Por, puna është ajo që të bën mjeshtër, të çon në një nivel të lartë. Dhe njerëzit që janë të arsimuar e vërejnë një gjë të tillë dhe normalisht që të ndihmojnë artistët. Jemi shumë njerëz të sinqertë. Dhe kjo për mua është formula e suksesit. Koha Javore: Këshilla juaj për një person që dëshiron të ndjekë artin/muzikën si karrierë. D. Murtezani: Rruga e suksesit në art është e shtruar plot me gjemba. Dhe për ato që merren profesionalisht duhet shumë punë, shumë sakrifica, sepse konkurrenca është e madhe. Dihet se normalisht kjo varet edhe se në çfarë pike gjeo-sociale jetojmë. Disa shtete e përmbajnë artin por për shembull në vendet jo në zhvillim nuk përmbahen artistët, talentet. Kështu që duhet shumë punë, duhet shumë dashuri, duhet shumë sinqeritet për të pasur sukses në art. Koha Javore: Çfarë mund të presim nga ju vitin tjetër/planet? D. Murtezani: Siç e përmenda dhe më lart, gjithçka ia lë spontanitetit, nuk bëj plane. Uroj të kalojë para së gjithash kjo kriza e pandemisë edhe besoj se do të vijnë shumë gjëra të bukura. Ashtu edhe unë me shumë qejf dhe dëshirë do t’i pranoj. Shpresoj se do të ndodhin shumë gjëra të bukura. Jam optimist gjithmonë. Bisedoi: Nora Kraja E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

19


MOZAIK

U inaugurua projekti “Rrugët e zhvillimit të karrierës - Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”

Projekt që do të ndikojë në zhvillimin socio-ekonomik të dy vendeve Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e kapacitetit dhe krijimi i mundësive ekonomike të të rinjve që jetojnë në rajonin ndërkufitar, duke kontribuar në rritjen e konkurrencës së të rinjve në tregun e punës – lokal dhe atë rajonal Ulqin – Organizata Joqeveritare “Horizonti i Ri” dhe World Vision Albania, në bashkëpunim me shkollat e mesme “Vëllazërim-Bashkim” nga Ulqini dhe “Hamdi Bushati” nga Shkodra kanë filluar realizimin e projektit “Rrugët e zhvillimit të karrierës – Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit”. Inaugurimi i këtij projekti, i cili financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi – Shqipëri IPA II, u bë të mërkurën e kaluar në mjediset e Bibliotekës së Qytetit në Ulqin. Koordinatori i OJQ “Horizonti i Ri”, Nazif Veliqi, ka thënë se ky projekt shënon një hap të rëndësishëm për këtë shoqatë pasi ka njëzet vite që ata merren me edukimin joformal të të rinjve. “Tani kemi mundësi që ta zgjerojmë këtë dhe të rinjve t’u ofrojmë programe edhe më të reja, t’i trajnojmë të vetëpërgatiten për tregun e punës, sidomos në sektorin e turizmit, i cili është dega kryesore jo vetëm për qytetin tonë, por për të gjithë rajonin

20

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

ndërkufitar”, ka thënë ai në ceremoninë e prezantimit të projektit. Drejtoresha operacionale në World Vision Albania, Artina Morava, ka theksuar se zgjerimi i njohurive dhe i kapaciteteve të të rinjve, aq më tepër rritja e njohurive të tyre për fushën e turizmit është shumë i rëndësishëm jo vetëm për të rinjtë, por edhe për shoqërinë në tërësi dhe për ne. “Shpresojmë që ky projekt do të ndikojë në zhvillimin socio-ekonomik të dy vendeve”, ka thënë ajo. Morava ka treguar se puna me të rinjtë përbën një nga aspektet më të rëndësishme të punës së kësaj organizate dhe se gjatë vitit 2020 kanë punuar me 109 grupe të fokusit të të rinjve, që kanë përfshirë 2100 adoleshentë në Shqipëri dhe Kosovë. Ajo ka thënë se këtë përvojë do ta përcjellin edhe në Ulqin “duke i pajisur të rinjtë me aftësi nga jeta, duke i ndihmuar që të jenë qytetarë aktivë për të marrë nisma që përmirësojnë jetesën e vendit ku jetojnë, të jenë modele për bashkëmoshatarët e tyre dhe brezat e ardhshëm, dhe në të njëjtën kohë të krijojnë mundësi punësimi për veten e vet”.

Për qëllimet, aktivitetet kryesore që do të realizohen dhe rezultatet e pritura nga projekti kanë folur Allmedina Doda dhe Hava Kroma. “Qëllimi kryesor i projektit është ngritja e kapacitetit dhe krijimi i mundësive ekonomike të të rinjve që jetojnë në rajonin ndërkufitar, duke kontribuar kështu në rritjen e konkurrencës së të rinjve në tregun e punës – lokal dhe atë rajonal”, kanë thënë ato. Ndërsa rezultatet e pritshme të pro-


