KOHA Javore Podgoricë e enjte, 18 mars 2021 Viti XX Numër 953 Çmimi 0,50
Beteja e egër për vaksina ISSN 1800-5696
Regjistrimi i popullsisë në Mal të Zi shtyhet për në fund të vitit
Krimet në Shqipëri dhe transmetimi i tyre në media
PËRMBAJTJE
8
10 Biden të luftojë për drejtësinë në Ballkan
Ngjarje historike por edhe zhgënjyese
14
16 Mjekët, humanistët e vërtetë të njerëzimit
Diaspora
KOHA Javore Themelues: Kuvendi i Malit të Zi Gazetë javore për aktualitete, shkencë dhe kulturë, Numri i parë doli më 21 shkurt 2002. Botues: Këshilli
Kombëtar i Shqiptarëve Redaktor Përgjegjës: Ali Salaj Gazeta redaktohet nga kolegjiumi:
Fahrudin Gjokaj (Redaktor Teknik & Sistem Inxhinjer) Ismet Kallaba (aktualitete, sport), Toni Ujkaj (kulturë) Vijoleta Berishaj (sekretare teknike) Adresa: Kral Nikolla 27a/4, Podgoricë 81000, Mali i Zi Telefon: 020/240-659 E-mail: kohajavore@t-com.me www.kohajavore.me
2
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
PËRMBAJTJE
22
24 Naser Hasa, piktor i heshtur pesë-dimensional
Dua Lipa fiton çmimin “Grammy” për albumin më të mirë pop
28
32 Mali i Zi, 100 ditët e qeverisjes mes përplasjeve politike
Gjama e burrave dhe vaji i grave në Malësi KOHA Javore KOHA Javore
KOHA Javore KOHA Javore
Podgoricë e enjte, 22 dhjetor 2016 Viti XV Numër 745 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 8 dhjetor 2016 Viti XV Numër 743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 29 dhjetor 2016 Viti XV Numër 746 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte, 15 dhjetor 2016 Viti XV Numër 744 Çmimi 0,50
Pa ndonjë NDRYSHIM
pozitiv
Teatri - një dëshirë e munguar e ulqinakëve Qençe
APATIA politike
Shqiptarët në Mal të Zi gjatë vitit 2016
SHQIPTARËT E 1001 HALLEVE
Komedia e mjerimit
mjerimit Komedia e
Në udhëkryq
1 NSSI
6965-008
ëve ulqinaka re mungu ë e dëshir nhjëet trit-o Teaje Në udhëkryq
Shkodra, qyteti më joshës për krajanët krajanët joshës për qyteti më Shkodra,
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
1 NSSI
6965-008
e luftës viktimat që nderoi Manifestim
nuk jetohet ma
ISSN 1800-5696
ISSN 1800-5696
Manifestim që nderoi viktimat e luftës
Qëndrimi anticivilizues i një politikani
Lufta e Ftohtë duhet shmangur
Kadare meriton Nobelin!
ARKIVI: www.kohajavore.me
Qëndresa dhe flijimi për flamurin tonë kombëtar
ma uk Qençe n SHQIPTAR ËT E
1001 HALL EVE
avoreHA KJO avoreHA KJO Podgoricë e enjte,
8 dhjetor 2016
Viti XV Numër
743 Çmimi 0,50
Podgoricë e enjte,
15 dhjetor 2016
Viti
Çmimi 0,50 XV Numër 744
E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
3
NGJARJE JAVORE
Në mbledhjen e Kuvendit të Komunës së Ulqinit
Haxhi Sulejmani u zgjodh kryetar i ri i Kuvendit Ulqin - Këshilltari i Partisë Demokratike, Haxhi Sulejmani, njëherazi sekretar i përgjithshëm i kësaj force politike, është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, në mbledhjen e parë të seancës së parë të rregullt, që është mbajtur të hënën. Për zgjedhjen e tij në këtë post kanë votuar 19 këshilltarë të shumicës së re qeverisëse, e cila përbëhet nga Partia Demokratike e Socialistëve, koalicioni “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” (Partia Demokratike, LD në MZ), Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Socialidemokratët e Malit të Zi dhe Partia Boshnjake, kundër kanë votuar katër këshilltarë të Forcës së Re Demokratike, ndërsa këshilltari i Lëvizjes Qytetare URA ka qenë i
4
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
përmbajtur. Sulejmani pason në këtë detyrë kryetarin e deritashëm të Kuvendit të Komunës së Ulqinit, dr. Ilir Çapuni, i cili ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, ndërsa Forca e Re Demokratike ka bërë të ditur më herët se për shkak të mosrealizimit të premtimeve nuk do të jetë më pjesë e koalicionit qeverisës dhe se veprimtarinë e saj do ta vazhdojë si opozitë në Kuvendin e Komunës së Ulqinit. Në fjalën e tij pas dhënies së betimit, kryetari i ri i Kuvendit të Komunës së Ulqinit, Haxhi Sulejmani ka thënë se e ka pranuar këtë detyrë në një moment shumë të vështirë nëpër të cilin po kalon qyteti i Ulqinit për shkak të pandemisë nga COVID-19, pasi që
ka vlerësuar se nuk është koha për zgjedhje të reja parlamentare. Në këtë mbledhje është dashur që të zgjidhet edhe kryetari i ri i Komunës së Ulqinit pasi që kryetari i deritashëm Loro Nrekiq i ka plotësuar kushtet për daljen në pension. Por me kërkesë të Klubit të Këshilltarëve të PDS-së, kjo pikë e rendit të ditës është shtyrë për të mërkurën (dje) për shkak të pamundësisë që kryetari Nrekiq t’u drejtohet këshilltarëve. Nga PDS kanë njoftuar se kandidat i tyre për kryetar të Komunës së Ulqinit është Aleksandar Daboviq, i cili aktualisht është kryearkitekt i kësaj komune. i. k.
NGJARJE JAVORE
Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale, SHF “Mahmut Lekiq” dhe Shkolla e Mesme e Përzier “25 Maji” firmosën memorandum bashkëpunimi
Synojnë avancimin e pozitës së të rinjve në vend Tuz – Një memorandum bashkëpunimi ka firmosur Sekretariati për Vetëqeverisje Lokale i Komunës së Tuzit me Shkollën Fillore “Mahmut Lekiq” dhe me Shkollën e Mesme të Përzier, “25 Maji”. Memorandumin në fjalë e ka firmosur sekretarja e këtij sekretariati, Marina Ujkaj dhe drejtuesit e këtyre dy institucioneve edukativo-arsimore, Luigj Dedvukaj dhe Behar Nikaj. Nga ky sekretariat njoftohet se firmosja e këtij memorandumi synon bashkëpunimin ndërinstitucional në
përmirësimin dhe avancimin e pozitës së të rinjve në Komunën e Tuzit. “Në këtë memorandum u diskutuan për planin lokal të veprimit për të rinjtë për periudhën 2020-2021; strategjinë e punësimit në Komunën e Tuzit, 2021-2025, (plani i veprimit për punësim i Komunës së Tuzit për 2021, plani i veprimit për punësim i Komunës së Tuzit për 2022); plani lokal i veprimit për mbrojtjen dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara nga diskriminimi dhe promovimi i barazisë për periudhën
2021-2023”, thuhet në njoftimin e këtij sekretariati. Ata kanë bërë të ditur se është në interes të të rinjve që nëpërmjet bashkëpunimit dhe veprimtarisë së ndërsjellë të kontribuohet në arritjen e qëllimeve të përbashkëta, në avancimin e burimeve njerëzore dhe në forcimin e përfshirjes sociale në nivelin lokal, i cili kontribuon në zhvillimin socio-ekonomik të komunës, si dhe mbron personat me aftësi të kufizuara nga diskriminimi. t. u.
E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
5
VËSHTRIM & OPINION
Pandemia COVID-19, një vit pas
Beteja e egër për vaksina Pas një viti, njerëzimi ndodhet në një fazë të re të luftës me pandeminë. Vaksinimi shihet si i vetmi shpëtim për të frenuar pandeminë e shkaktuar nga Sars-Cov2, me qëllim të imunizimit të popullatës. Por edhe në këtë proces, ashtu si edhe në fillimet e pandemisë, vërehet pabarazia dhe solidariteti i munguar i shteteve, ku shtetet e mëdha dhe më të fuqishme të botës tregojnë supremacinë e tyre në fushatën e vaksinimit
Ismet Kallaba
Këto ditë janë mbushur një vit qëkur në Malin e Zi dhe vendet tjera të rajonit u shfaqën rastet e para të të infektuarve me koronavirusin SarsCov2, të njohur si COVID-19. Pan-
“ 6
demia filloi si një ëndërr e keqe, por u shndërrua në një realitet të hidhur me të cilin duhej të perballemi e më vonë edhe të bashkëjetojmë. Pandemia e gjeti botën të papërgatitur dhe menaxhimi i saj është bërë në mënyrë të gabuar. Shumë shtete nuk kanë ndjekur arsyen dhe logjikën në përballjen me pandeminë, por thjesht kanë kopjuar dhe imituar të tjerët, duke zbatuar masa kufizuese, ku më pak e ku më shumë restriktive, me qëllim të frenimit të përhapjes së pandemisë. Shumë shtete, përfshirë Malin e Zi dhe vendet e rajonit, edhe
Pandemia e gjeti botën të papërgatitur dhe menaxhimi i saj është bërë në mënyrë të gabuar. Shumë shtete nuk kanë ndjekur arsyen dhe logjikën në përballjen me pandeminë, por thjesht kanë kopjuar dhe imituar të tjerët, duke zbatuar masa kufizuese, ku më pak e ku më shumë restriktive, me qëllim të frenimit të përhapjes së pandemisë. Shumë shtete, përfshirë Malin e Zi dhe vendet e rajonit, edhe një vit pas vijojnë të eksperimentojnë në luftën kundër pandemisë
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
një vit pas vijojnë të eksperimentojnë në luftën kundër pandemisë. Ka disa kohë që Mali i Zi qëndron në krye të vendeve me numrin më të madh të të infektuarve dhe të shtruarve në spitale, në nivel botëror, si pasojë e keqmenaxhimit të pandemisë. Pandeminë duhet shikuar si një sprovë ndaj njerëzimit. Efektet dhe pasojat e saj janë të shumta. Pandemia nga COVID-19 e ka dërrmuar shoqërinë njerëzore në të gjitha aspektet – shëndetësore, psikologjike, financiare etj. Kemi pësuar kaq shumë viktima si qytet, komb, shtet dhe në përgjithësi si shoqëri saqë të duket se luftën me pandeminë tashmë e kemi humbur. Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit, familjet është dashur të përballen vetë, si të dinë e munden, me pandeminë. Ajo ka shkaktuar një ndër krizat më të mëdha ekonomike në nivelin global. Pothuajse të gjitha shtetet kanë pësuar rënie të madhe ekonomike, nga e cila duhen vite për të dalë. Por ka edhe të atillë që kanë përfituar më së shumti gjatë kësaj periudhe, si industria farmaceutike, laboratorët dhe klinikat
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
shëndetësore, farmacitë, ndërkohë që disa prej kompanive më të mëdha botërore “çuditërisht” e kanë rritur pasurinë e tyre. Pas një viti, njerëzimi ndodhet në një fazë të re të luftës me pandeminë. Vaksinimi shihet si i vetmi shpëtim për të frenuar pandeminë e shkaktuar nga Sars-Cov2, me qëllim të imunizimit të popullatës. Por edhe në këtë proces, ashtu si edhe në fillimet e pandemisë, vërehet pabarazia dhe solidariteti i munguar i shteteve, ku shtetet e mëdha dhe më të fuqishme të botës tregojnë supremacinë e tyre në fushatën e vaksinimit. Ndërkaq disa vende nuk e kanë filluar akoma procesin e vaksinimit (Kosova), vende të tjera (Mali i Zi, Shqipëria) kanë vaksinuar një përqindje të papërfillshme (më pak se një për qind) të popullsisë. Në këto vende marrja e një vaksine është shndërruar në
“
Pandemia nga COVID-19 e ka dërrmuar shoqërinë njerëzore në të gjitha aspektet – shëndetësore, psikologjike, financiare etj. Kemi pësuar kaq shumë viktima si qytet, komb, shtet dhe në përgjithësi si shoqëri saqë të duket se luftën me pandeminë tashmë e kemi humbur. Njerëzit janë lënë në mëshirën e fatit, ku familjet është dashur të përballen vetë, si të dinë e të munden, me pandeminë. Ajo ka shkaktuar një ndër krizat më të mëdha ekonomike në nivelin global
luftë për jetë a vdekje. Në anën tjetër, numri i atyre që shfaqin rezerva dhe dyshime ndaj vaksinës, madje edhe në mesin e vetë personelit mjekësor, është jo i vogël. Disa shtete dhe liderë e kanë shfrytëzuar fatkeqësine për të promovuar politika hegjemoniste, duke e parë procesin e vaksinimit si pjesë të luftës diplomatike për dominim. Në
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
këtë kontekst, Serbia dhe presidenti i saj Aleksandar Vuçiq janë shfaqur në rolin e “altruistit” duke i ndihmuar disa shtete fqinje, si Malin e Zi, Bosnjë e Hercegovinën dhe Maqedoninë me një sasi vaksinash falas. Si përfundim, duhet thënë se e gjithë kjo situatë, një vit pas shpërthimit të pandemisë te ne, është shndërruar në një betejë të egër për vaksina. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
7
VËSHTRIM & OPINION
Editorial në News Week
Biden të luftojë p drejtësinë në Ba
Një gjykatë, gjoja kosovare dhe e pavarur, është bërë mjet për t’i kthyer pikëpamjet e saj në vepër: për të pastruar politikanët me të cilët nuk pajtohet. Tashmë gjykata është zhytur në skandal
Ivan Sascha Sheehan
i Kuvendit të Kosovës “për të siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë”, një përpjekje e dukshme për
të krijuar një përshtypje faji para se të fillojë çështja. BE-së nuk i pëlqente marrëveshja e ndërmjetësuar nga
Kjo shpjegohet më së miri nga prishja e marrëveshjes së verës së kaluar për normalizimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, një marrëveshje që qe objektivi kryesor i Amerikës në Ballkanin Perëndimor për më shumë se një dekadë. Një takim për të nënshkruar një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Uashingtoni midis presidentëve të Serbisë dhe Kosovës ishte caktuar për në qershor. Ky takim nuk ndodhi. Disa orë para se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të fluturonte përtej Atlantikut, Prokuroria e Specializuar në Hagë njoftoi se kishte ngritur një aktakuzë në gjykatë. Udhëheqësi gueril, i konvertuar në një politikan, dhe tre nga bashkëpunëtorët e tij, do të gjykoheshin për krime kundër njerëzimit gjatë konfliktit të viteve 1990. Kështu, takimi në Uashington duhej të anulohej. Momenti i njoftimit dukej më shumë se i rastësishëm, veçanërisht pasi ishte në kundërshtim me procedurën. Supozohet se aktakuzat do të bëheshin publike vetëm pasi të jenë konfirmuar nga një gjyqtar i procedurës paraprake (e cila ndodhi vetëm në nëntor). Arsyeja për shkeljen e protokollit, sipas prokurorit, ishte për shkak të një “fushate sekrete” për të minuar gjykatën nga presidenti dhe kryetari
8
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
për allkan “ Uashingtoni, sepse synonte të hapte rrugën për një shkëmbim të diskutueshëm të territoreve. Serbia dhe Kosova ishin të gatshme të diskutonin për shkëmbimin e territorit. BEja, megjithatë, nuk ishte e interesuar. Një gjykatë evropiane që synonte të administronte drejtësinë për krimet e së kaluarës, u bë një mjet për politikën në të tashmen”, ka shkruar ai. Realiteti tjetër është se BE-ja nuk e pëlqen lidershipin e pas pavarësisë.