MOZAIK

jektit janë që të rinjtë të pajisen me aftësi për tregun e punës, të eksplorojnë projekte apo ide të reja biznesi, që përputhen me kërkesat e tregut të punës, dhe shkëmbimi i praktikave të mira dhe mundësia e bashkëpunimit ndërkufitar të të rinjve. Në këtë kuadër është planifikuar që 100 të rinj nga Ulqini dhe Shkodra, 50 nxënës nga Shkolla e Mesme “Vëllazërim-Bashkim” – Ulqin dhe 50 nxënës nga Shkolla e Mesme Profesionale “Hamdi Bushati”, “do të mësojnë të hulumtojnë tregun, të eksplorojnë ide të reja biznesi që janë në përputhje me kërkesat e tregut, të trajnohen për shkrim projektesh, ndërsa 10 idetë e tyre më të mira do të mbështeten financiarisht”. Sipas tyre, element i rëndësishëm i këtij projekti do të jetë përfshirja aktive e punëdhënësve në kryerjen e punës praktike të të rinjve, kështu që të rinjtë do të kenë mundësi të mësojnë përmes punës praktike atë çfarë kanë mësuar nëpërmjet trajnimeve. Nxënëset e vitit të dytë të Shkollës së Mesme në Ulqin, Arisa Dervishi dhe Diandra Koçan, kanë treguar arsyet e pjesëmarrjes dhe pritshmëritë e tyre nga ky projekt. “Projektet kanë një rëndësi të veçantë në formimin e personalitetit tonë,

na motivojnë dhe e rrisin vetëdijen sa i përket shoqërisë, kulturës dhe temave të ndryshme të jetës sonë të përditshme. Ky projekt ka të veçantë vetë përmbajtjen dhe qëllimin që synon të arrijë. Në shkolla mbushemi me mësime në mënyrë teorike. Pikërisht ajo që synon ky projekt është që nxënësit e shkollave profesionale të Ulqinit dhe të Shkodrës të mësojnë t’i zbatojnë ato mësimet, ligjëratat në punën e tyre të përditshme”, ka thënë Dervishi. Nxënësja tjetër, Diandra Koçan, e ka krahasuar këtë projekt me një anije. “Ne e dimë që anijet udhëtojnë, lundrojnë, nga porti në port, nga destinacioni në destinacion. Pikërisht ky projekt është një anije në lundrim. Ai ka drejtuesit e tij, ka udhëtarët e këta janë të rinjtë, me ide të mëdha, me kapacitete të mëdha, por me nxitje të vogël fatkeqësisht”, ka thënë ajo, duke shtuar se të rinjve të Ulqinit nuk u ofrohen shpesh raste të këtilla, prandaj është e kënaqur që është pjesë e këtij projekti. Për rëndësinë e projekteve të tilla në edukimin e të rinjve, zhvillimin e komunitetit lokal dhe rajonit ndërkufitar në përgjithësi kanë folur disa prej përfaqësuesve të pushtetit dhe institucioneve lokale të pranishëm

në takim – nënkryetarja e Komunës së Ulqinit, Hadixhe Gjoni, drejtori i Organizatës Turistike të Ulqinit, Gzim Hajdinaga, shefja e Zyrës së Punës – Ulqin, Shqiponja Gjeka, sekretari i Shkollës së Mesme “Vëllazërim-Bashkim”, Muzafer Gjoni, dhe udhëheqësja e Bibliotekës së Ulqinit, Ardita Rama, kurse përmes platformës online Jelena Vujadinoviq nga Drejtoria për Financimin dhe Kontraktimin e Mjeteve të Ndihmës së BE-së pranë Ministrisë së Financave dhe Përkujdesjes Sociale të Malit të Zi, Miliana Daboviq nga Qendra për Arsimim Profesional dhe Uesli, nxënës i Shkollës së Mesme Profesionale “Hamdi Bushati” – Shkodër. Po ashtu, përmes platformës online për rëndësinë e programeve të ndihmës së Bashkimit Evropian në Mal të Zi ka folur Irena Boshkoviq, shefe e Departamentit për Programet me Vendet Joanëtare të BE-së në Zyrën për Integrime Evropiane në Qeverinë e Malit të Zi. Projekti “Rrugët e zhvillimit të karrierës – Përgatitja e të rinjve nga Shqipëria dhe Mali i Zi për mundësi karriere në sektorin e turizmit” ka filluar zyrtarisht zbatimin më 1 dhjetor të vitit të kaluar dhe do të zgjasë 22 i. k. muaj. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

21


MOZAIK

Përfaqësueset e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në rajon vizituan Komunën e Tuzit

Realizim i projektit që promovon rolin e gruas në shoqëri Tuz – Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur nga Tirana, Orinda Huta dhe drejtoresha e Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo, u pritën në takim në Komunën e Tuzit nga sekretarja e Sekretaiatit për Vetëqeverisje Lokale dhe nga drejtoresha e Organizatës Turistike, Marina Ujkaj dhe Leonora

22

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

Dedivanoviq. Sipas njoftimit të Komunës së Tuzit, ato qëndruan në Tuz për projektin e radhës të Unionit të Bashkive dhe Komunave Shqiptare në Rajon, “Unioni i Bashkive- mik i zonjave krijuese dhe guximtare”, i cili ka për qëllim prezantimin e historisë dhe të rolit të gruas në shoqërinë shqiptare,

nëpërmjet promovimit të bizneseve lokale në bashkitë dhe komunat që janë anëtare të UBSHR-së. Nga kjo komunë kumtojnë se projekte të tilla të cilat promovojnë kulturën, traditën dhe historinë e vendit, do t’i mirëpresin çdo herë. t. u.