Si senator dhe anëtar i pakicës ranguese i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Biden besoi se drejtësia ishte e domosdoshme gjatë luftërave jugosllave. Gjatë një udhëtimi në Bosnjë në vitin 1993, ai u takua me udhëheqësin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, të cilit i kishte thënë: “Unë mendoj se ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe duhet të gjykohesh si i tillë”
Ata kanë të drejtë të mbajnë një pikëpamje të tillë. Por, një gjykatë, gjoja kosovare dhe e pavarur, është bërë mjet për t’i kthyer pikëpamjet e saj në vepër: për të pastruar politikanët me të cilët nuk pajtohet. Tashmë gjykata është zhytur në skandal. Përfundimi i vetëm objektiv është se nuk është lidershipi kosovar ai që po i minon Dhomat e Specializuara të Kosovës, por është vetë udhëheqja
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
e Dhomave të Specializuara ajo që po minon Kosovën. Ndoshta, ashtu edhe siç pritej, Trendafilova ka një reputacion të papërshtatshëm. Ajo kryesoi gjykime të Gjykatës Penale Ndërkombëtare, po ashtu me shumë skandale, edhe për presidentin e Kenisë, Uhuru Kenyatta, dhe për zëvendësin e tij të atëhershëm, William Ruto, të cilat, si të tilla, dështuan. Rastësisht, informimi për financuesit e BE-së dhe rrjedhja e identitetit të dëshmitarëve ishin faktorët kryesorë që kontribuuan në këto dështime. Në mënyrë të ngjashme, gjykata pretendoi se ishte minuar nga Qeveria keniane, porse u bë e qartë se ishte e kundërta. Ajo që filloi si një instrument për të mbajtur përgjegjës përgjegjësit për krimet e së kaluarës dhe, për pasojë, ndërtimin e institucionit të drejtësisë në vend, ‘ka kaluar nëpër pasqyrën e shikimit’. Pavarësisht nëse tërheq fonde miliarda dollarëshe nga gjykata ose i tërheq ato tërësisht, presidenti Biden duhet të ndërhyjë për të siguruar reformën e gjykatës. Çështja nuk është që të ndryshohet rezultati, por të sigurohet që gjyqet të administrohen në përputhje me parimet e drejtësisë, dhe këtë ende nuk e kanë parë kosovarët. Si senator dhe anëtar i pakicës ranguese i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, Biden besoi se drejtësia ishte e domosdoshme gjatë luftërave jugosllave. Gjatë një udhëtimi në Bosnjë në vitin 1993, ai u takua me udhëheqësin jugosllav, Sllobodan Millosheviç, të cilit i kishte thënë: “Unë mendoj se ti je një kriminel i mallkuar lufte dhe duhet të gjykohesh si i tillë”. Tridhjetë vjet më vonë, si president i Shteteve të Bashkuara, ai duhet të parandalojë kthimin e padrejtësisë në Ballkan. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
9
VËSHTRIM & OPINION
30 vjet nga zgjedhjet e para “pluraliste” në Shqipëri dhe rivendosja e marrëdhënieve diplomatike
Ngjarje historike por edhe zhgënjyese Zgjedhjet e para “pluraliste” të 31 marsit 1991 dhe rivendosja e lidhjeve diplomatike midis Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara atë muaj, me syrin e një shqiptaro-amerikani pjesëmarrës në ato ngjarje – ishin historike por edhe zhgënjyese, njëkohësisht, për Shqipërinë Murit të Berlinit dhe komunizmit zyrtar në Shqipëri – gjithnjë bëhet thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike. NdryPër Koha Javore: shimi është se sivjet, bëhet thirrje edhe për “lista të pastra”. Frank Shkreli / Pothuaj e njëjta procedurë si në vitin New Jork 1945 qe ndjekur nga Amerika edhe 30-vjet më parë në Mars/Prill 1991, kur menjëherë pas nënshkrimit të Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria memorandumit për rivendosjen e marrivendosën marrëdhëniet diploma- rëdhënieve diplomatike midis Uashingtike më 15 Mars 1991, kur Ministri i tonit dhe Tiranës më 15 Mars, DeparJashtëm i Shqipërisë Muhamet Ka- tamenti Amerikan i Shtetit vendosi që pllani dhe ndihmës Sekretari Amerikan të dërgonte sa më shpejtë një delegai Shtetit, Raymond Seitz nënshkruan cion diplomatik në Shqipëri për hedhur atë ditë, 30-vjet më parë, në Depar- hapat e para për hapjen e ambasadës tamentin e Shtetit në Uashington, pas së re dhe njëkohësisht për të shërbyer pothuaj gjysmë shekulli ndërprerjeje, si monitorues në zgjedhjet e para “plu“Memorandumin e Mirëkuptimit”, në raliste”, ndonëse delegacioni amerikan prani të dhjetëra shqiptaro-amerikan- konstatoi shpejt se ato zgjedhje nuk do ëve dhe zyrtarëve të ndryshëm, nga të të ishin as të lira dhe as të ndershme -- që ishin caktuar të mbaheshin në dy vendet. Në vitin 1945 Shtetet e Bashkuara Shqipëri më 31 Mars, 1991. Delegkishin kushtëzuar rivendosjen e mar- acioni amerikan i përbërë nga katër rëdhënieve diplomatike me Shqipërinë veta dhe i kryesuar nga ambasadori -- ndër të tjera kushte -- me mbajtjen David Swartz, arriti në Tiranë, një javë e zgjedhjeve të lira, duke dërguar atë pas nënshkrimit të Memorandumit në vit një mision në Tiranë për të bisedu- Uashington dhe në javë para mbajtjes ar mbi këtë çështje me autoritetet së zgjedhjeve të para “pluraliste” në shqiptare. Por, sipas Departamentit të Shqipëri. duke u bërë kështu misioni i Shtetit, si përgjigje ndaj kësaj kërkese, parë diplomatik amerikan që shkelte në qeveria komuniste e Enver Hoxhës i tokën e Shqipërisë ç ‘prej vitit 1946. kërkoi misionit amerikan që të largohej Monitorimi i zgjedhjeve të para “pluralnga Shqipëria. Ashtu edhe ndodhi. iste” ishte një prej objektivave kryesore Diplomatët amerikanë u dëbuan nga të delegacionit amerikan gjatë qënShqipëria komuniste, për të mos u drimit të tyre në Shqipëri. kthyer në Tiranë deri në mars të vitit Ndonëse në raste të mëparshme kam 1991. Për Shtetet e Bashkuara, zgjed- shkruar mbi vizitën e misionit të parë hjet e lira dhe demokratike ishin aq të amerikan në Tiranë 30-vjet më parë si rëndësishme në vitin 1991, ashtu siç dhe për marrëdhëniet shqiptaro-amerkishin qenë në vitin 1945 dhe ashtu siç ikane që kanë vazhduar të shkojnë janë edhe sot, 30-vjet pas shembjes së përpara ç ‘prej asaj date, kësaj radhe
10
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
-- pasi jemi në prag të një raundi tjetër zgjedhjesh në Shqipëri - desha të kujtoj atmosferën e zgjedhjeve të para “pluraliste” në atë vend, nga pikëpamja e një monitoruesi të atyre zgjedhjeve -- si anëtar i delegacionit të parë amerikan në Shqipëri. Megjithëse gjendja politike kishte filluar të ndryshonte, të pakën me fjalë, në një vend si Shqipëria që ishte sunduar nga thundra e hekurt e një prej regjimeve më barbare të botës komuniste — zgjedhjet e 31 Marsit, 1991 ishin hapi i parë drejt një liberalizimi të ngadalshëm drejt hapjes së Shqipërisë ndaj botës perëndimore dhe një procesi të gjatë tranzicioni të pa fund për demokratizimin e jetës post-komuniste në vend, pas një izolimi të vet-imponuar nga ish-regjimi komunist për pothuaj 50-vjet. Unë e kam thënë shpesh se ky tranzicion i tejzgjatur post komunist në Shqipëri i ka rrënjët gjithnjë në ato zgjedhjet e para – as të lira dhe as të drejta -- si dhe në manipulimet e zgjedhjeve të mëvonshme, por edhe në mungesën e një vullneti të sinqertë të klasës politike të këtyre 30-viteve për tu përballur me të kaluarën komuniste dhe trashëgiminë e saj, përfshirë mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, bazuar në standardet ndërkombëtare. E them këtë se procesi i zgjedhjeve të para pluraliste në Shqipëri, nuk ishte as i lirë dhe as i ndershëm. Ligjet dhe rregullat për zgjedhjet e para “pluraliste” ishin përpiluar nga partia në fuqi, d.m.th. Partia e Punës -- dhe natyrisht ishin në favor të saj, duke u mohuar partive të tjera të posa formuara, të drejtën dhe mundësitë e barabarta për të zhvilluar një fushatë efektive.