MOZAIK

Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, Andriola Kambo qëndroi në Guci dhe Plavë

Vende që promovojnë turizmin malor Guci/Plavë – Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, zonja Andriola Kambo, javën e kaluar vizitoi Komunën e Gucisë. Zonjën Kambo e priti dhe i uroi mirëseardhje kryetari i Kuvendit të Komunës, Bujar Hasangjekaj. Në këtë takim, Hasangjekaj e njoftoi mysafiren me rrjedhat e jetës dhe punës së popullatës së Komunës së Gucisë, ku me angazhimin e tyre u rikthye statusi i komunës së pavarur pas plot 60 vjetësh, në vitin 2014. Në bisedën theks i veçantë i është kushtuar atraksioneve dhe bukurive gjithëpërfshirëse natyrore me të cilat disponon treva e kësaj komunë, të cilat janë vlera të paçmuara për zh-

villimin, valorizimin dhe promovimin e turizmit kodrinoro-malor. Pas takimit, me qëllim të njohjes dhe promovimit të bukurive natyrore dhe potencialeve të shumëllojshme që për turizëm ka treva e komunave të Gucisë dhe Plavës, në fshatin Vuthaj vizituan Ujëvarën “Gërla”, Muzeun etnografik, pronë e veprimtarit kulturor Ramok Çelaj. Me këtë rast, në prononcimin për gazetën “Koha Javore”, kryetari i Kuvendit të Komunës së Gucisë, Bujar Hasangjekaj, shprehu kënaqësinë dhe nderin që ta presë në vizitë zonjën Andriola Kambo, drejtore ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, bashkë me ekipin e TV

Klan. “Vizituam disa vende turistike me qëllim të promovimit të bukurive natyrore dhe potencialeve për turizmin e Plavës dhe Gucisë. Shpresojmë që ky bashkëpunim i sapofilluar do të vazhdojë edhe në të ardhmen dhe do të japë rezultate konkrete”, shtoi ai. Drejtoresha ekzekutive e Unionit të Bashkive Shqiptare në Rajon, zonja Andriola Kambo, në galerinë e vet në Plavë e priti dhe i dëshiroi mirëseardhje piktorja dhe poetja e mirënjohur nga Hoti i Komunës së Plavës, zonja Kaltrina Hoti, me të cilën zhvilloi bisedë të këndshme dhe miqësore. Sh. Hasangjekaj E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

23


IN MEMORIAM

Rexhep Kokaj (1944-2021) Të premten, më 5 mars, në moshën 77-vjeçare vdiq arsimtari i Gjuhës dhe letërsisë serbokroate Rexhep Kokaj. Ai u lind në fshatin Brajshë – Komuna e Ulqinit, më 1 janar 1944. Rrjedh nga një familje arsimdashëse. Shkollën fillore e kreu në Katërkollë, ku u dallua si nxënës i mirë dhe i rregullt. Shkollën Normale e ka regjistruar në Prishtinë, por vetëm pas disa muajsh i transferuan në Gjakovë, ku pas pesë viteve merr diplomën e mësuesit. Gjatë shkollimit në Normalen e Gjakovës është dalluar si aktivist, veçanërisht në lexim dhe krijimtari letrare. Poezitë dhe prozat e tij poetike botoheshin në shtypin periodik të Prishtinës dhe Shkupit, si në revistat “Zëri i rinisë” dhe “Jeta e re”, gazeta “Flaka e Vëllazërimit” etj. Bashkë me Xhevdet Hamzën do të vlerësoheshin si krijuesit më të mirë në takimin letrar në Landovicë. Talentin e tij për krijimtari letrare do ta tregojë edhe në shumë konkurse letrare për shkollat e mesme në Kosovë, ku madje edhe u vlerësua me Çmimin për vendin e parë. Krahas talentit në gjuhë dhe shkrim, gjatë shkollimit në Gjakovë do të dëshmojë talentin edhe në aktrim, ku bashkë me shokët e tij nga Ana e Malit, Musa Maxharri e Musa Gjoni, si dhe shokë e shoqe gjakovare do të vendosin në skenë një komedi të Molierit dhe një dramë tjetër, në vitin 1965, së bashku me aktorët e Teatrit Popullor. Me shkrime do të vazhdojë të merret edhe si student në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren. Për të mbetet e paharruar paraqitja me grupin e poetëve të rinj në Mitrovicë (1970). Por përkundër talentit të tij për letërsinë, nuk ka botuar ndonjë libër. Pas diplomimit në Shkollën Normale të Gjakovës, kthehet në vendlindje

24

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

dhe punësohet në Katërkollë, si mësimdhënës në klasë të larta, ku dha me sukses lëndët Histori e Gjeografi. Pas një viti punë shkon në shërbimin dyvjeçar ushtarak, kurse pas kryerjes kthehet përsëri në punë, por tani si shumë mësues të tjerë, transferohet në paralelen e ndarë në Sukubinë, ku dha mësim në klasë të katërt dhe të pestë. Duke e parë nevojën për një arsimtar të gjuhës serbokroate, në tetor të vitit 1969 e lëshon vendin e punës, për të vazhduar studimet në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, për Gjuhë e letërsi serbokroate. Studimet i kreu në afatin rekord dhe kthehet në vendin e punës si arsimtar i diplomuar i Gjuhës dhe letërsisë serbokroate, në qershor të vitit 1971. Si arsimtar i diplomuar për këtë gjuhë punoi deri në vitin 1977/1978, kur zgjidhet drejtor i Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” me mandat katërvjeçar. Periudha si drejtor i shkollës përkoi me shumë vështirësi, sidomos për shkak të rrethanave që krijoi tërmeti i vitit 1979, i cili i shkatërroi objektet shkollore. Për këtë arsye, mësimi për nxënësit e shkollës amë u desh të organizohej në terrenet sportive të Shkollës së Vjetër në Katërkollë, kurse shkollat e terrenit e zhvilluan mësimin në shtëpi private derisa u

meremetuan objektet shkollore. Ngjarjet e vitit 1981 në Kosovë do të kenë ndikim edhe te shqiptarët në Malin e Zi, ndaj të cilëve u ndoq fushata e diskriminimit. Në ballë të sulmit u gjenden punonjësit e arsimit, në mesin e të cilëve edhe Rexhep Kokaj. Për këtë, shkas u bë seminari për punonjësit e arsimit, i organizuar nga Ministria e Arsimit, më 26 dhe 27 shtator 1981 në Ulqin, ku u diskutua për çështjen e planprogrameve të lëndëve me mësim në gjuhën shqipe. Në këtë seminar, Rexhep Kokaj ishte në mesin e atyre që folën kundër padrejtësive në arsimin shqip në Malin e Zi. Për këtë arsye, në vitin shkollor 1981/1982 bashkë me tre mësimdhënës të tjerë të Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” do të përjashtohet nga Lidhja Komuniste dhe nga vendi i punës, me akuzën për nacionalizëm, separatizëm dhe irredentizëm. Pas shpërbërjes së sistemit monist, në nëntor të vitit 1991 rikthehet si arsimtar i Gjuhës dhe letërsisë serbokroate në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga”. Disa vite punoi edhe në Shkollën Fillore “Marko Nuculloviq” në Shtoj, për plotësimin e ngarkesës mësimore. Kthehet përgjithnjë në Shkollën Fillore në Katërkollë, ku punoi me orar të plotë deri në pension. Gjatë kësaj kohe ka ndihmuar edhe në përgatitjen dhe botimin e revistës shkollore “Shkëndijat”. Së bashku me bashkëshorten e tij, Syme Kokaj, arsimtare e Gjuhës dhe letërsisë shqipe, kanë dhënë një kontribut të çmuar për arsimin shqip në Anën e Malit dhe arsimin shqip në Malin e Zi në përgjithësi. Rexhep Kokaj ishte një njeri me ide përparimtare, gjithmonë në humor, i dashur si mësimdhënës dhe për të gjithë brezat. U varros të shtunën, më 6 mars 2021, në vendlindjen e tij në Brajshë. (Kohapress)


KULTURË

Libër i një rëndësie të veçantë në fushën e veterinarisë (Sëmundjet në rajonin e Komunës së Ulqinit të cilat prej kafshëve mbarten te njeriu-(Zoonozat) i Ruzhdi Hasanagës)

Gani Karamanaga Në librin e tretë SËMUNDJET NË RAJONIN E KOMUNËS SË ULQINIT TË CILAT PREJ KAFSHËVE TRANSMETOHEN TE NJERIU-ZOONOZAT ai i kthehet profesionit, duke shkruar për sëmundjet të cilat transmetohen edhe te njeriu-zoonoza, si edhe ato të cilat janë të dëmshme për ambientin si edhe ekonominë në përgjithësi. Në kapitullin e pare: Sëmundjet e grupit Zoonoza(antropozoonoza) janë përshkrua këto sëmundje të kafshëve: tuberkulozë, antraksi-plasja, trikeneloza, ekinokokoza, cenuroza, tërbimi etj. Në kapitullin e dytë janë sëmundjet të cilat rrezikojnë dhe dëmtojnë ekonominë e vendit në tërësi: gëlbaza-fascioloza, mjekimi i fasciotosës

Me Dr.Ruzhdiun kemi kontaktuar kohë pas kohe. Diskutonim për sëmundjet e përbashkëta për njeriun edhe kafshët. Shoqërimi më i madh ndodhi pas pensionimit të tij, kur ai i publikoi dy librat publicistike. Ishte për të gjithë një kënaqësi të zbulohet talenti i tij si publicist dhe krijues i mirë për jetën e Ulqinit dhe historinë e tij në rrethinën e Ulqinit, murtaja klasike e derrave. Në kapitullin III janë dy sëmundje të veçanta: cistiti hemorragjik i gjedhëve, leukoza juvenile te viçat. Siç thotë edhe Dr.Ruzhdi Hasanaga në parathënie , njeriu bashkëjeton me kafshë, dhe aftësia e tyre sjell të mirat, por edhe sëmundjet e mundshme. Kështu në librin e ri të Dr. Ruzhdi Hasanagës përshkruhen zoonozat . Për këtë arsye është e domosdoshme që kjo bashkëjetesë dhe afërsia e kafshëve të mos ndikojnë negativisht tek njeriu. ... Dr. Ruzhdi Hasanaga i takon plejadës së intelektualëve të Ulqinit. I shkolluar në Universitetin e Zagrebit, përveç diturisë, e karakterizon edhe

kultura qytetare e veçantë dhe komunikimin i ngrohtë me njerëz prej të gjitha shtresave. Ruzhdi Hasanaga ka lindur në Ulqin. Arsimimin fillor e kreu në vendlindje, ndërsa atë të mesëm në Tivar në gjuhën serbo-kroate. Diplomoi në Fakultetin e Veterinarisë në Zagreb në vitin 1964. Menjëherë u kthye në vendlindje dhe u punësua në stacionin e veterinarisë. Në Kongresin e V të veterinerëve të isj-Jugosllavisë mbajtur në Shkup në vitin 1982 Stacioni i veterinarisë së Ulqinit e mori vendin e parë si më i suksesshmi në Malin e Zi. Dr. Ruzhdi Hasanaga mbetet shembull si duhet të jemi në moshën rinore, por edhe në pleqëri. Është person i veçantë në vendin tonë. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

25


MOZAIK

Ulqini, qyteti me numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 në Mal të Zi Si pasojë e numrit të madh të të infektuarve me COVID-19 si dhe e rritjes së numrit të viktimave, qyteti bregdetar i Ulqinit është mbyllur tërësisht. Shtabi Komunal theksoi se Komuna e Ulqinit ka numrin më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Mal të Zi dhe se masat e ndërmarra janë tejet të rëndësishme për shpëtimin e sezonit të ardhshëm turistik. Këto ditë në Komunën e Ulqinit është shënuar një rritje e madhe të numrit të personave të infektuar me COVID-19 si dhe raste të shumta të viktimave. Shtabi Komunal i Emergjencave, vuri në dukje, në një konferencë me gazetarë se Komuna e Ulqinit është komuna me numrin më të lartë të të infektuarve për kokë banori në Mal të Zi dhe kjo situatë bëri që ky qytet bregdetar të mbyllet tërësisht. Nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha tha se vetë komuna ka kërkuar nga Ministria e Shëndetësisë një mbyllje të këtillë.