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
e shqiptaro-amerikane Në zgjedhjet e para “pluraliste”, Partia e Punës gëzonte një monopol absolut mbi të gjitha aspektet e jetës politike, ushtarako-policore, ekonomike dhe shoqërore në vend, sidomos kontrollonte mjetet e komunikimit dhe median, jetike këto për zhvillimin e një fushate politike efektive. Ndërkohë që partitë e opozitës ankoheshin se nuk kishin kohë të mjaftueshme për tu përgatitur për zgjedhjet, pasi nuk kishin as përvojën as burimet e nevojshme për tu përballur me Partinë e Punës që i kishte rrënjët thellë në shoqërinë shqiptare. Në të vërtetë, nga vizitat që bënim tek zyrat e Partisë Demokratike dhe tek ajo e Partisë Republikane gjatë qëndrimit tonë atje – e që ishin dy partitë kryesore të opozitës -- në Tiranë si edhe në zyrat e tyre në disa rrethe, shihej konfuzioni i tyre dhe zhgënjimi për të mos thënë se mbizotëronte një kaos i vërtetë në radhët e tyre. Megjithë entuziazmin, kjo atmosferë pasigurie dhe ngathjeje nga ana e tyre vihej re kudo. Ishte e theksuar mungesa e mundësisë dhe të drejtës së partive opozitare për të përdorur median publike – televizionin dhe gazetat – që kontrolloheshin fund e krye nga Partia e Punës. Në të vërtetë, më kujtohet se megjithë rëndësinë historike të vizitës së delegacionit amerikan dhe rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike me Uashingtonin, arritja e delegacionit amerikan në Tiranë pothuaj u injoruar fare nga media zyrtare. Mesa kishim mundësi të ndjekim burimet e lajmeve në atë kohë në Tiranë, “Rilindja Demokratike”, gazeta e Partisë Demokratike të Shqipërisë, e posa formuar në atë kohë, ka qenë e vetmja gazetë me rëndësi – megjithëse edhe kjo jo me aq entuziazëm -- pat njoftuar arritjen dhe vizitën e përfaqësuesve të parë amerikanë në Shqipëri, në pothuaj një gjysmë shekulli. Shtypi zyrtar i regjimit komunist, me sa ishim të informuar, nuk pasqyroi madje as takimin që patëm me Xhelil Gjonin, në vazhdën e takimeve me përfaqësuesit e partive kryesore. Listat e kandidatëve për rrethe të ndryshme të partive të opozitës, në shumë raste, nuk ishin të plota dhe në shumë zona të vendit, partitë e opozitës nuk kishin zgjedhur as kandidatë sepse koha për tu përgatitur për zgjedhjet ishte aq e shkurtër. Në të vërtetë, Partia e Punës kishte vendosur që – për të min-
imizuar rolin e partive të tjera, zgjedhjet të mbaheshin në fillim të shkurtit, ashtu që opozita të kishte edhe më pak kohë për tu përgatitur, por më në fund kishte vendosur që – si një gjest “vullneti të mirë” ndaj opozitës, zgjedhjet të shtyheshin deri me 31 Mars. Megjithëkëtë, ishte një atmosferë tejet e pafavorshme për kandidatët e partive politike të posa formuara, në krahasim me ata të Partisë së Punës, e cila manipulonte burimet dhe mjetet shtetërore në favor të kandidatëve të saj dhe kishte rrënjë të thella në mbarë shoqërinë shqiptare. Në zyrat e partive të opozitës vihej re një mungesë dëshpëruese e mjeteve bazë për funksionimin e një zyre të thjeshtë, lere më të një qendre ose të kishin një zyrë qendrore funksionale për drejtimin e zgjedhjeve kombëtare dhe për shpërndarjen e programit dhe mesazheve të opozitës elektoratit shqiptar. Megjithëse votimet u cilësuan nga disa monitorues të huaj, sidomos evropianët, në përgjithësi, si të drejta dhe të lira, delegacionet monitoruese amerikane refuzuan t’i cilësonin ato si të tilla. Një prej tyre, Instituti Kombëtar Republikan ka thënë në raportin e tij se, “fushata e zgjedhjeve në Shqipëri nuk mund të karakterizohej si e “drejtë dhe e lirë.” Edhe Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH), nëpërmjet zëdhënëses Margareth Tutwiler, bëri një deklaratë me 3 Prill, 1991, duke informuar median amerikane se, “Bazuar në raportet e monitoruesve amerikanë dhe ndërkombëtarë, duket se procesi elektoral kishte mangësi serioze në disa fusha me rëndësi të standardeve të OSBE-së, për zgjedhje të drejta dhe të lira.” Zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, ka thënë duke iu referuar Shqipërisë si një vend pa përvojë demokratike, se, “tani është në dorë të të gjithë elementëve të shoqërisë shqiptare për të mbështetur që sistemi i ri pluralist të funksionojë në mënyrë efektive”. Zëdhënësja e DASH, me atë rast, kishte shprehur angazhimin e Shteteve të Bashkuara se Uashingtoni, “Do të mbështesë vendosmërisht parimet e demokracisë në Shqipëri, si edhe ata që veprojnë për të ndërtuar demokracinë dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut”, deklaroi para 30viteve, ish-zëdhënësja e Departamentit Amerikan të Shtetit, pas zgjedhjeve të para “pluraliste”, në Shqipëri. Manipulimet e zgjedhjeve, që përfunduan në fitoren e Partisë së Punës, sh-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
kaktuan shpërthimin e revoltave në disa qytete, përfshirë Shkodrën ku për fat të keq të Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, pas zgjedhjeve “pluraliste”, në qytetin verior, me 2 Prill u vranë Arben Broci, Besnik Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka dhe u plagosën dhjetëra të tjerë. Kjo tragjedi ka lenë një plagë të rëndë për familjet e tyre, për Shkodrën dhe 30-vjet më vonë mbetet një prej ngjarjeve më makabër të historisë moderne shqiptare, e cila pret gjithnjë zbardhje dhe drejtësi, përfshirë identifikimin e individëve në radhët e enteve të drejtësisë, të policisë dhe Sigurimit të Shtetit të asaj kohe. Fatkeqësisht, edhe sot pas 30 vjetësh të këtyre vrasjeve, ashtu siç ka ndodhur me shumë vrasje e tragjedi të tjera në historinë komuniste të vendit, nuk janë identifikuar përgjegjësit as nuk është vendosur drejtësia për këto krime shtetërore. Nuk është zhvilluar asnjë proces drejtësie për ata që ishin, drejt për drejt, përgjegjës, ose për ata që dhanë urdhër për të shtënë me armë zjarri kundër njerëzve të pafajshëm dhe të pa armatosur. Thuhet se këto të shtëna kundër protestuesve paqësorë -- sipas dëshmitarëve vendas — kishin ardhur nga ndërtesa e ish-Komitetit të Partisë së Punës në Shkodër. Jehona e tyre kumbon edhe sot për drejtësi dhe përgjegjësi në korridoret e institucioneve qeveritare e shtetërore të Shqipërisë, 30-vjet vite pas zgjedhjeve “pluraliste” duke pritur nga reforma e re në drejtësi për një hetim serioz për identifikimin e fajtorëve. Më kujtohen mirë – me gjithë problemet me zgjedhjet e para “pluraliste” -shpresat e mëdha që kolegët e mi dhe unë kishim ato ditë për një fillim të ri historik, për një shoqëri më të drejtë, më të lirët e demokratike dhe më tolerante në Shqipërinë post-komuniste. Por vrasjet në Shkodër me 2 prill, 1991 u interpretuan në atë kohë, nga ne dhe nga delegacionet e tjera ndërkombëtare në Tiranë, si një shenjë ogurzezë për të ardhmen e demokracisë shqiptare. Mos zbardhja e këtyre vrasjeve deri më sot justifikon dyshimet tona sot e asaj dite – madje 30 vjet më vonë - dhe në prag të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit 2021. Shqipëria, shqiptarët dhe kombi në përgjithësi meritojnë më shumë dhe më mirë se kaq: shqiptarët duan një qeveri të përgjegjshme dhe një parlament të denjë për shqiptarët e shumë vuajtur! E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
11
VËSHTRIM & OPINION
Regjistrimi i popul të Zi shtyhet për n Ndonëse ishte parashikuar që regjistrimi i popullsisë të mbahet në muajin prill, bëhet më dije së për shkaqe financiare dhe në mungesë të ligjit për regjistrimin e popullsisë ai do të mbahet në fund të vitit, nga del se pushteti aktual nuk ka pasur mundësi praktike të ballafaqohet me këtë proces me peshë shumëdimensionale shtetërore, që është dëshmi e raporteve shoqërore në këtë mjedis të pakonsoliduar
Nail Draga
Nga konstituimi i qeverisë së re nga ish opozita e mëhershme, e cila është e dominuar me pjesëtarë nga popullsia serbe, përveç marrjes së pushtetit me 30 gusht 2020, një ndër çështjet e tyre programore është edhe regjistrimi i popullsisë. Madje ata e cekin haptas se kjo do të jetë fitorja e dytë e tyre, duke dëshmuar se regjistrimet e më hershme kanë qenë farsë e pushtetit, dhe diskriminuese, sepse nuk kanë treguar gjendjen reale në këtë mjedis.
Regjistrimi si proces statistikor e jo politik
Pikërisht, në lidhje me këtë çështje nëse analizojmë të dhënat në regjistrimet e popullsisë në Mal të Zi pas Luftës së Dytë Botërore(1948-1991) për kohën e monizmit, popullsia serbe është paraqitur në mënyrë simbolike, që nuk ka treguar realitetin demografik në aspektin nacional. Por, në këtë aspekt për serbët u bë kthesë e madhe në regjistrimin e vitit 2003 e 2011, duke dëshmuar se
12
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
regjistrimet e mëhershme kanë qenë të programuara me qëllime të caktuara nga ana e pushtetit. Sepse nuk mund të quhet ndryshe e dhëna se serb në aspektin kombëtar në vitin 1948 janë deklaruar 1.78%, ndërsa malazez 90.67%, ndërsa në vitin 2003, serb janë deklaruar 31.99%, ndërsa malazez 43.16%. Këto të dhëna janë të mjaftueshme për të kuptuar realitetin demografik në Mal të Zi, sepse për këtë periudhë kohore(1948-2003), numri i serbëve është rritur për 30.21%, ndërsa i malazezëve ka rënë për 47.51%, që është dëshmi transparente e manipulimit të pushtetit me strukturën nacionale të popullsisë në këtë mjedis. Në këtë aspekt nuk kanë bërë përjashtim as shqiptarët, boshnjakët e kroatët. Andaj në rrethana të reja shoqërore e politike regjistrimin e ardhshëm të popullsisë duhet trajtuar si proces statistikor e jo politik. Vetëm me një qasje të tillë do të kemi një realitet tjetër demografik, duke e paraqitur strukturën reale në këtë mjedis multinacional si nder më të veçantit në regjion.
popullsisë në Mal të Zi, edhe pse ky institucion në vitin 2011 ka qenë pjesërisht i kyçur në përcjelljen e regjistrimit në Mal të Zi. Niveli i kyçjes atëherë ka qenë në formën e monitorimit, përmes të ashtuquajturës “vlerësimi të ekspertëve”, ku ekspertët e angazhuar i ka miratuar EUROSTAT-i, që kanë qenë në terren gjatë regjistrimit. Por, kësaj here, bëhet më dije së nuk është planifikuar që Eurostat-I të mbikëqyr regjistrimin e popullsisë në Mal të Zi(apo në ndonjë vend tjetër) njoftojnë nga ky institucion evropian. Siç kanë theksuar, kjo nuk do të thotë së Eurostat-i nuk është i kyçur, sepse ata do të japin këshilla vendeve, me kyçje përmes grupit punues për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, ku marrin pjesë vendet në procesin e zgjerimit të BE marrin pjesë si vëzhgues dhe kanë përfitime nga diskutimet dhe këshillimet teknike të paraqitura gjatë takimeve. Megjithatë, Eurostat-i do përcjellë përgatitjet për regjistrim dhe do të vazhdojë të përcjellë zhvillimet aktuale njoftojnë nga ky institucion.
Eurostat-i nuk do të përcjellë Mos miratimi i buxhetit regjistrimin e popullsisë dhe ligjit për regjistrimin Bëhet me dije se EUROSTAT-i(Dre- e popullsisë jtoria gjenerale e Komisionit Evropian për Statistikë) nuk do të përcjellë në terren regjistrimin e ardhshëm të
Sipas informacioneve që disponojmë në Mal të Zi praktikisht është e pamundur të realizohet regjistrimi i
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
llsisë në Mal në fund të vitit popullsisë në muajin prill, sipas paralajmërimit të mëhershëm. Si shkak praktik në lidhje mbi këtë çështje është vendimi për financimin e përkohshëm, sepse buxheti për këtë vit nuk është miratuar. Ndërsa përveç buxhetit, pengesë tjetër është edhe mos miratimi i ligjit për regjistrimin e popullsisë deri në këtë moment, ndërsa nuk duhet të anashkalohet edhe gjendja e pavolitshme epidemiologjike nga ana e koronavirusit në Mal të Zi.
Në Maqedoni të Veriut mbahet regjistrimi i popullsisë
Në regjion regjistrimi i popullsisë pas 19 viteve do të mbahet në Maqedoni nga data 1-21 prill, ku përveç popullsisë rezidente do të regjistrohet edhe ajo në diasporë. Madje në këtë aspekt diaspora është njoftuar se mund të aplikojë në mënyrë elektronike, duke iu mundësuar regjistrimin pa pengesa subjekteve. Pasi kemi të bëjmë me kohën e pandemisë, del qartë se kemi të bëjmë me një regjistrim pandemik, me rrezikshmëri aktive, kësaj dukurie duhet shtuar edhe sindromin e besueshmërisë, që është e luhatur vite më radhë. Duke e ditur regjistrimet e popullsisë në kohën e monizmit në Maqedoni kanë qenë të njëanshme dhe me dyshime sa I përket numrit të shqiptarëve në kuadër të popullsisë së përgjithshme, kësaj here ekziston mundësia e përmirësimit të gabimeve të tilla me regjisë shtetërore. Sepse numri I shqiptarëve me rreth 25% në popullsinë e përgjithshme nuk është I tillë, por analistët dhe studiuesit e vlerësojnë se ajo është rreth 30-35%.