“ 26

“Edhe një muaj e gjysmë deri dy muaj nis sezoni turistik. Qyteti i Ulqinit dhe të gjithë qytetarët e tij nuk mundet ta përballojnë edhe një dështim të sezonit turistik siç ndodhi vitin e kaluar” , tha nënkryetari i Komunës së Ulqinit, Astrit Hoxha

“ I jemi drejtuar Qeverisë së Malit të Zi me shkresë për mbylljen dy javore të qytetit tonë. Qëllimi i parë ka qenë që të mbyllen shkollat, objektet që deri më tani kanë ushtruar veprimtarinë e tyre siç janë palestrat sportive, bastoret, sallonet e parukerisë etj. Një gjë të këtillë e kërkonin edhe prindërit që kërkonin ti mbyllin shkollat. Ne bile kemi kërkuar që mbyllja të bëhet nga ora 17.00, por nuk u aprovua nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili u përcaktua për orën 21.00”,tha zoti Hoxha. Policia Komunale së bashku me atë të Shtetit, janë duke vepruar në terren ku nuk mungojnë as paditë ndaj qytetarëve që nuk i respektojnë ma-

“Nuk do të ketë më tolerancë, por menjëherë do të merren masat dhe sanksionet. Megjithatë, policia komunale dhe ajo e shtetit nuk munden vetëm ta tejkalojnë këtë situatë pa ndihmën e qytetarëve”, tha zoti Mustafaj dhe bëri apel që të respektohen me përpikëri masat e vendosura nga qeveria malazeze

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

sat kundër pandemisë. Shefi i Policisë Komunale, Milazim Mustafaj, thekson rëndësinë e respektimit të masave në fuqi. “Nuk do të ketë më tolerancë, por menjëherë do të merren masat dhe sanksionet. Megjithatë, policia komunale dhe ajo e shtetit nuk munden vetëm ta tejkalojnë këtë situatë pa ndihmën e qytetarëve”, tha zoti Mustafaj dhe bëri apel që të respektohen me përpikëri masat e vendosura nga qeveria malazeze. Respektimi i masave është tejet i rëndësishëm për shpresën që sezoni i ardhshëm turistik të jetë i suksesshëm. “Edhe një muaj e gjysmë deri dy muaj nis sezoni turistik. Qyteti i Ulqinit dhe të gjithë qytetarët e tij nuk mundet ta përballojë edhe një dështim të sezonit turistik siç ndodhi vitin e kaluar” , tha nënkryetari i Astrit Hoxha. Zyrtarët vendorë besojnë se këto masa janë të domosdoshme për shëndetin publik,duke ditur se kjo mbyllje do të jetë një goditje e madhe ekonomike për Komunën e Ulqinit. a. s.


MOZAIK

Situata epidemiologjike në Mal të Zi e përkeqësuar

Shifrat e viktimave dhe të të infektuarve, brengosëse Në Mal të Zi të hënën gjatë ditës, nga të dhënat e analizuara të 24 orëve të fundit të Institutit të Shëndetit Publik si pasojë e infektimit me koronavirus në vend, kanë humbur jetën tetëmbëdhjetë persona, ditë kjo që ka shënuar një rekord të zi në vend, me numrin më të lart të viktimave në 24 orë, që nga fillimi i epidemisë së koronavirusit në vend. Numri i infektimeve të reja në nivel ditor kap shifra të larta, ku pothuajse çdo ditë evidentohen mbi pesëqind raste të reja të të infektuarve, shifër kjo që nga dita në ditë varion. Herë më e ulët e herë më e lartë. Nga marsi i vitit të kaluar qekur ka filluar epidemia në vend, shifra e të prekur nga ky virus vdekjeprurës në Mal të Zi sipas të dhënave zyrtare i ka kaluar tetëdhjetëmijë, ndërsa të vdekur nga ky virus deri më tani ka 1.085 persona. Situatë e rënduar paraqitet në qytetin e Ulqinit ku aktualisht ka 513 të

prekur nga ky virus dhe për fat të keq gjatë ditëve të kaluara ka pasur edhe disa viktima. Në qytetin e Tuzit situata aktualisht paraqitet e qëndrueshme, ku jeta vazhdon të zhvillohet në përputhje me masat kufizuese në fuqi dhe aktualisht të prekur ka 113 persona. Ndërkaq, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik të Malit të Zi, numrin më të lart të të infektuarve vazhdon ta ketë kryeqyteti Podgoricë me 3395 të infektuar. Nga Shërbimi i Marrëdhënieve me Publikun i Qeverisë së Malit të Zi kanë njoftuar se në Mal të Zi ka mbërritur dërgesa e dytë me pesëmijë vaksina ruse Sputnik V, që deri më tani siç kanë sqaruar nga qeveria, kanë marrë 10 mijë nga 50 mijë vaksina të kontraktuara të këtij prodhuesi. Ministrja e Shëndetësisë, Jellena Boroviniq-Bojoviq ka thënë se deri më tani në Mal të Zi kanë mbërritur

në total 42 mijë vaskina. “Shfrytëzoj rastin që të motivoj qytetarët dhe qytetaret e Malit të Zi që detyrimisht të vaksinohen, sepse vaksina është plotësisht e sigurtë dhe efikase, por njëkohësisht paralajmëroj se procesi i vaksinimit kërkon kohë të caktuar. Është e domosdoshme që bashkërisht t’u përmbahemi masave epidemiologjike në mënyrë që sa më parë të dalim nga kjo situatë në të cilën ndodhemi”, është shprehur Boroviniq-Bojoviq. Të hënën gjatë ditës, si pasojë e përkeqësimit të situatës epidemiologjike në vend, presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq ka ftuar qeverinë që në mënyrë urgjente dhe pa vonesë të mbyll kufijtë dhe të fus masa më të rrepta për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Ai ka thënë janë alarmante të dhënat mbi numrin e viktimave dhe të të infektuarve. t. u.

E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

27


PORTRET

Portret: Gjelosh Junçaj

Rapsod i mrekullueshëm me zërin si pushka Në kërkim të lahutarit më të vjetër në Malësi, arrita në shtëpinë e Gjelosh Junçaj, në Tuz, ku jeton një jetë të qetë, të bukur e në harmoni të plotë me bashkëshorten e tij Marinë. Të dy intelektualë, profesorë të gjuhës dhe letërsisë shqipe, tashmë në pension

Gjekë Gjonaj

Bashkëbisedimi me këtë çift shembullor, mikpritës e fisnik është shumë dashamirës, i ëmbël, i ngrohtë e gazmor. E, si nund të jetë ndryshe kur ndodhesh në mesin e dy, mbi të gjitha, njerëzve të mirë ( prindër të dy djemve të shkolluar) të cilët gjatë gjithë jetës së tyre arsimore, edukative e krijuese lanë gjurmë të pashlyera në arsimin dhe kulturën shqiptare. Gjelosh Junçaj lindi në vitin 1941 në fshatin Drume të Hotit, në një familje që ruan traditat shqiptare. U rrit në një truall e popull shumë të vobektë ekonomikisht, por shumë të pasur në ndjenjat e tij shpirtërore. Aty ku njerëzit ishin kryesisht të pashkolluar, por jo të paqytetëruar. Është rri-

28

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

tur me historinë e Lahutës së Malësisë. Në shtëpinë e tij ka disa lahuta e çifteli të cilat i ruan me fanatizëm. Lahuta që disponon ka më se 40 vite. Në lahutë janë të gdhendur disa elemente me motive historike, si koka e Skënderbeut, Shqiponja e elemente tjera. Dëshira për lahutën i ka lindur qysh në fëmijërinë e hershme, në moshën 7 vjeçare. Ekzekutimin me lahutë e ka trashëguar nga babai i tij. Si i vogël, thotë, improvizonte me dy drurë lahutën, duke kënduar disa vargje këngësh të vjetra. Shokët e klasës në Drume e dinin se ai di ti’ këndojë dhe t’i bjerë lahutës. Dhe për këtë një ditë i treguan ish- mësuesit të tij të ndjerë Gjon Tomë Berishaj, i cili i sugjeroi atij që të sjellë me vete lahutën në shkollë. Kjo për mësuesin Gjon Toma qe befasi e bukur. Ndjehej krenar se sa bukur i binte lahutës Gjeloshi i vogël me atë zërin e tij njomcak e të ëmbël. Gjeloshi qysh atëherë i binte lahutës shpesh në shtëpi, e më vonë në gazmende familjare, në manifestime e festivale të ndryshme folklorike brenda dhe jashtë Malit të Zi. Ka qenë pjesëmar-

rës me SHKA “ Ramadan Sharkiq të Tuzit dhe “ SHKA “ Hoti” nga Hoti në shumë festivale folklorike e manifestime të tjera kulturore në qytete të ndryshme në Shqipëri, Kosovë, Evropë dhe Shtete të Bashkuara të Amerikës , ku ka kënduar këngët “Dedë Gjo’ Luli“ Martesa e Halilit” , “Hysen Fukaraja”, Muji e tri zanat e malit”, e shumë këngë të tjera kushtuar trimave e kreshnikëve shqiptarë. dhe figurave të shquara të kombit tonë. Gjelosh Junçaj vërtetë ka qenë ndër rapsodët më të famshëm të kohës së vet në Malësi, më i veçanti nga të gjithë të tjerët. Me këngën e tij me lahutë e çifteli ka çuar peshë zemrat e të gjitha grupmoshave . Ai këndoi aq bukur sa i kënaqi dashamirët e këngës folklorike-popullore dhe të gjithë e respektonin duke e uruar: “Të këndoftë zemra o Gjelosh Junçaj! Të lumtë goja.!” Gjithkund po ia lën vedit! Gjatë karrierës së tij të gjatë e të suksesshme si rapsod i mrekullueshëm me zërin e tij kumbues si pushka është shpërblyer me diploma e mirënjohje të shumta. Po ashtu ka


PORTRET

fituar çmimin e parë si lahutari më i mirë dhe si organizator i shoqërisë nga Radiotelevizioni i Titogradit për pjesëmarrje në garat e 12-ta rajonale të folklorit. Me këngët e tij ka përjetësuar shumë çaste të veçanta historike dhe ka pasqyruar jetën e shqiptarëve-malësorëve. Ai krahas lahutës interpreton shkëlqyeshëm edhe me çifteli, fyell dhe këndon këngë të vjetra për maje ( krye) krahu. Junçaj është jo vetëm lahutar shumë i njohur, por edhe një poet i vërtetë, një krijues tekstesh të disa këngëve që i ka kënduar vetë. Deri më tani, siç pohon ai, ka botu-