Shqiptarët janë 1/3 e popullsisë
Në favor të një konstatimi të tillë janë edhe numri i nxënësve shqiptarë si
dhe nataliteti i popullsisë shqiptare por edhe disa faktorë të tjerë. Nuk ka dilemë se të gjithë indikatorët tregojnë se shqiptarët janë më shumë se sa i ka paraqitur statistika në regjistrimin e fundit, ku regjistrimi i prillit do të eliminojë dilemat e tilla. Po ashtu duhet cekur se në këtë numër nuk janë përfshirë shqiptarët etnik të përkatësisë ortodokse në Maqedoni, që minimalë janë rreth 70.000 qytetarë. Nëse do të kemi një regjistrim real, do të kemi një paraqitje tjetër në mozaikun nacional në Maqedoni të Veriut, sepse pas Malit të Zi, ky është vendi me strukturë heterogjene multinacionale në regjionin e Evropës Juglindore. Nga ana tjetër duke marrë parasysh situatën e pandemisë në Serbi regjistrimi i popullsisë është parapa të mbahet në muajin prill, por është
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
shtyrë për në vjeshtë.
Përfundim
Në Mal të Zi si mjedisi me multinacional në regjion në lidhje me mbajtjen e regjistrimit të popullsisë polarizime të kësaj natyre ka pasur edhe më parë, kujtojmë më këtë rast vitin 2001, kur ishte afati të mbahet regjistrimi i rregullt, por u shty dy herë dhe përfundimisht u mbajt në vitin 2003. Por, duke marrë parasysh raportet shoqërore në Mal të Zi në momentin aktual, sidomos pas ndryshimit të pushtetit nga zgjedhjet e 30 gushtit 2020, këtu vazhdon diskursi politik, tipik i një mjedisi të pakonsoliduar. Andaj, ndonëse është përcaktuar që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në fund të vitit, nuk do të jetë çudi, që të prolongohet përsëri në sajë të rrethanave politike në vend.
E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
13
VËSHTRIM & OPINION
“ 14
Zgjedhjet po afrojnë, partitë caktojnë kandidatët e tyre. Askush nuk flet për Diasporën e jo pastaj për të votuar dhe patur kandidatët e saj. Për 75 vjet, Shqipëria është treguar armiqësore, mohuese, përçarëse, përçmuese, plangprishëse ndaj Diasporës për të cilën me mburrje thotë se e ka shtënë në dorë. Gjithnjë mendon se sa më i vogël të jetë vendi, sa më pak njerëz të ketë, aq më lehtë është për ta kontrolluar e qeverisur - si një biznes a sipërmarrje që refuzon të rritet e të begatojë. Narcisizëm pa kufij udhëheqësish të mbyllur, pa asnjë ndjenjë kombtarizmi, me parti që veprojnë si banda gangsterësh, po shkatërron veten, gjithë popullin dhe vendin
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
“
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
Diaspora Diaspora shqiptare në botë luajti rol kyç në krijimin e shtetit të parë shqiptar, edhe pse ideja e shtetit të pavarur mes vendasve u konkretizua e fundit në Ballkan. Aq të përgjumur ishin shqiptarët në atdhe sa ende jetonin me ëndrrën e Perandorisë Osmane; makthi vazhdon herë pas here
Për Koha Javore:
Astrit Lulushi / Uashington Diaspora - koloni në mërgim e vendit. Fuqia e saj është pjesë e fuqisë së vendit ku bën pjesë. Të parët që krijuan diasporën e tyre ishin hebrenjët e Babilonisë dhe Egjiptit, të cilët u kthyen në tokën e premtuar dhe hodhën themelet e shtetit të tyre. Diaspora shqiptare në botë luajti rol kyç në krijimin e shtetit të parë shqiptar, edhe pse idea e shtetit të pavarur
“
mes vendasve u konkretizua e fundit në Ballkan. Aq të përgjumur ishin shqiptarët në atdhe sa ende jetonin me ëndrrën e perandorisë osmane; makthi vazhdon herë pas here. Në shenjë mirënjohje, Diaspora ka pasur vendet e saj në çdo Kuvend, edhe Kryeministër, me përjashtim të Kuvendit Popullor komunist socialist që filloi punimet më 1946 dhe vazhdon me sesione edhe sot. Është meritë e Perëndimit që Shqipëria nuk ka burgje politike dhe gëzon liri humanitare. Por të mos harrohet se kjo është meritë edhe e diasporës në Perëndimin ku ajo bën pjesë. Dhe kaq. Sepse vendi u hap përjashtë, por kurrë nuk doli nga izolimi përbrenda dhe vazhdon të vërtitet në një vorbull që s’ka fund; hijet dhe gjur-
mët e diktaturës sundojnë. Zgjedhjet po afrojnë, partitë caktojnë kandidatët e tyre. Askush nuk flet për Diasporën e jo pastaj për të votuar dhe patur kandidatët e saj. Për 75 vjet, Shqipëria është treguar armiqësore, mohuese, përçarëse, përçmuese, plangprishëse ndaj Diasporës për të cilën me mburrje thotë se e ka shtënë në dorë. Gjithnjë mendon se sa më i vogël të jetë vendi, sa më pak njerëz të ketë, aq më lehtë është për ta kontrolluar e qeverisur - si një biznes a sipërmarrje që refuzon të rritet e të begatojë. Narcisizëm pa kufij udhëheqësish të mbyllur, pa asnjë ndjenjë kombtarizmi, me parti që veprojnë si banda gangsterësh, po shkatërron veten, gjithë popullin dhe vendin.
Në shenjë mirënjohje, Diaspora ka pasur vendet e saj në çdo Kuvend, edhe Kryeministër, me përjashtim të Kuvendit Popullor komunist socialist që filloi punimet më 1946 dhe vazhdon me sesione edhe sot. Është meritë e Perëndimit që Shqipëria nuk ka burgje politike dhe gëzon liri humanitare. Por të mos harrohet se kjo është meritë edhe e diasporës në Perëndimin ku ajo bën pjesë. Dhe kaq. Sepse vendi u hap përjashtë, por kurrë nuk doli nga izolimi përbrenda dhe vazhdon të vërtitet në një vorbull që s’ka fund; hijet dhe gjurmët e diktaturës sundojnë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
E ENJTE, 18 MARS 2021
“
Javore KOHA
15
VËSHTRIM & OPINION
Një vit nga shpallja e koronavirusit pandemi globale
Mjekët, humanis vërtetë të njerëz
Toni Ujkaj
Me shpërthimin e epidemisë së virusit korona në shkallë globale që u konsiderua si njëra nder fatkeqësitë më të rënda të njerëzimit që nga Lufta e Dytë Boterore, humanistët më të mëdhenj të njerëzimit, të shpetimit të jetëve të njerëzve ishin pikërisht mjekët, të cilëve ne u drejtohemi kurdoherë që ndiejmë ndonjë shqetësim shëndetësor, që të na japin rekomandime apo ilaçe për t’u kuruar. Ndoshta në kushte të zakonshme nuk ishim aq koshient për figurën dhe rolin që ka mjeku në shoqëri, por të gjendur në një situatë të jashtëzakonshme, siç është një epidemi vdekjeprurëse, të gjithë i kthyem
16
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
“
Frika dhe ankthi ishte rrënjosur thellë në qenien tonë aq sa asnjë ditë nuk ngjante më me ditët e zakonshme para pandemisë. Jeta kishte marrë marrë një kahje krejtësisht tjetër. Çdo ditë zgjoheshim me lajme të trishta, ku në fokus të çdo kronike të emetuar televizive ishin infektimet e reja të cilat kapnin shifra rrënqethëse dhe viktima që shtoheshin në më mënyrë të frikshme e që ngjanin në një situatë lufte ushtarake agresive
sytë nga mjekët, duke i admiruar më shumë për misionin e tyre të shenjtë e duke i personifikuar si njerëzit me virtytet më të larta morale, humane dhe njerëzore, sikur fati i jetës së njerëzve është pikërisht në duart e tyre dhe të Zotit. Dje më 17 mars, u bë plot një vit qëkur në Mal të Zi hyri koronavirusi. Atë ditë u bë identifikimi i dy rasteve të para të infektimit me koronavirus në vend. Nga atë ditë, të gjitha strukturat qeveritare u mobilizuan për të bërë përpjekjet e tyre maksimale në parandalimin e përhapjes së mëte-
jshme të koronavirusit në vend, dhe për ta menaxhuar situatën me të gjitha kapacitetet e mundshme, për të shpëtuar jetën e qytetarëve. Krahas të gjitha institucioneve relevante, sërish ishin mjekët ata që kishin punën më të vështirë nga të gjithë, sepse ata në mënyrë të drejtpërdrejtë ishin në kontakt me pacientët e sëmurë me virusin Covid-19, duke vënë në rrezik edhe jetën e tyre vetëm për t’u përkujdesur dhe ardhur në ndihmë të sëmurëve. Se mjekët ishin heronjtë e kësaj lufte me armikun e padukshëm tashmë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
stët e zimit
është e njohur botërisht, pasi që ata ishin në frontin kryesor për t’u përballur me një virus vrastarë që ishte i panjohur më parë për njerëzimin. Për fat të keq si në vendin tonë ashtu edhe në të gjitha vendet ku virusi vazhdon ende të jetë i pranishëm, humbën jetën edhe shumë punonjës shëndetësor. Për asnjërin nga ne nuk ka qenë e lehtë teksa në çdo edicion informativ raportohej për skenare të tmerrshme, ku virusi merrte me qindra jetë njerëzish: në Evropë, SHBA dhe gjetiu, ku viktima ishin të rinj, të reja e të moshuar. Skenare të tilla na sillnin pikëllim, ters dhe tmerr, dhe e vetmja gjë që e imagjinonim ishte, se a do të shpëtojmë të gjallë nga kjo epidemi. Frika dhe ankthi ishte rrënjosur thellë në qenien tonë aq sa asnjë ditë nuk ngjante më me ditët e zakonshme para pandemisë. Jeta kishte marrë një kahje krejtësisht tjetër. Çdo ditë zgjoheshim me lajme të trishta, ku në fokus të çdo kronike të emetuar televizive ishin infektimet e
“
Duhet përgëzuar të gjithë ata mjekë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, të cilët duke rrezikuar çdo moment jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, vepruan me zell dhe me angazhim të madh për t’u shërbyer me devotshmëri të gjithë atyre që u prekën nga koronavirusi
reja të cilat kapnin shifra rrënqethëse dhe viktima që shtoheshin në mënyrë të frikshme e që ngjanin në një situatë lufte ushtarake agresive. Më brengosës ishte fakti se për këtë lloj virusi nuk ekzistonte ende një ilaç i cili do të mund të ishte efektiv në luftimin e sëmundjes dhe në mbajtjen nën kontroll të saj. Fatmirësisht, falë shkencës së mjekësisë globale aq të avancuar, u arrit që pas shumë muajve të krijohet një vaksinë kundër këtij virusi të rrezkishëm. Vaksina e kompanive të ndryshme prestigjioze, ka mbërritur edhe në Mal të Zi, ku vazhdon procesi i vaksinimit të grupeve më prioritare, për të vijuar më pas edhe me qytetarët e tjerë. Mjekët gjithnjë dhe pareshtur kanë
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
bërë thirrje dhe vazhdojnë të apelojnë që çdo qytetar të paraqitet për t’u vaksinuar kundër këtij virusi. Ata kanë potencuar se vetëm duke u vaksinuar ky virus do të venitet dhe situata do të shkojë gradualisht drejt përmirësimit dhe rikthimit të jetës në normalitet. Në këtë kuadër, duhet përgëzuar të gjithë ata mjekë të përgjegjshëm dhe të përkushtuar, të cilët duke rrezikuar çdo moment jetën e tyre dhe të familjarëve të tyre, vepruan me zell dhe me angazhim të madh për t’u shërbyer me devotshmëri të gjithë atyre që u prekën nga koronavirusi. Dasht Zoti që këtij virusi vdekjeprurës t’i vijë fundi sa më parë, dhe që njerëzimi t’i rikthehet jetës së mëparshme. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
17
VËSHTRIM & OPINION
Realitet i dhimbshëm
Krimet në Shqipër transmetimi i tyre Po t’iu referohemi statistikave vjetore të krimeve për vitin 2019, të bëra publike para një viti (më të fundit të aksesueshme), në Republikën e Shqipërisë INSTAT paraqet rreth 35 mijë vepra penale, ku ndër to vrasje me dashje kanë qenë 58, dhe vrasje të mbetura në tentativë 76. Sa i përket statistikave për dhunën në familje, janë rreth 1.300 vepra penale të evidentuara, ndërsa vjedhjet dallojnë me afro 4.000 raste, kurse krimi në fushën e drogës me gati 2.000 vepra penale. Kur i sheh të gjitha këto dukuri negative të regjistruara, nuk habitesh pse gjatë gjithë kohës media transmeton lajme të tilla, sepse këto janë me të vërtetë të shumta. Mirëpo, a i justifikon kjo disa shfaqje të tepruara të dhunës?
Paula Dekaj
Pasqyrimi i realitetit dhe ngjarjeve me interes për shoqërinë, padyshim që duhet të jetë objektivi i mediave. Kronikat zënë vend në renditje sipas rëndësisë, ndërsa po të hedhim sytë në lajmet kryesore në mediat shqiptare, kryeson kronika e zezë. ‘‘Qëlloi, vrau, vari..’’ janë fjalë titujsh të përjavshëm. Kjo ndodh për arsye se në fakt ky është realiteti shqiptar, realitet i dhimbshëm, një realitet të cilin komentues në massmedia online e shajnë, e urrejnë dhe dënojnë me mesazhe të gjata e fjalë të rënda, por këto janë të vetmet reagime, sepse ky realitet vazhdon po njësoj, që të nesërmen. Të shpjegosh pse ka kaq shumë agresivitet, dhunë dhe mendjelehtësi në një shoqëri, është mjaft e vështirë. Shumica e lidhin me historinë, ku disa ia
18
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
lënë fajin pushtuesve, disa formave të qeverisjes, e disa të tjerë formimit kulturor e arsimor të vetë popullatës. ‘‘Jemi popull i vuajtur’’, shprehen disa banorë, ndërsa disa të tjerë mendojnë se ‘‘Jemi popull që duhet nënshtruar’’, duke admiruar kohën nën diktaturë. Si pasojë e këtij realiteti trupëzues të shoqërisë shqiptare, në vend të shprehjes së njohur ‘‘Jam krenar që jam shqiptar’’, disa preferojnë të thonë ‘‘Më vjen turp që jam shqiptar’’. Historia padyshim që ka rol thelbësor, sepse sot ushqehemi me frytet e saj. Për shembull, kushtetutë e një pjese të shoqërisë shqiptare, vazhdon të mbetet ende kanuni. Edhe pse shumë
“
pak prej tyre mund ta kenë shfletuar atë, disa nga ligjet e tij janë kthyer në problem dhe pengojnë në përparimin tërësor. Edhe pse ka organe të cilat vendosin drejtësinë, akoma edhe sot shumë njerëz zgjedhin ta vendosin vetë atë, nëpërmjet gjakmarrjes. Po t’iu referohemi statistikave vjetore të krimeve për vitin 2019, të bëra publike para një viti (më të fundit të aksesueshme), në Republikën e Shqipërisë INSTAT paraqet rreth 35 mijë vepra penale, ku ndër to vrasje me dashje kanë qenë 58, dhe vrasje të mbetura në tentativë 76. Sa i përket statistikave për dhunën në familje, janë rreth 1.300 vepra penale të evidentuara, ndërsa
Edicioni informativ i lajmeve, është pjesë e ekranit televiziv në orare të ndryshme përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë që audienca është e përzier në moshë, detajet e krimeve të rënda të përshkruara nga spikeri/gazetari, apo shoqërimi me pamje edhe më të rënda, duhet të jetë më i kontrolluar. Shpeshherë edhe për personat madhor bëhen të sikletshme këto ngjarje, po për fëmijët si është të dëgjojnë e të shohin të tilla gjëra?
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
VËSHTRIM & OPINION
ri dhe në media
vjedhjet dallojnë me afro 4.000 raste, kurse krimi në fushën e drogës me gati 2.000 vepra penale. Kur i sheh të gjitha këto dukuri negative të regjistruara, nuk habitesh pse gjatë gjithë kohës media transmeton lajme të tilla, sepse këto janë me të vërtetë të shumta. Mirëpo, a i justifikon kjo disa shfaqje të tepruara të dhunës?
Edicioni informativ i lajmeve, është pjesë e ekranit televiziv në orare të ndryshme përgjatë gjithë ditës. Ndërkohë që audienca është e përzier në moshë, detajet e krimeve të rënda të përshkruara nga spikeri/gazetari, apo shoqërimi me pamje edhe më të rënda, duhet të jetë më i kontrolluar. Shpeshherë edhe për personat mad-
Pikëpamjet e shprehura në fq: OPINIONE & VËSHTRIME nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „KOHA javore„
hor bëhen të sikletshme këto ngjarje, po për fëmijët si është të dëgjojnë e të shohin të tilla gjëra? Përveç televizionit, mediat në platformat online kanë gjithashtu audiencë të matur, për këtë duhet pasur gjithashtu kujdes se çka bëhet lajm e si përcillet. Ne si media realitetin s’mund ta shmangim, por të paktën mos ta rëndojmë... E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
19
TRADITË
Fillimi i sezonit të peshkimit të kublës
Peshk i të varfërve dhe të pasurve
Kubla është peshk i ujërave të njelmëta. Ajo vjen nga Oqeani Atlantik dhe Deti Adriatik në grykat e lumenjve për të derdhur putargën (ikrën). Është ky një instinkt që përcillet çdo vit para pranverës, pikërisht në Ditën e Nevryzit, thonin peshkatarët e gjuetisë së kublës
Asllan Bisha
Kësaj jave nisi sezoni i peshkimit të kublës në ujërat e ëmbla të grykës së Bunës. Kubla është peshk i ujërave të njelmëta. Ajo vjen nga Oqeani Atlantik dhe Deti Adriatik në grykat e lumenjve për të derdhur putargën (ikrën). Është ky një instinkt që përcillet çdo vit para pranverës, pikërisht në Ditën e Nevryzit, thonin peshkatarët e gjuetisë së kublës. Sivjet kubla u paraqit më herët dhe filloi peshkimi i saj në grykë të detit, në rrugën e saj për të arritur në liqenin e Shkodrës. Dikur ai që i sillte vezirit të Shkodrës, pashait çiftin (dy kublat e para) dhuratë, shpërblehej me një napolon ari dhe lëshonte dekretin se është lejuar - hapur sezoni i peshkimit. Nisja e sezonit të peshkimit të kublës ishte diçka e mrekullueshme në fëmijërinë time, ngase mungonte ushqimi dhe kubla ishte peshk që pas dimrit sillte mbarësi. Njerëzit e kësaj ane e
20
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
zinin në shumë mënyra, si në avarde (mjet peshkimi në Bunë nga bregu), me rrjeta duke peshkuar në Bunë. Por kubla peshkohet në gjithë hapësirën e Zallit, në cekëtina të Plazhit të Madh në Shtoj. Ky peshk udhëton me shpejtësi të madhe dhe sapo bijën në rrjetë, ngordh. Është i pasur me albumina, me elemente tjera ushqyese dhe kur konsumohet i gatuar me perime, i bërë kapama dhe mënyra të tjera, është i shijshëm. Dikur kubla edhe piqej në furrë, kështu që i eliminoheshin, i digjeshin ferrat. Ajo edhe fërgohet si mënyra më e lehtë e përgatitjes. Ky peshk nënvlerësohet, sepse peshkohet me shumicë dhe peshkimi i saj zgjat një muaj e gjysmë. Dikur mbusheshin lundrat me kubla dhe ajo shitej me shumicë, kurse klasa
“
më e lartë e shoqërisë nuk e çmonte shumë. Kubla peshkohej shumë edhe në Bunë dhe peshkatarët kur ngopej tregu me peshk, e çonin për ta shitur edhe në katundet e malit të Anës së Malit, si në Kravar, Rashtishë, Bojk, Millë, Krythë dhe në Mërkot, duke e këmbyer me fiq, arra dhe pekmez, sepse kubla ishte ushqim i preferuar. Edhe sot e kësaj dite nuk ka familje ulqinake që së paku një herë mos ta konsumojë kublën. Ajo është peshk i kategorisë B, por e shijshme dhe e dobishme për ushqim. Tani që mungon në treg edhe krapi, qefulli dhe levreku dhe kanë çmim bukur të lartë, kubla do të jetë e mirëseardhur për tryezat e shtëpive. Aroma e saj gjatë përgatitjes do të ndjehet në lagjet e Ulqinit, por edhe të katundeve. Shumë kubla do të ruhen edhe në
Edhe sot e kësaj dite nuk ka familje ulqinake që së paku një herë mos ta konsumojë kublën. Ajo është peshk i kategorisë B, por e shijshme dhe e dobishme për ushqim. Tani që mungon në treg edhe krapi, qefulli dhe levreku dhe kanë çmim bukur të lartë, kubla do të jetë e mirëseardhur për tryezat e shtëpive
TRADITË
frigorifer. Një gjë duhet ditur: kubla nuk duron shumë të mbahet në frigorifer, më së shumti dy muaj. Qëndrimi i saj i gjatë shkakton humbjen e albuminave. Viteve të fundit edhe kubla peshkohet më pak. Ajo pasi e hedh putargën, kthehet në ujë të njelmët në det. Pas katër muajsh kublat e vogla – kublicat, ose siç i quajnë në Krajë “maçat”, kthehen në det dhe vazhdojnë udhëtimin sipas instinktit natyror për në Detin Adriatik dhe më gjerë. Kublat peshkohen edhe në grykën
“
Nisja e sezonit të peshkimit të kublës ishte diçka e mrekullueshme në fëmijërinë time, ngase mungonte ushqimi dhe kubla ishte peshk që pas dimrit sillte mbarësi. Njerëzit e kësaj ane e zinin në shumë mënyra, si në avarde (mjet peshkimi në Bunë nga bregu), me rrjeta duke peshkuar në Bunë
e lumit Neretva. Kroatët e quajnë “çepa”. Kubla peshkohet në grykën e lumit Nil dhe anijet franceze nga ky peshk prodhojnë miell peshku. Peshkimi i kublës po vazhdon dhe
peshkatarët e hapën sezonin. Paçin fat. Edhe këtë vit, ata që e konsumojnë do të përfitojnë. Kubla është e mirë nëse dihet të përgatitet. Është peshk i të varfërve dhe të pasurve. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
21
PANORAMË
Dua Lipa fiton çmimin “Grammy” për albumin më të mirë pop Këngëtarja nga Kosova, Dua Lipa, është nderuar me çmimin “Grammy” në kategorinë për albumin më të mirë në zhanrin pop, me “Future Nostalgia”. Ky është çmimi i saj i parë në edicionin e 63-të të ndarjes së çmimeve prestigjioze. Më 2018 kishte fituar dy çmimet e para “Grammy” në karrierë, atë për artisten më të mirë të re dhe për incizimin më të mirë dance. Në këtë edicion, Lipa ishte e nominuar në gjashtë kategori. Secila nga njëmbëdhjetë këngët e këtij albumi shpërndan një ndjen-
22
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
jë euforike që rritet nga tingujt e parezistueshëm. Sigurisht, albumi për suksesin e vet i ka borxh të madh së kaluarës nostalgjike e veshur me shkëlqimin e këngëve në disco dhe muzikës së viteve ’80. Këngët e Lipës janë të paturpshme në dëshirat e tyre, qoftë për të dalë me ish të dashurin apo për të takuar dikë të ri. Dua me këtë album mori epitetin “alfa e discos”. “Future Nostalgia” u lansua në mars të vitit të kaluar. Situata me koronavirusin i kishte shkaktuar pasiguri për gjithçka. Dilemë kryesore e kishte pasur nëse
duhej ta lansonte albumin e saj. Me shpresë që albumi i saj i dytë t’u japë njerëzve pak lumturi, kishte vendosur që ta lansonte. “Faleminderit shumë, kjo është një çmenduri. ‘Future Nostalgia’ më ka ndryshuar jetën në shumë mënyra, por një gjë që e kam kuptuar është se sa e rëndësishme është lumturia. Në fund të albumit tim të parë mendoja se duhet bërë muzikë të trishtë për të ndier se ajo ka rëndësi dhe jam mirënjohëse dhe e nderuar pasi që lumturia është diçka që të gjithë e meritojmë”, ka thënë Lipa pasi pranoi çmimin.