ar dy përmbledhje me poezi dhe në dorëshkrim ka edhe përmbledhjen e tretë në vargje. Ky rapsod popullor, instrumentist e krijues me nostalgji rikujton kohën kur në Malësi lahuta ka qenë instrumenti popullor më i preferuar. “Çdo familje malësore e ka pasur lahutën të varur në mur edhe pse nuk dinin t’i binin. Tani tek të rinjtë dashuria për lahutën ka filluar të zbehet. Për të mos u zhdukur lahuta në Malësi duhet ndikuar që nxënësve në shkollë t’u zgjojmë dashurinë dhe interesimin për këtë instrument.”, shprehet Junçaj, duke shtuar se kën-

dimi me lahutë është më i vështirë se me çifteli e instrumente tjera. Lajmi i vendimit të marrë nga UNESKO për regjistrimin e lahutës si pasuri serbe e ka shqetësuar shumë. Sepse ,pohon ai, lahuta kurrë s’ka qenë e serbëve, por e shqiptarëve. Profesori, rapsodi dhe poeti Junçaj me karakterin, tipologjinë dhe botën e pasur shpirtërore mbetet shëmbëlltyra e shqiptarit autentik të malit, i cili do të kujtohet ndër breza jo vetëm si këngëtar me zë të ëmbël melodik, por edhe si edukator i shumë gjeneratave, ruajtës dhe mbrojtës i vlerave tona dhe kulturës sonë. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

29


MOZAIK

Në Komunën e Gucisë

Bëhet dorëzimpranimi i mjeteve për stivimin e hedhurinave Guci – Të martën, më 2 mars 2021, në Guci është bërë dorëzimpranimi i 30 kontejnerëve dhe i 15 kovëve për stivimin e hedhurinave, aktivitet ky i cili është kryer në kuadër të projektit “Zbatimi i menaxhimit të qëndrueshëm me hedhurina - BinS”, të cilin e financon Bashkësia Evropiane përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Serbi - Mali i Zi 2014-2020. Trupi i marrëveshjes për këtë projekt është Ministria e Financave - Sektori për marrëveshje dhe financim të programit nga mjetet e Bashkimit Evropian. Dorëzim-pranimi i mjeteve të sipërshënuara është bërë në mes të Ko-

30

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021

munës së Gucisë dhe SHPK “Veprimatritë Komunale” të Gucisë, të cilët i kanë prezantuar kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, nënkryetarët e kësaj komune, Mr. Huso Brdakiq dhe Edon Balidemaj, drejtori i SHPK “Veprimtaritë Komunale”, Demir Bajroviq, dhe drejtori teknik i SHPK-së në fjalë, Emir Delanin. Vlera e tërësishme e projektit është diç mbi 232 000 euro, nga të cilat kontributi i Bashkimit Evropian është 197 000 euro, ndërsa pjesën tjetër të mjeteve do ta financojë qeverisja lokale. Me realizimin e një vistër aktivitetesh projekti do t’i kontribuojë mbrojtjes

së mjedisit jetësor përmes fuqizimit të sistemit të menaxhimit me hedhurina të ngurta. Në kuadër të këtij projekti, veç është blerë kamioni për transportimin e hedhurinave në vlerë prej 63 950 euro, i cili i është dhënë në shfrytëzim SHPK “Veprimtaritë Komunale”, i cili bashkë me automjetin ekzistues të plehrave i markës “Volvo” do ta fuqizojë autoparkun e vet, dhe kështu do të mundësojë transportimin e rregullt dhe me kohë të caktuar të hedhurinave, në mënyrë që Gucia me rrethinë të jetë njëra ndër komunat më të pastra në Mal të Zi. Shaban Hasangjekaj


MOZAIK

Në Tuz u mbajtën disa ligjërata

Ndërgjegjësim i të rinjve për barazinë gjinore dhe fenomenet negative

Tuz – Në kuadër të ekspozitës së mbajtur më 8 mars në QKI “Malësia” në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, në sallën e Kuvendit të Komunës së Tuzit u organizua ligjërata, “Një perspektivë ndryshe”, nga Arlinda Lulgjuraj, në bashkëpunim me Komunën e Tuzit. Të pranishëm në këtë aktivitet qenë nxënës të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz dhe nxënës nga Shkolla Fillore “Mahmut Lekiq”. Ky aktivitet mblodhi femra të suksesshme nga fusha të ndryshme të cilat shpalosën eksperiencat e tyre personale, ndërsa në fokus kishin barazinë gjinore, dhunën ndaj grave

dhe diskriminimin. Në kumtesën për opinion të Komunës së Tuzit thuhet se ligjëruese në këtë aktivitet ishin: arkitektja Dr. Ema Alihoxhiq- Jashareviq, drejtoresha e Qendrës për të Drejtat e Grave - Maja Raiçeviq, aktivistja për të drejtat e femrave - Leonora Dukaj , drejtoresha e Organizatës Turistike të Tuzit - Leonora Dedivanoviq, fotografja -Nada Vojinoviq, si dhe psikologia - Andrea Sinishtaj. Në pjesën e dytë është mbajtur ligjërata e cila kishte për qëllim paraqitjen e po të njëjtës tematikë, nëpërmjet artit, konkretisht pikturës, të cilat u ekspozuan më 8 Mars, në Ditën

Ndërkombëtare të Gruas. Këto aktivitete kanë për qëllim ndërgjegjësimin e të rinjve për rëndësinë e barazisë gjinore. Ndërkaq, po javën e kaluar, Sekretarijati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit organizoi ligjëratat, “Dhuna mes moshatarëve” dhe “Parandalimi i lëndëve narkotike“, në të cilën morën pjesë nxënës të Shkollës së Mesme të Përzier “25 Maji” në Tuz dhe të Shkollës së Mesme, “Mehmed Fatih”. Synimi i ligjëratave në fjalë është ndërgjegjësimi i të rinjve lidhur me këto fenomene. t. u. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

31


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Senior Guard (Unarmed) • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Provides security for Embassy (Consulate) personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of a local guard program. Detects, deters, responds, and reports potential criminal and terrorists acts directed against U.S. Government personnel and facilities. Senior Local guards provide limited work guidance on access control and security equipment operations for up to 10 guards.