MOZAIK
Daorsoni - qyteti ilir në Bosnje Daorsoni ndodhet afër qytetit të Stollacit, në jug të Bosnjë e Hercegovinës. Ishte kryeqyteti i fisit ilir Daors, që jetoi mes viteve 300 në 50 p.e.s., në luginën e lumit Neretva. Rrënojat e këtij qyteti gjenden në rreth 300 metra mbi nivelin e detit. Daorsoni përbëhej nga tri njësi, qen-
dra e të cilave ishte kalaja - akropoli. Ajo strehonte të gjitha objektet e rëndësishme administrative, publike dhe fetare. Gërmimet e para u kryen më 1963. Arkeologët kanë gjetur mbetjet e amforave të shumta për verë dhe copa qeramike. Gjetja më e vlefshme
ishte një përkrenare prej bronzi, e cila ishte zbukuruar me një numër personazhesh greke - Afërdita, Nike, Helium, Dionysus, Muse, Pegasus. Komisioni për Ruajtjen e Monumenteve Kombëtare e ka shpallur Daorsonin një Monument Kombëtar të Bosnjë dhe Hercegovinës. (REL)
E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
23
PORTRET
Naser Hasa
Piktor i heshtur pesë-dimensional Një shkrimtar njëherë kishte thënë: “...Ulqini është një copë e shkëputur nga parajsa që ka rënë në tokë...” , pikërisht nga kjo copë parajse artistë të ndryshëm marrin frymëzime të pafundme, si piktorë, fotografë, poetë e shkrimtarë
Gazmend Çitaku
Ulqinakët janë krenarë me krijuesit që nxorën dhe nxjerrin nga gjiri i vet, në mënyrë të veçantë mburren me piktorët vendas që në mënyrë dinjitoze përfaqësojnë kulturën tonë anë e mbarë botës. Ruzhdi Rudi Goga (1948-2017), Bilal Nikezi dhe Naser Hasa, si tri shtylla stoike, janë përfaqësuesit më të denjë të shkollës klasike të pikturës që krijohet në Ulqin. Njëri prej tyre, Naser Hasa (1957), si çdo krijues, vijat e para i bëri që në fëmijëri por që talentin së pari ia njohën mësimdhënësit e artit figurativ Gojko Gojniqi dhe Pavle Mashanoviqi duke u bërë shtysë që Naseri të vijojë Akademinë e Arteve në Prishtinë, ku edhe diplomon në vitin 1982 në klasën e Profesor Muslim Mulliqit. Ishin vite të vështira studimi meqë gjendja jo e mirë ekonomike e detyronte që të vetëfinancohet mirëpo leksionet që merrte nga Maestro Mulliqi bënin që Naseri ngadalë të krijojë stilin e vet të pikturës. I kujtohet kur në fund të vitit akademik organizohej ekspozita e përbashkët e studentëve dhe kur
24
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
ky me atë rast kishte sjellë vetëm pesë piktura, çfarë bëri të ndihet keq meqë disa kolegë i kishin sjellë deri dhjetë sosh. Mirëpo profesori përzgjodhi pikërisht pesë të tijat dhe një ose dy nga studentët tjerë! Pas mbarimit të Akademisë së Arteve (si piktor i formuar) me paratë e para që fiton nga pikturat e shitura, jo vetëm që bleu material për pikturim por vendos të udhëtojë për të vizituar Galeritë më të njohura europiane dhe normalisht Parisin, i cili si frymëzim për çdo piktor ishte një nga ëndrrat e tija rinore duke u arritur kulmi me vizitën e Shtëpisë Muze të Rembrantit në Amsterdam. Naseri për Rembrantin mund të flasë gjithë ditën, ndërkaq që ky shumë i çmon edhe piktorët tanë, veçanërisht Sadik Kacelin, Ibrahim Kodrën duke përmendur me shumë respekt edhe skulptorin Odhise Paskalin. Naseri thotë se piktura është gjuhë specifike dhe mesazhi që përcillej nuk është vetëm vizatim por edhe estetikë dhe para së gjithash ajo është botë e artistit në pesë dimensione. Naser Hasa pikturon nga disa tablo njëkohësisht dhe komod ndihet
në vaj (olio) si dhe në teknikën me tush. Kur shikon pikturat e tija (kompozicione me motive autoktone), stili i ngjyrave dhe vijat e përdorura nga thellësia e mendjes të nxjerr piktorin me famë botërore, De Sart. Që arritja e punimeve të Naser Hasës të jetë i padiskutueshëm dëshmon edhe fakti që në një rast, gjatë ekspozitës në Paris, të gjitha pikturat e tija u blenë përnjëherësh. Mirëpo suksesi nuk ka njësi matëse vetëm
PORTRET
shitjen por edhe çmimet e fituara e që Naseri veçon Çmimin Special të Sallonit Franqez në Paris më 1998. Më 1999 fiton çmimin Piktor Nderi i Sallonit Franqez dhe më 2002 Çmimin nga Unioni i Artistëve pa Kufi të Francës (A.S.B.L). Ekspozita kolektive ka shumë, pothuaj në tërë Europën, por krenohet me ato personale e që më të dashurat i ka ato në Tiranë (1992), Bari (Itali, 1995), Paris (Francë, 2000) etj. Situata në të cilën ndodhemi (shkaktuar nga pandemia Covid-19) bëri që Naseri vitin e kaluar (2020) ta kalojë në studion e vet të punës ku prej marsit të vitit të kaluar e deri më sot ka përfunduar afro 20 tablo. Duke u gjendur në një realitet të ri, Naseri vëmendjen e ka kthyer kah arkitektura tradicionale ulqinake, e cila është në zhdukje e sipër. Ky merr këta motive me shtëpi dhe ambiente arkitektonike dhe i vendos në telajo duke i bërë të përjetshme gjë që zbulon dhe na jep indikacione (të qarta) se, po të mos njihej si piktor, Naseri do të kishte mundur të bëhet një arkitekt i zot. Naseri kujton edhe shoqërinë me Gjelosh Gjokajn dhe bashkëpjesëmarrjen në një ekspozitë në Austri, pastaj
flet me mall për mikun e tij Rudi Gogën apo “Apën” (siç e kanë quajtur me dashamirësi kolegët nga Ulqini) duke treguar se profesori, Muslim Mulliqi, atëbotë e kishte dallur nga kolegët tjerë. Ashtu në mendime, Naseri thotë se e gjithë jeta është një film, të cilën nuk kishte bërë përpjekje ta “përmirësojë”! Mbase më mirë të thuhej: “si një libër”, por ky parapëlqen pamjet, imazhet... andaj thotë “film”, meqë aty më së miri e gjenë veten e tij. Shoqërimi im me Naser Hasën daton që nga viti 2000, atëherë kur ia merrja me aparat pikturat, të cilat i përgatiste për t’i dërguar në Paris. Gjithmonë më linte përshtypjet më të mira duke u krenuar me të; një piktor nga Ulqini i largët po shkon të ekspozojë në Parisin e madh!? Më kujtohet si sot edhe një gjysëmsekret që më tha atëbotë e që kishte të bënte me ekspozitën. Po parafrazoj: “galeria ku unë ekspozoj gjendet afër Muzeut të Pikasos dhe është një rrugë shumë e frekuentuar kështu që ata artdashës që shkonin për të vizituar atë muze doemos kalonin pranë kësaj galerie. Nga moria e madhe gjithmonë gjendej ndokush që i shihte me një sy tjetër pikturat e mia!” Shumë me mend... Naseri shumë herë ka ekspozuar në Paris, madje herën e parafundit (kur ishte ekspozita e vitit 2014), në ambientet e “Shtëpia e
Shqipërisë-Albinfos”, u dëgjuan fjalë në superlativ nga Zamir Mati (Artist i Merituar), ky kishte thënë: “gjithherë në veprat e artistëve shqiptarë jasht trevave të Shqipërisë ndjehet karakteri kombëtar nëpërmjet figurave dhe vendosjes së tyre në marrëdhënie me problemet e kohës e të hapësirës për zgjidhjen e identitetit kombëtar. Edhe piktori Naser Hasa ka veçori të këtilla origjinale që i shpalos nëpërmjet vizatimit grafik dhe ekspresiv si dhe raporteve të tij me ngjyrën”. Ndërkaq studiuesi Luan Rama thotë: “piktori Hasa ka përshkuar e vazhdon të përshkojë atë trajektore për të cilën shkruante para më shumë se një shekulli Van Gogh, trajektore që nisi në shkollën e pikturës në Prishtinë, me pikëtakime në Beograd dhe Zagreb duke formuar gradualisht një profil spikatës mes piktorëve të kësaj pjese të Ballkanit”. Kështu edhe kolegu i tij Gjelosh Gjokaj thekson: “Hasa është një piktor me cilësi dhe talent të shkëlqyer artistik”. Pra, Naser Hasa ka ekspozuar gjithandej por që si peng dhe dëshirë të madhe ka të bëjë nga një ekspozitë te arbëreshët e Zarës dhe të Italisë. Kësisoj thotë ai përmbushë misionin e tij. S´do mend se Naser Hasa është një artist me të cilin Ulqini krenohet. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
25
KULTURË
Ekspozitë për rolin e femrës në shoqëri Arlinda Lulgjuraj në bashkëpunim me Komunën e Tuzit, organizoi punishten me temën, “Një perspektivë ndryshe”, në kuadër të ekspozitës, e cila u mbajt më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Kjo punishte, bashkoi femra të suksesshme nga sferat të ndryshme profesionale, të cilat paraqitën eksperiencat e veta personale, ku në qendër kishin barazinë gjinore, dhunën ndaj grave, diskriminimet dhe problematikat e tilla që I shoqërojnë femrat në jetën e përditshme. Bashkëbisedueset në këtë punishte ishin arhitektja - Dr. Ema Alihoxhiq Jashareviq, drejtoresha e Qendrës për të drejtat e grave - Maja Raiçeviq, Leonora Dukaj aktivistja
26
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
për të drejtat e femrave , drejtoresha e Organizatës turistike të Tuzit - Leonora Dedivanoviq, fotografe -Nada Vojinoviq, si dhe psikologe Andrea Sinishtaj. Kurse pjesa e dytë të punishtes ishte e rezervuar për nxënësit ku nëpërmjet artit, konkretisht pikturës ata flisnin dhe shprehnin mendimet , ndjesitë dhe botën e tyre të brendshme , pikëpamjet e tyre rreth vendit dhe rolit të femrës në shoqëri. Pjesëmarrës në këtë punishte ishin nxënësit e shkollës së mesme “25 maj” si dhe nxënësit e shkollës fillore “Mahmut Lekiq” në Tuz. Ekspozita me rastin e 8 Marsit, ditës ndërkombëtare të gruas,u hap
nga Arlinda Lulgjuraj, në ambientet e QKI “Malësia”, ekspozita mban titullin- “Raising Awareness”. Ekspozita paraqiti rëndësinë e barazisë gjinore dhe është pjesa përmbyllëse e dy punishteve të cila u organizua disa ditë më parë . Marina Ujkaj, serkretarja e sekretariatit për vetëqeverisje lokale, pasi përshëndeti të pranishmit, ceki edhe rëndësinë e projekteve të tilla. Të pranishmit kishin mundësi të shihnin pikturat e nxënësve dhe përmes tyre të lexojnë edhe mesazhe të shumta që ata përcjellin. Mbrëmja përveç tjerash u shoqërua edhe me tinguj pianos e violinë nga të rinjtë të talentuar që Malësia ka. Donika Lulgjuraj
MOZAIK
Qeveria e Japonisë ndihmon blerjen e makinës së kombinuar
Komunës së Gucisë i sigurohen 73.000 euro Guci – Të enjten, më 11 mars 2021, ambasadori i Japonisë në Mal të Zi, NJ.E. Takahiko Kacumata, me kryetaren e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka nënshkruar marrëveshjen për projektin për nevojat themelore të banorëve të Komunës së Gucisë, është komunikuar nga Ambasada e Japonisë në Serbi. Qeveria e Japonisë, Komunës së Gucisë ia ka siguruar 73.000 euro për blerjen e makinës së kombinuar. “Duke përfshirë edhe këtë donacion, shuma e tërësishme e ndihmës ja-
poneze përmes projekteve për nevojat themelore të banorëve në Mal të Zi prej vitit 1999, kapë shumën mbi 3 milion euro. Shuma e tërësishme e ndihmës japoneze Malit të Zi gjatë periudhës së njëjtë kohore kapërcen 43 milion euro”, theksojnë në komunikatën në fjalë. Në Ambasadën e Japonisë shtojnë se projektet për nevojat themelore të banorëve, kanë për qëllim që të përkrahin zhvillimin shoqëror përmes projekteve relevante dedikuar nevojave themelore të banorëve.
“Qeveria e Japonisë siguron ndihmën financiare të domosdoshme për realizimin e projekteve të cilat do t’i kontribuojnë zhvillimit ekonomik dhe social. Mbrojtja e mjedisit jetësor, mbrojtja shëndetësore, arsimimi dhe mbrojtja sociale janë lëmit kryesore të interesimit të Qeverisë së Japonisë. Prej vitit 1998, 48 projekte të këtilla, janë realizuar në Mal të Zi”, konkludojnë në komunikatë. Sh. Hasangjekaj
E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
27
HISTORI
Gjama e burrave vaji i grave në M Gjekë Gjonaj
Sipas studiuesve vendas dhe të huaj të kësaj fushë riti i gjëmës ( vajtimit) zanafillën e ka që nga koha e Skënderbeut, por realisht praktika është më e vjetër dhe përshkrime të ritualeve të tilla gjenden që tek Odisea i Homerit. Kronikanët e kohës kanë shënuar se, kur vdiq Gjergj KastriotiSkënderbeu në vitin 1468, Lekë Dukagjini rrihte gjoksin e shkulte flokët, siç bëri Akili kur u vra Patrokli në luftën e Trojës, 3.000 e më shumë vjet më parë. Udhëtarë e misionarë të huaj të shekujve XV-XVII, që kanë studiuar dhe vërejtur këtë dukuri të malësorëve të Shqipërisë së Veriut, sidomos ritet e vajtimit ndër burra, i vlerësojnë ato si të natyrës pagane e të çuditshme. Esenca e këtij rituali është që të lihet dhimbja, të shkojë dhe të largohet nga njeriu e po ashtu edhe të respektohet i vdekuri. Në Hot, Grudë, Triesh e Kojë, ka qenë zakon që të vedekurin/ën ta vajtojnë burrat dhe gratë. Domethënë në Malësi ka pasur vajtorë ( gjamtarë) dhe vajtore. Gjamtë e burrave ( Vajtorët ) Njeriu apo personi që shprehë ( thërret-bërtet) vaj ( qan me ligje të vdekurin) në Malësi quhet vajtor. Ai shkonte kudo merrte lajmin e vdekjes në Malësi, pa pagesë, për t’i thirrë vaj të vdekurit sipas zakonit në këtë trevë. Të vdekurin burrë e kanë vajtuar meshkujt dhe gratë, ndërsa nëse një e vdekur ka qenë femër, atë e kanë vajtuar vetëm gratë. Nuk jam në
28
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
dijeni që në Malësi një burrë të ketë vajtuar një grua, por nuk e përjashtoj një fenomen të mundshëm të këtillë. Gjamët e buarrave në Malësi kanë qenë në grupe (korale) dhe kanë vazhduar deri në ditët e para pas Luftës së Dytë Botërore. Çdo person i grupit thurte vargje ashtu siç dinte duke mbajtur duart në pozitë horizontale, me rrahje të krahërorit, me gërvishtje të fytyrës. Gjamë të tilla më nuk ka në Malësi. Vajtimi në grupe, sipas studiuesve vendas dhe të huaj të kësaj fushë, bisedës me vajtorë e vajtore të vjetra , me pleq e me plaka, është zhvilluar në disa faza. Vajtorët në grup kishin prijësin e tyre i cili zgjidhej nga pjesëmarrësit e grupit. Ata në shenjë të dhimbjes thërrisnin vaj të gjithë përnjëherë me zë të lartë, duke rrahur gjoksin, duke i gërvishtur faqet, duke i shkulur flokët, duke rënë përmbys mbi të vdekurin ( vigun-arkivolin) dhe duke gjëmuar dhimbshëm me fjalët:“ Ëh, ëh, ëh”. Gratë e rrethonin vigun ( kufomën) , nga ana e kokës së të vdekurit , e shoqëronin gjamën e burrave me :“ Ëj, hë, ëj”. Malësorët, përveç gjamëve kolektive, më vonë kanë thirrë vaj në mënyrë individuale, një nga një. Vajtori para se të thërrasë vaj qëndron në këmbë. Ai i vë dy duart në brez duke qitur njërën këmbë (në të shumtën e rasteve të majtën) përpara dhe ia fillon gjamës, me fjalët : “ I mje-e-ri, o Gjelosh Toma”, por edhe : “ Mjer-o sot për ty Deli Meta” duke i theksuar ato virtyte e tipare që e kanë cilësuar të ndjerin, familjen e tij apo fisin. Vajtori mund të thërras vaj te shtëpia vetëm në mëngjes dhe aty ku i bëhet ceremonia e vdekjes. Natën nuk ka vajtorë te shtëpia, që thërrasin vaj. Gjithashtu, as vajtore. Vajtori thër-
Foto: Reimer Sclulz, 1937 - Vajtimi në grupe i malë
ret vaj për mashkullin e vdekur e jo për gruan. Malësia gjatë shekujve ka pasur shumë vajtorë të njohurë, që kanë lënë gjurmë të pashlyera në jetën shpirtërore të popullit tonë. Në vazhdim po përmendim disa prej tyre. 1. Vajtorët (gjamëtarët) nga Hoti: (Nikollë Prëkë Dushaj, Traboin, Rrok Pjetër Zeku Camaj,Vuksanlekaj, Mark Paloka Junçaj, Rapshë, Cak ( Tomë) Gjoni Camaj, Vuksanlekaj.) 2. Vajtorët nga Gruda: (Tomë Bishi Ivezaj, Kolë Zefi Lulgjuraj, Zef Ujka Lulgjuraj, Gjokë Kola Ivezaj, Zef Dasha Lulgjuraj, Dedë Luli Gjolaj, Lekë Ujka Lulgjuraj, Sokol Deda Kalaj.) 3.Vajtorët nga Trieshi: (Dodë Smajli Gjeloshaj, Nikollë Gali Lekoçaj, Gjeto Gjeka Arapaj, Nikë Gjeti Arapaj, Gjon Deda Arapaj, Gjon Mixhi Gjurashaj, Nua Kola Gjurashaj, Kolë
HISTORI
e dhe Malësi
ësorëve në vdekjen e Ujk Vuksanit në Theth.
Gjoni Gjurashaj, Hilë Toma Margilaj, Nikollë Hila Margilaj, Gjergj Pali Ujkaj, Gjel Deda Nikprelaj, Zef Toma Dedivanaj, Zef Uci Memçaj, Prëkë Uci Gjolaj, Rrok Gjoka Gjokaj, Zef Toma Dedivanaj, Pjetër Prëla Lucaj, Mal Kaculi Cacaj, Mark Smajli Nikollaj, Mark Noshi Gjeloshaj, Gjekë Arapaj.) 4. Vajtorët nga Koja: ( Mark Zeka Ulaj, Zef Zeka Ulaj,Dodë Paloka Ulaj, Gjergj Leka Ulaj, Prëtash Uci Ulaj, Bardh Miri Kërcaj, Kolë Bardhi Kërcaj, Prëlë Kola Kërcaj, Mark Gjeti Gjokaj, Mark Luca Gjokaj, Dokë Marashi Ivanaj, Dodë Prëka Ivanaj, Prëlë Gjeka Kolçaj, Mark Prëla Kolçaj, Pjetër Kola Lucaj, Fran Tushi Lucaj, Vuksan Leka Nucullaj.) Për kuriozitet themi se vajtorët në Hot, Grudë, Triesh e Kojë kanë qenë të besimit katolikë. Nuk mbahet
Gjama e burrave, është një traditë që është përdorur nga burrat shqiptarë – malësorë vetëm për burrat e vdekur. Ky ritual mortor në trevën e Malësisë së Mbishkodrës është aq i vjetër sa edhe në malësitë –krahinat tjera veriore shqiptare në Shqipëri, në Kosovë, në Labëri dhe në arbërorë të Greqisë mend të ketë pasur gjamtarë të besimit myslimanë Vajtimi i femrave ( Vajtoret) Siç theksuam më lartë te shqiptarët e besimit katolikë në Malësi është i përhapur dhe i njohur edhe vajtimi i femrave. Vajtimi i femrave dallohet nga ai i meshkujve. Vajtoret fillojnë vajin me fjalët: “ Ëj, hëë-ëj”. Këto poetesha popullore, për dallim nga vajtorët, të cilët mund t’i quajmë edhe poetë popullorë, kanë vajtuar edhe meshkujt edhe femrat. Vajtoret kanë vajtuar ulur pranë vigut. Me rëndësi është të theksohet një fenomen i rrrallë në Malësi se ka ndodhur që një grua myslimane të ketë qenë vajtore. Ajo është File Hasja Gjokaj, nga fshati Milesh, e martuar në Halaj të Kastratit. Kjo grua e cila ka vdekur në Shkodër, ka qenë vajtorja e vetme e cila i përketë fesë islame në Malësi që dihet deri më sot. Ashtu si vajtoret e tjera katolike, që në vajin e tyre përdorin aspekte kanunore kur qajnë një mysliman , ka vajtuar edhe kjo brimtare e fesë islame. Ndër vajtoret tjera të njohura në Malësi po përmendim: 1.Nga Hoti: (Lulë Pjetra Camaj.) 2.Nga Gruda : (Mari Markja Ivezaj.) 3.Nga Trieshi: (Mare Gjonaj-Gegaj, Tereze Gjokaj, Pashkë Ujkja Dedivanaj, Age Gjonja Arapaj, Pakë Gjetja Memçaj.) 4.Nga Koja: (Tringë Kolja Gorvokaj.) Vajtorët dhe vajtoret e Malësisë me fjalë shumë prekëse, me plot ndjenja emocionuese, me shprehje të bukura poetike, me një gjuhë të pastër dhe të pasur popullore theksojnë vetitë e mira njerëzore të të ndejrit/ës, gjendjen e vështirë që lë i vdekuri, e vdekura dhe pikëllimin e prindërve dhe familjes. Brimtarët dhe brimtaret në Malësi kanë qenë shumë të nderuar dhe të repsektuar. Ata gëzo-
nin autoritet tek popullata vendase. Nuk mund të paramendohej asnjë vdekje pa pjesëmarrjen e vajtorëve dhe vajtoreve. Aq ishin të mirëpritur dhe të mirëseardhur në raste vdekjeje sa të pranishmit nga larg i vërenin në grupe njerëzish duke thënë ja po vjen filan vajtori. Ardhja e tyre në hatër vlerësohej si diçka madhore e madhështore dhe i gjithë populli i dëgjonte me shumë vëmendje e qetësi pothuaj absolute. Secili vajtuer dhe vajtore dallohej nga të tjerët për nga teknika e të bërtiturit vaj, nga mjeshtëria e thurjes së vajtimit, ngjyra dhe lartësia e e zërit të kthjellët si pushka. Zhdukja e këtij riti të vdekjes Ky zakon i lashtë i malësorëve nuk u ndërpre që nga zanafilla e tij e as në regjimin komunist në ish – Jugosllavi, siç ka ndodhur përshembull në Shqipëri në kohen e regjimit të egër të Enver Hoxhës. Por, për fat të keq, kjo traditë e shumëshekullore e malësorëve nuk arriti të mbijetojë në fillim të shekullit 21, që konsiderohet si shekull i teknologjisë. Tash disa vite u shua përfundimisht ky rit mortor në Malësi. Gjama e burrave dhe vaji i femrave në këtë trevë shqiptare u depozitua në muze e arkivë. Ndoshta përgjithmonë. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
29
KULTURË
Botohet mono veshjet e arbër (Monografia e studiueses së Qendrës së Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët, dr. Silvana Nini është një prej katër librave të botuara nga QS PA)
Ky libër me 187 faqe, sjell përveç studimit shkencor dhe historikut të ndjekur nga veshjet arbëreshe, edhe një album me ilustrime mbi
“ 30
tipologjinë e veshjes arbëreshe, të realizuar nga vetë autorja si dhe përfshin edhe një fjalorth terminologjik mbi këtë fushë. Punimi ka
Ky libër me 187 faqe, sjell përveç studimit shkencor dhe historikut të ndjekur nga veshjet arbëreshe, edhe një album me ilustrime mbi tipologjinë e veshjes arbëreshe, të realizuar nga vetë autorja si dhe përfshin edhe një fjalorth terminologjik mbi këtë fushë
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
karakter shkencor po gjithashtu merr përsipër të njohë dhe informojë një target -grup më të gjerë mbi vlerat artistike të kostumit të gruas arbëreshe, rëndësinë e tij si një trashëgimi shpirtërore e komunitetit arbëresh, e po ashtu edhe mbi zhvillimin që kjo veshje ka pasur gjatë rrugëtimit historik të këtij komuniteti. Monografia përbëhet përbëhet nga katër pjesë: 1. Kostumi i gruas arbëreshe në këndvështrimin e një trashëgimie shpirtërore, (rëndësia
KULTURË
“
Pavarësisht elementeve të përbashkët, veshjet arbëreshe shfaqen me karakteristika të veçanta për çdo komunitet edhe pse diku është më shumë e diku më pak e dukshme. Gjithashtu ky dallim vjen edhe në ngjyrimet gjuhësore që marrin emërtimet e këtyre elementeve të veshjes në secilin komunitet. Një hapësirë e veçantë në këtë punim, u është lënë edhe ilustrimeve të kostumeve të nuses/festës për të finalizuar rrugëtimin etnografik të kësaj veshjeje
ografia me reshëve Një rrugëtim etnografik mbi veshjet e Arbëreshëve të Italisë së Jugut”, shoqëruar me vizatime të veshjeve” është titulli i botimit e simbolikës në ruajtjen e kostumit). 2. Faktorët, që ndikuan në zhvillimin e kostumit arbëresh (gjurmimi i faktorëve nëpërmjet një rrugëtimi historik). 3. Elementet përbërës dhe vlerat estetike të kostumit të nuses/ festës. 4 Vizatime të kostumit arbëresh të nuses/festës. Pavarësisht elementeve të përbashkët, veshjet arbëreshe shfaqen me karakteristika të veçanta për çdo komunitet edhe pse diku është më shumë e diku më pak e dukshme. Gjithash-