QUALIFICATIONS REQUIRED •

1. EDUCATION: Completion of High School/Secondary School is required EXPERIENCE: A minimum of 1-year experience in the military or as a police officer, or private security guard required. 2. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use state-of-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Must be able to independently take action as necessary depending on the nature of incidents outlined in guard orders. Must be able to communicate with persons from all socioeconomic classes. Must be familiar with dispute mediation tactics to ease potentially dangerous security situations. Host County Driving License B is required. Computer skill is required.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 19, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

32

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Shift Supervisor •

BASIC FUNCTION OF THE POSITION

Provides security for Embassy (Consulate) personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of a local guard program. Detects, deters, responds, and reports potential criminal and terrorists acts directed against U.S. Government personnel and facilities. Serves as Shift Supervisor for all U.S. government facilities and leased residences by providing operational and administrative supervision of each local guard shift ensuring that U.S. government property and personnel are safeguarded. Responsibilities includes planning the schedules guard assignments and making arrangements as needed based upon environmental conditions.

QUALIFICATIONS REQUIRED

1. EDUCATION: Completion of High School/Secondary School is required EXPERIENCE: A minimum of 3-year experience in the military or as a police officer, or private security guard is required. 2. LANGUAGE: Level 3 (Good Working Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use state-of-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Ability to operate motor vehicle. Host country driving license B is required. Must effectively react to various incidents. Must be able to independently take action as necessary depending on the nature of incidents outlined in guard orders. Must be able to communicate with persons from all socioeconomic classes. Must be familiar with dispute mediation tactics to ease potentially dangerous security situations. Must be proficient in presentation techniques and instructional strategies. Must also be proficient in Microsoft Word, Excel, PowerPoint, and SharePoint. Coordinates Embassy wide drills with Weapons of Mass Destruction (WMD) First Responder Team, RSO, Medical Unit, and the Marine Security Guard Detachment to ensure a coordinated response with LGF personnel at posts. Must be immediately capable of performing the duties of the LGF Commander and serve in this position for short periods in the LGF Commander’s absence. CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 19, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

33


MARKETING

U. S. EMBASSY PODGORICA Announces an open position for

Guard • BASIC FUNCTION OF THE POSITION Local guards provide security for Embassy Podgorica personnel and facilities by conducting access control and visitor screening duties as a member of a local guard program. The local guard shall prevent unauthorized access; protect life; maintain order; deter criminal attacks against employees; dependents and property and terrorist acts against all U.S. assets, and prevent damage to Government property.

• QUALIFICATIONS REQUIRED • 1. EDUCATION: Completion of High School/Secondary School is required EXPERIENCE: No prior working experience is required. 2. LANGUAGE: Level 2 (Limited Knowledge) Speaking/Reading/Writing of English is required. (This will be tested). Level 3 (Good Working Knowledge) speaking/Reading/Writing of Montenegrin language is required. 3. KNOWLEDGE: Knowledge of the emergency response procedures and notification process, familiarity with state-of-the-art security equipment and processes, awareness of cultural norms and customs required. 4. SKILLS AND ABILITIES: Ability to understand the security control panel and to operate emergency alarms and the public address system. Ability to use state-of-the-art security and radio communication equipment. Ability to use Automated External Defibrillator. Ability to use fire extinguisher. Ability to use personal protective equipment (i.e. batons, pepper spray, handcuffs, and flexi cuffs, etc.). Daily duties may involve extended periods of walking and/or standing in a wide variety of weather conditions. Ability to work flexible shift schedules, to include nights, days, weekends, and/or holidays. Host County Driving License B is required.

CLOSING DATE FOR THIS POSITION: March 19, 2021 HOW TO APPLY: Applications must be completed and submitted through Electronic Recruitment Application (ERA). The instructions are available on U.S. Embassy Podgorica website. Paper or e-mailed applications are no longer accepted. Please look for more information on this Vacancy Announcement on the following website https://me.usembassy.gov/embassy/jobs/

An Equal Opportunity Employer EQUAL EMPLOYMENT OPPORTUNITY: The U.S. Mission provides equal opportunity and fair and equitable treatment in employment to all people without regard to race, color, religion, sex, national origin, age, disability, political affiliation, marital status, or sexual orientation. The Department of State also strives to achieve equal employment opportunity in all personnel operations through continuing diversity enhancement programs. The EEO complaint procedure is not available to individuals who believe they have been denied equal opportunity based upon marital status or political affiliation. Individuals with such complaints should avail themselves of the appropriate grievance procedures, remedies for prohibited personnel practices, and/or courts for relief.

34

Javore KOHA

E ENJTE, 11 MARS 2021


Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale. E ENJTE, 11 MARS 2021

Javore KOHA

35


KOHA Javore Podgoricë e enjte, 11 mars 2021 Viti XX Numër 952 Çmimi 0,50

“Koha Javore” në versionin online,

mund ta lexoni

në linkun: Sistemi i vlerave, dëshmi e raporteve shoqërore ISSN 1800-5696

Gjuhë e shkruar dhe e folur

www.kohajavore.me

Roli negativ i pandemisë tek mirëqenia sociale e gruas

kohajavore.me


Turn static files into dynamic content formats.

Create a flipbook
Issuu converts static files into: digital portfolios, online yearbooks, online catalogs, digital photo albums and more. Sign up and create your flipbook.