tu ky dallim vjen edhe në ngjyrimet gjuhësore që marrin emërtimet e këtyre elementeve të veshjes në secilin komunitet. Një hapësirë e veçantë në këtë punim, u është lënë edhe ilustrimeve të kostumeve të nuses/festës për të finalizuar rrugëtimin etnografik të kësaj veshjeje. Ilustrimet e realizuara nga vetë autorja janë realizuar me teknikën e akuarelit dhe paraqesin veshjet që mbartin karakteristikat më kryesore
të çdo varianti dhe, atje ku është parë e nevojshme, është paraqitur edhe ndonjë element specifik i veshjes, si keza apo pandera. Një botim i këtij profili etnografik paraqet interes, sepse bota arbëreshe është e njohur deri më sot tek ne kryesisht përmes letërsisë së saj dhe kjo – e paraqet sigurisht të fragmentuar tërë konstruktin e pasur shpirtëror, që ai komunitet e ka mbartur dhe e ruan prej shekujsh. /dsh/. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
31
FOKUS
Mali i Zi, 100 ditët e qeverisjes mes përplasjeve politike Ali Salaj
32
“
“
Në këtë kuadër presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha se “fryma e urrejtjes ndaj Malit të Zi dhe gjithçka malazeze është rritur” Ai në Forumin e Pestë të Gazetarëve tha se “Beogradi gjendet në vitin 1990 dhe atë çfarë bëri në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, të njëjtën po bënë përpjekje tia bëjë sot edhe Malit të Zi”
Në këtë kuadër presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha se “fryma e urrejtjes ndaj Malit të Zi dhe gjithçka malazeze është rritur” Ai në Forumin e Pestë të Gazetarëve tha se “Beogradi gjendet në vitin 1990 dhe atë çfarë bëri në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, të njëjtën po bënë përpjekje tia bëjë sot edhe Malit të Zi”
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
100 ditët e qeverisjes së re në Mal të Zi thelluan ndasitë në shoqërinë malazeze duke shkaktuar përplasje dhe fërkime të ashpra politike. Kjo situatë u përkeqësua edhe më shumë në prag të zgjedhjeve vendore të së dielës në qytetin e dytë më të madh në Mal të Zi, të Nikshiqit. Në këtë fushatë kishte ndërhyrje të
FOKUS drejtpërdrejtë të përfaqësueseve politikë nga Beogradi, nga Bosnja e Hercegovina dhe nga Lista Serbe e Kosovës, të cilët mbështeten forcat politike proserbe dhe proruse në Mal të Zi. Ndërkohë BE po u bën thirrje aktorëve politikë në Mal të Zi që të respektojnë sundimin e ligjit dhe principet demokratike dhe së bashku të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet aktuale. 100 ditët e qeverisjes së re në Mal të Zi kanë shkaktuar fërkime dhe përplasje të ashpra duke e ndarë shoqërinë malazeze dhe komunitetet që jetojnë në vend në dy tabore. Në njërën anë gjendet grupimi politik proserb dhe prorus dhe në anën tjetër është i pozicionuar grupimi që e mbështetë pavarësinë e Malit të Zi dhe integrimin e tij në strukturat euroatlantike. Këto ndarje u thelluan me veprimet politike, që u cilësuan si të njëanshme siç është miratimi i Ligjit për Lirinë fe-
tare, rrëzimi nga Gjykata malazeze të dënimit ndaj 13 personave që akuzoheshin për pjesëmarrje për grusht shteti në Mal të Zi etj. Kjo situatë nisi të ashpërsohet më shumë në prag të zgjedhjeve vendore të 14 marsit në qytetin e Nikshiqit, vend ky me popullatën më të madhe në Mal të Zi pas kryeqytetit Podgoricës dhe i cili gjendet afër Bosnjës dhe Hercegovinës. Gjatë fushatës zgjedhore në këtë vend ka pasur ndërhyrje të përfaqësueseve politikë nga Beogradi, Republika Serbe e Bosnjës e deri tek Lista Serbe e Kosovës, të cilat hapur mbështesin forcat politike proserbe dhe proruse në këtë qytet. Në këtë kuadër presidenti malazez Milo Gjukanoviq tha se “fryma e urrejtjes ndaj Malit të Zi dhe gjithçka malazeze është rritur” Ai në Forumin e Pestë të Gazetarëve tha se “Beogradi gjendet në vitin 1990 dhe atë çfarë bëri në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe Kosovë, të njëjtën po
bënë përpjekje tia bëjë sot edhe Malit të Zi”. Ndërkaq, kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq i përshkroi 100 ditët e Qeverisë si të suksesshme. Ai tha se “Qeveria e re e shpëtoi shtetin nga falimentimi dhe e akuzoi Qeverinë e mëparshme për korrupsion dhe kriminalitet”. Krivokapiq e paraqiti si sukses denoncimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë, veçanërisht ato që lidhen me abuzimin e pozitës zyrtare. Fërkimet mes presidentit dhe Qeverisë dhe ndarjet në shoqërinë malazeze janë preokupim edhe për Brukselin. Përfaqësuesit e BE-së vazhdimisht kanë theksuar “që të gjithë aktorët politikë duhet të respektojnë sundimin e ligjit, principet demokratike dhe së bashku të gjejnë zgjidhje të qëndrueshme për çështjet aktuale”. Kjo, sipas tyre, “duhet të ndodhë në institucionet e formuara për këto qëllime dhe në një atmosferë të respektimit të ndërsjellë”.
Partitë pro-serbe, fituese në zgjedhjet vendore të Nikshiqit Rezultatet paraprake të zgjedhjeve vendore të së dielës në Nikshiq, tregojnë se kanë dalë fituese partitë e konsideruara proserbe dhe ata që janë nën ndikimin e Kishës Ortodokse Serbe. Partia Demokratike Socialiste e presidentit Milo Gjukanoviq me aleatët e vet fitoi 18 vende në Kuvendin Komunal, më shumë se secila nga partitë e tjera, por nuk e siguron dot shumicën, pasi ky numër është më i vogël se ai i partive tjera të koalicionit. Koalicioni “ Për të ardhmen e Nikshiqit” mori 11 vende, “Paqja është kombi ynë” 10 vende, “URA” e Dritan Abazoviqit dhe Lëvizja Popullore
morën nga 1 vend. Sipas këtij rezultati Partia Demokratike Socialiste pas 20 vitesh qeverisje në këtë komunë e humb pushtetin nga forcat proserbe, të cilët në qershorin e vitit të kaluar fituan zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi. Në zgjedhjet e së dielës në Nikshiq garuan 4 koalicione dhe 2 parti politike. Zgjedhjet ishin të rëndësishme si për partitë që qeverisin në Mal të Zi, ashtu edhe për opozitën dhe u konsideruan thelbësore për mbijetesën në skenën politike të Partisë Demokratike të Socialistëve të presidentit Milo Gjukanoviq, por edhe një sprovë serioze për shu-
micën qeverisëse që largoi Partinë Demokratike Socialiste pas më shumë se 30 vjet nga pushteti në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020. Fushata zgjedhore për qytetin e dytë më të madh në Mal të Zi, Nikshiqin u mbajt mes tensioneve të shumta midis forcave politike. Situata u tensionua edhe nga fakti se në fushatë kishte ndërhyrje të drejtpërdrejtë të përfaqësueseve politikë nga Beogradi, nga Republika Serbe e Bosnjës e Hercegovinës dhe nga Lista Serbe e Kosovës, të cilët mbështeten forcat politike proserbe dhe proruse në Mal të Zi. a.s. E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
33
MARKETING
Javore KOHA KONKURS SHPËRBLYES PËR SHKRIME HULUMTUESE Koha Javore në bashkëpunim me Horizontin e Ri shpallin FTESË PUBLIKE për shkrime investigative. Qëllimi kryesor i kësaj ftesë është lufta ndaj korrupsionit, nxitja e llogaridhënies te vendimmarrësit dhe zyrtarët publikë, forcimi i rolit mbikëqyrës të gazetarëve në promovimin e lirisë së shtypit dhe sundimit të ligjit. Përparësi do t’i kushtohet propozimeve që do të trajtojnë një apo disa nga çështjet e mëposhtme: • Raste korrupsioni ose abuzimi me postin publik në administratën vendore; • Favorizim, nepotizëm ose mungesë transparence në marrëdhënie të ndryshme kontraktuese; • Kontratat me negocim ose tenderët me vetëm një konkurrent efektiv; • Realizimi i punëve publike para bërjes së tenderit; • Transparenca e harxhimit të parasë publike nga buxhetet e komunave apo institucioneve publike • Keqmenaxhim i burimeve natyrore ose pronave publike; • Ndryshime jo transparente / pa procedurë në administratën lokale ose në emërime; • Degradimi / mbrojtja e mjedisit; • Mungesë taksimi për zënie të hapësirës publike; • Lidhje kontrate ofrim-shërbimi pa një akt/vendim për punën që do të kryhet; • Kujdesi shëndetësor, Edukimin, Mbrojtja sociale, dhe tema të tjera që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesit publik në komunitetet lokale Shkrimi / raporti hulumtues me të cilin konkurrohet, duhet: • të jetë i bazuar në të dhënat që merren në baze të Ligjit për Qasje të Lirë në Informacion • të jetë i përqendruar në mbrojtjen e interesit publik • të ndërgjegjësojë publikun e gjerë mbi çështjet e korrupsionit dhe pasojat e tij në jetën e qytetarëve Procesi i ndarjes së çmimeve do të bëhet nga Stafi i Projektit me ndihmën e ekspertëve të angazhuar. Tre artikujt e vlerësuar si më të mirët do të shpërblehen me këto çmime: Çmimi I - 400 euro Çmimi II - 300 euro Çmimi III - 200 euro METODA E APLIKIMIT Artikujt do të dërgohen në redaksinë e gazetës “Koha Javore”, në e-mail adresën: kohajavore@t-com.me, me shënimin “FTESA PËR SHKRIME HULUMTUESE” Aplikimi është i hapur për të gjithë gazetarët shqiptarë në Mal të Zi të punësuar pranë mediave apo në profesion të lirë si dhe çdo individ i interesuar për gazetarinë hulumtuese. Ftesa do të jetë e hapur tre muaj – deri më 30 prill 2021. Kjo ftesë publikohet në kuadër te projektit “Parandalimi i Korrupsionit dhe Promovimi i Pjesëmarrjes Qytetare” i mbështetur nga Departamenti i Shtetit të SHBA – Byroja për Çështjet Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), në kuadër të Programit të Shoqërisë Civile për Drejtësi Penale.
34
Javore KOHA
E ENJTE, 18 MARS 2021
SPORT
Mbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj
Gjithnjë e më afër PSG-së Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, ka konfirmuar për mediat italiane negociatat me ekipin francez. Ai ka thënë se klienti i tij, përfundimisht do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata. 27-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2015 Mbrojtësi i Përfaqësueses së Shqipërisë, Elseid Hysaj, sipas të gjitha gjasave në edicionin e ardhshëm do të jetë pjesë e skuadrës së Paris Saint-Germainit. Menaxheri i Hysajt, Mario Giuffredi, të premten për mediat italiane ka konfirmuar negociatat me ekipin francez. Ai ka thënë se klienti i tij, përfundi-
misht do të largohet nga Napoli në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata. “Me Napolin është mbyllur gjithçka dhe në fund të sezonit do të vijë ndarja edhe zyrtarisht. Një nga klubet që po flasim është edhe Paris Saint-Germaini. Pra, është një mundësi por ende nuk ka asgjë konk-
rete pasi në fund të edicionit do të vlerësojmë të gjitha alternativat”, ka thënë Giuffredi. 27-vjeçari është pjesë e Napolit prej vitit 2015, kurse këtë sezon ka 18 paraqitje dhe dy asistime në të gjitha garat. (Koha Net)
E ENJTE, 18 MARS 2021
Javore KOHA
35
“Koha Javore” në versionin online,
mund ta lexoni
në linkun:
www.kohajavore.me
kohajavore.me